82 – Cfare perfaqeson Kongresi i Drejtshkrimit te Gjuhes Shqipe i vitit 1972?

 Arsyeja e publikimit te ketij artikulli u be replika midis deputetit Ben Blushi dhe studiuesit Ardian Ndreca, propozuar per ambasador ne Seline e Shenjte (thelbi i replikes ishte raporti midis gegerishtes dhe gjuhes zyrtare). Por thelle-thelle ne realitet te thelbit qendron nje pyetje sa politike aq dhe historike: Çfare perfaqeson Kongresi i Drejtshkrimit te Gjuhes Shqipe  i vitit 1972 per Popullin Shqiptar? Por kjo pyetje mund te reduktohet edhe sipas nje kendveshtrimi tjeter: Cili eshte raporti midis Historise dhe Politikes pergjate shekullit te XX ne shoqerine shqiptare te organizuar per here te pare ne shtet? Akoma me tej, ajo mund te reduktohet edhe sipas pikepyetjeve te meposhtme: Cili eshte raporti midis gegerishtes dhe toskerishtes ne planin historik? Cili eshte raporti i gegerishtes dhe toskerishtes me gjuhen e unifikuar te sotme? Sic do ta shohim ne vazhdim, kesaj te fundit i ka dhene pergjigje vetem diktatori Hoxha duke treguar se gjithshka permblidhet vetem brenda politikes dhe aspak brenda shkences se gjuhesise. Per ta thene hapur fare Kongresi i Drejtshkrimit te Gjuhes Shqipe i vitit 1972 nuk ka asnje lidhje me shkencen  e gjuhesise. Une e kuptoj shume mire qe kjo lloj analize nuk ka per t’i pelqyer te gjithe atyre qe sot pretendojne se merren me gjuhesi dhe e kane Kongresin e Drejtshkrimit te Gjuhes Shqipe idhullin e tyre profesional duke e konsideruar si nje nder arritjet dhe fitoret e medha te popullit shqiptar vetem 60 vjet pas Shpalljes se Pavaresise dhe ne me pak se 30 vjet pas vendosjes se pushtetit popullor (Drejtshkrimi i Gjuhes Shqipe”, Tirane 1973, f. 11).

Qe ta analizosh keto problem sot me 2014 natyrisht qe eshte shume-shume me e lehte se dje, por gjithsesi e ka te nevojshme pergjigjen e nje pyetje qe percakton kendveshtrimet e ketyre temave sipas botekuptimit. Une e kuptoj shume mire qe edhe fjala botekuptim e kerkon nje shpjegim paraprak dhe per kete kam shfrytezuar nje percaktim postulativ te Zigmund Frojd-it, sipas te cilit:

“Kam frike se botekuptimi (Weltanschaung) eshte nje koncept specifik gjerman, perkthimi i te cilit ne gjuhe te huaja mund te jete i veshtire. Nese do te perpiqem t’i bejme nje perkufizim, ka te ngjare qe t’ju duket i pasakte. Kesisoj, une mendoj se botekuptimi eshte nje konstruksion intelektual qe zgjidh ne menyre te njetrajtshme te gjitha problemet e qenies sone, duke u nisur nga nje premise me e larte, ne te cilen asnje ceshtje nuk mbetet e hapur, dhe gjithshka qe zgjon interesin tone, ze nje vend te caktuar. Kuptohet lehte se zoterimi i ketij botekuptimi ben pjese ne deshirat ideale te njerezve. Duke u mbeshtetur ne te, mund te ndihesh i sigurte ne jete, mund te dish cfare te synosh, si t’i komandosh me mire emocionet dhe interesat e tua” (Zigmund Frojd, Hyrje ne psikoanalize, vell. 3, f. 187).

Kjo do te thote qe pretendimet e gjithseicilit kane qene emocionale dhe te lidhura me ndjenjat personale te diskutanteve jashte karakterit ligjor (Bota nuk e njeh me kete lloj diskutimi), por vetem brenda ligjeve te zhvillimit te shoqerise shqiptare. Kjo e fundit perben pikerisht temen tone dhe ate qe shqiptaret e sotem nuk e dine ne asnje permase. Ne fakt ekziston nje shtrese teper e vogel shqiptaresh qe jane te lidhur me kete zhvillim ne menyre te drejteperdrejte, zeri i te cileve eshte i mbytur prej kohesh qe nga dita kur antihistoria triumfoi ne Shqiperi. Ne kete menyre per t’ju pergjigjur titullmbajtjes te artikullit me perpara i duhet pergjigjur pyetjes: Cfare ka ndodhur me Popullin Shqiptar pergjate periudhes 1912-1942 dhe 1943-1972, meqenese pranohet 60 vjetori i pavaresise dhe 30 vjetori i politikes komuniste? Ne qofte se titullmbajtesja e ka te lehte pergjigjen, kjo e fundit e ka shume te veshtire dhe gati te pamundur pasi eshte e lidhur me ndarjen shoqerore te Popullit Shqiptar pas 1991-shit. Analiza historike e masakres se Tivari (per kete shih artikullin: Cfare fsheh “Masakra e Tivarit”?, publikuar ne albanovaonline.com dhe www.genchoti.com) me coi ne perfundimin e meposhtem:

“Në fakt politikanët shqiptarë i fshehin popullit shqiptar një dukuri të padukshme, por e gatshme të shpërthejë në çdo kohë: Populli Ynë është i mbarsur me një kontradiktë serioze dhe më madhore të historisë së tij. Gjithshka mbështet në krimin 50 vjeçar të kryer mbi Kombin Tonë në të gjithë Ballkanin pa dallim feje apo nënshtetesie duke filluar nga Kosova, vazhduar me Malin e Zi, Maqedoni e mbaruar në Çamëri. Zberthimi i problemit mbi “Masakren e Tivarit” me çon ne perfundimin se sot, me 2011, populli shqiptar  rezulton  te  jete  i  ndare  me  dysh  jo  sipas  perkatesive politike apo krahinore (është qesharake dhe poshtëruese ndarja e shqiptarëve në të djathtë e të majtë, në jugorë e veriorë), por sipas lidhjeve qe ata kane me krimin antishqiptar. Nje pjese, trashegimtare te atyre qe i kane kryer ato krime, që kane perfituar prej tyre, kane luftuar gjithe jeten per t’i fshehur dhe tjetersuar ato dhe, pjesa tjeter, trashegimtaret e atyre qe e kane pesuar ne kurriz  e qe po luftojne me te gjithe menyrat per t’i zbardhur ato. Shoqeria e sotme shqiptare eshte e mbarsur me kontradikten qe imponon raporti i dijes se krimit me luften per te mos e lene te zbulohet mundesisht kurre dhe ky proçes ndodh që në bankat e shkolles, ne klasën së parë. Dija dhe mos dija perbejne sot permasen kryesore te thelbit ne zhvillimin e shoqerise shqiptare dhe e gjitha kjo e lidhur vetem me krimin antishqiptar te realizuar pergjate viteve 1943 – 1948”.

A kam te drejte te pretendoj se replika ne Komisionin e Politikave te Jashtem ne Parlamentin Shqiptar e ka burimin pikerisht ne kete ndarje sociale te Popullit Shqiptar?

Atehere per t’i shpetuar njeanshmerise politike e ndaj kete teme ne tre probleme sipas pyetjeve te meposhtme:

1-  Cfare e shtyu politiken komuniste te organizonte Kongresin e Drejtshkrimit te Gjuhes Shqipe?

2-  Cila qe dinamika e atij kongresi?

3-  Cila ishin pasojat Historike dhe Politike e Kongresit te Drejtshkrimit te Gjuhes Shqipe?

Ne pamje te pare duket se gjithshka kishte karakter profesional ne funksion te Gjuhes Shqipe, por nje defekt ne pjesmarrjen e nje pjese te shqipfolesve te tjetersuar nga politika evropiano-otomane (shqiptareve te Greqise Moderne – arvanitasve dhe shqiptareve te Turqise Moderne – arnauteve) tregon se ai kongres para se gjithash ka qene politik dhe jo vetem kombetar dhe jo vetem nacionalist.

Eshte kjo aresyeja qe duhet te kete nje shtytje politike te jashtme qe e detyroi diktatorin te therriste ate kongres. Eshte nje problem krejt tjeter per tjeter nga problemi gjuhesor qe tregon se komunizmi shqiptar nuk eshte veper e shqiptareve jo vetem nga pikepamja e zhvillimit shoqeror, jo vetem nga pikepamja botekuptimore, por edhe nga pikepamja individuale njerezore. Akoma me tej, Kongresi i Drejtshkrimit te Gjuhes Shqipe  nxjerr ne  pah njeren nga aresyet perse u asgjesua Kleri Katolik Shqiptar  dhe perse Prifterinjte Katolike perseriten pike per pike sakrificen sublime te Apostujve te Jezu Krishtit. Une pretendoj se asgje nuk ka ndodhur rastesisht. Te pakten ekzistenca e nje kongresi drejtshkrimor te Gjuhes Shqipe nga njerez  politikane  dhe pretendente te profesionit te gjuhetarit te lidhur me krimin antishqiptar ne fushen e letrave pa treguar me perpara se ne cfare shkolle jane mbeshtetur  dhe cfare lidhje kane me Gjuhen Shqipe  tregon se ai kongres pikesepari ka qene politik dhe aspak shkencor. Ai eshte organizuar vetem per nje qellim: te justifikoje krimin antishqiptar te komunizmit enverist dhe pasuesve te tij deri ne vitin 1972 . Sot ne Shqiperi eshte bere e modes te pyetet se cfare arsimimi ke dhe harrohet me qellim lloji i shkollave ne funksion te rendit shoqeror te lidhur me periudhen 1912-1942 dhe 1943-1991. Ne kete drejtim autoret dhe pasuesit e Kongresit te Drejtshkrimit te Gjuhes Shqipe e kane luften e humbur pasi nuk kane asnje lidhje qofte me krijimin, qofte me permbajtjen, qofte me pasurimin, qofte me levrimin e Gjuhes Shqipe ne planin shkencor specifik.

Studiuesit, pasuruesit dhe levruesit e vetem te Gjuhes Shqipe  ne territorin e banuar nga shqiptaret pergjate 400 vjeteve te fundit te jetes se tyre kane qene vetem Eterit e Shenjte te Klerit Katolik Shqiptar ne te gjithe permasen e tyre disiplinore, profesionale, pasionante dhe personale. Ne saje te politikes se aplikuar mbi ta pergjate gjysmes se dyte te shek. te XX-te, ne lidhje me Kongresin e Drejtshkrimit te Gjuhes Shqipe te vitit 1972, anetaret e Klerit Katolik Shqiptar ndahen ne tre grupime njerezore:

Grupi i pare me 1972, qe ishin akoma gjalle dhe  relativisht te lire biologjikisht, perbenin nje pjese nga plejada e levruesve historike te Gjuhes Shqipe si: –Pader Donat Kurti (1902-1983), filozof, Doktor i Shkencave, mesues, gjuhetar, poliglot, perkthyes, autori i “Visaret e Kombit”, drejtori i Gjimnazit Franceskan, vjollca e letrave shqipe; –Pader Viktor Volaj (1910-1995) etnograf, gjuhetar, profesor, perkthyes, letrar, rektor; –At Petraq Isaku (1914-1997) filozof; –Pader Leon Kabashi (1906-1998) filozof, profesor i arteve te bukura, piktor, sekretar i Pader Gjergj Fishtes; –filozofi Pader Alfons Çuni (1900-1976); –filozofi Pader Aleks Baqli (1918-1993); –shkencetari, letrari dhe filozofi At Anton Lufi (1910-1992); –botanisti, filozofi, perkthyesi  gjuhetari,  levruesi  i  Gjuhes Shqipe dhe shkrimtari At Mark Harapi (1890 – 1974); –profesori, drejtori dhe muzikologu Pader Agostin Ashiku (1905-1986); –muzikologu Pader Filip Mazreku (1913-1975); –filozofi dhe letrari At Gjergj Vata (1916-2000); –Dom Jak Zekaj (1906-1995) filozof, poliglot, perkthyes, poet, shkrimtar; –Pader Ferdinand Pali (1907-1985) filozof, poliglot, gjuhetar, mesues; –Dom Zef Gilaj (1916-2000) filozof, poliglot. Keta korifej te shkences shqiptare te formuar nga shkollat me te mira evropiane duket sikur vegjetonin brenda kafazit te Lavdise Historike qe kishin ndertuar me mendjen e vet dhe te mesuesve te tyre historike. Ata ishin katandisur sa gishtat e dores dhe ishin perjashtuar nga e drejta per ta vazhduar HISTORINE e Popullit Shqiptar sipas imponimit evropian, te pakten ne fushen e gjuhesise moderne.

Grupi  i dyte perbehej nga disa gjuhetare, filozofe, shkrimtare, juriste, studiues dhe letrare te Klerit Katolik Shqiptar qe ne vitin 1972 ndodheshin neper burgje, internime apo izolime publike.  Permend  me  rralle:  – filozofi,  shkrimtari, poeti  At  Pjeter Meshkalla (1901 – 1988); –inxhinjeri, edukatori,   mesuesi,   shkrimtari,   publicisti,   Kardinali   i   ardhshem   Mikel   Koliqi (1902 – 1997)  –shkrimtari, publicisti, filozofi At Zef Pllumi (1924-2007); –Ipeshkvi i ardhshem, autori i “Kanuni i Skenderbeut”, filozofi, publicisti, studiuesi Dom Frano Ilia (1918-1997); –studiuesi, juristi, shkrimtari, publicisti Dom Nikolle Mazreku (1912-1996), –studiuesi dhe shkrimtari Imzot Zef Simoni (1928-2009), –studiuesi dhe gjuhetari At Mehill Troshani (1904-1983), –filozofi Pader Frano Kiri (1901-1986); –Dom Pal Gjini (1905-1975) dijetar e poliglot; –Dom Ndoc Sahatçija (1906-1993) filozof; –At Gjon Karma (1896-1975) nje nder autoret e “Visaret e Kombit”, rektor, studiues, gjuhetar; –Pader Mehill Miraj (1909-1978), matematicien, mesues, sportist; –At Anton Luli  (1910 – 1999) filozof, letrar, studiues i shkencave natyrore, mesues, rektor i Kolegjit Saverian; –At Mehill Troshani (1904-1983), poliglot, mesues, muzikolog; –Dom Pashko Muzhani (1915-1995) filozof; –Dom Leke Dredhaj (1899-1976) filozof, historian, perkthyes; –Dom Loro Nodaj (1918-1996) letrar; –Dom Nikolle Gjinaj (1911-1987) filozof; –Pader Konrad Gjolaj (1918-2000), filozof, profesor, shkrimtar, polemist;  –Pader Robert Ashta (1918 – 1998) filozof;  –Pader Rrok Vataj (1905-1976) filozof; –Dom Anton Doçi (1915-1973) filozof, profesor gjuhe; –Dom Ast Koka (1894-1975) filozof, poliglot; –Imzot Ernest Coba (1913-1980) filozof.

Kur te tjeret, nje legjion i tere, pikerisht pse ishin nxenesit e Baballareve Historike te Gjuhes Shqipe, mesuesa, studiuesa, shkrimtare, shkencetare, gjuhetare, arkitekt, politikane, filozofe, sociologe, psikologe e te shume profesioneve te tjera ishin asgjesuar fizikisht ose kishin nderruar jete perpara vitit 1972, formonin grupin e trete. Pa dallim moshe, profesioni, detyre emrat e meposhtem perbejne inteligjencen Historike te Popullit Shqiptar dhe levruesit e vetem te Gjuhes Shqipe nga pikepamja e perfitimit gjuhesor (ketu qendron njeri nder defektet me kryesore te shkences se sotme analitike shqiptare: marrja ne konsiderate jo te asaj cfare kane prodhuar studiuesit individe, sic veprohet, por te asaj cfare Kombi Shqiptar ka marre dhe perfituar  prej  ketyre  individeve,  sic duhet te jete):  –Pader Leke Luli (1908 – 1944), studiues; –Pader Leonard Tagaj (1910-1945), filozof; –Imzot Luigj Bumçi (1872-1945) filozof, politikan, historian, patriot; –Dom Lazer Shantoja (1891-1945), filozof, gjuhetar poliglot, publicist, perkthyes, muzikant; — Dom Ndre Zadeja (1891 – 1945),  filozof,  shkrimtar, folklorist, psikolog; –Pader Simon Mikeli (1892 – 1945), filozof, mesues;  –Dom Mark Gjani (1909 – 1945), filozof; –Pader Anton Kiri (1902-1945), profesori i shkencave te natyres; –Pader Zef Mesi (1869-1945), filozof; –Pader Anton Harapi (1888-1946), politikan e shkrimtar, filozof e publicist, orator e studiues, nje nder mrekullit e mendimit filozofik shqiptar te te gjithe koherat, nje nga ata njerez “qe popujt i lindin nje here ne nje mije vjet”; –At Daniel Dajani (1906-1946), letrar, filozof, profesor, gjuhetar, matematicien; –Pader Gjon Shllaku (1907 – 1946), studiues i otomanizmit, shkrimtar e perkthyes, filozof, sociolog; –Seminaristi Mark Çuni (1919-1946), perkthyes, publicist; –Dom Nikolle Gazulli (1893-1946), filozof, gjuhetar, shkrimtar, dijetar; –Imzot Gasper Thaçi (1889-1946), filozof, politikan e diplomat, publicist; –Dom Ndoc Nikaj (1864-1946), romancieri i pare shqiptar,  historian,  letrar;  –Dom Mark Bicaj (1911-1946),  dijetar dhe intelektual; –At Pashko Gjadri (1877-1953), filozof, studiues dhe mesues i Gjuhes Shqipe, pedagog; –Dom Preng Qefalia (1900-1967), historian e letrar, publicist; –Pader Bernard Llupi (1886-1946), merr pjese ne kryengritjet antimalazeze te viteve 1914-1916, shkrimtar; –Pader Bernardin Palaj (1894-1946), filozof, profesor poliglot, poet, autor i “Visaret e Kombit”, muzikant, publicist, studiuesi i Ciklit te Kreshnikeve Legjendare; –Imzot Jul Bonati (1874-1951), filozof, poliglot, perkthyes; –Dom Ndoc Suma (1887-1962), filozof; –Pader Pashko Bardhi (1870 – 1947), historian, biograf, gjuhetar, perkthyes;  –Pader  Çiril Cani (1875-1967),  –Dom Shtjefen Kurti (1898-1971) historian, shkrimtar, rrefyesi i pare i Nene Terezes se Kalkutes, laureates te cmimit “Nobel”; –Dom Benedikt Dema (1904 – 1971) filolog, gjuhetar, profesor, redaktor, shkrimtar historian, publicist, enciklopedist; –Imzot Frano Gjini (1886-1948) filozof; –Imzot Nikolle Deda (1892-1948) filozof, studiues; –Pader Mati Prenushi (1882-1948) veprimtar  i  ceshtjes  kombetare; –Pader   Ciprian Nikaj (1900 – 1948) filozof,  muzikant,  publicist; –Pader Pal Dodaj (1880-1951) studiues, mesues, filozof, historian, publicist, bibliotekist, diplomat; –Dr. Dom Tom Laca  (1898-1962) filozof, jurist; –Dom Nikolle Kimza (1878-1960), filozof; –Dom Luigj Pici (1907-1946), edukator; –Imzot Nikolle Tusha (1985-1946) filozof; –Pader Bone Gjeçaj (1873-1957) filozof, muzikant, lektor; –Imzot Frano Gjuraj (1893-1947) poliglot; –Imzot Vincenc Prennushi (1885-1949) atdhetar, poet, prozator, dramaturg, publicist, perkthyes, folklorist, predikator i shquar, filozof, autori i romances “Gruaja Shqiptare”, poliglot; –Dom Anton Zogaj (1905-1948) filozof, poliglot; –Imzot Gjergj Volaj (1904-1948), filozof, orator, moralist, historian, sociolog; –Pader Rrok Gurashi (1894-1965) filozof, folklorist; –Imzot Mark Shllaku (1865-1951) poliglot me 11 gjuhe te huaja, doktor ne filozofi, teologji, avokature e elokuence, delegat ne Kongresin e Manastirit me 1908; –Dom Aleksander Sirdani (1892-1948) poet, linguist, folklorist dhe etnograf i shquar; –Dom Jak Bushati (1890-1949) filozof; Pader Marin Sirdani (1885-1962) gjuhetar, historian, shkrimtar, studiues; Pader Gasper Suma (1897 – 1950) filozof; –Imzot Kolec Prennushi (1902-1950) shkrimtar, filozof; –Dom Ndre Lufi (1888-1969) filozof; –At Zef Saraci (1884-1954) docent ne filozofi, shkrimtar, historian; –Pader Engjell Palaj (1870-1956) veprimtar i shkollave shqipe dhe anetar i Lidhjes kombetare; –Imzot Bernardin Shllaku (1875-1956) filozof, patriot i shquar ne Levizjen Kombetare Shqiptare; –Pader Klement Miraj (1882-1956) filozof, gjuhetar e arkeolog, etnograf, folklorist dhe letrar; –Pader Nikolle Kolej (1875-1956) filozof, –Dom Rrok Frisku (1892-1956) filozof; –Pader Pal Cucija (1878-1957) filozof; –Dom Luigj Gashi (1899-1957) filozof; — Dom Pashko Zojzi (1885 – 1958) filozof; — At Florian Berisha  (1897 – 1970) filozof; –Dom Nikolle Dragusha (1888-1962) filozof dhe  luftetar  i  ceshtjes  kombetare  shqiptare  kundra  synimeve e veprimeve shoviniste malazeze; –Pader Justin Rrota (1889-1964) personalitet shkencor e shoqeror ne fushen e gjuhesise shqipe, te letersise dhe te arsimit shqiptar; –Dom Mehill Cuni (1871-1965) filozof; –Pader Pashko Prelaj (1877-1966) mesues, patriot, politikan, deputet ne Mal te Zi (1918); –Pader Mark Papaj (1902-1970) filozof, profesor; –Pader Silvester Hila(1905-1967) filozof, muzikant, mesues,  letrar,  shkrimtar,   rektor;  –Imzot Gasper Gurakuqi (1885-1967) filozof, studiues, historian, erudit; Pader David Pepa (1889-1967) poliglot, shkrimtar, bibliotekist; –Imzot Antonin Fishta (1902-1970) filozof, historian, muzikant, poet; –Dom Mati Fishta (1889-1971) filozof. (te gjithe te dhenat mbi Eterit e Shenjte te Klerit Katolik Shqiptar jane marre nga vepra monumentale e Dr. Pjeter Pepa:Tragjedia dhe Lavdia e Klerit Katolik ne Shqiperi”, vell. 1 dhe 2, Tirane 2007 dhe nga vepra e At Zef Pllumit: “Histori kurre e shkrueme, Tirane 2006). Te gjithe keta korifej te Gjuhes Shqipe dhe veprat e tyre u konsideruan te paqene dhe antihistoria vazhdoi luften me vetveten duke poshteruar Historine e Popullit Shqiptar.               

Te vetmi qe mund te pranoheshin si perfaqesues ne Lavdine Historike te Gjuhes Shqipe ne Kongresin e Drejtshkrimit te Gjuhes Shqipe nga pikepamja e levrimit dhe trashegimise ishin gjuhetari emermadh Eqrem Cabej (1908-1980) dhe liriku me i madh evropian e shek. te XX-te Lasgush Poradeci (1899-1987), te cilet ishin te vetmit qe i perkisnin nje shkolle dhe te asaj qe kishte pergatitur prej 400 vjetesh Klerin Katolik Shqiptar; dhe politikanet komuniste e shfrytezuan kete rast duke i ftuar ne ate kongres, por rezulton se Patriarku Legjendar i letrave shqipe, Lasgush Poradeci, te kete qene i semure dhe nuk mori dot pjese, pasi ndodhej ne Pogradec. Keshtu qe prania e tij fizike ne Kongresin e Drejtshkrimit te Gjuhes Shqipe (delegati me numer 54, sipas: Drejtshkrimi i Gjuhes Shqipe”, Tirane 1973, f. 32) te mos jete i sakte.

Vazhdimesia analitike e Gjuhes Shqipe per periudhen 1945–1991 paraqet disa komplikacione propogandistike, pasi themeli historik njerezor i levrimit te saj u devijua dhe u shtremberua me qellim politik dhe shqiptaret pas atij viti nuk e muaren vesh kurre se kush ishte babai i vertete e alfabetit te Gjuhes Shqipe. Po mbushen 70 vjet nga dita e triumfit te diktatures mbi Historine e Popullit Shqiptar dhe 25 vjet nga dita e permbysjes se kesaj diktature dhe akoma ky element ka mbetur i erret dhe konfuz. Gjithshka kufizohet  me Kongresin e Manastirit (1908) dhe permbajtja e vete ketij kongresi u devijua dhe u shtremberua. U hoqen njerez dhe u hoqen klube, u sfumuan njerez e u sfumua klube dhe emri i Imzot Preng Doçit (1846-1917), BABAI autor i alfabetit te Gjuhes Shqipe, u zhduk nga historia.

Nuk mjaftoi kjo, por  Gjuha Shqipe mbeti pa shkollen perkatese dhe sot shqiptaret akoma nuk e dine se cila ka qene dinamika historike e saj. Me gjysem zeri shqiptareve u ishte thene se ekzistonte nje fjalor i Frang Bardhit (1635) me rreth 2.500 fjale, por nuk u ishte thene se si Gjuha Shqipe na ishte pasuruar ne rreth 11.000 fjale deri ne fillim te shek. te XVII, duke vazhduar ne kete permase deri ne fillim te shek. te XX-te, qe perbenin Themelin Historik e modern te Gjuhes Shqipe, dhe ne 25.000  me 1957 dhe kush ishin autoret e ketij pasurimi, kur u botua per here te pare Fjalori i Gjuhes Shqipe pas 1945-ses. I gjithe termeti zhvillues i Gjuhes Shqipe permbledhej ne etapen kohore te gjysmes se pare te shekullit te XX-te dhe kjo perbente thelbin e Gjuhes se Sotme Shqipe. U mohua totalisht garda e gjuhetareve shqiptare te kesaj epoke dhe produkti intelektual i komunizmit enverist mori ne dore frenat e Gjuhes Shqipe dhe e paraqiti si vepren e vet. Pikerisht aktin e grabitjes se vepres te intelektuale historike te Gjuhes Shqipe nga ana e intelektualeve komuniste kerkojne te fshehin Te Marret e Madheshtise Shqiptare kur rrine e teorizojne mbi prejardhjen e larget te Gjuhes Shqipe dhe e lidhin me tjetersimin historik te paraardhjes se saj nga pellazgjishtja duke e paraqitur me karakter birerie. Gjuha Shqipe e ka nje themel historik dhe komunizmi enverist pikerisht kete themel tentoi te ndryshoje. E keqja e kesaj pune qendronte ne ngjashmerine e gegerishtes me helenishten dhe ne kete pike filluan manipulimet e historise se Popullit Shqiptar. Por qe te beje kete duhej ngritur ne nivelin e dialektit pikerisht ajo pjese e Gjuhes Shqipe qe flitej nga nje popullate pa histori dhe pa ndikim mbi zhvillimin social te shqiptareve. Ishte nje popullate qe ishte nderfutur midis arberesheve te tjetersuar ne arvanitas dhe paraardhesve te vet, por qe pas 1945 perqafoi idete antishqiptare te enverizmit diktatorial duke i sherbyer me devotshmeri. Nuk mjaftoi kjo, por pas 1991 Te Marret e Madheshtise Shqiptare e vecuan veten nga pjesa tjeter shqiptare dhe perqafuan idene se gjuha e tyre rridhte nga etruskishtja dhe vete ata e kishin prejardhjen biologjike nga bijte e yjeve. Marrezia e Madheshtise Shqiptare e ngriti veten ne kub dhe, per ta shpetuar veten nga pozicioni i te marrit, e nderlidhen Popullin Shqiptar dhe Gjuhen Shqipe me pellazget hyjnore, barazuan Eposin e Kreshnikeve te Veriut me Eposin Pellazgjik edhe pse diferenca kohore midis tyre i kalonte te 3000 vjetet dhe popullatat bartese te tyre nuk ishin te barabarta nga pikepamja racore dhe shkalla e zhvillimit social (ne kete pike fshihet nje nder vecorite me percaktuese te mendimit filozofik materialist dhe pika ndarese e materializmit bolshevik nga materializmi konseguent. Kam rast t’u tregoj shqiptareve te sotem se materializmi qe ata kane bere neper shkolla pas 1945 ka qene vetem nje materializem bolshevik, antipodi i vetem i materializmit konseguent). Mos valle Kongresi i Drejtshkrimit te Gjuhes Shqipe i sherben kesaj ideje? Ky eshte nje problem i hapur dhe kerkon nje studim me profesional, qe une nuk jam i afte ta perfundoj nga ana kohore (duhet percaktuar nga pikepamja kohore etimologjia e cdo fjale qe perfshihet ne fjalorin e perditshem shqipfoles).

Jam i detyruar ta bej kete analize per t’i treguar shqiptareve te sotem se gjuha qe ata flasin nuk eshte veper e tyre ne asnje element dhe te gjithe shkrimtaret, publicistet, gazetaret, gjuhetare, studiues qe shkruajne shqip sot nuk kane asnje lidhje te drejteperdrejte me Historine formuese te Gjuhes Shqipe. Te gjithe ne, qe flasim shqip dhe jemi shqiptare, kemi poshte gjuhes biologjike nje qeliza te fshehur dhe te lidhur me krimin ndaj themeluesve dhe levruesve te Gjuhes Shqipe. Ne kete pike postulati materialist mbi percaktimin e Ndergjegjes nga ana e Jetes tregon se te gjithe ne, shqiptaret e sotem te Shqiperise, jemi bartes te krimit ndaj Gjuhes Shqipe. Cdo tentative per ta paraqitur veten si simpatizante te Gjuhes Shqipe sot, si levrues te saj, si studiues te saj, si kerkues te permbajtjes se saj, si pasurues te saj pa treguar me perpara se kush jane autoret e Gjuhes Shqipe, kush ishin pasuruesit e Gjuhes Shqipe eshte ne realitet nje tentative per te fshehur krimin qe eshte bere mbi Gjuhen Shqipe dhe Popullin Shqiptar. Dhe ky krim eshte i lidhur me vitin 1972, me Kongresin e Drejtshkrimit te Gjuhes Shqipe dhe, pergjithesisht, edhe me pjesmarresit ne te (perjashtoj nga kjo lidhje te gjithe nxenesit e nderuar qe kane mesuar jo vetem Gjuhen Shqipe, por dhe si studiohet ajo nga mesuesit karizmatike te Klerit Katolik Shqiptar nder vite dhe kane qene ne ate kongres).

Ne qofte se duam te dime dinamiken e Gjuhes se Sotme Shqipe (2014) pas vitit 1945 pyetja e pare shtrohet:

1 – Cfare e shtyu politiken komuniste dhe Enver Hoxhen te organizonte Kongresin e Drejtshkrimit te Gjuhes Shqipe?

Duket se kemi nje pergjigje e thjeshte, por ajo ka brenda devijimin e Shkences se Historise ne nivel boteror prej se paku 1700 vjet dhe paaftesine per ta zberthyer ate prej me shume se 2500 vjet (duke marre si pike referimi Evropen). Njerezimit i eshte fshehur fakti se te gjithe strukturat shteterore dhe qelizat shoqerore qe e shoqerojne shtetin klasor e kane nje autoresi autoktone dhe konkrete (kete problem materializmi filozofik nuk e ka zgjidhur sakte; per kete shih artikullin: “Roli i Institucioneve Fetare ne Historine e Njerezimit” publikuar ne www.genchoti.com). Te gjitha teorizimet mbi parane, mallin, pronen private, juridiksionin, te drejten sociale jane me te mevonshme se teorizimet mbi alfabetet, gjuhen, shkrimet, shkollat, filozofine dhe te gjitha keto kane per autor anetaret e Institucionit fetar politeist. Ketu fillon dhe teoria e shkrimit ne racen njerezore ne Toke. Por kur behet fjale per Institucionet politeiste te fese duhet  te kemi parasysh vetem ata popuj qe e shpiken politeizmin dhe e paten ate si bashkeshoqerues te rendit shteteror skllavopronar (eshte kjo njera nga aresyet kryesore perse shqiptaret e sotem nuk kane asnje lidhje me helenet e djeshem dhe pellazget e pardjeshem). Ekzistenca e nje forme tjeter shteterore, pervec shtetit klasor, dmth shtetit politik, na tregon se ate rol qe luajten prifterinjte politeiste ne Historine e Njerezimit, pikerisht ate rol kane luajtur Prifterinjte e krishtere dhe ata Katolike ne Shqiperi prej shek. VII-te dhe, te pakten, prej vitit 1462 deri ne vitin 1971, vit ne te cilin nderroi jete i persekutuar gjuhetari dhe filologu Dom Benedikt Dema e u pushkatua shkrimtari e historiani Dom Shtjefen Kurti. Edhe vetem aresyeja perse u persekutua Dom Benedikt Dema dhe u pushkatua Dom Shtjefen Kurti eshte e afte te tregoje aresyet se cfare perfaqeson Kongresi i Drejtshkrimit te Gjuhes Shqipe i vitit 1972.  Dmth, sot, Historia e Popullit Shqiptar e ka te imprenjuar vepren fondamentale te Klerit Katolik Shqiptar nder shekuj, te pakten, ne fushen e Gjuhesise moderne.

Atehere nje nga shtysat me kryesore te politikes enveriste ne Shqiperine e vitit 1972 ka qene tjetersimi i ketij imprenjimi nga pikepamja e autoresise dhe krijimi i pseudoautoreve dhe pseudostudiuesve te Gjuhes Shqipe.

Por ka edhe nje problem tjeter, per te cilen u krijua dhe Akademia e Shkencave me 1972: argumentimi i gjenezes historike dhe biologjike te Popullit te sotem shqiptar. Ky problem nuk duhet te kete qene madhor per politiken e PPSh, por ai duhet te jete bere i tille nga e njejta aresye kur u sajuan idete e prejardhjes ilire te shqiptareve te sotem dhe e karakterit ilir te epiroteve jashte cdo argumenti historik. Eshte interesant fakti qe tre ngjarjet me madhore te mendimit “filozofik” e “shkencor” enverist jane te lidhura midis tyre vetem me ane te kohes, pa pasur asnje lidhje ne kontekstin e tyre hapsinor: me 15-20 shtator 1972 u mbajt Kuvendi i Pare i Studimeve Ilire, me 10 tetor 1972 u shpall formimi i Akademise se Shkencave te Republikes Popullore te Shqiperise dhe me 25 nentor te po ati viti u shpall Rezoluta e  Kongresit te drejtshkrimit te Gjuhes Shqipe, mbajtur ne Tirane prej 20 deri 25 nentor 1972. Dhe po te shohesh permbajtjen e ketyre veprimtarive dhe subjekteve “shkencore” nuk eshte veshtire te dallosh shterpesine konkluzive te tyre. Por mendja e dallon pa veshtiresi qe radha e mbajtjes se tyre nuk eshte konform rendesise ne planin kombetar: ajo qe duhej te ishte mbajtur e para na ishte mbajtur e fundit dhe pikerisht karakteri praktik i gjuhes na kishte mbylluar nivelin “shkencor” me te larte te produktit teorik te komunizmit enverist. Cfare kishte dashur te fshinte diktatori me kete veprim? Qe ky problem ka lidhje me Gjuhen Shqipe as mos e vini ne dyshim, por se cfare konkretisht kjo gje per shqiptaret ka mbetur akoma e panjohur. Ne nje fare menyre ajo qe na con ne kete zbulim eshte pikerisht Kuvendi i Pare i Studimeve Ilire, i cili jo vetem qe nuk e vertetoi dot autoktonine e shqiptareve, por u tha shqiptareve se ishin pasardhesit e drejtperdrejte te ilireve dhe bota e ilireve ndodhej poshte kombeve te shqiptareve te sotem. Ne kete drejtim shkolla shqiptare e epokes enveriste ndryshoi vendndodhjen historike te ilireve nga veriu dhe qendra e gadishullit ne jug-perendim te Ballkanit dhe spostoi ne jug te Shqiperise se sotme Epirin Historik, ne perputhje me shtritshmerine e Vorioepirit “grek” ne kundershtim me ate qe kishin perjetuar Eterit e Shenjte te Klerit Katolik Shqiptar dhe paraardhesit e tyre nder 15 shekujt e fundit. Ne kete menyre u fsheh gjeneza e shqiptareve te sotem dhe cdo gje u tentua te perputhej mbi bazen e gjuhes se folur sot, por jo dje para nje shekulli. U anashkalua me qellim ngjashmeria thelbesore e gjuhes shqipe (gegerishtes) me helenishten dhe ne kete menyre Popullit Grek te sotem ju fsheh karakteri racor malavjan pas ngjyres se bardhe te arvanitasve (nuk ka rendesi akti, por menyrat se si eshte realizuar ai dhe cfare kane dashur te perfitojne politikanet greke kur ndryshuan gjuhen helenishte ne greqishten e sotme).

Atehere, nje nga shtysat me kryesore te politikes enveriste ne Shqiperine e vitit 1972 ka qene tjetersimi i gjenezes historike te shqiptareve dhe kufizimi hapsinor i popullatave shqipfolese ne Ballkan dhe Azi te Vogel. Ne kete menyre popullata shqipfolese ne Greqine Moderne dhe ajo ne Turqine Moderne u perjashtua nga thelbi i te qenurit popullate shqipfolese. Kjo gje u perputh me politiken e ndjekur nga shteti grek dhe ai turk ne fushen e gjuhesise dhe politikes mbi popullaten shqipfolese.

Por  krijimi i Akademise se Shkencave te Republikes Popullore te Shqiperise kishte lidhje edhe me nje dukuri tjeter. Kjo e fundit mori persiper te percaktonte kufijte hapsinor te permbajtjes se Gjuhes Shqipe dhe mbi kete baze krijoi historine e Popullit Shqiptar prej se shumti 2500 vjet edhe pse Dardania historike i kalonte limitet historike te njohjes se shkrimit pellazg dhe vendndodhja e saj ishte afer Rumanise dhe veriut te Serbise se sotme. Ajo qe kishte ndodhur realisht me paraardhesit me te pare te shqiptareve te sotem dhe menyren se si ata ishin shkeputur nga bota e tyre primitive u anashkalua me qellim djallezor dhe shqiptaret u barazuan me te gjithe popujt e tjere evropiane ne drejtim te menyres se zhvillimit social edhe pse ata formonin fillesen rastesore te races se bardhe ne kontinent dhe ishin krejt ndryshe nga ata. Kjo e fundit u konsiderua e paqene, me qene se binte ne kundershtim me teorine marksiste mbi revolucionin proletar dhe nuk i leverdiste partise ne pushtet t’i nxirrte te palarat ne treg. Kjo gje coi ne fshehjen e madhe te permbajtjes se Gjuhes Shqipe dhe shqiptaret e sotem nuk e muaren vesh kurre se vetem 200 fjale kishin prejardhje te lashte historike, ndersa pjesa dermuese e permbajtjes se Gjuhes Shqipe ishte nje huazim nga bota e madhe e relacioneve universale jashte deshires se shqipfolese. Per te mbuluar kete fakt historik, gje qe percaktonte realisht permbajtjen e Gjuhes Shqipe, u fiksua se disa fjale ne fjalorin e Gjuhes Shqipe kishin prejardhje jashteshqiptare. Ky problem u analizua ne kapitullin e trete: “Disa tipe fjalesh me prejardhje te huaj dhe emrash te pervecem te huaj” (Drejtshkrimi i Gjuhes Shqipe, f. 187-191) duke nenkuptuar se shqiptaret e sotem ishin ne kete pozicion historik vetem ne sajet te jetes se tyre politike pa ndihmen e kerkujt.

Atehere, nje nga shtysat me kryesore te politikes enveriste ne Shqiperine e vitit 1972 ka qene tjetersimi i Historise se Popullit Shqiptar per te mbuluar paaftesine e Popullit tone per t’u perfshire ne levizjen komuniste sipas teorise se marksizmit proletar. Shkurt, Kongresi i Drejtshkrimit te Gjuhes Shqipe tentoi te mbuloje karakterin primitiv dhe te shkuaren historike te Popullit Shqiptar. Jo vetem kaq, por u mohua totalisht fakti qe Gjuha Shqipe ishte produkti me karakteristik i veprimit te Evropes politike mbi popujt e prapambetur te kontinentit (pikerisht kete kishin realizuar per 400 vjet Eterit e Shenjte te Klerit katolik Shqiptar)  dhe permbajtja reale e Gjuhes Shqipe conte ne kete zbulim.

2- Cila qe dinamika e atij kongresi?

Dhe vete dinamika praktike e permbajtja teorike e ketij kongresi eshte e afte ta diskretitoje te gjithe propoganden mbi progresin e Gjuhes Shqipe te realizuar nga ky kongres.

Pas asgjesimit te gjuhetareve dhe studiuesve historike te Gjuhes Shqipe, politika enveriste filloi sulmin kundra gjuhes se shqiptareve dhe “menjehere pas clirimit” e konsideroi gjuhen shqipe me shume variante letrare te cilat kishin nevoje per nje afrim drejtshkrimor. Per kete u botuan “Ortografia e gjuhes shqipe” (1956) dhe, ne kuadrin e pretendimit te vendosjes se nje drejtshkrimi te vetem per nje forme te vetme te gjuhes sone letrare, u botua projekti: “Rregullat e drejtshkrimit te shqipes” (1967). Keto botime ishin paraprire nga sesionet shkencore te vitit 1952 ku u pretendua se gjuhesia jone po zgjerohej perhere e me shume duke bere hapa cilesore perpara ne pervetesimin e metodologjise materialiste-dialektike te njohjes dhe te shpjegimit te fenomeneve shoqerore dhe sidomos te teorise marksiste-leniniste mbi gjuhet letrare kombetare, duke kapercyer nje varg konceptesh te gabuara, te trasheguara nga e kaluara (Drejtshkrimi i gjuhes shqipe, f. 5). Por asnjehere komisioni i drejtshkrimit te Gjuhes Shqipe nuk i tha Popullit Shqiptar se cila ishte permbajta e ketyre varianteve letrare; asnjehere ky komision nuk i tha Popullit Shqiptar se cila ishte permbajtja e metodologjise materialiste-dialektike te njohjes; asnjehere ky komision nuk i tha Popullit Shqiptar se cila ishte permbajtja e  metodologjise materialiste-dialektike e shpjegimit te fenomeneve shoqerore; asnjehere ky komision nuk i tha Popullit Shqiptar se cila ishte permbajtja e metodologjise materialiste-dialektike e teorise marksiste-leniniste mbi gjuhet letrare kombetare; asnjehere ky komision nuk i tha Popullit Shqiptar se ku qendronin konceptet e gabuara te trasheguara nga e kaluara.

Keshtu qe kur behet fjale per kongres te drejtshkrimit te Gjuhes Shqipe me 1972, duhet marre ne konsiderate edhe puna paraprake drejt ketij kongresi nga njerez qe nuk kishin asnje lidhje me Gjuhen Shqipe me planin studimor, por qe per te ngritur veten ne nivelin e autoreve te Gjuhes Shqipe mohuan te kaluaren me ane te krimit.

Eshte pretenduar qe nisma per mbledhjen e kongresit te 1972-shit eshte marre nga Instituti i Gjuhesise dhe Letersise te USHT (Drejtshkrimi i Gjuhes Shqipe, f. 16), por nje ballafaqim me ate qe ka shkruar Enver Hoxha tregon se kjo nuk duhet te jete e sakte dhe eshte e lidhur me politiken antishqiptare te komunizmit enverist. Të flasësh sot për një gjuhë kombëtare, e cila të bashkojë elementët më pozitivë të dialektit kryesor (gegerishtes) dhe te shtate nendialekteve te tjera duhej bërë një punë më kualitative shkencore përpara kongresit të drejtëshkrimit (1972) dhe jo të bëhej politikë me anëtarët e atij kongresi. Këtë nuk ja kanë thënë kurrë popullit shqiptar mbi presionin qe ju bë pjestarëve të atij kongresi dhe nuk ka qenë e rastit botimi i veprës së 12 në vigjilje të Kongresit të Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe ku ju adresua Tuk Jakoves per problemin e gjuhës zyrtare a thua se merrte vesh në këtë fushë ai dhe diktatori. Vini re se cfare ka shkruar diktatori per kete problem, perpara atij kongresi:

“Eshte fakt historik qe edhe ne vende te tjera, te perparuara si ne France e gjetke gjuha provinciale ka ndryshuar, ka evoluar dhe eshte formuar gjuhe unike, letrare, gjuha kombetare. Mund te themi edhe per Dukagjinin se ai nuk mund te mbetet sic eshte sot. Edhe vete Tuku duhet te kete vene re se e ka thyer gjuhen si te gjithe ne dhe se te ne, sic eshte e natyrshme, dialektike, po perpunohet gjuha letrare. Byroja Politike nuk eshte ngutur per ter marre nje vendim mbi kete ceshtje, se kjo s’behet me dekrete. Natyrisht, do te behet si eshte me mire. Edhe ne raport thuhet se problemi i gjuhes zyrtare do te studiohet, ndersa Tuku megjithese e di kete ceshtje, na e ngre ketu ne nje fryme te tille qe nuk eshte aspak e drejte.“ (Enver Hoxha, Vepra 12, f. 314).

Diktatori nuk i tha kurre Popullit Shqiptar se gjuha letrare percaktohet mbi bazen e veprimit historik qe populli luan mbi te per hir te zhvillimit dhe kjo gje kishte perfunduar me Kongresin e Manastirit me 1908 dhe te dy kongreseve te Elbasanit me 1909, 1910, atehere kur u vendos te behej per here te pare SHQIPERIA nga veprimi i politikave evropiano-otomane mbi cbaze u perdor pergjate gjithe periudhes 1912-1945. Por problemi rrihte diku tjeter dhe kjo gje nuk u shpalos asnjehere, dhe akoma mbahet e fshehte.

Por nje analize e pjesmarresve ne ate kongres i hap pak ndryshe petat e lakrorit. Thuhet se moren pjese 87 delegate te profesioneve te ndryshme te lidhur me Gjuhen Shqipe, si me poshte:

Politikane: 2: Thoma Deliana, minister; Bedri Dedja zv. minister,

Gjuhetare, pedagoge te Gjuhes Shqipe dhe perkthyes: 38: Androkli Kostallari, Mahir Domi, Eqrem Cabej, Shaban Demiraj, Lirak  Dodbibaj, Jorgji Gjinari, Emil Lafe, Jup Kastrati, Engjell Angoni, Ali Dhrimo, Bahri Beci, Bajram Hajrullaj, Dhimiter Samara, Fadil Podgorica, Fatmir Agalliu, Ferdinand Leka, Henrik Lacaj, Hysen Qosja, Jani Thomaj, Jorgji Çerepi, Koço Bihiku, Kole Ashta, Mehmet Çeliku,  Menella Totoni, Merkur Alimerko, Nesti Bellovoda, Nikoleta Cikuli, Osman Myderrizi, Pashko Geci, Remzi Pernaska, Sofika Morcka, Spiro Floqi, Stefan Prifti, Shefqet Hoxha, Tomor Osmani, Xhevat Lloshi, Ylli Ruli, Zana Daci.

Historiane dhe historiane te letersise: 2: Aleks Buda, Jorgo Bulo.

Shkrimtare, folklorist dhe redaktore: 15: Dhimiter Shyteriqi, Ali Abdihoxha, Dalan Shapllo, Dritero Agolli, Dhori Qiriazi, Fatmir Gjata, Ismail Kadare, Jakov Xoxa, Lasgush Poradeci, Llazar Siliqi, Niko Tanini, Qamil Haxhihasani, Sterjo Spasse, Shefqet Musaraj, Zihni Sako.

Mesues: 18: Kole Koci, Anastas Dodi, Luigj Franja, Ahmet Limani, Drita Garuci, Elsa   Vakeflliu, Gaqo Peci, Hasan Sayani, Kristaq Shtembari, Luan Dino,  Lumnie Shehetila, Mikel Zavalani, Mufit Trepca, Munir Reso, Naim Bardhi, Pjeter Fusha, Sofika Adhami, Zhaneta Nova.

Studiues te fushes se historise, gjuhesise dhe arsimit nga Kosova: 7: Idriz Ajeti, Rexhep Qosja, Ahmet Kelmendi, Ajet Bytyci, Besim Bokshi, Isa Bajçinca, Ismail Bajra.

Studiues te fushes se historise, gjuhesise dhe arsimit nga Maqedonia: 3: Remzi Nesimi, Petro Janura, Sefedin Sulejmani.

Studiues te fushes se historise, gjuhesise dhe arsimit nga Italia: 1,  Josif Ferrari.

Studiues te fushes se historise, gjuhesise dhe arsimit nga Mali i Zi: 1, Ismail Doda.

Po te analizohet shkollimi i delegateve te ketij kongresi do te shohim se vetem dy jane te lidhur direkt me shkollen (Universitetet e Gracit dhe te Vjenes ne Austri) qe pergatiti per 400 vjet levruesit dhe studiuesit e Gjuhes Shqipe dhe pikerisht: Emermadhi Prof. Dr. Eqrem Cabej dhe liriku me i madh evriopian i shek. te XX-te Lasgush Poradeci. Te gjithe te tjeret pa asnje perjashtim i perkasin ose shkollave komuniste, ose shkollave qe kane luftuar gjithe jeten kundra Popullit Shqiptar. Pikerisht keta te fundit u caktuan per te pergatitur tradhetine e madhe kundra Gjuhes Shqipe me 1972.

Akoma me tej, po t’i shohesh delegatet me kombesi shqiptare nga pikepamja e nacionalitetit do te dallosh se gjysma e Kombit Shqiptar nuk jane perfaqesuar ne ate kongres. Kane munguar perfaqesuesit shqipfoles te Greqise dhe ata te Turqise. A nuk jane ftuar fare, apo nuk kane pranuar te vine ky eshte nje problem i paditur, por mungesa e delegateve te shqipfolesve nga Greqia i ka hequr Gjuhes Shqipe injeksionin historik te para 3000 vjeteve dhe ndikimin qe ajo ka pasur mbi popullaten qe aktualisht jeton ne Greqi. Pa dyshim ne kete pike fshihet karakteri politik i atij kongresi dhe ajo qe ka dashur te fshehe me mos evidentimin e saj. Eshte pika ku diktatori i ka bere nder politikes antishqiptare greke dhe per te cilen ai nuk foli kurre (kam parasysh librin: “Dy popuj miq”, Tirane 1985). Por ne kete liber i pat hedhur benzine zjarrit duke provokuar greket me idene e te Marreve te Madheshtise Shqiptare mbi lidhjen gjuhesore pellazgo – ilire dhe nivelin e larte social te tyre(f. 75-77).

Keshtu qe dinamika e atij kongresi eshte e afte te na jape aresyet perse u mbajt ai dhe kujt i sherbeu politikisht. E sa per anen shkencore ai kongres tregoi tipikisht triumfin e politikes mbi shkencen e gjuhesise dhe marrjen neperkembe te Historise se kalura te Popullit Shqipta.

3 - Cilat ishte pasojat historike, “shkencore” dhe politike te Kongresit te Drejtshkrimit te Gjuhes Shqipe?

Pasoja e pare e atij kongresi ishte Fjalori Drejtshkrimor i Gjuhes Shqipe, botuar me 1976. Me paturpesine me te madhe ne parathenien e ketij fjalori shkruhet:

“Si baze per zgjedhjen e fjaleve per “Fjalorin drejtshkrimor” dhe shume here edhe per percaktimin e trajtave te tyre ka sherbyer Kartoteka e Leksikut te Shqipes (KLSH) prane Institutit te Gjuhesise dhe te Letersise, ku perfshihet leksiku i shqipes se shkruar nga Rilindja e ketej dhe nje pjese e gjere e leksikut te gjuhes se folur, qe eshte mbledhur ne menyre te organizuar e sistemore pas Clirimit ne te gjithe truallin e gjuhes shqipe (pikerisht kjo perben genjeshtren e radhes pasi nuk jane marre ne konsiderate leksiku ne Kosove, Greqi, Turqi, Shqiperi te Veriut, ne Mal te Zi, Maqedoni dhe tek arbereshet e Italise, GH). Jane shfrytezuar gjithashtu disa nga fjaloret kryesore te gjuhes shqipe, ne radhe te pare “Fjalori i gjuhes shqipe” (Tirane 1954), doreshkrimi i “Fjalorit te gjuhes se sotme shqipe” ne shtate vellime (shkronja A – Gj) dhe fjaloret terminologjike tekniko-shkencor. Per te percaktuar normen drejtshkrimore e morfologjike, jane shfrytezuar edhe tekstet gjuhesore te shkolles sone, vepra e re “Fonetika dhe gramatika e gjuhes se sotme letrare shqipe II, Morfologjia (Tirane 1976) dhe studimet e tjera qe trajtojne probleme te normes se sotme letrare kombetare”  (Fjalori drejtshkrimor i gjuhes shqipe, f. 7)

Paturpesia qendron ne percaktimin hapsinor te asaj se ku eshte mbeshtetur ky fjalor nga pikepamja kohore, e cila nga ana e vet mbeshtetej ne nje mashtrim te perbindshem te lidhur me termin “rilindje” (me hollesisht per kete shih artikullin: “A ka rilindas Populli Shqiptar?” te publikuar ne albanovaonline.com dhe www.genchoti. com). Ky fakt na argumenton pikerisht aresyen e masakres mbi Klerin Katolik Shqiptar perpara vitit 1972.

Por ne menyre te permbledhur pasoja e Kongresit te Drejtshkrimit te Gjuhes Shqipe konsiston ne keto pika:

-  Legjitimoi sundimin e politikes mbi Shkencen Shqiptare.

-  Legjitimoi tjetersimin e Historise duke shkeputur nga trungu shqipfoles arvanitasit e Greqise dhe arnautet e Turqise me ane te se ciles u lehtesoi punen politikave antishqiptare ne ato vende.

-  Legjitimoi krimin komunist mbi Baballaret e Gjuhes Shqipe.

-  Legjitimoi mohimin e Nenes dhe imponimin e njerkes ne Gjuhen Shqipe.

-  Legjitimoi tjetersimin e Gjuhes Shqipe nga pozitat e antishqiptarizmit historik

-  Zhduku gegerishten (dmth gjuhen historike te shqiptareve) ne planin aplikativ historik.

-  Legjitimoi nendialektin e toskerishtes si gjuhe zyrtare duke detyruar 90% te Popullit Shqiptar te mesonte gjuhen e 10% shqiptareve te lidhur me komunizmin enverist, nje variant jashteshkencor pa zhvillim dhe pa histori.

-  Nga pikepamja gjuhesore e ktheu Gjuhen Shqipe 400 vjet prapa ne Kohe.

-  Nga pikepamja e zhvillimit social e ktheu Popullin Shqiptar 1300 vjet prapa ne Kohe.

Ne menyre te permbledhur mund te them se Kongresi i Drejtshkrimit te Gjuhes Shqipe perfaqeson triumfin e politikave antishqiptare mbi Popullin Shqiptar, triumfin e antihistorise mbi Historine e perjetuar nga Populli Shqiptar, te pakten, pergjate 400 vjeteve te fundit.

                                                      Kujtimit te Imzot Ernest Cobes

Qe me 14 korrik 1962 me dha mundesine te krezmohesha sipas parimeve te te pareve te mi historike ne Altarin e Kishes se Madhe ne Shkoder

                                       Kujtimit te Mr. Servite Xhovana Daberdaku

                                                                At Pjeter Meshkalles

                                                               Pader Agostin Ashikut

                                                               Dr. Dom Tom Laces

                                                               Dom Ndre Lufit

Te Cilet jane marre me edukimin tim feminor ne vitet 1960-1966 kur shoqeroja per dite gjyshin tim, nga nena, mesuesin Kol Laca, ne Kishe te Freterve ne Gjuhadol pergjate pushimeve verore.

                                       Kujtimit te Kardinal Mikel Koliqit, edukatorit te babait tim

                                                         Imzot Frano Ilias

                                                         Imzot Zef Simonit

                                                         Dom Nikolle Mazrekut

                                                         Pader Viktor Volajt

                                                         At Zef Pllumit

Jeta dhe Veprat e te Cileve me kane treguar se sa pak e njohim Ne, shqiptaret e sotem, boten shqiptare dhe ne cfare pozicioni social paskemi qene realisht deri me 1991-shin.

                                    Kujtimit te Emermadhit Prof. Dr. Eqrem Cabej,

                          Lirikut me te madh evropian i shek. te XX-te Lasgush Poradeci,

                                                                     shkrimtarit Mitrush Kuteli,

                                                                     shkrimtarit Petro Marko,

                                                                     shkrimtarit Kasem Trebeshina,

        Jeta dhe Vepra e te Cileve, edhe pse nen terrorin enverist, na tregon se si mund te ruhet dinjiteti njerezor brenda parametrave evropiane te sotem, pamvaresisht nga shkalla e arsimimit, dhe se si Shkenca dhe Letersia mund t’i sherbejne Popullit Shqiptar atehere, sot dhe ne te ardhmen.

Tirane, me 19 mars 2014