72-Si e formatoi Historia Evropiano-Otomane shtetin politik te shqiptareve per 1300 vjet

                                       ——————————

                                 Ndryshe                                                                                            

Çfarë NUK u tha në këtë 100 përvjetor politik?                                                          (që gjithsesi është pjesa më e rëndësishme e historisë së Shtetit të Shqiptarëve  dhe fundi i një filozofie të dështuar për shkak të njerëzve jo vetëm të pashkolluar historikisht, por të indoktrinuar sistematikisht në menyre antishqiptare nga diktatura enveriste dhe sot përbëjne pjesën më negative të Popullit Shqiptar)

(vazhdim i argumentit mbi gjenezën historike të shqiptarëve të sotëm, parametri më kryesor  që i duhet imponuar politikës përgjithmonë)

      PËRMBAJTJA

Hyrje

Pjesa 1 – Çfare  është thënë dikur, në epokën e komunizmit enverist, për problemin e Pavarësisë së Shtetit dhe Popullit Shqiptar (1945 – 1991)

Përfundime

Pjesa 2 – Çfarë është thënë sot dhe a ka ndryshime me të djeshmen komunistkjo e thëne (1992 – 2011)

Përfundime    

 Pjesa 3 – Çfare ndodhi në 2012-ën?

a – Çfarë u tha gabim nga padija intelektuale?

b – Çfarë u tha gabim me qëllim?

c – Çfarë nuk u tha nga padija intelektuale?

d – Çfarë nuk u tha me qëllim?

e – Çfare  nuk u bë në këtë përvjetor shekullor?

Përfundime

Pjesa 4 – Historia e formimit të Shtetit dhe Pavarësisë Shqiptare sipas një filozofie  dhe informacioni të kundërt me atë të përdorur nga komunizmi  enverist, por ne perputhje me materializmin dialektiko-historik

Përfundime                                                                                                                Literatura 

Qellimi i literatures ne kete punim nuk merret si shkak thjeshte per te ndertuar kritiken, por ajo sherben kryesisht per te argumentuar pasojen intelektuale qe vegjeton ne brendesi te Popullit Shqiptar, te cilen une e konsideroj si shkaktaren kryesore te arsimimit te detyrueshem te tij.                                                                                

                                            ————————

Hyrje

Për efekt të veprimtarive politike përgjate shekullit te XX-të, këndvështrimi analitik i formimit dhe pavarësisë së shtetit të shqiptarëve ka të paktën pesë (5) dukje jo thelbësore (bile tipikisht formale, dhe, pse është e tillë, ka qenë e lehte për t’u tjetërsuar) në funksion të kohës kur merret në analizë; ndryshe analizohet roli i atyre që themeluan shtetin e shqiptarëve më 1912, ndryshe më 1920, ndryshe më 1945, ndryshe pas 1992-shit dhe krejt ndryshe më 2012, qe gjithësesi nuk janë jo vetëm të barabarta, por as te peraferta dhe sidomos kur krahasohet analiza pas vitit 1945 me pas 1992-shin dhe, te dyja keto, me ato qe u thane me 2012. Fillimisht ne do te merremi me kendveshtrimin qe historiografia shqiptare i ka bere kesaj ngjarje duke u nisur nga e djeshmja e afert enveriste, dmth pas 1945-ses. E gjitha kjo nga detyrimi arsimor i doktrinimit te shqiptareve pergjate periudhes 1945-1991, ku ata cdo gje e dine persembrapshti dhe me nje tendence keqdashje te theksuar antishqiptare. Çfare ka ndodhur ne keto 68 vjet? Me 28 Nendor 2012 ora 2400 festa mbaroi (kishin kaluar plot 100 vjet e 10 ore nga fillimi i mbledhjes qe percaktoi, per here te pare ne historine e tij,  Pavaresine e Popullit dhe te Shtetit te Shqiptar), flamuret u ulen pas 100 vjeteve e 6 ore e gjysem, torta u nda dhe ashtu si perfundoi ajo u mbyll edhe e  VERTETA e Madhe mbi pavaresine e shtetit te shqiptareve, por gazetaret shqiptare u vetedeklaruan si kampione te kesaj te vertete duke tentuar t’i monopolizojne heronjte e pavaresise duke perforcuar mashtrimet e realizuara nga diktatori shqiptar ne menyre siperore dhe te tejskajshme (sipas kesaj propogande tre ishin individet dhe subjektet qe kishin percaktuar kete pavaresi: Ismail Qemal Bej Vlora (interesant eshte fakti qe ne shume pak dokumenta te publikuar si evenimente kulturore ekziston ky emer ne kete forme, pasi ne asnje forme te propogandes politike 130 vjecar nuk figuron ky emer ne kete menyre (ai figuron ne formen Ismail Qemal Beu, perse ka ndodhur kjo dhe cfare fshihet?), ortodoksia e Bukureshtit  me influence ne Shqiperi (Populli Shqiptar nuk ka asnje element shoqeror te imponuar nga kjo ortodoksi, duke perjashtuar influencen heleno-greke. Jam i detyruar ta vecoj konceptin ortodoks jo si forme fetare, por njerezit qe jane marre me ndertimin e struktures indoktrinuese te Popullit Shqiptar i takojne pikerisht ortodoksise bizantine) dhe qyteti i Vlores (ne qofte se do t’i heqim aktin e ngritjes se Flamurit dhe Kuvendin mbarekombetar, qyteti i Vlores nuk ka me asnje lidhje me aktin e Pavaresise)). Ndersa te ashtequajturit historiane, te vjeter ne moshe dhe ne ide, nuk luajten nga istikamet; por poshte nen rrogoz te vetequajturit historiane, te rinj ne moshe dhe ne ide, ju afruan te vjeterve dhe me pompozitetin qe te imponon e reja e thane, me ne fund, nje te vertete qe bente muuuu.., prej 400 vjetesh se shqiptaret, qe konsiderohen si kryesoret e ketij procesi, nuk kishin luajtur asnje rol te rendesishem (ata kishin luajtur nje rol krej formal, por i domosdoshem per politikat europiane) ne kete fillim politik te shtetit te tyre. U perplasen te dy ekstremet e moshes dhe perfundimi: Shqiptaret e sotem jane te keqarsimuar nga 5 ne 92 vjec pasi asnjeri nuk e di ta argumentoje se kush ja formoi atyre alfabetin europian, kush  i  imponoi ndergjegjen europiane, kush qene ata qe e mesuan se cdo te thoshte te ishe europian. Dmth shqiptaret edhe mbas 100 vjeteve nuk e dine se kush i beri shoqerisht europiane te barabarte me keta te fundit nga pikepamja e ekzistences se shtetit (por 2500 vjet pas tyre dhe e gjitha kjo ne menyre teper kembengulese nga ana e Europes dhe Perandorise Otomane prej rreth 1300 vjetesh veprimtari intensive mbi shqiptaret dhe paraardhesit e tyre biologjike e shoqëror) edhe pse paraardhesit e tyre me te larget milionavjecare ishin themeluesit kohor biologjike te races se bardhe ne kontinentin europian (ne kete pike qendron permbysja e metodikave aktuale te shkences se historise dhe elementet perfitues per te ndertuar nje metodike sa te re, aq dhe fitimprurese). Shqiptaret e sotem akoma nuk e dine se kush ja imponoi per here te pare ndarjen e punes, familjen monogame, pronen, fene monoteiste, ligjet shoqerore dhe cdo produkt shoqeror (shqiptaret e sotem nuk e dine akoma se ç’do qelize shoqerore qe mbartin nuk eshte produkt i drejteperdrejte i tyre ne menyre autoktone, pervec riprodhimit biologjik, por edhe kete e kane me dy permasa pasi banoret e Jugut te Shqiperise se Sotme jane me te shkurter se ata te Veriut edhe pse e gjitha kjo ka ndodhur pergjate nje kohe, te pakten prej gati 500 vjetesh e ketej). Me dy fjale ne kete 100 vjetor nuk u tha asgje e re, por dy gjera kryesore rane ne sy: Patriarku i shtetit te ri shqiptar  ishte pranuar, ne menyre te padiskutueshme, Ismail Qemali (me se fundi u vu ne vend ajo qe duhej te ishte, por asnjeri nuk e tha se Ismail Qemalit i ishte grabitur ditelindja nga Enver Hoxha dhe vetem per kete shihej si nje personazh historik i dores se dyte, diktatori na kishte lindur me 12 maj 1908 – pretendohet se kjo e dhene eshte marre nga regjistri i Gjirokastrës, Nr 6, f. 75, Lagja Teqe dhe gjendet ne Arkivin Qendror te Shtetit (Gazeta Standart 15 maj 2006)) dhe roli i Perandorise se Danubit ishte paresor ne shkakun e formimit te shtetit te shqiptareve; – por shoqeruesja e kesaj perandorie dhe roli aplikativ (dytesor) perse nuk u tha: nga padija, pasi ajo ekziston e publikuar, apo nga ndergjegja e mbrapsht e nje shtrese intelektualesh te lidhur me krimin komunist? A nuk tregojne te gjitha keto se historine e Popullit Shqiptar e ben politika dhe jo masat njerezore qe marrin pjese ne to? A nuk tregojne te gjitha keto se historia e sotme e Popullit Shqiptar eshte historia e deshirave indviduale per te provokuar Popullin Shqiptar per perfitime politike? A nuk tregojne te gjitha keto se metodikat e perdorura ne kohen e diktatures jane po ato qe u perdoren ne kete pervjetor shekullor duke argumetuar se subjekti eshte i njejte?

Kjo gje nuk i pengoi politikanet krahinore te Shqiperise  te shpallnin me shpejtesi rolin qe kishte luajtur krahina e gjithseicilit ne kete pavaresi dhe sot nuk merret vesh se cfare ka ndodhur realisht ne ate vit para njeshekullor (te pakten dy bashki botuan memoruare mbi kontributin imagjinar te krahinave te dikurshme qe sot ekzistojne si bashki: Shijaku dhe Lezha – por asnjeri nuk u tha shqiptareve se Shijaku ne kohen kur po shpallej pavaresia e kishte emrin Shen Jaku dhe perfaqesuesit e tij ishin prezantuar ne Kuvendin e Vlores si delegat te krahines me kete emer). Mos valle kjo praktike u realizua per te fshehur autorin madhor te pavaresise se shtetit shqiptar ne funksion te botes shqiptare? Eshte kjo aresyeja perse une ngul kembe ne paraqitjen komplekse te ideve mbi pavaresine e shqiptareve pasi ne kete rast do te zbulohet jo vetem karakteri individual i studiuesve shqiptare, por dhe roli i politikes se kaluar dhe te sotme ne edukimin e Popullit Shqiptar. Tipikisht 28 Nendori 1912 eshte nje ngjarje politike (asnje studiues shqiptar, i cfaredo lloj shkalle perceptimi, ne menyre absolute nuk eshte i afte te argumentoje karakterin historik te kesaj date sipas kuptimit qe ka kjo shkence ne funksion te kohes dhe hapsires shoqerore) dhe si e tille duhet mbeshtetur rigorozisht mbi dokumenta qe gjithsesi kane nevoje t’i nenshtrohen nje analize klasifikues pasi, sic do te shohim ne vazhdim, studiuesit shqiptare kane marre ne konsiderate, dhe kane shpikur, vetem ato dokumenta qe u interesojne atyre dhe, ato qe kane marre, i kane interpretuar sipas ndergjegjes dhe moralit personal. Ne qofte se dokumentacioni mbi shpalljen e shtetit te shqiptareve ndodhet ne arkivat e superfuqive te asaj kohe duke treguar influencen e tyre mbi Popullin Shqiptar, kane ekzistuar ne Shqiperi dokumenta te tilla qe tregojne pasojen e kesaj influence, dhe jo vetem ne Shkoder (ne Biblioteken e Franceskaneve dhe ne Fototeken “Marubi”; ku, kjo e fundit, j’u grabit familjes MARUBI vetem per nje qellim: te hiqej mundesia e argumentimit absolut te te kundertes qe po i imponohej shqiptareve dhe kjo do te binte ne sy dukshem pikerisht ne kete pervjetor shekullor – Akti i Pavaresise i publikuar nga kjo fototeke me rastin e 100 vjetorit te Pavaresise nuk ka asnje lidhje me origjinalin, ai eshte i shpikur nga manipulatoret e historise te Popullit Shqiptar, pasi pretendohet se ne Fototeke ndodhet nje foto e vitit 1937 dhe jo foto e origjinalit) ku u baterdisen nga spekullatoret e historise me urdher te diktatorit duke i ndryshuar ato, por edhe ne Gjirokaster ku trashegimia intelektuale e Av. Dr. Vasil K. Dilo (1868 – 1958) na jep mundesi te analizojme ate qe fshihet pas te panjohures politike, dmth te qellimshme te viteve 1911–1914. Pasuria intelektuale (gazeta (4 tituj me rreth 1600 faqe ku me se shumti artikujt jane te tij), studime, analiza ngjarjesh (rreth 4000 faqe a4) ku ai ka qene deshmitar dhe veprimtar direkt, sidomos pergjate periudhes se erret 1906-1925) e Av. Dr. Vasil K. Dilo ka qene e fshehur per t’u ruajtur me nje fanatizem te tejskajshem pasi ishte e shkruar vetem per kete qellim: t’u tregohej shqiptareve e VERTETA e formimit dhe jetes se Shtetit te tyre ne te ardhmen, pasi ishte afruar nje kohe qe kjo e vertet ishte shtremberuar per qellime te mbrapshta; ajo doli ne drite pas 1991 dhe per kete perben te rene qe shume e shume shqiptare nuk e dine, sidomos per ngjarjet ne Jugun e Shqiperise se Sotme; ndoshta i vetmi deshmitar profesionist, ndoshta  i vetmi deshmitar qe nuk shpreh ndergjegjen per interesa individuale, ndoshta i vetmi profesionist qe meriton te rrije ne krah te Klerikeve Katolike Shqiptar, baraz me ta; ne realitet ai ishte mik i ngushte i Pader Anton Harapit ne mendime e ide, ne ndjenja e moral ndaj Shqiperise, qofte kur, ky i fundit, ishte klerik i thjeshte (1921-1942), qofte kur ishte anetar i Regjences (1943-1944), qofte kur ishte i arrestuar per t’u denuar me vdekje (1945-1946). Ja perse vepra dokumentare e Av. Dr. Vasil K. Dilo eshte si rrufeja ne te kthjellet ne kete 100 vjetor politik. Une e ndjej veten shume krenar (eshte ndjenja egoiste e kerkuesit, pasi menyra se si me rane ne dore doreshkrimet e Tij eshte nje histori me vete, e cila me ka vene perpara pergjegjesise per te bere publike vepren ne fjale) sot kur ndodhem perpara vepres se Tij dhe mendoj se ate nuk e ka pare kerkush, nuk e ka ndryshuar kerkush dhe eshte e virgjer ashtu sic e ka shkruar avokati me doren e tij, pervec te birit: Av. Koco Dilos, qe u nis per te evidentuar vepren e te atit qe po ja neperkembnin te vetequajturit historiane te epokes komuniste, por pa ja arritur qellimit per efekt te kohes (ishte Av. Koco Dilo qe e la amanet perpara nderrimit te jetes dorezimin e vepres se te jatit ne adresen time, por me kalimin e kohes e pashe qe zberthimi i vepres se avokat Dr. Vasil K. Dilo ishte pak e veshtire nga ana ime. Lexuesi duhet te kete parasysh pamundesine e perputhjes te ideve te nje njeriu te arsimuar ne dy universitetet me me ze (Athine-Stamboll) jashte Europes te shek. XIX-te me ato te nje autodidakti te fundit te shek. XX-te, qe, ne fund te fundit, ka nje arsimim jashte formes klasike). Por e gjitha kjo tregon se lufta midis historise reale te Popullit Shqiptar dhe fallsifikatoreve te historise ka filluar pikerisht ne vigjilje te epokes enveriste dhe eshte realizuar vetem per nje qellim: te provokohej Populli Shqiptar ne ndjenjat kombetare per t’u futur ne nje lufte politike midis vetes. Dhe kjo sot eshte e realizuar ne menyre perfekte duke vazhduar me te njejtat forma dhe metoda {te pakten libri kompjuterik “Odiseja e nje dedektivi” me autor te pretenduar si Agim Hamiti, per kete rol eshte publikuar dhe anetaret e forumeve (kam parasysh “www.forumishqiptar.com dhe  www.gazetakritika.net) qe merren me kete liber nuk jane gje tjeter vecse bijte e atyre qe zbatuan diktaturen antishqiptare dhe kriminale te enverizmit komunist; shkurt perfaqesojne ndergjegjen kriminale te Popullit Shqiptar. Forumistat duke qene bijte e sherbetoreve te diktatures, pasi baballaret e tyre kane qene hetues, prokurore, berbere, shofere, guzhinjere, bodigarde, etj, te vete sherbetoreve te Enver Hoxhes, pra sherbetore ne katror, e kane jo vetem te pamundur te kuptojne realitetin politik te sotem, por ata nuk kane kuptuar dot as realitetin e djeshem, te baballareve te tyre, duke i sherbyer diktatorit si manekine robotike. Keshtu qe ata nuk kane asnje mundesi teorike te shpetojne dinjitetin e baballareve te tyre nga krimet qe kane kryer ne dem te Popullit Shqiptare. Kujtojne se duke “share” me fjale epoken e diktatorit mund te rregullojne sadopak ndergjegjen e tyre, te trasheguar nga baballare kriminele? I vetequajturi “sigurim i shtetit” ne realitet ka qene sigurimi i krimit ne Shqiperine enveriste dhe jane dashur shume-shume jete njerezish per te fshehur kete thelb te krimit komunist. Ky liber ka qene akti i fundit i nje lufte percarese te cilen kerkojne t’ja faturojne politikaneve te rinj postkomuniste, pas masakrave te 1997-es. Thelbi percares i atij libri qendron ne nje fakt shume-shume te thjeshte: autoret e krimit politik-shoqeror-njerezor, ata qe themeluan institucionet e diktatures, merren ne mbrojtje dhe fajtore rezultojne Lleshet, Frroket, Gjinet, Gjonet, te cilet per buken e gojes kishin shitur dinjitetin e tyre njerezor, ku, pas 1991-shit, u shiten ne media nga urdheruesit e krimit enverist, pikerisht ketu qendron thelbi percares i ketij palo libri} duke akuzuar polin e kundert politik per perfitime, por duke harruar se jane qe te gjithe produkti me karakteristik e asaj epoke me te mirat dhe te keqijat e veta (e mira bashkeshoqeron te keqen thelbesore te problemit per efekt te dialektikes duke qene thjeshte formale).

E ne qofte se do t’i kerkohej studiuesve, kur flasin perpara mediave, per ballafaqimin direkt me burimet e pretendimeve te tyre do te shihet se ato ose jane te shpikura (marreveshja Pashiq-Zogu eshte nje shpikje e tille, e kunderta vertetohet ne qofte se gjendet e publikuar ne kohen per te cilen pretendohet (sipas nje autoreje “Shkolla serbe e historiografise e ka pergenjeshtruar ekzistencen e nje marreveshjeje me shkrim dhe pretendon se ekziston vetem nje “gentilman agreement”’ – Monika Shoshori Stafa: “Monarkia kunder Republikes”, f. 51 (me hollesisht per kete teme shih artikullin “Zonja Naska: HISTORIA nuk shkruhet me paragjykime komuniste dhe urrejtje enveriste” te publikuar ne albanovaonline.com dhe www.genchoti.com. Por ne te vertete ekziston marreveshja Tito-Enver ne shtator 1944 (kete e pranon historiografia jugosllave, shih “Rrefime Autobiografike” te Josif Broz Tito, vell. I, f. 420, por dhe ajo shqiptare, -shih Todi Lubonja, “Nen peshen e dhunes”, pjesmarres ne fushaten antishqiptare te bandave komuniste shqiptare kunder Kosoves) dhe per te mbuluar kete krim politiko-ekonomik eshte sajuar me nentekst marreveshja Pashiq-Zogu edhe pse ajo pretendohet se gjendet e publikuar perpara 1945; -ne te vertet nuk ekziston fare ); ose jane te shtremberuara (numri i nenshkruesve te Aktit te Pavaresise eshte 37, diku thuhet 42, por firmat nuk e di a i kane vene 37, por 2 kane vene gishtat (ose myhyret e gishtave) pa shkruar emrat per aresyet e tyre, thuhet se kishin frike nga pushteti grek dhe duhet te gjenden ne delegatet e Gjirokastres ose te Korces (flitet per kryepeshkopin e ketij qyteti), por mund te jete edhe shenja e gishtit  te Isa Boletinit si nje revolte te asaj qe po ndodhte ne jo te mire te Kosoves dhe nuk ka te beje me analfabetizmin sic u pretenduar ne kete 100 vjetor; kjo gjendet (njeri variant i numrit) pikerisht atje ku akademiku yne prof. Kristo Frasheri ka marre emrat e nenshkruesve te aktit); ose ato nuk ekzistojne (Hysen Hoxha jo vetem qe nuk ka qene ne Vlore me 28 Nendor 1912, por as i ardhur me 3 dhjetor 1912 ku lista e tyre gjendet atje ku jane emrat e te gjithe delegateve te Kuvendit te Vlores; kjo eshte nje shpikje per te justifikuar mashtrimet e diktatorit dhe gazetari Roland Qafoku GENJEU ne emisionin e tij televiziv. Ky emision u publikua ne gazete nen titullin: “Si u zhduken shenimet sekrete te Enver Hoxhes”, ku nusja e djalit te tij, Teuta Hoxha, pranon se Hysen Hoxha ka qene ne Kuvendin e Vlores, por jo firmetar; gazeta “Shekulli”, dt 15 mars 2013, f. 18). Vetem ne kete pike, jo vetem ne, e kemi te lehte te percaktojme kapacitetin intelektual te gjithseicilit studiues shqiptar dhe cfare perfitimi ka populli shqiptar prej gjithseicilit, pasi rrogat e tyre i paguajne taksapaguesit shqiptare dhe xhevahiret qe nxjerrin nga mendja dhe goja e tyre, ne fund te fundit, duhet ta kene nje perfundim perfitues politik. Une pretendoj se i vetmi perfitim eshte fshehja e mashtrimit historik te realizuar pergjate 45 viteve te diktatures enveriste ne emer te komunizmit per ta paraqitur epoken e diktatures si nje hap progresiv ne zhvillimin e shoqerise shqiptare, pasi realiteti historik tregon se shoqeria shqiptare pas 1945 ra ne gjumin dimeror dhe akoma nuk eshte zgjuar.

Duke pare pjesmarrjen teper te madhe te intelektualeve ne zberthimin e te panjohurave ne kete 100 vjetor politik ne vetem dy saktesime jo thelbesore, njera prej te cilave e pjesëshme, me duket se ketu fshihet dicka shume – shume me madhe sipas pikepyetjeve te meposhtme, duke i krahasuar midis tyre, por me perpara dua te sqaroj lexuesin shqiptar qe literatura qe shoqeron argumentimin e pergjigjeve te ketyre pyetjeve eshte shkruar pergjithesisht vetem per nje qellim: shqiptaret nuk duhet  ta mesojne KURRE se kush ja formoi shtetin klasor, dmth politik, ashtu si dhe gjuhen dhe alfabetin. Une kam rast t’u mesoj bashkeatdhetareve te mi ate, qe pak (per te mos  thene asnje) studiues shqiptar e kane marre seriozisht: Kombi dhe Shteti shqiptar eshte formuar krejt ndryshe jo vetem nga kombet e tjere europiane, por dhe krejt ndryshe nga forma klasike e formimit te Kombit dhe Shtetit (qofte dhe vetem raporti kohor i formimit te tyre nder shqiptare eshte i afte te argumentoje tezen tone; -fillimisht  formohet shteti e pastaj kombi nga ana kohore). Kjo do te thote se paska nje menyre tjeter per te ndertuar nje shoqeri te civilizuar nga ajo qe u teorizua pergjate shekullit te XIX-te dhe u zbatua ne Europe pergjate shekullit te XX-te dhe pikerisht kjo kerkohet te fshihet me cdo menyre (studiuesit e sotem shqiptare i sherbejne kesaj ideje ne menyre te pandergjegjshme duke treguar jo vetem keqarsimimin e tyre specifik, por dhe paaftesine profesionale te gjithseicilit, duke na argumentuar se titujt doktor, profesor dhe akademik jane tituj politik per te formuar klasen e intelektualeve per sundim klasor). Vini re se cfare ka ndodhur ne fushen e teorise historike pergjate dy epokave historike, te kunderta ne pamje te pare, dhe nje viti te vetem; vini re se si perbashkohen te tre segmentet kohore ne nje perfundim te vetem dhe se si fshihet e verteta historike e themelimit te Shtetit te Shqiptareve (studiuesit e kesaj fushe akoma nuk e kane kuptuar se kjo pune nuk mund te jete kurre pune gazetaresh (sidomos te gazetareve shqiptare) pasi argumentimi i plote kerkon ndertime ekuacionesh shumeplaneshe me shume e shume te panjohura ku here futet ne skene politika e here historia, here individi e here institucionet fetare, pa u zgjidhur asnjehere ne menyre perfundimtare deri ne momentin qe problemi rroket nga nje njeri i vetem: Zogu i I-re, Mbreti i Shqiptareve). Ne qofte se Ismail Qemali perben rastesine drejt domosdoshmerise, figura e Ahmet Zogut perben vete domosdoshmerine shkakesore te formimit te Shtetit te Shqiptareve; pikerisht ky eshte thelbi historik i formimit te Shtetit te Shqiptareve duke u nisur nga bota e brendeshme e tyre, kur kemi pranuar se kjo bote eshte e formuar nga fillimi deri ne momentin e 1912-es nga ndikimi i Europes dhe Perandorise Otomane mbi ta. Prandaj dhe Shteti i Shqiptareve ka ne themel te vet keto dy figura historike dhe asnje individ tjeter (puna eshte te gjendet subjekti historik shqiptar qe ka shoqeruar keto dy figura ne agimet e shekullit te XX-te, pasi eshte pikerisht ky subjekt qe ben lidhjen e influences europiane mbi Popullin Shqiptar, dmth argumenton lidhjen jashte-brenda, ose shkakesine dypermasore te ngjarjes) dhe argumenton pjesmarrjen e Historise Europiane dhe te asaj Otomane ne formimin e shtetit politik te shqiptareve, krejt ndryshe nga ajo qe dine shqiptaret e sotem.

1–Cfare eshte thene dikur, ne kohen e komunizmit enverist, per problemin e formimit dhe Pavaresise se Shtetit dhe Popullit    Shqiptar   (1945 – 1991)?

I gjithe materiali qe do te shohim mbeshtetet ne dy shkollat me kryesore boterore te mendimit historik prej nga rrjedh, meqenese eshte formuar ne keto dy shkolla, dhe ne mendimin formalist historik shqiptar, sidomos pergjate shekullit te XX-te. Ne fakt historianet shqiptare vetem per kete mund te krenohen edhe pse nuk e dine permasen reale te dukurise. Qe te mendosh te besh diferencimin e tyre nuk eshte e veshtire aspak, por duhet thene qe ne fillim se ata qe u muaren me kete pune fillimisht e gjithmone jane nisur nga nje e panjohur shumepermasore dhe kane sajuar nje seri ngjarjesh qe jo vetem nuk lidhen midis tyre, por ato kane qene ne kundershtim me te gjithe skemat klasike te zhvillimit te Shoqerise Njerezore deri ne ate shkalle sa shqiptaret e sotem nuk dine te argumentojne prejardhjen e afert dhe te larget jo vetem biologjike. Kur vjet pune per te percaktuar prejardhjen shoqerore te shqiptareve te sotem, gjitheshka hesht per nje paaftesi universale te te gjithe atyre qe me krenari deklarojne: “une jam me arsim te larte” (tani thone: “jam arsimuar jashte shtetit”, duke harruar se kane lindur, edukuar, arsimuar deri ne moshen 20 vjecare ne Shqiperi dhe nga prinder shqiptare; edukatore komuniste dhe postkomuniste; nga politikane enveriste e postenveriste; – dhe ky eshte defekti kryesor i intelektualit te sotem shqiptar, i cili eshte i vetmi ne bote qe ka dy sy, por nuk sheh me larg se hunda e tij), duke nenkuptuar zoterimin e dijeve ne menyre te sakte. Jam i detyruar t’i ve ne dukje te gjitha keto pasi keqarsimimi i shqiptareve me permasa biblike eshte produkti me karakteristik i rendit diktatorial enverist dhe ata jane arsimuar vetem per nje qellim: te sundojne dhe grabisin Popullin Shqiptar sipas formulave leniniste. Shqiptaret e sotem do te vuajne akoma, por nuk hoqen qafe murtajen historike gjysemshekullore dhe kjo e ka nje kosto: duhet mohuar nje pjese e vetvetes. Ky studim ketij qellimi i sherben: percakton permasen e mohimit vetiak pa asnje keqardhje per te kaluaren, te tashmen dhe te ardhmen. Lexuesi shqiptar kur te lexoje keto rreshta duhet te kuptoje fillimisht se te gjitha keto qe shkruhen ketu jane te ditura prej kohesh, por diktatura s’ka lene gure pa levizur t’i tjetersoje, ose t’i zhduke ato, ne favor te diktatures dhe ne dem te Popullit Shqiptar. Kjo eshte aresyeja perse sot NE, te gjithe shqiptaret, jemi te keqarsimuar qe ne gen.

Libri me i vjeter i kesaj periudhe, qe kam gjetur, eshte ai i kandidatit te shkencave historike Ligor K. Mile: “Kryengritjet popullore ne fillim te rilindjes sone (1830-1877)”, Tirane 1962, botuar nen kujdesin e Universitetit Shteteror te Tiranes. Libri ka nje hyrje, qe, per mendimin tim, nuk duhet te jete e autorit, por qe percakton piketat filozofike te temes dhe per mua paraqet interes pasi me argumenton menyren se si eshte ndertuar teoria e shtetit te shqiptareve. Me sa kam kuptuar ky duhet te jete libri i pare qe flet mbi kryengritjet e Popullit Shqiptar dhe, per ate kohe, nuk ka qene e lehte te pasqyrohej ne nje studim ky problem. Ne propoganden enveriste i eshte meshuar pa fund revoltes se Popullit Shqiptar kundra politikes otomane dhe eshte lene krejt ne heshtje reaksioni i popullates iliro-shqiptare, apo epiroto-arberore, kundra dyndjeve sllave e atyre helenike dhe politikes asgjesuese te tyre kundra popullates autoktone, duke harruar me dashje qe ne kete reaksion qendron thelbi historik i formimit te shtetit te shqiptareve. Eshte kjo aresyeja perse permbajtja e hyrjes nuk paraqet idete e autorit dhe une pretendoj se kjo permbajtje i eshte imponuar autorit ne ndertimin e skeletit te vepres studimore ku problemi i realizimit te reformave tanzimatiane ne Shqiperi konsiderohet detyra kryesore e kesaj vepre (f. 6). Dhe prej ketej eshte kaluar ne temen kryesore te vepres (ndryshimi midis detyres dhe temes ka qene detyre e redaksise per ta sqaruar) qe konsiderohet kryengritja popullore kunder zgjedhes turke (po aty). Ne te vertete boshti filozofik qe duhet te ndiqte studiuesi, per ate kohe, ka qene shume problem dhe ishte e pamundur te mos kontraktohej qofte me redaksite letrare, partiake e historike. Autori i hyrjes pretendon se letersia e huaj i ka pare ne dy drejtime kryesore shkaqet dhe ecurite e ketyre kryengritjeve. 1 – Autoret me te shumte (Th. Ippen, H. Hecquard, D. G. Rozen, etj) i kane konsideruar kryengritjet si te drejtuara vetem kunder Tanzimatit (kunder taksave te reja, sherbimit te detyrueshem ushtarak, etj) dhe per ruajtjen e privilegjeve te vjetra administrative-politike, qe i ishin njohur klases feudale shqiptare nga ana e sulltaneve. 2 – Autore te tjere sidomos historiani grek P. Aravantinos i ka quajtur kryengritjet ne pergjithesi si veprime kusaresh, si akte dhuna te muslimaneve kunder te krishtereve, ndonese materiali qe jep vete ky historian flet qarte per karakterin e gjere popullor dhe clirimtar te kesaj levizjeje t’armatosur kunder sundimit turk (f. 7). “Por krahas ketyre dy drejtimeve kryesore rreth interpretimeve te levizjes s’armatosur ne Shqiperi gjate viteve 30-70 mund te shenojme edhe tentativat e disa autoreve, si te C. Robert-it13, V. Dora-s14, D. D’Istria-s15 per ta veshtruar kete levizje si nje lufte clirimtare. Pohime te tilla ka edhe ne disa vepra autoresh shqiptare16(f. 8). “Autore te tjere te huaj si K. Von Sachs17, A. Bouẻ18, A Baldacci19, L. Dobrov20, J.G.Kersopoulos21, Ed. Spenser22, N. Jorga23, etj kane folur shume shkurt per kryengritjet e vjeteve 30-70 ne Shqiperi, keshtu qe veprat e tyre nuk paraqesin ndonje interes te madh nga pikepamja e materialit faktik; por shume prej tyre i shohin keto kryengritje ne kuadrin e pergjithshem te luftes clirimtare te popullit shqiptar kunder sundimit turk (A. Baldacci, J. Kersopuolos, Ed. Spencer, etj.)” (f.9). Autori i hyrjes kritikon redaksine e tekstit te “Historise se Shqiperise” (maket) i cili bazohet ne studimin e Zija Shkodres rreth kryengritjeve popullore te vjeteve 1830-70 dhe ne materiale te tjera te paraqitura ne kete tekst (f. 10), por redaksia e tekstit nuk nenvizon se levizja e armatosur e vjeteve 30-70, me gjithe dobesite e saja organizative, ishte pjese perberese e levizjes kombetare, se ajo shenonte ne fakt fillimet e saja te armatosura (f. 10). Megjitheate autori pretendon se punimi i Z. Shkodres, ashtu edhe teksti i “Historise se Shqiperise” kane qene nje ndihme e vyer per disa probleme te trajtuara edhe ne kete studimi, po ashtu edhe per disa materiale te panjohura prej autorit te tij. / “Vleresime te drejta rreth karakterit clirimtar dhe shoqeror te kryengritjeve popullore te vjeteve 30-70 ne kemi gjetur ne artikujt folkloristike te Q. Haxhihasanit29, ne te cilet del qarte masiviteti i levizjes s’armatosur ne Shqiperi ne kete kohe, po ashtu edhe ne artikullin-doreshkrim te G.Meksit30”. / “Disa materiale te vlefshme rreth kryengritjeve te vjeteve 1844 e 1872 ne Diber kemi mundur te mbledhim nga punimi ne doreshkrim i H. Stermillit “Dibra ne prag te historise”31. /  Ceshtjeve rreth levizjes kombetare shqiptare u jane kushtuar edhe artikujt – diskutim te St. Pollos dhe K. Frasherit32 (f. 11).

Nga shenimet e autorit te hyrjes vlen te permendet shenimi 32 ku thuhet: St. Pollo, “Mbi formimin e kombit shqiptar dhe levisjes nacionale shqiptare”. “Buletin per shkencat shoqerore, 1953, Nr 2; K. Frasheri, “Mbi formimin e kombit shqiptar dhe levizjen nacionale shqiptare, Ibid, Nr. 3; cka sherben per te treguar jo vetem rrugefillimin e teorise ireale te formimit te shtetit te shqiptareve, por, kryesisht, autoret e formimit te institutit te indoktrinimit te shqiptareve.

Ne fakt libri ka karakter filozofiko-historik dhe eshte karakteri i pare qe ka percaktuar te gjithe permbajtjen e librit. Autori eshte mbeshtetur kryesisht ne dy arkiva: ne Arkivin Qendror Historik-Ushtarak te shtetit ne Moske dhe ne Arkivin Historik te Shtetit ne Tirane dhe te dy fondet shfrytezohen per here te pare per ndricimin e ketij problemi. “Keto burime te reja lejuan te zbulohen shume fakte te panjohura deri tani si p.sh. organizimi i levizjes s’armatosur ne shume krahina te Shqiperise, te ndiqet me me hollesi zhvillimi i kryengritjes se madhe fshatare te viti 1847 ne jug te vendit, si edhe i kryengritjeve te tjera” (po aty). Ndersa mbeshtetja ne bibliografine kryesore (f. 231) tregon se fjala nuk behet per zbulimin e formave fillestare te luftes te perdorura nga shoqeria per formimin e shtetit (forma klasike), por per ndryshimin e rendit shoqeror me ane te dhunes, qe gjithsesi kur zberthehet tregon per ndryshimet sasiore  te rendit shoqeror dhe aspak ajo qe eshte pretenduar pergjate shekullit te XX-te. Eshte e pamundur me format e luftes qe kane shoqeruar jeten e Popullit Shqiptar te kemi zanafillen e shtetit te shqiptareve ne menyre autoktone. Ketu fshihet ndikimi i politikave otomane mbi  popullin tone dhe kete nuk e kane zberthyer asnjehere historianet shqiptare te te gjithe koherave, por e kane konsideruar jeten politike otomane si frenuese ne zhvillimin e popullates shqiptare (ne realitet eshte e kunderta: popullata shqiptare eshte pershpejtuar ne zhvillimin e vet kur ajo otomane eshte frenuar; – te pakten teoria mbi kontinumin kohor – hapsinor na e argumenton kete matematikisht).

Autori e fillon analizen e shoqerise shqiptare mbi bazen e jetes politike otomane dhe merr ne konsiderate pikerisht ato krahina te banuara me shqiptare ku shtrihej sistemi i timareve: Gjirokaster, Skrapar, Permet, Berat, Myzeqe, Elbasan, etj duke filluar nga fillimi i shek. XVII-te (f. 21). Vetem nga kjo pike ka filluar pikepamja mbi organizimin feudal te shqiptareve edhe pse kjo ka qene fillim e fund jo vetem e pasakte, por nje mashtrim politik mbi cbaze eshte ndertuar struktura imagjinare sociale e Popullit Shqiptar. Kjo pikepamje teorike ka qene e nevojshme te sajohej ne kete menyre per te justifikuar veprimet politike te pas 1943-shit dhe per te justifikuar revolucionin e ardhshem socialist ne Shqiperi. Vetem per kete aresye u sajuan lufterat e shqiptareve neper shekuj ane e kend kudo ku kishte shqiptare edhe pse libri qe po analizojme nuk e justifikon  dot pretendimin politik. Por autori nuk ka ditur te perfitoje nga ajo qe ka konstatuar edhe pse pranonte se “Ne fillim te vendosjes se sundimit turk ne Shqiperi, sistemi i timareve depertoi ne zonat malore te vendit, por ne saje te qendreses s’armatosur  te  malsoreve, ai nuk mundi te zhvillohej, ose u zevendesua nga nje sistem i privilegjuar tatimesh ose detyrimesh106. Me kalimin e kohes dhe me fuqizimin e klases feudale vendase, malesoret rane gradualisht ne kthetrat e shfrytezuesve te feudaleve, qe perpiqeshin vazhdimisht te ngushtonin viset e malesive te lira patriarkale, nepermjet dhunes dhe ekspeditave ushtarake” (f. 33-34). Problemi nuk qendron vetem ne mospajtimin e elementeve sociale sipas ketij formulimi, por dhe ne faktin qe  malsoret shqiptare te Veriut te Shqiperise nuk kane qene kurre te organizuar ne feude (eshte tjeter pune ne se ata kane qene aleate te feudaleve te Shkodres, por ky rast eshte i kushtezuar me reaksionin qe Bushatllinjte kishin shkaktuar me Perandorine Otomane) perderisa ata kane jetuar gjithe jeten me arme ne dore kundra dyndjeve sllave dhe kjo eshte pika qe eshte mbajtur e fshehte nga historiografia enveriste. Autori ka tentuar ta zberdhe kete situate, por per shkollen e tij ka qene e pamundur pasi ai nuk i ka dhene rendesi pasojes se relacioneve midis popullates autoktone dhe valeve te te ardhurve neper mijeravjecare. Ne menyra arbitrare ai ka pranuar diferencat cilesore te organizimit social te shqiptareve perderisa pranon se  “Malesite e permendura me lart paraqitnin pjesen me te prapambetur te vendit nga ana ekonomikoe – shoqerore, sidomos malesite e veriut, ku sundonin marredheniet fisnore – patriarkale. Pergjithesisht, malesoret ishin te bashkuar ne komuna fisnore, qe ne veri quheshin zakonisht fise ose male117 (f. 35). Ne te vertet kjo situate sociale tek shqiptaret, plotesisht reale, nuk i ka pelqyer historiografise enveriste dhe ne kete drejtim ky autor nuk duhet te jete pranuar me lehtesi nga bashkestudiuesit e tjere shqiptare, pasi , pas 20 vjeteve, pranimi e ketij fakti conte ne mos perputhjen e teorise leniniste me revolucionin socialist sipas kesaj hapsire shoqerore. Persa i perket diferencimit midis krahinave  shqiptare gjendja nuk duhet te kete pasur kete perfundim qe mundohet te imponoje autori perderisa me poshte pranon fjalet e nje udhetari freng C. Robertit, sipas te cilit, duke folur per malsoret e Veriut, “ky popull i vogel eshte bere shtylla kryesore e Shqiperise125” (f. 36). Trajtimi ne menyre te diferencuar te popullates shqiptare nga pushteti otoman duket sikur ka krijuar diferencime midis krahinave te banuara nga shqiptaret, por autori nuk ka pasur si ta dije se ky fenomen ekziston per aq kohe sa vazhdon bota e relacioneve, pasi nderprerja e tyre mund te kete lene pasoja, por kurrsesi deri ne planin cilesor te zhvillimit ekonomiko – social. Ne kete pike fshihet gjeneza autoktone e Popullit Shqiptar dhe per autorin kjo ka qene e pamundur te zberthehej realisht. Merita e tij qendron vetem ne konstatimin e gjendjes faktike dhe me kete shkenca historiografike shqiptare e mepastajme duhej te kenaqej. Por autorit nuk i ka vajtur ndermend qe vepra e tij do te perdorej nga manipulatoret e historise se Popullit Shqiptar dhe prej ketej do te kalohej  ne nje panorame hapsinore te luftes sikur shqiptaret kane bere namin per lirine kombetare, gje praktikisht e pamundur me gjendjen sociale qe dispononin shqiptaret prej me shume se 1000 vjet dhe kjo nga influencat ndikuese te botes bizantine e otomane.

Autori i jep rendesi te posacme dy pashalleqeve otomane ne territorin e banuar nga shqiptaret dhe te udhehequr po prej tyre pa bere asnje diferencim social mbi menyren se si ishin formuar dhe duke i konsideruar shqiptare (f. 58 – 110). Zhvillimin e ketyre dy pashalleqeve dhe reaksioni i tyre me qeverine qendrore otomane con ne lindjen e  levizjes se armatosur te shqiptareve kundra Portes se Larte (f. 79 – 101) dhe kjo konsiderohet si fillesa e luftes clirimtare te popullit tone ne kushtet e reja historike te shek. XIX. ”Ajo pergatiti fushen per zgjerimin e metejshem te kesaj levizjeje, kur ajo u karakterizua nga elemente me te shumte organizimi dhe masiviteti ne dhjetevjetoret e mevonshem” (f. 101). Ne faqen 115 autori jep harten e kryengritjeve te armatosura ne territorin e banuar nga shqiptaret ku zonat e tyre me perafersi jane: Prizren-Gjakove, Shkoder-Lezhe, Shijak, Cameria dhe pothuajse e gjithe Shqiperia Jugore e Sotme. Dhe me sa kam kuptuar ky ka qene i gjithe qellimi i publikimit te ketij libri me kete permbajtje. Problemi ka qene lidhja e luftes civile te viteve 1943-1948 me nje etape lufterash, qofshin edhe imagjinare, te para pavaresise per t’i paraqitur bandat partizane si luftetare per clirimin e Shqiperise, por ato kane fshehur shkakun kryesor dhe pasojen e tyre. Nuk thuhet se ne kete pike ka filluar dhe levizje e armatosur e revolucionit grek ku roli i Ali Pashe se Janines duhet konsideruar nder kryesoret. Atehere rezulton qe levizja ne Jugun e Shjqiperise se Sotme te kete qene nje ndihmese e pavaresise se Popullit Grek dhe jo nje ndihmese ne funksion te shtetit shqiptar. Kjo shpjegon aresyet perse kryengritjet ne Jugun e Shqiperise se sotme filluan dhe mbaruan ne periudhen 1820 – 1870. Kjo gje tek autori yne eshte e fshehur dhe nuk ka aspak rendesi deshira individuale.

Libri filozofik mbi levizjet e armatosura te popullates shqiptare vazhdon me analizen e kryengritjeve te viteve 1843 – 1845 ne verilindje te Shqiperise se sotme (fjala behet per Diber – Kosove) ku shkaku e lindjes se tyre eshte i lidhur me dy dukuri vendimtare per fatin e kryengritjeve qe benin shqiptaret, te shkaktuara nga politika centriste e Portes se larte: 1-mos pajtimin me reformat e tanzimatit dhe 2-kunder rekrutimit ushtarak (f. 143). Vazhdon me kryengritjen e madhe fahatare te vitit 1847 nen udheheqjen e Gjolekes dhe Rrapo Hekalit (f. 148 – 162), levizjen e armatosur ne veri dhe ne veri-lindje te Shqiperise ne vitet 50 gjer ne fillim te vjeteve 70 (f. 162 – 168, luften e malsoreve te veriut per autonomi ne vitet 1876 – 1877 (f. 169 – 179).

Por ky liber ka nje problem analitik qe duhet te fshehe nje dukuri historike te sterlashte dhe te pa paraqitur ne historiografine statistikore shqiptare te mevonshme edhe pse ka nje tendence per ta zbardhur nga ky autor. Nga nje ane pranohet grykesia malazeze per te aneksuar toka te banuara nga shqiptaret dhe nga ana tjeter konfliktet malazezo-shqiptare i paraqet te shtyra nga politika otomane ku “knjazi malazez Nikolla kerkon…nje hapesire  te dukeshme toke ne Shqiperi, me perfshirjen e Podgirices dhe te Portit te Durresit”236 (f. 180).  Shenimi 236 thote: “Citohet sipas “S – P. v.” Nr. 134, 16.V.1876. Shenim: me kete rast   eshte e domosdoshme te permendim se Podgorica eshte toke thjeshte malazeze” (f. 202), por autori ne kete rast duhet te argumentoje perse si kryeqender e Malit te Zi ne ate kohe ishte Cetina dhe jo Podgorica qe u be me vone. Libri mbyllet me teorine e luftes per gjuhen dhe kulturen kombetare (205 – 230). Por ne faqen 211 autori ka vendosur nje harte permbledhese te kryengritjeve popullore te viteve 40-70 te shek. XIX e cile perbehet nga dy zona: njera ne Veri te Shqiperise se sotme bashke me Kosoven e Dibren, dhe, tjetra, ne jugun e Shqiperise (poshte Shkumbinit) deri ne afersi te Janines dhe Konices ku viset e shperthimit jane ne Veri dhe disa  here me te shumta se ne Jug.  Duhet nenvizuar fakti qe ky liber ka luajtur nje rol te konsiderueshem ne ndertimin e teorise se formimit te shtetit te shqiptareve  sipas teorise leniniste pasi e kam hasur edhe ne bibliografite e studiuesve tane te mevonshem ne Shqiperi e Kosove.  Ne liber mungon i gjithe konflikti i armatosur midis ushtrive serbo-malazeze dhe popullates autoktone edhe pse mbi kete baze historike eshte ndertuar kryevepra e eposit shqiptar: “Lahuta e Malcis”, e Poetit tone Kombetar Pader Gjergj Fishta. Une dyshoj ne saktesine e tezes qe thote se Populli Shqiptar ka luftuar kundra turqve otomane; kjo duhet konsideruar nje shpikje e historiografise enveriste. Domosdoshmerisht Populli Shqiptar ka luftuar kundra dyndjeve sllave dhe jo otomane, pasi vetem kjo kontradikte perben shkakun e mbijeteses biologjike te Popullit Shqiptar prej 1300 vjetesh e ketej. Por ne te gjithe analizen e luftrave qe Populli Shqiptar ka bere kundra transformuesve te tij, kjo mungon (vetem Kleriket Katolike Shqiptare kane punuar ne kete drejtim dhe per kete u asgjesuan; kete gje pjesa me e madhe e Populli Shqiptar nuk e ka mesuar akoma) dhe ketu qendron tjetersimi i historise se Popullit Shqiptar. Kjo eshte aresyeja kryesore perse une kam marre ne analize  produktin intelektual te epokes enveriste.

Kush ka pasur rast te merret me problemet e pavaresise se shtetit te shqiptareve do te kete vene re se dokumentacionet e publikuara me rastin e 50 vjetorit (Tirane 1963) duket sikur kane qene shume me afer te vertetes dhe larg manipulimeve politike duke qene libri me i vjeter i ketyre problemeve pergjate kohes se komunizmit (une nuk kam gjetur akoma liber me te vjeter te kesaj periudhe tipikisht per kete problem) qe shoqerohet me nje hyrje nga Stefanaq Pollo, por qe gjithsesi kane fshehur shume fakte  thelbesore dher sidomos doreheqjen e Ismail Qemalit duke e kanalizuar vetem ne marreveshjen me Beqir Grebenene, ku, sipas librit te botuar me rastin e ketij pervjetorit, rezulton se ka qene perfshire edhe Esat Pasha (f.23) kur ky i fundit ka qene dhe kunder Ismail Qemalit. Atehere si mund te perbashkohen dy te kunderta, aq me teper politike, kur pranohet se Esat Pasha kerkonte te behej kryetari i shtetit autonom nen sovranitetin e Sulltanit (f. 14)? Une pretendoj se me kete liber diktatura komuniste ka tentuar te edukoje Popullin Shqiptar me nje ndergjegje antikombetare, prandaj dhe e filloj analizen sipas ketij libri pamvaresisht nga distanca qe e ndaj ate nga e verteta statistikore.

Ne kete liber jepet nje e dhene ne lidhje me fondet qe shtiu ne dore Qeveria e Vlores, sipas se ciles ne zonat ku ushtronte autoritetin e saj fondi i administrates turke u pervetesua dhe nje pjese e te ardhurave u perdoren per te mbajtur me ushqime ushtrine turke qe luftonte kundra ushtrive greke (dok. 168, f. 15), por qe bie ne kundershtim me pretendimet e historianeve shqiptare te viteve 2012, sipas te cileve Ismail Qemali mori nga kolonia shqiptare ne Bukuresht nje sasi te madhe parash, per kete shih gazeten “Rrenjet” artikullin “Ismail Qemali: Jeta dhe aktiviteti politik” te Eroll Velija, f. 11 te marra nga kujtimet e Sejfi Vllamasit (kam frike se kjo e fundit eshte e sajuar). Gjithashtu pranohet se Pushteti i Vlores tentoi te shtrihet edhe ne Manastir, Janine dhe Kosove (dok 103, f. 79). Doku. Nr. 3 (dt. 18 nendor 1912) jep telegramin e Ismail Qemalit, drejtuar komisionit pergatitor per Shpalljen e Pavaresise, me te cilen kerkohej te sigurohej pjesmarrja e perfaqesuesve te popullit per mbledhjen e Kuvendit Kombetar ne Durres ose ne Vlore (f. 26-27). Kjo eshte nje pike qe merret me mend ne kete menyre, pasi do te kemi rast ku do te argumentojme se te ashtuquajturit perfaqesues te popullit kane qene thjeshte shfrytezues te tij dhe kerkush nuk i ka caktuar ne ate detyre te pretenduar. Ndersa dok. 5 (dt. 22 nendor 1912) ben fjale per vendosjen e Vlores si qytetin ku do te mbahej Kuvendi (f. 27). Kjo ka rendesi te madhe jo vetem pse tregon qe Vlora ka qene thjeshte nje rastesi, por nuk tregon se ka qene keshilla e ministrit te jashtem austro-hungarez per ta ngritur flamurin sa me ne jug te territoreve te banuara nga shqiptaret dhe presionin e kryeministrit italian qeverise se Greqise per ta detyruar ushtrine e saj, qe kishte shkelur territore te banuara nga shqiptaret, te mos guxonte te kalonte Salarine pasi ne te kunderten ushria italiane do te zbarkonte ne Athine (i gjej te gjitha keto ne vepren brilante te Av. Dr. Vasil Dilo, ne artikullin mbi Protokollin e Korfuzit). Dok. 6 ben fjale per telegramin e parise se Elbasanit drejtuar Ismail Qemalit ne Vlore me ane te se cilit e njoftojne se populli i Elbasanit e pranoi Shpalljen e Pavaresise duke pranuar se ate e kishin nenshkruar 27 vete (f. 28). Ky dokument pretendohet te jete marre nga origjinali turqisht dhe gjendet ne A.Q.H. te R.P.SH., por qe bie ndesh me nje pretendim te publikuar ne vitin 2012 sipas te cilit ekziston nje dokument  i zbuluar së fundi në arkivat e ushtrisë jugosllave qe  përmban tekstin origjinal të deklaratës së mbajtur në tubimin e 25 nëntorit 1912, në Elbasan qe mbyllet me deklaraten:  “Ne, përfaqësuesit e Elbasanit, vërtetojmë të sipërmen, duke vendosur nënshkrimin tonë. (Vazhdojnë 35 firma)”. Per kete teme u shkruajt dhe nje liber me autor Hyqmet Kotherja me titull Pavaresia e Elbasanit 1912 (35 firmetaret), Tirane 2012. Ke duhet te besoje lexuesi ne kete rast 27 firmat e dokumentit “origjinal” turqisht, 35 firmat e tekstit “origjinal” te gjetur ne arkivat e ushtrise jugosllave, ne qofte se ka te tille, apo 35 firmat e librit mbi kete ngjarje (por, sic do te dale ne vazhdim, te gjitha keto jane sajesa te propogandes komuniste, pasi e verteta eshte krejt tjeter per tjeter)? Me date 26 nendor 1912 paria e Durresit njofton me telegram popullin e Elbasanit, Beratit, Janines, Delvines, Gjirokastres, Lushnjes, Korces, Staroves, Vlores e Permetit mbi Shpalljen e Pavaresise ne qytetin e tyre (dok. 8, f. 28). Me dt. 27 nendor 1912 kete gje e beri edhe paria e Tiranes e cila deklaroi se ne emer te gjithe Shqiperise Shpalli Pavaresine (dok. 9, f. 29); se cfare kishte Tirana te fliste ne ate kohe ne emer te gjithe shqiptareve ec e merre vesh. Po ne kete date jepen edhe telegramet nga Kavaja, Peqini, Lushnja, ku njoftohet se ne keto qytete u Shpall Pavaresia, ndersa nga Ohri njoftohet se bashkohen me qendrimin qe do te mbaje Kuvendi i Vlores per Shpalljen e Pavaresise (dok. 10, 11, 13, 14; f. 29, 30,31).

Me date 28 ekziston nje telegram ku pranohet ekzistenca e Qeverise se Perkoheshme te Elbasanit me te cilen Qeveria e Perkoheshme e Vlores kishte krijuar lidhje varesore (dok. 26, f. 38). Ndersa telegrami i dates 30 nendor 1912, i nisur nga paria e Gjirokastres, njofton Kryetarin e Qeverise se Perkoheshme te Vlores, Ismail Qemalin per caktimin e delegateve nga popullsia e krishtere qe do te marrin pjese ne Kuvendin Kombetar ne Vlore ku jepen emrat: Lartesia e tij Mufid Beu, 44) Z. Petro Poga, 45) Z. Jani Papadhopullo (dok. 39, f. 46). Me date 30 nendor 1912 ekziston telegrami e nje italiani qe uron Ismail Qemalin per kurorezimin me sukses te punes se tij 30 vjecare (dok. 41, f. 47); – eshte ky telegram qe sherbeu per te formuar kohen para 130 vjecare te veprimtarise politike te Ismail Qemalit me kete emer dhe jo Ismail Qemal Bej Vlora te botuar ne disa libra (ne kete pike duhet te kete nje problem te vogel qe ka nevoje per zberthim). Proces verbali i mbledhjes se Kuvendit Kombetar te Vlores jep emrat e delegateve te Gjirokastres te ardhur me 3 dhjetor: Myfit Bej, P. Poga, Jan Papadhopulli, Hysen Ef. Gjinokastra dhe Veli Bej Klisura (dok. 50, f. 52), por te gjitha keto emra nuk perputhen me ate qe jep “Shqiperia 1927” cka do te thote se ketu dikush sajon te paqene si fakt politik.

Lista e burimeve te shfrytezuara (f. 342):

-F.71 – Fondi i Shpalljes se Pavaresise se Shqiperise

-F.12- Fondi i Konferences se Lozanes

-F.105 – Fondi i Dr. Ibrahim Temos

-F.96 – Fondi i Syrja Bej Vlores

-Gazeta “Liri e Shqiperise”

-Gazeta “Perlindja e Shqypnies

-Arkivi shteteror i Austro-Hungarise, fondi “Arkivi Politik, Shqiperia, kopje prane Arkivit te   Institutit te Historise e Gjuhesise.

Sipas shenimeve (f. 333-341) jepen emrat e disa delegateve ne Kuvendin e Vlores (sipas renditjes se librit) si me poshte:

1-Luigj Gurakuqi                                              22-Mustafa Merlika Kruja

2-Ismail Mahmut Qemali                                 23-Nebi Sefa

3-Kristo Meksi                                                  24-Murat Bej Toptani

4-Dhimiter Zografi                                            25-Jani Minga

5-Shefqet Daiu                                                 26-Eqrem Syrja Bej Vlora

6-Iljaz Bej Vrioni                                                27-Dhimiter Ilia

7- Hajredin Bej Cakrani                                    28-Pandeli Cale

8-Xhelal Bej Skrapari (Koprencka)                   29-Thanas Floqi

9-Jorgji Karbunara ose Baba Duda                  30-Veli Bej Kelcyra

10-Dhimiter Tutulani                                  31-Hamdi Bej Ohri ose Bicaku

11-Sami Bej Vrioni                                            32-Hamid Toptani

12-Myfti Vehbi Efendiu (Dibra)                          33-Isa Boletini

13-Abaz Efendi Celkupa                                   34-Hajdin Bej Draga

14-Dom Nikolle Kacorri                                    35-Dervish Bej Mitrovica

15-Lef Nosi                                                        36-Myfit Bej Libohova

16-Qemal Beu ose Namik Qemal Karaosmani   37-Petro Poga

17-Mit’hat Frasheri                                              38-Rexhep Demi

18-Elmaz Efendi Boce                                        39-Hajdar Blloshmi

19-Rexhep Bej Motrovica                                    40-Bektash Bej Cakrani

20-Salih Gjuka                                                     41-Ahmet Dakli

21-Abdi Bej Toptani                                              42-Thoma Papapano

Ne te vertete ne kete liste, sic do ta shohim,  ka emra qe nuk kane qene fare ne Vlore me 1912 dhe lista e tyre ka ndryshuar nga botimi ne botim duke treguar jo vetem mungese serioziteti, por dhe deshiren e mbrapsht per ta ndryshuar Historine e shtetit te shqiptareve. E bukura eshte se ne kete liste nuk figuron emri e Hysen Hoxhes, xhaxhai i diktatorit, si delegat i Gjirokastres. Perseri ne kete problem fshihen qellimet e tjetersimit te historise nga ana e komunisteve enveriste dhe dishepujve te tyre.

Por duhet te pranojme qe ne fillimet e epokes komuniste ne Shqiperi kishte filluar rishkrimi i historise duke u permbledhur ne tre vellime me titull “Histori e Shqiperise”. Autoret e saj pranojne se “punimet e vecanta dhe maketi i ketij vellimi ne teresi u diskutuan disa here ne sektoret perkates te Institutit te Historise dhe te Gjuhesise. Ne vitin 1958 maketi i u shtrua nje diskutimi te gjere ne qytetet kryesore te vendit tone, ku muaren pjese historiane, aresimtare etj. Po kete vit ai u diskutua gjithashtu ne Institutin e Historise te Akademise se Shkencave te Bashkimit Sovietik dhe ne Institutin e Historise se Shkencave te R.P. te Bullgarise” (vell. 1 f. 8). Me 1965 u botua vellimi i II-te i Historise se Shqiperise me autore: Aleks Buda, Kristo Frasheri, Stefanaq Pollo, Jusuf Alibali, Ndreci Plasari. Pikerisht ky vellim permbante trajtimin e temes sone sipas asaj qe i interesonte politikes se PPSh, por e gjitha kjo me nje frike te fshehte nga ana e tyre per te mos u kuptuar  ndryshimi i permbajtjes se problemeve. Eshte kjo aresyeja perse permbajtja e ketij vellimi historik  ka rendesi te posacme per thelbin e te gjithe problemit qe po trajtojme. Ky vellim perfshin periudhen prej vitit 1839 deri me 1944 dhe autoret e saj e kane parapergatitur, qe ne hyrje, lexuesin me karakteristiken e kesaj periudhe qe, sipas tyre, eshte lindja dhe zhvillimi i marredhenieve kapitaliste ne prodhim, dhe, nga ana tjeter, zhvillimi i levizjes kombetare, e cila u kurorezua me fitoren e pavaresise me 1912 (f. 7).

Sipas ketyre autoreve pavaresia e Popullit Shqiptar i dedikohet levizjes se armatosur te cetave te armatosura ku “karakter me te organizuar e me te ndergjegjshem mori levizja ne jug te Shqiperise, me qene se drejtimin e saj e moren ne dore komitetet e fshehta” (f. 282), kurse ne Kosove dhe Shqiperi te Mesme kryengritjet vazhdonin te shperthenin ne menyre spontane, pa lidhje me njera-tjeteren dhe jo nen ndikimin e drejtimin e komiteteve (po aty). E si per te argumentuar kete karakteristike permendet lufta e Mashkullores me 1908 (f. 285). Me qene se eshte vendi dua te sqaroj lexuesin shqiptar mbi te verteten e kesaj lufte nga disa burime te tjera. Nderhyrja e historiografise enveriste ne edukimin arsimor te te gjithe trevave ku banonin shqiptaret duke edhe ne kete ngjarje qe ka tjeter permase nga ajo qe na kane mesuar dhe publikohet akoma edhe sot. Lufta e Mashkullores permendet edhe ne librin e Dr. Jakup Krasniqi “Pavaresi dhe Personalitete”, e cila sipas autorit ka ndodhur me 18 mars 1908, ku merret si shembull i vecante i bemave te Cerciz Topullit (f.241-246). Por ekzistenca e nje libri te shkruar nga nje pjesmarres ne kete lufte tregon se nuk kemi te bejme me ndonje beteje te vecante, por me nje ndjekje te pese komiteve nga mbi 150 ushtare pas nje atentati te suksesshem ku u vra bimbashi turk me 25 shkurt 1908, si nje hakmarrje te vendosur nga Komiteti i Gjirokastres, meqenese kishte arrestuar 30 shpirt nga qarku i Permetit (Mihal Grameno, “Vepra 2”, f. 167-178) dhe ngjarja kishte ndodhur me 5 mars 1908.

Me 2 shtator 1909 u hap ne Elbasan dhe vazhdoi punimet deri me 9 shtator Kongresi i Elbasanit i cili ishte caktuar nga kongresi i Dibres per te shqyrtuar problemet e ngutshme  te levizjes kombetare shqiptare dhe ne menyre te vecante problemin e shkolles shqipe qe ishte bere objekt i sulmeve te xhonturqve. Kongresi i Elbasanit e kritikoi ashper politiken e Austro-Hungarise dhe te fuqive te tjera, qe synonin te nderhynin ne ceshtjen shqiptare (f. 302, 303). Nga 1 – 6 prill 1910 u mblodh ne Manastir nje kongres i ri kombetar i cili mori nje varg masash per forcimin dhe kordinimin e veprimtarise se klubeve dhe per zhvillimin e arsimit kombetar e te botimeve shkollore me alfabet latin. Pranvera e vitit 1910 i gjeti gjithashtu kosovaret te organizuar ne grupe te armatosura e te pergatitura per luften kunder xhonturqve. Dhe ne ate pranvere filloi kryengritja e armatosur e Idriz Seferit ne Gryken e Kacanikut, e pasuar nga ajo e Isa Boletinit ne vijen Jezerce – Shtimlje – Cerneleve, ajo e malsoreve te Gashit e Krasniqes te udhehequr nga Zeqir Halili, ajo e grupit te Shales te udhehequr nga Prel Tuli, Mehmet Shpendi dhe Marash Delia (f. 305-309). Kryengritja  e Kosoves  u pasua nga kryengritja e vitit 1911 ne Malesine e Mbishkodres e udhehequr nga Ded Gjo Luli (f. 310 – 315). Kjo kryengritje u ndihmua materialisht nga Mbreti Nikolla i Malit te Zi i cili kerkoi ta shfrytezonte per per interesat e veta. Ndersa Vjena, nga ana e saj, e shqetesuar nga nderhyrja e Malit te Zi ne konfliktin shqiptaro – turk dhe nga orvatjet e tij per ta shtene ne dore levizjen e malesoreve, i kerkonte vazhdimisht qeverise se Cetines, qe kjo te qendronte asnjanese. Austro – Hungaria  beri te gjitha perpjekjet qe te mos lejonte perhapjes e kryengritjes. Duke pasur kete qellim ajo vuri ne levizje klerin katolik dhe perfaqesuesit e saj ne Shqiperi (f. 316-317). Ajo qe sherbeu per zgjerimin e kryengritjes qe Memorandumi i Gerces me pjesmarrjen e Ismail Qemalit, Luigj Gurakuqit, etj, e cila i dha nje hov zhvillimit te kryengritjes duke u shtrire ne Shqiperine e Mesme dhe ate te Jugut edhe pse nuk jepet asnje detaj mbi cetat e Jugut, por manipulohet me cetat e Veriut. Kjo nuk i ka penguar autoret te botojne nje foto te nje cete ne Korce me 1911 dhe te kujtojne Komitetin e fshehte te Janines dhe cetat e Gjirokastres(f. 318 – 320). Me inisiativen e qeverise turke me 18 gusht u organizua ne Tepelene mbledhja e perfaqesuesve te parise shqiptare dhe te krereve te te cetave te vilajetit te Janines per te shqyrtuar propozimet e qeverise turke te perfaqesuar nga shqiptaret Abdyl Ypi dhe Fejzi Alizoti (f. 322). Sipas autoreve te librit, renia e tempit kryengrites dhe mosrealizimi i nje kryengritje mbare kombetare i detyroi patriotet shqiptare te krijonin nje udheheqje te vetme dhe kete tentuan ta realizonin ne Nise te Frances ku permenden Ismail Qemali, Luigj Gurakuqi etj, por qe deshtoi. Kjo beri qe lufta per te drejtat e shqiptareve te kalonte ne parlamentin turk me pjesmarren e Hasan Prishtines dhe thirjen e Ismail Qemalit nga Nisa. Zgjedhjet ne parlamentin turk, nga pikepamja e interesit kombetar shqiptar, kerkonte te zgjidheshin ne kete parlament figurat patriotike si Ismail Qemali, Bajo Topulli, Ismail Haki Strazimiri, Ibrahim Temon, Hasan Prishtinen, Aqif Pashe Elbesanin, Dr. Haki Mborjen etj. Ne mbrojtje te kesaj veprimtarie doli dhe “Federata Panshqiptare Vatra”, e cila u formua me 12 prill 1912 ne SHBA nga shkrirja e 13 shoqerive patriotike te atjeshme. Shperndarja e parlamentit turk sipas vendimit  te  mbledhjes se Stambollit, beri qe Ismail Qemali te fillonte udhetimin neper Europe dhe Hasan Prishtina te kthehej ne Kosove duke filluar organizimin e kryengritjes se pergjithshme per ceshtjen shqiptare. Organizimi i kryengritjes kerkoi qe te vinte ne Shqiperi Ismail Qemali dhe Luigj Gurakuqi, i pari ne Shqiperine e Jugut dhe te Mesme, ndersa i dyti ne ate te Veriut (f. 324-330).

Kunderveprimi i qeverise turke ndaj pretendimeve shqiptare beri qe ne territorin e banuar nga shqiptaret te shperthente kryengritja e pergjithshme e vitit 1912. Ne muajin maj 1912 malsoret e Dibres lidhen besen ne “Kuvendin e dheut” per t’i debuar turqit nga krahina e tyre. Me 11 maj te atij viti besa u lidh edhe midis kryengritesve te Mirdites, Kthelles, Malesise se Lezhes dhe Bregut te Mates, te quajtur pas kesaj “te beselidhurit”. Me 15 maj perfaqesuesit e Dibres, Kthelles dhe Matit lidhen besen per t’u mbyllur rrugen ushtrive turke qe do te vinin nga rrethet e tjera per te shkelur vendin e tyre. Grupi i pare i kryengritesve qe u hodh ne lufte, ishte ai qe vepronte ne Rrafshin e Dukagjinit e qe udhehiqej nga Hasan Prishtina, Bajram Curri etj. Ne ditet e para te qershorit kryengritesit  e Malesise se Gjakoves te komanduara nga Bajram Curri sulmuan batalionet turke te perqendruara ne Qafe te Prushit (ne jugperendim te Gjakoves). Ne te njejten kohe, grupi i “te beselidhurve” i udhehequr nga Gjeto Coku, Zef Harapi etj., filloi veprimet ne zonen Lezhe – Mirdite – Bregu i Mates dhe me 29 maj sulmoi Lezhen. Ne qershor e shtuan veprimtarine e tyre edhe komitetet kombetare te Shqiperise se Mesme e Jugore. Nje rol te rendesishem filloi te luante, ashtu si me 1911, “Shoqeria e zeze per shpetim” ku roli i Themistokli Germenjit binte ne sy, sidomos pas lirimit nga burgu ne shkurt 1912. Ne kete kohe u aktivizua ne shkalle te gjere edhe grupi i kryengritesve ne Shqiperine e Mesme i udhehequr nga Abdi Toptani, i cili me 6 korrik shtiu ne dore qytetin e Krujes. Suksese ne lufte kundra sundimtareve turq arriten kryengritesit e zones Gjilan – Prizren – Lume – Tetove, te cilet  udhehiqeshin nga Idriz Seferi, Islam Spahiu, Mehmet Pashe Deralla etj. Ne muajt korrik – gusht u zhvilluan shume levizje politike dhe te armatosura qe tentuan te clironin qytetet e Kosoves duke cliruar Mitrovicen, Novipazarin deri ne marreveshjen shqiptaro-turke ne Kosove dhe memorandumin e Sinjes me 23 korrik 1912  ne Jug te Shqiperise. Bisedimet me komisionin qeveritar turk te kryesuara nga Ibrahim Pasha filluan me 2 gusht, ne nje kohe kur H. Prishtina nuk e kishte marre akoma mandatin e perfaqesimit te Shqiperise se Jugut dhe nuk kishin arritur akoma ne Kosove perfaqesuesit e Shqiperise se Mesme e te Veriut. Si pasoje ne mbledhje u perfaqesua vetem Kosova dhe ishin udheheqesit e kesaj kryengritje qe i paraqiten komisionit  qeveritar memorandumin me 14 pika ne emer te gjithe shqiptareve. Cvendosja e forcave kryengritese ne Ferizaj dhe mospergjigja ne afatin e caktuar nga qeveria turke coi ne marrjen e Shkupit nga ana e kryengritesve me 12 gusht 1912 (f. 330-344).

Kjo eshte e gjithe panorama hapsinore e organizimit dhe zbatimit te kryengritjes se armatosur te Popullit Shqiptar kundra politikes turke ne fillimin e shekullit te XX-te qe cojne ne formulimin e memorandumit me 14 pika dhe ne kete moment konstatohet perputhja e permbajtjes se tij me politiken e Vjenes ne Shqiperi (f. 349), kur autoret e ketij libri kane pranuar me perpara se Vjena ishte kundra kryengritjes se Popullit Shqiptar (f. 329). Menyra se si eshte analizuar koha e kryengritjes se Popullit Shqiptar kundra politikes turke ne raport me politikat e shteteve te tjera ballkanike duket sikur kjo kryengritje u be shkak per fillimin e Luftes Ballkanike me 8 tetori 1912, kur Mali i Zi i shpalli lufte Turqise qe u pasur me te njejtin veprim nga ana e Serbise dhe Bullgarise me 17 tetor dhe Greqise me 18 tetor (f. 351). Lufta Ballkanike dhe politika e shteteve te Ballkanit ne bashkeveprim me ate te shteteve te tjera te Europes, sidomos te Rusise dhe Austro-Hungarise beri te domosdoshme formimin e shtetit te shqiptareve. Inisiativa u muar nga Ismail Qemali dhe Luigj Gurakuqi ku me 5 nendor 1912 organizuan ne Bukuresht mbledhjen e kolonise shqiptare te atjeshme ku u vendos te themelohej nje komitet drejtonjes, qe do te merrte ne dore qeverimin e vendit; te krijohej nje komision qe do te shkonte ne Europe per te mbrojtur perpara qeverive te fuqive te medha “te drejtat kombetare e vendore te popullit shqiptar dhe nje komitet ne Bukuresht, qe do te kordinonte veprimet e komiteteve te tjera brenda dhe jashte Shqiperise per t’i ardhur atdheut ne ndihme. Mbledhja e Bukureshtit ne vendimin e saj nuk percaktoi qarte ne kerkohej autonomi apo pavaresi. Per kete qellim Ismail Qemali me shoke shkoi ne Vjene ku bisedoi me ambasadorin  englez, me Bertholdin dhe me ambasadorin italian. Gjate rruges ose ndoshta ne kryeqytetin austriak Ismail Qemali, me sa duket, u njoftua mbi levizjen qe kishte filluar ne Shqiperi per mbledhjen e nje kuvendi kombetar. Ai i deklaroi ambasadorit englez me 10 nendor se do te nisej se shpejti per ne Vlore per te marre pjese ne nje mbledhje te krereve shqiptare, se shqiptaret jane te vendosur ta ruajne vendin e tyre, se ata do te luftojne deri ne piken e fundit te gjakut per te mos lejuar nje copetim te tij dhe se krijimi i nje Shqiperie me vehte do te menjanonte nje nderhyrje te njeanshme te Austrise dhe Italise (f. 351-358; – kjo pjese e nenvizuar nga ana ime tregon menyren se si ka filluar ndryshimi i historise se Popullit Shqiptar sipas interesave politike te enverizmit komunist).

Te shoqeruar nga delegatet e Durresit, Shijakut, Tiranes e Krujes, Ismail Qemali me shoket e tij u nisen per ne Kavaje, prej andej kaluan ne Lushnje, Fier dhe me 25 nendor arriten ne Vlore (ne kete pike dikush nuk thote te verten pasi ekziston nje dokument, sic do ta shohim, te firmosur nga Ismail Qemali me dt. 26 nentor ne qytetin e Durresit). Me 28 nendor Ismail Qemali filloi veprimtarine ne qytetin e tij te lindjes, qe ishte destinuar te behej kryeqyteti i Shqiperise se pavarur. Po ate dite ne ora 14 u hap ne Vlore Kuvendi Kombetar ne te cilin merrnin pjese 37 delegate. Kuvendi Kombetar zgjodhi Ismail Qemalin kryetar te qeverise se perkohshme, qe do te formohej, dhe Dom Nikolle Kacorrin (ky eshte akti me i pare i shtremberimit te historise te asaj kohe, pasi Imzot Kacorri ka qene Ipeshkev  i Durresit perpara vitit 1912 dhe e kishte parakaluar pozicionin Dom, duke u emertuar Imzot. Ky konstatim ka vlera per studiuesit shqiptare post komuniste qe nuk ja kane haberin historise se Klerit Katolik Shqiptar dhe detyrimisht nuk jane te afte te vleresojne vlerat dhe moralin europian qe kultivoi ky Kler per 2000 vjet ne trojet iliro-epirote. Nje miku im, Pjeter Logoreci, me shkuan per kete problem:  dihet qe prinderit e Imzot Kacorrit ishin te dy besimeve, por kjo nuk e pengoj ate te bente karrieren kishtare. Ai eshte shugurue ipeshkev e ndihmetar i Pashk Bardhit e kje propozue prej Mons. Lazer Mjedes per arqipeshkev i Shkodres. Konjukturat politike te kohes, tuj kene se ai ishte ne kontakt me levizjet antiqeveritare (turke), e konfrontuen me italianet apo me Austrine. Pat momente qe te huajte e quajten edhe “grindavec apo intrigant” mbasi ai nuk pranoj kurre te vehej nen urdherat e te huajve apo ti sherbente interesave te tyne. Me inteligjence ai dijti te shfrytezoje interesat e te huajve ne Ballkan per te arritun pamvarsine e Shqipnise… Ne fakt nuk egziston nje dokument i tille ne arkiven e Wienes, por ka procesverbale ku konsulli austriak ne Durres raporton per kokefortesine e Imzot Kacorrit i cili sipas tij ” i ban gjanat pa na pyetun dhe pa na informue ne”…. s´di me te thane tjeter vetem se ka kene (per mue) mbas Gjergj Kastriotit burri ma atdhetar e patriot….edhe trim sa te duesh….) nenkryetar te saj. Po ate dite Kuvendi miratoi Pavaresine e Shtetit te Shqiptareve duke nenshkruar Aktin e shpalljes se Pavaresise Kombetare. Cudia qendron ne publikimin e Aktit te Pavaresise pa asnje ndryshim thelbesor nga origjinali. Me ardhjen e delegateve te tjere, numri i anetareve te kuvendit u rrit ne 63 vete. Kuvendi i dha fund punimeve me 7 dhjetor 1912 (f. 359-362). Autoret e librit pretendojne se qeveria turke nuk e njohu pavaresine e Shqiperise dhe rrjedhimisht as qeverine e Ismail Qemalit (f. 370).

Kjo eshte permbledhja teorike me ane te se ciles filloi indoktrinimi i Popullit Shqiptar per problemin e pavaresise qe vazhdon akoma edhe sot. Ne do ta shohim ne vazhdim se cfare ka permbysur dhe sajuar me shume historiografia enveriste ne periudhen e diktatures.

Dy vjet me pas Instituti i Historise dhe i gjuhesise ribotoi Historia e Shqiperise, vell. I, bot. II, Tirane 1967 me autore Selim Islami – Kristo Frasheri, aresyet e botimit te te cilit duhet ta kene nje shkak politik te lidhur me permbajtjen e librit. Kjo duket nga permbajtja e librave te mevonshem qe kerkojne gjithmone e me shume te argumentojne perfundimet iluzore te kesaj historie.

Keshtu me 1970 botohet libri i  Kristaq Mishes, Levizja punetore ne Shqiperi, Tirane 1970, i cili qe ne fillim  mundohet t’u ngulite ne koke shqiptareve idene e prapambetjes se tyre per shkaqe te lidhura nga rendi feudal otoman pa i thene lexuesit se: 1-ai rend ishte rendi me i zhvilluar feudal ne historine e njerezimit; 2-feudalizmi otoman e kishte pershpejtuar Popullin Shqiptar ne kohezhvillimin e vet ne ate mase sa kishte parakaluar dhe vete moshen absolute te popullates otomane; 3-roli i shtetit turk ishte vendimtar ne pavaresine e Shtetit te Shqiptareve, sic do ta shohim. Por perfundimet dhe idete e ketij libri duhen marre me rezerve pasi kur u botua ai autori kishte nderruar jete (1967), keshtu qe nuk mund te flitet sipas autorit, por sipas librit. Libri fillon me nje deduksion qe duket si historik, por ne realitet eshte nje mashtrim i perdorur rendom nga propoganda enveriste. Sipas tij: “Shqiperia qe nje nga vendet qe u clirua me vone nga zgjedha turke. Per pasoje edhe marredheniet feudale ne Shqiperi u shthuren me vone se ne vendet e tjera te Europes” (f. 7). Historiografia shqiptare qe te mundet ta beje te besueshem kete variant duhet te argumentoje me perpara perse shtetet e zhvilluara kapitaliste europiane e shthuren feudalizmin e tyre ne menyre te diferencuar: Vendet e Ulta ne shek. XVI, Mbreteria e Bashkuar ne te XVII, Franca ne te XVIII, Gjermania ne te XIX-tin dhe Rusia, bashke me Perandorine Otomane, ne te XX-tin. Perse shkalla e zhvillimit feudal anon nga ata popuj qe e flaken te fundit rendin feudal, por qe edhe e filluan shume me vone se vendet e parapara? Perse ky karambol kohor dhe cfare ndikimi ka pasur te shqiptaret tipikisht? Ketu fillon shkenca e historise dhe kete te vetequajturit historiane nuk dine ta bejne si do te zhvillohet situata arsimore sot.

E gjithe tendenca analitike e ketij libri eshte qe t’i mbushin mendjen shqipetareve se ne fillimet e shtetit te tyre shoqeria shqiptare ishte e mbarsur me kontradiktat leniniste, te domosdoshme per nje revolucion socialist, gje e cila jo vetem qe nuk eshte e vertete ne asnje permase, por ajo fsheh thelbin historik te prapambetjes shoqerore te shqiptareve qe nuk ka asnje lidhje te drejteperdrejte me Perandorine Otomane.

Me 1978 Akademia e Shkencave e RPS te Shqiperise, Instituti i Historise, botoi permbledhjen me dokumenta osmane: “Kryengritjet popullore ne vitet 30 te shekullit XIX”, te pergatitur per botim nga Petrika Thengjilli. Permbajtja dhe publikimi e ketyre dokumentave e ka pasur nje qellim propogandistik qe mund te zbulohet kur zbardhet e gjithe dinamika kohore e ketyre kryengritjeve dhe vendi i tyre. Une mendoj se pikerisht kjo e fundit ka qene dhe qellimi final i publikimit te tyre. Sipas ketij libri kemi kete dinamike te kryengritjeve shqiptare kundra pushtetit otoman:

1-Shkurt-mars 1832, kryengritja e Malsise se Shkodres, Kosoves dhe tek shqiptaret e Bosnjes (dok. Nr. 2, 3, 4, 5).

2-Korrik 1832, fillimi i kryengritjes se Zylyftar Podes (dok. 8).

3-Shkurt 1833, fillimi i kryengritjes se Qidhnes nen udheheqjen e Vejsel Lushes e Salih Nokes (dok. 10).

4-Mars-prill-maj 1833, kryengritja e Abdyl Kokes e Tafil Buzit, Zylyftar Podes (dok. 11, 16, 17, 18, 19, 21, 22, 23, 24, 29, 30, 31, 35, 36, 37, 38, 39, 40, 41).

5-Maj 1833, revolta e popullsse se Shkodres (dok 33, 34, 70, 71, 72).

6-Gusht-tetor-dhjetor-janar 1833-1834-1835, kryengritja e Toskerise (Tepelenes, Delvines, Berat, Vlore) (dok 46, 47, 50, 51, 52, 53, 54, 55, 56, 57, 58, 59, 60, 61, 62, 66, 67, 68, 69, 90, 92, 96, 99, 102, 103, 104, 105, 106, 107, 108, 111, 116, 118, 119).

7-Gusht-dhjetor 1834, rebelimi i Tafil Buzit (dok. 77, 78, 80, 101, 103)

8-Dhjetor 1934, bashkimi i kryengritjes se dibraneve me ato te Beratit (dok 111, 112, 113, 114, 115).

9-Maj-shtator 1835, kryengritesit nen Tafil Buzin spostohen ne Janine, Elbasan, Zagori e Pogon dhe lidhja me kryengritesit e Alush Frakulles ne Myzeqe (dok. 127, 131, 132, 133, 135, 139, 140, 141, 142, 149, 180, 181, 183).

10- Maj-korrik-gusht 1835, fillimi i kryengritjes se Shkodres (dok. 129, 133, 134, 138, 139, 140, 145, 146, 148, 149, 151, 153, 154, 156, 159)

11- Korrik-shtator-janar 1835-1836, kryengritja e Dibres (dok 152, 155, 157, 166, 186, 187, 189, 190, 191, 192, 196, 197, 199, 204, 207, 208).

12- Korrik-gusht-shtator-tetor-dhjetor 1835, lidhja e kryengritesve te Shkodres me ata te Lezhes (dok. 160, 161, 162, 163, 164, 165, 167, 168, 169, 170, 171, 172, 173, 174, 175, 177, 179, 181, 184, 185, 187, 191, 193, 195, 198, 200, 201, 203, 205, 206).

13- Mars-tetor 1837-1838, popullsia e Suloves dhe e Verces (Diber) hidhet ne kryengritje (dok. 223, 225, 239, 241, 246, 247, 248, 253, 259, 262).

14- Tetor 1837 fillojne veprimet kryengritese te banoreve ne kazane e Pejes (dok 230, 231, 232)

15- Mars 1839, banoret e fshatrave Selce e Poshtme dhe e Siperme shkeputen nga kryengritesit malazeze dhe hyjne nen urdherat e qeveritarit (dok. 256).

Nuk e di se cila eshte vlera e ketyre 15 grup-revoltave pergjate  7 viteve (mars 1832- mars 1839), por sipas ketij materiali as qe behet fjale per ceshtje kombetare, apo nje organizim te kryengritjes kundra pushtetit otoman per hir te Shqiperise. Fjala behet vetem per prekje te interesave krahinore dhe moszbatimin e ligjeve otomane ne lidhje me taksat dhe sherbimin e detyrueshem ushtarak. Revolta kundra ketyre te fundit perben thjeshte nje rebelim antishteteror dhe aspak nje rebelim antiotoman ne favor te ceshtjes shqiptare. Autori i pergatitjes se ketij materiali nuk e ka marre persiper lidhjen e ketyre ngjarjeve me ceshtjen kombetare shqiptare dhe per kete i gjithe ky material eshte diskretitues per vete shkollen qe e ka botuar.

Me 1978 akadamiku Prof. Arben Puto botoi studimin: Pavaresia shqiptare dhe diplomacia e Fuqive te medha (1912 – 1914), Tirane 1978. Sipas fjaleve te autorit “lufta e popullit shqiptar ze nje vend re dores se pare dhe jo vetem nga pikepamja thjeshte shqiptare” (f. 3). A nuk tregon kjo fjali se e gjithe propoganda e aferme dhe e ardheshme e historiografise shqiptare do t’i meshonte kesaj ideje te presuar me dhune nga diktatura enveriste? Por autori ka bere nje “gabim” te pafalshem qe nuk eshte konstatuar nga asnje historian shqiptare i mepastajme dhe qe bie ne kundershtim me te gjithe praktikat propogandistike te historiografise komuniste: ka evidentuar thelbin e problemit shqiptar sipas realitetit historik. Vini re se cfare ka shkruar akademiku yne para 35 vjetesh: “Problemi shqiptar, para se te jete nje problem i diplomacise, eshte problem i nje levizjeje te lindur e te zhvilluar mbi truallin kombetar, eshte ceshtje e se ardhmes se nje populli qe ndodhet tanime prej kohesh – aq me teper ne fillim te shekullit XX – ne nje faze te avancuar te zgjimit te tij politik” (f. 15).

Eshte e drejta e cdo lexuesi ta pyese autorin per disa probleme qe dalin kur lexon librin e tij:

-       Cili eshte shkaku i lindjes se ketij problemi?

-       Cila eshte dinamika e zhvillimit te tij?

-       Si lidhet ky problem me te ardhmen e jetuar nga ana jone, tani pas 30, 50, 75, 100 vjeteve?

-       Perse pikerisht ne fillim te shekullit te XX-te?

-       Si u realizua zgjimi politik dhe kush e udhehoqi realisht?

Autori ka evidentuar ekzistencen pikerisht te atij subjekti qe une kerkoj, por e ka mbuluar me shume marifet ne librin e tij duke u fshehur shqiptareve subjektin qe i udhehoqi per pavaresi kombetare. Autori pranon se: “Konferenca e Londres me vendimet e saj perfaqeson “vepren” e Fuqive te Medha. Pervec kesaj dhe perballe saj eshte Qeveria e Vlores, e cila perfaqeson faktorin shqiptar. Duan apo s’duan Fuqite, ky faktor futet “pa pyetur” ne lojen e diplomacise (f. 19), por nuk na thote se kush ishin pjesmarresit shqiptare ne kete proces diplomatik qe perfundoi me 1919. Perse Imzot Nikolle Kacorri shoqeroi Ismail Qemalin ne aktin e Pavaresise dhe perse u nda prej tij? Perse Imzot Luigj Bumci dhe Pader Gjergj Fishta drejtuan diplomacine shqiptare ne konferencen e Paqes ne Paris me 1919? A nuk ka ketu nje lidhje vendimtare, jo vetem diplomatike, midis veprimtarise se Ismail Qemalit dhe perfaqesuesve te Klerit Katolik Shqiptar? Mos valle kjo lidhje perben te gjithe gjenialitetin e Plakut te Pavaresise? Mos valle ketu fshihet e gjithe dinamike reale e pavaresise se shqiptareve ne fillim te shekullit te XX-te me autoret dhe aktoret e vertete? Lenia menjeane e ketyre aktoreve dhe autoreve politike pergjate epokes enveriste perben krimin intelektual te studiuesve shqiptare te asaj epoke. Pergjegjesia rritet edhe me teper kur eshte deklaruar se baza e shkences se re shqiptare eshte filozofia materialiste: “Historiografia shqiptare ka meriten tjeter (e dyta nga radha, por e para nga ana e rendesise) te jete mbeshtetur fort ne themelet e botekuptimit materialist” –shkruan autori (f. 15). Ne kete rast shtrohet pyetja: Si jane perputhur elementet qelizore primitive, qe mbarte Populli Shqiptar prej mijeravjetesh, me shtetin klasor (pasi ky eshte thelbi metodik i materializmit)? Perse shteti i ri klasor mbarte qeliza te pakonsoliduara nga shoqeria shqiptare dhe parashqiptare? Cfare perfaqesojne keto qeliza per dinamiken klasike te shtetit klasor dhe si i kane analizuar studiuesit shqiptare pergjate epokes komuniste ekuacionet e formimit te tyre dhe vecanerisht format shqiptare dhe parashqiptare, qe gjithsesi nuk perkojne ne asnje rast me ekuacionet klasike te formimit te gjithseiciles? Eshte nje pike ku filozofia e te gjitha rrymave qe njeh njerezimi ka heshtur per paaftesi te pjesmarresve ne ato rryma, duke perfshire edhe dishepujt e marksizmit filozofik dhe leninizmit politik. Rrjedhimisht edhe studiuesit shqiptare kane ndjekur rrugen e tyre duke ecur ne nje rruge krejtesisht te panjohur, por duke i konsideruar sikur rrugezhvillimi i tyre ishte normal per shoqerine shqiptare. Ja perse te kritikosh historiografine shqiptare eshte shume e lehte ne cdo kohe dhe per kedo qe pretendon se eshte historian ne fushen e shkences (historianet shqiptare ne menyre absolute nuk i perkasin kesaj fushe, por ato mese shumti jane historiane politike dhe i sherbejne kolltukut te tyre primitiv). Por autori yne ben nje hap spekulativ kur mundohet te poshteroje literaturen e huaj, persa i perket problemit shqiptar, duke e akuzuar ate per mos permbajtje te vlerave shkencore (f. 49). Nga ana tjeter ngre lart shtypin e kohes vendas i cili, sipas tij, ka qene i detyruar te vepronte ne kushte te renda te brendeshme dhe te jashtme, ne shume raste ka qene i lire nga kompleksi i inferioritetit (ndoshta gjeja me e sakte ne tere studimin e akademikut tone) te “te vegjelve”  kundrejt  “te medhenjve” dhe ka dhene prova te nje pavaresie mendimi e te nje kuraje jo te vogel ne marrjen e qendrimeve dhe sidomos ne gjykimin e politikes se Fuqive  si ne ceshtjen shqiptare ashtu edhe ne “ceshtjen lindore” ne teresi (f. 53). Ne do te shikojme ne vazhdim te studimit se e gjitha kjo ka qene thjeshte nje propogande, pasi autori yne pikerisht ne kete lloj literature nuk eshte mbeshtetur duke mos e argumentuar thelbin e pavaresise kombetare te shqiptareve ne asnje pike. Por ne analizen metodologjike qe autori perdor, ka bere nje deklarate te cuditshme qe flet kundra tij. Eshte nje defekt qe ka shoqeruar te gjithe shkollen filozofike shqiptare, qe ne kete rast ka qene e detyruar te ece nen urdherat e diktatorit, por qe nuk ka pasur asnje perqasje konkrete me pretendimet. Keshtu ne kapitullin IV te hyrjes shkruan: “Asnje ballkanistike nuk mund te ngrihet mbi themelet e metodologjise marksiste pa marre parasysh trashegimine leniniste. Fjala eshte ne radhe te pare per veprat themelore te V.I.Leninit, ne te cilat problemet e shumta e te nderlikuara te epokes se imperializmit, jane trajtuar ne nje plan kryesisht teorik, ne formen me te pergjithshme dhe parimore. (f. 61). Une nuk e di se sa e njeh dhe e pranon leninizmin sot akademiky yne, por per sa kohe qe ne Shqiperi ka sunduar filozofia e bolshevizmit elementi baze social i shoqerise enveriste ka qene kapitalizmi monopolist shteteror me themele primitive sociale dhe aspak socializmi i pretenduar qe nuk kishte asnje mundesi teorike dhe praktike te realizohej ndonjehere ne asnje shtet te botes (ketij problemi i kam kushtuar dy studime te posacem me tituj: “Marksizmi, Leninizmi dhe Revolucioni social” dhe “Rreth kritikës së filozofisë shqiptare mbi materializmin dialektik dhe historik”, publikuar me 12.09.2009 ne www.genchoti.com dhe albanovaonline.com). Keshtu qe ky citim nuk ben gje tjeter vecse tregon metodologjine e ndjekur nga autori yne dhe formalizmin filozofik qe e ka ndjekur qe nga dita kur vendosi te merrej me keto probleme. Pergjate 10 faqeve (59-68) autori mundohet te analizoje idete e Leninit dhe t’i perbashkoje me idete e Enver Hoxhes duke i dhene rendesi leninizmit  per problemin shqiptar, por duke lene pas dore gjene me kryesore te rusit: antimarksizmin. Ne te gjithe vepren 40 vellimshe te V.I.Leninit  mungon zberthimi i problemit numer nje te marksizmit, te cilin vete autori (Karl Marksi) nuk e kishte pranuar se mund te ndodhte duke postuluar sikur:

“Nje shoqëri, edhe në qoftë se ka rënë në gjurmët e ligjit natyror të zhvillimit  të sajë……nuk mundet as t’i kapërceje, as t’i anullojë me dekrete fazat natyrore të zhvillimit. Por ajo mund t’i zbutë dhimbjet e lindjes.” (K. Marks, Kapitali, parathënie për botimin e parë, f 20). Ne te vertete ne kete pike qendron i gjithe boshti filozofik i Karl Marksit dhe e gjithe domosdoshmeria e lindjes se teorise se tij dhe aspak “lufta e klasave” apo “diktatura e proletariatit” sic na kane mesuar neper shkolla.

Atehere autori i bolshevizmit duhet te argumentonte dhe te kundershtonte Marksin mbi mundesine e kalimit te shoqerise ruse nga feudalizmi ne socializem pas vetem 12 vjeteve te aplikimit te revolucionit te 1905, kur kjo shoqeri boten e relacioneve me jashte boten e vet e ka pasur shume te kufizuar nga ana kohore dhe hapsinore per shkak te shtritshmerise se vet gjeografiko-politike dhe rrjedhimisht nuk ka pasur asnje mundesi teorike te pershpejtohej ne zhvillimin e vet (kjo e fundit mund te ndodhe vetem ne nje rast: kur relatohesh me shoqeri qe e kane shpejtesine e zhvillimit me te madhe; por ne kete drejtim shoqerise ruse nuk ja kalonte asnje popull i Europes. Ata ishin popullatat me te reja ne kontinent dhe rrjedhimisht e kishin shpejtesine e zhvillimit me te madhen ne kontinent. Nuk eshte e rastit qe per me pak se nje shekull ruset kaluan nga vendi i fundit ne kontinent ne vendet e para ne Bote. Kjo i dedikohet pikerisht ligjit themelor te Materies: Raportit kohor – hapsinor te zhvillimit dhe eshte pika ku permbyset dhe vete leninizmi bolshevik). Por te gjitha keto nuk i kane interesuar diktatorit shqiptar, bile eshte munduar t’i asfiksoje me ane te dhunes pergjate 42 vjeteve te jetes se vet politike dhe rrjedhimisht studiuesit shqiptare nuk kane pasur si ta kendojne ndryshe kete kenge dhe jane mjaftuar me citimet e Leninit pa ja kuptuar thelbin ne asnje germe politikes bolshevike.

Merita e autorit ne kete studim qendron ne konstatimin e faktit qe ceshtja shqiptare ishte shtruar per zgjidhje perfundimisht si nga pikepamja e zhvillimit te gjendjes se brendeshme te Perandorise Otomane – e ketu zhvillimi i forcave prodhuese politiko – shpirterore brenda vendit zinte radhen e pare – ashtu edhe nga faktoret e rinj ne politiken europiane dhe ballkanike (f. 69). Vetem se ketu autori yne ka nje kapercim, pasi nuk na jep dinamiken specifike te ketij zhvillimi konkretisht per shqiptaret, dhe nje mungese thelbesore te metodikes qe shpjegon keto fenomene. Per sqarim filozofik: argumentimi shumeplanesh i dukurise specifikisht per shqiptaret kerkon, medoemos, permbysjen e shkencave shoqerore te aplikuara ne Shqiperi pergjate rendit enverist. Eshte kjo aresyeja perse historia e shtetit te shqiptareve eshte krejt tjeter per tjeter nga ajo qe kane shpikur dishepujt e komunizmit enverist (qe ta them troc fare ata nuk kane qene te afte asnjeri prej tyre ta kryente kete detyre; keshtjella prej balte qe ngriten per 46 vjet u shemb nga vete ata per te fshehur krimin intelektual; dhe kjo duhet zbuluar).

Defekti i autorit tone fillon kur deklaron se “Nje varg i tere rrethanesh, te brendeshme e te jashtme, bene qe levizja clirimtare ne Shqiperi te piqej me vone sesa ne vendet fqinje”(f. 73) dhe, nga ana tjeter, nuk eshte i afte te jape argumentat perse ne vendet fqinje procesi i clirimit filloi perpara shqiptareve dhe kush ishte paresor ne aktet e atij lloji ne vendet fqinje dhe tek shqiptaret. Me sa kam kuptuar autori e ka ditur kete gje, por ai ne asnje menyre nuk mund t’i thoshte shqiptareve te viteve 80-te te shekullit te kaluar emrin e subjektit qe luajti rolin e katalizatorit ne ceshtjen shqiptare dhe cfare vecorie kishte ky subjekt ne Shqiperi ne raport me te gjithe Boten ku vepronte. Jane te fshehta qe vetem historianet e vertete mund t’i zbulojne, por akademiku yne ka heshtur per shkaqe politike, por, nga ana tjeter, ai nuk ka pasur si ta dije qe vonesa e shqiptareve kishte shkaqe natyrore e pastaj vinin pretendimet e tij; eshte pika ku fillon domosdoshmeria e metodikes materialiste qe autori nuk ka mundur asnjehere ta perdore dhe kjo perben thelbin perse shteti i shqiptareve dhe i paraardhesve te tyre te afert dhe te larget u formua per here te pare ne shekullin e XX-te nen presionin e Europes kapitaliste. Eshte e palejueshme te pranohet teza sikur “Ne te gjithe veprimtarine e tij shumevjecare nuk eshte e veshtire te dallohet se nje vemendje te dores se pare I. Qemali i kushtoi pergatitjes diplomatike te se ardhmes se re te shqiptareve. Ne fakt ai kishte bindjen se shpetimi i Shqiperise varej jo vetem nga perpjekjet e luftetareve te lirise, por dhe nga zotesia per te shfrytezuar kontradiktat dhe rivalitetet qe kryqezoheshin aq shume ne kete sektor midis Fuqive” (f. 89), sepse ne kete rast mbetet pa shpjegim aresyeja perse shkalla e zhvillimit social te shqiptareve u perputh me domosdoshmerine e shtetit dhe interesat e Europes Kapitaliste. Jane tre vektore me ndryshueshmeri cilesore qe e kane nje shkak madhor qe i perbashkon dhe qe lidhet pikerisht me subjektin e “panjohur”. Pikerisht pse eshte kjo e fundit ndodhi qe “E para Fuqi e Madhe e kohes qe binte ne kete kendveshtrim ishte padyshim Austro-Hungaria. Eshte pak te thuash se Vjena ishte e interesuar ne ceshtjen shqiptare. Me kthesen qe kishin marre ngjarjet brenda Perandorise Otomane, Shqiperia u be boshti kryesor i gjithe politikes ballkanike te Monarkise Dualiste” (po aty). Por ne asnje vend te literatures se pretenduar si historike nuk eshte thene kurre, pas 1945, se cfare konkretisht kishte bere dhe beri Perandoria e Danubit per Popullin Shqiptar dhe ketij pozicioni nuk i ka shpetuar edhe akademiku yne, edhe pse deklaron se “nje ndikim te caktuar kane pasur edhe presionet e levizjes kombetare shqiptare. Ne rrethet e kesaj levizjeje po formohej gjithnje e me shume bindja se pikerisht nga Austro-Hungaria duhej pritur ndihma me efikase” (f. 90). Ne te vertete ne kete pike qendron lidhja e subjektit qe inicoi shtetin e shqiptareve dhe e gjitha kjo per mbi 1300 vjet perpara se te ndodhte pavaresia kombetare. Neqofte se autori yne do te ishte mbeshtetur ne faktet e lidhjes se ketij subjekti me Perandorine e Danubit do te kishte zbuluar se gjitheshka fillon me monoteizmin, pronen private, familjen monogame, statutet e qyteteve e legjislacionin mesjetar, deri sa kompletohet me kulturen arsimore europiane te imprenjuar prej 300 vjet ne brendesi te Popullit Shqiptar. Zbuloni dinamiken e ketij arsimimi dhe do te zbuloni pikerisht subjektin qe inicoi shtetin e shqiptareve realisht dhe ne kundershtim me te gjitha praktikat e perdorura nga njerezimi deri atehere.

Per te qene absolutisht i sakte autori duhej te kishte botuar letren e deputetit hungarez Bela de Rakowsky, te dates 2.XI.1911, nga Parisi, pasi ato qe zberthen ne funksion te kesaj letre nga faqja 93-96 nuk jane ne rezonance me realitetin historik shqiptar, dmth me ate cfare ndodhi realisht. Nga ana tjeter, jo vetem nga ky autor, nuk tregohet procesi i futjes ne lojen diplomatike te pales shqiptare, por i bihet shkurt sikur: “Patriotet shqiptare nuk e lane fatin e vendit ne duart e te tjereve. Ne keto caste vendimtare ata e kuptuan se duhej te leviznin vete dhe te merrnin masa energjike per shpetimin e atdheut” (f. 101). Ndoshta eshte pika kryesore qe tregon menyren se si eshte ndertuar historia e Shqiperise pas 1945-ses, pasi kjo eshte koha qe i ka interesuar enverizmit ne barazimin, ne drejtim te veprimtarive patriotike sipas kuptimit te tij, e rolit  te te gjitha krahinave shqiptare. Ne pamje te pare kjo nuk do te kishte asnje te keqe, neqofte se nuk do te kishte pasur veprimtari konkrete, por kur dime se ka pasur veprimtari antishqiptare, ne drejtim te pavaresise, dhe kjo kerkohet te fshihet, bile te permbyset, eshte e pamundur te pranohet pasi eshte vete Plaku i Vlores qe mallkoi shqiptaret me kuc e mac  diten kur u largua perfundimisht nga Shqiperia ne janar te 1914-es. Me tre fjali akademiku yne krijon te gjitha panoramen aktive te pales shqiptare pa e zbuluar dot rolin e historise mbi Popullin Shqiptar duke lene ne erresire te plote. Sipas tij inisiativen per kete veprim e mori Ismail Qemali, i cili ndodhej ne ate kohe ne Stamboll (f. 102). Etapa e pare e udhetimit te Ismail Qemalit dhe Luigj Gurakuqit ishte Bukureshti (asnje historian shqiptare i te gjithe koherave nuk na ka treguar se kush i lidhi dy veprimtaret kryesore te pavaresise, sipas propogandes komuniste, se bashku dhe si ju shtua kesaj lidhje figura e Imzot Nikolle Kacorrit, po Hasan Prishtina perse u harrua nga akademiku yne?) ku kishte qendren kolonia shqiptare me e forte dhe me e organizuar. Etapa e dyte e udhetimit ishte Vjena, ne nje kohe qe te tjeret shkuan per ta pritur ne Trieste. Eshte momenti ku ekziston nje telegram i Ismail Qemalit drejtuar (dt. 9 nendor) Vlores ku thuhet: “E ardhmja e Shqiperise eshte e siguruar. Telegrafoni kudo te kene besim te plote per fatin e atdheut..” (f. 102-104). Te gjitha keto i permbys kur pranon se: “Nuk del vecse e qarte, se ku e ka marre I. Qemali nje sigurim te tille. Ka te ngjare qe ai ta kete bere kete per ta inkurajuar levizjen brenda  ne Shqiperi me nje lajm te mire pa pritur zhvillimin e bisedimeve me zyrtaret vjeneze. Dhe ne fakt kontaktet e tij ne Vjene vijne pas kesaj” (f. 104). A nuk tregon kjo menyre analitike se shqiptaret kane mesuar nje histori te shkruar ne leter dhe jo nje histori te jetuar? Eshte pika ku fshihet thelbi praktik i pavaresise se shqiptareve si popull, por jo si komb.

Sipas autorit tone me 19 nendor grupi i patrioteve shqiptare i kryesuar nga Ismail Qemali u nis nga Triestja drejt Durresit (ne fakt eshte nisur me 20 nentor ne ora 200 te mengjesit). Po ate dite Ministri i Jashtem Austro-Hungarez i drejtonte nenkunsullit te tij ne Durres, Rudnei nje telegram ne te cilin jepej porosia qe te “tregohej i afrueshem” kundrejt Ismail Qemalit dhe udheheqesve te tjere dhe t’i ndihmonte me zbritjen e tyre ne Durres (109-110). Autori nuk merret me pjesmarresit e Kuvendit te Vlores dhe veprimet dytesore qe ndihmuan mbledhjet ne vazhdim, por i meshon proceseve politiko – diplomatike qe shoqeruan Qeverine e Perkohshme te Vlores. Fillimisht flet per kundershtimin qe Porta e Larte pati per pavaresine e shqiptareve duke pranuar se pas disa muajve kjo Porte nderoi qendrim pa na treguar se cfare kishte bere Porta e Larte ne kete kthese 180 grade. Ne punimin e tij autori ka nje nenkapitull me titull “Lidhja me ishujt e Egjeut” (f. 242-250), por nuk shoh nje lidhje midis problemit te ketij nenkapitulli dhe pavaresise se shqiptareve. Kur kemi folur per aktet e para qe cuan ne pavaresine e shqiptareve (per kete shih: “Komentet mbi nje dokument dy permasor”, publikuar ne albanovaonline.com dhe www.genchoti.com me 30.04.2010) treguam rolin qe Turqia kishte luajtur ne formimin e shtetit te shqiptareve dhe ndikimin mbi formen e tij duke treguar dhe rolin e ishujve te Egjeut ne ate proces. Cudia qendron ne mosperfilljen e faktit historik dhe anashkalimin e tij qe me sa kuptoj eshte e lidhur me barazine e te gjithe anashkalimeve te bere ku perfshihet edhe subjekti qe pergatiti Popullin shqiptar per proceset e ardheshme (ka ne kete mes nje dinakeri alla enveriste qe nuk i ka sherbyer per mire shkences shqiptare) ku perfshihet edhe Kongresi i Triestes (1-4 mars 1913). Ne te vertete Ishujt e Egjeut, sic do ta shohim, kane luajtur nje nder rolet kryesore, per te mos thene me kryesori nga pikepamja materiale, ne formimin e shtetit te shqiptareve. Por duhet thene qe libri me dokumenta, te botuar me 1963, i ka sherbyer akademikut tone si burim per te arritur ne perfundimet e tij te deshiruara.

Shkurtimet e burimeve arkivale dhe dokumentare jepen ne faqen 9-10 si me poshte:

AQSH – RPSSH – Arkivi Qendror Shteteror i republikes Popullore Socialiste te Shqiperise

AIH – Arkivi i Institutit te Historise ne Tirane

BK – Biblioteka Kombetare ne Tirane

HHst.A PA –Haus-Hof-und Staats archiv. Politischen Archiv. Wien (Arkivi i Vjenes)

OUA – Osterreich-Ungarns Aussenpolitik der bosnichen krize 1908 bis zum Kriegsausbruch 1914. (Politika e jashtme e Austro-Hungarise qe nga kriza e Bosnjes 1908 deri ne fillimin e luftes 1914. – botim zyrtar i dokumentave austro-hungareze)

AMAE – Archives du Ministere des Affaires Etrangeres (Arkivi i Ministrise se jashtme ne Paris).

DDF – Documents diplomatiques francais (dokumenta diplomatike franceze – botim zyrtar ne seri).

ACS – EUR – Archivio Centrale dello Stato in Eur – Roma (Arkivi Qendror i Shtetit ne Rome).

DDI – Documenti diplomatici (Dokumenta diplomatike italiane – botim zyrtar ne seri)

GPEK – Die Grosse Politik der Europaischen Kabinette (Politika e madhe midis qeverive evropiane).

BD – British documents on the origins of the War (1898 – 1914) (Dokumentat britanike mbi origjinen e Luftes – botim zyrtar).

PRO – Public Record Office – Foreign Office (Arkivi Qendror i Anglise – Fondi i Ministrise se Jashtme).

Me interes te madh eshte nje studim qe e ndryshon te gjithe pikepamjen mbi shkaqet dhe aktoret e pavaresise se shtetit te shqiptareve. Interesi rritet kur njeh qe ke te besh me nje studiues shqiptar te Kosoves, kur kjo e fundit ishte e pushtuar nga armiqte biologjike te popullit shqiptar. Fjala behet per Dr. Shukri Rahimi, Lufta e shqiptareve per autonomi (1897-1912), bot. II, Prishtine 1980. Libri eshte botuar per here te pare me rastin e pervjetorit te 100-te te Lidhjes shqiptare te Prizrenit dhe e analizon shkakun e formimit te shtetit te shqiptareve ne menyre krejt origjinale dhe sipas pikepamjes individuale te autorit, gje kjo e re per mendimin historik shqiptar te asaj kohe, por pa i shpetuar dot influences bolshevike ne edukimin e tij shkollor te arsimimit titist. Edhe per kete autor mbetet e pa argumentuar lidhja e qelizave sociale kapitaliste me qelizat primitive qe vazhdonin te mbijetonin ne shoqerine shqiptare te asaj kohe ne menyre kembengulese, por ai ka meriten e pakundershtueshme te pranimit te tyre ne planin aplikativ historik edhe pse nuk mundet te shpjegoje dot ekzistencen e tyre dhe aresyet perse kane mbijetuar deri ne shekullin e XX-te ne menyre te virgjer. Sipas ketij autori “Forcat e reja shoqerore shqiptare, borgjezia tregetare dhe inteligjenca (autori nuk ka shpjeguar se si jane formuar keto kategori sociale, GH), ceshtjen e autonomise e shtronin ne baza te tjera, me te gjera, qe ndryshonte nga autonomia lokale fisnore dhe krahinore. Keto forca te reja shoqerore (edhe kete kategori autori nuk e zberthen ne drejtim te formimit, por pranon arbitrarisht ekzistencen e tyre, GH) autonomine e shtronin ne baza te vecorive te perbashketa gjuhesore, etnike, ekonomike dhe kulturore, qe paraqitnin suaza te reja, brenda te cilave zhvillohet dhe ekonomikisht lidhej bashkesia e re me e gjere popullore – kombi (f. 5)”. Kjo eshte nje pike ku studiuesit shqiptare ose nuk kane ditur ta zberthejne (ketu une fus te gjithe studiuesot shqiptare te Kosoves) ose nuk kane dashur ta zberthejne, duke e ditur se ai ekziston (ketu une fus te gjithe studiuesit kapacitive shqiptare, pasi ata pa pervoje rrjedhin prej ketyre te fundit).

Autori fillesen rastesore te shtetit te ardhshem shqiptare e shikon ne dy qendra administrative te banuara nga shqiptaret, njera ne jug, me qender ne Janine, e tjetra ne veri, me qender ne Shkoder dhe pranon se ato udhehiqeshin nga dy familje feudale shqiptare (f. 11). Qe me kete fraze autori e ka paragjykuar historine e Popullit Shqiptar duke krijuar situata politike te paqene ne fillimet e tyre, dhe rrjedhimisht perfundimet duhet te konsiderohen me boshlleqe. Pranimi i karakterit decentralizues qe bazohej mbi sistemin e autonomive lokale dhe krahinore (po aty) flet kundra pohimit mbi ekzistencen e familjeve feudale shqiptare dhe fshehjen e ekzistences se elementeve shoqerore primitive ne shoqerine shqiptare te asaj kohe. Aq me teper rritet vlera e konstatimit te fundit kur pranohet se nga pikjepamja e struktures shoqerore, ekzistonte nje larmi e madhe ku pjesa muslimane e popullsise ne Perandorine osmane ka qene me e privilegjuar se ajo e krishtere, por edhe nder muslimanet ekzistonte hierarkia klasore, qe popullata muslimane e vente ne pozita jo te barabarta. Edhe tek elementet shqiptaro-musliman ekzistonte shtresa e feudaleve qe zinte pozita te larta administrative dhe ushtarake duke pasur nje baze te forte ekonomike pasi ishte pronare e cifliqeve te medha (f. 12; – ne fakt qenia pronar e tyre ka qene thjeshte formale pasi te ardhurat kryesore derdheshin ne thesarin e shtetit otoman sipas ligjeve te kohes; i gjej te gjitha keto ne vepren e Av. Dr. Vasil K. Dilo: “Studim mbi cifliqe” (monografi) te botuar ne fletoren “Konkordia-Omonia” te Gjirokastres Nr. 208/55 dt. 2/15 prill 1919 ne gjuhen greke, por edhe doreshkrim ne gjuhen shqipe, prone e familjes Dilo). Revolten e Popullit Shqiptar kundra politikave otomane pergjate gjysmes se dyte te shek. XIX-te autori i lidh me rezistencen  ndaj sherbimit ushtarak (f. 13). Autori pranon se ne vendin ku banonin shqiptaret kishte filluar aplikimi i arsimimit si nga ana e Austro-Hungarise, ashtu dhe nga ana e politikes greke ku te paret duke u arsimuar neper shkollat e Europes binin nen ndikimin e propogandes se fuqive europiane dhe i sherbenin asaj, mirepo duhet theksuar se edhe nga mesi i tyre dolen ithtare te mesimit te gjuhes kombetare neper shkolla dhe u bene luftetare per pavaresine kombetare (f. 14). Autori pranon se faktoret e brendeshem, edhe pse ngadale, ndikuan ne zgjimin dhe zhvillimin e vetedijes kombetare ne radhet e inteligjences dhe te borgjezise tregtare. “Keshtu filloi te zgjohet vetedija per individualitet kombetar, por kulture kombetare, e me vone edhe per pavaresine kombetare” –shkruan ky autor (f. 15) duke dalluar midis ketyre figuren e Naum Veqilharxhit (1797-1886). Ne vazhdim autori pranon se pos faktoreve te brendshem, ne zgjimin e vetedijes kombetare te shqiptareve – ndikuan edhe faktoret e jashtem, sidomos ngjarjet ne gadishullin Ballkanik ku  fitimi i autonomise nga dy principatat e Vllahise  e Moldavise (1828), pavaresise nga Greqia (1829) dhe autonomise nga Serbia (1830) me pjesmarrjen e shqiptareve ( f. 16). Revoltat e lindura ne kuadrin e pasojave te levizjes ballkanike tek fshataret shqiptare te Kosoves u manifestuan ne mos pagimin e taksave dhe ne kerkesen per t’u liruar nga obligimi ushtarak. Ndersa ne Shqiperine e Veriut plasi kryengritja, e lidhur kjo me kryengritjen greke te Kretes (1866), ku u bashkuan shqiptaret katolike me ata muslimane dhe te gjithe bashke me ata te Gjakoves cka e detyroi sundimin turk t’i leshonte disa favore kryengritesve (f. 17). Autori permend si individe, te konsideruar si rilindas, qe piketuan idete per bashkim kombetar emrat e:  Zef Jubani, Thimi Mitko, Spiro Dina, Jeronim De Rada, Abdyl Frasheri, Naim Frasheri, Sami Frasheri, Jani Vreto, Kostandin Kristoforidhi, Prenk Doci, disa prej te cileve arriten deri tek kerkesat per pavaresi (f. 17-21); deri sa vime tek Lidhja Shqiptare e Prizrenit (1878 – 1881) e cila me 27 nendor 1878 mbajti mbledhjen plenare te Lidhjes ku u aprovua projekti i autonomise territoriale administrative te Shqiperise, qe iu paraqit Portes se Larte, deri sa arrijme ne formimin e Qeverise se Perkohshme te Lidhjes ne fund te 1880-es (f.23-48). Edhe pas deshtimit te Lidhjes se Prizerenit, lufta e shqiptareve per autonomi vazhdoi ne forma te tjera ku permendet Lidhje Shqiptare e Pejes (1897-1899) nen udheheqjen e Haxhi Zekes (f.70-84). Autori pranon se Austro-Hungaria ishte e interesuar te pengonte realizimin e autonomise se shqiptareve, e cila nuk do te ishte nen ndikimin e saj (f. 84).

Ishte koha kur ne Perandorine  Otomane po ndodhnin ngjarje te medha dhe Ismail Qemali arratiset nga posti i tij ne Stamboll dhe kerkon mbrojtjen e e ambasades angleze duke e lene kryeqytetin e Perandorise me 1 maj dhe merr rrugen ne Greqi e prej andej ne Napoli duke shpallur programin e tij politik lidhur me levizjen kombetare shqiptare, e cila nuk i merrte vilajetet ne teresi, por vetem ato qe banoheshin nga shqiptaret (f. 102-104). Koha tregoi se ky hap kenaqte interesat politike te vendeve qe drejtonin politiken europiane dhe pikerisht kete plan mbeshteti Europa ne vazhden e kohes. Eshte kjo aresyeja qe con ne perfundimin se “Ngjarjet e viteve 1899 – 1900, e me vone, vertetuan qarte se faktoret e jashtem, nderkombetare, kishin ndikim te madh, ne te gjitha ngjarjet qe zhvilloheshin ne Gadishullin Ballkanik, qe patjeter u reflektuan edhe ne levizjen kombetare shqiptare” (f. 107). Eshte nje perfundim qe nuk eshte pranuar kurre kaq qarte nga historiografia shqiptare e epokes komuniste dhe per kete perben deduksionin numer nje te shkakut thelbesor te formimit te shtetit te shqiptareve edhe pse autori eshte munduar ta paraqese si shkak sekondar me domosdoshmeri kalimtare.Kjo nuk e ka penguar autori te vere ne dukje se ne vjeshte te 1904 ne Peje ishte ringjallur perseri Lidhja shqiptare, e cila deshironte realizimin e idealeve kombetare, apo  ne nentor te vitit 1905, me inisiativen e profesorit te gjimnazit turk ne Manastir, Bajo Topullit, u formua ne kete qytet komiteti i fshehte shqiptar me emrin “Komiteti per lirine e Shqiperise”. Ne prill te vitit 1907 ne bregdetin e Vlores ishte zbarkuar ceta e Ceciz Topullit, e cila erdhi nga Italia. Ndersa ne qershor te vitit 1907 ne Hage mbahej Kongresi i paqes, prandaj dhe shoqerite dhe komitetet shqiptare vendosen qe ceshtjen e tyre ta nxirrnin edhe para ketij kongresi. Inisiatore per kete ndermarje ishte gazeta “Kombi” dhe shoqeria “Besa-Bese” nga Bostoni. Nje apel te ngjashem Kongresit te paqes i drejtoi edhe Komiteti i Kolonise shqiptare nga Egjipti (f. 123, 126, 132-133).

Ngjarjet ne territorin e banuar nga shqiptaret u paralelizua me ngjarjet ne parlamentin turk  pas gushtit 1908 ku u zgjodhen dhe 25 deputete shqiptare, disa prej te cileve formuan grupin kombetar ku permenden Ismail Qemali, Hasan Prishtina, Nexhip Draga, Shahin Kolonja etj, ndersa ne shtator te 1908 administrata turke kunderveproi kunder komiteteve shqiptare duke arrestuar Dervish Himen dhe mbyllur klubin e Shkodres (f. 146, 147).

Te gjitha keto pergatiten kryengritjet e njepasnjeshme te viteve 1910, 1911, 1912 qe percaktuan pavaresine e shtetit te shqiptareve. Por me perpara autori ve ne dukje faktin qe konflikti i armatosur midis fshatareve te Kosoves dhe ushtrise te shtetit turk filloi ne kohen kur kjo ushtri filloi te mbledhe me dhune taksat. Dhe pikerisht ky akt percaktoi fillimin e kryengritjes se pergjithshme ne te gjithe Kosoven ne vitin 1910 (f. 159). Gjate dimrit 1910/11 behen perpjekje te armatosura midis ushtrise turke dhe cetave te armatosura shqiptare ne Diber e me vone keto shtrihen ne Mat e Mirdite. Ne fillim te vitit 1911 kur pushteti turk filloi mobilizimin e rekruteve ne Kosove per t’i derguar ne Jemen shqiptaret ju pergjigjen me arratisje masive ne Mal te Zi ku komiteti i Podgorices kishte kohe qe punonte per kryengritje dhe ky eshte momenti qe con ne kryengritjen e Isa Boletinit, Mehmet Shpendit dhe Ndue Gjonit. Me 24 Mars 1911 Ded Gjo Luli fillon kryengritjen e Malesise se Madhe ku ngritja e flamurit ne Decic tregoi deshirat e shqiptareve (f. 174-177). Kjo kryengritje u pasua nga ajo e Mirdites me ne krye Terenc Tocin, te cilin qeveria Italiane deshi ta shfrytezonte per interesat e saj; pasi me ane te Abatit te Mirdites Preng Docit me 25 prill 1911 u shpall “pavaresia” e Shqiperise dhe u zgjodh qeveria e perkohshme me Terenc Tocin ne krye (f. 181).

Duke u mbeshtetur ne literaturen komuniste shqiptare autori ve ne dukje se ne kohen kur malesoret luftonin kundra ushtrise turke, patriotet e dalluar si Ismail Qemali, Nikolla Ivanaj, Themistokli Germenji, Pandeli Cale, Stefan Kandilari, Spiro Belkameni etj, gjate muajit maj formuan ne Korfuz nje dege te Komitetit shqiptar, qe ishte me qender ne Bari. Ky nenkomitet  kishte per detyre organizimin e kryengritjes edhe ne viset e Shqiperise se Jugut duke aluduar per ndihme me qeverine greke, por qe nuk vazhdoi dot per kushtet e vendosura nga kjo qeveri (f. 183).

Luftimet e zhvilluara ne Kosove dhe ne Malesine e Dibres krijuan nje situate te favorshme ne viset e Veriut per mbledhjen e krereve me te dalluar ne Junik ne fund te majit 1912 (21-25 maj) ku u shqyrtua situata politike dhe menyra e realizimit te autonomise se plote te Shqiperise. Ne kete kuvend merrnin pjese 250 vete, midis te cileve dalloheshin Hasan Prishtina, Bajram Curri, Isa Boletini, Nexhip Draga, Mahmut Zajmi, Zefi i Vogel, etj. Aprovimi i nje memorandumi me karakter te pergjithshem shqiptar dhe dergimi i tij ne Stamboll e konsujve te huaj treguan tendencen drejt realizimit te autonomise se Shqiperise duke kerkuar qe te percaktohen edhe kufijte politike te Shqiperise brenda nje afati 15 ditor. Pas mbledhjes se Junikut lufta clirimtare mori permasat e kryengritjes se pergjitheshme ne te gjithe territorin e banuar nga shqiptaret ku u realizua clirimi i qytetit me te madhe te Kosoves Prishtina me 21 korrik 1912. Deri me 27 korrik kryengritesit shqiptare te Kosoves kishin cliruar te gjithe qytet e Kosoves duke vendosur pushtetin shqiptare ne kete krahine (f. 203-210). Bisedimet midis kryengritesve me Komisionin Qeveritar rreth autonomise se Shqiperise dhe moszgjidhja e saj, lufta ne parlamentin turk per ceshtjen shqiptare ku dallohet Hasan Prishtina me te 14 pikat e tij, coi ne zgjerimin e kryengritjes deri ne marrjen e Shkupit me 12 gusht 1912 (f.211-218).

Autori pranon se Austru-Hungaria dhe Italia ishin kundra kryengritjes se shqiptareve (f. 206), ndersa Serbia ishte kundra pavaresise se tyre (f.199).

Ne keto kushte ne Ballkan filloi lufta midis shteteve te saj dhe Serbia, Greqia e Bullgaria u derdhen ne territorin e banuar nga shqiptaret per ta coptuar ate. Kjo i detyroi patriotet shqiptare qe te shpejtojne veprimet dhe me 28 nendor 1912 te mbahet ne Vlore Kuvendi i shpalljes se pavaresise, te cilen e njohen dy kabinetet me inisiativen e Vjenes (f. 223).

Pervec dokumentave te pubikuara arkivale dhe  literatures e artikujve nga revistat, autori eshte mbeshtetur edhe ne keto dokumenta te pabotuara arkivale:

  1. Arkivi diplomatik i Sekretariatit per pune te jashtme te RSFJ, fondet:

a)    Sektori politik (SP)

b)    Sektori arsimoro – propogandistik (SPA)

c)    Konsullata e Prishtines

  1. Arkivi Shteteror i Serbise, Fondi personal i Milovan Milanoviqit
  2. Arkivi shteteror i Cetines, fondet:

a)    Ministria e puneve te jashtme

b)    Ministria e puneve te brendeshme.

  1. Arkivi shteteror i Bosnjes dhe hecegovines ne Sarajeve, Fondi i qeverise vendase-presidial
  2. Arkivi shteteror i Maqedonise, fondet:

a) Fondi i Joco Jovanoviqit,

b) Materiale te mikrofilmuara nga Archives auk Affaires eetrangere Corespodenace politique – Turqie.

c) Materiale te mikrofilmuara te arkivave angleze per Maqedonine.

6. Arkivi krahinor i Prishtines, fondet:

a) Permbledhje e parregulluar e Joco Jovanonoviqit,

b) Materiale te Arkivit te Vjenes per Lidhjen e Pejes, 1899.

7. Arkivi shteteror i Vjenes, fondet:

a) Konsullata e Prizrenit, Mitrovices, Shkupit, Manastirit dhe Selanikut.

8. Arkivi shteteror i Shqiperise, fondet:

a) Kryengritjet e Kosoves,

b) Shoqeria “Drita” e Bukureshtit.

9. Arkivi i Institutit te historise ne Tirane, fondi austriak nga Haus – Hof und Staatsarchiv – Politichen Archiv – Albanien.

Me 1981 studiuesi Petrika Thengjilli botoi studimin  “Kryengritjet popullore kunderosmane ne Shqiperi 1833 – 1839” te ndare ne 5 kapituj. Permbajtja e librit ka nje perputhje formale me metodiken “materialiste” te propoganduar ne Shqiperine e asaj kohe, pasi kapitulli i pare eshte i formuluar sipas saj. Ai thote:

“Struktura ekonomiko-shoqerore e Shqiperise  ne prag te kryengritjeve popullore dhe shkaqet e ketyre kryengritjeve”.

Kapitulli ndahet ne kater nenkapituj si me poshte:

1-Kriza Lindore dhe Shqiperia

2-Struktura ekonomiko-shoqerore e Shqiperise ne prag te kryengritjeve popullore

3-Gjendja kulturore e Shqiperise ne prag e gjate viteve 30 te shek. XIX.

4-Shkaqet e kryengritjeve popullore.

Eshte ky kapitull qe percakton permbajtjen e meposhtme te studimit dhe konkluzionet e tij. Ne i dhame rendesi ketij kapitulli pasi autori kerkon qe ne gjurmet e parimit materialist te percaktimit te ndergjegjes nga ana e gjendjes shoqerore t’i mbihype shoqerise shqiptare tendencen drejt shtetit duke u nisur nga bota e brendeshme e saj, gje qe jo vetem nuk eshte e sakte, por ajo, mbi te gjitha, fsheh gjenezen historike te shqiptareve te sotem dhe e te gjithe popujve te tjere ballkanike. Ne kete drejtim historiografia shqiptare ka dashur t’i kunderpergjigjej historiografise jugosllave qe e konsideronte shoqerine shqiptare te paafte per te krijuar shtet, me ane te se ciles ajo mbulonte krimet historike qe kishte realizuar kundra popullates autoktone prej 1300 vjetesh. Por ne menyre absolute historiografia shqiptare nuk ka qene e afte t’i beje oponencen kritike ketyre pikepamjeve, duke u mjaftuar me kundershtimin formal dhe duke sajuar arbitrarisht shtetin neper te gjithe hallkat paraardhese te shoqerise shqiptare. Ketij qellimi i kane sherbyer te gjitha sajesat mbi kryengritjet popullore ne brendesi te shoqerise shqiptare pergjate shekujve XV-XIX.

Por ky autor ka bere edhe nje hap me perpara, ne gjyrmet e mesuesve te tij historiane. Sipas tij: “Sipas studimeve te deritanishme te historiografise sone ne 30 vjetet e pare te shekullit XIX, persa i perket zhvillimit ekonomik, Shqiperia ishte gati po ne ate gjendje si edhe vendet e tjera te Ballkanit32 (f. 25). Pa dyshin qe eshte nje problem qe cilin historiografia shqiptare as sot nuk ka ditur ta zgjidhe sakte. Qe te pranosh se shoqeria shqiptare ne vitet 30 te shek. XIX ishte gati e barabarte me vendet qe e rrethonin duhet te argumentosh:

1-Barazine e qelizave shoqerore qe marrin pjese ne gjendjen shoqerore jashte kontestit shteteror otoman.

2-Shkallen e zhvillimit shoqeror te shqiptareve jashte kontestit shteteror otoman.

E po te besh keto te dyja, atehere ngelet te filtrosh shoqerine shqiptare nga ndikimet otomane dhe do te shihet qe autori ka abuzuar me faktet historike duke i politizuar ato sipas interesit politik te partise-pushtet. E keqja e kesaj pune qendron edhe ne nje dukuri tjeter, te cilin autori kerkon te mos e marrim parasysh. Kur thua se zhvillimi ekonomik eshte pothuajse i njejte midis popullatave, duhet pranuar qe keto popullata nuk kane probleme me gjenezen e tyre historike dhe ketu qendron ndryshimi midis shkences se historise materialiste dhe shkences se historise politike dhe studiuesit shqiptare te te gjithe koherave jane viktima te mos marrjes parasysh te ketij diferencimi. Autori mundohet t’i parakaloje keto probleme duke i meshuar analizes se zhvillimit bujqesor e blegtoral dhe duke i injektuar fshataresise pronesine e vogel (f. 25-30). Edhe per zhvillimin e qytetit ndjek te njejten rruge dhe te njejten hapsire duke i shtuar zejtarine shumedegeshe, por duke harruar se te gjitha keto profesione kane qene te pranishme shume perpara themelimit te shtetit klasor, pergjate epokes fisnore te rendit primitiv. Eshte nje problem qe shqiptareve ju a kane ndaluar ta dine sakte dhe te vetequjturit historiane kane spekulluar ne kete drejtim duke mos ja pasur haberin ekonomise politike ne planin historik.

Te gjitha keto jane te pavlefshme kur kujtojme qe ne vigjilje te mijevjecarit te trete shqiptaret kane akoma pronen fisnore ne fshat dhe hallakatjen e prones private ne qytet. Historianet shqiptare, ne kete rast, duhet te vertetojne qe shoqeria shqiptare nuk ecen per se mbrapshti ne zhvillimin e vet.

E sa per gjendjen kulturore te Shqiperise ne prag e gjate viteve 30 te shek. XIX (f. 38-40) panorama hapsinore qe jep autori eshte shume primitive dhe e genjeshtert. Te pakten ne Shkoder situata ishte shume me lart edhe se e sotmja ne mes te Tiranes (per kete shih “Historia e teatrit shqiptar” ne albanovaonline.com dhe www.genchoti.com).

Eshte e pamundur me permbajtjet e mesiperme te arrihet ne perfundimin sikur: “Persa i perket zhvillimit ekonomik e kulturor, vendi yne ndodhej ne nje faze kalimtare ku dalloheshin qarte dy procese: Shthurja e marredhenieve te vjetra feudale nga njera ane dhe lindja e marredhenieve kapitaliste nga ana tjeter. Kjo faze kalimtare mbante ne vetvete pershenja te mjaftueshme per shperthimin e nje lufte kunderosmane me karakter nacionalclirimtar” (f. 40). Me sa kam kuptuar autori kerkon te krijoje platformen e nevojshme per justifikimin politik te asaj qe po ndodhte ne Shqiperi ne ato vite dhe eshte kjo aresyeja qe une pretendoj se “historianet’ e epokes enveriste, perpara se te ishin historiane sipas kuptimit politik, ishin njerez politik sipas kuptimin historik te fjales dhe ne kete pike fillonte dhe mbaronte manipulimi i historise te Popullit Shqiptar. Autorit nuk i ka shkuar ndermend se do te vinte nje dite dhe dikush do t’i thonte: si e vertetoni qe ne territorin e banuar nga shqiptaret keta te fundit kane qene te organizuar ne marredhenie feudale te prodhim-shkembimit dhe si e vertetoni qe ne vendin e shqiptareve po lindnin marredheniet e reja kapitaliste kur shqiptaret ne shekullin e XX kishin: familjen patriarkale, te drejten zakonore te pashkruar, pronen fisnore e shume elemente shoqerore primitive? Ky eshte problemi me kyc e historise reale te Popullit Shqiptar dhe kete problem duhet te zgjidhin historianet shqiptare perpara se te avancojne me temat e tyre pasionante.

Autori, pasi ka pergatitur lexuesin me platformen filozofike antimaterialiste, merr ne konsiderate te ashtequajturat kryengritje popullore ne Shqiperine e Jugut (1832-1835) – (f. 59-118) dhe te ashtequajturat kryengritje popullore ne Shqiperine e Veriut (1832-1835) – (f.119-191) prej nga kerkon te arrije ne perfundimin mbi karakterin dhe vendin e kryengritjeve popullore te viteve 30 te shek. XIX ne levizjen kombetare shqiptare (f. 226-249) ku dua te vecoj tre perfundime te nevojshme per manipulim e historise. Sipas autorit:

“Krahas kryengritjeve te armatosura ne levizjen kombetare ben pjese edhe lufta ne fushen e arsimit, te kulture e te ideologjise, qe u zhvillua si brenda vendit, ashtu edhe jashte. Ajo jo vetem i ka shoqeruar kryengritjet e armatosura, por, duke bere pergjithesimin e rezultateve te tyre, ka shtruar detyre historike per te ardhmen. Qysh perpara kesaj kohe fillon te perdoret historizmi si nje mjet ideologjik politik per te ngritur me lart ndergjegjen kombetare. Me kryesoret qe perdoren historizmin si mjet ideologjik jane Jeronim De Rada dhe Naum Veqilharxhi” (f.243-244).

E gjitha kjo eshte krejtesisht e pasakte jo vetem pse dy personazhet nuk kane pasur paraardhje te ketij karakteri, por ajo nuk njihej ne letersine shqiptare te asaj kohe dhe pergjithmone ne qofte se nuk do te ishte Kleri Katolik Shqiptar jo vetem si perdoruesi i rendomte e kesaj metodike, por dhe si shpikesi e propogandes historike ne territorin e banuar nga shqiptaret. Per kete mjafton te shihet propoganda tre shekullore e arsimit shqiptar per te kuptuar se perse u perdor kjo metode dhe kujt i sherbeu (per kete shih artikullin: “Populli shqiptar, Kultura Kombetare dhe Shkolla e Pare Shqipe”, publikuar ne albanovaonlina.com, www.genchoti.com). E gjithe propoganda e fuqishme e diktatorit ketu e kishte themelin e vet dhe Enveri grabiti ate qe kishin bere te tjeret dhe ja pershtati diktatures. Ne kete rast autori yne justifikon grabitjen dhe devijon autoresine. Pastaj kjo metodike nuk eshte perdorur asnjehere si propogande ideologjike, por me ane te saj shqiptaret mesonin se kishin per Nene e per Babe prej 300 vjetesh, te cilen komunistet enveriste nuk lane gur pa levizur per ta detyruar Popullin Shqiptar t’i harronte. Autori yne ka ndihmuar propoganden komuniste per te kryer detyren antishqiptare qe aplikoi diktatori.

Ne te gjithe historine teorike te Popullit Shqiptar mbetet i pazgjidhur akoma problemi i shtetit jo vetem pse te vetequajturit historiane as qe e dine se cfare do te thote shtet dhe si ndertohet ai nga historia, por, kryesisht, per te mbeshtetur mashtrimin e perdorur nga diktatori duke i injektuar historise teorike shqiptare ekzistencen e shtetit klasor. Ne kete drejtim eshte me vlera manipuluese perfundimi sikur: “Me se fundi, u ruajt edhe ideja e shtetit shqiptar. Ajo kishte origjinen qysh me principatat shqiptare e sidomos qysh nga koha e Skenderbeut, por jetoi e gjalle nder shekuj. Kete ide u perpoqen ta vene ne jete Bushatllinjte ne Veri e Ali pashe Tepelena ne Jug” (f. 247). Autori ne kete drejtim nuk eshte treguar i sinqerte pasi ka tentuar t’i fshehe lexuesit faktin qe historiografia komuniste shtetin e sotem shqiptar e ka bere me zanafille qe ne kohen e ilireve dhe, nga ana tjeter, sic do ta shohim, nuk i ka treguar shqiptareve qe kjo ka qene nje ide e Enver Hoxhes dhe ai nuk ka bere gje tjeter vecse ka shpikur nje hapsire shoqerore me emrin shtet dhe ja ka bashkangjitur shoqerise shqiptare ne menyre abuzuese per te qene ne te njejtin plan me diktatorin ne menyre te perpikte. Por ja vlen te thuhet qe vepra e Ali pashe Tepelenes nuk eshte ajo qe thuhet, pasi eshte e pamundur qe nga nje kriminel dhe hajdut i rendomte te ndertohet shteti klasor. E sa per Bushtallinjte, merita e tyre qendron vetem ne ekzistencen afro nje shekullore dhe ne berjen e Shkodres epiqendren e Katolicizmit Doktrinar dhe Politik. Problemi i shtetit nder shqiptare eshte teper-teper i veshtire te argumentohet me metodikat ekzistuese dhe duhet nje permbysje e thelle qe te mundesh te perafrosh shoqerine shqiptare me organizmin shteteror (ne kete rast eshte e nevojshme te diferencohet shteti klasor nga ai politik pasi ky i fundit mund te realizohet edhe jashte klasave shoqerore, gje qe bie ne kundershtim me marksimin filozofik; – pikerisht ne kete pike marksizmi e kishte te nevojshme modifikimin metodik ne perputhje me materalizmin historik).

Dhe per te permbyllur bazen teorike te shtetit te shqiptareve autori perfundon: “Levizja Kombetare Shqiptare arriti kulmin e pare me Lidhjen Shqiptare te Prizrenit dhe u kurorezua me sukses me 28 nentor 1912 me Shpalljen e Pavaresise Kombetare, me krijimin e shtetit sovran shqiptar” (f. 249).  Por as ai dhe as shoket e tij te idealeve nuk kane qene te afte te argumentojne pranine e qelizave materiale primitive te shoqerise shqiptare krahas shtetit sovran shqiptar. Ne kete rast e gjithmone prania e ketyre qelizave e perjashtojne ekzistencen e shtetit klasor nder shqiptare. Atehere duhet gjetur jo vetem se cfare ndodh me Popullin Shqiptar sot, por dhe lloji i organizimit politik prej nje shekulli ne menyren se si dhe kush e ndertoi ate.

Me rastin e 70 vjetori te Pavaresise Drejtoria e Pergjithshme e Arkivave te Shtetit botoi libri me permbledhje dokumentesh dhe titull: Ismail Qemali 1888-1919, Tirane 1982, pergatitur nga Teuta Hoxha. Libri qe ne fillim tregon qellimin e botimit te tij, sipas te cilit hartimi i “kesaj permbledhjeje eshte qe t’i sherbeje sa me shume historiografise sone marksiste-leniniste ne percaktimin e shtjellimin e figures se Ismail Qemalit, ketij personaliteti te shquar te levizjes sone kombetare per liri e pavaresi” (f. 9). Sipas autores burimet e shfrytezuara dhe shkurtimet e tyre per keto dokumenta jane:

-Arkivi Qendror Shteteror i Republikes Popullore Socialiste te Shqiperise – AQSH

-Arkivi i Institutit te Historise ne Tirane – AIH

-Biblioteka Kombetare ne Tirane- BK

-Arkivi i Kryeministrise – Stamboll – BBAI

-Parashtrime Keshillit te Ministrave – MVM

-Biblioteka Beledie

-Arkivi i Ministrise se Puneve te Jashtme te Turqise – Istambul – DBA

-Arkivi i Rumanise (mikrofilmat ruhen prane AQSH)

-Arkivi i Vjenes – HHStA PA

-Arkivi i Ministrise se Jashtme ne Paris – AMAE

Shenim: Mikrofilmat e dokumentave te burimeve BBAI dhe DBAI ruhen ne AQSH te RPSSH ne F 20, D 21 dhe F 20, D 22. Mikrofilmat e Arkivit re Rumanise ruhen prane AQSH te RPSSH. Mikrofilmat e dokumentave te burimeve HHStA PA dhe AMAE ruhen prane AIH (f. 11).

Une kete liber me dokumenta e kam konsideruar tipik te botuar per aresyet e mashtrimit doktrinar te shqiptareve te lidhur me barazine formale te rolit qe kane luajtur ne histori krahinat e banuar nga shqiptaret. Realisht ky liber eshte krejtesisht i pavlefshem dhe shume dokumenta jane te dyshimte ne permbajtjen e tyre, per te mos thene qe jane te sajuara teresisht. Por, ne nje fare menyre, ky liber sherben per te percaktuar disa piketa orientimi per ngjarje te pa lidhura direkt me politiken e PPSh, cka me con ne perfundimin se ndryshimi i tyre ka qene pa interes per manipulatoret e historise se shtetit te shqiptareve.

Keshtu doku. 6, dt. 21 nendor 1896, (f. 14) ben fjale mbi relacionin e adjuntatit perandorak Shykri, drejtuar sulltanit, lidhur me mundesine dhe domosdoshmerine e arritjes se nje marreveshje me Angline, per Egjiptin, si dhe caktimin e I.Qemalit, si njeriun me te afte per zhvillimin e bisedimeve sekrete. Me 15 prill gazeta “Meshveret” boton artikullin mbi jehonen e kerkeses se ismail Qemalit drejtuar sulltanit per vendosjen e kushtetutes ne shtypin e jashtem. Te dy keto informacione sherbejne per te percaktuar rolin e Ismail Qemalit ne perandorine Otomane ne fund te shek. te XIX-te. Pastaj botohen dy dokumenta (10 dhe 11) ku ne njeren (dt. 17 nendor 1899) behet fjale per letren e kryesekretarit te pallatit drejtuar kryeministrit, ne te cilen del e qarte vemendja me te cilen sulltani ndiqte personalisht cdo veprim te Ismail Qemalit; apo ne tjetrin (dt 29 dhjetor 1899) ku behet fjale per letren e Abdurrahman Bederhanit nga Egjipti drejtuar dr. Temos ne Paris, me anen e se ciles e lajmeron mbi planin e Ismail Qemalit per t’u arratisur (f. 41). Ky plan u realizuar ne fillim te 1900 ku nenkoloneli Rizai njofton sulltanin per rrethanat e arratisjes se ismail Qemalit (f. 42).

Me kete ngjarje fillon dhe sajesa e historiografise komuniste per problemin e pavaresise se shtetit te shqiptareve sipas idese qe te gjithe ne kemi mesuar neper shkolla pas vitit 1945, dhe vazhdojne edhe sot me po te njejten interpretim abuziv. Keshtu me 14 maj 1900, sipas librit (dok 15) konsulli Petrovic i dergon baronit Kalice nje raport ku thekson se tek Ismail Qemali shqiptaret shohin udheheqesin e ardhshem (f. 46-47). Ky dokument ka nevoje per pak interpretim, pasi shtrohet pyetja: per ke pjese te popullit shqiptar ben fjale  konsulli? Paraqitja e nje uniteti, qofte dhe vetem formal, te krahinave te banuara nga shqiptaret eshte nje realitet inekzistent dhe i pamundur per kohen, te pakten deri ne pranveren e 1944-es. Ne kete kohe ekziston nje bashkebisedim midis Pader Anton Harapit, anetar i regjences, dhe avokat Dr. Vasil Dilos (promemorie e ka quajtur avokati dhe e ka shkruar me doren e tij qe fjalet te mos i marre era, -fjale fluturuese), ne pranine e nipit te avokatit, mesuesit historian, profesor Gabriel Meksit (i jati i ish kryeministrit Aleksander Meksi), nga ku marrim vesh se defekti kryesor i shqiptareve qendron ne mos njohjen e krahinave veriore te vendit nga jugoret e Shqiperise dhe, anasjelltas, te krahinave jugore te vendit nga verioret e Shqiperise. Eshte e pamundur me gjendjen sociale te shqiptareve te asaj kohe qe emri i Ismail Qemalit te ishte i njohur ne vitin 1900 pergjithesisht nga shqiptaret. Eshte tjeter pune qe intelektualet e atyre pak qyteteve te banuar nga shqiptaret ta njihnin politikanin shqiptar qe sherbente ne majen e politikes se Portes se Larte (sipas dokumentit nr 10 Ismail Qemal beu ka qene anetar i Keshillit te Shtetit Otoman) dhe e gjitha kjo sipas materialeve qe ka botuar propoganda enveriste. Pasi do te kemi rast te shohim se si e kane konsideruar figuren e Patriarkut te Pavaresise disa intelektuale shqiptare te atyre viteve me ose pa te drejte, duke mos na dhene te drejten e interpretimit.

Te pakten dokumenti nr 18 (f. 48) na jep mundesine te argumentojme ekzistencen e problemit shqiptar ne zyrat e ministrive te jashtme te vendeve euqopiane. Keshtu jepet nje relacion i Barrierit (ambasador i Republikes Franceze prane N.T. Mbretit te Italise) derguar Deklasese (Minister i Puneve te Jashtme) ku jep intervisten e Ismail Qemalit bere ne gazeten “Tribuna” mbi ceshtjen e autonomise se Shqiperise dhe mbi qendrimin e Rusise e te shteteve te tjera rreth problemit shqiptare (Rome, 26 qershor 1900). Rendesia e ketij fakti qendron vetem ne ate qe problemi shqiptar do te trajtohej ne te ardhmen nga kancelarite europiane per interesat e tyre pa ja kuptuar thelbin historik te asaj qe do te ndodhte ne Europe pergjate shekullit te XX-te. Fakti qe shqiptaret nuk kane ekzistuar kurre politikisht deri me 28 Nendor 1912 dhe u bene me shtet politik tregon se HISTORIA kishte vepruar mbi shqiptaret (gje kjo teper e panjohur per shkencen e sotme te historise edhe pse piketat per njohjen e saje jane publikuar para nje shekulli e gysem) dhe Europa e mori parasysh kete. Ne kete pike duket thelbi i figures se Ismail Qemalit (ate qe beri Patriarku i Shtetit te Shqiptareve nuk e beri dhe nuk e bente kerkush pervec tij) dhe kjo perben fillesen e Politikes Shqiptare ne planin historik; por pikerisht kete nuk kane thene kurre historianet komuniste dhe postkomuniste. Eshte kjo aresyeja perse historia e shtetit te shqiptareve eshte krejt tjeter per tjeter nga ajo qe na kane mesuar detyrimisht neper shkolla. Figura e Ismail Qemalit perben piken e “parendesishme” sasiore, por te domosdoshme, te transformimit historik te shqiptareve nga primitivizmi historik ne Shtetin Klasor Politik; dmth transformimin cilesor shoqeror te tyre. Figura e Ismail Qemalit duhet te kete     qene shume me komplekse nga ajo qe dime per te. Dok. 22 (f. 53-54) tregon nje leter te Muhidid derguar sulltanit, ku akuzohet Ismail Qemali si njeri qe punonte vetem per interesat e tij personale, duke vleresuar rrezikshmerine e tij dhe duke i propozuar sulltanit qe ta izoloje dhe me vone ta afroje duke i bere leshime pa rendesi. Vlen te permendet nje leter e Nuriut drejtuar Isak Suqutiut (Dok. 24, f. 55, dt 28 gusht 1900) ku behet fjale per kembenguljen e I. Qemalit per te ruajtur pavaresine e levizjes kombetare shqiptare perballe levizjes xhonturke si dhe per mendimin e tij rreth pamundesise se bashkepunimit me kreret e saj. Kjo leter permend revisten “Albania” ne Bruksel, sipas se ciles ajo do te dilte ketej e tutje nen drejtimin e Ismail Qemalit. Por poshte jepet nje shenim ku thuhet: “Nga konflikti parimor qe pati Ismail Qemali me F. Konicen, Ismail Qemali u terhoq dhe nuk bashkepunoi me me revisten “Albania”. Ky fakt ka rendesi per te kuptuar mendimin e ardhshem (pas 1912) te Faik Konices per Ismail Qemalin mbi te cilin nuk la fjale dhe vrer pa hedhur. Vini re se cfare shkruhet ne te paren  “Antologji Shqipe” te Prof. Filip Fishta (f. 139) ku permblidhet nje shkrim i Faik Konices:”…Plaku zemerthate, i-vdekur nga cdo ndjenje, s’humbi kohe me perralla idealiste, po nisi te shtroje listen e harxheve: harxhe qe s’kish ne mendje t’i beje, as i beri kurre Berchtold-i, i krusur nene barren e mejtimeve, s’kish nge te beje pazarlleke me nje Armen te Bezestenit, po me sy te mbyllur, dha c’i kerkuan. Ismail Qemali torben me flori nene sqetull edhe me nje turme nga pas, i hipi ne Triesht nje gjemie me avull edhe doli ne Durres. Atje mblodhi edhe ca njeres te tjere edhe te gjithe, ca kaluar, ca me kembe, ca ne qerre te hequra prej buajsh, u – nisne per ne Vlore. / Kjo karavane, e perzier, e varfer, e qelbur, ne cdo rast tjeter do te ishte per te qeshur; por tani, fatin e nje kombi te vjeter, e nga madhesia e bares merrte nje fare madhesia edhe vete….” (gazeta “Demokratia” me pronar Xhevat Kallajxhi, dt. E hene 4 nendor 1935; -artikulli vazhdon me analizen kritike te permbajtjes se ketij shkrimi dhe kerkesen e artikullshkruesit drejtuar Ministrise se Aresimit per ta rishikuar kete botim si te panevojshem ne nje kohe ku i thurrte levdate patriotike Ismail Qemalit, ose ne te kunderten te kishte miresine t’i ndriconte mendjen mbi aresyet e botimit ne kete menyre).

Me 15 tetor 1900 ekziston e botuar ne revisten “Albania e Vogel”, nr. 19, viti II, nje thirrje e Ismail Qemalit drejtuar te gjithe shqiptareve qe te punojne per te siguruar autonomine e Shqiperise ne kuadrin e perandorise osmane, gje te cilen ai nuk e mendonte se mund te arrihej pa siguruar njohjen e Shqiperise nga Fuqite e Medha (dok. 29, f. 59-60). Rendesia e kesaj letra qendron edhe ne thelbin e problemit ku roli i ndihma absolute e kombeve europiane nuk diskutohet, por edhe ne emrin qe shoqeron thirrjen: Ismail Qemal be Vlora me nenshkrimin ISMAIL. Ketu ka dicka qe nuk duhet te jete teresisht keshtu, por qe ky liber ka pergatitur situaten e barazise se emrit Ismail Qemali, politikan otomano-turk, me emrin Ismail Qemal bej Vlora e familjes se Vlorajve, dmth shqiptar. Thirrja perfundon me kerkesen qe shqiptaret duhet te nxjerrin gazeta ne gjuhen shqipe dhe turqisht. Eshte pak e veshtire te pranohet kjo thirrje sipas interpretimit qe i ka bere autorja kur dime shkallen e zhvillimit te shqiptareve te asaj kohe. Une i konsideroj shume kontradiktore midis tyre informacionet qe jep ky liber nen siglen dokument. Keshtu pas disa muajve (17 mars 1901) gazeta “El Moayad” boton artikullin ku i behet jehone arratisjes se Ismail Qemalit nga Turqia dhe perpjekjeve te tij per lirine e bashkatdhetareve te vet (dok. 37, f. 71). Apo dok. 45 ku jepet raporti i konsullit austro-hungarez ne Bruksel, Khovenhyler, derguar kontit Goluhovski, ku thekson biseden diplomatike te zhvilluar midis tij dhe Ismail Qemalit per ceshtjen shqiptare, ku ai ka mbajtur nje qendrim te rezervuar. Kur lexon te gjithe materialin zbulon se pikepamja e Ismail Qemalit ne lidhje me jeten politike te shtetit te shqiptareve ishte e lidhur me ndihmen qe duhet te merrte vetem nga Austro-Hungaria (f. 77).

Brenda dy diteve (5,6 maj 1902) ekzistojne dy letra te cilat bejne fjale per kerkesen qe i drejtohet kryeministrit per te marre veprime diplomatike per te debuar Ismail Qemalin nga Bullgaria, per te vezhguar me me vigjilence veprimtarine e tij antishteterore, sidomos ate botuese, si dhe ndalimin e veprimtarive antiosmane te komitetit shqiptar te Varnes (dok. 54, 55, f. 88, 89). Ndersa gazeta “Kombi” lajmeron lidhur me perpjekjet e qeverise osmane prane autoriteteve greke per debimin e Ismail Qemalin nga Athina (dok. 75, f. 107).

Per mua paraqesin rendesi kater dokumenta: ai Nr. 76 (f. 107), ai Nr. 85 (f. 117), ai Nr. 87 (f. 121) dhe ai 129 (f. 162) ku jepen te dhena personale mbi Ismail Qemalin. Ne te parin: Relacion i R. Mitag derguar ministrit te Puneve te Jashtme Erental ku behet fjale mbi aresyet e largimit te Ismail Qemalit nga Greqia per ne Itali (Athine, me 20 maj 1907) thuhet: Shume i nderuar baron! Shqiptari Ismail Qemal bej Vlora…..Ne te dytin: Relacion i konsullit Krahus derguar baronit Fon Erental ne te cilin flet per jeten dhe aktivitetin e Ismail Qemalit dhe per ftesen qe populli i ka bere atij te vije ne Shqiperi qe pas shpalljes se kushtetutes (Vlore – Berat, me 3 shtator 1908) thuhet: “Ismail Qemal bej Vlora ka lindur ne Vlore rreth vitit 1842 si bir i Mahmud bej Vlores dhe i se bijes se Tahir Beut nga Gjirokastra. Para afersisht 33 vjeteve ai shkoi per here te pare ne Stamboll, prej ku ai u dergua si komisar i qeverise ne Rumeline Lindore………Ismail Qemal Beu ben pjese aktualisht ne perfaqesuesit me te shquar te familjes Vlora dhe personifikon tipin e shqiptarit me mendime perparimtare dhe patriotike, te cilin regjimi i vjeter kerkonte qe ta bente te pademshem, duke i akorduar poste dhe funksione te larta dhe duke e mbajtur njekohesisht dhe larg atdheut”. Ndersa ne te tretin: Telegram i Ismail Qemalit derguar Reshit Pashes1(shenimi thote: ish minister i Brendshem i perandorise, shqiptar nga origjina) ku solidarizohet me shqiptaret pjesmarres ne Revolucionin Xhonturk (30 tetor 1908) ka firmen: Ismail Qemal Bej Vlore, etj. Dhe ne te katertin (Bari, me 16 qershor 1911) Raport i konsullit austro-hungarez ne Bari derguar kontit te Ismail Qemalit per rrezikun e copetimit te Shqiperise ku  Ismail Qemali konsiderohet deputet turk. Duke pare daten e raportit, largimin e Ismail Qemalit nga parlamenti otoman dhe pretendimin e emertimit te tij si Ismail Qemal Bej Vlora me lind dyshimi se ketu duhet te kete nje mosperputhje midis faktit historik dhe pretendimit shqiptar mbi figuren e Ismail Qemalit.

Rendesia e tyre qendron ne faktin se tani kemi njje material qe barazon Ismail Qemalin, Patriarkun e Shtetit te Shqiptareve, me Ismail Qemal bej Vloren; por menyra e te shprehurit tipike e propogandes enveriste te con ne dyshime mbi figuren e tij. Cfare kane dashur te sajojne historianet enveriste me figuren e Ismail Qemalit kur i mohuan mbiemrin Vlora? Ne do te kemi rast te shohim ne nje gazete te kohes qe shtypi i atyre viteve e njihte Ismail Qemalin me mbiemrin Vlora. Dokumenti Nr. 83 (f. 115) ka nje telegram te konsullit Vurcian derguar baronit Fon Erental, ku tregon se ne krye te komitetit ekzekutiv me emrin “Kombi” ne Bukuresht eshte dhe Ismail Qemali. Permbajtja e telegramit ben fjale per nje kongres ne Bukuresht qysh prej vitit 1904 dhe ka kete shenim: “Me 23 prill 1905 u mblodh ne Bukuresht nje kongres ku muaren pjese perfaqesues te kolonive shqiptare te mergimit dhe njerez te ardhur nga Shqiperia. Kongresi vendosi te krijoje nje komitet qendror me emrin “Kombi”. Kongresi arriti gjithashtu ne perfundimin se kishte ardhur koha per te filluar kryengritjen e armatosur. Por vendimet e kongresit nuk u realizuan, shkak ishte edhe veprimtaria e Albert Gjikes” – nje princ romun me origjina te larget shqiptare.

Nga 264 dokumentat e botuar, duke filluar nga viti 1897 – 1912, une kam konsideruar me kryesoret ate qe lidhen me Perandorine Austro-Hungareze, pasi pikerisht me keto fillon ndryshimi formal i historise se Popullit Shqiptar (por nga ky formalizem, teorik ne pamje te pare, rrjedh i gjithe zhvillimi i domosdoshem i Popullit Shqiptar drejt shtetit politik), keshtu qe problemi nuk mund te analizohet sipas dokumentave, por sipas librit duke qene ne dyshim te plote mbi ate cka thuhet. Keshtu dok. Nr. 86, dt. 26 shtator 1908 (f. 119), ka nje relacion te  konsullit Kraus derguar baronit fon Erental ku flitet per jehonen qe ka ngjallur  arratisja e I. Qemalit, per mendimin e tij ne mbrojtje te Shqiperise dhe per qendrimin e dyshimte te tij ndaj Austro-Hungarise, gje qe pengon realizimin e planeve te Austrise ne Shqiperi. Dok. Nr. 88, dt 4 nentor 1908 (f. 121-123) thote: “Relacion i konsullit Kraus derguar ministrit te Puneve te jashtme Erental, ku jepet qarte qendrimi i Ismail Qemalit ne mbrojtje te Shqiperise qe eshte ne rrezik te copetohet, duke ia bere te qarte popullit politiken e perandorise e te Fuqive te Medha”. Ne brendesi te ketij relacioni, per mua krejt i dyshimte ne permbajtje, shkruhet: “Austro-Hungaria e ka liruar Sanxhakun vetem qe Serbia dhe Mali i Zi te marrin pjese te territorit  shqiptar ose me forcan e armeve, ose me anen e nje konference”. Une nuk e di se si e ka ditur historine atehere, apo sot, ish drejtoresha e pergjithshme e Arkivave te Shtetit, por qe te pranosh se Austro-Hungaria ka bere aleance me Serbine dhe Malin e Zi kundra shqiptareve kur ne konfliktin ballkanik Austro-Hungaria mbajti anen e shqiptareve kundra serbeve dhe, pas gjashte vjeteve, lufta e pare imperialiste filloi nga konflikti Austro-Hungari / Serbi do te thote jo vetem te tallesh me popullin tend, por te tentosh ta keqarsimosh me nje keqdashje te qellimshme politike. Eshte ndoshta aresyeja e vetme qe une dyshoj per origjinalitetin e ketyre dokumentave dhe pretendoj se ato jane te sajuara. Por ne te vertet ne kete tendence mashtruese te historiografise enveriste qendron dhe e fshehta historike e Enver Hoxhes dhe kujt realisht i sherbeu ai. Ndersa dok. 90, dt. 24 nentor 1908 (f. 124) eshte nje telegram i konsullit Kraus derguar baronit Erental ku njoftohet se Ismail Qemali eshte kundershtar i politikes austro-hungareze, gje e cila si zor te pranohet nga historianet pasi jo vetem forca politike qe dha viston, por ajo qe e ndihmoi financiarisht per aktin final ishte pikerisht Austro-Hungaria me aprovimin e Turqise. Finalen politike te shpalljes se pavaresise se shtetit shqiptar Populli Shqiptar, per sa kohe qe ne pushtet ka qene PPSh, nuk e kane marre vesh kurre dhe kjo ka qene nje molle e ndaluar.

Por ne vazhdim libri ka nje te ashtequajtur telegram, dok. 109, dt. 21 shkurt 1910 (f. 143) qe nuk ka lidhje  me temen tone, por qe na sherben per te kuptuar permasat e mashtrimit te perdorur nga historiografia enveriste, derguar Ismail Qemalit nga banoret e Shkodres, me anen e te ciles e falenderojne per burrerine qe tregoi ne mbrojtje te shkronjave shqipe, te aprovuara ne Kongresin e Manastirit. Dy gjera u ka fshehur politika enveriste Popullit Shqiptar pergjate gjithe arsimimit te detyrueshem 8 vjecar: 1-autoret e alfabetit latin te gjuhes se sotme shqipe-gje te cilen shume-shume pak shqiptare (nje per njeqindmije, dhe kete me dyshim) e dine dhe 2-autoret e mbojtjes se kufirit shqiptaro-serbo/malazez. E keqja eshte se kjo politike arsimore po vazhdon edhe sot (2013) ne te njejten permase.

Ne faqen 144 jepet nje dokument, Nr. 111, Boston – dt. 29 prill 1910, ku thuhet: “Ismail Qemali me guxim mbron ne parlament luften e kosovareve ne Kryengritjen e 1910-es, kunder qeverise xhonturke, e cila jo vetem nuk po zbatonte te drejten kushtetuese ne Shqiperi, por po u cenonte shqiptareve edhe disa te drejta te siguruara me lufte”. Ky material eshte marre nga gazeta “Dielli” te po kesaj date, por nuk sqaron se per ke parlament behet fjala, pasi ai kishte dy vjet qe kishte ikur nga Turqia. Ndersa dok. 112, Boston Mass, 6 maj 1910 (f. 145) ben fjale per shtypjen e kesaj kryengritjeje. Dok. 113, Vlore me 3 qershor 1910 (f.146-147) jep nje raport te konsullit Kraus derguar ministrit te Puneve te Jashtme Erental, ku flitet per ndikimin e Ismail Qemalit ne Shqiperi dhe per mendimet e tij lidhur me politiken austro-hungareze ku vecojme dy mendime te baronit Fon Hlumecki: se pari “kryengritja e fundit ne Shqiperine e Veriut ishte nje veper personale e Ismail Qemalit” dhe, se dyti, Ismail Qemali “me siguri ishte i bindur qe heret a vone Austro-Hungaria do te jete e detyruar t’u jape shqiptareve ndihmen e saj”. Por kjo gje bie ne kundershtim me pikepamjet e para tek dok. 85, 88, 90 gje qe te con ne dyshimin se keto dokumenta jane te sajuara per qellimet e strukturezimit te historise se Shqiperise sipas interesave te PPSh.

Por ne kete liber jepet nje telegram, dok. Nr. 124, Vlore, dt. 19 prill 1911, f. 158,  pa emer derguesi, ku shkruhet: “Telegram (nuk dihet nga kush) derguar kontit Erental, ku ben fjale per nje interviste qe I. Qemali i ka dhene korrespondentit te gazetes “Picolo di Trieste”  lidhur me levizjen patriotike ne Shqiperine e Jugut” me kete permbajtje: “….Ismail Qemal Beu deklaroi se “edhe ne Shqiperine e Jugut ekzistoka nje pakenaqesi e madhe ndermjet popullsise dhe sadoqe kjo popullsi eshte me paqesore se ajo e Veriut, nuk perjashtohet qe edhe Vlore te rroke armet. Fajin per shperthimin e turbullirave te reja ai ua ngarkon plotesisht masave te gabuara te qeverise dhe jo sic pretendojne xhonturqit ndikimeve nga jashte…” (nenvizimi i imi, GH). Gjeja me negative ne historiografine enveriste ka qene futja e popullates ne nje reaksion midis krahinave te Shqiperise dhe kjo eshte realizuar permes sajimit te historise dhe paraqitja e saj si e diferencuar ne planin shoqeror. Une pretendoj se ky telegram pikerisht ketij qellimi i ka sherbyer, per ta paraqitur Jugun te ndryshem me Veriun, sidomos ne planin cilesor te veprimtarise mbi ceshtjen shqiptare; kur ne fakt e verteta eshte krejt tjeter per tjeter nga pikepamja historike. Por ne vazhdim do te shohim se gjitheshka eshte e sajuar ne leter pikerisht per kete ngjarje dhe ne kete sajese mbeshteten studiuesit shqiptare te epokes enveriste (gazeta ne fjale nuk ekziston, pasi emri i gazetes se pretenduar eshte: IL Piccolo).

Ne dok. Nr. 133, f. 166-169, Gerce (Malesi e Mbishkrodes) – dt. 23 qershor 1911, publikohet “Pjese nga memorandumi drejtuar qeverise xhonturke me kerkesen per krijimin e nje province autonome shqiptare”, marre ne AQSH i RPSSH me shenimin: “Memorandumi eshte botuar shqip e frengjisht si broshure me vete. Ai eshte botuar shqip e frengjisht nga gazeta “Liri e Shqiperise, Sofie, 7/20 korrik 1911 dhe nga gazeta “La Nazione Albanese, Pallagorio (Cantanzaro), 31 gusht 1911 (italisht). Ketu gabimisht ne vend te Gerce eshte shenuar Korce nga gazeta “Neue Freie Presse”, Vjene, 25 qershor 1911 (gjermanisht), nga “Le Moniteur Oriental”, Paris, 26 qershor 1911 (frengjisht) nga “Vardar” Shkup, 6 korrik 1911 (serbokroatisht), dhe nga gazeta “Corriere d’Italia”, Rome, 12 korrik 1911 (italisht). Ai gjendet frengjisht ne HHStA PA, A, bashkangjitur raportit qe konsulli austro-hungarez ne Cetinje i dergon Vjenes me 27 qershor 1911 (ne fund e ketij memorandumi thuhet: “Vazhdojne nenshkrimet e 22 delegateve te Asamblese”).

Ne dok. Nr. 135, Jenikon 1 korrik 1911, f. 170-171, jepet “Relacion i konsullit Pallavicini derguar kontit Erental, ku thekson se kryengritja e veriut, ku luan rol I. Qemali, perben nje problem kombetar per shqiptaret”. Por kur e lexon relacionin kupton se nuk ke te besh me ndonje rol konkret; lidhja midis prijesve te malsoreve dhe Ismail Qemalit merret si nje mundesi hipotetike dhe jo si nje realitet. Kjo gje con ne dyshimin qe edhe dokumenti Nr. 136, f. 171, Berat 3 korrik 1911, me kete permbajtje titulli: “Leter e Baki Gjirokastres qe ben fjale rreth perpjekjeve te Ismail Qemalit per zgjerimin e Kryengritjes se Malesise se Veriut ne Shqiperine e Mesme” te jete i sajuar ne permbajtjen e tij. Propoganda enveriste eshte munduar ta paraqese Pavaresine e Shtetit Shqiptar si nje veper te vete popullit dhe mundesisht me nje pjesmarrje gjithperfshirese edhe pse kjo do te thote krijim artificial i historise. Kjo kuptohet ne vazhdim ne dok. Nr. 138, f. 173, ku jepet “Interviste e Ismail Qemalit dhene korespondentit te gazetes “Neue Freie Press”, ku ai ben te qarte shkaqet qe e detyruan popullin shqiptar te ngrihet ne kryengritje kunder perandorise osmane”, Korrik 1911, ku midis te tjerave lexojme: “Populli shqiptar i ka marre armet vetem atehere kur ka vene re se kerkonte me kot ne rruge legale ndalimin e cdo gjeje te tepruar. Kryengritja u shkaktua nga zemerimi qe ngjalli trajtimi qe iu be tribuve shqiptare….”. Ndersa dok. Nr. 140, f. 175, Vjene – 14 korrik 1911, ben fjale per nje fragment nga gazeta “Rajhpost” ku njoftohet per misionin e Ismail Qemalit ne Evrope per ceshtjen shqiptare. Ne faqen 176 (dok. Nr. 142) jepet relacioni i konsullit Kraus derguar kontit Erental, ku flitet per aresyet e largimit te I. Qemalit nga Stambolli dhe per rrezikun e nje atentati kunder sulltanit (dt. 16 korrik 1911, ose 6 korrik) ku shkruhet: “se me 5 te ketij muaji ky i fundit do te vije ne Korfuz. Fakti qe Ismail Qemali eshte larguar jashte shtetit para mbylljes se parlamentit dhe para udhetimit te sulltanit per ne Maqedoni dhe Shqiperi, ku ai lypsej te shoqerohej prej deputeteve shqiptare, ka krijuar ketu nje sensasion te madh..” (f. 176-177). Por ky informacion tregon se largimi dhe prania e Ismail Qemalit ne parlamentin turk paska pasur karakter e alternuar dhe te varur nga marredheniet politike turke me Ismail Qemalin. Rendesia e kesaj do te duket me vone kur te shpallet mevetesia e shqiptareve. Ne faqen 177 jepet dok. Nr. 143, nje telegram i konsullit Vajncel derguar MPJ ne Vjene ne lidhje me kerkesat e malesoreve ne Shqiperine e Veriut, Cetine, 18 korrik 1911, ku malsoret insistojne ne kerkesat e programit prej 12 pikash te Ismail Qemalit. Dok. 144 (f. 178) ben fjale per nje relacion te konsullit Frosard ne Janine derguar kontit Erental ne lidhje me organizimin e levizjes patriotike ne Jug dhe aktivitetin e Ismail Qemalit, Janine – 20 korrik 1911.

I permend te gjithe keto relacione, telegrame, intervista, artikuj per te pare perputhjen me historine e shkruar pergjate kesaj periudhe pasi lind dyshimi mbi pamundesine e njohjes se Ismail Qemalit nga ana e malsoreve te Veriut. Problemi i paraqitjes se situates kryengritese te Popullit Shqiptar per ate kohe nuk ka asnje mundesi qe te kete pasur karakter te organizuar Veri – Jug per faktin me te thjeshte fare: nuk e njihnin njeri – tjetrin dhe ky ka qene problemi me kryesor i Popullit Shqiptar pergjate shek. XX-te. Historiografia enveriste eshte munduar me te gjithe menyrat qe ta lidhe figuren e Ismail Qemalit me levizjen antiosmane te malsoreve te Veriut, gje qe nuk mund te jete e sakte edhe per nje aresye tjeter: malsoret e Veriut udhehiqeshin nga Kleri Katolik Shqiptar duke perbere nje nderlidhje historike, te pakten, mbi 400 vjecare. Keshtu qe rezulton qe shume materiale, qe mbajtne emrin dokumenta te jene te sajuara per te prishur imazhin e lidhjes Kleri Katolik – Malsi e Veriut, dhe sidomos lidhjen vendimtare Kleri Katolik – Malsi e Madhe (rendesia e ndarjes se Malesise se Veriut nga ajo e Madhe qendron ne vendin se ku veproi Perandoria e Danubit dhe subjekti qe shoqeroi Ismail Qemalin ne Aktin e Pavaresise). Ismail Qemali mund ta njihte levizjen antiosmane dhe antisllave te Veriut, pasi ishte deputet ne parlamentin Otoman, por e kunderta, sipas idese se mesiperme,  eshte e pamundur.

Me 31 korrik 1911 Ismail Qemali i ka dhene nje interviste gazetes “Die Zeit” (dok. Nr. 148, f. 180-182) ku ai “paraqet gjendjen e rende politike dhe ekonomike te popullit shqiptar dhe thekson se Shqiperia e Veriut eshte e vendosur te luftoje per zgjidhjen e kerkesave te saj”. Ne brendesi te kesaj interviste lexojme: “Ne keto rrethana te mjerueshme (moslejimi i malsoreve per t’u kthyer ne fshatrat e tyre ne stinen e pranveres, GH) a mundet te mendohet qe arkipeshkvi i Shkodres, monsinjor Sereqi, t’ia dale te binde malsoret te kthehen ne vendlindjen e tyre? A eshte vete i bindur per fjalet e veta, qe kerkon te binde te tjeret? Me ne fund, a kane bindje vete ata qe gjer tani e kane quajtur veten perkrahes te shqiptareve katolike, qe arkipeshkvi i Shkodres do te arrije ne keto rrethana t’i binde malsoret te kthehen?”. Rendesia e ketij fakti qendron ne konstatimin e lidhjes Institucion Katolik – Malsi e Madhe, pasi kjo lidhje jo vetem qe eshte harruar te shprehet ne literaturen e historiografise komuniste, por eshte paraqitur si nje lidhje armiqesore dhe antishqiptare. Dhe t’i bashkangjiten keto fjale Ismail Qemalit me 1911 dhe  te thuhen keto fjale me 1982 (koha kur eshte botuar libri) tregon se Kleri Katolik Shqiptar e paska pasur nje rol te rendesishem, per te mos thene vendimtar, ne jeten sociale te Malsise se Veriut dhe kjo nuk eshte paraqitur kurre nga historiografia enveriste me permasat reale, sidomos e lidhur me Aktin e Pavaresise se Popullit dhe Shtetit te Shqiptareve. Por rendesia e kesaj lidhje qendron diku tjeter, te cilen pergatitesja e materialit eshte munduar jo vetem ta fshehe, por dhe ta tjetersoje. Roli i Malsoreve te Veriut ne Pavaresine e Shqiptareve paska pasur permasa krej te tjera nga ajo qe na kane mesuar, dhe u mesojne edhe sot, neper shkolla deri ne ate shkalle sa vleresohet lidhja e Ismail Qemalit me malsoret e Veriut ne gazeten “Liria e Shqiperise”, Sofje, 14 gusht 1911 (dok. Nr 150, f. 183). Fakti qe ajo nuk flet ne asnje rresht per kryengritjen e Decicit (prill 1911) te Malsoreve te Hotit dhe Grudes tregon se ose Ismail Qemali nuk e ka njohur fare rolin e Malsoreve te Veriut duke vene ne dyshim materialin e pergatitur prej saj, ose ky rol eshte tjetersuar per aresye politike nga propoganda enveriste.

Ne faqen 191, dok. Nr 159, Nice, me 3 prill 1912, jepet nje leter “ qe ben fjale per planet e Ismail Qemalit per te shkuar ne Shqiperine e Jugut se bashku me Luigj Gurakuqin per organizimin atje te kryengritjes se armatosur”. Nuk e di se sa i sakte eshte ky material, por po ta besojme rezulton qe deri ne pranveren e vitit 1912 Jugu i Shqiperise nuk e kishte vene ujin ne zjarr per pavaresine e shtetit te shqiptareve dhe ajo qe paska ndodhur realisht ndryshonka nga ajo qe eshte propoganduar dhe vazhdohet te propogandohet.

Dok. 165 (f. 195-200) trasmeton nje leter te “Sali Hidit derguar I. Qemalit ku pershkruhet lufta e popullit tone (ketu qendron mashtrimi historik i servirur prej 68 vjetesh pasi kjo lufte, sipas permbajtjes se letres, nuk eshte e Popullit Shqiptar por e krahinave: Shkoder. Kosove e Diber, GH) ne krahinat e Gjakoves e te Kosoves kunder ushtrive te perandorise osmane, qendresa heroike dhe beselidhja e tyre, Prill-maj 1912”. Por qellimi i botimit te ketij permbledhesi “dokumentash” vazhdon me dok. 169 (f. 205) ku jepet nje “Leter e Nikolla [Pogonit] drejtuar I. Qemalit, me anen e te clit i raporton per perpjekjet per zgjerimin e kryengritjes se pergjithshme, per gjendjen ne Stamboll dhe lidhur me deshtimin e percapjeve te tij diplomatike, Kostandinopol, 5 qershor 1912”. Tentativa e historiografise enveriste per te paraqitur ekzistencen e nje kryengritje mbare shqiptare kunder politikave osmane, e me vone turke, perben te gjithe mashtrimin metodik te perdorur per 68 vjet ku studiusit shqiptare pas 1991 jane viktima te asaj tentative te kahershme qe gjithsesi ka vetem nje domethenie: te vertetoje ate qe nuk ka pasur mundesi te ekzistoje kurre ne ate permase qe eshte paraqitur. Ne qofte se do te bejme nje permbledhje te gjendjes sociale te Popullit Shqiptar, ndarjen e tij fetare dhe ndikimin e politikave europiane e ballkanike mbi te do te shihet se eshte e pamundur qe  pjesa muslimane e Popullit Shqiptar te ngrihej kundra politikave otomane apo turke, qe pjesa ortodokse te ngrithej kundra politikave sllave apo greke. Keshtu qe ne kete pike kur flitet per kryengritje te armatosur te Popullit Shqiptar kundra Perandorise Otomane duhet pasur parasysh vetem pjesa katolike dhe aleancat e saj. Por ne qofte se do te shohim realitetin historik do te dallojme se ekziston ne veri te Shqiperise se sotme dhe Kosove nje unitet fetar kundra politikave sllave dhe kjo e permbys te gjithe propoganden enveriste mbi shkakun e pavaresise se Popullit Shqiptar me 1912 ne saje te nje kryengritje mbare kombetare kundra pushtetit otoman.

Veprimtaria ne favor te pavaresise, sipas kesaj propogande, vazhdon me botimin e memorandumit drejtuar qeverise xhonturke dhe perfaqesuesve te Fuqive te Medha ne Shkup me kerkesen per t’i njohur Shqiperise te drejtat e provinces autonome1, dok. Nr. 168, f. 204, dt 12 maj 1912, me kete permbajtje:

1)    T’i jepet Shqiperise autonomi.

2)    Ne tere Shqiperine te ngrihet flamuri i Shqiperise

3)    Gjeneral governatori i Shqiperise te zgjidhet nga sterniperit e prenserve [princerve] shqiptare.

4)    Nepunesit, te cilet nuk jane shqiptare te nxiren nga buka [nga puna] dhe te kembehen me shqiptare

5)    Gjuha zyrtare te jete shqipja me shkrim kombiar

6)  Mbarimi i ketyre kerkimeve te sigurohet prej Fuqive te Medha1.

Por qe sqaron ne nje fare menyre se kush ishin autoret e tij me shenimin e meposhtem:

“Memorandumi eshte botuar ne gazeten “Liria e Shqiperise”, Sofje, 20 maj/2 qershor 1912 dhe 31 maj/13 qershor 1912, “Istanboul”, Stamboll, 24 maj/ 6 qershor 1912 (frengjisht), “Dielli”, Boston, 13 qershor 1912; “Lka Nazione Albanese”, Pallagorio (Cantanzaro), 31 maj 1912 (italisht). Ne botimin e dyte te gazetes “Liria e Shqiperise” memorandumi jo vetem eshte hartuar ne dialektin e Veriut, por permban edhe disa ndryshime. Ai eshte formuar ne kete menyre:

1)  Te shenohen kufit politike te Shqypnise. 2) Ne vend te flamurit te Turqise te jet flamuri i Shqypnis. 3) T’emnohet nje sundimtar i pergjithshem ne Shqypni i cili do te jete i zgjedhur nga shpijat e vjetra qe sunduen nji kohe ne Shqipni. 4) Ne vend te nepunesve te huej ne Shqypni, te vehen nepunes shqyptare. 5) Te perdoret shqypja si gjuhe zyrtare. 6) Te kryemit e ketyre kerkimeve te jene te garantueme nga pushtetet e madha.

Pervec kesaj ne kete numer te gazetes thuhet se ky memorandum ishte miratuar ne mbledhjen e Junikut (21-25 maj 1912) dhe ka qene nenshkruar edhe nga Ismail Qemali. Gazeta “Dielli” e Bostonit, qe e boton gjithashtu kete memorandum, te marre nga gazeta “Times” e Londres, thote se ai eshte i Ismail Qemalit, i cili ua ka drejtuar Fuqive te Medha (ne kete variant pika e pare eshte formuluar: “C’qendralesim i Shqiperise”, kurse te tjerat nuk kane ndryshime te rendesishme me variantin e gazetes “Liria e Shqiperise”). Ne gazeten turke “Istambul” te 24 majit/ 6 qershorit 1912 momerandumi i botuar frengjisht ne variantin e gazetes “Liri e Shqiperise”, te 13 majit / 13 qershorit, thuhet se u eshte dorezuar autoriteteve turke ne Peje. Marre nga “Akte te Rilindjes Kombetare Shqiptare 1978-1912”.

Por ekziston nje leter e I. Qemalit derguar popullit te Shqiperise se Mesme dhe te Jugut ku kerkon qe t’i dergojne nje telegram kabinetit te ri te zgjedhur ne Turqi, ne te cilin te theksohet se aparati shteteror duhet te pastrohet nga kriminelet e vrasesit e popullit shqiptar, gje qe do t’i siguroje Portes perkrahjen e kesaj popullate (dok. Nr. 173, Nice 11 (24) korrik 1328 (24 korrik 1912), f. 209-210).  Ky material ve ne dyshim shume perfundime mbi shkakun e mevetesise se shqiptareve ne menyre unike, sidomos kur ndan Shqiperine ne tre grupime gjeotopografike kur deri ne ate kohe termi Shqiperi nuk ishte i njehsuar politikisht. Vazhdon telegrami i konsullit te Raguzes ku njofton mbi perpjekjet e Ismail Qemalit per organizimin e kryengritjes se armatosur (Dok. Nr. 174, Viene 25 korrik 1912, f. 211).

Ne faqen 216 jepet nje leter drejtuar nje personi ne Elbasan, me anen e se ciles i behet thirrje gjithe parise qe te bashkohet rreth I. Qemalit dhe te mbeshtese ate ne perpjekjet per  Shpalljen e Pavaresise (dok. Nr. 180, Vlon 1 vjesht III [nentor] 1912). Ky material, duke u krahasuar edhe me telegramin e kryetarit te Qeverise se Perkohshme te Vlores drejtuar kryesise se Qeverise se Perkohshme te Elbasanit, me anen e te cilit e udhezon se si duhet te veproje kunder ushtrive pushtuese serbe (dok. Nr. 209, dt. 15 nentor 1328 (28 nentor 1912), f. 237) con ne kerkesen per te zbuluar se cfare perfaqesonte ne ate kohe paria e Elbasanit dhe cili ishte raporti me Ismail Qemalin. Sic do te shohim ne kapitullin mbi historine e shpalljes se pavaresise se shqiptareve krejt ndryshe ekziston nje ngjarje me permbajtje krejt tjeter per tjeter te cilin propoganda enveriste nuk la gur pa perdorur per ta fshehur dhe tjetersuar ate. Te pakten keto “dy dokomenta” e perligjin jo vetem dyshimin tone, por ato jane dhe nje nder zgjidhjet e problemit “te panjohur” nga shqiptaret e mijevjecarit te ri.

Ne faqen 218 jepet  dok. 182 me permbajtje: “Vendimet e mbledhjes se kolonise shqiptare te Bukureshtit mbi krijimin e nje komiteti drejtues per te marre ne dore qeverimin e Shqiperise, Bukuresht, 23/5 vjesht e trete 1912 1. Shenimi 1 thote: Vendimet jane botuar ne gazeten “Shqiperia e Re”, Bukuresht, 29 nentor 1925. Gazeta qe i boton thote se vendimet pasohen nga nenshkrimet e pjesmarresve ne mbledhje me I. Qemalin ne krye. A nuk tregon ky dokument qe kolonia shqiptare e Bukureshtit po pregatitej per te marre pushtetin ne Shqiperi; dhe kur krahasohet me ngjarjet e ndodhura pas vitit 1913 rezulton se lidhje e tyre me Ismail Qemalin perpara 28 nentorit 1912 te kete qene inekzistente, por gjitheshka u sajua per te tjetersuar jo vetem shkakun e pavaresise se shqiptareve. Eshte nje problem te cilin shqiptaret e sotem nuk e dine akoma, por vazhdojne te jene viktima te mashtrimit gjysemshekullor enverist.

Ne dok. Nr 186 (f. 220) jepet nje “Telegram i Ismail Qemalit drejtuar komisionit pergatitor per Shpalljen e Pavaresise, me te cilin kerkon te sigurohet pjesemarrja e perfaqesuesve te popullit per mbledhjen e kuvendit kombetar ne Durres ose Vlore, 5 nentor 1328 (18 nentor 1912)” me kete permbajtje: “Perpara se premtes jemi ne Durres. Eshte domosdo e nevojshme qe delegatet te mblidhen ne Durres ose Vlore. Ftoini qe te gjithe. Derisa te vij une mbani qetesi dhe bashkim. Ceshtja jone politike eshte e siguruar perfundimisht.  Ismail Qemal”. Rendesia e ketij telegrami, po te jete i vertete, qendron ne dy pika, njera prej te cilave fsheh thelbin e problemit shqiptar, ndersa tjetra ka pasur rendesi propogandistike, sidomos per Vloren. Kjo e fundit tregon se Vlora ka qene qyteti i kuvendit te ardhshem, sepse ne Durres ai nuk mund te behej per efektet e politikes me mjetet e dhunes (po afrohej ushtria serbe). Ndersa tjetri eshte i lidhur me subjektin me kryesor qe i dha sigurine e formimit te shtetit shqiptar Ismail Qemalit. Fakti qe Ismail Qemali po vinte nga kryeqyteti austro-hungarez drejt Triestes, e pastaj ne Durres tregon mjaftueshem qe ky subjekt ishte superfuqia europiane e kohes: Perandoria e Danubit. Menyra se si kjo Perandori ka luftuar per ceshtjen shqiptare dhe me ane te kujt ka vepruar mbi shqiptaret eshte nje problem i pa zgjidhur akoma ne sferen historike dhe pika me kryesore e shkakut te formimit te shtetit te shqiptareve, gje te cilen shqioptaret e soterm nuk e dine ne asnje element. Ja perse eshte e nevoshme analiza e literatures se epokes enveriste, pasi ajo na tregon menyren se si eshte fshehur e verteta dhe si eshte sajuar mashtrimi gjysem shekullor mbi formimin e shtetit te shqiptareve. Ky dokument vazhdon me ate Nr. 189,  Durres, me 20 nentor 1912, ku jepet nje “Telegram shifer i konsullit austro-hungarez derguar MPJ mbi ardhjen ne Durres te Ismail Qemalit” me kete permbajtje: Ismail Qemal Beu i ka telegrafuar Xhemil Beut ne Vlore qe ai te therrase kongresin ne Durres, ku ai ka per te arritur diten e shtune Xhemil Beu e thirri kongresin ne Vlore, sepse aty eshte kablloja telegrafike Vlore – Otranto. / Nje kopje Stambollit. Te njejten gje Budapestit. /  Rudnej” (f. 222). A nuk tregon ky telegram se kalimi nga Durresi ne Vlore eshte bere vetem thjeshte per efekt te kabllit telegrafik? Kurse sipas Ismail Qemalit Durresi ndodhej perpara rrezikut te pushtimit nga forcat serbe si rrjedhim i marshimit te tyre drejt jugut te Milotit. (dok. Nr. 192, 10 nentor 1328 (23 nentor 1912), f. 223-224). Ne telegramet qe jane sipas dok. me Nr. 195, 197, 198 (f. 226, 227) jepen lajmet mbi shpalljen e pavaresise ne Elbasan, Durres dhe perkrahja e parise se Ohrit per Ismail Qemalin.

Te rendesishem kam konsideruar edhe nje dok. Nr. 199 (f. 228) qe eshte nje “Raport i kryekonsullit te Janines derguar MPJ, ku vihet ne dukje bashkerendimi i veprimtarise se qeverise xhonturke me reaksionin cifligar kunder luftes se popullit tone per realizimin e autonomise se Shqiperise, 28 nentor 1912, i cili na tregon se ne brendesi te klases politike shqiptare, te formuar nga politika 400 vjecare otomane, ekzistonin mendime dhe praktika te kunderta te cilat nuk jane pranuar kurre nga historiografia enveriste. I po kesaj rendesie eshte dhe dok. Nr. 201, i cili jep “Vendim i Shpalljes se Pavaresise se Shqiperise1, Ne Vlore me 15/28 te vjeshtes se trete 1328/1912” i cili ka nje shenim ku thuhet: “1.Vendimi eshte hartuar shqip dhe turqisht dhe eshte miratuar nga Kuvendi Kombetar ne Vlore. Ai eshte nenshkruar nga pjesemarresit e ketij kuvendi, midis te cileve jane: Ismail Qemali….(vazhdojne disa emra, GH) etj. Ne dokument eshte edhe fotografia e pjesetareve te qeverise” (f. 231) gje e cila nuk eshte e vertete, por qe tenton te krijoje misterin e Aktit te Pavaresise se Shtetit dhe Popullit Shqiptar. Me sa duket me 1982 akti origjinal ishte zhdukur nga Arkivi Qendror dhe ishte zevendesuar me Aktin e riprodhuar me 1937 nga Lef Nosi. Ne po kete date ekziston nje “Telegram i Ismail Qemalit derguar kryesise se Bashkise se Elbasanit dhe parise se vendit, ku e njofton mbi Shpalljen e Pavaresise dhe kerkon qe ajo te shpallet edhe ne Elbasan” (dok. Nr. 203, f. 233) kur dihet mirefilli se Elbasani kete e kishte bere qe me 26 nentor dhe kishte formuar Qeverine e vet te perkoheshme. Historiografia enveriste kete fakt nuk e ka permenduar kurre dhe rrjedhimisht nuk ka pasur se cfare te interpretoje edhe pse ai fsheh nje ngjarje krejt tjeter per tjeter.

Me 1982 studiuesi shqiptar nga Kosova, Zekeria Cana, botoi studimin: “Levizja kombetare shqiptare ne Kosove 1908-1912”, Tirane 1982 ku tema e tij “nuk eshte studiuar deri me tani ne menyre te vecante e komplekse, vecse pjeserisht, qofte ne kuadrin e monografive te ndryshme qe i kushtohej historise shqiptare dhe asaj te pergjithshme, apo ne kontekstin e periudhave dhe te problemeve te ndryshme historike” (f. 5). Ky autor ka nje merite te vecante per kete teme, te pakten ky eshte konsideracioni im, qe per here te pare une shoh nje tendence per te barazuar termin “Rilindje Kombetare” me ate te “Levizjes Kombetare” (po aty) dhe me kete autori ka kerkuar te shpetoje nga imponimi indoktrinues i shkolles enveriste te historise pa e realizuar kritiken kundra saj dhe kjo eshte zgjidhja e tij. Por historiografia shqiptare e Kosoves kishte qene me konkrete se ajo e Shqiperise dhe po te mendosh se gjendej nen diktaturen serbe arrihet ne perfundimin se studiuesit e saj vazhdonin luften e te pareve te tyre me metoda te tjera. Pa e ndare ceshtjen kombetare te Kosoves nga ajo shqiptare, studiuesit shqiptare te Kosoves qe me 1960 kishin botuar studimin per tekstet shkollore: “Pasqyre e historise nacionale shqiptare” me autore A Hadri – M. Perkaj pa aparature shkencore e pretendime te medha, por per ate kohe conte shume peshe” (f. 13). Autori yne do ta fillonte pasqyrimin e studimit te tij me kreun e pare: ”Shqiptaret dhe revolucioni Xhonturk” (f. 19-46) ku do ta fillonte me Kuvendin e Ferizajt dhe do ta mbyllte me zgjedhjet parlamentare, duke   perfshire edhe Kongresi i Manastirit (1908). E permend kete kongres vetem per nje qellim: menyra e zberthimit te asaj ngjarje eshte bere ne perputhje me shkollen e historiografise enveriste ku emrat e Sh. Demiraj dhe K.Prifti jane pikat e mbeshtetjes se autorit tone. Analiza qe autori i ka bere kesaj ngjarje eshte krejt siperfaqesore dhe pa domethenie konkrete duke pranuar vetem vendimin mbi perdorimin paralel te dy alfabeteve: ate te Stambollit dhe ate latin. Por autori na jep infomracionin qe vendimet qe dolen nga mbledhjet ne Kongresin e Manastirit u perfshine ne programin kombetar qe do t’i paraqitej parlamentit turk ne emer te gjithe shqiptareve te perbere prej 18 pikash3 (3- kete informate e jep konsulli austriak ne Manastir, dt 27.XI.1908) – (f. 38).

Autori pranon se zgjedhjet parlamentare u shoqeruan me konflikte te hapta midis Xhemijetit dhe klubeve shqiptare, shtypit qeveritar dhe gazetave shqipe, kryesisht jashte Turqise (f. 43). Gjate zgjedhjeve parlamentare turke u zhvilluan ngjarje te rendesishme nderkombetare – aneksimi i Bosnjes dhe Hercegovines dhe shpallja e pavaresise bullgare, qe autori yne i konsideron si shkaktaret e renies se autoritetit te komitetit xhonturk dhe regjimit te tij (f. 45).

Kreu dyte do te vazhdonte me qendresen kunder reaksionit xhonturk dhe mbi kete baze e konsideron politiken xhonturke si shkaktaren e ndryshimit per te keq te pozitave ekonomike te popujve qe sundoheshin nga ata. Ne kete drejtim perjashtim nuk bente edhe Vilajeti i Kosoves, ku popullata nen goditjen e thatesires dy vjecare, pasojat e bojkotit te mallrave austriake dhe ngarkimit me taksa te reja, ra ne nje gjendje te veshtire ekonomike. Duke i shtuar dhe sherbimin e detyrueshem ushtarak per te gjithe popullaten pa dallim feje, puna arriti ne nje gjendje te mjetuar cka e detyroi popullaten e Gjakoves, Pejes dhe te Dibres, ne shkurt te 1909, te ngrihej kundra politikave xhonturke (f. 49-50). E gjitha kjo u paralelizua me levizjen kunderrevolucionit xhonturk te prillit 1909. Lufta klasore te shoqerine turke solli ne pushtet perseri sulltan Hamitin dhe deputetet shqiptare, te perkrahur nga masat njerezore shqiptare, u perfshine ne konfliktin politik turk duke anuar nga politika xhonturke. Keta te fundit mbas ripermbysjes se sulltan Hamitit filluan hakmarrjen politike duke spastruar aparatin shteteror dhe ne maj derguan forcat ushtarake per te qetesuar krahinat shqiptare nga rebelimi (f.54-57). Ne te vertete kjo u shoqerua me reprezalje te padegjuara kundra popullates shqiptare dhe kjo beri efektin e kundert. Ne mesin e qershorit forcat e bashkuara te malsoreve shqiptare u hodhen kundra ushtrise turke, ndersa deputetet shqiptare ne parlamentin turk kerkonin sqarime nga ministri i brendshem mbi masakrat e ushtrise turke mbi popullaten vendase shqiptare. E gjitha kjo pati si perfundim deshtimin e ekspedites ndeshkimore te Xhavit Pashes, por dhe fillimin e Kongresit te Dibres me 23 korrik 1909. Ne kete tubim merrnin pjese vilajetet e Manastirit, Janines, Selanikut, Kosoves dhe Shkodres. Pas shqiptareve, qe perbenin shumicen, merrnin pjese delegate te kombesive te tjera te Turqise duke perfshire dhe nje numer te konsiderueshem njerezish te Komitetit xhonturk. Ne kete kongres shqiptaret u orvaten te trajtohen si osmanllinj, te gatshem te mbronin interesat e perandorise turke. Lufta politike ne ate kongres u manifestua ne problemet e alfabetit, shkollave, ndarjen e shkollave nga institucionet fetare, njohjen e zakoneve dhe te gjuhes shqipe dhe probleme te tjera ekonomike (f. 57-62). Ketij fakti autori i ka kushtuar nje nenkapitull me titull: “Reaksioni kunder shkrimit shqip” duke shkruar se flamurin e fushates reaksionare e mbante Klubi i Stambollit me ne krye senatorin Haxhi Ali Elbasani; ky klub u deklarua ne fillim per alfabetin latin, por me vone. Me eleminimin e partizaneve te ketij shkrimi dhe me zevendesimin e tyre me njerez te regjimit, zuri te ushtroje agjitacion intensiv ne favor te alfabetit turk3. Por ky fakt, po te jete i vertete, nxjerr jo vetem tjeter perfundim mbi autoret e alfabetit latin te gjuhes shqipe ne Kongresin e Manastirit, por ai na argumenton se autoresia eshte vetem nje. Atehere lindin pyetjet: 1-Perse permendet emri i Klubit te Stambollit si perkrahes i alfabetit te gjuhes shqipe ne Kongresin e Manastirit? 2-Mos valle per te sfumuar autorin e vertete te vendosjes se alfabetit te Gjuhes Shqipe? Duke mos ditur kete autor, si ka mundesi te konsiderohet Gjuha Shqipe si pasuria me e madhe e Popullit Shqiptar? Mos valle per te mbuluar indoktrinimin dhe autoresine e ketij procesi? Ky eshte problemi me i madh kulturor i Popullit Shqiptar sot qe edukohet me mrekulline gjuhesore te Gjuhes Shqipe, e nga ana tjeter nuk di AUTORIN e alfabetit te kesaj gjuhe. A e kupton lexuesi shqiptar se ne cfare vrime te zeze eshte futur prej 68 vitesh dhe ne cfare erresire ka jetuar per 46 vjet pa pushim. Atehere, nga kush arsimohet sot ky popull?

Autori, dashur pa dashur, na jep nje informacion mbi shkakun perse popullata shqiptare e Kosoves u ngrit kundra politikes serbe ne ato vite, qe paralelizohet me revoltat ndaj pushtetit otoman. Sipas tij “Komiteti xhonturk i Shkupit i zvarriti merreveshjet zgjedhore (behet fhale per vitin 1908, GH) me palen serbe, por ajo u arrit me ne fund me 19 shtetor. Organizata Serbe mosi sigurime se do te kishte deputetet e saj ne sanxhakun e Shkupit, te Prishtines dhe te prizrenit, andaj s’kishte nevoje te zhvillonte kurrfare agjitacioni ne popull 3.Eshte e vertete se ajo bente perpjekje qe paresia shqiptare mos t’i kundervihej kanditatures se perfaqesuesve serbe, po nga ana tjeter u dha xhonturqve perkrahje te forte ne zgjidhjen e kandidateve te tyre, qe  i impononin popullit dhe ne eleminimin e atyre qe pelqenin shqiptaret1”  (f. 73–74 ). Ne kete pike ne fakt kemi vecimin e ngjarjeve historike nga ato politike dhe aresyet e fshehta perse popullata shqiptare, sidomos ajo e besimin islamik, nuk mund te ngrihej kundra kundra Perandorise Otomane dhe ato revolta antiotomane nuk perbejne thelbin e ngjarjeve historike. Kete situate ka shfrytezuar historiografia komuniste e te gjithe vendeve ku u instalua per te tjerre nje teresi ngjarjesh politike me mjetet e dhunes dhe prej kietej per te kaluar ne domosdoshmerine e revolucionit te ardhshem. Nuk eshte marre ne konsiderate ndikimi historik mbi ngjarjen, por jane shfrytezuar relatat politike si argument mbi ndryshimet e rastit duke fshehur “ndergjegjen” e ngjarjes. Ne kete pike autori yne ka gabuar dhe eshte e kuptueshme pse ka ndodhur kjo kur dime se ai jetonte e punonte nen tutelen politike serbe dhe nuk kishte si t’ja zbulonte gjarprit kembet. E keqja e kesaj pune qendron ketu ne Shqiperi, ku dishepujt e Enver Hoxhes ne fushen e historise, i rreshqiten ketyre fakteve dhe e perqendruan “vemendjen” shkencore historike ne lidhjet politike otomane duke i paraqitur si shkakun kryesor te ngjarjeve historike shqiptare edhe pse ato ishin shkeputur perfundimisht qe me 1912, kur veprimet historiko-politike serbe vazhdojne akoma edhe sot. Kjo eshte aresyeja perse i jepet rendesi ngjarjeve te mevonshme me mjetet e dhunes edhe pse ato nuk kane kryer asnje rol konkret ne vigjiljen e 1912-es. Ato me se shumti shprehin revolten ne nje segment kohor te caktuar te nje subjekti shoqeror shqiptar si rezultat i veprimit politik mbi te.

Duke u marre me kete pune autori ne faqet 79 – 135, te ketij libri, ka te zberthyer kapitullin: “Kryengritja e vitit 1910”, i cila ka si epilog keto rreshta: Kryengritja e vitit 1910 ishte e para levizje e armatosur ne fillim te shek. XX qe perfshiu gati gjithe Vilajetin e Kosoves, u zhvillua me hov te fuqishem duke korrur ne fillim fitore te shkelqyeshme. Megjitheate, ajo nuk u organizua ne shkalle kombetare, nuk doli me ndonje program te caktuar kerkesash, ngeli ne suaza krahinore pse nuk gezoi perkrahjen e viseve te tjera te banuara nga shqiptaret. Derisa ne anen e Kacanikut, te Moraves, te Karadakut, te Carraleves, dhe te rajoneve te tjera te tjera te Kosoves po zhvilloheshin perleshje te pergjakshme me ushtrine turke, shqiptaret e viseve te tjera nuk i rroken armet, vecse qendruan pasive, ndaj kryengritjes.” (f. 134 – 135). Ky perfundim eshte krejt i kundert me ato te deklaruar nga historiografia komuniste dhe permbajtja e ketyre kryengritjeve nga pikapamja hapsinore dhe nuk perkon me tendencen kombetare te zhvillimit te shoqerise. Ne kete pike historiografia kosovare eshte viktime jo vetem e historiografise serbe, por edhe e asaj shqiptare te epokes enveriste. E thene me fjale te tjera, pikerisht kjo metode analitike i ka sherbyer tjetersimit te historise se Popullit Shqiptar pa nxjerre asnje perfitim prej saj. Por merita e ketij autori qendron ne pasqyrimin e ngjarjeve nga pikpamja hapsinore edhe ne ato ane duke e ndrequr manipulimin e historise se realizuar nga historiografia enveriste. Autori edhe pse nuk e ka kuptuar kete pozicion te tij eshte munduar te jape te gjithe hapsiren politike qe ka shoqeruar revolten e shqiptareve te Kosoves ne vitin 1910 duke na treguar se ajo nuk ka pasur asnje lidhje me ceshtjen kombetare shqiptare, sic eshte munduar ta paraqesin segmentet e caktuara te historiografise enveriste per te kaluar ne krahinat ku ata kerkonin te kishte histori. Keshtu ne vjeshte te 1910 autori pranon rilindjen e revoltave te cetave maqedonase dhe shqiptare pas perfundimit te operacioneve ushtarake turke ne kazane e Kumanoves cka coi ne bisedimet ne Sofje midis partise stambolliste dhe perfaqesuesve shqiptareve per aksione te perbashketa (f. 136). Por ketu lind pyetje: per hesap te kujt beheshin keto bisedime?

Autori i rikthehet bisedimeve serbo-turke te realizuara ne fund te vitit 1910 dhe ne shkurt te 1911 ne Selanik ku u arrit marreveshja qe per sherbimet qe do t’i beheshin Turqise kunder levizjes maqedonase e shqiptare dhe propogandes bullgare e greke, te jepeshin nje varg koncensionesh ku pika 4 thote: “valite kishin per detyre qe, me kerkesen e perfaqesuesve serbe ne Manastir dhe ne Shkup, te hapnin kanalet per bartjen e armeve dhe kalimin e cetave serbe prej nje zone ne zonen tjeter 1 ”(f.142-143). Nga te gjitha keto dokumenta politike, autori nuk ka nxjerr asnje perfundim, por, duke u mbeshtetur ne literaturen shqiptare te kohes, kapercen te gjithe veprimtarine politike serbe dhe kerkon medoemos te kaloje ne kryengritjen e Popullit Shqiptar kundra Turqise. Pamvaresisht prej kesaj rruge, autori na jep informaten qe ne Manastir ekzistonte nje komitet i fshehte qe luante rolin e nje qendre organizuese, ku ne fillim te shkurtit 1911 mbajti nje mbledhje ku merrnin pjese edhe delegate nga vilajete te tjera. Ky komitet u jepte udhezime shoqerive patriotike dhe komiteteve te fshehta per formimin e cetave dhe armatimin e tyre duke u pergatitur per kryengritjen e ardhshme qe do te fillonte varesisht nga zhvillimi i ngjarjave ne Jemen (f. 144). Sipas autorit ne pergatitjen e kryengritjes me se shumti punohej ne Itali e pastaj ne Mal te Zi. Autori jep dhe emrat e organizatave dhe komiteteve te formuara per kete qellim (f. 145). Deri ne kete pjese te analizes autori yne eshte ne kundershtim me ato qe jane thene ne Shqiperi pergjate viteve 1962 – 1982 dhe ky fakt e kerkon nje konkluzion, qe gjithsesi tregon se ketu dikush ka bere te paqene te qene dhe te qenen te paqene ne favor te politikes enveriste per tjetersimin e historise se Popullit Shqiptar. Eshte pika ku duhet ndare shapi nga sheqeri dhe t’i jepet vendi i merituar jo vetem atyre krahinave qe luftuan per Historine e Popullit Shqiptar, por dhe denimin e atyre qe e shpiken historine e Shqiperise sipas parametrave mashtrues, qe dine shqiptaret e sotem.

Nga ky autor lexuesi merr vesh se ishin keto komitete dhe keta njerez qe organizuan tubime publike ne te mire te ceshtjes shqiptare, per te mbledhur te holla dhe per te organizuar vullnetare ne kryengritje. Ketyre thirrjeve iu pergjigjen nje pjese e konsiderueshme e rinise italiane nga radhet e punetoreve dhe studenteve; u paraqiten vullnetare edhe nga Franca, Anglia dhe Rusia. Ne krye te ketyre vullnetareve qendronte i biri i Zhyzepe Garibaldit, Ricoti Garibaldi (f. 146). Por te gjitha keto u shkrine si kripa ne uje per efekt te mosperputhjes me politiken e qeverise italiane. Por perse e permend autori kete fakt (nuk paraqet rendesi ne eshte i vertete apo jo, pasi nuk ka asnje ndikim mbi ate qe po ndodhte ne Shqiperi)? Ne kete pike autori eshte perseri viktime e shkollimit te tij ne fushen e historise duke e vene formalizmin e ngjarjeve ne funksion te argumentimit te idese se tij (tipikisht kjo eshte nje metodike enveriste e analizave historike dhe le shume shteg per abuzime dhe me sa kuptoj kjo paska ekzistuar mirefilli edhe ne shkollen jugosllave). Ne kete rast duhej te ishte me vlere qellimi politik i qeverise italiane ne lidhje me tokat e shqiptareve dhe deri ku shkonin interesat e saj.

Nuk eshte e kesaj hapsire deklarata e sundimtarit te Malit te Zi (mars 1911) se pas perfundimit te kryengritjes se 1911 ne Malsi do te valonte flamuri malazes. Largimi i krereve kosovare (Isa Boletini, Sulejman Batusha) me gjithe familjet e tyre nga territori malazes dhe futja ne bisedime me konsullin turk per kete problem (f. 152-153) tregon se kemi te bejme me veprime konkrete antishqiptare qe kane lene gjurme ne historine e atyre aneve pasi kjo i detyroi kryengritesit te fillonin veprimet luftarake kryengritese para kohe dhe te drejtuara kunder fuqive turke. Ne kete menyre filloi kryengritja e Malesise se Mbishkodres (f.153) dhe ngritja e Flamurit te Skenderbeut, per here te pare pas vdekjes se tij, ne Majen e Bratiles. Eshte pikerisht politika malazese qe nuk lejoi kryengritjen shqiptare te unifikohej ne drejtim te bashkimit dhe ketu fillon zbulimi real i historise se atyre aneve, qe shqiptaret e sotem jo vetem qe nuk e dine, por, dhe ate qe kujtojne se dijne, e dine gabim. Kryengritja e Malesise se Mbishkodres u tregoi shqiptareve se te gjithe shtetet ballkanike , te vjetra dhe te reja, pretendonin te zgjeroheshin ne kurriz te tyre dhe keta te fundit nuk ishin te afte politikisht t’i kundershtonin dhe t’i frenonin. A nuk tregon kjo, nga pikepamja e zhvillimit te botes shqiptare, se politika e zbatuar nuk perputhet me shkallen e zhvillimit ekonomiko-shoqeror dhe detyrimisht shqiptaret nuk mund te ishin te afte ta zgjidhnin rebusin e jetes se tyre shoqerore te vetem perballe grykesise se shteteve rrethuese? Eshte pika qe ndan historine reale te jetuar nga shqiptaret nga historia e shpikur ne leter nga politika enveriste, qe ka ndikim edhe mbi boten intelektuale kosovare.

Ne mesin e vitti 1911 Sulltani turk Mehmet Reshati V arrin ne Shkup, i shoqeruar nga kryeministri Haki Pasha, dhe me 15 qershor viziton Prishtinen me qellim te afronte kombesite, sidomos te asaj shqiptare me regjimin (f. 157). Nga kreret e njohur, para Sulltanit, dolen vetem Hasan Prishtina, Sulejman Batusha dhe Nexhip Draga, ndersa heronjte e Kacanikut dhe te Carraleves – Idriz Seferi dhe Isa Boletini – nuk u duken fare perkunder orvatjeve te autoriteteve turke (f. 159). Pas kesaj vizite marredheniet midis krereve shqiptare dhe autoriteteve turke u perkeqesuan ne ekstrem cka coi ne mbledhjen e Kuvendit te Pergjithshem ne Gerce prej nga buron dhe programi i autonomise i permbledhur ne 12 kerkesa qe ju paraqiten qeverise turke me 23 qershor 1911 permes nje Memorandumi, qe u quajt LIBRI I KUQ (f. 163).

Ne shtator 1911 shperthen lufta italo-turke, duke e thelluar krizen e brendeshme te Perandorise Otomane, por qe i jep dore qarqeve patriotike shqiptare te shqetesoheshin per fatin e e ardhshem te Popullit Shqiptar. Merata e tyre qendron ne parashikimin e nje lufte ballkanike ku shtetet e formuara (Bullgaria ne rradhe te pare) ishin te predispozuara te perfitonin ne kurriz te tokave ku banonin shqiptaret. Ne kete menyre lindi shpresa per nje aleance midis kater vendeve ballkanike kundra pushtetit turk, e cila do te ishte realisht ne dem te Popullit Shqiptar (f.175-176). Autori i ketij libri ka nje merite: ka arritur te lidhe luftrat e Perandorise Otomane me ceshtjen shqiptare; prej nga do te rrjedhe mos perputhja politike e kesaj perandorie me interesat shoqerore te popullates autoktone, dmth te shqiptareve. Kjo eshte e vetmja pike qe lidh Popullin Shqiptar me kete perandori dhe kjo ishte kuptuar nga Europa. Por kjo eshte dhe aresyeja perse tokat e banuara nga shqiptaret u bene placke e politikes se atyre viteve; por kjo eshte edhe aresyeja perse Populli Shqiptar u ngrit me arme ne dore kundra fqinjeve te vet historike dhe kur u pa se keta fqinje flirtonin me perandorine e dikurshmem u detyrua te ngrihej kundra Perandorise Otomane (kjo duhet konsideruar fragmentare dhe jo thelbi i luftes se Popullit Shqiptar per lirine e vet dhe formimin e shtetit).

Libri mbyllet me kryengritjen e pergjithshme ne Kosove ne vitin 1912 (f. 184-268) e cila kalon neper nje sere hallkash politike turke dhe shqiptare qe kushtezojne njera-tjeteren deri ne shkeputjen perfundimtare te popullates shqiptare nga predominimi politik turk (te pakten kjo eshte e vetmja hapsire e brendeshme politike qe lidh Popullin Shqiptar me shtetin politik te Ismail Qemalit). Mbledhja e taksimit ne territorin e banuar nga shqiptaret dhe zgjedhjet parlamentare ne shtetin turk perbejne domosdoshmerine fillestare te kryengritjes se shqiptareve kundra pushtetit turk ne prill  dhe zgjerimin e saj pas 9 majit 1912. Vazhdon me Kuvendin e Junikut (21-25 maj), ngushtimin e programit te autonomise, rritjen maksimale te kryengritjes (qershor-korrik), krizen e qeverise turke, marshimin e kryengritesve ne Rrafshin e Kosoves, bisedimet shqiptaro-turke, Memorandimin e Ferizajt dhe perfundimin e marreveshjes shqiptaro-turke. E gjithe kjo beteje gjigande e nje Populli te coptuar “shpuri ne shpalljen e pavaresise kombetare ne Vlore” (f. 268).

I tregova te gjitha keto per t’i treguar lexuesit se lufta e armatosur per lirine dhe formimin e shtetit te shqiptareve domosdoshmerisht eshte zhvilluar ne Kosoven shqiptare, krejt ndryshe nga ajo qe eshte propoganduar per 45 vjet ne arsimimin e detyrueshem shkollor te epokes enveriste.

Me 1984 akademiku yne Prof. Arben Puto filloi botimin e studimit shumevellimsh: “Ceshtja shqiptare ne aktet nderkombetare te periudhes se imperializmit, vell. I, (1867 – 1912)”, Tirane 1984; ku per idete e mia me interes ishin keto probleme:

Ne f. 364-369 botohet me shkurtime dok. nr. 47 me titull: “Memorandum i Kuvendit te pergjithshem te krereve shqiptare ne Gerce (“Libri i Kuq”)” te mbajtur Gerce (Malesi e Mbishkodres, me 23 qershor 1911 prej 12 pikash ku pas pikes se fundit shkruhet: “Te kethehen armet e marruna me detyre per ata qe i mbajne qe t’i shtrohen kanunit te posacem? Ndersa dok. nr. 51, Stamboll, 18 nentor 1912, ben fjale per: “Thirrje e Popullit Shqiptar drejtuar Fuqive te medha” (f. 382- 384) dhe eshte nenshkruar ne emer te popullit shqiptar nga mbi 40 perfaqesues te Levizjes per Pavaresi. Materiali eshte marre nga Akte te Rilindjes Kombetare Shqiptare 1878-1912, pergatitur nga S. Pollo, S. Pulaha, Tirane 1978, ff. 259-260. Nuk e di se sa i sakte mund te jete ky material, por autenticiteti eshte teper i dyshimte pasi eshte pak e veshtire te pranohet nje levizje shqiptare per pavaresi jashte kontekstit politik europian kur dihen ngjarjet e ndodhura ne Shqiperi pergjate viteve 1912-1914. Per te fshehur keto ngjarje, qe nuk kane qene ne favor te unitetit te Popullit Shqiptar eshte sajuar nje levizje per pavaresi sipas ideve te Enver Hoxhes.

Ne faqen 384 jepet dok. nr. 52, dt. 28 nentor 1912 qe eshte “Vendim i shpalljes se Pavaresise se Shqiperise” dokument i marre nga libri mbi veprimtarine e Qeverise se Perkoheshme te Vlores, i cili nuk eshte shfaqur asnjehere ne Shqiperi sipas formes origjinale. Vetem me 2012 doli nje variant i panjohur ne dy faqe, por i dyshimte ne permbajtjen e tij (per kete shih artikullin: “Cfare po ndodh me Aktin e Pavaresise se Shtetit te Shqiptareve?” tek blogu www.genchoti.com). Ne vazhdim jepen dy telegrame te Qeverise se Perkoheshme te Vlores drejtuar Ministrave te Puneve te Jashtme te Fuqive te Medha dhe Ministrave te Puneve te Jashtme te shteteve ballkanike me dt. 28 nentor 1912 (dok. Nr. 53 dhe 54, f. 385-386) te marra nga “Qeveria e pekoheshme e Vlores dhe veprimtaria e saj (nentor 1912 – Janar 1914). Me rendesi duhet konsideruar prej historianit edhe dok. Nr. 55: “Traktati i peste i Aleances tripaleshe ndermjet Austro-Hungarise, Gjermanise dhe Italise; Protokolli i dyte perfundimtar bashkangjitur ketij traktati lidhur me Afriken e Veriut, Shqiperine dhe Novi-Pazarin (f. 387-389) ku pika 3) thote: “Eshte pranuar se marreveshjet e vecanta ne lidhje me Shqiperine dhe me sanxhakun e Novi – Pazarit, te perfunduara ndermjet Austro-Hungarise dhe Italise me 20 dhjetor 1900 / 9 shkurt 1901 dhe me 20 nentor / 15 dhjetor 1909, nuk ndryshohen nga perteritja e traktatit te aleances ndermjet Austro-Hungarise, Gjernanise dhe Italise; hartuar ne Vjene, me 5 dhjetor 1912”. Ky dokument sherben si nje argument per percaktimin e fatit te Shqiperise nga ana e aleances tripaleshe sipas interesave tona kombetare.

Me 1984 Akademia e Shkencave e RPS te Shqiperise ribotoi (bot. 1965) me ndryshime te ndjeshme “Historia e Shqiperise”, vell. II (vitet 30 te shek. XIX – 1912), Tirane 1984 me bashkeautore: Kristo Frasheri, Stefanaq Pollo, Petrika Thengjilli, Aleks Buda, Hysni Myzyri, Kristaq Prifti, Shaban Demiraj, Zija Xholi, Dhorka Dhamo, Razi Brahimi duke perdorur dhe materiale te Zihni Resos per shtypin e viteve 1908-1912 (f. 5) ku kreu i VI flet per Shpalljen e Pavaresise se Shqiperise (f. 409-503). Ne qofte se do te lexohet ky kapitull dhe te krahasohet me propoganden 45 vjecare te PPSH do te dallohet nje mosperputhje e madhe midis asaj qe eshte pretenduar dhe asaj qe ka ndodhur ne realitet. Akti i pare nismetar historik qe ka cuar ne lindjen e kerkesave politike te shqiptareve ne kohen qe kane qene nen sundimin politik te turqve dhe eshte dinamika e brendeshme e shoqerise turke dhe jo dinamika e brendeshme e shoqerise shqiptare. Ky fakt historik i rrezon te gjitha pretendimet e historianeve shqiptare te te gjithe koherave, por ama ky fakt tregon se cfare roli ka luajtur politika otomane per mbi 400 vjet mbi popullin shqiptar dhe kjo duhej marre parasysh kur teorizohet mbi shkaqet e lindjes se shtetit shqiptar. Por cfare ka ndodhur ne historine teorike shekullore te Popullit Shqiptar? Nga njera ane akuzohej Perandoria Otomane si shkaktare e prapambetjes shekullore te Popullit Shqiptar dhe, nga ana tjeter, kopjohej e gjitha praktika otomane ne drejtimin politik te shqiptareve duke filluar te pakten qe nga koha e Ali Pashes se Janines. Realisht sundimtari i pashallekut te Janines dhe diktatori komunist i Shqiperise ne kete drejtim kane qene kopja e njera-tjetres, sidomos kjo ne drejtimin primitiv te shtetit.

Autoret e librit mbi historine e Shqiperise, per periudhen: vitet 30 te shek. XIX – 1912, pranojne se disa personalitete shqiptare menduan te bashkepunojne me levizjen kombetare-borgjeze te turqve te rinj qe lindi ne vitet 80 te shek. XIX. pasi pervoja e Levizjes Kombetare te viteve te fundit tregoi se nje nga rruget per te krijuar kushte te favorshme ne luften per te siguruar autonomine e Shqiperise dhe per te larguar copetimin e vendit, ishte permbysja e regjimit autokrat te sulltanit dhe vendosja e nje rendi kushtetues, qe te njihte te drejtat  kombetare te popujve te shtypur (f. 409). Si rezultat i politikes se xhonturqve jo ne favor te popullit shqiptar linden ne territoret e banuara nga shqiptaret klubet kombetare duke filluar nga ai i Manastirit (korrik 1908), i Korces, i Elbasanit, i Shkodres, i Shkupit, i Selanikut, i Stambollit, i Pogradecit, i Janines, i Vlores-gusht-shtator 1908 (f. 416). Sipas kesaj historie ishin keto klube qe inicuan botimin e gazetave ne gjuhen shqipe pa na thene se me cfare alfabeti punonin redaksite e tyre. Keshtu pranohet se ne Korce dualen njera pas tjetres gazetat: “Korca” (1908-1910), “Lidhja ortodokse” (1909-1910) dhe “Koha” (1911-1912), ne Manastir “Bashkimi i Kombit” (1909-1910) dhe “Drita” (1911-1912), ne Shkoder “Bashkimi” (1910-1911) ne Shkup “Shkupi”, ne Janine “Zgjimi i Shqiperise” (1909-1910), ne Stamboll “Shqiptari” e mjaft te tjera. Ne kete liber pranohet se “Nje rol te rendesishem ne Levizjen Kombetare vazhduan te luanin edhe organet e jashtme te shtypit shqiptar si “Shqypja e Shqypnis (1909-1911) ne Sofje, “Rrufeja” dhe “Shkopi” (Egjipt), “Dielli” (1909-1910) ne Boston, “Liri e Shqiperise” (1911-1915) ne Sofje etj. Ne vitet 1908-1912, botoheshin ne Shqiperi dhe jashte me shume se 35 organe shtypi” (f. 419). Autoret e librit pranojne se perhapje e shkollave dhe mesimit te gjuhes shqipe shtruan perseri ne rend te dites, problemin e rendesishem te caktimit te nje alfabeti te vetem (4121) pa i treguar lexuesit se ne Shqiperi kishte tre lloj shkollash konform tre lloj alfabetesh; ne Shqiperine e Jugut punohej me alfabetin grek, ne Shqiperine e Mesme me alfabetin arab dhe ne ate te Veriut dhe Kosove me alfabetin latin (kjo e fundit se rezultat i luftes shekullore qe kishte bere Kleri Katolik Shqiptar me mbeshtetjen e Selise se Shenjte dhe Perandorise Austro-Hungareze, por qe i ishin mbajtur te fshehta Popullit Shqiptar qe nga viti 1945). Kjo beri qe me 14 nentor 1908 te hapej ne Manastir Kongresi i vendosjes se alfabetit te Gjuhes Shqipe (i vazhdoi punimet deri me 22 nentor) ku muaren pjese 32 delegate me te drejta vote qe perfaqesonin 26 qytete dhe shoqeri te ndryshme shqiptare brenda dhe jashte atdheut, dhe 18 delegate te tjere si pjesmarres pa te drejte vote. Autoret e ketij kapitulli pretendojne se ne kete kongres muaren pjese dhe perfaqesues te rrymes se moderuar reformiste, sic ishin M. Frasheri, A. Ypi etj., si dhe perfaqesues te reaksionit klerikal katolik, si Gj. Fishta (f. 422). E citova kete problem per te vene ne dukje nje fakt qe i eshte mbajtur e fshehte Popullit Shqiptar: Perse autoret e ketij kapitulli (VI) Kristaq Prifti dhe Stefanaq Pollo (f. 5) e kane konsideruar Klerin Katolik reaksionar ndersa ate ortodoks si bashke shoqerues dhe bashkepunetor te progresit kombetar te Popullit Shqiptar? Ky mashtrim nuk eshte i veshtire te zbulohet aq me teper kur kam ne dore nje punim te Av. Dr. Vasil K. Dilo me titull ”Roli i Kishes Ortodokse ne ceshtjen Shqiptare” prej 1100 faqesh a4 te ndare ne 34 kapituj duke perfshire dhe indeksin alfabetik. Kam ndermend te merrem me zberthimin e ketij problemi sipas shenimeve te avokatit te nderuar, pasi i gjithe teoria mbi pavaresine e Popullit dhe Shtetit te Shqiptareve nenkuptohet e varur nga njerezit e besimit ortodoks gje qe eshte e pamundur te kete ndodhur per vetem nje fakt: alfabeti i gjuhes shqipe eshte sipas variantin latin dhe jo grek. Kjo eshte gjurma me e fresket dhe me domethenese e subjektit qe ka shoqeruar veprimtarine politike te Ismail Qemalit me 1912-en dhe kjo i eshte mbajtur e fshehte Popullit Shqiptar prej 50 vjetesh.

Sipas autoreve te kapitullit gjate dimrit te 1909-1910 qendresa ndaj rregjimit xhonturk mori forma te ndryshme duke filluar qe nga veprimtaria arsimore deri tek revolta per shkak te sherbimit te detyrueshem usharak, taksave te renda dhe mbledhjes se armeve(f. 437). Viti 1910 ishte viti ku filloi levizja kryengritese e Popullit Shqiptar kundra pushtetit otoman dhe kjo ndodhi ne Kosove (f. 438). Betejat e Carraleves, grykes se Kacanikut shenuan fillimin e fundit te pushtetit otoman ne trojet e banuara nga shqiptaret. Drejtimin e luftes kryengritese e muaren Isa Boletini e Hasan Butakova (f. 440). Spostimi i kryengritjes drejt perendimit  vuri perballe ushtrise turke forcat e malesise se Gashit, Krasniqes, Bytycit te udhehequr nga Zeqir Aliu, Abdulla Hoxha e Shaban Binaku dhe ndalimi i ushrise turke ne Qafe te Agrit beri qe kryengritesit e Shales, Shoshit, Nikajt, Merturit te udhehequr nga Prel Tuli, Mehmet Shpendi dhe Marash Delia te bllokonin per 20 dite forcat e Shefqet Turgut Pashes. Kryengritja perfshiu masat e gjera te popullsise ne Vilajetin e Kosoves dhe disa krahina ne Vilajetin e Manastirit. Futja e ushtrise turke ne zonen e Shkodres u paralelizua me futjen e kollonave turke ne zonen e Lumes te rrethit te Bicajt dhe prej ketej kaluan ne Diber dhe vetem pas 4 muajve munden ta shtypnin kryengritjen e shqiptareve te Kosoves dhe Manastirit (f. 441- 442). Autoret e ketij kapitulli pretendojne se monarkite serbe, greke dhe ruse e perkrahen shtypjen e kryengritjes se shqiptareve nga ana e Shefqet Turgut Pashes, kurse qeveria e Vjenes, megjithese e deshironte vendosjen e pushtetit turk ne Shqiperi nguli kembe prane Portes se Larte qe te mos shkonte shume larg ne shtypjen e kryengritjes shqiptare pasi kjo gje do te dobesonte ushtrine turke dhe do te ngrinte kundra saj shtetet ballkanike. Nga ana tjeter, terrori e carmatimi i plote ne Shqiperi do te conte ne dobesimin e pakesimin e shqiptareve ne favor te shteteve sllave gje qe binte ne kundershtim me planet e Vjenes per t’i perdorur shqiptaret e armatosur kunder tyre, kur kete ta kerkonin interesat e saj (f. 445-446). I citoj te gjitha keto per t’i treguar shqi[ptareve te sotem permbajtjen e indoktrinimit te tyre pergjate epokes enveriste dhe cfare kane trasheguar prej saj.

Qe te pretendosh se Perandoria e Danubit na e paska dashur pushtetin otoman ne territorin e banuar nga shqiptaret do te thote jo vetem te tallesh me historine rele te popullit tend, por ta genjesh dhe mashtrosh kete popull per interesat e tua politike, per ta detyruar te jetoje sa me shume i skllaveruar. Eshte pika me ane te se ciles argumentohet qe komunizmi enverist i imponoi Popullit Shqiptar ndjenjen e mosmiredashjes te bamiresit te vet dhe ketu fillon akti me i pare i indoktrinimit te shqiptareve dhe keqarsimimi gjysemshekullor i tij. Por kjo nuk mundi te ndodhe kurre tek i gjithe Populli Shqiptar. Pati nje pjese qe jo vetem nuk e besoi, por kunderveproi duke u sakrifikuar per te verteten. Ne kete menyre doli ne pah nje dukuri interesante per shkallen e arsimimit te popullit. Edhe pse komunizmi enverist luftoi me te gjithe menyrat per ta shkaterruar dhe poshteruar shtresen e dijetareve te kombit nuk beri gje tjeter vecse krijoi nje superstrukture paralele, qe dallohej nga e vjetra ne thelbin e vet: ishte e paarsimuar historikisht, dmth shpellaret u bene politikane, ndersa dijetaret u kthyen ne skllever te ketyre politikaneve (ky eshte i gjithe thelbi i te te ashtequajtures “lufte klasash” ne Shqiperi; – bishti doli me i forte se sopata). Zberthimi i termit “arsimim historik” të çon ne zbulimin e subjektit qe arsimoi historikisht Popullin Shqiptar dhe e pergatitit per formim-drejtimin e shtetit te tyre. Menyra e argumentimit te ketij procesi eshte tej mases i veshtire dhe kerkon mohimin e te ashtequajtures shkence te historise jo vetem ne nivel kombetar. Ne kete pike fillon spekullim dhe ndryshimi i Historise se Popullit Shqiptar.

Autoret e kapitullit pretendojne se Fuqite e Medha nuk ishin te interesuara per nje kryengritje clirimtare mbare shqiptare, por ishin komitetet qe vazhduan me kembengulje pergatitjet per kete kryengritje dhe rasti erdhi ne pranveren e 1911 (f. 449). Por kjo nuk i pengoi malsoret te organizoheshin nen komanden e Ded Gjo Lulit, Gjeke Marash Lulit ne fund te marsit duke arritur ne nje force prej 3000 vetesh dhe te pushtonin Tuzin. Betejat e zhvilluara ne Kastrat e sidomos ne malin e Decicit shenuan fillimin e kryengritjes se vitit 1911 dhe ngritjen per here te pare te flamurit shqiptar pas vdekjes se Skenderbeut. 6 Prilli i vitit 1911 u quajt “Dita e Shqipnis” (f. 452). Sipas  librit ngjarjet ne Malesine e Mbishkodres preken, ne nje fare menyre ose ne nje tjeter, interesat e Fuqive te Medha, dhe, si rrjedhim, shpune ne nderlikime nderkombetare duke acaruar rivalitetin midis dy fuqive te Adriatikut, Italise dhe Austro-Hungarise, te interesuara per ceshtjen shqiptare. Perandoria e Danubit i beri presion qeverise xhonturke duke arritur rezultatin e faljes se kryengritesve. Ndryshimi i taktikave ne politiken xhonturke ndaj shqiptareve krijoi nje gjendje te cilen kryengritesit vendosen ta shfrytezonin. Kjo coi ne mbledhjen e krereve shqiptare ne pllajen e Greces me 23 qershor 1911 dhe formulimin e memorandumit te Gerces prej 12 pikash te formuluara nge Ismail Qemali dhe Luigj Gurakuqi (f. 455-459). Deshtimin e kesaj kryengritje autoret e lidhin me teresine e ngjarjeve te ndodhura ne kuadrin e Pavaresise se shqiptareve duke akuzuar kleriket e te tre besimeve si bashkepunetore te armikut (f. 463). Kjo nuk eshte formuluar ne kete menyre pa qellim; ka nje te vertete te kundert dhe per ta mbluar ate eshte perdorur ky finicion antihistorik. Ne te vertete dikush (Av. Dr. Vasil K. Dilo) eshte marre me kete analize para rreth 100 vjeteve duke nxjerre ne pah raportin e aplikimit te luftes midis njerezve me bindje te ndryshme fetare dhe kundra Turqise Otomane, perfundimet e te cilit kane qene te njohura, por asnjeri nuk ka guxuar te flase hapur. Ne kete pike merita e avokatit tone eshte e pamohueshme dhe perben te rene per shqiptarin e sotem. Por duhet theksuar se historiografia enveriste dhe postenveriste kete te vertete eshte munduar te mbuloje me cdo cmim, cka tregon se e Verteta prek politiken. Kjo kuptohet nga perputhja e ideve dhe primati enverist i tyre.

Fillimin e kryengritjes se vitit 1912 te Popullit Shqiptar autoret e kapitullit ja dedikojne acarimit te gjendjes sociale ne Shqiperi e cila perkoi me fushaten e zgjedhjeve parlamentare te Parlamentit Turk (f.464-466). Mos zgjedhja e ish deputeteve shqiptare te opozites me ndikim ne Shqiperi Ismail Qemalit dhe Hasan Prishtines krijoi mundesine e perfshirjes se tyre ne problemin shqiptar, te cilin proces autoret e kapitullit e lidhin me indinjaten e zgjedhesit duke kontribuar ne perhapjes e frymes se kryengritjes (f. 467). Se sa e sakte eshte kjo eshte pak e veshtire te argumentohet me materialet qe disponojme jo veterm ne, por dhe autoret e kapitullit. Eshte pika e nevojshme e historiografise shqiptare enveriste per ta paraqitur shkakun fillestar te pavaresise se shtetit shqiptar te lidhur vetem me boten shqiptare dhe jo ndryshe. Pas kesaj pike fillon nevoja e aleateve shqiptare per ngjarjet e ardhshme ku vecohet pikerisht Hasan Prishtina dhe Ismail Qemali, por qe rezulton se misioni e ketij te fundit rezultoi deri diku me sukses, pasi Anglia, Austro-Hungaria dhe Italia refuzuan te perkrahin kryengritjen e armatosur te Popullit Shqiptar, por kjo e fundit nuk i pengoi rrethet e interesuara italiane qe te ndihmonin shqiptaret me arme me ane te komiteteve pro shqiptare (f. 467-468). Por duhet thene se figura e Hasan Prishtines nga disa bashkekohes te tij nuk eshte pare me kete sy dhe sipas ketij roli (per kete shih Sejfi Vllamasi: “Ballafaqime politike ne Shqiperi (1897-1942)”, f. 53). Nje hap te rendesishem ne rrugen e bashkimit te forcave beri Kuvendi i Junikut  (21-25 maj 1912) i mbledhur me nismen e Hasan Prishtines ku muaren pjese 250 perfaqesues te Vuilajetit te Kosoves, te Dibres dhe te Shkodreas, si dhe disa perfaqesues nga krahinat e Jugut. Ne fund te majit filluan veprimet e organizuara luftarake nen drejtimin e Hasan Prishtines e Bajram Currit (f. 469-471). Ne qershor 1912 filluan dhe komitette e Shqiperise se Mesme dhe te Jugut ku organizata revolucionare “Shoqeria e zeze per shpetim” luajti nje rol te rendesishem. Bisedimet e komiteteve shqiptare me opoziten ushtarake turke coi ne bashkimin e programeve kunder qeverise xhonturke. Keshtu ne frymen e kerkesave te kesaj opozite u hartua deklarata qe u be ne fund te qwershorit 1912 dhe qe u nenshkrua midis te tjereve edhe nga Hasan Prishtina, Bajram Curri, Isa Boletini, por qe solli nje coroditje ne radhet e kryengritesve pasi Hasan Prishtina njihej tani si udheheqesi kryesor i kryengritjes se pergjithshme (f. 471- 473). Ne fund te qershorit dhe fillim te korrikut luftimet muaren hov perseri dhe kryengritesit u hodhen n e mesymjen e pergjithshme. U arriten fitore nga grupi i zones Gjilan-Prizren dhe Lume-Tetove te udhehequr nga Idrez Seferi, Islam Spahiu, Mehmet pashe Derralla. Nderkaq u aktivizua ne shkalle te gjere edhe grupi i kryengritesve ne Shqiperine e mesme, i udhehequr nga Abdi Toptani. Ndersa ne Jugun e Shqiperise grupi me i rendesishem perbehej nga cetat e udhehequra ngaq Themistokli Germenji, Sali Butka, Spiro Ballkameni, Menduh Zavalani. Vazhdimi i luftimeve ne Kosove beri qe te cliroheshin nje sere qytetesh cka coi ne renien e qeverise turke dhe ne lindjen e marreveshjes shqiptaro-turke. Deshtimi i bisedimeve, shperndarja e parlamentit turk dhe dekretimi i zgjedhjeve te reja e uli tempin e kryengritjes, por kjo e detyroi Hasan Prishtinen te formulonte nje memorandum te ri prej 14 pikash dhe t’i jepesh qeverise turke ultimatumi mbi pranimin e tyre. Mos pergjigjja e nevojshem beri qe kryengritesit te marshonin mbi Shkup dhe ta merrnin ate me 12 gusht 1912. Me 18 gusht qeveria turke u detyrua te njoftonte pranimin e kerkeseve te shqiptareve dhe prej kesaj Hasan Prishtina te njoftonte nderprerjen e veprimeve luftarake duke i dhene fund kryengritjes se vitit 1912(f. 474-483).

Bashkebisedimet midis shteteve ballkanike kundra Turqise, sidomos serbo-bullgare, krijuan nje rrezik kundra shqiptareve. Kjo beri qe te shtohet interesi per shqiptaret nga ana e Vjenes. Konti Berhtold beri hapa konkrete ne kete drejtim duke propozuar nje hap kolektiv prane qeverise turke per zbatimin e nje politike decentralizuese. Ministri i jashtem austro-hungarez kerkoi t’i lihej kohe Portes per ta shtrire parimin e decentralizimit, por pa percaktuar kohe, gje qe nuk u perkrah nga Fuqite e Medha. Nga ana tjeter qeverite e Greqise dhe Rusise mbeshteten politikat antishqiptare per zvogelimin e koncensioneve qe do t’u beheshin shqiptareve. Ne kete mes te gjitha shtetet ballkanike, pervec Rumanise, u lidhen midis tyre kundra Turqise duke shpallur Luften Ballkanike me 8 tetor 1912, Ushtrite e aleateve ballkanike brenda nje kohe te shkurter e kishin shpartalluar ushtrine turke dhe kishin filluar zgjerimin e shteteve te tyre ne kurriz te shqiptareve. Kjo gje beri qe Fuqite e Medha te rishikonin vendimet e tyre per te mos lejuar ndryshimin e statur quo-se ne Ballkan. Ne fund te tetorit filluan te flasin per nevojen e ndryshimeve territoriale ne te mire te aleateve ballkanike. Ishte kjo aresyeja qe i detyroi patrotet shqiptare te merrnin veprime konkrete per shpetimin e kombit. U nisen nga Stambolli dhe arriten ne Bukuresht ke me 5 nentor 1912 organizuan mbledhjen e kolonise shqiptare te atjeshme. Aty u vendos te themelohej “nje komitet drejtonjes”, qe te merrte ne dore qeverimin e vendit. Prej ketej u kalua ne Vjene duke takuar ambasadorin anglez, Bertoldin dhe ambasadorin italian. Atje u muar vesh qe ne Shqiperi kishte filluar levizja per nje kuvend mbare kombetar dhe grupi i patrioteve kerkoi qe ti bashkohej kesaj levizjeje duke hedhur idene per mbledhjen e nje kuvendi ne Shqiperi. Ne keto kushte e vetmja zgjidhje ishte shpallja e pavaresise. Grupi i kryesuar nga Ismail Qemali arriti ne Durres me 21 nentor dhe pasi u bashkua me delegatet e Kosoves arriti me 25 nentor ne Vlore, qe ishte caktuar te behej kyeqyteti i Shqiperise se pavarur. Me 28 nentor 1912, ne oren 14, u hap ne Vlore Kuvendi Kombetar ne te cilin merrnin pjese 37 delegate duke  zgjedhur Ismail Qemalif kryetar, i cili deklaroi se nga rrethanat e krijuara nga Lufta Ballkanike “e vetmja udhe shpetimi ishte ndarja e Shqiperise nga Turqia”. Miratimi njezeri e kesaj deklarate coi ne nenshkrimin e dokumentit historik ku thuhej: “…Shqiperia me sot te behet me vehte, e lire e mosvarme” 486-498). Por te gjitha shifrat e botuara ne kete histori jane konsideruar te pasakte dhe me 2012 u ndryshuan. Cfare kane pergatitur nxenesit e mevonshem te shkolles enveriste te historise me kete ndryshim shifrash dhe perse nuk kane qene dakort me numrin e dhene nga Akademia e Shkencave  Shqiptare? Fakti qe nuk ekziton asnje analize kritike e ketin fakti duhet te tregoje se gjerat jane bere ne menyre arbitrare, dmth politike.

Po me 1984 Akademia e Shkencave e RPSSH ribotoi “Historia e Shqiperise”, vell. III, Tirane 1984, qe flet per periudhen 1912-1944 (me interesonte periudha 1912-1914 e Qeverise se Vlores ne lidhje me gjendjen shoqerore te Popullit Shqiptar qe perkonte me kreun e I-re te shkruar nga Kristo Frasheri dhe doreheqja e Ismail Qemalit nga qeveria e perkohshme, kreu II-te te shkruar nga Stefanaq Pollo, Arben Puto dhe Gazmend Shpuza).

Kreu i pare i ketij libri permban strukturen ekonomike dhe shoqerore te Popullit Shqiptar me 1912 dhe paraqet nje interes te jashtezakonshem pasi na tregon menyren se si ka filluar manipulimi i historise se tij. Sipas autorit, me 1912, trungu etnik shqiptar shtrihej ne nje siperfaqe prej gati 52 mije km2 dhe nje popullate prej 1 550 mije, nga te cilat afersisht 1 330 mije ishin shqiptare. Por kjo nuk u muar parasysh nga ana e Fuqive te Medha, te cilat e permblodhen  shtetin shqiptar ne 28 mije km2 me nje popullsi prej 740 mije banoresh (prej te cilave rreth 95% e perfaqesonin shqiptaret, kurse tepricen minoritete te kufizuara greke (2,6%), vllehe (2,1%) dhe maqedone (0,3%)). Pjesa tjeter (me nje popullsi prej 802 mije banore, nga te cilat 622 mije qene shqiptare), mbeten jashte kufijve te Shqiperise. Prej tyre pjesa me e madhe hyri nen zgjedhen e Serbise (gati 20 mije km2), ne nje mase me te vogel nen ate te Greqise (rreth 4000 km2) e te Malit te Zi (afersisht 2 mije km2). Sipas autorit gjymtimi territorial i Shqiperise pati pasoja te thella ne jeten ekonomike te shtetit shqiptar (f.45-46). Kur vjen pune per te percaktuar strukturen shoqerore te popullit shqiptar autori autori nuk ben asnje percaktim social, por mbeshtetet vetem tek ndertimi strukturor i aparatit osman, qe pas 1912 u eleminua bashke me funksionaret e larte te kesaj administrate qe vepronin ne territorin e banuar nga shqiptaret> prej ketej autori kalon direkt ne shkakun e lindjes se shtetit kombetar te shqiptareve, i cili, sipas autorit, ishte i lidhur me vrullin e levizjes iluministe rilindase, i cliruar gjithashtu nga karakteri teokratik qe kishte pasur perandoria feudale Osmane. Autori pretendon se fitorja e pavaresise kombetare coi ne triumfin e idese perparimtare te shkeputjes se shtetit nga xhamija ose kisha dhe e barazise se qytetareve pamvaresisht nga feja. Kjo nuk pengoi pronesine cifligare te tokes te shkeputej nga i zoti i trasheguar nga koha osmane, e cila me 1912 mbulonte rreth 55% te siperfaqes se pergjithshme agrare. Ne gjendjen shoqerore autori perfshin edhe borgjezine tregetare si dhe aleancen midis bejlereve cifligare dhe borgjezise reshpere te formuar gjate levizjes per clirim kombetar, duke formuar ne kete menyre klasa sunduese e vendit dhe lindjen e nje Shqiperie te pavarur si nje shtet cifligaro-borgjez (f. 49-51).

Te gjitha keto sherbejne per te sajuar ate qe nuk kishte ekzistuar kurre ne Shqiperi, por qe i interesonin diktatures per te argumentuar lindjen dhe zhvillimin e marredhenieve kapitaliste ne qytet (f. 51-66)  dhe zhvillimin e marredhenieve kapitaliste ne fshat (f. 67-78). Te gjitha keto do t’i sherbenin diktatures per te argumentuar kalimin e shoqerise shqiptare ne rruge te domosdoshme drejt marredhenieve socialiste te prodhim-shkembimit. I gjithe kapitulli pershkruhet nga ideja e ekzistences te klases se bejlereve cifligare, borgjezise kombetare, klases punetore dhe shtresave mikroborgjeze te qytetit, punetoreve te fshatit dhe fshatareve te vegjel te mbarsura me kontradikta midis tyre (f.78-84). Ne vazhdim flitet per Konferencen e Ambasadoreve  te dt. 17 dhjetor 1912 ku u pranua shtetit i ri shqiptar. Vlen te permendet, si nje akt pozitiv i studimit, qe autoret e kapitullit kane evidentuar faktin e njohjes te se drejtes tregetare Serbise te kishte nje dalje ne Adriatik nepermjet nje skele shqiptare dhe lidhjes hekurudhore nderkombetare (kete vendim e kam analizuar hollesisht ne nje artikull: “Komentet mbi nje dokument dypermasor”  (“ORGANIZIMI I SHQIPËRISË SIPAS VENDIMIT TE KONFERENCËS SE AMBASADORËVE NË LONDËR MË 29 KORRIK 1913”  dhe “STATUTI I SHQIPËRISË I PËRPUNUAR NGA KOMISIONI NDËRKOMBËTAR I KONTROLLIT”.)(vazhdim i asaj që shqiptarët nuk dinë për historinë reale të mëvetësisë së  tyre kombëtare), www.genchoti.com, albanovaonline.com.).

Midis  faqes 100 dhe 101 autoret kane vendosur nje harte te shtetit shqiptar sipas tre kerkesave te kohes: 1-sipas Qeverise se Vlores, 2-sipas shteteve ballkanike, 3-sipas vendimit perfundimtar te Fuqive te medha. Jam i detyruar te evidentoj kete problem pasi ai nuk ka kete permase qe publikojne autoret. Nuk ka asnje mundesi qe Qeveria e Perkohshme e Ismail Qemalit te kete propozuar zyrtarisht permasen territoriale te pretenduar, pasi ne te kunderten as qe do te ishin pranuar ne ate konference. Faktet e ardheshme treguan se kush nga shqiptaret politikane pretendonte per Shqiperine e Madhe (Isa Boletini) ose kerkonte nje Shqiperi me te vogel (Esat Pashe Toptani) do te eleminohej fizikisht, keshtu qe ky problem ka qene i kopsitur nga Fuqite e Medha dhe shqiptaret nuk i ka pyetur kerkush asnjehere (ne fakt ata qe kerkuan Shqiperine e Madhe kane qene delegatet e Kongresit te Triestes dhe per kete nuk i pyeti dhe perkrahu njeri). Kurse Shqiperine e vogel e ka kerkuar Esat Pashe Toptani. Keshtu qe ne kete drejtim ky liber historie nuk thote te verteten.

Kreu i dyte ka nje kapitull (3) me titull: “Lufta per bashkimin kombetar” (f. 109-124) qe flet per aktin e fundit te Qeverise se Perkoheshme te Vlores. Ne fakt ky ka qene nje nder iluzionet e historiografise enveriste, e cila ne leter kerkonte te dukej si faktor i bashkimit te shqiptareve, kur lufta civile e viteve 1943-1948 dhe vete politike e Enver Hoxhes e shpartalloi unitetin e Kombit Shqiptar pertej historise. Sipas autoreve te ketij kapitulli ka qene veprimtaria percarese e Pashait te Toptaneve qe e ka demtuar rende lirine dhe pavaresine e Shqiperise ne nje cast kritik. Esat Pasha ne maj 1913 organizoi nje kongres ne Kruje me pjesmarrjen e perfaqesuesve nga krahinat e Shqiperise se Mesme, por qe u perkrah vetem nga “delegatet” e Durresit, Kavajes, Tiranes, Lezhes e Kurbinit. Veprimtaria e Pashait nuk gjeti perkrahje te Vjenes duke pesuar nje goditje te rende. Por kjo nuk e pengoi te pranonte propozimin e Ismai Qemalit per te marre postin e ministrit te brendeshem ne vend te Myfit Libohoves. Pretendohet qe pas largimit te serbeve nga territoret e caktuara per Shqiperine, Malesia e Madhe, Lezha dhe Mirdita u bashkuan me Qeverine e Vlores. Por ne shtator 1913 plasi kryengritja e shqiptareve ne tokat e pushtuara nga serbet dhe ne territoret e lena jashte konfigurimit politik te vendosur nga Londra. Serbia kunderveproi duke mobilizuar ushtrine dhe duke filluar luften kundra shqiptareve. Arriti te pushtonte te gjithe territorin shqiptar  ne verilindje dhe ju drejtua Adriatikut. Autoret pretendojne se Qeveria e Vlores vendosi te perdore dhunen kundra shkelesve te tokave te dhena nga Londra per shtetin e shqiptareve. Kjo lufte, kjo qendrese dhe kjo kryengritje u shtri edhe ne tokat e banuara nga shqiptaret, por te lena jashte shtetit ame. Tre udheheqes popullore: Bajram Curri, Isa Boletini dhe Elez Isufi moren persiper drejtimin e kryengritjes per bashkimin e tokave te banuara nga shqiptaret edhe pse ishte ne kundershtim me vendimet e Londres. Kryengritja perfshiu pothuajse te gjithe Kosoven duke filluar nga Drenica, Prizreni, Gjakova deri ne afersi te Prishtines. Kjo coi ne mobilizimin e pjesshem te ushtrise serbe dhe fillimin e luftes serbo-shqiptare. Thyerja e kryengritesve dhe drejtimi perseri i ushtrise serbe drejt Adriatikut u shfrytezua nga rrethet ushtarake te Vjenes per te likujduar armikun e tyre kryesor ne Ballkan.

Por kjo situate u shfrytezua nga Esat Pasha per te luftuar Qeverine e Vlores dhe rrezimin e saj. Kjo coi ne formimin e “Pleqesise se Shqiperise se Mesme” dhe ne lindjen e konfliktit midis Vlores dhe Durresit dhe ne luften e Qeverise se Vlores kundra cifligareve te tokave.

Deshtimi i kryengritjes se shtatorit perforcoi bindjen edhe ne rrethet politike brenda vendit se bashkimi i tokave te dhena nga Londra nuk mund te behej pa nje aleance jashteshqiptare. Ne kete menyre flitet per nje perpjekje per te formuar aleancen turko-bullgaro-shqiptare,. Perfshirja e shume personaliteteve politike brenda vendit dhe bashkimi i tyre me majorin turk, me origjine shqiptare, Beqir Grebenene pajtoi Ismail Qemalin me aleancen turko-bullgare, ku keta te fundit ne janar te vitit 1914 nenshkruan marreveshjen midis tyre, ku perfshihej edhe Shqiperia ne nenin IX. Mirepo projekti i marreveshjes tre paleshe nuk u realizua dhe  me 6 janar 1914 u zbulua i gjithe projekti ushtarak i Beqir Grebenese, ku u pershine nje sere arrestimesh.

Arritja ne tetor 1913 e Komisionit Nderkombetar te Kontrollit (KNK) dhe vendosja e Princ Vidit ne krye te shtetit shqiptar e detyroi Ismail Qemalin qe me 22 janar 1914 te jepte doreheqjen duke i dhene fund ekzistences se Qeverise se perkohshme te Vlores pas 14 muajve veprimtari (f. 124-127).

Ne te vertete kjo histori e botuar me 1984 revizionon ne permbajtje te gjithe historiografine enveriste qe qarkullonte ne Shqiperi qe nga 1962, por pa e thene te verteten ne thelbin e saj. Cdo gjeje i bihet anash duke sfumuar shume ngjarje pikante ne fillim te shekullit te XX-te dhe duke i ndryshuar e fshehur ato. Ne do te shikojme qe fantazite historike qe qarkullonin midis viteve 1962 dhe 1984 do te ringjallen pas 1991 duke krijuar nje ekuiliber formal te krahinave qe luftuan realisht per historine e Popullit Shqiptar ku autoret e tyre kujtojne se me kete mund te realizohet bashkimi kombetar i mbarekrahinave shqiptare te percara nga politika enveriste e 45 vjeteve te diktatures komuniste.

Po me 1984 studiuesi Ligor K. Mile botoi studimin “Ceshtje te historise agrare shqiptare (fundi i shek. XVIII – viet 70 te shek. XIX)”, me recenzente Hekuran Mara, Iljaz Fishta, Zija Shkodra dhe Fiqiri Islami. Libri tenton “te kontribuoje ne rrahjen e problematikes se fshatit shqiptar dhe me konkretisht te fshatit te cifliguar, gjate periudhes se fundit te shek. XVIII deri ne vitet ’70 te shek XIX. Keta kufij kohore nuk jane zgjedhur rastesisht, meqenese brenda kesaj periudhe ndodhen procese te reja ekonomike-shoqerore, te cilat, per mendimin tone, paralajmeronin fillimet e krizes se rendit feudal me dukjen e lementeve fillestare dhe sporadike te asj ekoniomie te re, qe do te sillte, kryesisht nga gjysma e dyte e shek. XIX, lindjen e rendit kapitalist ne Shqiperi” (f. 5). Libri eshte ndertuar ne 9 kapituj me kete permbajtje:

Kreu I.    Zhvillimi i sistemit te cifligut ne trojet shqiptare

Kreu II.   Perhapja gjeografike e sistemit te cifligut  ne trojet shqiptare

Kreu III.  Marredheniet agrare para heqjes se sistemit te timareve

Kreu IV  Marredheniet agrare gjate periudhes se Tanzimatit

Kreu V   Struktura shoqerore ne fshatin e cifliguar

Kreu VI  Rreth qendreses fshatare kunder zgjedhes feudale-cifligare dhe

pushtuesve osmane

Kreu VII  Bujqesia dhe blegtoria shqiptare dhe struktura e prodhimit te tyre

Kreu VIII Tregtia cifligare dhe fshatare e produkteve bujqesore dhe blegtorale

Kreu IX   Rreth menyres se jeteses ne fshatin shqiptar

Eshte i vetmi liber ne letersine historike shqiptare qe “argumenton”, jashte kontestit materialist dhe ekonomise politike, ekzistencen e rendit feudal shqiptar ne antagonizem me rendin feudal otoman si nje dukuri shoqerore me burim nga shoqeria shqiptare dhe parashqiptare. Sipas autorit “ne Perandorine Osmane toka ndahej ne pese kategori: 1) toke “mylk” ne pronesi private; 2) toke “mirije” ne pronesi shteterore; 3) toke “vakuf” ne pronesi te institucioneve te ndryshme fetare; 4) toke “metruqe” ne shfrytezim te perbashket te bashkesive kryesisht fshatare; 5) toke “mevate” – toke e shkrete, e lene djerr” (f. 22), pa permendur paralelisht format e pronesise ne krahinat e banuara nga shqiptaret ku pushteti otoman nuk ishte shtrire asnjehere, edhe pse kjo gjendej e publikuar ne tre artikujt qe e shoqerojne bibliografine ne studimin e tij (Rr. Zojzi: Ndamja krahinore e popullit shqiptar (Ne “Etnografia shqiptare”, I. Tirane 1962); Parmenda shqiptare dhe procesi historik i zhvillimit te saj (Ne “Etnografia shqiptare”, VII. Tirane, 1976); Mbeturina te rendit fisnor ne disa mikrorajone te vendit tone (Ne “Konferenca Kombetare e Studimeve Etnografike”, Tirane, 1977); (f. 450). Problemi nuk eshte kaq i thjeshte sa ka kujtuar autori jo vetem pse pronat ne territorin e banuar ne ate kohe nga shqiptaret nuk paraqesin dinamiken autoktone te pronesise, por ai nuk zoteron ekuacionin klasik te zhvillimit te prones ne planin teorik dhe tipikisht ne ate shqiptar. Nga ana tjeter, ai pranon, duke cituar Rrok Zojzin, ekzistencen e festave pagane (f. 289) pa i lidhur me format e pronesise  qe zoteronte popullata autoktone.  Ai eshte munduar te imponoje format e pronesise nen juridiksionin otoman duke i nenkuptuar te mireqena ne shoqerine shqiptare. Sipas  tij rezulton “se ne strukturen klasore te fshatit te cifliguar, sidomos gjate Tanzimatit, cifciu, cifligari, agai, meditesi, perfaqesonin klasa te shoqerise feudale qe po fillonte te hynta ne krize. Por nga keto figura, cifligari ruajti me shume se kushdo tjeter tiparet me te theksuara feudale, madje deri ne Clirim, si perfaqesues i “klases feudale qe ishte ne degjenerim te plote”3 (f. 404). Ne fakt kjo analize nuk eshte historike, edhe pse mund te konsiderohet e sakte per kohen, por ajo eshte tipikisht politike dhe nuk mund te sherbeje per te nxjerre perfundime mbi shkallen e zhvillimit historik te shoqerise shqiptare mbi bazen e dinamikes agrare. Ne kete rast ajo tregon mirefilli ndikimin e politikes otomane ne fshatin shqiptar dhe menyren se si ka ndryshuar historikisht ky fshat per sa kohe qe e drejtonte politikisht Perandoria Otomane. Dmth studimi mund te ishte shume i vlefshem po te ishte pare me kendveshtrimin politik te ceshtjes agrare shqiptare nen ndikimin otoman, pasi kjo gje do te shpetonte jo vetem indoktrinimin e shqiptareve nga pikepamja arsimore, por dhe vete permbajtjen e historiografise komuniste shqiptare te epokes enveriste. Prej gjithe kesaj analize, pasi ka krijuar nenkuptimin e shoqerise feudale shqiptare, autori pretendon se “Metodologjia marksiste ka percaktuar prej kohesh rruget qe duhen ndjekur per zgjidhjen e problemit se kur nje vend kalon nga rendi feudal ne ate kapitalist. Te mbeshtetur tek kjo metodologji, historiografia e re shqiptare ka trajtuar nje radhe ceshtje qe lidhen me periudhen kalimtare nga rendi feudal ne ate kapitalist ne Shqiperi” (f. 403). Pikerisht kjo eshte e pavlefshme per shoqerine shqiptare, por ajo fsheh edhe nje veprim historik te realizuar mbi popullin shqiptar per sa kohe qe jetonte nen politiken e Pereandorise otomane sipas pyetjes ne e ka cuar perpara apo e ka lene prapa shoqerine shqiptare kjo perandori. Te pakten problemi i prones private mbi token e perligj kete pergjigje duke zgjidhur dy probleme kardinale per shoqerine shqiptare. E sa per metodologjine marksiste qe autori pretendon se ka percaktuar prej kohesh rruget… une pretendoj per te kunderten; marksizmi nuk ka zgjidhur asgje, por ka analizuar vetem formen klasike qe mund te konsiderohet e vlefshme per nje pakice popujsh te Europes dhe te Azise dhe qe sot eshte praktikisht e pavlefshme. Por per problemin shqiptar, sipas dinamikes se shoqerise se asaj kohe e per sa kohe qe ne i njohim, marksizmi nuk ka dhene asnje zgjidhje (eshte pune tjeter metodika e inicuar nga autoret e kesaj filozofie). Pajtimi i marksizmit me “shkencen” shqiptare ka qene nje mashtrim i radhes, te cilin studiuesit shqiptare te epokes enveriste kane qene te detyruar ta perdorin per hir te ekzistences pasi jo vetem qe nuk jepen referimet, por zberthimi i marksizmit ne funksion te kesaj shkence pa qene praktikisht i pamundur per shume e shume aresye, qe nuk ja vlen te permenden ketu. Le pastaj qe marksizmi ka qene nje koperture per te mbuluar manipulimet e realizuara. I vetmi argument paraprak qe mund t’i shtohet shtrimit te problemit nga ana e avokatit ketu poshte eshte se themeli i te gjitha fenomeneve ne Lindje (behet fjale per Turqine, Persine, Industanin) e perben mugesa e pronesise private mbi token. Ky eshte kyci i vertet edhe per qiellin e Lindjes (Letra e Marksit – Engelsit ne Mancester, Londer, 2 qershor 1853, Marks-Engels, Letra te zgjedhura, f. 102).

Per kete problem jam i detyruar t’i rikthehem vepren se Av. Dr. Vasil K. Dilo: “Studim mbi cifliqe” (monografi) te botuar ne fletoren “Konkordia-Omonia” te Gjirokastres Nr. 208/55 dt. 2/15 prill 1919 ne gjuhen greke, qe eshte doreshkrim ne gjuhen shqipe, prone e familjes Dilo, te cituar me siper; por edhe nje vepre tjeter qe na jep goxha zgjidhje te pronesise se tokes ne kohen e Perendorise Otomane (Alija Izetbegoviq, Islami ndermjet Lindjes e Perendimit).

Sipas avokatit tone, kur flet per shtetin otoman, problemi i prones mbi token paraqitet keshtu: “ndersa ne deget e tjera te se Drejtes nuk gatuan dot dicka serioze dhe te pershtatshme me cka lyp rregullimi i nevojave te Njerezve dhe as mund te krahasohet me Romaket e vjeter, por persa i perket tokave mundemi te themi se nuk ja kaluan romaket vetem, por mund dhe te mburren se paraqiten si Agim i thelle  (nenvizim i autorit) i drites te cilen, pas shume shekujsh, i solli Njerezise Theoria rellative e Marksizmit dhe Leninizmit. Krijoi shtetezimin e Tokes, te cilin (shtetezim) e pelqejne dhe gjithe sociolloget dhe fillozofet dhe Ekonomolloget e sotem. Kete theorie ka per baze Ligji i tokave te ish Perendorise Otomane, ndene sundim te se ciles jetoi dhe Shqiperia katerqind e ca vjet” (f. 3-4 e doreshkrimit). Per ndarjen e tokave qe perbenin shtetin e otomaneve, nga pikepamja gjeografike, edhe avokati jep te njejten hapsire: ajo ndahej ne pese kategori sipas emertimeve te historianit tone. Per temen tone paraqet rendesi cifligu, qe per historianin tone paraqet themelin e prones feudale, por qe per rastin shqiptar ka nje perputhje te tille historike sa nuk pajton gjendjen private te saj me pronen private per aresyen me te thjeshte fare: ne Perandorine Otomane toka ka qene prone shteterore dhe jo private. Ne kete pike forma fisnore perputhej formalisht me ate shteterore duke fshehur gjendjen reale shoqerore te banoreve vendas me kete argument. Vini re permbajtjen ligjore te pronesise se Tokes ne Perandorine Otomane:

“Ligji Otoman mbi Token, si me nenin 8 gjithashtu dhe me N. 130, nuk e favorizon grumbullimin e nje toke me dimensione te mbedha (sa eshte ajo qe perben qarkun e nje katundi), ne duar te nje individi me rasje te nje nevoje se madhe, kur dmth s’ka mundesie qe te vije ne gjendjen e meparshme nje katund i prishur, vetem atehere permetohet qe tokat e nje te ketilli katundi, te jepeshin ne nje, dy ose tri persona se bashku qe te transformohesh katundi ne ciflik.

C’eshte ciflik e cakton Ligji mbi Token me N. 131, i cili dallon dy lloj cifliqesh dmth 1) Ciflik simbas ligjit, i cili eshte nje are me dimension sa te punohet cdo vit me ane te nje cifti qesh dhe i cili jep prodhim. Perbehet nga nje toke 70-80 dynymesh kur toka eshte e kualitetit te pare ose nga njeqind (100) dynyme, kur eshte mesatare dhe nga 130, kur esht’i nje kualiteti ma te poshtem. Cdo dynym perbehet nga 1600 kut katrore. 2) Cka thuhet pergjithesisht ciflik, i cili permban toka bashke me godinat e goditura per kultivimin e tyre dhe me kafshet, farat, veglat bujqesore dhe me te tjera sende.

Nga kombinimi i ketij Neni me nenet 130 te Ligjit te Tokave dhe 1 e 3 te shtojces se Ligjit Tokave me date 4 korrik 1291 (1875) dhe N. 1 te Ligjit mbi prona te zoteruara prej  Zetimave rezulton se ciflik eshte instalimi i disa bujqve pa prona, ne toka te zoteruara prej nje tjetri, me obligim qe ata (bujqit), t’i punojne keto toka dhe prodhimin t’a ndajne me te zot’ e tyre ne analogji 2:1 keshtu qe nje e treta t’i perkasij se zotit te cifligut.

Simbas kuptimit te strikte te Ligjit, nji e tille prone tokash mund te permbaje toka te ndryshme nga pikepamja e eksplloatimit dmth mund te permbaje toka te punueshme dhe Livadhe dhe kollota dhe korie; por qe te gjitha keto toka jane ekskluzivisht nga ato lloj tokash, te cilat ne fillim jane dhenur koncensionar prej shtetit (si zoterues i tyre) dhe qe posedohen me ane tapiash. Domethene se ne cifliqet e formes origjinale, si ma nalt, nuk mbeshtillen edhe toka te leruara (metruqe), qe kane katundet e banuara nga pronare (N. 5 i L. mbi toka) ose toka te vdekura (mevat. N. 6 dhe 100 i L. Tokavet) (f. 9-12 doreshkrimit).

Jam i detyruar t’i sterholloj te gjitha keto per te argumetuar qe ne trojet e banuara nga shqiptaret nuk ka ekzistuar kurre prona private mbi token, keshtu qe detyrimisht nuk ka asnje aresye te merret si argument ne percaktimin e rendit feudal nder shqiptare. Akoma me tej, ne kete pike ka nje problem qe e kam gjetur te zgjidhur tek nje filozof politikan, sipas te cilit: “Sipas skemes marksiste do te duhej te pasonte kjo renditje: industria e zhvilluar – klasa punetore – partite politike. Ne te vertete zakonisht kjo renditje eshte e anasjellte, ndaj nder vendimet e qeverive komuniste te vendeve te pazhvilluara e gjysem te zhvilluara gjenden edhe te atilla ku partia vendos te ndertoje industrine dhe me te klasen punetore. Gjerat, pra, permbysen: vetedija krijon qenien, politika historine, kurse superstruktura bazen (Alija Izetbekoviq, Islami ndermjet Lindjes e Perendimit, f. 238), qe permban brenda faktin historik: krijimin teorik te rendit shoqeror sipas justifikimit te rendit politik te vendosur me dhunen antihistorike. Ne kete drejtim te gjithe historianet shqiptare te epokes enveriste kane shkruar nje histori qe nuk perkon me jeten biologjike te paraardhesve te tyre historike duke e permbysur realitetin shekullor.

Me 1985 per here te pare ne historine e Popullit Shqiptar u botua, nen logon: Akademia e Shkencave e RPSSH, Fjalori Enciklopedik Shqiptar, Tirane 1985. Si e tille ajo permban te dhena mbi  Kuvendin Kombetar te Vlores 1912 me permbajtjen e meposhtme, duke u konsideruar ajo qe shprehej zyrtarisht nga diktatura enveriste:

“Kuvendin Kombetar te Vlores 1912 (28.11. – 7.12.1912). Kuvend historik i kryesuar nga Ismail Qemali ku perfaqesues nga krahina te ndryshme te vendit shpallen me 28 Nentor Pavaresine e Shqiperise dhe zgjodhen organet drejtuese te shtetit te ri shqiptar. / K.K. i V. U mblodh ne rrethana te nderlikuara kur kishte filluar Lufta I Ballkanike (shih). Tokave shqiptare u kanosej rreziku i aneksimit nga monarkite fqinje te Ballkanit. Shqiptaret, qe sapo kishin perfunduar kryengritjen e tyre te pergjithshme te 1912-es kunder sundimit osman, u vune perseri ne levizje per te shpetuar ardheun. Mbledhja e Shkupit (14 tetor 1912) e rretheve me te perparuara patriotike te vendit vendosi te rrembeheshin armet per te fituar lirine, per te mbrojtur teresine territoriale te vendit dhe per t’i bashkuar kater vilajetet (te Shkodres, Kosoves, Manastirit e Janines) ne nje shtet te vetem kombetar qe do te vendoste per fatin e atdheut. Pjestaret e saj filluan te punonin ne krahinat e papashtuara te veriut per zgjedhjen e delegateve. Nisma per mbledhjen e nje kuvendi kombetar pati edhe ne krahina te tjera te vendit. / Nje veprim te ri politik jashte atdheut ndermori I. Qemali dhe Luigj Gurakuqi. Ne mbledhjen qe organizuan ne Bukuresht me 5 nentor 1912 me kolonine shqiptare te atjeshme u vendos, nder te tjera, qe te krijohej “nje komitet drejtonjes” qe te merrte ne dore qeverimin e vendit. Sondazhet e bera nga I.Qemali ne qarqet diplomatike te Vjenes vertetuan se opinioni mbizoterues ne kancelarite e Fuqive te Medha ishte ne favor te nje Shqiperie autonome. Grupi i patrioteve shqiptare kishte arritur ne perfundimin se zgjidhja e drejte e ceshtjes shqiptare, ne kushtet e reja te krijuara nga Lufta e I Ballkanike ishte shpallja e pavaresise dhe zgjedhja e nje qeverie te perkoheshme nga nje kuvend kombetar. Si vend i mbledhjes se kuvendit u caktua Vlora, per ku ishin drejtuar delegatet nga krahina te ndryshme. / K.K. i V., me 37 delegate, diten e pare zgjodhi kryetar I. Qemalin dhe ne baze te protokollit te tij mori vendimin historik qe “Shqiperia me sot te bahet ne vehte, e lire e e mosvarme”. Ne ballkonin e selise se K.K te V. u ngrit flamuri kombetar. Me shpallen e Pavaresise, K.K. i V. kreu nje akt me rendesi jetike per popullin shqiptar, qe kurorezonte luftrat shekullore te tij per lirine dhe teresine territoriale te atdheut. K.K. i V. u plotesua me delegate te rinj. Numri i tyre arriti ne 63 veta qe perfaqesonin te gjithe trevat shqiptare prej Shkodres, Rrafshit te Dukagjinit e Kosoves ne veri e verilindje, Dibres, Ohrit, Struges ne lindje e deri ne Cameri ne jug. K.K. i C. (?, GH), i cili kishte vendosur qe diten e pare krijimin e nje qeverie kombetare, zgjodhi me 4 dhjetor Qeverine e Perkohshme te kryesuar nga Ismail Qemali me anetare Nikolle Kacorri, Abdi Toptani, Mehmet Derallen, Luigj Gurakuqin, Pandeli Calen etj dhe pleqesine e kryesuar nga Vehbi Agolli (shih). K.K. i V. vendosi qe Pleqesia te ishte nje “mekembese” e kuvendit, te bashkepunonte me Qeverine e Perkohshme, ta kontrollonte e ta keshillonte ate kur te ishte nevoja> te drejten e rrezimit te qeverise e kishte vetem Kuvendi Kombeta. / K.K. i V. kishte nje perberje borgjezo-cifligare qe u pasqyrua edhe ne qeveri e pleqesi. Megjithese kuvendi nuk shqyrtoi nje nder problemet themelore te ndertimit shteteror, ate te formes se rregjimit. Qeveria e Perkohshme, duke caktuar programin e komisionit qe do te mbronte ceshjten shqiptare perpara Fuqive te Medha vendosi qe ai te kerkonte ngritjen ne Shqiperi te nje monarkie kushtetuese. / I. Qemali si kryetar i K.K. i V. ua njoftoi shpalljen e pavaresise te gjitha krahinave te vendit te papushtuara ende nga ushtrite e aleances ballkanike. Pershendetje te zjarrta i erdhen K.K. te V. nga popullsia e ketyre krahinave, nga shqiptaret e merguar dhe nga te huaj, miq te Shqiperise (S. Po)” (f. 587).

E gjithe permbajtja e kesaj encikplopedie eshte nje orvajtje per ta bashkuar manipulimet e 45  vjecare te historise me realitetin e jetuar, por pa nxjerre ne pah jo vetem shkaktaret politike te formimit te shtetit te shqiptareve, por as dhe aktoret e vertete qe luajten rolin kryesor ne formimin e ndergjegjes europiane te popullit shqiptar pergjate 4 shekujve te fundit. Te pakten libri ne vazhdim ka nje permbajtje qe i ka sherbyer perforcimit konkluziv te Enciklopedise enveriste shqiptare.

Po me 1985 kandidati i shkencave filozofike Fatos Tarifa botoi studimin e tij: “Ceshtja e clirimit kombetar ne mendimin politik-shoqeror rilindes 1900-1912”, Tirane 1985, ku do te vecoja faktin real dhe interpretimin e mbrapsht te ketij fakti nga ana e shkolles filozofike komuniste shqiptare jo vetem pse ata qe u emeruan rilindes nuk kane qene te tille ne asnje aspekt, por, kryesisht, mendimet qe ja dedikuan te ashtequajturve rilindas i konsideruan si platforma filozofike per clirim kombetar nga ku rezultunte qe shqiptaret te kishin bere namin duke luftuar me pende dhe arme per kete pavaresi. Nuk qendron puna thjeshte tek mashtrimi i perdorur, por ky mashtrim u ngrit shume shpejt ne sistem dhe i gjithe Populli Shqiptar shikonte veten ne pasqyre duke nderuar me grusht dhe klithte: Jam trim dhe liridashes; kur ne asnje rast te vetem nuk ja kishte pare hajrin luftes te lidhur me jeten sociale pergjate shekullit te XX-te. deri ne ate shkalle sa dhuraten europiane te 1912 e konsideroi si vepren e vet (nuk eshte per t’u habitur se ndonje dite shqiptaret mund te pretendojne se e larguan Serbine nga Kosova te vetem me ane te nje lufte clirimtare). Boll te shikohen permasat e botes komuniste rilindase dhe do te kuptohet se politizimi e saj eshte shume larg realitetit historik dhe cdo gje eshte e sajuar koke e kembe.

Por tipikisht ky autor eshte nje nder krijuesit e levizjes mitologjise kombetare shqiptare, si nje faktor determinues ne pavaresine e tyre. Duke marre per baze nje studiues te huaj (1J. Swire, “Albania, The rise of a kingdom”, London, 1929, p. 38-39) dhe duke mohuar ekzistencen e nje literature te lidhur me ideologjine dhe mendimin politik te Rilindjes, autori shkruan: “shqiptaret nuk kane qene nje popull fetar fanatik dhe se ata kane vene kurdohere mbi gjithcka ndjenjat dhe aspiratat e tyre kombetare1”(f. 8). Qe te mund te pranohet ky deduksion duhet analizuar me perpara procesi fetar nder shqiptare per te percakuar ne eshte e vertet qe ata, shqiptaret, nuk jane fanatike dhe, se dyti, duhet zgjidhur problemi i menyres se lindjes se ndjenjave kombetare ne nje popull dhe tipikisht tek shqiptaret. Po te behen te gjitha keto do te shihet se shqiptaret jane ndoshta populli me fanatik ne Europe, duke ruajtur identitetin e ideve fetare prej me shume se 4000 vjet (pa ja ditur ne asnje permase ditelindjen e kulteve te tyre pagane) dhe populli me pa identitet kombetar ne Europe, na pelqen apo jo ky fakt, duke ruajtur me nje kembengulje te admirueshme primitivizmin e tyre shoqeror me nje permbajtje hapsinore shoqerore shume-shume me perpara ne kohe se ndjenjat kombetare qe kane popujt e tjere europiane (le te gjeje autori nje qelize materiale, te vetme, te lindur ne menyre autoktone qe t’i kete sherbyer ceshtjes kombetare, ne menyre qe te vertetoje idene e vet, – dhe do te shohe qe ajo nuk ekziston). Por autori ka vazhduar lojen e vjeter te indoktrinuesve te Popullit Shqiptar duke fshehur subjektin qe e pergatiti ate per ceshtjen kombetare.

Loja e ketij autori eshte edhe me e thelle kur tenton te kopjoje nga Engelsi dhe e ndryshon ate per per te argumentuar idete e veta antihistorike. Sipas tij “historia vete do te kishte, ne shume raste, nje karakter mistik ne qofte se prapa ngjarjeve historike, te cilat ne pamje te pare mund te duken te rastit, nuk do te shihnin bashkeveprimin e faktoreve me te thelle ekonomike, me pasqyrimin ideologjik te ketyre ngjarjeve ne formen e teorive e te pikepamjeve politike, juridike, filozofike, shoqerore, artistike etj., qe njerezit kane ne kokat e tyre. “ (f. 10). Kurse Engelsi ka shkruar: “Zhvillimi politik, juridik, filozofik, fetar, letrar, artistik etj. mbeshtetet ne zhvillimin ekonomik. Po te gjitha keto ndikojne gjithashtu mbi njera-tjetren dhe mbi bazen ekonomike. Nuk eshte aspak e vertet se vetem gjendja ekonomike eshte shkaku i vetem aktiv dhe se te gjitha te tjerat jane vetem nje rrjedhim pasiv. Jo, ketu kemi nje veprim reciptok mbi bazen e domosdoshmerise ekonomike, e cila ne fund te fundit, i hap gjithnje rruge vetes” (letra e Engelsit drejtuar V. Borgiusit, 25 janar 1894, Marks-Engels, Letra te zgjedhura, f. 687). Te gjitha keto nuk i kane sherbyer autorit tone  per te permbysur metodikat ekzistuese mbi kuptimin e historise, por eshte munduar te nxjerre nga ndikimi i botes otomane mbi Popullin Shqiptar ate qe nuk mund te ishte kurre veper e tij, te fshehe subjektin qe punoi per 1300 vjet me te dhe ta paraqese teresine e ideve individuale, saktesia e se ciles eshte teper e dyshimta pasi nuk ka lene asnje gjurme, si mendim politik e shoqeror rilindes. Ne fakt problemi i termit rilindes eshte nje problem mbare europian, pasi ai nuk ekziston zbatueshem ne asnje vend te Europes, duke perjashtuar Italine, por per rastin shqiptar ai fsheh subjektin qe formoi kombi shqiptar sipas parametrave europiane.

Hapat antihistorike te autorit tone ndiqen nga hapat antidialektike te tjere duke e paraqitur situaten shoqerore te avancuar sipas cilesise pa na treguar thelbin jo vetem te cilesise se re, por as ate te kaluar (raporti rilindje-lindje). Sipas tij “Mendimi politik e shoqeror rilindes perben nje hop cilesor ne historine e mendimit shqiptar dhe njekohesisht, shkallen me te larte te zhvillimit e te pjekurise se tij ne kushtet e roberise osmane” (f. 36). Se per cilin mendim ben fjale autori une e kuptoj shume mire, por bartesit e tij nuk ka qene as rilindes dhe as shqiptare, por ai ka qene nje mendim individual qe ka sherbyer per te rregulluar ndergjegjen e gjithseicilit kundrejt Popullit Shqiptar dhe vetem kaq (kam parasysh vellezerit Frasheri, Vaso Pashen, Cajupin, Naum Veqilharxhin dhe te gjithe ata qe propoganda komuniste e Enver Hoxhes i konsideroi rilindas (me hollesisht per kete shih artikullin: “A ka rilindas Populli Shqiptar?”, publikuar ne www.genchoti.com, albanovaonline.com, 2011).

Por autori eshte treguar dhe i papergatitur per zberthimin e kesaj teme, per rastin sikur Populli Shqiptar te kishte arritur pjekurine kombetare duke u nisur nga bota e brendeshme. Vini re pikepamjen e tij mbi menyren e formimit te konceptit te autonomise ne mendimin rilindes shqiptar: “Per te gjykuar per shkallen e pjekurise se nje levizjeje kombetare, ashtu si pergjithesisht per levizjet shoqerore, nder te paret faktore subjektive qe duhen permendur eshte mendimi teorik qe frymezon ate levizje dhe programi politik i saj: C’kerkesa shtron levizja? Si i argumenton ato? Ne c’rruge orienton te zgjidhen keto kerkesa dhe c’mjete te perdoren per kete qellim? (f. 61)

Te gjithe keto kerkesa te autorit ne te vertet formojne teresine hapsinore te manipulimit te historise se Popullit Shqiptar jo vetem pse pergjigjet e tyre nuk kane asnje lidhje me Popullin Shqiptar, por ato as qe jane shtruar ndonjehere ne kete plan nga kerkush. Idete e autorit tregojne piketat se ku filloi realisht manipulimi i historise se Shqiperise dhe perse u realizua ajo. Te pakten kjo kuptohet nga raporti filozofik midis pjekurise se levizjes kombetare dhe subjektit qe e pergatit dhe qe per autorin tone eshte mendimi teorik qe na frymezoka levizjen (kjo eshte tamam nje pikepamje enveriste e paster dhe teper-teper larg filozofise materialiste). Por kur nuk ekziston as komb, as levizje shoqerore dhe as nje faktor subjektiv te lidhur ne menyre te drejteperdrejte me ato individe qe pretendon autori dhe politika enveriste se jane rilindasit shqiptare, si i behet halli problemit te formimit te shtetit shqiptar? Sa do qe jane munduar te shpikin, te fshehin, te tjetersojne, te manipulojne, te poshterojne, te genjejne Popullin Shqiptar, te vetequajtur historiane dhe filozofe shqiptare te epokes enveriste dhe postenveriste nuk kane qene te afte ne asnje pike te argumentojne shkakun real te pavaresise se shtetit dhe Popullit shqiptar. E gjithe panorama hapsinore e autorit tone ne funksion te pavaresise se shqiptareve perben nje teresi idesh pa asnje domethenie dhe pa asnje lidhje me realitetin historik. Ata jane munduar te krijojne ne fushen e subjektit, pasi ne fushen e realitetit historik kane ekzistuar realisht qeliza shoqerore qe ndihmuan dhe pergatiten Popullin Shqiptar per diten e madhe te 28 Nentorit 1912. Kete kane tentuar te fshehin historianet e shkolles komuniste dhe ne kete pike ka filluar manipulimi  real i Popullit tone. E pakten kete proces e kemi konstatuar me kohe jo vetem si veprimtari shoqerore, por kemi percaktuar dhe individet qe jane marre tipikisht me kete problem, te pakten ne fushen e historise se teatrit shqiptar (me hollesisht per kete proces mund te shohesh artikullin: “Si e ndryshojne historine, posacerisht, Ardian Klosi dhe te tjeret” (pjesa e trete) qe flet mbi historine e fillim levizjes teatrore ne Shqiperi; – www.genchoti.com, albanovaonline.com).

Duke mos bindur veten dhe lexuesin autori kerkon medoemos ta gjeje subjektin shkakesor te formimit te shtetit te shqiptareve dhe hidhet ne nje dege tjeter me argumenta jo vetem ireale, por thellesisht te genjeshtert te shpikur nga nje shkolle e tere antishqiptare. Sipas tij “Proven me bindese te ekzistences se kombit shqiptar rilindasit vleresuan gjuhen. Historine e popullit shqiptar armiqte e tij mund edhe ta shtremberonin, ta falsifikonin ne menyren me te paskrypullt, madje shume ideologe te borgjezise shoviniste te vendeve fqinje, i mohonin krejtesisht popullit tone historine e tij kombetare, kurse gjuha ishte nje fakt i gjalle, i pamohueshem i ekzistences, i lashtesise se kombit shqiptar dhe i perkatesise se territoreve te tij. “Te gjithe sa flasin gjuhen shqipe jane shqiptare”3, – thoshte Dervish Hima” (f. 69).

Ne Shqiperi shume studiues pretendojne se merren me gjuhesi dhe kane titujt: doktore, profesor, akademike duke u dekoruar per punen e tyre, pamvaresisht se cfare perfitimi ka realisht Populli Shqiptar prej tyre. Por qe te vije nje dite dhe te tentohet te hidhet balte mbi Prof. Eqerem Cabej dhe punen e tij tregon se insinuatat mbi gjuhen shqipe jane thjeshte propogande dhe studiuesit shqiptare te kesaj fushe nuk ja kane haberin lidhjes se gjuhes me shkallen e zhvillimit social (e permend emermadhin Prof. Eqerem Cabej pasi mbi vepren e tij mund te behet fare lehte studimi mbi ndikimin pellazg ne gjuhen shqipe me te cilen nuk ka asnje lidhje birerie). Sikur kete analize ta kishte bere perpara vitit 1635, kur u botua fjalori i Frang Bardhit, edhe mund te pranohej, pasi 2544 fjalet e tij nuk mund te dalin jashte kontekstit historik te trashegimise pellazge (nuk po i japim rendesi raportit te fjaleve me ndikim pellazg me ato te pastra parailire; – te pakten karakteri monosilabik i gjuhes shqipe ne e jep te drejten e konstatimit te ketij raporti). Por t’i thuash pas 350 vjetesh dhe te marresh meriten e Klerikeve Katolike, qe kishin punuar pikerisht kaq vjet per gjuhen dhe shkollat shqipe, do te thote shume me teper se akuza mbi vjedhjen dhe manipulimin e historise (me hollesisht per kete problem mund te shihet studimi: Interpretimi materialist i filozofise se Gjuhes Shqipe, publikuar ne albanovaonline.com dhe www.genchoti.com). Realisht kjo do te thote se armiqte e Popullit Shqiptar fshihen pas ketyre fjaleve te autorit tone dhe ai e ka emrin komunizmi enverist. Akoma me tej, fjalet e Dervish Himes nuk jane te sakta, pasi gjysma e popullit grek (te themi) e flisnin gjuhen shqipe (arvanitasit), por nuk konsiderohen shqiptare.

Fantazite e “filozofeve” enveriste shkonin pertej historise, duke kerkuar mbeshtetjen tek idete e dyshimta  prej nga ata pretendonin se ekzistonte mendimi politiko-shoqeror rilindas per clirimin kombetar (gjithmone duke i konsideruar te sakta referimet). Sipas autorit tone “Mendimi i Samiut (behet fjale per Sami Frasherin, GH) ishte per krijimin e “nje fare dhimokratie” (demokracie) apo “pleqesie”, te ngjashme me ate qe kishte ekzistuar shekuj me pare tek iliret e qe ruhej, ne nje menyre, ne malesite shqiptare te Veriut. Ne librin e tij Samiu permend nje deshmi te gjeografit te lashte grek Strabonit, sipas se ciles, ne fiset ilire ketu e dymije vjet me pare ekzistonin disa keshilla apo  pleqesi, sic i quante ai, te cilat ishin organe te verteta veteqeverisese te te pareve tane. Nga kjo forme e te qeverisurit, nga kjo pleqesi, te cilen “e kemi ruajtur edhe gjer me sot”, thoshte Samiu, “na te mos heqim dore kurre…”3(f. 73). Pretendimi i Samiut (nqs eshte i tij) jo vetem qe nuk eshte i sakte, por ai fsheh dhe luften e madhe qindra vjecare qe subjekti europian, qe ka vepruan ne brendesi te Popullit Shqiptar, ka bere me popullaten vendase per t’i ndryshuar karakteristiken natyrore, ne favor te zhvillimit te pershpejtuar, dhe ketu qendron i gjithe thelbi i Historise se Popullit Shqiptar dhe i vete shkences se HISTORISE. Ne te vertete i gjithe ky pasazh i Samiut eshte fund e krye nje permbledhje idesh jashte realitetit historik. Lexuesi duhet te jete i sigurte qe as iliret nuk kane pasur kete forme organizimi dhe as Straboni nuk mund te kete ditur kete deshmi, pasi organizimi fisnor nder ilire ka filluar shume me vone se Straboni (gjeografi helen ka njohur shoqerine pellazge ne bashkejetese me popullten autoktone e nuk ma merr mendja qe te kete qene i afte te beje diferencat) dhe shkaktari i ketij organizimi ka qene Katolicizmi Institucional, ne fund te shekullit te XII. Ky lloj organizimi konstatohet me familjen ku “Martesa brënda fisit nën  shkallën e shtatë sipas akteve të konsilit të Tivarit të vitit 1199 në Shqipërinë e Veriut në popullsinë katolike duket se ka vazhduar. Ndalohet nga kisha në këtë vit. (Burime të zgjedhura II, shek X-XV), f. 61” (Dokumenta të periudhës bizantine për historinë e Shqipërisë (shek VII-XV), f. 59). Eshte nje pike qe fsheh shume te panjohura per shoqerine parashqiptare duke na treguar dhe rrugen qe ka ndjekur kjo shoqeri deri ne momentin qe formon shtetin e vet dhe subjektin qe ka udhehequr kete proces. Por ne kete pike ja vlen te zbulohet aresyeja perse autori yne merr persiper ta lidhe procesin e mendimit rilindas me Veriun e Shqiperise kur permbajtja e rilindasve, te emertuar te tille nga enverizmi, nuk kane asnje lidhje me te. Cfare ka kerkuar te ndreqe filozofi  i epokes komuniste me kete deduksion? Nuk e di a e kupton lexuesi se tjeter pretendim ka titulli i librit qe po analizojme dhe tjeter kuptim ka brendia e tij! Problemi i organizimit fisnor, se bashku me vetqeverisjen e tij, eshte i pazgjidhur akoma jo vetem ne shtritshmerine e vet historike, por dhe ne perputhjen qe ka me shtetit klasor ne planin klasik. Por me dinamiken e Popullit Shqiptar si eshte perputhur? Ketu qendron pika e fshehte e formimit te shtetit te shqiptareve dhe kete autori yne nuk ka qene i afte ta zbuloje dot, le pastaj ta interpretoje. Vazhdojme me tej, pasi libri ne fjale permban xhevahire te panumerta mbi menyren se si eshte realizuar manipulimi i historise se Popullit Shqiptar.

Ne faqen 133-134 autori merret me nje problem qe as ka pasur lidhje me Turqie Otomane ne menyre te drejteperdrejte, por qe ka ndodhur ne kohen e saj. Sipas autorit “Faktori ekonomik ishte, domosdo, kryesori, por krahas tij, pushtimi i huaj ishte gjithashtu nje faktor qe i thellonte me shume dasite krahinore midis popullsise shqiptare. Duke i trajtuar ne menyre te diferencuar zona dhe krahina te ndryshme shqiptare dhe popullsite e tyre, duke u njohur malesive te veriut disa privilegje te vecanta e duke ua mohuar keto krahinave te tjera, duke bere diferencime te theksuara, sidomos ne trajtimin e popullsive shqiptare myslimane e asaj katolike apo ortodokse, pushtuesit osmane synonin ta percanin popullin tone, t’i armiqesonin me njeri-tjetrin grupe te vecanta te tij, pasi keshtu e kishin me te lehte te ruanin e te forconin zgjedhen e tyre”. E kam gjetur kete ide edhe tek autore te tjere te shkolles komuniste (Pirro Misha, Arratisja nga burgu i historise, f. 28,49), por e verteta eshte krejt tjeter per tjeter. Autoret e ketyre permasave kerkojne me cdo kusht t’i hedhin hi syve shqiptareve sa me gjate dhe te fshehin faktin qe trajtimin e diferencuar ekonomik midis krahinave shqiptaret e kane hasur vetem ne kohen e komunizmit enverist dhe asnjehere tjeter. Eshte tjeter pune permasa e marredhenieve universale te poleve gjeografike te shqiptareve; ajo nuk eshte varur asnjehere nga deshirat e shqiptareve dhe per ta ka qene gjithmone e rastit. E vetmja gje qe ka rene ne sy ka qene forma e besimit fetar ku malesoret e Veriut pane tek Selia e Shenjte dhe Austro-Hungaria mbrojtesin historik te deshirave te tyre dhe vetem kjo ka realizuar diferencimin, por pa ja ndryshuar thelbin e zhvillimit. Ky eshte nje problem filozofik qe nxenesit e shkolles enveriste nuk kane pasur kapacitet intelektual per ta zberthyer jo vetem per paaftesi, por, kryesisht, tek karakteri antimaterialist i filozofise ku jane mbeshtetur gjithmone, e cila asnjehere nuk e ka marre seriozisht boten e relacioneve universale te klasave dhe shtresave te shoqerise, por jane mbeshtetur vetem ne luften e klasave pa ja kuptuar permasen. Duke mos bere dot zberthimin e ngjarjeve dhe analizave ne pasojat  e tyre nuk eshte kuptuar kurre perse malsoret e Veriut e betonuan kufirin me serbet me gjakun dhe kockat e tyre, gje qe nuk e bene per turqit otomane (e gjithe kryevepra e eposit shqiptar, “Lahuta e Malsise”, e Poetit tone Kombetar Pader Gjergj Fishtes, mbeshtetet ne kete themel njerezor Historik). Atehere per cfare diference behet fjala? Mos valle per faktin qe vetem keta malsore kane luftuar per Shqipni dhe pjesa tjeter kane pare interesat e ngushta fisnore? Perse nuk e thote hapur autori kete histori, por i bie larg e larg pa ja permendur permasen? Duke dashur te fshehin nje krim kundra Popullit Shqiptar dishepujt e enverizmit dashur pa dashur vene ne dukje nje fakt duke e keqinterpretuar me nje ligesi shpirterore te tejskajshme (prandaj kjo shtrese e shoqerise sone eshte e pandreqshme). Problemi sot shtrohet: perse Populli Shqiptar luftoi me arme ne dore historikisht dhe domosdoshmerisht kundra serbo-malazezve dhe perse rastesisht kundra otomaneve, vetem kur erdhi ora e vdekjes se Perandorise Otomane? Pikerisht teresine e ketyre ngjarjeve propoganda komuniste ja pat fshehur Popullit Shqiptar per 45 vjet dhe nisi e sajoi karakterin antiosman te Popullit Shqiptar. Eshte nje nder pikat kryesore te argumentit mbi zbulimin e shkakut te formimit te shtetit te shqiptareve dhe autoreve te tij.

Autori pa dashur zbulon tendencen e analizes se tij kur niset dhe diferencon popullaten shqiptare mbi bazen e besimit fetar. Ai nuk e ka hallin tek paraqitja formale e krahinave shqiptare kundrejt zhvillimit shoqeror, por diferenca kundrejt ceshtjes kombetare ka qene cfaqur shume dukshem kur behet krahasimi Veri-Jug brenda Shqiperise politike, apo Kosove-Shqiperi. Ne i pame disa studiues shqiptare te viteve 60-80 se si e kishin konkluduar historine e Popullit Shqiptar dhe pretendimet e tyre, por sterzgjatja analitike e ceshtjes kombetare duke vene ne ballance polet gjeografike, ku banonin shqiptaret, eshte realisht e pavlefshme vetem per nje fakt te thjeshte: popullata jugshqiptare nuk beri asnje veprim kundra politikes greke edhe pse veriu i saj banohej nga vellezerit biologjike te shqiptareve te jugut. Ketu duhet kerkuar aresyeja perse ne jug te Shqiperise se sotme nuk u ngriten kundra politikes greke (vetem kur greket u futen ne territoret e caktuara nga Londra pati kunderveprim, por jo ne kuader te ceshtjes kombetare). Pastaj shqiptaret qe banonin ne shtetin grek, pervec popullates came, e pane me te aresyeshme te jetonin ne nje shtet te konsoliduar prej 100 vjetesh, se sa ne nje shtet te panjohur qe nuk kishte ekzistuar kurre. Eshte kjo aresyeja perse Europa mbylli te dy veshet e te dy syte perpara masakrave te grekeve kundra popullates came. A nuk ka ketu nje marreveshje te fshehte qe historianet e epoken komuniste e kane anashkaluar per aresye politike ku ka gisht Enver Hoxha? Fakti qe masakra kundra shqiptareve te Greqise ka dy permasa kohore (1912-1914, 1944-1945) tregon se diktatori shqiptar ka gisht ne te dyten.

Por manipulimi i historise se Popullit Shqiptar mund te zbulohet edhe ne nje menyre tjeter: duke marre per baze qellimin per te cilin jane perdorur argumenta ireale dhe te kundert me faktin historik. Keshtu autori yne pretendon te kete bere nje zbulim, duke ecur ne gjurmen e diktatorit. Sipas tij “populli yne nuk ka qene nje popull besimtar fanatik. Kjo per aresye, nga njera ane, te origjines se huaj te feve qe kane ekzistuar ne Shqiperi, te cilat i kane sjelle e perhapur pushtuesit e huaj; nga njera ane, per vete rolin thellesisht reaksonar e antikombetar qe fete kane luajtur ne jeten e popullit tone, duke u sherbyer pushtuesve te huaj qe i kane sjelle dhe klasave shfrytezuese te vendit, qe i kane mbeshtetur. Po keshtu, si rregull, fete ne Shqiperi kane qene predikuar ne gjuhe te huaja, te cilat populli nuk i kuptonte e, kjo arsye bente qe e pakuptuar te mbetej edhe permbajtja e dogmave dhe e mesimeve te fese (f. 137)”. Analiza e ketyre rreshtave eshte teper e thjeshte vetem per nje fakt: autori genjen. Por menyra se si genjen eshte me te vertete spetakolare, pasi eshte e vertete qe dy besime monoteiste ne Shqiperi i kane kryer ritet e tyre fetare ne gjuhen amtare te ideve fetare dhe ato nuk kane kryer asnje veprimtari ne favor te ceshtjes shqiptare (nuk po themi qe kane luftuar gjithe jeten e jetes kundra unitetit te kombit shqiptar), por njera prej tyre ka bere ate qe vete shqiptaret nuk e kane bere kurre edhe ne qofte se do te bashkojme te gjithe kohen e ekzistences se tyre ne histori ne raport me te. Kjo perben pikerisht thelbin shkakesor te formimit historik te shtetit te shqiptareve dhe me kete pasazh ne kemi argumentin me te plote qe verteton se politika komuniste e enverizmit ka qene kundra ceshtjes kombetare shqiptare. Por problemi fetar na jep zgjidhjen se kush dhe kundra kujt kane luftuar shqiptaret, te pakten ne keto dy shekujt e fundit dhe kush i ka udhehequr ne kete lufte.

Autori yne nuk i jep pergjigje ketyre pyetjeve, keshtu qe rrjedhimisht problemi i titullmbajtjes se librit te tij eshte inekzistent.

Me rastin e 75 vjetorit te Pavaresise, Akademia e Shkencave e RPSSH te Shqiperise (keshtu shkruhet ne kapakun e librit), Instituti i Historise, ne bashkepunim me Universitetin e Tiranes “Enver Hoxha”, organizuan nje Konferenca Kombetare kushtuar ketij pervjetori me titull: Probleme te Pavaresise se Shqiperise, Tirane 1987, ku referuan ajka e historiografise enveriste. Permend me radhe: Aleks Buda, Stefanaq Pollo, Sofokli Lazri, Alfred Uci, Arben Puto Hekuran Mara, Veniamin Toci, Kristaq Prifti dhe Kristo Frasheri. Vetem nga tituj e referateve te ben te mendosh se akademiku Arben Puto duhet t’i jete afruar me afer te vertetes (“Pavaresia e Shqiperise ne kuadrin e procesit clirimtar ne Ballkan” emertohej referati i tij) duke i rreshqitur manipulimeve te bera deri ne ate kohe. Por nuk te le kryetari i Akademise se asaj kohe qe te mendosh te realizosh kete rreshqitje pasi me fjale krejt ne ajer mundohet te imprenjoje tek pjesmarresit ate qe nuk ka pasur asnje mundesi te ekzistoje, por dhe duke konstatuar nje fakt pa qene i afte ta interpretoje. Sipas tij “Nuk jane ne vetvete dekadat; domethenien e kesaj dite e jep ai dimension trondites, tragjik e heroik, ai raport midis nje roberie mijevjecare ne kuadrin e nen thundren e perandorise boterore qe e cuan popullin shqiptar deri ne buze te gremines, te zhdukjes se tij fizike dhe kesaj fitore te vone te jetes se pavarur shteterore – me vone se shumica e popujve europiane” (Aleks Buda, Fjala e hapjes, f. 6). Te pranosh ekzistencen e nje roberie mijevjecare, pa treguar me perpara perse popullata vendase nuk u ngrit kundra saj sic kishin bere te gjithe popujt europiane deri ne ate kohe; te pranosh se populli shqiptar paska qene buze gremines drejt zhdukjes fizike te tij, pa treguar me perpara se kush kishte dashur ta beje kete (helenet, romaket, otomanet as nuk kane tentuar ndonjehere te zhdukin popullaten autoktone per hesapet e tyre politike) dhe kur; te pranosh se jeta e pavarur shteterore u fitua me vone se shumica e popujve europiane, pa treguar me perpara aresyet e kesaj vonese historike; te gjitha keto tregojne se analiza nuk eshte historike, por thjeshte statistikore dhe te gjitha me hamendje te paargumentuara. Eshte pika ku fillon dhe mbaron defekti i shkences shqiptare te Historise pergjate epokes komuniste.

Por tek kryetari i Akademise se Shkencave te epokes socialiste ne zbulojme nje problem jo pak te rendesishem. Atje ku shkenca e historise percakton parametrat biologjiko-shoqeror, autori ne menyre arbitrare pretendon per te kunderten pa dhene asnje argument shpjegues. Vini re kete reaksion me veten e tij dhe shkencen enveriste: “Akti historik i Vlores, ajo sfide historike nuk qe, sic eshte thene, nje rrjedhim mekanik i zbrazetise qe paska shkaktuar shembja e perandorise se sulltaneve, nje rrjedhim koniukturash diplomatike, makar as nje dhurate miqsh te dyshimte, ashtu si nuk qe ky popull, ashtu sic duan ta paraqesin, karakterizuar gjate historise se tij nga paaftesia per nje jete te perparuar shoqerore e shteterore, nga percarja ne krahina, fise e fe – nje konglomerat pa unitet ekonomik e territorial – asgje tjeter vecse nje material brut per te mbushur e plotesuar kerkesat e njeres a tjetres fuqi te madhe ose te vogel (f. 6-7). Une nuk e besoj se mund te shprehet me sakte shkaku i formimit te shtetit te shqiptareve duke u nisur vetem nga bota e brendeshme e shqiptareve, por qe nuk i pelqen autorit tone; dhe pse? Akoma dhe sot shkenca historike, jo vetem shqiptare, nuk e ka kuptuar se karakteri dy permasor i levizjes shoqerore perben bazen e shkences se historise dhe po nuk pate percaktuar permasat e te dy kraheve nuk ka asnje mundesi, qofte dhe teorike, te mundesh te realizosh nje analize te karakterit historik. Autori yne , pa dashur, manifeston kete defekt ne shkencen historike shqiptare duke ju a hequr mbojtjen formale shkencetareve te ardhshem shqiptare. Rreshtat e mesiperm kane dhene njeren nga te dy shkaqet e gjendjes shoqerore te shqiptareve edhe pse autori yne pretendon per te kunderten, por per rastin konkret kjo nuk perben thelbin e problemit, pasi bota e relacioneve universale nuk eshte varur asnjehere nga shqiptaret dhe parardhesit e tyre. Keshtu qe autori yne pretendon per nje gje qe eshte qe ne nisje e pasakte, por nuk di te ndertoje kritiken ne adrese te saj. Pikerisht e kunderta e ketij pretendimi, ne planin zgjidhes, perben detyren e ketij studimi dhe ate qe nuk ka zgjidhur dot historiografia shqiptare e te gjithe koherave. Per te kuptuar falsitetin e pretendimeve te autorit tone dhe rrugen e gabuar ku ai dhe shoket e tij e futen historiografine shqiptare, gje qe lidhet me pretendimin e mesiperm, po jap nje nder pikat udherrefyese te filozofise enveriste per pavaresine e shtetit te shqiptareve te cilen autori yne e hodhi ne tregun e mendimit intelektual shqiptar duke injoruar totalisht pretendimet e mendimit historiografik boteror. Sipas tij: “Jo ne tryezen e gjelber te diplomacise u vune bazat e lirise sone shteterore e te pavaresise e te perparimit. Ajo faqe e re qe u hap ne Vlore ne librin e historise, ajo porte drejt se ardhmes nuk mund te mbyllej me kurre; ashtu si nuk mund te shuhej me kurre ajo shprehje objektive e ligjshme e zhvillimit historik, kerkesa per bashkimin e ketij kombi, e shprehur boterisht kaq here ne vendimet, thirrjet, kerkesat drejtuar bashkekohesve, drejtuar botes ne kuvendet e shekujve, nga lidhja e madhe shqiptare ne Prizren, nga Kuvendet kryengritese te Greces, Sinjes, Junikut, ne pragun e pavaresise dhe ne kuvendin Kombetar ne Vlore. Njesia ishte komponentja plotesuese e Pavaresise; kjo donte te thoshte misherimi i kombit si realitet veprues, i pavarur, i perparimit historik-shoqeror, ekonomik, politik e kulturor” (f. 7).

Historiografia komuniste e epokes se diktatures nuk ka arritur te kuptoje nje nga ligjet themelore shoqerore te zhvillimit te botes njerezore sipas se ciles: rastesi nuk do te thote kurdohere cilesi (qe rastesia te kthehet ne cilesi duhet medoemos qe ajo ta zhvilloje objektin e vet deri ne fundin e vet kohor, – gje qe e sposton analizen e ngjarjes ne nje stad tjeter te mendimit filozofik jashte dialektikes; -ne kete pike qendron boshlleku i Fridrih Hegelit), nga ku rrjedh  parametri: pamundesi zhvillimi, ose pamundesia e kthimit te rastesise ne domosdoshmerise. Ndoshta dhe e kishin kuptuar, por pranimi i saj do te thoshte te konfrontohej me diktatorin. Ne kete kategori ka shume gjera te pazberthyera sakte dhe ne kete pike eshte spekulluar ne menyre te tejskajshme. Une pretendoj se me rastin e 75 vjetorit te pavaresise Akademia e Shkencave po manifestonte nje bosht te ri informativ, duke tentuar te propogandonte me shume realitet, por pa mundur dot t’i afrohet te VERTETES; shkalla e larte e indoktrinimit te shqiptareve e kishte bere te pabesueshme kete akademi perpara popullit te vet. Mjafton te krahasohet permbajtja e rreshtave te mesiperm me ato qe jane shkruar nga Fatos Tarifa, Ligor Mile, Kristo Frasheri, Stefanaq Pollo, Arben Puto, vete akademia ne fjale ne librin mbi historine e Shqiperise, per te kuptuar se cfare po nderronte ne permbajten e historise se Shqiperise. Kryetari i Akademise se Shkencave nuk ben fjale me per komitete te fshehta, por per Kuvende mbare kombetare: i Prizrenit – i Greces – i Sinjes – i Junikut deri tek ai i Vlores duke e hedhur pas kraheve idene qe luften per pavaresi na e kishin bere komitetet e Jugut. Por kryetari vazhdonte te manifestonte idete bolshevike mbi zhvillimin shoqeror duke i treguar Popullit Shqiptar se porta e zhvillimit na ishte hapur pikerisht me pavaresine. Eshte nje pike qe ka nevoje per nje zberthim me te kuptueshem, pasi ne realitet, pas shkeputjes nga Turqia Otomane, Populli Shqiptar nuk u fut ne rrugen e zhvillimit, por ne rrugen e stacionimit shoqeror pasi pershpejtimi i dhene nga Perandoria Otomane ishte nderprere dhe nuk kishte se kush do te mbante ritmin e atij pershpejtimi. Kontradiktat ne brendesi te shoqerise shqiptare e kane burimin pikerisht tek ky pershpejtim dhe eshte nje e keqe qe do ta shoqeroje Popullin Shqiptar per nje kohe shume-shume te gjate. Nuk eshte profeci, por mosperputhja e kohe-hapsires shoqerore me kohe-hapsiren politike perben tragjedine e ardheshme tre Popullit Shqiptar. Mjafton te analizohet struktura sociale e shqiptareve ne drejtim te civilizimit dhe kuptohet me lehtesi se cfare ka ndodhur realisht me Popullin Shqiptar pergjate 2000 vjeteve te fundit dhe merite e kujt eshte gjendja reale (as qe mund te behet fjale per shtetin e tyre). Procesi i civilizimit te Popullit Shqiptar eshte i barasvlefshem me vete formimin e shtetit te tyre dhe qe te dyja nuk jane rezultat i zhvillimit autokton, por i ndikimit te politikave boterore mbi ta; gje e cila bie ne kundershtim me te gjitha format e civilizimit boteror per te gjithe koherat. Eshte nje pike qe eshte mbajtur e fshehte me shume djallezi, pasi ka devijuar gjenezen e disa krahinave te banuara sot nga shqiptare, por qe ne realitet nuk jane te tille jo vetem ne origjine , por as ne genin biologjik. Dhe kur vjen puna per te argumentuar shkaqet dhe forcat qe cuan ne formimin e shtetit te shqiptareve anashkalohen te gjitha qelizat shoqerore qe formojne shtetin klasik. E keqja eshte se shqiptaret ne teori njohin vetem shtetin klasor, kur ne praktike kane perjetuar vetem shtetin politik, dmth ligjor; dhe e gjitha kjo pergjate 2500 vjeteve te fundit te jetes se tyre kontinentale pa bere dallimin midis tyre. Shteti klasor eshte dukuri e popujve te Europes dhe atij otoman, si rezultat i zhvillimit fundor te shoqerive perkatese, kur shteti ligjor rezultat i botes se relacioneve midis shteteve te zhvilluara te kohes dhe popujve ne gjendje te prapambetur shoqerore; per shqiptaret dhe paraardhesit e tyre kjo eshte nje dukuri determinuese, por duke u marre gjithmone ne konsiderate drejtimi politik ne funksion te gjendjes shoqerore te vendasve eshte arritur te fshihet, ne kete menyre, gjenezen historike te ketyre te fundit. Kjo eshte e vetmja praktike ideore e historiografise komuniste te epokes se diktatures dhe defekti kryesor i saj, por e gjithe historia e Popullit Shqiptar eshte e ngritur mbi kete praktike ideore.

Vini re se si merret per baze kjo praktike ideore ne historine e Popullit Shqiptar!

Ne vazhdim, nje nder anetaret e Institutit te indoktrinimit te shqiptareve ka shkruar: “Me vendimin historik te Kuvendit te Vlores triumfonte edhe ne Shqiperi parimi i kombesise i shpallur nga rilindasit tane dhe nga demokracia ballkanike dhe evropiane qysh ne shek. XIX. Vihej ne vend keshtu nje e drejte imanente e nje kombi te formuar ne territorin e vet te banuar pa nderprerje gjate shekujve, me gjuhe, kulture, histori e individualitet te vetin, e drejte qe i takonte edhe per kontributin e vyer qe kishin dhene ne procesin clirimtar ballkanik dhe evropian.” (Stefanaq Pollo, Shpallja e pavaresise se Shqiperise, po aty, f. 9-10). E reja ne keto rreshta eshte pranimi i demokracise ne Ballkan dhe ne  Europe pikerisht per kohen kur po vihesh ne kandar ekzistenca e Popullit Shqiptar dhe autorit i duhet kjo demokraci per t’i mbushur mendjen lexuesit shqiptar se shkaterrimi i Perandorise Otomane perfshihej brenda kesaj demokracie. Por kjo nuk mjafton: duhej krijuar tabani shqiptar per te mbeshtetur kete demokraci dhe per kete sherbeu bota e Rilindjes Italiane duke u pergjithesuar qofte per Europen, qofte per shqiptaret ,edhe pse per keta te fundit linja lindese nuk kishte vdekur akoma dhe procesi vazhdonte nga i njejti subjekt prej 1300 vjetesh pa pushim duke argumentuar se Populli Shqiptar nuk kishte rilindje: ai po formohej per here te pare dhe te vetme ne Historine e Njerezimit. Ne kete pike fillonte punen e vet dhe shteti i shqiptareve dhe kjo duhej zbuluar, por ajo u fsheh me nje djallezi diabolike nga njerez po te tille. Nuk mjaftoi kjo, por historiografia komuniste u detyrua te shpikte  edhe me shume duke sajuar kombin si nje krijese te kesaj rilindje dhe me kete t’i tregonte Njerezimit se produkti intelektual komunist shqiptar ishte shpikesi me i madhe ne fushen e shkencave shoqerore. Ja perse une pretendoj se historia e Popullit Shqiptar eshte nje sajese e inteligjences komuniste dhe ajo nuk ka asnje lidhje me realitetin e jetuar nga te paret tane. Eshte po ky autor qe vazhdon shpikjet e tij, por tashme duke e barazuar kete histori per te gjithe trevat shqiptare edhe pse kjo nuk eshte e vertete ne asnje germe. Sipas tij “Pavaresia e Shqiperise nuk ishte thjeshte veper e nje grushti patriotesh qe ngriten flamurin ne Vlore. Ata sigurisht kane vendin e tyre te nderuar ne histori. Por ata dhe Kuvendi i Vlores sanksionuan juridikisht me nje akt te nenshkruar nga perfaqesuesit e kombit ate qe kishin pergatitur gjate dhjetra e dhjetera vjeteve, me lufte, vuajtje e sakrifica masat e gjera popullore ne te gjitha trevat shqiptare. Ne themelet e pavaresise kishin vene gure e gjithe Shqiperia.” (po aty, f. 10). Pikerisht kjo nuk eshte e vertete dhe bile me e pamundura qe te mund te kete ndodhur per nje aresye shume te thjeshte: Populli Shqiptar kishte mbi 1000 vjet qe ishte ndare ne tre pjese nga pikepamja fetare, ne tre pjese nga pikepamja gjeografiko-politike dhe ne dy pjese nga pikepamja e marredhenieve universale nderkontinentale. Kjo kishte bere qe tek shqiptaret te bashkejetonin tre forma fetare, qe manifestonin nje kunderti te theksuar politike te bartesve te tyre; te formoheshin tre grupe te medha njerezish qe i perkisnin nje gjuhe, nje trungu biologjik, nje kombi, por qe nuk i perkisnin nje shteti te tyre; te formoheshin dy grupe te ndryshme njerezish me diferenca te medha sasiore midis tyre, por me shkalle civilizimi diametralisht te kundert midis tyre. Kjo e fundit do te behej promotori baze i formimit te shtetit te shqiptareve dhe nuk do te kuptohej kurre per te gjithe kohen e ekzistences se tij. Eshte kjo aresyeja perse historia e shtetit te shqiptareve konsiderohet e barasvlefshme si veper e te gjithe shqiptareve. Pikerisht kjo nuk eshte e vertete: shteti i shqiptareve eshte veper e nje grushti njerezish ne kundershtim me deshirat e vete shqiptareve te fillim shekullit te XX-te per ta shpetuar ate nga intrigat e politikes antagoniste europiane qe nuk i kuptonte kerkush nder shqiptare, pervec ketij grushti njerezish.

Une pretendoj se ky autor duhet ta kete kuptuar ekzistencen e ketij grushti shqiptaresh, vetem se i nderron emrin dhe vepren qe ata po realizonin prej 1300 vjetesh. Kjo e ka kuptimin e vet dhe nuk eshte e veshtire te kuptohet perse nuk eshte deklaruar kurre sipas te VERTETES, por eshte devijuar per t’i mbushur mendjen shqiptareve sikur “Nje mbeshtetje e jashtme, nje aleance luftarake, psh., me fqinjet grek ne luften clirimtare kunder Perandorise Osmane ishte e mjaftueshme per Komitetin Qendror te Stambollit dhe udheheqesin e tij Abdyl Frasherin qe te projektonte qysh me 1877 krijimin e nje Shqiperie te pavarur. Qendrimi negativ qe mbajti ndaj ketij projekti qeveria greke e perforcoi bindjen mbi drejtesine e kerkeses per autonomine territoriale-administrative te vendit. Megjithekete , kur Lidhja e Prizrenit e shpalli vete autonomine dhe formoi qeverine e perkohshme me 1881, Sami Frasheri shpresonte se nuk do te vononin te krijoheshin rrethanat e favorshme qe Shqiperia te behej, sic shprehej ai, “me shkeputje fare”. E pare me kete sy, pavaresia e 1912-es, e shpallur ne kushtet e Luftes se Pare Ballkanike ishte rrjedhim llogjik i vijes rilindese” (po aty, f. 15). Qe te mund te pranosh kete qe thote ky autor ne radhe te pare duhet te jesh miop dhe mundesisht dhe qorr qe te mund te mos shohesh se shteti i ardhshem i shqiptareve nuk ka asnje lidhje qofte me Abdyl Frasherin, qofte me Sami Frasherin. Fantazia e autorit le shume per te deshiruar ne kete drejtim pasi ai as qe e ka marre mundimin te argumentoje, qofte dhe per formalitet, nje lidhje midis ideve te rilindasve te tij dhe shtetit te Ismail Qemalit. Duke lexuar vepren e Av. Vasil K. Dilo mbi “Protokollin e Korfuzit” rezulton se ka nje tjeter interpretim mbi vepren e Sami Frasherit (per kete shih artikullin “Protokolli i Korfuzit” publikuar ne albanovaonline.com, www.genchoti.com.). Ne do te kemi mundesi ta shohim qe e gjithe ngrehina e shtetit te shqiptareve, pergjate 100 vjeteve te ekzistences se tij, nuk ka absolutisht asnje lidhje materiale me kedo rryme filozofike e politike te akredituar ne historiografine komuniste shqiptare dhe rrjedhimisht nuk ka se si te jete veper e tyre. Nuk eshte aspak e veshtire te zbulohet teresia e qelizave materiale te shoqerise qe ndertuan shtetin e shqiptareve ne kundershtim me te gjithe shkollat  dhe praktikat sllave. Eshte kjo aresyeja perse shkolla serbe nuk e pranon ekzistencen e mundesise se ndertimit te shtetit te shqiptareve dhe kete historiografia komuniste shqiptare nuk ka qene e afte ta konstatoje, le me ta argumentoje dot. Kemi te bejme me nje perplasje shkollash dhe botekuptimesh ku pala shqiptare ka qene kundra vetem me fjale pa argumentuar as dhe nje problem te pretenduar dhe kete e realizoi duke e ndryshuar historine e Popullit Shqiptar me fjale dhe vepra.

Ne teresi e gjithe dinamika e formimit te shtetit te shqiptareve sipas historiografise komuniste eshte e sajuar germe per germe e rresht per rresht duke qene larg te vertetes ne te kunderten e saj. Edhe kur ka ardhur puna per te percaktuar llojin e luftes se perdorur dhe shkallen e apliklimit te saj u sajuan ngjarje te paqena deri ne ate mase sa sot shqiptaret nuk dine pothuajse asgje te sakte. Vini re shpikjet ne kete drejtim: “Drejtimi i dyte themelor qe pergatiti pavaresine ishte veprimi revolucionar i armatosur. Mendimi teorik, politik e kulturor i Rilindjes u shoqerua hap pas hapi me luften e armatosur antiosmane. Ne kete fushe levizja jone patriotike shenoi faqe te shkelqyera qe i bejne asaj nder. Eshte nje merite e madhe e rilindesve me te perparuar qe e konsideruan levizjen e aematosur clirimtare si nje mjet te domosdoshem per te fituar te drejtat kombetare. Por eshte nje merite edhe me e madhe e masave popullore shqiptare e ne menyre te vecante e fshataresise qe rrembyen armet sa here paraqitej nevoja dhe nuk ngurruan te mateshin me armiq te fuqishem, edhe pse kjo lufte kerkonte shume gjak e sakrifica. Kjo lufte qe mbush analet e shek. XIX-XX ishte ana me e forte e levizjes sone kombetare. Qe nga kryengritjet kunder reformave te Tanzimatit e deri me 1912 kemi nje zinxhir te tere levizjesh te armatosura antiosmane qe pasuan njera-tjetren, me permasa e intensitet te ndryshem, por me nje qellim te vetem, te shkundnin zgjedhen e huaj dhe te siguronin lirine. Ishin ne radhe te pare keto ngjarje qe pergatiten truallin e celen shtigjet per shpalljen e pavaresise. Mund te thuhet me plot goje se flamuri u ngrit ne Vlore mbi nje truall te vaditur me gjak e se pavaresine e pagoi shume shtrenjt populli yne patriot e liridashes.” (po aty, f. 16-17). Vetem fakti i lidhjes se reformave te Tanzimatit me kryengritjet e shqiptareve eshte i afte te argumentojne se ato nuk kane asnje lidhje me pavaresine e shtetit te shqiptareve dhe perputhen krejt rastesisht, por qe historiografia komuniste kerkoi te formoje nje unitet ngjarjesh me perfundime jo vetem te dyshimta, por dhe ireale. Qe te mundesh te lidhesh luften, si vazhdim i politikes me mjete te tjera, eshte me e rendesishme qe te percaktohen qelizat materiale te shoqerise qe cojne domosdoshmerisht ne formimin e shtetit dhe ne kete drejtim shkolla shqiptare nuk ka qene e afte ta kryje detyren qe i vuri vetes. Zbulimi i tyre tregon se baza materiale e formimit te shtetit te shqiptareve nuk ka qene lufta dhe ajo eshte perputhur krejt rastesisht me pavaresine e shtetit te shqiptareve. Marrja per baze nga historiografia komuniste e atyre ngjarjeve eshte bere per dy qellime: 1-per te lidhur tezen leniniste mbi shtetin me luften e armatosur dhe prej ketej per te kaluar ne revolucionin socialist. 2-per te lidhur teorine e shtetit me luften, si domosdoshmeri e vetme, gje qe nuk eshte e vertete as ne planin teorik (te pakten une jam marre me kete problem (studimi: “Lufta dhe Njerezimi”, pjesa e dyte e “Tjetersimi i Historise ose Ndergjegjja e ngjarjes” (-shih “biografia” tek www.genchoti.com) dhe rezulton e kunderta: shteti nuk eshte formuar nga lufta, por nga idete juridike dhe lufta gjithmone dje-sot dhe ne te ardhmen do te perputhet rastesisht me shtetin duke u shfrytezuar nga ky i fundit). E sa per truallin e vaditur me gjak ai gjendet ne kufirin sllavo-shqiptar ku eshtrat e malsoreve katolike te Veriut ngriten murin e perjetshem te sakrifices (per kete shih Roberto Moroco dela Roka, Kombesia dhe feja ne Shqiperi 1920-1944, f. 158). Eshte nje teresi ngjarjesh te tjetersuara per aresye politike, por qe nuk mund te fshehin faktin se shqiptaret kane luftuar vetem kur jane prekur intersat e ngushta krahinore dhe te gjitha keto ne lufte kundra pushtimeve sllave. Keshtu qe ngelet per te zbuluar se cfare jane levizjet e armatosura kundra pushtetit otoman dhe kush ka qene shkaku i shperthimit te tyre. Eshte pika numer nje e mashtrimit komunist ne historine e Popullit Shqiptar dhe e gjitha kjo per te fshehur karakterin antinjerezor e antishqiptar te popullsive sllave kundra popullava autoktone pergjate 1500 vjeteve te fundit. Qe nga ky moment eshte shume e lehte per te pare seriozitetin e studimeve shqiptare dhe karakterin e tyre ne funksion te temes sone. Por kjo do te thote se eshte i pavlefshem i gjithe deduksioni qe pretendon sikur: “Shpallja e Pavaresise ishte nje akt shpetimtar e largpames me pasoja te rendesishme per te ardhmen e vendit. 28 Nentori u ngulit thelle ne ndergjegjen dhe ne kujtesen e popullit dhe qendroi aty si nje fener i pashuar qe ndriconte rrugen e se ardhmes. Ai u kthye ne nje pikembeshtetje te fuqishme morale, ne nje ide-force qe mobilizonte, nxiste, inkurajonte shqiptaret ne ditet e tyre te erreta; gjate pushtimeve te huaja qe njohu vendi me vone” ( po aty, f. 28). Te gjitha keto jane perralla propogandistike pasi rrezikshmeria e integritetit te shtetit shqiptar nuk ka ardhur kurre nga Turqia, bile, per te qene te sakte, sic do ta shohim, shteti i shqiptareve ka pasur ndihmen e pakursyer te politikes otomane dhe historiografia komuniste ja ka fshehur kete popullit shqiptar me shume djallezi. Keshtu qe eshte nje bllof i vertete lidhja e 28 Nentorit 1912 me ndergjegjen dhe kujtesen e shqiptareve te mevonshem per liri e pavaresi. Keto dy karakteristika Populli Shqiptar nuk i ka pasur kurre deri me 1945 per faktin me elementar: nuk e ka njohur kurre skllaverine sociale. Cdo gje filloi pas 1945 dhe ne kete pike fillon kujtesa dhe ndergjegja e shqiptareve per liri e pavaresi (fjala behet per shqiptaret e Shqiperise, pasi shqiptaret e Kosoves kane mbi 100 vjet te skllaveruar nga politike serbe dhe revolta e sakrifica e Adem Jasharit nuk ka ndodhur kundra pushtimit turk, por atij serb, cka tregon se historia e atyre aneve eshte tjeter per tjeter nga ajo qe na meson historiografia komuniste e enverizmit antishqiptar). Populli Shqiptar i Kosoves u skllaverua nga politika serbe, luftoi per liri e pavaresi dhe sot eshte i lire e i pavarur, kurse Populli Shqiptar i Shqiperise u skllaverua nga komunizmi enverist, nuk ka luftuar ende per liri e pavaresi dhe sot eshte skllav i produktit te vet intelektual. Ndryshimi eshte shume thelbesor dhe historik e kjo duhet argumentuar ndryshe.

Jane keta intelektuale qe genjejne ne menyre te jashtezakonshme per te fshehur krimin komunist dhe per ta paraqitue ate si progres. Qellimi i tyre ka qene ta paraqisnin procesin e pavaresise se Shtetit dhe Popullit Shqiptar te lidhur me krimin e ardhshem  komunist dhe cdo gje e ndodhur ne Shqiperi paraqitej si nje progres nen drejtimin e diktatorit. Vini re fillimin e mashtrimit komunist per kete teme: “Levizja Kombetare Shqiptare e shekullit te kaluar dhe e fillimit te ketij shekulli kishte grumbulluar nje eksperience te madhe luftarake e mbi te gjitha kishte kultivuar nje ndjenje te thelle e te pamposhtshme liridashese e patriotike. Te mos e merrje parasysh kete do te thoshte te largoheshe nga realiteti politik i vendit, te shkeputeshe nga populli, nge rrenjet e tij. (Sofokli Lazri, Levizja Kombetare shqiptare dhe Revolucioni Popullor, po aty, f. 37). Qe te gjitha keto mund dhe duhet te jene te sakta si dukuri shoqerore nuk vihen ne dyshim nga ana ime, por mbetet per te thene se Levizja Kombetare Shqiptar nuk lindi nga hici dhe ajo e ka pasur nje MAMI madhore e te gjithepushtetshme qe nuk eshte mire te anashkalohet per hir te politikes. Poshtersia e treguar ne kete rast eshte e afte te zbuloje karakterin jo vetem te ketyre intelektualeve, por dhe thelbin antishqiptar te nje partie, te nje shtrese te shoqerise shqiptare dhe te nje klase shoqerore te formuar nga kjo parti dhe kjo shtrese. E ashtequajtura Levizje Kombetare Shqiptar e ka zanafillen qe ne shekullin e VII Pas Kri. dhe e ka pasur nje autor madhor. Nuk eshte e vertete qe kjo levizje eshte produkt i shek. XIX-XX, ajo kishte mbi 1200 vjet qe kishte lindur dhe duhen gjetur permasat kohore dhe hapsinoire te saj qe te mundesh te percaktosh dinamiken historike te shtetit te shqiptareve. Me sa kam kuptuar te vetequajturit historiane te te gjithe koherave nuk kane ditur ta bejne per efekt te edukacionit shkollor dhe kjo ka qene nje gje shume e keqe per shkollen shqiptare pas 1945 dhe burimin e mashtrimit te perdorur akoma edhe sot. E tere ngrehina teorike mbi shtetin e shqiptareve eshte teresisht jashte realitetit historik dhe autoret e saj genjejne jo vetem nga padija, por dhe shkalle e larte e indoktrinimit te tyre historik. Gjitheshka qe shkruhet mbi te drejten dhe shtetin e shqiptareve (kam parasysh tekstet: Teoria e shtetit dhe e se drejtes, perpunuar nga L. Omari, Tirane 1981, ne dy libra; Historia e doktrinave politike (kurs leksionesh) me autor Gramoz Hysi, Tirane 1978, ne dy dispensa dhe nje me autor Aleks Luarasi, Tirane 1984; Historia e shtetit dhe e se drejtes ne Shqiperi ne tre pjese, Tirane 1986, 1987, pergatitur nga Doc. Ksenofon Krisafi, kandidati i shkencave Zejnulla Ballanca, doc. Aleks Luarasi, Doc. Grigor Gjika, Prof. Ismet Elezi, Xhezair Zaganjori, Prof. Luan Omari, Prof. Arben Puto, Dokt. i Shkencave Juridike Gramoz Hysi, Zef Brozi, Doc. Feti Gjilani; dhe te gjitha keto nen redaksine pergjegjese te Prof. Luan Omari dhe Doc. Aleks Luarasi) mbeshtetet mbi kete indoktrinim duke qene larg te vertetes dhe larg skemes klasike te shtetit. Gjitheshka e formuluar ne ato libra eshte marre nga shkolla bolshevike dhe perbejne nivelin intelektual te shkolles komuniste shqiptare ne fushen e drejtesise, te cilat jo vetem qe nuk thone te verteten mbi menyren e organizimit te shoqerise shqiptare dhe parashqiptare, por cdo gje eshte sajuar per te qene ne perputhje me skemen leniniste mbi revolucionin socialist, shkurt perbejne nje mashtrim te paster politik. Keshtu qe rrjedhimisht e gjithe panorama hapsinore teorike e shtetit dhe pavaresise se shqiptareve me 1912 te jete propoganduar ne perputhje me ato qe shkruhen ne keto libra te mesiperm duke fshehur permasat reale dhe te vertetat historike te ndodhura ne ato vite te lavdishme te historise shqiptare. Keshtu edhe esteti enverist nuk ben perjashtim nga rruga e ndjekur nga bashkeautoret e tjere, vetem se tek ky autor bie me shume ne sy mashtrimi dhe genjeshtra e perdorur. Sipas tij: “Pamvaresisht nga masat represive qe ndermori qeveria gjate kryengritjeve shqiptare te viteve 1910-1912, vrulli i levizjes kulturore e arsimore erdhi duke u rritur e pleksur me luften e armatosur per liri. I ben nder inteligjences shqiptare, qe perfaqesuesit e shquar te kultures se kesaj kohe – mesues, gazetare, shkrimtare etj., – u gjenden ne radhet e cetave dhe te formacioneve kryengritese si Cerciz Topulli e Dervish Hima, Petro Nini Luarasi e Mihal Grameno, Themistokli Germenji dhe Hil Mosi, Risto Siliqi e Luigj Gurakuqi etj” (Alfred Uci, Kultura kombetare ne rrjedhat e luftes per liri e pavaresi, po aty, f. 55). Te gjithe keto emra jane te sajuara ne leter dhe asnjeri prej tyre nuk ka ndonje ndikim sado te vogel mbi shoqerine shqiptare, duke perjashtuar Luigj Gurakuqin. Ndikimi i kultures dhe inteligjences shqiptare jo vetem qe ka nje permase krejt tjeter per tjeter, por ajo nuk ka asnje nga keto permasa qe pretendon esteti yne (me hollesisht per kete mund te shihet artikulli: Populli Shqiptar, Kultura kombetare dhe shkolla e parë shqipe, publikuar me 21.11.2008 ne albanovaonline.com dhe www.genchoti.com). E verteta eshte jo vetem e kundert, por si nuk i ka vajtur mendja njeriu te thote se keta te ashtequajtur rilindas nuk kane asnje lidhje me te ashtequajturit lindes dhe kush jane keta, ne fund te fundit? Eshte me te vertete nje tragjedi shumepermasore per nje popull qe te mos dije gjenezen e vet kulturore, por te dije disa shpikje segmentare qe nuk kane asnje ndikim real mbi popullin shqiptar. Heroizmi i ketyre intelektualeve eshte per t’u admiruar ne drejtim te poshtersise se treguar dhe krimin qe kane kryer ne drejtim te Popullit Shqiptar. Ja perse politika e sotme shqiptare ka shume detyrime ndaj Popullit Shqiptar dhe ajo nuk ka kryer asnje nga keto detyrime, por vazhdon ta mashtroje dhe ta indoktrinoje Popullin Shqiptar me perrallat e nje filozofie te vdekur dhe te kallur nen toke pergjithmone. Kjo qe po ndodh sot ne Shqiperi nuk eshte as arsimim dhe as zhvillim ne drejtimin intelektual, por eshte nje stacionim permanent sipas mesimeve te doktrinave enveriste qe vazhdojne te vegjetojne ne komanden politike te shqiptareve te sotem. Ne menyre absolute asnje nga te pretenduarit si rilindas nuk ka lidhje me aktin e formimit te shtetit te shqiptareve dhe pavaresine e tyre. Ishin krejt te tjere ata qe luftuan per formimin e shtetit dhe pavaresine e shqiptareve; eshte nje antishqiptarizem tipik mos permendja dhe lenia ne heshtje e figures se tyre ne kete pervjetor shekullor. Fajtor per kete tendence antishqiptare jane te gjithe politikanet shqiptare te sotem qe te indoktrinuar nga nje politike thellesisht antishqiptare vazhdojne t’i japin mesim Popullit Shqiptar sipas ketij indoktrinimi. Mos evidentimi i sakte i shkakut me te pare ne formimin e shtetit dhe pavaresine e Popullit Shqiptar con ne shterpezimin e analizes se metejshme te ketij shteti dhe te kesaj pavaresie.

Pikerisht pse nuk thuhet sakte ky shkak arrihet ne nje perfundim, i cili eshte anashkaluar i lidhur me kete shkak, dhe faji mbetet pa autor ose akuzohet Europa per nje tendence politike antishqiptare e cila nuk ka qene e afte t’i kundervihej politikes otomane qe na e kishte lene prapa popullin shqiptar dhe larg Europes. Sipas akademikut tone ekziston nje rruge teper e gjate e kesaj pavaresie, por ai asnjehere dhe per asnje cast nuk ka fajesuar Popullin Shqiptar, qe ne fund te fundit perbente thelbin e te gjithe problemit. Sipas tij: “Sigurisht Nentori i 1912-s mund te quhet nje veper “e pasosur” ne shume ane. Po te kihen parasysh veshtiresite, provat e renda, peripecite e shumta qe u desh te perballonte vendi, jo vetem ne ate moment historik te dhene, por edhe ne tere dhjetevjecarin vijues (gjate Luftes 1, madje edhe me pas) mund te flitet per nje kalvar te vertete te Pavaresise” (Arben Puto, Pavaresia e Shqiperise ne kuadrin e procesit clirimtar ne Ballkan, po aty, f. 67). Kritika ndaj historiografise shqiptare te epokes enveriste, e ne vazhdim, eshte shume e thjeshte. Gjithmone eshte pretenduar se kemi te bejme me nje historiografi materialiste, por asnjehere nuk eshte realizuar perputhja midis elementeve qelizore materiale te shoqerise shqiptare dhe shkalles se zhvillimit social te tyre. Qe ta themi drejt historiografia shqiptare gjithmone ka qene politike dhe e ka anashkaluar gjendjen shoqerore te banoreve vendas duke u fshehur shqiptareve, ne kete menyre, jo vetem gjenezen milionavjecare, por dhe shkakun e gjendjes aktuale sociale duke fajesuar te tjeret per gjendjen e prapambetur. Kjo e ka aresyen perse ka ndodhur, por mbi te gjitrha ajo tregon nivelin teper te prapambetur te njerezve qe pretendojne se merren me historine e Popullit Shqiptar ne drejtim te metodikave te perdorura. Eshte absolutisht e papranueshme pretendimi mbi ekzistencen e nje kalvari te pavaresise se shqiptareve dhe te mos analizosh parametrat shoqerore te tyre ne planin kohor dhe hapsinor. Studiuesit shqiptare te te gjithe koherave, duke perfshire edhe ata qe nuk ishin te tille, por pretendonin se studionin problemet e shqiptareve, nuk kane zoteruar per asnje cast permasat e ekuacioneve qe formonin qelizat materiale te shoqerise shqiptare dhe kjo e ka nje burim analitik qe mungon ne thelbin e problemit. Asnjeri deri me sot nuk eshte marre me menyrat e formimit te ideve fetare, politike, shkencore, letrare, etj, etj, duke e shterpezuar mendimin filozofik boteror ne drejtim te zhvillimit. Ne kete kurth rane edhe studiuesit shqiptare pas 1945 duke manifestuar haptas fare karakterin politik te historise se shqiptareve, duke fshehur shume-shume ngjarje gjurmelenese dhe duke sajuar ngjarje te pa qena. Problemi i formimit te shtetit dhe pavaresise se tyre i nenshtrohet pikerisht kesaj situate duke arrire ne perfundimin se historiografia enveriste e ka mashtruar Popullin Shqiptar per keto dy probleme ne menyre te tejskajshme.

Kur permendet termi “kalvar i pavaresise” formohet nje tendence kohore e analizes dhe ne kete menyre metodika analitike kerkon medoemos parametra te tjere dhe kjo gje e permbys te gjithe pretendimin e akademikut tone, pasi rezulton se faji nuk na paska qene i Europes, por i Popullit Shqiptar, qe e ka shpejtesine e zhvillimit social teper te avashte dhe po te mos ishte politika europiano-otomane shqiptaret do te ishin akoma ne brendesi te rendit te tyre autokton sipas parametrave qe imponon rendi fisnor ne brendesine e vet fillestare. Edhe kur vjen puna per te analizuar proceset e Perandorise Otomane procesi ndjek te njejten rruge. Duhet analizuar me perpara rendi shoqeror i jetes politike te Perandorisae Otomane, pastaj raporti i shpejtesive te zhvillimit perkates, dhe prej ketej zbulohet forma e ndikimit te dyanshem pergjate dinamikes se relacioneve universale. Ndertimi i ekuacioneve te qelizave shoqerore, ne kete rast, tregon se, jo vetem historianet shqiptare, ja fusin ne tym kur mundohet te nxjerrin perfundime nga permbysja e Perandorise Otomane dhe lindja e shteteve te reja ballkanike. Procesi eshte shume me i komplikuar nga sa kujtojne ata dhe perfundimet nuk kane lidhje te drejteperdrejte me Perandorine Otomane persa i perket prapambetjes se tyre ne raport me Europen. Lidhja politike e Perandorise Otomane me popujt e Ballkanit eshte shume-shume me e mevonshme se lidhje e ketyre popujve me popullaten autoktone te gadishullit dhe “kurthin” ku Historia i futi keta popuj. Raporti kohor-hapsinor nxjerr perfundime te tjera dhe faji eshte i grykesise imperialiste te ketyre popujve nga shek. VI-te deri ne te XV-tin.

Eshte kjo aresyeja qe krijon imazhin e genjeshtert sikur: “Ceshtja shqiptare eshte pjese e ceshtjes kombetare qe dominon historine e Ballkanit gjate gjithe shekullit XIX dhe ne fillim te shekullit XX. Pavaresisht nga vecorite e saj specifike, ajo ka nje emerues te perbashket me ceshtjen kombetare ne te gjitha vendet e Gadishullit: ajo eshte shkak dhe pasoje e krizes se perandorise Osmane” (Arben Puto, Pavaresia e Shqiperise ne kuadrin e procesit clirimtar ne Ballkan, po aty, f. 68). Ky perfundim eshte i pasakte kryesisht per shkak te shkolles dhe kerkon nje tjeter interpretim qe jo vetem e permbys, por ajo tregon se perplasja e kulturave ne Ballkan ka nje tjeter suport historik dhe kete gje historianet nuk dine ta interpretojne sa do te lodhen (nuk e kam fjalen vetem per historianet shqiptare). Autori yne duhet te shpjegonte se cfare perfaqeson kriza e Perandorise Osmane ne vetvete dhe si eshte suportuar ne popujt e Ballkanit dhe perse jo ne menyre te barasvlefshme tek te gjithe. Perse vecohen shoqeria shqiptare dhe ajo greke nga kombesite e tjera ballkanike? Cfare ka ndodhur dhe ku qendron pergjegjesia otomane, sipas historiografise boshevike shqiptare dhe sipas konceptit mbi kontinumin kohor-hapsinor, qe, ne fund te fundit, perben ligjesine natyrore te zhvillimit te shoqerise njerezore? Pikerisht kete problem, sipas ketij kendveshtrimi, shkolla shqiptare nuk e ka zgjidhur dot as me perafersi.

Ne te vertete probleme eshte shume i thjeshte sipas nje pyetje, qe e ka torturuar historiografine bolshevike prej shekujsh edhe pse popujt sllave dhe ata otomane kane karakteristika te peraferta, deri ne “barazi”: Cili eshte ndikimi i politikes Otomane mbi popujt sllave dhe Popullin Shqiptar, vecanerisht? Eshte kjo aresyeja perse kerkohet ndryshimi i metodikave analitike ne fushen e historise se Njerezimit, pasi kjo ekzistuesja vetem sa e lemon, deri ne deformim, problemin pa e zgjidhur dot dhe sidomos kjo per popujt e Ballkanit eshte shume gjurmelenese. Ekuacionet analitike nuk fillojne ne kohen e Perandorise Otomane (shek. XV-te), por 1000 vjet me perpara, atehere kur popujt sllave filluan te shvendosen nga vendet e gjenezes se tyre drejt Ballkanit, duke perseritur nje proces te konsumuar nga popullata pellazge para dhjetra-mijera vjeteve me te njejtin perfundim: frenim ne zhvillimin e tyre shoqeror persa kohe qe relatoheshin me vendasit autoktone. Ne kete pike qendron asgjesimi i botes ilire nga ana e sllaveve te jugut pergjate ketyre 1000 vjeteve duke i detyruar mbeturinat ilire te ngjesheshin ne Ballkanin qendroro-perendimor duke u spostuar per te fundit here ne Kosoven e sotme dhe rrethinat e saj (pas shek. XV-te kur banoret e Shqiperise se sotme u larguan drejt Kalabrise, Zares dhe Venedikut dhe vendin e tyre e zune banoret e Kosoves se atehershme. Emra e vendeve: Devoll, Bistrice, Corovode, Maleshove, etj e kane burimin tek ky proces, prandaj dhe popullata e sotem shqiptare eshte nje perzierje iliro-epirote dhe prejardhja thrakase e tyre eshte nje fantazi antihistorike).

Ndryshimi i metodikes analitike te ngjarjeve historike kerkon mbeshtetjen ne trinomin filozofik kohe-hapsire-levizje dhe mbi kete baze te ndertohet raporti kohor-hapsinor ku konstantja e tij con ne zbulimin e parametrit dalluese natyror te popujve dhe kombeve, i cili ka karakter te perkohshem dhe te varur kryekeput nga bota e relacioneve universale. Procesi ne fjale perben dallimin e levizjes shoqerore ne raport me te gjithe levizjet e tjera dhe mundesine e rrokjes se procesit te njohjes ne shkallen me te larte te saj pa pasur nevoje per shkallet me te thjeshta dhe paraardhese (ne vazhdimin historik te njohjes njerezore do te shihet se sa i sakte eshte ky raport dhe perse i nenshtrohen te gjitha levizjet, edhe pse ai eshte zbuluar nga tendenca per te zberthyer fenomenet shoqerore, qe perbejne shkallen me te larte te organizimit te ketij formacioni material qe quhet Lende).

Sipas ketij raporti duhet percaktuar me perpara shpejtesia e zhvillimit shoqeror te popujve dhe kombeve ballkanike ne nje kohe te dhene. Dhe per te bere kete shihet shkalla e zhvillimit te rendit shoqeror ne perputhje me boten e relacioneve. Kjo e fundit nxjerr jashte loje te gjitha interpretimet e bera mbi lenien prapa te popujve ballkanike ne saje te politikes otomane dhe fshehjen e asaj qe ka ndodhur ne Ballkan perpara se te vinin otomanet. Eshte kjo aresyeja perse eshte e domosdoshme percaktimi historik i gjenezes biologjike e shoqerore te ketyre popujve perpara se te percaktohet shkalla e zhvillimit social. E po te behen te gjitha keto rezulton se prapambetja e popujve ballkanike eshte prezente perpara se te vinin otomanet dhe faji per kete ka qene dhe eshte i vendasve autoktone, dmth iliro-epiroteve e jo i thrakasve apo maqedonasve. Perplasja e dy shpejtesive te zhvillimit con ne ate qe parashikoi Ajnshtajni ne fushen e fizikes, por qe eshte prezent ne zhvillimin e shoqerise njerezore: Paradoksi i Kohes. Eshte ky proces shkaku i lenies prapa te popujve ballkanike perpara ardhjes se Otomaneve dhe perparimi i iliro-epiroteve pertej pozicionit qe impononte autoktonizmi historik. Problemi eshte me i komplikuar po te kihet parasysh qe ne kete bote relacionesh ishte e perfshire edhe bota romake dhe ajo bizantine. Keshtu qe prapambetja e popujve te Ballkanit nuk eshte gjitheperfshirese dhe studiuesit i ngaterrojne permasat ose per efekt te padijes, ose per efekt te politikes.

Ne qofte se do te shihet ne funksion vetem te rendeve shoqerore do te dallohet se mesjeta romako-bizantine ndodhet e sfazuar ne kohe me ate otomane gati 1000 vjet me heret. Dmth ne kohen e kontakteve te para mesjeta europiane ndodhej ne fillim te mesjetes se vone, kur ajo otomane sapo ishte futur ne dyert e feudalizmit. Ky diferencim kohor na jep te drejten te arrijme ne perfundimin qe niveli hapsinor i feudalizmit otoman te jete me i larte se ai europian dhe te perbeje shkallen me te larte te zhvillimit feudal, bashke me ate rus, ne bote. Keshtu rezulton qe prapambetja e popujve ballkanike ne raport me ata europiane te mos jete veper e otomaneve, por e dinamikes kohore te zhvillimit shoqeror te tyre me disa komplikacione te shkaktuara nga bota e relacioneve me vendasit autoktone. Pastaj krahasimi i popujve sllave te Ballkanit nuk duhet bere me popullatat otomane, por me ato ruse dhe prapambetja e tyre nuk i duhet dedikuar relacioneve me Perandorine Otomane, por me vendasit autoktone.

Keshtu qe kur vjen puna per te analizuar shkallen e zhvillimit te popujve te Ballkanit ne kohen e shkaterrimit te Perandorise Otomane eshte e palejueshme historikisht qe gjerat te merren vetem ne funksion te ketij shkaterrimi, pasi ne kete rast nuk zbulohet e verteta historike, por ndikimi politik i kesaj perandoria mbi popujt ballkanike, qe gjithsesi nuk kane te njejten shkalle zhvillimi dhe te njejtin ndikim politik. Ne kete rast duhet percaktuar dhe koeficienti perputhes i shkalles se zhvillimit me imponimin politik. Po te behet kjo do te shihet se vetem shoqeria shqiptare nuk realizon perputhjen duke e ndryshuar imponimin politik nga shkalla me e larter ne ate me te ulet dhe ne kete menyre duket sikur prapambetja e saj te jete per faj te politikes otomane. Shkaterrimi i Perandorise Otomane ka vlera vetem per nje proces: lenien te lire te popujve ballkanike nga politika otomane dhe vazhdimin e rruges se tyre sipas historise se rendeve shoqerore. Kjo lenie e lire ka pasur ndikim negativ vetem mbi popullaten shqiptare, pasi deri ne ate kohe ajo ishte e mbrojtur nga politika otomane duke e penguar grekesine sllave dhe greke. Ne kete pike problemet historike jane te parapara me syrin politik duke u fshehur shqiptareve faktin me te thjeshte fare: Perandoria Otomane e kishte zhvilluar shoqerine shqiptare pertej kohes qe mbartnin vete otomanet duke e pershpejtuar ne zhvillimin e vet. Se sa ka qene kjo kohe duhen pare dinamikat e zhvillimit te qelizave shoqerore qe bartin shqiptaret para ardhjes se otomaneve dhe pas 1912-es. E po te behet kjo do te shihet se mosha biologjike e popullatave otomane eshte me e vogel se pershpejtimi kohor qe moren popullatat arberore pergjate 500 vjeteve te marredhenieve universale me turqit osmanllinj.

Por duhet pranuar se ne kete pike ka filluar dhe spekullimi gjigand mbi rendet shoqerore ne popullaten shqiptare para, pergjate dhe ne fund te marredhenieve me Boten Otomane. Bindja ime eshte se studiuesit shqiptare te te gjithe koherave e kane bere kete spekullim thjeshte nga padija, te pakten deri me 1945, pasi pas kesaj kohe gjerat jane pare me syrin politik per te realizuar nje perputhje qe nuk ishte prezente ne vete shoqerine ruse, le me ne ate shqiptare. Vini re pretendimet e studiuesve te epokes komuniste per kete problem, dhe perse ai lidhet me formimin e shtetit dhe pavaresine e shqiptareve. Sipas dy autoreve “periudha pas Shpalljes se Pavaresise e gjer ne fund te viteve 30-te te shekullit tone, eshte ajo kur ne shoqerine shqiptare sundon rendi cifligaro-borgjez dhe ne ekonomine e vendit mpleksen e bashkejetojne marredheniet feudale me ato borgjeze, kapitaliste (Hekuran Mara, Veniamin Toci, Mendimi ekonomik shqiptar ne periudhen e Pavaresise, po aty, f. 89)

Per te argumentuar kete pretendim autori duhet te hedhe poshte, duke i riinterpretuar, pranine e familjes patriarkale, formen e prones fisnore, te drejten zakonore te pashkruar sipas varianteve autoktone dmth te Lures, Dibres dhe Laberise, te cilat ekzistojne ne brendesi te shoqerise shqiptare deri me mesin e shek. XX-te dhe qe perbejne thelbin e rendit fisnor te nje shoqerie kudo ne Bote. Analiza e shoqerise autoktone te gadishullit Ballkanik e ka pranine e ketyre elementeve qelizore qe ne fillim te mijevjecarit te pare para Krishtit, por jo ne pamjet qe i njohim ne sot. Primitivizmi i tejskajshem i tyre dhe kalimi ne gjendjen qe i njohim ne sot fsheh pikerisht influencen e historise europiano-otomane mbi popullin shqiptar pergjate 1300 vjeteve dhe ate qe nuk njohin te vetequajturit historiane shqiptare te epokes enveriste. Ka nje te vertete krejt tjeter per tjeter, por paaftesia per te zberthyer te gjitha proceset sipas nje linje historike e ben te pamundur argumentimin e rruges historike te shtetit te shqiptareve sipas metodikave qe ndjekin keta historiane. Te pakten e drejta zakonore e pashkruar nder shqiptare ka nje rruge teper te lexueshme ku dallohen jo vetem ndikimet e Europes dhe Perandorise Otomane mbi popullaten shqiptare, por dhe ndryshimet qe kjo popullate ka realizuar mbi kete te drejte duke kaluar nga forma e komplikuar (Statute e Qyteteve) ne me te thjeshten (Kanunet e Lek Dukagjinit dhe te Skenderbeut) drejt atyre me primitive (Kanunet e Lures, Dibres dhe Laberise) ku nuk njihet prona private, diferenca burre-grua ne familje dhe institucionet fetare si udheheqese te shoqerise.

Problemi i percaktimit te rendeve shoqerore nder shqiptare eshte pika me delikate e gjenezes se tyre biologjike dhe shoqerore. Pergjithesisht problemi eshte pare me syrin politik dhe e gjitha kjo per te realizuar nje mashtrim politik te inicuar nga Enver Hoxha per hesape pertej interesave shqiptare, pasi ishte e pamundur te pranohej nje rend shoqerore inekzistent (rendi socialist i shpikur nga Lenini), pas nje rendi fisnor autokton; – gje qe binte ne kundershtim me te gjithe teorine e marksizmit mbi rendet shoqerore (eshte pika ku leninizmi e revizionoi totalisht marksizmin; ketij procesi i kam kushtuar nje studim te vecante me titull: Marksizmi, Leninizmi dhe Revolucioni Social, shih: www.genchoti.com, biografia). Eshte kjo aresyeja perse studiuesit shqiptare u dalluan ne shpikjet e tyre ne kete fushe. Por nuk mjaftoi kjo; ata e lidhen dinamiken shoqerore te popullit shqiptar me popujt e tjere te Ballkanit duke e ngritur shkallen e mashtrimi historik ne katror. Me kete pikepamje, dmth barazia e e zhvillimit shoqeror te popujve te Ballkanit, conte ne barazine e rendeve shoqerore te tyre dhe kjo ishte ajo qe i leverdiste diktatorit, edhe pse ndryshimi i te gjithe popujve ballkanike me popullin shqiptar ishte brenda kuadrin cilesor te rendeve shoqerore.

Per te mbuluar mashtimin politik te aplikuar ne Shqiperi prej me shume se 40 vjetesh u pranua sikur: “ shoqeria shqiptare ne fillimin e shek. XIX, krahas ndryshimeve, kishte mjaft gjera te perbashketa me shtetet ballkanike fqinje dhe arriti te krijonte, ndonese me veshtiresi e ritme te ngadalshme, qe ishin karakteristike per vendet nen sundimin osman, te gjitha premisat, te cilat cuan ne formimin e kombit shqiptar dhe ne lindjen e levizjes per clirimin e bashkimin kombetar” (Kristaq Prifti, Uniteti kombetar dhe pavaresia, po aty, f. 107)

Autori ka shkruar disa rreshta qe per t’i zberthyer kerkojne disa vellime filozofike dhe ndryshimin e te gjithe atyre qe ai kujton se di sakte. Se pari shoqeria shqiptare nuk ka asgje te perbashket me shtetet e tjera ballkanike. Se dyti ritmet e ngadalta te zhvillimit nuk eshte karakteristike per te gjitha vendet qe ishin nen sundimin otoman dhe ketu fshihet thelbi i shkences se historise qe kerkon tjeter pergatitje nga ajo qe kane studiuesit shqiptare. Zberthimi i ketij procesi jo vetem qe e permbys te gjithe historine boterore qe njeh njerezimi, por ai ka nentekste te jashtezakonshme qe verteton se veprimit i sotem politik eshte thjeshte nje intuite e njerezimit dhe aspak nje veprim ligjor shoqeror. Se treti formimi i kombit shqiptar ka nje rruge tjeter per tjeter dhe ne kete pike keta studiues e kane genjyer popullin shqiptar me paramendim per te fshehur krimin antishqiptar te diktatorit dhe partise se tij.

Duke bere nje permbledhje te te gjithe pretendimeve historike dhe filozofike te studiuesve shqiptare te epokes komuniste do te veme re se ato jane bere vetem per nje qellim: te mbulohej me cdo cmim shkaku dhe autori i formimit te shtetit dhe pavaresia e shqiptareve ne planin historik duke i dhene prioritet nje shkaku politik te sajuar dhe inekzistent. Per te realizuar kete vazhdim te mashtrimit historik u shpik nje term qe Europa e kishte shume per qejf per veten e saj, por qe tek shqiptaret nuk ekzistonte ne asnje permase: Rilindja shqiptare. Ne fakt kesaj teme i kisha kushtuar nje artikull te vecante ne kuadrin e replikave mbi librin antishqiptar: “Odiseja e nje dedektivi” (per kete shih: “A ka rilindas Populli Shqiptar”, publikuar ne albanovaonline.com, www.genchoti.com) ku rezultonte qe historiografia komuniste i kishte kaluar caqet e historise duke realizuar nje shpikje ne fushen e statistikes politike pasi asnje studiues shqiptar i epokes enveriste nuk ishte e afte te shpjegonte se kush ishin lindesit (qe te kemi rilindje duhet te kemi lindje dhe, ne kete drejtim, vetem Populli Italian e permbush kushtin) dhe cfare ndikimi konkret kishte mbi Popullin Shqiptar nga keta te ashtequajtur rilindas. Analiza ne ate artikull kishte nje perfundim: zanafilla historike europiane e Popullit Shqiptar ishte e lidhur vetem me nje subjekt dhe me nje veprimtari afro 400 vjecare ne fushen e arsimimit dhe kultures nga ana e Klerit Katolik Shqiptar, te cilet antihistorianet shqiptare te epokes komuniste e kishin fshire nga kujtesa edukative pergjate arsimimit te detyrueshem shkollore.

Duke ecur ne rrugen e hapur nga diktatori shkolla komuniste shqiptare do te deklaronte: “Eshte i njohur kontributi qe dha ne luften kunder reaksionit klerikal per bashkimin kombetar te popullit shqiptar nje brez i tere atdhetaresh demokrate demokrate, ne fundin e shek. XIX dhe ne fillimin e shek. XX, i perbere nga Jani Vruho, Shahin Kolonja, Fan Noli, Aleksander Drenova, Andon Zako Cajupi, Aleksander Xhuvani, Hile Mosi, Nikolla Ivanaj, Petro Nini Luarasi, Bajram (duhet te jete Bajo, GH)  e Cerciz Topulli, Dervish Hima, Mihal Grameno etj., te cilet duke ecur ne hulline e hapur nga Lishja e Prizrenit dhe themeluesit e saj, demaskuan ne dhjetra artikuj, botuar ne shtypin patriot te kohes, veprimtarine percarese te klerit te te tri besimeve(Kristaq Prifti, Uniteti kombetar dhe pavaresia, po aty, f. 121)

Kjo eshte pika kryesore e mashtrimit ne fushen e historise qe kane realizuar te vetequajturit historine ketu ne Shqiperi pergjate 45 viteve te diktatures. Por ky mashtrim shoqerohet dhe me nje doze te mirefillte poshtersie pasi kane kanalizuar ne nje linje te tre besimet fetare ku njeri prej tyre ka qene i kundert me dy te tjeret dhe eshte e pamundur te perbashkohen ne nje linje te vetme. Eshte tjeter pune perse ortodoksia ka qene kundra shtetit te shqiptareve, sic eshte tjeter pune perse Kleri Katoli Shqiptar eshte i vetmi qe realizoi lidhjen e Europes me Popullin Shqiptar. Dhe sot populli yne ka karakteristika europiane vetem ne saje te ketij Kleri dhe jo ndryshe. Nuk ka asnje menyre analitike te argumentohet lidhja e sociale e Popullit Shqiptar me Europen jashte Klerit Katolik Shqiptar ne te gjitha fushat e zhvillimit shoqeror te tij, te pakten ne keto 1300 vitet e fundit. Une nuk e besoj, dhe e kam te veshtire ta zbuloj, ne gjendet ne te gjithe historine e Njerezimit ndonje subjekt qe te kete luftuar aq fort per edukimin, arsimimin, pergatitjen per nje jete shoqerore brenda kornizave te Races Njerezore, te popullit te vet deri ne veteflijim sa Kleri Katolik Shqiptar. Une pretendoj se Doktrina e Krishtere vetem kur perputhet me veprimtarine e Klerit Katolik Shqiptar gjen frymezimin shpirteror per te cilin lindi dhe u zhvillua (eshte pika kryesore qe argumenton historikisht shkakun e lindjes se ideve fetare nga Raca Njerezore ne Toke: kerkesa per rritjen e mireqenies). Vetem ne kete pike, me te gjitha rrjedhimet e saj, Populli Shqiptar lidhet me Europen dhe shtetin e vet. Jashte kesaj lidhje Populli Shqiptar do te ishte nje tufe bagetish te drejtuar nga kriminelet enveriste.

Mohimi i kesaj devize u pasua me nje mohim te dyte dhe krijimin e nje shkaku historikisht i pamundur ne ekzistencen e vet. Une e kuptoj se atehere ky ka qene nje budadallek dhe sot eshte e lehte te mohohet si nje proces eventual, por duhet theksuar si ekzistence pasi ka tentuar te mbuloje te verteten mbi shkakun e formimit te shtetit nder shqiptare. Akademiku yne i vjeter ne ate kohe kishte shkruar: “Pas Clirimit, historianet shqiptare e argumentuan me tej rolin e faktorit te brendshem ne Shpalljen e Pavaresise Kombetare. Madje, ata vune ne dukje se bartesit kryesore te levizjes kombetare rilindese dhe, per pasoje, farketaret kryesore te Shpalljes se Pavaresise Kombetare qene masat e gjera popullore dhe jo qarqet bejlero-cifligare, sic kane pretenduar ne te kaluaren disa historiane, te cilet nuk e mohonin rolin vendimtar te faktorit te brendshem” (Kristo Frasheri, Forcat shoqerore dhe pavaresia kombetare, po aty, f. 129-130).

Qe akademiky yne ja ka futur ne tym per kete problem as qe duhet diskutuar. Mjafton te shihen firmat ne aktin e pavaresise dhe e merr vesh me lehtesi se kush kane qene ata qe firmosen ne emer te Popullit Shqiptar dhe kush i shtyu ne ate rruge. Sot eshte shume i lehte argumentimi se Populli Shqiptar, pervec nje shtrese te krijuar nga vete Europa, ka qene teper pasiv pergjate atij procesi, por une jam i detyruar ta ve ne dukje si fakt per te argumentuar menyren se si dhe nga kush  eshte indoktrinuar Populli Shqiptar pergjate epokes se diktatures dhe cfare mund te beje produkti i ketij indoktrinimi sot. Une mendoj se kjo e fundit perben thembren e Akilit qe percakton shkallen e zhvillimit shoqeror te Popullit Shqiptar sot e ne vazhdim. Rendesia e firmetareve nuk qendron per kohen kur ata kryen Aktin e Madh te Pavaresise, por vazhdimin e metejshem te jetes se gjithseicilit ne raport me epoken komuniste te Enver Hoxhes. Duhet vene ne dukje ky fakt pasi thelbi antihistorik i epokes se diktatures qendron ne zhdukjen e klases politike dhe intelektuale te krijuar nga Nena Jone Histori, por dhe ku u mbeshtet klasa e sotme politike, qe rrjedh nga epoka e enverizmit, ne agimet e saja me te para. Rendesia e saj nuk merret dhe fort parasysh duke u anashkaluar si inekzistente, por praktikisht e gjithe inteligjenca e epokes komuniste mbeshtetet ne krimin antishqiptar te realizuar nga diktatori pergjate 40 viteve te ekzistences se tij dhe 5 viteve te pasuesve te tij.

Vini re se sa bukur tenton te kaloje nga mohimi i klases politike historike ne klasen e re antishqiptare te formuar nga komunizmi enverist akademiku yne i vjeter: “Flamurin e luftes per pavaresine kombetare e mbajten perseri ne dore masat prodhuese, por kete radhe nen udheheqjen e klases punetore dhe jo te shtresave mikroborgjeze. Keshtu u krijua baza shoqerore, e cila coi ne themelimin e Partise Komuniste te Shqiperise dhe ne epopene e lavdishme qe u zhvillua nen udheheqjen e saj, me Luften Antifashiste Nacionalclirimtare.” (Kristo Frasheri, Forcat shoqerore dhe pavaresia kombetare, po aty, f. 129-130).

A e kupton lexuesi i mijevjecarit te III-te permasen e indoktrinimit te baballareve dhe gjysherve te tij dhe qellimin se per cfare ka sherbyer panorama analitike sipas shkolles enveriste te procesit te formimit te shtetit te shqiptareve dhe pavaresise se tyre?

Se cfare lidhje mund te krijohet midis nje epoke historike thellesisht proshqiptare me nje epoke thellesisht antishqiptare eshte pak e veshtire te merret me mend, por une pretendoj se kjo eshte aresyeja perse duhet t’i kujtohet brezave te ardhshem se cfare eshte thene ne ate kohe per problemin e formimit te shtetit dhe pavaresise se Popullit Shqiptar.

Mbledhja e historianeve te epokes enveriste, me rastin e 75 vjetorit te Pavaresise, duhet te jete bere vetem per nje qellim: te vazhdonte indoktrinimi i Popullit Shqiptar sipas mesimeve antishqiptare te Enver Hoxhes dhe te mos merrej vesh kurre se kush ishte ai subjekt qe kishte luftuar per 1300 vjet per formimin e shtetit te shqiptareve dhe pavaresine e tyre. Por duhet theksuar se kritika e sotem e historiografise shqiptare nuk e ka vene ujin ne zjarr per ta diskretituar kete antihistoricizem mashtrues dhe eshte kjo aresyeja perse une ngul kembe ne vazhdimin e analizes pergjate epokes postenveriste (1991-2011) pasi, ne kete rast, do te zbulohet se cfare perfaqeson klasa politike e mijevjecarit te ri ne dinamiken zhvilluese te Popullit Shqiptar.

Po ate vit punonjesja e Institutit te Historise, Kaliopi Naska, paraqiti si disertacion per graden  e kandidatit te shkencave ne fushen e historise punimin: “Ismail Qemali ne levizjen kombetare shqiptare”, Tirane 1987. Merita e autores ishte venia ne dukje e punimeve mbi temen e Pavaresise qe kishin bere studiuesit e ndryshem, sidomos ne vitin 1962, me rastin e 50 vjetorit te Pavaresise, duke bere nje permbledhje te tyre dhe nje ballafaqim me politiken e kohes per kete problem. Por kjo na sherben per te kuptuar dhe masen e indoktrinimit te shqiptareve pasi ne parathenie autorja falenderon pikerisht bashkepunetoret dhe udheheqesit e punes se saj dhe qe jane pikerisht autoret e parapare nga ana ime (f. 12). Ne te vertete permbajtja e parathenies perben te gjithe esencen e studimit ne fjale. Nga autorja marrim vesh se ne vitin 1962 ishin bere dy studime mbi figuren e Ismail Qemalit, por pa pretendime shkencore pasi studimi i Skender Luarasit (“Ismail Qemali”, Tirane 1962) mbeshtetej ne kujtimet e Plakut te Vlores, ndersa studimi i Lefter Dilos (“Ismail Qemali dhe pavaresia e Shqiperise, Gjirokaster 1962) mbeshtetej ne traditen gojore shqiptare (f. 7). A nuk te con ky konkluzion ne perfundimin se studiuesja jone do te pasqyroje nje punim me karakter shkencor? Por kjo nuk e ka penguar per te marre per baze kenget popullore kushtuar vrasjes se Ismail bej Vlores, gjyshit te Ismail Qemalit (f. 15).

Autorja pranon se veprimtaria politike e Ismail Qemalit eshte objekt me mjaft interes historiografik pasi eshte e lidhur me dy vende: Turqine dhe Shqiperine (f. 3), por nuk perton t’i shtoje kesaj idene sikur “Per Shqiperine, Ismail Qemali ishte nje Rilindas ne ze, nje politikan, diplomat dhe statist i madh qe u mbujt me traditat e kultures me perparimtare te kohes dhe te vendit, te vet, qe asimiloi gjithcka te mire qe kishte levizja clirimtare shqiptare me arme dhe pene, dhe qe e ndoqi kete levizje deri ne kurorezimin fatlum, ne fitoren e 28 Nentorit 1912” (f. 4).

Edhe vetem keto rreshta tregojne shkallen e indoktrinimit te autores sone pasi duke pranuar lidhjen e Ismail Qemalit me Turqine dhe Shqiperine, e ben te pamundur shkallen e besueshmerise kur i shton ketyre karakterin rilindas te tij. Autorja nuk ka te qarte aspak se cfare do te thote rilindje dhe rrjedhimisht nuk ka se si te dije se ku qendron thelbi i veprimtarise se Ismail Qemalit ne historine e Popullit Shqiptar. Pastaj ne rreshtat e mesiper ka dhe nje “budallek’ te vogel kur e konsideron kurorezimin e levizjes se Ismail Qemalit “fatlum”. A i ka shkuar ndermend autores sone se pranimi i kesaj teze tregon se gjitheshka ka qene krejt rastesore dhe shqiptaret na paskan pritur fatin hyjnor per te realizuar pavaresine e tyre?

Sipas autores Ismail Qemali ishte pinjoll i familjes se pasur cifligare te Sinanajve te Vlores dhe kishte lindur me 24 janar 1844 (f. 13). Vazhdimesia e kesaj familje deri tek Ismail Bej Vlora (f. 14) (gjyshi i Ismail Qemalit) nuk gjen argument  te dokumentuar. Por kjo le te hapur nje problem jo te vogel, por qe sherben per te zbuluar shume probleme te tjera te ngjashme me kete te familjes Sinanaj te Vlores. Akoma deri me sot nuk eshte analizuar se cfare eshte bere me ato qindra-mijera familje jo shqiptare te ngulitura ne trojet ku banonin shqiptaret pas vdekjes se Gjergj Kastriotit nga ana e Perandorise Otomane. Pastaj problemi e kerkon nje zgjidhje te lidhur me deputetet shqiptare ne parlamentit Otoman dhe ate Turk. Nga e kishin prejardhjen dhe a mund te pajtohej politika e shtetit me te fuqishem feudal ne Bote me intelektuale qe rridhnin nga popullata me primitive ne Racen e Bardhe? A e ka kuptuar valle autorja qe problemi i gjenezes se familjes Sinanaj na con ne nje  zbulim, qe shqiptareve nuk u pelqen, por qe eshte e lidhur me nje histori mbi 10 000 vjecare duke na argumentuar se ne trojet ku banonin shqiptaret kane ekzistuar popullata me karakter dualist gjenetik ku njera nuk ishte autoktone dhe drejtonte jeten sociale te bashkesise?

Ne vazhdim, autorja pretendon se Ismail Qemali ishte nxenesi i pare musliman qe vazhdoi shkollen e mesme “Zosimea” (f. 16), te cilen e nderpreu ne veren e 1859 pasi e terhoqi i ati ne Stamboll (f.17). Autorja shpjegon aresyet perse Ismail Qemali nuk pati asnje lidhje me Lidhjen e Prizrenit dhe kete e justifikon me deshiren e Ismail Qemalit per ta zgjidhur ceshtjen kombetare me mjete paqesore, akoma me tej, e konsideron nje mangesi ne ideologjine e tij politike (f. 29). E citova kete interpretim te autores per te treguar qe ne Shqiperine e epokes se diktatures historia ndertohej nga studiuesit (pa pasur asnje rendesi pergatitja profesionale dhe botekuptimore, por rendesi kishte se si do t’i pelqente diktatorit) dhe ngjarja nuk perbente domosdoshmerine e analizes. Autorja pranon se krahinat shqiptare nuk ishin te bashkuara ne nje njesi te vetme administrative dhe popullsia shqiptare nuk njihej nga Perandoria Osmane si nje teresi etnike (f. 34) pa i shkuar ndermend se ky fakt i sakte nuk mund te kishte si pasoje boten e rilindjes kombetare. Pas ketij konstatimi te sakte rezulton qe termi rilindjes kombetare te jete produkt i fantashiences dhe jo nje realitet politik apo kulturor dhe rrjedhimisht nuk mund te kete asnje lidhje me shtetin dhe pavaresine e Popullit Shqiptar. Autorja pa dashur dhe ne menyre koncize ka krijuar precedentin e permbysjes se historiografise komuniste si te pa baze dhe ireale. Kjo hedh poshte perfundimin sikur “Ismail Qemali ndryshe nga Sami Frasheri qe ishte per nje autonomi politike qe duhej te fitohej me lufte te armatosur, Ismaili ishte per nje autonomi kulturore, ku populli shqiptar t’i jepeshin te drejta te gjera per perdorimin e gjuhes dhe shkolles shqipe, e cila do te conte me tej perparimin intelektual te saj dhe do te sherbente si parapergatitje per hapa te metejshme”(f. 34). E para asnjeri nuk e di se cfare ka menduar, ne menyre botekuptimore, Ismail Qemali per zgjidhjen e problemit shqiptar; kjo eshte nje fantazi prej adoleshenteje e autores. Se dyti problemi shqiptar nuk mund te zgjidhej ne asnje menyre me mjetet e dhunes nga pikepamja e brendeshme, pasi asnjeri nuk e di sa ne cfare pike te zhvillimit ishte popullata shqiptare ne raport me keto mjete. Ky problem edhe sot eshte nje problem i panjohur per shkencat shoqerore e po te merresh me kete problem do te dalin disa perfundime qe autorja as qe e merr me mend, por per nje njohuri elementare i them se as sot Populli Shqiptar nuk ka asnje lidhje me mjetet e dhunes. Eshte i vetmi popull europian qe nuk ka luftuar KURRE per liri shoqerore per faktin me te thjeshte fare: nuk e ka njohur skllaverine sociale si produkt te vet. Keshtu qe rezulton se pikepamjet e autores sone te jene thjeshte fantazira te nje produkti intelektual jashte kontekstit progresiv. Nga faqja 47 deri ne te 51-en autorja ka nje nenkapitull me emrin: “Nga kongresi i xhonturqve ne orvatjet per grusht shteti” duke e lidhur me veprimtarine politike te Ismail Qemalit duke arritur ne perfundimin se “Ne kete kongres Ismail Qemali u shqua si mbrojtes i flakte i interesave te kombesive te shtypura te Perandorise dhe kundershtoi programin e atyre turqve te rinj qe synonin forcimin e pushtetit te centralizuar. Ai se bashku me Dervish Himen u kushtuan nje kujdes problemit te lirise se gjuhes dhe te shkolles shqipe3 (f. 47). E citova kete pjese te pikepamjeve te autores per te kuptuar se sa larg realitetit eshte autorja jone ne kete fushe. Problemi i lirise se gjuhes dhe arsimimit  ne gjuhen shqipe te Popullit shqiptar eshte tjeter per tjeter dhe ne kete drejtim historiografia komuniste ka ngritur nje ndertese prej letre qe shkermoqet me nje fryme jo vetem pse per gjuhen dhe shkollen shqipe nuk ka luftuar as nje politikan i Perendorise Otomane, pamvaresisht nga kombesia e tij, por per kete gjuhe dhe kete shkolle nuk ka luftuar asnje shqiptar ne menyre te drejteperdrejte dhe aq me teper i vetmuar, jashte Subjektit ndihmes e kryesor, qe eshte mbajtur e fshehte nga propoganda komuniste. Ne kete pike e gjithe historiografia komuniste ka genjyer Popullin Shqiptar ne menyre sistematike per 45 vitet e sundimit te saj dhe 23 vitet e tranzicionit postkomunist. Pastaj a i ka vajtur ndermend autores sone se pranimi i ketyre ideve e hedh ne ere lidhjen e Ismail Qemalit me ceshtjen kombetare shqiptare dhe problemi rezulton te kete tjeter suport nga ai qe pretendon ajo.

Per te krijuar ngjarjen sipas interesave te partise, autorja fikson nje “konflikt” imagjinar midis ideve te Abdyl Frasherit dhe Ismail Qemalit. Sipas saj “Abdyl Frasheri kerkonte aleance me Greqine per shkaterrimin e perandorise Osmane, per debimin e saj nga Ballkani, kurse Ismail Qemali e mbeshteste marreveshjen me Athinen mbi parimin e ruajtjes se Perandorise Osmane ne Ballkan, madje edhe ne rast se prishej status-quo-ja, Shqiperia do te fitonte autonomine, por do te qendronte ne kuadrin e saj – ndersa trojet greke do te bashkoheshin me Greqine. Ideja e tij qe pikerisht qe se bashku me greket te merreshin masa mbrojtese ndaj synimeve te pansllavizmit dhe te dy popujt aleate te siguronin te drejtat e tyre kombetare” (f. 53). Ne fakt te gjitha keto tregojne menyren se si eshte sajuar historia e Popullit Shqiptar dhe si eshte formuar shteti i tyre, por autorja ka bere dhe nje veprim tjeter suplementar. Ajo eshte munduar ta kanalizoje luften kunder pansllavizmit nen autoresine e Ismail Qemalit dhe t’ja heqe autoreve shekullore dhe konkrete te gjithe praktiken e realizuar pergjate tre shekujve te fundit kundra politikave antishqiptare te Serbise dhe Malit te Zi. Pastaj problemi i politikes greke, ne lidhje me popullatat, eshte fshehur me shume djallezi nga historiografia komuniste dhe Populli Shqiptar as qe e ka marre vesh ndonjehere se nje pjese e konsiderueshme prej tij i mbeti Greqise dhe kjo e fundit per te mbuluar kete ngriti versionin e Vorio-Epirit. Ky problem fsheh shume te panjohura ne planin gjenetik, persa i perket prejardhjes se popullates greke ne raport me popullaten helene. Keto gjera nuk jane diskutuar kurre ne planin politik dhe jane marre te mireqina edhe ne planin historik dhe sot politika greke e ka mbuluar prejardhjen dy permasore te popullates se saj. Kete gje shqiptaret e kane kaluar ne heshtje dhe rrine e llomotisin mbi prejardhjen pellazge te tyre duke harruar se gjenetika fillimisht merr per baze karakterin racor dhe ne kete pike populli grek i sotem eshte dy permasor duke u fshehur pas epiroteve te dikurshem. Prandaj dyshoj shume se e gjithe ky parafrazim nga autorja jone ka tjeter qellim nga ajo qe ka shkruar dhe nuk ka asnje lidhje qofte me Abdyl Frasherin e qofte me Ismail Qemalin. Sido qe te intepretohen keto ide, ne kuadrin e faktit, ato jane thjeshte politike dhe nuk ka gjasa qe te sherbejne per historine e shtetit te shqiptareve.

Autorja vazhdon me fantazite e veta dhe diskuton ne ka pase marreveshje midis Ismail Qemalit dhe qeverise greke duke anashkaluar nje problem, qe ka perbere te gjithe thelbin e politikes greke per afro dy shekuj: perberjen etnike te popullates qe permbledh shteti i sotem grek (pretendimi i Kostas Papas, drejtuesi i Agimit te Arte, ne intervisten me gazetarin Artur Zheji ishte plotesisht i sakte, por gazetari shqiptar ishte i paafte t’i kunderpergjigjej). Sipas autores sone “Logjika e do qe marreveshja ne fjale te mos kete ekzistuar sic pretendohet nga greket qofte dhe per faktin qe patriotizmin e Ismail Qemalit nuk mund ta veme aspak ne dyshim, ashtu edhe per faktin qe ky personalitet nuk kishte asnje funksion politik dhe as nje prerogative e cilesi per ta nenshkruar ate3” (f. 55). Autorja perpara se te bente kete deklarate teorike duhej te vertetonte se ka ekzistuar nje strukture shoqerore shqiptare qe e kishte vene Ismail Qemalin ne krye te saj; ajo duhet te vertetonte karakterin patriotik te Ismail Qemalit ne veprat e veta politike dhe kjo gje nuk dallohet deri me 28 Nentor 1912, kur ai ngriti flamurin ne Vlore. Eshte pikerisht ky akt i vetem qe percakton karakterin e Plakut te Vlores dhe jo hipoteza e autores sone. A nuk tregon ky fakt se kjo metodike nuk perfshihet ne shkencen e historise, por ajo ka qene mbizoteruese ne historiografine komuniste si e vetmja rruge per zberthimin e ngjarjeve te ndodhura? Autorja jone kerkon medoemos t’i krijoje Ismail Qemalit nje veprimtari ne favor te ceshtjes shqiptare, por kjo gje nuk mund te ndodhte per sa kohe koncepti shqiptar nuk ishte pjekur ne kancelarite europiane. Pikerisht pse kane dashur ta bejne Shqiperine jashte politikes se Europes, jane sajuar keto ngjarje ireale.

Por autorja na jep nje informacion te vlefshem per mohimin e lidhjeve te mundeshme te Ismail Qemalit (ne qofte se eshte e sakte), te cilin nuk e kemi gjetur te analizuar tek autoret e tjere. Sipas saj: “Ai  (Ismail Qemali, GH) perjashtoi mundesine e bashkepunimit me rrethet bullgare “te cilat shtireshin sikur e shikonin me kenaqesi levizjen kryengritese shqiptare, por vepronin per interesat e tyre, me qellim qe te ulnin qendresen dhe te shkonin drejt realizimit te “endrres se tyre” te vjeter lidhur me krijimin e nje “Bullgarie te Madhe”. Ismail Qemali nuk ishte per zevendesimin e Perandorise Osmane me nje Bullgari te madhe ose me ndonje perandori tjeter” (f.56). Ne fakt sot, dmth pas 1945, eshte e lehte per te zbuluar se te gjitha shtetet e Ballkanit ne agimet e tyre politike kane dashur te “hane” nga vendet ku banonin shqiptaret dhe kjo gje ka qene tipikisht politika e Europes. Por historiografia komuniste nuk e ka analizuar kurre procesin sipas kesaj hapsire dhe gjerat jane thene perciptas; e kjo ka qene nje gje e keqe pasi ka mbuluar luften e madhe qe ka bere Europa per te pergatitur shqiptaret per shtetin e tyre. Kjo e fundit perben te gjithe lejtmotivin e shtetit te shqiptareve dhe kjo gje mungon ne te gjithe hapsiren analitike tek studiuesit shqiptare te te gjithe koherave. Problemi i moslidhjes te kryengritjeve shqiptare me politikat jashteotomane nuk ka qene problem shqiptar dhe asnje shtet apo subjekt jashteotoman nuk e ka preferuar kete lidhje dhe kjo e ka pasur nje aresye qe nuk na pelqen ne shqiptareve. Vetem nje subjekt europiane e pati marre persiper edukimin e popullit shqiptar me parimet e politikes shteterore dhe, per fatin e mire te shqiptareve, ky subjekt pati qene dhe eshte madhor ne politiken europiane dhe ate boterore. Edhe kete veprimtari historiografia komuniste nuk e ka analizuar kurre, bile, me keq, ja ka fshehur Popullit Shqiptar, ku perjashtim nuk ben edhe kjo autore.

Megjitheate kjo autore e ka nje merite. Ju bashkua grupit te historianeve komuniste qe trembetuan autoret dhe vendin e kryengritjeve te shqiptareve per pavaresine politika nga Porta e Larte, duke ju larguar, ne nje fare mase, mashtrimit te viteve 70-te. Ajo ka shkruar mjaft gjate per kete teme dhe e ka lidhur, si akt primar, me taksat e vena nga Qeveria Otomane, gje qe duhet te jete e sakte pasi e kam hasur dhe tek autore qe nuk vareshin nga politika enveriste. Sipas saj: “Krismat e para te kryengritjes kunder Stambollit u ndien ne Kosove, qysh ne muajin mars 1910. Grupe te armatosura fshataresh dhe malsoresh te Motrovicex, Viciternit dhe Llapit u vune ne levizje ne drejtim te Prishtines1. Ne fillim te muajit prill u zhvilluan perleshjet e para me forcat osmane. Kjo shenoi fillimin e kryengritjes qe u pasua me luftime te pergjakshme ne Gryken e Ceraleves dhe ne ate te Kacanikut. / Fillimi i kryengritjes ne Kosove u shoqerua me rritjen e veprimeve politike dhe diplomatike te qarqeve patriotike jashte vendit. Midis tyre u shqua edhe Ismail Qemali, i cili u kthye nga Italia ne Stamboll ne mujat e pare te vitit 1910. Ai se bashku me Hasan Prishtinen dhe me patriote te tjere bene perpjekje, per ta lidhur kryengritjen, e cila filloi si nje proteste e armatosur kunder taksave me kerkesen themelore te Levizjes Kombetare, fitoren e autonomise administrative te Shqiperise” (f. 77). Analiza ka nje defekt te vogel. Kur shkruhet se: “Midis tyre u shqua edhe Ismail Qemali” krijohet nenkuptimi se ata qe luftuan per fillimin e organizimit te kryengritjes ishin te shumte dhe Ismail Qemali ishte si keta te shumte, por ne te vertete nuk eshte keshtu. Shqiptaret duhet ta kuptojne nje here e mire se ate qe mori persiper Ismail Qemali nuk mund ta bente kushdo; personaliteti i tij politik, dhe kjo kishte rendesi mbi te gjitha, i suprimonte te gjithe figurat e tjera; pastaj kjo ishte nje pune qe nuk mund ta realizonte kushdo ne ate menyre qe u be edhe po te bashkoheshin qe te gjithe ne ate ideal pas asnje kompleks. Dhe ketu ka dicka qe duhet zbuluar dhe qe duhet lidhur me detyrimin per t’u dorehequr me urdher te Europes (figura pozitive e politikanit duket pikerisht tek menyra e doreheqjes). Kur vjen puna per te analizuar kete proces do te shihet se ne kete pike ka shume diskutime dhe kerkush nuk e thote te verteten edhe pse ajo dikur ekzistonte e shpallur fare hapur. Autorja ne kete drejtim cdo gje e ka paraqitur te komanduar dhe drejtuar nga Ismail Qemali duke e hiperbolizuar figuren e tij pertej realitetit historik. Vini re se si e manipulon politiken europiane dhe se si e paraqet te varur nga idete (qe paraqiten si imagjinare) e Plakut te Vlores. Sipas saj: “Patrioti shqiptar megjithese e njihte mire politiken dyfaqeshe te Austro-Hungarise, u perpoq te siguronte me cdo kusht nga Vjena nje mbeshtetje per ceshtjen kombetare. Duke u nisur nga fakti se ceshtja shqiptare kishte perballe saj kundershtare te forte, ai mendonte se suksesi i luftes se armatosur ne Shqiperi nuk varej vetem nga pjesemarrja e masave popullore ne kryengritje, por edhe nga faktori i jashtem favorizues. Prandaj u orvat te ndikonte ne politiken austro-hungareze dhe duke i kujtuar Vjenes se politika pansllaviste e Rusise ne Ballkan kercenonte jo vetem copetimin e Shqiptarise, por edhe interesat e saj ne Europen Juglindore” (f. 81). Une nuk e di a i ka pasur me seriozitet apo me shaka keto ide imagjinare Ismail Qemali, por ngjarjet e ndodhura nga fillimi i shek. XVII-te deri ne fillim te shek. XX-te ne Veri te Shqiperise se Sotme tregojne se Austro-Hungaria e kishte popullaten verishqiptare objekt te vet politik dhe nuk ka se si ta lidhte vazhdimesine e saj me idete e Plakut te Vlores. Faktori kohe tregon se kjo eshte nje deshire propogandistike e autores sone dhe eshte e pamundur te ishte nje objekt i diplomacise individuale te Ismail Qemalit. Ne kete pike del ne pah manipulimi i historise nga ana e historiografise enveriste per ta paraqitur situaten politike te levrueshme nga ana e individeve shqiptare dhe te gjithe procesin e shpalljes se pavaresise dhe formimin e shtetit te shqiptareve si veper te vete shqiptareve, gje kjo kategorisht e pamundur si do qe te manipulohet historia reale dhe ajo imagjinare e Popullit Shqiptar. Me thene te drejten punonjesit e Institutit te Historise kete fenomen nuk kane mundur ta kuptojne ne asnje hallke, por jane munduar, brenda kapacitetit te tyre intelektual, te zbatojne direktivat e Enver Hoxhes per t’i krijuar histori krahinave pa histori te banuar nga popullata shqiptare. Nga ana tjeter autorja mundohet te fshehe karakterin dhe rolin real te Perandorise se Danubit ne favor te ceshtjes shqiptare dhe kete mundohet t’ja autriboje Ismail Qemalit, gje qe jo vetem nuk ka qene e nevojshme, por sic do te shohim, ka qene kjo Perandori qe e ka komanduar te gjithe procesin e shpalljes se pavaresise dhe ndertimin e shtetit te shqiptareve duke perfshire edhe vete Ismail Qemalin.

E keqja e analizave te atyre ngjarjeve te asaj kohe,eshte e lidhur rigorozisht me botekuptimin imponues qe kishte realizuar diktatori pergjate gjithe kohes se sundimit te tij dhe kjo bie ne sy kur kerkohet te ndertohet nje kryengritje antiosmane e perbashkuar ne te gjithe territorin e banuar nga shqiptaret dhe kete te lidhur me figuren e Ismail Qemalit edhe pse kjo eshte kategorikisht e pamundur objektivisht e subjektivisht. Aresyet e kesaj pamundesie duhen kerkuar te pakten ne dy drejtime. Se pari, ne mungesen absolute te unitetit te Popullit Shqiptar (kete vecori ka shfrytezuar diktatura enveriste kur e futi Popullin Shqiptar ne lufte me vetveten) dhe, se dyti, ne pamundesine e konfrontimit te te gjithe Popullit Shqiptar me Perandorine Otomane, sidomos te pjeses islamike te tij. Ngritja e popullates shqiptare te Kosoves kundra kesaj perandorie ka tjeter suport dhe eshte e lidhur me luften e tyre per te mos rene ne varesine e Serbise kur pane se Perandorise Otomane po i vinte fundi. Ka shume mundesi qe te gjitha levizjet e armatosura nga ato ane ta kene pasur kete si shtytjen kryesore, qe perputhet ne aparence me ceshtjen kombetare. Ne kete rast kemi te bejme me te vetmen shtyse te luftes se Popullit Shqiptar kundra Perandorise Otomane, problem i cili nuk ekziston ne Jugun e Shqiperise se Sotme pasi popullata ortodokse nuk mund te ngrihej kundra politikave antishqiptare te shtetit grek dhe, sic do ta shohim, ata u ngriten kundra shtetit shqiptar. Keto perputhje dhe mosperputhje perbejne te vetmen ane te historise se atyre aneve dhe mungesen e veprimtarive proshqiptare te asaj popullate. Por ne kete pike eshte realizuar nje mashtrim i vjeter te cilen autorja kerkon ta ndreqe, por pa e shkeputur nga boshti i tij. Sipas saj “Kryengritja antiosmane e vitit 1911 ishte nje shkalle me e larte e luftes popullore dhe vune ne levizje mjaft patriote. / Ne pergatitjen e saj te re, nje ndihme te madhe dhane komitetet e fshehta te krijuara ne Veri dhe ne Jug te vendit. Ne pergjithesi komitetet parashikonin qe kryengritja te shperthente ne pranvere. Mirepo ngjarjet rrodhen ndryshe. Ato u nderlikuan si rezultat i politikes shtypese xhonturke dhe i qendrimit armiqesor te Malit te Zi ndaj malesoreve, te cilet qene strehuar atje, ne fund te vitit 1910, per t’i shpetuar raprezaljeve te ushtrise osmane. Cetina synonte te veconte luften e ketyre malsoreve nga levizja e pergjithshme kombetare shqiptare dhe ta shnderronte ate ne nje levizje lokale, me shprese qe t’i perdorte ato ne luften per interesat e veta kunder Turqise1. Per kete qellim ajo hyri ne bisedime me qeverine serbe, se ciles i propozoi qe Beogradi te aneksonte Kosoven dhe Shkupin, ndersa ajo vete do te merrte rrethet e Pejes, Shkodres dhe Lezhes2. Por qeveria serbe e konsideroi si te parakohshem kete propozim te Malit te Zi per ndarjen dhe aneksimin e trojeve shqiptare. Keshtu popullit shqiptar i duhet te fillonte kryengritjen jo vetem duke u mbeshtetur ne forcat e veta pa asnje ndihme nga jashte, por ne te njejten kohe te mbrohej nga synimet grabitqare te shteteve fqinje. Vec kesaj, per shkak te presionit qe ushtroi Mali i Zi dhe gjendjes se padurueshme qe krijuan xhonturqit, malsoret shqiptare e filluan kryengritjen me 14 mars 1911 perpara kohes se planifikuar, qe qe caktuar ne maj……Keto ngjarje te zhvilluara ne Shqiperi, Ismail Qemali u perpoq t’i bente te njohura ne opinionin nderkombetar” (ne kete rast autorja duhet te jepte ndonje fragment nga kjo perpjekje e Ismail Qemalit per te pare se per cfare kryengritje tipikisht behet fjala) (f. 91), pasi shpjegimet e mevonshme tregojne se as qe behet fjale per kryengritjen e mesiperme dhe ne kete pike vazhdon mashtrimi i perdorur.

Menyra se ajo kalon nga kryengritja e malsoreve te veriut ne levizjet imagjinare ne Jugun e Shqiperise se sotme per ate kohe mund te kete qene e pranueshme, por ajo sot tregon menyren se si eshte ndertuar historia e Popullit Shqiptar. Vini re se si e perdor informacionin gazetaresk autorja dhe se si mundohet te perfitoje prej saj pa i shkuar ndermend se te gjitha keto nuk kane asnje lidhje me ndergjegjen kombetare te nje populli, por me se pakti tregojne se ngjarjet jane te ndertuara ne leter dhe jo nje realitet historik. Sipas saj: “Duke e hequr veten si njohes mjaft te mire te gjendjes ne Vlore, konsulli austriak u perpoq te kundershtonte edhe argumentet qe Ismail Qemali i dha korespondentit te gazetes “Piccolo di Trieste” me 16 prill 1911 mbi kryengritjen e malesoreve, ku ai theksonte se edhe ne Shqiperine e Jugut “ne popull mbreteronte pakenaqesi e thelle dhe se nuk mund te perjashtohet qe edhe ne Vlore do te vije puna te rrokin armet”2 (f 93). Ne kete pike autorja jone ecen ne gjurmet e gjithe historianeve te parapare qe e lidhin revolten e masave shqiptare jo te nisur nga ceshtja kombetare, por nga pakenaqesia e sjelljes se politikes xhonturke. Nje sterhollim i metejshem e nxjerrr te gjithe kete pikepamje nje bllof te vertete duke na argumentuar se te gjitha kryengritjet e shqiptareve, ne qofte se ka pasur, ta kena zanafillen tek interesi i ngushte krahinor dhe aspak si nje kerkese pertej saj. Dhe ne kete menyre vime ne aresyet perse kryengritja per ceshtjen kombetare nuk mund te realizohej vetem se ne Veri dhe ne kontaktin me sllavet. Por kjo na con ne zbulimin se perse e njejta gje nuk mund te ndodhte ne kontaktin me greket, dmth perse kryengritja per ceshtjen kombetare nuk mund te ndodhte ne Jug (a nuk eshte kjo nje aresye me teper per te argumentuar se popullata ne te dy anet e kufirit jugor te shtetit te ardhshem shqiptar eshte e te njejtit bosht biologjik?). Kjo do te thote se ka qene e pamundur qe te krijohej nje unitet Veri – Jug per ceshtjen e nje kryengritjeje te armatosur kundra pushtetit otoman, por ky unitet duhet te kete tjeter permbajtje dhe te tjere pjesmarres, perderisa u arrit finalja e 28 Nentorit 1912.

Por problemi ka dicka tjeter te panjohur per lexuesin shqiptar. Nuk ka asnje interviste te Ismail Qemalit te dates 16 prill 1911 dhene gazetes “Piccolo di Trieste” (autorja ne kete rast ka bere nje loje; ka bashkuar ne menyre spekulative nje informacion abuziv me dokumentin e marre nga raporti i zevendeskonsullit austriak Kraus ne Vlore te dt. 19 prill 1911. Ne te vertete kete nuk duhet ta kete bere autorja jone, pasi kete menyre analitike, pikerisht me kete date dhe me kete gazete, e kam hasur diku tjeter (Ismail Qemali, – permbledhje dokumentash, – 1888-1919, f. 158 dhe tek“Histori e Shqiperise”, vell. 2, f. 494 ), cka do te thote se autorja ka kopjuar nje material qe nuk e ka pare kurre, por shprehet sikur eshte ajo studiuesja e ketij problemi, pasi gazeta me emer “Piccolo di Trieste” nuk ka ekzistuar kurre ndonjehere. Ne fakt gazeta IL Piccolo (ky eshte emri i gazetes se Triestes) me daten 16 prill 1911 (foto gazeta 2) ka kete njoftim: Kryengritja Shqiptare Kostandinopoje: Sipas nji buletini te Ministrise se Brendeshme, dje ka pase nji luftim mes trupave qe mbajne te pushtuem naltesite e Viksaulikaj e Caskira e rebeleve. Prej Kastratit u dergue nji kompani perforcimi. Tuzi asht i furnizuem mjaftueshem (me ushqime e armatime; emrat e lartesive nuk duhen konsideruar te sakte – shen. i z.Jozef Martinit, drejtuesit te albanovaonline.com, sipas email-it te dt. 29.04.2013 te marre nga z. Paolo Muner).

Akoma me keq ekziston nje informacion, i shprehur me 19 nentor 1912 ne Trieste me nje permbajtje krejt te ndryshme nga ajo e autores sone – “Histori e Shqiperise”, vell. 2, f. 494, pa na e dhene titullin e gazetes; cituar edhe nga Prof. Arben Puto tek “Pavaresia shqiptare dhe diplomacia e Fuqive te Medha 1912-1914”, f. 109, por qe ai thote se e ka marre nga Historia e Shqiperise, vell. II, f. 358); perkundrazi, ekziston nje interviste e Ismail Qemalit dhene korespondentit te gazetes IL Piccolo dhe botuar me daten 20 nentor 1912 (foto gazeta 1) ne faqen e dyte te saj, por me nje permbajtje krejt tjeter per tjeter. Intervista e  Ismail Qemalit ben fjale per pengesen kryesore te formimit te shtetit te shqiptareve dhe kjo pengese e  ka  emrin Serbi.  Pikerisht  kete  i kane fshehur Popullit Shqiptar manipulatoret e HISTORISE te Popullit Shqiptar dhe pikerisht kjo duhet evidentuar ne te gjithe permasen. Por edhe kjo e ka pasur nje qellim: i duhej fshehur Popullit Shqiptar te Shqiperise faktin qe popullata shqiptare e Kosoves kishte luftuar kundra politikes serbe dhe otomane duke qene promotori kryesor i luftes se Popullit Shqiptar per liri e pavaresi. Por dalja ne drite e ketij fakti do te tregonte karakterin antishqiptar te bandave komunisto-enveriste kur ndihmuan serbet per te rimarre Kosoven me 1945-en. Dikush duhet te jape llogari per mashtrimin e realizuar ne ate kohe, i cili po vazhdon akoma edhe sot.

Per te mos krijuar iluzione mbi ate qe ka thene Ismail Qemali ne ate interviste po jap edhe permbajtjen e saj, qe eshte si me poshte (perkthimi eshte bere nga Bernardina Hoti – Harapi):

IL PICCOLO” i Triestes,     20 Nëntor 1912                                                                       Shqiptarët për pavarësi                                                                                                Akuza serioze kundër serbëve                                                                                     Shpallja e pavarësisë së Shqipërisë e pashmangshme

Një intervistë me Ismail Qemalin

Il Piccolo 1912_11_20_pag_002  foto gazeta 1;  faqja e dyte e gazetes “IL Piccolo”, dt 20 nentor 1912 qe permban intervisten e Ismail Qemalit dhene korespondentit te kesaj gazete

Dje në mëngjes mbërriti në qytetin tonë, drejtpërdrejtë nga Viena, kreu i partisë së pavarur shqiptare Ismail Qemal Bej Vlora. Me të udhëtojnë edhe katërmbëdhjetë shqiptarë të shquar. Ai u prit në stacion nga Mark Kakarriqi, një i ri i shquar shqiptar, i njohur për studimet e tij mbi çështjen shqiptare, dhe të shquarit e tjerë shqiptarë në Itali.  Ismail Qemal Bej arriti në Hotelin Excelsior Palace për të bërë një ndalesë për disa orë, dhe u nis  në oren 02:00 pasdite me avulloren “Brünn” drejtuar për në Shqipëria. Një redaktor i gazetës sonë, i paraqitur  nga Z. Mark Kakarriqi, pati një bisedë të shkurtër me Ismail Qemalin.

Ai është një i moshuar i pashëm rreth të shtatëdhjetave, me shikim të gjallë dhe zhbirues, me mjekër të bardhë, me sjellje fisnike dhe hijerëndë. Ai është një njeri i arsimuar, i cili ka udhëtuar shumë dhe ka jetuar në kryeqytetet e Evropës. Për shumë vite ai ishte guvernator i Tripolit. Me ardhjen në pushtet e xhonturqve, me rivendosjen e kushtetutës së vitit 1877, ai u bë deputet i Vlorës.

- Unë do të qëndroj vetëm për nja dy orë në Trieste, koha për të parë disa miq dhe për të ngrënë dicka. Më pas do të nisem për udhëtim nëpër det.

R. – Është e ligjshme të ju pyes se ku do të shkoni?

IQ- Ja: avullorja ku do të imbarkohem nuk e prek si rregull portin ku unë kam ndërmend të zbres, por unë i falem mirësisë së drejtuesve të Lloyd, që më dhanë lejen e një ndalese të jashtëzakonshme. Unë jam duke shkuar për Durrës. Porti është i lakmuar nga serbët. Nuk mendoj se serbët do të arrijnë përpara meje atje. Në Durrës janë duke më pritur me padurim. Terreni është përgatitur me durim.

R. – Cfarë do të ndodhë pas arritjes suaj?

IQ- Një gjë shumë e thjeshtë, por  e dëshiruar me shumë entuziazëm.Shpallja e pavarësisë së atdheut tonë. Ne duam të i paraqesim Europës faktin e kryer.  Do të krijohet një qeveri e përkohshme dhe ndoshta unë do të jem drejtuesi i saj. 

R. – Po linjat e tjera, malësorët, mirditorët?

IQ- Unë ju siguroj se për idenë e pavarësisë, të gjithë janë dakord, të gjithë të një mendimi. Jemi ne që e filluam luftën e rilindjes kundër keqqeverisjes së xhonturqve, duke pushtuar  këtë verë Ueskub-in, ne që kemi mbështetur luftërat e vazhdueshme, për vite e vite, dhe është e drejtë që aspiratat tona do të materializohen në realitet . Koha nuk do të mund të ishte më e favorshme. Qeveria turke në Shqipëri nuk është më shumë se një hije e largët. Komunikimi me Konstandinopojës është thyer. Çfarë tjetër? Në Shkodër janë shqiptarët të cilët mbështesin heroikisht revolten.

R. – Çfarë mendoni për kundërshtinë  e Serbisë për formulën: Shqiptarët Shqipëri?

IQ- Unë i njoh idetë dhe kundërshtimet e tyre, të qarqeve sunduese. Ata janë në gabim. Shqipëria është e pjekur për rritjen e saj civile. Ajo do të bëhet një faktor i rëndësishëm edhe për zhvillimin e saj ekonomik. Ne kemi pasuri të paprekura, pyje, miniera, të cilat nuk janë shfrytëzuar. Dhe Triestja, që dominon detin Adriatik do të jetë e para që do të përfitojë nga ky akt. Dhe të gjithë portet e Adriatikut do të kenë përfitimeve të mëdha.

R. – Më lejoni edhe një pyetje të fundit. Për  udhëtimin tuaj në Vjenë dhe Budapest, cfarë  mund të më thoni?

I.Q. – Unë jam shumë kënaqur. Aty janë tashmë të bindur që pavarësia e Shqipërisë është një zgjidhje e domosdoshme, e drejtë dhe e projektuar veçanërisht për të lehtësuar formën e ardhshëm të Gadishullit Ballkanik. (nenvizimi i imi per te treguar se kujt ja dedikonte Ismail Qemal Bej Vlora Pavaresine e Shqiperise, GH) Dhe të të njëjtit mendim janë të gjitha fuqitë evropiane, në veçanti Britania e Madhe.

Pasi mori  këto deklarata, informacione rëndësia e të cilave nuk do t’i shpëtojë  lexuesit, redaktori ynë u nda nga Ismail Qemali, duke e marrë me vete përshtypjen se ai fliste si një apostull i shkëlqyer, energjik dhe i zjarrtë për kauzës e vet.”

Nga ana tjeter dua te falenderoj pa mase z.Paolo Muner per ndihmen konkrete qe me dha ne zbulimin e ketyre fakteve, pasi ka qene ai qe ka punuar ne arkivin e bibliotekes se Tristes dhe me ka derguar materialin me shume njerezi e miresjellje direkt, por edhe me ane te drejtuesit te albanovaonline.com, z.Jozef Martini dhe ky material pati kater te dhenat e mesiperme. Per ne shqiptaret qe jetojme ne Shqiperi, raste te tilla jane shume-shume te jashtezakonshme pasi kerkojne kohe, mund dhe finance, por dhe pasionin vetmohues.

Por cfare ka ndodhur ne ate pjese kohore te diktatures pa diktatorin? Autorja jone ka tjeter mendim per kete teme duke i dhene te drejten vetes te sajoje nje gje qe nuk ka ndodhur kurre, por qe na paska ekzistuar ne kokat e personazheve te ardheshme historike edhe pse kjo, ne fund te fundit, do te deshtoje duke mos realizuar asnje qellim dhe duke mos lene asnje pasoje. Se per cfare i  eshte  dashur  kjo ide autores sone tani per tani eshte pak e veshtire te merret vesh, por gjithsesi eshte nje tentative e deshtuar per  te  krijuar

Il Piccolo 1911_04_16_pag_001       foto gazeta 2;  faqja e pare e gazetes “IL Piccolo” e dt. 16 prill 1911

nje ngjarje historike mbi bazen e fantazise dokumentare. Sipas saj: “Nje nga mesimet me te rendesishme qe nxoren udheheqesit e Levizjes Kombetare Shqiptare nga kryengritjet e viteve 1910-1911 ishte ai mbi domosdoshmerine e krijimit te nje qendre te vetme udheheqese te kryengritjes, e cila te bashkerendonte dhe te drejtonte veprimet e forcave kryengritese ne Veri dhe ne Jug. Lidhur me krijimin e kesaj qendre pati pikepamje te ndryshme. Fillimisht u mendua qe ky komitet te krijohej jashte Shqiperise. Te ketij mendimi qene edhe Ismail Qemali me Luigj Gurakuqin. Por zhvillimi i ngjarjeve ne Shqiperi dhe pikepamjet e disa patrioteve te tjere, si te Sotir Kolese, Nikolla Ivanajt5, etj, bene qe ata ta ndryshonin mendimin. Keshtu u arrit ne perfundimin se qendra drejtuese e kryengritjes duhej te formohej e te vepronte brenda ne Shqiperi.

Per kete ndryshim te qendrimit te tyre, deshmon nje leter qe Luigj Gurakuqi i dergonte Sotir Kolese, ku, midis te tjerave, shkruan se bashkohej me aresyetimet qe ai sillte “kundra themelimit te nje komiteti qendror jashte Shqiperise”6 dhe se kete mendim e perkrahte edhe Ismail Qemali……Shoqerite shqiptare jashte atdheut, si ne Amerike, ne Bukuresht, ne Sofje e mirepriten mendimin per formimin e nje komiteti te tille brenda vendit dhe si delegat te ture – per ne kuvendin qe do te organizohej ato propozonin Ismail Qemalin2. Por me gjithe perpjekjet qe u bene per organizimin e ketij kuvendi, me sa duket, ai nuk arriti te mblidhej” (f. 105-106). Kjo pjese qe cituam na detyron te bejme pyetjen: Perse sherben e gjithe kjo analize pa asnje baze reale ne drejtim te veprimtarise per ceshtjen kombetare? A nuk tregon kjo menyren se si eshte realizuar indoktrinimi i Popullit Shqiptar pergjate 68 viteve te lindjes dhe jetes se kesaj “shtrese intelektualesh”, qe, ne fund te fundit, eshte karakteristika me kryesore e diktatures enveriste dhe peshqeshi qe ai i la Popullit Shqiptar pas nderrimit te jetes se tij?

Gjeja me e pare dhe e rendesishme e produktit ideor te kesaj “shtrese”, qe sot na paraqitet si nje bashkesi e profesionistit politikan me shoqerine civile, ishte sajimi hapsinor i ngjarjes dhe paraqitja e kesaj te fundit si nje e vertet absolute. E bukura eshte se keto shpikje u transmetuan nga njeri studiues tek tjetri dhe nga nje epoke kohore tek tjetra duke formuar te gjithe hapsiren e nevojshme te nje ngjarje historike qe ne thelb nuk ka asnje lidhje me realitetin e ndodhur. Keshtu p.sh. autorja pranon se: “Lufta e ashper politike qe u zhvillua ne muajt e pare te vitit 1912 ne shume krahina te Shqiperise, ne Veri dhe Jug, ndikoi fuqishem ne rritjen e metejshme te ndergjegjes kombetare. Urrejtja e popullit ndaj xhonturqve gjeti pasqyrim edhe ne faqet e shtypit te perparimtar te kohes. U dallua ne kete lufte gazeta “Liri e Shqiperise”, e cila i demaskoi dhe i luftoi ashper xhonturqit. Lidhur me fushaten elektorale ajo shkruante se Ismail Qemali nuk e fitoi dot mandatin e deputetit, sepse ate e kishin ne gryke te dyfekut xhonturqit, te cilet i hapen atij nje lufte te rrepte “nga ato qe behej me plumba te florinjte”2 (f. 107).

A nuk kerkon ky perfundim analizen e kesaj lufte politike, imagjinare ne realitet, dhe menyren se si ka ndikuar fuqishem ne rritjen e ndergjegjes kombetare te Popullit Shqiptar, te pakten deri me 1939? Cila eshte pasoja dhe cfare shkaku te metejshem ka pasur kjo ndergjegje kombetare ne dinamiken e progresit te Popullit Shqiptar? Keto pyetje jo vetem qe nuk marrin pergjigje, por e gjitha ajo qe thuhet ne keto rreshta te mesiperm kane me teper karakter letrar, figura artistike te denja per nje hartim ne shkolla tete vjecare, se sa argumenta historike per temen kryesore te formimit te shtetit te shqiptareve. Te pranosh se ne ato vite na paska ekzistuar Shqiperia, se ciles autorja i mbihyp ndarjen gjeografike Veri e Jug, do te thote te pranosh qe ekzistonte ajo qe u krijua dhe u shpall me 28 Nentor 1912. Keqarsimimi i shqiptareve pas 1945 eshte i tille sa shqiptaret e sotem kujtojne qe Shqiperia ka qene e formuar me kohe, por nuk ka pasur shtetin e vet. Eshte nje teme qe duhet riinterpretuar pak me ndryshe, pasi e verteta eshte krejt tjeter per tjeter. Nuk ka pasur Shqiperi asnjehere dhe per here te pare ajo u shpall me 28 Nentor 1912, por ka pasur shqiptare qe jetonin nen drejtimin politik te Perandorise Otomane dhe qe vendin e tyre e quanin ne menyre abuzive Shqiperi. Ja perse Bismarku e ka konsideruar Shqiperine nje shprehje gjeografike, ajo nuk ka ekzistuar ne asnje forme dhe ne kete pike qendron madheshtia e Ismail Qemalit: Ai u shpalli shqiptareve atdheun e tyre, qe nuk e kane pasur kurre politik te tyre, dhe i beri me shtet. Por rruga per te ardhur deri ne kete pike nuk eshte ajo qe eshte trumbetuar pas 1945 dhe qe vazhdon deri sot.

Por autorja jone e ka kaluar pak cakun e historianes dhe u dedikon shqiptareve nje superrelative politike qe ata jo vetem ne ate kohe nuk e kane pasur kurre, por ata nuk do ta kene asnjehere edhe ne te ardhmen. Neqofte se kjo “shpikje” e autores sone i ka sherbyer asaj per te mbrojtur graden shkencore, vihet ne dyshim e gjithe permasa profesionale e historianeve shqiptare pas 1945-ses. Vini re kete “shpikje” dhe kete atribut te shqiptareve te asaj kohe: “Sic dihet, zhvillimi i vrullshem i kryengritjes clirimtare shqiptare, dhe kthimi i saj ne nje kryengritje kombetare te pergjithshme, e tronditen aq teper Perandorine Osmane, sa qeveria xhonturke u detyrua te jepte doreheqjen me 17 korrik 1912. Doreheqja e saj shenonte nje fitore te madhe te Levizjes Kombetare Shqiptare.” (f. 111). Nuk e di a e ka thene me shaka nga vetja, apo e ka kopjuar nga dikush, por t’u atribosh shqiptareve te fillimshekullit te XX-te nje force te tille politike sa te detyrojne qeverine e Perandorise feudale me te madhe ne Bote qe te jape doreheqjen, do te thote t’i trajtosh shqiptaret e asaj epoke si nje shoqeri me dinamike shoqerore shume me te avancuar dhe me te zhvilluar se shoqeria mbi te cilen ata u jane imponuar. Keshtu nuk shkruhet historia, por perrallat dhe legjendat mitologjike dhe, me sa kam kuptuar, kjo eshte semundja e te gjithe  historianeve shqiptare pas 1945. Se dyti, nuk eshte e vertete qe levizjet clirimtare shqiptare u kthyen ne nje kryengritje te pergjithshme mbare kombetare. Nje gje e tille nuk ka ndodhur asnjehere ne territorin e banuar nga shqiptaret dhe, me qene se eshte vendi, deklaroj se Populli Shqiptar eshte i vetmi popull ne bote qe nuk ka luftuar kurre per liri shoqerore e kombetare, keto jane perralla fund e krye dhe historiografia enveriste i ka sajuar keto situata per te mbuluar prapambetjen shoqerore te Popullit Shqiptar dhe per ta paraqitur perparimtare ne perputhje me revolucionin socialist leninist. Ka pasur tjeter qellim imponimi historik ne zhvillimin social te popullit tone dhe sot kjo nuk vlen me; ajo duhet ndryshuar per shume aresye e permasa te tjera. Mashtrimi i ka kaluar kufijte e aplikimit dhe sot eshte kthyer ne nje gangrene qe po ha prodhuesit e vet. Mos valle ka ardhur koha e vetegjyqesise per produktin intelektual komunist qe fshihet pas proceseve demokratike ketu ne Shqiperi, te cilet nga paaftesia per te rregulluar vetveten trumbetojne ngjarjet e kaluara historike duke i paraqitur si reale edhe pse tabani i tyre eshte fund e krye imagjinar? Koha do te tregoje se cila eshte vepra e vertete e ketij produkti njerezor me prejardhje kriminale. Filozofia do te kete rast te argumentoje ne praktike raportin midis qenies dhe ndergjegjes ne nje popull primitiv te tjetersuar nga politika moderne.

Autorja e ketij libri nuk e ka kuptuar ne asnje rast se eshte e pamundur te pajtohen situata politike me ndryshueshmeri cilesore midis tyre ne nje popull me dinamike sociale me te vogel se keto situata. Roli i individit me te vertete bie ne sy ne procese progresive, por keto te fundit nuk kane jete te gjate dhe e sfumojne kete individ sado i pervecem qe te jete. Ngjarjet reale te ndodhura nuk mund te tjetersohen ne planin propogandistik dhe te paraqiten si nje proces pozitiv qe ka ndryshuar cilesine e kesaj dinamike, pasi ligji me kryesor i natyres thote se format me te ulta nuk ndikojne domosdoshmerisht mbi format me te larta (ose e thene me termat e relativitetit, ngjarjet e ndodhura ne strukturat me shpejtesi te vogel zhvillimi nuk mund te ndikojne mbi strukturat me shpejtesi te madhe. Ne kete rast bota e relacioneve eshte e varur dhe e komanduar nga struktura me shpejtesine me te madhe). Defekti cfaqet pikerisht tek filozofia e perdorur pergjate arsimimit te detyrueshem shkollor, e meqenese shqiptaret kete filozofi e kane pasur per 45 vjet si udheheqesen e jetes se tyre politiko-shoqerore duhet te merret me mend se cfare ka prodhuar shoqeria shqiptare ne kete drejtim. Vini re se cfare pretendon autorja jone dhe cfare procesi i bashkangjit figures se Ismail Qemalit duke perbashkuar situata politike dhe individuale qe nuk mund te realizohen dot kurre per rastin e dinamikes sociale te Popullit Shqiptar jo vetem per ate kohe: “Gjate kohes qe vazhdonin pergatitjet per mbledhje, me 25 tetor, Ismail Qemali u largua nga Bukureshti i percjelle nga 20 bashkatdhetare dhe shkoi ne Vjene.4 Qellimi i tij ishte te bente nje sondazh ne qarqet qeveritare vjeneze rreth qendrimit te tyre ndaj ceshtjes shqiptare dhe mundesisht per te marre prej tyre premtimin se do ta perkrahnin ceshtjen qe do te diskutohej ne mbledhjen e Bukureshtit. Ne fakt, Vjena i premtoi nje fare perkrahje. Kete premtim, Ismail Qemali ua percolli shqiptareve te Bukureshtit me nje telegram, te formuluar me frazen e matur “se jane shpresat qe te arrihet qellimi qe kerkon Shqiperia”5 (f. 121).

Perbashkoni veprimtarine e Ismail Qemalit ne Bukuresht, – tendencen per te realizuar nje sondazh ne qarqet vjeneze, – tendencen per te marre premtimin mbi perkrahjen ndaj ceshtjes shqiptare, – perkrahjen reale qe Vjena i dha Ismail Qemalit dhe – pecjelljen e kesaj perkrahje ne Bukuresht; atehere cfare del prej kesaj lloj analize? Ose autorja ka sajuar nje situate historike, ose Perandoria e Danubit eshte autorja e drejteperdrejte e pavaresise dhe formimit te shtetit te shqiptareve. Per te mbuluar kete te fundit, pasi ne ate kohe (1987) nuk mund te pranohej roli kryesor e Perandorise Austro – Hungareze, autorja sajon nje teresi ngjarjesh per t’i krijuar Ismail Qemalit nje themel, sipas pikepamjes enveriste, lavdie ne tabanin e Shqiperise se ardheshme, gje qe jo vetem nuk ka qene e nevojshme, por ajo ka sherbyer per ta tjetersuar historine a asaj kohe dhe te atyre ngjarjeve.

E te njejtes situate analitike eshte dhe perfundimi sikur “duke shfrytezuar kontradiktat qe ekzistonin midis Fuqive te Medha, ne lidhje me rregullimin e ardhshem te Gadishullit Ballkanik, ai arriti te siguronte prej tyre pelqimin ne parim te idese se pavaresise se Shqiperise. Pasi u bind per kete sukses, me 9 nentor 1912, Ismail Qemali dergoi nga Vjena ne Vlore telegramin me kete permbajtje: “…E ardhmja e Shqiperise eshte e siguruar. Telegrafoni kudo te kene besim te plote per fatin e Atdheut…”! (f. 125).

Perbashkoni kontradiktat midis Fuqive te Medha, – tendencen e rregullimit politik te Gadishullit Ballkanik, – pelqimin ne parim te idese se pavaresise se Shqiperise, – te gjitha keto te sanksionuara si sukses, – dhe dergimin e telegramit ne Vlore; dhe nxirrni perfundimin se kush e ka organizuar pavaresine e Popullit Shqiptar ne ate kohe! Autorja duke tentuat t’i vere vetullat Pavaresise se Popullit Shqiptar, i ka nxjerre syte vetvetes pasi ne kete rast e ka zgjeruar tendencen analitike te asaj ngjarje duke me cuar ne nje perfundim te ri per historiografine shqiptare, por qe bota duhet ta kete ditur prej kohesh pa ja thene kurre shqiptareve: Shteti i shqiptareve dhe Pavaresia e tyre u realizua si nje kunderpergjigje ndaj nje politike antieuropiane te asaj kohe. Dhe, per te qene te plote ne kete perfundim, duhet pranuar se ka qene kjo rastesi antieuropiane qe ka cuar domosdoshmerisht ne formimin e shtetit te shqiptareve. Ne kete rast ngelet per te zbuluar se e kujt ka qene kjo politike antieuropiane dhe si eshte perputhur politika e ardhshme e shqiptareve me te. Une e konsideroj tej mases te rendesishme kete zbulim pasi ne kete rast do te saktesonim se kush periudhe kohore ka qene ne favor te ceshtjes shqiptare: periudha 1920-1939, apo periudha 1945-1991? Ose e thene me hapur: kush ka luftuar per ceshtjen shqiptare Nalt-Madheria e Tij, Mbreti i Shqiptareve, Zogu i I-re, apo Sekretari i Pare i PKSH-PPSH Enver Hoxha?

Mund te duket e cuditshme, por autorja jone na ndihmon ne zbulimin e ketij rebusi, pasi me poshte ajo jep pikerisht subjektin antishqiptar qe nuk donte te kishte shtet te shqiptareve. Per kete ajo  ka shkruar, pa ja ditur perfundimin analitik: “Para se te largohej nga Vjena Ismail Qemali mori nje telegram nga Budapesti, qe e njoftonte se duhehj te bente nje takim me nje “personalitet te madh”. Ne “Kujtimet” e tij, ai tregon se qe ne viziten e pare qe beri ne Budapest, u takua me kont Andrashin dhe kontin Hadik, ish-nenminister i Puneve te jashtme, i cili i njoftoi se njeriu qe do te takonte ishte vete Konti Berhtold, minister i Puneve te Jashtme i Austro-Hungarise. Takimi me Berhtoldin i zhvillua ne shtepine e kont Hadikut. Ismail Qemali per keto bisedime kujton: “Shkelqesia e tij pranoi pikepamjet e mia rreth ceshjtes kombetare”, gjithashtu Berhtoldi pranoi edhe kerkesen e tij qe “t’i vinte ne dispozicion nje anije qe mund te arrinte ne skelen shqiptare, pera se te arrinin ushtrite serbe”3 (f. 127). Eshte teper i gjate ky FAKT historik, por e verteta perfundimtare na qenka se Perandoria Austro-Hungareze na paska qene ajo ajo qe paska ndihmuar ne menyre te drejteperdrejte ne Pavaresine e Popullit Shqiptar dhe ne krijimin e Shtetit te Shqiptareve; dhe politika serbe i vetmi subjekt qe ka luftuar ne menyre te drejteperdrejte kundra kesaj pavaresie dhe ketij shteti. Keto gjera historiografia enveriste nuk ja ka thene kurre Popullit Shqiptar duke ja fshehur dhe mundesisht ka tentuar t’ja fshije nga kujtesa.

E bukura eshte se autorja jone edhe pse eshte munduar  ta realizoje kete politike enveriste arsimore ne kete punim, nuk ka mundur dot ta fshehe dhe per te ecur ne gjurmet e dishepullit te vet politik e trajton problemin sikur te gjithe ishin kundra Shqiperise pa na treguar, dhe kete nuk e ka bere kerkush akoma, se kush ishte ai subjekt i brendshem ne favor te ceshtjes shqiptare. Kjo e fundit ka ngelur akoma nje enigme dhe shqiptaret e kane humbur ndjenjen e miredashjes kombetare edhe pse llomotisin gjithe diten per Shqiperine duke harruar se vete kane pasur nje udheheqes historik qe i ka krijuar alfabetin, u ka mesuar edukaten dhe moralin europiane, u ka krijuar letersine kombetare, u ka krijuar te gjithe mundesite shoqerore te perkrahin qelizat sociale te domosdoshme per nje jete njerezore te civilizuar dhe i pergatiti per shtetin qe Europa i dhuroi me 28 nentor 1912. Dhe per t’i fshehur te gjitha keto autorja jone sajon te paqenen duke e paraqitur si realitet politik fantazine e vet. Sipas saj: “Edhe pse ne trajtimin e ceshtjes shqiptare, Austro-Hungaria me Italine niseshin nga synimet e tyre grabitqare imperialiste, Ismail Qemali nuk mund te mos e shfrytezonte faktin qe Vjena me Romen pranonin ne parim krijimin e nje shteti shqiptar, per te kundershtuar me anen e tyre rrezikun e asgjesimit qe i vinte Shqiperise nga veprimet pushtuese aneksioniste te shteteve fqinje dhe nga perkrahja qe lakmite e tyre gjenin ne radhet e disa prej Fuqive te Medha3 (f. 128).

Analiza e Pavaresise dhe krijimit te Shtetit te shqiptareve kerkon medoemos analizen e procesit praktik te ngjarjes dhe ketu ka filluar i gjithe mashtrimi historik i realizuar pergjate epokes se diktatures enveriste qe ka shoqeruar te gjithe librat shkollore te historise se asaj periudhe, ku dhe autorja jone ka dhene ndihmesen e vet te pakursyer intelektuale, ne unitet absolut me te gjithe te vetequajturit historiane shqiptare te asaj epoke te theksuar antishqiptare. Problemi pretendohet se trajtohet ne menyre dokumentare dhe ka kete shtrirje ne hapsiren e vjeshtes se trete: “Keshtu Ismail Qemali me shoket e tij te meparshem dhe me patriotet durrsake te kryesuar nga Nikolle Kacorri qe u bashkuan me ta vendosen te niseshin per ne Vlore. Nisja u be, me 23 nentor 1912, ne mengjes. Nderkohe me ta u bashkuan edhe delegatet e Tiranes, Shijakut dhe Krujes1. Karvani i delegateve u percuall nga qindra qytetare. Ne mitingun spontan qe u zhvillua ne Durres, u mbajt edhe nje fjalim ku u theksua se nga kuvendi i Vlores varej fati i Shqiperise2 (f132).

Ne kete pasazh te marre nga kjo autore kemi mundesi te argumentojme se si dokumenti e sajon historine dhe fsheh realitetin. Ne do te kemi mundesi te shohim ne kapitullin mbi kete problem se me daten 26 nentor 1912 Ismail Qemali ka qene ne Durres dhe ka firmosur nje akt pavaresie, por qe nuk eshte interpretuar akoma seriozisht nga historiografia shqiptare e sotme. Cfare ka dashur te fshehe historiania e epokes komuniste nga ky spostim datash? A nuk ka ketu nje problem te paditur akoma, por qe e ndryshon te gjithe dinamiken e shpalljes se pavaresise se Popullit Shqiptar dhe menyren e formimit te shtetit te tyre? Por autorja tregon edhe nje gjendje emocionale personale ne favor te mashtrimit historik te realizuar pergjate epokes enveriste. Personazhi historik me emrin Nikolle Kacorri nuk ka qene i barasvlefshem me te ashtequajturit patriote jo vetem durrsake, por me te gjithe te marre se bashku jo vetem pse u emerua zevendes i Plakut te Vlores, por, kryesisht, pse ishte Ipeshkev i Durresit, Tiranes, Krujes e rrethinat dhe kishte emertimin Imzot Nikolle Kacorri, i cili ishte i vetmi personazh historik ne Kuvendin e Vlores qe manifestonte ne praktike unitetin fetar te Kombit Shqiptar (motra e tij ishte e fese muslimane dhe ishte vjehrra e lirikut me te madh europian te shek. XX-te, Lasgush Poradecit, i fese ortodokse). Te gjitha keto gjera ja kini fshehur Popullit Shqiptar per qellimet e juaja te mbrapshta qe nga dita qe persekutuat poetin lirik me te madhe shqiptare te te gjithe koherave. Keshtu nuk shkruhet historia e nderuar historiane, por mashtrimi politik e arsimor qe zbatuat dhe po zbatoni ne Shqiperi prej 68 vjetesh.

E vetmja gje e sakte ne kete liber eshte permbyllja e aresyes perse flamuri u ngrit ne Vlore me 28 nentor 1912 nga Ismail Qemali. Kjo aresye thote: “Perballe rrokullisjes se shpejte te ngjarjeve, sidomos perballe perparimit te trupave serbe ne tokat shqiptare, delegatet e mbledhur ne Vlore vendosen qe mbledhjen e kuvendit kombetar ta zhvillonin me 28 nentor dhe po ate dite te shpallnin pavaresine e Shqiperise1 (f. 135). Kjo do te thote se gjitheshka ka ndodhur me 28 nentor  1912 dhe eshte ne perputhje me gjitheshka te propoganduar ne gazeta, libra e fotografi, por qe ne do te kemi rast te shohim se ato nuk jane interpretuar drejt nga studiues te mevonshem.

Ne faqen 139-140 autorja analizon procesin e zgjedhjes se qeverise nga ana e Ismail Qemalit, ku lista permbante te gjithe emra muslimane me perberje shoqerore nga bejlero-cifligare ose ish funksionare te larte te administrates osmane me pretendimin qe nuk e pranoi Forumi i larte listen e propozuar. Me 4 dhjetor Kuvendi zgjodhi anetaret e qeverise se pare shqiptare nga te gjitha besimet dhe krahinat e Shqiperise. Por me vone keto te gjitha jane pergenjeshtruar dhe kane tjeter hapsire. Sipas nje libri mbi Ismail Qemalin dhe kete ngjarje shkruhet:

“Ne mbledhjen e katert (3 dhjetor), Ismail Qemali paraqiti ne Kuvend nje projekt-liste te kabinetit te tij, ne te cilin figuronin: Mehmet Pashe Derralla, Myfit bej Libohova, Aziz Pashe Vrioni, Myfti Vehbi Agolli, Abdi bej Toptani, dhe Mit’hat bej Frasheri. Duke qene se ne kete, projekt-liste, nuk figuronte asnje i krishtere, me te drejte pati kundershtime nga ana e delegateve dhe, per kete aresye, u vendos qe votimi te shtyhej per te nesermen2. Eshte diskutuar rreth shkaqeve qe e shtyne Kryetarin e Qeverise qe te dilte me nje propozim qe, persa i perket ceshtjes se besimit, “nuk pajtohej me frymen e unitetit kombetar”3 (Ismail Qemali, Shqipëria dhe Shqiptarët, f. 125).

Ne kete parafrazim kerkohet te pajtohet mendimi i Lef Nosit (2) (ka shumë mundësi të jetë dikush prapa këtij mendimi, por që autori i artikullit nuk e thotë) me mendimi e Kaliopi Naskes (3) dhe ketu qendron pasaktësia e ketij libri. Nuk e di se sa e sakte eshte kjo pjese dhe a ka lidhje me te vertete me Ismail Qemalin, por ne i dhame rendesi vetem faktit te idesë së ndertimit te Qeverise se Perkoheshme dhe ndryshimit të sajë më vonë. Kush e bëri këtë presion mbi kryeministrin e ri? Dmth nuk duhet të jetë e vërtetë fryma e unitetit kombëtar, siç pretendojnë historianët komunistë, ajo qe e ka ndryshuar përmbajtjen e Qeverisë së Përkohëshme, por diçka krejt tjetër për tjetër dhe kjo është e lidhur me atë që nuk dinë shqiptarët e sotëm. Politika e komunizmit enverist nuk i ka lejuar ta marrin vesh të vërtetën dhe për këtë kanë luftuar të gjithë “historianët” para dhe pas 1991. A nuk do të thotë kjo se historia e sotme është politikë dhe vetëm politikë? Kjo vihet re nga punimi i Akademik Kristo Frashëri i cili na jep një panoramë krejt tjetër për tjetër me personazhe të tjerë. Sipas tij:

Mbledhja e katërt                                                                                                                   më 20/11-3/12                                                                                                                      Mbledhja u hap në orën 2 p.m. nën kryesinë e Myfit Vehbi Efendiut………

Kryetari i Qeverisë së hëpërhëshme ngrihet dhe tregon konditat që duhet t’i mbushje ministri që të kënaqte Evropën me një anë dhe Stambollin me tjatrën anë: duhen të jenë emra të njohura ndë Shqipëri dhe jashtë Shqipërisë. Pas kësaj  z. e tij nxjerr përpara një listë si projekt. Ndë këtë listë figurojnë këto emëra: Z.Z. Mehmet Pashë Tetova, Myfit Bej Gjirokastra, Aziz Pasha, Vehbi Efendiu, Abdi Bej Toptani, Midhat Bej Frashëri.

Z. Dud Karbunara ngrihet kundër faktit që ndër këtë listë s’gjëndet asnjë i krishterë. Në këtë mënyrë flasin edhe Z.Z. Pandeli Cali, D. Berati edhe Qemal Bej Elbasani. Lista s’votohet dhe mbetet që të mbarohet kjo punë të nesërmen. (Kristo Frashëri, Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë (28 Nëndor 1912), f. 168)

Që këtu dikush gënjen dhe sajon të paqënën, as mos e vini në dyshim, por për herë të parë pranohet që Qeveria e Ismail Qemalit duhet të kishte një përbërje që të kënaqte Europën dhe Stambollin; ndërsa fryma e unitetit këmbëtar duhet konsideruar një sajesë e historiografisë komuniste. Duke e konsideruar të mirëqënë këtë dokument dhe duke pasur përpara librin e Akademikut të nderuar, konstatoj se të nesërmen u zgjodh Qeveria e Përkohëshme e përbërë prej 10 anëtarësh: Kryeministri (Ismail Qemali), Nënkryeministri katolik (Dom Nikollë Kaçorri, 1859-1917), dhe 8 ministra, një katolik (Luigj Gurakuqi), tre ortodoks (Petro Poga, Pandeli Cale dhe Lef Nosi) dhe katër muslimanë (Myfit Libohova, Abdi Toptani, Mit’hat Frashëri dhe Mehmet Dërralla).

Po kete vit Drejtoria e Pergjithshme e Arkivave te Shtetit botoi librin: “Shoqerite patriotike shqiptare jashte atdheut per arsimin e kulturen kombetare 1879 – 1912” (permbledhje dokumentash), Tirane 1987. Pergatitur nga Teuta Hoxha, Kujtim Nuro, Arta Nika, Almira Bubsi. Nga faqja 400 deri 402 jepen emrat e kolonive, klubeve, komiteteve e shoqerive shqiptare ne te gjithe boten per periudhen ne fjale, qe nenkupton ndikimin e tyre ne Pavaresine e 1912, si me poshte:

1-Koloni shqiptare ne Argjentine                               2-Koloni shqiptare ne Bullgari

3-Koloni shqiptare ne Egjipt                                      4-Koloni shqiptare ne France

5-Koloni shqiptare ne Greqi                                      6-Koloni shqiptare ne Itali

7-Koloni shqiptare ne Rumani                                  8-Koloni shqiptare ne Rusi

9-Koloni shqiptare ne SHBA                                   10-Koloni shqiptare ne Turqi

11-Klubi shqiptar “Arsimi” ne Janine                       12-Klubi shqiptar “Arsimi” ne Korce

13-Klubi shqiptar “Bashkimi” ne Berat                    14-Klubi shqiptar “Bashkimi” ne Durres

15-Klubi shqiptar “Bashkimi” ne Elbasan                16-Klubi shqiptar “Bashkimi” ne Janine

17-Klubi shqiptar “Bashkimi” ne Kolonje                 18-Klubi shqiptar “Bashkimi” ne Leskovik

19-Klubi shqiptar “Bashkimi” ne Manastir               20-Klubi shqiptar “Bashkimi” ne Selanik

21-Klubi shqiptar “Bashkimi” ne Stamboll              22-Klubi shqiptar “Bashkimi” ne Starove

23-Klubi shqiptar “Bashkimi” ne Shkup                   24-Klubi shqiptar “Bashkimi” ne Tirane

25-Klubi shqiptar “Dituria” ne Stamboll                   26-Klubi shqiptar “Dituria” ne Korce

27-Klubi shqiptar “Laberia” ne Vlore                        28-“Komiteti ortodoks shqiptar” ne Bukuresht

29-Komiteti “Per lirine e Shqiperise ne Bukuresht   30-Komiteti i shqiptareve “Per lirine                                                                                      e Shqiperise” ne Stamboll.

31-Komiteti Qendror per Mbrojtjen e te Drejtave     32-Komiteti i shqiptareve ne Itali

te Kombesive Shqiptare ne Stamboll                        33-Shoqeria “Atdheu” ne Filadelfia

34-Shoqeria “Banda e Lirise” ne Korce                     35-Shoqeria “Bashkimi” ne Bukuresht

36-Shoqeria “Bashkimi” ne Kostance (dege)            37-Shoqeria “Bashkimi” ne Shkoder

38-Shoqeria “Bashkimi’ ne SHBA                              39-Shoqeria “Bashkimi i miqve” ne Egjipt

40-Shoqeria “Besa-Bese” ne Boston                          41-Shoqeria “Besa-Bese”(dege)ne Hudson-Mass

42-Shoqeria “Besa-Bese”(dege) ne Matkboro-Mass  43-Shoqeria “Besa-Bese”(dege) ne Natih-Mass

44-Shoqeria “Dallendyshe” ne Nju-Jork                     45-Shoqeria “Dielli i Shqiperise ne Southbrixh-Mass

46-Shoqeria “Deshira” ne Sofje                                47-Shoqeria “Dija” (dege) ne Bukuresht

48-Shoqeria “Dija” (dege) ne Durres                        49-Shoqeria “Dija” (dege) ne Klagenfurt

50-Shoqeria “Dija” (dege) ne Prizren                        51-Shoqeria “Dija” (dege) ne Raguze

52-Shoqeria “Dija” (dege) ne Shkoder                      53-Shoqeria “Dija” (dege) ne Shkup

54-Shoqeria “Dija” (dege) ne Tirane                          55-Shoqeria “Dija” (dege) ne Vjene

56-Shoqeria “Dituria” ne Bukuresht                     57-Shoqeria “Dituria” ne Konstance (dege)

58-Shoqeria “Djaleria shqiptare” ne Braila           59-Shoqeria “Djaleria shqiptare” ne                                                                                 Bukuresht

60-Shoqeria “Drita” (dege) ne Braila                                                                             (Komiteti i Studenteve Shqiptare)                          61-Shoqeria ”Drita” ne                                                                                  Bukuresht

62-Shoqeria “Drita” ne Gjirokaster                         63-Shoqeria Kombetare Shqiptare ne Itali 64-Shoqeria “Lidhja shqiptare” ne Buenes-Aires   65-Shoqeria “Lidhja shqiptare verore”            (Argjentine)                                                              Boston

66-Shoqeria “Malli i Memedheut” ne Jameston  67-Shoqeria “Mireberese” ne Ajat (Egjipt)

68-Shoqeria “Mirberese” ne Fashnje (Egjipt)       69-Shoqeria “Ndihmetare” ne Sofje

70-Shoqeria “Perparimi” ne Korce                       71-Shoqeria “Shpresa” ne Bukuresht

72-Shoqeria “Shqiperia e Re” ne Itali                    73-“Shoqeria e te shtypurit shkronja                                                                                         shqip”(dege)ne Bukuresht

74-“Shoqeria e te shtypurit shkronja shqip” ne     75-“Shoqeria e te shtypurit shkronja          Egjipt                                                                           shqip” ne Stamboll ne                         76-“Shoqeria Universitare” ne Selanik                   77-Shoqeria “Vdekje-Liri” ne Stamboll      78-Shoqeria “Vellazeria shqiptare” ne Egjipt

Jam i detyruar t’i kujtoj te gjithe keto emra te kolonive, klubeve, komiteteve e shoqerive shqiptare, ekzistenca e te cileve ka qene thjeshte formale, per te pare se kush ka ndikim me te madh ne ceshtjen kombetare shqiptare dhe per kete dua te vecoj shoqerine “Bashkimi” ne Shkoder e cila jo vetem qe ka pasur ndikim te drejteperdrejte mbi fatin e metejshem te gjuhes dhe kultures se Popullit Shqiptar, por ka qene nje shoqeri mbi te cilen eshte manipuluar ne menyre te tejskajshme dhe e gjithe veprimtaria e saj ne favor te ceshtjes shqiptare eshte fshire nga historiografia shqiptare e epokes enveriste dhe cdo gje eshte tjetesuar ose pa adrese, ose me adrese te gabuar. Kjo shoqeri permendet ne kete liber ne dy dokumenta, tek njeri i tjetersuar (dok 209, f. 280 mbi vendimin e Komisionit te alfabetit te Kongresit te Manastirit ku nuk thuhet Klubi “Bashkimi” i Shkodres, por i Manastirit) dhe tek tjetri ne nje leter te Luigj Gurakuqit derguar Asdrenit per alfabetin e shoqerise “Bashkimi” me 23.04.1904 nga Napoli.

Nuk qendron puna tek serioziteti i botimit te ketij libri, por eshte per te vune kujen me te madhe kur nuk i thuhet shqiptareve ne asnje permase te arsimimit te detyrueshem se kush ka qene kryetari i ketij klubi dhe kush ka qene autori i alfabetit te gjuhes shqipe. Si ka mundesi te manipulohet i gjithe vendimi dhe te mos jepen firmetaret e ketij VENDIMI, qe eshte pararendesi e Aktit te Pavaresise te Popullit Shqiptar? Manipulatoret e historise se Popullit Shqiptar kane fshire nga historia emrin e Kryetarit te ketij Kongresi, qe ka qene njekohesisht dhe Kryetari i Komisionit per vendosjen e Alfabetit te Gjuhes Shqipe,  Pader GJERGJ FISHTES (Mit’hat Frasheri ka qene kryetar nderi, por jo kryetar i Kongresit). Manipulatoret e historise se Popullit Shqiptar kane fshire nga historia emrin e autorit te Alfabetit te Gjuhes Shqipe, Abatit te Mirdites Imzot PRENG DOCIT. Duke dashur te tregohet informatore te kultures shqiptare autoret e ketij libri kane marre persiper te jene njekohesisht dhe manipulatoret e historise se Popullit Shqiptar per kete segment (me i rendesishme) te kultures shqiptare. Nuk e di a jane gjalle, apo kane nderruar jete, po do te benin mire t’i pergjigjeshin akuzave qe po u bej pasi i akuzoj si pjestare te institutit te indoktrinimit te shqiptareve dhe si autore te drejteperdrejte te keqarsimimit te shqiptareve pergjate te gjithe epokes 68 vjecare. Shkurt edukatoret e kesaj periudhe jane edukatoret me antishqiptare qe ka njohur vendi yne pergjate shekullit te pare te jetes.

Me 1987 akademiku yne Arben Puto botoi vazhdimin e dokumentave nen titullin: “Ceshtja shqiptare ne aktet nderkombetare te periudhes se imperializmit, vell. II, (1912 – 1918)”, Tirane 1987; me recensues: Stefanaq Pollo, Kristo Frasheri, por duke u paraprire me nje hyrje interpretative teper te gjate me titull: “Ceshtja shqiptare ne kohen e Lufterave Ballkanike dhe gjate Luftes se Pare Boterore” (f. 9 – 181); – prej ketej duhet te jete marre ekstrati i referatit mbajtur ne konferencen mbi 75 vjetorin e Pavaresise organizuar nga Akademia e Shkencave: “Pavaresia e Shqiperise ne kuadrin e procesit clirimtar ne Ballkan”, qe ne e parapame me lart. Dhe eshte kjo hyrje qe perben objektin e analizes sone dhe piketat e reja te mendimit historik shqiptar pas afrimit te fundit te tij. Vete struktura historike e ndertimit te librit te le te kuptosh se autori parapergatit lexuesin per menyren se si duhet kuptuar teresia e ketyre dokumentave, dhe kjo perben defektin e vete librit jo vetem pse vete dokumentat jane pasqyrim i politikes, por asnjeri nuk mund te garantoje se ato perbejne teresine e asaj qe pretendon autori. Keshtu qe mbetet te pranojme vetem faktin se libri eshte pasqyrim i politikes se re historike te partise ne pushtet. Por kur kemi konstatuar me qindra here qe kjo histori eshte nje sajim e diktatorit, me ane te institucioneve te ndertuara nga vete ai, duhet te merret me mend se cfare perfaqeson kjo politike dhe kjo histori. Kjo nuk na pengon qe te marrim ne analize hyrjen e punimit per te pare menyren dhe objektin e formuar nga kjo historiografi.

Duhet thene qe ne fillim se autori shpesh here eshte ngaterruar me kembet e veta, pasi eshte munduar te perbashkoje dy te kunderta duke i paraqitur here ne unitet e here te ndara pa e thene asnjehere se plani i brendeshem politik ishte i krijuar nga fillimi deri ne fund nga nje politike pergjate nje kohe teper te gjate sa dhe vete Europa nuk dinte t’i lidhte fijet e saj ne favor te vet. Fillimisht autori shkruan se “Asnjehere me pare ceshtja shqiptare nuk kishte dale si nje nyje kaq e ngaterruar e kontradiktave nderimperialiste; asnjehere lufta e popullit shqiptar, levizja per pavaresine nuk kishte ndikuar kaq fuqishem mbi diplomacine. Nen presionin e ngjarjeve jo vetem ne shkalle gadishulli, por edhe brenda vendit, ceshtja shqiptare nuk mund te shtyhej me gjate” (Arben Puto, “Ceshtja shqiptare ne aktet nderkombetare te periudhes se imperializmit, vell. II, (1912 – 1918)”, f. 9). Me perpara autori duhej te kishte vertetuar se Populli Shqiptar kishte filluar luften per pavaresi dhe ajo lufte te ishte rezultat i zhvillimit te brendshem te shoqerise shqiptare, gje qe nuk ka asnje mundesi teorike dhe praktike te behet. Dmth problemi nuk mund te shihet ne asnje variant ne varesi te shoqerise shqiptare. Ne kete pike fshihet nje e panjohur qe autori nuk e ka marre per baze jo thjeshte per efekt te deshirave te tij, por, kryesisht, te shkolles politike qe ka sunduar ne Shqiperi pergjate shek. XX-te. Defekti kryesor i te gjithe studiuesve te problemeve shqiptare qendron ne mos marrjen per baze te shkalles se zhvillimit social te tyre jo si individ, por si bashkesi; dhe kur vjen puna per te analizuar ngjarjet historike ku shqiptaret jane pjesmarres ata e anashkalojne kete shkalle zhvillimi dhe detyrimisht ajo qe pretendohet si konkluzioni rezulton te mos jete ne perputhje me ngjarjet e mevonshem duke fshehur pasojen reale. Ne fakt ajo qe ka ndodhur dhe po ndodh ne Shqiperi eshte e lidhur direkt me politiken, pasi gjendja shoqerore e shqiptareve dhe pasoja qe ata kane pasur nga bota e relacioneve te ndodhura jashte vullnetit te tyre kerkon veprime politike ne perputhje me shkallen e zhvillimit social te tyre per shkak te ngjarjeve te ndodhura ne historine mijeravjecare te paraardhesve te larget dhe te afert te shqiptareve. Te gjitha keto lidhen pikerisht me gjenezen biologjiko-shoqerore te tyre dhe percaktimi hapsinor i procesit nuk eshte percaktuar akoma ne perputhje me ate qe ka ndodhur realisht. Ja perse e gjithe analiza e formimit te shtetit te shqiptareve ndedhet teper larg te vertetes historike dhe ja perse produkti intelektual i shkolles bolshevike shqiptare nuk eshte i afte ta beje kete. Pune e tyre na sherben per te ndertuar kritiken e rastit dhe ndertimin e asaj qe duhet te dine shqiptaret realisht dhe ne perputhje me shkallen e zhvillimit social.

Ketu e ka burimin e gjithe dinamika e formimit te shtetit te shqiptareve, por ama po ketu e ka burimini gjithe mashtrimi i realizuar mbi Popullin Shqiptar pergjate periudhes 1945-1991. Vini re se si e analizon akademiku yne te gjithe kete dinamike ne funksion te politikes europiane duke e shtremberuar permbajtjen e procesit ne funksion te gjendjes imagjinare shoqerore te shqiptareve per te fshehur realitetin historik dhe per ta paraqitur ate sipas interesit politik te diktatorit. Sipas tij:   “Edhe pse nuk njihej zyrtarisht prej Fuqive, ne fakt kjo qeveri del si pale ne te gjithe trajtimin qe i behet ceshtjes shqiptare, duke vepruar ne te mire te atyre faktoreve nderkombetare qe objektivisht favorizojne nje zgjidhje te saj sa me te drejte” (po aty f. 10)

Ne te vertet Qeveria e Perkohshme persa kohe qe pranohet se e formoi Populli Shqiptar edhe mund te kaperdihet ne kete pozicion qe pretendon autori yne, por kur ne dime se kjo qeverii ishte krijese e politikes europiane duhet harruar se eshte konsideruar ndonjehere pale reale. Perpara shteteve te tjera ballkanike pranohej ne kete menyre se ishte krijuar pikerisht per kete shkak: t’i pritej oreksi politiko-imperialist Serbise, Malit te Zi dhe Greqise. E thene me fjale me te thjeshta pranimi i Qeverise se Perkohshme si pale ne trajtesat diplomatike ishte nje loje politike dhe asgje me shume, sic do ta shohim edhe nga vete akademiku yne.

Europa që në fillim pretendoi se problemi shqiptar do të ishte pronë e saj në të gjitha drejtimet. Vendimi i Konferencës së Ambasadorëve në Londër më 29 korrik 1913 është në përputhje me këtë pretendim duke më çuar në përfundimin se shteti i shqiptarëve ishte vepër vetëm e Europës dhe jo e popullit shqiptar, gjë e cila jo vetëm që nuk është pranuar kurrë si një akt i tillë nga ana e historiografisë komuniste, por ajo është e interpretuar me qëllim të shtrëmbër duke e paraqitur përpara popullit shqiptar si një konferencë që nuk njohu Qeverinë e Vlorës  dhe kreu padrejtësinë më të madhe në dëm të popullit shqiptar në lidhje me kufijtë e shtetit shqiptar (të gjitha këto i gjej në Fjalorin Enciklopedik Shqiptar të vitit 1985, artikulli: Konferenca e Ambasadorëve 1912-1913).

Lexuesi shqiptar duhet ta dijë që Konferenca e Ambasadorëve me të vërtetë nuk u shpreh për Qeverinë e Ismail Qemalit, por Ajo njohu aktin e 28 Nëntorit 1912 pasi në pikën 22 të Statutit të Shqipërisë të përpunuar nga Komisioni Ndërkombëtar i Kontrollit pranohej se:

“Qytetarë shqiptarë janë të gjithë ata që kanë lindur ose që janë vendosur në Shqipëri përpara 28 nëntorit 1912-s dhe që, nën qeverinë osmane kanë gëzuar nacionalitetin otoman” (Amedeo Gianini: L’Albania dall’ indipedenca all’unione con l’Italia 1913-1939 bot. i vitit 1939)

Atëhere përse duhet pranuar qe Konferenca e Ambasadorëve nuk e njohu Qeverinë e drejtuar nga Plaku i Vlorës, por kjo e fundit del si pale? A nuk ka këtu një interpretim tendencioz për qëllime të mbrapshta e të mëvonshme? Me qellim apo pa qellim, keshtu nuk analizohet mundesia e formimit te shtetit te shqiptareve, pasi ne kete rast luhet me rolin historik te Europes dhe situata paraqitet ne funksion te shoqerise shqiptare, e cila edhe pas 100 vjeteve nuk e di akoma se kush dhe si ja formoi shtetin e vet.

Kjo menyre e te shpjeguari te historise shume shpejt kthehet kundra autorit tone pasi ai pranon a priori pozitivitetin e dokumentit si primar duke lene jashte loje metodiken materialiste dhe duke ngritur lart historiografine enveriste. Jane pika jo vetem botekuptimore, po mbi te gjitha imponuese politike duke na argumentuar menyren se si eshte indoktrinuar Populli Shqiptar pergjate epokes enveriste. Sipas tij: “Ne kohen e sotme gjendja ndryshon rrenjesisht, sepse studiuesi ka ne dore, vec serive te dokumentave diplomatike te botuara ne disa vende kryesore, edhe burimet arkivore (per aq sa ato jane te hapura), ku mund te vilen mjaft te dhena plotesuese. Mund te thuhet pa e tepruar se nje trajtim me te vertet shkencor i problemeve te historise shqiptare, mbeshtetur kryesisht mbi nje baze te pasur dokumentesh te brendshme e te jashtme, eshte ne radhe te pare merite e historiografise sone te re te periudhes pas Clirimit” (po aty, f. 17).

Edhe vetem ky pretendim eshte i afte ta rrezoje te gjithe punen e akademikut tone si te pavlefshem dhe ne kundershtrim me realitetin, te pakten per dy aresye:

Se pari, metodika e ndjekur nga historiografia komuniste eshte ne kundershtim me materializmin historik dhe me interesat politike te shqiptareve. Nuk ka asnje mundesi teorike te analizohet rrugeformimi i shtetit te shqiptareve jashte gjendjes sociale te tyre. Ne kete drejtim autori yne ka qene me fjale me filozofine e propoganduar si materializem nga ana e PPSh, por praktikisht e gjithe ajo filozofi ka qene tipikisht nje antimaterializem i kulluar (me hollesisht per kete gjendje te filozofise shqiptare te epokes se diktatures shih artikullin: “Rreth kritikës së filozofisë shqiptare mbi materializmin dialektik dhe historik”, 12.09.2009, publikuar ne albanovaonline.com dhe www.genchoti.com). Atehere me perpara autori duhet ose te korigjoje kete metodike, ose te shpjegoje filozofine e perdorur ne kete rast, por une jam i bindur qe ne te dy rastet ai do te gaboje pasi jane dy te kunderta qe nuk mbeshteten mbi realitetin historik, por mbi fantazine e imponuar nga politika, prej nga rrjedh pika e dyte e kritikes.

Se dyti, dokumentat ne asnje menyre nuk sherbejne per te shpjeguar veprimin historik mbi nje popull, por ato, ne rastin me te mire, shpjegojne veprimin politik mbi historine duke na argumentuar se zhvillimi historik, sipas analizave te vetequajtura historike, behet brenda instiktit njerezor dhe aspak brenda ligjeve shoqerore. Eshte tjeter pune pse pergjate dinamikes historike Njerezimi riparon gabimet e te kaluares duke i paraqitur si nje pozitivitet politik. Ne kete rast harrohet se jane disa veprime politike te njepasnjeshme ne brendesi te jetes historike te cilat korigjojne njera-tjetren dhe situata duket sikur eshte ne perputhje me zhvillimin historik. Ne kete rast, me ane te dokumentave realizohet nje mashtrim shume permasor duke fshehur negativitetin e politikes. Si rrjedhim nuk eshte e veshtire te arrihet ne perfundimin se gjitheshka e shkruar nuk i sherben shkences se historise, por politikes dhe detyrimisht nuk ka asnje lidhje me realitetni e jetuar.

Kjo menyre e te kuptuarit te historise behet pengese per shpjegimin e fenomeneve politike te ndodhura dhe ne kete pike autori yne akuzon Europen per te shtremberuar ngjarjen nga ana historike, sepse ne kete rast ai duhet te pranonte pikerisht ate qe shqiptaret nuk e dine prej nje shekulli: Rolin pozitiv dhe konkret te Turqise ne formimin e shtetit te shqiptareve. Ky eshte nje problem i shtrua per zgjidhje ne fillim te vitit 2013, por studiuesit turq e shtruan problemin qe ne parim gabim. Gazeta “Panorama” e dt. 29 mars 2013 shkruante se “Dy dite me pare 126 intelektuale nga Shqiperia e Kosova kane nenshkruar nje peticion kunder rishikimit te historise nen mbikqyrjen turke….Thuhet nder te tjera se “Faktet historike dhe argumentat shkencore jane ngjarje dhe momente jetike ne historine e nje kombi. Ato s’mund te ndryshohen me nderhyrje te jashtme, sidomos kur behet fjale per marredheniet mes nje perandorie pushtuese dhe nje kombi te pushtuar, pas nje qendrese qe perben nje faqe te ndritur jo vetem ne historine e shqiptareve, por edhe ne historine e Europes”. Dhe sipas historianit Paskal Milo marredheniet mes Perandorise Osmane dhe popujve te Ballkanit ka qene ajo e shtypesve ndaj te shtypurit. Por gjuhetari dhe publicisti Ardian Vehbiu e shtroi problemin me konkretisht; sipas tij  “kjo histori nuk mund te shkruhet ende mbi platformen e Rilindjes sone Kombetare” (f. 24-25). Po ate date gazeta “Gazeta Shqiptare” do te botonte intervisten me Prof. Arben Puto i cili deklaroi se “Nisma e rishikimit eshte absorde, por nuk ka shanse qe te kete ndikime nga turqit….Historia nuk behet me urdhra dhe ne te s’duhet  nderhyre”. Po ne kete gazete citohet nje lajm nga “Kosovapress” qe thote: “Eshte e papranueshme qe nje ish-fuqi kolonizatore perpiqet te beje presion ndaj nje kombi te lire europian, i cili ka qene nje nder viktimat per shekuj me radhe ndaj interpretimeve te menyres se vjeter te historise”. Te nesermen kjo gazete do te botonte intervisten e drejtorit te Muzeut Historik Kombetar, Luan Maltezi. Pyetjes se gazetares Fatmira Nikolla: “Tekstet tona aktuale, a kane fyerje ndaj osmaneve” profesori u pergjegj: “Eshte periudha e sundimit osman qe eshte karakterizuar nga kryengritje. Shqiptaret jane perpjekur te clirojne vendin e tyre. Ka ndikime te medha qe pushtimi osman ka lene ne Shqiperi dhe te gjitha keto jane te verteta” (f.30). U detyrova t’i citoj te gjitha keto per t’i treguar lexuesit shqiptare se sa keq e interpretojne dhe se sa pak e njohin historine e Popullit Shqiptare gazetare e historiane, shkrimtare e studiues jo vetem ne lidhje me epoken e formimit final te shtetit shqiptar, por te gjithe interpretimin e asaj qe ka ndodhur ne gadishullin tone prej 15 000 vitesh, te pakten. Te pakten per palen shqiptare, studiuesit tane nuk dine akoma se cfare do te thote pushtues (per kete problem kam publikuar studimin: “Populli shqiptar dhe pushtuesi antikombëtar” ne albanovaonline.com dhe www.genchoti.com). Duke e pare problemin sipas kontekstit kohor 15 000 vjecar del i pakuptimte pretendimi i prof. Paskal Milos. Po pellazget perse nuk konsiderohen pushtuesa? Ata u mesuan parailireve ndarjen e punes dhe gjuhen e folur dhe te shkruar, atehere cfare duhen konsideruar? Po helenet perse nuk konsiderohen te tille? Ata u mesuan epiroteve jeten qytetare dhe organizimin fisnor? Po romaket perse nuk konsiderohen te tille? A e dina valle  studiuesit shqiptare se e gjithe Europa Moderne ecen sipas mesimeve politiko-juridike te Perandorise me te madhe Skllavopronare ne Bote? A nuk ishin juristet bizantine qe permblodhen te gjithe veprat e juristeve me te medhenj te kohes dhe edukuan Napoleonin e Madh me ligjet e Shtetit Klasor? Perse per Turqine Otomane kerkoni te beni perjashtim? Kjo e fundit i ka bere keq Europes po aq sa i ka bere Perandoria Romake perpara nje rendi shoqeror. Nuk e di a jane te studiuesve turq pretendimet mbi menyren e te shkruajturit te historise ne lidhje me jeten shoqerore nen Perandorine Otomane, por tipikisht shqiptaret nuk kane asnje te drejte te pretendojne nga 400 vjetet e jetuar nen politiken e Sulltaneve Otomane. Me e pakta shqiptaret mesuan te punojne dhe te organizohen ne bashkesi shoqerore, pasi me e shumta ka koston e 400 toneve te floririt te depozituara ne brendesi te Popullit Shqiptar, te grabituar ne epoken e diktatures. Ne do ta shohim ne vazhdim qe edhe shteti i shqiptareve ka doren e shtetit Turk dhe ne kete drejtim i jemi borxhli te perjetshem Popullit Turk. Historia nuk mund te analizohet si me pelqen mua, por cfare perfitimi kam pasur prej saj sipas kategorive filozofike: Rastesi – Domosdoshmeri dhe Shkak – Pasoje. Dhe ne kete pike shkenca shqiptare e historise ka mashtruar prej 45 vjetesh ne menyre antihistorike dhe antimaterialiste. Pretendimi sikur historia nuk behet me urdhera per rastin shqiptar nuk qendron pasi behe fjale per historine e shkruar ne kohen e diktatures ku cdo gje e publikuar dhe botuar ka nje emerues te perbashket dhe te vetem: sundimin e mashtrimit dhe ndryshimin rrenjesor te ngjarjes. Keshtu qe duhet rregulluar nje here ajo qe eshte bere nen diktaturen dhe pastaj te pretendohet per mos dhenie te urdherave politik. Por te gjitha keto jane llafe boshe, pasi historia ne nivel boteror eshte pjelle e mashtrimit politik dhe jo nje analize sipas kontinumit kohor-hapsinor, qe perben thelbin e historise. Ne kete pike mashtrimi eshte i vjeter sa vete njeriu ne Toke.

Duke mos ditur te analizojne proceset e ndodhura historike, studiuesi yne nuk ka ditur t’i jape nje pergjigje asaj qe ka ndodhur ne Londer me 1913, por mundohet ta sfomoje si nje ngjarje diplomatike. Sipas tij: “Po te shikohet problemi ne teresi, ne te gjithe kontekstin ballkanik dhe jo vetem ne rastin me te fundit te Shqiperise autonome vasale te Perandorise Osmane,mund te shtrohet pyetja se perse ne mes te shekullit XIX dhe madje ne fillim te shekullit XX, Fuqite futen perseri ne Ballkan nje anakronizem te tille si vasalitetin, qe mbante vulen e epokes feudale. Duke u nisur nga rastet konkrete te zbatimit te kesaj forme te varesise ne vendet e Ballkanit, me te gjithe vecorite qe paraqesin keto raste, eshte e udhes te konkludohet se ky nuk ishte vecse nje fiksion diplomatik”(po aty, f. 22).

Nuk eshte nje fiksion diplomatik, por eshte realizuar nje perputhje midis shkalles se zhvillimit shoqeror te shqiptareve ne saje te politikes 400 vjecare otomane dhe politikes te fillim shekullit te XX-te. Ne kete pike duhet pare se cfare kishte nenkuptuar politika europiane kur vendosi te marre nje vendim te tille. Problemi nuk eshte aq i thjeshte sa kujton profesori yne. Gjeja e pare qe duhej konstatuar eshte shkalla e zhvillimit shoqeror te popullates vendase dhe menyra e perputhjes me formen e organizimit politik te imponuar me vendimn e Londres. Ne kete drejtim eshte heshtur edhe pse shkenca shqiptare ka pretenduar gjithmone se udhehiqej nga materializmi dalektiko-historik. A nuk kemi ne dore nje shembull qe tregon se politika shqiptare nen diktaturen enveriste as qe e ka vene ujin ne zjarr ndonjehere per te perputhur filozofine e pretenduar me ngjarjet historike te jetuara. Profesori yne e ka pare historine e asaj kohe sipas interesit politik te diktatorit dhe rrjedhimisht nuk ka se si ta kete zberthyer sakte fenomenin e ndodhur.

Duke dashur te perktheje politiken e diktatorit ne fushen e historise profesori yne vazhdon: “Ne literaturen e huaj, qofte historike apo juridike, ka qene perhapur gjeresisht mendimi se vendimi i 29 korrikut te 1913-s edhte akti themelor i shtetit shqiptar te pavarur dhe se, pra, pavaresia e Shqiperise eshte produkt i diplomacise.2 Ne nje gjuhe me specifike eshte pohuar se Shqiperia e pavarur hyn ne kategorine e atyre shteteve, te cilat “ia detyrojne qenien e tyre se drejtes konvencionale”3, dmth traktatet nderkombetare, ne rastin konkret – vendimit te 6 Fuqive te medha ne Konferencen e Londres. Nje interpretim i tille shpreh nje pozicion te njohur te historiografise se huaj bordjeze, tendencen e saj per te nenvleresuar Levizjen Kombetare Shqiptare, madje per te injoruar faktorin shqiptar ne zhvillimin e ngjarjeve pas shperthimit te Luftes Ballkanike” (po aty, f.32-33).

Nuk eshte e veshtire te kuptohet, ne keto rreshta, se metoda qe perdor akademiku yne per te kundershtuar pasaktesite hipotetike te historiografise politike europiane buron nga vetvetja. E keqja qendron se ai gjendet ne te njejten llogore me autoret te cileve u referohet. Kjo eshte aresyeja perse dokumentat sherbejne per te zberthyer politiken e ngjarjes dhe aspak historine e ndodhur. Per te qene te sakte dokumenti nuk sherben ne asnje pike per te shpjeguar historine. Nuk ka asnje dokument ne bote dhe ne asnje kohe, sado e gjate apo e shkurter qofte, qe te vertetoje ekzistencen e nje shteti te banuar nga shqiptaret ndonjehere. Keshtu qe nuk mund te kete asnje opsion historik apo politik qe mund te perdoret per te argumentuar ngjarjet qe cuan ne riformimin e shtetit te shqiptareve. Ky i fundit eshte krijuar per here te pare dhe te vetme me 28 Nentor 1912 dhe vetem ne kete pike duhet pare merita e Plakut te Vlores. Eshte shume e lehte te akuzosh te paqenen dhe ta paraqesesh si determinuese ne proceset politike te ndodhura, por eshte jashtezakonisht e veshtire te tentosh te grabisesh nje dhurate dhe ta paraqesesh ate si veper e jotja. Eshte e papranueshme per historine te tentosh te imagjinosh nje shtet qe nuk ka ekzistuar kurre dhe mbi kete baze te shtrosh per zgjidhje ngjarje qe do te ndodhin ne te ardhmen. Keshtu qe bie poshte pretendimi sikur: “ne vjeshte te vitit 1912 disfata e Turqise  shtroi  ceshtjen e mbarimit te sundimit turk ne Ballkan. Per pasoje, ne rend te dites u vu rregullimi i ri i gjendjes ne gadishull dhe ne kete kuader ceshtja e organizimit te brendshem te Shqiperise mori po ashtu nje mprehtesi te vecante”. (po aty, f.34-35).

Jo profesor, kjo nuk eshte e vertete! Nuk ka asnje mundesi qe te jete shtruar per zgjidhje problemi i Shqiperise, kur ajo eshte krijuar per here te pare me 28 Nentor 1912 dhe jo nga shqiptaret. Une e kuptoj shume mire se kjo nuk u pelqen shqiptareve te sotem, por ata akoma nuk e kane kuptuar kurthin historik ku i ka futur epoka e komunizmit enverist. I nderuar Profesor! Populli Shqiptar eshte futur ne nje vrime te zeze artificialisht dhe ne qofte se nuk del prej saj perpara se te futet ne Europe, atehere ata do te zhduket nga historia pa e kryer rolin qe i ka dhene Nena jone Natyre. Eshte nje problem filozofiko-historik qe duhet ta kishit zbuluar me kohe, por sot, te pakten, e kemi zbuluar: Shqiptaret ne thelbin e tyre shoqeror kane oferte-kerkesen sociale me te voglen ne kontinent, por jetojne sikur e kane me te larten ne Bote. Kjo eshte katastrofa e se ardhmes shqiptare, i nderuar profesor! E thene me fjalet e kontinumit kohor-hapsinor: Shqiptaret e kane shpejtesine e zhvillimit social me te avashten ne kontinentin europian dhe per kete i duhet Europes, pasi kjo e fundit po ecen shume shpejt drejt unifikimit te saj pjesor dhe kur ta kete arritur kete do te shihet raporti i zhvillimit me racen aziatikojugperendimore. Konflikti me kete race perben antagonizmin e se ardhmes dhe per kete do te jete e nevojshme ulja e shpejtesise se zhvillimit te popullit europian. Koha do ta tregoje se si do ta zgjidhe Europa kete konflikt.

Pikerisht pse nuk kane kuptuar gjenezen historike te Popullit Shqiptar dhe karakteristiken natyrore te tij (ne kete pike fshihet autoktonia “absolute” e Popullit Shqiptar) realizohet kundervenia ndaj pretendimeve te pashpjegueshme te historianeve europiane. Te pakten kete e kuptoj ne rreshtat e profesorit tone, sipas te cilit: “Historia e Shqiperise paraqitet si histori e nje populli te paformuar etnikisht, pa qyteterim, pa kulture. Shqiptaret pershkruhen si nje popullsi primitive, e paafte per format e avancuara te shoqerise, refraktare kundrejt cdo organizimi shteteror. Autore te ndryshem nga fusha e historise dhe jo vetem nga fusha e historise, nuk pushojne se perserituri tezat e njohura se Shqiperia ka qene vetem nje shprehje gjeografike madje e mjegullt deri ne gjysmen e shekullit te XIX, se “ideja e shtetit” te shqiptaret eshte e vone, ajo i perket periudhes pas Luftes se Pare. Rrjedhimisht shteti shqiptar i vitit 1912 shpallet me lehtesi si nje pjelle e diplomacise, madje si nje kombinacion i Austro-Hungarise” (po aty, f.36).

Une nuk e besoj se mund te shprehet me sakte shkaformimi i shtetit te shqiptareve me 1912, por qe profesorit tone nuk i pelqen. A i ka shkuar ndenjehere ndermend profesorit tone t’i kundershtoje keto ide ne fushen e qelizave materiale te shoqerise shqiptare? Psh. Si e shpjegon historiografia shqiptare pranine e te Drejtes Zakonore Shqiptare ne fillim te shek. XX-te si nje dukuri determinuese ne fushen e juridiksionit politik, krahas kushtetutes otomane? Si e shpjegon historiografia shqiptare kalimin e te drejtes juridike shqiptare nga forma me e komplikuar ne ate me te thjeshte (nga Statutet e Qyteteve ne Kanun te Lek Dukagjinit dhe Skenderbeut dhe prej ketej ne Kanun te Dibres, Laberise dhe Lures? Si e shpjegon historiografia shqiptare pranine e prones fisnore, ne te gjitha fshatrat shqiptare, krahas prones private ne te gjitha qytetet shqiptare deri ne vitin 2013? Si e shpjegon historiografia shqiptare pranine e familjes patriarkale ne fshatin shqiptar, krahas asaj monogame ne qytetet shqiptare, deri me 1967? Si e shpjegon historiografia shqiptare pranine e Kulteve Pagane ne te gjithe territorin e banuar nga shqiptaret, krahas Monoteizmave te Krishtera dhe atij Islamik? Te gjitha keto kerkojne nje shpjegim dhe vetem pasi te ishin zberthyer ato, do te tregonin se ne idete e profesorit tone mungon Subjekti qe i perpunoi keto qeliza per 1300 vjet dhe per te fshehur kete subjekt, ne kete pike ka zbatuar porosine e diktatorit, permend pretendimet e diplomacise europiane te fillim  shekullit te XX-te.

Menyra e mbulimit te Subjektit qe percaktoi karakterin europian te Popullit Shqiptar zbulohet ne permbajtjen e  meposhtme, nga ku rezulton dhe aresyeja perse u shpik bota e rilindjes shqiptare. Grabitja e punes 1300 vjecare te ketij Subjekti perben lejtmotivin e historiografise komuniste shqiptare dhe interpretimin justifikues te akademikut tone, sipas te cilit: “Nje veshtrim historik, sado i shkurter, i trajtimit te organizimit te viseve shqiptare ne rrethet e Levizjes sone Kombetare do ta plotesonte tablone. Ne te vertete problemi nuk eshte i ri, nuk i perket vitit 1912. Ai ka qene objekt diskutimesh edhe me pare. Debati rreth tij perben pa dyshim nje nga manifestimet me te rendesishme te mendimit politik shqiptar ne fund te shekullit te XIX e ne fillim te shekullit XX. Ai ka terhequr vemendjen e rilindasve tane ne veprat e te cileve gjejme orientimet kryesore edhe ne trajtimin e kesaj ceshtjeje” (po aty, f.36).

Ne qofte se do te mbeshteteshim tek ato qe jane thene ne kohen e diktatures edhe mund t’i pranonim neqofte se nuk do te dinim shkrim e kendim, por gjej te dhena tek Av. Vasil K. Dilo per keta lloj rilindasish qe te habisim me permbajtjen e tyre dhe qe jane krejt te kunderta me ato qe kemi mesuar neper shkolla. Keshtu p.sh. lexojme

- “Patriot’ i flakët Sami Bej Frashëri në veprën e tij “Shqipëria ç’ka qënë e çdo të jetë” uron haptazi që Shqipëria të bënet një Principatë ndënë proteksionin e Turqisë dhe pa dashur të kujtohet se Shqipëria nuk ishte e muslimanëve vetëm të mos përmëndë kurgja tjetër veçse klerin e të krishterëve si shkaktar të fatkeqësive të Shqipërisë, si me dasht të japë të kuptojë se lumturia e kësaj do të ishte e plotë dhe e sigurtë sikur dhe sa mbetnë kaurë –të gabuar nga kleri- të bëheshin muslimanë!” .

Pergjigja e kesaj ne te vertete eshte puna ime ne vazhdim ku do t’i tregoj profesorit te nderuar se nuk ka asnje levizje kombetare qe mund te plotesoje tablone e pretenduar, por ka nje zberthim te qelizave materiale te shoqerise shqiptare pergjate 1300 vjeteve ato qe e plotesojne manifestin kombetar te Popullit Shqiptar te shprehur ne vargjet e Poetit tone Kombetar Pader Gjergj Fishta: “Atdheu Urdheron”, dhe orientimet e vetme te ceshtjes kombetare shqiptare te shprehura ne fushen e arsimimit, letersise dhe gjuhes prej 400 vjetesh ne shkollat shqipe te inicuara nga Selia e Shenjte dhe Mbreteria Austro-Hungareze, por qe dhe fshehin piketat se ku veproi Historia Europiane-Otomane mbi Popullin Shqiptar, gje qe kerkon nje tjetersim te mendimit filozofik boteror. Panorama e ceshtjes kombetare shqiptare eshte tjeter per tjeter nga ajo qe i keni indoktrinuar Popullit Shqiptar prej 63 vjetesh dhe ky eshte krimi i perbindshem qe keni bere mbi Popullin Shqiptar. Ai akoma nuk di gjenezen e tij shoqerore dhe kombetare. Kete problem ne nje fare menyre e kam pasqyruar ne artikullin: “Populli shqiptar, kultura kombëtare dhe shkolla e parë shqipe” (publikuar ne albanovaonline.com dhe www.genchoti.com), por tani po kuptoj qe shtremberimi e ketij problemi nga propoganda komuniste paska qene e lidhur pikerisht me aktin e shpalljes se Pavaresise dhe formimin e shtetit te shqiptareve. Dhe ky eshte problemi me kryesor ne edukimin arsimor te Popullit Shqiptar pergjate 45 viteve te diktatures dhe 23 viteve te ashtequajtures demokraci parlamentare. Jane 68 vjet ku eshte munduar me te gjitha menyrat te fshihet subjekti qe udhehoqi arsimimin shekullor te Popullit Shqiptar dhe subjektin qe e pergatiti si popull europian. Pikerisht kjo nuk mund te parakalohet ne planin historik, pasi kemi te bejme me nje dukuri qe duket si perjashtim, por qe perben aktformimin e ndergjegjes kombetare te Popullit Shqiptar sipas shembelltyres europiane; dhe ketu mbetet per te zbuluar se kush ishte ai subjekt qe e udhehoqi ate proces.

Por autori yne ka bere nje sere parakalimesh te lidhura me menyren se si Europa e formoi shtetin e shqiptareve, menyren se si ja caktoi kufijte dhe menyren se si largoi Ismail Qemalin jo vetem nga qeveria, por dhe nga Shqiperia. Por ai duhet te jete i ndergjegjshem qe roli i Europes ka qene jo vetem determinues, por ai ka qene nje roli me nje jetegjatesi historike pertej asaj qe vete kontinenti njihte. Per ta sfumuar kete rol dhe kete histori autori “pajtohet” me vendimin e Londres, por e gjithe kjo ne funksion te marredhenieve nderkombetare, cka e detyron te deklaroje: “Me gjithe rendesine qe ka per njohjen e pavaresise se Shqiperise, vendimi i Konferences se Londres i 29 korrikut te vitit 1913, per sa i perket ceshtjes se organizimit te shtetit shqiptar, konsakron parimin nderkombetar”  (po aty, f.53-54).

Por autori nuk e ka kuptuar se me kete deklarate dhe me menyren se si ai e ka analizuar historine e formimit te shtetit te shqiptareve ka treguar jo vetem botekuptimin e tij filozofik, por dhe ekzistencen e nje boshlleku, ndoshta me i rendesishmi, ne te gjithe informacionin qe ai ka per shkencen e historise. Fjala behet per rrugen historike te shtetit ne planin kohor, pertej aspektit kombetar dhe futjen e tij ne brazden e globalizmit. Une e kuptoj shume mire se kete se ai nuk mund ta bente para 1991, sepse rendi shoqeror i diktatorit duhet vecuar nga bota dhe nuk mund te paraqitej ne unitet me te, por zhvillimi i ngjarjeve te mevonshme nuk i paska mesuar faktin se shteti nuk eshte nje dukuri kombetare, por ai ka nje pararruge internacionale qe historiografia shqiptare nuk e ka marre parasysh asnjehere edhe pse ajo vinte nga nje lufte internacionale ku pretendonte te kishte vene nje tulle te vockel. E bukura eshte se vete shteti i shqiptareve e kishte zanafillen pikerisht tek ky internacionalizem dhe ketu fillonte historia moderne e Njerezimit. Kalimi nga zhvillimi kombetar ne ate nderkombetar, si nje domosdoshmeri per shqiptaret, fillon pikerisht me renien e Perandorise Otomane dhe formimin e aleancave ushtarake per sundim tregjesh. Ajo qe kishte filluar me Napoleonin e Madh (rastesi) tani ishte konsoliduar drejt domosdoshmerise dhe fati i madhe i shqiptareve te ndodheshin ne mes te kesaj fortune dhe te mbartnin nje subjekt qe i bashkonte me superfuqite. Jane keto te fundit qe e kuptojne instiktivisht domosdoshmerine e shtetit te shqiptareve ne nje ambient shoqeror primitiv dhe kjo e kerkon nje kohe per t’u konsoliduar. Ngjarjet kane ndjekur nje teresi paralelesh dhe merita e autorit tone qendron ne zbulimin e procesit dhe kjo ka qene nje pune jo shume e lehte dhe e pamundur per t’u realizuar nga cdo kush. Por procesi i analizuar nga autori ka disa defekte “te vogla” qe fshehin disa ngjarje te paditura fare nga shqiptaret, por dhe nga historiografia e komshinjve. Nuk eshte e rastit qe punonjesit e shkollave greke te akredituara ne Shqiperi ne janar te 2013 kerkuan Protokollin e Korfuzit te botuar nga gazeta e Avokat Vasil K. Dilo, ΙΠΕΙΡΩΤΙΚΗ ΗΜΥΝΑ” (Mbrojtja e Epirit), pasi jo vetem nuk e njihnin, por dhe nuk dinin dhe aresyet perse kufiri greko-turk ndodhej ne rreze te tokes kontinentale te Azise se Vogel. Pra problemi i njohurive nuk eshte thjeshte vetem shqiptar. Indoktrinimi i popullatave me sa kam kuptuar eshte nderballkanik dhe lidhet me paraardhesit e larget te Popullit Shqiptar.

Per shqiptaret e indoktrinuar per 43 vjet eshte pak e veshtire te pranohej qe shteti i tyre ishte rezultat i betejave diplomatike te Fuqive te Medha te Europes. Kete dukuri autori yne e ka paraqitur sakte kur shkruan: “Kjo lufte interesash jehonte ne Konferencen e Londres ne trajten e diskutimit “parimor” e te ballafaqimit te formulave mbi organizimin e shtetit shqiptar. Debati vazhdoi edhe ne disa seanca te tjera te Konferences, ne qershor e ne korrik. Nga procesverbali i 5 qershorit (d. Nr 33) krijohet pershtypja sikur Konferenca do te anonte nga Koncepti i Fuqive te Antantes per ta shtyre “caktimin e nje regjimi perfundimtar ne Shqiperi” dhe per t’i vene si detyre Komisionit Nderkombetar te Kontrollit “studimin e organizimit gradual te vendit” (po aty, f.53). Por ai behet i pabesueshem po te krahasohet me ato qe ka thene ne f. 9,10,32-33, 34-35 dhe 36 te analizuara me siper ku rezulton se Populli Shqiptar kishte bere namin kundra Turqise Otomane. Eshte tjeter pune pse kjo u interesonte politikaneve shqiptare per t’u paraqitur perpara Europes fitimtare si luftetare kundra Perandorise Otomane te mundur (ne te vertete kjo nuk eshte tipikisht keshtu pasi Turqia Otomane nuk eshte mundur kurre, por ajo u transformua nga nje perandori feudale ne nje shtet kapitalist, pra mundja ka emrin progres social). Une dyshoj shume ne karakterin antiotoman te te ashtequajturave kryengritje antiotomane ne fillim te shek. XX-te ne territorin e banuar nga shqiptaret pasi shumica e popullates ishte e besimit islam dhe gjeneza historike e shumices se tyre nuk i perkiste boshtit biologjik iliro-epirot. Ne kete pike fshihen shume-shume te panjohura qe historiografia shqiptare e te gjithe koherave as qe ka marre mundimin t’i zbuloje. Ngritja kundra pushtetit qendror ne ate kohe nuk ka te beje ne menyre te drejteperdrejte me kontradikta midis popullates vendase dhe pushtetit te Stambollit. Shkaku duhet kerkuar diku tjeter dhe kontradiktat brenda Fuqive te Medha ne Konferencen e Londres eshte e afte ta zbuloje kete. Por ajo sherben per te zbuluar perse popullata shqiptare e Kosoves u ngrit me arme kundra politikes europiane per te kundershtuar pushtimin serb. Ngjarjet kane tjeter suport nga ato qe kujtojne se dine shqiptaret e indoktrinuar nga nje politike thellesisht antishqiptare te mbas 1945-es.

Une pretendoj se problemet ngaterrohen me qellim dhe me kryesorja e ketij qellimi eshte fshehja e faktit se Shqiperia nuk ka ekzistuar kurre perpara 28 Nentorit 1912. Termi Shqiperi ka nje vecori historike: ai eshte formuar mbi bazen e banoreve qe quheshin shqiptare dhe nuk ka asnje lidhje kohore midis banoreve dhe shtetit. Dmth banoret shqiptare kane ekzistuar disa shekuj me perpara, por shteti me emrin Shqiperi e ka datelindjen me 28 nentor 1912. Kjo nuk thuhet asnjehere, por perben te verteten e padiskutueshme te lindjes se shtetit te shqiptareve. Eshte autori yne qe na ndihmon, ne kete rast, pasi na ka dhene informacione pjeserisht te sakta qe tregojne menyren se si eshte formuar siperfaqja territoriale e ketij shteti. Sipas tij: “Prej fillimi te saj ne mes te dhjetorit te 1912-s e per disa muaj me radhe, deri ne maj te 1913-s, Konferenca u muar gati vetem e vetem me kufijte. Rreziku qe i kanosej integritetit te tokave shqiptare u duk qe ne mbledhjet e para te Konferences, kur ambasadoret filluan te shkembenin mendime lidhur me kriteret qe do te sherbenin si baze per caktimin e kufijve. Ne kete rast kriteri etnik (parimi i kombesise) ndeshi ne ate te “se drejtes se fituesit ne lufte”. Kjo donte te thoshte se disa toka shqiptare do te duhej te beheshin fli ne baze te :se drejte se luftes”, por te kenaqur synimet per zgjerim territorial te aleateve ballkanas qe kishin fituar ne lufte. / Kuptohet se Fuqite nuk kishin te njejten pozite. Nga te gjitha dallohej sidomos Austro-Hungaria, e cila ishte e interesuar per nje Shqiperi me nje shtrirje territoriale sa me te gjere sidomos ne drejtim te veriut e te verilindjes. Ne Vjene e kishin te qarte se vetem keshtu Shqiperia do te mund te behej “viabel” (te afte per te jetuar) dhe do te mund t’i sherbente politikes ballkanike te monarkise se dyfishte si nje barriere kundrejt ekspansionit te sllavizmit ne gadishull” (po aty, f.56).

A nuk del prej ketij materiali se shteti i shqiptareve nuk kishte ekzistuar kurre me perpara dhe shqiptaret ishin nje popull qe perplaseshin me historine jashte kontekstit shteteror, ne kundershtrim me popujt e tjere te Europes?

Nga ana tjetër, nuk është e vërtetë që Konferenca e Ambasadorëve vendosi në mënyrë absolute kufijtë e shtetit të shqiptarëve, por ajo e la të hapur dhe kjo ka qënë një çështje politike në kompromisin e realizuar midis gjashtë Fuqive pjesmarrëse ku pazaret si zor të zbulohen ndonjëherë, por që na jep mundësinë të ngremë hipoteza për këtë çështje kur e krahasojmë me të sotmen; pasi në pikën 2 të Statutit të Shqipërisë të përpunuar nga Komisioni Ndërkombëtar i Kontrollit thuhet:

“Shqipëria është e pandashme, territori i saj është i pandryshueshëm. Kufijtë e principatës janë ato të përcaktuara nga të gjashtë Fuqitë e Mëdha. Këto kufij nuk mund të ndryshohen apo të rektifikohen, veçse me anë të një ligji dhe me miratimin paraprak të gjashtë Fuqive të Mëdha (nënvizimi i imi, GH).” (Amedeo Gianini: L’Albania dall’ indipedenca all’unione con l’Italia 1913-1939 bot. i vitit 1939).

A e kupton lexuesi qe kufijte e shtetit Shqiptar i ka vendosur Europa dhe jo Populli shqiptar me ane te pushkes, sic na kane mesuar gjithe jeten neper shkolla, me perjashtim te Vermoshit ku heronjte e Preng Calit nuk lejuan shtetin malazes te zgjerohej me teper ne kurriz te Shqiperise? A e kupton lexuesi se shqiptaret nuk jane si e gjithe Europa edhe vetem ne kete pike, pasi zoterojne nje shtet qe nuk e kane formuar vete ne asnje centimeter katror, por ju a kane dhuruar?

Por ka dhe te tjera fakte mbi karakterin hapsinore te kufijve te Shqiperise te percaktuar nga Europa. Autori yne kete fakt e permend, por pa i dhene meriten e duhur atyre qe sakrifikuan per Popullin Shqiptar. Eshte nje problem qe cuditerisht eshte mbajtur i fshehur nga te dy krahet e kufirit shqiptaro-grek dhe ate sot nuk e di kerkush. Sipas autorit tone “Ne mbledhjet e tjera te Konferences te atyre diteve (5 dhe 8 gusht) vazhdoi debati sidomos per sa i perket ceshtjes se ishujve te Egjeut, te cilat tani Italia nuk ishte po aq e gatshme si me pare per t’ia leshuar Greqise. Ndonese kjo ceshtje implikonte edhe ate te caktimit te kufijve midis Shqiperise dhe Greqise, pengesat e fundit u kapercyen me nje formule te pranueshme per te gjitha palet dhe me 11 gusht u arrrit marreveshja perfundimtare. Vendimi i Konferences se Londres i 11 gushtit (d. nr. 42) permbledhte pikat kryesore, per te cilat perfaqesuesit e Fuqive kishin rene dakort ne mbledhjet e meparshme. Ai fiksonte nje zgjidhje kompromisi: nga njera ane paracaktonte qe Korca, rripi bregdetar deri ne Ftelia si dhe ishulli i Sazanit  t’i jepeshin Shqiperise; nga ana tjeter parashikonte ngritjen e nje komisioni nderkombetar me kompetence qe te caktonte kufirin “ne detaje” ne krahinat e brendshme (hiterland)” (po aty, f.79).

Problemi i ishujve eshte i lidhur pikerisht me percaktimin e kufijve te Jugut Shqiperi – Greqi ku sakrifica  e shtetit Turk mund te jete i vetmi rast ne historine moderne te Njerezimit. A e ka ditur valle kete te vertete akademiku yne, apo ka bere te paditurin qellimisht. Por ne favor te kujt dhe cfare eshte tentuar te fshihet me kete lloj shpjegimi? Zgjidhjen historiko-politike te ketij problemi e kam hasur ne vepren e Av. Vasil K. Dilo mbi Protokollin e Korfuzit, sipas te cilit:

që të gjitha Fuqitë e Mëdha, për të evituar grindjen midis tyre, deri sa Italia dhe Austrohungaria, duke pasur dhe ndihmën morale të aleates së tyre, dmth të Gjermanisë, isistonin që të krijohej –pa tjetër- shteti shqiptar me Vorio-Epirin brënda, i propozuan Greqisë që të preferonte njërën nga të dyja, dmth o Vorio-Epirin ose ishujt e Egjeut, si Hios, Sanios, Mitilinë, Limnos etj të pushtuara prej Turqisë. Greqia preferoi këto dhe pranoi të tërhiqej nga Vorio-Epiri dhe u tërhoq. Por vëndin e saj e zuri Qeveria e Autonomisë

Tani perpara akadamikut tone shtrohen dy pyetje:

1- perse historiografia shqiptare e epokes komuniste dhe postkomuniste nuk i ka thene Popullit Shqiptar se shteti Turk sakrifikoi nga tokat e veta per te formuar shtetin e shqiptareve?

2- perse historiografia shqiptare e epokes komuniste dhe postkomuniste nuk i ka thene Popullit Shqiptar se shteti grek sakrifikoi Vorio-Epirin me gjithe popullaten dhe perlau ishujt e Egjeut dhe ky ka qene kushti i fundit per formimin e shtetit te shqiptareve?

Ja perse na sherbeu vepra e Av. Dr. Vasil K. Dilos! Populli Shqiptar merr vesh 60vjet me vone se problemi i pavaresise dhe formimit te shtetit te tij paska pasur nje tjeter suport nga ai qe na ka propoganduar historiografia enveriste. Po kjo na con ne kerkesen per te zbuluar se per cfare qellimi e kane bere kete levruesit e kesaj historiografie. A nuk do te thote kjo se gjithshka ka sherbyer per te indoktrinuar Popullin Shqiptar per qellimet e fshehta te nje partie dhe te nje diktatori?

Por akademiku yne ka marre persiper te beje dhe nje keqinformim tjeter, per te cilin nuk eshte thene kurre asnje fjale dhe cdo gje eshte mbajtur e fshehte. Sipas tij: “Komisioni i Veriut, ndryshe nga ai i Jugut, nuk e ka pasur si detyre pyetjen e popullsise per aresyen e thjeshte se vendimi i Konferences se Londres paracaktonte qe ne pjesen veriore te kufirit, Shqiperise t’i shkeputeshin krahina te tera te banuara nga gati gjysma e popullsise shqiptare te asaj kohe” (po aty, f.97).

Edhe kjo nuk duhet te jete e sakte pasi pretendohet se levizja vorioepirote lindi pikerisht per mospyetje te popullates. Atehere perse diferencohet Jugu nga Veriu per kete problem, kur ne realitet procesi ka qene inekzistent per te gjithe siperfaqen e banuar nga shqiptaret. Sipas Av. Dr. Vasil K. Dilo ka tjeter dinamike qe perputh te gjithe pretendimin dhe nuk i ndan shqiptaret; per kete ai ka shkruar:

Lëvizja Vorio-Epirotase në realitet ishte një kryengritje kundra Fuqive të mëdha për vendimin që dhanë për aneksimin e Vorio-Epirit në shtetin e ri shqiptar; por e dinin mirë që sido që të bënin, askurrë nuk do të mundnin t’i detyronin Fuqitë e mëdha që të revokonin vendimin e tyre. Shpallja u bë në ditë të Venezellosit dhe mbase ky ishte i sinqertë duke deklaruar se nuk ishte dakort, por nuk guxonte nga ruajalistët, që ta ndalonte; se këta ishin të sigurtë se luftën do ta fitonte Gjermania dhe atëhere Greqia do të shkonte deri në Tenuso (Shkumbin). Urtësia politike ndoshta lypte të kundërtën, se si thorë parrulla popullore: “Njeriu e puth atë dorë të cilën nuk e kafshon dot”. Në vënd që të luftonin aq keq formimin e shtetit shqiptar do të ishte më mirë të ndihmonin me ç’tu vinte në dorë dhe të mos i linin shqiptarët (muslimanë e të krishterë) në dispozicion të propogandës Italiane dhe Austriake, kurse ata kishin më të fortat aty se rivalët e saj.

Sa për popullsitë lokale, si për këto të Vorio-Epirit gjithashtu dhe për atë të Shqipërisë tjetër, s’ka se si të bëhej fjalë, në mënyrë serioze; se që të dyja nuk vepronin me inisiativën e vet. Kësaj i a donte buza aneksimin në Greqi, por nuk i linte hunda të luftonin vetë për të ose nuk ishin pjekur akoma. Se jo luftë, por as armë lufte s’kishin parë kurrë me sy. Por edhe ata të tjerët sapo dëgjonin se për karshi kishin djemtë e kakove bëheshin burrë; por ushtrinë greke që ata e dinin, që ishte pas këtyre, nuk i ua kishte anda për luftë. Qëtë dyja palët ndërluftuese shtyheshin nga të tjerët; por për se vallë që të dyja këto dashamirës t’i shtynin në vëllavrasie?

Ai që mundohej t’i ndalonte këto ishin Fuqitë e Mëdha. Por për se vallë dhe këto nuk deshën të ndërhynin me kohë?.

Qe ketu fshihet nje gje e paditur akoma nuk duhet vene ne dyshim, por se cfare konkretisht nuk di te them sakte. Ajo nuk gjendet e shprehur edhe tek avokati yne, por duke pare menyren e te percaktuarit te ngjarjeve rezulton qe levizja vorio-epirote te kete filluar ne kohen e Qeverise se Perkohshme dhe te mos kete lidhje te drejteperdrejte me shteti grek. Mos valle per te fshehur karakterin antishqiptar te nje pjese te popullates jugshqiptare u ndryshua ngjarja dhe u akuzua shteti grek per lidhjen me levizjen vorio-epirote? Apo mos valle levizja vorio-epirote ishte shkaktarja e largimit te Ismail Qemalit dhe e Qeverise se Perkohshme nga Shqiperia e re. Analiza e Av. Dr. Vasil K. Dilos me con ne kete perfundim edhe pse ajo nuk eshte e shprehur kaq hapur. Megjitheate ajo sherben per te argumentuar se edhe ne Shqiperine e Jugut nuk eshte perdorur pyetja e popullates. Avokati per kete teme ka shkruar:

Kete kriter fallso perdori dhe Europa kur pa nevoje t’i caktonte kufijte jugore te Shqiperise. Por, po ajo, me cdo rast tjeter perdor plebishtin, dmth cfaqjen e deshires te cdo njeriu me ane votimi te lire e te fshehte. Dhe prandaj eshte pranuar dhe vendosur principi, sipas te cilit cdo popull eshte i lire te vendose ai vete, per fatin e tij, princip ky qe vetem me votim te lire te atij, i cili pyetet se cfare kombesie preferon lirisht, qe te kete ai vete dhe t’i njihet boterisht, vetem me ate lloj votimi realizohet.

Pyetje: -Po a besoni ju se ato nuk muarën dhe mejtimin e palëve mbi ndonjë hollësie?

Përgjigje: -Besojmë jo vetëm kaqe, por dhe se ato, në përpillim të Protokollit, kanë marrë parasysh edhe të kaluarën e të dy palëve.

Pyetje: -Ç’e shkaktoi kryengritjen e Elementit të krishterë kontra vendimit të Fuqive të mëdha për krijimin e shtetit shqiptar?

Përgjigje: -Fakti që ay vendim i linte brënda kufijve të shtetit shqiptar.

Pyetje: -Po a thoni se ay vendim i detyronesh një paanësie të kulluar?

Përgjigje:- Deri sa nevet, si kriter të sigurtë për dallim të kombësisë të një individi besojmë se është gjuh’ e tij amëtare, themi se s’kish se si të ndërhynte anësia.

Se gjuha amëtare as munt të mpshihet as mund të shtrëmbërohet me anël propogandash.

Pyetje: -Me gjithë që nuk na bind kjo doktrinë, e cila Njeriun e lirë prej Natyre e konsideron si një kafshë, seicilës i vihet një nishan nëpër trup për dallim, por masi ju insistoni të preferoni gjuhën nga sistemi i plebisitit, i cili përdoret kurdo e kudo, pa t’i vënë në kontestim mirë-besimin tuaj, por ju pyesim nëse besoni se përfundimi i hetimeve që bënë në vënd Fuqitë e Mbëdha do të ishte po ay sikurse të ishte bërë me anë plebisiti?

Përgjigje: -rezultati i plebisitit sigurisht do të ishte i ndryshëm; por nuk do të pasqyronte të vërtetën; se ndjenjat e Popullit i ka helmuar Propoganda Greke e ushtruar dhe drejt për së drejti dhe me anë të Qishës.

(studimi mbi Protokollin e Korfuzit, -doreshkrim. Te gjitha keto materiale, te marra nga avokati Dr. Vasil K. Dilo, jane perdorur njehere nga ana ime ne artikullin mbi Protokollin e Korfuzit, publikuar ne albanovaonline.com dhe www.genchoti.com).

A nuk rezulton nga i gjithe ky material qe popullata shqiptare nuk eshte pyetur ne ne asnje lloj forme dhe ne asnje permase njerezore per problemin e kufijve dhe menyres se organizimit shoqeror. Atehere cfare ka dashur te mbuloje akademiku yne me kete pretendim ireal? Mos valle levizjen vorio-epirote, si nje levizje antishqiptare e krahinave jugore te Shqiperise se sotme, por qe propoganda enveriste e kishte konsideruar si nje levizje greke (te pakten ne Fjalorin Enciklopedik Shqiptar te vitit 1985 konsiderohet keshtu tek artikulli mbi Protokollin e Korfuzit)?

Problemi i fundit i formimit te shtetit te shqiptareve eshte largimi i Qeverise se Perkohshme dhe e Ismail Qemalit nga arena politike e shtetit te sapoformuar shqiptar. Eshte nje pike ku jepen mendime dhe konkluzione te ndryshme pa u thene e verteta konkrete. Akademiku yne e ka marre persiper edhe kete ngjarje duke e paralelizuar me defektet e qeverise se Ismail Qemalit. Sipas tij:  “Pergjithesisht, duhet thene se Qeveria e perkohshme dhe I. Qemali nuk arriten te percaktonin nje raport me te sakte midis politikes se jashtme dhe asaj te brendshme ne veprimtarite e tyre. Kjo doli edhe me qarte ne zhvillimin e metejshem te ngjarjeve” (po aty, f.43).

Ne fakt ketu duhet te kete ecur sipas Enver Hoxhes i cili ka pretenduar se Ismail Qemali “kishte me shume besim ne kombinacionet politike te jashtme” (Enver Hoxha, Vepra, 23, f. 153), perfundim i cili e hedh ne ere te gjithe ate qe ka ndodhur me 1912 sipas idese kombetare, gje qe nuk eshte pranuar ne asnje rresht nga historiografia enveriste.

Dmth, kjo duhet te jete keshtu, perderisa kemi pranuar se shtetin e shqiptareve e formoi politika Europiane. Por ajo duhet t’i kete sherbyer akademikut tone per te perforcuar idene se Qeveria e Perkohshme ishte veper e shqiptareve dhe tipikisht e levizjes rilindase te Popullit Shqiptar. Me sa kam kuptuar kjo eshte konsideruar si nje detyre kryesore e diktatorit per te mbuluar karakterin antishqiptar te tij dhe partise qe drejtonte. Vetem duke e pare problemin e pavaresise se Popullit Shqiptar me kete sy mund te dallojme me lehtesi se kush jane indoktrinuesit e tij dhe kush perben armaten e keqarsimimit te komanduar nga diktatori. Ketij pozicioni akademiku yne nuk i ka shpetuar dot dhe eshte munduar me te gjithe menyrat te ndryshoje profilin e fundit te Qeverise se Perkohshme te Vlores, por duke harruar se elementet perberes te procesit nuk mund te pajtohen ne kete menyre dhe gjithshka e thene tenton te fshehe dicka dhe te evidentoje dicka tjeter per tjeter. Sipas tij: “Duke dashur te afirmonte poziten e vecante te qeverise se tij, si qeveri te perkohshme perfaqesuese te Gjithe Shqiperise, Ismail Qemali i drejtoi komisionit, menjehere pas arritjes se tij ne Vlore, dy kerkesa konkrete: se pari, qe KNK te njoftonte zyrtarisht Qeverine e Perkohshme per arritjen e tij ne Shqiperi dhe, se dyti, te njihte te drejten e saj per emerimin e delegatit te shtate ne KNK. Eshte e qarte se pranimi i ketyre kerkesave do te barasvlente me njohjen e Qeverise se Vlores pikerisht si nje qeveri mbareshqiptare. / Ne fillim u duk se kjo do te kishte perkrahjen e qeverise austro-hungareze dhe italiane dhe do te shihet edhe nga procesverbalet sa Vjena dhe Roma moren disa inisiativa qe ishin per nje zgjidhje ne favor te Qeverise se Vlores, duke e dalluar ate nga te gjitha “autoritetet e tjera ekzistuese”. Mirepo shpejt u pa se Ismail Qemali, nuk e konceptonte politiken e jashtme te shtetit te ri shqiptar si nje raport te thjeshte nenshtrimi kundrejt dy Fuqive “protektore”, edhe pse keto perbenin faktorin e jashtem me te favorshem per pavaresine shqiptare ne ate kohe. Ne lidhje me kete mjaft domethenese eshte biseda e I. Qemalit me delagatin francez ne KNK Krajevskin, bisede qe u quajt me vend te perfshihet ne kete vellim pikerisht si njelloj programi i Qeverise se Vlores ne fushen e politikes se jashtme te shtetit te ri me nje theks te vecante per marredheniet me Fuqite e Medha si dhe me shtetet fqinje (d. Nr. 78). / Ne menyre te vecante I Qemali iu kundervu planit te Vjenes e te Romes per te imponuar kandidaturen e Myfid Libohoves si perfaqesues i Shqiperise ne gjirin e KNK. Propozimi i tij per te emeruar Luigj Gurakuqin nuk u pranua dhe nga incidenti lidhur me delegatin shqiptar nisi “braktisja” e Qeverise se Vlores nga ana e dy Fuqive. Ne gjirin e KNK u krijua atehere nje “unanimitet” qe kishte munguar deri atehere” Qeveria e Vlores u trajtua njelloj si pushtetet e tjera lokale, madje kundrejt saj u adaptua vija e kontrollit te rrepte dhe te nderhyrjes brutale ne punet e saj te brendshme. Kjo ja ngushtoi gjithnje e me teper marzhin e veprimit Qeverise se Vlores…..dhe kjo pati epilogun ne te ashtequajturin “komplot te Beqir Grebenese” qe u pasua nga doreheqja e I. Qemalit, me 22 janar 1914 (d. Nr. 148).”(po aty, f. 103-104).

E vetmja gje qe mund te thuhet per Qeverine e Perkohshme te Vlores eshte se ajo ishte nje krijese e politikes se Fuqive te Medha dhe duhet te kete qene pika ku bashkoheshin dhe ndaheshin interesat e ketyre Fuqive me shtetin Turk. Po kjo do te thote se problemi shqiptar ka qene nje aneks i larget i ketyre interesave dhe zgjidhja perfundimtare j’u la kohes. Por kete gje historiografia komuniste nuk e ka thene asnjehere dhe qe e detyruar te sajonte nje histori tjeter per tjeter duke krijuar ngjarje krejt te tjera dhe duke fshehur thelbin e te gjithe problemit. Pa dyshim akademiku yne i perket kesaj historiografie dhe ketij procesi edhe pse puna e tij permbledhese ne fushen e historise duhet te kete qene e veshtire dhe ka kendveshtrim perfitues per historianet e ardhshem per te ndertuar kritiken e shkences ne fjale.

Fundi i qeverise se asaj kohe u proklamua si nje akt ku ceshtja kombetare merrte fund pa i thene Popullit Shqiptar se ceshtja e Tij Kombetare kishte tjeter suport, tjeter hapsire dhe tjeter kohe dhe kete gje historiogtrafia komuniste nuk kishte lene gur pa levizur per ta fshehur dhe tjetersuar. Ngritja e nje permendore iluzore, ku fantazia komuniste kishte formuar themele inekzistente, u kerkua te ishte pjesmarrese ne vdekjen e qeverise se Ismail Qemalit duke hapur mundesine per ta riformatuar ate sipas nje hapsire te re, gje qe e pame tek prof. Kristo Frasheri. Sipas akademikut tone procesi perfundimtar pati kete pasoje: “Me aktin e largimit te I. Qemalit e te qeverise se tij nga skena politike, vepra e krijimit te shtetit shqiptar mbi themele kombetare merrte goditjen perfundimtare. Kjo shenonte pa dyshim nje etape te re edhe ne veprimtarine e KNK. Tani me teper se kurre KNK, nga nje organ ne thelb kontrolli, sic ishte konceptuar ne Konferencen e Ambasadoreve, kthehej ne nje organ pushteti te mirefillte. Komisionit te Fuqive i ra keshtu te kryente funksionet qeveritare deri ne ardhjen e Vidit dhe ne formimin e qeverise definitive, pra per nje periudhe dymujore.”(po aty, f. 109).

Qofte dhe vetem kritika e frazes “vepra e krijimit te shtetit shqiptar mbi themele kombetare” eshte e afte te argumentoje teresine e mashtrimit historike te realizuar pergjate 68 viteve te jetuara nen kupolen e inteligjences komuniste.

Menyra e vetme qe tregon permasen dhe indoktrinimin e Popullit Shqiptar nga ana e segmenteve inteligjente te PPSh eshte krahasimi me vepren e Enver Hoxhes. Kjo gje lehtesohet edhe vetem prej faktit se studiuesit e epokes se diktatures e kane pasur vepren e diktatorit si bashkeudhetare te punes se tyre, keshtu qe ne nuk na ngelet gje tjeter vecse te kopjojme ate qe ata e kane paraqitur si force argumenti. Une nuk i akuzoj pse kane marre materiale nga diktatori, por pse kane shtremberuar te verteten per te rene ne rezonance me diktatorit dhe per te aplikuar diktaturen e tij ne fushen e arsimimit. Pikerisht kjo perben te gjithe poshtersine intelektuale te perdorur ne ate kohe e me tej.

Veprimtaria, në fushën e shkencave, e PPSh-së njeh disa kulme gjatë periudhes 1961-1966, sidomos në lëmin e historisë. Ishte koha kur Enver Hoxha piketoi këtë histori (në fakt ky Enver dhe kjo parti nuk krijuan historinë e popullit shqiptar, por statistikën e re politike të popullit tonë, te cilen e konsideronin histori), e cila, sipas hapësirës imponuese të PPSh-së, vetëm nën diktatin e sajë krijoi një popull të lavdishëm, qe kishte luftuar per liri e pavaresi kombetare, per liri shoqerore.  Se cili ishte produkti i politikës 45 vjeçare të PPSh-së sot e kemi mjaft të qartë të gjithë, por duam t’i kujtojmë popullit shqiptar zanafillën e paragjykimeve të tij sot. Shumë pikëpamje ka imponuar Enveri në ndërgjegjen e shqiptarëve të sotëm. Një ndërgjegje e shtrëmbër, në një botë të shtrëmbër, e mbarsur me një botëkuptim të shtrëmbër, mund të ndreqet në qoftë se përcaktohen drejt hapësirat që impononte bota e kaluar para 1944-ës dhe ajo pas 1944-ës. E shtrëmbërta mund të drejtohet për sa kohë që ne kemi kuptuar se ku rrihte politika e PPSh-së ndaj njeriut shqiptar. Pretendimi ynë është se bota shqiptare mund të rregullohet vetëm në qoftë se do të drejtojmë atë që shtrëmbëroi Enveri dhe PPSh-së, të paktën, në fushën e historisë.

Krahasimi i studimeve te mesiperme dhe ato qe ka shkruar Enver Hoxha per keto tema e tregon fare qarte permasen e ndikimit te politikes ne permbajtjen e historiografise shqiptare te asaj epoke, por ajo tregon dhe permasen e sherbimit te kryer ne adrese te Popullit Shqiptar (ndoqa rrugen kohore te deklaratave dhe jo kohen reale te ngjarjeve qe permbajne deklaratat).

Pika më e rëndësishme e pikëpamjeve revizionuese të historisë shqiptare është publikimi i shtrëmbër, në këtë periudhë, i ngjarjes që lidhet me banditin Haxhi Qamilin. Për herë të parë populli shqiptar mori vesh nga goja e Enver Hoxhes se Haxhi Qamili qënkërka element pozitiv per historine e Popullit Shqiptar në Kongresin e I-rë të PKSh-së (Kongresi i I-rë i PKSh-re, f. 29).

Kjo duhet konsideruar pika e parë fillestare kohore përse Enver Hoxha e ndryshoi historinë e Shqipërisë. E themi këtë sepse u pretendua se kjo u bë për të juatifikuar ekzistencën e një lëvizjeje fshatare për të kaluar në atë antiimperialiste, klasore dhe prej këtej nuk do të ishte e vështirë të kalohej më lëvizjen komuniste. Kjo pikëpamje ka lindur pas 1977 kur filluan të lexohen në masë veprat e Marksit dhe u pa se nuk mund të bëhej fjalë për socializëm pa klasë borgjeze. Dmth arësyeja e publikimit të figurës së Haxhi Qamilit si figurë politike është bërë për shkaqe të tjera dhe pikërisht për të mbuluar një karambol historik të ndodhur më 1914, të cilën Enver Hoxha u mundua me të gjitha mënyrat për t’ja fshehur popullit shqiptar dhe kjo ka qene produkt i nje shkolle qe nuk ka lidhje me levizjen komuniste shqiptare, por qe une pretendoj se ka qene karakteristika dalluese e antizogizmit qe filloi te sajoje te paqenen qe ne kohen e Presidentit te Republikes se asaj kohe: Ahmet Zogu. Prej kesaj propogande komunistet kopjonin piketat e mashtrimit historik duke kaluar hapur ne nje pozicion te theksuar antishqiptar.

I pari që publikoi fakte për Haxhi Qamilin qe vetë Enveri (1977, data e botimit te vepres 23), sipas të cilit kishte bërë studime qysh më 1962 e më përpara (1959) (Enver Hoxha, Vepra 23, f. 128). Por fakti që Enveri e përmëndi këtë personazh qysh më 1948 duhet të tregojë se kemi të bëjmë me një paragjykim. Të dhënat që na servir Enveri janë krejt të reja dhe një shtrëmbërim i të vërtetave. Bile duhet dyshuar në janë shkrime të Enverit ato që shkruhen për Haxhi Qamilin dhe botohen në veprat e tij, sepse shpesh ne gjejmë folje të dialektit gegërisht, psh “ka pasë” (po aty, f. 135).

Sipas Enverit lëvizja fshatare e viteve 1914-1915 ka qënë një lëvizje kryengritëse klasore dhe kishte për qëllim ndryshime politike, ekonomike dhe organizative shtetërore e ushtarake. Ishte një klasë e shtypur fshatare që u ngrit kundra klasës së feudalëve. Lëvizja fshatare e Haxhi Qamilit ishte një lëvizje përparimtare (po aty, f. 142). Me këtë Enveri e krijoi imazhin e klasave antagoniste të karakterit feudal duke mashtruar popullin shqiptar dhe duke treguar paditurinë e vet të plotë në këtë fushë. Edhe në qoftë se do të pranonim për një çast ekzistencën e dy klasave antagoniste më 1914-1915 të karakterit feudal, është absolutisht e pamundur të pranojmë dy klasa antagoniste të karakterit kapitalist 25 vjet më vonë, të cilat i ndryshoi revolucioni socialist. Tendenca e Enverit për t’i dhënë këtë ngjyrë ngjarjes kthehet me shpejtësi kundër tij po të shihet me këtë sy.

Por pikërisht këtë fakt evidentuan, duke treguar karakterin proturk, antieuropian, probejlerëve, karakterin hajdut e shkatërrues, dy nga njohësit e saktë të asaj periudhe: Skënder Luarasi (1900-1982) dhe Qamil Çela ( ?? – 1988), të cilët Enveri i akuzon si të lënë nga trutë (po aty, f. 144). Në të vërtetë në atë kohë u pat diskutuar në K.Qëndror ky problem dhe të dy studiuesit e lartpërmëndur e patën kundërshtuar Enverin ballë për ballë; bile Qamil Çela pati dalë nga mbledhja duke sharë nëpër dhëmbë dhe duke përplasur derën. Nuk është aspak e vërtetë se Enveri pati bërë studime për Haxhi Qamilin. Për të mbuluar revoltën e dy studiuesve shqiptarë të lartpërmëndur ai sajoi këtë studim sikur e kishte bërë në atë kohë. Por e vërteta nuk mund të mbulohej dot pasi Qamil Çela (Çelirama) pati jetuar deri më 1988 dhe e pati donencuar me kohë këtë mbledhje dhe të vërtetën e madhe mbi Haxhi Qamilin.

Që Enver Hoxha e rehabilitoi në mënyrë fallso figurën e Haxhi Qamilit për të mbrojtur interpretimet  negative  te bëra për figuren e Ismail Qemalit, as nuk duhen vënë në dyshim, pasi në po këtë biçim studimi Enveri analizon pavarësinë e Shqipërisë, e cila në këtë rast nuk kishte pse të përmëndej ne qofte se nuk kishte lidhje. Pra ketu fshihet nje gje te cilen historiografia enveriste nuk ka lene gur pa levizur per t’ja fshehur ate Popullit Shqiptar. Është kjo mënyrë analize që diskretiton autorin e sajë duke e njëhsuar me paditurinë. Sipas Enver historianit pavarësia e Shqipërisë na paska qënë një grusht i rëndë kundër Turqisë  duke bere pyetjen: Ata qe ishin pro Turqise, a duhej te ishin kunder pavaresise se Shqiperise, kunder evenimentit historik te Vlores? Kjo s’ka asnje dyshim. Atehere sipas historianeve “te zgjuar” dhe “te mesuar”, fshataret e Shqiperise se Mesme ose “rebelet” duhej te kishin rrokur armet dhe te ngriheshin kunbder ngritjes se famurit ne Vlore, kunder Shpalljes se Pavaresise se Shqiperise, por perkundrazi, ata i kthyen armet kunder pushtuesve te tjere te rinjj, serbeve……”Rebelet” nuk u ngriten kunder Qeverise se Vlores dhe flamurit qe simbolizonte pavaresine”(po aty, f. 149-150). Mos valle eshte e kunderta? Mos valle Shqiperia e Mesme ka qene kunder Pavaresise qe realizoi Ismail Qemali?

Së dyti, Enveri pretendon se Ismail Qemali na paska qënë antiturk (po aty, f. 157) kur dihet se ai ka qënë deputet në parlamentin turk në kohën e pushtimit osman. Në fakt kjo nuk paraqet asnjë interes analitik dhe konkluziv. Është injorim i historisë që një pushtim 500 vjeçar të përmbyset nga një kundërti intelektuale të rritur dhe zhvilluar në ambientin e vet. Për fatin e keq, apo të mirë, pavarësia shqiptare është produkt i vdekjes së Turqisë Otomane dhe aspak i karakterit antiturk të popullatës, klasave apo shtresave shoqërore. Me këtë Enver Hoxha tregon imponimin ndaj historianeve te asaj kohe duke i detyruar te gënjejne për herë të dytë dhe duke treguar injorancën mbi dialektikën.

Së treti, Enveri pretendon se lëvizja e Haxhi Qamilit ka qënë e nxitur fillimisht nga vetë Esat Pasha dhe pastaj ne qënkërka kanalizuar në pozicionin pretendues (po aty, f. 166-167). Është me të vërtetë për të ardhur keq me pozicionin shoqëror të këtij populli i cili i ka pasur të publikuara këto fakte dhe nuk ka ditur t’i japë vëndin e merituar Enver Hoxhës. Këtij fakti të mësipërm Enveri nuk i jep dot përgjigje, por hallakatet  duke justifikuar vjedhjet, vrasjet e Haxhi Qamilit dhe kalon pastaj tek ata që na e paskan shitur shqipërinë 30 vjet më vonë. Me këtë fakt Enveri kanalizon të kuptuarit e historisë duke iu imponuar shqiptarëve të shekullit të XX-të, të cilët akoma dhe sot nuk e dinë se çfarë ka ndodhur realisht më 1912, 1914, 1919, 1924, 1939,1943, 1944. Kjo ka ndodhur sepse historia është zbërthyer sipas imponimeve të Enverit duke e fshehur të vërtetën dhe sidomos mësimet që dalin prej sajë.

Pas Enverit njeriu që publikoi dhe u konsiderua si njohësi më i mirë i bëmave të Haxhi Qamilit qe studiuesi Gazmend Shpuza, i cili nuk vonoi, pas 1977, të botojë studimin me titull “Kryengritja fshatare e Haxhi Qamilit” (1979) dhe më vonë atë me titull “Kryengritja fshatare e Shqipërisë së Mesme 1914-1915” (1986). Autori në fjalë nuk shkon më larg se Enver Hoxha duke qënë dishepull i tij dhe një reflektim i plotë i diktatorit me përfundimet e arritura. Por ky autor na servir një fakt i cili kompleton esencën mbi lëvizjen e Haxhi Qamilit. Sipas tij esadistët ulnin flamurin shqiptar dhe ngrinin atë turk (Gazmend Shpuza, “Kryengritja fshatare e Shqipërisë së Mesme 1914-1915”, f. 237)., kur ne fakt duhet te jete e kunderta: ka qene Haxhi Qamili ai qe betohej per “Baben” (nenkupto Sulltanin e Otomaneve).

Eshte perseri Enver Hoxha qe zbulon nje pjese te se vertetes pa dashje duke e lidhur revolten e Haxhi Qamilit me periudhen e Ismail Qemalit. Sipas tij: “Duhet te dime se per Ismail Qemalin te insistonte ne mendimin e tij ne ate kohe ka qene e veshtire, por ideja e tij s’mund te hidhej poshte si e gabuar. Kurse “rebelet”, ne qofte se pranojme tezen se “kerkonin mbret turk” etj., kane treguar me kuraje dhe me arme ne dore tentuan te zbatonin mendimin e Ismail Qemalit. Keta u shtypen me arme nga kundershtaret imperialiste te te gjithe ngjyrave. A ka pasur lidhje konkrete per kete ide ne mes Ismail Qemalit dhe disa krereve te “rebelizmit”, qe historianet borgjeze i denojne en bloc si “xhonturq”, “antishqiptare”, “antikombetare”? Kjo ca me pak, nuk mund te dihet” (Enver Hoxha, Vepra 23, f. 158). Ne fakt me kete pjese autori kerkon te beje kete manipulim te historise: fsheh karakterin anti Ismail Qemal te Shqiperise se Mesme ne vitet 1913-1914 dhe pamundesine e qeverise se Ismail Qemalit per ta nenshtruar ate. Ne kete pike ka nje problem te painterpretuar akoma, por qe ekziston i publikuar ne revisten “Leka” me 1937, qe do ta shohim ne dy kapituj me pas.

Në mënyrë të përmbledhur, duke pasur parasysh studimin e pretenduar të Enver Hoxhës dhe dy studimet e Gazmend Shpuzës, problemi i Haxhi Qamilit duhet konsideruar si vijon:

Fuqitë e Mëdha, sidomos Austro-Hungaria, ishin të interesuara për shkëputjen e Shqipërisë nga influenca turke dhe mos rënien e shqiptarëve nën sundimin serb. Kjo gjë filloi me shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë më 1912, por nuk mundi të vazhdojë dot më pasi qeveria e Ismail Qemalit ishte tepër turke për sytë e europianëve (ne ate kohe ky i fundit u prish edhe me Imzot Nikolle Kacorrin dhe kjo duhet te kete percaktuar fundit politik te tij). Atëhere diplomacia e këtyre të fundit vendosi ta ndërrojë Ismail Qemalin me një princ europian nga marsi 1914-es deri ne shtator 1914-es (William Vidin 1876 – 1945). Pikërisht ky fakt bëri që në Shqipëri të lindëte lëvizja esadiste e cila ju kundërvu fuqive europiane për hesap të vet. Esat  Pashë Toptani përdori gurin turk duke injektuar Haxhi Qamilin. Ky i fundit me emër të sulltanit, dmth baba dovletit, vriste kundërshtarët e Esatit dhe që ishin kryesisht intelektualët antiturq, apo filoeuropian. Në fund këtë Haxhi e vrau vetë Esati për të fshehur politikën e vet. Veprimtaria e Esad Pashë Toptanit, kuptohet edhe nëpërmjet veprimtarisë së Haxhi Qamilit, por edhe sipas analizave te revistes “Vatra”, e cila, sipas Enver Hoxhës, na paska ndjekur një rrugë të shtrëmbër (Enver Hoxha, Vepra 28, f. 306). Me sa duket vetëm emri “Vatër” i jepte Enverit një alergji me publikimet e saja.

Ne vepren 23 te Enver Hoxhes (f. 417) ka nje shenim qe thote: “Hysen Hoxha – patriot, iniciator per celjen e shkolles se pare shqipe ne Gjirokaster dhe kryetar i shoqerise “Bashkimi” dhe “Pleqenise” se klubit “Drita”. Ne vitin 1913 – 1914 kundershtoi levizjen per autonomi te “Vorio Epirit””. E citova kete pjese per dy aresye. Se pari nuk thuhet qe Hysen Hoxha ka qene ne Vlore me 1912, keshtu qe lind dyshimi perse eshte vene ne listen e delegateve te Gjirokastres qe muaren pjese ne Kuvendin e Vlores nga ana e studiuesve te mevonshem. Se dyti pranohet qe levizja Vorio Epirote ka ekzistuar ne vitet 1913 – 1914 dhe ne kete pike kemi nje perputhje me ato qe thote Av. Dr. Vasil K. Dilo mbi karakterin e kesaj levizje, por ama duhet vene ne dukje qe historiografia enveriste i ka spostuar daten duke e konsideruar si vetem te vitit 1914. Mos valle edhe levizja vorioepirote eshte shkaktarja e doreheqjes se Plakut te Vlores dhe manipulatoret e historise kane dashur ta mbulojne kete fakt?

Me 26 nentor 1962 u mbajt ne Vlore me rastin e 50 vjetorit te Shpalljes se Pavaresise dhe 18 vjetorit te Clirimit te Atdheut mbledhja e perbashket e Byrose Politike te KQ te PPSH,te Presidiumit te Kuvendit Popullor te RPSH dhe te Keshillit te Ministrave te RPSH ku Enver Hoxha mbajti fjales e hapjes te kesaj mbledhje ku midis te tjerave propozoi, ne shenje nderimi dhe respekti per lufterat dhe fitoret e te pareve tane qe u kurorezuan me sukses 50 vjet me pare, me Shpalljen e Pavaresise Kombetare, te aprovohen vendimet e meposhtme:

  1. 1.  – T’i jepet qytetit te Vlores titulli i larte “Qytet – Hero”, duke marre parasysh kontributin e larte patriotik qe ka dhene populli i qytetit dhe i rrethit te Vlores ne lufterat per pavaresine kombetare e liri, duke marre parasysh se Vlora kurdohere, si ne te kaluaren ashtu dhe gjate Luftes Nacionalclirimtare, ka qene nje nga vatrat kryesore te lufterave te popullit tone, duke marre parasysh se ne Vlore me 28 Nentor 1912 u shpall pavaresia e atdheut tone.
    1. 2.  ……..
    2. 3.  – Patriotet e medhenj Ismail Qemali, Bajram Curri dhe Selam Musai te nderohen me dekoraten me te larte te Republikes, “Hero i Popullit”. (Enver Hoxha, Vepra 24, f. 4)

Vetem fakti qe ne dekoraten e pare perfshihet edhe lufta nacional-clirimtare duhet te sherbeje si argument qe ngjarja e shpalljes se Pavaresise Kombetare nuk ka qene e mjaftueshme per t’i dhene Vlores ate titull, por cdo gje ka qene thjeshte politike per te shfrytezuar popullin e asaj krahine ne aplikimin e politikes diktatoriale te komunizmit enverist. Ndersa perbashkimi i tre emrave me ane te titullit te larte, kur Populli Shqiptar njeh mire te pakten Bajram Currin dhe Selam Musain, duhet te sherbeje si argument qe figura e Ismail Qemalit eshte trajtuar ne te njejtin nivel me ate te dy te pareve duke u ulur ne rolin real qe Plaku i Vlores kishte luajtur ne shpalljen e Pavaresise Kombetare, ku Selam Musai, te pakten, nuk ka pasur asnje rol konkret. A nuk eshte ky nje rast per te vertetuar se nivelin e analizave historike e kishte percaktuar diktatori dhe kerkush nuk do te guxonte te shkruante me ndryshe?

Me rastin e pritjes te dhene ne Vlore me rastin e 50 vjetorit te Shpalljes se  Pavaresise dhe te 18 vjetorit te Clirimit te Atdheut diktatori mbajti fjalen e rastit me 29 Nentor 1962 me titull: “Frytet e 28 e te 29 Nentorit t’i gezojne ne shekuj niperit e sterniperit tane”, ku midis te tjerave tha: Shume u perpoqen hordhite otomane ta fshinin nga faqja e dheut kombin tone, emrin e shqiptarit. S’qene te pakta ne kete drejtim perpjekjet e fuqive te medha imperialiste e te shteteve fqinje shoviniste gjate shekujve te kaluar e gjate gjysmes te ketij shekulli”. (po aty, f. 7). Prej ketij paragrafi ka lindur ideja teorike qe otomanet dhe shqiptaret kane luftuar kundra njeri-tjetrit dhe kjo u pat bere lejtmotivi i te gjithe literatures historike shqiptare pas 1945. Ky eshte paragrafi qe udhehoqi mendimin historik shqiptar drejt shpikjeve historike mbi luftrat imagjinare qe Populli Shqiptar kishte bere kundra Perandorise Otomane. Lexuesi shqiptar le te beje ballafaqimin e asaj qe ka mesuar neper shkolla me kete paragraf per te kuptuar shkallen e indoktrinimit te tij. A nuk ka ketu nje urdher per te realizuar  mashtrimin e mirefillte? N.q.s. shtetet fqinje shoviniste paskan bere perpjekje per te fshire nga faqja e dheut kombin tone, atehere cfare beri Populli Shqiptar? Ku jane luftrat e tij kundra ketyre shovinisteve, duke perjashtuar Malsoret e Veriut? Perse historiografia enveriste nuk i ka evidentuar kurre ne shkalle siperore keto luftra, por i kufizoi vetem ne kuadrin e politikave otomane dhe aspak ne kuadrin e luftrave per ceshtjen kombetare? A nuk kemi ketu nje mosperputhje midis faktit historik dhe ideve udherrefyese te diktatorit? Pikerisht mbi kete baze mosperputhjeje eshte e ngritur e gjithe historia enveriste mbi pavaresine e Popullit Shqiptar dhe e gjithe baza teorike e indoktrinimit te shqiptareve te sotem. Ne fakt ky fjalim ka sherbyer si platforma kryesore filozofike per ndertimin e historise se Popullit Shqiptar pas vdekjes se Heroit tone Kombetar, Gjergj Kastriotit-Skenderbe. Sipas diktatorit: “Asnjehere, qe nga vdekja e Gjergj Kastriotit legjendar, s’pushuan te paret tane se luftuari per liri. Gjysherit tane nuk rane kurre ne gracken e te ashtequajturave reforma turke. Prandaj per me se 30 vjet me radhe ne mesin e shekullit te kaluar ata u ngriten me arme ne dore e nen udheheqjen e trinave te vegjelise, te Gjolekes e te Rrapo Hekalit, te Binak Alise e te Sokol Aramit, luftuan kunder pushtuesve turq dhe reformave te tyre te Tanzimatit” (po aty, f. 8). Me duket se permasa e veprimtarise te ketyre udheheqesve te vegjelise te marre se bashku per te gjithe koherat, eshte e paperfillshme perpara luftrave qe bene udheheqesit e bajraqeve te Kosoves dhe Malesise se Madhe vetem ne kater mujorin e pare te vitit 1911, por diktatori kishte vendosur per t’i krijuar histori krahinave qe nuk kishin menduar ndonjehere per fatin e Popullit Shqiptar, por qe u lidhen me te pergjate luftes civile te viteve 1943-1958. Sa do qe u munduan historianet shqiptare te prodhonin luftra te Popullit Shqiptar kundra Perandorise Otomane, ata u detyruan t’i fillonin ngjarjet me Karamahmut Pashe Bushatlliun dhe Ali Pashen e Janines duke u fshehur shqiptareve faktin qe te dy keto personazhe te historise kishin qene thjeshte sherbetore te Perandorise Otomane dhe pasi u prishen me te perdoren Popullin Shqiptar per mbijetese ku veprimtarite ne favor te tij duhen konsideruar thjeshte rastesi qe nuk arriten kurre ne shkallen e domosdoshmerise te formimit te shtetit te shqiptareve. Ato qe thuhen me superrelative per veprat e medha te Bushatllinjve dhe Pashait te Janines (sidomos per kete te fundit jane sajuar idera qe jo vetem nuk perkojne me realitetin, por ato nuk mund te perputhen dot me dinamiken e shoqerise shqiptare ne planin ligjor progresiv)  per formimin e shtetit te shqiptareve jane perralla qe nuk mund te besohen me. Autoret shqiptare nuk ja kane haberin teorise se luftes ne planin filozofik, pasi ne te kunderten duhet te kishin kuptuar qe shkalla e zhvillimit shoqeror te shqiptareve nuk perputhet ne asnje hallke me shkallen e prones private e rrjedhimisht nuk mund te perputhet me vazhdimesine e politikes me mjetet e tjera. Ne kete rast fantazia e historianeve te epokes enveriste rezulton te jete e kundert me filozofine udheheqese te partise-pushtet. Por diktatori e kishte te domosdoshme ta sajonte teorine e luftrave te Popullit Shqiptar per te arrire ne fazen e revolucionit socialist te tipit leninist duke permbysur jo vetem realitetin historik te shqiptareve, por dhe vete filozofine mbi materializmin historik te Karl Marksit. Vetem se dua te theksoj qe Populli Shqiptar eshte i vetmi popull europian qe nuk e ka njohur skllaverine duke u nisur nga bota e brendeshme e tij dhe me kete nuk ka pasur asnje mundesi teorike e praktike te ngrihej kundra skllaverise te imponuar nga relatori jashte tij.

Por djallezia e diktatorit u shtri edhe me tej. Duke qene i arsimuar ne epoken fillimshteterore shqiptare, ku Kleri Katolik Shqiptar kishte nje vend te nderuar ne Altarin e Kombit Shqiptar, ai kishte dijeni per veprimtarine kulturore e politike te ketij te fundit dhe per t’ja grabitur vepren shekulloro-mijeravjecare vendosi te shpike historine e re te nje Shqiperie qe nuk kishte ekzistuar kurre dhe te sajonte personalitete kulturore pa asnje ndikim mbi jeten e perditshme te shqiptareve. Keshtu, po ne ate mbledhje dhe ne po ate fjalim programor per historiografine e ardhshme shqiptare, shpalosi dukshem mashtrimin qe duhej te realizohej ne arsimimin e Popullit Shqiptar duke imponuar piketat se ku duhej te ndryshonte historia e Popullit Shqiptar; ose e thene me nje gjuhe me specifike: cfare konkretisht duhej te mesonte Populli Shqiptar pas vitit 1962 e me tutje, dhe cfare duhej te harronte. Sipas Enver Hoxhes “Qe nga shkrimet e Naum Veqilharxhit e te arberesheve, te kerkesave ekonomike e politike te Zef Jubanit, te programit te Lidhjes se Prizrenit, te vepra e Samiut “Shqiperia c’ka qene, c’eshte dhe c’do te behet”, te poezite e zjarrta te Naimit, te veprimet e zgjuara e te guximshme te Ismail Qemalit me shoke, dhe deri te lufterat e cetave te lavdishme te armatosura te Themistokli Germenjit, Spiro Ballkamenit, Cerciz Topullit, Ded Gjo Lulit, Isa Boletinit, Abdi Toptanit, Hoxhe Vokrit, Kamo Sejdinit e te tjereve, kalon vija e mendimit politik dhe e aksionit revolucionar gjithnje ne zhvillim e ne ngritje, qe ata kane pasur si objektiv lirine e atdheut, pavaresine e tij te plote e te pacunguar nga ana territoriale. Rilindasit ishin njerez revolucionare, optimiste, realiste, me zemer te zjarrte, qe i lidhnin ngushte fjalet me veprat – karakteristike kjo e mrekullueshme e te gjithe popullit tone ne cdo kohe dhe ne cdo rrethane.” (po aty, f. 8-9). Ndoshta emrat e mesiperm nuk duhet konsideruar pa gje, me perjashtim te Ismail Qemalit personaliteti historik i te cilit nuk mund te krahasohet me te gjithe emrat e mesiperm te marre se bashku edhe vetem prej fakti se eshte i pari shqiptar qe foli ne emer te te gjithe shqiptareve, por ato kurrsesi nuk perbejne ndonje segment te rendesishem ne shkak-pasojen e Pavaresise se Popullit Shqiptar, sidomos tek drejtuesit e cetave emrat e te cileve jane te dyshimte per ato qe kane bere per ceshtjen shqiptare. Vetem njeri mund te vecohet, Isa Boletini, pasi ai ka qene i vetmi ne Kuvendin e Vlores qe perfaqesonte ndergjegjen kombetare te Popullit Shqiptar duke u nisur nga bota e brendeshme e tij dhe u vra vetem per kete ceshtje. E sa per emrat e rilindasve tashme kjo nuk mund te shihet me me seriozitetin e kaluar dhe politizimi i tyre ka qene nje ceshtje kohe qe nuk mund t’i rezistoje me kritikes historike (per kete shih artikullin: “A ka rilindas Populli Shqiptar”, publikuar ne albanovaonline.com dhe www.genchoti.com). Eshte nje nder pikat ku diktatori imponoi politiken e tij antihistorike dhe manipulimin e historise se Popullit Shqiptar. Kjo e fundit vazhdoi edhe me tej ne po kete fjalim duke e detyruar Popullin Shqiptar te mos mesonte kurre autoret e vertete te gjuhes se sotme shqipe, autoret e alfabetit te gjuhes shqipe, autoret e Kongresit te Manastirit dhe te gjithe emrat e pervecem qe realizuan perfundimin e atij kongresi. Deri me 1991 te gjithe shqiptaret nuk i kane ditur keto probleme, por ushqeheshin me emra qe nuk kishin luajtur asnje rol te drejteperdrejte per gjuhen dhe historine e Popullit Shqiptar. Sot kjo eshte e lehte te konstatohet, por po te mendosh perplasjen e imponimit me ate qe dinin baballaret tane duhet te merret me mend se per cfare ka sherbyer imponimi kulturor, filozofik dhe antishqiptarizmi ne ate kohe. Vini re se ne cfare forme dhe me cfare permbajtje i eshte imponuar Popullit Shqiptar Enver Hoxha ne ate kohe, sipas te cilit “Veqilharxhi e Jani Vretoja, Kristoforidhi e Pashko Vasoja, Jeronim de Rada e Sami Frasheri, Koto Hoxhi e Thimi Mitko, bilbili i Shqiperise, Naim Frasheri dhe mesuesi i palodhur Petro Nini Luarasi, Luigj Gurakuqi e Mihal Gramenoja dhe shume e shume te tjere, iu kushtuan me zjarr gjuhes shqipe, e nxoren ne drite thesaret e saj, i kenduan asaj me ndjenja te forta dhe nepermjet saj memes Shqiperi, propoganduan dhe perhapen me gjere shkrimin shqip. Ne kushtet e terrorit otoman nuk ishte e lehte te beje ate qe bene ata – te shkruaje, te shtypje e te dergoje ne Shqiperi mijera abetare e libra te tjere, te hapje shkollen e pare shqipe me 1887, te organizoje nje Kongres te tere si ai i Manastirit per caktimin e alfabetit unik shqip. Dhe te tera keto paten pa dyshim reperkusione te medha, te cilat gjeten pasqyrimin e tyre me te mire ne rritjen e vrullshme te levizjes revolucionare dhe te kryengritjes se armatosur”. (po aty, f. 10-11). Asnjehere dhe kerkush nuk i tha shqiptareve qe problemi i alfabetit te gjuhes shqipe ishte i lidhur me heterogjenitetin alfabetik qe lulezonte ne ate kohe ne territorin e banuar nga shqiptaret dhe problemi i shkollave shqipe nuk ka qene ne ate permase qe eshte pretenduar. Ka ekzistuar nje vendim i administrates turke qe i lejonte shkollat shqipe vetem me nje kusht: te mos perdornin alfabet latin. Kjo gje i eshte fshehur popullit shqiptar dhe cdo gje eshte paraqitur sikur kontradikta ishte per shkollat dhe gjuhen shqipe. Te gjitha keto nuk jane te verteta dhe nuk kane ndodhur kurre sipas asaj qe kujtojme se dime, por qe na i kane mesuar sipas arsimit te detyrueshem pergjate 8 viteve te shkolles unike. Aresyeja perse u mbajt Kongresi i Manastirit eshte i lidhur me faktin e ekzistences se tre alfabeteve ne shkollat shqipe te asaj kohe: alfabeti latin ne Veri, ai arab ne Shqiperine e Mesme dhe alfabeti grek ne Jugun e Shqiperise ku lulezonin shkollat greke prej vitesh. Tentativa per t’i shkeputur shkollat greke ne Jugun e Shqiperise nga administrata greke dhe per t’i vendosur nen administraten shqiptare perben vepren e dukshme te Petro Nini Luarasit  dhe jo mesimdhenia, sic paraqitet (shume me teper ka dhene ne drejtim te kultures shqiptare i biri Skender Luarasi, duke qene njekohesisht oponenti jugor i komunizmit enverist ne menyre te hapur). Asnjeri nga emrat e mesiperm nuk ka luajtur ndonje rol ne zhvillimin e gjuhes shqipe. Duke perjashtuar Luigj Gurakuqin, asnje nga emrat e mesiperm nuk ka marre pjese ne ate kongres dhe detyrimisht nuk ka asnje aresye perse ato te shoqerojne analizat mbi gjuhen dhe kulturen shqipe. Aresyeja eshte shume e thjeshte: shqiptaret duhet te harronin me cdo cmim baballaret reale te gjuhes dhe kultures shqipe, baballaret e Historise se Popullit Shqiptar dhe ne kete pike fillon tragjedia kulturore e Popullit tone.

Por nen imponimin enverist shqiptaret mesuan shume gabim edhe problemin e qenies se Shqiperise perpara 28 Nentorit 1912. Ngjarje, data, personazhe historike dhe vete permbajtja e tyre eshte e deformuar tej mases dhe gjithkush heshti pa guxuar te thote te verteten as fshehtesisht (ja perse na sherben vepra e Av. Dr. Vasil K. Dilos, ajo eshte shkruar per shume me vone se data e hedhjes ne leter te faktit). Vini re se si e ka shprehur Enver Hoxha realitetin historik ne fund te shek. XIX-te: “Pikerisht per kete aresye, ne nje moment shume kritik, per te siguruar lirine dhe unitetin territorial te vendit dhe si pergjigje kunder komplotit te Kongresit te Berlinit, u organizua me 1878 Lidhja historike e Prizrenit, me Abdyl Frasherin ne krye. / Te paharruara do te mbeten betejat legjendare te shqiptareve qe per 3 vjet me radhe mbrojten me gjoks Plaven e Gucine, Hotin, Gruden e Ulqinin, duke u bere keshtu nje sfide te pashembullt fuqive perendimore qe kishin vendosur t’ia shkeputnin ato Shqiperise.” (po aty, f. 11).

Problemi i Lidhjes se Prizerenit nuk eshte i gjithi shqiptar antiotoman sado te mundohen manipulatoret e historise te Popullit Shqiptar ta paraqesin ate. Ky problem eshte nje kushtezim politik i realizuar nga bashkepunimi i Klerit Katolik Shqiptar me klasen politike shqiptare te Kosoves si rrjedhoje e dishezes politike te Perandorise Otomane. Pike me e rendesishme analitike dhe fillesa historike e Lidhjes Shqiptare te Prizrenit eshte fundi politik i rendit feudal Otoman ne konflikt me Perandorine feudale Ruse (ky eshte thelbi i problemit dhe pikerisht kete nuk kane marre per baze historianet “materialiste” shqiptare te epokes enveriste). Kete fakt historik Enver Hoxha nuk e ka marre persiper, por, duke kapercyer mbi te, kerkon qe pasojen e tij ta paraqese si shkakun primar te unitetit territorial te vendit, te nje vendi qe nuk kishte ekzistuar kurre dhe vazhdonte te mos ekzistonte akoma sipas parimeve te se drejtes romake (behet fjale per vitinj 1878). Tek problemi historik i Lidhjes Shqiptare te Prizrenit zbulohet pengesa artificiale e formimit te shtetit te shqiptareve, por dhe tendencen e pare te formimit te tij. Eshte nje problem qe eshte fshehur me shume kujdes nga historiografia enveriste ku te vetequajturit historiane te epokes komuniste kane ndjekur udhezimet e diktatorit ne zberthimin e permbajtjes se saj; keshtu qe cdo gje e shkruar ne ate kohe eshte e pavlefshme dhe larg te vertetes. Historiografia enveriste me te gjithe menyrat eshte munduar t’i heqe Kosoves titullin qe i dha HISTORIA ( kjo e fundit ja vendosi me 1943, pa e ditur se cfare do te ndodhte me 1999): KOSOVA “DJEPI I SHQIPTARIZMIT” (Hamit Kokalari, Kosova. Djepi i shqiptarizmit, Tirane 1943). Kjo eshte aresyeja qe mbeshtetjen ne realizimin e kritikes nuk do ta bejme ne literaturen e epokes ku jetojme, por perpara saj. Dy libra te thjeshte dhe te vegjel, te botuar para 1945, jane te barasvlefshem me shume e shume vellime te shkruara pas ketij viti. Fjala behet per librin politik te Mehdi Frasherit: “Lidhja e Prizrenit edhe efektet dipllomatike te saj”, Tirane 1938; dhe librin historik te Xhafer Belegut: “Lidhja e Prizrenit e veprimet e saja – 1878-1881”, Tirane 1939. Pastaj Abdyl Frasheri nuk ka asnje lidhje te drejteperdrejte me fillimin e Lidhjes le pastaj me kryesine e saj dhe ne kete pike Enver Hoxha ka dashur te beje nje imponim qe nuk eshte kaperdire dot dhe detyrimisht nuk eshte pasqyruar sipas ketij imponimi.

Ne Shqiperi dhe Kosove jane bere shume studime per kete teme dhe jo gjitheshka ka ecur sipas rrjedhes shkencore, pasi studiuesit kane qene te detyruar te ecin sipas imponimit politik duke i fshehur shqiptareve faktin se “Frymezimi Kombetar i “Lidhjes Prizrendit” vazhdoj, dhe u perjetsue” (Gjon Gjomarkaj, Njeqind vjetori i “Lidhjes Prizrendit” 1878-1978, f.17, qershuer 1978). Gjithshka filloi me 1978, me rastin e 100 vjetorit te Lidhjes se Prizrenit, por pasi diktatori i kishte dhene orientimet politike (me 1977 botoi vepren e 24 ku flitet edhe per Lidhjen). Keshtu botohen me rradhe (keto jane botimet qe kam ne biblioteken time):

-Shqiperia ne vitet e Lidhjes Shqiptare te Prizrenit (dokumente arkivash franceze), vell. I, 1876-1879, pergatitur nga Ligor Mile, nen logon e Akademise se Shkencave te RPSSH, Instituti i Historise, Tirane 1978.

-Lidhja Shqiptare e Prizrenit ne dokumentat osmane 1878-1881, pergatitur nga Kristaq Prifti, nen logon e Akademise se Shkencave te RPSSH, Instituti i Historise, Tirane 1978.

-Lidhja Shqiptare e Prizrenit 1878-1881, fjalime dhe referate mbajtur me rastin e njeqindvjetorit te saj, nen logon e Akademise se Shkencave te RPSSH, Instituti i Historise, Tirane 1978.

-Lidhja Shqiptare e Prizrenit (1878-1881), me autor Docent Koli Xoxi, Tirane 1978.

-Lidhja Shqiptare e Prizrenit (1878-1881), me autor Kristo Frasheri, Tirane 1979.

-Shqiperia ne vitet e Lidhjes Shqiptare te Prizrenit (dokumente arkivash franceze), vell. II, 1880-1881, pergatitur nga Ligor Mile, nen logon e Akademise se Shkencave te RPSSH, Instituti i Historise, Tirane 1986.

-Lidhja Shqiptare e Prizrenit (1878-1881) ne dy vellime, vell. I, me autor Kristo Frasheri, Tirane 1989, por u botua vetem ky vellim.

-Lidhja Shqiptare e Prizrenit (1878- 1881) me autor Prof. Dr. Kristo Frasheri, Tirane 1997

Ne Kosove gjeta botimin e Jusuf Buxhovit “Kosova (Perandoria Osmane)”, libri i dyte, bot. i Katert, Prishtine 2012 ku ne kapitullin e peste ishte studimi: Lidhja Shqiptare e Prizrenit dhe Kongresi i Berlinit (f. 191-289), si dhe librin po te Jusuf Buxhovit “Kongresi i Berlinit 1878”,  Prishtinë 2008.

Te gjithe keto studime karakterizohen nga nje vecori e perbashket deri me 1986: gjitheshka lidhet me Traktatin e Shen – Stefanit  dhe luften e Popullit Shqiptar kundra Turqise Otomane. Por ne vitin 1989 studiuesit e pasuruan kete lufte duke theksuar se Populli Shqiptar kishte luftuar edhe kundra serbo-malazezeve perpara se te ngrihej kundra pushtetit qendror otoman dhe ne kete pike fillonte disheza mohuese e historiografise enveriste, pasi po vihej ne dukje qe Populli Shqiptar na paska luftuar edhe kundra armiqve te vet biologjike.

Ne fakt historikisht problemi eshte “pak” me ndryshe, pasi eshte i pasuruar me ndergjegjen europiane qe ne nisje. Nga pikepamja e veprimit historik mbi Popullin Shqiptar problemi fillestar, dmth shkakesor, i Lidhjes Shqiptare te Prizrenit eshte persekutimi i popullates shqiptare prej forcave ushtarake serbo-malazeze, ku popullsia u vra dhe u dhunua prej ushtareve, Xhamijat u kthyen ne pijetore e Kishat Katolike ne Kisha Ortodokse, vendasve u a grabiten pasurite (Xhafer Belegu, Lidhja e Prizrenit e veprimet e saje — 1878 – 1881, f. 14). Eshte nje bashkesi e tille ngjarjesh qe e detyrojne Popullin Shqiptar te ngrihet ne revolte kundra pushtuesve serbo-malazes pasi e hoqen shpresen prej Turqise. Akti i pare fillon me 11 mars 1878 ku arqipeshkvi i Shkodres i drejtoi nje telegram qeverise Austro-Hungareze me te cilin i ankohej kundra ndjekjeve e shkeljeve te tokave shqiptare prej Sllaveve. Si kryetar i fese katolike ne Shqiperi kerkoi largimin e Malazesve, se Shqiptaret nuk mund te rronin nen flamurin e nje shteti te paqytetnuem e katundar. Arqipeshkvi ma ne fund kerkonte mbrojtjen e popullit katolik, nga ana e Austro-Hungarise pasi kjo kishte edhe te drejten e proteksionit mbi elementin katolik te Shqipnis se Veriut (po aty, f. 15). Data e fillimit te Kongresit te Berlinit (13 qeshor 1878) qe sinjali qe shqiptaret duhet te vepronin per lirine e tyre. Kur Qendra ne Prizren ishte ne krijim e siper, grupi i Shkodres nuk mungoi te vepronte ne menyre me intensive. Me 10 qershor Shkodra e telegrafoi Qendres se edhe ajo bashkohej me Lidhjen e se do te dergonte se shpejti delegatet e vet. Paria e Shkodres mblidhej per dite sa neper Xhamija e sa ne Biblioteken e qytetit duke biseduar per gjendjen. Mbas nje punimi me shume kujdes keta, e me teper katoliket, ne bashkepunim me kolonine Shkodrane te Triestes e me Shqiptaret e Italise, bene nje memorandum duke ja derguar Lordit Beaconsfield, kryeminister e kryedelegat i Anglise ne Kongresin e Berlinit. Memorandumi u hartua ne gjuhe italiane dhe u shtyp ne forme broshure ne Trieste me 13 qershor 1878. Faqja e pare e broshures ishte keshtu:

Memorandum degli albanesi si indirizato  A.S E. Lord Beaconsfield Primo Ministro e Rappresentante di S.M. la Regina d”Inghilterra.

                                      al Congreso di Berlino

                                                   Trieste 1878

Memorandumi fillon duke fole mbi rendesine e kongresit, mbi problemet qe do te zberthehen atje, mbi historine e Shqipnis e mbi te drejtat e Popullit Shqiptar. Pastaj vijon ne kete menyre:

“Populli Shqiptar me gjithe qe asht nen thundren e nje shteti barbar e i jane bame presione fetare gjate periudhes se skllaveris se ti, si nga ana e Turqve, ashtu edhe nga Greket e Sllavet, ka mujtun me e rujte kombesin traditat e gjuhen e vet sado qe perbahet prej tre elementesh fetare te ndryshem te cilet te gjithe e urrejne qeverin ottomane ashtu edhe cdo te huej tjeter qe kerkon me e sundue…..” (po aty, f. 22-23).

Pas disa diteve, me 15 qershor, Lidhja e Prizrenit i dergoi nje telegram Portes se Larte, me ane te se ciles i njoftonte se Shqiptaret nuk do t’i nenshtroheshin sundimit ruso-bullgar e serbo-malazes dhe se kishin vendose me luftuar e Qeveria Turke e kishte per detyre qe te interesohej per fatin e Shqipnis ne Kongresin e Berlinit. Ne nje mbledhje tjeter ne nje Xhami te vendit, u vendos qe Prizreni te ishte qendra politike e Lidhjes dhe te veprohej per mbrojtjen e tanesis tokesore te Shqipnis e ne qofte se do te humbte nji pellambe toke Shqiptare nga pa-zotesia e Turqis, atehere te mos e njofin ma Sulltanin e te mos kerkojne asnje ndifme prej Stambolli; e te shpallnin indipendencen shqiptare. Pastaj vendosen me rroke armet per me mbrojte vendin kunder Serbis e Malit te Zi (po aty, f. 21).

I citova te gjitha keto per t’i treguar lexuesit se Lidhja e Prizrenit ishte nje levizje politike e krereve te shoqerise shqiptare kundra politikave grabitqare te Serbise e Malit te Zi dhe aspak kundra Turqise Otomane, sic e kane bere historianet e epokes enveriste. Paaftesia e popullates vendase per te perballuar pushtimin serbo-malazes i detyroi kreret te kerkonin ndihme nga Europa dhe kur e pane qe kjo Europe i kishte nxjerre ne pazar ju drejtuan pushtetit ne Stamboll. Mos mbeshtetja nga qendra i detyroi shqiptaret te ngrihen edhe kundra Stambollit dhe ne kete pike fillon historia e Lidhjes Shqiptare te Prizrenit sipas historiografise enveriste duke i fshehur Popullit Shqiptar thelbin e kesaj Lidhjeje, qe per here te pare ne historine e Popullit Shqiptar kerkoi Shtetin e Shqiptareve si shpetim nga serbo-malazeset dhe jo nga Turqia Otomane.

Por diktatori e perdori Lidhjen e Prizrenit per nje aresye tjeter thelbesore, pasi Lidhja eshte organizimi i pare politik i shqiptareve qe perdori luften si vazhdimesi te politikes me mjetet e tjera dhe kjo i nevojitej Enver Hoxhes per te justifikuar veprimet ne dem te popullates shqiptare te Kosoves nga ana e divizioneve partizane ne vitet 1944-1945. Ky eshte nje problem me karakter filozofik te theksuar dhe nje problem i pazgjidhur akoma ne nivel boteror. Maksimumi qe eshte pranuar lidhet vetem me faktin qe dhunes i duhet pergjigjur me dhune (Frederik Engels, Anti-Dyringu), packa se ka lindur si nje instinkt shoqeror (rastesi) dhe eshte riperdorur per te ndrequr gabimin e pare (domosdoshmeri). Ne kete pike eshte e nevojshme te analizohen te gjithe luftrat e Njerezimit pergjate rendeve shoqerore dhe do te shikohet se perjashtimi nuk ekziston (studimi: Lufta dhe Njerezimi, doreshkrim). Format e luftes dhe te dhunes i nenshtrohen nje ligjesie dhe nuk jane te lidhura me permbysjen e rendeve shoqerore, sic na kane mesuar neper shkolla. Ky problem eshte keqinterpretuar nga V.I.Lenini (broshura: Socializmi dhe Lufta, Tirane 1978) dhe nga kjo niset diktatori kur teorizon ne kete drejtim, sipas te cilit:

“Kryengritja me arme, sic dihet, eshte forma me e larte e luftes se masave kunder cfaredo shtypjeje. Dhe sa me organizuar dhe e ndergjegjshme te jete ajo, aq me te medha jane dhe rezultatet.” (po aty, f. 13).

Nuk eshte e veshtire te kuptohet se autori kerkon te justifikoje veprimet e veta dhe te partise se tij pergjate kohes se ekzistences duke vene ne dukje dy probleme inekzistente:

1-Luften e bejne masat, ne kete rast, edhe kryengritjen.

2-Lufta presupozon shtetin e ketyre masave.

Duke e lidhur me Lidhjen e Prizrenit diktatori kerkoi te perdore historine sipas interesit te vet politik dhe per kete e shtremberoi, e ndryshoi dhe e tjetersoi ne thelbin e vet, sidomos historine e Popullit Shqiptar. Ky interes ishte krijimi i nje historie per ato krahina qe e kishin ndihmuar per te marre dhe mbajtur pushtetin nga 1945 deri me 1991 duke i paraqitur si pararoja te formimit te shtetit te shqiptareve nga pikapmaja historike. Lojen ne kete rast e beri per te gjithe shqiptaret duke u mohuar realitetin dhe duke sajuar te paqenen. Sipas tij: “Qe nga viti 1905 kryengritjet rriten e gradualisht bashkohen, sa ne pranvere te vitit 1912 shnderrohet ne nje levizje te fuqishme te armatosur te udhehequr nga patriotet e medhenj Bajram Curri, Hasan Prishtina, Luigj Gurakuqi, Themistokli Germenji etj.” (po aty, f. 14).

Ky ka qene udhezimi politik per krijimin e historise se pavaresise se Popullit Shqiptar me 1912 dhe te gjithe studiuesit kane ecur sipas kesaj platforme ne perfundimet e tyre. Por nuk e di a ka ndonje studim qe te flase per kryengritje te shqiptareve ne ato vite qe thote diktatori, dmth perpara 1910, pasi ne te gjithe literaturen e parapare une nuk gjej kryengritje te vitit 1905 deri me 1908. Keshtu qe nuk ka pasur se cfare te rritej gradualisht e cfare te bashkohet ne nje levizje te fuqishme te armatosur dhe aq me teper nen drejtimin e Bajram Currit, Hasan Prishtines, Luigj Gurakuqit e Themistokli Germenjit, qe si zor te njiheshin midis tyre perpara 1912.

Por ketu ka edhe dicka tjeter, qe shqiptareve nuk ja ka thene njeri kurre, por qe duhet ta mesojne pa asnje lloj komleksi racor. Pas vdekjes se Heroit tone Kombetar Gjergj Kastriotit, Turqia Otomane beri nje manover gjigande lidhur me shpernguljet e medha njerezore per efekt te largimit te masave arberore drejt Italise, Venedikut, Morese dhe Zares. Ekzistojne te dhena mbi numrin e kolonive te ngritura ne 17 provinca dhe krahina te Italise pergjate 3 shekujve e gjysem. Sipas nje autori italian, Oreste Camillo Mandalari ne  punimin “Indipendenca Shqiptare, – ndihmesa italiane ne driten e dokumentave” qe fillon me postulatin: “Nga Italia qe leshuar shkendija e pare e propogandes kombetare ne Shqiperi (sipas gazetes se Berlinit “Borsen Zeitung”, shkurt, 1898)” (f.3), drejt Italise se Jugut, nga trojet e banuara nga shqiptaret ne intervalin kohor 1416 – 1774, ka pasur kater dyndje masive njerezish sipas kesaj dinamike:

Shperngulja e pare u realizua ne periudhen 1416 – 1450 ne provincen e Katanzaros ku u formuan 13 kolonite e para.

Shperngulja e dyte shkon nga viti 1461 deri ne vitin 1464 ku ne tre (3) provinca u formuan 17 koloni te tjera.

Shperngulja e trete shkon nga viti 1467 deri ne vitin 1492 ku ne pese (5) provinca u formuan 29 koloni te tjera.

Shperngulje te ndryshme u realizuan midis viteve 1734 deri me 1774 ku ne tete (8) provinca u formuan 16 koloni me shqiprare; - gjithsej 75 koloni shqiptaresh pa na dhene numrin njerezor (f. 18-19).

Vendin e tyre e zune pikerisht nje numer i madh familjes muslimane te vendosura ne vijen Veri – Jug (Cameri-Kosove) dhe Lindje -Perendim ne vijen Diber – Bregdet midis lumenjve Mat – Shkumbin, duke ndare popullaten katolike nga ajo ortodokse. Vetem pas kesaj ka filluar invertimi i familjeve shqiptare katolike apo ortodokse ne fene e re islamike. Keshtu qe nuk ka pasur asnje mundesi praktike qe popullata shqiptare te kete qene ne unitet kur ka ardhur puna per t’ju kundervene pushtetit otoman duke fshehur edhe nje gje tjeter: pavlefshmerine e ngritjes se flamurit ne Durres, Tirane e Elbasan ne perkrahje te qeverise se Ismail Qemalit me 28 Nentor 1912.

Ndryshimi i ngjarjeve dhe paraqitja e popullates shqiptare si unike ne drejtimin politik nen qeverisjen e Ismail Qemalit fsheh edhe dicka tjeter: aresyen perse Plaku i Vlores u largua nga Vlora ne janar 1914. Sipas Enver Hoxhes “feudalet tradhetare, ne bashkepunim me fuqite imperialiste, me ato fuqi qe ne Konferencen e Londres te vitit 1913 copetuan Shqiperine, i vune minat Qeverise se Vlores…” (po aty, f. 15), pa e permendur provokacionin me emrin Beqir Grebene, qe u muar si shkak nga ana e propogandes politike. Por po t’i bejme nje permbledhje ngjarjeve te ndodhura ne vitin 1913 do te shikojme se Grebeneja ishte nje akuze formale pasi Plaku i Vlores u largua me ndergjegje kur pa qe shqiptaret nuk merreshin vesh midis tyre. Shqiperia e Mesme me ane te Esat Pashe Toptanit praktikisht ishte kunder tij qe ne fillim dhe manovrat e pashait per tu bashkuar me te rezultuan nje tendence per ta hedhur ne ere te gjithe qeverine Vlora, ndarja e Imzot Kacorrit pas disa muajve, lufta vorioepirote ne Jugun e Shqiperise dhe mos bashkimi i Kosoves me Shqiperise Londineze i dhane te kuptoje Plakut te Vlores se shqiptareve u mungonte uniteti politik, pasi per ate kombetar as qe behej fjale. Keshtu qe nuk mund te akuzojme boten per problemin e deshtimit te Qeverise se Ismal Qemalit, pasi fajtore ishim vete ne shqiptaret qe nuk e kuptonim se jo gjithmone politika ja donte te miren popullit. Ne kete rast ekziston nje mosperputhje midis shkalles se zhvillimit shoqeror dhe organizimit te imponuar politik sipas shembelltyres europiane (ne fakt ky eshte problemi me themelor i shoqerise shqiptare dje-sot dhe per te gjithe koherat e ekzistences historike te saj ne te ardhmen).

Me 2 tetor 1964 Enver Hoxha dha direktivat mbi problemet e vellimit te dyte te “Historise se Shqiperise” duke mos harruar t’i kujtoje degjuesve ne Byrone Politike qe “Historia eshte shkence qe kerkon te pasqyrohen drejt ngjarjet” (vell. 27, f. 349-352). Qe ne kete pike lexuesi duhet te kuptoje se cfare perfaqesonte shkenca e historise per diktatorin dhe per te gjithe produktin intelektual te epokes komuniste. A nuk kemi ketu permasat reale te statistikes dhe maksimumin e rruges se arritur nga historiografia enveriste? Atehere cfare pretendojne te vetequajturit historiane ketu ne Shqiperi dhe cfare pretendojne te jene realisht ata ne procesin e zhvillimit shoqeror te shqiptareve pergjate kohes qe jetojme dhe ne te ardhmen? A e kupton lexuesi se cfare ka ndodhur dhe po ndodh me shkencen e historise ketu ne Shqiperi prej afro 70 vjetesh? A e kupton lexuesi se cfare perfaqesojne ata dhjetra analiste qe fryhen si gjela deti sa here qe ka zgjedhje parlamentare ne Shqiperi? Jane te pafundme pyetjet hulumtuese kur lexuesi ndeshet me vepren teorike te diktatorit Enver Hoxha.

Keto direktiva ne fushen e historise te Popullit Shqiptar nenvizonin keto probleme:

1-“Duhet te dale mire ne dukje qe populli shqiptar edhe perpara Skenderbeut, megjithese nuk ishte akoma nje komb, sipas perkufizimit marksist, u rezistonte valeve te shumta te pushtuesve. Pra shqiptaret kane luftuar edhe ne kohe te lashta per ruajtjen e fiseve te tyre” (f. 350).

Pikëpamjet e PPSh-së dhe të Enverit për historinë e Shqipërisë mund edhe t’i mbyllnim me tendencën për të pasur komb shqiptar qysh nga koha e Skëndërbeut edhe pse kjo gjë nuk mund të ishte kështu sipas nocionit marksist, por permbajtja e ideve te diktatorit eshte me te vertete nje spetakel i vertete ideologjik ku bashkohet shpikja dokumentare me mashtrimin dokumentar dhe interpretimin e dokumentit. E ku mund ta dinte Enveri se nocioni komb nuk ka lidhje aspak me marksizmin, por ai është një paçavure staliniste sipas nënkuptimeve leniniste. Po të lexohet me kujdes ky pasazh i Enverit do të kuptohet me lehtësi se ai nuk e ka hallin tek kombi, por ai kerkoi te shpikeshin luftërat që na paska bërë populli shqiptar përpara Skëndërbeut dhe pas tij, pasi sipas Enverit pavarësia, lufta dhe kombi janë sinonim i njëra-tjetrës. Dhe e gjitha kjo per te justifikuar formalisht propoganden mbi revolucionin socialist qe ai pretendonte se po aplikohej ne Shqiperi. Por diktatori harroi se formula nr. 1 e marksizmit filozofik, sipas interpretimit filozofik bolshevik,  mbi luften e klasave ishte prona private dhe kete shqiptaret sapo e kishin filluar nen shtytjen e Europes ne fillim te shek. XX-te. Gjendja shoqerere e shqiptareve ishte e tille sa gjithmone ata e perjashtonin luften si veprimtari e zhvillimit te tyre autokton. Enver Hoxha nuk kishte si ta dinte qe e gjitha praktika e zhvillimit te shoqerise shqiptare deri ne vitin 1945, kur ai e permbysi, ishte jashte hapsires analitike te marksizmit filozofik dhe nje pajtim me te do te thoshe ta hidhje ne ere ate filozofi duke i ndryshuar parametrat teorike te saj. Studimi i marksizmit teorik, kur paralelizohet me dinamiken e shoqerise shqiptare, tregon se rasti marksist eshte nje rast ekstrem e klasik dhe sherben vetem per Europen, tipikisht per duetin Angli – France, dhe nuk mund te pergjithsohet dot, sidomos per rastin shqiptar ai behet i demshem po nuk u modifikua (te pakten letra e Engelsit drejtuar Meringut ne korrik 1893 me jep te drejte ne kete perfundim). Keshtu qe ne kete mes diktatori kerkonte te justifikonte politiken e ndjekur deri ne ate kohe dhe kjo kerkonte manipulimin e historise se Popullit Shqiptar. Eshte kjo aresyeja perse historia e popullit tone duhet rishikuar nga fillimi, te pakten ne keto 3000 vitet e fundit, pasi keto 3000 vjet permbajne vetem sajesa politike dhe asgje politike.

2-“Ceshtja eshte te dale se me Skenderbeun, qe udhehoqi popullin shqiptar ne aleance me princat e tjere shqiptare, u forcuan shume disa tipare themelore qe do te qendronin me vone ne bazen e formimit te kombit shqiptar; populli shqiptar kishte ekzistuar shume kohe me pare, po me Skenderbeun ai futet ne nje etape te rendesishme” (po aty).

Enver Hoxhes nuk i kishte shkuar ndermend se nje lidhje e mundeshme midis dinamikes se shoqerise shqiptare te asaj kohe dhe vepres se Gjergj Kastriotit qendronte domosdoshmeria e ndryshimit te parametrave te marksizmit filozofik; qendronte dyshimi mbi gjenezen shqiptare historike te Gjergj Kastroitit, te themi para 200 vjetesh; qendronte dhe zbulimi i asaj qe percaktonte ndryshimin natyror te Popullit Shqiptar me popujt e tjere te Europes. Vetem krahasimi i Kanunit te Skenderbeut sipas kohes kur u shkrua me fazat e mevonshme pas 3-4 shekujsh, tregon mos perputhjen e shkalles se zhvillimit te Popullit Shqiptar me permbajtjen e epokes se Heroit tone Kombetar. Aty fshihen kaq shume te panjohura sa duhet nje permbysje e madhe per te kuptuar si kemi qene, si na katranosi enverizmi dhe si jemi. Te pakten perberja dhe prejardhja e Popullit Shqiptar ne dy polet vertikale gjeografike, pergjate ketyre 500 vjeteve te fundit, e justifikon mungesen e unitetit kombetar dhe nxjerr ne pah aresyet perse populli yne nuk ka asnje tipar themelor nga ato qe kerkon te vere ne dukje enverizmi.

Ne qofte se deri ketu kemi pare pikepamjet filozofike te diktatorit qe kerkon me cdo kusht te eleminoje pasojen e politikes se tij duke paraqitur nje situate politike qe nuk ka ekzistuar kurre, ne po kete fjalim programatik ai hodhi idete se si duhet manipuluar historia e popullit mbi te cilin ai sundoi 40 vjet. Gjitheshka rrotullohet mbi termin “rilindje” dhe kesaj ai i pat dhene rendesi te posacme. Sipas tij:

3-“Fjala “Rilindje” ka fituar nje tradite ne historine e popullit tone, sic ka fituar edhe renesansa ne Europe. Rilindja jone i ka te percaktuar qarte karakteristikat e veta. Po te hidhemi edhe me perpara, te Ali Pasha dhe Bushatllinjte. Keta kishin per qellim te krijonin nje dominim te tyre, kurse lufta per clirim te vertet kombetar, per te hedhur poshte zgjedhen turke, fillon me vone, lufte qe mori nje zhvillim te dukshem me kryengritjet popullore te udhehequra nga Rrapo Hekali e Zenel Gjoleka” (f. 351).

Ne fakt per kete teme Enveri nuk eshte fajtor i drejteperdrejte, pasi mashtrimi eshte i tjeter kujt dhe ai nuk eshte shqiptar. Problemi eshte shume e thjeshte: Duke marre per baze ate qe eshte shkruar per Rilindjen europiane ne Shqiperi rezulton (mund te jete edhe e gabuar) qe propoganda europiane ka bere nje mashtrim “te vogel” te lidhur me luften kundra islamizmit. Duke dashur ta konsideroje nje kalim pike per pike si nje vullnet kulturor te saj nga Perandoria Romake (qe ka pasur rendin skllavopronar me te zhvilluar ne racen njerezore ne Toke) ne Europen Kapitaliste pa supremacine feudale (pasi kete kete fat e ka pasur Perandoria Ruse dhe ajo Otomane) u shpik termi rilindje. Kur tentuam te gjejme pershkrimin e fjales neper fjaloret filozofike, te botuar ne Shqiperi, termi mungonte, duke perjashtuar “Fjalor Filozofik” te Servet Pellumbit. U detyrova ta shikoj problemin pak me thelle ne fjaloret enciklopedike dhe ne ate te Oxsford-it gjeta nje permbajtje qe ndryshonte nga ai i fjalorit filozofik shqiptar, por qe krahasimi i te dy zberthimeve fshihet qellimin perse ishte shpikur dhe perdorur ai ne mendimin filozofik shqiptar. Ne fjalorin filozofik shqiptar me autor Servet Pellumbi  shkruhet: “Term qe tregon epoken e shekullit XIV-XVI, epoken e kalimin te vendeve te Europes Perendimore dhe Qendrore nga mesjeta ne kohen e re. Termi “Renesans” per here te pare eshte perdorur nga historiani italian i artit Xh. Vazari (shekulli XVI). Burim ideor i filozofise se Rilindjes Evropiane sherbeu ringjallja e filozofise se antikitetit, e harruar apo deformuar gjate mesjetes; doktrinat e hershme kristiane, pjeserisht edhe mendimtare te shquar arabe e bizantine..” (f. 426-427). Ndersa ne “Enciklopedia e pergjithshme e Oksfordit” per kete term shkruhet: “Lulezimi mendor, i letersise dhe i arteve, qe filloi ne Itali ne shekullin XIV, arriti kulmin ne shekullin e XVI, dhe ushtroi ndikim te madh ne vendet e tjera te Europes. Nocioni  i Rilindjes ka te beje me ringjalljen e vlerave te lashtesise greko-romake. Idete e saj u karakterizuan ne menyre te shkelqyer nga ALBERTI, qe ishte vete arkitekt, piktor, shkencetar, poet e matematikan, dhe nga LEONARDO DA VINCI. BRUNELLESCHI quhet arkitekti i pare i Rilindjes; duke u nisur nga studimi i arkitektures romake, ai krijoi ndertesa qe mund te krahasohen me me te bukurat e botes se lashte”(f. 1074). Nje kerkese per zberthim historik te termit rilindje, ne funksion te popujve europiane, con ne nje zbulim qe nuk eshte e lehte per t’u pranuar: asnje nga popujt europiane, me perjashtim te Popullit Italian, nuk ka rilindje. Po perse kjo e fundit nuk mund te thuhet per Popullin Grek? Ja pra qe shkenca e historise eshte shume me e veshtire nga sa kujtojne historianet, jo vetem shqiptare. Ne pergjigjen e kesaj pyetje qendron permbajtja e shkences materialiste te HISTORISE se Njerezimit, gje qe nuk eshte marre persiper nga kerkush deri me sot. Ne kete pike qendron matematizimi i historise se Njerezimit sipas ekuacioneve rigorozisht te percaktuara nga kjo histori.

Me lind pyetja: ne gjurmat e kujt ka ecur Fjalori Enciklopedik Shqiptar kur shkroi per termin “Rilindje Kombetare”? Ky fjalor ka shkruar: “Levizje e gjere popullore, me permbajte ekonomike, shoqerore, politike dhe kulturore qe synonte clirimin e atdheut nga sundimi i huaj, bashkimin e trojeve shqiptare  ne nje shtet kombetar, vendosjen e rendit borgjez dhe zhvillimin e arsimit e te kultures kombetare. Filloi ne vitet 30-40 te shek. XIX dhe u kurorezua me 1912, me shpalljen e pavaresise.. (f. 924). Mos valle ka plotesuar idete e Enver Hoxhes duke permbyllur mashtrimin historik mbi menyren dhe autorin e Pavaresise se Popullit dhe Shtetit te Shqiptareve? Permbajtja e asaj qe pretendon Enver Hoxha perputhet me ate qe thote Fjalori Enciklopedik Shqiptar cka te con ne perfundimin se manipulimi i historise se Popullit Shqiptar fillon dhe mbaron me boten imagjinare te rilindjes shqiptare qe eshte thjeshte nje fantazi, por qe eshte shpikur per te grabitur punen e nje grupi njerezish qe punuan direkt me Popullin Shqiptar per 400 vjet dhe e pergatiten per Europen e mijevjecarit te trete duke sakrifikuar dhe jeten e tyre, vlera e se ciles eshte e barabarte me vete popullin tone.

Por marrja ne konsiderate e termit rilindje ne procesin e manipulimit te historise te Popullit Shqiptar e ka nje histori te shkurter, qe nuk eshte veshtire te zbulohet. Gjitheshka ne permbajtje fillon me 1981 kur Instituti i studimeve marksiste-leniniste prane KQ te PPSH filloi botimin e revistes se vet: “Studime politiko-shoqerore”. Ne numrin 2 (1982) te kesaj reviste botohen per here te pare disa mendime per Rilindasit nga ana e Enver Hoxhes me pretendimin qe ishin shenime te shkruara me 12 qershor 1978 (f. 12-17), te ribotuara me 1989 ne vepren 66 (f. 369-378). Por studiuesve shqiptare nuk u kishte shkuar mendja qe diktatori tallej me ta dhe situaten historike te shpalljes se pavaresise e kishte paraqitur krejt tjeter per tjeter, duke thene ne mes te idese edhe nje gje “te vogel” krejt te sakte. Sipas Enver Hoxhes: Ceshtja e Lindjes behej ne kurrizin e Portes se Larte, vecanerisht ne kurrizin e popullit shqiptar, i cili nuk kishte asnje mbrotje, vec vetes se tij. Atij vete i kishte ngarkuar historia te mbrohej, te mbrohej kunder Fuqive te Medha, te mbrohej edhe kunder sateliteve te ketyre Fuqive te Medha, qe ishin shovinistet fqinj, serbe, malazez dhe greke.” (nenvizimi me bold i imi, GH) – (Vepra 66, f. 371).

Pikerisht fraza e nenvizuar nga une tregon mosperputhjen e ideve te diktatorit me ate te historianeve te epokes se tij dhe e gjithe kjo per ta paraqitur veten si nje studiues i sakte dhe historianet shqiptare si manipulatore te historise (kjo gje eshte bere vetem per te fshehur autorin e urdherit politik mbi manipulimin e historise se Popullit Shqiptar dhe per asgje tjeter).

Por gjeresia e spektrit historik te manipuluar nga diktatori ka qene kaq e madhe sa ajo jo vetem nuk mund te fshihet, por as nuk mund te shperbehet. Mjafton vetem te kujtojme deklaratat e tij dhe t’i krahasojme me ato qe kemi parapare me lart. Pas kesaj nuk eshte e veshtire te arrihet ne konkluzionin se gjitheshka duhet rishkruar nga fillimi, qe nga germa A. Sipas diktatorit “Shumica e klerikëve, sidomos krerët e fesë, gjatë gjithë historisë së popullit tonë kanë qënë kundër çlirimit kombëtar” (Enver Hoxha, Vepra 36, f. 191) gje qe perputhet me idete e Fatos Tarifes dhe Kristaq Priftit te parapara me lart.

Ne te vertete ketu qendron maja e asbergut ne mashtrimin historik te Popullit Shqiptar, pasi eshte kerkuar te mohohet jo vetem roli thelbesor i nje subjekti fetar, por, kryesisht, i kane bashkangjitur subjekte qe kane luftuar gjithe jeten kundra tij. Bashkimi i Klerit Katolik Shqiptar me Ortodoksine institucionale per ceshtjen kombetare ne analizat historike eshte nje bllof qe nuk mund te kapercehet dot jo vetem pse nuk ka ekzistuar kurre, por vepra e gjithseicilit eshte e kundert me interesin historik te Shqiptareve dhe kete ja kini fshehur me qellim te ndyre keqdashes; pasi jo vetem qe keni genjyer dhe mashtruar Popullin Shqiptar per 70 vjet pa pushim, por keni vjedhur dhe grabitur vepren e tyre ne fushen e gjuhesise, historise, filozofise dhe Praktikes Kombetare duke i pervetesuar dhe paraqitur si vepren tuaj. Ky eshte thelbi shkencor i keqarsimimit te shqiptareve pergjate ketij 70 vjecari.

Kërkesës së PPSh-së për të hartuar një histori sipas interesave të saja politike duhet t’i shtojmë dhe propagandën që Enveri bënte për familjen e vet, sipas të cilit xhaxhai i tij na paska qënë në mbledhjen e Vlorës për shpalljen e Pavarësisë (Enver Hoxha, Vepra 52, f. 503). Këtë problem e kemi ezauruar pak me tolerancë në një artikull (gazeta “Republika” 12 maj 1991),por me qënë se është vëndi po i tregojmëlexuesit se në mbledhjen e Vlorës, të datës 27-28 nëndor 1912, Hysen Hoxha nuk ka qënë aspak sipas çdo lloj varianti. Kurse në mbledhjen e 3 dhjetorit 1912 ka qënë patrioti Hysen Efendi Gjinokastriti (Shqiperia me 1927, vëll II, f. 25, pasqyra a, f.XXI) te cilit ja gjetem jeten dhe adresen e sakte dhe nuk kishte asnje lidhje me Hysen Hoxhen, problem te cilin do ta shohim vecmas ne dy kapituj me pas.  Pra Enveri spekullon me këtë emër për të rritur lavdinë e familjes së vet, sipas mentalitetit te shqiptareve primitive dhe ne kete drejtim disa historiane dhe studiues i kane ardhur ne ndihme (Kristo Frasheri, Aleksander Meksi, Xhevahir Lleshi, Kastriot Dervishi, Bardhosh Gace).

Per te kuptuar mundesine e nje ngjarje historike dhe pamundesine e realizimit te saj ne nje popull eshte e domosdoshme te ndertohen ekuacionet e zhvillimit shoqeror nder popuj te ndryshem dhe per kete fillimisht kam ndertuar teorine e formave te luftes (nen siglen: “Njerezimi dhe Lufta”) ne kuadrin e “Tjetersimi i Historise ose Ndergjegjja e Ngjarjes”, vell. 3. Literatura e ketij punimi permbledh edhe librat e meposhtem, ku, duke perjashtuar te parin, kane qene tekste mesimore ne Universitetit te Tiranes ne ato vite.

K. A. Cekrezi Historia mesjetare e Evropes qe ne renien e Romes gjer ne renien e Kostandinopojes (478 – 1453), Boston 1921.

Th. Murzaku, K. Xoxe, K. Hymeti, Histori e Mesjetes, I, Tirane 1981

Th. Murzaku, K. Xoxe, K. Hymeti, Histori e Mesjetes, Pjesa II, disp I, II Tirane 1981

Th. Murxaku, Historia e vendeve ballkanike, I dhe e II, Tirane 1973

F.Drini, T. Dhama, A. Mezini Historia e Kohes se re, pj. I 1642-1871, disp. I, II, Tirane 1971

F.Drini, T. Dhama, A. Mezini Historia e Kohes se re, pj. II, 1871 – 1917, disp. I, II, Tirane 1972.

K.Prifti, H. Filo Historia e re dhe e sotme e vendeve te Lindjes, disp. II, Tirane 1972

 

Perfundime

Gjeja e pare qe dua te ve ne dukje eshte deduksioni linkolnian qe perafersisht thote: Eshte e pamundur te genjehet pafundesisht dhe pergjithmone (i sakte ky deduksion eshte: Mund te genjesh nje pjese te popullit per nje fare kohe, por nuk mund te genjesh te gjithe popullin pergjithmone).

Perfundimi i te gjithe kesaj literature qe analizuam eshte i lidhur vetem me dy permase te hapsires se indoktrinimit te Popullit Shqiptar pergjate periudhes 1945-1991. Pika A e ketij indoktrinimi tregon se cfare ka mesuar Populli Shqiptar pergjate diktatures enveriste, dhe eshte si me poshte (duke i renditur sipas rendesise aplikative mbi Popullin Shqiptar dhe rolit qe ato kane luajtur realisht  per civilizimin e tij):

1-Institucionet fetare te te tre besimeve kane luftuar kundra unitetit te Kombit Shqiptar dhe pavaresise se tij.

2-Populli shqiptar ka prodhuar intelektuale te nje kalibri te tille qe formojne armaten e Rilindjes Kombetare, e cila ka luftuar pikerisht per pavaresine dhe formimin e shtetit shqiptar. Jane keta rilindas qe formojne letersine, perpunojne gjuhen e shkruar dhe te folur duke e arsimuar Popullin Shqiptar. Keta rilindas kryesisht ishin nga Jugu i Shqiperise se sotme

3-Populli Shqiptar ka luftuar me arme ne dore vetem kundra pushtuesve otomane dhe e kane shpallur pavaresine e tyre kombetare ne saje te kesaj lufte te udhehequr nga komitetet e rilindasve te formuara kryesisht ne Jugun e Shqiperise se Sotme. Ndersa kryengritjet e Veriut te Shqiperise se Sotme dhe Kosoves kane qene spontane dhe pa ndonje rol ne pavaresine e shqiptareve.

4-Kreret e popullates shqiptare te Kosoves kane qene kundra formimit te shtetit te shqiptareve dhe e tradhetuan ceshtjen shqiptare per interesat e tyre. E bukura eshte se kjo pikepamje qarkullonte ne popull dhe asnjehere nuk u tha hapur nga studiuesit e ndryshem, qe i kufizonin konkluzionet e tyre ne formalizmin hipotetik te kryengritjeve te kryera. Ky ka qene nje mendim zoterues ne arsimimin e Popullit Shqiptar deri ne vitet 90, ku popullata shqiptare e Kosoves konsiderohej si armike e popullates shqiptare ketu ne Shqiperi. Percarja e popullates ne te dy anet e kufirit Shqiperi – Jugosllavi ka qene detyra paresore e komunizmit enverist ne aleance te ngushte me politiken dhe propoganden serbe. Kjo gje nuk i thuhet edhe tani Popullit Shqiptar, por heshtazi dhe fshehtas amplifikohen idete e historiografise komuniste ne kete drejtim.

5-E gjithe politika europiane dhe ajo otomane, sidomos ne dy shekujt e fundit (XIX-XX),  kane luftuar kundra formimit te shtetit te shqiptareve.

6-Qeverine e Ismail Qemalit e detyroi Europa imperialiste te largohej duke e zevendesuar me nje sherbetor te borgjezise europiane.

7-Klasa politike e bejlereve dhe cifligareve kishte luftuar gjithe jeten kundra pavaresise se shtetit dhe popullit shqiptar.

8-Ne kuadrin e arsimimit te detyrueshem, shqiptaret duhet te dinin qe i gjithe produkti shteteror qelizor dhe njerezor ishte i tyre, dmth autokton, dhe jo i imponuar nga pushtuesit shekullore, dmth shqiptaret kishin pasur shtetin e tyre historik njesoj si popujt e tjere europiane, por kishin pasur gjithe jeten e tyre fatin e keq te kishin qene te pushtuar.

Pervec ketyre pikave indoktrinuese, historiografia enveriste i ka fshehur Popullit Shqiptar akte te tera historike qe kane percaktuar te sotmen, pika B. Permend me radhe, sipas shkalles se veprimit:

1-Ekzistencen e nje armate te tere edukatoresh shpirterore e politike qe e kane arsimuar Popullin Shqiptar per 300 vjet (duke pasur si pike referimi kohor 1912-ten) dhe e pergatiten si popull europian. Ishte kjo armate qe e pergatiti Popullin Shqiptar per shtetin e vet.

2-Luften e madhe shekullore te popullates verishqiptare, duke perfshire sidomos popullaten shqiptaret te Kosoves, kundra pushtuesve serbe e malazeze, mbi c’baze eshte ndertuar eposi i kreshnikeve dhe epika legjendare dhe historike e Kombit Shqiptar. Ishte kjo popullate qe e betonoi kufirin me Serbine dhe Malin e Zi me eshtrat dhe gjakun e saj te udhehequr nga Eterit e Shenjte te Klerit Katolik Shqiptar.

3-Luften e madhe qe Europa Politike (per mbi 2500 vjet), sidomos Perandoria Austro-Hungareze (per afro 300vjet) dhe Selia e Shenjte (per afro 1300 vjet), se bashku me Perandorine Otomane (per afro 500 vjet) kishin bere ne territorin e banuar nga shqiptaret dhe paraardhesit e tyre per disa mijera vjet per t’i civilizuar dhe futur ne brazden e shoqerise qytetare (pa permendur 1200 vjetet e ndikimin pellazgo-helen).

4-Sakrificen e Shtetit Turk si shkakun fundor te formimit te shtetit te shqiptareve. Ishte tema kryesore e Protokollit te Firences.

5-Braktisjen e popullates Vorio-Epirote nga Shteti Grek per hir te ishujve te Egjeut, pasi duke marre gjysmen e Epirit klasik, i kishte te gjitha mundesite per te marre dhe pjesen tjeter deri ne Shkumbin. Perse historianet e sotem greke nuk e interpretojne problemin e Vorio-Epirit politik sipas Protokollit te Korfuzit? Perse nuk ja thote te verteten popullit te vet? Bllofi qe beri Kostas Papas me gazetarin shqiptar, Artur Zhejin, per kete teme ishte pa vlere qofte per permbajtjen, apo per politikanin dhe gazetarin.

6- I gjithe produkti shoqeror i  Popullit Shqiptar kishte qene nje imponim politik historik disa mijeravjecare dhe per kete Populli Shqiptar ngjasonte me popujt e tjere europiane ne forme, por kurrsesi ne permbajtje. Pikerisht gjetja e thelbit te ndryshimit te Popullit Shqiptar nga popujt e tjere europiane eshte merita e Raportit Kohor – Hapsinor, ose teorise se absolutizmit analitik, e cila u formulua vetem per nje qellim: te argumentonte ne planin filozofik e shkencor autoktonine e Popullit Shqiptar dhe cfare rrjedh prej saj (prapambetja historike dhe ndikimi kohor i tij mbi popujt e Europes te unifikuar).

  Pjesa 2 – Cfare eshte thene sot dhe a ka ndryshime me te    djeshmen komuniste kjo e thene (1992 – 2011)?

Viti 1991 nuk shenoi vetem fillimin e permbysjes formale politike ne Shqiperi, por ky vit shenon dhe fillimin e permbysjes formale te historiografise enveriste. Por cfare ka ndodhur ne realitet? Duke u mbeshtetur edhe vetem ne kete historiografi me datelindje te ndryshme nga ajo e epokes enveriste e kemi te lehte te percaktojme se cfare ka ndodhur pergjate ketyre 23 vjeteve ne Shqiperi pas 1991, dhe cili eshte fati i Shqiperise sone pas ketij viti. Lexuesi nuk duhet te habitet, por fati i historise se shkruar eshte tamam fati i historise se jetuar nga Populli Shqiptar pergjate shekullit te pare te shtetit te tij. Pergjate ketij 20 vjecari ka pasur nje bum te vertete studimesh dhe botimesh nga autore te vjeter dhe te rinj si per t’i kerkuar falje Popullit Shqiptar per mashtrimin e perdorur pergjate epokes enveristo-komuniste. Une jam munduar te marr ne konsiderate te gjithe botimet, brenda ketij 20 vjecari, qe kishin lidhje me Pavaresine e Popullit Shqiptar dhe te Shtetit te tij, por duke dyshuar qe mund te me kene shpetuar botime te paditura nga ana ime, jam i detyruar t’i kerkoj falje lexuesit per kete mangesi, qe gjithsesi mund te ndikoje mbi saktesine e pretenduar.

Ka libra qe edhe pse jane botuar me 1991 i takojne periudhes paraardhese keshtu qe ne kete drejtim panorama analitike do te dale pak e deformuar, aq me teper kur nuk po publikoj zberthimin analitik dhe kritik te tyre:

Shaban Braha, Gjenocidi serbomadh dhe qendresa shqiptare, Tirane 1991………………………………………………………………………………………………

Carnegie Endowment, Lufterat e tjera ballkanike, raport i vitit 1993, pa vit botimi…………………………………………………………………………………………….

Elmaz B. Plava, Plava e Gucia ne levizjen kombetare shqiptare, Tirane 1995………………………………………………………………………………………………

Ogyst Baji, Epopeja e nje qyteterimi te magjishem, Perandoria e Bizantit, Tirane pa vit botimi…………………………………………………………………………..

Halil Inalxhik, Perandoria Osmane, Shkup 1995 ………………………………….

Gjergj Gashi, Kosova Altari i Arberise 1910-1941, v. III, Tirane 1996 ………

Georges Castellani, Histori e Ballkanit, 1996 ………………………………………

Ismail Qemal Vlora, Kujtime, Tirane 1997 …………………………………………..

Bardhosh Gace, Ata qe shpallen Pavaresine Kombetare, Tirane 1997 …..

Georg Ostrogorski, Historia e Perandorise Bizantine, Tirane 1997 …………

Gjergj P. Titani, Proletar Hasani, Personalitete ushtarake shqiptare ne vite1912 – dhjetor 1997 (vell. pare), Tirane 1997………………………………….

Valentina Duka, Qyetet e Shqiperise ne vitet 1912 – 1924, Tirane 1997 …

Edith Pierpont Stickney, Shqiperia Jugore ose Epiri i Veroit ne Ceshtjet Europiane Nderkombetare 1912 – 1923, Tirane 1998 ………………………….

Grup autoresh, Mankthi etnik i Jugosllavise, Tirane 1998 ………………………

Tajar Zavalani, Histori e Shqipnis, Tirane 1998 …………………………………….

Xhorxh F. Wiliams, Shqiptaret, Tirane 1999 ………………………………………..

Hysen Myshketa, Kujtime e shenime pak edhe si historike, Itali 1999 ……..

Shtjefen Gjecovi, Shtyllat e Kombit, Tirane 1999 ………………………………….

Barbara Jelavich, Historia e Ballkanit (shek. XVIII – XIX), vol I, Tirane 1999

Giuliane Procacci, Historia e italianeve, Tirane 2000 ……………………………

Sejfi Vllamasi, Ballafaqime politike ne Shqiperi (1897 – 1942), Tirane 2000……………………………………………………………………………………………….

Noel Malcolm, Kosova, nje histori e shkurter, Tirane 2001 ……………………

Edith Durham, Njezet vitet e trazirave te medha, Tirane 2001 ……………….

Edith Durham, Njezet vjet ngaterresa ballkanike, Tirane 2001 ………………

Eqrem bej Vlora, Kujtime, vell. pare 1885 – 1912, Tirane 2001 ………………

Eqrem bej Vlora, Kujtime, vell. dyte 1912 – 1925, Tirane 2001 ……………..

 Myrteza Bajraktari, Nje veshtrim tjeter i historise, Tirane 2001 ……………..

Romilly Jenkins, Bizanti dhe Bizantizmi, Tiramne 2001 ……………………….

Bardhosh Gace, Ata qe shpallen Pavaresine Kombetare, Tirane 2002 ….

Akademia e Shencave e Shqiperise, Historia e Popullit Shqiptar, Vell. II, Tirane 2002……………………………………………………………………………………..

Robert D. Kaplan, Greqia: Dashnorja e Perendimit, Gruaja e Lindjes, Tirane 2002………………………………………………………………………………………

Nuray Bozbora, Shqiperia dhe nacionalizmi shqiptar ne Perandorine Osmane, Tirane 2002………………………………………………………………………

Fatmira Musaj, Gruaja ne Shqiperi (1912 – 1939), Tirane 2002 …………….

Ramiz Ficorri, Ushtrite ehuaja ne Shqiperi 1912 – 1922, Tirane 2002 ……

Le Garzantine, Atlante Storico, Itali 2003 …………………………………………..

Arben Puto, Historia diplomatike e ceshtjes shqiptare, Tirane 2003 ……….

Stefanaq Pollo, Ne gjurme te historise shqiptare, vell. II, Tirane 2003 …….

Asllan Sulo, Ilias Vrioni, Tirane 2004 …………………………………………………..

Grup nen drejtimin e Robert Mantranit, Historia e Perandorise Ormane, Tirane 2004……………………………………………………………………………………..

Nina Smirnova Histori e Shqiperise pergjate shekullit XX, Tirane 2004 …..

Ramiz Abdyli, Levizja Kombetare Shqiptare 1908-1910, libri I, Prishtine 2004……………………………………………………………………………………………….

Ramiz Abdyli, Levizja Kombetare Shqiptare 1911-1912, libri I, Prishtine 2004………………………………………………………………………………………………

Bernard Lewis, Lindja e Turqise Moderne, Tirane, 2004 ……………………..

Charles dhe Barbara Jelavich, Themelimi i Shteteve Kombetare te Ballkanit 1804 – 1920, Tirane 2004……………………………………………………

Karl Otten, Udhetim ne Shqiperi 1912, Tirane 2005 ……………………………

Edith Durham, Lufta per Shkodren, Shkoder 2005 ………………………………

John Julius Norwich, Bizanti (shkelqimi dhe renia e nje perandorie 330 – 1453), Tirane 2005……………………………………………………………………………

Karl Grimberg, Historia boterore dhe qyteterimi, vell. 9, Tirane 2005 ………

Karl Grimberg, Historia boterore dhe qyteterimi, vell. 11, Tirane 2005 …….

Francois Maspero, Tranzit neper Ballkan, Tirane 2005 ………………………..

Alexandre Popovic, Islamizmi Ballkanik, Muslimanet e Europes Juglindore gjate periudhes pasosmane, Tirane 2006 …………………………..

Xheladin Shala, Ceshtja Shqiptare dhe diplomacia serbe 1912 – 1913, Prishtine 2006………………………………………………………………………………….

Stanford J. Shaw, Ezel Kural Shaw, Historia e Perandorise Osmane dhe e Turqise Moderne, vell. I , Ngritja dhe renia e Perandorise Osmane 1280-1808, Tirane  2006 …………………………………………………………………..

Stanford J. Shaw, Ezel Kural Shaw, Historia e Perandorise Osmane dhe e Turqise Moderne, vell. II, Lindja e Turqise moderne 1808 – 1975, Tirane 2006……………………………………………………………………………………………….

Norman Rich, Diplomacia e Fuqive te Medha 1814 – 1914, Tirane 2006 ..

Antonio Baldaci, Shqiperia e Madhe, Tirane 2006 ………………………………..

Peter Bartl, Muslimanet shqiptare ne levizjen kombetare (1878 – 1912), Tirane 2006……………………………………………………………………………………

Hortensa von Zambaur, Rrethimi i Shkodres 10 tetor 1912 – 22 prill 1913, Shkoder 2006…………………………………………………………………………………

Jacob Gould Schurmane, Lufterat Ballkanike 1912-1913, Tirane 2006 …..

Akademia e Shencave e Shqiperise, Historia e Popullit Shqiptar, Vell. III, Tirane 2007……………………………………………………………………………………..

George Gawrych, Gjysmehena dhe Shqiponja, sundimi Otoman, Islamizmi dhe Shqiptaret 1874 0 1913, Tirane 2007 …………………………….

Jaho Brahaj, Flamuri i Kombit Shqiptar, origjina, lashtesia, Tirane 2007 …

Vasil Kondis, Greqia dhe Shqiperia 1908 – 1914, Tirane 2007 ………………

Muin Cani, Shqiperia ne rrjedhat e historise 1912 – 1924, Tirane 2007 …..

Misha Glenny, Histori e Ballkanit 1804 – 1999, Tirane 2007 …………………

Averil Cameron, Bizantinet, Tirane 2008 …………………………………………….

Arben Puto, Pavaresia Shqiptare ne tryezat e diplomacise, Tirane 2008 ..

Hysen Vogli, Elbasani nga vitet 1800 – 1944, Tirane 2008 …………………..

Ismail Qemal Bej Vlora, Shqiperia dhe Shqiptaret, Tirane 2008 …………….

Me 2008 per here te dyte ne historine e Popullit Shqiptar u botua, nen logon: Akademia e Shkencave e Shqiperise, Fjalori Enciklopedik Shqiptar, Tirane 2008 ne tre vellime. Si e tille ajo permban te dhena mbi  Kuvendin Kombetar te Vlores 1912 (vell. 2) qe duhej te ndryshonin nga botimi i pare, pasi e kaluara (1945-1991) u konsiderua me gabime ne kete fushe dhe historia duhej rishikuar, duke u konsideruar  e sakte ajo qe shprehej zyrtarisht nga qeverite demokratike. Por cfare ndodhi? Analiza e artikullit eshte pike per pike sipas botimit te pare duke mos i ndryshuar as presjen, vetem se tani autori i saj nuk jepej me iniciale (S. Po), por me emrin e plote: Stefanaq Pollo. Studiuesit shqiptare te epokes komuniste nuk e kane kuptuar akoma se rruga e ndjekur prej tyre pas 1991 nuk tregon gje tjeter vecse faktin se ndryshimi i tyre eshte brenda karakterit sasior duke argumentuar saktesisht se ndryshimet sociale pas 1991-shit jane te komanduara jo vetem nga vete ata, por produktet intelektuale nuk kane asnje ndryshim nga epoka komuniste dhe eshte kjo aresyeja perse perbejne segmentin me negativ te Popullit Shqiptar sot e pergjithmone.

Albert Doja, Bektashizmi ne Shqiperi, histori politike e nje levizje fetare, Tirane 2008……………………………………………………………………………………

Gjon Gjeci, 100 vjet Republika e Shqiperise (1912-2012), Tirane 2008 ….

Kristo Frasheri, Shpallja e Pavaresise se Shqiperise (Nentor 1912), Tirane 2008…………………………………………………………………………………….

Jusuf Buxhovi, Kongresi i Berlinit 1878, Prishtine 2008 ………………………..

Marenglen Verli Shqiperia e viteve 1912-1964 ne kujtimet e Spiro Kosoves, vell. pare, Tirane 2008 ……………………………………………………….

Marenglen Verli Shqiperia e viteve 1912-1964 ne kujtimet e Spiro Kosoves, vell. dyte, Tirane 2009 ………………………………………………………

Egidio Ivetic, Lufterat ballkanike, Tirane 2008 ……………………………………..

Albert Londres, Komitaxhinjte ose terrorizmi ne Ballkan, Tirane 2009 …….

Hile Lushaku, Ministrat e  Brendshem 1912 – 2007, Tirane 2009 ………….

Piotr S. Wandycz, Cmimi i Lirise, nje histori e Evropes Qendrore dhe Lindore nga Mesjeta deri ne Kohen e Sotme, Tirane 2009 …………………..

Arben Puto, Shqiperia politike 1912 – 1939, Tirane 2009 ………………………

Nicolae Iorga, Bizant pas Bizantit, Tirane 2009 …………………………………..

Bujar Leskaj, Perfaqesuesit e Vlores ne kuvendin e Shqiperise 1912 – 2009, Tirane 2009……………………………………………………………………………

Beqir Meta, Muharrem Dezhgiu, Xhevair Lleshi, Historia e Popullit Shqiptar, 12, Tirane 2009 ………………………………………………………………

Eqrem Zenelaj, Ceshtja shqiptare nga kendveshtrimi i diplomacise dhe gjeopolitikes se Austro-Hungarise (1699-1918), Prishtine 2010 …………….

Vangjel Koca, Ne udhen e shqiptarizmes, ribotim, 2010 ………………………

Mark Mazower, Ballkani, nje histori e shkurter, Tirane 2003, 2010 ………..

Ismail Strazimiri Lufta kunder pavaresimit te Shqiperise, Tirane 2010 ……

D.A. Zakythinos, Krijimi i Greqise Moderne, Tirane 2010 ……………………

Kostandin Jireček, Historia e Serbeve, deri ne vitin 1371, Tirane 2010 ……

Kostandin Jireček, Historia e Serbeve, deri ne vitin 1371- 1537, Tirane 2010……………………………………………………………………………………………….

Mustafa Merlika – Kruja, Shkrime Historike, Tirane 2011 ………………………

Robert Elsie, Fjalor historik i Kosoves, Tirane 2011 ……………………………..

Robert Elsie, Fjalori historik i Shqiperise, Tirane 2011 ………………………….

Sokol Gjermeni, Kryengritja shqiptare e vitit 1911 ne optiken e diplomacise europiane dhe ballkanike, Tirane 2011 …………………………..                                                                                                                                                                                                                            Zef Mark Zeka, Nje shekull per Pultin, Shkoder 2011 ……………………………

Mark Mazower, Selaniku qyteti i fantazmave, te krishteret, muslimanet dhe hebrejte 1430 – 1950, Tirane 2011 ………………………………………………

Robert D. Kaplan, Fantazma e Ballkanit, Tirane 2011 ………………………….

Peter Bertl, Ballkani Perendimor midis monarkise spanjolle dhe Perandorise Osmane Mbi ceshtjet e luftes antiturke ne kapercyell te shek. XVI dhe XVII, Tirane 2011………………………………………………………….

Pierre Milza, Historia e Italise, nga origjina ne ditet tona, Tirane 2012 …….

Perfundime

Gjeja e pare qe bie ne sy, kur zberthen kete literature, eshte ndarja e studiuesve shqiptare ne dy kampe:

1-ne garden e vjeter, produkt i rendit enverist, qe kerkon me cdo cmin te mbuloje mashtrimin e realizuar per 45 vjet ne te gjitha shkallat e arsimimit te detyrueshem dhe ate universitar.

2-ne nje garde me perberje historike ku perfshihen 4 breza shqiptaresh qe kerkojne me cdo kusht te zbulojne mashtrimin historik te realizuar mbi Popullin Shqiptar, por edhe evidentimin e vepres se baballareve dhe gjysherve te tyre ne favor te ceshtjes shqiptare qe komunizmi enverist e kishte fshire nga historia. Botimi i veprave te intelektualeve te para 1945 ka qene nje ndihmese e padiskutueshme per diskretitimin e ketij mashtrimi edhe pse ato vende – vende jane “ndotur” nga manipulatoret e historise se Popullit Shqiptar. Kjo garde mbart mbi vete te verteten e madhe mbi historine e Popullit Shqiptar me ndikimin e drejteperdrejte te Historise Europiano – Otomane mbi te duke injektuar civilizimin hibrid si nje domosdoshmeri per mbijetesen historike te Popullit Shqiptar pergjate 3000 vjeteve, me te rendesishem te historise se Races se Bardhe ne kontinentin Europian, por dhe kerkesen per nje permbysje ne fushen e historicizmit metodik.

Gjeja e dyte qe bie ne sy eshte perfshirja e studiuesve shqiptare te Kosoves ne procesin e diskutimit te historise se Popullit Shqiptar, ku baballaret dhe gjysherit e tyre kane qene aktoret e domosdoshem te kesaj historie dhe bashkeshoqeruesit e vetem te subjektit qe drejtoi Popullin Shqiptar drejt diellit te vet iluzor: Europes. Punimet e tyre kane vendosur ne vend nje pjese te se vertetes historike te Popullit Shqiptar duke shpalosur rolin e Kosoves ne procesin e formimit te Kombit Shqiptar. Detyra e tyre eshte filtrimi i veprave historike nga ndikimi i shkolles enveriste per t’i qendruar sa me larg mashtrimit te realizuar pergjate 45 viteve te sundimit komunist.

Gjeja e trete qe bie ne sy eshte botimi i shume perkthimeve te vjetra dhe botimi i studimeve te autoreve jashteshqiptare qe formojne nje rezonance me grupin e dyte te studiuesve shqiptare. Veprat e tyre ndihmojne nxjerrjen ne pah te konkluzioneve te reja dhe te kunderta me ato te grupit te pare qe gjithsesi pasurojne realisht historine e jetuar nga shqiptaret pergjate shekullit te pare te shtetit te tyre. Por edhe tek disa nga keta autore ndjehet ndikimi i shkolles enveriste te manipulimit te historise (studimet e reja). Mjafton te shikohet bibliografia mbeshtetese dhe kuptohet me lehtesi shkalla e indoktrinimit te tyre.

Tashme ne ndergjegjen e shqiptareve te mijevjecarit te ri eshte formuar nje konfigurim i ri mbi rolin qe Europa dhe Perandoria Otomane kane luajtur mbi Popullin Shqiptar, te pakten ne keto 500 vitet e fundit. Dmth tani permasa e indoktrinimit te shqiptareve eshte deshire e individit dhe aspak politike e imponuar. Tani e ne vazhdim duhet te dale ne pah dallimi midis padijes, injorances dhe poshtersise qe zoterojne studiuesit e sotem shqiptare e te huaj.

Gjeja e katert qe bie ne sy eshte paaftesia e historiografise boterore per t’i dhene vendin e merituar cdo populli ne Historine e Njerezimit dhe faji per kete duhet kerkuar ne nivelin e perceptimit te metodikave te perdorura qe prej shekujsh e mijeravjetesh, te cilat kane mbetur ne pozicionin e statistikes mitologjike.

Gjeja e fundit qe bie ne sy eshte pandryshueshmeria e permbajtjes se Historise te Popullit Shqiptar pergjate dy epokave te fundit politike duke nxjerre ne pah ose pandryshueshmerine e politikes, ose pandryshueshmerine e njerezve qe merren me politike. Por te dy rastet nuk kane ndikuar cilesisht ne arsimimin e detyrueshem te Popullit Shqiptar duke ngulur kembe si mushka mbi drejtesine e mashtrimin enverist te dikurshem si kulmi i saktesise analitike.

Tirane, tetor 2012 – 11 maj 2013

vazhdon me pjesen e trete dhe te katert

30-Rreth kritikës së filozofisë shqiptare mbi materializmin dialektik dhe historik

(ne realitet filozofi politike bolshevike dhe antishqiptare)


Në qoftë se ka ndonjë fushë të teorisë ku studiuesit shqiptarë nuk kanë dhënë ndonjë ndihmesë, sado të vogël, por e kanë kopjuar atë nga shkolla bolshevike staliniste pikë për pikë pa i ndryshuar asnjë presje, është pikërisht mendimi filozofik nën pamjen e librit: Materializmi dialektik dhe historik; herë botuar në një vëllim (1971, 1974) e herë në dy vëllime (1981,1983), me autor një ekip profesorësh “filozofë”, “estetë”, “politologë” (përmënd: prof. Agim Popa, prof. Alfred Uçi, prof. Zija Xholi, doc. Kristaq Angjeli, doc. Servet Pëllumbi) të kryesuar nga një anëtar të byrosë politike të PPSH (prof. Foto Çami) duke treguar rëndësinë e jashtëzakonshme që ka pasur kjo fushë e teorisë për komunizmin shqiptar. Rëndësia kishte mbërritur deri në atë fazë sa ishte pjesë e tekstit mësimor kryesor në universitet dhe nuk mund të merrje dipllomën e shkollës së lartë dhe titullin doktor shkencash pa e dhënë në provim nga fillimi deri në fund këtë materializëm. Në artikullin mbi Protokollin e Korfuzit (shih albanovaonline.com dhe logoreci.com, 20.07.2009) akuzova arsimin komunist shqiptar për keqarsimim të shqiptarëve, përgjatë viteve 1945-1991, për interesa politike me libra të prodhuar për këtë qëllim.

Literatura në fjalë i ka shërbyer pikërisht kësaj politike dhe është e vetmja literaturë ku lektorët shqiptarë të universiteve tona nuk kanë guxuar të thonë asnjë mendim të tyre në mënyrë absolute dhe çdo devijim nga tekstet sovietike i kushtonte deri dhe jetën (autorët kanë firmosur për mosreferim në veprat e filozofëve dhe ekonomistëve sovietikë). Jam shumë kurioz të dij: a kanë dyshuar ndonjëherë në ato që thonin, apo i kishin bindje private dhe këto bindje kërkonin me çdo çmim t’ja ngulitnin në kokë studentave? Unë pretendoj se është kjo e fundit dhe si shkak fillestar duhet të ketë qënë paformimi i tyre edukativ e arsimor per shkak të prejardhjes së tyre fshatare, e të disa jo shqiptare, dhe larg qëndrave kryesore të kulturës shqiptare. E keqja është se këtë paformim edukativ e arsimor ata ja kanë trasmetuar brezave të mëvonshëm me permasa absolute duke më çuar në përfundimin e mësipërm mbi shkollën shqiptare komuniste.

Në realitet libri mbi materializmin dialektik dhe historik shqiptar nuk ka qënë vepër e teoricienëve shqiptarë, por ata e patën kopjuar nga tekstet sovietike të shkruar dhe kopjuar nga veprat e Leninit, Stalinit dhe dishepujve të boshevizmit. Pa asnjë mëdyshje materializmi dialektik dhe historik shqiptar ka qënë tipikisht një libër i thurur në mënyrë të tillë që të fshihte karakterin antimarksist të të gjithë revolucionit bolshevik dhe veprimtarisë së PPSH duke e shtrëmbëruar marksizmin deri në atë masë sa të mos kishte asnjë lidhje, qoftë dhe të largët, me ato që kishte shkruar Marksi me Engelsin.

Sot shqiptarëttë arsimuar përgjatë viteve 1945-1991 nuk e dinë se filozofia që ata patën bërë në shkolla ka qënë një antimarksizëm i kulluar. Vetë Marksi me Engelsin nuk kanë qënë filozofë të komunizmit, siç i paraqiste shkolla bolshevike e Stalinit, por ata kanë qënë filozofët e parë të kapitalizmit globalist dhe projektuesit e parë të rendit të përbotshëm të kapitalit. Kjo sot mund të duket e çuditshme dhe ishte harruar, por, duke qënë pikërisht kështu dhe duke u kujtuar sot, në ndihmë na vjen autori i tekstit: Çështje të materializmit dialektik, Xhemil Frashëri, të botuar më 2009, i cili na freskon leksionet e viteve të largëta dhe provimet e kësaj lende që të kushtonin përjashtimin nga shkolla e lartë. Ka qenë një proçes i papërfytyrueshëm dhe larg çdo fantazie njerëzore: të detyronin të mësojë përmëndësh të pasaktën, iluzoren, gënjeshtrën, mashtrimin dhe në fund të konkludoje sipas interesit politik. Kjo do të thotë se shqiptarët e arsimuar ne shkollat e larta para vitit 1992 përpara se të ishin profesionistë ishin njerëz politikë dhe jo të çfarë do lloj politike, por të politikës antishqiptare të PPSh. Kjo përbën esencën e arsimimit komunist shqiptar dhe mashën kryesore kriminale të diktaturës komuniste e cila reflektohet në politikat e sotme të mijëvjeçarit të ri edhe pse shumë intelektualë pretendojnë se janë riarsimuar jashtë shtetit në vëndet europiano perëndimore. Akoma ata nuk e kanë kuptuar se e kanë ngritur në katror keqarsimimin e tyre dhe të popullit shqiptar në vazhdim.

Por në këtë rrumpallë intelektuale dallohet një akrobaci e vogël: autori i mësipërm e ka përjashtuar materializmin historik nga çështjet e kohës edhe pse gjatë leximit të librit zbulohet se ai merret më fortme temat historike të materializmit se sa me problemete dialektikës, mbi ç’bazë është emërtuar libri i tij. Mos vallë kërkon të provokojë ndokënd dhe kë konkretisht? Apo mos vallë kërkon të mbulojë diçka të padalë në skenë dhe çfarë konretisht?


Unë i drejtohem autorit të librit të mësipërm: në qoftë se na keni gënjyer për 45 vjet me një teori pa domethënie, të paktën sot mos ja hiqni petët lakrorit dhe lërini gjërat siç kanë qënë se nuk do të kujtohet kush për to; duke i përmëndur ju nuk bëni gjë tjetër veçse i hidhni zjarrit benzinë duke u kujtuar shqiptarëve mashtrimin që keni përdorur për të realizuar diktaturën më të egër në historinë e këtij populli, diktaturë e cila i ka kushtuar plot 250 000 të vrarë dhe 750 000 të burgosur e internuar (këto shifra nuk janë fantazi e imja, por llogaritja matematikore e politikës kriminale të Enver Hoxhës dhe ekipit të tij nëpër dhjetëvjeçar në kuadrin e historisë së PPSh duke u treguar shqiptarëve të sotëm se Enver Hoxha ka qënë projektuesi i diktaturës dhe ekipi i tij gjigand zbatuesi antishqiptar dhe antiligjor i kësaj diktature). Populli shqiptar e ka kuptuar sot shumë-shumë saktë se marksizëm-leninizmi i juaj ka qënë filozofia më antishqiptarë që ka ekzistuar ndonjëherë pasi tentoi të shpërbëjë popullin shqiptar, për hir të politikës komuniste të ekzistencës, duke e ndarë atë në kosovarë, në çam dhe në shqiptarë; në katolikë, në ortodoks apo muslimanë edhe pse ata në thelb të problemit janë një të vetëm dhe rrjedhin nga epirotët e lavdishëm të historisë me besimin fetar pagan, i vetmi besim fetar autokton. Populli shqiptar është i sigurtë se masakra mbi popullsinë shqiptare në Çamëri dhe popullsinë shqiptare në Kosovë është vepra më e parë politike e komunizmit enverist, sado që të mundohen t’i fshehin. Ata që realizuan praktikisht masakrat në mesin e shekullit të XX-të tashmë i kanë shitur komunistët e Enver Hoxhës edhe pse ky i fundit i shërbeu me devotshmëri antishqiptarizmit. Të jeni i sigurtë që filozofia e juaj e mësipërme nuk është e aftë ta argumentojë këtë lidhje, këtë rrjedhim, këtë fe dhe masakrën mbi popullin shqiptar, bile ajo nuk është e aftë as të mbulojë dot këtë të fundit. Materializmi dialektik i juaji ka qënë antimaterializëm edhe për faktin tjetër: është kultivuar nga njerëz primitivë, kur këta të funditkanë pasur si filozofi të tyre idealizmin shpirtëror. Pikërisht këtë keni dashur të fshihni për afro një shekulli, por është vepra e juaj ajo që ju diskretiton në sytë e njerëzimit dhe në sytë e shqiptarëve.


Meqënë se zoti Xhemil Frashëri ka kurajon civile të mbrojë marksizëm-leninizmin e boshevikëve, duke e paraqitur si filozofi të shqiptarëve, unë jam i detyruar të mbroj materializmin e Karl Marksit me pretendimin se marksizmi nuk është filozofi e konsoliduar materialiste, duke paraqitur pozitivitetin metodik dhe negativitetin praktik të tij në kuadrin e kritikës racionale të mendimit filozofik shqiptar; se marksizmi i proletarëve ka qënë një filozofi gjysmake e lënë në çerek të rrugës pa konkluzione përkatëse dhe gjithëshka që thuhet në emër të saj janë përfundime të një shkolle të tërë të ngritur në këmbë në emër të marksizmit edhe pse në realitet ka qënë shkolla më antimarksiste dhe antimaterialiste në historinë e njerëzimit. Shkolla bolshevike e Lenin – Stalinit është tipikisht e para shkollë antimaterialiste shtetërore në historinë e njerëzimit dhe shkolla që masakroi filozofinë e Karl Marksit. Ata që e detyruan pushtetin bolshevik të dilte në mënyrë të maskuar kundra marksizmit janë pikërisht ata që fabrikuan projektin e revolucionit të 1917-ës.


Sot zoti Xhemil Frashëri duhet ta kuptojë që problemet filozofike nuk janë ashtu si ka pretenduar ai dhe shokët e tij. Ato jo vetëm që janë krejt ndryshe, por dhe suporti i zgjidhjes së problemeve, që pretendonin të zgjidhnin shkollat përkatëse (unë nuk mund të ndaj shkollën bolshevike nga shkolla e partisë në Shqipëri; ato kanë të njëjtën përmbajtje dhetë njëjtin qëllim: të mashtrojnë popujt e tyre, të keqarsimojnë bijtë e tyre, kjo kuptohet edhe nga literatura që përdor autori ynë e cila është e botimit rus 1995 (f. 179 e librit të tij)), është me ngjyra krejt të tjera duke dhënë zgjidhje jo vetëm origjinale, por në kundërshtim flagrant me praktikat bolshevike të aplikuara duke treguar se populli shqiptar ka prodhuar me kohë filozofinë e tij kombëtare në përputhje me materializmit dialektik dhe ajo nuk është vepër e komunizmit enverist.

Kam pasur fatin ta studioj dy herë materializmin dialektiko-historik shqiptar përgjatë jetës sime shkollore dhe dy herë përgjatë kohës së punës duke arrirë në përfundimin se materializmi dialektiko-historik komunist shqiptar është munduar me të gjithë mënyrat të mos u mësojë shqiptarëve elementët e materializmit. Këtë e them me kaq siguri sa deklaroj se shqiptarët e sotëm nuk ja kanë haberin materializmit filozofik në asnjë element të tij dhe kjo në mënyrë absolute. Kjo do të thotë se marksizmi i proletarëve nuk është pikë për pikë materializmi filozofik. Kritika e librit të zotit Frashëri eshtë në të njëjtën kohë dhe kritika e librit Materializmi dialektik dhe historik në dy vëllime (bot. 1981 dhe 1983), si teksti kryesor i Universiteteve apo Instituteve të Larta shqiptare, e cila do të tregojë përmasën e kësaj padije dhe nivelin kulturor në fushën e filozofisë materialiste të klasës që ai përfaqëson. Këtu nuk kemi të bëjmë me botëkuptim, por me një qëllim politik dhe, në vazhdim, kërkoj nga zoti Xhemil të tregojë lidhjen e materializmit dialektiko-historik me politikën e PPSH, pasi unë do t’i tregoj shtresës së tij (nuk e di a e kupton zoti Frashëri përse në rastin e parë ai është pjesë e klasës dhe në rastin e dytë pjesë e shtresës; gjithsesi duhet ta dijë që këtu fshihet një ndër sekretet më të mëdha të mendimit filozofik botëror: kthimi mbrapsht i kohës ose ndalimi i saj) lidhjen e materializmit dialektiko-historik me politikën e popullit shqiptar brënda interesit të tij biologjiko-shoqëror, rrugë e nisur nga barinjtë shpirtëror të tij para 500 vjetëve, gjë të cilën ju ja keni mbajtur të fshehtë popullit shqiptar me qëllime të mbrapshta, pasi i keni suprimuar qënien e tij biologjiko-shoqërore me ndërgjegjen antishqiptare të materializmit dialektiko-historik bolshevik. Kjo është pika e parë e kritikës dhe problemi i parë që duhet të zbërthente zoti Frashëri përpara se të merrte guximin dhe të përmëndëte nocionin: filozofi dialektike. E vërteta është krejt tjetër për tjetër dhe filozofi ynë nuk bën gjë tjetër veçse tregon shkallën e arsimimit të shqiptarëve të sotëm dhe rolin që ka luajtur ai dhe shokët e tij përgjatë epokës komuniste së bashku me shtresën shoqërore që përfaqësonin.

Le të hidhemi në kritikën e materializmit dialektiko-historik komunist shqiptar duke pasur në qëndër të vëmëndjes dy vëllimet mbi materializmin dialektiko-historik me një grup autorësh dhe librin: Çështje të materializmit dialektik me autorXhemil Frashërin.


Problemi i parë më i pasaktë dhe i qëllimshëm në zbërthimin antimaterialist dhe antihistorik është: Ç’është filozofia dhe si lind ajo, cilat janë format fillestare të saj dhe në ç’raporte kohor janë kundrejt njëra-tjetrës.

Ky problem nuk ka qënë i zgjidhur kurrë saktësisht për faktin më të thjeshtë fare: mendimi materialist filozofik nuk ka qënë kurrë në pozita saktësie, pasi ka qënë gjithmonë një intuitë materialiste pa arritur në fazën e filozofisë. Mendimi filozofik materialist ka qënë gjithmonë në pozita inferiore kundrejt mendimit filozofik idealist dhe shkaku i kësaj nuk është zbuluar kurrë. Ajo që i adresohet Marksit, duke e lidhur me materializmin filozofik, si kulmin e saj, është një sajesë e shkolles bolshevike. Asnjëherë kjo e fundit nuk e ka përcaktuar përmasën reale të marksizmit dhe çfarë zgjidhi ai në realitet. Është i papranueshëm pranimi i ndarjes së fesë nga filozofia dhe emërtimi i të parës si “një kuptim krejtësisht të shtrëmbër, fantastik e antishkencor” (Materializmi dialektik e historik, f. 8). Me këtë veprim shkolla shqiptare krijoi në mënyrë artificiale paritetin e filozofisë ndaj fesë në planin kohor duke mos i shkuar ndërmënd se me këtë përmbyste përfitimin praktik të njeriut nga filozofia, duke nxjerrë në plan të parë fenë dogmatike si përgjithësuesen e jetës së njeriut në Tokë. Ndarja e fesë nga filozofia përbën mëkatin e parë të filozofisë shqiptare dhe e gjithë kjo sepse autorët e mendimit filozofik, letrar dhe shkencor shqiptar kanë qënë dhe janë klerikët e nderuar të fesë katolike. Pikërisht këtë kanë dashur të mbulojnë masakruesit e historisë dhe mendimit filozofik materialist shqiptar me anë të dialektikës materialiste boshevike.


I dokumentuar idealizmi ka lindur përpara materializmit dhe kjo për faktim më të thjeshtë fare: kur lindi shkrimi, për herë të parë, në gjirin e shoqërisë njerëzore vlonte idealizmi fetar dhe pamundësia e racës njerëzore për të rritur mirëqënien e vet sipas parimit të barazisë komunare. Është pika ku është spekulluar më tepër dhe ku materializmi filozofik ka heshtur për paaftësi të tij. E tërë koha midis lindjes së njeriut dhe vendosjes së marrëdhënieve feudale të prodhim-shkëmbimit është triumfi i idealizmit filozofik mbi materializmin, e cila e ka pikën e vet kulmore në lindjen e doktrinës monoteiste. Është momentiku raca njerëzore kërkon të zgjidhë problemin kryesore të mendimit të vet filozofik, në pamje të parë të palidhur me praktikën njerëzore: kërkoi t’i përgjigjej pyetjes së mendimit filozofik helen, të shprehur nga Talesi i Miletit, mbi të pandryshueshmen dhe të përjetshmen, kur gjithëshka ndryshonte dhe ishte e përkohëshme. Monoteizmi arriti t’i përgjigjej i pari Talesit të Miletit, pamvarësisht se nuk e vërtetoi dot në praktikë: Po! ka diçka që nuk ndryshon gjatë historisë së natyrës, ai është ZOTI një i vetëm dhe i pavdekshëm. Në këtë pikë e ka burimin lindja e mendimit filozofik të krishterë (por edhe e monoteizmave të tjera), duke argumentuar se feja është forma e parë e mendimit filozofik të njerëzimit, akoma më tej: “Feja është filozofi e vërtetë” (Fojerbah). Ky përfundim nuk i ka levërdisur shkollës bolshevike, prandaj formuloi përfundimin se “Baza e lindjes së materializmit është praktika” (Xh. Frashëri, Rreth çështjeve të materializmit dialektik, f. 10). Pa dyshim që përfundimi bolshevik është arbitrar dhe i pa mbështetur në realitetin jetësor të njeriut, jo vetëm pse nuk ka vërtetuar akoma si lind dhe përse lind feja, por mbi të gjitha nuk i është përgjigjur pyetjes më të vjetër pa përgjigje të mendimit filozofik helen; dhe me këtë konkluzion kanë kërkuar t’i mbushin mëndjen njerëzimit se puna dhe materializmi janë në unitet. Prej këtej u kalua në përfundimin se idetë materialiste kanë ndihmuar në zhvillimin e shkencës (po aty, f. 11) pa na treguar se cila ide materialiste e ka realizuar këtë, pasi po të stërhollohej ky përfundim do të arrihej në konluzionin se lufta, e urdhëruar nga perënditë (pamvarësisht se ka qënë një ide politike), është ajo që ka çuar fillimisht në zhvillimin e teknikës. E vërteta është krejt tjetër për tjetër. Materializmi filozofik ka lindur si një domosdoshmëri teorike për t’ju kundërvënë idealizmit filozofik në kuadrin e depërtimit reciprok të të kundërtave dhe aspak si një domosdoshmëri jetësore. Të gjitha këto i shërbyen politikës bolshevike për të formuluar ndërtimin e dy kampeve në mendimin filozofik botëror duke anashkaluar rolin progresiv të monoteizmit në proçesin e kalimit të rendit skllavopronar në atë feudal. Paaftësia interpretative e dukurisë në fjalë çoi në një varg formulimesh shterpë, sikur feja jep një përgjigje të shtrëmbër të problemeve filozofike, e cila, në pohimet e saja, mbështetet në dogma, dallohet për mungesën e argumentimit logjik (po aty, f. 6). Përmbysja e të gjitha këtyre pikëpamjeve spekulative realizohet vetëm me ngjarjet e shekullit të XX-të ku mendimi “materialist filozofik bolshevik” çoi në masakrimin e qindra-miliona njerëzve me dy luftrat botërore imperialiste dhe rendin komunist të premtuar. Mos vallë këtë “mendim filozofik” duhet ta pranojmë si argumentim llogjik? Sipas kësaj të fundit mendimi filozofik bolshevik është mendim politik, së pari, dhe pastaj merreni si të doni.


Por materializmi dialektik bolshevik avancoi edhe më tej me përfundimet e tij duke realizuar një përplasje midis faktit real dhe ideve të tij, siç qe rasti i lidhjes së idealizmit filozofik me rrënjët e tij. Sipas kësaj filozofie “idealizmi, krahas rrënjëve gneosologjike, ka rrënjët e tij klasore” (po aty, f. 12) pa i shkuar ndërmënd se idealizmi filozofik ka lindur shumë-shumë më përpara se klasat shoqërore dhe në këtë mënyrë nuk ka se si të ketë rrënjë klasore, të paktën, dhe , në këtë mënyrë, nuk mund të pranohej dot. Në këtë pikë dy format kryesore të mendimit filozofik duhet t’i nënshtrohen statistikës historike, pasi në realitet arrihet në një përfundim me të vërtetë përfitues duke zgjidhur shkakun e lindjes së fesë, jetëgjatësinë e saj, raportin hapsinor që dy format kryesore të mendimit filozofik kanë me njëra-tjetrën, jetëgjatësinë kohore të gjithseicilës dhe përse shërbejnë ato përgjatë jetës së racës njerëzore në Tokë. Gjërat duhet parë në unitet dhe jo të ndara. Pikërisht kjo i ka munguar “mendimit filozofik materialisto-dialektik” shqiptar duke treguar se ai, në këtë rast, ka qënë antidialektik.

Problemi i dytë, më i pasaktë, më antirealist dhe më antimaterialist, i mendimit filozofik materialisto-dialektik komunist shqiptar ka qënë raporti i materies me ndërgjegjen. Këtë problem filozofët shqiptarë e huazuan pikë për pikë nga shkolla bolshevike, duke kopjuar nga vepra e Leninitthënien sikur ky problem është problemi kryesor në filozofi (po aty, f. 7) edhe pse këtë problem Lenini e kishte kopjuar nga Engelsi. Por Lenini nuk pati kurajon civile dhe shkencore (këtu duhet parë gjëndja e tij psikike) të deklaronte se ky problem, në mënyrën se si shtrohej, nuk kishte më shumë se 150 vjet (duke u nisur nga e sotmja e mijëvjeçarit të tretë) që kishte lindur dhe ishte rezultat i luftës se materializmit marksist kundra dialektikës hegeliane; dmth ishte rezultat i kundërtisë së pikëpamjeve individuale dhe aspak një problem shkencor. Ne do të shohim në vazhdim që raporti materie-ndërgjegje është një raport fantazie dhe nuk ka asnjë lidhje as me shkencën dhe as me progresin e njerëzimit, por ai shërbeu për të fshehur paaftësinë e materialistëve të shekullit të XIX-të për të shpjeguar pafundësinë e materies në kohë dhe hapësirë mbi ç’bazë mund të argumentohej ekzistenca e të përjetshmes dhe e të pandryshueshmes. Është një problem i anashkaluar me shumë marifet, por që i ka shkaktuar njerëzimit shumë-shumë dhimbje shoqërore. Le ta shohim këtë problem me syrin e kritikës materialiste shqiptare dhe antishqiptare:


Filozofët e parë shqiptarë, ata që projektuan karakterin europian të shqiptarëve, në fillim të shekullit të XX-të, atëhere kur u shtrua për herë të parë mëvetësia politike e shqiptarëve, rihodhën parrullën: Për fe dhe atdhe, duke shtuar se Feja e shqiptarit është shqiptaria. Në këtë rast raporti qënie-ndërgjegje është i mbihypur tek raporti materie-ndërgjegje dhe është parë në funksion të interesit politik të shqiptarëve duke treguar se qënia shqiptar qëndron mbi atdheun. Pikërisht këtu qëndron e fshehta e ekzistencës së popullit shqiptar dhe e formimit të shtetit të tyre më 1912. Në këtë rast parësore është marrë qënia shqiptar dhe pastaj Shqipëria për faktin më të thjeshtë fare: duheshin bindur europianët politikanë se shqiptarët ekzistonin si popull dhe ata duhet t’i krijonin hapësirat e tyre jetike përpara se grykësia sllave dhe greke ta linin popullin shqiptar me gisht në gojë. Kjo do të thotë që dialektikën materialiste ata klerikë e njihnin shumë më mirë se komunistët përderisa formuan popullin shqiptar me shtetin e tyre, kur këta të fundit shkatërruan qoftë popullin shqiptar, qoftë tokën e tyre. Sipas filozofëve pseudomaterialistë shqiptarë të pas 1945-sës:

“Ndërgjegjen, filozofët materialistë e konsiderojnë rezultat të zhvillimit të materies, produkt të materies së organizuar në shkallën më të lartë; të trurit të njeriut. Ata mendojnë, se bota rregullohet në bazë të ligjeve dhe se ligjet kanë karakter objektiv, domethënë se ata nuk varen nga ndonjë fuqi e mbinatyrshme apo nga dëshirat që kemi ne” (po aty, f. 7)

I tërë ky formulin është tipikisht antimaterialist dhe filozofët shqiptarë, duke e huazuar nga shkolla bolshevike, janë ndodhur jo rrallë në rolin e majmunit duke kopjuar lëvizjet e një shkolle të tërë. Të paktën, duke e pranuar formalisht këtë përkufizim, përse e përjashtojnë mendimin filozofik fetar nga rregulli i ligjësive objektive? Që në këtë pikë ky formulim është kontradiktor me botën e materialistëve të shekullit të XX-të. Ndërsa në raport me filozofinë materialiste të shekullit të XIX-të ky formulim ka këtë gabim: duke e konsideruar ndërgjegjen si produkt të materies të organizuar në shkallën më të lartë të saj kanë realizuar përmbysjen e mendimit filozofik materialist sepse i kanë vënë kufizim materies së pafundme në kohë dhe hapsirë, kufizim i cili bie në sy me ndërgjegjen e njeriut. Sipas të vetëquajturve materialistë dialektikë “ndërgjegjja është produkt i materies së organizuar në shkallën më të lartë, i trurit të njeriut” (po aty, f. 203). Në këtë rast formulimi materialist i ndërgjegjes do të ishte:

Ndërgjegjja është produkti më i lartë i lëndës të organizuar në shkallën më të lartë të saj, që është truri i njeriut

Ndryshimi është jo vetëm cilësor, por ai mbi të gjitha kërkon ndryshimin e nocionit materie sipas përfufizimit të dhënë nga Lenini, të cilën do ta shohim në vazhdim, pasi përbën shkeljen e bazave teorike të materializmit filozofik. Nocioni materie është krejt i ndryshëm nga nocioni lëndë, të paktën në funksion të kohës dhe hapësirës; dhë këtë fillon ndryshimi midis materializmit shkencor dhe materializmit politik bolshevik, gjë të cilën shkolla shqiptare nuk e ka vënë ujin në zjarr për ta diskretituar edhe pse binte ndesh me bazat filozofike të Karl Marksit.


Duke i rikthyer tek raporti materie-ndërgjegje, sipas këtij këndvështrimi, kritika e ime është e lidhur me dy faktorë: së pari, raporti është ireal pasi ndërton një ekuacion me dy elementë krejt të kundërt që nuk mund të përbashkohen ndonjëherë. Edhe pranimi i raportin sipas elementëve lëndë-ndërgjegje e nxjerr fitimitar ndërgjegjen pasi përtej lëndës kërkush nuk mund të hedhë poshtë ekzistencën e një ndërgjegjeje në një formë krejt tjetër. Që të jemi të saktë “raporti themelor i filozofisë materialiste” të shekullit të XX-të është një raport antimaterialist që nuk shërben për të zgjidhur ndonjë problem sado i parëndësishëm që të jetë. Së dyti, raporti materie-ndërgjegje nuk është problemi themelor i filozofisë jo vetëm pse nuk kemi ndonjë përfitim, por, kryesisht, nuk ka ekzistuar ndënjëherë përpara shekullit të XIX-të, kur përpara 2700 vjetëve ka ekzistuar në mendimin filozofik helen një problem i pazgjidhur akoma deri në vitin 1977 kur u kostatua si zgjidhje, por i vërtetuar vetëm në vitin 1996 kur u ra në kontakt me veprën e Zhan Hersh: Habia filozofike dhe u pa që ekzistonte. Ky problem me një jetëgjetësi 2700 vjeçare, me zgjidhjet që jep, për mua ka qënë problemi kryesor i mendimit filozofik botëror jo vetëm pse ka ndryshuar shumë teori me famë (të Çarls Darvinit dhe A. Ajnshtajnit), por sepse ai zgjidhi problemin kryesor të teorisë së Karl Marksit në një mënyrë krejt tjetër për tjetër duke mohuar absolutizmin e luftës, si vazhdim i politikës me mjetet e dhunës, si zgjidhësen e kalimit nga njëri rend shoqëror në tjetrin. Në këtë pikë përpunimi i teorive të Ajnshtajnit dhe Darvinit çonte në zbulimin e ligjit dy permasor të ekzistencës: mungesën e përsëritjes në një kontinum kohor – hapsinor dhe pamundesine e nivelit me te ulet energjitik per t’ju imponuar nivelit me te larte jo vetem brenda karakterit cilesor, por dhe sasior. Le të shohim më hollësisht problemin kryesor të mendimit filozofik botëror, të paktën në racën e bardhë.

Përpara 2700 vjet, në agimet e mendimit filozofik helen u çfaq shkolla e Miletit, e cila që në fillimet e veta shtroi për zgjidhje një ndër problemet e konstatuara prej saj dhe konkretisht pyetja u shtrua:

“Cila është lënda që mbetet e pandryshuar gjatë ndryshimit?” (Zhanë Hersh, Habia Filozofike, f.5)

Kësaj pyetjeje nuk ju përgjigj kërkush dhe ajo mbeti thjeshtë në letër si një problem teorik pa zgjidhje. Vetëm në shekullin e XVIII Fridrih Hegel tentoi t’i përgjigjej pyetjes në mënyrë të tërthortë duke zbuluar dialektikën, si formën absolute të zhvillimit të formës më të lartë të organizimit lëndor të natyrës, që ishte truri. Hegeli nuk tentoi të diferenconte format e zhvillimit të natyrës pasi u muar me problemin e dialektikës së mendimit njerëzor mbi ç’bazë zbuloi tre ligjet e dialektikës. Vetëm ky zbulim ishte i aftë që të përkufizohej si njeriu më i kulturuar i njerëzimit dhe puna e tij duhet përmbyllur në këtë aspekt.


Pa kaluar gjysëm shekulli, Karl Marksi, i të njëjtës shkollë, tentoi ta parakalojë mësuesin e tij duke e shtrirë zbulimin e Hegelit nga bota vetëm e njeriut tek nëna e jonë natyrë me pretendimin se dialektika materialiste ishte e vetmja panoramë ligjore e zhvillimit të saj. Pune jo e vogël e Marksit në fushën e ekonomisë politike anashkaloi një ndër problemet kryesore të racës njerëzore, gjë e cila ka çuar në një sërë përfundimesh të gabuara, të cilat ndofta nuk janë të Marksit, por që unë nuk marr përsipër t’i zbuloj në këtë artikull. Sipas Engelsit, bashkëpunëtorit kryesor të Marksit:

Përveç kësaj, është lënë jashtë edhe një pikë tjetër, e cila, ç’është e vërteta, zakonisht nuk është theksuar sa duhet si në veprat e Marksit, ashtu edhe në veprat e mia, dhe për këtë faji na bie njësoj ne të gjithëve. Dhe pikërisht-në fillim ne ngulmuam kryesisht, dhe duhej të ngulmonim, në nxjerrjen e ideve politike, juridike dhe të pikëpamjeve të tjera ideologjike e të veprimeve të kushtëzuara prej tyre nga faktet ekonomike që janë në themel të tyre. Këtu për shkak të përmbajtjes ne atëhere lamë pas dore çështjen e formës: Ç’rrugë ndjek formimi i këtyre ideve etj. (Engelsi -Meringut, 14 korrik 1893, “Letra të zgjedhura” të Marks-Engels, ne faqet 674-680)

Për rreth 35 vjet unë jam marrë pikërisht me këtë problem dhe konkretisht: si lind dhe cilat janë format e para të fesë, politikës, luftës, ideve juridike, klasave shoqërore, pronës, familjes, letërsisë, artit, shkencës, etj, duke arrirë në përfundimin që në qoftë se Marksi do të kishte bërë këtë punë nuk do të arrinte në idete e pretenduara mbi luftën e klasave dhe diktaturën e proletariatit. Problemi është tejet larg realitetit historik dhe unë dyshoj që përfundimet e teorisë marksiste të jenë një shpikje e shkollë bolshevike. Duke u rikthyer në temën tonë, Marksi tentoi të absolutizojë veprimtarinë ekonomike të racës njerëzore në Tokë duke u nisur nga nje kontinum kohor-hapësinor të një rendi në një popull të dhënë, siç ishte Anglia e shek. XIX-të (në realitet ky është një gabim i shkencës së historisë e cila i absolutizon epokat tek të gjithë popujt pa bërë diferencime kohore) me pretendimin se:

“Një shoqëri, edhe në qoftë se ka rënë në gjurmët e ligjit natyror të zhvillimit të sajë, -dhe qëllimi i fundit i veprës sime është zbulimi i ligjit ekonomik të lëvizjes së shoqërisë moderne, -nuk mundet as t’i kapërcejë, as t’i anullojë me dekrete fazat natyrore të zhvillimit. Por ajo mund t’i pakësojë dhe t’i zbutë dhimbjet e lindjes”(Kapitali, Libri I, vëll. I, f. 20).

Dmth, sipas Marksit, rruga që do të përshkojnë shoqëritë e ndryshme është absolute dhe me këtë tentoi t’i përgjigjej pyetjes pa përgjigje të mendimit filozofik helen.

Në këtë mënyrë Marksi përjashtoi dhe nuk mori parasysh shkallën e zhvillimit të diferencuar të popujve dhe kombeve në planin ekonomik duke mos konstatuar dot tjetërsimin e këtij zhvillimi në sajë të botës së relacioneve universale midis popujve, të paktën. Në të kundërtën do të kishte zbuluar se koha për disa popuj ndalon në vënd, për disa ecën mbrapsht dhe për disa përshpejtohet. Në këtë pikë bolshevikët e përmbysën atë duke paraqitur një Marks krejt tjetër nga vepra e tij teorike. Me fjalë të tjera Marksi tentoi të zbulojë pikërisht atë që zbuloi Hegeli vetëm se në një rrugë tjetër dhe për një hapësirë krejt tjetër. Kjo gjë çoi shumë shpejt në përmbysjen e tij dhe në tjetërsimin e teorisë së tij duke u bashkuar me leninizmin. Unë pretendoj se bashkimi i Marksit me Leninin përbën poshtërsinë më të madhe të mendimit filozofik të shekullit të XX-të dhe mohimin e marksizmit filozofik pasi ka lënë pa zbuluar shumë anë të zhvillimit të racës njerëzore në Tokë, të paktën nga ana filozofike dhe plotesimin me një metodikë materialiste, më fitimprurësja deri në atë kohë.


Pa kaluar as njëzet e pesë vjet nga vdekja e Karl Marksit, në po të njëjtën shkollë filozofike, Albert Ajnshtajni formuloi për herë të parë, ne menyre te drejteperdrejte përgjigjen e mendimit të shkollës së Miletit me përfundimin se shpejtësia e dritës ishte ajo që nuk ndryshonte në botën e pafundme të ndryshimit absolut të materies. Konstantja e dritës mori në qafë jo vetëm teorinë e Ajnshtajnit, por shumë figura të tjera madhore në fushën e shkencës së fizikës duke e futur këtë shkencë në një vorbull edhe më të thellë se sa kriza e fizikës së fundshekullit të XIX-të. Por Albert Ajnshtajni bëri një zbulim interpretativ të pakrahasueshëm deri atëhere: për herë të parë formuloi kohen vetiake të fenomeneve natyrore të ndryshme nga njëra-tjetra në unitet absolut me hapësirën nën termin kontonumi kohor-hapsinor. Pikëpamja e tij shkoi edhe tej duke formuluar idetë sikur koha mund të ndalohej në vënd apo të kthehej mbrapsht, pa i shkuar ndërmënd se ato gjenin zbatim vetëm në botën e njeriut dhe kishin karakter kalimtar, por absolut ne ekzistence. Sot kjo është e qartë si drita e diellit pasi mbi natyrën njeriu nuk mund të influencojë në mënyrë universale për t’i ndryshuar ligjet e saj, kur mbi veteveten ai vepron duke krijuar artificialitete që shkaktojnë dhëmbje shoqërore. Ky është argumenti kryesor i mosekzistencës së Zotit në mënyrën e paraparë deri më sot nga njerëzimi. Psh populli shqiptar është i vetmi popull europian që e ka provuar ndalimin e kohës dhe ecurinë mbrapsht të saj. Kjo e përmbysi të gjithë shkencën e atëhershme, sidomos bazat e sapoformuara të materializmit klasik gjerman, pasi kërkoi që fenomenet natyrore t’i nënshtroheshin tjetërsimit kohor në kuadrin e paradoksit të dy binjakëve. Dritarja gjigande e hapur nga Ajnshtajni shumë shpejt u mbyll nga interpretimi i gabuar i e=mc2 dhe fizika moderne shumë shpejt e pa veten në buzë të greminës. Asnjeri deri në sot nuk ka qënë i aftë ta përmbysë teorinë e Ajnshtajnit dhe kjo përfaktin më të thjeshtë fare: asnjë filozof nuk ka kthyer kokën prapa për të parë gabimin e mendimit filozofik, të paktën, të racës së bardhë, dmth të mendimit filozofik helen (kam parasysh L.D.Landau dhe J.B.Rumer në librin Ç’është teoria e relativitetit, Stephen Hawking në librin: Një histori e shkurtër e kohës; apo ne Shqiperi librat e Halit Sykes: Elementë të teorisë speciale të relativitetit; Aleksandër Kocanit: Mbi elektrodinamikën e trupave në lëvizje; Robert Thomanikes, Teoria e relativitetit ne kohe dhe hapesire, mbi c’baze kane lindur nje sere gabimesh interpretative) edhe pse ata nuk përfaqësojnë në mënyrë të drejtëpërdrejtë këtë racë nga ana biologjike.


Në këtë mënyrë tre tentativat për t’ju përgjigjur pyetjes së shkollës së Miletit janë të shkollës gjermane filozofike, pa dyshim përfaqësuesja e vazhdimit më dinjitoz të shkollave filozofike helene, bashkimi i të cilave mund dhe duhet të na çojë në një zgjidhje krejt tjetër të problemit me kusht që të konsiderohet si problemi kryesor në filozofi. Vetëm pas kësaj mund të arrijmë në përfundimin qe mendimi filozofik materialist po e thotë fjalën e vet në mënyrë të bindëshme pasi është në gjurmët e zgjidhjes së saktë të Hegelit, të parimeve metodike materialiste të Marksit, dhe të absolutizmit relativ subjektiv të Ajnshtajnit. Çveshja e analizave përkatëse nga fryma idealiste e seicilës teori është e aftë të na çojë në një zgjidhje krejt tjetër për tjetër (për këtë shih: Raporti kohor-hapsinor ose teoria e absolutizmit analitik në albanovaonline.com ose logoreci.com) me përfundime krejt të tjera dhe të gatëshme të përleshet me çdo frymë idealiste të çfarëdo lloj ngjyre që të jetë.


Në mbyllje të kësaj pike, akuzoj mendimin filozofik shqiptar për paaftësi interpretimi të materializmit filozofik dhe të veprës së Karl Marksit me pretendimin që shkolla shqiptare e kohës së komunizmit ka qënë mirëfilli antimarksiste dhe antimaterialiste me fjalë dhe vepra.

Në kuadrin e objektit që studion dialektika materialiste, autori ynë ka arritur në përfundimin bolshevik, duke pasqyruar problemin e tretë, se:

Socializmin, Marksi dhe Engelsi e kthyen nga utopia në shkencë. Në këtë proçes, ata zbuluan rolin historik të proletariatit, pashmangshmërinë e rrëzimit të kapitalizmit dhe të fitores së socializmit dhe të vendosjes së diktaturës së proletariatit, dy fazat e shoqërisë komuniste. Në këtë drejtim, ata nuk u nisën nga pozita sentimentale, apo thjeshtë nga simpatia për klasën punëtore, por kaluan tërësisht në pozitat e saj për shkak të analizave rigorozisht shkencore të problemeve. (po aty, f. 26)

E cituam sa më të plotë idenë e autorit tonë për t’i treguar lexuesit të gjithë marifetet që ka përdorur shkolla bolshevike për ta tjetërsuar teorinë e Marksit nga një teori e kapitalizmit globalist në teori të kapitalizmit monopolist shtetëror, dmth nga një teori e progresit në një teori të së shkuarës, dmth të regresit.

I tërë ky përfundim është një paçavure e shkollës bolshevike, të cilën filozofët shqiptarë nuk kanë ditur ta interpretojnë. Kjo e fundit konstatohet me pyetjen më të thjeshtë fare: përse shoqëria komuniste na paska dy faza dhe çfarë përfaqësojnë ato? Përgjigjja e saj tregon shtrëmbërimin që i është bërë Marksit; dhe në qoftë se është tipikisht e atij, atëhere boshllëku analitik i marksizmit ka çuar në këtë konkluzion të pasaktë dhe spekulativ.


Së pari duhet thënë se socializmi nuk ka qënë kurrë shkencë, por ai ka qënë një tërësi idesh politike për të mashtruar popujt ku u zbatua, pasi socializmi është konsideruar si i lidhur me zhdukjen e klasave shoqërore proçes i cili është tejet larg përfytyrimeve marksiste të intepretuar nga shkolla leniniste e Stalinit. Problemi ka nevojë për një stërhollim teorik ku metodika marksiste ka nevojë të modifikohet sipas trekëndëshit Hegel-Marks-Ajnshjtajn. Ecuria e klasave shoqërore është bërë nga Marksi sipas gjëndjes klasore në Anglisë së shekullit të XVIII-XIX, gjë që përbënte fillimin e proçesit kapitalist. E meqënëse ky rend është konsideruar i përbotshëm me një arenë të përbotëshme nuk ka se si të quhet i eleminuar në një shtet apo popull të vetëm. Në këtë pikë është mashtruar pa pikë turpi. Metodika marksiste ka pasur një të mirë, midis të tjerave: i ka mësuar shkencës shoqërore të analizojë ngjarjet politike sipas elementëve shoqërore përbërës, duke e detyruar te ndertoje ekuacionet perkatese Dhe në këtë drejtim mashtrimi duket sheshit sidomos për pronën private dhe klasat shoqërore ku është deklaruar eleminimi i së parës, sidomos në Shqipëri, kur ajo në realitetin historik shqiptar për miliona vjet nuk ka arritur më larg se prona fisnore, çka tregon se rruga e pronës private nuk kishte filluar akoma në thelbin e vet këtu në Shqipëri. Pikërisht këtë lloj forme prone eleminoi diktatura e Enver Hoxhës duke deklaruar se kjo ishte një arritje e madhe e socializmit shqiptar. Por a e dinin komunistët shqiptarë se prona private ishte qeliza thelbësore e formimit të klasave shoqërore dhe vetëm një zhvillim fundor i saj mund të çojë ne eleminimin e klasave shoqërore, por pa u zhdukur vetë, dhe kurrsesi e kundërta. Dmth pronë ka, por klasa shoqërore jo dhe këtu qëndron domosdoshmëria e intepretimit të teorisë së Karl Marksit. Akoma më tej në Parimet e komunizmit (pyetja e 17) Frederik Engelsi kishte deklaruar se prona private nuk mund të zhdukej në mënyrë të menjëhershme, se ky proçes kërkonte një arenë të përbotëshme revolucionare. Në këtë pikë bolshevikët sovietikë dhe komunistët enveristë shqiptarë për të mbuluar vjedhjen që i bënë popujve përkatës sajuan teorinë e socializmit duke i shtuar prapashtesën shkencor për t’i mbushur mëndjen njerëzimit se kjo ishte arritja më e madhe e tyre. E thënë më troç revolucioni bolshevik i 1917 dhe revolucioni komunist shqiptar janë revolucione hajdutësh me efiçencën e vjedhjes më të madhe në historinë e njerëzimit.


Një problem tjetër i pa zgjidhur nga Marksi në këtë temë, është proletariati. Sipas interpretimeve bolshevike Marksi na kishte pretenduar se proletariati bëhet klasë politike më vete duke përmbysur klasën e borgjezëve meqënëse klasa e skllevërve kishte përmbysur klasën e skllavopronarëve, klasa e bujkrobërve – klasën e feudalëve. Dhe në këtë konteks përmbysjesh klasa e skllavopronarëve ishte transformuar në klasë të feudalëve dhe këta të fundit në borgjezë, kurse skllevërit na ishin transformuar në bujkrobër dhe pastaj në proletarë. Diferenca midis klasës punëtore dhe klasës së proletarëve akoma edhe sot është e pakuptuar dhe me sa duket mënyra e zbërthimit të mësipër ka rezultuar inefiçente. Fakti historik flet për të kundërtën. Të gjitha transformimet e mësipërme, po i marrim të mirëqëna, janë bërë në kuadrin e transformimit të një shoqërie ku relatat midis tyre kanë qënë të rastit dhe pa domethënie. Me rendin e kapitalit kemi të bëjmë me një rend të përbotshëm dhe në qoftë se këtë rend e konsiderojmë si rendin e fundit shtetëror, atëhere metodikat e përdorura kanë arsyetuar gabim pasi metoda dialektike e përdorur sipas kalimeve sasiore në cilësore dhe unitetit të të kundërtëve ka mangut kontinumin kohor – hapsionor të zhvillimit të seicilës qelizë pjesmarrëse në shoqërinë kapitaliste. Problemi është krejt tjetër për tjetër dhe ajo që thuhet për përmbajtjen e socializmit shkencor është një përrallë që u shpik për të justifikuar faktin që proletariati lind kur kalohet nga shkalla e zhvillimit fshatar në atë qytetar dhe në qoftë se për rendin e kapitalit të shekullit të XX-të kjo i përkiste të kaluarës, për rendin e ri socialist (ne realitet një rend kapitalist monopolist shtetëror) ky proçes i përkiste të ardhmes. Proletariati formohet kudo ku bota e kapitalit shtrihet drejt botës së fshatit duke krijuar varfërinë qytetare, fazë e cila pa tjetër që duhet konsideruar kalimtare. Kjo do të thotë që proletariati nuk realizon dot organizimin e vet klasor për faktin më të thjeshtë fare: i nënshtrohet parimit të interesit ekonomik, parim i cili dallon njeriun nga kafsha (kategoria domosdoshmëri-liri).


Proçesi i analizuar nga Marksi dhe Engelsi duhet të çonte në përfundimin se proletarizimi i klasës punëtore ishte një fazë kalimtare pa domethënie në zhvillimin e rendit të kapitalit. Por kjo nuk i levërdiste shkollës sovietike edhe pse ajo pranonte që “Idetë shoqërore janë pasqyrim i qënies shoqërore. Si të tilla ato janë siç është qënia shoqërore” (po aty, f. 22). Mbi këtë bazë ishte e ndaluar të bëhej pyetja: në qoftë se qënia shoqërore ishte kapitaliste, atëhere përse idetë marksiste na ishin komuniste? Për këtë problem çdo pyetje konsiderohej një lojë fjalësh dhe pranimi i marksizmit si filozofi e proletarëve që shërbente për të ndërtuar një rend cilësisht të ndryshëm nga ai i kapitalit u bë lejtmotivi i krimit ekonomik komunist kudo në botë ku ai u vendos.


Në të vërtetë ekzistenca e dy fazave në revolucionin e ardhëshëm social është i lidhur me dy probleme krejt të ndryshëm nga njëri-tjetri, por të zbërthyer gabim nga Zhan Zhak Rusoi në librin e tij: Origjina e pabarazisë mes njerëzve, libër të cilin Marksi e pati marrë për bazë. Është e nevojshme të realizohet kritika e lidhjes së dy autorëve të mësipër përpara se të argumentojmë zgjidhjen e problemit. Asnjeri deri më sot nuk ka marrë për bazë arësyet përse racat janë të diferencuara në planin kohor të zhvillimit. Në qoftë se pranojmë se përgjithësisht brënda racave faji i pabarazisë të njerëzve është shteti, për pabarazinë e racave faji është i natyrës meqënëse ato kanë lindur në kohëra të ndryshme dhe vënde të ndryshme. Për bazë duhet marrë parimi poligjenetik i lindjes së njeriut në Tokë dhe jo ai monogjenetik; është një pikë ku materializmi bolshevik ka folur në tym. Pikërisht për të përligjur këtë dualitet diferencimi, Marksi me Engelsin sajuan revolucionin e përbotshëm dhe duetin e revolucionit proletar me një paraardhje socialiste, por pa e zgjidhur definitisht atë mbi ç’bazë u bënë spekullime të pafundme. Revolucion të përbotshëm me një arenë të përbotëshme, i cili zhduk shtetin klasor, nuk ka për të pasur kurrë për faktin më të thjeshtë fare: shteti nuk është formuar në të gjithë botën në të njëjtën kohë dhe në të njëjtën mënyrë. Diferenca kohore e zhvillimit të popujve e kalon shifrën e disa milionavjeçarëve dhe kjo për disa arësye natyrore që Darvini nuk i pati marrë parasysh.

Për mua rëndësi ka që të bëhet e qartë se të gjitha këto janë përralla filozofike pa asnjë domethënie sipas mënyrës që trajtohen.


Hipokrizia e filozofëve shqiptarë arriti kulmin kur e ngritën Leninin në shkallën e Marksit edhe pse kjo nuk përfshihej në përmbajtjen e materializmit dialektik, akoma më tej formuluan idenë sikur Lenini na e paska zhvilluar më tej marksizmin (po aty, f. 49). Për të qënë të saktë duhet të themi që në fillim se marksizmi, si filozofi progresive, mori fund me t’u marë në dorë nga leninizmi dhe bolshevizmi. Teoria e Karl Marksit nuk është marksizëm-leninizmi i shekullit të XX-të dhe ajo që paraqitet si filozofi e klasës punëtore. Teoria e mësipërme është krejt tjetër për tjetër dhe nuk ka asnjë lidhje me katrahuren politike të shekullit të XX-të. Të paktën ato që kemi cituar nga Marksi janë të afta të argumentojnë arritjet e marksizmit dhe mangësitë e tij. Në këtë drejtim çfarë plotësoi Lenini dhe amund të pranohet sikur “ai zhvilloi materializmin dialektik, duke trajtuar probleme të tilla; si problemi i materies dhe i lëvizjes; i hapësirës dhe i kohës; i lirisë dhe i domosdoshmërisë; karakterin dialektik të zhvillimit, teorisë së njohjes etj” (po aty, f. 49)? Ne realitet pikërisht këto nuk arriti të zbërthente Lenini, por e kopjoi Engelsin duke përsëritur idetë e tij dhe duke i lënë në vënd. Dmth teoricienët filozofë shqiptarë gënjejnë kur i atribuojnë Leninit të tilla heroizma. Aq më tepër shtohet doza e këtij lloj karakteri kur tentohet të bashkohet Lenini me Stalinin në proçesin e zhvillimit të veprave të të parit (po aty). Unë pretendoj se të bashkosh veprimtarinë e një diktatori kriminel, me idetë e një skicofreni dhe të gjitha këto me idetë e një shkolle gjenish do të thotë të tallesh me njerëzimin. Komunizmi i shekullit të XX-të, pa dyshim, ka qënë tallja më e madhe politike që është realizuar ndonjëherë në historinë e njerëzimit ku gisht nuk kanë pasur vetëm vëndet pjesmarrëse.


“Idetë gjeniale” të filozofëve shqiptarë arrijnë deri atje sa e akuzojnë PPSh si një parti që ka realizuar zhvillimin e mëtejshëm të marksizëm-leninizmit filozofik (po aty, f. 50). Për të qënë të saktë këta filozofë kujtojnë se populli shqiptar vazhdon të jetë i çmëndur dhe ata mund të flasin si t’u teket, se kërkush nuk mund t’i kundërshtojë dot. Këto ide kanë qënë tamam të Enver Hoxhës dhe filozofi ynë e kopjon atë pikë për pikë dhe e paraqet si një realitet historik të ndodhur. Ata duan me çdo çmim të fshehin karakterin e qënies së Enver Hoxhës dhe ekipit të tij përgjatë periudhës 1943-1991. Ajo çka thuhet në atë faqe të librit të autorit tonë është thjeshtë një mashtrim jo vetëm pse lektorët dhe profesorët e filozofisë shqiptare nuk ja kanë pasur haberin materializmit dialektik dhe marksizmit, por ata mbi të gjitha nuk ja kanë pasur haberin filozofisë njerëzore dhe historisë së popullit shqiptar. Në thelb të problemit ata nuk e kanë dashur popullin shqiptar, bile, akoma më tej, ata e kanë urryer popullin tonë edhe pse jetonin në brëndësi të tij. Pikërisht materializmi dialektik është ai që na e vërteton këtë saktë duke diskretituar veprimtarinë e PPSh.


Sipas autorit tonë veprimtaria e PPSh në fushën teorike dhe praktike ka pasur një rëndësi të madhe në forcimin e mëtejshëm të diktaturës së proletariatit (se ç’hyn këtu dialektika materialiste ec e merre vesh). Këtij qëllimi na e paskan shërbyer disa masa për eleminimin e defekteve që na qënkan konstatuar gjatë rrugës së këtij zhvillimi ku përmënden: dy uljet e kryera në pagat e larta, heqja e shpërblimeve të tepërta dhe e honorareve, zvogëlimi i oborreve kooperativiste (po aty, f. 50). Analiza e këtyre tre problemeve tregon mënyrën se si partia e vodhi popullin shqiptar me dialektikën e saj. Në qoftë se pranojmë se na qënkan ulur pagat e mëdha, lind pyetja: kush i rriti? Kur u rritën, kush përfitoi dhe, kur i ulën, kush humbi? Pastaj, nuk është njësoj të ulësh pagat në qytet dhe të zvogëlosh oborret kooperativiste: Proçesi në fjalë ka qene një mashtrim fund e krye, pasi në rastin e parë ke të bësh me njerëz të punësuar në sektorin industrial nga shteti, ndërsa në të dytin njerëz të vetëpunësuar ne sektorin e bujqësisë. Dallimi është cilësor dhe afirmon pjesën kryesore të popullit shqiptar ku është aplikuar vjedhja më e madhe produktive. Që në këtë pikë djallëzia komuniste ka luajtur me popullin shqiptar duke e “lidhur atë për bukën e gojës” (po citoj fjalët e Padër Anton Harapit në gjyqin e ekzekutimit të tij). Në qoftë se do ta shohim këtë proçes sipas dialektikës materialiste jo shqiptare do të kemi: një sasi të caktuar parimesh politike dhe, respektivisht, cilësi të caktuar të ndërgjegjes dhe moralit njerëzor të shqiptarëve të asaj kohe. Çdo njeri le ta nxjerrë vetë konkluzionin mbi këtë raport dhe pozicionin e tij në raport me të kaluarën dhe me atë çka u ka premtuar komunizmi me propogandën e tij.


Sipas autorit tonë, u muarën masa të rëndësishme në rrugën e ngushtimit të dallimeve midis qytetit dhe fshatit (po aty). Në qoftë se ka ndonjë problem të cilën dialektika e zbërthen dukshëm dhe bindëshëm është pikërisht raporti fshat – qytet; nga ana tjetër, në qoftë se ka ndonjë krim të përbindëshëm të kryer nga PPSh është pikërisht mënyra se si e trajtoi ajo këtë raport. Autorët shqiptarë as që ja kanë pasur haberin se çfarë do të thotë qytet dhe fshat në historinë e njerëzimit dhe sidomos në historinë e popullit shqiptar. Pa qyshim kjo padije është rezultat i keqarsimimit të tyre. Problemit i lindjes së fshatit dhe qytetit në historinë e njerëzimit është me mangësi interpretative, kurse ai shqiptar është fund e krye i pasaktë dhe i kundërt. Të flasësh për zhdukje të dallimeve fshat-qytet në shekullin e XX-të dhe sidomos në Shqipëri është njësoj si të flasësh për organizimin shoqëror të alienëve. Në këtë rast të dy problemet janë të barabarta dhe praktika flet për një propogandë mashtruese që ka pasur për qëllim të fshehë veprimet politike të kryera përgjatë periudhës komuniste të cilat argumentojnë bindshëm karakterin antidialektik të politikës së PPSh. Konkretisht me këtë përfundim autori ynë kërkon të mbulojë mënyrën se si u formua klasa politike, intelektuale dhe qytetare në kohën e komunizmit duke e konsideruar këtë mënyrë si zhdukje të dallimeve qytet – fshat. Në qoftë se për botën e zhvilluar kapitaliste ky proçes ka zgjatur për mbi 100-200 vjet në sajë të një revolucioni të stërmadh industrial, në Shqipëri është tentuar të zgjidhet për 30-40 vjet në sajë të një revolucioni të stërmadh kriminal ekonomik e politik. Në qoftë se marrjen e mijëra-qindramijërave fshatarë (nga viti 1945 deri në vitin 2000 rezulton të jenë afro 2 milion), arsimimin të tyre sipas parimeve bolshevike, punësimin e tyre nëpër miniera, fabrika, ndërmarje, shkolla, institucione shkencore, artistike, sportive dhe politike; apo organizimin e kujdesit shendetësor, arsimor e kulturor në fshat konsiderohet zhdukje e dallimit qytet – fshat, atëhere problemi nuk mund të interpetohet me dialektikën shqiptare, por me dialektikën materialiste ku ka këtë zgjidhje: Politika e PPSh e uli nivelin e jetës qytetare shqiptare të para 1945-sës në një masë të tillë, sa kur u realizua ngritja e nivelit të jetesës në fshatin shqiptar, rreth viteve 1980, u pa që ato ishin shumë-shumë afër. Kjo nuk do të thotë se është ngushtuar dallimi midis qytetit dhe fshatit, por do të thotë se niveli i jetës qytetare në Shqipëri ju afrua nivelit të jetës fshatare. Dhe ligji dialektik i kalimeve sasiore në cilësore argumenton se sasia e madhe e banorëve të rinj të qyteteve çoi në cilësinë fshatare të qyteteveshqiptare dhe me këtë ndodhi kthimi i kohës qytetare mbrapsht. Të paktën në tre qytetet më të zhvilluara shqiptare, nga pikëpamja e jetës qytetare: Gjirokastër, Korçë dhe Shkodër, kjo kuptohet me lehtësi dhe fjalën duhet ta thonë banorët e para 1945-sës dhe jo pinjollët e komunizmit.


Sipas autorit tonë PPSh na paska marrë masa për të ngushtuar dallimet midis punës mendore dhe punës fizike (po aty). I gjithë ky proçes u përligj me punën fizike që bënte inteligjenca një herë në vit në prodhimin e drejtëpërdrejtë, por pa u thënë asnjëherë që proçesi në fjalë ishte i lidhur në mënyrë të drejtëpërdrejtë me proçesin e ndarjes së punës, si akti më revolucionar që kishte bërë në historinë e vet njeriu. Asnjëherë shkolla bolshevike nuk e mori për bazë këtë proçes në mënyrë dialektike e historike dhe aq më tepër shkolla shqiptare e komunizmit. Pa dyshim që ishte, dhe është, problemi më i plotë historik për të cilin ekziston analiza e kompletuar teorike dhe praktike. Pikërisht këtu bolshevikët realizuan mashtrimin e tyre politiko-teorik duke përmbysur marksizmin e proletarëve dhe kontinumin kohor-hapsinor të popullit rus. Bolshevikët e tjetërsuan kohën natyrore të popullit rus në një masë të tillë sa ajo nuk mund të kthehet më në shinën e vet historike, edhe vetëm pse është frenuar. Ndërsa në funksion të popullit shqiptar ka qënë thjeshtë një propogandë për të justifikuar politikat ekonomike të zbatuara. Të flasësh për ngushtim të dallimeve të punës mendore nga ajo fizike pa ditur më përpara stadin në të cilin ndodhet popullata në lidhje me ndarjen e punës do të thotë të mos dish abecenë e problemit, sidomos për popullin shqiptar ky fakt është shumë-shumë domethënës.


Historikisht kjo në dinamikën e popullit shqiptar nuk është analizuar kurrë dhe për faktin më elementar: nuk ekziston metodika. Por duke e krahasuar me gjëndjen e elementëve shoqërore në brëndësi të popullatës arrihet në përfundimin se ndarja e punës tek parailirët e largët dhe iliret nuk ka qënë vepër e tyre. Ata e mësuan atë nga relatat me parahelenët dhe helenet mbi çbazë u formuan epirotët. Ka qënë një proçes i gjatë kohor duke filluar nga shekulli XIII pa. Kri. deri në të IV pa. Kri. ku bie në sy popullata me nivel zhvillimi më të madh se pjesa tjetër e paditur ilire. Të gjitha ndërtimet mbi territorin e banuar sot nga shqiptarët është rezultat i relacioneve të mësipërme dhe kurrsesi vepër autoktone e vëndasve. Prapambetja e theksuar e epirotëve, në raport me popujt komshinj, ka një shkak natyror të lidhur me kohën e lindjes së tyre dhe këtu qëndron domosdoshmëria e ndryshimit të metodikave analitike që duhen përdorur për këtë proçes, gjë e cila realizohet po të përbashkohet Hegeli me Marksin dhe Ajnshtajnin. Në funksion të problemit tonë proçesi i ndarjes së punës është i stërzgjatur dhe duhen miliona e miliona vjet që ai të përfundojë; të paktën për popullatën shqiptare këtë s’e luan as topi në qoftë se ai do të jetonte i ndarë nga bota, siç veproi komunizmi i Enver Hoxhës. Të vjen për të qeshur kur lexon qe PPSh na paska luftuar për të eleminuar dallimet e punës mendore nga ajo fizike, kur shqiptarët akoma nuk e kanë vënë në vijë proçesin e ndarjes së punës e jo më të luftojnë për ta thjeshtuar atë. Nuk e di a e ka kuptuar autori ynë këtë shpjegim, por gjithsesi ai në kohën e vet ka propoganduar një fenomen inekzistent, të cilit nuk i ka ditur as kuptimin. Kjo do të thotë se drejtuesit politikë dhe ekonomikë shqiptarë, përgjatë epokës komuniste, kanë punuar instiktivisht dhe nën diktaturë.


E sa për atë, sikur Enver Hoxha na i paska rekomanduar specialistëve të degëve të ndryshme të shkencave që të studiojnë dialektikën, ta përvetësojnë thellë atë dhe ta aplikojnë në të gjithë punën e tyre (po aty, f. 53), është e nevojshme të thuhet më përpara se për cilën dialektikë e ka pasur fjalën: për atë të kohës së helenëve, Hegelit, Marksit apo për dialektikën e bolshevikëve që gjithsesi nuk janë e njëjta gjë. Filtrimin e gjithseicilës nga pjesa shterpë ka qënë një punë që filozofët shqiptarë nuk kanë pasur guximin ta bëjnë as në planin teorik le pastaj ta vinin në jetë; kështu që fjalët e diktatorit kanë qënë thjeshtë për propogandë për t’i treguar shqiptarëve qe ajo ekziston ashtu siç donte ai dhe jo siç ishte në të vërtetë.

Në kuadrin e analizave të kategorive filozofike (sasi-cilësi) që shoqëron materializmin, autori ynë pati guximin në vitin 2009 të shkruante:

Ndryshimet cilësore i ndeshim edhe në shoqëri. Kështu, për shëmbull, shoqëria socialiste ndryshon nga ajo kapitaliste. Në bazën e sistemit socialist, fjala vjen, qëndron pronësia shoqërore mbi mjetet dhe veglat e prodhimit, kurse në bazën e sistemit kapitalist – pronësia private, kapitaliste mbi këto, të cilat përcaktojnë edhe një varg ndryshimesh rrënjësore midis tyre. (po aty, f. 57)

Në qoftë se këtë e pranonim para 1991, sepse nuk e dinim se si ishte bota, pas këtij viti është pak e vështirë të pranohet kjo; gjë që na ka detyruar t’i hynim një studimi për të parë se si është e vërteta e pronësisë mbi mjetet e prodhimit. Problemi është krejt tjetër për tjetër dhe, kështu siç e paraqet autori ynë, është një përmbledhje e ideve të Stalinit. Duhet thënë që në fillim se në këtë mënyrë si shtrohet ai është fund e krye një mashtrim që ka pasur për qëllim të fshehë vjedhjen gjigande që bolshevikët i bënë popullit rus, ose vjedhjen e paskrupullt që PPSh i bëri popullit shqiptar.


Mjetet dhe veglat e prodhimit nuk kanë qënë kurrë pronësi e shoqërisë shqiptare, por e shtetit komunist antishqiptar. E thënë me fjalë më pak të ashpra, rendi shoqëror në Shqipëri dhe kudo ku u pretendua vendosja e marrëdhënieve socialiste të prodhim – shkëmbimit ka qënë kapitalizëm monopolist shtetëror, rend i cili forcon shtetin kundra popullit (dmth diktaturë) dhe pikërisht kundra këtij lloj shteti ka qënë teoria e Karl Marksit, gjë të cilën e parakaluan me shumë sukses vëndet e zhvilluara të Botës. Në këtë formë kjo i është mbajtur e fshehtë popullit shqiptar, të paktën, por u spekullua me idenë se gjithëshka që u vodh nga viti 1943 deri në vitin 1956, dhe ajo që u krijua nga ky vit deri në vitin 1991 ishte pronë shoqërore, por se e kujt shoqërie akoma edhe sot nuk merret dot vesh. Por që kuptohet me lehtësi: mjafton të shikohet se në dorë të kujt ka rënë dhe si komandohet tërë ajo pasuri kolosale e krijuar nga një popull i skllavëruar deri në palcë për 45 vjet.


Duke u rikthyer në temën tonë, ndryshimet cilësore që vihen re midis vëndeve kapitaliste dhe atyre socialiste, flasim për atë kohë, janë inekzistente. Por arrihet të vihet re kohëzhvillimi shoqëror i gjithseicilit, sidomos kur rrënjët janë të barabarta (p.sh dy Gjermanitë, dy Koretë, dy Vietnamët, Kina me Taivanin, Austria me Hungarinë, etj). Ndryshimet cilësore flasin kundra politikave të vetëquajtura socialiste çka duhet të argumentojë për mashtrimin e përdorur. Që ta themi më troç, nuk ka ligje të dialektikës që mund të shpjegojnë dinamikën shoqërore të vëndeve të deklaruara si socialiste dhe krahasimin me vëndet e zhvilluara kapitaliste (është njësoj si të krahasosh një anormal me një normal).


Edhe për elementin tjetër të kategorisë sasi-cilësi, autori ynë jep shpjegimin e vet antidialektik duke kujtuar se mund të vazhdohet të mashtrohen shqiptarët e sotëm. Shëmbulli që merr autori ynë është tipikisht i analizueshëm nga historia me një gjatësi kohëre prej rreth 3000 vjetësh çka përmbys materializmin marksist edhe ne atë masë të gjëndjes së vet. Sipas tij:

Konceptin e sasisë ne e hasim jo vetëm në natyrë, por edhe në shoqëri. Në fushën e shoqërisë ai lidhet, për shëmbull, me masën dhe intensitetin e punës së edukimit, me nivelin e zhvillimit të forcave prodhuese, me ritmet e zhvillimit të këtyre, rendin etj. Kështu, për shëmbull, në shoqërinë tonë socialiste niveli i zhvillimit të forcave prodhuese ndryshon vazhdimisht. Në fund të pesëvjeçarit të dytë, fjala vjen, ishte rreth 25 herë më i madh se ai para luftës, kurse në vitin 1967 e kaloi atë nivel në 44 herë (po aty, f. 59).

Pikerisht kjo lloj analize sherben per te kuptuar jo vetem nivelin e mendimit filozofik dialektik shqiptar, por edhe procesin qe merr ne konsiderate autori yne, i cili duke ju nenshtruar dialektikes materialiste tregon se permasa e pretenduar dialektike eshte e kundert dhe mohuese mbi ato qe thote filozofia shqiptare.

Autori pranon se ne Shqiperi u rrit niveli i forcave prodhuese, ne raport me vitin 1944, por pa na thene se nga e kishin prejardhjen keto forca ne planin shoqeror dhe cfare dinin te benin ato ne raport me mjete e prodhimit. Nuk ka asnje rendesi se sa rritet niveli i forcave prodhuese, por cili eshte unitet i tyre me mjetet e prodhimit dhe ketu qendron lidhja me dialektiken. Dmth autori mundohet te fuse ne perdorim dialektiken ne nje proces te cilin ajo e zberthen me sens te kundert dhe konkluzione te tjera. Asnjëhere propoganda komuniste nuk ka tentuar te percaktoje nivelin cilesor te ketyre forcave prodhuese, por kenaqej me sasine e madhe te saj me pretendimin se kjo do te conte me siguri ne ate qe kerkohej, por ne realitet për të fshehur thelbin e problemit. Ne kete pike dialektika u pa persembrapshti, pasi zberthimi ne kete rast nuk mund te behet per nivelin cilesor te forcave prodhuese, por per shkallen e skllaverise te tyre. E perkthyer shqip problemi duhet trajtuar me kete sy dhe shifrat tregojne se shkalla e skllaverise te popullit shqiptar u rrit nga njeri pesevjecar ne tjetrin pikerisht me shifrat qe jep autori yne.


E sa per masen dhe intensitetin e punes se edukimit lexuesi duhet te kuptoje pozicionin real te atyre qe dhane leksionet e ketyre temave nen siglen e materializmit dialektik, pasi paaftesia e mosshpjegimit, ose mosdashja e shpegimit, sipas nenekuptimeve te materializmit dialektik conte ne perfundimin se e gjithe propoganda e PPSh ishte nje zbatim i frymes idealiste te Hegelit. Suprimimi i te gjithe jetes politike te shqiptareve nen praktikat e propogandes ndaj ligjeve ekonomike te zhvillimit te shoqerise ka perbere kredon e te gjithe jetes shoqerore te popullit shqiptar nen diktaturen e komunizmit. Eshte kjo aresyeja perse i eshte dhene rendesi “edukimit” komunist te popullit tone pergjate periudhes me antishqiptare ne historin e tij. Po te shihet problemi me syrin e interesit te zhvillimit kombetar, pa frike them se eshte periudha ku shqiptaret humben gjitheshka nga qenia e tyre historike ne nje mase te tille sa ata mallkuan veten qe ishin te tille. Ate qe nuk kishin realizuar te gjithe shkelesit dhe relatorët e tokes shqiptare per 2500 vjet se bashku e kishte realizuar diktatura komuniste per vetem 45 vjet. Cfare kishte ndodhur me kohen dhe a mund te zbulohet dot? Si mund të pranohet që 45 është më e madhe se 2500? A e kupton lexuesi se shifrat sasiore i nënshtrohen shifrave cilësore dhe këtu duhet ndalur për të kuptuar se çfarë ka ndodhur realisht? Cfare kishte ndodhur mbi hapesiren shqiptare dhe a mund ta zbuloje dialektika materialiste te gjithe kete proces shoqeror? Mos valle këtë ka kërkuar të mbulojë profesori i dialektikës antimaterialiste? Të paktën ngjarjet e 2 korrikut 1990 jane të afta t’i argumentojne këto proçese bindshëm dhe pa paragjykime.


Ky ligj i dialektikës duhet të ketë qënë problemi më i madh i komunizmit shqiptar pasi filozofët e tij kërkuan me të gjithë mënyrat ta përfshijnë ata nga pozicioni konstatues i Hegelit në dinamikën e zhvillimit të shoqërisë pa vënë dallimet e hapësirave zbatuese të vetë ligjit. E them këtë pasi në këtë ligj ka diçka të erret, i cili, në qoftë se tek Hegeli, nënkuptohet kur e zbërthen, tek shkolla shqiptare kjo errësirë shumëfishohet duke e bërë ligjin të pakuptueshëm. Pyetja shtrohet: në qoftë se rastësisht (kur them rastësisht kam parasysh botën e njeriut i cili artificialisht mund te realizojë rritjet sasiore) sasia arrin masën e kritikës, si është cilësia në funksion të jetës njerëzore? Dhe, anasjelltas, në qoftë se masa e kritikës realizohet brënda domosdoshmërisë, si është cilësia? Problemi ka nevojë të stërhollohet pak si më tepër nga ajo e dhënë nga Hegeli. Të paktën për botën e njeriut dhe përgjatë shekullit të XX-të statistika historike tregoi se gjërat nuk janë zbërthyer drejt dhe problemi sasi-cilësi kishte nevojë për një rishpjegim tjetër. Është e palejueshme për filozofin të citojë Hegelin dhe zbërthimin ta bëjë sipas Leninit. Janë dy shkallë cilësore ndryshimi, pasi njëri ishte zbuluesi dhe tjetri interpretuesi. Vini re se si interpretohet ky ligj nga filozofi shqiptar:

Ligji i kalimit të ndryshimeve sasiore në ndryshime cilësore është ligji në bazë të të cilit ndryshimet e vogla, sasiore, të padukshme në fillim, në proçesin e grumbullimit të tyre, në një shkallë të caktuar të këtij zhvillimi, prishin masën, shpie në ndryshimet cilësore, në vdekjen e cilësisë së vjetër dhe në lindjen e cilësisë së re. (po aty, f. 63)

Në momenti që filozofi fut në intepretim nocionin: e vjetër dhe e re, ka përfshirë në proçes faktorin kohë dhe këtu qëndron mashtrimi i shkollës bolshevike. Zbulimi i Hegelit edhe pse ka pasur si suport aplikimi botën e njjeriut, në realitet ai, pikë për pikë sipas Hegelit, është i kuptueshëm për botën mekanike të lëvizjes, pasi për më tej ai ka nevojë për një stërhollim, pasi është e pamundur të pranohet rritja sasiore jashtë kohës së zhvillimit të elementëve pjesmarrës në këtë rritje sasiore. Shkolla bolshevike nuk qe e aftë ta bënte këtë zbërthim edhe për një fakt tjetër: nuk e levërdiste të përcaktonte shkallën e zhvillimit të popullit rus në prak të ashtëquajturit revolucion socialist. Dialektika materialiste në këtë pikë është përmbysur me dashjedhe është pika ku Marksi përmbyset nga Lenini. Nuk mund të pranohet kalimi sasi-cilësi dhe anasjelltas pa faktorin kohë zhvillimi dhe gjithëshka është e lidhur me pamjaftueshmerinë e mendimit filozofik helen për t’ju përgjigjur pyetjes së pandryshueshmërisë së ndryshueshmes. Problemi kryesor i filozofisë ishte fshehur për 2700 vjet dhe këtu fillonte tragjedia e shekullit të XX-të. Nuk ka asnjë mundësi, qoftë dhe teorike, të realizohet përmbysja cilësore me anë të sasisë pa u realizuar më përpara kontinumi kohor-hapësinor i pjesmarrësve në proçesin e sasisë. Në funksion të popullit shqiptar: cila ishte shkalla e zhvillimit shoqëror të tij kur politika e fshehtë europiane vendosi të aplikojë komunizmin bolshevik në dinamikën e shqiptarëve? Pikërisht këtu ligji dialektik i Hegelit sasi-cilësi përmbyset duke na fshehur artificialitetin e proçesit dhe cilësinë antishqiptare të politikës së zbatuar. Është faktori kohë zhvillim ai që diskretiton veprimin e kryer duke argumentuar se gjithëshka e ndodhur ishte nje veprim njerëzor kundra ligjeve të natyrës; kështu që nuk ka asnjë mënyrë teorike për të argumentuar se thjeshtë sasia mund të kthehet në cilësi. Ky ligj shqiptar i dialektikës ka mangut kontinumin kohor-hapësinor të zhvillimit natyror pikërisht të elementëve sasiorë që marrin pjesë në proçes.


Une pretendoj qe ky lloj zberthimi eshte bere me qellim, pasi nga ajo ka dale edhe zberthimi i mbapsht i kategorise evolucion-revolucion, dmth i hopit. Është problemi që del hapur kundër materializmit filozofik për qëllime politike dhe justifikim të propogandës. Vini re se sa në mënyrë të maskuar është shpjeguar hopi në mendimin filozofik materialist shqiptar:

Hopi është forma e ndryshimit cilësor të realitetit. Si shëmbuj të tij ne mund të sjellim kalimin nga shoqëria kapitaliste në atë socialiste; lindjen nga bota jo e gjallë në botën e gjallë; kalimin nga majmuni antropomorf në njeri; sintezat kimike gjatë të cilave kalohet nga një elementi caktuar në një element tjetër, me dallime në bazë të ngarkesave në bërthamat e tyre. (po aty, f. 64)

Së pari, proçesi i fundit, nuk është sintezë kimike, por fizike dhe aty mbaron lëvizja fizike dhe fillimi i lëvizjes kimike. Është një proçes natyror që ka zgjatur për miliarda vjet duke futur në kolaps mendimin filozofik modern dhe si zor që të konsiderohet si hop. Problemi ka disa komplikacione kohore pasi nuk mund të merret me mënd në është krijuar më përpara elementi i fundit kimik apo komponimet e thjeshta kimike midis elementëve të parë kimikë. Kështu që autori ynë kot kërkon të duket i ditur, pasi është një problem midis shkollave filozofike botërore dhe ai tipikisht duhet të ishte marrë me Stephen W. Hawking-un pretendimet e të cilit pranonin hopin disa orë të formimit të elementëve kimikë mbas bing-bengut (Stephen Hawking, Një histori e shkurtër e kohës, f. 118).


Së dyti, autori nuk ka të qartë aspak se hopet kalimtare nuk mund të ndodhin kurrsesi brënda kuadrin sasior të zhvillimit, por baza e hopit është zhvillimi i elementëve pjesmarrës në sasi dhe relacionet universale midis tyre. Është absolutisht e pamundur të merret në konsideratë vetëm njëra anë e lëvizjes sasiore dhe mbi këtë bazë të formulosh hopin. Këtu është realizuar një mashtrim mbi një bazë filozofike të stërvjetër me emrin Aristotel ku nuk merret për bazë dualiteti shkakësor i lëvizjes, por si shkak i lëvizjes merret veprimtaria e ambientit të brëndëshëm. Kështu për shëmbëll autori nuk arrin të shpjegojë se si rendi i kapitalit transformohet në rend socialist me anë të hopit. Po të ishte bërë kjo do të arrihej në përfundimin se në të gjithë ato vënde ku u pretendua vendosja e marrëdhënieve socialiste të prodhimit nuk ishte bërë gjë tjetër veçse ishte realizuar zëvëndësimi i klasës politike historike me një klasë politike antihistorike, dmth në mënyrë artificiale. Për çfarë hopi bëhet fjalë në këtë rast? Përse nuk është marrë parasysh shkalla e zhvillimit të elementëve pjesmarrës në “hop”? Po të ishte bërë kjo do të arrihej në përfundimin se tjetërsimi i rendit të kapitalit në kapitalizëm monopolist shtetëror përbën kredon e të gjithë revolucioneve socialiste kudo në botë. Përsëri hopi nuk ka vënd. Atëhere rezulton që përmbajtja e hopit të ketë mangut faktorin kohëzhvillim duke arrirë në përfundimin se hopi ndodh kur zhvillohet deri në fund nga pikëpamja kohore dhe hapsinore dukuria që analizohet.


E njëjta gjë duhet thënë edhe për rastin e kalimit të majmunëve antropomorfë në njerëz ku faktori kohë është i aftë të argumentojë përse proçesi nuk ndodh pambarimisht në kohë. Është kontinumi kohor-hapsinor i antopomorfëve ai që nuk e ka lejuar këtë proçes të ndodhë në një vënd të globit dhe në një kohë të vetme. Shumëllojshmëria e këtyre kontinumeve edhe brënda kontinenteve ka bërë që njeriu të transfomohet në vënde të ndryshme dhe kohëra të ndryshme duke krijuar heterogjenitetin shoqëror mbi çbazë duhet influenca e njeriut shoqëror mbi njeriun natyror. Dmth hopi ka nevojë të rishikohet duke u ridimensionuar mbi bazën e faktorit kohë. Sidomos kjo ka rëndësi për botën e njeriut, pasi nuk mund të pranohet asnjë lloj hopi pa u realizuar deri në fund përmbajtja e elementëve pjesmarrës në zhvillimin e shoqërisë. E thënë më troç nuk mund të pranohet asnjë lloj revolucioni shoqëror pa u zhvilluar deri në fund lloji i pronës private, lloji i klasave shoqërore dhe i të gjitha produkteve të tyre. E kundërta e kësajështë një lojë e njeriut kundra natyrës njerëzore me pasoja ne kohezhvillimin e tij. Eshte pika ku mund te zbulohet ngadalesimi i kohes, ndalja e saj dhe pershpejtimi çka tregon se vetëm shoqëria njerëzore i përmbledh idetë konkluzive e Ajnshtajnit dhe jo fusha e fizikës

Te gjitha keto u bene vetem per nje qellim propogandistik : te justifikohej karakteri ligjor i revolucioni bolshevik dhe te perfshihej ne hapesiren analitike te marksizmit duke u paraqitur si nje progres i shoqerise ruse. Por duhet pranuar që filozofi ynë ka tentuar të bëjë një trukaturë me këtë ngjarje duke mos e lidhur hopin me cilësinë. Vini re çfarë ka shkruar:

Kështu, për shëmbull, Revolucioni i Madh Socialist i Tetorit ndryshoi me një goditje të vetme natyrën e pushtetit politik më 25 tetor 1917 në Rusi (po aty, f. 68).

A e ka bërë me qëllim, apo i ka shpëtuar nuk po i japim rëndësi, por unë dua të theksoj se gjithmonë është pranuar që revolucioni i Tetorit ndryshoi rendin shoqëror. Si është e vërteta? Në kuadrin e studimit të ngjarjes në fjalë dhe filozofive të pretenduara (vëllimi: Marksizmi, leninizmi dhe revolucioni social, dorëshkrim) unë kam arritur në përfundimin se revolucioni bolshevik nuk ka realizuar asnjë ndryshim cilësor të rendit shoqëror në strukturën politike të Rusisë. Ai revolucion realisht zevendësoi klasën politike historike me një klasë tjetër pa prejardhje politike duke e ndaluar në vënd kohën e zhvillimit të klasave shoqërore sipas historisë së deriatëhershme. Në këtë mënyrë në Rusinë e asaj kohe filloi një kohë tjetër e formimit të klasave shoqërore (ky është kuptimi filozofik e ndalimit të kohës) pa asnjë dallim cilësor në raport me të kaluarën, duke perjashtuar shkallën e arsimimit dhe përvojën historike që gjithsesi mund dhe duhet të përmblidhen në proçese sasiore. Pastaj baza e ndryshimit cilësor në shoqërinë njerëzore, ku duhet pranuar hopi, është prona private. Çfarë ndodhi realisht me pronën private në Rusinë e Carëve më 1917? Kjo gjë nuk është shpjeguar kurrë me vërtetësi, por u shpik termi: pronë shoqërore. Realisht në të gjitha vëndet ku u pretendua zhdukja e pronës private nuk u bë gjë tjetër veçse u shndërua prona private nga individuale në pronë shtetërore, që do të thotë kapitalizëm monopolist shtetëror, të cilin term Lenini ja përshtati të ardhmes së kapitalizmit jashtë rus dhe ja largoi në propogandë vetvetes politike. Pa dyshim që ky ka qënë një mashtrim i bolshevizmit edhe për një arësye tjetër: U mbulua karakteri i vjedhjes së popullit rus nën emrin e revolucionit socialist edhe pse ajo gjë ishte absolutisht e pamundur pasi nuk mund të zhduket prona private përpara të gjitha qelizave objektive materiale të shoqërisë (dmth qeliza e fundit që zhduket përpara perëndimit të shtetit është prona private dhe kjo e ka një arësye historike e ligjore). Loja politike që u luajt në Rusinë e asaj kohe ka qënë tjetër për tjetër dhe arësyeja ishte vetëm një: të vidhej populli rus deri në palcën e kurrizit. Këtë gjë e realizoi revolucioni bolshevik i tetorit më 1917; kështu që ta emërtosh atë revolucion socialist duhet argumentuar më përpara qe socializmi dhe hajdutëria janë një të vetme në qëllim dhe aplikacion.


Por poshtërsia bolshevike vazhdoi edhe me larg në sferën filozofike duke e transformuar materializmin dialektik nga një filozofi për njeriun në një filozofi kundra njeriut. Unë mendoj se kulmi i kësaj poshtërsie ka qenë interpretimi tendecioz i ligjit të unitetit të të kundërtave të cilin ajo shkollë nuk e ka zbërthyer kurrë saktësisht. Akoma më tej ajo e përdori këtë ligj për të mbuluar antihistorizmin e vet dhe poshtërsinë kundra popullit rus. Teoria e të kundërtave ka qënë teoria kryesore e politikës bolshevike e cila asnjëherë nuk e pati kapur thelbin e problemit dhe kjo pasi tentoi të realizojë aplikimin e një hapësire të vjetër shoqërore për një kohë të re, dmth kërkoi të bashkojë hapësirën e pa zhvilluar me kohën e një hapësire të zhvilluar. Vini re se si e ka intepretuar shkolla shqiptare ligjin bolshevik të kontadiktave:

Ligjit të unitetit dhe të luftës së të kundërtave Lenini i kushtoi një vëmëndje të posaçme. Teorinë e kontradiktave ai e konsideronte bërthamën e dialektikës materialiste, kyçin për kuptimin e anëve dhe të momenteve të zhvillimit. (po aty, f. 69)

Unë pretendoj se, të paktën në Shqipëri, ky ligj është interpretuar në praktikë gabim. Në qoftë se pranojmë qe dy të kundërta bashkëjetojnë në një hapësirë të vetme, atëhere përse duhet aplikuar lufta midis tyre? Fakti që uniteti i të kundërtave (ligji dialektik mbi depërtimin reciprok të të kundërtave) u lidh me kontradiktat shoqërore tregon se ky ligj u shpalos në këtë mënyrë për të eleminuar kundërshtarët politikë, akoma më tej u përdor për të eleminuar kundërshtarët antipatikë, dmth subjektivë. Nuk ka asnjë mënyrë shpjegimi eleminimi fizik i klerikëve katolikë në kuadrin e kontradiktave dhe luftës së klasave. Nuk ka asnjë ligj dialektik që të përmbledhë kasaphanën mbi këtë kler përveç xhelozisë dhe antipatisë reciproke që gjithsesi nuk përmblidhen në ligjin e unitetit të të kundërtave. Atëhere përse u shpjegua kaq mbapsht ky ligj dhe si duhet të jetë e vërteta e intepretimit?


Filozofët shqiptarë kanë shumë mëkate ndaj popullit shqiptar pasi çdo gjë e ndodhur në aspektin politik përgjatë 45 vjetëve i është nënshtruar këtij ligji në propogandë edhe pse në realitet nuk kanë pasur asnjë lidhje konkrete. Edhe fëmija porsa lind i nënshtrohet këtij ligji, pasi qelizat e reja që formohen përgjatë proçesit të zhvillimit të tij bashkëshoqërohen me zhdukjen e qelizave parazitare. Dmth lindja dhe vdekja qelizore janë bashkëudhëtarë të të gjithë jetës biologjike të njeriut. Përgjithësisht njeriu nuk bën asnjë përpjekje për ta ndryshuar këtë raport dhe praktikisht ai nuk mund të bëjë asgjë, pasi në të kundërtën do të ishte i përjetshëm (përmirësimi është maksimalja që mund të realizojë njeriu). Faktori kohë është ai që e ndryshon raportin lindje-vdekje të qelizave në trupin e njeriut dhe proçesi është i pavarur nga ndërgjegjja e njeriut. Në këtë pikë materializmi argumenton se ky proçes është një ligj i natyrës mbi të cilin nuk mund të veprohet në thelb.

Në qoftë se këtë arësyetim ja përshtasim në mënyrë krahasuese jetës politike në Shqipëri, përgjatë periudhës 1945-1991, do të shikojmë se ato nuk përputhen në asnjë pikë, përkundrazi jeta politike veproi në kundërshtim me ligjin e unitetit të të kundërtave pasi realisht u zhdukën qelizat progresive të shoqërisë shqiptare dhe u formuan qeliza shoqërore veprimtaria shoqërore e të cilave rezultuan të jenë antishqiptare dhe jo vetëm kaq, por ato rezultuan antihistorike dhe antinatyrore duke e futur shoqërinë shqiptare në një kurth nga i cili ajo nuk ka dalë akoma. Kështu që mosnjohja e ligjit të të kundërtave dhe aplikimi i një ligji shtazor nën pamjen e ligjeve të kontradiktave përbëjnë të gjithë esencën e jetës politike shqiptare përgjatë 45 viteve të komunizmit enverist.


Dhe kjo e ka edhe një arësye më shumë, të lidhur me atë që filozofia helene formuloi gabim në adresë të shkakut të lëvizjes. Unë pretendoj se këtu e ka zanafillën gabimi rrënjësor i filozofisë dhe shkencës ku materializmi filozofik akoma nuk e ka thënë fjalën e vet. Është pika ku idealizmi filozofik e ka ndjerë gjithmonë veten triumfatore mbi materializmin dhe kjo për faj të të ashtëquajturve materialistë, të cilëtmë tepër janë munduar të spekullojnë me lëvizjen se sa ta riintepretojnë atë që mendimi filozofik helen interpretoi gabim. Pa dyshim që filozofët shqiptarë nuk bënë përjashtim në atë plejadë të të vetëquajturish materialistë. Unë pretendoj se këtu qëndron gabimi rrënjësor i materializmit filozofik të paraparë deri më tani, paçka se autorët e marksizmit bënë një punë të madhe për ta zgjidhur (kemi parasysh kapitullin e Engelsit tek Dialektika e Natyrës, f. 65-87: Format themelore tëlëvizjes). Në qoftë se do ta shohim mendimin e Engelsit në mënyrë kritike nuk do të ishim të aftë për ta kundërshtuar, apo ridimensionuar tërësinë e mendimeve të tij, përveç një pike, që përbën dhe kundërtinë midis Platonit dhe Aristotelit (këtë gjë e kemi shpalosur në artikullin: Triumfi arbëror i Kastriotit në albanovaonline.com dhe logoreci.com, 17.01.2009); fjala bëhet për shkakun e fillimit të lëvizjes, prej nga e ka burimin karakteri kontradiktor i levizjes. Eshte pika nga rrjedhin gabimet, me dashje dhe pa dashje, te njepasnjeshme te materialisteve te shekullit te XX-te. Sipas autorit tone:

Kontradiktat e brëndëshme gjejnë pasqyrim në natyrën e lëvizjes. Trupi në lëvizje, në çdo moment të caktuar, gjëndet në një pikë të caktuar dhe, në të njëjtën kohë, nuk ndodhet në një pikë të caktuar në hapësirë. Sigurisht, në një moment, trupi që lëviz ndodhet në një vënd dhe në një moment tjetër në një vënd tjetër. por duke u ndodhur në një moment të caktuar në një vënd, si trup në lëvizje, ai, në të njëjtën kohë, nuk ndodhet në këtë vënd, domethënë ndodhet në lëvizje. Kjo tregon karakterin kontradiktor të lëvizjes. Këtë karakter kontradiktor të saj janë munduar ta hedhin poshtë kundërshtarë të ndryshëm të dialektikës. Këta kundërshtarë të lëvizjes absolutizojnë njërën anë të proçesit të lëvizjes, qënien e trupit që lëviz në një moment në një vëçd dhe në një moment tjetër në një vënd tjetër. (po aty, f. 74)

Autori ynë luan me fjalë brënda ideve të Aristotelit duke u munduar të shpjegojë karakterin kontradiktor të lëvizjes pa i shkuar ndërmënd se pretendimi i tij është një antimaterializëm i kulluar. Të paktën, po të kahasojmë këto ide me idenë që parashtron Engelsi do të dallojmë se ato nuk përputhen kërkund. Engelsi është munduar të shpjegojë këtë kontradiktë midis tërheqjes dhe dëbimit në lëvizjen fizike prej nga nuk është vështirë të kalohet në thelbin e kontradiktës së lëvizjes që realizohet midis dy shkaqeve thelbësore të fillimit të saj. Më konkretisht, në Shqipëri kontradikta e zhvillimit të shoqërisë shqiptare, dhe paraardhësve të tyre, ka qënë gjithmonë midis zhvillimit të brëndëshëm dhe imponimit që realizonte bota e relacioneve, rastësore për të. Kjo kontradiktë e lëvizjes shoqërore në Shqipëri është shkaktari i vetëm i përcaktimit të karakterit të popullit tonë dhe aspak rrjedhojë e zhvillimit të brëndëshëm. Akoma më tej unë pretendoj se shkaku i lëvizjes shoqërore në dinamikën e brëndëshme të popullit shqiptar historikisht është i papërfillshëm (gjëja më e veçantë për popujt e Europës, që duhet konsideruar si një përjashtim rastësor, por që ka brënda një hapësirë domosdoshmerie të lidhur me raportin mendim-realitet). Kështu që ideja e autorit tonë nuk ka bërë gjë tjetër veçse ka tentuar të imponojë karakterin kontradiktor të lëvizjes shoqërore në brëndësi të popullit shqiptar për shkaqe vetëm të brëndëshme kur realiteti historik bën fjalë jo vetëm për të kundërtën, por për pamundësinë absolute të ekzistencës së kontradiktës në zhvillimin e shoqërisë shqiptare brënda për brënda tij shkak ky i kohës së lindjes dhe shpejtësisë së zhvillimit shoqëror. Natyrisht unë nuk mund të fajësoj filozofët shqiptarë për paaftësinë interpretative të produktit të shkollës materialiste gjermane, por ato duhen kundërshtuar për pohimin tendecioz të dukurisë duke anashkaluar thelbin e problemit, pjesërisht të zgjidhur nga autorët e marksizmit, dhe propogandimin e anës idealiste të tij.

Problemi i zbulimit të shkakut të lëvizjes, pa dyshim, që është më kryesori në mendimin filozofik materialist dhe unë pretendoj se këtu e ka burimin gabimi absolut i materialistëve të të gjithë kohërave. Është kollaj të pretendosh për qënien materialist në rrymat e filozofisë, por është pak si e vështirë të kundërshtosh idealizmin për këtë problem dhe filozofët shqiptarë nuk kanë qënë të aftë ta parakalojnë këtë pozicion.


Shkaku i fillimit të lëvizjes (i të gjitha formave të saj) nuk mund të jetë kurrë një polar, por në planin përgjithësues duhej pranuar karakteri shkakësor i ambientit rrethues në po të njëjtën masë sa të ambientit të brëndëshëm. Këtu duhet ta ketë burimin konstantja absolute e dinamikës së materies dhe specifikave të saj që shpaloset me raportin kohor-hapsinor si një madhësi të pandryshueshme dhe konstante për materien e pafundme dhe botën e njeriut, por dhe të barabartë me një për madhësitë e fundme siç është lënda dhe produktet e saj. Dmth shkaku dypolar i fillimit të lëvizjesështë karakteristika thelbësore e lëvizjes prej nga e kanë burimin të gjitha llojet e kontradiktave. Edhe në nënformat e lëndës kur realizohen kalimet sasiore në cilësore, hopet kalimtare, dualiteti i shkakut të lëvizjes duhet të jetë prezent me të njëjtat përmasa. Problemi nuk mund të jetë kaq i thjeshtë sa e paraqet mendimi filozofik shqiptar i epokës komuniste. Ai u thjeshtua për paaftësi interpretimi dhe interesa propogandistike për të fshehur krimin politik ndaj popullit shqiptar, pasi zbërthimi i shkakut thelbësor të lëvizjes do të çonte medoemos në zbulimin e influencës së politikave të fshehta europiane si aleatët e vetëm të komunizmit shqiptar. Pra ai nuk është vepër vetëm e Enver Hoxhës dhe jugosllavët nuk kanë qënë aleatët e tij thelbesore ne fillimet e kesajpolitike antishqiptare.


Une pretendoj se ne kete fushe filozofet bolshevike dhe ata shqiptare me teper kane vepruar me instinkt se sa jane munduar te argumentojne kontradikten e levizjes. E themi kete sepse paaftesia per te vertetuar raportet klasore i ka cuar ne sajimin e nje kontradikte inekzistente dhe te pamundur te ekzistoje ndonjehere, qofte dhe ne menyre kalimtare. E gjitha kjo ka ndodhur per dy themele te gabuara te mendimit filozofik helen mbi c’baze gabimi ka ndjekur nje rruge te sterzgjatur ku bolsheviket kryhen kasaphanen e tyre ne mendimin filozofik marksist. Vini re se cfare kane shpikur keta filozofe:qiq.

Anët e kontradiktës në proçesin e zhvillimit, në kushte të caktuara kthehen në të kundërtën e tyre. Kështu, proletariatinga klasë e sunduar në kapitalizëm kthehet në klasë sunduese me vendosjen e diktaturës së proletariatit, kurse borgjezia, nga klasë sunduese, në këtë proçes kthehet në klasë të sunduar. (po aty, f. 75-76)

Si mund te flasesh per transformim klasash kur nuk di dinamiken e tyre dialektike dhe ekuacionin e formimit jo vetem te klasave shoqerore, por, kryesisht, te qelizave bashkeshoqeruese ne kete proces? A e kupton lexuesi se sa larg të vërtetës janë filozofët bolshevikë dhe ata shqiptarë për këtë problem. Nuk janë qelizat të varura nga kontradiktat, ku këto të fundit imponojnë zhvillimin, përkundrazi, janë qelizat ato që imponojnë kontadiktat dhe rrugën e tyre. Kthesa e kontradiktave ndodh vetëm atëhere kur ato e jetojnë të gjithë kontinumin e tyre kohor-hapsinor dhe vetëm pas kësaj janë kontradiktat që shprehin dy anët e kundërta të zhvillimit. Deri në atë moment ato nuk kuptohen pasi nuk kanë dalë në sipërfaqe. Kurse për problemin në fjalë bolshevikët pa e filluar mirë rrugën e tyre politike e shprehën hapur konradiktën e mësipërme edhe pse ajo ishte imagjinare dhe inekzistente. Si mund të kthehej proletariati rus në klasë sunduese kur ai akoma nuk ishte formuar si klasë shoqërore dhe borgjezia e re ruse akoma nuk kishte mbushur 15 vjet jetë? Është pikërisht kontinumi kohor-hapsinor ai që argumenton se sa artificiale kanë qënë ngjarjet në Rusinë e fillim shekullit të XX-të duke shtuar se aty fshihet nje sekret politik dhe aspak domosdoshmeria e një revolucioni. Pastaj, nderrimi i pozicionit të klasave politike kur ka ndodhur ndonjë herë në historinë e njerëzimit që të mund të pretendosh për një karambol të tillë? Problemi është parë në mënyrë metafizike duke mos pranuar zhvillimin historik të borgjezisë. Për herë të parë një klasë politike merr përsipër drejtimin e të gjithë njerëzimit dhe kjo është klasa e borgjezëve e cila për herë të parë në historinë e njerëzimit bëhet një klasë politike me arenë të përbotshme, veprimtari të përbotshme me detyrë të përbotëshme. Pikërisht ky është zbulimi i Marksit tek Manifesti Komunist dhe është absolutisht e pamundur që kjo borgjezi të eleminohet në një vënd të vetëm, qoftë dhe grup vendesh sado të zhvilluara të jenë. Relacionet universale midis popujve dhe kombeve e kanë bërë të pamundur tashme zhvillimin e izoluar të popujve kështu që ideja e bolshevikëve është antihistorike dhe irealiste (për të qënë të saktë kjo ka qënë reale që në vitin më të parë të shekullit të XX-të. çka do të thotë se revolucioni i tetorit jo vetëm që nuk ka qënë socialist, por ai ka qënë artificial dhe është kryer për të mbuluar një veprim politik të koncentruar të pa shpalluar akoma.


Dmth teoria e kontradiktave u shpik për të justifikuar pikërisht, si të domosdoshëm, revolucionin bolshevik dhe aspak si një domosdoshmeri absolute në fushën e zbulimit shkencor. Në këtë pikë është mashtruar në mënyrë universale.

Një ndër këto mashtrime është tërësia e ideve të quajtura si kontradiktore midis forcave politike ndërkombëtare, si për shëmbëll midis PPSh dhe partisë bolshevike sovietike. Sipas autorit tonë fusha e këtyre kontradiktave karakterizohet nga kontrasti, si shkallë e zhvillimit të këtyre kontradiktave dhe, në vazhdim:

Një shëmbull të tillë na japin, bie fjala, kontradiktat e PPSh me revizionistët hrushovianë. Në hapat e para të veprimtarisë së tyre, revizionistët hrushovianë shfaqën disa nga pikëpamjet e tyre revizioniste dhe këto -në një formë fillestare. Në këtë mënyrë, midis PPSh dhe partive revizioniste në përgjithësi, në mënyrë të veçantë me revizionistët hrushovianë, filluan të shfaqen dallime. (po aty, f. 77)

Sot situatat e atyre kohërave janë të qarta si drita e diellit, por duke i lejuar vetes kthimin në kohë shtrojmë pyetjet: Çfarë pikëpamjesh antimarksiste çfaqën poststalinistët, pasi problemi është i filluar nga Marksi dhe jo Lenini, apo Stalini? Që në këtë pikë dallohet loja me propogandën dhe mashtrimin që komunistët shqiptarë,me në krye Enver Hoxhën, i imponuan popullit shqiptarë. Hrushovi ishte një politikan realist dhe qe nga ata njerëz që e kishte kuptuar me kohë se me anë të diktaturës drejtoheshin kopetë dhe jo popujt, sidomos populli rus. Njerëzimi shumë shpejt ka për ta kuptuar se çfarë humbje kolosale ka pasur nga tjetërsimi i historisë së atij populli të lavdishëm dhe ndryshimi i rrugës historike që i imponoi banda e bolshevikëve. Shekulli i XX-të ka qënë një humbje për racën e bardhë dhe aspak një humbje e popullit rus. Koha do të tregojë se çfarë impakti zhvillimi do të kishin marrë popujt e Europës në qoftë se në vënd të luftës politike me mjete e dhunës do të ishin vendosur marrëdhënie politike me mjetet e prodhimit. Është rasti më tipik në historinë e përbotshme që argumenton se fjalën e fundit e thonë politikanët luftënxitës dhe jo popujt prodhues të të mirave materiale.


Atëhere për çfarë kontradiktash e ka pasur fjalën dialektika shqiptare kur mundohet të frymëzojë popullin shqiptar kundra Europës me anë të diktaturave fashiste dhe komuniste, që janë e njëjta gjë? Për çfarë zhvillimi mund të bëhet fjala në këtë rast, me qënë se dialektika shqiptare e ka pranuar botën e kontradiktave në themel të zhvillimit? A u zhvilluan populli shqiptar për 45 vjet sipas këtyre parimeve dhe në fund përfundoi në vetëvrasje? Çfarë roli kanë luajtur këtu kontradiktat formale midis ideve antishqiptare të PPSh dhe kujtdo qoftë tjetër që nuk ishte brënda Shqipërisë? A e kupton lexuesi se sa mbrapa botës njerëzore ka qënë bota e lektorëve komunistë dhe autori ynë mbi çështjet e dialektikës materialiste? Cili është thelbi i problemit që duhet kapur në këtë rast në mënyrë që të argumentojmë përmasën e zhvillimit të popullit shqiptar përgjatë 45 vjetëve të antihistorisë së tij?


Me keqardhje konstatoj se të gjitha këto janë thënë për të fshehur thelbin e problemeve politike dhe botën e mashtrimit të aplikuar në Shqipëri, për të fshehur karakterin antidialektik dhe antishqiptar të veprimtarisë së PPSh dhe drejtuesve të saj. Të paktën këto probleme kuptohen me lehtësi tek autori ynë edhe pse ai ka kohë që ka dalë jashtë kornizave të dialektikës materialiste duke tentuar të justifikojë veprimtarinë e udhëheqësve të tij me anë të pseudomaterializmit historik. Nuk ka pasur asnjë kontradiktë midis sovietikëve pas 1953 dhe shqiptarëve përveç faktit që Hrushovi kishte vendosur të zbuste diktaturën staliniste, kur Enver Hoxha kishte vendosur ta ashpërsonte atë edhe më shumë. Po, kjo kontradiktë ka ekzistuar, dhe nuk ka ndikuar aspak në zhvillimin pozitiv të popullit shqiptar, përkundrazi, ndikoi në ekstrem negativisht duke argumentuar se roli zgjidhës i kontradiktave në gjirin e shoqërisë njerëzore nuk është e thënë të jetë gjithmonë pozitiv siç ka pretenduar shkolla bolshevike. I tërë justifikimi mbi teorinë e kontradiktave është realizuar vetëm për një qëllim: të justifikojnë karakterin antihistorik të revolucionit bolshevik, duke e paraqitur atë si një hop thellësisht progresiv, kur në realitet ai ka qënë thellësisht regresiv për popullin rus duke e ndaluar në vënd kohën historike të shtetit rus. Është tjetër punë që e gjithë tërësia e ngjarjeve përgjatë shekullit të XX-të në brëndësi të perandorisë bolshevike ndikoi pozitivisht në dinamikën e popujve të Europës Perëndimore; problemi ka tjetër suport shpjegimi dhe këndvështrimi përmban hapësira të tjera analitike.


Duke u rikthyer tek problemi i kontadiktave në gjirin e shoqërisë njerëzore, midis pjesmarrësve, dallojmë një analizë tendencioze që e përjashton zhvillimin e këtyre pjesmarrësve përpara se ato të përfshihen në konflikt. Në teorinë e Marksit kjo nuk është zbërthyer kështu, por është nënkuptuar në një farë mënyre,pasi i tërë proçesi i zhvillimit të shoqërisë njerëzore, në kuadrin e shtetit, i nënshtrohet dinamikës së pronës private dhe është kjo e fundit që përcakton jo vetëm shkallën e zhvillimit të shtetit, por edhe të shoqërisë me një organizim jo shtetëror, por me tendencë drejt këtij të fundit. Në qoftë se për popujt e Europës kjo nuk ka rëndësi, pasi fazat e zhvillimit të pronës private e kanë kapërcyer me kohë këtë raport, për popullin shqiptar rëndësi ka faza paraprake e të gjithë proçesit që kanë parakaluar popujt e tjerë të Europës dhe në këtë pikë duhet të ishin kapur “shkencëtarët” shqiptarë përpara se të uleshin dhe të zbërthenin proçesin e kontradiktave. Është e papranueshme të flasësh për teorinë e kontradiktave kur nga njëra anë pranon:

Një shëmbëll të lindjes, të rritjes dhe të zgjidhjes së kontradiktave na jep edhe zhvillimi i kapitalizmit. Në kapitalizëm, që në lindjen e tij kemi kontradiktën midis proletariatit dhe borgjezisë (po aty, f. 78),

dhe nga ana tjetër nuk ke përcaktuar kohë zhvillimin e borgjezisë dhe proletariatit. Defekti nuk është e bolshevikëve, në këtë rast, por i vetë Marksit dhe është kjo e rrugë e ndjekur që e mori në qafë teorinë e tij. Së pari nuk është e vërtetë që kapitalizmi që në lindje ka pasur kontradiktën midis proletariatit dhe borgjezisë jo vetëm pse borgjezia kreu revolucionin borgjez me mjetet e dhunës duke kryer hopin më të rëndësishëm cilësor në jetën e njeriut në Tokë pas ndarjes së punës, por sepse proletariati, edhe në atë fazë të ekzistencës së vet, është produkti i borgjezisë. Realisht proletariati lind kudo ku shtrihet pushteti i kapitalit nga qyteti drejt fshatit dhe përfundon me eleminimin e mënyrën fshatare të të jetuarit, proçes i cili ka qënë tipik në shoqëritë e vetëshpallura si shoqëri drejt ndërtimit të fazës socialiste. Nuk e di a e kupton lexuesi se çfarë idiotizmi ka mbretëruar në ato shoqëri përgjatë shekullittë XX-të me të gjitha këto pretendime në fushën e filozofisë politike dhe sa e mbrapsht ka qënë jeta shoqërore përgjatë asaj epoke.


Pastaj fjala kontradiktë midis klasave shoqërore në organizimin shtetërore të prodhimit ka nevojë për një tjetër interpretim jo vetëm pse shtetit nuki është përcaktuar saktë dinamika e tij, gjë që nuk mund të bëhej jo vetëm për atë kohë, por ndoshta edhe për shumë e shumë kohë të tjera pasi roli i kapitalizmit në historinë e njerëzimit akoma nuk ka përfunduar në Europë, që është kontinenti më e konsoliduar racor (edhe pse përmban dy ekstremet kohore të lindjes së njeriut në Tokë), dhe karakteri globalist i tijsa po ka filluar duke nxjerrë në pah kontradiktat midis racave (asnjeri deri më sot nuk ka qënë i aftë për të shpjeguar arësyet përse vëndet e Lindjes së Mesme dikur kanë qënë zotërit e Botës dhe sot janë katandisur kështu; – është pika ku Zhan Zhak Rusoi ka heshtur me kontratën e tij sociale, e cila nuk vihet në jetë kurdo dhe kudo) , proçes i cili nuk përfshihet në teorinë marksiste.


Boshllëqet e teorisë marksiste në fushën e kontradiktave çuan në interpretime skandaloze, nga ana e shkollës bolshevike shqiptare, duke e shtrirë problemin deri në prezencën e tyre edhe në fushën subjektive, bile akoma edhe më tej, duke i dhënë karakter vendimtar në zhvillimet e ardhëshme politike. Vini re se çfarë pretendon lektori i dialektikës shqiptare:

“kontradikta midis ideologjisë socialiste dhe ideologjise borgjeze nuk zgjidhet menjëherë me vendosjen e diktaturës së proletariatit. Kjo zgjidhje realizohet te ne, sikurse kudo gjetiu, në proçesin që shtrihet nga vendosja e pushtetit popullor si formë e diktaturës së proletariatit dhe deri në fazën e dytë të shoqërisë komuniste” (po aty, f. 79).]

Në qoftë se ka ndonjë përrallë të tjerrur kaq gjatë në kundërshtim me parimet e marksizmit është pikërisht kjo e sipërmja të cilën e gjejmë pothuajse në të gjithë referetet dhe punimet e lektorëve shqiptarë të këtyre temave (për këtë shih: A është e nevojshme alternativa socialiste e zhvillimit në Shqipëri, albanovaonline.com, logoreci.com). Përpara se të deklarohen të tilla ekstreme filozofike duhen përcaktuar përmasat e nocioneve dhe këtu fillon ndryshimi i marksizmit. Nocioni ideologji i përdorur nga lektorët shqiptarë është i ndryshëm nga ai i përdorur nga Marksi me Engelsin (për këtë shih: Stalini teorik dhe epoka e tij socialiste, albanovaonline.com, logoreci.com, gazeta “Ndryshe”, dt. 30,31.07.08 – 01.08.08) sipas të cilëve nuk mund të përplaset dot nën etiketimin socialiste dhe borgjeze. Aq më tepër që borgjezia përfaqëson një klasë progresiste të rendit kapitalist, kur socializmi është një tërësi pikëpamjesh irealiste për kohën.


Pastaj a ka ndonjë vepër të boshevizmit ku të përshkruhet përmbajta e diktaturës së proletariatit; e themi këtë sepse lektorët shqiptarë, në gjurmët e dishepullit të tyre primitiv, e kanë konsideruar nocionin pushtet popullor si formë të diktaturës së proletarëve. Analiza e të gjithë këtyre nocioneve, e lidhur me përmbajtjen e asaj që përfaqësojnë në realitet, tregon se ato kanë qënë vetëm nocione mashtruese që kanë realizuar fshehjen e qëllimit politik. I themi të gjitha këto sepse asnjëherë nuk është shpjeguar se si pushteti politik në Shqipëri na paska qënë popullor dhe aq më tepër formë e diktaturës së proletariatit kur në Shqipëri jo vetëm që nuk ka pasur proletarë, por as klasa politike të lidhura me interesat e Shqipërisë. Për sa kohë qe ekzistojnë banorët e Shqipërisë, brez pas brezi, asnjëherë nuk është menduar për këtë vënd dhe këtë popull. Klasa politike vëndase gjithmonë i është përshtatur relatorit pushtues edhe kur ky i fundit ka vepruar haptazi kundër Shqipërisë, psh në marrëdhëniet me Serbinë. Vetëm rastësia politike e ka ndihmuar këtë popull në lidhje me klasat politike, të cilat gjithmonë janë përfaqësuar si shtresa shoqërore në kontradiktë të plotë me forcën politike që sundonte popullin shqiptar dhe paraardhësin e tij. Atëhere si mund të pranohet që në Shqipëri na paska pasur diktaturë të proletariatit dhe pushtet popullor? Janë terma që po të zbërthehen saktësisht në përmbajtjen e tyre tregojnë që kanë qënë dy instrumentat kryesorë të diktaturës antishqiptare të aplikuara në Shqipëri, ku komunistët u paraqitën përpara popullit shqiptarë si përfaqësuesit e tij dhe përpara botës si përfaqësuesit e komunizmit bolsheviko-stalinist. Mos vallë komunizmi shqiptar ka qënë kollonë e pestë në gjirin e lëvizjes komuniste botërore për ta shpartalluar atë dhe për ta larguar nga qëndra bolshevike në Bashkimin Sovietik? Unë pretendoj se kjo e fundit duhet marrë në konsideratë seriozisht, por në këtë rast do të dalë se kush ka qënë padroni i vërtetë e komunizmit shqiptar dhe çfarë përfaqësonte në realitet filozofia bolshevike. Gjithsesi të jetë puna terësia e pikëpamjeve politike nuk mund të jetë kurrë në pozicionin e të kundërtave thelbësore. Në këtë rast ato duhet të kenë një diferencë kohore disa qindravjeçare kundrejt njëra-tjetrës që të mund të përfaqësojnë një kontradiksion materialdhe të përfaqësohen nga idetë (psh: doktrina e krishterë kundrejt politikave skllavopronare) ku të duket përmasa e dialektikës treligjore në proçesin e përmbysjes. Është një pikë të cilën shkolla bolshevike e ka parë në mënyrë të njëanshme dhe vetëm me një pol.


Kjo gjë bie në sy kur përcaktohet polariteti i kontradiktës në lidhje me shkakun e zhvillimit. Është pika ku gabimi i mendimit filozofik helen, politikat bashkëkohore, filozofia e bolshevikëve, padija njerëzore u bashkuan në një pikë dhe dha si rezultante komunizmin e shekullit të XX-të. Këtë gjë relatori ynë mundohet ta paraqesë me ngjyra të tjera për të fshehur me çdo mënyrë njëri krah të zhvillimit dhe karakterin historik të dialektikës së tij. Sipas tij:

“Dialektika materialiste (sa herë që autori kërkon të fryjë ndonjë tullumbace përdor termin dialektika materialiste, GH), duke konsideruar kontradiktat e brëndëshme burim të zhvillimit, në të njëjtën kohë nuk injoron kontradiktat e jashtme dhe rolin e tyre në proçesin e zhvillimit (po aty, f. 82)”.

Tani autori duhet ta na argumentojë kontradiktat e brëndëshme 3000 vjeçare në brëndësi të popullatës vëndase (parailir, ilirë, epirotë, arbër, shqiptarë) që të mund të pajtojë zhvillimin e deritanishëm të subjekteve të mësipërme dhe t’i lidhë me kohën e sotme. Pastaj të filtrojë kontradiktat e jashtme me ndikim në këtë zhvillim autokton. Cila do të ishte rezultantja? Unë jam marrë me këtë problem, në kuadrin e argumentimit të autoktonisë absolute të popullit shqiptar dhe më ka rezultuar se në gjirin e popullatës vëndase nuk ka ekzistuar kurrë ndonjë kontradiktë e brëndëshme. Kaq e vërtetë është kjo sa rezulton që kjo popullatë, pa kontradikta të brëndëshme, ka shkuar në ndihmë të qytet-shteteve helene, anëtarët e tij të jenë bërë perandorë romakë, perandorë bizantinë, kryeministra otomanë dhe asnjëherë të vetme nuk kanë tentuar të bashkojnë popullatën vëndase nën një çati të vetme politike, me përjashtim të epokës së Kastriotit i cili është i vetmi personazh historik që ka tentuar të krijojë burimin e kontradiktave të brëndëshme të popullatës vëndase (është arësyeja kryesore përse Oliver Shmidi, me një ndërgjegje të tjetërsuar, ka tentuar ta ndajë popullatën arbërore nga udhëheqësi karizmatik i shekullit të XV-të). Ja përse ideja e mësipërme, tipikisht për popullin shqiptar, nuk mund të merret për bazë si një postulat filozofik në kuadrin e analizës së dialektikës materialiste. Për ta thënë më troç fare, analiza historike dhe filozofike e popullit shqiptar të çon në përfundimin se vetëm kontradiktat politike të shteteve europiane, dmth jashtëshqiptare, janë ato që çuan në formimin e shtetit shqiptar dhe konsolidimin e popullit tonë. Ky është postulati historik i mëvetësisë së popullit shqiptar sot, ku kontradiktat e brëndëshme nuk kanë ekzistuar asnjëherë; ato lindën ne permbajtje (ne forme ato u cfaqen qe ne kohen e epokes mbreterore) vetëm atëhere kur u vendos rendi antishqiptar i komunizmit. Ne fakt kontradiktat ne gjirin e shoqerise shqiptare ishin pasoja te perplasjes se primitivizmit aplikativ, karakteristika kryesore e jetes shoqerore ne Shqiperi, me jeten qytetare ne disa pika te shtetit te ri shqiptar dhe ato nuk cuan aspak ne zhvillimin e popullit shqiptar, sic pretendon lektori yne, por ato ne rastin me te mire e detyruan popullaten vendase te mesonte artin e fshehjes se vetvetes. Po, kjo ka qene e vetmja arritje e kontradiktave ne gjirin e shoqerise shqiptare ku individet e saj u bene mjeshtra te hipokrizise, servilizmit partiak, nenshtrimit burokratik duke ju larguar gjithmone e me shume karakteristikave pozitive qe kishte pasur populli yne.

Por autori yne nuk analizon permbajtjen e politikes se PPSh ne funksion te politikave te jashtme komuniste, te pakten. Ne kete rast do te zbulohej se e gjithe veprimtaria thelbesore e PPSh ishte e varur kryekeput nga kontradiktat e jashtem midis vendeve komuniste dhe, sidomos, midis dy boshteve kryesore te politikes boterore ne nje mase te tille sa duhet pranuar qe zhvillimi real i shoqerise shqiptare u realizua vetem nga pasojat e kontradiktave jashteshqiptare qe nuk vareshin aspak nga politika e PPSh. Dmth kjo e fundit ka vjelur therrimet e kontradiktave jashteshqiptare duke i paraqitur si suksese te saj. Nuk e besoj se do te kishte nevoje per shembuj pasi shqiptaret e atyre kohareve jane te gjalle dhe te shumte: lidhja dhe prishja me anglezet gjate luftes, lidhja dhe prishja me jugosllavet pergjate periudhes 1944-1948, lidhja dhe prishja me sovietiket ne periudhen 1946-1961, lidhja dhe prishja me kinezet pergjate periudhes 1961-1978, lidhja dhe prishja me veteizolimin ne periudhen 1978-1991 periudhe e cila coi ne vetevrasjen ekonomike te popullit shqiptar. Te gjitha keto tregojne se lektori shqiptar kot mundohet te perbashkoje ligjin e kontradiktave me shoqerine shqiptare duke percaktuar permbajtjen e tyre ne raportet midis llojeve. Eshte nje loje qe ka tjeter qellim duke treguar se ne realitet titulli i librit nuk eshte ne perputhje me permbajtjen e tij, sepse do te ishte me e sakte te thuhej: ceshtje te materializmit historik dhe perputhja me politiken komuniste te Enver Hoxhes. Ne qofte se do ta konsideronim te sakte kete titull dhe permbajtja e kritikes do te ishte me afer realitetit duke pasur nje sfond me konkret. Autori ka perdorur kete loje per ta kufizuar sa me shume kritiken kundra tij dhe sidomos kritiken kundra veprimtarise se PPSh pergjate epokes se saj. Jo vetëm kaq por formulimi i mësipërm ka shërbyer për të tjetërsuar realitetin historik shqiptar përgjatë 45 viteve të sundimit konomist duke e transformuar realitetin ekonomik, të realizuar vetëm nga ndihmat që i dhanë Shqipërisë fillimisht Jugosllavia, Bashkimi Sovietik dhe Kina, si vepër të punës së shqiptarëve, me përfundimin sikur:

“rolin vendimtar në ndërtimin e socializmit në Shqipëri e luan vetë puna dhe lufta e popullit tonë, kurse ndihma nga jashtë është një faktor që nuk luan rolin determinues” (po aty, f. 82).

Nuk e di a i ka vajtur ndërmënd autorit se ky lloj ndërtimi (nuk e kam fjalën për socializmin, pasi tashmë kuptohet se e gjithe propoganda mbi të ka qënë një përrallë pa asnjë lloj realiteti, por, të paktën, për një lloj rendi shoqëror çfarëdo) është një rast nëpër të cilin kanë kaluar të gjithë popujt e botës duke filluar nga fazat fisnore të zhvillimit të tyre kur relacionet universale midis të zhvilluarve dhe të pazhvilluarve ishin të varura nga shpejtësia e zhvillimit social dhe vetë kjo e fundit nga koha e çfaqjes së tyre në histori dhe me këtë të marrë fund një herë e mirë ndërtimi shoqëror mbi baza autoktone. Pas kësaj fillon bota e relacioneve universale midis fiseve, komunave, grup komunave, popujve dhe kombeve. Është e pamundur që popujt të zhvillohen të vetmuar dhe ky nuk është thjeshtë një ligj ekonomik apo politik: ai është ligj natyror dhe emërtohet bashkësi. Është tjetër pune përmasa e kësaj bashkësie dhe këtu ka vënd për diskutimepër të parë se çfarë ndodh me bashkësinë kur relatohet. Autori ynë nuk ka se si ta dijë se të gjitha këto janë të përfshira në metodikën e re që ne kërkojmë t’i imponojmë të të vetëquajturve filozofë dhe historianë dhe është e pamundur të përsëriten ndonjëherë në histori. Aplikimi i tyre në Shqipëri përgjatë viteve 1978-1991 u bë me anë të një sforce politike, dmth diktature ekstreme, duke argumentuar se metoda e përdorur ishte një eksperiment ekonomik që tregoi se si koha e zhvillimit mund të ndalohej në vënd, gjë krejt e re për mendimin filozofikbotëror. Analiza e historisë së njerëzimit nga lashtësia deri më sot bën që të vihet në pah se proçesi i ecurisë së kohës vetëm në botën jashtënjerëzore ecën përpara, drejt, pa prapsime dhe ndalime. Ndërsa për botën e njeriut rregullsia është e prishur që në momentin që ajo shkëputet nga bota e paraardhjes së saj. Është kjo arësyeja përse kontinumi kohor-hapsinor për botën e njeriut është një madhësi konstante që nuk mund të barazohet me një. Vetëm në fundin e tij, njeriu do të kuptojë se ky raport për botën e tij është numuri i parë i vargut ku zeroja nuk ka vënd. Të gjitha këto për filozofinë bolshevike janë të pakuptimta dhe të papranueshme, sepse bien në kundërshtim me realitetin historik të racës njerëzore në Tokë të cilën ajo shkollë nuk e ka marrë për bazë asnjëherë. Është treguesja kryesore që vërteton se shkollat filozofike shqiptare kanë qënë jehona të saj dhe shterpesia e tyre është e lidhur pikërisht me kontradiktën e të kundërtave që shfaqen në shpejtësitë e zhvillimit përkatës. Ja përse mendimi filozofik shqiptar nuk mund të prodhojë dhe të japë ndihme konkrete në mendimin filozofik botëror për sa kohë që mbështeten në shkollën bolshevike. Po të krahasojmë këtë lloj kontradikte nëpër periudhat e zhvillimit të popullit shqiptar dhe paraardhësve të tij, do të shohim se kjo shterpësi vetëm në kohën e epokës komuniste është në shkallë sipërore duke mos u krahasuar dot me epokat romake, bizantine apo otomane. Epokat e mësipërme tregojnë se edhe ai zhvillim i popullatës vëndase (fjala është gjithmonë për ilirët, arbërit, shqiptarët) nuk është rezultat i punës së drejtëpërdrejtëtë tyre, por i imponimit politik të dhënë nga relatorët historikë ku puna nuk formon dot asnjë argument.


Vetëm pas faqes 122 autori ynë futet në botën e dialektikës materialiste, sipas kuptimit boshevik, pasi deri më tani ai ka lëvruar vetëm dialektikën historike nën pamjet e dialektikës materialiste. Pas kësaj faqe fillojnë temat ku filozofët bolshevikë nuk kanë bërë asnjë hap përpara në raport me mendimin filozofik helen duke treguar se koha e mendimit filozofik materialist ka ngelur në vënd me ta marrë në pronësi dialektikën materialiste, pozicion të cilin bota e filozofisë boterore me sa duket e ka injoruar.

Problemet e dialektikes materialiste, sipas autorit tone, fillojne me procesin e njohjes ku ai bashkon komentet e tij me idete e Leninit dhe te Engelsit duke na dhene mundesi te realizojme nje kritike me reacionale dhe te plote. Sipas tij:

“Ne bazen e teorise se njohjes qendron kuptimi materialist i mundesise se njohjes se botes. Ne themel te kesaj teorie eshte teoria e pasqyrimit. Ne zhvillimin dhe ne argumentimin e kesaj teorie ka merita te medha Lenini. Kjo teori niset nga ekzistenca e botes objektivisht. Si pasqyrim, njohja pasqyron realitetin objektiv. Ne keto rrethana, ligjet e njohjes, te mendimit jane te lidhura me ligjet e qenies. Ne kete menyre, forma dhe permbajtja e qenies jane objektive. Ne lidhje me kete, Engelsi shkruante sa vijon ne vepren e tij “Anti-Dyring”: “Ligjet e mendimit dhe ligjet e natyres perputhen pa tjeter midis tyre ne qofte se jane njohur drejt”. Sipas kesaj teorie, njohja eshte nje proces dialektik, dmth nje proces ne zhvillim. Po keshtu, njohja eshte e pafundme. Kjo percaktohet nga pafundesia e botes, te cilen ajo e pasqyron. Per kete aresye Leninie perkufizonte njohjen si afrim te perjetshem, te pafund, me objektin qe pasqyron” (po aty, f. 122).

Autori ne menyre abuzive perbashkon te kundertat aplikative te natyres dhe i paraqet sikur jane ne unitet. Kete gabim ka bere edhe Engelsi kur lidhi ligjet e mendimet me ligjet e natyres duke i konsideruar si absolute. Ne kohen e Engelsit natyre identifikohej me materien dhe kjo e fundit pranohej e specifikuar me maksimumin e zhvillimit. Tashme kjo nuk mund te pranohet dot me jo vetem pse eshte percaktuar kufiri i asaj qe ne e konsiderojme se nje forme te materies (lenda), por eshte ngritur dhe hipoteza se si ka filluar kjo lende (teoria e bing-bengut) pamvaresisht nga saktesia e vet relative per shkak te botekuptimit te autoreve te saj. Se pari ligjet e mendimit nuk mund te perputhen me te gjithe ligjet e natyres, por vetem me nje pjese te saj (bile me nje pjese qe perfshihet ne llogaritjen matematikore te emertuar pambarimisht e vogel) dhe kjo per shkak te karakterit te perkoheshem qe ka jo vetem mendimi, por dhe bartesi i tij, truri, dmth lenda. Materialistet e shekullit te XX-te i kane dhene njeriut nje rol hyjnor ne historine e materies se pafundme dhe kjo perben shkelje flagrante te bazave te materializmit. Kur flitet per njohje te natyres ne rrafshin filozofik nuk mund te perdoren finicione te tilla, filozofia i konsideron zhvillimet specifike ne parim dhe te lidhura me te pafundmet kohore dhe hapsinore. Keshte qe te flasesh per njohje te pafundmes duhet percaktuar me perpara permasat hapsinore dhe kohore te procesit, gje qe materialistet historike te njerezimit nuk e kane bere dot per efekt te botekuptimit. Njeriu mund ta njohe boten per sa kohe qe ne injorojme pafundesine kohore dhe hapsinore te materies. Por ne qofte se ne aludojme per kete pafundesi eshte pak si e pamundur te perbashkohet njeriu me te. Dmth arrihet ne perfundimin se njeriu nuk mund ta njohe materien ne menyre te pafundme. Konkretisht dhe format e levizjes, shpejtesia e saj,kufijte e hapesires dhe te kohes, nuk gjejne parametra fundore kur flitet per materien e pafundme ne kohe dhe hapesire. E kunderta e kesaj çon ne permbysjen e bazave te materializmit dhe duhet pranuar se keshtu eshte perfytyruar pergjate dy shekujve te fundit paçka se eshte aluduar per te kunderten.

Mundesia e njohjes se fenomeneve te fundme te dinamikes se materies duhet te perbeje nje problem per filozofine, por gjithsesi eshte e pamundur te argumentohet pamundesia e kesaj lloj njohje. Problemi veshtiresohet dhe behet i pamundur ne kufijte lendore, aty ku fillon shkaku real i lindjes se njeriut: formimi fizik i lendës. Dmth duhet të ekzistojë një lloj i ri lëvizje që çon në shpërthimin fillestar të bing-bengut, por që anashkalohet duke e përmbledhur në llojin e lëvizjes mekanike, që gjithsesi nuk duhet të jetë e saktë. Autori i bing-bengut nuk ka përcaktuar dot mundësinë e shpërthimit në pikën fillestare apo përgjatë segmentit të zgjerimit të paralëndës. Në këtë pikë qëndron pamundësia e njohjes së fenomenit nga ana e shkencës jo vetëm pse kjo përbën kohën fillestare të fillimit të lëndës, por distanca kohore me këtë proçes e bën të pamundur ballafaqimin pikërisht të asaj që pretendohet si pasqyrim. Në këtë pikë pikëpamjet e Ajnshtajnit kanë pasur diçka shume afër realitetit, por që “materializmi dialektik” shqiptar nuk e ka marrë parasysh dhe me këtë nuk i ka transmetuar shqiptarëve thelbin e ideve të tij. Ajo që për pseudofilozofët ishte e parëndësishme përbën kredon e të gjithë teorisë së tij, gjë që bien në kundërshtim me shumë pikëpamje interpretative të teorisë së relativitetit. Po të shohësh dy botimet e librit të A. Ajnshtajnit dhe L. Infeldit “Evolucioni i fizikës” (1977 dhe 2005) do të dallojmë se botimi i parë, i kohës së komunizmit, ka mangut nënkapitullin “Fizika dhe realiteti”, i cili është botuar për herë të parë më 2005. Ka qënë merita e padiskutueshme e përkthyesit Fatos Omari për t’i dhënë lexuesit shqiptar atë që komunizmi ja kishte suprimuar. A nuk është ky një shëmbull i keqarsimimit tonë për faj të shkollës së politizuar? Krahasimi i dy botimeve dhe sidomos i përmbajtjes së nënkapitullit të fundit, tregon se problemi i njohjes ka kaluan nëpër disa faza që dialektika materialiste e shekullit të XIX-XX nuk mund t’i përmbledhë dot dhe rrjedhimisht fusha e njohjes ka nevojë për një modifikim të “vogël”


Sipas Ajnshtajnit “Realiteti i krijuar nga fizika moderne është në fakt shumë larg nga realiteti i zanafillës së shkencës” (Evolucioni i fizikës, 2005, f. 211) mbi ç’bazë unë kërkoj rishikimin e teorisë së njohjes, sepse sipas gjeniut të mendimitfizik “Fizika kuantike formulon ligje që drejtojnë tufa dhe jo individume. Nuk përshkruhen më veti, por probabilitete; ajo nuk formulon më ligje që zbulojnë të ardhmen e sistemeve, por ligje që drejtojnë ndryshimet e probabiliteteve gjatë kohës dhe që i përkasin bashkësive të mëdha individumesh” (Evolucioni i fizikës, 2005, po aty). Jemi në pikën ku është keq informuar populli shqiptar për teorinë e njohjes ku instinkti antishqiptar i komunizmit ka dalë triumfues mbi të me pretendimin se ne, shqiptarët e sotëm, jemi të paditur në fushën e filozofisë, akoma më tej, lektorët e temave të filozofisë na kanë gënjyer me dashje. Vini re se si transformohet, sipas dialektikës materialiste dhe çfarë ka fshehur, ideja ajnshtajniane për problemin e njohjes.

Midis teorisë kuantike dhe teorisë së njeriut ka një pikë të përbashkët, ku mund të realizojmë një shtim të bagazhit të njohjes. Edhe bota e kuanteve, edhe bota e njeriut zhvillohen mbi bazën e bashkësive. Në qoftë se niveli i fizikës së sotme nuk mund të realizojë një depërtim të mëtejshëm në botën e kuateve, në botën e njeriut ështe krejt e kundërta deri në atë masë sa shkencat e natyrës nuk mund të arësyetojnë mbi bazën e individëve jo vetëm pse ky është një rastësi e papërsëritëshme, por sepse është reflektim i qënies dhe ambientit shoqëror. Pikërisht në këtë pikë teoria materialiste, e konsideruar e tillë, mbi njohjen përmbyset për paaftësi të saj. Ajo nuk ka qënë e aftë të përcaktojë metodikën e bashkësive dhe themelin e ekzistencës së tyre. Tani nuk bëjmë më fjalë për mundësinë e njohjes, por për cilësinë e saj. Dmth: çfarë na ka fshehur materializmi dialektik bolshevik me teorinë e tij të njohjes? Analiza e problemit tregon se kjo bashkësi (njerëzore) ka një dinamikë hapsinore dhe kohore që çon në copëtimin e saj ku shpaloset dialektika trepërmasore e Hegelit edhe afirmohet gjenialiteti i tij. Gjithashtu ajo na çon në rizbulimin e problemit kryesor të filozofisë.

Psh, kombet janë të tillë sot, por nuk kanë qënë të tillë; apo popujt janë sot të tillë, por nuk kanë qënë kështu dhe, në vazhdim, do të arrijmë në grup komunat apo grup fiset dhe prej këtej në komunat dhe fiset si qelizat e para të bashkësive. Përse janë bashkuar ato në vazhdën e historisë dhe në çfarë përmase? Në qoftë se prania e dy komunave pranë njëra-tjetrës çonte në lindjen e luftës (sipas Engelsit), kjo nuk duhet konsideruar absolute dhe këtu fshihet thelbi i të panjohurës. I them këto sepse ashtu si ekziston mundësia e konfrontimit të dy komunave, ekziston edhe mundësia e bashkimit të tyre. Atëhere cili është faktori që përcakton njërin rast apo tjetrin? Shkenca botërore ka një gabim të pafalshëm, sidomos ajo e sferës njerëzore: nuk ka qënë e aftë të bëjë dallimin thelbësor të popujve mbi çbazë duhet të ndërtohet teoria e drejtimit politik të tyre. A nuk do të thotë kjo se shkencat shoqërore kanë ecur më tepër brënda kuadrit instiktiv se sa brënda fushës shkencore dialektike materialiste? Ja përse ne themi që mendimi materialist filozofik akoma nuk e ka kapur veten në dorë që të mund të hidhet në sulm kundra idealizmit. Ne do t’i kthehemi këtij problemi në mënyrë zgjidhëse kur të analizojmë lëvizjen dhe format e saj, sipas dialektikës materialiste, për t’i treguar lexuesit se sa mbrapa botës kanë qënë të vetëquajturit materialistë të shkollës bolshevike. Por tani dua të konkludoj se fusha e njohjes është e kufizuar nga faktori kohë në varësi nga bota e bashkësisë njerëzore. Si shëmbull mund të marr pamundësinë e ndërtimit të një qyteti nga një njeri i vetëm , ose disa njerëz, jo për paaftësi intelektuale, por për paaftësi kohore. Dmth njeriu mund ta njohë nënën tonë natyrë, por sa kohë që ai ekziston si njeri, sepse materializmi dialektik nuk e pranon dot këtë njeri në mënyrë të përjetshme. Këtu qëndron kufizimi i botës së njohjes dhe jo tek mundësia shoqërore. Faktori kohë është ai që e determinon proçesin dhe në këtë aspekt materializmi dialektik bolshevik është treguar shtërp. Përse mos të pretendojmë se këtë ai e ka bërë me dashje për të mos zbuluar shkallën e zhvillimit të bashkësisë ruse përpara revolucionit të 1917, gjë që do të çonte në përmbysjen e të gjithë teorisë leniniste mbi njohjen dhe të vetë proçesit politik sovietik?


Por djallëzia bolshevike nuk e ka përdorur më kot këtë metodikë. Në kuadrin e teorisë së njohjes ajo u mbështet në bazat e logjikës formale të hedhura nga Aristoteli (sipas lektorit tonë), pa i shkuar ndërmënd se tek ky personazh qëndronte themeli më i parë gabim i mendimit filozofik helen, i lidhur me shkakun fillestar të lëvizjes. Të gjitha këto për të krijuar dozën e nevojshme të besueshmërisë së mendimit filozofik të shkollës sovietike, të cilën shkolla shqiptare e epokës së komunizmit e vuri në themel të saj edhe pse me fjalë ishte kundra saj. Të gjitha teorizimet mbi ligjet e të menduarit janë interpretuar sipas qejfit pa qënë të aftë për të nxjerrë ndonjë përfitim, përveç mundësisë së fshehjes së krimit politik shumëpërmasor. Sipas lektorit tonë:

“Ligji i kontradiksionit ndalon kontradiktat logjike në të menduarit. Kështu, sipas këtij ligji, kur ka dy gjykime të kundërta për të njëjtin send, në të njëjtën kohë nuk mund të jenë të dy të drejtë. Ligji i të tretës së përjashtuar pohon, se dy gjykime kontradiktore, që mohojnë njëri-tjetrin, nuk mund të jenë që të dy të gabuar. Ligji i argumentit të mjaftueshëm pohon, se çdo gjykim mund të konsiderohet i drejtë vetëm kur sillen argumente të mjaftueshme për vërtetësinë e tij” (po aty, f. 125).

Se ku dreqin i mësuan këto përralla është pak e vështirë t’i kuptoj ndonjëherë, por gjithsesi të jetë puna më jepet mundësia të argumentoj se këto të gjitha u krijuan për të fshehur thelbin e mashtrimit të përdorur qoftë nga klasa politike sovietike e të gjithë kohërave, qoftë nga klasa politike e kohës së komunizmit. Të gjitha këto unë i konsideroj ireale duke u mbështetur edhe vetëm në propogandën komuniste të kohës së Enverit.


Në qoftë se analizojmë gjykimin politik të partisë bolshevike përgjatë viteve 1952-1989 do të dallojmë se ato janë mohim i njëri-tjetrit dhe përbëjnë katër grupe specifike: gjykimi politik stalinist, hrushoviem, brezhnjevian dhe gorbaçovian. Kush nga këto ka qënë i gabuar dhe kush i drejtë? Aq më tepër vështirësohet përgjigjja kur fusim në valle gjykimin e PPSh, sipas së cilës gabim ishte qoftë Hrushovi, qoftë Brezhnjevi edhe pse këto të dy kanë qënë kundër gjykimit stalinist të drejtimit të shoqërisë sovietike, por edhe kundrejt njëri-tjetrit. Përse PPSh nuk u bashkua me një krah çfarëdo pasi sipas “ligjit” të mësipërm rezulton se njëri nga të dy duhet ta ketë pasur mirë? Realiteti shqiptar i epokës komuniste e rrëzon të gjithë arësyetimin e mësipërm duke treguar se gjithëshka ka qënë e lidhur me mendimin individual duke mos u kthyer dot në domosdoshmëri, por që ka shërbyer për ta tjetërsuar historinë e popullit rus. Une kam dyshime qe pikepamjet mbi llogjiken formale te jene te gjitha te sajuara per te justifikuar krimin politik dhe per t’i dhene ngjyra shkencore ne pamje te pare. Dhe kur shoh se ky proces ka marre nje perhapje te madhe dyshoj ne saktesine e shkollave ku aplikohet. Gjithsesi unë nuk i konsideroj tema të përfshira në dialektikën materialiste. Në këtë formë dhe me këtë përmbajtje këto tema na kujtojnë leksionet e Hegelit mbi arësyen e kulluar. Çdo tentativë për t’i imponuar botës së mendimeve ligje natyrore është suprimim i kohës fillestare mbi kohën fundore. Është e pamundur, në fazën që ndodhet sot njerëzimi, me këtë shkallë zhvillimi dhe me këtë heterogjenitet racor të krijohet teoria shkencore e mendimeve të racës njerëzore në Tokë. As llogjika dhe as argumenti nuk mund t’i afrohen dot kohës ligjore. Është tepër herët për njeriun të merret me këtë fushë; kjo do të thotë se tërësia e këtyre problemeve u shpik për të justifikuar veprimet politike të PPSh dhe për të formuar figurën e Enver Hoxhës sipas një nënteksti të paragjykuar, por dhe ireal.


Në vazhdim lektori ynë merret me shkallët e njohjes ku bie në sy shtrëmbërimi i metodikës marksiste dhe paaftësia për të bashkuar veprimin praktik të njerëzimitme politikat e sotme, gjë që indirekt vërteton se rendi shoqëror në Shqipëri, përgjatë epokës komuniste, nuk ka shkuar më larg se kapitalizmi monopoliste shtetëror.

Sipas këtij autori përmbajtja e njohjes i nënshtrohet një tërësie informacioni, duke treguar paaftësinë e tij në mos lidhjen e proçesit me praktikën historike të njerëzimit. Sipas tij:

“Në leksionet e mëparshme kemi thënë, se njohja ka tri shkallë: shkallën e parë – ose shkallën shqisore; shkallën e dytë – ose shkallën racionale, ose mendimin abstrakt, dhe shkallën e tretë – praktikën, si përfundim i momentit të njohjes” (po aty, f. 126).

Në të vërtetë i tërë ky arësyetim është jo vetëm shumë i diskutueshëm, por ai është rrjedhojë e një veprimi të stërzgjatur të shtetit mbi njeriun. I themi të gjitha këto vetëm për një fakt të thjeshtë: praktika historike e njerëzimit në fazën e parë dhe më të shumtë të jetës së tij nuk ka ndjekur këtë rrugë. Akoma më tej të gjitha këto nuk janë të lidhura me mënyrën e lindjes së njeriut në Tokë duke fshehur prejardhjen e tij biologjike. Tërësia e të gjitha këtyre ideve janë rrjedhoja të instiktit intelektual dhe aspak përmbajtje të filozofisë dialektiko-materialiste. Atë janë shumë larg realitetit historik të zhvillimit të racës njerëzore në Tokë, çka tregon se nuk janë të lidhura me krahun materialist të filozofisë.


Autori para së gjithash duhet të kishte zgjidhur problemin madhor të lindjes së njeriut në Tokë, pastaj prejardhjen e tij bilogjike dhe shkakun lidhës të dy dukurive. Në këtë pikë ai duhej të ishte lidhur me zbulimin gjenial të Engelsit mbi rolin e punës në transformimin e antropomorfit në njeri. Janë të gjitha këto që duhet ta çonin autorin në zbulimin e shkallëve të njohjes, por ai nuk e ka bërë këtë, natyrisht pa dashje, për të justifikuar një praktikë të gabuar 2600 vjeçare të njerëzimit (të paktën në Europë është kjo kohë) e cila vazhdon edhe sot në përmasa politike absolute pa ja ditur kuptimin real.


Metodika materialiste na ka krijuarmundësinë të arësyetojmë mbi bazën e raporteve hapsinore, që duke i shtuar edhe ato kohore, na çon në përfundimin se shkalla e parë e njohjes është e trashëguar nga bota e kafshëve (ajo shqisore) dhe nuk duhet marrë për argument. A nuk është ky një gabim foshnjarak? Por a e dini përse është marrë për bazë? Sepse në këtë rast do të plotësohej kuadri i gabuar sipas trinomit të shkallëve të mësipërme. Po të pranohej ideje e lektorit tonë do të arrihej në përfundimin se mendimi ka lindur përpara punës, shkolla përpara praktikës dhe duhet pranuar e gjithë praktika e sotme njerëzore e pa nënshtrueshme ndaj kritikës. Me keqardhje jam i detyruar t’i mësoj lektorit tonë se shkalla e dytë e njohjes është praktika dhe pastaj, shkalla e tretë e njohjes, mendimi abstrakt. Kjo vërtetohet në shumë mënyra ku po përmënd disa: 1-raporti kohor punë-mendim në shkakun fillestar të lindjes së njeriut në Tokë, prej nga e ka burimin bota e madhe e njohjes universale. 2-raportet kohore të hapësirave shoqërore të lëvruara nga njeriu brënda një rendi shoqëror ku analiza e fenomeneve do të çojë në zbulimin e raportit mendim-realitet si shkakun e çfaqjes së përmbysjes cilësore të vetë rendit. 3-Raportet hapsinore të veprimtarisë së njeriut brënda një rendi të cilat përcaktojnë shkakun e lindjes së fesë. Fakti që kjo e fundit ka lindur disa shekuj përpara përmbysjes se vetë rendit që e pjell duhet të tregojë se problemi i njohjes kalon nga praktika drejt fantazisë, dmth nga puna tek mendimi abstrakt. Feja lind në një rend shoqëror të perënduar, duke i shërbyer rendit pasardhës dhe duket sikur pershtat shkallët e njohjes, sipas relatorit tonë, me realitetin objektiv të rendeve shoqërore. A nuk do të thotë kjo se teoria e mësipërme mbi shkallët e njohjes është kryekëputidealizëm i pastër dhe nuk ka asnjë lidhje me materializmin dialektik? Ja përse çështjet e materializmit dialektik nuk mund të lëvrohen dot nga shkolla shqiptare e viteve 1945-1992. Pedagogët e kësaj shkolle, për këtë periudhë, janë që të gjithë të dështuar dhe përjashtim nuk ka.


Por autori ynë ka meritën e madhe të na japë autorin e këtyre ideve, që në një farë mënyre na lehtëson në nxjerrjen e përfundimeve. Pa dyshim që shkolla bolshevike, në kundërshtim me parimet e materializmit filozofik, është ajo që i ka tjerrur për së mbrapshti tezat e materializmit. Fakti që Engelsi nuk i ka trajtuar këto tema në librin e tij mbi dialektikën e natyrës duhet të argumentojë se ato kanë qënë të dyshimta për kohën dhe kërkonin një stimulim të mendimit filozofik të deriatëhershëm. Ai u kufizua vetëm në faktorin vendimtar që çoi në lindjen e njeriut ku dora e njeriut u konsiderua si shërbestare e trurit (Dialektika e natyrës, f. 193-194), çka do të thotë se aktivizimi njerëzor i trurit është bërë me anë të shqisave dhe detyrimisht puna ka çuar në lindjene mendimit dhe jo e kundërta. Të paktën të gjitha këto i gjejmë tek Engelsi, por që Leninit nuk i levërdiste t’i pranonte në këtë formë pasi ishte reflektim i formimit të mbrapsht jo vetëm të tij, por i të gjithë bolshevikëve të marrë së bashku.

Autori ynë duke i përmbledhur mendimet e tij, rezultat i shkollës bolshevike, së bashku me idetë e Leninit, na jep konkluzionin definitiv të proçesit të njohjes, sipas të cilit:

“njohja realizohet nëpërmjet njohjes shqisore, mendimit abstrakt dhe në praktikë. Këtë Lenini, në “Fletoret filozofike” e karakterizon si vijon: “Nga goditja e gjallë, drejt të menduarit abstrakt dhe, prej tij, drejt praktikës – e tillë është rruga dialektike e njohjes të së vërtetës, e njohjes së realitetit objektiv”. Njohja është rezultat i bashkëveprimit të këtyre momenteve. (po aty, f. 133).

Me sa duket autori nuk i ka besuar vetvetes dhe kësaj që ka thënë Lenini deri në fund, atëhere ai ka shtuar:

“Baza dhe momenti vendimtar i këtij proçesi është praktika. Të tre momentet e njohjes nuk vijnë medoemos radhazi, domethënë në krye soditja, pastaj mendimi abstrakt dhe , më në fund, praktika. Edhe në proçesin e mendimit, të krijimit të teorisë, të njohjes së thelbit e të fenomeneve mund të soditim; kurse gjatë soditjes merr pjesë të menduarit dhe, përsa i përket praktikës, atë e kemi gjatë gjithë proçesit të njohjes, që nga fillimi dhe deri në fund (po aty) pa i shkuar ndërmënd se me këtë ai ka përmbysur gjithëshka që ka thënë për shkallët e njohjes dhe vetë Leninin. Atëhere kujt duhet t’i besojë lexuesi? Te gjitha qe thote ai jane te pavlefshme perdderisa ka shkruar se procesi i njohjes mbyllet me praktiken. Realiteti historik e njerezimit eshte tjeter per tjeter dhe relatori yne nuk e ka marre per baze.


Po të ishte kjo që thotë Lenini, dhe autori ynë, duhej që në fund të jetës së tyre njerëzit kudo në botë të punon dhe të mos dilnin në pension, kur realiteti tregon për të kundërtën. Me të dalë në pension njerëzit fillojnë e shkruajnë kujtimet e tyre, reflektim i njohjes së kaluar që ka kaluar nga puna tek mendimi abstrakt. Pikërisht pse ka menduar proçesin e pensionit, gjë që përputhet me realitetin personal të tij, lektori ynë tenton ta ndryshojë Lenini (kur ky i ka përcaktuar qartë shkallët e njohjes pa mëdyshje) duke pretenduar se është leninist. Ja se ku mbërriti, në fund të fundit, dialektika shqiptare e epokës së komunizmit që gjithsesi duhet konsideruar pa përmbajtje dhe pa bosht filozofik të qëndrueshëm. Kjo do te thote se teoria e njohjes duhet te perputhet me praktiken e formimit te njeriut ne Toke, ne te kunderten natyra nuk mund te jete ne unitet.


Por autori une nuk ka pasur parasysh edhe nje proces tjeter thelbesor te botes njerezore: ndarjen e punes. Po te ishte procesi i njohjes sipas shkalleve te tij, atehere nuk do te ndodhte ndarja e punes, por ajo e mendimit abstrakt. Te pakten kete proces autoret e materializmit dialektik te shekullit te XIX-te e kane analizuar ku Marksi ka shkruar: “Ndarja e punes behet nje ndarje reale kur ndahet puna fizike nga ajo mendore”. Atehere si ka mundesi qe ne boten e njohjes mendimi abstrakt te ndodhet perpara praktikes? A nuk kemi ketu nje antimarksizem tipik te Leninit?

Ne te vertete problemi i njohjes se realitetit objektiv eshte nje problem filozofik qe lidhet me aplikimin e arsimimit te njerezimit. E themi kete sepse teoria e njohjes, sipas leninizmit, eshte sajuar per te justifikuar pikerisht veprimin e politikes mbi menyren e arsimimit te njeriut nga ana e shtetit, i cili e ka mesuar kete menyre arsimimi nga ana e institucioneve fetare. Problemi nuk eshte kaq i thjeshte dhe e vetmja ndihmese e materializmit dialektik te shekullit te XIX-te eshte perseritja e formimit te lendes nga ana e lindjes dhe formimit te njeriut. Ne kete pike qendron nje nder gabimet shtese te njeriut ku filozofia materialiste ka heshtur dhe idealizmi fetar ka triumfuar mbi te, te pakten ne keto 1000 vitet e fundit. Praktikisht njerezit e sotem mesojne dhe pastaj fillojne te punojne, kur lindja dhe njohja njerezore ka vepruar në te kunderten: ne fillim eshte punuar dhe pastaj eshte realizuar perfundimi njohes bashkë me mësimin. Cfare pasoje ka kjo mosperputhje dhe si e interpretojne filozofet, sociologet dhe psikologet? Ja pra qe materializmi eshte i sfazuar me realitetin dhe pozicioni i sotem i tij ështe i dyshimtë. Të vetëquajturit materialistë kujtojnë se mendimet e individit përfaqësojnë thelbin e kësaj lloj filozofie duke e ngritur subjektin njerëzor në majë të veprimtarisë njerëzore, por dhe kulmin e veprimit politik. Kjo bie në sy kur analizohet kategoria thelb-shfaqje.


“Materialistët” shqiptarë duhet të kenë pasur probleme me mënyrën e zbërthimit të këtyre kategorive, gjë e lidhur me aftësinë profesionale të gjithëseicilit prej tyre ku nuk përjashtohet dhe interesi propogandistik. Kjo gjë bie në sy kur jepen shëmbujt analogë të të kuptuarit të këtyre kategorive ku lektori ynë tregon jo vetëm këtë paaftësi, por, kryesisht, tendencën përse kujtohet sot të vazhdojë mashtrimin e popullit shqiptar me këto tema. Fjala bëhet për kategorinë e mësipërme dhe, për të vazhduar mashtrimin propogandistik, e ndryshon në formë këtë kategori në fenomen-esencë duke e pasuruar me shëmbuj ireale, pjesë e mashtrimit 45 vjeçar komunist, pa i ditur jo vetëm kuptimin, por nuk di as se ku do të arrijë me këto shëmbuj a thua se shqiptarët nuk janë zgjuar akoma nga gjumi gjysëm shekullor. Sipas tij:

“Pushteti ynë në esencë ishte në kushtet e socializmit diktaturë e proletariatit. Esenca e tij si diktaturë e proletariatit gjente shprehje në format konkrete të organizimit shtetëror, në institucionet shtetërore të vëndit. Por karakterin e pushtetit nuk e përcaktojnë format e organizimit, e përcakton esenca” (po aty, f. 134)

Një gjë duhet bërë e qartë një herë e mirë: në Shqipëri nuk ka pasur kurrë diktaturë të proletariatit, jo vetëm pse nuk ka pasur kurrë proletarë sipas kuptimit marksist, por dhe sepse vetë Marksi me Engelsit këtë diktaturë nuk e kanë pasur të qartë edhe vetë duke mos i kuptuar dot thelbin. Unë jam marrë me studimin e këtij problemi, në kuadrin e trinomit: Marksizmi, leninizmi dhe revolucioni social, kapitulli: proletariati dhe socializmi (dorëshkrim) dhe rezulton se dueti proletariat-socializëm është i parealizueshëm në planin praktik për shumë arësye, por mjafton të përmënd që proletariati nuk është thjeshtë produkt i kapitalizmit si rend shoqëror. Ai formohet kudo ku aplikohet kapitalizmi monopolist shtetëror ku bota e kapitalit shtrin zhvillimin e vet drejt zonave fshatare dhe janë pikërisht këta fshatarë që trasformohen përkohësisht në proletarë, duke mos pasur pronësi mbi asgjë, por që në sajë të punës kthehen në pronare të mjeteve të prodhimit. Të paktën deri më sot natyra e kapitalizmit brënda për brënda tij, dmth një kombi, përshkruhet nga kjo veçori hapsinore. Është krejt ndryshe problemi midis racave ku sot konflikti duket sikur ka pamjen sipas teorisë marksiste. Koha do të tregojë në do të mundet klasa punëtore e vëndeve të botës së tretë ta kapërcejnë fazën proletare. Kjo do të varet nga forca ekonomike e botës së parë përmasat e së cilës ose do ta përmbysin teorinë e Marksit duke qënë e aftë ta komandojnë kapitalizimin e globit tokësor dhe kapërcyer atë fazë delikate, gjë që deri më sot ka treguar se është kështu, ose nuk do të mundin dot ta realizojnë këtë detyre dhe do të përmbyset si rezultat i zhvillimit të brëndshëm, nga prishja e ekuilibrit mendim-realitet, duke sjellë në skenën botërore një revolucion social të përbotshëm me arenë të përbotshme. Në këtë pikë fjala do të jetë e bashkësisë kapitaliste të botës së parë, të tjerat do të jenë rrjedhime të njëpasnjëshme ku pretendimi marksist do të jetë detyrë e rendit kapitalist botëror me të gjithë përmasat më të mundëshme në funksion të qelizave materiale të shoqërisë së deritanishme duke përfshirë, kryesisht, edhe luftën si vazhdim të politikës me mjetet e dhunës. Çdo gjë do të varet nga dinamika e këtyre qelizave dhe hapësirën që i ka caktuar nëna jonë natyrë. Problemi nuk duhet kapur në kontradiktën midis forcave prodhuese dhe marrëdhënieve në prodhim. Dinamika e zhvillimit të kapitalizmit ka treguar se kjo kontradiktë tashmë është tjetërsuar në sajë të botës universale të marrëdhënieve dhe fjalën e kanë pasojat e këtyre marrëdhënieve, proçes i cili nuk ka qënë i mundur të analizohet nga Marksi sipas kësaj përmase. Bota e relacioneve universale të Njerëzimit kërkon një metodikë të re analitike ku teoria marksiste mund të meret për bazë vetëm në parim, por kurrsesi sipas teorisë leniniste.


Pastaj esenca e diktaturës së proletariatit, po e marrim të mirëqënë, nuk mund të përcaktohet dot nga format konkrete të organizimit shtetëror, pasi në këtë rast të gjitha ndryshimet krahasuese midis shteteve janë të karakterit sasior dhe cilësia e tyre varet nga ndërgjegjja dhe morali i punonjësve në to, gjë kjo jashtëzakonisht e kuptueshme dhe pa domethënie. Në këtë rast fjalën e merr shkalla historike e zhvillimit ekonomik dhe ndryshimet që kanë ndodhur për efekt të botës së relacioneve tregojnë se pretendimi i lektorit tonë është i pavërtetë. Është kjo shkallë zhvillimi që na mëson se në këtë rast esenca nuk është e lidhur me emërtimin e diktaturës, por me shkallën e saj ku, në të gjitha vëndet e pretenduara si socialiste, kjo diktaturë ka qënë më afër botës shtazore dhe zbutja e saj do të kërkojë shumë e shumë kohë në varësi të shpejtësisë së zhvillimit shoqëror, karakteristika natyrore e popujve të globit. Pikërisht, kjo e fundit përcakton esencën e fazës së rendit shoqëror dhe aspak deklaratat se çfarë është dhe ç’përfaqëson diktatura e vëndosur. Në këtë rast fjalën e ka marrë ndërgjegjja e individit, e cila argumenton se çdo gjë e ndodhur është në kundërshtim me ligjet e natyrës njerëzore dhe raporti materie-ndërgjegje anon nga kjo e fundit dhe nga rezulton antihistorizmi i zhvillimit. Me fjalë të tjera esenca e problemit është një deduksion i ndërgjegjes së njeriut dhe aspak thelbi i tij. Relatori ynë në këtë rast tregohet idealist kokë e këmbë për të fshehur thelbin kriminal të rendit komunist të Enver Hoxhës. E gjithë kjo tregon se deri tashti autori ynë kërkon të fshehë gjurmët e antidialektikës historike shqiptare të aplikuara në Shqipëri përgjatë 45 viteve të regjimit komunist dhe mundohet të përdorë dialektikën materialiste si ngushëlluesen e mashtrimit propogandistik të përdorur.


Kjo e fundit kuptohet edhe në një problem tjetër, që është tipikisht fushë e materializmit dialektik, ku bie në pah plagjatura e autorit tonë dhe paaftësia e tij për të interpretuar atë që ka kopjuar nga Lenini duke e paraqitur si një ide të veten. Por kjo nuk është faji i tij, pasi vetë Lenini e ka lënë në gjysëm të rrugës këtë ide pa i dhënë zgjidhjen përfundimtare, por duke e paraqitur si postulat materialist çka më ka çuar në përfundimin se ai duhet ta ketë kopjuar nga dikush pa i ditur interpretimin. Po kështu ka vazhduar edhe filozofi ynë duke e kopjuar pa na dhënë autorësinë e idesë. Fjala bëhet për raportin e shqisave kundrejt botës së njohjes. Në këtë drejtim autori ynë ka shkruar:

“Shkallën shqisore të njohjes njeriu e realizon me ndihmën e organeve shqisore. Këto organe janë të mjaftueshme për të realizuar perceptimet, për të cilat ka nevojë ai. Zgjerimi i njohjes së tij nuk kondicionohet nga shtimi i organeve shqisore prej tij, ose nga perfeksionimi i atyre ekzistuese. Ai është i lidhur, parasëgjithash, me praktikën shqisore dhe të mendimit. Puna dhe mendimi kanë thelluar pa masë aftësinë e njohjes së njeriut” (po aty, f. 138)

Puna dhe mendimi, në këtë rast janë dytësore dhe nuk përcaktojnë domosdoshmërinë e shqisave kundrejt njohjes, sepse në këtë rast duhej pranuar që shqisat janë shkalla më e lartë e organizimit të lëndës; ose duhet pranuar që mendimi është primar në proçesin e njohjes. Kjo ndodh ngaqë problemi i raportit të trurit kundrejt materies është zgjidhur gabim dhe detyrimisht edhe varësia e shqisave, kundrejt shkallëve maksimale të zhvillimit, do të rezultojë i pamundur, sepse përsërit një maksimum të pranuar për trurin. Kjo do të thotë se të gjitha shqisat e njeriut janë të varura nga historia biologjike milionavjeçare e paraardhësve dhe kur truri arrin prodhimin e mjeteve të prodhimit merr në dorë fatin e njeriut dhe detyrimisht nuk ka se si të kërkojë shqisa të tjera përderisa ka arrirë maksimumin e vet. Ç’hynë këtu puna dhe mendimi? Ato në këtë rast janë dytësore dhe të varura domosdoshmërisht nga maksimumi i zhvillimit të shqisave të njeriut dhe sidomos të trurit. Pikërisht ky i fundit është vendimtari në panevojshmërinë e shqisave të tjera për të rritur aftësinë e njohjes.


E gjithë kjo oponencë, kundrejt ideve të shkollës shqiptare të materializmit, ka si qëllim të tregojë mungesën e origjinalitetit të mendimit shkencor shqiptar dhe paaftësinë e shkollës shqiptare për të prodhuar idetë e kësaj fushe të filozofisë në mënyrë origjinale. A nuk është ky një tregues i antimaterializmit të saj? Vazhdojmë më tej!

Autori ynë pothuajse të gjithë shëmbujt qe i sherbejne per te argumentuar dialektikën e tij materialiste i merr nga materializmi historik duke treguar jo vetëm qëllim të dyfisht (evidentimin fallso te karakterit dialektik të veprimtarisë së PPSh dhe Enver Hoxhës si dhe fshehjen e thelbit antishqiptar dhe antidialektik të kësaj veprimtarie te diktatorit shqiptar), por dhe mungesën e nje metodike materialiste (dmth fitimprurëse) në shtruarjen e problemeve dialektike në çështjet sociale, çka e rrëzon dhe vetë titullin e librit të tij. Kjo vlen sidomos per kategorite filozofike ku nderhyrja e shkolles bolshevike ka cuar ne mohimin absolut te tyre jo vetem ne te kuptuarit, por dhe ne mungesen e tyre ne lidhje mepraktikat e jetes shoqerore. Shembujt e marre per kete qellim nuk jane perdorur per te realizuar lidhjen e deshiruar, por per te justifikuar veprimin politik te aplikuar packa se ai ishte ne kundershtim me keto kategori, me vete dialektiken dhe me realitetin historik. Per mua mori rendesifusha e njohjes sipas kategorise deduksion-induksion ku autori yne mundohet me te gjitha menyrat, nje fjali pa domethenie te Enver Hoxhes, ta paraqese si nje “zbulim” ne fushen e filozofise dhe prej ketej te kaloje ne nje pergjithesimi tipik antimarksiste dhe tipik antimaterialist. Sipas tij:

“Induksioni është një formë arësyetimi me anën e së cilës kalojmë nga e përveçmja te e përgjithshmja. Le të marrim një shëmbull për të kuptuar më mirë këtë çështje: Vëndi ynë në proçesin e ndërtimit të shoqërisë socialiste kryen revolucionin ideologjik e kulturor. Revolucioni ideologjik e kulturor kryhet edhe në vëndet e tjera që ecin në këtë rrugë. Këtë rrugë, revizionistët modernë, pasi uzurpuan udhëheqjen e partive dhe të shteteve socialiste, e braktisën. Në bazë të këtij fenomeni, Enver Hoxha, në raportin e tij “Mbi gjëndjen ndërkombëtare dhe detyrat e Partisë”, mbajtur në Pleniumin e KQ të PPSH të shkurtit 1957, arriti në përfundimin, se revolucioni ideologjik e kulturor është një nga ligjet e përgjithshme të revolucionit socialist dhe të ndërtimit të shoqërisë socialiste. Këtë ligj e përmënd, sikurse dihet, edhe Deklarata e Moskës, e përfaqësuesve të Partive Komuniste e Punëtore të vëndeve socialiste e nëntorit të vitit 1957 si të tillë.” (po aty, f. 147)

Ku e ka gjetur lektori yne bashkegzistencen e nje revolucioni cfaredo me dinamiken e rendit shoqeror dhe perse pikerisht ne fushen e ideologjise dhe te kultures? A e di valle lektori yne se te dy keto “revolucione” jane fantazira antimaterialiste dhe marksizmi eshte marre vecanerisht me zberthimin e ketyre nocioneve sidomos me ideologjine. Perse filozofia shqiptare u pajtua me kete shtremberim te marksizmit nga ana e shkolles bolshevike ku nuk kishte as fitim dhe as humbje? Te pakten kete shtremberim e kam zberthyer njehere tek “Stalini teorik dhe epoka e tij socialiste” (shih albanovaonline.com ose logoreci,com, gazeta “Ndryshe”, dt. 30,31.07.08 – 01.08.08) dhe nuk eshte e veshtire te kuptohet jo vetem pasaktesia, por edhe tendenca. Ky është problemi më kryesor i shtrëmbërimit të marksizmit nga ana e shkollës sovietike: ndryshimi i nocioneve. Në këtë parafrazim gjithëshka është e sajuar për qëllime të mbrapshta dhe tipikisht është një përmbledhje e botës së mashtrimeve të përdorura nga PPSh. Po fillojmë nga thelbi:


Së pari, kush e thotë se në Shqipëri është kryer ndonjëherë proçesi i ndërtimit të shoqërisë socialiste? Kjo ka qënë një deklaratë e vetë pushtetit kriminal të Enver Hoxhës dhe dishepujve shërbëtorë të tij dhe aspak një realitet historik, dhe kjo për shumë arësye. Të paktën qelizat shoqërore, përbërëse të popullit shqiptar, janë tepër larg jo vetëm nga rendi kapitalist, por ato janë tepër-tepër larg çdo lloj rendi shtetëror të marrë së bashku dhe pikërisht në këtë strukturë shoqërore, më mbrapa se epoka e Homerit, ndoshta e afërt në planin kohor me atë të inkasve, por shumë mbrapa në planin hapsinor të tyre, pseudokomunistët shqiptarë të komanduar nga Enver Hosha shpallën ndërtimin e shoqërisë socialiste. Nuk është faji i lektorit Xhemil Frashërit pse ka ndodhur kjo, por është faji vetëm i tij, dhe i redaktorit të veprës së tij, kur kërkon t’i mbushë mëndjen popullit shqiptar mbi ekzistencën e një rendi të ndryshëm nga ai i botës dhe më i mirë se ky që po jetojmë sot (2009). Në qoftë se rendi i sotëm është brënda kuadrit historik dhe ligjor të zhvillimit të një shoqërie që rrotullohet rreth vetvetes pa e ditur pozicionin e vet real, rendi socialist i juaji ka qënë një rend antihistorik dhe antiligjor ku njerëzit e kishin të ndaluar të kthenin kokën mbrapsht, por duhet të shikonin vetëm diellin iluzor të propogandës së Enver Hoxhës. Që në këtë pikë induksioni i relatorit tonë shëmbet për mospërputhje me realitetin historik të popullit shqiptar.


Së dyti, kush tha se ky proçes (shoqëria socialiste) bashkëshoqërohet nga revolucioni ideologjik dhe kulturor? A mos vallë ishte një kopje e shkollës kineze mbi këtë revolucion? Relatori ynë akoma nuk ka ja idenë se çdo të thotë kulturë dhe kush janë bartësit e saj. Në Shqipëri shtresa e intelektualëve, dmth njerëzit që nuk dinin të bënin asnjë lloj pune, e konsideronin veten njerëz të kulturuar; atëhere për çfarë lloj revolucioni kulturor është bërë fjalë në Shqipëri? Kush ishin projektuesit, autorët dhe aktorët e tij? Nëqoftë se dembelizmi dhe mashtrimi, dy pozicionet më karakteristike të kësaj shtrese, që evoluoi rrufeshëm në shtresë politike pas 1991, përbëjnë thelbin e kulturës, atëhere jam i detyruar ta ndaj kulturën në shumë lloje ku në themel të saj të vë produktin intelektual të Enver Hoxhës dhe ekipin e tij mbi çbazë të aludoj mbi përbërjen njerëzore të revolucionit kulturor, të paktën, dhe ta ndaj nga kultura njerëzore e këtyre 2000 viteve të fundit. Kjo do të thotë se Xhemil Frashëri duhet t’i bëjë një shtesë librit të tij mbi çështjet e dialektikës materialiste ku të na sqarojë përmbajtjen e kulturës, bartësit e saj, aktorët dhe autorët e revolucionit kulturor në mënyrë që shqiptarët e mijëvjeçarit të ri të ndajnë shapin nga sheqeri dhe të diferencojnë politikanët e krimit nga ato të mashtrimit, dmth të djeshmit nga të sotmit.

Së treti, propoganda e Enver Hoxhës dhe vetë lektori ynë nuk na kanë zbërthyer kurrë konceptin se si mund të uzurpohet një pushtet kur je vetë në pushtet. Sido që të jetë puna kjo është një punë që i nënshtrohet një proçesi individual dhe aspak ligjor. Të gjitha rastet e këtij lloji në historinë 3000 vjeçare të racës së bardhë ka çuar në lindjen e diktaturave të njëpasnjëshme nga ku ka rrjedhur shprehja: me vdekjen e diktatorit vdes dhe diktatura. Është tjetër punjë që ky proçes në tokën e banuar nga shqiptarët po ndodhte për herë të parë në mënyrë autoktone, por e inicuar nga baballarët e diktaturës. Në qoftë se ky problem do të ishte studiuar në thelbin e tij do të vihet re se ai nuk përmblidhet në asnjë ligj të shoqërisë përveç njërit, që rezulton të jetë një ligj statistikor: çdo rend shoqëror e përfundon jetën e vet me anë të absolutizmit individual duke përjashtuar vetëm komunën e mirëfilltë primitive, përpara ndarjes së punës. E përkthyer shqip vendosja e diktaturës individuale në fillim të një epoka zhvillimi është e barabartë me vetë fundin e epokës çka do të thotë se gjithëshka është e lidhur me vetë individin. Ja përse proçesi i uzurpimit të pushtetit është vetëm një fantazi dhe një krijim i Enver Hoxhës për të krijuar alibira dhe për të mbrojtur pozicionin e vet politik. Në këtë rast marrim vesh dhe kush kanë qënë shërbëtorët e tij reale dhe bashkëpunëtorët e krimit politik në Shqipëri. Nuk ka pasur uzurpim pushteti në vëndet e vetëshpallura socialiste, por thjeshtë zëvëndësim të kastës politike të cilin proçes diktatori shqiptar e ka përdorur duke tjerrur një pushtet dhe duke sajuar ligje të paqëna.


Së katërti, si e argumenton Enver Hoxha ekzistencën ligjore të revolucioneve të mësipërme në brëndësi të revolucionit socialist, edhe në qoftë se do t’i merrnin të mirëqëna këto revolucione? E them këtë pasi qoftë proçesi ideologjik, qoftë kulturor, është i ngritur, sipas pikëpamjes shqiptare mbi bazën e individit dhe nuk mund të përbëjë dot një ligj shoqëror edhe sikur t’i konsiderojmë këta individë një bashkësi. Përmbledhja e rastësive në mënyrë matematikore nuk të çon dot në domosdoshmëri dhe rrjedhimisht përbën një lapsus në mendimin filozofik shqiptar. Atëhere lektori Xhemil Frashëri duhet të na shpjegojë çfarë ka dashur të vërë në dukje diktatori me këtë propogandë revolucionesh. Mos vallë ka dashur të shpalosë një inteligjencë me nivel kulturor? Ngjarjet e pas 1991-shit treguan pozicionin real të kësaj inteligjence dhe çfarë lloj kulture mbarte ajo përgjatë 19 viteve të parakaluara. Në këtë drejtim periudha në fjalë është diskretituesja e inteligjencës shqiptare, produkt i shkollës komuniste të Enver Hoxhës dhe lektori ynë po të ketë kurajon civile le të na afishojë këtë produkt intelektual, duke përjashtur Ismail Kadarenë, ekzistenca e të cilit nuk përfaqëson jo vetëm inteligjencën komuniste, por as atë shqiptare; pasi izolimi rastësor i tij në fushën e letrave nuk ka çuar në domosdoshmëri në raport me shumën absolute të popujve të Europës. Eksplozioni i intelektualëve përgjatë viteve 1991-2009, si një strukturë shoqërore me domethënie në zhvillimin e popullit shqiptar, është një fallsitet në këtë zhvillim dhe një harxhim kohe e potenciali ekonomik. Historia reale e komunizmit shqiptar na e jep këtë të drejtë përfundimi ku libri që po marrim në analizë është tipikisht peshorja e këtij niveli intelektual dhe pasqyra ku duhet të shihen çdo mëngjes baballarët e trurit të popullit tonë.


Me sa kemi kuptuar të vetëquajturit filozofë shqiptarë nuk kanë qënë në gjëndje të zbërthejnë kategoritë filozofike sipas shëmbujve shqiptarë edhe pse ato ekzistonin mirëfilli. Komunistet shqiptare nuk kane ditur ta perkthejne kete kategori per faktin me te thjeshte fare se ajo qe po benin nuk ishte dicka qe mund te sherbente per te kaluar nga e pervecmja ne te pergjithshmen, por ajo ishte nje gje qe mund te behej vetem ne boten bolshevike prandaj dhe mund te parashikohej. Unë do t’i tregoj lektorit tonë se si filozofët e vërtetë të popullit shqiptar kanë qënë të aftë, në vazhdim të jetës së tyre, të pasqyrojnë këtë kapacitet intelektual ku nga e përveçmja politike kanë ditur të përgjithësojnë aktet politike edhe në Shqipëri përpara 20 viteve. Kështu për shëmbull At Meshkalla në gjyqin e tij më 1946 pati deklaruar, në përballje me Mehmet Shehun, se komunistët në të ardhmen do t’i mbyllnin kishat dhe xhamitë, sepse kështu ishte vepruan në Bashkimin Sovietik të Stalinit dhe detyrimisht do të aplikohej edhe në Shqipëri. E kundërshtuan me pretendimin se donte të fuste në konflikt PKSh me Europën duke ja mbylluar gojën dhe dënuar me 15 vjet burgim; lirohet më 1960 me kusht. Por pas 21 vjetësh ishte At Pjetër Meshkalla ai që i shkroi një letër kryeministrit shqiptar duke i kujtuar arësyetimin e tij filozofik në vitin 1946 me shpjegimin se e përveçma sovietike ishte përgjithësuar edhe në Shqipëri në këtë rast. Ishte kjo letër që e çoi filozofin në dyert e burgut për të dytën herë, më 29 nëndor 1967, deri më 1978 (Pjetër Pepa, Tragjediadhe lavdia e Klerit Katolik ne Shqipëri, f. 638-641). Ky shëmbull është tipik se si e përveçmja sovietike u bë e përgjithshme në të gjithë vëndet komuniste duke na treguar se të ashtuquajturit ligje të revolucionit ishin fantazi e antishqiptarëve duke mos pasur asnjë lidhje me natyrën. A kemi ne të drejtë, vetëm mbi bazën e zbërthimit të kësaj kategorie, të argumentojmë se shkolla shqiptare ka qënë një reflektim i shkollës bolshevike staliniste, ku kjo e fundit është përmbledhja e mashtrimit politik, filozofik e botëkuptimor për të gjithë kohërat e ekzistencës së njerëzimit?


Vini re se sa i saktë është përfundimi i mësipërm kur analizohet termi hipotezë dhe se si filozofët shqiptarë, që deri dje e hiqnin veten si marksistë të pastër, sot na bëjnë zbulimin më të madh sikur:

“Hipoteza: Si formë mendimi abstrakt, hipoteza është formë e zhvillimit të njohjes drejt të vërtetës objektive. Ajo hap rrugën e njohjes së ligjeve të zhvillimit të natyrës dhe të shoqërisë. Të nisur nga hipoteza, shkencëtarët vrojtojnë faktet e reja dhe bëjnë eksperimente. Vlerën e hipotezës e vërteton praktika. Mos vërtetimi e kthen hipotezën në një hipotezë pa bazë, kurse vërtetimi e kthen atë në një teori. Kështu, për shëmbull, Marksi, në bazë të studimit të luftës së klasave në kushtet e kapitalizmit arriti në përfundimin, se kjo shpie në diktaturën e proletariatit. Vetë praktika shoqërore e ktheu këtë në një teori shkencore. Ky është një shëmbull që tregon rëndësinë e hipotezës dhe karakterin e saj si rrugë drejt njohjes të së vërtetës objektive” (po aty, f. 148-149).

A e kupton lexuesi se nuk ka analizë më të qartë që tregon se si marksizmi u përmbys pikërisht për të realizuar atë që ndodhi në Rusinë e kohës së Carit më 1917-ën? Dhe për të mbrojtur atë poshtërsi politike u sajua termi hipotezë, si paraardhëse e teorisë. Ky është një përfytyrim i shtrëmbër, për qëllime të shtrëmbëra dhe pasoja po të tilla. Hipoteza është një ekstrem subjektiv që ngrihet nga njerëz të paaftë, ose si një figurë letrare. Ajo ngrihet në fund të çdo problemi pasi janë përdorur të gjitha format dhe nuk është dhënë zgjidhja. Kështu psh mund të argumentoj se shumë probleme në fushën e shkencës nuk kanë nevojë për hipotezë kur ato që në nisje mbështeten në kollona të gabuar analitike: Ajshtajni u mbështet në dy postulate të pasakta dhe rrjedhimisht nuk mund të pritej zgjidhja e problemit (flas gjithmonë sipas interpretimeve që i bën shkolla shqiptare); po ashtu Darvini nuk arriti të kuptojë rolin që luan koha në seleksionimin natyror dhe nuk ka pasur se si të arrijë në konkluzione të drejta; Marksi me Engelsin nuk i dhanë rëndësi formës së zhvillimit të qelizave që ndërtojnë shoqërisë njerëzore dhe detyrimisht nuk ka se çfarë të pritej prej kësaj. Të gjitha hipotezat e ngritura nga autorët në këtë rast kanë qënë të dështuara që në nisje, përderisa njeriu akoma nuk ka zgjidhur formulën e unitetit të materies. Hapësira analitike e mendimit filozofik të relatorit tonë është tepër e kufizuar, pasojë e shkollimit të tij, dhe nuk ka se si të dijë që hipoteza ngrihet vetëm atëhere kur nuk ka zgjidhje. Kalimi i saj në teori është një ëndër e pazgjidhëshme; pikërisht kjo është brëndia e idevefetare dhe këtë nuk ka për ta zgjidhur asnjeri në historinë e njerëzimit duke përfshirë edhe fundin e njeriut në Tokë, kohë në të cilën njeriu do të ketë formuluar perëndinë e re dhe të fundit të tij.

Çfarë të reja na sjell autori ynë me këtë parafrazim mbi hipotezën:


Së pari, hipoteza, si formë e mendimit abstrakt nuk është formë e zhvillimit të njohjes dhe nuk hap asnjë rrugë në drejtim të njohjes së ligjeve të natyrës. Përkundrazi, ekzistenca e saj tregon për paaftësi zgjidhëse të problemeve dhe për një etapë kohore mashtruese mbi çbazë realizohen eksperimentet mbi shoqërinë njerëzore. Hipoteza nuk mund të kthehet kurrë në realitet, sepse në të kundërtën nuk do të kishim një pozicion të tillë. Ideja fillestare për zgjidhjen e një problemi quhet projekt dhe jo hipotezë.


Së dyti, kalimi i hipozezës në një hipotezë pa baza, ,ose në një teori, është një lojë fjalësh pasi një dukuri (hipoteza) nuk mund të gjëndet në dy pozicionie paraardhëse shkakësore mbi çbazë të kemi dy pasoja të ndryshme. Këtu termi hipotezë është sajuar për t’i paraprirë teorisë leniniste si një aplikim i drejtë dhe pozitiv, kur që në fillim ajo ishte e dështuar për shkak të pjesmarrësve në revolucionin bolshevik (sipas teorisë së Marksit). Ai revolucion nuk vërtetoi teorinë e marksit, siç na kanë shpjeguar nëpër shkolla, por teoria e Marksit argumenton se revolucioni e tipit bolshevik nuk të çon në zhdukjen e klasave shoqërore, por në zëvëndësimin e klasave politike në drejtimin e shtetit.


Së treti,autori pretendon se Marksi pat arritur në përfundimin se lufta e klasave çon medoemos në diktaturë të proletariatit. Unë pretendoj që kjo nuk është e vërtetë, bile akoma më tej, është një gënjeshtër politike për qëllime politike. Ishte Lenini ai që formuloi këtë postulat për qëllimet e tij dhe sot (2009) unë dyshoj në të gjitha përfundimet e teorisëmarksiste. Atë që na kanë thënë nëpër shkolla janë përfundime të Leninit dhe aspak thelbi i teorisë marksiste. E them këtë sepse nuk ka asnjë mundësi të studiohet lufta e klasave pa u studiuar më përpara dinamika historike e klasave shoqëroredhe ajo e luftës, gjë të cilën Marksi dhe Engelsi nuk e kanë bërë (sipas letrës së Engelsit drejtuar Meringut më 1893). Studimi i tyre (gjë e realizuar në vëllimin “Njerëzimi dhe Lufra”, në kuadrin e “Tjetërsimi i historisë, ose ndërgjegjja e ngjarjes”, vëll. 3) dhe konkluzionet përkatëse nuk të çojnë kurrsesi në përfundmin e lartpërmëndur, përkundrazi ato të çojnë në përfundimin se proletariati lind gjatë rendit të kapitalit dhe zhduket vetëm brënda tij pa u realizuar si klasë shoqërore. E sa për luftën e klasave, ajo tashmë është një utopi, jo vetëm në mbështetje të teorisë së absolutizmit analitik që nuk lejon përsëritjen e një ngjarjeje në dy kohë të ndryshme në një hapësirë të vetme, për edhe për një fakt tjetër; heterogjeniteti i racës njerëzore nuk do të lejojë kurrsesi polarizimin e shoqërisë njerëzore në përmasat që ideoi shkolla bolshevike. Është absolutisht e pamundur të kemi një klasë “borgjeze” internacionale dhe një klasë skllevërish po të tillë në mënyrë që të realizohet konfrontimi midis tyre. Teoria e Marksit ka tjetër përmbajtje nga këto përralla mbi diktaturën e proletariatit.


Së katërti, kthimi i hipotezës bolshevike (sikur e ka thënë Marksi) në teori shkencore është një mashtrim që realizon autori ynë jo vetëm sot, por edhe atëhere kur jepte leksione nëpër auditorët e universiteteve shqiptare.

Përfundimisht hipoteza nuk ka asnjë rëndësi dhe asgjë konkrete. Ajo nuk ka përmbajtje dhe as zhvillim në vazhdimësinë e kohës: hipoteza mbetet hipotezë sepse është e tillë përgjithmonë.


Kalimin e hipotezes ne teori, bolsheviket e kane pasur te domosdoshme pasi ne baze te kesaj formule ata krijuan nje sere perfundimesh antihistorike dhe arbitrare duke ngritur ne te verteta absolute te pamunduren dhe kalimtaren. Ishte Lenini ai qe u muar pikerisht me kete situate duke treguar se marksizmi nuk kishte autor permbyses me te sakte dhe karizmatik. Teoria leniniste e permbysi marksizmin qe ne hapat e tij me te para (artikulli: Rreth Shteteve te Bashkuara te Europes, artikull i cili paralajmeroi ndryshimin thelbesor te marksizmit) dhe ne vazhdim e vulosi me broshuren: Imperializmi, si faza me e larte e zhvillimit kapitalist). Ishte fillimi dhe fundi i nje teorie, qe duke u kthyer ne praktike shkaktoi dhimbjet me te medha ne historine e njerezimit pergjate shekullit te XX-te, te barabarte me te gjitha tragjedite shoqerore ne historine e njerezimit te meparshme të marra së bashku. Dhe per te mbuluar kete kompleks tragjik, bolshevizmi akuzoi kapitalizmin se permbante nje faze e cila ishte shkalla me e larte e tragjedise njerezore. Eshte lektori yne qe na e trasmeton kete akuze ireale dhe fshehjen e krimit nga ana e bolshevikeve. Sipas tij:

“Vetë jeta dëshmon, se imperializmi nuk e dorëzon në mënyrë vullnetare pushtetin, se lufta është bashkëudhëtare e përherëshme e imperializmit dhe se ky është xhelat i popujve dhe shfrytëzues ndërkombëtar” ( po aty, f. 149).

Qe ne fjalen e pare autori mundohet te mashtroje lexuesin me ane te bllofit duke futur si konteks vertetues jeten shoqerore, gje qe eshte e pamundur kur nuk di dinamiken historike te imperializmit, dmth abc e tij. Autori yne nuk di cfare perfaqeson imperializmi ne historine e njerezimit dhe ne cfare rendesh shoqerore, apo ne cfare fazash te ketyre rendeve, ekziston. Me sa kam kuptuar as vete Lenini nuk i ka ditur keto gjera perderisa e konsideronte imperializmin si faze vetem te rendit kapitalist, pasi prej ketej ai formuloi tezen e tij te re mbi mundesine e shperthimit te revolucionit proletar.

Problemi sot eshte shume i qarte dhe eshte ky pozicion i kapitalizmit te sotem qe e ka rrezuar te gjithe tezen leniniste, por eshte mire t’u shpjegohet njerezve se cfare ka ndodhur ne fushen e teorise sociale dhe cfare ka ndodhur ne realitetin historik pergjate shekullit te XX-te. Perse e perdori Lenini kete teze dhe cfare perfaqeson ajo ne realitet?


Per t’ju pergjigjur kesaj pyetje une mendoj se eshte teper e lehte, por me perpara duhet kuptuar se cfare perfaqeson fjala imperializem ne shkencen e gjuhesise. Në fjalorin politik të Oxfordit jepet një panoramë mbi këtë fjalë përmbajtja e së cilës nuk më kënaq, akoma më tej autori i librit është munduar me të gjithë mënyrat ta plotësojë kuadrin analitik për t’ju afruar sa më shumë Leninit edhe pse ky i fundit i largohet pambarimisht Marksit. Sipas këtij fjalori (me autor Iain Mc Lean, Tiranë 2001): “Disa analistë thonë se ideja e imperializmit humb vlerën e vet kur ai njëhsohet me kapitalizmin ndërkombëtar, në të cilin pabarazitë e pushtetit e pushtetit ekonomik dhe integrimi janë të pashmangëshëm. Ata hedhin poshtë shpjegimet që nisen nga një shkak i vetëm dhe nënvizojnë se duhen përcaktuar saktësisht marrëdhëniet e sundimit dhe të nënshtrimit ekonomik para se të thuhet se imperializmi rrjedh nga ekzistenca e marrëdhënieve të pabarabarta ekonomike” (f. 204). Por fjalori nuk thotë se cili është niveli ekonomik e pjesmarrësve në këto marrëdhënie të pabarabarta. Unë nuk di ndonjë luftë imperialiste midis një superfuqie dhe një vëndi të prapambetur, përkundrazi di që lufta midis vëndeve të zhvilluara për rindarjen e influencës politike dhe ekonomike emërtohet luftë imperialiste (lufta e I-rë, 1914-1918 dhe e dytë, 1939-1945). Sipas fjalorit të mësipërm imperializmi është pjesë e pandarë e rendit të kapitalit dhe këtu kemi një përputhje me idetë e Leninit, të cilat ky fjalor i analizon. Une pretendoj se nocioni imperializëm nuk duhet të përputhet me kete hapësirë analitike, sepse në këtë rast ajo ngre një akuzë të paqënë dhe mbulon pozitivitetin e zhvillimit kapitalist mbi çbazë dalin një sërë përfundimesh krejt të tjera dhe rolin përfundimtar të luftës. Për të qënë më të saktë nocioni imperializëm, sipas kësaj forme, është në kundërshtim me idetë marksiste dhe me sa kuptoj fjalori kërkon të mbulojë mospajtimin e Marksit me Leninin në këtë temë. Imperializmi nuk duhet konsideruar fazë zhvillimi, por pozicion relatash midis të barabartëve në zhvillimin shoqëror. Dhe ky pozicion është i lashtë sa prania e dy komunave primitiva pranë njërë-tjetrës, të cilat kur janë të diferencuara në këtë zhvillim bashkohen dhe kur janë të barabartë konfliktuohen mbi çbazë ka lindur lufta për herë të parë. Për herë të parë në Europë pozicioni imperialist është midis qytet-shteteve helene (Athina dhe Sparta), vazhdon midis shteteve skllavopronare (Roma-Kartagjena). Përmasat e luftës midis Hanibalit dhe konsujve romakë ishte një luftë imperialiste, kur e njëjta gjë nuk mund të thuhet midis romakëve dhe Pirros së Epirit. Po ashtu lufta e fiseve gjermane me Perandorinë në përmbytje të Romës nuk mund të konsiderohet luftë imperialiste. Dmth ka një pozicion të përcaktuar saktë midis të konfliktuarve kur lufta emërtohet luftë imperialiste. Zhvillimi i pabarabartë ekonomik midis vëndeve dhe popujve është një ligj absolut i zhvillimit të nënës sonë natyrë dhe jo vetëm i rendit të kapitalit. Është kjo pabarazi që bën të domosdoshme kategorinë domosdoshmëri-liri në themel të së cilës qëndron ndarja e punës. Por kjo nuk mund të përgjithësohet për të gjithë njerëzimin si shkaku fillestar: Është pikërisht ky fenomen natyror që çon në zbulimin e parimit të lindjes së njeriut në Tokë dhe shkakun e zhvillimit të pabarabartë të vëndeve brënda një race dhe midis racave. Fjala bëhet për faktorin kohëlindje mbi çbazë është formuar heterogjeniteti social midis vëndeve. Deri më sot studiuesit nuk janë marrë me këtë problem dhe problemi ka ngelur në fantazitë e Leninit. Në qoftë se do të analizohet i gjithë proçesi do të shikohet se zhdukja e pabarazisë brënda një populli është një lojë fëmijësh në raport me zhdukjen e pabarazisë sociale midis racave dhje këtu qëndron e fshehta e nocionit imperializëm. Ku fillon dhe mbaron detyra e shtetit? Si ka lindur dhe si mund të vdesë? Kush është rendi i fundit shtetëror? A përputhet detyra historike e shtetitmepabarazinë e racave? Cili është funksioni i pozicionit imperialist me këto detyra? Ja që teoria leniniste i ka bërë çorap punët me teorinë mbi imperializmin. Në qoftë se do të pranojmë që shteti kapitalist është forma e fundit e shtetit, atëhere detyra e tij sapo ka filluar, për të mos thënë se nuk ka filluar akoma. Problemi nuk duhet shtruar për një popull dhe as për një grup popujsh dhe, për të qënë të saktë, as me një racë të vetme. Pastaj, pa paragjykime, diferencimi social brënda njërace ka raste që është më i madh se midis racave dhe për fatin e mirë, apo të keq, këtë fenomen e disponon raca e bardhë që konsiderohet si raca më e zhvilluar kapitaliste sot në botë. Të eleminosh dallimet midis popujve të Europës dhe popullit shqiptar do të thotë të influencosh në mënyrë të drejtëpërdrejtë mbi nënën tonë Natyrë. Kështu që rendi kapitalist ka një detyrë shumë-shumë më të madhe se të gjithë rendet e tjerë shoqërore të paraparë dhe rendi që pozicionet imperialiste do t’i ketë kalimtarë disa herë gjatë jetës së vet. Deri më sot ne kemi hasur pozicionin imperialist midis shteteve të racës së bardhë dhe me pjesmarrjen e Japonisë (ShBA, Kanadanë dhe Australinë nuk mund të analizohen sipas këtij konteksi, përkundrazi ato shërbejnë për të argumentuar barazinë sociale midis racave në sajë të influencës së njeriut mbi njeriun). E thënë me fjalë të tjera pozicioni imperialist i shteteve përgjatë rendit të kapitalit do të jetë kalimtar dhe jo shkakësor i fundit të tij. Ky përfundim e përmbys teorinë leniniste në thelbin e saj.


Lenini e përdori këtë term për të justifikuar influencën e padiskutueshme të Europës mbi Rusinë dhe mbi vetë revolucionin bolshevik. Ajo i shërbeu bolshevikëve për të ngritur aparatin e ushtrisë, policisë, shërbimit të fshehtë sipas mësimeve dhe normave të botës së kapitalit mbi çbazë mashtroi një sërë popujsh me përrallat mbi revolucionin socialist, proletar, diktaturën e proletarëve pa shpjeguar më përpara hapësirën përmbledhëse të proletariatit, botës së kapitalit, vetë shtetit (broshura Shteti dhe Revolucioni është një punim me konkluzione të paplotësuara sipas qelizave pjesmarrëse të vetë shtetit dhe sidomos të pronës private. Në këtë vepër Lenini është tipikisht antimarksist) dhe dinamikës së ardhëshme të shoqërisë. Në këtë pikë ai nuk arriti të kuptojë ligjin bazë të dialektikës mbi pajtimin e ekstremeve, pasi nuk ka qënë i aftë të përcaktojë këto ekstreme. Raporti i imperializmit me fundet e llojeve të shteteve e rrëzon pretendimin e Leninit pasi rezulton se shteti kapitalist duhet të jetë i vetmi shtet i përbotshëm me arenë të përbotshme dhe detyrimisht në fundin e tij nuk mund të ketë fazë imperialiste siç ka ndodhur me të gjithë llojet e shteteve të parapara.

Autori ynë pretendon se lufta është bashkudhëtar i përhershëm e imperializmit, por duke mos nxjerrë përmasat hapsinore të shtetit, si shtet, dhe shtetit kapitalist, nuk ka arritur ta përfundojë deri në fund llogjikën e tij mbi lidhjen e luftës me imperializmin. Për të bërë këtë është e nevojshme të studiohentë gjitha luftrat e njerëzimit mbi çbazë do të dalin format elementare të saj: si lind lufta, si vashdon lufta, kush janë aktorët dhe autorët e saj (këtë gjë unë e kam bërë tek “Lufta dhe Njerëzimi”, vëll. III i “Tjetërsimi i historisë ose Ndërgjegjja e ngjarjes”). Do të dalin format e njëpasnjëshme të luftës, cila është forma e parë dhe cila është forma e fundit. Unë me sa di Lenini nuk është marrë me këtë problem dhe detyrimisht nuk ka pasur se si të nxjerrë një përfundim të saktë. Përfundimi i lidhjes së luftës me imperializmin është një përfundim politik dhe aspak shkencor. Paraprakisht pozicioni imperialist i luftës në Tokë ka marrë fund një herë e mirë dhe kjo për faktin më të thjeshtë fare: raca e bardhë është shkëputur një herë e mirë nga pozicioni imperialist brënda saj duke u zhvilluar në kundërshtim me dëshirën e Leninit tek broshura “Rreth shteteve të Bashkuara të Europës”, dhe duke marrë komandën e zhvillimit kapitalist të Globit. Gjithsesi të ndodhin ngjarjet kërkush nuk mund të parashikojë dot se si do të jetë fundi i rendit kapitalist. Por për një gjë jam i sigurtë: fundi i këtij rendi nuk do të realizohet me vazhdimin e politikës me mjetet e dhunës. Historia e natyrës ka një ligj: ajo nuk përsëritet në një vënd. Kjo do të thotë që shteti nuk ka lindur me luftë dhe nuk ka pse të vdesë me luftë. Lufta shërbeu për të përmbysur rendin feudal dhe kjo ka qënë detyra thelbësore e luftës në historinë e njerëzimit. Pastaj lufta ka lindur shumë më përpara shtetit (nga prania e dy komunave primitive pranë njëra-tjetrës – thotë Engelsi) dhe detyrimisht do të jetë e pranishme edhe pas vdekjes së shtetit kapitalist. Problemi nuk është siç ka pretenduar Lenini dhe shkolla bolshevike nuk ka qënë e aftë ta zbërthejë këtë problem në asnjë qelizë të vet. Kjo e fundit realizohet duke ndryshuar metodikën studimore të botës së njeriut dhe unë pretendoj se ajo ekziston po të bashkohet Hegeli me Marksin dhe Ajnshtajnin.


E sa për xhelatin e popujve dhe shfrytëzimin ndërkombëtar të jeni të sigurtë se bota e kapitalit dhe pozicioni imperialist i saj janë shumë – shumë herë më të dobët se bota e komunizmit tuaj, i nderuar lektor. Të paktën populli shqiptar është dëshmitari më i saktë i këtij përfundimi dhe e di mirë se kush është xhelat dhe shfrytëzues. Në këtë pikë ju kërkoni të realizoni një mashtrim të paskrupullt dhe nuk e di a ju vjen kush pas.


Megjithëatë unë pretendoj se ju e keni zgjeruar tej masës këtë mashtrim në punimin tuaj duke tentuat për të fshehur krimin politik, ekonomik dhe shoqëror të Enver Hoxhës dhe bashkëpunëtorëve të tij gjatë gjithë epokës 48 vjeçare. Në kuadrin e analizës së praktikës si bazë të njohjes dhe si kriter i së vërtetës ju keni arritur në përfundimin se:

“Kështu, në këtë proçes (bëhet fjalë për transformimin e objektit, të punës, ku subjekti trasnformon, në të njëjtën kohë, vetveten, GH) doli në plan të parë ndjenja e kolektivizimit socialist, nënshtrimi i interesit vetjak ndaj interesit kolektiv. Shëmbujt janë të shumtë. Fshatarët e Shqipërisë së Jugut dhanë pa shpërblim bagëti për kooperativat e reja të zonave malore, të cilat ishin të varfëra. Ata dërguan nga Tragjasi një brigadë për të ndihmuar disa kooperativa të tilla në Veri të vëndit. Në këtë mënyrë, ne shohim një qëndrim masiv, që nuk ishte parë kurrë ndaj pronës private. Kjo është një dëshmi, se revolucioni socialist eci në vëndin tonë në rrugë të paçara” (po aty, f. 153).

Nuk e besoj se mund të gënjehet më bukur, duke gënjyer më përpara vetveten. Të pretendosh se je materialist dhe të pranosh ekzistencën e ndjenjës kolektive socialiste jashtë rendit shoqëror do të thotë se: ose je në kohën e komunës primitive (dhe kështu është), ose je në epokën e komunizmit iluzor të bolshevikëve (kjo nuk ka mundësi të realizohet ndonjëherë tek populli shqiptar). Më përpara autori duhej të na thoshte se kur ka ndodhur kjo në planin kohor dhe të përqaste historinë milionavjeçare të popullit shqiptar me këto dukuri për të parë se a mund të përputhen; në qoftë se po me cilin rend shoqëror dhe me çfarë faze të këtij rendi. Po të kishte bërë këtë do të arrinte në të tjera përfundime dhe nuk do të kishte pasur nevojë të shkonte më larg se vitet 1943-1944, atëhere kur brigadat partizane asgjësonin kundërshtarët politikë në Jug; dhe vitet 1945-1452, atëhere kur brigadat e sigurimit të shtetit vidhnin pasuritë dhe vritnin kundërshtarët e vet politikë duke zhdukur fshatra të tërë në Veri. Duhet thënë më përpara kjo, pastaj të vimë tek ndjenja kolektive e socializmit dhe ndaj pronës private. Problemet nuk janë kaq të thjeshta sa me një të rënë të lapsit të zhdukësh faktet historike dhe të sajosh një ndërgjegje alienësh. Zoti lektor e temave filozofike, këto që thua janë pjesa më pikante e propogandës komuniste të Enver Hoxhës dhe ato nuk përbëjnë çështje të dialektikës materialiste, por krimin politik te realizuar nga komunizmi shqiptar. Le të shohim gjërat më avash dhe në përputhje me dinamikën historike të popullit shqiptar.


Se pari, ju pretendoni se gjate proceseve shoqerore ne Shqiperi ka ndodhur transformimi i ndergjegjes se shqiptareve dhe kjo ne Jugun e Shqiperise, pasi fshataret e Jugut na paskan ndihmuar ata te Veriut. Se cili eshte pozicioni i popullates se Jugut te Shqiperise ne lidhje me proceset e ndryshme shoqerore e muarem vesh nga analiza qe i bente kesaj popullata avokati i nderuar Vasil Dilo ne kuadrin e konkluzioneve mbi Protokollin e Korfuzit (shih albanovaonline.com ose logoreci.com). Por qe te paraqesesh si ndergjegje kolektive urdherin e Enver Hoxhes per te derguar ne Veri ate qe ishte vjedhur para 20 vjeteve eshte nje sencasion gazetaresk i pa vlere. Pastaj te thuash se kooperativat e Veriut ishin te varfëra ne raport me ato te Jugut do te thote jo vetem te genjesh, por te mashtrosh ne menyre te paskrupullt nje popull te tere. Sipas vjetareve statistikore te RP te Shqiperise dhe RPS te Shqiperise rezulton se vlerat me te medha ekonomike ne Shqiperi jane krijuar kryesisht ne Veri dhe kjo per faktin me te thjeshte fare pasurite minerale, ujrat dhe pyjet gjendeshin kryesisht ne vere, ndersa ne Jug ndodheshin vetem vendburimet e naftes dhe fushat bujqesore. Nga pikepamja blegtorale kopete gjigande (te para 1945) te deleve, lopeve, dhive dhe derrave ndodheshin perseri ne Veri dhe kjo fale karakterit blegtoral qe kishin zonat malore. Atehere per cfare varferie ben fjale lektori yne? A nuk do te ishte me e ndershme te thuhej qe politika e PPSh e varferoi popullaten e Veriut ne favor te Jugut pergjate viteve 1945-1970 deri ne ate mase sa kur u vendos kolektivizimi e fshatrave te Veriut u pa se ato ishin katandisur per buken e gojes. I nderuar lektor, kur flasim per ate kohe dhe per ate zone, nuk mund te behet fjale per varferi historike per rrethane ekonomike, por, kryesisht, per varferi ekonomike per rrethana politike te akorduara nga PPSh. Kjo nuk eshte thene asnjehere dhe jane perdorur te gjitha menyrat per t’i fshehur dhe per t’i tjetersuar ne konkluzion duke e akuzuar popullaten e Veriut si dembele, te trashe, antishqiptare, antikomuniste dhe antisocialiste, kur realiteti historik i 2000 viteve te fundit flet per te kunderten. Po, popullata e Veriut ka qene vetem antikomuniste dhe jo e cdo antikomunizmi, por e antikomunizmit enverist. Kjo eshte e vertete dhe e ka nje kuptim: pushteti i komunizmit enverist i vodhi per 48 vjet pa pashim ne menyre te paskrupullt duke i detyruar te punojne per buken e gojes, dmth i ktheu ne skllever, gje e parealizuar nga relatoret helene, romake, bizantine, otomane, fashiste e naziste te marre se bashku (per te kuptuar kete ben mire te lexosh: Populli shqiptar dhe pushtuesit antikombetar, botuar ne albanovaonline.com dhe logoreci.com). Atje do te gjeni i nderuar lektor se kush e ka varferuar ne realitet popullin shqiptar dhe kush kane qene pushtuesit e vertete te popullit shqiptar.


Se dyti, ju pretendoni se ne Shqiperi brenda 25 viteve u transformua ndjenja shqiptareve nga interesi privat ne interes kolektiv dhe e gjithe kjo ne saje te revolucionit socialist. Nuk e di a e keni me gjithe mend, apo me shaka kete perfundim, por gjithsesi duhet te argumentoni me perpara qenien ne nje faze socialiste te jetes shoqerore ne Shqiperi jo sipas propogandes, sepse ajo vetem ka genjyer, por sipas qelizave perberese te shoqerise, ku analiza e prones private tregon tjeter hapesire organizimi shoqeror te shqiptareve përpara 1945. Keshtu qe te mund te argumentosh pretendimin tend me perpara duhet te vertetosh parakalimin e te gjitha rendeve shteterore nga ana e shoqerise shqiptare gje qe kerkush nuk di ta beje ne Shqiperi. Eshte nje problem disi i veshtire, por i vetmi qe mund te zgjidhet sipas metodikes marksiste dhe qe ju nuk e keni bere kurre, sepse nuk ju ka leverdisur. Perkundrazi propoganda komuniste sajoi shtetet ilire, shtetin arber, shtetin e Skenderbeut, principatat feudale, kryengritjet antiromake, antibizantine, antiosmane, kryengritjet antifeudale, antizogiste, revolucionin proletar dhe, se fundi, revolucionin socialist. A e kuptoni i nderuar lektor se ngjarjet historike nuk mund te sajohen dhe rendi shoqeror i popullit shqiptar eshte rrjedhoje e ligjeve te natyres dhe jo e ligjeve te njeriut. Me paraardhesit e larget te shqiptareve ka ndodhur ajo qe nuk eshte perseritur ne asnje race tjeter: mbijetesa rastesore e filleses se races se bardhe para milionavjecareve, ne kundershtim me racat e tjera. Duke qene keshte shqiptaret i nenshtrohen te tjera ligjeve shoqerore, dhe keshtu ka ndodhur, te cilat as epoka e heleneve heroike nuk i permbante sepse ishte me e avancuar. Atehere mbi c’baze teorike ju i nderuar lektor merrni persiper injektimin tek shqiptaret te nje rendi qe mund te aplikohej (po e konsiderojme te sakte teorine e Marksit per kete problem) vetem pas disa milionavjecareve? Dialektika juaj materialiste nuk e njeh lidhjen e shpejtesise se zhvillimit me kohelindjen dhe detyrimisht nuk ka pase se si ta zgjidhe kete problem as ne fushen e teorise. Te gjitha keto tregojne se epoka e komunizmit shqiptar eshte veprimi antihistorik mbi nenen tone natyre dhe konkretisht mbi shqiptaret. Ja perse ajo epoke eshte epoka me antishqiptare dhe me antihistorike ne historinee popullit tone. Tani, duke u rikthyer tek ideja juaj mbi transformimin e ndergjegjes nga ana e revolucionit, si ka mundesi te ndodhe kjo kur shqiptaret ekzistencen e prones private e mesuan vetem ne shekullin e XX-te? Si ka mundesi qe shqiptaret e epokes komuniste na qenkan kujtuar per ndjenjen kolektive kundra ndjenjes personale kur deri me 1944 ekzistenca e saj ishte i vetmi promotor i moseleminimit te tyre nga historia? I nderuar lektor, ju keni marre antributet e popullit shqiptar duke i paraqitur si veper te komunizmit. Jam i detyruat t’ju them se kjo eshte nje genjeshter e shemtuar.


Se treti, dhe se fundmi, ju thoni se revolucioni socialist eci ne Shqiperi ne rruge te pacara. Ka ardhur koha t’u themi shqiptareve se termi revolucion socialist eshte perdorur per te fshehur gjurmet e diktatures antishqiptare te Enver Hoxhes duke mos pasur asnje lidhje, qofte dhe empirike, me teorine marksiste, jo vetem pse Marksi dhe Lenini jane krejt te kundert kundrejt njeri – tjetrit. Cdo gje e thene ne emer te filozofise marksiste ka qene, ne realitet, nje antimarksizem i kulluar dhe e gjitha kjo pasi populli shqiptar me zhvillimin e vet shoqeror nuk perbente nje zhvillim kapitalist me industri te zhvilluar dhe proletariat te organizuar ne klase shoqerore me vete. Ky fakt eshte i afte te argumentoje moslidhjen e marksizmit me praktikat e PPSh dhe detyrimisht nuk ka se cfare revolucioni te kete ndodhur ne Shqiperi dhe cfare rruge e paçare ka ekzistuar tek ne, pervec antishqiptarizmit primitiv.


Ne realitet ketu del ne pah pika ku Marksi ndryshon nga Lenini dhe ku ky i fundit e ndryshoi banalisht te parin. Pa dyshim qe kjo ka qene e domosdoshme te behej ne menyre qe te justifikohej revolucioni bolshevik. Per here te pare kjo eshte bere me 23 gusht 1915 ne gazeten “Social-Demokrat”, qe botohej ne Zyrih e financuar nga anglezet, ku Lenini botoi artikullin e tij “Rreth shteteve te bashkuara te Europes” dhe nuk është mirë të merren ngapublikimet e artikujve te vepres se 35 (1912-1922), që nënkupton vitet e fundit te jetës së Leninit. Qe ketu fillon pasaktesia dhe kjo e gjitha në kuadrin e dialektikës materialiste kur thelbi i saj përfshihet ne dialektiken historike. A nuk përbën kjo nje shkelje te metodikes materialiste, por që autori e përdor shpesh e më shpesh; akoma më tej thellohet në këtë lloj arësyetimi pikerisht tek dialektika e të vërtetës të cilën ai e specifikon në relative dhe absolute pa i thënë lexuesit se termi e vërtetë relative është krijuar për të mbuluar mosnjohjen dhe mashtrimin e përdorur. E gjithë kjo në kuadrin e pikës ku Lenini e ndryshoi Marksin për interesat e tij. Sipas autorit tone:

“E vërteta nuk ka karakter abstrakt. Ajo është gjithmonë konkrete. Në lidhje me këtë, ajo duhet të shihet në kushtet e kohës dhe të vëndit. Kështu, për shëmbull, Marksi në epokën e kapitalizmit paramonopolist përpunoi teorinë e fitores së revolucionit socialist në të gjithë vëndet, ose në shumicën e vëndeve në të njëjtën kohë (pikërisht kjo nuk është e vërtetë; -gjeni një vënd të vetëm të lidhjes së termit revolucion socialist me kohëfitimin e revolucionit të shkruar nga Karl Marksi, GH), kurse Lenini përpunoi në kushtet e imperializmit teorinë e fitores së revolucionit socialist në një vënd të vetëm, ose në disa vënde të marrë veças. Në pamje të parë këto përjashtojnë njëra-tjetrën. Por po të studiohen thellë, del se janë të drejta që të dyja. Teoria e Marksit është e drejtë për fazën para imperialiste të kapitalizmit, kurse ajo e Leninit -për fazën imperialiste të zhvillimit kapitalist. Njëkohësisht, mosmbajtja parasysh e kushteve të ndryshuara shpie në gabime. Kështu, teoria e Marksit nuk i përgjigjet fazës imperialiste të zhvillimit të kapitalizmit; teoria e Leninit, e drejtë për fazën imperialiste të zhvillimit të këtij, nuk i përgjigjet fazës paraimperialiste të zhvillimit të këtij. Në bazë të karakterit konkret të së vërtetës, Lenini ka shkruar: “E gjithë fryma e marksizmit, i gjithë sistemi i tij kërkon që çdo tezë të shqyrtohet vetëm: a – historikisht (pikërisht këtë nuk bëri Marksi, GH); b – vetëm në lidhje me të tjerat (këtu qëndron defekti i shkencës botërore prej 2700 vjetësh dhe Marksi nuk e ka kapur dot, GH); c- vetëm në lidhje me eksperiencën konkrete të historisë (kjo është një shpikje e shkollës bolshevike, pasi është e pavlerë, GH)” (Lenini. Veprat, vëll. 35, f. 200)” (po aty, f. 164).

Kur flasim për të vërtetën parasysh kemi vetëm botën e njeriut dhe jo fantazinë e tij. Ndarja e të vërtetave në konkrete dhe të abstrakte është e lidhur pikërisht me këtë marrëdhënie, por që autori ynë nuk e kupton dot. Analiza e të pafundmëve në kohë dhe hapësirë përfshihet në të vërteta abstrakte dhe ato nuk mund të përfshihen dot në konkrete edhe pse njeriu në një farë mënyre e argumenton këtë fakt. Por duhet vënë në dukje kjo ndarje pasi është e vetmja mënyrë për të argumentuar Zotin, gjë që materialistët (i thënçin) nuk kanë ditur ta bëjnë. Në qoftë se do të nisemi për të zbuluar format e para fetare do të kostatojmë se perëndia e parë e njeriut ka qënë vetë natyra në besimin pagan dhe ky ka qënë një besim konkret pa çka se ato nuk ndikonin mbi jetën e njeriut, por që dikur-dikur ka përcaktuar llojin e njeriut. Ky është një problem, të cilin materialistët e shekullit të XIX-të e kanë mbyllur në mënyrë arbitrare, por ai hapi probleme më të mëdha duke e vënë këtë degë të filozofisë në pozita inferiore karshi të tjerave. Pastaj format e tjera të besimeve fetare kaluan gjithmonë e më shumë drejt abstraksionizmit, por që nuk kanë përfunduar akoma, pasi forma e fundit fetare do të jetë e lidhur me botën jashtëtokësore pa mundur dot të kontaktojë me të. Janë probleme të cilat materializmi e shekullit të XIX-të nuk ka mundur t’i parashikojë dot duke e futur filozofinë në një qorrsokak për faj të tij. Për të mbuluar shterpësinë e tij në këtë fushë Marksi goditi Hegelin duke shpikur problemin kryesor të filozofisë pa çka se ai ishte gjithmonë një abstraksion dhe që autorit tonë nuk ja mban për ta sulmuar për gjënë më të thjeshtë: nuk e kupton dot.

Tentativa për të shpëtuar pozicionin e dyshimtë të tij dhe të teorisë e shtyn autorin të përdorë pamjen në funksion të kohës dhe vëndit paçka se me këtë ai mohon thelbin e të vërtetës. Problemi duhet trajtuar krejt ndryshe dhe këtë nuk kanë ditur të bëjnë materialistët e shekullit të XX-të duke ja lënë fajin dhe përgjegjësitë Karl Marksit. Në momentin që të vërtetën iluzore kërkojmë t’ja nënshtrojmë kohës dhe hapësirës i jemi shkëputur të vërtetës dhe jemi futur në botën e absolutizmit duke tentuar për të zgjidhur atë që mendimi filozofik helen nuk e zgjidhi dot. Kjo do të thotë se kërkesën për një metodikë të re autori ynë e konsideron njohje drejt konkretes. Problemi është pak i pazgjidhshëm me metodat ekzistuese dhe materializmi veteran për këtë ka vujtur prej shekujsh. Dyshimi dhe moszgjidhja e konkretes në planin real përbëjnë lindjen e domosdoshme të teorizimeve të reja dhe këtë relatori ynë mundohet ta kapërcejë me teorizimet e shkollës bolshevike.


E thënë me fjalë të tjera Marksi nuk ka përpiluar teorinë e revolucionit socialist për etapën paramonopoliste të rendit kapitalist. Kjo është një gënjeshtër shumë e thjeshtë dhe tregon qëllimin e atij që e ka shpikur. Relatori ynë bie viktimë e shkollës së tij duke treguar jo vetëm paaftësi, por, kryesisht, edhe tendencën e punës së tij. Nuk i biet fyllit gjithmonë në një vrimë dhe këtë shkolla sovietike e ka pasur moto të punës së vet prej afro një shekulli. Marksizmi i proletarëve lindi si një domosdoshmëri teorike pë të shpjeguar shfrytëzimin shtazor që borgjezia kolonialiste angleze realizonte meshtetasit e saj. Ajo shërbeu për të argumentuar rrugën se drejt kujt po shkonte shoqëria angleze e mesit të shekullit të XIX-të dhe ku pikërisht duhej të devijonte. Kjo përbën të renë për lektorin tonë, por dhe për leninistët e shekullit të XX-të, pasi në të kundërtën teoria marksiste duhet konsideruar si teori e kapitalizmit globalist pa pasur asnjë lidhje me proletariatin (hollësisht me këtë jemi marrë në një studim të veçantë në kuadrin e marksizmit – leninizmit dhe revolucionit social, por përciptas autori ynë mund të gjejë idetë e reja për këtë fushë në artikullin: Stalini teorik dhe epoka e tij socialiste, të botuar në albanovaonline.com, logoreci.com dhe gazetën “Ndryshe” datë30-31 korrik 2008 – 01 shtator 2008) jo se ai nuk ekziston, por sepse ai nuk mund të marrë përsipër të bëjë të kundërtën e asaj që njeriu ka bërë për mijëravjet në mënyrë të organizuar. Paaftësia e proletariatit, qoftë dhe në një vënd të vetëm, për t’u bërë klasë shoqërore shënon fundin e teorisë marksiste të interpretuar sipas shkollës sovietike.


Por kjo do të thotë se edhe Lenini nuk ka pasur asnjë mundësi teorike për të përpiluar ndonjë teori, sepse revolucioni bolshevik nuk ka qënë revolucion shoqëror që solli në skenën historike ndonjë oganizim shoqëror cilësisht të ndryshëm nga ai ekzistues. I gjithë interpretimi që i është bërë atij revolucioni është një mashtrim universal për qëllime krejt të tjera dhe nuk ka pasur lidhje të drejtëpërdrejtë me popullin rus. Në thelbin e tij revolucioni bolshevik ka qënë një grusht shteti i shoqëruar me luftë civile dhe një përsëritje e revolucionit borgjez rus të 1905-sës. Format e luftës që shoqëruan ngjarjet nga viti 1905 deri në vitin 1928 tregojnë se revolucioni bolshevik as që ka lidhje me teorinë e Marksit në mënyrë absolute. Po të analizohen këto forma do të shikohet që është vështirë të kapërcehet ligjësia natyrore që shoqëron botën e re sovietike në raport me botën ruse të kohës së Carit. Ndryshimi është thjeshtë sasior dhe cilësia bie në sy vetëm në klasën politike dhe asnjë hap më tej. Marksistët e shekullit të kaluar nuk kanë ditur rolin historik të shtetit, të atij kapitalist dhe cila është qeliza shoqërore që ndan shtetin nga jo shteti për të dy rastet ekstreme të tij (dmth kur lind dhe kur vdes). Në shekullin e XXI në popujt e zhvilluar të Europës kapitaliste po çfaqet tendenca e transformimit të shtetit borgjez në gjysëm shtet dhe kjo falë qelizës ushtri. Eleminimi i shërbimit të detyrueshëm ushtarak përbën hallkën e fundit të formimit të shtetit, por dhe hallkën më të parë të shpërbërjes dialektike të tij duke treguar se shteti e ka kryer detyrën e vet historike dhe po futet në një hapësirë të re dhe të paparë. Teoria e Marksit në këtë pikë ka nevojë të plotësohet, por jo të mohohet.

Kjo do të thotë se marksizmi nuk përjashtohet, në pamje të parë, nga leninizmi, por mohohet kryekëput nga ai dhe lektori ynë mundohet me fjalë të buta të mos e vërë në dukje në këtë formë. Në qoftë se teoria e Marksit nuk është një gjëndje të tregojë se si shuhet shteti nga pikëpamja materiale dhe ku qëndron thelbi i ekzistencës së tij, teoria leniniste është në gjëndje të na tregojë se si ndërtohet shteti, akoma më tej shteti i diktaturës partiake, dmth i sundimit të pakicës mbi shumicën dhe kthimin në skllevër të kësaj shumice. Nuk ka nevojë të shkojmë tek ligjet e Solonit apo të dymbëdhjetë tabelave, por mjafton të shikojmë ligjet leniniste mbi këtë shtet për të kuptuar se si lind shteti skllavopronar modern.


E keqja në teorinë marksite qëndron në mos mbështetjen tërësore të qelizave që ndërtojnë shtetin, por në njërën prej tyre: tek klasat shoqërore. Bile edhe kjo në mënyrë të pjesëshme duke mos përcaktuar rolin aplikativ që kishte klasa e punëtorëve në vazhdimësinë e shtetit klasor. Problemi ka qënë tepër i mangut dhe unë pretendoj për një tjetërsim të teorisë marksiste. E them këtë pasi përmbajta e veprës së tij bie ndesh me teorinë e luftës së klasave që paraqitet si vepra kryesore e Karl Marksit. Të flasësh për klasat shoqërore dhe t’i atribuosh atyre një luftë të përbotëshme, si vazhdim i politikës me mjetet e dhunës, do të thotë të mos kesh kuptuar historinë e klasave shoqërore në planin dialektik. Unë nuk kam gjetur tek asnjë vepër e Marksit dinamikën e këtyre klasave shoqërore dhe detyrën që ka seicila prej tyre. Nuk është i mjaftueshëm përcaktimi i proletariatit si klasë shoqërore që përmbys borgjezinë dhe e sundon atë. Kjo është një përrallë që nuk mund të besohet më, pasi nuk është e shoqëruar me elementët e tjerë shoqërore që i bashkangjiten dinamikës së klasave shoqërore. Janë pikërisht këta elementë të marrë së bashku që përcaktojnë dinamikën specifike të klasave shoqërore ku kuptimi leninist është me të vërtetë skandaloz. Marksi nuk përcaktoi dinamikën e klasës së borgjezisë përtej kohës së tij, që përputhej me globalizimin e saj. Në qoftë se klasa politike bëhet ndërkombëtare, po elementët e tjera çfarë rruge do të kenë? Si zhvillohen ato në kuadrin e globalizmit kapitalist. A është rendi kapitalist rendi i fundit shtetëror dhe rendi i parë botëror? Në qoftë se po, atëhere teoria e Marksit ka nevojë të modifikohet pasi ajo nuk përmbledh dinamikën e qelizave shoqërore që ndërtojnë shtetin e së drejtës në kuadrin e shtritshmërisë globaliste. Këtu problemi është krejt tjetër për tjetër nga ajo që na paraqet teoria e tij.

Në qoftë se ne do të marrim në konsideratë frymën marksiste do të shikojmë se ajo ka një tendencë pozitive, që duhet marrë në konsideratë, por jo në pozicionin interpretativ të shkollës bolshevike. Analiza e të tre pikave leniniste të kësaj fryme tregon se marksizmi pikërisht në këto tre pika është defektoz dhe Lenini e ka përdorur për ta përmbysur atë. Në qoftë se pranojmë se problemi duhet parë historikisht ai në radhë të parë i duhet përcaktuar dialektika, dmth lindje – zhvillim – vdekje. Dhe po të ishte bërë kjo, atëhere përfundimet marksiste bolshevike (unë nuk di të ketë përfundime të tjera dhe kjo përbën gabimin tim, pasi duhen parë punimet origjinale në gjermanisht dhe anglisht të kohës) duhen ndryshuar pothuajse tërësisht, pasi Marksi nuk është marrë me këtë punë (letra e Engelsit drejtuar Meringut më 1893 e përligj këtë pretendim). Në qoftë se pranojmë që problemi duhet parë në raport me të tjerët, atëhere shkenca botërore ka nevojë të përmbyset, pasi shkaku i lëvizjes është i parë vetëm sipas dinamikës së brëndëshme të objektit që lëviz dhe këtu fillon e mbaron një gabim prej mbi 2600 vjetësh që i ka shkaktuar njerëzimit shumë dhimbje. Është një problem i pa kapur nga Marksi jo vetëm atëhere, por dhe sot ky devijim është pak i vështirë të sulmohet kaq hapur dhe pa pasoja. Do t’i rikthehemi këtij problemi në kuadrin e lëvizjes në natyrë. Në qoftë se pranojmë që problemi duhet parë në lidhje me eksperiencën nuk ma merr mëndje se lektori ynë do të thotë më tepër, kur në realitet pranimi i eksperiencës në zhvillimet shoqërore është i lidhur me majat efilozofisë dhe të shkencës ku puna interpretative e Ajnshtajnit duhet marrë për bazë vetëm për botën e njeriut pa kaluar në botën e fizikës pasi ajo që ka ndodhur në Tokë për mijëra e mijëra vjet është e aftë të argumentojë se si ka ndryshuar ky njeri në bazë të botës së relacioneve universale ku paradoksi i binjakëve ka përmbysur shumë pikëpamje duke lënë në errësirë pasojat e dukurisë. Problemet nuk janë kaq të thjeshta që të mund të përmblidhen në fjalën eksperiencë. Kjo e fundit e humbet kuptimin kur kalohet tek një popull tjetër, komb tjetër apo racë tjetër. Kujtojmë fjalët e Hegelit mbi pamundësinë e mësimit të popujve nga njëri-tjetri. Problemi ka nevojë për një riinterpretim të dukurisë ku filozofia nuk e ka thënë akoma fjalë e saj. Unë pretendoj se raporti kohor-hapsinor e plotëson këtë kusht dhe këto parametra (shih albanovaonline.com, logoreci.com, gazetën “Ndryshe” dt. 24.07.2008).


Pasi na sorrollati nga njëri krah i dialektikës materialiste në krahun e dialektikës historike, më së fundi lektori ynë arriti në thelbin e dialektikës materialiste duke na paraqitur elementët më kryesore të tij. Si paraqiten me këtë dialektikë idetë e lektorit tonë? A përputhen me pozicionin materialist të filozofisë? Duke qënë produkt i shkollës bolshevike, në themel të së cilës ka qënë inproduktiviteti filozofik, është afër mëndsh se këto ide nuk mund t’i largohen pozicionit antimaterialist të tyre pa çka pretendimit edhe pse temat e kësaj fushe nuk prekin në mënyrë të drejtëpërdrejtë politikat sociale. E keqja është se ato kontraktohen me idetë e Leninit dhe këtu qëndron e keqja e autorit tonë, i cili duke dashur të mbrojë një të shtrëmbër pranon të jetë topall edhe pse ka dy këmbë duke mos i shërbyer popullit të vet. Po kujt i kanë shërbyer këta njerëz përgjatë gjithë kohës kur kanë mbajtur leksione nëpër auditorët shqiptarë?

Autori ynë merr përsipër të argumentojë saktësinë fallso të ideve leniniste paçka se ato bien në kundërshtim me bazat metodike të materializmit filozofik. Sipas tij:

“Të gjitha këto (fenoment e natyrës, GH) i kanë dhënë mundësi materializmit dialektik të përpunojë konceptin e materies. Materies iu ka dhënë përkufizim klasik Lenini në veprën e tij “Materializmi dhe empiriokriticizmi”. “Materia – ka shkruar ai në këtë vepër – është një kategori filozofike që shërben për të treguar realitetin objektiv që i jepet njeriut në ndijimet e tij, që kopjohet, fotografohet, pasqyrohet nga ndijimet tona, por që ekziston pavarësisht prej tyre” (Lenini: “Materializmi dhe empiriokriticizmi”,….f. 116).


Përkufizimi i Leninit përfaqëson përgjithësimin e karakteristikave esenciale, të përbashkëta, të të gjitha objekteve materiale, pa përjashtim. Ky koncept nuk mban parasysh atë që kanë të veçantë, karakteristike për llojin, objektet e veçanta (në këtë pikë autori ka bërë një operacion të vogël duke parashikuar rrëzimin e formulimit leninist për shkaqe të panjohura për të, por që është i pavlerë pasi gabimi është në thelbin e problemit dhe jo në anekset e tij, GH). Po cila është karakteristika e tyre e përbashkët? Karakteristika e përbashkët e tyre është të ekzistuarit objektivisht, pavarësisht nga ndërgjegjja jonë. “Nocioni i materies – shkruan Lenini -nga pikëpamja gnoseologjike nuk do të thotë asgjë tjetër, përveç kësaj: realitet objektiv që ekziston pavarësisht nga ndërgjegjja e njeriut dhe që pasqyrohet prej saj” (po aty, f. 166)”.

Kjo është e gjithë esenca e përkufizimit të nocionit materie sipas leninizmit, duke përfshirë edhe interpretimet e lektorit tonë, por duke shtuar edhe diçka tjetër që bëhet premisë për rrëzimin e teorizimit leninist. Sipas autorit tonë:

“koncepti i Leninit pranon mundësinë e njohjes së pakufishme të materies” (po aty, f. 168).

Pikërisht pretendimi i fundit bëhet shkaku i rrëzimit të ideve leniniste pasi mundohet të pajtojë dy të kundërta sipas konteksit kohor dhe hapsinor të ekzistencës.

Ne te vertete ne kete pike duhet te filloje rinovimi i filozofise materialiste, e cila ka vite qe hesht per paaftesi te theksuar produktive. Une pretendoj qe rishikimi i bazava elementare te kesaj filozofia do te conte ne nje bum interpretativ te themeleve te shkences. Pikerisht per te penguar kete ekziston formula leniniste mbi nocionin materie. Pretendohet se kjo formule eshte ne perputhje me zhvillimin e shkences dhe rivertetohet nga procesi i fundit. Kete gje na e ve ne dukje autori yne, i cili nuk perton dhe shkruan

“Koncepti leninist i materies jo vetëm që nuk bie poshtë, por gjen një vërtetim të ri në proçesin e zhvillimit të shkencave” (po aty, f. 169).

Une do t”i tregoj lektorit tone qe ky formulim qe ne nisje eshte gabim dhe nuk ka asnje aresye te vertetohet ne gabimin e vet. Ne qofte se kam pranuar qe problemi kryesor ne filozofi nuk eshte raporti midis materies dhe ndergjegjes duke u nisur nga karakteri kohor dhe hapsinor i seicilit element ne raport, i njejti problem qendron edhe ne perkufizimin leninist mbi materies. Ne qofte se pranojme se materia eshte e pafundme ne kohe dhe hapesire, si mundet te pasqyrohet, fotografohet dhe kopjohet nga njeriu kur njeriu eshte i fundem? Pastaj materia perben nje domosdoshmeri per ekzistencen e njeriut, kur njeriu eshte thjeshte nje rastesi pa asnje domethenie per materien. Mbi kete baze analitike si mundet valle t’i perbashkojme dy te kunderta ne nje elementte vetem? Qe te pranojme se ne kohon e Leninit nuk ishte zbuluar largimi i galaktikave nga njera – tjetra dhe kjo nuk mund te conte ne ndarjen e ishullit lendor nga materia, eshte e pa vlere, pasi materializmi i shekullit te XIX-te arbitrarisht kishte pranuar se materia eshte e pafundme ne kohe dhe hapesire duke e quajtur kete nje postulat. Gabimi eshte i njejte si per rastin e emertimit te nocionit ndergjegje, i cili nuk mund te lidhet me kategorine materie, por me lenden. Dmth perkufizimin e lendes Lenini e ka paraqitur per materies dhe ketu qendron themeli i gabimit. Kjo do te thote se teoria e leninizmit e ka hyjnezuar njeriun dhe e ka bere te pavdekshem me kete formulim. A ka idealizem dhe antimaterializem me te kulluar? Prej ketij gabimi rrjedhin me rradhe gabimi mbi mundesine e njohjes se materies, gabimi mbi ekzistencen e vete njeriut ne natyre, gabimi mbi mospërcaktimin e kohës dhe hapesirës së disponueshme të botes njerezore, gabimi mbi format e levizjes (me te cilat do te merremi ne vazhdim), gabimi mbi formen e pare te levizjes, gabimi mbi shkakun e levizjes dhe, gjeja me kryesore, ekzistenca e shkallëve të zhvillimit të qenieve biologjike dhe shoqërore ne hapesire. Problemet e shumta qe disponon shkenca e sotme i kane aneksuar drejt periferise keto gabime dhe kjo shkence ka mbi 2700 vjet qe ecen mbi nje gabim me pasoja per te. Perfundimi leninist mbi materien eshte rezultat e ketij gabimi. Cila do te ishte zgjidhja eventuale?


Gjëja e parë sot është ndarja e materies nga çdo specifikë e njohëshme dhe e panjohëshme në natyrë. Dmth materia është ajo kategori filozofike, pra rezulton të jetë abstrakte jashtë ndërgjegjes së njeriut dhe konkrete në kuadrin e ezistencës së ndërgjegjes së njeriut, që e ka kohën dhe hapësirën të pafundme. Si e tillë materia nuk ka kufizim në organizim, dmth është e pafundme, nuk ka limit shpejtësie, dmth shpejtësia e lëvizjes së materies është infinit – nuk ka vlerë, nuk mund të fotografohet, pasqyrohet dhe reflektohet nga kërkush. Në një farë mënyrë duhet pranuar që materia është ZOTI. Në qoftë se ne e pranojmë këtë marrëveshje, atëhere duhet ecur në gjurmët e monoteozmit filozofik për të zbuluar formulën e unitetit të materies dhe këtu qëndron sekreti. Çfarë formule disponon kjo kategori që të lidhet me specifikën e njohëshme, nga ana e njeriut, lëndën? Gjërat fillojnë e lidhen kur njeriu është në rrugë të drejtë, por në momentin që arësyetimi filozofik imponohet nga mendimi politik, atëhere ai e humb fillin dhe nuk mund të pajtohet me realitetin objektiv të ndarë nga ndërgjegjja. Lenini nuk ka qënë i aftë t’i shpëtojë këtij pozicioni, pamvarësisht nga pretendimi.


Nocioni mbi materien duhet t’i ishte adresuar lëndës dhe në këtë mënyrë do të pajtonte të panjohurën me realitetin objektiv. Kjo do të thotë se lënda është ajo kategori fizike, jo filozofike (dhe me këtë i jemi afruar konkretes përtej Leninit), që shërben për të treguar realitetin objektiv që i jepet njeriut në ndijimet e tij, që kopjohet, fotografohet, pasqyrohet nga ndijimet tona, por që ekziston pavarësisht prej tyre. Ndryshimi midis këtij formulimi dhe atij leninist unë mendoj se është thelbësor pasi jo vetëm që e kapërcen mendimin përgjithësues, nga filozofia tek fizika, por i atribuon njeriut mundësinë për ta njohur atë brënda kuadrin real të ekzistencës së tij. Ne do të shohim në vazhdim se si njeriu ka disa gjëra të lëndës që nuk mund t’i njohë dhe kjo falë kohës dhe hapësirës disponuese të tij. Për të qënë të saktë duhet pranuar se njeriu nuk mund ta njohë pozicionin e lëndës përpara formimit të tij. E kundërta e kësaj i mohon lëndës zhvillimin e pandërprerë dhe zinxhir të saj deri në përmasën që do ta lejojë koha e lindjes; i mohon karakterin organizues në mini dhe makro të lëndës. Me fjalë të tjera njeriu njeh aq sa i nevojitet dhe as sa ka mundësi. Unë nuk e di se si kanë arësyetuar agnostikët për këtë problem, por duhet të jetë dritëshkurtësi mohimi i njohjes së lëndës nga ana e njeriut. Mos vallë problemi ka qënë për materien e pafundme dhe është dikush që ja ka ndryshuar adresën? Problemi i nocioneve sot është bërë madhor dhe të vetëquajturit materialistë të shekullit XIX-XX mund t’ja kenë futur në tym.


Kjo do të thotë se edhe realiteti objektiv, që ekziston pamvarësisht nga ndërgjegjja e njeriut dhe që pasqyrohet prej saj, të mos konsiderohet pasojë e materies, por e lëndës. Gjithashtu ajo do të thotë se koncepti i Leninitmbi pranimin e mundësisë e njohjes së pakufishme të materies të jetë i gabuar dhe i pasaktë. E thënë më ndryshe: njeriu nuk mund ta njohë kurrë materien në pafundësinë e saj, bile për të qënë të sinqertë duhet pranuar se njeriu do të njohë pjesën më të parëndësishme të materies; sepse dhe raportet kohore dhe hapsinore të materies me lëndën qëndrojnë në këtë pozicion. Lenini i ka dhënë njeriut një pozicion përtej realitetit në raport me materien me mënyrën se si e ka përcaktuar nocionin e lartpërmëndur.

Kështu që në kuadrin e zhvillimit të mendimit filozofik, vetëm shqiptar, Lenini përmbyset me lehtësi si i panevojshëm dhe pengues i këtij zhvillimi me formulimin e mësipërm.


Sa më shumë që ne futemi në thellësi të librit të lektorit tonë, aq më shumë ndjejmë nevojën e ndryshimit të materializmit të tij nga një materializëm shterp dhe të tjetërsuar në një materializëm origjinal me tendencë zhvillimi. Pa pasur për qëllim ta ofendojmë lektorin tonë, vëmë re se ai e kapërcen realitetin historik të shqiptarëve për qëllime të pakuptimta, por që na çon ne në zbulimin përse ai pas 18 viteve merret përsëri me çështjet e materializmit historik duke u fshehur pas atij dialektik.

Problemi më i vështirë për politikën e komunizmit shqiptar ka qënë fshehja e realitetit shoqëror të shqiptarëve në prag të zëvëndësimit të klasës politike shqiptare nga ajo filo gjermane të hapur në angleze të fshehtë (1943-1945). Në qoftë se ky problem fillimisht u kapërcye nga padija, pasi nuk kishte asnjë vepër të publikuar të Marksit, çka do të thotë se komunistët shqiptarë u bënë edhe marksiste pas viteve 1960 kur u kthyen studentët nga Bashkimi Sovietik dhe filluan botimet e veprave të Marksit dhe Engelsit, më vonë ishin këto vepra që u shoqëruan me intepretime nga më ekstreme për të mbuluar prapambetjen e paimagjinueshme të popullit shqiptar jo vetëm në raport me komshinjtë, por sidomos në raport me atë që kërkonte teoria e Marksit. Ky mashtrim vazhdon edhe sot ku Akademia e Shkencave të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë ka luajtur rol të dorës së parë pasi u ka fshehur me qëllim shqiptarëve pozicionin real shoqëror të tyre në prag të krimit politik. E thëna me fjalë të tjera është kjo Akademi që e kthehu historinë e popullit shqiptar nga realiteti historik mijëravjeçar në antihistori. Relatori ynë nuk i ka shpëtuar këtij pozicioni po vazhdon punën e tij, si atëhere, jo vetëm pa e ditur të vërtetën, por shpalos tendencën e botimit të ideve dialektike antishqiptare edhe në vitin 2009.

Sipas tij:

“Zhvillimi i mendimit njerëzor realizohet në përputhje me nevojat e njohjes dhe të transformimit të botës. Shprehje e lëvizjes në fushën e mendimit është ndryshimi që vërtetohet në ndërgjegjen e njeriut. Kështu, në këtë proçes në Shqipëri u formua në kushtet e socializmit njeriu i ri, me tiparet e moralit komunist. Lëviz dhe zhvillohet edhe shoqëria njerëzore. Sikurse dihet, shoqëria njerëzore ka kaluar nëpër formacione të ndryshme shoqërore e ekonomike, në komunitetin primitiv, në sistemin skllavopronar, në sistemin feudal dhe atë kapitalist dhe po kalon edhe në shoqërinë komuniste” (po aty, f. 174)

Përmbajtja e këtyre rreshtave tregon pasaktësinë universale të autorit për këtë temë dhe shtrëmbërimin që ai i bën shoqërisë shqiptare përgjatë parakalimit të rendeve shoqërore ku këto të fundit i analizon me gjithë mënd gabim, rrjedhojë të shkollimit të tij. Problemi është krejt ndryshe dhe kërkon përmbysjen e shkollës leniniste mbi shtetin klasor dhe jo shtetin kalimtar drejt rendit të fundit. Lenini këto probleme i ka parë thellësisht gabim ku broshura, të paktën: Shteti dhe revolucioni është një përmbysje e realitetit historik të njerëzimit duke mos marrë për bazë faza të tëra të zhvillimit të shoqërisë njerëzore, temë e cila është trajtuar në kuadrin e vëll. të V-të: Marksizmi, leninizmi dhe revolucioni social ka pasqyrohet përmbysja që Lenini i ka bërë Marksit. Duke u rikthyer në temën tonë konstatoj se autori, me padijen e tij ka devijuar thelbin e problemit për të fshehur një të vërtetë dhe për të vënë në pah një mashtrim, si dukuri pozitive. Vini re gabimet interpretative të autorit tonë dhe se si ai shtrëmbëron Marksin për hir të Leninit.


-Ndryshimi në ndërgjegjen e njeriut nuk është shprehje e lëvizjes në fushën e mendimit, por ajo është pasojë e qënies shoqërore duke mos qënë e njëjta gjë, e cila nga ana e vet është shprehje e lëvizjes shoqërore. Autori këtu bën një kapërcim dhe i dedikon abstraktes parametra që i disponon konkretja. Nuk mund të vihet në dukje lëvizja e mendimit jashtë kësaj konkreteje. Kjo është një shprehje që i takon idealizmit filozofik. E keqja është se autori abstrakten ja mbihyp një abstraksioni tjetër (mendim – ndërgjegje) duke e paraqitur si diçka konkrete, gjë e pamundur, dhe mundohet me të gjitha mënyrat të argumentojë pozicionin e njeriut të ri shqiptar të viteve 80. Së pari autori ynë duhet të dijë se këtu fjalën e merr parametri shpejtësi zhvillimi për të cilin autori ynë nuk mund të thotë dot asnjë fjalë të vetme paçka se ai përbën zgjidhjen e problemit. Së dyti, pasoja e ndërgjegjes së njeriut nga rendi shoqëror nuk mund të mësohet kaq shpejt sa propogandon autori, pasi asnjeri deri më sot nuk ka argumentuar shpejtësinë e transformimit të ndërgjegjes nga rendi shoqëror. Pra kemi të bëjmë me një hamëndje dhe jo me një fakt. Së treti, autori kërkon t’i mbushë mëndjen lexuesit, me të njëjtën shkollë si atëhere kur shpaloste politikën e diktaturës për të treguar se produkti më i lartë i politikës së PPSh ishte pikërisht ky njeri. Të paktën sot, më 2009, të gjithë shqiptarët janë të aftë të argumentojnë se defekti kryesor i diktaturës komuniste ishte pikërisht njeriu, i cili përgjatë 19 viteve e braktisi vëndin e vet me urrejtje duke pasur frikë të deklarohet si shqiptar dhe kjo nuk është gjë e vogël. Të paktën në fillim të shekullit të XX-të malsorët e Veriut dhe kosovarët e kishin për krenari të deklaronin: Jam shqiptar dhe i përkas Shqipërisë (është analoge me postulatin: Feja e shqiptarit është shqiptaria)! Në këtë pikë i nderuar lektor duhet parë produkti i diktaturës dhe jo të mbështetemi në përrallat e filozofisë. Ta deklaroj pa frikë i nderuar lektor se sot të gjithë shqiptarët, pa përjashtim,janë më të këqinj se para 1945 (dmth, nipi më i keq se gjyshi në kompleks dhe jo vetëm në karakter) dhe ky është një fakt që tregon se çfarë i ka bërë komunizmi popullit shqiptar. Këtë duhet të mos e harrojmë të paktën përgjatë shekullit të XXI.


-Pastaj është dëshira e autorit për ta konsideruar rendin shoqëror socialist, edhe pse ai nuk e di se ku qëndron thelbi i socializmit, dhe detyrimisht “njeriu i ri” përsëri është një dëshirë dhe jo një fakt. Për të kuptuar transformimin e njeriut shqiptar dëshiroj të vë në dukje vetëm një fakt real: gjëndjen e banorëve të Mirditës dhe Labërisë para 1945 dhe mbas 1945 ku para këtij viti ata ishin kundërshtarët politik më të egjër të komunizmit enverist dhe pas atij viti ogurzi u bënë veglat kryesore të tij. Transformimi në këtë rast nuk ka të bëjë as me rendin shoqëror, as me lëvizjen shoqërore dhe as me lëvizjen e mendimit. Në këtë rast kemi të bëjmë me lidhjen e njeriut me domosdoshmërinë e bukës së gojës mbi çbaza u bë ky transformim. E kundërta e kësaj do shumë më tepër vite për t’u transformuar dhe kjo përbën thelbin e tragjedisë së popullit shqiptar. kjo është pikërisht ajo që nuk ju pëlqen ju pas 1992, vit në të cilin u dukën mirëfilli karakteristikat më negative të popullit shqiptar.

-Sa për moralin komunist, të paktën tek Marksi, unë gjej që morali nuk ka zhvillim, nuk ka përmbajtje, nuk ka thelb, nuk ka histori dhe rrjedhimisht nuk ka se çfarë të përfaqësojë. Ja përse unë them se ju keni qënë një klasë politike antimarksiste dhe antishqiptare edhe pse ato nuk kanë asnjë lidhje midis tyre. Në këtë pikë propoganda dhe realiteti përputhen çuditërisht saktë.


-Kalimi i shoqërisë njerëzore përgjatë formacioneve ekonomiko – shoqërore, të jeni të sigurtë për këtë, është analizuar gabim që në kohën e utopizmit socialist francez e anglez dhe detyrimisht nuk ka se çfarë gjë të saktë mund të pasqyrojë ai sot. Nuk është i saktë përbashkimi i formacioneve sipas ekuacionit që jep autori (“në komunitetin primitiv, në sistemin skllavopronar, në sistemin feudal dhe atë kapitalist dhe po kalon edhe në shoqërinë komuniste”), pasi në funksion të idesë së tij ai duhej të ishte fiksuar në përcaktimet e përmbajtjes së rendeve shoqërore, të cilët deri më sot janë vetëm dy: rendi primitiv me dy formacione thellësisht të ndryshëm në thelbin e tyre, por që ekonomistët e njëhsojnë me një, dhe rendin shtetëror me tre formacione thellësisht të ndryshëm kur analizohet në funksion të pronës private. Analiza historike e këtyre pesë formacioneve çon në përfundime krejt të tjera ku bie në sy edhe gabimi i Marksit, gjithmonë sipas përfundimeve të shkollës bolshevike për thelbin e teorisë së tij.

Megjithëse unë e kam trajtuar këtë temë me shumë hollësi në kuadrin e gjenezës së popullit shqiptar (Poligjenezë apo monogjenezë dhe mbi këtë parim gjeneza e popullit më të vjetër të racës së bardhë, në kuadrin e: Tjetërsimi i historisë ose “Ndërgjegjja e ngjarjes”, vëll. 4, dorëshkrim) jam i detyruar t’ju përsëris këtë hapësirë.

Nuk është e vërtetë që rendi komunar fillon me lindjen e njeriut në Tokë dhe mbaron me vendosjen e marrëdhënieve skllavopronare. Ky është një gabim me të vërtetë madhor dhe në kundërshtim me dialektikën materialiste. Komuna primitive fillon me lindjen e njeriut dhe mbaron me proçesin e ndarjes së punës, ku proçesi i fundit përbën pikënku mohohet komuna primitive dhe fillon komuna fisnore. E vetmja gjë që kjo e fundit mori nga e para, dhe konstatohet, është tërësia e ideve fetare (kultet e natyrës, ose paganizmi primitiv) duke na argumentuar që komuna e mirëfilltë primitive e mbylli jetën e vet me idealizmin fetar ku paganizmi fetar përbën fillesën e mendimit filozofik botëror për të gjithë kohërat dhe për të gjithë vëndet e popujt e botës. Kjo do të thotë se bota e komunës së mirëfilltë primitive ishte e barabartë me botën e kafshës dhe vetëm pas ndarjes së punës bota njerëzore fillon e veçohet nga bota e kafshëve. Proçesi ka qënë, në disa vënde, tepër i gjatë dhe kjo e imponuar. Të paktën tek shqiptarët këtë se luan as topi dhe këtu fshihet vjetërsia fantastike e shqiptarëve të sotëm. Rendi komunar, në raport me rendin shtetëror, është tepër-tepër i gjatë. Bile dhe faza fisnore e kësaj komune është më e gjatë se të gjitha etapat kohore të tre formave shtetërore të marrë së bashku, gjë e cila nuk është pa domethënie dhe duhet të shërbejë për të përcaktuar hopet qelizore që ndajnë rendet nga njëri – tjetri, apo formacionet ekonomiko-shoqërore. Këtë gjë Marksi nuk e pat bërë dhe kjo i kushtoi përmbysjen e teorisë së tij. Deri tani ne kemi përcaktuar ekuacionin e mëposhtëm:

Komuna primitivendarja e punës→ komuna primitive fisnore

idetë fetare


Faza fisnore e komunës primitive është përgjegjëse për lindjen e të gjitha qelizave materiale që shoqërojë lindjen e shtetit, me përjashtim të njërit, i cili bëhet shkaku i vetëm i transformimit të komunës fisnore në qytet – shtet (Athina, Sparta). Këto qeliza janë: prona private, e drejta zakonore e pashkruar, ushtria e popullit të armatosur, qyteti, kuvendet popullore, shtresat shoqërore të paktën mbi bazën e banimit fshat-qytet.

Në momentin që komuna fisnore, ose bashkësia e tyre, vendos shërbimin e detyrueshëm ushtarak, duke e transformuar ushtrinë nga ajo e popullit të armatosur në ushtri të pushtetit publik, në atë moment kemi lindjen e shtetit klasor ku prona private deklarohet si mishërimi material i zhvillimit ekonomik të këtij shteti duke filluar marshimin gjigand për rritjen e mirëqënies së njerëzimit. Ekuacioni i ketij procesi permban pothuajse te gjithe elementet shoqeroree shtetit te mevonshem duke argumentuar se ato do te jene te pranishme edhe pertej tij.

Komuna primitive fisnore idete juridike (ushtria)→ shteti (skllavopronar)

idete fetare

Rendesia e ndarjes se komunes primitive ne dy etapa kohore, me permbajtje hapsinore krejt te ndryshme, pamvaresisht nga koheegzistenca e gjitheseiciles (qe mund te jete 1000 / 1 ne favor te etapes se pare) qendron ne percaktimin se si do te eleminohet shteti ne historine e njerezimit. Deri tani lufta nuk ka luajtur asnje rol te drejteperdrejte ne formimin e ketij shteti edhe pse ajo ka qene e lindur dhe deri tani ka ndihmuar ne rritjen e ekonomise se pjesmarresve ne kete shtet. Edhe ky percaktim eshte e nje rendesia te vecante pasi do te tregoje rolin e luftes pergjate zhvillimit te shtetit, por gjithsesi do te argumentoje se lufta nuk ka gisht ne formimin e shtetit dhe detyrimisht do te jete ne kete pozicion edhe ne zhdukjen e tij. Une pretendoj se menyra e zberthimit te ketij procesi eshte dhe menyre se si eshte konkluduar per vazhdimin e shtetit ne historine e njerezimit ku dialektika hegeliane nuk ka ndihmuar realisht per faj te perdoruesve te saj.

Ndarja e shtetit sipas formacioneve ekonomiko-shoqerore eshte bere ne baze te klasave shoqerore dhe formave te prones private duke u anashkaluar qelizat e tjera shoqerore te cilat ndihmojne per saktesimin e shkalles se zhvillimit te shtetit dhe ndikim i kujt eshte ky zhvillim. Shkolla bolshevikeka heshtur me dashje per keto probleme duke e futur njerezimin ne nje kolaps vdekjeprures. Te pakten sot, nuk ka asnje rendesi ne ekziston shteti apo jo, por si dhe kush e ka formuar ate nga pikepamja materiale qelizore dhe cila eshte shkalla e zhvillimit te qelizave pjesmarrese ne te. Eshte e palejueshme per nje materialist te pranoje shtetin, si nje strukture e organizimit te shoqerise, por ne brendesi te tij ekzistojne: prona fisnore, e drejta zakonore e pashkruar, besimi fetar pagan, familja patriarkale, shkembimi mall-mall. Ne kete rast, dhe ky eshte rasti shqiptar, shteti eshte i imponuar per rrethana historike nga bota e relacioneve universale me hir dhe pahir. E keqja qendron ne metodat e perdorura per zberthimin e dinamikes se shtetit ku gjithmone eshte marre per baze e brendeshmja e shtetit dhe mbi kete baze eshte tentuar te zberthehen ekstremet kohore te tij. Ja perse une pretendoj se duhet nje metodike teorike e re per te arrire ne perfundime te sakta.


Me shtetin skllavopronar te gjitha qelizat shoqerore marrin forme perfundimtare, pervec njeres (ideve fetare), dhe del ne pah themeli kryesor i shtetit (prona private). Per te pare shkallen e zhvillimit te shtetit mjafton te shikohet shkalla e zhvillimit te prones private, por njeriu akoma nuk mund te percaktoje te gjithe dinamiken hapsinore te saj. Eshte e rrezikshme nxjerrja e perfundimeve te zhvillimit te shoqerise mbi bazen e dinamikes se prones private deri tek e sotmja. Asnjeri nuk mund te parashikoje dot format evolutive te saj te themi brenda 100 apo 200 viteve te ardheshem. Pikerisht cungimi i kesaj dinamike percaktoi permasen e shkolles bolshevike dhe deshtimin e saj.

Themeli qelizor, i dyte per nga rendesia, eshte klasa shoqerore. Me shtetin klasat shoqerore dalin hapur perpara historise edhe pse ato ekzistojne ne embrion pergjate fazes fisnore te komunes primitive. Dinamika e tyre perfaqeson shume te fshehta per shkencat politike dhe procesi akoma nuk mund te quhet i perfunduar edhe per faktin me te thjeshte fare: kane lindur perpara shtetit. Ato vetem pergjate dinamikes se shtetit muaren pamjen dinamike te tyre, duke qene pasojat me direkte te prones private. Duhet pranuar se dinamika e klasave shoqerore eshte pare me tendence dhe ne menyre antimaterialiste, e mbeshtetur ne konfliktin antagonist te tyre duke u pergjithesuar per te gjithe njerezimin dhe per te gjithe koherat.


Me shtetin skllavopronar kemi formen e pare te shtetit klasor ku klasat shoqerore bien ne sy ne menyre te mprehte. Krahas tyre mori pamje te tille edhe lufta, ku ajo, per here te pare, tregoi qellimin perse ishte shpikur. Analiza e permbajtjes se luftes dhe percaktimi i dinamikes se formave te saj eshte e afte te na coje ne perfundimin se ajo e ka nje kulm zhvillimi. Vazhdimi i politikes me mjetet e dhunes ka lindur perpara shtetit klasor si forme embrionale dhe roli i saj ka qene anesor ne formimin e shtetit. Vetem ne brendesi te tij lufta merr kuptimin e vet dialektik duke e rritur hapesiren e vet nga shekulli ne shekull, nga formacioni shteteror fillestar ne formacionin vazhdues. Ne kete pike qendron gabimi thelbesor i marksisteve te shekullit te XIX-te dhe ky gabim u shfrytezua nga bolsheviket ne shekullin e XX-te. Shteti skllavopronar, pasi zhvillon deri ne fund qelizat e veta materiale (ketu futen: skllavi, prona privat materiale, institucionet juridike, institucioni i luftes) futet ne rrugen e pamundesise se zhvillimit te metejshem dhe per kete shkak i drejton syte nga e pafundmja. Ne kete pike shteti skllavopronar lejoi daljen e institucioneve fetare ne plan te pare (budizmi me Lindjen e Largme, krishterimi ne Europe, islamizmi ne lindjen e mesme), te cilat realizuan rrokaden midis feudalizmit dhe skllavopronarise. Procesi nuk eshte realizuar, ne zberthim, kurre plotesisht dhe eshte realizuar nje mashtrim historik duke e paraqitur luften si shkaktaren thelbesore ne nderrimit te formes se shtetit dhe duke i mohuar rolin real institucioneve fetare ne ate proces. Ngaterresa ka ndodhur edhe per nje shkak tjeter: ne bashkeudhetimin qe lufta i bente pa pushin dinamikes politike skllavopronare duke e ngaterruar te gjithe procesin historik te atyre koherave. Ekuacion i dinamikes se procesit ne kete rast ka nje ndryshim me paraardheset duke treguar majen e veprimitpolitik te institucioneve fetare ne historine e njerezimit dhe rolin perse u shpiken ne ate kohe.

Shteti skllavopronar institucionet fetare → shteti feudal

idete fetare

Klasat shoqerore ndenjen ne po ate pozicion dhe vetem ne kete formacion shteteror antagonizmi i tyre mprehet ne maksimum. Analiza a historise se klasave shoqerore nuk eshte nje problem i thjeshte dhe gjithmone problemi eshte pare ne menyre te paragjykuar dhe detyrimisht gabimet do te ishin te njepasnjeshme. Asnjehere nuk eshte thene qe formacione feudal i shtetit e ka pasur vazhdimesine e politikes me mjetet e dhunes ne permasa shume me te vogel se formacioni skllavopronar gje qe argumenton tendencen e qellimshme te analizave historike nga ana e studiuesve. Vetem se ne kete formacion cfaqen shtetet e panumerta feudale, ne raport me formacionin skllavopronar, por dhe ndikimi i shteteve mbi shtetet dhe i popujve mbi popujt duke e tjetersuar dinamiken historike te zhvillimit perkates. Formacioni feudal paraqet nje te vecante ne historine e njerezimit edhe pse eshte konsideruar periudha shtazore e tij. Mos perdorimi i vazhdimesise se politikes me mjete e dhunes ne menyre sistematike dhe per qellime te parapara nga formacioni skllavopronar do te conte ne nje antagonizem te cuditshem dhe per here te pare, dhe te fundit, ne historine e njjerezimit lufta do te behej zgjidhesja e problemit antagonist duke sjelle ne skenen e historise qeliza shoqerore te tjetersuara ne zhvillimin e tyre, por dhe duke treguar shterpezimin e ideve fetare ku keto te fundit per here te pare nuk shoqerojne ndryshimin e rendit apo formacionit. Te jete e rastit kjo gje apo e ka nje domethenie, kjo eshte nje gje qe nuk mund te shprehet ne nje artikull vetem se pretendoj se ketu fshihet thelbi i ndryshimit te ardheshem te shtetit kur kalon ne jo shtet, qe gjithsesi nuk do te behet sipas teorise marksiste dhe kjo per gabim te mendimit filozofik helen. Ekuacioni ne kete rast permban vetem nje element shkakesor veprues pa pasoja shoqeruese te tjera.

Shteti feudalvazhdimi i politikes me jetet e dhunes→ shtetikapitalist

Me shtetin kapitalist klasat shoqerore duken sikur marrin forme te prere edhe pse dallimet midis fshatit dhe qytetit jane ende te dukshme dhe politikat kapitaliste e kishin fshatin ne qender te vemendjes.Ajo qe pretendoi te rregulloje Marksi coi ne nje perfundim te gabuar duke shpikur nje klase te re shoqerore me prejardhje nga klasa punetore pa percaktuar se ku qendronte ndryshimi midis klases se proletareve dhe klases punetore. Perseritja e procesit kapitalist nga ana e vendeve te vetequajtura socialiste coi ne zbulimin e hapesires vepruese te kohes se Marksit, vetem se tani ne shekullin e XX-te dhe me nje zhvillim kolosal te vendeve te dikurshme me kete proces mbi supe. Kjo do te thote se proletariati lind kudo ku bota e kapitalit vershon ne fshat duke krijuar papunesine, varferine, padijen, por qe ishte kalimtar. Ky proces nuk mund te kuptohet ne vendet e zhvilluara kapitaliste dhe as ne ato popuj qe e kane shpejtesine e zhvillimit shoqeror te konsiderueshme. Procesi ne fjale bie ne sy dukshem ne dinamiken e popullit shqiptar i cili tregon se proletariati nuk arrin te behet klase politike me vete dhe detyrimisht nuk ka se cfare roli te luaje ne historine e njerezimit. Ne kete pikë Marksi eshte treguar arbitrar, ngelet per t’u vertetuar pika internacionale e antagonizmit klasor, por gjithsesi une pretendoj se ajo eshte parakaluar me kohe duke mbetur nën kontrollin e vëndeve të G8. Problemi ka ngelur ne argumentimin se si do te transformohet shteti ne jo shtet ku teoria leniniste (Shteti dhe Revolucioni) e paraqet situaten ne menyre antihistorike dhe krejtesisht jashte realitetit njerezor.


Problemi i eleminimit të shtetit nga historia nuk mund të trajtohet sipas teorisë marksiste, leniniste jo që jo, dhe kjo për shumë e shumë arësye. Së pari praktikisht shteti nuk është një strukturë politike shoqërore e ndërtuar në një vënd dhe e importuar në të gjithë vëndet e Globit. Së dyti shteti, si i tillë, nuk ka lindur në të gjithë borën në të njëjtën kohë. Së treti shteti, si i tillë, është rezultat i botës së relacioneve dhe ecuria e tij, sipas hapësirave analitike të parathëna nga shkenca nuk ekziston në asnjë vënd të botës; dmth nuk ka asnjë vënd të botës që të ketë qytet-shtetin, evolucionin e tij në shtet skllavopronar, pastaj shtet feudal, pastaj shtet kapitalist. Ky ekuacion është analitik krahasues, por jo determinues. Dinamika e shteteve të sotme të zhvilluara kapitaliste nuk ka kaluar nëpër këtë rrugë historike dhe detyrimisht nuk mund të ngresh një teori mbi këtë bazë. Bota e relacioneve e ka komplikuar jashtë mase këtë proçes dhe përfundimi i saj kërkon një metodikë krejt tjetër analitike që të mund të nxjerrë pasojat e botës së relacioneve universale dhe ndikimet konkrete ae ato kanë pasur dhe kanë mbi shtetin klasor, dikur, dhe shtetin e së drejtës sot. Ky është një problem që i rri shkencës mbi kokë ku spekullimet janë të pafundme. Duhet një gjë e re në kundërshtim me të vjetrën ku për bazë duhet marrë e sakta fitimprurëse dhe jo propogandistike. Megjithëatë unë pretendoj se ekuacioni më i parë i transformimit të shtetit në jo shtet do të jetë:

Shteti kapitalist eleminimi i shërbimit të detyrueshëm ushtarak → jo shtet (gjysëm shtet)

Dinamika e mëtejshme e këtij gjysëm shteti do të jetë në përputhje absolute me internacionalizimin e tij dhe kjo do të përbëjë një huazim nga teoria e Marksit. Por duhet pranuar se internacionalizimi i këtij proçesi do të shoqërohet me dinamikat përfundimtare të qelizave ndërtuese të shtetit klasor, të cilatnuk kanë marrë formë përfundimtare me shtetin e së drejtës. Përmëndim pronën private, policinë, institucionet politiko-juridike, gjuhën, institucionet ekonomike dhe, mbi të gjitha, diferencimet racore të realizuara nga nëna e jonë natyrë; – renditjes nuk po i jap rëndësi. Të gjitha këto mund të analizohen duke studiuar më përpara jetën e gjithseicilës dhe pastaj duke i përbashkuar sipas një parimi të ri analitik. E gjitha kjo mund të përmbledhet në atë që marksistët e konsideronin fazë të parë, por që unë pretendoj se është detyra e shtetit të së drejtës kapitaliste për ta realizuar dhe aspak e shtetit iluzor bolshevik.


Eleminimi përfundimtar i gjysëm shtetit do të ketë në emërues pikërisht shkakun fillestar të diferencimit shoqëror të njeriut, që është ndarja e punës, proçes i cili vetëm mund të merret me mënd, por nuk mund të analizohet me shkallën e zhvillimit të njerëzimit të sotshëm. Por ne na lejohet të ndërtojmë ekuacionin e këtij proçesi, që mund të ndihmojë në afrimin drejt njohjes së tij:

gjysëm shteti internacional eleminimi i pasojave të ndarjes së punës → rendi i përbotshëm pa pronë

Përfundimisht analiza e autorit tonë të kësaj teme është jashtëzakonisht e mangët, tepër larg realitetit historik dhe detyrës që nëna e jonë Natyrë i ka caktuar njeriut. Kjo e fundit duhet të merret në konsideratë vetëm formalisht dhe nuk duhet kanalizuar në domosdoshmërinë e zhvillimit të racës njerëzore në Tokë jo vetëm për efekt të kohës tepër të shkurtër të ekzistencës së njerit në raport me strukturat kimike, por edhe të shpejtësisë tepër-tepër të madhe që mbart bota e njeriut në raport me strukturat jashtënjerëzore.


Nuk e di a do të jetë i kënaqur lektori ynë me këtë shpjegim, por gjithsesi ai sduhet konsideruar më i avancuar dhe i saktë se leksionet që ai ka marrë gjatë shkollimit të tij.

Kemi arritur në pikën më kritike të librit, mbi dialektikën materialiste shqiptare, të cilën autori ynë e analizon afër funditkur duhej ta kishte bërë që në fillim, por me sa duket instikti i tij mbrojtës e ka mundur arësyetimin materialist të tij. Fjala bëhet për lëvizjen, si formë e ekzistencës së materies, por që autori ynë nuk ka ditur të japë përmasën komplekse të saj: format dialektike të lëvizjes (ka kopjuar thjeshtë Engelsin pa i shkuar ndërmënd se ai nuk e ka pasur të plotë idenë e tij), shkakun thelbësor të fillimit të saj specifik, trasformimet e njëpasnjëshme të formave të lëvizjes, raportet kohore të tyre, mundësinë ndikuese të formave të lëvizjes mbi njëra-tjetrën, kohëegzistencën e gjithseicilës dhe kush ndikon më shumë mbi botën e njeriut. Problemi i levizjes duhet konsideruar si problemi me kuc ne ecurine e shkences pasi eshte tulla me e pare e saj dhe analiza e pasakte e saj eshte shkaku kryesor i lindjes se te gjithe antimaterializmave ne historine e njerezimit. Qofte atehere, qofte sot, pasaktesia e shkakut te livizjes perben kredon e permbysjes se shkences ne histori dhe paaftesine e saj per te ndihmuar njeriun ne zhvillimin e tij. Ne menyre te plote kete e kemi shpalosur ne metodiken qe duhet perdorur kur flasim mbi Skenderbeun (shih “Triumfi arberor i Kastriotit”, ne albanovaonline.comdhe logoreci.com), por une mund t’i kujtoj autorit se moszbulimi i sakte i shkakut te levizjes e con shkencen ne gabime te njepasnjeshme dhe kjo kur behet gabim qe ne stadin filozofik te zberthimit te problemit duhet te merret me mend se cfare ndodh me realitetin shkencor te botes njerezore. Ne kete pozicion ka rene Friedman me ekuacionin e tij mbi piken e singularitetit te bing-bengut ku per baze jane marre vetem proceset dinamike brenda ishullit tone lendor dhe jane anashkaluar proceset fillestare te tij te lidhura me ambientin e jashtem. Kjo gje shpie ne dyshimin me te pare te atij procesi hipotetik: ai ka ndodhur ne te njejtin stad nisje me zgjerimin e paralendes apo pas saj. Nga bazat e absolutizmit analitik di qe dy ngjarje ne te njejtin vend dhe ne te njejten kohe nuk mund te ndodhe, keshte qe mbetet te pranojme qe pika kohore e bing-bengut te kete ndodhur pas fillimit te zgjerimit te paralendes dhe kjo te con domosdoshmerisht ne kerkesen per te zbuluar rolin e ambientit rrethues dhe ne mohimin e parimit debim-tkurrje si nje proces kohor te perjetshem (sipas Engelsit). Pranimi i te gjithe ketyre çon ne kerkesen e zbulimit te formes me te pare te levizjes, e cila arbitrarisht eshte pranuar si forma mekanike. Ajo nuk ka pike dhe kohe lindje kur te tjerat i disponojne keto parametra. Problemi nuk eshte kaq i thjeshte i nderuar lektor dhe une kerkoj te ndryshohen leksionet mbi keto tema, pasi ka nje te vertete e cila eshte tjeter per tjeter. Tani vime tek permbajtja e dialektikes shqiptare per kete teme dhe si i interpreton autori yne idete e Engelsit apo Leninit. Sipas autorit tone permbledhja e dinamikes se formave te levizjes mund te shprehet keshtu:

“Ne bazë të afërsisë me njëra-tjetrën (i nderuar lektor këto forma lëvizje renditen kështu jo sepse janë të afërta, por sepse ato kanë krijuar njëra-tjetrën në bazë të një rregulli empirik dhe kjo përbën shkallën e parë të unitetit të materies lëndore, GH), lëvizjet mund të përmblidhen në disa forma. Këto forma janë:

A-Lëvizja mekanike.


Kjo është forma më e thjeshtë e lëvizjes (sipas jush, por jo sipas materializmit dialektik, pasi, siç do të shohim, forma mekanike e lëvizjes fsheh një formë paraardhëse edhe më të thjeshtë, por që njeriu nuk mund ta njohë dot për efekt të zhvillimit të lëndës, GH). Në këtë formë hyn zhvendosja e trupave në hapësirë në raport me njëra-tjetrën (edhe këtu nuk keni të drejtë, sepse zhvendosja e trupave në hapësirë në raport me njëra-tjetrën është pjesa mekanike e lëvizjes kimike dhe këtu qëndron ana mekaniciste e problemit që keni injektuar prej 65 vjetësh në mëndjet e nxënësve dhe studentëve shqiptarë duke fshehur objektet që përshihen në lëvizjen mekanike, GH).

B-Lëvizja fizike.


Kjo formë përmbledh të gjitha lëvizjet që studion fizika (kjo është një shprehje e gabuar, pasi fizika studion të gjitha fenomenet që i nënshtrohen lëvizjes fizike. Nuk është subjekti material që përcakton lëvizjen, por është kjo e fundit që përcakton llojin e subjektit dhe në këtë rast është lëvizja fizike ajo që përcakton shkencën e fizikës, ku kjo e fundit studion të gjitha fenomenet natyrore që i nënshtrohen lëvizjes fizike, GH), si proçeset termike, elektro-manjetike, fenomenet optike, të gravitacionit, proçeset e shndërrimit të thërmijave brënda atomeve dhe në bërthamë.

C-Lëvizja kimike.


Në këtë hyjnë reaksionet e ndryshme kimike. Lëvizja kimike siguron kalimin nga trupa më të thjeshtë, në trupa më të komplikuar(me keqardhje i nderuar lektor nuk ke thënë asgjë për lëvizjen kimike që është shumë-shumë më e komplikuar se dy lëvizjet e parapara dhe fsheh një sërë të papriturash për mendimin filozofik jashtëmaterialist, GH).

D-Lëvizja biologjike.


Në këtë formë hyjnë proçeset jetësore të organizmave të gjalla. Në bazë të saj qëndron shkëmbimi i lëndëve midis organizmit dhe ambientit të jashtëm (I nderuar lektor, në kundërshtim me të gjithë metodikën e ndjekur deri më tani i jeni afruar një të vërtete të madhe, por nuk keni ditur ta shprehni në funksion të lëvizjes. Sipas konteksit pretendues lëvizja biologjike është përgjegjëse për bashkëveprimin e të tre formave të parapara të lëvizjes dhe në këtë pikë mund të argumentohet uniteti i materies në planin më filozofik të fjalës. Ky është një defekt botëkuptimor i shkollës suaj dhe jo i pazhvillimit të mendimit materialist filozofik, GH).

E-Lëvizja shoqërore.


Kjo është forma më e lartë e lëvizjes. Në këtë formë hyjnë proçeset e zhvillimit të shoqërisë. Karakteri i saj si forma më e lartë përcaktohet nga rëndësia e veçantë dhe nga kompleksiteti i veprimtarisë së njeriut si qënie shoqërore (nga pikëpamja materiale superioriteti i kësaj forme lëvizje nuk qëndron në rëndësinë, pasi kjo e fundit është një subjektivizëm i shprehur nga një subjekt, por, sepse, lëvizja shoqërore përmbledh të gjitha format e lëvizjes përgjatë zhvillimit të lëndës materiale gjë e parealizueshme nga format e tjera të lëvizjes. Gjërat duhen thënë siç janë dhe si na pëlqen ne të jenë, GH). (po aty, f. 175-176).

E gjithë kjo analizë është tepër-tepër empirike për mendimin filozofik materialist dhe sidomos për atë dialektik. Këtu mungojnë pothuajse të gjitha elementët e dialektikës së lëvizjes, të parathëna më lart, duke përfshirë gjënë më të rëndësishme: fillesën e lëvizjes së ishullit tonë lëndor në planin cilësor dhe kohor. Autori nuk ka ditur të kapë fillesën e problemit të lëvizjes, që është forma e parë dhe shkaku që e ka shtyrë këtë formë në planin kohor. Dmth autori ynë nuk ka qënë i aftë të na japë elementin e parë të dialektikës së lëvizjes, që është lindja e saj.


Në qoftë se pranojmë se lëvizja mekanike është forma më e thjeshtë e lëvizjes, më përpara duhet përcaktuar se e kujt dhe këtu duhet të ndahet mendimi progresist nga ai formalist. Deduksion i autorit tonë nuk mund të pranohet për materien, pasi në këtë rast duhet pranuar që materia fillon me lëvizjen mekanike gjë që nuk duhet t’i përgjigjet realitetit botëkuptimor materialist. Pafundësia kohore dhe hapsinore e materies na e jap këtë të drejtë konkluzive, pasi format e lëvizjes së materies janë të pafundme dhe pa fillim e mbarim. Detyrimisht nuk ka as formë më të thjeshtë e më të komplikuar të formave të lëvizjes së materies. Pra që në fillim lektori ynë duhet të kishte cilësuar se fjala bëhet për format e lëvizjes së ishullit tonë lëndor, duke përjashtuar lindjen e tij e cila detyrimisht duhet t’i nënshtrohet një forme tjetër nga ajo mekanike. Këtu duhet të fshihet një proçes natyror, që, nga pikëpamja botëkuptimore, duhet të merret me mënd dhe e gjithë kjo në qoftë se pranojmë bing-bengun si aktin më të parë të formimit të ishullit lëndor. Duke e konsideruar të saktë këtë proçes vëmë re se ajo ka një mangësi që fsheh dy përmasa të lidhura me lëvizjen; cila është forma e lëvizjes përpara bing-bengut dhe cili është shkaku i proçesit të tij? Të dy këto probleme, duke u zbërthyer na çojnë në konkluzionin se momenti i bing-bengut është paraprirë nga një formë lëvizje përpara se të çfaqet forma mekanike e tij (në thelb proçesi i bing-bengut është vetë lëvizja mekanike). Së dyti shkaku i shpërthimit të proçesit në fjalë nuk është rezultat vetëm i zhvillimit të botës së brëndëshme të tij, por edhe i ambientit rrethues, i cili deri dje e kishte detyruar këtë botë të tkurrej gati pambarim deri në kufijtë e lindjes se shkakut të dritës duke e detyruat të zgjerohej avash-avash deri në kufijtë e mundësisë së shpërthimit të dritës. Kontradikta në këtë rast duhet të shprehet qartë dhe duhet të përbëjë elementët më të parë të lindjes së lëvizjes mekanike. E thënë me fjalë të tjera bashkëveprimi i lëvizjes shkakësore të bing-bengut me lëvizjen mekanike të tij, çojnë medoemos në fillimin e lëvizjes fizike. Proçesi kohor dhe hapsinor në fjalë vetëm duhet të merret me mënd dhe të parashikohet, pasi realisht ai nuk mund të analizohet. Vetëm se ka mundësi të parashikohetedhe më tej tij, duke përcaktuar faktorët e lindjes së kuanteve, përgjegjësinë e formimit të të cilave duhet ta mbajë lëvizja mekanike. Deri këtu lëvizja mekanike duhet të ketë qënë e vetme në historinë e dinamikës së lëndës dhe për mua ai proçes duhet të konsiderohet më i gjati në historinë e lëndës (kam frikë se miliardi është shumë i vogël për të). Deri këtu e gjithë kjo analizë na shërben për të argumentuar se duhet të ketë ekzistuar një formë lëvizje, paraardhëse e lëvizjes mekanike.


Po ky arësyetim duhet të shërbejë për të argumentuar ekzistencës e një formë të re lëvizje në momentet e eleminimit total të ishullit tonë lëndor, ku lëvizja mekanike nuk do të jetë më e aftë të mbajë në unitet pasojat përfundimtare të transformimit të kuanteve të energjisë lëndore. Është momenti që lëvizja mekanike dotëzohet duke hapur një dritare të re në zhvillimin e një forma të panjohur të materies, përtej formës lëndore të saj. Une pretendoj se mendimi filozofik materialist i shekullit të XIX-XX ka qënë shumë shterp në këtë drejtim duke i kufizuar format e lëvizjes mbi çbazë u hesht në gjetjen e formulës së unitetetit të materies.


Problemi nuk ka mbetur deri këtu. Në planin filozofik këtë shterpësi e ka ndihmuar zbërthimi i gabuar i shkakut fillestar të lëvizjes. Lufta midis Platonit dhe Aristotelit çoi në eleminimin e njërit, në vënd që të realizohej përbashkimi i tyre mbi ç’bazë do të arriheshin të tjera përfundime mbi shkakun e fillimit të lëvizjes. Gjëja më kryesore në këtë përfundim do të ishte fakti që materia nuk është vetëm në unitet, por ajo, mbi të gjitha, është në marrëdhënie të detyrueshme të dy e më shuma anëve të saj. Unë mendoj se këtu qëndron parimi i ekzistencës dhe interpretimi i kohës, gjëra që do të shihen në vazhdim. Por duhet pranuar se studiesit kanë ndërhyrë në fushat e njëri-tjetrit duke marrë për bazë lëvizjen dhe konkluduar për proçeset fizike kur në realitet ato i takojnë proçeseve shoqërore. Kështu, psh, dyshkaku i fillimit të lëvizjes është zbuluar në botën shoqërore dhe prej këtej u përgjithësua në të gjitha format e lëvizjes, kur për problemin e ndryshimit të ecurisë së kohës proçesi u parashikua në lëvizjen fizike, por u argumentua praktikisht vetëm në lëvizjen shoqërore, të paktën deri më sot.


Forma mekanike e lëvizjes është e para nga të gjitha format që mbart proçesi i zhvillimit historik të lëndës, dhe detyrimisht më i thjeshti. Por, në bazë të teorisë së absolutizmit analitik (shih Raporti Kohor-Hapsinor, ose teoria e absolutimit analitik) lëvizja mekanike duhet të jetë më jetëgjata në historinë e lëndës dhe me vlerën më të vogël në raport me pasardhësen, paçka se ndryshimi është cilësor. Levizja mekanike ka dhe një veçori tjetër: merr pjesë në të gjitha format e tjera të lëvizjes duke qënë shkakësore në formimin e tyre. Por ajo nuk ndikon domosdoshmërisht në lëvizjet e tjera, pas lindjes së tyre. Kjo ka rëndësi të vihet në dukje, sepse do të shërbejë për të ndërtuar ekuacionet e bashkëegzistencës gjatë proçesit të zhvillimit dhe menyrën se si ndikon në kohën e proçeseve fizike jo vetëm si vlerë, por kryesisht si mundësi. A është i saktë proçesi dhe a duhet marrë për bazë? Lëvizja mekanike duhet të përbëjë atë formë të lëvizjes që pajton jo vetëm lëndën me paralëndën, por dhe me formën e lëvizjes që çon në lindjen e saj. Kjo ka rëndësi të vihet në dukje si çfaqje e fenomeneve natyrore, pasi vlerat e tyre janë të pamundura të maten, bile akoma më tej edhe të diktohen. Në këtë pikë gjërat vetëm merren me mendë në sajë të dialektikës materialiste dhe brënda këndit filozofik duke mbetur përgjithmonë hipoteza.Ja përse përmbajtja e nocionit hipotezë nuk duhet kapërcyer; ka shumë fenomene natyrore që merren me mend pa u argumentuar kurrë.


Dinamika e strukturave materiale lëndore nën presionin e lëvizjes mekanike çojnë në domosdoshmërinë e strukturave fizike dhe të lëvizjes së tyre që duhen konsideruar të tilla kur arrijnë të krijohen grimcat elementare. Në mënyrë empirike përbashkimi i kuanteve në këto grimca duhet të jetë përgjegjësi e lëvizjes mekanike dhe këtu duhet të mbarojë detyra historike e saj. Duhet konsideruar një proçes tepër-tepër i gjatë dhe që përbën shumicën kohore të ishullit tonë lëndor, por që në fund të fundit përcakton fillimin e kohës fizike dhe të gjithë proçesit që studion sot shkenca e fizikës. Kalimet nga grimcat elementare, në lidhjet e tyre dhe mundësinë e organizimit në nivele më të larta energjitike duhet t’ja dedikojmë lëvizjes fizike në bashkëveprim me lëvizjen mekanike mbi ç’bazë krijohen atomet, grup atomet, molekulat dhe elementët kimikë. I gjithë proçesi gjigand i këtij formimi nuk mund të bëhet dot në mënyrë lineare jo vetëm nga pikëpamja hapsinore, por dhe kohore. Mosekzistenca e të gjithë elementëve kimikë në Tokë (mungon elementi teknec) më ka çuar në përfundimin se vetë ishulli lëndor e fillon rrugën e vet në sajë të një shpërthimi (bing-bengu) të realizuar nga bashkëveprimi i forcave të brëndëshme me ato të jashtme në një proçes asimetrik dhe të diferencuar në të gjitha planet. Eshtë e pamundur të pranohet simetria dhe barazia kohore dhe hapsinore e proçeseve që i nënshtrohen lëvizjes fizike. Kjo e fundit ekziston, si një domosdoshmëri, pikërisht për të krijuar ekuilibrin e pabarazisë që krijon lëvizja mekanike, por që nuk mund të vrojtohet dhe argumentohet nga njeriu për efekt të distancës së madhe kohore dhe ndryshimeve të njëpasnjëshme që kuantet e energjisë kanë pësuar përgjatë kësaj kohe. Vetëm se duhet pranuar që proçeset fizike në atë kohë i janë nënshtruar dy vektorëve të lëvizjes fizike: njëri i lidhur me konsolidimin e grimcave elementare dhe tjetri i lidhur me çlirimin e energjise nga këto grimca si rezultat i bashkëveprimit të lëvizjes mekanike me atë fizike edhe pse proçesi ka qënë i sapo filluar. Shkenca ndoshta e ka të pamundur të përcaktojë dhe të masë energjinë e asaj kohe të stërlargët, por gjithsesi ajo duhet të marrë me mënd që proçeset fizike dhe lëvizja e saj nuk mund të jenë lineare dhe e njëanshme, siç mund të paraqiten sot. Raportet e tyre duhet të përcaktojnë dinamikën e ardhëshme të ishullit tonë lëndor, mbi ç’bazë duhet të përcaktohen llojet e grimcave elementare jo vetëm në sasi dhe cilësi, por dhe në kohëekzistencë. Të gjitha këto duhet ta kenë burimin në diferencimin specifik që realizon lëvizja fizike me shkaqet dhe pasojat e saj. Proçeset fizike, që çojnë në formimin e grimcave elementare, duhet të jenë shumë më të shkurtëra në kohë se proçeset mekanike të konsolidimit të kuanteve të energjisë dhe, nga pikëpamja hapsinore, duhet të zënë shumë pak vënd në ishullin tonë lëndor se sa kujtojnë fizikantët dhe studiuesit. Duhet pranuar që proçesi i njohjes së natyrës së lëndës në këtë pikë ka mundësi të njihet, por gjithsesi gjithmonë në pasojën e saj, pasi shkaku është i fshehur pas individumeve që ndërtojnë bashkësinë kuantike dhe që pak duhet të merren me mënd.


Dinamika e proçeseve fizike, pasi kapërcen fazën e formimit të grimcave elementare, edhe pse në një pozicioni të pakonsoliduar, hap rrugën e formimit të elementëve kimikë dhe të fillimit të lëvizjes kimike ku bashkëveprimi i të tre formave të lëvizjes çojnë në domosdoshmërinë e formimit të elementëve kimikë. Në këtë pikë dialektika tri përmasore është e aftë të na çojë në një sërë përfundimesh të reja për shkencën, pasi tani kemi atë që vrojton syri i njeriut, edhe pse proceset nayrore jane me te veshtira dhe komplekse. Ni dinamiken e proceseve kimike ka rendesi te vihet ne dukje karakteri heterogjen i saj dhe zhvillimi i diferencuar ne shume pika te ishullit tone lendor. Duhet pranuar qe kjo dukuri fillimisht duket vetem ne levizjen kimike (pa dyshim qe ajo ekziston edhe ne proceset e fizikes jo vetem te fillimit, por dhe ne vazhdim), por qe nuk mund te konsiderohet pa pasoja ne vazhdimesine e metejshme te saj. Kjo ben qe dinamika e shperndarjes se elementeve kimike te percaktoje llojin e metejshem te pasurimit te formave lendore, pertej strukturave kimike. Une pretendoj qe ky duhet konsideruar procesi kryesor i formimit te levizjes bilogjike dhe ekuacionet qe ndertohen per kete qellim kane mangesira serioze ne kete drejtim. Dinamika e proceseve kimike ka shume-shume komplekse ne raport me ato fizike cka perben nje veshtiresi ne zbulimin e tyre, pasi tani nuk kemi te bejme vetem me elementet kimike, por dhe me kombinimin e tyre dhe akoma nuk eshte percaktuar se kush perben me te thjeshten dhe me te komplikuaren ne kete proces. Fakti qe sot elementet kimike ndodhen ne fazen e shperberjes se tyre (elementet radioaktive jane tregues te ketij procesi) duhet te tregoje se formimi i elememteve kimike ne ishullin tone lendor ndodhet drejt dekadences. Edhe ne qofte se ne ndonje skaj te ishullit tone lendor natyra mund te beje ndonje shaka te tille, ajo do te jete shume e perkoheshme ne ekzistence. Te pakten elementet kimike artificiale, te formuar neper reaktoret berthamore e kane kete fat. Eshte e pamundur qe njeriu te dale mbi natyren; kjo eshte rendesia e suprimimit te lendes mbi ndergjegjen dhe vetem per te kuptuar kete fakt duhet ky raport (prandaj pranimi i tij si problem kryesor ne filozofi me duket teper i sforcuar dhe fallso). Por ne kete proces gjigand ngelet per te percaktuar raportin kohor midis elementeve kimike dhe kombinimit te tyre, sidomos elementet e fundit te tabeles periodike. Mos valle problemi eshte i zgjidhur me spiralet e formimit te ketyre elementeve brenda nje periode dhe kjo krijon mundesine e kombinimit te elementeve kimike? Por kjo do te thote se uji nuk perben bazen e domosdoshme te fillimit te levizjes biologjike ose procesi i kombinimit eshte teper-teper i komplikuar ne raport me ate qe di sot njeriu. Ne kete pike studimet duhen konsideruar ne fazen fillestare dhe shkenca nuk e ka thene akoma fjalen e vet. Por perfundimisht duhet pranuar qe levizja kimike eshte ajo qe realizon per here te pare perbashkimin e te tre formave te njohura te levizjes dhe eshte e pamundur qe ajo te realizohet pa bashkeveprimin e dy te parave. Vazhdimesia e proceseve kimike, ne vazhden e kohes, duhet te coje ne nje shkalle maksimale te zhvillimit pertej te ciles ajo nuk ka c’te pasuroje më me komponime te reja.. Ne thelbin e vet levizja kimike permban nje permase hapsinore me te vogel se levizja fizike ne ishullin tone lendor dhe nuk duhet te jete e veshtire te percaktohen raportet hapsinore te strukturave perkatese. Akoma me tej, koha e egzistences se organizimeve kimike duhet te jete shume me e vogel se e strukturave fizike, por qe nuk mund te krijohen pa keto te fundit. Per kushte rastesore te zhvillimit, nepermjet shkalles organike te komponimeve kimike, me ane te bashkeveprimit te dy formave te parapara te levizjes, levizja kimike con ne formimin e levizjes biologjike.


Levizjen biologjike njerezimi e njeh vetem ne Toke dhe nga kjo une nuk di te kete nxjerre ndonje perfitim, pervec djegjes se njerezve ne turrat e druve ne Piaca del Fiore. Problemi nuk eshte kaq kompleks sa paraqitet dhe aresyeja e ekzistences se levizjes biologjike ne nje vend te vetem, te pakten brenda sistemit tone diellor, duhet te tregoje per ekstremet e kesaj rastesie. Gjithsesi te jete puna bashkeveprimi i te tre formave te levizjes nuk eshte i mjaftueshem per te provokuar lindjen e levizjes biologjike. Pastaj vete levizja biologjike ka disa shkalle zhvillimi dhe ne kete pike duhet te filloje komplikacioni hapsinore per te realizuar lidhjen e nevojshme midis cilesoreve ne levizjen biologjike. Te gjitha keto me cojne ne perfundimin se faktori kohe duhet te jete determinant ne kete proces teper-teper te veshtire per filozofine dhe shkencen. Ne kete menyre formula e Drejkut mbi propabilitetin e ekzistences se qenieve te gjalla ne univers duhet te jete jo shume e sakte, pasi ajo e merr kohen te njejte per te gjithe proceset natyrore qe cojne ne domosdoshmerine e lindjes se levizjes biologjike. Problemi duhet realizuar i diferencuar jo vetem per kohen e cdo fenomeni qe i bashkangjitet ekuacionit, por ai duhet diferencuar edhe brenda nje kohe specifike gje qe e pjeston me mbi njemiliard probabilitetin e gjendjes se levizjes biologjike ne univers dhe jo vetem kaq, por na krijon mundesine te argumentojme se levizja biologjike mund te ekzistoje edhe vetem per fazat e bimeve apo kafsheve pa shkuar me tej. Une pretendoj qe formula e Drejkut nuk e paraqet dot kete situate vendimtare per levizjen biologjike. Ekzistenca vetem ne nje planet, tani per tani, e levizjes biologjike tregon se permasa e shtritshmerise hapsinjore te saj te jete teper-teper e vogel ne raport me levizjen kimike. Po keshtu edhe permasa kohore duhet t’i nenshtrohet ketij rregulli, bile une pretendoj qe ne natyre duhet te ekzistojne fragmente te kohes biologjike edhe pa arritur ne fazen e njeqelizoreve te gjalle, dmth vetem ne fazen e bimeve. Natyra e lendes duhet te presupozohet qe i permban te gjitha shkallet e levizjes biologjike neper planete te vecante pa krijuar kontradikte me ambientin kimik. Zhvillimi diferencues neper shkalle kohore zhvillimi vihet re neper bime e kafshe kaq qarte sa eshte e pamundur te mos e pranosh kete deduksion ne kete menyre. Kjo është e domosdoshme të bëhet, të paktën në planin filozofik, pasi do të nxirrte në pah arësyet e mutacioneve të çfaqura në historinë e kësaj lëvizjeje në Tokë. Levizja biologjike eshte pergjegjese per bashkimin e kater formave te levizjes dhe shkaktarja themelore e fillimit te levizjes shoqerore. Ka një moment kohor (me gjatesi të konsiderueshme dhe të ndryshme) që lëvizja biologjike është në të njëjtin vektor me lëvizjen shoqërore dhe është kjo pikë që duhet marrë në konsideratë kur flasim për fillimet e lëvizjes shoqërore.


Kjo e fundit konsiderohet si forma me e larte e levizjes, vetem se duhet shtuar: ne ishullit tone lendor dhe jo me tutje; akoma më tej jo në nivelin më të lartë të saj. Problemi duhet parë më në kompleks dhe sipas diferencimit kohor e hapsinor të rastësive që kanë shoqëruar lindjen e lëvizjes biologjike e pastaj shoqërore në ishullin tonë lëndor. Pastaj ngelet për të parë edhe diçka tjetër: relacionet e pjesmarrësve në lëvizjen shoqërore pa lidhje bilogjike, pasi fantazia njerëzore ka ecur pak si tepër përpara. Analiza e lëvizjes shoqërore është e thjeshtë dhe e paktë dhe kjo në sajë të mungesës së ekzistencës së saj jashtë Tokës si realitet komunikues nga ana e tokësorëve. Por ekzistenca e lëvizjes shoqërore ne jep mundësi të vërtetojmë transformimet e lëvizjeve në historinë e lëndës pasi kemi mundësi ta vërtetojmë në praktikë. Në qoftë se format e lëvizjes kanë ndihmuar në formimin e pasardheses, atëhere kur ishulli lëndor ishte në krijimin e cilësoreve të vet ka një moment pas të cilit format më të ulta nuk ndikojnë më në mënyrë të drejtëpërdrejtë mbi hapësirat e lëvizjeve me nivel cilësor të ndryshëm nga bartësit e saj. Dmth sot format më të thjeshta të lëvizjes nuk ndikojnë mbi format më të komplikuara. Por kjo do të thotë se format më të larta të lëvizjes transformohen detyrimisht në forma më të ulta kur përmbushet kohëekzistenca ligjore e hapësirës. Pra lëvizja shoqërore transformohet në lëvizje biologjike dhe prej këtej në lëvizje kimike. Këtë proçes njeriu mund ta vrojtojë me sy të lirë kurdoherë (vdekja e njeriut është momenti që e transformon lëvizjen shoqërore në lëvizje biologjike dhe pas disa viteve, të themi, në lëvizje kimike) dhe kjo ka vlera për të argumentuar që me kalimin e viteve lëvizja kimike do t’i lërë vëndin vetëm lëvizjes fizike ku kjo e fundit, pas plotësimit të dinamikës së hapësirës fizike, do t’i lërë vëndin vetëm lëvizjes mekanike mbi çbazë do të marrë fund historia e ishullit tonë lëndorpër të mos u çfaqur më kurrë në historinë pa mbarim të materies.


Analiza e formave të lëvizjes, sipas kësaj hapësire, na çon në një përfundim të lidhur me faktorin kohë lindje, kohë ekzistencë dhe shpejtësi lëvizje. Unë pretendoj se kjo ka nevojë të vihet në dukje pasi kërkon pikësëpari të ndryshojë një botëkuptim mbi kohën dhe lëvizjen. Bashkëveprimi i tyre kërkon ndarjen e kohës nga hapësira dhe vendosjen e kohës në të njëjtin nivel me hapësirën, gjë të cilën e realizon vetëm lëvizja. Kjo e fundit disponon raporte të saktakohore midis formave të veta dhe detyrimisht kërkon një interpretim të ri të bartësit të vet, që është raporti hapësirë/kohë, dmth shpejtësia. Në këtë kuadër del e nevojshme analiza e raporteve kohore të formave të lëvizjes mbi ç’bazë lind një intepretim i ri i këtij raporti me pasojat e veta në kundërshtim me materializmin e shekullit të XIX-XX. Kjo gjë revizionon shumë përfundime në fushën e fizikës, kimisë, biologjisë dhe sidomos në shkencat shoqërore. Lëvizja është ajo që lidh jo vetëm hapësirën me kohën, por dhe shpejtësinë e zhvillimit të kontinumit kohor-hapsinor me kohen dhe hapsiren, duke nxjerrë përfundime krejt të tjera. Raportet kohore të formave të lëvizjes duhen kuptuar sipas pamjes së mëposhtme pa i dhënë rëndësi simetrisë në këtë rast dhe madhësisë së vektorit të jetëgjatësisë kohore.

format e lëvizjesjetëgjatësia kohore

lëvizja mekanike→———————————————————————-I

lëvizja fizike→———————————————I

lëvizja kimike→———————————-I

lëvizja biologjike→————-I

lëvizja shoqërore→—–I

Format e lëvizjeve kanë ndikim mbi njëra-tjetrën jo vetëm në planin historik të bartësve të tyre, por dhe në vazhdim. Në këtë rast në konsideratë duhen marrë formatngjitur me atë që analizojmë dhe sa më largndodhen ato kundrejt njëra-tjetrës aq më pak është ndikimi i domosdoshëm. Ky fakt nuk duhet anashkaluar, të paktën për tre format e para pasi do të pasuronin bagazhin e dijeve të njeriut, por në të njëjtin pozicion ndodhen dhe tre format e fundit ku rastësia ndikon në mënyrë të drejtëpërdrejtë mbi individin njeri dhe ky i fundit mbi vetë lëvizjen shoqërore. Dmth lëvizja kimike përmban thelbin e ishullit tonë lëndor me të gjithë komplekset e tij duke u konsideruar domosdoshmeria e vetë ishullit.


Pamja e mësipërme na jep mundësinë të analizojmë dhe kohën e egzistencës se çdo formë lëvizjeje në planin kohor të përgjithshëm te ishullit tone lendor dhe varësinë që hapësirat bartëse të tyre kanë nga njëra-tjetra. Nuk është vështirë të dallohet që kjo kohë është e ndryshme dhe jo e lidhur me të njëjtën kohëlindje. Me sa di unë ky proçes është anashkaluar pa u marrë në konsideratë, por qe behet pengese per zberthimin e kontinumit kohor-hapsinor te strukturave cilesore te lendes. Ne kete pike qendron nje nder raportet me te rendesishme te filozofise dhe te shkencave ekzakte. Une pretendoj se ky raport lidh filozofine me keto shkenca dhe sakteson trinomin dialektik: lindje – shpejtesi zhvillimi – koheekzistence. Problemi ka ne themel levizjen, kohen dhe hapsiren mbi c’baze mund te realizojme nje sere perfundimesh te nje rendesie te vecante jo vetem per filozofine. Konkretisht trinomi i mesiperm ka nje varesi absolute te elementeve pjesmarres nga levizja, ku koha e lindjes percakton permasen e shpejtesise dhe, kjo e fundit, koheekzistencen. Eshte nje varesi ligjore qe permbys shume perfytyrime ne shkencat e natyres. Konkretisht eshte e pamundur qe livizja fizike te jete me e madhe se ajo kimike, biologjike dhe shoqerore. Po marr kete shembull pasi shkenca ka mbetur ne kete vend duke pranuar pa hezitim qe drita ka shpejtesine me te madhe ne natyre. Une pretendoj per te kunderten per shume aresye. Raporti kohor-hapsinor (tani per tani po e marr si nje postulat) nuk mund te pranoje kurrsesi lindjen e levizjes fizike perpara se ajo kimike, etj, dhe te kete shpejtesine vetiake me te madhe se te gjithe pasardheset e veta. Per te qene me te sakte, drita e ka shpejtesine e levizjes me te vogel se te gjitha strukturat qe marrin pjese ne levizjen fizike pasi ajo konsiderohet si e para ne keto struktura. Kjo do te thote se ajo qe lind e para e ka shpejtesine e levizjen me te vogel se ato qe vine me mbrapa dhe me kete te marre fund percaktimi i shpejtesisese levizjes ne menyra arbitrare. Nga ana tjeter, ajo qe lind e para duhet ta kete dhe koheekzistencen me te gjate se ato qe i vine pas, qe do te thote se shpejtesia e levizjes dhe koheekzistenca jane ne raporte te zhdrejta. Ngelet per te percaktuar bashkeshoqeruesit ne kete sfide dhe te hiqet nga mendja qe njeriu do te jetoje me shume se kafshet apo bimet, se per te tjerat nuk eshte e veshtire te kostatohen. Ky eshte pikerisht suprimimi i lendes mbi njeriun, ose, sic shprehet sot, i materies mbi ndergjegjen.


Kemi mberritur ne piken e fundit te levizjes: kush forme e levizjes ndikon me shume mbi boten e njeriut. Ne varesi te lidhjes se levizjes me kohen dhe hapesiren nuk eshte e veshtire te behet ky percaktim dhe te arrihet ne perfundimin qe format me te ulta te levizjes nuk ndikojne domosdoshmerisht mbi format me te larta, por gjithsesi ato ndikojne me nje fare force mbi njeriun ku format me te ulta e kane kete force me te vogel se ato me te lartat. Ne menyre direkte levizja biologjike ndikon dukshem mbi njeriun dhe, me pas, levizja kimike. Me pak, deri aspak mbi njeriun ndikojne levizja fizike dhe ajo mekanike. Por ketu duhet patur parasysh dicka. Kur flasim per levizje mekanike nuk duhet pasur parasysh thjeshte levizja e objekteve karshi njeri-tjetrit pasi , kjo e fundit, eshte pjesa mekanike e levizjes kimike dhe jo thjeshte levizje mekanike, Sot per sot brenda ishullit tone lendor levizje mekanike jashte strukturave fizike dhe kimike si zor qe te kete, Ajo eshte e ndrydhur ne brendesi te strukturave te mesiperme dhe perben komplikacionin e influences se levizjeve te ndryshme mbi boten e njeriut. Kjo do te thote qe horoskopi te jete pjese e fantazise se njeriut dhe jo nje fakt konkret. Ne kete pike problemi duhet konsideruar botekuptimon dhe me marreveshje.


Nuk e di a do te jete i kenaqur lektori yne me kete zberthim qe une i bera levizjes, por gjithsesi ai duhet ta dije qe ketu fillon dialektika materialiste e verteta dhe ne kete pike shume gjera mund te jene thjeshte perfytyrime te gabuara te njeriut, por une pretendoj se keto perfytyrime nuk duhet te jene te gabuara kundrejt dialektikes materialiste dhe kjo duhet te argumentohet qe ne nisje. Pikerisht ketu qendron ndryshimi i materializmit dialektik shqiptar nga materializmi dialektik qe une kerkoj t’ju imponoj i nderuar lektor dhe une them qe kjo eshte shume me perpara se idete e shkolles bolshevike ku ju jeni mbeshtetur. Kjo kuptohet ne menyren se si ju i zbertheni aplikimet shkencore te shkolles se mesiperme, rendesia e te cilave eshte e jashtezakonshme duke realizuar permbysjen e materializmit dialektik bolshevik jo per seder, por per perfitim shkencor dhe kjo perben dallimin e dyte midis dy shkollave.


E keni nenvleresuar jashte mase shkollen mjaterialiste shqiptare te para 1945-ses dhe ndoshta nuk ka qene faji i juaj. Por ama i nderuar lektor eshte e papranueshme ta pranosh tezen tuaj, te huazuar nga fizika dhe te kundervene idealizmit filozofik; por qe nuk jep asnje zgjidhje, perkundrazi e ngaterron edhe me keq perfytyrimin mbi te panjohuren. Sipas jush:

“Perfytyrimin e shkences mbi shume dimensione filozofet idealiste perpiqen ta shfrytezojne ne menyre spekulative, kundra materializmit. Sipas tyre, thelbet shpirterore jane te vendosura ne dimensionin e katert te hapesires, apo ne nje dimension te paperceptueshem, ku nuk mund te hyje qenia. Ne lidhje me kete, ata pretendojne, se kjo iu jep mundesi atyre qe te drejtojne proceset materiale. Por ky dimension i katert i hapesires eshte nje dimension imagjinar. Dimensionet ne hapesire jane tre. Nje dimension i katert, sipas fizikes, eshte koha. Ky percaktim niset nga fakti i ekzistences se botes jo vetem ne hapesire, por dhe ne kohe (po aty, f. 190-191)”.

Ne qofte se ka idealizem te kulluar eshte pikerish pohimi i juaj mbi permasen e katert te hapesires, qe na qenkerka koha. A ju ka shkuar ndermend se po te ishte e vertete kjo, koha vendoset ne varesi te hapesires dhe mohohet mundesia e zhvillimit te ngjarjeve ne kohe dhe hapesire? Jo vetem kaq, por mohohen permasat e kohes duke e futur materializmin dialektik pikerisht aty ku deshiron idealizmi filozofik. E pame me lart se vete koha kishte tre permasa te vecanta: lindjen – ecurine – ekzistencen (moshen) dhe ajo qe lidh kohen me hapesiren eshte shpejtesia, atehere per cfare permase te katert behet fjala. Pranimi i kesaj teze eshte permbysja me reale e materializmit dialektik pasi koha dhe hapesira duhen konsideruar ne te njejtin rrafsh analitik, pasi jane realisht te vetmet kendveshtrime te zhvillimit te materies, lendes dhe njeriut. Ngelet per te lidhur kohen me hapesiren dhe jo vendosja e kohes ne varesi te hapsires. Ne kete kuader e shoh me te lehte te formuloj nje teori te re se sa te pranoj permasen e katert te hapesires. Keshte qe ngelet, me perpara, te hedhim poshte kete teori ne menyre qe t’i hapim rruge lidhjes se kohes me hapesiren sipas raportit te tyre, mbi c’baze formulohet lidhja e unitetit te materies edhe pse ajo eshte e pafundme dhe njeriu i fundem. Konstantja e ketij raporti perben ate qe Ajnshtajni e quante kontinum kohor-hapsinor dhe ketu duhet te jete keqperdorur teoria e tij per te kaluar nga materializmi dialektik ne idealizmin objektiv. Raporti kohor-hapsinor eshte i aftre t’i jape pergjigje te gjitha lidhjeve specifike qe disponon lenda dhe materia edhe pse jane te kunderta sipas kohe dhe hapsires. Raporti kohor-hapsinor i vendos ato ne unitet dhe cdo mosperputhje e rrjedhimeve analitike duhet te vertetoje gabimin e races njerezore pergjate procesit te njohjes (per kete shih Raporti kohor-hapsinor, ose Teoria e absolutizmit analitik, albanovaonline,com, logoreci,com ose ne gazeten “Ndryshe” dt. 24.07.2008).


Rrjedhimet e raportit kohor-hapsinor jane te shumta, por ato vecanerisht shpien ne zbulimin e disa fakteve interesante per boten e njeriut ku me kryesorja vecohet: predispoziteti natyror i popujve ne zhvillimin e tyre jashte koncepteve raciste (eshte kjo aresyeja perse revolucioni i ardheshem social duhet te kete dy faza dhe perse ato nuk kane asnje lidhje me diktaturen hipotetike te proletariatit). Ne kete pike ja vlen te zbulohet shenja dalluese e popujve nga njeri-tjetri jashte produkteve shoqerore. E them kete pasi njeriu perpara se te jete qenie shoqeror, eshte qenie natyrore dhe duhet zbuluar menyra se si nena jone natyre vepron mbi njeriun jo si individ, por si bashkesi. Raporti kohor-hapsinor na con ne zbulimin se shenja dalluese e popujve dhe racave eshte shpejtesia e zhvillimit shoqeror duke hedhur poshte pikepamjet e racisteve pasi inferioriteti hapsinor (ajo qe merret per baze nga shkollat raciste) shoqerohet me superioritetin kohor. Ja perse permasat e hapesires ndryshojne nga ato te kohes dhe ja perse koha nuk duhet vene ne varesi te hapesires. Analiza e shpejtesise se zhvillimit social na con ne nje sere perfundimesh te tjera, ku interesat shoqerore te popullit shqiptar gjejne zgjidhje krejt te reja dhe origjinale nga ato qe persorin politikanet e sotem. Me kryesorja ne keto zgjidhje eshte bota e relacioneve me shkaqet dhe pasojat e veta ku shqiptaret akoma edhe sot nuk e kane kuptuar se kujt i bejne mire e kujt i bejne keq edhe pse gjitheshka nuk varet pret tyre.

Por duhet pranuar se libri i autorit tone jo rralle i ka paragjykuar ngjarjet historike jashte realitetit dialektik duke u mveshur atyre procese te pamundura dhe duke fshehur thelbin e tyre. Ky fakt e ka bere librin shume te kritikueshem duke arrire ne perfundimin se ai eshte shkruar per te realizuar nje kundervenie se sa per te treguar thelbin e dialektikes materialist. Vini re kete tendence te autorit tone dhe lexuesi te konkludoje vete:

“Idete e Galileut i vazhdoi me tej filozofi dhe shkencetari Xhordano Bruno. Ky tregoi se ne hapesire ka bote te panumerta si bota jone. Keto ide i jepnin nje tjeter grusht pikepamjeve te idealizmit dhe te fese mbi boten qiellore. Per kete, feja, e cila ishte e plotfuqishme ne mesjete, perdori inkuizicionin per te ndaluar zhvillimin e shkences” (po aty, f. 198)”.

Lektori yne shume gjera nuk i thote sakte, akoma me tej i shtemberon dhe kete e ben me dashje. Neqofte se ai kujton se shqiptaret kane mbetur si para 1992-shit eshte puna e tij, por koha sot ka ardhur krejt ndryshe dhe une dua t’i kujtoj atij se veprimet e para 500 vjeteve ne Europen feudale jane krejt te barabarta me veprimet e Leninit, Stalinit, Enver Hoxhes (bile veprimet e tyre kane qene me ekstreme ne drejtim te krimit dhe te vraret e te pushkatuarit jane shume-shume me te shumte e me te sofistikuar) dhe vazhdojne edhe sot ne brendesi te klases politike shqiptare. A nuk eshte ne te njejtin pozicion partia socialiste shqiptare ne shtator te 2009-es? Atehere per cfare shkence na flet lektori yne? Pastaj ai duhet te jete kritik kundrejt ideve te Xhordano Brunos jo vetem pse ai nuk ka vertetuar gje, por thelbi i pretendimeve te tij kane qene krejt te tjera dhe jane probleme qe do te kerkojne mijera e mijera vjet per t’ju afruar te vertetes. Xhordano Bruno ishte viktime e vetevetes pasi koha e tij nuk u perputh me kohen e eterve te Kishes se Shenjte dhe idete e tij kishin me teper karakter reaksionar se sa progresist. Cdo gje qe nuk perputhej me politiken kriminale dhe antishqiptare te PKSh autori yne e konsideron pozitive, por harron thelbin e vete problemit. Xhordano Bruno, Galileo Galilei, Nikolla Koperniku perpara se te ishte shkencetar ishin klerike dhe kishin mbaruar shkollat e klerit katolik ne vendet perkates, gje te cilen ju nuk ja keni thene shqiptareve. Keshte qe te gjithe ata ishin te konfrontuar me veten e tyre dhe pastaj me vete klerin. Ju, lektoret shqiptare, nuk e dini se ajo koha ka pasur nje tjeter detyre per te zgjidhur dhe mos perputhja e interesave ka shpene ne ngjarjet e parapara.


Pikepamjet kryengritese te shkencetareve te mesiperm nuk i kane dhene asnje goditje idealizmit dhe fese per faktin me te thjeshte fare: te gjitha betejat ne fushen e teorise jane te fituara nga idealizmi dhe feja per paaftesine e materializmit filozofik dhe jo per merite te idealizmit. Ju nuk mund te kapeni pas kesaj fije kashte, sepse nuk ju takon ju per te kundershtuar nje pamundesi. Gjeni i nderuar lektor shkaqet e lindjes se fese, autorët e kësaj lindjeje, rendin shoqëror qe e detyron të lindë, domosdoshmerine e atehershme te ekzistences se institucioneve fetare katolike, dhe do te zbuloni pozicionin real te shkolles suaj dhe nivelin intelektual te produktit komunist. Nga qe nuk keni ditur t’i beni te gjitha keto filluat gjuetin e shtrigave me 1967 (nuk po ju akuzoj per krimet e 1945-1946 kundra Klerit Katolik Shqiptar pasi e di se nuk keni gisht, por per poshtersite e 1967 ju dhe shoket e juaj jeni pergjegjes direkt pasi keni mbuluar paaftesine tuaj, antimaterializmin dhe antishqiptarizmin komunist me akuzat kundra Klerit Katolik Shqiptar) duke asgjesuar materialistet filozofe shqiptare vetem pse keta kishin petkun e shenjte te franceskanit apo jezuitit. Nuk ka asnje grusht kundra idealizmit dhe fese te dhene ndodhehere nga ndonje studiues, duke perfshire edhe Marksin i cili eshte i vetmi qe postuloi se feja eshte opium per popullin, por nje opium i domosdoshem. Po, kjo eshte analize materialiste, por ju nuk e kuptoni dot per aresye te tjera. Pastaj ju keni nje te keqe te madhe, nuk kuptoni dhe nuk dalloni dot idete fetare nga institucionet e tilla; nuk ka qënë asnjëherë feja e plotfuqishme ne mesjetë ne Europë, por institucionet katolike të Selisë Shenjtë bënin ligjin ne Europën e asaj kohe. Po te kishit zbuluar kete do te arrinit ne perfundimin se institucionet katolike mesjetare kane qene para se gjithash institucione politike qe fshiheshin pas ideve fetare dhe eshte ky fakti qe e shpetoi Europen mesjetare nga tjetersimi i invazioneve arabe ne jugperendim dhe ai otoman ne juglindje. Proceset historike duhet marre si kane ndodhur dhe jo si ju pelqen ju te ndodhin. Lufta kundra tyre, e marre nga PPSh, nuk eshte lufte kundra fese, sic e keni publikuar ju, por kundra institucioneve me shkencore dhe shqiptare qe kane ekzistuar ndonjehere ne historine e banoreve te ketyre trevave dhe kete ju ja keni fshehur popullit shqiptar duke ngritur lart poshtersine tuaj kriminale si shpetimtare te popullit tone. Ketu do te jemi e do te shohim se si politika europiane do te luaje me popullin shqiptar pikerisht ne saje te asaj poshtersie qe gatuat ju me 1967-ën. Në tërësi duhet kuptuar që kryqëzatat dhe Inkuizicioni u aplikuanpër të mos lejuar tjetërsimin e racës së bardhë nga racat e tjera, pasi proçesi ka qënë tepër i parakohshëm. Duhet kuptuar edhe diçka tjetër i nderuar lektor: shumë veprime politike të aplikuara në botë i nënshtrohen instiktit vetëmbrojtës edhe pse pasoja mund të jetë shumë e rëndë (zhdukja e racës së kuqe nga raca e bardhë; raca e kuqe është raca me shpejtësinë më të madhe të zhvillimit shoqëror në historine e njerëzimit dhe kapja e rendit kapitalist nga ana e saj do të çonte në një luftë të përbotshme të paparë, ndoshta sa shume e dy luftrave imperialiste te marra se bashku dhe te ngritura ne katror), prandaj dhe ekziston kategoria domosdoshmëri-liri.


Së fundi i nderuar lektor dua t’i bëj të qartë lexuesit të nderuar shqiptar, sidomos, se në natyrë ka vetëm të vërteta absolute, në të kundërtën ato nuk janë të vërteta. Por në këtë kuadër ka dhe të vërteta mashtruese, ku këto të fundit përmënden herë pas herë për t’ja ngulur në kokë lexuesit që janë ashtu pse duam ne. Në këtë kuadër ju keni pasur kurajon civile të paraqisni si të vërteta absolute mashtrimin gjigand që politika propogandistike e PPSh i ka injektuar popullit shqiptar për 45 vjet pa pushim. Sipas jush, dhe redaktorit tuaj karizmatik:

“E vërteta absolute është ajo e vërtetë, që nuk mund të hidhet poshtë sado që të zhvillohet dhe të pasurohet shkenca. Kështu, për shëmbull, roli udhëheqës i PKSH në Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare, në revolucionin socialist dhe në ndërtimin e shoqërisë socialiste në Shqipëri apo krijimi i kësaj Partie me 8 nëndor 1941 janë të vërteta absolute (po aty, f. 161-162).

Duke parë që pretendimi juaj filozofik bie ndesh me një sërë artikujsh të shkruar nga unë për këto probleme, jam i detyruar t’ju përgjigjem edhe pse thelbi i atakimit ekziston në artikullin përgjigje dhënë redaktorit të librit tuaj (shih. “Të nderuar historianë Peza është e nacionalistëve dhe jo e komunistëve”, përgjigje dhënë gazetës Peza, albanovaonline.com, logoreci.com).


Po filloj nga fundi pasi kjo shërben për të kuptuar edhe të vërtetat e tjera mashtuese, të paraqitura nga ana e juaj si të vërteta absolute.

-PKSh nuk është formuar me 8 nëndor 1941 në Tiranë në shtëpinë e Zylfie Canit dhe atë nuk e kanë formuar as shqiptarët dhe as jugosllavët, siç është pretenduar rëndom. Per kete ka dokumenta të firmosura nga Enver Hoxha dhe nga ata që e formuan realisht PKSh (për këtë shih “Mbi aktet e formimit të PKSh” publikuar në albanovaonline.com, logoreci.com dhe në gazetën 55, dt 18-19/11/2008). Si përmbledhje të asaj ngjarje mund të them qe PKSh është formuar rreth datës 22 mars 1943 në rrethin e Elbasanit dhe atë e formuan anglezet. Atëhere për çfarë lufte antifashiste bëhet fjala kur komunistët kanë luftuar vetëm 480 ditë dhe jo kundër gjermaneve? Për çfarë revolucioni socialist bëhet fjala kur në kritikën e librit tuaj kam argumentuar qe ai revolucion ka qënë thjeshtë një revolucion hajdutësh që ka pasur për qëllim të kthejë në skllevër banorët e Veriut për hesap të atyre të Jugut? Si mund të pranoni ekzistencën e një revolucioni socialist kur në territorin e banuar nga shqiptarët para më pak se një shekulli nuk ka ekzistuar prona private? A nuk bie vallë kjo ndesh me mësimet e Marksit? Apo, duke mos ju levërdisur kjo, nuk mbështeteni tek Marksi, por tek Lenini dhe nuk keni deklaruar asnjëherë që Lenini është i parë antimarksist në pushtet?


Përfundime

Pasi e lexon të gjithë librin dhe e krahason me kohën e sotme përfundimi i parë është: kë ka dashur të atakojë autori, ndoshta redaktori? Mos vallë autori e ka shkruar librin i shtyrë nga redaktori? Po të jetë kjo e fundit atëhere kuptohet me lehtësi pozicioni real i redaktorit dhe autori është thjeshtë një viktimë e të parit. Por sot kjo nuk më intereson, pasi përmbajtja e librit duhet të prekë sedrën e shqiptarëve të arsimuar nëpër shkollat e larta para 1992-shit. Fakti që PPSh e hoqi nga programi mësimor në vitin 1991 duhet të argumentojë se padronët e saj e kishin kuptuar të parët që temat e materializmit dialektik dhe historik ishin përralla dhe asgjë më shumë.

Sipas konteksit të librit, materializmi dialektik dhe historik shqiptar ka qënë një literaturë irealistë dhe tipikisht antimaterialiste dhe antishqiptare. Në po këtë pozicion ndodhen dhe autorët e saj, vetëm se duhet shtuar që ndërgjegjja e tyre është në të njëjtin plan me ndërgjegjen e të gjithë shqiptarëve të arsimuar në shkollat e larta të para 1991-shit. Është kjo arësyeja kryesore përse shqiptarët e sotëm janë të keqarsimuar dhe përse ata sot janë më të keqinj se baballarët e tyre dje dhe gjyshërit e tyre pardje. Është një problem që duhet marrë në konsideratë seriozisht pasi përcakton mirëfilli nivelin e klasës politike shqiptare edhe përgjatë gjithë shekullit të XXI-të edhe në qoftë se pjesmarrësit e saj nuk kanë lindur akoma. Lidhjen e qënies me mosqënien në këtë rast duhet ta krahasoni në pasojë me gjëndjen e popullit shqiptar para 400 vjetëve e këtej ku banorët e këtij vëndi pa u quajtur shqiptarë e ndjenë veten të tillë vetëm në sajë të edukimit të dhënë nga Kleri Katolik Shqiptar. Dmth ngelet për të krahasuar pasojën e dy shkollave të aplikuara në vëndin tonë ku e para për 400 vjet dha ndërgjegjen e shqiptarëve të gjysmës së parë te shekullit të XX-të, ndërsa e dyta për 45 vjet dha ndërgjegjen e antishqiptarëve të shekullit të XX-të. Mbi këtë bazë a nuk kemi të drejtë të themi se materializmi dialektik njihej me mirë para vitit 1945 dhe aspak pas këtij viti.


Ky është përfundimi i analizes kritike të librit tuaj i nderuar lektor. Uroj që ky libër të jetë produkt i ndërgjegjes suaj dhe jo i një shtyse nga jashtë, pasi në këtë rast do të arrinim në përfundimin se produktin intelektual të popullit shqiptar sot e drejtojnë forcat antishqiptare të ishsigurimit të shtetit të cilët nuk janë të paktë dhe janë tepër aktiv në krimet e tyre.

26-A është e nevojshme alternativa socialiste e zhvillimit në Shqipëri?

(Përgjigje dhënë artikullit të docent Vasillaq Kuretës,
të botuar në gazetën “Zëri i Popullit”, 26 mars 1992)
- Defekti i Marksit në lidhje me revolucionin proletar
- Utopizmi leninist
- Mashtrimi stalinist i raportit Marks – Lenin për problemin e revolucionit socialist
- PK Shqiptare ka qënë një parti intelektuale dhe jo proletare, le pastaj PPSh qe ka qene nje parti antishqiptare
- Pamundësia e aplikimit të socializmit në Shqipëri edhe sikur socializmi “shkencor” të ishte i saktë si teori.

Vetëm katër ditë ju deshën Partisë Socialiste të ngrihej në këmbë pas nogdaunit të 22 marsit 1992; vetëm katër ditë ju deshën kësaj partie të kalojë nga sulmi në mbrojtje; vetëm katër ditë ju deshën dishepujve të sajë ta transformojnë mashtrimin internacional në një gënjeshtër kombëtare. Nuk e dimë se ku e gjetën guximin ishkomunistët shqiptarë të pretendojnë për të mësuar popullin shqiptar me idetë antikombëtare; vetëm në qoftë se ata kanë pasur për qëllim të mësojnë botën. Po të jetë kjo e fundit pirolla u qoftë, nuk e paskemi ditur se Partia e Punës (sot Socialiste) paska pasur dhe ka shkencëtarë të kalibrit botëror; në këtë rast ne duhet të tërhiqemi. Por, duke e kuptuar që fjala bëhet për një mundësi aplikimi këtu në Shqipëri dhe idetë e tyre janë të lidhura me Marksin, jemi të detyruar t’i përgjigjemi: Ndalu beg se ka hendek! Ju kërkoni të mashtroni popullin shqiptar në një formë të re.!

Artikulli i docent Vasillaq Kuretës është fund e krye një mashtrim i tillë. I nderuar docent, Ju pretendoni se në B. Sovietik u realizua socializmi dhe në momentin aktual ai u shkatërrua. A jeni i sigurtë për këtë? A e dini vallë Ju dhe shokët e atij instituti ku keni ngrënë bukë dhe jeni formuar, se çfarë është socializmi sipas autorëve të tij? Në asnjë vënd të librave që keni shkruar Ju shkencëtarët e institutit të studimeve marksiste – leniniste nuk është zbërthyer ky socializëm në planin teorik dhe kjo ka ndodhur në një masë të tillë sa ne dyshojmë në njohuritë e juaja filozofike. Me fjalë të tjera Ju dhe shokët e atij instituti nuk e njihni aspak Marksin, por vetëm keni spekulluar në emrin e tij. Kjo vihet re në punimet e Tua dhe të shokëve  të atij instituti, në punimet e pedagogëve të shkollave të larta shqiptare. Po ju a përmënd disa në mënyrë që idetë e tyre mos t’i përdorni më në të ardhmen, pasi pretendoj se Ju e keni harruar të kaluarën:
Artan Fuga, “Filozofët e rinj” shërbëtorë të kapitalizmit
Fatos Nano, Politika ekonomike e Kinës për t’u bërë  superfuqi
Hulusi Hako, Ateizmi shkencor (për këtë libër mund t’ju them me siguri të plotë se    është mashtrim shkencor)
Kleanthi Zoto, Filozofia marksiste – leniniste, e vetmja filozofi shkencore
Omer Hashorva, Hrushovizmi ideologji e kundërrevolucionit dhe e agresionit
Pavllo Gjidede, Vigjilenca e klasës në veprim
Raqi Madhi, Shtrëmbërimi i teorisë marksiste – leniniste për socializmin nga P.K. e Kinës
Servet Pëllumbi, Nga materializmi në idealizëm (ky “shkencëtar” nuk ka qe si ta dijë që mendimi filozofik botëror ka kaluar nga idealizmi në materializëm dhe jo sipas titullit).
Servet Pëllumbi, Formimi i filozofisë marksiste
Shyqyri Ballvora, Revolucioni kinez dhe zig – zaket e politikës antimarksiste të P.K.K.
Thimi Nika, Tej fasadës  “populli unik sovietik”
Vangjel Muisiu, Thellimi i kursit revizionist në B.S.
Vasillaq Kureta, Thelbi antimarksist i koncepteve filozofike të mao       cedunidesë (librit Tuaj e lashë për në fund pasi idetë që parashtroni në të i janë nënshtruar me kohë një kritike ku spikat hipokrizia ndaj Enver Hoxhës).
Ka dhe shume libra te tjere me keto tema, por qe nuk kane krijuar suport zhvillimi ne inteligjencen shqiptare, dmth kane qene limonada per tituj shkencore.
Përmëndja e tyre nuk bëhet thjeshtë si një akt, por në ato libra të publikuar autorët e tyre nuk kanë thënë të vërtetën në mënyrë absolute. Ata vetëm janë munduar të mos thënë të vërtetën dhe t’i bëjnë qejfin diktatorit.

Ju pretendoni se në vëndet ish socialiste gradualisht erdhi duke u dobësuar e u zhduk dinamika e brëndëshme e zhvillimit  ekonomik e social, por nuk na thoni gjënë më kryesore: cili qe shkaku? Ju nuk keni si ta dini dhe rrjedhimisht nuk keni si ta pranoni, që e gjithë veprimtaria e popujve “socialistë” nën udhëheqjen e partive të tyre ka qënë një revoltë e qënies natyrore ndaj qënies shoqërore (po citoj Balzakun). Ju nuk keni si ta dini që e gjithë kjo dinamike ka qënë një shfrytëzim shtazor i masave popullore nga ana e udhëheqjes. Mbi këtë bazë është e pamundur të pranosh idenë Tuaj, sipas së cilës “të depërtosh më thellë, lind mundësia për një arësyetim të argumentuar për të ardhmen e alternativës socialiste të zhvillimit”.
Por të gjitha këto hedhin poshtë edhe “rëndësinë” e pikëpamjes tjetër, po Tuajës, që thotë:   “të diskutosh jo për të kthyer modelin e përmbysur, por për të gjetur rrugën e afirmimit nga e ardhmja e materializmit i idealit socialist e parë kjo si një lëvizje reale historike e jo si skemë”.
Si mund të pretendosh për një zhvillim të tillë kur vetë konkluzioni i Marksit mbi revolucionin proletar mbështetet në  një skemë dhe pikërisht në skemën britanike të shekullit të XIX-të? Përpara se të na thoni gjëra të tilla duhet të pranoni se keni hequr dorë prej Marksit, e meqënëse Ju nuk e keni bërë akoma këtë ne do t’ju luftojmë me armën e tij dhe në fushën që keni lëvruar deri tani.

E di që është pak e vështirë në një gazetë të parashtrosh kritikën e një epoke, qoftë edhe vetëm në një aspekt, por do të kufizohemi në tre pika, që ne mendojmë se përbëjnë kryesoren e asaj që keni mbrojtur deri tani.

Së pari, konkluzioni përfundimtar i Marksit lidhet me vendosjen e komunizmit ku fillesa është politika me mjete e dhunës. Unë e di që tani se edhe Ju nuk e pranoni më këtë përfundim, por nuk dini ta argumentoni. Konkluzioni marksist mbështetet në politikën pushtuese të Mbretërisë Britanike dhe në Komunën e Parisit. Dhe duke ditur se dhunës i duhej përgjigjur me dhunë ai konkluzion për atë kohë, mund të konsiderohej i drejtë megjithëatë edhe për atë kohë ai duhet marrë me rezervë. Ja sepse; sipas Marksit, kapitalizmi është forma e fundit e shtetit dhe rewwvolucioni proletar e përmbys këtë formë shtetërore duke kaluar në fazën kalimtare drejt komunizmit që e emërtoi gjysëm shtet proletar. Marksi nuk mori parasysh aspak se kalimi nga jo shteti në shtet u bë pa luftë, por me anë të ideve juridike (përmëndim këtu Solonin në Athinë dhe ligjet e dymbëdhjetë tabelave në Romë); atëhere përse duhet të pranojmë që kalimi nga shteti në jo shtet u bëka me anë të dhunës? Vallë nuk ka pasur parasysh idenë e Hegelit mbi përputhjen e ekstremeve? Apo mos vallë e ka ditur se ai rend që e fillon jetën me luftë do ta vazhdojë po me luftë, atehere i bie qe edhe rendi socialist do te permbyset me dhune revolucionare? Kjo eshte nje pike qe e permbys vete teorine e Marksit, prandaj kerkohet modifikimi i tij. Tjetër,
kalimi nga feudalizmi në kapitalizëm u bë me anë të revolucionit borgjez ku dhuna ishte e pranishme. A e dinte vallë Marksi se natyra njerëzore (qoftë dhe forma jo të tilla) nuk njeh përsëritje dhe vetëm mbi këtë bazë revolucioni që zhduk dhunën kapitaliste është pjesë e vetë rendit. Pastaj Marksi me komunizëm nuk presupozonte një ideal, por me komunizëm ai dhe Engelsi kuptonin lëvizjen shoqërore që i jepte fund gjëndjes ekzistuese. A nuk i dhanë fund gjëndjes shtazore të shfrytëzimit vëndet e Europës Perëndimore e Veriore, Sh.B.A-ës, Japonia e Kanadaja pa revolucionin proletar të Karl Marksit? Domethënë në këtë pikë Marksi ose është interpretuar krejtësisht mbrapsht nga pasuesit e tij (dhe unë kështu pretendoj) ose ai i ka bërë llogaritë gabim (në një vënd duhet të jetë kështu)

Së dyti, teoria e Marksit mbi revolucionin proletar, që e përmban në brëndësi revolucionin socialist (dhe jo ndryshe siç keni thënë ju nëpër librat shkollorë) mbështetet në kontradiktën midis forcave prodhuese dhe marrëdhënieve në prodhim. Ky fenomen, sipas Marksit, është karakteristikë e vdekjes së sistemeve shoqërore. Po atëhere si mund të pranojmë ne vdekjen e rendit kapitalist në Rusi dhe kalimin në socializëm ku ky rend kishte vetëm 12 vjet jetë? Pikërisht në këtë piklë ne kemi utopizmin e Leninit dhe përsëritjen analoge të ngjarjeve më të hershme. Po përmënd vetëm kryengritjen në vitet 104 – 100 Para Kri. të Siçilisë, të skllevërve; dhe kryengritjen e viteve midis fundit të shekullit XVI dhe fillimit të shekullit XVII në Kinë ku spikat kryengritja e madhe e endësve të ndërmarjeve e manifakturave private në qytetit Suxhon më 1601, të cilat u munduan të vendosin një barazi sociale, por që degjeneruan shumë shpejt në forma të njëjta me ato ekzistueset. Ju a përmënda të gjitha këto për t’ju treguar se është e pamundur të përmbyset një rend pa i zhvilluar deri në fund forcat e veta prodhuese, të paktën sipas Marksit. Ja përse Lenini është kokë e këmbë utopist dhe asgjë më shumë.

Së treti, dua t’Ju kujtoj se bashkimi Marksit me Leninin është një ndër poshtërsitë që bëri Stalini në fushën e socializmit (si mundësi) në sferën sasiore. Qe Stalini ai që nxorri teorinë se Marksi pat thënë se revolucioni socialist triumfon në të gjithë botën, ose në vëndet më të zhvilluara në të njëjtën kohë, kurse Lenini e ndreqi atë duke thënë se socializmi mund të triumfojë edhe në një vënd të vetëm. E gjithë kjo paçavure që keni shkrojtur tek Materializmi Historik është një kopjim pikë për pikë që i keni bërë Stalinit pasi as Marski dhe as Lenini nuk kanë dhënë finicione të tilla. Për saktësi lexoni të gjithë faqen 526 tek vepra e 26 e Leninit se aty keni përfundimin se socializmi në mënyrë të plotë nuk mund të ndërtohet në një vënd të vetëm. Ndërsa komunistët – socialistë në pushtet janë grindur me njëri – tjetrin prej kohësh se kush ishte në socializëm dhe sa larg komunizmit ishin, kush do të mbërrinte më përpara atje.

Ju a përmënda të gjitha këto për t’i treguar lexuesit se Ju dhe shokët tuaj e keni gënjyer të gjithë popullin shqiptar me këto përralla për 45 vjet. Problemi shtrohet krejt ndryshe për ndryshe. Unë nuk kam ndërmënd t’Ju mësoj marksizmin, por dua t’ju shpjegoj tani përse alternativa socialiste e zhvillimit është e pamundur në Shqipëri duke e lidhur me të djeshmen dhe të sotmen.

Gjëja e parë që duhet kuptuar është pozicioni lindës i komunizmit në Shqipëri edhe para datëlindjes së PKSh-re. Idetë komuniste u importuan nga Europa e revoltuar kundra shtypjes dhe shfrytëzimit duke u sjellë në Shqipëri nga intelektualët e rinj si një shprehje kundra mbretërimit të Zogut të Parë dhe aspak si shprehje e antagonizmit midis klasës punëtore dhe marrëdhënieve në prodhim. Ju ja keni fshehur gjithmonë nxënësve dhe studentëve tanë nëpër shkolla këtë fakt. Me fjalë të tjera duhet pranuar se grupet komuniste (po pranojmë tezën e Enver Hoxhës për këtë problem) ishin grupe intelektuale dhe aspak grupe komuniste proletare apo punëtorësh siç pretendon Enver Hoxha. Gjithashtu duhet pranuar se komunizmi në Shqipëri kishte karakter intelektual dhe aspak proletar. Ky i fundit nuk ka ekzistuar kurrë në Shqipëri në përmbjajte, pasi vetë klasa punëtore shqiptare ishte shumë – shumë e re dhe rezultat i relacioneve me të huajt. Prej këtej del e qartë edhe kush e formoi PKSh-re, të paktën në drejtim të marrjes së pushtetit pas mbarimit të luftës. Mbi këtë bazë si mund të pretendosh për socializmin në Shqipëri në të ardhmen (flasim për vitin 1948).

Është një kapitull tepër i gjatë se çfarë ka qënë në realitet PPSh-së dhe roli i sajë në zhvillimin e shoqërisë sonë, por për ta lidhur me socializmin shqiptar është e nevojshme të tregohet struktura shoqërore e popullit shqiptar. Autorët e Materializmit Historik kanë pretenduar se tek ne ka dy klasa shoqërore dhe një shtresë drejtuese. Kur i pata thënë mësuesit të filozofisë në një provim se tek ne kemi tre klasa shoqërore ai më pati vënë katër. Sot e shoh që paskam pasur të drejtë, vetëm se duhej specifikuar se klasa e tretë ishte e ndarë në dy grupime: në intelektualë që punonin bashë me punëtorët e fshatarët dhe në intelektualë që nuk punonin, por përgatisnin teorinë për shtypjen dhe shfrytëzimin e popullit shqiptar. Ja përse nuk mund të pranohet pa doreza ideja se inteligjenca shqiptare është persekutuar gjatë 45 vjetëve të sundimit të Enver Hoxhës. Ju dhe shokët tuaj që keni punuar në atë institut nuk mund të përfshiheni në shtresën e intelektualëve të persekutuar.

Por duhet të pranojmë se titulli pyetës i artikullit Tuaj kërkon një përgjigje sipas kushtit internacional dhe atij kombëtar. “Çuditërisht” Ju nuk keni të drejtë për të dy rastet.

Në botë alternativa socialiste nuk ka më atë përmbajtje teorike të socializmit të shekullit të XIX-të dhe ekziston, duke luajtur një rol pozitiv, në ato vënde ku kemi një zhvillim real të indistrisë moderne. Kjo alternativë është thjeshtë një socializëm europianoperëndimor dhe shërben si një pol opozitar dhe vetëm kaq. Por kjo nuk mund të zbatohet dot në vëndet e prapambetura, sepse i ashtëquajturi socializëm në këto vënde degjeneron detyrimisht në absolutizëm individual, siç degjeneroi duke sjellë në skenën polkitike shumë dhimbje shoqërore. Përpara se të përcaktohet nevojshmëria e një teorie duhet përcaktuar më përpara shkalla e zhvillimit shoqëror të një vëndi që e lind dhe pastaj të përcaktohet zhvillimi hapsinor i popullatës ku do të zbatohet. Ju si materialist që pretendoni të jeni duhet ta dini që është qënia shoqërore ajo që përcakton ndërgjegjen dhe është e parpanueshme që ndërgjegja shkencore e shekullit të XIX-të (e cila ka qenë prudukt i kapitalizmit në zhvillim) t’ja injaktosh popujve në shekullin e XX-të, por që janë në fazën kalimtare nga feudalizmi në kapitalizëm dhe këtë në sajë të relacioneve me europianët perëndimorë. Domethënë shkalla e ulët e zhvillimit kapitalist e përjashton alternativën socialiste të zhvillimit në vëndet e ndryshme të globit.

Por Ju nuk e kini fjalën për botën, edhe pse përmëndni e aludoni me vëndet e industrializuara. Ju pretendoni për një aplikim të mundëshëm të sajë në Shqipëri dhe me këtë doni të ruani pozicionin tuaj si parti. Në qoftë se për vëndete e pazhvilluara kapitaliste alternativa socialiste mund të pranohet për më vonë dhe me rezerva, ajo për Shqipërinë është e dëmshme. Kjo del po të studiohet pak me vëmëndje vetë autori i socializmit “shkencor” Karl Marksi, sipas të cilit:

“Një shoqëri, edhe në qoftë se ka rënë në gjurmët e ligjit natyror të zhvillimit të saj,-……-nuk mundet as t’i kap