23-Enver Hoxha

Përvjetorët e lënë zakonisht një kujtim të lidhur me ngjarje reale. Por përvjetorë që të lënë kujtime ngjarjesh ireale mund të ndodhë vetëm në një vënd të botës dhe vetëm për një njeri. Shqipëria dhe Enver Hoxha përbëjnë realen dhe irealen e kujtesës së shqiptarit të sotëm. Ardhja e demokracisë ka vënë në pikëpyetje të plotë ngjarjet më madhështi të rreme plot suksese të famshme historike me përmasa krejt fallso. Kur e vret mëndjen për këto gjëra dhe e kupton se padija e jonë e sotme është fitorja e përgjakshme e Enver Hoxhës mbi Historinë, Drejtësinë dhe Shpirtin e stërplakur të shqiptarit, të vjen të ulërish me sa ke në kokë për madhështinë e rreme të historisë së tij. Këtë nuk bën të mos e dish, për këtë nuk bën të mos interesohesh. Ai që nuk kërkon të dijë, ai që nuk interesohet, e lë Enverin fitimtar në histori.Të mos harrojmë sentencën:

“Ju qorroftë një sy atij që kujton të kaluarën,
por ju qorrofshin të dy sytë atij që harron të kaluarën”.

Kryesorja që përfitoi enverizmi nga shqiptari ishte gadishmëria për të mohuar. Atë e arritën me torturat e pafundme në qelitë e burgjeve të famshme enveriste, atë e demostruan me proçeset gjyqësore shëmbëllore për të gjithë njerëzimin dhe për të gjithë kohërat. Enveri imponoi tek shqiptarët figurën e Uriah Hipit. Të mohosh nënën, të mohosh babanë, të mohosh gruan apo burrin, të mohosh fëmijët, të mohosh vëllanë dhe motrën, të mohosh ç’të shohin sytë e ballit e ç’të dëgjojnë veshët, të mohosh vetveten dhe kujtesën tënde; -ja kjo ishte deviza enveriste që ju imponua njeriut shqiptar të mesit të dytë të shekullit të XX-të. Lufta kundër tyre është dituria, është fitorja më e madhe mbi të kaluarën, është mohimi i krimit kolektiv.


Të flasësh saktësisht për figurën e Enver Hoxhës sot është plotësisht e pamundur pasi dokumentacioni shkrimor dhe dëshmitarët okularë janë asgjësuar plotësisht. Por ne kemi mundësi të argumentojmë dhe të vërtetojmë se si nuk ka qënë pamja historike e perëndisë shqiptare.

Mbas vdekjes së Enverit, në Shqipëri filluan thashethemet mbi figurën e tij dhe të Nexhmije Hoxhës (Xhuglinit). U shpikën të qëna e të paqëna, u thanë të turpshme e të paturpshme; dikush e bëri vagabond e qejfli femrash (1), dikush homoseksual (2), e pastaj me rradhë kriminel, diktator, tradhëtar i interesave kombëtare e shumë e shumë epitete të tjera. E duke qënë kontradiktore njëra me tjetrën këto epitete e bënë edhe më misterioze e të fshehtë figurën e sundimtarit shqiptar. Duke qënë bashkëkohor në 30 vjet të sundimit të tij dhe një studiues i veprave të plota (jo vetëm i serisë 71 vëllimshme) kemi arritur në përfundimin që përbaltja e figurës së Enver Hoxhës me paramendim dhe urrejtje (qoftë dhe e drejtë) nuk ka ulur Enverin, por popullin shqiptar që duroi një figurë kaq imorale. Sado negativ të jetë një individ, përqasja e shpirtit të tij me karakteristikat më negative të karakterit të njeriut nuk ul atë por ambientin që e rrethon. Në këtë mënyrë nuk ishte Enveri i keq, por populli shqiptar që polli një figurë të tillë dhe e duroi për 40 vjet me radhë pa i dalë asnjëherë ballë për ballë (përjashto dy raste: në pleniumin e dytë të Beratit (nëndor 1944) dhe në konferencën e partisë së Tiranësmë 1956 – raste të cilat hëngrën koka njerëzish). Nuk mund të kapërcehet kaq lehtë figura e Enver Hoxhës kur flasim për historinë e gjysmës së dytë të shekullit të XX-të të Shqipërisë. Njeriu që rrotulloi rreth vetes tre milion shqiptarë, që vodhi një popull të tërë për pesë vjet (1944-1949), që skllavëroi një popull të tërë për 47 vjet (1944-1991), që masakroi 1/3 e të gjithë shqiptarëve me banim në Shqipëri e Kosovë (250 000 të vrarë dhe 750 000 të burgosur dhe internuar); e pasi i bëri të gjitha këto bëri të vajtojë një popull të tërë me 15 prill 1985 kur trupi i tij po fundosej në tokën e mallkuar. Nuk është kaq e thjeshtë analiza e figurës së Enverit siç na përshkruhet në disa artikuj apo broshura. Mënyra se si veproi për 41 vjet me rradhë ishte shprehje e një gjenialiteti jo të zakonshëm dhe dukuri tepër-tepër e rrallë edhe për botën e qytetëruar. Kemi lexuar për diktatorë, vrasësa, kriminelë, njerëz të tmershëm, gjakpirësa e vampirë; por të gjithë këto e kishin një pikë të dobët dhe, në fund të fundit, e lanë një shënjë në historinë e njerëzimit. Kurse me Enver Hoxhën ndodhi krejt ndryshe. Duke qënë përmbledhje e të gjithë karakteristikave të mësipërme, vetëm se me duar krejt të pastra, ai la gjurmë vetëm tek populli shqiptar e me vdekjen e njerëzve të brezit 1930-1980 ai do të zhduket automatikisht. Atëhere historia nuk ka se ç’të thotë më për këtë figurë. Vallë kaq e thjeshtë paska qënë figura thelbësore e partisë që të ekzistojë vetëm afro një shekull? Pikërisht pse nuk është kështu, pse figura e Enver Hoxhës është më tepër komplekse se sa është shkruar deri më sot, pse aie ka pasur një qëllim final të cilin nuk e realizoi dot pushtimi 500 vjeçar i turqve osmanllinj, ne kemi arritur në përfundimin se gjithëshka e shkruar është thënë për të fshehur të vërtetën e tmershme dhe jo për ta zbardhur atë. Koha do të tregojë se kush ka të drejtë!

Të flasësh se kush është Enver Hoxha është e nevojshme të thuhet se kush nuk ishte ai së pari e pastaj të kalohet tek figura e tij. Bile duhet pranuar se duhet shkruar më shumë për mos qënien se për qënien.

Thuhet se ka lindur më 16 tetor 1908 në
Gjirokastër (edhe ditëlindja e Enver Hoxhës është pak me probleme edhe pse ajo nuk paraqet asgjë domethënëse me domosdoshmëri. Sipas Gazetës “Bashkimi” të datës 03 shtator 1946 rezulton se në këtë datë të vitit 1908 ka lindur Komandanti, kurse në një album të botuar me rastin e dy vjetorit të çlirimit thuhet se Enveri na paska lindur me 03 shkurt 1908. Por një kërkim i hollësishëm në arshivën e shtetit çon në një përfundim krejt tjetër. Sipas regjistrit të Gjirokastrës, Nr 6, f. 75, Lagja Teqe, rruga Koto Hoxhi shkruhet: Enver Hoxha, babai Halil, nëna Gjylo, datëlindja 12.05.1908) nga dhe rridhtefamilja e Hoxha-llarëve, prejardhja e së cilës është e paditur. Mbiemri Hoxha dhe të qënurit një familje tipike muslimane na çojnë në përfundimin se është mundësia të vërtetohet se kemi të bëjmë me familje të ngulura nga pushtimi osman dhe aspak me familje tipike shqiptare. Nuk e themi këtë për të ndarë Enverin nga popullata shqiptare, por ka mbetur akoma e pa argumentuar se çfarë është bërë me qindra-mijëra familje muslimanësh të sjella nga pushtuesit osmanllinj në trojet tona në intervalin kohor 1500-1900. Fakti që një vëlla i gjyshit të tij ka shërbyer si mulla në repartet osmanllinj ndëshkimore të ushtrisë (4) duhet të bëjë lidhjen e të sotmes me të kaluarën jashtëshqiptare përsa i përket gjenezës së familjeve Hoxha në Shqipëri të cilët nuk kanë asnjë lidhje farefisnore midis tyre, por që janë në të gjithë territorin shqiptar.

Për ne nuk ka rëndësi aspak fëmijëria e Enverit, pasi ajo duhet të vërtetojë një pjesë të genit të tij dhe asgjë më shumë. Këtë të fundit e vërtetojmë saktësisht me anë të xhaxhait të tij Hysen Hoxhës. Enveri ka pretenduar se familja e tij ka qënë e implikuar në luftën e madhe që bëri populli shqiptar për pavarësi dhe pikërisht xhaxhai i tij, Hyseni, ka qënë në Vlorë (5) kur u ngrit flamuri, u shpall pavarësia dhe u formua qeveria e parë (6). Në faqet e atij libri (7) botohet një fotografi të cilën Enveri na e paska kërkuar për disa dekada dhe e kishte gjetur vetëm me 28 nëndor 1972 në muzeun e pavarësisë. Gjithashtu Enveri pretendon se xhaxhai i tij më 1916 ka qënë kryetar bashkie i Gjirokastrës (8) dhe grekët e hoqën nga ky post, por protesta popullore, muslimanë e të krishterë, bëri që ai të rivendosej përsëri (9). Me këto pretendime Enveri kërkon t’i mbushë mëndjen popullit shqiptar se familja e tij ka menduar dhe luftuar për këtë popull se edhe ai, si bir i denjë, po bën të njëjtën gjë. Po si është e vërteta?

Në mënyrë të plotë të gjitha këto janë të rreme dhe ja sepse:

Së pari, Hysen Hoxha nuk ka qënë në Vlorë në kohën e ngritjes së flamurit (28 nëndor 1912) pasi firma e tij nuk gjëndet në aktin e madh të shpalljes së pavarësisë (10). Përkundrazi si përfaqësues i Gjirokastrës ka qënë Elmaz Boca (firma e katërt në akt).

Së dyti, Hysen Hoxha nuk ka qënë as në Kuvendin e Vlorës, të mbajtur me 2 dhjetor 1912. Në librin “Shqipëria më 1927″ thuhet se kuvendi i Vlorës kishte Ismail Qemalin me 47 delegatë dhe pasqyra në faqen XXI ka emrat e tyre, ku përsëri emri i Hysen Hoxhës nuk figuron (11). Bile ky libër (vëllimi i ilustruar) ka dhe fotografinë e atij kuvendi që Enveri na e paskërka kërkuar. Në këtë rast padija duket sheshit e shoqëruar me mashtrimin pasi është spekulluar me emrin e Hysen Efendi Gjirokastritit.

Së treti, nuk është e vërtetë që ajo fotografi ka qënë e panjohur dhe e publikuar vetëm në muzeun e pavarësisë. Më 1962 është botuar një album me fotografitë e rilindasve tanë ku ndodhet pikërisht fotografia që Enver Hoxha na e kishte kërkuar për disa dekada dhe e kishte gjetur vetëm më 1972 duke qënë larg saj vetëm një dekadë. Autorët e librit mbi Enverin pretendojnë se ajo fotografi është një montazh ku është fotomontuar paturpësisht fotografia e Hysen Hoxhës (12). Për hir të vërtetës duhet pranuar se fotografia e botuar në librin e Enverit është krejtësisht një fotokopje e origjinalit (13), por urrejtja nuk i ka lejuar autorët e nderuar të dallojnë se ajo fotografi nuk ka Hysen Hoxhën, por njërin nga këta tre patriotë: Dud Karbunarën, Sherif Efendiun ose Myfti Vehbiun. Domethënë shigjeta që tregon Hysen Hoxhën tek “Vitet e vegjëlisë” nuk është e saktë.

Së katërti, pretendimi i Enverit për xhaxhain e tij si kryetar bashkie dhe veprimin e grekëve më 1916 në lidhje më të është me të vërtetë i gënjeshtërt në mënyrë skrupuloze. Në ato vite në Gjirokastër inteligjenca vëndase formoi organizatën ilegale “Kandili” e cila luftoi për të eleminuar influencën greke në atë krahinë. Ishin këta intelektualë që botuan gazetën “Mbrojtja e Epirit” në gjuhën greke (intelektuali jurist Doktor Vasil K. Dilo ishte pronari) , dhe kur administrata greke hoqi Hysen Hoxhën nga posti i kryetarit të bashkisë, ishte artikulli i avokatit të nderuar Dr. Vasil Dilo-s në atë gazetë të datës 11. 02. 1916, me numër 105 që e ktheu mbrapsht urdhërin e parë dhe aspak revolta popullore. Këtu ka një fakt shumë të rëndësishëm për figurën e Hysen Hoxhës, nga i cili përfitoi Enveri kur bëri shpikjet e tija. Edhe pse në Shqipëri ka ekzistuar konfrontimi formal midis të krishterëve dhe muslimanëve, për një rast kur vihet në diskutim çështja kombëtare, ortodoksia ngrihet në mbrojtje të kësaj çështjeje edhe pse ajo përfaqësohet nga një musliman dhe pushtuesit ishin ortodoksë. Veprimi i inteligjencës gjirokastrite ishte në mbrojtje të Hysen Hoxhës dhe duhet të tregojë se në fund të fundit ai ishte një figurë pozitive për atë qytet duke lënë mënjëanë interesat familjare. Nga pozicioni i Hysen Hoxhës me administratën mbretërore përfiton Enver Hoxha që merr një bursë për studime jashtë shtetit pasi kishte mbaruar leceun francez të Korçës. Nga të gjitha këto rezulton se familja Hoxha në Gjirokastër kishte personalitetin e vet pozitiv nga i cili përfitoi Enver Hoxha për tu shkolluar në Korçë e jashtë shtetit.

Problemi i të qënurit student jashtë shtetit i Enver Hoxhës nuk ka qënë kurrë i qartë aq më tepër kur qarkullonin zëra se ai nuk kishte marrë asnjë provim dhe duke mos marrë diplomë konsiderohej i pa arsimuar me shkollë të lartë. Duhet vënë në dukje se këto probleme nuk u sqaruan kurrë dhe gjithëshka ka mbetur e errët, por që dikush tentoi më 1976 ta zbardhë këtë problem hëngri plumbin kokës (bëhet fjalë për dy poetët e rinj në moshë Genc Leka dhe Vilson Blloshmin). Pas 1991-shit pati disa tentativa për të ndriçuar të vërtetën, por ato ranë në rezonancë me thashethemet e kaluara duke e shtuar edhe më tepër misterin. Duhet pranuar se problemi i arsimimit jashtë shtetit i Enver Hoxhës duhet të përbëjë nyjen gordiane të jetës së mëpastajme të tij. Ekzistojnë dritare tepër të vogla që të mund të ndriçojnë këtë të fshehtë, kështu që përfundimi do të ketë më tepër karakter hamendësor se sa dokumentar.

Për herë të parë e dokumentuar, pas 1944, qënia e Enver Hoxhës për studime është dhënë në Historinë e PPSh-së fare-fare shkurt. Sipas kësaj historie, në të dy botimet e saja, thuhet: “Ai shkoi në Francë për të vazhduar studimet e larta…Prerja e bursës e detyroi Enver Hoxhën të shkonte në Bruksel dhe njëkohësisht vazhdoi studimet” (14). Në të vërtetë është vetë Enveri që na jep një informacion më të plotë për këtë problem vetëm se kjo pas 1998. Sipas këtij informacioni Enverit ju dha një bursë për histori-gjeografi për në universitetin e Monpeljesë (15), por pas disa manovrave të tij u regjistrua për në fakultetin e shkencave të natyrës (16). Fakti i ndërprerjes së studimeve në Francë pa na dhënë asnjë hollësi të mëtejshme tregon se këtu fshihet jo mos mbarimi i shkollës, por çfarë studjoi ai në ato vite në Francë. Sipas një deputeti në parlamentin shqiptar pas 1992-shit ka ekzistuar një telegram i ministrit shqiptar të Arësimit dërguar ambasadës shqiptare në Paris me këtë përmbajtje: “Lutemi merrni shënim se në fund të muajit mars të vitit 1934 i pritet bursa përfundimisht studentit Enver Hoxha në Francë” (17). Të gjithë këto të dhëna nuk tregojnë asgjë konkrete aq më tepër kur kanë karakter gojor të transmetuar prej brezash dhe nuk është çudi të jenë të sajuara.

Çudia më e madhe qëndron në Enciklopedinë franceze Petit Robert (1983) e cila nuk shkon më larg se sa hamëndjet e mësipërme pa e trajtuar problemin me hollësi. Sipas saj Enver Hoxha studioi në Belgjikë dhe Francë, porse çfarë studjoi ec e merre vesh (pozitiv është fakti se pranohet studimi në Belgjikë, – ekziston një personazh Blloshmi në Bruksel më 1934, një tjetër në Tiranë më 1944 ikur me ambasadorin anglez më 1945: piktorja Sara Blloshmi). Më të plotë këtë problem e sqaron Fjalori Enciklopedik Shqiptar, por që duhet nënkuptuar si një zgjidhje sipas interesave të diktatorit. Sipas këtij fjalori Enver Hoxha ishte student në Francë në Fakultetin e Shkencave të Natyrës të Universitetit në Monpeljë (specialiteti i biologjisë). Pastaj është trajtuar me bursë të ndërprerë në Paris duke vazhduar leksionet në Fakultetin e Drejtësisë në mënyrë të pavarur. Prej këtej kaloi në Bruksel kur më 1936 kthehet përfundimisht në atdhe. Domethënë sipas kësaj enciklopedie Enverika studiuar vetëm në Francë kur Historia e PPSh-së dhe Enciklopedia franceze e zgjerojnë edhe në Belgjikë. Kontradikta duket e pa rëndësishme, por që fsheh edhe më thellë të panjohurën. Rëndësi ka që Enciklopedia franceze kopjon historinë e PPSh-së duke mos dashur ta thotë të vërtetën. I vetmi dokument i kohës që bën fjalë për studimet e Enver Hoxhës është gazeta “Demokratia” e datës 1 gusht 1936 ku Enveri flet përpara varrit të Bajo Topullit si student në drejtësi. Meqënëse të gjithë bashkëmoshatarët e tij nuk bëjnë fjalë për këtë fakt, duke e ditur se ai ekziston i botuar, arrijmë në përfundimin se të dhënat mbi Enver Hoxhën në gazetën “Demokratia” janë dhënë nga vetë Enveri, çka përsëri fsheh më tepër sekretin e studimeve të tij.

Përfundimisht problemi mbyllet i pazgjidhur duke marrë në konsideratë një zë të fshehtë që thotë se Enver Hoxha ka përfunduar studimet universitare i përgatitur në shkencat politike për drejtim shteti i komanduar nga drejtuesit e shteteve me interesa politike në Ballkan. I zgjidhur në këtë mënyrë ky problemzgjidh të gjitha enigmat e mëvonshme të partisë komuniste shqiptare duke na dhënë figurën e vërtetë të diktatorit shqiptar. Por ka edhe një dritare tjetër më të madhe dhe të saktë që na çon në përfundimin e mësipërm duke e zgjeruar edhe më shumë pamjen e diktatorit shqiptar.

1w.jpg

Foto 1.

Ngjarjet e mëposhtme janë dhënë deri më sot gjithmonë sipas ideve të Enver Hoxhës ku është mashtruar pa pikë turpi për të fshehur karakterin diskretitues sipas psikologjisë së shqiptarëve.

Më 1986 doli në qarkullim një album me rastin e një vjetorit të vdekjes së Enver Hoxhës ku botohej një fotografi që jepte faksimilen e fjalës së Enverit mbajtur para varrit të Bajo Topullit dhe të botuar në gazetën “Demokratia” të datës 1 gusht 1936 ku fjala e Enverit është në faqen e parë dhe si kryeartikull i gazetës në fjalë (foto 1). Mashtrimi duket i parëndësishëm kur dihet që ekziston realisht një ngjarje e tillë. Por duhet thënë se si kryartikull në atë gazetë të datës 1 gusht 1936 (nr. 505) është artikulli “Populli dhe zyrtarët” (foto 2), ndërsa ceremonia e inagurimit të varrittë Bajo Topullit përshkruhet në faqen 4 ku botohet dhe fjala e Enver Hoxhës. Ka një pretendim për këtë ngjarje: sikur fjalën nuk e ka mbajtur Enveri, por Eqrem Çabej (18). Gazeta në fjalë, e gjetur në Bibliotekën Kombëtare, flet të kundërtën e pretendimit dhe duke ditur se libri i botuar më 1996 ka shumë pasaktësira ne i dhamë të drejtë gazetës “Demokratia” të gjëndur në Bibliotekën Kombëtare.

Por nuk është vetëm kjo. Sipas Enverit atij ju propozua mbajtja e fjalimit kryesor e të parë në ceremoni (19), por gazeta në fjalë rrëfen për të kundërtën, sipas së cilës i pari foli Nikollaq Zoi, prefekti i Gjirokastrës, pastaj foli drejtori dhe pronari i gazetës “Demokratia”, Xhevat Kallajxhi dhe pastaj foli EnverHoxha, student në drejtësi (20).


2w.jpg

Foto 2

3w.jpg

Foto 3

Por ngjarja më diskretituese për figurën e Enver Hoxhës është ajo e ndodhur në Shkodër në një vit të paditur për të cilin Enveri nuk la gur pa lëvizur për ta fshehur nga historia. Por fototeka “Marubi” i çjerr maskën diktatorit duke na dhënë një pamje krejt tjetër për tjetër. Më 1945 e bija e fotografit patriot, Bernardina Marubi (Harapi), zbulon se udhëheqësi i ri i popullit shqiptar paska qënë në Shkodër dikur në të kaluarën dhe këtë fotografi i vëllai, Gegë Marubi, e vendos në studion e tij.Ky veprimbëriqë EnverHoxha t’ja kërkonte paturpërisht fototekën e famshme dhe plaku i urtë u detyrua ta “dhuronte” më 1970.

Pas 1970-ës është pretenduar se Enver Hoxha ka qënë me delegacionin gjirokastrit në Shkodër për të marrë eshtrat e Çerçiz Topullit dhe Moço Qullit ku dhe ka mbajtur një fjalim përpara popullit të këtij qyteti nga ballkoni i Bashkisë. Dikush pretendon se këtë fjalim do ta mbante Hasan Dosti, por sëmundja e detyroi këtë të fundit t’ja kalonte Enver Hoxhës fjalimin e shkruar (kujtimet e Njazi Çarçanit 21).Dyshimi për saktësinë e këtij fakti lindi ngaqë ka qënë vetë Enver Hoxha ai që e ka publikuar këtë fakt pa e futur veten në përbërjen e delegacionit për këtë ngjarje (22).

4w.jpg

Foto 4

Më 1978 u botua një album me rastin e 70 vjetorit të Enverit ku, midis të tjerash, botoheshin dy fotografi me ngjarjen e Shkodrës. Sipas Albumit ngjarja ka ndodhur më 1937 dhe jepej delegacioni gjirokastrit prej 7 pjestarësh dhe një fëmijë ku Enveri ka kostum të zi (foto 4); gjithashtu jepej dhe Enveri duke folur i vetem nga ballkoni i Bashkisë së Shkodrës me shikim nga mitingu dhe kostum të hapur (foto 5) pa na dhënë datën e ngjarjes.

5w.jpg

Foto 5

Fotografia e delegacionit gjirokastrit u publikua përsëri më 1982 në albumin me rastin e 75 vjetorit pa asnjë ndryshim nga publikimi i vitit 1978.

Por një album shumë interesant mbi historinë kombëtare prodhuar nga fototeka “Marubi”, botuar më 1982, nxjerr në dritë faktin se ngjarja ka ndodhur më 14 shtator 1936 dhe fotografia e parë e albumit është ajo e Enverit duke folur i vetëm nga ballkoni i Bashkisë së Shkodrës me sy të ulur (foto 6).


6w.jpg

Foto 6

Në faqen përbri jepet një pasazh i kujtimeve të Enverit për këtë ngjarje ku veçojmë dy fakte: së pari koha ka qënë e një stine që kërkonte pallto dhe, së dyti, kleri ka bëtë propogandë që populli të mos e priste mirë delegacionin dhe të mos kishte entuziazëm.

Një kërkim i mëtejshëm në Fjalorin Enciklopedik shqiptar (f.1104) e përmbys kohën e ngjarjes duke përcaktuar faktin se eshtrat e Çerçiz Topullit dhe Muço Qullit u transportuan nga Shkodra më 1937. Pa kaluar një vit nga dalja e këtij fjalori, doli albumi i Enverit (botuar më 1986) ku u botuan dy fotografi për këtë ngjarje. Fotografia nr. 6 tregon Enverin duke folur nga ballkoni i Bashkisë (1936), por tashmë me një grup të tjerësh ku midis të cilëve dallohet kleriku Padër Anton Harapi, Ernest Koliqi dhe prefekti i Shkodrës Zenel Prodani (foto 7).


7w.jpg

Foto 7

E veçanta e fotografisë është se ngjyra e kostumit qëndron midis ngjyrës së zezë dhe asaj të hapur (me sa duket e kuptuan difektin e mashtrimit, por ishte vonë). Fotografia Nr 4 jep delegacionin gjirokastrit (foto 4) pa asnjë ndryshim nga botimet e mëparshme. Pas të gjithë këtij materiali kontradiktorshtrojmë pyetjen: si është e vërteta e ngjarjeve të publikuara në ato fotografi dhe a ka qënë Enver Hoxha në mitingun e Shkodrës duke mbajtur dhe një fjalim?

Ngjarja e Shkodrës nuk është aspak ashtu siç është publikuar nga albumet dhe fjalori enciklopedik shqiptar.

Nga revista “Cirka” e datës 27 shtator 1936, nr 9, faqe 141-142, zbulojmë se delegacioni gjirokastrit arriti në Shkodër me 14 shtator 1936 dhe u mbajt mitingu në qëndër të qytetit, pranë PTT, pa e përmëndur bashkinë e qytetit. I pari foli profesor Ernest Koliqi (fjala e tij botohet në gazetën “Demokratia” e datës 10 tetor 1936). Kurse Padër Anton Harapi foli nga shkallët e PTT së vjetër, pa na dhënë datën se kur është organizuar mitingu në fjalë. Në fototekën “Marubi”, krahas fotografive të pretenduara, ekziston dhe një fotografi tjetër ku Padër Anton Harapi po i jep dorën Jonuz Topullit, të vëllait të heroit. Domethënë kleri katolik ka marrë pjesë në suksesin e mitingut me anë të oratorit të famshëm (fjala e klerikut patriot botohet me 3 tetor 1936 në gazetën “Demokratia”).

Por datën e mitingut e jep revista “Përpjekja shqiptare”, nr.1, tetor 1936, faqe 49; sipas së cilës me 15 shtator 1936 në Shkodër zbuloheshin dy varret e Çerçiz Topullit dhe Muço Qullit.

Ballafaqimi i këtij materiali me
fotografitë e publikuara nxjerr në pah faktin se Enver Hoxha nuk ka qenë në Shkodër për të marrë eshtrat e Çerçiz Topullit dhe Muço Qullit. Rrjedhimisht fotografia që e tregon atë duke folur nga ballkoni i Bashkisë së Shkodrës ose është një montazh, ose është një tjetërsim ngjarjesh pasi në të nuk gjëndet asnjë nga anëtarët e delagacionit gjirokastrit të dalë në fotografi së bashku me parinë e Shkodrës. Ekziston nje fotografi e delegacionit gjirokastrit (pronë e z. Qerim Vrioni) kur kalon nëpër Berat dhe ku ndodhet vetem z. Beso Gega dhe paria e Beratit. Mungesa e Enver Hoxhës ne kete fotografi duhet të argumentojë, në mënyrë suplementare, se ai nuk ka qënë në Shkodër me këtë rast.

Në fototekën “Marubi”gjënden dy fotografi të publikuara vetëm pas 1970-ës, njëra prej të cilavepronë e familjes Topulli, ku tregohet delegacioni gjirokastrit së bashku me këtë pari ku gjëndet edhe koka e Enverit; kuptohet se ajo është futur pas këtij viti (foto 8).

8w.jpg Foto 8

Pas këtij ballafaqimi del pyetja: përse i është dashur Enverit të gënjejë, në qoftë se ka qënë me të vërtetë në këtë ngjarje? Këtu del në dritë misteri i madh i jetës së tij, i cili nuk ka pse të mos lidhet me studimet në Francë. Fotografia me Zenel Prodanin (prefekt i Shkodrës në ato vite) duhet të jetë reale dhe nuk lidhet me ngjarjen tonë. Pra qëllimi i mashtrimit nuk ka qënë i lidhur me ngjarjen e 1936, por për t’i fshehur popullit shqiptar një akt të Enver Hoxhës të ndodhur në Shkodër, ndoshta më 1937. Në këtë pikë qëndron sekreti i madh i jetës së tij i pa zbuluar akoma edhe pse gjurmët për tek ai janë zbuluar. Informata për këtë sekret është e lidhur me formimin e rinisë zogiste për qytetin e Shkodrës ku Musa Juka (ministër i brëndëshëm në atë kohë) dërgoi njeriun e tij të fshehtë, Enver Hoxhën, të shkolluar jashtë shtetit mjeshtërisht nga anglo-francezët. Është pikërisht kjo ngjarje që mori në qafë Padër Anton Harapin pas 10 vjetësh.

Problem tjetër për jetën e Enver Hoxhës ka qënë qyteti i Korçës ku ai ndënji si nxënës në Lice dhe pas 1936 dy-tre vjet si mësues në po këtë lice. Ndënja në Korçë i ka shërbyer Enverit për ta inkuadruar veten në grupin komunist të Koçës (në fakt ky grup ka qënë dega e Shkodrës) dhe pjestar në lëvizjen punëtore të këtij qyteti.

Qoftë Historia e PPSh-së, qoftë Fjalori Enciklopedik shqiptar vënë në dukje faktin se Enver Hoxha ka qënë anëtar i grupit komunist të Korçës, pas 1936. Se sa e saktë është kjo mjafton t’i hidhet një sy fotografive që bëjnë fjalë për lëvizjen punëtore të Korçës.

9w.jpgFoto 9

Në albumin e 1978-ës tregohet një grumbull të rinjsh dhe Enveri në rreshtin e parë në mes me diçiturën: “midis rinisë korçare(1938)” (foto 9). Fotografia në fjalë ka vetëm një veçori: personat ne te dy fotografite jane me te njejten mimike, por ne pozicione te ndryshme, ndoshta fotografia eshte kthyer mbrapsht. Zbulimi i ketij fakti u bë shkak i zbulimit të mashtrimit në atë fotografi. Në librin “Lëvizja punëtore në Shqipëri”, faqe 330, foto 10, jepet një fotografi me diçiturën: Shoku Enver Hoxha midis një grupi antarësh të shoqërisë “Puna” dhe të shoqërisë së punëtorëve rrobaqepës në Korçë, më 1938. Kjo fotografi e ka Enverin jo në mes, por krejt djathtas.

10w.jpg

Foto 10

Në qoftë se do të krahasojmë dy fotografitë do të dallojmë se janë po ato persona, me të njëjtën mimikë, por në pozicione të ndryshme. Nuk është e vështirë të kuptohet se Enveri është krejt fallso në këto dy fotografi; çka na ka çuar në përfundimin se ai nuk ka asnjë lidhje me lëvizjen komuniste në Korçë.

Ky përfundim gjen mbështetje nga dy burime të tjera, njëra prej të cilave nga qyteti i Korçës dhe tjetra kur analizohet përbërja e degës komuniste të Korçës. Një nga komunistët e viteve tridhjetë të atij qyteti tregonte se “Enver Hoxha sa ishte në Korçë nuk ka qënë kurrë antar i ndonjë celule komuniste” (23). Gjithashtu duke ditur se dega e Korçës përbëhej vetëm nga ortodoksë, bëhet i pamundur pranimi i një muslimani midis tyre, aq më tepër kur korçarët kanë qënë në oponencë me njerëzit e qeverisë. Prej këtej duhet të dalë një përfundim tjetër: dërgimi i Enver Hoxhës, nga ana e qeverisë në Korçë, është bërë për arësye shtetërore politike dhe aspak si një rastësi pedagogjike. Largimi i Enver Hoxhës nga Korça për në Tiranë përsëri ka ndjekur rrugën e përfitimit politik nga ana e Ministrisë Brëndëshme. Janë vite tepër të errëta të jetës së tij për të cilat ai nuk foli kurrë njësoj. Megjithëatë ne mendojmë se ky qytet nuk ka luajtur ndonjë rol përfitues në adresë të Enver Hoxhës. Përkundrazi është qyteti i Korçës qe përfitoi nga ndënja e tij në të, pasi politika 50 vjeçare e PPSh-së ka në themel të sajë individët ortodoksë korçarë. Nuk përjashtojmë mundësinë e një thurjeje intrigash për të lidhur Enver Hoxhën me këtë qytet nga ana e francezëve ku me një gur u vranë dy zogj: u krijua figura komuniste e Enver Hoxhës dhe korçarët francezë drejtua PPSh-së për 50 vjet.

Me ardhjen e fashistëve italianë, e pastaj nazistëve gjermanë, u krijua mundësia që mbi popullin shqiptar të bëhej një ekperiment nën pamjen e luftën kundër nazifashistëve: u ndërrua klasa politike në përbërjen individuale të sajë. Ky ndërrim u bë nën pamjen e komunizmit dhe për 45 vjet është thënë e stërthënë se këtë komunizëm e drejtoi Enver Hoxha. Është apo nuk është e vërtetë, shqiptarët e sotëm vazhdojnë ta besojnë se  është kështu. Por ne pretendojmë se pikërisht kështu nuk është. Do të përsërisim diçka nga kapitulli i kaluar sidomos për problemin e formimit të PKSh-re, por tashmë gjithëshka në funksion të Enver Hoxhës sipas asaj që ka deklaruar ai vetë shumë përpara dhe shumë afër. Nuk ka dokumenta, por është pranuar pa kundërshtim se Enver Hoxha në mos pastë qënë themeluesi i PKSh-re, ka marrë pjesë në themelimin e sajë. Ka ardhur koha të themi se të gjitha këto nuk janë të vërteta, sidomos në planin kohor. Sot nuk ka asnjë rëndësi se kush e formoi PKSh-re, pasi e vërteta është tepër larg asaj që dinë shqiptarët e sotëm, por kur dhe ku u formua. Pikërisht këtë nuk di populli shqiptar, pasi polemika në shtypin opozitar nuk i dha rëndësi këtij fakti.

Për këtë problem të fundit Enver Hoxha në kohë të ndryshme ka dhënë tre (3) versione të ndryshme me aplikacione kohore të ndryshme dhe versioni më i njohur karakterizohet nga shumë-shumë fakte të rreme dhe kontradiktore.

Versioni i parë është dhënë më 1948 në Kongresin e I-rë të PKSh-re sipas të cilit:

“Shokët komunistë shqiptarë…. në një shtëpi të varfër të Tiranës, në gjirin e popullatës së varfër të varrit të Bamit, për të cilët do të luftonte Partia jonë, mundën të krijonin Partinë dhe të zgjidhnin Komitetin Qëndror provizor të Partisë” (24).

Por fraza e nënvizuar nga ne mungon në botimin e veprave të plota të Enverit (25). A nuk të çon kjo në idenë se në atë kohë (1948) akoma nuk ishte piketuar shtëpia që do të quhej shtëpia e partisë?

Versioni i dytë është i njohur nga lexuesi nëpërmjet historisë së PPSh-së, por ne duam të vëmë në dukje se kjo histori ka qënë në kontradiktë të plotë me vetë Enverin. Sipas kësaj historie:

“Për udhëheqjen e Partisë u zgjodh Komiteti Qëndror (i përkohëshëm) prej 7 vetësh. Për drejtimin e tij u ngarkua Enver Hoxha, ndonëse nuk u caktua asnjë sekretar” (26).

Ndërsa diktatori shqiptar në librin e tij mbi partinë do të shkruante:

“Për të siguruar unitetin nuk pati zgjedhje për kryetar ose sekretar të Komitetit Qëndror” (27).

dhe vetëm kaq. Në qoftë se këto të shkrojtura do t’i konsideronim të sakta, si është e vërteta? Me sa do të dalë më poshtë, në atë kohë (1941) sekretar i kësaj biçim partie ka qenë Miladin Popoviçi dhe kjo parti nuk ka qenë akoma Partia Komuniste Shqiptare e propoganduar më vonë. Dhe pikërisht këtë ka fshehur Enver Hoxha që nga viti 1941, dhe pikërisht të kundërtën e sajë sajoi më vonë përgjatë gjithë jetës së vet.

Tjetër! Enveri ka pranuar se në Komitetin Qëndror të përkohshëm u pranua që të mos zgjidheshin krerët e ish grupeve komuniste, të cilët sipas tij, merrnin pjesë në atë mbledhje (28). Sipas kësaj të dhëne rezulton se Koço Tashko na paska qënë kryetari i grupit komunist të Korçës dhe aspak Miha Lako, siç është publikuar prej 45 vjetësh. Gjithashtu dihet saktësisht se Zef Mala në atë kohë ishte internuar në Itali qysh nga viti 1939 (pas 1942 u dënua me burgim nga italianët dhe një vit më vonë vjen në Shqipëri). Domethënë nga grupi i Shkodrës nuk ishte asnjë nga udhëheqësit e grupeve. Atëhere përse është futur kjo frazë në këtë ngjarje? Ajo ka vetëm një shpjgim: PKSh-re nuk është formuar më 1941 në atë shtëpi që pretendohet dhe autorët e vërtetë të formimit të sajë nuk janë ata për të cilët është pretenduar sipas të dy varianteve (as jugosllavët dhe as  Enver Hoxha).

Versioni i tretë, që është versioni më i mundshëm, është publikuar me kohë, por me qënë se kërkush nuk guxonte të vinte në dukje lapsuset e perëndisë shqiptare ka mbetur i panjohur për lexuesin. Duhet ditur një gjë, që i gjithë versioni i njohur (i dyti) mbi formimin e partisë është ngritur në kuadrin e luftës së Enver Hoxhës kundër Tuk Jakovës dhe i pari ja vesh të dytit thelbin e versionit të propoganduar duke vënë në pah të vërtetën e vetme (sipas Enverit) mbi formimin e PKSh-re. Gjithëshka u sajua në Pleniumin e XIII-të (prill 1955), por që materialet e tij u botuan për herë të parë vetëm më 1972 kur Tuk Jakova kishte vdekur prej kohësh. Enver Hoxha sajoi një kontradiktë midis fjalëve të thëna nga Tuk Jakova, gjithmonë sipas Enverit, dhe “të vërtetës së madhe” të thënë nga Enveri. Ja kjo e “vërtetë”:

“Enver Hoxha që nga formimi i saj (PKSh-re, GH) dhe deri sot Partia e ka zgjedhur sekretar të sajë” (29) dhe duke e lidhur me shtëpinë ku u formua partia thotë: “Në rast se Enver Hoxha nuk u zgjodh atëhere sekretar i Partisë, kjo është thënë dhe dihet se në atë kohë ishim të rinj” (30).

Domethënë midis kohës së punëve të Miladin Popoviçit në atë shtëpi (po të jetë e vërtetë) dhe zgjedhjes së Enverit në postin e sekretarit të partisë ka ekzistuar një periudhë ndërmjetëse çka do të thotë se PKSh-re është formuar më 1943 në Labinot (ose Shmil) të Elbasanit dhe jo nga Miladin Popoviçi, siç është nënkuptuar nga shtypi opozitar, por nga një forcë politike jashtëshqiptare të përfaqësuar nga Bozhe Ivanoviç, i dërguari i Partisë Komuniste të Jugosllavisë në atë mbledhje, por që nuk dihet kë përfaqësonte realisht. Ishte pikërisht ky Bozhe që solli emrin e Enverit në atë mbledhje për ta vënë në krye të PKSh-re që do të formohej (bëhet fjalë për marsin e 1943-shit).

Me këtë ngjarje mbyllet në një farë mënyre cikli (në fakt ai zgjerohet edhe një hallkë) i trinomit të nevojshëm që fsheh thelbin e qënies së Enverit dhe sekretin e madh të jetës së tij. Bashkoni aktet e Enverit në Francë kur ishte student, ngjarjen reale të Shkodrës më 1937 (?) dhe emrin e sjellë nga Bozhe Ivanoviç, duke e vënë në krye të PKSh-re dhe shtetit shqiptar dhe do të kuptoni me lehtësi se çfarë përfaqëson sekreti i madh i Enver Hoxhës. Arësyeja përse është akuzuar Miladin Popçoviçi si shoqërues në formimin e PKSh-re është e lidhur me propogandën e PPSh-së për të shtyrë lëvizjen komuniste sa më larg ditës së çlirimit të Shqipërisë në mënyrë që të paraqiteshin komunistët si autorët e vetëm të çlirimit të Shqipërisë. Se sa e vërtetë është kjo mjafton të shikojmë pjesmarrjen e Enver Hoxhës në këtë luftë.

Të dhënat e lidhjes së Enverit me luftën nacional-çlirimtare i kemi botuar një herë në gazetën “Lajmi i Ditës”, më 26 janar 1996.

Edhe pse nuk është ashtu, për të përcaktuar përmasat e pjesmarjes së Enverit në këtë luftë do të pranojmë se PKSh-re u formua me 8 nëndor 1941 dhe Shqipëria u çlirua më 29 nëndor 1944.

Me rastin e 75 vjetorit të lindjes së Enver Hoxhës u botua një album fotografik ku, midis të tjerash, jepej një fotografi me diçiturën: “Shoku Enver Hoxha, organizator, mësues dhe udhëheqës i ushtrisë nacional-çlirimtare”. Pikërisht ky përcaktim u bë shkaku kryesor i nxjerrjes së raportit të Enver Hoxhës me luftën e mësipërme, pasi arithmetikisht dihet se nga 2063 ditë që zgjati pushtimi nazifashist, 946 ditë janë pa PKSh-re dhe 1117 ditë me të. Nga ana tjetër të paraqesësh si thelb të të gjithë luftës 2063 ditore 470 ditët e ekzistëncës së brigadave (15 gusht 1943 Brigada e parë) do të thotë të gënjesh popullin tënd duke i fshehur të vërtetën se kush ka qënë tehu kryesor i asaj lufte dhe cila është masa e pjesmarjes së Enver Hoxhës në këtë luftë.

Lindja e çetave të Myslim Pezës dhe Haxhi Lleshit (këta janë trajtuar si luftëtarë të komanduar nga PKSh-re) nuk kanë asnjë lidhje me PKSh-re dhe figurën e Enver Hoxhës; kështu që në etapat e para të dukjes së luftës (para 1941-shit) ne e përjashtojmë atë qoftë si organizator, qoftë si mësues, qoftë dhe si udhëheqës. Kjo situatë, jashtë politikës së PKSh-re, zgjati plot 946 ditë, ku populli shqiptar u ngrit në luftë dhe komunistët shqiptarë i përkisnin akoma modës politike. Me 16 shtator 1942 mbahet Konferenca e Pezës ku subjektet politike shqiptare vendosën të bashkojnë forcat kundrë fashizmit. Domethënë vetëm pas 1258 ditësh kemi tendencën kombëtare kundër pushtimit fashist dhe përsëri roli i Enver Hoxhës është zero. Bile në atë konferencë, sipas tij, ai qe personi që propozoi kryetarin e konferencës31 (në këtë detyrë ky qënë patrioti Ndoc Çoba, i cili nuk kaloi me Legalitetin, por u largua prej komunistëva shqiptarë, të cilët në atë kohë bënin totalisht lojën e jugosllavëve pa asnjë veprimtari konkrete antifashiste). Domethënë deri në shtator 1942 roli i Enver Hoxhës është zero edhe pse ne pretendojmë se komunistët nuk kanë qënë në atë mbledhje, në të kundërtën nuk kishte pse të mbahej Mukja (shih: Pezja dhe Mukja, www.logoreci.com)

Sipas historisë së PPSh-së numuri i partizanëve deri në fund të vitit 1942 ka qënë vetëm 2000 vetë, përveç njësiteve guerile dhe çetave të fshatrave32. Domethënë pas 1364 ditëve pushtimi përsëri roli i PKSh-re dhe i Enver Hoxhës është i papërfillshëm. Në këtë pikë historiografia shqiptare bën gabimin e madh duke e quajtur konferencën e Pezës si vepër të PKSh-re33 edhe pse në atë kohë vetë partia e komunistëve të rinj ishte e pa konsoliduar jo vetëm si forcë politike, por qoftë dhe si parti.

Me 10 korrik 1943 në Labinot formohet Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë komuniste ku përsëri Enver Hoxha nuk shkon më larg se propozuesi i drejtuesit të mbledhjes (Mustafa Xhani); ndërsa referatin e mban Ymer Dishnica (34). Në atë mbledhje Spiro Moisiu caktohet komandant shtabi, ndërsa Enveri komisar, gjithmonë sipas këtij të fundit. Atëhere ku është roli organizues, mësues dhe udhëheqës i ushtrisë, të paktën deri më 10 korrik 1943 i Enver Hoxhës? Deri më tani ne kemi vërtetuar, me fjalët e tij, se ai ka qënë vetëm vegël në duart e dikujt përderisa në dy ngjarjet më të para, kryesore të luftës nacional-çlirimtare sipas komunistëve, është marrë me propozim “konkrete”.

Edhe viti 1943 mbyllet pa ndonjë bëmë në lëmin ushtarak të Enver Hoxhës. Por gushti i atij viti na jep një informacion të “çuditshëm” mbi figurën e këtij njeriu jo vetëm në sferën ushtarake por dhe në atë partiake. Në mesin e gushtit, vendimtar për PKSh-re, mbahet në Vithkuq një mbledhje (me sa duket formimi i brigadës së I-rë) ku bëhet dënimi i marrëveshjes së Mukjes (kjo e fundit 1-2 gusht 1943). Nuk na intereson dhe fort fakti i mbledhjes se sa renditja e personave në atë mbledhje (këtë fakt nuk e gjen në asnjë botim të propogandës së PPSh-së). Në një artikull me titull “Kush e vrau Mustafa Gjinishin?” të botuar në gazetën “Bashkimi i Kombit” datë 31 gusht 1944, Nr 205, me autor Xhelal Staraveckën (ish komandant i batalionit të II-të të brigadës së I-rë dhe i larguar nga ai post për të njëjtat shkaqe si për rastin e Ndoc Çobës), thuhet: “Në krye të mbledhjes Druzhe Miladini, në të djathtën e tij Sejfulla Malëshova; mbas tij Enver Hoxha; në krah të Enverit Spiro Moisiu; mbas Spiros Dushan Gogozhani (kemi përshtypjen se duhet të jetë Dushan Mugosha, GH)…”. Fakti që Enver Hoxha ndodhet i treti nga njëri krah i kryetarit të mbledhjes, pas Miladinit dhe Sejfulla Malëshovës, duhet të tregojë se reputacioni politik i tij akoma nuk e kishte atë hapësirë që do të merrte pas 1944-ës.

Viti 1944 është viti ku Enver Hoxha kalon nga kërkushi në gjithkushi dhe kjo jo vetëm për meritë të tij, por edhe për shkaqe krejt të tjera jashtë tij dhe të panjohura akoma, të cilat nuk janë dhe fort të vështira të zbulohen. Në revistën “Ngjarjet e muajit, vëll I, Nr 1 (botuar nga Zyra Informative pranë Presidentit të Sh. B. të Amerikës), Enver Hoxha del si komandant i ushtrisë me gradën gjeneral-kolonel, kur në Kongresin e Përmetit deri më 26 maj 1944 komandant ka qënë Spiro Moisiu (35) I gjithë tërmeti politik në gjirin e PKSh-re ka ndodhur pikërisht në atë kongres ku Enver Hoxha u “zgjodh” kryetar i Komitetit Antifashist Nacional-Çlirimtar dhe i ngarkuar me punët e Luftës e të Mbrojtjes kombëtare. Domethënë e gjithë veprimtaria e Enver Hoxhës në lidhje me luftën nacional-çlirimtare është vetëm 187 ditë, baras me 9 përqind. A është e drejtë vallë që për këto 187 ditë ta quash Enver Hoxhën prijës legjendar, organizator e strateg të luftës nacional-çlirimtare? (36). A është e drejtë vallë që për këto 187 ditë ta konsiderosh Enver Hoxhën si njeriun që realizoi “Lirinë e pavarësinë e atdheut”? (37). Ja përse ne pretendojmë që kongresi i Përmetit ka qënë konkluzioni i fundit i skenave dhe prapaskenave politike për sundimin e Shqipërisë. Ai ka qënë fundi i vërtetë i thelbit të luftës nacional-çlirimtare.

Si përfundim të kësaj pike themi se Enver Hoxha ka luajtur rolin e vet politik në atë që quhet luftë nacional-çlirimtare vetëm 187 ditë kur dihen dy probleme më të koklavitura: pushtimi nazifashist në Europë ishte në dishezë të plotë dhe ai në Shqipëri (sipas pikëpamjes së deritanishme) zgjati plot 2063 ditë. Lexuesi le të konkludojë vetë mbi këtë fakt kuptimplotë.

Por kemi lënë pa përmëndur faktin deçiziv: kush qe ajo forcë ndërkombëtare politike që ndihmoi Enver Hoxhën dhe komunistët e rinj për të marrë pushtetin në ato vite lufte? Është kjo forcë politike që merr përsipër sekretin e madh të Enver Hoxhës e cila ka dy pamje krejt të kundërta, por që veprimtaria politike e Enver Hoxhës dhe PKSh-re i pajtoi plotësisht duke krijuar imazhe të kundërta. Zotërinjtë Sër Riginald Hibert, Dejvid Smajli me kujtimet  dhe tregimet e tyre kanë dhënë të kuptojnë se kjo forcë ka ekzistuar realisht. Fjala është për anglezët të cilët furnizuan me armë, municion, florinj lëvizjen komuniste shqiptare në periudhën 1943-1944 nën pamjen e luftës kundër nazifashistëve duke treguar se ishin aleatë të komunistëve të rinj shqiptarë të udhëhequr nga Enver Hoxha dhe pastaj organizuan provokacionin e kanalit të Korfuzit për të krijuar ndarjen formale me Enver Hoxhën ku paskëtaj i lihej rrugë të lirë agjentit të tyre në lëvizjen komuniste ndërkombëtare. Domethënë pas 1945-sës PKSh-re dhe Enver Hoxha kanë qënë kollonë e pestë në lëvizjen  komuniste ndërkombëtare dhe aspak pjesmarrës të denjë të kësaj lëvizjeje (Stalini ka dyshuar, kurse Hrushovi e dinte saktë këtë punë). Të paktën e parë sipas nënkuptimeve që dalin nga filozofia marksiste këtë se luan as topi: Enver Hoxha ka qënë njeri i anglo-francezëve për të sabotuar lëvizjen komuniste ndërkombëtare sipas pikëpamjes së anglezëve, të cilët ishin të paaftë të luftonin marksizëm-leninizmin me armët e kësaj të fundit, pasi gjysma e dytë e konceptit filozofik ishte krejt fallso. Puna ishte të luftohej oreksi imperialist i BRSS dhe jo filozofia që ajo mbarte.

Të gjitha këto argumentohen me elementin shqiptar ku ky i fundit argumentohet me lidhjen e luftës nacional-çlirimtare me kanalin e Korfuzit; kanal i cili e ndau Shqipërinë nga Europa pse kështu i interesonte Anglisë superfuqi.

Pas 1945 veprimtaria politike e Enver Hoxhës fillon dhe merr pamjen e një politike internacionaliste duke u lidhur me armikun shekullor të popullit shqiptar. Kjo ka qënë pamja më e parë e pushtetit popullor komunist në Shqipëri që zgjati vetëm 4 vjet duke u përmbysur tërësisht sipas propogandës të viteve 70. Nuk ka nevojë për dokumentacion për të pranuar për atë që është thënë mbi armiqësinë e tmershëm, në thonjza, midis Enver Hoxhës dhe jugosllavëve të udhëhequr nga Josif Broz Tito. Një lumë gjaku ndan Enverin nga jugosllavët, sipas kësaj propogande dhe duhet të jetë një mrekulli të argumentosh të kundërtën. Por pikërisht dokumentacionin për këtë të kundërt disponojmë çka tregon se prishja me jugosllavët ka qënë një imponim politik i jashtëm dhe aspak një veprim i vullnetshëm. Pjesmarja e shumë jugosllavëve në ngjarjet shqiptare nga 1941 deri më 1948 si: Miladin Popoviçi, Dushan Mugosha, Bozhe Ivanoviç, Velimir Stioniç, Vukmanoviç Tempo me karakter autorësie vendimtar të pranuar nga PKSh-re dhe Enver Hoxha, por të dënuar më vonë që të gjithë, përveç Miladinit, tregojnë se trajtimi i jugosllavëve dhe politika e jashtme e Shqipërisë nga ana e Enver Hoxhës nuk janë aspak ashtu siç është propoganduar gjithmonë. Është pranuar se Enver Hoxha i shkoi në ndihmë Jugosllavisë me dy divizione dhe, kryesorja, barazoi lekun me dinarin duke ndihmuar ekonominë jugosllave në kurriz të asaj shqiptare, por është pranuar edhe se:

“Qëndrimet e prera parimore të Enver Hoxhës qenë me rëndësi historike, ato qenë vendimtare për shkatërrimin e planeve aneksioniste të udhëheqjes së PK Jugosllave dhe të shtetit jugosllav” (38).

Lind pyetja: kujt duhet t’i besohet: faktit historik apo propogandës mashtruese që kërkon të fshehë këtë fakt?

Që jugosllavët kanë dashur ta hanë të gjallë Shqipërinë me gjithë kocka këtë e dimë shumë saktësisht, të paktën nga “Lahuta e Malsisë” të poetit tonë kombëtar At Gjergj Fishta, OFM. Por që Enver Hoxha t’i ketë luftuar këta jugosllavë në të mirë të Shqipërisë është pak si e pabesueshme dhe e papranueshme nga ne, të paktën deri më 1956. Kemi rast t’i tregojmë lexuesit se si e ka trajtuar Enveri politikën me jugosllavët në kongresin e III-te të PPSh-së, vetëm se e parapërgatisim për çudira të jashtëzakonshme mashtrimi.

Pikërisht për ngjarjet e atyre viteve Enveri pat deklaruar:

“Partia jonë u solidarizua me rezolucionin e Informbyrosë. Ne kemi njohur dhe njohim se u mashtruam sikundër që u mashtruan edhe partitë e tjera komuniste dhe punëtore nga provokacioni i bërë kundër Jugosllavisë nga agjenti i poshtër i imperializmit, Beria. Në ato rrethana të vështira që u krijuan, ana e jonë i lidhi të gjitha çështjet së bashku: gabimet dhe mosmarrëveshjet që ekzistonin në mes të Partisë komuniste shqiptare dhe Partisë Komuniste Jugosllave si dhe në mes të dy shteteve tona, fajet dhe krimet e Koçi Xoxes, të bëra kundër partisë dhe shtetit, për të cilat mori dënimin e merituar dhe provokacionin e madh të kurdisur nga agjenti Beria” (39).

Sipas kësaj analize rezulton se Koçi Xoxe nuk ka qënë agjenti i jugosllavëve, por kundërshtar i Enver Hoxhës. Atëhere përse u pushkatua ai? Përse vrau veten Nako Spiru? Pranimi, ose bërja e një autokritike, i ngjarjeve të periudhës 1945-1948 nën okeljon e krimit kolektiv është i vetmi rast në jetën politike të Enver Hoxhës, pasi ai gjithmonë e ka ndarë veten nga masa udhëheqëse duke e bërë atë fajtore. Por deklarata më diskretituese për Enverin është aprovimi plotësisht i deklaratës së Beogradit, të nënshkruar në mes të udhëheqësve të shtetit sovietik dhe atyre të shtetit jugosllav në qershor të 1955, nga ana e PPSh-së. Sipas Enverit, e gjithë kjo ndodhi, sepse:

“në ato rrethana ishte e zordhme për ne (udhëheqësit e PPSh-së, GH)
të mos i lidhnim së bashku këto tri çështje, por t’i vlerësonim si duhej, veç e
veç. Ky është një gabim nga ana e jonë. Më vonë llogjika e luftës kundër
njëri-tjetrit na çoi në gabimet që të përdornim akuzat e pathemelta të
kurdisura nga agjenti Beria kundër Partisë komuiniste Jugosllave dhe shtetit
jugosllav, të akuzonim Jugosllavinë si një vënd armik dhe vegël të
imperializmit, partinë komuniste Jugosllave si një parti fashiste dhe
udhëheqësit jugosllavë si antimarksista. Këto akuza ishin të padrejta, ana e
jonë ka gabuar për këto çështje (nënvizimi i yni,GH)” (40).

A është i aftë lexuesi të përcaktojë mbi këto materiale cilësinë e marrëdhënieve të Enver Hoxhës me jugosllavët në planin formal?

Por ato në planin thelbësor shërbyen për të zgjidhur dy probleme urgjentisht kardinale për partinë komuniste shqiptare:

Së pari, për të justifikuar krimet e kryera deri më 1948 dhe që u justifikuan me vrasjet e “autorëve” të dënuar nga partia.

Së dyti, dhe këtu del detyra e caktuar nga krijuesi real i partisë për të ardhmen, u konsolidua pozita e partisë në klanin stalinist

Pikë tepër e rëndësishme për figurën e Enver Hoxhës është martesa me Nexhmije Xhuglinin. Duket sikur kemi të bëjmë me një variant politik të ngjashëm me atë të Skëndërbeut kur u martua me Donikën nga Jugu për të realizuar një bashkim të mundëshëm të kësaj zone të Shqipërisë me lëvizjen antiosmane të shpërthyer. Por një kërkim i mëtejshëm i veprimtarisë së Nexhmijes në vitet 1938-1941 na çoi në përfundime krejt të tjera. Figura e Nexhmijes është e lidhur me familjen e Musa Jukës, ku e bija e këtij të fundit rrëfen për shoqërinë e ngushtë që kishte me të, duke treguar se Nexhmija ishte gati vajzë e shtëpisë. Martesa e Enverit me Nexhmije Xhuglinin mund të deklarohet e kahershme, por fëmijët lindën vetëm pas 1948-ës, çka duhet të ketë një domethënie për kohën reale të lidhjes së tyre. E vërteta është se Enveri asnjëherë nuk ka folur saktësisht për këtë kohë (në fakt më 1998, kur Ilir Hoxha botoi kujtimet e të jatit, doli se Enveri e kishte takuar për herë të parë Nexhmijen në mbledhjen formuese të rinisë komuniste, 23 nëndor 1941 (41); por duke ditur se të gjitha informatat mbi këto lindje janë të sajuara duhet të merret me mënd se edhe kjo e dhënë ka fatin e tyre), por e ka lidhur njohjen me luftën duke fshehur të vërtetën. Zonja Nexhmije, pas vdekjes së Enverit, botoi një libër në dy vëllime ku përmëndi edhe njohjen e parë sipas kësaj hapsire (42) për t’i mbushur mëndjen popullit shqiptar për të kundërtën e dyshimit. Me këto pohime dhe mohime ne kemi arritur në përfundimin se shkesi i martesës së Enver Hoxhës me Nexhmije Xhuglinin ka qënë ministri i brëndëshëm i Mbretit Zog, Musa Juka. Në këtë mënyrë shpjegohet dhe urrejtja e Enverit për mbretin dhe luftën propogandistike që ai bëri sa kohë që qe gjallë. E gjithë puna qëndronte në fshehjen e pozicionit real të çiftit Hoxha kundrejt mbretërisë. Mos vallë kemi të bëjmë me martesë agjentësh dhe poliagjentësh? Fakti që ai i akuzoi të gjithë të dënuarit nga partia dhe vetë ai me të tilla epitete, duhet të fshehë diçka. Koha do të tregojë sekretin e tmershëm të çiftit Hoxha në planin martesor.

Në qoftë se për të ashtëquajturit shokë të tij të luftës, të rënë dëshmor tradhëtisht, si Qemal Stafa, Vasil Shanto, Vojo Kushi, etj, mund të ngrëmë versione sa të duash mbi saktësinë e faktit, për bashkëpunëtorët e tij pas 1945 ekziston një material propogandistik dhe faktik nga më kontradiktorët, kur e vërteta është krejt ndryshe.

Duhet pranuar se marrëdhëniet me jugosllavët kanë qënë ato që kanë përcaktuar edhe marrëdhëniet me shokët e tij, të paktën për periudhën 1944-1948. Sipas këtij konteksti Enveri ka pasur shokë dhe të shumtë bile. Por e parë me syrin moral të marrëdhënieve mes njerëzve ai nuk ka pasur kurrë shokë dhe të afërm pasi disa muaj pas nëndorit 1944 pushkatoi burrin e motrës, nacionalistin Bahri Omarin, ish deputetin e të parit parlament shqiptar. Enveri gjithmonë i ka përdorur njerëzit sipas interesave të tij dhe në këtë drejtim ka qënë një mjeshtër i paarritshëm. Në qoftë se do të analizojmë bashkëpunëtorët e tij politikë dhe rrugën e këtyre të fundit do të na formohej një varg i gjatë i mbushur me krime të panumërta.

Materiali që na dha gazeta “Bashkimi i Kombit” e datës 31 gusht 1944 tregon më së miri se asgjësimi politik i Sejfulla Malëshovës është i lidhur me pengesat që i sillte ky i fundit në rrugën e tij. Akuza si agjent i jugosllavëve tashmë nuk mund të pranohet më, por ka ardhur koha të themi se Sejfulla Malëshova ka qënë antijugosllav. PKSh në atë kohë ka pasur dy degëzime formimi: njëri i formuar në Rusinë Sovietike (Sejfulla Malëshova me Koço Tashkon) dhe tjetri i formuar nga shkolla e spiunazhit anglez (Enver Hoxha me Mehmet Shehun). Sejfullai qe i pari në vargun e gjatë të bashkëpunëtorëve të asgjësuar të Enverit. Pas një viti asgjësoi fizikisht Nako Spiron duke formuar alibinë e vetvrasjes. Ishte koha kur Enverit po i rrëshqiste toka nën këmbë dhe komunistët shqiptarë e kishin kuptuar se ai nuk bënte për atë punë. Pikërisht rolin e diskretituesit të Enverit pati marrë përsipër Nako Spiru dhe pikërisht për këtë u ndëshkua.

Mentaliteti i Enverit për bashkëpunëtorët e tij duket më së miri me Koçi Xoxen të cilin e bëri kryetar të Gjykatës së Lartë për krimet e luftës, e cila dënoi të ashtëquajturit kriminelë të luftës, dhe pastaj e pushkatoi më 194843. Krahas me Koçi Xoxen u pushkatua edhe Pandi Kristo veprimtaria e të cilit binte ndesh me interesat egoiste të Enverit.

Është për tu vënë në dukje se sa herë që Enveri ndërronte politikën e tij të jashtme ai ndërronte ekipin udhëheqës. Me këtë sy duhet parë edhe eleminimi politik e fizik i Tuk Jakovës, vetëm se kësaj duhet t’i shtohet plani i Enverit për të vendosur një kryeministër në vënd të tij dhe marrëdhëniet e Mehmet Shehut me  Tuk Jakovën. E themi këtë pasi, sipas Enverit, gabimet e Tukut i ka pikasur Mehmeti i pari (44); domethënë ky i fundit u përdor si mashë për të asgjësuar të parin.

Të gjithë individët e përmëndur më vonë janë akuzuar si agjentë jugosllavë, por ne duke ditur autokritikën e Enverit të bërë në kongresin e III-të të PPSh-së e dimë se kjo tashmë nuk është më e vërtetë.

Pas kongresit të I-rë (më 1950) vret anëtarin e Komitetit Qëndror, Njazi Islamin; kandidatin e Komitetit Qëndror Sali Ormenin duke formuar alibinë si në rastin e Nako Spiros për vetëvrasje. Para Kongresit të III-të asgjësoi fizikisht Tuk Jakovën dhe politikisht Bedri Spahiun, prokurorin famëkeq të gjyqit kundra “kriminelëve” të luftës, por të penduar pas 1991-shit dhe i vetmi që i kërkoi falje popullit shqiptar për tragjedinë që i kishte shkaktuar komunizmi enverist. Pas kongresit të III-të vret Liri Gegën, Dali Ndreun dhe Petro Bollatin. Shtypi opozitar antikomunist më 1992 nxorri në pah faktin interesant: Liri Gega kishte gisht në vrasjen e Mustafa Gjinishit. Më 1961 asgjësoi politikisht Liri Belishovën dhe po atë vit pushkaton Teme Sejkon duke i dhënë fund fazës së parë të krimit ndaj bashkëpunëtorëve të vet.

Ato rifillojnë vetëm pas sëmundjes deçizive të Enverit të vitit 1973. Është një problem që fsheh disa akte misterioze të partisë dhe devijimin rrënjësor të politikës me bashkëpunëtorët e vet. Këtë akt misterioz dhe këtë devijim e kemi mësuar nga Ramiz Alia i cili deklaron se “Enveri ka pasur infarkt diku në fund të vitit 1972″45 duke e spostuar kohën e sëmundjes së Enverit  një vit, sepse sëmundja e Enverit në të vërtetë ka ndodhur në tetor 1973, gjë që e pamë në periudhën 1971-1976 dhe që e pranon edhe vetë Sulo Gradeci, adjutanti i tij kryesor46. Lind pyetja: përse Ramiz Alia e sposton kohën e sëmundjes një vit më përpara? Po të shohim luftën kundra shokëve të Enverit do të dallojmë se ajo fillon pikërisht në agimin e 1973-shit me dënimin e Fadil Paçramit dhe Todi Lubonjës i paraprirë nga festivali i 11-të i këngës në Radio Televizionin Shqiptar (1972). Domethënë luftën kundra shokëve të vet Enver Hoxha e projektoi para sëmundjes së vet dhe ajo fsheh një plan makabër me përmasa krejt të tjera nga ndodhitë e folura.

Duke ndërtuar ligje tepër evazive me nënkuptime shumëfishe, PPSh-së e bëri zbatimin e legjislacionit shqiptar pothuajse të pamundur në drejtim të rigorozitetit. Atëhere juristët shqiptarë ndërtuan akte nënligjore zbatimi i të cilave nuk i vinte për shtat PPSh-së. Nëqoftëse deri atëhere (para 1973) ishte luftuar përgjithësisht kundra elementëve të deklaruar armiq të përhershëm të partisë tani kishte ardhur koha të luftohej vetë produkti i PPSh-së. Kjo u kuptua kur filloi lufta kundër intelektualëve të fushës së letërsisë dhe arteve. Atëhere Enver Hoxha lëshoi direktivën që “aktet nënligjore të tepërta duhen shkurtuar, duke mbetur vetëm ato që janë të nevojshme”47. Me këtë akt PPSh-së i hapi rrugë ligjit mbi agjitacionin dhe propagandën duke mos lejuar specifikime dhe dalje nga ky ligj të asnjë kundërshtari të vet. Ajo i futi të gjithë në një thes dhe filloi gjuetinë e shtrigave me duar të pastra. Por i mbetej dhe diçka për të bërë pasi prokuroria dhe hetuesia ishin jashtë kontrollit trefish të sajë. (deri në atë kohë ato ishin të varura nga Kuvendi Popullor me një kontroll indirekt të Komitetit Qëndror të PPSh-së). Veprimi mban datën 21 dhjetor 1973, por veprat e Enverit nuk bëjnë fjalë për atë kohë dhe si zor të jetë bërë pa dijeninë e tij. Domethënë na del që një dorë tjetër ndodhej për krah Enverit, të sëmurë në atë kohë, dhe që vepronte në emër të tij. Fjala është për vendimin e Byrosë Politike për forcimin e rolit të Prokurorisë dhe përqëndrimin e hetuesisë në organet e Punëve të Brëndëshme48. Domethënë tani këto organe, sidomos ai i hetuesisë, kishin kontroll trefish ku ai i Ministrisë së Brëndëshme i suprimonte dy të tjerët. Ky vendim u muar në fund të dhjetorit 1973, atëhere kur u dënua Fadil Paçrami dhe Todi Lubonja, e u hoq më 8 qershor 1983, atëhere kur u pushkatua Kadri Hazbiu dhe Feçor Shehu.

Është pikërisht sëmundja e Enverit ajo që devijon këtë plan makabër duke e transformuar në një gjueti shtrigash kundra shokëve të vet. Përse? Sëmundja e Enverit nuk ishte thjeshtë vetëm një akt shëndetësor, por dhe një eleminim nga politika e PPSh-së. Pas kësaj sëmundjeje ai bëhet krejt i paaftë për të drejtuar partinë dhe fatet e kësaj të fundit i merr përsipër Nexhmije Hoxha bashkë me ekipin e vet tepër sekret. Mënyra e ndarjes së Kryetarit të Presidiumit të Kuvendit Popullor (Haxhi Lleshit) nga bashkëshortja e vet është treguesi më i saktë i ekzistencës së këtij ekipi dhe mënyrës se si udhëhiqej partia. Duke spiunuar të gjithë anëtarët e byrosë politike, qeverisë, deri në shtratin bashkëshortor Nexhmije Hoxha kupton se kë kishte kundërshtar real të familjes së sajë. Sëmundja e Enverit dhe spiunimi i anëtarëve të Byrosë Politike bëri që politika e brëndëshme e partisë të ndryshojë kursin e projektuar para 1973. E gjithë politika e brëndëshme e partisë nën udhëheqjen e Nexhmije Hoxhës pas 1973 kosiston në asgjësimin e kundërshtarëve të mundëshëm në rast se Enveri vdiste (ne nuk përjashtojmë mundësinë që sëmundja e Enverit të ketë qënë e sajuar për të realizuar planini e mësipërm). Me fjalë të tjera asgjësimi i bashkëpunëtorëve të Enver Hoxhës i është nënshtruar një plani parapërgatitës, plan i cili duhet të ketë përmbledhur edhe periudhën pas 1991.

Për brezin tonë, trajtimi kriminal që Enveri u bëri bashkëpunëtorëve të tij është i dukshëm pas 1973-shit ku brënda 4 vjetëve asgjësoi disa politikisht e disa fizikisht: Fadil Paçramin dhe Todi Lubonjën; Beqir Ballukun, Petrit Dumen dhe Hito Çakon; Abdyl Këllezin, Koço Theollosin e Kiço Ngjelën, duke përfshirë edhe familjarët e tyre.

Kulmin e karakterit të vet kriminal Enver Hoxha dhe ekipi i tij e treguan në mesnatën e 17 dhjetorit, duke gdhirë 18 dhjetori, 1981 kur vranë pabesisht kryeministrin e atëhershëm Mehmet Shehun, bashkëpunëtorin e vet më të afërt të krimeve kundra popullit shqiptar në vitet 1943-1950, 1957-1961, 1967-1969. 1973-1976 dhe pastaj formoi alibinë e vetëvrasjes (një nga autorët e krimit, pikërisht ai që ktheu provat nga vrasja në vetvrasje dhe organizoi vrasjen e dy poetëve më 1977 në Librazhd, bile më vonë ekzekutoi edhe hetuesin e çështjes së mësipërme, vazhdon të jetojë në Tiranë dhe të shëtisë në mes të kryeqytetit pa i hyrë gjëmb në këmbë duke shkruar edhe libra për heroizmat e tij) pasi populli shqiptar kishte mbi 30 vjet që e kishte harruar. Më 1982 asgjësoi politikisht e fizikisht ministrin e jashtëm Nesti Nasen, ministrin e shëndetësisë Llambi Ziçishtin, ministrin e mbrojtjes Kadri Hazbiun, ministrin e punëve të brëndëshme Feçor Shehun dhe një sërë oficierësh e adjutantësh që shoqëronin të lartpërmëndurit. Mund të themi se viti 1982 ka qënë kasaphana më e madhe mbi ministrat kundërshtarë të Enverit.

Së fundi themi që ky Enver qe i pari në historinë e popullit shqiptar që gjeti dhe zbatoi formulën e bashkimit objektiv të propogandës kombëtare me përdorimin e metodave mafioze, gjë e paarrirë nga Hitleri dhe Stalini. “Falë  kësaj formule të gjitha kategoritë morale dhe normat e pranuara si të zakonshme për sjelljen njerëzore iu nënshtruan një proçesi shndërrimi dialektik të përhershëm: vesi mundi të bëhej – virtut; çnderimi – nderim; detyra – një paragjykim dhe poshtërsia – një akt heroizmi ose anasjelltas”(Ismail Kadare). Dhe vetëm mbi këtë bazë u formua dhe u zhvillua njeriu i ri shqiptar i sotëm, i cili po bredh botën për të gjetur diellin e vet iluzor. A mund të ketë veprimtari më të madhe antikombëtare se kjo? Le të na gjykojnë brezat e ardhëshëm, vetëm se këtë ta bëjnë sipas sentencës biblike:


Non coronabitur nisi legetime certeverit !


(Të mos i jepet kurora, po të mos ketë luftuar sipas rregullave)

Shënim: Jeta dhe vepra e Enver Hoxhës, sipas kësaj përmbajtjeje, është pjesë e një studimi të hollësishëm në kuadrin e historisë së PPSh, studim i cili ka përfunduar dhe pret të shpërndahet për lexuesin shqiptar.

Shënimet

1 – A. Musta, M. Kokalari, Kush ishte Enver Hoxha, f. 8

2 – Parathënie e Ismail Kadaresë tek “Vjeshta e ankthit”, f. 10

3 – Gazeta Standart 15 maj 2006

4 – A. Musta, M. Kokalari, Kush ishte Enver Hoxha, f. 3

5 – Enver Hoxha, Vitet e vegjëlisë, f. 79

6 – Enver Hoxha, Kujtime, f. 13

7 – po aty,         f. 81

8 – Enver Hoxha, Kujtime, f. 14

9 – po aty,         f. 80-81

10 – Përpjekja shqiptare, Nr. 13, f. 26-27

11 – Shqipëria e ilustruar më 1927, vëll. I, f. 25

12 – A. Musta, M. Kokalari, Kush ishte Enver Hoxha, f. 56

13 – Shqipëria e ilustruar 1927, Albumi i Shqipërisë më 1927, f. 21

14 – Historia e PPSh-së, f. 59, bot. I

Historia e PPSh-së, f. 54, bot. II

15 – Enver Hoxha, Kujtime, f. 54

16 – Enver Hoxha, Kujtime, f. 60

17 – A. Musta, M. Kokalari, Kush ishte Enver Hoxha, f. 21

18 – po aty,       f. 56

19 – Enver Hoxha, Kujtime, f. 81

20 – Gazeta Demokratia e datës 1 gusht 1936

21 – A. Musta, M. Kokalari, Kush ishte Enver Hoxha, f. 59

22 – Enver Hoxha, Vepra 25, f. 484

23 – A.Musta, M.Kokalari, Kush ishte Enver Hoxha, f. 22

24 – Kongresi i I-rë i P. K. Të Shqipërisë, f. 61, bot 1950

25 – Enver Hoxha, Vepra 5, f. 248

26 – Historia e PPSh-së, f. 65

27 – Enver Hoxha, Kur lindi Partia, f. 20

28 – po aty,       f. 217

29 – Enver Hoxha, Vepra 12, f. 310

30 – po aty

31 – Enver Hoxha, Kur u hodhën themelet e Shqipërisë së re, f. 162

32 – Historia e PPSh-së, f. 97

33- po aty,       f. 92

34-Enver Hoxha, Kur u hodhën themelet e Shqipërisë së re, f. 263

35 – po aty, f. 420

36 – Sipas Fjalorit Enciklopedik Shqiptar, shih Enver Hoxha

37 – Fjala e Ramiz Aliusë në mitingun e përmortshëm

38 – Fjalori Enciklopedik Shqiptar, shih Enver Hoxhën

39 – Enver Hoxha, Kongresi i III-të i PPSh-së, f. 36

40 – po aty

41 – Enver Hoxha, Kujtime, f. 100

42 – Nexhmije Hoxha, Jeta ime me Enverin,në 2 vëllime

43 – Për këtë shih numurin e posaçëm të gazetës “Bashkimi” mars-prill 1945

44 – Enver Hoxha, Vepra 8, f. 145

45 – Unë Ramiz Alia dëshmoj për historinë, f. 75

46 – Sulo Gradeci, 30 vjet pranë shokut Enver, 379

47 – Enver Hoxha, Vepra 53, f. 321

48 – Enver Hoxha, Vepra 56, f. 207


Tiranë, më .12. 2004

6 – Sekreti "Qemal Stafa"

Shtetasit shqiptarë te gjysmes se dyte te shekullit të XX-të e njohin emrin e tij kryesisht nën siglën e komunizmit. Rruge, shkolla, lagje, libra te shkruar per te, stadiume, tituj heroizmi dhe, se fundi, fondacione mbajne emrin e tij. Cfare ka bere ky personazh ne mesin e shekullit te XX-te që te kete nje fame te tille? Cili eshte heroizmi i tij qe te emerohet “Hero i Popullit” shqiptar?

Emri i Qemal Stafes njihet kryesisht i lidhur me gjyqin e komunisteve te partise komuniste te Shkodres ne fillim te vitit 1939 ku, sipas propogandes komuniste, pati mbajtur nje qendrim burreror: “Jam komunist, i bindur dhe deklaroj se vetëm komunizmi do ta shpëtojë masën e punëtorisë që sot ndodhet e shtypur…”(sipas librit të Nasho Jorgaqit mbi Qemal Stafën,f.225). Me vone pati luajtur nje rol kryesor,nen mesimet e Enver Hoxhes, ne formimin e partise komuniste shqiptare (8 nendor 1941) dhe me 23 nendor 1941 pat qene sekretar i pergjithshem i rinise komuniste (gjithmone sipas kesaj propogande). Thuhet se u pat vrare i tradhetuar nga shoket me 5 maj 1942 dhe kjo dite u pat bere dita e deshmoreve te popullit shqiptar, pa cka se kjo dite ishte dhe pervjetori i vdekjes se Napoleon Bonopartit.

Ne nje emision televiziv mbi aktet e formimit te PKSh (nendor 2007 – emisioni Fokus) patem argumentuar, me ane te disa dokumentave te firmosur edhe nga vete E.Hoxha, se PKSh nuk ishte formuar ne Tirane me 1941 as nga shqiptaret dhe as nga jugosllavet; bile keta te fundit kishin luajtur rolin kryesor ne asgjesimin e partise komuniste te Shkodres e cila kishte pasur dege ne te gjithe Shqiperine dhe keto dege ishin emeruar, me vone, si grupet komuniste shqiptare. Ne ate emision patem argumentuar se krijuesit e vertete te PKSh ishin anglezet dhe kete akt ata e kishin marre ne mars te 1943 ne Labinot te Elbasanit. Ne kete menyre mbi figuren e Qemal Stafes ra dyshimi mbi mos pjesmarrjen e tij ne aktin e themelimit te PKSh duke mos pranuar te gjithe hapesiren e formimit te PKSh sipas versionit te dhene nga Enver Hoxha. Fati e solli te me binin ne dore aktet e gjyqit te komunisteve te Shkodres dhe nje leterkembim i avokatit te mbrojtjes me nipin e tij ku kerkohej te evidentohej mbrojtja qe avokati Dr.Vasil K. Dilo i pati bere Qemal Stafes me shoke ne ate gjyq. Vete mbrotja dhe kerkesa e Lefter Dilos binin ndesh me njera – tjetren gje qe na detyroi t’i botonim te dyja duke ngritur versionin se figura e Qemal Stafes ishte e pompuar me nje hapesire krejt tjeter per tjeter duke fshehur nje sekret te paditur akoma nga kerkush.

Mbrotja e avokatit Dr. Vasil K. Dilo ne ate proces eshte pikerisht kjo qe po botojme duke pasur parasysh vete origjinalin, i cili ekziston në të vetmen kopje dhe nuk gjendet në Arkivin e Shtetit, siç është pretenduar:
*                 *                *

Mbrojtje

të pandehurvet : 1/ Zef Mala , 2/ Niko Pando Xoxi , 3/ Vasil Petush Shanto , 4/ Subhi Xhafer , 5/ Enver Beqir Pulliqi , 6/ Kristo Pando Isak , 7/ Riza Deliallishi

Përpara

Gjyqit Politik të Tiranës

09. II. 1939

& 1   Ç’është akuza

Z. Kryetar :

Nga të përfaqësuarit e mi, të quajturit: Zef Mala, Niko Pando Xoxi dhe Vasil Petushi Shanto akuzohen se : kinse kanë organizuar – me disa shokë të tjerë – në tokën e Mbretërisë, një shoqatë, e cila ka pasë për qëllim të vendoet me forcë Didaktura e një klase shoqërore, për mbi të tjerat dhe të përmbyset me forcë  rregulli ekonomik dhe shoqëror, që ekziston në shtet. Të tjerët d.m.th. të quajtu : Subhi Xhafer, Enver Pulliqi, Kristo Pando Isak dhe Riza Deliallisi, kanë marrë pjesë në këtë shoqatë dhe kanë përhapur teorira dhe idera komuniste dhe e Nd. Prokurori ka kërkuar dënimin e të parëve në bazë të N. 1 të ligjës mbi fajet kundra rregullit shoqëror dhe ekonomik me d. 23 prill 1937 dhe të dytët në bazë të N. 6 po të atij Ligji.

&2       Ç’kanë pohuar të pandehurit para Gjyqit

Por faji i të pandehurve, siç e pohuan vetë para Gjyqit, është siç pason:

1/ Zef Mala tha se proçes verbalet e mbajtura prej Xhandarmërisë nuk i përshtaten të vërtetës; se kjo qëndron kështu që: deshëm të njoftonim ç’është komunizmi, me qëllim që të propogandojmë për të përhapur iden Komuniste me broshurat e shkruara me makinë daktilografike dhe poligraf.

2/ Niko Pando Xoxi tha se me Zef Malën kam qënë shok: kemi biseduar për çështje komuniste, por jo për diktaturë klase. Kemi biseduar thjeshtësisht për çështjen e punëtorëve dhe se nga broshurat një e ka përkthyer ai nga greqishtja, atë me titullin “Zhvillimi ekonomik”.

3/ Vasil Petush Shanto  tha se: isha në seminarin Ortodoks; më akuzonin se isha komunist dhe u interesova të mësoj se ç’është. Bisedova me shokë dhe filluam të përhapnin komunizmin pa ndonjë qëllim tjetër; se përfundimi është në dorë të turmës, dhe shtoi se: nga broshurat ka shpërndarë një pjesë.

4/ Subhi Xhafer Dedia tha se: i pandehuri Sami Begolli i dha një libër me titull “Zhvillimi Ekonimik”, pa e ditur se ishte komuniste dhe kur ju kërkua e dorëzoi pa e kënduar. Buletinin ja pat dhënë i pandehuri Memet Myzyri dhe, si i vogël nga mosha, nuk mori dot vesh se ishin komuniste.

5/ Enver Beqir Pulliqi tha gjithashtu se : Sami Begolli i dha një libër, por sa e pa se ishte komuniste e dogji dhe tjetër nuk mori dhe s
htoi se Riza Tola nuk ka thënë të vërtetën për të.

6/ Kristo Pando Isak tha se: nuk jam komunist dhe se Niko Xoxin nuk e njoh dhe as kam biseduar me të për komunizmin.

7/  Riza Deliallisi tha gjithashtu se: as jam e as kam qënë kurrë komunist. Por kur u kap Abdyl Myzyri vajti ta pyeste se për se u kap dhe atje i dhanë një libër për ta fshehur, por se ky e kallzoi se e kishte dhe se e dorëzoi sa po ja kërkuan.

Këto janë faktet dhe veprat që pohuan vet të pandehurit që përfaqësojmë para se nd. Gjykatë.

& 3

Rëndësia e pohimit jashtëgjyqësor

Pretenca e së nd. Prokurori ndryshon nga pohimet e të pandehurve për sa i përket veprave në ndjekje. Ndryshimi i detyrohet faktit se : kjo bazohet më tepër në pohimet që përmajnë Proçesrvebalet e Xhandarmërive lokale të ndryshme se sa në ato para Gjyqit.

Por në këtë pikë lend pyetja se: Ç’rëndësi kanë pohimet jashtë-gjyqësore, si provë, në Gjykatat penale?

Përgjegjësia e shkencës së Drejtësisë Penale, si dhe ajo e Proçedurës penale në fuqi, është kundra mendimit të së nd. Prokurori. Dghe ja se për se:

Pohimi, i cili në Gjyqet Civile është një provë e plotë, në Gjyqet Penale nuk  përmëndet të përdoret si bazë për vendim dënimi, sa që nuk forcohet nga prova të tjera. Proçedura Openale në fuqi nuk i zë kreit fille, si provë dhe shkaku është ky që: kërkush nuk mund të bëjë një pohim, i cili ka me shkaktuar dënimin e tij. Se instinkti i vet-ruajtjes është më i fortë nga detyra për me kallzuar të vërtetën. Nga ana tjetër pohimi shumë herë bëhet nga një solidaritet i jashtëzakonshëm për me mbuluar fajtorin e vërtetë, të cilin pohuesi e ka mik ose gjini të ngushtë, si për shëmbëll burri për gruan e vet ose i jati dhe e ëma për djalin e vet ose vëllai për motrën e tij.

Po përveç këtyre në çmim të pohimit jashtë -Gjyqësor dhe të atij që bëhet para Gjyqit duhet të merret parasysh shkaku që i shtyn një të pandehur për të pohuar fajin, i cili ka për të përfunduar me dënimin e tij. Dy gjëra mund ta shtyjnë një të pandehur për të pohuar fajin e vet, dmth o frika ndaj perëndisë, e cila e bën fajtorin të mos rrejë, por të kallxojë të vërtetën, që kështu të jetë në rregull kundrejt Asaj, për me evituar Sketërren, ose Frika e njeriut. Pra ne se një i pandehur ka pas bërë një pohim, për se ta revokojë këtë më vonë, ne se atë pohim e bëri për me qënë në rregull kundrejt ndërgjegjes së tij? Nëse pohimin e bëri nga frika e Perëndisë, kjo frikë nuk mund t’i hiqet as për një minutë. Duhet ta ketë dhe para Gjykatores, siç e pati dhe para Xhandarmërisë dhe atëhere nuk duhet të mohojë para Gjyqit çka pohoi para Xhandarmërisë.

Por nuk ngjet po ashtu dhe përsa i përket frikës tjetër. Se kjo çduket para Gjyqit. Se këtu pyetet botërisht, prej Gjyqit të përbërë nga shumë veta në prani të Prokurorit, i cili detyrë kryesore ka mbrojtjen e lirisë personale dhe në ndihmë të avokatit, të cilin – në rast se nuk është në gjëndje ta emërojë ai vetë ja emëron gjyqi, mbasi as Statuti Themeltar as Proçedura Penale nuk e përmënd që të gjykohet kush pa avokat mbrojtës, dhe në sy të gjithë Popullit, i cili është i lirë me pa dhe me dëgjuar, mbasi është absolutisht i ndaluar gjykimi me dyer të mbyllura. Këto garancira kundra frikës nuk i ka i pandehuri as në Xhardamëri, por as edhe në Pyetësi. Kur pra duhet të jetë më i besueshëm i pandehuri, para Gjykatores apo jashtë Gjyqit?

Nuk themi se frika në fjalë është ne domosdo objektive, ndonëse nuk mund të ekskludohet, qoftë dhe një për mijë. Por mjafton të jetë dhe subjektive; se përgënjeshtrimi ose modifikimi para Gjyqit, i një pohimi jashtëgjyqësor, i detyrohet një shkaku, i cili shkak e bën të dyshimtë njërin nga të  dy pohimet. Por cili nga të dy duhet të preferohet?

Pa dyshim, ai që është i garantuar më tepër kundra frikës – qoftë kjo edhe fantastike – pra – pa pikë kontestimi – ai që bëhet para Gjykatores.

Këtë gjë e kanë pranuar, si princip Proçedurial themeltar, që të gjithë Proçedurat e Botës së Civilizuar. Këtë preferim e imponon pa tjetër dhe fakti se: kërkush nuk dënohet difinitivisht as me propçes verbalet e xhandarmërisë, as me vendimet e gjyqit hetues, para se të shkojë në Gjyqin kompetent dhe të akuzohet botërisht e të mbrohet solemnisht, me të gjitha mjetet që i akordon ligji. Se Drejtësia penale interesohet dhe detyrohet të dënojë fajtorin e vërtetë, atë dmth që ka për të kapur të tillë, mbasi të rezultojë botërisht se i pandehuri, – me gjithë lirinë e plotë që pati për mbrojtjen e vet nuk mundi me pranuar  pafajësinë e tij.

Ky rregull nuk sundon vetëm për të pandehurit, por edhe për dëshmitarët e së Drejtës Botërore; dhe nga deponimet e këtyre më të preferueshme janë ato që bëhen para Gjyqit, në praninë e të pandehurit dhe nën kontrolluin e tij, nga ato që bëhen fshehtas para Xhandarmërisë ose Gjyqit Hetues.

Preferimin e pohimeve dhe atë të dëshmive gjyqësore nga ato jashtëgjyqësoret e imponon dhe fakti se: konditat dhe zhvillimi i fajit të pohuar para Gjyqit, nuk e paraqesin këtë faj në realitet aq të tmershëm siç e prezantuan hetimet e Xhandarmërisë dhe vendimet e pyetësisë mbi të cilat e bazua më tepër Pretenca e të nd. Prokurori. Se çdo vepër njerëzore me ngjyrë faji dënohet si të jetë çfaqur e jo si mund të ketë qenë e menduar. Se drejtësia njerëzore nuk ka kapacitetin e duhur që të futet edhe në tru të njeriut dhe të gjurmojë se çmendon ky dha ta dënojë për çka mendon. Ky gjyrmim i përket Perëndisë. Pra Drejtësia njerëzore është e shtrënguar të kufizohet me çmimin dhe dënimin çka çfaqet me vepra dhe çka realizohet inisiativisht ose plotësisht.

Përveç këtyre, proçesverbalet Gjyqësore i bën më të besueshme dhe fakti se: ata që redaktojnë dhe kompozojnë proçesverbalet jashtëgjyqësore, nga një anë ngjan të mos kenë kapacitetin e duhur nga pikëpamja kulturore dhe nga ana tjetër nuk kanë po atë interes që ka Gjyqtari. Se ky përpiqet të gjurmojë të vërtetën, kur që ata duan të tregojnë aktivitetin, duke ja lënë Gjyqtarit përgjegjësinë e vendimit për fajësinë ose pafajësinë të së pandehurit. Fakti se – po thuaj, që të gjithë të pandehurit protestuan kundra përmbajtjes të proçes verbaleve në fjalë dhe se dhe dëshmitari i vetëm që u pyet para Gjyqit e përgënjeshtroi me insistim proçesverbalin përkatës, për sa i përkiste pikës se as që e njeh fare të pandehurin Zef Mala për të cilin proçesverbali në fjalë e prezanton si kur kishte pas thënë të kundërtën dhe kishte deponuar kundra tij, këto fakte sigurisht e vënë së paku – në një dyshim harmoninë e përmbajtjes së tyre me objektivitetin e duhur.

Lëkundjen e besueshmërisë, si të pohimeve dhe të deponimit të dëshmitarit e ndjen dhe Autoriteti ndjekës duke observuar, si për pohimet e të pandehurit, se këto i bënë që të gjithë të pandehurit – me fare pak përjashtim.

Por dhe nga një tjetër pikëpamje janë më të besueshme pohimet e bëra para gjyqit, këto që shumica e tyre prapë se prapë bënë pohime; dmth se përgënjeshtrimet nuk i bënë për me shpëtuar veten, duke gënjyer, por para gjyqit – si i sëmuri trupërisht para Mjekut – hapën zemrën e tyre dhe treguan fajin e ty
re të vërtetë.

Shumë bukur e me vënd mund të na bëhet përveshtrimi se: përgënjeshtrimet e pohimeve kanë për shkak e qëllim lehtësimin e të pandehurve, pra dhe pakësimin e dënimeve që cakton Ligji. Por Gjykatores nuk i intereson as pak kjo pikëpamje; Ajo don të dijë se si e ku qëndron e vërteta objektive, pamvarësisht se ç’mund të ngjajë rastësisht. Por dhe nga kjo pikëpamje preferimin e kanë pohimet gjyqësore. Se faktet, që formojnë fajin në gjykim, vetëm këto pohime i vërtetojnë.

Nga rrjedhimet e Gjyqit dhe nga provat e parashtruara prej së Nd. Autoritet ndjekës, ajo që rezultoi objektivisht, është kjo që: “të pandehurit Zef Mala, Niko Xoxi, dhe Vasil Shantua me disa shokë të tjerë, formuan një shoqatë, për me propaganduar idenë komuniste dhe blenë një makinë daktilografike dhe një shaptilografike dhe disa letër të bardhë dhe disa bojë dhe nxorrën disa broshura në 100 – 120 kopje dhe i shpërndanë nëpër anëtarët e shoqatës”. Përveç këtyre veprave nuk rezultoi se të pandehurit guxuan ndonjë vepër tjetër.

Pra si mund të jenë të besueshme pohimet që i u referuan fakteve fantastike? Të tilla pohime dhe sikur të përsëriten para gjyqit, nuk mund të merren si bazë dënimi. Gjyqtari Penal dënon atë që ka guxuar me bërë një faj dhe jo kur atë që pohon se ka bërë një faj, i cili nuk provohet se është guxuar me të vërtetë prej tij. Se atëhere do të ketë dënuar një të pa fajshëm në realitet, gjë të cilën këtij nuk i a ka pranuar ndërgjegjja, por Drejtësia.

Se dhe kjo nuk premton të dënohet një i çmendur ose një që lakmon të zëvëndësojë kriminelin e vërtetë.

&4

Cili Nen i Ligjit të Posaçëm është i Aplikueshëm?

Por tani lind pyetja se këto akte – si të tilla – në bazë të cilit Nen të Ligjit të posaçëm duhet të dënohen?

E nd. Prokurori, duke pretenduar se gjoja faji i të përfaqësuesve të mi: Zef Mala, Niko Xoxi dhe Vasil Shanto me disa shokë të tjerë, “përmbledh të gjitha konditat dhe ekstemet juridike të nenit I të Ligjit mbi fajet kundra rregullit shoqëror dhe ekonomik me dt. 23. 04. 1937, kërkoi që dënimi i seicilit prej këtyre të caktohet në bazë të dispozitave të këtij Neni dhe sa për të tjerat të aplikohet neni 6 i Ligjit në fjalë, “pa caktuar konkretisht dhe pa i u përshtatur konditave të fajit.

Pamvarësisht nga çështja Juridike “në se në caktim të dënimit duhet të shikohet vetëm fakti që formon fajin apo dhe fajtorin, çështje kjo për të cilën rezervohemi për të bërë fjalë më poshtë, themi se: faktet, siç thamë se rezultuan nga rrjedhimi i Gjyqit, nuk e justifikojnë pretencën e së nd. Prokurori.

Neni 1 i Ligjit në fjalë, thotë tekstualisht kështu: “kushdo që në tokën e Mbretërisë formon, organizon ose drejton shoqata, që kanë për qëllim të vendosin me forcë diktatura të një klase shoqërore për mbi të tjerat ose të zhdukë me forcë një klasë shoqërore ose përgjithësisht të përmbysë me forcë rregullin ekonomik ose shoqëror, që ekziston në shtet, ndëshkohet me burgim të rëndë nga 5 pesë deri në 12 dymbëdhjetë vjet, kur vepra e tij nuk formon një faj më të rëndë”.

“Kushdo që merr pjesë në ato shoqata ndëshkohet me burgim të rëndë nga një deri në tre vjet”.

Por Neni në fjalë, dënimin që cakton i vë konditë të domosdoshme – sine qua non- forcën dhe këtë fjalë e përdor 3 tre herë. Pra, që të aplikohet ky nen, siç kërkon e nd. Prokurori, duhet pa derman – që më parë, të jetë provuar qëllimi me forcë. Por ekzistenca e këtij qëllimi, për tu realizuar me forcë, nuk u provua me as një mënyrë; pra si mund të aplikohet një nen Ligji, që nuk i puthitet faktit, që formon fajin në ndjekje?

Të pandehurit, që përfaqësojmë s’kanë pohuar asnjëherë se: qëllimi i tyre ka qënë përdorimi i forcës, për të vendosur diktaturën e klasës ose për të zhdukur klasë ose përgjithësisht për me përmbysë rregullin ekonomik ose shoqëror, që ekziston; Këta thanë dhe përpara Gjyqit se: qëllimi i tyre ishte propaganda – akademike – në favor të komunizmit me anë broshurash dhe shpërndarje librash, pa përdorur forcë kundra kërkujt dhe pa u interesuar as pak se ç’kishte për të bërë populli mbasi të merrte dijeni mbi doktrinën dhe idenë komuniste, nëse dmth do ta pëlqente për aplikim ose do ta refuzonte.

Mungesën e forcës si element kryesor i fajit, që parashikon dhe dënon Neni 1 në fjalë, s’ka mundur ta mohojë as Autoriteti ndjekës që kur filloi ky proçes. Se po ta kishte dhe më të paktën provë, sigurisht që do ta parashtronte. Është e vërtetë se pretendoi tekstualisht se: “faji i të pandehurve në fjalë përmbledh të gjitha konditat dhe ekstremet juridike të nenit 1″. Por kondita kryesore dhe esenciale, ajo të cilin neni 1 e përsërit tre herë, duke dhënë të kuptohet se: vetëm nga ekzistenca e saj mvaret caktimi i dënimit nga 5 – 12 vjet burgim, është vetëm një dmth forca; pse vallë e nd. Prokurori nuk i vuri gishtin kësaj dhe t’i linte të gjithë të tjerat? Përgjigjja nuk do ndonjë filozofi të madhe; nuk e përmënd se: Nuk kishte se si ta provonte ekzistencën e saj.

Forcë do të thotë fuqi – violencë – shtërngatë, e tillë që objekti i sajë do të thotë ai mbi të cilin zbatohet kjo, të zhdukë lirinë e vet dhe të bëjë jo çfarë don vetë, por çfarë i imponon ai, i cili ja ka dredhur vullnetit të tij. Forca nuk bëhet me fjalë të thata: kërkon vegla të tilla që t’i përkasin objektit të saj, të tillë frikë sa të paralelizohet çdo rezistencë e tij ose të dërmojë me katastrofë çdo kundërshtim dhe pengim. Vendosja e një diktature me forcë ose zhdukja e një klase të shoqëruar me forcë dhe përgjithësisht përmbysja e një rregulli ekonomik ose shoqëror po me forcë, nuk bëhet me broshura poligrafi, por me armë më të shumta dhe më të forta se ato që ka në dispozicion shoqëria e atakuar; bëhet me revolucion  të gjakosur. Por në çështjen konkrete, ku shihet dhe më e vogla shënjë force?

E nd. Prokurori në pretencën e saj elokuente dhe ndofta nga çdo tjetër pikëpamje të – paçfuqizueshme dhe e – paçvlersueshme -, pretendon se: që të gjitha provat e saj nuk janë gjëra të imagjinuara. Por në këtë pikë nuk na duket se mund të pretendohet po ashtu. Sa që nuk mundi  të provojë ekzistencën e forcës, e cila është kondita kryesore dhe esenciale e dënimit, që ka kërkuar, nuk mund të evokuajë dhe të kërkojë të aplikohet në çështjen konkrete dispozita e nenit 1 në fjalë.

Pretendimi se fara që mbillet dhe atje mund të arrijë përmban aq seriozitet sa edhe ajo e atij i cili “për një ve kërkon një stan nga pula”.

Por duhet të shënohet me gjithë seriozitetin që karakterizon të nd. trupin Gjykues dhe Gjyqin vetë se: fjala “forcë” nuk është vënë as përsëritur tri herë kot na së koti në Nenin në fjalë; ka lidhje të ngushtë me qëllimin e përgjithshëm të Ligjit në fjalë, i cili është ndalimi i  ngjitjes së sëmundjes të komunizmit dhe në popullin e Shtqtit tonë. Për të provuar për çfarë themi, lutemi të na lejohet të shpjegohemi me pak fjalë.

&nbsp
;      &5

Ç’është  Komunizmi

Mbasi mbrojmë para Gjyqit njerëz të pandehur si komunista, vjen vetvetiu pyetja se: ç’është kjo gjë, për të cilën akuzohen këta dhe kërkohet dënimi i tyre?

Komunizmi – siç dihet (kanë kaluar 65 vjet nga data e mbajtjes së kësaj mbrojtjeje dhe ne pretendojmë se as sot nuk dihet thelbi real i kësaj filozofie, por gjithsesi autori i kësaj mbrojtjeje e njihte filozofinë komuniste shumë më mirë se anëtarët e byrosë politike të PPSh të viteve 80-të, GH.) – është një doktrinë dhe një sistem organizimi të shoqërisë njerëzore, që bazohet në bashkëpunimin të së gjithave të mirave (dmth të mjeteve dhe të produkteve), duke përjashtuar pasurin vetiake dhe individuale si dhe dallimin e njerëzve në klasa të ndryshme.

Kjo doktrinë nuk është e re; por përkundrazi është po aq e vjetër sa dhe njerëzit vetë, pysh prej kohës që mundi të kalojë nga egërsia dhe barbaria në organizimin shoqëror me bazë: “pronësinë idividuale”

Njerëzit nuk dualën nga duart e krijuesit të vet të mësuar si të jetojnë mbi Dhe. Por ai është përpjekur vetë që të gjente mënyrën më të sigurtë të lumturisë të tij. Kjo nevojë e shtrëngoi që të shpikë e të vërë në zbatim sisteme të ndryshme dhe t’i lërë njëra mbas tjetrës duke kërkuar gjithmonë më të mirën, gjë të cilën as nuk e ka goditur deri më tani e as që ka për ta goditur kurrën e kurrës, sa që sisteme supreme ose të mirën supreme, nuk e harrin as kur njeriu është me mendim të kufizuar.

Tre janë periudhat e zhvillimit të tij: 1/ e vjetra, që mbaron në kohërat e para të Krishterimit. 2/ e kohës së mesme  dhe e 3/ fillon prej shekullit të 18.

Në periudhën e parë flamurin e mbajti më i madhi filozof i botës së vjetër, Platoni, i cili me gjithë zgjimin e tij mbërriti me veprën e tij “Politika” të imagjinojë një shtet ku gra e fëmijë të ishin bashkë; por kësaj doktrine të tij njerëzia, e cila e adhuronte atë vetë, i ktheu shpinën. Në shekujt e mesëm dualën plot mbrojtës duke imagjinuar seicili nga një shoqëri njerëzore as pak të realizueshme, të cilat i përmbledh fjala “Utopi”, dmth ëndra pa vënd.

Formë të rrezikshme mori kjo doktrinë që kur gjermani Marks e lidhi me relacionet e klasave të kapitalistëve dhe të punëtorëve. Me gjithë atë u mbajt si një dokttrinë ekonomiste dhe si fillim i një drejtimi të ri të shkencës “ekonomia politike”. Degjenerimim i kësaj doktrine, që ju dha emri “Marksizëm” e prunë Bolshevikët e Rusisë. Se këta deshën me imponuar jo me bindje  por me forcë; dhe këta qenë ata që shkaktuan dallimin e komunizmit në dy: në Shkencorin dhe në Revolucionarin. Shkencori nuk është i rezikshëm, sa që nuk del jashtë qarkut të bisedimeve Shkencore dhe Akademike. I rezikshëm është ky i bolshevikëve: pse ky përdori forcën madhore dhe është duke mbruajtur Rusinë me atë. Këtë pra sistem të komunizmit ka para sysh dhe këtë dënon Neni 1 i Ligjit.

Komunizmi, simbas zhvillimit, që i dha Marksi është kurdoherë i rezikshëm, ndonëse përpiqet të imponojë jo me forcë por me bindje dhe me perkursione; se nuk është e mundur të vihet në aplikim, saqë njerëzimi të shkallmojë themelet e tij shekullore, dmth familjen – formën e martesës – Fenë – të drejtën e pronësisë vetiake.

Por kush gabohet dhe bëhet partizan i komunizmit të butë, nuk do të thotë se – domosdoshmërisht – ka për tu bërë dhe partizan i komunizmit të Reptë. Ligji i posaçëm në fuqi i parashikon që të dyja këto degë të komunizmit dhe për llojin e butë disponon nenin 6-të.

Veprat e të pandehurve në veten e tyre, nuk mund të klasifikohen gjetiu veçse në ato që përshkruan Neni 6 në fjalë, i cili tekstualisht thotë siç pason: “Kushdo që në tokën e mbretërisë, me gojë, me shkrim ose me çdp mënyrë tjetër, opër së drejti ose tërthotazi, zhvillon ose përhap teorira dhe idera komuniste ose sisteme shoqërore dhe ekonomike, në kundërshtim të hapur me regjimin shoqëror që është në fuqi në Mbretërinë Shqiptare, ndëshkohet me burgim nga 1 vjet deri dhjetë vjet dhe me ndalimin të përkohëshëm nga ofiqet Publike” dhe shton se: “ndëdhkimi nuk mund të jetë më pak se dy vjet, kur: a/ Përmbarimi i veprave të lartpërmëndura bëhet me anë të shtypit ose proklamash ose në vënde publike apo të hapura për publikun. – b/ Vepruesi ose bashkëvepruesi apo ndihmësi, është nënpunës ose shërbëtori i shtetit ose i një Bashkie, Komune ose një komuniteti Fetar dhe veçanërisht arsimtar, kleri ose Oficer apo nënoficer”.

Pra, kurqe, siç nuk kemi as më të paktin dyshim, e nd. Gjykatore e ka rregull të pa tundëdhëm, të mos lozi nga vija e detyrës së saj kundrejt miksionit të lart dhe ndërgjegjshëm së pastërtisë së saj, duhet – na duket – të lokalizojë karakterizimin e fajit si dhe dënimin e tij, brënda kufijve të qartë, që cakton Neni 6 në fjalë, si për vepruesa gjithashtu edhe për bashkëvepruesa edhe për ndihmësa, por ndihmësa në krijim të fajit ekskluzivisht. Se, siç kemi për të shpjeguar hollësisht më poshtë, nuk është e drejtë që të karakterizohen si ndohmësa dhe se u gabuan me fshehë do sende të tëpandehurve, pa ditur krejt se ç’ishin këto.

&6

Shikimi i fajit subjektivisht

Sa thamë më lart i referohen shikimit të fajit objektivisht dmth në vetveten e tij. Por kjo nuk i mjafton gjyqtarit; pse kishte për ta prezantuar si një lloj vegle mekanike. Do të kishte për tja kufizuar detyrën në caktimin e dënimit simbas Nenit përkatës të K.P. Do të sillte në rolin, që lot në Mjekësi farmacisti, i cili gatuan barnat simbas recetës, që jep doktori: ” Ky pandehet se shkeli filan Nen të K.P.; caktojani pra Zotëria e Juaj dënimin që meriton simbas atij Neni”.

Por jo! Misioni i Gjyqtarit nuk kufizohet në këtë rol mekanik. Ky duhet ta shikojë dhe atë që i paraqitet si fajtor; por, që të gjurmojë shpirtin e këtij, gjëndjen e tij psikologjike, shkaqet determinuese me qëllimin e tij të vërtetë dmth dhelin ( ?,GH), i cili duhet të ekzistojë pa tjetër, që ta bëjë fajtor, më duket se duhet të jetë më i fortë se ata që gjurmojnë fundin e detit. E në këtë shërbim misioni i gjyqtarit Penal bëhet sa më i lartë aq dhe më i shenjtë. Në këtë gjurmim mvishet prej shtetit me një fuqi pa kufi e pa kontroll, për veç atij që e bën ndërgjegjja e ndritur dhe e pastër e tij. Kombinimi i fajit me fajtorin formon vështirësinë kolosale, që përballon Gjyqtari Penal në zbatim të detyeës së tij të shenjtë.

& 7

Misioni i Gjyqit Politik

Na du
ket, Z. Kryetar, sikur misioni i një Gjyqi Politik, ndryshon nga ai i Gjykatës Penale ordinere. Se qëllimi i këtij Gjyqi nuk është vetëm sadisfaksioni i Drejeësisë abstraksionisht. Ky Gjyq ka për detyrë, që t’i shërbejë dhe oportunitetit Politik. Ato faje, që i janë dhënë me i çmuar dhe me i gjykuar ky, nuk janë faje ordinere dhe nuk  janë vetëm të shoqërisë njerëzore, por i interesojnë më tepër organizimit Shtetëror dhe prandaj karakterizohen veçanërisht dhe eksepsionalisht, si faje, dhe vepra njerëzore, të cilat në veteven e tyre nuk kanë as pak ngjyrat e fajit, por oportuniteti Politik e kërkon nga ndonjë herë që të karakterizohen si të tilla, kur përgjithësisht dhe në vetvete, si fillim shkence, dhe mund t’i përkrahë dhe mund t’i inkurajojë dhe shteti vetë. Pasi dhe doktrinat shkencore janë si dhe veglat mekanike ose kompozimet kimike, të cilat i zbulon mëndja njerëzore dhe janë, në vetë vete, katastrofale sa po të përdoren abuzivisht.

Nuk formon faj çdo vepër njerëzore; por merr formën e fajit çdo vepër, të cilën e ndalon shprehimisht Ligji. Por veprat e ndaluara i dallojmë në dy klasa:

a/ Në ato që janë në kundërshtim me Ligjet Morale, me ato dmth. Të cilat i ka mbjellë thellë në shpirt të njeriut krijuesi i atij vetë, ato që çfaqen me protestime të ndërgjegjes të çdo njeriu, qoftë ky dhe më krimineli i Botës mbarë.

b/ Në ato, të cilat në vetvete nuk janë të ndaluara, por përkundrazi, ndofta dhe të imponuara jo vetëm prej natyrës por dhe prej nevojës të Shoqërisë Njerëzore, për të cilat oportuniteti i kohës imponon ndalimin e tyre.

& 8

Ç’ndalon Ligji i Posaçëm në çështjen konkrete dhe cilat janë kufijtë e ndalimit?

Përgjigjen e kësaj pyetjeje e jep studimi dhe komentimi i Ligjit të Posaçëm dhe veçanërisht Neni 6 i tij.

Duhet të shënohet veçanërisht se ky Nen nuk përmënd të gjithë fjalën forcë të Nenit 1, fjalë e cila, dhe në atë Nene, – është vënë si konditë e domosdoshme dhe duke u përsëritur, – lë të nënkuptohet se nuk është e mundur që një Ligj i lindur nën hijen e një Statuti Themeltar nga më liberalët në Botë, do të ndalonte evolucionin fiziologjik të shoqërisë nujerëzore. Në Shqipërinë e lirë ndalohet forca, por jo dhe Drita. E tregojnë përparimet e kësaj të fundit brënda kësaj periudhe të shquar të jetës tonë shtetërore, siç e tregon dhe shdukja e asaj që sundonte me tërbim në kohën e Ilegalitetit.

Neni 6 ndalon dhe dënon zhvillimin ose përhapjen e teorive dhe ideve Komuniste ose sistemeve shoqërore dhe ekonomike që janë në kundërshtim të hapët me regjimin shoqëror të Shqipërisë Mbretërore, duke përdorur si mjet; gojën, shkrimin ose çdo mënyrë tjetër drejtë për së drejti ose tërthorazi. Dheli në këto vepra kosiston në qëllimin për të zëvëndësuar me të regjimin shoqëror që është në fuqi. Por nuk ndalon as dënon studimin e këtyre sistemeve ose dhe bisedimin Akademik mbi të. Ndalon dhe dënon përhapjen jashtë dmth në Popull, por jo dhe përmbledhjen e tyre në tru të njeriut. Se dhe këto janë një pjesë duiturie, të cilën njeriu e ndjek firi-firi; se ja don natyra spirituale, siç i kërkon dhe trupi ushqimin.

Ky dallim ka rëndësi të posaçme dhe tepër esencial në çmimin e veprave në gjykim. Gjykonani, – Z. Kryetar, me Ligj dhe prej një gjykatës Ligjorë dhe Legalë. Pra duhet të dënohet çka ndalont prej këtij Nenit dhe as gjë më tepër.

Autoritetet ndjekëse, në mos dhe nga zelli i tepërt, por ndofta pse shosha e sytë i janë besuar së nd. Gjykatore, kanë mbështjellë kashtë e koqe dhe ja kanë paraqitur kësaj në anenin gjenerik  “ndihmesa”.

Neni 6 në fjalë dënon dhe ndihmesat me paragrafin e dytë të tij; por çkujton vallë me fjalën ndihmesa? E nd. Prokurori nuk e pa mbase të nevojshme ta shpjegonte; por ne skemi pikë dyshimi se i nd. Trupi Gjykues ka me kufizuar brënda kufijve të këtij Neni dhe ka me e konsideruar dhe deklaruar si ndihmesa vetëm ata, që kanë ndihmuar në zhvillimin dhe përhapjen e teorirave dhe iderave komuniste, po me ata vegla dhe mjete që cakton paragrafi i parë i Nenit në fjalë.

Cili thuhet ndihmës e cakton Kodi Penal, që formon trungun e Drejtësisë Penale, me Nenin  65 p. 3 me të cilin i vë ndihmës kufijt e duhur, nga pikëpamja e kohës. As premtimet nuk duhet të konsiderohen si ndihmës i ndëshkueshëm nga kushdo që bën një ndihmë pa pasur dhel dmth në qoftë se nuk ka pasur për qëllim faktin, që formon deliktin.

Dhe që të shpjegohemi konkretisht: Ç’farë ndihmësi mund të konsiderohet, psh, i përfaqësuari im djaloshi nxënës Riza Deliallisi, për shkakun e vetëm që shënon e nd. Prokurori në pretencën e saj se: “Ditën që u arrestua i quajturi Abdyl Mezyri, ky ka marrë dy copa prej broshurave të inkriminuara dhe i ka fshehë në banesën e tij të cilat më vonë janë zënë dhe gjetur prej Autoriteteve të Xhandarmërisë Lokale?

Por ky është dheli që lyp për konditë çdo delikt simbas nenit 46 të Kodit Penal? E si e provoi Autoriteti ndjekës kur qe dihet se dheli duhet të provohet dhe jo të prezumohet? E ku janë provat se këto broshura janë zënë dhe gjetur prej xhandarmërisë e nuk i janë dhënë asaj – qoftë dhe sa po i kërkoi?

Por një e tillë fshehtësie çfarë ndihme formon për zhvillim dhe përhapje të teorirave komuniste, në mënyrë që kërkon dhe Neni 6 i Ligjit posaçëm dhe Neni 65 i kp? “dhe këta (thotë pretenca e së nd. Prokurori dmth Riza Deliallisi me shok), kanë marrë pjesë në përhapjen dhe zhvillimin e iderave shkatërruese të komunizmit”; Por këto janë thjeshtësisht fjalë të thata. Me se u provua pjesmarja? Në provat që parashtrohen nuk figuron dhe ndonjë e tillë; mos vallë kujton se të tillë pohimin e përgënjeshtruam solemnisht para Gjyqit, së cilit pohim nuk i ngeli as një pikë fuqie prove?

Pra për ndihmesë të fajit, që dënon Neni 6 i Ligjit të posaçëm nuk mund – na duket – të bëhet fjalë, para së nd. Gjykatore. Sa edhe sikur të pranohet – për një minutë – se gjasme ekziston një farë fshehtësie, sa që nuk u provua që kjo ka lidhje të famshme (në tekst dolloroze, GH) me faj, që iu ngarkohet vepruesve, edhe sikur një e tillë fshehtësi të formojë ndonjë faj, ky mund të jetë një faj ordiner dhe gjykimi i tij na duket sikur është jashtë kompetencave të së nd. Gjykatore.

&9

Cilët janë të pandehurit

Simbas principit themeltar të së Drejtës Penale, për të cilin u bë fjalë dhe më lart se çdo faj duhet të kqyret në relacion me fajtorin, lutemi, Z. Kryetar, të na lejohet të bëjmë paj fjalë dhe mbi çështjen se: Cilët janë të pandehurit, të cilët përfaqësojmë. Nga këta: i quajturi Zef Mala është një djalosh, i cili, mbasi mbaroi Gjymnazin me notën “shumë mirë” (10), u dërgua me bursë të Qeverisë Kombëtare në Universitetin e Vjenës për me studiuar “Filozofinë”. Por pas një viti e gjysëm i u pre bursa dhe ngeli nëp
ër rrugë të Vjenës “si peshku pa ujë”! I varfër, siç është, lërmëni ta imagjinoj vet i nd. trupi Gjykues se si bëhesh. Njezet e pasë (25) vjeç djalë me një kulturë, si shtëpia pa çati, pa ndonjë mjeshtëri siguruese të bukës së gojës nuk është në pozita të bëjë asgjë dhe siç është e ditur “Vobektësia është kurdoherë e për këdo një këshilltar i keq”. Çfarë e shkaktoi prerjen e bursës nuk është ndonjë gjë e vështirë për tu imagjinuar. Si student i filozofisë ky natyrisht është marrë dhe me problemet e rënda sociologjike, nga të cilat, në radhë të para gjëndet në të gjithë Botën e civilizuar. Lufta e reptë që po bëhet midis sistemeve shekullore të organizimit të shoqërisë njerëzore dhe të artij të riut, që përbën komunizmi i ndarë në dy degë dmth në marksizëm, që simbolizon evolucionin paqësor dhe në leninizmin që ndjek aplikimin e diktrinës komuniste me revolucion dhe lufta gjakësore të klasave kundra njëra-tjetrës.

Leninizmi u bë tmeri i gjithë Botës; se arriti të vërë dorë mbi një Popull e një Shtet nga më të mëdhejtë dhe më të pasurit dhe ka në dorë gjithë mjetet e duhura për të bërë propogandë të rreptë kudo në botë. Rreziku prej tij e tregon shqetësimi që sundon në çdo shtet të civilizuar e konservator dhe lidhja që kanë bërë shumë shtete duke formuar njkë Grup kundra përhapjes së tij.

Por nga rrjedhimi i gjyqit u provua se: komunizmi në këtë formë nuk hyn dot në Shqipëri, kur as një nga shtetet e Ballkanit nuk mund të pretendojë se ka mbetur i pa prekur pak a shumë. Faktet që u parashtruan para së nd. Gjykatore zbuluan një padi dhe një imitacion qesharak të komunizmit. I pandehuri Zef Mala, si një nga organizatorët më të kulturuar, e kufizoi në një doktrinë thjeshtë Akademike pa të tregohet ndonjë aventurier jashtë qarkut të ideologjisë abstrakte.

I pandehuri tjetër Niko Pando Xoxe është çiltazi një viktimë e injorancës së tij, e cila ja mbushi plot tym kokën sa që, si ai që vete me tre zollot në dasmë, deshi ky të përkthente në Ashqipë nga një gjuhë e huaj, që nuk e di, një libër shkencor me objekt evolucionin ekonomik një çështje, dmth që ai nuk e ka parë as ëndër në gjumë.

I pandehuri Vasil Petush Shanto është një punëtor i thjeshtë, të cilin peripecitë e jetës e bënë viktimë të premtimeve të thata që jep doktrina komuniste.

Të pandehurit e tjerë: Subhi Dede djalosh i mitur dhe nxënëx shkolle, Enver Beqir Pulliqi një djalosh i cili mbasi mbaroi gjimnazin përballoi i dëshpëruar rreptësinë e përpjekjeve për jetesë dhe pandehu se do të zgjidhte problemin e mënyrës të sigurimit të letesës me ëndëra dhe Riza Deliallisi një djalosh gjithashtu i mitur dhe student, që të gjithë pa fuqinë mendore dalluese të konseguencave të këtyre lloj doktrinash, të cilat ndofta është shumë që një përmijë midis njerëzve të kulturuar t’i kapi dhe t’i kuptojë.

Të pandehurit e tjerë: Jorgji Pavli Shuteriqi dhe Kristo Isaku ndonëse mësuesa, por sa që karakterizohen si ndihmësa janë sigurisht viktima të ndonjë keqkuptimi nga ndonjë bisedim akademik mbi çështjen sociologe që shqetëson gjithë Botën.

&10

Cilat janë shkaqet determinuese dhe cili është qëllimi i tyre.

Mbasi s’ka gjë në botë që të bëhet pa shkak determinues e pa qëllim, na duket sikur ka për të lehtësuar çështjen e çmimit të fajeve që i u ngarkohen të pandehurve, që përfaqësojmë dhe shikimi i personave të tyre nga këto të dy pikëpamje. Nga rrjedhimi i gjyqit na duket sikur rezultoi aftësisht se: shkaku është varfëria e tyre dhe qëllimi mbi shpëtimin, që ëndërronin prej saj. Por për këto të dyja “shkak e qëllim” rezervohemi për të bërë fjalë më të goditura si më poshtë.

&11

A ekzistojnë shkaqe lehtësuese?

Z.Z. Gjykatës,

E nd. Prokurori kërkoi dënimin më të rreptë të të pandehurve pa pikë mëshire dhe pa ndonjë përjashtim dhe pa ndonjë shkak lehtësues për veç atij të moshës për disa prej këtyre.

Reptësia e saj është e justifikueshme nga kjo pikëpamje që: faji i të pandehurve e shikojnë në një mënyrë abstrakte, pa ndonjë lidhje me konditat dhe sirkostancat (?,GH), në të cilat u lind dhe u zhvillua.

Por mbrojtja është e mendimit se ekzistojnë për ta shkaqe lehtësuese dhe të shumta dhe serioze të cilat meritojnë mëshirën e së nd. Gjykatore, kaq më tepër se: siç patëm nderin të observojmë dhe më lart, Gjykatorja e z. Juaj nuk është ndonjë Gjykatore ordinere, por rregullon dhe oportunitetin Politik.

Të pandehurit janë që të gjithë djelmosha, dhe shumica, nxënësa shkolle. Pra nuk është as pak gjë jo e arësyeshme që t’i shikohet mosha. Kjo luan rol – siç e ka dalluar Kodi Penal – në faje ordinere, në faje që janë në vet-vete faje; se ngjaryn e fajit ju a jep Ligji Moral, të cilin e interpreton Ndërgjegjja e seicilit.

Në çështjen konkrete kemi parasysh një vepër, e cila nuk ka damkën e fajit, të dhënë prej Ligjit Moral. Doktrina në fjalë u deklarua si faj dhe u ndalua me Ligj të Posaçëm me d. 23 Prill 1937, i cili i zgjati të nd. Gjykatë kompetencën edhe mbi këtë. Para kësaj date nuk konsiderohesh faj dhe sikur të mos ekzistonte ky Ligjë, as e nd. Prokurori nuk do të ndiqte si një delikt Politik, as e nd. Gjykatë nuk do ta gjykonte. Është pra kjo doktrinë një faj i ri i daklaruar si faj për oportunitetin Politik, por jo pse dhe për këtë proteston Ligji Moral me anë të Ndërgjegjes. Nga ana tjetër mbasi këtë faj e formon një doktrinë siciologjike e re, njeriu i gatuar prej Natyrës që të dojë të mësoj çka i mungon dhe më tepër çka i ndalon, ky faj ka këtë të keqe të veçantë nga fajet ordinere, që e tërheq njeriun në vënd që ta largojë.

Nuk thotë kërkush pa të vrarë ose pa të vjedhur, të shoh se si vret ose si vjedh njeriu; por a thoni se do të vuante njerëzia, sikur Adamit të mos ishte ndaluar përdorimi i një peme të caktuar?

Nga ana tjetër ky faj konvencional ka dhe një tjetër të jeqe të veçantë, që tërheq – e ca më tepër Rininë – jo vetëm nga kurioziteti natyral i tij, por edhe nga lehtësia fantastike që premton. Cili i ri mashkull ose dhe femër – nuk elektrizohet duke ndëgjuar se në këtë sistem sociolog, dashuria ka për të qënë krejt e lirë dhe se zinxhirët e martesës kanë për tu zhdukur dhe se detyrimi atëror ose dhe amëtar ka me ju ngarkuar shtetit? E cili i varfër nuk fërkon duart prej gëzimit kur t’i thuash se në këtë sistem ke për t’ju bashkuar Shefqet Bej Verlacit ose kujt do tjetër milioneri Shqipëtar?

Komunizmi, Z. Kryetar i u shëmbëllen sirenave mitologjike të cilat besoheshin se ishin në bregun e detit të Italisë Jugore, tri vajza të bukura sa s’bëhesh më dhe me një zë të ëmbël pa shëmbull dhe me bukurin dhe zërin e tyre tërhiqnin detarët, që kalonin andej dhe pastaj e bën
in të tyret. Kundra Sirenave tlë Komunizmit duhet dinakëria e Odiseutm (duke filluat që këtu materiali kalon në dorëshkrim) i cili për të shpëtuar shokët i lidhi prej anijes që të shihnin e të dëgjonin, por të mos mundnin t’i afroheshin. Por bëhet dot dhe sot kështu?

Tjetër avantazh për të shtuar partizanët e vet kjo doktrinë ka dhe këtë, kundra të cilit nuk para bën fuqia çmuese mendore, që anëtarët e saj nuk janë në pjekurinë e duhur që edhe premtimet e bukura t’i kontrollojnë dhe dëmet e mbledhura që ka për t’i shkaktuar sistemi i vjetër ekonomik t’i vlerësojnë. Nga ana tjetër propoganda që bëhet për të është e tmershme. Premton lirinë absolute në relacionet e sekseve duke e ngritur dhe femrën në nivelin e mashkullit dhe duke e bërë këtë të pavarur ekonomikisht. Siguron Njerëzinë se Perëndia nuk ekziston dhe se nuk ka ndonjë fuqi aupernjerëzore; predikon njëhsimin midis njerëzve dhe këshillon solidaritetin midis tyre që vuajnë duke u përdorur si objekt spekullimi nga të tjerët dhe e ndjek për vdekje këtë spekullim; mohon akuzën që i bën propoganda e kundërt, se ka për qëllim shkatërrimin e familjes; lufton ashpërsisht pronën private, si dhe të drejtën e trashëgimisë, me qëllim që të sjellë barasinë dhe të shdukë vobekësinë dhe jo që të paralelizojë aktivitetin individual, siç e akozon kapitalizmi; predikon se nuk ekzistojnë Ligjet Morale, absolutisht të imponuara prej Natyrës në respekt nga ana e Njeriut, por se Ligjet i vë vetë sipas nevojave që ndjen në zhvillimin e tezës së tij.

Kush do t’i çmojë siç duhet gjithë këto që kërkojnë moshë të pjekur dhe dituri të lartë?

S’ka gjë më të lehtë se kritika; por drejtësia kërkon që të merren para sysh dhe konditat, nëpër të cilat ngjan të shkasë njeriu në gabime dhe në faje.

Komunizmi konsiderohet prek kapitalizmit si armiku më i madh i tij, si organizmi spekullator i shoqërisë Njerëzore. Por urtësia imponon që të mos përbuzet, por të luftohet po me Diturinë.

Zbulimet e sotme, siç është veçanërisht Radioja, e sjellin Doktrinën dhe zhvillimin e tij natë e ditë; si mund të ndalohet propoganda që i bën vehtes ai vetë? (tani materiali kalon me makinë shkrimi).

& 11

Ambienti

Nëse nuk duhet të përbuzet armiku, gjithashtu nuk duhet të ekzagjerohet dhe fuqia e vetes. Sr duhet pranuar se edhe ambienti  i ndihmon artij pa dashut; por i ndihmon.

Në shoqërinë njerëzore sundon egoizmi dhe është shumë i rallë solidariteti. Me shkollat na gjeti si barin e seicilit ja pështynë dhentë! Afetizma e shtetit u keqkuptua dhe ne lindi ateizmi; pikërisht ajo që don armiku  i cili predikon se “feja është opium i popullit”.

Brënda në këtë ambient u qep mikrobi i komunizmit. Nëse e kanë këta fajin dhe në se me dënimin e këtyre sigurohet zhdukja e çdo rreziku, i dënoni pa mëshirë, siç kërkon e nd. Prokurori, por mos harroni principin: “Summum Jus Summa Injuria”. Mos harroni se dhe këta janë një pjesë e Djalërisë Shqiptare, mbi të cilën Kryetari i Shtetit Nalt Madhëria e Tij Mbreti ka varur gjithë shpresat e kombit dhe të Atdheut, nëse u gabuan nuk është faji i tyre vetëm; por sidoqoftë pësimi ka për t’ju bërë mësimi më i dobishëm. Shartohet hardhia, por pa ju prishur sythet. Mjafton për dënim pandehmëria e tyre. Ktheini në gjirin e Atdheut. I gaboi drita djegëse, si fluturat. Ndjesa – na duket – është ajo që lyp dhe interesi i shoqërisë njerëzore.

Z. Z. Gjykatës.

Në dorë e keni dhe mëshirën dhe reptësinë, por mos harroni se dhëmshuria amëtare  i neutralizon helmet e familjes ndërsa rreptësia i tërbon në armiqësi kundra saj. Mos bëni zemrën e armikut, por jepjani Popullit dhe popullit përgjithësisht një mësim, duke mos e kufizuar përgjegjësinë në djemt e tij vetëm.

Përfundojmë duke kërkuar lehtësinë më të madhe.

Tiranë 09 shkurt 1939

Avokati Mbrojtës

Av. V. K. Dilo

Firma

(të gjitha nënvizimet janë të autorit)

*            *           *
Nuk duam të vëmë në dukje nivelin e lartë profesional të avokatit në raport me punonjësit e drejtësisë shqiptarë të mijëvjeçarit të III-të edhe pse bëhet fjalë për 60 vjet më parë, as kurajon civile për t’i dalë ndesh mashtrimit të diktaturës me emrin Prokurori, as mënyrës së të kuptuarit të marksizmit brënda kornizës të interesit njerëzor, as nivelit njerëzor të vetëquajturve komunistë, por vetëm faktin që në atë gjyq nuk ka qënë Qemal Stafa dhe as 73 komunistë siç pretendon akademiku prof. Kristo Frashëri në librin e tij “Historia e lëvizjes së majtë në Shqipëri dhe e themelimit të PKSh-së 1878 – 1941, f.153 – 154; apo Nasho Jorgaqi në librin mbi Qemal Stafën, f. 222 – 233; apo Agim Musta në librin e tij “Libri i zi i komunizmit shqiptar”, f. 18, libër i cili vetëm të vërtetën mbi krimet e komunizmit shqiptar nuk thotë.

Kjo mbrojtje nuk do te kishte asnje vlere vertetesie në qofte se nuk do t’i jepnim lexuesit letren qe historiani Lefter Dilo i dergon gjyshit te tij mbi këtë gjyq me një adresim krejt tjeter per tjeter dhe qe mban daten 18.09.1951. Pretendimi se Qemal Stafën nuk e ka mbrojtur avokati i nderuar, por dikush tjetër, bie poshtë nga dokumenti i mëposhtëm:
I dashur Xha Silo,

Gëzohem të jeni gjithë mirë……….

Në biografinë që do të më dërgoni riprodhoni edhe ndonjë passage nga mbrojtja që i bëtë Qemal Stafës me shokë më 1939.

Mbrojtjen e Vlorës e gjej nga gazeta “Besa……..

Me respekt e dashuri

Lefteri
A nuk tregon kjo letër (letra është dorëshkrim dhe është gjëndur në një zarf bashkë me mbrotjen e avokatit Dr. Vasil K. Dilo) se përrallat mbi PKSh kanë filluar të shkruhen pikërisht mbas viti 1951 dhe ato nuk kanë asgjë të vërtetë.

Që historia e popullit shqiptar është një katrahure që nuk e merr vesh i pari të dytin nuk e diskutojmë, por ne sot shtrojmë kërkesën për të zgjidhur: përse emri i Qemal Stafës i është bashkëngjitur komunizmit shqiptar dhe përse i është dhënë pompozitet me përmasa të tilla? Çfarë fsheh sekreti “Qemal Stafa” në historinë e popullit shqiptar?

Tiranë, më 03.07.2008

4 – Të nderuar "Historianë"! PEZA është e nacionalistëve dhe jo e komunistëve

Përgjigje dhënë gazetës “Peza”

Aristoteli ka nje sentencë, sipas së cilës:

“…..mos te hidhërohesh kur është nevoja, është çmënduri”

Revolta e historianëve të kësaj gazete është e paligjëshme pasi baltën mbi Pezen Historike e ka hedhur fillimisht PPSh që në vitin 1985, edhe shumë më përpara, kur botoi Fjalorin Enciklopedik Shqiptar ku thuhet se çeta partizane antifashiste e Pezës na qenkërka formuar që në vitin 1941 (me 21 gusht) mbi bazen e çetes patriotike te formuar që në vitin 1940. A mund ta përktheni pak këtë informacion? Përse nuk u revoltuat me këtë mashtrim atëhere, por heshtët?

Përse nuk u revoltuat që më 1968, kur doli per herë të parë historia e PPSh dhe nuk u tha se kush qe kryetari i Konferencës Historike te Pezës, por heshtët? Përse nuk u revoltuat me Enver Hoxhën kur shkroi (Kur u hodhen themelet e Shqiperise se re) se kryetari i kësaj Konference ka qene Ndoc Çoba, pra nacionalist dhe jo komunist, por Konferencën e Pezës na e kishin inicuar komunistët, por heshtët? A e kuptoni se këtu ka një mashtrim të “vogël”?

Përse nuk u revoltuat me 1991 kur e akuzuam për herë të parë Enver Hoxhen si manipulatorin e historise se popullit shqiptar, por heshtët (shih gazeten Republika, 12 maj 1991)?

Përse nuk u revoltuat me 1996 kur thame se numri i dëshmorëve te rënë nga ana e komunisteve përgjate luftës nacional-clirimtare ishte me pak se 2500 (sakte 2194 – më gjeni deshmorin e 2195) dhe nacionalistet i kishin dhene luftes 25500 heronj duke qene ata luftëtarët e vërtetë te asaj lufte (dmth e kemi pranuar se numëri i të rënëve ka qënë 28000 dëshmore per te mos nxjerre genjeshtare Historine e L.A.N.C. te popullit shqiptar; – e shikoni se une e di historinë e LANÇ-it më mirë se Ju), por heshtët?
Përse nuk u revoltuat kur u tha atehere se numëri i partizanëve te organizuar nëpër brigadat partizane nuk i kalonte te 25000 vetët, me pak se numuri i dëshmoreve të reklamuar si të Tuajt, por heshtët? Përse nuk u revoltuat atëhere kur argumentuam se Enver Hoxha kishte qënë drejtuesi i ushtrisë komuniste vetëm 189 dite, == me 9% te luftes dhe brigadat partizane kishin luftuar vetem 470 dite, == 23% te luftes, (nuk po i japim rëndësi se kundër kujt kishin luftuar) kur lufta e nacionalisteve kishte zgjatur mbi 2063 dite, por heshtët? (per te gjitha keto shih Lajmi i dites, dt 26 janar 1996, dhe albanovaonline.com, 09.07.2007)

Perse nuk u revoltuat me 03 nendor 2005 kur vërtetuam se Shqipëria nuk ishte çliruar jo vetëm me 29 nëndor, por as me 28, dhe data e clirimit te Shqiperise realisht ishte 25 nëndori 1944, por heshtët? Perse nuk u revoltuat atehere kur i akuzuam komunistet per pazare me gjermanet pasi me largimin e tyre komunistet do te futeshin ne Shkoder pas kater diteve, por heshtët? Perse nuk u revoltuat atehere kur i akuzuam divizionet shqiptare si bandite dhe kriminele kur kaluan kufirin shtetëror dhe shkuan te nenshtrojne popullin trim kosovar duke pushkatuar ne kthim brënda territorit shqiptar 12 000 djem nenash kosovare dhe sajuat masakrën e Tivarit, në bashkëpunim me
jugosllavët, per te justifikuar krimin, por heshtët? (shih gazeten Koha e Jone, dt 03 nendor 2005 dhe albanovaonline.com, 14.04.2008)? Europa kërkon zbardhjen e krimeve te komunisteve shqiptare dhe kjo është nje pike e pa zbardhur akoma ku hesapet nuk jane bere realisht jo vetem per autoret, por as per bijte e tyre pasi krimi ka
përmasa dualiste biologjike.

Përse nuk u revoltuat atehere kur vertetuam se PKSh nuk ishte formuar me 08 nendor 1941 ne shtepine e Zylfie Canit, por ne Labinot, ose Shmil te Elbasanit, me 22 – 23 mars 1943 dhe autoret e atij formimi nuk ishin as shqiptaret dhe as jugosllavet, por anglezet, por heshtët? (emisioni Fokus, në Tv Koha, 08 nendor 2007 ora 21) Në këtë pikë faji është i imi pasi nuk kam botuar aktet e formimit te PKSh, te cilat mbajne firmen e Enver Hoxhës dhe jane botuar vetem nje here, por te jeni te bindur se kete
faj do ta ndreq se shpejti. Dhe eshte kjo aresyeja kryesore perse komunistet nuk kane asnje lidhje me Pezen Historike, por gjitheshka e thene eshte vetem genjeshter duke perfshire edhe dokumentin “origjinal” te konferences se Pezes. Ne artikullin Tuaj keni harruar gjënë me kryesore ne historine e komunizmit enverist, pasi nuk keni treguar
realisht se kush e prishi Mukjen dhe rolin e dy jugosllaveve jo vetem ne Mukje, por dhe ne historine e komunizmit enverist. Per dijeni Tuaj dy jugosllavet nuk erdhen per te formuar partine komuniste shqiptare, siç eshte pretenduar rëndom, por ata erdhen per te asgjesuar partine komuniste te Shkodres dhe deget e saja ne te gjithe Shqiperine, te cilet Ju i pervetesuat duke i quajtur grupe komuniste dhe duke i hapur rrugë formimit të PKSh enveriste. Ju kene pervetesuar edhe vete Pezën dhe është kjo aresyeja përse them se Peza nuk ka asnje lidhje me komunizmin ku ky i fundit ështe turpi me i madh i popullit shqiptar per te gjithe kohën e ekzistences se tij. Duke e ndarë Pezën nga komunizmi une e fisnikëroj atë krahinë dhe ata njerëz që jetojnë me kujtimet e të kaluarës së lavdishme, pamvarësisht se nuk u pëlqen disave, si pune e Juaj, kjo gjë apo jo. E vërteta duhet jetuar si ka ndodhur dhe jo si na pëlqen ne të ndodhë.

Perse nuk u revoltuat atehere kur ju vertetova se Qemal Stafa nuk kishte qene ne gjyqin e komunisteve me 1939 dhe vdekja e tij me 05 maj 1942 ishte e dyshimte dhe shqiptaret per 62 vjet kane festuar pervjetorin e vdekjes se Napoleon Bonopartit si dita e dëshmorëve të popullit shqiptar, por heshtët? (shih gazeten 55, dt 8 -12 korrik 2008 dhe albanovaonline.com, 07.07.2008)

Perse nuk u revoltuan atehere kur ju vertetova se te ashtequajturat banda te diversanteve ishin pazare midis anglezeve dhe Enver Hoxhes dhe i ashtequajturi sigurim i shtetit ne realitet ka qene sigurim i krimit kundra shqiptarëve dhe Shqipërisë, por heshtët? (për këtë shih emisionin Fokus, në Tv Koha, pergjate vitit 2008 – 2 emisione). Loja me bandat e deversanteve çoi ne pushtimin e Shqiperise se Veriut dhe kthimin ne skllever te banoreve te saj per hesap te komunisteve te rinj; ajo ishte loja me e ndyre
kundra nacionalizmit shqiptar dhe promotori i forcimit te shtetit diktatorial te Enver Hoxhes ku Ju keni qene instrumentat e ketij shteti. Madhështia e sigurimit të shtetit shqiptar është krejt e rreme dhe një turp i frikshëm për popullin shqiptar.

Përse nuk u revoltuat atëhere kur Ju vërtetova se teoria e leninizmit bolshevik ishte teoria e grushteve të shtetit dhe e krimit kundra popujve ku u zbatua, por heshtët? Përse nuk u revoltuat atëhere kur Ju argumentova se teoria leniniste mbi shtetin e diktatures se proletariatit është teoria e vjedhjeve kombetare, ndërsa revolucioni i Tetorit “të madh” ishte një revolucion hajdutësh që kishte pasur për qëllim vjedhjen e popullit rus, por heshtët? Përse nuk u revoltuat atëhere kur ju vërtetova se të gjitha revolucionet e aplikuara përgjate gjysmës së dytë të shekullit të XX-të nuk kishin asnjë lidhje me teorine e Marksit mbi revolucionin proletar dhe, veçanërisht,
revolucioni shqiptar, ose siç e quani Ju lufta e lavdishme nacional – çlirimtare, u krye për të zëvëndësuar klasën politike shqiptare me sfond gjerman me klasën politike me sfond të hapur bosheviko – stalinist dhe sfond të fshehtë anglez, por heshtët?

Përse nuk u revoltuat kur e konsiderova revolucionin Tuaj një revolucion që kishte pasur për qëllim të vetëm të vidhte vlerat ekonomike të popullit shqiptar, por heshtët? (për të gjitha këto shih “Stalini teorik dhe epoka e tij socialiste, albanovaonline.com, 21.07.2008, gazetën Ndryshe, dt 30, 31.07.2008, 01.08.2008).

Përse vallë heshtët për të gjitha këto, apo nuk kishit argumenta. Nuk e di a e dinë, por atje ku mungon argumenti fillon krimi dhe Ju e keni kryer këtë krim me dashje duke qënë instrumentat e diktaturës enveriste antishqiptare.

Le të kthehemi tek refleksioni Juaj dhe tek “nja tri ceshtje qe ja vlen te ndalemi”:

1-Ju nuk e paskeni kuptuar sekretin e tmershem te Mukjes, por faji nuk eshte i imi. Per kete pergjegjesi mban shkolla shqiptare komuniste qe sajoi nje histori mashtruese jashte çdo te vertete dhe realiteti duke indoktrinuar shqiptaret ne ate mase sa ata sot nuk dine abc-në e historise së popullit te tyre.

Së pari nuk ështe e vertete qe Fronti Nacionalclirimtar, ku nënkuptohet PKSh, ftoi Ballin Kombetar me 16 shtator 1942 per tu futur ne lufte kundra okupatorit. Kjo është një genjeshter elementare, pasi komunistet deri ne ate moment nuk kishin hedhur asnje plumb mbi okupatorin, sepse nuk ekzistonin, dhe luften kundra Italise fashiste e kishin bere vetem çetat nacionaliste te pa lidhura me komunizmin, por te lidhura pjeserisht me Ballin Kombetar. Kjo eshte nje e vertete qe i eshte fshehur popullit shqiptar dhe PKSh mori atributet e ketyre cetave qe i asgjesoi pergjate viteve 1943 – 1944 ne Jug dhe 1945 – 1948 ne Veri. Perkundrazi, kane qene politikanet driteshkurter te nacionalizmit shqiptar ata qe te inicuar nga anglezet i ftuan komunistet ne Mukje per te realizuar bashkimin e dy te kundertave në qëllim. E thënë më shqip në Mukje u kërkua te bashkohej politika kombetar, e perfaqesuar nga nacionalizmi shqiptar, dhe politika antikombetare, e perfaqesuar nga komunizmi enverist. Kjo e fundit ne ate kohe kishte dy degezime: njera e hapur e perfaqesuar nga Sejfulla Maleshova, Koco Tashko, etj te edukuar ne shkollat bolsheviko- staliniste dhe tjetra e fshehte e  perfaqesuar nga Enver Hoxha, Mehmet Shehu, etj te pergatitur ne shkollat politike angleze. Kete gje shqiptareve ja kane ndaluar ta dine edhe per ca kohe pasi do te dale ne
shesh se e gjithe tragjedia e gjysmes se dyte te shekullit te njezet eshte veper e politikave te vjetra të kurvës europiane qe i kane dashur te keqen popullit shqiptar, jo por faj te tij.

Se dyti Ju pretendoni se delegacioni i F. Nac-Cli. ishte kryesuar nga Ymer Dishnica gje qe nuk eshte e vertete, pasi ai delegacion eshte drejtuar nga nje dyshe ku perfshihej edhe Mustafa Gjinishi dhe vrasje e mevonshme e tij duhet te tregoje per pranine e intrigave politike qe lidhnin komunistet midis tyre dhe Myslim Pezes ku ky i fundit ka qene gjithmone viktime e tyre dhe nuk e pati kuptuar asnjëhere te vërtetën e asaj që po ndodhte. Ju thoni se “Enver Hoxha e grisi paçavuren e Mukjes” duke nënkuptuar ngjarje te gënjeshtërta, por e vërteta është krejt tjetër për tjetër. Gazeta “Bashkimi i Kombit” e dt 31 gusht 1944, qe kam cituar ne artikullin e dt, 05 gusht 2008 ne gazeten 55, thote ndryshe dhe autori i saj nuk ka pasur se si ta dije se si do te zhvilloheshin ngjarjet ne te ardhmen, kështu qe ngelet per t’i besuar asaj gazete dhe jo Ju. Kjo do te thote se në këtë pikë ka filluar lufta civile shqiptare dhe ajo qe fshehët Ju per 65 vjet.

2-Ju nuk e paskeni kuptuar enigmen e 16 shtatorit 1942 te Pezes dhe ngrini supet duke shpikur “alfën e idealeve te luftes kunder pushtuesve te huaj per clirimin e atdheut”. Ështe nje pikë ku politika propagandistike e PPSh ka ngritur nje piramide aureole ne funksion te shqiptareve sikur keta te fundit kane bërë namin në luftra kundra
pushtuesit te huaj dhe lufta nac-çlir. përbën kulmin e saj. E ndjej per detyre ta sqaroj popullin shqiptar për këtë problem: populli shqiptar eshte i vetmi popull ne bote qe nuk e ka njohur lirine kombetare historikisht dhe nuk ka luftuar kurrë për këtë liri, me përjashtim të malsorëve të Veriut përgjatë shek. XIX-XX të udhëhequr nga Kleri
Katolik Shqiptar, gjë të cilën Ju nuk e dini sa do libra të lexoni; e vetmja periudhe kohore me liri te vertete kombëtare ka qene periudha 1920, pas luftes heroike te Vlores te udhehequr nga frati franceskan Shtjefën Gjeçovi, deri me 7 prill 1939 ku permblidhet edhe periudha mbreterore. Shteti i mbretit Zog i I-rë ështe i vetmi qe nuk i ka
grabitur popullit shqiptar asnje qindarke, kur shteti komunist shqiptar eshte i vetmi shtet ne bote qe e ka grabitur popullin e vet krejtesisht ne ate mase sa edhe truri biologjik i tyre nuk i takon Shqiperise.

Enigma e Pezes eshte shume e thjeshte: ne Peze nuk ka pasur asnje komunist per be; ekzistenca e tyre ne ate konference ka qene nje fantazi e Enver Hoxhes per interesa propagandistike mashtruese.

3- Ju pretendoni se une nuk e njoh historine dhe permendni data dhe ngjarje te cilat historia e shkruar nga mesuesit e Juaj i ka hedhur poshte duke i ndryshuar. Sipas Fjalorit Enciklopedik Shqiptar çeta antifashiste e Pezes ështe formuar me 21 gusht 1941 mbi bazen e çetes patriotike te Pezes kur ju thoni se me 28 qershor 1941 ne Grebllesh u takuan Enver Hoxha dhe Babe Myslimi me ceten e tij antifashiste. Kujt duhet t’i besojme Ju apo Fjalorit Enciklopedik? Qe Enver Hoxha ka marre lavdine e Myslim Pezes une kete e kuptoj shume mire, po pse Ju kerkoni të mbroni këtë vjedhje nuk arrij ta kuptoj dot dhe, pse Ju jeni kaq miope sa mos te kuptoni se Peza nuk ka asnje lidhje me komunizmin, te pakten deri ne vjeshten e 1943-shit. Historia duhet pranuar si ka ndodhur dhe jo si Ju pelqen Ju te ndodhe. Ne kete pike Ju vazhdoni
rrugen e mashtrimit historik te filluar nga komunizmi shqiptar te cilin me sa duket kerkoni ta mbyllni pikerisht Ju. Mos merrni persiper fajet e te tjereve; murit nuk i bihet me koke. Historia e popullit shqiptar eshte krejt tjeter per tjeter.

Sa per ardhjen e Vasil Shantos ne çeten e Pezes ne vitin 1941, po te jete e vertete, gje qe une nuk e besoj, te jeni te sigurte se eshte nje veprim i Partise Komuniste te Shkodres dhe duhet te jete ky fakti perse e vrane ne Vrake me 1944. E sa për praninë e kryetarit të Ballit Kombëtar në atë mbledhje apo jo këtë Ju nuk mund ta thoni, sepse Jeni mësuar vetëm të gënjeni dhe pala tjetër nuk e ka thënë akoma fjalën e saj, pra mund të jetë edhe e kundërta.

Ju pretendoni se kerkush nuk ka thene se Peza i takon komunizmit, por nacionalizmit. E gjitha kjo pas 1992-shit ama, por nuk eshte e mjaftueshme. Duhet shtuar se Peza nuk i takon komunizmit dhe kjo eshte kryesorja ne ate ngjarje Historike, por pikerisht kete nuk pranoni Ju dhe une jam i detyruar t’Ju pergjigjem.

Ju pretendoni se unë e kam fjalën për veprimtarinë e Akademisë së Shkencave pas vitit 1992. Që është një provokim i shëmtuar këtë e kuptoj më së miri, por duke dashur ta sqaroj lexuesin e nderuar të gazetës Suaj i them se fjalën e kam për Akademinë e Shkencave të RPSSh para vitit 1992 që ka qënë instrumenti kryesor i Enver Hoxhës në mashtrimin e madh të popullit shqiptar. Për mua ajo akademi ka kryer krimin më të përbindëshëm ndaj popullit shqiptar duke edukuar breza të tërë me një edukatë dhe kulturë antishqiptare. Veprimtarisë së kësaj akademia i jam përgjigjur me artikullin “Ku gaboi Akademia e Shkencave e RPSSh” të botuar ne albanovaonline.com 12.06.2008 dhe Gazeta Ndryshe, 19.07.2008. Është faji i asaj akademie përse populli shqiptar ka këtë nivel kulturor dhe edukativ sot. Pa frikë Ju deklaroj se populli ynë shqiptar është populli më i keq arsimuar në botë dhe kjo për faj të komunizmit Tuaj dhe asaj akademie.

Kjo histori nuk është historia e popullit shqiptar dhe duhet ndryshuar për shumë arësye.

Së pari nuk është reale, dmth e pa vërtetë, dhe mbështetet mbi iluzione të shpikura nga nje rrjet i tërë shkollash dhe njerëzish dhe nuk habitem se këtu mund të keni gisht edhe Ju.

Së dyti duhet ndryshuar, sepse është antishqiptare.

Së treti duhet ndryshuar, sepse mbështetet mbi një bazë filozofike idealiste Metodika e zbërthimit të ngjarjeve që merr në analizë shkenca e historisë është tepër – tepër e vjetër, që në kohën e Tukididit. Sot ekziston një metodikë krejt tjetër për tjetër e mbështetur në materializmin filozofik të cilin Ju a kanë ndaluar ta dini me të ardhur në pushtet Enver Hoxha.

Së katërti duhet ndryshuar, sepse është antinjerëzore, sepse është antihistoria e popullit shqiptar. Presidenti i nderuar amerikan Mr. Abraham Linkoln ka nje fjalë të urtë që duhet t’i shërbejë njerëzimit përgjithmonë, por edhe politikanëve shqiptarë të mijëvjeçarit të ri:

“Mund të gënjesh një pjesë të popullit për një farë kohe, por nuk mund të gënjesh të gjithë popullin për të gjithë kohën”

Ju nuk u revoltuat per asnje nga keto probleme, por u prekët ne sedren Tuaj te tjetërsuar, dmth të sëmurë, kur Ju thashe se Peza nuk eshte komuniste, por nacionaliste. Nuk e keni hallin tek Peza, por tek mashtrimi gjigand qe keni realizuar per te gjithe kohen e ekzistences Suaj dhe eshte pikerisht Peza ajo qe i heq petët e lakrorit mashtrimit
komunist. Ja perse une i kam dhene rendesi Konferences Historike te Pezes dhe poshtersise se realizuar ne Mukje. E para i perket nacionalizmit kur e dyta Ju perket Ju dhe baballareve Tuaj. Është për të qeshur, me të vërtete, kur shikon sot të djathtët të festojne Mukjen dhe te majtët Pezën, kur duhet te ishte e kunderta: te djathtet duhet te festojne lavdine historike, ndersa te majtët turpin komunist. Këtë kuptim reflektues ka titulli i artikullit te botuar në muajin gusht në gazetën Peza.

Kjo është e vërteta historike e popullit shqiptar përgjate periudhes 1939-1944. Ajo vonon, por nuk harron. Këtë duhet Të mos e harroni sa jeni gjallë.

27 gusht 2008.