49-Relacionet historike pellazgo-ilire, heleno-epirote dhe relacionet politike greko-shqiptare

(ose ndryshe: kush jemi ne, shqiptaret e sotem, dhe cfare detyre kemi ne historine e njerezimit)

Nuk e di sa u kenaqen forumistat e rinj dhe te vjeter me pergjigjen analitike ndaj problemit te te ashtuquajturve rilindas (publikuar ne logoreci.com, www.hotig.info, albanovaonline.com), por, duke anashkaluar pretendimet e gjithseicilit, e shoh te aresyeshme te zberthej relacionet universale te pjesmarresve ne ngjarjet historike te 4000 vjeteve te fundit ne gadishullin Ilirik konform titullit, pasi pretendoj se pikerisht pjelle e atyre relacioneve jemi te gjithe ne shqiptaret e sotem dhe gjitheshka e shkruar nga historiografia komuniste pikerisht keto relacione ka anashkaluar duke shtremberuar realitetin historik dhe shkrimet e atyre koherave te largeta. E keqja e kesaj pune duket mirefilli sot kur nuk jemi te afte te percaktojme se cfare te mire apo te keqe kemi  nga  perrallat e pretenduara si arsimim te popullit shqiptar pergjate periudhes 1945-1992; kur nuk jemi te afte te kuptojme se cfare ka ndodhur me relacionet historike midis popujve te gadishullit Ilirik te transformuar ne Gadishull Ballkanik; kur nuk jemi te afte te perdorim informacionin e dhene nga arsimimi gjysem shekullor ne zberthimin e ngjarjeve historike te kaluar dhe ne keto qe po jetojme. Jane tre koncepte te ndryshme te formatuara nga arsimimi i detyrueshem shteteror mbi nje baze informacioni te rreme nga e cila nuk del asnje perfundim sido qe te tentojme t’i perbashkojme ato. Akoma me tej kjo e keqe shumefishohet kur nuk kemi parasysh ngjarjet historike te 200 viteve te fundit dhe konkludojme mbi rrjedhimet e ketij informacioni te genjeshtert dhe tendencioz. Gjitheshka e shkruar per ngjarjet e ketyre dy shekujve te fundit nga historiografia komuniste ka tentuar t’u fshehe shqiptareve autorin e vertete te zanafilles se shqiptareve te sotem, e cila rrjedh pikerisht nga perbashkimi i te tre grupeve te relacioneve te mesiperme qe perbejne bazen teorike dhe praktike te formimit te paraardhesve te Popullit Shqiptar. Duke pase parasysh keto permasa relatash, te themi per 5000 vjet, konstatoj se hibridizimi social i shqiptareve te sotem e ka nje rrenje autoktone te paprishur dhe te trasheguar nga gjeneza biologjike qe mund te zbulohet vetem duke marre ne analize gjendjen sociale te tyre, por duke e rezonuar me ndryshimin rrenjesor te metodikave te perdorura rendom nga e ashtequajtura shkence e historise, nga ku rrjedh qe shpejtesia e zhvillimit shoqeror te shqiptareve eshte i vetmi parameter qe trashegojme nga e kaluara autoktone milionavjecare. Bota e relacioneve historike e politike konform titull-mbajtjes se artikullit ne con ne zbulimin e parametrit absolut te autoktonise se shqiptareve te sotem dhe te te gjithe hapesires vepruese te politikes se ardheshme te shtetit te shqiptareve.
Revolte e madhe e forumistave u shpreh edhe ne drejtim te marredhenieve politike greko-shqiptare ku nje shqiptar i vockel me pseudonim te madh u shpreh si me poshte, duke i bashkangjitur edhe pretendimet e nje shqiptaruci  tjeter me pseudonim rotativ duke perforcuar intrigen e sajuar mbi shperndarjen e librit “Odiseja e nje dedektivi”.
Darius
Pjesa e cituar qe po komentoj tani eshte dhe ajo qe me revoltoi me shume ne pergjigjen e ketij personi. Gjate 45-vjeteve te sistemit komunist (20 prej te cilave i jetova dhe vete) nuk ka patur kurrefare propagande antigreke ne Shqiperi e aq me shume keqtrajtim te miinoritetit grek. Per cfare urrejtje te ushqyer flet ky njeri? Per cfare propagande? Per trajtimin mizor te cameve ne fillim te shekullit e ne mes te tij per te cilat sistemi i Enver Hoxhes jo vetem qe se cau kurre koken por as qe i publikoi ndonjehere me detaje? Apo per tokat e usurpuara me firmen e asaj Anglie, e cila eshte e njejta ajo qe dhe krijoi emrin Greqi (qe ska ekzistuar ndonjehere)? Pse na u habiska ky njeri kaq internacional ne botekuptim (me kujton percartjet e Fatos Lubonjes me te cilin dhe ngjan shume ne komentim) madje dhe e quaka denigrim te nje populli te tere superioritetin intelektual te Diksit ndaj nje greku? Sa here mund t’i kete ndodhur shume shqiptareve te behen protagoniste te situatave te tilla kur kultura e tyre eshte perballur me nje injorance te frikshme te veshur me lluksin dhe komoditetin ekonomik? Po ja ta them une zoteri qe rasti i Diksit eshte njeri nga mijerat ne cdo vend te botes ku pergatitja intelektuale e shqiptareve eshte perballur me injorancen masive te qytetareve ne vendet ku kane emigruar. Permendja e ketij fakti nuk eshte aspak denigrimndaj nje kombi tjeter por respekt ndaj shqiptarit qe fati i keq e denoi te merrte rrugen e mergimit dhe te ulte koken ndaj mjerimit ne nje kohe qe mendjen e shpirtin e ka te larte e te pergatitur, shume me teper se ata te cileve i nenshtrohet per nje cope buke. Kjo tregon vlere, tregon qe jemi te afte e kemi deshire te nxeme, jemi te afte te barazohemi me cdo komb por qe fati i keq na ka hedhur majtas djathas pa meshire. Ke quan ti zoteri pushtim te trete? I paske harruar apo ben sikur i harron tokat shqiptare qe ende flasin shqip (mbase nen ze) nga Arta deri ne Preveze e me tej? Paraardhesit e shqiptareve jane vete shqiptaret, jo derivate gjenetike etiopiane e mongole e aziatike. Kush eshte rezultantja e politikes greke ndaj shqiptareve qe keta te fundit se paskan marre vesh ndonjehere (dhe e paske marre vesh ti)? Ligji i Luftes qe kane akoma? Apo masakrimi i popullsise se Shqiperise se Jugut? Apo trajtimi shtazarak i emigranteve? Apo presioni i pafund politik qe vazhdon ne cdo aspekt te jetes nderkombetare kur vjen puna tek Shqiperia? Si nuk hapet dheu e te te perpije more qe ke surrat e thua qe shqiptaret duhet ti jene mirenjohes grekeve sepse prej tyre na qenkan civiluar? Kush je ti more jaran qe flet ne emer te shqiptareve dhe thua qe ata se kane kuptuar? Dhe e paske kuptuar ti? Ti qe akoma njeheson grek me helen… Kush je ti qe hedh balte mbi rilindjen shqiptare dhe e akuzon ate si manipulatore te historise dhe percuese te shpelarjes se trurit te shqiptareve dhe pjelle e kujt je ti qe i konsideron shqiptaret primate qe jetonin neper peme dhe qe u bene njerez nga civilizimi helen? Na paska hapur dyert shteti grek ne 91-in dhe temena ne tani Greqise se na beri njerez? Shko more mbushu. Po morise se barkethateve grek ne mes te 42-it kush ja u hapi deren? Kur dynden Jugun e Shqiperise me torbat e barqet bosh nga uria, kush i mbajti, ushqeu, veshi e trajtoi me njerezillek dhe si pergjigje shkuan e ngriten flamurin grek ne mes te Korces? Vorio Epiri nuk permendet vetem sot more jaran. Ka 1 shekull qe permendet vend e pa vend dhe nuk eshte reagim apo pjelle greke ndaj propagandes komuniste ndaj Greqise. Ciles histori i referohesh zoterote, asaj te megaloidese apo asaj te hartuar ne zyrat e Lord Canning?
Maqellarjoti
DARIUS,
Kam pothuajse VETEM disa dite qe jam bere pjestare i forumit. dhe gjeta kete teme me liberin rastesisht. te then te drejten u habita. Nuk isha ne dijeni qe eshte perhapur kaq shume. Mendova se isha nga ato pak te privilegjuarit qe i kishte rene kopja e ketij libri ne dore. Befasia me beri te futem ne dikutime te temes me nje here pa ndo nje paramendim dhe ndoshta pak i ckujdesur edhe pse kame degjuar qe ky liber nuk u la te perhapet jo vetem ne shqiperi por na snje vend te botes me sa kam dieni. Dua te pergezoj per kete pun kolosale qe ti ke bere. Mer mendimin time eshte jashzakonisht e rendesishme. Sigurisht libri do te ket skeptiket, kritika dhe kundershtime te “natyrshme” dhe nga ato me “bindeset”. Me pelqeu jashtzakonisht pergjigja qe i bere shkrimit “si armiqesohet populli brenda vehtes” Nuk do ti hiqja anje pik dhe asnje presje. Bravo… (citimi eshte bere sipas faqes se Forumit shqiptar, http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?p=3141835,GH).
Keshtu i bejne qejfin njeri – tjetrit forumistat duke genjyer e mashtruar sy per sy dhe paraqiten perpara popullit shqiptar si me te diturit e botes shqiptare duke harruar qe jane produkti negativ me karakteristik dhe i dukshem i botes komuniste duke qene praktikisht pjesa me shterpe e popullit shqiptar. Gjithe keto fjale per te shprehur nje urrejtje te grumbulluar per shkak te kritikes se historise te shpikur nga epoka komuniste. Shqiptaret nuk do te ndjekin rrugen e keqarsimimit kolektiv te servirur per 45 vjet dhe as pasojen e procesit ne fjale. Ata do te dine te ngrihen mbi llumin qe u imponoi rendi i kaluar dhe themeli ku mbeshteten forumistet e rinj e te vjeter. Kjo eshte thirrja qe une u bej shqiptareve te sotem; nuk eshte aspak e veshtire per te kuptuar thelbin e problemit te servirur nga keta lloj forumista dhe kujt bote u perkasin. Fshati qe duket nuk do kallauz. Me sa kuptoj faqja e Forumit shqiptar eshte krijuar per t’i dhene mundesi intelektualeve te vjeter e te rinj, produkte dhe simpatizante te rendit enverist, te bejne punen e pendimit perpara popullit shqiptar per te rehabilituar vetveten dhe te shkuaren e familjeve te tyre. E thene me  fjale me te thjeshta: per te rregulluar ndergjegjen kriminale te edukatoreve te tyre shumepermasore, qe ka qene qendra e ndergjegjes komuniste per 45 vjet pa pushim.
Parakalimi i faktoreve shkencore e statistikore dhe kalimi ne faktore te propoganduar si politike perbejne te gjithe menyren e kritikes se autorit ndaj oponences se librit  policesk “Odiseja e nje dedektivi” cka tregon se “Dariusi i madh” eshte produkti me tipik i shkolles komuniste (hedh gurin dhe fsheh emrin) duke fshehur madhesine e vockel te tij ne raport me pretendimet, por dhe nivelin minor te perkrahesve te tij intrigante me burim nga vetvetja.
Duke mos ditur emrat e vertete te njerezve qe fshihet pas  pseudonimeve te tilla, ose ngaqe i di dhe bej te paditurin, dua t’u kujtoj forumistave se mos dalje ne diskutime me emrat reale dhe duke u bashkangjitur pseudonime emrash te medhenj ne historine e njerezimit mos te kujtojne se u rritet vlera, perkundrazi tregojne karakterin e dobet te tyre dhe cfare fshehin realisht pas daljes ne Forumin shqiptar. Oponenca e Darius-it tregon shume gjera, jo vetem pergatitjen e tij edukative, por mbi te gjitha keqarsimimin e tij nga shkolla shteterore dhe pafuqine e tij per t’u riarsimuar ne menyre autodidakte. Nuk eshte faji im perse ai ka rene viktime e propogandes se te Marreve te madheshtise shqiptare, duke qene skllav i ideve te tyre, duke shoqeruar propogandimin e librave qe perfshihen ne arsenalin e ketyre te Marreve, dhe kujton se eshte i afte t’u beje oponencen te tjereve meqenese merr pjese formalisht ne kete propogande. Pergatitja e tij intelektule le mjaft per te deshiruar dhe me sa kam kuptuar informacionin Dariusi e merr nga kafenete ku pelqen kafen e shkurter. Shkence nuk do te thote te mundesh tjetrin me fjale, por te zgjidhesh problemin ne menyre qe ai t’i sherbeje jetes se perditeshme. Une do t’i rikthehem ne fund pretendimeve te tij, por tani dua t’i bej te qarte se oponenca nuk behet duke share dhe duke kundershtuar me pasion ne menyre politike, dmth ne menyre mashtruese, por oponence do te thote t’i kundershtosh problemet dhe te tentosh t’i zgjidhesh sipas nje filozofie tjeter. Tjetersimi i historise eshte detyra e shqiptarit te sotem dhe nuk e di se sa i afte do te jete ai per ta kryer kete Detyre, qe per popullin shqiptar eshte me madhorja e te gjithe arsenalit te tij intelektual. Eshte lexuesi ai qe ben diferencen dhe cfare perfiton prej saj. Gjerat ne planin historik jo vetem qe nuk jane ashtu sic pretendon ai ne menyre intriguese, por ato jane shume-shume here me ne disfavor te te pareve tane sipas pikepamjes qe kane shqiptaret e sotem per rolin e historise. Duke anashkaluar fjalorin e rrugeve qe perdor autori per temat e tilla po hidhem pa vonese ne ate qe shqiptaret e sotem ose nuk e dine aspak, ose e dine gabim, duke mos harruar se ne kete diskutim eshte perfshire edhe akademiku yne i nderuar Prof. Kristo Frasheri me studimet e tij mbi Epirin dhe oponencen qe i ka bere te njejtit titull te Nikëlls Hamond-it. Ne fakt argumentat e britanikut e favorizojne autoktonine absolute te epiroteve dhe varesine e tyre nga iliret, por e keqja qendron ne mos intepretimin sakte te faktit historik dhe transformimin e tyre ne deshira politike, viktime e se ciles eshte dhe vete britaniku e shkolla e tij.
Ne realitet gjitheshka rrotullohet ne planin botekuptimor filozofik dhe ne permbajtjen e shkollave qe merren per baze duke harruar se te gjitha ato nuk kane asnje bosht filozofik real, por transformimi i statistikes ne dokument dhe pranim i kesaj te fundit si domosdoshmeri perben te gjithe metodiken e ndjekur prej 2500 vjetesh nga njerezimi. E gjitha kjo quhet shkence e historise, kur ne realitet eshte praktike e politikes dhe percaktuese e faktoreve historike ne ate qe quhet gjeneze. Dmth eshte politika ajo qe percakton historine ne planin metodik dhe jo e kunderta, Ne planin filozofik gjitheshka permblidhet ne dy gabime te mendimit filozofik helen (per kete shih artikullin “Triumfi arberor i Kastriotit” publikuar ne albanovaonline.com, logoreci.com, www.hotig.info.) njeri prej te cileve eshte vendimtar ne percaktimin e gjenezes te shqiptareve te sotem dhe qe lidhet me dy shkakesine e zhvillimit specifik (levizjes shoqerore). Per rastin shqiptar shkaku i jashtem i relacioneve universale eshte ai qe ka vendosur absolutisht ne menyre te domosdoshme mbi gjendjen e tyre shoqerore sot e pergjithmone pamvaresisht nga deshira e politikes shqiptare. Shqiptaret nje gje duhet te mos e harrojne: ne fushen e politikes se aplikuar, si popull, jane absolutisht te paafte sa do shkolla te bejne e cfaredo reformash te marrim mbi vete individet e tij. Nena Natyre nuk mund te parakalohet dot sado vullnet qe te kete njeriu. Ligji shoqeror eshte: Çdo popull ka detyren e vet ne historine e njerezimit mbi Ç’baze percaktohet koha e ekzistences se tij ne kete histori (ne fakt nje hap teper i vogel e ndan kete ligj nga pretendimi i racizmit filozofik, por duke zbuluar raportin e zhdrejte te zhvillimit nga koha e lindjes dhe shpejtesia e zhvillimit shoqeror eshte parakaluar pretendimi i racizmit, per kete shih artikullin “Raporti kohor-hapsinor ose teoriza e absolutizmit analitik”, publikuar ne gazeten “Ndryshe” dt. 24.07.2008, albanovaonline.com, logoreci.com, www.hotig.info) dhe detyra e popullit shqiptar ne historine e races se bardhe nuk ka lidhje me progresin pozitiv te kohes. Kjo do te thote se eshte e palejueshme qe deshirat e individeve te konsiderohen si te verteta absolute dhe te merren si shembuj argumentimi. Kete gje shqiptaret e djeshem e te sotem nuk e besojne akoma, por perpara se te pretendojne per me lart le te mesojne me themel filozofine helene, prej nga rrjedh i gjithe mendimi filozofik boteror i ketyre 2500 viteve te fundit, sidomos dy gabimet e tij fondamentale mbi c’baze ka lindur nje filozofi permbysese per te gjithe permbajtjen e saj, dhe permasen e ndikimit mbi popullaten epirote, vecanerisht, pasi ne planin teorik aty qendron dhe defekti i mos aplikimit te shkences se historise sipas parametrave te simotrave te veta. Aty do te kuptohet perse jemi te paret kohore ne racen e bardhe dhe te fundit hapsinore te saj, perse nuk na lejohet te perplasemi politikisht me popullin grek edhe sikur te duan te dy anet e politikave perkatese. Eshte nje pike e rene ne sy prej kohesh, por qe nuk eshte zberthyer asnjehere shkencerisht edhe pse me kohe u zbulua “se greket moderne kishin pak gjera te perbashketa me njerezit e shquar te Athines se Perikliut” (Richard Clogg, Histori e permbledhur e Greqise, f. 37, Tirane 2004) duke treguar paaftesi totale ne zberthimin e praktikave dhe lidhjeve te ndersjellta midis shkences e politikes, por dhe ne zbulimin e aresyes perse helenet e asaj epoke te lavdishme nuk kishin vashduar ne te njejten cilesi nen emrin e grekeve. Ne kete drejtim politikanet dhe studiuesit europiane u kufizuan vetem ne konstatimin e nje aresye faktike: “shoqeria greke, nen sundimin osman, ishte zhvilluar ne nje menyre shume te ndryshme nga ajo e shteteve te Europes Perendimore qe perbenin modelin per ta, institucionet e te cilave ata me fort donin t’i merrnin kallep, dhe jo t’i pershtatnin” (Richard Clogg, Histori e perbedhur e Greqise, f. 41), pa e kuptuar se per kete nuk ishte fajtore Perandoria Otomane (domethene relacionet universale me te), por dikush tjeter dhe kjo do te mbeste e panjohur pergjithmone ne qofte se nuk do te ndryshonim metodiken e studimeve historike. Edhe zbatimi i politikes e ka nje varesi nga ngjarjet e historise dhe ligjet e Nenes sone Natyre e nenshtrojne ate. Kete gje shkenca e historise shqiptare, te pakten, akome nuk e ka kuptuar ne asnje permase. I gjithe sekreti qendron ne boten e madhe te relacioneve universale e cila percakton gjendjen e sotme sipas parametrave ekzistues. Ne menyre absolute gjendja shoqerore e popujve, kombeve dhe racave eshte e kushtezuar ne menyre percaktuese nga bota e relacioneve, e cila nga ana e saje percakton ne menyre shume rigoroze kohen, hapesiren dhe shpejtesine e zhvillimit.
Historia e njerezimit eshte historia e botes se tyre te relacioneve dhe pa vene ne dukje keto relacione, ndikimin reciprok te pjesmarresve ne to, pasojen e ketyre relacioneve mbi hapesiren dhe kohen shoqerore te gjithseicilit nuk kemi analize historike, por politike te mirefillte per qellime te caktuara. Shkenca e historise duhet te shkeputet nga kjo praktikë analitike. Shkenca shqiptare pergjate 45 viteve ka pretenduar se lundronte ne ujrat e materializmit historik dhe kur sot une kritikoj shkencen shqiptare ne fushen e filozofise dhe historise kam parasysh pikerisht mosperputhjen e permbajtjes se saj me kete filozofi ne asnje permase te vetme duke argumentuar qe shkenca shqiptare duke filluar nga 1945 eshte nje pseudoshkence pa histori dhe pa permbajtje. Ajo i ka sherbyer politikes per te mashtruar popullin shqiptar dhe per ta sunduar ate ne menyre kriminale. E sotmja duhet ta ndryshoje kete pamje ne qofte se kerkon te behet pjese e mendimit shkencor boteror. Ka ardhur koha qe politika shqiptare ta shohe shkencen shqiptare si pjese e progresit te popullit tone dhe aspak si nje fasade propogandistike. Vetem kritika historike eshte e afte ta beje kete sado dhimbje qe te shkaktoje ajo. Studiuesit shqiptare te te gjitha fushave bejne mire ta ballafaqojne veten me kritiken historike, qofte duke u nisur dhe nga vetvetja, perpara se femijet e tyre te mallkojne prinderit.

Relacionet historike pellazgo-ilire (shek XX Para Kri. – shek. VIII Para Kri.)

Eshte pretenduar se iliret rrjedhin nga pellazget (kur zyrtarisht nuk eshte pranuar asnjehere se gjuha shqipe rrjedh nga pellazgjishtja (gjithmone eshte pranuar karakteri indoevropian i saj), pasi nuk eshte percaktuar asnjehere se cila eshte permasa e lidhjes universale te gjuhes me gjenezen dhe ne cfare pike te zhvillimit ato ndikojne mbi njera-tjetren; ne fund te fundit a ekziston kjo lidhje argumentuese) dhe e gjitha kjo nga nje propogande e arsimimit te detyrueshem shkollor. E gjitha kjo eshte pranuar ne menyre te pandergjegjshme, dmth te paargumentueshme, dhe kerkush nuk ka bere perpjekje per ta ndricuar kete lidhje historikisht, por cdo gje i eshte nenshtruar diskutimit gjuhesor deri atje sa eshte pranuar se rendesia e gjuhes percakton origjinen (Muharrem Abazaj, Kodi i gjuhes pellazgo – shqipe, f. 9, Tirane 2011) edhe pse origjina mund te jete para qindramijeravjecare deri miliona, ndersa gjuha e njohur vetem 5000 vjet. Analiza kohore e permbys varesine e origjines nga gjuha edhe per gjene me te thjeshte fare: gjuha eshte produkt shoqeror, si rezultat i marredhenieve midis njerezve, kur origjina eshte rezultat i marredhenieve njeri-natyre; dmth ndryshimi eshte cilesor dhe ne kete pike shqiptaret e sotem nuk dine te flasin akoma saktesisht per efekt te keqarsimimit te tyre. I ketij mendimi te pa ndergjegjshem kam qene edhe une, sepse i kam konsideruar pellazget ne nje gjendje teper primitive ne raport me iliret, persa kohe nuk pata rene ne kontakt me pretendimet e te Marreve te madheshtise shqiptare, por ne momentin qe u detyrova t’i hyj nje studimi literatures mbi gjuhet e vjetra e kuptova se ku rrihte cekani cka me detyroi te shkruaj studimin: “Intepretimi materialist i filozofise se gjuhes shqipe” (per kete shih albanovaonline.com, logoreci.com, www.hotig.info.), nga ku rezultonte se jo vetem qe shqiptaret e sotem nuk rridhnin nga pellazget, por paraardhesit e te pareve ishin shume-shume me te vjeter se te dytet duke marre prej tyre gjuhen e folur e te shkruar; akoma me tej ata, nuk rridhnin ne menyre te drejteperdrejte as nga iliret, por midis tyre dhe ilireve ishte nje hallka evolutive me emrin EPIROT, te krijuar  nga bota e relacioneve midis ilireve dhe pellazgeve (mbetet per te saktesuar ne jane shkeputur epirotet nga iliret te paret dhe, pas tyre, helenet nga pellazget, apo e kunderta) E gjithe kjo per aresyen e thjeshte fare: paraardhesit e larget te shqiptareve jane fillesa rastesore e races se bardhe ne kontinent dhe per kete permbajnë shpejtesine e zhvillimit social me te avashtën në kontinent (baza teorike e dallimeve shoqerore te popujve nga popujt dhe e racave nga racat; -ngjyra e lekures eshte dallim biologjik) dhe per kete aresye nuk mund te realizojne asnje ndikim mbi kedo popull europian nga pikepamja hapsinore. I vetmi ndikim qe popullata autoktone e gadishullit Iliriko – Ballkanik mund te realizoje mbi popujt bashkeshoqerues eshte ai mbi kohen e zhvillimit te tyre dhe ne kete drejtim panorama konkluzive eshte krejt e panjohur per shkencen. Se cfare do te thote kjo do ta zberthejme ne vazhdim, por tani per tani do te kufizohemi ne faktin qe shpejtesia e zhvillimit shoqeror percakton permasen hapsinore te botes se relacioneve (akoma me tej ajo percakton dhe permasen e levizjes mekanike te fiseve dhe grupfiseve, fenomen e cili eshte absolutizuar pa te drejte si nje fenomen i pergjithshem per te gjithe njerezimin dhe per te gjithe koherat mbi cbaze ka lindur teoria e monogjenezes se njeriut ne Toke). Kjo e fundit percakton dhe boten e marredhenieve historike midis pellazgeve dhe ilireve, por me perpara duhet percaktuar termi pellazg dhe ilir ne lidhje se cfare percaktojne ato ne boten paraardhese arbereshe dhe shqiptare, pasi ne kete drejtim zbulova nje mashtrim teper te vjeter ku studiuesit shqiptare te te gjithe koherave kishin rene viktime e nje keqinterpretimi, ose ngaqe u kishte pelqyer ideja, ose nga paaftesia e te kuptuarit te informacionit te dhene nga Herodoti.
Teoria e prejardhjes pellazgjike (studiuesit nuk e kane te qarte se per cfare lloj prejardhje behet fjale: per prejardhje gjenetike, per prejardhje shoqerore apo thjeshte per prejardhje vetem te gjuhes) te ilireve mbeshtetet ne dy shtylla:
1-gjuha shqipe rrjedh nga gjuhen pellazge;
2-gjuha pellazge ishte gjuhe barbare per helenet.
Por te dy keto shtylla mbeshteten tek shkrimet e Herodotit, i cili konsiderohet vendimtar per prejardhjen pellazgjike te ilireve.
Kete problem  e permenda kalimthi tek studimi mbi gjuhen shqipe, por kerkush nuk reagoi. Ne Shqiperi seriozisht Herodoti permendet ne te vetmin liber: Ilirët dhe Iliria te autorët antike, shek VII pes – shek. IV pes (2002), te pakten ne biblioteken time gjendet vetem ky liber, ku perfshihet edhe Herodoti.
Autoret qe jane permbledhur në këtë libër përbëjnë të vetmin burim mbi lashtësine e shqiptarëve të sotëm dhe paraardhësve të tyre, ku lidhja pellazg- (ilir-arber-shqiptar) (e vendos ne kllapa trinomin e fundit pasi nuk ka asnje lidhje birerie, nga pikepamja gjenetike, me elementin e pare), duke u mbeshtetur tek keta autore, konsiderohet e argumentuar plotesisht. Une pretendoj se pikerisht kjo nuk eshte realizuar ne asnje hallke te vetme, duke qene nje genjeshter shkencore me ndikim negativ mbi mendimin shkencor shqiptar, prandaj rendesia e ketij libri ne kete pike qendron. Per te qene i sinqerte me lexuesin une pretendoj se studiuesit shqiptare e te huaj, qe jane marre me problemin pellazg, ilir, arbersh e shqiptar te te gjithe koherave nuk kane qene te afte te argumentojne asnje lidhje te ekuacionit te mesiperm ne menyre absolute, por gjitheshka eshte rrotulluar rreth interpretimeve te fakteve te grumbulluara kryesisht nga punimet arkeologjike e gjuhesore duke i absolutizuar ato nga ana hapsinore edhe pse ato ne realitet kane argumentuar madhesine e botes se relacioneve te vendasve me kalimtaret e rastit per ta. Metodika e ndjekur eshte nje peshtjellim i politikave europiane me deshirat subjektive te individeve qofshin keta edhe shqiptare dhe ne menyre abuzive eshte pranuar kuarteti ekuacional i mesiperm si nje lidhje biologjiko-shoqerore me varesi kohore. Bota e relacioneve historike pellazgo-ilire e rrezon kete mit antihistorik duke marre per baze qofte edhe te sotmen sociale qe bartin mbi vete shqiptaret. Analiza e historise se njerezimit eshte shkenca qe analizon marredhenieve midis fiseve – grupfiseve – popujve – gruppopujve dhe racave duke marre per baze zhvillimin specifik te gjithseicilit dhe ndikimin e ndersjellte te realizuar pergjate faktorit kohelidhje. Me pak fjale shkenca e historise eshte analiza e zhvillimit te shoqerise sipas kohe-hapsires specifike ku ekzistojne nje teresi ligjesh te ditura e te paditura qe gjithsesi perbejne shkallen me te larte ligjore te Nenes tone Natyre. Une pretendoj se pikerisht keto ligje nuk ka marre per baze asnjehere shkenca shqiptare e historise edhe pse eshte pretenduar se ka qene nje shkenca materialiste e mbeshtetur ne dialektiken e tille. Kam rast te evidentoj kete mos dije, por dhe nje realitet kohoro-hapsinor te marredhenieve historike e politike te banoreve te hershem e te sotem te gadishullit iliriko-ballkanik mbi bazen e gjendjes shoqerore te kaluar dhe te tashmen, pasi kjo e fundit eshte rrjedhoje e te pares.
Përgatitësit e librit shkruajnë se “Në veprën e Herodotit ne gjejmë të dhëna shumë të rëndësishme për pellazgët. Përvec kësaj ky është i pari autor që zë në gojë emrin e ilirëve” (f. 15), por pa na thene se iliret permenden paralel ne kohe me pellazget, akoma me tej edhe vete iliret jane paralele ne kohe me moloset, epidaurasit, tribaldet, paionet, thesprotet, enhelejte (libri I, II, IV, V, VIII, IX), fise te cilat historiografia e sotme shqiptare i konsideron si fise ilire. Sipas Herodotit gjuha e pellazgeve ka qene e konsideruar si gjuhe barbare dhe rrjedhimisht del se popullata e Atikes ishte me prejardhje pellazge e cila e harroi (se si mund te harrohet nje gjuhe eshte nje problem me vete) te folmen e saj duke u kthyer ne helene, prej te cileve mesoi edhe gjuhen; pasi e folmja e krestonasve dhe e plakieasve, qe ishte e njejte, nuk ka asgje te perbashket me ate te fqinjeve te tyre, prove e qarte se keto dy fise pellazge ruajne akoma ne ditet tona gjuhen qe sollen ne kete vend atehere, kur u vendosen atje (f. 16). Besimet fetare tek pellazget ishin te lidhura me flijimet ku ata nuk u kishin vene emer perendive. Keto i mesuan shume vone, atehere kur i sollen nga Egjypti dhe per kete u konsultuan me orakullin e Dodones. Ky i fundit ishte i vetmi dhe me i lashti i Hellades; me vone helenet i muaren keto emra nga pellazget (f. 16 – 17, e kemi konsideruar te sakte perkthimin).
Sipas te vetmit informacion fillestar ne gadishullin Ilirik jetonin iliret, pellazget, helenet, moloset, epidaurasit, tribaldet, paionet, thesprotet, enhelejte. Atehere cila eshte baza shkencore qe te gjithe keto fise, apo popuj, pervec heleneve dhe pellazgeve, quhen fise ilire dhe perse keto fise ilire rridhkan nga pellazget kur jane te njekoheshme me ta, te pakten sipas Herodotit? Pretendimi qe pellazget ishin barbare dhe gjuha e tyre ishte e afert me gjuhen e shqiptareve te sotem nuk tregon aspak se ne kemi lidhje gjenetike me pellazget, por me se shumti paraardhesit tane kane pasur relacione shume te gjera duke fshehur gjenezen e te pareve tane te larget. E shikoni qe problemi nuk eshte krejt ashtu dhe ne kete pike ka nje abuzim shkencor? Une jam i bindur qe historianet moderne shqiptare e kane ditur kete lapsus, por e kane anashkaluar me qellim te keq. Nuk eshte e rastit qe perkthyesja Iliriana Angoni dhe shtepia botuese Almera, kur botuan vepren e Fulvio Kordinianos ne dy vellime, “Shqiperia”, me 2007-2008, nuk publikuan tre hartat qe tregonin gjendjen e gadishullit Ilirik ne tre etapa kohore rreth 3000 vjecare (mijevje. II Para Kri., mijevje. I Para Kri., mijevje. I Pas Kri.) ku emri Iliri gjendet vetem ne harten e dyte dhe ne menyre te paargumentuar (me hollesisht per kete problem shih artikullin: “Si e shtremberojne historine Ardian Klosi e te tjere”, pjesa e dyte, publikuar ne internet albanovaonline.com, logoreci.com, www.hotig.info). E bukura eshte se vendndodhja e ilireve, sipas kesaj harte, nuk perputhet me te gjitha vendodhjet e ilireve te publikuara neper hartat e epokes komuniste ku mund te perfshihen edhe Fjaloret Enciklopedike te asaj epoke, por dhe te sotmes, prej nga autoret e teksteve shkollore i kane marre dhe u a japin nxenesve qe ne klasat fillore (kam parasysh librin e Luan Perzhites: Te njohim Iliret, te shtepise botuese BOTART, 2009) duke krijuar imazhin e kontaktit te ilireve me helenet.  Por keto harta kane dhe nje gje te re per historiografine shqiptare: emertimi Dardani ekziston perpara emrit Iliri cka me ka cuar ne perfundimin se emertimi Iliri eshte emertim politik dhe aspak historik. Ne keto harta nuk ekziston emertimi Pellazg qe do te thote se ato e kishin kryer detyren historike dhe ishin zhdukur prej saj, por ekziston emertimi e perandorise se besimtareve ndaj Kultit te Gjarperit (harta e pare), perandori e cila kishte zene te gjithe qendren dhe veriun e gadishullit Ilirik  ne jug te Danubit, kufij me Dardanine, ku kjo e fundit ndodhej atje ku sot ndodhet Rumania Perendimore dhe u spostuan ne vendin e Kosoves se sotme nga dyndja dake, qe mund te konsiderohet pjese e dyndjes pellazgjike. Por kjo na jep ne dore celsin per te percaktuar shkakun e emertimit te te gjitha fiseve te gadishullit nen nje emer te vetem, me kusht qe ato te kishin si forme te besimit fetar Kultin e Gjarperit dhe shpejtesine e zhvillimit shoqeror te barabarte (prej ketej rrjedh “barazia” me e madhe e zhvillimit shoqeror te tyre, pasi ne te kunderten ata nuk i perkasin te njejtit bosht biologjik) . Ne kete menyre, me kete marreveshje, emertimi si fise ilire te te gjithe fiseve qe jetonin ne kete gadishull perligjet me lehtesi, por kjo nuk eshte e mjaftueshme pasi nuk jane zgjidhur dy probleme te rendesishme: nga e kane prejardhjen fillestare dhe ne cfare gjendje shoqerore kane ndodhur proceset sociale pergjate kesaj prejardhje. Zgjidhja e ketyre dy problemeve tregon se emertimi ilir eshte abuziv dhe i pamjaftueshem ne argumentat e zgjidhjes se problemit, per kete aresye do te perdorim termin parailir, si banoret me te pare te gadishullit Ilirik.
Por ka dhe nje pikepamje tjeter, qe gjithsesi nuk mund te anashkalohet, dhe duhet vene ne dukje ne menyre kritike pasi nuk mbeshtet ne asnje fakt duke qene ne kundershtim me gjendjen shoqerore te shqiptareve te sotem kur pranojme se ata rrjedhin nga iliret. Sipas akademikut tone Prof. Kristo Frasheri ne artikullin: “Shtremberime te historise se Epirit nga Akademia e Athines” (botuar ne Gazeta Shqiptare, e merkure, dt 10 gusht 2011) thuhet: “Nga njoftimet qe japin autoret e vjeter greke dalin keto konkluzione: se asnje autor antik grek nuk pohon se banoret e Epirit te lashte qene greke; se pellazget dhe greket qene dy kombesi te ndryshme; se qendra kryesore shpirterore e pellazgeve, faltorja e Dodones, ndodhej ne zemren e treves epirote; se praktiken e pagezimit te perendive me emra te vecante greket e moren nga pellazget. Shkurt, pellazget banonin ne Epir para se te shfaqeshin ne Ballkan helenet dhe iliret.” Une nuk e di se si e argumenton profesori yne kete dileme (interesant eshte fakti se si nuk jane revoltuar forumistet dhe te Marret e madheshtise shqiptare me gjithe ate “atdhedashuri” qe kane per ceshtjen shqiptare me idene e akademikut tone), por per nje gje problemi eshte krejt tjeter per tjeter. Ne qofte se parahelenet do t’i konsiderojme greket e koherave heroike, tipikisht te kohes se Luftes se Trojes, rezulton se politeizmi ka qene i lulezuar plotesisht dhe emertimi grek nuk ekziston. Ne qofte se do ta pranojme idene e profesorit tone ne funksion te ideve fetare problematika qe trajton ai permbyset pasi parahelenet i muaren idete fetare nga pellazget, por me kete akt ata tregojne se rrjedhin shoqerisht prej tyre dhe kjo do te thote se parahelenet e epokave heroike ishin njekohesisht helenet e epokave klasike, dmth: pellazge-parahelene-helene-grek. Kuarteti, mbi bazen e ideve fetare, eshte i vertetuar plotesisht. Po keshtu argumentohet ky kuartet mbi bazen e ideve politike me mjetet e dhunes, ku format fillestare parashteterore i perkasin dy elementeve te pare kur format tipike te luftes i perkasin dy elemeteve te dyte. Te pranosh ekzistencen e pellazgeve perpara ilireve ne trojet e gadishullit Ilirik duhet te kishim shkrime ilirike dhe jo pellazgjike, duhet te kishim mure ilirike dhe jo pellazgjike, duhet te kishim politeizem ilir nga ku duhet ta merrnin helenet dhe jo politeizem helen te marre nga politeizmi pellazg. Aresyeja e pretendimit te profesorit tone eshte e mbeshtetur ne argumenta politike, qe do t’i permendim kur te flasim per marredheniet politike greko – shqiptare. Por kryesorja ne pretendimin e profesorit tone qendron ne mos qenien e pellazgeve ne te njejtin stad kombetar me helenet. Kete nuk e ka thene kerkush, por kjo nuk ka asnje domethenie pasi pellazget jane te sfazuar ne kohe me helenet. Ajo qe duhet percaktuar ne dallimet midis pellazgeve dhe heleneve eshte rendi shoqeror pasi keta te fundit njihen per here te pare me kete emer vetem pergjate kohes kur ndodheshin ne tendencen drejt qytet – shteteve, kur te paret njiheshin drejt fundit te rendit fisnor. Ne qofte se midis pellazgeve dhe shqiptareve te sotem ekziston nje mundesi afrimi per shkak te gjuhes (e cila tregon gjithmone permase relacionesh), vazhdimesia pellazgo – helene ka brenda qelizen me te rendesishme te rendit fisnor, e cila eshte e afte te lidhe dy pjesmarresit sipas evolucionit shoqeror: politeizmin, te cilet as iliret, as epirotet dhe asnje prej popullatave qe rrjedhin prej tyre, nuk e kane pasur qofte dhe si tendence. Atehere perse profesori yne e mohon lidhjen sociale pellazgo – helene? Kjo e fundit ka rendesi dhe aspak lidhja biologjike pasi njeriu konsiderohet qenie shoqerore dhe ketu fillon filozofia dhe historia e njerezimit. Pra problemi eshte botekuptimor fillimisht dhe pastaj shkencor.
Keshtu qe nuk eshte krejt ashtu dhe studiuesit shqiptare te te gjithe koherave kane abuzuar ne emer te ceshtjes kombetare dhe te shkences. Kjo e fundit eshte gjeja me e palejueshme pasi me lehtesi eshte kaluar nga argumentat shkencore ne ato politike dhe kundershtimi i politikes antishqiptare ne fushen e shkences eshte permbledhur ne te njejten hapsire dhe me te njejten forme duke qene larg te vertetes si nata me diten. Qe te mund te argumentosh formen e lidhjeve pellazgo-ilire, me perpara duhet percaktuar parimi natyror i lindjes se njeriut ne kontinentin europian dhe pasojat e procesit, per te cilen gje shkenca shqiptare nuk e ka thene kurre fjalen e saj per paaftesi totale. Qe te mund te flasesh per boten ilire duhet folur me perpara per lidhjen e tyre me gadishullin Ilirik nga pikepamja kohore dhe ai qe e ka bere kete i pari, duke dhene nje ide te re me karakter filozofik ne perputhje me temen tone, ka qene profesori grek Aris N. Pulianos ne Konferencen kombëtare për formimin e popullit shqiptar të gjuhës dhe të  kulturës së tij       (Tirane 1988,f. 424.), i cili ne baze te veglave te gurit, te gjetura afer kufirit shteteror shqiptaro-grek, kerkon qe Ballkani te perfshihet ne zonat e homonizimit te Globit duke na argumentuar qe eshte partizan i poligjenezes te races njerezore ne Toke (une pretendoj se kjo eshte gjeja me e re dhe vendimtare ne percaktimin e gjenezes se shqiptareve te sotem edhe ne qofte nuk eshte plotesisht e sakte). Mosha prej miliona vjetesh e banoreve me te pare te gadishullit ku jetojne sot shqiptaret perligjet edhe me nje menyre qe profesori i nderuar nuk e ka perdorur ndonjehere dhe perputhja e dy perfundimeve pa asnje lidhje me njeri-tjetrin tregon se miliona vjecaret perbejne rastesine e races se bardhe qe “mrekullisht” ka mbijetuar. Ne kete pike problemi, perseri, eshte botekuptimor dhe filozofik keshtu qe duhet zberthyer me perpara ai, pastaj te kalohet tek pellazget dhe iliret. Ideja e dhene nga Carlz Darvini (1809 – 1882) (“Prejardhja e llojeve”, f.524, Tirane 1982) mbi monogjenizmin e qenieve biologjike nuk eshte e vlefshme per boten njerezore, ne te kunderten njeriu nuk e ka prejardhjen nga antopomorfet. Mbeshtetja ne kete teori edhe per boten e njeriut ndan historine e qenieve te gjalla nga qeniet shoqerore dhe te gjitha format e filozofise per kete problem (rrjedhimi i ligjeve te dialektikes eshte: dy cilesore nuk mund te kene kurre  te njejten forme prejardhje, ne te kunderten nuk mund te ndodhe kalimi nga cilesia ne sasi pa u shkrire ne nje.
Marrja ne konsderate e parimit poligjenetik te races njerezore ne Toke perben piken e pare botekuptimore te problemit dhe eshte nje dukuri qe ka si kunderti me teper rrafshin fetar se sa shkencor. Ne qofte se do ta konsiderojme te sakte apo jo teorine darviniste nuk paraqet rendesi, pasi kjo nuk me ka penguar te avancoj ne rrjedhimet qe dalin nga ky parim duke shtuar se parimi poligjenetik eshte i shoqeruar me kategorine rastesi-domosdoshmeri cka do te thote se njeriu eshte cfaqur rastesisht nje here e nje kohe dhe eshte rishfaqur per te dyten here domosdoshmerisht. Me sa di per racen malaviane (Indokine) kjo eshte e argumentuar me gjetjet e skeleteve te moshave 7 milion vjecare dhe zhdukjen e tyre per t’u rishfaqur perseri pas 5 milion vjetesh; ku midis dy moshave nuk ekziston asnje lidhje gjenetike e shoqerore. Kjo per racen e bardhe nuk duhet te kete ndodhur dhe rastesia e races se bardhe vazhdon te mbijetoje edhe sot me prapambetjen e saj shoqerore pertej prehistorise. Kjo perben shkakun analitik te ekzistences se parailireve, te cilat emertohen te tille me marreveshje kur nuk kishin rene ne kontakt me pellazget hyjnore. Ne menyre te permbledhur keta parailire jane absolutisht te panjohur ne asnje permase, por eshte pranuar se ata ishin te organizuar ne nje rend shoqeror qe kishte kultin e gjarperit si forme besimi fetar. Eshte e vetmja pike qe favorizon lidhjen e parailireve me iliret deri tek shqiptaret, por dhe moshet e stervjeter prej disa miliona vitesh ne gadishullin Ilirik.
Per te zgjidhur kete problem eshte e domosdoshme te zgjidhet menyra e lindjes dhe lidhja e ideve fetare me rendet shoqerore dhe cfare perfaqesojne ne realitet ato ne lidhje me keto rende. Perse format fetare jane ne perputhje te plote me formen e organizimit shoqeror dhe perse jane pararendeset e vdekjes se rendeve shoqerore dhe u sherbejne rendeve pasardhese (me hollesisht per kete mund te shihet artikulli: “Ateizem shkencor apo shkence antishqiptare”, publikuar ne albanovaonline.com, logoreci,com, www.hotig.info)? Pergjigjet e ketyre pyetjeve jane te afta te lidhin parailirert me iliret,  me epirotet, me arberit dhe shqiptaret dhe t’i ndajne te gjithe keto nga pellazget hyjnore dhe nga te gjithe popujt ballkanike qe kane jetuar ndonjehere ne kete gadishull, me kusht qe te jene bartes te kulteve pagane; dmth natyrore, jopoliteiste. Duke e pase zgjidhur kete problem ne nje studim mbi lidhjen e ideve fetare me rendet shoqerore, dmth menyren se si lindin dhe evoluojne, si dhe me intelektualet shqiptare te epokes komuniste (per kete shih logoreci.com, www.hotig.info) shkurtimisht konkludoj:
-feja lind per here te pare, kurdohere, ne ato popuj qe e kane arritur maksimumin e zhvillimit te komunes se mirefillte primitive dhe perpara se te kalojne ne ndarjen e punes pjellin formen e pare fetare, qe eshte besimi ne objekte reale me veprimtari imagjinare, e thene me ndryshe: besimi ne kultin e natyres. Kjo forme fetare perben formen me te pare te ideve fetare ne historine e njerezimit dhe shoqeron te gjitha fazen kalimtare te vdekjes se rendit komunar te mirefillte dhe kalimin ne fazen fisnore te tij. Kjo do te thote se vete rendi i komunes primitive perbehet nga dy faza cilesore te ndara midis tyre nga procesi i ndarjes se punes ku kulti i natyres merr pjese rastesisht ne te paren dhe domosdoshmerisht ne te dyten. Nga pikepamja kohore pjesmarrja e kulteve pagane ne vdekjen e rendit te mirefillte komunar perben rastesine, kur pjesmarrja ne fazen fisnore te komunes perben domosdoshmerine e ideve fetare. Por ne te gjithe kete analiza ka nje te fshehte te lidhur me shtritshmerine kohore te rastesise dhe domosdoshmerise, e cila na jep ne dore shtritshmerine kohore te ilireve. Fakti qe ne u njohim banoreve autoktone te Gadishullit iliriko-ballkanik vetem nje forme te besimit fetar (kultin e natyres) pergjate 4000 vjeteve, qe leviz midis kultit te Gjarperit dhe atij te Diellit, kemi percaktuar se kujt rendi shoqeror u perkasin bartesit e tyre dhe ne cfare faze te ketij rendi kane jetuar dhe jetojne keta banore autoktone, cfare jane te afte te prodhojne ato edhe pse jane te influencuar nga popuj te tjere, dhe, kryesisht, shpejtesine e zhvillimit shoqeror dukurine e vetme te dallimeve te popujve dhe racave njerezore ne Toke. Vazhdimesia analitike e problemit shtron paralelizmin e ekzistences se qelizave shoqerore me kete forme te besimit pagan dhe sidomos me prodhuesit e shkrimit, meqenese pellazgeve u njihet prodhimi i shkrimi, ndersa ilireve jo. Eshte pika qe percakton autoktonine absolute te ilireve dhe ardhjen e pellazgeve ne gadishull dhe mos pasjen karakter birerie te ilireve nga pellazget, jo vetem se te paret jane shume – shume me te vjeter se te dytet ne kontinentin europian, por, kryesisht, sepse nuk jane te ardhur kur pellazget jane te tille te themi para 10.000 vjetesh. Kjo do te thote qe banoret me te pare te Gadishullit Ilirik kane jetuar per miliona vjet te vetem pa u kontaktuar me asnje qenie te gjalle shoqerore dhe per kete jane te vetmit autoktone te gadishullit. Per te pare kete gjendje ne kontinent duhet pare bota baske, pasi edhe atje pretendohet per ekzistencen e kulteve pagane ne kohera te aferta, sipas nje studiuese sovietike (per kete shih: Ekaterina Andrejeva: “Në kërkim të botës së humbur (Atlantida)”, Tirane 1968).
Zberthimi i zhvillimit te parailireve, perpara se ata te binin ne kontakt me pellazget, mbi bazen e ideve fetare, tregon se ata e kishin kishin kaluar domosdoshmerine e rendit te mirefillte komunar dhe perpara tyre ishte vene ne plan te pare kerkesa per ndryshimin e tij dhe per kete, perpara se te realizonin ndarjen e punes, pollen kultin e natyres me pamjen e kultit te gjarprit (mund te kete pasur dhe kulte paraardhese shume me te thjeshta, por qe nuk mund te evidentohen dot ne kete artikull). Ne tendencen drejt kesaj gjendje sociale duhet t’i kene gjetur pellazget banoret e pare te gadishullit, gje e cila ben te domosdoshme zberthimin e problemit te meposhtem:
Kontaktet e parailireve me pellazget perpara se te lindete kulti i gjarprit tek te paret duhen konsideruar rastesor dhe ndikimi i te dyteve mbi te paret duhet konsideruar zero deri ne momentin qe parailiret realizojne ndarjen e punes. Ky duhet konsideruar dhe momenti i ndarjes se ilireve nga parailiret, proces i cili vazhdon akoma edhe sot ne popullaten qe rrjedh prej tyre cka percakton dhe gjenezen e te gjitha grupfiseve qe bashkejetojne me pellazget dhe me vone me helenet (analiza e procesit te ndarjes se punes nder shqiptare edhe sot ne shekullin e XXI eshte me probleme te sensit hapsinor cka tregon se ndarja e punes eshte e realizuar ne menyre te sforcuar qysh ne ato kohera te sterlashte dhe argumenti me kryesor i percaktimit te permases se shpejtesise se zhvillimit social). Pikerisht kjo metode me con ne perfundimin qe helenet nuk kane kontaktuar kurre me iliret, por me epirotet ku keta te fundit duke marre prej tyre elemente shoqerore, por pa u helenizuar dot, kane avancuar ne raport me iliret e veriut. Nga ana tjeter popullata qe erdhi pas epiroteve ne keto troje eshte e pamundur te kene pasur karakter birerie me helenet pasi elementet shoqerore qe bartin ato jane shume me arkaike se elementet qe kane pasur helenet ne agimet e tyre, gje qe do te shihet ne kuadrin e marredhenieve politike greko – shqiptare.
Tjeter problem me rendesi ne percaktimin e gjenezes se paraardhesve te larget te ilireve eshte dhe problemi i levizjes mekanike te fiseve dhe grup fiseve mbi c’baze spekullohet pa fund. Shkencat shoqerore kete problem as qe kane tentuar ndonjehere ta zgjidhin seriozisht kur nuk kane qene te afta te vene ne dukje te mirat e te keqijat e monogjenezes dhe dukurine e levizjes se fiseve dhe grupfiseve. Problemi i levizjes se fiseve dhe grupfiseve eshte domosdoshmerisht inekzistent. Ne momentin qe antropomorfet prodhojne ushqimin e perditshem ne ate moment ata duhen konsideruar njerez dhe per kete levizja mekanike nuk ekziston me. Ajo duhet te jete rishfaqur shume pas ndarjes se punes, atehere kur filloi lindja e prones fisnore dhe u pa se zhvillimi i kesaj te fundit conte ne konflikte  midis komunave dhe cdo gje varej nga rritja numerike e tyre. Duhet konsideruar ky si shkak per fillimin e levizjes se fiseve dhe gjetjen e territoreve te lira, apo te territore te banuara nga krijesa njerezore te pazhvilluara ne fazen e prones fisnore. Ne kete gjendje duhet t’i kene gjetur parailiret dyndjet e pellazgeve.
Ne menyre te permbledhur parailiret duhet te karakterizohen nga keto parametra te qelizave shoqerore:
-Nuk jane te ardhur ne gadishull ne gjendjen e organizimit shoqeror (ardhja e tyre ne gjendjen antropomorfe eshte problem biologjik dhe jo shoqeror); me shpejtesine e zhvillimit shoqeror qe bartin ata ne te kater gjendjet shoqerore qe i njeh historia (ilir-epirot-arber-shqiptar) ardhja e parailireve ne gadishullin iliriko-ballkanik eshte absolutisht e pamundur, – ata jane te vetmit autoktone te gadishullit.
-Jetojne per miliona vjet te vetmuar ne gadishullin e ardhshem ilirik.
-Kane shpejtesine e zhvillimit shoqeror teper-teper te ulet, mbi cbaze parakalohen nga te gjithe popujt e mevonshem.
-Jetojne neper shpella dhe nuk njohin asnje shkalle te civilizimit te mevonshem. Eshte e domosdoshme te zbulohet se kush relator i ka nxjerre prej tyre dhe i ka futur per here te pare ne brazden e civilizimit. Spostimi nga helenet tek pellazget eshte nje justifikim  formal, pasi helenet rrjedhin ne menyre te drejteperdrejte nga pellazget  dhe, keta te fundit, nuk kane asnje karakter birerie me parailiret apo iliret. Ja perse parahelenet i kane ulur iliret nga pemet ne Toke, duke i transformuar ne epirote.
-Organizimi shoqeror i tyre permblidhet brenda kornizes se komunes se mirefillte primitive duke mos njohur asnje shkalle te diferencimit shoqeror. Njohin vetem veglat e gurit ne fazen me primitive te tyre dhe kjo per nje kohe teper – teper te gjate edhe kur rane ne kontakt me helenet (Durrahium, Apolloni, Lisus, Bylis, Finiq, etj, shek. VII – IV Para Kri.)
-I vetmi produkt subjektiv shoqeror i tyre, qe njihet, eshte kulti i gjarperit dhe kjo ne fazen me te pare, pasi organizimi institucional fetar nuk ekziston. Kjo forme e besimit fetar nuk eshte e huazuar nga kerkush dhe nuk perben pjesmarrje pasojale te botes se relacioneve me popuj me te zhvilluar. Ky kusht eshte absolut ne te gjithe popujt e rruzullit duke mos pasur perjashtim.
-Shtritshmeria gjeografike e parailireve nuk i kalon permasat gjeografike te gadishullit te ardhshem ilirik dhe gjitheshka permblidhet midis jugut te Danubit, detit te Zi, detit Egje, detit Jon dhe detit Adriatik.
Ne kete gjendje shoqerore, pas miliona vjetesh te vetmuar, jane ndeshur me ardhjen e dyndjeve pellazgjike ku dhe njihen per here te pare nga historia ne menyre teper siperfaqesore. Te vetmet burime mbi gjendjen e tyre eshte pretendimi i Fulvio Kordinianos mbi besimin pagan te kultit te gjarperit dhe ai i profesorit grek Aris N. Pulianos, i cili pranon ekzistencen e veglave te gurit tek ata perpara gjashte milion vjetesh.
Ardhja e pellazgeve nuk duhet konsideruar si nje proces i vetmuar kohor. Dyndjet pellazge duhet te kene zgjatur per shume e shume vjet dhe ardhja e tyre fillimisht duhet te jete realizuar nga rruget mbi Detin e Zi. Pikerisht kete problem duhet te zgjidhe arkeologjia saktesisht. Une arrij ne kete perfundim duke u mbeshtetur ne ndikimet gjuhesore qe gjuha pellazge ka realizuar mbi mesapet, etrusket, iliret, thraket, maqedonasit, helenet e te tjere te cilet perpara renies ne kontakt me pellazget duhet te kene qene ne nje gjendje shoqerore  jo vetem te diferencuar midis tyre, por dhe mosperputhese ne drejtim te mundesise. Ketu problemi eshte pak i ngaterruar pasi mosmbijetesa e fiseve te mesiperme sipas emertimeve perkatese, duke perjashtuar iliret dhe helenet, duhet te tregoje ekzistencen e parametrit “mundesi zhvillimi” te varur kryekeput nga bota e relacioneve universale, kryesisht midis pellazgeve dhe atyre fiseve apo grup fiseve ku keto te fundit transformohen, duke u shkrire, me latinet dhe helenet (te pakten mesapet dhe etrusket jane te lidhur me latinet, kur thraket dhe maqedonasit me helenet). Gjitheshka duhet konsideruar ne varesi te shpejtesive te zhvillimit shoqeror  perkates ku nje ndryshim ekstrem i permases se saj e ben te pamundur vazhdimesine e relacioneve. Une kete dukuri e konsideroj vendimtare ne mbijetimin historik te ilireve dhe pamundesine e mesapeve, etruskeve, maqedonasve dhe thrakeve per te qene te te njejtit bosht biologjik me iliret. I gjithe problemi rrotullohet ne pasojen e lidhjeve te dyndjes pellazge me bashkesite e atyre fiseve. Herodoti nuk ka qene i afte te pershkruaje historine e dyndjeve pellazge pasi ato kane ndodhur shume-shume perpara kohes se ekzistences se tij (disa mijera vjet), por ai ka pasur mundesi te kontrolloje ardhjet fundore te pellazgeve dhe transformimin pjeserisht te tyre ne helene dhe jo helene (ndoshta dhe me hamendje). Kjo perben pasojen e lidhjeve te pellazgeve me vendasit autoktone prej nga rrjedh diferencimi i transformimit te tyre, gje e cila bie ne sy ne historine e lashtesise skllavopronare te gadishullit krahas komunes primitive autoktone ku bashkeekzistenca midis tyre bie ne sy ne luften Athine-Sparte te pershkruar nga Tuqididi, tek “Lufta e Peloponezit”.
Kjo do te thote se eshte e pamundur te flitet per ilire me prejardhje nga parailiret ne menyre te paster ne zhvillimin autokton. Iliret, qe njihen ne histori, jane pasoje e relacioneve pellazgo-parailire e meqenese se ato njihen ne qender te gadishullit me tendence drejt veriut ne brigjet e Danubit perligj ardhjen verioro-lindore te pellazgeve (kjo perforcohet dhe me ndikimet gjuhesore te pellazgjishtes mbi etrusket, mesapet dhe, ndoshta, deri tek basket). Relacionet midis pellazgeve dhe parailireve (madhesia e se ciles duhet te kete zgjatur per mijera vjet) duhet te kene ndikuar ne dy segmente kryesore te zhvillimit te shoqerise njerezore: ne ndarjen e punes dhe ne gjuhen e folur. Fakti qe gjuha e shkruar nga shqiptaret e sotem ngjason me gjuhen pellazge te lashtesise (Stela e Lemnos) duhet te sherbeje si argument qe gjuhen e folur iliret e huazuan nga pellazget duke ja transmetuar brezave deri tek shqiptaret (shpejtesia e avashte e zhvillimit shoqeror te shqiptareve e perligj me se miri vazhdimesine e gjuhes se huazuar nga pellazget deri tek shqiptaret). Ne kete pike duhet pranuar qe ne nuk kemi asnje mundesi te njohim gjuhen e parailireve perpara se ata te binin ne kontakt me pellazget. Ne duhet te pranojme qe iliret, dhe te gjithe fiset qe rridhnin prej tyre, flisnin gjuhen e pellazgeve pasi sot ajo kuptohet me gjuhen e shqiptareve.
Kur  flasim per pasoje te lidhjeve parailiro-pellazge duhet te kemi parasysh te gjithe fiset qe besonin ne kultet pagane te natyres dhe e mbajten kete besim fetar pergjate gjithe epokes skllavopronare helene edhe pse keta te fundit besonin ne politeizmin tradicional europian me shume fytyra. Kjo eshte pika me e rendesishme analitike qe ndan iliret nga pellazget dhe shkeputjen e ilireve nga parailiret perpara shkeputjes se heleneve nga pellazget. Eshte kjo e fundit qe percakton lindjen e mevonshme te epiroteve, te cilat arrijne te shkeputen nga iliret dhe ne saje te relacioneve me fiset e reja pellazge, here te transformuara ne helene, e here te qendruar ne pozicionin fillestar marrin statusin e ri te epiroteve duke ecur me perpara se baballaret ilire. Besimet pagane te tyre parapoliteiste, mungesa e organizimit shteteror ne kohen e luftes se Peloponezit, felligeshtia ne gjak dhe organizimi matriarkal i familjes, ekzistenca e prones ne formen fisnore, tregon se epirotet rridhnin nga iliret dhe jo nga pellazget, le pastaj nga helenet. Kjo gje perben te veshtiren e shkences se sotme shqiptare e cila mbeshtetet ne thashethemet e politikes dhe jo ne gjendjen shoqerore te epiroteve. Kjo gjendje behet edhe me e veshtire po te kemi parasysh qe shkenca shqiptare e epokes komuniste i vendos iliret ne territorin e Shqiperise se sotme gje qe jo vetem nuk eshte e sakte, por mbulon prejardhjen epirote te arberesheve te epokes mesjetare.  Ne kete pike politika e ka suprimuar shkencen e historise dhe eshte kjo aresyeja perse iliret jane cvendosur formalisht ne jug te gadishullit duke krijuar imazhin sikur shqiptaret e sotem rrjedhin nga iliret. Prej ketej ka rrjedhur ideja sikur epirotet rrjedhin nga helenet dhe emertimin e kane marre prej tyre. Edhe po te mbeshtetemi vetem tek idete fetare do te shihet qe influenca e heleneve mbi epirotet ka vetem karakter ekonomik pa arritur dot ndikimin e ndryshimit te tyre ne helene. Eshte e pamundur t’u atribuosh epiroteve helenizim kur ata per asnje cast te vetem nuk i kane besuar shume perendive. Ja perse Dodona Pallazgjike nuk eshte produkt ilir dhe ja perse helenet jane te lidhur me Dodonen. Problemet fetare deri ne fazen e politeizmit nuk njohin huazim nga njeri popull tek tjetri dhe ideja e Herodotit duhet marre me shume rezerve, ose ne te kunderten helenet rrjedhin nga Egjipti.
Eshte kjo aresyeja perse historiografia komuniste u ka krijuar lehtesira politikes greke per ta perforcuar termin Vorio-Epir deri ne ato kufinj trojesh qe u interesonte politikave greke te fillim shekullit te XX-te. Vorio-Epiri real i ka kufijte e vet ne jugun e lumit Drin, atje ku sot jeton shumica e popullit shqiptar cka me ka cuar ne perfundimin se arbereshet rrjedhin nga epirotet dhe jo nga iliret. Keta te fundit duhen konsderuar gjysherit tane qe ne saje te kontakteve me pellazget, ose parahelenet, u transformuan ne epirote duke frenuar zhvillimin e te pareve dhe vete muaren nje suport zhvillimi mbi ate te trasheguar nga iliret dhe per kete aresye duken sikur ngjasojne me helenet. Eshte bota e relacioneve ajo qe krijon kete pamje dhe eshte gjendja shoqerore ajo qe i ndan epirotet nga helenet dhe i bashkon me arbereshet.
Me pak fjale helenet nuk kane pasur kurre kontakte me iliret, por ata me se shumti jane relatuar me epirotet. I gjithe bregdeti lindor, juglindor dhe verilindor i Adriatikut duhet te kete qene nen trusnine e pellazgeve ku dhe ishulli i Kerkyres duhet te kete qene fillimisht i banuar nga ata. Ne jugun e gadishullit Ilirik midis viteve 1000 – 800 Para Kri., per shkak te relacioneve pellazgo – parailire dhe pellazgo – ilire, duhet te kene ndodhur ndryshime shoqerore ku duhet te dallohen epirotet, pellazget dhe keta te fundit te transformuar ne helene. Marredheniet midis tyre kane krijuar konglomeratin e grupfiseve te cilat shkenca shqiptare nuk ka ditur t’i zgjidhe asnjehere, por ajo ka pranuar ate qe kujtonte se i leverdiste. Gjithsesi te jete puna duhet evidentuar fakti qe marredheniet e pellazgeve me parailiret ka cuar ne formimin e ilireve ne formen qe i njeh historia, proces i cili permblodhi qendren, veriun dhe perendimin e gadishullit. Analiza e qelizave sociale qe shoqeron zhvillimin e grupfiseve eshte e afte te argumentoje emertimet perkatese dhe ndikimin reciprok qe ato kane realizuar mbi njeri – tjerin.
Marredheniet e pellazgeve me dardanet ilire (dhe kjo me marreveshje) duhet te jene cfaqur bindshem ne Luften e Trojes ku keta te fundit kane qene nje aneks i saj. Ekzistenca e emrit te ngushtice se Dardaneleve duhet ta kete burimin qe nga ajo kohe dhe duhet te sherbeje per te argumentuar boten e relatave midis pellazgeve dhe dardaneve ilire. Por nuk perjashtohet mundesia qe emertimi dardan te kete fituar statusin e ekzistences pas luftes se Trojes, dmth te jete nje toponim pellazg i huazuar nga fisi ilir i dardaneve.
Vazhdimesia e ardhjes se dyndjeve pellazgjike ne gadishull ne koherat e ardheshme, proces e cili ka zgjatur per mijera vjet ne rruge te ndryshme lindore, duhet te argumentoje shkeputjen e epiroteve nga trungu ilir dhe vendosjen e tyre atje ku sot jetojne shqiptaret, te cilet ne mesjete emertoheshin arber. Kjo do te thote se zhvillimi i pellazgeve ne kontakt me parailiret ka cuar ne shkeputjen e ilireve nga parailiret dhe te heleneve nga pellazget. Une pretendoj qe pasoja me e dukshme e relacioneve pellazgo-parailire eshte bota ilire dhe bota helene. Ata nuk kane nje emerues te perbashket, por kane ndikim te ndersjellte deri ne ate mase sa bota ilire perfitoi nga bota pellazge, kur bota helene humbi nje pjese te aftesive shoqerore per te krijuar nje shtet helen, duke u kufizuar ne krijimin e qytet-shteteve helene. Cfaqja shume me vone e qyteteve tregetare ne Europen mesjetare duhet te tregoje se proceset shoqerore ne epoken skllavopronare helene kane ecur me sforco duke u frenuar nga nje ndikim i jashtem, rol te cilin duhet ta kete luajtur bota epirote. Eshte kjo aresyeja perse epirotet dallohen nga pjesa tjeter e ilireve dhe kane avancuar ne zhvillimin shoqeror te tyre ne raport me trungun gjenetik. Eshte kjo aresyeja perse helenet nuk kane pasur lidhje te domosdoshme me iliret, por e kane kufizuar boten e relacioneve fillimisht deri tek epirotet dhe pastaj i parakaluan ata drejt perendimit te Mesdheut. Mbetet per te zbuluar perse u terhoqen helenet nga bregdeti veriperendimor i Epirit ku kishin ndertuar kolonite e tyre dhe u ngushtuan rreth Peloponezit. Rendesi nuk ka shkaku, por pasoja e relacioneve te heleneve me vendasit epirote, pasi mbetet per te zbuluar se ne cfare pjese te historise se Epirit kane ndikuar helenet, qe gjithsesi boten fetare nuk e kane prekur dot, dhe eshte kjo aresyeja perse duhen analizuar relacionet heleno-epirote.
Perfundimisht relacionet fillestare pellazgo – parailire (shek C (?) – shek XX Para Kri.)  jane ato qe cojne ne formimin e ilireve dhe vazhdimesia e relacioneve pellazgo – ilire (shek. XX – shek VIII Para Kri.) jane ato qe shkepusin epirotet nga iliret dhe helenet nga pellazget (mbetet per te percaktuar paritetin kohor te shkeputjes, gje e cila do te kishte rendesi per te pare ndikimet e ndersjellta, ku prapambetja e epiroteve nga helenet dhe superioriteti i tyre kundrejt baballareve te tyre ilire tregon se gjendja shoqerore e popujve te gadishullit Ilirik ka qene rezultat i botes se relacioneve dhe aspak rezultat i zhvillimit autokton). Kjo do te thote qe gjuha nuk eshte e afte te argumentoje gjenezen e popujve, por me se shumti boten e tyre te relacioneve.

Relacionet historike heleno-epirote (shek. VIII – shek. II Para Kri.)

Ekzistenca e njekohshme e ilireve me pellazget duhet te sherbeje si argument mbi ardhjen vale-vale te pellazgeve dhe zhvillimin e diferencuar te ketyre te fundit per shkak te botes se relacioneve. Jane keto te fundit qe diferencojne pellazget midis tyre dhe krijojne mundesine e relacioneve heleno-epirote. Por duhet pranuar se pikepamja e historiografise zyrtare shqiptare eshte tjeter per tjeter, studiuesit e saj pranojne relacionet iliro-helene duke e shtrire boten ilire ngjitur me ate helene. Sipas profesorit tone “Ne fillim te mijevjecarit II p.e.s., pra ne fillim te epokes se Bronxit, pjesa jugore e Gadishullit Ballkanik pesoi nje vale te re dyndjesh popullatash indoevropiane. Deshmi per kete dyndje eshte fakti se popullatat e reja nuk perdornin varrezat tumolare, por praktikonin varrosjen e te vdekurve ne grope. Keta qene popullatat helene, te cilat u shtrine ne viset e banuara me pare nga pellazget, pastaj kaluan edhe neper ishujt e Egjeut, madje edhe ne Azine e Vogel. Nga fundi i epokes se Bronxit ne Gadishullin Ballkanik u duken iliret, te cilet zune vend ne veri te Hellades dhe ne pjesen perendimore te Gadishullit Ballkanik.” (Kristo Frasheri: Shtremberime te historise se Epirit nga Akademia e Athines,pjesa e pare, Gazeta Shqiptare, e merkure, dt 10 gusht 2011).
Perseri habitem se si nuk jane revoltuar te Marret e madheshtise shqiptare me kete panorame qe ka paraqitur akademiku yne dhe perse nuk kane goditur te gjitha shkollat qe favorizojne keto teza dhe qe mbrohen nga shkenca zyrtare shqiptare?
Nuk eshte e veshtire te kuptohet qe parimi monogjenetik ka qene i vetmi qendrim zyrtar i historiografise shqiptare pergjate peridhes 1945 – 2011 dhe bota e relacioneve nje aneks i parendesishem ne zhvillimin e historise se Ballkanit, ose rendesia e tij qendronte ne periferi te analizave historike. Por profesori i nderuar kerkon qe ne te besojme se helenet kane ardhur ne gadishull perpara ilireve dhe vete iliret jane te ardhur ne trojet ku banojne sot shqiptaret. Kjo eshte absolutisht e pamundur dhe profesori i nderuar e ka te veshtire t’i afrohet te vertetes sikur te kete ne krah te gjithe monogjenistet e rruzullit. Me gjendjen sociale qe kane sot shqiptaret e fillimshekullit te XX-te eshte e pamundur qe paraardhesit e tyre te jene te ardhur ne gadishull, ne te kunderten shqiptaret nuk rrjedhin jo me nga epirotet, por as nga iliret dhe paraardhesit e tyre shoqeror nuk jane pikasur nga shkenca boterore akoma edhe sot. Kete gje akademiku yne duhet ta kishte pasur parasysh, pasi ne kete rast ka rene ne pozita te dyshimta idealiste me kete botekuptim, qe po te mbeshtetemi ne arsimimin e tij (sipas Fjalorit Enciklopedik Shqiptar, 2008) perligj perbukuri produktin intelektual shqiptar te epokes komuniste.
Keto relacione jane te lidhura kryesisht me ndertimin e kolonive helene ne bregdetin lindor te Adriatikut, por dhe shkakun e shkeputjes se epiroteve nga trungu ilir. Pjesmarrja e epiroteve ne luftrat politike te qytet-shteteve helene duhet te tregoje se ndikimi i heleneve mbi ta eshte i padiskutueshem, por mbetet per te zberthyer masen e ketij ndikimi reciprok.
Analiza e qelizave shoqerore dhe veprimtaria e shoqerise ne lidhje me keto qeliza tregojne se emertimet e grup fiseve nuk mund te ngaterrohen midis tyre sado te veproje politika mbi historine. Ne kete menyre eshte e pamundur qe maqedonasit te ngaterrohen me iliret kur te paret kane  arritur deri ne dyert e Afganistanit nen drejtimin e Aleksandrit te Madh dhe luften e kishin mjet jetese; iliret dhe pasardhesit e tyre nuk e kane arritur akoma edhe sot stadin e zhvillimit social qe te perdornin luften. Mungesa e saj ne zhvillimin autokton te tyre dhe cfaqja e luftes ne disa pika (p.sh. Pirro i Epirit) duhet te tregoje qe kete mjeshteri ata e muaren fillimisht nga helenet dhe distanca teper e shkurter e levizjes ushtarake te strategut duhet te sherbeje si argument qe merita eshte e individit dhe jo e epiroteve. Ja perse forumistet nuk kane te drejte kur mohojne influencen e paraheleneve mbi iliret apo te heleneve mbi epirotet. Percaktimi i qenies se ilireve neper peme dhe ulja e tyre ne toke nga ana e heleneve eshte nje komoditet historik i paarrire, pasi problemi eshte shume – shume me i tmershem ne raport me shkallen e civilizimit. Fillimisht pellazget duhet t’i kene nxjerre parailiret nga shpellat, por bashkeekzistenca e te jetuarit neper guva guri te epiroteve kur helenet e Bylisit jetonin neper shtepi te ndertuara vete tregon se prapambetja shoqerore e vendasve eshte tej mases evidente dhe problemi duhet pare ne funksion te botes se relacioneve dhe jo ne varesi te zhvillimit autokton.
Nga ana tjeter analiza e ketyre qelizave duhet te tregoje se banoret e pare te Kerkyres nuk kane qene as iliret dhe as epirotet, por pellazget cka do te thote se helenet nuk debuan iliret nga Korfuzi (Kerkyra) para 28 shekujsh, por pellazget e mbetur prapa ne zhvillimin shoqeror te saje te relacioneve me parailiret. Akademiku jone i nderuar kete problem nuk e ka te qarte aspak,  por duke tentuar t’i kundervihet politikes greke bie ne te njejtat pozita politike dhe harron se duhen argumenta historike. Sipas tij “Shtrirja e ilireve drejt jugut nuk u krye vetem ne toke. Gjithnje sipas Strabonit liburnet ilire, pasi e krijuan atdheun e tyre ne Dalmacine qendrore, me anije te shpejta qe ata ndertuan pushtuan edhe ishullin e Kerkyres duke nenshtruar banoret e meparshem, feakasit pellazge. Historianet mendojne gjithashtu se nga brigjet e sotme te Vlores apo Himares iliret shtegtuan ne viset italike te Apulise dhe te Kalabrise. Prania  e tyre ne ato vise vertetohet edhe nga burimet e shkruara antike, madje edhe nga mbishkrimet e varreve te shkruara ne gjuhen e tyre amtare. Shkurt, provinca e Epirit mori te pakten ne shekullin IX p.e.s. fytyre etnike nga pellazge ilire.” (Kristo Frasheri: “Shtremberime te historise se Epirit nga Akademia e Athines”, pjesa e dyte, Gazeta Shqiptare e diel 14 gusht 2011).
Kjo nuk eshte e veshtire te permbyset: perpara shekullit te VIII Para Kri. vendasit autoktone nuk e kane pasur zhvillimin shoqeror qe te kishin varka, akoma me tej nuk duhet ta njihnin as profesionin e lundertarit, dhe koncepti Epir, ne kete rast, nuk paraqet rendesi per analizen historike. Problemet e zhvillimit shoqeror te trinomit ilir – arber – shqiptare kane ne themel te tyre zhvillimin progresiv ne varesi te plote te shpejtesise se zhvillimit social dhe ketu duhet zbuluar se kush ka ndikuar mbi ta ne ato kohera te largeta dhe eshte “fshehur” pas ilireve. Une pretendoj se historiografia komuniste kete problem e ka devijuar me dashje per te krijuar nje imazh te rreme mbi zhvillimin shoqeror te paraardhesve tane per te vetmin qellim: per te krijuar justifikimin e revolucionit proletar, nje perralle qe nuk mund t’i rezistoje me kritikes. Te gjitha zhvillimet shoqerore qe duken ne gadishullin Ilirik me pamje shteterore nuk jane thelbi i shoqerise vendase, por i relatoreve qe kane ndikuar mbi keta vendas duke bashkeshoqeruar primitivizmin shoqeror qe trasheguan shqiptaret e sotem, i cili nuk mund te anashkalohet me nje te rene te lapsit. Ne kete pike mohohet historia reale e Popullit Shqiptar dhe hiqet mundesia per ta drejtuar popullin tone ne menyre politike me sa me pak dhimbje. Kjo tregon qe politika e sotme nuk eshte e afte te argumentoje zhvillimin e saj ne perputhje me ligjet ekonomike qe imponon historia e kaluar e Popullit Shqiptar dhe bota e madhe e relacioneve qe ka ndikuar mbi ta per afro 10 000 vjet.
Marredheniet heleno-epirote kane rendesi te madhe per historine e gadishullit sepse ato ne rastin me te keq argumentojne ardhjen e paraheleneve ne te dhe ndryshimin e vendasve autoktone prej tyre; akoma me tej ato argumentojne shtritshmerine hapsinore te te dy paleve ne jugun e gadishullit. Fakti qe midis tyre nuk ka ekzistuar konflikti luftarak tregon se zhvillimi shoqeror i tyre nuk ka qene i barabarte dhe ato kane jetuar brenda botes se tyre duke ndikuar reciprokisht pa e kuptuar se kush perfitonte prej saj. Gjeja me kryesore e marredhenieve historike heleno-epirote duket ne depertimin e produkteve ndertimore nga Hellada drejt kolonive te bregdetit epirot (muret pellazgjike ne te gjithe keshtjellat ne territorin epirot duhet ta kene zanafillen ne kete produkt), por idete fetare nuk kane deportuar dot. Epirotet gjithmone kane pasur kultet pagane si bashkeudhetare te jetes se tyre religjoze, kur helenet kishin kaluar prej shume shekujsh ne politeizem edhe pse perendite e tyre ishin futur ne kolonite e rrethuara prej popullates epirote. Analiza e ideve fetare tek iliro→epirotet tregon se pandryshueshmeria e tyre per 2000 vjet, te pakten, eshte treguesi me i sakte i lidhjes se tyre gjenetiko-shoqerore dhe faktin qe epirotet rrjedhin nga iliret (termi ilir ne kete rast duhet te konsistoje ne bashkesine e te gjitha fiseve qe jetonin ne gadishull me kusht qe te kishin kultin e gjarprit produkt te tyre). Vazhdimesia e ketyre lloj ideve fetare edhe per 2000 vjet te tjera duhet te tregoje madhesine e parametrit shpejtesi zhvillimi tek banoret autoktone te gadishullit, dhe te vetmin argument qe iliro-epirotet ishin afro 10 here me te vjeter se parahelenet ne Toke, jo me ne gadishullin Ilirik per te cilin as qe mund te behet fjale. Ne kete drejtim mashtrimi ne emer te shkences zoteron te pakten prej 150 vjetesh dhe as qe nuk eshte kuptuar ne asnje element se ne qofte se iliret do te ishin te ardhur ne kontinentin europian pas heleneve fare lehte bota helene do te kishte rilindur nen pamjen e botes greke, ose greket nuk do te ekzistonin ne histori pas epokes se lindjes se Krishtit dhe do te ishin iliret ata qe do te pasonin kurorat e epokes helene.
Edhe pse kane ekzistuar relacionet heleno-epirote shume me te shkurtera ne kohe se relacionet pellazgo – ilire, epirotet u shkeputen ne zhvillimin e tyre shoqeror nga trungu i tyre ilir duke arritur nje shkalle te tille zhvillimi ku prania e luftes bie ne sy si nje profesion. Ekspeditat e Pirros drejt Apenineve dhe vendit te heleneve tregojne se lufta kishte marre nje zhvillim ne perputhje me zhvillimin e shoqerise epirote ne menyre te ndikuar dhe aspak ne menyre autoktone, por ekzistenca e elementeve arkaike te lidhura me formen e familjes, prones, besimeve pagane, mungesa e nje legjislacioni shteteror tregojne se zhvillimi i shoqerise epirote ka qene merite e individit dhe prapambetja ne raport me helenet tregon se ndikimi i ketyre te fundit mbi te paret ka qene formal dhe per aq kohe sa ka ekzistuar bota e relacioneve. Problemi ka brenda nje te fshehte te vogel dhe te pa zbuluar: aresyen e largimit te kolonive helene nga bregdeti lindor i Adriatikut (mund te jete thirrja gjenetike nga rreziku pers; mund te jete ardhja e romakeve dhe pafuqia e heleneve per t’u perballuar me ta, por mund te jete dhe pamundesia e zhvillimit te heleneve ne kontakt te vazhdueshem me vendasit epirote. Ka shume mundesi qe helenet e kolonive ta kene kuptuar te paret pengesen sociale qe u sillte bota e relacioneve me epirotet). Aq me teper ardhja ne skenen historike te gadishullit te botes romake ka ndryshuar jo vetem marredheniet heleno-epirote, por rikthimin e ketyre te fundit ne gjendjen autoktone dhe lenien e tyre ne nje gjendje primitive ku i gjen bota bizantine, kryqezatat dhe politika otomane.
Edhe ne kete pike profesori yne ka nje pikepamje pak si me ndryshe, qe perseri nuk argumentohet dot duke marre per baze vetem faktorin gjuhe. Sipas tij: “Nuk mund te mohohet se pas shekullit IV p.e.s Epiri u ndodh para nje presioni te thelle helenizimi. Percuesit e tij qene ne vecanti kolonite helene, dhe ne pergjithesi kultura e perpunuar greke, te cilat bashkarisht leshonin rrezatime mbi popullsine ilire qe mbushte hinterlandin epirot. Pasoje e ketij fenomeni ishte edhe perhapja e gjuhes greqisht ne Epir. Por kurrsesi nuk mund te pohohet se te gjithe banoret ilire u helenizuan. Ne kete mes eshte spekulluar shume me njoftimin qe na jep Straboni (VII, f. 326) se ne treven midis Maqedonise dhe Detit Jon kishte ne Epir banore dy gjuhesh (diglose, bilinge).” (Kristo Frasheri ne artikullin: “Shtremberime te historise se Epirit nga Akademia e Athines”, pjesa e trete, botuar ne Gazeta Shqiptare, e hene, dt 15 gusht 2011). Por profesori yne ketu ka nje lapsus, qe natyrisht nuk eshte faji i tij, por i gjithe shkences se historise qe nuk ka qene e afte te raportoje ndikimet reciproke te relatoreve me ndryshueshmeri zhvillimi. Pastaj ndikimi i kolonive helene mbi Epirin nuk fillon ne shekullin e IV Para Kri., por shume me heret: te pakten data e themelimit te Durresit te lashte eshte veper e koloneve helene. Por kam frike se edhe themelet me te pare te Kalase Rozafat duhet t’ja dedikojme botes helene, ne mos qofshin pellazge, dmth parahelene. Vete keshtjella ne qytetin e Lisit ka si autor te pare sundimtarin e Kerkyres dhe nuk eshte e drejte qe t’i fshihet lexuesit shqiptar ky fakt , por spekullohet me fillimet e qytetit antik (kam parasysh artikullin: Keshtjella e Lezhes ne Fjalorin e ri Enciklopedik  Shqiptar, vell. 2, f. 1485-1486). Ka qene detyra e akademikut tone te argumentonte se kush ishte shkeputur me perpara ne kohe: epirotet nga iliret  apo helenet nga parahelenet, me ane te se ciles do t’i jepte dermen pikepamjes greke mbi karakterin helen te epiroteve. Kjo nuk mund te zgjidhet me metodikat ekzistuese, por duhet vene ne dukje se literatura e vjeter pa asnje lloj argumenti pranojne njekohesisht si Maqedonine ashtu dhe Epirin si dhe nje siperfaqe toke pa kufij konkrete te njehsuar me Heladen. Ketu fshihet i gjithe misteri i gadishullit Ilirik pergjate mijevjecarit te pare Para Krishtit dhe shkenca shqiptare e te gjitha koherave nuk e ka thene akoma fjalen e saj, per paaftesi apo per botekuptim eshte nje ceshtje qe i takonte profesorit tone.
Te dhenat mbi familjen epirote i kemi marre nga vepra e Nikëlls Hamond (1907-2001), Epiri, 1930-1970 (Tirane, 2004). Ketij autori kam pasur rast t’i njoh vepren me 1972, atehere kur u mbajt Kuvendi i Pare i Studimeve ilir (15 – 20 shtator), ku mbajti kumtesen “Varrimi me tuma ne Shqipëri dhe problemet e etnogjenezës (Kuvendi i I-rë i Studimeve Ilire, vëll. II, f. 153-161). Konkluzionet e tij perkojne me materialin argumentues te gjenezes se shqiptareve te sotem, sipas pikepamjes te kontinumit kohor-hapsinor. Autori pranon se me 1914 ne pergjithesi shqiptaret gjendeshin ne rendin e shoqerise fisnore (f. 26). Dhe kjo eshte pika me kryesore nga duhet te filloje argumentimi i gjenezes biologjike dhe gjuhes se popullit shqiptar, por qe anashkalohet me shume marifet pa i kuptuar pasojen. Kur koloneli Lik pati vizituar Himaren me 1805 ai pati kostatuar se familjet vendase ishin te organizuara sipas familjeve te grupeve fisnore, dhe se emri i nje nengrupi te madh quhej “Fratria”(f. 28). Sipas autorit sistemi i familjes ka mbetur i pacenuar dhe paralelizohet me ekzistencen e saj ne Greqine antike (f. 34). Por kjo nuk do te thote se himariotet e asaj kohe rrjedhin nga Greqia antike, por kjo do te thote se forma e zhvillimit te familjes eshte unike ne te gjithe popujt dhe gjitheshka eshte ne varesi te shpejtesise se zhvillimit social te banoreve; prapambetja e familjes himariote ne raport me familjen greke pergjate shekullit te XIX-te dhe ngjasimi me formen e familjes se Greqise se koherave heroike tregon menyren dhe formen e ndikimit te botes helene mbi boten epirote, pasoje e se ciles eshte pershpejtimi qe bota arbereshe ka marre nga bota paragreke e mesjetes, se bashku me te gjithe relatoret rastesore per arbereshet, dhe eshte treguesi i frenimit te zhvillimit te shoqerise paragreke dhe aresyen perse bota helene nuk rilindi ne formen e botes greke. Greket e sotem nuk e kuptojne sa prapambetja e tyre shoqerore ne raport me helenet e lavdishem qendron pikerisht tek banoret e trojeve qe ata pretendojne se jane te tyret dhe jane keta banore qe mund ta shkaterrojne te gjithe Greqine e sotme pa asnje lloj dhune, por vetem me ane te relacioneve te thjeshta ekonomike. Procesi ne fjale fsheh pikerisht prapambetjen historike te grekeve te sotem, por dhe paaftesine totale te shkences shqiptare per t’ju kundervene kesaj politike ne menyre shkencore. Dhe faji per kete eshte i arsimimit te pjesmarresve ne diskutimet shkencore me shkencen e komunizmit enverist, te cilat ata e reflektojne me nje bindje te admirueshme besnikerie. Pastaj nuk e di a eshte e njejta popullate qe ka jetuar ne shekullin e XIX-te ne Himare ne raport me ate te para 3000 vjeteve kur dime se popullata e Himares  mbas shekullit te XV u largua drejt Apenineve dhe arbereshet e Veriut zbriten ne Himare pas atij shekulli e ne vazhdim.
Kjo e fundit dallohet edhe po te shihet problemi ne kuadrin e te drejtes zakonore shqiptare ne ato krahina kur po te kishte qene e lidhur me boten helene, nuk mund te prodhonte nje te drejt ligjore me arkaike se ligjet e Solonit, bile shume me arkaike. Me sa duket kjo nuk u ka vajtur ndermend politikaneve, por qe studiuesit shqiptare e kane permbledhur kete fakt duke perforcuar bindshem varesine e shqiptareve te sotem nga bota epirote. Keta te fundit nuk kane ngjasuar asnjehere me helenet dhe ne shekullin e XX-te Pas Kri., pasardhesit e tyre kane elemente te perbashket me pellazget, paraardhesit e heleneve. Sipas profesorit japonez “Kazuhiko Yamamoto, i cili ka bere hulumtime te posacme per problemet e etikes se Kodit zakonor (Kanunit) shqiptar ne planin krahasues, shpreh mendimin: “Edhe struktura etike e shoqerise homerike, e perbere nga besa, nderi, miku, gjaku, buka dhe hakmarrja, duket se i perket kategorise etike te nje shoqerie pa autoritet shteteror, perfaqesuar me se miri nga struktura etike e Kanunit” (The etical structure of Kanun and cultural implications, perkthyer ne shqip nga dr Selahedin Velaj, f. 215, SHBA 2005)” (Prof. Dr. Ismet Elezi, Kanuni i Laberise, f. 9, Tirane, 2006). Qe te flasesh pas 3300 vjetesh per nje gjendje shoqerore te barabarte per dy pjese njerezish, njeri jetuar ne shek. XIII Para Kri. dhe tjetri jeton ne shek. XX Pas Kri. te jeni te sigurte qe ato nuk kane asnje lidhje midis tyre, por ajo qe i perbashkon ato eshte trajtimi kohor i ideve juridike mbi bazen e shpejtesise se zhvillimit social cka do te thote se ne sot jemi te afte te argumentojme se bartesit e Kanunit te Laberise kane ecur trashegueshem ne rrugen e paraheleneve pa u bere helene dhe pa pasur ndikim te drejteperdrejte nga keta te fundit. A nuk do te thote kjo se ndikimi i heleneve mbi epirotet ka qene vetem formal dhe parametri mundesi tjetersimi nuk ekziston? Ne do te shikojme ne nje studim me voluminoz (“Poligjeneze apo monogjeneze dhe mbi kete parim natyror gjeneza e popullit me te vjeter te Europes”, shih logoreci.com, www.hotig.info) se si masa e variacioneve te sasive se relacioneve universale ka vetem nje perfundim: ose mbijetim mbi bazen e domosdoshmerise historike, ose zhdukje nga arena historike e zhvillimit te shoqerise njerezore; – rruge te mesme nuk ka. E thene me fjale te tjera “paradoksi i kohes” ose ndryshon kodin shoqeror, dmth shpejtesine e zhvillimit, ose eleminon strukturen sociale. Ky eshte perfundimi i pretendimit politik te analizes se marredhenieve heleno – epirote. Te vetequajturit historiane te mos mundohen kot ne nxjerrjen e perfundimeve te asaj qe ka ndodhur perpara mijera vjeteve jo vetem pse do te arrijne ne perfundime te gabuara, por mbi te gjitha do t’i tregojne njerezimit qe e ashtequajtura shkence e historise eshte suprimim i mendimit politik mbi mendimin shkencor, dmth eshte refleksion i dhunes politike. Te pakten shkolla britanike, me ane te Nikëlls Hamond-it e pertej tij, e ka perligjur kete praktike dhe kete paaftesi.
Perfundimisht relacionet heleno – epirote nderpriten nga veprimtaria politike e botes romake, bizantine, otomane dhe keto relacione kalojne ne relacionet heleno – arbereshe (shek. V – shek XVI Pas Kri.), te transformuara ne heleno – arvanitase, dhe greko – shqiptare (shek. XVII – shek. XX Pas Kri.).

Relacionet politike greko-shqiptare (shek XVII – shek XX Pas Kri.)

Nuk e besoj se ka cudi me te madhe ne historine e popullit shqiptar menyra se si eshte krijuar inteligjenca popullore dhe se si ka kaluar kjo inteligjence nga pozitat e antishqiptarizmit ne internacionalizmin proletar e pastaj ne promotore te ceshtjes shqiptare duke pasur ne themel te saj krimin antishqiptar. Behet fjale per vitet 1943 – 1948, pastaj per vitet 1956 – 1982 dhe, ne fund, per vitet 1992 – 2011. Te tre keto periudha, ne funksion te temes sone, perbejne  cudine me te madhe te historise se popullit tone duke argumentuar se karakteri mercenar (keshtu u pat shprehur nje filozof i njohur mbi karakterin e popullit tone ne mesin e shekullit te XIX-te) nuk eshte karakteristike e popullit tone, por e politikaneve qe e drejtojne ate. Fill mbas permbysjes formale te politikes shqiptare, me 1991, lindi nje letersi politike ne fushen e marredhenieve greko – shqiptare ku dallohej nje antigreqizem shoqeror dhe nje procamerizem hipokrit.
Relacionet e mesiperme kane pasur jo vetem njeanshmeri nga ana e te pareve, por ato, ne funksion te popullit shqiptar, kane qene pjesore dhe te lidhura vetem me jugun e Epirit, qe korespondon me jugun e Shqiperise se ardheshme. Por relacionet politike greko-shqiptare kane pasur dhe dy suporte kryesore percaktuese per permasen e saj: politiken  afro 500 vjecare otomane (te filluar perpara vitit 1430) te lidhur me paragreket e arbereshet dhe reaksionin e Ali Pashes se Janines pergjate 20 vjeteve te pare te shekullit te XIX-te kundra Portes se Larte. Nuk mund te kuptohen relacionet politike te mesiperme pa keto dy suporte jo vetem ne drejtim te aplikimit kohor, pjesmarjes se njerezve ne to, por sidomos te pasojave te shfaqura pas formimit te shtetit te shqiptareve ne fillim te shekullit te XX-te.
Ne menyre te permbledhur eshte e pamundur te zbulohen sakte relacionet greko – shqiptare ne qofte se nuk nxjerrim nga bota e relacioneve universale ndikimet e ndersjellta otomano – paragreke dhe otomano – arbereshe (shek. XV – shek. XVIII) qe cojne ne lindjen e reaksionit greko – arvanitas kundra politikes otomane. Por pergjate ketyre shekujve ne kemi dhe shkakun e ndarjes se shqiptareve ne gege e toske edhe pse para 500 viteve ka qene e njejta popullate. Pikerisht ne diferencimet e marredhenieve pese shekullore te banoreve vendas me komshinjte qendron dhe shkaku i deferencimit gege-toske. Eshte nje perralle ndryshimi cilesor qe tosket kane kundrejt gegeve dhe produktet e tyre shoqerore ndryshojne cilesisht. Venia ne pah e ketyre produkteve, ekstremiteti i vetelavderimit te tyre  dhe lidhja krahasuese me produktet subjektive te paraheleneve te epokave heroike (kam parasysh librin e muzikologut akademik  Vasil  Tole “Pse qane kuajt e Akilit” “E qara me bote” dhe prejardhja e iso-polifonise popullore shqiptare, Tirane 2011) perben te gjithe thelbin e pretendimeve te te Marreve te madheshtise shqiptare dhe turpin intelektual te popullit shqiptar.
Pikerisht ngjarjet e ketyre pese shekujve kane percaktuar rigorozisht relacionet greko – shqiptare (ku dhe qendron shkaku kryesor i deferencimit gege-toske) ku politizimi i tyre eshte nje shtremberim banal i realitetit historik. Menyra se si bota paragreke u suportua me boten otomane eshte krejt e ndryshme nga marredheniet otomano – arbereshe jo vetem si karakter, por dhe si pasoje. Eshte kjo aresyeja qe konflikti otomano – grek mori pamjen e konfliktit islamiko – ortodoks dhe perse midis otomaneve dhe shqiptareve nuk ka pasur kurre konflikt te hapur, por cdo gje ka qene shprehje e reaksionit te individit politik shqiptar me kete perandori, qofshin Bushatllinjte e qofte Ali Pasha i Janines. E vetmja revolte popullore antiotomane, me pasoja politike, nga ana e pales shqiptare u shpreh ne kohen e revolucionit grek ku popullata ortodokse shqiptare u perzie me popullaten greke per te themeluar shtetin e grekeve per here te pare ne historine e tyre biologjiko-shoqerore cka duhet te tregoje se konfliktet perkatese nuk kane te njejtin suport zhvillues dhe reaksioni shqiptar ndaj pushtetit otoman ka qene i paperfillshem ne raport me ate grek dhe ne kete pike fillojne relacionet politike midis grekeve dhe shqiptareve. Zevendesimi i politikes se Ali Pashes se Janines nga ana e Portes se Larte pas 1822 do te sillte konfrontimin politik otomano-grek ku perfshirja e pales shqiptare nuk eshte nenkuptuar asnjehere si ekzistence, por si aplikim i dhunes se Islamit mbi ortodoksine greke. E gjitha kjo per mos ekzistence te shtetit te shqiptareve, qe e trasheguan konfliktin otomano-grek si pjese te ndergjegjes se tyre. Une pretendoj se ne kete pike e ka burimin i gjithe konflikti greko-shqiptar pas vendosjes se kufirit te aprovuar nga bashkesia europiane me Protokollin e Firences.
Relacionet greko-shqiptare ne fillimet e shekullit te XX-te do te kishin mbetur te pazbuluara pas gjithe atij represioni qe propoganda komuniste i kishte bere deshmitareve te ngjarjeve te viteve 1913-1914, 1944-1945, 1949. Por dikush guxoi dhe i shkroi Enver Hoxhes mbi manipulimet e historise per vitet 1913-1914 mbi marredheniet greko-shqiptare dhe perse oreksi grek vazhdonte te ishte i madh edhe pas Protokollit te Firences. Diktatori i futi djalin ne burg dhe Vasil Dilo, i vetmi deshmitar profesionist i atyre koherave, heshti formalisht. Pas 1946 u ul dhe shkroi per keto probleme te gjithe historine e Shqiperise se Jugut te shekullit XX-te, e cila ishte e pasqyruar ne shtypin e atyre viteve te largeta (Gazetat: “Konkordia” – “Omonia” dhe “Mbrojtja e Epirit” ne gjuhet greke, italiane dhe shqip) duke lene si deshmi te vetme punimet:
1-Ditari politik 1906
2-Ditari politik 1914
3-Italia dhe Shqiperia
4-Roli i Kishes Ortodokse ne ceshtjen kombetare shqiptare
5-Grekomani dhe grekomania
6-Protokolli i Korfuzit
7-Studim mbi cifliqet (monografi)
Ne kete menyre sot shqiptaret kane ne dore te vetmin burim historik te atyre ngjarjeve (1913-1914) qe kundershton menyren e politizimit te marredhenieve politike greko-shqiptare te bera nga propoganda antishqiptare e rendit komunist te Enver Hoxhes dhe pinjolleve te tij. Ne te vertete kjo perben te rene per te gjithe popullin shqiptar ne lidhje me marredhenit politike greko-shqiptare.
Menyra se si trajtohen marredheniet politike greko – shqiptare nga historiografia shqiptare duket ne rreshtat e meposhtem ku perzihet pasaktesia, mendjemadhesia kombetare, mosmiredashje per te kaluaren historike a thua se eshte faji i grekeve te sotem per prapambetjen e shqiptareve, dhe nje tendence antigreke. Sipas profesorit tone: “Endra e mekembjes se Bizantit mesjetar, sic dihet deshtoi. Madje historia e shtetit te ri grek eshte historia e deshtimeve te njepasnjeshme. Stambollin e humbi pergjithmone. Nga Azia e Vogel hoqi dore e turperuar nga disfata ushtarake. Thraken lindore nuk e prfshiu dot. Edhe Maqedonine veriore kaq te lakmuar prej saj nuk e shtiu dot ne dore. Gjithashtu ne aneksimin e Qipros deshtoi. Ne Epir siguroi vetem shkeputjen e gjysmes se saj jugore. Megjitheate , lakmite qe ka Athina nuk jane shuar. Ajo ka nevoje te domosdoshme per nje fitore. Per fitore ka me teper se kurdohere nevoje tani qe eshte e mbytur ne borxhe. E vetmja shprese per te korrur fitore i kane mbetur – nje fitore morale me Maqedonine per ta detyruar te ndryshoje emrin dhe nje fitore territoriale me Shqiperine per te shkeputur prej saj autonomine e “Vorio-Epirit”.” (Kristo Frasheri: Shtremberime te historise se Epirit nga Akademia e Athines, “Gazeta Shqiptare”, e merkure, dt 10 gusht 2011).
Te pakten ne shtypin e kohes (gazeta “Mbrojtja e Epirit”, nr 30, dt. 1 maj 1914 mbi Protokollin e Korfuzit; Shqiperia e Ilustruar 1927 mbi Protokollin e Firences) dhe punimet e Av.Dr. Vasil Dilo mbi Protokollin e Korfuzit rezulton se Greqia e ka pasur ne dore ta merrte te gjithe te ashtequajturin Epir, por pranoi me mire te merrte kater ishujt e Egjeut duke e lene territorin e pretenduar si Epir i Veriut per gjene me te thjeshte fare: banohej nga shqiptaret; keshtu qe nuk mund te konsiderohet deshtim mos marrja e Vorio-Epirit, problem ky i zgjidhur me Protokollin e Firences (1913). Pastaj per nje gje duhet te jemi te sigurte: Greqia politike eshte krejt e barabarte me Shqiperine politike ne menyren e formimit: te dy shtetet jane produkte te politikes europiane njera e fillim shekullit te XIX-te, ndersa tjetra e fillimshekullit te XX-te, e para si kunderveprim ndaj politikave otomane, ndersa e dyta si kunderveprim ndaj politikave greke dhe serbe. I them te gjitha keto per t’i treguar lexuesit se pretendimet territoriale te Greqise per Vorio-Epirin jane nje bllof politik dhe asgje me shume. Nuk do te pyetet ndonjehere Greqia, por as dhe Shqiperia, bile as Serbia, per kufijte midis tyre dhe me shtetet e tjera fqinje, ajo eshte puna e Europes dhe e SHBA-se. Ka kohe qe qarkullojne zera qe keto kufij do te ndryshojne, por se si nuk besoj se do t’i pyese njeri pretendentet qofte ne Greqi, qofte ne Shqiperi e qofte ne Serbi. Ka shume mundesi qe menyra e te shprehurit te akademikeve tane t’i sherbeje ketij qellimi. Ne thelbin e problemit po pergatitet popullata shqiptare per keto ndryshime si e vetmja menyre per t’ja arritur qellimit pa shume zhurme, por dhe si penguesja formale e kesaj politike, sepse vetem tani (pas 1992) shqiptaret po e ngrene zerin per territoret e grabitura nga Serbia, Mali i Zi, Maqedonia dhe Greqia ku popullata shqiptare eshte tjetersuar dhe transformohet me shpejtesi (eshte njesoj sikur te cohen lekurkuqte e mbetur dhe te pretendojne nga raca e bardhe per pervetesimin e kontinentit amerikan ne veri e ne jug). Ato shtete akoma nuk e kane marre vesh se proceset politike antishqiptare tani kane filluar ta japin rezultanten e kunderveprimit historik mbi veprimin politik. Vetem ne Serbi ky  kunderveprim eshte inekzistent pasi ne ate vend popullata ilire eshte asgjesuar fizikisht ne menyre absolute dhe ndikimi reciprok ka qene i perkohshem.
Konfliktet formale politike midis grekeve dhe shqiptareve duhet ta kene zanafillen ne menyren e lidhjeve te gjithseicilit me pushtetin otoman. Ne qofte se te paret kerkonin te hanin buke nga te dy krahet, shqiptaret e pane te aresyeshme te lidhen me Stambollin dhe mbi kete baze te realizonin qellimet e tyre politike, por qe e gjitha kjo rezultoi me suprimimin e individit mbi shoqerine shqiptare mbi c’baze lindi per here te pare politika e shqiptareve. Veprimtaria e Bushatllinjve ne Shkoder dhe e Ali Pashes ne Janine duhen konsideruar si shkendijat e para te politikes shqiptare kur kalohet nga rastesia (Gjergj Katsrioti) ne domosdoshmeri (Ismail Qemali), por dhe fillimin e konfliktit politik midis Greqise dhe krahinave te banuara nga shqiptaret duke bere nje kapercim serioz ne permasen e botes se relacioneve (nje lloj kendveshtrimi).
Keto lloj relacionesh e kane burimin ne kohen e formimit te shtetit Grek (1830), por ato jane te varura ne thelbin e tyre ne konfliktin ortodokso – islamik, sidomos pergjate shekullit te XIX. Interpretimi i ketyre marredhenieve ne varesi te mbrojtjes se popullates muslimane nga presioni ortodoks grek per keto krahina nuk ka vlera, pasi asnjehere popullata e Jugut ballkanik nuk eshte ndodhur perpara eleminimit fizik si ne rastin e Veriut nga presioni ortodoks sllav (ne Greqi eshte realizuar transformimi politik i arvanitasve ne greke). Perkundrazi zanafilla e konflikteve politike midis grekeve dhe shqiptareve e ka burimin ne politiken e Ali Pashes se Janines  kundrejt popullates ortodokse shqiptare (Sulit) mbi c’baze u realizuan levizjet e popullates nga te dy krahet ku suliotet u perzien ne ngjarjet e revolucionit grek dhe nje grup grekesh u vendosen ne tokat e banuara nga shqiptaret (ne Dropull te Gjirokaster dhe ne Narte te Vlores). Keto konflikte u mbarsen edhe pas 1912 dhe Greqia priti rastin per te pastruar territorin e saj nga shqiptaret qe nuk ju binden kthimit ne fene ortodokse greke (nje lloj tjeter kendveshtrimi).
Te dy keto kendveshtrime, te aferta midis tyre, pergatitin popullin shqiptar per politiken e re greko-shqiptare qe do te aplikohej ne fillim te shekullit te XX-te me lindjen e shtetit shqiptar ku nuk eshte e drejte te merret per baze vetem pretendimi i njerit relator. Kjo do te thote se pretendimet e te Marreve te madheshtise shqiptare e kalojne cakun e normalitetit njerezor. Raportet politike midis Greqise dhe Shqiperise kane nevoje te rishikohen ne planin teorik, sidomos pergjate shekullit te XX-te pasi kemi te bejme me tre grup ngjarjesh qe lidhen me te dy vendet ku asnjehere nuk eshte percaktuar sakt faji politik per masakrimet e shqiptareve dhe te komunisteve greke: masakrat e shqiptareve te Greqise 1913-1914, debimin e shqiptareve nga tokat ku banonin prej shekujsh ne Greqi me 1944-1945 dhe masakrimin e komunisteve greke me 1949 ne tokat e shqiptareve. Per te tre keto ngjarje informacioni ne Shqiperi ka qene tendencioz dhe e verteta kerkon shume mund te zbardhet, kur ne realitet kero ngjarje jane devijuar me qellim politik per te mbuluar veprimtarine antishqiptare te shtetit grek pergjate shekullit te XIX-te.  Nuk qe e rastit dalja ne drite e nje seri titujsh librash mbi marredheniet politike Greqi – Shqiperi, te cilat kerkojne te ndersejne popullin shqiptar kundra popullit grek, ose politiken e sotme shqiptare kundra historise dhe perfshirjen e saj ne politiken antigreke te nje segmenti te panjohur europian, ku perfshihen, te pakten:
- Blerina Namik Sadiku, Lindja e ceshtjes Came: 1820 – 1943, Tirane 2011.
- Foto Cici, Midis shqiptarise dhe grekesise, Tirane 2006.
- Filip Lico, Probleme te marredhenieve greko – shqiptare, Tirane 2009.
- Beqir Meta, Tensioni greko – shqiptar (1939 – 1949), Paqja e veshtire, Tirane 2004.
- Hasan Minga, Hilmi Saqe, Genocidi grek kunder Camerise vazhdon, Tirane 2006.
- Hilmi Saqe, Gjenocidi grek kundër Çamërisë dhe greqizimi i Shqiperise vazhdon,      Tirane 2010.
- Hajredin Isufi, Cameria, Tirane 2009.
- Dr. Sulejman Abazi, Cameria, Rikthimi tek lavdia e eterve te dikurshem, Tirane 2007.
- Ibrahim D. Hoxha, Cameria dhe Janina ne vitet 1912 – 1922, Tirane 1996.
- Fatos M. Rrapaj, Renkimet e Camerise, Tirane 1995.
- Mentor Nazarko, Lufta e fundit, pronat e shqiptareve ne Greqi, Tirane 2007.
- Tolke Xhillari, Problemi i ndergjegjes te Arvaniteve, Athine 1996.
- Vasil Kondis, Greqia dhe Shqiperia (1908 – 1914), Tirane 2007.
- Jakob  Philipp Fallmerayer, Elementi shqiptar në Greqi, Tirane 2003.
- Niko Stylo, Historia e shenjte e arvanitëve, Prishtine 2004.
Dhe nje seri librash mbi rishikimin e historise se Greqise se Vjeter e te Re qe kerkojne t’u imponojne shqiptareve ndryshimin e pikepamjeve mbi greket dhe helenet (ne kete lufte jane perfshire te Marret e madheshtise shqiptare, te cilet me veprimtarine e tyre ekstreme kerkojne qe shqiptaret te mos e mesojne te verteten ne asnje permase), si me poshte te pakten:
- Robert D. Kaplan, Greqia: Dashnorja e Perendimit, Gruaja e Lindjes, Tirane 2002.
- Arsim Spahiu, Pellazgët dhe ilirët në Greqinë e Vjetër, Tirane 2006.
- Aristidh Kola, Arvanitasit dhe prejardhja e grekëve, Tirane 2002.
- Fiqret Barbullushi, Akili, Odiseja…nuk ishin helenë, Tirane 2007.
- Fiqret Barbullushi, Akili dhe Agamemnoni, Tirane 2009.
- Gerold Dommermuth–Gudrich, Mitet me te famshme te lashtesise, Tirane 2006.
- George  G.M.James, Trashëgimi e vjedhur, Tirane 2009.
- Louis  Beonlew, Greqia përpara Grekëve, Tirane 2008.
- Mathieu  Aref, Mikenët =Pellazgët, Tirane 2008.
- Nikolaj Albertovic Kun, Mite dhe legjenda te Greqise se Lashte, Tirane 2000.
- N.A.Kun, Eposi i Greqisë së Lashte, Tirane 2003.
- N.A.Kun, Mitologjia Greke, Tirane 2005.
- Martin Bernal, Athina e zeze, Tirane 2009.
- Richard Clogg, Histori e permbledhur e Greqise, Tirane 2004.
Le t’i shohim te tre keto grup relatash politike sipas nje informacioni krejt tjeter per tjeter dhe lexuesi te nxjerre vete konkluzione.
1 – Per ngjarjet e vitit 1913 – 1914 informacioni  ka qene fund e krye politik dhe kerkush nuk ka guxuar te paraqese nje realitet te kundert me ate te servirur nga diktatori. Forumistet ne kete drejtim mashtrojne popullin shqiptar kur pretendojne se kundrejt Greqise fqinje nuk ka pasur kurrfare urrejtje te ushqyer nga politika komuniste. Ata nuk e kane lexuar Historine e Shqiperise, prodhim i Universitetit te Tiranes me 1965, pasi ne te kundert do te e dinin se “Autoret e Historise se Shqiperise shqyrtojne shkurtimisht marredheniet greko – shqiptare dhe duket se kane paragjykime ndaj grekeve. Ata i paraqesin greket si agresore ndaj nacionalisteve shqiptare dhe sikur ndjekin nje politike armiqesore ndaj shqiptareve” (Vasil Kondis, Greqia dhe Shqiperia 1908 – 1914, f. 7, Tirane 2007). Por autori i ketyre rreshtave nuk e di se tragjedia kulturore e popullit grek eshte e paracaktuar nga relacionet universale midis tyre dhe parashqiptareve duke rene ne nje kurth historik dhe duke perseritur ate qe kishin bere stergjysherit e tyre pellazge kur u relatuan me parailiret me ane te se ciles asfiksuan zhvillimin e forcave te tyre prodhuese (kjo eshte analoge me uljen e shpejtesise se zhvillimit shoqeror). Ne shekullin e XIX-te greket nuk e kuptuan se ndihma qe muaren nga popullata arvanitase  per formimin e shtetit te tyre ishte ne te njejten kohe dhe disheza e tyre sociale. Kjo kuptohet nga menyra se si eshte formuar shteti grek ne agimet e tij me te para, me 1830. Ka nje ngjashmeri esenciale menyra e formimit dhe garantimit te pavaresise se shtetit grek me menyren dhe garantimin e pavaresise se shtetit te shqiptareve. Ne qofte se per te parin garantonte Britania e Madhe, Franca dhe Rusia, per Shqiperine garantonin edhe Austro-Hungaria me Italine. A nuk perben ky fakt pranine e nje veshtiresie politike ne drejtim te ekzistences se shtetit te shqiptareve?
Ne thelbin e problemit cdo gje rrotullohet rreth prones private dhe ne kete pike shqiptaret e kishin davane te humbur jo per faj te politikave otomane apo greke, jo per faj te politikave europiane, por per faj te dinamikes se tyre shoqerore ku zhvillimi i tyre social nuk e kishte kaluar cakun e prones fisnore dhe greket luanin me shqiptaret si macja me miun. Kete gje as sot shqiptaret nuk e kuptojne, por pretendojne mbi pronat e cameve ne Greqi duke harruar se prona private nuk krijohet me ane te punes (krijimi i prones private me ane te punes eshte nje aspekt teorik, qe nuk lidhet me praktiken), por me ane te politikes dhe ky fenomen ne Europe kishte 2700 vjet qe kishte filluar ku grabitja politike qendronte ne themel te jetes se shteteve europiane. Per fatin e tyre te keq shqiptaret nuk dinin ta benin kete politikisht, por kufizoheshin vetem ne grabitjet individuale. Keshtu qe kur flasim per marredheniet politike greko – shqiptare duhet te kemi parasysh mundesine e aplikimin te politikave grabitqare te shtetit grek dhe pamundesine shoqerore te popullates shqiptare per te krijuar pronen private mbi token dhe mjetet e prodhimit. I gjithe konflikti politik Greqi – Shqiperi ne ato vite te largeta nuk perbehej nga elemente te barabarte dhe te kundert, cka do te thote se Greqia kishte paritetin metodik dhe politik kundrejt shqiptareve.
Vetem analiza e prones private, ne dinamiken e saj, ne territorin e banuar nga shqiptaret mund te tregoje sakte se deri ku shtrihen shqiptaret dhe cili ka qene roli i Turqise Otomane ne ate proces. Konflikti real midis islamizmit dhe ortodoksise pikerisht ne kete pike shpertheu dhe nuk behej fjale per konfrontim te ideve fetare, por per thelbin me konkret: per pronen private mbi token. Ishte pikerisht Ali Pasha i Janines ai qe u a merrte token kujtdo dhe i ja jepte kujtdo dhe e gjitha kjo sepse ne Perandorine Otomane ishte e ndaluar pronesia private  mbi token. Rregullimi i pronesise perdoruese mbi token sipas 5 kategorive favorizonte institucionet fetare (kategoria e trete) dhe jo individin, i cili me se shumti e kishte ne perdorim duke paguar haracin e fitimit nga ajo (kategoria e katert dhe e peste) (Av. Vasil K. Dilo, Studim mbi Cifliqet (monografi), botuar ne fletoren  “Konkordia” – “Omonia”, Nr 208-255, dt 2 – 15 prill 1919, greqisht, por dhe doreshkrim ne gjuhen shqipe, f. 4-6, prone e familjes Dilo). Zhvillimi permbylles i pushtetit otoman solli domosdoshmerisht ndryshimin e legjislacionit mbi cbaze lindi levizja nen emrin e Reformave te Tanzimatit (3 nendor 1839). Por kjo nuk ishte nje levizje thjeshte otomane, pasi ishin greket ata qe pretendonin te shkepusnin te gjithe besimtaret e fese se tyre nga pushteti turk dhe ne kete menyre shpalosen platformen e Magali Idese (Greqine e Madhe). Ne kete menyre nga konflikti Turqi – Rusi perfituan greket, te cilet me ane te bandave guerile pushtuan  Thesaline dhe Epirin (ne te vertete duhet nenvizuar si Epiri i Jugut) duke shkaktuar nderprerjen e marredhenieve me Turqine (1854) (Vasil Kondi, Greqia dhe Shqiperia 1908-1914, f. 11-15) dhe fillimin e konfliktit midis Turqise Otomane te vdekur dhe nje shteti anarshist e grabitqar me nje te kaluar te lavdishme, por qe tashme e kishin humbur shkelqimin e dikurshem duke akuzuar sundimin mbi 400 vjecar otoman per kete gjendje. Ne te vertete ne gjendjen e kalimit nga bota helene ne ate greke jashte te gjithe parametrave sociale te dikurshem fajtore nuk ishte Perandoria Otomane, por grykesia e klases greke te pronareve te tokave, e cila perfitoi nga ligji i ri i tokave te vitit 1858. Kjo gje sot sjell domosdoshmerisht rishikimin e problemit, pasi pronaret e tokave te shtetit te ri grek ndeshen me pronaret fisnore te tokave te cilet nuk jane greke, por shqiptare dhe ne kete menyre argumetojne se shteti grek i 1830 permbledhte popullata me cilesi te ndryshme zhvillimi, bashkesia e te cilave nuk mund te krijoje dot nje unitet zhvillimi pa aplikimin e dhunes politike me permasa ekstreme ne dem te njerit cilesor. Ishte veprimtaria e presidentit grek te zgjedhur nga asambleja e  Toezenes (1927), i cili “u perpoq gjithashtu te vinte ne vije edhe ceshtjen e “tokave kombetare”, te pronave qe kishin mbetur te lira nga turqit e larguar. Kapodistriasi shpresonte se pronaret fshatare do te formonin shtyllen kurrizore te qendrueshme te shtetit te ri, mirepo ndeshi ne kundershtimin e lidereve ushtarake dhe te parise se Peloponezit qe ishin te vendosur per te siguruar nje pjese sa me te madhe te mundeshme nga tokat e lira” (Richard Clogg, Histori e permbledhur e Greqise, f. 44, 45). Ketu e ka burimin pastrimi etnik grek kundra popullates shqiptare muslimane pergjate shekullit te XX-te dhe ate qe shqiptaret e sotem nuk e dine, por e marrin me mend sipas nje informacioni politik antishqiptar. Dhe ky fakt perben thelbin e problemit Cam ne Greqine e sotme.
Ne kete kuader zhvillimi bota shqiptare e Epirit te Jugut jo vetem qe ishte krejtesisht pasive, por ajo, per hir te ekzistences, ishte e detyruar te mbeshtetej diku per te mbrojtur interesat e saja tradicionale duke kundershtuar politiken centralizuese te Portes se Larte dhe ne kete menyre u nda dukshem ne dy pjese, e cila e filloi veprimtarine e vet vetem pasi u shpall shteti i shqiptareve, por qe duket ne aparence si aleat i popullit grek (kjo e fundit fillon me luften e Ali Pashes se Janines kundra popullates suliote jo per hir te ceshtjes shqiptare, por per hir te karakterit banditesk te pashait shqiptar). E gjitha kjo konsiderohet si levizja vorioepirote e 1913-es kundra KNK dhe jo kundra qeverise se Ismail Qemal Vlores. Te pakten kete interpretim na ben avokati yne per ato ngjarje (Av. Dr. Vasil K. Dilo, Protokolli i Korfuzit, doreshkrim, pasqyruar edhe ne artikullin “Protokolli i Korfuzit”, publikuar ne albanovaonline.com, logoreci.com, www.hotig.info).
Eshte kjo aresyeja historike e konfliktit politik midis Greqise dhe Shqiperise qe ndoqi te gjithe rrugen e shekullit te XX-te ku pala shqiptare ishte, eshte dhe do te jete kurdohere pasive, kur pala greke mundohet me te gjitha menyrat ta fshehe dhe tjetersoje problemin sipas interesave te saja politike. E keqja e kesaj pune qendron ne mos dijen e problemit nga ana e shqiptareve dhe detyrimisht kerkesat e sotme politike nga ana e tyre eshte e sfazuar nga thelbi i problemit.
2 – Aplikimi i dhunes kundra shqiptareve te Camerise me 1944 – 1945 u justifikua me luften kundra nazizmit pasi keta shqiptare u akuzuan si bashkepunetore formale te tij. Ne te vertete ngjarja nuk ka qene krejt ashtu sic i propogandua ne faqet e shtypit te asaj kohe (gazeta “Bashkimi” 1945-1946). Paralel me propoganden gazetareske zyrtare ne ato kohera u botua dhe nje broshure me titull “Neofashistet greke cpifin dhe provokojne” (citate), Tirane 1946, te autorit Kristaq Misha ku permblidhet e gjithe politika perkrahese europiane e ballkanike ndaj veprimeve te shtetit komunist para dhe pas 1944-es. Banoret e perzene nga tokat e tyre rrefejne per nje anglez qe i ka numeruar koke per koke, si bagetia, ne Qafe Bote dhe shifra 18.200 shqiptare te Camerise, qe ka filluar te qarkulloje goje me goje, eshte me burim britanik dhe nuk dihet sa e sakte eshte. Analiza e “Masakres se Tivarit” (per kete shih albanovaonline.com, logoreci.com. www.hotig.info) tregoi se lufta kundra shqiptareve ne ato kohera kishte karakter politik dhe gjitheshka lidhej me progjermanizmin e tyre patriotik. Po sikur midis qeverise greke dhe asaj shqiptare, me ndermjetesine e Britanise se Madhe, te kete pasur nje marreveshje te fshehte mbi largimin e nje pjese te shqiptareve me banim ne Camerine shqiptare te Greqise drejt Shqiperise? Si do ta ndjenin veten shqiptaret  “atdhetare” kundrejte kesaj “hipoteze”? A e dine valle shqiptaret e mijevjecarit te trete se ky eshte pretendimi grek dhe gjitheshka eshte bere brendas normave te se drejtes nderkombetare? A e dine valle shqiptaret e mijevjecarit te trete, te fryre nga nje ndjenje politike antigreke, se qeveria komuniste e Enver Hoxhes eshte po aq fajtore sa qeveria greke ne debimin e shqiptareve te Camerise nga tokat e tyre pergjate viteve 1944-1945? A e dine valle shqiptaret e mijevjecarit te ri se loja politike qe luhet sot me kujtimin e gjakut te Camerise nuk eshte ne karakterin e shqiptareve te lashte me dinjitet njerezor? Mesojeni njehere e mire se cdo gje antishqiptare e ndodhur ne Bote nga viti 1943  e deri me sot ka doren paramenduese te komunizmit enverist ne te gjithe permasen qe ta merr mendja e njeriut dhe nuk eshte Bota fajtore ne asnje pike, por jemi ne shqiptaret qe nuk dime te luftojme per te drejtat tona, pasi kemi braktisur historine e te pareve tone duke u lidhur me armiqte biologjike te popullit shqiptar. Forumistet bejne mire te mesojne te verteten pastaj le te revoltohen me historine shoqerore te popullit shqiptar pasi i kane te gjitha mundesite te nxjerrin qimen nga qulli. Ne thelbin e problemit per genocidin antishqiptar te atyre viteve qendron i njejti shkak si ai i viteve 1913 – 1914 dhe autori i luftes se fundit ben mire te gjeje dokumentat e pronesise se tokave te cameve dhe jo te bektashinjve pasi ne kete rast e lidh pronesine mbi token me ligjet e Perandorise Otomane e cila eshte e perenduar (kam parasysh punimin e Mentor Nazarkos: Lufta e fundit, pronat e shqiptareve ne Greqi, Tirane 2007, kendveshtrimi i se ciles eshte kundra problemit cam ne thelbin e vet).
Problemi nuk duhet te shtrohet asnjehere ne kuadrin e Camerise, por te popullates shqiptare qe ndodhej brenda kufijve shteterore greke te 1830 e ketej, problem i cili sfumohet ne menyre shume djallezore duke i dhene prioritet tokave te popullates shqiptare te Camerise dhe ne kete pike qendron hipokrizia ndaj ceshtjes came. Vini re se si trajtohet problemi i pronave bujqesore ne zonat e banuara nga shqiptaret dhe te pretenduara nga greket, ne funksion te botes se relacioneve universale, nga nje deshmitar profesionist ne fushen e jurisprudences dhe gazetarise ne vitet 1890 – 1945 (ndoshta i vetmi deshmitar i ketij lloji nga pala shqiptare):
“Gjate gjithe kohes, qe dhe Grekerit, si te kreshtere, ishnin Rajej e Musullmanit, s’kishnin c’t’u benin vecse shterviteshin per kryengritje, C’u be, pas si fituan te formojne shtet te vedin e te lire, per regullimin e rellasioneve te sunduesave me te sunduarit, nuk e dime; Por dime c’u be pas si u aneksua ne Greqie Thesalia (Mullalleku) ku gjendeshin shume cifliqe te musullmaneve. Keto nuk i konfiskoi por beri hesap qe: per cifcine c’fare kuptimi do te kishte lerim i tij nga zgjedh e Turkut, sikur te mos e gezonte dhe aq vete mundimet qe bente per te tjere?
Prandaja vendosi qe te bente cmos e t’i shperblente ciflik sakibite ne dobi te cifcivet, te cilet cmimin do te paguanin me keste te garantuara prej shtetit.
Nga kjo trembesh dhe Agai me Bejne shqiptar. Se c’t’a bejnin cmimin me keste qe do t’i caktonesh ne proporsion me ate te se tretes,kurqe ky dhe te dhjeten, qe blente nga shteti, e bente te trete me gjithe qe i demtuari mundesh edhe te ankohesh kuntra tij, e jo si ciflik sakibi ose si subash qe ish i zoti  te treten t’a dyfishonte, po te guxonte cifci – ziu te bente ze; se nuk i kushtonte gje qe dhe t’e cdukte me se fundi, tue qenur i sigurte se s’kishte ndonje frike qe te kapesh dhe te denohesh! Dhe s’ishnin keto vetem, qe do t’i humbiste Beu dhe Agai shqipetar; Te treten e miserit e ndante ne token ne token e cila e prodhoi; Por mos do t’e mbante ay vete ose me shpenzimet e veta? Shendoshe cifciu, i cili nuk do t’i a mbarte vetem ne kocek por dhe do t’ia zhvishte dhe do t’ia varte c’ish per per t’u varur dhe di t’ia ckoqiste dhe do t’ia nderte qe te mos i ndizesh dhe t’i prishej. Por me kaqe vetem si te kenaqesh Agai dhe Beu! I donin gati per cdo sherbim dhe ne Pashke. nuk i u mungonin vet’e kuqe edhe qingji, dhe ne cdo fest gazmore, por pse jo dhe ne ato fristoret, kryesi’e sofres ruhesh per Agane ose Bejne dhe Subashin e tij. Grur nuk lejonesh te mbillte cifciu; Se token e perdorte si kullote dimerore i zot’i i ciflikut. Por posei shpetonte pa paguar te treten edhe per kopshtera dhe per peme  dhe per pjergulla (se vreshti ishte i mallkuar fetarisht)? Agai duaj qe edhe te hante e te pinte ne kurriz te cifciut se per ndryshe keto ay duhesh t’i furnizonte posacerisht nga Tregu!
Por per te gjitha munt te benesh dicka; por ajo qe s’duronesh ishte barazia e rajase me Agane dhe me Bejne!
Gjith – keto do te cdukeshin sapo sundues te ishte greku; se kyj, pamvaresisht nga pengimet qe i paraqiste statuti dhe pavaresia e Drejtesise, kishte dhe ay vete interesin politik te mos  dukesh prapanik dhe barbar e fanatik fetarisht, deri sa qe Rregjimi i tij ishte Parllamentar e mburonte fuqi e votes dhe liri e shtypit dhe privilizhet e tij, te cilat kufij kishin vetem dispozitate Kodit Penal.
Nga keto gjithe rrithte urrejtia e terbuar e shumices dermuese e musullmaneve te Shqiperise kontra Greqise, si shtet sundues. Keto i presin pa tjeter dhe nga cdo tjeter Evropian; por ato i qeshte mendja  se nuk do t’i rasnin askur; se tu huajt, si per shembell Italianet, nuk i lidhte gje me Ortodokset e Shqiperise, as gjak, as fe. As zakone as rellasione ikonomike; per kundrazi; fakti qe ortodokset askur nuk do te preferonin Italine katolike nga Greqia, me te cilen nje shumice dermuese pat harritur deri sa te besonin se s’ishin gje tjeter pervec Greker te shqiptarizuar, i kishin bindur ata se ortodokset e Shqiperise nuk do t’i benin askur me vete sa qe t’i pranonin si sundues, pra nuk i mbetesh tjeter pervec elementit musullman dhe ketyre duhesh t’i u ferkonte koken deri sa t’i i drithte xverkun dhe t’i shtronte nen rroten e mullirit!
Keto gjithe na bejne neve te vjeterit te oreferojme – perkohesisht – bashkimin me Greqine, deri sa te piqemi politikisht qe te dy palet dhe te benim atehere tone edhe shtet, forme te cilen – sashte turp ta pranojme se s’e ka pasur kurre; se asnje popull nuk ka lindur  i organizuar ne shtet, ne kuptimin politik te tine; dhe lavdi Zotit, jeta e Diellit nga mvaret dhe ajo e Pllanetit tone do te vazhdoje jo mijera por miliona vjet (nuk e di se si ka arritur ne kete perfundim avokati yne, por fraza e fundit eshte ne perputhje te plote me perfundimet e raportit kohor-hapsinor dhe eshte e lidhur me shpejtesine e zhvillimit shoqeror duke arritur ne nje perfundim sa materialist aq dhe te sakte, GH)!
E thame dhe e perserisim fjalen perkohesisht; se jemi ma se te bindur se deri nuk na asimiloi dot elinizmi gjate gjithe kohes kur nevet i kishnim te mbyllur syte, me gjithe mjetet terheqese dhe te kenaqeshme nga cdo pikepamje qe aspironte, s’ka se si te na ndryshoje natyren tash qe lindi dhe nder nevet mikrob’ i kombesive – sic e shef dhe ajo vete dhe ferkon syte se si nga fara Elinike qe ay mbillte me te dy grushtet mbiu gjembi i shqipetarizmit. Koha do t’e detyroje qe te nderroje mendje dhe te ne beje miq dhe shoke me te njijtat te drejta dhe me rispekt te plote kundrejt deshirave tona, qe te mos mbytemi neper ngjire te Popujve te mbedhenj e te panjofur, por te formojme edhe nevet shtet me identitet te vecante, si gjithe Bota.” (Av. Dr. Vasil Dilo, “Grekomani dhe Grekomania”, f. 16-21, doreshkrim dhe jepet sipas origjinalit, prone e familjes Dilo)
Problemi i Camerise nuk eshte ashtu sic e paraqet politika dhe gazetaria shqiptare e mijevjecarit te ri, por ajo fillimisht eshte e lidhur historikisht me marredheniet otomane – shqiptare dhe otomane greke dhe pastaj me marredheniet politike greko – shqiptare ku popullata came eshte nje pike ne uje ne raport me popullaten arvanitase qe vegjeton ne brendesi te popullit grek madhesia e se ciles mund te jete dhe gjysma e se teres. Por e gjitha kjo eshte e afte te na argumentoje se debimi i shqiptareve te Camerise nga territori grek nuk eshte veper e izoluar e politikes greke, por shume me tej ku pala shqiptare nuk mund te kishte me teper se rolin e mashes ne ate ngjarje. Mbetet per te zbuluar doren, e cila bie ne sy me ngjarjet e mepastajme.    qiptare
3 –  Marredheniet politike greko – shqiptare te vitit 1949 kane brenda nje ngjarje, qe fsheh shume politika, shume filozofi, por mbi te gjitha sekretin e komunizmit  shqiptar, dmth ne favor te kujt ka punuar ai pergjate gjithe jetes se vet, gje e cila ka percaktuar dhe permasen e marredhenive politike midis Shqiperise dhe Greqise pas 1945. Fjala behet per ate qe quhet “Provokacionet e Gushtit 1949”, i cili dhe gjendet ne Fjalorin Enciklopedik  Shqiptar (1985, 2009) me kete permbajtje:
“Sulme provokuese qe ndermoren monarkofashistet greke kunder RP te Shqiperise, ne kohen kur ne Greqi zhvillohej lufta civile, nen preteksin se gjoja Shqiperia u jepte ndihma forcave demokratike greke. Me 2 gusht 1949 ne oren 500 tri batalione greke te mbeshtetura nga artileria dhe aviacioni sulmuan befasisht territorin e Republikes Popullore te Shqiperise ne sektorin e Boshigradit, piramidat 54-55 me nje front prej 700-800 metra gjeresi, hyne rreth 300-400 metra ne thellesi te tokes shqiptare dhe qelluan me artleri fshatin Vihodove (keshtu eshte e shkruajtur ne librin enciklopedik, GH), ku posta e kufirit beri nje qendrese heroike (shih: Posta e Vidohoves). Pas 5 ore luftimesh te ashpra, forcat e kufirit  te Republikes Popullore te Shqiperise zmbrapsen armikun deri ne kufij dhe rivendosen gjendjen e meparshme. Forcat monarkofashiste greke vazhduan provokacionet ushtarake kunder vendit tone gjate gjithe muajit gusht deri me 5 shtator 1949 ne sektorin e Bozhigradit, Leskovikut, Bilishtit, Kapshtices, Konispolit etj., duke shkaktuar mjaft deme ne njerez e materiale, por sulmet e tyre u zmbrapsen gjithnje nga forcat shqiptare te kufirit dhe pesuan deshtim te plote.”
I gjithe ky informacion ka mangut problemin e emigranteve greke qe u deportuan ne Shqiperi e prej ketej ne vendet e ashtequajtura te Demokracise Popullore dhe Bashkimin Sovietik. Fjala behej per komunistet greke midis te cileve kishte shume shqiptare te Greqise, te cilet u akomoduan ne vendin ame.  Flitet per 80.000 komuniste greke te derguar ne Bashkimin Sovietik, 10.000 ne vendet e tjera komuniste te Europes, 10.000 te qendruar ne Shqiperi per te cilet  dihesh qe ishin shqiptare te Camerise, por pak si nen ze flitet edhe per 25.000 komuniste greke te vrare jashte kufijve shteterore greke. Mos valle pala shqiptare ka pak pergjegjesi per keta te fundit dhe per te mbuluar kete krim u perdor ngjarja sipas termit “Provokacionet e Gushtit 1949”? Kjo eshte nje enigme qe gjithsesi e ka nje perfundim: qeveria komuniste shqiptare ka ndihmuar ne pastrimin e Greqise nga komunizmi dhe ne largimin e shqiptareve te fundit te Camerise, te cilet kerkonin te ruanin identitetin e tyre kombetar fare hapur.
Ne kete menyre konflikti politik  greko – shqiptar ka nga njera ane nje shtet qe kerkon te zmadhohet ne kurriz te asaj qe eshte ndryshe nga vetvetja (ne realitet kjo eshte vetvrasje shoqerore nga pikepamja kohore-hapsinore) dhe, nga ana tjeter, nje popull qe pretendon se faktori kohe percakton permasen e jetes se tij politike pa pasur kurre shtet ne jeten e tij (popull i cili nuk e ka kuptuar rolin e historise ne jeten shoqerore te tij).
Dhe tani i rikthehemi oponences se Dariusit.
Duke pare emrin e vertete te Dariusit ne disa botime, qe perbejne hapin e pare te propogandes se te Marreve te madheshtise shqiptare, kam arritur ne perfundimin se ai jo vetem qe nuk i perket kesaj fushe, por me ane te tij nje segment i caktuar i aparatit gjigand te komunizmit kriminal po provokon studiuesit antikomuniste qe i perkasin ketyre temave duke krijuar alibine e nje lidhje te mundeshme midis pellazgeve, ilireve dhe heleneve me ane te se ciles duan te shpetojne dinjitetin kulturor te popullit te sotem grek, kur, nga ana tjeter, me ane te politikes e asgjesojne kete dinjitet. Te Marret e madheshtise shqiptare as qe ja kane haberin perfundimit se ku te con rruga e filluar nga lidhja hipotetike pellazgo – ilire, por perfundimi eshte i qarte: me cdo kusht dhe cdo cmim duan te cveresojne karakterin europian te popullit shqiptar te imponuar nga veprimtaria disa shekullore e Klerit Katolik Shqiptar ne bashkeveprim me shtetet e zhvilluara europiane dhe te evidentojne karakterin progresiv, sipas tyre, te epokes komuniste ne zhvillimin shoqeror te Popullit Shqiptar duke krijuar nje lidhje te mundeshme midis  popullit grek dhe atij shqiptar pasi paraardhesit e tyre dikur kane qene te njehsuar ne nje popull te vetem (sipas autores Eva Brinja helenet jane ilire te zbritur ne Egje (“Antikiteti” , f. 3). Ja perse rezoluta e kongresit te drejteshkrimit te gjuhes shqipe (1972) ka genjyer Popullin Shqiptar me permbajtjen e saj kur pohonte se: “populli shqiptar ka tashme nje gjuhe letrare te njehsuar”, ndersa Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985) e ngre kete genjeshter ne katror kur shkruan se: “Kongresi mbylli periudhen kur gjuha letrare shqipe funksiononte ne dy a me shume variante dhe hapi nje peridhe te re, periudhen e nje gjuhe letrare te vetme, te njehsuar”. Te gjitha keto nuk jane te verteta ne asnje germe pasi te ashtequajturit variante te gjuhes letrare shqipe u eleminuan me Kongreset e Manastirit dhe te Elbasanit  (1908, 1909, 1910) dhe ata qe e bene kete pune ishin ata qe i dhane fytyren europiane Popullit Shqiptar dhe formuan zanafillen perfundimtare te Popullit dhe Shtetit Shqiptar. Pikerisht per te fshehur kete fytyre dhe kete zanafille u mbajt kongresi i drejteshkrimit te gjuhes shqipe me ane te se ciles komunistet enveriste ligjeruan shtremberimin e historise qe kishin realizuar per 28 vjet me rradhe dhe tani po e ngrinin ne nivelin juridik te mashtrimit (per kete marrim si shembell emrin e qytetit te Gjirokastres, i cili perpara vitit 1945 quhej Gjinokaster, duke u nenkuptuar si nje subjekt te lidhur me emrin e Gjinit dhe keshtjellen; kurse pas 1945 qyteti filloi te quhej Gjirokaster, duke u nenkuptuar si nje subjekt te lidhur me Argjiron hipotetike). Ja perse po sherben sot veprimtaria e te Marreve te madheshtise shqiptare dhe perse nevrikosen e revoltohen disa forumista te rinj dhe te vjeter.
Aresyeja perse lidhet gjuha shqipe me gjuhen pellazge ka si nentekst dhe lidhjen gjenetike te ilireve me pellazget si e vetmja menyre per te paraqitur popullin ilir si popull te lavdishem qe i ka dhene njerezimit themelin e kultures, sepse vetem pas kesaj krijohet mundesia teorike, sipas pikepamjes se vjeter mbi metodikat historike te perdorura, qe bartesit e shkrimit dhe te librit perfaqesojne kulturen njerezore. Por kjo nuk eshte e vertete per dy aresye:
Se pari – Libri nuk eshte kulture dhe mos genjeni shqiptaret me dashurine per librin. Libri te con drejt kultures dhe eshte vete kulture kur lidhet me produktin shoqeror. Pa kete lidhje libri eshte nje keqedukator politik dhe shqiptaret e shekullit te XX-te e kane hequr ne kurriz pa i ditur psene. Ne historine e njerezimit vetem nje njeri ka qene i afte qe me ane te librit te prodhonte nje udheheqje te perafert pozitive per njerezimin dhe te ishte njeriu me i kulturuar i tij, ndoshta per te gjitha koherat; ai ishte Fridrih Hegeli i madh, dhe te tjeret duhet te maten mire kur ta kundershtojne apo te mbeshteten tek filozofi gjerman.
Se dyti – Popujt qe kane prodhuar shkrimin dhe kulturen njerezore jane popuj te rinj, kur populli shqiptar dhe paraardhesit e tij jane popuj enigmatisht te vjeter, disa milionavjecare. Koha e lindjes dhe hapsira shoqerore jane ne raporte te zhdrejta dhe me kete merr fund baza teorike e racizmit.
Ja perse personazhi i Diksit perpara padronit grek eshte i deshtuar, sepse dijet e Diksit jane dije burgjesh ne skllaveri, ndersa dijet e padronit grek jane dije pune ne liri dhe ndryshimi eshte cilesor duke treguar nivelin e ulet intelektual te Dariusit ne raport me pretendimet e tij antropomorfe (kjo eshte e pergjithshmja e te gjithe shqiptareve te epokes komuniste pa asnje perjashtim, duke qene fatkeqesia jone kombetare).
Une jam i sigurte se pasketaj studiuesit shqiptare te te gjithe fushave do te ndryshojne parametrat shkencore te dijeve te tyre per te mos krijuar rezonance me perfundimet qe dalin sipas metodikes se kontinumit kohor-hapsinor, pasi ne te kunderten duhet te deklarojne, me plot goje, deshtimin e punes se tyre ne fushen e shkences dhe te pranojne se kane mashtruar popullin shqiptar pergjate 45 viteve te diktatures duke qene pjestare te veprimtarise antishqiptare te komunizmit enverist. Me se paku rezulton qe ata te kene qene hajdute ligjore dhe manipulatore te jetes sociale te shqiptareve ne emer te progresit me ane te ideve komuniste.

Shenim: i gjithe ky artikull mbeshtetet ne nje studim shume me te gjere mbi parimin e lindjes se njeriut ne Toke dhe mbi kete parim argumentimi i gjenezez se Popullit Shqiptar (per kete shih: logoreci.com dhe www.hotig.info) dhe ne punimet e Av. Dr. Vasil Dilo-s me titujt e mesiperm.

Prespe – Tirane, Gusht-shtator 2011