73-Si e formatoi Historia Evropiano-Otomane shtetin politik te shqiptareve per 1300 vjet.

Pjesa e 3
                            Cfare ndodhi me 2012?
permbajtja
a) – Cfare u tha gabim nga padija intelektuale me 2012?
1-problemi i formimit te shtetit nder shqiptare dhe paraardhesve te tyre.
2-problemi i prejardhjes historike te shqiptareve.
b) – Cfare u tha gabim me dashje me 2012?
1-lista e delegateve ne Kuvendin e Vlores.
2-kryengritjet e armatosura te Popullit Shqiptar.
3-si ka qene forma e flamurit e dt. 28 Nentor 1912 ne doren e Ismail Qemalit.
4-fondet e qeverise se Vlores dhe roli ndihmes, ndoshta me kryesori, i nje personazhi te “zhdukur” nga historia.
c) – Cfare nuk u tha nga padija intelektuale me 2012?
1-roli i Selise se Shenjte ne ruajtjen e identitetit iliro-epirot te popullates autoktone te gadishullit Ballkanik.
2-uniteti i krahinave shqiptare nuk ka ekzistuar perpara 1912, por kane ekzistuar qeverite paralele.
3-zhvillimi i forcave ekonomiko-shoqerore te shqiptareve.
4-festimet e 25 vjetorit te Pavaresise.
d) – Cfare nuk u tha me dashje me 2012?
1-permbajtja e Kongresit te Tristes.
2-roli i Klerit Katolik Shqiptar ne arsimimin e shqiptareve.
3-roli i Klerit Katolik Shqiptar ne Pavaresine e Shqiperise.
e)  – Cfare nuk u be me 2012?
1-analiza historike e 100 vjetorit; mos botimi i kolanes se vepres te Ismail Qemalit.
2-zbulimi i subjektit qe e detyroi Popullin Shqiptar te mbetet evropian.
3-dhenia e statusit Hero i Kombit Klerit Katolik Shqiptar.
———————————-
Janari i 2012 shenoi fillimin e festimeve propogandistike te 100 vjetorit te themelimit te shtetit shqiptar edhe pse banoret e ketij shteti akoma edhe sot nuk e dine permasen reale te zhvillimit te tyre social dhe masen e perputhjes se ketij zhvillimi me shtetin klasor (teorikisht Shoqeria Njerezore nuk njeh forme tjeter te shtetit pervec shtetit klasor edhe pse forma me e pare e organizimit te Shoqerise Njerezore nuk ka pasur lidhje me klasat shoqerore; ato u krijuan pergjate rendit fisnor ne menyre instiktive dhe u konsideruan ligjore ne zhvillimin e Shoqerise Njerezore; por praktikisht kjo e fundit, ne shumicen e rasteve, njeh edhe nje forme tjeter shtetformimi dhe kjo i eshte mbajtur e fshehte shqiptareve). Na pelqen apo nuk na pelqen kjo dukuri Shoqeria Njerezore ka ecur sipas kesaj rruge, por duke e mbajtur te fshehte ekzistencen e politikes instiktive per mbijetese (ne realitet une e konsideroj politiken nje forme marredheniesh instiktive per te realizuar mbijetesen sociale pa prishur ekuilibrat e vendosur nga historia). Nen kete kendveshtrim duhet konstatuar hapsira sociale e formimit te shtetit nder shqiptare paralel me ekzistences e shtetit ne kontinentin europian; dmth eshte e pamundur teorikisht e praktikisht te kemi tendencen drejt shtetit te shoqerise parashqiptare (shume parashqiptare) jashte ekzistences se shtetit ne racen e bardhe duke filluar qe nga qytet-shtetet helene. Eshte mire qe studiuesit shqiptare perpara se te shkruajne dhe te teorizojne mbi formimin e shtetit nder shqiptare te mesojne formen klasike te formimit te shtetit, te pakten, ne kontinentin evropian. Eshte mire te mesohet se nga cfare ndertohet shteti perpara se ai te dale ne driten e historise dhe, pasi te kene mesuar te gjitha keto, te bejne ballafaqimet me dinamiken e shoqerise shqiptare dhe parashqiptare. Atehere ata do te zbulojne ligjin themelor te zhvillimit te Materies dhe te Shoqerise Njerezore, qe do te thote se do te zbulojne parametrin: Shpejtesi Zhvillimi. Ne fakt ky parameter permbys te gjithe pjesen hipotekore te shkences (dmth anen idealiste te saj) dhe nderton themelin me te pare te shkences materialiste. Vetem ne kete pike ne jemi te afte te ndertojme kritiken e pikepamjeve mbi shtetin shqiptar, qe perben thelbin e asaj qe ndodhi ne Shqiperi pergjate vitit 2012 ne fushen e teorise dhe te propogandes.
Teorikisht klasa e intelektualeve dhe politikaneve shqiptare eshte e formuar sipas shkolles bolshevike dhe detyrimisht gjitheshka e prodhuar prej tyre ne fushen e teorise propogandistike, qe konsiderohet si shkence e historise, ka pamjen e nje formalizmi teorik pa asnje domethenie per jeten sociale te shqiptareve te sotem. Dhe me sa kam kuptuar kjo ka qene forma kryesore e mashtrimit te perdorur ne Shqiperi pergjate 47 vjeteve te diktatures enveriste. Ajo qe u be dhe nuk u be, ne kete pervjetor, i grupova ne pese nenkapituj ku permbajtja e tyre sherben per te zberthyer me sakte Aktin e Madh te Pavaresise se Shtetit te Shqiptareve te sotem nga pikepamja hapsinore. Por paraprakisht dua te ve ne dukje faktin se shume gjera u thane gabim nga dija dhe padija, shume gjera nuk u thane nga dija dhe padija, bashkesia e te cilave eshte e afte te argumentoje dhe qellimin perse ekzistojne levruesit e mendimit historik e shkencor shqiptar, qe perbejne klasen e sundimit politik pa prejardhje klasore, por me prejardhja nga epoka antishqiptare enveriste. Ne fakt ky grup problemesh nuk ben gje tjeter vecse diskretiton shkollen shqiptare pergjate periudhes se diktatures, por dhe paaftesine e produktit te saj per te zgjidhur problemet sociale qe dalin pergjate zbatimit te politikave, qe gjithmone paraqiten progresive kundrejt dinamikes historike te Popullit Shqiptar edhe pse lidhja midis kesaj dinamike dhe qelizave materiale te shoqerise shqiptare eshte akoma e panjohur duke perbere piken e pare shkakesore te shembjes se shkences se sotme te historise ne nivel boteror. Dmth zberthimi i ketyre problemeve me hir apo me pahir do te nxjerre ne skene formen e re te manipulimit historik qe perdoret pas 1991-shit ne Shqiperi dhe tentativen per te fshehur thelbin historik te formimit te shtetit te shqiptareve. Padija ne kete rast ka qene nje shans per historiografine enveriste per te shpetuar nga bataku ku e futi shkencen shqiptare, por qe levruesit e saj nuk kane ditur te perfitojne nga kjo padije per t’u justifikuar perpara Popullit Shqiptar mbi manipulimin e perdorur, te pakten formalisht. Dhe ketu duhet kerkuar perse ndodhi keshtu; dmth perse klasa intelektuale shqiptare nuk shpalos bagazhin e vet informativ, por i nenshtrohet botes jashteshqiptare, qe ajo e ka nenvleresuar gjithmone duke anashkaluar paraardhesen e vet, dhe duke e “poshteruar” formalisht kete bote. Cfare fsheh kjo dukuri ne realitet? Mos valle pa pergatitjen e saj, apo keqarsimimin historik? Mos valle ne kete pike duhet filluar cdo gje nga e para? Mos valle ketu fshihet edhe subjekti historik qe formoi Shtetin dhe edukoi Kombin Shqiptar me Kulturen Politike Evropiane, qe klasa politike shqiptare e sotme nuk i njeh vepren e saj? Mos valle ketu fshihet cdo gje e panjohur qe shqiptaret e mijevjecarit te ri nuk dine per veten e tyre.
a/Cfare u tha gabim nga padija intelektuale (2012)?
Mund te duket e cuditshme, por ka dhe gjera qe u thane gabim (ne fakt permasa e saj eshte me e vjeter se vete shkolla komuniste) pasi e gjithe shkolla shqiptare nuk njeh ligjet e zhvillimit te shoqerise njerezore, rrjedhoje kjo jo vetem e shkolles enveriste. Dmth faji nuk eshte i te sotmes politike, por i te kaluares diktatoriale e pertej saj dhe per te ndrequr kete duhet ndertuar kritika ndaj te kaluares dhe jo te vazhdojme rrugen e saj, duke e kopjuar, sidomos te periudhes 1945-1991, sic po veprohet akoma (1991-2011). Te pakten analiza e historise se shtetit te shqiptareve na e perligj kete pretendim.
1 - Ne natyre ekzistojne pozicione hapsinore te lidhura me pamundesine e ekzistences per efekt te botes se relacioneve (ne thelb te te gjithe problemit qendron KOHA e lindjes se ngjarjes), por dhe dukuri te pamundura per te pergjithshmen, por krejtesisht reale per te vecanten e krijuar perseri per efekt te botes se relacioneve universale. Te pakten raca e shqiptareve permban te dy rastin e mesiperme qe per popujt e Europes duket si perjashtim, por qe perputhet ne pasojen e saj me aktin klasik te zhvillimit social. Eshte nje problem qe lidhet me kohe-hapsiren perkatese (kur kemi pranuar qe ky kontinum eshte konstant) dhe vetem ndertimi i ekuacioneve perkatese krijon mundesine e njohjes se fenomenit. Por cfare ka ndodhur pergjate vitit 2012? Pjesa me e madhe e studiuesve shqiptare dhe jo shqiptare shpalosen pikepamjet e tyre pa i shkuar ndermend se ato nuk perputheshin me realitetin historik te perjetuar nga shqiptaret, te pakten ne keto 500 vitet e fundit, qe jane dhe me kryesoret e Historise se Popullit Shqiptar; pasi ne keto 500 vjet ra ne sy ndikimi i domosdoshem i Perandorive Mesjetare me te medha te Historise se Njerezimit mbi Popullin Shqiptar dhe qe historiografia shqiptare nuk ka qene e afte t’i evidentoje dot (ne fakt nuk ka dashur dhe mbi kete baze ka lindur padija, pasi e pane me nje urrejtje te paragjykuar ndikimin sllav (ketu kishin te drejte duke formuar te vetmin rast ne historine e tyre ku ndergjegjja individuale u perputh me realitetin historik duke mos pasur asnje ndikim te drejteperdrejte pervec zhdukjes se nje pjese te paraardhesve te afert te tyre) dhe ate otoman (ketu nuk kishin te drejte pasi ndikimi otoman eshte i vetmi ndikim i dukshem pozitiv, por qe te kuptohet ky ndikim kerkon ndryshimin e metodikave shpjeguese dhe zberthyese ne shkencen e historise, pasi ndikimi i botes otomane mbi Popullin Shqiptar eshte shume permasor: si ne marredheniet e njeriut me natyren, formen e prones dhe ne idete fetare te pakten).
E njejta gje ndodhi ne fillim dhe mes te shekullit te XX-te nder shqiptare, atehere kur ja themeluan te tjeret dhe e konsoliduan vete shtetin e tyre? Te pafundem jane studiuesit shqiptare, te periudhes zogiste, komuniste e post enveriste, qe pretendojne se paraardhesit pak te larget (iliret dhe epirotet) te shqiptareve kane qene te organizuar ne shtet. Kjo pikepamje ishte e domosdoshme per te argumentuar ekzistencen e shtetit perpara se Ismail Qemali ta shpallte ne Vlore dhe e gjitha kjo si nje strumbullar qe rrethonte shkencen shqiptare te sotme me themele komunisto-enveriste per t’ju kundervene pretendimeve te shkolles jugosllave mbi pamundesine e ndertimit te shtetit nga ana e shqiptareve dhe praktikave historike shume shekullore te subjektit qe udhehoqi Popullin Shqiptar drejt rruges evropiane, por qe ky subjekt kishte luftuar gjithe jeten kundra armiqve biologjike te popullin te vet. Pa asnje diskutim te gjitha studimet ne fushen e historise sot mbeshteten ne ato themele qe kur krahasohen me teorine e formimit te shtetit klasik argumentojne jo vetem kalbesine e tyre, por mbi te gjitha pavlefshmerine teorike e praktike te shkences shqiptare qe lindi ne mesin e dyte te shekullit te XIX-te dhe te XX-t. Prej kesaj pike e kane burimin te gjitha pikepamjet mbi shtetin e shqiptareve dhe te paraardhesve te larget dhe te afert te tyre, analiza e te cilave tregon se keta studiues nuk ja kane haberin teorise se formimit te shtetit dhe te se drejtes. Permend me rradhe (i kam permendur me pak ndryshime tek artikulli “Dardanet e Ilirise apo te Trojes”, shih albanovaonline.com, www.genchoti.com):
 Ismet Elezi, Mbi disa tipare te se drejtes zakonore, ne Konferenca kombëtare e studimeve etnografike, f. 209
Zef Mirdita, Studime Dardane, f. 55
F. Drini, Bibliografi e arkeologjisë dhe historisë së lashtë të Shqipërisë 1972-1983, f. 37
Ali Hidri, Historiografia jugosllave mbi shtetin ilir, Kuvendi i I i studimeve ilire, vëll I, f. 350
Skender Anamali, Te dhena mbi elementin ilir ne qytetet antike Epidamn dhe Apolloni ne  Përmbledhje artikujsh arkeologjikë për historinë e lashtë të Shqipërisë, disp II, f. 318
Skender Aliu, Një qytezë e re ilire në Shqipërinë Juglindore; Përmbledhje artikujsh arkeologjikë për historinë e lashtë të shqipërisë, disp. II, f. 512
Neritan Ceka, Diskutim mbi çështjen numismatike, Kuvendi i I i studimeve ilire, vëll I, f. 527
Skender Anamali, Myzafer Korkuti, Problemi ilir dhe e gjenezes se shqiptareve ne driten e kerkimeve arkeologjike shqiptare, ne Përmbledhje artikujsh arkeologjikë për historinë e lashtë të Shqipërisë, disp. I, f. 153 – 162.
Aleks Buda, rreth disa çështjeve të historisë së formimit të popullit shqiptar, të gjuhës e të kulturës së tij; Shqiptarët dhe trojet e tyre, f. 29
Neritan Ceka, Apollonia e Ilirisë, f. 65
Neritan Ceka, Qyteti ilir pranë Selcës së Poshtme, f. 6
Dhimosten Budina, Disa rezultate te gjurmimeve ne vendbanimet e lashta ilire te Kaonise: Përmbledhje artikujsh arkeologjikë për historinë e lashtë të Shqipërisë, disp. II, f. 550
Hasan Ceka, Veprimtaria monetare ne qendrat e tjera te Ilirise se Jugut;  Përmbledhje artikujsh arkeologjikë për historinë e lashtë të Shqipërisë, disp III, f. 582
Gjerak Karaiskaj, Butrinti dhe fortifikimet e tij, f. 25
Selim Islami, Shteti ilir, vendi dhe roli i tij ne boten mesdhetare, ne Kuvendi i I i studimeve ilire, vëll I, f. 85 – 105.
Jusuf Buxhovi, Kosova, pjesa e pare, Antikiteti-Mesjeta, f. 183-210
Qemal Velia, Mbreteri dhe mbreter Ilire.
Nikolle Loka, Dinastite iliro – shqiptare me fame boterore
Qazim Lleshi, Perandoret Ilire (249 – 392)
Ekzistojne dhe shume autore te tjere, te rinj e te vjeter, shqiptare dhe jo shqiptare, te lashte e moderne (shih Literaturen) qe jane marre me studime te jetes shoqerore te shqiptareve dhe paraardhesve te tyre, jane marre me studimet arkeologjike ne Bylis, Apolloni, Durres, Orikum, Klos, Butrint, Lezhe, Shkoder, Maliq, Selce e Poshtme, Pellgu i Korces, Amantia, Kanine, etj, etj te cilet nuk e kane ndare jeten shoqerore te banoreve te atyre aneve nga organizimi shteteror prej 3000 vjetesh pa asnje lloj argumenti filozofik e shkencor (ka vetem nje perjashtim nga ana e nje prej drejtuesve te punimeve arkeologjike ne Kanine). Ata pranojne ekzistencen e qelizave materialo-shpirterore te permasave primitive dhe i konsiderojne ne unitet me formen e organizimit shteteror pa i shkuar ndermend se kjo eshte e pamundur te realizohet, por qe fsheh pikerisht ate qe shpjegon gjenezen, ekzistencen e races shqiptare dhe karakterin e ballkanasve te sotem te lidhura fort me paradoksin e kohes. Per ta pare te zberthyer kete proces e shoh te aresyeshme te marr nga studimi mbi gjenezen e Popullit Shqiptar (vell. 4 i Tjetersimi….) nenkapitullin mbi kritiken e pikepamjeve te studiuesve te ndryshem per shtetin hipotetik ilir me permbajtjen e meposhtme:
Pika e parafundit e kritikës sonë, përsa i përket organizimit shoqëror të ilirëve, janë pikëpamjet mbi organizimin shtetëror të ilirëve, që në realitet është kulmi analitik dhe konkluziv i të gjithë historiografisë shqiptare te epokes enveriste mbi këtë problem.
Edhe pse kostatojmë se të gjitha qelizat që ndërtojnë shtetin si: klasat, familja, qytetet, idetë politike e juridike, ato fetare, organizimi i skllavërisë (rënditja nuk paraqet interes dhe rëndësi tanë për tani) ishin tepër larg formës që duhej të kishin ato për rastin e një shteti eventual, jemi të detyruar të merremi veçmas me të duke ju shmangur rrugës analitike nga poshtë për të ndërtuar kritikën tonë, por tashmë nga lart.
Duke supozuar se kemi shtet ilir, produkt të zhvillimit shoqëror të atij populli, kemi të drejtë ta shtrojmë problemin në drejtim të kontradiktave që duhet të mbartë shoqëria në këtë rast. Të mos harrojmë se në këtë rast fjala nuk është për një shtet të izoluar në kohë dhe hapësirë nga format paraardhëse dhe pasardhëse të tij, por fjala është për një shoqëri mbi të cilën është ngritur hipoteza se para 2 500 vjetësh, krahas botes helenike dhe asaj romake ne planin kohor, ka pasur shtetin e vet dhe në sajë të rastësive politike, që nuk vareshin prej saj, e ka humbur rolin e vet historik duke ju nënshtruar këtyre rastësive. Kështu shkruajnë dhe mendojnë këto kohët e fundit (25 vjet) për ilirët duke harruar që kjo duhet vërtetuar në planin filozofik hapsinor dhe aspak sipas një plani ideologjik, siç kane vepruar  studiuesit e epokes enveristo-komuniste. Sepse kur themi “shtet kemi”, dmth dinamika evolutive e një populli ka mbërritur deri tek shteti, është e papranueshme të gjejmë tek ky popull qeliza në formën e tyre më të parë, atëhere kur ato shoqëronin komunën primitive qoftë edhe në fazën gjysëm shtetërore të saj (ne fazen fisnore). Është e natyrshme, për gjëndjen ku ndodhet sot historiografia  botërore, që zbërthimi i dukurisë në fjalë të jetë i panjohur për studiuesit e epokes enveristo-komuniste, por jo për materializmin historik, të cilin këta studiues e kane pranuar vetëm në letër dhe per kete kane marre titujt shkencore dhe shtesat mbi te ardhurat financiare.
Ja përse ne duke e parë problemin me këtë sy, kostatojmë se pikëpamja mbi shtetin ilir janë infinit të dyshimta, por që na shërbejnë për të zbuluar përfundimisht organizimin real të ilirëve, arbërve dhe shqiptarëve.
Këndvështrimi i parë i yni, përsa i përket pranimit ose jo të shtetit ilir, është i lidhur me “faktin” se si duhet të ketë ekzistuar ky shtet fantazem, të paktën 2 300 – 2 500 vjet përpara. Si i tillë, po të ketë ekzistuar, ai duhet të jetë karakterizuar, të paktën, nga dy forma të tij si dhe nga kontradikta midis forcave prodhuese dhe marrëdhëmieve në prodhim. Kjo gjëndje hapsinore e shtetit duhet të jetë absolute meqënëse nuk kemi asnjë rast, në kohë, të kundërt në historinë botërore. Mirëpo kjo kontradiktë është për disa elementë pasojë dhe për disa shkak, dhe në të dy këto raste forma e këtyre elementëve është e lidhur me zhvillimin e forcave prodhuese dhe marrëdhënieve të reja të prodhimit. Por nga materializmi marksist (me nocionin marksizëm ne kuptojmë gjithmonë veprën teorike të K.Marksit dhe aspak marksizmin e shekullit të XX-të të trumbetuar në B.Sovietik dhe të shpërndarë në të gjithë botën) dimë se “Asnjë formacion shoqëror nuk vdes përpara se të zhvillohen plotësisht të gjitha forcat prodhuese, të cilave ai u lë mjaft fushë të lirë; dhe marrëdhëniet e reja më të larta të prodhimit nuk lindin kurrrë përpara se të piqen kushtet materiale të ekzistencës së tyre në vetë gjirin e shoqërisë së vjetër” (Karl Marksi, Rreth kritikës së ekonomisë politike, f. 12). A eshte e sakte apo jo kjo ide eshte tjeter pune, por ne planin historik eshte e domosdoshme te shihen raportet sasiore te zhvillimit te strukturave shoqerore ne rang boteror per te pare perputhjen me kete proces. Me fjale te tjera: a eshte e pergjithshem kjo ide, apo nje rast i vecante i praktikes historike te Njerezimit?
Në të vërtetë, per kete rast dhe ne funksion te botes intelektuale shqiptare, te gjithe studiuesit shqiptare këtë përfundim duhet ta konsiderojme si një postulat të mirëfilltë kështu që duhet te pranojmë se ky është thelbi i  formës së shkatërrimit të sistemeve ekonomiko-shoqërore perpara se te mendojme te ndertojme teorine e Shtetit te Shqiptareve. Studiuesit tanë përpara se të na shpjegojnë formimin e shtetit ilir, duhet të na shpjegojnë këtë dukuri thelbësore në gjirin e shoqërisë ilire pasi nuk mund të pohohet ekzistenca e asaj që nuk ekziston kërkund. Në qoftë se deri në shekullin VI Pa. Kr. Ne shoqerine iliro-epirote pranojme se nuk ka pasur skllevër dhe befas në shekullin e IV pa. Kr. skllavi ekziston në kete shoqërinë, sipas pikëpamjes së studiuesve tanë, lind pyetja: si ka mundësi të zhvillohen kaq vrullshëm një pjesë e forcave prodhuese autoktone? Le të na e thotë ndonjë studiues materialist shqiptar, pasi keshtu e kane mbajtur veten duke marre ne qafe nje pafundesi idealistesh qe nuk i kishin pikepamjet instiktive te tyre, se si dreqin lindin marrëdhëniet e reja dhe si u zhdukën të vjetrat brënda 200 vjetëve, te themi? Ku e kanë gjetur të vetmin rast në pafundësinë e historisë së njerëzimit këtë dukuri? Ja se sa pak e kanë kuptuar Marksin njerëzit tanë këtu në Shqipëri dhe sa antimaterialiste janë studiuesit e shkollave shqiptare të shekullit XX-XXI. Është e drejta e gjithseicilit të pyesë se cila është masa hapsinore e zhvillimit të forcave prodhuese ilire kur ato e lanë komunën primitive, dmth gjysëm shtetin komunar, për të organizuar marrëdhëniet e reja skllavopronare. Duke qënë në mes të zhvillimit helen dhe atij romak nuk do dhe shumë mënd në kokë të kuptohet, sipas mënyrës klasike të analizave historike, se forcat prodhuese ilire duhet të ishin midis zhvillimit të atyre popujve. Po ku kanë qënë në realitet ato? Si nacionalistë ne duhet të heshtim, por si materialistë që pretendojmë të jemi në histori, nuk e kemi për gjë të themi sa zhvillimi i forcave prodhuese ilire kanë qënë shumë më mbapa se ai i heleneve dhe romakëve, dhe vetëm për këtë ata nuk e kanë arritur atë fazë të zhvillimit të vet që të mund të futeshin në kontradiktë me marrëdhëniet ekzistuese të prodhimit. Se çfarë rrjedh prej kësaj për një përkrahës të raportit kohor-hapsinor është e qartë si drita e diellit, por studiuesit tanë në mënyrë arbitrare, spekulative dhe jashtë çdo teorie materialiste ngulin këmbë se shoqëria ilire njihte shtetin. Duke pasur për qëllim të godasim metodikën idealiste që përdorin disa prej tyre, ne sot kërkojmë ta shtrojmë problemin, përsëri, për zgjidhje të shtetit ilir në planin ekzistues nëpëmjet kohëekzistencës së tij dhe, sidomos, dinamikën hapsinore, kuptohet në qoftë se ka ekzistuar, dmth nëqoftë se nuk është thjeshtë një shtet hipotetik, akoma me tej nje mashtrim politik i mirefillte.
Pika e parë ku kapemi ne për të ndërtuar teorinë e shtetit ilir është shkaku më i parë i themelimit të tij, që është ndarja e punës. Por vetë ndarja e punës është e lidhur me fillimin e ideve juridike, duke e quajtur kërë ndarje si fillesën më të parë të tyre. Dialektika e mendimit njerëzor, edhe pse tani për tani është e panjohur për ne tërësisht, na tregon se formacionet e ndryshme shoqërore e kanë filluar rrugën e vet historike pikërisht me këto ide (komuna primitive bën përjashtim jo sepse është e tillë, por puna ka lindur më përpara se ideja, qofte dhe instiktive ) dhe ato, format e ideve juridike, kanë përsëritur njëra-tjetrën gjithmonë në një shkallë më të lartë dhe për këtë është e papranueshme për popullin helen apo romak që mbas Likurgut dhe Solonit, apo mbas ligjeve të dymbëdhjetë tabelave, të prodhojnë dhe të përdorin të drejtën zakonore juridike të pashkruar si ato të Skëndërbeut apo Lekë Dukagjinit (qe jane te nje faze me te hershme kohore se Kanuni i Laberise, ai i Dibres dhe i “Karareve te Dheut” te Lures, por permbajtja e tyre eshte shume-shume me e komplikuar se e ketyre te fundit). Ja përse ne e quajmë tërësisht të gabuar mendimin e hedhur nga autori i kumtesës “Mbi disa tipare të së drejtës zakonore” ku sipas tij “E drejta e çdo vëndi pra edhe e drejta zakonore shqiptare, si element përbërës i superstrukturës, ka lindur në kushte të caktuara historike; me lindjen e pronës private, të ndarjes së shoqërisë në klasa dhe të shtetit, është zhvilluar e ndryshuar me ndryshimin e këtyre kushteve dhe është përcaktuar në fund të fundit nga baza ekonomike përkatëse”( Konferenca kombëtare e studimeve etnografike, f. 209).
Që autori gënjen vehten e tij kjo nuk vihet në dyshim nga ana e jonë, por që të tentosh të gënjesh edhe lexuesin është pak e vështirë të pranohet kur edhe më bufi e di se institucioni juridik (i cili përmbledh të drejtën zakonore) është i lidhur në kohë me ndarjen e punës dhe rrjedhimisht kohëekzistenca e tij është e lidhur me aktin e parë juridik në historinë e njerëzimit. Zhvillimi i saj konform lindjes së pronës private, lindjes së klasave dhe shtetit është tjetër gjë. Por edhe mbi këtë bazë autori gabon shumë rëndë duke e lidhur të drejtën zakonore shqiptare me ekuacionin pronë private ? klasë ? shtet. Sepse shumë qeliza ndërmjetëse jo vetëm që janë të panjohura për autorin, por ato kanë munguar tërësisht tek populli shqiptar. Çka do të thotë se jo vetëm shtet që nuk ka pasur, por edhe klasat janë tepër larg formimit të tyre. Sa për bazën ekonomike që përcakton ndryshimet e të drejtës zakonore shqiptare është pak e vështirë të argumentohet me pikëpamjet  e autorit. Po ta shikojmë problemin në kompleks me shtetin na del se kanunet e Skëndërbeut apo Lek Dukagjinit janë produkt i shtetit feudal shqiptar; meqënëse paraardhësit e arbërve, ilirët, njihnin shtetin dhe për këtë tregojnë se janë produkte juridike të klasës sunduese feudale shqiptare për të mbajtur nën dhunën shtetërore pjesën më të madhe të popullatës. Të paktën ky është konkluzioni kur analizojmë institucionet juridike që janë në varësi të klasave dhe shtetit. Por cila është përmbajtja e këtyre kanuneve dhe cila është distanca që i ndan nga juridiksioni shtetëror?
Për të përcaktuar përmbajtjen e njërit prej këtyre kanuneve ne nuk u mbështetëm në dukurinë hapësirë, por muarëm atë më të mëvonshmin ne trojet shqiptare meqënëse kanunet e Skëndërbeut dhe Lekë Dukagjinit ishin tepër “afër” botës ilire. I tillë është kanuni i Lurës, i quajtur nga popullata vëndase “Kararet e Dheut”, gjurmët e të cilit kanë ekzistuar deri në shekullin tonë (XX-të), ndërsa ndryshimet në përmbajtjen e tij janë më së fundi fill mbas shpalljes së Lidhjes së Prizrenit.
Sipas autorëve të kumtesës “Mbi karakterin shoqëror të karareve të dheut në Lurë”:
 “Me fjalën “karare të dheut” kuptojmë asgjë më tepër se vendime të “vegjëlisë” dmth vendime ligjore që përfaqësojnë vullnetin e masës së gjërë të popullit, për probleme të caktuara të jetës, kryesisht me karakter shoqëror, politik, ekonomik, moral. Kararet janë një disiplinë e kodifikuar në mëndjen e zemrën e malësorit. Qëllimi i “karareve të dheut” ishte në radhë të parë ai i vetëqeverisjes së krahinës sipas vullnetit të popullit në kushte të caktuara historike. Kushtet më të vona që solli fillimi dhe mesi i shekullit të XIX e theksuan edhe në këtë nevojë jetike për një vetëqeverisje shekullore juridike, që vështirë që besohet se ka edhe ndonjë shëmbëll tjetër krahasues. Me qëllimin kryesor shprehet dhe sintetizohet gjithë ideja për të ruajtur të paprekur bazën e unitetit krahinor në luftë kundër armiqve të atdheut dhe për normalizimin e një jete pa ngatërresa, pa mërira dhe padrejtësira shoqërore. Specifikë e karareve të dheut qe ajo që këto vendime të pashkruara juridike ishin për mbarë popullsinë vëndase. Ndaj këtyre vendimeve ishin të detyruar të nënshtroheshin pa asnjë konditë kushdo qoftë ashtu si vegjëlia dhe paria, bajraktari dhe kleri fetar katolik apo musliman pa asnjë përjashtim”( Dibra dhe dibranët, f. 87).
Puna lavdëruese e autodidaktëve të Lurës na dha ne dy materiale të tjera të çmuara, njëra prej të cilave ishte e lidhur me përcaktimin e raportit të “karareve të dheut” me kanunin e Lekë Dukagjinit, ku i pari del më demokratik se i dyti (po kjo kumtesë), por nga kjo del diçka shumë interesante, e cila u ka shpëtuar autorëve të kumtesës. Po të pranojmë karakterin më demokratik të karareve të dheut në raport me kanunet e mesjetës, atëhere arrihet në konkluzionin se të parat, për nga përmbajtja, duhet të jenë paraardhëse të të dytave edhe pse ndryshimi i tyre është bërë 400 vjet mbrapa në favor të demokratizimit.
Këtë njoftim të fundit na e jep autori i kumtesës “Mbi disa elementë të së drejtës së pashkruar të krahinës së Lurës” ku sipas autorit “për të treguar rëndësinë e “karareve të dheut” dhe pushtetin shpirtëror që kishin në masën e vegjëlisë, këtu poshtë po përmëndim disa nga këto karare: a) Të mos shtihet pushkë në besë, b) Muaji i majit i të mbjellave të ishte muaji i besës, c) Nuk shtihet pushkë mbi qetë e punës dhe në bagëti, ç) Nuk vritej djali që ende nuk kishte vënë pushkë në krah.    d) Nuk vritej gruaja dhe as hyzmeqari (këto të vendosura fill mbas lidhjes së Prizrenit – nënvizimi me bold i imi, GH.).
Nuk na ngelet gjë tjetër veçse të sqarojmë se produkte të kujt janë kanunet e Skëndërbeut dhe të Lekë Dukagjinit. Në qoftëse ne do t’i konsiderojmë ato rezultate të shtetit arbëror, atëhere është e papranueshme që “kararet e dheut” janë të drejta zakonore të vegjelisë në krahinën e Lurës. Mirëpo ec dhe vërteto që këto të fundit kanë pasur karakter klasor, kur autorët e kumtesave të mësipërme vërtetojnë se atyre u nënshtroheshin të gjithë pa dallim shoqëror. Çfarë mund të thonë studiues e epokes komuniste për këtë kontradiktë? Kush eshte ai qe genjen: ai qe pranon shtetin apo ai qe nuk pranon klasat?
Një zgjidhje ky problem e ka po të ndiqet rruga e analizës relativiste, e cila në këtë rast, duke marrë për bazë të drejtën zakonore shqiptare të mesjetës dhe duke e krahasuar me atë të gjermanëve, tregon se kanunet shqiptare janë një formë juridike paraardhëse të juridiksionit klasor dhe për këtë tregojnë gjëndjen shoqërore të popullit shqiptar i cili në të vërtetë nuk ka shkuar më larg se e drejta zakonore e pa shkruar e vegjëlisë (problemi i ideve juridike ne brendesi te popullates autoktone te gadishullit Ballkanik eshte shume-shume me e kompikuar se kjo analize, por ajo eshte e vetmja qe zbulon paradoksin e kohes ne menyre te kompletuar nder shqiptare dhe ne menyre te njeanshme tek te gjithe popujt e tjere ballkanike).
Nga ana tjetër e drejta zakonore shqiptare tregon se zhvillimi shoqëror i tyre nuk ka ndjekur një rrugë të përveçme nga forma klasike, përkundrazi, rrugëzhvillimi i shoqërisë iliro-shqiptare është  shëmbëlli më i përkryer i zhvillimit klasik të çdo populli në botë; me kushtin e vetëm të merret për bazë dukuria: shpejtësi e zhvillimit shoqëror. Domethënë dinamika shoqërore e popullit tonë nuk njeh përjashtim edhe pse përfaqësuesit e shkollave antihistorike e kanë akuzuar atë si popull inferior. Ne na jepet mundësia dhe rasti të vërtetojmë se populli shqiptar është populli më superior i popujve të Europës, sipas këndvështrimit kohor, por duke qene populli me inferior ne kontinent nga pikapmja hapsinore.
Duke ardhur më konkretisht tek organizimi i ilirëve dhe epiroteve, meqënëse këta na interesojnë më tepër, vëmë re se studiuesit e epokes enveriste, dhe të huaj, tregohen shumë të paqëndryeshëm në analizat e tyre ku mbizotëron oportuniteti. Difekti bazë i tyre qëndron në marrjen e informacionit të lashtësisë pa bërë asnjë filtrim materialist të saj, por e paraqesin atë të një saktësie absolute dhe tentojnë të vërtetojnë në rrugë të tjera idenë e hedhur para 2 000 e kosur vjetësh. Autori i studimeve dardane, duke u mbështetur tek një autor i lashtësisë, shkruan se “popullata ilire është e madhe, nga e cila disa jetojnë në brëndësi duke punuar tokën, kurse të tjerët në brigjet e Adriatikut. Disa prej tyre i nënshtrohen pushtetit të bazilejve, disa monarkëve, kurse të tjerët vetëqeverisen” (Zef Mirdita, Studime Dardane, f. 55).
Anonimi i lashtësisë as që ja ka haberin se çfarë organizimi shoqëror përmbledh ekzistenca e bazilejve, monarkëve dhe prania e vetëqeverisjes; – çka tregon difektet e tyre në planin hapsinor teorik. Kjo vihet re edhe në mënyrën se si i zbërthejnë problemet e organizimit shoqëror studiuesit e kohës së sotme të cilët konkluzionet e botës së relacioneve i konsiderojnë rezultate të zhvillimit autokton. Pa marrë parasysh fare shkaqet që çojnë në format e organizimit në bazileus, monarki apo vetëqeverisje, ato kënaqen me përcaktimet e historianëve të lashtësisë duke harruar se të tre këto forma drejtimi shoqëror kanë ndryshueshmëri cilësore midis tyre dhe nuk mund të bashkërendohen dot si forma ekzistuese të një populli të vetëm në planin biologjik siç ishin ilirët; jo se ata nuk mund t’i arrinin këto shkallë, por sepse është e pamundur që një popull të ndodhet njëkohësisht në të tre këto forma organizimi me varësi kohore nga njëra-tjetra dhe t’i perkasin nje boshti biologjik te vetem. Shëmbujt që mund të jepen në kërë rast nga historia botërore (psh thuhet se në territorin rus gjatë shekullit të XIX kanë jetuar të gjithë format e organizimit shoqëror që njihte historia e atëhershme, përveç kapitalizmit, por për këtë rast historiani duhet të jetë i sigurtë që nuk kemi të bëjmë me popullin rus që i përmbledh të gjithë ato forma organizimi shoqëror) nuk duhet të jenë të sakta. Dhe për këtë historisë i del mjaft punë për të zbuluar format e diferencimit shoqëror e prej këtej hartën e kohëlindjeve të popujve dhe fiseve.
Por historiani ynë, duke vazhduar me formën e tij klasike, përsa i përket analizave historike, kërkon të vërtetojë heterogjenitetin shoqëror të ilirëve duke harruar se harxhon kohën kot dhe më së fundi ndërton një godinë hipotetike pa asnjë domethënie konkrete. Me këtë ai nuk bën gjë tjetër veçse kthehet plot 2 500 vjet mbrapa përsa i përket metodikës analitike, në vënd që të shkojë 2 500 vjet edhe më përpara, kur kërkon të vërtetojë dhe të na nxjerrë shkaqet e diferencimit të krahinave të Ilirisë, ku sipas tij: “Duke pasur parasysh të gjitha këto që thamë më sipër është e kuptueshme pse fiset në brëndësi të Ballkanit dhe ato mbi Naronë (Neretvë), nuk kanë qënë të organizuar në formën shtetërore, siç ishin, psh ardianët” (po aty, f. 95).
Nuk mund të vësh dallimin cilësor midis fiseve ilire përsa i përket organizimit të tyre shoqëror, siç bën ky autor. Karakteri kohor nuk mund ta lejojë kurrsesi këtë diferencim cilësor. Është e papranueshme për të dy pjesë të së njëjtës hapësirë të kemi diferencim të këtij karakteri, në të kundërtën dialektika përmbyset meqënëse faktori sasi e humbet rolin e vet. Ja përse ne ngulim këmbë që heterogjeniteti i ilirëve është i paqënë, sepse ne e konsiderojmë popullin ilir një bashkësi njerëzish me kohëlindje kohoro-hapsinore të njëjtë dhe për këtë, në bazë të teorisë së absolutizmit, nuk mund të kemi përshpejtim, të tillë, të njërit grup nga ky popull, që të mund të formojë ndryshueshmëri cilësore në zhvillimin autokton. E kundërta e kësaj nuk tregon për një gabim ose pasaktësi të teorisë, por ajo tregon se populli, ose grup i tij, është asimiluar nga një popull tjetër duke humbur zhvillimin specifik autokton të tij; – gjë që duhet të çfaqet me ndryshimin e shpejtësisë së zhvillimit shoqëror. Raste të tilla historia duhet të ketë shumë dhe nuk duhet të jetë e vështirë të zbulohet roli i botës së relacioneve në zhvillimin universal të njerëzimit jo vetëm për kohëra të shkuara, por edhe për të ardhmen.
Përfundimisht ne e quajnë të papranueshme tërësinë e analizave që i konsiderojnë ilirët të diferencuar shoqërisht vetëm për shkak të pranimit të organizimit shtetëror të tyre. Puna është e tillë sa ne ose duhet të pranojmë homegjenitetin e ilirëve dhe praninë e shtetit tek të gjithë ata njëkohësisht, ose në kohë shumë të përafërta; ose krahina të ndryshme, ku banonte një popullsi e ndryshme përsa i përket organizimit, nuk ka qënë një krahinë ilire. Ja se deri ku të çon arësyetimi i këtij historiani dhe i gjithë atyre që duan t’i organizojnë ilirët në shtet. Tendenca e këtyre arësyetimeve është kryekëput antihistorike dhe ka një karakter të dyanshëm nacionalist. Pranimi i shtetit ilir, në kuadrin e heterogjenitetit shoqëror ka dy qëllime: së pari për të treguar nivelin kulturor të tyre dhe jetën qytetare që kanë bërë ilirët, gjë e cila kundërshton akuzat e bëra në adresë të tyre mbi paaftësinë për një jetë të tillë, sepse në të kundërtën pasardhësve të tyre, pas 2 000-2 500 vjetëve nuk do t’i hahet buka dhe nuk do t’i flihet nga kjo akuzë politike dhe poshteruese; së dyti (kjo është më kryesorja) pranimi i shtetit ilir i nxjerr banorët e trevave, që nuk e kanë njohur këtë organizim, jo ilirë dhe për këtë serbët e hershëm mund të justifikohen për pushtimet e bëra, e sidomos për politikën antishqiptare që ndjekin sot në Kosovën martire.
Historianët tanë mund të nxjerrin shumë  hipoteza për organizimin e ilirëve, por idetë e tyre përgjithësisht nuk duhet të jenë reale, konform objektivitetit historik.
Pikëpamjet dhe idetë e historianëve, por problemin e organizimit të ilirëve, janë të kundërta dhe kritika që ato i bëjnë njëri-tjetrit ka karakter oportunist dhe gjysmak. Kështu psh “vlerësohet pozitivisht libri i Zef Mirditës për analizën e të dhënave arkeologjike mbi formimin e popullsisë dardane në epokën e bronxit dhe zhvillimin ekonomik e shoqëror të tyre në kohën antike. Duke e parë si një punim të thelluar mbi probleme të ndryshme të historisë dardane, kritikohen edhe disa pikëpamje të huazuara prej autorit nga historiografia jugosllave mbi karakterin fisnor të shtetit ilit” (F. Drini, Bibliografi e arkeologjisë dhe historisë së lashtë të Shqipërisë 1972-1983, f. 37).
Ne e pamë dhe do ta shohim në vazhdim këtë libër, por kritika e autorëve shqiptarë është krejt pa baza dhe në kundërshtim me rrugë formimin e shtetit në përgjithësi. Sa për huazimin që autori i bën historiografisë jugosllave nuk na e merr mëndja që të jetë krejt ashtu, -gjë të cilën e pamë konkretisht se si mendonin disa përfaqësues të saj. Kryesorja nuk duhet të qëndrojë në këtë huazim se sa në emërtimin që i japin karakterit të shtetit ilir. Shteti asnjëherë nuk ka pasur këtë karakter, por gjithmonë ai ka qënë vegël në duart e klasës sunduese dhe për këtë ka pasur kurdoherë karakter klasor, por ekziston varianti i pergjithshem i shtetit politik te cilin studiuesit shqiptare te te gjithe koherave nuk kane qene te afte ta evidentojne, le pastaj ta analizojne. Çfarë do të thotë karakter fisnor i shtetit përveç se ai nuk është i qënë? Këto janë thjeshtë lodra fjalësh, sepse sot kërkohet të dihet në ka pasur shtet ilir dhe përse mbas 2 500 vjetësh shoqëria shqiptare e shekullit të XIX-XX paraqitet me ngjyra të gjysëm shtetit komunar (rendit fisnor). Pikërisht këtë duhet të na paraqesin historianët tanë dhe jo të na bëjnë kritika pa vlerë ndaj refleksioneve të historiografisë jugosllave.
Është po ky autor, në po të njëjtin studim, që na jep disa ide për organizimin e ilirëve, ku spikat oportuniteti midis organizimit fisnor gjysëm shtetëror dhe atij shtetëror, ku ne muarëm esencën në 11(njëmbëdhjetë) faqe të këtij punimi:
“Të gjithë këto të dhëna flasin për ruajtjen e rendit fisnor te ilirët edhe pas pushtimit të vëndit nga romakët (f64)….institucioni i gjinisë, apo i farefisnisë te shqiptarët është njëri nga më të lashtët, kurse sipas disa të tjerëve dukuritë janë vëllezëri të vogla dhe se pesë ose gjashtë dekuri formojnë një katoikia….këto dekurie janë një dëshmi e pakontensueshme që flasin për ekzistencën e organizimit politik fisnor te ilirët gjatë tërë kohës së historisë së tyre të shkruar, dhe ky organizim ka vazhduar të funksionojë edhe gjatë sundimit romak të vëndit të tyre(f.65)
……..Struktura të tilla politiko-administrative kanë vazhduar të funksionojnë gjer në shekullin e V e.s. (f.66)
“..…a është shteti ilir i tipit mesdhetar”, ose “a është ajo organizatë fisnore apo mbifisnore”, apo sundim i ndonjë bashkësie fisnore (siç ishte te maqedonët)?” ose “ky nuk është kurrfarë shteti, por vetëm lidhje fisnore? Pse atëhere nuk flitet për shtetin e dalmatëve ose të desidiatëve? Edhe ata kanë luajtur të njëjtin rol, megjithëatë, ato na paraqiten si fise” (f 56).
……dilemat e cekura më sipër rreth formës dhe karakterit të shtetit ilir na duken të tepruara (f.57)……
Përsa i përket strukturës politike të fiseve, të dhënat e autorëve të lashtë, duke i plotësuar me ato të materialit epigrafik, na bëjnë të mundëshme, që të tërë trevën e banuar me fiset, të cilat në kohërat historike njihen  me  emrin e përbashkët “ilirët”, t’i ndajmë në dy pjesë politiko-territoriale. E  para është ajo që përfshin territorin e Ilirisë së Jugut dhe një pjesë të madhe të trevës së dardanëve, pra e cila është në afërsi imediate të botës kulturore e politike helenistike, kurse pjesa tjetër që përfshin atë të Ballkanit Veriperëndimor në pjesën tjetër bregdetare, duke përfshirë trevën prej Naretvës në veri dhe një pjesë të Ballkanit Qëndror (f.57)……
Edhe pse duhet të kemi parasysh faktin se Iliria e Jugut dhe Dardania kanë qënë në kontakte të përhershme me botën helenistike, prapëseprapë ato i kanë ruajtur edhe vetitë e tyre të caktuara si në jetën politike, ashtu edhe në dukuritë e tjera shoqërore dhe ekonomike…..
Që në shekullin V pes forma bazë e strukturës politike te tesprotët, molosët, taulantët dhe kaonët ishte koinoni, nocion i cili te autorët e lashtë i përgjigjet lidhjes fisnore në krye të së cilës ishte demokracia ushtarake, kurse te Molosët dhe antintanët përmëndet kujdestari i mbretit, te paranejt madje edhe mbreti….(f. 58)
Proçesi i formave politike te ilirët në mbarim të shek. V dhe në fillim të shek IV pes ka qënë i ngjashëm me të popujve fqinjë, që ka qënë karakteristikë për rendin fisnor….., që për nga forma janë identike me ato të botës greke, edhe pse nuk është e domosdoshme të përputhen plotësisht për nga përmbajtja……(f.59)
……..pushteti politik i mbretërve ilirë jo vetëm që ka qënë i kufizuar, por edhe struktura e pushtetit të tyre të brëndëshëm ka qënë rregulluar në sistemin federativ…..Vetë fakti i ekzistencës nga një anë e dualizmit në pushtet, dhe nga ana tjetër prania e dinastëve dhe të “principum gentis” tregon qartë se kemi të bëjmë me një unitet shtetëror formal, të cilin e karakterizonin antagonizmat, lufta për pushtet dhe vrasjet…..” (f.61, 61-62).
Jo pa qëllim kemi filluar nga fundi dhe dolëm tek vazhdimi dhe fillimi.
Të thuash se Ilirët, sipas kësaj analize, kanë pasur shtet do të thotë të jesh antihistorik dhe kundërshtar i materializmit. E fillojmë për së mbari, sipas autorit:
Pyetjet e autorit nuk janë bërë sipas këndvështrimit të drejtë materialist, sepse në të kundërtën pyetjet do të fillonin për së mbrapshti.
Bashkëekzistenca në kohë e Ilirëve me helenet bën që organizimi shoqëror i tyre të mos shkojë më larg se ai i grekëve, sidomos kjo për ilirët me banim në trevat jugore të Ilirisë, të cilët në bazë të relacioneve me të dytët, në qoftë se mbartin një shpejtësi më të vogël zhvillimi duhet të barazohen me to, ose t’i përafrohet në vlerë deri atje sa ilirët të kenë një kulturë qytetare të përafërt. Dhe e kundërta duhet të bëjë që ilirët të sundojnë mbi helenet, siç ndodhi më vonë me romakët kur nenshtruan te gjitha qytet-shtetet helene.
Në të vërtetë organizimi i ilirëve nuk duhet të ketë qënë as shtet dhe as komunë e mirefillte primitive, por ata duhet të kenë qënë në gjysëm shtetin komunar dhe, në bazë të shpejtësisë së vogël të zhvillimit që mbartin mbi vehte, e kanë pasur këtë fazë ndërmjetëse shumë-shumë më të gjatë në kohë se grekët dhe romakët; prej ku del se ata janë shumë-shumë më të vjetër se ata në këto treva të sotme. Por ky organizim, nga ana tjeter, shtron si pikepyetje aresyet perse ka ndodhur kjo dhe kujt duhet t’ia dedikojme kete pasoje. Nuk eshte i mjaftueshem konstatimi, por, ne kete rast procesi historik i ndodhur pasi kalohet ne nje faze tjeter.
Sa për  ngjashmërinë në formë që paraqet organizimi fisnor ilir me atë grek (e marrë nga H.Ceka – N.Ceka) duhet ndalur veçmas, sepse këtu kemi të bëjmë me një gabim shumë të rëndë të studiuesve tanë. Forma ilire me atë helene mund të jetë e ngjashme sipas sensit sasior dhe kjo ndodh nga që forma ilire është në fillim të etapës jetësore të vet, kur ajo greke është në fund fare dhe për këtë paraqet ndryshueshmëri sipas vijës kohore (ne te vertete ketu ka ndodhur dicka krejt tjeter per tjeter te lidhur me fillesen e procesit, por dhe me imponimin e botes se relacioneve mbi boten ilire dhe ate helene me ane te botes pellazgjike; ne qofte se per te paret mund te themi nje bote relatash midis cilesoreve, per te dytet bote e relatave eshte brenda te njejtes cilesi me ndikim mbi kohen specifike) pikërisht këtu duhet mbështetur prej ku del ndryshimi në përmbajtje midis formës helene dhe asaj ilire (këtu duket sikur formohet një kontradiktë me raportin kohor-hapësinor pasi ngjashmëria midis dy ekstremeve të një forme organizimi nuk duhet të ekzistojë për asnjë rast të vetëm, por këtu duhet parë me kujdes kjo ngjashmëri e cila sado e vogël qoftë çon në shuarjen e kësaj kontradikte; pamja kaq shumë e afërt duhet pranuar edhe nga fakti teoriko-praktik se e para është më e thjeshtë dhe për këtë përbashkohen në shumë pika edhe kur ndryshueshmeria e shpejtësive  te zhvillimit specifik është ekstreme).
Ekzistenca e antagonizmave, luftërave për pushtet, dhe vrasjet nuk presopozojnë praninë e shtetit, por ato nënkuptojnë që shoqëria është në antagonizëm me vetveten dhe shteti është në prag të sistemit ekzistues nga ana hapsinore, por jo kohore (ketu qendron e fshehta e organizimit shoqeror te ilireve). Këtë gjë historiani dhe arkeologu nuk mund ta dinë po nuk mohuan një pjesë të botëkuptimit dhe pikëpamjeve më të rëndësishme të tyre.
Ruajtja e rendit fisnor tregon se pikëpamja mbi ekzistencën e shtetit ilir është plotësisht e gabuar. Aq më tepër duhet pranuar kjo po të pranojmë ekzistencën e organizimit fisnor gjatë tërë pushtimit romak deri në shekullin e V pas.Kr.
Nuk e dimë a kënaqet dhe a e kupton lexuesi këtë përmbledhje që bëmë nga ky autor, por për ne kryesorja kosiston në faktin përse shoqëria ilire është kaq e thjeshtë në organizimin e saj në raport me helenet dhe me romakët edhe pse gjëndet njëkohësisht ne kohe me qytet shtetet helene dhe përpara shtetit romak. Në mënyrë të përmbledhur ne do të thonim për këtë libër se mungon tendenca materialiste dhe konkluzionet e tij janë në kundërshtim me materializmin historik, pamvarësisht nga domethëniet e atyre konkluzioneve. Kjo vihet re në rrugën që ndjek autori për t’i shpëtuar kontradiktave me realitetin historik të ilirëve. Ai kërkon të dalë në selamet duke ndryshuar nocionet që përdoren për shtetin dhe duke ja përshtatur ato organizimit ilir edhe pse dallimi është i karakterit cilësor.
Ec e merre vesh arësyetimin e mëposhtëm:
“Në dritën e kësaj që u tha deri tani vetvetiu shtrohet pyetja a mund të aplikohen edhe në fiset ilire këto nocione me domethënie të ndryshme juridiko-politike e sociale? Me fjalë të tjera a është e plotfuqishme kjo terminologji edhe për strukturat politike, sociale e ekonomike të fiseve ilire, organizimi fisnor i të cilëve, edhe përkundrejt formës së jashtme shtetërore-politike, ishte realitet gjatë tërë kohës së historisë së tyre të shkruar? S’do mënd se jo! Kërë na dëshmon edhe shqyrtimi i strukturave të tyre politike. Duke pasur këtë parasysh kuptohet pse është më se i gabuar çdo përgjithësim i përmbajtjes që na japin termat e sipërpërmëndura” (Zef Mirdita, Studime dardane, f. 88).
Kete studiues e ka gjetur belaja nga vetja! Duke dalë jashtë këndvështrimit materialist të problemeve mbi etnogjenezën dhe gjenezën e popullit shqiptar, konkretisht të dardanëve, dhe pasi sorrollatet për një kohë të gjatë sipas këtij antimaterializmi kërkon të bëhet i kundërt pasi ka pështytur sipas metodologjisë jugosllave. Por është e kotë, atij i duhet të rikthehet edhe një herë prej fillimit që të pranojë përkufizimin e mësipërm. Është afër mëndsh që nocionet e përmbajtjes ndryshojnë nga ato të formës, por ama nuk mund të arrijnë tek përmbajtja pa kaluar nëpër formën. Po ta bënte këtë autori nuk do të pranonte ne asnje forme shtetin ilir, le pastaj si një formë të ndryshme nga ajo e grekëve. Duke vepruar në të kundërtën autori pranon përmbajtjen e organizimit të ilirëve sipas organizimit klasor shtetëror dhe pastaj kërkon të zbulojë format e organizimeve juridiko-politike sipas metodës relativiste. Kjo e fundit vihet re kur ai thotë se “Forma e jashtme e këtyre organizimeve juridiko-politike, së paku për sa u përket trevës së Ilirisë së Jugut dhe asaj dardane, nuk mund të kuptohen jashtë kuadrit të botës helenistike e më vonë edhe të asaj romake” (f.89). E gjitha kjo do te thote qe autori yne ka marre per baze boten helene dhe ate romake dhe kete kerkon t’ja perbashkoje botes ilire ne kuadrin e shtetit, por harron qe iliret kane pasur pasardhesa dhe keta te fundit kane qene teper-teper larg organizimit shteteror deri ne fillim te shekullit te XX-te dhe kete ne saje te nje ndikimi shumepermasor te botes evropiane dhe asaj otomane per mbi 1300 vjet.
Për të dytën herë duhet të themi: qe ky studiues ngaterrohet me kembet e veta. Në qoftë se kemi me të vërtetë organizime juridiko-politike të ilirëve në përgjithësi dhe atyre të jugut në veçanti, ne nuk duhet të mbështetemi tek bota helenistike dhe ajo romake. E kundërta e asaj që thotë autori, në qoftë se duam të zbulojmë dialektikën e formimit të organizimeve juridiko-politike të grekëve dhe romakëve, bën të domosdoshme atë që ne duhet të ribulojmë paraprakisht: formën ilire te organizimit shoqeror, e cila është më e hershme në kohë dhe hapësirë, por që nuk i intereson të sotmes ta zbulojë, sepse do të tregonte paaftësinë e saj historike, por dhe mashtrimin e perdorur nga historiografia enveriste per te mbuluar diellin me shoshe.
E përse duhet ta kritikojmë ne këtë autor për huazimet që  bën ai nga historiografia jugosllave kur ai nuk mund ta kuptojë dot organinizimin e ilirëve jashtë botës heleno-romake? Në të vërtetë për një përkrahës të absolutizmit analitik kjo botë ka domethënien e vet të madhe mbi pamjen e gënjeshtërt që na ka krijuar, por për autorin kjo botë nuk ka asnjë vlerë thelbësore përsa i përket organizimit shoqëror të ilirëve; forma e të cilëve është parakaluar me kohë nga bota helene e pastaj romake – këtë nuk e ka kuptuar dot ky autor dhe historianët tanë këtu në Shqipëri. Arësyeja e këtij moskuptimi është e lidhur me mënyrën se si e kuptojnë KOHEN te vetequajturit historianë në Europë. Për ta KOHA mbetet gjithmonë një kostante absolute; dhe në qoftë se bota heleno-romake ka qënë një botë skllavopronare, të njëkohëshmit nga ana  e lindjes, me këtë botë duhet të jenë të tillë, ose, në qoftë se janë më të mëvonshëm e kapërcejnë këtë botë duke hedhur rendin me një kapërcim huazues, direkt tek ajo feudale. Ky arësyetim, mbi kohën absolute për të gjitha dukuritë i përket të kaluarës, sepse mbas mesit të shekullit të XIX kjo botë na u bë relative.
Megjithëatë ka nga ata autorë që duke përmbledhur mendimin e historiografisë jugosllave shkruajnë se : “ky mendim nuk njeh në mënyrë eksplicite ekzistencën e shtetit ilir. Si shkallë më të lartë të jetës politike ilire pranon vetëm lidhjet fisnore. Kurse Kostandin Jiriçek si shkallën më të lartë të jetës politike ilire pranon një formë të tillë që qëndron midis shtetit dhe lidhjes fisnore, duke anuar më tepër nga lidhja fisnore”(Ali Hidri. Historiografia jugosllave mbi shtetin ilir, Kuvendi i I i studimeve ilire, vëll I, f. 350).
Ky është një arësyetim më tepër oportunist se sa një mendim konseguent mbi strukturën shoqërore të ilirëve. Pastaj dëshira për ta paraqitur shoqërinë ilire si pjestare në një organizim as shtetëror dhe as fisnor është një mungesë serioziteti për një shkencëtar materialist. Koha ka ardhur e tillë që studiuesit duhet të jenë të prerë në përcaktimet hapsinore jo për gjë, por vetëm për të treguar saktësinë e hipotezave të tyre meqënëse shkenca historiografike nuk ka shkuar më larg se mënyra hipotetike e arësyetimit. Të thuash se ekziston një formë organizimi midis shtetit dhe lidhjes fisnore pa vënë më përpara në dukje dialektikën e shtetit në funksion të lindjes së këtij të fundit për ne do të thotë të tallesh me historinë në përgjithësi dhe historinë e ilirëve në veçanti; kështu që çdo kritikë tjetër në adresë të K.Jiriçekut do të ishte e tepërt. Në përgjithësi idetë e hedhura për organizimin e ilirëve ka qënë kurdoherë thjeshtë ide të pa vërtetuara dot në planin historik. Historianët e kanë akoma të paqartë se çfarë do të thotë komunë primitive dhe çfarë do të thotë shtet; ata akoma nuk e dinë se si ka qënë e organizuar kjo komunë dhe sot nuk dinë ndryshimin midis shtetit të sotëm me atë të djeshëm. Është afër mëndsh që pa ditur këto nuk ka se si të dihet se çfarë organizimi përfaqëson lidhja fisnore. Po të vesh re idetë e hedhura për organizimin fisnor të ilirëve do të dallosh me lehtësi kontradiktën që ato formojnë me materializmin.
Duke gabuar njëherë në fillim të karierës së tyre shkencore, nga që nuk e kanë njohur kurrë materializmin historik, studiuesit shqiptarë sot, të ndeshur me literaturën e këtij materializmi, e kanë parë pozicionin e tyre të djeshëm dhe kërkojnë ta mbulojnë atë me një gabim të dytë duke krahasuar gjëndjen shoqërore të ilirëve në mes të mijëvjeçarit të parë para Krishtit me atë të paraheleneve në fund të mijëvjeçarit të dytë para Krishtit. Në këtë pozicion gjëndet autori (Skender Anamali)i artikullit “Të dhënat mbi elementin ilir në qytetet antike Epidamn dhe Apolloni” kur deklaron faktin “se aty gjejmë një mbret vëndas të quajtur Epidamn, e marrur me kuptimin homerik të Bazileusit, ndofta Taulant, mbasi taulantët banonin në atë krahinë, nuk duhet të na çudisë” (Përmbledhje artikujsh arkeologjikë për historinë e lashtë të Shqipërisë, disp II, f. 318).
Jo! Ekzistenca e bazileusit nuk na çudit aspak, por na çudit tendenca e autorit për t’i quajtur ato shtete. Prania e bazileusit homerik mund të quhet i saktë nga ana hapsinore, por krahasime me atë homerik lë nënkuptime kohore dhe nuk jmund të pranohet si një barazi hapsinore. Edhe sikur të ketë ekzistuar, bazileusi ilir është tepër larg nga ai hemerik nga ana kohore. Ato me të vërtetë bëjnë pjesë në një mënyrë të vetme organizimi shoqëror, por janë të diferencuara në kohë kaq shumë sa mund të përcaktohen vetëm mbi bazën e ideve fetare. Politeizmi homerik është shumë i mëvonshëm se kulti i natyrës të ilirëve. Dhe për këtë arësye organizimi shtetëror tek ilirët ka munguar. Domethënë faza e “mbretit” Epidamn është shumë më e hershme se bazileusi homerik Priam edhe pse gjëndet 700 vjet mbas të dytit. Jo më kot ecuri e kohës është relative për dy ngjarje, pasojë e së cilës është koha absolute në total. Me të vërtetë parahelenet homerikë (ose greket e epokave heroike) dhe ilirët e autorit ndodhen në fazën që ndan komunën primitive të mirëfilltë nga shteti, por ndërsa të parët janë në fund të kësaj faze, të dytët janë në fillim të saj dhe kjo ne saje te nje ndikimi akoma te pakonstatuar shkencerisht. Ky është kuptimi relativ i kohës historike të njerëzimit dhe vetëm për këtë arësye, sipas këtij arësyetimi, helenet janë shume më të mëvonshëm në historinë reale (dmth pa shkrim) se ilirët, per aresyen me te thjeshte fare: paraardhesit e heleneve (pellazget) jane ata qe i nxorren parailiret nga shpellat dhe i dhane emrin me te pare ne histori duke u transformuar ne bashkesine helene, por me nje ndikim vendimtar nga bota autoktone, dmth parailire.  Mbi kete baze fillestare fillon historia e njohur e ilireve, ku paraqitja e tyre perpara historise duket sikur ka pamjen e fiseve parahelene, e me vone helene.
Autorit të studimeve dardane nuk i ka vajtur ndërmënd aspak fakti i emërtimeve të ndryshme që kanë marrë fiset ilire ku “në të njëjtin vënd ai (Straboni, GH) tregon se “dardanë janë edhe galabrët, tek të cilët (….) (mungon teksti) është një qytet i vjetër (….)”. Nga kjo shihet se dardanët kanë qënë të organizuar në jetën politike, ekonomike dhe shoqërore, dhe si duket ky “polis arhaia” ka qënë një qëndër e rëndësishmje e fisit dardan, të njohur me emrin galabroi……” (f 101), ndërsa nga ana tjetër edhe vetë dardanët quhen ilirë. Çfarë tregon trinomi emërtues galabër-dardan-ilir në planin kohor, psh rreth viteve 2 000 pa. Kr.? Kjo gjë për këtë autor është e pakuptueshme dhe e paditur, por ai ka meritën të na japë lidhjen hapsinore të duetit galabër-dardan përsa i përket emërtimit. Për këtë ai shkruan: “Nga aspekti i strukturës sociale dhe politike, dardanët me nocionin e të cilëve nënkuptohet aleanca e shumë fiseve siç janë: thumatët, galabrët e shumë të tjerë të paidentifikuar, – se emri dardan është emër i përbashkët i shumë fiseve ilire që shtriheshin në zonën qëndrore të gadishullit Ballkanik, -na paraqiten shumë të shtresuar, ushtarakisht të organizuar, në marrëdhëniet ndërfisnore me një anatomi të gjërë në kuptimin e plotë të fjalës, kurse në marrëdhëniet e jashtme, apo në marrëdhëniet me fqinjët përfaqësoheshin nga mbretërit (regas, reguti dhe bazilejtë) ose kryekrerët apo kapedanët (principes). Megjithëqë këto terma të institucioneve politike për dardanët na i kanë sjellë autorët grekë dhe romakë, ne nuk dimnë se sa mund të identifikohen në mënyrë adeguate me institucionet ilire në përgjithësi, pra edhe me dardanët” (f.127)(nënvizimet e autorit).
Pikërisht mbi arësyen e fundit ne nuk mund të marrim sot për bazë si të vërteta absolute, thëniet dhe deduksionet e të lashtëve. Raporti absolut mund t’i konsiderojë dardanët me hapësirat e sipërthëna nga autori në unitet midis tyre, por përfundimisht ai nuk i konsideron dardanët të zhvilluar në shkallën e shtetit të mirëfilltë. Bile akoma më tej ai i konsideron dardanët, dhe bashkë me ta të gjithë ilirët, ende tepër larg asaj periudhe që ndan gjysëm shtetin komunar nga shteti i mirëfilltë klasor si edhe larg komunës së mirëfilltë primitive, por kjo e fundit ne saje te ndikimit pellazgjik.
Duke u rikthyer tek trinomi galabër-dardan-ilir, raporti kohor-hapsinor duhet të vërtetojë se emërtimi galabër është emër i fisit të lidhur me lindjen dhe zhvillimin shoqëror të tij, gjatë gjithë komunës primitive fill mbas ndarjes së punës. Ky emër tregon se masa e relacioneve të komunës primitive nuk e ka kaluar dot hapësirën e fisit, dhe, kur ne e gjejmë këtë emër deri në shekullin e analizuar nga Straboni, nuk kemi si të arrijmë në konkluzionin se ilirët janë të organizuar në shtet. Në qoftë se këtë shumëllojshmëri e gjejmë edhe tek helenet e analizuar nga Tuqididi tek “Lufta e Peloponezit” ka ardhur koha të sqarohet ndërtimi i shoqërisë helene (apo greket e epokave klasike). Ndërsa emërtimi dardan nuk duhet të tregojë vetëm aleancën e shumë fiseve, por kryesorja, përsa i përket organizimit, duhet të kosistojë në praninë e disa komunave (fiseve) pranë njëra-tjetrës ku lufta duhet të ketë luajtur rolin e saj në konsolidimin e dardanëve në planin politik komunar. Ky emërtim duhet të tregojë se organizimi i  mirëfilltë komunar tek ilirët kishte marrë fund përfundimisht njëherë e mirë dhe shoqëria dardane në sajë të ndarjes së punës, i ishte futur shkatërrimit të marrëdhënieve komunare të prodhimit dhe ndërtimit të marrëdhënieve të reja shtetërore, të cilat nuk mund të realizohen dot me urdhër të peshkut brënda disa qindra vjetëve, siç pretendon historiografia moderne; sidomos për ilirët ky hop kalimtar nga rendi më i thjeshtë dhe i parë në rendin e parë shtetëror duhet të ketë zgjatur disa herë më gjatë se tek popujt e tjerë europianë dhe per kete praktikisht ka qene e pamundur
Meritë për praninë e fiseve të ndryshme në brëndësi të Dardanisë, nga pikëpamja e analizës statistikore historike, duhet t’i takojë historiografisë helene dhe romake. E themi këtë sepse bindja e jonë është që si veshtire qe dardanët (duhet saktesuar me perpara se cfare perfaqeson ky emertim nder ilire, per kete shih artikullin: “Dardanet e Ilirise apo te Trojes” tek albanovaonline dhe www.genchoti.com) të kishin dijeni, përpara grekëve dhe romakëve, për ekzistencën e fiseve të tjera dhe aq më tepër për fiset epirote apo taulante. Vetëm në sajë të botës së relacioneve me parahelenet, helenet dhe romakët, dardanët duhet të kenë marrë vesh se ekzistojnë edhe vëllezër të tjerë biologjike rreth e rrotull. Përshpejtimi i dhënë nga kjo botë ka bërë që këta vëllezër një ditë prej ditësh të dilnin përpara historisë me emrin ilir, ndoshta përpara kohës specifike. Për ne nocioni ilir nuk duhet të përmbledhë bashkësinë e grupfiseve të hyrë në relacione politike, le pastaj shtetërore, por kryesisht ky nocion përmbledh të gjithë ato fise dhe grup fisesh të lindura në të njëjtën kohë (relativiteti i kohës nuk duhet të merret parasysh në këtë rast pasi është një pasojë tepër e stërzgjatur nga pikëpamja kohore formimi i paraardhësit antropomorf të ilirëve; aq më tepër duhet pranuar kjo po të kemi parasysh karakterin parësor racor të ilirëve në raport me popujt e tjerë të Europës nga ana kohore) anë e kënd Ballkanit sipas realitetit relativ pa dhënë dot një ndryshueshmëri cilësore përsa i përket ecurisë së zhvillimit shoqëror. Domethënë ne me emrin ilir nuk kuptojmë botën e relacioneve midis grup fiseve ilire në planin njerëzor si psh dardanë, ardianë, pirust, enkelejd, epirot etj, etj, sepse shpejtësia e avashtë e zhvillimit që mbartnin ato grup fise si zor që ta lejonte bashkëpunimin shoqëror të tyre. Ja përse grekët gënjehen kur pretendojnë se epirotët janë grekë dhe jo ilirë dhe ja përse ne themi se bota ilire ka qënë larg organizimit shtetëror.
Studiuesit tanë duke mos marrë fare parasysh unitetin e qënies me ndërgjegjen, por duke e futur këtë duet në kontradiktë midis elementëve të tij, përshpejtojnë tmerrësisht zhvillimin shoqëror të ilirëve duke e kaluar gjëndjen fisnore të kësaj shoqërie në një shtet brënda një kohe kaq të shkurtër sa edhe drita historike e ka tepër të vështirë ta përshkruajë të tërë këtë distancë kaq shpejt. Ata me kurajo të tepruar shkencore ngritën një godinë idesh mbi ndërtimin e shtetit ilir, ku edhe studiuesit e huaj nuk ngelën pa futur shkopinj në rrotat e historiografisë shqiptare duke e realizuar shtetin ilir jo para 2 500 vjetëve në jetën reale, por vetëm sot në botën me jetë “SHKENCORE”.
Idetë e hedhura për organizimin hipotetik shtetëror ilir janë shumë kontradiktore me dialektikën e shtetit dhe ato, nga ana tjetër, kundërshtojnë njëra-tjetrën dhe vetveten në planin kohor. Duke pasur karakter thjeshtë ideologjik (nocioni ka karakter përmbajtës sipas Engelsit dhe jo sipas gjuhëtarëve sovietikë), dmth jashtë realitetit objektiv, nuk është e vështirë të kuptohet që ato nuk mund të shërbejnë për një udhëheqje teorike konseguente në ndërtimin e shtetit ilir jo vetëm pse ato janë ide të pamaterializueshme, por edhe sepse shtet ilir as që ka pasur ndonjëherë e as që ka për të pasur sa kohë ekziston materializmi historik. Për të kuptuar informacionin fals që na imponon ideologu historian ne më përpara do të analizojmë idetë e hedhura për këtë organizim për të kuptuar edhe botën e kalbur të idealizmit historik.
Pa e kuptuar aspak rolin e individit në histori, përsa i përket raportit midis masës hapsinore të tij dhe masës hapsinore të shoqërisë, studiuesi nga Polonia, autori (W. Pajakovski) i kumtesës: “Mbretëria e Bardhylit nga historia politike e Ilirisë në gjysmën e parë të shek. IV Para erës sonë” (Kuvendi i I i studimeve ilire, vëll I, f. 333) na jep sihariqin e madh se Bardhyli deri në kohën kur u bë mbreti i ilirëve duhet të ketë qënë në krye të ndonjë lidhjeje fisnore.
Në të vërtetë ky autor as që ja ka haberin dialektikës së shtetit dhe në këtë drejtim ka boshllëqe të mëdha. Po të ketë qënë Bardhyli në krye të ndonjë lidhjeje fisnore (dhe ashtu duhet të ketë qënë) atëhere ai nuk ka qënë kurrë një mbret në krye të shtetit (dhe kështu është). A e kupton vallë lexuesi materialist se sa e pamundur është për një njeri që të jetojë njëkohësisht, gjatë jetës së tij, edhe në organizimin fisnor edhe në atë shtetëror? Po të pranohet kjo që thotë ky autor, atëhere postulati materialist  që thotë se është qënia ajo që përcakton ndërgjegjen, bie poshtë duke u mohuar nga supermaterialisti idealist i kohëve moderne. Si ka mundësi që Bardhyli, produkt i organizimit fisnor, të bëhet pastaj mbret, produkt i organizimit shtetëror? A nuk janë vallë njerëzit ata që duke hyrë në marrëdhënie të pandërgjegjshme dhe në sajë të zhvillimit maksimal të forcave të tyre  prodhuese, përmbysin marrëdhëniet ekzistuese? Cili është roli i Bardhylit në këtë revolucion të paqënë? Me këtë këndvështrim Bardhyli nuk ka qënë aspak pjestar i atij organizimi që quhet shtet.
Autori, i kumtesës, në fjalë i pari e kupton që stonon me teorinë e lindjes së shtetit në përgjithësi, por sidomos me atë të Engelsit në veçanti, dhe për të qëndruar sa më drejtë mbi patericat e tij kërkon të hidhet në sulm me anë të një autokritike krijuese, duke harruar se kjo gjuhë ka kohë që përdoret nga spekullatorët e historisë.
Pa e kuptuar se në vazhdim ai e thellon gabimin e tij, është po ky autor që nuk e kupton se midis zhvillimit ilir dhe atij helen nuk ka asnjë lidhje me karakter kohor dhe hapsinor, por ngjarjet e ndodhura njëkohësisht me luftën e Peloponezit janë ngjarje me ndryshueshmëri cilësore sipas shkakut primar të tyre. Këtë ndryshim polaku nuk mund ta honepsë dot edhe pse është i dukshëm. Kjo kuptohet kur ai deklaron gjithë madhështi se “1.Në shek VI dhe V ilirët në aspektin politik qenë të ndarë në fise të veçanta. Në këtë kohë shfaqet epërsia e papërcaktuar mirë e enkelejve. Ne vihemi në dijeni të kësaj hegjemonie nga lidhjet me luftërat greko-persiane. 2. Duke filluar nga lufta e Peloponezit vërehet një rritje e aktivitetit të fiseve ilire, të cilët në gjysmën e parë të shek IV u bashkuan nën udhëheqjen e brygëve në një strukturë të përcaktuar politike. Brygët nënshtruan taulantët dhe fiset e tjera ilire dhe fqinje dhe pushtuan Epidamnin. Mbi brygët printe Bardhyli. Duke i bashkuar fiset ilire ai krijoi mbretërinë ilire që me sa duket, ishte mbretëria e parë helenistike në histori. Teoria e jonë mbi lindjen e mbretërisë së Bardhylit është në kundërshtim me teoritë e tjera, por ajo përpiqet të jetë në përputhje me burimet (këtu qëndron “madhështia” e autorit, GH)” (po aty, f. 338).
Nga i gjithë ky mish mash përcaktimesh ne nxjerrim dy hapsira shoqerore konkluzive:
1-Autori na u nxjerr ilirët të organizuar në fise dhe mbas 100 vjetëve në shtet i cili nuk formohet sipas ligjeve shoqërore të zbuluara nga filozofia materialiste, por të luftërave që kreu Bardhyli,-këto janë ligje të zbuluara nga ai vetë. Nga ana tjetër këtë shtet ai e quan si rezultat të zhvillimit të shoqërisë greke dhe një evoluim nga  qytet-shteti në shtet.
2-Autori pretendon për ndërtimin e një teorie të re e cila mjafton të barazohet me burimet dhe për këtë ai pretendon se ndjek një metodikë të rregullt dhe të arësyeshme.
Kjo, me pak fjalë të tjera, do të thotë të mos ecësh përpara, por të shkosh mbrapa, bile shumë mbrapa. Sot ka ardhur koha që teoria nuk duhet të përputhet me burimet e lashta meqënëse ato burime kanë më tepër karakter intuitiv fantastik se sa karakterin e mirëfilltë hapsinor. Sipas këtij përcaktimi kostatues ato nuk duhen marrë aspak parasysh në planin hapsinor, por vetëm si një ngjarje kohore e cila kërkon një interpretim të ri, dmth materialist.
Po të veprohet kështu dhe të dalë siç thotë autori ynë mik, atëhere ai ka nderin të na e pasurojë historinë e ilirëve me luftërat imperialiste të kryera nga ana e tyre; ai duhet të na e pasurojë botën shpirtërore të ilirëve me politeizmin e tyre origjinal, si e gjithë bota europiane; së fundi, ai duhet të ketë dijeni (këtë duhet ta ketë sekret të përjetshëm profesional) për alfabetin origjinal ilir dhe duhet të njohë ligjvënësit e famshëm ilirë, si e gjithë bota skllavopronare, e cila nuk njeh asnjë rast në histori që të ketë shtet pa shkrim dhe shkrim pa juristin individual.
Difekti i historiografisë së sotme botërore qëndron edhe në mos kuptimin e materializmit dialektik dhe mos lidhjen e kategorisë dialektike çfaqje-thelb me zhvillimin shoqëror të një populli kur ky bie nën influencën politike të një populli tjetër. Nuk e dimë a është marrë ndokush me relacionet e popujve kur organizimet e gjithseicilit kanë qënë me ndryshueshmëri cilësore midis tyre, por ne kemi bindjen se edhe ai që duhet të jetë marrë me këtë nuk duhet të ketë dhënë një zgjidhje materialiste përderisa koha është konsideruar gjithmonë absolute në zhvillimin e popujve. Raporti absolut, edhe në këtë gjëndje të historisë, jep ndihmesën e vet në zgjidhjen e pikëpyetjeve që dalin për këtë rast, që është më universali në historinë botërore.
Duhet të jetë e qartë për lexuesin se veprimtaria e çdo shteti në historinë botërore, në kulmin e fuqisë së vet shtypëse ka aplikuar luftërat pushtuese,-gjë e parë hollësisht në pjesën e dytë (vëll III i Tjetersimi i…..) “Lufta dhe njerëzimi”. Me metodikat e sotme historike asnjeri nuk mund të na shpjegojë dot përse dakët u romanizuan (mund te jete edhe e kunderta, dmth daket i kane dhene gjuhen latineve dhe kjo shpjegon ndikimin e gjuhes pellazge mbi latinishten, ne qofte se i konsiderojme daket si dyndjen e fundit pellazgjike), ndërsa ilirët jo; e pra influenca e gjuhës romake në gjuhën ilire ka qënë e padiskutueshme, por asimilim gjuhësor e kulturor nuk ka pasur. Masa e relacioneve të romakëve me ilirët ka qënë shumë më e madhe sa na duket neve, e megjithëatë ilirët qëndruan si alpet mbi re. Përse? Historianët tanë janë munduar me të gjitha forcat të shpjegojnë këtë fakt lavdërues me një sërë termash subjektiviste si: i papërkulur, popull i etur për liri, popull i pathyeshëm etj, etj pa e ditur se qëndronin tepër larg të vërtetës së madhe që po të zbulohej do të ishte zgjidhja më e shkëlqyer e etnogjenezës së popullit shqiptar, e nuk do të sorollateshin albanologët e sotëm për rreth 45 vjet punë këmbëngulëse e plot pasion, po, për ne, të frutshme në konkluzionin e saj përfundimtar. Arësyeja, si gjithmonë, është e lidhur nga fakti se koha e lindjes së popujve për historianin ka mbetur një karakteristikë e parëndësishme dhe krejt formale në zhvillimin e popujve dhe të çdo specifike tjetër lëndore. Por ne duke u mbështetur tek ky faktor, në bazë të raportit kohor-hapsinor, zbërthejmë dukurinë në fjalë sipas kësaj hapësire që nuk duhet të jetë e vështirë të vërtetohet ndonjëherë.
Për dy popuj me kohëlindje të afërt asimilimi është i mundëshëm në favor të më të zhvilluarit, i cili në këtë rast rrit shpejtësinë e zhvillimit të asimiluarit, në qoftë se ky është më e hershëm se asimiluesi (por duhet pasur parasysh se shpejtësia e zhvillimit të asimiluesit ulet duke i zgjatur jetën rendit shoqëror aplikues). Kur shpejtësia është e kundërt, proçesi i asimilimit duhet të ndërrojë kohë gjatë ecurisë së kohës (ky rast duhet të jetë shumë i rrallë në histori, ndofta i pamundur si akt historik). Ndërsa për dy popuj me kohëlindje të largët, siç ishin ilirët dhe romakët, asimilimi është i pamundur dhe arësyeja duhet kërkuar tek shpejtësia e zhvillimit shoqëror që është shumë e diferencuar dhe për këtë e bën të pamundur atë që u ndodhi dakëve, të cilët duhet të kenë pasur një shpejtësi të përafërt me atë të popullit romak. Nga ana tjetër mungesa e mundësisë së asimilimit të një populli bën që ai të jetë në kontradiktë të perherëshme me pushtuesit, dhe “paqja” që mbretëron midis tyre është në realitet një fuçi baruti me plasje të vonshme. Të tillë duhet të jenë baskët në Spanjë, lëkurkuqtë në Amerikë, kosovarët në Jugosllavi dhe të tillë kanë qënë të gjithë ballkanasit në kuadrin e perandorisë osmane. E vetmja mënyrë që të mund të realizohet një asimilim i këtyre popujve “kryeneçë”, në kuadrin e shtetit klasor, është një bashkim trashëgues në nivelin e marrëdhinieve shoqërore e pastaj biologjike, gjë kjo e parealizueshme dot sot e deri në të ardhmen e afërt. Megjithëatë historia duhet të ketë pasur raste të tilla që sot duken si të padukshme, por që ajo nuk i ka harruar; psh asimilimi i dyanshëm kelt-sakson apo sakson-norman që të dyja në ishujt britanikë, asimilimi ilir-sllav pjesërisht në pjesën më të madhe të Ballkanit nga ku dualën popujt e  Jugosllavisë si malazesët, serbët e pse jo në një masë të parëndësishme edhe bullgarët. Ky proçes mund të kuptohet vetëm duke vënë në raport sllavët midis tyre ku duhet të dalë që sllavët e jugut kanë humbur shumë nga shpejtësia e tyre e zhvillimit shoqëror që duhet t’i ketë falur natyra në erën autoktone.
Vetëm një organizim internacional i prodhimit mund të realizojë një asimilim universal të popujve, ku të mos ketë më diferencime shoqërore midis tyre. Ja përse shërben kjo midisthënie; për t’i bërë të qartë politikanëve të mbarë botës së sotme të mbarsur me kontradikta antagoniste se shtypja e popujve do të jetë kurdoherë një armë kundër tyre, të paktën teorikisht.
Duke u kthyer tek pamundësia e asimilimit të ilirëve nga ana e romakëve (në të vërtetë ky asimilim është i mundur plotësisht vetëm atëhere nëqoftë se romakët do ta kishin pushtuar Ilirinë përgjithmonë dhe në Iliri do të mbizotëronte rendi shoqëror i imponuar nga pushtuesit), është i papranueshëm mendimi i hedhur nga një autor i huaj sikur “si shumë shtete të tjera kufitare të botës klasike, monarkia ardiane adoptoi shpejt rolin e një mbretërie kliente brënda sferës romake të interesave, dhe nën Pleuratin ajo e shfrytëzoi me sukses” (F. W. Waibank, Iliria e Jugut në shekujt III-II p.e.sonë, Kuvendi i I i studimeve ilire,  vëll. I, f. 339)
Kjo duhet të jetë thjeshtë në çfaqje dhe jo në thelb, sepse vetë roli nuk mund të justifikojë dot qënien. Ky është difekti më kryesor i këtij autori, i cili si shumë shokë të tjerë të vet kujton se ka në dorë frenat e zhvillimit historik të botës.
Po puna me Ilirinë nuk ka mbetur me kaq; ka shumë hipoteza teorike pa domethënie konkrete që na shërbejnë ne për të zbuluar difektin e historianëve tanë dhe për të saktësuar ndërtimin e organizimit shoqëror të ilirëve.
Historiani ka harruar se për të qënë materialist konseguent duhet që çdo hipotezë që ngrihet të vërtetohet jo nga burimet historike, por kryesisht nga ana e qelizave pjesmarrëse në organizimin hipotetik. Psh kur thuhet se “Fakti që disa historianë antikë e përmëndin fisin ilir të dasaretëve njëherë si fis Taulant dhe një herë si Enkelej tregon se ata duhet të jenë përfshirë radhazi në shtetin e Enkelejve dhe në atë të Taulantëve” (S. Aliu, Një qytezë e re ilire në Shqipërinë Juglindore; Përmbledhje artikujsh arkeologjikë për historinë e lashtë të shqipërisë, disp. II, f. 512), atëhere duhet pranuar se midis taulantëve dhe enkelejve ekzistenca e një lufte, bile një lufte disa variantëshe, meqënëse pranohet kalimi nga njëra anë në tjetrën (per te analizuar kete proces eshte e domosdoshme te zbulohet dialektika e formave te luftes, vell. 3 i Tjetersimi….),-gjë që duke mos qënë e vërtetë tregon se sa pak e kanë kuptuar materializmin historik studiuesit tanë. Pastaj ku na e gjejnë të drejtën këta historianë që çdo grup fisesh ilire, si enkelejtë apo taulantët, t’i konsiderojnë në shtet, kur në vitet 430 pa. Kr. kaonët e tesprotët nuk sundoheshin nga mbretër (Tuqididi, Lufta e Peloponezit, f. 96)
Koha që ndan dy periudhat në fjalë është kaq e paktë sa ne mund të themi që është e pamundur të evoluojë një shoqëri nga mospasja e mbretit në atë me mbret pa pasur asnjë formë lufte, të paktën atë civile, mungesa e së cilës tregon se problemi është parë nga historiani ynë me tendencë e cila në fakt mohon parimet teorik të gjenezës së ilirëve.
Duke mos e kuptuar këtë grup parimesh historike, arkeologët tanë po grupohen, përsa i përket teorisë së shtetit, dhe po e përmbysin me plot kuptimin e fjalës realitetin historik të ilirëve; dhe duke e paraqitur atë kaq fals e bën të pamundur përcaktimin e gjenezës së ilirëve dhe të popullit shqiptar pa hequr dorë, më përpara, prej të tërë materialit hipotetik teorik që na imponojnë këta studiues Të thuash se: “Në këtë periudhë të dytë të marrëdhënieve të veta me botën mesdhetare, treva ilire, kryesisht ajo iliro jugore, përbën një njësi politikisht dhe ekonomikisht të pavarur. S.Islami ka sqaruar rolin që luajti shteti ilir në Ballkan dhe ne mund të tërheqim vërejtjen në një aspekt me interes në marrëdhëniet ekonomike. Shekulli IV fillon me një shpërngulje të interesave dhe lidhjeve ekonomike të trevës ilire drejt bregut perëndimor të Adriatikut” (N. Ceka, Diskutim mbi çështjen numismatike, Kuvendi i I i studimeve ilire, vëll I, f. 527) do të thotë ose të fshehësh, ngaqë nuk di të shpjegojë rolin thelbësor të botës së relacioneve dhe përse treva iliro-jugore paraqitet një njësi politikisht dhe ekonomikisht të pavarur (le të na gjejë ky autor një trevë ilire të varur për kohën që bën fjalë), dmth paditurinë tënde, ose të shpikësh dukuri e shkaqe që vërtetojnë në mënyrë false atë që sikur ilirët kanë populluar jugun e gadishullit Apenin. Për sqarim i themi këtij autori se interesat ekonomike të një populli janë të lidhura pazgjidhshmërisht dhe të varura nga zhvillimi ekonomik i tij, ndërsa masa hapsinore e këtyre interesave është e paracaktuar nga sistemi shoqëror i organizimit të forcave prodhuese në drejtim të marrëdhënieve prodhuese, te cilat nga ana e tyre jane te percaktuara rigorozisht nga shpejtesia e zhvillimit shoqeror, ose, sic quhet ndryshe, oferte – kerkesa. Kur kemi të bëjmë me të njëjtin sistem, relativiteti i këtyre interesave është i paracaktuar nga shpejtësia e zhvillimit shoqëror, e cila nga ana e sajë përcaktohet absolutisht nga kohëlindja vetiake e atij populli. Dhe për një popullatë të pa organizuar në shtet është pak si e pamundur që të ketë interesa kontinentale jashtë territorit të komunave të veta. Nuk është njeriu që përcakton këto interesa, por janë marrëdhëniet ekonomike të një populli ato që përcaktojnë këto të fundit. Pastaj a e di ky autor se interesat e një shteti jashtë territorit të vet çfaqen edhe me vazhdimësinë e politikës me mhjetet e dhunës dhe për këtë nevojitet ushtria e pushtetit civil. Ku e kanë pasur ilirët, qoftë dhe arbërit, këtë ushtri; apo di ky autor ndonjë formë tjetër lufte ku ushtria nuk ekziston?! Ne e pamë mënyrën se si e ndërtoi shtetin ilir S.Islami dhe në qoftë se, për hipokrizi, duhet pranuar ajo teori, është tjetër punë, por të nisesh për të ndërtuar një teori mbi shtetin nga idetë tendencioze është pak e pamundur të pranohet nga koha historike e zhvillimit të shkencës materialiste historike. Ne nuk u nisëm të kundërshtojmë këtë autor ose shokët e tij, por kur shikojmë se rruga e raportit absolut, që kërkon të vërtetojë gjenezën e popullit shqiptar, ndërpritet nga pikëpamje të tilla nuk mund t’i kalojmë në heshtje pa ja nënshtruar  rkitikës sonë; por kjo të mos merret si tendencë keqdashëse nga ana e jonë në adresë të studiuesve tanë.
Të njëjtin gabim bën dhe autori (Frano Prendi) i kumtesës “Urbanizimi i Ilirisë së Jugut në dritën e të dhënave arkeologjike” kur shkruan se “ilirët e kësaj krahine, desaretët, të cilët, siç duket, luajtën dhe një rol të rëndësishëm në formimin e shtetit ilir në shek VI dhe fillimin e shek V p.e.sonë i kishin intensifikuar mjaft marrëdhëniet tregëtare me botën greke” (po aty, f. 110-111).
Kjo është plotësisht e mjaftueshme për të treguar pamjen e gënjeshtërt të organizimit shoqëror të ilirëve sipas shtetit. Ne nuk do ta kishim edhe aq të thjeshtë të vërtetonim të kundërtën, por arma më e fortë e jona (KOHA) na jepet nga vetë autori. Përse çfaqet kjo pamje pikërisht pas marrëdhënieve me helenet dhe jo më përpara ose më vonë? Pastaj duke lexuar Tuqididin (e parapamë) është shumë i ndjeshëm fakti që në fund të shekullit V pa. Kr. disa fise ilire janë të paorganizuar në mbretëri. Pikërisht faktori kohë e bën të pamundur këtë tezë e cila na jep dorë të zbulojmë shkakun e vërtetë dhe të vetëm përse organizimi shoqëror tek ilirët e jugut merr pamjen e një shteti empirik. Roli i botës së relacioneve ka qënë kaq i madh tek ilirët e Jugut sa historianët, pa e kuptuar, kanë rënë në kurthin që i ka ngritur Historia Nënë. Përsëri theksojmë se është e papranueshme një heterogjenitet cilësor i ilirëve dhe të pranojmë që brënda 200 vjetëve kemi evoluimin e shoqërisë ilire nga jo shtet në shtet pa qelizat e domosdoshme të këtij të fundit. Këtë gjë asnjë historian nuk e merr për bazë kur fillon të tjerrë të kaluarën e popullit shqipotar. Në vënd që autori i mësipërm të thellohej në botën e madhe të relacioneve duke përcaktuar masën e influencës si dhe hapësirën kryesore ku vepron ajo, endet rreth e rrotull duke i atribuar desaretëve një rol të paqënë në krijimin e një shteti të tillë.
Ne mund të heshtnim përpara një lajthitje të tillë, por janë vetë studiuesit tanë ata që, të dehur nga ideja e pranisë së shtetit ilir, e kundërshtojnë në një farë mënyre këtë autor me një gabim tjetër edhe më ekstrem. Janë dy autorët tanë të vjetër (Skender Anamali dhe Myzafer Korkuti) që në po të njëjtën kohë me këtë thënie të autorit të mësipër, vënë re se “Në këtë kohë (shek VI dhe V pa.Kr. GH) ne kemi dy shfaqje jo pa rëndësi: federatat fisnore ilire (në fund shtetet ilire) dhe ngulimet e helenëve në Dyrrah, Apolloni, Orik e gjetkë” (Përmbledhje artikujsh arkeologjikë për historinë e lashtë të Shqipërisë, disp. I, f. 162). Në fakt këtu ka diçka të sinqertë nga ana e këtyre dy autorëve, sepse dy shfaqjet e vëna në dukje nga ana e tyre nuk kanë karakterin e realitetin historik, por, sidomos e para, janë të lidhura me subjektivitetin individual që shprehin ata me fjalën ne. Por historia e ilirëve nuk pyet shumë për pikëpamjet që kemi ne për ta. Zhvillimi i tyre autokton është me të vërtetë i habitshëm dhe është shëmbulli më i shkëlqyer për popujt e Europës  dhe tregon se si ka qënë ndërtuar shoqëria e popujve të saj përpara qytet-shteteve, bile shumë-shume më përpara tyre, dhe kete gje Evropa nuk e di akoma
Përfundimisht ne i konsiderojmë pikëpamjet mbi organizimin shtetëror të ilirëve një teori ireale pa asnjë bazë historike, e cila, edhe pse duket sikur ka një tendencë pozitive, është bërë sot pengesa më kryesore për vërtetimin dhe konkretizimin e gjenezës së popullit tonë. Ne shqiptarët, dhe kërkush tjetër, nuk mund të lidhë dot hallkat, nëpërmjet qelizave shoqërore, midis ilirëve dhe arbërve, midis arbërve dhe shqiptarëve, pa realizuar më përpara një shtrëmbërim të gjithseicilës po të pranojmë se ilirët kanë qënë të organizuar në shtet. Ja përse ne përpara se të tregonim hapësirën shoqërore të ilirëve dhe lidhjen që kanë ato me arbërit dhe shqiptarët, na u desh të vinim në pah dhe të kritikonim të gjitha ato pikëpamje që hedhin dritën fallso në organizimin shoqëror të ilirëve ku sipas tyre spikat prania e shtetit ilir.
Për të parë më konkretisht gabimin e historiografisë sonë dhe rrjedhimet që dalin nga ky gabim, tani po analizojmë hapësirën sipas ideve të studiuesve të shteteve ilire, sepse ato, dmth shtetet, kanë qënë të shumtë në këtë plan sipas këtyre studiuesve. Kjo hapësirë do të përmbledhë të gjithë kohën që përfshihet midis shekujve VI-II pa. Kr. ku kemi edhe relacionet me helenet dhe pushtimin ushtarak nga Roma Konsullore.
Informatat ideore që na servirin studiuesit e epokes enveriste janë shumë kontradiktore midis tyre dhe një zbërthim i mëtejshëm i këtyre informatave i nxjerr ato në kundërshtim edhe me materializmin historik. Pikërisht këto dy forma kontradiktore, që është karakteristikë për shkencën e sotme historike, do të vëmë në pah në vazhdim, krahas hapësirës mbi shtetin ilir.
Mënyra se si kërkohet prania ose jo e shtetit ilir tek banorët e Ilirisë gjen zbatim sipas të gjitha metodave ekzistuese që janë aplikuar në Shqipëri si dhe tek përfaqësuesi më kryesor i historiografisë shqiptare, i cili për të saktësuar praninë e shtetit ilir kërkon një ndarje nga zhvillimi i shoqërisë ilire. Për të thjeshtuar këtë problem (ne fakt ketru fillon dhe manipulimi i historise reale) ai shkruan se: “Duke lënë mënjëanë tematikën lidhur me gjenezën e ilirëve dhe zhvillimin e shoqërisë dhe të kulturës së tyre, në krye të problemit të etnogjenezës së shqiptarëve qëndron teza se Iliria e Jugut, me të cilën përputhen pak a shumë trevat e sotme shqiptare (edhe kjo nuk eshte e vertete, dhe kjo e ka pasur nje manipulim politik kur eshte deklaruar, GH), është karakterizuar nga një nivel ekonomik shoqëror e kulturor i zhvilluar qysh para pushtimit romak; këtu ishte zhvilluar formacioni politik skllavopronar më i rëndësishëm i ilirëve i cili, duke bashkuar për disa shekuj fiset dhe krahinat më të përparuara ilire në një shtet i hapi shtegun një proçesi konvergjence, i cili veproi më tej edhe pas pushtimit romak. Me këtë brënda difersitetit të gjërë ilir, ishte krijuar në një trevë të përcaktuar një unitet me tipare etno-gjuhësore dhe kulturore të diferencuara, të veçanta. Në këtë truall zhvillohet proçesi i etnogjenezës së shqiptarëve” (A. Buda, Rreth disa çështjeve të historisë së formimit të popullit shqiptar, të gjuhës e të kulturës së tij; Shqiptarët dhe trojet e tyre,f. 29).
Përsëri kemi arbitraritet për emërtimin e shtetit skllavopronar ilir. Pastaj autori duhet t’i përgjigjet pyetjes përse pikërisht në Jug të Ilirisë pati organizim shtetëror, sipas tij, dhe përse veriu i Ilirisë nuk ndoqi këtë rrugë. Çfarë fshihet pas kësaj rruge zhvillimi? Përse kemi heterogjenitet tek ilirët (sipas këtij autori), dhe pastaj, cili është raporti kohor dhe hapsinor i tyre me grekët dhe romakët? Teorikisht autori e ka të pamundur t’i përgjigjet këtyre pyetjeve dhe për këtë ne nuk do t’i vëmë faj në qoftë se nuk do të pretendonte se mbështetej në shkencën materialiste si udhërrëfim. Por ne nuk do të kufizohemi me kaq në kritikën tonë, sepse ne kërkojmë të dimë “diçka” më tepër nga autori ynë. Së pari: si mund të përcaktohet niveli ekonomik shoqëror e kulturor jashtë zhvillimit të shoqërisë ilire? Së dyti: Si mund të përcaktojmë ne formacionin politik të ilirëve jashtë këtij zhvillimi? Pastaj si mund të pranojmë ne se 300 vjetët e saktësuar nga autori ynë tek ilirët formojnë më të rëndësishmen e jetës së tyre? Së treti: Pranimi i bashkimit të fiseve dhe krahinave më të përparuara ilire në një shtet duhet të përjashtojë krijimin e disa shteteve në këto treva, praninë ideore të të cilëve ne e pamë më sipër. Këtu autori formon kontradiktën me shokët e tij më të rinj dhe pse jo nxënës të tij. Së katërti: Tiparet etnogjuhësore dhe kulturore të diferencuara nuk përcaktojnë praninë e shtetit, sepse ato kanë ekzistuar gjithmonë përpara tij dhe formojnë qelizat sasiore paralele që shoqërojnë lindjen e shtetit. Këtu ky autor formon kontradiktën me materializmin historik ku ai ka pretenduar gjithmonë se mbështetej. Së pesti: Mund të jetë e saktë që në këtë truall të sotëm zhvillohet proçesi i etnogjenezës së shqiptarëve, por kjo është shumë e mangët. Ne kërkojmë të dimë përse territori ilir është shumë më i gjërë se ai shqiptar dhe përse pikërisht në Ilirinë e Jugut i krijuan kushtet historike për mbijetimin e shqiptarëve ilirë dhe evoluimin e tyre në shqiptarët e sotëm (ne fakt kete pjese gjeografike ne kohen e Romes Perandorake (shek. IV pas Kri.) Selia e Shenjte e kishte emertuar Epiri i Ri; – keshtu qe mbetet per te zbuluar perse historiografia komuniste e epokes enveriste ka ngulur kembe si mushka qe emertohej Iliri i Jugut). Proçesi i zhdukjes dhe evoluimit të ilirëve është me të vërtetë një ngjarje me domethënie deçizive në përcaktimin e etnogjenezës të shqiptarëve të sotëm. Ne mendojmë dhe vërtetojmë  se këto kërkesa, nga ky autor, japin një panoramë shumë më të plotë dhe saktësojnë jashtë mase problemin e etnogjenezës së popullit tonë pikërisht në kohën kur antishkenca  shqiptare vjell nga goja e saj akuzat më cinike dhe sadiste në adresë të popullit tonë.
Pastaj kërkesa e jonë për një plotësim të mëtejshëm dhe më të plotë të problemit me themelor të shkencës së albanologjisë, nuk është thjeshtë e varur nga ky autor. Ka autorë që, duke marrë nga të tjerët djathtas e majtas, bëjnë një analize filozofike shumë jashtë karakterit materialist për këtë problem duke formuar një hapësirë organizimi as shtet dhe as komunë, por diçka midis tyre. Është autori ynë i vjetër i studimeve dardane që pa marrë parasysh domosdoshmërinë kohore të zhvillimit të shoqërisë kur kalon nëpër elementët sasiorë të saj dhe sidomos kur kalohet nga një sistem në tjetrin, tjerr një analizë konglomerate të mbushur më tepër me hipoteza se sa me fakte. Pa marrë parasysh aspak faktorin kohë, vëndin ku ndodhën ngjarjet që përshkruan ai, zhvillimin shoqëror të popullatës si dhe pa ditur aspak raportin e organizimit fisnor, si dhe masën e tij, me fazën historike që ndan komunën primitive nga shteti skllavopronar, ky autor shkruan se
“Organizimi fisnor, i cili paraqitet që në shekullin V pes dhe përforcimi i tij politik e ekonomik dhe marrëdhëniet e tij në një anë me të nënshtruarit e tij e nga ana tjetër me qytetet autonome, duke filluar prej shek IV pes, madje edhe në kohën e sundimit të Platorit, Agronit dhe Teutës merr një formë të rregullt federative. Kjo formë do të vazhdojë të funksionojë edhe në kohën e sundimit absolutist të Gencit. Në këtë unitet të imagjinuar shprehet qartë jo vetëm pavarësia politike, por edhe ekonomike e  “principium Gentis”….Dhe pikërisht në këtë  vështrim na duket se M.Garashanini, me plot të drejtë e ka karakterizuar këtë produkt politik si organizim mbifisnor. Së fundi, nga e gjithë kjo që u tha deri më tash, po ashtu na duket se me plot të drejtë ka kostatuar F.Papazoglu, kur thotë se struktura politike e shtetit ilir është “një përbërje e qyteteve dhe e bashkësive të mëdha apo të vogla fisnore”” (Zef Mirdita, Studime dardane, f. 90,91).
Jo vetëm autori ynë, por edhe të cituarit, nga ana e tij, as që ja kanë haberin dialektikës së formimit të shtetit dhe elementëve përbërës të tij. Sa më thellë që po futemi në brëndësi të punimit të tij, aq më shumë boshllëqe po gjejmë dhe aq më të mëdha janë pasaktësitë. Organizimi fisnor tek ilirët mund të gjëndet qysh në shekullin V pa. Kr., por kur ai gjëndet në popullatën e atij vëndi edhe në shekullin e XX pas Kr., nuk kemi të bëjmë thjeshtë me një kostatim gjysmak, por ne themi se kemi të bëjmë me një analizë formaliste në histori. Pranimi i këtij organizimi qysh në shekullin e V pa. Kr. tregon se ai ka qënë në fillim të moshës së vet (kemi parasysh edhe shekullin tonë) dhe për këtë nuk mund të quhet i zhvilluar deri në fund që të mund të japë kontradiktën midis forcave prodhuese dhe marrëdhënieve në prodhim. Forma federative, që mund të marrë ky organizim gjatë jetës së vet, edhe në qoftë e vërtetë, është e lidhur me një përshpejtim zhvillimi paradoksal në sajë të botës së relacioneve me helenet dhe romakët dhe për këtë, kur nuk është i vazhdueshëm, tregon se është një hiç përsa i përket ndonjë organizimi tjetër. Pastaj çfarë janë këto qytete autonome dhe përse marrëdhëniet me to nuk shikohen me një sy më zhbirues? A e di vallë autori se çfarë përfaqëson absolutizmi i Gentit dhe deri ku shtrihet ai? Prania e fiseve tek arbërit dhe shqiptarët tregon se absolutizmi individual tek ilirët ka qënë një imponim artificial dhe për këtë përbën një falsitet në histori. Sa për saktësim banorët e hershëm dhe të vonë të këtyre trevave nuk e kanë njohur absolutizmin as në formën më fillestare dhe jo më përmbajtjen e tij (me absolutizëm ne kuptojmë shënjën e pasojës së fundit historike të pranisë së kontradiktës themelore të sistemit). Imagjinata që imponon autori është e vlefshme edhe për formën e organizimit që presupozon M.Garashanini, mendimi i të cilit është sa për të thënë meqënëse duhet thënë diçka, dmth i pavlefshëm. Së fundi F.Papazoglu duhet të kishte nevojë të mësonte, përpara se të shprehej, se përmbajtja e strukturës politike të një shteti nuk është përbërja e tij nga qytetet dhe e bashkësive të mëdha apo të vogla fisnore, por është bashkësia e klasave, institucioneve juridiko-politike, ushtrisë, policisë, dhe e paralelizuar, në kushtëzimin përkatës reciprok, nga idetë e ndryshme juridike, politike, fetare, artistike, letrare, shkencore, etj, etj. Ajo për të cilën bën fjalë kjo autore është kaq shumë relative dhe varet nga shpejtësia e zhvillimit shoqëror, sa ne do të thonim se përbërja e qyteteve, dhe e bashkësive të fiseve nuk përfaqëson aspak një hapësirë kaq të domosdoshme për shtetin. Me fjalë të tjera këto qeliza mund të lindin dhe jetojnë edhe jashtë shtetit, sidomos në formën e tyre më të parë. Pastaj nuk ka dhe shumë rëndësi prania ose jo e një qyteti se sa zhvillimi autokton i një popullate dhe sidomos masa sasiore e tij, e nevojshme për përmbysjen e organizimit ekzistues. Kështu që ne e quajmë të papranueshme mendimin se gjëndja rastësore e një qyteti të përgjithësohet për të tërë popullatën siç ben autori ynë në punimin “Apollonia e Ilirisë”, ku mendimi i tij shprehet me fjalët e Aristidhit. Domethënë për vërtetimin e idesë së tij shërben filozofia e lashtësisë dhe jo materializmi i shekullit të XX-të. “Në veprën “Politika” Aristoteli shkruan se “kemi demokraci kur të lirët, megjëthëse më të pakët, sundojnë mbi shumicën jo të lirë të popullatës, sikurse ngjan në Apolloni, që është në detin Jon” (Neritan Ceka, Apollonia e Ilirisë, f. 65) thotë ky autor në veprën e tij pa u thelluar aspak në raportin real të Apollonisë me popullatën epirote përsa i përket zhvillimit autokton. Po ta marrim këtë si një të vërtetë absolute, atëhere duhet të arrijmë në konkluzionin se Apolonia arriti në këtë gjëndje vetëm në sajë të relacioneve me qytet-shtetet helene dhe jo si rezultat i vetëzhvillimit të pavarur. Por kjo nuk do të thotë se Apolonia ka qënë i gjithe Epiri (per autorin tone Iliria). Sepse Apollonia, qoftë dhe Dyrrahu, janë rezultat i relacioneve dhe ato nuk përfaqësojnë Ilirinë e mirëfilltë në zhvillimin e saj autokton (ne te vertete ato perfaqesojne jugun e Epirit te Ri) . Përgjithësimi që kërkon të bëjë ky autor duhet të përputhet me dialektikën e zhvillimit të shoqërisë në të gjithë hallkat e veta dhe jo të përmbajë qeliza që ndryshojnë cilësisht midis tyre, siç janë  ato të Apollonisë nga ato të popullatës rrethuese. Edhe ky autor përsërit gabimin e historiografisë botërore që e merr kohën absolute, veçse tani ai thellohet edhe më shumë duke e shtrirë këtë gabim edhe në planin hapsinor.
Kjo bie në sy kur saktëson, sipas tij, përfundimisht praninë e qytet-shtetit në Apoloni pa e ditur aspak se çfarë rrjedh po të kishte qënë kështu mirëfilli për të gjithë Ilirinë. Nuk e dimë në ka historia ndonjë rast të tillë, por sikur të pranojmë se në oqeanin autokton çfaqet një qelizë e tillë dhe e ndryshme cilësisht me këtë oqean, nuk kemi si të pranojmë se gjithëshka e autoktonisë është si kjo qelizë. Prania e kësaj të fundit duhet konsideruar patjetër rastësore në ekstrem dhe vazhdimësia e formës së saj në të përgjithshmen e këtij oqeani tregon se kjo rastësi nuk është e aftë të bëhet e domosdoshme përderisa edhe forma nuk arrin dot deri tek përmbajtja specifike. Po të shikohet problemi sipas kategorisë sasi-cilësi dhe përmbajtje-formë, ky autor nuk do të arrinte në përfundimin sikur “Në këtë periudhë të hershme që përfshin shek VI-V pes Apolonia përbënte një polis, një qytet-shtet skllavopronar. Territori i saj ishte mjaft i kufizuar dhe jeta politike përmblidhej e tëra brënda mureve të qytetit….Në marrëdhëniet e tij me botën tjetër, polisi apoloniat ende i pafuqishëm, mbështetej fort në Korinthin konservator dhe në Kërkyrën demokratike skllavopronare” (po aty, f. 67).
Ekzistenca e qytet-shtetit ilir Apolonia nuk mund të vërtetohet dot për ato kohëra, por shumë më vonë, atëhere kur popullata epirote i shkëputet botës helene. Dhe mbi këtë bazë kuptohet roli i relacioneve me qytet-shtetet helene skllavopronare. Apolonia ka “fatin e mirë” se pas heleneve ajo ra në duart e romakëve dhe pas veprimit të tyre në këtë qytet çdo gjë humbet së bashku me politikën pushtuese të Romës së famshme. Kështu që vërtetimi i pranisë së një qytet-shteti në trojet ilire si rezultat i zhvillimit autokon praktikisht bëhet e pamundur me Apoloninë e Epirit. Bile forma e jetës së saj mund të tregojë diçka më shumë po të vihet në raport me Dyrrahun e stërlashtë. E marrë krejtësisht e shkëputur nga bota ilire analiza e mësipërme mund të konsiderohet e saktë, por po nënkuptove me këtë zhvillim edhe botën ilire, atëhere e ke përmbysur vetveten dhe ja sepse: në shekujt që autori imponon polisin apoloniat si qytet-shtet skllavopronar, shoqëria tjetër ilire, psh Dardania, nuk e njihta skllavërinë si element të domosdoshëm për thellimin e klasave. Tendenca e autorit për të kufizuar territorin apoloniat si dhe jetën politike brënda mureve nuk është e lidhur me ndonjë fakt kuptimplotë si: paaftësinë e zhvillimit brënda Apollonisë për tu shtrirë jashtë sajë si Athina dhe Sparta, por ajo është e lidhur (kufizimi i territorit) me dinamikën e Apollonisë, e cila, sipas autorit tonë, ndjek zhvillimin nga e thjeshta drejt së komplikuarës dhe nga e pakta drejt së shumtës. Me këtë tendencë ky autor kërkon të realizojë përgjithësimin e qytet-shtetit apolloniat, që duhet të jetë në çfaqje, në shtet ilir, a thua se prej këtij fakti varet jeta dhe problemi etnogjenetik i popullit shqiptar sot. Kritika e jonë bëhet e vlefshme dyfish në vërtetimin e saj nga kontradikta ku e fut veten autori duke pranuar se marrëdhëniet me botën tjetër janë krejtësisht të dobëta nga pafuqia e zhvillimit. Lidhja që ky autor i bën Apolonisë me borën korintiane dhe korkyrase nuk tregon gjë tjetër veçse varësinë lindëse të sajë dhe faktin që Apolonia në formën e qytet-shtetit skllavopronar nuk ka asnjë lidhje me botën ilire. Po a prish dhe a ndryshon gjë në gjenezën dhe etnogjenezën e popullit tonë mungesa e kësaj lidhjeje? Aspak po të kemi parasysh se forma e organizimit shoqëror në Apoloni ka qënë, në vazhdim, e shkëputur nga metropoli grek dhe për këtë ky qytet i lavdishëm epirot mbeti qytet-shtet vetëm në çfaqjen e tij embrionale dhe aspak më tutje. Lidhjet me Korintin konservator dhe Korkyrën demokratike-skllavopronare (masa nuk dihet) kanë bërë që Apolonia të mbijetojë deri në epokën romake, ku dhe ra pas kësaj nën influencën e kësaj të fundit. Mbijetimi i Apolonisë, sipas formës helene, duhet të na japë bazën e mbështetjes tek bota korinto-korkyrase, gjë që nuk përbën gjë tjetër veçse një pjesë të botës së relacioneve, në mos pjesën më të madhe dhe kryesore të saj. Ne pa i hyrë fare studimit në vënd të Apolonisë, vërtetojmë se bota apoloniane nuk është kërkund me botën athinase apo spartane (dhe të çdo qyteti tjetër helen të shekullit VI-V pa. Kr.) gjë që duhet të bjerë në sy nga mungesa e luftërave imperialiste të sajë. Përpara se të vërtetojmë praninë e shtetit në qytetin e Apolonisë, autori duhet të na vërtetojë praninë e qelizave shoqërore aq të domosdoshme për themelimin e tij.
Po si e vërteton ky autor praninë e organizimit shtetëror në Apoloni?
Brënda kuadrit të ndërtimit të qytetit, autori na tregon se sterat e mëdha të ujit me përmasa gjigande kanë qënë pronë shtetërore, sepse disa gërma në gurët e murit, në anën lindore të qytetit, zbërthehen, nëpërmjet fjalës damosis, në atë që do të thotë shtetëror (f.38). Së dyti, në Apoloni kishte shumë punishte, ku nga një pasazh i Aristotelit për qytetin e Durrësit (Dyrrahut) mësohet se kishte punishte që i përkisnin shtetit skllavopronar, dhe vetëm për këtë edhe në Apolloni punishtet e gurgdhëndësve që merreshin me ndërtimet shoqërore ishin pronë shtetërore (f.38). Së treti, forca e gjallë njerëzore që punonte në ato punishte ishin mijëra skllevër të zënë në luftë, ose të blerë (f.38). Pika e fundit e tërësisë së vlerave vërtetuese është një akrobaci universale e autorit. Po të ziheshin në luftëra, atëhere bujrum ku janë ato, dhe po të bliheshin, siç është fjala në aparencë, gjë që duhet vërtetuar paraprakisht, atëhere konkluzioni mbi karakterin shtetëror të Apolonisë vetëm në çfaqje, dhënë nga ana e jonë, është i saktë përfundimisht.
Por a është ky një vërtetim i autorit mbi karakterin qytet-shtet të Apolonisë së Ilirisë? Në vënd që të japë dinamikën e qytetit ilir në përgjithësi dhe masën e influencës helene mbi këtë qytet, ku analiza sipas këtij këndvështrimi do të tregonte se mungesa e njërës prej tyre do të mjaftonte për të vërtetuar se qyteti ka qënë thjeshtë epirot ose grek, ndërsa prania e të dyjave duhet të tregojë se kemi një ardhje të heleneve dhe ndryshim në zhvillimin autokton epirot. Autori zbukuron dhe zgjat punimin e tij jo vetëm pa vërtetuar asgjë, por realizon një shtrëmbërim të dinamikës reale të shoqërisë ilire duke e fshehur gjenezën reale të popullit tonë (karakterin epirot te tij) pas teorizimeve intelektuale që tashmë duhet t’i konsiderojmë bajate.
Duke marrë shkas nga interpretimet e shkollave antihistorike mbi inferioritetin e popullsisë ilire karshi nivelit shoqëror të zhvillimit, i njëjti autor për kundërvënie ndaj antimaterializmit historik të këtyre shkollave, ngre tezën mbi lulëzimin e shtetit dhe sidomos karakterin e përparuar të shoqërisë skllavopronare në vëndbanimin e Selcës së Poshtme, rreth viteve të shekullit IV pa. Kr. Vini re se si asgjëson ai, me anë të fantazisë së tij, sulmin antihistorik të idiotizmit skolastik: “Në mënyrë më të moderuar kjo shprehet me dyshimin që ngrihet për karakterin e përparuar të shoqërisë skllavopronare dhe të shtetit tek ilirët dhe për rolin e veçantë që i jepet në urbanizimin e Ilirisë elementit të huaj…..ai (vëndbanimi i Selcës së Poshtme, GH) lulëzoi në një territor ku ndeshet për herë të parë formacioni me i hershëm shtetëror ilir” (N. Ceka, Qyteti ilir pranë Selcës së Poshtme, f. 6).
Ne tani nuk do të marrim për bazë as interpretimet dhe as konkluzionet mbi shtetin ilir, por , së fundi, do të mbështetemi tek faktori kohë, i lindjes së gjithseicilit, sipas ideve të studiuesve duke i paralelizuar me dinamikën e gjithseicilit element shoqëror sipas ekuacionit kohor dhe hapsinor: ide fetare ? pronë private ? skllavëri ? luftë ? familje monogame ? klasa. Në këtë ekuacion mungojnë shumë qeliza të tjera, por që ne do t’i nxjerrim në vazhdim si: idete juridike, format e pronës etj, etj; të cilat veçanërisht kompletojnë praninë ose jo të shtetit tek ilirët.
Duke u rikthyer tek banorët e vëndbanimit pranë Selcës së Poshtme duhet sqaruar se a janë po ata banorë që brez pas brrezi popullojnë atë krahinë. Po të jetë kështu, atëhere autori ka shumë mangësira dhe një kontradiktë me përmbajtjen e shtetit në kompleksitetin materialo-shpirtëror. Kur analizuam idetë fetare të ilirëve treguam se banorët e atyre anëve akoma dhe sot kishin gjurma të kultit të natyrës në besimin e tyre fetar (Shkenca dhe jeta 4/85, f. 74). Le të na gjejë një rast të vetëm në histori autori ynë ku të kemi qoftë edhe një formë të shtetit ku si ndërgjegje fetare të kemi kult të natyrës në mënyrë që ne të detyrohemi të pranojmë shtetin si organizim të mundëshëm të banorëve të atyre trevave. Pastaj ku janë idetë juridike të atij shteti; ku janë format e luftës; ku janë format e skllavërisë; ku është familja monogame karakteristikë për qytetërimin shtetëror? Pa e përfunduar kritikën mjaftohemi të marrim vetëm kohën e ekzistencës së këtij shteti hipotetik për ta bashkërenduar me krahinat e tjera të Ilirisë apo Epirit.
Pa pasur nevojë të thellohemi në zbërthimin e analizës së shtetit tek ilirët ne ndeshemi, tek autorët e huaj, në përcaktime hapsinore mbi lindjen e shtetit sipas fazave të tij dhe sidomos në përcaktimin hapsinor të formës së qytetërimit, – gjë që duhet të formojë direkt një antihistorizëm pa pasur nevojë për një krahasim me ekuacionin tonë. Kështu p.sh. autori (Milutin Garasanin) i kumtesës “Ilirët në Mal të Zi në dritën e kërkimve arkeologjike” e përcakton në këtë mënyrë gjëndjen e organizimit më të lartë të ilirëve: “Etapa e fundit e epokës së hekurit, periudha IV, është me të vërtetë etapë e fillimit të periudhës historike në kuptimin e mirëfilltë të kësaj fjale. Kjo është periudha e shteti ilir, qëndra e të cilit gjatë fazës së dytë të tij duhet kërkuar në Mal të Zi dhe në Shqipërinë Veriore. Qytetërimi i kësaj periudhe karakterizohet para së gjithash nga helenizmi pothuajse i plotë, që manifestohet para së gjithash në qeramikë dhe argjendari” (Kuvendi i I i studimeve ilire, vëll I, f. 405).
Dy gjëra kanë rëndësi për ne në këtë analizë formale. Ideja se shteti ilir na paska pasur faza zhvillimi, megjithëse këtu duhet sqaruar në është fjala për shtetin ilir në përgjithësi apo për shtetin e krahinës së lartpërmëndur në veçanti; si dhe përcaktimi që qytetërimi ilir i asaj krahine na që[nka karakterizuar nga një helenizën pothuajse i plotë. Autori i këtyre rreshtave harron se cilësimë i formës së shtetit ilir sipas fazave është më i domosdoshëm të bëhet pasi të përcaktohet forma e qytetërimit vëndas para se të bëhet helenizimi i tij. Kjo do të kisghte interes dhe jo përcaktimi hapsinor i helenizimit të qytetërimit si dukuri, i cili, edhe në rast se ka ndodhur realisht, nuk ka asnjë rëndësi jetike. Bile ne do të shtonim se ky konkluzion, pra e pranojmë helenizimin, është tepër sipërfaqësor si dukuri dhe përcaktimi i bërë nga ky autor ka tendenca arbitrare. Në qoftë se ilirët do të ishin gjëndur me të vërtetë nën një ndikim të tillë, atëhere ata duhet të kishin reflektuar sipas një vceprimtarie krejt tjetër: si ajo që përshkruan Tuqididi tek “Lufta e Peloponezit; por mungesa e reflekseve greke nga hapësira ilire tregon se ose influenca greke është e parëndësishme dhe tepër empirike, ose ajo është totalisht e paqënë me përmbajtjen e sajë. Në qoftë se autori me sygjerimet e tij niset nga gjetjet arkeologjike të qeramikës dhe argjendarisë duhet të përcaktojmë në kemi të bëjmë me import ilir apo eksport grek, ku ne anojmë mga e dyta (në këtë rast importi dhe eksporti nuk janë e njëjta gjë edhe pse nga pikëpamja e ekonomisë politike nënkuptohet e njëjta hapësirë mallrash).
Ndërsa pika e parë e hapësirës së shtetit ilir duhet të jetë e lidhur me botëkuptimin dhe nivelin filozofik të këtij autori mbi shtetin në përgjithësi. Pa ja pasur haberin se si ndërtohet shteti, fazat nëpër të cilat parakalon ai, ky autor merr guximin të emërtojë një shtet hipotetik të ndërtuar nga faza të ndryshme. Ne pa ja ditur qëllimin domethënës të autorit do të analizojmë sipas dy këndvështrimeve të mësipërme nocionin: “fazë e dytë e shteti ilir”. Po të pranojmë se shteti ilir ka pasur faza zhvillimi përsa i përket hapësirave gjeografike, dmth një herë kemi fazën e parë me shtetet jugore ilire, pastaj të dytën me shtetet veriore, arrihet në përfundimin që shoqëria ilire ka qënë cilësisht heterogjene dhe këtë hapësirë nuk mund ta japë dinamika e një populli i cili ka qënë unik ne kohëlindjen e njerëzve anë e kënd krahinave ku banon ai. Domethënë sipas këtij autori ilirët nuk janë një popullsi homogjene përsa i përket zhvillimit (nënkuptimi për ne është i qartë), por heterogjene;-gjë e cila në një farë mënyre përputhet me pikëpamjet e disa studiuesve tanë dhe të huaj. Ndërsa po të pranojmë fazën e dytë të shtetit ilir me qëndër në Mal të Zi dhe Shqipëri Veriore, problemi mund të kishte një këndvështrim më të drejtë me kushtin e vetëm që të kemi realisht një shtet ilir në ato treva. Mirëpo prania e një shteti të tillë me shkallë zhvillimi përtej fazës së parë (kjo është enigmatike për ne), në fazën e dytë duhet të ketë qënë se s’bën e shoqëruar me luftëra civile, ato pushtuese etj, etj; mungesa e të cilëve tregon se ky shtet është një iluzion dhe përfundim hipotetik i mikut nga Jugosllavia.
Në qoftë se autori i mësipërm niset nga përcaktimet hapsinore (të etapave të zhvillimit të përpunimit të metaleve) për të dalë tek koha, një autor polak, i paraparë si autori i tezës mbi rolin e rëndësishëm apo të parëndësishëm që luajnë popujt në histori, e përcakton ekzistencën e shtetit ilir në trojet e përcaktuara nga studiuesit jugosllavë, qysh në shekullin IV pa. Kr. duke ja hequr të drejtën e zhvillimit heterogjen shtetit hipotetik ilir. Por ky autor bie në pozitat e gabuara pikërisht nga padituria e tij mbi dialektikën e shtetit dhe zhvillimit të shoqërisë. Vini re se si e tregon paditurinë e tij ky autor: “….me interes duhet quajtur mendimi i hedhur që në shekullin e kaluar i mbrojtur dhe i zthvilluar tani prej F. Papazoglut, sipas të cilit Bardhyli nuk qe prijës i ndonjë fisi, por mbret i ilirëve. Këtë mendim e sygjeron edhe konkluzioni se duke filluar nga Bardhyli e deri tek Genti një sërë krerësh sikur formojnë një dinasti” (po aty, f. 327-328). Ne jemi të detyruar t’i përgjigjemi këtij autori me zbërthimin e ekzistencës së absolutizmit njerëzor; sidomos tek ilirët ai ka qënë tepër formal dhe i parëndësishëm. Por një gjë duhet pasur parasysh: Komuna e mirëfilltë primitive nuk ka pasur fundin e saj jetësor me anë të absolutizmit individual. Pra shoqëria ilire, edhe nga kjo pikëpamje, e kishte kaluar me kohë këtë formacion të zhvillimit shoqëror ne saje te nje procesi qe ka qene vendimtar, por qe nuk eshte marre parasysh asnjehere nga studiuesit shqiptare te te gjithe koherave
Asnjeri deri më sot nuk ka qënë i aftë të na thotë ngjarjet historike të ndodhura në fund të jetës së komunës primitive, përpara se të bëhej ndarja e punës. Vetëm një Karl Marks zbuloi dhe vërtetoi se thelbi i fundit të çdo sistemi ekonomiko-shoqëror është kontradikta midis forcave prodhuese dhe marrëdhënieve ekzistuese të prodhimit (ne fakt ketu fshihet nje proces i panjohur nga shkenca e politikes akoma edhe sot: kontradikta midis forcave prodhuese primitive dhe marredhenieve me te zhvilluarit; ose e thene ne menyre filozofike: kontradikta midis qenies dhe ndergjegjes, – te cilen Marksi e kufizoi vetem ne percaktimin hapsinor pa i shkuar ndermend se kjo ishte nje fuci baruti ne brendesi te shoqerise ku aplikohej). Në këtë mënyrë mohohet prania e absolutizmit në fund të komunës së mirëfilltë primitive, por jo në fund të gjysëm shtetit komunar, ku duhet të jetë çfaqur abolutizmi individual në formën e trashëgimisë familjare, meqënëse prona private kishte lindur dhe organizimi shoqëror kishte pësuar shtresëzimin e vet. Është ky shtresëzim që përcakton lindjen e absolutizmit individual. Por ky absolutizëm duhet të jetë në përmbajtje i barabartë në çdo sistem dhe e vetmja mënyrë për të vënë dallimin cilësor midis tyre është forma e ideve fetare (të paktën duke filluar me këtë gjysëm shtet e duke mbaruar me feudalizmin) dhe masa hapsinore e luftës imperialiste (psh është e pamundur lufta imperialiste midis Romës dhe perandorisë Kineze jo vetëm pse kanë qënë me rende të ndryshme shoqërore, por edhe largësia tepër e madhe gjeografike nuk mund të mbulonte seicilin sistem shoqëror respektiv). Nga të dy këto veçori e para ka pozicionin shumë më të dukshëm se lufta. Sidomos tek ilirët kjo ka domethënien e vet të madhe, sepse janë pikërisht idetë fetare (kulti i natyrës) ato që vërtetojnë se absolutizmi individual në Iliri nuk ka karakter shtetëror jo vetëm në thelb, por as në çfaqje. Mirëpo vetë kulti i natyrës nuk është ndërgjegjja fetare e fundit në organizimin gjysëm shtetëror të komunës as dhe e pjesës fundore të asaj faze ndërmjetëse që ndan dy rende cilësore midis tyre, por e pjesës më dinamike të kësaj faze. Kështu që e ashtëquajtura dinamikë ilire, që fillonkërka me Bardhylin dhe mbaronkërka me Gentin (393 pa.Kr. – 168pa. Kr.) nuk ka asnjë lidhje me absolutizmin individual të organizuar ilir, siç mundohet të na mbushë mëndjen autori, sepse “mbretërit” ilirë ishin krejt ndryshe nga “mbretërit” grekë të epokave heroike apo faraonët e Egjiptit. Dhe për këtë arësye autori polak nuk ka asnjë të drejtë kur e emërton organizimin ilir si organizim shtetëror.
Ka nga ata autorë që duke marrë, pa dashje dhe në mënyrë krejt intuitive, një ndër karakteristikat më të dukshme të zhvillimit shoqëror: atë të përshpejtimit të zhvillimit shoqëror; mundohen të krijojnë kushte artificiale të transformimit të shoqërisë ilire deri në formimin e marrëdhënieve skllavopronare të prodhimit. Me të tilla rrugë autori (Dhimosten Budina) i artikullit “Disa rezultate të gjurmimeve në vëndbanimet e lashta ilire të Kaonisë” mundohet të injektojë tek ilirët mundësinë shoqërore të krijimit të shtetit. Ja mënyra e arësyetimit të tij: “…nëpërmjet këtyre kontakteve (ato me botën helene, GH.) tek kaonët u shpejtua shthurja e rendit fisnor dhe si pasojë u vendosën marrëdhëniet skllavopronare në prodhim” (Përmbledhje artikujsh arkeologjikë për historinë e lashtë të Shqipërisë, disp. II, f. 550)
Nuk ka të drejtë ky autor ta përshpejtojë zhvillimin shoqëror deri atje sa të pranohet se tek kaonët na paska pasur shtet skllavopronar vetëm se atje na qënkërka shkatërruar rendi fisnor. Këtu autori injekton në mënyrë artificiale një qelizë e cila edhe mund të jetë pjesë përbërëse e shtetit, por ama po nuk u paralelizua me të tjerat tregon se sasia nuk është kthyer akoma në cilësi, dmth organizimi gjysëm shtetëror i komunës nuk është kthyer akoma në shtet domosdoshmërisht. Pastaj a e di ky autor se përshpejtimi i zhvillimit shoqëror ka ligjet e veta dinamike. Mund të ndodhë që dhuna shtetërore të aplikohet mbi një popull të organizuar në gjysëm shtetin komunar dghe ta detyrojë atë të gjunjëzohet përpara organizimit shtetëror kapitalist, siç është rasti i inkasve dhe actekëve në Dy Amerikat; por a është i sigurtë historiani që paskëtaj popullsitë e mësipërme, gjatë zhvillimit të tyre shoqëror do të kenë të njëjtin zhvillim si ato të popujve që organizimin kapitalist të prodhimit e kabnë rezultat të zhvillimit autokton të tyre? Po të pranonim pozitivitetin e kësaj ngjarjeje, atëhere idealisti do të hidhej përpjetë nga gëzimi, sepse nuk është materia ajo që përcakton ndërgjegjen, në kuptimin e qënies shoqërore, por është ndërgjegjja ajo që përcakton vetveten tek një popull tjetër dhe në këtë mënyrë mohon tërësisht rrugën e shkencës së sotme. Arësyeja e mos barazimit të ndërgjegjes së dy popujve që i nënshtrohen të njëjtit organizim nuk duhet kërkuar kërkund tjetër veçse tek kohëlindja e seicilit popull, prej nga rrjedh vlera e shpejtësisë së zhvillimit shoqëror. Po të mbështetemi tek raporti absolut kohor-hapësinor, këtë problem do ta saktësonim në këtë mënyrë. Për rastin kur përshpejtimi vjen nga një popullatë që mbart një shpejtësi zhvillimi më të madhe, atëhere influenca duhet të jetë gati e përjetshme, sepse një ndërprerje e këtyre relacioneve do të bënte që shpejtësia të zbriste përsëri, më e madhe se ajo që kishte në fillim, por më e vogël se e popullsisë imponuese (kjo e fundit do të humbasë në shpejtësinë e sajë pikërisht pse dikush tjetër fiton nga këto relata; – këtu qëndron gabimi i A. Ajnshtajnit kur teorizon mbi ngadalësimin e ecurise se kohës tek një grimcë që lëviz me V˜C; – mos vallë bota e njeriut ka një zhvillim të ndryshëm nga ajo e botës materiale tjetër? Këtu, dhe vetëm këtu, qëndron zgjidhja e unitetit të materies dhe ky është problemi më themelor i filozofisë). Për rastin kur përshpejtimi vjen nga një popullatë me shpejtësi me të vogël zhvillimi (e gjithë influenca e europianëve mbi indianët e Dy Amerikave ka pasur këtë sens; këtu kemi një paradoks të vërtetë interesant, sepse në realitet europianët në atë kohë kanë pasur shpejtësinë e zhvillimit shoqëror më të madhe se të indianëve, por nuk duhet harruar se gjithëseicili ndodhej në rendin e vet shoqëror dhe vetëm për këtë arësye europianët suprimuan lëkurkuqtë. Për sisteme të barabarta shoqërore indianët e dy Amerikave e kanë pasur shpejtësinë e zhvillimit shoqëror më të lartin në botë), gjë e rrallë dhe e ndodhur në shkallë me përmasa  të mëdha në rastin e mësipërm dhe, në Europë, kur Roma sundoi popujt barbarë të kontinentit përveç ilirëve, bota e relacioneve nuk është e domosdoshme të ekzistojë. Ndërprerja e saj do të bënte që popullsia vëndase mbas iks vjetësh të ndodhej në po atë organizim kur veproi bota e relacioneve veçse në një masë hapsinore më të lartë se imponuesit, por më të vogël se hapësira ku duhej të ndodhej kjo popullatë nëqoftë se bota e relacioneve nuk do të kishte vepruar. Organizimi në fjalë do të vinte pas një kohe më të gjatë, psh dy iks vjetësh, meqënëse është gjithmonë kjo botë që mund të realizojë përshpejtimin e zhvillimit shoqëror i cili është i ndryshëm për popuj të ndryshëm, por edhe për sisteme të ndryshme shoqërore (ndoshta për popuj me datëlindje ekstreme, siç mund të jenë zezakët me lëkurkuqtë, shpejtësia e zhvillimit gjatë një rendi të prapambetur është më e madhe se për rastin e një rendi më të avancuar, sidomos kur rendet janë njëri pas tjetrit. E themi këtë pasi produktet shoqërore të lëkurkuqërve të Amerikës nuk kanë krahasim me produktet e grekëve të apokave heroike edhe pse inkasit, apo actekët ishin më mbrapa se grekët e epokave heroike te Homerit).
Duke u rikthyer tek kaonët,  hapësira shoqërore e tyre nuk mund të jetë ajo që thotë ky autor dhe ja përse: bota e relacioneve me të vërtetë mund të ketë realizuar një përshpejtim të shthurjes së rendit fisnor (në fund të fundit ne nuk dimë se ç’është ky rend fisnor, pas dimë se ç’është rendi i komunës primitive, ai skllavopronar etj, por rend fisnor ne nuk dimë të ketë pasur ndonjëherë. Ky është një modifikim i organizimit komunar, por duke qënë se ai përmban elementë të shtetit, për ta dalluar nga organizimi i mirëfilltë komunar e kanë quajtur të tillë pa e studiuar dialektikën e shtetit. Ky organizim ndërmjetës është quajtur nga ana e jonë gjysëm shtet komunar pasi paraqet karakteristika të përbashkëta për të dy rendet duke anuar në fillim nga komuna dhe pastaj nga shteti, studiuesit tanë nuk kanë ditur të bëjnë diferencimet e nevojshme (për ndërtimin e tij shih kapitullin e parë të, pjesës së dytë: “Lufta dhe Njerëzimi”, vell. 3 i Tjetersimi…)), por duke ditur se si vepron përshpejtimi është paraprakisht e nevojshme të përcaktohet hapësira shoqërore mbi të cilën ka vepruar ky përshpejtim. Ta supozojmë se ai ka vepruar mbi të gjithë popullatën kaone, por si shpjegohet që në truallin shqiptar mbas 2 000 vjetësh çfaqen gjurmët e organizimit fisnor. Tani përpara nesh shtrohet problemi ose ta quajmë të pasaktë mendimin e hedhur nga ky autor (dhe kështu është) ose kaonët nuk kanë qënë ilirë meqënëse ata na paskan pasur një përshpejtim që nuk ka nevojë për grekët, dmth shpejtësia e zhvillimit shoqëror të tyre ka qënë jo vetëm më e madhe se e ilirëve, por edhe nga ajo e grekëve (gjë që nuk duhet të jetë kështu).
Edhe pse muarëm faktorin kohë si kusht analitik për të analizuar pikëpamjet hapsinore mbi shtetin ilir, nuk do të ishte e mundur ta analizonim plotësisht bashkësinë e këtyre pikëpamjeve pa kontradiktën midis kohëlindjes dhe kohëzhvillimit të fiseve ilire, kontradiktë kjo gjithmonë teorike. Eshte autori (Hasan Ceka) i artikullit “Veprimtaria monetare ne qendrat e tjera te Ilirise se Jugut”  që deklaron se: Bylisarët hyjnë në radhën e fiseve të para ilire, ku shoqëria e komunitetit primitiv pëson shumë herët, të paktën qysh nga shek IV p.e.sonë shthurje të plotë dhe i lëshon vëndin sistemit skllavopronar. Në përshtatshmëri me mënyrën e re të prodhimit organizimi fosnor u zëvëndësua gradualisht me një administratë të ndërtuar sipas tipit të poliseve greke të bregdetit, në radhë të parë të Apollonisë fqinje” (po aty, disp III, f. 582).
Bylisin kemi pasur fatin e mirë ta shohim në vënd edhe vetë (nje ekip gjeofizik punoi atje per nje vit, 1983-84). Muret qiklopike nuk janë karakteristikë e shtetit skllavopronar. Pastaj shthurja e komunës primitive tek ilirët ka ndjekur një rrugë shumë të gjatë dhe të ndryshme nga ajo e grekëve. Në këtë pikë autorët huazojnë nga mënyra greke për të vërtetuar se qytetet ilire kanë qënë qytet-shtete. Por nuk është vetëm ky huazim që imponojnë këta autorë. Si ka mundësi që një bashkësi fisesh në shek IV pa. Kr. të jenë ndër të parët fise që të kenë shkallmuar tej marrëdhëniet komunare të prodhimit kur këto pikëpamje bëjnë fjalë për veprime të njëjta qysh në shekullin e V pa. Kr.? Pra bylisarët nuk janë të parët, kur sipas autorëve tanë ata janë ndër të parët që kanë hyrë në marrëdhënie skllavoipronare, dhe sipas të tjerëve mbretëria e bardhylit filloi në fillimk të shekullit të V pa. Kr. etj, etj. Kjo është një kontradiktë midis studiuesve pa ndonjë rëndësi vendimtare, por me një domethënie të vonë. Pasaktësia më e madhe e kësaj teze është e lidhur me raportin kohor midis kohëlindjes së qytetit dhe kohëlindjes së shtetit, gjë që më hollësisht e pamë tek kritika e qytetit. Por tani duam të vëmë në pah pasaktësinë e autorëve mbi emërtimin e bylisarëve si popullatë që ka njohur organizimin skllavopronar të prodhimit. Qyteti ilir Bylis e fillon jetën e vet në shekullin e IV pa. Kr., të paktën ky është mendimi i N. Cekës (shih Fjalorin Enciklopedik Shqiptar), por si ka mundësi që bylisarët në të njëjtën kohë na paskan themeluar qytetin dhe në po atë kohë na paskan  themeluar shtetin? Kjo është thjeshtë një pasaktësi botëkuptimi dhe jo një gabim metodik. Njeriu nuk mund të kollitet duke marrë frymë, ashtu si njerëzimi që nuk mund të krijojë në të njëjtën kohë dy qeliza të njëpasnjëshme me ndryshueshmëri në përmbajtje. Pikëpamja që bylisarët kanë pasur shtet, nga këndvështrimi i zhvillimit autokton, nuk gjen përkrahje edhe nga prania e dy kishave paleokristiane (ose një bazilikë e tillë sipas N. Cekës) të shekullit V, çka tregon se në atë qytet determinuese nuk kanë qënë forcat prodhuese ilire, por ato të borës heleno-romake, të paktën në shekujt pas Krishtit. Por problemet që dalin për qytetin e Bylisit nuk mund të gjejnë zgjidhje të saktë me anë të praktikave aktuale. Studimet e kryera nga ana e jonë, me anë të metodave gjeofizike (1984), kanë treguar se ndërtimet romake gjënden ngjitur me ndërtimet epirote midis të cilave ka ndryshueshmëri cilësore; bile studimi teorik i materialit gjeofizik na tregon se poshtë teatrit dhe skajit perëndimor të shkallëve të stadiumit (në lindje të fushës) duhet të ndodhet një ndërtim i mirëfilltë epirot (në pikën e dhënë topo-gjeografike duhet të ndodhet një masë e konsiderueshme ndertimore me permbajtje silicore), por arkeologu i ynë nuk mund të prishë bukurinë romake për të zbuluar formën primitive te ndërtimit epirot, qoftë edhe orvajtje. Megjithëatë qyteti epirot i Bylisit nuk ka asnjë shënjë që të mund të vërtetojë sadopak praninë e shtetit tek banorët e tij dhe fshatrave që e rrethonin.
Faktori kohë na ndihmon, kësaj rradhe, për të zbuluar pasaktësinë mbi emërtimin e shtetit tek prasaibët. Autori i punimit “Butrinti dhe fortifikimet e tij” e quan ndër përfundimet kryesore argumentin e ekzistencës së një shteti të pavarur të Prasaibëve që nga mesi e shek. II pa. Kr. pa ju kundërvënë formës së argumentit i cili në asnjë mënyrë nuk mund të vërtetojë praninë e një shteti në një popull që ka pozitën e gruas sundimtare në familje (Gjerak Karaiskaj, Butrinti dhe fortifikimet e tij, f. 25). Tek Engelsi pamë se sundim të gruas në familje do të thotë familje komuniste dhe vëtem për këtë prania e shtetit tek prasaibët është e pamundur.
Duke lënë mënjëanë këtë pasaktësi “të vogël” ne rikthehemi tek zhvillimi i ilirëve në tërësi. Nga analiza me sens pozitiv të pikëpamjeve të studiuesve tanë dhe të huaj mbi shtetin ilir na del ase kemi një diferencim prej tre shekujsh në disfavor të fiseve që kanë jetuar më afër grekëve dhe kanë pasur relacione shumë më të mëdha se fiset e “përparuara” ilire që në sajë të “frymës së shenjtë” e ndërtuan shtetin përpara fiseve të cilët në sajë të relacioneve me grekët edhe mund të kenë pasur mundë[si përshpejtimi në zhvillimin e tyre,gjë që në çfaqje mund të jepte një material sipasfaqësor për një farë argumentimi të shtetit ilir (pikërisht këtë material shfrytëzon autori kur argumenton praninë e shtetit tek prasaibët). Me këtë autor historiografia shqiptare fut në brëndësi të vet, në formë argumentimi material, zhvillimin heterogjen të popullsisë ilire,-gjë e cila mohon ose unifikimin e popullsisë ilire në zhvillimin dialektik të saj (lindje-zhvillim-vdekje) ose autoktoninë e sajë, që është e njëjta gjë. Në formë përmbledhëse këtë do ta shohim pak më poshtë pasi të shohim “mbretërinë” e fundit ilire: atë të gentit, pasardhësin e fundit të Bardhylit.
Në qoftë se deri më tani ne kemi kostatuar se analizat historike, të cilat flasin për shtet ilir, kanë qënë krejtësisht të shkëputura nga qelizat që e ndërtojnë atë; më së fundi ne kemi një analizë që pretendon se shteti i Gentit ishte i ndërtuar pikërisht nga ato qeliza të cilat marrin pjesë në ndërtimin e një shteti sipas formës klasike të tij. Është autori (Selim Islami) i kumtesës “Shteti ilir dhe roli i tij në botën mesdhetare” i cili për ne është i vetmi që jep për herë të parë një panoramë hapësinore reale të një shteti ilir, por që edhe mund të mos jetë krejtësisht ashtu nën udhëheqjen e Gentit. Sipas tij “E mbështetur në ekonominë skllavopronare të qyteteve mbretëria e gentit na paraqitet me tipare të qarta të një monarkie të tipit helenistik. Mbreti përqëndronte në duart e tij një pushtet të gjërë që e realizonte nëpërmjet përfaqësuesve të tjerë të klasës skllavopronare “miqve”. Shohim tek shteti ilir i kësaj periudhe ato tipare që karakterizojnë shtetin në kuptimin klasik: ndarjen administrative në bazë të qyteteve ku sundojnë dinastët, forcën politike të përfaqësuar nga ushtria, flota, burgjet, prezencën e një aparati administrativ me nëpunës për mbledhje taksash, diplomatë etj” (.Kuvendi i I i studimeve ilire, vëll I, f. 105)
Sipas kësaj hapësire autori ka plotësisht të drejtë: shteti ilir duhet konsideruar i qënë në kohën e Gentit (181-168 pa. Kr.). Megjithëatë janë disa gjëra për tu vënë në dukje. Cili është raporti shoqëror midis këtij shteti (qelizat përbërëse të tij) me pjesën tjetër të popullatës jashtë qytetit? Cila është ndërgjegjja fetare e këtij shteti? Cili është raporti hapësinor i kërij shteti me atë epirot (hipotezë), kur dimë më së miri se mbreti më me zë i epirotëve, Pirroja ( 307-302, 297-272 pa. Kr.), ka qënë më i hershëm se Genti, por më i vonë se paraardhësi i parë i këtij të fundit, Bardhyli (393-359 pa. Kr.)?
Zbërthimi kohor-hapësinor i këtyre pyetjeve tregojnë (po ta pranojmë hipotezën e mësipërme si të vërtetë) për një zhvillim pjesor të ilirëve so rezultat i marrëdhënieve me romakët dhe aspak një vetëzhvillim të brëndëshëm të tyre, siç pretendon autori. Problemi i formës së organizimit shoqëror të ilirëve nuk mund të përcaktohet dot me metodat analitike ekzistuese. Pretendimi për një njëhsim unik me analizën materialiste është krejt pa baza dhe i gënjeshtërt. Jo vetëm ky autor, por përgjithësisht edhe të tjerët, as që ja kanë haberin mënyrës klasike të formimit të shtetit dhe le pastaj të pretendojnë për një zbërthim organizimi ilir. Gjithkush ka të drejtë të vërë në dyshim pretzencën e qelizave në këtë shtet, sidomos të ushtrisë. Le të na gjejë ky autor një rast të vetëm në histori ku shteti të ketë ushtri, por të mos e përsorë atë për luftëra pushtuese, aq më tepëlr ku në sajë të kësaj analize, mbretëria e Gentit del shumë e konsoliduar. Problemi që hapet me këtë analizë është i lidhur me dëshirën historike për të analizuar këtë shtet qysh nga koha e Bardhylit (393 pa. Kr.) deri tek Genti ( 168 pa. Kr.). Po të kënaqnim pretendimin e këtij autori, duke pranuar këtë shtet, nuk do të kënaqnim ndërgjegjen tonë me kërkesën: ku është shkrimi i këtij shteti 225 vjeçar? Historia nuk njeh asnjë rast të vetëm në botë ku të ketë ekzistuar shteti skllavopronar pa shkrimin e vet origjinal. Pretendimi se shtei ilir e kishte huazuar këtë nga bota greko-romake (ashtu si shtetet feudale të Europës pas vitit 475, gjë që duhet duhet të jetë e lidhur me përhapjen e dogmës së krishterimit monoteist nëpër Europë) është i pavlefshëm kur shohim se “shteti” ilir e ka fillimin pas qytet-shteteve greke dhe para shtetit romak. Raporti kohor-hapësinor e quan të pamundur pretendimin sipas këtyre raporteve reale, vetëm në qoftë se mbretërinë e Gentit nuk e quajmë një vazhdim të asaj të Bardhylit, dhe është një rastësi në detin ilir.
Pastaj ku i gjen informatat mbi qelizat përbërëse ky autor kur monton shtetin ilir dhe për se duhet të ketë karakterin e tipit helenistik e jo të shtetit romak, meqënësae gjëndet më afër këtij jo vetëm në kohë, por edhe si hapësirë topogjeografike? Nuk e dimë se sa të sakta kanë qënë ato informata, por për autorin e “Studime Dardane”: “Edhe pse Apiani ishte i pakujdesshëm në shfrytëzimin e burimeve, prapëseprapë si prokurator provincial i Perandorisë Romake, kishte njohuri për mbretin e fundit ilir Gencin, me thyerjen e të cilit i ishte dhënë grusht vdekjeprurës formacionit shtetëror të ilirëve të jugut” ( f. 38).
Këtu nuk ka shumë vlerë pranimi i formacionit shtetëror ilir se sa fakti që Apiani duke qënë prokurator duhet të ishte njëkohësisht edhe një historian i “madh” materialist që të mund të përcaktonte karakterin helenistik të asaj mbretërie të paqënë.. Por për atë kohë kjo ka qënë krejtësisht e pamundur në planin teorik ashtu siç ka qënë e pamundur përcaktimi i karakterit real të dritës dhe përcaktimi i shpejtësisë së sajë në fushën fizike.
Përfundimet që mund të nxirren nga pikëpamjet e ndryshme të autorëve tanë dhe të huaj për problemin e shtetit tek ilirët (tek arbërit dhe shqiptarët ky problem do të ndiqet në veçanti nga këndvështrimi hapësinor) për ne janë vetëm dy:
Së pari; pranimi i shtetit tek Ilirët fsheh karakteristikën më tipike të tyre, pikërisht shpejtësinë e vogël të zhvillimit shoqëror prej nga del vjetërsia e ilirëve në Europë sipas parimit poligjenetik të lindjes në raport jo vetëm me të “përparuarit” e sotëm të saj, por edhe me të “përparuarit” e djeshëm të saj (helenet dhe romakët). Vetëm në sajë të kësaj shpejtësie ne mund të saktësojmë raportin që kanë popujt e Europës përsa i përket lindjes së gjithseicilit dhe pikërisht kjo lindje duhet të shërbejë si argumenti më i fortë në përcaktimin e autoktonisë të një populli. Pra pranimi i shtetit tek ilirët fsheh pikërisht këtë autoktoni sipas këndvështrimit absolut kohor-hapësinor.
Së dyti; pranimi i shtetit sipas hapësirës që na imponojnë studiuesit e huaj, apo tanët, na çon në një përfundim të paraparë, por që tani të saktësuar përfundimisht nëpërmjet faktorit kohëformim të gjithseicilit shtet. Në hartën nr. 1 jepet panorama e vendndodhjes së shtetit ilir konform idesë të një autori të huaj. Kjo hartë e kopjuar nga W. Pajakovski (jo pa qëllim e muarëm nga ky autor), tregon se popullata me emrin iliri nuk është një popullsi homogjene përsa i përket zhvillimit shoqëror. Duke u mbështetur në dukurinë zhvillim shoqëror, sipas kësaj harte, na del se ilirët janë një bashkësi popujsh me zhvillim të ndryshëm për kohëra të ndryshme, dmth për raportin kohor-hapësinor ato kanë datëlindje të ndryshme. Në të njëjtin përfundim arrin edhe analiza e bërë sipas hartës nr. 2  të marrë nga Fjalori Enciklopedik Shqiptar. Nuk është e vështirë të kuptohet se midis dy hartave ka një ndryshim thelbësor, por që të dyja paraqiten kontradiktore me pikëpamjet e studiuesve tanë dhe ato që nënkupton raporti kohor-hapësinor.

clip_image002                                                                       Harta Nr. 1
Vendndodhja e fiseve dhe shteteve ilire sipas autorit polak W. Pajakovski, ku bie ne sy zhvillimi diferencues i popullates ilire

Duke bashkuar, me të dy hartat, pikëpamjet mbi përcaktimet hapësinore të shteteve, tek ilirët, janë si më poshtë:
-Vëndbanimi pranë Selcës së Poshtme shek IV pa. Kr. (shteti më i hershëm ilir).
-Vëndbanimet pranë Pizonit, Ulqinit, shtet në shek. IV-III pa. Kr. (faza e dytë e shtetit ilir).
-Mbretëria e Bardhylit (shek IV pa.Kr.)
-Shteti i kaonëve (shek VI-V pa. Kr.)
-Shteti i Bylisarëve (shek IV pa. Kr.)
-Shteti i prasaibëve (shek II pa. Kr.) (përpara ishin epirotë, sipas disa të tjerëve).

clip_image002                                                  Harta Nr. 2
Vendndodhja e fiseve dhe shteteve ilire sipas Fjalorit Enciklopedik Shqiptar, ku bie ne sy heterogjeniteti i popullates ilire, prej nga duhet te dale perfundimi se ato jane te lindur ne kohera te ndryshme

Sipas kësaj na del se heterogjeniteti i zhvillimit shoqëror, vetëm mbi bazën e shtetit, e kap shifrën katër shekuj diferencim kohor, të cilin as romakët nuk e kanë me grekët. Aq më tepër ky diferencim ka vlera kritike kur prezenca e tij ndodhet tek dy fise (kaonët dhe prasaibët) në një distancë gjeografike as 50 kilometra, por që e kanë diferencimin kohor të ndërtimit të shtetit rreth 4 shekuj. Në fjalorin enciklopedik shqiptar thuhet sikur prasaibët dikur kanë qënë fis i Kaonisë dhe në shekullin II pa. Kr. dalin më vete. Ne nuk na intereson fort ky saktësim se sa fakti që studiuesit tanë pretendojnë se kaonët në shekullin VI-V pa. Kr. shkatërrojnë organizimin fisnor dhe formojnë shtetin
e tyre, ndërsa prasaibët na e formojnë këtë shtet në shekullin e II pa. Kr. Si ka mundësi të arrihet kjo shkallë zhvillimi në dy vënde të ndryshme të së njëjtës popullatë? Këtu dalin dy gjëra: ose shteti ilir është një dukuri false (kështu është), ose ilirët janë një bashkësi popujsh me kohëlindje të ndryshme, por në sajë të rastësive ekstreme dhe të panjohura janë bashkuar nën një emër (kështu nuk është dhe është e pamundur të vërtetohet).
Ndërsa krahasimi i dy hartave të çon në konkluzionin suplementar të cilin le ta nxjerrë vetë lexuesi, si pikëpamje mbi zhvillimin e teorisë, se sa për ne shtojmë:
Përveç këtyre dy përfundimeve mbi praninë e shtetit ilir kemi edhe “diçka” tjetër që nga pikëpamja materialiste është më e rëndësishmja: shtetet ilire nuk përbëhen nga qelizat shoqërore objektivo-subjektive (sipas kategorisë shkak-pasojë) dhe ato nuk përkojnë kërkund me teorinë materialiste të formimit të shtetit në përgjithësi dhe veçanti. E thene me fjale te tjera shteti hipotetik ilir nuk eshte as sipas formes klasike dhe as shtet politik i imponuar. Ne shoqerine iliro-epirote te asaj kohe ekziston nje forme drejtimi shoqeror sipas nje forme te papare ne asnje popull evropian te mevonshem dhe ketu fshihet nje nga pikat zbuluese te gjenezes historike te tyre.
Ja përse ne, në kompleks, kërkojmë që të hiqet përgjithmonë nga letaratura ideja se ilirët kanë qënë të organizuar në shtet. Gjithsesi të ndodhë pranimi i ekzistencës së shtetit tek ilirët çon ose në mohimin e autoktonisë së tyre ose në shtrëmbërimin e kësaj autoktonie. Akoma me tej ka pretendime se shqiptaret e sotem nuk rrjedhin nga iliret, por nga thraket (gje kjo e pamundur pasi thraket e kane njohur politeizmin sipas formes helene).
Por ne do te shohim ne vazhdim, ne kuadrin e botimeve te vitit 2012, se pikepamjet mbi shtetet ilire jane te pranishme edhe tek studiuesit, apo njerezit e kultures shqiptare edhe perpara vitit 1945, keshtu ne nje fare menyre shpjegohet edhe “trimeria” e studiuesve te epokes enveriste. Por keta te fundit jashte cdo karakteri shkencor e kane pranuar ekzistencen e shtetit tek iliret per te vetmen aresye: te justifikojne ekzistencen e revolucionit socialist sipas fantazive te diktatorit.
Jo vetem kaq, por eshte tentuar, dhe po punohet akoma, per t’i mbushur mendjen shqiptareve qe edhe ne kohen e Gjergj Kastriotit (bile edhe perpara tij) ka pasur shtet, keshtu qe ishte i padiskutueshme nenkuptimi qe platforma shoqerore e shoqerise shqiptare me 1945 ishte shteti kapitalist qe duhej permbysur me ane te shtetit socialisto-komunist te Enver Hoxhes, per ta detyruar shoqerine shqiptare te ecte perpara me nje ritem tjeter dhe me “progresiv” se ai i kapitalit (ne realitet ketu fillon antihistoricizmi komunist). Ne kemi mundesi te ndjekim pasojen intelektuale te shkolles enveriste ne kete drejtim dhe fati e do te mbeshtetemi tek nje studiues qe permbledh te dy shkollat europiane te shekullit te XX-te: ate bolsheviko-komuniste dhe ate evropiano-perendimore, por asnjera prej tyre brenda kuadrit te materializmit historik dhe rrjedhimeve qe dalin prej saj. Shkolle evropiane e sotme mund te krenohet per zhvillimin e kapitalizmit sipas nje vije autoktone, por ajo e ka te veshtire te argumentoje te njejten gje per permasen e shkencave te natyres dhe, sidomos, per ate shoqerore. Spekullimet qe behen me emrin e Nices, Kantit, Shopenhauerit, Frojdit e shume e shume te tjereve qe vine pas tyre, jane tendenca per te mbuluar karakterin idealist te epokes ku kane jetuar ata. Suprimimi i idealizmit filozofik mbi nivelin e forcave prodhuese eshte teper – teper heret te cfaqet per etapen qe po jetojme. Rendi i kapitalit sapo e ka filluar rrugen e tij historike dhe eshte teper larg fundit te vet hapsinor. Keshtu qe marrja ne konsiderate e nje produkti intelektual shqiptar me evicence te shkollave evropiane eshte analog me vete keto shkolla. Sipas ketij autori, qe i permbledh ne nje fraze te vetme te gjitha nenkuptimet e shkolles komuniste per kete problem, kemi:
“Nga ana e tyre, sovranet e Perendimit, qe here pas here u bene zoter te Shqiperise ose e pjeseve te saj ne shek. XI-XIV, u angazhuan qe te gjithe qe te linin te paprekura privilegjet e vjetra e “zakonet e mira” (bonus usus) te vendit, si dhe lirite e autonomite e qyteteve te zhvilluara, si Durresi, Shkodra, Ulqini, Vlora, etj. Shprehje me e arrire e ketyre fillesave te para te organizimit e mevetesimit politik te shqiptareve u bene Principata e Arberit e Progonit dhe e Dhimitrit (shek. XII-XIII), e me vone, ne shek XIV, zoterimet e principatave shqiptare te Topiajve, Arianiteve, Balsheve, Muzakeve, Dukagjineve, Gropajve, Zenebishteve e Shpatajve te Epirit, qe i hapin rruge te parit shtet te vertete kombetar te shqiptareve ne Mesjete, atij te Gjergj Kastriotit Skenderbeut.” (Pellumb Xhufi, Dilemat e Arberit, f. X-XI).
Se sa i sakte eshte kjo permbledhje idesh, do te dale kur te bejme konkluzionet e te gjitha pikepamjeve te studiuesve shqiptare mbi “shtetin” iliri, epirot, ate arber apo te Skenderbeut. Por per nje historian qe pretendon te kete perfunduar shkollat me te mira evropiane te historise eshte e palejueshme qe ne nje liber prej 628 faqesh te mos kete asnje ekuacion te qelizave shoqerore jo vetem te Popullit Shqiptar, por dhe te vete shtetit klasor si forma me e larte e organizimit te nje shoqerie. Autori pranon ekzistencen e influences se sovraneve te Perendimit, por nuk eshte i afte te analizoje menyren dhe permasen e kesaj influence mbi Popullin Shqiptar nga shek. XI deri ne te XV. Brenda kuadrit te thashe-themeve te te vetequajturve historiane te Evropes se koheve te shkuara, autori eshte munduar me te gjitha menyrat t’i rreshqase percaktimit te subjektit qe udhehoqi Popullin Shqiptar, te pakten ne ato vite qe ai pretendon, drejt rruges evropiane. Me sa kam kuptuar qellimi i botimit te ketij libri, sipas kesaj menyre analitike, eshte bere per te vetmen aresye politike: te mbulohej me hirin e harresen Subjekti njerezor qe formoi shoqerisht Popullin Shqiptar sipas konfigurimit evropian duke i dhene prioritet subjekteve bizantine si bashkeshoqeruese te jetes shpirterore e artistike te shqiptareve te atyre koherave (f. 471-566); prej nga nuk ishte e veshtire aspak te kalohej  tek subjekti otoman. Eshte teper e veshtire, gati e pamundur, te konstatosh pasojen bizantine ne brendesi te Popullit Shqiptar sot qe themelisht eshte mohuar nga marredheniet me boten otomane pas 500 vjeteve, kur dhe vete botes bizantine nuk i ka mbetur asnje gjurme; keshtu qe ortodoksizmit shqiptare nuk i ka mbetur asgje te krenohet me veprimtarine e vet historike, pervec se lidhjes me ortodoksine greke, qe si zor t’i sherbeje shqiptareve ne planin politik e historik. Une kete liber e kam konsideruar si nje pergjigje flake per flake (edhe pse ka nje permbajtje thellesisht te pasakte) perkundrejt Simpoziumit Nderkombetar: “Krishterimi nder Shqiptare”, te mbajtur ne Tirane me 16-19 Nentor 1999 dhe te organizuar nga Konferenca Ipeshkvore e Shqiperise, ku autori yne mbajti kumtesen: “Krishterimi Roman ne Shqiperi, shek. VI-XVI”. Jo vetem tek ky autor, por tek te gjithe studiuesit shqiptare te sotem, mungon percaktimi hapsinore i ndikimit shume permasor ne kohe i relatoreve jashte shqiptare me banoret e vetem autoktone te Gadishullit Ilirik e Ballkanik. Pastaj mungon percaktimi i formimit hapsinor te ketyre relatoreve jashteshqiptar mbi popullin tone. Dhe prej mungeses se ketyre dy pikave nuk ka se si te nxirret pasoja e zhvillimit te popullit shqiptar (prej ketej rrjedh defekti kryesor i historise se popullit tone kur nuk dime se ky ndikim eshte i mire apo i keq. Dmth cfare te mire dhe cfare te keqe kane pasur per Popullin Shqiptar teresia e boteve universale te relacioneve. Une pretendoj se kjo e ka nje aresye dyfishe te lidhur me metodiken e shkences se Historise (defekt ne nivel boteror) dhe me politiken e arsimimit te detyrueshem pergjate epokes enveriste ku eshte kerkuar ne menyre absolute te fshihet Subjekti qe formoi dhe vete Popullin Shqiptar sipas ndikimit Evropian (defekt i shkences shqiptare). Ne kete pike dhe vetem ne kete pike fillon Historia reale e Shtetit te Shqiptareve dhe Pavaresia reale e tyre pergjate gjithe kohes se ekzistences se Races se Bardhe ne Historine biologjike e shoqerore te Njerezimit.
Per mua ishte pak e veshtire, per kohen e shpejte qe duhej perfunduar ky studim, te permblidhja idete e studiuesve shqiptare dhe te huaj per problemin e shtetit hipotetik te Gjergj Kastriotit edhe pse dikur kisha bere nje studim kritik mbi figuren e Gjergj Kastriotit (per kete shih artikullin: “Triumfi arberor i Kastriotit”, publikuar ne albanovaonline.com  dhe www.genchoti.com) po te mos ishte nje veper qe i permblidhte te gjithe keta autore. Keshtu qe nuk me mbetej gje tjeter vecse te verifikoja ate qe ishte shkruar nga Prof. Dr. Petrika Thengjilli ne studimin: “Skenderbeu, arritje, mangesi, pikepamje te ndryshme” ne kreun XX  dhe XXI “Rreth natyres se shtetit, rruget e ndjekura” dhe “Shtrirja dhe simbolet e shtetit” (f. 737-828). Sipas ketij autori kane ekzistuar dhe ekzistojne dy pikepamje mbi formen e organizimit shoqeror te arberve ne ate kohe. Ne grupin e pare perfshihen Marin Barleti, Dhimiter Frengu, Frang Bardhi, Naim Frasheri, Fan Noli, Athanas Gegaj, Abas Ermenji, K. Jerecek, M. Shuflai, A Dyselie, J. Ferluga qe kane pretenduar se Skenderbeu ndertoi nje shtet; dikush si principate feudale, dikush si shtet ne formen primitive e dikush ne formen fillestare. Ndersa ne kuadrin e studiuesve te sotem permenden emrat e Aleks Budes, Kristo Frasherit, Kasem Bicokut, Aleks Luarasit, ku ky i fundit i ka kushtuar nje desertacion per graden e “Kandidatit te shkencave” duke e trajtuar kete problem me hollesi sa ne asnje liber tjeter dhe per me teper nga nje jurist (f. 737-740). Por ekziston edhe nje grup tjeter te cilet nuk e pranojne organizimin e shoqerise arberore sipas pamjes se shtetit, ku pershihen: Zef Valentini dhe Oliver Jens Schmitt, por per kete te fundit autori yne pretendon se ai nuk e pranon shtetin, por ne vazhdim tregon kufijte e kesaj hapsire qe perputhen me kufijte e shtetit te tij. Ne fakt autori ka bere nje spekullim te vogel pasi Oliver Jens Schmitt e ka mohuar ne menyre kategorike organizimin e shtetit nder arber e shqiptare nga rreth vitit 1500 deri ne fillim te shekullit te XX-te (“Kosova, histori e shkurter e nje treve qendrore ballkanike”, f. 74). Ndoshta pikepamjet e tij kane nevoje per nje ritrajtim filozofik, por thelbi i tyre eshte i sakte per temen tone: arberit e kohes se Gjergj Kastriotit, me shkallen shoqerore te zhvillimit, e kane pasur te pamundur te kene pasur shtet. Studiuesit shqiptare te te gjithe koherave tregojne deshiren per te shtremberuar nje realitet historik nga padija dhe aspak si nje kunderveprim shkencor. Eshte tjeter gje deshira individuale e heroit (po te jete e dokumentuar), por specifikisht eshte e pamundur te kemi nje perputhje midis deshirave individuale dhe shkalles se zhvillimit shoqerore te popullates. Ketu qendron thelbi i te gjithe filozofise materialiste, te cilin studiuesit shqiptare nuk e njohin ne asnje permase. Nga pikepamja historike ky duhet te jete nje problem mijeravjecar qe i ka ngaterruar me dashje studiuesit, sidomos ata shqiptare, duke filluar qe nga koha e Trojes e deri me sot.
E gjithe historia e marredhenieve universale midis popullates autoktone dhe relatoreve jashte saj ka kete pamje prej 3000 vjetesh ku pershihet roli i individit per te sunduar politikisht mbi kete popullate dhe pamundesise se shoqerise vendase per t’ju pershtatur ketij roli. Eshte kjo aresyeja perse shoqeria vendase ka here pas here pamjen e shtetit (permend me radhe: Pirron e Epirit, Agronin, Teuten, Gentin e Ardianeve, Bardhylin e Enkelejve, Epidamnin, Glaukun, Monun e Taulanteve (marre nga libri i Qemal Velise: “Mbreteri dhe Mbreter Ilire”) ne relata me pellazget dhe helenet, romaket e bizantinet (ketu kam parasysh librat: e Pellumb Xhufit: “Nga Paleologet te Muzakajt”; e Dhimiter S. Shyteriqit: “Aranitet”; e Tonin Cobanit: “Leke Dukagjini”; e Jahja Drancollit: “Arberit ndermjet Perendimit dhe Lindjes gjate Mesjetes”; e Akademise se Shkencave e RPSH: “Burime tregimtare bizantine per Historine e Shqiperise (shek. X – XV)”; e Ylli Polovines: “Gjon Muzaka i Beratit perballe Skenderbeut”; romanin historik te Pjeter Gjonit: “Leke Zaharia”), me evropianet perendimore e otomanet (ketu kam parasysh nje seri studimish mbi Bushatllinjte e Shkodres dhe mbi Ali Pashen e Janines, -shih literaturen) dhe te gjitha keto nga shek. X Para Krishtit deri ne te XIX-tin Pas Krishtit. Kete pamje studiuesit shqiptare te sotem me qellim dhe dashje, i kane konsideruar si forma shteterore te organizimit shoqeror te shqiptareve dhe paraardhesve te tyre pa e ditur formen klasike te formimit dhe permbajtjes se Shtetit. Eshte kjo aresyeja qe une e konsideroj problemin e themelimit te shtetit shqiptar nga ana e Ismail Qemalit, nga pikepamja e zberthimit historik, te deklaruar me 2012 gabim nga padija intelektuale te shkolles shqiptare te historise. Jo vetem pse ai nuk formoi shtet, por ne raport me popullaten shqiptare, ai nuk ka qene shteti i te gjithe shqiptareve.
Kritika historike e shtron problemin krejt ndryshe, pasi asnje nga keta autore nuk ka shpjeguar faktin se perse ne kohen kur Shteti i shqiptareve u shpall (1912), po formohej (1920-1944) dhe konsolidohej (pas 1944), shoqeria e tyre kishte:
1-Familje patriarkale, krahas familjes monogame.
2-Besime fetare pagane, krahas monoteizmave te kohes, por asnjehere politeizem dhe ne kete pike ndahet ne menyre konstatuese bota iliro-epirote prej pellazgeve dhe heleneve
3-Pronen fisnore, krahas prones private. Por dinamika e prones private ne territorin e banuar nga epirotet nga shek. VII deri ne shek. XV-te eshte e afte te argumentoje qe kjo dinamike nuk eshte ne perputhje me dinamiken dialektike te formave te prones. Ato kane kaluar nga forma me e komplikuar ne me te thjeshten duke fshehur jo vetem gjenezen e Popullit Shqiptar, por dhe dinamiken specifike te zhvillimit te tij. Dhe eshte kjo prone me dinamiken e saj qe argumenton se shteti nder shqiptare eshte nje fantazi e te vetequajturve historiane se sa nje realitet historik i perjetuar.
4-Te drejta zakonore te pashkruar ne pese kanunet zbatuese: Kanuni i Skenderbeut, Kanuni i Lek Dukagjinit, Kanuni i Dibres, Kanuni i Lures (Kareret e dheut) dhe Kanuni i Laberise (te cilat ne realitet rrjedhin nga nje pike duke e permbysur ate ne favor te primitivizmit. Pikerisht kjo qelize eshte bere shkaku me i pare i zbulimit te gjenezes historike te shqiptareve te sotem dhe aspak zbulimet arkeologjike, qe ne rastin me te mire tregojne boten e relacioneve universale, por jo prejardhjen. Duke pasur kete rokade historike une nuk e kam marre per baze ne elementet ekuacionale te zhvillimit te shoqerise shqiptare edhe pse eshte qeliza me kryesore qe con ne zbulimin e paradoksit te binjakeve nder shqiptare), krahas Statuteve te Qyteteve dhe legjislacionit bizantin dhe atij otoman. Por realisht kesaj teme kam ndermend t’i kushtoj nje studim te vecante (vell. 10 i Tjetersimi….) qe e kam filluar prej kohesh ne bashkepunim me studiuesin Daniel Gazullin, qe tashme nuk jeton me.
Duhet theksuar qe qelizat shoqerore primitive ishin aktuale ne fshat, kurse qelizat shoqerore moderne ne qytet. Kesaj gjendje kerkush nuk ka tentuar t’i jape nje shpjegim, por eshte anashkaluar duke pranuar shtetin nder paraardhesit e afert dhe te larget te shqiptareve pa kuptuar se cfare kishte bere Nena Histori mbi ta. Ne qofte se do te pranohet se paraardhesit e shqiptareve dikur paskan pasur shtet, atehere shqiptaret nuk rrjedhin prej tyre; dhe e kunderta, ligjet e zhvillimit te shoqerise njerezore nuk perkojne me dinamiken e zhvillimit te Popullit Shqiptar dhe ky i fundit nuk i perket botes njerezore. Atehere si eshte e verteta e shtetit te shqiptareve, pasi as mua dhe asnje prej shqiptareve te sotem nuk i pelqejne perfundimet e mesiperme. Pikerisht kjo perben thelbin e asaj qe u tha gabim nga nje kompleks padijesh intelektuale, rrjedhoja te nje shkolle pa themel, qe nuk ka lidhje me shkollen komuniste te epokes se diktatures, por qe kjo e fundit e shfrytezoi per te realizuar permbysjen e madhe ne fushen e historise shkencore. Por kjo nuk me pengon te realizoj krahasimin me nje ngjarje analoge me parametra krejt te tjere, gje qe sherben per te kuptuar se cfare ka ndodhur realisht. Dmth Populli Shqiptar ndodhet kundrejt Shtetit, ne formen e organizimit shoqeror, krejt njesoj si popullata autoktone e Dy Amerikave sot kundrejt shteteve ku jetojne. Ndryshimi i ngjarjeve ndodh vetem kur shihet nen kendveshtrimin e parametrit shpejtesi zhvillimi, mbi c’baze raca e kuqe ndryshon nga ajo e bardhe, por dhe te kohes se veprimit te Shtetit mbi ta per te dy rastet. Jane keto dy parametra qe krijojne diferencen sociale midis races se kuqe, ne pergjithesi, dhe shqiptareve; sa per te tjerat ngjashmeria nuk duhet diskutuar.
Qe te flasesh per rrugeformimin e shtetit te shqiptareve ne radhe te pare duhet percaktuar se nga rrjedhin ata shoqerisht. Po te pranojme se dikur paraardhesit e shqiptareve, iliret dhe arberit, kane pasur shtet, atehere shoqeria e sotme shqiptare nuk ecen konform ligjeve te natyres shoqerore dhe perkrahesit e ketyre pikepamjeve kerkojne medoemos ta shfrytezojne Popullin Shqiptar ne menyre shtazarake pasi jo vetem fshehin mashtrimin e dikurshem, por kerkojne t’i imponojne shqiptareve menyren antihistorike te te jetuarit, – konform asaj qe projektoi dhe zbatoi komunizmi enverist. Ne kete pike duket domosdoshmeria e teorise se Historise dhe Filozofise. Duke mohuar mundesine e ekzistences se shtetit nder shqiptare perpara 1912-es eshte shume e lehte t’i pergjigjemi pyetjes se ku po shkojme dhe cfare po bejme. Pra pika e pare qe duhet pranuar pa doreza dhe pa frike eshte mosekzistenca e shtetit nder shqiptare dhe cfare duhet zbuluar per te shpjeguar kete mungese dhe cfare duhet bere qe te kemi shtet si e gjithe bota (tentativa per te pranuar shtetin nder paraardhesit e shqiptareve, per aresyen e mospranimit te mundesise se ndertimit te shtetit nga ana e shqiptareve, sic pretendon shkolla serbe, ne mos qofte nje budadallek, eshte te pakten shprehje e antihistoricizmit nder shqiptare). Kete detyre duhet te zgjidhte Akademia e Shkencave atehere kur u themelua , por edhe sot; gje qe nuk ka ndodhur ne asnje element te problemit duke lene te hapur llojin e politikes qe duhet ndjekur per drejtimin social te shqiptareve te sotem. Eshte pikerisht pika ku perplasen politikat europiane me interesat e Popullit Shqiptar jo vetem sot. Eshte nje popull i tere qe ka nevoje te mesohet per te qene njerez ne rralle te pare dhe pastaj europiane. Eshte nje popull i tere qe i imponohet Kohes Europiane per te mare prej saj kushtin shoqeror te te jetuarit. A eshte e sigurte Europa se duke pranuar ne gjirin e saj Popullin Shqiptar sot i ben mire te gjithe europianeve? Nuk e di a ja kane bere vetes kete pyetje politikanet e sotem te Europes, por praktika e globalizimit ekonomik e kerkon edhe kete pergjigje.
Nuk e di se sa e dine pasojen e Historise europianet e sotem, por paraardhesit e larget dhe te afert te shqiptareve kane marre ne qafe shume popuj dhe shume kultura, jo per faj te tyre. Pellazget e lashte u muaren ne qafe masivisht duke mos e arritur nivelin e heleneve per faj te relacioneve me vendasit autoktone, atehere kur i mesuan gjuhen dhe ndarjen e punes. Prej kesaj u ndane ne dardane (nuk duhen ngaterruar me dardanet e Ilirese), maqedonas, thrake e ne fund u zhduken nga historia. Edhe vete helenet u frenuan ne zhvillimin e tyre shoqeror pergjate kohes qe ishin ne relata me vendasit autoktone, atehere kur keta vendas po tjetersoheshin ne epirote. Maqedonasit dhe thraket, te pakten, e humben krejtesisht etnicitetin e tyre ne saje te relatave te sterzgjatura me vendasit autoktone. Ketij pozicioni nuk i shpetuan dhe Dardanet e lashte te Troades deri ne ate pozicion sa vendasit ilire i grabiten edhe emrin. Historiografia e sotme greke nuk ka zgjidhur dy probleme te rendesishme per historine e popullit te vet: 1-nuk shpjegon dot perse helenet e epokave klasike mbeten dymije vjet prapa popujve nga e kishin prejardhjen (shumeret) dhe 2-perse Populli Helen nuk ka rilindje ne formen greke, si Populli romak ne formen italiane (edhe vete italianet kane nje problem: Jugu ndryshon ne shkallen e zhvillimit shoqeror me Veriun; -mos valle per efekt te botes arbereshe qe invadoi gadishullin Apenin pergjate tre shekujve (XV-XVIII). Te dy keto probleme jane te lidhura dhe me aresyet perse popullata iliro-epirote nuk ka pasur kurre shtet jo vetem ne koherat klasike (shek V Pa. Kri. – shek II Pas Kri.), por as ne mesjeten e mesme e te vone europiane (shek XI – XV).
Gabimi qendronte kryesisht ne mos lidhjen e gjenezes historike te shqiptareve me Shtetin Klasor dhe nxjerrjen krye te nje hibridi te ri shteteror: Shtetit Politik, qe eshte forma kryesore sot ne Bote pa i ditur aresyet e transformimit dhe shmangjen nga rruga klasike (ne kete drejtim teoria e Marksit mbi revolucionin ka nevoje per nje modifikim permbyses). Ne qofte se i pari vinte si rezultat i zhvillimit te qelizave shoqerore konform dinamikes kohoro-hapsinore, duke u perbashkuar perseri sipas nje dinamike te tille (teoria e Marksit kete forme te Shtetit ka parasysh ne te gjithe procesin e zhvillimit historik te Njerezimit; – gje qe nuk perputhet me realitetin Politik te sotem), i dyti vinte si rezultat i imponimit politik te ketyre qelizave, duke e perjashtuar zhvillimin klasik te tyre, por duke realizuar nje perbashkim social, fillimisht te rastit dhe ne fund domosdoshmerisht te nevojshem per krijimin e formes se re shteterore sipas parimit te Paradoksit te Kohes (ne kete pike teoria marksiste peson deformimin e vet thelbesor dhe pamundesine e mos aplikimit real, por kjo nuk do te thote te mos marresh prej saj metodiken materialiste te zberthimit te Historise dhe pikerisht kete nuk kane bere studiuesit shqiptare te epokes enveriste, qe e kane perdorur filozofine materialiste thjeshte per koperture), ku ndikimi i dyanshem mbi kohen dhe hapsiren permbyste te gjithe perfytyrimin e krijuar nga zhvillimi klasik. Ky rast, qe per ekonomine politike paraqitet si i pamundur, ka ndoshur realisht me Popullin Shqiptar duke na cuar ne zbulimin e objektit mbi te cilin ndodh ndryshimi i KOHES per efekt te botes se relacioneve (ne kete pike teoria e A.Ajnshtajnit mbi “paradoksin e binjakeve” eshte fund e krye idealiste, dmth jo ne perputhje me praktiken).
Por eshte e nevojshme te thuhet qe problemi i inicimit te shtetit te shqiptareve, duke mos ecur sipas formes klasike, ka ndjekur nje rruge krejtesisht te vecante dhe kete studiuesit shqiptare, edhe pse te arsimuar ne shkollat me te mira te Botes, nuk kane ditur ta shpjegojne. Gjitheshka ka ecur si nje reaksion kundra shkolles jugosllave, qe  pretendonte se shqiptaret nuk dine te bejne shtet, por pa e zgjidhur problemin perfundimisht jo vetem si rast, por edhe si nje realitet politiko-historik. Shpjegimet per kete teme kane qene shprehje e revoltes ndaj pretendimeve antishqiptare serbe dhe ne kete pike fillojne e tirren teorite mbi shtetin e ilireve, shtetin feudal shqiptar dhe kur vjen puna per shtetin e shqiptareve shihet si nje rrjedhim historik i larget, por qe nen presionin e otomaneve u pat transformuar, duke rilindur me 1912.
Te gjitha keto permbledhen ne ate qe konsiderohet nga Europa si rasti shqiptar. Tipikisht per kete rast dikush ka shkruar: “Nje numer historianesh te marredhenieve nderkombetare kane shkruar rreth kufizimeve serioze qe ka perpjekja per te perdorur qasjen e shkencave politike ne studimin e ngjarjeve historike te vecanta43. Kjo eshte vecanerisht e vertete sa here qe shqyrtohet ceshtja kombetare e nje shteti te vogel i cili nuk pershtatet ne menyre te gatshme me teori te tilla. Historiani i marredhenieve nderkombetare dhe i nacioinalizmit te shtetit te vogel do te parapelqente ta shqyrtonte rastin sipas kriterit te etnicitetit dhe marredhenieve nderkombetare qe mbizoteronin ne ate kohe dhe jo sipas teorive te vone te shekullit te njezete” (Nicola Guy, Lindja e Shqiperise, f. 21-22). Kjo nuk eshte thjeshte nje e shkrojtur, por venia ne dukje e asaj qe duket si nje perjashtim dhe pamundesine per ta shpjeguar ne menyre perfituese. Prej ketej arrihet ne perfundimin se panorama historike e paraqitur deri ne ate kohe eshte krejtesisht e pavertete, dmth e pavlefshme. Por per t’i mbushur mendjen Popullit Shqiptar se gjitheshka e thene deri atehere ishte ne perputhje me analizat e kaluara, u botuan studime te shqiptareve dhe te huaj te bera shume kohe perpara, por edhe tani, e qe shqiptaret e sotem nuk i dinin.
Me 2012 ne kete drejtim kritik u botuan disa libra, ku me kryesoret paraqiten:
Studimi i Koste Cekrezit: “Shqiperia, e shkuara dhe e tashmja”, qe konsiderohet edhe si e para histori e Shqiperise botuar ne gjuhen angleze, pasi ishte botuar ne Londer me 1919. Autori trajton pikerisht temat e mesiperme duke krijuar nje iluzion hapsinore te shoqerise shqiptare dhe parashqiptare qe si zor qe t’i qendroje kritikes historike. Sipas tij Mbreterite e Ilirise fillojne ne vitin 1225 P.K. (dmth perpara qytet-shteteve helene) dhe mbarojne ne 167 P.K. (f. 34-36). Autori pretendon se mbreti i pare ilir qe njihet edhe i dokumentuar eshte Hyllos (Ylli), vdekur me 1225 P.K. (nuk e di a ka pasur shkrim ne ate kohe qe pretendon autori, por mos kemi te bejme me nje analogji si ngjarjet ne Troje te trasmetuara brez pas brezi). Gjithashtu autori pranon se Mbreteria e Molloseve kishte nje jetegjatesi me te madhe (1270 – 168 P.K.) dhe ekzistonte ne vendin e banuar nga epirotet apo pellazget (f. 36-38). Pastaj historia e organizimit shteteror tek iliret vazhdon nen sundimin romak, ate bizantin prej nga formohen principatat e pavarura shqiptare, sic qe ajo e Despotatit te Epirit (1204 – 1358), “Mbreteria shqiptare” e Anzhuve (1271 – 1368), familja e Balshajve (1338 – 1419) deri sa vijme tek sundimi i Gjergj Kastriotit Skenderbeut (1404 – 1467) dhe qeverimi i tij feudal (f. 44-60). Cdo gje tek ky autor mbyllet me sundimin turk (1478 – 1912) i cili pati pasoja te medha tek Populli Shqiptar. Une nuk habitem qe permbajtja e ketij libri mund te jete e ndryshuar nga perkthyesi apo botuesi, pasi shoh disa elemente te shpalosura me vone nga Klubi i te Marreve te Madheshtise Shqiptare.
Por libri me afer karakterit shkencor,  te pakten si tendence, ndoshta ne raport me te gjithe librat e botuar per kete teme, per mua qendron studimi i Mehdi Frasherit (1874 – 1963): “Historia e lashte e Shqiperise dhe e Shqiptareve” (bot. 1928, ribot. 2000). Shtepia botuese Plejad, per te sqaruar lexuesin, shkruan: “Ky liber ben pjese ne historine trevellimeshe qe Mehdi Frasheri parashikonte te publikonte mbi historine e pergjithshme te popullit shqiptar. Fatkeqesisht mendimtari i njohur nuk arriti t’i nxirrte ne drite te tre vellimet duke na lene si trashegim vetem pjersen e pare “Historia e lashte e Shqiperise dhe e shqiptareve” (f. 6). Une nuk e di sa cfare shkolle te posacme, pervec Fakultetit te Shkencave Politike dhe Ekonomike ne Stamboll (1894-1898, sipas Fjalorit Enciklopedik Shqiptar, vell. 1), ka perfunduar autori, por qe ne fillim te parathenies ai percakton metodiken kerkimore te punes se tij duke arritur ne nje perfundim qe ka nevoje te avancohet dhe ta saktesohet pa ja prishur bukurine letrare e shkencore te vepres (kjo eshte nje nder aresyet perse kam qene i detyruar ta ripercaktoj nga fillimi historine e shtetit te shqiptareve ndryshe nga autoret e parapare ne kete studim); per kete ai shkruan:
“Duke kerkuar t’i gjej nje zgjidhje ceshtjes shqiptare, mendim pas mendimi, kerkim pas kerkimi, arrita te ndiej nevojen e nje historie te ketij populli, kaq te vjeter sa edhe fatzi. Te shkruarit e historise se kombi tone, eshte nje gje fort e rende, sa kombi yne s’ka pasur shkronja, prandaj s’ka pasur as nje histori kombetare, as lende ne gjuhen e vet, per te shkruar nje histori me vete. Por kjo veshtiresi nuk me ndaloi t’i hyj punes se rende; sa per te kuptuar ngjarjet e sotme me gjithe aresyet e tyre, ka nevoje te kerkojme ngjarjet e shkuara mbi krye te ketij populli, duke vazhduar fillin e puneve te shkuara pa prere, qe nga kohet me te vjetra deri ne ditet tona. Ne kete udhetim te mendjes, shfaqet psikologjia e kombit qe ka zoteruar ngjarjet.” (f. 7)
Autori, na vazhdim pranon se ligjet e natyres mbizoterojne dhe ne historine e kombeve dhe mbi kete baze pretendon te ndertoje historine qe po analizojme (f. 9). Karakteri shkencor i studimit fillon me veprimin e vendit gjeografik permbi shqiptare, pasi ka realizuar percaktimin e emrit Shqiperi dhe Arberi, vazhdon me veprimin historik mbi shqiptaret dhe i jetes se ketyre mbi kombin, menyren e te kuptuarit te familjes, fisit dhe atdheut deri sa vime tek fete dhe identiteti i tyre (f. 10-22). Ne fakt tendenca shkencore dhe kufizimi botekuptimor perbejne kontadikten zhvilluese te kesaj teme ne kete studim duke i dhene prioritet; pasi i ka analizuar perciptas krishterimin (f. 25-33), katolicizmin (f. 33-34) dhe ortodoksine (f. 35-38); luftes se mendjes dhe diturise ne gji te islamizmit (f. 38-47) ku perfshiu dhe bektashizmin (f. 44-47). Libri vazhdon me imponimin e lidhjes Arber – Arberi, shqiptar dhe Shqiperi, me boten pellazgjike duke e shoqeruar me kritiken e teorise pellazgjike. Vlen te permendet metodika e autorit per lidhjen e mundeshme pellazgo – ilire ku sipas tij:
“Duke marre parasysh jeten e pellazgeve qe shohim te pershkruar ne historianet dhe veprat e shkrimtareve te vjeter, shohim se jeta e ketyre ka qene e kundert me jeten e shqiptareve, se keta banonin ne vende te buta dhe kane qene te qete e te rrufikeshme. Perkundrazi, shqiptari, qe ne fillim eshte dukur si nje popull individualist, indipendent dhe i pashtruar” (f. 59).
Me pas libri vazhdon me analizat historike te banoreve vendas sipas ndarjes se sotme ne Gege e Toske, duke kapercyer ne marredheniet e shqiptareve me greket dhe me historine e mbreterve te Ilirise ne relacion me Greqine, Maqedonine dhe me Romen. Libri mbyllet me luften e Cezarit me Pompeun ne Shqiperi. Por ne kapakun fundor te librit shtepia botuese ka pasfrazuar idene filozofike te autorit me permbajtjen e meposhtme:
“Veprimet qe veprojne permbi kombet, kaq te shumta jane, te largeta e te mpleksura, sa shume here, shkoqitja e ketyre eshte e pamundeshme. Por megjithekete, kjo gje s’na ndalon dot te mejtohemi per shkoqitjen e tyre. Se historia e kombeve te sotem dhe ajo e kombeve te shkuar qe kane ardhur mbi faqen e dheut, (psychologia, sociologia), studimi i klimes, i vendit, mbi njerezit, mbi kombet, na kane zbuluar mjaft te verteta, per te dhene kurajo te shkoqitim keto ngjarje. Ne te zgjidhurit e ceshtjeve qe vume perpara, lipsemi te marrim ne sy token qe rri kombi shqiptar, te shkuarat e tij, psikologjine e tij, veprimet qe kane vepruar mbi te dhe te tjera gje. Po heren e pare na lipset te dime, se kombi shqiptar ku rri? Deri ku ka qene Shqiperia? E gjer ku eshte sot. Arberi e vjeter. – Meqenese fjala Shqiperi eshte fjale e re, ndaj vjetersise se kombit tone, per Shqiperine e vjeter perdorim fjalen Arberi; se kjo fjale i kap te gjitha viset qe kane pase ndenjur qemoti, gjithe vellazerite arbnore. Arberia ndahet ne tri pjese te medha: Iliria, Epiri, Maqedonia”.
Nuk eshte e veshtire te kuptohet se metoda filozofike e autorit ka nje mangesi te “vogel” qe shoqeron te gjithe historianet e kahershem dhe te mevonshem. Autori nuk ka qene ne gjendje te kuptoje e konstatoje rolin e KOHES ne dinamiken e historise se shqiptareve dhe per kete vepra e tij nuk ka se si te jete e plote dhe e sakte.
Pastaj u botuan kujtimet e Ali Kelcyres nen okelion: “Shkrime per historine e Shqiperise” me shenimin: “Kujtime politike, si dhe shkrime te tjera e leterkembimi, te hulumtuara nder arkiva prej Tanush Frasherit”. Eshte nje nder ato libra ku kerkohet te rritet shkalla e besueshmerise ndaj studiuesve te vjeter te epokes komuniste, ku per temen tone ne 13 faqe jepen kujtimet politike te Ali Kelcyres te shkruara dhe interpretuara nga Tanush Frasheri dhe qe jane ne perputhje te plote me ate qe kishte pretenduar diktatori shqiptar pergjate 40 vjeteve. Eshte me te vertete per t’u habitur se si ka mundesi qe Ali Kelcyra te jete shprehur ne kete menyre duke nenkuptuar se e njihte situaten historike te Shqiperise? Nuk e di se si do t’i kuptoje lexuesi keto shkrime, por per nje gje te jete i bindur: origjinalet nuk i ka pare kerkush; keshtu qe mbetet te besojme se jane pretendimet e Tanush Frasherit dhe jo te Ali Bej Kelcyres.
Ne kuader te formimit te shtetit shqiptar (1912-1920), kapitulli fillon me kete pretendim:
“Lidhje e Prizrenit, e mbledhur me 10 qershor 1878, e udhehequr prej apostullit te madh te Rilindjes sone Kombetare, Abdyl Frasherit dhe e kryesuar prej Ilias pashe Dibra – Cokut, eshte shfaqja e pare e reaksionit te shpirtit shqiptar kunder padrejtesive te diplomacise evropiane”. (f. 33)
Pas analizes siperfaqesore qe ne i beme kesaj Lidhje ne kuader te perplasjes se ideve te diktatorit shqiptar me ato te “historianeve” shqiptare te epokes komuniste del e panevojshme interpretimi i ketij pretendimi, por gjeja e re qe jep autori eshte qe e konsideron Lidhjen si nje reaksion kunder padrejtesive te politikes evropiane, gje qe jo vetem qe nuk eshte e vertet, por dhe lidhja me figuren e Abdyl Frasherit nuk eshte e sakte. Lidhja e Prizrenit filloi si nje reaksion jo kunder Evropes, por kunder Serbise duke i kerkuar ndihme sidomos Perandorise Austro-Hungareze e pastaj asaj Otomane. Kjo e fundit coi emisarin e saj Abdyl Frasherin per t’i kopsitur problemet sipas interesave te Perandorise dhe jo sipas interesave te shqiptareve. Dhe eshte kjo aresyeja perse Lidhja e Prizrenit u transformua nga nje reaksion kunder Serbise ne nje lufte kunder Otomanise dhe me kete veprim shqiptaret u paraqiten si kundershtare te te gjitheve. Problemi i Lidhjes Shqiptare te Prizrenit permban brenda ngjarje te paditura nga lexuesi shqiptar dhe rrjedhimisht nuk kane pasur se si ta dine qe roli i Abdyl Frasherit nuk ka qene si udheheqes i Lidhjes, por si pajtues i interesave te shqiptareve me ato otomane, gje, qe duke mos pasur mundesi qasje, coi ne nje reaksion kundra Turqise Otomane. Keshtu qe pretendimi i Ali Kelcyres jo vetem qe nuk ka baze historike, por ne nuk dime a eshte i atij. Une pretendoj se mendimet e shprehura ne kete liber nuk duhet te jene te Ali Kelcyres, por te Tanush Frasherit, pasi ato shpesh here jane ne kundershtim me realitetin e ndodhur dhe ne perputhje me idete e manipulatoreve te historise se Popullit Shqiptar.
Ne nenkapitullin e dyte te kreut te pare (kujtime politike) shkruhet:
“Brenda pak diteve, pothuaj e gjithe Turqia evropiane u zu e u pushtua nga ushtrite ballkanase, me perjashtim te kater qendrave te rendesishme: nga njera ane tre kalate e rrethuara, Adrianopoje (Edrenea), Janina e Shkodra dhe nga ana tjeter Vlora me prapatoken e saj te shpallur zone asnjanese. Kjo krahine ishte caktuar nga Fuqite e Medha, me kembenguljen e Italise dhe te Austro-Hungarise, per t’u bere berthama e shtetit te ri shqiptar. Ne kete qoshe, djepi i jetes sone kombetare, me 28 Nentor 1912 u ngrit flamuri kombetar, pas pothuajse kater shekuj e gjysme erresire. Organizatori kryesor i kesaj ngjarje historike ishte shtatedhjetevjecari Ismail Qemal Vlora, nje luftetar i kahershem i pavaresise shqiptare. Fati ia kishte ruajtur atij kete nder dhe ia pat mohuar te tmershmit Ali Pashe Tepelena, si dhe apostullit ti Rilindjes Kombetare Abdyl Frasherit, ashtu edhe kaq e kaq deshmoreve te rene per idealin e pavaresise shqiptare.” (f. 34-35)
Historiografia komuniste ka pasur nje qellim te vetin kur mori pushtetin me 1945: te eleminonte nga kujtesa e Popullit Shqiptarit cdo ngjarje qe t’i kujtonte te kaluaren historike. Per te realizuar kete praktike u shpiken lloj ngjarjesh duke e shtremberuar historine ne thelbin e saj. Te pakten rreshtat e mesiperm na tregojne menyren se si eshte realizuar ky eleminim. Fakti qe autori ve ne plan te pare te ngjarjes se Vlores 1912 ngritjen e Flamurit dhe jo shpalljen e Shtetit Shqiptar nuk tregon vetem padijen historike, por dhe tendencen per te fshehur faktin qe flamuri per here te pare pas vdekjes se Heroit tone Kombetar nuk eshte ngritur ne Vlore, por ne Decic te Hotit me 06 prill 1911 dhe pat bere nje buje te madhe ne Europe sa korespondentet e gazetave jo kryesore e paten transmetuar nga Stambolli (gazeta e Triestes “IL Piccolo” e dt 16 prill 1911) ngjarjen me hollesite me te vogla. Ngjarja kryesore e Vlores eshte shpallja per here te pare e Shtetit te shqiptareve dhe formimit i te pares Qeveri Kombetare (provizore) ne historine e popullit tone dhe kjo i duhet dedikuar Ismail Qemal Vlores, qe e mori persiper si nje veprim qe nuk mund ta bente kushdo dhe ne ate menyre. Gjerat duhet thene sic kane ndodhur dhe jo sic na pelqen ne t’i propogandojme, pasi ne kete rast krijohet mundesia per te fshehur segmente te tera te ngjarjes dhe me sa kuptoj ky ka qene qellimi i autorit tone. Autori nga padija nuk ka permendur emrin e nje subjekti qe ka qene shume me madhor se Italia dhe Austro-Hungaria te marra se bashku, pa ja ulur vlerat ketyre te fundit ne ate proces, dhe qe kishte luftuar per krijimin e shoqerise shqiptare sipas modelit europian per nje kohe shume-shume me te gjate se ajo qe njeh autori yne. Dhe eshte ky subjekt qe e shpetoi me vone edhe vete shtetin e krijuar nga Ismail Qemal Vlora me 1920. Une e kuptoj shume mire qe shkolla shqiptare e historise e urren deri ne qelizen me te vogel Seline e Shenjte, por fakti mbetet fakt dhe kete shqiptaret nuk duhet ta harrojne kurre rolin shekullor qe Papet e Selise se Shenjte kane luajtur ne favor te ceshtjes shqiptare. Edhe vete periudha e Heroit tone Kombetar eshte e pavlefshme pa Seline e Shenjte te Romes dhe vetem ne lidhjen e Gjergj Kastriotit-Skenderbe me Papet e Shenjte te Romes formohet historia e Heroit dhe Kombit Shqiptar (ne kete pike eshte pjesa e dukshme e historise se formimit te shtetit te shqiptareve, sado te mundohesh ta fshehesh ate). Ne epoken e Gjergj Kastriotit duhen kerkuar rrugezhvillimet e qelizave shoqerore vendase deri ne momentin qe arrijne pjekurine e domosdoshme per te fituar aftesine e pjesmarrjes ne shtetin politik te imponuar nga Evropa, gje te cilen studiuesit shqiptare te te gjithe koherave nuk kane qene te afte ta zbulojne.
Por autori (behet fjale gjithmone per hulumtuesin Tanush Frasherin) eshte ngaterruar me kembet e veta kur pranon ndihmen e Fuqive te Medha, sidomos te Italise dhe Austro-Hungarise, dhe nga ana tjeter percakton Ismail Qemalin si organizator i ngritjes se Flamurit. Ne do ta shohim ne kapitullin tjeter se edhe organizimin e ngritjes se Flamurit e kishte marre persiper Selia e Shenjte ne bashkeveprim me Italine  dhe Perandorine e Danubit, por permasat e ngjarjes jane te panjohura per autorin tone keshtu qe nuk ka se si ta dije mbi presionin qe Selia e Shenjte beri mbi kleriket shqiptare (imzot Nikolle Kacorrin) per te ngritur dhe drejtuar Popullin Shqiptar ne lufte kundra Perandorise se shembur Otomane, qofte dhe formalisht. Roli i Ismail Qemalit qendron diku tjeter dhe kete historianet shqiptare nuk kane mundur ta thone dot, edhe ne qofte se do ta dinin.
Pastaj autori yne ben nje deklarate kaq te cuditshme dhe antihistorike sa i nxjerr vetes bojen duke na argumentuar se keto rreshta jane te tijat dhe aspak te Ali Bej Kelcyres. Nuk mund te krahasohet Ismail Qemali as me Ali Pashen e Janines dhe as me Abdyl Frasherin, bile as me te gjithe te ashtequajturit rilindas te marre sa bashku. Se pari Ali Pasha i Janines nuk eshte i Tepelenes, por ate e bene te ashtequajturit rilindas per t’i dhene nje fare identiteti krahinave qe kerkoheshin te rrembeheshin nga Greqia ne fundin e shek. XIX-te; ndersa Abdyl Frasherin e beri rilindas Enver Hoxha per t’i krijuar histori krahines pa histori dhe rol ne ceshtjen kombetare shqiptare, por me nje rol ndihmes ne fushen e historise se diktatures komuniste shqiptare (kongresi famekeq i Permetit legjitimoi antihistoricizmin nder shqiptare).
Ne keto 13 faqe kuptohet edhe tendenca perse u botuan keto materiale ne kete forme si kujtime te Ali Bej Kelcyres. Udhezimet e diktatorit gjejne zbatim edhe ketu duke u mjaftuar me krahasimin qe ne i beme ideve te historianeve shqiptare me orientimet e dhena nga i pari. “Cuditerisht” ato perputhen edhe me idete e shpalosura si te Ali Bej Kelcyres, qe formojne dy te panjohura te madhe per Popullin Shqiptar dhe qe diktatori i kishte kthyer per se mbrapshti per interesat e veta antishqiptare. Autori ka marre persiper ta paraqese mendimin e diktatorit shqiptar te barasvlefshem me ato te Ali Bej Kelcyres dhe une mendoj se kjo perben nje mashtrim ne katror. Sipas tij:
“Mund te thuhet pa e tepruar se sundimi pothuajse 450-vjecar osman nuk qe gje tjeter vecse nje pushtim ushtarak. Gjate gjithe kesaj kohe vendi yne jo vetem qe nuk beri asnje perparim ne te gjitha shfaqjet (aspektet) e jetes kombetare, perkundrazi mbeti prapa.” (f. 37)
Autori yne nuk ka se si ta dije qe kjo teorikisht eshte e pamundur ne dy drejtime edhe pse ai eshte munduar t’i kanalizoje ne nje te vetme. “Pushtimi ushtarak” dhe “perparimi i jetes kombetare” jane dy permasa cilesisht te ndryshme jo vetem ne permbajtje e tyre, por dhe ne aplikimin hapsinor, ku nuk kane asnje lidhje te mundeshme. Pastaj eshte e pamundur qe te relatohen dy popuj me shpejtesi krejt te ndryshme zhvillimi dhe popullata me shpejtesi me te madhe te lere prapa popullaten me shpejtesi me te vogel. Pikerisht ketu duket falsiteti i pretendimit dhe ajo qe nuk kane kuptuar historianet e epokes komuniste. Ne realitet nga marredheniet otomano-shqiptare (1400-1900) ai qe e ka pesuar ne drejtim te prapambetjes se zhvillimit ka qene popullata otomane dhe jo ajo shqiptare, por ky eshte nje problem i pakapshem per mendjet e historianeve shqiptare te epokes qe po jetojme. Pikerisht pse nuk kane ditur raportin midis pushtimit dhe zhvillimit (ndryshe kategoria liri-domosdoshmeri), pikerisht pse nuk kane ditur terminologjine e fjales “pushtim” (per kete shih artikullin: Populli shqiptar dhe pushtuesi antikombëtar, publikuar ne albanovaonline.com dhe www.genchoti.com), pikerisht pse nuk kane ditur qe zhvillimi i shoqerise njerezore eshte i lidhur kryekeput me shpejtesine e ketij zhvillimi (per kete shih artikullin: Raporti kohor–hapsinor ose teoriae absolutizmit, publikuar ne albanovaonline.com dhe www.genchoti.com), eshte arritur ne perfundimin se pushteti otoman e kishte pushtuar boten shqiptare dhe nuk e kishte lene te zhvillohej. Mjafton te zberthehet pyetja: kundrejt kujt nuk eshte realizuar ky zhvillim? –dhe kuptohet me lehtesi qe cdo pretendim i shqiptareve mbi pazhvillimin e tyre eshte i pasakte dhe i kundert me pretendimet aktuale. E verteta eshte krejt ndryshe dhe studiuesit shqiptare te epokes komuniste kane dashur te justifikojne politiken e diktatorit shqiptar kundrejt zhvillimit te pretenduar. Shqiptaret e harruan shume shpejt filozofine materialiste (edhe pse ajo ishte tipikisht bolshevike) dhe nuk kuptuan se baza analitike e zhvillimit te Botes Njerezore ishte rendi shoqeror dhe qelizat materialo-shpirterore qe shoqeronin kete rend. Marrja per baze e ketyre te fundit tregon se shqiptaret ishin prapa gjithe botes dhe, ne saje te relacioneve 3000 vjecare me komshinjte, u bene baraz me ta ne agimin e shekullit te XX-te. E duke ditur se ata kishin shpejtesine e zhvillimit me te vogel ne kontinent duhet te merret me mend se cfare kapercimi kane bere ne histori shqiptaret duke u nisur nga gjeneza autoktone e tyre. Kete gje nuk keni ditur ta shtjelloni kurre edhe pse baza terike ka mbi 150 vjet qe ekziston. Vetem se duhet ditur qe lidhja e zhvillimit te Popullit Shqiptar me relatoret e tij historike, ne lidhje me prapambetjen apo perparimin, kerkon permbysjen e te gjithe metodikave te perdorura deri me sot nga njerezimi ne fushen e te ashtequajtures “shkence e historise” (me duket se ky ka qene i gjithe thelbi i teorise marksiste e jo perrallat mbi revolucionin apo segmentin ekonomik). E sa per permasen e perparimit te Popullit Shqiptar pergjate aplikimit te pushtetit otoman ne te 450 vitet e aplikimit ajo ka qene plot 400 ton monedha floriri, vleren e se ciles e grabiti komunizmi enverist (ketu mbetet per te zberthyer kategorine: paraja dhe shqiptari dhe do te kuptohet permasa e perparimit historik te tij).
Nga padija e tij universale, autori ka nxjerre edhe nje perfundim tjeter jo vetem te pasakte, por e kunderta e saj perben thelbin praktik te shpalljes se shtetit te shqiptareve. Sipas tij:
“Megjitheate gazetet dhe librat shqip shtypeshin nga bashkeatdhetaret tane ne mergim dhe futeshin ne vend fshehurazi. Fatkeqesia me e madhe per popullin tone, ne kohen e sundimit osman, qe ndarja e tij ne fe te ndryshme, kleriket e te cilave ishin bere vegla te verbra te propogandes politike e vareshin prej shteteve te huaja.” (f. 37)
Ne te vertete ne kete pike qendron lumturia qe e ka shoqeruar historine e Popullit Shqiptar pergjate ketij 2000 vjecari ne fushen e fesa dhe kete filozofet dhe historianet shqiptare nuk e kane zberthyer kurre sakte, tipikisht nga padija, por ecen ne gjurmet e diktatorit duke e perforcuar mashtrimin e tij (te pakten kjo kuptohet nga perfundimet e pjeses se pare).  Ne kete pike autori ka shtremberuar te verteten ne dy pika dhe qe te dyja thjeshte nga padija per problemet qe ka trajtuar.
Se pari nuk eshte e vertete qe gazetat dhe librat shqip shtypeshin nga bashkeatdhetaret tane ne mergim. E gjitha kjo duhet percaktuar se e kujt kohe i perket dhe e kujt subjekti. Kleri Katolik Shqiptar pergjate shekullit te XIX-XX kishte shtypshkronjat, gazetat, librat dhe shkollat e veta (me hollesisht per kete shih artikullin: “Populli Shqiptar, kultura kombetare dhe shkolla e pare shqipe, te publikuara ne albanovaonline.com dhe www.genchoti.com), e ne qofte se behet fjale per popullaten jugshqiptare ortodokse dhe ate muslimane duhet te kete te drejte.
Se dyti, roli i klerikeve shqiptare te te gjitha besimeve nuk ka qene kunder ceshtjes shqiptare (kjo ka qene nje genjeshter e Enver Hoxhes per te sfumuar rolin e Klerit Katolik Shqiptar ne favor te ceshtjes kombetare). Por ne kete pike fshihet nje nder problemet me te paditura te Historise Boterore te te gjithe koherave per nje aresye shume te thjeshte: nga pikepamja kohore kjo histori e fillon analizen e vet thelbesore me racen e bardhe dhe me shoqerine helene te qytet shteteve duke lene pas dore institucionet fetare politeiste, roli i te cilave eshte shume-shume me revolucionar nga cdo gje qe njeh Njerezimi. Kalimi ne institucionet monoteiste ja ka fshehur rolin te parave duke u konfrontuar me shtete evropiane kur Selia e Shenjte u perfshi ne politikat evropiane mesjetare (shek. XII-XV). Problemi eshte krejt tjeter per tjeter dhe filozofet dhe historianet shqiptare genjejne popullin e tyre per probleme qe nuk dine t’i trajtojne nga padija dhe keqformimi arsimor. Eshte tjeter pune pse nga tre format institucionale fetare njeri vecohej nga te tjeret  per aresyen me te thjeshte fare: mbrohej nga Selia e Shenjte dhe shtetet e tjera Evropiane. Ishte ky institucion qe lidhi vendin e shqiptareve me Evropen pergjate 1300 vjeteve dhe kete gje ja kini fshehur Popullit Shqiptar me nje poshtersi te tejskajshme. Ne kete pike fillon realisht lufta per formimin e Shtetit te Shqiptareve ku do te flasim ne kapitullin pasardhes.
Ne nenkapitullin e peste: “-Gjendja e brendeshme politike e Shqiperise ne fillim te jetes se pavarur kombetare”, autori merr persiper te percaktoje personazhet qe mund t’i imponoheshin skenes politike shqiptare te asaj kohe (ne realitet kjo lloj politike as qe ka ekzistuar ndonjehere duke qene thjeshte nje fantazi e autorit tone), te cilet sipas tij jane:
“Prenk Bibe-Dode pasha…
Esat Pashe Toptani…
Ismail Qemal Vlora ishte pa dyshim personaliteti intelektual me interesant, me me shume popullaritet e ndikim ne Shqiperine e Jugut e pa dyshim me nje autoritet ne te gjithe vendin (perseri autori ve ne funksion fantazine e tij, pasi nuk na thote i kujt vendi. Shqiperi perpara 28 Nentorit 1912 nuk ekzistonte dhe ishte thjeshte nje shprehje gjeografia. Pra ketu fillon dhe tirret mashtrimi mbi ngjarjet e atij viti, GH). I caktuar prej qeverive te Vjenes e te Romes per te kryer gjestin historik te ngritjes se flamurit, nuk ishte as njeriu i besuar i tyre, e ca me pak agjent i tyre. Ne qarqet turke shihej si anglofil. Ismail Qemali iu imponua qeverive te dy fuqive te medha adriatike (ne kete pike ka kopjuar prof. Arben Puton, GH) me famen e madhe qe kishte fituar ne Shqiperi pas gjestit te tij te doreheqjes ne fillim te shekullit (XX), nga detyra e governatorit te Tripolit e te Cirenajkes, titull i barabarte me ate te mekembesit te mbretit, dhe u hodh me vrull te madh ne zhvillimin e nje veprimtarie te gjere patriotike, ne te gjitha viset evropiane.” (f. 39)
Te percaktosh tre figurat politike te asaj kohe konform pozicionit gjeografik te Shqiperise se sotme me kete permbajtje do te thote se ky mendim eshte i pasmesit te shek. XX-te dhe aspak i Ali Bej Kelcyres te para 1945-ses. Roli i Preng Bibe-Dodes eshte me permasa krejt te tjera dhe eshte e pamundur per Ali Bej Kelcyren qe t’i dinte, por nje gje Ali Beu duhet ta kishte thene pasi kete duhet ta kete ditur. Pas largimit te Imzot Nikolle Kacorit nga qeveria e Ismail Qemalit pretendohet se zv.kryeminister behet pikerisht Preng Bibe-Doda (sipas Fjalorit Encikpopedik Shqiptar, vell. 1, 2008). Keshtu qe eshte e pamundur qe konfigurimi i karakterit te tij te jete i asaj permase qe pretendohet ne kete liber. Sa per Esat Pashe Toptanin autori nuk na thote se ai u propozua per t’u bere pjese e qeverise se Ismail Qemalit, pamvaresisht nga tendenca politike e mepastajme. Mos t’i kete ditur valle te gjitha keto Ali Bej Kelcyra, po te ishte autori i ketyre rreshtave me kete permbajtje?
E njejta gje eshte edhe per figuren e Ismail Qemal Vlores. Per figuren e tij nuk thuhen shume gjera dhe vihen ne dukje shume te tjera te dyshimta. Gjeja kryesore e figures se Ismail Qemalit eshte pergatitja individuale dhe ne kete drejtim ishte i vetmi qe mund te lidhte politiken nderkombetare, sipas kater skalioneve te kunderta midis tyre, me dinamiken e Popullit Shqiptar dhe afrimitetin me udheheqesit krahinore te vendit te shqiptareve. Pikerisht ne kete pike qendron fillesa e shtetit me emrin Shqiperi dhe kete nuk mund ta bente asnjeri pervec tij. Merita kryesore e Ismail Qemalit duhet konsideruar bashkeveprimi me keta udheheqese dhe aspak lidhja me Austro-Hungarine, Italine apo Turqine. Ne kete pike qendron interesi i Popullit Shqiptar dhe kete duhet te marrim per baze kur flasim per figuren e Ismail Qemalit dhe aspak politikat nderkombetare, qe perbejne shkakun me te pare te formimit te Shqiperise. Problemi analitik i figures se Ismail Qemalit eshte edhe me i gjere, pasi ka zera me te tjera pretendime dhe do te ishte mire te sqarohej figura e patriarkut te shtetit te shqiptareve (per kete shih: Elena Kocaqi Levanti: “Si e krijoi Austro-Hungaria shtetin shqiptar”, f. 53-60. Ne te vertete ky liber titullin e ka te pasakte, rrjedhoje kjo e paditurise intelektuale te shkolles shqiptare, e cila akome edhe sot nuk e di ekuacionin e formimit te shtetit klasik, pasi ne te kunderten titulli i librit duhet te ishte: “Si e shpalli Austro-Hungaria shtetin shqiptar”. Ka nje te vertete krejt tjeter per tjeter qe lidhet me figurat e atyre qe formuan realisht shtetin e shqiptareve, ku roli i Austro-Hungarise eshte i vlefshem ne dy shekujt e fundit dhe ne menyre indirekte).
E vetmja gje e sakte ne kete liber (Ali Bej Kelcyres) eshte lidhja e figures se Ismail Qemalit me Levizjen Vorio Epirote, pasi pretendohet se drama e “Vorio Epirit” ngjau ndersa ai ishte kryetari i qeverise shqiptare (f. 40), kur deri me tani, sic e kemi pare, pranohet vetem viti 1914. Cfare fsheh levizja Vorio Epirote ne lidhje me qeverine e Ismail Qemalit? Mos valle doreheqjen e tij perfundimtare? Apo mos valle ortodoksia e Jugut te Shqiperise se Sotme kishte te tjera plane ne lidhje me vazhdimesine e shtetit te shqiptareve ne ato ane per ato kohera?
Por ne thelb te te gjithe problemit qendron pranimi i shtetit si nje produkt i shoqerise parashqiptare dhe shqiptare, gje e cila nuk perputhet me fomen klasike te formimit te shtetit, por duke mos u analizuar sakte ajo edhe fsheh gjenezen historike te shqiptareve te sotem dhe cfare ka ndodhur ne trojet ku jetojne sot shqiptaret. E bukura eshte se vendi ku jetojne sot shqiptaret nuk eshte zhvilluar konform te gjitha siperfaqeve ku kane shkelur evropianet historikisht. Eshte i vetmi vend ne bote qe i eshte nenshtruar influences historike shumepermasore te evropianeve pergjate te gjitha rendeve shoqerore, por ka mbetur po aq primitiv sa paraardhesit me te pare te tyre. Perse nuk eshte realizuar perputhja dhe ndryshimi konform kesaj influence i popullates autoktone? Cfare e ka detyruar relatorin jashteautokton te relatohet me vendasit, te bashkejetoje per nje fare kohe dhe te largohet prej tyre duke lene gjurme vetem ne ndertimet kohore te ekzistences se ketyre relatave dhe emrat e vendeve (permend me rralla: pellazget, helenet, romaket, keltet, maqedonasit, thraket, bizantinet, otomanet, greket, austrohungarezet, italianet)?
Pranimi i ketyre pikepamjeve nuk do te kishte asgje te keqe per shkencen e historise ne qofte se nuk do te mbulonte tre problemet me te rendesishme te kesaj shkence per shqiptaret. Se pari, ajo mbulon gjenezen historiko-biologjike milionavjecare te tyre; se dyti, ajo mbulon karakteristiken natyrore te shqiptareve kundrejt popujve te tjera evropiane; se treti, ajo mbulon thelbin e shkences se historise pasi nuk nxjerr ne pah ndikimet reciproke te relatoreve historike sipas kohes dhe hapsires.
Por ka edhe probleme te tjera qe nxjerrin koke kur analizohet shoqeria shqiptare e sotme duke formuar parametrin: pamundesine hapsinore te veprimit shoqeror nder shqiptare.
Profesoresha e historise (Elena Kocaqi) duhet te lidhe teorite e saja mbi prejardhjen e ilireve dhe shqiptareve me pamundesine e ketyre te fundit per te formuar shtetin me 1912 te vetem (dmth pa ndikimin e boteve evropiane dhe otomane) dhe perse pseudohistorianet serbe e shtrojne gabim problemin e zhvillimit te shqiptareve (edhe shteti i tyre nuk ka pamjen e formimit sipas formes klasike). Ja perse profesioni e historianit ne Shqiperi, e kudo, eshte jo vetem inekzistent, por ai, kryesisht, ka pamjen e primitivizmit analitik mbi cbaze ndertohen strukturat teorike te Popullit Shqiptar. Lidhja e teorive te saja me formimin e shtetit te shqiptareve nga ana e Austro-Hungarezeve e ben te pamundur pranimin e te gjithe perfomances shpjeguese ne ate liber duke na cuar ne kerkesen per te zbuluar qellimin perse eshte shkruar ai liber me ate permbajtje.  Ndryshimi i metodikes eshte detyra e pare e studiuesit ne fushen e historise, e meqenese kete nuk e ka bere kerkush ne Shqiperi mbetet t’i konsiderojme punimet e studiuesve shqiptare me ngjyra politike. Teorikisht eshte e pamundur qe te jesh fillesa e races se bardhe ne kontinent dhe te jesh shtetformuesi i pare (vetem ne qofte se shteti lind me Njerezimin!!). Ne kete menyre lidhja me boten pellazgjike eshte jo vetem e deshtuar, por realisht antihistorike. Nuk mjafton mohimi i lidhjes, por te gjitha qelizat shoqerore qe marrin pjese ne ndertimin e shtetit, qe tek pellazget jane te pranishme, kur tek bota ilire mungojne teresisht, ndersa tek ajo arberore ato sapo kane celur si rezultat i botes se relacioneve, kur tek shqiptaret ato jane te shperthyera plotesisht dhe te gatshme te pajtohen me shtetin e imponuar politik. Shpjegimi i te gjithe ketij procesi kerkon permbysjen e te ashtequajtures shkence e historise, gje qe perfshihet ne teresine e padijes intelektuale te studiuesve shqiptare te te gjithe koherave.

b/Cfare u tha gabim me dashje (2012)?
Por viti jubilar shekullor tregoi se Historia e Popullit Shqiptar shkruhet me qellim gabim dhe e gjitha kjo per te mbuluar mashtrimin e djeshem ku, me sa kuptoj, te sotmit paskan gisht ose kerkojne te mos i nxjerrin lakrat miqve te tyre qe vazhdojne te vegjetojne ne funksion te shkences se Historise. Problemet qe u shtruan dhe u publikuan gabim me dashje ne kete pervjetor shekullor jane te shumta, por une mora ne konsiderate ato ngjarje ku dokumentacioni qe disponoja ishte me diskretituesi dhe manipulime dallohej qarte.
1- Gjeja me e pasakte ne historiografine e asaj kohe, e cila i kishte te gjitha mundesite te propogandohej sakte, ka qene lista e te ashtequajturve delegate ne Kuvendin e Vlores. Them te ashtequajtur pasi nuk ka asnje mundesi, teorike e praktike, qe ata te kene qene te zgjedhur realisht per kete proces. Une kam rast te vertetoj se per raste paralele historike, psh ne Kongresin e Durresit 1918 (sipas Av. Dr. Vasil K. Dilo ne studimin “Italia dhe Shqiperia” ku ai ka qene pjestar dhe pretendon se nuk ka pas qene i zgjedhur prej Popullit), procesi i zgjedhjes ka qene inekzistent. Kjo pranohet edhe nga historianet e sotem ku sipas njerit prej tyre: “Asnjeri nga personalitetet qe u tubuan ne Kuvendin e Vlores, nuk kishte marre nga krahina e vet mandatin e nevojshem per te perfaqesuar ne kete tubim popullin dhe vullnetin e tij” (Valentina Duka, Histori e Shqiperise 1912-2000, f. 23). Ne disa studime dhe permbledhje ngjarjesh historike autoret e mepastajme kane dhene emra te ndryshem dhe ato asnjehere nuk perputhen midis tyre. Por duhet pranuar qe ky problem ka qene me defekt qe perpara vitit 1945 dhe “fajtor” per kete duhet te kene qene disa nga pjesmarresit e atij kuvendi. Ketu poshte eshte tabela permbledhese e listave te delegateve ne Kuvendin e Vlores sipas disa studiuesve, qe konsiderohen nder me pretendentet e te qenurit historiane dhe staticiene te kesaj fushe, duke perfshire edhe artikullin ne internet.
Lista e delegateve ne Kuvendin e Vlores 1912 dhe firmetareve te Aktit te Pavaresise sipas studiuesve te ndryshem.
nr emri mbiemri      autori/       1    2   3    4   5   6    7   8   9
1Ahmet Dakli                           +
2Abaz Efendi Celkupa            +    +.  +.   +   +.  +    +   +   +
3Abdi Bej Toptani                    +    +.  +    +.  +.  +    +   +   +
4Abdyl Aziz Vehbi                          +.         +.
5Aristidh Ruci                                +.  +.   +   +.  +    +   +   +
6Ali Shahini                                         +                               +
7Ahmet Myftar be’Zogolli                    +               +    +   +   +
8Ahmet Myftar beu                                         +
9Avni Delvina                                      +         +          +        +
10Aziz Tahir Aidonati                                      +   +    +   +   +
11Aziz Efendi                                                       +    +   +   +
12Bektash Bej Cakrani            +   +
13Bedri Pojani                              +.   +.    +   +.  +    +   +   +
14Dom Nikolle Kacorri             +  +.   +.    +   +.  +    +   +   +
15Dervish Bej Mitrovica           +
16Dhimiter Zografi                    +  +.   +.    +   +.  +    +   +   +
17Dhimiter Tutulani                   +  +.   +.    +   +.  +    +   +   +
18Dhimiter Mborja                                            +   +    +   +   +
19Dhimiter Ilua                          +        —         +   +    +   +   +
20Dh. Berati                                   +.   +.    +   +.  +    +   +   +
21D. Emmanuel                             +.   +.    +   +.
22Dervish bej Bicaku                            +         +   +    +   +   +
23Dervish bej Ipeku                              +          +   +    +   +   +
24Dervish Hima                                                +   +    +   +   +
25Elmaz Efendi Boce               +   +.   +.    +   +   +    +   +   +
26Elmaz Mece                                      +.         +.
27Eqrem bej Vlora                    +         —         +   +    +   +   +
28Feim Mezhgorani                              +               +    +   +   +
29Feim Efendi                                                  +
30Hamdi Bej Ohri ose Bicaku   +         +          +   +    +   +   +
31Hamid Toptani                        +
32Hajdin Bej Draga                    +        +          +   +    +   +   +
33Hajdar Blloshmi                      +       —         +  —    +        +
34Hajredin Cakrani                    +   +.  +.    +   +.  +    +   +   +
35Dr. H. Myrteza                             +.         +   +.  +    +   +   +
36Haziz Gjirokastra                              +                                +
37Hysen Hoxha                                     +              +               +
38Hysen efendi Gjinokastra                             +   +         +    +
39Ismail Mahmut Qemali           +   +.  +.    +   +.  +    +   +   +
40Iljaz Bej Vrioni                         +   +.  +.    +   +.  +    +   +   +
41Isa Boletini                              +        +          +   +    +   +   +
42Ibrahim Efendi                                               +         +
43Jorgji Karbunara,Babe Duda  +   +.  +.    +   +.  +    +   +   +
44Jani Minga                               +   +.  +.    +   +.  +    +   +   +
45Jani Papadhopulli                              +           +   +    +   +   +
46Jahja Ballhysa                                   +           +   +    +   +   +
47Kristo Meksi                            +        +           +   +    +   +   +
48Kurt Aga                                            +           +   +    +   +   +
49Luigj Gurakuqi                         +   +.  +.    +    +.  +    +   +   +
50Lef Nosi                                   +   +.  +.    +   +.   +    +   +   +
51Mit’hat Frasheri                       +   +.   +.         +.   +    +   +   +
52Mustafa Merlik Kruja               +          +.    +               +   +
53Mustafa Asim Kruja                      +.               +.   +               +
54Murat Bej Toptani                   +     +.  +.     +   +.  +    +   +   +
55Myfit Bej Libohova                  +          +           +   +    +   +    +
56Myfit Vehbi Efendiu (Dibra)     +                       +         +
57M. Ferid Vokopola                         +.  +.    +    +.   +    +   +   +
58Mehmet Pashe Derralla                     +            +   +    +   +   +
59Dr. Myrteza Ali Struga                        +.           +                    +
60Mahmut Kaziu                                    +            +   +    +   +   +
61Mustafa Hanxhiu                                 +            +   +    +   +   +
62Mustafa Barotciu                                +            +    +    +   +   +
63Nebi Sefa                                +    +.   +.   +     +.   +    +   +   +
64Nuri Sojliu                                      +.   +.   +     +.   +    +   +   +
65Petro Poga                             +           +           +    +    +   +   +
66Pandeli Cale                           +    +.   +.    +    +.   +    +   +   +
67Namik Qemal Karaosmani     +    +.   +.   +    +    +     +   +   +
68Qazim Kokoshi                             +.   +.   +    +.   +     +   +   +
69Qerim Bej Begolli (Ipeku)                                 +    +     +   +   +
70Qemal Bej Mullaj                                 +.   +    +.    +    +   +   +
71Rexhep Bej Mitrovica              +   +.   +.          +.    +    +   +   +
72Rexhep Demi                          +          +          +     +    +   +   +
73Rexhep Beu                                               +
74Riza Bej Gjakova                                 +          +           +         +
75Riza Beu (Zogolli)                                +          +     +    +   +    +
76Semi Bej Vrioni                        +          +          +     +    +   +    +
77Salih Gjuka                              +    +.   +.    +   +.   +     +   +    +
78Shefqet Daiu                           +    +.   +.    +   +.    +    +    +   +
79Spiro T. Ilo                                      +.   +.   +    +.   +     +    +   +
80Syrja bej Vlora                                      +          +    +     +    +   +
81Sherif Langu                                         +                +     +    +   +
82Sherif Efendi                                                     +
83Shahin Efendiu                                                        +           +
84Tahir Mete                                             +                                   +
85Thanas Floqi                            +   +.    +.    +   +.   +     +    +   +
86Thamo Papapano                    +
87Veli Bej Kelcyra                        +          +           +    +     +    +   +
88Vehbi Dibra Agolli                                 +                               +   +
89Veli Harci                                        +.   +.    +   +.           +         +
90Vesel Margelleci (Jakupi)                      +          +     +     +   +   +
91Veli Gerra                                              +          +     +     +   +   +
92Veli Efendi                                                         +
93Ymer Bej Delialliu                           +.   +     +   +.    +     +   +   +
94Ymer Sallaku                                                                   +
95Xhelal Bej Skrapari Kopren.     +    +.   +.    +    +.   +     +   +   +
96Xhelal Bej Daliallisi                                             +                      +
97Xhemal Bej Deliallisi                       +.   +.    +    +.   +     +   +   +
98Zyhdi Ohria                                     +.   +.    +    +.   +     +   +   +
99Zihni Abas Kanina                           +.   +.    +    +.   +     +   +   +
100Zenel bej Begolli                                  +                         +        +
101Myfit Bej Gjirokastra                            +                                    +
102Qemal Bej Elbasani                                         +                                                                                            Shuma   42   40   73   37   82  70  76  72  82
                                                                (38)       (40)

                                     autori/   1      2     3     4     5    6    7    8    9

1– sipas: Dokumenta mbi veprimtarine e Qeverise se perkoheshme te Vlores, Tirane, 1963
2– sipas: Prof. Dr. Kristo Frasheri, Shpallja e pavaresise se Shqiperise, Tirane 2008
3– sipas: Prof. Dr. Aleksander  Meksit dhe Xhevahir Lleshit, 100 vjet Pavaresi Kombetare, 2012
4– sipas: Ndricim Kulla, 100 vjet Pavaresi, Tirane 2012
5– sipas: Shqiperia 1927. Ne tabelen perkatese jepen emrat e delegateve te te gjithe kuvendeve dhe kongreseve politike shqiptare deri ate vit, per firmetaret e Aktit te Pavaresise jepet numri 42, kurse emrat jane 40
6– sipas: Kastriot Dervishi, Historia e shtetit shqiptar 1912-2005, Tirane 2006
7– sipas: ne internet 2012
8– sipas: Gazmend Bakiu, Shqiperia Politike (artikuj dhe fotografi), Tirane 2010
9– sipas:Bardhosh Gace, Ata qe shpallen Pavaresine Kombetare, Tirane 1997,2002, 2012. Edhe pse  ne f. 266 (bot. 1997), f.210 (bot. 2002), f. 194 (bot. 2012) autori pretendon per 63 kongresare ne fakt kur lexon librat e tij rezultojne rreth 82, ku ka futur edhe Ahmet Zogun dhe Hysen Hoxhen, ku kete e quan edhe Hysen Ef. Gjirokastra. Por dallimi bie ne sy kur krahasohen tre botimet midis tyre. Botimi i 1997 nuk e ka Ahmet Zogun, kur i 2002 e permban ne f. 197-199 dhe i 2012 ne f. 182-184.
Shenim: – me pika (+.) jane firmetaret e Aktit te Pavaresise, ndersa me kllapa (38) numri i firmetareve dhe me (—) pranohet se nuk ka qene. Lexuesi duhet te me fale, pasi duke u mare e stermare me kete liste edhe mund te kem bere ndonje gabim pergjate perpunimit kompjuterik dhe numerimit. Psh kuptohet qe Hysen Hoxha dhe Hysen ef. Gjinokastra konsiderohet i njejti person edhe pse nuk eshte keshtu, ose Sherif Langu dhe Sherif Efendi mund te jete i njejti person, po keshtu Rexhep Demi me Rexhep Beun, po keshtu Mustafa Asim Kruja me Mustafa Merlik Kruja (ne kete rast ekziston e botuar edhe menyra se si Mustafa Merlika Kruja u be me dy emra, Mustafa Asim Kruja, qe ekziston ne dokumentin e Pavaresise;- Mustafa Merlika Kruja, Kujtime vogjlie e rinije, f. 174-175, Tirane 2007), Feim Mezhgorani me Feim Efendi, Ahmet Myftar be’Zogolli me Ahmet Myftar Beu por une kam qene i detyruar t’i ve sipas emertimeve te dhena nga studiuesit pa e ditur ne e kane kuptuar ata kete gje.                    ———————
10 – Por  historiografia komuniste kishte dhene te tjera shifra pa dhene burimin e informacionit. Me 1984 Akademia e Shkencave e RPS te Shqiperise ribotoi pas afro 20 vjetesh (pasi ishte mbeshtetur ne botimin e vitit 1965) “Historia e Shqiperise”, vell. i dyte (vitet 30 te shek. XIX – 1912) ku per temen tone kishte shkruar: “Me 28 Nentor 1912, ne oren 14, u hap ne Vlore Kuvendi Kombetar ne te cilen merrnin pjese 37 delegate…” (f. 497).
11 – Ndersa ne librin e tij Tajar Zavalani: “Histori e Shqipnis”, Tirane 1998, pretendon se ne Vlore kishin mberritur 83 delegate nga te gjitha krahinat shqiptare (f. 224).
12 – Me 2002 perseri Akademia e Shkencave te Republikes se Shqiperise botoi kompleksin historik “Historia e Popullit Shqiptar” ne kater vellime, ku vellimi i dyte (Rilindja Kombetare, vitet 30 te shek. XIX-1912) kishte kete informacioni per temen tone: “Me 28 nentor 1912, ne oren 14, u hap ne Vlore Kuvendi Kombetar. Ne mbledhjen e pare te Kuvendit moren pjese 37 delegate, te cilet u shtuan gjate diteve qe pasuan duke arritur ne 63 vete qe perfaqesonin te gjitha viset shqiptare. Pjesa me e madhe e tyre ishin udheheqes e veprimtare te Levizjes Kombetare Shqiptare” (f. 510).
13 – Sipas Prof. Dr. Valentina Dukes, ne librin e saj “Histori e Shqiperise 1912-2000”, Tirane 2007, thote se fillimisht kane qene 37 delegate (kjo shifer cuditerisht  eshte e kundert me te gjithe studiuesit e tjere, por eshte e sakte dhe shtron pyetjen: perse profesoresha e historise nuk e ka  paralelizuar me emrat e pjesmarresve; perse kjo heshtje?)  pastaj me te ardhurit u bene 63 delegate (f. 23). Ne kete pike ajo ka ecur sipas historiografise zyrtare te epokes komuniste.
14 – Arben Puto, ne librin e tij: “Shqiperia politike 1912-1939”, Tirane 2009, ne gjurmet e Eqrem bej Vlores, thote: “ne mbledhjen parapergatitore te mbajtur me 28 nentor u tubuan me nxitim 40 burra nga krahina te ndryshme te Shqiperise. Ne ditet qe pasuan erdhen edhe delegate te tjere nga jugu dhe lindja e Shqiperisa” (f. 37).
15 – Ndersa gazetari Blendi Fevziu, ne librin e tij: “100 vjet (1912-2012)”, Tirane 2012, nje eskursion ne politiken e Shtetit Shqiptar shkruan: “Sali Xhuka beri vertetimin e tyre dhe gjeti se nga 84 delegate te zgjedhur, 43 prej tyre kishin arritur ne kohe dhe ndodheshin ne dhome….”; pasi flet per ngjarjen e dates 28 nendor dhe formulimin e proces verbalit te asaj dite, vazhdon: “Pas tij (nenkuptohet Ismail Qemali,GH) vijojne nenshkrimet e 40 personave. Dokumentin e firmosen vetem delegatet e dites se pare” (f. 24).
16 – Gazetari Ilir Ikonomi, ne librin e tij: “Pavaresia, udhetimi i paharruar i Ismail Qemalit”, UET Press, 2012, shkruan: “Delegatet, qe kishin mundur te arrinin, po grumbulloheshin dalengadale ne selamllek. Ata ishin rreth 40 veta dhe shume prej tyre nuk kishin qene ndonjehere ne Vlore. Ne pjesen me te madhe, kujton delegati i Bukureshtit, Dhimiter Beratti, ata nuk njiheshin me njeri-tjetrin…” (f. 216).
17 – Jusuf Buxhovi ne librin e tij Kosova, pjesa e dyte Perandoria Osmane, Prishtine, 2012, shkruan se numri i delegateve ne diten e nenshkrimit te Aktit te Pavaresise ka qene 37 dhe me vone u bene 63 delegate nga te gjithe trojet e banuara nga shqiptaret (f. 611) duke dhene disa nga emrat e tyre ku perfshihet dhe Hasan Hysen Budakova, personazh krejt i panjohur prej nesh ne kete ngjarje, por i njohur si drejtues i kryengritjeve antiosmane. Burimi i ketij informacioni eshte: “Historia e Popullit Shqiptar”, vell. II, f. 510 (shen. nr. 958)
18 – Historiania Elena Kocaqi ne artikullin e saj te botuar ne gazeten “Shekulli” (21 nentor 2012), -Austriaket mbeshteten Ismail Beun te ngrinte flamurin- , pretendon se ne Kuvendin e Vlores firmosen 40 nga 84 deputete dhe, pavaresia, nuk u arrit as me shumice te thjeshte votash. Por ne librin e saj “Si e krijoi Austro-Hungaria shtetin shqiptar” shkruan pak si me ndryshe duke cituar Miranda Vickers. Aty thuhet: “Keshtu me mbeshtetjen diplomatike te Vjenes 83 delegate te krishtere dhe muslimane, nga e gjithe Shqiperia u mblodhen ne Kongresin e Vlores, me 28 Nentor 1912” (f.131).
19 – Studiuesi Gezim H. Juka ne librin e tij “Shteti Shqiptar dhe Shkodra – 1912-2012, Shkoder 2012 shkruan se me 28 Nentor 112 u arrit te shpallej Pavaresia e Shqiperise e realizuar ne Vlore ku mes Delegateve nga gjithe trevat shqiptare, gjithsejt 80 figura te denja politike, nga….(f. 8).
20 – Me 2013 politikani dhe studiuesi shqiptar nga Kosova Dr. Jakup Krasniqi  publikoi studimin e tij “Pavaresi dhe Personalitete”, Prishtine 2012, ku ne f. 155 jep numrin e delagateve ne Kuvendin e Vlores te dates 4 dhjetor 1912 (63) dhe ne f. 317-318 emrat e delagateve te Kuvendit te Vlores me 28 Nentor 1912 ku figurojne 74 delegate. E bukura eshte qe ky autor edhe pse mundohet t’i ngreje lavde Enver Hoxhes (f. 245) mbi nje baze informative shumepermasore krejtesisht te sajuar, nuk e ka vene emri e Hysen Hoxhes ne listen e delegateve. Por kjo mund te kete ndodhur edhe per nje aresye te mbeshtetur mbi informacionin qe studiuesit kosovare kane pasur mbi Hysen Ef. Gjinokastren (vdekur ne qershor 1915) qe binte ne kundershtim me te dhenat e Fjalorit Enciklopedik Shqiptar mbi Hysen Hoxhes (sipas te cilit ky i fundit kishte vdekur me 1934), atehere ky studiues futi emrin Azis Efendi Gjirokastra, qe nuk figuron ne asnje variant te parapare, por qe eshte ne perputhje me pretendimet e Prof. Dr. Aleksander Meksit, por qe, ky i fundit, edhe pajtohet me pranine e Hysen Hoxhes. Kam frike qe politikanet dhe studiuesit kosovare jane viktima shumepermasore te veprave te publikuara nga Akademia e R.P.S.SH. ku ata mbeshteten pergjithesisht.
21 – Por në nje liber mbi figuren dhe veprimtarine e Ismail Qemalit: “Shqipëria dhe Shqiptarët”, Tirane 2008, me autor botimi, shpjegime, plotesime historike dhe grafie sternipin e tij, Darling Ismail Vlora gjejme te dhena te tjera dhe te reja. Ne kapitullin: ”Kuvendi i Vlores dhe Shpallja e Pavaresise” (f. 115-124), pervec emrave te nenshkruesve, shkruhet: “Edhe pse Kuvendi i Vlores zhvilloi 7 mbledhje (28 nëntor – 7 dhjetor) Akti i Pavaresisë u nënshkrua ne mbledhjen e parë te Kuvendit, më 28 nentor. Nga 43 delegate, që ishin prezent, Aktin e kane nenshktuar vetem 40 prej tyre” (f. 121) dhe poshte vazhdojne emrat e 40 firmetareve12. Shenimi 12  thote: Lef Nosi “Dokumenta Historike…”, Nr 6, f. 167. Ne do te kemi rast te shohim ne vazhdim nje botim te Lef Nosit me te hershem dhe me te dhena te tjera te botuara ne te njejten reviste, vetem se me Nr. 4, f. 119-121.
22 – Studiuesit Moikom Zeqo dhe Deshira Jazexhiu ne librin e tyre: “100 vjet Pavaresi, Flamuri qe ringjalli nje Komb 1912-2012”, Tirane 2012 shkruajne: “Ne mbledhjen e 41 delegateve qe kishin mberritur ne Vlore…..” (f. 145) duke mos dhene asnje reference se ku e kane marre kete shifer.
23 – Studiuesit Angjelin Shtjefni dhe Nikolle Loka ne librin e tyre: “Imzot Nikolle Kacorri, burreshtetas shqiptar ne Altarin e Atdheut” (jane te vetmit studiues qe e japin te sakte emertimin e shkalles hierarkike te personazhit historik, pasi ne ate kohe (1912) Imzot Kacorri ishte arqipeshku i Durresit dhe i te gjithe katolikeve qe jetonin ne Shqiperine e Mesme)  sipas referimit AIH. Vj. 22-8-859; 22-8-860 (HHSt.A.PA.A, Ref. I. Nr. 70), f. 151-152, shkruajne: “Sipas proces verbaleve qe u lexuan ne hapje te Kuvendit, ne mbledhjen e pare, sipas rretheve, ishin zgjedhur delegatet e Kuvendit Kombetar.
Vlora: Ismail Qemal Bej, njekohesisht kryetar i Kuvendit, Eqrem Bej Vlora (jo i pranishem, ndodhej ne Himare), Qazim Kokoshi, Zihni Nuri Efendi Kanina, mesuesi Jani Minga, Aristidh Ruci. (5 delegate, numrat i kam vendosur une, GH).
Gjirokastra: Veli Efendiu, Elmas Efendiu, Aziz Efendiu. (3 delegate)
Permeti: Veli Bej Permeti (jo i pranishem), Syrja Bej Vlora (jo i pranishem) Midhat Bej Frasheri. (1 delegat)
Korca: perkohesisht Dhimiter Zografi dhe Pandeli Cale, te dy nga Bukureshti, por te lindur ne Korce. (2 delegate).
Berati: Azis Pashe Vrioni (jo i pranishem), Iljaz Bej Vrioni, Gjergj Karbunara, Hajredin Bej Cakrani (jo i pranishem). (2 delegate)
Fieri: Sami Bej Vrioni (jo i pranishem), Qemal Bej Vrioni (jo i pranishem).
Lushnja: Qemal Beu, Ferid Beu, Nebi Efendiu. (3 delegate)
Shijaku: Ymer Beu, Xhemal Beu. (2 delegate)
Durresi: Abaz Efendiu, Mustafa Ibrahim Efendiu, Jahja Efendiu, Imzot Nikolle Kacorri (4 delegate) –jane te vetmit studiues ne Shqiperi qe e japin te sakte emertimin hierarkik te Imzot Kacorrit.
Kruja: Mustafa Asimi (Kruja). (1 delegat)
Tirana: Abdi Bej Toptani, Murat Bej Toptani. (2 delegate)
Elbasani: Shefqet Daiu, Qemal Beu, Lef Nosi, Dervish Beu (jo i pranishem). (3 delegate)
Oheri dhe Struga: Nuri Efendi Bakalli, Dr. Myrteza Efendiu, Zyhdi Beu. (3 delegate)
Dibra: Myfti Vehbi Agolli. (1 delegat)
Shkodra: Luigj Gurakuqi. (1 delegat)
Per vilajetin e Kosoves: Salih Gjuka, Bedri Beu, Rexhep Beu, Midhat Bej Frasheri, Isa Buletini (jo i pranishem), Riza Bej Gjakova (jo i pranishem), Ali Bej Draga (jo i pranishem), Mehmet Pashe Kallkandeleni (jo i pranishem). (4 delegat)
Per shoqerine “Bashkimi” ne Bukuresht: Dhimiter Zografi, Pandeli Cale, Kristo Meksi, Dhimiter Mborja, Dhimiter Berati. (6 delegate)
Po t’i mbledhesh bejne plot 40 delegate (pasi Pandeli Cale dhe Dhimiter Zografi rezultojne perfaqesues  te dy subjekteve, Midhat Bej Frasheri i dy krahinave), kur ne liber jepen edhe emrat e atyre qe ishin zgjedhur, por nuk ishin te pranishem (13 te tille)”.
24 – Kjo nuk me pengon te botoj pikerisht kete liste sipas nje varianti tjeter qe i dedikohet Fototekes “Marubi” ne nje album te botuar me rastin e 100 vjetorit te Pavaresise ku duken fare hapur shtesat e bera, jo vetem ne njerez, por dhe ne krahina duke i krijuar historine atyre (te jeni te bindur qe kjo nuk eshte veper e Marubeve). Vini re kete sajese dhe kujt ja kane dedikuar:
“Delegatet e Kuvendit te Vlores, me 1912.
Berati:  Iljaz Vrioni, Hajredin Cakrani, Xhelal Koprencka, Dude Karbunara, Dhimiter Tutulani, Sami Vrioni.
Durresi: Abaz Celkupa, Mustafa Hanxhiu, Jahja Ballhysa, Dom Nikolle Kacorri.
Dibra: Vehbi Agolli, Sherif Langu
Elbasani: Shefqet Daiu, Lef Nosi, Qemal Karaosmani, Mit’hat Frasheri
Gjirokastra: Aziz Efendiu, Veli bej Kelcyra, Elmaz Boce, Mufit Libohova, Petro Poga, Jan Papadhopulli, Hysen Efendiu
Ipeku: Rexhep Mitrovoca, Bedri Pejani, Sali Gjuka, Mit’hat Frasheri, Qerim Begolli
Kruja: Abdi Toptani, Mustafa Kruja
Lushnja: Qemal Mullai, Ferit Vokopola, Nebi Sefa
Ohri dhe Struga: Zyhdi Ohri, Dr. H. Myrtezai, Nuri Sojlliu, Hamdi Ohri, Mustafa Barutciu, Dervish Hima, Hajdar Blloshmi (nuk mori pjese per shkak te pushtimit serb).
Shijaku: Xhemal Deliallisi, Ymer Deliallisi, Shahin Efendiu.
Tirana: Abdi Toptani, Murat Toptani.
Korca: Pandeli Cale, Thanas Floqi, Spiro Ilo.
Vlora: Ismail Qemali, Zihni Abaz Kanina, Aristidh Ruci, Jani Minga, Eqrem Vlora.
Shkodra: Luigj Gurakuqi
Permeti: Veli Kelcyra, Syrja Vlora, Mit’hat Frasheri.
Kosova: Mehmet pashe Derralla, Isa Boletini, Hajdin Draga, Dervish Ipeku.
Peqini: Dervish Biekeiu, Mahmur Kaziu.
Tepelena: Kristo Meksi, Mufit Libohova, Fehim Mezhgorani, Aristidh Ruci
Kavaja: Abdi Toptani
Cameria: Veli Gerra, Vesel Margellici, Aziz Tahir Ajdonati, Rexhep Demi.
Mati: Ahmet Zogu, Riza Beu, Kurt Aga
Kolonia shqiptare ne Bukuresht: Dhimiter Zografi, Dhimiter Mborja, Dhimiter Berati, Dhimiter Ilo.                                                                  FOTOTEKA KOMBETARE “MARUBI”, SHKODER  (f. 111)“.
Perpara kesaj faqeje eshte nje fotografi pa diciture dhe pa date, por qe nenkupton emrat e mesiperm ku “cuditerisht” kane dale ne fotografi 57 personalitetet e atij Kuvendi. E bukura eshte se pretendohet se kjo fotografi i perket vitit 1912 dhe ka ne mes te tyre edhe Heroin nga Mitrovica e Kosoves Isa Boletinin. Lind pyetja: e kujt date eshte kjo fotografi, pasi pranohet vitit 1912? Pretendoj se akoma spekullohet me daten 28 Nentor 1912 duke fshehur shume te verteta te pathena qe duhen zbuluar se s’ben!
I permend te gjitha keto subjekte,  studiues dhe gazetare (24 te tille) per te argumentuar faktin se shifrat e publikuara prej shumices se tyre nuk jane reale, por deshirat e tyre pasionante pasi nuk japin referencen e burimit me te pare, me perjashtim te Darling Ismail Vlora, Angjelin Shtjefnit dhe Nikolle Loka-s, prej nga jemi te detyruar te nxjerrim nje perfundim tjeter. Ne qofte se burimi i Darling Ismail Vlores eshte i sakte, atehere rezultun qe Lef Nosi te kete dhene shifra te ndryshuara brenda nje kohe te shkurter nga vete ai, por me duket se kjo nuk eshte e vertete pasi ne nje botim te Institutit te Historise, te pergatitur per botim dhe redaktim shkencor nga Prof. Dr Marenglen Verli dhe Prof. dr. Ferid Duka, jepet nje permbledhje me dokumenta historike per t’i sherbye histories tone Kombetare, te Lef Nosit (botim i dyte) ku ne f. 176-177 jepet lista e delegateve pikerisht sipas revistes me Nr. 4, f. 191-121 pa i ndryshuar as presjen.
Por duke pare karambolet qe lindnin nga perseritja e emrave, nga ana e studiuesve te shumte qe moren pjese ne studimet e ketij problemi, dhe sidomos pas veprimtarive ceremoniale me rastin e 100 vjetorit te Pavaresise Prof. Dr. Aleksander Meksi ripublikoi ne internet emrat e pjesmarresve dhe firmetareve, duke i konsideruar perfundimtar si me poshte:
Ismail Kemal Beu, Ilias Be’ Vrioni, Hajredin Be’ Cakrani, Xhelal Be’ Skrapari (Koprencka),  Dud (Jorgji) Karbunara, Taq (Dhimitër) Tutulani,  Myfti Vehbi Efendiu (Agolli), Abas Efendi (Çelkupa), Mustafa Agai (Hanxhiu), Dom Nikoll Kaçorri, Shefqet Be’ Daiu, Lef Nosi,  Qemal Beu (Karaosmani), Midhat Be’ Frashëri, Veli Efendiu (Harçi), Elmas Efendiu (Boce), Rexhep Beu (Mitrovica), Bedri Beu (Pejani), Salih Xhuka (Gjuka), Abdi Be’Toptani, Mustafa Asim Efendiu (Kruja), Kemal Beu (Mullaj), Ferid Be’ Vokopola, Nebi Efendi Sefa (Lushja), Zyhdi Beu (Ohri), Dr. Myrtezai (Ali Struga), Nuri Efendi Sojli, Xhemal Beu (Deliallisi), Ymer Beu (Deliallisi), Zyhni Efendiu (Kanina, Mustafaraj), Aristidh Ruci, Kjazim Kokoshi, Jani Minga, Dhimitër Zografi, Dhimitër Mborja (Emanuil), Dhimitër Beratti, Pandeli Cale, Athanas Floqi, Spiro Ilua, Luis Gurakuqi (40 firmetaret).
Ndersa te ardhur me vonese per shkaqet e tyre jane:
Aziz Efendiu (Gjirokastra), Ibrahim Efendiu (Ali Shahini), këta të dy ishin të pranishëm qysh më datë 28 por nuk firmosën; Mustafa Agai (Hanxhiu),  Jahja Efendiu (Ballhysa), Mehmet Pashë Dëralla (Tetova), Isa Beg Boletini, Ajdin Be’ Draga, Dervish Be’ Ipeku (Begolli), Surrja Be’ Vlora, Sami Be Vrioni, Dervish Be’ Elbasani (Biçakçiu), Mahmut Efendi Kaziu, Kristo Meksi, Sherif Efendiu (Langu), Myfit Bej Gjirokastra (Libohova), Petro Poga, Jan Papadhopullo, Hysen Efendi Gjirokastra (Hoxha), Veli Bej Klisura, Veli Gërra Reshadia, Vesel (Jakup Vesel) Margëlliçi, Aziz Tahir Ajdonati (Tahir Mete), Rexhep Demi, Qerim Beg (Begolli), Avni Bej Delvina, Hamdi Be’ Ohri, Mustafa Efendiu (Barotçiu), Ahmet Muftar Beu (Zogolli), Riza Beu, Kurt Agai, Zenel Be Ipeku (Begolli), Riza Beg Gjakova (32 delegate).
Ndersa nuk arriten te marrin pjese 4 delegate: Ekrem Be’ Vlora, Dervish Hima, Hajdar Blloshmi dhe Dhimitër Ilo.
Sipas autorit ne total numri e delegateve ka qene 76, nga te cilat firmosen 40
Lind pyetja: perse u bene 40 qe ne diten e pare dhe 76 gjithsejt ? Mos valle nga padija apo per te barazuar shenjtoret e ortodoksise me pjesmarresit e Kuvendit te Vlores? Djallezia historike, jo vetem ne kete rast, nuk ka asnje vlere. Ata kane qene plot 37 vete qe firmosen Aktin e Pavaresise te formimit te Shtetit Shqiptar. Gjeni se kush jane ata tre vete teper ne aktin monumental perballe Hotel Dajtit! Historia nuk percaktohet nga votat e studiuesve. Te pakten ky eshte nje problem qe eshte ditur sakte, por eshte shtremberuar me nje qellim ta paracaktuar dhe te lidhur me epoken enveriste. Studiuesit e sotem i nxjerrin te palarat vetvetes dhe i tregojne Popullit Shqiptar se cfare perfaqesojne ata ne realitetin politik te sotem, por dhe nje poshtersi pasi pergjegjesine ja kane lene ne dore nje personazhi politik qe nuk i perket kesaj fushe.
Ne thelb te gjithe ketyre studiuesve dy jane emrat me te lakuar qe duheshin futur ne historine e kesaj ngjarje: Hysen Hoxha, xhaxhai i Enver Hoxhes, dhe Ahmet Zogu, Mbreti i ardhshem i Shqiptareve, edhe pse ata nuk paraqesin asnje  rendesi pervec metodikes mashtruese qe kane perdorur studiuesit. Ne shume artikuj analitike dhe kritike kam argumentuar se Hysen Hoxha nuk ka qene ne Vlore me 1912, por studiuesit kane vazhduar t’i bine fyellit ne te njejten vrime, duke vazhduar mashtrimin e Enver Hoxhes. Spekullimi qe behet me emrin e Hysen Hoxhes duke bere zevendesimin e Hysen efendi Gjinokastritit  ishte i arsyeshem brenda kuadrit llogjik duke u nisur vetem nga nje fakt: nuk gjendej kerkund ne permendjen e Hysen Hoxhes llagapi Gjinokastra ne shtypin e kohes, por dhe emri i Hysen efendi Gjinokastres ishte krejt i erret (mos valle prej kesaj kane perfituar Kristo Frasheri, Aleksander Meksi dhe Bardhosh Gace kur i shtojne emrit te Hysen Hoxhes llagapin Gjinokastra, ose anasjelltas?). Me thene te drejten kjo me revoltonte pa mase aq me teper kur kisha gjetur se Hysen Hoxha kishte vdekur me 25 janar 1916 (jo me 1934, sipas Fjalorit Enciklopedik Shqiptar dhe Bardhosh Gaces) dhe ne lajmin e vdekjes (gazeta Ipirotiqi Amina (Mbrojtja e Epirit), Nr. 105) nuk permendej kerkund vajtja e tij ne Kuvendin e Vlores me 1912 dhe mbiemri shtese Gjinokastra nuk ekzistonte, perkundrazi permendej si zevendesues i kryetarit te Bashkise me 1915. Gjetja e shprehur mbi ekzistencen e personazhit historik me emrin Hysen Gjirokastra ka qene nje lehtesim i madh ne kerkimet e mia historike. Kete e gjeta ne librin e Jusuf Buxhovit, Kosova, pjesa e trete (Nga Konferenca e Londres deri te protektorati nderkombetar), Prishtine 2012, ku shkruhet: “Brenda disa kohesh (behet fjale pas 9 majit 1915, GH), ne Tirane dhe rrethine ai (behet fjale per Haxhi Qamilin, GH) vrau atdhetaret e njohur, si Ismail Klosi, Hajredin Fratari, Baki Gjebrea, Hysen Gjirokastra (nenvizimi i imi, GH) e te tjere73. Shenimi 73 thote: “Wilhelm Wied: “Denkschift Über Albanien”, manuskript, 1917, faqe 49” (f. 77). Por edhe per Thoma Papapanon kemi te njejtin mashtrim (mesuesi i fillores se Enver Hoxhes ne Gjirokaster, Vitet e vegjelise, f. 102)). Por fakti i vrasjes se Hysen Efendi Gjinokastres nga ana e Haxhi Qamilit me 1915 tregon se pjesmarresit ne Kuvendin e Vlores (1912) nga Jugu i Shqiperise persekutoheshin nga regjimi grek dhe per kete ishin te detyruar te jetonin larg qyteteve te tyre. Kjo eshte aresyeja perse Hysen Efendi Gjinokastra nuk ka asnje veprimtari te mepastajme ne Gjirokaster dhe perse Hysen Hoxha vazhdoi punen e tij si kryetar i bashkise pergjate kohes se pushtimit te Gjirokastres nga ana e grekeve.
Ndersa per Ahmet Zogun, mbretin e ardhshem te shqiptareve, problemi eshte shume i lehte per t’u mohuar. Ne Shqiperia 1927 jepet tabela e delegateve ne te gjitha kuvendet dhe kongreset deri ne vitin 1926 ku emri i Ahmet Zogut eshte e mbishenuar me bold kudo ku ai ka qene. Mungesa  e emrit te tij ne listen e delegateve te Kuvendit te Vlores tregon se ai nuk ka qene, kur ne ate kohe (1928) Ahmet Zogu ka qene i pari President i Republikes Shqiptare dhe, pak me vone, i pari dhe i vetmi Mbret i Popullit Shqiptar dhe ka pasur rast ta thote fjalen e Tij po te ishte e kunderta. Por kam rast t’u tregoj shqiptareve te sotem se e verteta eshte krejt tjeter per tjeter dhe te gjithe kane spekulluar ne emer te se vertetes, duke perfshire edhe “Shqiperia me 1927”. Me 1935 shtypshkronja “Gutenberg” nxorri ne shitje broshuren “Mbreti Yne ne Rinine e Tij” me autor Timo Dilo, ku ne kapitullin e III, f. 19-21 flitet per pjesmarrjen e Ahmet Zogut ne shpalljen e Indipendences si ruajtes i Kongresit me 25 matjane dhe kthimin ne Mat perpara mbarimit te tij. Po nuk thuhet ne asnje rresht se ka qene delegat i Matit. Pastaj si ruajtes i Kuvendit te Vlores ka qene Isa Boletini me 400 trimat e tij, keshtu qe pretendimi i autorit eshte pak i dyshimte. Interesant eshte dhe fakti qe studiues te ndryshem e kane bere Ahmet Zogun delegat te Matit ne Kuvendin e Vlores jashte cdo konteksi historik pa permendur literaturen se ku e kane marre kete informacion (permend psh. Novruz Zejnati, Ahmet Zogu, politikan apo ushtarak?…, f. 50).

2 - Por karakteri i qellimshem i te shprehurit pasaktesisht i ngjarjeve te asaj kohe eshte ai i kryengritjeve te armatosura te Popullit Shqiptar. Ne qofte nga 1991 deri me 2011 studiuesit shqiptare e pranuan se edhe ne Veriun e Shqiperise, e sidomos ne Kosove, na kishin ekzistuar keto kryengritje me permasa shume me te medha se ne Jugun e vendit, kete vit jubilar befas u cfaq nje ide tjeter ne kundershtim me te gjitha ato qe kishin pretenduar studiuesit shqiptare persa i perket shkakut te aplikimit te tyre. Ne te vertet autorja e idese (profesoresha e historise Elena Kocaqi Levanti), duke mesuar per permasat e verteta te kryengritjeve qe kishin bere shqiptaret ne ate periudhe historike, vendosi t’i ndryshoje parametrat e ngjarjeve ku pikesepari pranonte se ne Jugun e Shqiperise nuk kishte pasur te tilla, kur ne Veri dhe Kosove ato kishin qene te pranishme. Autorja perdori nje metode me te vertete interesante: permbysi te gjithe mashtrimin komunist mbi kete teme, por justifikimi i ngjarjeve ishte ne fakt me “origjinal” se origjinali. Defekti binte ne sy tek cdo lexues i thjeshte, por duke mos kryer kritiken e pikepamjeve mbi keto tema (ne kete rast do t’i binte ndesh profesoreve te saj) e permbyste dhe e bente te papranueshme teresine e ideve te saj.
Roli i kryengritjeve te armatosura ne procesin e shpalljes se Shtetit dhe Pavaresise se shqiptareve  e kerkonte nje shpjegim, por autorja nuk ka bere kritiken e tjetersimit te historise ne dokumentat qe thone te kunderten e asaj qe pretendon vete. Nuk e di a e ka ditur se dikur profesori i saj kishte shkruar:
“Eshte e pranuar pergjithesisht se kryengritja e pergjithshme shqiptare e veres 1912 dhe shperthimi i luftes I-re Ballkanike qe pasoi ne vjeshte i zuri ne befasi Fuqite. Kjo nuk i pengoi ata te nderhynin me tere peshen e tyre kur erdhi casti i marrjes se vendimeve”.(Arben Puto, Pavaresia e Shqiperise ne kuadrin e procesit clirimtar ne Ballkan, Probleme te Pavaresise se Shqiperise, f. 83)
Ne qofte se do te merret i vertete si fakt historik pretendimi i mesiperm, atehere mbeten pa shpjegim tre idete kryesore te autores sone te shprehura ne librin e saj, te botuar me rastin e 100 vjetorit te Pavaresise, sipas se ciles (numrat i kam vendosur une,GH):
1-“Ismail Qemali bashkepunoi me qeverine greke dhe sipas kerkesave te saj nuk lejoi nje kryengritje shqiptare ne jug te Shqiperise. “Greqia nuk pranonte qe te kishte kryengritje ne Jug ne 1911 dhe kete ja tha edhe I. Qemalit. Ne pjesen e quajtur Epir…Greqi(a) nuk do te njihte asnje aktivitet kombetar shqiptar”94. Pasi mori kete pergjigje ai i dergoi instruksione perkrahesve te tij ne Shqiperine e Jugut dhe Epir duke u rekomanduar “pjekuri dhe largimin nga nje revolte e pergjithshme”95. “Ne korrik Koromilas leshoi nje qarkore per konsullaten greke ne Janine ku keshillonte popullsine “greke” te evitonte cdo perzierje me levizjen shqiptare”96. / Edit Durham per deshtimin e kryengritjes se Toskerise shkruan se “Sikur te qe ngritur edhe kjo ane, besoj se fuqite e medha do te qene te shtrenguara te njihnin ceshtjen shqiptare, gje qe do te kishte kursyer mjaft lufte me vone. Por fatkeqesisht jugu i besonte Ismail Qemalit.” (f. 53). Ne fakt kjo eshte nje tendence e deshtuar e autores per t’ja hedhur fajin individit dhe jo popullates jugshqiptare. Ne shenimet e avokatit tone (Dr. Vasil K. Dilos) shkaku i mosngritjes se kesaj popullate eshte tjeter per tjeter dhe nuk ka asnje lidhje me figuren e Ismail Qemalit (te mos harrojme qe avokati ka qene bashkekohor i te gjithe procesit te shpalljes se shtetit te shqiptareve, -ne ate kohe (1912) ai ishte plot 44 vjec dhe kishte nje formim shkencor universal  jashte unit te tij). Gjithshka lidhet me dy krahet e popullates sipas besimit fetar duke na shpjeguar pamundesine e aplikimit te procesit nder ato ane (sipas “Protokollit te Korfuzit”). Ishte e pamundur qe popullata muhamedane te ngrihej kundra sivellezerve te vet, ndersa ajo ortodokse varej kryekeput nga politika greke qe e kishte te siguruar me kohe pavaresine e vet dhe e kishte hallin te zgjerohej ne kurriz te shqiptareve epirote.
2-Kapitulli I-re ka si nenkapitull: “Shfrytezimi i shqiptareve nga shtetet ballkanike” (f. 40) dhe ne vazhdim, me titull: “Bashkepunimi Isa Boletinit me serbet” (f. 41), “Bashkepunimi i Ismail Qemalit me Greqine” (f. 44). Dhe ne vazhdim autorja shkruan: “Kjo kryengritje (ajo e viteve 1911-1912, GH) konsiderohet si krahu i armatosur i levizjes politike per pavaresi. Ne fakt kjo kryengritje ishte e financuar nga Serbia dhe Mali i Zi deri diku edhe nga Greqia qe synonte copetimin e Shqiperise duke perdorur shqiptaret. Ajo ishte nje papjekuri politike e krereve shqiptare qe u ben leva te politikes Ballkanike.” (f. 119-120). Te gjitha keto mund te pranohen ne qofte se nuk do te dinim dy teresi ngjarjesh, qe jo vetem i rrezojne pretendimet e autores sone, por, mbi te gjithe na zbulojne qellimin per se jane shkruar ne kete menyre. Se pari dime qe Eposi Shqiptar, Epika Legjendare dhe Lahuta e Malcise jane shprehja letrare e Luftes qe Populli Shqiptar ka bere kundra armiqve te vet biologjike, ndersa tani na rezultojne qe kreret qe kane udhehequr kete Lufte na paskan qene bashkepunetore te ketyre armiqve. Se dyti, dime saktesisht se subjekti qe lidhi politiken evropiane (vecanerisht me ate austro-hungareze, pasi ne universitetet e tij shkolloheshin pjestaret e ketij subjekti) me Popullin Shqiptar ka qene Kleri Katolik Shqiptar, anetaret e te cilit ishin te lidhur si mishi me thoin me udheheqesit e kryengritjeve verishqiptare te atyre viteve deri ne ate mase sa konsideroheshin te qenesishem ne nje. Pas vrasjes se Ded Gjo Lulit (drejtuesi i kryengritjes se vitit 1911), trupi i tij u varros ne Kishen e Fretenvet (ne Gjuadol) dhe prane tij, ne janar 1941, Poeti yne Kombetar, i paperseritshmi Pader Gjergj Fishta. Atehere per ke bashkepunetore ben fjale historiania jone? A nuk kemi ketu nje tendence per te hedhur balte mbi subjektin qe punoi per mbi 1300 vjet me Popullin Shqiptar per ta pergatitur per formimin e shtetit te tij? Per te kuptuar lidhjen e Klerit Katolik Shqiptar me kreret e Malsise se Mbishkodres mjafton te shihet fotoja poshte e cila eshte realizuar mbas kryengritjes se Decicit dhe te gjithe qe kishin petkun e Klerikut  Katolik Shqiptar ishin armiqte e betuar te botes sllave per te cilen dhe u sakrifikuan pas 1945-ses deri ne ate mase sa Feja Katolike ishte emertuar nga serbet Feja Shqiptare.

kleriMos valle per te mbuluar kete lidhje sajohet lidhja kryengritje-bote sllave? Kam frike se autorja ne vend qe te vere vetullat ka nxjerre syte e saj pasi nenkupton nje tragjedi antishqiptare te mbuluar me vellon e shkences dhe te realizuar nga mesuesit e saj. Roli i Klerit Katolik Shqiptar eshte shume me teper gjurmelenes se realizatoret e Shpalljes se Pavaresise dhe Shtetit te shqiptareve me 28 Nentor 1912 te marre se bashke per te gjithe koherat qe njihet emri Shqiperi. Ka nje te vertete krejt tjeter per tjeter dhe ketu kapet Evropa sot kur mendon ta fuse Shqiperine ne gjirin e saj. Shikoni emrat e Klerikeve, mesoni biografine e tyre dhe do ta kuptoni qe lidhja e kryengritjes se Decicit 1911, me ate permase qe ndodhi, te pakten, ka qene ne te mire te shtetit te ardhshem shqiptar, pasi perhere te pare armet e farketuara e dhane nje rezultat  qe perfundoi me 1928 kur Populli Shqiptar doli perpara Njerezimit, njesoj si e gjithe Bota e Civilizuar, me Mbretin e vet: Zogun e I-re, Mbretin e Shqiptareve. Kjo ngjarje keshtu ka ndodhur, pamvaresisht pse dikujt nuk i pelqen ta pranoje.
Te pakten disa emra duhet te  njihen nga shqiptaret e sotem dhe te krenohen qe jane bashkeatdhetare e pasardhes te tyre: At Mati Prenushi, Ded Gjo’ Luli, Imzot Jak Serreqi, Imzot Luigj Bumci, Kole Dede Gjo’ Luli jane emra qe kane luftuar dhe dhene jeten per Shqiperi dhe Historine e Popullit Shqiptar. Shqiptaret e sotem duhet ta dine se i biri i Ded Gjo’ Lulit, Kola, eshte shqiptari i pare ne Historine e Shqiperise qe ngriti Flamurin e Kastriotit tek Kisha e Traboinit solemnisht me 6 prill 1911 per here te pare mbas vdekjes se Heroit tone Kombetar, Gjergj Kastrioti Skenderbe (me hollesisht per kete ngjarje kam shkruar artikullin: “Historia e Flamurit të ngritur në Vlorë më 1912” publikuar ne albanovaonline.com dhe www.genchoti.com).
Sa per Isa Boletini ka gjera qe nuk jane thene akoma, te pakten nuk eshte thene qe heroi vdiq (1916 ne Podgorice) ne duart e Gjon Laces (vellai i gjyshit tim Kole Laca dhe rrobaqepesi i ardhshem i Oborrit Mbreteror te Zogu-t te I-re). Jam i detyruar ta rikujtoj kete ngjarje per t’i treguar lexuesit se problemin e eleminimit te Heroit Shqiptar nga Mitrovoca e Kosoves une e di krejt ndryshe dhe nga njerez qe kane qene te lidhur me te shume ngushte duke qene prezent ne vrasjen e Heroit. Dhe aresyeja e vrasjes se Isa Boletinit ishte pse luftoi gjithe jeten per bashkimin e Kosoves me Shqiperine dhe kjo binte ne kundershtim me politiken evropianet te te asaj kohe mbi Shqiperine Londineze. Ne aktin e vrasjes se tij ishin te pranishem disa diplomate franceze e angleze qe bashkevepruan me vrasesit malazeze. Atehere per ke bashkepunim ben fjale historiania jone? Historiografia shqiptare akoma nuk e ka zbuluar se vrasja e personaliteteve shqiptare te atyre viteve eshte e lidhur me kufijte e Shqiperise. Kushdo qe kerkonte zvogelimin apo zmadhimin e Shqiperise Londineze eleminohej dhe Isa Boletini ishte njeri nder ta. Pastaj nuk eshte thene akoma se roli i Heroit ne shpalljen e Pavaresise se 1912-es ishte formalisht me e madhe se e vete Ismail Qemalit (eshte pika e ujit qe derdhi goten), pasi gryka e armes se tij e detyroi Plakun e Vlores te futej ne dyert e Historise. Historia ka gjera qe nuk mund t’i thote dot dhe i mbetet historianit t’i zbuloje e t’ja rrefeje Popullit te vet, por ta akuzosh si bashkepunetore te armiqve biologjike te Popullit Shqiptar eshte pak si e papranueshme. Ka nje deduksion ne fushen e diplomacise qe thote se ne politike nuk ka rendesi qellimi, por rezultati; e per kete Isa Boletini mbetet perfaqesuesi i vetem i ndergjegjes kombetare shqiptare te te gjithe koherave ne lufte per liri e pavaresi kombetare. Historiania jone ben mire te shohe letrat e saja pasi nuk habitem qe jane te sajuara si shume vepra mbi gjenezen historike te shqiptareve me te cilat ajo eshte marre per nje kohe te gjate. E gjitha kjo do te thote se dokumentat nuk i sherbejne historise, por politikes dhe tregojne se si eshte realizuar nje ngjarje ne fushen e historise. Problemi i bashkepunimit te individeve me forca politike jashteshqiptare duhet pare ne dy funksione: se pari Shqiperia nuk ka ekzistuar kurre dhe, se dyti, bashkesia e te gjithe ketyre individeve nuk ka qene e afte t’u krijonte shqiptareve nje atdhe dhe t’i jepte nje qeveri. Eshte njesoj si te akuzosh te gjithe shqiptaret si bashkepunetore te enverizmit pse merrnin rrogat ne shtetin e tij. Keshtu qe cdo pretendim mbi bashkepunim me keto forca (rasti konkret i Isa Boletinit me politiken  serbe, po te jete e vertet) duhet pare ne funksion te perfitimit e meqenese nga e gjithe rremuja historike e atyre aneve dhe atij viti rezultoi Shpallja e Shtetit te Shqiptareve nuk mund te kete asnje kritike, apo aludim mbi interesat vetiake, ne adrese te pjesmarresve te 28 Nentorit 1912.
3- “Historiografia komuniste shqiptare e ka konsideruar aktin e pavaresise se Shqiperise si veper madheshtore te nje njeriu te vetem i cili arriti te shfrytezoje situaten dhe te shpalle Shqiperine me vete”…..”Kryengritjen e 1911-1912, historiografia shqiptare e ka quajtur kryengritja e pergjithshme shqiptare per autonomi apo pavaresi ku ne asnje pike te kesaj kryengritje nuk kerkohet as njera e as tjetra.” (f. 118, 119). Fakti qe keto pretendime nuk jane shoqeruar me bibliografine e kritikuar e ben te pavlefshme hipotezen e autores sone duke na cuar ne kerkesen per te zbuluar se cfare ka dashur te vere ne dukje dhe cfare ka dashur te mbuloje nxenesja e shkolles komuniste. Une nuk e di se per cfare kryengritje ben fjale autorja ku pjesmarresit nuk na paskan kerkuar as autonomi dhe as pavaresi. Por cfare kane kerkuar atehere dhe ku e di autorja permbajtjen e tyre? Psh: Cfare kerkoi kryengritja e Kurbinit  e 1910 e udhehequr nga imzot Nikolle Kacorri? Cfare kerkoi kryengritja e Decicit e prillit te 1911 nen udheheqjen e Ded Gjo Lulit (Lufta e Maleve)? Cfare kerkoi memorandumi i Gerces (Libri i Kuq) me 23 qershor 1911 nen drejtimin e udheheqesve popullore mbare shqiptaroveriore? Cfare kerkoi kryengritja e Shkupit e veres 1912 nen drejtimin e Hasan Prishtines? Cfare kerkoi qeveria e Esat Pashe Toptanit me 1913 (kete do ta shohim hollesish me vete)? Ne qofte se te gjitha keto jane genjeshtra, atehere eshte e domosdoshme te diskretitohen pretenduesit dhe pastaj te arrihet ne perfundimin se kryengritjet shqiptare kane qene inekzistente, por kjo nuk ka gjasa te kete qene e vertete; problemi duhet te jete tjeter per tjeter dhe nuk eshte mire te anashkalohen me nje te rene te lapsit gjaku i Herojve te Pavaresise Shqiptare. Duhet gjetur permasa reale e atyre kryengritjeve, pasi ka qene vete Edith Durhami qe ka pretenduar se “malsoret e veriut e betonuan kufirin e veriut me gjakun dhe kockat e tyre”. A e di valle autorja qe madheshtia e Kryengritjes se 1911 ne Malsine e Mbishkodres e kishte detyruar Krajlin e Malit te Zi Nikollen e I-re t’i kushtonte nje poeme me titull “Kryengritja e Malsoreve” ku pershkruhet shkaku qe e ndezi, trimerine e malsoreve gjate luftes se pergjakshme dhe ndihmen qe ai vete nen dore u dha Malsoreve e frutin politik qi nxuer per veti prej asaj kryengritje (shih: Revista LEKA, 1937, vj. IX, nr VIII-XII e vj. X, nr. I-III, f.18-32). Dmth lidhja, ose ndihma, qe Mali i Zi i kishte dhene kryengritjes se Decicit paska qene e njojtur dhe nuk ka asnje aresye te konkludohet me fantazi ne menyre te njeanshme. Relacionet dypaleshe i kane interesat po te tilla dhe gjitheshka analizohet sipas perfundimit, qe per rastin konkret coi ne 1912. A e di valle zysha e historise se pikerisht ne kulmin e kryengritjes se Decicit edhe Kreret e pese bajraqeve te Dukagjinit kaluan kufirin dhe dolen ne Malin e Zi per te kerkuar arme dhe bashkepunim me parine e Malsise se Madhe per te vetmin qellim: zhdukjen e xhonturqve nga Shqiperia, te cilet bene  cmos per t’i hequr shqiptareve gjuhen dhe doket kombetare ( po aty, f 24 ku jepet dhe fotoja e ketyre krereve). A e di valle zysha e historise se shtypi i kohes ne Evrope i kishte bere jehone kesaj kryengritje (gazeta “IL PICCOLO” e Tristes, dt 16 prill 1911). Atehere kujt duhet t’i besojme? Ne kete pike fshihet ngjarja me kryesore e Popullit Shqiptar per Liri e Pavaresi dhe kjo nuk i duhet dedikuar tendences antiotomane, por luftes shekullore qe popullata verishqiptare dhe ajo e shqiptareve te Kosoves kishin bere kundra serbomalazezve. Mos valle per te fshehur kete lufte eshte sajuar e gjithe kjo panorame mashtruese dhe e genjeshtert? Zysha e historise duhet t’i thote gjerat ne kompleks dhe jo te mbeshtetet ne letra te dyshimta dhe atje ku i intereson perfundimeve te saj. Bashkepunimi i Malsoreve me Malin e Zi ne ate kohe ka qene nje nder shkaqet kryesore qe i konsideroi shqiptaret triumfues ne syte e austro-hungarezeve, ne kohen kur po diskutohej per jete a vdekje ekzistenca e Popullit Shqiptar dhe ne kete drejtim duhet pare perfundimi proshqiptar e jo fantazia komuniste mbi tradhetine (eshte analoge me rreshtimin e forcave komuniste ne krah te Bllokut Lindor e Perendimor ne Luften e Dyte Imperialiste edhe pse komunistet kane hedhur kundra nazifashisteve aq plumba sa gishta ka dora). Te pakten fotografia e mesiperme duhet t’i behet nje mesim historianeve shqiptare te epokes komuniste, pasi manipulimi me dashje qe ata i kane bere historise se Popullit Shqiptar nuk eshte e veshtire te zbulohet ne cdo permase dhe ne cdo kohe. Por do te ishte e mire qe e sotmja te mos vazhdonte rrugen e se djeshmes pasi ne kete menyre do te diskretitonte edhe shkollen e sotme shqiptare. Apo ky eshte qellimi i kesaj kategorie studiuesish?
Une pretendoj se autorja me dashje per te fshehur rolin e Klerit Katolik Shqiptar ne procesin e Shpalljes se Pavaresise dhe Shtetit te Shqiptareve perdor kete metode analitike, duke mos marre per baze faktin e realizuar, por rrugen hipotekore drejt kesaj rruge. Por bindja ime eshte qe ketu kerkohet te fshihet nje problem krejt tjeter per tjeter dhe per kete aludohet per nje bashkepunim te kahershem per te paralelizuar antishqiptarizmin e 1944-1948. Ne Historine e Popullit Shqiptar ai qe ka bashkepunuar ne dem ne tij dhe ne favor te Serbise ka qene vetem Enver Hoxha dhe dishepujt e tij ne periudhen e mesiperme dhe ne asnje rast tjeter ky bashkepunim nuk ka qene antishqiptar. Keshtu qe nenkuptimi i zyshes se historise eshte njer manipulim e paster i historise dhe nuk ka gjasa t’i rezistoje kritikes historike. Ajo, ne kete rast ka tentuar me nje gur te vrase dy zogj: te paralelizoje ne fushen e statistikes historike bashkepunimin me Serbine, pamvarsisht nga perfitimi proshqiptar dhe t’u fshehe shqiptareve subjektin qe udhehoqi kryengritjet e malsoreve te atyre viteve. E keqja e kesaj eshte fshehja e Gjakut Historik te derdhur per Atdheun tone dhe venia ne dukje e nje plehu me emrin gjak komunist.
3 - Nje nder problemet me kryesoret e historise se Shtetit Shqiptar eshte ai i Flamurit, qe mbajti ne doren e tij ismail Qemali. Rendesia e tij nuk qendron ne anen formale, ndoshta dhe me te parendesishmen, por ne menyrat qe perdorin historianet shqiptare per te ndryshuar te vertetat ne favor te nje politike te ardheshme te ciles nuk i dihet fundi. Shume vete jane marre me kete problem ku seicili pretendon per saktesi, duke me perfshire edhe mua (per kete shih artikullin: “Historia e Flamurit të ngritur në Vlorë më 1912”  vazhdim i asaj që nuk dinë shqiptarët për historikun e Flamurit Kombëtar Shqiptar, publikuar ne internet: genchoti.com), por asnjeri nuk e ka zberthyer ne funksion te pretendimeve dhe cfare kane fshehur gjithseicili. Permend me radhe:
Ne punimin e saj “Histori e Shqiperise 1912-2000”, Tirane 2007, prof. e historise Valentina Duka ka shkruar: “Sipas kujtimeve te Eqerem Bej Vlores, shumica e shqiptareve te kohes nuk e dinin c’forme kishte flamuri shqiptar dhe se flamuri qe Ismail Qemali ngriti Diten e Shpalljes se Pavaresise u muar ne shtepine e tij. Eqerem Bej Vlores ia kishte dhuruar Don Aleandro Kastrioti, spanjoll me origjine dhe pretendent per fronin shqiptar, per shkak te veteshpalljes se tij si sternip i heroit tone kombetar Gjergj Kastriot Skenderbeu……Sipas ketyre kujtimeve, Marigo Pozio qendisi nje flamur te ri, i cili qendroi ne ballkonin e nderteses
ku e kishte seline Qeveria e Vlores per aq kohe sa funksionoi kjo e fundit. Kjo teze eshte sot shkencerisht e vertetuar1 (shenimi 1 ka shpjegimet e dhena nga Eqerem Bej Vlora per kete problem); f. 20-21. Do te kem rast t’i argumentoj profesoreshes se historise qe ato qe shkruhen ne kujtimet e Eqerem Bej Vlores nuk jane plotesisht te sakta pasi ai, jo ralle, ka shkruar sipas interesit te tij dhe jo sipas realitetit. Megjitheate une e konsideroj kete pretendim se nje nder variantet e ekzistences se flamureve te tjere ne ballkonin e Pavaresise dhe vetem kaq. Eqerem Bej Vlora ka dashur te marre lavdine e tjetrit per kete problem. E vetmja gje e rendesishme ne pretendimet e Eqerem bej Vlores eshte: “Fatkeqësisht” ky flamur ishte djegur nga qeveria Vorioepirote e Delvinës në vitet 1914/15 (kam frika se edhe data eshte pak si jashte kohes reale, pasi levizja vorioepirote ka shperthyer qe me 1913) dhe sot nuk ekziston në asnjë lloj forme deri në atë masë sa kërkush nuk ja di as formën dhe as llojin e stilizimit të shqiponjës. Keshtu qe kur behet fjale per stilizimin e shqiponjes fjalet e Eqerem Bej Vlores nuk japin asnje shpjegim, keshtu qe nuk ka asnje mundesi te kete pretendime konkrete per kete problem.
Por si duhen interpretuar faktet që na jep Jaho Brahaj në librin e tij: “Flamuri i Kombit Shqiptar”, Tirane 2007, ku nuk mungon edhe pamja e flamurit të ngritur në Vlorë më 1912 (faqe 118, por që autori bën një akrobaci duke e emërtuar “forma grafike e Flamurit Kombëtar Shqiptar, që u lartësua në Vlorë nga Kuvendi Kombëtar, më 28 Nëndor 1912”)? Sipas këtij autori forma e Flamurit të 1912-ës është ajo e paraqitur në fig. 1. Atëhere kë duhet të pranojmë: historianen të mbështetur në dokumenta të sakta, sipas saj, apo autorin e librit mbi flamurin të pa mbështetur në dokumenta? Kë duhet të besojmë në këtë rast, pasi autori i parathënies, Prof. Dr. Bardhosh Gaçe, ka bërë një paralajmërim sipas të cilit “kjo literaturë (ku mbështetet kjo monografi, GH) është dhënë me kritere shkencore dhe me saktësi, pa lënë rast për ekuivoke”? Edhe tek ky autor ekziston informacioni mbi Aladro Kastriotin, i cili i paska dhënë Ded Gjo Lulit, me anë të Preloc Prekë Kisit, një flamur të madh mbi 2 metra të cilin e ngriti përballë Tuzit më 1906 (f.109-110).
Me 28 nentor 2012 ne gazeten “Standart” (f. 10) jepet artikulli i Ilirjan Gjikes: “Cila ishte shtiza dhe flamuri qe u “naltua” ne Vlore?!”. Autori pretendon se “Problemi i flamurit qe u ngrit diten e 28 nentorit 1912 ne Vlore tashme po kristalizohet gjithnje e me shume. Ai nuk eshte vecse flamuri i dhuruar prej Alandros qe eshte prezantuar ne Vlore qysh ne vitin 1908, kur Eqerem bej Vlora vuri ne skene dramen vdekja e Pirros. Qe prej asaj kohe dihej nga te gjithe Vlora, qe ne shtepine e familjes se Vlorajve ruhej flamur i “Skenderbeut dhe keshtu qe nuk ishte e nevojshme qe dikush te sillte nje tjeter flamur nga jashte. Kjo eshte aresyeja e vetme qe i rrezon te gjitha hipotezat e tjera, perfshire edhe ate te flamurit qe nje nga patriotet pjesmarres “e mbertheu flamurin ne parmak me sqepar….keshtu, duke i “kursyer” argumentet e tjera per nje replike te mundeshme rreth ketij fakti, mund te them me siguri se keto jane argumentet rreth historise se “shizes” dhe flamurit qe u “naltua” ne 28 nentor te vitit 1912”.
Sipas nje studiuesi te kahershem: “Ne mes te nje entuziasmi te papershkrueshem Ismail Qemali ngriti ne balkonin e Bashkis flamurin e Skenderbeut qi kishte qendis me doren e vet nji zonje shqiptare” (Tajar Zavalani, Histori e Shqipnis f. 224).
Ndersa gazetari Ilir Ikonomi ne librin e tij: “Pavaresia, udhetimi i paharruar i Ismail Qemalit”, Tirane 2012; per kete problem shkruan: “Ne librin Nje nga ata, shkruar nga i biri i Spiridonit, Vangjel Ilo, autori na jep nje deshmi intriguese. Duke cituar te atin, ai shkruan: “flamurin qe pergatitem ne Bukuresht…..pasi e valaviti Ismail Qemali, une e mbertheva me sqepar ne parmak”93. Nuk eshte nje deshmi e drejtperdrejte, por hollesia qe permban ky informacion, “e mbertheva me sqepar ne parmak,” ia shton atij vertetesine, e ben te prekshem” (f. 227).
Por asnje nga studiuesit e parapare nuk ka marre ne konsiderate kritike ate qe eshte shkruar para 75 vjeteve per kete problem dhe ky eshte nje defekt serioz i studiuesve shqiptare te te gjithe koherave. Vini re se cfare eshte shkruar ne ate kohe per Marigo Pozion dhe Flamurin Kombetar nga Jakov Milaj, botuar ne revisten “Perpjekja Shqiptare” te Branko Merxhanit, f.11- 12 (po e jap te plote kete pjese te artikullit per kete problem, pasi te gjithe pretendentet e parapare duhet te hedhin poshte kete qe eshte shkruar ketu dhe pastaj te manifestojne idete e tyre):
“….Me ne fund bacilet e Koch-ut nisen te brejne edhe melcine e Zonjes Marigo. E varfer sa s’behet, s’kishte asnje mjet per t’u mjekuar. Me kohe humbi dhe driten e syve dhe, pas pese a gjashte vjete perpara, vdiq ne Tirane ne nje gjendje te vajtueshme. Per varrimin e saj u perkujdes i kunati, Kristo Floqi (varri i Marigo Pozios ndodhet tek Manastiri i Zvernecit (eshte quajtur gjithmone i Nartes) ne Vlore, GH).
Ky ishte fundi i tmershem i nje idealisteje te madhe. Zonja Marigo Pozio te gjithe jeten e pasurin i a kushtoi ceshtjes Kombetare. Por me gjith kete, emri i saj do te harrohej krejte, sikur ndonje polemike gazetash ose ndonje shenim i pakontrolluar reviste kulturale mos te parashtronte pyetjen: cili flamur qe ai qe u ngrit ne Vlore me 28 Nentor, prej Ismail Qemalit?
Gjithkush gjer me sot, eshte pergjigjur si pas qejfit. Disa duan te thone se flamuri i pare qe valoi ne Vlore qe ai qe Alandro Castriota u pat falur bejlereve te ketij qyteti. “Hylli i  Drites” kujton se Ismail Qemali, duke ardhur prej Viene, u ndal ne Kotorr dhe atje “Lec Shkjezi, qe kishte flamuj gjithfare maset, i dha nje flamur te thjeshte, kund dy metra te gjate, mbasi i pat thene Plaku: – nuk e due as teper te madh, as teper te vogel” (1) (shenimi (1) thote: Hylli i Drites: Nr. 11, Nanduer 1937).
Te dy keto pretendime jane te pathemelta. Kerkush nga ata qe kane marre pjese ne Kongresin e Vlores, pervec te interesuarve, nuk permendin gjera te ketilla. Mbeten vetem dy hipotheza, ne te cilat Zonja Marigo figuron, ne mos si qendisesja, se paku si kustodja e Flamurit Kombetar: u ngrit flamuri i derguar prej Amerikes nga shoqeria “Besa besen”, apo ai qe punoi me duart e veta Zonja Marigo?
Zoti Kol Rodhe, ne keto dite, pati mirsine t’me dergoje nje leter te gjate ne te cilen pershkruan nje histori te mahniteshme qe duhet t’a njohe cilido Shqiptar (2) (shenimi (2) thote: Pershkrimin e Z. Rodhe po e shkurtoj e po i shtoj ndonje episod te mbledhur nga persona te tjere).
Ne veren e vitit 1911, me preteks se do te mjekohej, Zonja Marigo shkon ne Korfuz (sikurse kishte shkuar, me pare edhe neper qytete te tjera) dhe aty ndeshet me te gjithe perfaqesonjesit nacionaliste te kollonive shqiptare qe ishin mbledhur n’ishullin grek per te hyre se bashku e me pushke ne dore ne Shqiperi qe te nisin luften kombetare. Midis ketyre ishin dhe perfaqesonjsit e Amerikes te derguar nga shoqeria “Besa besen”. Keta – dhe posacerisht Kola me te vllan e Thoma Katundit – i dorezuan Zonjes Marigo nje flamur te qendisur n’ar e ne mendafsh qe, “me gjithe shtizen dhe me nje shkabe te celnikte, kishte kushtuar 140 dollare”. Ndersa 18 vetat qe perbenin ceten e Amerikes vuanin neper podrumet e Gjirokastres. Zonja Marigo kthehet ne Vlore me flamurin e veshur ne trup nen teshat e perditeshme, nga frika se mos i a gjejne rojtaret e doganes qe teshat e asaj i kontrollonin me imet nga cdo gje tjeter. Nje vit me pas kiete flamur i  a dhuroi Ismail Qemalit per t’a ngritur me 28 nentor, ne ballkonin e Xhemil Beut.
Te njej mendimi me Kol Rodhen jane edhe shume nacionaliste te tjere, nder te cilet edhe Zoti Qazim Kokoshi. Por Kristo Floqi ka shkruar ne fletoren “Arbenia”, ka nja dy vjete, se flamurin kombetar q’u ngrit per te paren here e pat “hartuar” me duart e veta Zonja Marigo mbi cohen e blere te tregtari Diamanti si mbas modelit te shqipes qe kishin vizatuar Dom Mark Vasa me Petro Fotografin. Midis atyreve qe kane dijeni mbi faktin, Zoti Kristo Floqi permend edhe Lef Nosin, Shefqet Dajin, Thanas Floqin, Qemal Karaosmanin, Hamza Isan e Ymer Radhimen. / Kete hipotheze te dyte e perkrah edhe sherbetorja qe Zonja marigo ka mbajtur prane vehtes gjate gjithe jetes se saj. Kjo di shume sende nga jeta e Zonjes dhe i kujtohet se si qendron puna e flamurit q’u ngrit ne Vlore.
– Flamuri qe ngriti per te paren here Ismail beu – tha Zonja Thina Ferra – e ka pikturuar me boje te zeze vete Marigoja. Bile, kete flamur une vete e kam ngrohur prane mangallit qe t’a thaje sa me pare. “Shpejt, Thine me thoshte e ndyera Zonje, pse Ismail Beu e do per tashi pas dreke.” Flamuri i Amerikes qe suallen prej Korfuzit i eshte dorezuar Llambi Bimblit e Kol Rodhes, i paprekur, kur keta po niseshin per ne Korce. Flamuri qe beme ne nuk ishte krejt i kuq, por pak si i zbardhur, ne boje te specit. Po ate dite kemi pikturuar edhe shume flamuj te tjere per t’ia shperndare popullit. Kishim edhe nje shqipe te vogel qe e lyenim me boje te zeze dhe i u vulosnim qylafet e bardhe te gjithe Leberve qe muaren pjese ne manifestime….
Nga te gjitha se thame me siper, duhet besuar se flamuri q’u ngrit ne Vlore qe punuar nga Zonja Marigo. Fjalet e Thines, sidomos, duhen marre ne konsiderate, pse, brenda tyre nuk fshihet asnje ambicje a paragjykim. Kjo flet vetem mbi sa ka pare me syt e ka degjuar me veshet e saj.
Por, edhe ne mos qoft e vertete se flamuri q’u ngrit per heren e pare ka qene i pikturuar vete prej dores se Zonjes Marigo, eshte krejt e sigurte se, te pakten, ai flamur u ngroh prej trupit te saj, u nxeh ne prushin e zemres se saj shqiptare sa here i duhej te kalonte neper doganat e huaja ose te kerkohej prej autoriteteve tyrke. Flamuri q’u ngrit ne Vlore nuk eshte blere neper tregtare, por eshte punuar prej dores se nje Shqiptarke – qofte kjo edhe n’Amerike – qe shkriu jet’e pasuri per lirin e Atdheut.
Gjithkujt i behet te besoje se Vincenc Prendushi (OFM) ka pasur parasysh Zonjen Marigo duke qendisur flamurin kombetar, kur ka shkruar ne “Gjeth e lule” romancen e tij te pavdekshme: Gruaja Shqyptare.”
Per te mos krijuar konfuzion do te pranojme se diten e 28 nentorit 1912 perpara dhe ne ballkonin e shtepise se Xhemil beut jane valavitur disa flamuj te ardhur nga Bukureshti, SHBA, Korfuzi dhe te qendisur nga Marigo Pozio. Po cili ka qene flamuri qe ka mbajtur ne dore Ismail Bej Qemali ne oren 17 e 30 te dates 28 nentor? Ka nje menyre qe con ne kete zbulim, duke u nisur nga te gjithe te njohurat (qe jane 7) dhe percakton te panjohuren qe eshte vetem 1. Ekuacioni ne kete rast eshte shume i thjeshte; shqiptaret dine:
1-Flamuri hipotekor i Vlores 1912 ngjason me ate te Stemes se Republikes qe kemi sot (fig. 1 dhe 2) dhe per te treguar se gjitheshka ka ecur sipas historise i meshohet idese se varianti 1 eshte varianti autentik.
2-Flamuri i ngritur per here te pare pas vdekjes se Skenderbeut ne majen e Bratiles ne Decic me 6 prill 1911, qe ngjason me variantet fig.1 dhe fig.2, nuk eshte varianti i Skenderbeut (fig. 3). Ai flamur u muar ne Austri dhe u suall ne Shqiperi nga veprimtari patriot, mesuesi Palok Traboini.
3-Shqiptaret dine stemen dhe vulen e Kastrioteve te perdorur pergjate 25 vjeteve (1444 – 1468) te shekullit te XV-te (fig 4 dhe 5).
4-Shqiptaret dine pullen e pare shqiptare qe permban stilin e shqiponjes ne Flamurin tone Kombetar te asaj kohe (fig. 7) te riprodhuar edhe me rastin e 50 vjetorit te pavaresise (fig. 8)
5-Shqiptaret dine qe flamuri qe u ngrit ne Kalane Rozafat me 19 mars 1914 e ka qendisur Bernardina Marubi, e bija e fotografit Kel Marubi, nga i njejti burim nga e mori Marigo Pozio (fig. 6).
6-Shqiptaret dine se i vetmi burimi informativ mbi keto probleme jane varret monumentale te Kastrioteve ne Kalabri te Italise ku jane marre.
7-Njerezit qe jane marre me kete pune jane prifti katolik i Vlores Dom Mark Vasa dhe Dhimiter Fotografi.
Ne te vertete politikisht nuk ka asnje rendesi se kush e beri Flamurin Kombetar, por rendesia qendron ne ate se e cfare forme eshte Shqiponja e Pavaresise, ky eshte thelbi i problemit. Per te mos evidentuar kete fakt eshte kaluar direkt tek ngjashmeria hipotekore e Shqiponjes se Pavaresise me shqiponjen e Stemes se Republikes. Kete problem e kam permendur ne artikullin mbi Flamurin (shih genchoti.com dhe albanovaonline.com) dhe studiuesit i kane rreshqitur ketij problemi, edhe pse ai eshte shume sinjifikativ per historine e Popullit Shqiptar pas 1945. Pyetje shtrohet: Perse Enver Hoxha mori per baze stilizimin fashist te shqiponjes kur vendosi juridikisht Stemen dhe Flamurin tone Kombetar dhe jo ate qe kishte ngritur Ismail Bej Qemali? Une pretendoj se per te mbuluar kete antihistoricizem tirret kaq gjate historia e Flamurit Shqiptar. Problemi nuk eshte aspak sipas asaj qe kane thene deri me tani studiuesit, por ai fsheh autoret e drejtperdrejte te Flamurit te ngritur ne Vlore me 28 nentor 1912 nga ana e Ismail Bej Qemalit. E thene me shkoqur flamuri i ngritur ne Vlore ne ate date duhet te jete sipas figures 6 pasi ai eshte vellai i tij duke pasur per ideator te njejtin person qe ja dha Marigo Pozios me 1912. Fjala behet per priftin katolik te Vlores Dom Mark Vasa dhe Dhimiter Fotografin. Fakti i perputhjes se figures 4,5,6,7 dhe 8 pa pasur asnje lidhje te drejtperdrejte, pervec vetem me ane te Flamurit, me con ne perfundimin e mesiperm. Per te mbuluar manipulimin, sipas deshires kriminale, nuk eshte thene asnjehere qe ne ballkonin ku Plaku i Vlores ngriti Flamurin kishte edhe flamuj te tjere, qe, sipas te gjitha gjasave, mund te kene autoresite e pretenduara. Te pakten pretendimi i gazetarit Ilir Ikonomi ne librin e tij: “Pavaresia, udhetimi i paharruar i Ismail Qemalit” nuk hedh hije dyshimi mbi kete variant, pasi flamuri i tij u gozhdua ne parmak me sqepar dhe nuk ka qene ne duart e Ismail Qemalit.

fleta1

fleta 2

clip_image001                                                                      fig. 8

4 - Nje problem tjeter ne ngjarjet e ketij viti jubilar rezultoi edhe problemi i fondeve te qeverise se Ismail Qemalit. Kete vit (2012) u pretendua se Kolonia Shqiptare e Bukureshtit i kishte dhene Ismail Beut nje fond prej 500 000 franga ari, pastaj rezultoi se kete fond na e kishte dhene Kryeministri rumun Taqe Junesku (artikulli i Eroll Velise: “Ismail Qemali: Jeta dhe aktiviteti politik”, botuar ne gazeten “Rrenjet” (“LE RADICI”), Nr. 4, setembre 2012 , f. 11), por me dashje u harrua emri i nje njeriu qe na e kishte ndihmuar Ismail Bej Vloren edhe financiarisht ne ngjarjet me te rendesishme te shpalljes se Paveresise. Fjala behet per Mark  Kakarriqin, mbi figuren e te cilit kam folur dikur per probleme te tjera te lidhura me masakrimin e Historise se Popullit Shqiptar, por te lidhura me fotografine e poshtme (gazeta “Republika”, dt 12 maj 1991, fig. 9). Roli i personazhit tone ne Shpalljen e Pavaresise ka qene nder me kryesoret ne planin ndihmes (dmth, dytesor). Per te thuhen, duke perjashtuar anen thellesisht private, por duke marre per baze ate qe Mark Kakarriqi dhe familja e tij kishte bere per Shqiperine:
Merr pjese ne Komitetin e Podgorices te formuar me 23 mars 1911 gjate kryengritjes antiosmane te Malesise se Madhe, qe drejtohej nga Ded Gjo’ Luli duke qene sekretar dhe zedhenes i atij komiteti (“Gazeta Shqiptare”, dt 21 maj 2013).
Me 19 nentor 1912 pret ne Trieste Ismail Qemalin kur po vinte nga Vjena dhe po nisej drejt Durresit per te ngritur Flamurin dhe merr pjese ne intervisten dhene gazetes “IL Piccolo” te qytetit me 19 nentor te atij viti; sipas kesaj gazete ne ate kohe ai konsiderohej si nje i ri i shquar ne studimin e ceshtjeve shqiptare. Merr pjese ne aktin e Shpalljes se Pavaresise dhe le si dokument nje foto te rralle duke pozuar perkrah Ismail Qemalit, Luigj Gurakuqit dhe Isa Boletinit (gazeta “IL Piccolo”, dt 19 Prill 1911, “Gazeta Shqiptare”, dt 21 maj 2013).
Se bashku me inteligjencen me te shquar shqiptare te asaj kohe, ku ndodhej edhe i vellai Pjeter Kakarriqi, merr pjese ne Kongresin mbare shqiptare te Triestes 1-4 mars 1913 (per kete do te flasim me poshte gjeresisht) duke i kerkuar Evropes kufijte e Shqiperise Etnike. Ne kete rast ishte anetar i Komitetit te Pleqve  per te perpiluar dhe mbrojtur tezat e ceshtjes kombetare te paraqitura ne Konferencen e Ambasadoreve te Fuqive te Medha ne Londer, i perbere nga Stefe Curani, Fan Noli, Mark Kakarriqi, Zef Skiroi e Filip Kraja (“Gazeta Shqiptare”, dt 21 maj 2013). Eshte nje problem qe edhe vete Evropa nuk e ka ditur sakte jo vetem atehere, por as sot ky problem nuk eshte i zgjidhur perfundimisht dhe shkenca hesht per nje paaftesi totale te lidhur metodikisht me nje filozofi te deshtuar ne te gjitha aspektet.
Shoqeron dhe financon ekspediten e Ismail Qemalit ne Londer mars-prill 1913 (fig. 9) me personazhet e meposhtme: (nga e majta ne te djathte te fotos) Mark Kakarriqi, Luigj Gurakuqi, Isa Boletini, Ismail Qemali, dy djemte e Ismail Qemal Vlores: Qazim e Et-hem Vlora, dhe Hasan Sharna. A nuk tregon kjo fotografi se roli i Mark Kakarriqit ne Shpalljen e Pavaresise dhe Shtetit te Shqiptareve nuk mund te anashkalohet me kaq lehtesi dhe te konsiderohet i harruar sikur nuk ekziston? A nuk tregon kjo fotografi, pas manipulimit te saj duke i ndryshuar fytyren Mark Kakarriqit (Luigj Gurakuqi, Vepra, f. 304-305), se Historia e Popullit Shqiptar pas 1945 eshte e sajuar ne menyre paragjykuese?

images                                                               fig. 9

Eshte i permendur si nje tregetar dhe, sidomos, koleksionist i veprave te artit ku bie ne sy pronesia mbi “Cifuti shetites” i Rembrandit, blere ne Odesa te Rusise me 1917 (ne nje artikull ne gazeten “Klan”, dt 22 korrik 2001 pretendohet se nuk eshte e Rembrandit, por e njerit prej nxenesve me te njohur te tij, Ferdinand Bollit) dhe e skulptures ne mermer, veper e Antonio Kanovas, “Venera” (Gazeta “Mapo”, dt 8 Gusht 2010).
Veprimtaria e metejshme e tij eshte e lidhur me qytetin e Shkodres, ku e mbylli jeten pasi kishte qene kryetar i Bashkise se qytetit (24 qershor 1939 – 19 maj 1943) me 23 qershor 1943 ne menyre enigmatike, pas nje darke me Jakomonin ne hotel Dajti (“Gazeta Shqiptare”, dt 22 maj 2013). I behet nje varrim madheshtor ne Shkoder. Pergjate kohes si kryebashkiak shkaterroi ndarjen katolike dhe muslimane te Shkodres. Flitet se e asgjesuan kundershtaret e huaj te klases politike te asaj kohe, qe ishin te lidhur me levizjen komuniste. E bukura, tallja, ironikja dhe poshtersia se si eshte trajtuar historia e Popullit Shqiptar eshte qe Mark Kakarriqi eshte denuar pas vdekjes nga qeveria komuniste e Tiranes me vendimin Nr. 206, dt 10.09.1946 (sipas “Gazeta Shqiptare”, dt 22 maj 2013, por edhe sipas Gazeta Zyrtare, e marte 31 dhjetor 1946, Nr. 120, f. 8) dhe e gjitha kjo per t’i grabitur pasurine e madhe ne prona e koleksione. A nuk eshte kjo nje tregues tipik se si eshte shtremberuat Historia e Popullit Shqiptar nder vitet e diktatures dhe aresyet perse ka ndodhur keshtu?
(shenim: dua te falenderoj sternipin e Mark Kakarriqit, Dr. Robert Bushati-n, per ndihmen e dhene ne plotesimin e figures poliedrike te personazhit tone historik dhe venien ne dukje te vepres se tij ne favor te ceshtjes shqiptare, pasi shumica e informacionit mbi vepren e Mark Kakarriqit ishte nga pune  e tij pasionante neper vite, per dajen e nenes se tij).
C/Cfare nuk u tha nga padija intelektuale(2012)?
Ne historine e formimit te shtetit te shqiptareve dhe pavaresise se tyre shume gjera kane mbetur te fshehura per merite te padijes intelektuale te cilet une i akuzoj jo vetem thjeshte per paftesi, por dhe per nje qellim politik antishqiptar, pamvaresisht ne e kuptojne ata kete gje.
1 - Selia e Shenjte kishte qindra vjet (behet fjale per shekullin e VI) qe i kishte organizuar parashqiptaret dhe shqiptaret ne nje dioqeze te vetme me emrin Epiri i Ri (shih harten 3 ketu poshte). Kjo bie ne kundershtim me pikepamjet e partizaneve te “Agimit te Arte” ne Greqine e sotme, pasi edhe ata nuk ndryshojne shume nga shkalla e indoktrinimit nga shqiptaret e epokes enveriste. Eshte nje problem qe mbeshtetet totalisht ne nje padije universale tek te dy popujt me perberje pjeserisht te njeanshme ne favor te shqiptareve (ne Greqine e sotme bota arvanitase mund ta suprimoje numerikisht mbeturinen helene ne popullaten qe mban emrin Greqi; studimet e bera ne kete drejtim jane te shumta-shih bibliografine). Greket e sotem akoma nuk e kane kuptuar perse nuk jane rilindasit e heleneve te lavdishem dhe asimilimit qe u kane bere arvanitasve e kane thelluar shume me shume hendekun qe ndan boten helenike te dikurshme nga bota e sotme greke. Padija e fenomeneve shoqerore eshte shkaku themelor perse Greqia e sotme nuk eshte rilindesja e helenizmit te djeshem; ose, e thene me kuptueshem: perse Helenizmi nuk pati rilindje ne formen e Greqise? Historianet e sotem greke nuk e kuptojne se jane viktima te grykesise sociale qe realizuan te paret e tyre para 1000 vjeteve e ketej. Ate qe pesuan pellazget para mbi 15.000 – 10.000 vjeteve, e pesuan pasardhesit e tyre pas 10.000 vjeteve. Historia eshte perseritur pike per pike duke argumentuar ekzistencen e “paradoksit te kohes” nder epirote dhe helene, nder shqiptare dhe greke; te paret kane humbur ne kohe duke fituar ne hapsire (kane jetuar me pak ne rendin e tyre fisnor) kur te dytet kane fituar ne kohe duke humbur ne hapsire (kane jetuar me teper ne rendin e tyre skllavopronaro-feudal; – greket nuk i ka lene prapa Turqia Otomane, sic pretendohet, por marredheniet me epirotet dhe shqiptaret. Eshte nje nder aresyet,  per te mos thene kryesorja, perse  epirotet nuk kane asnje lidhje biologjike me helenet, por me iliret. Eshte tjeter pune perse nje pjese e madhe e pasardhesve te epiroteve te djeshem marrin pjese ne popullaten e sotme greke pas se ciles fshihet e gjithe politika formaliste agresive greke). Por e keqja e kesaj pune qendron tek studiuesit e sotem shqiptare qe rrine e llomotisim gjithe diten per prejardhjen pellazgjike dhe nuk e kane kuptuar akoma qe popullata e sotme greke perbehet nga disa shtresezime marredheniesh kohore me vendasit autoktone te realizuara pergjate 15 000 – 10 000 vjeteve, te themi, por qe e kane fshehur perbukuri racen joevropiane te heleneve te djeshem dhe grekeve te sotem. Ne kete menyre behet i dyshimte edhe pretendimi tjeter sipas te cilit: “Historianet: E kemi sajuar Greqine e lashte” (gazeta “Rrenjet” (LE RADICI), Nr. 3, 2013). E keqja e kesaj pune lind pasi shkenca e sotme akoma nuk e ka “mesuar” dinamiken e Shoqerise Njerezore nga lindja deri me sot. Ne te vertete teorizimet ne kete drejtim nuk mungojne, por Njerezimin e sotem e ka kapur tmerri nga materializmi filozofik duke anashkaluar pikerisht ate qe njihet si Dialektika Hegeliane dhe kalimin e saj ne Dialektiken Materialiste. Po te shikohen relacionet universale te pellazgeve me vendasit autoktone do te kuptohet me lehtesi menyra e ndikimit te ketyre vendasve mbi te ardhurit pellazge dhe ekzistencen e paradoksit te kohes, si nje proces historik ne dinamiken e Njerezimit. Ne kete pike fillon e gjithe madheshtia e mendimit filozofik helen dhe ajo qe nuk kane kuptuar historianet e vjeter e te rinj. Rendesia e kesaj behet e vlefshme kur te vije pune per te argumentuar pamundesine e shqiptareve per te bere shtetin e tyre sipas zhvillimit autokton dhe ekzistencen e nje force jashteshqiptare qe i ka dhene shtysen Popullit Shqipta drejt shtetit politik. Kjo eshte e vlefshme per te gjithe popujt e Ballkanit, por shqiptaret vecohen prej tyre per shkak te karakterit autokton dhe shpejtesise shoqerore te zhvillimit.

harta 2                                                       fig. 10
  Harta e organizimit te institucioneve te krishtera nder paraardhesit e shqiptareve perpara ardhjes se sllaveve, por krahas heleneve. Kjo harte eshte pa autor, pasi eshte gjetur si shoqeruese e nje libri historie ne vitin 1965 (“Iliret dhe Iliria te autoret antike), por pa asnje lidhje shpjeguese. Me qene se perputhej, si fakt, me nje vendim te Selise se Shenjte te vitit 1832, publikuar nga Pader Donat Kurti (per kete shih artikullin: “Pse nuk jemi thjesht ilire, por jemi iliro-epirote dhe toka e shqiptareve eshte Epiri”, publikuar ne albanovaonline.com dhe www.genchoti.com), por me nje diference kohore 1300 vjecare rendesia e saj rritet duke na argumentuar se bota epirote paska pasur nje shtritshmeri te tille prej me shume se 1400 vjet.

Ne historiografine shqiptare te te gjithe koherave ka nje defekt shume sinjifikativ: Nuk dihet akoma shtritshmeria gjeografike dhe menyra e formimit te ilireve dhe sivellezerve te tyre biologjike, epiroteve. Rendesia e ketij defekti qendron ne percaktimin e mundshem te shtritshmerise politike te qeverise se Ismail Qemalit, prej nga rrjedh se kjo shtritshmeri ishte e percaktuar rigorozisht nga Londra dhe shqiptareve nuk u mbetej gje tjeter vecse te zbatonin ate qe u dhuroi Evropa; dmth nuk eshte marre per baze shtritshmeria e vendbanimeve te shqiptareve ne procesin e formimit te shtetit te tyre dhe harta e mesiperme justifikon pretendimin tim per nje pjese, qe sot eshte me e rendesishmja. Por kjo harte ka nje vecori, per te cilen studiuesit shqiptare nuk kane folur kurre dhe qe fsheh padijen (e qellimshme apo e pa qellimshme nuk paraqet rendesi) e historianeve dhe studiuesve shqiptare te epokes moderne: Rolin e Selise se Shenjte per te ruajtur  identitetin iliro-epirot  te  popullates  autoktone  te  gadishullit. Prej  ketej  nuk  eshte e veshtire te kalohet tek subjekti qe aplikoi politiken e mbijeteses se Popullit Shqiptar nga presioni greko-sllav, por dhe ne zbulimin e asaj qe pak kush, per te mos thene askush, e ka permendur kalimthi. Por kjo eshte dhe fillesa evropiane e Popullit te sotem Shqiptar. Selia e Shenjte mban pergjegjesi historike mbi kujtesen e Popullit Shqiptar dhe lidhjen e tyre me prejardhjen epirote te filleses biologjike te Races se Bardhe ne kontinentin evropian. Eshte nje permase qe vazhdohet te mbulohet nga padija intelektuale e nje shtrese studiuesish me pretendime ne kete drejtim, por te deshtuar per efekt te shkolles keqarsimuese te imponuar prej afro 70 vjetesh.
Thelbi konkluziv i kesaj harte eshte veten nje: shqiptaret e sotem shoqerisht nuk jane rezultat i zhvillimit autokton, por i relacioneve universale te popujve te Evropes prej se paku 3000 vjet, pasi relacionet me pellazget (para 15000-10000 vitesh, te themi) jane te padokumentuara dhe per baze merret vetem lidhja gjuhesore. Permasa e ketyre relacioneve ka formuar dhe dinamiken e ketij zhvillimi, prej nga rrjedhin grup fiset autoktone me emra te ndryshem dhe pa asnje lidhje me njeri – tjetrin, e kjo ka mbetur e pazbuluar akoma. Te pakten dinamika e formimit te shtetit te shqiptareve na con ne zbulimin e kesaj permase hapsinore.
2 - Por procesi i shpalljes se Pavaresise ka pasur nje pengese, kapercimi i se ciles ka qene pa dyshim merita e Ismail Qemalit. Kete fakt nuk e ka permendur kerkush dhe kjo e ka pasur nje aresye politike qe nuk i pelqente atyre qe drejtuan Shqiperine pas Ismail Qemal Vlores. Cuditerisht Elena Kocaqi Levanti e merr kete kurajo shkencore dhe e permend kalimthi, qe gjithsesi perben nje merite te saj, por qe nuk eshte kaq e thjeshte sa e ka paraqitur ajo ne planin hapsinor. Ngjarja fsheh te panjohuren me te madhe te procesit te Pavaresise dhe kete shqiptaret e sotem nuk e dine akoma (te djeshmit po). Venia ne dukej e kesaj ngjarje tregon nje permase serioze te meritokracise intelektuale, diplomatike dhe politike te Ismail Qemalit, gje qe eshte mire te mos parakalohet ne emer te padijes apo harreses, pasi ajo ekziston e propoganduar me kohe. Sipas historianes: “Akti i pavaresise qe duhet thene se pati disa te tille por u njoh ai i Vlores sepse u financua nga Austro-Hungaria, nuk ishte aspak iniciative personale se ndryshe do te kishte deshtuar totalisht ne kushtet ku gjendej Shqiperia” (f. 9-10). Ndoshta autorja eshte arvatur me dashje te mos e shpreh qarte idene e saj, por gjithsesi lexuesi duhet ta kuptoje qe perpara 28 Nentorit 1912 ne disa qytete te Shqiperise u shpall pavaresia dhe u formuan qeveri te perkohshme te ndara nga qeveria e Ismail Qemalit. Ne kete drejtim autorja pranon se “Pasi mberriti me anijen austo-hungareze ne Durres, (ku u shpall pavarsia nga paria e ketij qyteti) Ismail Qemali iu drejtua Vlores” (f. 131). Ndersa nga f. 138-149 ka nje nenkapitull me titull: “Perpjekjet e Vjenes per bashkimin e Shqiperise nen qeverine e Vlores”, ku ne f. 142 lexojme: “Para se te vinte KNK Esat Toptani krijoi Pleqesine e Shqiperise se Mesme si nje qeveri te perkohshme jashte kontrollit te Vlores dhe qe coi uje ne mullirin e Atantes qe nuk donte te njihte qeverine e Vlores qe kerkohej me aq ngulm nga Vjena.”  dhe ne f. 144 shkruhet: Anglia refuzonte qe pushteti administrativ i Shkodres te kalonte nen qeverine e Vlores sepse ata nuk e njihnin ate.” cka te jep te nenkuptosh se uniteti i Popullit Shqiptar pergjate procesit te shpalljes se Pavaresise nuk ka ekzistuar ne ate permase qe e ka propoganduar historiografia komuniste dhe ketu fshihej pengesa kryesore e formimit te shtetit te shqiptareve. Akoma me keq uniteti i Popullit Shqiptar ishte inekzistent edhe brenda krahinave ku nje pale ishin pro qeverise se Ismail Qemalit e nje pale kundra tij duke formuar qeverira provizore te tjera, sic qe rasti ne qytetin e Elbasanit. Per kete ekziston materiali i meposhtem:
Ne proces  verbalin e dorezimit te nje pako pullash te firmetarit te Aktit te Pavaresise se Shtetit te Shqiptareve Lef Nosi, ne kohen qe po e pushkatonin, dt. 26 dhjetor 1946, lexojme:
38)….
39) Pulla Postare me mbi-shkrimin Qeveria e Shqipnis se mesme siper dhe poshte Tarabosh 1913 nga 2 para te syrsharzhueme me nje vule turqish cope 498 (katerqindenandedhjetetete).
40…     
 (Firmat e komisionit dhe vula e Drejtorise se Pergjithshme te Thesarit ne Banken e Shtetit Shqiptar).  (gazeta “Standart”, dt. 16 janar 2013, f. 10 – 11)
Mbetet per te zbuluar ne qeveria e perkohshme e Elbasanit ishte e lidhur me ate Pleqesise se Shqiperise se Mesme dhe e cfare permase ka qene kjo lidhje.
Pastaj lexuesi shqiptar duhet te mesoje mbi ekzistencen e nje akti tjeter pavaresie (fig. 11) ne qytetin e Durresit perpara dates 28 nentor 1912 dhe cfare perfaqesonte ai. Materiali i publikuar per kete ngjarje eshte si me poshte:
Zbulohet Deklarata e panjohur e Pavarësisë

Nga: FATMIRA NIKOLLI   TIRANE

fig. 11
Faksimilja e aktit te Durresit 26 nentor 1912
Një zbulim epokal! Kështu e konsideron Prof.Dr.Eqrem Zenelaj dokumentin e gjetur në arkivin e Vjenës, që mban emrin “Deklarata e Pavarësisë së Shqipërisë”. Në një intervistë ekskluzive për “Gazeta Shqiptare”, sqaron se ajo është në gjuhën osmane, ka pak rreshta dhe në fund janë edhe firmat e delegatëve (fig 11). Së bashku me të, në arkivat vjeneze Zenelaj ka siguruar edhe një kopje gazete të kohës, që lajmëron se Pavarësia e Shqipërisë u shpall në Durrës nga Ismail Qemali, si edhe një telegram që konsulli austriak dërgon nga Vlora në Vjenë, ku thotë: “Sot ishte te unë Ismail Kemal Bej Vlora, i cili më njoftoi për Deklaratën e Pavarësisë në Durrës dhe se ai me mbi 20 delegatë ka udhëtuar më datë 26 nëntor, natën nëpër Fier për në Vlorë”. Për Zenelajn, rëndësia e këtij zbulimi është shumë e madhe. Madje në telefonatën tonë të parë me të, ai e cilëson zbulim epokal. Ditë më parë, ai u paraqit në zyrën e Kryeministrit Sali Berisha për t’i dhuruar një kopje të Deklaratës. Qe nga ky takim që u nxit kërshëria jonë për të mësuar më shumë mbi këtë dokument të panjohur. Profesor Zenelaj iu përgjigj pozitivisht interesimit tonë për një intervistë dhe na vuri në dispozicion faksimilen e dokumentit të Deklaratës, që botohet sot. Prof. Eqrem Zenelaj hedh dritë mbi Deklaratën e Pavarësisë së Shqipërisë, firmosur në Durrës më 26-27 nëntor 1912! Çfarë është kjo deklaratë, ku dhe nga kush u firmos, pse në Durrës, pse nuk është folur më parë për të, cili është teksti i saj dhe pse ka përfunduar në Vjenë? Zenelaj u përgjigjet pyetjeve tona.
Profesor, ju takuat kryeministrin Berisha dhe i dhuruat atij një deklaratë pavarësie. A mund të na shpjegoni se çfarë është kjo deklaratë dhe si ratë në gjurmët e saj?
Është “Deklarata e Pavarësisë së Shqipërisë”, shpallur në Durrës më 1912-ën. Rastësisht, në muajin gusht 2012, ndërsa isha duke hulumtuar në Arkivin e Bibliotekës Kombëtare Austriake në Arkivin “Albertina”, aty ku janë gazetat që ruhen në mikrofilma të arkivuara, papritmas pashë një gazetë me emrin “Wiener Bilder” domethënë “Portrete (Foto) Vjeneze”. Në të pashë disa shkrime të datës 8 dhjetor 1912, ditë e diel, për konfliktet në Ballkan dhe në po atë faqe tri foto: dy ushtarakë austriakë dhe në mes tyre fotoja e Ismail Bej Vlorës. Nën foto lexova diçka të pazakontë që më intrigoi dhe që shkruante: “Der albanische Führer Ismail Kemal Bey, der an der Spitze einer Versammlung von Notabeln in Durazzo die Unabhängigkeitsdeklaration proklamiert hat”. E përkthyer në shqip do të thotë: “Udhëheqësi shqiptar Ismail Kemal Bej, i cili në krye të një asambleje nga paria
në Durrës e shpalli Pavarësinë e Shqipërisë”.
Por, Pavarësia është shpallur në Vlorë. Çfarë menduat?
T’ju them të vërtetën u befasova, se nuk e prisja që një dokument të tillë do e zbuloja pas 100 vitesh, edhe atë pothuaj pa e ditur e pa pasur ndonjë ide. E gjeta krejt rastësisht, ndërsa bëja kërkime mbi veprimtarinë diplomatike të Ismail Bej Vlorës për hir të 100-vjetorit.
Ku kërkuat për të gjetur dokumentin?
Më pas shkova në arkivin e Vjenës dhe mora tre austriakë, të cilët i pagova për të hulumtuar mbi 416 kartonë, ku secili përmbante mbi 500 dokumente etj. Mua më ra kartoni me numër 417, dhe nga mesi i dokumenteve gjeta njërin ku shkruhej: “Unabhängigkeitsdeklaration Albaniens” që e përkthyer në shqip do të thotë: “Deklarata e Pavarësisë së Shqipërisë”. Veç këtij shkrimi gjermanisht, ishte një letër e shkruar në osmanishte dhe kishte pak rreshta. Në fakt unë kam filluar të mësoj edhe osmanishte, por dokumentin e skanova në CD dhe fillimisht e dërgova te dy studentë arabë. Më pas iu drejtova një profesori vjenez që njeh osmanishten. Edhe ai ma përktheu po ashtu sikurse arabët. Pas kësaj, kur erdha në Kosovë, iu drejtova Prof.Dr.Nehat Krasniqit që është osmanolog i shkëlqyer, përkthimi i të cilit ishte njësoj me dy përkthimet e para në Vjenë.
Si e përktheu profesor Krasniqi?
Prof.Krasniqi (osmanolog) pas një jave më solli tekstin e përkthyer, ku shkruan po ashtu sikurse në gjermanisht, se është Deklarata e Pavarësisë së bërë në Durrës, e datës 26/27 nëntor 1912. Unë kisha lexuar se Ismail Bej Vlora ka udhëtuar nga Durrësi për në Vlorë më datë 23 nëntor 1912, por në deklaratë del se ai është i nënshkruar 2 herë e pranë tij edhe djali i tij, Musa Qazimi. Gjeta edhe telegramin tjetër nga Vlora që i dërgohet Vjenës, ku Konsulli i Austro-Hungarisë në Vlorë, po ashtu thotë se “sot ishte te unë Ismail Kemal Bej Vlora, i cili më njoftoi për Deklaratën e Pavarësisë në Durrës dhe se ai me mbi 20 delegatë ka udhëtuar më datë 26 nëntor, natën, nëpër Fier për në Vlorë”. Pra, kjo është Deklarata e Pavarësisë së Shqipërisë e shpallur në Durrës. Po atë natë, sipas Konsullit të Austrisë, pas orës 12:00, dy pari shqiptare ia kanë dhënë menjëherë Konsullit për ta përcjellë për në Vjenë.
Ku ruhej ajo deri tani?
Deklarata e Pavarësisë së Shqipërisë në Durrës gjendet në Arkivin e Monarkisë së Austro-Hungarisë, që quhet së bashku me Arkivin e Shtetit: HHStA.Wien.P.A.Türkei, Liasse 45.Kartoni Nr.417/Fol 9/10.
A mund të na thoni se cila është përmbajtja e saj?
Unë nuk dua të them as më tepër as më pak pos përmbajtjes së vërtetë, që është mësuar nga përkthyesit osmanologë e në mënyrë të veçantë nga Prof. Dr. Nehat Krasniqi. Në osmanishte, përmbajtja e saj është kjo: (TRANSKRIPTIMI)
Avusturya ve Macaristan Devleti fahriyesinin Draç Konsulatuna Ilân
Hiç bir devlete tâbi olmayarak simdi Istiklal edildi. Hukûki Serbiye-i müstekilemizi ayaklar altina alinmasi içün lütfen muhâfazamizi istidâ- ü istirhâm ediriz ol bâbde. Fi 13/14 tesrin-i sânî, sene 1328.
Draç ahâlisi vekili:
Draç müderrisi – Yusuf, ulemâdan – Hüsejn, ulemâdan – Ali, müderris – Yusuf, ulemâdan – (Muhamed bin Receb), muteberandan – Murteza, muteberandan – (?)
muteberandan – Ismail Kemal, muteberandan – Mahmud Sevki, muteberandan – (?), muteberandan – Mehmed, muteberandan – Musa Kazim, muteberandan – Ismail Kemal, muteberandan – Hüseyn Hakki, Katolik cemiyeti muhari – Filip Sereki, muteberandan – Abdulah, muteberandan – (?), muteberandan – Mehmed Akif, muteberandan – Hasan Bitik, muteberandan – Hüseyn Bala, muteberandan – Bahtiyar Dervi?
Ndërsa nga përkthimi në shqip lexojmë: “Konsullatës së Shtetit të ndershëm të Austro-Hungarisë në Durrës.
Shpallje
Duke mos iu nënshtruar asnjë shteti, tani u bë Pavarësia. Andaj në këtë cilësi ju lutemi me përgjërim që ta mbroni sovranitetin tonë që të mos nëpërkëmbet nga qeveria e Serbisë.
Më 26/27 nëntor të vitit 1912.
Përfaqësues të popullsisë së Durrësit (pasojnë nënshkrimet):
Myderrizi i Durrësit – Jusufi, nga ulema – Hysejn (Tartari), nga ulema – Aliu, myderriz – Jusufi, nga ulema (Muhamed Rexhepi), nga pushtetarët e çmuar – Myrteza (?), nga pushtetarët e çmuar – (?), nga pushtetarët e çmuar – Ismail Qemali, nga pushtetarët e çmuar – (Mahmud) Shefkiu, nga pushtetarët e çmuar – (?), nga pushtetarët e çmuar – Muhamedi, nga pushtetarët e çmuar – Musa Qazimi, nga pushtetarët e çmuar – Ismail Qemali, nga pushtetarët e çmuar – Hysejn Hakiu, Kryeplaku i komunitetit katolik – Filip Sereqi, nga pushtetarët e çmuar – Abdullahu, nga pushtetarët e çmuar – (?), nga pushtetarët e çmuar – Mehmed Akifi, nga pushtetarët e çmuar – Hasan (Bytyqi ose Bikiqi ?), nga pushtetarët e çmuar – Hysejn Balla, nga pushtetarët e çmuar – Bahtijar Dervishi.”
Cilët ishin delegatët që e kanë firmosur?
Deklarata është firmosur në Durrës dhe aty janë të nënshkruar 21 delegatë. I keni më sipër të gjithë emrat, disa janë të palexueshëm. Nëse i krahasojmë emrat e Lef Nosit në librin e tij që e kam në Vjenë, nuk përputhen me emrat nënshkrues të Deklaratës së gjetur. Lef Nosi nuk ka qenë në Durrës, me gjasë e ka shkruar sipas të dëgjuarit dhe mbi 20 vjet pas kësaj date e viti.
Kush e ka marrë nismën për ta firmosur atë dhe pse?
Për këtë nuk di asgjë. Unë jam hulumtues arkivor, jo analist e as politikan. Ja dokumenti, ja të dhënat! Jam shumë krenar që e kam zbuluar unë këtë pas 100 vjetësh, sikurse do isha krenar ta kishte zbuluar çdo shqiptar, – kjo nuk ka rëndësi, dhe po ashtu që është zbuluar në këtë vit jubilar, – dhe aq më tepër jam krenar që po ashtu babai i Pavarësisë, Ismail Bej Vlora, është aty dhe i njëjti është në Vlorë më 28. Pra rëndësi ka që është dokument arkivor, është i yni dhe që e kemi zbuluar ne shqiptarët, e jo të tjerët dhe sidomos që tani ne e kemi në duart tona.
Ku ndryshon ajo me Deklaratën e Pavarësisë së Vlorës?
Ndryshimi është se këtu quhet SHPALLJE. Unë nuk e kam parë asnjëherë Deklaratën e Pavarësisë së Vlorës. Nuk e di se a ka pasur apo nuk ka pasur, edhe nëse ka pasur, siç shkruhet aty ndryshon, sepse në atë që dimë ne thuhet se: Të gjithë delegatët, pasi dëgjuan fjalimin e Ismail Bej Vlorës… të gjithë venduan që Shqipëria të jetë e lirë dhe e mosvarme” kështu shkruan te libri Lef Nosi.
Pra pa paragjykime, aty nuk shkruhet SHPALLJE dhe aty nuk shkruhet që “shpallet” por “venduan”, d.m.th. “vendosën”. Tjetër dokument është edhe një telegram që ia dërgon Ismail Bej Vlora Fuqive të Europës. Ky telegram mban numrin Nr.7198.RefI e aty shkruhet se Asambleja Kombëtare e përbërë nga delegatët e të gjitha viseve shqiptare pa dallim feje etj. sot në Vlorë shpalli (nuk thuhet Pavarësinë por Qeverinë Provizore. Në vend të Pavarësisë janë 20 pika. Në fund të këtij telegrami shkruhet në gjermanisht si fusnotë: “Verstümmelt” që në shqip domethënë pjesë e gjymtuar, e shkëputur, e hequr nga autori i telegramit. Pse është kështu, unë nuk e di, e as që e paragjykoj. Ja si shkruhet decidivisht në Tel.Nr. 7198 të Ismail Bej Vlorës më datë 28 nëntor 1912:
“L’assamblée nationale composée des délégués de toutes les contrées albanaises sans distinction de religion réunis aujourdhui dans la ville de Valona vient de proclamer… Gouvernement proviso ire etj”. Pra, aty ku duhet të ishte ‘shpallje e Pavarësisë’ është vetëm ‘shpallje’, e pastaj janë 9 pika e pas tyre shkruan qeveria e përkohshme. Pra, mjaft interesante.
Si mund të bindet opinioni publik për vërtetësinë e saj?
Ky është dokument i saktë dhe kushdo që dëshiron ta shohë origjinalin, të shkojë në Arkivin e Vjenës në Ballhausplatz. Ai ndodhet në të njëjtën ndërtesë me qeverinë, vetëm se hyrja e Arkivit është në anën tjetër, afër Metros U3. E kërkon në këtë shifër: HHStA. Wien. P. A.Türkei, Liasse 45. Kartoni Nr. 417/Fol 9/10.
Pra, aty në këtë arkiv të shtetit mik, të atij shteti që e sponsorizoi Pavarësinë e 1912-ës, atij shteti që e mbështeti Ismail Bej Vlorën. Me Austrinë ne kemi lidhje tradicionale që nga Traktati i Karllovcit 1699, që në nenin 13, i jep të drejtën e kultprotektoratit Austrisë e më pas me Traktatin e Sistovës, Beogradit dhe deri më 1913-ën, apo edhe më 1918-ën, por edhe sot një shtet mik për Shqipërinë dhe shqiptarët. Në këtë arkiv është ruajtur që 100 vjet dhe aty do qëndrojë, ndërsa 100 metra afër tij kemi edhe armët e Gjergj Kastriotit siç është helmeta dhe shpata me këllëfin e tij. Për fat, falë angazhimit të Ambasadorit Dr.Villi Minaroli, kryeministrit, ministrit të Punëve të Jashtme dhe qeverisë së Austrisë, këto do jenë në Tiranë për 100-vjetorin dhe do i shohin njerëzit në origjinal dhe nga afër.
Përse ekzistenca e këtij dokumenti mësohet vetëm pas 100 vitesh?
Tani është zbuluar dhe shqiptarët nuk janë fajtorë për këtë. Ju e dini se hulumtimi në arkiv është shumë i vështirë, ka shumë barriera ka shumë mundim e sakrificë. Unë as nuk jam më i mençur e as më i dijshëm, por jam munduar të hulumtoj dhe për fat tani në gusht krejt rastësisht e zbulova pa e ditur fare që është aty, sepse unë jam shkolluar në Vjenë, Niza dhe Passau, në Vjenë jam prej 18 vitesh. Nuk e dija se ekzistonte, se po ta dija do e zbuloja që në fillim.
Si ka mbërritur ai në Austri? E dini ju historinë e udhëtimit të dokumentit nga Durrësi në Vjenë?
Në Austri është thënë, në një telegram të Konsullit të Vjenës në Durrës, ku shkruhet: “Mbrëmë pak pas mesnatës dy pari shqiptare më dërguan një dokument në dorë. Është Shpallja e suksesshme e Pavarësisë së Shqipërisë”. Pra, mu për këtë, Konsulli i Austrisë e dërgon në Vjenë dhe aty arkivohet. Nga ana tjetër ata ia kanë dhënë Austrisë sepse Austria ishte sponsorizuese e Pavarësisë dhe po me vaporin e Austrisë, Ismail Bej Vlora ka ardhur nga Treshta për në Durrës.
A është përfolur ekzistenca e saj më parë? Nuk e kemi hasur as në kohën e Zogut as në atë të komunizmit, madje në Shqipëri asnjë historian nuk ka informacion për të…
Të themi të vërtetën unë kam dëgjuar aty-këtu se data e Shpalljes së Pavarësisë është 28, 26 apo 27. Por në Vjenë gjeta librin e Lef Nosit, i cili quhet “Dokumente Historike për t’i shërbye çështjes kombëtare” (përafërsisht kështu). Aty Lef Nosi shkruan për Deklaratën e Durrësit, por janë krejt emra të tjerë nga ata që janë të nënshkruar në Deklaratën e Durrësit. Dua të them se ne kemi një histori shumë të begatshme, shumë të ndritur dhe disi të pazbuluar nga ne shqiptarët deri më sot. Kemi pasur pengesa nga regjimet, si në Jugosllavi, ku shqiptarët nuk guxonin të mësonin historinë e vërtetë të tyre. Madje, në kohën e Rankoviqit, po të kishe një abetare dënoheshe. Shqiptarët dënoheshin njësoj, si për një libër, si për armëmbajtje pa leje. E si mund të mësohej e vërteta jonë nën regjimin okupues jugosllav?!
Nga ana tjetër, në shtetin amë, Shqipërinë e shtrenjtë, diktatura komuniste ka vrarë shumë figura kombëtare e intelektualë të shkolluar ose të ardhur nga jashtë, d.m.th nuk ka pasur qasje në arkiva të huaja. Aty-këtu, kemi pasur edhe Eqrem Çabejn, Ekrem Bej Vlorën, Selami Pulahën, Aleks Budën, por ja që kanë qenë shumë të pakët edhe nuk iu është mundësuar.
Një mik nga Vjena më tha: Profesor Zenelaj, një popull që nuk e shkruan historinë e tij vetë, ia shkruajnë armiqtë. Pra, neve na e kanë shkruar historinë shpesh armiqtë dhe na e kanë mësuar mbrapsht. Ose kemi pasur të dhëna të retushuara, ose të falsifikuara ose të pavërteta.” (marre nga interneti)
Kam frike se Prof.Dr.Eqrem Zenelaj nuk e thote te gjithe te verteten, ose materiali i tij eshte i keqinterpretuar. Perfundimi i mikut nga Vjena nuk eshte i sakte; Populli Shqiptar e ka historine e shkruar saktesisht, por ishte komunizmi enverist ai qe e fshehu, dhe per ta zbuluar duhet shume-shume pune, pasi realisht akoma studiuesit shqiptare harxhojne kohe per ta mbajtur te mbylluar ate. Problemi i ekzistences se nje akti pavaresia perpara 28 Nentorit 1912, ai i ekzistences se qeverive te perkohshme ne Elbasan, Tirane, Kruje ne formen e nje pleqesia tregon dicka krejt tjeter per tjeter, te cilin studiuesit shqiptare nuk duan t’ja thone popullit te tyre fare hapur. Dhe me pak fjale problemi ka qene i tille: Shqiperia e Mesme ka qene kunder Qeverise se Ismail Qemalit. Dhe ky fakt ka qene i ditur me kohe dhe duhet te lidhet pikerisht me aktin e gjetur nga Prof. Zenelaj mbi shpalljen e pavaresise se Shqiperise se Mesme. Mos valle Plaku i Vlores i ka manovruar te dy deklaratat vetem per syte e botes, detyre per te cilen ishte caktuar? Per te hequr cdo dyshim mbi ate qe ka ndodhur ne ate kohe po ribotoj shpalljen e parlamentit te Durresit me 13 tetor 1913 mbi programin e qeverise se Shqiperise se Mesme marre nga Revista Leka, vj. XII, 1940, NR. i vetem, qe tregon se dokumenti i gjetur nga Prof. Zenelaj nuk eshte kaq i thjeshte sa mund te duket ne pamje te pare; te pakten ai duhet lidhur me vazhdimesine historike te qellimit per te cilin u shkrua (ndryshimi ne kohe eshte vetem 10 muaj e 13 dit) dhe une pretendoj se vazhdimi eshte dokumenti i meposhtem:
  13 tetuer 1913
“Pretorija” e Durrsit, Popullit. Shpallje. Turqisht. Programa e Qeverris se Shqipnis se Mesme me Esad Pashe Toptanin ne krye.
Ne krye e ne fund asht e vulosun me nje vule rrumbullake qi ka ne mest shqipen dykrenshe dhe per qark fjalet “Pretorie e Durresit” (duhet kuptue nje fare Parlamenti, shen. red).
Shrregullimin qi ka shkaktue Qeverrija e Perkohshme e Vlores ne vend, paligjsit dhe paudhsit e saja i din mbare Evropa. Me gjithe kete na shtrojme para syve kujdesshem pikat qe vijojne.
Ne sherbim te sigurimit jane shti ne pune shuma laro e gjaksore dhe keshtu ai perparim e ajo rregull qi kane pritur Shqiptaret prej rregjimit te ri s’kane mujte m’u sendertue e prandaj gjithkush e ka humbun shpresen e besimit qi ka pasun n’ate qeverri.
Nepunesit nuk jane zgjedhun prej njerzve te ndershem e t’afte dhe aqe sa ka qene nevoja, por jane mbajtun ne vend zyrtaret e vjeter te regjimit tyrk dhe me rroga me te majme tue shkaktue rrenimin e bugjetit te ketij populli te vorfen per sod e neser.
Deri tashti s’asht botue asnji dokument mbi t’ardhunat e te prishunat e Shtetit, populli asht lane ne t’erret mbi kete pike e kjo pune e ka shtue ma teper mosbesimin e tij.
Qeverria e Vlores quhet e Perkohshme. Por me gjithe kete s’i a ka pritue aspak me dhane koncesjine qi kane te bajne me pertardhmen e kombit, me ekonomin e tij e me punet botore, tue shperdorue ne kete menyre besimin e popullit. Nji qeverri e perkohshme s’ka te drejte e kompetence me dhane koncensione. Historija e botes nuk na tregon nje qeverri te perkohshme qi te kete guxue me prishun pertardhmen e popullit te vet me koncensione.
Qeverria e Vlores po te kishte marre para sysh psyhologjin e popullit shqiptar duhet ta kishte kuptue se lumnija e bashkimi i tij nuk mund te sigurohej vecse me nje princ ne krye. Por asnji hape s’ka bame deri tash ke Fuqite e Medha per zgjidhjen e dergimin e mbretit. Kjo provon se i pelqen jgnedja kaotike e socme qi te mundet keshtu me sundue vete si t’i doje qejfi.
Ky popull ka bame shume meetinge per me protestue kundra Ismail-Kemal Beut per keto veprime e shperdorime qi kane per qellim me cue ne vend lakmit vetijake e me sigurue interesat e vecanta te tija. E ka imtue me nderrue udhe e me vume per fije punet e atdheut. Por kerkesat e drejta te popullit nuk u ndegjuen. As pergjigje bile s’i dha kush kurre. Mbrapshtit u shtuen. U pa nevoja tashme me i dhane fund ksaj gjendje. Sikur t’ishim perpara nje qeverrije te rregullt e te kishim nji parlament, sigurisht njerezit e saj do t’isin marre ne gjyq dhe vendet e tyne do t’i kishin zane ata qi meritojshin per zotsi e afti. Por mjerisht deri sod Shqipnia asht zhytun ne crregullim. Prandaj mbe nj’ane u muaren masa per me i celun syte Qeverrise me protesta e me e cue ne rruge te drejte dhe mb’ane tjeter u bane mundime me u preme vrullin te ligavet qi ka shkaktue anarqia. Mirepo thirrjet qi i u ndrejtuen, nuk i bane asnji efekt Vlones. Mosbesimi dhe pakenaqesija e popullit u shtuen. Prandaj edhe shume te keqija te tjera kishte gjase qi te lejshin nga kjo gjendje. Nuk u gjet pra tjeter rruge shpetimi vecse….. (ketu ka fjale qi koha i shlyu n’origjinalin e prandaj perkthimi i kesaj fraze nuk mund u mbarue. Keshtu me pika do t’i shkojme kudo frazat e paplotueme po per kete shkak). Parsia e intelektualet e Shqipnis se mesme, dmth te Durresit…..te Krus, te Tiranes, te Peqinit e te Mates me rrethet e tyre, qi gjenden ndermjet ujit te Mates e lumit teShkumbinit, tue pame se vetem me pushke mund te rrezohet nji qeverri qi perbuz pa tjeter e pa diftue asnji shkak e arsye deshiret e kerkesat e popullit, por tue mendue edhe se gjaku qi do te derdhej kishte per te shkaktue nji dasi te perjetshme e n’ane tjeter tue mos e pasun as jeten e vet te sigurte me kete qeverri, u mblodhen ne Kuvend dhe simbas traditavet t’ona kombtare zgjodhen nje krye e nje pleqsi per me matarue punet e popullit. Programa e ksaj qeverrie permblidhet ne pikat qi vijojne:
1.Pleqsia quhet Senati i Shqipnis se mesme. Ka me mbetun ne fuqi deri diten qi do te vije Princi. Kur ka per t’i marre vete Mbreti ne dore frejt e Shtetit. Senati do t’i paraqese qeverris ligjore te formueme prej tij llogarin e veprimevet te veta.
2.Qeverria e Shqipnis se mesme, tue qene e bindun se pike se pari bashkimi i gjithe Shqipnis dhe mbasandej formimi i nje qeverrie ligjore e te rregullueshme varet kryekeput n’ardhjen e Princit, dio te marre masa per me i terhjekun veren Fuqivet te Medha mbi nevojen e zgjedhjes e te dergimit te tij se me shpejt.
3.Pleqsia e bashkueme e Shqipnis se mesme do t’i mataroje me kujdes t’ardhunat e vendit vec rrogave te zyrtarvet do te paguej po me keto edhe disa pune botore te ngucme e te domosdoshme, pa marre asnji pare hua e pa dhane asnji koncesjon me cedo fare kushtesh qi te jete.
4.S’ka per te njohur n’asnje menyre veprimet e deritanishme as te mbas tashmes te qeverris se Vlores e as koncensjonet qi ka dhane ajo per interesa vetijake.
5.Qeverria e Shqipnis se mesme u shpall me te tane sinqeritetin e saj gjithe shtetasve shqiptare edhe te Fuqive te Medha t’Evropes se nuk ushqen asnji mendim pavarsie, se nuk mendon e nuk deshiron te ndahet prej Shqipnis tjeter, se e quan vendin qi qeverris nje pjese te padame te Shtetit shqiptar te sundueme prej Princit porsa te kete ardhun e prej qeverris ligjore te formueme prej tij, se asht gati me i dhane hesap kurdohere kshillit kontrollues t’Evropes dhe ne kete menyre ajo provon se asht nje pjese e Shqipnis se padame.
6.Senati i Shqipnis se mesme gjithe keto vendime do t’u a kumtoje telegrafisht Fuqivet te Medha dhe popullit me ane lecish te shkrueme e te varme ku asht nevoja e ku ta lyp zakoni. Qeverria e Shqipnis se mesme e din se per kete barre qi ka marre permbi vete ka per t’u bame shenj shpifjesh nga ana e atyne qi u cenohen interesat. Vecse ajo e siguron e paanshme me gjithe sinqeritetin e saj qi ky veprim s’ka qellim kryengrites. Sikur t’i kishte pase pranue qeverrija e Vlores proponimet tona s’do te kishte mbetun nevoje aspak per kete. Sikur te kishte pasun ne Vlore nji qeverri si duhet nuk do t’ishin formue administrata te vecanta Lesh, Mirdite e Shengjin. Duem me thane se kjo trajte qeverrije e formueme ne Shqipni te mesme nuk mund te numerohet si……Programa e jone asht e qarte e s’len vend per kurrfare dyshimi. Shpresojme se kjo rruge qe kemi zgjedhun per te shpetue atdhen do te pelqehet nga ana e gjithe njerezvet te ndergjegjshem e se ne Shqipni te mesme kane per t’u pame me te shpejte efektet e mira te ksaj mase te levdueshme e gjithe te ligat e perparshme kane per t’u zhdukun. Ftojme gjith’ata zotni qi kritikojne programen tone ase kane ndonje dyshim per sa i perket menyres se trajtimit t’one, i ftojme ata zotni te bajne nji udhtim neper kete vend e te vizitojne katundet ma te largeta te tij per me pame me sy te vet qetin qi mbreteron e me bame nje krahashim ndermjet kenaqsis qi deften populli sod e ankimeve te djeshme te tij. Tue pame mbarshtimin e keq te qeverris se Vlores, jo vec populli i Shqipnis se mesme ndermjet Shkumbinit e Mates, por deri Berati e madje deri nji pjese intelektuale e Vlores kane dashtun t’i celin syt Qeverris me protestat e tyne e kane qene kryekeput ne mendimin tone. Por c’mund te bajne ato vise te mjera qi po renkojne nden grushtin e temershem te kriminelave qi ka marre ne sherbimin e vet Qeverria? Per se shpejti ka me shkelqye ne Shqipni te mesme dielli i drejtis e i perparimit dhe dalkadale ka per te terhjekun kah na gjithe bashkatdhetaret t’ane qi kane per t’ardhun me deshir te plote.
  Me 30 Shtatuer 1329 e 13 tetuer 1913
Ky eshte nje problem qe nuk eshte propoganduar asnjehere me kete permase dhe sipas kesaj hapsire analitike. Une e kam konsideruar rezultat te padijes intelektuale te studiuesve shqiptare dhe nuk ka qene nevoja te kopjoheshin nga arshivat austriake, pasi, sic shihet, ka qene nje problem i njohur sakte nga e kaluara edhe pse midis kohes se publikuar dhe asaj te ndodhur ka ekzistuar periudha mbreterore e Zogut te I-re, qe ka qene i interesuar t’i ndryshonte ngjarjet.
Mos valle prej ketij kunderveprimi te qeverise te drejtuar nga Esat Pasha kundrejt qeverise se Ismail Qemalit jane sajuar te gjitha mashtrimet ne adrese te tij, pasi ne kete rast eshte prekur dinjiteti krahinor, sipas mentalitetit te shqiptareve, i komunisteve te rinj?
Ndodhite e mevonshme, dmth ardhja e Princ Wiedit dhe lidhja e tij me Esat Pashen, drejtimi i kryengritjes se Shqiperise se Mesme nga ana e ketij te fundit nen hijen e Haxhi Qamilit, konfrontimi me delegatet e Kongresit te Durresit (1918) dhe vrasja e tij ne Paris me 1921 nen emrin e Avni Rustemit duhet te kete nje lidhje komanduese dhe daljen e tij jashte kontrollit te Fuqive te Medha. Kerkesa e nje Shqiperia te vogel nga ajo e vendimit te Londres duhet te kete qene shkaku i eleminimit te tij.
Por thelbi i te gjithe problemit eshte mos ekzistenca e nje uniteti te Popullit Shqiptar per pavaresi e shtet formim sipas asaj qe na kane thene gjithe jeten, por dhe fsheh nje veprim politik mbi politikanet shqiptare te asaj kohe.
3 – Por gjeja me kryesore qe nuk u tha nga padija intelektuale ne kete pervjetor historik, ishte percaktimi i shkalles se zhvillimit shoqeror te Popullit Shqiptar ne vigjilje te shpalljes se shtetit te tij. Eshte nje problem qe mund te trajtohet edhe si nje dukuri te pa trajtuar me qellim politik per te fshehur mashtrimin e realizuar pergjate diktatures enveriste, pasi ne kete rast do te nxirrte fare hapur faktin qe shoqeria shqiptare ne fillim te shekullit te XX-te nuk perputhej me shtetin klasor e rrjedhimisht nuk kishte asnje mundesi teorike te kishim nje revolucion socialist pas 1945-ses. Pa asnje dyshim eshte problemi me kryesor dhe themelor i shkences historike shqiptare dhe ajo qe NUK dine ta vene ne dukje, ta interpretojne, ta diskutojne dhe te nxjerrin konkluzione prej saj. Gjendja shoqerore e shqiptareve dhe paraardhesve te tyre te afert dhe te larget, qe njihet saktesisht prej 500 vjetesh, te themi, eshte e afte te argumentoje sipas te vetmes menyre bindese rrugeformimin e shtetit te shqiptare ne planin historik jashte koncepteve te perdorura rendom nga historianet e epokes komuniste, por brenda te vetmes hapsire neper te cilen ka kaluar shoqeria shqiptare pas vdekjes se Heroit te tyre kombetar. Mungesa e analizes se kesaj hapsire perben shkeljen e moralit shkencor, pasi “Historiografia shqiptare nuk ka nxjerr ne pah pergatitjen qe beri Austria per krijimin e shtetit shqiptar, por ja ka faturuar gjiththcka levizjes kombetare shqiptare” (Elena Kocaqi Levanti, “Si e krijoi Austro-Hungaria shtetin shqiptar”, f. 23) qe nuk ka ekzistuar ne ate permase qe kujtojne se dine shqiptaret e sotem, por qe edhe autorja e mesiperme nuk ka qene e afte ta evidentoje dot.
Ne kete drejtim ja vlen te permendet dhe nje artikull i studiuesit Ardian Klosi ne formen e nje letre drejtuar Ministrit te Arsimit te Republikes Shqiptare me titull” “Iliret mikprites, Pirroja, Teuta”, te botuar per here te pare ne gazeten “Shekulli” 2003, ku midis te tjerave, lexojme:
“Me lejoni atehere, zoti Minister, t’ju them qe ne krye te kesaj letre te radhes, se gjendja e teksteve te historise qe u jepni femijeve te shkollave shqiptare eshte po aq deshperuese sa ajo e teksteve te leximit letrar……
Ashtu si edhe para ’90-s, bosht per gjithe historine e shqiptareve qe tregohet aty eshte ideja qe Shqiperia ka nje te kaluar te lavdishme ne kohen e Ilirise, te Arberise, te Skenderbeut dhe me pas, se shqiptaret gjithmone kane luftuar kunder invazoreve te ndryshem, duke u ngushtuar te territorin e tyre por gjithmone duke ruajtur karakterin kombetar.
Ky lloj boshti, i pavertete ne nje pejse te mire te tij, thelbi i doktrines romanizuese dhe veteizoluese te komunizmit shqiptar, zberthehet ne pjeset e ndryshme te ketij teksti permes pohimesh qe shpesh jane skandaloze ne raportin e tyre me te verteten historike” (Ardian Klosi, Te kundercjapi, Pjese te zgjidhura 1981-2011, f. 189, 190)
Autori ka pikasur mashtrimin, por nuk ka qene i afte ta ndreqe ate dhe e gjitha kjo per efekt te metodikes “shkencore” te ndjekur nga autoret e librave mesimore ketu ne Shqiperi. Pikerisht ne kete pike duhet te rrihte kritika dhe jo thjeshte ne konstatimin e permbajtes se teksteve, qe gjithmone do te komandohen nga politika. Ne kete rast do te ishte dhe vete zgjidhja po t’i jepej pergjigje aresyes perse sherben lenda e historise ne edukimin e detyrueshem shkollore. I gjithe problemi rreh ne shkallen e zhvillimit social te Popullit Shqiptar dhe kjo perben te gjithe thelbin e boshllekut botekuptimor te studiuesve dhe publicisteve shqiptare te te gjithe koherave. Gjetja e shenjes dalluese te Popullit Shqiptar dhe e paraardhesve te tij kundrejt popujve te tjere ballkanike dhe evropiane perben te fshehten qe nuk kane ditur dhe nuk dine akoma keta dishepuj te Popullit Shqiptar. Por veprimtaria e kesaj shtrese, qe perfaqesohet nga ky autor, ka qene thjeshte nje tendence per te formuar nje reaksion ne gjirin e shoqerise shqiptare persa kohe qe ndodheshin ne opozite.
Percaktimi i shkalles se zhvillimit te Popullit Shqiptar ne funksion te rendeve shoqerore, perben piken me delikate te pikepamjeve te historianeve, politologeve, analisteve dhe teoricieneve shqiptare te djeshem e te sotem te cilet asnjehere nuk e kane kuptuar realitetin shqiptar ne kete drejtim edhe pse gjitheshka mbulohej pas materializmit dialektik e historik. Kjo e fundit ka qene nje mbulese perfekte e mbulimit te paditurise, por jo e djallezive te perdorura ne te gjithe procesin gjigand te arsimimit te detyrueshem te shqiptareve pergjate shek. te XX.
Paraprakisht duhet vene ne dukje  qe e gjithe ndertesa hipotekore e ngritur mbi historine e shqiptareve jashte gjendjes shoqerore te tyre neper shekujt e fundit e ka permbysur vetveten per shkak te padijes intelektuale te disa brezave studiuesish duke u mbyllur me studiuesit e epokes komuniste mbi te cilat ra pergjegjesia e zgjidhjes se problemit, por qe e realizuan nepermjet nje mashtrimi shumepermasor pikerisht me ane te analizes se gjendjes shoqerore te shqiptareve. Brenda botes instiktive te tyre, keta studiues asnjehere nuk u treguan shqiptareve pozicionin real te tyre kundrejt botes qe i rrethonte. Ne kete drejtim ata u favorizuan edhe nga padija evropiane, e cila edhe sot e trajton problemin ballkanik ne menyre te njehsuar pa bere diferencimet shkakesore te gjendjes se popujve ballkanike.
Asnjehere nuk u zberthye fakti perse shqiptaret jetonin prej shekujsh ne brendesi te rendeve skllavopronare e feudale (me ndikim te drejtperdrejte te nivelit me te larte boteror te tyre), por dinamika prodhuese e qelizave dhe ideve te ndryshme bashkeshoqeruese te jetes sociale te tyre nuk perputhej me keto rende. Asnje studiues shqiptare e jo shqiptar nuk e kishte zberthyer procesin e botes se relacioneve universale per kete rast te vecante ne kontinent, por i pergjithshem per te gjithe Boten, Njerezimin dhe koherat e kaluara e te tashmen. Po te kishin bere kete analize do te ishin te detyruar te formulonin metodiken e ndryshme nga ajo e perdorur dhe, me sa kam kuptuar, ky ka qene shkaku perse inteligjenca shqiptare e epokes komuniste nuk ka qene e afte ta mesoje te Verteten e formimit te shtetit te shqiptareve (ne te fakt ajo nuk ka dashur ta mesoje kete te vertete). Ne kete pike qendron e fshehta e gjenezes historike te shqiptareve dhe e vetmja pike ku duhet te filloje shpjegimi shkencor perse Populli Shqiptar eshte i prapambetur ne raport me popujt e tjere evropiane, menyren se si ka ndikuar teresia e ketyre popujve mbi ne dhe menyren se si na ka ndryshuar kjo teresi drejt vetvetes. Pa shpjeguar kete te fundit nuk mund te mohohet pretendimi i shkolles serbe mbi paaftesine e te berit shtet nga ana e shqiptareve.
4 – Por ka edhe nje problem tjeter te anashkaluar nga padituria universale e te djallezuarve historiane, publiciste e shkrimtare shqiptare te epokes enveriste e postenveriste. Asnjehere nuk eshte folur per festimet e kaluara te pervjetoreve te Pavaresise dhe, sidomos per 25 vjetorin, ku eshte shpalosur dinamika evropiane e Popullit Shqiptar. Nga kjo padije eshte hedhur balte mbi shtresen intelektuale te asaj kohe dhe kush ka pasur rast te lexoje se cfare kane pretenduar pinjollet e komunizmit mbi figuren e Nenes Shqiptare te atyre koherave, duke mos ditur realitetin historik, nuk ka mesuar se Intelektualet e atehershem (para 1945) kishin dy vecori te ndryshme me te sotmit, bile me te gjithe te marre se bashku pas 1945: ishin Njerez dhe e donin Shqiperine dhe Popullin Shqiptar (kete vecori vetem shqiptaret e Kosoves e kane sot, ndersa ne ketu, ne Shqiperi, i kemi humbur dhe si zor qe t’i gjejme me); kur intelektualet e sotem  kane mesuar vetem nje gje: te urrejne Shqiperine dhe Popullin Shqiptar. Fakti qe ata nuk dine se cfare do te thote te duash praktikisht Shqiperine dhe Popullin Shqiptar eshte e mjaftueshme per te arritur ne kete perfundim (kenget dhe bejtet per atdheun jane shenja se si nuk duhet atdheu). Normalisht  nxenesit shqiptare pas 1991-shit nuk dine akoma se kush eshte autori i alfabetit te gjuhes shqipe, kush eshte autori i poezise “Gjuha Shqipe”, ndoshta perla e pare mbi gjuhen shqipe, dhe si eshte permbajtja e kesaj poezie, kush eshte autori i romances “Gruaja Shqiptare”, per mua romanca me e bukur ne Bote per figuren e femres se nje populli, dhe si eshte permbajtja e kesaj romance, duke mos pasur respekt per nenat dhe grate e tyre, eshte e mjaftueshme per te argumentuar qe intelektuali i sotem shqiptar, produkt i rendit komunisto-enverist, eshte antishqiptar ne thelb, ne forme e permbajtje.
Mjafton vetem nje fotografi (fig. 12) per te kuptuar realitetin historik te dikurshem, madheshtine e atehershme dhe mizerjen e sotme intelektuale, sidomos kur krahasohet me mbremjet tematike te realizuara pergjate epokes komuniste. Shqiptaret e sotem kujtojne se gjitheshka e ndodhur ne Shqiperi perpara 1945 nuk i eshte nenshtruar kujteses festive. Te pakten 25 vjetori i Pavaresise eshte festuar me nje solemnitet aristokratik te pa pare akoma ne qarqet politike shqiptare te sotme jo vetem ne planin shteteror, por kryesisht ne ate privat. 1927-2                                                          fig 12
festimi i 25 vjetorit te pavaresise ne ambientet shkodrane organizuar nga redaksia e Revistes “Cirka”, me pronar Gjon Ujka dhe drejtor pergjegjes Cuk Simoni , i jati i muzikologut Gjon Simoni,  i linguistit Zef Simoni dhe instrumentisteve: Cin Simoni (violine), Nina Simoni (pjano) e Marie Simoni (Laca) (violine) – (1937); – ne ate date, ne numrin 33-34, kjo reviste botoi artikullin: 25 vjet). Nuk eshte veshtire te kuptohet se kujtesa historike i duhet dedikuar pasionit te nje njeriu qe boton ne internet kete kujtese me ane te ketyre fotove (dua te falenderoj ne vecanti z. Bep Coba per kete veprimtari private, por qe sherben per edukimin atdhedashes te femijeve tane shume me teper se librat shkollore te arsimit te detyrueshem. Te pakten kjo fotografi tregon suprimimin e qytetarise evropiane mbi politiken shqiptare te te gjithe koherave).

Une do t’i lutesha intelektualeve te sotem ta shihnin me vemendje kete fotografi, se si politologe, doktore, arkitekt, inxhiniere, shkrimtare, gazetare, mesues, zanatcinj, oficera madhore rrine ne kembe dhe ulur duke nderuar dhe vene ne mes stergjyshet dhe gjyshet tona qe rrine me gjithe madheshtine qe te imponon detyra e Nenes Shqiptare. Shkrimtarja e epokes komuniste (kam parasysh nje shkrimtare qe ka hedhur balte mbi gruan shkodrane te sotme, shih albanovaonline.com, artikullin e Jozef Martinit: “O.M.R.I.”) as nuk mund ta kuptoje, le me ta perjetoje, detyren e Nenes Shqiptare ne Histori. Ka ekzistuar nje kohe kur Nena Shqiptare lindete Djem per Shqipni, por ajo kohe per ne shqiptaret e Shqiperise ka humbur perfundimisht. Tradita vazhdon akoma nga Nenat shqiptare te Kosoves (a nuk ishin Adem Jashari dhe e gjithe familja e Tij bij te nje Nene te tille?) dhe pikerisht kjo perben thelbin e familjes se dikurshme shqiptare. Ja perse shqiptaret e Kosoves e duan Shqiperine me shume, bile shume me shume, se ne shqiptaret e Shqiperise. Na ngelet per te zbuluar se cfare ka ndodhur me ne shqiptaret e Shqiperise pergjate ketij shekulli politik dhe sidomos pas 1943-shit. A nuk eshte komunizmi enverist pergjegjes per tragjedine e familjes shqiptare qe shoqeron sot jeten sociale te Popullit Tone? A ka tragjedi me te madhe per nje popull se ky fakt?

      d/Cfare nuk u tha me dashje (2012)?
Pervjetori shekullor i Pavaresise se Shqiptareve pati dhe nje problem “te vogel”, te lidhur me kujtesen historike te Popullit Shqiptar. Zyrtarisht kjo kujtese u fokusua vetem ne Vlore dhe u lane pas dore shume elemente te tjere politike e kulturore qe pergatiten 28 Nentorin e 1912. Pa asnje dyshim procesi festiv ju nenshtrua nje seleksionimi politik dhe triumfues dualen komunistet dhe enveristet e vjeter qe e zhvilluan kete feste sipas mentalitetit antishqiptar te mohimit te realitetit historik te jetuar. Tre ngjarjet me kryesore qe pergatiten dhe shoqeruan 28 Nentorin 1912 ose u fshehen, ose u tjetersuan, ose u permenden perciptas ne menyre private per te treguar se nuk ishin harruar. Kam rast t’i tregoj lexuesit shqiptar per keto tre grup ngjarjesh qe perbejne themelin historik dhe ate shqiptar te 28 Nentorit 1912, dmth per ato ngjarje qe nuk u analizuan dhe nuk u thane me dashje politike e kulturore.

1 – Kongresi i Triestes
Duke perjashtuar disa botime qe e permendin perciptas si ngjarje, shpesh here ne menyre abuzive, kete vit jubilar shekullor u botua dhe fotografia e anetareve te ketij kongresi (psh ne albumin e Aleksander Meksi-Xhevahir Lleshi, 100 Vjet Pavaresi Kombetare, Tirane 2012, foto 13), per te u fol seriozisht ne nje gazete me rastin e pervjetorit shekullor te tij (gazeta “Republika”, dt. 3 mars 2013), por pa treguar permasat e ketij  kongresi. Por pati edhe nje botim ne Itali per kete ngjarje me kete permbajtje (marre nga internti):
“Delegacioni Shqipetare ne kongresin e Triestes ne vitin 1913, Kongresi i Shqipetareve ne Trieste, Mbreti i Austrise, Ismail Qemali, Stefano Zurani, i publikuar me 11 mars 2013.
Nje tjeter 100 vjetor kongresi i Shqipetareve ne Trieste qe u mbajt, me perpikmeri ne qytetin xhulian (qe bente pjese me Austrine) nga 01/03/1913 deri me 04/03/2013. Nje ngjarje historike pak e njohur deri me sot ne Shqiperi, meriton te kujtohet, edhe per rezultatet qe u arriten, per nje shumice – e per cilesi- te personaliteteve Shqipetare te ardhur nga e gjithe Bota, per rendesine e temave te trajtuara, mbi te gjitha gjedjen Shqipetare aktuale te vecante, nuk duhet te harrojme se vetem pak muaj perpara, Ismail Qemali kishte triumfuar ne Vlore ne menyre simbolike pavaresine e Shqiperise. Nga stampa qytetit te asaj kohe kemi nje pasuri te vertete me informacione te per punen dhe zhvillimin e kongresit, edhe me tone shume te ndryshme sipas orientimeve politike -nacionali te gazetave, vlen te kujtojme faktet ne ato kohera, ne qytet publikoheshin 4 gazeta ne gjuhen Italiane, nje me tre edicione te perditeshme, nje ne gjuhen Gjermane, nje ne gjuhen Sllovene, kongresi ne fakt eshte ndihmuar me korajo e mundesisht e financuar nga ana e qeverise Austriake, me rastin e ketije aktiviteti me Mbreterine Italiane qe prej kohesh diskutohesh ne drejtim te emancipimit Shqipetare. Pak edhe per kete, perfaqesuesit e Diaspores ne Itali (Arbereshet) qe ne fillim e vleresuan pak te favorshme zgjegjen e vendit per kongresin, sepse kishin preferuar ne nje qytet Italian, por edhe ne territorin Italian te njejtat ndjenja u shprehen nga drejtuesit Triestin. Drejtues ka qene nje drejtues i Marines, Stefano Zurani i lindur ne Shkoder, qe me vone kthehet ne atdhe ku emerohet ne rrole te larta, (zgjidhet minister i ekonomisene qeverine e drejtuar nga Iliaz Vrioni perpara viteve 1920). Ka pasur me shume se 100 diskutime ( eksiston nje liste me 120 emra), edhe se disa fronte flasin me shume ne pergjithesi “rreth 200 emra” po permendim me te njohurit ne parathenie, ku jane te njohur, vendi i prejardhjes: Hil Mosci, Faik Beu Konica, (U.S.A.), Dervish Hima, Fazil PashaToptani, Pandeli Evangjeli e Princi Alberto Ghika (Rumenia), Nikola Ivanaj, Fan Noli, (U.S.A.), Foti Balamaci (delegat i Kutzovalaki), Idiz Manushi (Kosova), Haki Beu Florina (Manastir-Florina), Filip Kraja (Shkodra), Bajram Daklani (Gjakova), Vasil Diamandi (Janina), Bulah Efendi (Struga), Vasil Dodani, Stefan Kaculini (Durresi), nga Italia nje delegacion i madh i drejtuar nga Xhovani Kastrioti Skenderbeg Markese d’Auleta, Xhuzepe Skiro, Anselmo Lorekio, Terenzio Toci, Luigji Maski, Gaetano Ferrara, Xhovani Ferara, Orazio Iriani, Francesko Kinigo, Francesko Musakia, Marko Kakarixhi, Pietro Maurea, e te tjere “Italo- Shqipetare” – por edhe jashte historise Shqipetare – ishin te konsideruar pa tjeter edhe perfaqesues te Borgo Eriso, Soborgo te portave Zara, ne Dalmacia, Benke, Alora, qytetare Austriake. Kolonia Triestina, ka qene prezente komplet, ka pasur si me te njohurin eksponentin e lart permendur Stefano Zurani e Xhakomo Koci, nder te infiltuarit ndonje eksponent te qeverise Austiake, por edhe Albanologu i njohur Hungares, Barone Franz Nopsca. Deri ketu me te njohurit, ne pamundesi per ti radhitur te gjithe, eshte e qarte se eshte haruar ndonje i rendesishem, keshtu si ndonje emer qe kemi permendur (Terenzio Toci mbi te gjithe), i njohur pak nga lexuesit Shqipetare, paveresisht nga rolet qe ka pasur eshte kthyer ne atdhe e merr shtetesine Shqipetare me emrin Terenc Toci, i cili nder te tjera emerohet Minister i ekonomise e edhe President i parlamentit Shqipetare. Ne punimet qe beheshin ne pallatin Dreher( sot vendi i Kurseve ose i Borsave), asistoheshin perfaqesues te mediave edhe nga Italia, Viena e Parisi, ndonje i njohur delegatet nga varioepiri qe ndonje vishnin kostume kombetare, fetaret me veshje fetare, por pjesa me e madhe sic vertetohet edhe nga fotografite me veshje apsolutisht ocidentale, me kostume te erreta, kollare, pothuaj se te gjithe me musteqe, duke perjashtuar ndonje mjekerr. Seanca e punes u drejtua nga Faik Beu Konica qe per respekt pershendet Triesten si “vendi i intelektualitetit Shqipetare”. Ne radhen e dites : Rivendosja e kujinjeve, e bashkimi i trojeve te banuar nga Kutzovalaki, ne fillim, ishte parashikuar edhe nje pike e trete: Forma e qeverise qe do te merrte per nje shtet te ri, pastaj me kujdes spostohet nga presidenca , por me vone nuk u trajtua as zurtarisht nga zgjedhja e kantidatit ne tronin e Pricipatave te fuqive te medha , edhe pas shume perpjekjeve e provave nga Shqipetaret ku shpetoi nje aksident. Per kete propozim e dime, qe interreset ne kete loje ishin shume te medha, si edhe numri i pretendeteve, qe dy nga ata sic e kemi pare, kane qene prezent edhe ne punen e kongresit. Ne fundin e punes se kongresit , delegatet miratuan ne memorie shkruar ne Frangjisht – drejtuar Ambasadoreve te fuqive te medha, per rikthimin e trojeve e te kostierave detare Shqipetare (rrespektivisht nga pjesa Serbe, pjesa e Malit i Zi, pjesa Greke e tjera), e per gjendjen e luftes, per shkak te krimeve te pa nevojshme, te cilet kerkuan qe ta vleresonte “Princi Europian i thirrur per te mbajtur vendin nuk ka gjetur nje grumbull me te keqia”, e deri ne fund te rikthimit te kufinjeve te shtetit te ri, kombesia Shqipetare copetohet dhe i hiqen zona me vlere e me qytete te medha, duke ndare qytet e medha si Shkodra, Prishtina, Janina pas 100 vjetesh me vone, fatkeqesisht e dime qe obiektivi i kombit Shqipetare eshte vleresuar keq.
(SHENIM: Per listen e emrave te delegateve ( e edhe te vendeve), eshte zgjedhur forma qe jane shkruar ne ate kohe a Trieste si ne aktet e policise edhe te gazetave, pak per me mire kemi dhene theksimin Italian ( duke perfshire edhe ndonje gabim, e qarte jam me paramendim dhe me vetedije), Sot do te ishte mundesia per te perdorur gjuhen sipas gramatikes Shqipetare zyrtare aktuale. Perketheu dhe shkruajti nga Italisht – Shqip (Giorgio) Gjergj Deda.
Policoro Itali 12/08/2013 ora 23:08”)
Kjo  nuk  do  te  kishte ndonje rendesi te vecante pervec faktit  qe  ne kete kongres  muaren pjese ajka intelektuale e shoqerise shqiptare te arsimuar ne nivelet me te larta universitare te Botes nga veriu ne jug te territoreve te banuara nga shqiptaret e asaj kohe (vetem ne kete kongres eshte realizuar per here te pare dhe te fundit uniteti formal i Popullit Shqiptar, ne pamje te pare, jashte urdherave te Evropes). Duhet pranuar qe pas 1945-ses deri me sot per kete kongres eshte heshtur ne menyre absolute, dhe per kete, aresyeja duhet kerkuar ne perberjen cilesore te njerezve qe merrnin pjese ne te ne raport me Kuvendin e Vlores; keshtu qe jam i detyruar te analizoj permbajtjen e tij sipas nje botimi te kahershem, por absolutisht i sakte dhe prestigjoz (revista “Leka” 1937, numer kujtimor i XXV vjetorit te Pavaresise Kombetare, f. 646-661) me kete permbajtje (ky material eshte marre nga gazeta “Il Piccolo”, Trieste, 2-5 Marzo 1913 e nga “Diftime e vrime mi Kongres Shqyptaar t’Trieshtesh 1-4 Marcit 1913”).

trieste                                                        fig 13

Por duhet pranuar paraprakisht qe Kongresi i Tristes eshte i barasvlefshem ne hapsire me Kuvendin e Vlores dhe ka sherbyer per te njejtin qellim duke qene vazhdimi politik i ketij te fundit dhe jo nje oponence politike duke qene e kundert me te, ose nje kongres qe tentoi te bisedoje mbi kufijte etnike te Shqiperise (Fjalori Enciklopedik shqiptar, 1985), sic e kane paraqitur deri me tani. Kongresi i Triestes ka dhe nje kuriozitet te vecante: ne te moren pjese edhe disa delegate nga Kuvendi i Vlores. Permend me rralle: Dervish Hima, Dimitri Ilo, Qerim Be Begolli, Hamdi Be Ohri, ka folur edhe Kristo Meksi, si perfaqesues i Qeverise se Vlores, por qe nuk figuron ne listen e delegateve. Materiali permbledhes i te gjithe atij kongresi eshte si me poshte (jam munduar qe redaktimi te mos ta cenoje kuptimin e fjalise edhe pse shpesh here fjalet jane nje perzierje midis gegerishtes dhe asaj zyrtare te sotme):
“Me pezullimin e luftes ballkanike filloi tjetra, ajo diplomatike. Rreziku i coptimit te Shqiperise nuk ishte larguar. Kjo ka qene aresyeja e shpalljes se Kongresit Shqiptar ne Trieste prej dates 1 – 4 Mars 1913 me kete program:
1.Kerkesat per nje Shqiperi te madhe, te tille qe te mund te jetoje e pavarur politikisht e ekonomikisht
2.Duke marre parasysh se Vllehet, qe jetojne ne brendesi te Shqiperise, deshirojne te jetojne ne unitet me shtetin e ri e te lire, ne duke e pelqyer me zemer i pershendesim vllazerisht se bashku me te tjera kombesi te ndryshme qe deshirojne te jetojne ne Shqiperine e re.
3.Duke e ditur qe Fuqite e Medha e kane njohjtur ne parim  formimin e nji Shqiperie te lire dhe qeveria e jone eshte treguar asnjanese ne kete lufte, ne ne emer te Drejtesise, kerkojme qe t’i jepet fund luftes dhe rrethimeve
4.Te jepen shpjegime mbi formen e qeverise                                            Pergatitja
Me 18 shkurt ne nje sallon te “Hotel de la Ville” rreth ores 20 u mbajt mbledhja pergatitore nen drejtimin e z. Stef Curani, kryetar i Komitetit.
Perfaqesuesa  te te gjitha viseve te Shqiperise gjenden aty pa dallim besimi. Gazetaret nuk u lejuan te merrnin pjese. Ishte nje mbledhje krejtesisht private.
Curani paraqiti oret tragjike ne te cilen Shqiperia gjendet. Tregoi nevojen e bashkimit per mbarevajtjen e Kongresit dhe ne fund ftoi Z. Konica qe te marre fjalen.
Konica i beri te vetat fjalet e Curanit e thote se duke u frymezuar vetem nga interesat e Atdheut e duke u mbajtur nder mbledhje te gjitha rregullat e bashkimit do t’i tregohej botes se qyteteruar pjekurine politike te Popullit Shqiptar.
Dervish Hima hapi gojen duke pershendetur nxehtesisht Qeverine e perkohshme te Vlores e thote se mbare kongresi s’do te njohe tjeter Qeveri pervec asaj te shpallur nga Ismail Qemali. Kjo ndodhi sepse Gasper Jakova Merturi kishte shpallur me disa shoke nje shtese qeverie ne Veri te Shqiperise.
Edhe Leonidha Losi nga Korca, proteston kundra cdo qeverimi tjeter.
Faik Konica shpreh mendimin qe mos me i dhane rendesi me protesta nje pune te pa menduar mire.
Jak Koci shprehu deshiren qe duke u mbajte kongresi ne nje qytet ku flitet gjuha italiane. T’i jepet nje pershendetje ne kete gjuhe qytetareve me te cilet Kombi Shqiptar eshte i lidhur me shume dashuri te kahershme.
Kongresistet e pelqejne mendimin e Kocit, por Curani thote se  do te ishte me e urte t’i dergohej nje pershendetje Franc Jozefit, Perandorit Austro-Hungarez i cili ishte mbrojtesi me i madh e me bujar i kombit tone. Kjo pike ngjalli nje moskenaqesi nder disa qe thane se duhet te ishin te gjithe te pranishem.
Orazio Irianni, ardhur nga Amerika, – tha: “Ne jemi mbledhe ketu per te mbrojtur interesat e Shqiperise dhe cdo pune tjeter eshte e rendit te dyte. Ne mbarim te Kongresit, mbasi te kemi rrahe ceshtjen per te cilen jemi ketu e marre vendimet kemi per te kryer detyrat e miresjelljes”.
Fjalet e urta te Iriannit u priten me duartokritje e kongresistet u shperndane per t’u mbledhur neser ne oren 10 para dite.
                                                                                                   Dita e pare
Mbledhja behet ne sallonin Tina di Lorenzo ne pallatin Dreher ku nga ora 1030 shihet nje numer i madh kongresistash.
Mbi tribunen qe ngrihej ne fund te sallonit jane ngritur flamuret e Shqiperise dhe ai i Austro-Hungarise. Te gjithe ngrihen ne kembe me nje bresheri duartrokitjesh dhe Rrofte pershendesin Shqiperine e ringjallur te Skenderbeut. Nuk ishin pak ata qe derdhen lot per kete cast te mallengjyer. Nga ora 11 ngjitet ne vendin e kryetarit Stef Curani duke i drejtuar nje pershendetje gjithe te mbledhurve, falenderoi ne gjuhen frenge perfaqesuesit e shtypit. Kerkoi te paraqiteshin leternjoftimet e dhena paradreke. Pezulloi mbledhjen qe do te rifillonte punimet ne oren 330 mbas dite.
Rendi i dites ishte zgjedhja e nje Kryetari, dy Nenkryetareve, e dy Sekretareve qe kryeparia do t’i zgjidhte ne mes te kongresisteve.
Kendohen emrat e delegateve. Jane prezent:
Fazil Pasha Toptani,                       Lek Kiri                     Cin Pema,
Fuat Be Toptani,                             Gjergj Shllaku,          Pjeter Marashi,
Haki Be Qafzezi,                            Gjek Shestani,          Kol Vukaj,
Izet Be Ohri,                                   Filip Matoja,              Zef Gjergjaj,
Mazhar Be Toptani,                        Mark Shestani,         Ndoc Marashi,
Ndrek Kici,                                     Gjergj Zubcaj,           Orazio Iriani,
Nush Serreqi,                                 Jak Mrkuci,               Anselmo Lorecchio,
Don Pjeter Tusha,                         Ferrara Gaetano,       Bajram Doklani,
Ahmet Gjyli,                                   Ferrara Giovanni,       Nicolla Paco,
Kolec Deda,                                  Viasil Diamandi,         Sokrat Shkreli,
Cinto Coba,                                  Engell Todri,                Hysen Rahmi,
Luvigj Kodheli,                              Jusuf Maliqi,           Qerim Be Begolli,
Mark Kakarriqi,                             Tosun Halili,             Ibrahim Kabaski,
Zef Shantoja,                                Zef Kraja,                     Riza Voshtini,
Filip Pema,                                   Jaja Aga Jakova,         Abdullah Struga,
Stefan Ashiku,                              Pjeter Giadri,             Ali Shefqet Beu,
Dervish Hima,                              Ndoc Simoni,              Pul Mashi,
Zef Schiro,                                   Dr.Kristo Batazo,         Dimitri Ilo,
Frano Chinigo,                             Nyzhet Be Vrioni,         Mihal Lehova,
Frano Muzaqi,                              Ferhat Be Draga,        Filip Peciu,
Luvigj Jakova,                              Pjeter Kakarriqi,           Hil Mosi,
Terenzio Tocci,                            A.Be Gjilani,            Spartaco Camarda,
Frano G.Kastrioti,                        Ahmet Be Pizrendi,     Aleksi Drenova,
Epaminonda  Ballamaci,             Islam Dibra,              Pjeter Koxhamani
Marchese d’Auletta,                     Albert Gjika,                 Spiro Arapi,
Kol Serreqi,                                 Doher Paco,                  Filip Gjeka,
Pjeter Maurea,                             Ndrek Luka,                  Thanas Kandili,
At Foti Ballamaci,                        Shaqir Mustafa,        Pandeli Evangjeli
At Fan Noli,                                  Mehmet Luli,             Nikolla Candzu,   
Dr.Shunda,                                   Shan Koleka,               Vasil  Dogani
Zef Kurti,                                        Filip Bushati,              Filip Zadrima,
Pashko Muzhani,                          Ndoc Dema,               Stef Curani
Nush Preka,                                 Hysen Dracini,             Loro Ashiku,
Gasper Shkreli,                             Gjon Hila,                    Hamdi Be Ohri
Jak Koci,                                       Sotir Kolea,                 Idriz Banushi,
Faik Be Konica,                            Tom Stamolla,             Nush Paruca
Dimitri Shadima,                           Stefan, Kaculini,         Dimitri Mola,   
Moise Chinigo,                             Jak Vukaj,                   Pashko Spathari
Filip Kraja,                                    Pal Gjergji,                   Hysen Avni,
Nikolla Ivanaj,                               Zef Marshani,               Lonida Losi.
Mbasi u lexuan  emrat, u ndane letrat per votimin e Paris. U zgjodh Kryetar Hil Mosi, Nenkryetar Faik Konica e Dervish Hima, Sekretar Fazil Toptani e Pandeli Evangjeli. Ne mes duartrokitjesh zuri vend parija e re. Hil Mosi falenderon per besimin qe treguan kongresistet ndaj tij dhe i leshon vendin Z. Faik Konices, qe mes pershendetjesh merr Kryeparin.
Ky i drejton nje falenderim Austris dhe Italise per perkrahjen qe i dhane ceshtjes shqiptare, falenderon edhe Triesten per mikpritjen, shpreh deshiren qe t’i dergohen telegrame: Kontit Berchtold, Markezit Di San Giuliano e qeveritarit te Triestes.
Propozimet u pranuan dhe u zbatuan.
Telegram derguar Ministrave te jashtem Kontit Berchtold e markezit San Guiliano:
“Shqiptaret te mbledhun ne Kongres ne Trieshte e perfaqsuesa te gjitha visevet te Shqipnis si dhe te kolonivet te ndryshme shqiptare t’Austrise, t’Italis, t’Amerikes, te Misirit, te Rumenise e te Tyrkis nji zani kan marre vendim me i paraqit Shkelq. S”U. nderimet e tyne e me i diftue nji herit dhe miradin e tyne te thell per interese vepruese qi Shkelq. E Juej ka dishmue per atdhen e tyne. Rumenet te mbledhun bashkohen ne keto nderime.”                            Kryetari i Kongresit                                   Faik Konica
Mbas leximit te telegramit Kryetari propozon qe te emerohet kryetar i nderit te Kongresit, Gjon Kastrioti Skanderbeg Markez i Auletes. Propozimi pritet me duartrokitje e pranohet.
MARKEZI GJON  KASTRIOTI falenderon per nderin qe Kongresi po i jepte si dhe Shtetet e medha qe treguan miqesi per Shqiperine, lajmeron adezjonin e Komitetit te Italo-shqiptareve, e e mbylle fjalimin duke pershendetur Flamurin shqiptar qe u ringjall mbas sa shekujsh duke brohoritur “Rrofte Shqiperia” te cilen brohori e perseriten ne kembe shume e shume here te gjithe kongresistet.
FAIK KONICA ftoi te gjithe te mbledhurit qe te pershendesin Qeverine e Vlores, proteston rreptesisht kundra gjithe armiqve te Shqiperise e rreshton veprat barbare qe kruhen ne token shqiptare prej fuqive pushtuese.
KONTI TAFFE, i biri i ish kryeministrit te Austrise, flet gjermanisht. Tregon se si i shtyre nga dashuria dhe deshira per t’i treguar simpatine e miqve te Vjenes gjendet ne ate mbledhje. Nuk do te jete nje i huaj, por nje vella i shqiptareve. Austriaket – thote – kurr e nuk ekane lene mbas dore ceshtjen shqiptare dhe kurre nuk i kane lene vetem shqiptaret nder vuajtet e tyre, dhe si shqiptaret dhe austriaket donin nje Shqiperi te madhe e te forte (duartrokitje).
PROF. ZEF SKIROI hedh poshte thenjet se shqiptaret jane barbare dhe reflaktare te qyteterimit, duke i paraqitur armiqve kolonite e lulezuara te shqiptareve qe gjenden ne shtete te ndryshme. Tregon vuajtjet qe kombi shqiptar hoqi gjate sa shekujve dhe qendreses se tyre ne ruajtje te kombesise. Paraqiti dobite qe u vjen Austrise e Italise nga nje Shqiperi e Madhe dhe e mbylle biseden duke thene: Na jepni dhjete vjet liri e do te shihne se kush jane shqiptaret. Keto fjale priten me brohoritje te vazhdueshme.
AT FOTI BALLAMACI paraqet pershendetjet dhe solidaritetin e Vlleheve te shtypur te Maqedonise. Falenderon organizatoret e Kongresit qe i pranuan te marrin pjese e tregon se vellezerit e tij te nje gjaku e nje feje do te jetojne nen Flamurin shqiptar, pse vetem nen popullin bujar e fisnik te Shqiperise ata kane per te gezuar lirin e plote. (duartrokitje e brohoritje Rrofte Rumania!).
Merr fjalen baron FRANCESK NOPCSA e flet shqip. Krahason kohet e kaluara kur Shqiperia dhe Hungaria ishin te beselidhura e nga kjo nxjerr perfundime te mira per te ardhmen e Shqiperise. Shton, se nuk do t’a leshoje zemra njeriun nder mjerime e se shpejti edhe ceshtja shqiptare do te zgjidhet.
Ky fjalim u pershendet me “Rrofte Hungaria!”.
Princi ALBERT GJIKA, i pritur me shume kureshtje prej gjithe mbledhjes thote: Vellezer shqiptare, kam 14 vjet qe shetis duke i thene  Evropes se ju ekzistoni, e vazhdoj duke i rrefyer vuajtjet e juaja e duke i treguar deshirat e shenjta e te drejtat e jueja. Sor ju keni perkrahjen e Austrise e te Italise, por ashtu dhe nje tjeter qe s’do ta harroni, Franca! E vertete se kjo u lidh me Rusine, por s’duhet harruar se ka nje pasuri historike, e cila, nuk e le ne harrese ceshtjen shqiptare. Tregon se qeveria romune per t’i dhene zhvillim kultures shqiptare ka per te hapur shkolla shqipe. “Por une – thote – jam ushtar e s’bej diplomaci e prandaj ju them: A e doni ju, pasardhes te denje te Skenderbeut, nje Shqiperi te madhe me kater vilajete Kosove, Manastir, Shkoder e Janine? Te rrokim armet! Une jam gati t’i sherbej atdheut te gjysherve te mij si nje ushtar i thjeshte. S’na duhet konferenca e Londres, as marredheniet diplomatike, por Flamuri, pushke e fisheke”
Fjalet e fundit ngjallin nje entuziazem te madh.
Lexohen nje mori telegramesh e letra ne perkrahje te Kongresit te ardhura nga te gjitha viset.
Seicila leter pershendetet nxehtesisht.
Brohoritje te medha ngjallen sidomos nje telegram i Bib Dodes, princit te Mirdites e nje tjeter i grave te Borgo Errizzo-s.
Kryetari tregon se sipas rendit te dites duhet te zgjidhet nje komitet pleqesie e paraqet mendimin, per te fituar kohe, qe te emerohen ata qe paten me shume vote para dreke ne zgjedhjen e kryetarit. Propozimi pelqehet e dalin anetare te Pleqesise zoterinjte: Stef Curani, Mark Kakarriqi, Orazio Irianni, At Fan Noli, Filip Kraja, Dom Pjeter Tusha, Zef Skiro, At Foti Ballamaci.
Ora shenon 19 e mbledhja caktohet per te nesermen ne ora 10 p.d.. Para se te shperndahet mbledhja vjen nje telegram nga Raguza qe tregon se kristo Meksi ka kaluar bllokaden e Vlores e brenda dites do te vije te Trieste.
Dita e dyte
Mbledhja hapet mbas ores 11.
Kryetari lexon emrat e atyre qe folen dje dhe pyet se mos u la ndonje emer jashte.
Lexon telegramin qe Markezi Di San Giuliano i dergoi Kongresit si pergjigje telegramit te djeshem:
“Faik Konica; kryetar i Kongresit shqiptar te Triestes.
Ju falenderoj  me zemer e ju lutem te falenderoni dhe bashkeatdhetaret tuaj per ndjenjat qe me treguat. Pranoni urimet e mijA te sinqerta per lirine dhe perparimin e Shqiperise. San Giuliano”
Per disa minuta vazhdojne brohoritjet.
Lexohen shume letra dhe telegrame te tjera, nder te cilat nje nga Spalato ku protestohet kundra asaj zyre qe nuk pranoi te transmetoje telegramin ne gjuhen shqipe, nje tjeter nga Bari prej nje grupi shqiptaresh te ikur qe cilet kerkojne ndihmen e Evropes. Pelqehet fort nje pershendetje e studenteve Maqedonas te shkollave te Bukureshtit, nje leter prej Kotorrit qe jep lajme mbi qendresen e Shkodres.
AT FAN NOLI me nje bisede te gjate shprehu kenaqesine duke vrojtuar bashkeatdhetaret e te gjitha krahinave te bashkohen rreth Atdheut. Kenaqet dhe kryelartesi i shkakton prania e shqiptareve te Italise te cilet edhe pse prej disa shekujs te larguar nga Shqiperia kane te njejten dashuri per Flamurin kombetar si ata qe u linden dhe u rriten ne atdheun e vet.
U kujton pjesmarresve se kjo eshte nje ore gezimi dhe trishtimi: Shqiperia u ringjall mbas disa qindra vjet, por ajo eshte e coptuar. Shqiperia mbas sa vjetesh martirizimi po vihet dhe nje here ne udhen e lirise e te perparimit; sa gjak i pafaj po derdhet e sa zjarr eshte duke shkretuar vendet shqiptare! Ghistoria – thote – na kujton se dikur Skenderbeu pat miq Papen e Romes dhe Huniadin e Hungarise, ashtu ne sao kemi mborjtjen tone ne Vjene e Rome
Perseriti disa strofa kengesh gegerisht e toskerisht qe ndezen ndigjuesit qe s’munden te rrine pa e brohorite per cdo fraze e vazhdon: Pse jemi mbledhe ne kete vend? Cfare mund te bejme per Shqiperi kundra atyre qe duan te na humbasin? Cfare do te bejme per te pasur nje Shqiperi te vertete, jetesore e te perbere nga kater vilajetet? Kur te vendoset paqja ne Ballkan e kane per te ja cakuar Shqiperise te gjitha vendet ku flitet shqipja? Cfare jane e cfare paraqesin me teper se ne popujt e Ballkanit? Cfare kane bere greket ne njqind vjet liri qe te trajtohen me mire se ne? Ne dy dite E. Pasha shqiptar, shpartalloi ushtrine greke; prej kater muajve kut e rrethojne Janinen kundra nje grushti shqiptaresh qe e mbrojne. E ne Shkoder a nuk jane shqiptaret qe po qendrojne? A do te presim fatin nga diplomacia? Konferencat diplomatike e kongreset nuk e shpetojne Shqiperine; te flasim gjuhen tradicionale t’onen: armet, ne sa kemi kohe, vdekje o fitim! Aq me lart kemi per te qene sa me shume te kontibuojme ne vete per pavaresine tone.
Ky fjalim u brohorit shume e shume here. Ora ishte 12.30 dhe mbledhja shperndahet per te vazhduar ne 3 mb. d.
Fik Konica me anetaret e kryesise shkojne ne pritjen e princit Hohenlohe e ne Bashki oer te paraqitur falenderimet per ndihmat qe u dhane shqiptareve.
  Mbledhja e mbasdites
Merr pjese MARKEZI I AULETES qe pritet me brohori e nderime. Lexohen disa telegrame e shume te tjera korespondenca te ardhura nga Bashkite e shqiptareve te Italise. Shperndahen kartolina permendore me fytyren e Kontit Berchold e te Markezit Di San Giuliano botue nga Anselmo Lorecchio.
ZEF SKIRO proteston ne emer te shqiptareve te Italise kundra Malit te Zi, i cili kerkon ndihma per vete ne emer te drejtesise e njerezise dhe nuk lejon te hyje ne Shkoder Kryqi i Kuq italian.
Protesta pritet me brohoritje e urrejtje kundra rrethuesve.
AVOKATI  LAHOVA, drejtor i gasetes shqipe “Atdheu” ne Rumani, sjell pershendetjet nga Dobrugia e permendi se fitimet e para te ballkanasve qene te ndihmuara nga shqiptaret, qe ne mirebesimin e tyre i hapen rrugen Malit te Zi e te tjereve.
PANDELI  EVANGJELI paraqiti urimet e vellezerve te Rumanise.
Publicisti VASIL DJAMANDI, romun nga Janina, numeron te drejtat etnike e politike te Vlleheve.
Lexohen te tjera telegrame nga Rumania e Vjena, ashtu dhe nga Kruja e Lezha. Keto ngjallin kenaqsi e brohoritje.
PAL GJERGJI nga Borgo Erizzo kujton parimin “Ballkani i ballkanasve’ e thote se kjo fjale s’eshte gje tjeter vec nje mbulese per te coptuar Shqiperine. Mbylle biseden me fjalet e Xhuzepe Garibaldit qe i shkruante Elena Gjikes ne viti 1866: “Ceshtja e shqiptareve eshte e imja”. Ne fund shpreh vemendjen se vetem me arme shqiptaret do te hakmerren.
KOLE  IVANAJ flet per kufijte e Shqipnis e bashkohet me mendimet e oratoreve te tjere te mapershem. Shton se ne keto kohet e fundit kur ai gjendej ne Beugrad, Venizellos ishte perpjekur me Serbine qe Shqiperia te mos kufizohej me Bullgarine, pse po te kishte nje kufij te perbashket me shtetin e ri shqiptar kurr nuk kishte per te lene qe ato dy shtete te rriteshin ne shpine te Shqiperise.
Donte te fliste edhe mbi formen e Qeverise, por Kryetari e ndalon.
KANDILI, nje punetor qe banon ne Bukuresht, flet me pasion e ngjalle shume brohoritje, megjithese perseriti gjera te thena nga te tjeret.
HILE MOSI i kujtoi Kongresit se flitet per Shkoder e Janine, por per Kosove e Manastir jo.
IDRIZ MANUSHI nga Kosova thote se fliet per nje Shqiperi te madhe. Fjkala nuk eshte e pershtatshme. Duhet te flitet per ate Shqiperi qe na e paraqet historia, gjuha e zakonet.
Fjalet e Manushit priten me simpati te madhe.
HAKI FLORINA flet per vilajetin e Manastirit, thote se po harxhohet shume kohe ne bisedime. Gjithe kongresistet jane te mendimit se Shqiperia perbehet nga kater vilajete.
ORACIO IRIANNI nxit pjesmarresit qe te marrin ndonje vendim.
FAIK KONICA shprehe mendimin qe Kongresi t’i beje nje kujtese Fuqive te Medha duke i treguar se ne Ghakove, qytet per te cilin aq shume po flitet ne qarqet diplomatike, nuk jane vecse 12 shtepi serbe.
DERVISH HIMA kujton se kush ka Gjakoven ka ne dore nje nder celsat e Shqiperise.
AT BALLAMACI tregon deshiren e romuno-maqedonasve per te jetuar me flamurin e Shqiperise.
Mbas kesaj bisede mbledhja shperndahet per t’i bashkuar te nesermen ne mengjes.
Dita e trete
Hapet mbledhja me leximin e telegramit te kontit Berchtold:
“Faik Konitza kryetar i kongresit shqiptar, Trieste. Shume i prekur nga ndjenjat e paraqitura ne telegramin tuaj ne emer te shqiptareve te mbledhur ne kongresin e Triestes luteni te perqafoheni me falenderimet e mija te sinqerta dhe urimet me te mira per perparimin e Shqiperise e te popullit Shqiptar” Berchtold.
Me brohori e duartrokitje pritet ky lexim
AT FAN NOLI me shume aresye historike, etnike e ekonomike tregon se sa paku kerkohet qe Shqiperia te perfshije kater vilajetet.
Oratori brohoritet nxehtesisht.
KOLE  IVANAJ kerkon shkoqitje nga kryetari pse i u pre fjala dje aq keq.
FAIK KONICA pergjigjet se nuk e ka per detyre te jape shpjegime ne asnje menyre, e atehere Ivanaj i hedh mbi tavoline kart-viziten.
Incidenti brenda dites u ndreq e s’foli kerkush me mbi kete pike.
MARK KAKARRIQI kerkon qe Shqiperia te kete kufijt e vet natyrore, pse perndryshe nuk mund te jetohej.
Edhe ky eshte i mendimit t’i dergohej nje memorial Fuqive te Medha e shpreh mendimin qe te kerkohet nderhyrja e Austrise e Italise qe te hiqet bllokimi i Shqiperise, i cili eshte burimi i te gjitha vuajtjeve te popullit Shqiptar.
Fton te gjithe kongresistet qe t’i japin besen shqiptare “o vdekje o liri”. Te gjithe nje goje pergjigjen duke perseritur po fjalet e tij.
DHIMITER MOLLE qe banon ne Filibe sjell pershendetjet e urimet e shqiptareve qe banojne ne Bullgari.
ORAZIO IRIANNI flet ne emer te Italo-Shqiptareve e te shqiptareve qe banojne ne New Jork.
Une – thote – kam qene kundershtar i forte i trilidhjes, ndersa sot e kam per detyre te tregoj se nderrova mendjen, mbas perkrahjes qe po i jepet Shqiperise. Por nuk duhet te harrojme se forca e pare do te dale nga bashkimi i shqiptareve, por qe nuk kane per ta thene fjalen po nuk qene te lidhur ne nje, Gege, Toske, Kristiane e Muhamedane. Te bashkuar ne kete menyre ka per t’u ndiere zeri gjithandej dhe armiqte kane per te na nderuar. Mos te harrojme fjalen e turkut qe thote: “Shqiptari i shkjepte mberriti deri ne Bagdat!”.
BAJRAN DOKLANI sa po cohet me fole pritet me brohoritje. Ishte i veshur me rroba kombetare. Jep nje pasqyre te gjalle mbi gjendjen e Atdheut, flet energjikisht si luftetar qe eshte dhe ben be se do te beje nje varr armiqsh ne token shqiptare (brohoritje te gjata).
DERVISH HIMA lexon nje statistike te shqiptareve qe gjenden nder vende te okupuara.
STEF CURANI sheh nevojen e nje Shqiperia te lidhur. Kerkon qe te jene brenda kufijve te Shqiperise dhe qytetet me popullsi te perzier e per kete qellim lutet qe ne memorjel te permenden edhe vendet ku banoret shqiptare e kapercejne gjysmen.
ZEF SKIRO permend relacionin mbi kufijt e vertete te Shqiperise te Lordit Fitzmaurice, i cili ishte dhe anetar i komisionit qe Evropa dergoi per te analizuar punet e Shqiperise. Me pas lexon nje leter derguar Krajl Nikolles nga Z. D’Estournelles i cili ne vitet 1870-80 qe Sekretar i komisionit te kufijve te Traktatit te Berlinit mbi padrejtesite qe u bane ne kurriz te Shqiperise.
Ja teksti i letres:
Paris, 10 Tetor 1912
Madhni,
“Mbi tridhjete vjet qe nga traktati i Berlinit e Komisioni Evropian per caktimin e kufijve ne te cilin mora pjese si sekretar, do te me zgjidhnin nga fshetesia diplomatike, per te mos detyruar Madheria Juaj te gjithe njerezit e ndershem per te protestuar kunder shpalljes te luftes  perseri kundra Turqise. Kerkoj dishmine e shokeve te mij te Komisionit, qe kane pase misionin e pakendeshem si ne 1879 ashtu dhe ne 1880 per t’i hequr Shqiperise tokat qe Ju nuk i keni fituar, therras deshmitare shokun tim anglez, ser Vincent Cailard qe eshte ende gjalle. Ne ishim bashke ne Podgorice mbi rrenimet e vajtueshme qe zjarrdhenesit t’Uaj kishin ba. Ne te gjithe ishim pak a shume te turperuar duke prekur me dore se paqja boterore ishte ne rrezik vetem per interesat e Juaja e per ate qe Ju e quanit lavdi e Juaj; ne e kuptuam se lufta qe Ju ngjallnit nuk ishte ambicja e Juaj, por industria e Juaj (kjo deklarate eshte e vlefshme per te gjithe ata studiues shqiptare qe pretendojne se Podgorica ka qene malazeze; ajo u be e tille pas Traktatit te Berlinit me 1878, GH).
Disa kohe kaluan, Ju perseri filloni, Ju po beheni shkak qe t’i jeper prap zjarri botes per te pjeke geshtenjat e Juaja.
Ju nuk keni kundershtare ne Mbreterine t’Uaj, ne Mal te Zi te shfarosur; eshte nje mekat, pse do te kishit marre prej tyre ndeshkimin qe e meritoni e gjyqi i botes se qyteteruar Ju a ruan.
Une e ne mos tjeter, do te kem permbushur nje detyre duke Ju shkruar cfare Ju nuk mund ta kuptoni e cfare eshte ndjesia e te gjithe atyre qe e njohin token t’Uaj te mjeruar.
D’ESTOURNELLES  DE COSTANT
Senator francez, e ish-sekretar i Komisionit Evropian te
Kufijve te Malit te Zi.
(nga “Rivista dei Balcani”, 15-10-1912)
Mbledhja e mbasdites
Ne oren 3 hapet kongresi, lexohen telegramet me te rendesishme. Pritet me shume simpati nje pershendetje e redaktoreve te feltares “Liberta” te Gorices.
Merr fjalen Inxhinjeri HAESSLER nga Viena i cili ben si nje mesim gjeografie ne gjuhen frenge, fton kongresestet te cojne zerin per te kerkuar kufijte e vertete te Shqiperise.
PAL GJERGJI ndegjohet me shume vemendje, rreshton faktet me te permallshme te historise shqiptare te po atyre vendeve qe po i hiqen Shqiperise. Bashkohen me kete mendim Fazil Toptani e Dervish Hima.
Perseri behet fjale a do te kufizohet Shqiperia dhe me Bullgarine e gati te gjithe kongresistet jane te mendimit qe eshte me mire te kemi nje kufitar qe te mos e kercenoje Shqiperine si armik i saj.
FAIK kONICA tregon men dimin se nder te gjithe aleatet vetem ndaj Bullgarise shqiptaret kane pasur me paj ankime.
N.D. MOLLE mbas ketij fjalimi tregon se Daneff si kthehej nga Londra i paska thene me fjale simpatie se shqiptaret kane per te pasur nje ardhe te lire e te madh.
Votohet pastaj, duke cuar doren, qe Shqiperia te kufizohej me Bullgarine. Shumica e madhe e pelqeu.
PRINC A. GJIKA veren me keqardhje pse po flitet per kufij.
KRYETARI i pret fjalen:…..kjo eshte ceshtja me e rendesishme.
GJIKA pa i dhene rendesi ndalimit te fjales, thote se s’duhen shume fjale. Shqiperia nuk ka si rron pa kater vilajetet. Ruqite e medha e kane proklamuar Shqiperine te pavarur. E per kufijte a nuk mjaftojne studinmet e shkrimet e Lordit Fitzmaurice? Anglezi eshte burre fjale: atij t’ja kerkojme.
FAIK KONICA: Ja kemi kerkuar, por ai eshte i semure. Mandej eshte i varur nga partia liberale, qe ben nje politike kundra interesave tona…..
GJIKA. Prandaj t’i leme menjeane veprimet diplomatike….Pikerisht kete doja t’ju thosha, o vellezer shqiptare, te mos humbasim kohe me fjale te kota me te cilat nuk behet asgje, lypet “Flamur, pushke e fisheke!” (duartrokitje e brohori).
LUIGJ JAKOVA pyet Kryesine, per tre delegatet shqiptare qe gjenden ne Londer, ne jane realisht te derguar nga Qeveria e Perkoshme e Vlores dhe deshiron te mesoje se cfare kane arritur, ose me se paku cfare kane bere deri me tani.
FAIK KONICA pergjigjet se te derguarit jane vertete prej Qeverise se Vlores, por nuk mund te dije gje mbi veprimtarine e tyre.
DOM PJETER TUSHA u prit me brohoritje entuziaste, pse ishte i njoftur prej shume vjetesh ne fushaten atdhetare, flet mbi vellazerimin e tre elementeve besimtare qe e perbejne Shqiperine pa te cilin vellazerim nuk mund te luftohen armiqte e perbashket te kombit. Ndryshimet fetare heshtin perballe rrezikut qe i kercenohet vendit te te Pareve tane: s’eshte besim i drejte ai qe i a ve detyre besimtarit mos me luftuar e me vdeke per Atdheun e vet (a nuk eshte ky postulati qe percakton subjektin real qe luftoi per Shtetin e Shqiptareve nga pikepamja politike, GH).
Cfaqe deshiren qe t’i dergohet nje telegram Konferences se Londres duke i treguar se bllokimi i bregdetit te Shqiperise, krejt i pa dobishem per Aleatet, eshte shkaku i mjerimeve te medha per shqiptaret e varfer (brohoritje te gjata).
Per pak minuta pezullohet mbledhja e kur rifillon, shperthen papritmas nje brohoritje e gjate e shume e nxehte: futet ne salle KRISTO MEKSI (nje nder 18 senetoret e Qeverise se Perkohshme) i cili edhe pse i bllokuar me dhune, arriti te dale nga Vlora dhe me i sjelle Kongresit pershendetjet e Qeverise Shqiptare.
Mbledhja pret pershendetjet e te pares Qeveri me gezim dhe brohori te jashtezakonshme dhe nuk arrin t’i mbylle ovacionet.
JAK KOCI, shkodran flet gjate mbi pikepamjet politike e ekonomike te Shqiperise, mbi mirenjohjen e shqiptareve dhe te atyre qe kishin luftuar per ceshtjen shqiptare e ne fund mbi punen qe duhej bere ne Shqiperine e lene pas dore nga Turku pergjate shume shekujve.
ABDULLA STRUGA, i njojtur per atdhetadhuri e trimeri, tregon gatishmerine e tij per te protestuar me arme ne dore kundra ndarjes keq te kufijve.
FAIK KONICA tregon se ceshtja e kufijve eshte e percaktuar perfundimisht.
Dr. PATTAJO, ardhur nga Amerika, flet mbi nevojen e vellazerimit te vlleheve me shqiptaret.
Mbas tij diskutohet gjithnje mbi ceshtjen e Vlleheve.
Dr.SHUNDA prej Bukureshti. Tregon simpatine e Romuneve per shqiptaret e thote se vellezerit e tij, Vllehe, kishin deshiruar qe Fuqite e medha t’i bashkonin nen flamurin shqiptar. Premton se ky vcellazerim ka per t’u pare ne veprim menjehere mbas luftes kur Qeveria romune ka per te filluar me hape shkollat shqipe ne Shqiperi. (brohoritje).
Mbas ketij fjalimi mbyllet dita e trete.
Dita e fundit
KRISTO MEKSI i pritur prap me brohori te jashtezakonshme, lexon nje bisede te gjate mbi te drejtat e shqiptareve, tregon pergjithesimin e mendimeve e deshirave te mbare kombit e perfundon duke uruar qe te plotesohen deshirat e shqiptareve me triumfin e ceshtjes Shqiptare. (brohoritje te gjata, por pak si te ngadalshme e me zor pse mbledhja priste dicka me teper nga perfaqesuesi i Qeverise se Vlores).
LEONIDHA LOSI. Ne po rrafim shplake e po brohorasim “Rrofte Qeveria” por duam te dime a eshte gjalle  ajo Qeveri dhe cfare eshte duke bere?
KRISTO MEKSI. Ne Vlore jane shendoshe e mire, po hane e po pine! Mbas ketyre fjaleve njofton se se nuk eshte e mundur t’i nxirren fjale te tjera.
FRANO KINIGO flet mbi martirizimin e shqiptareve ne keto 50 vjetet e fundit dhe larteson heroizmin e Kombit qe gjithnje vazhdon te sakrifikohet per t’i dale qellimit qe te formoje nje Shqiperi me kater vilajete. E mbyll biseden me nje hymn per madheshtine e Kombit.
LUIGJ JAKOVA larteson Austrine “te vetmin shtet mik te sinqerte te Shqiptareve i cili per keta ka prehur armet”; mbaron duke i derguar nje pershendetje Frano Zefit, Qeverise Austriake, Mbretit te Rumanise e Trilidhjes.
KRYETARI, i shtyre prej Prof. Skiro, ankohet se Z. Luigji nga shpejtesia e fjaleve ka lene pa pershendetur Mbretin e Italise, gjithnje bamires i shqiptareve.
TERENC TOCI, i njojtur si pjestar i kryengritjeve te fundit qe jetoi per sa kohe mder male me kryengritesa, pritet me brohori te gjata. Flet italisht per t’u kuptuar prej te huajve:
“Jam nje ushtar e pra si i tille edhe ketu dua t’i rri rregullave te ushtrise, por me lejoni te cfaq haptas mendimin tim. Ketu flitet teper, brohoritet ne vend qe te rroken armet; s’kerkohet tjeter vec te shkohet ne Shqiperi, e, me fituar o te vdesim!”.
Pastaj flet per ate gazeten e Tristes qe shkroi se kongresi eshte bere prej Austrise e jo prej shqiptareve, shtyhet e thote se ai kongres i duket si nje kongres nderkombetar e jo shqiptar, pse flitet ne shume gjuhe.
Mbledhja ngaterrohet, kryetari i a pret fjalen, por ai vazhdoi duke treguar se nuk gjendeshin ne rruge te drejte.
Pergjate kohes qe mbledhja ishte rremuje Kryetari perpiqet me kot t’a ndaloje ligjeruesin. Dikur i keshilluar nga italo-shqiptaret, qe te pushoje, ai e leshon sallen dhe del duke thene: “nje shqiptar i ndershem nuk mund te gjendet  kondend (ne kete rast, i mbushur me atdhedashuri, GH)”.
Ne mes te kesaj rremuje gjithperfshirese Kruetari ankohet shume per kete incident. Mbledhja shtyhet per mbas dite.
Mbledhja e fundit
Salla nuk ishte e mbushur si ditet e tjera.
ORAZIO IRIANNI mendohet te shuaje pasojat e pakenaqeshme nga incidenti i paradites duke pershkruar karakterin e nxehte te Terencit. Tregon shkurtimisht veprimet e tij e qellimet e fjaleve te tij qe kerkonte shpjegime prej Komitetit mbi padine qe i bente gazeta “Indipendente”. Propozon qe te jepen shpjegime. Ligjeruesi pyet qa eshte e vertete se ndonje nder itali-shqiptaret qe eshte i zgjedhur ne kete Kongres ka pse ndonje cmim nderi nga Mbreti i Malit te Zi.
FRANO KINIGO. “Jam une”.
IRIANNI. Cfare ke ndermend te besh?
KINIGO. Me e kthyer ne Cetine (brohoritje te nxehta).
AT FAN NOLI thote se eshte mire te jepen shpjegime prej komitetit organizator.
STEF CURANI, Kryetar i Komitetit, tregon se “eshte cmenduri te mendohet se Shteti me i organizuar ne ekonomi te lavderohet se ka shpenzuar 50.000 korona per nje kongres shqiptar”; por mbasi mjetet na mungojne muarem nga nje mik i nje ministri 1000 korona me te cilat u bene shpenzimet.
ZERA: Vetem me 1000 korona?
Gazetaret qe nuk e kane kuptuar shqipen pyesin perse nuk perkthehen fjalet e Curanit.
Kryetari nuk kerkon te shtyhet me ceshtja e Komitetit organizues.
Gazetaret kercenojne se do ta bejne te njohjtur ne shtyp se nuk u eshte dhene pergjigje mbi cfare kane kerkuar.
Kercenimi beri efekt e Kryetari e perktheu frengjisht rrefimin e Curanit.
DR. SCIADINA flet mbi aresyen qe lidhin ne vellazerim shqiptaret e armenet.
EPAMINONDA  e  AT  FOTI BALLAMACI flasin mbi vllehet nga te cilat biseda deket se deshirojne te ngrehin nje Shtet brenda Shtetit.
Flet rumanisht po ne kete drejtim Bandelli, Drejtori i fletores “La Dottrina” qe del ne Bukuresht.
Si mbas propozimit te Drejtorit te fletores “Atdheu”, Lehova, merret vendimi t’i dergohet nje telegram nderimi Ministrit te jashtem te Rumanise.
INGJ. IDRIZI propozon qe memoriali qe del nga Kongresi t’i dergohet dhe Delegateve te Qeverise se perkohshme te Vlores qe gjenden ne Londer.
SKIRO. Ne mbyllje e siper te Kongresit, falenderon Triesten per pritjen njerezore te saj, pershendet Flamurin e Vlores e u dergon nderime Perandorit te Austrise, Mbretit te Italise e te gjithe atyre qe tregohen miq te Shqiperise.
Kryetari lajmeron mbylljen e Kongresit e lexon memorialin qe do t’u dergohet Shteteve te medha.
Memoriali qe j’u dergua Shteteve te medha ne mbylljen e Kongresit:
“Shqiptaret te mbledhur ne Kongresin e Triestes te perfaqesuar  nga te gjitha besimet e te gjithe elementeve te vendit te tyre si edhe aromunet (ne tekst arumenet) te bashkuar me interesa e vuajtje te perbashketa kane nderin t’u parashtrojne njerezisht Kancelarive te Shteteve te Medha vendimin qe vijon:
“Shqiptaret pranojne me miredashje te thelle vendimin e marre nga Fuqite e Medha qe te krijohet nje Shqiperi e pavarur, por lutemi Shkelq. T’Uaja qe te behen hapat e duhura per t’i dhene fund sa me shpejt mjerimeve te filluara.
Eshte krejt e nevojshme per popullin shqiptar qe bllokimi i bregdetit te Shqiperise dhe gjendja e luftes te largohen sa me pare ne mos ne te gjithe Shqiperine, se paku ne ato vise te atdheut tone te cilat te gjitha shtetet ne nje mendje i njohin si pjese te Shtetit Shqiptar. Ne jemi te shtyre te bejme kete lutje te dhimbshme jo vetem per dashurine ndaj atdheut, por dhe ne emer te parimit pergjithesisht te njojtur ne boten e qyteteruar, qe eshte i nevojshem edhe pergjate kohes se luftes, qe te priten mizorite e kota. Por ne vazhdofte kjo gjendje, eshte per te pasur frike se princi evropian, te cilit sa me pare do t’i ngarkohet kujdesi i misjonit te larte per te ringjalle Shqiperine, mos te gjeje ne kete shtet vec nje grumbull rrenimesh.
Si nje deshire tjeter i parashtrojme Shkelq, s”Uaj vemendjen e tyre se nje Shqiperi e formuar me krahina pa kurrfare vlere ekonomike te cfeshur nga qytetet e medha qe mund te behen qendra te qyteterimit kombetar shqiptar, do te ishte nje Shqiperi ne pamundesi per t’u zhvilluar normalisht, e prandaj nuk do te ishte vec burim veshtiresish te medha e te reja ne mes te atyre Shteteve”.
Votuar ne Triste, 4 Mars 1913
Cdo pjese e memorialit u pranua prej te mbledhurve. Vetem fjalet “eshte per te pasur frike se princi evropian etj” ngjallen protestime.
-Per cfare princi evropian o aziatik!
–A nuk ishte hequr nga programi ceshtja e formes se Qeverise? A nuk u tha se kush flet mbi kete problem do te nxirret jashte! Cila vote jep te drejte per te permendur formen e Qeverise e cilesija e princit te ardhshem?…..
-FAIK KONICA: A doni ndoshta nje princ nga Madegaskari?
Brohoritjet nuk lane te degjohen protestat.
Ne banken e shtypit flitet keq per Drejtorin e Kongresit. Thuhet se perkthyesit kane pasur dhe kane kujdes te perkthejne cfare u pelqen drejtuesve te Kongresit.
Korespondenti i fletores “Matin” duke pare se sa kujdes i sillet perfaqesuesve te shtypit te Vjenes thote:
“Me duket se ne kete Kongres gjitheshka ashte monopol i Shtatmadhorise te Austrise…”
FAIK KONICA falenderon Kongresistet per miresjelljen e tyre, ashtu dhe shtypin te cilit u shpreh keqardhje per pakenaqesite e tyre; brohoriten Qeverite e Trilidhjes e ftohen gjithe kongresistet qe te mbyllin Kongresin duke kenduar hymnin e perandorise se Austro-Hungarise.
Pak vete e hapen gojen ne kengen e fundit.
Keshtu Kongresi u mbyll.
Studiuesi italian i ceshtjeve historike shqiptare z. Paolo Muner me ka cuar kete shtese per problemin e Kongresit te Triestes ku flet per Baronin Nopsca:
“Mori pjesë në Kongresin shqiptar të Triestes në vitin 1913, dhe qe gjithashtu një nga kandidatët – e shumtë – për kurorën e Shqipërisë. Edhe pse mbase më i përgatituri në njohjen e popullit shqiptar, të problemeve të tij dhe tipareve e tij, dhe mbase edhe më i mirënjohuri në Shqipëri, të paktën në zonat ku jetoi ai vetë, kandidatura e tij ishte me shumë gjasa ajo me më pak “shanse”, sepse, në mesin e një duzine të bollshme Princash e Dukash, ai ishte vetëm një Baron, por ai ishte gjithashtu shprehje e një kombi, atij hungarez, edhe pse me kushtetutë i barabartë me Austrinë në Monarkinë e Dyfishtë, sidoqoftë një pakicë në krahasim me Fuqitë e Mëdha. Siç e dimë, froni i Principatës së Shqipërisë i shkoi Wilhelm von Wied-it, i cili ishte një princ, dhe i përkiste familjes perandorake gjermane.
Çështja e “formës së qeverisjes”, megjithëse e mbështetur nga burime me autoritet, si dhe nga vetë Nopsca, dhe megjithëse fillimisht e parashikuar në “Programin” e botuar paraprakisht, nuk u trajtua gjatë Kongresit të Triestes (të paktën gjatë punimeve “zyrtare”). Pika u hoq më pas, duke u parapëlqyer të pritej një moment në të cilin fati i Shqipërisë të ishte pak më i sigurt. Rrjedhimisht, as që u trajtua zyrtarisht çështja e kandidaturave të ndryshme për fronin. Kjo tregohet qartë nga kronikat e hollësishme të lajmeve të asaj kohe, por gjithashtu, dhe sidomos nga fakti se, kur njëri prej delegatëve, Nikolla Ivanaj, u përpoq të përballonte argumentin, Presidenti i Kongresit, Faik Bej Konica, ja hoqi fjalën menjëherë, dhe u rrezikua incidenti (një sfidë për një duel midis të dyve); – (shih Klanin.e datës 5 prill, 2013”) (perkthimi nga italishtja eshte realizuar nga FIORALBA DUMA)
PERSHTYPJE MBI TE PARIN KONGRES SHQIPTAR
Diten e mbylljes se Kongresit, dhjaloshi shkodran Ejell Todri, shkruan ne “Gazzetta di Venezia” nje artikull, shkurtimi i te cilit permban keto mendime:
Kjo mbledhje 150 perfaqsuesash shqiptare ne token austriake zgjon dyshime te shumta….. me disa paragjykime dhe une erdha ne kete vend, por shikova qe nga bisedimet e para te rrahej vetem ceshtja jetsore e pavaresise shqiptare.
Qe zgjedhur Trieste per kete mbledhje pse ishte vendi me i rrahur prej shqiptaresh dhe jo i influencuar nga ndonje parti politike, pra u mblodhen vetem nga deshira e lirimit te atdheut.
Perfaqesuesit e shtypit austriak, italian, francez e gjerman pane se kongresistet ishin te frymezuar nga bujaria shpirterore ne rrahjen e ceshtjeve.
Kam ndjekur me vemendje te gjitha mbledhjet e nga keto dua te tregoj pershtypjet mbi personat dhe karakteret e tyre. Jane 150 te ardhur nga shume krahina te Evropes e te Amerikes ku jetojne ne mergim te vullnetshem, me ta edhe nje grup Vllehesh….Pervec ndryshimit etnografik kongresi permbledhte dhe ndryshime besimi. Por nje ishte ndjenja e te gjitheve: “madheshtia e atdheut perballe cdo deshire te te huajve”.
Ne mes te kongresisteve bujare qe vujaten per liri, dallohet Hamdi Begu qe per 14 vjet ndenji ne burg per faje politike; Filip Kraja qe ne kater o pese vjetet e fundit pat perndjekje te pandame ne shtepi, qe keqperdorur nga autoritetet e burgose; ne fund i u desh te dale jashte atdheut per te mundur me  sherbyer me teper. Ashtu dhe disa djelmosha te mesuar, te cilet ne shpine te detit gjeten rrugen e shpetimit……; tani se fundi Kolec Deda, 20 vjecar, kryezyrtar i stacionit Vir – Tivar, pse protestoi kundra keqsjelljes se malazezve ndaj grave shqiptare, ishte nxjerre jashte shtetit si tradhetar. Flas per pak vete e, guxoj te them, per ata qe qe nuk vuajten aq teper….Por sa e sa te mjere vuajne sot vetem pse e kerkojne nje atdhe te lire…..
Ne kete kongres u bisedua mbi ceshtje te brendeshme, mbi formim vilajetesh e mbi kufijt. Ne fillim folen shqiptaret e Italise se Jugut e te Borgo Erizzo-s. Fjala e fundit u mbet shqiptareve te Shqiperise.
Kongresi me vota te te gjithe te pranishmeve tregoi se eshte i njejte me Qeverine e Vlores, lavderoi qendresen e Shkodres e cfaqi deshiren e nje Shqiperie te vertete e te plote me 4 vilajetet.
Kongresitet u pershendeten edhe nga Don Gjon Kastrioti, i cili ishte edhe kryetar nderi i Kongresit, kryetarin e te trembedhjetit brez te madhit Skenderbe.
Nen kryesine e te kulturuarit Faik Konica, u zhvilluan mbledhje me shume dobi. Cdo fraze qe e peshuar, cdo mendim qe paraqitur qartesisht e burrerrisht.”                    ——————————
Aresyeja perse nuk eshte permendur kurre kongresi i Triestes nga ana e historiografise komuniste duhet te jete i lidhur me faktoret analitike qe ai kongres shpalosi. Ka qene e papranueshme per historiografine enveriste ngjarjet e meposhtme reale, por te konkluduar nga ky kongres, sipas pikave te meposhtme:
1-Delegatet e atij kongresi perbenin, pa asnje perjashtim, produktin me te larte intelektual te Popullit Shqiptar, per te gjithe koherat e marra se bashku, te krijuar nga Evropa ne menyre Historike (ky eshte problemi me i veshtire per t’u kuptuar nga historiografia e sotme shqiptare dhe tragjedia reale e Popullit Shqiptar).
2-Krijimin e Shtetit Shqiptar nga ana e Evropes dhe aspak krijimin si rezultat i zhvillimin autokton te Popullit Shqiptar jashte relacioneve Historike.
3-Pranimin e nje drejtuesi politik te Shtetit Shqiptar nga Evropa.
4-Ekzistencen e nje popullate jashteshqiptare ne brendesi te shtetit te ri shqiptar e cila ka qene e paafte te lidhej me popullaten dhe te ingranohej ne shtetin meme, por,  qe pas 1945, u lidh me komunizmin enverist dhe realizoi tragjedine historike shqiptare (ortodoksia vllehe).
5-Per here te pare dhe te vetme u rrah gjeresisht ceshtja Kombetare Shqiptare, duke qene nje vazhdim intelektual i Kuvendit te Vlores. Pra Kongresi i Triestes plotesoi ate qe nuk mund te bente dot Kuvendi i Vlores per efekt te perberjes njerezore dhe kjo perben ecencen e ndryshimit midis tyre.
2 – Fushe beteja me e madhe ne fushen e teorise historike eshte menyre se si eshte arsimuar Populli Shqiptar pergjate procesit te zhvillimit te vet shoqeror. Pergjate rendit enverist u sajuan te qena e te paqena, u pohuan te mundura e te pamundura, u thane te bukura e te shemtuara dhe gjitheshka ishte e mbyllur me shkollen e pare shqipe te ngritur ne qytetin e Korces me 7 mars 1887, por pa u thene asnjehere perse shkollat e para shqipe ne territorin jashte influences se Selise se Shenjte dhe Austro-Hungarise filluan te hapen ne fund te shek. te XIX dhe fillimin e shek. XX-te (te pakten kete e pranon nje studiues per krahinen e Dibres, p.sh. Fatos Mehdi Daci: Historia e arsimit shqip ne Diber, f. 5-20; dhe nje studiues per krahinen e Sarandes, psh, Mehmet Kaso: “Arsimi ne Sarande, Delvine e Konispol 1920-1944”, f. 28). Ne kete menyre  historia e arsimimit te Popullit Shqiptar u shartua vetem brenda nje shekulli me permasa jo vetem te dyshimta dhe ireale, por edhe te pamundura. Kjo gje pat bere te domosdoshme edhe ndryshimin e permases se Kongresit te Manastirit duke mos thene asnjehere aresyen perse ishte e nevojshme te mbahej ai kongres. Edhe ne vitin 2012  kjo gje nuk u tha me dashje, bile akoma me keq u tentua te deformohej  aresyeja se cfare perfaqesonte Kongresi i Manastirit. Duke pare se pjesmarresit ne kete deformim ishin po ata qe kishin shtremberuar historine e Popullit Shqiptar behej e mundur te argumentohej qellimi perse kishte ndodhur kjo. Nje nder pjesmarresit e Klubit te te Marreve te Madheshtise Shqiptare do te shkruante per kete problem:
“”Qeveria Austriake ishte e para qe kishte subvencionuar botimin e teksteve shkollore ne gjuhen shqipe ne alfabetin e Bashkimit dhe e kaloi pelqimin e saj tek alfabeti i Agimi i Mjedes”34. Qenia e disa alfabeteve shkakton percarje midis grupeve intelektuale. Konsulli Kral mendonte se “Unifikimi i alfabetit urgjent per aresye kombetare dhe gjuhesore eshte pervec kesaj nje domosdoshmeri nga pikepamja e politikes sone dhe sidomos politikes sone kishtare sepse pa te do te qe e veshtire te ruhej paqja ne peshkopaten shqiptare dhe do te kryhet me qetesi zhvillimi i shkollave tona”35. Krali mendonte se do te ishte ne interes te konsolidimit austriak, bashkimi i paleve kundershtare”36. Keshtu Austria luajti rol kyc ne Kongresin e Manastirit te vitit 1908 dhe ne unifikimin e alfabetit dhe ne vendosjen e atij me germa latine”. (Elena Kocaqi Levanti, Si e krijoi Austro-Hungaria shtetin shqiptar, f. 28-29)
Autorja ne asnje rast nuk na thote se cfare ishin keto “disa alfabete”, kujt i perkisnin dhe cfare perfaqesonin; kush ishte autori i alfabetit te Bashkimit dhe perse e ka nenvizuar autoresine e alfabetit te Agimit; cfare perfaqesonin anetaret e Bashkimit dhe te Agimit! Cudia rritet edhe me teper kur marrim vesh se simpatizantet e alfabeteve na ishin pale kundershtare! Pastaj eshte pak edhe me e cuditeshme kur dime propoganden mbi 65 vjecare mbi shkollen e pare shqipe, e cila na ishte formuar perpara unifikimit te alfabeteve. Cfare ka ndodhur ne realitet me shkollat shqipe ne territorin e banuar nga shqiptaret dhe perse ngaterrohen institucionet fetare ne kete proces? Perse autorja nuk u thote shqiptareve se perpara vitit 1908 ne territorin e banuar nga shqiptaret ekzistonin alfabete ne funksion te besimeve fetare dhe polet gjeografike percaktonin permasat e ketyre funksioneve? Perse autorja nuk u thote shqiptareve se ne Jugun e vendit te banuar nga shqiptaret alfabeti ishte grek, ne qender ishte alfabeti arab me shtritshmeri drejt Veriut dhe Jugut kudo ku kishte besim fetar Islamik, dhe ne Veri mbizoteronte alfabeti latin. Kjo nuk ka qene fushebeteje intelektualesh, por fushebeteja e politikes Evropiane qe kerkonte t’i hiqte supremacise Otomane sa me shume toka dhe banore. Luften e fitoi Evropa, por asnjehere nuk eshte thene se kush ishin luftetaret qe u perleshen ne fushbetejen arsimore shqiptare te komanduara nga ajo, sa kishte zgjatur kjo beteje dhe cila ishte dinamika e saj. Ne kete analize u ngaterruan historiane e shkrimtare, filozofe e estete, juriste e gazetare dhe perfundimisht subjekti qe kishte luftuar per 300 vjet ne fushen e arsimimit te Popullit Shqiptar u mbajt i fshehte duke tentuar per t’u zhdukur nga Historia.
Dhe per te realizuar kete fshehje u perdoren argumenta ireale duke i ndryshuar kohen e veprimit  te Evropes me ane te ketij subjekti mbi Popullin Shqiptar. E njejta autore merr persiper kete loje dhe shkruan:
“Nese Shqiperia nuk krijohej kjo do te thoshte qe Serbia do te zgjerohej duke dale ne Adriatik gje qe do ta forconte ate dhe do te rivalizonte perandorine Habsburge. Kjo gje ishte parashikuar kohe me pare ndaj edhe Habsburget kishin investuar me vite te tera gjate shekullit XIX dhe fillim shekullit te XX ne ceshtjen kombetare shqiptare” (Elena Kocaqi Levanti, Si e krijoi Austro-Hungaria shtetin shqiptar, f. 22)
Te gjitha keto nuk jane te sakta ne asnje element, pasi Perandoria e Danubit, per kohen per te cilet ben fjale autorja, i kishte mbyllur hesapet me Popullin Shqiptar perfundimisht dhe problemi ka qene shume-shume me madhor se sa kujton ajo, pasi tani del ne pah dhe permasa e subjektit qe pergatiti Popullin Shqiptar per diten e madhe te 28 nentorit 1912. Shikoni se cfare shkruhet ne kete drejtim nga njeri prej te caktuarve nga kjo Perandori ne fillim te shekullit te XX-te:
“Nga mesi i shekullit te 17 (pra problemi nuk paska qene i shek. XIX-XX, sic pretendohet, GH), Austru-Hungaria kishte fituar te drejten e mbrojtjes te popullsise shqiptare katolike ne veri te Shqiperise (“kultsprotektoriatit”), ne marreveshje e traktate te shumta me perandorine Osmane dhe Italine. Ne thelb “kultsprotektoriati” perfshinte interesa me te gjera se sa ato fetare, ai perfshinte kujdesin ne kulture, arsim, shendetesi, probleme sociale etj. Austro-Hungaria subvenciononte kolegje, shkolla fetare e jo fetare, ku edukoheshin katolike e muslimane, djem e vajza, si: kishat, kuvendet, internatet, jetimoret, azilet etj., ne nje hapesire te gjere qe shtrihej ne Shqiperine e Mesme, ate te Veriut, ne pjese te Kosoves e te Maqedonise, duke perfshire qendrat kryesore ku jetonin shqiptaret si ne Shkoder, Rubik, Troshan, Orosh, lezhe, Rreshen, Milot, Puke, Kruje, Tirane, Berat, Prizren, Janjeve, Ferizaj, Peje, Gjakove, Zym, Shkup etj. Austro-Hungaria mbeshteti financiarisht dhe nxorri lejen tek autoritetet osmane per ndertimin e Kishes se Madhe ne Shkoder, Kishen Katedrale te Nenshatit, ate te Prizrenit, Durresit, Janines, Tiranes, Dervenit etj. Keto kisha nuk ishin thjesht institucione fetare, prane tyre lulezonin shkollat ku mesohej gjuha shqipe, ishin ngritur kore e orkestra frymore qe dilnin shpesh nga kishat duke luajtur muzike me nota patriotike, ku ne muralet e brendeshme te tyre ishin perjetesuar heroi yne kombetar Gjergj Kastrioti (nenvizimi i imi, GH)1” (Maksimilian Lamberc, Raport mbi studimet e mia linguistike ne Shqiperi nga mesi i majit deri ne fund te gushtit 1916, f. 3-4).
Mbi lidhjen e Shqiperise me Austrine kemi edhe te dhene te tjera nga studiues te ndryshem jashte kontekstit austriak apo shqiptar. Keshtu njeri prej tyre deklaronte se Kolegji Saverian i Eterve te kompanise se Jezuit ishin transferuan ne Shqiperi qe kur kjo krahine kishte hyre ne zoterimin austriak (Franko Benanti, Lufta ime me e gjate, Shqiperi 1943-1948, f. 9)
Duke dashur te fshehe kete subjekt dhe t’i mesoje shqiptareve te verteten e cunguar sipas metodikave enveriste autoja vazhdon analizen e saj, por qe tani defekti bie ne sy edhe me teper kur krahasohet me raportin e Lamberci-it. Akoma me teper ku defekt bie ne sy kur krahasohet me dinamiken e shkollave shqipe neper shekuj dhe roli i Klerit Katolik Shqiptar behet paresor dhe i domosdoshem per mbijetimin politik te shqiptareve. Sipas saj:
“Vjena u perpoq te pergatiste shqiptaret per krijimin e shtetit te tyre duke punuar ne kete drejtim, si rritja e ndergjegjes kombetare tek shqiptaret me anen e shkollave shqip dhe botimit te veprave qe flisnin per historine e lashte te shqiptareve, financimin e shtypit shqip, shkollimi ne universitetet austriake etj. Ne kete menyre ajo pretendonte te zgjonte ndergjegjen kombetare dhe t’i bashkonte shqiptaret qe ishin te percare ne tre fe te ndryshme.” (Elena Kocaqi Levanti, Si e krijoi Austro-Hungaria shtetin shqiptar, f. 25)
Pikerisht i gjithe procesi i arsimimit te shqiptareve neper kater shekujt e fundit (XVII-XX) perben esencen historike te mbijetimit te shqiptareve dhe permasa e saj ka qene e ditur prej kohesh edhe nga autorja jone, por qe nuk e ka penguar ate ta fshehe me qellim. Eshte kjo aresyeja perse eshte formuar kapitulli  mbi cfare nuk u tha me dashje. Problemi i arsimimit historik te Popullit Shqiptar edhe sot eshte paresor ne llojin e informacionit qe u jepen nxenesve neper shkolla (kete gje e kam shpalosur ne nje artikull te gjate” “Populli Shqiptar, kultura kombetare dhe shkolla e pare shqipe”. Publikuar ne albanovaonline.com dhe www.genchoti.com).  Keshtu qe nuk me mbetet gje tjeter vecse te marr nga ai studim ekstratin e problemit dhe t’ja kunderve zyshes se historise.
Në sajë të punës të studiuesit Gëzim Gurga, sot kemi një panoramë më të plotë të luftës për mësimin dhe përhapjen e shkrimit të shqipes në shekullin XVIII (At Francesco Maria da Lecce O.F.M, DITTIONARIO Italiano – Albanese (1702) – Botim kritik me hyrje dhe fjalësin shqip përgatitur nga Gëzim Gurga, f. 21 – 27).
Në këto faqe kemi këtë material:
“Gjatë gjithë gjysmës së dytë të shek. XVII Kongregata nuk i kushtoi vëmendje çështjes së gjuhës shqipe, e cila, ndryshe nga arabishtja, konsiderohej si gjuhë e lehtë dhe për këtë arësye nuk parashihej asnjë lloj përgatitje paraprake gjuhësore për misionarët që dërgoheshin në Shqipëri (f. 21)…. Më 7 mars të vitit 1709 arqipeshkvi i Tivarit Vinçenc Zmajeviçi i shkruan Kongregatës një momerandum të gjatë dhe të hollësishëm mbi nevojën e futjes së shqipes në sistemin arsimor të Propogandës (f. 22)….Kërkesa e Zmajiviçit merret parasysh dhe më 23 mars të vitit 1711 dekretohet mësimdhënia e shqipes në Kolegjin S.Pietro in Montorio (f. 23….Në mbledhjen e datës 20 prill 1711 dekretohet pikërisht da Desio si lektor i shqipes….Në vitin 1721 u propozua të hiqej mësimi i shqipes si i padobishëm, por kjo kërkesë nuk u miratua. Në vitin 1722 u shtua edhe lënda e moralit. Shtimi i lëndëve nga tre në katër u bë shkas që në vitin 1725 të përsëritej kërkesa për heqjen e shqipes, por as kësaj here kjo kërkese nuk u muar parasysh….Ndërkohë në vitin 1709 edhe kolegji S.Bartolomeo all’Isola kishte hapur mësimin e shqipes dhe kishte thirrur pikërisht da Lecce-n si lektor të saj. Përveç kolegjeve të Romës ku studionin kryesisht italianë që destinoheshin për t’u dërguar në Shqipëri, shkrimi i shqipes mësohej edhe në Shqipëri nga nxënësit shqiptarë. Kështu në shkollat e Kurbinit dhe të Lezhës që ishin hapur dhe mbaheshin nga Kongregata e Propogandës, përveç latinishtes dhe italishtes, nxënësve shqiptarë u mësohej, me gjasa, edhe shkrimi i shqipes. Në aktet e Kuvendit të Arbërit masave dhe këshillave për mbarëvajtjen e këtyre dy shkollave u kushtohej kreu i pestë i pjesës së katërt, ku veç të tjerash rekomandohet që mësuesit të mos lënë pas dore mësimin e shkrimit dhe të leximit….Veç këtyre dy shkollave të institucionalizuara nga Kongregata, edhe vetë kishat e kuvendet françeskane ishin vatra jo vetëm të përhapjes së fesë, por edhe të shkrimit të shqipes. Kështu, Zmajeviçi në relacionin mbi vizitën apostulike që kreu në vitet 1702 – 1703 na dëshmon se në fshatin Pllanë misionarët françeskanë brënda në manastir kishin hapur një shkollë që frekuentohej nga dhjetë nxënës të fshatit, ku veç të tjerash, mësohej edhe doktrina e krishtenë (f. 24-25)….Kemi përshtypjen se asokohe shkrimi i shqipes, sidomos në gjirin e klerit dhe të shtresave të larta të popullsisë katolike ishte shumë më i përhapur nga ç’besohet sot. Vërtet që përveç fjalorit të Bardhit dhe veprave të Budit e të Bogdanit, tekste të shtypura nuk kishte, por fakti që shqipja nuk shtypej nuk do të thotë se edhe nuk shkruhej. Budi na dëshmon se qysh në fillim të sheku. XVII njëfarë Pal Hasi jo vetëm që e shkruante shqipen, por thurte edhe poezi në këtë gjuhë: Në fillim të shek. XVIII Arqipeshkvi i Shkodrës Anton Babi kishte shkruar një doktrinë të krishterë në Shqip dhe kishte përkthyer nga latinishtja disa litani të shën Mërisë (f. 26).
Per arbereshet e Italise jepet nje panorane suplementare ne saje te punimit te libri i Ahmet Kondos: “Ceshtja kombetare ne faqe te shtypit te rilindjes” – Tiranë, 1982
faqe 37: Shumica e shqiptareve, sic dihet, ishin analfabete, por shkrimet e botuara neper faqet e kesaj reviste (behet fjale per Flamurin e Arberit, GH) ua lexonin ata te pake qe dinin shkrim e kendim. Keshtu veprohej jo vetem ne kolonite shqiptare te Egjiptit e te Rumanise, por edhe ne Shqiperi ne kushtet e sundimit te eger osman.
faqe 81: Me gjithe keto nderhyrje, me 1737, u hap kolegji, u krijua mundesia qe bijte arbereshe te mesojne ne kete shkolle, te cilen e kishin pritur shekuj me radhe.
Per popullaten me banim ne Mirdite autori i librit: Mirdita, vater e qendreses antiosmane (Tiranë, 1999) shkruan faqe 264-265: Në fund të shekullit XVII, rreth vitit 1692 është hapur në katundin Velë nje shkollë në të cilën mësimet jepeshin në gjuhën e vëndit. Por shkolla laike në gjuhën shqipe qe e mundur të hapeshin  vetëm në fund të shek. XIX nga shoqëria “Bashkimi”. Më 1899 u hap në Orosh e para shkollë shqipe në Mirditë me 14 nxënës. Në shkollë zhvilloheshin katër orë mësim në ditë: shkrim, aritmetikë dhe mësim besimi. Një vit më vonë, në 1900 shkolla e Oroshit kishte 30 nxënës. Nga viti 1902 deri më 1906 në këtë shkollë dha mësim mësuesi shkodran Cin Gurakuqi, ndërsa nga viti 1909 deri më 1912 Kolë Dema….Më 1902 u hapën shkolla edhe në Rrëshen e në Spaç, ndërsa më 1903 edhe në Kashnjet e Rubik. Në vitin shkollor 1903 – 1904 këto shkolla i ndiqnin gjithsejt 96 nxënës. Pasaktesia e dates te hapjes se shkolles ne Vele më ka cuar ne perfundimin se ky autor i ka paragjykuar ngjarjet ne drejtim te laicizmit te tyre. Ndoshta ka dicka qe duhej vene ne dukje me perpara, por ngjarjet duhet marrre sic kane ndodhur dhe jo si na pelqen ne te ndodhin.
Nuk eshte faji i shqiptareve te mesjetes se vone europiane përse per ta mendoi Papa arberesh Klementi XI. Ne lidhje me kete personazh te Selise se Shenjte hapesira e shkollave shqipe ka kete permase, sipas librit te Engjell Sedaj: “Papa shqiptar Klementi XI – Albani, Kuvendi i Arberit” (Tiranë, 1998):
faqe 44: “Me inisiativën e tij (Papa Klementit XI, GH) u mblodh Kuvendi i ipeshkvijve katolikë të Ballkanit nën kryesinë e imzot Vinçenc Zmajeviqit. Kështu filloi rekrutimi i djelmoshave shqiptarë që mësuan për priftërinj në Kolegjin e Asisit. Kjo ishte një fitore e madhe për kombësinë dhe kulturën shqiptare, mbasi që klerikët katolikë ishin të parët që filluan të shkruanin në gjuhën amtare dhe të krijonin monumentet e para të letërsisë shqiptare”.
faqe 45:  “Në mbledhjen e Kongregatës së Propogandës. Më 3 tetor 1707, u rekomandoi (Papa Klementi XI, GH) disa organeve udhëheqëse të rendeve religjioze që të hapnin kolegje për misionarë, duke vënë në dukje si model të insituteve të këtilla Kolegjin Romak të Shën Pankracit që e udhëhiqnin karmelitanët dhe atë të françeskanëve në Shën Pjetër në Montoria, ku qe hapur edhe katedra e gjuhës shqipe….”në vitin 1708 Klementi XI, origjina e të cilit ishte nga Shqipëria, themeloi një fondacion prej katër mijë skudash për studimin e studentëve shqiptarë në Kolegjin Urban të Propogandës”.”
faqe 53: “Në historinë e popullit shqiptar, prej Kuvendit të Matit (1462), në materialet e të cilit është ruajtur Formula e Pagëzimit, dokumenti i parë i gjuhës shqipe, e deri në vitin 1912 janë mbajtur disa kuvënde të klerit katolik shqiptar, me qëllim që, në pajtueshmëri të plotë me parësinë e vëndit, të ruhet identiteti kombëtar, feja dhe zakonet e mira, të kulktivohet gjuha shqipe, të hapen shkolla dhe të botohen libra në gjuhën shqipe. S’do mënd se në këto kuvende mbi të gjitha qëllimet e tjera ishte arritja e pavarësisë dhe ruajtja e identitetit kombëtar, duke kultivuar rezistencën e vazhdueshme kundër okupatorit aziatik dhe bashkëpunëtorëve të tij”.
faqe 56: “Kuvendi i Arbënit është mbajtur në Kishën e Shën Gjonit, në Mërkinjë afër Lezhës, të dielën e dytë të Epifanisë, më 14 e 15 janar 1703, kurse materialet e këtij Kuvendi, qëndrimet dhe vendimet e aprovuara, në gjuhën latine dhe shqipe, u botuan tre vjet më vonë (1706) në Romë”.
faqe 61: “Një dekret për botimin e dytë (bëhet fjalë për materialet e Kuvendit të Arbënit, GH) është dhënë më 26 mars 1803. Mirepo ky botim (i dyti) “për t’mir t’Arbnis” u realizua (shumë më vonë) në vitin 1868, pa ndryshima të mëdha nga botimi i parë, veçse me plotësime të atyre “emernave qi ka qit shqip don Enjell Radoja Prift i dioçezit Shkodrs”, i cili nxorri edhe botimin e tretë, më 1872, në një përkthim të ri me titull: Koncilli i dheut Shqypnis, të plotësuar edhe me disa shtojca, e në të folmen e Shkodrës, që tanimë ishte bërë qëndra kishtare dhe kulturore e të gjithë shqiptarëve”.
faqe 63-64: ”Sh. Osmani thotë se “pas shkatërrimit të shkollës fillore të Pëshanës nga autoritetet osmane më 1648, persekutimi në gjuhën shqipe u ngrit në sistem” “.
faqe 65: “Sipas të gjitha gjasave, shkolla ku së pari filloi të mësohej gjuha shqipe në kohën e pontifikatit të Klementit XI qe Kuvendi i Shën Bartolemeut “all’Isola Tiberiane” (në ujdhesën Tiberiane) në Romë dhe aty jepte mësimin e shqipes, duke filluar nga viti 1705 e tutje, autori i njohur i Gramatikës së gjuhësshqipe, Françesko Maria da Leçe”.
faqe 66: “në kohën e papatit të këtij shqiptari të madh, hartohet “Prej Durrësit ditën e dymbëdhjetë prillit ndë njimi shtatë qint e dhietë”, “Gramatikë e parë e gjuhës shqipe”, siç e quan këtë gramatikë R. Ismajli. Më vonë botohet Gramatika e gjuhës shqipe (Vërejtje gramatikore në gjuhën shqipe, 1716) e autorit F.M. da Leçe, i cili kishte botuar edhe Fjalorin italisht-shqip, madje para (1702) mbajtjes së Kuvendit të Arbënit (1703), e i cili fjalor mendohet se qe madje më i pasur se ai i Frang Bardhit. Edhe në gramatikën e parë të gjuhës shqipe, që ndër studiuesit njihet si “Dorëshkrim i Grotaferratës”, apo mbase bëhet fjalë për ndonjë gramatikë tjetër, dokumentet e kohës në arkivat e Romës tregojnë se “Gramatika e përmëndur e shqipes qe shtypur më 1701 dhe nuk gjëndet më””.
faqe 67: “Në këtë aspekt (hapja e Seminarit Arbëresh në Palermo) duhet veçuar bashkëpunimi dhe miqësia e ngushtë qe kishte Klementi XI me Gjergj Guxetën (1682-1756), themeluesin e mëvonshëm të këtij seminari (më 30.11.1730), në të cilin do të shkollohen një varg arbëreshësh, intelektualë e shkrimtarë të shquar, e ku do të punojë nja 20 vjet Pjetër Andrea nga Himara, pastaj P.M.Parrino, Nikollë Keta etj”.
faqe 75: “ndër kërkesat themelore për mbajtjen e rendit kishtar dhe për forcimin e pozitës së fesë, barabar me to, radhiten edhe kërkesat që dalin nga nevoja e juajtjes së identitetit etnik të popullsisë. E këtillë është kërkesa që në kishë të flitet shqip, që të gjithë misionarët dhe krerët fetarë të dinë shqip, që materialet e Kuvendit të botohen në gjuhën shqipe, të vazhdojë veprimtaria e shkollave në gjuhën shqipe etj.”
Per personin tim, libri me i plote qe jep pothuajse te gjithe panoramen e kultures dhe shkollave shqipe ne Shqiperi, eshte libri i At Donat Kurtit dhe At Marin Sirdani: “Mbi kontributin e elementit katolik ne Shqiperi”, te botuar per here te pare me 1935 (botimi i dytë, Tiranë, 1999) i cili jep kete panorame hapsinore te dinamikes se kulturës dhe shkollave shqipe:
faqe 12……. “Ma te parat shkolla, mbas te bjerrunit t’autonomise ne Shqypni, kjene, per sa dime na, tri: shkolla e Pdhanes, e Blinishtit e e Shkodres”….
“Ne vj. 1638 P. Hiacinti a Sospitello  o OFM, italian ne fis, por shqyptar ne zemer, pat guximin me iu perveshe per te mire te vendit nji punes ne veshtrim te plote kulturale, tuj cile shkollen fillore ne Pdhane, asokohe vend mjaft i banuem…….Numuri i xansave te jashtem pat mrrijte deri ne 25. Dijm prej dokumentash, se pose uratve xeheshin edhe mesime letrare dmth mbahet deri diku nje shkolle e mjesme pa perjashtue gjuhen e vendit. Perparimi kje aq i madh, sa i terboi Turqit, te cillet mbas 9 vjetsh e rrenuan fare….Ne vjete 1697 kje cile rishtas. Se deri kur vijoi nuk dihet; dokumenti mbaron tuj thane per te, se “ka gjase se gjindet edhe sot” (1702?)”.
faqe 13 “Nji vjet mbas themelimit te shkolles se Pdhanes, dmth ne vj. 1639, kje cile prej fretenve te kuvendit te Troshanit nje tjeter shkolle ne Blinisht, drejtor i se ciles kje P. Karl Mirandulanus OFM. Me shka duket, kje nje shkolle mjaft e plotesueme. Ndiqej prej ma se 50 xanxash e pose   kndimit e shkrimit xeheshin edhe lande te tjera, posace gjuha latine prej atyre qi dojshin m’u bahej n’at shkolle; por anmiqte ishin te panumer e ne vj. 1640 drejtorin e ksaje shkolle e gjejm ne burg……”
“Ne vj. 1698 a aty pari gjejme se P. Filipi prej Shkodre OFM cili shi ne Shkoder nje shkolle private e mson fmite e tregtarve e pasanikve”.
faqe 14 -15 -16 -17-19 “Keta mesuesa qene, qe me 20 Prill 1711, te ndihmuar e te nxitun prej Papes shqyptar, Klementi XI, ngrehen ne Rome ne kuvend te S; Pietro Montorio nji kateder per’ gjuhen shqype, per me i ba gati misjonaret e huej me mujte ma letas me i vlejte vendit tone; e njatehere kur se mendote kush per gjuhen shqipe e per zhvillim te saje, keta jane qe perpilojne ma te parat gramatika, fjalore e perkthime”.
“Ne vj. 1644 P. Zef Iccaran OFM shkruen “Dizionario italiano – albanese” f. 120, doreshkrim i ruajtun ne biblioteke te Jezuiteve ne Shkoder; Ne vj. 1675 P. Bernardus a Quintiano OFM shtypi nji liber shqyp “Doktrina cristiane (epirotika)” –Venetiis 1675. P.Leo a Citadella OFM, qe diq ne vjete 1678, tuj pase kene Misjionar ne Shqypni, shkruen “Dictionarium epiroticum”. Nji gramatike te vogel shqyp, te shkrueme si duket prej ndonje Misjonari   ne vj. 1710 me nji shtojce ne gjuhen turqishte, ia dedikoi ne vj. 1805 kardinalit Prefekt te Propogandes nji Eksprefekt i Misionit te Shqypnis. Ne vj 1716 P. Francesk M. Da Lecce OFM shkruan e shtype ma te paren gramatike shqyp, qe ka rendesi edhe sot: “Osservazioni grammaticali nella lingua albanese” Roma, 1716 dalla tip. Della S. Cong. Di Propaganda. –Ma vone shkruan edhe nje fjalor per te cilin nuk dihet se si mbaroi. Ky fjalor qe pershkruar pjeserisht prej G;Camarda, i cili e lavderonte fort. Ne vitin 1722 edhe P. Didacus a Desio OFM perpiloi nje gramatike shqip qe nuk u pat botuar. Ne vitin 1752 P.Bonaventura Prucher OFM prej Castel Giovio la ne Rome nje doreshkrim gati per botim “Manuale Catechetico italiano-epirotico” e nje fjalor per sherbim te Misionareve te Shqiperise. Ne vitin 1848 P.Luka da Monte Giove OFM na ka lene nje fjalor shqip – italisht, qe ruhet si doreshkrim ne biblioteke te bashkise se Todit n’Itali me kete numer: “Cod. 224 format 8o fq. 328. Ne vitin 1858 P. Dario Bucciarelli OFM la nje doreshkrim “Grammatica della lingua albaneze” qe ka qene ruajtur ne Biblioteken Franceskane te Gjuhadolit ne Shkoder. Ne vitin 1862 P. Bonaventura da Francavilla  shkruan “Elementi grammaticali di lingua epirotica” ne format 8o fq 110 qe ruhej si doreshkrim tek franceskanet ne Gjuhadol. Ne vitin 1866 P. Francesko Rossi da Montalto OFM shtype “Regole grammaticali della lingua Albanese, compilate sulle tracce dei buoni grammatici e del P. Francesko M. Da Lecce” Roma 1866 –Stamperie della S. Cong. Di Propoganda for 8o fq 350. Po ne ate vit shtypet edhe “Vocabolario Italiano-Epirotico con tavola sinoptica ne format 8o, me 954 faqe. Ne vitin 1881 P. Leonardo de Martino OFM ka qene nder te paret qe punoi vjersha ne gjuhe shqip mbas metrikes moderne, duke botuar librin “L’Arpa” di un Italo-Albanese, Venezia 1881. Ky misionar qe i pari qe leshoi kushtrimin nder njerezit e medhenj te Europes mbare per indipendencen e popullit shqiptar”.
“Prej vitit 1800 e deri ne vitin 1861 hapen aty – ketu shkolla private me klasa fillore. Vetem ne Shkoder mbahen mend 12 shkolla fillestare: 8 per djem e 4 per vajza. E perkoheshmja “Perparimi” i rreshton emrat e mesuesve me te njohur me kete renditje: Gege Kodheli, Gjergj Benusi (1836), Gjon Shkrumi, Zef Kamsi, Jaku i Trushit te Mark Krtajes (Speci), Shor Markja, Don Pepini, D. Egjell Radoja, D.P.Babi”.
“Edhe jashte Shkodres hapen shkolla te tjera katolike ne gjuhen shqipe. Ne Prizren, ne Peje e ne Gjakove i gjejme shkollat e hapura per djem shume  me perpara vitit 1840, por per mungese te datave te sakta jemi te detyruar vetem t’i zejme ne goje”.
“Ne vitin 1861 franceskajt hapin ta paren shkolle fillestare publike ne Shkoder i ndihmuar nga Episkopati shqiptar. Do pase parasysh edhe fakti qe ne vitin 1882 franceskajt kan pase hape nje kolegje per me rrite e me mesuar te gjithe ata qe deshironin me u ba freten e prej vitit 1905 kjo shkolle ishte bere krejtesisht ne gjuhen shqipe”.
faqe 21-22 “Para vitit 1880 Shkupi dhe Zumbi, e pak ma vone Ferizoviqi e Stubla e kane shkollen e vet ne gjuhen shqipe per djelm. Ne vitin 1893 fillon shkolla e Shirokes, qe vijon edhe sot (1935). Ne vitin 1893 P. Joakim Serreqi OFM rregullon nje shkolle ne Selce me lokal per 50 nxensa. Po ate vit edhe P. Basil Chiaroni, OFM, hapi nje shkolle shqipe ne Hot (Traboin). Ne vitin 1897 P. Pjeter Gjadri OFM u jep mesim femijeve ne kuvend te Troshanit. Ne vitin 1898 D. Ndoc Mjedja hap nje shkolle ne Pdhane, te cilen ne vitin 1904 e mban P. Tome Bicaj OFM. Ne kete kohe edhe ne kuvend te fretenve te Rrbigut hapet nje shkolle katundi. Ne vitin 1901 edhe Biza ka shkollen e vet, ku mesimin e jepte P. Severin Lushaj OFM. Ne vitin 1907 P. Shtjefen Gjecovi OFM hap shkollen ne Gomsiqe. Ne vitin 1907 P. Gentil Biella OFM mban ne Iballe nje shkolle ne gjuhen shqipe. Ne vitin 1909 P. Engjell Vjeshta OFM panon femijte e Bazit e i meson me lexue dhe shkrue. Ne vitin 1900 e ndonje vit me mbrapa, me punen e shoqerise Bashkimi dhe Agimi hapen shkolla shqipe ne shume katunde. Kemi arritur te mesojme se ka pasur shkolla ne Rreshen, Orosh, Milot, Dajc, Kallmet, Pac, Kashnjet e Nenshat”.
faqe 23-24 “Qysh ne fillim te shek. XIX e deri sa nuk ishte hapur shkolla e Stigmatineve, vihet re nje nxitje per te hapur shkolla femerore. Kjo vihet re me mesimet private neper shtepija. Ishin pune 80 – 90 vjecare e ende mbahen mend emrat e mesueseve te hershem: Kush Micja, Tone Radoja, Tereze Berdicja e Tina e Nikes. Keto minishkolla private poqen mendimin per te themeluar nje shkolle publike femerore, e cila u ap me 1879 nga Motrat Stigmatike”…..
“Rreth vitit 1885 ne Prizren gjejme  shkolle fillore shqipe per vajza. Ne ate kohe themelohet edhe ajo e Shkupit. Ne vitin 1890-1903 Motrat Stigmatike shkojne ne Durres e aty mbajne per 13 vjet nje shkolle fillore per vajza e nje shkolle per pune dore. Ne vitin 1896 (?) gjejme ne Kallmet nje shkolle fillore per vajza e djem te drejtuar nga Motrat e Mshires (Vinçencianet). Ne vitin 1907 Shiroka ka shkollen e vet per vajza. Deri ne vitin 1911 Kleri Katolik Shqiptar kishte hapur neper kohe te ndryshme 47 shkolla shqipe, nder te cilat 10 per vajza”.
faqe 26: “Shtypshkronjat e para ne Shqiperi jane hapur shume me perpara se te hapeshin shkollat shqipe. Permenden ajo e Obotit ne vitin 1493 dhe ajo e Shkodres me 1563. Ne vitin 1871 Jezuitet sollen ne Shkoder  te paren shtypshkronje te atyre aneve. Ne vitin 1909 D. Ndoc Nikaj solli ne Shkoder shtypshkronjen ”Nikaj””.
faqe 27-28-29 : “Prej vitit 1555 deri ne vitin 1700 njohim 12 vepra e 9 autore nder te cilet Buzuku, Bardhi, Budi, Bogdani, Barleti, Tivarasi, etj. Prej vitit 1700 deri ne vitin 1800 kemi 11 vepra, 9 autore, e 6 doreshkrime. Permenden: P.Francesk M de Lecce OFM, Kuvendi i Arberit, D. Gjon Kazazi, etj. Prej vitit 1800 deri ne vitin 1900 kemi numeruar 81 vepra, 34 autore e 4 doreshkrime. Vecohen: P. Leonardo de Martino OFM, Zef Jubani (i Ndokillis), Pashko Vasa, D. Engjell Radoja, P. Pjeter Zarishti, P. Francesk Rossi da Montalto OFM. P. Jak Jungg S. J., D.Ndue Bytyci, P. Tome Marcozzi OFM, D. Pashko Junki, D. Pashko Babi e te tjere shkrimtare te rinj qe u del emri ne shekullin e XX-te. Prej vitit 1900 deri ne vitin 1912 gjejme 59 vepra e 16 autore. Vecojme: Gjergj Fishta OFM, Luigj Gurakuqi, D Ndoc Nikaj, P. Anton M. Xanoni S.J., P. Shtjefen Gjecovi OFM, P. Pashk Bardhi, Hile Mosi, Filip Shiroka, Mati Logoreci, Gasper Merturi, P. Anton Busetti S.J., Kole Thaci etj”.
faqe 31-32: “Prej gjithe ketij materiali shihet se para vitit 1800 gjuha e jone  nuk do te ishte shqipe po tu hiqeshin shkrimtaret katolike deri ne ate kohe, dmth: D. Gjon Buzuku 1555, D.Fran Bardhi 1635, D. Pjeter Budi 664, Emz. Pjeter Bogdani 1685, autoret franceskaj, qe permendem deri tani duke folur per shkollat e para shqipe, Kuvendi i Arberit 1706, Kazazi 1743 si dhe autoret jashte Shqiperise, dmth De Luke Matranga 1592, Nil Katalani 1694, Nikole Filia 1736, D. Jul Variboba 1762, Teodor Cavallioti 1770 te cilet, sa bashku, i ngrehen nje monument te pavdekshem gjuhes sone. Literatura shqipe nuk kishte per te pasur kete permase, per te mos thene nuk do te kishte ekzistuar, po tu hiqeshin 460 veprat e njohura deri me tani, pa marre parasysh te perkoheshmet, dhe 136 shkrimtaret katolike, prej te cileve ishin ata qe muaren pjese ne Kongresin e Manastirit e ne Komisionin letrar te vitit 1916”.
“Prej vitit 1555 deri ne vitin 1700 njohim 16 vepra e 14 autore nder te cilet jane Buzuku, Matranga, Bardhi, Budi, Bogdani, Tivarasi, Barleti, Dhimiter Frangu, Anonimet, Gjon Muzaka, etj. Prej vitit 1700 deri ne vitin 1800 kemi 15 vepra, 13 autore e 6 doreshkrime, nder keta P. Francesk da Lecce OFM, Zmajevic (Kuvendi i Arberit), D. Gjon Kazazi, Jul Variboba etj”.
“Prej vitit 1900 deri ne kohen e turqve te Ri gjejme 40 vepra e 10 autore. Vecohen: P.Gjergj Fishta, D. Ndoc Nikaj, D. Ndre Mjeda, P. Anton Xanoni S.J., P. Shtjefen Gjecovi OFM”.
A kemi të drejtë të themi se dinamika e gjuhës dhe kulturës shqipe për 455 vjet ka pasur si emërues të vet  VETEM  Klerin Katolik Shqiptar? A e kupton lexuesi shqiptar i mijëvjeçarit të tretë se e gjithë filozofia e mbrapsht mbi gjuhën në përgjithësi dhe atë shqipe në veçanti ka vetëm një qëllim antishqiptar: Të lërë në errësirë të plotë krijuesit e gjuhës dhe të kombit shqiptar për të ngritur lart lavdinë antishqiptare të Enver Hoxhës. Dhe e bukura eshte qe sot e gjitha klasa intelektuale shqiptare vazhdon punen e saj sipas kesaj praktike duke hedhur balte mbi Baballaret e Kombit Shqiptare per te mbuluar felligeshtine e krijuar per 45 vjet nga ana e tyre. Ja përse është e domosdoshme që nxënësit shqiptarë që në klasën e parë të shkollës duhet të mësojnë se kush janë në realitet Baballarët e Kombit tonë, Mësuesit tanë Historikë dhe ata që futen në rrembat tonë kulturën europiane; dhe kush eshte dhe cfare perfaqeson mbeturina e  produktit inteletual komunist
Pikerisht te gjithe keto nuk u thane ne kete pervjetor shekullor te shtetit te shqiptareve dhe kjo krejtesisht e qellimshme me prapavije te theksuar enveriste e allakomuniste.
3 – Shqiptaret e te gjitha kategorive arsimore qe sot jane mbi 40 vjec kane nje defekt shume serioz qe nxjerr ne pah nje nder negativitetet e karakterit te njeriut. Kane studiuar nje lende te cilen jo vetem qe nuk e kane ditur ne asnje element, por ajo nuk u ka hyre ne pune ne asnje pike te produktit te tyre sipas punes qe benin. Me vjen me te vertete per te qeshur kur kujtoj deklaratat e shume shokeve e miqve te mi mbi noten maksimale qe merrnin ne lenden e Materializmit Dialektik dhe Historik, kur kjo lende ne menyre absolute nuk ka pasur lidhje as me materializmin e as me dialektiken, le pastaj me historine. Ne funksion te kesaj filozofie shtroj problemin: a eshte e mundur te ndertohet nje shtet ne nje shoqeri te prapambetur nga pikepamja shoqerore deri ne ate pike sa nuk disponojne asnje qelize materiale (shoqerore) te shtetit klasor? A e kuptojne valle ata dhjetra Akademike, qindra profesore, mijera doktore, dhjetramijera inxhinjere e profesioniste qe kane mbaruar Universitetet Shqiptare Shteterore e Private dhe ato jashte shtetit, se me Popullin Shqiptar ka ndodhur dicka qe nuk eshte ne rezonance me dinamiken e popujve te tjere evropiane dhe ketu dikush duhet te mbaje pergjegjesine historike mbi kete rol madhor te luajtur? Pikerisht roli i ketij subjekti i eshte mbajtur e fshehte Popullit Shqiptar prej me shume se 65 vjetesh duke formuar nje padije realisht universale ne te gjitha profesionet.
Problemi shtrohet: Cili eshte roli i Klerit Katolik Shqiptar ne pergatitjen e pavaresise se Shqiperise, duke pergatitur qelizat e domosdoshme njerezore per kete duke i treguar Njerezimit se pas teorise se Shtetit Klasor qendron Shteti Politik, si supremaci praktike e gjenise njerezore mbi ligjet shoqerore (ketu qendron njera nder pikat me kryesore te suprimimit te ligjeve natyrore mbi ato shoqerore kur keto te fundit lidhen me individin). A e kupton valle lexuesi se mrekullia shqiptare nuk qendron ne gjuhen konglomerate nderkombetare shqipe, por ne praktiken shoqerore te tyre nen udheheqjen e Klerit Katolik Shqiptar, ku veprimi fondamental argumenton se kalimi nga Shteti Klasor ne Shtetin Politik perben zgjidhjen e asaj qe bolsheviket fshehen me qellim politik  me ane te revolucionit te tyre socialist duke shkaktuar dhimbje te tmershme shoqerore, por qe mrekullia shqiptare me emrin Kleri Katolik Shqiptar e cvesh nga manipulimi politik duke i dhene vendin e duhur ne aspektin historik. Ja perse eshte absolutisht e domosdoshme analiza e historise se Shtetit te Shqiptareve sipas nje metodike te re dhe te kundert me ate qe na e kane mesuar per gjithe jeten. Per te zgjidhur kete problem, ndofta perfundimisht, eshte mire te percaktohen dinamikat e qelizave shoqerore te prodhuara dhe te imponuara nga Evropa pergjate kohes ku ato cfaqen ne Histori. Te pakten idete fetare, idete politike, idete juridike, familja, ndertimi i qyteteve, klasat shoqerore jane subjekte qe e kane nje histori te dukshme pergjate gjithe dinamikes se Popullit Shqiptar, te pakten prej 2500 vjetesh dhe ketu duhet mbeshtetur per te percaktuar menyren se si eshte formuar shteti i shqiptareve.
      e/Cfare nuk u be (2012)?
Por te gjithe studiuesit, intelektualet, doktoret, profesoret, akademiket nuk thane gjene me kryesore: Kush ja formoi ndergjegjen kombetare shqiptareve, e cila, te jeni te sigurte, qe nuk eshte rrjedhoje e zhvillimit autokton? Kush ishte ajo subjekt shoqerore qe ndikoi mbi shqiptaret ne menyre te drejteperdrejte dhe i pergatitit per 28 Nendorin 1912-te? Perse nuk u zbulua kjo permase, apo pse do te argumentonte se jo te gjithe shqiptaret e kane dashur shtetin e shqiptareve; apo do te zbulohej se disa krahina te shtetit te ri shqiptar nuk kishin histori; apo do te zbulohej qe komunizmi enverist ka qene antihistorik dhe antishqiptar; apo do te zbulohej qe shtresa intelektuale shqiptare ne vitin 1991 ishte produkti me karakteristik i ketij antihistorizmi dhe antishqiptarizmi?
Ne praktiken historike te Njerezimit ka nje fenomen te paidentifikuar nga studiuesit (jo vetem shqiptare). Kur pranojme permasat e nje ngjarje (p.sh. menyren e formimit te alfabetit) ne nje popull dhe mos aplikimin e kesaj permase ne nje popull tjeter nuk kemi thene se ka ndodhur tjetersimi i pavullnetshem i Historise dhe mos aplikimi i formes klasike. Kjo gje ka cuar ne lindjen e nje sere pikepyetjesh pa pergjigje argumentuese, por dhe ne kerkesen e domosdoshme te nje metodike qe te jete e afte t’i jape pergjigje asaj qe ka ndodhur realisht ne Histori jashte ndergjegjes individuale te njeriut. Cudia qendron, dhe ketu jemi futur ne boten shkencore te Popullit Shqiptar, ne mos perputhjen e praktikes historike te Popullit Shqiptar me historine e popujve te tjere te Evropes. Dhe pyetje ne kete rast duhet te ishte: perse ka ndodhur kjo dhe kush eshte shkaku? Perse studiuesit shqiptare te te gjithe koherave nuk e kane identifikuar faktin historik real, por e kane shtremberuar faktin shqiptar ne perputhje me formen klasike te veprimit historik te ndodhur jashte arenes shqiptare duke i fshehur Popullit Shqiptar faktorin historik te vertete qe ka vepruar mbi te. Eshte nje problem sa i vjeter aq dhe i ri, sa i njohur aq dhe i panjohur dhe e gjitha kjo te con ne zbulimin se cfare nuk u be me 2012 ne pervjetorin shekullor te Shtetit te shqiptareve.
Se pari, asnjehere nuk eshte bere, duke perfshire edhe kete pervjetor shekullor, analiza historike e ndikimit shekullor te forcave politike jashteshqiptare mbi Popullin Shqiptar duke e nenkuptuar qe ai nuk ekziston dhe gjitheshka ka qene brenda zhvillimit autokton te Popullit Shqiptar gje qe jo veten nuk ishte e vertete, por ai kryesisht mbulon permasen e ndryshimit historik te Popullit Shqiptar ne saje te ketij ndikimi. Prandaj nuk u botua kolana e vepres se Ismail Qemalit dhe rrjedhimisht nuk u botua intervista e tij dhene gazetes “IL Piccolo” te Triestes, dt 19 nentor 1912 dhe ajo hipotekore (dmth qe nuk ekziston) e dates 16 prill 1911, duke krijuar nenkuptimin qe gjitheshka e botuar deri ne ate kohe mbi vepren dhe politiken e ndjekur nga Ismail Qemal Beu ishte absolutisht e sakte. Ne kete kuader rezulton qe libri mbi Ismail Qemalin (permbledhje dokumentash), pergatitur nga Teuta Hoxha dhe botuar me 1982 me rastin e 70 vjetorit te shpalljes se Pavaresise, te “mos” jete i shpikur nga fillimi deri ne fund. Te pakten me rastin e 100 vjetorit te themelimit te Shtetit Shqiptar dhe Pavaresise Kombetare kjo duhej manifestuar per te mbuluar manipulimin e historise se atyre koherave te lavdishme.
Se dyti, asnjehere nuk eshte thene dhe nuk u tha edhe ne kete pervjetor shekullor te shtetit te shqiptareve se kush ka qene ai Subjekt Historik qe e ka detyruar Popullin Shqiptar te ktheje syte gjithmone nga Evropa, te mbetet evropian dhe te harroje ndikimet helene, bizantine apo otomane. Asnjehere nuk eshte thene perse ndikimi historik 2500 vjecar nuk arriti te triumfoje mbi Historine Evropiane te Popullit Shqiptar. Perse 3500 ndikim shoqeror absolut ne kohe dhe hapsire mbi vendasit autoktone nuk ka arritur t’ja tjetersoje karakterin evropian te tyre? Kush ka qene ajo FORCE qe e mbyti ndikimin historik te rrethimit politik te shqiptareve dhe triumfoi mbi kohen dhe hapsiren e relatoreve historike? Ja pra qe problemi ngado qe te shikohet nuk mund t’i shpetoje dot zbulimit te subjektit qe ka drejtuar Popullin Shqiptar drejt Diellit te vet iluzor duke triumfuar mbi Politiken kohore. Por duhet vene ne dukje instikti mbizoterues ne inteligjencen postkomuniste kur niset dhe perkrah lidhjen e ilireve me pellazget me tendence per t’i ndryshuar karakterin evropian filleses historike te races se bardhe; dhe me sa kam kuptuar ky ka qene i gjithe thelbi politik i komunizmit enverist
Se treti, ka ardhur koha t’u themi shqiptarëve se Heroi ynë Kombëtar ka mangut subjektin e tillë, i vetmi që mund t’i qëndrojë përkrah për të gjithë periudhën e Kastriotit dhe pas vdekjes së Tij. Kleri Katolik Shqiptar dhe Gjergj Kastrioti përbëjnë një unitet të pandashëm në qëllim dhe vepër. Ata janë truri dhe dora e Shqipnisë. Ja përse janë sulmuar qoftë Kleri Katolik Shqiptar, qoftë Gjergj Kastrioti. Ne kete 100 vjetor Kleri Katolik Shqiptar duhet te merrte titullin e larte Hero i Kombit Shqiptar, perkrah Kastriotit te Madh. I pari formatoi shqiptaret me kulturen europiane dhe i krijoi shtetin, kur i dyti  mbrojti Europen nga tjetersimi otoman (por jo i vetmi, pasi malsoret e Dukagjinit dhe te Mirdites kane qene ata qe mbrojten Vjenen nga pushtimi otoman kur ushtria e Ibrahim Pashes ndodhej perpara mureve te saj; – behet fjale per kohen e Sulltan Sulejmanit te Madherishem- shek. XVI).

Perfundime
Gjeja e pare qe bie ne sy ne kete material eshte tendenca skrupuloze e studiuesve shqiptare per te fshehur edhe gjurmen me te vogel qe ben fjale per subjektin qe pergatiti Popullin Shqiptar per diten e madhe te Historise. Ose e thene me fjale te tjera studiuesit shqiptare te sotem jane me te djallezuar se te djeshmit dhe nuk duan t’ja dine per ekzistencen e nje materiali te bollshem qe ben fjale per kete subjekt.
Se dyti, festimi intelektual i pervjetorit shekullor te Pavaresise dhe formimit te Shtetit te Shqiptareve tregoi se intelektuali i sotem shqiptar eshte 100% produkti me karakteristik i rendit antishqiptar enverist dhe ai e ka te pamundur te shkeputet nga tabani formues komunist i asaj epoke antihistorike.
Se treti, festimi intelektual i pervjetorit shekullor te Pavaresise dhe formimit te Shtetit te Shqiptareve tregoi se Historia e Popullit Shqiptar, qe shpaloset sot ne te gjithe auditoret e te gjithe niveleve shkollore shqiptare, eshte realisht antihistoria e popullit tone dhe nuk ka asnje lidhje me ate qe Populli Shqiptar ka parakaluar neper shekuj e mijevjecar.
Se katerti, festimi intelektual i pervjetorit shekullor te Pavaresise dhe formimit te Shtetit te Shqiptareve tregoi se mendimi filozofik shqiptar nuk ekziston ne asnje permase. Ai ka mbetur sipas reflektimit te mendimit filozofik bolshevik vetem me nje permase: te mos i sherbeje ne asnje pike progresit te shqiptareve.

Tirane 12 Maj – 25 Gusht 2013