69-Dardanet e Ilirise apo te Trojes?

(a jane te te njejtit bosht biologjiko-social?)

Studiuesit dhe shkrimtaret shqiptare te te gjithe koherave kane arritur ne nje deduksion: dardanet e Ilirise jane pjestare ne luften e Trojes. Si eshte arritur ne kete perfundim dhe perse sherben ai? Mos valle per te marre lavdine e tjeterkujt, apo per te justifikuar ne menyre te mbrapsht gjendjen e prapambetur shoqerore te shqiptareve? Une e konsideroj kete problem me rendesi te posacme pasi ne baze te ketij mashtrimi te perdorur eshte realizuar justifikimi varesor i ilireve nga pellazget.
Sot problemi dardan ne kuader te iliricitetit te tyre konsiderohet i kopsitur sakte nga pikepamja historike, gjuhesore, etnografike, ne saje te disa punimeve te studiuesve dhe shkrimtareve shqiptare; ku permend disa prej tyre, sipas  rradhes kohore (kjo eshte literatura qe zoteroj une dhe jo e gjithe permbajtja):
1 – Zef Mirdita “Rreth problemit te romanizimit te Dardaneve” ne  Kuvendin e I-re te studimeve Ilire  15-20 shkurt 1972, Tirane 1974, vell. II, f. 171 – 180
2 – Mark Krasniqi “Krahinat etnografike te Kosoves” ne Konferencen kombetare te studimeve etnografike 28 – 30 qershor 1976, Tirane 1977, f. 111-120.
3 –  Moikom Zeqo, Kaloresit Dardane, Tirane 1977
4 – Sulejman Krasniqi, Dardanet, Tirane 1985
5 – Ahmet Kelmendi ne “Kontributi i Aleksander Xhuvanit ne te mesuarit e gjuhes shqipe ne shkollat e Kosoves si dhe ne stabilizimin e gjuhes se pergjithshme letrare kombetare”, Konference shkencore kushtuar 100 vjetorit te lindjes se Prof. Dr. Aleksander Xhuvanit, Tirane 1986, f. 251
6 – Idriz Ajeti ne “Kontribut per studimin e onomastikes mesjetare ne territorin e Malit te Zi, Bosnjes e Hercegovines dhe te Kosoves”, Konference shkencore kushtuar 100 vjetorit te lindjes se Prof. Dr. Aleksander Xhuvanit, Tirane 1986, f. 347
7 – Mark Krasniqi ne “Kuptimi etno-gjeografik i toponimeve te Rugoves”, Konference shkencore kushtuar 100 vjetorit te lindjes se Prof. Dr. Aleksander Xhuvanit, Tirane 1986, f. 359.
8 – Hilmi Agani ne “Rreth dygjuhesise (bilinguizmit) ne lokalitetin e Rahovecit”, Konference shkencore kushtuar 100 vjetorit te lindjes se Prof. Dr. Aleksander Xhuvanit, Tirane 1986, f. 367
9 –  Mark Krasniqi ne “Gjurme e gjurmime” (studime etnografike), Tirane 1982.
10 – Zef Mirdida ne punimin “Studime dardane”, Tirane 1982.
11 – Edi Shukriu – Hoti ne “Kultura materiale dardane ne gjysmen e dyte te mijevjecarit te pare p.e.sone” (Iliria 2 – 1986, f. 23 – 34) – marre nga revista “Gjurmime Albanologjike, seria e shkencave historike”, XIII – 1983, Prishtine 1984, f. 7 – 26.
12 – Muzafer Korkuti ne “Parailiret, Iliret, Arberit”, Tirane 2003.
13 – Kristo Frasherit ne “Historia e Kosoves, vell. I, Dardania (Kosova Antike)” (Tirane 2008).
14 – Luan Perzhita ne “Mbreteria Dardane” (histori e shkurter e shtetit 2400 – vjecar), Botart 2009.
15 – Jusuf Buxhovi ne “Kosova” (Antika, Mesjeta), bot. 4, Faik Konica, Prishtine 2012.
Ndersa lidhja e botes ilire me boten trojane, me ane te Dardanise eshte nje tendence sa e vjeter dhe e re duke mos pasur asnje baze teorike e praktike ku hamendesite perbejne te vetmin argument “historik”.
Por te paket duhet te jene ata shqiptare qe dine se problemi eshte shume –shume me i komplikuar dhe bota e teorise historike nuk e pranon kaq lehte kete lidhje hipotekore edhe pse lista e dijetareve qe pranojne lidhjen e emrit dardan me boten ilire eshte e pasur (te pakten keshtu pretendon akademiku yne, Prof. Kristo Frasheri, ne: Historia e Kosoves, vell. I, Dardania, f. 41); sipas te cilit kjo liste permbledh: Johann von Hahn me studimin e tij monemental “Studime Shqiptare”, Gustav Mayer me vepren “Fjalori etimologjik i gjuhes shqipe”, D. Zippel me punimin kushtuar ilireve deri ne kohen e perandorit August pasi permblodhi burimet antike, Kurt Schutt me disertacionin “Hetime mbi historine e ilireve te vjeter”, Nikola Vulic ne punimet: “Kombesia e dardaneve” dhe “Dardanet”, Domeniko Mustilli i cili pranon perkatesine ilire te dardaneve. Ndersa kunder kesaj lidhje jane: historiani rumun G.G. Mateescu, arkeologu serb M.V.Garasanin (po aty, f.41-43), por dhe romuni R. Vulpe, bullgaret D. Decevi e Vl. I. Georgieve, kurse prej kroateve K. Novaku (Zef Mirdita, Studime dardane, f. 20). Ekzistojne studiues jashteshqiptare (Ivica Degmexhiq) qe i lidhin dardanet e Ilirise me dardanet e Troades, te cilet prej andej jane vendosur ne Gadishullin Ballkanik (Zef Mirdita, Studime….f. 23). Nuk duhet anashkaluar fakti qe kohet e fundit studiuesit Oliver Jens Shmidt dhe Eva Anne Frantz permblodhen ne nje liber (“Historia e shqiptareve”, Tirane 2012) nje seri studimesh te autoreve jashteshqiptare te cilet tentojne te permbysin jo vetem lidhjen dardano – ilire, por te gjithe ndertesen e ngritur mbi vazhdimesine shqiptare te ilireve duke tentuar t’i japin nje ngjyre tjeter historise se Ballkanit te sotem sipas interesave politike te kohes. Ata kane te drejta per sa kohe qe studiuesit shqiptare nuk kane formuar nje metodike fitimprurese nga analiza e fakteve historike, pasi ne te kunderten gjitheshka permbyset ne favor te autoktonise se shqiptarever te sotem, gje te cilen studiuesit shqiptare, por dhe te huaj, nuk dine ta argumentojne ne asnje element. Fakti qe kerkush ne ate liber nuk di te argumentoje asnje pretendim tregon mirefilli se vetequajtura shkence e historise nuk eshte gje tjeter vecse nje aspekt i politikes se sotme. Mund te vecoj Joachim Matzinger ne punimin “Shqiptaret si pasardhes te ilireve nga kendveshtrimi i gjuhesise historike” (f. 13-39), ku permendet nje nendege e hipotezes se prejardhjes se shqiptareve nga dardanet (shenimi 6, f. 14).
Rendesia e kritikes nuk qendron ne permendjen e mendimeve te kunderta, por, kryesisht, ne kritiken e metodave te ndjekura per te kundershtuar apo aprovuar nje ngjarje historike sipas kategorive shkak – pasoje, rastesi – domosdoshmeri, sasi – cilesi dhe te gjitha keto te lidhura me qenien shoqerore, neper te cilat parakalojne te gjitha ngjarjet e ndodhura ne historine e Njerezimit. Duhet te deklaroj qe ne fillim se te gjithe studiuesit shqiptare dhe jashteshqiptare i rreshkasin kesaj metodike dhe mundohen te hidhen nga dega ne dege per te vertetuar ate qe nuk ekziston dot. Ne kete drejtim ajo qe quhet shkence e historise le per te deshiruar tej mases dhe gjitheshka i nenshtrohet politikes agresive, si nje veprimtari instiktive per mbijetese; cka do te thote se e ashtequajtura shkence e sotme e historise nuk merr per baze ligjet natyrore te shoqerise njerezore, por ligjet individuale te fantazise njerezore duke e kthyer historine e njerezimit ne nje mankth mashtrimi politik me tendence drejt krimit kolektiv (te pakten nazismi dhe komunizmi i shek.  te XX-te e kane pasur ne themel kete praktike).
Eshte perseri akademiku yne qe ve ne dukje se Johann von Hahn-i ishte i pari dijetar qe sheh ne rrenjen e emrit te dardaneve fjalen dardhe, te cilen e pranon edhe Gustav Majer (po aty).
Por cfare thote analiza, sipas raportit kohor-hapsinor, e popullates qe fshihet pas emrit Dardani dhe cfare perfaqeson  ky emer ne shkencen e historise? Cfare lidhje ka ky emer me popullaten te quajtur ilire?
Per here te pare emri Dardan haset ne vepren e Homerit “Iliada” (kjo kundershton tezen F. Papazoglu-t mbi permendjen e emrit  Dardan per here te pare ne vitin 344/3 pes; – keshtu pretendon  Edi Shukriu –Hoti ne studimin e saj: “Kultura materiale dardane ne….(Iliria 2/ 86, f. 24), ose ketu fshihet nje manipulim i panjohur i Homerit) dhe mbetet per te percaktuar se cfare percakton ky emer ne historine e lashte te gadishullit tone dhe ne mitologjine helene (eshte nje pike ku cuditerisht bashkohen dy popuj pa asnje lidhje gjenetike e shoqerore, por qe fshehin nje ngjarje dhe nje pasoje formale pas te cilave fshihen shume dukuri). Por duhet thene qe ne harten e famshme te botuar nga Cordiniano, ne librin e tij Shqiperia (vell 1), te cilin shtepia botuese Almera nuk e ka botuar, por qe une e kam riprodhuar ne disa artikuj (fig. 1), emri i Dardanise ekziston mirefilli krahas banoreve primitive te gadishullit tone te pa emertuar (koha e ekzistences nenkuptohet perpara dhe paralel me luften e Trojes), por qe besonin ne kultin e gjarprit. Nuk e di se cfare ka pasur nder mend Cordiniano kur ka publikuar kete harte, por ne qofte se do ta konsiderojme te sakte rezulton se midis dardaneve dhe vendasve autoktone nuk ka asnje lidhje gjenetike perderisa ekziston emri ne njerin prej tyre (pra rezulton qe dardanet te jene pellazge te ardhur). Por problemi i emrit dardan tek Iliada eshte me pak probleme persa i perket perkthimit ne disa gjuhe te botes dhe ne menyren se si shkruhet. Keshtu p.sh.
1 – ne botimin greqisht, Homeri Opera in five volumes, ed. D.B. Monro/Th.W.Allen Oxford, Oxford University Press. 1920, Ἰλιάδος Β (kenga 2), qe ka 877 vargje, fjala Dardan shkruhet   Δάρδανος   dhe ndodhet ne vargun 701. E njejta situate eshte dhe ne botimin e vitit 1978 me copirajt te M.M.Willcock me nje koment shtese anglisht.
2 – ne botimin italisht, Omero – Iliade, bot. 1966, nen okelion Autori e Capolavori, me perkthim te Vincenzo Monti-t, libro II (kenga e II), qe ka 1173 vargje, fjala dardan shkruhet dardanio dhe ndodhet ne vargun 942. Por nje botim ne internet (2012) i po ketij perkthyesi ka disa ndryshime te vogla: kenga e dyte ka 1169 vargje dhe fjala dardanio ndodhet ne vargun 940.

                  fig. 1 (marre nga vepra e Cordinianos: Shqiperia, vell. I)
3 – ne botimin spanjisht, Homero Iliada, La Habana, Cuba 1972, te perkthyer nga  Luis Segala Y Estalella ne formen e grup vargjeve, canto II (kenga e II) ka 877 vargje dhe ne grupvargjet 695-710 fjala dardan shkruhet dardano.
4 – ne botimin shqip, Homeri Iliada, te perkthyer nga prof. Gjon Shllaku kemi disa ribotime sipas kesaj hapsire:
-bot. 1965, kenga e II-te ka 1053 vargje dhe fjala Dardan shkruhet Dardan dhe ndodhet ne   vargun 856.
-bot. 1979, kenga e II-te ka 1054 vargje dhe fjala dardan shkruhet dardan dhe ndodhet ne vargun 854.
-bot. 2006, kenga e II-te ka 1049 vargje dhe fjala dardan shkruhet dardan dhe ndodhet ne vargun 849.
Ndryshimi i emrave dhe i numerit te vargjeve ne poemat e Homerit ndjehet edhe ne kengen e katert, sidomos ne perkthimet shqip. Ne botimin e pare (1965), kenga e 4 – vargu 335, Ajaksat konsiderohet prijesa te Akejve; ndersa ne botimin e dyte (1979), kenga e 4 – vargu 329, Ajaksat konsiderohen prijesa te danajve; gje qe nuk ndodh ne perkthimin italisht (vargu 341), botimin greqisht. (vargu 234) dhe botimin spanjisht (grupvargu 234-239).
Vetvetiu me lind pyetje: perse ne origjinal, greqisht, dhe ne botimin e pare shqip fjala dardan eshte me te madhe ndersa ne te gjitha botimet e tjera ajo eshte me te vogel? Cfare eshte kerkuar te ndryshohet? A nuk fillon ne kete pike pazari e historianeve komuniste me formalistet historiane (dmth njerezve politike) te botes jashteshqiptare? Ne kete pike fillon pikepyetja me e pare e problemit Dardan ne planin historik dhe te gjithe ata qe flasin me kompetence dhe siguri kane si burim me te pare informacionet e dhena nga lashtesia tregimtare, por qe sot nuk ka asnje vlere pasi gjitheshka lidhet me interpretimin vetiak. Dmth shtrojme pyetjen: Si eshte e verteta historike e problemit Dardani?
Sipas Appianit te Aleksandrise (95 – 165) Dardani konsiderohet si i biri i Ilirit dhe e gjitha kjo sipas vizionit historiko – mitologjik grek (Kristo Frasheri, Historia e Kosoves, f. 41, 45), por duke u mbeshtetur ne vepren e Homerit (shek IX Para Kri.) “Iliada” konstatojme se shenimi 149 bot. I-re (shen. 146 i bot. II-te) thote: “- Dardani (vargu 856 bot. I, vargu 854 bot. II.). “Keshtu quhej nje pjese e Trojaneve prej Dardanit qe, sipas mitologjise, ka qene bir i Zeusit. Prandaj edhe mbreti i Trojes Priami quhej Dardanid. Por ne disa raste me emer Dardane quheshin nga Homeri ne pergjithesi Trojanet”. Ke duhet te besojme ne kete rast, pasi rezulton qe Iliri dhe Zeusi na paska qene i njejti subjekt lindes edhe pse per njerin rast (te dytin) behet fjale per stad religjoz te zhvillimit, kur per tjetrin (te parin) per nje emertim qe ne ate kohe nuk ka ekzistuar kurre sipas pikepamjes qe aludon autori shqiptar? Eshte me e lehte te pranohet  huazimi i emrit nga ana e ilireve prej botes pellazge se sa te pranohet lidhja historike midis dardaneve te Ilirise dhe dardaneve te Trojes pellazgjike.
Por po te shihet problemi sipas varesise se elementeve shoqerore nga qenia e organizimit nuk eshte e veshtire aspak te konkludohet me ndryshe dhe me afer te vertetes pamvaresisht ne na pelqen ky perfundim.
Se pari duhet sqaruar se kujt i perkasin dardanet: botes pellazge apo botes ilire, pasi te dyjave eshte jo vetem e pamundur praktikisht, por teorikisht antimaterialiste nga pikepamja filozofike. Meqenese sot ne Shqiperi pranohet kjo lidhje, atehere zberthimin e botes dardano-ilire do ta paralelizojme me gjendjen shoqerore te dardaneve trojane. Punimet e studiuesve shqiptare jane te afta te realizojne kete zberthim me kusht qe konkluzionet t’i nenshtrohen kontinumit kohor – hapsinor. Duke pare ate qe shkruajne studiuesit dhe shkrimtaret shqiptare per kete problem jam i detyruar te ve ne dukje ekuacionin e zhvillimit te shoqerise njerezore ku qelizat shoqerore paraqiten sipas kohes se lindjes, raportit dhe shtritshmerise hapsinore te tyre. Pikerisht kjo perben zgjidhjen e problemit dhe permbysjen e fantazise se shkrimtareve dhe studiuesve shqiptare (edhe studiuesit jashteshqiptare nuk bejne perjashtim nga ky kendveshtrim). Ekuacioni i meposhtem eshte i afte te argumentoje se eshte e pamundur te kemi shtet pa elementet paraardhes (edhe pse ato perfaqesojne nje bashkesi objekt – subjekt), kur e kunderta eshte nje rregullsi ligjore. Dmth eshte e mundur te kemi nje shoqeri te paorganizuar ne shtet, por idete fetare te jene prezente, se bashku me pronen, luften, skllaverine….etj. Por eshte e pamundur te kemi shtet me pronen deri ne stadin e formes fisnore, apo te kemi shtet me te drejten zakonore te pashkruar; eshte e pamundur te kemi shtet me idete fetare te formes pagane (kultin e natyres); eshte e pamundur te kemi shtet me formen patriarkale te familjes.
……………………..     →         →       →             →         →         →
familje + fe + juridiksioni + pronë + luftë + skllavëri + qytet + klasë + shtet
(ekuacioni klasik i zhvillimit kohor te shoqerise njerezore sipas varesise hapsinore te elementeve perberes; shigjetat tregojne pikerisht kete varesine e hapsires shoqerore nga koha )
Raportet kohore te qelizave materialo – subjektive te shoqerise tregojne se ato i nenshtrohen nje rregullsie te varur nga dinamika e gjithseiciles dhe kjo perben te gjithe thelbin e metodikes materialiste te shkences se historise pasi relacionet universale midis strukturave shoqerore duket sikur e prishin kete rregullsi dhe kete kane marre per baze studiuesit shqiptare dhe jashteshqiptare kur kane konkluduar mbi boten dardane, pellazge, ilire dhe te pasardhesve te tyre. E gjitha kjo kerkon te zberthehet dialektika e cdo qelize shoqerore nga lindja deri ne pozicionin e sotem dhe kjo do te tregoje se kush lidhet me boten dardano-trojane dhe ate ilire.
Zberthimi i ketij problemi e ka nje veshtiresi analitike:  nuk njohim ne rrenje dinamiken lindese te qelizave materialo – shoqerore te dardaneve ilire dhe te atyre trojane. Keshtu qe jemi te detyruar te marrin ne konsiderate faza te mevonshme zhvillimi duke parakaluar format lindese. Por analiza sipas kohes historike con ne perfundimin se shoqeria autoktone karakterizohet nga nje vecori: kane shpejtesine e zhvillimit jashtezakonisht te vogel dhe per kete jane me te prapambeturit ne kontinent; ose ne te kunderten  duhet  te  pranojme qe e gjithe shkenca e njerezimit,  prej 2500 vjetesh, ka ecur ne tym dhe ajo eshte thjeshte nje iluzion mashtrues, pasi i gjithe zhvillimi shoqeror i shqiptareve, pergjate kesaj kohe, eshte ne kundershtim me te gjitha praktikat politike te zbatuara ne Toke dhe metodikat ekzistuese nuk jane te afte ta shpjegojne ate.
Vini re nje metodike zberthimi te inicuar 200 vjet me perpara dhe te lene ne harrese me qellim politik:
Familja:
Problemi i familjes dardane nuk mund te ndiqet ne menyre te izoluar nga bota tjeter ilire pasi te dhena te vecanta nuk ka, por ne dime fazat kalimtare te familjes nder autoktonet e Ballkanit per te ardhur te e sotmja qe diaponojme. Keshtu eshte pranuar  se: “Në burimet e shkruara antike, tek Skylaksi, gjeograf dhe historian grek i shekullit VI-V para e. Sonë, thuhet se “burrat i nënshtrohen pushtetit të grave” megjithëse po aty flitet për skllavëri në shoqërinë e liburnëve. Ja pra në kohën kur shoqëria ilire, në përgjithësi kishte pësuar ndryshime të mëdha në diferencimin klasor e megjithëatë gjurmët e matriarkalitetit janë ruajtur” (Bep Jubani, Germime ne varrezen tumolare Ilire te Krumes (Rrethi i  Kukesit), Përmbledhje artikujsh arkeologjikë për historinë e lashtë të Shqipërisë, disp. I, f.148). E njejta situate paraqitet edhe ne Epirin e Lashtu ku “Një tjetër veçori është pozita e veçantë e femrës, e cila në ndryshim nga ajo në Greqinë klasike të qyteteve, ka të drejtë të plotë pronësie dhe jetersimi dhe mund të luajë edhe rolin e kryetarit të familjes. Dhe veçoria e tretë është se shoqëria në Epir është e organizuar në grupe etnish në vënd të organizimit në polise (qytet-shtet) që është karakteristikë për Greqinë Qëndrore dhe Jugore, ndërsa e para ngjan me ato të territorit ilir fqinjë” (Gjerak Karaiskaj, Butrinti dhe fortifikimet e tij, f. 25). Raportet e zhvillimit shoqeror te romakeve binin ne sy kur krahasoheshin me boten primitive ilire dhe nuk “është për tu habitur pse një romak, duke ditur dobësinë dhe shëndetligësinë e grave romake, ka qënë i mahnitur jo vetëm me një pozitë të tillë të gruas ilire, por edhe me qëndrueshmërinë e vitalitetin e saj: ato janë “matres familias” në kuptim të “zonjës së shtëpisë” e cila pozitë është e strukturave të lira sociale blegtorale” ( Zef Mirdita, Studime dardane, f. 76). Te gjitha keto me cojne ne perfundimin se familja ilire ishte akoma ne fazen e matriarkalitetit megjithe boten e madhe te relacioneve universale te saj me boten jashteilire. Te gjitha keto nuk do te kishin asnje vlere ne qofte se nuk do te krahasoheshin me te sotmen ku ekziston mirefilli forma patriarkale e familjes, te pakten deri ne fillimet e shek. te XX-te, sidomos ne Kosove (kam parasysh punimin e Mark Krasniqit “Gjurme e  Gjurmime”, f. 192-234, mbi familjet e medha patriarkale shqiptare ne Kosove, ose po ky autor pranon ekzistencen e familjeve patriarkore me nga 20 deri 50 pjestare ne Rrafshin e Dukagjinit, – Konferenca kombeatre e studimeve etnografike, f. 114); kështu që zbërthimi i formës së familjes ilire deri tek forma shqiptare e familjes është në përputhje të plotë me ecurinë klasike të familjes sipas metodikes te ndjekur nga F. Engelsi, Origjina e familjes, pronës private dhe e shtetit (f. 71-72) duke me cuar ne perfundimin se popullata bartese e saj eshte e te njejtit bosht biologjik, por qe permban nje vecori shoqerore te cilen popujt e Europes nuk e disponojne ne ate permase (ndoshta ben perjashtin popullata baske): shpejtesine teper te vogel te zhvillimit shoqeror. Kjo e fundit perben te gjithe te fshehten e gjenezes se popullit te sotem shqiptar dhe shenjen dalluese nga te gjithe popujt e tjere te Ballkanit, te pakten, por dhe bazen teorike per ndertimin e metodikes kerkimore shkencore ne fushen e shkences se historise.
Por paralelizmi me popullaten pellazgo-trojane, sipas kendveshtrimit te dinamikes se familjes, tregon se faza ne te cilen ndodhej familja shqiptare perputhet me ate pellzge, por e gjitha kjo sipas nje diference kohore qe kap vlera mbi 3500 ku persesi permbajtja hapsinore nuk perputhet plotesisht duke qene me mbrapa familjes trojane ne pozicionin e sotem. Kjo e fundit karakterizohet nga nje patrialkalizem tipik, dmth monogami per grate dhe poligami per burrat, por ne fazen fundore te saj drejt monogamise. Duhet vene ne dukje qe dualiteti patriarkalitet – monogami i ka ndjekur shqiptaret dhe paraardhesit e tyre prej me shume se 2500 vjet duke treguar se permbajtja e popullates autoktone nuk eshte ajo qe kujtojme
  Idete fetare
Edhe problemi i dinamikes se ideve fetare nder popullaten qe mban emrin dardan nuk mund te trajtohet ne menyre te vecante, ne raport me boten ilire. Ne qofte se per boten trojane kjo eshte e lehte te konstatohet, por boten gjithperfshireseilire kjo eshte pak e veshtire pasi nuk kemi asnje te dhene se cfare forme fetare kane pasur dardanet e Ilirise, kur per shumicen e ilireve te tjere kjo eshte e dukshme. Duhet vene ne dukje qe bota fetare eshte bota me e vjeter qe i njihet Njerezimit dhe ne kete pike fillon cdo gje e njohur sakte.
Perputhjet dhe mosperputhjet e formave fetare me dinamiken e zhvillimit shoqeror tregon se kjo dinamike eshte e ndikuar nga jashte ku kategoria rastesi – domosdoshmeri percakton formen e perbashkimit shoqeror deri ne ekzistence. Kjo ka rendesi te vihet ne dukje paraprakisht, pasi na meson menyren se si duhet trajtuar bota fetare nder shqiptaret dhe paraardhesit e tyre. I them te gjitha keto pasi ka pasur nga ata studiues qe problemin fetar e kane pare ne menyre tmersisht antihistorike dhe ireale pa i ditur jo vetem detyren ne histori te institucioneve fetare, por pa ditur dhe rolin vendimtar te institucioneve fetare ne Shqiperi. Nuk e di a ka qene kjo ndergjegja e vertet e njerit prej studiuesve serioze te ketyre problemeve, apo ja kane imponuar te shprehet per hipokrizi shkencore per te fshehur faktin cilesor te dukurise, kur shkruan: “shqiptaret  nuk kane pasur kishe kombetare, sepse fene ua ka imponuar pushtuesi i huaj, te cilin kisha e ka perkrahur duke e vene ne sherbim te tij. Ne kete menyre, pra, kisha, feja, ka qene antikombetare e kjo eshte pasqyruar edhe ne antroponimine shqiptare, ne te cilen emrat kombetare jane menjanuar krejtesisht” (Mark Krasniqi, Gjurme e gjurmine, f. 107). Rendesia e ketij konstatimi qendron ne mos marrjen per baze te rolit te ideve fetare ne permbajtjen e shkences se historise, pasi fakti i mesiperm jo vetem qe nuk eshte i vertete, por ai fsheh dhe gjenezen e shqiptareve te sotem pasi duke u pergjithesuar si dukuri nuk shpjegon perse paraardhesit e larget te shqiptareve nuk huazuan nga pellazget dhe helenet boten politeiste, por e parakaluan ate pergjate gjithe kohes se ekzistences se dualitetit relacional ilir – pellazg dhe epiroto – helen duke perkrahur monoteizmin e krishtere e pastaj ate islam. Kjo eshte pika argumentuese kryesore qe ndan epirotet nga helenet dhe bashkimin e tyre me iliret.
Gjëndja e ideve fetare në Iliri gjatë shekujve 40 para Krishtit – 6 pas Krishtit është e jashtëzakonshme nga çfarëdo lloj këndvështrimi (qoftë kohor e qoftë hapësinor). E jashtëzakonshmja qëndron edhe në diçka tjetër; studiuesit tanë ilirologë (edhe të huaj) nuk janë mbështetur kurrë tek feja seriozisht për të vërtetuar gjenezën e shqiptarëve, kur ne themi se vetëm feja është ajo që mund të lidhë teorikisht, të paktën deri më sot, ilirët me paraardhësit e tyre te pa emer, por qe besonin ne kultin e gjarprit dhe qe perbejne fillesen e races se bardhe ne kontinent.
Në Iliri ne gjejmë për kohëra të ndryshme forma të ndryshme idesh fetare ku të tre format e ideve fetare nuk janë të barasvlefshme nga pikëpamja kohoro-hapësinore. Domethënë në Iliri mungon evoluimi klasik i kultit të natyrës në politeizëm dhe ky i fundit në monoteizëm. Pikërisht në këtë mungesë qëndron pika më e fortë e domosdoshmërisë teorike për vërtetimin e gjenezës së ilirëve, të cilët deri më sot janë pa të. Por kjo gjë nuk ka qënë pengesë që në Iliri të kemi edhe kulte pagane, edhe politeizëm, edhe monoteizëm ku vetëm i pari është autokton dhe i evoluar nga një rend paraardhës dhe një popullsi po e tillë, por me emërtim tjetër.
Duke përmbledhur kritikën e ideve fetare në lidhje me gjenezen e tyre ne gjejmë përhapjen e kultit të diellit në të gjithë territorin e Epirit te Jugut dhe në atë qëndror. Si psh tek banorët e Apolonisë dhe Epidamnit ishin ruajtur kultet e diellit edhe pas ardhjes së grekëve (Skender Anamali, Te dhena mbi elementin ilir ne qytetet antike Epidamn dhe Apolloni, Përmbledhje artikujsh arkeologjikë për historinë e lashtë të Shqipërisë, disp. II f. 331); ndërsa në shek. VI para Krishtit në Apolloni kemi saktësisht kult të diellit (Neritan Ceka, Apollonia e Ilirisë, f. 88) kohë e cila përkon me ngritjen e qytetit; mbeturinat e kutlit të diellit gjënden edhe tek banorët e Liqenit të Pogradecit (Shkenca dhe jeta 4/85, f. 74) ; edhe bartësit e kulturës së Vajzës (Vlorë) kanë nderuar diellin (Përmbledhje artikujsh arkeologjikë për historinë e lashtë të Shqipërisë, disp I, f. 112-113) në kohën kur edhe paonët (banorë të Epirit Juglindor) kanë pasur kult të diellit si formë të besimit fetar (Kuvendi i I i studimeve ilire, vëll II, f. 271-272); ndërsa romakët kur erdhën në Iliri, gjetën kulte të lashta (po aty, f. 31), por dihet fare mirë se romakët erdhën në Iliri në shekullin e III para Krishtit, kështu që e dhëna ka edhe vlera kohore.
Po të zbërthejmë këtë dukuri nga ana e gjenezës së ilirëve duhet të pranojmë se ilirët kanë pasur si ndërgjegje fetare vetëm këtë kult dhe asgjë tjetër (është e padiskutueshme se kjo ndërgjegje rrjedh nga qënia shoqërore dhe për këtë është përsëri feja ajo që na tregon këtë qënie shoqërore të ilirëve. Kjo gjë u ka “shpëtuar” materialistëve tanë studiues.
Kur vjen puna për të zbërthyer politeizmin në Iliri nuk është e vështirë aspak të dallosh në të gjurmët e politeizmit helen çka tregon se politeizmi në Iliri nuk është rezultat i zhvillimit cilësor të shoqërisë vëndase, por thjeshtë rezultat i relacioneve Helade – Epir. Ja përse nën emrat Artemis-Diana fshihet një hyjni vëndase (Përmbledhje artikujsh arkeologjikë për historinë e lashtë të Shqipërisë, disp I, f. 224)
Në një farë mënyre kjo duhet të çojë në përfundimin se në Iliri kemi kult të diellit, por edhe tendencën historike drejt politeizmit. Në këtë pikë duhet vënë dallimi përsa i përket evoluimit origjinal apo evoluimit pjesor për efekt përshpejtimi nga bota e relacioneve.
Ne jemi të mendimit se në Epir duhet të kishte pasë filluar kalimi nga kulti i diellit drejt politeizmit përderisa ritet e varrimit nuk ruajnë drejtim të caktuar drejt diellit siç ndodh në të 25 tumat e periudhës së parë të hekurit të zbuluara në Mat, Vodhimë, Vajzë, Fier, Kënetë e Kukësit, Bodrishtë e Kakavijë; gjë e cila ndodh edhe në Drinos (po aty, f. 167, 279). Por kjo gjë nuk duhet të ketë qënë vetëm rezultat i zhvillimit të forcave prodhuese ilire gjysëm shtetërore drejt shtetit, siç pretendohet vënde-vënde. Dhe kjo vërtetohet në dy mënyra: së pari, përderisa ky evoluim idesh fetare nga forma më e parë në të dytën ndodh në pjesën më Jugore të Epirit dhe, së dyti, shpejtësia e vogël e zhvillimit që mbartnin epirotet do të bënte që hopi i menjëhershëm që ndan gjysëm shtetin komunar nga shteti skllavopronar të ketë pamjen e një hopi gradual. Në qoftë se ky hop në Greqi kap vlera kohore 6-8 shekujsh për Epirin ai duhet dhjetëfishuar ose njëzetfishuar. Kështu që përfundimisht politeizmit në Iliri dhe Epir ne i vëmë vizën përgjithmonë.
Por problemi nuk mbaron me kaq. Ne vazhden e kohes dhe ne transformimin e njepasnjeshem te iliro-epiroteve ne arber dhe shqiptare vihet re nje problem qe nuk eshte pare konform dialektikes se ideve fetare. Vihet ne pah indiferenca e shqiptareve per monoteizmin pa ja kuptuar thelbin fenomenit. Keshtu, psh, Hilferdingu thote se “nuk ka popull me indiferent ndaj fese se shqiptaret, te cilet nuk kane frike nga perendia…Nje autor gjerman – shton Hilferdingu – njohes i mire i shqiptareve, me te drejte ka thene per popujt qe jane nen sundimin turk se sllavi, greku e vllahu me teper cmojne fene se lirine. Ndersa shqiptari lirine e cmon mbi cdo gje, me shume se fene” (Mark Krasniqi, Gjurme e gjurmime, f. 309).
Bartja e ideve fetare nga iliro – epirotet tek shqiptaret nuk ka ndjekur rrugen ligjore klasike, por ne baze te imponimt politik eshte kanalizuar karakteri i mesiperm nga e cila nuk eshte nxjerre asnje perfitim pervec urrejtjes per shqiptaret.
Te gjitha keto nuk ndjehen tek pellazget e koherave heroike ku politeizmi ka qene i konsoliduar dhe ecuria e formave fetare neper fazat e zhvillimit social ka ndjekur rrugen me klasike mbi cbaze eshte zbuluar dialektika e ideve fetare ne historine e njerezimit. Kalimi i politeizmit fillestar ne monoteizem te konsoliduar eshte ne perputhje te plote me kalimin e pellazgeve ne helene dhe e ketyre te fundit ne greke duke argumentuar nje unitet absolut lidhes te popullates me produktin e vet ideor. Ne kete pike dinamika pellazgo – heleno – greke nuk perputhet kerkund me dinamikes parailire – iliro-epirote – arber – shqiptare dhe rrjedhimisht bota dardane, ne vendin ku sot gjendet Kosova, nuk ka se si te lidhet as me njeren dhe as me tjetren sipas lidhjes popullate / qenie shoqerore. Kjo do te thote qe sipas ideve fetare njerezit qe emertoheshin ne ato kohe dardane, ne Dardanine Kosovare, nuk jane dardanet e Trojes, por jane shume me mbrapa ne zhvillimin e tyre shoqeror dhe per kete nuk perbejne nje unitet biologjiko – shoqeror.
    Idete juridike  
Te pakten ne kete fushe cdo gje eshte e erret plotesisht dhe Dardanet, jo vetem te Ilirise, nuk kane pasur asnje lloj forme, te pakten deri ne mesin e shekullit te XV-te ku cfaqet legjislatori primitivo – gjysemshteteror Lek Dukagjini.  Analiza e ideve juridike tek shqiptaret e sotem eshte me te vertete e habitshme ne rrafshin hapsinor. Nuk e di a ekziston ne ndonje vend te botes ekzistenca e ideve juridike ne nje stad te caktuar te zhvillimit, por forma pasardhese te jete me primitive, bile shume me primitive. Por me perpara duhet pranuar mungesa totale e ideve juridike ne shoqerine para shqiptare, te pakten perpara Lek Dukagjinit si nje produkt autokton (kjo dallohet me statutet e qyteteve Drisht, Shkoder, Berat, Durres te cilat nuk jane produkte vendase).
Praktikisht ne territorin e banuar nga shqiptarët kanë ekzistuar fillimisht statutet  e qyteteve dhe gjurmet bejne fjale per statute ne qytetet Ulqin, Budva, Tivar, Durres, Drisht,  Shkoder e Berat; ku sot jane zbuluar dhe publikuar statutet e Drishtit, te Shkodres dhe te Beratit vënde të cilat ndodhen brenda territorit shteteror shqiptar (statute keto te inicuara nga institucionet fetare te krishtera). Me vonë u çfaqën kanunet me karakter klasor (i Skëndërbeut dhe Lek Dukagjinit) ku ndjehej  influenca e ideve juridike shtetërore mbi të, pastaj u çfaqën te drejtat zakonore popullore me ngjashmeri të madhe midis përmbajtjes edhe pse bartësit e tyre nuk ishin futur kurrë në relacione thelbësore sociale (kanunet e Dibrës, te Labërisë dhe te Lurës – a nuk tregon kjo se banoret e Laberise rrjedhin nga zonat veriore te Shqiperise se sotme)). Periudha e fundit tenton te rishikoje edhe vete Kanunin e Lek Dukagjinit sipas krahinave ku ai gjen zbatim deri ne mesin e shekullit te XX (variantet e Pukes dhe Mirdites). Në këtë mënyrë problemi vështirësohet në drejtim të autorësisë së të drejtave juridike të zbatuara në territorin e banuar nga shqiptarët. Aq më tepër rritet kjo vështirësi po të kihet parasysh mospërputhja e shkallës së zhvillimit shoqëror të shqiptarëve të fundit të mijëvjeçarit të dytë me përmbajtjen e të drejtave juridike të zbatuara përgjatë gjithë atij mijëvjeçari. Është kjo mospërputhje që e përjashton autorësinë në mënyrë të drejtëpërdrejtë të këtyre ideve nga brëndësia e popullit shqiptar.
Atehere cfare presupozimi duhet te beje studiuesi qe t’i injektoje paraardhesve te afert apo te larget te shqiptareve shkalle zhvillimi me permbajtje juridike te zhvilluar deri ne nivelin e domosdoshmerise se shtetit? Ne kete pike cdo gje bllokohet, kur per pellazget e Trojes problemi eshte i qarte pasi brenda 8-9 shekujsh ne Hellade linden idete juridike te Solonit  e Likurgut dhe u prodhuan dy qytet – shtete: Athina dhe Sparta. Atehere cfare lidhje mund te kete dinamika e ekuacionit pellazg – helen me Dardanine e Ilirise sipas ideve juridike, kur kjo e fundit perputhet me ekuacionin parailir – ilir – arber – shqiptar?
Dmth nga pikepamja juridike pasardhesit e dardaneve te Ilirise nuk perputhen me greket, por me shqiptaret.
Prona
Ndoshta eshte qeliza qe pajton me dukshem te lashten paraskllavopronare me boten e sotme shqiptare duke treguar se karakteristika sociale e shqiptareve te sotem eshte e lidhur vetem me shpejtesine e zhvillimit social. Per studiuesin eshte me e lehte t’i analizoje strukturat sociale te shoqerise parashqiptare duke u nisur nga e sotmja dhe kjo vlen sidomos per pronen, prania e se ciles ka pasur gjithmone pamjen e nje dualiteti prone fisnore – prone private pa qene asnjehere e konsoliduar si qelize materiale e shoqerise. E kunderta e saj con ne permbysjen e situates sociale te shqiptareve duke nxjerre perfundime te dyshimta jo vetem mbi gjendjen sociale te tyre, por, kryesisht, i ndryshon gjenezen sipas pikepamjes hapsinore.
Sipas studiuesve shqiptare ne shoqerine ilire, dardane dhe shqiptare kemi kete dinamike te pronesise:
Sipas akademikut tone Kristo Frasheri: “Ne shek. IV – III para eres sone, kur dalin burimet e shkruara per dardanet, rendi fisnor tek ata ishte shthurrur, ndonese jo kudo ne te njejten shkalle. Te pakten ne shek. IV para eres sone, toka bujqesore ishte kthyer, ndodhta jo kudo dhe ndoshta jo teresisht, ne pronesi private. Ne fshat kishte pronare te medhenj dhe te vegjel.” (Historia e Kosoves, vell. I – Dardania (Kosova Antike), f. 32).
Por sipas nje studiuesi tjeter rezulton qe “Sikunder mesojme nga Straboni dhe Stefan Bizantini, delmatet (komshinjte e te njejtit bosht biologjik me dardanet, GH)  e kane ndare token per cdo tete vjet me anetaret e klanit dhe te fisit. Me qe Straboni per kete treve ka shfrytezuar te dhena te veprave te autoreve te ndryshem si Theopompi, Timeu, Efori, mund te shihet se kjo dukuri eshte e hershme e jo e kohes se Strabonit” (Zef Mirdita, Studime Dardane, f. 81).
Te dy keto informacione, te interpretuar ne menyre tendencioze dhe te kundert, na japin mundesine te ngreme hipotezen qe ne territorin e banuar nga fiset ilire dhe dardane po imponohej vendosja e prones private mbi token si rezultat i botes se relacioneve me boten jashteilire e jashtedardane (ne kete pike duhet ter qendroje koha e huazimit te emrit dardan nga ana e banoreve autoktone). Por e gjitha kjo behet e pavlefshme kur krahasohet me te sotmen ne territorin e Kosoves dhe pranojme qe dardanet e Ilirise jane transformuar ne shqiptaret e Kosoves. Sipas studiuesit entograf: “Meshkujt punojne vetem per kolektivin; cdo pune e tyre, cdo e ardhur nga veprimtaria e tyre, shkon ne arken e kolektivit; ketu nuk ka pasuri ptivate. Kolektivi u siguron te gjitheve njesoj gjerat e nevojshme per jetesen. Keshtu cdo mashkull i kesaj familjeje ka te drejte te martohet me shpenzimet e kolektivit. Gjithashtu edhe vajzat e shtepise fejohen sipas moshes…Pervec te drejtes se marteses, kuptohet se cdo anetar i kesaj shtepie te madhe e ka te siguruar ushqimin dhe banesen.” (Mark Krasniqi, Gjurme e gjurmime, f. 243)
Ky konstatim i fundit i permbys gjerat jo vetem ne planin e dinamikes sociale te vendasve, por, kryesisht ne planin e dialektikes se prones private pasi nuk ka asnje mundesi teorike dhe praktike ne asnje popull te botes qe prona private mbi token te linde ne nje popull dhe pas 2300 vjetesh ky popull t’i thjeshtoje format e pronesise nga private ne fisnore. Ky problem ka vetem nje zgjidhje: prona private mbi token nuk eshte produkt vendas dhe imponimi politik duket sikur formon pronen private mbi token. Fakti qe ne trojet e banuara nga shqiptaret ekziston prona fisnore mbi token tregon fare qarte se shkalla e zhvillimit te saj eshte ne hapat e saj me te para dhe vetem dinamika e pronesise tregon parametrin dallues te shqiptareve ne raport me komshinjte dhe formen klasike te lindjes dhe zhvillimit te prones private ne Boten Njerezore. Eshte e pamundur qe ne nje cep te Materies te pafundme te kete formacione te organizimit me zhvillim prapaktheu te kohes; ne kete pike shume studiues shqiptare nuk i kane te qarta problemet e gjenezes se Popullit Shqiptar dhe gabimet e tyre po i kushtojne shkences shqiptare shume kohe te humbur.
Raporti i shkalles se zhvillimit te pronesise nder shqiptare, pergjate shekullit te XX-te, eshte me mbrapa se shkalla e zhvillimit te pronesise te pellazgeve pergjate luftes se Trojes dhe vetem per kete dardanet e Ilirise nuk kane asnje lidhje sociale e biologjike me dardanet e Trojes.
Lufta si akt dhune me karakter jo politik
Problemi i luftes ne planin filozofik boteror eshte i pasqaruar ne asnje hallke te permbajtjes se saj; aq me teper ne historiografine shqiptare nuk dihet pothuajse asgje, por ne menyre abuzive hamendesia paraqitet si i vetmi argument duke pranuar ekzistencen dhe levrimin e saj nga shoqeria parailire dhe ilire edhe pse ato nuk kane pasur asnje element shoqeror te domosdoshem qe te vertetoje pranine e saj, sic eshte kryesisht prona private, per te mos permendur format fillestare dhe evolutive te saj pergjate transformimit te shoqerise njerezore nga shkalla me e ulet ne ate me te larte. E vetmja arritje e mendimit filozofik boteror eshte lidhja varesore e luftes me pronen private ku kjo e fundit pranohet si domosdoshmeria e ekzistences se luftes (F.Engels, Anti Dyringu), por qe studiuesit shqiptare te te gjithe koherave e kane parakaluar kete postulat duke tjerre nje panorame sociale tej mases antihistorike dhe te demshme per shkencen shqiptare. Kjo me pat detyruar para shume vjetesh (1978) te merrem me kete problem dhe te percaktoj format fillestare dhe evolutive te luftes, problem i cili me detyroi te rishikoj te gjithe gjenezen historike te shqiptareve te sotem, sipas mendimit specifik shqiptar, ku problemi i luftes rezultoi i nje rendesie te vecante. E njejta gje ndodh edhe kur analizohet bota dardane ne raport me boten ilire (format e luftes tek dardanet dhe iliret perputhet plotesisht ne planin kohor duke me dhene armen per te vertetuar lidhjen e tyre biologjike nga pikepamja historike), prandaj dhe rendesia e faktorit lufte ne historine e lashte te tyre behet e konsiderueshme sidomos kur krahasohet me te sotmen.
Studiuesit shqiptare kane pranuar luften si aktivitet nga ana e dardaneve. Keshtu per shembell eshte pranuar se “Burimet antike flasin, kryesisht, mbi vazhdimesine e luftimeve te dardaneve me shtetin maqedonas, duke u bazuar ne kontakte te tilla, historiografia bashkekohore flet mbi rezistencen e shoqerise dardane ndaj helenizmit, gje qe nuk ngjet me fqinjet e tyre jugore, ndonese i njejti autor, me vone, e ve ne dyshim kete rezistence” (Edi Shukriu – Hoti, Kultura materiale dardane ne gjysmen e dyte te mijevjecarit te pare P.E.Sone; Iliria – 2/1986, f. 25). Duke mos percaktuar shkallen e zhvillimit te shoqerise dardane autorja i shpeton percaktimit te unitetit te nje forme te luftes me organizimin shteteror duke e kufizuar ekzistencen e luftes si nje imponim te rastit nga ana e shtetit maqedonas. Por kjo gje nuk ngjet me nje autor tjeter shqiptar qe e shtrin pranine e luftes ne shoqerine dardane, sidomos ne aleancat me shtetin ilir te Gentit. Sipas ketij autori “nen sundimin e mbretit Gent (186-168 p.e.sone) shteti ilir filloi perseri politiken antiromake dhe u fut ne aleance me Maqedonine e Dardanine…” (Muzafer Korkuti, Parailiret, Iliret, Arberit, f. 29).
Studiuesit shqiptar, sidomos pas 1945, kane probleme me botekuptimin e tyre filozofik. Ata ne menyre abuzive pranojne organizime shoqerore shteterore tek iliret jashte qelizave te domosdoshme te shtetit. Po sikur dualiteti social qe mbreteron ne Ilirine e asaj kohe te kete pasur pikerisht cfaqjen e nje lidhje te rastit midis shoqerise ilire primitive dhe nje shtrese politike pellazge si nje mbetje mutacioni shoqeror mijeravecar dhe per te mbuluar prapambetjen mitologjike te ilireve, ne kete rast edhe te dardaneve, mundohen t’i bashkangjitin kete shoqeri dhe kete shtrese ne argumentat e tyre? Analiza e shoqerive perkatese tregon se lufta nuk ka qene pjese perberese ne asnje forme te saj ne shoqerine ilire dhe dardane. Ajo ka ekzistuar vetem si nje imponim i rastit nga ana e komshinjve te tyre te organizuar ne shtet dhe, ne kete drejtim shoqeria ilire dhe ajo dardane perputhen plotesisht duke argumentuar lidhjen biologjike e shoqerore.
Por kjo gje nuk mund te thuhet per shoqerine pellazge te kohes se Trojes. Te pakten shoqeria helene, ne aspektin informativo-historik, fillon pikerisht me Luften e Trojes, gje qe e diferencon jashte mase shoqerine pellazge nga ajo dardanoilire.
Skllavëria
Elementi i skllavit eshte nje nder qelizat kryesore qe ngaterron gjenezen e ilireve ne pergjithesi e dardaneve ne vecanti. Fillimisht gjitheshka ju nenshtrua gjetjeve arkeologjike ku varret me prangat e skllavit kane mbuluar pothuajse te gjithe territorin e Ilirise se dikurshme. Por analiza e gjetjeve arkeologjike sipas filozofise historiko-materialiste e permbys situaten duke e ndare elementin e skllavit nga shoqeria parailire dhe ilire si nje produkt autokton te zhvillimit te shoqerise ne fjale. Nuk eshte e veshtire te kuptohet perse arkeologet dhe historianet shqiptare te epokes komuniste e pranuan apriori ekzistencen e elementit te skllavit ne shoqerine parailire dhe ilire edhe pse kjo binte ndesh me paralelet e tjera shoqerore.
Por pati nga ata studiues qe jashte interesave politike u munduan t’i afrohen te vertetes dhe te dilnin kunder historiografise komuniste te diktatorit. Sipas autorit te studimeve dardane “dihet fare mire qe faktori i skllavit te fiset ilire nuk ka luajtur rol te rendesishem ne jeten ekonomike……Ne driten e ketyre te dhenave (krahasimi me epoken arkaike ne Greqine e vjeter, GH), mund te shihet qarte se elementi i skllavit, jo vetem ne kohen arkaike, por as me vone nuk ka luajtur kurrfare roli te rendesishem ne bujqesi. Me fjale te tjera nocioni skllav “ka te beje me strukturat qytetaro – zejtare, te cilat, sipas Aristotelit, paraqesin nje turme zejtaresh dhe punetoresh me nje hordhi sklleverish” (f. 69-70). Ne funksion te shoqerise dardane autori pranon ekzistencen e fjales duloi e cila “nuk eshte me prejardhje indoevropiane dhe se vendformimi i saj eshte nga Azia e Vogel. Ne baze te rezultateve qe nxjerrim nga analiza e nocionit duloi, qe ka te beje me nje kategori te strukturave sociale, te cilat paraqiten tek dardanet, ne kontekstin kohor, social e ekonimik, mund te konkludohet se ky element paraqet nje qiraxhi, respektivisht “anetaret e shtepise” pikerisht ashtu sic e shpjegon edhe Hesychiu si Oiketai.” (f. 92).
Por akademiku yne duke dashur te vere ne pah ekzistencen e elementit skllav ne shoqerine ilire, pamvaresisht nga ato qe thame me lart, e pranon me gjysem zeri zberthimin e studiusit apolitik dhe ve ne dyshim gjitheshka te percaktuar per shoqerine dardane. Sipas tij “Termi  dulloi ka kuptimin e skllavit. Ai perdorej edhe per skllavin e Athines klasike. Disa historiane mendojne me te drejte se te dardanet dulloi nuk ishte skllav ne kuptimin klasik te termit, si kategori shoqerore e zhveshur nga te gjithe te drejtat civile dhe ne varesi juridike absolute te nje padroni, por fshatare te shpronesuar, te cilet punonin si qiramarres ne tokat e pronareve te medhenj, ekonomikisht te pavarur, por te detyruar te sherbenin ne kohe lufte ne repartet e padroneve apo despoteve. Vec kesaj, sipas Zef Mirdites, ka mundesi qe dulloi e dardaneve nuk i takonte etnikonit te padronit, pra nuk ishte ilir.”(Kristo Frasheri, Historia e Kosoves, vell. I, f. 33).
Ne te vertete po te pranohet ekzistenca e skllavit ne shoqerine ilire jemi te deryruar te parapranojme ekzistencen e ekuacionit sipas elementeve: juridiksion + pronë + luftë, por zberthimi sipas formes klasike dhe imponimi tek shoqeria dardane e ketij ekuacioni tregon qe shoqeria dardane ka qene teper – teper larg asaj qe presupozojne studiuesit shqiptare, kur tek dardanet e Trojen elementi i skllavit kishte arritur shkallen e shfrytezimit seksual (raporti i Akilit me Briseiden) duke na argumentuar distancen kolosale qe ndante dardanet e Ilirise nga dardanet e Trojes sipas elementit te skllavit.
  Qytetet  
Elementi me kryesor qe ka sjelle nje ngaterrese ne percaktimin e gjenezes se shqiptareve te sotem eshte ai i qytetit, pasi ekzistenca e nje numuri te stermadh te tyre ne Epirin Qendror dhe te shkaterruar nga Paul Emili me 168 pa. Kri. e ka devijuar ne thelb kete gjeneze deri ne ate shkalle sa argumentimi i shqiptareve fillon e nenkuptuar me qelizen qytet, por pa e ditur kohen, menyren dhe strukturen e lindjes se qytetit ne planin filozofik dhe historik. Kjo ka bere qe te pranohen pa hezitim te gjitha qytetet e lashta, qe gjenden ne token dardane, ilire dhe ate epirote, si produkte autoktone kur analizat e shpellave rezultojne te rendit 3500 – 4000 dhe jane vendbanimet e vendasve autoktone. Ndersa ne kete kohe qytetet pellazgjike e kishin filluar rrugen e vet historike; dmth dinamike dialektike e produktit social e pellazgeve nuk perputhet me ate autoktone dardano-ilire. Atehere cfare ka ndodhur?
Por pranohen nje kompleks idesh qe realizojne nje zgjidhje te problemit shume afer pergjigjes se sakte te ketij problemi. Sipas autorit te studimeve dardane, kur analizon te dhenat me karakter socialo-politik, “ne driten e ketyre te dhenave duhet pare dhe mungesa e qendrave urbane te tipit klasik ne Dardani, qe ishin karakteristike per boten e lashte greke e romake” (f. 126). Fillimin e urbanizimit te Dardanise autori e lidh me kolonizimet helene ne brigjet e Adriatikut, madje edhe ne brendesi te Gadishullit Ballkanik, duke e konsideruar Damastionin nje produkt te tille te rendesishem (f. 78-79). Merita e ketij autori qendron ne venien ne dukje te problemit te urbanizimit te Dardanise pergjate epokes pararomake ku mendimet e kunderta ne lidhje me sistemin e urbanizimit nuk e kane anashkaluar formen e asaj qe ka ekzistuar realisht. Keshtu qe ky autor pranon se “persa i perket treves dardane ne baze te pak njohurive qe kemi, duhet thene se materiali ndertimor ka qene pothuajse gjithnje druri. Kjo shihet ne Gadimjen e Eperme, 27 km ne juglindje te prishtines, ku eshte deshmuar edhe banesa nen dhe ne trajte eliptike. Sidoqofte, me gjithe materialin e manget dhe te paket, ne baze te kerkimeve pernjohese shihet se treva dardane ka qene e dendur me vendbanime te tipit te “qytezave”, vertet te vogla, por te cilat per nga forma dhe pozita e tyre, sidomos ne treven klasike te dardaneve,….,e shumta perputhet me fshtatrat e sotme (f. 98-99). Edhe kur vjen puna per nje epoke kohore te mevonshem, kur ndikimi helen e humbet performancen historike, autori yne pranon se “zanafilla e urbanizimit, duhet kerkuar ne kohen kur elementet autokton te vendbanimeve protourbane shkrihen ne kohen e kontakteve te drejteperdrejta me elementet e huaj dhe keshtu marrin trajta urbane ne brendesi te mureve me te drejten qytetare romake dhe me veteqeverisjen municipale” (f. 121). Dhe baza praktiko – historike e urbanizimit ter Dadanise eshte e lidhur me perandorine Romake duke marre nje rendesi te shumeanshme te lidhur me strukturen sociale, zhvillimin ekonomik dhe sistemin administrativo – politik te Dardanise (f. 115).
Po t’i krahasojme te gjitha keto me qytetin e Trojes te epokave heroike helene nuk eshte e veshtire te arihet ne perfundimin se lidhja sociale midis tyre nuk ekziston ne asnje aspekt nga pikepamja e urbanizimit jo vetem pse urbanizimi i Trojes i perket nje kohe tej mase me te vjeter se urbanizimi i Dardanise, por dhe ngjashmeria formale nuk ka perputhje pasi kemi te bejme me rende te ndryshme shoqerore dhe kohe aplikimi krejt te ndryshme dhe te diferencuara ne vlera dhjetrashekulliore.
    Klasat shoqerore
Ne te vertete gjeja me e rendesishme ne zhvillimin e nje shoqeria eshte shkalla e zhvillimit te klasave shoqerore jashte konteksit te padrejtesive shoqerore, por brenda konceptit te pabarazise sociale qe vjen si rezultat i ndryshimit te menyres se jeteses dhe kalimit nga jeta bujqesoro-blegtorale ne ate qytetare.
Studiuesit shqiptare, pas 1945, kane qene te detyruar te pranojne ekzistencen e klasave shoqerore ne territorin e banuar nga shqiptaret per te justifikuar filozofine e perdorur ne drejtimin politik te aplikuar (diktatura komuniste) edhe pse kjo i binte ndesh gjenezes historike te Popullit Shqiptar. Cudia qendron ne mosndryshimin e pozicionit edhe te studiuesve kosovare, te cilet ndodheshin nen trusnine e shkences jugosllave dhe e kishin me te lehte te pranonin primitivizmin e popullates autoktone ne raport me vendvarrimet e pellazgeve te ardhur. Keshtu autorja e studimit mbi kulturen materiale ne Dardani pranon se: “si pasoje e diferencimit shoqeror qe shprehet dukshem ne kulturen materiale (madhesite e ndryshme te tumave, ekzistenca e varreve qendrore, vlera e objekteve te gjetura ne varre etj) qe nga fillimi i shek. VI p.e.s, lind dhe deshira e parise fisnore te formuar (aristokracia fisnore) per objekte luksoze” (Iliria 2/ 86, f. 29). Problemi i diferencimit shoqeror nder popujt e zhvilluar nuk ka qene dhe fort e veshtire te percaktohet pasi dinamika e procesit ne fjale, duke qene e shpejte dhe shume pak e ndikuar nga ambienti rrethues, gje qe ka bere te  jete  lehtesisht e zberthyeshme (kete e shohim ne vepren e Frederik Engelsit: Origjina e familjes, prones private dhe e shtetit). Veshtiresia qendron ne percaktimin e procesit nder popujt e vjeter, te cilet duke mbartur nje shpejtesi te vogel zhvillimi dhe duke pasur ndikimin jashteautokton shume here me ndikues se dinamika e brendeshme, e bejne zberthimin e diferencimit social teper te ngaterruar. Autorja e mesiperme duke mos zoteruar asnje metodike analitike per procesin ne fjale dhe duke mohuar, sidomos, te sotme nuk mund te pranoje dot dualitetin social ne Dardanine e atyre viteve te pajtuar formalisht ne saj te sasise njerezore ne disfavor te te ardhurve dhe ne kete menyre ngaterron vendvarrimet e pellazgeve te ardhur me jeten primitive te vendasve autoktone.
E sotmja sociale e shqiptareve, duke perfshire edhe Kosoven, deri ne fillim te shekullit te XX-te, permban nje popullate te diferencuar formalisht nen diktatin e politikes otomane duke krijuar nje pamje sipas raportit fshat – qytet, por kurrsesi sipas raportit klase punetore – klase fshatare. Te pakten kjo e fundit eshte komanduar prej 2500 vjetesh nga relatuesit jashteautoktone dhe me largimin e popullates qytetare per shkaqe politike procesi i diferencimit qytet – fshat ka filluar nga fillimi. Te pakten pas shekullit te XV-te kjo eshte e evidentuar saktesisht ne Shqiperi, ku mbeturinat e procesit politik vazhdojne me permasa me te medha se sa permasa e procesit historik duke na argumentuar se ndergjegjesimi i procesit eshte antihistorik dhe i demshem per jeten sociale te shqiptareve (te pakten pas 1945 ky fenomen ka qene mbizoterues ne shoqerine shqiptare).
Nje krahasim me te kaluaren e kohes trojane tregon se popullate autoktone ne shekullin e XX-te ka qene teper – teper larg diferencimit shoqeror te realizuar nga shoqeria e ardhur pellazge e shekullit te XV Para Kri. dhe krahasimi nuk mund te behet kurrsesi.
Shteti
Eshte nje problem sa i thjeshte aq dhe i lehte per t’u argumentuar ne planin mohues edhe pse kemi kunder te gjithe produktin intektual postkomunist qe gjithsesi eshte produkt i nje diktature qe nuk i ka lene te flase me gojen e tyre, por qe sot detyrojne nje popull te tere te mesojne fantazite e tyre si te verteta absolute.
Por une dua te ve ne dukje analizat kontradiktore te studiuesve shqiptare jo vetem midis tyre, por dhe te nje studiuesi te vetem ne kohera te ndryshme ku me kryesori paraqitet studiuesi Zef Mirdita. Me 1972 kur mori pjese ne Kovendin e I-te te studimeve ilire ai deklaroi se “dardanet na paraqiten si faktor shoqeror i organizuar me organe shteterore, ushtria qe eshte ne gjendje te shkoje ne ndihme dhe me strukturen shoqerore te shtresuar” (Kuvendi i I-re i studimeve ilire, vell. II, f. 171 – 172). Por kur erdhi puna per ta pare problemin ne vecanti per dardanet (ne Studime Dardane, Prishtine 1979) pikepamja e tij ndryshoi permase duke ju afruar me teper realitetit, por kryesorja qendron ne venien ne dukje te veshtiresive qe dilnin  kur ballafaqohet shoqeria ilire dhe ajo dardane me terminologjine helene dhe romake. Ne kete pike autori tregohet i sinqerte duke deklaruar se: “Forma e jashtme e ketyre organizimeve juridiko – politike , se paku per sa i perket treves se Ilirise se Jugut dhe asaj dardane, nuk mund te kuptohet jashte kuadrit te botes helenistike e me vone edhe te asaj romake” (Studime Dardane, f. 89). Akoma me tej autori ndreq perfytyrimin mbi boten ilire dhe menyren e organizimit social te saj, por pa mundur te ndaje veprimin autokton nga ai i imponuar, popullaten autoktone te paster nga ajo e tjetersuar. Sipas tij: “Organizimi fisnor, i cili paraqitet qe ne shek. V p.e.s. dhe perforcimi i tij politik e ekonomik dhe marredheniet e tij  ne nje ane me te nenshtruarit e tij e nga ana tjeter me qytetet autonome, duke filluar prej shek IV p.e.s., madje edhe ne kohen e sundimit te Platorit, Agronit dhe Teutes merr nje forme te rregullimit federativ. Kjo forme do te vazhdoje te funksionoje edhe ne kohen e sundimit absolutist te Gencit. Kete dukuri e ve ne dukje edhe historiografia shqiptare. Ne kete unitet te imagjinuar shprehet qarte jo vetem pavaresia politike, por edhe ekonomike e “principium gentis”…….Dhe pikerisht ne kete kendveshtrim na duket se M. Garashanini, me plot te drejte, e ka karakterizuar kete produkt politik si organizim mbifisnor….po ashtu na duket se me plot te drejte ka konstatuar F. Papazoglu, kur thote se struktura politike e shtetit ilir eshte “nje perberje e qyteteve dhe e bashkesive te medha apo te vogla fisnore” (po aty, f. 90, 91). Dhe kur vjen puna per te nxjerre perfundime per boten dardane eshte i detyruar te pranoje nje perputhje thelbesore me nje fakt imagjinar te pazberthyer sakte. Sipas tij: “Duke pasur parasysh te gjitha keto qe u thane me siper, eshte e kuptueshme pse fiset, ne brendi te Ballkanit dhe ato mbi Narone (Neretve), nuk kane qene te organizuara ne formen shteterore (thelbi historik, GH), sic ishin, psh ardianet (fakti imagjinar i pazberthyeshem sakte, GH)”. (po aty, f. 95), duke harruar se bashkesia e tyre i ndante krahinat ilire ne drejtim te gjenezes biologjiko – shoqerore, gje te cilen nuk e kane kuptuar akoma studiuesit e epokes komuniste qe vazhdojne te vegjetojne ne krye te shkences shqiptare. Vazhdimi i konkluzioneve tek ky autor e ben te pamundur percaktimin e sakte te shkalles se zhvillimit te dardaneve dhe per te avancuar ne perfundimet e tij kerkon ndihmen e Strabonit, me ane te te cilit arrin ne finalen e desheruar: “dardanet kane qene te organizuar ne jeten politike, ekonomike dhe shoqerore, dhe si duket ky “polis arhaia” ka qene nje qender e rendesishme e fisit dardan, te njohur me emrin galabroi… (f. 101)”.
Por studiuesit shqiptare te te gjithe koherave, pas 1945, per te sajuar ekzistencen e shtetit ilir, pamvaresisht nga emertimi, kane fshehur dy probleme kardinale per shkence e historise: 1- Nuk kane zberthyer asnjehere formen klasike te formimit te shtetit dhe sidomos elementet perberes te tij. 2-Nuk kane percaktuar kurre sakte vendndodhjen e popullates dardane, sidomos perpara shek. XV-te Para Kri.. Duke mos bere te gjitha keto i kane rene shkurt dinamikes se zhvillimit te popullates dardane duke arrire ne perfundimin se ka ekzistuar nje mbreteri dardane (kam parasysh broshuren me autor profesorin e asocuar Luan Perzhita: Mbreteria Dardane (histori e shkurter e shtetit 2400 vjecar), Botart, 2009) edhe pse sot pasardhesit e tyre permbajne qeliza primitive sociale tejet larg qelizave shteterore (te drejten zakonore te pashkruar, familjen patriarkale, pronen fisnore).
Duke anashkaluar qellimet politike per te cilen shkruhen keto libra, krahasojme dinamiken politike qe u imponojne dardaneve te Ilirise dhe e krahasojme me ate te Trojes per te pare mundesine e lidhjes, por dhe mundesine teorike  te zhvillimit sipas kesaj hapsire qe na servirin studiuesit shqiptare. Dardanet e Ilirise per mijeravjet, ne saje te relacioneve me pellazget dhe une pretendoj me pjesmarrjen direkte te tyre, mezi kane arrire ne ate faze federative te organizimit shoqeror qe nuk perkon kerkund me qytet-shtetet helene duke ndryshuar cilesisht prej tyre. Atehere duke krahasuar paraardhesit e tyre, para 800 – 900 vjeteve, a mund te pranojme karakterin unik te dy popullatave ne planin gjenetik, ose dhe vetem shoqeror? Historiografia shqiptare ka nje semundje te keqe: e analizon ngjarjen vetem ne ate pike qe i intereson asaj dhe kujton se me kete mund te ndertoje gjenezen e shqiptareve te sotem.  Permend me rradhe autoret shqiptare qe pretendojne se ka pasur shtet ilir, por bindja ime eshte qe keta autore kane qene te detyruar ta pranojne ekzistencen e shtetit ilir sipas urdherit politik te diktatorit:
Ismet Elezi, Mbi disa tipare te se drejtes zakonore, ne Konferenca kombëtare e studimeve etnografike, f. 209
Zef Mirdita, Studime Dardane, f. 55
F. Drini, Bibliografi e arkeologjisë dhe historisë së lashtë të Shqipërisë 1972-1983, f. 37
Ali Hidri, Historiografia jugosllave mbi shtetin ilir, Kuvendi i I i studimeve ilire, vëll I, f. 350
Skender Anamali, Te dhena mbi elementin ilir ne qytetet antika Epidamn dhe Apolloni ne  Përmbledhje artikujsh arkeologjikë për historinë e lashtë të Shqipërisë, disp II, f. 318
Skender Aliu, Një qytezë e re ilire në Shqipërinë Juglindore; Përmbledhje artikujsh arkeologjikë për historinë e lashtë të shqipërisë, disp. II, f. 512
Neritan Ceka, Diskutim mbi çështjen numismatike, Kuvendi i I i studimeve ilire, vëll I, f. 527
Skender Anamali, Myzafer Korkuti, Problemi ilir dhe e gjenezes se shqiptareve ne driten e kerkimeve arkeologjike shqiptare, ne Përmbledhje artikujsh arkeologjikë për historinë e lashtë të Shqipërisë, disp. I, f. 153 – 162.
Aleks Buda, rreth disa çështjeve të historisë së formimit të popullit shqiptar, të gjuhës e të kulturës së tij; Shqiptarët dhe trojet e tyre, f. 29
Neritan Ceka, Apollonia e Ilirisë, f. 65
Neritan Ceka, Qyteti ilir pranë Selcës së Poshtme, f. 6
Dhimosten Budina, Disa rezultate te gjurmimeve ne vendbanimet e lashta ilire te Kaonise: Përmbledhje artikujsh arkeologjikë për historinë e lashtë të Shqipërisë, disp. II, f. 550
Hasan Ceka, Veprimtaria monetare ne qendrat e tjera te Ilirise se Jugut;  Përmbledhje artikujsh arkeologjikë për historinë e lashtë të Shqipërisë, disp III, f. 582
Gjerak Karaiskaj, Butrinti dhe fortifikimet e tij, f. 25
Selim Islami, Shteti ilir, vendi dhe roli i tij ne boten mesdhetare, ne Kuvendi i I i studimeve ilire, vëll I, f. 85 – 105
Perpara se te pranojne ekzistencen e shtetit te ilireve studiuesit shqiptare duhet te hedhin poshte ose te pajtohen, duke e interpretuar ne lidhje me shkallen e zhvillimit te popullates ilire, me postulatin e Karl Marksit qe thote se:
“Asnjë formacion shoqëror nuk vdes përpara se të zhvillohen plotësisht të gjitha forcat prodhuese, të cilave ai u lë mjaft fushë të lirë; dhe marrëdhëniet e reja më të larta të prodhimit nuk lindin kurrrë përpara se të piqen kushtet materiale të ekzistencës së tyre në vetë gjirin e shoqërisë së vjetër” (Karl Marksi, Rreth kritikës së ekonomisë politike, f. 12).
dhe vetem pasketaj duhet te pretendojne ne ka apo jo shtet ilir, pasi te gjitha superpozimet e bera te cojne ne permbysjen e asaj qe ka ndertuar Njerezimi ne fushen e teorise (kjo nuk ka te beje aspak me moden antimarksiste qe zoteron sot ne politiken shqiptare dhe ate boteror, pasi e kunderta me se paku tregon se sa pak e kane njohur marksizmin intelektualet e mijevjecarit te ri).
Permbledhja e gjendjes sociale te dardaneve

Citimi i mesiperm nuk eshte pa gje jo vetem per studiuesit shqiptare, por per te gjithe shkencen e historise. Ajo tregon tipikisht se sa larg nje metodike fitimiprurese eshte kjo shkence ne nivel boteror, le pastaj ne funksion te shqiptareve qe eshte dhe larg realitetit te perjetuaj prej 500 vjetesh te pakten.
Permbledhja  e gjendjes sociale te Dardaneve te atehershem hap nje kapitull me vete per shkencen e albanologjise jo vetem ne planin filozofik, por specifikisht ka krijuar nje kontradikte midis asaj qe zbulohet dhe asaj qe interpretohet; midis mendimit specifik dhe mendimit filozofik. Une mora per baze tre nivele perfundimesh interpretative per te cilat une pretendoj se eshte abuzuar nga padija dhe perdorimi i nje metodike aspak fitimprurese, defekt ky i te ashtequajtures shkence e historise ne nivel boteror dhe aspak specifikisht veterm shqiptar (kjo eshte pika ku studiuesit shqiptare te epokes komuniste mund te shpetonin dinjitetin e tyre profesional, por te cilin nga padija nuk e kane perdorur dot):
1-    Niveli i interpretimit filozofik.
Studiuesit shqiptare kane perdorur nje formule te ciles nuk i kane ditur asnje permase, por duke kujtuar se eshte reale e kane marre per baze dhe mbi kete fragment hipotekor kane ngritur nje sere hipotezash qe bien ne kundershtim me historine reale te Popullit Shqiptar. Sipas kesaj formule “ajo qe eshte rrenjosur e shtresuar me shekuj, nuk mund te zhduket brenda nje kohe te shkurter (Mark Krasniqi, Gjurme e Gjurmime,  f.11). Ne kete forme kjo formule permban brenda elementin kohor te ndikimit hapsinor mbi boten dardane, vetem se ka nevoje per nje specifikim dhe ky specifikim kerkon, medoemos, nderrimin e metodikes se perdorur jo vetem pse nuk eshte e mjaftueshme ky deduksion, por ai ne kete forme nuk ka asnje permase krahasuese. Fakti qe gjuha pellazge eshte imprenjuar tek dardanet, duke perfshire edhe emrin, per mijera vjet dhe nuk ka ndryshuar edhe sot nuk tregon asgje, por po te krahasohet me gjuhen greke do te vihet re se keta te fundit e kane ndryshuar kete gjuhe teresisht edhe pse rrjedhin direkt prej pellazgeve. Ajo qe percakton rrenjosjen e shtresezuar me shekuj dhe mijevjecare duke mos u zhdukur brenda nje kohe jo vetem te shkurter eshte shpejtesia e zhvillimit shoqeror dhe me kete jemi futur ne dyert e shkences se njeriut pasi kemi ndryshimin e njeriut prej njeriut, gje qe perben thelbin e kesaj shkence. Tipikisht dardanet duke qene nen influencen mijeravjecare te pellazgeve moren nga ata te gatshme gjuhen e shkruar dhe ndarjen e punes, por qe kjo e fundit nuk rezultoi ne perputhje te domosdoshme me shkallen e zhvillimit shoqeror duke mbetur thjeshte nje rastesi pa domethenie (domethenia e ndarjes se punes tek shqiptaret dallohet vetem nen sundimin politik otoman dhe kjo perben faktorin kryesor te pershpejtimit ne zhvillimi shoqeror te tyre pergjate 450 vjeteve te aplikimit te kesaj politike). Atehere perse nuk u harrua elementi gjuhesor i pellazgjishtes nder dardane? Problemi nuk eshte kaq i thjeshte dhe ai mund te konkretizohet me dinamiken e elementeve shoqeror qe marrin pjese ne ekuacionin e zhvillimit te tyre. Ne kete rast nuk ka rendesi koha e zhdukjes, por permasa hapsinore e rrenjosjes. Dhe te jeni te sigurte qe ata qe e kane realizuar kete nder dardanet e kane pasur shpejtesine e zhvillimit shume me te madhe se ata dhe rrjedhimisht tregojne ndikimin specifik  HISTORIK  ne zhvillimin e popullates dardane per mijera-mijera vjet. Dhe kjo eshte kryesorja ne zhvillimin e te gjithe botes ilire per te gjithe kohen qe i njeh historia e njerezimit.
2-    Niveli i interpretimit te zbulimit arkeologjik.
Ajo qe eshte gjetur ne nentoken ilire, epirote, e me tutje, eshte e keqtrajtuar ne menyre shume abuzive dhe perfundimet jane me te vertete skandaloze. E keqja e kesaj pune eshte se edhe vete kritika nuk ka qene ne gjendje te realizoje nje zgjidhje pozitive te problemeve historike duke i lene problemet te trashen deri ne ate shkalle sa ajo qe duket si e parendesishme perben thelbin e problemit dhe perfundimi politik ka mbizoteruar ne te gjithe kete zallamati qe konsiderohet si etnogjeneza e dardaneve. Qe lexuesi te kuptoje permasen e kesaj ngaterrese po e ballafaqoj me dy perfundime, te lidhura me zbulimet arkeologjike dhe tipikisht per dardanet. Sipas akademikut tone profesor Kristo Frasheri rezulton se “ne rrjedhen e ketij procesi qindravjecar qe karakterizohet nga epersia demokrafike e banoreve te rinj ilire kundrejt banoreve te meparshem, ze fill etnogjeneza e dardaneve, e protagonisteve historike te Dardanise antike, e stergjysherve te shqiptareve te sotem te Republikes se Kosoves dhe te viseve te tjera dardane, te cilat sot bejne pjese ne Republiken e Serbise, ne Republiken e Maqedonise dhe ne Republiken e Malit te Zi” (Kristo Frasheri, Histori e Kosoves, vell. I, f. 22). Fakti qe akademiku yne e lidh hipotezen e tij etnogjentike te dardaneve me politikat europiane tregon mirefilli se tendenca e ketij interpretimi eshte thjeshte politike dhe aspak shkencore. Aq me keq kur pranon ekzistencen e banoreve parailire te ndryshem nga iliret pa shpjeguar perse iliret na paskan pasur epersi domokrafike ne raport me vendasit. A e di akademiku yne qe emri dardan konsiderohet si emri ekzistues paralel me vendasit autoktone dhe ketu fshihet nje intepretim i gabuar historik? Per cilet dardane ben fjale akademiku yne per dardanet buze Danubit, per dardanet e Trojes apo per dardanet e Ilirise? Jane tre popullata me dinamike shoqerore te ndryshme kundrejt njera – tjetres, por qe njera prej tyre nuk ka asnje lidhje birerie me dy te tjerat. Pikerisht kjo nuk eshte konstatuar nga akademiku yne, ose ne te kunderten duhet te pranoje lidhjet biologjiko-shoqerore midis tyre. Parakalimi i ketij problemi tregon se autori yne nuk e di te gjithe permasen teorike te shtritshmerise gjeografike te dardaneve.
Zbulimet arkeologjike e kane ngateruar akademikun tone deri ne ate mase sa pranon vendosjen e dardaneve ne Ballkanin Qendror pa na treguar me perpara vendprejardhjen e tyre gjeografike. Karakteri politik i interpretimeve te zbulimeve arkeologjike e ka cuar akademikun tone ne keqinterpretime ekstreme ku ai ka dhene definicione kohore pa ja ditur as kuptimin duke e ngaterruar problemin edhe me tej. Sipas tij:  “Nga te dhenat arkeologjike te zbuluara deri  sot kuptohet se dardanet, pasi u vendosen ne Ballkanin Qendror, hyne ne rrugen e nje zhvillimi ekonomik, shoqeror dhe kulturor me te shpejte se fqinjet e tyre veriore (mezet) dhe lindore (thraket), por me ngadalshem se fqinjet e tyre jugore (Helenet) e perendimore (iliret e bregdetit)”(Kristo Frasheri, Historia e Kosoves, vell. I, f.27). Se pari, historiani duhet t’i tregoje lexuesit se si e ka kuptuar ai qe dardanet u vendosen ne Ballkanin e Qendror dhe nuk kane qene atje prej milionavjetesh te themi? Se dyti, historiani duhet t’i tregoje lexuesit se si e ka kuptuar ai qe dardanet hyne ne rrugen e nje zhvillimi ekonomiko-shoqeror me shpejt se disa komshinj dhe me avash se disa komshinj te tjere? A e kupton akademiku yne se pikerisht kjo dukuri perben thelbin e shkences se historise dhe pikerisht kete nuk dine te shpjegojne te vetequajturit historiane ketu ne Shqiperi? Ne qofte se te gjithe keto pretendime te akademikut tone do t’i konsideronim te sakte do te arrihej ne nje perfundim: bota e relacioneve universale i ka detyruar dardanet dhe te gjitha fiset ilire te futen ne shinat e zhvillimit social, por me parametra krejt te tjera nga ato qe njeh historia e njerezimit per te gjithe popujt e Europes, duke perjashtuar basket.
Aresyeja perse autori yne nuk e ka zberthyer problemin sipas ketyre pikepamjeve eshte e lidhur me metodikat qe sundojne mendimin historik boteror, i cili per 2500 vjet vegjeton sipas tregimeve helene duke e asfiksuar te gjithe shkencen e historise ku problemi ilir dhe ai dardan edhe pse eshte i barasvlefshem nga ana kohore analitike me ate helen i eshte nenshtruar ketij te fundit deri ne ate mase sa vetem zbulimet arkeologjike i detyron studiuesit te konkludojne formalisht mbi keto probleme. Kjo vihet re tipikisht kur duam te zbulojme identitetin biologjiko – shoqeror te dardaneve
3 – Niveli i interpretimit konkluziv
Ne fakt qellimi i te gjithe ketij artikulli eshte zbulimi i gjenezes se dardaneve ne konteksin ilir apo trojan, por pikerisht ketij tipizimi konkluziv i reshqasin studiuesit shqiptare. Sipas njerit prej tyre, ndoshta studiuesit me me emer i kesaj fushe: “Si te gjitha fiset e tjera ilire, dardanet jane formuar ne treven ku i identifikon kultura materiale” (Zef Mirdita, Rreth problemit te romanizimit te dardaneve, –Kuvendi i I i studimeve ilire, vell. II, f.171). Ekzistenca e nje emertimi dardan ne brigjet e Danubit e ka ngateruar pak problemin, pamvaresisht nga saktesia interpretative, qe tregon tipikisht se dardanet si emertim nuk jane formuar ne treven ku i njeh historia antike e Gadishullit Ilirik. E bukura eshte se emertimi fillestar dardan nuk perputhet me shkallen e zhvillimit te banoreve te mevonshem dardane cka me con ne perfundimin se tjeter eshte emri historik dardan dhe tjeter jane dardanet e Ilirise. Kjo kuptohet nga ekuacioni i meposhtem ku qelizat shoqerore nuk jane te formuara sipas dialektikes autoktone, por sipas imponimit social te realizuar nga relacionet midis autoktoneve dhe te ardhurve. Kjo do te thote se fillimisht emri dardan eshte emer pellazg, te cilen e muaren ata autoktone qe u relatuan me dardanet fillestare duke mos e humbur dot thelbin gjenetik dhe shoqeror te tyre.
      ↕        ↕             ↕               ↕           ↕           ↕             ↕          ↕          ↕
familje + fe + juridiksioni + pronë + luftë + skllavëri + qytet + klasë + shtet
(ekuacioni klasik, i zhvillimit kohor te shoqerise shqiptare sipas varesise hapsinore te elementeve perberes; shigjeta e poshtme tregon imponimin hapsinor mbi popullaten dardane, kur ajo e sipermja imponimin kohor mbi te relatuarit nga ana e popullates dardane)
Ky ekuacion nuk do te kishte asnje vlere ne qofte se nuk do te krahasohej me ekuacionin klasik te formimit evolutiv te shoqerise njerezore e cila tregon se ecuria shoqerore e popullates ilire, arberore dhe shqiptare eshte bere nen kontrollin politik te Europes sipas te gjitha rendeve shoqerore te parakaluara dhe kjo perben thelbin historik te zhvillimit te tyre.
………………………         →       →              →        →         →
familje + fe + juridiksioni + pronë + luftë + skllavëri + qytet + klasë + shtet
(ekuacioni klasik , dmth edhe teorik, i zhvillimit kohor te shoqerise njerezore sipas varesise hapsinore te  elementeve perberes;  shigjetat tregojne varesine hapsinore)
Ne qofte se do ta ndanim ne elementet perberes kete ekuacion dypermasor ato do te paraqiteshin si me poshte:

              familje monogame     monoteizmi     prone private    
                           ↕                            ↕                            ↕
              familje patriarkale,  kultet pagane,  prone fisnore

Elementet  e tjere jane te imponuar jashte qelizave autoktone pasi ato nuk ekzistojne. Atehere cfare lidhje kane dardanet e Ilirise me dardanet e Trojes, pervec deshirave politike.

Perfundime

Kjo permbledhje e studiuesve shqiptare dhe jashteshqiptare ka vetem nje perfundim: dardanet e Ilirise nuk kane asnje lidhje jo vetem me dardanet e Trojes, por as me emrin Dardani. Ky emer eshte nje huazim nga bota pellazge prej te cileve iliret muaren gjuhen e shkruar. E thene me fjale te tjera banore e Kosoves se sotma rrjedhin nga iliret e djeshem me nje emertim te huazuar nga pellazget qe rezulton te jene emri Dardani. Ne kete pike fillon ngaterresa e botes ilire nga te gjitha krahet studimore.
Por shqiptaret e sotem kane nje defekt social te pakrahasueshem me popujt e tjere te Euqopes: Ata jane te pamiradishem dhe te paditur ne ekstrem.
Ata nuk e njohin dhe nuk ja dine per faleminderit botes Pellazgo – Heleno – Romake  qe i shkeputi nga shpellat dhe detyroi te njihen me jeten sociale pergjate 15 000 vjeteve (te themi), duke pretenduar sot se  jetojne si te tjeret edhe pse moren ndarjen e punes e te gjithe emrat e lashte nga ata.
Ata nuk e njohin dhe nuk ja dine per faleminderit Perandorise Otomane qe i beri Njerez per 450 vjetet e sundimit te saj, duke pretenduar sot se jane te barabarte me ta edhe pse moren te gjitha ligjet njerezore te gatshme prej tyre.
Ata nuk e njohin dhe nuk ja dine per faleminderit Perandorise Austro-Hungareze qe i beri Europiane pergjate 300 vjeteve te arsimimit te tyre, duke pretenduar se jane si ata edhe pse moren elementet me te pare te kultures njerezore nga aristokracia europiane.
Ata nuk e njohin dhe nuk ja dine per faleminderit Selise se Shenjte te Kishes Romane dhe Klerit Katolik Shqiptar qe i arsimoi dhe i prezantoi perpara Botes  Europiane si Komb Shqiptar pergjate 400 vjeteve, duke pretenduar se jane nje komb si popujt e tjere europiane edhe pse moren gjuhen e shkruar dhe edukaten e moralin njerezor prej tyre. Shqiptaret e dinin, por ja kishin ndaluar ta kujtonin se zevendesi i Patriarkut te Shtetit Shqiptar ishte Kleriku i Madh, Arqipeshkvi i Durresit dhe Tiranes, Imzot Nikoll Kacorri. Shqiptaret e sotem nuk e dine akoma dhe ja kane ndaluar ta dine se Kleriku i Madh, Abati i Mirdites, Imzot PRENG DOCI, eshte babai i alfabetit te gjuhes se sotme shqipe. Shqiptaret e sotem mezi e mesuan, ne fund te shekullit te XX-te, se ai qe i kishte vene vulen ligjore alfabetit te gjuhes shqipe dhe kishte ndertuar eposin shqiptar sipas modelit homerian ishte Kleriku i Madh Pader Gjergj Fishta. Shqiptaret e sotem nuk e dine dhe ja kane ndaluar ta dine se Kleriku i Madh, Abati i Mirdites, Imzot Luigj Bumci eshte njeriu i vetem shqiptar qe e shpetoi Popullin Tone nga grykesia serbo – greke duke e “detyruar” Shkelqesine e tij, Papen e Selise se Shenjte Benediktin e XV-te (1914 – 1922), te bisedonte me Presidentin Amerikan Thomas Woodrow Wilson (1913-1921) me 1919 mbi fatin e metejshem te shqiptareve duke i shpetuar perfundimisht nga masakrimi serbo – grek. Shqiptaret nuk e dine dhe ja kane ndaluar ta dine se Kleriku i Madh, eruditi, poeti dhe politikani Pader Anton Harapi ishte njeriu qe e kishte parashikuar katastrofen shqiptare pas 1945-es (ekziston nje promemorie e klerikut ne bashkeveprim me av. Dr. Vasil Dilo dhe Gabriel Meksi, qe ben fjale pikerisht per kete pretendim, shkurt 1944, prone e familjes Dilo) dhe pranoi te vdiste duke u treguar shqiptareve per ditet e zeza qe po afronin edhe pse Burra te tille Kombet e zhvilluara i lindnin nje here ne 1000 vjet (fjale te avokatit mbrojtes, Dr. Vasil Dilo, ne gjyqin qe e denoi me vdekje). Dhe sot intelektualet shqiptaret, produkt i rendit komunist, pretendojne gjithe pompozitet se jane njerez me kulture dhe te ditur; mjere Populli Shqiptar ne dore te kujt ka rene prej 70 vjetesh. Shqiptaret e sotem nuk e dine dhe ja kane ndaluar ta dine se jane si te gjithe popujt europiane, pervec Popullit Italian, pa rilindje, por zanafilla e tyre politike dhe shoqerore fillon me Klerin Katolik Shqiptar dhe pikerisht ky fakt i ben si gjithe popujt e tjere europiane.
Por data 17 Nendor 2012 tregoi se Populli Shqiptar po i kthehet normalitetit historik duke vleresuar te kaluaren e vet historike (kthimi e eshtrave te Mbretit te Shqiptareve  Zogu i I-re eshte fillimi i ketij normaliteti), duke u prezantuar perpara Europes si popull me dinjitet njerezor. Shqiptaret e sotem duhet te mesojne permendesh se cfare ka ndodhur ne periudhen 1908 – 1939 (eshte e vetmja peridhe historike e Popullit Shqiptar dhe e shtetit te tyre prej milionavjetesh) per te kuptuar pse jane brenda Europes dhe pse ndryshojne prej popujve te saj.

Tirane me 21.11.2012