74 – “Tragjedia” Historike dhe Politike e Gjuhes Shqipe

              (mund të konsiderohet edhe si tragjedi reale intelektuale)

 

Depërtimi i politikës në problemet historike është një fenomen i vjëtër sa vetë shteti, por në Shqipëri ka qenë një fenomen i rëndomtë deri në atë masë sa kërkush sot në Shqipëri nuk është i aftë të trajtojë një problem historik jashtë politikës. Ky problem është bërë i rëndësishëm në fushën e gjuhësisë dhe përdoret në mënyrë abuzive duke i krijuar shqiptarëve kënaqësië e një vetlavdërimi formal pa e ditur se çfarë përfitimi kemi prej këtij veprimi politik. Duke ecur në gjurmët e idealizmit filozofik shumë studiues shqiptarë dhe te huaj u ngatërruan me këtë problem dhe tentuan të krijojnë një metodikë të re që shpjegonte gjenezën historike të popujve. Por në momentin që me këtë proçes u përfshi edhe politika (të paktën ky problem u përdor në fillim të shek. të XIX-të  në Gadishullin Ballkanik për të injektuar  tek popujt e saj një krenari kombëtare të dikurshme dhe t’i detyronte të ngriheshin kundra Perandorisë Otomane. Kësaj politike i ndihmoi Ali Pasha i Janinës, që coi ne revolucionin grek të 1821-shit). Pikërisht ky akt politik ka shumë e shumë kohë që deklaron se:

1 – Gjuha Shqipe eshte nje nder gjuhet me te vjetra te Evropes (asnje gjuhetar shqiptar, apo i huaj, nuk eshte i afte ta argumentoje nga pikepamja kohore. Me e shumta qe mund te vertetojne eshte njekohshmeria relative me Stelën e Lemnos (2700 vjet perpara dhe gjurma e pare, deri me sot, e shkrimit pellazgjik), me te cilen ka nje ngjashmeri per efekt te imponimit pellazgjik, por qe nuk eshte e mundur te percaktoje dot vjetersine kohore me metodikat e ndjekura).

2 – Gjuha Shqipe rrjedh nga gjuha e lashte e pellazgeve hyjnore dhe per kete duhet te  konsiderohet nje gjuhe hyjnore (ama dikush pretendon se gjuha shqipe eshte bije e ilirishtes, kur ilirishtja nuk njihet dhe ne kete menyre ka krijuar diskursin e pabesueshmerise shkencore!). Mbi percaktimi i gjuhes shqipe si hyjnore nga ana e shqiptareve eshte nje bllof terminologjik i huazuar, pasi shqiptaret nuk kane arritur akoma ne ate faze te religjionit shpirteror ne menyre autoktone. Prof. Çabej pretendon se fjala hyj (ne kuptimin zot, perendi) eshte nje krijim Bogdanit, pasi nuk jane krijime popullore dhe nuk dalin kerkund ne gjuhen e gjalle (Eqrem Çabej, Studime etimogjike ne fushe te shqipes, vell. IV, Tirane 1996).

3 – Gjuha Shqipe eshte nje gjuhe e paster me nje kolorit shprehimor te jashtezakonshem dhe eshte kodi zberthyes i te gjithe gjuheve te botes (ruajna Zot mos ka pretendime qe eshte gjuha e te gjithe hapsires kozmike edhe atje ku nuk ka njerez, dmth e Perendise). Ky pretendim eshte nje manipulim i hapur i parametrave ne shkencat shoqerore pasi kerkush nuk i di ligjesite e botes se relacioneve ne shoqerine njerezore (ky eshte i gjithe thelbi i Shkences se Njerezimit).

Ne parim keto nuk kane ndonje rendesi kushedi se cfare ne qofte se nuk do te kerkonim nga historia te ishte me konkrete dhe jashte influences nga politika, por nje studim i vecante i ketij fenomeni con ne zbulimin e permases se kesaj te fundit, qe perfshihet ne problemin e gjenezes se Gjuhes Shqipe per faktin me te thjeshte fare: asnjeri prej ketyre pretendimeve nuk eshte i vertete (ato jane te keqinterpretuara ne menyre te tejskajshme vetem per nje qellim: te manipulojne Popullin Shqiptar per aresye politike, dmth shqiptaret disa permasa te Gjuhes Shqipe nuk duhet t’i mesojne kurre; dhe kjo perben thelbin e tragjedise se Gjuhes Shqipe). Edhe pse nuk eshte e sakte, gjuha konsiderohet si nje nder argumentat kryesore qe verteton autoktonine e Popullit Shqiptar dhe merret per baze nga te gjithe studiuesit shqiptare te ketyre 60 viteve te fundit, duke pasur dhe nje paraardhje te lavderueshme intelektuale edhe pse shkrimi nuk ka me shume se 5-6000 vjet qe njihet ne formen me te pare te tij (thuhet qe Epi i Gilgameshit eshte vepra e pare e shkruar ne Historine e Njerezimit), ndersa ajo shqipe me pak se nje gjysem mijevjecari (Meshari i Gjon Buzuku – 1555).

Pas 1992-shit ne Shqiperi plasi nje levizje me pamje nacionaliste dhe Gjuha Shqipe u vu ne plan te pare. Librat mbi shkrimet e vjetra te saj, te grabitura ne menyre kriminale ne emer te komunizmit enverist, neper bibliotekat e Françeskaneve,  bibliotekat e Kryegjyshates Boterore, bibliotekat e Komunitetit Musliman, Lef Nosit,  Mehdi e Mitat Frasherit, Eqerem Bej Vlores, Ernest Koliqit, Myzafer e Arshi Pipes, Mark Kakarriqit, familjes Kokalari (shpetoi vetem biblioteka dhe arkivi i Av. Dr Vasil Dilos, per merite te te birit, Av Koco Dilos, pasi shume familje qytetare ane e kend Shqiperise (nga Konospoli deri ne Kukes) i dogjen bibliotekat dhe arkivat tyre per te mos rene ne duart e krimineleve komuniste), etj, etj (e ve ne dukje kete fakt, pasi shume studiues te epokes komuniste dhe shume biblioteka te qyteteve, duke perfshire edhe Biblioteken Kombetare jane pasuruan nga ky fond; vetem ne Shqiperi ka ndodhur qe Kultura Kombetare te kete ne themel te vet krimin politik dhe kjo te paraqitet si nje argument per te krijuar nje krenari kombetare pa domethenie), filluan te shkunden nga pluhuri i harreses dhe shqiptaret u kujtuan se gjuha qe flisnin na paska pasur nenen dhe babane e vet dhe Kongresi i Manastirit vetem na paska unifikuar alfabetet e gjuhes qe ata flisnin dhe aspak krijimin e alfabetit. Por e gjitha kjo nxorri ne drite te verteten e madhe, qe diktatura enveriste ishte munduar me te gjitha format dhe mjetet ta zhdukte nga Historia e Popullit Shqiptar: Gjuha Shqipe ishte produkti historik i nje kohe te afert dhe ajo ngjasonte me simotrat e veta cilesore te Evropes; Eterit e Shenjte te Klerit Katolik Shqiptar (ky subjekt eshte autori real i formimit evropian te shqiptareve te sotem) na kishin vene bazat shkencore te saj dhe, ne gjurmet e tyre, pergjate mesit te pare te shek. te XX-te, ishte formuar nje plejade e tere studiuesish qe i kishin bere radiografine historike dhe profesionale Gjuhes Shqipe (permend me rradhe: At Gjergj Fishta, Dom Ndre Mjeda, At Shtjefen Gjeçovi, Aleksander Xhuvani, At Viktor Volaj, Eqrem Çabej, At Benedikt Dema, At Justin Rrota, Dom Nikolle Gazulli, At Donat Kurti, Tahir Disdari, At Marin Sirdani, Kole Ashta, etj, etj, – renditjes mos i jepni rendesi). Vecohej emermadhi Prof. Dr. Eqrem Çabej, vepra madhore e te cilit (Studime etimologjike ne fushe te shqipes) e kishte vulosur perfundimisht karakterin Evropian te saj. Por keto gjera nuk na i paskan pelqyer produktit biologjik dhe intelektual te komunizmit enverist, atehere filloi lufta kundra gjuhes dhe levruesve te saj (kjo perben anen e dyte te tragjedise reale politike te gjuhes shqipe). Per te realizuar sa me shume mbeshtetes te pikepamjeve te tyre, te Marret e Madheshtise Shqiptare e kishin te domosdoshme te hidhnin poshte punen fondamentale te Klerit Katolik Shqiptar (kete e kishte realizuar diktatura komuniste e enverizmit politik me kohe) dhe te Prof. Çabejt, pasi vepra e tyre ishte e afte te tregonte permasat e ndikimit jashteshqiptar mbi Gjuhen Shqipe (ja perse une pretendoj qe te Marret e Madheshtise Shqiptare po vazhdojne punen antishqiptare te baballareve te tyre kriminele ne fusha te tjera; edhe ne qofte se nuk kane lidhje biologjike, me e pakta kane lidhje arsimore). Kush ka pasur rast te merret me kete pune e kuptonte me lehtesi se Profesori i Nderuar e kishte percaktuar te gjithe thelbin hapsinor te Gjuhes Shqipe dhe emertimi hyjnor i saj kishte tjeter qellim nga ai i deklaruari. Sipas punes se Profesorit rezultonte qe Gjuha Shqipe te ishte me e reja ne Evrope (eshte tjeter pune vjetersia historike e  bazamentit  themelor i saj) dhe ndikimi pellazgjik mbi te, te ishte me vlerat me minore, deri ne padukshmeri,  se ndikimet e tjera gjuhesore historike. Atehere cfare fshihet mbas pikepamjeve mbi prejardhje pellazgjike te Gjuhes Shqipe? Por perpara se t’i pergjigjem kesaj pyetje deshiroj te ve ne dukje mendimin e Prof. Çabej per metodiken ne te cilen ndodhen perkrahesit e kesaj prejardhje, problem te cilin ai e kishte ezauruar me kohe. Sipas Profesorit tone:

Nje problem te vecante perben lidhja etilologjike e nje fjale. Natyrisht, nga sa u tha me siper, prejardhja e saj mund te jete ne vete gjuhen e sotme ose ne shkallen pararendese te kesaj por ne qofte se kemi te bejme me nje fjale te lashte te trasheguar, atehere nje barazim me nje gjuhe te aferme mund te quhet si nje perputhje me konkrete, po qe se ajo eshte ne rregull edhe nga pikepamja e fonetikes historike dhe meriton te parapelqehet ne pergjithesi ne krahasim me nje barazim me te pergjithshem te rrenjeve. (Studime per fonetiken historike te Gjuhes Shqipe, f. 85)

Na fakt ne kete pike Profesori yne gjendet ne pozicionin e monogjenistit dhe nuk ka se si ta dije qe bota e relacioneve eshte e varur kryekeput nga rendi shoqeror, por edhe te Marret e Madheshtise Shqiptare nuk kane dale nga ky istikam keshtu qe pretendimi eshte i barasvlefshem dhe kritika eshte ne adrese te tyre duke na treguar se autori i ketyre rreshtave e njihte situaten teorike mbi prejardhjen e gjuhes shqipe nga pellazgjishtja. Kjo duket edhe nga pikepamja botekuptimore, qe perkrahesit e kesaj teze e vendosin ne pozicionin matematikor te propabilitetit. Keshtu vepron autorja e studimit: “Prona gjuhesore dhe gjenetike”, mbi ç’baze ajo nderton kapitullin pikepyetes: Monogjeneze embrionale e gjuheve? (Nermin Vlora Falaski, Prona…..f. 30-45). Ndryshimi qendron vetem ne nje pike: kerkohet te ndryshohet pikefillesa e kesaj monogjeneze duke e anashkaluar parimin natyror te lindjes se njeriut ne Toke. Ne qofte se nga kendveshtrimi filozofik materialist problemi eshte i qarte (kjo lloj filozofie nuk njeh perseritje; dmth big-bengu e ka ezauruar fillesen nga nje pike dhe ne parim asgje nuk mund te linde me nga ky pozicion) nga kendveshtrimi shkencor problemet jane krejt te ajer dhe ato, tani per tani, duhen pranuar me marreveshje duke treguar se jane thjeshte forma botekuptimore. Ne kete pike gjerat duhen ripare nga fillimi, por kapercimi i teorise monogjeniste te gjuheve eshte shume me i lehte se parimi monogjenist i lindjes se njeriut ne Toke, pasi ne kete rast merret per baze procesi i zhvillimit social te bartesve te gjuheve dhe jo procesi i perputhjes se tyre, nga pikepamja e produktit  gjuhesor.

Pikepamjet e studiuesve te kahershem te huaj dhe shqiptare mbi pellazgjishten, gjuhet e vjetra te zhdukura dhe gjuhen shqipe (permend me rralle: J. G. von Han, Zaharia Manjani, Gustav Meyer, Spiro N. Konda, Norbert Jokli, Franc Miklosici, Dhimiter Pilika, Xhyzepe Krispi, Xhyzepe Katapano, Panajot Kupidori, Franc Bopp, Iakovo Thomopulos, William Martin-Leake, Holger Pedersen, Dhimiter Kamarda, Paul Kretschmer, Frang Bardhi, Sami Frasheri, Eduard Shnaider, Kostandin Kristoforidhi, Louis Benloew, Milan Shuflai, Pjeter Bogdani, KarlH.T.Reinhold, Marko La Piana,  Maksimilian Lamberci etj, etj, – renditjes mos i jepni rendesi), qofte edhe te sotem (permend me rralle: Mathieu Aref, Nermin Vlora Falaski, Shaban Demiraj, Luftullah Peza, Liliana Peza, Elena Kocaqi, A.F.Kocaqi, Arsim Spahiu, Aristidh Kola, Petro Zheji, Niko Stylos, Ali Eltari-Lapi, Leonard Prifti, Mal Berisha, Perloc Margilaj, Ilir Mati, Gjete Ndoi, Fiqret Barbullushi, Eva Brinja, Musa Tartari, Muharrem Abazaj, Fatbardha Dema, etj, etj, – edhe ketu renditja nuk ka rendesi) ne asnje rast te vetem nuk vertetojne dot varesine biologjike e shoqerore te shqiptareve dhe ilireve (edhe varesine biolologjike e shoqerore nga iliret historiografia shqiptare nuk eshte e afte ta argumentoje dot me metodikat qe perdor) nga pellazget, ose anasjelltas, por mbi bazen e ngjashmerise se gjuhes pretendojne se ata rrjedhin nga njeri-tjetri (kjo do te ishte e pranueshme po te argumentohej me perpara qe gjuhet formojne ne menyre shkakesore popujt dhe kombet nga ana kohore jashte karakterit historik dhe jo e kunderta, sic eshte ne realitet). Ne fakt une pretendoj, nga kendveshtrimi filozofik, se gjuhetaret i kane hypur kalit per se mbrapshti dhe kerkojne te ecin perpara pa i ditur fundin rruges qe kerkojne. Ne vend qe mbi bazen e gjuhes te percaktonin permasat e botes se relacioneve historike, ku fillon tendenca e karakterit globalist te Njerezimit, ata shpejtuan qe mbi kete baze te nxirrnin konkluzione mbi gjenezen e Popujve dhe Racave. Realisht kjo eshte nje pune e deshtuar qe ne fillese perpara 200-300 vjeteve dhe nuk i takon studiuesve shqiptare, qe rreken te ndjekin pikerisht keto gjurma me fillese te gabuar dhe fund te dyshimte te lidhur me politiken, te japin konkluzione mbi nje pune qe nuk eshte e tyre ne asnje permase.

Por pas asaj permbysje formale sociale me 1991, ne Shqiperi filloi nje levizje e cuditshme ne funksion te gjuhes shqipe dhe mbi kete baze filluan te formulohen teori nga me fantastiket deri ne ate shkalle sa paraardhesit e larget te shqiptareve u konsideruan themeluesit e qyteterimit boteror. Duke ecur ne gjurmet e racizmit ne menyre te pandergjegjshme, fantazistet e gjuhes shqipe e lidhen vjetersine me shkallen e larte te zhvillimit shoqeror edhe pse kjo binte ne kundershtim real me faktin historik dhe interpretimet e derisotshme te ketyre fakteve (nuk po them qe eshte ne kundershtim flagrant me ligjet e Natyres perderisa Materializmi Filozofik nuk njihet ne asnje permase dhe shihet akoma me dyshim ketu ne Shqiperi). Kjo gje vuri ne siklet perfaqesuesit e historise moderne (te tille jo si permbajtje, por si kohe) te shek. XX-te qe nuk arrinin te kuptonin se si nje popull i prapambetur te kishte lidhje me iliret e lavdishem (ne realitet iliret jane pompuar ne menyre artificiale ne drejtim te shkalles se zhvillimit social, pasi permbajtja e jetes se tyre eshte krejt tjeter per tjeter nga ajo qe paraqitet pas 1991-shi)  dhe pershpejtuan te deklaronin se shqiptaret nuk rridhnin nga iliret, por nga thraket (thraket e kane njohur politeizmin, kurse iliret dhe epirotet jo vetem qe nuk e njihnin, por dhe shume me vone pasardhesit e tyre arberor dhe shqiptare vazhdonin te vegjetonin brenda kultit te natyres duke e avancuar kultin e tyre nga bota e kafsheve ne ate te botes kozmike duke na dhuruar nje nder argumentet me kryesore te vazhdimesise iliro-shqiptare edhe pse komshinjte e tyre te lavdishem e parakaluan jo vetem politeizmin, por ndertuan edhe monoteizmin duke qene dy rende shoqerore perpara shqiptareve). A nuk fshihet ketu sekreti i gjenezes se popujve dhe racave jashte kontekstit gjuhesor, por brenda shkalles se zhvillimit shoqeror? Pikerisht kete rruge te fundit nuk ka ndjekur historia boterore, te pakten prej 150 vjetesh, kur u hodhen per here te pare piketat per kete problem.

1 – Ne te vertete permasa reale e gjuhes shqipe, jo vetem nga permbajtja, por dhe nga koha, eshte shume-shume e re. Pervec Formules se Pagezimit (1462), qe ka 11 fjalet e para te njojteshme te Gjuhes Shqipe, ekziston nje fjalorth (Dokumenti i dyte i Gjuhes Shqipe) i Von Harff-it, i vitit 1497, i cili permban  26 fjale, 8 shprehje e 12 numerore (gjithsej 59 fjale). (Prof. Dr. Kole Ashta, Leksiku historik i Gjuhes, I, f. 61). Por edhe nje dokument i trete: Anonimi “Perikopeja ungjillore”, per kohet e te cilit ka disa mendime: sipas Imzot Mercati e te tjereve ky dokument mund te jete i gjysmes se dyte ose i fundit te shekullit XV ndoshta edhe i fillimit te shekullit XVI. Ka edhe ndonje mendim tjeter. Historiani grek S.Lambros dhe teologu freng S. Salaville thone se dokumenti shqip u shkrua ne shekullin XVII – XVIII. Ndersa studiuesi grek L.Kurilas eshte i mendimit se i perket shekullit XVIII-XIX (po aty, f.83). Analiza qe Prof. Ashta i ka bere ketij dokumenti deshmojne lidhjen e tij me shqipen e moçme te shek. XVI me Matrengen (rreth 1560-1619) (po aty, f. 84). I gjithe ky dokument permbledh rreth 80 fjale, nyje, përemra, lidhëse, numratorë të shkruara me alfabet grek te perbere prej 14 rreshtash prej te cilave 12 jane shkruar shqip (po aty, f. 73, 95-108).

Praktikisht i vetmi dokument qe permbledh kete gjuhe dhe e paraqet perpara Njerezimit eshte fjalori i Frang Bardhit (1635) qe kishte 2544 fjale shqipe perballe 4500 fjaleve latine (Francesco Maria da Lecce, Dittionario Italiano – Albanese (1702), f. 69).  Por ekziston nje saktesim i metejshem i ketij fakti. Sipas nje autori tjeter “Frang Bardhi ka gjithsejt 2492 fjale ne pjesen shqipe, duke hequr huazimet, mendojme se pasuria vendase te kapet gjer mbi 1300 fjale, pra sa gjysma e numrit te fjaleve shqipe te “Fjalorit latin-shqip” i Bardhit (Prof. Dr. Kole Ashta, Leksiku historik i Gjuhes, III, f. 77). Pretendimet qe keto ishin fjalet me te pergjithshme dhe te perdorshme nga popullata autoktone, pasi duhet te kishte edhe te tjera, jane te pavlefshme per nje gje shume elementare: padija nuk eshte argument. Po realisht, ne keto 1300 fjale qendron zanafilla historike dhe vjetersia e jashtezakonshme e gjuhes shqipe, por ama duhet pranuar (une nuk e kam pare asnjehere me sy fjalorin origjinal te Frang Bardhit, le ta kem studiuar qe ishte e pamundur; e vetmja mundesi ka qene studimi i Prof. Ashtes mbi kete fjalor) qe ne kete numer pershihen ndikimet pellazge. Si qendrojne ne raport me fjalet e tjera te perdorura nga popullata shqiptare, meqenese viti 1635 na e jep te drejten te jemi brenda kontinumit kohor-hapsinor shqiptar?

Me 1702 Gjuha Shqipe kishte 11 200 fjale dhe shprehje (sipas fjalorit Italisht-Shqip te Francesko Maria da Lecce).

Ne fillim te shek. te XX-te Gjuha Shqipe, sipas fjalorit te Kristoforidhit (1904) dhe numerimit te Aleksander Xhuvanit, permbante 11 675 fjale; ndersa sipas fjalorit te “Bashkimit” (1908) kufizohej ne rreth 11 000 fjale.

Me 1954 botohet Fjalori i Gjuhes Shqipe (numri i fjaleve nuk jepet) qe nuk i permbante fjalet e dialekteve te arberesheve te Greqise dhe Italise, por qe me 1966 e detyroi gjuhetarin At Benedikt Dema te permblidhte ne nje studim te vecante fjalet e rralla te Gjuhes Shqipe, te cilin Instituti i Shkencave nuk e botoi duke e kycur ne Arkivin e Shtetit pasi i kishin grabitur thelbin (u botua me 2005 nen kujdesin e Dom Nike Ukgjinit dhe redaktim te Kolec Topallit). Po te krahasojme fjalorin e J.G.Hanit te vitit 1854 me fjalorin e 1954 do te gjykohet mbi pasurimin e fondit popullor te leksikut te gjuhes shqipe pergjate nje shekulli, ide kjo e hedhur nga Profesori i Gjuhes Shqipe (Eqrem Çabej, Studime per fonetiken historike te Gjuhes Shqipe, f. 81).

Ne fund te shek. te XX-te (1980) Fjalori i Gjuhes Shqipe te Sotme kishte rreth 41 000 fjale; ndersa ne fillim te shek. XXI-nji konstatohet se Gjuha Shqipe kishte edhe 41 000 fjale te tjera qe nuk gjendeshin ne FGJSSH te marra nga mbi 40 autore qe nga Gj. Fishta, A. Pashku e I.Kadare, nga Kanuni i Lek Dukagjinit, Visaret e Kombit,  thesare popullore te tjera (Fjalori i Mehmet Elezit, Tirane 2006). Por sipas Kartotekes se Leksikut te Shqipes (te deshmuara e te zberthyera ne rreth tre milion skeda) rezulton qe sot Gjuha Shqipe te kete mbi 150 000 fjale te shkruara dhe te folura.

Me 2008 botohet Fjalori themelor i Gjuhes Shqipe dhe per shkollaret, me autor Pavli Qesku, qe kishte 11 000 fjale baze dhe 22 500 fjale te prejardhura e te perngjitura 10 000 barasvleres te gegerishtes ne bashkepunim me Zef Simonin, si dhe krahinorizma arbereshe, came e kosovare.

Krahasimi i te gjithe ketyre te dhenave te botuara ne paratheniet e fjaloreve perkates dhe studimet e vecante qe i shoqeron ato,  nuk te con ne asnje menyre ne perfundimin qe Gjuha Shqipe eshte nder gjuhet me te vjetra ne Evrope. Sipas ketyre te dhenave (pra duke vene perballe njera-tjetres 1300 fjalet me prejardhje shqip dhe 150 000 fjalet qe disponon Kartoteka e Leksikut te Shqipes) rezulton qe Gjuha e sotme Shqipe te jete vetem rreth 400 vjecare dhe rezultat i bashkeveprimit me popujt e Evropes. Ne kete menyre ajo eshte gjuha me e re ne Evrope dhe veper e saj.

2 –Problemi i dyte eshte ai i prejardhjes se Gjuhes Shqipe, por lexuesi duhet te jete i sigurte se qe te gjithe ata gjuhetare qe e kane studiuar kete pretendim (pamvaresisht ne e pranojne ose jo lidhjen pellazgo-ilire) jo vetem qe nuk e argumentojne dot ne asnje permase, por ata realisht nuk e njohin paraardhesen me te pare te Gjuhes Shqipe; le pastaj qe nuk njohin as ligjesine e permasave ndikuese qe rrjedhin nga bota e relacioneve. Ne kete pike ata jane fund e krye jashte shinave, pasi kane vene ne funksion fantazine e tyre dhe aspak faktin real (ne te vertete gjuhetaret e epokes komuniste jane me konkrete dhe te sakte se amatoret e gjuhesise postkomuniste). Pa e njohur paraardhesen me te pare te Gjuhes Shqipe, por duke njohur gjuhen e sotme te shqiptareve dhe disa mbeturina te gjuhes pellazge te para 2500 – 3000 vjeteve (ketu krijohen disa pika takimi) arrihet ne konkluzionin se Gjuha Shqipe rrjedh nga pellazgjishta. Ne te vertete e gjitha kjo eshte nje mashtrim ne interpretim neqofte se do te marrim per baze studiues te mirefillte te pellazgjishtes. Te tille kam vetem dy: Panajot Kupidorin (1821-1881), i cili ka lene nje studim prej 1172 faqesh doreshkrim, dhe Iakovo Thomopulosqe ka botuar vepren “Pellazgjika” me 1912, prej 870 faqesh, por fotokopja e librit te tij ka plot 1069 faqe ku pershihen edhe harta e foto te ndryshme. Pa dashur te nxjerr ne drite emrin e njeriut qe i solli ne Shqiperi, per te cilen duhet falenderuar pa fund, pasi nuk e di pasojen qe mund ta perndjeke ate, fotokopja e doreshkrimit te Panajot Kupidorit ka nje “hile” te vogel: nuk ka 28 faqet e para. Cfare fsheh kjo? Por ekziston nje punim, ne pamje te pare modest, por me konkluzionet e veta specifike jo rralle permbys edhe veteveten duke dhene ndoshta nje nder zgjidhjet me sinjifikative te gjenezes se shqiptareve te sotem, qe i permbledh te dy keto libra studimore (nga i njejti burim) dhe qe na jep, me shume mundesi, ate qe eshte botuar ne 28 faqet e munguara te vepres se Kupidorit. Asnje nga keto dy libra nuk thote qe gjuha shqipe rrjedh nga pellazgjishtja, por pellazgjishtja ka ndikim mbi gjuhen greke te vjeter (helenishten) dhe ate shqipe (por jo mbi te gjithe shqipen dhe kjo eshte fshehur me djallezi tipike nga anetaret e Klubit te te Marreve te Madheshtise Shqiptare). Mbi bazen e ketyre dy librave, pikerisht permasen e perputhjes se gjuhes greke te vjeter me shqipen na jep autori i librit “Shqipja Pellazge”, sipas te cilit: “dialekti gege eshte dialekt Pellazg, i vertetuar me ane te mbishkrimeve eteokretane te Presos te botuara nga Thomopulo 1912” dhe “karakteri gege ekzistonte ne Greqi qe nga kohet me te lashta, me ane te ketyre mbishkrimeve, te cilat pranohen si mbishkrime te autoktoneve” (A.F.Kocaqi, Shqipja Pellazge, f. 69, 70).

Po e gjitha kjo nuk te con ne perfundimin qe gjuha shqipe rrjedh nga pellazgjishtja dhe ketu interpretimi eshte i paragjykuar jashte realitetit. Se pari, nuk eshte e vertete qe ato shkrime konsiderohen autoktone, por ato jane shkrimet e para qe njihen ne Evrope. Se dyti, gegerishtja nuk eshte dialekt, por eshte vete thelbi i Gjuhes Shqipe; per aresye politike para 200 vjetesh, per te krijuar unitetin e shqiptareve, u emertua  dialekt i barasvlefshem me toskerishten. Se treti, pellazget nuk jane autoktone, por te ardhur ne Evrope dhe nuk i takojne races se bardhe. Se katerti, pellazget nuk jane ndertuesit e asnje bote, por perfaqesuesit e nje bote te vdekur dhe e nje rendi te zhdukur ne historine evropiane,  qe vazhdonte te ekzistente ne brendesi te popullates shqiptare (perpara se te pretendohet mbi varesine e Gjuhes Shqipe nga Pellazgjishtja, duhet thene qe rendi shoqeror i parardhesve te shqiptareve, perpara se ata te binin ne kontakt me pellazget, ishte shume me i prapambetur se rendi ku jetonin ndertuesit e mureve gjigande), mbi cbaze argumentohet ne te vetmen menyre autoktonia absolute e ketyre te fundit. Por bota pellazge ka meriten e pakundershtueshme te aplikimit,  ne menyre te pandergjegjshme,  te nje eksperimenti qe nuk mund te realizohet me dhe qe con ne nje perfundim: ekzistencen e paradoksit te kohes ne racen njerezore dhe jo ne boten e fizikes (teorizimi i A. Ajnshtajnit ne kete drejtim ka vlera vetem per boten e njeriut dhe fenomeni ka ndodhur realisht ne marredheniet parailire – bote pellazgjike mbi cbaze linden popuj (fise) me zhvillim te ndrysherm shoqeror, por me prejardhje biologjike vetem nga keto dy popullata (fiset ilire dhe fiset epirote nga popullata autoktone dhe fiset thrake, maqedonase, parahelene, etj. nga popullata pellazge me prejardhje aziatiko-perendimore). Nga shkalla e relacioneve hapsinore pergjate disa mijevjecareve percaktohet dhe bota cilesore e popujve ne gadishullin tone deri ne fillimet e Epokes se Krishtere, perpara ardhjes se sllaveve, me nje “ndotje”  nga bota kelte. Por mbi kete baze ekziston menyra per te diferencuar pellazget nga iliret dhe shqiptaret e mevonshem ku gjuha eshte vetem pasqyrim i ketyre relacioneve pa pasur asnje gjurme trashegimie biologjike apo shoqerore neper shekuj. Me e pakta e kesaj gjurme, ne qofte se do te ishte e vertete qe iliret rridhnin nga pellazget, duhej te ndodhej ne besimin fetar pasi deri ne pragun e lindjes se monoteizmave huazimi fetar eshte i pamundur edhe ne qofte se dy grupfiset jetojne prane njeri-tjetrit pa lidhje gjenetike (eshte mosperputhja e shpejtesive te zhvillimit shoqeror qe nuk e lejon kete huazim). Per te kuptuar fenomenin eshte e domosdoshme te analizohen shkaqet e lindjes se ideve fetare ne nivel boteror dhe atehete do te shihet pasoja. Duke mos e bere kete ne asnje permase studiuesit shqiptare te te gjithe koherave e humbasin te drejten per te dhene mendim konkret mbi dinamiken e gjuhes shqipe. Me vjen per te qeshur kur kujtoj tendencen e disa studiuesve te sotem per t’u paraqitur si dashamires te gjuhes sone me pretendimin se ajo duhet mbajtur e paster, kur ne gjuhen e sotme shqipe nuk ka asnje fjale te vetme qe te jete shqip mirefilli. Pranimi i tezes sikur gjuha shqipe rrjedh nga pellazgjishtja ja heq te drejten se pares per te qene nje gjuhe autoktone.

3 – Problemi i trete eshte i lidhur me pretendimin sikur gjuha shqipe eshte kodi zberthyes i gjuheve te botes; ne mos qofte nje lajthitje e rastit, me se paku eshte shprehje e nje megalomanie e individeve inferiore qe kerkojne ta trajtojne bashkesine ku jetojne si superiore kundrejt komshinjve (ne te vertete ketu fshihet krimi komunist, pasi perkrahesit e kesaj ideje jane femijet dhe niperit e krimineleve komuniste te djeshem). Ne fakt ky pretendim ka tjeter qellim nga ai i deklaruari, por ne do te ecim sipas kesaj linje. Kete gabim e paten bere edhe racistet e kohes se Hitlerit duke pretenduar se ishin race ariane, me te vjetrit e me te zhvilluarit, pa cka se para nje shekulli e gjysem ndodheshin akoma brenda kornizave te fazes se fundit te feudalizmit evropian. Nuk habitem aspak qe ky pretendim mund te jete nje loje e shemtuar politike me adresim shqiptar per qellime te se ardhmes.                                                                                                                                                                   

Kur flitet per bote relacionesh ne shoqerine njerezore, procesi nuk mund te analizohet sipas menyres mekanike duke u nisur nga nje qender me tendence shperqendrimi. Parimi poligjenetik i lindjes se Njeriut ne Toke na jep te drejten te kerkojme dicka me shume nga shkenca dhe ta mohojme mundesine e ezistences se nje kodi gjuhesor qe zberthen gjuhet e Njerezimit. Kjo eshte e pamundur te ndodhe dhe te pranohet, te pakten sipas parimeve te materializmit filozofik. Ligjesia qe vepron ne kete rast rrjedh nga bashkimi i tre mendimtareve dhe studiuesve gjermane te shek XVIII-XIX-XX, i cili duke vepruan ne Boten Njerezore e suprimon te gjithe Natyren. Bashkimi i Hegelit me Marksin dhe Ajnshtajnin con ne formulimin e Raportit Kohor-Hapsinor qe vendos rregullat baze te botes se relacioneve duke filluar nga me e thjeshta lendore (kuanti energjitik) deri tek me e komplikuara (Bota Njerezore), e cila gjate procesit te zhvillimit nuk ka asnje perjashtim te vetem, por per cdo rast fsheh vecorite perkatese. Duhet thene qe Dialektika Hegeliane ka qene gjithmone nje hap me perpara se marksizmi i proletareve dhe relativiteti ajnshtajnian duke mos u cenuar ne asnje pike me dyshimet e lindura.

Gjetja e karakterit dualist te shkakut te levizjes (thelb i relacioneve midis sasioreve e cilesoreve) coi ne lindjen e dyshimeve per teorine e Karl Marksit dhe te Albert Ajnshtajnit, por, ne funksion te Dialektikes Hegeliane, ky shkak e perforcoi edhe me teper ligjesine tripermasore te saj. Rrjedhimet kryesore te Raportit Kohor-Hapsinor ishin te lidhura pikerisht me boten e njeriut dhe pikerisht me pasojen e botes se relacioneve midis fiseve, grupfiseve, popujve, kombeve, racave ne baza te ciles shkakesia dypermasore e ngjarjes ishte anashkaluar perjetesisht (kjo eshte pika e pare qe duhet revizionuar ne mendimin filozofik boteror). Rrjedhimi me i para e ketij raporti ishte pozicioni i zhdrejte i koheekzistences me shkallen e zhvillimit duke e hedhur ne ere perfundimisht pikepamjen e racizmit (kjo eshte pika e dyte qe duhet revizionuar ne mendimin filozofik boteror) dhe, ne funksion te gjuhes shqipe, nuk e pranon dot vjetersine biologjike te mbartesve te saj ne raport me shkallen e larte (shume relativisht, pasi nuk eshte e sakte dhe krejt e ndryshme nga niveli i zhvillimit me boten Inkase e Maja ne pozicion inferior) te zhvillimit te pellazgeve. Ne kete pike konkluzioni i pare eshte lidhja e shpejtesive te zhvillimit me boten e huazimeve sociale dhe ne kete drejtim bota shqiptare dhe parashqiptare e ka te pamundur t’i kete dhene kujtdo populli ne Evrope nga vetvetja (sipas kendveshtrimit hapsinor). Parimi i relacionit ne Boten Njerezore eshte ky: Popujt me shpejtesi te vogel zhvillimi nuk mund t’i imponohen popujve me shpejtesi te madhe zhvillimi ne asnje permase hapsinore. Pretendimi i kundert eshte i pasakte dhe spekulativ. Por shqiptaret dhe paraardhesit e tyre u kane dhene komshinjve KOHEN, duke perfituar prej tyre elemente sociale ne aspektin hapsinor (kjo eshte aresyeja perse Bota Helene eshte neperkembur nga Historia duke mos pasur rilindje). E thene me shkoqur marredheniet sociale midis shqiptareve dhe paraardhesve te tyre i kane lene prapa ne kohe relatoret duke u pershpejtuar nga ana e vet. Kjo eshte aresyeja perse bota shqiptare paraqet here pas here shkendija te nje zhvillimi social te barasvlefshem me boten helene, romake, bizantine apo otomane duke qene ne realitet nje paradoks i hapsires (ajo qe con ne kete zbulim eshte teresia e grupkanuneve shqiptare te Mesjetes se Mesme dhe asaj te Vone Evropiane qe kane sunduar ne brendesi te Popullit Shqiptar – pasi jane te kunderta ne kohe dhe regres kundrejt njera-tjetres).

Ndersa te mund t’i pergjigjesh problemit te kodifikimit te gjuheve dhe zgjidhjeve qe mund te jape nje gjuhe, me perpara duhet percaktuar raporti i shkrimit me shkallen e zhvillimit social te bartesve te saj. Ne kete drejtim, per te pershpejtuar pune, duhet te shihet raporti midis shtetin dhe e tulles me te pare te tij: prones private. Analiza e botes shqiptare dhe parashqiptare e hedh te ere te gjithe pretendimin pasi shqiptaret nuk e kane njohur kurre pronen private, por vetem nen politiken e Mbretit te tyre, Zogu I-re, e trajtuan ate per here te pare dhe ne menyre te perforcuar, pasi ne fshat ekzistonte mungesa e prones private mbi token (ne fshatin shqiptar ka ekzistuar dhe vazhdon te ekzistoje domosdoshmerisht prej qindra vjetesh prona fisnore, si e vetmja shkalle e zhvillimit maksimal te prones). Ky fakt e ben te pamundur ekzistencen e shkrimit nder shqiptare ne menyre autoktone, le per paraardhesit e tyre as qe mund te behet fjale. Atehere cfare mund t’i kene dhene botes se qyteteruar Gjuha Shqipe? Ky pretendim eshte thjeshte nje fantazi dhe produk i emocioneve shfajesuese te nje shtrese shoqerore qe i ka lare duart me gjakun e shqiptareve dikur dhe, bijte e tyre, sot kerkojne t’i riabilitojne duke fantazuar ne ekstrem mbi dukuri qe nuk ka gjasa te ekzistojne ndonjehere.

Megjitheate, ne saje te punes se studiuesve dhe arkeologeve shqiptare eshte krijuar mundesia qe te percaktohet dinamika e Gjuhes Shqipe pergjate 3000 vjeteve te fundit, qe rezulton te jete shume e thjeshte, po te mbeshtetemi tek gjendja shoqerore e shqiptareve (ne fakt studiuesit e fushave te ndryshme dhe arkeologet shqiptare kane bere te mundur percaktimin e permasave te botes se relacioneve ne kete segment kohor, duke bere nje pune tej mases lavderuese, qe nuk mund te hidhet poshte me kaq lehtesi sa pretendojne te Marret e Madheshtise Shqiptar, pasi eshte e vetmja pune pozitive qe kane bere pergjate diktatures komuniste institucionet shkencore shqiptare).

E vetmja menyre qe mund te percaktoje DINAMIKEN e Gjuhes Shqipe eshte mbeshtetja mbi boten e relacioneve universale qe eshte realizuar nga shqiptaret dhe paraardhesit e tyre, qe per ta ka qene gjithmone e rastit dhe domethenia e tyre gjen vlera shprehese vetem me 28 nentor 1912, kur u formua per here te pare Shteti i Shqiptareve. Por paraprakisht duhet vene ne dukje mungesa e shkrimit nder paraardhesit e larget te shqiptareve sipas te gjithe alfabeteve ekzistuese te kohes deri ne momentin kur ata bien ne kontakt me pellazget. Ky kontakt nuk ka qene gjithperfshires dhe asnjehere nuk ka arritur shkallen e domosdoshmerise. Te pakten kjo e fundit kuptohet nga shkallet e diferencuara te zhvillimit te fiseve autoktone ku jo te gjitha arriten shkallen e fiseve te njohura ilire dhe sivellezerve te tyre (gjetja e objekteve njerezore ne shpellen pa emer  ne Kanionin e Langerices, te datuara rreth 3500-4000 vjecare na jep te drejten e ketij perfundimi).

Procesi i relacioneve vendas autoktone – pellazge duhet te kete zgjatur per mijera – mijera vjet dhe eshte bota autoktone ajo qe e ka “coroditur” boten pellazgjike ne drejtim te zhvillimit shoqeror te saj, duke e vonuar ne raport me prejardhjen. Vetem atje ku keto relacione jane nderprere eshte krijuar mundesia e perparimit shoqeror te te ardhurve duke i shpetuar kurthit te paradoksit te kohes dhe kjo, me sa duket, ka ndodhur vetem ne Peloponez. Eshte kjo aresyeja perse pellazget konsiderohen barbare nga ana e heleneve, pasi pjesa e mbetur e tyre nuk e arriti asnjehere shkallen e civilizimit. Edhe aty ku dallohen strukturime mbreterore nder fiset autoktone, merita eshte e supremacise pellazge qe i ka dhene ate pamje (ardianet, epirotet, enkelejte, etj). Eshte kjo aresyeja perse bashkesite autoktone nuk kane vazhdimesi strukturore te metejshme dhe suprimimi i botes autoktone mbi boten pellazgjike i ka zhdukur nga historia (te tille jane thraket, maqedonasit, dardanet e Trojes). Eshte kjo aresyeja perse shkrimi pellazgjik lind disa mijera vjet me vone se shkrimi i shumereve (prej nga duhet ta kene prejardhjen pellazget) dhe ka ngjashmeri midis tyre ne interpretimin e fjaleve. Por ketu fshihet nje dukuri, qe te Marret e Madheshtise Shqiptare nuk duan ta marrin parasysh: perse ekzistojne tek shqiptaret mbeturinat e botes pellazgjike, ndersa tek popujt qe e kane pasur dikur gjuhe te tyre ajo nuk ekziston? Problemi fsheh pikerisht permasen e dukurise qe percakton gjenezen e popujve dhe racave: shpejtesine e zhvillimit shoqeror. Por gjuha autoktone, prej nga e kane prejardhjen shqiptaret e sotem, ka nje dukuri qe gjuha pellazge nuk mund ta kishte dot, pasi eshte nje gjuhe e re ne themelin e saj. Karakteri monosilabik i gjuhes duhet te jete karakteristike e popujve te vjeter dhe krahasimi midis tyre con fare lehte ne percaktimin e moshes se racave ne planin boteror. Ne kete menyre gjuhe pellzgjike eshte e mbihypur mbi gjuhen vendase prej nga e ka zanafillen e shkruar gjuha shqipe, por kjo nuk do te thote kurrsesi qe gjuha shqipe rrjedh nga gjuha pellazge. Ne ato kohera, te themi para 3000 vjetesh ka shume mundesi qe elementet pellazge te kene qene mbizoteruas ne gjuhen e re qe perkrahen vendasit, fenomen ky qe nuk mund te ndiqet dot me per efekt te ndryshimeve kohore dhe ketu fillon tragjedia reale e gjuhes vendase, qe nuk eshte mesuar kurre dhe nuk do te mesohet.

Vazhdimi i relacioneve historike e vendasve te tjetersuar nga pellazget con ne formimin e nje sere fisesh, qe ne jemi mesuar t’i quajme ilire per efekt te abuzimit politik (Perandoria Romake). Koha e formimit te ketyre fiseve duhet te jete me e hershme se koha e tjetersimit thelbesor te pellazgeve ne helene jo vetem per efekt te ardhjes veriore te pellazgeve, por dhe aresyes se konsolidimit te tyre ne Peloponez nga nje teresi fisesh te epokes heroike (ne kete pike dardanet e Trojes nuk jane dardanet e Ilirise) ne popullate helene, proces i cili eshte i barabarte me kalimin nga rendi fisnor ne ate shteteror skllavopronar (qytet – shtetet helene). Por ne kete pike dardanet e Trojes e humbasin karakterin e tyre dhe zhduken nga historia (menyra se si emri i tyre eshte marre nga dardanet e Kosoves eshte nje problem krejt me vete – per kete shih artikullin: “Dardanet e Ilirise apo Trojes, publikuar ne albanovaonline.com dhe www.genchoti.com). Vetem pas ketij momenti ne histori cfaqen epirotet, te cilet jane rezultat i marredhenieve te metejshme te heleneve me vendasit e tjetersuar nga pellazget. Ne kete menyre ne gadishullin Ilirik ne mijevjecarin e pare Pa. Kri. ekzistonin tre popullata te perziera, por dhe te tjetersuara; fiset autoktone te tjetersuara, fiset pellazge te tjetersuara (ketu futen edhe Daket) dhe helenet, ku ligjin ne jugun e gadishullit e benin keta te fundit.

Ne kete gjendje i gjeti Roma Perandorake ne shek. III Pa. Kri. ku gjuhet mbizoteruese ishin nje perzierje e gjuhes autoktone me pellazgjishten, te pakten per vendasit autoktone kjo duhet te kete qene keshtu, dhe helenishtja qe rrjedhte ne menyre te drejteperdrejte nga pellazgjishtja. Ekzistenca e asimilimeve te perbashketa greko-shqiptare (gjenden ende ne fuqi tek shkrimtaret e mocem dhe dialektet e Greqise e te Italise – Eqrem Çabej, “Studime per fonetiken historike te Gjuhes Shqipe”, f. 440) ketu duhet ta kete burimin dhe jo ne boten e relaconeve te mevonshem midis popullatave, pasi pranohet qe shqipja e Greqise eshte shkeputur nga trungu i shqipes nene njeqind vjet perpara shqipes se Italise (po aty f. 401). Megjitheate marredheniet e popullates jugshqiptare kane pasur ndikim te mevonshem nga prapashtesat me burim grek si – at, – it (Jusuf Shpuza, Persiatje onomastike, f. 25). Por huazime te fjaleve greke ne gjejme edhe tek dokumenti i trete i Gjuhes Shqipe (Prof. Dr. Kole Ashta, Leksiku historik i Gjuhes Shqipe, I, f.97). Nga greqishtja Gjuha Shqipe kishte te huazuar deri ne shek XV edhe nyjen o (po aty, f. 103). Por ekzistojne edhe pikepamje qe pranojne huazime te shqipes nga greqishtja e vjeter  dhe ajo mesjetare e qe jane prezente tej fjalori i Bardhit (po aty, III, f. 77, 78). Ekzistojne edhe pak huazime nga greqishtja e re pas shek. XIV dhe qe ndihen me teper ne toskerishten jugore (po aty).

Me ardhjen e romakeve gama e gjuhes vendase zgjerohet edhe nje hallke me tej, duke u pasuruar ne drejtim te leksikut, fonetikes, onomastikes te vet. Eshte Prof. Eqrem Çabej qe pranon ekzistencen e fjaleve autoktone perpara se ato te nderroheshin nga huazimet latinishte (po aty f. 441). “Latinishtja, qe u zgjat gjer ne shekullin V, la mjaft huazime ne shqipen, te cilen e morem natyrisht nga latinishtja popullor (e folur) e jo nga latinishtja klasike (e shkruar)” (Prof. Dr. Kole Ashta, Leksiku historik i Gjuhes, III, f. 61).  Vlen te permendet qe banoret e treves ku sot banojne shqiptaret kane perdorur alfabetin latin ne shkrimet e tyre edhe perpara se te shkruhej Formula e Pagezimit – behet fjale per vitin 1332 (po aty,  I, f.34). Pranohet qe ne Fjalorin e Bardhit huazimet latine bashke me ato neolatine te marra nga italishtja dalin me shume se sa huazimet e tjera (po aty, III, f. 80).

Me depertimin e sllaveve brenda Perandorise Romake te Lindjes (ne Thrake 493, ne Maqedoni 517 dhe brenda Shqiperise se sotme, shek X (bullgaret) e shek. XIV (serbet)) krijohen huazimet e toponimeve dhe fjaleve. Sllavishtja e vjeter kapet gjer ne shek. IX-XI dhe gjendet edhe tek Bardhi, ku ne kete te fundit ka edhe huazime nga sllavishtja e sotme e Ballkanit (po aty, f. 83-84).

Me hollesisht gjejme:

Prapashtesa – e ka burimin te prapashtesa sllave – aç, – aça, qe kane funksione te peraferta me te shqipes.

Prapashtesa – AK sipas Majerit eshte e gurres sllave, ndersa sipas Bariçit eshte e burimit sllav ne emrat etnike, por thjeshte shqipe ne fjalet e tjera.

Prapashtesa – AR, qe Jokli e konsideron te burimit sllav.

Prapashtesa – ÇAR…. duket qarte se kjo eshte e burimit sllav (Jusuf Shpuza, Persiatje onomastike, f. 16,17,18).

Fillimi i shek. XIV (1330) dhe vazhdimi ne shek. XV shenon edhe kontaktet e para me otomanet dhe huazimet nga turqishtja, ku pranohet qe me te vjetrat jane ato te sferes ushtarake te marra ne shek. e mesiperm, ku pershihet edhe huazimet nga arabishtja e persishtja (Prof. Dr. Kole Ashta, Leksiku historik i Gjuhes, III, f. 84-85).

Ekzistojne percaktime me te hollesishme te ketij procesi, si:

Prapashtesa – LLl, Ll e turqishtes hyri ne gjuhen shqipe se pari me fjalet e fondit leksikor te turqishtes qe depertuan ne gjuhen shqipe dhe pastaj edhe ne pak fjale shqipe, duke shenuar emra qe tregojne prejardhje ose cilesi.

Prapashtesa – XHI ne fillim hyri ne shqipe bashke me fjalet perkatese turke (Jusuf Shpuza, Persiatje onomastike, f. 19,22).

“Gjuha shqipe, si gjuhe indoevropiane, takohet me persishten qe ne lashtesi, por kontaktet me te medha me kete gjuhe ajo i pati pas shekullit XV, nepermjet veprimtarise se organeve administrative dhe ushtarake te osmanllinjve, kur ne gjuhen shqipe depertoi nje fond i konsiderueshem fjalesh nga gjuha persishte, cka solli si rrjedhoje edhe perdorimin e tij ne procesin e fjaleformimit te shqipes…..Persizmat qe u futen ne gjuhen shqipe nepermjet te turqishtes, ruajne, shpesh here, gjurmet e ndryshimeve fonetike, qe kishin pesuar ato gjate procesit te pershtatjes me natyren e turqishtes (Jusuf Shpuza, Persiatje onomastike, f.46-47, 48-49). Shume emra familjesh e patronima e kane origjinen pikerisht nga ky proces; permend me radhe: Hoshafi, Pekmezi, Sheqeri, Çardaku, Kafazi, Perdja, Qoshja, Qilimi, Rafti, Bostani, Gonxhe, Pambuku, Sheboja, Vishnja, Beli, Çiraku, Beqari, Çallaku, Nishani, Pehlivani, Qorraj, Xhani, Xhymerti, Çorapi, Meshini, Qyrku, Tabaku, Bostanxhiu, Terezi, Mazija, Myshku, Çezma, Dervishi, Hoxha, Bajraktari, Dilaveri,  Bilbili, Çobani, Çakalli, Kumrija, etj, etj. (po aty, f. 51-60).

Pranohet se “Perhapja e kristianizmit dhe e islamizmit ne vendin tone u shoqerua nga nje sere ndryshimesh ne jeten shoqerore dhe ne kulturen materiale e shpirterore te te pareve tane, cka solli si rrjedhim, midis te tjerash, edhe ndikime te rendesishme gjuhesore nga latinishtja, greqishtja, sllavishtja e, me pastaj, nga arabishtja, persishtja e turqishtja” (po aty, f. 27).

Por analizen historike te Gjuhes Shqipe e gjej saktesisht ne nje punim tipik per kete problem ne studimin e Prof. Shaban Demiraj (Gjuha Shqipe dhe historia e saj, Tirane 1988), prej nga mora postulatin lapidar te Franc Bopp: Gjuha Shqipe “me te vertete i perket ne menyre te sigurte familjes indoevropiane, por ne elementet e saj themelor nuk ka ndonje lidhje me te ngushte, ose, aq me pak, ndonje lidhje prejardhjeje me asnjeren nga motrat sanskrite (=indoevropiane) te kontinentit tone” (f. 25)

 

Perfundime

- I gjithe thelbi teorik i prejardhjes nga pellazgjishtja e Gjuhes Shqipe eshte mohimi i nenes dhe babait te saj dhe imponimi i njerkes. Aq me teper zgjerohet ky thelb kur tentohet te percaktohet qe toskerishtja duhet te rrjedhe prej estruskishtes edhe pse banoret e Toskerise se sotme e kane prejardhjen nga Gegeria e djeshme. Bartesit e Kanunit te Laberise nuk mund te jene me origjine nga Toskana, pasi zhvillimi i shoqerise nuk vjen nga me e zhvilluara drejt primitives (te pakten ky eshte raporti i Kanunit te Lek Dukagjinit me Kanunin e Laberise; – nuk po e ve ne raport me ligjet e 12 tabelave te epokes Romake pasi eshte e pamundur ), por e kunderta.

- Analiza e Gjuhes Shqipe na con ne nje rizbulim qe perben thelbin e shkences se historise, parametrin dallues te popujve, kombeve dhe racave: shpejtesine e zhvillimit shoqeror. Dhe ketu merr fund cdo gje, pasi mbeshtetet ne nje nga tre tullat baze te mendimit filozofik materialist (koha – hapsira – levizja)! Eshte kjo aresyeja perse problemet historike te Njerezimit duhen ripare nga fillimi dhe me tjeter qellim nga ai i imponuar nga politika. Per rastin shqiptar eshte e pamundur te veprohet ndryshe, deri ne absolutizem.

- Qe te mund te pranosh gjenezen e Gjuhes Shqipe nga pellazgjishtja ne fillim duhen hedhur poshte te gjitha keto studime te parapara dhe te ndertohet nje metodike e re duke percaktuar ne hapsire shkak – pasojen sociale dhe te gjithe elementet sociale qe kane shoqeruar procesin ne fjale. Vetem pasi te jete bere kjo krijohet mundesia per te ngritur (ose jo) nje teori te re mbi prejardhjen e Gjuhes Shqipe. Pikerisht kete rruge nuk kane ndjekur te Marret e Madheshtise Shqiptare, por jane munduar fare shkurt t’i krijojne vetes aureolen e te qenit shkencetar ne fushen e gjuhesise teorike pa marre parasysh asnje pasoje ne fushen e teorise se Historise.

 

Shenim – Ky artikull mbeshtetet ne dy studime themelore: ate mbi gjenezen e shqiptareve dhe interpretimin filozofik te gjuhes shqipe, keshtu qe referencat, shpesh here edhe pse nuk jane dhene si emertime, e kane nje autor. Vecanerisht dua te falenderoj vajzen e Dr. Jusuf Shpuze-s, Rozafa Shpuzen per ndihmen konkrete te dhene ne evidentimin e huazimeve nga gjuhet ballkanike, latinishtja dhe persishtja.

 

 

Tirane 18.10.2013