62-Pse nuk jemi pellazge?

(ndryshe: kush jemi ne, Shqiptaret e sotem?)                                               

Duke qene shkalla me e larte e zhvillimit dhe e organizimit te Materies Lendore njeriu paraqet komplikacione ligjore ne drejtim te organizimit te vet ne raport me strukturat e tjera lendore dhe ketu qendron merita zbuluese e materialisteve te shekullit te XIX-te. Formula: qenia shoqerore percakton ndergjegjen e njeriut dhe produktet e tij,duhet konsideruar si nje nder arritjet me te medha te mendimit filozofik boteror, krahas Dialektikes Hegeliane, per te gjithe koherat e ekzistences se njeriut ne Toke. Por akoma deri me sot ky postulim nuk ka gjetur zbatim ne shkencat shoqerore (ai eshte fshehur me shume djallezi dhe kjo djallezi qendron ne revolucionin bolshevik te 1917-es), por vetem eshte spekulluar pa fund, sidomos ne vendet e pretenduara si komuniste, ku ndergjegja e kriminelit dhe hajdutit politikan u muar per baze ne ndertimin e strukturave te diktatures dhe pasketaj pretendohej se kjo strukture prodhonte ndergjegjen komuniste. E kaluara diktatoriale, te pakten ketu ne Shqiperi, nuk eshte analizuar akoma ne asnje permase (vetem eshte tentuar me te gjitha menyrat te fshihet krimi komunist duke e provokuar popullin tone ne dinjitetin e tij njerezor, sic qe rasti me librin kompjuterik te pretenduar me autor si te Agim Hamitit: “Odiseja e nje dedektivi”), por kam rast, ne kuadrin e percaktimit te prejardhjes historike te shqiptareve te sotem t’u tregoj bashkeatdhetareve te mi se si eshte manipuluar me gjenezen e popullit shqiptar dhe atij grek nga ana e shkencetareve politikane europiane te shekullit te XIX-te vetem e vetem qe te ngrinin Popullin Shqiptar dhe ate Grek kundra Perandorise Otomane dhe se si sot te Marret e madheshtise shqiptare mundohen te perfitojne prej saj pa kuptuar asgje, qe gjithsesi duhen konsideruar antishqiptare pasi fshehin gjenezen reale te Popullit tone. Akoma edhe sot shqiptaret nuk e kane kuptuar kurthin ne te cilin e ashtequajtura shkence e historise e ka futur popullin tone prej me shume se dy shekujsh, te cilin vetem e kane grabitur ne menyren me te ndyre njerezore me ane te komunizmit enverist. “Kurva e motit”, Europa e shekullit te XIX-XX , kur vendosi te ndaje tokat e shqiptareve per te ngopur klushet e Rusise ne emer te qytetarise europiane (kam parasysh vargjet e POETIT TONE KOMBETAR Pader Gjergj Fishtes tek Lahuta e Malsise) beri tre shpikje ne fushen e historise statistikore: 1 – e quajti gadishullin Ilirik Ballkan; 2 – u mohoi prejardhjen epirote shqiptareve duke i konsideruar pasardhes te ilireve, duke i dhene mundesi grekeve ta shtrinin historine e paraardhesve te tyre pertej Peloponezit dhe t’i konsideronin maqedonasit, thraket, epirotet popullata birerie me helenet, akoma me tej, u fshehu heleneve dhe grekeve karakterin jo europian racor; 3 – spostoi iliret nga trevat qendrore e veriore te Gadishullit Ballkanik drejt perendimit (duke e konsideruar kete vendodhje si vendin historik te tyre) dhe ne veri te Shqiperise se sotme, duke perfshire edhe jugun e Italise (fig. 1) duke fshehur ne kete menyre krimin historik qe sllavet e jugut kishin bere kundra popullates ilire duke i zhdukur nga historia. Nuk eshte e rastit qe keta sllave te jugut jane gjithmone promotore te krimit ne Ballkanin e sotem, te pakten ne keto dy shekujt e fundit. Pasi i beri te gjitha keto i meshoi idese se gjuha pellazge ishte e trasheguar vetem tek shqiptaret dhe, per kete, ata ishin pasardhesit e tyre, pa cka se jeta sociale e paraardhesve te shqiptareve dhe vete shqiptaret ishte tej mases me te prapambetur se e pellazgeve te dikurshem, gje qe vertetonte se paraardhesit e te pareve ishin mbi 600 here me te vjeter se te dytet dhe me kete argumentohej ligji me kryesor i kontinumit kohor-hapsinor per njeriun te lidhur me shpejtesine e zhvillimit shoqeror, kohen e lindjes dhe shkallen e zhvillimit specifik (te pakten shpella pa emer ne kanionet e Langerices ne Permet e datuar si 3500 – 4000 vjet e vjeter (e eksploruar nga studiuesi Auron Tare), kohe e cila perkon me nje zhvillim fundor te fazes fisnore te rendit komunar tek parahelenet dhe prakun e Luftes se Trojes, te cilat se bashku e justifikonin kete perfundim). Nuk ka asnje mundesi, qofte dhe teorike, qe banoret e nje trungu biologjik te diferencohen kaq shume ne zhvillimin shoqeror: vendasit autoktone neper shpella, ndersa pellazget neper qytetet fisnore drejt qytet – shteteve te ardheshme dhe pastaj i konsiderojme me karakter birerie).

Lufta midis dy formave krysore te filozofise pergjate shekullit te XIX-te ka nxjerre triumfues formen analitike qe nuk mbeshtetej ne rendin shoqeror, por ne produktin e tij dhe kete jashte diferencimit kohor te prodhuesve. Ne kete menyre bota njerezore u trajtua sipas pikepamjes darviniste dhe problemi u kufizua ne ndarjen e epokes prehistorike ne tre periudha jashte strukturave sociale. Per ne shqiptaret ky problem u konsiderua postulativ pa pasur asnje analize te plote dhe te rregullt te problemit  duke  krijuar  nje  imazh  krejt te rreme te organizimit social  te  paraardhesve te larget. Vetem  kete vit (2012) profesori i asocuar Dr. Ilir Gjipali  mori

                                                fig. 1

guximin dhe permblodhi pikepamjet europiane te ketyre problemeve duke na dhene panoramen teorike te zberthimit te prehistorise se njerezimit ne librin: “Epoka e Gurit dhe Shqiperia”. Profesori i nderuar nuk pati kurajon shkencore per te bere analizen kritike te atyre pikepamjeve, te cilat e kane shterpezuar shkencen e historise ne te gjitha aspektet, por paraqiti ne menyre aprovuese menyren analitike qe perdor shkenca europiane edhe pse ajo sot per sot nuk ka asnje domethenie, pasi te gjitha problemet jane pare jashte kontekstit kohor te rendit shoqeror dhe jane pergjithesuar per te gjithe popujt e njerezimit duke fshehur, ne kete menyre, parimin natyror te gjenezes se njeriut ne Toke. Akoma me keq problemet jane pare jashte botes se relacioneve universale pergjate organizimit shoqeror duke fshehur, ne kete menyre, ndikimet e ndersjellta te epokave te prehistorise mbi grup fiset e diferencuar nga koha e formimit te tyre. Pikerisht pse eshte pare me kete sy problemi i paraardhesve te shqiptareve te sotem nuk eshte zbuluar dot gjeneza biologjike e shoqerore e tyre. Jane marre ne konsiderate fenomene shoqerore shume – shume te mevonshme dhe jane paraqitur si argumenta kryesore te kesaj gjeneze edhe pse ajo nuk tregon ne asnje menyre prejardhje biologjike e shoqerore te shqiptareve, por me se shumti boten e madhe te relacioneve universale (psh, gjuha). Kjo nuk me pengon te marr nga profesori i nderuar te gjitha panoramen hapsinore metodike te perdorur duke e riprodhuar ate tipikisht per temen tone per te nxjerre pikat kritike dhe aresyen perse ato nuk sherbejne per asgje. Puna e madhe e profesorit tone nuk mund te anashkalohet, por ne fund shtrohet nje pyetje: per cfare vlere behet fjala dhe sa i sherben njeriut? Ne fakt puna e profesor Gjipalit me sherbeu per te kuptuar se ne cfare degesh eshte e varur shkenca e sotme e historise dhe perse eshte e shterpezuar ajo ne drejtim te sherbimit ndaj njeriut.

Tipikisht prehistoria eshte e ndare ne tre periudha: e gurit, e bronxit dhe e hekurit. Pergjegjes per kete ndarje konsiderohet Kristian Tomsen (1788 – 1865), ndersa pasuesi i tij Jens Jakob Asmussen Worsaae (1821 – 1886) perdori per here te pare me 1849 termin parahistori. Ndersa me 1865 Xhon Lubok (1834 – 1913) beri ndarjen e pare kronologjike te periudhave prehistorike ne Paleolit dhe Neolit te cilat u konsideruan terma te reja dhe pane driten e botimit ne librin “Periudhat parahistorike” (i gjej te gjitha keto ne librin e profesorit tone, f. 29-30). Metodat ne fjale e konsiderojne njeriun te barabarte me kafshen dhe nuk jane te afta te perceptojne kohen shoqerore te cfaqjes se njeriut. Ne qofte se ne pajtohemi me kete ndarje shtrojme pyetjet: cfare rendi shoqeror permbledhin keto epoka dhe a jane te njehsuara ne nje rend te vetem? Kur eshte bere ndarja e punes ne lidhje me epokat? Po feja ne cfare periudhe te prehistorise ka lindur? Cila eshte lidhja e prehistorise me shkrimin dhe a e kane ditur valle keta autore se autoret e shkrimit i perkasin prehistorise, por me shkrimin fillon historia? A e kane ditur valle keta autore qe baza e historise se mevonshem te njerezimit eshte e mbeshtetur ne kete prehistori dhe ne qofte se nuk zberthehet sakte kjo prehistori, atehere e ashtequajtura shkence e historise do te mbese gjithmone nje fasade politike pa arritur permasen e shkences. Pikerisht pse eshte pare me kete sy bota e njeriut te hershem eshte arritur ne perfundimin se njeriu ka pushtuar boten duke u nisur nga nje pike (fig. 15, lexuesi duhet te me fale per kapercimin e numrave te hartave, por une i kam marre sipas librit te profesor Gjipalit).     

Qe te mund te pranosh kete teori duhet argumentuar me perpara se si lindin racat dhe perse njeriu ka realizuar diferencimin racor dhe produktin e vet shoqeror. Perse njerezimi ka arritur te diferencohet ne planin shoqeror kur fillesa paska qene e perbashket (teoria e Zhan Zhak Rusoit sherben per te argumentuar nje fraksion kohor te aplikuar pergjate rendeve shoqerore shteterore, por ajo nuk eshte e afte ta shpjegoje faktin historik ne kete diferencim)? Parimi monogjenetik i perdorur eshte forme botekuptimore e ideuar nga studiuesit dhe jo praktike ligjore e shoqerise. Ajo mbeshtetet ne teorine darviniste dhe mund te konsiderohet e vlefshme per boten e kafsheve (me shume rezerve) dhe te bimeve, por ajo eshte e pavlefshme per boten e njeriut (ajo nuk eshte e afte te shpjegoje diferencimet sociale ndermjet racave kur shpejtesite e zhvillimit jane ne disfavor te ketij diferencimi, psh banoret e Dy Amerikave ne fillim te shekullit te XVI-te ishin 5000 vjet prapa grekeve te asaj kohe, por shpejtesine e zhvillimit e kishin disa here me te madhe). Pastaj fakti i mos pranise te disa lloj  kafshesh ne te gjithe boten

ne planin cilesor tregon se levizja e botes se kafsheve ka qene e kufizuar nga uji dhe rrjedhimisht paraardhesit e larget te shqiptareve e kane pasur te pamundur te kene levizur sipas hartes se mesiperme. Ngushtica e Beringut ka qene pengese per kuajt per te kaluar nga Azia ne Alaske dhe e lamave nga Peruja drejt Azise, atehere per njeriun as qe behet fjale. Kur flasim per boten e njeriut nuk duhen marre parasysh fenomenet natyrore te lidhura me boten e kafsheve. Teoria darviniste duke mos marre per baze kohen ne seleksionimin natyror nuk ka se si te jete e afte  per te shpjeguar fenomenet e shoqerise njerezore, ndryshimi ne kohe i te cileve behet shume me shpejt se ndryshimet biologjike te kafsheve dhe bimeve.

Autoret e mesiperm nuk kane qene te afte te shpjegojne, kete nuk e ka bere as profesori yne, aresyet perse njeriu paska levizur dhe cfare e ka shtyre ate te cvendoset nga Afrika ne Europe, Azi, Amerike e Australi. Parimi i pranuar nga ekonomisti eshte: kafsha mbledh ne rastin me te mire, ndersa njeriu prodhon (nga niveli i prodhimit kuptohet distanca hapsinore qe ndan njeriun nga paraardhesit antropomorfe dhe shpejtesia e zhvillimit social; nje parameter absolut ne shkence, por qe nuk ka gjetur vendin e vet ne shkencat qe merren me shoqerine njerezore). Parimi monogjenetik nuk eshte i vlefshem as per paraardhesit antropomorfe (ose primatet, sic i quan autori yne) te njeriut, qe permbledh periudhen para 50-60 milion vjetesh. Ndoshta ky parim vlen per periudhen pas ndarjes se vertebroreve me kater gjymtyre para 250 milion vjetesh dhe kjo me dyshim. I them te gjitha keto pasi njeriu i sotem trashegon ndjenja marredheniesh te para qindramilionavjetesh, atehere kur qeniet vetelevizese shumefishoheshin me vetveten dhe ishin monoseksuale. Gjendja e sotme bilogjike e njeriut tregon se femra rrjedh nga vetvetja, ndersa mashkulli nga femra (kete gje Darvini nuk ka qene i afte ta shpjegoje duke e paraqitur si mutacion shoqeror). Ne qofte se do te analizojme historine e shqiptareve me keto metoda rezulton se ata rrjedhin nga pellazget dhe jane popullate indoevropiane, qe eshte e njejta gje, te ardhur ne Ballkan, dikush thote para 5000 vjeteve e dikush para 10000 vjeteve (koha nuk ka rendesi, pasi pretendimi im eshte qe paraardhesit e shqiptareve nuk jane te ardhur ne Europe, dmth ata jane autoktone).

Qe te mund te lidhesh prehistorine me historine problemet duhet pare ne funksion te qenies shoqerore pasi eshte kjo qenie qe prodhon qofte gurin, qofte bakrin e qofte hekurin dhe jo e kunderta. Vetem marredheniet dypaleshe dhe shumeformeshe jane shkaktaret e gjendjes se sotme biologjike e shoqerore te botes se Njeriut dhe vetem mbi bazen e ketyre marredhenieve te dikurshme dhe te sotme ne mund te zbulojme se cfare ka ndodhur dhe cfare do te ndodhe. E pare sipas gjendjes shoqerore rezulton nje tjeter pamje me perfundime krejt te tjera qe une pretendoj se i sherbejne Popullit Shqiptar per te ndjekur diellin e vet iluzor sipas ligjeve qe i ka caktuar nena jone Natyre.

Me sa kam kuptuar problemi i percaktimit te qenies shoqerore deri diku eshte i saktesuar brenda kuadrit te shtetit (me te tre format e derisotme), por, duke mos zbuluar shkakun e lindjes se ideve te ndryshme fetare, artistike, letrare, shkencore, juridike, etj, ka mbetur e pa saktesuar gjendja shoqerore e shume popujve te cilet edhe pse jetojne brenda kuadrit te shtetit nuk e kane kete te fundit prodhim autokton dhe rrjedhimisht lidhja e tyre me gjendjen shoqerore eshte jo vetem artificiale dhe e sforcuar, por pershtatja eshte e varur kryekeput nga shpejtesia e zhvillimit social duke fshehur gjenezen e gjithseicilit. Problemi shqiptar i nenshtrohet tipikisht ketyre dukurive dhe ato duhen zbuluar duke u nisur nga pasoja e tyre.

Ne qofte se do te flasim per rendin e pare shoqeror ne Europe dhe si eshte ndikuar mbi kete rend nga relacionet me popuj qe jetonin ne rende me te perparuara, ai mund te ndiqet vetem tek shqiptaret e sotem (edhe tek Basket) dhe paraardhesit e aferm e te larget te tyre pasi keta te fundit perbejne pasojen me te dukshme te relacioneve te realizuara ne kohera te lashta e te largeta. Kjo gje mund te ndiqet vetem duke analizuar dinamiken dhe gjendjen aktuale te qelizave sociale te shoqerise shqiptare dhe parashqiptare si: prona, familja, feja, juridiksioni e shume te tjera. Te pakten prona perben hallken me te rendesishme te problemit pasi shqiptaret e djeshem dhe te sotem e kane akoma ne gjendjen me primitive te saj: pronen fisnore. Eshte kjo forme prone qe duhet konsideruar shkaktarja e levizjes se fiseve dhe grupfiseve ne te gjithe ata popuj qe e kane kaluar fazen e ndarjes se punes dhe rritja e popullates nuk perballon siperfaqet e tokave ne ndarjen e pasurise se patundshme. Lind pyetja: po parardhesit e larget te shqiptareve a e kane pas arritur kete faze zhvillimi? Ne shekullin e XX-te shqiptaret e kishin neper kembe kete forme te pronesise, krahas prones private, te pakten deri me 1945, kur pellazget e kishin kapercyer perpara 3500 vjeteve, atehere kur invaduan ishujt e Jonit, Egjeut,  te Medheut Lindor dhe Peloponezin. Atehere si qenkan pasardhes te pellazgeve mitologjike shqiptaret e sotem? Per te vazhduar teorizimet ne kete drejtim eshte e domosdoshme te vihet ne dukje postulati filozofik mbi kohen: shoqeria njerezore pergjate zhvillimit te vet nuk kthehet me mbrapa. Sterhollimi i ketij procesi tregon qe shqiptaret ose nuk rrjedhin nga pellazget, ose jane kthyer prapa ne kohe duke perseritur pike per pike 3000 vjet te historise se kaluar. A nuk eshte perfundimi i fundit nje lajthitje mendore cka do te thote se albanologet e sotem duhet te kontrollojne ose dijet e tyre ose kapacitetin e trurit. Ndoshta mund te jete aresyeja e fundit shkaku perse tani ka filluar lulezimi i teorive mbi ardhjen kozmike te njeriut dhe studiuesit e ceshtjeve shqiptare jane ne dyshim mbi te kaluaren e tyre intelektuale.

Problemi i gjenezes se Popullit Shqiptar deri me sot eshte i mbeshtetur ne nje metodike te gabuar e cila e konsideron rendin fisnor te pranishem, por pa asnje detyre te realizuar ne histori. Albanologet nuk dine pothuajse asgje se cfare detyre ka realizuar rendi fisnor ne menyre klasike dhe perse nuk eshte aplikuar tek paraardhesit e larget te shqiptareve. Une dua t’i kujtoj albanologeve te rinj, se te vjetrit kane nderruar jete pa e mesuar te verteten ne asnje hallke, por qe puna e tyre na sherben per te zbuluar kete te vertete (deshiroj te vecoj Profesoret e nderuar Eqerem  Cabej dhe Rrok Zojzi veprat e te cileve na ndihmojne per te vecuar Popullin Shqiptar nga bota mitologjike pellazgjike) se periudha pas ndarjes se punes ne komunen primitive, qe emertohet rendi fisnor, eshte pergjegjese per lindjen e veglave te punes dhe te institucionit fetar politeist (duke perfshire edhe te gjithe institucionet artistike, letrare, muzikore e politike). Tek keta te fundit qendron hallka lidhese materiale midis prehistorise dhe historise pasi prifterinjte politeiste jane ata qe shpiken filozofine, shkrimin, librin dhe shkollat prej nga rrjedh i gjithe civilizimi i sotem. Te pakten tek helenet kjo eshte keshtu dhe lidhet me perendite politeiste te marra nga Dodona Pellazgjike, kur e gjithe vija historike nga parailiret dhe paraepirotet, duke kaluar tek iliret dhe epirotet, arberit dhe shqiptaret nuk e kane njohur ne asnje hallke politeizmin fetar. Atehere si mund te pretendohet qe iliret rrjedhin nga pellazget (nuk paraqet asnje rendesi aresyeja perse Dodona Pellazgjike gjendet ne territorin e banuar nga shqiptaret e sotem)? Rendi komunar i mirefillte dhe ai fisnor kane qene te vetmit rende mbizoterues ne territorin e banuar nga shqiptaret e sotem deri me 1912, por qe nuk ka qene keshtu perpara se te vinin pellazget (une e konsideroj analog me termin indoevropian) dhe ketu qendron pika e pare ndryshuese e popullates autoktone nga te ardhurit aziatike. Perpara se te vinin te huajt popullata vendase ndodhej ne perendimin e komunes primitive te mirefillte perderisa kishin ne perdorim kultet pagane te perendive (kultin e gjarprit) dhe nuk ka asnje mundesi, qofte dhe teorike, qe keta banore teper-teper primitive te kene pasur mundesi shoqerore levizje drejt tokave te reja. Mosekzistenca e prones fisnore, deri para ardhjes se pellazgeve, na e jep kete te drejte konstatimi dhe perfundimi duke na dhene mundesine e percaktimit te parimit te levizjes se fiseve dhe grup fiseve neper Europe.

Te gjitha levizjet dhe spostimet e masave njerezore te realizuara neper territorin europian kane ndodhur pergjate periudhes se shtetit, te pakten brenda per brenda kontinentit (kam parasysh Saksonet drejt ishujve Britanike, Normanet drejt Anglise, Keltet drejt Ballkanit, por dhe nga jashte kontinentit drejt qendres se tij (kam parasysh hunet, arabet dhe otomanet) organizimi shoqeror e kishte kaluar prakun fisnor dhe marredheniet ndermjet te ardhurve dhe vendasve formuan shtetet e ardheshme europiane pamvaresisht nga gjendja shoqerore e vendasve apo e te ardhurve. Fenomeni ka ndjekur rrugen e pajtimit te shpejtesive te zhvillimit dhe normaliteti eshte vendosur pas vazhdimit te politikes me mjetet e dhunes. Por keto parime levizjesh perpara se te formoheshin qytet – shtet helene nuk kane gjetur zbatimin si ne rastet europiane. Dhe pikerisht ketu qendron e fshehta e prejardhes se larget te shqiptareve dhe ndikimi pellazgjik mbi ta.

Ne qofte se do te shikojme vendbanimet e njerezve ne fazat me te hershme te organizimit te tyre (njeriu i Neandertalit), pra e kemi pranuar idene e profesorit tone per kete rast, do te konstatojme se ato gjenden kryesisht ne Europen Qendrore e Perendimore (fig. 14) ku koheekzistenca  e  njeriut  eshte tej mases e kufizuar dhe epoka e akullnajave e pranishme

deri vone. Ne kete rast prania e vonuar e njeriut te pare ne ato troje e gjen shpjegimin e vet, por dhe shkakun perse banoret e atyre aneve e kane shpejtesine e zhvillimit social me te shpejten ne te tre kontinentet e relatuar qe ne agimet e jetes njerezore ne Toke. Eshte me e lehte dhe fitimprurese pranimi i diferencimit te shpejtesive te zhvillimit shoqeror per shkak diferencimi  te  kohelindjes se njeriut ne ato ane se sa te pranohet ardhja e tyre nga Afrika apo Azia pa pasur ne dore asnje argument. Duke pasur ne dore metodiken e varesise se produkteve shoqerore nga qenia shoqerore do te shikojme se kjo metodike shpjegon dhe te gjithe dinamiken zhvilluese te veglave te shpikura nga njeriu si dhe te ideve te ndryshme fetare, letrare, artistike, shkencore, juridike e politike, por te gjitha keto pas ndarjes se punes.

Por nga i gjithe ky material i gjetur nuk mund te arrihet ne hipotezen se njeriu europian na paska ardhur nga Azia e Vogel duker kaluar neper gadishullin Ilirik (fig. 16). Krahasimi i tre hartave (14-15-16) me  con  ne  perfundimin  se  ato  nuk  mund  te pajtohen dot. Vendgjetjet e mbeturinave te Neandertalit te cojne ne perfundimin, po te mbeshtetemi tek monogjeneza, se ardhja e njeriut modern ne Europa eshte bere nga gadishulli Iberik, ndersa gadishulli Ilirik mund te pranohet se periferi e dyndjeve. Hipotezat e ngritura ne kete rast mund te jene te vlefshme per boten paranjerezore dhe jo ne hallken ngjitur me te. Sipas kesaj pikepamje problemi i gjenezes nuk zgjidhet, pasi rezulton se popujt e Europes i perkasin nje boshti biologjik te vetem dhe te pa diferencuar ne planin formues, gje, po te mbeshtetemi tek e sotmja, rezulton te mos jete e sakte.

Gjendja e kesaj harte, sipas hipotezes (fig. 16), tregon se ne gadishullin Ballkanik eshte zhvilluar fillimisht e gjithe lufta per jeten shoqerore dhe rritja e numurit te njerezve nga pikepamja e popullimit perderisa nuk ekziston asnje gjurme e lashtesise te para nje milion vjetesh te themi. Por problemi nuk eshte kaq i thjeshte sa duket. Krahasimi i popujve te Europes nga pikepamja e gjendjes shoqerore sot, tregon se ata jane te diferencuar ne permasa kohore shume te medha, sidomos basket me shqiptaret kundrejt te gjithe popujve te tjere europiane. Teoria monogjenetike e gjenezes se njeriut nuk eshte e afta ta zbertheje dot kete fenomen dhe detyrimisht nuk mund te pranohet.

         Por te dhenet ne keto tre harta hapin edhe nje problem te lidhur me koheekzistencen e njeriut ne Toke. Sipas ketyre te dhenave rezulton qe jeta ne Toke qenka shume – shume e shkurter (i bie qe shoqeria njerezore ta kete jeten rreth 250 000 vjet tokesore) dhe nuk justifikon diferencimet sociale midis popujve brenda nje race dhe midis racave.

Duke u mbeshtetur ne gjendjen shoqerore problemi jo vetem qe gjen zgjidhje, por ai hap hapsira analitike ne fushat e teorise se shoqerise njerezore, te pafundme me tendence per te shpjeguar rrugekalimin drejt se ardhmes.

Problemet qe ne kerkojme te trajtojme ne kuadrin e prejardhjes se shqiptareve te sotem jane te lidhura me gjuhen, shkallen e zhvillimit ekonomik dhe shkallen e zhvillimit social, ku futet dhe feja. Ky trinom esnte i afte ta zgjidhe ne menyren me te plote prejardhjen me te larget te shqiptareve duke ja bashkangjitur raportit kohor-hapsinor sipas ekuacionit te meposhtem, qe une e kam zberthyer tek artikulli: “Triumbi arberor i Kastriotit” (per kete shih: albanovaonline.com, www.genchoti.com):

familje + fe + pronë + luftë + juridiksioni + skllavëri + lëvizje + qytet + klasë + shtet

Per te mos krijuar perseritje une do te merrem kryesisht me gjuhen, edhe pse kete e kam trajtuar ne nje studim krejt te vecante (“Interpretimi materialist i filozofise se gjuhes shqipe”, ne adresat e mesiperme ne internet) dhe elementet e zhvillimit dualist te mesiperm ne funksion te pellazgeve, banoreve autoktone te gadishullit Ilirik, botes iliro – epirote dhe shqiptareve te sotem duke i treguar lexuesit se kush qe ajo levizje shoqerore qe i detyroi vendasit te transformohen ne shqiptare dhe rrugen e ketij transformimi.

Ne te gjitha rastet dhe fazat e zhvillimit qe do te shohim, pamvaresisht nga emertimet, shtrohen pyetjet:

1 – Kush jane pellazget?

Ne fakt bota pellazgjike dhe ajo indoevropiane duhen konsideruar te njejta (ndryshon vetem interpretimi). Me  sa dij nga studiuesit shqiptare, por dhe te huaj, keta indoevropiane, apo pellazge, jane te ardhur ne Europe. Studiuesit shqiptare bile pretendojne se pellazget jane te ardhur ne Epir perpara ilireve dhe heleneve (kjo ndodh pasi keta studiues nuk kane hequr dore nga monogjeneza, si parim i lindjes se njeriut ne Toke), por ata nuk jane te afte te argumentojne perse bota ilire besonte ne kultet e gjarprit dhe bota helene besonte ne politeizmin e huazuar nga pellazget. Perse bota ilire ishte me e prapambetur se bota pellazge, ndersa bota helene ja kaloi botes pellazgjike ne zhvillimin e vet duke i suprimuar ne histori? Perse bota ilire mori gjuhen nga pellazget, bashke me helenet, por nuk e ndryshuan ate, kurse helenet rifomuan nje gjuhe te re? Qe ne kete pika problemi eshte i bllokuar dhe teoria e ardhjes se ilireve eshte krejtesisht e pavlefshme. Pranimi i ardhjes se pellazgeve duhet pare fillimisht nga pikepamja racore pasi ata nuk i perkasin races se bardhe. Pastaj per ta nuk dihet asgje dhe vetem duke pare gjendjen e vendasve dhe menyren se si ata jane transformuar nga ardhja e pellazgeve mund te ngreme hipotezat mbi gjuhen, zhvillimin ekonomik dhe ate social. Megjitheate per pellazget dihet qe kur kane ardhur formuan boten e tyre religjoze nen pamjen e Dodones dhe kete kult e ngriten diku poshte Tomorrit, ndersa studiuesit greke pretendojne ne afersi te Janines. Kjo e fundit konsiderohet si baza a ardheshme e politeizmit helen dhe vetem per kete pellazget duhen konsideruar paraardhesit biologjik e shoqeror te heleneve. Procesi i kalimin nga kultet pagane me permbajtje kozmike (kulti i Diellit, i Henes, i Yjeve) drejt ;politeizmit ka ndodhur diku rreth viteve te Luftes se Trojes pasi tek Homeri gjejme, pervec politeizmit te konsoliduar, dhe gjurmet e kulteve pagane nen pamjen e besimeve ndaj Diellit. I them te gjitha keto per te argumentuar se nga koha e ardhjes fillestare te pellazgeve ne gadishull e deri ne kohen e luftes trojane jane zhvilluar “betejat” e sterzgjatura te pajtimit te dinamikes se vendasve me ato te te ardhurve dhe ketu qendron e fshehta e gjenezes se gjithseicilit popull ne gadishull perpara ardhjes se sllaveve. Duke e pare me kete sy rezulton qe pellazget, duke transformuar dhe ritransformuar vendasit per rreth 5000 vjet formuan popullata te reja me prejardhje dyfishe dhe vetem vazhdimesia e metejshme e jetes sociale mund te diferencoje bazamenti shoqeror te tyre. Baza teorike e ketij diferencimi jane kryesisht idete fetare dhe ato politike, sidomos me mjetet e dhunes. Po te behet kjo pune rezulton qe pasardhes te pellazgeve jane helenet dhe nga nje relacion i gjate shoqeror i pellazgeve me vendasit rrodhen maqedonasit, ndoshta dhe thraket. Por nga nje relacion i sterzgjatur i vendasve me keta pellazge rrodhen me rradhe iliret, epirotet (ndoshta keta te fundit kane pasur nje bote relatash edhe me helenet e mevonshem mbi cbaze bie ne sy vazhdimesia e politikes me mjetet e dhunes ne menyre shume te izoluar kohore (Pirro i Epirit). Perseri baza teorike e ketij percaktimi eshte bota fetare dhe ajo politike.

Ndikimi i pellazgeve mbi vendasit eshte e varur nga rruga e ardhjes se tyre ne gadishull dhe eshte kjo rruge qe ka realizuar me perpara shkeputjen e ilireve dhe epiroteve nga vendasit se sa transformimin e pellazgeve ne helene. E para ka zgjatur per mijera vjet, kur e dyta vetem 600 – 700 vjet dhe kjo kur relatat e pellazgeve me iliret dhe epirotet u nderprene. Eshte kjo aresyeja perse tek Herodoti ne gjejme emertimet mbi fiset vendase, pellazgeve dhe ne fund te heleneve, ku keta te fundit rezultojne huazues te jetes shoqerore nga pellazget.

Problemi kryesor i botes pellazgjike eshte gjuha dhe flitet se kjo gjuhe gjendet vetem tek shqiptaret e sotem ne menyre determinuese. Ne te vertet problemi ka nje “hile” te vogel qe po te analizohet me kujdes rezulton qe gjuha shqipe nuk rrjedh nga gjuha pellazge, por gjuha pellazge eshte e mbihypur mbi gjuhen vendase per te cilen nuk mund te flase kerkush. Por dihet nje gje qe gjuha shqipe ka karakter monosilabik (ose rrokor) dhe kjo eshte e huazuar nga te paret tane dhe nuk ka ndryshuar dot. Dmth gjuha pellazge ka gjetur nje shtrat gjuhesor, ne rastin tone me karakter rrokor, dhe eshte bashkuar me te. Po gjuha pellazge a e ka kete veti? Po ta kishte, atehere ajo do te gjendej tek daket (romunet e sotem), helenet, etrusket dhe tek te gjithe gjuhet europiane ku ndjehet ndikimi pellazgjik (ose ndikimi indoevropian). Ky eshte problemi qe ka ngaterruar historine e gjenezes se shqiptareve te sotem, por qe mund te ndreqet neqoftese do te marrim gjendjen shoqerore dhe produktin e saj. Te pakten idete fetare dhe vazhdimesia e poklitikes me mjetet e dhunes tek pellazget e diferencojne boten iliro – epirote nga dhe argumentojne lidhjen pellazgo – helene si nje vazhdimesi biolgjiko – shoqerore.

Rruga e levizjes se ketyre pellazgeve, nga bregdeti i Danubit drejt jugut te gadishullit, duhet te kete zgjatur per mijera vjet deri sa fiset e tyre u zhvilluan, u forcuan ekonomikisht dhe pushtuan ishujt e Egjeut, e sidomos Peloponezin. Ky i fundit u be simboli i helenizmit, por e gjitha kjo kur vendasit u larguan perfundimisht dhe u cvendosen drejt veriut. Duhet konsideruar ky akti dytesor i marredhenieve epiroto – helene gjer qe bie ne sy me luften e Peloponezit ku fiset epirote erdhen ne ndihme te paleve nderluftuese. Organizimi shoqeror i epiroteve ne ate kohe vecohej nga organizimi i heleneve duke argumentuar se nuk i takojne te njejtit bosht shoqeror e biologjik (e gjitha kjo nga Tuqididi).

      2 – Kush kemi qene ne para se te vinin pellazget?

Per albanologjine pa dyshim qe ky eshte problemi me i veshtire, mbi te cilin nuk ka asnje argument. Vetem dihet qe banoret me te hershem te gadishullit kishin si forme besimi fetar kultin e gjarprit dhe jetonin neper shpella. E pare me te gjitha menyrat metodike te perdorura deri me sot nga shkenca e albanologjise ky problem nuk zgjidhet. Ky fakt nuk i ka vene studiuesit e kesaj fushe ne kerkim te metodikave te reja dhe cdo gje eshte asfiksuar. Ajo do te mbeste e tille ne qofte se ne nuk do te kishim futur ne perdorim kontinumin kohor – hapsionor per shoqerine njerezore. Qe ta themi drejt fare teoria e absolutizmit analitik (ose raporti kohor – hapsinor) pikerisht per te zgjidhur kete problem u formulua dhe mua me duket se ai e ka perligjur detyren per te cilin u shpik.

Duke marre per baze parimin poligjenetik te popullimit te Tokes nga ana e njeriut e kemi pranuar qe ne fillim qe paraardhesit me te pare te shqiptareve jane autoktone me pamundesi shoqerore ardhje ne gadishull. Faza shoqerore e zhvillimit te tyre e perjashton mundesine teorike e praktike te levizjes mekanike jashte territorit te transformimit nga antropomorfe ne njerez (kjo pamundesi duhet konsideruar absolute deri ne momentin qe ndodh formimi i prones fisnore te patundshme duke e bere te pamundur rritjen e metejshme te popullates, cka perben kontradikten e pare te pronesise dhe detyrimin e levizjes drejt tokave pa banore ose me banore me primitive se gjendja aktuale e banoreve te rinj; – ne keto kushte kane qene vendasit kur u ndeshen per here te pare me pellazget). Per miliona vjet keta banore me jeten e tyre primitive, te barabarte me kafshet paraardhese, kane jetuar ne gadishull ne vetmi te plote. Karakteristika sociale e tyre ka qene jeta ne rendin e komunes se mirefillte primitive drejt perfundimit hapsinor te saj. Kjo argumentohet me ekzistencen e kulteve pagane ne brendesi te rendit te tyre primitiv ku ekzistenca e veglave te punes nuk duhet te kete kaluar stadin e gurit ne formen me primitive te punimit te tij. Ne kete gjendje ekonomike e shoqerore duhet t’i kene gjetur pellazget prej te cileve ata muaren ndarjen e punes dhe te folurit e artikulluar. Fakti qe banoret autoktone te gadishullit disponojne edhe sot karakterin monosilabik te gjuhes duhet te tregoje se kete ata e kane te trasheguar nga parardhesit e tyre dhe jo te imponuar nga pellazget. Problemi i ndarjes se punes edhe sot eshte nje problem jetik per shqiptaret ku veprimtaria ne kete drejtim le mjaft per te deshiruar, cka tregon se kjo ndarje eshte realizuar ne menyre te sforcuar dhe baza teorike e percaktimit te shpejtesise se zhvillimit social te tyre. Nje analize hapsinore e te gjitha qelizave shoqerore te perdorur nga vendasit, iliro – epirotet, arberit dhe shqiptaret e sotem pergjate tremije vjeteve tregon se ato kurdohere jane te njejta ne zhvillimin e tyre specifik duke na argumentuar se ato nuk kane qene produkt i vendasve, por te imponuara nga relatoret jashte botes se tyre dhe me kete vulosin shpejtesine e zhvillimit social qe eshte jashtezakonisht e avashte dhe ne kontradikte me shpejtesite e relatoreve perkates.

Gjuha e folur nga keta banore eshte totalisht e panjohur, por ata kane pasur nje vecori te gjuhes te cilen ja kane trasmetuar pasardhesve. Ajo ka qene nje gjuhe me karakter rrokor dhe kjo duhet te jete karakteristike e popujve te vjeter me shpejtesi te vogel zhvillimi. Krahasimi i ketyre lloj gjuhesh neper bote do te nxirrte harten kohore te popullimit te Tokes dhe supremacine kohore te racave ne Toke, rezultati i se ciles do te ishte pa interes, por qe fshehin nje veprim politik te fshehte me ndikim frenimi ne zhvillimin politik te racave.

Problemi ne kete drejtim zgjerohet jashte mase duke formuar thelbin e shkences se historise, pasi pasketaj ne e kemi te lehte te argumentojme perse pellazget e zgjaten kohen per t’u transformuar ne helene dhe perse procesi i transfomuar permbledh shume pale ne forme te padeshifrueshme per Herodotin. E vetmja gje qe mund te themi me siguri per ata banore te hershem dhe te vetmit autoktone te gadishullit eshte karakteri frenues qe kane aplikuar me te gjithe relatoret sociale jashte vullnetit te tyre, por qe ka qene nje arme mbrojtese ne mbijetimin dhjetra shekullore. Ekzistenca e ketyre banoreve te hershem eshte pranuar nga historiografia e shkruar perderisa njihet nga Kordiniano ku dhe gjendet harta e vendodhjes se tyre (per kete shih artikullin: “Si e shtremberojne historine, posacerisht, Ardian Klosi dhe te tjeret”, pjesa e dyte, publikuar ne albanovaonline.com, www.genchoti.com) vetem se gjitheshka shume-shume pas ardhjes se dyndjeve pellazgjike, rreth viteve 1500 pa. Kri..

Fakti qe gjurmet e ketyre banoreve gjenden neper shpella shume kohe pas ardhjes se pellazgeve dhe ngjitur me kufijte veriore per vendasit dhe jugore per te ardhurit tregon se zhvillimi social i tyre akoma nuk ishte pershpejtuar dhe gjitheshka ishte e lidhur me importimin e veglave te punes. Eshte kjo aresyeja perse une pretendoj se pellazget u dhane banoreve autoktone te gadishullit gjuhen e shkruar dhe u mesuan ndarjen e punes. I gjithe ky proces, i aplikuar midis viteve 10000 – 3000 pa. Kri. (pa pretenduat per saktesi absolute), tregon ardhjen e pellazgeve dhe lidhjet e tyre me vendasit duke krijuar precedentin e ndryshimit te kohes ne saje te relacioneve, qe quhet ndryshe “paradoksi i kohes” apo “paradoksi i binjakeve” (me hollesisht per kete argument shih artikulli: ““Paradoksi i binjakeve” dhe historia e njerezimit” ne adresat e mesiperme ne internet). Pikepamja e Ajnshtajnit ne kete drejtim nuk ka qene e sakte pasi  e ka pare problemin vetem nga njeri krah i relatave cka perben mohim te realitetit te levizjes. Marredheniet dypaleshe, sipas kesaj pikepamjeje, dmth raportit kohor – hapsinor, tregojne se vendasit jane pershpejtuar ne zhvillimin e tyre, kur pellazget jane frenuar ne kete zhvillim duke formuar “erresiren” i lidhjes pellazgo – helene dhe lidhjet bote primitive – bote ilire  e  bote primitive – bote epirote.

 3 – Si u transformuam nga marredheniet me pellazget dhe te tjeret?

Ky eshte problemi me i lexueshem ne historine e paraardhesve te shqiptareve, te themi, para 2500 vjetesh, por qe jane shtremberuar me qellime politike duke i fshehur shqiptareve te sotem faktin qe paraardhesit me te pare te tyre jane jo vetem autoktone, sipas kuptimit qe ka realisht kjo fjale, por dhe themeluesit kohor te races se bardhe ne kontinent. Kryesorja e ketij percaktimi eshte informacioni i dhene nga Herodoti (484425 pa. Kri.) i cili emerton ekzistencen e dardaneve, ardianeve, ilireve, epiroteve, pellazgeve ne te njejten kohe dhe mbi kete baze eshte ngritur hipoteza qe ato fise kane qene ilire dhe te rrjedhur nga pellazget, pasi Herodoti konsiderohet si i vetmi burim i atyre ngjarjeve (me hollesisht per kete argument shih “Interpretimi materialist i filozofise se gjuhes shqipe” ne adresat e mesiperme ne internet). Akti me i pare i transformimit te vendasve eshte kalimi ne pozicionin e fiseve ilire mbi cbaze i njeh bota romake  qe edhe i ka emertuar ne kete titull. Emertimi i banoreve vendas si nje trung i vetem biologjik nen emrin Ilire, nga pikepamja historike eshte abuzues duke mos pasur asnje lidhje konkrete. Fisi me emrin ilir, i permendur nga Herodoti ka ekzistuar realisht ne trojet midis Kosoves – Maqedonise – Serbise   dhe kjo perben ndryshimin me te pare te vendasve nga banimet shpellore ne vendbanime te hapura me prona fisnore ku dhe linden fiset e para te vendasve duke filluar nga dardanet, ardianet, moloset, epidaurasit, tribaldet, paionet, thesprotet, enhelejte  iliret, epirotet. Keto fise nuk kane pasur asnjehere lidhje politike midis tyre per faktin me te thjeshte fare: nuk e njihnin ate. Keshtu qe kur flasim per termin ilir, si nje bashkesi politike me vete, kjo nuk duhet konsideruar  si veper e vendasve, por si veper e politikes romake; qe per here te pare ne historine e tyre e pane veten te organizuar ne nje njesi te vetme politike. Une e perjashton ne menyre absolute ekzistencen e ilireve ne formen e nje shteti. Edhe ato raste qe njihen nga historia si veprime te romakeve kundra ilireve (Pirro, Agroni, Teuta, Genti) duhen konsdieruar si bashkesi dualiste te perbere nga mbeturinat e pellazgeve superiore dhe vendasve inferiore ne drejtim te mundesise se organizimit shoqeror pertej fazes fisnore. Pa asnje dyshim, ekzistenca e fiseve ilire nen emrat e njohur perben aktin me te pare te dukshem te influences pellazge mbi vendasit autoktone, mbi cbaze i njeh historia helene. Kjo faze duhet te permbledh dhe sfumimin e emertimit pellag dhe konsolidimin e emrave te fiseve te vendasve ku relacionet e metejshme kane vazhduar vetem midis tyre dhe heleneve. Keta te fundit ishin transformuar ne menyre evolutive nga pellazget duke shtruar nje problem per zgjidhje: me perpara u shkeputen fiset e mesiperme nga vendasit, apo helenet nga pellazget. Mbi bazen e gjuhes rezulton qe bartesit e gjuhes pellazge ndodhen ne brendesi te shoqerise shqiptare dhe ngjashmeria e gegerishtes me greqishten e vjeter tregon se ardhja veriore e heleneve eshte e justifikueshme, por e gjitha pasi fiset e vendasve ishin konsoliduar dhe qytet shtetet helene nuk ishin formuar akoma. Kjo ka rendesi per shkencen e historise pasi ne kete rast do te tregonte menyren se si pellazget, e me vone helenet, ndikuan mbi fiset vendase duke realizuar ndarjen e vendasve ne dy grupime te medha: Ilire dhe Epirote, ndarje e cila ndjehet deri ne kohen e Kastriotit. Ndryshimi midis tyre duhet t’i dedikohet vetem botes se relacioneve shumeformeshe ku iliret duhet ta kene pasur me te kufizuar ne aspektin hapsinor se epirotet dhe rrjedhimisht kane formuar diferencime ne zhvillimin perkates shoqeror. Eshte kjo aresyeja perse iliret njihen ne histori vetem ne saje te politikes romake pa pasur ndonje emer te pervecem, kur epirotet arriten deri ne perdorimin e vazhdimesise se politikes me mjete e dhunes ne gadishullin e Apenineve nen udheheqjen e Pirros.

Por me i rendesishmi i atij procesi ndikimesh dhe ndryshimesh qendron ne karakterin dualist te shoqerise vendase, ku nga njera ane kemi nje shtrese drejtuese me prejardhje pellazge dhe nje shtrese unike prodhuesish blegtoro-bujqesor me prejardhje autoktone. E gjitha kjo teper e dukshme deri ne kohen e Kastriotit, por qe eshte interpretuar politikisht si ekzistence klasash shoqerore, mbi cbaze eshte formuar teoria e shtetit arber ne shek XI. Ekzistenca e qelizave shoqerore primitive, te bashkangjitur rendit firnor deri ne mesin e shekullit te XX-te ne shoqerine shqiptare eshte e mjaftueshme per te argumentuar se ai shtet eshte nje fantazi e historianeve politike shqiptare se sa nje realitet historik.

I gjithe ky proces dualist ka shoqeruar marredheniet iliro – romake nga ku dualen perandoret e ardhshem romake te ashtequajtur me origjine ilire. Ndarja e shoqerise vendase ne dy shtresa, sipas prejardhjes biologjike, duhet te perbeje thelbin e shoqerise iliro – epirote pergjate epokes romako – bizantine. Kjo duhet te perbeje dhe ndikimin me te dukshem te botes iliro – epirote, e cila nen sundimin romak mori vlera unifikuese dhe paraqitet perpara historise si nje shoqeri e konsoliduar. Eshte mire, kur analizohet kjo shoqeri, te vihet ne dukje ky dualizem pasi do te tregoje menyren e  ndikimit dhe autoret e tij.

Ne qofte se nen ndikimin pellazgo – helen vendasit autoktone muaren gjuhen dhe ndarjen e punes, nga romako – bizantinet vendasit muaren idete fetare monoteiste (krishterimin e hershem), idete juridike (statutet e qyteteve) dhe idete politike (pronen private). Por, te gjitha keto, ne kohen e perandoreve dhe krahas elementeve primitive perkates (kultet pagane, te drejten zakonore te pashkruar dhe pronen fisnore). E gjithe shoqeria autoktone e gadishullit Ballkanik per 2000 vjet do te jetoje midis ketij dualizmi jetesor te udhehequr nga Kleri Katolik Shqiptar dhe kjo perben esencen e ndikimit europiane pergjate ketyre dy mijevjecareve te fundit. Edhe kur jane ndryshuar relatoret, per shkaqe krejt rastesore per vendasit (sllavet, kryqtaret, otomanet), situate historike e vendaseve nuk ka ndryshuar, vetem se ne kete rast shtresa politike e drejtimit te popullates u ndryshua ne thelbin e vet, pasi mbeturinat e kryqtareve u instaluan ne territorin e banuar nga arberit duke krijuar imazhin e nje feudalizmi europian te perforcuar nga veprimtaria e Klerit Katolik Shqiptar.

Ne te vertete dyndjet sllave pergjate periudhes shek. VI – shek. XV sollen ndryshime te medha ne popullaten vendase ne lidhje me vendqendrimet e perhershme. Masakra e kryer mbi fiset ilire ne veri, qender dhe veriperendim te gadishullit realizoi zhdukjen e tyre nga historia dhe zevendesimin me popullata sllave. Edhe ne kete rast bashkejetesa midis vendasve dhe te ardhurve ka pasur karakter dualist, ku nga pikepamja e organizimit shoqeror vendasit kane qene gjithmone me mbrapa se te ardhurit duke mos u pajtuar dot. Cudia qendron ne nje fakt interesant: ne nuk gjejme, edhe pse kane bashkejetuar prej afro 1500 vjetesh, vendas qe te kane huazuar nga bota sllave ne menyre te domosdoshme, sic vepruan me pellazget, helenet, romaket dhe otomanet. Mos valle pikerisht kjo dukuri tregon se vendasit jane zhdukur nga historia nga ana e sllaveve te jugut pergjate kesaj kohe?

Ndikimi me i afert, me permasat me te medha, ka qene ndikimi otoman mbi c’baze vendasit, ne menyre masive, ndryshuan parametrat fetare drejt perqafimit formal te monoteizmit: nga krishterimi dy permasor (katolik e ortodoks) ne islamizem. Procesi nuk ka qene gjithperfshires dhe thelbesor ne zhvillimin e shoqerise vendase. Edhe pse islamizmi ndikon akoma per 550 vjetesh ne territorin e banuar nga arberit – shqiptare asgje nuk ka ndryshuar ne thelbin e vet, pervec nje lidhje me te madhe te individit me punen. Aresyeja e kesaj ka qene shume e thjeshte pasi forma fisnore e pronesise ngjasonte me mungesen e pronesise mbi token ne perandorine  Otomane dhe nuk krijoi konflikt. Bile ndikimi i kesaj perandorie mbi popullaten vendase ka qene minor perderisa forma e te drejtes zakonore te pashkruar jo vetem qe nuk u mohua, por ajo tentoi drejt primitivizimit te saj duke kaluar nga Kanuni i Lek Dukagjinit dhe i Skenderbeut ne Kanunin e Dibres, Lures dhe Laberise cka verteton se ndikimi otoman ne kete fushe ka qene krejt formal dhe periferik. Por pershpejtimi i zhvillimit shoqeror te vendasve vetem nen sundimin e politikes otomane bie ne sy dhe mund te analizohet. Megjitheate edhe ajo mase ndikimi qe Perandoria Otomane realizoi mbi popullaten vendase eshte e afte te vertetoje nje proces pak te njohur, ose te panjohur fare, dhe pikerisht ndryshimi i kohes mund te realizohet vetem per sa kohe ekziston bota e relacioneve te dyanshme pasi pas nderprerjes se ketyre relacioneve shpejtesia e zhvillimit shkon atje ku e ka percaktuar Nena jone Natyre dhe ndryshim i kohes rezulton te keta pasur karakter kohor te percaktuar rigorozisht nga bota e relacioneve. Kjo pike ka rendesi per te kuptuar menyren se si ndryshuan vendasit ne planin sasior e cilesor dhe sa eshte madhesia e ketij ndryshimi ne funksion te shpejtesive qe bartin relatoret.

Por kur flasim per ndikim thelbesor te vendasve autoktone duhet percaktuar elementi baze perse ne sot flasim gjuhen e vjeter dhe perse menyra e te shkrojturit eshte ne rezonance me popujt e tjere europiane. Pikerisht kjo nuk eshte thene kurre dhe ka qene pjese e nje politike thellesisht antishqiptare pergjate shekullit te XX-te. Ka nje te vertete qe perben thelbin e shoqerise se sotme shqiptare, te cilen komunizmi enverist nuk mund ta zhduke dot sa do qe e luftoi me nje terbim shtazarak. Nuk e besoj se eshte e veshtire te kuptohet qe fjala behet per shkollen shqipe, te cilen komunistet kerkuan t’ja falin propogandes greke. Veprimtaria 400 vjecare e Klerit Katolik Shqiptar ne ndihme te arsimimit te shqiptareve dhe veprimtaria politike e Mbretit Zogu i Pare  ne mesin e pare te shekullit te XX-te kundra arsimimit me shkolla greke dhe alfabet grek perbejne te gjithe fillin e qendreses europiane te Popullit Shqiptar. Pikerisht kjo perben menyren e fundit te transformimit te vendasve nga primitivizmi natyror ne popull europian. Por ama kjo tregon se vetem vazhdimesia nen ombrellen europiane mund ta shpetoje Popullin Shqiptar nga rikthimi drejt gjenezes (mos te kujtoje lexuesi se me kete ide mund te realizohet kthimi mbrapsht i kohes). Te pakten analiza e historise se Popullit Shqiptar pergjate pese shekujve te fundit na con ne kete perfundim transformimi perfundimtar.

4 – Kush jemi sot?

Sot deklarohet me te madhe dhe ne menyre te pamohueshme se ne, shqiptaret e sotem, kemi gjuhen shqipe qe eshte pasardhese e gjuhes pellazge. Kam rast t’u tregoj bashkeatdhetareve te mi se kjo eshte thjeshte nje propogande dhe asgje me shume. Ne gjuhen shqipe ka ndikim pellazgjishtja sic kane ndikuar mbi te pothuajse te gjitha gjuhet europiane, duke perfshire edhe osmanishten apo turqishten. Por kjo nuk do te thote se gjuha shqipe rrjedh nga gjuhet me te cilet banoret e hershem dhe te mevonshem, qe gjithsesi jane te vetmit autoktone te gadishullit ballkanik, kane pasur relacione te vjetra historike e politike. E ketij rangu eshte dhe ndikimi i pellazgjishtes mbi shqipen dhe aspak nje rrjedhin i drejteperdrejte.

Por na eshte dhene mundesia qe te bejme edhe nje mbipercaktim tjeter te lidhur me varferine e gjuhes shqipe ne kohera shume te vone dhe pasurimin tej mases se saj ne keto 300-400 vitet e fundit. Sipas nje burimi fjalori i Frang Bardhit (1635) kishte 2544 fjale shqipe perballe 4500 fjaleve latine; ndersa fjalori i Francesco Maria da Lecce, Italisht – Shqip, permban gjithsejt 12.921 zera ose artikuj dhe, duke hequr perseritjet e shumta, fjalori italisht perbehet nga 13.360 fjale dhe shprehje perballe 11.200 fjaleve dhe shprehjeve shqip (Francesco Maria da Lecce, Dittionario Italiano – Albanese (1702), f. 69, 70). Pra brenda me pak se 100 vjeteve fjalori i gjuhes shqipe eshte mbi katerfishuar duke qene i krahasueshem me fjaloret e fillimshekullit te XX-te, fjalorin e Kristoforidhit, qe simbas numerimit te Xhuvanit permban 11.675 fjale dhe fjalorin e Bashkimit qe kufizohet ne rreth 11.000 fjale (po aty). Ne qofte se do ta vazhdojme krahasimin me fjalorin e gjuhes shqipe te fund shekullit te XX-te do te kemi perseri afro katerfishim te tij brenda me pak se nje shekull (Fjalori i gjuhes Shqipe te sotme ka rreth 40.000 fjale- 1985). Nga e gjithe kjo panorame e permbajtjes se fjaloreve te gjuhes shqipe konstatojme se midis shekullit te XVII (1635) dhe fundit te shekullit te XX-te fjalori i gjuhes shqipe eshte afro 18 fishuar cka do te thote se gjuhe shqipe eshte bere nje gjuhe moderne ne sherbim te popullit te vet brenda ketij afro 400 vjecari dhe nuk na mbetet gje tjeter vecse te zbulojme dinamiken e ketij pasurimi dhe autoret e saj. Por ne cfare permase hapsinore ngelet trashegimia pellazge ne gjuhen shqipe sipas kesaj pikepamje? A nuk rezulton qe thelbi i gjuhes shqipe te jete formuar ne keto 400 vjet? Ne qofte se pranojme nje kategori njerezish si rilindas te gjuhes dhe kultures shqiptare ka ardhur koha te percaktojme se kush ishin lindesit e gjuhes dhe popullit shqiptar ne aspektin kulturor. Nuk mund te vazhdohet me duke genjyer dhe mashtruar nje popull te tere per hir te nje mashtrimi te vjeter politik.

Ja perse Profesori i nderuar Eqerem Çabej ka pasur te drejte kur eshte shprehur se gjuha ilire nuk rrjedh nga gjuha pellazgjike ne menyre te drejteperdrejte dhe nuk ka karakter birerie me te. Ja perse zonja Falaski dhe pasuesit e saj e kane gabim kur i atribuojne ilireve paraardhje pellazgo-hyjnore. Ja perse studiuesit postkomuniste e kane gabim kur teorizojne mbi autoresine e civilizimit nga ana e botes pellazgo-ilire. Eshte e pamundur per te paret qe te kene pasur kete fat dhe kete detyre, se sa per te dytet eshte e sigurte se ata i perkasin botes shpellore dhe aspak botes qytetare, duke ardhur ne gjendjen qe i kane njohur romaket ne saj te ndikimeve pellazge dhe helene. Ne kete pike dhe me keto pikepamje, qe perbejne thelbin e te Marreve te madheshtise shqiptare, kontraktohen ligjet e natyres me rregullat e botes njerezore duke permbysur raportin materie-ndergjegje.

Duke u rikthyer te shkalla e zhvillimit social, sot shqiptaret perballen me strukturen shteterore qe u imponoi Europa per te miren e tyre dhe per here te pare ne historine e tyre shume shekullore. Eshte tjeter pune qe shqiptaret e sotem e kane te veshtire te gelltisin formen shteterore te drejtimit te shoqerise, por nuk kane rruge tjeter: ose te rikthehen tek shpellat duke u izolua nga Europa, gje qe u a beri komunizmi enverist, ose te futen ne Europe me ane te shtetit te se drejtes edhe pse perputhja eshte jashtezakonisht e veshtire dhe gati e pamundur. Kjo e fundit perben esencen shoqerore te Popullit Shqiptar dhe hendekun e fundit qe ai duhet te kaperceje. Problemi duhet te shtrohet: a do te na pranoje Europa keshtu sic jemi, apo do te na ndryshoje? Mos eshte me mire te ndryshojme vetveten fillimisht? Kete kerkoni nga politikanet pergjate fushatave zgjedhore dhe mos u shkoni pas per vendin e punes.

Problemi veshtiresohet kur vjen puna per te argumentuar zhvillimin ekonomik, pasi shqiptaret akoma dhe sot kane pronen fisnore ne fshat dhe pronen private ne qytet. Pikerisht ne kete pike qendron e fshehta e zhvillimit ekonomik te Popullit Shqiptar dhe pikerisht ne kete pike do te duket fitorja politike mbi Nenen tone Natyre dhe Historine.

Perfundime

Ka shume lloj perfundimesh, por te pakten njeri eshte thjeshte konstatues dhe nje tjeter perfitues. Shkenca akoma nuk ka mesuar se si nxirren nga ngjarjet historike perfitime shoqerore qe te jene te afta te kanalizojne veprimin politik ne nje popull. Por analiza sipas produktit subjektiv ne varesi te qenies shoqerore me con ne keto perfundime (nuk e di a do te jete ne te njejten linje lexuesi):

-Paraadhesit e larget te shqiptareve jane perfaqesuesit fillestar rastesore te races se bardhe ne kontinentin europian.

-Paraardhesit e larget te shqiptareve jane shume – shume me te vjeter se pellazget.

-Vete pellazget nuk jane race e bardhe dhe jane te ardhur ne Europe.

-Shqiptaret e sotem rrjedhin nga arberit e djeshem, iliro-epirotet e pardjeshem dhe nga banoret primitive te shpellave, besimtare te kultit te gjarperit, sic njihen nga historia. Keta primitive shpellash, iliro-epirote, arber dhe shqiptare kane bashkejetuar prej 3000 vjetesh, te pakten, ne krah te pellazgeve, heleneve, romakeve, bizantineve, kryqtareve, otomaneve, kelteve, venecianeve, italianeve, austriakeve, grekeve duke marre gjithmone pamjen e ketyre te fundit, por duke ruajtur gjithmone karakteritikat autoktone primitive mbi cbaze dhe i deferencojme sot edhe pse bota e relacioneve i ka ndryshuar ne thelbin e tyre biologjiko – shoqeror. Ne teresi te kesaj bote vendasit nuk e kane humbur shenjen dalluese natyrore qe i vecon nga te gjithe popujte e tjere europiane: shpejtesine e zhvillimit shoqeror. Pikerisht pse kane kete shpejtesi zhvillimi shqiptaret e sotem jane te vetmit autoktone absolute te Ballkanit. Dhe eshte kjo aresyeja kryesore perse shqiptaret e sotem nuk rrjedhin nga pellazget mitologjike.

-Pranimi i prejardhjes pellazgjike per iliret dhe mohimi i prejardhes te tille te heleneve eshte thjeshte shprehje e magalomanise dhe tendence vjedhjeje e veprimtarise gjeniale te heleneve ne fushen e filozofise gje te cilen iliro – epirotet nuk mund ta kishin dot kurre, aq me teper ne shqiptaret e sotem. Problemet e historise se Popullit Shqiptar nuk mund te shihen as me pasion dhe as me deshira te paargumentuara. Shikoni vetem historine e prones ne territorin e banuar nga shqiptaret dhe do te kuptoni se ne cfare pozicioni jane realisht shqiptaret kundrejt popujve te tjere europiane. Por lavdia nuk mund te jete e dyanshme ne kohe dhe hapsire. Ajo ka vetem nje pozicion: paraardhesit e larget te shqiptareve jane themeluesit kohor te races se bardhe ne kontinent dhe per kete ata jane me te prapambeturit nga pikepamja sociale.

-Une dua t’i kujtoj lexuesit se pranimi i botes pellazgjike, si paraardhese e botes ilire, nga ana e akademisteve te kohes se diktatures ka qene urdher politik dhe diskutimi pati filluar midis Enver Hoxhes dhe Profesorit te nderuar Eqerem Cabej i cili me nje kurajo shkencore e civile te admirueshme e pati kundershtuar diktatorin ne kete problem, por pa e pranuar autoktonine absolute te shqiptareve (Profesori pranonte ardhjen indoeuropiane te ilireve, rrjedhoje e shkolles gjermane ku kishte mbaruar studimet). Kjo ishte dhe aresyeja perse figurat e Profesor Cabej-it  dhe e Profesor Zojzit u sulmuan nga te Marret e madheshtise shqiptare pas 1992-shit, por qe me detyroi t’i mbroj per hir te dinjitetit shkencor te atyre pak shkencetareve te vertet qe ka pasur Shqiperia pas 1945-ses me artikullin: “Perse rrufete bien mbi Olimp”, ne adresat e mesiperme ne internet .

Shenim: Ky artikull mbeshtetet kryesisht ne dy studime paraardhese: 1- Monogjeneze apo Poligjeneze dhe mbi kete parim natyror gjeneza dhe etnogjeneza e popullit me te vjeter te races se bardhe (1975-1990, 2002-2006),  2-Interpretimi materialist i filozofise se gjuhes shqipe(2010 – 2011).

Tirane me 25.05.2012

61-Big – Bengu dhe dialektika e elementeve kimike.

(historia e fillimlevizjes kimike sipas raportit kohor – hapsinor)

Thuhet se sot ne njohim dy forma te organizimit te materies: lenden dhe fushen (e para, ne forme te pergjithshme, permban levizjen mekanike, fizike dhe kimike; ndersa e dyta permban ne menyre absolute levizjen mekanike dhe fizike). Por nuk thuhet qe ky eshte nje percaktim thjeshte hapsinor duke lene te hapur kohen e ekzistences se gjithseiciles (ketu qendron defekti kryesor i shkences se sotme). Me fjale te tjera: cili eshte raporti kohor  midis lendes dhe fushes? Pa percaktuar kete me pare, eshte e pamundur te percaktohet dinamika e elementeve kimike, dmth historia e tyre specifike. Per nje gje duhet te jemi te sigurte: koha e elementeve kimike ndryshon nga koheekzistenca e fushes dhe detyrimisht duhet te ekzistoje nje pozicion hapsinor ku njera nuk ka nevoje per tjetren. Me fjale te tjera kush eshte e para ne kohelindje: fusha apo lenda? Gjate dinamikes historike si i kane marredheniet e ndersjellta; dmth fusha transformohet ne lende, apo lenda ne fushe (transformim te dyanshem nuk mund te kete, – kjo eshte nje perralle qe ka lindur per efekt te bashkeekzistences kohore, por qe eshte sajuar per te justifikuar lidhjen e mases me energjine sipas formules e=mc2, qe dikur nuk duhet te kete qene keshtu. Interpretimi i mbrapsht i kesaj formule ka cuar ne fshehjen e dialektikes se elementeve kimike dhe ne zhdukjen e disa fakteve qe lidhin levizjen fizike me ate kimike duke e thjeshtuar procesin fillestar kimik me te vogel si ai fizik; zbulimi i tyre perben objektin e ketij artikulli)?  Pastaj shtrohen pyetjet: I gjithe procesi historik, sipas kesaj permbajtje, permbledh te gjithe strukturen e lendes dhe te fushes apo disa segmente te tyre? Dinamika e procesit ka qene lineare brenda kuadrit homogjen, apo ka pasur nje forme tjeter zhvillimi te permbledhur brenda kuadrit heterogjen (raporti kohor-hapsinor ne parim nuk pranon as linearitetin dhe as homogjenitetin).

Duhet pranuar qe gjerat duhen saktesuar fillimisht me marreveshje ne lidhje me fillesen pasi pozicioni hapsinor fillestar qofte i fushes, qofte i lendes nuk ka qene ky qe eshte sot. Kur shkenca flet per lenden dhe fushen ka parasysh pozicionin e sotem dhe aspak dinamiken fillestare te tyre. Megjitheate ka nje menyre per te filluar analizen sipas dy parimeve qe rrjedhin nga raporti kohor – hapsinor i pa lidhur me boten e njeriut: 1 – kush lind i pari eleminohet i fundit, duke pasur shpejtesine e zhvillimit specifik me te avashten; dhe 2 – Forma me e ulet (ose forma fillestare) merr pjese domosdoshmerisht ne formen me te larte (ose mbi formen me te mevonshme), por nuk ndikon mbi formen me te larte (ose mbi formen e mevonshme), pasi sasia ka kaluar ne cilesi, domosdoshmerisht (paaftesia per te vazhduar aresyetimin mbi kete pike eshte e barasvlefshme me paaftesine per te mohuar apo pohuar ekzistencen e ZOTIT. Kjo eshte aresyeja perse nuk duhet harxhuar koha per te argumentuar ne ka apo nuk ka ZOT; por thelbi i problemit duhet te jete ne ndikon mbi boten njerezore apo jo).Por parimi i dyte permbys te gjithe aresyetimin ajnshtajnian mbi ndikimin e shpejtesive te medha ne kohen e ekzistences se ngjarjes pasi shpejtesia e zhvillimit eshte e paracaktuar nga koha e lindjes dhe me kete merr fund pergjithmone e gjithe ngrehina ne emer te relativitetit ajnshtajnian (raporti kohor – hapsinor permbys te gjithe interpretimet mbi relativitetin specifik; mos valle eshte nenkuptuar sipas termit: kontinum kohor – hapsinor dhe fizikanti gjerman ka pasur tjeter ide nga ajo qe publikohet? Mua me vjen sinqerisht keq kur studiues te ndryshem deklarojne pa te drejte qe teoria e Ajnshtajnit mori fund. Une pretendoj qe interpretimet mbi teorine e tij jane te pavlefshme, por jo teoria; te pakten ajo duhet te jete nje udherrefyes drejt absolutizmit analitik). Keto parime kane vlera gjithkund dhe per gjitheshka, ne pamje te pare per sa kohe nuk i ka ndryshuar hapsira dhe koha per efekt te relacioneve. Jane relacionet midis strukturave lendore dhe perberesve te fushes qe e prishin rregullin, por ato nuk mund ta permbysin. Bile duhet te pranojme qe gjendja aktuale e fushes dhe lendes eshte rezultat i ketyre marredhenieve, e megjitheate parimet kohoro – hapsinore jane perseri te vlefshem edhe pse koha dhe hapsira ndyshojne per efekt te botes se relacioneve (ketu qendron i gjithe thelbi absolut i raportit kohor-hapsinor dhe vlera konstante e saj).

Por te gjitha keto duhen konsideruar te pavlefshme ne qofte se shkenca njerezore nuk percakton disa piketa orientuese te karakterit filozofik mbi JETEN e materies, duke perfshire edhe permbajtjen e kesaj te fundit. Ja qe karakteri botekuptimor eshte ai qe i jep shpirtin e zgjidhjes problemeve te natyres na pelqen apo jo ky fakt. Dhe piketat jane te karakterit subjektiv realist. Kryesorja qe duhet kuptuar eshte qe materia eshte e pafundme ne kohe, hapsire, organizim, shpejtesi dhe te gjitha keto duhen konsideruar absolute sipas kushtit: pambarimisht i madh dhe pambarimisht i vogel. Kjo do te thote qe Materia nuk njeh kufij ne organizim dhe karakter, boshllekun, perseritjen, barazine, stacionimin, zeron, plusin, minusin, konceptet jashte e brenda dhe nje sere karakteristikash qe njeriu perdor ne jeten e perditshme. Por MATERIA ka  dhe nje vecori: ajo eshte e vetme ne natyre dhe nuk mund te relatohet me asgje; ajo eshte ZOTI i gjithepushtetshem dhe i vetem (mos valle ZOTI eshte krijuar per te kuptuar kete vecori). Kjo eshte aresyeja perse raporti kohor – hapsinor per Materien eshte vetem konstant. Vetem sipas ketij rasti duhet te jete i vlefshem perfundimi i poshtem, sipas te cilit:

“Nuk duhet të ketë singularitet ku ligjet e shkencës do të bëheshin të pavlefshme dhe nuk duhet të ketë kufi të hapësirë kohës ku të kërkohet ndihma e Perëndisë ose e ligjeve të reja. Mund të thuhet: “Gjëndja në kufij të gjithësisë është se ajo nuk ka kufi”. Gjithësia duhet të jetë krejtësisht e vetpërmbajtshme dhe e pandikueshme nga asgjë jashtë vetvetes. Ajo nuk duhet as të krijohet as të zhduket. Ajo duhet vetëm TË JETË” (Stephen W.Hawking: “Një histori e shkurtër e kohës”, f136.).

Por e gjitha kjo ka nevoje te plotesohet me nje dicka qe nuk merret dot parasysh nga astrofizikanti apo fizikanti. Ne kete rast me fjalen Gjithesi nuk duhet te konsiderojme ishulli lendor qe i nenshtrohet ligjeve te fizikes. Fjala Gjithesi nenkupton te teren ne kohe dhe hapsire kur ishulli lendor, me ligjet e fizikes duhet te nenkuptoje nje variant, nga infinit variantet, e organizimit te Gjithesise, qe ne e kemi dubluar me fjalen Materie. Kjo do te thote qe ligjet e fizikes nuk mund te jene te afta te shpjegojne ligjet ne teresine e Materies jo vetem per efekt te pamundesise se njohjes nga ana kohore dhe hapsinore, por dhe per faktin qe format e organizimit te Materies para dhe pas organizimit Lendor duhet te permbajne forma cilesisht te ndryshme nga kjo e fundit dhe per kete perbejne pamundesine e njohjes. Une ne kete menyre e kam kuptuar pikepamjen qe shpreh pamundesine e teorise se relativitetit per t’u shtrire ne te gjithe gjithesine. Punen e Ajnshtajnit e konsideroj nje tendence zgjidhese te problemeve te fizikes, por te paafta per te zgjidhur problemet e unitetit te materies, problem praktikisht i pazgjidhshem akoma, por qe eshte vene ne dukje nga Stephen W. Hawkingu, sipas te cilit:

“Meqënëse matematikanët me të vërtetë nuk mund të manipulojnë  numrat infinitë, kjo do të thotë se teoria e përgjithshme e relativitetit (mbi të cilën mbështeten zgjidhjet e Friedmann-it) parashikon se në gjithësi ka një pikë ku teoria vetë shëmbet. Një pikë e tillë është një “singularitet” (pikë e posaçme)” (Stephen W.Hawking: “Një histori e shkurtër e kohës”, f46.).

Konstatimi i britanikut eshte i vlefshem per te vene ne dukje pamundesine e shpjegimit te fenomeneve natyrore ne pafundesine e tyre me ane te teorise ajnshtajniane. Une e quaj perfundimtare dhe te pamundur zbulimin e unitetit te Materies me metodikat ekzistuese qe sundojne mendimin filozofik e fizik boteror per shkak te dy gabimeve teper te vjetra te mendimit filozofik helen (kete gje e kam vene ne dukje ne artikujt mbi raportin kohor – hapsinor dhe “Triumfi arberor i Kastriotit”, per kete shih ne adresat albanovaonline.com,  www.genchoti.com). Por kjo nuk me pengon te pranoj nje pike te percaktuar rigorozisht nga ligjet e pafundme te Natyres ku fillon dhe zanafilla e ishullit tone Lendor.

Pikerisht ne kete pike duhet te filloje analiza e fenomeneve te natyres ne menyre qe njeriu ta njohe ate dhe te perfitoje prej saj. Njeriu mund ta filloje analizen e Materies vetem ne nje “pike”, vetem per nje strukture te saj dhe vetem ne nje kohe rigorozisht te caktuar. Ne kete moment kjo “pike”, kjo strukture dhe kjo kohe e humbasin kuptimin e vet pasi nuk mund te perseriten me dhe eshte e pamundur te zbulohen ndonjehere, por njeriu mundet te zbuloje historine e kesaj strukture pas kesaj kohe te filluar vetem ne kete “pike”.

Eshte rene dakort qe veprimi i ndodhur ne kete “pike” para rreth 10 miliard vjetesh tokesor (koha e percaktuar nuk paraqet asnje rendesi ne qofte se nuk zbulohet raporti kohor fushe – lende, pasi procesi thelbesor i Big – Bengut duhet te jete formimi i kuantit energjitik me shumellojshmerine  e vet cilesore) te emertohet BIG – BENG (sipas leximit shqip) ku dhe fillon jeten e vet nje forme e struktures se MATERIES e quajtur sot nga ana e njeriut:  LENDE. Problemi hapsinor i kesaj pike nuk paraqet interes praktik per shkencen, por duhet pranuar se eshte produkt i nje ligjesie natyrore qe njeriu nuk mund ta njohe kurre. Pikerisht mbi kete lloj strukture te materies kane filluar prej kohesh pikepamjet filozofike te cilat kane pasur vetem karakter empirik. Keshtu per shembell para rreth dy shekujsh Hegeli pat shprehur mendimin e vet, te perkrahur nga materialistet  intuitive te shekullit te XIX-te, per procesin thelbesor te lendes, sipas te cileve:

“Hegeli ka vërejtur me plot të drejtë se thelbin e materies  (duhet thënë e lëndës, G.H.)  e përbëjnë tërheqja dhe dëbimi. Dhe me të vërtetë ne jemi të detyruar gjithnjë më tepër të pranojmë se shpërhapja e materies ka një kufi, përtej të cilit tërheqja shndërrohet në dëbim, dhe se, anasjelltas, dëndësimi i materies së dëbuar ka një kufi përtej të cilit ai bëhet tërheqje”(F. Engelsi, Dialektika e natyrës, f 288).

Nga pikepamja e nje vezhguesi te percipte kjo edhe mund te pranohet, por per nje partizan te raportit kohor-hapsinor ky perfundim eshte jo vetem i dyshimte, por ai mbi te gjitha eshte arbitrar dhe i papranueshem pasi e pranon procesin e perseritjes ne raportin debim – terheqje si nje dukuri te vetme ne dinamiken e materies (ketu fillon kufizimi botekuptimor i materialisteve te shekullit te XIX-te), cka tregon se dialektikes se Hegelit i mungon dicka qe materialistet kohore te tij tentuan ta plotesojne pa ja arritur qellimit final. A nuk tregon kjo se botekuptimi i tyre materialist ishte intuitiv drejt konkretes?

Edhe ne qofte se do ta konsideronim te sakte per momentin pikepamjen e Hegelit (dmth ajo ka vlera per nje formacion te plote kohor dhe vetem per nje forme organizimi hapsinor te Materies) ajo ka nje mangesi ne funksion te levizjes. Ne kete pike duhet shtuar qe levizja drejt momentit te Big – Bengut perbehej nga dy vektore te lidhur me ate qe ndodhte ne brendesi te struktures qe po pergatitej per procesin ne fjale dhe ambientin rrethues. Jane keto dy vektore qe pergatitin se bashku te gjithe procesin e Big – Bengut, i cili ne thelb do te mbese pergjithmone i panjohur per njeriun (njeriu dhe shkenca mund te njohin pasojen e Bing – Bengut, por jo shkakun – ne kete pike ka dy forma levizje te panjohura perjetesisht). Thelbi i Big – Bengut eshte karakteri shkakesor dualist i levizjes para dhe pas tij, sepse duhen perfshire ne formen mekanike te levizjes qofte dhe per shkak te pamundesise se njohjes se nje forme tjeter levizjeje.

Kemi arritur ne piken me kritike te filleses se objektit te shkencave te natyres: pasoja e pare e Big – Bengut eshte fusha apo lenda? Rendesia e ketij percaktimi qendron ne vazhdimin historik te te tashmes se lendes dhe ketu merr prioritet botekuptimi filozofik i problemit. Rendesia e ketij percaktimi duhet konsideruar e madhe pasi mbi perfundimet e tij mund te percaktohet dhe rradha kohore e shfrytezimit te niveleve energjitike, qe ndertojne lenden, nga ana e njeriut pergjate gjithe kohes se ekzistences se vet. Percaktimi i kesaj pasoje mund te behet mbi bazen e komplikacionit hapsinor te gjithseiciles dhe kjo eshte baza praktike e historise se shkencave natyrore. Edhe pse dueti fushe – lende sot perben nje kontinum kohor – hapsinor historikisht ai duhet konsideruar i perbere nga dy vektore te ndryshem kohor – hapsnor (nga ana e tyre keta vektore mund te ndahen ne nje sere vektoresh te tjere kohore – hapsinore dhe kjo gje vazhdon pambarimisht e vogel, drejt infinitit me dallime cilesore te hopeve te tyre), gje e cila nderton metodiken e nevojshme per shpjegimin e fenomenit titullmbajtes.

Raporti Fushe / Lende nga pikepamja hapsinore duhet konsideruar i diferencuar ne planin kohor edhe pse kjo mund te perbeje problem per fizikantet moderne. Ky raport nuk mund te jete as Nje dhe as Konstant cka e ben me te lehte analizen e metejshme. Paraqitja e duetit lende – fushe si nje strukture unike (dmth me nje kontinum kohor-hapsinor te perbashket dhe te vetem) duhet te perbeje abuzim ne fizike pasi, ne fund te fundit, eshte fusha (strukturat e saj) qe ka formuar lenden dhe eshte lenda qe transformohet me ane te fushave (graviteti, elektromanjetizmi, nxehtesia, drita e shume te tjera te ditura e te paditura) nga gjendja e sotme drejt nje gjendja jashtelendore. Problemi deri ketu duhet t’i nenshtrohet levizjes fizike dhe te gjitha proceset e ndodhura ne historine e formimit te lendes dhe te transformimit te metejshem te saj jane pjese e pandare e kesaj forme levizje, qe nga pikepamja kohore duhet te permbledhe shtritshmerine me te madhe ne historine e Lendes. Ne kete pike pikepamjet aktuale jane pak empirike dhe une nuk e di se si vertetohen, por perfaqesuesi me tipik i fizikes moderne ne kapercyellin e mijevjecarit te II-te pat deklaruar se:

 “Përderisa eksperimenti nuk e vërtetoi zbërthimin spontan të protonit, mund të llogaritet se jetëgjatësia e përafërt e një protoni duhet të jetë më e madhe se dhjetë mijë miliard miliard miliard vjet” (Stephen W.Hawking: “Një histori e shkurtër e kohës”, f. 75).

Gjeja pozitive ne keto rreshta eshta pranimi i kohes jashtezakonisht te madhe te ekzistences se protonit (njera nga grimcat elementare te atomit) ne raport me lenden e karakterizuar nga levizja kimike. Por kjo pikepamje pranon big – bengun mbas formimit te grimcave elementare dhe me sa kuptoj, sipas ketij autori, te gjitha grimcat elementare (te pakten protoni dhe neutroni) kane qene te formuara perpara Big – Bengut. Kjo nuk ka asnje te keqe, por ne kete rast shperthimi duhet konsideruar shkaku me i afert i formimit te lendes dhe i gjithe procesi i formimit te kuanteve te kete ndodhur perpara big – bengut. Atehere kjo do te conte ne shterpezimin e teorive fizike dhe kufizimin e njohjes se levizjes fizike pas formimit te  grimcave elementare. Nga ana tjeter pranimi i kesaj ideje con ne perfundimin se te gjitha grimcat elementare, te pakten protoni dhe neutroni, jane te barabarta midis tyre persa i perket perberjes. Por ka dy ngjarje ne historine aktuale te lendes qe cojne ne mospranimin e kesaj ideje, thelbi i se ciles eshte ndarje e kohe – hapsires se fushes nga ajo e lendes dhe pamundesine e formimit te nje kontinumi lende – fushe te perjetshem, por vetemsipas nje kohe rigorozisht te caktuar. Pranimi i kesaj ideje con ne ndarjen cilesore te fushes nga lenda ne planin strukturor dhe gjitheshka merr fund ketu. Prania e vrimave te zeza, te afta te perthithin fotonet e drites, si dhe pasoja e radioaktivitetit ne disa elemente kimike, bashke me izotopet artificiale te te gjithe elementeve kimike, tregojne se nga pikepamja kohore fushe – lenda mund te formoje perkohesisht nje kontinum kohor – hapsinor te vetem dhe dallimi cilesor midis fushes dhe lendes ka vetem karakter kohor, pasi lenda transformohet ne jo lende nepermjet fushes, permasa hapsinore e se ciles eshte shumeformeshe. Ne fakt teorikisht kohe – hapsira e fushes duhet te ndryshoje nga kohe – hapsira e lendes ne planin kuantik.

Ne kete menyre ekuacioni kohor i formimit te struktures paralendore duhet te kete kaluar neper keto hallka hapsinore: kuanti i energjise grimce elementare atom. Ketu duhet konsideruar pika ndarese botekuptimore e procesit ne fjale pasi faktori kohe tregon se kemi njekoheshmeri paralele te ekzistences se gravitetit, fushave elektromagnetike, nxehtesise, fotoneve te drites bashkesia e te cilave tregon se burimi formues fillestar eshte i njejte sipas nje radhe kohore formimi dhe jetese (ne kete rast zbulojme se ka disa permasa kohore te ekzistences se fushave dhe lendes). Mbetet per te percaktuar se kush eshte e para nga ana kohore e sa per te tjerat problemi mbetet i thjeshte sipas ekuacionit kohor – hapsinor. Edhe ne kete drejtim pikepamjet shkencore jane te ndryshme deri te cuditshme; dhe, sipas autorit tone te vjeter:

Rreth njëqind sekonda mbas bing – bengut, temperatura mund të ketë rënë në një miliard gradë që përbën temperaturën e brëndëshme të yjeve më të nxehtë. Në këtë temperaturë protonet dhe neutronet nuk duhet të kenë më energji të mjaftueshme për t’i shpëtuar tërheqjes së forcës të fuqishme bërthamore dhe mund të kenë filluar të kombinohen me njëri – tjetrin për të prodhuar bërthamat e atomeve të deuturiumit (hidrogjen i rëndë) që përmbajnë një proton  dhe një neutron” (Stephen W.Hawking: “Një histori e shkurtër e kohës”, f. 117-118).

Ne menyre te permbledhur autori pranon qe grimcat elementare kane ekzistuar perpara Big – Bengut dhe procesi i perbashkimit te tyre eshte pasoja e shperthimit te madh. Por ne kete rast shkenca duhet te pranoje qe proceset e lidhura me kuantet e drites kane qene ne aktivitet dhe perthithja e fotoneve nga ana e Vrimave te Zeza (edhe keto duhen konsideruar te qena perpara Big – Bengut, gje qe nuk duhet te jete e sakte; na fakt, nga pikepamja filozofike, Vrimat e Zeza duhet te kene lindur bashke me Big – Bengun ne numrin njejes dhe te jene shtuar me kalimin e kohes ne perputhje me procesin e zgjerimit te hapsires lendore) duhet konsideruar nje proces perpara Big – Bengut. Ne vazhdim kjo do te thote qe kontinumi kohor – hapsinor i fotoneve mos te kene asnje lidhje me gravitetit dhe detyrimisht ato nuk mund te jetojne ne nje hapsire te vetme dhe kohe paralele. Sipas kesaj pikepamje, dmth ekzistenca e grimcave elementare perpara Big – Bengut, mbetet e panjohur natyra e energjise se fushave, sidomos e drites dhe ketu fillon kontradiksioni teorik midis saj dhe gravitetit. Pranimi i Big – Bengut pas krijimit te grimcave elementare ndan levizjen fizike nga levizja kimike ne menyre absolute, por dhe hap rrugen per te pranuar nje parabig-beng si shkaktarin e fillimlevizjes fizike nga levizja mekanike perderisa grimcat elementare paraqesin aktivitete te domosdoshem te lidhur me disa forma energjie. Pra problemi futet ne hullite e mendimit filozofik perpara se te tentohet te zgjidhet sipas formulimeve ekzistuese. Pranimi i teorise sipas Stephen Hawkingut krijon nje ndarje te formave te levizjes dhe perjashtimin e levizjes mekanike dhe fizike ne ndikimin e dialektikes se elementeve kimike. E thene me fjale te tjera fizikanti modern nuk e pranon unitetit e materies sipas bashkeekzistences se pese formave te levizjes dhe varesise te ndersjellte te tyre. Gjeja me e rendesishme ne kete faze te analizes eshte pranimi i unitetit te dy formave te para te levizjes ne planin kohor. Pyetja shtrohet: kur fillon levizja fizike (me levizje fizike une kuptoj marredheniet midis  grimcave elementare) ne raport me Big – Bengun, para apo pas tij, kur vete ky i fundit duhet konsideruar forme e levizjes mekanike?

Ndersa duke u nisur nga e sotmja konstatojme se perderisa elektroni ka nje spin, atehere procesi i rrotullimit te tij dhe perberja e elektronit jane te lidhura me nje force dhe levizje fillestare; pune eshte te percaktohet ne kjo force dhe kjo levizje jane zbatuar pas Big – Bengut apo para tij. Fakti qe gjitheshka ne kozmos rrotullohet me con ne perfundimin se proceset ne brendesi te elektronit kane ndodhur per shkak te big – bengut dhe jo perpara tij. Energjia e cliruar nga lenda, pergjate gjithe dinamikes se saj dhe e shprehur me ane te gravitetit eshte pasoje e Big – Bengut, por jo e vetme dhe ketu fillon ndarja e pikepamje mbi nje dicka teper te larget, teper te thjeshte dhe teper fillestare per fillimin e ishullit tone lendor. Gjendja e materies ne formen e fushes duhet konsideruar forma paraardhese e lendes dhe kjo mund te percaktohet duke pare pjesmarresit ne procesin e debimit (kjo eshte analoge me largimin e galaktikave drejt periferise se ishullit tone lendor dhe thithjen e fotoneve te drites nga ana e vrimave te zeza).

I gjithe ky debat me vetveten me con ne perfundimin se perberja kuantike e grimcave elementare e perjashton barazine hapsinore te tyre jo vetem midis elementeve kimike, por dhe brenda nje atomi te vetem. Brendesia e protonit eshte e ndryshme nga ajo e neutronit dhe elektonit. A do te jete me rendesi apo thjeshte konstatuese kjo hipoteze them se nuk ka rendesi, por filozofi nuk pranon ne asnje rrethane barazine: ajo nuk ekziston ne menyre absolute. Grimcat elementare duhen konsideruar relativisht te barabarta brenda llojit dhe brenda nje niveli energjitik te caktuar (me nivel energjitik kuptoj shtresat e orbitave te levizjes se elektroneve rreth berthames se atomit dhe raportin hapsinor te protonit apo neutronit kundrejt qendres se berthames) dhe te gjitha keto duhet ta kene burimin pas Big – Bengut, i cili duhet konsideruar si shkaktari i fillim levizjes fizike; jashte Big – Bengut nuk duhet te kemi levizje fizike, por njje gje krejtesisht dhe absolutisht te panjohur ne drejtim te mundesise. Pasoja e pare e Big – Bengut, jashte zhvillimit kohor te struktures materiale qe perben ate, duhet te konsiderojme fushat me shumellojshmerine e tyre, te cilat duhet t’i nenshtrohen nje radhe kohore te formimit dhe kjo duhet te perbeje detyren e shkences se fizikes. Radha e formimit duhet te percaktoje dhe shpejtesine e aplikimit te gjithseiciles qe gjithsesi nuk perben nje unitet me shpejtesine e drites. Raporti kohor – hapsinor sygjeron qe shpejtesia e drites duhet te jete me e vogla se shpejtesite e levizjes se fushave te tjera dhe kjo percaktohen nga dy madhesi: nga koha e formimit te gjithseiciles dhe nga niveli energjitik disponues.

Thjeshtimi i problemit ne ekzistencen e duetit ciftues grimce-antigrimce tregon paaftesine e fizikes per te ndjekur mendimin filozofik, i cili nuk e pranon kurrsesi mosekzistencen nen emrin e zeros. Idealisti del triumfues nga qe kerkush nuk e di permasen e absolutes dhe aresyen perse zeroja nuk ekziston ne natyre. Pranimi i kesaj te fundit te con ne perfundimin se ekziston asgjeja dhe gjitheshka fillon me te. Sipas autorit tone te vjeter:

“në teorinë kuantike, grimcat mund të krijohen nga energjia në formën e çifteve grimca/antigrimca. Por kjo menjëherë shtron pyetjen se nga ka ardhur energjia. Përgjigja është se  energjia totale e gjithësisë është e barabartë me zero” (Stephen W.Hawking: “Një histori e shkurtër e kohës”, f.129).

Nuk e di a eshte problem perkthimit, por me e sakte do te ishte te pranohej qe energjia disponuese e lendes vjen nga nje pozicion i materies qe nuk disponon energji te tipit kuantik. Por te pranosh se energjia totale e gjithesise eshte zero do te thote te pranosh nje krijues imagjinar, pastaj nuk duhet te jete e sakte pikepamja  kuantike e krijimit te grimcave elementare nga energjia e cifteve grimca/antigrimca. Kjo e fundit eshte pranuar pasi gjitheshka eshte thjeshtuar para Big – Bengut vetem ne kete krijim gje qe perseri nuk duhet te jete kaq e thjeshte sa paraqitet. Pikepamja e fizikantit ne kete rast nuk duhet konsideruar jo vetem materialiste, por as progresive. Po te pranohet kjo do te vije puna qe do te mohohet dialektika e elementeve kimike dhe te paraqitet levizja kimike me e thjeshte se levizja fizike.

Problemi qendron ne pranimi dhe te shtrirjes hapsinore e kohore te fushave ne raport me lenden, por te cilat gjera une nuk kam hasur ndonje perkufizim konkret. A vjen kjo nga mungesat e mia apo ky eshte pozicioni i fizikantit te sotem nuk di te them por raporti kohor – hapsinor sygjeron se koha e formimit te fushave eshte shume-shume here me e madh se e grimcave elementare te lendes dhe duhet te kete pasur nje kohe teper te madhe ku hapsira pas Big – Bengut te karakterizohej vetem nga fushat me zhvillim veprim i cili coi ne formimin e grimcave elementare. Duhet te kete pasur dhe nje koha prap shume te madhe, ne raport me lenden e organizuar ne atome, ku hapsira e ishullit tone lendor karakterizohej nga fushe – grimca elementare ku keto te fundit ndodheshin ne nje faze zhvillimi pas te  ciles krijohen kushtet per lidhjen e tyre, problem qe lidhet me dialektiken e elementeve kimike. Teorikisht problemi kohor i formimit te elementeve kimike me sa kuptoj ka ndjekur nje rruge imagjinare te pambeshtetur ne asnje metodike dhe ai eshte perdorur nga paaftesia e argumentimit te problemit ne fjale. Nga ana tjeter nuk eshte marre parasysh asnje dukuri fizike, psh radioaktiviteti, te lidhur me dinamiken kohore te elementeve kimike dhe eshte ky fakt qe e shemb te gjithe teorine e perdorur deri me sot. Autori yne ka nje pikepamje te veten pa e argumentuar ne asnje pike kur shkruan:

“Vetëm disa orë mbas big – bengut prodhimi i heliumit dhe elementëve të tjerë duhet të ketë ndaluar. Dhe mbas kësaj, për miliona vite që pasuan ose diçka të përafërt gjithësia duhet të ketë vazhduar të zgjerohet, pa ndodhur gjë tjetër për tu shënuar. Së fundi, me rënien e temperaturës në disa mijëra gradë, dhe kur elektronet dhe bërthamat nuk kishin më energji të mjaftueshme për të përballuar tërheqjen elektromagnitike ndërmjet tyre, ata duhet të kenë filluar të kombinohen me njëri – tjetrin për të formuar atomet. Gjithësia në tërësi duhet të ketë vazhduar zgjerimin dhe ftohjen, por në zonat që kanë qënë pak më të dëndura se mesatarja, zgjerimi duhet të jetë ngadalësuar si pasojë e tërheqjes ekstragravitacionale” (Stephen W.Hawking: “Një histori e shkurtër e kohës”, f. 118-119)

Gjeja me e qarte ne keto rreshta eshte tendenca e autorit per ta paraqitur Big – Bengun dukuri shkakesore vetem te lindjes se elementeve kimike duke perjashtuar levizjen fizike te lidhur me grimcat elementare. A eshte botekuptim – a eshte marreveshje – apo eshte ligj  nuk di te them, por veprimtarite e mevonshme fizike ne ishullin tone lendor si procese thelbesore te jetes se lendes (kam parasysh driten, graviteten, fushen manjetike, etj) e perjashtojne kete pikepamje te autorit tone me emerues te perbashket kohen. Eshte kjo e fundit qe formon unitetin e materies dhe formon ligjin e papajtueshmerise hapsinore te strukturave te materies kur nuk lidhen nga ana kohore. Koha dhe vetem koha eshte ajo qe argumenton se materia eshte ne unitet dhe cdo gje qe bashkejeton brenda ishullit tone lendor e ka nje zanafille te perbashket nga nje gjendje absolutisht heterogjene te krijuar per shkak te dualitetit shkakesor te lindjes; dhe me kete merr fund paraqitja e situates te formimit te elementeve kimike brenda nje kohe te tille rrufe. Une nuk habitem aspak qe kjo teori ka lindur si rezultat i pafuqise per te shpjeguar menyren e lindjes se grimcave elementare dhe per kete dinamika e lindjes se elementeve kimike paraqitet jashte dialektikes materialiste. Pastaj perse fizikantet nuk paraqesin ekuacionet kohore te dinamikes se fushave duke u nisur nga porcionet kuantike? Ne qofte se do te pranojme ekuacionin kohor: kuanti i energjise grimce elementare atom duhet  pranuar koha e dinamikes se tij, nga e ka prejardhjen hapsinore dhe shkakun me te afert te filleses. Duke anashkaluar te gjitha pretendimet per kete problem, e konsideroj Big – Bengun si shkaktarin e zanafilles se kuantit energjitik, pertej te cilit fillon dhe mbaron e panjohura per boten e njeriut. E vetmja gje qe mund te shtoj eshte koha jashtezakonisht e madhe qe duhet per formimin e elementit te pare dhe supremacine kohore dhe hapsinore qe kuanti energjitik ka me te gjithe strukturezimet e mevoshme qe cojne ne formimin e Lendes.

Kemi ardhur ne piken me te afert shkakesore te jetes se lendes, e cila perbehet nga elementet kimike duke u bashkeshoqeruar ne kohe me elementet e fushave. Ky duhet konsideruar kushti me i pare i ekzistences se lendes dhe pamundesine e ekzistences jashte duetit fushe – lende. Debatet ne kete pike duhen konsideruar te pavlefshme perderisa ato ekzistojne paralel ne kohe (mbetet per te zbuluar paralelizmin hapsinor dhe ndikimet e ndersjellta te tyre, qe sipas raportit kohor – hapsinor ndjehen vetem ne stadin fundor te jetes se lendes). Perderisa Njerezimi dhe Shkenca nuk dine lidhjen ligjore te Kuantit energjitik me grimcat elementare e kane te pamundur te zbulojne praktiken e formimit te elementeve kimike. Me se shumti mund te jepen konsiderata te karakterit filozofik dhe ndoshta kjo mund te jete fillesa e fizikes se vertete (deri me sot shkenca e fizikes eshte marre me problemet empirike te Lendes duke lene pas dore thelbin e lidhjes se saj me boten njerezore; shfrytezimi i energjise natyrore eshte bera nga e komplikuara drejt me te thjeshtes deri ne fundin e shekullit te XIX-te, vetem ne shekullin e XX-te filloi zbatimi i shfrytezimit te energjise ne menyre ligjore: nga e thjeshta drejt me te komplikuares; – te pakten kjo duket ne shfrytezimin e energjise elektrike).

Problemi sot duhet te shtrohet: si eshte formuar struktura Lendore nga pikepamja kohore dhe si eshte lidhja e ketij formimi me shkakun? Lexuesi duhet te jete i sigurte qe zgjidhjet e deritashme kane qene thjeshte empirike dhe pa asnje domethenie nga ana shkencore. Eshte tentuar te parakalohet padija me nje shpjegim me te komplikuar duke kaluar nga empirizmi lendor ne nje empirizem kuantik dhe te gjithe kete nen logon: kimia kuantike. Gjitheshka lidhet me dialektiken e elementeve kimike dhe shkenctaret e kesaj fushe kerkojne te futen ne thellesite e te panjohurave jashte koncepteve dialektike.

Ndertimi i Lendes nenkuptohet si nje bashkesi e pafundme atomesh ku dallojme perberjen e tij sipas nje strukture, por dhe sipas nje ligjesie rigorozisht te caktuar, te nenshtruar nje kontinumi kohor –hapsinor  gje qe mbetet per t’u zbuluar. Cfare ka zbuluar deri me sot shkenca ne kete drejtim? Une konsideroj dy zbulimet ne kete fushe si nje nder gjenialitetet me te medha te shkencave natyrore, per te mos thene te vetmet zbulime gjeniale: 1 – Ligjin periodik te rreshtimit te elementeve kimike me autor Dimitri Ivanovic Mendelejev (1834-1907), megjithese akoma nuk kam lexuar interpretime mbi kete ligj te lidhur me zhvillimin spiral te te gjithe dinamikes se elementeve kimike; dhe 2 – Barazimi i numrit te elektroneve te cdo elementi me numrin e vendit ne Ligjin periodik te elementeve kimike me autor Henri Moselle (1887-1915), megjithese akoma nuk kam hasur nje analize kohore te ketij procesi, vendimtar per ishullin tone lendor. Te dy keto ligje duhet te perbejne bazen ligjore fillestare dhe metodike per studimin e dialektikes se elementeve kimike, dmth strukturen lendore.

Fakti qe energjia e sistemeve yjore eshte e perqendruar ne yje dhe planetet jane anekse mbetet per te studiuar pikerisht keto yje per te bere ndarjen midis filleses dhe vazhdimit te lendes. Aq me teper perforcohet kjo ide kur pranohet qe elementi i pare i ishullit tone lendor eshte hidrogjeni i cili perbehet nga nje elektron dhe ne berthame nje proton duke populluar pergjithesisht te gjitha yjet. Por neper disa yje gjendja e hidrogjenit ndodhet me e komplikuar, pasi berthama e tij ka edhe nje neutron. Atehere a nuk kemi te drejte te pranojme qe dialektika e elementeve kimike kalon nga nje gjendje relativisht homogjene (fushat) ne heterogjene (elementet kimike)? Nga ana tjeter shtrohet pyetja: Si vazhdon procesi? Edhe ne kete drejtim autori yne i vjeter ka dhene nje finicion, por te pa specifikuar ne cilesine e permbajtjes, sipas te cilit:

“Çdo parregullsi në gjithësi thjeshtë duhet të ketë qënë sheshuar nga zgjerimi, ashtu sikurse rrudhat e një balloni sheshohen kur ju e fryni atë. Kështu gjëndja e sotme homogjene dhe uniforme e gjithësisë mund të jetë zhvilluar nga disa gjëndje të ndryshme fillestare, jouniforme” (Stephen W.Hawking: “Një histori e shkurtër e kohës”, f. 128).

Une pretendoj se pikerisht pas ketij uniformiteti dhe homogjeniteti, e cila eshte e vlefshme vetem per fushat, fshihet i gjithe sekreti i ishullit tone lendor sipas parimit: e para eshte me e thjeshta dhe e ka shpejtesine e zhvillimit me te avashten ne raport me vazhdueset qofte te karakterit sasior e qofte cilesor, por pretendimi i fizikantit nuk mund te paraqese kurrsesi thelbin e gjithesise cka do te thote se e thjeshta perben fillesen e procesit dhe shkakun e homogjenitetit te gjithesise. Por e gjitha kjo brenda kuadrit te levizjes fizike. Fizikantet harrojne qe jane pjesa me e thjeshta e intelektit njerezor ne raport me kimistet dhe per kete nuk kane asnje mundesi te depertojne ne te fshehtat qe ndertojne elementet kimike. Eshte kjo aresyeja perse eshte thjeshtuar deri ne kete menyre dialektika e elementeve kimike ne historine e ishullit tone Lendor. Duke marre per baze gjendjen fiziko-kimike te elementeve kimike dhe menyren se si transformohen ato rezulton qe dinamika e formimit te elementeve kimike te jete shume – shume me e komplikuar nga sa paraqitet jo vetem ne raport me grimcat elementare, por dhe me vete atomin.

Tre jane gjendjet fiziko – kimike te elementeve kimike qe e permbysin metodiken perfytyruese te formimit te tyre jo vetem ne raport me te sotmen, por dhe historia e gjithseicilit element eshte tejet me e komplikuar nga sa paraqitet. Keto gjendje jane:

1 – radioaktiviteti + izotopet me radioaktivitet artificial qe shoqeron cdo element kimik.

2 – perberja sasiore e ndryshme e periodave me elemente kimike si dhe elementet e fundit te periodave qe permblidhen ne grupin e gazeve inerte.

3 – mungesa e nje elementi kimik ne Toke ne mesin e tabeles se Mendelejevit (Tekneci, Tc, me nr. 43 ne tabele).

Analiza e ketyre tre gjendjeve eshte e afte te argumentoje qe koha e formimit te elementeve kimike te mos matet dot jo vetem me sekonda apo  vite, por dhe 1 apo 2 miliard vjet tokesore te konsiderohen te pamjaftueshem per formimin e tyre sipas pamjes qe kane sot; akoma me tej dialektika materialiste e konsideron sot boten e elementeve kimike ne aktivitet zhvillimi. Jo veterm kaq, por filozofia sygjeron qe dinamika historike e formimit te elementeve kimike te jete shume – shume me e komplikuar nga sa paraqitet dhe fizikanti-filozof abuzon me nivelin e ulet te dijeve ne fushen e filozofise se kimise duke tentuar ta asfiksoje per hir te madheshtise formale te fizikantit. Fizikanti i sotem qendron perpara nderteses se fizikes njesoj si Ptolemeu perpara Kopernikut. Tentativa per te permbysur Ajnshtajnin jashte konteksit progresiv ka krijua nje hendek ndares midis mendimit filozofik fizik dhe atij kimik duke i fshehur njerezimit dialektiken e elementeve kimike. Paraqitja e strukturave elemtare fizike si elemente baze me nje ndertim unik te padepertueshem perben piken me te pare negative ne shkencen e fizikes Une pretendoj qe ketu qendron sekreti i shumellojshmerise se elementeve kimike dhe perberja shume me e komplikuar e grimcave elemtare, te pakten ne dinamiken levizese dhe kombinuese te tyre.

1 – Ai qe e konstaton heterogjenitetin e grimcave elementare ne drejtim te marredhenieve midis tyre eshte radioaktiviteti i elementeve kimike dhe permbajtja e tij tregon se koha e formimit te elementeve kimike eshte e tejzgjatur mbi periudhen e gjysem shtanesimit qe karakterizon elementet kimike me karakteristika rrezatimi (duke filluar nga elementi 84, Po (polonium) deri ne fund te gjithe elementet jane radioaktive, duke perfshire edhe elementet artificiale). Problemi i radioaktivitetit, si bashkeshoqerues i vetive fizike te elementeve kimike, duhet t’i nenshtrohet dy permasave kohore: a) kohes aktuale te veprimit mbi historine e elementeve kimike (periudha e gjysem shtanesimit); b) kohes historike te ketij veprimi. Kjo e fundit duhet te merret me mend nga nje zbulim i Maria Kyrise (per te cilin mori nje cmim Nobel) mbi radioaktivitetin artificial te izotopeve te cdo elementi, zbulim i cili eshte i shterpezuar ne drejtim te pasojave apo shkakut te ekzistences. Ne kete pike duhet vene ne dukje fakti qe njeriu nuk mund te krijoje nje gje qe nuk ekziston ne natyre, cka do te thote se te gjithe elementet kimike e kane pasur dikur nje faze radioaktive te ekzistences se tyre, mbi c’baze ato jane transformuar me cilesi te reja kimike. Dinamika radioaktive e elementeve kimike ne fazen e tyre me te pare duhet te perbeje te fshehten e asaj qe nuk di shkenca per historine e elementeve kimike. Eshte pikerisht radioaktiviteti, si levizje fizike, qe ndikon mbi permbajtjen e elementeve kimike duke percaktuar cilesine e cdo elementi ne tabelen e Mendelejevit. Dhe atje ku radioaktiviteti ekziston procesi fizik nuk ka perfunduar ne drejtim te cilesise se elementeve kimike. Kjo do te thote se numuri i elementeve kimike duhet te kete qene me i madh dhe ishulli yne lendor ka filluar rrugen e perendimit hapsinor perderisa gjysemshtanesimi i elementeve radioaktive kalon nga me e komplikuara drejt te thjeshtes. Dikur procesi duhet te kete qene i kundert dhe elementet kimike nuk duhet te kene qene ne kete pozicion qe jane sot. Proceset dialektike dhe parimet e kontinumit kohor – hapsinor e perjashtojne stanjacionin hapsinor te elementeve kimike. Permbajtja historike e tyre duhet te perfshihet ne tjeter hapesire dhe ndryshimet kimike te ndodhura ne brendesi te ishullit tone lendor, per efekt te ndryshimeve fizike, kane qene shkaku i formimit te komponenteve kimike gje e cila ka rene ne sy te fizikanteve. Autori yne i vjeter konstatonte:

“Sikurse u shpjegua në kapitullin e parë, do të ishte shumë e vështirë të ndërtohej një teori krejtësisht e njëhsuar dhe e vlefshme për çdo gjë në gjithësi. Por në vënd të kësaj ne kemi ecur përpara duke gjetur teori të veçanta që përshkruajnë një varg të kufizuar ngjarjesh duke lënë pas dore pasoja të tjera ose duke bërë përafrime (për shëmbëll kimia, na lejon të llogarisim ndërveprimet midis atomeve pa njohur asgjë nga struktura e brëndëshme e bërthamës së atomit). Në fund të fundit, megjithëatë, shpresohet të gjëndet një teori e plotë, logjike dhe e njëhsuar, që t’i përmbledhë të gjitha këto teori të veçanta si përafrime, teori që nuk ka nevojë të përshtatet për tu përputhur me faktet duke zgjedhur vlerat e disa numurave arbitrarë në teori” . (Stephen W.Hawking: “Një histori e shkurtër e kohës”,f.155)

Por autori yne duke mos e njohur dialektiken nuk ka se si ta pranoje qe dinamika fizike e perberesve te grimcave elementare percakton specifiken e elementeve kimike te nje klase (qe ne tabelen e Mendelejevit ka shtrirje vertikale). Tendenca per te futur permasen kuantike ne kimi pa percaktuar me perpara dinamiken e procesit kuantik con ne formalizmin e shkences dhe ne analizen empirike te procesit te njohjes. Dhe ne kete pozicion po bien me rradhe fizikantet postajnshtajnian. Nuk eshte i mjaftueshem mospranimi i piketave te teorise speciale te relativitetit, duhet gjetur lidhja e proceseve fizike qe ndikojne mbi elementet kimike. Ne qofte se pranojme se: trupi shkurtohet pergjate procesit te levizjes me shpejtesi te madhe, apo pergjate levizjes rritet masa, apo koha rrjedh me ngadale ne trupin qe leviz, duhet gjetur se cfare ndodh me atomet e elementit kimik. Konstatimet teorike ne teorine  speciale te relativitetit jane kaq siperfaqesore dhe kaq larg thelbit fizik te atomit sa nuk eshte e veshtire aspak te permbysen (ato jane reflektime te fizikes njutoniane, kur ne realitet ato duhet te perbenin dallime cilesore midis tyre njesoj si raporti midis levizjes mekanike me ate fizike). Analiza shume me e thelle e proceseve radioaktive duhet te coje ne zbulimin e dialektikes se elementeve kimike ku kohe-hapsira e cdo elementi tregon se ai eshte i lidhur me procesin radioaktiv. Te pakten zbulimi i Maria Kyrise, mbi izotopet radioaktive artificiale, duhet te perbeje hallken e trete gjeniale te rruges drejt zbulimit te dialektikes se elementeve kimike. Pasi fare mire mund te ndertohet nje teori mbi bazen e radioaktivitetit si shpjeguesi me i afert i proceseve te formimit te elementeve kimike, si hallka ekzistuese qe lidh fiziken me kimine. Perbashkimi i tre formave te levizjes ne nje element kimik duhet te coje ne argumentin me te afert dhe shkakesor te formimit cilesor te cdo elementi kimik dhe kohen e domosdoshme per formimin e tyre.

2perberja sasiore e ndryshme e periodave me elemente kimike si dhe elementet e fundit te te gjithe periodave qe permblidhen ne grupin e gazeve inerte.

Te pakten permbajtja e tabeles se Mendelejevit, ose e Ligjit Periodik te elementeve kimike, tregon se situata fiziko – kimike te jete shume me e komplikuar nga sa paraqitet. Lidhja e numrit rendor ne tabele me sasine e elektroneve te nje atomi duhet te sherbeje si argument se ai qe lidh fiziken me kimine ne planin hapsinor eshte pikerisht elektroni. Keshtu qe kohe-hapsira e elektronit duhet te jete shkaku me i afert i percaktimit te dialektikes se elementeve kimike, por dhe faktin qe midis elektronit dhe protonit, se bashku me neutronin, ekziston nje distance e madhe kohore dhe nje sere proceses fizike te panjohura ku baza duhet te jete bota kuantike. Eshte e palejueshme per fizikantin te parakaloje sasine e elementeve ne nje periode kimike, fillimin alkalin dhe fundin me gaz inert te ketyre periodave, dhe te mos nxjerre prej tyre karakterin spiral te proceseve fizike pergjate dinamikes formuese te elemeteve kimike. Cfare perfaqesojne te gjitha keto ne historine e formimit te elementeve kimike dhe cfare perfitimi duhet te kete njerezimi nga zbulimi i tyre? Ketu fillon dhe mbaron detyra e shkences ne historine e njerezimit, por pikerisht kjo rruge nuk eshte ndjekur prandaj dhe formalizmi dogmatik eshte triumfues deri me sot ne kete fushe.

Statistika sasiore e elementeve kimike neper perioda eshte si me poshte:

Perioda e pare ka dy elemente kimike (H dhe He).

Perioda e dyte ka tete elemente kimike, cka tregon per nje ecuri kohore te ndryshme nga perioda e pare dhe detyrimisht per nje ndikim fizik me te komplikuar.

Perioda e trete ka tete elemente kimike, cka tregon per nje barazi formale kohore ne dinamiken e elementeve kimike te saj ne raport me perioden e dyte.

Perioda e katert ka tetembedhjete elemente kimike, cka tregon, perseri, per nje ecuri kohore te ndryshme nga perioda e trete dhe detyrimisht per nje ndikim fizik me te komplikuar se ajo.

Perioda e peste ka tetembedhjete elemente kimike, cka tregon per nje barazi formale kohore ne dinamiken e elementeve kimike te saj ne raport me perioden e katert.

Perioda e gjashte ka tridhjete e dy elemente kimike, por katermbedhjete elemente jane te grupuar ne te njejten kuti kimike (57, La) me vecori te ndryshme manjetike. Tre elementet e fundit te kesaj periode (84,85,86) cfaqin vetine radioaktive. Nuk ka asnje dyshim qe komplikacioni fizik te jete shume me i nderlikuar se ne periodat paraardhese duke treguar se proceset fizike ne vazhdim sa vine e behen me te komplikuara.

Perioda e shtate duhet te kete tridhjete e dy elemente kimike, ku katermbedhjete elemente jane te grupuara ne te njejten kuti kimike (89, Ac) me vecori te njejta jomanjetike, me perjashtim te uraniumit, por qe te gjithe radioaktive. Ne kete periode komplikacioni fizik duhet konsideruar me i larti dhe perberesit sasiore te saj perfshihen, ne shumicen e vet, ne elementet kimike artificiale.

Fakti qe perioda e pare fillon dhe mbaron me ekzistencen e nje elementi ne formen e gazit duhet te sherbeje si argument qe hidrogjeni bashke me heliumin, si dhe perioda e tyre, perbejne me te thjeshten ne te gjithe sistemin nderlendor (numri i orbitave, i elektroneve, protoneve, neutroneve dhe raporti i te gjitha ketyre me berthamen duhet te perbejne argumentat kryesore te thjeshtesise kimike te ketyre dy elementeve, por dhe parregullsine e ketij dueti ne raport me elemtet e tjere. Dhe kjo duhet te jete pika ku duhet te filloje dialektika e elementeve kimike. I them te gjitha keto per te vene ne dukje qe hidrogjeni dhe heliumi nuk perbejne thelbin e levizjes kimike. Levizja kimike fillon formalisht me keto dy elemente, pasi thelbi i saj fillon me litiumin. Kjo do te thote qe hidrogjeni dhe heliumi fshehin me teper procese fizike te dukshme se elementet e tjere dhe me keto dy elemente kalohet nga forma fizike e levizjes ne ate kimike. Por ketu duhet te fshihet edhe shkaku i kombinimeve te elementeve midis tyre, te pakten te atyre me te pare ne historine e elementeve kimike. I them te gjitha keto per te vene ne dukje rolin e levizjes fizike ne shkakun e formimit edhe te substancave kimike qe perbejne nje shkalle me te larte ne levizjen kimike ne raport me elementet kimike.

E gjithe puna qendron ne analizen hapsinore te formimit te hapsires kimike ne historine e lendes ku asgje nuk duhet konsideruar analoge me nje rruge lineare. Kete te drejte na e jep numuri i elementeve ne cdo periode dhe kjo nuk duhet te perjashtoje ndikimin e levizjes fizike ne formimin cilesor te elementeve kimike nga i pari tek i fundit. Dhe e gjitha kjo duhet te zbulohet me ane te radioaktivitetit meqenese ai merr pjese ne transformimin e elementeve te larte ne te ulet (duhet pare roli i ketij radioaktiviteti me ane te izotopeve artificiale me radioaktivitet meqenese shpejtesia e ndryshimit te kuanteve duhet te jete shume me e vogel se shpejtesia e gjysemshtanesimit brenda kuadrit te levizjes fizike, por qe per kete rast tregojne se izotopet radioaktive artificiale i takojne nje kohe teper te larget qe dikur nuk perbenin nje artifice).

Problemi vazhdon me elementet e fundit te periodave, qe duke qene gaze inerte argumentojne se fundi i cdo periode duhet te perbeje dhe fundin e perkohshem te ndikimit fizik mbi ate kimik, por dhe heterogjenitetin e ketij ndikimi. Cfare vecorie kane elektronet e shtresave te fundit te orbitave qe krijojne kufizim ne aftesine lidhese te gazeve inerte me elemente te tjere? Kemi te bejme me kufizim fizik apo kimik ne kete rast? Pikepyetjet mbi karakteristikat kimike te gazeve inerte duhet te lidhen me ndikimet e domosdoshme te levizjes fizike mbi ate proces, gje qe fsheh shume te panjohura mbi shkencen qe gjithsesi nuk mund te perjashtohen nga dialektika e elementeve kimike.

3mungesa e nje elementi kimik ne Toke ne mesin e tabeles se Mendelejevit (Tekneci, Tc, me nr. 43).

Ne fakt pranohet qe elementi Teknec (me numer rendor 43 dhe peshe atomike rreth 98 nj.k.) krijohet ne reaktoret berthamore pergjate reaksioneve bombarduese ne sasi te konsiderueshme duke argumentuar postulatin materialist qe njeriu nuk mund te krijoje ate qe nuk ekziston kurre. Por ne kete pike ka dicka konkrete te cilen astrofizikantet nuk e kane marre parasysh. Problemi shtrohet: ne cfare segmenti te hapsires kozmike cfaqet elementi Teknec: brenda sistemit tone Diellor apo jashte tij, brenda Galaktikes sone apo jashte saj, brenda Metagalaktikes sone apo jashte saj? Zgjidhja e sakte e problemit con ne zbulimin e shkakut perse jane te diferencuara formacionet kozmike ne drejtim te sasise te elementeve kimike dhe ketu do te kete nje sere problemesh te lidhur me mundesine e kombinimeve kimike mbi cbaze do te shikohet dhe propabiliteti i njjeriut ne kozmos. Analiza e dialektikes se elementeve kimike do te coje ne zbulimin se mundesia e ekzistences se njeriut ne hapsirat kozmike perben rastesine ekstreme te organizimit te materies ne pafundesine e mundesive. Dhe mbi kete baze lind ideja qe shkenca e sotme zhvillohet mbi nje taban politik i cili e kanalizon kete zhvillim sipas interesit te saj. Kur ky ndikim ndjehet ne shkencat natyrore duhet te merret me mend ndikimi mbi shkencat shoqerore ku me e pakta rezulton nenshtrimi ndaj interesit individual te korifejve te shkences.

Problemi i mungeses se nje elementi kimik ne Toke ne mesin e vargut te elementeve kimike, te zhvilluar sipas nje rregulli rigorozisht ligjor, tregon se dinamika dialektike e elementeve kimike te jete shume me e komplikuar dhe procesi ne fjale te kete ndodhur jo vetemj pas Big – Bengut, por dhe pas organizimit te sistemeve kozmike te cilet permbajne procese shume me te komplikuara nga sa paraqiten. Kalimi nga metodika e studimit pambarimisht e madhe ne pambarimisht e vogel permban brenda gabimin e mendimit filozofik helen dhe mbi kete baze gabimi shumefishohet duke anashkaluar thelbin e veprimit te levizjes fizike e kimike. Dualiteti shkakesor qe vihet re ne levizjen mekanike, me rritjen e shkalles se organizimit dhe kalimin ne forma me te larta te levizjes e zmadhon edhe me teper permasen e vet keshtu qe detyrimisht dialektika e elementeve kimike te kete shume me teper shkaqe qe pasurojne llojin e elementeve kimike ne funksion te levizjes kimike. Te gjitha keto me cojne ne perfundimin se Koha e formimit te elementeve kimike te jete brenda Kohes pas Big – Bengut, me e shkurter se Koha e formimit te Kuanteve energjitike duke kapur shifra miliarda vjecare vite tokesore.

Analiza sipas ketyre tre gjendjeve te dinamikes se elementeve kimike na jep mundesine te permbledhim te gjithe spektrin e elementeve kimike nga pikepamja kohore dhe te ndertojme historine e formimit te elementeve kimike sipas raportit kohor – hapsinor.

.

                                                 .                               .

Por analiza sipas kesaj forme filozofike na con ne perfundimin qe dinamika e elementeve kimike te jete njekohesisht dhe dinamika e fillimlevizjes kimike cka kerkon nje metodike krejt me vete per kete forme levizjeje, konkluzionet e se ciles duhet te jene ne te njejten brazde me ligjin kohor – hapsinor te unitetit te Materies. Duhet gjetur menyra se si forma fizike e levizjes ndikon mbi Materien duke formuar tipikisht Lenden, thelbi i se ciles eshte levizja kimike.

Fakti qe elementi i pare kimik eshte hidrogjeni dhe pas tij vjen heliumi, pjestar i klases se gazeve inerte, qe perbejne fundin e nje periode kimike (ne kete rast te perbere prej vetem dy elementesh), duhet te sherbeje si argument qe natyra eshte “menduar” shume kur u nis dhe formoi nje levizje te re nen pamjen e levizjes kimike. Hopi i menjehershem duhet te kete ndodhur pikerisht me hidrogjenin dhe duhet te kete ekzistuar nje distance e madhe kohore per te kaluar tek elementi i dyte, heliumi. Procesi ne fjale duhet konsideruar rastesi (normalisht shtimi i neutronit ne berthamen e hidrogjenit duhet te perbeje nje anormalitet dhe “luften” qe grimcat elementare kane bere me vetveten) perpara se te kalonte ne domosdoshmerine kimike dhe kjo duhet te sherbeje per te percaktuar mundesine e ekzistences se qenieve te gjalla ne sisteme te tjera kozmike. Eshte kjo aresyeja perse thelbi i sistemeve kozmike jane yjet dhe jo planetet. Keto te fundit duhen konsideruar krejtesisht te rastit dhe pjesa me e parendesishme energjitike te cdo sistemi yjor; akoma me tej, duhet tentuar per te krijuar nje ndarje hapsinore mbi vendkrijimin e elementeve kimike sipas pyetjes: baza eshte Sistemi i Metagalaktikave, Metagalaktika, Galaktika apo sistemi Yjor. Ja perse eshte e nevojshme te merret per baze mungesa e nje elementi kimik ne Toke dhe ne cfare vendi kozmik gjendet ai. Pa asnje dyshim baza hapsinore e formimit te te gjithe vargut te elementeve kimike nuk  eshte e gjithe hapesira kozmike e unifikuar ne nje veprim. Ne qofte se elementi i pare dhe i dyte duhet te perfshijne te gjitha hapsiren pas Big – Bengut (kjo duhet te perbeje kushtin e periodes se pare qe permbledh dualitetin hidrogjen – helium), elementet ne vazhdim duhet te kene ndjekur tjeter rruge dhe ketu fillon diferenca hapsinore e shtrirjes se cdo elementi kimik ne hapsirat kozmike brenda ishullit tone lendor. Por dhe ketu fillon dinamika e diferencuar e vete periodave kimike ne planin kohor dhe hapsinior. Kalimi nga heliumi ne litium duhet te kete qene nje problem i komplikuar i natyres pasi per here te pare krijohet nje element kimik i afte per t’u lidhur kimikisht dhe kjo duhet t’i dedikohet proceseve fizike qe rrethonin heliumin. Por per nje gje shkenca duhet te jete e sigurte: proceset fizike kane kosistuar ne pasurimin e atomit te heliumit me nje elektron dhe e gjithe historia e dukshme e dialektikes se elementeve kimike pikerisht ne kete pike ka ngulmuar. Karakteri dualist e me teper shkakesor i levizjes fizike ka cuar ne ndryshimet e berthamave te heliumit te cilat pas shteses ne orbite te nje elektroni e humbasin karakterin inert te tyre dhe transformohen ne nje element te ri me karakteristika te reja kimike dhe nje strukture te re fizike te atomit. Dmth e padukshmja e dialektikes se elementeve kimike qendron ne berthamen e atomeve perkatese ku shtimi i neutroneve, protoneve dhe i elektroneve neper orbita kushtezojne njera – tjetren, pa vecuar ne kete proces ndryshimesh edhe vete grimcat elementare se bashku me porcionet energjitike qe i ndertojne. Karakteri shkakesor dualist e me teper i levizjes fizike drejt levizjes kimike duhet te perbeje njerin thelb te hapsires kimike.

Me litiumin fillon hapsira kimike sipas nje ligjesie marredheniesh shumeformeshe qe perben dhe thelbin e levizjes kimike. Pa asnje diskutim procesi i formimit te elementeve kimike eshte i lidhur me proceset fizike ne brendesi te grimcave elementare, atomit dhe ne marredheniet midis tyre. Te gjitha keto marredhenie duhet t’i nenshtrohen proceseve ligjore te vecanta dhe te diferencuara ne planin hapsinor qe percaktojne madhesine hapsiniore te vete periodave, fillimin dhe fundin e tyre nga pikepamja specifike, dmth kimike. Ngjashmeria kimike e elementeve fillestare dhe fundore te periodave tregon se proceset fizike ne te gjithe dinamiken ndihmese te formimit te elementeve kimike i nenshtrohen formes spirale te zhvillimit ku spiralja me e larte duket sikur perserit spiralen paraardhese, por ne nje shkalle me te larte (proces i cili ekziston edhe ne boten e njeriut, gje e cila nuk duhet te jete pa domethenie per shkencen). Ndersa mos ngjashmeria e periodave nga pikepamja sasiore dhe kimiko-fizike duhet te sherbeje si argument qe lartesia e shkalleve kalimtare te perbehet nga ligjesi fizike suplementare ku roli i elektroneve duhet te perbeje anen e fshehte te problemit dhe sidomos i elektroneve te shtreses se jashtme, pa perjashtuar shtimin e protonit dhe neutronit ne berthame. Shkenca akoma nuk e ka zbuluar shkakun e shtimit te grimcave elementare ne berthamen e atomit dhe ketu duhet te qendroje e fshehta e dialektikes se elementeve kimike.

Por ne te gjithe kete proces gjigand, pasi behet fjale per te gjithe ishullin tone lendor, ka nje problem qe nuk mund te zgjidhet me intepretime hapsinore dhe fjala behet: cili eshte ai ligj qe i perbashkon permasat e nje elementi kimik ne hapsiren e pafundme kozmike kur ato nuk kane pasur kurre relacion fizik? Cfare lidhje ka midis atomeve te bakrit, per shembull, ne nje planet qe gjendet miliona vjet drite larg Tokes? Zgjidhja e ketij problemi eshte e vlefshme per te gjithe specifikat lendore, pasi ne kete rast do te argumentonte se cfare e krijon “barazine” absolute te perberesve te nje elementi kimik ne hapsiren e pafundme kozmike. Ne te vertet problemi eshte mjaft i thjeshte dhe rrugezgjidhja teorike ka filluar te zbulohet me boten e njjeriut edhe pse shkenca nuk e ka marre kurre parasysh. Fjala behet per KOHEN dhe ketu duket roli vendimtar i Albert Ajnshtajnit me teorine e tij, pikepamjet e te cilit cuan ne zbulimin e rolit te KOHES ne fomimin dhe seleksionimin e elementeve kimike, por qe nuk eshte marre akoma me seriozitet nga shkenca. Megjitheate duhet nenvizuar se njerezimi per here te pare arriti te kuptoje se ecuria e kohes eshte e ndryshme ne struktura materiale te ndryshme dhe gjitheshka e formuluar deri ne ate kohe, ne fushen e shkences, ishte bere gjysmake. Merita e fizikantit gjerman ne kete pike duket mirefilli, por me sa kam kuptuar nuk ka sherbyer akoma per te zbuluar dialektiken e elementeve kimike dhe kjo duhet te perbeje politizim te procesit.

Ne menyre absolute ligjesia dialektike, ne kompleksitetin e vet universal, vetem tek procesi i formimit te elementeve kimike duket ne menyre te paster ku kalimet sasiore cojne ne ndryshime cilesore dhe e gjitha kjo ne ndryshimin numerik te elektroneve ne orbiten e jashtme. E gjithe historia e dinamikes se elementeve kimike i nenshtrohet ketij procesi, datelindja e te cilit fillon me hidrogjenin. Interesant duhet te jete fakti i ndikimit mbi hapsiren kimike te nje elektroni dhe pse pikerisht ne shtresen e jashtme. Perse numri e elektroneve neper orbita eshte i fiksuar i barabarte me numrin e elemente te asaj periode? Cile eshte lidhja midis shtresave te brendeshme te orbitave te atomit me kete dialektike? Perse eshte i paracaktuar numuri e elektroneve ne shtresen e jashtme ku dhe ndodh ndryshimi i vetive kimike? Ja pra qe ndryshimet cilesore i nenshtrohen nje ligjesie rigoreze dhe kjo duhet t’i dedikohet ekuilibrit fizik te atomit. Nuk eshte i mjaftueshem shtimi i numrit te elektronit ne shtesen e jashtme, por duhet shtuar dhe nje proton ne berthamen e atomit qe te arrihet ekuilibri i demosdoshem fizik dhe vetem pasketaj mund te kemi realizimin e vetive kimike. Fakti qe cdo elektron dhe proton i shtuar ne berthamen e atomit i korespondon dhe nje neutron duhet te tregoje qe ligjesia dialektike e shtimit te elementeve kimike ne vargun e organizimit kimik te lendes te rezultoje shume – shume me i komplikuar nga sa paraqitet. Aq me teper kur shkenca nuk ka ja haberin perberesve te grimcave elementare ne planin zhvillues historik te gjithseicilit duke argumentuar qe procesi i kalimeve fizike ne kimike te jete nje proces i sterzgjatur nga ana kohore me komplikacione hapsinore ende te panjohura. Shume – shume shkenca duke ecur ne gjurmat e dialektikes materialiste mund te ndertoje metodiken e nevojshme te studimit te menyres se formimit te proceseve kimike, gje kjo je vetem e parealizuar, por dhe perfytyrimet per keto probleme te jene tejet larg proceseve historike te priteshme. E sotmja kimike e permbys te gjithe ndertesen teorike te ngritur mbi bazen e sekondave te kohes.

Jo vetem kaq, por problemi i fillimlevizjes kimike permban edhe disa komplikacione te tjera fizike qe percaktojne komponimet kimike. Cila eshte ajo force fizike qe i detyron atomet e elementeve kimike te perbashkohen midis tyre? Vetem rastesia mekaniko-fizike e merr persiper kete proces? Apo ekziston nje nivel i caktuar fizik i zhvillimit te atomeve drejt perbashkimit te tyre kur ato i takojne cilesive te ndryshme? Duhet te ekzistoje nje proces gjigand kohor me komplikacione hapsinore te tjera nga ato qe njeh shkenca, qe con ne krijimin e trupave kozmike dhe qe permblidhet ne levizjen kimike. Ekzistenca e nje brezi asteroidesh midis Marsit dhe Jupiterit ne Sistemin tone Diellor duhet te sherbeje si argument qe zhvillimet kimike ne ishullin tone Lendor zhvillohen sipas nje rruge heterogjene tej mases se diferencuar dhe cdo gje qe ndodh nen pamjen e nje barazie hapsinore duhet t’i dedikohet koheve paralele te ekzistences dhe me kete duhet te marre fund tendenca per t’i paraqitur fenomenet natyrore te lidhur me nje pike fillestare.

Perbashkimi i pikepamjeve mbi dialektiken e elementeve kimike dhe te atyre mbi formimin e komponenteve kimike con ne kerkesen per te percaktuar raportin kohor te formimit te gjithseicilit. Fakti qe elementet radioaktive kane sot nje periudhe gjysemzberthimi eshte i mjaftueshem per te argumentuar se dinamika e formimit te elementeve kimike eshte paralelizuar me formimit e komponimeve kimike pa mbaruar i gjithe procesi i formimit te elementeve kimike, gje qe duhet te kete vlera per komponimet me te thjeshta, psh uji. Kjo do te thote qe mosha absolute e ujit ne natyre te jete shume e madhe, gati e barabarte me moshen e elementeve mesatare te tabeles se Mendelejevit. Rastesite fiziko – kimike qe duhet te kene shoqeruar kete proces percaktojne mundesine e ekzistences se ujit ne cdo sistem yjor kozmik, ku ne parim ekzistenca absolute e ujit nuk duhet mohuar (eshte tjeter pune me proceset fizike qe kane shoqeruar kete proces; kam parasysh forcen e gravitetit, ekzistencen e atmosferes dhe llojin e saj, duke e penguar apo favorizuar pranine e metejshme te ujit pas formit). Megjitheate duhet pranuar qe proceset fiziko – kimike duhet t’i nenshtrohen nje ligjesie unifikuese ne te gjithe ishullin tone lendor sipas nje radhe kohore, ku konceptet dialektike duhet te dalin triumfuese. Keshtu qe nuk duhet te jete e veshtire, me kalimin e shekujve, te zbulohet dialektika e elementeve kimike ne hapesiren kozmike brenda ishullit tone Lendor. Mungesa e nje elementi kimik ne nje formacion kozmik duhet te sherbeje si argument mbi ekzistencen e paradoksit te kohes edhe ne fushen e fizikes, gje e cila ne boten njerezore eshte nje fenomen i zakonshem.

Perfundime

Ne te vertete zbulimi i dialektikes se elementeve kimike do te thote te zbulosh historine e hapsires kimike, sipas nje forme te organizimit te materies qe fillon me levizjen mekanike (Big – Bengu) dhe vazhdon me levizjen fizike (formimi i grimave elementare). Por kjo gje duhet konsideruar me vlera te medha pasi do te ndihmonte ne krijimin metodik te studimit te historise se Njerezimit dhe ketu qendron domosdoshmeria e percaktimit te dialektikes se elementeve kimike. Parimet dhe metodikat e perdorura ne zbulimin e te fshehtave te levizjes fizike dhe kimike duhen konsideruar te afta per te zbuluar te fshehtat qe shoqerojne Historine e Njerezimit dhe eshte kjo aresyeja perse Materia eshte ne unitet absolut dhe pikerisht ky unitet eshte i afte te nxjerre perfundimet e nevojshme nga analiza e dialektikes se elementeve kimike.

Perberesit e hapsires kimike duhet te disponojne energji te diferencuara ne planin kimik dhe fizik jo vetem ne saje te kohelindjes te cdo elementi, por dhe rruges te cdo periode. Perputhja qe elementet kimike kane sipas klasave duhet te tregojne se rruga e formimit te periodave eshte “perseritur” ne nje shkalle me te larte. Ekzistenca e nje piramide ne kete rast duhet te argumentoje se gjitheshka fillon ne nje pike elementare te lidhur me fiziken. Kjo duhet te jete domethenia e elementit hidrogjen ne historine e elementeve kimike. Por nga ana tjeter kjo tregon se, nga pikepamja kimike, kjo nuk mund te perseritet me kurre.

Perberesit e hapsires kimike duhet te tregojne se baza e formimit te tyre i nenshtrohen rastesise se levizjes mekanike dhe fizike mbi cbaze kane lindur llojet e substancave kimike. Numuri i tyre duhet te jete i kufizuar nga shkaku rastesor i levizjes mekanike, fenomen i cili hasen edhe tek bimet. Shkenca e gjeologjise eshte ajo qe merr persiper shpjegimin e formimit te formacioneve gjeologjike qe nenkupton strukturat natyrore te hapsires kimike, por qe ka anashkaluar ligjesite fizike duke mos arritur shkallen e shkences ekzakte ne kete menyre. Aresyeja e ketij pozicioni te gjeologjise eshte pikerisht pamjaftueshmeria teorike e percaktimit te shkakut dhe dinamikes se formimit te elementeve kimike dhe kombinimeve te tyre cka do te hapte horizonte te reja per shkencen.

Por perberesit e hapsires kimike duhen konsideruar paraardhesit e botes biologjike duke u nisur nga nje stad organiko – kimik dhe kjo duhet te perbeje shkallen me te pare te zanafilles se botes bimore. Levizja kimike eshte bartesja e dy formave paraardhese te levizjes, por dhe shkaktarja direkte e dy formave pasardhese te saj. Percaktimi i dialektikes se elementeve kimike perben domosdoshnmerine teorike me te pare per te kaluar tek analiza e dy formave te tjera te levizjes qe e permbajne ne brendesi te vet edhe kete forme te levizjes.

 

Tirane 18.05.2012

60-Teoria e Alieneve dhe forma e re fetare!

           (ndryshe: rendi shoqeror kozmik pertej metagalaktikave)

Para 412 vjeteve ne Piaca del Fiore digjej i gjalle nje Njeri, i cili pretendoi se vellai i tij shoqeror nuk eshte i vetem ne natyren kozmike (te pakten ky eshte pretendimi tek Fjalor i Filozofise, Tirane 1982). Duke qene produkt i shkollave dhe instituteve katolike te Italise, Xhordano Bruno (1548-1600) tentoi te formuloje ate qe nuk mund te vertetonte dot kurre, por qe fantazia e vet e konsideronte nje realitet. Duke u ngritur kundra mesuesve te vet, ai po ngrihej kundra doktrines se Krishtere pa e kuptuar transformimin e institucionit fetar ne institucion politik dhe domosdoshmerine e fese ne planin aplikativ shoqeror si dukuri kompesuese ne zhvillimin e shoqerise njerezore (lufta kundra fese dhe institucioneve fetare e ka burimin ne luften politike mesjetare, e meqenese rendi feudal eshte konsideruar zoologjia e njerezimit (sipas marksizmit) rezulton qe lufta kundra fese dhe institucioneve fetare te jete nje lufte antinjerezore). Mekati i tij ishte dalja kundra te gjitheve me metodat e te gjitheve pa zgjidhur asgje. Duke ecur ne gjurmet e Kopernikut e Spinozes ai u be armiku i doktrines se Krishtere. Semundja e kundershtimit ishte esenca e sakrifikimit te tij dhe ky eshte i vetmi argument mbi ekzistencen e jashtetokesoreve deri sa mendimi filozofik idealist pajtoi nivelin modern te shkencave aplikative me mos dijen e vertetimit te asaj qe kishin realizuar para mijeravjeteve njerezit primitive. Dmth pikepamjet e atehershme jane te njejta, por te kunderta ne pretendimine tyre. Mos valle kjo perben argumentimin e ligjit te dialektikes mbi depertetimin reciprok te te kundertave? Kam frike se sipas kontinumit kohor –hapsinor, ne funksion te rendit shoqeror, kemi dy pretendime te cfaqura ne dy etapa ekstreme te rendit kapitalist nacional (kjo krijon nenkuptimin se rendi i kapitalit po futet ne fazen globale te tij dhe kjo perben te rene e autoreve alieniste). Me dy fjale mosdija moderne eshte i vetmi argument qe verteton sot pranine e alieneve ne Toke duke e zgjeruar kete mosdije deri ne krijuesit e njeriut te sotem me metoda te sofistikuara. Por problemi eshte “pak” me i komplikuar pasi kerkush nuk e di se si vertetohet ekzistenca apo mosekzistenca e ZOTIT (ketu qendron formalizmi i ekzistences se ateizmit mashtrues; e konsideroj te tille pasi detyra e ateistit materialist nuk eshte vertetimi i mos  ekzistences se ZOTIT, gje e parealizuar ne asnje element; – kjo eshte e vlefshme per shkollen shqiptare), kerkush nuk di te argumentoje se cila eshte menyra parimore e lindjes se njeriut ne Toke (monogjeneze apo poligjenese), kerkush nuk di rolin e faktorit kohe ne seleksionimin natyror dhe se si lind NJERIU, kerkush nuk di se si lind FEJA, idete e ndryshme letrare, juridike, politike, shkencore e shume e shume ide te tjera (ky eshte nje problem i pahapur akoma nga mendimi filozofik boteror, duke perjashtuar mendimin spekulativ te ketyre temave); shkurt fare, maja e piramides eshte mosdija dhe ky eshte i vetmi argument i pranise se alieneve ne Token tone. Meqenese pranimi i botes se alieneve eshte i njejte me pranimin e krijuesit tone (dmth te dyja jane formulime teorike ideologjike) e shoh te aresyeshme te krijoj lidhjen bote aliene – +  – bote fetare dhe mbi kete taban filozofik te formuloj bazen teorike te nje forme te re fetare qe po mundohet te pushtoje Njerezimin e sotem jashte zhvillimit autokton te tij, por brenda deshires individuale te njeriut, si krijues te fese (shume perkrahes te teorive mbi alienet nuk e pranojne lidhjen e fesa me boten hipotetike te alieneve). Por me perpara jemi te detyruar te teorizojme, duke perseritur, parimin teorik te lindjes se ideve fetare (per kete shih artikullin “Ateizem shkencor apo shkence antishqiptare” te publikuar ne albanovaonline.com,  www.hotig.info) dhe teorizimet mbi pranine e jashte tokesoreve (formula e Drejkut me pasaktesine e vet na ndihmon per te kuptuar menyren e gabuar te formulimeve ne kete drejtim).

Menyra dhe aresyeja e pajtimit te teorise se alieneve me idete fetare eshte e kushtezuar me zbulimin e aresyes perse lind feja dhe kush eshte pergjegjes i procesit ne fjale. E tere dinamika formuese e ideve fetare, ne perputhje me rendet shoqerore dhe nevojen e njerezimit per te, eshte e njejte me dinamiken e lindjes se ideve mbi alienet dhe perputhja nuk eshte e rastit.

Vete format dhe nenformat e lindjes se ideve fetare tregojne se procesi i nenshtrohet te gjithe dinamikes se shoqerise njerezore sipas parimit: Njeriu lind pa fe, por vdes me fe (kjo ka vlera jo vetem per individin, por kryesisht per Njerezimin; ketu qendron respekti qe njerezimi duhet te kete per idete fetare pamvaresisht ne beson ne ZOT apo jo; nga pikepamja materialiste idete fetare jane idete me jetegjatesine me te madhe ne historine e njerezimit duke perfshire edhe te ardhmen e larget; materialisti nuk duhet te pretendoje ne ka apo nuk ka ZOT pasi kete ai nuk mund ta vertetoje dot kurre, por ai duhet te shpjegoje se: perse sherbejne idete fetare dhe kush i lind ato, ne te kunderten ai eshte antimaterialist); dhe kjo eshte pika me e pare qe con domosdoshmerisht ne zbulimin e zanafilles se ideve fetare ne historine e njerezimit sipas shkakut. Teza qe pretendon se “Ashtu si cdo institucion tjeter njerezor feja nuk fillon askund”(Emile Durkheim, Format elementare te jetes fetare, Tirane 2000, f. 23) nuk ka baze historike dhe reale, ajo nuk sherben per asgje pervec tentatives se konsolidimit te nje shtrese te shoqerise qe merret vetem me fjale. Te pakten diferencimet e besimeve fetare ne nje popull te vetem, ne Europe (helenet dhe romaket), tregon se teresia e ideve fetare i nenshtrohet nje ligjesie rigorozisht te caktuar, cka nenkupton se bartesit e profesionit religjioz jane pergjegjes per shume e shume  procese shoqerore qe perbejne bazen e modernizimit te sotem (ketu qendron thelbi i respektit qe njerezimi duhet te kete per institucionet fetare, pamvaresisht pse mund t’i kete kundershtare politike). Duke qene shqiptar tipik ne doke e zakone, mendime e karakter, e kam shume te lehte ta zbuloj procesin ne fjale, pasi e shoh me shume indiference llojin e fese dhe me shume kureshtje rolin e institucioneve fetare ne historine e njerezimit (realisht idete fetare dhe institucionet bartese te tyre jane te ndara ne menyre shume te mprehte me ndikim jo vetem specifik e cilesor mbi njeriun individ, por kryesisht ato kane diferenca ne kete ndikim; ne qofte se idete fetare ndikojne mbi njeriun, institucionet fetare ndikojne mbi rendet shoqerore, dmth politiken, dhe te gjitha keto nuk mund te jene pa domethenie; – teresia e ketyre konstatimeve perbejne bazen filozofike te zbulimit te shkakut te lindjes se ideve fetare). Per ne, shqiptaret e shekullit te XX-te, roli i Institucionit Fetar Katolik ka qene vendimtar e absolut, i vetem e me pasoja ne ekzistencen tone si popull e si shtet. Eshte e pamundur te analizohet historia e Popullit dhe Shtetit te Shqiptareve jashte Institucionit Fetar Katolik dhe te mos zbulohet lufta mijeravjecare qe Kleri Katoli Shqiptar ka bere me armiqte biologjike, me kundershtaret politike dhe padijen disponuese te Popullit tone. Te gjitha keto perbejne thelbin e shkences se historise te Popullit Shqiptar dhe jo datat apo copat e letres qe kane mbushur ndertesat shumekateshe.

Aresyeja e lindjes se ideve teorike mbi alienet eshte e lidhur me nje fakt shume domethenes, dhe eshte ky fakt qe me detyron t’i lidh me idete fetare. Format fetare kane rrjedhur nga shume perendi ne nje dhe eshte e pamundur te kemi nje forme te re fetare pertej njeshit. Atehere duhet te kemi nje permbysje ne fushen e religjonit per te kuptuar se cfare po ndodh me boten hipotetike te alieneve. Nuk eshte e rastit kalimi nga kultet pagane ne politeizem dhe rrjedhimisht kalimi nga monoteizmi ne fene e re duhet te lidhet me boten jashtenjerezore. Perputhja e dy ekstremeve tregon qe dialektika hegeliane eshte plotesisht e afte te zgjidhe ate qe nuk kane mundur te zgjidhin dot kurre antidialektiket dhe e gjitha kjo ne dem te tyre. Ajo qe ndodhi ne Shqiperi pergjate diktatures enveriste ka pasur si suport justifikues edhe mos dijen karshi ketyre problemeve duke e ngritur boten e padijes ne katror; – nga ku rrodhi krimi antiinstitucional historik, dmth antishqiptarizmi politik.

Per nje idealist problemi eshte i pakuptimte dhe cdo gje sajohet ne pikepyetjet: Kush?, Si?, Pse? Pergjigjet jane te lidhura me padijen dhe ketu fillon zgjidhja e problemit per te. Akoma me pertej, idealisti kete zgjidhje kerkon ta pajtoje me te tashmen dhe te ardhmen e Njerezimit duke krijuar imazhin se fantazia eshte e vetmja menyre per te zgjidhur kete problem. Ne Shqiperi ky problem ka lindur tani vone dhe perkrahet nga te Marret e Madheshtise Shqiptare, te cilet e shohin si te vetmen mundesi per t’u dukur perpara botes se zhvilluar dhe per t’ju afruar asaj. Keta te Marre nje gje nuk arrijne te kuptojne: format primitive te perfytyrimeve mbi jashtetokesoret mund te gjenden vetem tek shqiptaret, por kurrsesi me pikepamje moderne. Sado te huazojne keta te Marre, me e pakta qe mund te manifestojne eshte madhesia e budadallekut pasi bota e relacioneve te sotme midis shqiptareve dhe europianeve te zhvilluar nuk e lejon tek shqiptaret perfytyrimin e botes se alieneve sipas menyres moderne dhe detyrimisht me e shumta qe mund te bejne keta te Marre eshte kopjimi i idese dhe paraqitja si e tyre. Huazimi ne kete rast eshte tej mases diskretitues per boten intelektuale shqiptare, pasi ne kete rast do te tregonte se mendimi filozofik shqiptar, pergjate kohes se diktatures, paska qene idiotizmi idealist, dmth mashtrimi ideor, te cilin po e perdorin sot pa i ditur pasojen.

Por per nje materialist problemi trajtohet shume me gjeresisht duke e lidhur, kryesisht, me rendin shoqeror, boten e ideve fetare dhe menyren se si lind bota fantastike e alieneve. Lidhja e tyre, sipas ekuacionit te mesiperm, na krijon mundesine te shpjegojme se cfare perfaqeson teresia e ideve mbi boten e alieneve dhe cfare perfitimi ka njeriu prej tyre. Vetem ne kete pike krijohet mundesia e domosdoshme e zberthimit te problemit dhe jo ndryshe. Por duhet pranuar, flasim gjithmone per ketu ne Shqiperi, se problemi i zberthimit te rendeve shoqerore dhe ideve fetare eshte tej mases larg materializmit filozofik dhe shpjegimi i tyre eshte bere mbi bazen e metodikave te shkolles bolshevike. Kemi rast t’u mesojme shqiptareve te koheve moderne se cfare eshte materializmi filozofik dhe si e shpjegon ai boten e ideve fetare dhe ate te alieneve.

Akti me i pare qe duhet te sherbeje per zberthimin e problemit eshte Rendi Shoqeror. Analiza e ketij te fundit nuk eshte zberthyer kurre sakte dhe faji nuk eshte i studiuesve shqiptare. Ne drejtim te argumentimit te ekzistences se botes se alieneve ndarja e rendeve shoqerore sipas formes klasike (flasim gjithmone sipas shkolles shqiptare) nuk eshte i mjaftueshem dhe i sakte. Ne qofte se rendet shoqerore i konsiderojme ligje natyrore qe shoqerojne dinamiken e botes se Njeriut ne Toke, botet e alieneve duhet t’i  konsiderojme ligje te fantazise njerezore, dhe ky eshte  tipikisht problemi. Nuk paraqet asnje rendesi ardhja e jashtetokesoreve ne Toke (megjithese edhe ky problem e ka nje zgjidhje mohuese sipas parimit te interesit), por mundesia e relacioneve me ta dhe kjo perben te pamunduren biologjike e shoqerore. Konstatimet e fundit cojne ne kerkesen per te zbuluar format e lindjes se ideve te ketij karakteri ne planin kohor dhe tipikisht ne cfare faze te zhvillimit te rendit shoqeror dhe te kujt rendi. Por kjo nuk eshte e mjaftueshme me formen se si ne e zberthejme zhvillimin e rendeve shoqerore dhe ketu mbaron nje forme e vjeter argumentimi (dmth e gabuar) dhe fillimi i nje tendence te re zgjidhese (qe mund te jete e sakte, perderisa evjetra nuk sherben me). Ndarja e rendeve shoqerore sipas formes fillestare dhe vazhdimesia e tyre nen okelion e formave shteterore rezulton pa domethenie dhe fsheh menyren se si eshte kaluar nga jo shteti ne shtet dhe perse sherben ky i fundit ne historine e njerezimit. Kjo ka rendesi te madhe pasi prej ketej do te rrjedhe dhe shkaku qelizor shoqeror kalimtar nga jo shteti ne shtet dhe nga njera forme shteterore ne tjeteren (mos zberthimi i sakte i ketij procesi ka cuar ne perfundime te gabuara mbi c’baze bolshevizmi revizonoi te gjithe marksizmin duke i ndryshuar thelbin dhe duke e bere te paperdorshem edhe per ate pjese qe mund te konsiderohej i sakte. Ne kete drejtim forma klasike e zhvillimit te rendeve shoqerore, sipas shkolles shqiptare,  eshte:

rendi komunar —→ rendi shteteror.

Vete rendi shteteror ka format e tij:

forma skllavopronare —→ forma feudale —→ forma kapitaliste

Deri ketu nuk ka asgje te keqe, por kur shohim format fillestare lindese te ideve fetare dallojme faktin qe rendi komunar te kete dy forma cilesisht te ndryshme kundrejt njera – tjetres (kultet pagane dhe politeizmin) te cilat konsiderohen pjella te tij. Kjo ben qe analizen e rendeve shoqerore ta zberthejme ne nje forme tjeter dhe vetem pas kesaj na krijohet mundesia te percaktojme shkakun e lindjes se ideve fetare dhe te ideve mbi boten e alieneve. Por cudia qendron ne ekzistencen e dy formave fetare edhe brenda nje forme te shtetit (ne formen skllavopronare te shtetit kemi dy forma fetare: politeizmin dhe monoteizmin) gje e cila na lehteson ne zbulimin e te panjohures, por e gjitha kjo na con ne nje perfundim te ri sipas dy rrugeve – ose : 1 – nuk eshte e plote formula marksiste mbi percaktimin e ndergjegjes nga qenia shoqerore, perderisa e njejta qenie shoqerore pjell dy forma fetare te ndryshme deri ne cilesi; 2 – ose menyra e zberthimit te rendeve shoqerore nuk eshte e plote (mund te jene te vlefshme edhe te dy rruget).Raportet kohore te ketyre dy formave dhe lidhja tipike me rendin shoqeror tregon se forma e pare fetare lind ne rendin komunar, perpara ndarjes se punes. Ne kete menyre, ne qofte se do te lidhim idete fetare me rendin shoqeror, do te veme re se idete fetare lindin ne stadin fundor te rendit shoqeror dhe ketu duhet zbuluar shkaku i lindjes se tyre. Dhe ne kete pike kemi dhe shkakun e lindjes se te gjitha ideve inproduktive ne racen njerezore ku ne popuj te ndryshem koha e cfaqjes se tyre eshte e ndryshme (kjo eshte pika me e rendesishme e argumentimit te parimit natyror te lindjes se njeriut ne Toke). Si permbledhje rezulton qe rendi shoqeror, pergjate zhvillimit te vet lind fene e cila i sherben rendit (ose formes) pasardhes dhe ne kete menyre i lidh dy format e rendeve me prodhuesin e tyre. Perjashtimi nga ky rregull tregon qe bota e relacioneve e ka kapercyer permasen e vet hapsinore, cka tregon se kjo bote varet kryekeput nga vete rendi shoqeror. Kjo eshte nje pike me shume rendesi ne historine e njerezimit pasi vlen per te argumentuar se zhvillimi autokton, pa nderhyrjet nga jashte, i perket botes se lashtesise vetem brenda komunes se mirefillte, por dhe jashte formes shteterore. Kjo ben te domosdoshme qe kalimin nga komuna e mirefillte ne shtet t’ja dedikojme nje faze te vecante te komunes qe fillon pas ndarjes se punes, ku idete fetare kane qene te lindura (kultet pagane) dhe perfundon me vendosjen e sherbimit te detyrueshem ushtarak.

Dmth ekuacioni i kalimit nga Komuna Primitive ne Shtet duhet te kete kete pamje:

Mbi kete baze formulohet zbulimi i shkakut me te pare te lindjes se fese, te cilin e kam hasur per here te pare dhe te vetme tek Sami Frasheri yne. Ne qofte se neper te gjitha nivelet e shkollave shqiptare te epokes komuniste (por edhe sot) shkaku i lindjes se ideve fetare lidhej me pafuqine perpara forcave te natyres, ose me injorancen, filozofi yne e lidhi me rendin shoqeror dhe me kerkesen e njeriut per mireqenie. Ne kete pike qellimi i njeriut dhe bota fetare u lidhen me nje shkak, por e gjitha kjo kur u pa se menyra e prodhim – shkembimit nuk kishte me perqasje per te perballur kerkesat e njeriut. Ky eshte momenti kur lind inproduktiviteti shoqeror per here te pare ne historine e njeriut; me fjale te tjera ne kete moment kemi dhe formulimin me te pare te botes fantastike te alieneve. Dhe ne qofte se do te krahasojme fundet e rendeve dhe formave shteterore midis tyre do te dallojme se komplikacioni i botes se alieneve rritet ne perputhje me nivelin e forcave shkencore e teknike. Ne kete menyre per te dalluar tendencen fundore te rendit shoqeror mjafton te dallojme ekzistencen e ideve inproduktive, ku idete fetare deri me sot kane pasur flamurin e fitores nga pikepamja kohore, gje e cila gjithmone do te jete keshtu per sa kohe te kete njerez ne Toke. Vetem ne kete pike duhet te dallohet lidhja e inproduktivitetit shoqeror me rendin social te Njerezimit.

E njejta situate paraqitet ne fazen fisnore te rendit komunar, vetem se ne nje shkalle me te larte perceptimi (fakti qe ne Shqiperi ekzistojne mitet mbi ardhjen e te pareve me te larget te shqiptareve nga qielli me zogj prej metalesh te shndriteshme duhet te sherbeje si argument qe forma me e pare e perceptimeve te botes se alieneve lidhet me kultet pagane kozmike, qe perbejne fazen me te fundit te dinamikes se ketyre te fundit; – kultet me te para pagane jane te lidhura me bimet dhe kafshet). Ne te vertete faza fisnor e rendit komunar eshte pergjegjes per te gjithe permbajten e mevonshme te zhvillimit te shoqerise njerezore. Ajo eshte e lidhur me ndarjen e punes, ku realizohet per here te pare ndarja e punes mendore nga puna fizike dhe ne kete moment fantazia njerezore behet mbreteresha e inproduktivitetit shoqeror dhe bota e alieneve vihet ne plan te pare. Lidhja e kulteve pagane (faza kozmike e tyre) me krijesat imagjinare perben shtratin filozofik te politeizmit fetar duke na argumentuar qe faza fisnore e rendit komunar ishte vene perpara pergjegjesise historike per t’u zhdukur nga jeta shoqerore e njerezimit, duke sjelle ne skenen historike domosdoshmerine e shtetit. Fakti qe transmetimi i tyre eshte bere mbi baza gojore tregon qe shkrimi nuk ishte shpikur akoma dhe institucioni fetar i priftit politeist akoma nuk kishte kapur majat e veta. Te gjitha keto procese te njepasnjeshme ne KOHE nuk jane te afta ta mbulojne lidhjen e ideve fetare me fantazine e botes se alieneve duke na treguar se kjo e fundit ndodhej ne etapen e dyte te zhvillimit te vet formal dhe ne perputhje me shkallen e zhvillimit ekonomik te rendit firnor. Procesi i “vdekjes” se rendit fisnor shoqerohet, si ne rastin e “vdekjes” se komunes se mirefillte primitive, me inproduktivitetin shoqeror ku perseritja e procesit ne nje shkalle me te larte tregon se kemi nje forme te re fetare dhe na jepet e gjithe mundesia te zbulojme zanafillen e ideve fetare dhe te botes se alianeve.

Rendi i fundit shoqeror qe lidhet me fene (sipas formave te njohura qe kemi sot ne Toke) eshte rendi shteteror skllavopronar i cili ne hapat e fundit te vet krijoi monoteizmin si forma me e larte e ideve fetare. Vete ideja e lidhjes se ZOTIT me perjetshmerine, Qiellin, te Qenurit i Vetem duke pasur nje paraardhje politeiste tregon qe forma fetare monoteiste ishte fundore dhe nuk kishte lidhje te drejteperdrejte me boten e alieneve. Ne kete drejtim u be nje hap me mbrapa, por qe na sherben per te vene shenjen e kundertise midis doktrines monoteiste dhe botes se alieneve. Duhet pranuar qe rendi skllavopronar shenon dhe fundin lulezues te ideve fetare dhe qe nga ky moment rendet shterore pasardhese nuk kane lidhje me idete fetare. Kjo te detyron qe analizen e shtetit ta konsiderosh te plote dhe te vetme vetem atehere kur analizohen te gjithe fazat e tij.

Por ketu del ne pah analiza e domosdoshmerise se vazhdimit te jetes se rendeve shoqerore, ne menyre qe te zbulojme mundesine e ekzistences se formave fetare te reja. Kalimi nga faza kapitaliste nacionale ne fazen globale duhet te perbeje nje rend te ri shoqeror ku prania e shtetit nuk mund te konfirmohet me sipas qelizave te vjetra shoqerore (te pakten sherbimi i detyrueshem ushtarak eshte nje tregues qe shoqeria njerezore po i largohet shtetit klasik). Dinamika politike e sotme po karakterizohet nga fenomene globale cka te con ne perfundimin se faza ndermjetese qe ndan rendin shteteror nacional nga rendi boteror do te karakterizohet nga nje gjysem shtet kapitalist (sipas shkolles bolshevike gjysem shteti proletar me pronen shteterore) ku detyra e races njerezore do te jete unifikimi shoqeror i saj. Dmth duhet te ekzistoje nje ekuacion i zhvillimit te struktures shoqerore te metejshme. Dhe kjo gje ben te domosdoshme pranine e dy formave te reja fetare te lidhura rigorozisht me dy forma te reja organizimi shoqeror, njera prej te cilave (e fundit) perben dhe rendin e fundit shoqeror ne historine e Njerezimit.

Por analiza e rendeve shoqerore ne funksion te percaktimit te shkakut te lindjes se ideve inproduktive e ka dhe nje kusht, i cili nuk eshte marre kurre seriozisht nga ekonomistet. E meqenese faktori KOHE ka mbetur i fshehte per shkencat shoqerore (edhe per shkencat e natyres pozicioni i kohes nuk eshte ndryshe), nuk eshte kuptuar kurre ekzistenca e paradoksit te kohes ne ecurine e zhvillimit te shoqerise njerezore (kjo eshte pika me e erret ne teorine marksiste, por duke u konstatuar si fenomen nga Ajnshtajni mund te kapercehet me lehtesi duke e permbledhur te gjithe produktin filozofik gjerman ne trinomin Hegel – Marks – Ajnshtajn si udheheqesin e zgjidhjes se problemeve shoqerore) kur ky zhvillim parakalon rendet ekonomiko-shoqerore. Qe te kemi kushte favorizuese ne lindjen e ketyre ideve duhet qe rendi shoqeror te zhvillohet deri ne fund jashte kontakteve te jashtme qe i ndryshojne shpejtesine e zhvillimit duke e devijuar nga linja autoktone. Kjo karakteristike kuptohet qe eshte shume e vjeter dhe e vecante, por nje analize e imet e procesit ne fjale duhet te argumentoje se bota e alieneve duhet te jete shume me e sofistikuar tek ata popuj te lashte qe i kane parakaluar rendet shoqerore (sidomos fazen fisnore te komunes  primitive) ne menyre te plote dhe perfundimtare (inkasit dhe acteket).

Akti i dyte qe duhet te sherbeje per te zberthyer boten e alieneve eshte bota fetare dhe ketu ne gjejme elementet e pare dhe primitive te ardhjes se jashtetokesoreve me ndikim mbi boten njerezore, por gjithmone te lidhura me idete fetare. Eshte e pamundur, per ato kohera, te kemi idene e alieneve formalisht jashte botes fetare pergjate gjithe rendeve shoqerore deri ne dyert e feudalizmit. Problemi i lindjes se fese eshte akoma i pazgjidhur dhe kjo fale triumfit te idealizmit filozofik mbi materializmin, ku ky i fundit eshte me teper nje mode se sa nje realitet veprues, edhe pse eshte katerciperisht e vertetuar qe njeriu nuk mund te jetoje jashte veprimeve sociale te lidhura me jeten materiale te shoqerise. Rendesia e shkakut te lindjes se formes fetare del ne pah kur konkludohet qe forma fetare eshte ne perputhje absolute me formen e drejtimit te shoqerise dhe kjo perben te gjithe esencen filozofike te lindjes se fese. Tendenca per te kerkuar rritjen e mireqenies tek dielli iluzor eshte rruga me e shkurter e fantazise njerezore dhe ketu duhet kerkuar sensi triumfues i idealizmit filozofik mbi materializmin. Idete fetare lindin kudo kur rritet deshira per mireqenie, por menyra e prodhimit nuk e perballon dot kete kerkese (shkaku i lindjes se fese nuk ka lidhje as me pafuqine perpara forcave te natyres dhe as me injorancen). Ne kete rast akti i pare eshte krijimi i kulteve te lidhura me ushqimin e perditshem bimor e pastaj zoologjik. Pertej tyre krijohet kulti pagan i lidhur me objektet natyrore kozmike (Dielli, Hena) dhe kjo duhet te perbeje formalisht porten e hyrjes ne boten e alieneve. Format fetare prodhohen pergjate perendimit te rendeve shoqerore duke i sherbyer rendeve pasardhese dhe ne kete menyre krijojne pamjen e mos pasjes se permbajtjes, zhvillimit dhe historise. Forma e pare fetare ku lindur perpara ndarjes se punes, por i ka sherbyer fazes fisnore te rendit komunar pas ndarjes se punes pergjate gjithe zhvillimit te kesaj faze ku dhe kane lindur format e para te institucioneve fetare (proces i cili eshte paralelizuar me ndarjen e punes mendore nga pune fizike). Vete forma e pare fetare perbehet nga nje kompleks fantazish teresia e te cilave sherben per te percaktuar shkallen e zhvillimit te shpikesve dhe bartesve. Kjo forme fetare nuk duhet te njohe shkalle huazimi dhe e gjitha kjo per efekt te pamundesise se relacioneve te grupfiseve me shpejtesi zhvillimi te diferencuar ne drejtim te madhesise. Por analiza e formave te para fetare na con ne nje argumentim shtese te raportit kohor – hapsinor sipas te cilit: “dy popuj me shpejtesi te ndryshme zhvillimi (rrjedhimisht dhe me kohe ekzistence te ndryshme, pa pasur absolutisht asnje permase relacioni midis tyre) brenda te njejtit rend shoqeror prodhojne ide te barabarta ne forme e permbajtje, por me jetegjatesi dhe nivel hapsinor te ndryshem” (kultet e diellit i gjejme tek inkasit, egjyptianet e lashte dhe iliret – tre popuj te tre racave ne Toke me diferenca kohore cfaqje mijeravjecare per te mos thene miliona). Nga pikepamja kohoro – hapsinore popujt me shpejtesi te vogel zhvillimi (popujt e vjeter) i kane kultet pagane me pak te sofistikuar se ata me shpejtesi te madhe (popujt e rinj) dhe ketu qendron i vetmi ndryshim midis popujve te Globit (perseri racizmi nuk ka te drejte). Forma e dyte fetare ngjason me te paren vetem ne nje drejtim: krijesat imagjinare (perendite) ju bashkangjiten bimeve, kafsheve dhe objekteve natyrore. Ne kete menyre u krijuan shume perendi me veprimtari imagjinare mbi objektet natyrale. Edhe kjo forme fetare nuk duhet te karakterizohet nga bota e huazimeve. Politeizmi duhet ta kete bazen e perfytyrimeve ne perputhje me formen e drejtimit te shoqerise dhe ngjason me mbledhjet fisnore kur zgjidhnin kryetaret e tyre. Ne kete forme fetare shtepia e perendive u perfytyrua sipas vijes vertikale, ne majat e maleve (pellazgo – helenet edhe pse shume perendite i krijuan ne bashkeveprim me Dodonen Pellazgjike shtepine e tyre e krijuan mbi Olimp; – kjo eshte aresyeja kryesore perse helenet, dhe jo iliret apo epirotet, jane pasardhesit e pellazgeve: – kjo eshte aresyeja kryesore perse pellazget kane prejardhje verilindore ballkanike dhe jo nga Azia e Vogel apo Egjipti, kjo eshte aresyeja kryesore perse pellazget e kane populluar gadishullin Ilirik pas popullates parailire, bile disa here me vone se keta te fundit). Politeizmi sherbeu pergjate gjithe rendit skllavopronar dhe kur ky i fundit behet i paafte ne procesin e rritjes se mireqenies pjell nje forme te re fetare, perpara se te ndryshoje menyren e prodhim – shkembimit. Forma e trete fetare lind ne brendesi te formes skllavopronare te shtetit, por i sherben formes feudale. Ne kete forme fetare dallohet ne menyre me te mprehte perputhja e menyres se drejtimit te shoqerise me menyren e organizimit te saj (nje ZOT, nje Perandor, nje Mbret). Kjo forme huazohet dhe duket sikur eshte e lidhur me boten politike, pamje kjo e genjeshtert per efekt te rastesive qe lidhin shtritshmerine politike me vendet ku perkrahet forma monoteiste. Ne fakt ajo qe lidh boten e huazimit me formen e fese eshte perendimi i kohes se zhvillimit autokton. Rastesite politike ne kete rast nuk duhen konsideruar vendimtare ne procesin e shtritshmerise se monoteizmave (kjo ka vlera sidomos per popullin shqiptar). Mos lindja e nje forme te re fetare pergjate permbysjes se rendit feudal duhet te tregoje se me monoteizmin merr fund thelbi i ideve fetare sipas imagjinates dhe format e mepastajme tentojne gjithmone e me shume drejt konkretes. Ajo qe po ndodh sot ne bote politikisht (tendenca drejt globalizmit) eshte nje tregues qe edhe forma e re fetare tenton gjithmone e me shume drejt unifikimit ku te tre monoteizmat perbashkohen ne saje te ideve mbi alienet, por ne kete rast ato do te mohojne njera – tjetren. Ne kete rast kerkohet qe krijuesi i botes njerezore te mos jete pjelle e imagjinates te paargumentueshme, por pjelle e nje konkreteje te paargumentueshme. Me sa duket kjo do te jete forma e re fetare pergjate gjithe rendit poskapitalist ku kerkohet te realizohet uniteti i racave dhe i gjithe njerezimit. Por duhet te ekzistoje edhe nje forme e re fetare pergjate rendit te fundit shoqeror ku do te kalohet nga krijuesi i njerezimit (alienet) ne bartesin e njerezimit, qe duhet te jete analog me kultet pagane (realisht Perendi konkrete e paargumentueshme), por tashme ne nje forme moderne dhe te paargumentueshme ne infinit. Barazia e elektronit me nje bing-beng te con ne perfundimin qe ndryshimi eshte brenda nivelit energjitik dhe organizimi material pertej metagaliktikave te konsiderohet pambarimisht i madh ku dhe gjendet “babai” i te gjitha perendive historike te njerezimit.

Aresyeja perse duhet te kemi edhe dy forma te tjera fetare ne historine e Njerezimit eshte e lidhur me vazhdimesene e ekuacionit te evoluimit te shtetit, ku kalimi ne qenien shoqerore te perboteshme do te kerkoje nje faze te ndermjetme, analoge me rendin fisnor, por te kundert ne menyren se si do te zhduken elementet sociale qe formuan shtetin; dmth ekuacioni duhet te jete:

                  Se fundi kemi ardhur ne thelbin e botes se alieneve e cila perbehet nga tri permasa teorike:

1 – Pikepamja mbi botet e banuara

Duhet te pranojme qe pikepamjet mbi botet e banuara kane qene te shume llojshme, por aspak te argumentuara. Permasa e ketyre te fundit ka qene e tille sa nuk i ka lejuar keto pikepamja te perfshiheshin ne hapsirat filozofike. E thene me fjale te tjera as filozofia nuk ka qene e afte te analizoje mundesine, ose pamundesine, e ekzistences se boteve te tjera. Tipikisht pikepamjet mbi organizimet jashtetokesore i kam hasur tek Hegeli ne menyre te maskuar, por ato kane brenda gabimin e perseritjes (me kete problem do te merremi ne menyre te vecante ne artikullin mbi lidhjen e Big – Bengut me filozofine e elementeve kimike). Megjitheate problemi e ka pasur nje tendence zgjidhese nga pikepamja matematike. Ekziston një formulë që përcakton numurin e mundëshëm të këtyre qytetërimeve. Sipas Frenk Drejkut (1930) ky ekuacion paraqitet si më poshtë:

kjo formule reduktohet:

(sipas sipas faqes se internetit ne artikullin me emrin e autorit)

N = numrin e qytetërimeve në galaktikës sonë, me të cilat komunikimi mund të jetë i mundur;

R * = Norma mesatare e formimit të yjeve në vit në galaktikë tonë

Tg = mosha e galaktikes

fp = perqindja e  yjeve të mundshëm që kanë planete

ne= numrin mesatar i planeteve që potencialisht mund të mbështesin jetën për yllin që ka planete

f = perqindja  më e  larte që në fakt shkojnë për të zhvilluar jetën në një pikë

fi = perqindja më e larte qe në të vërtetë shkojnë për zhvillimin e jetës inteligjente

fc= perqindja e civilizimeve që  zhvillojnë një teknologji që transmeton shenja te dallueshme te

ekzistencës së tyre në hapësirë

L = gjatësinë e kohës për të cilat qytetërimet e tilla japin sinjale te dallueshëm në hapësirë

(ne te vertete ne Shqiperi dikush ka pasur kurajon shkencore, edhe pse nuk kishte emertim te tille, te merret me kete problem ne kuadrin e zberthimit te jetes ne gjithesi dhe te jape nje formule te perafert:  N=N± x fp x ny x fj x fk x T (Xhemal Mato, Gjithësia rreth nesh, f 35, Tirane 1986, libri ka per redaktore Dr. i shkencave Rexhep Mejdani dhe Violeta Shallon, ndersa recensent Betim Mucon dhe Rexhep Mejdanin). Mosperputhja duket sheshit dhe jam i detyruar ta ve ne dukje per te treguar formalizmin e huazimeve te ideve shkencore jashteshqiptare nga ana e studiuesve te epokes komuniste, te cilet i paraqisnin si merita te tyre).

Formula në fjalë mbart mbi vete gabimin e shkencës së sotme: analizën kohore sipas kohës absolute. Të gjithë parametrat probabël kanë nevojë të analizohen sipas kohës vetiake. Dmth përqindja e yjeve që kanë planete rreth e rrotull tyre është e lidhur se s’bën me kohën specifike të domosdoshme për ekzistencën e qënies së gjallë vetëlëvizëse me arësye. Në qoftë se do të merrej në analizë Toka para 10 milion vjetësh, ajo nuk ka pasur njerëz  (ose mund të ketë pasur vetëm në një pikë të Europës), por kafshe  e megjithëatë ata, që do të merrnin në analizë strukturën e saj, do të arrinin në përfundimin se ajo është e banuar, ose anasjelltas. Pra është e nevojshme që fp dhe parametrat e tjerë të. pjestohen me kohën specifike për seicilin.

Nga ana tjetër koha  (L)  në të cilën mund të ekzistojë një qytetërim nuk ka nevojë të vendoset si parametër më vete pasi njeriu është pasojë e parametrave të tjerë të cilët duke pasur kohën e tyre e nënkuptojnë, ose jo, praninë e njeriut. Ajo mund të ishte e nevojshme vetëm atëhere kur njeriu nuk ekzistonte në asnjë skaj të ishullit lëndor, kurse sot ajo është e tepërt. Pra formula, në fjalë, sipas kohë-hapsirës duhet të paraqitet:               

                   Le ta shohin astronomët këtë ekuacion sipas kësaj forme dhe do të kostatojnë se numuri i planetëve të banuar në Galaktikën tonë do të jetë shumë-shumë herë më i vogël se sa për rastin e ekuacionit të Drejkut dhe, nga ana tjetër, do ta humbasë karakterin probabël të ekzistencës së njeriut në kozmos. Por kjo formulë duhet të ketë nevojë edhe për parametra të tjerë dhe të pasurohet disi më ndryshe duke na treguar edhe shkallën kohore të ekzistencës së këtyre qytetërimeve imagjinare. Kjo gjë, nga ana e saj, do të tregonte shkallën e zhvillimit të seicilit qytetërim, pastaj gjithëshka do të jetë e lehtë për mëtejshmërinë e kostantes. Por edhe ky rast do të kërkojë një zhvillim të madh të forcave shkencore e filozofike përpara se të përcaktohet tërësia e parametrave të mësipërm.

Pikepamjen moderne mbi ekzistencen e planeteve te banuara e takuam tek “ Zeri i Rusise” ku jepet lajmi qe: Në Galaktikë mund të ketë miliarda planete të banueshme”( 28.03.2012, 23:31, sipas orës së Moskës) duke bere kete zberthim:

Vetëm në Rrugën e Qumështit mund të ketë dhjetëra mijëra planete shkëmbore, temperatura në të cilët u lejon ekzistencën organizmave të gjalla, mendojnë astronomët e Institutit të Planetologjisë dhe Astrofizikës të Grenoble (Institut de Planétologie et d’Astophysique de Grenoble).

Ekipi i shkencëtarëve u morr me studimin e yjeve të vegjël dhe relativisht të ftohtë, të cilët ndeshen shumë shpesh në Galaktikën tonë – të ashtuquajturët xhuxhë të kuq.

Hulumtuesit zbuluan se rreth 40% e yjeve të tilla në zonën e përshtatshme për jetesë rrotullohen planete të ngjashme për nga struktura e tyre me Tokën. Duke patur parasysh faktin, se në Rrugën e Qumështit numërohen rreth 160 miliardë xhuxhë të kuq, i bie që numri i planeteve të banueshëm të jetë shumë i madh.

Megjitheate ka dhe dicka per te shtuar, ne kuadrin e levizjes kimike dhe mekanike, si pjesmarrese e levizjes kimike, qe duhet konsideruar me ndikim absolut ne probabilitetin e ekzistences se njeriut ne Toke. Fjala behet per mosekzistencen e nje elementi kimik ne Toke (Tekneci, Tc, me nr. rendor 43 dhe peshe atomike 99) cka tregon per ekzistencen e nje anormaliteti ne fillimin e jetes kimike ne galaktiken tone (kjo gje e pakeson tej mases propabilitetin e jetes biologjike ne kete rast)  si dhe ekzistencen e Reve te Kordilevskit rreth Tokes, si mbrojtese te botes se gjalle ne Toke nga meteoret (edhe kjo gje e pakeson edhe me shume kete mundesi). Perpara se te nisesh te teorizosh mbi keto probleme eshte me e sakte te zbulohen ndikuesit vendimtare natyrore qe favorizojne lindjen e njeriut neper planete. Nga ana tjeter ne nuk dime akoma se cfare kushtesh “miqesore” apo “armiqesore” kozmike ka njeriu pertej Sistemit tone Diellor. E perderisa te gjitha nuk jane zbuluar duhet te merret me mend formalizmi i studimeve ne kete drejtim. Nga pikepamja e interesit social te Njerezimit te gjitha keto jane ide periferike pa asnje konkretizim, keshtu qe formalizmi i ekzistences se  tyre tregon se ato nuk mund te perputhen akoma me realitetin e domosdoshem (kjo gje ben te nevojshme analizen filozofike te elementeve kimike, pasi edhe ketu kemi shume gjera te reja).

2 – Pikepamjet mbi ardhjen e krijesave jashtetokesore

Qe ne fillim dua te theksoj faktin qe keto ide kane lindur per te justifikuar mosdijen universale te studiuesve te ndryshem ne shume fusha se sa nje nevojshmeri per te rritur kapacitetin produktiv te shkencave natyrore. Pikepamjet mbi ardhjen e jashtetokesoreve jane te lidhura me nje raport interesant qe e kam hasur diku tek nje leter e Engelsi, sipas kuptimit: “Nuk mjafton qe mendimi te behet realitet, por duhet qe dhe realiteti te tentoje drejt mendimit”. Prishja e ketij raporti, ne disfavor te prodhimit te te mirave materiale, duhet konsideruar si shkaktarin e lindjes se ketyre ideve gje pa asnje ndikim te drejteperdrejte ne jeten individuale te njeriut, por me pasoja per rendet shoqerore.

Pikepamjet mbi ardhjen e alieneve kane nje vecori: jane ne pershtatje me shkallen e zhvillimit  kohor shkencor te njerezimit dhe per kete nuk paraqesin asgje interesante, sido qe te jene te panjohurat qe paraqiten aktualisht. Ne qofte se deri dje ardhja e tyre lidhej me idete fetare, sot ato kerkojne te dalin jashte kesaj fushe dhe te paraqiten me ngjyra shkencore. Edhe vetem ky fakt eshte i mjaftueshem per t’i paraqitur idete mbi alienet fantazi njerezore dhe asgje me shume.

Nga pikepamja filozofike pranimi i botes se alieneve duhet konsideruar pa asnje ndikim konkret mbi boten e njeriut. Pikerisht perjashtimi i ketij ndikimi perben thelbin e ketij artikulli pasi pranimi i kesaj ideje kerkon tjeter botekuptim nga ai qe kemi deri me sot. Ekzistenca e krijesave jashtetokesore nuk duhet perjashtuar kurrsesi, por analiza e tyre duhet bere sipas nje kontinumi kohor – hapsinor te panjohur deri me sot, thelbi i se ciles duhet te jete vetem shuarja e kureshtjes shkencore mbi format e organizimit te qenieve te gjalla ne hapesiren e pafundme kozmike gje e cila mund te behet ne nje forme tjeter. Njeriu nuk duhet te harroje kurrsesi menyren se si eshte formuluar Ligji Periodik i Elemteve Kimike nga ana e Dimitri Ivanovic Mendelejev (1834 – 1907). Duhet te ekzistoje nje ligj i tille periodik nga pikepamja kohore nga ku do te rezultoje jo vetem koha e cfaqjes se qenieve me aresye, vendi kozmik, por dhe niveli hapsinor shoqeror i boteve hipotetike te banuara nga qenie me aresye. Sipas kesaj pikepamje prania e botes se alieneve nuk ka pse te perjashtohet.

Pastaj ka dicka tjeter qe e hedh poshte me lehtesi pikepamjen mbi lidhjen e botes se alieneve me njeriun. Kur sonda amerikane “Pionier 10” kaloi sistemin Diellor nuk kishte te vizatuar shtiza, heshta, gjyle topash, por nje pllake alumini ku ishin gdhendur mesazhi qe Toka i dergonte Kozmosit, dy njerez me seks te ndryshem, skema e sistemit diellor dhe te dhena te tjera, dmth nuk ka paraqitur primitivizmin njerezor, por shkallen me te larte te zhvillimit shkencor te kohes (foto 1). Po alienet hipotetike cfare shenjash na kane derguar? Qe te mund te ngresh hipotezen e ekzistences se tyre duhet nje afirmin fillestar te lidhur me nivelin e tyre te zhvillimit dhe aspak me nivelin tokesor pasi ne te kundert nuk ka asnje nevoje ardhja e tyre, gjithmone sipas interesit te alieneve hipotetike. Ne qofte se shkenca nuk di se si lind njeriu ne Toke, ose nuk do qe ta pranoje sipas mendimit te deritanishem (teoria e seleksionimit natyror e Carlz Darvinit ne parim ka vetem nje gabim: nuk merr parasysh faktorin KOHE ne procesin e seleksionimit natyror), nuk eshte e drejte qe mbi kete mos dije te ngreje hipoteza fantastike duke bashkuar idete mbi ardhjen e jashtetokesoreve me ndertimet ne Toke. Pikerisht kjo perben te pamunduren dhe shkakun teorik te percaktimit qe ne Toke po lind nje forme e re fetare. Teoria mbi botet e alineve perben pikerisht formen e re fetare dhe betejat e reja qe e presin njerezimin ne fushen e religjionit, ideologjise dhe te filozofise.

foto 1

3 – Pikepamjet  mbi ndertimet fantastike ne Toke

Ky nuk eshte ndonje problem me ndikim specifik ne jeten e individit. Me e shumta e procesit eshte konsumi i vlerave materiale per ndertimin e observatoreve me aktivitet shkencor, por perdorimi i tyre reflekton te dhena te interpretuar me tendence filozofike dhe perfundime antishkencore. Te gjitha keto ekzistojne prej shume e shume kohesh cka ka ushqyer inproduktivitetin shoqeror ne jeten e njeriut si bashkesi. Ky raport nuk merret dhe fort parasysh pasi ekziston krahas ideve fetare duke u sfumuar, por qe aktivizojne nje sasi jo te vogel mendjesh njerezore. Ekzistenca formale e kesaj armate intelektuale, krahas asaj te klerikeve, tregon se shtresa intelektuale eshte formuar ne kohen e feudalizmit per t’ju kundervene institucionit fetar, dmth si nje reaksion i vetvetes (kjo nuk merret parasysh asnjehere dhe ky eshte nje defekt i shkences se historise). Tipikisht ky proces vihet re ne Shqiperi ku pas 1945 lindi nje shtrese intelektuale pasi u masakrua Kleri Katolik Shqiptar. A nuk tregon kjo qe ne parim shtresa intelektuale shqiptare e ka prejardhjen jo vetem nga krimi, por dhe si nje refleksion nga epoka feudale. Qe ne kete pike teoricienet e botes se alieneve e kane te humbur betejen historike per gjetjen e babait te njeriut me prejardhje nga kozmosi.

Fantazia e ketyre teoricieneve (dhe nuk jane te paket) arrin deri ne perdorimin e nje metode gjeometrike duke lidhur vendet me fantashience produktive. Por autoret e teorive mbi alienet hidhen sa nga nje dege te tjetren per t’i mbushur mendjen njerezimit se e gjithe veprimtaria e popujve eshte e lidhur me boten kozmike, te pakten ne nje faze te zhvillimit. Ne vitin 1968 autori zviceran Erich von Daniken shkroi librin “Qerret e Zotit” te bere film me vone dhe te cfaqur ne Shqiperi nen titullin “Vizitoret nga Kozmosi” ne dy seri. Ky autor u konsiderua babai i teorise se alieneve dhe mbi kete baze filluan nje sere filmash dokumentar mbi kete teme. Ne nje dokumentar televiziv shume serial: Ancient Aliens (Alienet e Lashte), prodhim i vitit 2011-2012 nga “History Channel” jepen informacione  jo  vetem  mbi ndertimet fantastike, por dhe te problemeve te tjera. Ne u kapem ne dy

foto 2

prej tyre duke vecuar faktet e meposhtme. Sipas autoreve ndertimet Maja – Trekendeshi i Bermundeve – Piramidat ne Egjipt formojne nje vije te drejte ku lidhet krijmtaria njerezore me fenomet e panjohura natyrore (foto 2). Analiza kohore e pjesmarresve ne kete vije te drejte tregon se nuk mund te perbashkohet nje fenomen natyror me produktin njerezor, ndersa krahasimi i ndertimeve maja me ato egjiptiane tregon nje sfazim kohor te jashtezakonshem ne favor te te dyteve, por dhe faktin e komplikacionit ideor te ndertimeve ne favor te te pareve.

Jane po keta autore qe ne nje seri tjeter te kesaj kategorie hedhin idene se ne emrat e vendeve Calais, Mont Alix, Mont Alet, L’Allet, Anxon, Aisey, Alaise ne France, L’Allex ne Zvicer dhe Vercelli, Alzano, Calesi, Cales ne Itali nenkuptohet emri Yll; dhe te gjithe keto vende gjenden ne nje vije te drejte (foto 3).

                                                         foto 3

Por ky fakt, i ekzistences se emrit Yll me brendesi te emrave te vendeve, gjendet edhe tek Iliret e lashte, atehere kur e kaluan besimin pagan nga faza zoologjike ne ate kozmike. Ne qofte se ne emrat e vendeve europiane te mesiperm kultet pagane kane mbeturinat e tyre ne emrat e  vendeve, ne Ilirine historike deri ne kohen e shqiptareve ekziston mirefilli nje letersi religjoze te lidhur me yjet, por e gjitha kjo tregon vetem shkallen e zhvillimit social dhe shkallen e besimit fetar dhe asgje me shume. Kjo do te thote se baza metodike e ketyre problemeve duhet te mbeshtetet ne gjendjen shoqerore te popullata bartese te ketyre kulturave dhe kjo gje e permbys te gjithe boten teorike te alieneve.

Pastaj a e kane vrare mendjen ndopak teoricienet e botes se alineve qe shpjegimi me ane te drejtezave eshte nje shpjegim tej mases i thjeshte dhe lidhet me format mekanike te llogjikes. Me se shumti keto drejteza shpjegojne dinamiken e zhvillimit te bartesve te atyre kulturave dhe menyren e shperndarjes se races njerezore neper hapsirat gjeografike. Heterogjeniteti i shperndarjes se ketyre kulturave dhe shkalla e zhvillimit te gjithseiciles tregojne mirefilli qe parimi poligjenetik i popullimit te Tokes eshte i vetmi dhe shkaktari i fazes globaliste te rendit kapitalist.

PERFUNDIME

Lidhja e te tre hipotezave ne nje, kerkon nje rend te ri shoqeror pertej rendit te fundit shoqeror dhe e ben boten njerezore te pavdekshme nga ana kohore, gje qe eshte nje idealizem i kulluar. Defekti fillon dhe mbaron ne paaftesine e shkences per te marre ne konsiderate KOHEN si aleatin me te drejta te barabarta me HAPSIREN dhe mbi kete baze te percaktohej shkalla e zhvillimit te hipotekoreve aliene. E gjitha teoria ne fjale tenton te fshehe ligjin e popullimit te Tokes nga ana e Njeriut dhe te injektoje nje krijues me te sofistikuar se ai i fillim eres se Krishtere.

Tirane 07.04.2012

59-“Shkenca e Historise” dhe keqarsimimi i shqiptareve

( refleksione mbi librin e Kastriot Dervishit: Historia e Shtetit Shqiptar 1912-2005 )

Kesaj rradhe nuk do te flasim per mesuesit e rendit komunist, por per librat qe shkruajne nxenesit e ketij rendi, menyren se si ata ja trasmetojne brezit pasardhes qe nuk ka asnje lidhje me rendin e kaluar dhe për përmbajtjen e asaj qe konsiderohet si Shkence e Historise (thelbi i ketij artikulli është pikërisht kjo e fundit). Nga e gjitha kjo do te rrjedhe nje nder argumentat kryesore (nje nder dy me kryesoret; – tjetri eshte edukacioni familjar) te percaktimit te asaj qe quhet intelekt i njeriut. Te pakten sot, ne shqiptaret vuajme nga mania per t’u treguar te tille edhe pse nuk jemi te afte ne asnje aspekt te argumentojme jo vetem prejardhjen biologjike e shoqerore, por disponojme nje paaftesi te lavderueshme ne drejtim te orientimeve shoqerore te rruges se te ardhmes. Ajo qe ben percaktim fillestar te ketij orientimi quhet FILOZOFI  dhe ne, shqiptaret e sotem, nuk dime pothuajse asgje nga kjo fushe edhe pse nga gjiri i jone dikur ka dale Hegeli i Otomaneve (vetem tek Sami Frasheri kam gjetur formulen materialiste te shkakut te lindjes se Fese dhe, vetem per kete, perben fillesen e mendimin filozofik shqiptar). Libri qe po analizojme ka tre vecori interesante:

1.    Kushton plot 100.000 leke te vjetra (fillimisht kushtonte 50.000 leke), a thua se eshte botuar per nje kategori femijesh me prejardhje milioneresh dhe te tjeret nuk duhet t’i dine “te vertetat” qe percon permbajta e ketij librit. Vetem ky fakt ka qene inisiativa per t’ju pergjigjur pretendimeve “shkencore” te autorit. Nuk dua te besoj qe ky cmim eshte vendosur si pasoje e grykesise se shtepise botuese, apo te autorit, per t’u pasuruar.

2.    Eshte tekst mesimor ndihmes ne universitetet tona, konkretisht perdoret (2012) ne Universitetin e Nju Yorkut ne Tirane dhe vetem per kete kerkon nje vemendje te vecante analitike (nje miku im ma kerkoi kete liber per vajzen e tij qe studion ne kete univeresitet per jurisprudence). Ky liber pretendon te jete informuesi me i plote dhe i pare i permbajtjeve praktike te shtetit shqiptar pergjate afro nje shekulli.

3.    Pretendon te analizoje historine e shtetit shqiptar nga viti i pare i formimit deri me 2005, dhe merret me vogelima kaq te imta sa te krijon  pershtypjen qe autori kerkon te pajtoje te kaluaren propogandistike me te verteten historike dhe aspak permbajtjen e titullmbajtjes. Autori me qellim, apo pa qellim, ka lene pas dore analizen e plote te te gjitha ngjarjeve gjurmelenese ne historine e shtetit shqiptar duke imponuar nje parendesi artificiale te tyre.

Autori nuk ka te qarte se cfare do te thote Shkence e Historise dhe me cfare merret ajo. Dhe e keqja qendron ne mosrakordimin e punes qe kane bere filozofet dhe studiuesit e mbare Botes me keto tema duke argumentuar qe shoqeria shqiptare ndryshon nga Bota jo vetem ne permbajtjen e saj, por dhe ne rrugezhvillimin social. Zbulimi i kesaj rruge kerkon medoemos ndryshimin e parametrave te te gjithe hapsires teorike te asaj qe konsiderohet si Shkence e Historisë, ne te kunderten studiuesi eshte i detyruar te genjeje, me dashje apo pa dashje nuk ka aspak rendesi kur i futesh kesaj sipermarje. Pikerisht ky eshte pozicioni i autorit te librit qe po marrim ne analize dhe pikerisht kjo eshte permbajtja e te gjithe librit ne fjale.

Libri shoqerohet me nje parathenie hyrëse, me autor Ilir Nikolla (normalisht me profesionin e gazetarit, me qene se ka qene kryeredaktor i gazetes “55”), i cili merr guximin dhe ben nje paralajmerin serioz pergjithesues, jashte kontekstit te permbajtjes, duke e paralajmeruar lexuesin se:  “Historite qe i kemi si doracake neper bibliotekat tona private apo ne rafte shkollash e akademish kane, qe te gjitha, te meten e madhe se jane porositur e shkruar me synimin per te mos i thene te gjitha” (f. 5). Guximi nuk qendron ne publikimin e ketij paralajmerimi, por ne mos dhenien e asnje shembulli komprometues duke argumentuar qe libri ne fjale ne menyre absolute nuk mund t’i afrohet kerkund te vertetave historike dhe autori i parathenies mundohet te mbuloje qellimin e vertete te botimit te ketij libri me kete lloj permbajtje. Realisht ky pretendim i autorit te parathenies ka vlera per literaturen historike statistikore te shkruar pas 1945, por kurrsesi me perpara. Vete permbajtja e parathenies perben aktin me te pare te shkeljes se moralit shkencor qe duhet te shoqeroje nje veper historike, aq me teper kur perdoret si nje tekst mesimor shtese per studentet e shkollave te larta. Autori i parathenies vazhdon me paralajmerimet e tij, kesaj rradhe brenda refleksioneve qe duhet te realizoje permbajtja e librit, duke pretenduar se: “Dokumenti eshte idhulli i vetem i autorit, busulla qe thuajse shkruan vetvetiu kapitujt e vështire e të diskutueshëm të historisë së shtetit shqiptar” (po aty). Kam rast t’u tregoj studenteve shqiptare se pikerisht kjo nuk eshte e vertet dhe te ashtequajturit dokumenta ku mbeshtetet autori, qe kane mbushur arkivat e sotme te shtetit shqiptar, sidomos ato te Ministrise se Puneve te Brendeshme, permbajne sajesa komuniste qe sherbejne per te argumentuar se si shtremberohet historia e Shtetit dhe Popullit Shqiptar. Autori i parathenies mundohet t’i mbushe mendjen lexuesit, jo vetem shqiptar (pasi libri eshte perkthyer frengjisht dhe anglisht) se ai ka perpara nje liber qe duhet konsideruar si kampioni i vertetesive historike dhe si permbysësi i gjithëshkafes qe kane lexuar shqiptaret e epokes komuniste mbi shtetin shqiptar. Nuk ka se si kuptohet ndryshe paralajmerimi sikur: “Ne pikepamjen e te shkruarit, kjo histori paraqitet si nje tekst revolucionar, qe nuk i bindet mendimit standart te derisotem” (f. 6). Nuk e di se cfare kupton autori me termin “mendim standart te derisotem” (ka mbi 20 vjet qe mendimi shkencor shqiptar ka dale jashte hapsires standartizuese dhe sot kjo permase nuk ekziston me), por ketu brenda ka nje nenkuptim pak dinak pasi nuk vihet dallimi midis literatures komuniste dhe parakomuniste (autori kerkon t’u imponoje studiuesve shqiptare nje permase unike, qe ata s’e kane, dhe, mbi kete baze, te ngreje alibine e oponences; dmth ai kerkon te luaje me nje porte dhe me vetveten); midis produktit te llojit te studiuesve, dmth te pavarur sherbetore te epokes komuniste, te pavarur nolstalgjike te se kaluares se larget para komuniste apo te varur dhe sherbetore te politikes së sotme. Pergjithesimi i permbajtes ne kete rast perben nje dinakeri te autorit te parathenies dhe menyren se si nuk duhet lexuar dhe kuptuar permbajtja e ketij libri. Por, qofte autori i parathenies, qofte autori i librit, nuk e kane te qarte se cfare eshte Shkenca e Historise ne thelbin e saj dhe cfare pozicion ka ajo sot ne raport me shkencat e tjera. Duke mos dhene asnje finicion per kete argument, atehere kuptohet se cfare kane pasur ndermend autoret kur kane publikuar seicili idete e veta. Pikerisht ne kete pike fillon dhe ajo qe nuk kane thene kurre te gjithe studiuesit e kesaj fushe ketu ne Shqiperi pergjate gjithe kohes se ekzistences se shtetit te shqiptareve (1912 – 2012). Dmth loja shkencore nuk ka filluar vetem pas 1945-ses; une do te kem rast t’i tregoj lexuesit shqiptare qe manipulimi i Shkences se Historise fillon pak mbas formimit te shtetit te shqiptareve per merite te drejtuesve te tij.

*             *                *

Autori i librit nuk ka qenë i aftë, që në hyrje, të përcaktojë nocionin e Shkences së Historisë, pasi po të kishte bërë këtë do te kuptonte që në fillim se ai nuk bën për këtë punë. Është pika ku duhet të filloje përmbajtja e cdo shkence; ku përcaktimi i piketave konform filozofise (kam parasysh kohen – hapsirën dhe lëvizjen) përcakton dhe kahjen nga do të anoje çdo autor qe pretendon se merret me këtë shkencë. Ne fund te fundit gjitheshka i nenshtrohet dy pyetjeve: 1- Per cfere sherben shkenca e sotme e historise sipas pikepamjeve te derisotme (e ve me te vogla per te treguar qe shkenca e historise sot per sot nuk eshte shkence)? 2- Si argumentohen pikepamjet e ngjarjeve historike larg asaj qe eshte shkruar, qe gjithsesi nuk eshte e lidhur ne menyre te drejteperdrejte me te?  Kam rast t’i tregoj lexuesit se sa larg këtij realiteti është autori yne, mesuesit e tij dhe dishepujt e kesaj shkence ketu ne Shqipëri. Dhe gjitheshka eshte e lidhur me politiken, pasi kjo e fundit e perdor historine per te justifikuar veprimet e saj. Ndarja e politikes (sidomos te politikes shqiptare) nga Shkenca e Historise perben hapin me te pare dhe te domosdoshem te zhvillimit te  kesaj te fundit, por dhe pengesen e pakapercyeshme qe u del perpara studiuesve shqiptare, sidomos te epokes se diktatures.  Kam rast t’i tregoj lexuesit perputhjen e metodikave te perdorura nga regjimi diktatorial me idete naziste te Adolf Hitlerit. Kjo do te sherbeje per te percaktuar dhe distancen formale qe ndan komunizmin e Enver Hoxhes nga nazizmi i Hitlerit, ku sipas ketij te fundit “Ky lloj te menduarit historik, i cili  u zhvillua tek une gjate studimit te historise ne shkolle, nuk m’u largua kurre. Historia boterore u be perhere e me shume nje burim i pashtarshem per te kuptuar ngjarjet historike te tanishme, cka do te thote, politiken. Prandaj, une nuk do te “mesoj” politiken, por do te le te me mesoje politika” (Adolf Hitler, Mein Kampf, f. 38, Tirane 2012; nenvizimi me bold i imi, GH).

Është një problem i shtruar për zgjidhje prej kohesh, por kërkush nuk ka pasur guximin ta bëjë këtë dhe gjithëshka ka mbetur sipas këndvështrimit të dhënë që nga koha e Tuqididit. Ky i fundit, sic do ta shohim, është konsideruar si kampioni i analizës të aktit historik. Përshkrimi hapsinor i ngjarjes në funksion të kohes jashtë cdo kriteri ligjor përbën te gjithë atë që sot konsiderohet si Shkencë e Historisë (defekti nuk është thjeshtë i shkollës shqiptare, por kjo e fundit nuk ka pasur kurre guximin te perballet me te panjohurat, aq me teper te europianeve). Ne kompleksitetin statistikor te permbajtjes se Shkences se Historise dallojme nje teresi pikepamjesh, por per ne shqiptaret ajo eshte e perbere nga dy rruge: 1 – rruga europiane, qe cdo gje e ve ne pikepyetje; 2 – rruga shqiptare, ne pjesen me te madhe komuniste, qe cdo gje e konsideron absolutisht te sakte. Nuk po i jap rendesi menyrës së formimit te seiciles rruge, pasi dhe vetem kjo do te ishte e mjaftueshme per te kuptuar se kush eshte e sakta, te paktën si tendencë. Studiuesit shqiptare te para 1944-es ishin te shkollave europianoperendimore me te mira, kurse studiuesit historiane pas 1945-es ishin te shkollave bolshevike te Europes Lindore (dhe vete shkolla shqiptare e Historise ishte produkti i ketyre te fundit). Eshte kjo aresyeja perse duhet diferencuar permbajtja e Shkences  se Historise konform polit horizontal gjeografik te Europes, te pakten ketu ne Shqiperi, pasi do te kuptohej se cfare eshte gabim dhe cfare e politizuar, dmth e mbrapsht.

1-Sipas Fjalorit Filozofik me autor Prof. Dr. Ekrem Murtezai (Tirane 2007) kemi kete percaktim te nocionit “Histori”: (gr. historia – dituri, gjurmim, perkatesisht historien – pune gjurmuese ne baze te te degjuarit dhe te parit; gjerm. Geschichte; fr. Histoire; ang. History) – a) shkenca qe merret me gjurmimin, paraqitjen dhe vleresimin e ngjarjeve, proceseve, levizjeve, dukurive, etj. te kaluara shoqerore, ekonomike, politike, ideore, teknike, etj., perkatesisht me shpjegimin e domethenies dhe te vleres se tyre per kohen kur kane ndodhur dhe per kohen e tashme; paraqitja e se kaluares dhe pasojave te saj per te kaluaren dhe te tashmen. Megjithese  duket qe historia ka te beje me ate qe tashme ka kaluar, qe ka ndodhur, pra post factum, prapeseprape ajo eshte e lidhur ne menyre te pandashme me te tashmen, me te sotmen………Bazat e historise si shkence shoqerore i vune Herodoti, Tikididi, Taciti, Livi, etj..” (nenvizimi i imi, GH). Kjo pikepamje tenton te perbashkoje idete europiane me ato shqiptarokomuniste.

2-Sipas Fjalorit te Filozofise, Larousse me autor Didie Zhylia (Tirane 1994) kemi kete percaktim te nocionit histori: “njohje e se kaluares se njerezimit, zhvillimi i tanishem i jetes njerezore. Ne kuptim te pare, historia eshte njohja e origjines dhe zhvillimit te njerezimit, ne vecanti e popujve dhe e kombeve. Ceshtja kryesore qe shtrohet lidhur me te eshte nese ajo mund te marre formen e nje shkence” (nenvizimi i imi, GH).

3-Ndersa ne Fjalorin Politik te Oxfordit (botimet IDK, bot. III, 2011) zberthehet termi historicizem, duke u konsideruar: “Doktrina, sipas se ciles ngjarjet historike ndodhin sipas ligjeve te natyres, te cilat, nga ana e tyre, percaktojne zhvillimet shoqerore dhe kulturore, besimet dhe vlerat qe jane specifike per cdo periudhe te historise. // Fjale e marre nga gjermanishtja Historismus, ne filozofine shoqerore historizem ne fillim do te thoshte te ‘hysh ne brendi’ te nje periudhe historike per ta kuptuar, duke mesuar gjuhen dhe konceptet e perdorura ne ate periudhe. Megjithate, qe nga botimi i Varferise se historicizmit (1957) nga Karl Popper-i kuptimi me i pranuar i kesaj fjale ka qene krejt tjeter: bindja se zhvillimi historik do te ndjeke domosdoshmerisht nje rruge te caktuar….Te gjithe keto forma te historicizmit mund te thuhet se deshmojne se jane te pamjaftueshme ne menyren se si e kuptojne historine” (nenvizimi i imi, GH).

A duhen konsideruar te plota dhe fitimprurese pikepamjet europiane mbi termin e Shkences se Historise? Une pretendoj se gjerat mbeshteten mbi themele te pasakta dhe te lidhura me mosrespektimin ligjor te thelbit te levizjes. Vete Shkenca e Historise e nenkupton levizjen me karakter dualist shkakesor, sepse ne te kunderten nuk do te kishim histori, por qe eshte anashkaluar per efekt te zbatimit te situatave politike te deshiruara.
Duke mos kuptuar defektin shekulloro-mijevjecar te mendimit filozofik europian (trinomi filozofik: helen – rilindje italiane – gjerman), filozofet bolshevike ndertuan nje filozofi te re me pretendimin se po permbysnin filozofine e vjeter europianoperendimore packa se kjo e fundit i kishte themelet te dyshimta ne drejtim te saktesise. Ne kete menyre gabimi u ngrit ne katror dhe e keqja me e madhe, per ne shqiptaret, qendron ne mbeshtetjen tek mendimi filozofik bolshevik duke e anashkaluar filozofine europiane. Te pakten ne zberthimin e termit Histori, shkolla shqiptare komuniste dhe post komuniste vazhdon te mbeshtetet ne mashtrimin bolshevik para mbi gjysem shekullor. Vini re se si e kane zberthyer dhe e zberthejne akoma edhe sot studiuesit shqiptare termin Histori:

1-Ne nje fjalor te shkurter filozofik sovietik (Kratkij Filosofskij Sllovar, 1954) trajtohet dueti “Historikja dhe Llogjikja” duke i konsideruar si nje kategori filozofike.

2-Ne Fjalorin e Filozofise te Shkolles se Partise “V.I.Lenin” (Tirane 1974, 1982), ne gjurmat e filozofise bolshevike,  perdoret bashkesia e termave “Historikja dhe logjikja” te cilat konsiderohen si “metoda te rendesishme te njohjes shkencore te realitetit objektiv. //  Historikja eshte shprehje e procesit real, eshte historia e lindjes dhe e zhvillimit te sendeve dhe dukurive, eshte rrjedha objektive e ngjarjeve, eshte historia e vete realitetit ne zhvillim. Ndersa logjikja eshte pasqyrimi i historikes, i tipareve te pergjithshme thelbesore te saj, duke e zhveshur ate nga gjerat e rastit.”

3-Sipas Fjalorit Enciklopedik Shqiptar (Tirane 1985) Historiografia konsiderohet nje “Shkence qe studion zhvillimin e shoqerise njerezore, si proces i vetem, i cili ecen ne baze te ligjeve objektive ne te gjitha shfaqjet e tij te shumellojshme e te gjitheanshme. Ky studim varet nga baza ideologjike e metodologjise se kerkimit historik dhe pasqyron luften e rrymave ne metodat e interpretimit ti dukurive shoqerore. H. eshte gjithashtu teresia e studimeve ne kete fushe dhe vete historia e ketyre studimeve.”

4-Ne  Fjalorin Filozofik me autor Servet Pellimbin (Botimet EDFA, Tirane 2011) perdoret termi Historike dhe Logjike te cilat konsiderohen: “metoda te rendesishme te njohjes shkencore. Historikja eshte shprehje e procesit real, histori e lindjes dhe e zhvillimit te sendeve dhe te dukurive, rrjedhe objektive e ngjarjeve, histori e vete realitetit ne zhvillim. Ndersa logjikja eshte pasqyrim i historikes, i tipareve te pergjithshme thelbesore te saj, duke e zhveshur ate nga gjerat e rastit…..Gjithsesi, keto dy metoda nuk i perkasin historise dhe as nuk mund te reduktohen ne nje apo dy modele, sepse perdorimi i tyre vazhdon te jete i gjere dhe gjithanshem ne shkencen e sotme.”

5-Ndersa  Fjalori Enciklopedik Shqiptar (bot. 2008) i rreshqet percaktimit te nocionit ne planin filozofik dhe kufizohet vetem ne termin Historiografia Shqiptare, e cila percaktohet “Si dituri qe trajton rrjedhen e njerezimit apo jeten e nje populli a veprimtarine e nje personaliteti historik”.

6-Ne Enciklopedine Universale te Ilustruar me autor Pasho Baku (Tirane 2011) perdoret termi Historiografi. 1. Shkenca qe studion ngjarjet historike bazuar ne parimet metodologjike shkencore. 2. Teresia e veprave historike te nje periudhe te dhene.

Te gjitha keto pikepamje, ide dhe forma botekuptimore nuk kane mundur dot te perfshijne te gjithe hapsiren e domosdoshme dhe fitimprurese te Shkences se Historise dhe rrjedhimisht nuk kane mundur dot t’i bashkangjisin kategorine shkak – pasoje. Ne te gjitha rastet e parapara (flasim per mendimin historike shqiptar) behet lidhje e shkurter midis shpjegimit te termit dhe vete termit, cka do te thote qe termi shpjegohet me vetveten. E gjithe historia teorike e shkruar ne Shqiperi pas vitit 1945 ka ndjekur kete platforme metodike dhe sot shqiptaret e mijevjecarit te ri kujtojne se jane si europianet e tjere. Ate qe Europa e ka realizuar per 300 – 400 vjet, shqiptaret e epokes komuniste e realizuan per vetem 45 vjet pa i shkuar ndermend se me kete kishin kthyer  mbrapsht sensin e zhvillimit social ne raport me dinamiken autoktone me ndikim europian. Ne qofte se flitet per nje obskurantizem filozofik europian mesjetar (para 1500 vjeteve), shqiptaret kete e realizuan, duke e kopjuar ne menyre te perpikte nga mesjeta europiane me ndikim otoman, nen sundimin e diktatorit. Ne kete menyre shqiptaret e epokes komuniste vetelavderoheshin qe ishin ndryshe nga europiani, duke qene ne Europe, dhe si pasoje ngrinin lart vlerat e realizuara pergjate   skllavopronarise komuniste edhe pse gjitheshka u zerua me 1991-shin Kjo ndjenje vazhdon edhe sot ne menyre te theksuar duke realizuar per here te pare ne historine e njerezimit mendjemadhesine kombetare me sens hapsinor, gje praktikisht e pamundur te realizohet ne jete. Realisht ne kembe mbeti vetem produkti intelektual komunist  dhe dishepujt e tij. Shqiperia e mijevjecarit te ri u analogua me Europen e shekullit V-te pas Krishtit jo vetem ne drejtim te individit, por edhe ne drejtim te diellit te vet iluzor, ku kalimi nga erresira ne drite i verboi totalisht. Sot shqiptaret e vjeter e te rinj e kane humbur konceptin e zhvillimit shoqeror autokton dhe vazhdojne te udhehiqen, te pakten ne fushen e shkences, nga ajo kaste njerezish qe ndertoi bazat e antishkences shqiptare te shekulit te XX-te. Kjo do te thote qe Shqiperia e Re udhehiqet nga individet e vjeter, njesoj si  Europa e para 1500 vjeteve kur rendi kontinental primitiv fisnor permbysi themelet shteterore latine, te shembura nga koha, por u udhehoq nga produkti skolastik latin. Atehere lindi erresira dhe obskurantizmi mesjetar europian per shkak te pamundesise se perbashkimit te dy hapsirave shoqerore te sfazuara ne kohe (edhe pse europianet e rinj e kishin shpejtesine e zhvillimit social me te larte se latinet, ata ndodheshin nje rend shoqeror prapa tyre dhe kjo formon pamundesine e perbashkimit); nga kjo gjendje lind pyetje: po sot shqiptaret apo e kopjojne pike per pike ate epoke? Ne qofte se po, e bejne me ndergjegje; e ne qofte se jo, ke ndergjegje po huazojne?  Me sa kam kuptuar kjo eshte bere me nje qellim instiktiv dhe ne kete pike spekullon politika, e cila fshehtas e ka bere historine aleatin e vet me te ngushte prej mbi 2500 vjetesh.
Duhet thene qe ne fillim se as kjo shkence nuk eshte e afte te argumentoje shkakun fillestar te asnje faze ne zhvillimin shoqeror apo te natyres dhe kjo per shkakun me te thjeshte fare: nuk merret parasysh faktori KOHE ne ato procese; por me se shumti edhe historia trajton gjithmone pasojen me te pare te shkakut primar duke mos e perjashtuar unitetin e materies edhe ne kete kategori (koha, hapsira dhe levizja shoqerore formojne ate unitet real qe vlen per cdo forme te organizimit te materies; – ja perse eshte e domosdoshme teoria e unitetit te materies). Kjo ben qe nocioni histori te permbledhe analizen qe fillon ne nje kohe te caktuar, ne perputhje me hapesiren perkatese (ja perse raporti i kohes me hapesiren eshte nje madhesi kurdohere konstante per cdo ngjarje). Vlen te permendet qe faktoi subjektiv do te luaje rol determinues ne kete analize, pasi permbledhja e sa me shume qelizave pjesmarrese ne te percaktohet nga ndergjegjja dhe morali i analistit. Ja perse Shkenca e Historise varet realisht nga politika dhe teorikisht nga ngjarjet qe e ndertojne ate. Per t’i shpetuar ketij pozicioni kerkohet nje formulim jashte formave klasike te analizes se ngjarjes. Ne kete menyre nocioni Histori, sipas kendveshtrimit te kontinumit kohor-hapsinor, permblidhet ne kete permbajtje:

Historia eshte shkenca qe studion pasojen kohore te marredhenieve hapsinore te strukturave te Materies.

Aresyeja e ketij percaktimi eshte e lidhur me formalizmin analitik historik qe perdorin studiuesit e ndryshem dhe, sidomos, politikanet  te cilet shohin gjithmone njeren ane te medaljes duke lene pas dore anen tjeter, qe mund te konsiderohet dhe me kryesorja. Per problemin e universit shqiptar perparesi merr pikerisht dinamika e zhvillimit autokton dhe si ka ndryshuar ajo nga relatore jashte saj (per rastin shqiptar ato nuk mund te ndahen ne elementet perberes pasi ne kete rast krijojne nje pamje te genjeshtert) pergjate gjithe kohes qe i njeh historia, duke qene i vetmi rast ne Europe (popullata baske u shkri me  popullaten spanjolle dhe ate frenke duke e humbur zhvillimin sipas autoktonise), gje e cila kerkon permbysjen totale te pikepamjeve filozofike mbi historine e derisotme. Dhe libri, qe ne po marrim ne analize, pikerisht kete rruge nuk ka ndjekur duke tentuar te arsimoje shqiptaret me nje botekuptim irreal. E gjitha kjo per gjene me te thjeshte fare: autori yne nuk e njeh ne asnje permase Filozofine e Historise duke i lene te gjitha problemet ne cerek te rruges dhe, me kryesorja, i paraqet si vazhdim i domosdoshem i zhvillimit te shoqerise shqiptare te lidhur me epoken e komunizmit enverist. Pikerisht kjo perben thelbin e kritikes sone e cila mbeshtetet ne dy shtylla: 1-ne ndryshimin e metodikes; 2-ne dhenien e faktit sipas shkakut te relacioneve universale dhe jo sipas pasojes politike te njeanshme. Shqiptaret e rinj nuk mund te shpetojne kurre nga e keqja komuniste po nuk e zbuluan ate ne permasen reale dhe cfare ndikimi ka pasur ajo epoke mbi ta. E keqja e kesaj pune qendron ne goditjen qe duhet te marre produkti intelektual komunist jo vetem si pasoje e rendit diktatorial, por, kryesisht, si shkaku i keqadministrimit te dinamikes sociale te Popullit Shqiptar pergjat rendit te ri. Asnjeri nuk mund te thote se pasoja sociale e rendit aktual ne Shqiperi, nga pikepamja njerezore, do te jete nje force progresive ne drejtim te njohurive. Te pakten Shkenca e Historise, e zbatuar formalisht ne Shqiperi, eshte e afte te na argumentoje permasen e procesit ne fjale dhe te kunderten e asaj qe pretendohet. Edukimi historik i shqiptareve te sotem eshte absolutisht i shtrember dhe mosmirenjohjes ndaj te kaluares historike. Pikerisht ne kete pike roli i politikes ka qene determinues dhe une kerkoj qe ky determinim t’i perkase se kaluares. Dhe per kete ka nje menyre analitike qe e shpeton Shkencen e Historise nga bataku ku e ka futur politika. Kjo menyre eshte e lidhur me kontinumin kohor – hapsinor dhe vetem tek raca njerezore dallohet qarte dhe lehtesisht ajo qe pretendonte Ajnshtajni ne fushen e fizikes. Rrjedhimet qe dalin nga ky raport tregojne se bota e relacioneve universale perben thelbin e zhvillimit te botes njerezore dhe zhvillimi sipas autoktonise ishte nje rast i vecante dhe i pamundur per t’u zbuluar tek popujt e zhvilluar. Parametri shpejtesi zhvillimi tregonte se pikerisht aty vepronte paradoksi i kohes duke lidhur shpejtesine e zhvillimit me kohen e lindjes dhe te dyja keto me boten e relacioneve. Ekzistonte ne Europe nje vend qe banohej nga nje popull i sterlashte ku ligjesia kohoro-hapsinore vepronte ne fillesen e vet duke argumentuar se shume filozofi te shekullit te XIX-te kishin tendenca zgjidhese, por jo absolute. Shkenca e Historise merrte tjeter pamje po te ndryshohej metodika e zberthimit dhe per Popullin Shqiptar ajo fliste ndryshe.
Kjo do te thote qe historia mund te ndahet ne dege e nendege duke analizuar shkak – pasojat e mepastajme, por gjithmone ne varesi te marredhenieve dypaleshe ku kohe-hapsira percakton permbajtjen e saj, duke perbere thelbin e kesaj Shkence. Ne kete pike duhet te filloje historia e cdo ngjarje apo grupngjarjesh. Nuk eshte Histori Shkencore analiza e ngjarjes jashte relacioneve universale (te jashtme dhe te brendeshme), ne te kunderten ajo eshte vetem statistike me karakter hapsinor dhe nuk vlen per asgje (ne kete pike realisht fillon genjeshtra dhe mashtrimi politik me te cilat  Populli Shqiptar eshte i ngopur deri ne fyt). Megjitheate ndarja e historise ne histori te natyres dhe histori te njerezimit pa ditur me perpara ligjin e unitetit te materies krijon abuzim me shkencen dhe shqiptaret e mesit te shekullit te XX-te jane viktime e ketij abuzimi ne drejtim te arsimimit te detyrueshem. Duhet pranuar qe ne mesin e shekullit te XIX- pati nje tendence per te realizuar kete zberthim dualist te Shkences se Historise, por qe deshtoi ne saje te mosrespektimit te kohe-hapsires te se vecantes. Te pakten teoria marksiste ka ndjekur kete rruge dhe per kete aresye u permbys, por duhet ta themi qe ne fillim se permbysja e marksizmit eshte bere brenda kuadrit politik dhe aspak shkencor. Kritizeret e marksizmin nuk e njohin thelbin e tij, le pastaj permbajtjen; me se shumti ata njohim marksizmin e servirur nga shkolla bolshevike. Vete Shkenca e Historise se njerezimit duhet te ndahet ne dy dege: 1- ne marredhenie brenda shoqerise njerezore dhe 2- ne marredheniet e kesaj shoqerie me natyren; nga marredheniet e para zbulohet ligjet shoqerore, ndersa nga te dytat ligjet natyrore te lidhura me shoqerine; pikerisht kjo perben te fshehten e Historise se Njerezimit dhe ate qe nuk kane marre per baze te vetequajturit historiane prej 2500 vjetesh. Dhe une pretendoj se marksizmi i proletareve ne kete pike filloi goditjen e historicizmit dogmatik duke hapur dritaren kryesore ne shkencat shoqerore, te tjerat jane perralla te shkolles bolshevike (vete percaktimi i nocionit ideologji, nga ana e marksizmit, eshte njeri nder argumentat se cfare detyre i vuri vetes marksizmi i proletareve; – per kete shih letren e Engelsit drejtuar Meringut me 14 korrik 1893 (Marks-Engels, Letra te zgjedhura) dhe do te kuptohet qe shqiptaret e cfaredo kohe nuk i njohin as germen A kesaj filozofie edhe pse udheheqesit politike te dikurshem kane pase deklaruar se jane kampionet e marksizmit filozofik). Duhet pranuar qe marksizmi i proletareve pikerisht ligjet e natyres, te lidhur me shoqerine njerezore, tentoi te evidentoje duke ndertuar nje metodike shume afer absolutes. Deshtimi i tij ne kete drejtim ka qene nje deshire njerezore individuale se sa nje realitet shkencor; mashtrimi i realizuar nga shkolla bolshevike po vazhdohet edhe sot nga shkollat paskomuniste duke e ngritur ne katror formalizmin antimarksist. Ka mbetur akoma e pa evidentuar permasa e pozitivitetit te filozofise marksiste dhe lidhjet e tij me mendimin filozofik boteror. Fakti qe ajo trajtohet si filozofi me ndikim nacional, duke anashkaluar karakterin globalist, duhet te sherbeje si argument qe marksizmi i proletareve eshte filozofia e kapitalizmit globalist, si tendenca e pare zgjidhese e ketij problemi. Te pakten per shqiptaret kjo eshte e domosdoshme pasi do ta kuptonin me realisht  poshtersine e ekzistences se nje kompleksi tre permasor partie-filozofie-politike thellesisht antishqiptare dhe antinjerezore pergjate viteve 1943-1991. Ne kete pike duhen pare rrjedhimet qe dalin kur lexohet ky liber dhe krahasohet me periudhen e mesiperme.

*       *       *

Tani vime ne menyren se si e ka ndertuar historine e shtetit shqiptar nje autor i epokes se demokracise postkomuniste, por i arsimuar ne shkollat komuniste te epokes se diktatures:
Kapitulli i pare fillon me nje qelize filozofike qe nenkupton materializmin kategorik duke paralajmeruar lexuesin se gjitheshka eshte reale dhe jo e genjeshtert (une pretendoj per te kunderten, te pakten deri ne faqen 563, dhe ne faqen 883). Gjithsesi autori i librit e fillon punen e tij me nje “sinqeritet” profesional kur deklaron se “si modele fillestare, kane sherbyer deri diku botimi i Teki Selenices “Shqiperia me 1927” (ne origjinal eshte “Shqipria me 1927”, GH), apo ai i Dhimiter Beratit “Shqipenia me 1937…” (ne origjinal eshte Shqipenija me 1937, GH)  (f. 7). Duke i disponuar te dy keto libra ne do te shikojme se sa larg tyre eshte autori yne dhe se si mundohet ai ta shtremberoje realitetin konkret që pasqyrohet në këto dy libra te parathënë.
Mos informimi i sakte i studenteve ne kete liber fillon qe ne hapat me te para te librit; dhe kjo dallohet ne menyren se si analizohet historia e zhvillimit te shoqerise shqiptare ne ato kohera. Ngjarja fillestare me e rendesishme e Kombit Shqiptar paraqitet me nje fraze te vetme, e specifikuar ne formalizmin politik qe e shoqeroi ate pergjate 9 diteve. Sipas autorit “Sukses ishte mbajtja e Kongresit te Manastirit me 14 – 22 nentor 1908, i cili nuk caktoi nje alfabet te vetem” (f. 14). Eshte nje problem me shume te panjohura per autorin tone ne planin statistikor hapsinor dhe po t’i shtosh paaftesine e tij ne te kuptuarit e botes se relacioneve te shtreses politike te shqiptareve te asaj kohe kuptohet qe problemi nuk eshte analizuar kerkund brenda kuadrit historik. Po te mendojme se gjendja kulturore e sotme e Popullit Shqiptar eshte rezultat i atij Kongresi duhej zberthyer medoemos se cfare perfaqesonte dualiteti alfabetik dhe kush ishin autoret e saj. A e di valle ky autor se Kongresi i Manastirit me 1908 ishte perleshja vigane midis Europes se re Kapitaliste dhe Perandorise se perenduar Otomane Feudale; dhe se te dy palet e perfaqesuar ne ate kongres ishin pasojat e veprimit politik mbi Popullin Shqiptar  prej 400 vjetesh? A e di valle ky autor se alfabeti qe triumfoi ne ate kongres ishte triumfi i rendit te ri mbi rendin e vjeter dhe se ne, shqiptaret e sotem, jemi produkti kulturor i kesaj te reje qe kishte triumfuar ne te gjithe Europen Perendimore edhe pse jemi populli me primitiv ne racen e bardhe? Ja perse Kongresi i Manastirit  nuk eshte zberthyer kurre sakte nga propoganda komuniste dhe autori yne nuk ben gje tjeter vecse ecen ne gjurmet e kesaj propogande. Autori duhej ta kishte zberthyer me kaq imtesi dinamiken e atij kongresi sa duhet t’i tregonte studenteve shqiptare se ne ate kongres u realizua bashkimi i shqiptareve me Europen ne planin kulturor dhe se ai kongres ishte pika e pare e fitores historike, gje te cilen shqiptaret e sotem nuk e dine ne asnje element. Fakti eshte qe ne shqiptaret e mijevjecarit te III-te jemi produkti kulturor i atij kongresi dhe jo ndryshe. A nuk tregon kjo se autori me dashje e ka thjeshtuar Shkencen e Historise per te realizuar nje perfundim antishkencor?
Ne faqen 19 te librit te tij, autori riboton pamjen e Flamurit te  ngritur ne Vlore sipas tij. Ne fakt ky nuk eshte flamuri i ngritur ne Vlore, por autori e ka kopjuar nga nje liber e Jaho Brahaj mbi historine e Flamurit Tone Kombetar, te cilit i jam pergjigjur me nje artikull te vecante per kete problem (shih ne www.hotig.info, logoreci.com, albanovaonline.com artikullin: “Historia e Flamurit të ngritur në Vlorë më 1912”). E thene me sakte ai flamur nuk eshte ngritur ne Vlore, por studiuesit shqiptare, nxenes te shkolles komuniste, duan te pajtojne stilizimin e shqiponjes te perdorur nga diktatura enveriste me stilizimin imagjinar te Pavaresise per te treguar se te dy epokat jane te lidhura, te pakten sipas flamurit. Stilizimi i shqiponjes qe ka sot Stema e Republikes se Shqiperise eshte nje stilizim fashist dhe nuk ka asnje lidhje pamore me stilizimin e kohes se Ismail Qemalit. E verteta eshte krejt tjeter per tjeter.
Ne faqen 20 te librit autori riboton tabelen e delegateve te Kuvendit te Vlores te marre nga “Shqipria me 1927”, vetem se kete e ben duke i ndryshua emrat e pjesmarresve ne to, dmth duke e fallsifikuar. Fjala behet per Hysen Hoxhen ku sipas autorit tone rezulton se ai paska qene ne Kuvendin e Vlores me 03 dhjetor 1912. Por si eshte e verteta? Une i dhashe rendesi te madhe ketij fallsifikimi pasi per here te pare shqiptaret e muaren vesh pranine e Hysen Hoxhes ne ate kuvend nga diktatori shqiptar (per kete shih:  Enver Hoxha, Vitet e vegjëlisë, f. 79  dhe  Enver Hoxha, Kujtime, f. 13) dhe pasketaj te gjithe studiuesit e publikuan si nje fakt te vertete; vetem se keta te fundit e muaren mundimin ta pergenjeshtrojne faktin e kundert pas 12 majit 1991 kur une botova ne gazeten Republike te asaj date artikullin: “Kush e masakroi historine e Popullit Shqiptar?”, ku vura ne dukje pikerisht kete manipulim te historise. Duke perjashtuar Fjaloret Enciklopedike Shqiptare (1985, 2008) te cilet pranojne se Hysen Hoxha ka qene delegat ne Kuvendin e Vlores, njeriu qe guxoi te analizoje permbajtjen njerezore te atyre qe muaren pjese ne Kuvendin e Vlores duke u ndryshuar emrat quhet Bardhosh Gace, i cili me 1997 botoi librin “Ata qe shpallen pavaresine” dhe me 2002 e ribotoi me pak ndryshim po kete liber “Ata qe shpallen pavaresine kombetare”. Ky autor, per te realizuar pretendimet e Enver Hoxhes, fillimisht krijoi dy emra te rinj per ate Kuvend: i shtoi Aziz Efendiut (realisht ne ate Kuvend) mbiemrin Gjirokastra dhe i hoqi Hysen Efendi Gjinokastres llagapin e nderit dhe mbiemrin e babait duke i shtuar mbiemrin Hoxha (f. 5 ne librin e dyte te 2002), por qe ne vazhdim e tha te “verteten” (f. 99) duke krijua alibine qe Hysen Efendi Gjirokastra eshte i njejti person me emrin Hysen Hoxha. Por ky autor nuk e kishte personalitetin qe imponon Akademia e Shkencave dhe kjo beri qe ne skene te futet nje anetar i saj. Ishte akademiku Prof. Dr. Kristo Frasheri i pari personalitet shkencor shqiptar qe u muar me propogandimin e pretendimeve te Enver Hoxhes ne librin e tij mbi Pavaresine e Shqiperise (Tirane 2008, f. 94), vetem se kete e beri me nje “hile” te vogel. I hoqi Hysen Efendi Gjinokastritit (personazhi qe ka qene realisht ne Kuvendin e Vlores me 1912 sipas “Shqipria me 1927”) llagapin e nderit dhe mbiemrin e babait duke e zevendesuar me mbiemrin Hoxha duke krijuar te parin nenkuptim dokumentar sikur  Hysen Efendi Gjinokastriti, po te mbeshtetemi tek: “Shqipria me 1927”,  ishte i njejti me Hysen Hoxhen. Ne kete menyre studiuesi amator dhe studiuesi profesionist u puqen ne te njejtin perfundim. Dhe eshte autori yne qe e vazhdon kete “hile” me tej, por tashme duke i shtuar llagapin e nderit Efendi,  mos e pranuar  mbiemrin Gjinokastriti dhe duke lene mbiemrin Hoxha. Sipas tij ne ate kuvend ka qene Hysen Efendiu (Hoxha). Por si eshte e verteta? Pikesepari duam te veme ne dukje edhe mashtrimin e perdorur nga Fjaloret Enciklopedike Shqiptare (1985, 2008) mbi jetegjatesine e Hysen Hoxhes dhe cfare ka bere ai ne jeten e vet politike. Sipas fjaloreve te mesiperme (2008): “HOXHA Hysen (1865- 1934). Veprimtar i levizjes kombetare dhe demokratike. Lindi ne Gjirokaster. Studioi per teologji ne Stamboll. Ne nentor 1912 u zgjodh nder delegatet e Gjirokastres per ne Kuvendin Kombetar te Vlores, qe shpalli Pavaresine e Shqiperise (delegatet e Gjirokastres arriten me 3 dhjetor)….u ngarkua me detyren e kryetarit te Bashkise se Gjirokastres…Me 1916 u pushua nga puna si kryetar bashkie, por me kembenguljen e popullit u ri-vendos perseri” . Autori i ketij informacioni konsiderohet Lefter Dilo, por ky studiues ka nderruar jete shume perpara vitit 2008 (sipas Enciklopedia e Tepelenes (Tirane, Morava, 2005) ka vdekur me 14 janar 1990) dhe nuk eshte autori i frazes se fundit, mbi heqjen e Hysen Hoxhes nga detyra e kryetarit te bashkise se Gjirokastres me 1916, pasi kjo fraze nuk ekziston ne Fjalorin Enciklopedik Shqiptar  te vitit 1985, por ky informacion fillimisht eshte marre nga Enver Hoxha kur flet per vitet e femijerise se tij (Vitet e vegjelise). Por duhet pranuar se fajtor per kete mund te jem edhe une pasi ne artikujt mbi masakrimin e historise se Popullit Shqiptar dhe jeten e Enver Hoxhes (per kete shih www.hotig.info, albanovaonline.com, logoreci.com) kam vene ne pah kete ngjarje te mbeshtetur ne gazeten “Ipirotiqi Amina” te dates 11 shkurt 1916, nr 105 (fig.1), por pa e perkthyer dot te gjithe artikullin qe ne ate kohe dhe ky informacion duhet te kete qene i vetmi burim i pretendimit qe Hysen Hoxha eshte hequr dhe rivendosur kryetar i bashkise se Gjirokastres me 1916. Por e verteta eshte krejt tjeter per tjeter dhe te gjithe studiuesit shqiptare te ketij problemi kane rene viktima te keqinformimit te realizuar ne vitin 1991 ne gazeten Republika, dt. 12 maj, pasi asnjeri prej tyre nuk ka dhene referimin perkates dhe eshte vetem ky fakt  promotor i dyshimeve mbi seriozitetin e punes se tyte.

foto 1 (korigjimi i numrit ka qene i bere nga pronari i gazetes, Av. Dr. Vasil Dilo)

Ne faqen e dyte te gazetes (fig. 2) jepet rubrika “Emerime te gabuara” ku mesojme se emri i personazhit tone eshte sakte Hysein Hoxha dhe vetem kaq. Dmth informacioni i gazetes ne fjale e perjashton barazimin e Hysen Efendi Gjinokastritit me Hysen Hoxhen. Pastaj permbajtja e jetes se Hysen  Hoxhes  nuk  e  permbledh  Kuvendin  e  Vlores  po  te  kishte  qene realisht. Gazeta Ipirotiqi Amina pranon se personazhi yne ka qene realisht kryetar i bashkise se Gjirokastres deri ne janar te 1916 i vendosur si zevendesues i kryetarit te meparshem dhe jo i zgjedhur nga populli sic pretendon diktatori. Por kryesorja qendron ne faktin qe personazhi me emer Hysein Hoxha, si kryetar i bashkise se Gjirokastres ka nderruar jete ne fund te janarit 1916 dhe gazeta Proini (Mengjesi) e dates 29 janar jep lajmin e mbajtjes zi ne ambientet gjirokastrite. Ai u zevendesua nga ish pergjegjesi i zyres se rregjistrimit te pasurive Ahmet Myhftar Karabina (materiali eshte perkthyer nga greqishtja nga z. Artan Gjika). A nuk rezulton prej te gjithe ketyre informacioneve qe gjitheshka qe i adresohet Hysen Hoxhes pas kesaj date te mos jete i sakte dhe i sajuar? Ne menyre te permbledhur rezulton qe Hysen Hoxha, kryetari i bashkise se Gjirokastres te mos kete qene ne Kuvendin e Madhe te Vlores dhe autori i librit tone nuk eshte mbeshtetur ne asnje dokument, por thjeshte ne thashethemet e politikes diktatoriale. Por une gjej emertimin e Hysein Hoxhes, si kryetar i Bashkise se Gjirokastres ne kohen e Qeverise Autonome (Qeveria e Ismail Qemalit), edhe ne Apologjine e Av. Dr. Vasil Dilos (f. 117) pa emertimet Efendi dhe Gjinokastra.

foto2

(faksimile e   faqes 2 te gazetes ne fjale ku flitet per Hysein Hoxhen)

Ne faqen 32 autori ve ne dukje nje fakt te papermendur ne historiografine komuniste. Sipas tij: “politikane te ndryshem, qe nuk ishin bashkuar me Qeverine e Vlores, qe ndodheshin jashte Shqiperise, organizuan me 1-4 mars 1913 nje mbledhje qe u quajt “Kongresi i Triestes”. Ne program ky kongres kishte kerkimin e nje Shqiperie  etnike….Pjesmarresit kryesore te kongresit ishin: Fazil pashe Toptani, Ndrek Kici, Nush Sarreqi, Mark Kakarriqi, Dervish Hima, Zef Skiroi, Luigj Jakova, Frano G.Kastrioti, At Foti Ballamaci, At Fan Noli, Jan Koci, Faik Konica, Albert Gjika, Bajram Doklani, Mihal Lehova, Vasil Dogani, Tef Kurani (duhet te jete Tef Curani, GH), etj…..//…Ndonese kongresi e njihte Qeverine e Isnmail Qemalit, pikerisht ky grup politikanesh qe bene kete kongres do te dilte hapur kunder qeverisjes se tij dhe nje pjese e tyre do te perbenin krahun tjeter te politikes shqiptare duke u bashkuar me Esat pashe Toptanin”. Se ku i ka gjetur te gjitha keto ky autor eshte pak e habitshme, por e sigurte eshte qe permbajtja e Kongresit te Triestes nuk eshte kjo dhe pjesmarresit nuk kane pasur qellimin per te cilin i akuzon autori yne. Te pakten njeri prej tyre, Mark Kakarriqi, ka qene njeriu qe ndihmoi Ismail Qemalin ne veprimtarine e tij materialisht (eshte njeriu qe financoi udhetimin e delegacionit shqiptar nen drejtimin e Ismail Qemalit ne Londer). Fotografia e meposhtme (foto 3), e cila ka qene ndryshuar nga rregjimi, duke i ndryshuar pamjen pikerisht Mark Kakarriqit, tregon nje nder keto veprimtari ku duket bashkesia e personazheve historike ku rezulton pretendimi im dhe jo ajo qe thote autori yne. Kongresi i Triestes u mbajt me 1-4 mars 1913 (ky kongres është injoruar totalisht nga historiografia komuniste, e më pas, deri në ditët tona në të gjithë përmasat, por autori yne merr persiper ta vendose ne vendin qe e meriton ne menyre tendencioze duke ja shtremberuar thelbin dhe duke e lidhur me figuren e Esat Pashe Toptanit), i  përbërë nga intelektualët dhe njerëzit më të kulturuar të çështjes shqiptare, që gjithsesi nuk përbëjnë një unitet shkak-pasojë në funksion të çështjes sonë në qoftë se do të nisemi nga bota shqiptare. E them këtë duke u nisur nga shkaku i formimit të gjithseicilit kongres në raport me politikën që ndoqi Europa për problemin shqiptar; në qoftë se i pari (i Vlores) mbështetej në nevojën politike të shpalljes së shtetit shqiptar ku mund të jenë anashkaluar shumë probleme, i dyti (i Triestes) mbështetej në shprehjen e ndërgjegjes kombëtare të inteligjences se popullatës shqipfolëse duke i kërkuar Europës formimin e Shqipërisë së Madhe (pika e parë e programit të Kongresit). Të 120 delegatet, pasi bënë zgjedhjen e kryetarit (në fillim Hil Mosi e pastaj Faik Konica), zëvëndës kryetarëve (Faik Konica e Dervish Hima) dhe sekretarëve Fasil Toptani e Pandeli Evangjeli), formuan programin dhe deklaratën përkatëse të Kongresit, ku gjëja e parë që deklaruan ishte njohja qe Europa i kishte bërë shtetit të shqiptarëve të shpallur më 28 nëndor 1912 dhe nuk njihnin asnjë qeveri tjetër përpos asaj të Ismail Qemalit (i gjej të gjitha këto në internet në artikullin “Kongresi i Triestes” të zz. Vitore Stefa-Leka). Por pikërisht këto të fundit Europa nuk i mori parasysh dhe aspak vendimin e Kuvendit të Vlorës, me të cilin ishte dakort. Propoganda  komuniste  gjithmone  pat  deklaruar se Europa nuk e njihte 28 nendorin e 1912,

foto.3 (personazhet e kesaj fotografie jane (nga e majta ne te djathta): Mark Kakarriqi, Luigj Gurakuqi, Isa Boletini, Ismail Qemali, dy djemte e Isa Boletinit drejt Durresit) – botuar në revistën “Leka” 1937 (f. 41) me rastin e 25 vjetorit të shpalljes së pavarësisë. Kete fotografi e kam pase ribotuar ne gazeten Republika me 12 maj 1991, ne artikullin: “Kush e masakroi historine e Popullit Shqiptar”.

gje qe ishte nje abuzim flagrant me realitetin per gjene me te thjeshte: Qeveria e Vlores ishte produkt europian dhe jo ndryshe. Kjo gjë më çon në perfundimin që ajo klasë nuk ka qënë e aftë ta përmbledhë popullin shqiptar në një shtet të tipit europian në nje kuvend dhe nje kongres duke treguar se nuk përputhet me të, dmth nuk ka qënë produkti i saj, dhe duhet të jetë ky fakt që e ka detyruar Europën t’i mbledhë rrypat kësaj klase dhe të organizojë shtetin e shqiptarëve për herë të parë në historinë mijëravjeçare të tyre sipas nje modeli të përshtatshëm për popullin shqiptar, por gjithmonë për interesat e saj, gjë e cila as sot nuk është zbuluar akoma le më të deklarohet. Ngelet për të zbuluar në këto interesa janë individuale apo natyrore, pasi varianti i dytë na çon në lidhjen e popujve të Europës me racën e bardhë (për këtë shih “Raca e Bardhe dhe Popujt e Europës”, publikuar në  www.hotig.info, albanovaonline.com, logoreci.com, por dhe analizen e Kongresit te Triestes e kam permendur tek artikulli: “Interpretimi i nje dokumenti dypermasor” ne adresat  e mesiperme). Lidhja e grupeve politike  shqiptare  me  punet  e  Esat Pashe Toptanit  eshte  tej mases  antihistorike, sidomos   te   grupimit   katolik   shkodran   te   cilet  e  njihnin veprimtarine e pashait  ne favor te politikave otomane. Por aresyeja perse historiografia komuniste nuk la vrer pa hedhur mbi figuren e Esatit eshte e lidhur me ngritjen lart te figures se vrasesit te tij dhe kjo pa dyshim perben antihistorizmin tipik te autorit tone, i cili per kete problem ka ecur ne gjurmet e antihistorise komuniste.
Ne faqet 44-45 autori merr persiper te tregoje shkallen e zhvillimit te arsimimit te popullit shqiptar, sipas te cilit: “Mbajtja e Shqiperise e pushtuar nga forcat e huaja, nuk krijonte mundesi per zhvillimin e arsimit kombetar. Qeveria e Vlores nuk mundi te cele vecse ndonje shkolle ne rrethet e aferme te Vlores si ne Kanine, Kudhes, Smokthine, Dukat, etj (“Shqipnija me 1937…” I, f. 157). Organizimi me i gjere i arsimit u be per vitrin shkollor 1913 – 1914, duke u krijuar 4 zona arsimore ne Vlorem (me drejtor Luk Lukajn), Berat (Salih Gjuk Karagjozi), Elbasan (Mustafa Kruja) dhe Durres (Bedri Ipeku) (“Perlindja  Shqipenies”, 21/3 gusht 1913 . Ne Shkoder munden te veprojne 2 shkolla djemsh, 2 foshnjore, nje qytetese dhe 16 katundesh. Ne Pogradec u hap me veshtiresi nje shkolle shqipe…”. Kjo eshte nje analize kaq e percipte dhe siperfaqsore, por, kryesisht, jo e vertete ne funksion te dinamikes se shkollave ne territorin e banuar nga shqiptaret. Autori, pa i kuptuar qellimin, nuk permend shkollat qe ishin ne kembe prej shekujsh duke krijuar nenkuptimin e paarsimimit te popullit shqiptar. Ka nje te vertete krejt tjeter per tjeter te cilin autori yne nuk e di jo vetem per efekt te keqarsimimit te tij, por dhe te paaftesise per t’u riarsimuar ne menyre autodidakte. Ekziston nje liber mbi rolin e Klerit Katolik Shqiptar pikerisht per kete teme me autor At Donat Kurti dhe At Marin Sirdani: Mbi kontributin e elementit katolik ne Shqiperi, te botuar per here te pare me 1935 (botimi i dytë, 1999) i cili jep kete panorame hapsinore te dinamikes se shkollave shqipe (f. 14 – 24) deri ne prag te shpalljes se Pavaresise: “Prej vitit 1800 e deri ne vitin 1861 hapen aty – ketu shkolla private me klasa fillore. Vetem ne Shkoder mbahen mend 12 shkolla fillestare: 8 per djem e 4 per vajza. E perkoheshmja “Perparimi” i rreshton emrat e mesuesve me te njohur me kete renditje: Gege Kodheli, Gjergj Benusi (1836), Gjon Shkrumi, Zef Kamsi, Jaku i Trushit te Mark Krtajes (Speci), Shor Markja, Don Pepini, D. Egjell Radoja, D.P.Babi”….“Edhe jashte Shkodres hapen shkolla te tjera katolike ne gjuhen shqipe. Ne Prizren, ne Peje e ne Gjakove i gjejme shkollat e hapura per djem shume  me perpara vitit 1840, por per mungese te datave te sakta jemi te detyruar vetem t’i zejme ne goje”…..“Ne vitin 1861 franceskajt hapin ta paren shkolle fillestare publike ne Shkoder i ndihmuar nga Episkopati shqiptar. Do pase parasysh edhe fakti qe ne vitin 1882 franceskajt kan pase hape nje kolegje per me rrite e me mesuar te gjithe ata qe deshironin me u ba freten e prej vitit 1905 kjo shkolle ishte bere krejtesisht ne gjuhen shqipe”……“Para vitit 1880 Shkupi dhe Zumbi, e pak ma vone Ferizoviqi e Stubla e kane shkollen e vet ne gjuhen shqipe per djelm. Ne vitin 1893 fillon shkolla e Shirokes, qe vijon edhe sot (1935). Ne vitin 1893 P. Joakim Serreqi OFM rregullon nje shkolle ne Selce me lokal per 50 nxensa. Po ate vit edhe P. Basil Chiaroni, OFM, hapi nje shkolle shqipe ne Hot (Traboin). Ne vitin 1897 P. Pjeter Gjadri OFM u jep mesim femijeve ne kuvend te Troshanit. Ne vitin 1898 D. Ndoc Mjedja hap nje shkolle ne Pdhane, te cilen ne vitin 1904 e mban P. Tome Bicaj OFM. Ne kete kohe edhe ne kuvend te fretenve te Rrbigut hapet nje shkolle katundi. Ne vitin 1901 edhe Biza ka shkollen e vet, ku mesimin e jepte P. Severin Lushaj OFM. Ne vitin 1907 P. Shtjefen Gjecovi OFM hap shkollen ne Gomsiqe. Ne vitin 1907 P. Gentil Biella OFM mban ne Iballe nje shkolle ne gjuhen shqipe. Ne vitin 1909 P. Engjell Vjeshta OFM panon femijte e Bazit e i meson me lexue dhe shkrue. Ne vitin 1900 e ndonje vit me mbrapa, me punen e shoqerise Bashkimi dhe Agimi hapen shkolla shqipe ne shume katunde. Kemi arritur te mesojme se ka pasur shkolla ne Rreshen, Orosh, Milot, Dajc, Kallmet, Pac, Kashnjet e Nenshat”…..“Qysh ne fillim te shek. XIX e deri sa nuk ishte hapur shkolla e Stigmatineve, vihet re nje nxitje per te hapur shkolla femerore. Kjo vihet re me mesimet private neper shtepija. Ishin pune 80 – 90 vjecare e ende mbahen mend emrat e mesueseve te hershem: Kush Micja, Tone Radoja, Tereze Berdicja e Tina e Nikes. Keto minishkolla private poqen mendimin per te themeluar nje shkolle publike femerore, e cila u ap me 1879 nga Motrat Stigmatike”…..“Rreth vitit 1885 ne Prizren gjejme  shkolle fillore shqipe per vajza. Ne ate kohe themelohet edhe ajo e Shkupit. Ne vitin 1890-1903 Motrat Stigmatike shkojne ne Durres e aty mbajne per 13 vjet nje shkolle fillore per vajza e nje shkolle per pune dore. Ne vitin 1896 (?) gjejme ne Kallmet nje shkolle fillore per vajza e djem te drejtuar nga Motrat e Mshires (Vinçencianet). Ne vitin 1907 Shiroka ka shkollen e vet per vajza. Deri ne vitin 1911 Kleri Katolik Shqiptar kishte hapur neper kohe te ndryshme 47 shkolla shqipe, nder te cilat 10 per vajza” (kete teme e kam trajtuar ne vecanti ne artikullin: “Populli shqiptar, kultura kombëtare dhe shkolla e pare shqipe”, publikuar ne internet ne adresat e mesiperme). Atehere cila eshte domethenia e konstatimeve te autorit tone per problemin e shkollave te drejtuara nga Qeveria e Vlores, pervec se mohimit te rolit historik qe ka luajtur Kleri Katolik Shqiptar ne arsimimin e Popullit Shqiptar dhe te formimit te vete shtetit te shqiptareve? Megjitheate autori ka bere me qellim negativ interpretimin e mungeses se shkollave per efekt te pranise se ushtrive te huaja ne territorin shqiptar, sepse autori i librit: “Shqipenija me 1937”, per kete fakt shkruan: “Mund te themi se keto ushtri (behet fjale per ushtrite austro-ungare, italiane dhe frenge, GH) i dhane nje shkas te madh organizimit t’Arsimit dhe celjes se shkollave” (f. 159); apo “Ne Vlone me okupacionine ushtrive italiane qysh me vjetin 1915-16 filluen me u cele shkolla fillore ne qytet e ne katunde dhe ky numer erdhi tue u shumue ne vjetet shkollore 1916-17, 1917-18, 1918-19 deri sa arriti aproksimativisht ne 44. Cdo shkolle kishte mesues shqiptar e mesues italian-ushtar (f. 161). A kemi ne te drejte ta akuzojme autorin tone per manipulim te materialit bruto dhe paraqitjen e tij sipas politikes enveriste? Kjo eshte busulla qe e ka udhehequr autorit tone drejt zbulimit te se vertetes?
Ne faqen 49 autori jep nje panorame te ngjarjeve te ndodhura ne fillim te vitit 1914, ne kohen kur qeveria e Ismail Qemalit kishte dhene doreheqjen, te cilat sollen domosdoshmerine e Protokollit te Korfuzit. Sipas autorit tone “Me 9 shkurt 1914 Spiro Spiro Milo, krijoi grupin e tij, ndersa mori nga Qeveria Greke 500 pushke2) (shenimi 2 thote: Vasil Kondi (i riu) Greqia dhe Shqiperia ne shekullin XX” Selanik 2000, faqe 67, GH). Me 13 shkurt 1914 rebelimi u shtri edhe ne Gjirokaster dhe ne Delvine. Me 2 mars 1914 ne Gjirokaster, nje i ashtequajtur kongres, nen drejtimin e metropolitit Spiridon, shpalli edhe njehere “autonomine e Vorio – Epirit”, gje te cilen e beri edhe Spiro Spiro Milo ne shtate fshatrat e Himares. Jorgji Zografi ne “kongresin” e Gjirokastres nder te tjera ka thene se ishin mbledhur ne Gjirokaster per “autonomine e Vorio – Epirit” dhe duhej te bashkepunonin “me nenen Greqi”, pamvaresisht se nuk i lejonte shteti shqiptar. Per kete qellim, me porosi te Athines, u krijua nje “qeveri vorioepirote” e perbere nga Jorgji Zografi – kryeminister , Vasilios – miropolit i Gjirokastrës, Germanos – mitropolit i Korçes, Spiridon – mitropolit i Konices, Aleksander Karapanos – minister i Jashtem, Dhimiter Dhulis – minister i Luftes, Jorgos Paramenidhis – minister i Ekonomise, Jorgo Dhimas – zedhenes i Epirit dhe Athines. Nga keta, Karapanos nga Arta ishte dhender i Zografit”. Per seicilin lloj niveli intelektual te kerkosh perplasjen me permbajten e mesiperme, do te arrihet ne perfundimin se greket qenkan armiqte e popullit shqiptar, por armiq te nje lloji te panjohur. Autori me qellim e ka paraqitur ngjarjen me njeanshmeri, dhe vetem politike, duke lene pas dore sfondin historik te marredhenieve politike greko-shqiptare dhe aresyet perse greket mbajten qendrim antishqiptar ne agimet e shtetit shqiptar. Me gjithe ate ngjarja nuk eshte tamam keshtu, pamvaresisht nga defekti i analizes. Ka shume ngjarja te tjera paralele, shumatorja e te cilave ja preu grekesine politike grekeve te fillim shekullit te XX-te. Kryesorja eshte se ato qe pretendon autori yne jane pasoja te marredhenieve, bile pasojat formale, te politikes europiane jashte shqiptare duke anashkaluar dy problemet me kardinale te asaj politike qe coi ne formimin e shtetit shqiptar. Se pari autori nuk e thote se ishte Turqia ajo qe luftoi per formimin e shtetit shqiptar duke sakrifikuar kater ishujt e Egjeut ne favor te shtetit grek duke i prere rrugen cdo pretendimi grek mbi trojet e banuar nga nje pjese e shqiptareve (ne kete menyre cdo ngjarje e inicuar nga greket pas Protokollit te Firences ose nuk eshte ashtu, ose eshte fare formale per te fshehur nje veprim tjeter politik). Se dyti popullata jugshqiptare ishte e ndare ne dy pjese ne saje te nje politike te sterzgjatur midis Turqise Otomane dhe Institucionit Ortodoks Qendror, veprimtaria e se ciles krijoi shtresen ortodokse shqiptare, me shtritshmeri deri ne Rumani, te mbrojtur prej 500 vjetesh nga Institucioni Ortodoks, dhe shtresen muslimane me shtritshmeri deri ne Stamboll, te formuar nga politika Otomane prej 500 vjetesh. Ne kete menyre kur lindi tendenca politike europiane e formimit te shtetit te shqiptareve, politika greke i braktisi pefundimisht ortodokset e Shqiperise se Re per hater te kater ishujve te Egjeut, keshtu qe nuk kishte asnje mundesi teorike qe politikanet greke te kerkonin te ngrinin popullaten ortodokse shqiptare kundra Qeverise se Vlores. Jo, ketu fshihet dicka tjeter, por qe autori yne nuk e thote pasi kerkon te fshehe “dicka te vogel” duke akuzuar politikanet greke per veprimtari antishqiptare. E verteta eshte krejt ndryshe dhe kete e mesojme nga nje deshmitar i kohes qe ka pasqyruar ngjarjet e asaj kohe ne gazeten e tij. Fjala behet per avokat dr. Vasil Dilo i cili pretendon se levizja vorioepirote nuk ishte kundra shtetit shqiptar dhe progreke, por ajo lindi si nje revolte e ortodoksise shqiptare kundra Komisionit Nderkombetar te Kontrollit (KNK) per mosmarrjen parasysh te mendimit te tyre ne ceshtjen e formimit te shtetit shqiptar (me hollesisht per kete ngjarje mund te shihet artikulli: “Protokolli i Korfuzit” ne adresat e mesiperme ne internet). Si pjestare e thelbit te kontradiktes se levizjes te quajtur vorioepirote ishte edhe konflikti popullor midis shtresave muslimane dhe ortodokse ne Jugun e Shqiperise, e cila nuk mund te kete qene pa pasoja ne doreheqjen e Ismail Qemalit, per te mos thene kryesorja. Por autori yne ka marre parasysh propoganden komuniste dhe aspak dokumentacionin kohor qe ben fjale per kete ngjarje. Mjafton te shihet permbajtja e Protokollit te Korfuzit te propoganduar nga epoka komuniste dhe te krahasohet  me ate te publikuar ne gazeten Ipirotiqi Amina me 1 maj 1914. Raporti i dy botimeve më ka çuar në përfundimin se përmbajta e Protokollit të Korfuzit është e ndryshuar për qëllime politike të brëndëshme duke realizuar  sakatimin e historisë së popullit shqiptar dhe të shtetit të tyre në mënyrë tendencioze për qëllime të caktuara; pikërisht për të fshehur diçka dhe për të vënë në dukje diçka krejt tjetër për tjetër. Autori i librit tone per te realizuar kete qellim ka ndjekur rrugen e mesuesve te tij dhe jo rrugen shkencore te problemit.
Per te sterholluar kete problem autori ne faqen 52 shkruan: “Gjendja e veshtire e krijuar ne jug te Shqiperise lindte nevojen per shtypjen e levizjes “vorioepirote”, te organizuar nga shteti grek”. Mungesa e analizes sipas dualitetit hapsinor te ngjarjes ben qe ajo vetem te merret me mend sipas fantazise dhe jo sipas realitetit. Po te kishte ndodhur sipas skenarit qe thote autori librit, atehere duhej te kishin pasur nje lufte midis shtetit grek dhe atij shqiptar dhe pjesmarrjen e ketij te fundit ne luften e pare imperialiste si force aktive e ndare me dysh sipas perkatesive fetare. Mos ndodhja keshtu tregon qe veprimtaria nen emrin e levizjes vorioepirote e kishte shtetin grek si koperture dhe aspak si thelb te saj. Realisht me ate levizje shteti grek nuk fitonte absolutisht asgje politike, por ajo eshte interpretuar sipas interesit propogandistik enverist.
Autori merr persiper te zbardhe nje ngjarje qe ka mbetur mister per shqiptaret edhe pse ajo qe pretendon ai eshte ne kundershtim me ate qe pershkruhet ne shtypin e kohes. Sipas tij: Pas kallzimit te “tregtarit” Tozli, malazezet kapen dhe pushkatuan Cerciz Topullin dhe Muco Qullin me 15 korrik 1915. Ceta e Cerciz Topullit kishte vrare dhespotin antishqiptar Foti, me 22 shtator 19065) (shenimi thote Sejfi Vllamasi, “Ballafaqime….”, faqe 135 – 137”. Ne fakt ne librin e Sejfi Vllamasit  (bot. II, Tirane 2000, f, 129) informacioni eshte pak me ndryshe ku data eshte naten e 17 korrikut duke gdhire 18-ta e vitit 1915 dhe vrasja e peshkopit grek ka ndodhur tek Guri i Cjapit me 1907 per te marre gjakun e Spiro Kosturit, vrare nga greket ne Selanik (f. 130-131). Por disponimi i nje materiali tjeter tregon se Cerciz Topulli ishte vrare gabimisht nga nje banor i Vrakes, i cili me 1936 njoftoi prefektin e Shkodres Zenel Prodanin, ngjarje te cilen e dinte i gjithe populli e Shkodres. Ka shume mundesi qe libri i Sejfi Vllamasit te jete botuar per evidentimin e kesaj ngjarje sipas permbajtjes qe jep autori yne (per refleksionet e kesaj ngjarje kam publikuar artikullin: “Ne ndihme te akademikëve, historianeve dhe gazetareve” ne adresat e mesiperme ne internet). Gazeta Dielli  e Bostonit  e dt. shtator 1 & 10 1984 pretendon se jane mbushur 70 vjet nga vrasja e herojve. Keshtu qe mbetet i dyshimte si koha ashtu dhe shkaku i vrasjes se Cerciz Topullit dhe Muco Qullit.
Ne fund te vitit 1916  Perandori Austro – Hungarez Franc Jozefi nderroi jete duke u zevendesuar nga Perandori Karli i Pare, dhe nje delegacion shqiptar u nis per t’i uruar Perandorit hypjen ne Fron. Per kete ngjarje autori yne jep kete informacion: “nje delegacion shqiptar, i perbere prej 34 vetash udhetoi ne Vjene per t’i uruar hipjen ne fron Perendorit 29 vjecar Karlit I….Pershendetjen e dergates, e beri myftiu i Beratit….Me 18 prill 1917 u krye edhe takimi me perandorin. Delegacioni shqiptar perbehej nga: Musa Juka, Kole Ujka, Hasan Efendi Bekteshi (Shkoder) Vat Marashi (Shkrel), Gjelosh Gjika (Kastrat), Abdi Kola (Shale), Hasan Ahmeti (Postribe), Mano Bej, Dede Coku (Lezhe), Llesh Miloti (Zadrime), Ndue Gjoni (Orosh), Zef Ndoci (Spac), Zenel Aga (Iballe), Muharrem Pengili (Kruje), Ahmet bej Zogu (Mat), Musa Maci, Xhelal bej Toptani (Tirane), Izedin Beshiri, Imzot Nikolle Kacorri (Durres), Qazim Bej, Shazivar Alltuni (Kavaje), Irfan bej, Lef Nosi (Elbasan), Sami bej Vrioni, Mehmet Esat, Dhimiter Lavda (Berat, Skrapar), Ahmet bej Resuli, Emin Vokopola (Lushnje), Kahreman Vrioni (Fier), Elez Isufi (kryetar fisi, Peshkopi) Sali Spahia (nenprefekt i Lumes, Hysni bej Curri (nenprefekt i Bunjes), Sali Mani (Bunje), Hasan bej Prishtina (Kosove)3)shenimi thote: “Vellazenija, 28 prill 1917…Ne emer te dergates ka folur Trollman (me perkthim te Gjergj Pekmezit)” (f. 80). Ne kete informacion ka shuma pasaktesi dhe nuk jam i sigurte ne eshte i vertete ne te gjithe permasen. Psh rezulton se ne kohen kur nderroi jete Perandori Austro-Hungarez ne Vjene ndodhej Ahmet Zogu, i cili se bashku me Hasan Prishtinen, Fazli Frasherin dhe Dr. Pekmezi shkuan per t’i paraqitur urimet e popullit shqiptar e menjehere u pranuan sipas nje takimi te caktuar (Hysen Selmani, Nga notimet e Zogut I Mbretit te shqiptareve, f.78). Por ka edhe nje te dhene tjeter sipas se ciles nje delegacion shkodran nen drejtimin e Kel Marubit (ne brendesi te delegacionit ishte dhe gjyshi im nga nena, Kol Laca) pati shkuar ne Vjene me kete rast (foto 4). Atehere kujt duhet t’i besojme dhe cila eshte permasa e se vertetes, te pakten per veprimtarine e Ahmet Zogut? Pastaj, ne qofte se do t’i pranojme anetaret e delegacionit sipas permbajtjes qe jep autori yne si te sakte, rezulton qe ndergjegjja kombetare shqiptare e paska shqisen e edukacionit njerezor dhe shqiptaret u perulen perpara udheheqesit te mireberesve historike te Popullit Shqiptar. Jam shume kurioz te di a do ta kete kete edukate morale politika e sotme shqiptare me 28 nendor 2012 per te thirrur Presidentet e Austrise, Hungarise dhe Turqise me rastin e 100 vjetorit te shtetit te shqiptareve te krijuar nga paraardhesit e Tyre politike? Akti, qofte dhe formal, do te tregoje se sa larg, apo afer, eshte klasa politike shqiptare e sotme nga ajo para nje shekullore. Por me perpara duhet pranuar forca madhore ne percaktimin politik te mevetesise se shqiptareve si akt primar e te domosdoshem dhe pastaj te pranohen kryengritjet e shqiptareve ne ate proces.

foto 4 Delegacioni shqiptar ne Vjene qe pershendeti Princin Karl, nen   drejtimin e Kel Marubit, i dyti majtas ulur Kole Laca (Kjo fotografi është botuar edhe në një nga gazetat e përditshmet pas 1992, por që më ka mbetur e prerë pa i ditur datën e botimit dhe titullin e gazetes. E kam ribotuar per here te pare ne artikullin mbi historine e teatrit shqiptar ne adresat e njohura ne internet).

Ne faqen 85 autori jep pjesmarresit e te ashtequajturit Kongres te Durresit, midis te cileve figuron dhe Vasil Dilo, si delegat i Gjirokastres, dhe ne vazhdim (f. 86-87) jep lajmin se Apostol Dhima, Vasil Dilo dhe Athanas Noti kane votuar kundra propozimit te formimit te qeverise se perkoheshme te kryesuar nga Turhan pashe Permeti, nje pjese e te cileve do te merrnin pjese ne dergaten shqiptare prane Konferences se Paqes ne Paris; si dhe ekzistencen e disa replikave midis delegateve te Gjirokastres ku perfshihet Polo Meksi dhe Vasil Dilo. Duke disponuar te gjithe vepren teorike, juridike, ditaret dhe gazeten e Av. Dr. Vasil Dilos dhe duke e krahasuar me pretendimet e autorit  tone  rezulton  qe ngjarjet  te mos kene  kete permbajtje dhe te paraqesin nje situate historike krejt tjeter per tjeter (ndoshta mund te jene edhe keto me tendence), por qe autori yne kerkon te mos i evidentoje realisht (me dashje apo pa dashje nuk e kuptoj dot). Autori nuk ka se si ta dije qe Avokati i nderuar perpara se te nderroje jete, duke e ditur sakte qe do te vinte nje kohe dhe do t’ja godisnin figuren e tij poliedrike shume permasore, shkroi dy vepra, midis shume te tjerave, ku permblidhej edhe kjo teme: “Apologjia ime zyrtare kontra akuzavet pa prova dhe denimit arbitar nga an e Qeverise konstitucionale te shtetit te lire perpara Popullit Shqiptar brez pas brezi” (doreshkrim) prej rreth 750 faqesh a4 duke mbrojtur figuren e Tij perpara Popullit Shqiptar ne funksion te historise se shekullit te XX-te, si dhe studimin “Italia ne Shqiperi” (doreshkrim) me 274 faqe a4 ku evidentohen shume ngjarje te lidhura me ate qe quhet Kongresi i Durresit (1918) ku ai ke qene pjesmarres, por i nje forme ndryshe nga ajo qe pretendon autori yne (ne te vertete ne “Shqipria me 1927” te Teki Selenices, ne tabelen e te gjitha kuvendeve dhe kongreseve shqiptare pergjate shekullit te XX-te, Vasil Dilo figuron delegati i 5 i Gjinokastres; e njejta gje rezulton edhe tek “Shqipenija me 1937” te Komisionit te posacem per kremtimin e XXV vjetorit, firmosur nga D. Beratti, f. 40 ). Sipas shenimeve te Av. Dr. Vasil Dilo, ne studimin “Italia ne Shqiperi” rezulton se organizimi i te ashtequajturit Kongres i Durresit ishte veper e italianeve (edhe ne vepren e Sejfi Vllamasit: “Ballafaqime politike ne Shqiperi (1897-1942)”, bot. II, Tirane 2000, f. 399, shkruhet: “Italia provokoi Kongresin e Durresit…”; kurse Akademiku Arben Puto ne vepren e tij “Shqiperia Politike 1912 – 1939, f. 221-222, pretendon se Kongresi i Durresit ishte veper e delegateve  te Shqiperise se Mesme, vecanerisht te Mehmet Konices, te cilet ja paraqiten idene qeverise italiane; me perafersi edhe Prof. Valentina Duka jep te njejten panorame ne librin e saj: “Histori e Shqiperise 1912-2000, f. 100-101, ku jepet dhe numri i perfaqesuesve, 50 vete), te cilet realizuan nje takim me bejleret e Jugut te Shqiperise per pjesmarrjen ne kete kongres me 18 dhjetor 1918 (dite e merkure), ku keta te fundit insistuan ne pranimin edhe te perfaqesuesve te ortodokseve te Shqiperise Jugore. Ne kete menyre  me 19 dhjetor 1918, dite e enjte, z.z. Dhima – Dilo pranuan te vinin deri ne Durres si individe. Ne vaporin qe i transportoi nga Vlore ne Durres, ku hengren dreken, u bashkuan z.z. P. Prondani dhe Abdulla Staria si perfaqesues te Ersekes, Mufti Lutfi dhe Vangjel Toci te Leskovikut, Baba Xhemali dhe Dh. Kacimbra i Permetit, Mufit e Mehmet Konica dhe Nase Noti te Gjirokastres, Sulejman Shehu i Tepelenes, Apostol Dhima i Zagories (dhe nje emer vendi qe nuk e kuptoj), Namik Beu dhe Hiqmet Beu te Delvines; ndersa Av. V. Dilo si perfaqesues i shtypit. Ne data 21, 22, 23 dhjetor u mblodhen perfaqesuesit e tjere te cilet ishin mbledhur ne Tirane pasi pandehej se atje do te behej kongresi. Me 23 dhjetor 1918, dite e hene, u mesua se me inisiativen e z.z. Mufit Beu dhe Polo Meksi, i u paraqit te krishtereve te Shqiperise se Jugut nje liste ministrash me keto emera: 1) Turhan Pasha, 2) Mufit Beu, 3) Mehmet Beu, 4) Mehdi bej Frasheri, 5) Ll. Gurakuqi, 6) Shefqet Bej Elbasani, 7) Ahmet Bej Mati, 8 ) P. Popa, 9) Sami Bej Vrioni dhe 10) Turtuli. Nga keta zz Turhan, Mehmet dhe Turtuli ishin te destinuar si komision per Kongresin e Paqes. Me 24 dhjetor 1918, dite e marte, ne ora 3 pas buke, u be nje mbledhje paraprake per te percaktuar rendin e dites per te nesermen. Pasi u mblodhen qe te gjithe – pothuaj – perfaqesuesat, te thirrur jo zyrtarisht, mori fjalen Mehmet Bej Konica, i cili shpjegoi hollesisht qellimin e ketij kongresi, i cili – tha – eshte zgjedhja e nje Komiteti ekzekutiv (jepet emertimi turqisht) dhe i nje Pleqesie (senat) tek e cila te jape llogari Komiteti. Ne vazhdim filluan diskutimet dhe replikat mbi rendin e dites ku folen me rradhe: Hoxha Kadriu, Mustafa Kruja, Mehmet Konica, Myfit Libohova, P. Poga, Taqi Tutulani, Hiqmet Delvina (ne kuadrin e replikave disa delagate kane folur disa here). Me 25 dhjetor 1918, dite e merkure, u mbajt seanca e pare e Kongresit, proces verbali i se ciles, mbajtur nga Thanas Noti, permban diskutimet dhe replikat e: Myfit Beut, Fejzi Beut ne rolin e kryetarit meqenese Mehmet Bej Konica ishte i semure, Av. Dilos, Hiqmet Delvines, P. Poges, Taqi Tutulanit, Mehmet Konices, Mustafa Krujes, Ap. Dhimas, Muftiu Hafez, Gurakuqi, Lef Nosi, Mehdi bej Frasheri, Polo Meksi, Qemal bej Vrioni, Namik bej Delvina. Replikuesit folen disa here. Seanca u mbyll ne oren 6 pas dreke. Me daten 26 dhjetor 1918, ora 3 pas dreke u mbajt Seanca e II-te e Kongresit shqiptar te Durresit nen drejtimin e Kryetarit Mehmet bej Konica i cili tha: “Dje formuat Qeverine Provizore, anetaret e saj pranuan emerimin dhe ceshtja i u njoftua autoritetit italian, i cili tha se do lajmeroj Qeverine dhe prandaj duhet te presim 2-3 dite”. Filluan diskutimet dhe replikat, ku folen me rradhe disa here: Hiqmet bej Delvina, Mufiti, Mehdi Bej Frasheri, Polo Meksi, Av. Dilo, Kryetari,  Tutulani, Namik bej Delvina, Xhavit Leskoviqi, Mustafa Kruja. Diten e premte me 27 dhjetor 1918 delegatet iken nga Durresi me anije (Torbinier) ne oren 8 e 30 (por ne “Shqipenija me 1937, f. 43, data 27 dhjetor 1918 konsiderohet dita e trete e Kongresit ku foli Mehmet Konica dhe u votua propozimi i Dh. Kacimbra (26 kundra 13) mbi nevojen e zgjedhjes se Pleqsis) . Por ne vecanti Kongresi i Durresit pati disa karakteristika te vecanta, gjithmone sipas Av. Vasil Dilos, ku do te vecoja: numuri i pjesmarresve ishte 58; kundra formimit te qeverise provizore votuan Ap. Dhimo, K. Harito, Thanas Noti dhe V. Dilo (po keshtu e ka edhe “Shqipria me 1927”, f. 55-56); ndersa delegati i Beratit Dhimiter Tutulani pretendoi se nuk ishin zgjedhur prej popullit; delegati i Gjirokastres Petro Poga deklaroi se “Ne emer te Shqiperise Jugore siguroj qe te gjithe se Shqiperia Jugore te gjithe besimin e saj e ka ne Shqiperine e Veriut” (i gjej te gjitha keto ne studimin Italia ne Shqiperi te Av. Vasil Dilo, f. 18 – 37). Por per kete deklarate te fundit te Petro Poges dhe detyren qe duhej te zgjidhte fillimisht Kongresi i Durresit ka nje analize suplementare ne testamentin politiko-historik te avokatit te nderuar Dr. Vasil Dilo: “Apologjia ime …..” kundra Petro Poges: “Ne kongresin e Durresit (1918) ku bisedonesh s’c’ish me mire per atdhe, “te formohesh nje Qeverie, kuklle ne dore te Qeverise Italiane apo me pare te realizonesh vellazerimi midis elementeve”, s’pat tjeter c’te thosh vecse c’ka mund te thosh nje dallkauk kur del plasur, dmth “Ne emer te Shqiperise Jugore siguroj qe te gjithe se: Shqiperia Jugore te gjithe besimi e saj e ka ne Shqiperine e Veriut”! duke injoruar paturpesisht jo vetem historine tragjike t’asaj pjese te Shqiperise, por dhe opoziten e te kater perfaqesuesve te saj n’ate kongres (f. 26). Konflikti me Petro Pogen dhe Rauf Ficon vazhdoi edhe shume vjet me vone kur Av. Dilon e paten hequr nga Gjykata Ligjore  ne kundershtim me Statutin e Republikes (f. 98 – 117). Te gjitha keto perbejne te rejat e atij Kongresi qe vene ne dyshim ate qe ka shkruar autori i historise shekullores te Shtetit shqiptar ne drejtim te saktesise. Me sa kam kuptuar Kongresi i Durresit ka pasur tjeter qellim dhe tjeter dinamike nga ajo e propoganduar pergjate rendit komunist.
Ne faqen 154 autori pershkruan jeten e Hasan Prishtines (1873 – 1933) ku midis te tjerash thote: “…5 dite kryeminister ne krizen e dhjetorit 1921…Mbeti kundershtar i vendosur i Ahmet Zogut. Bashkepunoi me rryma dhe shtete te ndryshme kunder Ahmet Zogut, madje organizoi mjaft atentate kunder tij. Per nje atentat te tille, u denua me vdekje ne mungese me 6 qershor 1933 se bashku me 7 persona te tjere te arratisur politike. U vra ne Selanik me 14 gusht 1933 nga Ibrahim Celo nga Manastiri….Me 6 dhjetor 1977, u zhvillua ceremonia e rivarrimit te eshtrave te tij ne qytetin e Kukesit”. Ne fakt ne “Shqipria me 1927” (f. 93 – 98) analizohet me gjeresisht  kjo ngjarje ku rezulton se ngjarjet e dhjetorit te 1921 ishin te pershkuara nga nje grusht shteti i mirefillte, qe perbente dhe aktin e pare te ketij karakteri ne Shqiperine politike, te pasuar me grushtin e shtetit te 1924, ku perseri Hasan Prishtina ishte pjesmarres me gryken e pushkes (f. 128). Te njejten gje gjejme edhe tek Sejfi Vllamasi kur ballafaqon politiken shqiptare te atyre viteve (f. 260 – 265). Por Eqrem bej Vlora e konsideron ndryshe veprimin e Hasan Prishtines dhe ne perputhje me konceptet e ketij te fundit, por qe nuk gjeti miratimin e duhur as brenda dhe as jashte vendit (“Kujtime”, vell. II, 1912 – 1925, Tirane 2001,  f. 183) duke e detyruar kryeministrin 5 ditor te jape doreheqjen. Akademiku Prof. Arben Puto kesaj ngjarje nuk i jep asnje ngjyre duke e konsideruar thjeshte krize qeveritare (“Shqiperia Politike 1912 – 1939”, Tirane 2009, f. 321); kurse Prof. Dr. Valentina Duka e konsideron kete ngjarje, ne kuadrin e sfidave te shtetit shqiptar, si konflikt midis Aqif Pashes dhe Ahmet Zogut (“Histori e Shqiperise 1912 – 2000”, Tirane 2007, f. 137).
Autori (f. 175) ka vene ne gojen e Kryeministrit Ahmet Zogut, ne kuadrin e fjalimit programatik, se nga pikepamja e qyteterimit populli shqiptar ndahet ne 3 pjese:
- Ne disa  prefektura te Shqiperise se poshtme, te cilat kishin pasur mundesi arsimimi.
- Ne Shqiperine e mesme, ku “nuk kishte pasur okazion per ma teper dituni”.
- Ne malesite e verit e te jugut, te cilat kishin mbetur “prapa nga dy shoqet e tjera”.
Ne fakt lidhja e qyteterimit me arsimimin nuk eshte zberthyer kurre sakte ketu ne Shqiperi jo vetem pse eshte ditur qe qyteterimi i shqiptareve ka qene veper e relatoreve te jashtem, por ka rene ne sy prej kohesh qe roli i institucioneve fetare ka qene ne shkalle siperore ne percaktimin e permases se ketij lloj civilizimi. Megjitheate perseri ka pasur shume gjera te pazberthyer sakte ne planin filozofik persa i perket autoresise se shkollave, alfabeteve, gjuhes se shkruar e te tjera probleme te kesaj kategorie. Por te nisesh per te analizuar gjendjen e arsimimit te nje populli jashte ketyre parametrave do te thote te flasesh ne tym dhe kur shikon qe keto probleme shpalosen ne nje liber qe u vjen ne ndihme  studenteve universitare duhet te merret me mend se ku kosiston keqarsimimi i shqiptareve te djeshem e te sotem. Megjitheate shkurtimisht  studimi i dinamikes se ideve dhe institucioneve fetare me ka cuar ne perfundimin qe institucioni fetar politeist eshte pergjegjes per lindjen e shkollave per here te pare ne historine e njerezimit. Dhe eshte po ky institucion pergjegjes per formimin e alfabeteve dhe te industrise se gjuhes se shkruar. Kjo do te thote qe termi “shkolle laike”, si kunderpergjigje e shkolles fetare, te jete abuzim me gjuhen e shkruar pasi termi shkolle eshte i lidhur ne gjeneze me institucionet fetare, kur fjala laike te jete produkt i fantazise. Ne planin filozofik, dmth pergjithesues, analiza e dinamikes se shkollave te territorin e banuar nga shqiptaret eshte e lidhur me institucionin fetar monoteist dhe ne lidhjen e Popullit Shqiptar me keto besime qendron dhe shkalla e arsimimit te tyre (mbi kete baze eshte teper e lehte te behet dferencimi dhe rezultati eshte i kundert me pretendimin e kryeministrit te atehershem. Pastaj nuk ka rendesi aspak shkalla e diferencimit sasior te arsimimit se sa cilesia e imponimit arsimor dhe ne kete drejtim, duke ditur raportet e zhvillimit te relatoreve arsimore te shqiptareve (kultura austrohungareze, kultura greke dhe kultura otomane), nuk ka asnje mundesi, qofte dhe teorike, te kemi diferencim sipas idese te kryeministrit te atehershem. Rendesi ka te shihet perputhja e arsimimit te atehershem me gjendjen e sotme dhe do te arrihet ne perfundimin se shqiptaret e sotem jane produkti kulturor i Europes se re kapitaliste dhe jo i arsimimit grek apo otoman. E verteta ka vetem nje ngjyre dhe nuk mund te ndotet nga mashtrimet e llojit komunist qe kerkon te na imponoje autori yne. Por ne kete drejtim ka edhe dicka tjeter, pasi duke e ditur sakte qe Populli Shqiptar nuk ka prodhuar kurre ide fetare politeiste dhe monoteiste eshte absolutisht e pamundur qe arsimimi i tij te kete ardhur nga dinamika e zhvillimit autokton. Me se paku ajo ka ardhur nga bota e relacioneve me boten jashte saj dhe, realisht, lidhja me institucionin Katolik, Ortodoks e Musliman perben bazen e arsimimit historik te Popullit Shqiptar. Nga diferenca e ketyre relatave percaktohet jo vetem shkalla e arsimimit, por dhe diferencat e kesaj shkalle midis krahinave shqiptare ku u aplikua dhe rezultati nuk eshte sipas pikepamjes se Ahmet Zogut kryeminister. Edhe ne qofte se do ta konsiderojme kete deklarate te Ahmet Zogut kryeminister si te sakte (autori nuk na ka dhene referimin se ku e ka gjetur ai kete pasazh) do te shikojme se ajo nuk eshte kerkund me realitetin historik shqiptar dhe Zogu vetem ka luajtur me fjale per t’i bere qejfin shtreses intelektuale shqiptare te coptuar ne dhjetra grupime pa asnje lidhje me njeri – tjetrin, por qe e perdori per te sunduar Popullin Shqiptar (per te pare kete ndarje te shtreses se intelektualeve mund te krahasohet me grupimet politike te formuara pergjate viteve 1921 – 1923 – 1932 – 1936, te cilet perbenin opoziten antizogiste: Bashkimi Kombetar; Clirimi Nacional; Grupi i Organizates se Fierit; Lidhja shqiptare ne St. Louis, Mo (Amerike); Grupi i Emigranteve te Jugosllavise; Organizata shqiptare ne Boston, Mass.; Grupi i Tiranes; Grupi i Mustafa Krujes; Shoqeria “Deshira”, Sofje; Grupi i emigranteve te Kubes; Grupi i Athines; Grupi i emigranteve te Janines; Grupi Punetor “Liria”, France; Kollonia e Varnes, Bullgari; Organizata Revolucionare, Boston, Mass. Te cilt u bashkuan formalisht me 23 mars 1936 ne Paris; – Sejfi Vllamasi, Ballafaqime….f. 448 – 450). Kjo nuk me pengon per te bere nje percaktim hapsinor te civilizimit te krahinave te Popullit shqiptar deri ne vitin 1928 duke u mbeshtetur tek shperndarja e shkollave dhe te kujt ishin ato (marr kete date perpara se te dilte ligji mbi ndalimin e shkollave dhe gazetave private ne Shqiperi). Pikesepari pikepamja e Ahmet Zogut, edhe po te jete e sakte, nuk eshte e drejte pasi qyteterimi nuk ka asnje lidhje me shkollat nga pikepmja kohoro-hapsinore dhe kjo sidomos per Popullin Shqiptar (por dhe nder popuj te tjere qyteterimi ka lindur perpara shkollave cka do te thote se shkollat jane produkt i qyteterimit dhe jo e kunderta). Por edhe hapsira e problemit te arsimimit sipas ndarjes administrative nuk eshte e sakte, akoma me keq ajo eshte abuzive. Ahmet Zogu nuk ka thene te verteten ne asnje qelize jo vetem pse ka mohuar dinamiken 300 vjecare te shkollave ne pellgun e Mirdites, luften e madhe te Klerit Katolik Shqiptar ne arsimimin e popullates se Veriut Shqiptar, por ka trukuar shkollat ne jugun e Shqiperise, te cilat perpara vitit 1921 financoheshin nga shteti grek (nuk behet fjala vetem per zonat greqishtfolese dhe bregdetin jonian te banuar nga shqiptaret – shkolla e Qestoratit ka qene shkolle greke). Kur flitet per popullin shqiptar ne drejtim te civilizimit, nga pikepamja autoktone, as qe mund te behet fjale per asnje element social dhe per asnje krahine shqiptare, por vetem per ndikimet e drejteperdrejta qe relatoret jashteshqiptare kane realizuar me krahinat shqiptare per interesat e tyre. Kam parasysh Bizantin, Venedikun, Perandorine Otomane, Perandorine Austro-Hungareze, Italine etj. Jane pikerisht keta relatore qe e detyruan popullaten shqiptare te avancoje ne drejtim te civilizimit qytetar nga primitivizmi autokon qe impononte shpejtesia e vogel e zhvillimit. Dhe po te bejme hesapet do te konstatojme se Shkodra (ne marredhenie me Venedikun dhe Perandorine e Danubit), Durresi (ne marredhenie me Venedikun), Elbasani dhe Prizreni (ne marredhenie me Perandorine Otomane), Berati dhe Voskopoja (ne marredhenie me Bizantin), Korca  dhe Gjirokastra (ne marredhenie me Greqine), Vlora (ne marredhenie me Italine) u shkeputen nga pjesa tjeter e Popullit Shqiptar dhe krijuan pamjen e qyteterimit qe trashegojme sot. Ne thelb te problemit asgje nuk i duhet dedikuar banoreve te sotem, por trashegimise politiko-historike me relatoret jashte tyre. Ndersa ne qofte se do ta shohim problemin ne funksion te elementeve sociale autoktone, duke e cveshur nga ndikimet direkte jashteshqiptare, do te shikojme se ka nje interpretim tendecioz per te fshehur nje krim te realizuar pergjate 45 vjeteve te diktatures. E vetmja qelize qe cfaq diferencimim social te krahinave shqiptare eshte teresia e Kanuneve ku karakteri klasor i tyre vihet re vetem tek kanuni i Lek Dukagjinit dhe ai i Skenderbeut, kur kanunet e Dibres, Lures dhe Laberise jane shume me primitiv se dy te paret edhe pse gjenden ne aktivitet 500 vjet pas tyre. Problemi nuk eshte aspak ashtu sic ka pretenduar Ahmet Zogu kryeminister, gjithmone duke e konsideruar te sakte pretendimin e autorit tone. Problemi i civilizimit dhe arsimimit te Popullit Shqiptar nuk eshte veper direkte e shqiptareve, ata kane ndihmuar ne zhvillimin e ketyre proceseve per hir te ekzistences biologjike dhe aspak per te ndikuar mbi vetveten. Megjitheate ketu fshihet aspekti kryesor i konfliktit shoqeror qe mbizoteron nder shqiptaret e organizuar ne shtet, i cila para 1912 fshihej pas politikave jashteshqiptare. Problemi hapur ka filluar qe ne kohen e Mbretit Zogu i I-re ku konflikti me Klerin Katolik Shqiptar, Organizaten e Fshehte te Vlores, Kryengritjen e Fierit tregojne qe baza e ketij konflikti nuk jane klasat shoqerore te mirefillta, nuk eshte raporti Veri – Jug, nuk jane klasat e vjetra me klasat e reja, por dinamika sociale ne qytet ne raport me dinamiken ne fshat jashte klasave shoqerore, si atehere kur ato formoheshin historikisht. Kalimi nga fshati ne qytet perben bazen thelbesore te konfliktit dhe kete pozicion shoqeria europiane e ka kaluar para mijere vjeteve. Politika e sotme shqiptare nuk ka perfituar, duke mesuar, nga historia e kaluar europiane, por kerkon ta kopjoje ate pike per pike duke e shpalosur konfliktin shoqeror ne piken delikate te shoqerise shqiptare. Kjo eshte pak e veshtire te pranohet ashtu sic eshte, por eshte e verteta historike e Popullit Shqiptar ne vazhden e kohes. Sfazimi kohor ne zhvillimin e shoqerise sone perben defektin e zhvillimit te sotem dhe kjo perben bazen e konfliktit e jo disniveli i qyteterimit qe kerkon te bllofoje autori, duke cituar Mbretin e ardhshem dhe te vetem te shqiptareve.
Ne faqen 176 autori ka dhene biografine e Ahmet Zogut (1895-1961) ku midis te tjerave thote se personazhi historik dhe mbreti i ardhshem i shqiptareve ka qene delegat  i Matit ne Kuvendin e Vlores me 1912. Se ku e ka marre autori kete te dhene eshte pak e veshtire te merret me mend, por ne librat ku ai mbeshtetet metodikisht rezulton qe personazhi yne nuk ka asnje aktivitet  politik ne ngjarjet gjurmelenese historike para vitit 1920. Ne Kuvendin e Vlores, si perfaqesuas i Matit, ka qene Kurt Aga (sipas “Shqipria me 1927”, ku ekziston dhe nje Ahmet Muhtar beu si perfaqesues i Ohrit e Struges, por qe mund te konsiderohet edhe i Matit pasi gramatikisht nuk merret vesh lehte), ne Kongresin e Durresit per Matin ka qene Hasan Zogolli (po aty) dhe vetem me 1920 si perfaqesuesi i Matit ne Kongresin e Lushnjes kemi Ahmet Zogun (po aty). Barazimi i emrit te Ahmet Muftar Beut me emrin e Ahmet Zogut, qe cfaqet ne internet, eshte bere per te vetmin qellim ku te argumentohet qe edhe Ahmet Zogu ka qene ne Kuvendin e Madh te Vlores. Por “Shqiprija me 1927” e perjashton kete fakt pasi i ka nenvizuar te gjitha rastet kur Ahmet Zogu ka marre pjese ne ngjarjet gjurmelenese politike te Shqiperise se asaj kohe. Cfare kerkon te perfitoje autori me kete lapsus elementar?  Keshtu nuk behet historia! Tipikisht ky shtremberim eshte politizim tendencioz i ngjarjes dhe aspak nje realitet historik.
Ne faqet 321 – 329 autori flet per Organizaten e Fshehte te Vlores dhe qellimet e saj (1932). Kjo ngjarje ka qene teper e fshehte per historiografine komuniste dhe nuk ka qene e propoganduar; akoma me keq, asnjeri nuk e kishte pasur guximin te shpaloste permbajtjen e saj perpara vitit 1991. Une e kam hasur per here te pare me 1998, kur nderroi jete Avokat Koco Dilo, duke me lene vepren e babait te tij: Av. Dr. Vasil Dilo. Me mes te asaj morie doreshkrimesh, dokumentash, veprash studimore, diskutimesh, bisedash gjendej dhe nje zarf me 16 faqe, te cilat permbanin mbrojtjen e disa te akuzuarve politike te organizuar ne nje strukture te fshehte ne qytetin e Vlores. Pastaj e hasa ne Fjalorin Enciklopedik Shqiptar (2009) ku ishte artikull me vete. Sipas kesaj enciklopedie Organizata e fshehte e Vlores u formua ne pranveren e 1932 ne Vlore e nxitur dhe e perkrahur nga Jugosllavia edhe financiarisht  duke pasur ne qender te vemendjes grushtin e shtetit. Ne gusht te 1932 organizata u zbulua ku u arrestuan 60 pjesmarres te saj, nga te cilet 30 moren denime te ndryshme (vell. 3, f. 1892 – 1893). Autori yne jep tjeter permbajtje, sipas se ciles, duke u mbeshtetur ne dokumentat e Zyres Sekrete, organizata ishte formuar nga Skender Muco ne prill – maj 1931 duke pasur nje shtritshmeri, pervec Vlores, ne Gjirokaster, Sarande, Tepelene, Kelcyre, Korce, Shkoder, etj. Organizata e fshehte e Vlores pati marreveshje me shtetin Jugosllav per keto probleme:
-Do te denoncohej aleanca 20-vjecare midis Shqiperise dhe Italise qe njihej me emrin “Pakti i Dyte i Tiranes” i nenshkruar me 22 nentor 1927.
-Do te krijohej aleance me Jugosllavine.
-Do te jepej leje per hapjen e shkollave jugosllave ne Shqiperi
-Do te zhvillohej politike e perbashket me Jugosllavine
-Do te merrej pelqimi i Qeverise Jugosllave ne lidhje me formen e regjimit ne Shqiperi pas permbysjes se Ahmet Zogut (te gjitha keto jane marre nga Myqerem Hamzaraj, “Organizata e mbeshefte e Vlores, vit 1932”).
Me 2 shtator 1932 u hap ne Tirane gjyqi kunder 49 anetareve te Organizates se Fshehte te Vlores, prej te cileve u denuan:
Me vdekje 7 vete, me 101 vjet u denuan 18 vete, me 15 vjet u denuan 15 vete, me 3 vjet nje person, me dy muaj heqje lirie nje person dhe i pafajshem nje person.
Cudia qendron ne mos permendjen e avokatit mbrojtes te te akuzuarve ne ate proces. Duke mos e atakuar autorin ne asnje resht jam i detyruar te riprodhoj per here te pare fjalen mbrojtese te avokatit ne ate proces  dhe te jete lexuesi ai qe do te beje diferencen midis tre materialeve, duke theksuar qe materiali eshte krejt tjeter per tjeter si ne sasine e te akuzuarve ashtu dhe ne permbajten e akuzes. Me qene se kam ndermend te merrem ne nje artikull te vecante me kete problem tregoj se avokati i ceshtjes ka qene Av. Dr. Vasil Dilo, data e mbrojtjes ka qene 10 shtator 1932 dhe numuri i te akuzuarve ka qene vetem 12 (foto 5).

foto 5 (faksimile e fjales mbrojtese te avokatit Dr. Vasil Dilo ne ate gjyq)

Ne faqet 456 – 461 autori flet per menyren e formimit te PKSh ku per baze ka merre ate qe ka shkruar Enver Hoxha direkt dhe njerezit e tij, materiale te cilat gjenden ne Arkivin Qendror te Shtetit. Sipas tij ne Shqiperi ekzistonin disa grupe komunistesh: i Korces me vit formimi 1929, i Shkodres me vit formimi 1934, i Te Rinjve me vit formimi 1937, i Zjarrit me vit formimi 1936 ne Athine, grupi troskist i Tiranes me vit formimi 1936 qe ishte nje fraksion i grupit te Korces. Ne fillim te vitit 1939 u arrestuan dhe u denuan nje numer i madh komunistesh. U nxorren ne gjyq 73 komuniste te cilet u denuan me 11 shkurt 1939. Me 10 shkurt 1939 u dhane denimet:
-me 10 vjet burg: Zef Mala, Niko Xoxi, Vasil Shanto, Petro Duma
-me 6 vjet burg: Gjovalin Luka, Vasil Llazari, Myzafer Asqeriu, Jorgji Shyteriqi, Qemal Stafa
Ne vazhdim autori ben fjale per pranine e dy jugosllaveve: Miladin Popovic e Dushen Mugosha qe, sipas Enver Hoxhes, muaren persiper bashkimin e grupeve komuniste shqiptare me 8 nendor 1941, sepse grupet komuniste shqiptare nuk merreshin vesh mes tyre.
Per nje njeri qe eshte marre per shume vjet me historine e levizjes komuniste shqiptare duke u mbeshtetur posacerisht ne veprat 71 volumshe te Enver Hoxhes rezulton qe te gjitha keto te mos jene te verteta dhe jane sajuar nga fillimi ne fund  nga ekipi i diktatorit per te krijuar imazhin e nje lufte politike deri me arme ne dore te inkuadruar ne levizjen nacional-clirimtare. Ne menyre te permbledhur e gjithe levizja komuniste shqiptare ka kete pamje (ate qe eshte propoganduar prej 45 vjetesh e kemi diskretituar ne disa artikuj te botuar ne gazeta te ndryshme (Koha jone, Gazeta 55, Lajmi i Dites) dhe internet (ne adresat e njohura) si: “Sa partizane dhe deshmore jane?”, “Enver Hoxha”, “Sekreti Qemal Stafa”, “Peza dhe Mukja”, “Te nderuar historiane! Peza eshte e nacionalisteve dhe jo e komunisteve”, “Mbi aktet e formimit te PKSh”): Ne Shqiperi nuk eshte e vertete qe kane ekzistuar grupet komuniste sipas permbajtjes qe japin enciklopedite  dhe studiuesit e kesaj teme (kam parasysh te pakten: Historine e PPSh, Tirane 1968; librin e akademikut Kristo Frasheri: Historia e levizjes se majte ne Shqiperi dhe e themelimit te PKSh-se 1878-1941, Tirane 2006; librin e te burgosurit politik Agim Musta: Libri i zi i komunizmit shqiptar, librin e Prof. Valentina Duka: Histori e Shqiperise 1912 – 2000). Ne Shqiperi ka ekzistuar vetem nje parti komuniste me qender ne Shkoder dhe dege te saj, pothuajse, ne te gjithe Shqiperine. Eshte tjeter pune pse politika bolshevike e Stalinit dhe ajo Britanike infiltruan idete politike perkatese ne territorin shqiptar pas 1939-es, gje e cila kerkoi asgjesimin e Partise komuniste te vjeter dhe ringritjen e komunizmit shqiptar sipas nje platforme tjeter. Per realizimin e ketij plani u perdoren dy jugosllavet, te cilet nuk erdhen ne Shqiperi per te bashkuar grupet komuniste, sic eshte pretenduar rendom, por ata erdhen per te asgjesuar partine komuniste te Shkodres, e cila pas marsit 1943 nuk ekzistonte me. Nuk duhet harruar asnjehere qe thelbi i komunizmit shqiptar ka qene antizogizmi dhe aspak idete e marksizmit (edhe Balli Kombetar nuk i ka shpetuar ketij pozicioni, – te pakten kjo ide eshte e shpalosur sakte nga autori yne – f. 467). Te pakten keto te fundit i kemi te argumentuar ne gjyqin e komunisteve te shkurtit 1939, permasa e te cilit nuk ka qene ne ato vlera qe japin studiuesit e mesiperm (me hollesisht per ate gjyq kam shkruajtur ne artikullin “Sekreti Qemal Stafa”, publikuar ne internet ne adresat e permendura). Avokati mbrojtes i atij gjyqi, te vetem ne Shqiperi me ide komuniste, ka qene Dr. Vasil Dilo (foto 6) nga i cili mesojme se ngjarja ka pasur tjeter permase dhe studiuesit kane rene viktima  te  sajeseva  te  grumbulluara  ne  Arkivin  Qendror  te  Shtetit.  Asgjesimi  i  Partise  Komuniste  te  Shkodres dhe ringritja e komunizmit

foto 6 (faksimile e fjales se avokatit mbrojtes Av.Dr. Vasil Dilo ne procesin gjyqesor te komunisteve me 1939)

shqiptar sipas nje platforme bolshevike perben ndertimin e kollones se peste ne levizjen komuniste nderkombetare pas vitit 1945 per te cilin luftoi gjithe jeten Enver Hoxha me ndergjegje dhe dishepujt e tij komuniste pa ndergjegje (Stalini ka dyshuar, por Hrushovi e dinte sakte kete pune). Partia Komuniste Shqiptare eshte formuar ne fundin e marsit te 1943-shit dhe nuk e formuan as shqiptaret dhe as dy jugosllavet, por ate e formoi politika britanike per hesapet e saj. Politike reale e PPSh nuk ka lidhje direkte me jeten sociale te Popullit Shqiptar; shqiptaret e sotem duhet ta kuptojne se pergjate periudhes 1945-1991 kane qene thjeshte skllever te politikes se PPSh dhe aspak pjesmarres ne revolucionin socialist, sic e trumbetoi gjithe jeten diktatori. Kjo do te thote qe historia e komunizmit shqiptar perbehet nga dy permasa kohore pa asnje lidhje me njera – tjetren (nga themelimi i levizjes, qe nuk e di kerkush, deri ne mars 1943 dhe nga dita e themelimit te PKSh, ne mars 1943, deri ne qershor 1991), cka do te thote se eshte mire qe ato te diferencohen ne planin studimor dhe te mos perbashkohen. Ato nuk kane asnje lidhje historike reale jo vetem ne ide, por as ne njerez. Ta paraqesesh komunizmit shqiptar me shtrat historik para 1943-shit do te thote te genjesh Popullin Shqiptar dhe veten.
Ne faqen 475 autori pershkruan ngjarjen e ndodhur ne Labinot, i cili e vendos midis dates 17 dhe 22 mars 1943, dhe qe e emeron Konferenca e Pare e PKSh. Por pikerisht per kete ngjarje ekziston nje tjeter interpretim qe une e kam konsideruar me afer te saktes. Kaq e vërtetë është kjo sa e detyron anglezin, me pikëpamje të majta, Riginald Hibertin (The Times, Daily Register, 10.10.2002, Rubrika Court & Social), të pranojë se në mars 1943 në Labinot u mbajt konferenca themeluese e PKSh (Reginald Hibert, Fitorja e hidhur, f. 334). Atehere mbi te gjitha historite e parapara te PKSh-PPSh bie hija e dyshimit mbi manipulimin e ndergjegjshem te tyre, ku dhe autori yne nuk ka shpetuar dot. Problemi i historise reale te PKSh eshte nyja gordiane qe ndaj historine e Popullit Shqiptar nga antihistoria e imponuar komuniste. Eshte mire qe sot te behet diferenca, pasi dokumentacionet e publikuar nga vete diktatori (kam parasysh fjalimin ne Kongresin e I-re te PKSh ku rezulton se PKSh te jete formuar tek Varrezat e Bamit; vepren e 12-te te tij, fjalen mbi disa gabime te Tuk Jakoves, ku rezulton se Enver Hoxha eshte vendosur sekretar i pergjithshem i partise qe nga dita e themelimit te saj, qe perkon me konferencen e Labinotit) e perjashtojne variantin qe kemi mesuar gjithe jeten neper shkollat e detyrueshme. Te gjitha keto tregojne se PKSh eshte formuar ne gjysmen e dyte te marsit 1943 dhe emrin e Enver Hoxhes e solli, per here te pare, Bozhe Ivanovic (ne fakt emri i jugosllavit qe mori pjese ne ate mbledhje eshte dhene here pas here ne variante te ndryshme, keshtu qe duhet marre me rezerve edhe ne kete rast).
Ne faqe 543 autori jep lajmin qe pleniumi i Beratit u nderpre per shkak se me 28 nendor 1944 qeveria duhej te hynte ne Tirane pa na e thene se cfare perfaqeson realisht ajo date. E ploteson, ne nje fare menyre, kete boshllek ne faqen 883 kur shkruan se: “Me 30 tetor 19976) (shenimi thote: “Punime te Kuvendit, nr 3, 1997) Kuvendi Popullor votoi per ate qe ata e quanin “date te clirimit te Shqiperise me 29 nendor 1944”, ngaqe ne vitin 1993 ishte vendosur si e tille, data 28 nendor. Kjo date ishte ne te vertete data e ardhjes se komunisteve ne pushtet”. Per kete problem ka shume paqartesi te krijuara nga propoganda komuniste per 67 vjet e me teper dhe e gjithe kjo per te fshehur nje poshtersi politike  ne  fushen  e  propogandes  te  realizuar nga ekipi i diktatorit. Autori mundohet  te diferencoje ngjarjen historike nga ngjarja politike dyfishe pa e argumentuar dot me dokumentat qe disponon dhe kur cdo gje ka qene dhe eshte absolutisht e qarte. Ne janar 1945 Zyra e informatave te Shteteve te Bashkuara te Amerikes kane botuar revisten “Ngjarjet e muejit”,  Vell. 1, Nr. 1 (foto 7) ne gjuhen shqipe ku si artikull te pare ka ngjarjet ne Shqiperi (foto 8 ) me titull “Shqipnija kremton clirimin e saj”. Sipas ketij artikulli: “Per cudi clirimi i plote i Shqipnis takoi pak dite para Dites se Flamurit e keshtu Shqiptaret e kremtuen kete dite madheshtore me gezim shume ma te madh pse ata kishin clirue Vendin e tyne edhe nga Hunet e tmershem. Ata kremtuen edhe hymjen ne Tirane te Qeverise Demokratike”. Duke bere nje permbledhje te asaj qe thote autori yne, informacionit qe na jep kjo Zyre dhe vendimit te Asamblese Kushtetuese te vitit 1946 rezulton qe data 28 nendor 1944 te jete nje date politike e vendosur ne Berat dhe data 29 nendor 1944, perseri, rezulton te jete nje date politike e vendosur ne Asamblene Kushtetuese ne janar 1946 kur data e sakte e clirimit te jete disa dite perpara Dites se Flamurit, te cilet shqiptaret nuk e kane mesuar akoma dhe qe autori yne nuk denjon t’ju a mesoje edhe  pse  i  eshte  dhene  mundesia   te  luaje  rolin e profesorit.  Per dijeni data reale e clirimit eshte

foto 7  e 8

25 nendori 1944 dhe kjo eshte deklaruar per here te pare me 25 nendor 1944 ne pleniumin e Beratit nga nje seri diskutantesh duke perfshire edhe Enver Hoxhen (me hollesisht per kete kam shkruar ne artikullin: “Edhe nje here kur eshte cliruar Shqiperia”, te publikuar ne internet ne adresat e njohura).
Ne faqen 545 autori flet per shtypjen e qendreses antikomuniste te 1945 ne Veri te Shqiperise. Sipas tij: “Tri dite (behet fjale per daten 23 janar 1945, GH), pas nje beselidhje te lidhur ne Ivanaj te Lezhes, u organizua nje kryengritje, duke marre ne zoterim per disa dite edhe qytetin e Koplikut. Organizatore te qendreses antikomuniste ishin Llesh Marashi, Preng Cali, Hasan Isufi, Dom Gazulli, Jup Kazazi, etj1 – “Rilindja Demokratike, 7 shtator 1995). Fillimisht forcat antikomuniste i shkaktuan deme te medha Brigades I komuniste porse, duke mos u lidhur mire me njera – tjetren, nuk paten suksesin e duhur dhe kryengritja deshtoi”. Permasa e kesaj ngjarje eshte shume me e madhe dhe fsheh nje nder sekretet me te medha te komunizmit shqiptar ne agimet e tij. Ajo eshte e lidhur me dergimin e dy divizioneve komuniste shqiptare ne Kosove dhe ardhjen e dy brigadave serbomalazeze ne Shqiperi. Kjo permase i eshte fshehur Popullit Shqiptar duke e paraqitur deshtimin e Kryengritjes ne Veriun e Shqiperise si sukses te forcave komuniste. E verteta eshte krejt tjeter per tjeter dhe autori nuk ka se si ta dije (ose e di po nuk e merr parasysh) qe marreveshja Tito – Enver e 02 shtatorit 1944 kishte saktesuar dergimin e dy divizioneve shqiptare ne Kosove per te ndihmuar pushtetin jugosllav per ta rimarre ate dhe dergimin e nje force serbomalazeze  ne ndihme te brigadave partizane shqiptare per te pushtuar Malesine e Madhe (flitet per brigadat 26 dhe 27 te Divizionit 46 jugosllav). Kjo do te thote qe Kryengritesit Malsore u dorezuan tek komunistet per te mos u dorezuar tek jugosllavet dhe kjo perben preludin e kryengritjes se asak kohe. Por duhet theksuar qe propoganda komuniste sajoi ngjarje krejt ireale per te mbuluar ardhjen e dy brigadave jugosllave ne ndihme te forcave komuniste shqiptare ne pushtimin e Malesise se Madhe. Nuk eshte e rastit perbashkimi i kesaj ngjarje me autokollonen e shqiptareve te Kosoves qe kane kaluar ne rrugen Kukes – Fushe Arrez – Puke – Shkoder – Murriqan   me destinacion kinse Tivarin pa arritur kurre atje.
Ne faqen 548-549 autori flet pikerisht per kete ngjarje, por pa e zberthyer ne asnje element duke fshehur, dashur pa dashur, shume ngjarje dhe shume krime te rendit komunist te Enver Hoxhes. Ai ka marre per  baze deshmitare te dyshimte, te cilet nuk kane marre per baze ne asnje rast ngjarjet ne Shqiperi dhe i ka perpunuar sipas nje platforme qe gjithsesi nuk perputhet as me referuesit. Sipas tij “”Vellazerimi” komunist shqiptaro – jugosllav pati si pasoje te tij edhe masakren e Tivarit, me 2 prill 1945, ne ter cilen u vrane e u masakruan rreth 3760 partizane shqiptare te grupit te dyte, te cilet u cuan nga Prizreni permes truallit shqiptar per te perfunduar ne Tivar, ku u krye faza e fundit e masakrwes. Qellimi i udhetimit, formalisht ishte dergimi ne frontin e Triestes, sipas urdhrit te 20 marsit 1945, te shtabit madhor te ushtrise komuniste jugosllave, por te plotesuar Armaten IV. Nga te grumbulluarit, 2.200 ishin nga ferizaj e 1.500 nga Prizreni. Te rinjte shqiptare kane kaluar ne Kukes, Puke, Shkoder dhe Ulqin, te paarmatosur dhe te shoqeruar nga oficiere e ushtare serbe te Brigades XXVI te Divizionit XLVI jugosllav dhe te Armates IV Jugosllave 1-Lefter Nasi, “Ripushtimi i Kosoves”, faqe 174). Gjate rruges ata jane masakruar e zhdukur hap pas hapi. Rreth 1 mije prej tyre mberriten ne Tivar, dhe atje u futen ne nje vend te mbylluar, nga u qelluan barbarisht masivisht”. Vetem fakti qe kjo ngjarje nuk ka asnje lidhje me historine e shtetit shqiptar, edhe sipas ketij varianti jo te vertete qe jep autori, tregon se shume ngjarje qe pershkruhen ne kete liber kerkojne t’u imponojne shqiptareve te rinj mashtrimin shumevjecar te aplikuar nga propoganda komuniste dhe te fshehin ate qe ka ndodhur realisht ne territorin shteteror shqiptar ne fillim dimrin e 1945-es ku autori yne kerkon te marre persiper diskretitimin e mashtrimit komunist, por pa e thene te verteten ne asnje permase. A nuk perben kjo nje qelize te keqarsimimit te shqiptareve te sotem? Duke u pase marre personalisht me kete ngjarje per shume e shume vjet (me hollesisht per kete mund te shihet artikulli: “Cfare fsheh Masakra e Tivarit?” te publikuar ne adresat e siperme te internetit) e kam shume te lehte te konstatoj se te gjitha keto qe pretendon autori yne jane krejtesisht te pasakta dhe ato tentojne te mbulojne nje krim te jashtezakonshem kundra popullates shqiptare te Kosoves te aplikuar ne Shqiperi nga ana e bandave komuniste shqiptare nen udheheqjen e Enver Hoxhes dhe bashkepunetoreve te tij. E verteta eshte tjeter per tjeter dhe mbulimi i saj ka pasur dy qellime kryesore: 1-T’i fshehe shqiptareve ndihmen konkrete qe forcat serbomalazeze i dhane ushtrise kriminale te Enver Hoxhes ne pushtimin e Malesise se Madhe ne pranveren e 1945-ses; 2-T’i fshehe shqiptareve  masakrimin e 12.000 te rinjve shqiptare te Kosoves ne territorin shteteror shqiptar ne dimrin e 1945-ses ne tri varreza masive.
Ne faqet 562 dhe 563 autori flet per dy personalitete te epokes se fillimkomuniste, duke pershkruar jeten e tyre. Sipas autorit Omer Nishani (1887-1954) na kishte vdekur me 26 maj 1954, pas nje plage te shkaktuar me arme zjarri. Perse autori nuk thote te verteten qe Omer Nishani vrau veten, pasi i iku gruaja e skandalizuar nga krimet e komunisteve? Ne vazhdim autori flet per Doktor Ymer Dishnicen (1912 – 1998) ku pretendohet se ai qenka kthyer ne atdhe me 1940 dhe ka qene pjesmarres ne shume aktivitete te PKSh. Kam pasur rast ta takoj personalisht doktorin ne qershorin e 1991-shit ne ambientet e Partise Republikane (ne zyren e kryeredaktorit te gazetes Republika, z.Vangjush Gambeta ne pranine e tij dhe te z. Tonin Cobani) dhe atje kur po bisedonim per ngjarjen e Konferences se Pezes pati deklaruar se ai nuk ka qene dhe ishte kthyer ne Shqiperi ne prillin e 1943 duke mos marre pjese as ne Konferencen themeluese te PKSh ne mars 1943, por kishte marre pjese ne dy ngjarje te rendesishme te atij viti: ne mbledhjen themeluese te Shtabit te Pergjithshem te Ushtrise (10 korrik), ku kishte folur mbi gjendjen nderkombetare, dhe ne mbledhjen e Mukjes (31 korrik – 2 gusht 1943), ku kishte folur mbi ndarjen e pushtetit ne menyre demokratike, pas se ciles ishte denuar me vdekje. Keshtu qe rezulton qe cdo dokument para prillit 1943 qe mban firmen e tij te jete i sajuar. Doktor Dishnices i kane atribuar pjesmarrjen ne shume ngjarje te ndodhura para prillit te 1943 te lidhura me PKSh gje qe nuk duhet te jene te verteta; figura e tij eshte perdorur nga propoganda komuniste per te sajuar historite e PKSh.
Ne faqen 568 autori flet per figuren e diktatorit ku, midis te tjerash, pretendon se Enver Hoxha i kishte filluar studimet ne Monpelie te Frances ne Fakultetin e Shkencave te Natyres ne degen botanike. Problemi i studimeve te diktatorit fsheh disa gjera te lidhura me mentalitetin e shqiptarit, por gjithesi te jete e verteta ato kane ndjekur kete rruge: Fillimisht në të vërtetë është vetë Enveri që na jep një informacion më të plotë për këtë problem vetëm se kjo pas 1998. Sipas këtij informacioni Enverit ju dha një bursë për histori-gjeografi për në universitetin e Monpeljesë (Enver Hoxha, Kujtime, f.54), por pas disa manovrave të tij u regjistrua për në fakultetin e shkencave të natyrës (Enver Hoxha, Kujtime, f.60). Fakti i ndërprerjes së studimeve në Francë pa na dhënë asnjë hollësi të mëtejshme tregon se këtu fshihet jo mos mbarimi i shkollës, por çfarë studjoi ai në ato vite në Francë. Sipas një deputeti në parlamentin shqiptar pas 1992-shit ka ekzistuar një telegram i ministrit shqiptar të Arësimit dërguar ambasadës shqiptare në Paris me këtë përmbajtje: “Lutemi merrni shënim se në fund të muajit mars të vitit 1934 i pritet bursa përfundimisht studentit Enver Hoxha në Francë” (A.Musta.M.Kokalari, Kush ishte Enver Hoxha, f.21). Të gjithë këto të dhëna nuk tregojnë asgjë konkrete aq më tepër kur kanë karakter gojor të transmetuar prej brezash dhe nuk është çudi të jenë të sajuara. Çudia më e madhe qëndron në Enciklopedinë franceze Petit Robert (1983) e cila nuk shkon më larg se sa hamëndjet e mësipërme pa e trajtuar problemin me hollësi. Sipas saj Enver Hoxha studioi në Belgjikë dhe Francë, porse çfarë studjoi ec e merre vesh (pozitiv është fakti se pranohet studimi në Belgjikë). Rëndësi ka që Enciklopedia franceze kopjon historinë e PPSh-së (1968) duke mos dashur ta thotë të vërtetën. I vetmi dokument i kohës që bën fjalë për studimet e Enver Hoxhës është gazeta “Demokratia” e datës 1 gusht 1936 ku Enveri flet përpara varrit të Bajo Topullit si student në drejtësi. Meqënëse të gjithë bashkëmoshatarët e tij nuk bëjnë fjalë për këtë fakt, duke e ditur se ai ekziston i botuar, arrijmë në përfundimin se të dhënat mbi Enver Hoxhën në gazetën “Demokratia” janë dhënë nga vetë Enveri, çka përsëri fsheh më tepër sekretin e studimeve të tij. Nuk mjaftojne te gjitha keto, por ne muajin mars 2012 gazeta “Panorama” e datave 11,12,13 dha njoftimin se ishte zbuluar e para biografi e Enver Hoxhes, e publikuar me 1946 ku nuk figuron arsimimi i tij i larte edhe pse vete autori i artikullit deklaronte se vitet 1927 – 1936 ishin te pazbardhura. Nuk e di se cili eshte qellimi i artikullshkruesit, por me sa kuptoj kerkon me cdo kusht te ule figuren e diktatorit perpara historise, por kjo eshte e pavlefshme jo vetem pse informacionet nderkombetare nuk jane kerkund me keto pretendime. Ato qe jane shkruar pas vdekjes se Enver Hoxhes neper enciklopedira te ndryshme per figuren e tij tregojne se nuk duhet bere fjala per mos perfundim te studimeve universitare, por cfare studioi ai ne realitet dhe ne favor te kujt force politke u pergatit ai dhe Mehmet Shehu. Ka zera qe tregojne se kjo dyshe eshte e pergatitur per drejtimin politik te Shqiperise pas epokes mbreterore.
Perfundime
- Keqarsimimi i shqiptareve eshte i lidhur me imprenjimin tek shqiptaret te dozes se simpative dhe antipative per periudha te caktuara historike dhe personazheve qe marrim pjese ne to pamvaresisht nga ndergjegja qe i ka karakterizuar ato pergjate rolit qe kane luajtur. Ne thelb te te gjithe problemit qendron krijimi i historise per ato krahina qe nuk kane luajtur asnje rol interesant ne mbijetimin historik te popullit shqiptar dhe mohimin e forcave reale historike ne kete mbijetim. Kjo ka qene tipikisht politika e komunizmit enverist ne fushen e arsimimit te popullit shqiptar pergjate periudhes 1945 – 1991, por qe vazhdon edhe sot, te pakten sipas ketij libri, ne fushen e historise.
- Keqarsimimi i shqiptareve duket dhe ne nje aspekt tjeter te lidhur me shkallen shoqerore te zhvillimit social te tyre. Ata asnjehere nuk e muaren vesh se ishin ndryshe nga europianet duke qene ne zemer te tyre, por duke mos e arritur kurre shkallen e zhvillimit shoqeror te europianeve. Me fjale te tjera shqiptaret akoma nuk e kane marre vesh se nuk jane zhvilluar akoma deri ne fazen e ekzistences se klasave shoqerore dhe kjo perben domethenien e dyte te ketij artikulli. Per te fshehur kete fakt u kopjua teoria e luftes se klasave nga teoria bolshevike dhe u paraqit e ngjizur me shoqerine shqiptare si shkalle zhvillimi. Kjo ben te domosdoshme analizen e shtreses se intelektualeve pergjate shekullit te XX-te.
- Duke ditur se kush eshte ajo shtrese, ose klase, shoqerore qe arsimon nje popull shtrojme pyetjen: – Per cfare duhet produkti intelektual komunist? A kane qene keta komuniste qe trumbetuan per 45 vjet formulen materialiste te bolshevizuar se qenia shoqerore percakton ndergjegjen e njeriut? Atehere kur kjo qenie shoqerore ka qene e mbarsur ne ekstrem nga krimi anishqiptar, cfare produkti intelektual rezulton te kete prodhuar pergjate ketij 45 vjecari? Me thjeshte fare: – Per cfare sherben inteligjenca e sotme dhe cfare roli luan ne edukimin e Popullit Shqiptar? Kjo me detyron te analizoj historikun e inteligjences shqiptare pergjate shekullit te XX-te, e cila ka nje kolorit kohor, fetar dhe hapsinor te papare ndonjehere ne historikun e shqiptareve. Interesant eshte fakti qe kjo analize per kedo emerues qe te merret rezulton e shtresezuar ne tre permasa. Sipas kohes dallojme tri grupe: perpara vitit 1912 – 1945, 1945 – 1991 dhe pas 1992. Sipas fese dallojme perseri tre grupe: muslimane, ortodokse, katolike. Sipas prejardhjes hapsinore shoqerore kemi perseri tre grupe: me prejardhje fshatare, me prejardhje qytetare te imponuar dhe me prejardhje nga koha e shkuar. Por duhet pranuar se te tre grupet e te tre fazave kohore me te tre format fetare jane te shkrira ne nje dhe diferenca midis tyre tregon menyren se si eshte vepruan mbi inteligjencen shqiptare pergjate shekullit te XIX-te e XX-te dhe kush ka influencuar mbi te. Eshte e pamundur qe ato te ndahen pasi e kane kushtezuar njera – tjetren pergjate te gjithe kohes se ekzistences. Nuk ka asnje rendesi se ne cfare hapsire kane konkluduar dhe si jane formuar, por si jane lidhur me Popullin Shqiptar dhe si kane ndikuar mbi te. Kjo perben esencen e ndikimit te Europes mbi Popullin Shqiptar dhe kjo duhej zbuluar perpara se te analizohej historia shekullore e shtetit te shqiptareve. Ne thelb te problemit ne territorin e banuar nga shqiptaret ka ndodhur paradoksi i ekzistences se shtreses intelektuale jashte klasave shoqerore dhe kjo ne esence ka perbere te gjithe konfliktin shoqerore te tyre. Menyra se si jane zevendesuar grupet ne kete shtrese pergjate aplikimit te politikes perben ate qe quhej lufte klasash ne epoken e diktatures, por dhe sot eshte e vetmja fushe ku zbatohet nje aspekt i politikes. Te gjitha pretendimet mbi politiken shqiptare te epokes se demokracise ne kete pike koncentrohen dhe sot synohet te ndertohet nje klase politike pa klasa shoqerore prodhuese me nje nentekst intelektual te lidhur me arsimimin e pjesmarresve te saj. A nuk do te thote kjo se shkalla e keqarsimit te ketyre intelektualeve perben dhe koloritin e politikes shqiptare te mijevjecarit te ri?
Ja perse eshte e domosdoshme Shkenca e Historise dhe perse ajo duhet lidhur me Filozofine e formimit te strukturave shoqerore sipas formes klasike dhe ndikimit te zhvillimit historik mbi to.

Shenim: ky artikull i delegohet te gjithe studenteve shqiptare qe studiojne ne fakultetet e Drejtësise, ne degen e Jurisprudences, dhe ne atë te Histori – Gjeografi, dega Histori, ne universitetet shqiptare qe e kane kete liber si tekst ndihmes ne pasurimin e njohurive te lidhura me temen mbi shtetin shqiptar. Studentet shqiptare duhet t’i imponojne vetvetes dy ndjenja te domosdoshme per nivelin e tyre intelektual: dyshimin mbi ate qe lexojne dhe studiojne si dhe oponencen ndaj cdo vepre teorike dhe analitike ne fushen e historise. Shume libra te botuar, te autoreve shqiptare dhe te huaj, pas 1991-shit jane publikuar vetem per nje qellim: te argumentojne drejtesine analitike dhe konkluzive te historiografise komuniste. Nuk eshte e veshtire aspak te zbulohet kjo veprimtari dhe sot postkomunistet e vazhdojne punen e tyre duke u fshehur pas autoreve te huaj, te cilet jane paguar per permbajtjen e librave qe mbajne emrat e tyre.

Tirane 16 mars 2012

58-Tragjedia e të vërtetave historike shqipta

(ose hakmarrja primitive e historisë)

Kaluan mbi shtatë vjet nga dita e vdekjes së njeriut që shkroi historinë e Shqipërisë dhe të popullit shqiptar. Ngjarjet madhështore plot suksese të famshme tashmë janë vënë në dyshim të plotë nga pjesmarrësit në to. Kur e vret mëndjen për këto gjëra dhe e kupton se padia jonë e sotme është fitorja e përgjakshme e Enver Hoxhës mbi Historinë, Drejtësinë dhe shpirtin e stërplakur të shqiptarit, të vjen të ulërish me sa ke në kokë për madhështinë e rreme të historisë së tij. Këtë nuk bën të mos e dish, për këtë nuk bën të mos interesohesh. Ai që nuk kërkon të dijë, ai që nuk interesohet, e lë Enverin fitimtar të gjallojë nganjëdhimtar në histori. Kryesorja që përfitoi enverizmi nga njeriu shqiptar ishte gadishmëria për të mohuar. Atë e arritën me torturat e pafund në qelitë e burgjeve të famshme enveriste, atë e demostruan në proçeset gjyqësore shëmbëllore për të gjithë njerëzimin dhe për të gjithë kohërat. Enveri imponoi tek shqiptarët figurën e Uriah Hipit. Të mohosh nënën, të mohosh babanë, të mohosh gruan apo burrin, të mohosh fëmijët e tu, të mohosh  ç’të shohin sytë e ballit e ç’të dëgjojnë veshët, të mohosh vetveten dhe kujtesën tënde –ja kjo ishte deviza enveriste që i’u imponua njeriut shqiptar të mesit të dytë të shekullit të XX-të. Dhe ka nga ata intelektualë të pafytyrë që e akuzojnë shqiptarin e sotëm për nihilizëm.

Lufta kundër tyre është dituria, është fitorja më e madhe mbi të kaluarën, është mohimi i krimit kolektiv (ky është pak a shumë kuptimi i terrorit stalinist që vë në dukje autori i librit “Arrestimi i Rublës”).

Duke u marrë dhe interesuar për madhështinë e ngjarjeve historike të kaluara, zbuluam tragjedinë e të vërtetave shqiptare. Në fakt merita inisiatore e zbulimit të kësaj të vërtete i takon intelektualëve të nderuar shkodranë, të cilët tashmë nuk jetojnë më në mes nesh. Rreth 15 vjet përpara ata patën shprehur revoltën për faktin se në delegacionin gjirokastrit, që pat ardhur për të marrë eshtrat e Çerçiz Topullit dhe Muço Qullit në Shkodër, Enver Hoxha nuk pati qënë kur vetë këta intelektualë kishin marrë pjesë aktive në organizimin e mitingut. Detyrimisht edhe fotografia që paraqet Enverin duke folur nga ballkoni i Bashkisë së Shkodrës (foto 1,2 ose nuk është reale, ose nuk ka lidhje me atë ngjarje). Argumentimi dhe vërtetimi shumë formësh i dinamikës së kësaj ngjarje, me domethënie historike për Enver Hoxhen, ka kushtuar plot 15 vjet duke kaluar nëpër një sërë peripecish, por kur ai u zbulua plotësisht nxorri në dritë disa fakte të tjera me nënkuptime më të thella për figurën e diktatorit.

Arësyeja që na detyroi t’i publikonim tani këto fakte u bë një artikull i botuar në gazetën “Besa” të botuar në Shkodër në muajin mars 1992 ku shpallej me ngjyra sensacionale shkaku përse Enver Hoxha pushkatoi Padër Anton Harapin më 1946, ku sipas autorit ngjarja ishte pikërisht kjo që do të analizojmë këtu poshtë dhe ku kleriku patriot kishte mbajtur një fjalim të bukur (kështu është në fakt), kurse Enveri nuk kishte qënë i aftë të tregonte talentin e vet prej oratori (kjo përbën gënjeshtrën e artikullit). Me sa kemi kuptuar shumë artikuj publikohen për të fshehur të vërtetën se sa për ta ekspozuar atë. Pushkatimi i Pader Anton Harapit duhet te kete lidhje me kete ngjarje, por jo sipas pikepamjes te autorit te artikullit. Ne ate ngjarje duhet te fshihet dicka tjeter per tjeter dhe ne marrim persiper ta zbulojme.

Pa frikë themi se materiali që po publikojmë është më i ploti për këtë ngjarje dhe lexuesi le të konkludojë vetë mbi saktësinë e tezës sonë.

Më 1978 u botua një album me rastin e 70 vjetorit të Enverit ku, midis të tjerash, botoheshin dy fotografi mbi ngjarjen e Shkodrës. Sipas albumit ngjarja kishte ndodhur më 1937 dhe jepej delegacioni gjirokastrit prej 7 pjestarësh dhe një fëmijë ku Enveri kishte kostum të zi (foto 3); si dhe Enverin duke folur i vetëm nga ballkoni i Bashkisë së Shkodrës me shikim nga mitingu dhe kostum të hapur (foto 2) (data nuk jepej). Ngjyra e kostumit dhe drejtimi i syve në dy fotografitë paraqet interes të veçantë pasi këto vogëlima do të shërbejnë më vonë për të ballafaquar me materiale të tjera.

                                                             foto 3

foto 2

Fotografia e delegacionit gjirokastrit u publikua përsëri më 1982 në albumin me rastin e 75 vjetorit të Enverit pa asnjë ndryshim nga publikimi i 1978-ës.

Por një album shumë interesant mbi historinë kombëtare, prodhuar nga Fototeka “Marubi”, botuar më 1982, nxjerr në dritë faktin se ngjarja ka ndodhur më 14 shtator 1936 dhe fotografia e parë e albumit është ajo e Enverit duke folur i vetëm nga ballkoni i Bashkisë së Shkodrës me sy të ulur (foto 1). Në faqen përbri jepet një pasazh i kujtimeve të Enverit për këtë ngjarje ku veçojmë dy fakte: së pari koha ka qënë e një stine që kërkonte pallto dhe, së dyti, kleri katolik ka bërë propogandë që populli të mos e priste mirë delegacionin dhe të mos kishte entuziazëm.

Një kërkim i mëtejshëm në Fjalorin Enciklopedik përmbys këtë fakt duke përcaktuar lajmin se eshtrat e Çerçiz Topullit u transportuan nga Shkodra më 1937. Pa kaluar një vit nga dalja e këtij fjalori doli albumi mbi jetën e Enver Hoxhës (bot. 1986) ku u botuan tri fotografi, dy nga të cilat për këtë ngjarje. Fotografia nr 3 (foto 4) tregon Enverin duke folur nga ballkoni i Bashkisë (1936), por tashmë me një grup të tjerësh ku midis të cilëve dallohet kleriku Padër Anton Harapi. E veçanta e fotografisë është se ngjyra e kostumit qëndron midis ngjyrës  së  zezë dhe asaj të hapur (me  sa duket e kuptuan defektin e mashtrimit, por ishte vonë). Fotografia nr 4 jep delegacionin gjirokastrit (foto 3)

                                                            foto 1

pa asnjë ndryshim nga botimet e mëparshme dhe fotografia nr 5 (foto 5) jep faksimile të fjalës së Enverit mbajtur para varrit të Bajo Topullit dhe të botuar në gazetën “Demokratia” e dt. 01 gusht 1936 ku fjala e Enverit është në faqen e parë dhe si kryeartikull i gazetës në fjalë.

foto 4

Pas të gjithë këtij materiali kontradiktor shtrojmë pyetjen: si është e vërteta e ngjarjeve të përshkruara në ato fotografi dhe a ka qënë Enver Hoxha në mitingun e Shkodrës? Lexuesi duhet ta marrë me mënd se këtu fshihet diçka pasi e njëjta fotografi botuar tri herë në botime të ndryshme ka drejtime të ndryshme sysh dhe, ç’është më e bukura, në dy kohë të ndryshme të së njëjtës ngjarje Enveri na paraqitet me dy kostume të ndryshme në ngjyrë. E njëjta situatë paraqitet edhe për personazhin tjetër të fotografisë, Zenel Prodanin, i cili ka dy kostume të ndryshme brënda të njëjtës ditë (vetëm në qoftë se ata kishin marrë garderobat me vete).

                                                           foto 5

foto 6

Së pari duam të sqarojmë lexuesin se kryeartikulli i gazetës “Demokratia” e datës 01 gusht 1936 nuk është fjala e Enverit, por artikulli “Populli dhe zyrtarët” (foto 6); ndërsa fjala e Enverit botohet në faqen e katërt, pas mesit të kollonës së dytë (foto 7) ku mësojmë se Enveri atë vit ka qënë student në drejtësi dhe jo i kthyer përfundimisht në atdhe pas pushimit nga puna në Belgjikë, siç është pretenduar gjithmonë.

                                                           foto 7

Ndërsa kronologjia e ngjarjes në Shkodër, duke u mbështetur në shtypin e kohës, është pak e ngatërruar po të analizohet sipas orëve. Megjithëatë ajo është si më poshtë:

Sipas gazetës “Demokratia” Nr 508 e datës 26 shtator 1936 rezulton se eshtrat janë kërkuar, por nuk janë gjetur dot. Merita për gjetjen e tyre i takon Javer Hurshitit, prefekt i Shkodrës më 1936. Por nga një pjesmarrës në atë miting (emri i të cilit nuk ka qënë i autorizuar të përmëndej para vdekjes dhe quhet Profesor Rrok Zojzi) mësojmë se vëndndodhjen e eshtrave dhe shkakun e vrasjes se “herojve” e dinte i gjithë populli i Shkodrës dhe merita e Javer Hurshitit qëndron vetëm në publikimin e faktit, nga e muarën vesh zotërinjtë nga Gjirokastra; të cilët u nisën për në Shkodër ku arritën me 14 shtator 1936. Kjo e dhënë jepet në gazetën Cirka të datës 27 shtator 1936 (nr. 9), faqe 141 – 142, sipas së cilës i pari foli profesor Ernest Koliqi (fjala e tij botohet në gazetën “Demokratia” të dt. 10 tetor, kurse Padër Anton Harapi foli nga shkallët e PTT së vjetër pa na dhënë datën se kur është organizuar mitingu në fjalë (fjala e Padër Anton Harapit botohet e plotë nga gazeta Demokratia e dt 03 tetor 1936)). Por këtë datë e jep revista “Përpjekja Shqiptare” Nr1, tetor 1936, faqe 49, sipas së cilës me 15 shtator 1936 në Shkodër zbuloheshin dy varret e Çerçiz Topullit dhe Muço Qullit. Pas mitingut eshtrat e personazheve historike u nisën për në vëndlindjet e gjithseicilit ku ato të Çerçizit arritën në Gjirakastër me 15 shtator 1936 ora 4 e 30 minuta duke kaluar nëpër Berat dhe Këlcyrë (gazeta Demokratia Nr 508, datë 26 shtator 1936). Po të merret i vërtetë ky fakt rezulton që mitingu në Shkodër të jetë realizuar në mëngjes herët dhe të ketë qënë i shkurtër. Ekziston nje fotografi e delegacionit gjirokastrit (pronë e z. Qerim Vrioni) kur kalon nëpër Berat dhe ku ndodhet vetem z. Beso Gega dhe paria e Beratit. Mungesa e Enver Hoxhës ne kete fotografi duhet të argumentojë, në mënyrë suplementare, se ai nuk ka qënë në Shkodër me rastin e marrjes së eshtrave të Çerçiz Topullit dhe Muço Qullit më 15 shtator 1936.

Nga i gjithë ky material ne nxuarëm kronologjinë më të mundëshme të ngjarjes duke eleminuar karambolet që na jep shtypi i kohës dhe konkretisht:

Me 14 shtator 1936 arrin në Shkodër delegacioni gjirokastrit i përbërë nga të afërmit e patriotit Çerçiz Topulli (i vëllai, Junuzi) dhe një sërë zotërinjsh nga paria intelektuale e Gjirakastrës dhe gjirokastritë të tjerë me banim në Tiranë, si z. Emin Toro (babai i aktorit Qenan Toro), etj. I gjithë delegacioni kryesohej nga z. Beso Gega (babai i Liri Gegës, cka duhet te jete nje fakt perse u pushkatua kjo e fundit, foto 9). Po me 14 shtator, mbas dite, anëtarët e delegacionit nxjerrin eshtrat nga varret dhe i vendosin në sallën poshtë Bashkisë. Me datën 15 shtator në mëngjes, rreth orës 9 në qëndër të Shkodrës mbahet mitingu i përmotshëm ku folën profesor Ernest Koliqi. Nuk ka asnjë të dhënë mbi pasjen e ndonjë fjalimi nga anëtarët e delegacionit gjirokastrit. Më pas bëhen fotografitë e rastit, nxirren arkivolat dhe merret rruga për në Tiranë. Në kohën kur kortezhi i përmotshëm kalon qëndrën e Shkodrës i del përpara Padër Anton Harapi, hypur mbi një karocë, i cili i drejtohet delegacionit gjirokastrit me një fjalim përshëndetës të filluar me fjalët:

“-Ndalni burrat e Gjirokastrës, Shkodra e ka një fjalë me Ju!”

duke i përcjellë eshtrat e te vdekurve në mes të duartokritjeve të zjarrta të popullit të Shkodrës që përshëndeste klerikun patriot, njeriun e unitetit të popullit shqiptar. Duhet vënë në dukje se kleriku i famshëm ishte mik i ngushtë i shume familjeve në Gjirokastër ku mund te permend: familjen Dilo, dhe Meksi. Në fototekën “Marubi” gjënden: fotografia e delegacionit gjirakastrit me shumë më tepër anëtarë se sa në foto 3 (26 persona, foto 9), fotografia e Zenel Prodanit duke i folur popullit të Shkodrës ( a ka lidhje me këtë ngjarje kjo fotografi është për t’u diskutuar, por në sfond të ballkonit dallohet koka e Enver Hoxhës) dhe dy fotografitë e Padër Anton Harapit duke i folur popullit të Shkodrës dhe duke i dhënë dorën vëllait të patriotit, z. Jonuz Topullit, mbi arkivolin e Çerçizit.

                                                           foto 9

Ne u kapëm tek fotografia e cila e paraqet Enverin duke folur nga ballkoni i Bashkisë. Kjo fotografi nuk ka lidhje me ngjarjen e lidhur me marrjen e eshtrave te Cerciz Topullit dhe Muco Qullit me 15 shtator 1936 nga qyteti i Shkodres dhe këtë e themi me bindje të plotë jo vetëm për të metat e thëna më lart, por edhe për katër fakte të tjera që shoqërojnë fotografinë. Së pari në ballkon nuk gjëndet asnjë nga anëtarët e delegacionit gjirokastrit; së dyti Padër Anton Harapi nuk ka qënë në ballkon gjatë mitingut (në të vërtetë pretendohet se mitingu nuk është mbajtur fare para Bashkisë, por në qëndër të qytetit); së treti, vini re me kujdes hijen e flamurit të projektuar në mur, ajo është krijuar për të mbuluar një linjë tensioni, me lartësi 2,4 m mbi tabanin e ballkonit, kur flamuri që ka mbi kokë z. Prodani është 2,3 m. Dmth hija e flamurit është më lart se vetë flamuri edhe pse dielli është më lart se të dy. Injoranca e fallsifikatorëve duket sheshit. Së katërti, mitingu është realizuar në mëngjes herët, ndërsa fotografia është të paktën dy orë më vonë. Për të hequr çdo dyshim mbi këtë fakt ne me 28 mars 1992, ora 1100 bëmë një fotografi të ballkonit të bashkisë së atëhershme (foto 8) dhe këndi i pjerrësisë së reflektimit të diellit, që përcakton orën e saktë, rezultoi shumë më i madh (shikoni hijen e ballkonit). Mbi këtë bazë del i qartë fallsifikimi i fotografisë pasi lartësia e diellit me 15 shtator është e njëjtë me atë të datës 29 mars, gabimi ka qënë vetëm 24 orë.

                                                           foto 8

Por mbetet forografia e delegacionit gjirokastrit e cila në fakt nuk është tipikisht e njëjtë me origjinalin, që nuk gjëndet më, por që mund të verifikohet lehtësisht. Varianti i publikuar (pronë e familjes Topulli) përmban në vetvete 26 persona ku përmblidhen anëtarët e delegacionit, paria e Shkodrës, si dhe vetë Enveri, kostumi i të cilit ndryshon nga ai i ballkonit të Bashkisë brënda disa orëve.

Pas të gjithë këtyre shtrojmë pyetjen: përse i është dashur Enverit ta fallsifikojë ngjarjen historike të marrjes së eshtrave të patriotëve: Për dijeni të lexuesit qëllimi nuk ka qënë për të fallsifikuar këtë ngjarje, por për t’i fshehur publikut shqiptar një akt të Enverit, i cili gjëndej i pasqyruar në fotografitë e plakut patriot, Kel Marubi. Ka qënë pikërisht kjo fotografi që e detyroi Z. Gegë Marubin të dorëzojë “vullnetarisht” fototekën “Marubi”, ndoshta mrekullinë e vetme të botës shqiptare, e cila sot gjëndet e masakruar nga marrësit e “dhuratës”. Mos të kujtojë lexuesi se kjo fotografi anonime, e ndryshuar në thelbin e saj, lidhet me ngjarjen e vitit 1936. Fakti që ajo gjithmonë, sa ishte gjallë Enveri, është publikua si e ndodhur më 1937 dhe përputhet me zërat pretendues që Enver Hoxha ka qënë në Shkodër më 1937 si i dërguar i Musa Jukës (ministër i brëndëshëm në kohën e Zogut mbret) për të formuar rininë zogiste, prandaj dhe pat urdhëruar që publikimi i ngjarjes së vitit 1936 të publikohej si e bërë më 1937, duhet te sherbeje se argument per te vertetuar se qyteti i Shkodres fsheh nje nder sekretet politike te jetes se Enver Hoxhes. Ne e kërkuam me këmbëngulje të gjatë këtë fakt, por nuk qemë në gjëndje ta gjenim dot. Vetëm një studim i hollësishëm i ditarit të fototekës “Marubi” mund të çojë në zbulimin e së fshehtës, të tmershme për Enverin, pasi fotografia që paraqet kryetarin e Bashkisë së Shkodrës, Zenel Prodanin, ku Enverit i duket koka në sfond mund të jetë pikërisht  ajo që ne kërkojmë dhe që gjëndet realisht në fototekën “Marubi” edhe sot. Per kuriozitet shtepia e nje trashegimtari te fototekes Marubi eshte djegur me 1999 pasi atje eshte pretenduar se gjendet nje kopje e ditarit te fototekes dhe familjaret akoma nuk e kane marre vesh. Menyra dhe rruga e transmetimit te informacionit ka qene e lidhur me familjen Hoxha qe ne vitet 80-te, por nuk u pat ezauruar pasi kerkush nuk e dinte kete. Ajo u muar vesh nga njerezit e brendeshem te familjes vetem ate vit nga une, pasi ja kisha thene kete fakt avokatit te Nexhmije Hoxhes, dhe per te mbuluar te vetmin burim te diskretitimit u vune flaken shtepise niperve te Kel Marubit.

Ky Enver qe i pari në historinë e popullit shqiptar që gjeti dhe zbatoi formulën e bashkimit objektiv të propogandës kombëtare me përdorimin e metodave mafioze, gjë e paarritëshme nga Hitleri apo Stalini. “Falë kësaj formule të gjitha kategoritë morale dhe normat e pranuara si të zakonshme për sjelljen njerëzore iu nënshtruan një proçesi shndërrimi dialektik të përhershëm: vesi mund të bëhej – virtyt; çnderimi – nderim, detyra – një paragjykim dhe poshtërsia – një akt heroizmi ose anasjelltas” (Ismail Kadare). Dhe vetëm mbi këtë bazë u formua dhe u zhvillua njeriu i ri shqiptar i sotëm i cili po bredh gjithë botën për të gjetur diellin e vet iluzor, njësoj si Moiseja nëpër shkretëtirë.

Tiranë 06.12.1992

Ky artikull është shkruar në shumë variante dhe i është bashkangjitur jetës së Enver Hoxhes në kuadrin e historisë së PPSh-re. Ky është varianti i parë i ripunuar tani.

Shënim

Ky artikull është i dyti për nga rëndësia ne krijmtarine time pasi duke qarkulluar nëpër redaksi të ndryshme mori në qafë shumë gazetarë dhe redaktorë, së fundi u kopjua mbi çbazë u kundërshtua hapur në shumë libra dhe artikuj pa permendur pretendimet e mia. Mund të përmënd librin e Kristo Frashërit mbi historinë e lëvizjes së majtë shqiptare, f. 220, Tiranë 2006, por qe pranon se dikush e kundershton kete fakt; apo librin e Kastriot Dervishit mbi shërbimin sekret shqiptar, f. 323, Tiranë 2007, që u shoqërua me një artikull të botuar në Gazeta Shqiptare ku përmëndej tamam kjo ngjarje; artikullin e Besi Bekteshit i cili shkruan se “normalisht Enveri ka qenë në Shkodër” botuar ne gazeten “Sot”, duke botuar dhe nje fotografi mbi varrin e hapur ku ndodhet kinse edhe Enver Hoxha, pamja e se ciles (hijet e diellit) duket sikur ngjarja ka ndodhur ne mesdite; ky studiues e citon gati te plote pretendimin tim duke i cituar argumentat si te tijat dhe duke mos i pranuar. Shtrohet pyetje perse gjithe kjo pune per te fallsifikuar nje ngjarje. Cfare fsheh realisht ajo dhe perse ekstremet e kategorive intelektuale po merren sot me te? Nuk e kuptojne valle keta studiues, gazetare e autore se me kete diskretitojne veten e tyre duke treguar fare hapur se cfare jane dhe kujt i sherbejne. Disa fotografi nga ky artikull, i publikuar ne internet (shih albanovaonline.com,  www.genchoti.com), jane marre nga Blendi Fevziu dhe perdorur ne librin e tij mbi Enver Hoxhen (f.379-380) i cili tenton te pergenjeshtroje fallsifikimin e ngjarjes duke treguar fallsifikimin e fotografive.

 

57-A ka rilindas Populli Shqiptar?

(ose me ndryshe: kush jane formuesit e zanafilles qe te kemi rilindas?)

Te keqedukuar e te keqarsimuar qe ne bark te nenes shqiptaret e sotem revoltohen ne menyre hipokrite kur dikush u prek boten e te ashtuquajturve rilindas shqiptare edhe pse qe ne grupin e pare parashkollor u kane mesuar menyren se si mund te genjehet dhe te tradhetohet Atdheu. Atdheu mund te tradhetohet ne shume menyra, por me kryesorja e tradhetise kombetare eshte mosdija e zanafilles  se tij, akoma me keq, kur kete zanafille e di gabim dhe gjithe jeten lufton per kete ideal te gabuar, dhe ne kete drejtim shumica e shqiptareve jane pergjegjes perpara femijeve te tyre edhe pse justifikimi i politizimit te jetes shoqerore, te jetuar pergjate epokes komuniste, sot nuk ekziston. Ja perse veprimtaria arsimore ne te gjithe permasat e epokes enveriste eshte tipike antishqiptare.
Ne faqet e Forumit shqiptar ka filluar prej kohesh diskutimi mbi romanin policesk “Odiseja e nje dedektivi” me autor te pretenduar si Agim Hamiti, i persekutuar thelle politikisht me baba te pushkatuar nga diktatura komuniste, xhaxha te arratisur dhe vete i burgosur politik prej shume e shume vitesh, por qe ka nje perfundim qe nuk mund te pranohet ne asnje permase nga asnje shtrese e popullit shqiptar. Une pretendoj se publikimi i atij libri ne faqet e Forumit shqiptar eshte nje provokim i turpshem dhe i ulet qe padronet e atij forumi i bejne popullit shqiptar, cka ve ne dyshim dhe autoresine e drejteperdrejte te librit. Kjo me detyroi te reflektoj me nje artikull kritik: “Si armiqesohet populli brenda vehtes” (shih albanovaonline.com, www.hotig.info, por qe kaloi, me kerkesen time, edhe ne faqet e Forumit Shqiptar) duke shkaktuar nje “fortune te vertete” tek disa anetare te ketij forumi. Une vendosa t’i pergjigjem brenda normave te edukates njerezore, edhe pse disa anetare te ketij forumi nuk e njohin ate, dy problemeve qe shkaktuan kete reaksion: 1 – A  ka rilindas populli shqiptar?    2 – Cila eshte dinamika e marredhenieve historike midis pellazgo-ilireve, heleno-epiroteve dhe i marredhenieve politike greko-shqiptare ne funksion te gjendjes se sotme shoqerore te shqiptareve (ne te vertete keto marredhenie do te tregojne menyren se si bota pellazge, helene dhe greke kane ndikuar mbi shqiptaret dhe paraardhesit e tyre, gje e cila na qenka e papranueshme nga anetaret e Forumit shqiptar dhe te Marret e madheshtise shqiptare, te cilet ne kete pike “cuditerisht” perbashkohen; mos jane i njejti subjekt valle!) sepse pa e ditur te verteten ne asnje permase, ose duke e shtremberuar me dashje per qellime politike antishqiptare, gjysmaket e Forumit shqiptar po mundohen te ndersejne popullin shqiptar kundra popullit grek per hesap te nje politike antigreke qe nuk i sjell asnje te mire popullit shqiptar, akoma me keq injekton karakter negativ tek ai. Ne qofte se deri para 1992-shit ishin munduar me te gjitha format te fusnin ne armiqesi midis tyre banoret e krahinave (kjo gje u realizua duke ndertuar prane qyteteve te vjetra me tradite ne historine e Popullit shqiptar qytete te reja qe dikur kishin qene fshatra: Tropoje – Bajram Curri, Fushe Arrez – Puke, Krume – Kukes, Rubik – Rreshen, Leskovik – Erseke, Delvine – Sarande, Milot – Lac, Prenjas – Librazhd, Polican –Corovode, Berat – Qytet Stalin) dhe vete krahinat e ndryshme te Shqiperise duke i dhene atij procesi karakter nacionalist, por pas ketij viti produktet intelektuale komuniste e postkomuniste vendosen te behen internacionaliste dhe ta shtrijne veprimtarine antishqiptare pertej kufijve. Kesaj rradhe po i pergjigjemi problemit te pare, meqenese duhet konsideruar dhe me i rendesishmi dhe me pasoja te medha ne edukimin patriotik e shoqeror te popullit tone.
Nje forumist i ri me pseudonimin kreativ biologjiko-kompjuterik (Ka – (vi) – r) e ka ndjere veten tmersisht te indinjuar me talljen qe une i paskam bere termit rilindas meqenese i paskam emertuar “te ashtuquajtur”. Sipas tij:
“para se të na hiqet më shqiptari i shqiptarëve do bënte mirë të mos ndynte me gojën e vet Rilindasit. Vetëm një kërmë mund të shprehet: “të ashtuquajturit rilindas”. (fjale te kritikes se kritikes se librit)
Populli shqiptar mund të jetë i vetmi popull në Europë që nuk e njeh urrejtjen kolektive për shkak të shkallës së ulët të zhvillimit social të tij dhe kjo bën që ai të mos ta urrejë kurrë Enver Hoxhën dhe familjen e tij (fjale te kritikes se librit)
Këtu unë mundem vetëm të nënqesh me dhimbje. Nënqesh sepse vetëm një idiot mund ta konsiderojë mungesën e urrejtjes kolektive si “shkallë e ulët e zhvillimit social”. Dhe me dhimbje sepse “lufta e klasave” në Shqipëri ishte shembulli më i keq i urrejtjes kolektive. Dhe që fatkeqësisht vazhdon edhe sot në forma të tjera (fjale te kritikes se kritikes).”
Se pari une jam i sigurte se autori i fjalive te mesiperme nuk ja di kuptimin fjaleve “kerme” dhe “idiot”, pasi ne te kunderten do te njihte veten ne pasqyre. Pastaj me thene te drejten une nuk e di qe idiotet u merkan dhe studiokan filozofi. Forumisti i ri do te bente mire te na e shpjegonte kete lidhje qe e dinkerka vetem ai, pasi ne kete lidhje ai mund te gjeje vetveten. Disa anetare te Forumit shqiptar kujtojne se me perrallat dhe mashtrimet e injektuara qe ne bankat e shkolles fillore e me tutje fitojne te drejten per te mesuar te tjeret dhe te paraqiten si kampione absolute te kritikes; akoma me keq nuk e kane kuptuar se keqarsimimi i tyre reflekton ne masen me negative edukimin shkollor dhe familjar. Por kam dalluar se disa anetare te tjere te Forumit shqiptar kane probleme me intelektin e tyre, pasi permasa e kapacitetit ne kete drejtim le mjaft per te deshiruar ne kuptimin e nocioneve filozofike e historike. Qe te pranojme termin “lufte klasash”´ne radhe te pare duhet te pranojme termin e klasave shoqerore, te cilat akoma edhe sot (2011) e ndjejne vehten te pakonsoliduara (Enver Hoxha ngriti ne kembe nje teresi institucionesh, po permend me radhe: Shkollen e Partise, Institutin e studimeve marksiste-leniniste, Institutin e Historise, Institutin e Gjuhesise, Fakultetin e shkencave shoqerore, duke i paisur me revistat perkatese, per t’i mbushur mendjen popullit shqiptar se klasat shoqerore jane prezente ne Shqiperi dhe lufta e klasave eshte e vetmja force levizese ne histori (ne fakt ky eshte nje term paramarksist); – kjo ka qene e vetmja menyre per te justifikuar filozofine e perdorur ne drejtimin politik te popullit shqiptar pergjate diktatures emertimi i se ciles si diktature komuniste ka qene thjeshte nje bllof politik per te fshehur thelbin e problemit ne nivel nderkombetar dhe aspak shqiptar), bile per te qene absolutisht te sakte ato akoma nuk e kane fituar statusin e te qenurit ne Shqiperi dhe autori i kritikes se kritikes natyrisht nuk mund ta kuptoje dot kete fenomen, sepse eshte ushqyer gjithe jeten me filozofine marksiste-leniniste bolshevike. Ne kete pike qendron nje nder aresyet me te forta perse ne shqiptaret jemi autoktone dhe fillesa e races se bardhe ne kontinent. E sa per lidhjen e nivelit te ulet te zhvillimit social me urrejtjen kolektive une e kuptoj shume mire qe shume forumista nuk e kane kapacitetin e nevojshem mendor per te kuptuar keto probleme edhe pse e heqin vehten si kampione te shqiptarizmes dhe te dijes njerezore. Ne thelb te veprimtarise se tyre qendron tendenca per te fshehur te kaluaren kriminale te prinderve dhe simpatizanteve te tyre duke kujtuar se prapa Forumit shqiptar gjarprit mund t’i fshihen kembet. Akoma me keq ata nuk e kane kuptuar qe distanca qe i ndan ata me antropomorfet paraardhes eshte teper – teper e vogel dhe faji per kete eshte i mungeses historike, ne krahinat nga e kane prejardhjen e aferme, ne fraksione kohe mbi 2000  vjecare, por dhe te nje veprimtarie kriminale kundra Popullit Shqiptar te fshehur pas termit “lufte klasash”. Qe ta them troc fare ne Shqiperi jo vetem qe nuk ka pasue asnjehere lufte klasash, por ne Shqiperi nuk kane ekzistuar kurre klasat shoqerore dhe rrjedhimisht nuk ka pasur lufte klasash, por dicka krejt tjeter per tjeter qe rezulton te jete shume me e keqe se lufta e klasave. Por pas gjithe kesaj filozofie shterpe dhe te genjeshtert fshihet krimi enverist kundra popullit shqiptar. Vetem kete te analizojne historianet e ardhshem dhe do te kuptojne se cfare ka ndodhur realisht ne Shqiperi pergjate periudhes 1943-1992. Ndersimi i nje pjese te popullit shqiptar kundra pjeses tjeter eshte vepra me e pare dhe pasoja kryesore e diktatures komuniste nen drejtimin e Enver Hoxhes. Eshte tjeter pune pse dopjogjashta u ka mbetur ne dore paraardhesve te Forumit shqiptar dhe femijet e tyre duan te shpetojne dinjitetin njerezor te familjeve te tyre. Ketu fshihet thelbi i shkences se historise dhe ajo qe shume forumista nuk e kuptojne dot edhe pse hiqen si me te diturit e botes shqiptare.
Se dyti une akoma nuk e kam kuptuar se per ke lloj rilindasisht ben fjale forumisti i ri me pseudonimin poshterues, per ata autore me prejardhje formalisht shqiptare qe jetuan gjithe jeten larg popullit shqiptar duke u emertuar nga diktatura si rilindas per te realizuar barazine formale te historise se krahinave shqiptare, apo per ata Burra qe udhehoqen popullin shqiptar ne lufte kundra pushtuesit shekullor sllav, qe e mesuan popullin shqiptar per 400 vjet me elementet me te pare te kultures europiane dhe qe e udhehoqen drejt formimit te shtetit te tyre e ne fund e mbyllen jeten e amshueme  me emrin e Shqypnis ne goje perpara se te jepnin shpirt nga plumbat e antishqiptarizmit komunist. Na fakt ne kete pike faji eshte i drejteperdrejte i inteligjences komuniste pasi e ka ngaterruar problemin me nocionet dhe shqiptaret e sotem akoma nuk e dine se cfare do te thote pushtues dhe e gjitha kjo per te fshehur permasat e krimit te realizuar ne Shqiperi pergjate epokes se diktatures edhe pse jam munduar t’ja kthelloj pak trurin ne nje fare menyre (per kete shih artikullin: “Populli shqiptar dhe pushtuesi antikombëtar”, publikuar ne albanovaonline.com, www.hotig.info). Eshte pika ku ndahet shqiptari nga jo shqiptari, i dituri nga i padituri, njeriu nga antinjeriu. Ja perse eshte e nevojshme te sqarohet hapesira e rilindasve te popullit Shqiptar sipas realitetit ne: a kane ekzistuar ata ndonjehere, kush jane ata, ku kane jetuar ata, cfare kane bere ata per popullin tone e jo sipas fantazirave te mjeraneve intelektuale komuniste e postkomuniste, si dhe ku dhane shpirt. Kam frike se disa forumista kane nevoje per nje riarsimim te tyre perpara se te fitojne te drejten per t’u “perleshur” ne faqet e Forumit shqiptar. E keqja eshte se disa prej tyre po infektojne disa te tjere e ne kete menyre semundja e te Marreve te madheshtise shqiptare po pushton te gjitha faqen e Forumit shqiptar me tendence shtrirjen e problemit ne te gjithe Shqiperine; apo ky eshte qellimi i padroneve te Forumit shqiptar, t’i mbushin trurin shqiptareve me  perrallat antihistorike te nje rregjimi thellesisht antishqiptar dhe kete ta paraqesin si nje progres te se kaluares?
Se treti perse i lidhni emrat e juaj, duke pasur parasysh se kete problem e gjej tek nje studim i Niko Stylos: Etruskishte – Toskerishte (f. 285), qe ja ka servirur nje anetar i forumit tuaj ne menyre mashtruese, me organin mashkollor te njeriut (pseudonimi qe keni perdorur eshte sinonim i fshehte  i tij, Ka –(vi) – r)? Akoma nuk e keni kuptuar se nje nga gjerat kryesore qe lidh njeriun me kafshen eshte pikerisht ky organ. Apo akoma nuk jeni shkeputur nga bota e antropomorfeve, karakteristike kjo e botes komuniste dhe postkomuniste? A e dini qe segmente te tera te diktatures enveriste jane marre vetem me shkaterrimin e familjeve shqiptare dhe  kete organ e kishin si sinonim te poshterimit njerezor qe aplikonin pergjate zbatimit antiligjor te detyres, duke formuar defektin me kryesor qe ka kombi shqiptar sot? Interesant eshte fakti qe veprimtaria e pushtuesit dhe shkaterruesit shekullor te popullit shqiptar ne kete pike eshte perputhur me veprimtarine e komunizmit shqiptar dhe me kete gje jeni krenuar pergjate gjithe epokes se diktatures, duke harruar qe dhe femijet e niperit e juaj shume shpejt do te bien ne kete pozicion, ne mos pacin rene akoma.
Problemi i rilindjes shqiptare eshte krejt tjeter per tjeter, ai nuk ekziston realisht, dhe eshte pershtatur per te fshehur nje teresi ngjarjesh, per te tjetersuar nje seri te tjerash dhe per te zhdukur thelbin e zanafilles se popullit shqiptar ne drejtim te autoresise dhe filozofise se perdorur. Anetaret e Forumit shqiptar nuk e dine se tek ky problem qendron e fshehta e praktikes se rilindjes europiane (edhe per Europen ajo nuk ekziston) dhe perse forma e pergjithshme siperfaqesore e saj perputhet me ate te popullit shqiptar, ndersa forma thelbesore duhet konsideruar e vecante dhe jo e njetrajteshme per populli italian ne raport me popullin grek. Perse kultura romake rilindi ne formen e kultures italiane, e perse kultura helene nuk u pasua nga kultura greke, por shkenca boterore huazoi ne themelet e saj idete e gjenise helene pa kaluar neper porten greke? Perse ka ndodhur ky karambol dhe kush eshte fajtori? Mos valle ndyshimi i popujve te Ballkanit nga ato te kontinentit eshte i lidhur me kete faj? Kjo do te thote se nuk duhet te shtrohet problemi ne jane greket pasardhes te heleneve, por perse kultura helene nuk rilindi ne permasen e kultures greke. Pikesepari problemi lidhet me dy gabime te mendimit filozofik helen ku materializmi nuk ka perfituar duke u shterpezuar ne drejtim te prodhimtarise (ne kete kurth pati rene edhe mendimi marksist (per kete shih letren e Engelsit drejtuar Meringut 14 korrik 1893; Marks-Engels, Letra te zgjedhura) gje e shfrytezuar nga boshevizmi per ta permbysur  maksizmin ne formen qe e njeh sot bota). Ne drejtim te mashtrimit historik, problemi i rilindjes shqiptare me ate europiane perputhen plotesisht dhe eshte kjo aresyeja perse historianet e filozofet shqiptare e kane pasur nje rruge shpetimi pas 1992, por qe nuk kane ditur ta shfrytezojne per mungese informacioni, por dhe te nje megalomanie mbi c’baze ka lindur klubi i te Marreve te madheshtise shqiptare duke filluar nje rruge te re pa krye e pa fund. E gjithe tendenca e ekzistences se tyre ne menyre universale eshte e lidhur me krimet e baballareve dhe gjysherve te tyre, e ne qofte se ka forumista qe nuk perfshihen ne ate proces bejne mire ta harrojne Forumin shqiptar pasi kane rene pre e nje propogande te fshehte dhe antishqiptare tipike.
Por termi i rilindjes ka nevoje te zberthehet fillimisht per Europen dhe pika e zberthimit duhet te filloje tek nje mashtrim i vogel qe eshte bere themeli i termit “rilindje europiane”. Kur Roma Konsullore pushtoi vendin e heleneve te lavdishem u pretendua se romaket pushtuan helenet ushtarakisht, por keta te fundit pushtuan Romen me ane te kultures (ne te vertete dukuria ne fjale nuk eshte reale dhe mbi kete baze kane lindur spekullime te medha, me hollesisht per kete shih artikullin: “Raca e bardhe dhe popujt e Europes”, publikuar ne albanovaonline.com dhe  www.genchoti.com). Mos te kujtoje njeri se ky ka qene nje lapsus. Kjo thenie eshte perforcuar me qellim dhe eshte formula qe coi ne formimin e termit “rilindja europiane”. Por ne qofte se do te analizojme procesin e lindjes se Europes se qyteteruar, sipas popujve qe kemi sot, do te dallonim se ajo eshte bere e tille ne saje te Romes Perandorake dhe aspak rezultat i vetezhvillimit te saj. Permasa e rendit feudal europian ka bashkeveprimin e perfundimit social te rendit skllavopronar te Perandorise romake me fillesen dinamike te popujve europiane drejt rendit te ri. Por duhet theksuar se keta popuj rendin skllavopronar e parakaluan ne saje te Perandorise Romake dhe jeta e re e tyre ka filluar nen hijen e kesaj perandorie. Keshtu ne qofte se do te pranojme nje rilindje te popullit romak nen pamjen e popullit italian, kjo nuk mund te thuhet per popujt e tjere europiane; cka do te thote se termi “Rilindje Europiane” eshte nje term politik dhe jo historik, dmth mashtrues dhe ireal.
E njejta situate eshte dhe per popullin grek, por ai ka nje suport krejt tjeter per tjeter, bile te kundert ne qofte se do te lidhet me shpejtesine e zhvillimit social dhe ne kete pike duket domosdoshmeria e shkences se historise sipas metodikave kohoro-hapsinore. Neqofte se per popujt europiane ka nje periudhe te erret pergjate viteve 475 – 750 pas Krish. te lidhur nga bashkeveprimi i perendimit te rendit te vjeter me rendin e ri te imponuar nga shpejtesia e madhe e zhvillimit social qe mbartnin popujt e ri te Europes, por popullin helen nuk mund te thuhet e njejta gje dhe ketu qendron shkaku perse populli helen nuk rilindi ne formen e populli grek nen “kopjen” e rilindjes italiane. E po t’i hyjme pak thelle ketij procesi do te dallojme se lidhjet e popullates helene pergjate asaj periudhe te erret kane ne permbajtje lidhjet me popuj qe disponojne shpejtesi te ulet zhvillimi dhe kjo duhet t’i dedikohet popujve te gadishullit Ilirik. Ajo qe ka ndodhur shoqerisht ne gadishullin Ilirik pergjate periudhes nga shek. V deri ne shekullin VIII perben bazen e marredhenieve nder popujt e gadishullit dhe ketu qendron shkaku primar perse popullata helene nuk rilindi ne formen e popullates greke persa i perket produktit kulturor. Dmth shkaku nuk duhet te qendroje ne boten e brendeshme helenike, por ne marredheniet e saj me boten jashtehelenike ku roli i popullates autoktone perben jo vetem te gjithe shkakun direkt dhe indirekt, por dhe fajin perse kultura helenike nuk ka rilindje. Nuk e besoj se eshte e veshtire te kuptohet se fjala behet per popullaten autoktone paraarberore te cilen ne e kemi mesuar qe quhej ilire (ne te vertete edhe termi ilir eshte politik (i vendosur nga politika, jo nga jeta sociale e bartesve te emrit) dhe aspak historik perderise nuk eshte zbuluar parametri shoqeror qe bashkon fiset e te njejtes gjeneze pa lidhje shoqerore midis tyre). Keta autoktone duke qene se perbejne fillesen rastesore te races se bardhe (e cila praktikisht eshte e zhdukur ne racat e tjera), domosdoshmeria e se ciles realizohet vetem pas disa miliona vjetesh, permbajne shpejtesine e zhvillimit shoqeror ne permasa jashtazakonisht te vogla duke u bere frenuese e te gjithe popujve qe rane ne kontakt me te, por duke rritur shpejtesione e zhvillimit te tyre ne kurriz te te ardhurve. Te pakten popullata pellazge e ka pesuar e para (kur u lidh me nje pjese te ilireve, duke i tjetersuar ne epirote) e me pas daket (kur spostuan dardanet ne vendit e shqiptareve te Kosoves se sotem), traket, helenet, maqedonasit, keltet, romaket e sllavet. Ajo qe ka ndodhur ne gadishullin Ilirik per 3000 vjet (2000 para Kri. – 1000 pas Kri.) eshte shembulli me tipik i triumfit te faktorit kohe lindje mbi hapesiren e zhvillimit, ose, e thene me terma relativiste, eshte shembulli me tipik i paradoksit te kohes apo binjakeve. Gadishulli Ilirik dhe historia e tij ne keto 3000 vjet eshte argumentimi eksperimental qe koha ne jeten shoqerore nuk ndryshon ne saje te levizjes, por ne saje te botes se relacioneve ku dhe vete permasa e levizjes ndryshon. Ai argumentoi se fitimi i kohes eshte karakteristike per njerin relator, kur tjetri humbet. Keshtu te gjithe popujt ballkanike, pervec ilireve, kane fituar ne kohe (per te keqen e tyre), por kane humbur ne hapsire (perseri per te keqen e tyre); kur me popullaten ilire ka ndodhur e kunderta: ata humben ne kohe (per te miren e tyre), por fituan ne hapesire (perseri per te miren e tyre). Eshte kjo aresyeja sociale perse nuk ka rilindje te botes helenike dhe perse greket e sotem jane pasardhes biologjike te heleneve te djeshem, por jo pasardhes kulturor te tyre. Kjo gje duhet kerkuar me boten e relatave te pergjithshme qe helenet realizuan nga vitet 100 pa. Kri. (te themi) deri ne shekullin e VIII pas Kri. ku faji indirekt e direkt eshte i botes ilire dhe pasuesve te tyre (kjo perben esencen e absolutizmit analitik dhe permbysjen e materializmit te shekullit te XIX). Kjo do te thote qe shqiptareve te sotem nuk u takon te bejne kritiken e epokave historike te se kaluares pasi faji eshte i paraardhesve te tyre dhe jo ndryshe. Por faji, ne kete rast, nuk duhet konsideruar si akt politik. Marredheniet dhe lidhjet e ndersjellta midis popujve te gadishullit Ilirik jane marredhenie shoqerore te komanduara nga nevoja natyrore (te pandergjegjshme) dhe ne kete pike greket e sotem ndjehen pa faj, por te mashtruar nga historia duke kujtuar me nostalgji lavdine e paraardhesve te tyre gjeniale. E keqja e ketij problemi per disa forumiste shqiptare dhe klubin e te Marreve te madheshtise shqiptare qendron ne paaftesine e tyre per te argumentuar se e cfare shkalle eshte transformimi i heleneve ne greke dhe po te kishin bere kete do te arrinin ne perfundimin qe fajtore per mos ekzistencen e nje rilindje helene nen pamjen e grekeve te sotem eshte pikerisht popullata paraarberore, arberore dhe shqiptare ku keta te fundit kane luajtor nje rol te padiskutueshem ne pavaresine e shtetit grek. A e keni vrare mendjen perse shqiptaret luajten rol te rendesishem ne pavaresine greke (e kunderta ishte absolutisht e pamundur te realizohej) dhe perse politika greke i emerton ata thjeshte si epirote, kur greket e sotem e dine shume mire qe epirotet e djeshem nuk ishin helene? Ja pra qe nje pjese e forumistave nuk mund t’i kaperdijne dot keto probleme, ato jane pak te veshtira per kapacitetin e tyre intelektual dhe ketu nuk kane pse ofendohen. Ky eshte nje problem qe kam ndermend ta trajtoj ne artikullin pasardhes ku do t’i tregoj bashkekombasve te mi se cfare ka ndodhur para 4000 vjeteve e ketej ne gadishullin Ilirik dhe pse disa anetare te Forumit shqiptar perpara se te pretendojne se merren me filozofi e histori duhet te tregojne qe jane vegla te nje politike te deshtuar e te destinuar per t’u zhdukur.
Ne qofte se do te ecim ne keto gjurma do te dallojme se kur ka filluar ndryshimi i hapesires sociale te vendasve autoktone ne gadishull dhe kush jane shkaktaret e atyre ndryshimeve qe e pergatiten popullaten shqiptare per shtetin e tyre, ne menyre te sforcuar, ne vigjilje te shekullit te XX-te, duke qene aresyeja kryesore perse populli shqiptar nuk mund te kete rilindje, analoge me rilindjen italiane.
Qe te mund te pranojme nje bote rilindase per shqiptaret ne duhet te pranojme nje bote paraardhese shteterore te tyre dhe kjo gje eshte kuptuar per se mbrapshti nga manipulatoret e historise se popullit shqiptar mbi c’baze ata ngriten teorine e shteteve ilire dhe te shtetit arberor pa i shkuar ndermend se pranimi i atyre tezave krijonte mundesine e lidhjes arberore – ilire, por mohonte kryekeput lidhjen e botes shqiptare me boten arberore ne planin historik.  Permend me rradhe: Preloc Margilaj, Iliret flasin shqip – shqiptaret flasin ilirisht (2000);  Eva Brinja, Antikiteti (2005);  Arsim Spahiu, Orakulli i Dodonës dhe epirotët (shek. XX-II para e.r.), (2008); Grup autorësh, Historia e Shqipërisë dhe Shqiptarëve (2001); Arsim Spahiu, Iliriciteti i maqedonasve dhe i epirotëve (2006); Leonard Prifti, Shqiptaret, greket dhe serbet kundra Shuflait (2010); Ismet Elezi në Konferenca Kombëtare e Studimeve Etnografike (1974);  Zef Mirdita në Studime Dardane (1982); Faik Drini në Bibliografi e arkeologjisë dhe historisë së lashtë te Shqipërisë (1985); Ali Hidri, Neritan Ceka, F.W. Waibank, W Pajakowski, Frano Prendi, M. Garasanin, Selim Islami, në Kuvendi i Parë i Studimeve Ilire (1972);  Skënder Anamali, Myzafer Korkuti në Përmbledhje artikujsh arkeologjikë për historinë e lashtë të Shqipërisë, disp. I (1972); Skënder Anamali, Skënder Aliu, Dhimosten Budina në Përmbledhje artikujsh arkeologjikë për historinë e lashtë të Shqipërisë, disp. II (1972); Skënder Anamali, Myzafer Korkuti në Përmbledhje  artikujsh arkeologjikë për historinë e lashtë të Shqipërisë, disp. III (1972); Gjerak Karaiskaj në Butrinti dhe fortifikimet e tij (1984); Neritan Ceka në Qyteti ilir pranë Selcës së Poshtme (1985); Neritan Ceka në Apollonia e Ilirisë (1982); Aleks Buda në Shqiptarët dhe trojet e tyre (1982); Kristo Frasheri ne Historia e qyteterimit shqiptar (2008); Kristo Frasheri ne Historia e Kosoves, Dardania (2008); Pellumb Xhufi ne Dilemat e Arberit, nje studim mbi Shqiperine e shek. XI-XVI (2006); Pranvera Bogdani, Kosova ne shtetin feudal shqiptar te Balshajve, ne E verteta mbi Kosoven dhe shqiptaret ne Jugosllavi (1990);  Jahja Drancolli ne Arberit ndermjet Perendimit dhe Lindjes gjate Mesjetes (2008). Te pakten autoret e mesiperm e pranojne pa rezerva ekzistencen e shteteve ilire dhe te atij arber pa marre parasysh pasojen sociale ne kete rast. Asnjeri nga keta autore nuk eshte i afte te argumentoje ekzistencen e qelizave materiale te shoqerise parashqiptare, pjesmarese te shtetit hipotetik dhe t’i lidhe me qelizat autoktone te shoqerise shqiptare pergjate fillimshekullit te XX-te. Qe ta them pa rezerva, asnje nga autoret e mesiperm nuk meriton te quhet historian materialist, ndoshta u pelqen pozicioni i historianit formalist e idealist dhe jane te kenaqur me krevatin ku flene. Ata me se shumti mund te konsiderohen njerez politike pa i dhene rendesi sensit te tyre.
Vetem fakti qe shqiptaret ne shekullin e XX-te zoteronin: 1- te drejten e pronesise fisnore, 2- familjen patriarkale ne fazen me te plote te saj, 3- te drejten zakonore te pashkruar ne te gjitha format e ekzistences se saj, por te sfazuar nga forma me e komplikuar (Statutet e qyteteve, shek. VIII, XIV) ne formen me te thjeshte (Kanunet e Lek Dukagjinit e Skenderbeut, shek. XV) drejt formes primitive (Kanunet e Laberise, Dibres dhe Lures, shek. XX) ne nje hark kohor prej 1300 vjetesh, 4- besimet pagane te kultit te natyres para-politeiste autoktone, duke filluar nga kulti i gjarprit, krahas besimeve monoteiste te servirura nga relatoret jashteautoktone (shek. I – XX), 5- shkembimin mall-mall brenda botes se tyre autoktone, por dhe imponimin e parase nga relatoret jashteautoktone; te gjitha keto duhet te tregojne se shoqeria shqiptare e shekullit te XX-te nuk rrjedh nga nje shoqeria paraardhese e organizuar ne struktura shteterore, ose ne te kunderten arberit, e organizuar ne shtetin e Arberit, nuk jane paraardhesit e shqiptareve. Pikerisht kjo e fundit ka qene pikepamja e shkolles fashiste (sipas Fulvio Kordinjanos me studimin: Shqiptaria ne dy vellime, te perkthyer shqip nga Iliriana Angoni dhe te botuar nga Botimet Almera, 2007, 2008) te cilit ju kundervune ata qe formatuan per here te fundit gjuhen dhe kulturen shqipe. Permend me rralle: Dom Nikolle Mazreku me pseudonimin Nike Berxolla, Dom Ndre Zadeja, Ing. Injac Ndoja, 20 Profesoret e gjimnazit te Shtetit ne Shkoder. Ja qe problemi eshte pare gjithmone me syrin e politikes dhe asnjehere me syrin e kritikes historike; cka do te thote se edhe termi “rilindje shqiptare” eshte nje term politik dhe aspak historik.
Po te shikojme dinamiken e formimit te popullit shqiptar pergjate 500 viteve te fundit do te shikojme se teresia e ketij formimi fillon shume me heret dhe gjitheshka rrotullohet rreth pentetit te mesiperm ku bashkeekzistenca e formave autoktone eshte ndeshur gjithmone me formen europiane dhe eshte kjo e fundit qe ka tentuar gjithmone ta ndryshoje popullin parashqiptar drejt popullit shqiptar duke kaluar neper popullaten arbereshe si hallka lidhese e domosdoshme per ekzistencen e ketij te fundit. Elementet individuale historike qe kane bashkeshoqeruar strukturat politike, relatore rastesore per popullaten vendase, nuk kane asnje lidhje shoqerore produktive me popullin shqiptar dhe paraardhesit e tij (kater Papet e Romes, Perandoret e Perandorise Romake, Perandoret e Perandorise Bizantine, Kryeministra e Pashallare te Botes Otomane, individe rastesore qe kane drejtuar struktura politike europiane, qofte dhe parashqiptare e shqiptare ne tokat e tyre); ata kane thjeshte nje lidhje biologjike me popullin tone dhe domethenia e ekzistences se tyre eshte jo vetem rastesor, por, mbi te gjitha, ato tregojne menyren se si jashteshqiptaret kane ndikuar mbi shqiptaret e paraardhesit e tyre dhe shkalla e domosdoshmerise se ketyre elementeve duket vetem ne vigjilje te shekullit te XX-te.
E keqja e percaktimit te dinamikes se formimit te popullit shqiptar deri me tani nuk eshte mbeshtetur ne asnje metodike, por eshte kopjuar per se mbrapshti dinamika europiane dhe eshte paraqitur populli shqiptar ne unison me popujt e tjere europiane. Themi per se mbrapshti pasi studiuesit europine te te gjithe koherave nuk kane qene te afte te percaktojne menyrat e lindjes se ideve juridike, politike, fetare, artistike, letrare, shkencore, ne vazhdim te te gjitha ideve qe shoqerojne jeten e popujve dhe, sidomos, te formave evolutive te tyre, duke abstraguar ne drejtim te lindjes e rrjedhimisht edhe ne menyren e ndikimit qe ato kane realizuar kur relatoheshin midis tyre. E mbrapshta eshte thelluar edhe me teper po te kemi parasysh mungesen e percaktimit te parimit te lindjes se njeriut ne Toke ku akoma edhe sot problemet merren me mend se sa i shtrohen argumentit shkencor. Kjo e keqe eshte trefishuar po te kemi parasysh percaktimin e historise nga ana e politikes dhe kritizeret e historise reale te popullit shqiptar nuk marrin parasysh faktin qe nuk eshte politika ajo qe percakton historine, por eshte shkenca e historise ajo qe duhet te drejtoje politiken, argument i mjaftueshem per te rrezuar pamjen suksesive te politikes boterore ne te gjithe koherat dhe permasat e saj (instikti per mbijetese eshte pamja reale e kesaj politike). Pune ka mberritur deri ne krim kur eshte arritur ne perdorimin e dokumentave si argumenta historike duke harruar se politika eshte ajo qe e kerkon dokumentin, ndersa historia shkencore argumentohet me gjendjen shoqerore dhe jo ndryshe; ne kete  pike mashtrimi dhe krimi jane bashkeudhetare.
Kur vendosem t’i hyjme kesaj pune, rreth vitit 1975, gjeja e pare qe vendosem te bejme ishte zgjidhja e problemit metodik per te zbuluar rrugen e formimit te ideve te ndryshme shoqerore, sidomos te formave evolutive te njepasnjeshme duke filluar nga lindja deri ne formen internacionale ku zbuluam se shume shkencetare e filozofe kishin tentuar ta benin kete, por nga pamundesia e zgjidhjes se problemit (e shtruar gabim nga mendimi filozofik helen per te cilat nuk kam  pare akoma ndonje refleksion oponent) kishin futur ne perdorim parametrin: konstante, per aresyen me te thjeshte fare: nuk e kishin kuptuar ne asnje permase tendencen e mendimit filozofik helen (ne te gjithe natyren e pafundme konstantja ekziston vetem per nje raport dhe vetem nje here: per raportin kohe – hapsire dhe kjo eshte absolute, prandaj dhe e kam quajtur Teoria e Absolutizmit Analitik). E gjitha kjo ishte nje tendence per te zgjidhur problemin e unitetit te materies, por qe kishte deshtuar totalisht. Rrjedhimisht edhe problemi i menyres se formimit te popullit shqiptar ishte ne rezonance me kete deshtim. Duhesh te ndertohej nje metodike e re, qe ne fakt ishte e nisur me kohe nga Hegeli, devijuar nga Marksi dhe permbysur nga Ajnshtajni. Ishte kjo aresyeja perse une kembengula ne formulimin e raportit kohor-hapsinor, ku rrjedhimi me i rendesishem i tij ishte raporti i zhdrejte i zhvillimit nga koha e lindjes, pasi ishte kjo e fundit qe percaktonte shpejtesine e levizjes. Raporti kohor-hapsinor permbys shume teori, por ai mbi te gjitha rregullon raportet analitike midis Hegelit, Marksit dhe Ajnshtajnit duke krijuar nje metodike krejt te re per analizat e botes se njeriut. Pranimi i ketij raporti eshte kushti i pare i kuptimit se si eshte formuar populli shqiptar ne histori dhe kush ishin formatuesit e tij me te pare. Gjerat nuk mund te merren me pasion dhe as me kokefortesi, pasi te vertetat relative jane krijese e njeriut dhe jane te perkoheshme, kurse te vertetat absolute jane ligje te natyres qe nuk mund t’i ndryshoje njeri sado qejf qe te kete per te dale kundra Nenes sone Natyre. Perpara se te jemi shqiptare ne duhet te jemi njerez si bashkesi dhe ketu fillon defekti me i pare i yni si individ, popull dhe komb, gje qe shpaloset kuptueshem tek disa anetare te Forumit shqiptar.
Gjeneza e popullit shqiptar nuk paraqet interes per temen tone pasi te gjithe relatoret perpara shekullit VIII duhen konsideruar rastesor edhe pse ndonjeri prej tyre mund te kete lene gjurma me te theksuar sic jane pellazget prej te cileve popullata paraardhese e popullit tone mori ndarjen e punes dhe gjuhen e shkruar. E them kete pasi perpara se te lidhin paraardhesit e shqiptareve me pellazget, nga pikepamja gjuhesore, studiuesit e ndryshem duhet te argumentojne lidhjen e gjuhes se shkruar me rendin shoqeror dhe kush jane prodhuesit e alfabeteve jo vetem nga pikepamja individuale, por kryesisht institucionale Kjo ka vlere kritike per autoren e artikullit: “Te ndalet inkuizicioni mesjetar i albanologjise zyrtare ndaj gjuhes pellazgo-shqipe”, gazetaren Fatbardha Demi, te botuar ne internet ne sitin: Gjuha shqipe, e cila ka tentuar te bashkoje idete e mia me bashkesine e te Marreve te madheshtise shqiptare dhe t’i paraqese ne unitet; une nuk i perkas kesaj shkolle dhe ketyre lloj pasionesh. Une nuk e konsideroj gegerishten nje dialekt te shqipes, ky eshte nje mashtrim, por une e konsideroj gegerishten te njehsuar me vete gjuhen  shqipe, cka do te thote se gegerishtja eshte gjuhe dhe jo dialekt; te pakten keshtu ma kane masuar te paret e mi shekullore. Dhe po te behet kjo do te kuptohet qe paraardhesit e larget te shqiptareve nuk kane qene asnjehere ne pozicionin e pellazgeve pasi jane shume-shume me te vjeter se ata dhe detyrimisht qe nuk kane pasur mundesi te formojne alfabete dhe gjuhe te shkruar, karakteristike kjo e te gjithe popujve europiane perendimore, por me sens te kundert persa i perket shpejtesise se zhvillimit shoqeror pasi keta te fundit e parakaluan kohen e domosdoshmerise se alfabeteve dhe rrjedhimisht e huazuan nga latinet (edhe ne kete pike populli shqiptar ngjason me popujt europiano-perendimor e qendror ne praktikat e zhvillimit social). Ne menyre absolute nuk ka veprimtari inkuizicioni mesjetar kundra gjuhes shqipe, por autorja e artikullit mundohet te fshehe katrahuren qe realizoi kongresi i drejteshkrimit te gjuhes shqipe (1972) dhe te anashkaloje formatuesit europian shekullor te gjuhes se sotme shqipe te bastardhuar nga ai kongres (unifikimi i gjuhes shqipe, sipas atij kongresi, le shume shkaqe per te ndryshuar Historine e popullit Shqiptar, psh: Gjinokaster te con tek keshtjella e Gjinit, kurse Gjirokaster te con tek Argjiroja, ke duhet te marrim per baze?). Mbetet per te zbuluar perse etrusket, mesapet, maqedonasit, traket dhe te gjithe popujt e lashte te kontinentit qe e muaren gjuhen e shkruar nga pellazget u zhduken nga historia duke lene ne sheshin e kujteses historike vetem paraardhesit e shqiptareve. Duhet gjetur kjo aresye perpara se te lidhin iliret me pellazget nga pikepamja gjenetike, gje praktikisht e pamundur.
Ndikimi europian mbi popullaten autoktone te gadishullit Ilirik fillon ne menyre te rastesishme ne shekullin e VIII dhe kjo duhet t’i dedikohet institucionit te krishterimit te hershem, i cili krijoi pronen private te patundeshme per here te pare dhe ne vazhdim te panderprere deri ne shekullin e XX-te. Kam parasysh ipeshkvinë e Drishtit që përmëndet për herë të parë që më 16 maj  743 (Statutet dhe Urdheresat e Kapitullit të Kishës Katedrale të Drishtit, f. 42) ku njihet prona dhe të ardhurat e saj (po aty, f. 163). Keshtu qe kur behet fjale per pronen private te mirefillte (dmth qe krijon fitim) ne territorin e banuar nga shqiptaret e mevonshem per baze duhet marre vetem institucioni i krishtere dhe e gjitha kjo deri ne kohen e kryqezatave. Ekzistenca e prones private mbi feudet (nga koha e kryqezates se pare e ne vazhdim) perseri duhet konsideruar rastesore pa asnje ndikim mbi popullaten vendase deri ne kohen e Perandorise Otomane, pasi ne vazhdim kjo perandori nuk e ka njohur pronen private mbi token apo pasurine e patundeshme dhe ne kete menyre e ka frenuar zhvillimin e prones private sipas formes europiane (i gjej te gjitha keto te fundit ne studimin brilant monografik te Av. Dr. Vasil Dilo-s mbi jeten e cifliqeve ne territorin e banuar nga shqiptaret pergjate kohes se sundimit otoman, te botuar ne fletoren “Konkordia – Omonia” Nr 208/55 dt. 2/15 prill 1919, por qe gjendet edhe ne doreshkrim, prone e familjes Dilo). Kjo do te thote se prona private ka per autor te pare dhe te domosdoshem institucionin e krishterimit te hershem, mbi c’baze ka filluar per here te pare ndryshimi shoqeror i popullates parashqiptare drejt asaj shqiptare ne menyre europiane. Kurse deri ne fillimet e shekullit te XX-te shoqeria shqiptare karakterizohej nga prona fisnore e legjitimuar nga e drejta zakonore e pashkruar qe shoqeronte pronen private, por pa nderhyre ne te, karakteristike kjo e nje gjendje tejprimitive. Ne kete menyre per 1300 vjet prona fisnore autoktone eshte “perleshur” me pronen private te imponuar dhe vetem ne shekullin e XX-te e sheh veten te humbur, por jo plotesisht. Formalisht prona private shqiptare filloi me shtetin e Ismail Qemal Vlores, u vu ne vije nga epoka mbreterore e Mbretit Zogu i I-re dhe u stopua nga rendi komunist. Por ky i fundit duhet konsideruar dhe si shkaktari kryesor i shkaterrimit te prones fisnore ne nivel brenda shtetit, por dhe i prones private te imponuar dhe asaj shqiptare. Rendesi ka te kuptohet raporti midis prones fisnore dhe asaj private ne territorin e banuar nga shqiptaret duke filluar nga shekulli VIII deri ne te XX-tin, ku forma e pare e ka ndjere vehten gjithmone superiore dhe vetem ne saje te politikes eshte tentuar t’i ngushtohej hapsira, por pa ja arritur qellimit deri ne fund. Analiza reale e prones ne territorin e banuar nga shqiptaret eshte e afte te na jape panoramen e zhvillimit social specifik te tyre dhe elementin e pare mohues perse populli shqiptar nuk ka rilindas.
Te gjithe elementet sociale qe ndertojne nje shoqeri e kane te nevojshme zberthimin metodik te akteve me te pare te lindjes dhe formave fillestare te tyre. Duhet pranuar se kjo gje vetem per familjen ka gjetur zbatim ne shkencat shoqerore boterore fale punes se Lui Morganit e Frederik Engelsit, dhe ne shoqerine shqiptare dhe parashqiptare problemi eshte tej mases i qarte, por qe nuk eshte marre parasysh asnjehere nga studiuesit e ndryshem duke marre ne konsiderate vetem shkallen e arritur nga ana e familjes socialiste te epokes komuniste dhe paraqitur ate si arritje te rendit diktatorial. Ne te vertete thelbi i familjes shqiptare (ajo patriarkale: poligami per burrin, monogami per gruan) nuk eshte marre kurre me seriozitet dhe nuk eshte nxjerr asnje mesim prej atij realiteti edhe pse mbi nje shekull me pare ishte pranuar se familja patriarkale ishte nje forme ndermjetese midis formes poligame dhe asaj monogame (Frederik Engelsi, Origjina e familjes, prones private dhe e shtetit, f. 83-84) cka nenkuptonte dhe formen ndermjetese midis organizimit fisnor dhe atij shteteror. Por nje rianalize e formave te familjes ne shoqerite parashqiptare tregon se kalimi ne formen patriarkale nuk eshte rezultat i zhvillimit autokton, por kryesisht i botes se relacioneve ku kjo forme dhe forma monogame kane bashkejetuar ne nje distance te madhe pa u pajtuar asnjehere midis tyre, por duke treguar se kalimi nga forma matriarkale ne ato patriarkale ishte realizuar me sforce dhe jo ne perputhje me shkallen e zhvillimit social. Kontradikta midis qelizave sociale qe ndertojne nje shoqeri dhe organizimit shoqeror te saj perbejne te gjithe thelbin e zhvillimit te shoqerise shqiptare dhe parashqiptare dhe eshte kjo aresyeja permbledhese perse populli shqiptar nuk ka rilindje, te pakten deri ne mesin e shekullit te XX-te (eshte shume me e argumentuar prania e rilindjes ne vitin 1992). Ne qofte se do te pranonim termin rilindje shqiptare per popullin tone ne funksion te familjes nuk do te gjenim asnje rast te vetem te perseritjes ne nje shkalle me te larte sipas permbajtjes se termit nga pikepamja gjuhesore (kontradikta e jetes qytetare me ate fshatare eshte nje aneks i ketij zhvillimi). Por analiza e familjeve iliro-arbereshe, rreth shekullit te XII, paraqet nje situate kontradiktore me pretenduesit e shteteve parashqiptare dhe te lidhur me institucionin katolik shqiptar. Karakteristike e asaj faze zhvillimi ka qene martesa brenda fisit ku te dhena te imta nuk kemi; vetem se dihet qe “Martesa brenda fisit nen shkallen e shtate sipas akteve te konsilit te Tivarit te vitit 1199 ne Shqiperine e Veriut ne popullsine katolike duket se ka vazhduar. Ndalohet nga kisha ne kete vit (Burime te zgjedhura II (shek. X-XV), f. 61)” (Dokumenta te periudhes bizantine per historine e Shqiperise (shek. VII-XV), f. 59). Pikerisht kete lloj familje kishte marre nen mbrojtje Kisha Katolike Shqiptare dhe pikerisht kete lloj familje shkaterroi per 45 vjet rregjimi i Enver Hoxhes (me hollesisht per kete teme shih artikullin: “Familja dhe Gruaja shqiptare” te publikuar ne albanovaonline.com, www.genchoti.com).
Analiza e te drejtes zakonore te pashkruar shqiptare eshte nje shembell tipik se si shoqeria vendase duket sikur ka ecur per se mbrapshti dhe ne kundershtim me ligjet e zhvillimit shoqeror te njerezimit. Dhe kjo e ka nje shpjegim: format e tyre nuk kane mundur te bashkejetojne dhe per kete kane mohuar njera – tjetren nga me e komplikuara drejt me te thjeshtes (e komplikuara ka qene nje imponim i relatorit, kur mohim i saj dhe thjeshtezimi ka qene veper e banoreve vendas). Aresyeja eshte shume e thjeshte: shkalla e zhvillimit social te shqiptareve nuk e ka pranuar formen me te larte dhe eshte detyruar t’i kthehet formes me te thjeshte edhe pse fillimisht nuk e ka prodhuar ate.
Analiza e te drejtes juridike ne vendin e banuar nga shqiptaret dhe paraardhesit e tyre fillimisht ka si promotor Statutet e qytetit me nje datelindje te pelqyeshme (743), e cila duhet konsideruar analoge me ligjet e Solonit ne Athine apo te dymbedhjete tabelave ne Rome, por qe eshte e pamundur t’i vertetohet autoresia nga brenda shoqerise vendase. Statutet e qytetit kane pasur kryesisht edhe karakter fetar cka i lidh ato me nje institucion rigorozisht te percaktuar. Ekzistenca ne disa qytete te Shqiperise (Drisht, Shkoder, Durres, Berat) qe nuk i perkasin te njejtit institucion duhet te sherbeje per te percaktuar karakterin rastesor te tyre pa arritur shkallen e domosdoshmerise dhe kjo eshte aresyeja perse ato nuk kane vazhduar, por sherbejne per te treguar luften qe kane bere relatoret me popullaten e asaj kohe per ta futur ne brazden e qyteterimit. Ekzistenca e tyre deri ne mesjeten e vone europiane duhet te tregoje se rendi feudal ka qene nje imponim sipas interesave te relatoreve dhe aspak nje produkt autokton. Jane pikerisht statutet, apo kodet, e qyteteve qe tregojne qe shtetet feudale autoktone ne territorin e banuar nga shqiptaret dhe paraardhesit e tyre eshte nje fantazi e studiuesve dhe aspak nje realitet historik. Ekzistenca e tyre nuk tregon shkallen e zhvillimit autokton, por shkallen e imponimit politik te realizuar ne keto troje dhe rrugen se si ka filluar formimi i popullit shqiptar.
Kalimi nga statutet e qyteteve ne te drejten zakonore te pashkruar nen emrin e legjislatorit (Lek Dukagjini dhe Skenderbeu) nuk tregon zhvillim, por kthim prapa jo te shkalles se zhvillimit shoqeror vendas. Menyra se si popullata vendase eshte relatuar me boten rrethuese te tij perben kthimin prapa dhe eshte kjo aresyeja perse pushteti otoman duket sikur e ka lene prapa popullin shqiptar ne agimet e tij. Kalimi nga relatat me vendet e zhvilluar tregetare (Venedik, Raguze, Napoli, Firence, Athine, Egjypt) me vendet fillim feudale (Perandoria Otomane) perben kthim prapa te zhvillimit, por gjithmone ne varesi te marredhenieve universale dhe kjo nuk eshte varur asnjehere nga popullata vendase. Mos rakordimi i te drejtes juridike me shkallen e zhvillimit social duhet te perbeje shkakun me te pare te zevendesimit te statuteve me kanunet e pa shkruara, por dhe fundin e qyteteve bartese te atyre statuteve. Mund ta konsiderojme si  shkak edhe largimin e banoreve vendas nga ato qytete dhe zevendesimin e tyre nga ambienti fshatar rrethues. Une e konsideroj te perputhur zevendesimin e popullatave te atyre qyteteve dhe futjen ne skemen e zhvillimit social te popullates vendase te kanuneve te Skenderbeut dhe te Lek Dukagjinit. Forcimi i Pushtetit Otoman ka sjelle ne forme te domosdoshme pikerisht keto kanune dhe jane keto te fundit qe e kane mbrojtur popullaten shqiptare nga tjetersimi absolut. Roli pozitiv i te drejtes zakonore shqiptare nen emrin e Lek Dukagjinit  dhe te Skenderbeut ne kete pike duket dhe kjo duhet te perbeje momentin e zbutjes se pushtetit otoman ne trojet shqiptare dhe nenshtrimin ndaj tyre te te gjithe popullates vendase pamvaresisht nga besimi fetar. Kjo duhet te perbeje dhe shkakun e fshehte perse ne disa krahina shqiptare kanunet e Lek Dukagjinit dhe te Skenderbeut u zevendesuan nga kanunet me pak dhunuese ndaj te drejtes njerezore (tek keto krahina nuk ka funksionuar kategoria domosdoshmeri – liri) ku duhet vecuar Kanuni i Dibres, Kanuni i Lures (Kararet e Dheut) dhe Kanuni i Laberise (flitet edhe per kanune te Tropojes). Ne kete drejtim permbajtja e kanuneve shenon nje kthim prapa dhe duhet te sherbeje per te argumentuar forcen e ndikimit te kanuneve mbi popullaten vendase, por dhe rrezikun e mundesise se zhdukjes se tyre. Zevendesimi i formave te kanuneve nga e komplikuara drejt se thjeshtes duhet te sherbeje si argumenti me i pare qe popullata shqiptare e kishte kaluar rrezikun e asimilimit dhe ai kishte triumfuar mbi historine. Kanunet shqiptare te te gjitha formave jane emblema e vetme e mbijeteses shqiptare pergjate 600 viteve te fundit dhe pergjegjeset e vetme perse jemi sot si popull e si komb. Ne aspektin historik kundershtaret reale te Pushtetit Otoman nuk ka qene epoka e Gjergj Kastriotit (1443-1478, renia e kalase se Shkodres), por teresia e kanuneve shqiptare. Ne lidhjen e institucioneve te ndryshme autoktone me keto kanune duhet te qendroje dhe domosdoshmeria e zanafilles se Popullit Shqiptar dhe gjitheshka fillon me epoken e mesiperme; ja perse epoka skenderbejane ka rendesi te posacme per popullin shqiptar (ne ate epoke u pane elementet e pare politike autoktone dhe aspak me perpara apo me ndryshe). Rendesia e kanuneve qendron ne shkakun e zanafilles dhe sulmi kundra tyre eshte i barabarte me sulmin kundra popullit shqiptar.
Por analiza e ideve fetare ne brendesine e zhvillimit te popullit shqiptar duhet te tregoje dhe shkakun real te frenimit ne zhvillimin e tij social dhe perse popullata shqiptare nuk ka qene asnjehere unike ne kete zhvillim. Nga ana tjeter, kjo analize na tregon dhe subjektin qe krijoi zanafillen shqiptare dhe idete fetare jane te vetmet qe mund ta vertetojne lindjen e popullit shqiptar sipas kontinumit europian. Ato jane te afta ta na tregojne lidhjet e ndersjellta qe sollen ne skenen e historise se Europes Popullin Shqiptar si nje domosdoshmeri kompesuese per vazhdimin e races se bardhe larg konfrontimeve politike dhe une mendoj se pikerisht kjo kohe po afron. Preferenca e ketij fenomeni nuk eshte ne deshiren e popullit shqiptar dhe pafuqia e tij per te vepruar ne menyre te vullnetshme ne kete proces duhet te sherbeje si argument mbi domosdoshmerine e popullit shqiptar ne zhvillimin e races se bardhe perpara se ajo te shkrihet me racat e tjera drejt unitetit racor (eshte analoge me domosdoshmerine e ekzistences se Reve te Kordilevskit rreth Tokes, si mbrojtese te jetes biologjike e shoqerore ne Toke nga rreziku meteorik).
Ne qofte se do te donim te analizonim idete fetare ne brendesi te races se bardhe do te shihnim se pergjithesisht ato fillojne me politeizmin dhe vetem ne dy pika te kontinentit ka qene e mundur ruajtja e besimeve pagane, ose ndryshe, parapoliteiste per nje kohe teper te gjate pertej te pergjithshmes europiane. Ne saje te ketyre ideve zbulohet ekzistenca cilesore e fazave te zhvillimit te komunes primitive dhe proceset e fillimit te jetes qytetare ne shoqerine njerezore. Idete fetare dhe institucionet e tyre jane pergjegjese per shume procese ne jeten shoqerore te njerezimit, por ne funksion te procesit te rilindjes ato jane te vetmet. Pikerisht ky fakt nuk ben perjashtim edhe per popullin shqiptar, dhe kjo ka domethenien e vet absolute, ku per fatin e keq te forumistave pasionante nuk ka percaktuar rilindjen por zanafillen e popullit shqiptar sipas pamjes se sotme.
Historikisht popullata vendase e gadishullit Ilirik ka prodhuar, ne menyre autoktone vetem idete fetare nen pamjen e kultit te gjarprit, shprehje kjo e besimeve me te para fetare ne historine e njerezimit, por dhe i vetmi argument mbi vjetersine me te pare te races se bardhe. Edhe pse mund te pranojme pa hezitim ardhjen e dyndjes pellazge ne kontinent, te themi para 10 000 vjeteve, e kemi te pamundur te percaktojme formen e besimeve pagave si bashkeshoqerues te udhetimit te tyre nga Azia drejt Europes Ilirike. Por duke pranuar formimin e Zeusit ne Dodonen pellazgjike (per kete shih studimin: “Interpretimi materialist i filozofise se gjuhes shqipe”, publikuar ne albanovaonline.com dhe www.genchoti.com) kemi mundesi te argumentojme qe pellazget ne kohen kur erdhen ne gadishull kane pasur si besim fetar pikerisht ate qe gjendet vetem ne brendesi te botes ilire dhe baske. Por, nga ana tjeter, po te merret si i vertete ky fakt, mund te arrihet ne perfundimin qe levizja mekanike e parapopujve te jete nje dukuri e rastit e aplikuar pas ndarjes se punes dhe vetem ne ato vende ku rritja e popullates e ka bere te pamundur bashkejetesen kolektive. Dukuria qe duket se favorizon lidhjen e ilireve me pellazget, pervec gjuhes se shkruar, e shkelmon lidhjen gjenetike midis tyre dhe vulos faktin qe popullata ilire nga forma pagane ka kaluar ne monoteizem pa ndermjetesine e politeizmit tradicional europian, ku perfshihet edhe politeizmi pellazgjik. Kjo gje te con ne perfundimin qe faza fisnore e rendit te komunes primitive ka qene prezente ne shoqerine ilire deri ne kohen e konsolidimit institucional te krishterimit te hershem dhe me kete faze iliret futen ne historine e njerezimit duke e bashkeshoqeruar kete histori deri ne diten e sotme. Eshte e vetmja menyre analitike qe lidh iliret dhe pasardhesit e tyre, deri tek shqiptaret, midis tyre edhe pse bota e relacioneve realizoi tjetersim te tyre pjese-pjese; praktikisht vetem shqiptaret e sotem i mbijetuan fortunave historike. Ne kete pike mbetet per te zbuluar se kush eshte pergjegjes i mbijetimit te shqiptareve pertej ketyre fortunave dhe perse kjo nuk mund te ishte kurre veper e vete atyre. Analiza e qelizave materiale te shoqerise na tregoi se fillesa e tyre eshte e lidhur me institucionin e krishtere qe ne shekullin e VIII dhe kjo duhet konsideruar si nje rastesi deri ne shekullin e XVII, por pas ketij shekulli, kur fillon arsimimi sistematik me kulturen europiane, kjo rastesi e humbet kuptimin dhe kthehet ne domosdoshmeri. Ne kete pike dhe ne ate moment Populli Shqiptar ka zanafillen e vet te domosdoshme dhe hapesiren e nevojshme te percaktimit te autorit te kesaj zanafille, na pelqen apo jo ky fakt.
Lloji i marredhenieve tregetare dhe menyra e shkembimit jane nje tregues i percaktimit te shkalles se zhvillimit te cdo populli dhe kjo eshte e mjaftueshme per te percaktuar piken e zanafilles dhe llojin shkakesor te saj. Autoret shqiptare perpara se t’i japin shpirt monedhave ilire duhet te shpjegojne aresyet perse pasardhesit e tyre pas dymijevjeteve perdornin shkembimin e mallrave me mallra. Cfare tregon kjo ne zhvillimin e nje populli dhe a mund te lidhet ky zhvillim me nje zhvillim me te meparshem ku ka ekzistuar paraja? Me pak fjale argumenti qe po perdorim eshte i afte te na jape shkallen e ulet te zhvillimit social te paraardhesve te larget dhe te afert te shqiptareve me perfundimin e pamundesise se ekzistences se nje zanafille te mirefillte dhe rreptesisht autoktone ne kohera para peseshekullore.
Te gjitha qelizat e parapara sipas pentetit te mesiperm na tregojne se kontradiktat ne gjirin e shoqerise vendase kane ekzistuar vetem midis pozicionit autokton te tyre dhe formave me te zhvilluara qe relatoret jashteautoktone kane realizuar me popullaten parashqiptare dhe shqiptare.
Ne qofte se deri me tani muarem ne analize shkaqet perse populli shqiptar nuk mund te kete rilindas sipas kuptimit te nocionit per rastin latino-italian, tani do te analizojme permbajtjen e ashtuquajturve rilindas, sipas hapesires se propogandes komuniste. Per te mos nenkuptuar paragjykim ne analizen e tyre, per baze muarem ate qe eshte shkruar ne Fjalorin Enciklopedik  Shqiptar (1985) duke i perjashtuar ata qe permenden si rilindas para dhe pas kesaj kohe ne enciklopedite e tjera, ku shkruhet:
RILINDJA KOMBETARE. Levizje e gjere popullore, me permbajtje ekonomike, shoqerore, politike dhe kulturore qe synonte clirimin e atdheut nga sundimi i huaj, bashkimin e trojeve shqiptare ne nje shtet kombetar, vendosjen e rendit borgjez dhe zhvillimin e arsimit e te kultures kombetare. Filloi ne vitet 30 – 40 te shek. XIX dhe u kurorezua me 1912, me shpalljen e pavaresise se Shqiperise.
R.K. u zhvillua mbi bazen e perforcimit te lidhjeve ekonomike midis krahinave te ndryshme. Formimi i bashkesise ekonomike theksoi prirjet konvergjente, ne gjuhe per afrimin e te folmeve krahinore dhe shrirjen e tyre ne gjuhen letrare, krijoi kushtet per shtrirje te gjere mbareshqiptare te elementeve te rendesishem te kultures popullore, per lindjen e zhvillimin e ideologjise e te kultures se re kombetare. Keto procese forcuan ndjenjen e bashkimit se interesave te te gjithe shqiptareve kundrejt sundimtareve te huaj dhe ndihmuan ne kapercimin e prirjeve te lokalizmit dhe separatizmit patriarkal e feudal.
R.K. shenonte nje etape me te larte ne krahasim me levizjet e meparshme clirimtare kunder sundimit otoman. Nga levizjet e vecuara, e pa lidhje midis tyre, u kalua dora-dores ne nje levizje te pergjithshme, nga kuvendet e beselidhjet krahinore e nderkrahinore si organizma drejtuese te levizjes, ne organizata udheheqese mbareshqiptare (Lidhja Shqiptare e Prizrenit, Lidhja Shqiptare e Pejes, shih), komitetet kombetare ne fazen e fundit te levizjes. Ne krye te levizjes, forcen kryesore te se ciles e perbenin fshataresia dhe vegjelia qytetare, u vune elementet me te perparuar e revolucionnare te dale kryesisht nga radhet e borgjezise se mesme tregetare e zejtare dhe te fshataresise.Ne etapen e fundit, me levizjen u bashkuan edhe rrethe te caktuara bejleresh cifligare e reshpere. Perfaqesuesit e borgjezise kombetare dolen me nje program qe perfshinte te gjithe kombin dhe jo nje pjese te vecuar te tij, qe frymezohej nga idete e reja te cilat karakterizonin gjithe levizjet kombetare demokratike te shek. XIX, pjese e pandare e te cilave ishte dhe R.K.Shqiptare.
 Programi politik kombetar nuk lindi menjehere ne formen e tij te plote. Idete dhe kerkesat e para te viteve 30-te te shekullit te XIX per administrimin e vendit nga ana e shqiptareve u pasurua me ato iluministe per shkollen e gjuhen shqipe dhe, ne pergjithesi, per kulturen kombetare, si dhe me kerkesa per zhvillimin ekonomik e shoqeror te vendit. Me rritjen e levizjes kombetare ne vitet 70-te te shek. XIX keto ide e kerkesa u formuluan ne fillim nga Lidhja e Prizrenit e me vone nga organizatat e tjera mbare shqiptare ne nje program kombetar per sigurimin e autonomise territoriale-administrative si etape per te kaluar, me t’u krijuar kushtet e favorshme, ne pavaresine e Shqiperise.
R.K. u zhvillua me pene e me pushke. Ajo nxori mendimtare e shkrimtare te shquar iluministe si N. Veqilharxhi, Z. Jubani, K. Kristoforidhi, N. Frasheri, J. Vreto, S. Frasheri, L. Gurakuqi. Ata botuan traktate politike, vepra letrare e tekste shkollore per ngritjen e ndergjegjes politike kombetare te popullit, arsimimin dhe formimin kulturor te tij. R.K. nxori edhe udheheqes te shqura politike dhe ushtarake, si: A. Frasherin, Y. Prizrenin, S. Vokshin, H. Zeken, I. Qemalin, I. Boletinin, C. Topullin, M. Gramenon, etj., te cilet udhehoqen organizma politike dhe njesi te armatosura te levizjes per clirim kombetar (nenvizimet te miat, GH).
R. K. Eshte zhvilluar ne disa faza: faza e pare (vitet 30-70-te) me kryengritjet popullore kunder reformave centralizuese te Portes se Larte; e dyta (1878-1881) me Lidhjen Shqiptare te Prizrenit; e treta (1881-1908) me zbaticen e perkohshme te levizjes se armatosur, rritjen e levizjes ne fushen ideologjike e shoqerore dhe formimin e Lidhjes Shqiptare te Pejes e te komiteteve “Per lirine e Shqiperise”; e katerta (1908-1912) me ngritjen e vrullshme te levizjes politiko-kulturore, zhvillimin e kryengritjeve te medha antiosmane dhe Shpalljen e Pavaresise qe kurorezoi vepren e saj. R.K. u detyrua ta drejtoje tehun e luftes se saj ne disa fronte njeheresh: kunder zgjedhes osmane, rrezikut te ekspansionit imperialist te Fuqive te Medha, si dhe kunder rrezikut te copetimit te trojeve shqiptare nga ana e monarkive ballkanike fqinje. Ajo u shnderrua keshtu ne nje levizje demokratike per clirim e bashkim kombetar me karakter antiosman, antiimperialist dhe antishovinist. Tipari i saj themelor sikurse e ka percaktuar sh. Enver Hoxha ishte: “…dalja nga erresira mesjetare-feudale imperialiste, ne drite, ne kryengritje, ne lufte per liri, pavaresi, demokraci, per drite dhe arsim” (Vepra, vell. 37, T.1983, f. 321).  (S.Po.) ”.
Kjo eshte permbajtja e termit “Rilindje Kombetare” sipas propogandes komuniste ku kemi keto emra te perfshire ne kete subjekt: N. Veqilharxhi, Z. Jubani, K. Kristoforidhi, N. Frasheri, J. Vreto, S. Frasheri, L. Gurakuqi dhe A. Frasherin, Y. Prizrenin, S. Vokshin, H. Zeken, I. Qemalin, I. Boletinin, C. Topullin, M. Gramenon, etj. Fjala etj. tregon se njerezit e perfshire ne Rilindjen Kombetare jane shume me teper dhe ne kete te tjere perfshihet i gjithe shkaku perse u sajua procesi i rilindjes kombetare shqiptare. Por ne qofte se do te analizojme jeten private te gjithseicilit, sipas Fjalorit Enciklopedik shqiptar (1985), do te kemi nje panorame individuale krejt tjeter per tjeter, ku ne funksion te termit Rilindje Kombetare gjerat permbysen; vini re kete karambol:
Naum Veqilharxhi (1767-1846), lindur ne Vithkuq te Korces, ideologu i pare i Rilindjes Kombetare Shqiptare. Perpara 1806 emigroi ne Moldavi familjarisht. Mori pjese ne levizjen eteriste ne Rumani (1821) kunder Perandorise Otomane, si nje nga udheheqesit e saj. Me pas punoi si avokat ne Braile. Me 1824 nisi punen per perpilimin e nje alfabeti te vecante te shqipes me 33 shkronja. Me kete alfabet botoi me 1844 te paren abetare te shqipes “Evetarin”. Pergatiti gjithashtu nje gramatike dhe libra e doreshkrime te tjera qe nuk jane ruajtur. Me 1846 hartoi nje Qarkore (Enciklike) greqisht drejtuar  bashkatdhetarve ortodokse ne Shqiperi. Parathenia e abetares, qarkorja dhe letra e v. 1846 jane dokumentat e pare ideologjike e programatike te njohura deri me sot te Levizjes kombetare shqiptare. Vdes i helmuar ne Stamboll.
Hasan Tahsini (1811-1881) nga Ninati i Sarandes. Atdhetar i madh i Rilindjes sone kombetare dhe mendimtar i shquar ne fusha te ndryshme te diturise. Eshte i njohur projekti i tij i alfabetit te gjuhes shqipe me 30 bashketingellore dhe 8 zanore, i hartuar ne fillim te viteve ’70.
Sulejman Vokshi (1815-1890), lindur ne Kosove. Ne fakt, kur flet per jeten e tij, Fjalori Encikloopedik Shqiptar nuk e radhit ne kuadrin e Rilindjes Kombetare, por e konsideron thjeshte si veprimtar dhe figure te shquar te Lidhjes Shqiptare te Prizrenit
Efthim Brandi (1817-1882), atdhetar e veprimtar i Rilindjes Kombetare. Lindi ne Korce, por veprimtarine e tij e zhvilloi ne Egjipt. Me 1880 botoi ne Athine trajtesen me katakter publicistik Ankimet shqiptare. Vdiq ne Egjipt.
Zef Jubani (1818-1880), lindi ne Shkoder; veprimtar dhe ideolog i njohur i Rilindjes Kombetare. Me 1862 bashkepunoi ne organizimine elvizjes antiosmane te Mirdites. Hyri  ne lufte te hapur me misionaret e huaj katolike ne Shqiperi. Botoi nje varg veprash ne italisht. Me 1871 botoi ne Trieste librin: Permbledhje kengesh popullore dhe rapsodi poemash shqiptare. Eshte marre me perkthime e botime veprash te ndryshme. Njihet si krijues i njealfabeti te posacem me baze latine, si hartues i njje gramatike te thjeshte te gjuhes shqipe. Ka hyre si nje nder te paret ekonomiste te vendit. Vdiq e shkisheruar ne Shkoder.
Ymer Prizrenin (1820-1886), nuk trajtohet posacerisht si veprimtar i rilindjes kombetare, por jepet nje tjeter permbajtje e jetes se tij. Konsiderohet si veprimtar i shquar i Levizjes Kombetare, nje nga udheheqesit kryesore te Lidhjes Shqiptare te Prizrenit dhe kryetar i qeverise se perkohshme. Me 1877 u zgjodh deputet ne parlamentin e dyte osman. Po ate vit hyri ne Komitetin Qendror te Stambollit qe u formua nen kryesine e Abdyl Frasherit. Ne tetor 1879 u zgjodh kryetar i Lidhjes  (Shqiptare dhe ne janar 1881 kryetar i qeverise. Vdes ne Ulqin.
Zija Prishtina nuk jepet koha e jetes se tij), konsiderohet si patriot i dalluar i Rilindjes Kombetare. Ne Komitetin Qendror per Mbrojtjen e te Drejtave te Kombesise Shqiptare se bashku me vellane e vet, Ali Danishin, perfaqesoi Kosoven. U zgjodh anetar i Komitetit Kombetar te Lidhjes Shqiptare.
Thimi Mitko (1820-1890), lindur ne Korce. Folklorist dhe veprimtar i shquar i Rilindjes Kombetare. Mergoi ne Athine, Vjene e se fundi ne Egjipt (1859) ku jetoi deri ne vdekjes. Ishte perfaqesuesi me i shquar i kolonise shqiptare te Egjiptit. Shkroi shume artikuj ne shtypin e kohes si “Zeri i Shqiperise” te A. Kulluriotit, “Flamuri i Arberit” te J. De Rades, ne revisten nderkombetare te Kluzhit (Rumani). Me 1859 e me pas botoi ne disa numura te gazetes greke “Pandora” (Athine) shkrimin “Disa shenime rreth Korces” ku mbrojti te drejtat e popullit shqiptar. Te njejtin qellim paten edhe shkrimet e tij ne “Gazetat e Livornos mbi ceshtjen shqiptare” (1879). Shquhet sidomos per per karakterin e tij folklorik duke grumbulluar pasuri te folklorit shqiptar ne krahinat e Jugut e te Veriut, por edhe tek arbereshet e Italise te cilat mundi t’i botoje me 1878 ne vellimin “Bleta shqiptare”
Jani Vreto (1822-1900), lindur ne Leskovik. Atdhetar dhe mendimtar i shquar i Rilindjes Kombetare. Kreu shkollen “Zosimea” te Janines. Me 1854 u vendos ne Stamboll. Qe me 1864 mori pjese se bashku me I.Qemalin, H.Tahsinin, K.Kristoforidhin, P.Vasen ne mbledhjet e para per caktimin e nje alfabeti te shqipes. Ishte anetar i Komitetit Qendror per mbrojtjen e te drejtave te kombesise shqiptare. Dha ndihmese per per komisionin qe miratoi me 1879 Alfabetin e Stambollit. Shkroi nje varg veprash e artikujsh: “Apologjia” (1878), “Per te verteten dhe per te shkruarit e se vertetes” (1883), “Mirevetija” (1886).
Koto Hoxhi (1824-1895), lindur ne Qestorat te Gjirokastres; veprimtar i shquar i Rilindjes Kombetare, i arsimit dhe kultures shqiptare, Mesues i Popullit. Me 1879 merr pejse ne komisionin e posacem te Komitetit te Stambollit qe u formua per shyrtimin e ceshtjes se alfabetit ku mbrojti variantin e hartuar nga Sami Frasheri. Njihet si nje nga themeluesit e teatrit shqiptar ku me 1874 organizoi shfaqjen teatrale “Dasma lunxhiote” (kjo e fundit nuk eshte e sakte, GH).
Pashko Vasa (1825-1892), lindur ne Shkoder; veprimtar i shquar i Rilindjes Kombetare, poet dhe publicist patriot. Me 1847 vajti ne Itali dhe mori pjese ne levizjen clirimtare te popullit te atij vendi. Pastaj kaloi ne Stamboll ku zuri vend ne administraten ku pergjate viteve 70 dhe 1978-1982 bashkepunoi me K.Kristoforidhin, A.Frasherin per ceshtjen shqiptare. Ishte guvernator i Libanit nga viti 1883 deri sa vdiq. Pashko Vasa eshte autor i nje varg veprash me karakter politik e historik; gjithashtu shkroi nje varg veprash per ceshtjet e gjuhes dhe shrimit. Ai zuri vend edhe ne historine e letersise shqipe qe po krijohej ne vendin tone. Eshte autori i vjershes se njohur “Moj Shqypni e mjera Shqypni!” (1880) e cila u botua si flete fluturuese.
Kostandin Kristoforidhi (1827-1895), lindur ne Elbasan; levrues dhe studiues i shquar i gjuhes shqipe, veprimtar i Rilindjes Kombetare. Ndoqi nga viti 1847 gjimnazin Zosimea te janines. Shkoi ne Stamboll me 1857 duke hartuar nje “Memorandum per gjuhen shqipe”. Qendroi ne malte deri ,e 1860 ne nje seminar protestant ku nderkohe perfundoi perkthimin toekrisht dhe gegerisht “Dhiaten e Re”. U vendos mesues ne Tunis deri me 1865 ku perktheu dhe botoi nje sere veprash fetare. U vendos perfundimisht ne Elbasan me 1884 ku dhe vdiq.
Vasil Hido (1830-1890), lindur ne Gjirokaster, veprimtar i Rilindjes Kombetare. Qe ne rini lidhet me patriotin Koto Hoxhi duke perkrahur nismen per nje shkolle shqipe ne Gjirokaster. Eshte nje nga nenshkruesite protestes se patrioteve gjirokastrite drejtuar Kongresit te Berlinit ku shprehej vendosmeria per te mbrojtur teresine territoriale te atdheut qe cenohej nga vendimet e atij kongresi.
Jovan Cico Kosturi (1831-1924), veprimtar i dalluar i Rilindjes Kombetare, vecanerisht ne perhapjen e shkrimit dhe shkollave shqipe. Ndihmoi ne hapjen e Mesonjetores shqipe ne Korce me 1878.
Haxhi Zeka (1832-1902). Edhe kete individ historik Fjalori Enciklopedik Shqiptar nuk e trajton vecanerisht ne kuadrin e Rilindjes Kombetare, por e trajton thjeshte si udheheqes i shquar i Levizjes Kombetare Shqiptare dhe organizator i kryengritjeve popullore antiosmane ne Kosove. Vritet nga qarqet shoviniste serbe.
Abdyl Frasheri (1839-1892), patriot demokrat i shquar, nje nga ideologet perparimtar te Rilindjes Kombetare dhe nje nga udheheqesit kryesore te Lidhjes Shqiptare te Prizrenit. Ne moshen 18 vjecare vendoset per nevoja pune ne Janine dhe ne vitin 1877 figuron deputet i Janines ne parlamentin e dyte osman. Luajti nje rol te rendesishem ne formimin e qeverise se perkohshme qe u formua ne Prizren ne fillim te vitit 1881. Arrestohet dhe denohet me tre vjet burg e 20 muaj internim.
Mehmet Ali Vrioni (1842-1895), atdhetar, personalitet politik i Rilindjes Kombetare. Ne kohen e krizes lindore (1875-1881) u lidh me A.Frasherin dhe u be nje nga bashkepunetoret e tij me te ngushte. Ishte anetar i Komitetit Shqiptar te Janines qe u formua ne maj 1877 dhe i komitetit Qendror per Mbrojtjen  e te drejtave te Kombesise Shqiptare (dhjetor 1877). Shoqeroi Abdyl Frasherin ne bisedimet qe u zhvilluan me perfaqesuesit e Athines ne korrik dhe dhjetor 1877 per lidhjen e nje aleance politike dhe ushtarake shqiptaro-greke. Mori pjese ne misionin diplomatik qe zhvilloi delegacioni i Lidhjes Shqiptare te Prizrenit ne kryeqytetet e Fuqive te Medha, ne pranveren e vitit 1879, per mbrojtjen e te drejtave kombetare te shqiptareve. Akti i fundit qe dihet per veprimtarine e tij patriotike eshte nje memorandum i vitit 1890 qe mban nenshkrimin e tij dhe te A.Frasherit.
Jorgji Karbunara (1842-1917) atdhetar dhe veprimtari dalluar i Rilindjes, mesues i pare i gjuhes shqipe dhe perhapes i flakte i ideve kombetare ne rrethin e Beratit.. Ishte nje nder veprimtaret kryesore ne formimin e me 1898 te shoqerise atdhetare “Bashkimi” ne Berat. Me nismen e tij u hap shkolla e pare shqipe ne Berat. Gjate kryengritjeve te 1911-1912 u vu ne krye te levizjes antiosmane ne rrethin e Beratit. Me 28 nendor 1912 mori pjese si perfaqesues i popullit te Beratit ne Kuvendin Kombetar te Vlores.
Pandeli Sotiri (1843-1891), figure e shquar e arsimit shqiptar ne periudhen e Rilindjes Kombetare. Nxenes i Koto Hoxhit ne shkollen e Qestoratit. Studimet e larta i kreu ne Vjene ku ushtroi profesionin e mjekut. Qe nje nga anetaret e grupit qe me 1880 themeluan Shoqerine e  Stambollit. Pas nderprejes se botimit te revistes “Drita” ajo vazhdoi me titullin “Dituria” me emrin e Pandeli Sotirit. Qe drejtor i mesonjteres se shqipes ne Korce ku dhe dha mesimin e gjuhes shqipe. Vritet ne Stamboll.
Nikolla Naco (1843-1913), lindur ne Korce. Atdhetar e veprimtar i dalluar i Rilindjes ne fund te shek. XIX dhe ne fillim te shek. XX. Qe ne rini emigroi jashte atdheut ne fillim ne Egjipt e pastaj ne Rumani. U zgjodh kryetar i shoqerise “Drita” (te reformuar, 1887), ka drejtuar gazeten “Shqiptari” qe doli ne Bukuresht ne vitet 1888-1903 (me nderprerje) dhe shkollen normale shqiptaro-romune te Bukureshtit (1892). Vdiq ne Bukuresht.
Ismail Qemali (1844-1919) lindur ne Vlore, nuk konsiderohet si pjesmarres i Rilindjes Kombetare, por si udheheqes i shquar i Levizjes Kombetare Shqiptare dhe kryeminister i pare i Shqiperise. Ne dhjetor 1908 zgjidhet i sanxhakut te Beratit ne parlamentin osman. Hartoi ne qershor 1911 memorandimin e Gerces bashke me patriotet e tjere. Ne mbledhjen e Bukureshtit me 5 nentor 1912 gjeti perkrahjen e kolonise shqiptare te atjeshme dhe prej andej shkoi ne Vjene per te mbrojtur ceshtjen shqiptare. Shpall pavaresine kombetare me 28 nendor 1912 dhe caktohet kryeminister. Vitet e fundit te jetes i kalon ne mergim, ne Itali ku dhe vdes.
Naim Frasheri (1846-1900), poeti me i madh i Rilindjes Kombetare shqiptare. Me 1865 familja shperngulet ne Janine ku mbaron gjimnazin grek “Zosimea” me 1869. me cfaqjen e semundjes se toberkulozit rikthehet ne vendlindje. Ne kete periudhe Naim Frasheri beri prova te vjersherimit shqip, nen ndikimin e bejtexhinjve e u dha pas vjersherimit persisht, me sukses, duke botuar me vone edhe nje permbledhje lirikash Tejhyjylat (Enderimet, 1885). Nen ndikimin e ngjarjeve historike, sidomos te Lidhjes Shqiptare te Prizrenit, braktisi vjersherimin persisht dhe ju kushtua letersise shqiptare. Poema e tij e pare e re ishte Shqiperia (1880, botuar me 1897), qe entuziazmoi patriotet shqiptare. Ne Stamboll ka qene nder botuesit kryesore te revistes “Drita”, me pas “Dituria” (1884-85), ku u botuan shume vjersha te tij, proza e vargje per shkollat e para shqipe qe do te hapeshin, disa shqiperime te autorit. Ai sherbente si anetar i Komisionit te Botimeve prane Ministrise se Arsimit, me pas kryetar. Me 1886 Naim Frasheri botoi poemen e tij te famshme “Bageti e Bujqesi”, ate greqisht “Deshira e vertete e shqiptareve” dhe kater libra per shkollat. Me 1888 vijoi me “Diturite” (ribotuar me 1895 me titull “Gjithesia”, – shkenca te natyres). Me 1890 doli permbledhja e lirikave Lulet e Veres, pastaj “Mesimet” (proza patriotike dhe te moralit) dhe Fjala fluturake (vjersha) me 1894, se fundi me 1898 poema e madhe epike Histori e Skenderbeut dhe poema fetare Qerbelaja. Naim Frasheri vdiq ne Stamboll ku dhe u varros.
Ndue Bytyci ((1847-1917), poet i fillimeve te Rilindjes Kombetare. Sherbeu si meshtar ne Shkup, vendlindje, pastaj ne Peje, Prizren. Perktheu shqip “Psalmet e Davidit”.
Sami Frasheri (1850-1904), lindur ne Permet, rilindas i shquar, ideologu kryesor i Levizjes Kombetare Shqiptare, dijetar i madh, shkrimtar dhe publicist. Ne literaturen e huaj eshte njohur me emrin Shemseddin Sami. Me 1865 vendoset ne Janine ku kryen shkollen e mesme greke “Zosimea”. Me 1872 vendoset ne Stamboll ku zhvilloi nje veprimtari te gjere patriotike per clirimin dhe bashkimin kombetar te popullit shqiptar dhe bashkepunoi me perfaqesuesit me perparimtar te levizjes demokratike-borgjeze turke. Ishte nje nder organizatoret kryesore te “Komitetit Qendror per mbrojtjen e te drejtave te kombesiase shqiptare” dhe me themelimin e “Shoqerise se te shtypurit shkronja shqip” (1879) u zgjodh kryetar i saj. Sami Frasheri drejtoi revistat e para ne gjuhen shqipe “Drita” dhe pastaj “Dituria” (Stamboll, 1884-1885) ku shkroi dhe nje varg artikujsh. Per nevojat e shkolles shqipe hartoi librat “Abetare e gjuhes shqipe” (1886), “Shkronjtore e gjuhes shqipe” (gramatika, 1886) dhe “Dheshkronje” (Gjeografia, 1888) ne gjuhen shqipe. E ketij autori eshte dhe vepra “Shqiperia c’ka qene, c’eshte e c’do te behet” botuar me 1899 pa emer autori ne Bururesht. Ky traktat u be manifest i Rilindjes Kombetare Shqiptare.Si dijetar i madh Sami Frasheri dha kontribut ne disa fusha te shkences ku u dallua si perfaqesues i mendimit te perparuar materialist jo vetem per Shqiperine, por edhe per vendet e Lindjes. Eshte autor i fjalorit normativ te gjuhes turke (Kamus-i tűrki, 1901) i cili ruan vleren e vet te madhe edhe sot. Samiu eshte edhe autor i disa fjaloreve dy gjuhesh frengjisht-turqisht (1882), turqisht-frengjisht (1885), arabisht-turqisht. Vepra madhore e Sami Frasherit ne gjuhen turke eshte Enciklopedia e tij “Kamus-ul alàm” (1900) ne 6 vellime. Si shkrimtar Sami Frasheri shkroi ne gjuhen turke drama e romane.
Thimi Vasil Marko (1855-1922), lindur ne Korce dhe merguar ne moshe te re ne Rumani. Nismetar i krijimit te deges se Shoqerise se Stambollit (1881) dhe i formimit te shoqerise Drita ne Rumani. U dergua ne Korce (1886) nga kolonia shqiptare per te organizuar perhapjen e mesimit te gjuhes shqipe. Qe anetar i formimit te komitetit te fshehte ne Korce, i cili drejtoi luften per celjen e Mesonjteres se Pare Shqipe; me 1903 arrestohet nga autoritete qeveritare. Ka kontribuar gjithashtu ne organizimin e luftes se armatosur per liri dhe pavaresi dhe ka mbeshtetur Kuvendin Kombetar te Vlores. U zgjodh anetar i Keshillit administrativ te Krahines Autonome te Korces me 1916.
Kole Idremeno (1860-1939), lindur ne Shkoder; piktor i shquar i Rilindjes Kombetare, fotograf dhe arkitekt. Konsiderohet si figura me e shquar e artit te Rilindjes Kombetare.
Nikolle Kacorri (1862-1917) nuk jepet vendi i lindjes, por dihet qe ishte nga Lura. Atdhetar e veprimtar i dalluar i periudhes se fundit te Rilindjes Kombetare, klerik. Gjate viteve 1905-1907 drejtoi Kryengritjen e armatosur te Kurbinit (Kruje). Mori pjese ne Kongresin e Manastirit (1908), ate te Elbasanit (1909) dhe ne kryengritjet e madhe te 1910-1912. perfaqesoi krahinen e Durresit ne Kuvendin e Vlores dhe ishte nenkryetar i  qeverise se pare kombetare. Pati konfrontime me hierarkine kishtare e cila me 1914 e largoi nga Shqiperia, vdiq ne Vjene (kjo e fundit eshte nje shpikje komuniste, GH).
Isa Boletini (1864-1916), lindi ne Mitrovice. nuk konsiderohet si pjesmarres i Rilindjes Kombetare, por si atdhetar i shquar, strateg popullor, organizator e udheheqes i levizjeve per clirim e bashkim kombetar duke marre pjese ne shume beteja si luftetar dhe drejtues per lirine e shqiptareve. Merr pjese ne shpalljen e Pavaresise Kombetar me 1912. Anetar i delegacionit shqiptar ne Londer me 1913.
Said Najdeni (1864-1903), lindur ne Dibren e Madhe, atdhetar i dalluar i Rilindjes i njohur me pseudonimin Hoxhe Voka. Me 1888 hapi ne shtepine e tij nje shkolle shqipe te fshehte dhe ndihmoi ne perhapjen e mesimit shqip. Ndihmoi ne organizimin e kuvendit te Dibres (1899) gjeta Lidhjes Shqiptare te Pejes. Botoi librin Fe rrefenjeseja e muslimaneve (Sofje 1900) dhe  vepren Abetare e gjuhes shqipe, nde te fole gegenisht (1900)
Gjergj Qiriazi (1865-1912), veprimtar i Rilindjes Kombetare, publicist. Ishte sekretar dhe nenkryetar i klubit shqiptar “Bashkimi” te Manastirit. Mori pjese ne Komitetin e fshehte “Per lirine e Shqiperise” te Bajo Topullit. Pas vdekjes se Gjerasim Qiriazit ai qe ndihmesi kryesor per mbajtjen ne kembe te shkolles shqipe te vashave ne Korce. Eshte autori i pare i tekstit te mirefillte te fizikes ne gjuhen shqipe (Bukuresht 1899). Botoi nje “Hristomathi” (1902, 1907) ne dy vellime me pjese letrare didaktike. U interesua per doreshkrimet e K. Kristoforidhit.
Shahin Kolonja (1865-1919), lindur ne Starje te Kolonjes. Kreu fakultetin juridik ne Stamboll me 1895. Botoi ne Sofje gazeten “Drita” (1901-1909), punoi per krijimin e komitetit te fshehte te Manastirit “Per lirine e Shqiperise”. U zgjodh anetar i komisionit per njesimin e alfabetit ne ate kongres. Vdiq ne Stamboll.
Petro Nini Luarasi (1865-1911), lindur ne Luaras te Kolonjes; veprimtar i Rilindjes Kombetare. Ishte nxenes ne shkollen e Qestoratit te Koto Hoxhit. Me 1887 hapi ne Erseke shkollen e pare shqipe dhe pak me vone (1892-1893) shkollat shqipe ne krahinen e Kolonjes e te Vakefeve, punoi si drejtor dhe mesues i Mesonjtores se pare shqipe te Korces dhe me vone i shkolles se Negovanit (1909-1911). Ishte delegat ne Kongresin e Manastirit (1908). Vdiq i helmuar nga  xhonturqit dhe Patriarkana e Stambollit.
Mati Logoreci (1867-1941), nje nga mesuesit veteran te shkolles shqipe, gjuhetar, historian e publicist. Mesues i shkolles se pare shqipe ne Prizren, si atdhetar e demokrat, veprimtar shoqeror i Rilindjes Kombetare dhe i periudhes se Pavaresise, mori pjese ne Kongresin e Manastirit (1908), ne ate te Lushnjes (1920) dhe ne kongreset arsimore te Tiranes (1922,1924). Qe anetar i Komisise Letrare te Shkodres (1916-1918), drejtoi gazetat Dashamiri dhe Dashamiri i Ri (1907-1908). Botoi nje fjalorth me rreth 1000 fjale dhe vepren “Historia e pergjithshme”.
Josif Bageri (1868-1915), lindi ne Nistrove te Rijekes; veprimtar i Rilindjes Kombetare Shqiptare. Me 1887 u vendos ne Sofie ku punoi si kepucar. Qe nismetar i formimit te shoqerise “Deshira” dhe te shoqerise “Afron Dita” me 1907. Me 1909-1911 drejtoi nje nder organet demokratike e perparimtare, gazeten Shqypeja e Shqipenise. Shkroi dhe botoi ne shtypin e kohes poezi me fryme popullore dhe i permblodhi ne vellimin Kopesht malesori (1910). U kthye ne atdhe me 1914 dhe drejtoi per pak kohe gazeten “Ushtima e Krujes” qe botohej ne Durres. Vdiq ne Prishtine.
Hasan Qinami (1868-1943), lindur ne Qinam te Kolonjes, veprimtar i Rilindjes dhe i levizjes demokratike. Ne vitet 1914-1920 mori pjese me arme ne dore ne luften per mbrojtjen e pavaresise kundra shovinizmit grek dhe pushtuesit italiane. Nga marsi  deri ne tetor 1941 u internua nga ushtrite greke.
Murat Toptani (1868-1917), skulptor, poet dhe patriot i Rilindjes. Veprimtarine e zhvilloi ne Tirane dhe ne shoqerite shqiptare jashte atdheut (Stamboll, Napoli, Bukuresht, etj). Mbajti lidhje me vellezerit Frasheri, duke qene dhe dhendri i Naimit. Nje nga veprat e tij Skenderbeu u realizua ne Napoli (1899) duke qene nje nga veprat e para ne artin e skulptures se Rilindjes
Sali Hida (  ?  -1927), lindur ne Elbasan, veprimtar i dalluar i Rilindjes Kombetare, i periudhes se Pavaresise dhe i levizjes Demokratike. Mesimet e para i mori ne qytetin e lindjes, ndersa shkollen e mesme ne gjimnazin turk te manastirit. Studimet e larta i nisi ne fakultetin e inxhinjerise ushtarake ne Stamboll, por i mbaroi ne Torine (Itali). Mori pjese ne Revolucionin demokratiko-borgjez te Qershorit 1924 dhe me vendosjen e pushtetit te Ahmet Zogut emigroi ne Selanik, Rome e Bashkimin Sovietik ku dhe vdiq.
Bajo Topulli (1868-1930), lindur ne Gjirokaster; veprimtar i Rilindjes, organizator dhe luftetar i cetave te armatosura me 1906-1908. Shkollen fillore e kreu ne qytetin e lindjes, ndersa te mesmen dhe normalen e larte ne Stamboll. Punoi si mesues gjimnazi ne Selanik e pastaj ne Manastir. Me 1905 themeloi ne Manastir Komitetin e fshehte “Per lirine e Shqiperise” dhe punoi per formimin e qendrave te tij ne qendrat kryesore te Shqiperise. Me 1906 kryesoi ceten e pare qe veproi ne malet e Korces, te Gjirokastres, etj. ne vitet 1908-1912 punoi per ngritjen e klubeve e te shkollave shqipe ne Gjirokaster, Janine, Korce, etj.
Hamit Luli (1869-1929), lindur ne Vermik te Kurveleshit; atdhetar e publicist i periudhes se Rilindjes e te Pavaresise. Ishte veprimtar i shquar i klubit “Laberia”, qe u krijua me 1908. Mori pjese ne Mbledhjen e Cepos ne korrik 1911 dhe ne cetat patriotike. Emigroi ne ShBA duke marre pjese ne shoqerite patriotike “Besa-Bese” dhed me pas ne federaten Vatra, botoi shkrime ne gazeten Dielli e ne organet e tjera.
Mihal Grameno (1871-1931), lindi ne Korce dhe nuk konsiderohet si veprimtar i Rilindjes Kombetare, por si publicist i shquar dhe veprimtar i levizjes patriotike e demokratike. Ne vitet 1907-1908 luftoi ne radhet e cetes se Cerciz Topullit. Mori pjese ne Kongresin e Manastirit (1908). Ne vitet 1921-1924 ishte nje nga veprimtaret ne ze te levizjes demokratike. Vdiq ne Korce.
Sotir Peci (1873-1932), veprimtar i Rilindjes Kombetare shqiptare, nje nga figurat e shquara te arsimit shqiptar. Botoi ne Boston gazeten “Kombi” (1906-1908), nje nder themeluesit te shoqerise “Besa-Bese” ne Boston dhe te “Lidhjes” ne St. Lui(1907). Mori pjese ne Kongresin e Manastirit (1908) dhe ne shkollen Normale te Elbasanit qe mesues i matematikes. Me 1911-1912 drejtoi mesonjetoren shqipe te Korces. Me 1915 zgjidhet anetar i Komitetit te fshehte qe u krijua ne Shkoder me dege ne qytetet kryesore te vendit. Me 1916-1917 ishte anetar i Komisise letarre ne Shkoder. Mori pjese si delegat ne mbledhjen e Kongresit Kombetar ne Lushnje (1920) dhe ne qeverine qe u formua prej tij u zgjodh minister i arsimit. Mergoi pas deshtimit te Revolucioni te Qershoritn 1924 ku ishte anetar i Keshillit te Larte.
Pandeli Cale (1874-1923), atdhetar dhe veprimtar i dalluar i Rilindjes dhe i periudhes se Pavaresise. Lindi ne Korce ku mori mesimet e para. Studimet e larta i vazhdoi ne Kajro. Ishte nje nder propaganduesit dhe organizatoret e luftes se armatosur ne Shqiperine e Jugut (1911-1912). Perfaqesoi kryengritesit e Korces ne Kuvendin e Sinjes. Mori pjese ne mbledhjen e Bukureshtit (1912) si dhe ne Kuvendin Kombetar te Vlores si perfaqesues i Korces. U zgjodh minister i bujqesise ne qeverine e Ismail Qemal Vlores. Mori pjese ne Kongresin e Lushnjes dhe ne vitin 1920-1922 ishte deputet i Korces ne parlament.
Dervish Hima (1875-1928), lindur ne Oher, veprimtar dhe publicisti i dalluar i Rilindjes. Shkollen fillore e kreu ne qytetin e lindjes, ndersa te mesmen e vazhdoi ne Selanik. Hyri ne shkollen e larte mjekesore te Stambollit, por e la pas dyvjetesh. Me 1895 u kthye fshehurazi ne Shqiperi ku punoi per perhapjen e shkollave shqipe ne vise te ndryshme te vendit. Me 1897 largohet nga Shqiperia dhe shkon ne Bukuresht ku iu kushtua teresisht Levizjes Kombetare Shqiptar dhe u lidh njekohesisht me ate xhonturke. Perndiqet nga qeveria otomane, ajo italiane duke u larguar ne paris e pastaj ne Gjeneve. Merr pjese ne Kongresin e turqve te rinj me 1902 duke mbrojtur te drejtat e shqiptareve ne krah te Ismail Qemalit e H. Ohrit. Merr pjese ne Kongresin e Dibres e  Kongresin e II te Manastirit, drejton ceten e studenteve gjate Kryengritjes se pergjithshme. Eshte marre me botimin e nje sere organesh ne Rumani, Rome, Parin Gjeneve, Stamboll. Vdes ne Tirane.
Hasan Xhiku (1875-1945), lindur ne Gjirokaster; atdhetar dhe veprimtar i Rilindjes Kombetare. Ne moshe te re mori pjese ve veprimtarite atdhetare qe vepronin ne Selanik. Mori pjese aktive ne kryengritjen e pergjithshme antiosmane te vitit 1912. Mori pjese ne ngritjen e flamurit ne Gjirokaster me 4 dhjetor 1912. Mori pjese ne luftimet kundra pushtuesit grek. Me 1920 mori pjese ne Luften e Vlores me ceten e tij dhe me 1943 u zgjodh kryetar i Keshillit Nacionalclirimtar te qytetit te Gjirokastres.
Kristo Luarasi (1876-1934), lindi ne Luaras te Kolonjes, veprimtar i Rilindjes Kombetare. Punoi si mesues gjate viteve 1892-1894 ne shkollat e para shqipe te hapura ne Luaras. Me 1907 bashkepunoi me Bajo Topullin e Cerciz Topullin ne Sofje per pergatitjen e cetave te armatosura. Drejtoi gazeten “Liria e Shqiperise” ku perkrahte kryengritjet e medha antiosmane te 1911-1912. Ne nendor 1912 punoi ne kolonite shqiptare te mergimit per pergatitjen e Kuvendit Kombetar te Vlores dhe per shpalljen e Pavaresise.
Luigj Gurakuqi (1879-1925), nuk konsiderohet si bashkeudhetar i Rilindjes Kombetare, por si figure e shquar e levizjes patriotike e demokratike shqiptare. Shkollen fillore e kreu ne vendlindje, ndersa te mesmen ne Kolegjin e Shen-Miter Korones ku pati mesues De Raden. Vazhdoi studimet universitare ne Napoli (Itali) ne vitet 1901-1906. Ne vepren “Vargenimi n’gjuhe shqype me nje fjalorth shqyp-frengjisht n’marim” (Napoli, 1906) beri te paren perpjekje te suksesshme per kodifikimin e metrikes se poezise shqiptare. Pas 1906 i kushtohet teresisht politikes ku merr pjese ne Kongresin e Manastirit ku zgjidhet nenkryetar dhe anetar i komisionit per njehsimin e alfabetit. Me 1909 emerohet drejtor i te pares shkolle normale qe u hap ne Elbasan. Me 1911 merr pjese ne kryengritjen e malesoreve te Mbishkodres dhe, se bashku me Ismail Qemalin harton Memorandumin e Greces. Me 1912 zhvillion nje veprimtari te dendur per oragizimin e kryengritjes se pergjithshme. Merr pjese ne mbledhjen e Bukureshtit dhe Shpalljen e Pavaresise, ishte minister i Arsimit ne qeverine e Dhjetorit 1912. Qe nje nga themeluesit e Komisise Letrare me 1916. Mori pjese ne Kongresin e Durresit me 1918 ku zgjidhet minister i Arsimit (kjo eshte e pasakte, GH) dhe ishte anetar i delegacionit te saj ne Konferencen e Paqes ne Paris. Me 1921-1924 ishte deputet i Shkodres ne Keshillin Kombetar. Mori pjese ne Revolucionin demokratiko-borgjez te Qershorit 1924 dhe ishte minister i Financave ne qeverine e kryesuar nga Fan Noli. Vritet ne Bari te Italise nga nje agjent e klikes zogiste.
Cerciz Topulli (1880-1915), lindur ne Gjirokaster; atdhetar e veprimtar i shquar i Rilindjes, udheheqes i luftes se armatosur te cetave kunder sunduesve osmane per clirimin e vendit. Ne prill 1907 komandoi ceten e armatosur qe vepronte ne Jugun e Shqiperise e sidomos ne krahinat e Gjirokastres. Drejtoi luften ne Mashkullore me 1908. pas fitores se revolucionit xhonturk te 1908 punoi per formimin e klubeve shqiptare dhe per celjen e shkollave shqipe ne viset e ndryshme te vendit. Pas shpalljes se Pavaresise se Shqiperise u vu ne sherbim te qeverise se Ismail Qemalit. U vra me 15 korrik ne Fushe te Shtoit nga forcat e pushtuesve malazeze. Me 1937 eshtrat e Cerciz Topullit u vendosen ne Gjirokaster (kjo e fundit eshte e pasakte, GH).
Sami Pojani (1880-1911), lindur ne Korce, veprimtar i dalluar i Rilindjes Kombetare. Mesimet e para i jkori ne vendlindje e pastaj vazhdoi ne gjimnazin turk te Manastirit, ndersa studimet e larta per drejtesi i kreu ne Stamboll. Ishte anetar i Komitetit te fshehte te manastirit “Per lirine e Shqiperise” qe ne themelimin e tij me 1905 dhe nje nga drejtuesit e komitetit po me kete emer ne Korce. Ishte delegat ne Kongresin e Manastirit per Korcen. Me 1908-1910 botoi gazeten “Korca”.
Ndoc Martini (1880-1917), lindur ne Shkoder. Piktor dhe vizatues i periudhes se rilindjes kombetare. Autori i nje prej veprave me te arrira (portreti i doktor Preles) dhe me te shquara te Rilindjes Kombetare. Vdiq ne Paris.
Ibrahim Temo (1885-1945), lindur ne Struge me origjine nga Mati. Veprimtar i dalluar i Rilindjes Kombetare. Shkollen fillore e kreu ne vendlindje, ndersa te mesmen dhe fakultetin e mjekesise ne Stamboll. Qe nje nga nismetaret dhe veprimtaret e levizjes kombetare-borgjeze te “turqve te rinj”. Bashke me tre shoke te tjere, me 1899, formoi ne Stamboll komitetin e pare xhonturk me emrin “Bashkim dhe Perparim. Me 1914 erdhi ne Shqiperi si mjek ne krye te nje ekipi sanitar per te luftuar malarjen. Vdiq ne Rumani.
Gavril Pepo (1892-1944), lindur ne Korce, patriot demokrat dhe luftetar i dalluar i periudhes se Rilindjes, te Pavaresise dhe te Luftes nacionalclirimtare. Ne vitin 1908 mori pjese ne banden “Liria” dhe ne klubet patriotike te qytetit. Ne vitet 1911-1912 punoi per krijimin e cetave antiosmane ku luftoi me arme ne dore. Emigroi ne Rumani (1912), por u kthye ne Vlore per te marre pjese ne ngritjen e flamurit. Qe me detyren e ofocierit dhe te zevendeskomisarit te policise me 1913-1914  ku luftoi kundra andarteve greke ne Korce e Skrapar. Pas ketij viti largohet ne emigracion ne Rumani, Bullgari dhe pastaj ne SHBA. Kthehet me 1919 duke marre pjese ne demostratat e 1923 dhe 1936. Pushohet nga puna dhe bashkepunon me komunistet e grupit te Korces (1937). Me 1943 aktivizohet ne levizjen Nacionalclirimtare deri sa vdiq.
Ne qofte se do te benim nje permbledhje te te gjithe individeve te perfshire nen logon e Rilindjes Kombetare, sa bashku me ata te perfshire ne termin Rilindje Kombetare, do te kishin 51 persona qe perbejne armaten e Rilindjes Kombetare sipas Fjalorit Enciklopedik Shqiptar, te shperndare sipas kesaj sasie dhe kesaj gjeografie:
nga Korca 12 rilindas
nga Shkodra 6 rilindas
nga Gjirokastra 6 rilindas
nga Kolonja 5 rilindas
nga shqiptaret e Kosoves 5 rilindas
nga shqiptaret e Maqedonise 5 rilindas
nga Permeti 3 rilindas
nga Berati 2 rilindas
nga Elbasani 2 rilindas
nga Saranda, Vlora, Mirdita, Tirana dhe Kurveleshi 1 rilindas
A nuk tregon kjo shperndarje qe termi rilindas eshte term politik dhe aspak historik? Le te na gjejne nje rast te vetem ne kete liste qe idete e tyre kane lidhje me te sotmen ne menyre qe te quhen rilindas dhe me ke subjekt shqiptar kane qene te lidhur. Mungesa e vetem nje rasti tregon se ketu fshihet dicka krejt tjeter per tjeter dhe kjo duhet zbuluar; prandaj eshte kjo aresyeja perse une i kam konsideruar keta rilindas te ashtequajtur.
Po t’i pranojme pa doreza si te verteta absolute keto te dhena (pasi shume nga te dhenat jane te dyshimta dhe te pasakta, ato shpesh here jane te sajuara) , atehere populli shqiptar duhet te ishte nje popull aziatiko-ortodoks me doke, gjuhe dhe zakone, gje qe nuk ka asnje te keqe, por nuk ka perputhje me te sotmen dhe detyrimisht: ose te gjitha keto jane genjeshtra propagandistike, ose gjendja shoqerore e popullit shqiptar permban influencen e Europes mbi te dhe kjo duhet zbuluar. Eshte e pamundur qe zanafilla te jete veper e njerezve te lidhur me Europen mesjetare dhe rilindja te jete veper e njerezve te lidhur me Turqine Otomane dhe Ortodoksine Ballkanike (vete keto kane qene te kunderta midis tyre). Perse nuk revoltohen forumistet me kete pamje te rilindasve shqiptare sipas propogandes komuniste, apo pse keshtu u levertis? Historia nuk shkruhet sipas qejfit politik, por sipas ndikimit qe ngjarja ka bere mbi njerezit si bashkesi dhe jo si individ. Jane dy bashkesi te kunderta qe kane qene ne kontradikte zhvillimi qe ne lindje te procesit dhe nuk mund te perbashkohen sipas gjendjes fillestare. Ne te kunderten studiuesit shqiptare duhet te zbulojne se ku fillon zanafilla e popullit tone sipas pamjes qe kemi sot. Zgjidhja e problemit tregon se eshte e domosdoshme te mohohen te gjithe keta rilindas, pasi jane te parapercaktuar sipas nje politike antishqiptare dhe antihistorike, duke e konsideruar procesin te paqene dhe antirealist dhe te zbulohet zanafilla reale e popullit dhe shtetit te shqiptareve sipas pamjes europiane qe kemi sot.
Ne te gjithe kete analize te te ashtuquajtures proces te rilindjes shqiptare ka nje boshllek dhe nje sajese propogandistike. Asnjehere nuk eshte permundur koncepti zanafille te lindjes qe te kemi mundesi per te pranuar termin rilindje dhe me kete eshte fshehur autoresia e zanafilles reale te popullit shqiptar: Kleri Katolik Shqiptar, edhe pse kjo permendej ne funksion te letersise me gjysem zeri. Ne kete menyre per te mos pranuar rolin thelbesor dhe te vetem, nga pikepamja shqiptare, te autorit te zanafilles te popullit dhe shtetit te shqiptareve u sajua termi rilindje me ane te se ciles u krijua mundesia per te krijuar raporte zhvillimi te barabarta me popujt e tjere te Europes, por duke fshehur karakterin autokton te popullit shqiptar edhe pse me fjale pranohej, pamvaresisht se kerkush deri me sot nuk ka qene i afte ta beje kete. Nga ana tjeter, u sajuan personazhe te dyshimta ne veprimtarine pro shqiptare e meqenese keto personazhe kishin jetuar pergjate shekullit te XIX-te edhe termi rilindje ju bashkangjit kesaj periudhe duke i treguar shqiptareve se gjitheshka fillonte me kete shekull. Shqiptaret e epokes komuniste asnjehere nuk e muaren vesh se cfare kishte ndodhur perpara atij shekulli dhe perse Enver Hoxha e filloi epoken e rilindjes se tij me shekullin e XIX. Ishte e vetmja menyre per te krijuar nje histori gjithperfshirese te popullit shqiptar dhe te fshihej lufta e madhe qe populli shqiptar kishte bere per mbi 1000 vjet kundra imperializmit primitiv serb dhe arsimimi 400 vjecar i popullates Mirdite-Diber-Mat-Lezhe-Shkoder te realizuar nga Kleri Katolik Shqiptar me ndihmen e pafundme te Perandorise se Danubit, perpara se te formohej shteti i shqiptareve.
E gjithe analiza e bere ne kete fjalor eshte fund e krye nje politizim i tejskajshem i statistikes historike duke sajuar ngjarje te paqena dhe duke mohuar ngjarjet reale historike. Duke perjashtuar Ismail Qemalin, Luigj Gurakuqin dhe Isa Boletinin asnje nga emrat e perfolur si rilindas (kur zberthehet termi, keto personalitete politike emertohen si rilindas, por kur flitet per jeten e gjithseicilit koncepti rilindje nuk u bashkangjitet) nuk kane lidhje me aktin e Pavaresine Kombetare as direkt dhe as indirekt. Pastaj ne kete liste emrash mungon drejtuesi i kryengritjes antiosmane te Kurbinit, nenkryetari i Qeverise se Vlores imzot Nikolle Kacorri (prandaj dhe profesoresha e historise, Valentina Duka, ja fshiu emrin ne librin mbi Historine e Shqiperise 1912-2000). Pastaj perse nuk flitet per Kongresin e Manastirit ne kuadrin e Rilindjes Kombetare, apo pse atje ishin Kleriket Katolike si drejtuesit me kryesore te atij kongresi. A e dine shqiptaret se ai kongres ka qene maja me e domosdoshme e zanafilles se popullit dhe shtetit te shqiptareve dhe cdo gje e ndodhur perpara atij kongresi duhet perfshire ne ngjarje te rastit? Eshte kjo aresyeja kryesore perse Fjalori Enciklopedik Shqiptar nuk e permend ne kuadrin e Rilindjes Kombetare. Ku jane emrat e Pader Gjergj Fishtes, Ndre Mjedes, Shtjefen Gjecovit e shume e shume te tjereve qe shqiptaret e sotem nuk i njohin as me perafersi, si promotoret me kryesore te zanafilles se popullit dhe shtetit te shqiptareve sipas modelit europian?  E shikoni pra te nderuar forumista qe te gjithe ata qe ju i quani rilindas jane thjeshte te ashtuquajtur dhe ju nuk i dini autoret e vertete te zanafilles europiane te popullit dhe shtetit shqiptar? A e kuptoni qe keni nevoje per nje riarsimin te thelle te dijeve dhe edukates suaj formale? Prandaj shtrohet pyetja ne kane rilindas shqiptaret e sotem dhe kush kane qene ata qe krijuan zanafillen e Popullit Shqiptar nga pikepamja shoqerore sipas pamjes qe ka sot ai.
Kemi arritur ne hapesiren e zanafilles shqiptare dhe ne ate qe shqiptaret e sotem nuk e dine mirefilli. Analiza  e  kultures dhe shkollave shqipe (per kete shih artikullin: “Populli shqiptar, kultura kombetare dhe shkolla e pare shqipe”, albanovaonline.com dhe www.genchoti.com)  na tregoi se per 400 vjet (duke filluar nga viti 1632) ne trekendeshin Mat – Mirdite – Diber (sipas Fulvio Kordinjano ne vepren Shqiperia,  ne trekendeshin Shkoder – Pulati – Shkupi kishin ekzistuar betejat e gjigandit katolik te Veriut, vell. II) kishte filluar dhe zbatuar arsimimi i popullit  shqiptar dhe pergjegjes per ate proces ishte institucioni i Klerit Katolik Shqiptar i lidhur me institucionin qendror ne Rome, fillimisht, e pastaj vazhduar nga Perandoria e Danubit. Keto 400 vjet perbejne fazen e domosdoshme te formimit te popullit shqiptar dhe ate qe shkenca boterore e konsideron si zanafille te proceseve sociale  te nje populli. Na pelqen apo jo ky proces lindja e popullit shqiptar, sipas permbajtjes qe kemi sot (kryesisht: gjendja e familjes, e drejta zakonore e pashkruar, besimi monoteist fetar, prona fisnore e bashkeshoqeruar me pronen private) eshte veper e politikave europiane ne bashkeveprim te plote me institucionin e Klerit katolik Shqiptar, proces i cili e ka fillesen rastesore qe ne shekullin e VIII, por qe ne shekullin e XVII u kthye ne domosdoshmeri. Te gjitha ngjarjet historike qe vulosen krijimin e shtetit shqiptar kane ne themel te tyre veprimtarine e Klerit katolik Shqiptar dhe ne kete pike duhen zbuluar se kush ishin ata shqiptare qe dhane jeten e tyre per idealin e Shqiperise. Pasi te bejme kete do te rezultoje ne kemi rilindje apo zanafille te popullit dhe kultures shqiptare, qe gjithsesi te jete puna nuk perputhen kerkund me ate qe na kane mesuar neper shkolla dhe qe e trumbetojne edhe sot si rilindje shqiptare.
Procesi i zanafilles se Popullit shqiptar ne menyre te domosdoshme nuk fillon me mjetet e dhunes, sic ka ndodhur ne popujt modern, por ai ka filluar me mjetet e kultures dhe arsimimit ku nje rol te padiskutueshem ka luajtur teatri. Me ane te ketij te fundit shqiptaret e fundit te shekullit te XIX-te muaren vesh formulat qe do te conin ne formimin e shtetit te tyre ku perseri roli i Klerit Katolik Shqiptar ishte i pazevendesueshem. Duke anashkaluar llojin e ideve fetare anetaret e ketij kleri vune ne plan te pare ceshtjen kombetare dhe ne kete menyre u formua alternativa e vetme e kesaj ceshtje: feja e shqyptarit asht shqyptaria, por kjo nuk ishte e mjaftueshme sepse gjithkush e dinte qe ne themel te saj ishin Eterit e Shenjte te Klerit Katolik Shqiptar te cilet ishin pergjegjes per gjitheshka. Per te pergjithesuar ceshtjen kombetare larg influencave te institucioneve fetare dhe per te perfshire te gjithe popullin pa dallime fetare e krahinore u kalua ne ndarjen e saj nga Kisha dhe per kete u vendos postulati: Atdheu Urdheron (menyra se si eshte bere ky kalim duket ne historine e teatrit shqiptar te atyre viteve, ne qytetin e Shkodres (1879-1944), ja perse ka rendesi te pa zevendesueshme historia e ketij institucioni, me hollesisht per kete shih: “Kritika e Historise se Teatrit Kombetar Shqiptar” ne adresat e siperme ne internet). Vetem pas kesaj lindja e popullit shqiptar kaloi ne fazen praktike ku rreziku sllav u konsiderua kryesori dhe i vetem. Mjetet e dhunes u bene shpetimtari i popullit shqiptar dhe Malsoret e Veriut te Shqiperise, se bashku me Burrat e Kosoves (“Masakra e Tivarit” sipas pikepamjes se propoganduar u perdor per te futur ne hasmeri keto dy subjekte, shih ne adresat e siperme ne internet kete artikull), e betonuan kufirin me gjakun dhe kockat e tyre. Shikoni fotografine e meposhtme (foto 1), nuk eshte aspekt propogandistik, as fotomontazh, as publikim shprehje krenarie, por jane udheheqesit luftetare te fundit kombetare te Popullit Shqiptar, per te cilet populli i sotem shqiptar nuk di pothuajse asgje, ose e di gabim, qe e ruajten 28 nendorin e 1912 nga keqperdorimi pas vrasjeve seriale te Mehmet Shpendit (vrare me 1915 nga malazezet), Ded Gjo Lulit  (vritet nga forcat sebo-malazeze me 1915), Isa Boletinit (vrare me 1916 nga malazezet), Azem Galices (vdes nga plaget ne lufte kundra serbeve me 1924) nga armiqte e Kombit Shqiptar. Per 30 vjet me rradhe Keta Burra i treguan Europes se dhurata e saj e kishte tashme nje zot dhe ata do te dinin ta ruanin ate me jeten e tyre deri ne vetflijim. E kete nuk e kishte bere asnje shqiptar deri ne ate kohe e ne vazhdim; ja perse Keta Burra jane heronjte e Vertete dhe te Vetem te Kombit Shqiptar. E Keta Burra ishin te lidhur si mishi me thoin me barinjte shpirteror te Popullit Shqiptar. Ja perse Kleri Katolik Shqiptar eshte autori i  vetem i zanafilles te Popullit dhe Shtetit te shqiptareve dhe perse Populli Shqiptar nuk ka rilindas. Eshte kjo zanafille qe ka zgjatur 1300 vjet ne perputhje me shpejtesine e zhvillimit social te banoreve autoktone te gadishullit Ilirik dhe ne perputhje me zanafillen e races se bardhe.
Se si keta Burra e kishin organizuar boten e luftes per te ruajtur kufijte e Shqiperise se re eshte nje teme krejt me vete, por ne themel te te gjithe atij procesi ka qendruar e Drejta Zakonore Shqiptare me te dy kanunet e veta shpetimtare: Kanuni i Lek Dukagjinit dhe ai i Skenderbeut. Fakti qe keto kanune e kane pasur Kishen pjese te tyre (i pari fillon me Kishen, kur i dyti e kishte pjese te shtate), por jane te diferencuar ne kete drejtim, duhet te tregoje se kanuni i Leke Dukagjinit ka qendruar me afer ceshtjes kombetare se kanuni i Skenderbeut. Nga ana tjeter, Kanuni i Lek Dukagjinit duhet te argumentoje se udheheqesit politik e shpirteror te Popullit Shqiptar kane qene dhe jane anetaret e Klerit Katolik Shqiptar, pika e vetme e gravitacionit te ceshtjes shqiptare. Kanuni i Lek Dukagjinit ka qene i vetmi kod juridik qe e ka mbrotjur Popullin Shqiptar nga tjetersimi drejt otomanizmit, sllavizmit dhe greqizimit. Kjo ka rendesi te kuptohet posacerisht kur vjen koha e luftes civile te vitit 1943-1948 ku keta Burra pranuan me mire te vdisnin nga dora e bashkekombasve te tyre se sa t’i dorezoheshin armikut shekullor dhe te betuar te Popullit Shqiptar. Shqiptaret e sotem akoma nuk e kane kuptuar se dallimi kryesor midis se sotmes dhe gjysherve te tyre qendron tek zgjedhja e menyres se vdekjes. Paraardhesit tane te afert kane ditur te vdesin si njerez, ndersa ne sot zvarritemi drejt saj pa e ditur se cfare kemi bere. Vini re vargjet e meposhtme:
“Deli Meta po viket:
“Yryq djem, bani gajret,
Sa t’na kene rrypat fishek
Sot asht dita e duam me deke
Deli Meta u cue n’kame
Lufte po ban me kta hotjane.”
Pikerisht kete lloj vdekje shqiptaret e atehershem e mesuan ne lufte kundra armiqve shekullore te tyre dhe pikerisht kete lloj vdekje shqiptaret e sotem nuk e dine per te vetmin fakt pse u shkeputen nga zanafilla e tyre historike pas 1944.
Ja perse Kleri Katolik Shqiptar eshte zanafilla njerezore, kulturore, edukative e Popullit Shqiptar, kurse te ashtequajturit rilindas jane pjelle e fantazise dhe politikes antishqiptare.
Keta Burra jane (emrat nuk jane te renditur sipas radhes ne fotografi, por sipas respektit kanunor): Preng Cali (ne mes), Deli Meta (djathtas Preng Calit), Gjergj Vuksani, Kole Maci (i dyti majtas), Ahmet Zeneli, Gjek Preka,  Pjeter Zef Preci, Gjok Pjetrushi, Marash Kol Mati; te ftuar nga Naltmadhnia e tij, Mbreti i shqiptarve Zogu i I-re, ata erdhen ne Tirane me 28 Nendor 1937 me rastin e 25 vjetorit te shtetit te shqiptareve per t’i treguar bashkekombasve te tyre historine e jetuar dhe per t’i treguar botes se ishin ruajtesit e kufijve te caktuar nga Europa. Pikerisht keta Burra pushkatoi ne menyra antiligjore e antinjerezore Mehmet Shehu, krahu i djathte i Enver Hoxhes ne krimet antishqiptare, ne agimet e diktatures komuniste. Prandaj shumica e emrave te perfolur nga enciklopedia komuniste jane rilindas te ashtuquajtur, pasi nuk kane asnje lidhje me zanafillen politike, edukative, arsimore, njerezore te popullit shqiptar (ne fakt ata kane lidhje me produktin intelektual komunist antishqiptar).
Pa asnje dyshim mbi te gjithe qendronte Prenk Cali, monumenti me i gjalle i races shqiptare, i vetmi Komandant luftarak ne historine e Popullit Shqiptar qe luftoi dhe triumfoi per tokat e Shqiperise (sot Vermoshi eshte pjese e Shqiperise vetem ne saje te heroizmit te Prek Calit). Lindur me 1878 ne Mal te Jushit te Kelmendit Shqiptar edukohet me normat e Kanunit te Maleve duke pasur ne qender te ketij edukacioni duetin: “Per fe e Atdhe”. Do te shkruante per te Poeti Popullor:
“Si kreshniket e lashtesise
Hodhi shtat bjeshkve t’malesise .
Balli i tij si t’kthellt e qiellit.
N’sy po ka rrezen e diellit.
Mbushun plot flake e shkendi
Shkamb i gjalle krahnori i tij;
N’kete krahnor qe asht si shkami
Rreh nji zemer prej luani.
Krahet e tij s’maten me meter,
i madh me shtat, ma i madh me veper.
U rrit trimi i Kelmendit
Shpresa e bjeshkeve, ndera e vendit
(Gjovalin Lumaj, “Kelmendi ne vargjet e mia”, Shkoder, 2004,f.27)

                                                              foto 1
Komandantet dhe luftetaret e fundit te ceshtjes shqiptare
Prek Cali nuk kishte asnje atribut ne organizimin fisnor te Kelmendit, Ai ishte prijes popullor ne kuptimin klasik te fjales dhe gjithashtu prijesi popullor i fundit ne Malesite Shqiptare. Mik i Luigj Gurakuqit, Ded Gjo Lulit, Hile Mosit, Sali Hoxhes, Risto Siliqit, Mark Kakarriqit, At Mati Prendushit, Dom Ndre Planit, Ndreke Kicit etj, perfshihet ne kryengritjen e madhe te 1911. Me 1920-1921 merr pjese ne Luften e Koplikut si komandant i cetes se Kelmendit. Merr pjese aktive ne vendosjen e kufijve midis Shqiperise dhe Jugosllavise (1923-1925) ku lufton per rrafshnalten e Vermoshit dhe ja arrin qellimit (vendoset perfundimisht me protokollin e 30 korrikut 1926 te Lidhjes se Kombeve). Bashkohet me opoziten ne ngjarjet e 1924 cka i kushton arrestimin e tij dhe internimin per tre vjet ne qytetin e gurte te Gjirokastres. Falet nga presidenti i kohes, rihabilitohet dhe caktohet per ruajtjen e qetesise dhe, kryesisht, per ruajtjen e kufijve shteteror te Kelmendit me ndermjetesine e Imzot Jak Serreqit. Ai kishte nje postulat te vetin: E na malsoret ketu jena qe mikun me e prite si mik dhe anmikun se anmik”. Kjo ben qe te marre pjese ne luftimet kundra forcave serbo-malazeze te sulmuan territorin shteteror shqiptar ne fillim te nendorit 1944 dhe me kete akt renditet kundra forcave komuniste shqiptare cka shkakton dhe fundin e tij. Nuk largohet nga Kelmendi me forcat gjermane, por qendron dhe merr pjese ne kuvendin antikomunist te burrave te Kelmendit te mbledhur me 13 janar 1945 ne Kalce te Brojes. Merr persiper luften e kelmandasve kundra komunisteve ne fillim te 1945 dhe perfundimisht dorezohet per mos me ra ne duart e malazezve. Denohet me pushkatim dhe ekzekutohet se bashku me Dom Ndre Zadejen e te tjere me 25 mars 1945 (te dhenat mbi Prek Calin jane marre nga libri i Dr. Luigj Martinit: “Prek Cali, Kelmendi dhe Kelmendasit“, Shkoder 2005).
Nuk do te kishte asnje vlere analiza e formimit te shtetit te shqiptareve pa edukatoret historike te tyre, pa intelektualet historike te tyre, pa udheheqesit shpirteror te tyre, pa moralizuesit historike te tyre. Ekziston nje fotografi, deri ne mrekulli, e realizuar nga Kel Marubi me 1924 (foto 2), ku bashkesia e te kater shtresave te mesiperme eshte e shkrire ne nje. Nuk eshte nje reklame propogandistike, por eshte realiteti historik dhe permbyllja e zanafilles se popullit shqiptar nga pikepamja njerezore individuale. Keta njerez, qe te gjithe, mbyllen syte duke punuar dhe luftuar per ceshtjen shqiptar sipas pamjes europiane qe kemi pasur deri me 1945. Gjithseicili prej tyre e ka lene nje tulle ne themelet e zanafilles se shtetit te shqiptareve dhe bashkesia e tyre perben te vetmen qelize gjeniale te Kombit Shqiptar. Pikerisht tek keta njerez qendron zanafilla e Popullit Tone, qendron pika kulmore e ceshtjes shqiptare, permbyllja historike e formimit te Popullit dhe Shtetit te Shqiptareve. Ja perse Populli Yne nuk ka rilindas dhe cdo tentative per te krijuar rilindas sipas pikepamjes komuniste eshte mohim i historise, eshte mohim i rolit te ketyre intelektualeve dhe i vepres se ketyre Burrave qe dhane jeten per popullin Shqiptar. Keta jane te vetmit Heronj dhe Gjeni te Popullit shqiptar, ndersa te tjeret jane te ashtuquajtur rilindas dhe pjella te fantazise intelektuale komuniste, jane pjella te antihistorise.
Ne kete grup studiuesish, pedagogesh, artistesh, muzikantesh, shkrimtaresh civile e klerikesh do te vecoja:
- Nje nga udheheqesit e kryengritjes se Decicit me 1911 dhe autorin e sjelljes se Flamurit te Skenderbeut ne Shqiperi dhe te ngritur per here te pare pas vdekjes se Tij me 06 prill 1911 tek Kisha e Traboinit nga ana e Kol Ded Gjonit, i biri i Ded Gjo Lulit, mesuesin, luftetarin e ceshtjes shqiptare, poetin Palok Traboinin (1888 – 1951), autorin e poemes epike: Lufta e Maleve (me hollesisht per kete veprimtari mund te shihet artikulli: Historia e Flamurit të ngritur në Vlorë më 1912, publikuar ne albanovaonline.com, logoreci.com, www.hotig.info).
- Poetin tone te vetem Kombetar At Gjergj Fishten (1871 – 1940). Nuk eshte nevoja te flas per Pader Gjergjin, eshte e pamundur te flitet per Te ne nje artikull; e vetmja gje qe mund te thuhet per Gjeniun e letrave shqipe eshte fakti se figura e Tij perben qelizen me te pare shoqerore te karakterit europiane qe kemi sot ne shqiptaret. Pa rolin universal te Pader Gjergjit shqiptaret e sotem nuk do te ishin as shqiptare dhe as europiane, prandaj dhe zanafilla e jone fillon domosdoshmerisht me figuren e Babait te letersise shqipe, te Politikanit, te Klerikut te Larte dhe te Udheheqesit shpirteror te shqiptarise europiane: Pader Gjergj Fishten. Mjaftojne vetem vargjet e meposhtme per te kuptuar se cfare mendonte Poeti Yne Kombetar per ngjarjet 1911 dhe deri ku shkonte faji i Europes:
“Uh Europe, ti kurva e motit,
Qe i re mohit beses se Zotit.
Po a ky a sheji i qyteterise
Me da tokat e Shqypnise
Per me ngi klyshet e Rusise
(Lahuta e Malsise)
                                                foto 2
Disa nga Intelektualet e Shkodres me 1924 (foto Marubi)
Ata jane (nga e majta ne te djathte, nga lart poshte)
-Kole Gurashi, Gasper Harusha, Cin Bushati, At Martin Gjoka, Ndreke Cuk Kola, Lazer Kabashi, Luigj Koci.
-At Leke Filipi, Kole Zezaj, Filip Mazreku, Lush Ndocaj, Kole Koleka, Gjush Sheldia, Kole Mosi, At Bernardin Palaj.
-Luigj Muzhani, Luigj Prela, Kole Ibrahimi, Palok Traboina, Ndoc Ronkali, Kel Vila,   Kel Ujka, Luigj Sheldia, Karlo Shiroka, Simon Rrota.
-At Marin Sirdani, Ndue Paluca, Kole Margjini, At Gjergj Fishta, Luigj Shala,    At Ambroz Marlaskaj, Kole Kamsi, Pjeter Troshani, At Anton Harapi.
-Kole Laca, Kole Zadrima, Kole Staka
- At Anton Harapin (5 janar 1888 – 20 shkurt 1946, pushkatohet). “Ne moshe fare te vogel hyn ne kolegjin jezuit e me pas ne ate franceskan, nen drejtimin e pader Gjergj Fishtes, shtylle e kultures dhe tradites sone kombetare. Rezultatet e larta ne mesime i krijojne mundesine te vazhdoje studimet e larta ne vitin 1907, ne Villach te Tirolit, Salsburg dhe Shvarc – Austri, per teologji e filozofi. Me pas, ne fakultetin Teologjik te Universitetit te Innsbruck-ut dhe ate te filozofise ne Universitetin e Vjenes…Viti 1920 eshte viti i ingranimit te tij ne levizjen atdhetare shqiptare. Prej vitit 1921-1924 eshte bashkethemelues e drejtues i grupit te njohur atdhetar “Ora e Maleve”  dhe, se bashku me Fishten, Gurakuqin, Shantojen fillojne shkrimet ne mbrojtje te atdheut. Ne librin e tij “Andrra e Pretashit”, dedikuar liberalit te madh demokrat, Luigj Gurakuqit, ai shkruan: “Luigj Gurakuqit – burrit vertet burre”…Pader Anton Harapi caktohet profesor i filozofise ne gjimnazin “Illyricum” e fillon te merret me problemet pedagogjike dhe psikologjike. Ne vitin 1924 emerohet drejtues i gjimnazit “Illirycum” dhe ne 1930 – 1936 drejtor i revistes “Hylli i Drites”. Ne keto vite, Harapi shkruan ne keto revista rreth 70 kryeartikuj e artikuj qe synojne trajtimin dhe edukimin e natyres dhe shpirtin e shqiptarit. Mes tyre jane per t’u permendur 18 artikuj, te titulluar “Urti dhe burrni nder banoret e Cemit” dhe “Vale mbi vale”. Gjate viteve 1930-36 eshte nje nga drejtuesit kryesore te revistes “Hylli i Drites” dhe bashkedrejtues i gazetave “Posta e Shqypnis” e “Zani i Shna Ndout” ku per shtate vjet, mbuloi rubriken me mendime filozofike popullore “Thana e thashe”, po ashtu edhe ne “Ora e maleve””. Veprimtaria  shoqerore e At Anton Harapit eshte e shtrire edhe me gjere duke marre pjese: ne ceremonine e percjelljes se eshtrave te Cerciz Topullit dhe Muco Qullit me 15 shtator 1936 ku mbajti dhe nje fjalim pershendetes; ne kunderveprimin politik per formimin e rinise zogiste ne qytetin e Shkodres diku rreth 25 marsit 1937 ku ndodhet ne te njejtin ballkon me Enver Hoxhen dhe paraqitur sikur ka lidhje me daten e vitit 1936, ngjarje e cila mori ne qafe jo vetem ate, por gjithe qytetin e Shkodres, se bashku me thesarin e vetem te popullit shqiptar: Fototeken Marubi (aresyeja e pushkatimit te Pader Antonit eshte e lidhur vetem me kete ngjarje); ne bashkebisedimin me intelektualet e qytetit te Gjinokastres, me banim ne Tirane, ne shkurt 1944, kur ndodhej me detyren e nderuar te anetarit te regjences kombetare, ku ndodheshin avokat Vasil Dilo, profesor Gabriel Meksi, i cili gjendet ne doreshkrim i pabotuar, prone e familjes Dilo.
- At Ambroz Marlaskaj O.F.M. (1884-1939) lindur ne Kushnen te Mirdites. Mori mesimet e para ne Kuvendin e Rubikut e mà tej çohet me krye n’Austrì per teologji e filozofi. Punon si pedagog n’Austri e Çekì. Me 1910 e gjejmë sekretar të Provincës Franceskane në Shkodër. Mà vone kthehet, merr pjese me 1916 n’Komisinë Letrare ne krah te Pekmezit, Gurakuqit, Gjeçovit, etj; ne fillim me funksionin sekretar, por shpejt i zevendesuar nga Luigj Naraçi. Me 1918 caktohet Drejtor i Kolegjit Françeskan të Troshanit. Ne vitet 20 per koopetencen ne mesuesì zgiedhet kryetar i organizates “Lidhja msuesvet” te prefektures se Shkodres. Në gjysen e dyte të vitit 1921 boton shkrimet “Mbi Ortografi të Sotshme” , “Si duelën të zgjedhun deputetët katolikë të Shkodres” , “A âsht’ qeveria e Tiranes nji Turkì e Ré a Jo?” etj. Ndêr artikujt interesant âsht ai me titull “Nji monument pazotsie në lamin e arsimit në Shqipni” (1923). Revista “Hylli i Dritës” bëhet për Marlaskajn tribuna e ideve të tij ku shpesh përdor pseudonimin Nji i mirditas. Zgiidhet deputet n’Asamblene Kushtetuese ku spikat oratoria e tij. Nji ish-deputet bashkohes në kujtimet e tij e karakterizon si “njeri shum’i sinqert’, korrekt dhe patriot i mir’, fjala e të cilit zinte vend”. Ishte “tipik mirditas”, nuk pranonte kompromise. Kje i mendimit në përshtatjen e Kanunit të Maleve me rrethanat e kohes kur jetoj, ne menyre të tillë qe të formohej ashtu Kodi Civil shqiptar. Asambleistet, kur u mblodhen ne Vlonë për Revolucionin e Qershorit, e ftuen edhe pader Ambrozin me firmos, por nuk pranoi e shtoi “na nuk kena mandat prej popullit per kyt”. Mirëpo dhjetori i vitit 1924 do të sillte një dimër të dytë për shumë krerë intelektualë të opozitës, të cilët sëbashku me kryeministrin detyrohen të braktisin atdheun që ishte mbërthyer nga një dorë e fortë. Marlaskaj emigron në Itali. Dhe pse i zhgënjyer nga rrokullima e ngjarjeve politike nuk tërhiqet nga jeta aktive e intelektualit. Për do kohë Marlaskaj caktohet profesor i teologjisë dhe rektor i Universitetit Antonian të Romës, profesor në Paris e Luvër (Belgjikë). Nuk rresht asnjëherë punën shkencore. Të rëndësishme janë kontributet e tij, trashëgimi i një vargu veprash të botuara e në dorëshkrim: në filozofi (studimi “Mbi monizmin dhe materializmin” ), në histori “Historia e Pedagogjisë dhe Psikologjisë” , një përmbledhje e Historisë së Shqipërisë; shkrime të tjera, në gjuhësi (ka botuar gramatikë latine, një fjalor latin, studimin “Mbi ortografinë e sotme” ), në didaktikë (shumë shënime e artikuj). Në Evropë Marlaskaj bën emër si pedagog i zoti, ku edhe e pat nisur si profesion, pa lënë mënjanë kontributin si mësues e drejtues në gjimnazin e njohur “Ilirikum” të Shkodrës. Bën emër dhe si dijetar në gjurmë të humanistëve të mëdhenj shqiptarë të Rilindjes Evropiane. i ngjashëm për nga fati me Gjon Gazullin, njeriun me shkëlqim të rrallë si pedagog e astronom, por jo pak me dorëshkrime të humbura apo të mbetura nëpër arkiva shtetesh Evropiane.
- At Bernardin Palaj O.F.M. (22 tetor 1894 – 2 dhjetor 1946, mbytet ne tortura) lindur ne Shllak te Dukagjinit. Mesimet e para dhe te mesme i merr ne Kolegjin Feranceskan te qytetit te Shkodres deri me 1917. Diplomohet per filozofi e teologji ne Grac te Austrise e me vone vazhdon studimet prane Liceut Teologjik te Salcburgut, Austri. Sherbeu si profesor i latinishtes dhe i greqishtes se vjeter ne Gjimnazin “Illyricum”. Ne revistat “Hylli i Drites”, “LEKA”, “Iliria”, Pader Palaj ka botuar krijimet e veta, artistikisht te persosura, duke persorur edhe pseudonimin “Costandinus”. U be nje nder mitologet me te shquar shqiptare; njekohesisht muzokant e pianist i talentuar. Sipas nje pune voluminoze, hulumtuese, studiuese e seleksionuese shumevjecare, me 1939 Pader Bernardin Palaj, se bashku me Pader Donat Kurtin, botuan librin “Kange kreshnikesh dhe legjenda”, nderkohe qe botimin e ketij cikli kishin filluar ta benin ne “Visaret e Kombit” qe me 1937. ne kete vellim prej 342 kengesh, frut i nje pune gati 40 vjecare, gjenden “Oret e Mujit”, “Martesa e Halilit”, “Ajkuna qan Omerin”, “Gjergj Elez Alia”, qe konsiderohen kryevepra te folklorit shqiptar, ballkanik, madje dhe atij europian. Ne vitin 1942 fillon botimi i “Doke e kanune ne Dukagjin” qe vijoi ne disa numra te “Hyllit te Drites” e, ne vitin 1944, u botua ne Rome. Gjate vitit 1943, nje pjese e madhe u botua edhe ne tekstet shkollore. U quajt “njohesi me i thelle i maleve tona” nga albanologja ruse Denickaja. Ne vitin 1940 Pader Palaj ishte zgjedhur anetar i Institutit te Studimeve Shqiptare, perkrah Fishtes, Koliqit, Cabejt, Poradecit, Xhuvanit, Resulit, Gurakuqit, Tocit, etj. Mori pjese ne botimin e vellimeve aq me vlere “Studime dhe tekste”. Arrestohert me 1946 dhe vdes ne tortura. Nuk i dihet as varri.
- At Marin Sirdani O.F.M. (1885-1962, burgoset dhe vdes ne burg), lindur ne Shkoder. Ishte mesues e pedagog i pasionuar, me vone drejtor i Kolegjit Franceskan dhe te Liceut “Illyricum”. Jane te njohura veprat e tij:
-Skenderbegu mbas gojedhanash
-Per historine Kombetare
-Vepra atdhetare e franceskaneve ne Shqypni
-Shqypnia e shqyptareve
La ne doreshkrim disa mijera faqe me legjenda, shenime, toponime qe lidhen me periudhen e Skanderbegut, pune 50 vjecare. Te gjitha keto i digjen dhe zhduken nga regjimi komunist.
- At Martin Gjoka (1890-1940) Ai ishte i pari qe kompozoi muzike klasike ne Shqiperi ne zhanre te ndryshme. Duke ndjekur traditen e kompozitoreve si Bach dhe Handel, Gjoka kompozoi muzike polifonike dhe korale, si dhe la te paperfunduar nje sinfoni. Per shkak te mungeses se institucioneve muzikore apo nje sistemi professional per muziken klasike, veprat e tij mbeten te izoluara. Ato u luajten vetem nga instrumentist amator dhe u degjuan ne rrethe te ngushta shoqerore.
Kjo eshte persa i perket fotografises e mesiperme, ndersa persa i perket atyre qe dhane jeten per Popullin Shqiptar dhe Shqiperine duke qendruar kryelarte ne qelizen zanafillore te Popullit dhe shtetit te shqiptareve, nuk mund t’i anashkalojme me kaq lehtesi duke krijuat termin rilindas:
-At Donat Kurti O.F.M (1903-1983, burgosur), lindur ne nje familje shkodrane. Shkollen fillore e kryen ne qytetin e tij, ndersa te mesmen ne Kolegjin Franceskan. Vazhdon studimet e larta ne Universitetin e Sant Antonios, ne Rome ku laurohet ne filozofi-teologji. Me 1937 merr graden “Doktor i Shkencave” dhe kthen ne qytetin e lindjes si edukator i Kolegjes Franceskane dhe mesues i Gjuhes Shqipe, Gjuhes Latine dhe Historise se natyres ne Kolegjin “Illyricum”. Perkthen “Gramatiken Latine” me 1933 dhe “Sintaksin Latin” me 1939. Ne nentor 1944 gjejme te botuar aktivitetin e Eterve Franceskane, perpunuar ne vitin 1965 dhe botuar me 2003, pas vdekjes. Bashke me At Bernardin Palajn ka mbledhe dhe botuar “Visaret e Kombit” me 1937, “Lojet Kombetare” me 1936-1939 dhe “Prralla Kombetare” ne dy libra 1940,1942,1943. Gjate periudhes 1941-1944 eshte drejtor i gjimnazit franceskan dhe Guardian i Kuvendit te Gjuhadolit. Arrestohet me 1946 dhe del nga burgu me 1964. Vdes ne mjerim te plote duke lene pas nje sere doreshkrimesh te vyera.
-At Pjeter Meshkalla (1901-1988, burgosur) lindur ne Shkoder. Studimet e larta ne teologji dhe filozofi i vazhdon ne Austri, ne Linz me 1919 dhe i mbaron ne Gorice te Sllovenise. Nga viti 1927-1928 qendron ne Shkoder si prefekt e shkrimtar. Me vone kryen fakultetin e filozofise dhe shugurohet meshtar me 1931 ne Itali. Orator i shkelqyer, shkrimtar dhe poet i mire, boton ne revistat e ndryshme si: “Lajmetari i Zemres se Krishtit”, “LEKA”, “Kumbona e se Djeles”. Nen perkujdesjen e tij botohet “Fleta e Rrethit. Me 1945 i kerkohet bashkepunimi me rregjimin komunist, por me 1946 arrestohet dhe denohet me 15 vjet heqje lirie. Lirohet me 1960 pa te drejte meshimi. Me 1967 i drejton nje leter kryeministrit te vendit gje qe shkakton arrestimin e tij per here te dyte dhe denimin me 10 vjet heqje lirie. Lirohet me 1978.
-Dom Shtjefen Kurti (1898-1972, pushkatohet), lindur ne Prizren. Shkollen fillore e kryen ne Ferizaj dhe ne shtatorin e 1909 eshte ne seminarin papnor Shkoder, ku pasi meson per nje vit italishten me maestro Dolcin, hyn ne seminar e me pas kalon per filozofi. Ne vjeshten e 1917 gjendet ne Innsbruck te Austrise ku me kapitullimin e saj shkon ne Rome, me 1918, ne kolegjin urban te Propogandes Fides ku kryen studimet deri me 1921. Me 13 maj 1921 shugurohet prift dhe fillon veprimtarine baritore ne Shkup, aty rezulton te jete rrefyesi i pare i Nene Terezes. Po ate vit behet sekretar i Arqipeshkvit te Shkupit, Imzot Lazer Mjedes, i cili ne nentor te 1921 transferohet ne Shkoder, duke marre me vete dhe Dom Shtjefen Kurtin. Ne kete detyre kryen nje sere veprimtarish ne Rome me Imzot Mjeden dhe me pas kalon me pune ne Novosele. Pas vrasjen se Pader Shtjefen Gjecovit rezulton te jete ne listat e zeza te serbeve per aktivitetin e tij ne lidhje me arsimimin e shqiptareve te atjeshem me gjuhen shqipe. Detyrohet te largohet prej andej dhe me 2 janar 1930 vjen perfundimisht ne Shqiperie me dy shoke te tij Dom Luigj Gashin dhe Dom Gjon Bizakun. Behet objekt gazetash per mjaft kohe dhe me pas hartojne nje memorandum mbi shkeljen e te drejtave shqiptare, katolike e muslimane ne Kosove, nga autoritetet serbe, qe i dergohet Lidhjes se Kombeve me titull “Situata e shqiptareve ne Jugosllavi, ku nje material prej 52 faqesh ne frengjisht ka jehone te fuqishme nderkombetare. Nga viti 1932 deri me 1938 merret me shtrirjen e institucioneve kishtare. Me 1938 merr ne dorezim famulline e Tiranes. Me 1946 i propozohet nga qeveria komuniste marrja ne dorezim e Kishes Unite, por ai nuk e pranon. Arrestohet dhe denohet me vdekje, qe me pas i kthehet ne 20 vjet burgim. Lirohet pas 17 vitesh dhe jeton ne Gurez. Me 1971 arrestohet serish dhe ekzekutohet me 1972 per shkak se pagezonte femijet. Nuk i dihet varri.
-Dom Ndoc Nikaj (1864-1951, burgosur), lindur ne Shkoder. Konsiderohet si nje nder themeluesit e romanit shqiptar, por dhe patriot, historian, letrar shkurt nje nder apostujt e shqiptarizmes. Mesimet e para i ben ne seminarin papnor, ndersa te lartat ne Rome. Shugurohet meshtar me 1888. Me 1899, sa bashku me Abat Prenge Docin e Pader Gjergj Fishten themelojne shoqerine “Bashkimi” e cila vendosi ne Kongresin e Manastirit (1908) alfabetin e Gjuhes Shqipe. Bashkohet me patriotet malesore ne “Lidhjen e Mshehte” te nje kryengritje kunder turkut. Emri i Dom Ndoc Nikajt eshte i njohur si historian, romancier e gazetar. Eshte themeluesi i romanit ne letersine shqipe. Me 1909 sjell ne Shkoder shtypshkronjen e tij duke i vendosur emrin e vet. Me 1910 boton revistat e para politike shqiptare si “Koha”,”Bashkimi”, “Besa e Shqyptare”, “Zani i Shkodres”. Nga viti 1913 deri me 1920 shkroi dhe botoi 4 romane, midis te cilave “Shkodra e rrethueme”. Botoi nje pafundesi romanesh, studimesh, artikujsh duke lene dhe nje seri doreshkrimesh te pabotuara. Arrestohet me 1946 ne moshen 82 vjecare me akuzen e pjesmarrjes ne Kryengritjen e Postribes, denohet me 5 vjet, por vuan vetem 2,5 vjet. Vdes ne moshen 87 vjecare.
-Dom Nikolle Mazreku (1912-1996, burgosur), lindur ne Mazrek te Shkodres. Shkollen fillore e kryen ne Shkoder dhe me pas vazhdon studimet ne seminarin papnor, ku kryen gjimnazin e liceun, perfshire dhe filozofine. Me 1932 dergohet ne Kolegjin Urban te Propogandes Fide ne Rome ku licensohet per teologji. Me 1937 kthehet ne Shqiperi pasi kishte marre bakalaratin ne drejtesi. Shkroi artikuj e novela, vjersha, etj ne te perkohshmet “LEKA”, Kumbona e se djeles”, broshurat “Veprimi katolik” e “Skandali Cordiniano dhe mbrojtja e kombit shqiptar” me pseudonimin Nik Berxolla. Ishte historian, polemist, sarkastik dhe novelist i shquar. Ne nje konklurs novelash ka fituar cmimin e pare. Nder shkrimet e tij, veper monumentale mbeten “Me flamujt e Kastrioteve” veper kjo e shquar ne proze mbi Gjergj Kastriotin. Shkroi ne “Kumbone e se djeles” poezite “Marlanza” dhe prozen poetike “Pylli”. Eshtë i vetmi studiues klerik shqiptar që mbeti gjallë nga kasaphana enveriste në Shqipëri. Kundërshtar i vendosur i pushtimit fashist të Shqipërisë më 1939, edhe pas daljes nga burgu ishte luftëtar i vendosur kundra kryerjes së riteve fetare në gjuhën italiane. Arrestohet ne maj te 1946 dhe denohet me 5 vjet burg qe e kryen ne Shkoder. Sapo lirohet nga burgu, internohet ne Tepelene e Lushnje deri me 1955; me pas perseri internohet deri me 1965. ne prill te vitit 1967 arrestohet perseri duke u denuar me 20 vjet. Lirohet perfundimisht me 1987.
-Dom Nikolle Gazulli (1893 – 1946, i vrare fshehtas), lindur ne Zadrime te Lezhes. Shkollen fikllore e kryen ne vendlindje, ndersa te mesmen ne Shkoder, ne kolegjin franceskan. Me 1912 dergohet ne Austri, ne Innsbruck, per te studiuar teologji dhe filozofi. Mbaron studimet ne Tirol dhe shkon ne Rome ku shugurohet meshtar duke dhene meshen e pare me 1917. Duke sherbyer si klerik, mbledh dhe analizon mijera fjale te rralla, frazeologji dialektore, te dhena onomastike per vende, fise, bajraqe, gojedhena, fakte e ngjarje historike. Kete material shume te pasur gjuhesor, pasi e studioi, e diskutoi edhe me gjuhetare te shquar, Dr. N.Jokli, Dr. Eqerem Cabej, Pader Justin Rrota e te tjera, i permblodhi  ne dy vellime te titulluara “Fjalorthi i fjaleve te rralla te Malesise Veriore”, qe u botua si vellim me vete ne 1941 dhe “Fjalori toponomastik” qe u botua pjese-pjese ne revisten “Hylli i Drites”, nen pseudonimin “Gelasius”. “Falorthi i ri” qe eshte ne vetvete nje fjalor krahinor, i pari i ketij lloji botuar ne Shqiperi, me vlera te medha shkencore, permbledh punen voluminoze te kualifikuar te Nikolle Gazullit, por ai nuk mohon edhe ndihmesen qe i kane dhene gjurmimet e At Mark Harapit, Dom Aleksander Sirdanit e te Dom Ndue Sumes. Nikolle Gazulli eshte nismetar ne gjuhesine shqipe, edhe per punimet shkencore ne leksikografine onomastike. Ne fjalorin e tij onomastik jepen te dhena emrash toponomastike, nga Malesia e Madhe deri ne Fier, nga Malesia e Gjakoves e deri ne malin e Shpiragut, nga Iballa e Pukes deri ne Shengjergj te Tiranes. I edukuar me idealet liridashese te familjes se gazulloreve, renditet me te vellane, Gjon Gazullin, ne levizjen e Malesise se Madhe ne 1927, kunder Zogut. Ndersa i vellai ekzekutohet me varje ne litar, kleriku i nderuar e shkencetari i shquar denohet me kater vjet burg, nga i cili lirohet me nderhyrjen e Dr. Joklit, Fishtes dhe Xhuvanit. Renditet i katerti, sipas radhes, ne “universin gazullian” dhe mbetet njeri prej margaritareve me te cmuar te historise se kultures sone kombetare
-Pader Gjon Shllaku (1907-1946, pushkatohet) lindur ne Shkoder. Mbas mbarimit te liceut “Illyricum” shkoi ne Hollande per teologji e vazhdoi universitetin ne Luven te Belgjikes gjate viteve 1932-1936, me 1937  u diplomua  ne filozofi e teologji ne Universitetin e Sorbones, ku mori doktoraturen me nje teme filozofie. Franceskan i devotshem, mendje e mprehte dhe premtuese e letrave shqipe, drejtor i “Hylli i Drites” dhe autor i disa artikujve polemike; doktori i filozofise nga Universiteti i Sorbones, profesori dhe pedagogu, drejtori i shoqerise se te rinjve “Antonianum” ne Shkoder, botoi nje numer te madh studimesh, polemikash, kritikash, etj., ne revisten “Hylli i Drites” ku mbi te gjitha shquhen:
“Filozofia dhe ditunia”, 1934
“Zija ne Rusi”, 1934
“A po kuptohemi?!”, 1938
“Problemi i njohjes”, 1938
“Breznise se re”, 1938
“Dokumenta historije kombtare”, 1940
“Shqyptari, Frati, Shqypnia”, 1941
“Rreth cashtjes s’alfabetit te Manastirit”, 1943
“Katolicizmi ne Shqypni e anmiqte e tij para gjykatores se historise” pergjigje N.Ivanajt, 1944.
Por Pader Gjon Shllaku ishte një ndër figurat luftëtare më të vendosura kundra pushtimit fashist. Pushkatohet me 1946 se bashku me At Giovanni Fausti-47 vjec, At Daniel Dajani-43 vjec dhe te tjere seminariste te moshave 26-30 vjecare me tituj doktor-profesor.
-Dom Lazer Shantoja (1891-1945, pushkatohet) lindur ne Shkoder. Mesimet e para dhe te mesme i merr ne Seminarin Papnor Shqiptar per kurset filozofike e teologjike duke u dalluar ne pervetesimin e latinishtes, frengjishtes, greqishtes e italishtes; eshte gjithashtu shqiptari i pare qe njeh me kompetence gjuhen esperanto ne Shqiperi. Me 1914 viziton per here te pare Vjenen dhe studimet e larta i kryen ne Innsbruck – Austri. Me 1915 shugurohet meshtar dhe fillon jeten fetare ne Shqiperi. Ne qershor 1919 arrestohet e mbahet ne burg prej italianeve. Me 1923 takohet me Kancelarin e Austrise, Dr. Joseph Seipel. Me 1923-1924 kur Pader Anton Harapi nxjerr ne Shkoder gazeten “Ora e Maleve, Dom Lazri eshte bashkepunetori i pare i tij, bashke me Luigj Gurakuqin. Ne janar 1925 arrestohet e burgoset si frymezues e organizator i levizjes se Qershorit 1924. Falet nga qeveria e A.Zogut dhe largohet per Jugosllavi. Me 1928 kalon nga Jugosllavia ne Austri, ne Vjene. Ketu fillon te botoje gazeten “Ora e Shqipnis”. Se bashku me Pader Gjergj Fishten, Luigj Gurakuqin e Pader Anton Harapin perbejne “katershen demokratike” te kohes. Ne gusht 1939 kthehet pas 15 vjet mergim kthehet ne Shqiperi. Ne mars 1940 viziton Egjiptin ku takohet me shqiptaret e atjeshem. Se bashku me Mustafa Krujen, Zef Valentinin, Ernest Koliqin, Karl Gurakuqin, Xhevat Korcen, Ekrem Vloren, etj. themelojne ne Tirane Institutin e Studimeve Shqiptare, te parin ne historine e kombit tone. Boton ne revistat “Hylli i Drites”, “Leka”, “Cirka”, “Kumbona e se Djeles”, “Zani i Shna Ndout”, “Iliria”. Ne vitin 1919 boton vellimin “Per nate kazanesh”, ndersa me 1920 nje cikel tingellimash kushtuar Imzot Gjergj Kolecit, i njohur ne fushen e atdhetarizmit shqiptar. Ne vitin 1936 perkthen nga gjermanishtja “Hermandi e Dorotea” e Getes, si dhe fragmente nga “Fausti”, melodramen “Shjor Puci” vene ne skene nga Shoqeria “Bogdani”, perkthem “Kumbona te Shilerit”. Krijon prozat “Femije shqiptare ne lulishtet e huaja”, “Une ne Arkadje”, “Kodra mbas bregut” te cilat e bejne artist modern ne letersine shqipe. Ishte një letrar tepër i kulturuar dhe shkrimtar me shumë talent. Qe jo vetëm poet dhe autor i disa shkrimeve në formë kujtimesh, shënimesh e mbresash të ndryshme, por dhe një përkthyes ku shkëlqeu në shqipërimin e veprave të poetëve romantikë gjermanë.
-Imzot Vincenc Prenushi O.F.M. (1985-1949, arrestohet dhe vdes ne burg) lindur ne Shkoder. Shkollen fillore dhe disa klasa te se mesmes i rkyen ne vendlindje e ne seminarin e Troshanit, deri me 1903. Po kete vit dergohet ne Austri, ku kryen filozofine e teologjine ne Innsbruck. Botimet e para jane: “Kujtime nandori” (poezi) dhe “Liri ne mendim” (proze). Ne vitet 1909-1910 e shohim ne revisten “Lajmetari i Zemres se Krishtit” themeluar qe me 1891 ne Shkoder. Boton ne Sarajeve vepren “Kange popullore gegnishte” me 1911 me materiale te mbledhura ne Shqiperi te veriut , te Mesme dhe ne Kosove. Po ate vit boton nje permbledhje kengesh me titull “Visari Komtar”. Me 19 mars 1914, kur Shkodra bashkohet perfundimisht me shtetin e pavarur shqiptar dhe ne keshtjellen Rozafat ngrihej flamuri kombetar Pader Vincenc Prenushi mban fjalimin e rastit i cili botohet e ribotohet nga gazetat “Populli” me 1919 (Shkoder), nga “Djaleria” me 1920 (Vjene), nga gazeta “Shqiperia e re” Konstance (Rumani), nga “Drita” me 1937 ne Tirane. Me 1918 boton poemen “Grueja Shqiptare” e njohur me titullin “Ku ra hana nder bajame”, qe eshte vargu i pare i vepres. Eshte nje nder bashkepunetoret e “Hyllit te Drites”, qe fillon botimin me 1913, si kryeredaktor i saj ne vitet 1922-1923; bashkepunetor i gazetes “Posta e Shqypnis” (1916-1918), i gazetes “Ora e maleve” dhe per me se 20 vjet, kryeredaktor i revistes “Zani i Shna Ndout”. Me 1917 merr pjese ne Komisine Letarre. Qysh me 1904 fillon te shkruaje nje pjese letrare te titulluar “Rrethimi i Jeruzalemit”. Por vepra e tij letrare e fetare fillon nga viti 1918, me punimin “Fjala e Zotit” dhe “Vorri i Fratit”. Ne kete vit Prenushi fillon te drejtoje revisten “Zani i Shna Ndout” deri me 1930, ndersa pas vitit 1921 deri me 1924 drejton njekohesisht revisten e mirenjohur “Hylli i Drites”. Me 1919 boton e ve ne skene dramen “E tradhetuemja”, perkthyer e pershtatur nga vepra e teologut A.Rolando, si dhe dramen tjeter “Prej Robnie ne Liri”. Me 1924 boton permbledhjen poetike “Gjeth e Lule”. Ne vitin 1924 boton te perkthyer romanin “Fabiola” te kardinalit irlandez Nicholas Patrick Uiseman, ndersa ne 1933 boton te perkthyer ne dy vellime romanin e nobelistit polak Henrik Sienkisvicz “Quo Vadis?” e me 1939 romanin e shkrimtarit italian Silvio Pelico “Burgjet e mia”. Gjate luftes se viteve 1939-1944 boton tete kenge nga poema epike “Dreizehnlinder” (Te trembedhjete bijte) te Friedrich Ueber tek “Hylli i Drites”, ne korrik 1944. Vincenc Prenushi ishte profesor ne Kolegjin franceskan “Illyricum”, madje dhe drejtor i tij. Zgjidhet senator, ne senatin e zgjedhur nga Kongresi i Lushnjes por qe nuk pranohet. Ben punen e drejtorit te shtypshkronjes franceskane, drejtor i kolegjit, Provincial i franceskaneve dy here radhazi, me 1920 dhe me 1936. kete vit shugurohet Arkipeshkev i Sapes, ndersa ne qershor 1940 eshte Arqipeshkev i Durresit dhe ne pranvere te 1946 Primat katolik i Shqiperise. Arrestohet me 1947 dhe denohet me 20 vjet burg, por nuk jetoi gjate dhe vdes pas dy vjeteve. Konsiderohet shkrimtari i fundit i zanafilles europiane kombetare shqiptare.
-Dom Ndre Zadeja (1891-1945, pushkatohet) lindur ne Shkoder. Tre klasat e para i kryen ne nje shkolle italiane, ndarsa nga klasa e katert e me tej eshte prane Kolegjes Saveriane deri ne qershor 1912. Ne fillim te 1913 dergohet ne Austri per te studiuar teologji dhe filozofi dhe me 1916 mbaron Fakultetin Teologjik te Universitetit te Innsbruckut. Dom Ndreja nuk ishte njeri i politikes, por ndjesite e tij kunder politikes italiane i shfaq boterisht. Mik i Pader Gjergj Fishtes, Dom Nikoll Gazullit dhe Dom Lazer Shantojes. Dom Ndre Zadeja eshte nje letrar prodhimtar e njekohesisht, njohes i mire  i psikologjise, menyres se jeteses dhe folklorit te popullit shqiptar. I njohur si shkrimtar, shkruan proze, poezi e sidomos ne dramaturgji. Nga veprat e tij vihen ne skene pese melodrama, ndersa e gjashta mbetet ne doreshkrim, duke u luajtur me te madhe ne teatrot e Shkodres dhe Tiranes. Permenden: “Ora e Shqypnis” (shfaqet me 1919 e 1920), ne shfaqjen e saj ne Vlore pati nje reaksion nga komanda italiane; “Hijet e zeza” (shfaqet me 1921; “Rrethimi i Shkodres” dhe “Ruba e kuqe” shfaqen me 1937; “Rozafa” shfaqet me 1936 e te tjera te pabotuara si “Shpella e Bogdanit” me kompozimin muzikor te Dom Mikel Koliqit e te Dom Zef Shestanit. Drejton shoqerine “Bogdani” dhe organizon Veprimin Katolik ne fshat . Arrestohet me 4 shkurt 1945 dhe pushkatohet me 25 mars 1945 se bashku me heroin e maleve shqiptare Prenk Calin. Pa dyshim perben vdekjen me te bukur te gjinise njerezore: Gjeniu i letrave prane heroit te pushkes.
-At Justin Rrota O.F.M. (1889-1964) lindi në Shkodër, më 17 shkurt 1889, 120 vjet më parë. Qe një studiues dhe lëvrues i shquar i gjuhës dhe i studimeve shqiptare. Veprimtaria e tij shkencore rrok një periudhë gati gjysmëshekullore, duke kryer detyrën si klerik, si një shkencëtar i mirëfilltë dhe mësues i gjuhës amtare. Pjesa më aktive e jetës së Rrotës qe e mbushur me veprimtari studimore dhe botuese, por duke mos i parë të gjitha dorëshkrimet e botuara sa qe gjallë, siç ishte vepra madhore “Gjuha e shkrueme”. Justin Rrota mësimet e para i kreu në Shkodër, ndërsa të lartën për teologji e ndoqi në Villach (Korincie) të Austrisë. Në moshën 22-vjeçare shugurohet prift, duke shërbyer fillimisht si famullitar në Plan të Dukagjinit. Justin Rrota kishte një kulturë filologjike klasike dhe moderne. Njihte disa gjuhë, si italishten, frëngjishten, gjermanishten, sllavishten, por edhe disa gjuhë të vdekura, si greqishten e vjetër dhe latinishten. Hierarkia kishtare françeskane, duke parë zgjuarsinë e Rrotës e emëroi profesor në Troshan dhe pas vitit 1921 në gjimnazin “Illyricum” në Shkodër. Por kleriku-profesor u shqua edhe si mësimdhënës i aftë, studiues i paepur duke botuar artikuj dhe studime shkencore me pseudonimet Iris, Patër Ndou dhe Viator. Fillimisht shkrimet e para Rrota i botoi në revistat “Zani i Shna Ndout” dhe “Hylli i Dritës”, të cilat u përkasin disiplinave të gjuhësisë dhe të letërsisë. Është ndër botuesit e parë të teksteve për shkollat e mesme. Ai ishte i pari që më 1929 solli në Shqipëri tri kopje të fotografuara të Mesharit të don Gjon Buzukut nga e vetmja kopje që ruhet në Bibliotekën Apostoloke të Vatikanit, që do ta transkiptonte pas 40 vjetësh miku i tij, Eqerem Çabej. Botuar më 1956, “Hulumtimi dhe shënjime mbi Gjon Buzukun” ku argumenton edhe preardhjen e autorit tonë ma të lashtë, prej Kraje, krahinë në përendim të liqenit të Shkodres. Por rrezja e studimeve të tij përfshinë edhe autorët tanë të vjetër si Budi, Bogdani, Bardhi, randësia e Kuvendit të Arbënit etj. Një problem tjetër që e ka prekur dhe studiuar Justin Rrota ka qenë ai i historisë së alfabetit të gjuhës shqipe. Një punë të tillë e nisi duke botuar disa shkrime me këtë objekt në revistën “Hylli i Dritës” nga viti 1931-1936 dhe duke i përmbledhur në një vëllim më vete, në 1936 me titullin “Për historinë e alfabetit të gjuhës shqipe”. Kontributi i Justin Rrotës në këtë fushë ka qenë i rëndësishëm dhe me vlerë duke hyrë në historinë e alfabetit të gjuhës shqipe si autori i parë që botoi një histori të tillë. Në vitin 1940, Instituti i Studimeve Shqiptare në Tiranë e zgjedh anëtar të tij në cilësinë e lëvruesit të gjuhës. Në periudhën e mëvonshme, veprimtaria shkencore e Justin Rrotës bie, rrjedhojë e ardhjes në pushtet të regjimit komunist dhe të sëmundjes së rëndë që e shqetësonte prej vitesh. Pas vitit 1990, me përmbysjen e regjimit në fuqi, puna e tij vlerësohet, duke i dhënë titullin “Mësues i Popullit” (1994) me këtë motivacion: “Mësues i devotshëm e plot pasion. Ka punuar me përkushtim, duke dhënë një kontribut të shquar si gjuhëtar dhe studiues”. Një vit më vonë, në 1995 mori titullin tjetër “Punonjës i shquar i shkencës dhe i teknikës”. Edhe Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuaqi” e nderoi me titullin “Profesor nderi” (1994). Justin Rrota sot e kësaj dite mbetet një nga personalitetet dhe përfaqësuesit e shquar të gjuhësisë dhe të kulturës shqiptare, kryesisht të gjysmës së parë të shekullit XX, duke na lënë një trashëgimi të pasur botuese.
Nder veprat e At Justin Rrotes permenden:
Monumenti ma i vjetër i gjuhës shqipe – Gjon Buzuku (1555), botuar më 1930.
Për historinë e alfabetit të gjuhës shqipe, studim i 1936.
Shkrimtari më i vjetër italo-arbëresh, Lukë Matrënga, (1592), botim I më 1932, II më 1939.
Sintaksa e gjuhës shqipe, botim I më 1942, II më 1944.
Analizimi i rasave të emnit në zhvillimin historik të tyne.
Hulumtimi dhe shënjime mbi Gjon Buzukun, botuar më 1956.
Gjuha e shkrueme ose vërejtje gramatikore, botuar në 2006.
-At Benedikt Dema (1904-1971) lindi në Boriç të Shkodrës. Mësimet fillestare i mori në shkollën fillore françeskane pesëvjeçare në Shkodër, e cila vepronte në këtë qytet qysh në vitin 1861. Marku i vogël, pasi përfundoi ciklin e ulët të shkollimit, kishte shprehur dëshirën dhe ishte regjistruar kandidat për t’u bërë rregulltar i Shën Françeskut. Pas përfundimit të kandidaturës, veshi petkun (zhgunin) françeskan më 12 shtator 1920. Njëherit me këtë rast, në shenjë përkushtimi dhe për të dëshmuar fillimin e një jete të re, e ndryshoi emrin e trashëguar (Mark) dhe zgjodhi emrin “Benedikt”, si emër priftërie. Më pas kaloi nëpër stacionet e domosdoshme të rrugës së rregulltarisë, duke hyrë fillimisht në rishtari, që vepronte në Rubik të Mirditës. Pas një prove njëvjeçare, më i bindur për zgjedhjen e rregulltarisë, kaloi “kushtet e përkohshme” në Shkodër para eprorit të lartë (“provinçijalit”) At Pal Dodaj, më 13 shtator të vitit 1921. Me këtë rast rishtari mori atributin “vëlla” (frater, frat) Benedikt. Për ta vazhduar jetën e mëtejshme të rregulltarisë dhe më vonë për t’u bërë edhe meshtar (prift), Benedikt Dema duhej të përfundonte shkollimin përkatës. Po në këtë vit ai filloi studimet në gjimnazin françeskan publik, i cili i kishte hapur dyert për nxënës të krishterë dhe myslimanë qysh në shtator të vitit 1921. Programi-model i përzgjedhur prej drejtuesve të kësaj shkolle ishte ai austriak. Në të vërtetë, nga pikëpamja programore dhe e strukturës së formimit, kjo shkollë ishte gjimnazi i parë në Shqipëri. Për vite me radhë atë e drejtoi At Gjergj Fishta. Më 1924 në këtë gjimnaz klasik At Benedikt Dema përfundoi me sukses maturën. Pas diplomimit, për të thelluar dijenitë teologjike, nga eprorët e tij qe dërguar për studime universitare në Fakultetin Filozofiko-Teologjik në Antoniano në Romë, së bashku me At Anton Fishtën, At Donat Kurtin dhe At Konstandin Konajn. Ndërsa vazhdonte studimet universitare, mori vendimin t’i kushtohet tërësisht Urdhrit të Shën Françeskut, duke dhënë “kushtet e përjetshme”. Kjo ndodhi më 28 prill 1925. Në përfundimin e studimeve pesëvjeçare, filozofike dhe teologjike u shugurua meshtar më 7 prill 1928, në Romë, duke marrë atributin At (pater). Pas disa viteve, në të njëjtin fakultet, u diplomua pikërisht në ditën e Shna Ndout, më 24 korrik 1937. At Benedikt Dema, duke qenë se merrej me punë intelektuale, për një kohë të gjatë qëndroi përbrenda rrethit të “kuvendit të françeskajve”. Prej vitit 1937 deri më 1946 kreu detyrat e udhëheqësit të gazetës “Zani i Shna Ndout”, që ishte nënfletë e revistës së mirënjohur “Hylli i Dritës”. Më pas, drejtues dhe profesor i liceut (gjimnazit) “Illyricum”, si dhe drejtues i shtypshkronjës “At Gjergj Fishta”. Në detyrën e profesorit të gjimnazit ai hartoi tekstet mësimore për lëndën e matematikës. Paralelisht, në klasat e nalta jepte lëndën e gjeografisë dhe atë të mësimit të fesë. Njihej si një pedagog rigoroz, që “nuk falte”, sa u takonte kërkesave të mësimdhënies.
Kishte një shkrim të bukur e të imët, gati si punë piktori, që kontrollon çdo vizë e çdo gërmë. Shkrimi i tij, me një pasuri grafematike të jashtëzakonshme, është objekt studimi më vete për shkencën e fonologjisë, të fonetikës, të dialektologjisë dhe të historisë së shkrimit. Nëse paleografët kanë mundësi dhe arrijnë të gjejnë tek mjeshtëria e bukurshkrimit, mjeshtëria e skribëve, një formë arti të aplikuar, ashtu mund të gjejnë neografët estetikë shkrimi në tekstin e dorëshkruar të At Benedikt Demës. Shkrimi i tij është gjithashtu objekt studimi për psikologjinë e tekstit, objekt i psiko-kritikës, i raporteve mes emocionit dhe ekzigjencës. Në vitin 1946, pas mbylljes së shkollave françeskane nga regjimi që u vendos, At Benedikt Dema jetën në vazhdim e kaloi brenda dyerve të “kuvendit të françeskajve”, duke mos i ndarë asnjëherë shërbimet e priftërisë me pasionin për studime, derisa për një kohë mund të cilësohet “i ndrymë në studime”. Disa vite më vonë, për shkak të nevojave baritore, u caktuar famullitar në Brigje të Hotit, ku veproi prej vitit 1952 gjer më 1962. Periudha e fundme e shërbimit të tij si meshtar i takon famulltisë së Bajzës, dhe kjo kohë nga viti 1962 gjer në mbylljen e kishave në Shqipëri në vitin 1967. Në të gjithë punën studimore të At Benedikt Demës, kryepëlqesa e tij ishte gjuha shqipe, pasuria leksikore dhe kuptimore e saj. Kjo kryepëlqesë e çoi vetvetiu tek hartimi i fjalorëve. Fatmirësisht, në vitin e ndalimit përfundimtar të faltoreve dhe mandej të shkatërrimit të tyre, ai e kishte përfunduar punën e mundimshme për hartimin e “Fjalorit enciklopedik”, përgatitur në shtatë vëllime, që ruhet në daktiloshkrim në Arkivin Qendror Shtetëror. Vetë kjo vepër është origjinale në llojin e vet, duke bashkuar qëllimin për një enciklopedi shqiptare, që ende mungonte, me nevojën për fjalorë të terminologjisë sipas fushave, që gjithashtu ishin në kërkim. Në “Hyllin e Dritës” ai ka botuar më tepër se 50 artikuj e studime shkencore dhe publicistike, duke përdorur si nënshkrime dhe pseudonimet: “Ben-dea” dhe “P.B.D”. “Fjalori i shqipes”, krahas me “Fjalorin enciklopedik”, janë dy prej veprave më të rëndësishme filologjike të At Benedikt Demës
-At Viktor Volaj O.F.M. (1910-1995, internohet), lindur ne Shiroke te Shkodres. Më 10.09.1925 hyni në seminarin françeskan. Në vitet 1928-1929 kreu noviciatin në Troshan, ndërsa Kushtet e përjetshme në Rregullin Françeskan i muer në vjetin 1932. Studimet e larta i vazhdoi ne Rome e Pescia (Montecatini), shugurohet meshtar me 1936. Tue fillue prej vjetit 1937 e deri në vjetin 1946 kje profesor i gjuhëve klasike, greqisht e latinisht në “Liceum Illyricum” Në vjetin 1941 sekretar e Provincës kur Provincial ishte At Anton Harapi. Kuvendet françeskane u mbyllen në dhjetor të vjetit 1946 me urdhën që dy freten të mos jetojnë bashkë. Tue qenë se ishte njohës i thellë i gjuhë shqipe në vjetin 1946 u thirr në Kongresin e Lidhjes së Shkrimtarve për punë gjuhësore. Komentoi vepren “Lahuta e Malcís” aty rreth vjetit 1942. Prej vjetit 1949 e deri në vjetin 1954 internohet në Tepelenë, Lundërz dhe Kamzë. Mbas internimi kthehet me vijue pune e tij baritore ku shërbeu si famullitar në Tiranë dhe në Bizë 1954-1967. Gjatë kësaj periudhe sikurse u pa u muer intensivisht me studime gjuhësore e historike. Mbasi u mbyllen Kishat e deri në vitin 1990 qëndroi pranë të afërmve të vetë nën vëzhgimin e frikshem dhe tmerrues të shtetit komunist. Vitet e fundit i kaloi në Kuvendin Françeskan të Gjuhadolit. Ndërroi jetë me 05 nandor 1995. Shkrimet e pabotueme të At Viktor Volaj, ruhen në Arkivin e Bibliotekes Françeskane At Gjergj Fishta – Shkodër.
-At Mati Prenushi O.F.M. (1882-1948,pushkatohet) lindur ne Shkoder. Mesimet e para deri ne shkolle te mesme i kreu ne qytetin e lindjes, ndersa te larten ne Grac te Austrise prej nga kthehet ne atdhe dhe shugurohet meshtar (1904). At Matia njihte mire gjuhet e hueja, gjermanisht, italisht, e serbokroatisht, te cilat e ndihmuan ne veprimtarite atdhetare e fetare. Herojte e maleve shqiptare me Ded Gjo Lulin ne krye ishin pjestaret e familjes se Tij, pasi gjithe jeten kishte punuar per lirine dhe pavaresine e nje Shqipnie etnike. Mori pjese aktive ne ngritjen e Flamurit ne Decic me 1911. Per kete akt arrestohet nga serbet dhe denohet me vdekje, por me nderhyrjen e Pader Gjergj Fishtes tek Krajl Nikolla iu fal jeta. Merr pjese ne kryengritjen e Malesise kundra Mbretit Zog i cili e arreston dhe e denon, perseri, me vdekje, por me nderhyrjen e At Pal Dodes i falet jeta. Ne vitin 1943 emerohet me detyren e Provincialit te Franceskaneve te Shqipnis, detyre te cilen e kreu deri ne shtator te 1946 ku dhe arrestohet nga rregjimi komunist. Pushkatohet me 11 mars 1948 ne Zall te Kirit duke brohoritur: “Rrofte Krishti Mbret!” “Rrofte Shqipnia edhe pa NE!”
Te gjithe bashke te vrare e pushkatuar, te denuar e internuar kishin kryer 450 vjet studime ne 24 universitete te ndryshme te Europes duke formuar Zanafillen Europiane te Popullit Shqiptar, nga pikapamja shoqerore. Ja perse Populli Shqiptar nuk ka rilindas dhe ata qe emertohen te tille jane te ashtuquajtur.
(te dhenat mbi jeten e Klerikeve shqiptare jane marre nga librat e meposhtem:
1-Simon Pepa dhe Francesko Botta, Daniel Dajani s.j. Giovani Fausti s.j. Deshmitare te nje feje qe nuk vdes, Bari 1995
2-Giacomo Gardin, Dhete vjet burg ne Shqipni (1945-1955), Rome 1992
3-Grup autoresh, Martirizimi i Kishes katolike Shqiptare (1944-1993), Shkoder 1993
4-At Zef Pllumi, Histori kurre e shkrueme, Tirane 2006
5-At Zef Pllumi, Rrno vetem per me tregue, 1944-1951, Tirane 1995
6-At Zef Pllumi, Rrno vetem per me tregue, 1950-1967, Tirane 1997
7-At Zef Pllumi, Rrno vetem per me tregue, 1967-1989, Tirane 2000
8-Pjeter Pepa, Dosja e diktatures, ribotimi i plotesuar, Tirane 2009
9-Dr. Pjeter Pepa, Tragjedia dhe lavdia e Kishes Katolike Shqiptare ne dy vellime, Tirane 2007.)
10-Jane shfrytezuar dhe sitet e internetit per disa klerike.
Pasi vrane dhe masakruan zanafillen europiane te popullit dhe shtetit te shqiptareve regjimi komunist i Enver Hoxhes perforcoi termin rilindje shqiptare duke e ngritur ate nga pozicioni propogandistik, i shpikur per te ngritur lart ndergjegjen kombetare, ne krijues te kultures dhe shtetit te shqiptareve duke e lidhur me te sotmen nga ku rezulton qe krijesat biologjike te krimit komunist kerkojne te drejtojne shoqerine shqiptare; ky ishte dhe perfundimi i odisese se nje dedektivi. A nuk kam te drejte te arrij ne perfundimin qe klubi i te Marreve te madheshtise shqiptare kerkon qe krimin komunist ta ktheje ne nje subjekt shoqeror dhe ta paraqese si nje veprimtari progresive pergjate periudhes 1943-1992 dhe per kete perdor termin rilindje kombetare?
Nuk eshte e rastit qe fill pas permbysjes te rendit antishqiptar komunist dhe sidomos pas ngjarjeve te 1997 ku ne pushtet hypen perseri bijte e krimineleve, intelektualet e krijuar nga ai rend filluan te botojne enciklopedira te ndryshme per te evidentuar rolin madheshtor qe paskan luajtur krahinat e bera me histori nga ana e propogandes enveriste ose nga nje shtrese e caktuar e shoqerise komuniste. Permend me rralle:
Terminologji Shqiptare dhe Boterore me autor Napoleon Roshi dhe Kleanthi Zoto (Ljubjana 1994).
Enciklopedi e ilustruar boterore dhe shqiptare (Almanak) me autor Driton Sejdiu (Kosove 2007)
Fjalor Enciklopedik i Politikes me autor Dashnor Kokonozi (Tirane 2005).
Enciklopedi e Kurveleshit me autore Nasip Mecaj, Xhemil Celaj, Fatmir Toci (Tirane 2009)
Enciklopedia e Tepelenes, me autor Novruz Xh. Shehu (Tirane 2005).
Berati – Enciklopedi me autor Zylyftar Plaku (Tirane 2006).
Kucova – Enciklopedi  me autor Shkelqim Servet Ago (Tirane 2005).
Enciklopedia e Dukatit me autor Axhem Capo, botim i viti 2005.
Enciklopedia Jug-Shqiptare ne dy vellime me autor Ibrahim D. Hoxha, (Tirane 2006, vell. I; 2009, vell. II) si per t’i treguar botes qe Jugu i Shqiperise eshte ndryshe nga pjesa tjeter dhe eshte i ngritur me hunde perpjete nga veprimtaria komuniste e diktatures enveriste. Qe ne kete pike dallohet karakteri antihistorik i kesaj enciklopedia.
Elbasani – Enciklopedi me autor Bashkia e qytetit (Elbasan 2003). Menyra e botimit tregon, ndoshta, te vetmen enciklopedi qe mund te konsiderohet e tille, qe tregon nje realitet historik dhe evidenton nje pjese te bashkepunetoreve te zanafilles shqiptare.
Fjalor Enciklopedik i Gruas Shqiptare, me autore Dr. Zenepe Dibra (Shkoder 2009) a thua se grate kishin luajtur ndonje rol ne zanafillen sociale te popullit dhe shtetit te shqiptareve. E kush pervec Marigo Pozios (1878-1932) ne Vlore, Tringe Smaljas (1870-1917) ne Grude, Shote Galices (1895-1927) ne Kosove, Bernardina Marubit (1900-1975) ne Shkoder,  do te kishin guxim te perballeshin me historine e Popullit Shqiptar? Nuk ka qene ceshtje fati apo merite, por diferencimi social ne brendesi te popullit shqiptar e kishte kapercyer qenien e barazise midis burrit dhe gruas keshtu qe nuk mbetet gje tjeter vecse te zbulohet aresyeja perse komunizmi trumbetoi barazine midis seksit ne ceshtjet sociale te popullit tone dhe cfare kerkonte te mbulonte ai me kete akt. Eshte tjeter pune perse diferencimi social midis sekseve ne Shqiperi eshte ne fazen fillestare te procesit per efekt te shpejtesise se zhvillimit ku roli i gruas eshte i sfumuar nga politika shekullore e shtetit te ri shqiptar.
Fjalor Enciklopedik me autor Pasho Baku (Tirane 2002).
Enciklopedi Universale e Ilustruar me autor Pasho Baku (Tirane 2011)
Enciklopedia Shqiptare, ribotim e Akademise se Shkencave ne tre vellime (Tirane 2008, 2009) qe nuk e kaperceu prakun e politizimit historik duke ritreguar per te disaten here se si mund te shtremberohet historia e Popullit Shqiptar.
Shqiptaret e sotem kujtojne se duke pasur nje pasaporte te shtetit shqiptar, duke ditur gjuhen shqipe dhe thenien: “e dua Shqiperine” mund te quhen te tille. Pikerisht kjo nuk eshte e sakte. Pasaporta qe percakton mirefilli qenien shqiptare, sipas zanafilles historike, quhet “Kolegja Saveriane” (1877 – 1928) – dhe simotra te tjera (kam parasysh Shkollen Teknike te Harry Fultz-it ne Tirane (per kete shih librin e Iljaz Gogaj: Shkolle teknike dhe Harry Trevlye Fultz, Tirane 2010), Gjimnazin Francez ne Korce, Shkollen Tregetare ne Vlore, Gjimnazi “Illyricum” ne Shkoder dhe te gjithe shkollat e Mesme te hapura ne territorin e banuar nga shqiptaret me ndihmen e vendeve te perparuara europiane), – te cilat tregojne lidhjen e popullit shqiptar me Europen dhe shkallen e zhvillimit te tij. Brezi yne nuk e ka pasur mundesine qe ta kete kete pasaporte, as baballaret tane, por gjysherit tane PO dhe eshte kjo aresyeja perse ne jemi me te keqinj se baballaret tane dhe shume me te keqinj se gjysherit. Ndersa, me sa kam kuptuar, disa anetare te Forumit shqiptar jane me te mire se baballaret e tyre dhe shume me te mire se gjysherit, dmth vijne nga hici dhe detyrimisht prodhojne hicin. Kete duhet te keni parasysh kur “perlesheni” ne faqen e forumit tuaj, i cili karakterizohet nga nje mungese e theksuar edukate njerezore e qytetare, karakterizohet nga nje megalomani ekstreme duke qene faqja e te Marreve te madheshtise shqiptare ne internet. Keta te fundit nuk e dine qe vetem mbeshtetja ne filozofine europiane te Klerit Katolik Shqiptar mund te vertetohet qe: 1 – Ne, shqiptaret e sotem, jemi pasardhes te arberesheve te djeshem, epiroteve te pardjeshem dhe vazhduesit biologjike te ilireve te lashte. 2 – Ne, shqiptaret e sotem, jemi popullata autoktone dhe me e vjetra e races se bardhe. 3 – Ne, shqiptaret e sotem, jemi fillesa e races se bardhe ne kontinent dhe kemi nje detyre ne historine e kesaj race, e cila po afron me shpejtesi. Eshte kjo aresyeja perse Kleri Katolik Shqiptar eshte i vetmi subjekt qe ka luftuar gjithe jeten per ceshtjen shqiptare. Cdo lloj filozofie tjeter qe perdoret shpie ne mohimin social te popullit shqiptar; nuk e di se cfare detyre i kane vetes partizanet e te Marreve te madheshtise shqiptare, por ne fund shtrohet pyetja: Cfare argumentash keni qe te quheni Njerez dhe kujt i sherbeni?
Nje e vertete e vjeter, sa rendet shoqerore, e provuar nga historia tregon se kur forcave shoqerore u ka ikur koha, te cilat vegjetojne duke u bere perngese per zhvillimin e forcave te reja, ne vend qe t’i shmangen luftes e kerkojne vete ate, kalojne nga mbrojtja ne sulm duke kujtuar se jane pjesa progresive e shoqerise dhe shperthejne per here te fundit duke u zhdukur nga historia. E tille ishte Partia e Punes e Shqiperise, e simotrat e saja komunisto-socialiste, e tille eshte produkti me karakteristik i saj: inteligjenca popullore me prejardhje nga shtresat e ulta te shoqerise shqiptare. Keta te fundit u bene intelektuale, dmth parazite te shoqerise, jo per pasion dhe as per detyre morale, por per buken e gojes dhe per nevojat politike te komunizmit enverist. Kam frike se shume nga te ashtuquajturit rilindas kane kete suport ekzistence. A nuk eshte kjo aresyeja madhore perse Populli Shqiptar ka rilindas te ashtequajtur? A nuk eshte kjo aresyeja madhore perse Populli Shqiptar nuk di zanafillen e vet  shoqerore dhe politike?

 Ksamil-Tirane, korrik – gusht 2011

56-Perseritja eshte babai i merzitjes z. Butka

Mosaktivizimi perfundimtar i Komisionit hetimor parlamentar per problemin e Masakres se Tivarit dhe dalja ne drite e nje libri te “ri” per kete masaker tregon qe politika kerkon te beje shkencen e histories jashte cdo realiteti dhe ta shtremberoje ate. Aq me teper perforcohet ky perfundim po te kihet parasysh paralajmerimi  qe mori ky komision mbi ekzistencen e dhjetra deshmitareve okulare te kesaj ngjarjeje midis Kukesit dhe Shkodres te permbledhura ne studimin se cfare mundohet të zhduke ne realitet Masakra e Tivarit (per kete shih artikullin me kete titull ne adresat albanovaonline.com, www.genchoti.com) dhe cfare kerkon te fshehe ajo ne kete fillim mijevjecari. Zoti Butka merr persiper te perserise nje mashtrim mbi 65 vjecar dhe ta paraqese ate te lidhur me shtetin shqiptar. Pikerisht kjo perben thelbin e te gjithe mashtrimit te perdorura ne ato kohera, por dhe pikepyetjet perse zoti Butka merr parasysh dokumentat serbe, strudiuesit jashte territorit shteteror shqiptar, deklaratat e deshmitareve te pretenduar si pjesmarres te kesaj masakre dhe nuk pyet nje popull te tere, deshmitare reale te kalimit te nje kollone me shqiptare te Kosoves neper territorin shteteror shqiptar qe nuk i kaloi kurre kufijte e Shqiperise drejt Tivarit.
Fillimisht duhet te themi se idete e z. Butka jane teper te vjetra dhe ai nuk ka bere gje tjeter vecse ka perseritur ate qe gatuan kriminelet e Beogradit dhe te Tiranes ne zyrat perkatese pas vitit 1946. Qe te pranohen idete e z. Butka me perpara i duhet mbushur mendja popullit te Shqiperise së Veriut, dhe sidomos banoreve te qytetit te Shkodres, se ne vitin 1945 ne territorin e Shqiperise Veriore  kane ndodhur keto ngjarje:
   1-    Kane kaluar 3 grupe me shqiptaret e Kosoves me nga tre kollona seicila (sipas z. Butka kane kaluar dy grupe me nga tre kollona: ato te 25, 26, 27 marsit dhe ato te 19, 20, 24 prillit duke mos i pranuar kollonat teorike te janarit dhe shkurtit) te cilat duhet te kishin kaluar neper ure te Bunes. Kjo ka rendesi te madhe pasi i gjithe populli i Shkodres, deshmitare i asaj ngjarje, ben fjale vetem per nje kollone me 3500-4000 njerez ne gjendje te mjeruar, ndersa banoret e Pukes bejne fjale perseri per nje kollone me gjatesi rreth 4,5 kilometra te gjate dhe ata te Shen Merise, Kolshit, dhe Morinit per nje kollone me gjatesi 8 deri 9 kilometra te gjate, e saktesuar nga qafe Shllaku deri ne qafe te Malit.
2-    Keto kollona shoqeroheshin nga trupa serbomalazeze (sipas dokumentave te perdorura nga z. Butka rezulton se kollona e pare eshte shoqeruar nga 30 udheheqes te brigadave dalmatine dhe nje batalion i brigades 27 serbe, kollona e dyte nga shtabi i brigades 27 serbe dhe nje batalion, ndersa kollona e trete nga nje batalion e brigades 27 serbe; te tre keto kollona i perkasin grupimit te marsit 1945; kurse kolonat e prillit shoqeroheshin: kolona e pare nga batalioni III i brigades 26 serbe, kolona e dyte nga batalioni i pare i brigades 25 dhe nje ekipi te shtabit te divizionit te 46 serb  dhe kolona e trete nga batalioni i pare i brigades te 26 serbe) dhe jo nga njerez shqip foles. Te pakten banoret e Shkodres dhe Pukes, te mbetur gjalle, deshmojne se shoqeruesit e asaj kollone flisnin një shqipe te paster. Por dhe deshmija e Pader Zef Pllumbit nuk thote se eshte folur serbisht pergjate kalimit te kollones neper Shkoder, bile as shqipe gjysmake.
  3-    Keto kollona kane kaluar te gjitha neper territorin e Shqiperi, drejt Malit te Zi, duke pasur nje humbje prej vetem 1180 njerëzish grupi i marsit me tre kollona dhe 188 njerez grupi i prillit me tre kollona dhe jo te masakruar te gjithe në tre varre masive: ne qafe te Malit te  Fushe Arrezit; buze Drinit, pasi kalon uren e Gomsiqes afer fshatit te Vau te Dejes te vjeter, ku uji ka pasur ngjyren e kuqe per rreth dy jave dhe ne rrugen Ure e Bunes drejt Murriqanit me nje pjesmarrje totale prej rreth 12000 shqiptaresh te Kosoves.
Ne vazhdim, z. Butka duhet t’i tregoje shqiptareve disa sekrete qe mbulon Masakra e Tivarit sipas versionit te servirur nga propaganda serbe dhe ajo komunisto – shqiptare. Meqenese z. Butka pretendon te jete nje historian ne fushen e shkencave shoqerore duhet te tregonte:
1-    Cila eshte permbajtja e marreveshjes midis Titos dhe Enver Hoxhes e dates 2 shtator 1944? Pranimi i dergimit te forcave komuniste shqiptare ne ndihme te politikes jugosllave per te carmatosur popullaten vendase dhe mobilizimi i trupave kosovare ne formacionet jugosllave per t’i asgjesuar ato plotesisht perben gjysmen e marreveshjes, ndersa gjysma tjeter ka mbetur e fshehur per popullin shqiptar dhe ne kete pike z. Butka eshte ne unison me propoganden enveriste.
  2- Kur ka filluar ne realitet masakra kundra popullit shqiptar ne ato ane dhe kush kane qene autoret antishqiptare te krimit pergjate viteve 1944 – 1945 ne Token Shqiptare (ketu fillon realisht Masakra e Tivarit sipas te gjitha versioneve)?
3- Masakren reale te Tivarit me shkaqet dhe pasojat e veta. Perse Tito dergoi nje kollone me rreth 4.000 shqiptare  te Kosoves nga rruga e Pejes drejt Tivarit, perse e coptoi kollonen me tre faza masakrimi? Cfare fsheh ne realitet hakmarja ne emer te Masakres se Tivarit?
4-    Cfare ka qene ajo kollone me rreth 12.000 djem nenash kosovare qe u futen ne territorin shteteror shqiptar dhe u masakrua ne tre varre masive ne vendin per te cilin kishin luftuar gjithe jeten baballaret dhe gjysherit e tyre, pa kaluar kurre kufirin shteteror shqiptar? Kush qe ajo bande kriminelesh qe i shoqeroi dhe masakroi pergjate territorit shqiptar?
5-    Cila eshte rruga e kthimit te brigadave partizane nga Kosova drejt Shqiperise dhe perse Enver Hoxha dhe pjestaret e ketyre brigadave nuk thone te verteten per kete problem duke qene ne kundershtim me njeri – tjetrin? Ne kete pike fshihet bashkeshoqeruesja e kollones me shqiptaret e Kosoves dhe masakruesit e tyre ne territorin shteteror shqiptar (ajo duhet te jete nje nga brigadat e divizionit te V ose te VI e cila nuk ka kaluar nga rruga  Diber-Shqiperi).
Zberthimi i te gjitha ketyre pikepyetjeve perbejne thelbin e asaj qe fshihet pas Masakres se Tivarit dhe pikerisht zberthimi i ketij penteti tregon qe realisht Masakra e Tivarit nuk ka lidhje me shtetin shqiptar, por versioni i shpikur eshte publikuar per te fshehur nje krim, i cili lidhet vetem me shtetin komunist shqiptar persa i perket krimit, dhe per te realizuar nje qellim politik antishqiptar dhe pikerisht kete z.Butka nuk ka qene i afte te zbertheje, por ka tentuar te perserise ne menyre te perpikte mashtrimin komunist serbo – shqiptar duke e paraqitur si nje punim origjinal tij, pa i shkuar ndermend se me kete po tradhetonte bashkeatdhetaret e tij duke fshehur krimin komunist. Jam i detyruar te perseris ne menyre te permbledhur ate cka kam shkruar per Masakren e Tivarit pasi z.Butka nuk e paska kuptuar ne asnje resht (per kete shih artikullin: Cfare fsheh “Masakra e Tivarit”? publikuar ne albanovaonline.com,  www.genchoti.com) dhe qe pershihet ne pergjigjet e pentetit ne fjale.
1-    Historia, si shkence, ka nje sekret: ajo nuk mund te percaktoje kurre nje shkak pa ditur te pakten nje pasoje. Dhe kur behet fjale per historine e Masakres se Tivarit ne funksion te shkakut gjitheshka eshte e lidhur me marreveshjen e Titos me Enver Hoxhen dhe kjo perben aktin me te pare te tradhetise kombetare. Duke mos ditur permbajtjen e plote te kesaj mareveshjeje (per te qene te sakte shqiptaret e sotem as qe e dine permbajtjen e saj ne asnje pike) historianet shqiptare, te te gjithe niveleve, e dine shume gabim historine e Shqiperise pergjate periudhes 1944 – 1945, periudhen ku interesat kombetare shqiptare u shiten per here te pare, ne historine e tij, politikisht nga brenda popullit shqiptar (a nuk tregon kjo se komunistet shqiptare dhe udheheqesit e tyre jane tradhetaret me te medhenj dhe te pare te kombit shqiptar?). Eshte kjo marreveshje, qe pranohet nga Tito si akt, qe ka dy pasoja: masakrimin e popullates shqiptare ne Kosove dhe masakrimin e popullates shqiptare ne Shqiperine e Veriut. Ne qofte se e para eshte ditur vetem nga popullata shqiptare e Kosoves, pasi ne Shqiperi vajtja e divizioneve komuniste ne Kosove eshte paraqitur si ndihme internacionaliste ne luften kundra nazizmit gjerman edhe pse ne Kosove ne ato kohera nuk ka pasur kembe nazizmi, e dyta eshte ditur gjithmone vetem nga popullata shqiptare e Malesise se Madhe duke u mbajtur e fshehte dhe tjetersuar ne thelbin e saj (interesant eshte fakti qe banoret e atyre aneve i kane konsideruat gjithmone komunistet e Enver Hoxhes si pushtuesit reale dhe te vetem te atyre krahinave). Por pasoja e kesaj marreveshjeje ka qene prishja e unitetit te cetave patriotike te Kosoves me ato te Malesise se Madhe dhe pamundesia e bashkepunimit te tyre. Kjo gje ka qene ne interesin politik te Titos, prandaj dhe u derguan dy divizionet komuniste shqiptare ne Kosove, dhe ne interesin politik te Enver Hoxhes, prandaj dhe u derguan dy brigadat serbo-malazeze te bashkeveprojne me brigadat komuniste kundra cetave te patrioteve shqiptaroveriore. Nje analize e metejshme e marreveshjes Tito-Enver  te con ne zbulimin e metodes qe e perdor per te arritur ne kete qellim dhe ne kemi mundesi ta zbulojme me ane te pasojes. Dhe kjo pasoje eshte pikerisht “Masakra e Tivarit” e propoganduar sipas versionit serbo-komunistoshqiptar dhe z. Butka ka kurajon civile ta paraqese pasojen e kesaj marreveshje te lidhur me shtetin shqiptar dhe “Masakren e Tivarit” si veper te bashkepunimit serbo-komunistoshqiptar. Jo! – dhe gjithmone Jo!  Masakra e Tivarit reale eshte tjeter, duke qene veper vetem e serbomalazezeve kundra popullit shqiptar te Kosoves te realizuar ne territorin malazez, dhe “Masakra e Tivarit”, sipas versionit te propoganduar prej 65 vjetesh, eshte veper vetem e komunisteve enveriste kundra popullates shqiptare te Kosoves te realizuar ne territorin shqiptar. Jane dy ngjarje te ndryshme me nje emerues te perbashket, por te bashkeshoqeruara me nje sere ngjarjes para dhe pas Masakres se Tivarit cka duhet te sherbeje per te zbuluar rolin real te komunizmit enverist ne funksion te jetes politike te Popullit Shqiptar, te pakten per peridhen 1944 – 1991.
2- Pasoja e pare e marreveshjes Tito – Enver ishte dergimi i dy divizioneve komuniste per te carmatosur popullaten shqiptare te Kosoves dhe per ta mobilizuar ate ne formacione ushtarake duke ja dorezuar komandes se pergjitheshme te armates jugosllave, detyre e cila u realizua me nje perpikmeri te admirueshme komuniste me nje shifer prej 53.000 shqiptaresh (z. Butka pretendon per thuajse 50.000). Por asnjehere nuk u tha se keto divizione per te vajtur ne Kosove  kishin ndjekur rrugen historike 1500 vjecare te bandave kriminale serbo-malazeze kur sulmonin trojet e ilireve dhe epiroteve. Asnjehere nuk u tha se brigadat partizane pergjate rruges drejt Kosoves kishin masakruar popullaten vendase duke dhene shembullin e antishqiptarizmit perpara se t’i versuleshin popullates shqiptare te Kosoves. Eshte pika ku fillon realisht lufta e komunizmit kundra popullit shqiptar dhe ngjarja qe ka percaktuar vazhdimesine e krimit antishqiptar drejt “Masakres se Tivarit”, por dhe te masakres se shqiptareve te Kosoves ne territorin shteteror shqiptar. Masakrimi i banoreve te Matit, Mirdites, Dibres, Kukesit, Malesise se Madhe dhe Shkodres pergjate viteve 1944 – 1945 perben aktet e fillimkrimit antishqiptar dhe shtratin se ku mbeshteten Masakra e Tivarit dhe Masakra Verishqiptare. Per keto gjera z. Butka ka heshtur plotesisht duke marre per baze mashtrimin komunist serbo – shqiptar. Eshte pika ku fillon antihistoria e ngjarjeve te atyre koherave dhe ajo qe historiani Butka ka tjetersuar ne gjurmet e perseritjes. Mos pranimi i masakrave antishqiptare te brigadave komuniste ne territorin shqiptar fsheh qellimin e marreveshjes Tito – Enver dhe qellimin perse u derguan dy divizionet komuniste ne Kosove ne fund te 1944-es sipas interesave jugosllave dhe perse u derguan dy brigada serbo-malazeze ne territorin shteteror shqiptar ne dimrin e 1944 dhe pranveren e 1945 sipas interesave komuniste duke perbere aktet e para te tradhetise komuniste ndaj ceshtjes shqiptare.
3– Por  Masakra e Tivarit e ka nje shtrat historik real te cilin z. Butka as qe ka denjuar ta zbuloje dhe kjo per aresyen me te thjeshte: do te rrezonte te gjitha pretendimet e asaj qe ishin thene per 65 vjet dhe daljen ne drite te mashtrimi komunist serbo – shqiptar. Shtrati historik i “Masakres se Tivarit” fillon ne fundin e 1943, atehere kur djallezia serbomalazeze mobilizoi shqiptaret e Tivarit ne brigaden “Boteli” dhe e nderseu kundra shqiptareve te Kosoves, konkretisht kundra folese legjendare te shqiptarizmit Drenices. Lufta ka qene e pabarabarte, pasi luftonin te mobilizuarit dhunshem me herojte e lirise historike, dhe brigades “Boteli” i mbeti vetem emri. Ne Tivar ra zia dhe kete shfrytezoi Tito pas nje viti, duke mobilizuar dhunshem rreth 4.000 shqiptare te Kosoves, flitet nga Gjakova, Prizreni, Ferizat, dhe i dergoi ne Tivar nga rruga e Pejes. Se si ka ndodhur ngjarja ne vazhdim te dhenat jane pak kontradiktore, por kjo kollone u asgjesua plotesisht ne tre faza dhe tre vende te ndryshme. Dikush thote ne breg te detit, dikush ne magazinat e nje fabrike duhani qe gjithsesi perbejne njerin grup me rreth 1500 – 2000 vete dhe fundin e asaj qe konsiderohet si “Masakra e Tivarit”. Flitet dhe per nje grup me rreth 1500 vete te masakruar perpara se kollona te arrinte ne Tivar duke perbere grupin e pare te te masakruarve. Ne vazhdim nje grup prej 400 – 500  vetesh u futen ne Tivar ku e gjithe popullata (interesant eshte fakti qe flitet per jurista, doktore, mesues, pastrues, karrocjere, police, zanatalinj) e armatosur deri ne gryke i priste duke derdhur mbi ta te gjithe urrejtjen e grumbulluar per humbjen e para nje viti. Pikerisht kete numer merr parasysh propoganda serbe kur pretendon se ne Tivar u vrane 430 shqiptare te Kosoves.
Te gjitha keto perbejne ate qe konsiderohet realisht si Masakra e Tivarit dhe qe historiani Butka as qe e ka marre mundimin ta zbuloje edhe pse te dhenat per kete mund te zbulohen nga nje udhetim  ne Tivarin e sotem.
4 – Kemi arritur ne piken e asaj qe konsiderohet si “Masakra e Tivarit” te cilin propoganda komuniste dhe te gjithe pjesmarresit ne te nuk kane lene gure pa levizur per ta fshehur dhe tjetersuar ate. Zanafilla e zbulimit te kesaj ngjarje fillon me Enver Hoxhen i cili pat deklaruar se divizionet shqiptare paten mobilizuar pergjate periudhes se luftes ne Kosove rreth 53.000 kosovare, te cilet u paten dorezuar ne duart e armates jugosllave; prej te cileve 35.000 vete u derguan ne frontin e Sremit, 4.000 vete u derguan dhe masakruan ne Tivar; pergjate skuadrimit te forcave shqiptare ne keto formacione flitet per rreth 2.000 te vrare per mos bindje. Keshtu qe mbetet ne erresire nje kontigjent prej 12.000 vetesh fati i te cileve ka mbetur i paditur qe nga viti 1945. Pikerisht keta 12.000 shqiptare te Kosoves mori persiper te rregullonte ushtria “heroike” nacional-clirimtare shqiptare qe shkoi ne “ndihme” te popullit te Kosoves ne fundin e vitit 1944. Kjo kollone ka kaluar neper fshatin Morine te Kukesit dhe kjo nuk diskutohet; ajo ka qene e shoqeruar nga nje brigade shqiptare dhe kjo eshte ajo qe nuk kane mesuar kurre shqiptaret.  Nga te gjitha brigadat partizane Heroina te Popullit eshte njera qe ka qene Armike e Popullit dhe per te mbuluar krimin antishqiptar te dimrit 1945 ka marre titullin e larte.  Mos eshte e III-ta, e V-ta, e VI-ta, e VII-ta, e XXII-ta apo XXV-ta; apo mos ka qene nje organizim special ushtarak nga te gjitha keto? Kjo eshte nje nga enigmat e shumta  qe shoqerojne kete krim dhe duhet te kete akoma gjalle “trima partizane” qe kane marre pjese ne kete aventure kriminale. Cila eshte hapesira reale e ketij krimi, te cilen popullata e Shqiperise Veriore e di me perafersi? Eshte nje problem i shtruar per zgjidhje prej kohesh, por akoma drejtesia shqiptare nuk e ka dhene verdiktin e saj. Ky vendim eshte i lidhur me te njejten aresye perse denohen ata qe kane kryer krime kundra njeriut, vetem se permasa e rastit te z. Butka eshte nje krim kundra njerezimit dhe realisht kundra Popullit Shqiptar. Perse heshti drejtesia komuniste per kete rast, apo pse ishte veper e subjektit te vet dhe per kete duhej heshtur? Akuza ne kete rast nuk ka lidhje me shtetin shqiptar, por me subjektin politik qe drejtonte kete shtet cka do te thote se faji eshte grupindividual dhe jo kolektiv, dmth piramidal. Kjo duhet percaktuar ne te gjithe permasen dhe do te zbulohet roli real i komunizmit enverist pergjate gjithe epokes se sundimit politik te tij dhe konkretisht kush eshte fajtori i masakres qe fshihet pas emertimit “Masakra e Tivarit”.
5 – Gjitheshka zbulohet edhe vetem me nje element: zbulimi i rrugekthimit te brigadave partizane ne Shqiperi, teme e cila permban shume te panjohura te realizuara nga mashtrimi shumepermasor i autoreve te ndryshem qe kane tentuar ta publikojne kete fakt edhe pse ato nuk jane te barabarta midis tyre ne asnje element, ku perfshihet Enver Hoxha, komandantet dhe komisaret e divizioneve, brigadave, etj. Variantet e kesaj rruge kane qene te shumta, por ne thelb asnje nga variantet nuk ka pranuar rrugekthimin e brigadave shqiptare nga rruga e fillim aventures kosovare dhe sidomos nga rruga Morine – Kukes. Fakti qe Enver Hoxha ka pretenduar se brigadat u kthyen nga rruga e Prespes drejt Korces (e shkruajtur rreth 1982), ndersa komandantet dhe komisaret e brigadave nga rruga e Shen Naumit drejt Volorekes ose e Qafe Thanes (te shkruajtura rreth 1975) tregon se ky problem duhet te fshehe te gjithe sekretin e aventures kosovare te divizioneve shqiptare ne Kosove. Po t’i shtosh ketij problemi dhe kohen e qendrimit te ketyre divizioneve ne territorin shteteror jugosllav (nga vjeshta e 1944 deri ne fillim dimrin e 1945) rezulton se rruga e kthimit te formacioneve ushtarake, e propoganduar per 65 vjet, fsheh pikerisht krimin makaber kundra popullates shqiptare te Kosoves te cilin komunistet e Enver Hoxhes kerkojne ta fshehin me cdo cmim. Kjo perforcohet edhe me faktin qe formacionet shqiptare komuniste nuk kishin qendruar asnje dite ne Maqedonine Jugore dhe gjitheshka ishte sajuar per te fshehur krimin e realizuar ne territorin shteteror shqiptar dhe te fshehur pas “Masakres se Tivarit”
Perfundime
Perfundimi i te gjithe ketij problemi eshte i lidhur me kompetencen qe disa gazetare, studiues apo historiane kerkojne t’i adoptojne vetes duke akuzuar te paqenen si fakt. Fjala behet per akuzat qe i behen Ramiz Alise per kete problem. Qellimi nuk eshte per te mbrojtur figuren e perfaqesuesit te fundit te komunizmit shqiptar, por akuzat qe i behen Ramiz Alise jane te lidhura me tjetersimin e kohes pasi duke e lidhur me Ramiz Aline kete ngjarje nenkuptohet se gjitheshka lidhet me 1-2 prillin e 1945, kur krimi antishqiptar kundra shqiptareve te Kosoves duhet te kete ndodhur e shumta deri ne fillim te dhjetorit 1945, kohe e cila perkon me kohen e kthimit te brigadave komuniste ne Shqiperi.

Tirane 26 janar 2012

55-Pseudoateizmi komunist dhe pseudoantikomunizmi fetar

Nuk duam të parashtrojmë terësinë teorike të të dy problemeve, por duam të tregojmë pozicionin real të ateizmit në Shqipëri dhe të antikomunizmit politik, qoftë dhe në Europë. Me sa duket fjala e urtë: “pësimi duhet të bëhet mësim”, është harruar prej një shekulli e tutje.
Duket sikur jemi pak si jashtë kohe pasi lufta u fitua nga të fundit dhe shtrimi i problemit sot shoqërohet me buzëqeshje të lehtë me ngjyrat e sarkazmës. Të paktën në Shqipëri lufta midis fesë dhe komunizmit konsiderohet e përfunduar me fitoren e të parës, por pa e ditur akoma se kjo luftë nuk ka ekzistuar kurrë ndonjëherë edhe ajo akoma nuk ka filluar sipas këndvështrimit deizëm – ateizëm. Me sa kemi kuptuar kjo luftë nuk ka për të ekzistuar kurrë pasi problemi është i qartë dhe i pranueshëm për të dy palët (ne kete rast palet ne lufte jane shteti dhe feja), por ai akoma nuk është servirur sipas kësaj qartësie (raporti kohor-hapsinor na meson se feja e parakalon shtetin ne planin kohor cka do te thote se do te vije nje kohe kur shtet nuk ka per te pasur, por feja ekziston).
Në Shqipëri, fill pas 1944 filloi lufta kundra institucioneve fetare me parrulla ateiste. Qoftë dhe vetëm ky fakt është i aftë të argumentojë fallsitetin e të ashtëqujturit ateizëm shkencor. Do të ishte e kotë të përmëndnim deklaratat e politikanëve shqiptarë kundra institucioneve dhe besimeve fetare në ato vite e në vazhdim pasi gjithëshka ishte dhe është e kuptueshme: një veprim politik për të asgjësuar kundërshtarët e PKSh, të frymëzuar nga sllavizmi antishqiptar në pamje të pare, pasi problemi eshte pak me i komplikuar dhe serbo-malazezet luajten vetem rolin e mashes dhe te hajdutit.
Kur flitej për fenë gjithmonë merrej për bazë materializmi dhe me anë të tyre spekullohej pa fund. Parrulla marksiste: “Feja është opium për popullin”, u bë lejtmotivi i luftës kundra fesë pa e ditur aspak se ku është thënë dhe si është thënë kjo frazë. Studiuesit shqiptarë të rrëmbyer nga euforia politike, servilizmi partiak e shtetëror, nga padija filozofike u hodhën në sulm sipas gjurmave të dishepullit të tyre osman kundra ndërtesës fetare me pretendimin se mund të rrëzonin një kështjellë 50000 vjeçare me një veprim politik 30 vjeçar (ky është moskuptimi i kohës relative në dinamikën e zhvillimit të materies, te pakten per specifiken shoqerore).
Sot kemi rast të diskretitojmë pretendimet e tyre sikur ka qënë marksizmi ai që ka dhënë zgjidhjen e problemit fetar. Sipas Engelsit, ai dhe Marksi, e kishin lënë pas dore rrugën e formimit të ideve fetare, politike, juridike dhe të pikëpamjeve të tjera ideologjike duke e konsideruar këtë një çështje forme (për këtë shih letrën e Engelsit drejtuar Meringut me 14 korrik 1893; Marks- Engels, Letra te zgjedhura). Sipas këtij argumenti marksizmi nuk e ka prekur aspak problemin e lindjes së fesë. Kështu që të gjithë pretendimet e “ateistëve” shqiptarë kanë qënë fallso, dmth të gënjeshtra. I njëjti pozicion është dhe për parrullën “ultraateiste”: “Feja është opium për popullin”. Duke e konsideruar përkthimin e saktë dhe të paçensuruar rezulton një kuptim krejt tjetër për tjetër. Kjo frazë “e bekuar” është në librin e Marksit “Rreth kritikës të filozofisë hegeliane të së drejtës”, f. 8 dhe e rrëzon pretendimin ateist të politikës komuniste shqiptare. Sipas kuptimit marksist feja është opium për popullin, por një opium i domosdoshëm. Ky kuptim përputhet me pretendimin tonë mbi lidhjen e fesë me njeriun sipas të cilit njeriu lind pa fe dhe vdes me fe jo vetëm si individ, por dhe si bashkësi njerëzore. Është e palejueshme të analizohet feja si një dukuri historike që shoqëron jetën e deritanishme të njeriut dhe mbi këto konsiderata të pretendosh ekzistencën e një ateizmi. Në këtë pikë qëndron gabimi i “ateistëve” komunistë shqiptarë të cilët në thelb kanë qenë pseudoateistë. Feja duhet analizuar e lidhur me rendet shoqërore dhe po të bëhej kjo të do zbulohej se ajo ka lindur pas njeriut dhe përpara ndarjes së punës, bile përpara vetë artit në formën më primitive të këtij të fundit. Ajo ka lindur dhe është transformuar në fund të çdo rendi shoqëror në përputhje absolute me formën e drejtimit politik të shoqërisë, dhe do të vazhdojë të ketë këtë pozicion edhe në rendin e fundit të racës njerëzore  në Tokë. D.m.th. njerëzimi në aktin më të fundit të tij shoqëror do të ketë besimin fetar si bashkëudhëtar të tij.
Në qoftë se do t’i hedhim një sy ateizmit shqiptar për problemin e lindjes së fesë do të dallonim një veçori jo të parëndësishme. Brënda 8 vjetëve (1981 – 1989) në Shqipëri janë botuar gjashtë punime të ndryshme nga studiuesit tanë (duke perfshire, sidomos, edhe punonjesit e Institutit te studimeve marksiste-leniniste dhe te Shkolles se Partise) ku preket edhe problemi i lindjes së fesë dhe asnjëra nuk është njësoj me tjetrën me pretendimin se gjithëkush ka thënë të vërtetën në mënyrë origjinale. Por përsa i përket largësisë me materializmin dhe marksizmin duhet të pranojmë se në këto pika ato janë të barabarta midis tyre dhe në kundërshtim të plotë me to. Asnjëra prej tyre nuk përputhet me realitetin historik dhe arësyetimin materialist mbi lindjen e fesë. Njëri thotë se feja lind nga injoranca, kur Fojerbahu pretendonte se kultura e vërtetë fillonte me fenë; tjetri pretendonte se feja lind nga pafuqia e njeriut përpara forcave të natyrës (shkatërruese) kur njeriu gjithmonë do të jetë inferior përpara shkatërrimeve që imponon nëna e jonë natyrë; një tjetër ka pretenduar se feja lind në një botë pa shpirt e të shtrëmbër, kur pranon si argument praninë e shpirtit; ndërsa një tjetër i lidhi të gjitha bashkë me zhvillimin e ulët material të shoqërisë primitive duke e konsideruar këtë të fundit si shkak themelor për lindjen e fesë duke harruar se njeriu do të jetë gjithmonë primitiv në raport me të ardhmen dhe feja do të ketë praninë e vet në të dy ekstremet; një studiues tjetër e thjeshtoi punën edhe më tepër duke ja dedikuar lindjen e fesë fantazisë njerëzore me qënë se ka i fundit nuk ju drejtua arësyes pa e ditur aspak se raporti midis fantazisë dhe arësyes është gjithmonë më i madh se një dhe detyrimisht feja duhet të ketë lindur me njeriun; kurse një tjetër dha sihariqin e madh se feja u lindka nga prona private duke aluduar zhdukjen e saj me zhdukje e pronës private meqënëse në Shqipëri kjo pronë na ishte zhdukur edhe pse marksizmi i proletarëve nuk e pranonte këtë veprim në një shtet të vetëm, por për këtë veprim kërkonte kusht internacional (për këtë shih “Parimet e Komunizmit”). Me hollesisht per kete problem mund te shihet artikulli “Ateizem shkencor apo shkence antishqiptare”, publikuar ne albanovaonline.com, www.genchoti.com, gazeta 55 dt 3-4 qershor 2008 ku diskretituam pikepamjet formale te studiuesve shqiptare te epokes komuniste.
Pas të gjithë këtyre fakteve ideore shtrojmë pyetjen: a mund të konsiderohen këto pikëpamje si shprehje të ateizmit shkencor? A nuk kanë qenë të gjitha këto një pseudoateizëm për të justifikuar kasaphanën që u bë mbi klerin katolik shqiptar qysh nga viti 1943 e deri ditët e fundit të sundimit të PKSh-re? Në qoftë se do t’i hedhim një sy cilësisë së këtij kleri pa dyshim që Europa do të përulej me veneracion: luftëtarë konsegunt për çështjen kombëtare, luftëtarë të bashkimit të Shqipërisë me Europën, luftëtarë të gjuhës dhe alfabetit latin, shkrimtarë, historianë, folkloristë, etnografë, përkthyes, arkitektë, poetë, muzikantë, edukatorë të kombit e së fundi politikanë shpëtimtarë të kombit. Ja pikërisht për të eleminuar këtë potencë intelektuale u përdor ateizmi shkencor në Shqipëri për 45 vjet me rrallë vetëm e vetëm pse këta klerikë qenë të parët që e kuptuan rrezikun e komunizmit sllavofil shqiptar. A mund të konsiderohet ateizëm tërësia e vrasjeve, torturave, burgosjeve, internimit që pësoi kleri katolik shqiptar? Për ne ateizmi shqiptar ka qënë vetëm shprehje e idiotizmit dhe poshtersise inteklektuale antishqiptare të cilat sunduan për 45 vjet në Shqipëri fare hapur dhe pa pasoja për bartësit e tyre.
Në qoftë se pseudoateizmi shqiptar e pati një qëllim të brëndëshëm për të lulëzuar, antikomunizmi fetar është diçka më i vjetër dhe në funksion të kundërshtarëve të fesë pa pasur asnjë lidhje me vetveten (e gjitha kjo per faktin me te thjeshte fare: ata qe prodhojne sot antikomunizmin kane qene dikur prodhuesit e komunizmit). Sot pretendohet që mendimi marksist ka qënë kulmi i ateizmit dhe forma fundore e këtij të fundit. Se ku fillon e mbaron e vërteta e këtij problemi nuk është e vështirë të përcaktohet, por gjithsesi të jetë puna antikomunizmi klerikal mbështetet në interpretimin e marksizmit gjatë shekullit të njëzet dhe për këtë kërkon një vëmëndje më të madhe pasi duke sulmuar shkollën sovietike është krijuar iluzioni se është sulmuar marksizmi. Është pika ku duken themelet e shtrëmbëra të antikomunizmit të sotëm të cilat “ateizmi” i dikurshëm helen nuk i ka. Nuk mund të luftohet mendimi marksist me kundërveprimin ndaj komunizmit të shekullit të XX-të, i cili në thelb ka qënë një antimarksizëm tipik duke filluar me Leninin (më të hershmit nuk na interesojnë tani për tani) dhe mbaruar me komunisto-socialistet e fundshekullit te XX-te.
A është i drejtë përfundimi thelbësor i marksizmit, sipas Leninit, është tjetër gjë dhe metodika e ndjekur nga autorët e tij është gjë tjetër. Marksizmi i shekullit të XIX-të ka plot gjëra të mira që na mësojnë se si duhet arësyetuar, çka shërben për të hedhur poshtë dhe vetë marksizmin mbi teorinë e diktaturës së proletarëve si e vetmja formë e përmbysjes së rendit kapitalist jashtë praktikave antimarksiste të shekullit të njëzet.
Përfaqësuesit e institucioneve fetare ju kundërvunë marksizmit filozofik fillimisht nga pozita hipokrite e pastaj vetiake pasi e panë kasaphanën në Rusi e më vonë në vëndet e vetëshpalluar si socialiste. Dmth kundërveprimi fillestar antikomunist është pa interes. Për të kuptuar antikomunizmin fetar, që është i njëjtë me atë botëror, duhet të kuptojmë fillimisht qënien e komunizmit përgjatë shekullit të XX-të në raport me marksizmin e shekullit të XIX-të.
Ne përveç analizave të ngjarjeve kemi marrë për bazë dhe raportet hapsinore të teorisë me praktikat reale duke përcaktuar distancat përkatëse midis tyre. Sipas kësaj teorie të gjitha revolucionet përgjatë shekullit të XX-të, të vetëquajtura proletare, duke përfshirë edhe Komunën e Parisit, kanë qënë hibride shoqërore të krijuara rastësisht nga kushte favorizuese dhe të udhëhequra nga interesa individuale nën emrin e marksizmit filozofik. A nuk qe Marksi ai që pretendonte se revolucioni proletar shpërthen si rezultat i kontradiktës midis forcave prodhuese dhe marrëdhënieve kapitaliste të prodhim-shkëmbimit në një shoqëri me zhvillim të tillë? Ku e gjeti zhvillimin kapitalist Rusia, Kina, Kuba apo vëndet e Europës Lindore gjatë shekullit të XX-të kur në fillimet e këtij shekulli marrëdhëniet e prodhimit ishin akoma nën trusninë feudale dhe u përmbysën nën influencën e Europës kapitaliste? N.q.s. do të pranojmë se revolucioni rus i 1905 ishte borgjez, atëhere si ka mundësi të përmbysen marrëdhëniet e reja kapitaliste kur ato vetë e kishin moshën vetëm 12 vjet (ky është një tjetër kuptim i nocionit të kohës relative)? Dmth revolucioni i Tetorit nuk ka qënë një përmbysje në fushën e cilësisë dhe vetë Lenini në këtë pikë e përmbysi teorinë marksiste mbi revolucionin, pa i dhënë aspak rëndësi saktësisë së konkluzionit marksist. Nga ky përfundim arrihet me lehtësi në konkluzionin që e gjithë rruga e Bashkimit Sovietik nga viti 1917  deri më 1985 ka qënë një rrugë sipas imponimit kapitalist monopolist shtetëror në një ambient feudal (për Rusinë kjo duhet konsideruar e saktë, ndërsa për Shqipërinë ambienti ka qënë shumë – shumë më mbrapa dhe kjo duhet t’i dedikohet vjetërsisë biologjike të shqiptarëve (në këtë pikë relativiteti ajnshtajnian përmbyset). Ekziston teoria sipas së cilës sa më i vjetër që të jetë një popull aq më i prapambetur është ai nga pikëpamja e zhvillimit social; dhe po t’i shtosh izolimin nga relacionet kjo prapambetje ngrihet në katror). Pikërisht këtij lloj komunizmi ju kundërvu bota përgjatë shekullit të XX-të duke fituar një betejë mbi të jo për meritë të saj, por nga vetëvrasja që rendi i vetëquajtur socialist i bëri vetes qe ne hapat me te para te tij (ne thelb te problemit ai lloj rendi e kishte te pamundur te jetonte po te mbeshtetemi ne zanafillen e tij). Ja përse ne pretendojmë që antikomunizmi i shekullit të XX-të ishte dhe është krejt fallso edhe pse e kreu detyrën historike konform ligjeve autoktone, por duke e lënë të hapur mundësinë, qoftë dhe vetëm teorike, të ekzistencës të një diktature të modifikuar me emra të tjerë.
Antikomunizmi klerikal ka qënë një përgjigje flakë për flakë e pretendimeve të komunistëve botëror. N.q.s. do të shikonim veprimet antifetare të këtij komunizmi në raport me ato çka kishte thënë Marksi për këtë problem do të dallonim një mospërputhje deri në ekstrem. Maksimumi i pretendimit marksist ka qënë ndarja e shtetit nga kisha dhe jetimi i klerikëve me lëmoshat e popullit. E gjithë kjo përbën kulmin e luftës marksiste kundra fesë dhe institucioneve fetare dhe vetëm kaq. Por çfarë ndodhi në vëndet e vetëshpallura komuniste? Fillimisht nën gjurmët e leninizmit u bë konfiskimi i pasurive të institucioneve fetare (gjë që e kishte bërë edhe Komuna e Parisit), pastaj u burgosën e masakruar klerikët (diku u bë më përpara kjo e fundit) dhe së fundi u ndaluan ritet fetare duke u ligjëruar si sukses mohimi diktatorial i fesë.
Mbi këtë bazë antifetare është ngritur antikomunizmi klerikal i shekullit të XX-të. Në vënd që të luftonin komunistët me armët e tyre, klerikët u kufizuan me evidentimin e krimeve duke harruar se e nesërmja vjen gjithmonë duke e mohuar të kaluarën dhe krijon mundësinë e përsëritjes historike. Asnjëherë nuk është thënë se akti i 18 shkurtit 1984 i firmosur nga Kazaroli dhe Kraksi ishte një zbatim i mësimeve të Marksit dhe asnjëherë nuk u muar mundimi të sulmohej kështjella komuniste në fushën  e fesë sipas kësaj hapësire. A ka qenë e mirë apo e keqe kjo gjë e ardhmja do ta tregojë, por gjithsesi të ndodhë puna kur një popull i mbush kishat dhe xhamitë në momentin e përmbysjes së diktaturës dhe pastaj i braktis ato pas fitores e ka një domethënie që tregon se fusha e teorisë është e paezauruar. A nuk tregojnë të gjitha këto se antikomunizmi i shekullit të XX-të ka qënë krejt fallso duke krijuar mundësinë e lulëzimit të një neokomunizmi të ri, qoftë dhe më human se ai i kaluar? Nuk e dimë se çfarë thotë bota, por ne shiqptarët, më mirë se kushdo, i dimë përmasat e ateizmit komunist dhe të antikomunizmit botëror, sepse jemi ushqyer gjithë jetën me marksizmin e shkollës sovietike të pasuruar nga shkolla enveriste.
Pamvaresisht nga jeta politike dhe sido qe te jete puna, fusha filozofike e  fese ka nevoje te zbertheje dhe argumentoje  keto pikepyetje:

1 – A ka ZOT dhe perse sherben Ai,  si mund te argumentohet? Eshte e palejueshmne te mbeshtetemi ne nje filozofi para 2000 vjecare dhe te pajtohemi me zbulimet shkencore moderne

2 – A lidhet ekzistenca e ZOTIT me jeten shoqerore dhe a ndikon mbi njeriun, n.q.s. se po, si realizohet kjo dhe kush e merr persiper fenomenin ne fjale?

3 – Cila eshte lidhja e ZOTIT me Institucionet Fetare?

4 – Cila eshte lidhja e Institucioneve Fetare me jeten shoqerore dhe, vecanerisht, cila eshte lidhja e institucioneve fetare me popullin te cilit i sherben?

Analiza e ideve dhe institucioneve fetare sipas ketij suporti tregon se mendimi filozofik boteror ne fushen e fese eshte larg te vertetes si nata me diten ku shqiptaret  e sotem jane viktime e kesaj largesie.

  Shenim
Ky artikull mbeshtetet ne studimin “Feja dhe intelektualet” ku eshte pasur parasysh mendimin filozofik boteror dhe ai shqiptar i epokes komuniste. Cuditerisht ne kete pike ka nje perputhje te sakte dhe ka qene kjo aresyeja qe me ka shtyre ne realizimin e ketij punimi.

     Dhermi me 16.10.1993

54-Interpretimi materialist i filozofise se gjuhes shqipe

por edhe e gjuhëve të tjera; sidomos të asaj politike
(kritika e filozofisë idealiste në “shkencën” e gjuhësisë dhe  Marrëzia e madhështisë të produktit intelektual enverist e postenverist shqiptar në këtë fushë 1945-2010)

   Përmbajtja
I    – Njohja me problemin
II   – Përmbajtja e mendimit albanologjik botëror
III  – Përmbajtja e mendimit albanologjik shqiptar
IV  – Pikëpyetjet mbi analizat e gjuhës shqipe të sotme
V   – Analiza e mendimit filozofik mbi gjuhen shqipe dhe paraardhesen e saj
VI  – Pikëpamjet kritike mbi mendimin filozofik shqiptar në fushën e historisë dhe
gjuhësisë
1-mbi filozofinë
2-mbi gjuhën
3-mbi kohën e çfaqjes së njeriut në Ballkan
4-mbi parimin e lindjes së njeriut në Tokë
5-mbi trevat e banuara nga ilirët
6-mbi përdorimin e burimeve biblike
7-mbi botën fetare ilire
8-mbi imponimin politik të luftës dhe skllavërisë tek ilirët
9-mbi mitet dhe legjendat ilire                                                                                         10-mbi panoramën sociale të ilirëve
-familja
-prona
-legjislacioni
-marredhëniet tregëtare
-shteti
11-mbi teorinë e lëvizjes mekanike të popujve
12-mbi thelbin e pretendimeve të Marrëve të madhështisë shqiptare në
fushën e gjuhësisë
13-mbi lidhjen pellazgo-ilire
14-mbi ndryshimin e literatures albanologjike
VII – Si e zgjidh mendimi filozofik materialist përmbajtjen e gjuhës shqipe.
1- Si dhe pse lindi gjuha shqipe?
2- Çfarë përfaqëson gjuha në historinë e popullit shqiptar?
3- Cili është roli i botës së relacioneve në formimin e gjuhës së popullit
shqiptar, e thënë më ndryshe: si lindi gjuha e sotme shqipe?
4- Cila është dinamika e gjuhës së folur nga ana e popullit shqiptar?
5- Cili është roli i gjuhës në formimin e etnosit kombëtar shqiptar?
VIII– Konkluzionet

Me qënë se i gjithë studimi doli rreth 225 faqe a4 po jap një përmbledhje të tij si më poshtë:

I – Njohja me problemin

Viti 1991 nuk solli vetëm përmbysjen formale të rendit politik shqiptar, por ai vit, mbi të gjitha, solli përmbysjen e mentalitetit filozofik të shqiptarëve nga pozitat e formalizmit materialist në pozitat e dyshimta të një idealizmi të kulluar filozofik  pa i kuptuar rrjedhimet përkatëse. Është një përmbysje totale që ka përfshirë të gjithë shqiptarët pa dallim moshe, seksi, arsimimi, krahine, gjeneze mbi ç‘bazë është formuar një Piramidë klubesh të të Marrësh intelektualë me formim të dyshimtë shkollor rrjedhoja të rregjimit diktatorial të komunizmit enverist (me termin të Marrë unë nënkuptoj atë kategori njerëzish me prejardhje kriminale komuniste e enveriste, por që në sajë të politikës janë përmbysur, ose vazhdojnë të vegjetojnë si instrumenta te shtetit demokratik, dhe me nostalgji kujtojnë kohën e baballarëve të tyre dhe, e shkruaj me të madhe, duke e nënvizuar, për të treguar krenarinë e madhërishme që ata ndjejnë për krimet e kryera nga baballarët biologjike e shpirterore, gjë e cila u duket një normalitet i justifikuar dhe që shprehet me mallin që kanë për diktatorin; në mënyre absolute shkalla e arsimimit të tyre nuk tregon për ndryshin gjenetik të tyre, por për rritjen e shkallës së kriminalitetit që tashmë ka shpërthyer në mendimin intelektual shqiptar; ne rastin me te mire keta mund te quhen edhe autoret e hedhjes se gureve ne lume ku duhen 100 te mençur per t’i nxjerre). Tipikisht kjo përmbysje ndjehet në fushën e filozofisë së gjuhësisë ku pretendimet më ekstreme, me përfundime te “reja”, kanë zënë vënd në mendimin filozofik shqiptar postkomunist duke u konsideruar si arritje të realizuara pas përmbysjes politike edhe pse ato në realitet përfaqësojnë pjesën shtërpe të mendimit filozofik shqiptar, mbeturina të shekujve të kaluar, ose produkte te tyre. Në këtë rast u perdor nje dinakëri, tipik enveriste, ne emer te rishikimit te historise me kerkesen se në të kaluaren ishin fshehur fakte rrenjesore mbi gjenezen e shqiptareve. Kjo gje çoi ne lindjen jo vetem te rrymave te “reja” filozofike, por dhe ne lindjen e nje ndertese prej te Marrësh me pretendimin se paraardhesit e larget te shqiptareve te sotem ishin krijuesit e civilizimit  boteror (në fakt është krejt e kundërta: është civilizimi botëror ai që ka formatuar popullin e sotëm shqiptar; – të paktën këtë jam i aftë ta argumentoj në thelbin e problemit), por asnjeri nuk ishte i aftë të nxirrte përfundime fitimprurëse nga ky lloj argumentimi kolektiv. Po ta shohësh problemin hollë-hollë në këtë pikë qëndron i fshehur mentaliteti filozofik dhe politik e të gjithë praktikës komuniste enveriste për të 45 vitet e antishqiptarizmit kombëtar. Unë pretendoj se kjo tipikisht është intriga antishqiptare e mbjellë nga dishepujt e enverizmit në emër të komunizmit, që sot ka dhënë frutet e veta duke shpalosur flamurin e internacionalizmit.
Kam rast t’i tregoj lexuesit shqiptar jo vetëm përmbajtjen e idealizmit filozofik shqiptar në fushën e gjuhësisë të shprehur në shumë punime (vini re nje rast, i cili duhet pergjithesuar pas 1991-shit si një qëllim “shkencor”, dhe te botuar ne nje reprike mbi nje artikull: “Kam pershtypjen se vetem ky “TirOnasi i vjeter” nuk eshte katundar dhe vjen me origjine nga Troja e vjeter. Kur mbriti ketu themeloj Trojen e re qe per shkak te ligjeve te gjuhesise ne kohen tone ka mbritur me emrin TirOne” (një nga komentet në internet mbi artikullin e Shinasi A. Rama të botuar në gazetën “Shekulli”, 05.06.2010, Katundarizmi) – a mund te na thote njeri se si jane keto ligjet e gjuhesise perpara se te mendohemi kur te flasim), por dhe themelin ku ato mbështeten (për të qënë të saktë studiuesit shqiptarë komunistë e postkomunistë i kanë kopjuar ato nga studiues të huaj para nje e më shumë shekullor duke i paraqitur si rrjedhoja te studimeve të tyre), çka duhet të shërbejë si argument mbi papjekurinë e mendimit filozofik shqiptar pas asaj kasaphane në fushën e arsimimit të popullit shqiptar pas 1945-sës dhe tendencën idealiste të kësaj fushe. Gjithashtu kjo që po ndodh në Shqipëri ka si kryefjalë vërtetimin e rrugës së drejtë, në thojza, të periudhës 1943-1992 dhe pozicionin progresiv të klasës së intelektualëve të asaj kohe e cila në qoftë se u bë e pabesueshme pas kasaphanës gjysëm shekullore kërkon, me çdo çmim, të paraqitet përpara popullit shqiptar si pasardhësja e një lavdie të dikurshme hipotetike para 3000 vjeçare me pretendimin se ata janë trashëgimtarët e asaj lavdie fantashience edhe pse pozicioni i atyre paraardhësve hipotetikë ka qënë shumë afër majmunit antropomorf dhe pasardhësit e tyre biologjike shumë afër çakallit. Kemi rast të vërtetojmë se njeriu nuk rrjedh në mënyrë të drejtë nga antropomorfët, por duhet të ketë pasur dhe mutacione që rrjedhin pas relacioneve me kafshë të tjera të cilët arritën deri në shkallën e komunizmit kriminal duke i dhuruar popullit shqiptar zhvillimin antihistorik.
Por në këtë fushë kemi dhe një hesap të vogël për të larë e për t’i treguar shqiptarëve mashtrimin e madh të historiografisë komuniste mbi prejardhjen pellazgjike të popullsisë ilire, por nga disa lloj pellazgësh që tani duken sikur kane ardhur nga Siriusi me një shkallë zhvillimi, pararendës të atij helen dhe përcaktues të këtij të fundit. Vini re nje pretendim të ri intelektual: “Lashtësia greke, ky ansambël i të gjitha përsosurive, nuk është një ideal apo qëllim i lartë, që njeriu i vë vetes për të arritur, pa pyetur fare për të vërtetën, duke bymyer Greqinë dhe duke harruar kontributin e pellazgëve, të thrako-frygëve e të ilirëve të vendosur në Greqi para dhe pas grekeve, dhe tërë këtë duke e realizuar gjoja në bazë të shqyrtimit të hollësishëm të teksteve” (Arsim Spahiu, Pellazgët dhe ilirët në Greqinë e Vjetër, f. 11).
Fshehja e të gjithë informacionit historik e arkeologjik të këtij problemi përbën poshtërsinë e aplikuar përgjatë 45 viteve të epokës komuniste, kur akademikët tanë të nderuar (mund të përmënd Profesor Eqrem Çabej, Profesor Shaban Demiraj) kanë qënë kundër përmbajtjes së atij informacioni dhe unë pretendoj se ka qënë i vetmi pozicion i saktë i Akademisë së Shkencave të RPSSH i fshehur pas figurës erudite të Profesor Çabejt dhe pika ku e kanë kundërshtuar diktatorin në pretendimet e tij, por të cilat kërkojnë t’i zhvillojnë të Marrët e madhështisë shqiptare.
Unë pretendoj se kryesorja është vetëm kjo: duke shfrytëzuar një pozicion të dikurshën të mendimit filozofik europian në fushën e gjuhësisë të formuluar për shkaqe krejt të tjera, dhe qëllime në favor të popullit shqiptar për të krijuar ndërgjegjen kombëtare të tij, por që nuk mund të shërbejnë për më tej; në mendimin filozofik botëror problemi i gjuhësisë është kryekëput i kontraktuar jo vetëm me realitetin, me vetveten dhe me historinë e njerëzimit, por mbi të gjitha ky mendim është jashtë binarëve të materializmit filozofik dhe mbi këtë bazë ka shumë shekuj që spekullohet me përfundime pa asnjë përfitim konkret. Problemi duhet të shtrohet sipas një pyetje tmersisht të thjeshtë:

Për çfarë QËLLIMI shërbejnë përfundimet nga e ashtëquajtura shkencë e gjuhësisë ???

Vetëm fakti që me këtë lloj shkence ka pretenduar të merret  Josif Visarionoviç Stalin, masakruesi i vetëm i materializmit filozofik shkencor dhe drejtuesi i të vetmes shkollë antimaterialiste e antimaksiste shtetërore në botë (me pretendimin: “Mi (kështu është shkrojtur në atë kohë) çështjen e marksizmit në gjuhësi, Tiranë 1951), duhet të shërbejë si argumenti më i plotë i pozicionit spekulativ të të ashtëquajturës shkencë të gjuhesisë, lidhjen e materializmit me te dhe karakterin zgjidhes te problemeve te gjuhesise nga ana e marksizmit (le ta themi nder kllapa, marksizmi as qe e ka tentuar ta zgjidhë ndonjehere kete problem, vetem sa e ka permendur si mundesi ekzistence, por dhe këtë të nënkuptuar; per kete shih letren e Engelsit drejtuar F. Meringut, 14 korrik 1893, Marks-Engels, Letra te zgjedhura; mbi ç’bazë është pretenduar për mundësinë e aplikimit të gabimeve të njëpasnjëshme në mendimin shkencor botëror). Por me perpara duhet pranuar se e gjithe media shkencore boterore i imponohet njerezimit me produkte studimore pa asnje perfundim dhe perfitim konkret ku metodikat historike, shterpe ne kete drejtim, kane krijuar piramiden e sundimit politik e shkencor ne bote. Qe te mund te kuptosh ate qe po mundohen t’i imponojne popullit shqiptar ne fushen e historise dhe gjuhësisë duhen parapare perfundimet e metodikave ekzistuese, prej nga rrjedh edhe qellimi politik i metodikave gjuhesore. Te gjitha keto i nenshtrohen nje platforme filozofike, te re ne pamje te pare, e cila mundohet te shpjegoje fenomenet natyrore e shoqerore dhe keto t’ja nenshtroje nje absolutizmi artificial (te pakten teoria e masonerise boterore mbi rolin figurativ formal qe luajne popujt ne historine e njerezimit eshte ne perputhje me idene time).
Duke pasur nje lidhje te kushtezuar artificiale dhe reciproke midis mendimit historik dhe atij gjuhesor, në analizat e dinamikes së popujve, e shoh të arësyeshme të analizoj pikesepari mendimin filozofik e historik te disa autoreve boteror per problemin shqiptar, si dhe mendimin filozofik e shkencor të disa të ashtëquajtur rilindas dhe autor te mevonshem shqiptare për këto probleme për të arrirë në metodikën e zbërthimit te mendimit historik dhe filozofik të studiuesve shqiptare komuniste e postkomuniste. Rëndësi ka raporti midis tyre (i atij botëror me atë shqiptar), pasi qëllimi për të cilin janë përdorur në historitë përkatëse nuk përbëjnë të njëjtin subjet dhe këtu qëndron ndryshimi thelbesor i tyre, por qe nuk eshte kuptuar ne asnje permase nga studiuesit shqiptare te epokes komuniste dhe postkomuniste (kjo perben defektin kryesor te tyre dhe koeficientin e percaktimit te nivelit intelektual individual, të paktën të pasuesve të tyre sot). Ne qofte se literatura boterore ne kete fushe ka karakter politik nderkombetar, ajo mbi historine e shqiptareve ka pasur karakter kombetar per qellime kombetare dhe kjo duhej zbuluar atehere dhe sot, pasi akoma permbajtja e tyre nuk ka dhene frutet e veta. Problemi nuk duhet shtruar sa te sakta jane hipotezat apo sa afer realitetit kane qene perfundimet e tyre, por ato duhen parë me syrin e qëllimit përse u përdoren dhe çfarë realizuan ato në thelbin e tyre praktik, pasi pikerisht kete nuk dine te Marrët e madhështisë shqiptare. Në këtë rast sentenca makiaveliste: Qëllimi justifikon mjetin, i shkon mjaft per shtat proçesit në fjalë duke treguar se deri ku ka shkuar ndihmesa ne favor te popullit shqiptar dhe krijimit te shtetit te shqiptareve nga mirëdashësit e tij, gje te cilet shqiptaret e mijevjecarit te trete akoma nuk e dine sakte, por, të drejtuar nga produkti enverist e postenverist, mundohen me të gjitha mënyrat instiktive që ta fshehin apo ta tjetërsojnë. Ne kete pike gisht ka dhe rruga e gabuar e ndjekur nga te vetequajturit historiane, veprimtaria e te cileve permblidhet vetem ne formalizmin shkencor, pasi metodikat e ndjekura deri më tani lënë shume per të dëshiruar në drejtimin të përfitimit konkret. E keqja është se studiuesit shqiptarë të të gjithë kohërave kanë ndjekur këtë rrugë pa pasur kurajon civile e shkencore per te realizuar permbysjen e domosdoshme. Duhet thënë që në fillim se problemi i prejardhjes së shqiptarëve ka qënë i paqartë gjithmonë dhe këtë problem e kanë ndjekur studiuesit e huaj të cilët herë thanë sa janë sllavë, herë thanë se e kanë prejardhjen nga Kaukazi (meqënëse gjëndej atje gjatë mesjetës një Albani), herë i kanë quajtur pasardhës të pellazgëve, etruskëve, trakasve, dakëve dhe së fundi të ilirëve (Peter Bartl, Shqiptarët, f. 21). E meqënëse nuk kishte një metodikë që të mbështetej në gjëndjen ekzistuese të shqiptarëve prej nga të kalohej në prejardhjen e tyre të largët u ndoq metoda gjuhësore, e cila më së shumti mund të përcaktonte botën e relacioneve, por kurrsesi gjenezën e tyre dhe kjo jo për faj të burimeve të pakta, siç pretendon autori i mësipërm (po aty). E thënë me fjalë më të thjeshta, rruga për të argumentuar gjenezën e shqiptarëve që në fillim ka qënë e gabuar, por pikërisht këtë rrugë ndoqi shkenca albanologjike prej rreth 200 vjetësh duke arrirë në përfundime krejt të pasakta dhe pa asnjë përfundim konkret. E ndjej shpirtërisht t’i shpreh lexuesit lehtësinë e jashtëzakonshme që ka zbulimi i rrugës së argumentimit të gjenezës së shqiptarëve të sotëm dhe karakterin autokton që ka gjeneza e tyre, por jo sipas metodikave dhe koncepteve të përdorura nga e vetëquajtura shkencë e albanologjisë. Studiuesit duhet të mos harrojnë rolin që luan përmasa e kohës në zhvillimin e njeriut dhe kjo përmasë duhet futur në metodikë, gjë e cila është realizuar vetëm një herë në mendim shkencor botëror dhe kjo në fushën e ekonomisë, atëhere kur u teorizua mbi vlerën e mallit (nga ana e kohës shoqërisht e domosdoshme për prodhimin e tij).
Hapsira sociale e ilireve dhe parailireve ekziston e propoganduar sipas dy burimeve, njera perpara vitit 1991 dhe tjetra pas atij viti ku dhe bie ne sy ndryshimi cilësor midis permbajtjeve te gjithseiciles kjo jo vetem per shkak te fshehjes reale, por dhe tendences per t’i paraqitur si te reja ne mendimin albanologjik boteror. Renditja e këtyre burimeve do të bëhet sipas kohës së studimit të tyre duke shënuar dhe vitin e botimit  (në kllapa) këtu në Shqipëri pasi në këtë pikë fillon tendenca. Por lexuesi duhet të kuptojë që në fillim se ndryshimi midis studiuesve të vjetër dhe të rinj (brënda epokës komuniste) qëndron vetëm në pranimin a priori të pellazgëve, si paraardhës të shqiptarëve të sotëm, pa bërë asnjë lloj argumentimi; pasi të parët e kanë pranuar si fakt pa e stërholluar, kur të dytët pretendojnë se kjo argumentohet dhe paraqesin rrugën që, sipas tyre, vërteton se shqiptarët rrjedhin nga pellazgët, por e gjithë kjo   në një shkallë superiore të inteligjencës njerëzore. Zbërthimi i literaturës botërore dhe asaj shqiptare para dhe pas komuniste duhet të na tregojë se ku jemi realisht në këtë fushë dhe çfarë mund të përfitojmë prej saj. Duke qene se shqiptaret e sotem e kane harruar librin jam i detyruat t’ju a kujtoj me pretendimin se nuk do te merziten. Panorama e temave ilire dhe bashkëshoqëruesve të tyre, te botuara kryesisht pas 1991-shit, eshte si me poshte, por për disa botime kam realizuar zbërthimin botëkuptimor, gjithmonë sipas meje, për të parë se si është kopjuar nga ato libra dhe si intepretohet mendimi shkencor botëror nga ana e produktit intelektual komunist e postkomunist shqiptar.
Sot problemi shtrohet:
1-Nga e ka prejardhjen gjuha e sotme shqipe, dmth cila është zanafilla e saj?
2-Si eshte formuar dhe pasuruar gjuha e sotme shqipe, dmth cila është      dinamika e saj?
3-Kush jane autoret e shqipes se vjeter dhe te asaj moderne ne planin specifik, dmth kush jane ata individë që i dhanë gjuhës shqipe formën që ka sot?
Permbajtes se pergjigjes te ketyre tre pyetjeve studiuesit e te gjitha rrymave ketu ne Shqiperi i shmangen dhe e keqja qendron ne mos aprovimin e argumentuar te perfundimeve te studiuesve shqiptare te shekullit te kaluar te cilet e kufizuan prejardhjen e gjuhes shqipe deri tek iliret dhe lidhjen e saj me boten e relacioneve te realizuara pergjate historise 3000 vjecare ne gadishullin Ilirik. Por kjo nuk qe e mjaftueshme; në qoftë se studiuesit shqiptarë të para 1945-ës përkrahën disa teza që i lidhnin ilirët me pellazgët, kjo nuk u bë mbi asnjë bazë shkencore, por thjeshtë për një krenari kombëtare sipas mentalitetit të kohës dhe pse shqiptarët dhe paraardhësit e tyre nuk kanë pasur kurrë një komb të organizuar politikisht. Kjo dihesh saktë, por asnjëhere dhe kërkush nuk e muari përsipër të shpjegojë përse kishte ndodhur kjo kur në literaturën botërore emri Ilir mund të ishte emri më i vjetër në botë. Por përse nuk përputhej vjetërsia me zhvillimin? Kjo qe arësyeja përse më 1977 u detyrova të rishikoj të gjithë mendimin filozofik helen për të parë se çfarë ka ndodhur me këtë mendim që nuk kishte zgjidhur saktë atë që ajo e presupozonte paralel në kohë me të (nga asnjeri nuk e kam hasur pyetjen: a ka ndonje gabim ne mendimin filozofik helen qe sot konsiderohet perafersisht i sakte). Dhe u ndesha me domosdoshmërinë e vërtetimit të autoktonisë së shqiptarëve të mi. Atëhere kuptova se faji na ishte i metodikës së përdorur nga e vetëquajtura shkencë e historisë së cilës i kishte mbetur ora që në kohën e Tuqididit. Shkenca e historisë së tanishme nuk ishte gjë tjetër veçse një nga format më të thjeshta të statistikës dhe, bartësit e saj, mashtruesit më të mëdhenj të njerëzimit për të gjitha kohërat e ekzistencës së mendimit shkencor botëror. Duhej bërë diçka dhe, në këtë mënyrë, u detyrova t’i zgjeroj studimet drejt mendimit filozofik gjerman pasi gjurmët e helenizmit filozofik vinin prej andej. Bashkimi i filozofise helene me trinomin e gjenise gjermane Hegel – Marks – Ajnshtajn më çoi në të tjera përfundime nga ato që na kishin mësuar nëpër shkolla. E gjitha kjo më çoi në formulimin e teorisë së absolutizmit analitik ose ndryshe Raporti kohor-hapsinor, i cili formuloi rregullat e botës së relacioneve midis njerëzve duke u kapur në dy pika të mendimit filozofik helen; njëri i perceptuar gabim (shkaku i lëvizjes) dhe tjetri i pazgjidhur (çfare mbetej pa ndryshuar përgjatë proçesit të zhvillimit të materies). Mbi bazën e kësaj metodike gjërat ndryshuan për mirë dhe gjëja e parë që u zgjidh ishte parimi natyror i lindjes së njeriut në Tokë prej nga rrodhi autoktonia absolute e shqiptarëve të sotëm, por dhe rregulli ligjor i prejardhjes së tyre ku fantazitë e studiuesve u shterpëzuan. Pika më e vështirë rezultoi të ishte gjuha, por duke e zgjidhur gjenezën e shqiptarëve sipas dy rrugëve (nga e largëta drejt të sotmes dhe nga e sotmja drejt së panjohurës zanafillore) përpara 30 vjetësh dhe duke e bashkuar me idenë e të Marrëve të madheshtisë shqiptare vura re se ishte zgjidhur tani pikërisht ajo që për mua kishte qenë e pamundur përpara 30 viteve. Shqiptarët përpara se të besojnë këtë që po u them duhet të dinë çfarë ka ndodhur me mendimin albanologjik botëror dhe shqiptar; pastaj të nxjerrin përfundimin nga mendimi kritik materialist dhe, në fund, ta pranojnë ose kundërshtojnë faktin se janë më të vjetrit në kontinent, por dhe më të pafuqishmit e te paaftit duke huazuar përpara 3000 vjetëve pikërisht atë për të cilën janë krenuar përgjatë shekullit të XX-të: gjuhën e shkruar, ndërsa të folurën zanafillore ta harronin duke mbajtur disa elementë fillestare që i përkasin fillesës së gjuhës së folur nga njerëzimi në agimet e veta prehihistorike. Duke parë e duke bërë rezultoi si më poshtë, here te komentuar, here te cituar, e here te analizuar:
II – Përmbajtja e mendimit albanologjik botëror
Duhet deklaruar qe ne fillim se permbajtja e mendimit albanologjik  boteror nuk perben ndonje ndryshim thelbesor ne raport me ate shqiptar. Por ne jemi te detyruar  te paraqesim ato materiale qe jane botuar ne Shqiperi per te percaktuar tendencen e botimit edhe pse vete materiali perbehet nga pikepamje te kunderta ne forme dhe permbajtje. Ne teresi ky material karakterizohet nga e njejta metodike zberthimi, qe perfshihet thjeshte ne anen statistikore te historise  duke anashkaluar gjendjen shoqerore te banoreve vendas pergjate te gjithe kohes qe merren ne  konsiderate, gje qe, nga njera ane, perben thelbin e zhvillimit te races njerezore ne Toke ku dhe ekzistojne ligjet me nivel hapsinor me te lartet ne natyre dhe, nga ana tjeter,  tregon metodiken e gabuar te perdorur per zberthimin e ketyre problemeve. Ne boten njerezore qendron thelbi i formules baze te unitetit te materies dhe vendi ku mund te zbulohet ky unitet dhe kjo formule. Me sa kam kuptuar dialektika e Hegelit nuk i ka sherbyer shkences per te realizuar zbulimin e unitetit te natyres ne aspektin matematikor dhe çfare rrjedh prej saj. Rrjedhimet e unitetit te materies jane ato qe gjejne aktzbulimin me se pari ne boten njerezore dhe atje duhet te zbulohen mirefilli, pasi dhe kontakti me to në këtë botë realizohet. Në kuadrin e analizës dhe komentimit të mendimit albanologjik botëror kam marrë në konsideratë autorët me librat e mëposhtëm duke realizuar zbërthimin  e tyre analitik e metodik (ballafaqimi me metodiken materialiste historike perben kete konsiderate, por qe nuk po e trasmetoj ne kete artikull te gjate):
1 – Ilirët dhe Iliria te autorët antike, shek VII pes – shek. IV pes (2002)…………..
2 – Johan Georg von Hahn (1811-1869), Studime Shqiptare, 1854 (2007)……………
3 – Karl H.T.Reinhold (1834-1880), Netë Pellazgjike, 1850-1860 (2005)…………..
4 – Jakob  Philipp Fallmerayer (1790-1861), Elementi shqiptar në Greqi, 1857 (2003)…
5 – Luigj Iasinth Hekardit (1814-1866), Historia dhe përshkrimi i Shqipërisë së   Epërme  ose Gegerisë, 1858 (2008)……………
6 – Johan Georg von Hahn (1811-1869), Nëpër viset e Drinit, 1867 (2001)……………..
7 – Mark Milani (1833 – 1901), Jeta dhe zakonet e shqiptarëve, 1880 (1995)…………….
8 – Zhan Klod Faveirial (1817–1893), Historia e Shqiperisë (me e vjetër), 1884-1889 (2004)……………
9 – Theodor  Ippen (1861-1935), Shqipëria e Vjetër, 1900 ( 2002)……………….
10 – Lovro Mihaçeviq (1856-1920), Nëpër Shqipëri 1883-1907, 1911 (2006)………….
11 – Xhorxh   F. Wiliams (1852-1932), Shqiptarët, 1914 (1999)……………
12 – Dr. Ludwig von Thalloczy-t (1854-1916), Vëzhgime Iliro-Shqiptare, 1916 (2004)……
13 – Nikolla  Jorga (1871-1940), Histori e shkurtër e Shqipërisë dhe e Popullit shqiptar, 1916 (2004)…………….
14 – Gaetano  Petrota (1882-1952), Populli, Gjuha dhe Letërsia Shqiptare, 1916 (2008)..
15 – Jacques  Bourcart (1891-1965), Shqipëria dhe Shqiptarët, 1921 (2004)…………..
16 – Karl  Patsch (1865 – 1945), Iliret, 1923 (2004)……………..
17 – Roze  Wilder Lane (1886-1968), Zonja Lane për Shqipërinë, 1923 (2007)…………….
18 – Milan  Shuflai (1879-1931), Serbët dhe Shqiptarët, 1925 (“Bargjini”2002, Toena 2004)…………….
19 – Luigji  M. Ugolini (1895–1936), Shqipëria e Lashtë, 1927 (2009)…………….
20 – Franc  Baron Nopça (1877-1933), Udhëtime nëpër Ballkan, 1917-1932 (2007)………
21 – Paul  Kretschmer (1866-1956), Ditunia gjuhore indogjermane, 1935 (2007)………..
22 – Hugo  Adolf Bernatzik (1897 – 1953), Shqiperia – vendi  i Shqiptareve, rreth 1938 (2003)……………..
23 – Robert d’Angely (1893-1966), Enigma, 1962 (1998)………………
24 – Pedro  Bosch – Gimpera (1891 – 1974), Çfarë thotë arkeologjia për popujt indoevropianë, 1950-1955 (2003)…………..
25 – Nikëlls  Hamond (1907-2001), Epiri, 1930-1970 (2004)……………
26 – Zahari Majani (1930), Fundi i “misterit” etrusk , 1963-1968 (1973)……………
27 – Aleksandër Stipçeviq (1930), Ilirët, 1968 (Prishtinë, 1990; Tiranë 2002)…………
28 – Enzo Gatti, Ilirët, 1981 (2005)……………..
29 – Xhuzepe  Katapano, THOT-i fliste Shqip, 1984 (2007)……………..
30 – John  Wilkes, Ilirët,  1992 (2005)……………….
31 – Edwin  E. Jacques (1909-1996), Shqiptarët, 1995 (2002)…………………..
32 – Antonello  Biagini (1945), Historia e Shqiperisë, 1998 (2000)………………..
33 – Mathieu Aref (1938), Shqipëria, 2003 (2007)…………………
34 – Mathieu  Aref (1938), Mikenët =Pellazgët, 2004 (2008)………………..
35 – Serge Metais, Histori e Shqiptarëve, 2006 (2006)………………
Keto jane pak a shume pikepamjet e albanologeve dhe studiuesve te tjere te lidhur ne menyre direkte apo indirekte me problemin shqiptaro-ilir dhe paraardhesit e tyre hipotetike: pellazget hyjnore, duke perfshire edhe temat qe i perkasin studiuesve te viteve te ardheshem. Duke hasur pikepamje te lidhura me vendin e heleneve dhe te faraoneve te Egjiptit e shoh te aresyeshme te marr ne konsiderate edhe disa botime mbi trashëgiminë kulturore te banoreve të ketyre vendeve si me poshte, ku vihet re nje tendence e theksuar politike antigreke:
36 – Louis  Beonlew (1818-1900) Greqia përpara Grekëve, 1877 (2008)…………..
37 – Martin  Bernal (1937), Athina e zeze, 1986 (2009)………………
38 – Robert  A. Armour, Zotat dhe Mitet e Egjiptit te lashtë, 1986 (2002)……………..
39 – George  G.M.James, Trashëgimi e vjedhur, (2009)……………..
40 – Nikolaj Albertovic Kun, Mite dhe legjenda te Greqise se Lashte, (2000)……………
41 – N.A.Kun, Eposi i Greqisë së Lashte, (2003)……………
42 – N.A.Kun, Mitologjia Greke, (2005)…………..
43 – Gerold Dommermuth – Gudrich, Mitet me te famshme te lashtesise, 2000 (2006)……………….
Te gjithe literaturen e mesiperme e vura ne dukje here te paster e here te interpretuar, per t’i treguar lexuesit shqiptare te mijevjecarit te ri se idete e te Marreve te madheshtise shqiptare jane thjeshte te huazuara dhe te paraqitura si nje rryme e re filozofike ne mendimin filozofik shqiptar pa i kuptuar thelbin perse u formuan dhe kujt do t’i sherbenin. Në thelb të problemit ata duhet akuzuar për plagjiaturë pasi kanë përvetësuar jo vetëm një bashkësi idesh, por dhe libra të tërë duke i konsideruar vepra të tyre. Kjo eshte aresyeja e vetme perse studimi duhet te vazhdoje me mendimin albanologjik shqiptar te te gjithe koherave per te pare se si eshte kaluar ne “teorine” e te Marreve te madheshtise shqiptare. Se si këta të fundit jo vetëm i kanë kopjuar, por dhe ndryshuar në favor të idesë së tyre të Marrë. Por paraprakisht duhen vënë në dukje dy pika kryesore për shkencën e albanologjisë që përcakton të ardhmen e saj shkencore pa u konfrontuar me pasojën:
Së pari: fiset ilire, sipas shkrimeve të lashta, ekzistojnë paralel me shume fise të tjera që studiuesit shumë të mëvonshëm i kanë konsideruar ilirë si dardanët, epirotët, paionët, ilirët, etj. E them këtë për të treguar se emërtimi etnik ilirë nuk është i sqaruar saktë dhe karakteri etnik ilir është nënkuptuar me intuitë dhe aspak i argumentuar shkencërisht. Ky defekt ka qenë me pasoja për albanologjinë prej shumë shekujsh, pasi ka anashkaluar thelbin e problemit.
Së dyti: sipas shkrimeve të lashta, ekzistenca e pellazgëve është paralele në kohë me ekzistencën e fiseve të quajtura ilire, a po vetëm ilirë, duke na argumentuar se ata nuk kanë prejardhje nga njëri-tjetri. Këtë fakt të Marrët e madhështisë shqiptare e kanë fshehur me pak djallëzi. E kundërta e kësaj përbën tullën më të parë të themeleve të idesë së të Marrëve të madhështisë shqiptare.
III – Përmbajtja e mendimit albanologjik shqiptar
Por studiuesit shqiptarë të të gjithë epokave nuk ishin të kënaqur me këtë trajtim te temave shqiptare edhe pse atdheu i tyre në fillim ishte një ëndër dhe kur më vonë, ai u themelua, filluan pretendimet për rolin e botës paraardhëse të tyre në civilizimin botëror. Nuk e di a ishte një ëndër e keqe, apo një vizion fatlum, por bota e këtyre pretendimeve e pati një imazh hyjnor, të paktën në këto katërqindvjetët e fundit dhe çudia kishte ndodhur përtej magjisë: Atdheu lindi, në fillim të shekullit të XX-të. Por çfarë ndodhi në vazhdim? Duke mos ditur asgjë, duke mos kuptuar pothuajse as elementin me fillestar të shkencës së historisë, por duke marrë për bazë trajtesat e çështjes kombëtare si fillin e Arianës, sidomos pas 1991-shit, lindën një sërë studimesh diku me karakter politik e diku me karakter shpirtëror kalimtar të cilat e banalizuan çështjen historike shqiptare deri në atë masë sa arrihet në përfundimin se Bota Njerëzore fillon dhe mbaron me popullin shqiptar. Në këtë mënyrë u ndërtua bazamenti i piramidës së të Marrëve të madhështisë shqiptare. Në qoftë se ky bazament kërkoi një shekull e gjysëm për tu ndërtuar, ndërtesa e të Marrëve të madhështisë shqiptare konsumoi vetëm 15 vjet dhe u paraqit përpara popullit shqiptar si një mundësi e re për të kunkuruar atë që Njerëzimi kishte ndërtuar për afro 3000 vjet. Për të kundërshtuar këtë madhështi të të Marrëve u detyrova të rinxjerr në skenën mediatike konceptin mbi Raportin Kohor-Hapsinor, si të vetmin argument që vërteton se ndërtesa e të Marrëve të madhështisë shqiptare e kishte një themel paraardhës të mbështetur vetëm në fjalë dhe hipoteza pa asnjë përfitim konkret duke mos pasur asnjë përfundim real. Pikërisht kjo përbën anën idealiste të të vetëquajturës shkencë e historisë. Vini re si është formuar ky bazament “shkencor” nga studiuesit shqiptare te te gjithe koherave; ku herë i kanë ndryshuar përmbajtjen e veprave të studiuesve të ndryshëm, herë i kanë përkrahur me tendencë e herë paralajmërojnë lexuesin se si duhen kuptuar ato:
1 – Vinçenc  Dorsa (1823-1885), Shqiptarët misioni i tyre historik, 1847 (2010)…..
2 – Sami  Frasheri ( 1850 – 1904), Shqiperia dhe Shqiptaret, 1889-1898 (2002)…..
3 – At  Shtjefën Gjeçovi (1873-1929), Trashëgime thrako-ilire, 1919 (2003)……..
4 – Mehdi Frashëri (1874-1963), Historia e lashtë e Shqipërisë dhe Shqiptarëve, 1928 (2000)……….
5 – Hasan Ceka (1900 – 1998), Në kërkim të historisë Ilire, 1948-1994 (1998)……….
6 – Spiro N. Konda, Shqiptarët dhe problemi pellazgjik, 1961 (1964)………….
7 – Tajar Zavalani (1903-1966), Histori e Shqipnis, 1966 (1998)……………
8 – Selim  Islami (1923 – 2001), Historia e Ilirëve, 1952-1985 (2008)………..
9 – Aristidh Kola (1944-2000), Arvanitasit dhe prejardhja e grekëve, ~1985 (2002)…
10 – Aristidh Kola (1944-2000), Gjuha e perëndive, 1990 (2003)……………
11 – Petro Zheji (1929), Shqipja dhe sanskritishtja, 1996 (2005, 2006)…………
Këtë libër, në dy pjesë, e kam konsideruar si interpretimin idealist të gjuhës shqipe..
12 – Neritan Ceka (1941), Ilirët, 2001 (2001)……….
13 – Kristo Frashëri (1920), Historia e qytetërimit shqiptar, 2008 (2008)…….
14 – Mal Berisha, Shqiptarët, europianët me të lashtë dhe më të rinj, 2008 (2008)……
15 – Ilir Mati (1949), Stela e Lemnos, 2010 (2010)…………
Përfundimi i analizës së mendimit albanologjik shqiptar nuk ndryshon nga ai botëror jo vetëm pse shkolla shqiptare është sinonim i shkollave më të mira europianë, të paktën para vitit 1945, por gjithmonë studiuesit shqiptarë nuk e kanë kaluar prakun e dyshimit për punën 2500 vjeçare intelektuale të popujve europianë duke filluar me atë helen (shek. VI pa. Kri.) deri në shekullin e XX-të. Gjithmonë për ta pune europiane ka qenë e padiskutueshme. Çdo gjë ndryshoi me shekullin e XXI ku pinjollët e shkollave të pas 1945 dolën me flamurin e dyshimit dhe hodhën poshtë punën e baballarëve shpirtërore të tyre në të gjitha fushat ku nihilizmi u bë një modë, pamvarësisht se ai nuk zgjidhi asgjë. Por duhet diferencuar fakti që para 1991-shit studiuesit shqiptarë nuk kanë pasur kurajon për të komentuar përfundimet e të gjitha shkollave botërore në fushën e albanologjisë. Gjithëshka ndodhi pas vitit 1991 kur u tentua të ndryshohej diçka në mendimin filozofik shqiptar. Në realitet mendimi filozofik shqiptar pësoi një tjetërsim shumë të djallëzuar. Dhe është kjo djallëzi që ka përcaktuar platformën e të Marrëve të madhështisë shqiptare. Ai kaloi nga pozitat e një formalizmi materialist, pasi në realitet filozofët e epokës komuniste vetëm të rrymës materialiste nuk kanë qenë ndonjehere, në një pozicion në dukje materialist, por në realitet fund e krye idealist pa asnjë pozicion të saktë. I vetmi qëndrim konseguent i tyre ka qenë antishqiptarizmi dhe në këtë drejtim nuk i kanë lënë gjë mangut baballarëve të tyre. Në funksion të temës sonë ata muarën pikërisht ata autorë të huaj që me punën e tyre kërkuan të formatojnë ndërgjegjen kombëtare të popullit shqiptar për qëllimet politike të atyre që i paguanin, pasi përfundimet e tyre nuk nxirrnin krye në asnjë pozicion përfitues jo vetëm në adresë të popullit shqipta, por as të shkencës. Kjo gjë të çon në dyshimin mbi punën e tyre dhe në atë se çfarë kanë kërkuar me studimet në fushën e gjuhësisë shqipe.
IV – Pikëpyetjet mbi analizat gjuhësore të sotme
Si qëndron problemi me mendimin filozofik gjuhësor, të paktën mbi atë shqiptar, në rrafshin europian? Studimet në këtë fushë nuk kanë munguar, por të habit përmasa e përfundimeve kur në veprimtaritë “shkencore” gjuhesore shqiptare, pas 1945, është mohuar kryekëput ekzistenca e një alfabeti të lashtë në trojet e banuara nga paraardhësit e shqiptarëve të sotëm dhe na bie si bombë kur mësojmë për studimet e Xhuzepe Krispit (1781-1859), Johann Georg Von Hahn (1811-1869), William Martin-Leake (1777-1860), Eduard Shnaider (18?? – 19??), Nermin Vlora Falaski (1921-2004) të cilët na paskan studiuar gjuhën shqipe dhe paraardhësen e saj të mbështetur në alfabetin pellazgjik e ilirik;  dhe kur është pranuar se “Ne nuk njohim ilirishten dhe as gjuhën qe ka folur populli shqiptar në periudhën e formimit të tij..” (Konferenca kombëtare e studimeve etnografike, f. 40). Mos vallë këtu fshihet enigma e  të gjithë poshtërsisë shkencore të paraqitur si progres përgjate 45 viteve të diktaturës? Ka shumë mundësi që unë po ndjek pikërisht këtë shteg për të zbuluar shkaktarët tipike të keqarsimimit të popullit shqiptar ku përfshihen edhe temat mbi mendimin filozofik në fushën e gjuhësisë.
Thelbi i të gjithë problemit është tendenca për të futur të gjithë produktin qindravjeçar intelektual shqiptar në vorbullën e idealizmit filozofik për ta bërë të pamundur argumentimin e gjenezës historike të shqiptarëve të sotëm dhe nxjerrjen e përfitimeve përkatëse. Pa dyshim që faji është i shkollës komuniste, produkti i së cilës ekziston edhe sot, i cili nuk po lë gur në këmbë për të fshehur këtë gjenezë dhe për të zhdukur gjurmët që çojnë në zbulimin e saj, sepse e kundërta do të çonte në zbulimin e veprës fondamentale të Etërve Tanë Katolikë dhe rolin që Ata kanë luajtur në çështjen Tonë Kombëtare dhe në mendimin filozofik botëror (kjo e fundit është e panjohur për të gjithë shqiptarët e mijëvjeçarit të ri). Është një temë sa e gjatë dhe aq e vështirë për t’u lëvruar nga produkti intelektual komunist e postkomunist i cili pranon më mirë ta lërë të gjithë popullin shqiptar në errësirë të përjetshme se sa të zbulohen krimet e përbindëshme të realizuara përgjatë epokës komuniste ku përfshihet edhe tema jonë. Të gjitha këto të çojnë në zbulimin se mjetet e dhunës nuk përbëjnë zgjidhjen ligjore të dinamikës së shoqërisë njerëzore, të paktën në planin analitik absolut, dhe problemi i dinamikës së gjuhës e përgënjeshtron përfundimin e shkollës bolshevike.
Çështja shtrohet në planin filozofik dhe historik, të paktën sipas pyetjeve të mëposhtme:
1-Si dhe pse lind gjuha ?
2-Çfarë përfaqëson gjuha në historinë e njerëzimit?
3-Cili është roli i botës së relacioneve në formimin e gjuhës së popujve?
4-Cila është dinamika e gjuhës së folur nëpër popuj?
5-Cili është roli i gjuhës në formimin e etnosit kombëtar?
Mbi këto çështje në Shqipëri ka lindur në këto njëzet vitet e fundit një tërësi idesh që kanë tentuar të përmbysin mendimin e deritanishëm filozofik e shkencor mbi rolin e gjuhës në zhvillimin e njerëzimit, edhe pse mendimi i sotëm nuk ka dhënë akoma ndonjë zgjidhje fitimprurëse, dhe në plan të parë ka dalë ideja sikur gjuha shqipe është e aftë të zbërthejë të gjitha gjuhët e botës; akoma më tej, themeli i kulturës botërore të sotme ka si zanafillë produktin ideor dhe kulturor të parailirëve (më poshtë do të shohim veprat e autorëve shqiptarë me këto përfundime). Në shumë vënde e kam zbërthyer këtë fenomen (të gjithë artikujt mbi gjenezën e shqiptarëve dhe kulturën e tyre të publikuar në albanovaonline.com, logoreci.com apo www.genchoti.com, gazeta “Republika”, “gazeta 55”, “Gazeta Shqiptare”, gazeta “Ndryshe”) duke evidentuar faktin qe paraardhësja më e parë e shoqërisë së sotme shqiptare përbën fillesën e racës së bardhë dhe vetëm për këtë ajo nuk mund të lërë asnjë gjurmë hapsinore në zhvillimin shoqëror të racës njerëzore; përputhja qe mund të ketë gjuha shqipe me gjuhet e tjera është krejt një rastësi ku e vetmja domethënie është paaftësia e bartesve te gjuhes shqipe për të ndryshuar. I vetmi ndikim që shqiptarët e sotëm mund të bëjnë mbi racën e bardhë është realizimi i paradoksit të kohës në zhvillimin e racës së bardhë dhe ngadalësimi i zhvillimit social të tyre me kusht që shqiptarët  të mos zhduken nga historia si identitet kombëtar. Ky është një fenomen natyroro-shoqëror të cilin politikanët europianë duhet ta marrin parasysh ne llogaritjet e tyre, përpara se globalizmi të transformohet në një revolucion të dhunshëm duke i dhënë të drejtë teorisë marksiste të rizgjohet në pozitat e themeluesit të saj (më hollësisht për këtë shih: Popujt europianë dhe raca e bardhë, publikuar në albanovaonline.com, logoreci.com, www.genchoti.com). Une pretendoj se proçesi teorik marksist i revolucionit me dhunë per te ndryshuar rendin e kapitalit, kur eshte realizuar njehere permbysja e rendit feudal me dhune, është në kundërshtim me ligjet e zhvillimit të shoqërisë njerëzore kur këto të fundit i konsiderojmë si produkt natyrore të dinamikës së materies të shkëputur nga ndërgjegjja e individit (paaftësia e specifikave te materies per te perseritur vetveten perben argumentin me te pare te gabimit marksist, -ne qoftë se është i Marksit). Raporti materie-ndergjegje e perjashton dhunen si argument thelbesor ne zhvillimin e shoqerise njerezore pergjate ndryshimit përfundimtar të rendit te kapitalit jo vetem pse nuk ka asnje lidhje hapsinore me qelizat pjesmarrese ne dinamiken  e shoqerise, por pse, kryesisht, ka lindur shume prapa tyre nga ana kohore dhe perputhja pergjate zhvillimit dinamik te kesaj shoqerie me qelizat pjesmarrese ne kete proces duhet konsideruar rastesor njesoj si bota e njeriut ne raport me strukturat kozmike (ndoshta ketu ka vend diskutimi i formes se lindjes se dhunes neper popuj te ndryshem brenda nje race dhe midis racave qe gjithsesi nuk duhet te perbeje nje ligjesi jashte parametrit kohelindje). Me kete sy duhen pare te gjitha proceset qe permblidhen ne shkencen e gjuhesise edhe pse une pretendoj qe kjo shkence vetem emrin ka te tille duke qene shume larg realitetit historik te ndodhur ne perputhje me ligjesite e natyres.
Metodika analitike qe duhet perdorur ne kete rast eshte me te vertete e njeanshme, pasi nuk eshte e afte te zbertheje realitetin historik neper popujt e zhvilluar, në funksion të dinamikës së gjuhës per shkak te avancimit te tyre shoqeror dhe parakalimit te te gjithe etapave kohore qe ndan te folurit e artikulluar nga shkrimi i pare; e vlefshme kjo sidomos per popujt europiane bashkesia e te cileve permblidhet ne 3000 vitet e fundit ku ekzistojne te gjithe rendet shoqerore te jetuar deri tani nga shoqeria njerezore dhe themeli i gjuhës së shkruar përmblidhet vetëm brënda botës heleno-latine. Në realitet pretendohet që ka ekzistuar një alfabet tjetër dhe një gjuhë tjetër, që konsiderohet si nëna e gjuhëve. A është e vërtetë kjo dhe a mund të ketë ekzistuar realisht sipas dimensioneve të pretenduesve? Kjo përbën thelbin e problemit tonë dhe këtë kërkojmë të zgjidhim në këtë artikull studimor të gjatë.
V – Analiza e mendimit filozofik mbi gjuhen shqipe dhe paraardhësen e saj
Në të vërtetë idetë antimaterialiste (me këtë term unë kuptoj tërësinë e ideve që nuk japin asnjë përfitim konkret në lidhjen e teorisë me praktikën), por në favor të popullit shqiptar, të studiuesve postkomunistë shqiptarë e kanë një shtrat paraardhës të mbështetur në librat e :
1 – e Dr. Johan Georg von Hahn (1811-1869) i konsideruar si njohesi i çështjeve shqiptare, të përkthyer nga Eqerem B. Vlora dhe të botuar për herë të parë shqip në Stamboll më 1910 me titull: Shënime përmi shkrimin e vjetër Pellazgjik. Ribotimi i tij më 2007 (përgatitur për botim nga Azem Qazimi) në Shqipëri u bë për të vetmin qëllim: të justifikonte Marrëzinë e madhështisë të produktit postkomunist shqiptar. Por duhet pranuar më përpara se Doktor Hahni i përket shkollës monogjeniste të lindjes dhe lëvrimit të kulturës, gjë që për mua konsiderohet si themeli i rrjedhojave të idealizmit filozofik; ………………
2 – e Xhuzepe Krispit (1781-1859), Shqipja nëna e gjuhëve (sipas autorit titulli i librit është: Vështrim mbi gjuhën shqipe), botuar më 2009; ………………….
3 – e  Eduard Shnaider (18?? – 19??), Pellazgët e pasardhësit e tyre, botuar me 2009
4 – e  William Martin-Leake (1777-1860), Kërkime për shqiptarët dhe gjuhën shqipe, në punimin Studime në Greqi, Londër 1814,  botuar më 2006. …………..
5 – e Nermin Vlora Falaskit (1921-2004), Pellazgët, ilirët, etruskët, shqiptarët, botuar me 2004
Por çfarë ka ndodhur më përpara dhe më pas me problemin historik të popullit shqiptar, që të mund t’i pranojmë, edhe pse me rezerva, deduksionet mbi shoqërinë shqiptare? Më përpara duhet deklaruar se metodikat studimore të historisë së popullit shqiptar karakterizohen nga nje primitivizëm skolastik dhe kërkush nuk ka qënë i aftë të nxjerrë ndonjë përfitim konkret; dmth ato karakterizohen nga nje formalizëm tipik, karakteristikë kjo e të ashtëquajturës “shkencë e historisë” për të gjithë njerëzimin. Duhet thënë që në fillim se politika është ajo që e ka komanduar të gjithë proçesin metodik të historisë dhe që mund të flasësh me kompetencë në këtë fushë duhet goditur më së pari politika e aplikuar. Të paktën shqiptarët e gjysmës së dytë të shekullit të XX-të e dinë këtë proçes shumë më mirë se çdo gjë në botë. Shqiptaret e mijevjecarit te ri e kane harruar shume shpejt ate qe ndodhi pergjate gjysmes se dyte te shekullit te XX-te dhe nuk qene te afte te perbashkojne literaturen e re, te servirur pas 1991-shit, me botekuptimin e perfituar ne jete. Kontradikta e krijuar ne kete rast u parakalua si inekzistente dhe pas ketij viti ne Shqiperi lulezuan pikepamje, teori e idera nga me fantastiket ku ra ne sy nje madheshti, deri ne Marrezi ekstreme, e te kaluares se larget te paraardhesve me te pare te shqiptareve dhe me kete kërkuan të permbysin te gjithe historine reale te popullit shqiptar duke i prere rrugen permasave reale te progresit shoqeror te popullsise shqiptare. Prapambetja gjenetiko-shoqërore e shqiptarëve, e parakaluar në sajë të marrëdhënieve të hershme me parahelenët (ndoshta pellazgët), helenët, latinët, bizantinët, otomanët, austro-hungarezët dhe diktaturës enveriste, u eleminua me një të rënë të lapsit dhe komunistët e rinj shpalosën keqedukimin dhe keqarsimimin e tyre politik dhe dualën përpara botës me Marrëzinë e madhështisë hipotetike të paraardhësve më të parë të tyre duke treguar paformim total të popullit shqiptar. Pamundësia për të qënë të tillë, sipas idesë së pellazgëve hyjnorë, i shtyri studiuesit shqiptarë postkomunistë drejt mohimit të autoktonisë (absolute apo relative është një lojë fjalësh pasi, më funksion të këtij nocioni, nuk ka kuptim) të popullit te tyre pa marrë parasysh pasojat teorike dhe në plan të parë doli servilizmi kombëtar duke hedhur tullumbace dhe flluska sapuni në favor të popullit shqiptar.
Nje gje eshte e sigurte: asnje deduksion e tyre nuk eshte origjinal, por atyre u ka pelqyer teresia e ideve te autoreve te lartpermendur duke u paraqitur si perfaqesues te nje dickaje te re qe vinte pas nje epoke diktatoriale dhe e gjitha kjo paraqitet si nje progres i mendimit shkencor shqiptar e pse jo si e vetmja pike botekuptimore qe duhet te zoterojne sot shqiptaret. Në realitet ata vazhduan një rrugë të nisur prej kohësh dhe të kanalizuar sipas ideve antishqiptare të diktatorit. Ndoshta pikepamjet dhe teorizimet ne kete fushe mund te jene shume me te gjera, por une u mbeshteta ne ato qe kisha lexuar dhe qe formonin boten idealiste te mendimit filozofik shqiptar ne fushen e gjuhesise dhe te historise te lidhur me te. Titujt e librave dhe permbajtja permbledhese e tyre me të cilat unë kam rënë në kontakt dhe qe perbejne ate qe njerezimi nuk e ka ditur asnjehere: zanafillen e qyteterimit njerezor ne Toke, “te zbuluar” me se fundi nga produkti intelektual komunist dhe postkomunist, eshte si me poshte, por qe fsheh edhe nje intrige te thurur prej disa dekadash me pare dhe që nuk eshte kuptuar jo vetem atehere po dhe sot eshte mjaft e veshtire te nenkuptohet qellimi perse u shtremberua vepra e Homerit me 1979 kur u realizua botimi i dyte i perkthimit nga ana e Profesor Gjon Shllaku-t qe me 1965 (dhe jo At Gjon Shllaku, sic pretendojne autoret e librit “Drite e re mbi Pellazget dhe gjuhen e tyre” mbi  ç’bazë dhe lindi një keqkuptim i padëmshëm (për këtë shih Iliada dhe Homeri në Shqipëri, publikuar në albanovaonline.com, logoreci.com), por i ndrequr nga drejtuesi i albanovaonline.com Jozef Martini). Permbledhja e botimeve pas 1992-shit tregon aresyet perse Akademia e Shkencave te RPSSh shtremberoi jo vetem historine e popullit shqiptar, por kerkoi te ndryshoje edhe historine helene te popullit grek. A nuk tregon kjo se politika e sundon sot shkencen ne pergjithesi dhe ate historike ne vecanti per qellimet e saja?
Problemi tregon se ketu fshihet nje qellim i cili edhe mund te ndahet ne dy rruge: i imponuar apo instiktiv. Ky problem eshte analog me pyetjen: komunizmi ne Shqiperi ishte i imponuar apo instiktiv? Fakti qe bartesit e te dy proceseve jane te njejtet njerez (në gen, në familje, në arsimim) tregon se pergjigja i permbledh te dy fenomenet (i imponuar nga politika dhe i perkrahur nga instikti per mbijetese), keshtu qe nuk ngelet gje tjeter vecse te zbulojme se cfare ka ndodhur me studiuesit shqiptare postkomuniste dhe  cfare permbledh bota konkluzive e studimeve te tyre. Unë pretendoj se thelbi i të gjithë shtrëmbërimit të historisë së popullit shqiptar përmblidhet në këto piketa dhe në këtë dinamikë, si me poshte:
VI – Pikëpamjet kritike mbi mendimin filozofik shqiptar në fushën e  historisë dhe gjuhësisë
Ne, shqiptaret e sotem, na pelqen apo jo, jemi te edukuar dhe mesuar me frymen e enverizmit politik; keshtu qe gjitheshka qe shkruhet dhe thuhet eshte ne perputhje me kete politike dhe filozofine e saj. Kjo perben anen e dukshme te kritikes pasi studiuesit shqiptare te epokes komuniste jane pre e politikave te zbatuara ne ato kohera. Problemi komplikohet disi kur tentojme te realizojme kritiken per periudhen pas 91-shit kur u pretendua se lindi dicka e re nen pamjen e ideve filozofike europiane e boterore. Ne kete rast kundervenia nuk permbledh studiuesit shqiptare ne menyre te drejteperdrejte, por filozofine ku ata u mbeshteten dhe vazhdojne te mbeshteten me pretendimin se kjo gje perben zgjidhjen e problemeve te ezauruara gabim te epokes enveriste. Ne te vertete ekziston prej kohesh nje perplasje midis rrymave filozofike, por qe nuk ka dhene asnje zgjidhje konkrete duke i transformuar problemet historike te races njerezore ne nje mister. Pikat e kritikes permbledhin pikerisht kete lufte ku kerkojme evidentimin e asaj qe nuk eshte bere kurre ne Shqiperi dhe paraqitjen e shtrember te problemeve ilire e shqiptare. Baza e kritikes eshte paraqitja mbi themele materialiste te ideve qe shoqerojne shoqerine njerezore duke percaktuar me perpara rrugen dialektike te ketij shoqerimi (lindje – zhvillim – vdekje). Më duket se materiali albanologjik i studiuesve jo shqiptarë për këto 150 vitet e fundit e përligji më së miri këtë hipotezë.
1-Mbi filozofinë
Problemi i argumentimit historik të ekzistencës së popullit shqiptar, në funksion të studiuesve komuniste dhe postkomunistë shqiptarë, ka si jehonë determinuese jo vetëm paaftësinë intelektuale dhe njerëzore, por mbi të gjitha ajo ka padijen e trajtimit filozofik të problemit deri në atë shkallë sa deklarohet e kundërta e materializmit filozofik si zgjidhje eventuale e këtyre problemeve. Dhe kur mendon se për 45 vjet u studiua nëpër shkolla ky materializëm deri në shkallën e domosdoshmërisë të titullit doktor shkencash, në moment arrihet në përfundimin se intelektuali shqiptar enverist dhe postenverist përpara se të jetë intelektual është njeri politik, me bindje politike dhe praktikë politike tej masës larg njeriut, bindjes dhe praktikës shkencore. E si mundet vallë të presësh zgjidhjen e problemeve historike të popullit shqiptar nga kjo kastë e krijuar vetëm për sundim politik antishqiptar? Kjo gjë bën që përfundimet të jenë jo rrallë kontradiktore brënda botës së tyre, por dhe brënda një studiuesi të vetëm; gjë e cila më ka çuar në përfundimin se përmbajtja e tyre nuk ka karakter shkencor, por thjeshtë politik për përfitime të këtij karakteri. Kështu, për shëmbëll, u arrit në përfundimin se njeriu nuk e di as sot se çfarë bëhet me të pas vdekjes (Eva Brinja, Antikiteti, f. 14) kur dhe më bufi e di se vdekje do të thotë transformim nga një gjëndje në një tjetër dhe për rastin konkret me njeriun, por dhe me kafshën, pas vdekjes, ndodh transormimi i qënies shoqërore dhe bilogjike në strukturë kimike; kalimi i shpejtë e trupit të njeriut në strukturë biologjike ka karakter tepër të përkohëshëm dhe nuk duhet marrë për bazë.
Pika e pare botekuptimore e ketyre problemeve eshte e lidhur me zanafillen e njeriut ne Toke dhe studiuesit shqiptare kane marre parasysh njeren ane te medaljes dhe kete ne menyre tenjeanshme. Sipas njerit prej tyre, duke marre nga teoria darviniste pretendimin ne menyre te pjeseshme, ndarja e njeriut nga bota e kafshëve u krye nëpërmjet një proçesi shumë të gjatë, të ndërlikuar dhe të papërsëritshëm (Grup autoresh, Historia e Popullit Shqiptar, vell. 1, f. 23). Cdo gje ngaterrohet kur autoret fusin ne perdorim konceptin e paperseritjes, por duke harruar qe kjo vecori eshte per të tërën ne planin filozofik, dmth per materien, dhe jo per specifikat e saj. Njeriu ne Globin Tokesor ka lindur ne kohera te ndryshme dhe vende te ndryshme ku kategoria rastesi-domosdoshmeri duhet te argumentoje te gjithe procesin. E them kete pasi duhet te kete ekzistuar rastesia njerezore ne lindje dhe eshte zhdukur per efekt te mos perputhjeve te rastit mbi ç’baze dhe duhet te jete perseritur per te arrire shkallen e domosdoshmerise, pamvaresisht nga shkalla. Une kam frike se per racen e bardhe kjo rastesi duhet te kete mbijetuar dhe duhet te jete kjo aresyeja e vetme e mbijeteses se paraardhesve me te pare te shqiptareve te sotem neper milionavjecare. E gjithe kjo hipoteze mbeshtetet ne shkallen e zhvillimit shoqeror te tyre e cila eshte shume e prapambetur ne raport me popujt e tjere edhe pse kane jetuar ne mes te popujve me te lavdishem te races se bardhe ne te kaluaren skllavopronare dhe nen diktatin e races aziatike ne te kaluaren feudale.
Mendimi filozofik shqiptar e ka ndjerë gjithmonë presionin e padijes dhe pjesmarrësit e saj nuk kanë qënë të aftë të përfitojnë nga mendimi filozofik botëror, sidomos nga mendimi materialist, por të rënë pre e shkollës së tyre bolshevike ata përgjithësuan fantazinë e tyre si të vërteta absolute duke anashkaluar domosdoshmërinë e zbulimit të proçeseve të ndryshme shoqërore në lidhje me rendet shoqërore. Kështu studiuesi shqiptar nga Mali i Zi pretendon se në konflikt me natyrën fillon mitologjizmi i natyrës e botës që lind kategorizimin e së keqes dhe të së mirës (Preloc Margilaj, Ilirët flasin shqip – shqiptarët flasin ilirisht, f. 195) dhe këtë ta përdorë si katapultë për të “zbuluar” menyrën se si lind forma fetare tek pellazgët e ilirët. Por duke harruar se ishte një problem i shtruar për zgjidhje për mbi dhjetë shekuj dhe pa arritur në asnjë përfundim konkret. Është pika ku është ngritur një ndërtesë vigane në emër të mitologjisë dhe simbolikës duke harruar se autorët e saj kanë qënë priftërinjtë politeistë mbi të cilët bie barra historike e shpikjes së alfabeteve, shkrimit dhe shkollave anë e kënd rruzullit tokësor. Apo dijetari Dhimitër Pilika, nuk e di a ishte koshienca e tij, ishte i detyruar që në fillim të punimit të tij të deklaronte se etnogjezës së shqiptarëve do t’i mjaftonte autoktonia relative e pellazgëve në kontinentin europian (Pellazgët, origjina jonë e mohuar, f. 12) pa vënë në dukje parimin natyror të lindjes së njeriut në Tokë.  E kam ndeshur për herë të parë këtë term më 1982 kur u botua një artikull i Profesor Eqrem Çabej-it: “Problemi i autoktonisë së shqiptarëve në dritën e emrave të vëndeve” (për këtë shih artikullin “Përse rrufetë bien mbi Olimp”, publikuar në albanovaonline.com, logoreci.com, www.genchoti.com) dhe konstatoj që pikëpamjet e studiuesve shqiptarë kanë thjeshtë mangësira në boshtin botëkuptimor duke mos kuptuar thebin e problemit mbi çbazë rrjedh karakteri spekulativ i deklarateve të tyre. Në këtë drejtim ka edhe diçka tjetër që shfaqet si meteor në mendimin filozofik shqiptar të pas 1991-shit. Sipas një autori “Tekstet nuk përputhen me përpikmëri midis tyre. Sipas dokumentave më të vjetër (Herodoti, I, 56; Tukididi, I, 3; Denys d’Halicarnasse, I, 17; Straboni, X, 4, 6; Diodori, V, 80, shënimi nr. 30, GH), pellazgët kanë të bëjnë me popuj të ndryshëm të pellgut mesdhetar dhe quhen “indigjenë”. Ata dokumenta e konsiderojnë Pellazgun sikur ka mbirë nga dheu. Prandaj, ne krahasim me grekët e ardhur më vonë, pellazgët quheshin “autoktonë”” (Arsim Spahiu, Pellazgët dhe ilirët në Greqinë e Vjetër, f. 21) duke na dhënë sinjalin që monogjeneza është baza filozofike e tij. Apo pranohet se paraardhesit e ilireve ishin ata qe i perçuan njerezimit artistikisht kuptimin shkencor te botes dhe ky kuptim njihet sot me emrin mitologji (Eva Brinja, Antikiteti, f. 202) duke harruar se pranimi i kesaj fantashience do te çonte ne nulifikimin e te gjithe zhvillimit shoqeror te njerezimit dhe paraqitjen e monogjenezes kulturore si kryevepren e botes materiale. Në të vërtetë mitologjinë e shkruar shqiptarët e kanë njohur vetëm nëpërmjet rilindasve tanë pas shekullit të XIX; ekzistenca e disa librave me tematike fetare, në vjersha e në prozë të shkruara para 400-500 vjetëve, apo e disa këngëve popullore të ruajtura prej 5 – 10 shekuj (Sami Frashëri, Shqipëria dhe Shqiptarët, f. 214) e përligj më së miri këtë fakt (Apo mos vallë antishqiptarët kanë ndërmënd të mohojnë kryeveprën e letërsisë folklorike tradicionale pesë shekullore shqiptare dhe të injektojnë mitologjinë helene? Është një meritë e lavdishme që nuk i takon popullit shqiptar). Ne aspektin filozofik puna mberriti deri atje sa u mohua pika e ndarjes thelbesore dhe shkaku kryesor e evoluimit te shoqerise njerezore, sipas praktikave te deritanishme, dhe ne plan te pare doli shteti edhe pse ky i fundit perbente nje pike uji ne oqean, nga ana kohore, ne raport me te kaluaren. Pranimi i formules  sikur shteti eshte koncepti ai qe ndan perfundimisht njerezit nga bota e kafsheve (Elena Kocaqi, Shqipja celesi i gjuheve indievropiane, f. 271) perbente jo vetem nje fshehje te te gjithe proçeseve te lindjes se ideve fetare, politike, shkencore, letrare, etj, etj, por mbi te gjitha, indirekt, i akuzonte shqiptaret si popull me afersi nga bota e kafsheve duke i mohuar progresin hapsinor në sajë të botës së relacioneve universale. Pikëpamja në fjalë kërkon të ndryshojë të gjithë shtratin e mendimit filozofik materialist botëror duke i mistifikuar problemet deri në mohim. I kujtoj profesoreshës së historisë se jeta e shtetit (në Europë nuk ka më shumë se 2600 vjet jetë) ka lindur si një domosdoshmeri për të rritur mirëqënien, pra është një produkt shoqëror, dhe nuk ka asnjë lidhje me ndarjet cilësore të fazave të zhvillimit të shoqërisë, në të kundërtën do të ishte një ligj natyror. Shkencave sociale u takon të zbulojnë diferencimet e zhvillimit social të racave jashtë kushteve ekonomike, ose në të kundërtën duhet të largohen nga historia e njerëzimit për paaftësi. Duhet më tepër mbështetje në mendimin filozofik materialist të së kaluarës pasi ka diçka për këto probleme me zgjdhje deri afër të vërtetës absolute.
2-Mbi gjuhën
Proçesi i shtrëmbërimit thelbësor të historisë së popullit shqiptar fillon pikërisht me gjuhën dhe gjenezën e tij. Gjëja e parë që është bërë i është fshehur popullit shqiptar ekzistenca e gjuhës dhe alfabetit pellazgjik, e gjuhes dhe alfabetit ilir, duke e pranuar, apriori, lidhjen e pellazgëve me ilirët pa bërë asnjë lloj argumentimi vetëm se është pranuar njëkohshmëria e tyre prej nga u hodh ideja se pellazgët ishin paraardhësit e drejtëpërdrejtë të ilirëve. Në këtë rast faktet ishin vetëm dy: njihej nga letersia helene bota ilire dhe pranohej, po nga letersia helene, ekzistenca e botës pellazgjike. Ndërsa pasoja e këtyre dy fakteve ishte vetëm një: ngjashmeria e gjuhës pellazge  me atë shqipe ku fshihet i gjithë “misteri” historik i prejardhjes së ilirëve. Mirëpo e gjithë ndërtesa hipotetike e ngritur me këtë rast binte ndesh me pretendimet e botës parahelene dhe helene. Atehere u ndryshua vepra ILIADA e Homerit (përkthimi i vitit 1965) në kengën e katërt, vargjet 335-340, duke i emërtuar akejtë me emrin danaj dhe vargjet e mësipërm muarën numurin 328-332 (përthimi i vitit 1979). Pas kësaj kohe studiuesit shqiptarë të të gjitha moshave e niveleve sociale filluan të shprehen ne ekstrem si njerëz që e donin Shqiperinë dhe popullin shqiptar duke dhënë deduksione propogandistike në favor të çëshjtjes kombëtare, veçse këtë në letër, por duke harruar që e gjithë ndërtesa që po ngrinin i binte ndesh deduksioneve të punës titanike prej 400 vjetësh  të Etërve Tanë Katolikë kur vendosën të edukojnë popullin shqiptar me ndjenjën kombëtare dhe t’u kujtojnë atyre se dikur kishin qenë dikushi (në kohën e Kastriotit të Madh) dhe kishin nje detyre ne historine e ecurise te races se bardhe. E bukura është se emërtimi danaj ekziston tek Homeri (kënga e I, v. 174, bot. 1965, permendur edhe nga Arion Hysenbegas ne librin “Ngadhenjim mbi mijeravjecare”, f. 471), por aty nënkuptohet ekzistenca e skllavërisë dhe diferencimi shoqëror midis sekseve çka e përmbys të gjithë përfytyrimin që kemi për ilirët dhe të gjithë racën shqiptare. Jo vetëm kaq, por u kalua në intepretimin e veprës së Homerit me pretendimin qe danajt udhëhiqeshin nga Agamemnoni dhe kjo fjalë nuk simbolizon helenët, por pellazgët (Ali Eltari-Lapi, Pellazgët, krijuesit e qytetërimit botëror, f.190). Por një autor tjetër u tregua më i shkathët pasi, duke kujtuar mitologjinë dhe traditën letrare greke, u kujtoi pretenduesve se danajt kanë pasë ardhë në Greqi nga Lindja e Afërme, ose nga Egjipti (Arsim Spahiu, Iliriciteti i maqedonasve dhe i epirotëve, f. 46).  Ndërsa një autor tjetër e kufizoi qënien ilirë vetëm të fiseve që shkuan në ndihmë të trojanëve kundra invazorëve grekë (Preloc Margilaj, Ilirët flasin shqip – shqiptarët flasin ilirisht, f. 25). Është po ky autor që ngre hipotezën, me pretendimin se janë të autorëve antikë, se vetë trojanët ishin me prejardhje nga fiset e brigasve dhe frigëve (që nënkuptohen si fise ilire), të cilët rreth viteve 2000-1500 pes na paskan lëvizur nga veriperëndimi i Ballkanit duke u ngulur në krahun perëndimor të Azisë së Vogël atje ku krijohet Troada sipas emrit të Trojës dhe, pas rënies së saj, braktisën Trojën e shkatërruar dhe u rivendosën në krahinat e tyre antike, ndërsa një pjesë prej tyre u vendosën në Italinë e Mesme duke formuar shtetin e Etrurisë (po aty, f. 190)   Ndërsa një autor tjetër kufizohet në qënien jo akej dhe grek (nocioni grek në atë kohë as që ekzistonte) të Odisesë, Penelopës dhe pasuesve të tyre (Fiqiret Barbullushi, Akili, Odiseja…nuk ishin helenë, f. 6) duke pranuar qënien e tyre edhe pellazg, sidomos të duetit Akil – Odise (Fiqiret Barbullushi, Akili dhe Agamemnoni, f. 5). Pati nga ata autorë qe pretendimet e tyre shkuan edhe më larg duke deklaruar se edhe vetë trojanët kanë qënë ilirë (Arsim Spahiu, Iliriciteti i maqedonasve dhe i epirotëve, f. 38). I gjithë thelbi i mashtrimit me veprën e Homerit u bë për të vetmin qëllim: të ingranonin në atë luftë edhe fiset ilire dhe prej këtej të kalonin në hipotezën që ajo luftë nuk ishte e fiseve parahelene, por e botës parailire dhe ilire. Pretendimet arrinin deri atje sa e akuzuan Homerin si autorin e argumentit (Moikom Zeqo, Aspekte të mitologjisë ilire, f. 46); por të gjithë këtyre autorëve nuk u vajti ndërmënd se pranimi i të gjithë këtyre tezave, si të vërteta absolute, duhet të çonte në ndryshimin e të gjithë pikëpamjeve mbi ilirët dhe t’i bënin këta të fundit bashkëatdhetarë të helenëve të lavdishëm, siç veproi autorja e librit mbi antikitetin me pretendimin se helenët janë ilirë të zbritur në Egje (Eva Brinja, Antikiteti, f. 3); apo autorja e ideve mbi rolin pellazgo-ilir në krijimin e kombeve dhe gjuhëve evropiane pranon se athinasit ishin pellazgë dhe njëkohësisht helenë (f. 34-35). Apo u shkruajt se helenët janë një popull me prejardhje pellazgo-ilire dhe kanë folur gjuhën pellazge (Elena Kocaqi, Roli Pellazgo-Ilir në krijimin e kombeve dhe gjuhëve evropiane, f. 32). Por pikërisht kjo e fundit nuk u pranua në këtë mënyrë pasi lavdia e gjenisë njerëzore nuk duhet t’i takonte helenëve, por pasardhësave të bijve të komunizmit enverist. Dhe studiuesit e kohës të komunizmit, edhe pse ishin desidentë të tij, u mjaftuan vetëm me kundërshtimin e kësaj lidhje duke mos pranuar qenien pellazge të helenëve. Kështu dijetari Dhimitër Pilika u mjaftua me kostatimin se pellazgjishtja dhe greqishtja ishin dy gjuhë krejt të ndryshme, rrjedhimisht ato ishin folur nga dy popuj të ndryshëm (Pellazgët, origjina jonë e mohuar, f.369), gjë e cila është pretenduar të jetë kostatuar edhe nga Homeri, i cili theksonte se pellazgët janë autoktonë, nuk kanë lidhje etnogjenetike dhe nuk kanë ngjashmëri me genin helen, helenët janë ardhës (Preloc Margilaj, Ilirët flasin shqip – shqiptarët flasin ilirisht, f. 200).
Në qoftë se e sotmja kombëtare nuk krahasohet me kryeveprën katërqindvjeçare te baballarëve të kombit shqiptarë  ajo është e pavlefshme dhe antishqiptare në thelbin e saj duke argumentuar vetvetiu se është pa përmbajtje dhe pa thelb, shkurt është antinjerëzore. Shqiptarët e mijëvjeçarit të ri e harruan shumë shpejt se për të qënë shqiptar dhe studiues, pikësëpari duhet të jesh NJERI dhe pikërisht këtë kishin kultivuar për gjysëm mijëvjeçari Etërit Tanë Katolikë. Të kundërtën e saj kishin krijuar për 45 vjet komunistët në brëndësi të popullit tonë duke krijuar shqiptarin antinjeri dhe kjo akoma nuk është kuptuar në asnjë përmasë. Ne qofte se politikat e sotme nderkombetare kerkojne te godasin politiken greke nuk eshte mire qe shqiptaret te perfshihen ne kete proces jo vetem pse do te thyenin kodin e nderit dhe besës shqiptare, por studiuesit tane nuk jane te afte ne asnje permase te hedhin balte mbi kulturen helene dhe te kerkojne tjetersimin e saj per ta adaptuar ne genin e tyre. Fantazia ne kete rast do te kthehej kundra shqiptareve dhe ata do te paraqiten perpara botes si perkrahes te nje idealizmi filozofik tejet larg idealizmit objektiv apo subjektiv. Mendimi filozofik boteror eshte teper i veshtire per pasuesit e komunizmit dhe femijet e tyre nuk mund ta adaptojne dot ne asnje permase; tendenca ne kete rast do te kthehej kundra tyre shume shpejt si mohues shumefish te progresit njerezor dhe te popullit te tyre.
3- Mbi kohën e çfaqjes së njeriut në Ballkan
Akti i pare i shtremberimit te historise fillon me kohen e çfaqjes se njeriut ne gadishullin Ilirik ku autoret mundohen te duken origjinale duke anashkaluar shume probleme dhe duke mos u mbeshtetur ne asnje metodike, por arbitrarisht pranojne nje kohe  qe nuk ka asnje domethenie. Para 1991 asnjeri nuk e ka pasur guximin ta prekte kete teme, por u pranua nje kohe ne perputhje me studimet e disa autoreve të huaj te lejuar nga epoka e komunizmit. Pas ketij viti lulezuan pikepamje nga me kontradiktoret te cilat, perseri nuk mbeshteteshin ne asnje metodike, bile akoma me keq nuk kishin pamjen e shprehjeve botekuptimore, sepse nuk behej asnje vertetim, qofte dhe formal. I paraprine ketij procesi autoret e rinj postkomuniste duke hedhur ne treguan mediatik faktin se, sipas arkeologjise, jeta ne Ballkan kishte lulezuar 9000 vjet perpara, por realisht jeta ne keto treva duhet te kishte lulezuar po kaq vjet edhe me perpara (Eva Brinja, Antikiteti, f. 33) duke fshehur perfundimet 100 vjecare te arkeologjise shqiptare, sipas se ciles trualli ku banojne sot shqiptaret ka filluar te popullohet nga njeriu qe ne epoken me te hershme te cfaqjes se njerezimit, ne epoken e paleolitit (epoka e gurit te vjeter), e cila pershin nje periudhe qe shkon nga 1,5 milion vjet me pare deri ne 10 000 vjet Pa. Kri. (grup autoresh, Historia e Shqiperise dhe Shqiptareve, f. 13). Ndersa sipas nje autori shume autoritar, jeta ne truallin e banuar nga shqiptaret e sotem ka filluar te pakten 30 000 vjet me pare (Dhimiter Pilika, Pellazget, origjina jone e mohuar, f. 9). Por nje autor tjeter, po kaq autoritar, pranon se ne trevat e Ballkanit duhet te kete pasur nje popullate që në periudhën e neolitit të hershem (Shaban Demiraj, Epiri, Pellazget, Etrusket dhe Shqiptaret, f.36). Ka dhe autore qe jane me te sinqerte ne punen e tyre duke deklaruar se ne trojet shqiptare nuk jane gjetur objekte qe deshmojne per pranine e njeriut pergjate periudhes se paleolitikut te ulet (1.500.000 – 100.000 vjet pes), ndersa per periudhen e paleolitikut te mesem (100.000 – 30.000 vjet pes) dokumentat arkeologjike jane te shumte (Arion Hysenbegas, Ngadhenjim mbi mijeravjecaret, f. 13). Te gjitha keto binin ndesh me pikepamjet e autores sone, e cila ishte ne kundershtim me vetveten  duke treguar jo vetem padijen, karakterin kontradiktor te informacionit, botekuptim te mbrapsht, por mbi te gjitha qellimin provokativ te deklaratave te saj, sipas se ciles 5000 vjet perpara jeta ne Sahara ka qene e organizuar, kurse ne Europe mbreteronte i ftohti (Eva Brinja, Antikiteti, f. 20). Duke permbledhur te gjithe studimet e botuara ne Shqiperi per kete problem gjejme nje botim teper ekstrem, te lidhur me gjetjen e veglave te gurit me moshe disa milion vjecare (5 milion) vetem pak kilometra ne jug te kufijve shteterore te Shqiperise se sotme (diskutimi i profesorit grek Aris Pulianos, në Kuvendi i Parë të Studimeve Ilire, Mbi origjinën e shqiptarëve, vëll. II, f. 304 ku ekziston shifra 500.000 vjet, ndersa me 1982 ne Konferencen Kombetare per formimin e Populloit Shqiptar te gjuhes dhe te kultures se tij (Tirane 2-5 korrik ) profesori grek deklaroi se kjo shifer ishte pikerisht 5 milion vjet), i cili duke u lidhur me metoden metarialiste te kontinumit kohor-hapsinor e nxjerr moshen e paraardhesve me te pare te shqiptareve te sotem të rendit rreth 10 milion vjecare. Une pretendoj se i gjithe problemi permblidhet ne botekuptimin se si e kuptojme ne lindjen e njeriut ne Toke, dmth si kuptohet zanafilla e njeriut ne Toke dhe për çfarë shërben ky kostatim. Nuk kanë asnjë vlerë përfundimet teorike që nuk i shërbejnë jetës së ardhëshme të njeriut dhe me këtë sy mosha absolute e paraardhësve më të parë të shqiptarëve të sotëm justifikon gjëndjen e tyre shoqërore dhe detyrën historike që Nëna Jonë Natyrë i ka caktuar në zhvillimin e shoqërisë.
Pikërisht në këtë pikë qëndron dhe maja e Marrëzisë së madhështisë të produktit intelektual komunist e postkomunist i cili shpalli se pellazgët, duke qënë hyjnorë, ishin njëkohësisht dhe parahënorë dhe e përkthyer sipas gjuhës së Marrëzisë duhet të konsideroheshin të ardhur nga yjet. Kjo u konsiderua si çudi pasi termi hyje (hyjni, perëndi) vetëm në shqip përputhet plotësisht me termin astrologjik yje, atëhere termi merr kuptimin të ardhur nga yjet, term që sot mund të duket i papranueshëm, por nesër…..nuk i dihet! (fjalë të redaktorit Arben Xoxa në librin e Vinçenc Dorsës, Shqiptarët misioni i tyre historik, f. 28). Por pretendimet në këtë drejtim u maskuan ne nje fare menyre pasi në kohën e sotme problemi u trajtua disi më ndryshe, por brënda hapësirës së të Marrëve të madhështisë shqiptare. Sipas një autori tjetër, me titull profesor-doktor, gjërat nuk ishin të shprehura direkt, por ato duheshin kuptuar sipas rrjedhimeve të fjalëve dhe emrave. Kështu sipas tij pellazgët besonin se ishin të prejardhur nga hyjtë, pra ata ishin bijtë direkt të Zeusit me Nioben, gruan e parë tokësore. “Po këtë kuptim ka dhe fjala pellazge apo ilire Ylli > Yllir, Ylliria (Iliri, Iiiria), domethënë që ky popull zë fill, apo e ka zanafillën, origjinën nga yjtë” (Leonard Prifti, Shqiptarët, grekët dhe serbët kundër Shuflait, f. 30). A e kupton lexuesi se si intepretohet historia e vjetër nga intelektualët e rinj?
Kjo duket dhe ne menyren se si shpjegohet popullimi i  gadishulli Ilirik, ka paaftesia e interpretuesve i ka kapur majat e antihistorizmit duke bashkuar elemente sociale me kunderti kohore me pamundesi zhvillimi. Studiuesit e historise se antikitetit akoma nuk e kane te qarte se si jane vendosur popujt, te pakten ne gadishullin tone, jo vetem ne zanafille, por as ne vazhdim. Puna ka mberritur deri atje sa akuzohen iliret si shkaterrimtare dhe levizes neper trevat gadishullore a thua se gadishulli Ilirik ishte tenxherja e prodhimit te races se bardhe. Sipas autorit te mesiperm:
“Midis viteve 2200-2000 p. K. qe eshte periudha e mesme (helladike) pellazgjike, pjesa jugore e gadishullit te Ballkanit iu nenshtrua nje dyndjeje shkaterrimtare. Nje vale e fiseve pellazgo – ilire (doret) po vinin nga veriu pellzgo – ilir i Ballkanit, sepse e tille ishte popullsia edhe matane Danubit, pra ne veri, ne panonet ilire, qe e moren kete emer nga romaket qe i quajne ilire, pra ne Panoni, vetem e vetem nga veshja apo kemisha qe mbanin dhe qe quhej panon (Tere historianet e vjeter latine e thone kete, madje edhe konsujt romake qe luftuan me iliret atje). Dhe poshte Danubit  po sic dihet, ishin ilire. Nderkohe, vete greket nga akej e quajten veten e tyre, tashme pas dyndjes se doreve, ne Helene. Doret e fuqishem riperterine racen greke qe po squllej nga qyteterimi, ashtu si e riperterine visigotet dhe ostrogotet, apo normanet racen e squllur romake dhe evropiane ne fillim te Mesjetes” (f. 31).
Autori i jep te drejte vehtes te percaktoje dhe karakterin specifik te doreve duke i akuzuar si grabites dhe hajdute pasi “Fjala Dore vjen nga pellazgjishtja apo ilirishtja, dore, me kuptimin qe keta popuj kane dore, pra po veprojne, po grabisin vendin dhe tokat e te tjereve. Ky kuptim i fjales ruhet deri me sot ne gjuhen shqipe” (f. 53)
4-Mbi parimin e lindjes së njeriut në Tokë
Shtrëmbërimi i historisë vazhdoi me pranimin a priori të parimit monogjenist të lindjes se njeriut dhe kulturës së tij mbi ç’bazë filloi interpretimi i të gjitha fakteve historike e arkeologjike duke e spostuar pikën e lindjes së njeriut dhe kulturës nga Afrika, që mendohet, në Gadishullin Ilirik , por pa i ditur rrjedhimet dhe çfare perfitimesh kishte raca e bardhe ne pergjithesi dhe populli shqiptar ne veçanti. Perpara se te deklaronin boten e tyre shpirterore studiuesit shqiptare enveriste dhe postenveriste duhet te deklaronin se cili ishte parimi natyror i lindjes se njeriut ne Toke, pasi ne kete pike une pretendoj se ekziston nje gabim 2500 vjecar i mendimin filozofik helen mbi ç’baze eshte krijuar nje boshllek dhe nje interpretim i pasakte me pasoja ne zhvillimin e mendimit shkencor boteror (për këtë shih “Triumfi arbëror i Kastriotit” publikuar në albanovaonline.com, logoreci.com dhe www.genchoti.com). Tipikisht ky gabim kuptohet ne pranimin e parimit monogjenist te lindjes se njeriut ne Toke ku teoria darviniste e ka ngaterruar problemin edhe me shume, por qe studiuesit shqiptare nuk kane ditur ta evidentojne e jo me te perfitojne. Problemi është shumë i qartë; përpara se të nisesh për të vërtetuar gjenezën e një populli duhet përcaktuar më përpara parimi natyror i lindjes së njeriut në Tokë. Pranimi i monogjenezës, si parim, ka keto të këqia thelbësore për të gjitha shkencat natyrore: 1-mohon diferencimet sasiore brënda llojit të racës njerëzore duke fshehur zanafillën e njeriut, dmth nuk shpjegon dot lindjen e racave. 2-mohon metodikën materialiste në zbërthimin e fenomeneve natyrore duke pohuar nje metodikë sa idealiste aq dhe ireale. 3- mohon ndërtimin e një panorame hapsinore të shoqërisë njerëzore sipas trinomit dialektik: lindje-zhvillim-vdekje. 4-mohon diferencimet sociale për efekt të kohëlindjes së diferencuar mbi ç’bazë ka lindur gjëndja e pabarazisë sociale (tipikisht i Zhan Zhak Rusoit – shih artikullin mbi të, të publikuar në albanovaonline.com, logoreci.com, www.genchoti.com), duke kaluar nga kjo dukuri në padrejtësi sociale dhe me këtë i fshehën njerëzimit thelbin e veprimit të njeriut mbi natyrën, gabim ky që i ka kushtuar njeriut të patën krimet e dy luftrave imperialiste te shekullit te XX-te.
Në vazhdim të rrugës së tyre teorike antishqiptare dishepujt e komunizmit enverist e postkomunist paraqitën këtë situatë të popullimit të gadishullit Ilirik (në thelb të argumentimit merret parimi monogjenist e lindjes së njeriut në Tokë jo vetëm pa i ditur pasojën, por as kuptimin):
Sipas nje autori, sa te vjeter aq dhe te ri, i cili e mbulon pikepamjet e tij pas autoreve te vjeter, Apiani tregon legjenden se nga kane rrjedhur fiset ilire. Eshte nje legjende e mbledhur ne kohen e sundimit romak e nuk jepet ne formen e saj te mirefillte, zanafillore. Pretendohet se eshte me rendesi fakti se tek iliret ishte e gjalle vetedija mitologjike e prejardhjes nga nje stergjysh i larget, i perbashket, nga nje “njeri i pare”, nga nje hyjni e lidhur me detin (Moikom Zeqo: Aspekte te mitologjise ilire, f. 24). Qe te mbeshtetesh neper legjenda per te percaktuar gjenezen e nje populli nuk ka asgje te keqe, por me perpara duhet argumentuar se sa afer realitetit jane ato nga pikepamja kohore, pasi karakteri monogjenist i lindjes se njeriut ne toke nuk duhet te jete dhe shume i larget, ndoshta afer kohes se lindjes se monoteizmit te pare ne histori prej nga duhet te jete zhvilluar më tej. Unë pretendoj, pa ditur gjë të saktë, se të gjitha fetë monoteiste duhet ta kenë në thelbin e vet karakterin monogjenist të zanafillës. Ne kete rast karakteri pikesor e lindjes se ideve nuk duhet marrë parasysh pasi dhe realisht nuk mund te kete te tille, por ai duhet t’i nënshtrohet parimeve kohë-hapsirë të lindjes nëpër popuj të ndryshën edhe pa u relatuar midis tyre.
Me sa duket brezit te ri te studiuesve shqiptare postkomuniste duhet t’i kete pelqyer ideja e ardhjes ne gadishullin Ilirik te parailireve përderisa pranohet se fiset dore jane te ardhur ne gadishull dhe kane prejardhje ilire (Elena Kocaqi, Roli Pellazgo-Ilir ne krijimin e kombeve dhe gjuheve evropiane, f. 26-28) pa i shkuar ndermend se me kete mohohej autoktonia e ilireve dhe u injektohej ardhja ne gadishull. Ne kete rast autorja as qe ja ka idene parimit te lindjes se njerit ne Toke, por arbitrarisht pranon monogjenezen per boten ilire.
Por ideja e saje nuk eshte origjinale pasi autori yne autoritar ka dhene te njejten pikepamje te mbeshtetur ne nje argument te paditur, por te mbeshtetur ne faktorin kohe sipas te cilit vetem vitet e fundit eshte percaktuar se Pellazget kane qene iliret e lashte, dega e pare e koloneve Indo-Europiane, perandoria e te cilave fillonte ne Azine e Vogel dhe mbaronte ne Adriatik e ne Veri te Danubit (Dhimiter Pilika, Pellazget, origjina jone e mohuar, f. 447). Nuk e di a vazhdon më teoria indo-evropiane e popullimit te Europes, por gjithsesi ajo mbeshtetet ne parimin monogjenetik te lindjes se njeriut ne Toke dhe perben anen negative te problemit. Pikepamja e te diturit Pilika mbeshtetet thjeshte ne botekuptimin e tij te formuar ne shkollat europiane dhe nuk duhet te perbeje ndonje argument interesant dhe të panjohur.
Pas 1991 ndodhi cudia, pasi te njejtet persona qe ishin marre me keto tema ne te kaluaren pas ketij viti nxorren ne pah nje pikepamje te re qe i afrohej me shume realitetit histork, por pa e cuar deri ne fund per shkak te kufizimeve qe realizonte shkolla e tyre dhe qe kerkonte nje permbysje reale ne fushen e filozofise dhe historise. Sipas tyre teoritë mbi prejardhjen e ilirëve, në përmbajtje, shprehin vetëm dy pikëpamje, njëra nga të cilat i quan ilirët të ardhur në Gadishullin Ballkanik, ndërsa tjetra si popullsi autoktone të formuar në truallin historik të ilirëve. Pikëpamja e re e konsideron kulturën ilire si një dukuri të formuar historikisht në bazë të një proçesi të gjatë dhe të pandërprerë gjatë epokës së bronxit dhe fillimit të asaj të hekurit (Grup autoresh, Historia e Popullit Shqiptar, vell. 1, f. 40). Kufizimi kohor i prejardhjes se ilireve perben defektin e pretendimit pasi nuk thuhet hapur se cili eshte parimi natyror i lindjes se njeriut ne Toke dhe perse koha e fillimit te ilireve qenka e lidhur me epoken e bronxit. Gjetjet arkeologjike nuk justifikojne prejardhjen, per rastin ilir, por boten e relacioneve.
5-Mbi trevat e banuara nga ilirët
Pastaj i ndryshuan ilirëve trevat e banimit duke i spostuar në Jugun e gadishullit Ilirik dhe duke i fshehur shqiptarëve faktin se ilirët dikur kishin jetuar të vetëm në gadishull për shumë e shumë miliona vjet duke u shtrirë nga Jugu i Danubit deri në brigjet e Detit Pellazgjik (deti Egje) dhe nga brigjet e Detit Adriatik në brigjet e Detit të Zi. Këta ilirë në sajë të kontakteve me parahelenët pësuan tjetërsimin e tyre duke u spostuar masivisht në veri të gadishullit dhe pjesa jugore e tyre u transformua në epirotë (është kjo arësyeja përse jugu i Ilirisë ishte më i zhvilluar se veriu; kjo është analoge me zhvillimin e krahinës së Shkodrës në raport me pjesën tjetër të banuar nga shqiptarët përgjatë epokës mesjetare europiane). Qe ardhja e dakëve që popullata ilire të spostohej në jug duke u ngjeshur rreth territorit të Kosovës së Sotme. Pikërisht pas këtij momenti fillon historia e analizuar nga studiuesit enveriste dhe postenveriste shqiptarë mbi ç’bazë nuk është kuptuar kurrë thelbi i historisë, pasi për këtë kohë bën fjalë dhe letërsia helene. Të gjithë periudhën nga formimi i botës ilire deri në ngjeshjen e tyre në Dardaninë historike të antikitetit të vonë (mijëvjeçari I-rë para Kri.) shkenca komuniste dhe postkomuniste e merr me mënd si një akt fantastik me të drejtën për të sajuar çfarë t’i ketë qejfi me nënkuptime për të ardhmen politike dhe aspak si një realitet historik të jetuar.
Te njejten gje afirmon dhe libri i Akademise se Shkencave sipas te cilit pretendohet se në epokën e hekurit territori i Shqipërisë banohej nga ilirët, një nga popullatat më të mëdha të Europës së atëhershme, që shtrihej në të gjithë pjesën perëndimore të Gadishullit Ballkanik (bëhet fjalë për fundin e shek. XII ose fillimin e shekullit të XI, Historia e Popullit Shqiptar, vell. 1, f. 39) pa treguar se si ishte arritur ne keto territore, apo si jane formuar fiset ilire. E keqja qendron se autori i ketyre rreshtave “me kompetence” jep dhe kufijte e botes ilire sipas tij  trualli historik i ilirëve përfshinte tërë pjesën perëndimore të gadishullit Ballkanik, që nga rrjedha e lumenjve Moravë e Vardar në lindje, e deri në brigjet e Adriatikut e detit Jon në perëndim, që nga lumi Sava në Veri, e deri te Gjiri i Ambrakisë në Jug, pra deri në kufijtë e Helladës së vjetër (po aty, f. 42) dhe në faqe 43 jepet harta e shtrirjes së fiseve ilire e cila nuk ka asnje ndryshim nga harta e botuar ne Fjalorin Enciklopedik Shqiptar me 1985.
Ndryshimet politike ne Shqiperi nuk ndikuan per kete teme, keshtu autori i fitores mbi kohen pretendon se me emrin ilir u quajten te gjithe fiset qe banonin ne perendim te Ballkanit (Arion Hysenbegas, Ngadhenjim mbi mijeravjecaret, f. 42) dhe fiset dardane shtriheshin ne te gjithe Kosoven e sotme dhe me gjere (po aty, f. 51), duke fshehur faktin se dikur-dikur keta dardanë kishin jetuar atje ku është Romania e sotme (të njëjtën panoramë gjeografike të Dardanëve, si te studiuesit te pare, jep dhe akademiku i vjetër Kristo Frashëri në veprën e tij “Historia e Kosovës, Dardania”, f. 13). Të njëjtat harta jep dhe autorja e antikitetit vetëm se i zbukuron me ngjyra (Eva Brinja, Antikiteti, f. 34, 35). Në këtë pikë nuk u ndryshua pikëpamja enveriste mbi shtrirjen perëndimore të ilirëve në gadishullin e tyre (harta në Fjalorin Enciklopedik Shqiptar, Tiranë 1985, artikulli Ilirët, f, 393-396) dhe kjo hartë ka pushtuar të gjithë studiuesit e çështjeve ilire (psh ne librin e Enzo Gatti-t, Iliret, f. 155). Shtrojmë pyetjen: a ka ndonjë të dhënë tjetër për këtë problem? Duke ditur shtrëmbërimin e historisë nga personalitete që pretendojnë se i përkasin kësaj fushe dhe fshehjen e shumë dokumentave dhe hartave ne botimet e pas 1991 (psh. botimi “Shqiperia” e Fulvio Cardinianos ka këtë karakter, më hollësisht shih artikullin Si e ndryshojne historine, posaçërisht, Ardian Klosi e te tjere, pjesa e dyte, publikuar në  albanovaonline.com,  27 janar 2010,  logoreci.com, 02.12.2009, www.genchoti.com), si dhe trajtimin e problemeve në mënyrë tendecioze duke i ndryshuar përmbajtjen në libra me autorë shqiptarë dhe të huaj (në fund do të flasim për këtë rast në mënyrë të veçantë duke afishuar librat, autorët, përkthyesit apo redaktorët) jam i detyruar ta ribotoj këtë hartë për t’i treguar lexuesit se shtritshmeria gjeografike e ilirëve është krejt tjetër për tjetër dhe autorët e lartpërmëndur kanë marrë në konsideratë periudhën pas shekullit të X para Kri. kur dakët i shtyjnë dardanët drejt Kosovës së sotme dhe ilirët u çvendosen realisht në perëndim të gadishullit Ilirik. Por e gjithë kjo pas një lëvizjeje tjetër, atëhere kur ilirët u detyruan të ngjeshen në qendër dhe veri të gadishullit të tyre nga ardhja e fiseve parahelene (mund t’i konsiderojme edhe pellazgët hyjnorë të tillë); ja përse harta e vitit 1640 (Harta 1) i paraqet ilirët me banim në qëndër dhe veri të  gadishullit Ilirik. Janë ngjarje të cilat nuk mund të shkruhen dot pasi kanë ndodhur afro 1000 vjet përpara se të lindëte shkrimi helen. Në  këtë  pikë  duhet  realizuar  ballafaqimi  i  gjetjeve shkrimore të atyre kohërave, pasi pretendohet qe shkrimi pellazgjik është shumë më i hershëm se ai helen dhe rrjedhimisht duhet t’i përmbajë këto fakte nëqoftë se pellazgët do të ishin realisht paraardhësit biologjikë të ilirëve. Fshehja  e  këtyre  hartave  (janë tre)  tregon për një shtremberim politik te paramenduar të çështjes dhe studiuesit  postkomunistë  nuk  i kanë lënë gjë mangut baballarëve dhe gjyshërve të tyre komunistë. Ja përse lidhjet e së kaluarës me të tashme janë evidente dhe ja përse populli shqiptar nuk duhet ta harrojë edhe për ca kohë epokën enveriste të diktaturës, vetem se e gjithe kjo pasi te kete harruar se cfare ka mesuar pergjate 45 viteve te diktatures (ky eshte kushti me i pare qe shqiptaret te futen ne portat e dijes se njerezimit). Dualiteti i harresës dhe mos-harresës përbën kushtin e ekzistencës së popullit shqiptar përgjatë mijëvjeçarit të ri sipas kohë-hapësirës së tij. Ky duhet te ishte kushti i arsimimit te ri te shqiptareve pas 1991-shit, por qe nuk u realizua kurre, te pakten ne histori (per kete shih artikullin “Arroganca e Ledi Shamkut dhe pafajesia dinake e Beqir Metes”, publikuar ne albanovaonline.com, logoreci.com dhe www.genchoti.com).

Harta 1

6-Mbi përdorimin e burimeve biblike
Duke qënë për 45 vjet antifetarë ekstremistë, tipikisht antikatolikë, studiuesit post komunistë e kaluan prakun e mosbesimit duke u mbështetur në Bibël dhe nga më të paditurit në Botë, për këtë problem, filluan të bëhen interpretuesit e Librit të Perëndisë duke i lidhur të gjithë proçeset shoqërore të historisë me Të edhe pse paraardhësit më të parë të tyre ishin realisht krijuesit e perëndisë më të parë në Tokë (paganizmit primitiv). Ne kete pike studiuesit postkomuniste permblodhen te gjithe karakteristikat me negative te karakterit te njeriut ne nje pike per te argumentuar se ZOTI, ne librin e Tij, kishte argumentuar se paraardhesit me te pare te shqiptareve ishin krijuesit e races njerezore ne Toke. Por se cfare perfitime kishin shqiptaret ne kete rast ishte nje mister jashte kontrollit intelektual te tyre Është për t’u “admiruar” kurajoja intelektuale e autores, profesoreshës së historisë (kështu pretendohet në cv e saj), kur u ul për të shkrojtur këto rreshta, sipas të cilave të dhënat arkeologjike kanë treguar se kultura e bronxit në Europë ka qënë uniforme…. bibla bën fjalë për një popull që lundron të gjithë deten e botës dhe lidhet me një popull të racës europiane, konkretisht pellazgo-ilir (nënvizimi i imi, GH; Elena Kocaqi, Roli Pellzgo-Ilir në krijimin e kombeve dhe gjuhëve evropiane, f. 4). Nuk e di se si do ta ndjejë veten bota kur të lexojë këto rreshta, por duke ditur se jo vetëm Bibla, por edhe monoteizmi i krishterë nuk janë vepër e paraaardhësve të shqiptarëve të sotëm duhet të merret me mend se e çfarë shkalle është fantazia e autores shqiptare postkomuniste  dhe çfarë përfaqëson ajo në realitet. Ajo mund të jetë e apasionuar pas mistereve fetare, por në këtë rast do të bënte mirë të merrte në analizë botën politeiste të helenëve, në  përputhje  me  emrin  e  saj, pasi  në këtë rast  do  të bënte këto zbulime : kulti  i natyrës është tjetër gjë dhe politeizmi gjë tjetër, forma fetare është e varur kryekëput nga forma e organizimit të shoqërisë njerëzore dhe është pikërisht ky organizim që pjell fenë përpara se të realizohen domosdoshmerisht ndryshimet e marrëdhënieve të prodhim-shkëmbimit në emër të rritjes së mirëqënies (më hollësisht për këtë shih artikullin: “Ateizëm shkencor apo shkencë antishqiptare”, publikuar në albanovaonline.com, logoreci.com, www.hotig.info). Ajo do të kishte zbuluar se perënditë pagane ishin realë me “veprimtari” ireale, kur forma fetare politeiste edhe perënditë, edhe “veprimtarinë” e tyre, e kanë po të tillë, dmth ireale. Por i gjithë problemi, në zbërthimin e tij, do të çonte në një konstatim interesant dhe tepër të rëndësishëm për zbërthimin e dinamikës së shoqërisë shqiptare: rendi i parë i shoqërisë njerëzore përbëhet nga dy faza, ku faza fisnore përmbledh, nga ana kohore dhe teorikisht, të gjithë rendet shtetërore të marrë së bashku. Kjo zbulohet pasi është i vetmi rend shoqëror njerëzor që ka dy forma fetare brënda tij. Dhe problemi fetar është më i rëndësishmi në argumentimin e gjenezës së shqiptarëve të sotëm, problem i cili po të zbërthehet saktë argumenton autoktoninë absolute të shqiptarëve dhe pamundësinë praktike të ardhjes së paraardhësve më të parë tyre në këto treva. Metodikat e deritanishme të historisë kanë qënë fantazira të mendjes njerëzore dhe aspak pjesë e mendimit shkencor botëror. Në këtë drejtim ora ka mbetur që në kohën e Tuqididit,  në fazën statistikore të historisë.
7-Mbi botën fetare ilire
Proçesi në fjalë vazhdoi me shtrëmbërimin e botës fetare ilire, e meqënëse pellazgët na paskan pasur politeizëm (në mënyrë absolute parahelenët nuk e kanë marrë prej tyre këtë politeizëm, Zeusi është produkt parahelen dhe aspak ilir; -proçesi i huazimit të ideve fetare fillon me monoteizmin) i bashkangjitën botës ilire këtë lloj besimi paçka se letërsia helene i kishte percaktuar atyre kultin e gjarprit si besim fetar, duke qënë të vetmin banorë të kontinentit me këtë besim pagan në parahistorinë dhe historinë e Europës (vetëm baskëve u njihet forma e besimit te kulteve pagane në kontinent, gjë të cilën duhet ta kenë pasur të gjithë popujt e Europës, por që nuk ka dëshmi). Në qoftë se pellazgët janë krijuesit e politeizmit, të përdorur më vonë nga helenët, atëhere të jemi të sigurtë qe helenët janë pasuesit e tyre dhe jo ilirët. Në këtë përfundim të çon pranimi i lindjes së politeizmit tek pellazgët e kohës së luftës së Trojës. Materialet dhe replikat për këtë temë janë me të vërtetë të shumta dhe ne kemi rast të pasurojmë dijet botëkuptimore të pjesmarrësve dhe t’i kanalizojmë drejt një shtegu jo vetëm fitimprurës, por dhe më afër realitetit historik pasi në të vërtetë këto replika dhe materiale unë i konsideroj thjeshtë fantazira pa bosht filozofik dhe pa domethënie.
Perpara se te ulesh dhe te shkruash problemet e historise se ilireve dhe pellazgeve, sipas kendveshtrimit te ideve fetare,  eshte e domosdoshme te zbulosh dinamiken e ketyre ideve ne zanafillen e tyre me te pare, pasi vetem ne kete pike kemi kontaktin e paraardhesve me te pare te shqiptareve me keto ide ku dhe fillon bota e madhe fetare ne kontinentin europian. Ne menyre absolute studiuesit shqiptare enveristë dhe postenveristë e kane pare kete problem per se mbrapshti nga te gjithe kendveshtrimet filozofike duke treguar jo vetem padi, por dhe poshtersi intelektuale, rrjedhoja te shkolles se tyre bolshevike. Vini re permbajtjen e ketyre ideve dhe kontraktimin qe keta studiues realizojne me vetveten, brenda botes se tyre:
Sipas autores se antikitetit Tempulli i Zeusit te Dodones te Moloseve eshte i ndertuar nga pellazget (Eva Brinja, Antikiteti, f. 216), e meqenese ky konstatim nuk ka asnje domethenie (dmth e kemi konsideruar te sakte) u trajtua problemi nga pikepamja gjuhesore duke zbuluar se emerimi i Zeusit si kryeperendi eshte me prane gjuhes shqipe se sa greke, çka do te thote se ose pellazget flisnin ilirisht, shqip, ose greket e kopjuan kete nga iliret e keta te fundit nga pellazget (po aty, f. 216). E gjejme kete “zbulim” edhe tek nje autor tjeter sipas te cilit elementet e fese jane marre nga pellazget (Ali Eltari (Lapi), Pellazget krijuesit e qyteterimit boteror, f. 28). Ose pranohet qe Apolloni ishte bir i Zeusit pellazgjik (Arsim Spahiu, Orakulli i Dodones dhe epirotet, shek. XX-II para es, f. 91) dhe po ky autor arrin ne perfundimin qe pellazget kishin rrenjosur fort fene e tyre ne Epir perpara ardhjes se grekeve….Ne panteonin pellazgjik hyjnite femerore perbenin shumicen (po aty. f. 103) dhe me ardhjen e grekeve ndodhi mrekullia historike pasi ne mitologjine dhe fene greke kane ndikuar mitologjia dhe feja pellazge (po aty, f. 159). Pikerisht ne kete pike autori kundershton vetveten kur eshte i detyruar te pranoje, a priori, se cdo popull, qe hyn ne kontakt me popullin grek, asimilon plotesisht qyteterimin e tyre (Arsim Spahiu, Mbi arkeologjine e Dodones dhe te Epirit, f. 225) pa e ditur se si ndodh ky proces dhe cila eshte permasa e tij. Po perse kjo nuk ndodhi me relacionet me pellazget hyjnore? Eshte i njejti autor qe kostaton se maqedonasit besonin ne Zeus (Arsim Spahiu, Iliriciteti i maqedonasve dhe i epiroteve, f. 51) dhe me kete, duke dashur t’i paraqese maqedonasit si pjese e trungut ilir, i ben pjese te popullates greke, por pa ditur perse maqedonasit e asaj kohe kishin edhe elemente ilire ne brendesi te dinamikes se tyre dhe perse maqedonasit politikë të kohës së Aleksandrit të Madh nuk mund te ishin kurrsesi ilire. Domethene ketu fshihet nje dukuri qe, jo vetem ky autor, nuk di ta zbertheje. Por profesoresha e re e historise per te lidhur shqiptaret me iliret dhe keta te fundit me Zeusin perdor simbolin kombetar te shqiptareve si argumentim te problemit. Sipas saj shqiponja lidhet me Zeusin qe kishte simbol shqiponjen dhe shqiptaret duhet ta kene quajtur veten bij te shqiponjes qysh ne kohera te hershme (Elena Kocaqi, Roli Pellazgo-Ilir  ne krijimin e kombeve dhe gjuheve evropiane, f. 94). Fakti qe pretendohet se, sipas Pukevilit, Zeusi, si kryezot ne Tempullin e Dodones ka prejardhje egjiptiane dhe disa perendi greke kane prejardhje jo greke (Shaban Demiraj, Epiri, pellazget, Etrusket dhe Shqiptaret, f. 63) tregon se problemi i Zeusit nuk eshte zberthyer drejt dhe problemi eshte krejt ndryshe. Por fakti qe akademiku yne mohon ekzistences e primitives realisht ne brendesi te popullit shqiptar, te pakten deri ne fillim te shek. XX-te, me deklaraten se me perhapjen e hershme te krishterimit nder shqiptaret, emrat e shume perendive pagane veshtire se mund te kene mbetur ne perdorim popullor, por ky autor me nocionin perendi pagane nenkupton edhe emrin Aferdita (po aty, f. 44, 45) duhet te tregoje se ky problem jo vetem qe nuk eshte zberthyer ndonjehere sakte, por ai as qe eshte kuptuar ndonjehere ne thelbin e tij. Dhe per t’i shpetuar ketij pozicioni, te dyshimte ne besueshmerine e tij, atehere e parakaluan me justifikimin se gjithe krijimet e qyteterimit grek e kane zanafillen e rrenjes ne jeten shpirterore te pellazgeve…dhe nuk ekziston periodizimi i epokes mitologjike dhe i fazave determinuese te zhvillimit qe çdo faze afersisht perfaqeson nivelin e gjendjes materiale dhe kulturore, çdo emer i kultit simbolizon e shpreh raportet dhe rendin e jetes se shoqerise (Preloc Margilaj, Iliret flasin shqip – shqiptaret flasin ilirisht, f. 201). Eshte po ky autor qe i shtrin pretendimet e tij edhe me tej duke marre per baze studiuesit e problemeve pellazgjike (Spiro Konda ne librin “Shqiptaret dhe problemi pellazgjik”) sipas te cileve emri Zeus rrjedh nga Deus – De – pellazgjik qe me forme e kuptim eshte mashkullor dhe e vulos me postulatin qe forma Zeus eshte me prejardhje greke dhe jo pellazge (po aty, f. 209). A nuk tregon kjo se studiuesit shqiptare nuk e dine parimin e lindjes se ideve fetare, lulezimin e formave te tyre dhe çfare varesie perfaqeson forma fetare nga rendi shoqeror?
Por në të gjithë këtë mish-mash idesh pati nga ata studiues shqiptare qe e thane te verteten, sipas tyre, ndryshe duke konstatuar realitetin historik pa nenkuptimet perkatese, por duke evidentuar qelizen e fshehte te botes pellazge dhe asaj ilire. Sipas te diturit Pilika emblemat dhe simbolet e perdorura nga pellazget i takonin kulteve pagane duke qene emra kafshesh, vendesh (nje tjeter zakon parahelen, shprehimisht pellazg dhe ilir, ka qene adhurimi i lumenjve nen tiparet njerezore), organesh dhe frutash (Dhimiter Pilika, Pellazget, origjina jone e mohuaj, f. 290, 413) gje e cila reflektohej edhe tek bota ilire ku pranohej se forma me e lashte e besimit tek iliret ishte paganizmi, sidomos kulti i Diellit dhe i gjarprit (Grup autoresh, Historia e Shqiperise dhe shqiptareve, f. 35). Te gjitha keto tregojne se ne literaturen shqiptare, per keto probleme, eshte i paqarte raporti hapsinor midis kulteve pagane dhe politeizmit, qe gjithsesi nuk perfaqesojne nje unitet, duke pasur shkaqe krejt te ndryshme ne lindjen e gjithseiciles. Interesant eshte fakti qe edhe pas 1991-shit studiuesit shqiptare, me prejardhja nga epoka enveriste, nuk hoqen dore nga deklarimi se iliret besonin ne kultet pagane, jo ne politeizem, dhe  përsa i përket besimeve fetare të ilirëve të epokës së hekurit ato nuk ndryshojne nga ato te bronxit ku vecohej kulti i tokes dhe i diellit, apo pranohej se shume i zhvilluar ka qene kulti i gjarprit, sidomos tek iliret e jugut (Grup autoresh, Historia e Popullit Shqiptar, vell. 1, f. 55-56). Ne te vertete ne kete pike ka nje mangesi te kohes se ekzistences pasi kulti i gjarprit ka qene i zhvilluar dhe i vetem tek Iliret e Veriut, atehere kur ne Gadishullin e tyre nuk kishte te tjere, çka tregon se iliret kane qene te detyruar te çvendosen ne jug prej forcave te pavarura prej tyre (shih harten e Fulvio Cordinianos sa me siper, harta 1)
Kjo vihet re po te krahasojme te dhenat qe na japin dy autore shqiptare te ndryshem, por qe i perkasin te njejtes shkolle dhe  permbajtja e tyre kontraktohet universialisht. Sipas autorit mbi aspektet e mitologjise ilire kjo e fundit eshte nje entitet me vete dhe dege e vecante e pemes mitologjike te lashte europiane….ata kane marre pjese ne proceset e medha kulturore e shpirterore te kontinentit. (Moikom Zeqo, Aspekte te mitologjise ilire, f. 6). Kjo do te thote qe banoret e kontinentit jane te perafert ne moshat e tyre absolute dhe diferencimi i tyre social eshte i padallueshem ne planin aplikativ duke fshehur shkakun perse shqiptaret e shekullit te XX-te i disponojne akoma keto shprehje te mitologjisese vjeter. Prej ketej vjen gabimi tjeter sipas te cilit njeriu ilir ishte nga europianet e pare te lashte qe krijoi universin mitologjik ne kontakt me popujt e tjere europiane (po aty, f. 7) duke harruar se me kete kishte bere shpikjen me te madhe ne filozofi pasi kishte realizuar zgjerimin e botes se relacioneve pertej kushteve natyroro-shoqerore qe impononte rendi social. Autori nuk ka pasur se si ta dije, pasi e ka mesuar gabim ne shkolle, qe bota e relacioneve eshte e varur pikerisht nga rendi shoqeror dhe rendi qe pjell mitologjine nuk e kapercen boten e relacioneve midis njerezve brenda per brenda komunes se mirefillte primitive pasi nuk eshte realizuar akoma ndarja e punes as si akt teorik, keshtu qe kur iliret shpiken elementet me te pare te kulteve pagane, se pari  kane qene te vetem ne kontinent dhe se dyti, nuk ka pasur nevoje per relacione me banore jashte botes se tyre. Keshtu qe i bie qe iliret te mos kene qene nga europianet e pare, por europiani i pare qe krijoi perendine nen pamjen e kulteve natyrore dhe kete nuk e ka bere ne kontakt me popujt e tjere europiane pasi ata nuk ekzistonin akoma. Por keto probleme zberthehen me dashje ne menyre ireale nga ky autor pasi per here te pare une marr vesh se politeizmi ka qene thelbi i sistemit mitologjik ilir, dhe kjo gje eshte konsideruar e perbashket me popujt e tjere te kontinentit (po aty, f. 8), por qe permbyset nga vete autori kur deklaron se pellazget kishin zakon t’i flijonin perendive cdo gje dhe nuk kishin emer per to, ata arriten t’i njohin emrat e perendive teper vone (po aty, f. 10); vetem ne qofte se ka pasur per qellim te argumentoje se pellazget nuk kane lidhje me iliret, pasi procesi ne fjale eshte tej mases primitiv dhe perben aktin me te pare te lindjes se kulteve pagane. Akoma me tej, mbeshtetet tek Aleksander Stipceviq i cili ka pasur mendimin se gjarpri eshte homomim i vete Ilirit pas exelence, sepse dijetaret kane pare te rrenja e fjales etimologjine e vet gjarprit si kult ktonik (po aty, f. 17). A e di valle ky autor se gjarpri eshte shprehje e kulteve pagane dhe nuk ka asnje lidhje me politeizmin? Pastaj duhej te thoshte se prej kujt i mesuan pellazget emrat e ketyre perendive dhe ne cfare shkalle zhvillimi shoqeror ishin jo vetem pellazget, por edhe mesuesit. Ne realitet autori i mitologjise ilire ka shkruar nje liber krejtesisht antihistorik dhe eshte munduar me formen fetare t’u ndryshoje ilireve panoramen hapsinore te zhvillimit shoqeror per t’i paraqitur ata ne te njejten shkalle me popujt e tjere europiane gjë që jo vetëm nuk eshte e vertete, por fsheh thelbin e botes ilire dhe te shkences se historise. Ai i zgjeron shpikjet e tij edhe me tej duke krijuar paralelizma te pashoqe midis mitologjise primitive ilire dhe atyre skllavopronare helene apo romake sic qe rasti i flijimit cdo 9 vjet i kater kuajve hyut te detit (po te jete i vertete) proces i cili nuk mund te ndahet nga nje veprim i perafert per nje kryehyu te ngjashem me Jupiterin romak apo Zeusin helen (po aty, f. 29) apo i kultit te Dardanise duke e konsideruar te ngjashem me ate te hyut te shendetesise antike, Eskalupit, apo Hygjenes (po aty, f. 31). Interesant eshte fakti qe ky autor edhe e pranon politeizmin tek iliret, por u injekton atyre nje besim fetar te mbeshtetur ne serpentet mbi çbaze dhe emertohen iliret para 3500 vjeteve nga shkrimtaret helene (te pakten e gjitha kjo gjendet ne harten 1 sipas Fulvio Kordinianos). Sipas autorit tone Boa ishte hyjni ilire ne forme gjarpri, ku kulti i tij ka jetuar deri ne shekullin e IV te eres sone dhe Nutrika ka qene hyjnesha e ilireve veriore, mbrojtese e femijeve (po aty, f. 33). Eshte po ky autor qe duke u mbeshtetur ne bashkefajtoret e shtremberimit te historise nderton nje panorame te tille te nderlikuar duke i lidhur idete fetare me politiken, vetem se kete te fundit me nje nenteks teper te fshehte. Fjala behet per nje fis ilir, te quajtur keshtu nga Skulaksi, hyllejte i cili, sipas Ulrih fon Vilamovic-Melendorf na paska qene nje nga tre fiset dore te Spartes qe kane pasur origjine ilire dhe kane jetuar ne Dalmati (po aty, f. 54). Pamundesia per te realizuar perbashkimin e heleneve me iliret perben aktin me te pare te shtrembërimit te historise pasi pak me poshte autori do te ja jape sihariqin se ne shekullin e 4-5 kemi vdekjen e perendive ilire (po aty, f. 57) pa çka se ato ekzistojne mirefilli deri ne fillim te shekullit te XX-te sipas te njejtes hapesire botekuptimore. Dhe ky sihariq behet teper i gezueshem kur marrim vesh se ne iliri ka ekzistuar nje legjende sipas se ciles vdekja e Panit tregon per vdekjen e politeizmit dhe triumfin e monoteizmit (po aty, f. 58). Ne qofte se idete e studiuesve te huaj i lidhin iliret me helenet kjo eshte gusto e tyre, por te akuzosh si nentekst se iliret jane  nje nder perkrahesit e monoteizmit heleno-romak do te thote ta banalizosh historine duke e shtremberuar ate ne thelbin e vet. Nenkuptimi ne kete rast eshte teper i qarte: iliret, sipas nentekstit te autorit tone, jane paralele ne hapesiren e zhvillimit social me helenet dhe romaket, akoma me tej, jane bashkeautore te krishterimit monoteist.
Ndersa shoku i shkolles se tij e paraqet panoramen fetare te ilireve me afer realitetit, por mundohet t’i lidhe me pellazget dhe keta te fundit t’i beje mesuesit e heleneve pa i shkuar ndermend mbi pamundesine e realizmit te ketyre ngjarjeve sipas relatoreve hipotetike.  Aq me teper behet i pabesueshem ky autor kur tenton t’u bashkangjise  pellazgeve nje panorame kulturore mitike pa bere me perpara analizen e rendit shoqeror qe kane jetuar ata me shkaqet dhe pasojat perkatese. Sipas tij njihet boterisht qe ne shekullin r XIX-te se panteoni helen u formua me tiparet e tij kryesore vetem ne shekullin e VI-V pes duke pasur si burim kryesor kulturen pellazge (Arion Hysenbegasi, Ngadhenjim mbi mijeravjecaret, f. 434). Ky kostatim nuk ka asnje vlere ne qofte se ne nuk percaktojme me perpara raportet perkatese te qelizave materiale te shoqerise me vete rendin dhe konkretisht raportin e rendit te pellazgeve me kulturen e tyre (pikerisht keto raporte jane unifikuese ane e kend botes pa pasur nevoje huazimi) dhe sidomos dinamiken e botes se relacioneve me rendin shoqeror. Po te kishte bere kete autori do te arrinte ne kerkesen per t’i bashkangjitur analizes se tij nje parameter te panjohur nga shkenca e historise, por shume te njohur nga filozofia dhe shkencat e natyres. Dhe eshte ky parameter qe na meson mbi pamundesine e realizimit te fenomenit te pretenduar nga shoqerite e atyre koherave. Eshte tjeter gje permbajtja  e hapesires se pretenduar dhe tjeter gje menyra e formimit te tyre. Pikerisht pretendimi i mesiperm eshte absolutisht i pamundur pasi bota e relacioneve, per shkallen e zhvillimit qe kane pasur relatoret (pellazget hyjnore dhe helenet), nuk e lejon bashkeveprimin me ato permasa dhe njeri prej tyre duhet te zhduket nga historia. Keshtu eshte pa vlera konstatimi sikur herojte e miteve te zanafilles se mitologjise kane jetuar shume me perpara se te shfaqeshin te ashtequajturit helene dhe hyjnite, qe jetojne me mitet, jane, po ashtu, me prejardhje parahelene (po aty, f. 436) kur dihet fare mire qe historiografia greke ka ndertuar nje gjeneze te mbeshtetur ne herojte e Homerit dhe nuk eshte e mjaftueshme kundershtimi a priori pa ditur thelbin e problemit, pasi tek ata parahelene ka nje dritare te lidhur me kultet pagane (Homeri, Odiseja, kënga XII, vargjet 316-320). Ne menyre materialiste argumenti eshte ne favor te heleneve te djeshem dhe grekeve te sotem ku pretendimi i mesiperm nuk ka asnje domethenie, pasi kerkush nuk ka thene ndonjehere qe panteoni helen eshte i krijuar nga bota helene. Pa dyshim qe ai ka pasur nje paraardhes pasi, ne menyre absolute panteoni i kujtdo populli ka lindur ne fazen fisnore te organizimit komunar dhe ka nje paraardhje nga kultet pagane te mbeshtetur ne objektet madhore natyrore duke mos qene kurre nje identitet i vetem me politeizmin. Ne kete menyre, ne qofte se do ta konsiderojme te sakte faktin qe perendite me te lashta jane “Dielli” dhe “Toka”, perkatesisht “ati” dhe “nena e jetes” (po aty, faqe 441) duhet te jemi te bindur qe ato nuk jane te huazuara ne menyre absolute pasi jane produkte te te gjithe popujve te botes. Dhe po t’i kujtohet lexuesit vizita e Odisese ne ishullin e Diellit, ku jetonin lopet e Diellit, do te arrije ne perfundimin se kultet pagane na paskan jetuar si mbeturina ne boten politeiste te paraheleneve te kohes se Trojes. Problemi eshte te zbulohet se cfare besimi fetar kane pasur iliret dhe parailiret per te percaktuar lidhjet e kohes se zhvillimit me shkrimin dhe alfabetin (ja përse shërbejne idetë fetare për temën tonë). Autori ynë në këtë drejtim ka bërë një punë të lavdërueshme duke qënë në rezonancë me punën disa shekullore të albanologëve të huaj dhe shqiptarë. Sipas tij, duke cituar filozofin romak Maksim Tir, ilirët peonë adhurues të Diellit si gjithë ilirët e paraqesin simbolikisht “Hyjin Diell” me një disk të vogël të ngulur në majën e një shtylle të lartë (po aty, f. 444); dhe pastaj autori tregon disa raste në malësitë e veriut e të jugut të Shqipërisë së sotme ku është nderuar dhe nderohet “kulti i vëndeve të larta”, “i majave më të larta” të maleve që adhuroheshin si “maja të Diellit”, apo në malin e Tomorrit, i cili mban emrin e “Malit të Shenjtë të Dodonës së Molosisë” dhe ku nderohej kulti i hershëm pellazg, ilir, shqiptar: kulti i “Hyjit Diell”, e përfundimisht sipas këtij autori pellazgët, ilirët, pra shqiptarët e hershëm, ishin paganë. Ata adhuronin natyrën, forcat natyrore dhe mbi të gjitha Diellin e Tokën (po aty, f. 475, 490, 734).
Unë jam i bindur që autori nuk e di se me këtë përfytyrim që ai ka për idetë fetare të pellazgëve, ilirëve dhe shqiptarëve ka hedhur tej disa pikëpamje të postkomunistëve që lidhen pikërisht me temën tonë. Rrjedhimi i parë rezulton të jetë që pellazgët nuk kanë pasur shkrim pasi idetë fetare që ata mbartnin kanë qënë shumë më mbrapa se idetë fetare që paralelizohen me shkrimin. Në qoftë se do të pranojmë ekzistencën e shkrimit tek ata, atëhere ilirët nuk janë pasardhësit e tyre dhe në qoftë se do të pranojmë politeizmin edhe tek ilirët, atëhere ne shqiptarët nuk jemi pasardhësit e ilirëve, por gjithsesi pranimi i ideve fetare nën pamjen e kulteve pagane tek shqiptarët të çon në pranimin se ata nuk janë të ardhur në këto troje pasi lëvizja e fiseve dhe grup fiseve njerëzore nuk është një problem universal që shoqëron të gjithë dinamikën e shoqërisë nga lindja dhe deri në vdekjen. Kjo e fundit është një iluzion i gabuar i studiuesve që i ndjek për mijëra vjet pa e kuptuar se lëvizja e fiseve dhe grup fiseve ndodh vetëm në një rast në historinë e njerëzimit, pas ndarjes së punës dhe teorikisht, deri në momentin e lindjes së politeizmit. Është nje periudhë mijëravjeçare e njerëzimit që nuk është analizuar asnjëherë me këtë sy, por çdo gjë është kufizuar në barazinë e kulteve pagane me politeizmin. Por problemi e ka një zgjidhje të mëtejshme të lidhur me kohën e lindjeve të fiseve dhe grupfiseve, mbi çbazë janë formuar popujt dhe ata që janë formuar herët, ose shumë heret e kanë hapësirën e lëvizjes mekanike të tyre shumë të vogël deri në mosqënie, kur popujt e formuar vonë ose shumë vonë e kanë këtë lëvizje tepër të madhe; kjo duhet të bjerë në sy tek raca e kuqe përtej Atlantikut.
Por me sa kam kuptuar studiuesit postkomunistë shqiptarë nuk e kanë hallin tek mitologjia ilire apo shqiptare, por ata merakosen për tjetër gjë edhe pse nuk kanë asnjë punë me të dhe kërkojnë të bëjnë politike me mitologjinë duke e konsideruar mitologjinë greke si mitologji pellazge të cilën të parët e kishin huazuar nga të dytët (Luftullah H. Peza, Liljana Peza, Dritë e re mbi Pellazgët dhe gjuhën e tyre, f. 60) pa i shkuar ndërmënd që kjo në atë kohë ishte e pamundur të realizohej dhe nuk ka asnjë mundësi që një popull të huazojë nga një tjetër përgjatë fazës fisnore dhe pastaj ta zhdukë atë nga historia.
Për të mbyllur diskutimet për këtë fushë po jap të përmbledhur dinamikën e ideve fetare sipas një studimi të realizuar njëzet e pese vjet përpara me titull: Feja dhe intelektualët, ku pretendoj të kem zgjidhur mënyrën dhe formën e lindjes së ideve fetare, si dhe format evolutive të tyre konform rendeve shoqërore. Sipas këtij studimi arësyeja e lindjes së ideve fetare është e lidhur me botën e mirëqënies brënda një rendi shoqëror, e cila kur arrin maksimumin kërkon të ndryshojë llojin e marrëdhënieve të prodhim-shkëmbimit, por këtë e realizon më së pari në fushën e fesë (pasi idetë subjektive e suprimojnë realitetin nga pikëpamja kohore): në këtë mënyrë komuna e mirëfilltë primitive, përpara se të realizojë ndarjen e punës, realizon lindjen e kulteve pagane; e meqënëse kjo shoqëri drejtohet në mënyrë të vetëdijshme (brenda instinktit te trasheguar nga bota e kafsheve) sipas barazisë natyrore e pjell formën fetare në përputhje me këtë barazi natyrore dhe është kjo arësyeja përse kultet pagane kanë si perëndi objekte reale me veprimtari ireale. Kjo përbën formën më të parë të ideve fetare dhe është një bote subjektive që ekziston absolutisht tek të gjithë paraardhësit e popujve të botës se sotme. Parimi poligjenist i lindjes së njeriut në Tokë bën që ekzistenca kohore e këtyre kulteve pagane të jetë në përputhje me kohën e lindjes së popujve dhe nuk mund të ketë asnjë mënyrë teorike që të argumentojë ekzistencën e formave të tjera fetare pa kaluar më përpara mbi kultet pagane, apo huazimet nga njeri parapopull tek tjetri jo vetem per shkak te paaftesise per t’u realizuar relacionet e domosdoshme, por dhe per shkak te shkalles se zhvillimit te seicilit ku bie ne sy ndryshueshmeria sasiore e kulteve pagane ane e kend globit. Kjo formë fetare i shërben të gjithë fazës fisnore të komunës dhe nga pikëpamja kohore është tepër-tepër e gjatë, teorikisht sa shuma e rendeve shtetërore të marrë së bashku (në realitet gjatë gjithë kësaj kohe që ka paraparë njerëzimi, pas ndarjes së punës, ka ndodhur paradoksi i kohës në sajë të relacioneve universale ku popujt e prapambetur kanë fituar në kohë dhe popujt më të zhvilluar e kanë humbur atë). Kështu që vazhdimësia e rendit të kapitalit do të jetë në përputhje me dinamikën e racës të përbërë nga popuj me dinamikë të ndryshme në sajë të kohëlindjes, pasojat e së cilës duhet të merren parasysh nga politikanët e sotëm edhe pse nuk ma merr mëndja të kenë mësuar ndënjë gjë në shkollat e tyre. Pas parakalimit të fazës fisnore, në kohën që ndjehet e nevojshme ndryshimi i formës së marrëdhënieve të prodhim-shkëmbimit lind politeizmi që, si formë fetare, është në përputhje të plotë me mënyrën e organizimit të shoqërisë  ku bie në sy karakteri i asambleve popullore dhe është kjo arësyeja përse forma fetare mbështetet në shumë perëndi. Kjo formë fetare lind përpara se të vendosen marrëdhëniet ndërshtetërore (forma skllavopronare), disa qindra vjet, dhe i shërben marrëdhënieve skllavopronare të prodhim shkëmbimit. Lufta e Trojës është në përputhje me fazën më të parë të lindjes së politeizmit dhe tregon se ajo shoqëri po përgatitej për tu futur në dyert e shtetit, gjë e realizuar me qytet-shtetet e para helene pas rreth 700 vjetësh. Edhe kjo forme fetare nuk eshte huazuar nga parapopujt primitive parashteterore. Me zhvillimin maksimal të marrëdhënieve skllavopronare të prodhim-shkëmbimit lind nevoja e ndryshimit të tyre dhe kjo pikësëpari realizohet në fushën e fesë ku lind monoteizmi, i cili është në përputhje të plotë me formën e organizimit politik të perandorive skllavopronare ku forma perandorake vulos formën monoteiste të fesë: nje perandor = një Zot. Eshte kjo forme fetare qe i imponohet popujve duke krijuar nje unitet ne zhvillimin specifik dhe atje ku ajo nuk shtrihet kemi ndryshime te dukshme ne karakteret e zhvillimit social te popujve. Forma monoteiste e fesë i shërben rendit feudal duke e mbyllur formën evolutive të saj edhe pse duhet të ketë edhe një formë tjetër fetare të lidhur me botën e jashtëtokësoreve. Pas kësaj faze do të arrijë momenti që njeriu do të bindet edhe praktikisht se nuk mund ta njohë kurrë Zotin, mirëbërsin e vet, por dhe nuk mund ta mohojë dot kurrë Atë. Tani nuk na ngelet gjë tjetër veçse të paralelizojmë fazat e zhvillimit të shoqërive përkatëse me këtë analizë për të parë nga e kanë ato gjenezën, të paktën sipas ideve fetare.
Gjithsesi të jetë puna studiuesit shqiptarë postkomunistë janë në kontradiksion të plotë  midis tyre, me baballarët enveristë, por dhe me punën disa shekullore të albanologëve botërore dhe të atyre shqiptarë. Midis tyre kam kënaqësinë të përmënd: Mark Tirtja, Peter R. Frank, Aleksandër Stipçeviq, Skënder Anamali, Frano Prendi në Kuvendin e Parë të Studimeve Ilire, vëll. I, f. 118, vëll. II, f. 281, 282, 283, 371, 355, 28, 31, 271-272; Mark Tirtja në Konferencën kombëtare të studimeve etnografike, f. 302, 303; Neritan Ceka në librin Apolonia e Ilirisë, f. 88, 173; Ismail Kadare në librin Një dosje për Homerin, Nëndori 8/82, f. 134; Frano Prendi, Skënder Anamali, Bep Jubani, Dhimitër Budina në Përmbledhje artikujsh arkeologjikë për historinë e lashtë të Shqipërisë, disp. I, f. 112-113, 224, 167, 279, disp. II, f. 317, 328; të cilët formojnë armatën gjigande të albanologëve që e çuan zgjidhjen deri në prakun e argumentimit të autoktonisë absolute të shqiptarëve, por qe në sajë të metodikave skolastike të vjetëruara dhe politikës e frenuan këtë argumentim. Puna gjigande e tyre nuk mund të anashkalohet me një të rënë të lapsit dhe nuk mund të ketë karakter nihilist.
Por une pretendoj se studiuesit e albanologjise problemin e ideve fetare tek shqiptaret, iliret dhe parailiret e kane pare ne menyre shume antihistorike dhe, per te mbuluar paaftesine ne zberthimin e problemit, postuluan se nuk mund te kete nje popull pa mitologji pagane (Azem Qazimi, Fjalor i motologjise dhe demonologjise shqiptare, f. X) pa i shkuar ndermend per zberthimin e ketij paganizmi ne elemente perberes dhe te lidhur me rendin shoqeror mbi ç’baze kane lindur gabime te njepasnjeshme (duke barazuar kultet e natyrës me politeizmin fetar, ose duke i paraqitur si vazhdim i njeri-tjetrit brenda nje permbajtje edhe pse feja nuk ka histori, përmbajtje dhe thelb) në nivel botëror, duke e permbysur autoktonine absolute te shqiptareve te sotem (monogjeneza nuk e pranon autoktoninë e asnjë populli).
8-Mbi imponimin politik të luftës dhe skllavërisë tek ilirët
Në vazhdim këta studiues u imponuan ilirëve botën e luftës dhe proçesin e skllavërisë e lanë në heshtje edhe pse kjo ishte absolutisht e pamundur të ketë ndodhur ndonjëherë në ndonjë skaj të Globit. Nga ana tjetër e lidhën emrin e tyre me të kundërtën e proçesit në fjalë. Në këtë pikë padija intelektuale e studiuesve postenveristë është me të vërtetë me përmasa shumë herë më të madhe se e baballarëve të tyre enveristë, ku këta të fundit e kanë pasur me kohë kërkesën për të zbuluar se si lind lufta dhe skllavëria, problem i pa zgjidhur akoma nga filozofia materialiste dhe në këtë mënyrë u imponuan bijve të tyre një padije në fuqi infinit edhe pse këta të fundit mbaruan shkollat më të mira europiane pas 1991-shit. A nuk është ky një tregues që kapaciteti intelektual është i varur kryekëput nga geni familjar dhe në këtë drejtim të gjithë komunistët dhe bijtë e tyre lënë shumë për të dëshiruar? Se çfarë ka ndodhur me këtë problem nuk është e vështirë të konstatohet, por të habit kurajoja civile për t’i imponuar botës ilire elementë sociale që ata nuk kanë pasur asnjë mundësi për të bashkëjetuar me to. Panorama hapsinore e kësaj veprimtarie shoqërore është paraqitur me ngjyra ekstreme deri në atë masë sa ilirëve u imponuan lufterat, martesat, shkembimet tregetare dhe aleancat midis tyre (Eva Brinja, Antikiteti, f. 35), akoma me tej, u konsideruan popull luftarak që nuk vihej nën pushtetin e të tjerëve dhe shpesh kishin pushtuar botën (Elena Kocaqi, Roli Pellazgo-Ilir në krijimin e kombeve dhe gjuhëve europiane, f. 10). Pati pastaj fise ilire që u konsideruan si pushtues të një bote midis Nilit dhe Indisë me emrin Skithë (po aty, f. 82-83) dhe kjo autore për t’i mbushur mëndjen lexuesit që kjo lajthitje është e saktë argumenton se të dhënat antropologjike dëshmojnë se në deltën e Nilit dhe tek Sumerët 3000 vjet përpara Krishtit ka banuar një popullsi e bardhë dhe pikërisht me origjinë pellazgo-ilire (po aty, f. 201) duke e ngritur lajthitjen e saj në katror. Akoma më keq, pati nga ata autorë që relacionet midis fiseve primitive në kohëra tepër të vjetra ja nënshtuan proçesit të armatosjes duke bashkuar fiset e para të njeriut deri në shkallën e racave (Ali Eltari (Lapi), Pellazgët, krijuesit e qytetërimit botëror, f. 32), gjë krejtësisht e pamundur që të jetë realizuar ndonjëherë.
Por pati nga ata autorë që e lidhën mbijetesën e ilirëve ndër mijëvjeçarë pikërisht me luftën deri në atë shkallë sa e akuzuan botën ilire të lidhur me shpirtin e kryengritjes të luftës për liri si shkaku i dytë i ekzistences historike (Gjetë Ndoi, E vërteta mbi shqiptarët, f. 16) duke harruar se bota ilire pikërisht këtë karakteristikë nuk kishte pasur dhe përballë invazionit sllav u dorëzua duke u zhdukur nga historia. Eshte tjetër punë që një pjesë e ilirëve në sajë të relacioneve me parahelenët dhe helenët arritën të mbijetojnë në histori me emrin epirotë, por dhe këtyre nuk mund t’i atribuojmë ndonjë shpirt luftarak të veçantë pasi në shekullin e XIV-XV pas Kri. kanë qënë në prag të eleminimit total dhe vetëm në sajë të rastësisë otomane kanë mundur të mbijetojnë në histori. Gjërat duhen thënë sipas statistikës historike dhe jo sipas mesimeve të historiografisë enveriste e cila ka ngritur përrallën e shpirtit liridashës  të shqiptarëve-ilirë kur në realitet është krejt e kundërta: shqiptarët u bënë të lirë vetëm në sajë të politikës europiane në shekullin e XX-të të shprehur me anë të Klerit Katolik Shqiptar dhe nuk kanë luftuar kurrë për vëndin e tyre dhe kjo e ka një arësye shoqërore mijëravjeçare të lidhur me fenomene shoqërore që historiografia komuniste dhe postkomuniste nuk ka mundur t’i zbulojë dot. Paraardhesit e ilireve, iliret dhe pasardhesit e tyre nuk e kane njohur skllaverine ne zhvillimin autokton, por vetem te imponuar, keshte qe cdo kryengritje e tyre eshte nje rastesi per boten e trinomit te mesiperm. Por studiuesit postenveristë bene nje akrobaci per kete problem pasi ekzistencen e skllaverise neper popujt e Mesdheut ja injektuan edhe pellazgeve duke i pranuar keta te fundit si paraardhes te ilireve. Keshtu me se nje autor thote: “Tabelat, per aq sa u kuptuan dhe ashtu sic u kuptuan (behet fjale per 3000 tabelat e vogla te Knosit dhe te Pilosit me shenjat e shkrimit linear B), paraqesin ne vetvete nje arkiv te ekonomise se mbretit dhe te tempujve. Sic duket, pjesen me te madhe te njerezve qe permenden ne tekstet, e perbejne sklleverit. Ne shume tabela tregohen vendet e origjines se sklleverve; zakonisht keto vende jane pellazge.” (Leonard Prifti, Shqiptaret, greket dhe serbet kundra Shuflait, f. 48). Nga ky pasazh nuk duket qe tek pellazget te kene ekzistuar marredheniet skllavopronare te prodhim-shkembimit, por ajo percaktohet sakte kur po ky autor pretendon se “Qyteterimi mikenas eshte puro pellazg dhe si i tille duhet konsideruar si qyteterim ilir, shume i hershem.” (po aty, f. 109).
Problemi i luftës nuk është kuptuar kurrë saktësisht nga studiuesit shqiptarë të të gjithë ngjyrave, por është marrë si shëmbëll për të pasuruar punimet e tyre pa i shkuar ndërmënd se ekzistenca e luftës duhej të varej nga një shkallë e caktuar e zhvillimit të marrëdhënieve të prodhim-shkëmbimit, të cilën ilirët nuk e kanë pasur kurrë për faktin më të thjeshtë fare: nuk kanë pasur pronë private, e cila bie në sy deri në mesin e shekullit të XX-të kur pasardhësit e tyre, shqiptarët, vendosën ta ndryshojnë pronën fisnore në pronë private. Proçesi realisht ka filluar vetën në kohën e Mbretit Zogu i Parë dhe aspak më përpara. Kështu është i papranueshëm fakti sikur fiset ilire të kenë bërë luftëra të përgjakshme për shkak të rekurseve ekonomike duke penguar proçesin e konsolidimit nacional (Preloc Margilaj, Ilirët flasin shqip – shqiptarët flasin ilirisht, f. 315), gje e cila po te kishte ekzistuar do te bente te ndryshmen e asaj qe pretendon autori, ose në të kundërtën ilirët nuk janë paraardhësit e shqiptarëve dhe me këtë të marrë fund e gjithë shkenca e albanologjisë.
Por ka të dhe të dhëna me karakter ilarizues sikur lufta nacional-çlirimtare beri të veten dhe e shtjelloi më tej trashëgiminë e shëndoshë të Rilindjes dhe të Motit të Madh të Arbërit (Dhimitër Pilika, Pellazgët, origjina jonë e mohuar, f. 28) duke më çuar në përfundimin që vepra e dijetarit  të jetë ndotur nga pinjollët e enverizmit pasi këto jo vetem qe nuk janë fjalët e tij, por ato nuk mund te jene as pjese e ndergjegjes te tij rebele antikomuniste; keshtu qe vepra e dijetarit te madh duhet marre me shume rezerva ne drejtim te saktësisë.
Përmasat e luftës, si akt i lidhur me pronësinë dhe skllavërinë, ka një suport analitik tepër të përcaktuar ku filozofia e ka thënë me kohë fjalën e saj, por përpara se t’u atribuosh ilirëve lëvrimin e kësaj veprimtarie, edhe në fazën parapolitike, duhet përcaktuar më përpara dinamika reale e saj në planin filozofik, gjë e parealizuar akoma, dhe vetëm pas kësaj do të kuptohet qe shoqëria ilire nuk ka arritur asnjëherë atë shkallë zhvillimi shoqëror që të kenë përdorur luftën si zgjidhëse të konflikteve hapsinore për ushqime të përditëshme midis komunave, mbi ç’bazë ka lindur dhe forma me e parë e luftës në historinë e njerëzimit. Arësyeja e kësaj është shumë e thjeshtë: ekziston mirëfilli tek shqiptarët e fillimshekullit të XX-të në krahinën e Hotit (Theodor Ippen, Shqipëria e Vjetër, f. 25).
Vëmë re se në këtë pikë studiuesit post komunistë janë në rezonancë të plotë me albanologët shqiptarë të periudhës komuniste. Përmënd me rrallë: Gjerak Karaiskaj, 5000 vjet fortifikime në Shqipëri, f. 14, Frano Prendi, në Përmbledhje artikujsh arkeologjikë për historinë e lashtë të Shqipërisë, disp. I-rë, f.124, Selim Islami në Kuvendin e Parë të Studimeve Ilire, vëll. I-rë, f. 88-89, 90.
E po të krahasojmë idetë e tyre me gjëndjen reale të shoqërisë shqiptare në shekullin e XX-të e përpara tij, në funksion të luftës dhe organizimit të saj do të vëmë re se organizimi i fisit për luftë është shumë më mbrapa se helenët e epokave heroike. Mjafton të lexohet kumtesa e te madhit prof. Rrok Zojzit: Mbeturina të rendit fisnor në disa mikrorajone të vëndit tonë, mbajtur në Konferencën kombëtare të studimeve etnografike, f. 175, për të kuptuar se sa larg realitetit ka qenë historiografia enveriste për këtë problem.
9-Mbi mitet dhe legjendat ilire
Pastaj i erdhi radha produktit ideor ilir duke u injektuar atyre mitet dhe legjendat e botës parahelene. Nuk u mjaftuan me kaq, por dhe luftën e Trojës e konsideruan si luftë midis fiseve pellazge, që më vonë u transformuan në fise ilire, duke nënkuptuar se dhe autori letrar i asaj lufte të ketë qënë i lidhur me botën shqiptare (fjalë të George Fred Williams, 1914, shoqëruar veprën e Dhimitër Pilikës, f. 447). Pastaj, anasjelltas, produktin social hipotetik te parailireve dhe ilireve ja injektuan heleneve duke krijuar praktiken e monogjenezes kulturore e shoqerore. Kurse nje autor tjeter, per kete problem shkruan: “Epiri eshte nje krahine e banuar nga “barbare” ilire, qe nuk deshirojne te luftojne kundra ilireve te Trojes. Ida Thallon )1919, XXXIX) nenvizon faktin se lufta e Trojes behet midis dy grupeve etnike te ndryshme: grekeve dhe ilireve.” (Leonard Prifti, Shqiptaret, greket dhe serbet kunder Shuflait, f. 92)
Autori i studimit të mitologjisë ilire hedh në tregun mediatik idetë e tij të revizionuara sipas politikave të fshehta duke na dhuruar një situatë shoqërore tepër të pakuptueshme dhe kontradiktore të botës ilire. Sipas tij Apolodori ka rregjistruar variantin greko-ilir të legjendës së Kadmit dhe Harmonias mbi ç’bazë lindi Iliri (Moikom Zeqo, Aspekte të mitologjisë ilire, f. 37) çka nënkupton se emri ilir është produkt helen dhe në këtë pikë fillon historia e ilirëve, na pëlqen apo jo ky version. Akoma më tej autori thotë një të vërtetë, por pa e çuar atë deri në fund duke dhënë një pamje ngjarjesh të pamundura në adresë të ilirëve. Sipas tij legjendat greke nuk janë imponuar me forcë, por janë marrë nga ilirët, që i kanë zhvilluar sipas ngjarjeve e koncepteve të veta mitologjike (po aty, f. 39) duke harruar se kjo nuk mund të jetë reale pasi kërkon një zhvillim të caktuar të shoqërisë. Pastaj duhet parë për cilët ilirë e ka fjalën, pasi të jeni të bindur që ilirët veriorë as që janë marrë ndonjë herë me legjendat helene, por ato janë kultivuar vetëm tek epirotët pasi vetëm ata kanë qënë në kontakt me parahelenët dhe helenët mbi ç’bazë dhe u zhvilluan ndryshe nga pjesa tjetër e ilirëve duke formuar çudinë e parë të botës ilire: mbijetimin nga dyndjet kriminale të sllavëve. Ka qënë pikërisht bota helene ajo që i përgatiti epirotët për mbijetëse historike pas shekullit të V-VI pas Kri. Por autori kërkon me çdo kusht që botën parahelena ta lidhë me botën ilire me anë të luftës së Trojës duke e paraqitur kontraktimin në brëndësi të botës parahelene si kontraktim ilir edhe pse ajo ngjarje nuk ka asnjë mundësi, qoftë dhe teorike, të ketë ndodhur në brëndësi të botës ilire. Për këtë ai merr në ndihmë herë Ruzhdi Ushakun, sipas të cilit emri i Ulqinit duhet të lidhet me toponimin homerik Daulkion, që përmëndet tek Odiseja (epi XIX, vargu 293 (po aty, f. 40); dhe herë Virgjilin, sipas të cilit emri i krahinës së kaonëve vjen nga emri i heroi trojan Kaoni (po aty, f. 50).
Ndërsa një autor tjetër nuk e pranon varësinë e mitologjisë ilire nga ajo helene dhe për këtë hedh idenë se mitologjia greke është e vonshme, po të krahasohet me mitologjinë dhe fenë epirote (Arsim Spahiu, Orakulli i Dodonës dhe epirotët (shek. XX-II para e.s.), f. 158) dhe për t’i mbushur mëndjen lexuesit postulon se ndikimi i qytetërimit grek në Epir nuk do të ketë filluar para shek. V pa. E.s dhe, duke kërkuar ndihmën e N.G.L. Hamond, shpreh bindjen se pas vitit 470 pa. E.s. Trebenishti, Epiri dhe Ballkani Qëndror filluan “të kthehen nga bota relativisht e zhvilluar e qyteteve greke” (po aty, f. 156), por duke “harruar” se kolonia helene e Apollonisë datohej që në vitin 588 pa. Kri. (Grup autorësh, Historia e Shqipërisë dhe e Shqiptarëve, f. 20). Ky autor shpreh dhe nje mendim tjetër, që është dhe pak i dyshimtë në parashikimin e asaj që fshihet. Sipas tij “Kam evokuar edhe praninë e rolin e fiseve ilire (mesapëve, japygëve, daunëve, peuketëve, oenotrëve, dardanëve, etj) si në Greqinë kontinentale, ashtu dhe në ishujt Egje, në Troadë dhe në Itali. Sipas mendimit tim, dokumentacioni grek i lashtësisë të jep mundësinë të saktësohet karakteri etnik i mitologjisë dhe i fesë greke”(Arsim Spahiu, Pellazgët dhe ilirët në Greqinë e Vjetër, f. 15). Por autorët e librit të parafundit, duke qënë profesionistë në këtë fushë, nuk e lënë autorin e arsimuar në Perëndim të gabojë në këto përmasa pasi pretendojnë se tregëtia e ndërsjelltë ilire-greke (varet se e çfare kohe ka qënë, pasi në të kundërtën ardhja e helenëve në trojet e ilirëve ka pasur si shkak botën e tyre të brëndëshme dhe aspak relacionet e dyanshme) i ndihmoi krahinat fqinje të njihen me pasuritë natyrore të Ilirisë  dhe me mundësitë që kishte konfiguracioni i Ilirisë për t’u lidhur me krahinat e tjera të Ballkanit. Prandaj helenët filluan të themelojnë koloni në brigjet e Jonit e të Adriatikut Lindor nga shek. VIII pa. Kri. e në vazhdim (Grup autorësh, Historia e Shqipërisë dhe e Shqiptarëve, f. 19). Pretendimi i autorëve të këtij libri është krejt formal pasi u ka shpëtuar pa zbuluar shkakun e lëvizjes së fiseve parahelene, gjë që duhet konsideruar një dukuri me përmasa botërore vetëm për një fazë të caktuar të një rendi shoqëror dhe do të justifikonte shumë ngjarje historike që u mbivishen ilirëve dhe paraardhësve të tyre historikë.
Por pati nga ata autorë “guximtarë” që hodhën idera edhe më ekstreme duke e konsideruar atdheun e paraardhësve të ilirëve si atdheun e helenëve të mëvonshëm me pikesynimin per te lidhur te tashmen shqiptare me te kaluaren e lavdishme te atyre koherave. Sipas autorit tone Pellazgjia me vone Hellada u shndëruan ne modele te jetes shoqerore, te shkolles e te shkences dhe te estetikes se pakrahasueshme (Preloc Margilaj, Iliret flasin shqip – shqiptaret flasin ilirisht, f. 198) pa i shkuar ndermend te shpjegoje prapambetjen shoqerore te shqiptareve te sotem. Eshte e pamundur te ekzistoje nje gjeneze e perbashket e pjeseve te nje populli te ndare me fise, sic kane qene iliret, dhe zhvillimi konkluziv i tyre te jete me ndryshueshmeri deri ne cilesore. Eshte nje metodike shterpe qe e shtremberon gjenezen e shqiptareve te sotem duke mos realizuar asnje perfitim konkret, qofte dhe vetem teorik. Eshte po ky autor qe pretendon se pervoja mijeravjecare e jetes shoqerore, shteterore e ekonomike e popullit ilir i ka sherbyer Greqise, te behet force e dalluar levizëse, ne rrugen e zhvillimit kah lavdia supreme historike (po aty, f. 256). Po të merret si fakt, kjo forme e te menduarit, nuk mund te jete analoge me nje shkolle ku mesojne shume nxenes dhe disa kane rezultate te mira e disa jo.
Problemi i prapambetjes se popujve, ne zhvillimin e tyre, ka dy faktore determinues: ate te lindjes, mbi c’baze mund te percaktojme shpejtesine e zhvillimit dhe nivelin e tij; dhe ate te marredhenieve universale brenda dhe jashte tij mbi ç’bazë mund te percaktojme tjetersimin ne zhvillimin e popujve, por i gjithe procesi i fundit eshte i varur kryekeput nga rendet shoqerore dhe ne kete pike qendron e fshehta e ilireve historike.
10-Mbi panoramën sociale të ilirëve
Panorama sociale e paraardhesve te shqiptareve u ndertua e tille qe krjoi mundesine te perbashkohen elementet sociale te shoqerise ne faza te kunderta zhvillimi duke krijuar nje imazh te gjendjes shoqerore jo vetem ta pamundur ne planin real, por ne kundershtim me teorine materialiste per kete problem (forma e gjinore dhe patriarkale e familjes nuk mund të pajtohet me shtetin klasor, forma fisnore e prones nuk mund te pajtohet me shtetin klasor, e drejta zakonore e pashkruar nuk mund te pajtohet me shtetin klasor, marredheniet mall-mall nuk perbejne esencen e shtetit klasor dhe te gjithe keto qeliza sociale nuk ndertojne dot nje shtet klasor, por ato ne rastin me te mire formojne nje shoqeri primitive me karakter fisnor, ose e thene ndryshe, fazen fundore te komunes primitive perpara se te shpikej shkrimi). Por cfare ndodhi me albanologet dhe historianet shqiptare pas 1991-shit? Ata ndertuan nje shoqeri ilire te perparuar me elementet sociale primitive dhe kete kerkuan ta barazojne me boten helene dhe romake.
Keshtu autorja e antikitetit postuloi se vendi midis Greqise dhe Romes ka qene i barabarte me to (Eva Brinja, Antikiteti, f. 206) pa i shkuar ndermend se nga pikepamja gjeografike vendi i ilireve duhet te jete i barabarte me vendin e heleneve dhe latineve, por nga pikepamja njerezore iliret ishin te pakten 10 here me te vjeter se komshinjte dhe detyrimisht nuk mund te ishin si ata në zhvillimin shoqëror. Dhe e gjitha kjo ndodhte ne kuadrin e nje shperthimi ndjenjash kombetare qe kishte pushtuar pinjollet e enverizmit, por dhe bashkekrahinoret e tyre edhe pse kishin qene te persekutuar deri ne palce. Kjo e fundit nuk i ka penguar ata te filozofojne ne drejtim te problemeve albanologjike me permasa tej reales. Keshtu, sipas njerit prej tyre, njeriu i eger nuk mund t’i qendroje rrebesheve te kohes duke aluduar se ky njeri nuk ka amfiteatro, akropole, monumente kulturore, etj (Mexhit Kokalari, Epiri, kryeqendra e qyteterimit antik ne Europe, f. 4) pa na treguar se keto monumente mund te gjenden ne trojet e te egjerve, por i kane ndertuar te civilizuarit dhe kete nuk eshte i afte ta argumentoje dot. Ne kete pike qendron pikerisht autoktonia absolute e ilireve te djeshem, por dhe mosha absolute teper-teper e vjeter, kur koha e tyre relative e lidhur me rendin shoqeror eshte teper-teper e re. Te dy keto kohe iliret i kane ekstreme ne kontinent dhe te pakrahasueshme me popujt e tjere te Europes. Ndoshta vetem basket mund t’i afrohen me perafersi. Keshtu eshte e papranueshme qe te pranohet ekzistenca e lashte e një popullate midis Durresit dhe gjiut te Prevezes ku shtrihen një sërë amfiteatrosh, hipodrome, stadiume e pastaj t’i akozosh grekët si pushtues ne krahinat jugore të atdheut të shqiptarëve gjatë vitit 1913 (po aty, f. 21-22), kur popullata vëndase është tepër primitive dhe helenët kishin ndikuar në transormimin e ilirëve në epirotë dhe këta të fundit shkruanin vetëm me alfabetin helen, përpara se të vinin romakët.
Për të kuptuar këtë primitivizëm, distancën e ilirëve nga gjuha e shkruar dhe ndikimin qe helenët kishin realizuar mbi ta, po analizojmë elementët sociale të shoqërisë ilire sipas këndvështrimit të përfaqësuesve të Marrëzisë shqiptare dhe kundertine qe ato kane me studimet shumeshekullore te albanologëve.
Familja
Pa i kuptuar rrjedhimet qe do te dilnin nga gjendja e familjes ilire, te pakten, studiuesja e antikitetit jep kete panorame te pjeseshme te gruas ne Iliri: sipas saj ekziston nje pozicion i posacem i femres ilire ku ato jane te barabarte me burrat dhe mund te kene femije edhe pa u martuar (Eva Brinja, Antikiteti, f. 211). Marredheniet e lira te femres ilire, po te jene te sakta, tregojne se shoqeria ilire e asaj kohe sapo kishte vendosur ndarjen e punes, e kete jo vetem ne menyre te sforcuar, por mbi te gjitha te imponuar nga bota e relacioneve, dhe pasojat e ketij veprimi akoma nuk ishin ndjere ne ate shoqeri. Eshte pikerisht lloji  i  ndertimit te familjes qe percakton shkallen e zhvillimit te fazes fisnore te komunes dhe kete nuk ka marre parasysh autorja kur ka tentuar te krijoje nje madheshti imagjinare te paraardhesve te shqiptareve te sotem. Sipas kesaj hapesire te familjes ilire rezulton se shoqeria ilire ndodhej ne fazen e mirefillte te komunes primitive dhe ngelet per te zbuluar se kush ishte ajo force shoqerore qe kishte influencuar mbi te. Si shpegohet fenomeni real per rastin ilir? Pikerisht kjo perben te pamunderen per autoren e antikitetit, sepse ajo eshte edukuar me frymen e monoteizmit kulturor dhe me kete e permbys te gjithe realitetin ilir me te mirat dhe te keqijat qe disponon si dhurate e natyres dhe botes njerezore.
Ne te njejtin pozicion gjendet dhe autorët e studimit mbi gjuhen pellazge ku, krahas shtetit te organizuar deri ne fazen qytetare, pranon ekzistencen e organizimit gjinor te familjes (Luftullah H. Peza & Liljana Peza, Drite e re mbi Pellazget dhe gjuhen e tyre, f. 54) pa i shkuar ndermend se kjo nuk ka asnje mundesi praktike te realizohet ne planin specifik pervec nje versioni te realizoar ne saje te relacioneve me me te zhvilluarit. Por pranimi i kesaj hapsesire do te tregonte ne menyre te argumentuar pranine e paradoksit te kohes pergjate dinamikes se zhvillimit te pellazgeve-ilire dhe me kete te merrte fund Marrezia e madheshtise te shqiptareve postenveristë, pasi menyra e shpjegimit te fenomenit ne fjale do te kerkonte medoemos rishikimin e te gjithe shkences se historise ne nivel boteror, gje te cilen autorët tane e kanë pasur si mundesi reale per ta bere, por per efekt te edukacionit shkollor e kanë anashkaluar pa i shkuar ndermend se ketu fshihet misteri zgjidhes i botes ilire me te gjithe parametrat sociale te parapare nga ata dhe shoket e tyre te se njejtes shkolle.
Ndersa dijetari Pilika e shtyn njohjen e karakterit te gruas deri tek pellazget, pa u futur ne brendesi te dinamikes se familjes ku sipas te cilit gruaja tek pellazget gezonte shume te drejta dhe respektohej njesoj si burrat, duke arritur deri ne postet me te larta (Dhimiter Pilika, Pellazget, origjina jone e mohuar, f. 321) gje e cila mund te jete e vertete, por, ne kete rast, ekzistenca e dukurise ne fjale e perjashton ekzistencen e gjuhes se shkruar dhe rrjedhimisht e gjithe dinamika e pellazgeve duhet riparë sipas ligjeve te shoqerise njerezore dhe jo sipas ligjeve te shpikura nga individi. Por ne vazhdim autori nuk merr parasysh ndërlidhjet e ndërsjellta te ndërtimit te familjes me gjuhen e folur dhe te shkruar pa i shkuar ndermend se keto probleme nuk mund te kostatohen sipas qejfit sipas nje gjendje sa imagjinare aq dhe te pamundur. Autori e zbret gjendjen e gruas deri tek fiset ilire te mirefillta dhe te tjetersuara ku per çudi pranon se ne Epir, Iliri etj gruaja gëzonte te drejta me ligj pronesi, trashegimi, disponim te lire te cdo vlere qytetarie, kryesi familje, gjendje te privilegjuar, deri ne drejtim mbreterie (po aty, f. 402). Me kete kostatim autori ka qene prane zbulimit te te vetmes metode te lidhjes se pellazgeve me iliret, por ai duke dashur te vere ne pah nje gje qe nuk mund te ekzistoje, gjuhen, anashkalon dukurine e barabarte sociale, sic eshte gjendja e gruas si tek pellazget ashtu dhe tek iliret. Eshte pika ku autori kerkon te perbashkoje metodiken materialiste te perdorur nga Engelsi per familjen me idene e tij, ku sipas filozofit gjerman martesa moter e vella takohet tek iliret parthine (po aty, f. 413) pa i shkuar ndermend se vazhdimesia e ideve argumentuese mbi bazen e gjuhes se shkruar eshte absolutisht e pamundur te realizohet. Dhe po te mos ta kishte shtrire idene argumentuese tek elementet gjuhesore te shprehur me ane te shkrimit do te ishte plotesisht i sakte perfundimi sipas te cilit shqiptaret jane pasardhesit e pellazgeve, popullit me te mocem te Europes (po aty, f. 430). Me keqardhje konstatoj se deshira e Tij nuk perputhet me realitetin se Ai nuk ka qene ne gjendje te argumentoje bindeshem lidhjen evolutive pellazg – ilir – shqiptar  edhe pse ai ka perdorur nje metodike analitike shume afer zbulimit te kontinumit kohor-hapsinor, per rastin konkret te familjes. Vetem  mbi kete baze mund te behet argumentimi dhe te hidhet poshte teza qe thote se barazimi pellazg – ilir nuk del e argumentuar as historikisht dhe as gjuhesisht (Shaban Demiraj, Epiri, Pellazget, Etrusket dhe Shqiptaret, f. 51) teze e cila deri me sot e sheh veten fitimtare per shkak te paaftesise se albanologeve që per dreq i shtohet dhe ndertesa e të Marreve të madhështisë së shqiptareve, por që ne, në fund të fundit, jemi të detyruar ta përkrahim për hir të së vërtetës së pamohueshme.
Por te gjitha keto ne nje fare menyre perjashtohen po te pranojme se fiset ilire kane qene te organizuara ne baze te struktures tradicionale-patriarkale ne thelb te se ciles ka qene e drejta fisnore (Preloc Margilaj, Iliret flasin shqip – shqiptaret  flasin ilirisht, f. 313) pasi ekzistenca e patriarkalitetit familjar tregon se shoqeria ilire kishte parakaluar te gjitha fazat e familjes dhe koha kishte ardhur per monogamine duke qene ne prag te ndryshimit te marredhenieve ekzistuese. Keshtu qe ngelet per te pare gjendjen reale te familjes neper fazat e emertuara si pellazge, ilire, arberore e shqiptare, dhe vetem pastaj mund te japin finicione mbi organizimin e shoqerise. Ne te kunderten ne jemi te detyruar te pranojme zhvillimin jo vetem me hope, por dhe me kthim prapa ne organizimin e shoqerive perkatese, perderisa familjet patriarkale shqiptare ekzistojne deri ne shekullin e XX-te ne menyre shume bindesi dhe determinuese, sidomos ne fshatin shqiptar. A nuk tregon kjo se ketu fshihet pikerisht ajo që nuk është marrë parasysh ne shkencat shoqërore: shpejtësia e zhvillimit shoqëror; shënja dalluese midis popujve, kombeve dhe shteteve?
Në të vërtetë të gjitha pikëpamjet mbi ndërtimin e familjes në shoqëritë ilire dhe parailire pas 1991 herë ndodhen here në kontrast, e herë në unitet, me përfundimet e studiuesve albanologë të kohës së enverizmit, çka përsëri tregon për mos zbërthimin saktë të kësaj qelize jo vetëm sot, por edhe atëhere kur është kërkuar të përbashkohej e sotmja me të kaluarën e largët pa nxjerrë asnjë përfitim konkret. Mund të përmënd në vazhdim: Mark Krasniqin në Gjurmë e gjurmime, f. 192,239; Zef Mirditën në Studime Dardane, f. 76; Kristo Frashërin në Konferencën kombëtare të studimeve etnografike, f. 244; Gjerak Karaiskajn në Butrinti dhe fortifikimet e tij, f. 25; Bep Jubani në Përmbledhje artikujsh arkeologjike për historinë e lashtë të Shqipërisë, disp. I-rë, f. 148.
Prona
Të paktën prona private realisht është e lidhur me institucionin fetare ne territorin e banuar nga ilirët-shqiptarët dhe etërit e krishtërimit të hershëm janë autorët e vërtetë të saj. Kam parasysh ipeshkvinë e Drishtit që përmëndet për herë të parë që më 16 maj  743 (Statutet dhe Urdheresat e Kapitullit të Kishës Katedrale të Drishtit, f. 42) ku njihet prona dhe të ardhurat e saj (po aty, f. 163). Por duhet ditur që në territorin e banuar nga shqiptarët e sotëm ka mbizotëruar prona fisnore e favorizuar nga pushteti otoman i cili nuk e ka njohur pronën private mbi tokën dhe rrjedhimisht nuk ka se si të ketë pasur të tillë në botën fshatare shqiptare (kam parasysh monografinë me autor Av. Dr. Vasil K. Dilo: “Studim mbi Çifliqet”, botuar në fletoren “Konkordia – Omonia, e cila botohej në Gjirokastër në gjuhën greke, italiane dhe shqip, por qe une e disponoj doreshkrim ne gjuhen shqipe, në Nr 208-255, dt 02-15 prill 1919). Por problemi në dukje sa i thjeshtë është vështirësuar me dashje nga studiuesit komunistë dhe postkomunistë shqiptarë për të justifikuar kasaphanën enveriste në emër të bolshevizmit ku vetëm problemi i pronës private i diskretiton sot në sytë e opinionit shqiptar, i etur për pronë private, pa e ditur se dinamika e saj mbështetet në marrëdhëniet njeri-natyre e njeri-njeri dhe nuk mund të shpërfillet e kaluara historike me ndërgjegje. Dinamika e saj historike nuk është ashtu siç është paraqitur nga filozofia komuniste enveriste, por krejt tjetër për tjetër ku në funksion të temës sonë dallohen dhe akrobatllëqet e studiuesve postenveristë.
Edhe pas disa viteve te shëmbjes së diktatures, studiuesit e vjeter u kujtuan per problemin e prones dhe duke e ditur se thelbi i zhvillimit te shoqerise njerezore mbeshtetet pikerisht ne kete prone shpejtuan t’u atribuojne ilireve kete element social edhe pse pasardhesit e tyre pas 2500 viteve vazhdonin te kishin ne perdorim formen fillestare te prones: pronen fisnore. U pretendua se shkalla e zhvillimit të zejtarisë dëshmon gjithashtu për praninë në këtë fushë të pronësisë private. Dukurinë e pronësisë për tokën e kemi të dëshmuar më vonë dhe duket se ajo ndjek një rrugë më të ngadaltë (Grup autoresh, Historia e Popullit Shqiptar, vell. 1, f. 49). Autori nuk ka se si ta dije, pasi nuk e ka mesuar sic duhet ekonomine politike ne shkollen e larte, se prona mbi token eshte shume me e hershme se zejtaria, akoma me tej, pronesi mbi token eshte shkaktarja e lindjes se luftes midis komunave primitive ku zejtaria ka qene e palindur. Ky është një ndër problemet kryesore të shkencës së historisë, por që nuk është marrë parasysh nga studiuesit shqiptarë dhe pikërisht: si lind lufta dhe cilat janë format fillestare të saj? Kjo është e vlefshme edhe për idetë fetare, juridike, politike, artistike, letrare, shkencore, etj, etj.
E vetmja gjurma analitike moderne e prones private tek iliret gjendet ne punimin e autorit mbi triumfin e kohes se shqiptareve ku, sipas te cilit, fiset ilire e zgjeruan pronen private dhe e shtuan ate (Arion Hysenbegas, Ngadhenjim mbi mijeravjecaret, f. 76) duke qene ne kundershtim krejt flagrant me punen 200 vjecare te albanologeve te huaj dhe shqiptare per kete teme. Interesant është fakti që gjatë epokës komuniste problemi i zhvillimit të pronës private tek ilirët nuk është zbërthyer asnjëherë, por gjithëshka është kufizuar tek skllavëria duke e nënkuptuar të parën pa asnjë pasojë të ndërmjetme dhe vetë skllavërinë herë të paqënë, herë të kufizuar e herë prezente. Vlen të përmënden Zef Mirdita në Studime Dardane, f. 67, 69-70, 92-93; Hasan Ceka në Përmbledhje artikujsh arkeologjike për historinë e lashtë të Shqipërisë, disp. II, 302; Selim Islami, Bep Jubani në Kuvendin e I-rë të Studimeve Ilire, vëll. I, f. 58, 93, 194.
Autori duhet ta kete kuptuar shume mire qe jashte prones private nuk mund te kete zhvillim te civilizuar sipas hapesires qe na imponojne te Marret e madheshtise shqiptare dhe per te shpetuar keta te fundit nga pozicioni i dyshimte ku ndodhet teoria e tyre mundohet t’i krijoje atyre nje themel artificial pa asnje lloj argumenti dhe kjo perben pjesen e cirkut ne historine moderne shqiptare. Të paktën problemi i pronës private tek ilirët është tepër i lehtë për t’u muhuar për faktin më të thjeshtë fare: ekziston në formën fisnore tek shqiptarët e shekullit të XX-të,  por këtë nuk ka pasur kerkush guximin ta vinte ne dukje pasi do të binte ndesh me filozofine komuniste të enverizmit, dmth me komunizmin bolshevik, i cili nuk pranonte revolucion proletar pa pronë private.
Legjislacioni
Në qoftë se ka ndonjë produkt shoqëror të lidhur domosdoshmerisht me shkrimin në etapat më të parë të lindjes së këtij të fundit ai është ligji. Fakti që ka ekzistuar dikur e drejta zakonore e pa shkruar dhe pastaj është kaluar në legjislacionin juridik të shprehur fillimisht në ligjet e Solonit në Athinë dhe pastaj ato të dymbëdhjetë tabelave në Romë tregon se proçesi ka një dinamikë shumë përmasore, por më kryesorja është pabarazia e përmbajtjes së tyre duke treguar se midis helenëve dhe romakëve mund të ketë pasur një lidhje rastësore ku të dytet kishin mësuar nga dekretet e Solonit (po Soloni nga kush i mësoi?), por nuk ka pasur lidhje të domosdoshme përpara se të shpikej lufta si vazhdimësi e politikës me mjetet e dhunës. Në dy libra mbi të drejtën romake (Andrew Borkowski & Paul Du Plessis, pa vit botimi, f. 68-71, dhe Andra Mandro, Tiranë 2007, f. 111-112) pranohet ekzistenca e një të drejte zakonore të pashkruar dhe rrufeshëm kalohet në analizën e përmbajtjes së të drejtës romake ku për rastin shqiptar kjo është e pavlefshme. Por juristët shqiptarë nuk e kanë mësuar kurrë se midis të drejtës zakonore të pashkruar dhe ligjeve fillim shtetërore shtrihet një periudhë kohore tepër-tepër e gjatë dhe për shqiptarët kjo është evidente. Pikërisht midis këtyre dy të drejtave qëndron domosdoshmëria e lindjes së shkrimit (midis këtyre dy të drejtave qëndrojnë një sërë fenomenesh shoqërore të aplikuara si enigma shkencore). Sot, qoftë për rastin helen, qoftë për rastin romak, është pothuajse e pamundur të dihen përmbajtjet e të drejtës zakonore të pashkruar dhe për të ditur këtë i duhet drejtuar popullit shqiptar i cili disponon jo vetëm të drejtën zakonore të pashkruar deri në shekullin e XX-të, si Kanuni i Laberisë, Kanuni i Dibrës, Kanuni i Lurës (Kararet e dheut), por ai disponon dhe kanunet e pashkruara me ndikim të ligjeve shtetërore, si Kanuni i Lek Dukagjinit dhe i Skëndërbeut ku dallohet jo vetëm ndryshimi në përmbajtje, por dhe në pasojat sociale ku jane zbatuar. Rëndësia e ekzistencës së të drejtës zakonore të pashkruar tek shqiptarët qëndron pikërisht tek problemi i lindjes së shkrimit tek paraardhësit e shqiptarëve dhe këtu problemi nuk ka nevojë për koment pasi do të tregonte se shoqëria parashqiptare nuk ka asnjë mundësi të ketë pasur shkrim, por ajo gjëndet në pozicionin e sotëm pikërisht si formatim social të realizuar në sajë të botës së relacioneve universale, të rastësishme për të. Kjo e fundit paraqet interes të posaçëm pasi do të tregonte se kush ishin ata që kishin ndikuar domosdoshmerisht mbi popullin shqiptar për një kohë të gjatë dhe çfarë përfitimi kanë pasur prej tyre. Por autorja e antikitetit pikërisht këtë mundohet të fshehë dhe mundohet të imponojë pamundësinë e aplikimit të ligjeve të historisë mbi popullin shqiptar. Ajo pranon se shkrimin nuk e kanë përdorur njëkohësisht të gjithë popujt, pasi këtu fillon historia, dhe me këtë logjike i bie që ne shqiptarët të jemi futur në histori në fundin e shekullin të XIX-të (në këtë pikë ajo mashtron pak, pasi Kongresi i Manastirit i mbajtur më 1908 tregon se bashkësia shqiptare është futur në histori realisht në shekullin e XX-të dhe kjo etapë është e lidhur me Ismail Qemal Vlorën, na pëlqen apo jo ky fakt), por kjo logjikë nuk funksionon kështu për rastin e shqiptarëve (duhej thënë për rastin e autores sonë) (Eva Brinja, Antikiteti, f. 37). Autorja nuk ka se si ta dijë, sepse nuk ja ka mësuar kërkush, që lëvrimi i gjuhës shqipe është bërë vetëm nga Etërit Tanë Katolikë dhe në këtë pikë fillon edukimi njerëzor e kombëtar i Popullit Shqiptar, prandaj dhe Etërit Tanë Katolikë janë baballarët e Kombit Shqiptar. Prandaj dhe periudha 400 vjeçare e punës titanike të Tyre është periudha e formatimit historik të Popullit Shqiptar me bazë botëkuptimore europiane. Pikërisht në këtë pikë qëndron ndryshimi i karaktereve kombëtare të krahinave mbarë shqiptare pasi veprimtaria e Etërve Tanë Katolikë nuk ka qënë e shtrirë në të gjithë territorin e banuar nga shqiptarët Pikërisht për të fshehur këtë fakt autorja jonë nuk e pranon logjikën e shkencës së historisë dhe mundohet me të gjithë mënyrat të krijojë një histori të antikitetit, ireale dhe antishqiptare.
Duke mos ditur dinamikën dialektike, lindje – zhvillim – vdekje, të ideve juridike në planin filozofik botëror, anëtarët e klubit të të Marrëve të madhështisë shqiptare shpikën një sërë situatash historike në fushën e juridiksionit për të justifikuar fantazinë e tyre shtërpe. Sipas autores së antikitetit ilirët kanë pasur ligje të parathëna (se çfarë kuptohet me termin ligje të parathëna është pak e vështirë të merret vesh), ku nënkuptojmë një kod të vendosur dhe të provuar prej kohësh, por i pashkelur nga kushdo, qoftë ky shtetas i thjeshtë, apo mbret (Eva Brinja, Antikiteti, f. 208). Por e gjithë kjo përdoret si trampolin për të kaluar tek një tjetër ide e autores, për të cilën do të flasim më poshtë. Por një autor tjetër e kthen kohën e ilirëve pak më mbrapa pasi pranon organizimin fisnor të ilirëve dhe ekzistencën e ligjeve të pashkruara tek maqedonasit dhe epirotët (Arsim Spahiu, Iliriciteti i maqedonasve dhe i epirotëve, f. 47) pa i shkuar ndërmënd se kjo kundërshton titullin e librit pasi po të jetë e vertetë kjo do të thotë se epirotët dhe maqedonasit nuk kanë asnjë lidhje me ilirët, të paktën nga ana sociale. Por kjo temë duhet të ketë qënë e vështirë për të diturin Pilika, pasi pranimi i tezës sikur i biri i Stragjirës, ku flitej pellazgjishtja, siç na garanton Tukididi, ka meritën e rrallë se pati vënë në qarkullim shkencor “Kushteturën e shtetit të epirotëve” (Dhimitër Pilika, Pellazgët, origjina jonë e mohuar, f.399), tregon se Epiri nuk i përket botës ilire, por asaj maqedonase dhe kjo ka qënë një kërkesë e historiografisë greke të epokave moderne. Përsëri i dituri Pilika ka pasur probleme me botëkuptimin e tij. Por autori shqiptar, nga Mali i Zi, duke dashur të vërë në pah të kaluarën e largët ilire me të tashmen shqiptare mundohet të krijojë një panoramë hapsinore filozofike që t’i afrohet realitetit shqiptar pa i shkuar ndërmënd se bota e relacioneve e përjashton këtë hipotezë. Sipas recenzentit të librit besëlidhja formoi të drejtat kanunore, kanuni në shoqërisë patriarkale fisnore ka qënë në fuqi disa mijëravjeçarë, aq sa zgjati shoqëria fisnore dhe për t’i dhënë karakter vjetërsia e origjinaliteti shton se besa nuk përmban nocion religjoz (Preloc Margilaj, Ilirët flasin shqip – shqiptarët flasin ilirisht, f. 27), akt të cilin e hasim tek Kanuni i Lurës apo Kanuni i Dibrës në shekullin e XX-të.
Interesant është fakti se në këtë fushë studiuesit e epokës komuniste përpara 1991 nuk e atakuan të drejtës zakonore shqiptare në drejtim të lashtësisë së saj. A ka qënë kjo një maturi e tyre, apo kanë ditur diçka është për t’u zbuluar, por gjithsesi në veprën e tyre para atij viti unë nuk e kam hasur, ndoshta mund të jetë ndonjë gabim i imi.
Marrëdhëniet tregëtare
Ekonomia politike ka nje defekt metodik; merr parasysh gjithmone pasojen e relacioneve, ndersa shkakun e nenkupton te lidhur me nevojen pa i shkuar ndermend se vete nevoja eshte e lidhur me nje parameter social qe percakton dhe vete nivelin e kesaj nevoje, qofte dhe vetem thjeshte si faktor per rritjen e mireqenies. Ne kete kuader, per te treguar se paraardhesit e shqiptareve kanë pasur nje shkalle zhvillimi te krahasueshem me komshinjte u injektuan paraardhesve te shqiptareve nje dinamike tregetare te tille sa e konsideruan si shkaktaren e shtrirjes se heleneve pergjate bregdetit te Jonit dhe Adriatikut (Grup autoresh, Historia e Shqiperise dhe e shqiptareve, f. 19); të njëjtën gjë na paraqet edhe autorja e antikitetit (Eva Brinja, Antikiteti, f. 35). A mund te pranohet kjo ne kete menyre? Ketu fshihen jo vetem shkaqet reale te levizjes se heleneve drejt veriperendimit te vendqendrimit te tyre te dyte ne historine e sterlashte te paraheleneve, terheqja e tyre nga keto territore pas disa shekujve, por kryesisht ketu fshihet gjendja reale shoqerore e parailireve dhe pasoja e relacioneve midis paraheleneve dhe parailireve. Paaftesia metodike e historianeve dhe albanologeve shqiptare ka shpënë ne fshehjen e faktorëve qe cuan ne formimin e popullates epirote dhe te gjithe procesin historik te formimit te tyre. Kjo paaftesi nuk eshte e afte te shpjegoje perse epirotet nuk u bene kurre helene dhe perse u transformuan ne shqiptare pas 2000 vjeteve rebeshe historiko-politike, kur po të kishte pasur marrëdhënie tregëtare midis epirotëve dhe helenëve, sipas hapësirës që pretendon autori, atëhere në shekullin e XX-të banorët e Jugut të Shqipërisë do të pretendonin për qënien greke të tyre. Ne menyre te permbledhur une pretendoj se ka qene dinamika e brendeshme e fiseve parahelene shkaku primar perse ato filluan levizjen larguese nga vendqendrimi dhe prapambetja shoqerore e fiseve parailire, dhe perse kjo levizje qe drejt vendit te ketyre te fundit. Karakteri dualist i shkakut te levizjes se fiseve parahelene drejt vendit te parailireve e permbledh dhe boten e prapambetur te tyre dhe aspak tregetia e ndersjellte. Marredheniet tregetare tek ilirët, aq më keq tek parailirët, jane nje iluzion historik dhe aspak nje realitet. Fazat e mëvonshme të zhvillimit të ilirëve tregojnë se çdo aspekt tregëtar në territorin e banuar nga ata ka qënë thjeshtë një rastësi e cila ka ndihmuar në rritjen e dozës së formatimit të tyre me hapësira jashtë ilire, por brënda domosdoshmërisë së tyre të ardhëshme. Pikërisht në këtë pikë qëndron thelbi historik në racën njerëzore ku paradoksi i binjakëve përbën formën e këtij thelbi. Është pika ku historia shpalos karakterin shkencor të saj dhe aspak më ndryshe.
Por historianët që ndërtuan historinë e re të Popullit Shqiptar pas 1991-shit e thjeshtuan problemin duke e kufizuar botën tregëtare të ilirëve pa vënë në dukje shkakun e tyre. Sipas tyre ilirët kanë pasur shkëmbime tregëtare me kolonitë e bregdetit dhe qytetet e Halkides (Grup autorësh, Historia e Popullit Shqiptar, vëll. 1, f. 64-65) pa na treguar përmasat dhe veçoritë e kësaj tregëtie.
Por bota e marrëdhënieve tregëtare kërkon me çdo kusht praninë e shkrimit dhe vetëm për këtë janë shpikur marrëdhëniet tregëtare midis ilirëve dhe helenëve, por çudia është se nuk ka dalë kush të tregojë edhe vetëm një dokument të shkruar mbi këto marrëdhënie.
Shteti
Pika ku të Marrët e madhështisë shqiptare përputhen, pothuajse 100%, me studiuesit e epokës enveriste eshte pranimi i shtetit tek ilirët, por që të Marrët e madhështirë shqiptare e shtrijnë këtë shtet deri tek pellazgët hyjnorë duke e përmbysur pothuajse të gjithë përmbajtjen e albanologjisë klasike dhe moderne deri në atë masë sa rezulton e pakuptimtë përmbajtja e tyre.
Sipas autorit shqiptar nga Mali i Zi nuk ka qene e rastit qe nga trualli pellazgjik dualen shtet e para, dhe ky truall te kete qene djepi i mendimit te lire e demokratik….Pellazgjia me vone Hellada u shnderuan ne modele te jetes shoqerore, te shkolles e te shkences dhe te estetikes se pakrahasueshme (Preloc Margilaj, Iliret flasin shqip – shqiptaret flasin ilirisht, f. 198). Nuk e di se cfare kupton me shtet autori, por te pranosh se pellazget na paskan ndertuar shtetin per here te pare, por pasardhesit e tyre, iliret, na paskan krijuar shtet me superstrukture patriarkale fisnore (po aty, f. 196) do te thote te pranosh nje ecuri te shoqerise ndryshe nga ajo qe eshte zhvilluar realisht dhe koha e kesaj ecurie te kete karakter mbrapaktheu, dmth te ece mbrapsht. Akoma me keq autori pranon se ne Iliri kane qene realizuar bashkimet fisnore (po aty, f. 322) dhe per here te pare ne Europe jane krijuar shtetet e tipit patriarkal e klasor (po aty, f. 316). Dhe, sipas tij, dardanët kanë qënë të parët ndër ilirët e kanë pasur shtetin e tyre përtej Kosovës (po aty, f. 344). Te gjitha keto tregojne se autori nuk e di se si krijohet shteti dhe cfare kushtesh duhet te plotesoje shoqeria qe te jete e gatshme per t’u futur ne dyert e tij. Shteti nuk mund te ndertohet se ka qejf individi, ai realizohet si rezultat i zhvillimit te shoqerise duke kaluar nepermjet nje sere etapash, te cilat autori i permend, por qe ne fund te fundit perseri nuk jane te afta te ngrenë ndertesen e shtetit. Ndërtimi artificial i organizimeve te tilla si bashkimet fisnore, struktura patriarkale e klasore apo struktura patriarkale fisnore jane perralla te se kaluares se larget para 3000 vjecare dhe nuk kane asnje vlere, pasi realisht ato i disponon shoqeria shqiptare e fillimshekullit te XX-te, bashkesia e te cilave perseri nuk qe e afte te vinte ne jete shtetin e shqiptareve pa nje dore te forte, siç qe ajo e Mbretit Zogu i Pare. Prolemet jane krejt ndryshe dhe autori nuk disponon informacionin e nevojshem per zberthimin e tyre pasi përdor nje metodike teper te konsumuar dhe aspak fitimprurese, akoma me keq, eshte viktime e arsimimit enverist në vendin e tij, në Shqiperi.
Duke i marrë me rradhë pikëpamjet e të Marrëve të madhështisë shqiptare vë re se ata jo rrallë kontaktohen qoftë me vetveten qoftë midis tyre duke e treguar hapur se kanë pasur një qëllim politik kur i kanë hyrë kësaj rruge, në dëm të popullit shqiptar për të fshehur krimet e baballarëve dhe gjyshërve të tyre. Sipas autores së antikitetit mbretëritë e dardanëve, e molosëve të Epirit dhe e ilirëve të mirëfilltë kanë luajtur një rol në antikitet në të gjitha drejtimet, por dhe sot vazhdojnë pasardhësit e tyre (Eva Brinja, Antikiteti, f. 205). Se çfarë kanë bërë pasardhësit e ilirëve në gjysmën e dytë të shekullit të XX-të e dimë shumë saktë, por se çfarë kanë bërë para 2000 vjetëve nuk e dimë dhe po t’i marrim të sakta hipotezat e autores sonë arrihet në përfundimin se ilirët, me organizimin e tyre social, nuk bënë gjë tjetër veçse i detyruan pasardhësit e tyre shqiptarët të ecin për së mbrapshti në histori duke kaluar nga shteti në struktura fisnore, nga prona private në prona fisnore, nga politeista dhe monoteista në paganë, nga monogamia në patriarkalitet, nga njerëz të lirë në skllevër të bolshevizmit, nga ligjet e shtetit në të drejtë zakonore të pashkruar dhe, së fundi, i detyruan nga njerëz të transformohen në jo njerëz, që është dhe kryevepra e komunizmit enverist. Dhe po të kishte studiuar historinë e antikitetit të racës së verdhë, gjë që nuk e ka bërë (po aty, f. 41), do të arrinte në përfundimin se ajo paska qënë një sëmundje botërore me karakter politik monogjenist. Vetëm në këtë pikë vlen të analizohen ngjarjet sipas atij parimi.
Ndërsa një autor tjetër pretendon se në vitet 423-385 pa. Kri. na paska ekzistuar mbreteria molose (Arsim Spahiu, Orakulli i Dodonës dhe epirotët (shek. XX-II para e.r.), f. 150) pikëpamje e cila është e njëjtë me atë të gruphistorianëve shqiptarë të epokës komuniste te cilët kanë pretenduar se në shekullin V pa. Kri. fillon koha e formimit të shteteve ilire (Grup autorësh, Historia e Shqipërisë dhe Shqiptarëve, f. 23). Por autori i mësipër, duke kërkuar ndihmën e G. Hoffman, pretendon se ata që themeluan shtetin maqedonas kanë qënë ilirët ose maqedono-ilirët (Arsim Spahiu, Iliriciteti i maqedonasve dhe i epirotëve, f. 44) duke i shtuar këtij pretendimi se ne nuk kemi asnjë tekst letrar apo mbishkrim në gjuhën maqedonase dhe epirote (po aty, f. 45), por duke harruar se nuk mund të ketë shtet pa shkrim dhe eshte pikërisht shkrimi ai që përgatit përfundimisht shoqërisë për tu futur në dyert e shtetit. Për t’i shpëtuar pozicionit të dyshimtë ku e fut vehten, autori kërkon t’i mbushë mëndjen lexuesit se organizimet politike të epirotëve të formuara gjatë shekujve VI-V pes ekzistonin në formën e koinone-ve në kohën që maqedonasit e zgjidhnin mbretin nga Asambleja, por nuk  i kishin asnjëherë nën kontroll fiset malsore ilire, që banonin në Maqedoninë lindore e perëndimore duke pranuar që kuadri Polis do të ketë qenë i panjohur në Maqedoni dhe në Epir. Por autori harroi se ekzistonin njerëz që ishin marrë me këto probleme dhe do të shkruanin se për periudhën kohore deri në vitin 231 pes nuk janë gjetur dokumenta të shkruara që të japin të dhëna mbi jetën e “Mbretërisë Ilire” dhe historianët e sotëm formojnë hipoteza, por u mungojnë mjetet për t’i vërtetuar (Arion Hysenbegas, Ngadhënjim mbi mijëravjeçarët, f. 121) duke më çuar në përfundimin se këtu dikush ja fut në tym dhe ç’është më e keqja pa asnjë përfitim konkret.
Por autorët e vjetër të historisë së popullit shqiptar për të mos i prishur qejfin qoftë të Marrëve të madhështisë shqiptare, qoftë pretendentëve të kundërt, gjetën një rrugë të mesme duke e konsideruar kohën e pretenduar si kohëformim shtetëror si kohë aktesh të rrugëformimit të marrëdhënieve skllavopronare për t’ju afruar kohëfantazisë së pretendentëve të shteteve ilire duke krijuar një unitet teorik dhe “shkencor” midis dy fazave të historiografisë shqiptare. Sipas tyre në fund të shekullit të V pes ilirët u futën në rrugën e zhvillimit skllavopronar dhe në shek. IV-III pes filluan formimin e një seri shtetesh ilire (Grup autoresh, Historia e Popullit Shqiptar, vëll. 1, f. 61), pa i shkuar ndërmënd qe kjo dinamikë sociale duhet t’i kishte çuar pasardhësit e ilirëve shumë përtej rendit kapitalist duke qënë ata qëndra e kapitalizmit botëror dhe jo SHBA-ës
Që të përcaktosh ekzistencën e shtetit tek ilirët ka shumë rrugë, por kryesorja është të nisesh nga bota e shqiptarëve pasi të parët i kemi pranuar si paraardhës të të dytëve dhe është absolutisht e pamundur të kemi mbeturina shoqërore jo shtetërore tek këta të fundit. Problemi është tepër i thjeshtë dhe lidhet me progresin social jo vetëm të shqiptarëve, por duke qënë një temë tjetër jam i detyruar ta anashkaloj. Por qe ka edhe tallje me kete problem nuk duhet diskutuar, te pakten pas 1991-shit, pasi pretendohet se “Sipas psikanalizes, ka nje pavetedije te lashte kombetare, te fshehur ne id-in kombetar shqiptar.” (Leonard Prifti, Shqiptaret, greket dhe serbet kundra Shuflait, f. 89)
Rezonanca intelektuale që mbështet  këto ide përbëhet nga autorë të shumtë shqiptarë e të huaj dhe është interesant fakti që për këtë temë ka pasur punime të shumta që “argumentonin” se bota ilire ka qënë e organizuar në shtet. Përmënd me rradhë Ismet Elezi në Konferenca Kombëtare e Studimeve Etnografike, f. 209; Dibra dhe dibranët, f. 87; Zef Mirdita në Studime Dardane, f. 55, 88, 90, 91, 95; F. Drini në Bibliografi e arkeologjisë dhe historisë së lashtë te Shqipërisë 1972-1983, f. 37; Ali Hidri, Neritan Ceka, F.W. Waibank, W Pajakowski, Frano Prendi, M. Garasanin, Selim Islami, në Kuvendi i Parë i Studimeve Ilire, vëll. 1, f. 333, 338, 339, 527, 110-111, 405, 327-328, 105; Skënder Anamali, Myzafer Korkuti në Përmbledhje artikujsh arkeologjikë për historinë e lashtë të Shqipërisë, disp. I, f. 162; Skënder Anamali, Skënder Aliu, Dhimosten Budina në Përmbledhje artikujsh arkeologjikë për historinë e lashtë të Shqipërisë, disp. II, f. 318, 512, 550; Skënder Anamali, Myzafer Korkuti në Përmbledhje  artikujsh arkeologjikë për historinë e lashtë të Shqipërisë, disp. III, 582; Gjerak Karaiskaj në Butrinti dhe fortifikimet e tij, f. 25; Neritan Ceka në Qyteti ilir pranë Selcës së Poshtme, f. 6; Neritan Ceka në Apollonia e Ilirisë, f. 65, 67; Aleks Buda në Shqiptarët dhe trojet e tyre, f. 29.
11-Mbi teorinë e lëvizjes mekanike të popujve
Të pakënaqur me sajimet e qelizave sociale të pellazgëve dhe ilirëve, sidomos të këtyre të fundit, të Marrët e madhështisë shqiptare kopjuan nga teoritë botërore lëvizjen mekanike të popujve primitive duke mos ditur ligjin numër një të materializmit dialektik mbi pamundësinë e ndikimit të domosdoshëm të formave më të ulta të lëvizjes mbi format më të larta. Problemi me i paqarte dhe antihistorik i historiografise boterore dhe shqiptare eshte ai i çvendosjes se fiseve dhe grup fiseve nga lindja ne perendim dhe anasjelltas, nga veriu ne jug dhe anasjelltas, çka nenkupton parimin monogjenist te lindjes se njeriut ne Toke. Por po te shohesh me kujdes pretendimet e ketyre teorive do te vihet re nje kontraktim i pajustifikuar midis dinamikes kohore milionavjecare me nje dukuri te cfaqur pas ndarjes se punes, por qe nuk ka qene vecori per te gjithe popujt e botes cka do te thote se nuk mund te permblidhet ne aktet ligjore te zhvillimit te shoqerise njerezore. Problemi eshte shume i qarte: ne qofte se fiset njerezore na paskan levizur, kur fillon dhe mbaron kjo levizje, kush nga keto popuj dhe fise permbledhen ne kete proces? Pa u zgjidhur kjo dileme nuk mund te flitet per gjeneze te racave, popujve dhe aq me teper per popujt e lashte, si iliret, te cileve nuk i dihet gjeneza e larget per shkak te metodikave te perdorura (rasti helen eshte i lehte per tu argumentuar, por ai nuk duhet pergjithesuar). Por më përpara e shoh të arësyeshme të vë në pah një gabim sa të vjetër, aq dhe të ri, i cili mbështetet në sentencën se historia është bërë shkencë në sajë të dokumentacionit (Arsim Spahiu, Iliriciteti i maqedonasve dhe i epirotëve, f. 11). Pikërisht kjo përbën thelbin e antihistorisë shkencore, pasi realisht nocioni shkencë e historisë do të thotë të mbështetesh në thelbin e atyre që bëjnë historinë e cila realizohet vetëm në kohë, hapësirë dhe lëvizje. Vetëm se me lëvizje nuk duhet kuptuar lëvizja mekanike e fiseve dhe parapopujve, kjo është karakteristikë e botës së kafshëve dhe nuk ka asnjë lidhje me botën e njeriut, por ekziston vetëm në një rast dhe jo si një rast i përgjithshëm. Me lëvizje shoqërore, thelbi i shkencës së historisë, duhet kuptuar bota e relacioneve njeri-njeri dhe këtu përfundon gjithëshka. Pastaj fjalën e merr dikush tjetër, që përbën të panjohurën dhe mistiken ne racën njerëzore duke qënë një detyrë e shkencës së historisë për ta zbuluar.
Pretendimet mbi lëvizjen imagjinare të ilirëve dhe paraardhësve të tyre janë të shumëllojshme dhe përmbledhin të gjithë spektrin intelektual të albanologjisë shqiptare të të gjithë kohërave. Ne duke sulmuar këto subjekte në realitet kemi sulmuar shkollën që polli teorinë e monogjenezës viktimë e së cilës kanë qënë pothuajse të gjithë studiuesit shqiptare dhe albanologë të ndryshëm nëpër shekuj.
Sipas brezit të vjetër të shkencave albanologjike, por të rikuperuar pas 1991 si për t’i kërkuar falje popullit shqiptar për mashtrimin e realizuar përgjatë epokës enveriste, kjo temë nuk është prekur aspak duke qëndruar në të njëjtin pozicion dmth duke pranuar ardhjen e paraardhësve më të parë të ilirëve, ose duke mos e cilësuar këtë. Sipas një arkeologu të vjetër proçesi i indoevropianizimit nuk duhet parë si rezultat i një dyndje të vetme, por si një proçes i gjatë zhvillimi, ku kulturat autoktone eneolitike e bartësit e tyre u ndërthurën me bartësit dhe kulturat bashkëkohëse ballkanike; në këtë proçes asimilimi dhe disimilimi kulturor dhe etnik, të një tranformimi të dukshëm shoqëror si edhe të kontakteve e të lëvizjeve graduale të popullsive, u bë indoevropianizimi i territorit të vëndit tonë, i cili fillesat e tij i ka, të paktën, qysh gjatë epokës së eneolitit (Myzafer Korkuti, Parailirët, Ilirët, Arbërit, f. 20). Ky autor e shikon pak me dyshim lidhjen e pellazgëve me ilirët, prandaj mjaftohet me emërtimin e paraardhësve të ilirëve si parailirë duke vënë në dyshim lidhjen e birërisë midis pellazgëve dhe ilirëve, por pa e vërtetuar këtë. Pa dyshim që ky ka qënë një hap më përpara i historiografisë shqiptare pas 1991-shit, por duke vënë dyshimin mbi mundësinë e argumentimit. Një autor tjetër, patjetër po kaq autoritar sa autori i mësipërm, hedh idera më konkrete duke e vënë në dyshim të plotë teorinë e ardhjes së parailirëve, qofshin këta edhe pellazgë. Sipas tij i ashtëquajturi Epir nuk mund të ketë qënë i pabanuar përpara ardhjes së tribuve indoevropiane; po kështu edhe në Greqi ardhja e pellazgëve nuk ka qënë mbi troje të pabanuara (Shaban Demiraj, Epiri, Pellazgët, Etruskët dhe Shqiptarët, f. 34). T’i thoje këtë fjalë përpara 1991-shit do të konsiderohej një sakrilegj, pra autori ka bërë një hap shumë më përpara se bota akademike shqiptare enveriste, por duke mos e argumentuar dot më shpie në një dyshim të madh mbi lindjen e kësaj ideje. Për t’i shpëtuar këtij dyshimi, që rrjedh po të lexohet e gjithë vepra e tij ku përfshihet sidomos krijmtaria e epokës enveriste, autori e kufizon botën e argumentit duke treguar pamundësinë e zbulimit të problemit. Sipas tij çështja e pranisë së një popullate paraindoevropiane në trojet e banuara nga shqiptarët nuk mund të ndriçohet më tej (po aty, f. 38), pa i shkuar ndërmënd se ku qëndron gabimi metodik i përdorur. Në kundrapjetë me të qëndron autori i parë ku çuditërisht lexoj se fiset me kulturë të njëjtë ose të ngjashme mund të flasin gjuhë të ndryshme dhe do të ishte e vështirë të pretendohej se vetëm gjuha paraqet tiparin etnik të një grupi (Myzafer Korkuti, Parailirët, Ilirët, Arbërit, f. 17). Po të binte dëbora në mes të verës nuk do të shkaktonte habi më të madhe se këto fjalë të botuara më 2003, ku autori revizionon të gjithë botëkuptimin e historiografisë enveriste, por pa shkuar më tej dhe duke lënë në heshtje arësyet përse kultura e njëjtë ose e ngjashme nuk ka të njëjtën gjuhë. Çfarë fshihet këtu? Te jesh kaq afër zgjidhjes dhe ta anashkalosh atë me pretendimin se të dhënat gjuhësore përbëjnë themelin e tezës së autoktonisë së shqiptarëve (po aty, f. 59) do të thotë të mos kuptosh themelin e botës njerëzore dhe çfarë e dallon atë brënda për brënda saj; dmth ku qëndron ndryshimi i pjesëve të botës njerëzore, i kulturave të njëjta apo të ngjashme? Cila është shënja dalluese e popujve?  Unë pretendoj se kjo mangësi ka çuar në lindjen e ndërtesës së të Marrëve të madhështisë shqiptare e cila lëvizjet e parapopujve i konsideron si të vetmet arësye që krijuan popullin e ardhëshëm shqiptar. Prej kësaj teoria rezulton përfundimi sikur tre janë popujt nga të cilët mendohet se kanë dalë shqiptarët: ilirët, thrakët dhe dakët (Elena Kocaqi, Roli Pellazgo – Ilir në krijimin e kombeve dhe gjuhëve evropiane, f. 95) pa i shkuar ndërmënd, ose ngaqë nuk e di, se dakët ishin ata që i shtynë dardanët nga brigjet e Danubit në drejtim të trojeve të sotme kosovare dhe nuk ka se si ata të jenë një nga të tre boshtet e popullit të sotëm shqiptar
Autori ynë i vjetër, mbi madhështinë hipotetike të ilirëve dhe shqiptarëve postulon se ilirët kanë sjellë me vete embrionet gjuhësore indoevropiane dhe duke u mbështetur në këtë bërthamë kanë zhvilluar shtresa të reja gjuhësore duke qënë origjinalë dhe të pavarur në gjuhësi (Preloc Margilaj, Ilirët flasin shqip – shqiptarët flasin ilirisht, f.179) pa i shkuar ndërmënd se kjo për ilirët mund të ketë qënë e pamundur, se ilirët dhe parailirët nuk kanë pasur asnjë mundësi për të lëvizuar nga trojet ku u formuan si njerëz. Në diskutim nuk mund të vihet koha e ardhjes së tyre, por koha e formimit të parailirëve dhe këtu qëndron ndryshimi historisë dhe antihistorisë. Është për të ardhur keq, me të vërtetë shumë keq, kur kostaton që brezi i ri i albanologëve dhe historianëve shqiptarë ka qëndruar në vënd dhe mësuesit e tyre, edhe pse në moshë të thyer, kanë bërë goxha hapa përpara. E keqja e brezit të ri të historianëve qëndron në absolutizmin dhe vendosjen në qëndër të zhvillimit të botës ilire të lëvizjes mekanike të tyre. Sipas këtij autori i gjithë bregdeti i Adriatikut ka qënë i banuar me fise ilire dhe kronologjikisht nuk mund të vërtetohet se në të cilat etapa ilirët janë shpërngulur në gadishullin e Apenineve, në mijëvjeçarin e III-të apo të II-të pes; sipas tij ka hipoteza se edhe dorët (dorianët) kanë zbritur nga Austria dhe zonat alpine në gadishullin e Italisë (po aty, f. 273), por me sa kam kuptuar të gjitha këto hipoteza kanë qënë tymnaja përderisa më poshtë e ndryshon kohën e lëvizjes së ilirëve drejt Apenineve ku sipas tij është e vështirë të përcaktohet koha e shpërnguljes së ilirëve në gadishullin italik; ka të dhëna se janë vendosur midis viteve 1200 – 1000 pes (po aty, f. 402). Pikëpamjet e këtij autori arrijnë deri atje sa i konsideron dardanët si fisin më dinamik e lëvizës të botës ilire (po aty, f. 394) duke “harruar”, ose ngaqë nuk e ka ditur, se dardanët kanë lëvizur vetëm një herë në jetën e tyre duke u çvendosur nga bregdeti jugor i Danubit drejt vëndit ku jetojnë sot Kosovarët (sipas Fulvio Cordinianos, Albania, vëll, I-rë, harta e parë në fund të librit me emertim: Ilirikum). Por e keqja me e madhe e kesaj pune qendron, po te pranohet pikepamja e autorit tone, ne diferencimin cilesor te fiseve ilire midis tyre çka na çon ne përfundimin se ata nuk jane te nje boshti biologjik.
Duke dashur të mos vërë të pah botëkuptimin e tij autori ynë autoritar i Akademisë së Shkencave Shqiptare mbështetet tek autorët e tjerë dhe në një farë mënyre e përkrah idenë sikur, sipas disa autorëve, që përbëjnë shumicën, mesapët janë fise ilire që emigruan në gadishullin e Apenineve nga fillimi i mijëvjeçarit të parë pes, ndërsa sipas një versioni të Herodotit mesapët mendohet të jenë nga Kreta (Shaban Demiraj, Epiri, pellazgët, Etruskët dhe Shqiptarët, f. 183) duke na e vështirësuar problemin në drejtim të lidhjes së argumentit me punën titanike të individëve albanologë shqiptarë, pamvarësisht të epokës ku kanë punuar.
Përkrahësit e këtyre tezave në Shqipëri, të huaj dhe vëndas, kanë qënë të shumtë dhe ata nuk kanë qenë të aftë të shkëputen nga tabani skolastik i tyre. Përmënd me rradhë: Aleksandër Dhima në Studime antropologjike për shqiptarët, f. 13, 56-234; Zef Mirdita në Studime Dardane, f. 22, 23, 35, 69-70, 120; N.G.L.Hamond, Draga Garasanin, Aleks Buda, Muzafer Korkuti, Anthony F. Harding në Kuvendi i Parë i Studimeve Ilire, vëll. I-rë, f. 154, 325, 53, 71, 217; S. Puskariu (përmëndur nga prof. Eqrem Çabej), G. Bonfante, Zef Mirdita, Vittore Pizani në Kuvendi i Parë i Studimeve Ilire, vëll. II-të, f. 14, 102, 174, 85; Mark Krasniqi në Gjurmë e gjurmime, f. 303; prof. Eqrem Çabej në Shqiptarët dhe Trojet e tyre, f. 42; Selim Islami, Hasan Ceka në Përmbledhje artikujsh arkeologjikë për historinë e lashtë të Shqipërisë, disp. I, f. 139; Zhaneta Andrea në Kultura Ilire e Tumave në Pellgun e Korçës, f. 202; Aleksandra Mano në Iliria 2/86, f. 10, 22; Josif Ferrari në Studime për nder të Aleksandër Xhuvanit, f. 383.
Metodikën skolastike të përdorur në këtë rast unë e konsideroj të dështuar përderisa ajo nuk ka qënë e aftë të përballojë arësyet hipotetike të lëvizjes së detashmenteve indoevropiane drejt Europes, apo të fiseve ilire drejt kufijve jashtë gadishullit të tyre. Në qoftë se të gjithë popujt indoevropianë e kanë prejardhjen nga Azia (e gjej këtë tezë në një libër politik të Lev Trockit me titull: Stalini, ku veçoj: “Në luginat dhe në malet e Kaukazit janë ruajtur cirkat e valës njerëzore, që janë derdhur gjatë qindra viteve nga Azia në Europë”, f. 21, populli parailir nuk e ka pasur këtë fat për arësyen më të thjeshtë fare nuk ka qënë i përgatitur shoqërisht për ta realizuar këtë, pasi lëvizja e popujve, apo e grup fiseve, e ka një shkak social të lidhur me proçeset e zhvillimit shoqëror, por gjithmonë pas ndarjes së punës dhe këtë të fundit parailirët e kanë mësuar nga parahelenët (ndoshta nga pellazgët hyjnorë) pikërisht në trojet e tyre historike ku u formuan nga transformimi i antropomorfëve. Ja përse ilirët dhe paraardhësit e tyre nuk e njohin këtë fenomen shoqëror,  ja përse ilirët janë autoktonë absolute në trojet e tyre, ja sepse ato janë miliona vjeçarë në këto troje duke pasur shpejtësinë e zhvillimit shoqëror më të avashtën në kontinent, ja sepse ilirët dhe pasardhësit e tyre janë popullata më e prapambetur e kontinentit nga pikëpamja e bashkësisë njerezore dhe është kjo arësyeja përse unë nuk mund të pajtohem me konkluzionet e ndërtesës së të Marrëve të madhështisë shqiptare; analogjia është për të gjithë popujt e Europës me kusht që proçesi i ndarjes së punës mos të ketë qenë ngjarje e kaluar.
12-Mbi thelbin e marrëzisë së madhështisë shqiptare në fushën e gjuhësisë
Marrëzia e madhështisë postenveriste arriti kulmin kur u shpall se gjuha shqipe na qënka nëna e të gjithë gjuhëve të botës dhe prej këtej na kishte lindur qytetërimi dhe civilizimi botëror pa ditur se si lind gjuha, cila është dinamika fillestare e saj, cilat janë format fillestare të gjuhës, cili është raporti social i gjuhës së folur nga gjuha e shkruar. Pikërisht pamundësia teorike dhe praktike e kësaj hipoteze u bë shkaku i publikimit të këtij studimi, sepse në këtë pikë u konçentrua i gjithë produkti intelektual enverist, tashmë i trasnformuar në produkt postenverist dhe unë jam i detyruar t’i përgjigjem për të treguar se cfarë ka ndodhur për 45 vjet me intelektin shqiptar të të gjitha krahinave shqiptare pa përjashtim, ose, e thënë më ndryshe: çfarë ka ndodhur me popullin shqiptar përgjatë diktaturës enveriste në emër të komunizmit marksist-leninist, në emër të bolshevizmit, në fushën e arsimit dhe shkencës shqiptare.
Së pari duhet sqaruar qe gjuha e sotme shqipe nuk është pasuesja e gjuhës ilirishte, e aq më tepër pellazgjishtes. Ata mund të kenë një shtrat të përbashkët por ky fakt duhet interpretuar ndryshe në përputhje me botën e relacioneve dhe jo të fantazojmë që ilirishtja është paraardhësja e shqipes, kur vetë gjuha e sotme shqipe ka një formatim përfundimtar vetëm rreth 500 vjeçar ku dhe kanë lindur dialektet që njohim sot dhe përqindja e fjalëve me prejardhje ilire është tepër-tepër e vogël në raport me fjalët e huazuara. Kjo do të thotë që sipas Profesor Eqrem Çabejt i gjithë thesari i gjuhës shqipe nuk vjen nga fondet e gjuhës indievropiane. Gjatë evoluimit në komunikim e me lidhje të pandërprerë me popujt e tjerë –gjatë historisë se vet gjuha shqipe ka humbur nga leksiku i vetë, por njëkohësisht nga ana tjetër gjithnjë është pasuruar (Preloc Margilaj, Ilirët flasin shqip – shqiptarët flasin ilirisht, f. 187). Boll të kujtojmë Kongresin e Manastirit të mbajtur më 1908 dhe Kongresin e masakrimit të gjuhës shqipe më 1972 për të kuptuar se çfarë i kanë bërë shqiptarët gjuhës së tyre dhe përse nuk mund të pranohet tërësia e ideve të të Marrëve të madhështisë shqiptare në fushën e gjuhësisë.
Së dyti duhet sqaruar opinioni shqiptar se studimet në fushën e gjuhësisë kanë kaluar nga mohimi total i ekzistencës së ilirishtes dhe alfabetit të tyre në mundësinë e ekzistencës së këtyre të fundit duke hapur një rrugë të re në mendimin shkencor gjuhësor shqiptar. Sipas studiuesve të vjetër me botëkuptim të ri të shprehur pas 1992-shit nga ilirishtja e Ballkanit gjer tani nuk është gjetur gjë e shkruar dhe është menduar se nuk ka qenë e shkruar, dëshmohet e shkruar mesapishtja e Italisë Jugore, që është mbajtur e mbahet përgjithësisht si një degë e ilirishtes (Grup autorësh, Historia e Popullit Shqiptar, vëll. 1, f. 54) duke nënkuptuar mundësinë e gjetjes për së shpejti të veprave letrare ilire mbi ç’bazë do të kërkohet revizionimi i të gjithë historisë së popullit shqiptar. Dalja në dritë e mendimit të pavarur studimor kritik pas 1992-shit e vuri mendimin historik shqiptar në dilemë të plotë në drejtim të ekzistencës së vet, atëhere studiuesit e vjetër, dhe që nuk janë pak si numër, filluan ndryshimin e përmbajtjes së historisë jo konform realitetit, por konform dëshirave politike për të mos e shkelur me të dyja këmbët të kaluarën politike për të cilët ata ishin bashkëfaktorë. Në këtë drejtim nuk u kërkua rishikimi i historisë, por rishkrimi i saj me metodat e vjetra dhe aparaturat e reja kompjuterike duke e lënë mashtrimin komunist 45 vjeçar në të njëjtin pozicion.
Së treti, duhet sqaruar opinioni shqiptar se përmbajtja e “studimeve” të të Marrëve të madhështisë shqiptare nuk mbështetej në fakte të reja apo metodika të panjohura, por në ndryshimin e boshtit filozofik shqiptar nga formalizmi materialist në idealizmin këmbëngulës filozofik, nga një pseudorealitet historik (siç ishte komunizmi enverist) në një pseudorealitet shkencor (siç është teoria e tyre). Me pak fjalë përmbajtja e teorise së të Marrëve të madhështisë në fushën e gjuhësisë historike është si më poshtë (duke mos i dhënë rëndësi vitit të botimit, autorit dhe renditjes së ideve):
Sipas autores së rolit pellazgo-ilir kulturën latine e krijuan toskët, dardanët dhe fiset e tjera ilire, ndërsa gërmat e alfabetit i sollën në Latini pellazgët (Elena Kocaqi, Roli Pellazgo-Ilir në krijimin e kombeve dhe gjuhëve evropiane, f. 49). Po si shpjegohet që pas 3000 vjetëve, pasuesit e tyre (në qoftë se do të pranojmë se shqiptarët janë pasardhësit indirekt të pellazgëve) bënë të njëjtën gjë në trojet e tyre pas 400 vjet politikë otomane, duke e filluar proçesin nga fillimit? Ka një ligj në natyrë: ajo nuk përsërit vetveten në kohëra të ndryshme; dhe vetëm për këtë ose ngjarja e autores sonë është ireale, ose shqiptarët nuk janë pasardhësit indirekt të pellazgëve. Nuk mjafton vetëm ky aspekt, por autorja kalon në një pretendim madhor sikur shqiptarët janë një komb prehistorik që jeton në trojet e tij në Ballkan prej mijëravjetësh dhe paraardhësit e tyre i kanë dhënë Europës qytetërimin etnik europian si atë prehistorik dhe atë antik që u bë baza e qytetërimit modern duke luajtur një rol të madh në formimin e kombeve moderne të Europës dhe gjuhëve të tyre (po aty, f. 204) pa i shkuar ndërmënd se të gjitha këto janë përralla fund e krye jo vetëm pse është e pamundur që një popull i vjetër t’i imponohet ndonjëherë popujve të rinj, sepse shqiptarët nuk jetojnë në trojet e tyre prej mijëravjetësh, por ata jetojnë prej miliona vjetësh në Tokën Mëmë pa qënë e askujt (primati kohor i banimit nuk do të thotë se toka është e jotja). Pastaj shqiptarët nuk kanë qënë kurrë komb, ata u bënë të tillë vetëm në kohën e komunizmit dhe sipas mësimeve të diktatorit duke reflektuar një dëshirë politike se sa një realitet. E sa për qytetërimin etnik europian prehistorik dhe antik këtë autorja nuk mund ta thatë dot pasi nuk e njeh fazën më të parë të organizimit të shoqërisë njerëzore dhe të gjithë paraardhësit biologjikë të shqiptarëve i përkasin pikërisht organizimit primitiv, gjurmët e të cilit vazhdojnë deri në shekullin e XX-të, pamvarësisht pse nuk na pëlqen. Kështu që i vetmi rol që paraardhësit e shqiptarëve kanë luajtur në territorin e banuar prej tyre është primati kohor i lindjes mbi ç’bazë duhet të kenë një detyrë historike me kusht që të mos zhduken prej saj.
Ndërsa dy autorë familjarë e stërhollojnë pak më tepër idenë e të Marrëve të madhështisë shqiptare me pretendimin se pellazgët hodhën themelet e kulturës europiane në kohërat parahistorike (Luftullah H. Peza & Liliane Peza, Dritë e re mbi Pellazgët dhe gjuhën e tyre, f. 3) duke e pranuar pa hezitim teorinë monogjeniste të kulturës a thua se kultura është një mur ku gjithëkush mund të vërë një tullë sipas qejfit. Proçesi në fjalë merr vlera vetëm atëhere kur realizohet bota e relacioneve në botën e kapitalit dhe jo më përpara, kushtë që problemi i lëvizjeve shoqërore merr kuptim në funksion të rendeve shoqërore dhe jo sipas ideve të individit. Formimi i kulturës europiane as që ka lidhje me pellazgët dhe vetë kultura helene është e lidhur formalisht me të; tjetër punë është kultura politike romake e drejta e së cilës është themeli i parimit të drejtësisë sot. Gjërat duhen ndarë në kuadrin e përfitimit dhe ndikimit reciprok dhe aspak lavdisë propogandistike. Por ky përfundim hedh poshtë edhe pikëpamjen tjetër të autorëve, sipas të cilëve alfabeti pellazg dhe gjuha pellazge shërbyen për zhvillimin e kulturës helene dhe latine (po aty, f. 10). Mbi bazën e raportit kohor-hapsinor kjo është shumë e thjeshtë për të mos u pranuar ku një ndër rrjedhimet kryesore të tij është pamundësia e ndikimit të popujve me shpejtësi të vogël zhvillimi mbi ata me shpejtësi të madhe. Edhe ndikimi i kulturës helene mbi atë latine ka më tepër karakter propogandues politik se sa real (më hollësisht për këtë shih artikullin “Raca e bardhe dhe popujt europianë”, albanovaonline.com, logoreci.com, www.genchoti.com); ky ndikim është më tepër një vepër letrare se sa një realitet politik dhe gjithëshka është e varur nga shpejtësia e zhvillimit social të popujve që futen në relata.
Ndërsa akademiku ballkanik i ka problemet pak më të thjeshta, pasi të panjohurën filozofike e zgjidh me kritikën ndaj Engelsit ku ai pretendon se marksisti ka shfaqur një mendim për lindjen e gjuhës, por nuk ka qënë i aftë të përcaktojë kohën e lindjes së saj, pasi, sipas tij, ka pasur një kohë dhe një vënd ku ka lindur gjuha (Ali Eltari (Lapi), Pellazgët, krijuesit e qytetërimit botëror, f. 11). Po si e shpjegon ky autor faktin me të thjeshtë fare: dy fise të të njëjtin parapopull kanë gjuhë të ndryshme? Po sikur gjuha të ketë lindur në vënde të ndryshme dhe kohëra diametralisht të ndryshme, si i bëhet halli? Ai e kritikon Engelsin për kohën dhe nuk i ka marrë parasysh hapësirën shoqëruese të të folurit e artikulluar, që është puna. Dhe dueti pune + të folur të artikulluar, sipas Engelsit, përbëjnë dy shkaqet e transformimit të antropomorfëve në njerëz. A e kupton ky autor se panorama hapsinore që shoqëron librin e tij (f. 23-24), në funksion të lindjes së gjuhës, është mundësia më e pamundur që të ketë ndodhur, pasi në të kundërtën zhvillimi do të luhatej midis të komplikuarës dhe të thjeshtës, kur është e kundërta dhe në këtë rast autori duhet të kishte zbuluar tingujt e parë të dalë nga goja e njeriut, dmth rrokjen e para. Mos vallë forma më e parë e gjuhës ka pasur karakter rrokor? Ja pra që autori të komplikuarën e paraqet kaq të thjeshtë sa nuk di elementët më të parë të gjuhës së folur dhe rrjedhimisht analiza e tij është krejt formale. Pastaj autori e zgjeron botën e tij hipotetike duke dhënë mendimin e Katapanos mbi kulturën pellazgjike dhe kalimin e ilirëve në Egjipt (po aty, f. 73) duke  formuar një unitet argumenti me veprën e Zahari Majanit i cili argumentonte se etruskët na kishin vajtur në Egjipt (Zahari Majani, Fundi i “misterit” etrusk, f. 31-38). Nuk e di për etruskët, pasi kanë pasur goxha zhvillim, por për ilirët jam i bindur se ata nuk e kanë kaluar prakun e derës së shtëpisë së tyre për arësyen më të thjeshtë fare: kanë qenë tmerësisht të prapambetur dhe kanë disponuar një shpejtësi zhvillimi tmerësisht të avashtë që nuk i lejonte ta bënin atë veprim deri në Egjipt, që për ta ishte i largët njësoj si Hëna. Pastaj kalon tek përfundimet e Katapanos, sipas të cilit:
1-pellazgo-ilirët janë stërgjyshërit e shqiptarëve
2-pellazgo-ilirët jetonin në sipërfaqe shumë të gjëra në tre kontinente dhe quheshin gegë, toskë, albanë, arbër, arnautë, dardanë, maqedonë, hetitë a hititë, trojanë, egjiptianë, etruskë, etj. (Ali Eltari (Lapi), Pellazgët, krijuesit e qytetërimit botëror, f. 76)
Që të mund të bësh definicione të tilla duhen paracaktuar disa piketa të cilat konsiderohen teza dhe libri i Katapanos fillon me këtë sqarim që në parathënie (Xhuzepe Katapano, Thot-i fliste shqip, f. 7) e cila gjate leximit rezulton të jetë bibla e klubit të të Marrëve të madhështisë shqiptare. Por duhet thënë që në fillim se ky libër është më tepër një vepër letrare se sa një analizë shkencore e problemit (lidhja e egjiptianëve me ilirët është një fantazi gjuhësore e lidhur me ndërgjegjen e analistit Katapano). Nuk mund të jenë njëherazi edhe pellazgët edhe ilirët stërgjyshërit e shqiptarëve, pasi raporti midis të parëve është tej masës i dyshimtë, deri në mohim. Në qoftë se do të pranojmë që pellazgët kanë pasur me të vërtetë shkrim, atëhere është absolutisht e sigurtë që ata vinë pas ilirëve në kohë dhe u kanë mësuar këtyre të fundit artin e të folurit të artikulluar sipas një zhvillimi deri në gjuhën shqipe të sotme. Pranimi i shtritshmerise se pellazgeve ne tre kontinente nuk mund te jete e vertete jo vetem per efekt te pamundesise se realizimit biologjik, por mbi te gjitha shoqeror dhe kjo eshte bere me paramendim per te paraqitur jo pellazget, por iliret dhe ketu duhet zbuluar aresyet perse historiografia moderne kerkon ta nenvizoje kete hipoteze me kaq force edhe pergjate shekullit te XX-te. Lidhja e ilirëve me shqiptarët është shumë e lehtë për tu argumentuar mbi bazën e shkallëve të zhvillimit shoqëror të gjithseicilit dhe elementëve shoqërore që kanë ndërtuar shoqëritë përkatëse, por lidhja e pellazgëve me ilirët është e pamundur të argumentohet dhe gjuha nuk duhet marrë për bazë pasi, sipas raportit kohor-hapsinor, pellazgët i kanë imprenjuar gjuhën e shkruar ilirëve dhe në këtë mënyrë kanë krijuar nënkuptimin sikur kanë lidhje biologjike. Në realitet duhet të jetë e kundërta: pellazgët me ilirët duhet të kenë një lidhje gjuhësore dhe aspak birërie. E shprehur në funksion të kohës dhe hapësirës pellazgët duhet ta kenë pasur shpejtësinë e zhvillimit shoqëror shumë më të madhe se ilirët, pak më të madhe se parahelenët (ndoshta janë vetë ata) dhe pak më të vogël se helenët. Në atë kohë duhet të ketë ndodhur paradoksi i kohës për popujt që banonin në gadishullin Ilirik dhe proçesi në fjalë ka ndikuar qoftë mbi popullatën ilire, qoftë mbi atë helene duke e zhdukur popullatën pellazge që gjithsesi nuk duhet konsideruar e lidhur me fiset parailire para 3500 viteve të shkuara. Sa për emërtimet e popujve që jep Katapano te jeni të sigurtë që kjo është thjeshtë një fantazi e lidhur me monogjenezën kulturore duke mos pasur asnjë bazë shkencore. Ata popuj janë të diferencuar kaq shumë në planin social sa nuk mund të pranohet kurrsesi uniteti i dikurshëm i tyre në një bosht bilogjik të vetëm. E sa për mirënjohjen që bota duhet të ketë për pellazgët (Ali Eltari (Lapi), Pellazgët, krijuesit e qytetërimit botëror, f. 88) kjo do të kishte vlera vetëm për Europën me kusht që të ishte e saktë dhe jo fantazi duke mos pasur asnje lidhje me ne shqiptaret. Deri me sot ne menyre absolute duhet te jene shqiptaret mirenjohes ndaj Europes per ekzistencen e tyre historike, pasi është i vetmi popull në botë që ka përfituar nga Europa me përmasa gjithëpërfshirëse nga lindja deri më sot.
Por e keqja e kesaj pune ka marre permasa shqetesuese jo per efekt te ideve qe hidhen, por per efekt te mos zbatimit te asnje metodike dhe te asnje argumenti duke e kthyer shkencen shqiptare te mijevjecarit te ri ne nje formalizem spekulativ ku shume intelektuale hane buken vetem thjeshte per efekt ekzistence. Autori i “te vertetave” shqiptare hedh ne tregun mediatik shume idera re reja, por nuk e perballon dot boten e argumentit dhe per te krijuar mendimin pozitiv per vepren e tij  e emerton pikerisht me emrin e asaj qe shqiptaret nuk e dine ne asnje permase duke perfshire edhe vete ate. Ai pranon mbijetesen e popullit shqiptar edhe pse, sipas tij, eshte gjendur perballe asimilimit shumepermasor helen, romak etj te cilet edhe kane ndikuar mbi te (Gjete Ndoi, E verteta mbi Shqiptaret, f. 7) pa i bere syri terr edhe pse kjo nuk eshte e vertete ne asnje permase, te pakten ne funksion te permases qe jep. Populli shqiptar nuk eshte gjendur perballe asnje asimilimi historik, duke perjashtuar zhdukjen historike qe na imponoi bota sllave pas shekullit te VI pas Kri.  Ai e ngaterron me boten e relacioneve dhe nuk e kupton se shkaktari i vetem qe bota nuk e perthithi dot boten parashqiptare ka qene shpejtesia e zhvillimit shoqeror qe mbartnin vendasit dhe pamundesine sociale e politike te imponuesve madhore. Vetem ne nje moment populli shqiptar e ka ndjere veten perpara zhdukjes dhe nuk ka kryer asnje veprim konkret. Ne qofte se paraardhesit e shqiptareve perfituan nga bota e relacioneve me helenet dhe latinet, pra nuk ka pasur tendence asimilimi, perballe egersise se sllaveve ai eshte dorezuar jo vetem duke u tkurrur ne permasa te frikeshme (disa here), por ai ka qene prane zhdukjes totale dhe ka shpetuar vetem prej nje rastesie ekstreme, sic qe bota otomane pergjate shekullit te XV e ne vazhdim. Pikerisht kjo eshte e verteta e atyre ngjarjeve dhe kete autori nuk e thote, por tjeterson autoret qe i kane krijuan popullit shqiptar tabanin e vet politik te sotem, dmth duke e shtremberuar te verteten. Pastaj hidhet ne sferen e pergjithesimit gjenetik te banoreve te Gadishullit Ilirik me pretendimin se historiografia ka vertetuar se iliret, thraket, maqedonasit, ndoshta dhe etrusket jane dege e trungut pellazgjik (po aty, f. 15) pa e ditur se kjo eshte e pamundur te kete qene ndonjehere reale. Une pretendoj se ketu duhet te kete nje te vertete tjeter per tjeter, por qe autori nuk e merr parasysh duke e cunguar historine sipas oreksit intelektual. Ndikimi i botes pellazgjike mbi keta popuj duhet te kete qene mjaft kalimtar dhe e vetmja gjurme e tij duhet konsideruar gjuha e shkruar, por dhe kjo jo e asaj permase qe pretendohet. Ne menyre absolute historiografia e sotme nuk eshte e afte te vertetoje lidhjen e birerise te popujve te lartpermendur per shkakun me te thjeshte fare: disponojne shpejtesi te ndryshme zhvillimi dhe rrjedhimisht produktet e tyre shoqerore nuk mund te jene te njejte dhe te njekoheshem. Te pakten, ne funksion te vazhdimesise se politikes me mjete e dhunes, ate qe bene maqedonasit nen udheheqjen e Aleksandrit te Madh nuk e ka bere asnje prej popujve te mesiperm duke vertetuar se nuk i perkasin te njejtit bosht biologjik dhe nuk kane asnje lidhje midis tyre sipas ketij kendveshtrimi. Keshtu behet e papranueshme dhe teza mbi shkakun e mbijeteses se popullates ilire te mbeshtetur mbi nivelin e larte te civilizimit (po aty, f. 16). Ketu ta flasim e ketu ta leme, iliret kane pasur, duke perfshire edhe pasardhesit e tyre, shkallen e civilizimit me te ultin ne historine e Europes dhe ne baze te raportit kohor-hapsinore nuk kane pasur fare shkalle te tille; vetem ne qofte se nuk jane paraardhesit e shqiptareve. Eshte e pamundur qe iliret te kene pasur shkalle civilizimi, kur pasardhesit e tyre pas 1500 vjeteve te disponojne nje shkalle te tille organizimi shoqeror qe mbeshtetej ne pronen fisnore, ne te drejten e kanunore te pashkruar, ne familjen patriarkale, ne besimet fetare pagane para politeiste,  ne boten e shkembimit mall-mall, ne mungesen e skllaverise dhe te politikes, shkurt ne mungesen e unitetit te tyre kombetar, sidomos te gjuhes se shkruar. Atehere per cfare civilizimi flet ky autor, apo prapambetja sociale per efekt te kohelindjes se stervjeter e con ate ne perfundimin e mesiperm. Ai akoma nuk e ka mesuar se sa me i vjeter te jete nje popull ne raport me komshinjte, aq me i prapambetur eshte ai ne raport me keta komshinj. Ai akoma nuk e di se baza e relativitetit analitik eshte raporti i zhdrejte midis kohes se lindjes dhe shpejtesise se zhvillimit, dmth midis kohes se lindjes dhe nivelit te ketij zhvillimi. Pikerisht ne kete pike duhet ndryshuar metodika historike duke e kaluar nga formalizmi analitik statistikor ne matematiken ligjore te zhvillimit. Metodika e re eshte me e vjeter se jeta politike e shtetit shqiptar dhe kjo duhet pasur parasysh kur realizojme kritiken e mendimit historik shqiptar te epokes enveriste dhe postenveriste.
Por pedagogja e historise nuk ka vënë në dukje jo vetem metodiken e perdorur, por ajo duhet akuzuar per plagjiature pasi ka perdorur terma dhe idete e Zahari Manjanit ne librin e tij “Fundi i “misterit” etrusk” duke perfshire edhe titullin e librit te saj: “Shqipja çelesi i gjuheve indoevropiane” (fjala e nenvizuar eshte nje kapitull me vete ne librin e Manjanit: Shqiptarët dhe gjuha e tyre: Gjuha çelës, f. 69-83). Panorama konkluzive e librit te saj eshte me te vertete nje permbysje e historise reale te ilireve deri ne ate mase sa ajo përbën thelbin e klubit të të Marrëve te madhështise shqiptare. Sipas saj faktet historike tregojne se te gjithe kombet e races se bardhe, madje dhe gjuhët me prejardhje nga raca e bardhe ne Azi, jane te origjines pellazgo-ilire (Elena Kocaqi, Shqipja çelesi i gjuheve indoevropiane, f. 292). Në këtë pikë mund të ngremë shumë hipoteza, por kurrsesi në funksion të karakterit monogjenist të gjuhëve. Unë pretendoj që kjo është një Marrëzi në nivel botëror dhe duhet konsideruar si sëmundja e mendimit shkencor botëror. Ekzistenca e saj më kujton teorinë gjeocentrike të Ptolemeut (~100 – ~170 pas Kri) dhe vrapimin pas saj të shumë dishepujve të tij për një kohë të gjatë (rreth 1200 vjet). Mos vallë ka ardhur koha të përmbyset ky përfytyrim idealist në shkencat shoqërore? Por në qoftë se autorja jonë niset nga zbulimet gjuhësore anë e kënd trekëndëshit Afrikë – Azi – Europë ka shumë mundësi që popujt e atyre anëve të kenë qënë në të njëjtën shkallë zhvillimi me diferencime tepër të vogla ku duhet të jenë shkëputur pellazgët hyjnorë të parët duke imprenjuar gjuhën e shpikur nga ata në popujt ku u shtrinë dhe në këtë drejtim ilirët kanë përfituar të parët. Në atë proçes hipotetik afër mënsh që ilirët duhet ta kenë ruajtur më afër origjinës atë gjuhë duke krijuar bindjen se rrjedhin nga pellzgët hyjnorë. Mos zhvillimi i gjuhës ilire, deri në atë shkallë sa te duket e njëjtë me pellazgjiken e lashte nuk tregon as civilizim, as krijim qytetërimesh, as krijim kombesh dhe gjuhësh, as kryeqëndra të qytetërimit antik në Europë, por ajo më së shumti tregon lehtësi imponimi të pellazgëve në adresë të ilirëve dhe ndryshimin e gjuhës së tyre në përputhje me botën e relacioneve të krijuara rastësisht për ta duke filluar me helenishten, latinishten, keltishten, sllavishten apo otomanishten ku gjurmat e pellazgjishtes paskan qene te imprenjuara edhe ne ato gjuhë. Gjithsesi të jetë problemi bota e relacioneve e ka përcaktuar atë proçes dhe asgjë nuk është e lidhur me gjenezën jo vetëm të ilirëve, por as të relatorëve me këtë popull. Kjo do të thotë që gjuha ilirishte në thelbin e saj nuk ka asnjë lidhje me gjuhët e popujve të tjerë, por është pellazgjishtja ajo që ngatërron problemet duke krijuar lidhjet me ilirishten. Në planin kohor – hapsinor është e pamundur të pranohet teza sikur ilirishtja apo shqipja e sotme të kenë qënë baza gjuhësore nga ku lindi gjuha latine (po aty, f. 293). Duhet zbuluar se kush kanë qënë ata që e kanë derguar gjuhën pellazge në gadishullin e Apenineve (me sa kam kuptuar duhet të kenë qenë etruskët) dhe lidhjet që mund të ndeshen midis midis shqipes dhe latinishtes duhet të jenë të ngjashme me lidhjen midis etruskishtes me ilirishten dhe të gjitha këto me pellazgjishten, por mbi këtë bazë nuk mund të nxjerim renditje kohore. Problemi i parë me këtë sy është tepër i qartë dhe shpjegon proçesin e formimit të gjuhëve nëpër kontinentin tonë, por kurrsesi këto gjuhë nuk kanë në bazë gjuhën shqipe. Eshte tjetër punë vjetërsia e gjuhës shqipe, lidhja e saj me ilirishten dhe pellazgjishten. Problemi duhet kapur në gjenezë sipas kontinumit kohor-hapsinor i cili e përjashton ndikimin e gjuhës së folur ndër popuj me shpejtësi të vogël zhvillimi mbi popujt me shpejtësi më të madhe, ku për rastin ilir ky raport është me vlera ekstreme. Vjetërsia milionavjeçare e ilirëve nuk mund të krahasohet me vjetërsinë e popujve të tjerë europianë të rendit vetëm një milionvjeçar e më pak kështu që është e papranueshme teza e autores sonë, guximi i së cilës ka lindur nga veprat e huaja jashtëshqiptare të paradokohëshme deri në mbi nje, dy e tre shekullore.
Problemi i pellazgëve nuk duhet të jetë dhe shumë i vështirë për të zbuluar. Në qoftë se pranohet që autorët e Greqisë së Vjetër tregojnë se popullsia pellazge ka ekzistuar vërtetë dhe se është përhapur në Greqi, në Azinë e Vogël e në Itali, pra në vëndet ku ishte përhapur kompleksi kulturor ballkano – egjean i eneolitit rreth 3000 – 2000 pes (Arsim Spahiu, Iliriciteti i maqedonasve dhe i epirotëve, f. 18) nuk ka asnjë arësye përse të presupozohet se i përket të njëjtit bosht biologjik dhe pjesmarrësit  në këtë kompleks kulturor të kenë karakter vëllazërimi apo birërie. Në këtë pikë po tentohet të bëhet një lidhje artificiale duke bashkuar mendimin e studiuesve të rinj postenveriste me mendimin e studiuesve të vjetër të kohës së komunizmit, por që kanë ndryshuar mendim edhe pse e vërteta është vetëm një. Sipas këtyre të fundit presupozohet se studimet arkeologjike dëshmojnë se shtrirja e dokumentuar e pellazgëve përputhet me kompleksin kulturor arkeologjik ballklano – egjean të periudhës së eneolitit dhe supozohet se ky kompleks i takon popullatës pellazgjike, si paraardhëse e ilirëve (Grup autorësh, Historia e Shqipërisë dhe e Shqiptarëve, f. 16). Nuk është e vështirë të kuptohet mënyra se si autorët e vjetër kalojnë nga pranimi i botës pellazgjike, që deri dje nuk e kanë pranuar, në lidhjen e pellazgëve me ilirët edhe pse në ndërgjegjen e tyre kjo është e papranueshme ku instinkti, me sa duket, i jep të drejtë. Kjo duket me mënyrën se si kundërveprojnë kur pranojnë se ilirët, si shumë popuj të tjerë europianë, nuk e kanë lënë gjuhën  e tyre të shkruar dhe shkrimet e gjetura janë me alfabetin grek dhe latin (po aty, f. 34). Është një tendencë analitike për të vënë në dukje atë që nuk kanë pranuar, lidhjen e  mundëshme të asaj që nuk pranojnë me ekzistencën e të pamundurës duke treguar një paaftësi tipike për të kundërshtuar lidhjen fantazmë midis popullatës pellazge me atë ilire dhe e gjithë kjo për të mos kundërshtuar klubin e të Marrëve të madhështirë shqiptare, që me sa kam kuptuar është produkti më tipik i tyre. Është një lojë e keqe ku kërkohet të fshihet paaftësia intelektuale e të gjithë punës titanike 45 vjeçare që kanë bërë studiuesit e fushave albanologjike në drejtim të intepretimit të veprave të tyre dhe e gjitha kjo për faj të politikës, enveriste sidomos.
I dituri Pilika na jep disa të dhëna suplementare në këtë drejtim, që po të jenë të argumentuara saktësisht e ndryshojnë përfytyrimin që është krijuar për lidhjen pellazgo-ilire. Për në realitet ai përdor metodën e mundësisë dhe me këtë e hedh në kanal punën e tij analitike dhe të gjithë kapacitetin e tij intelektual. Sipas tij, sot pellazgët pranohen botërisht si popull historik që jetoi dhe lulëzoi për disa mijëravjeçarë në Lashtësi dhe përderisa në Ballkan nuk ka popull më të lashtë se shqiptarët dhe grekët rrjedhimisht nënkuptohet se shqiptarët janë pasardhësit e pellazgëve (Dhimitër Pilika, Pellazgët, origjina jonë e mohuar, f. 369). Në qoftë se kjo është arësyeja metodike e përdorur nga Pilika, atëhere unë arrij në përfundimin se ai ka pasur probleme me botëkuptimin e tij personal dhe nuk ka qënë i aftë të përzgjedhë midis mundësisë dhe realitetit të fshehtë të një të panjohure 2500 vjeçare. E fshehta nuk mund të zgjidhet si mundësi pasi në këtë rast ajo mbetet një hipotezë, por i dituri Pilika duhet të ketë pasur dhe një problem me botën intelektuale greke pasi diku i konsideron si varrmihës të pellazgëve duke qënë të pamundur si trashëgimtarë gjenetikë të tyre (po aty, f. 293) e diku akuzon skllavopronarët helenë si armiqtë numër një, varrmihësit e pellazgëve (po aty, f. 305). Problemi nuk mund të paraqitet me një përgjithësim greko-helen pasi problemi injorohet në thelbin e tij. Grekët e sotem janë një krijesë politike dy shekullore, kurse helenët janë boshti filozofik themelor i shkencës botërore dhe nuk është e saktë përzierja e tyre me një dozë urrejtje. Me keqardhje konstatoj se në këtë pikë i dituri Pilika ka bërë lojën e historiografisë enveriste pamvarësisht se ka qënë kundër saj. Në veprën e tij ka vetëm konstatime pa asnjë lloj argumenti dhe ka qënë një metodikë tepër e vjetëruar arësyetimi; në këtë pikë ai nuk ka bërë asnjë hap më përpara se dishepujt e tij helenë, që i përdor si informacion. Kërkesat e shkencës së historisë kërkojnë zhvillimin e botës sipas kategorisë shkak-pasojë dhe në këtë drejtim i dituri Pilika ka shumë mangësi. Është i pakuptimtë konstatimi sikur autorët epirotë të mbishkrimeve nuk e kishin kurrsesi helenishten gjuhë amtare dhe se ata shkruanin sipas një gjuhe tjetër, të rrënjosur tek ata: pellazgjishtes (po aty, f. 372). Që të mund të thuash këtë duhen vërtetuar më përpara disa gjëra të tjera që lidhen me faktet: përse epirotët nuk kanë pasur shkrimin e tyre origjinal; përse epirotët kanë përdorur fillimisht shkrimin helen dhe pastaj atë latin; përse epirotët arritën shkallën e zhvillimit që kërkoi medoemos shkrimin si aplikim politik në ekzistencën e tyre në raport me pjesën tjetër të Ilirisë, e thënë me fjalë të tjera përse epirotët u shkëputën nga trungu fillestar ilir dhe kush ishin shkaktarët e këtij tjetërsimi; përse epirotët u transformuan në arbër – shqiptarë dhe jo në grekë në vazhdimësinë e kohës; përse proçesi i transformimit ndryshoi me t’u ndërprerë bota e relacioneve të domosdoshme me helenët? Të gjitha këto nuk marrin përgjigje, por postulohet lidhja e ilirëve me pellazgët pa asnjë lloj argumentimi të lidhur me jetën sociale të ilirëve, se sa për atë të pellazgëve ajo nuk njihet në asnjë lloj elementi, por vetëm merret me mend. Të paktën historia nuk është shkencë e hamëndjes dhe i dituri Pilika në këtë pikë e ka shkelur, ndoshta faji ka qënë i persekutimit politik dhe nuk i duhet vënë faj, por vepra e botuar në emër të tij lë mjaft për të dëshiruar dhe nuk përkon me personalitetin e tij shkencor.
Në të njëjtin përfundim arrin dhe studiuesi i arsimuar në perëndim ku sipas tij: “Autorë të tjerë u referohen relikeve dhe gjurmëve, që kanë lënë pellazgët dhe që vazhdojnë të ruhen në gjuhën greke, siç janë disa emra heronjsh dhe perëndish, si dhe disa toponime me prejardhje jo greke. “Të posa ardhurit (grekët) –shkruan F. Braudel- edhe pse kanë ruajtur gjuhën e tyre, u kanë bërë shumë huazime të mundërve (pellazgëve). Kësisoji, gjuha greke ka trashëguar deri më sot një numër të konsiderueshëm fjalësh të huaja. Toponimia dhe onomastika e shprehin qartë këtë, madje bëjnë mu. Qytete të përmëndur si Korinthi, Tirynthi, Athina, apo mali i Parnasit…nuk mbajnë emra grekë”” (Arsim Spahiu, pellazgët dhe Ilirët në Greqinë e Vjetër, f. 22).
Nuk e kapërcen prakun hipotetik ne fushen e gjuhesise edhe autori shqiptar nga Mali i Zi me gjithë dëshirën e mirë për t’i shërbyer popullit të tij sa më saktë dhe në mënyrë intelektuale. Ndoshta ai përbën fillesën e të Marrëve të madhështisë shqiptare pasi libri i tij është më i hershëm se i anëtarëve të klubit të të Marrëve të madhështisë shqiptare dhe në qoftë se e gjithë kjo punë është e ndërgjegjshme, atëhere ai është përfshirë në një luftë intelektuale antishqiptare pasi ka shtuar rradhet e klubit te te Marreve te madheshtise shqiptare. Ai qe ne fillim te librit te tij pretendon qe alfabeti ilir behet matrice per alfabetet e popujve mesdhetare e kontinentale (Perloc Margilaj, Iliret flasin shqip – shqiptaret flasin ilirisht, f. 17) pa i shkuar ndermend se kjo perben nje permbysje te realitetit historik ne kontinent jo vetem per pamundesine e pasjes se shkrimit nga ana e ilireve, por dhe per pamundesine e relatimit te popujve ne ato kohera te sterlashta me te tilla permasa ku te realizohet strukturezimi huazues. Kjo e fundit eshte nje fantazi metodike shume e vjeter me gjeneze qe nga koha e heleneve, atehere kur Aristoteli percaktoi formulen e levizjes ne raport me Platonin. Por autori, qe te perligje kete ide duhet te argumentoje arsyhet perse shqiptaret u “perleshen” ne mes tyre per te zgjedhur alfabetin latin, ate arab apo helen me 1908 kur paraardhesit e tyre e paskan pasur nje te tille sipas permasave qe jep (tabela 1). Mospajtimi hapsinor i formave te alfabetit ka shume nenkuptime, por kryesorja qendron ne mos ruajtjen e alfabetit nga ana e ilireve dhe kerkesen per alfabet te ri, kur helenet kane ndjekur rrugen e kundert, qe nga pikapamja kohoro-hapsinore duhet te ishte e kunderta. Ky fakt argumenton qe ai alfabet, qe autori ja adreson ilireve, te kete qene i imponuar dhe duke mos realizuar dot perputhjen hapsinore, braktiset historikisht. Kjo do te thote se iliret e kane pasur te pamundur te krijonin alfabet me shkallen e zhvillimit qe dispononin, bile qe te jemi te sakta ata kane qene tmersisht larg kerkeses per te shkruar gjuhen e tyre, keshtu qe teza e hedhur nga ky autor (po aty, f. 38) eshte jo vetem e pavlefshme, por dhe e pasakte. Per te mbuluar kete pavlefshmeri autori u adreson ilireve faktin si populli i pare i civilizuar ne kontinent qe kane lene gjurme te pashlyeshme te fitores se civilizimit (po aty, f. 39) pa marre parasysh pasojat, po te ishte e vertete kjo panorame hapsinore. Dhe gjeja e pare qe do te rridhte do te ishte mosqenia e ilireve si paraardhes te shqiptareve. Por autori nuk e ka pasur hallin tek shqiptaret, por per tu dukur thellesisht shqiptar, sepse jeton ne nje shtet qe i ka shkelur vendin, kalon nga njera dege ne tjetren duke shpjeguar mospasjen e banoreve te tjere ne trojet e banuara nga pellazgo-iliret hipotetike. Sipas tij Plini, Polibi, Straboni shkruajne se pellazgo-iliret ne territorin e Helades nuk kane paraardhes dhe se ato nuk kane lidhje gjenetike me helenet (po aty, f. 255). Si mund t’i dinin autoret e mesiperm ngjarjet e para 1000 vjeteve te themi, ku jane mbershtetur ata? Qe te mund te shpjegosh keto me perpara duhet argumentuar se nga kane ardhur pellazget, iliret, helenet, pastaj duhet argumentuar se cfare perfaqesojne pellazget dhe a ka mundesi qe ne nivelin qe kane pasur ata (sipas autorit tone shkrimin dhe shkallen e larte te civilizimit) te transformohen ne ilire (qe nuk kane pasur as shkrim dhe as shkalle civilizimi). Ne kete pike autori ka bere nje zbulim interesant pasi ne kapakun e fundit te librit te tij ka botuar alfabetin ilir (tabela 3) gjendja  e  te cilit eshte  tej mases primitiv ne raport me alfabetin helen dhe ate latin.

                                                  tabela 3
Nuk e di se çfare perfaqeson ne realitet ky alfabet, por krahasimi me alfabetet e lartpermendur tregon se nuk ka asnje lidhje dhe eshte e pamundur qe ky tip alfabeti te kete ndikuar mbi ato alfabete. Ky autor duke ditur ndikimin e gjuheve te tjera mbi shqipen mundohet te justifikoje  ndikimet mbi gjuhen shqipe duke anashkaluar ndikimet mbi gjuhen ilire te gjuhes helene dhe latine vetem e vetem qe te mos pranoje se gjuha ilire nuk ka pasur force per te ndikuar mbi to. Ate qe ka qene me e lehte per te argumentuar ai e paraqet te pamundur duke pranuar se me ardhjen e sllaveve gjuha shqipe nuk ka mundur t’i shpetoje ndikimeve sllave sidomos periudha 1331-1355 kur shteti serb i Car Dushanit sundoi Shqiperine, Greqine, Maqedonine, Bullgarine (po aty, f. 309). Eshte e lehte per te bere pyetjen: si ka mundesi qe ndikimi sllav per 25 vjet te bjere ne sy dhe mijeravjet te ndikimit helen dhe latin te mos pranohen. A nuk ka ketu nje paragjykim te qellimshemn qe nuk sherben per asnje lloj argumenti? Duke rene ne kontakt me veprat e etruskologeve, te cilet japim imazhin e lidhjes se tyre me iliret, autori ngre ne qiell rolin themelor ne gjenezen dhe krijimin e     qyteterimit qe kane luajtur etrusket me strukturen e tyre sociale nen emrin Etruri (po aty, f. 388) duke mos harruar te vere ne dukje se etrusket jane me prejardhje pellazgo-ilire duke qene njekohesisht lajmetaret e qyteterimit te ardheshem, bartesit e fidanishtes se pare te shkrimit ne Europe (po aty, f. 390) pa na treguar realisht se kush eshte krijuesi i qyteterimit te pare ne Europe: pellazget apo etrusket, helenet apo iliret. Problemi eshte veshtiresuar me dashje per te krijuarn nje madheshti te rreme me lidhje hipotetike pa argumentuar ekzistencen e asnje qelize shoqerore qe lidhet me civilizimin. Perpara se te argumentohet ekzistenca e shkrimit duhen argumentuar shume qeliza te tjera sociale qe jane pararendesit e shkrimit dhe po te kishte bërë këtë autori do të arrinte në përfundimin se pellazgët hyjnore nuk kane asnje lidhje birerie me iliret, por ne jemi detyruar ne menyre empirike te pranojme imponimin absolut te gjuhes pellazge tek iliret si e vetmja menyre per te shpjeguar ngjashmerite qe gjuha e sotme shqipe paska me mesapishten, etruskishten, helenishten, latinishten, etj, etj. Pra në qoftë se argumentohet lidhja gjuhësore midis shqipes dhe gjuhëve te gadishullit Apenin, atëhere ne kemi argumentuar pikërisht imponimin e pellazgëve hyjnorë mbi popullatën ilire prej nga rrjedh dhe gjuha shqipe e vjetër. E thënë me fjalë të tjera suportin e parë civilizues popullatës ilire ja paska dhënë bota pellazgjike dhe në këtë mënyrë ne shqiptaret e sotem kemi ndërruar mësuesin e parë nga helen ne pellazg, por e gjithe kjo ne planin hapsinor rastesor pa asnje domethenie per te sotmen politike ku po jetojme.
Por problemi pellazgjik me keto permasa nuk ka qene i panjohur per akademiket tane te vjeter, por me sa kam kuptuar ata nuk kane qene dakort me interpretimet mbi kete teme. Autori yne autoritar ne librin e tij na jep nje sere finicionesh qe me kane cuar ne perfundimim e mesiperm. Ai pretendon se sipas disa autoreve pellazgjishtja ka qene nje gjuhe indoevropiane qe ndryshonte nga greqishtja (Shaban Demiraj, Epiri, Pellazget, Etrusket dhe Shqiptaret, f. 32) duke na treguar se kjo e fundit nuk ka lidhje direkte, te pakten. Por ai ndjen peshen e faktit te ndikimit pellazgjik mbi ilirishten dhe helenishten, prandaj mundohet te devijoje nga pozicioni heshtes qe ka mbajtur Akademia e Shkencave te RPSSh per kete teme dhe per te realizuar nje perfitim historik ne adrese te ilireve, edhe pse kjo eshte e pamundur per te, detyrohet te pranoje se ne baze te fjaleve pellazgjisht, te ndodhura ne gjuhen greke konkludohet se dendesia e pellazgeve ne territorin grek ka qene me e madhe se kudo….Sikur ilirishitja te ishte ruajtur si greqishtja ndoshta do te ishte konstatuar se ilirishtja ka me shume emra dhe toponime pellazgjike dhe rrjedhimisht dhe dendesia pellazgjike do te ishte me ndryshe (po aty, f. 35). Pikerisht kete mangesi dhe kete gabim konkluziv rregullojne studimet e Zaharia Majanit dhe Niko Stylos ne fushe te pellazgjishtes dhe etruskishtes. Pesha e fajit rritet per akademikun tone kur mesojme se gjuha shqipe na paska aftesine per te shpjeguar shume gjuhe te tjera pertej vendit te shqiptareve dhe eshte i detyruar te pranoje se ka autore shqiptare si Spiro Kondo, Dhimiter Pilika e te tjere, por dhe jo shqiptare qe pretendojne se gjuha shqipe shpjegon mjaft emra te lashte vendesh ne Ballkan e Itali…. nuk kane munguar orvajtjet per te shpjeguar etruskishten me ane te shqipes me mendimin qe etruskishtja ishte nje gjuhe pellazgjike dhe ka lidhje me shqipen (po aty, f. 40, 48). Por semundja e te Marreve te madheshtise shqiptare, duke qene semundje ngjitese, i ka infektuar edhe te vjetrit duke argumentuar jo vetem mungesen e imunitetit dhe te pergjegjesise intelektuale ne kete fushe, por dhe mungesen e botekuptimit materialist per te shpjeguar fenomenet sociale ne te fshehtat e tyre. Sipas autorit tone nga analiza e bere ketij problemi rezulton se gjuha e mesapeve eshte e ndryshme nga ajo e grekeve dhe perkimet me gjuhen shqipe deshmojne se mesapet dhe stergjysherit e shqiptareve duhet te kene pasur nje origjine te perbashket etniko-gjuhesore (po aty, f. 189). Per t’i shpetuat te gjitha pozicioneve te dyshimta te krijuara nga politika pergjate 65 viteve te diktatures enveriste autori perdor formulen e vjeter si justifikim historik dhe me kete mbulon jo vetem padijen ne fushen e materializmit filozofik, por dhe akrobatlleqet ne fushen e historise te realizuara pergjate epokes komuniste. Sipas tij tek popujt me pak te zhvilluar bie ne sy prirja per te huazuar emra te pervecem njerezish nga popuj me te zhvilluar ose me prestigj te njohur (po aty, f. 62). Ne qofte se veprat e Majanit dhe Stylos kane pasur si qellim rrezimin e kesaj formule ne funksion te ilireve dhe shqiptareve jemi te detyruar t’i pranojme, vetem se jemi te detyruar t’i paralajmerojme se ka nje rruge krejt tjeter per tjeter qe e rrezon kete postulat sipas atij nenkuptimi.
Ne funksion te gjuhes, me materialet qe na kane servirur studiuesit e mesiperme, eshte e pamundur te arrihet ne perfundimin se: shqiptaret jane pasardhesit e vetem dhe te mirefillte te sotem te pellazgeve parahistorike, te parailireve (Arion Hysenbegas, Ngadhenjim mbi mijeravjecaret, f.18). E shumta qe mund te perfitojme nga keto materiale eshte fakti qe gjuha e sotme shqipe na paska nje shtrat pellazgjik te konsoliduar dhe te pandryshuar nga gjeneza. Ky, po, eshte nje perfundim fitimprures per historine e popullit shqiptar pasi na argumenton ate qe e kemi kerkuar prej vitesh duke e lidhur me metodiken kohoro-hapsinore te zberthimit te fenomeneve shoqerore. Duke ditur se te gjithe autoret e mesiperm i analizojne ngjarjet jashte koncepteve kohoro-hapsinore, analizat instiktive me sens hapsinore nuk i marrim parasysh, arrij ne perfundimin se qellimi i zberthimit sipas gjuhes ka karakter politik per te fshehur veprimtari negative ne dem te popullit shqiptar dhe aspak shkencor.
13-Mbi lidhjen pellazgo-ilire
Pika e fundit qe kerkoj te zberthej ne kuadrin e gjuhes dhe alfabeteve eshte trajtimi i problemit te ngjashmerise se alfabeteve ane e kend botes qe pretendohet se ka nje zanafille pellazgo-ilire. Arkeologet e kane sajuar lidhjen pellazgo-ilire nepermjet gjetjeve te kulturave pa i shkuar ndermend se midis gjuhes se folur dhe ketyre kulturave te gjetura ekziston nje lidhje e cila transmetohen ne alfabetet perkatese. E perderisa ne nuk gjejme nje shpjegim teorik te kesaj lidhje, ne kete rast vetem me dy permasa te ndersjellta, jemi te detyruar te fusim ne perdorim parametrin shpejtesi zhvillimi duke ngritur hipotezen qe gjetjen kulturore jane realizuar pas ndarjes se punes ne popujt perkates dhe raporti me shkrimin tregon se kujt populli i perkasin ne menyre te drejteperdrejte. Ne kete menyre primitivizmi i alfabetit mund te tregoje shkallen e huazimit dhe te zhvillimit imponues, ose, me fjale te veshtira, shkallen e paradoksit te kohes. Eshte pikerisht problemi i vete shkences se historise, çka nenkupton dhe nje shkalle veshtiresie te larte, perderisa analizon botën e njeriut.
Në qoftë se do të krahasojmë alfabetet e popullatave, të pretenduara si pellazgjike sipas të Marrëve të madhështisë shqiptare, ose si ilire sipas Zahari Majanit, tabelat: 4, 5, 6, 7, 8, 9, nuk do të dallojmë asnjë ngjashmëri përveç një gërme (8) e cila merr pjesë në të gjithë alfabetet, duke përjashtuar alfabetin arvanitas të Voskopojës, gjë e cila mund të shërbejë si argument mbi prejardhjen thelbësore të tyre nga një fillesë, por unë ngul këmbë që kjo gjë përbën rastësinë e zhvillimit specifik të popullatave përkatëse duke mos arritur në asnjë shkallë të domosdoshmërisë dhe nuk ka asnjë ndikim specifik, por të Marrët e madhështisë shqiptare nuk e di se çfarë kërkojnë kur teorizojnë mbi lidhjet e përdoruesve të këtyre alfabeteve dhe imponimin fillestar nga poshte dhe me te vjeter. Kjo perben lajthitjen e racizmit dhe realitetin e kundert te pretendimit te tyre. Eshte gjëndja e popullit të sotem shqiptar qe permbys nje filozofi, nje perfytyrim dhe nje konkluzion te gabuar pa domethenie ne historine e njerezimit.
Të gjitha këto piketa të zbërthyera tregojnë se produkti postkomunist kishte vendosur ta hidhte poshtë të gjithë punën e baballarëve të vet komuniste, vetëm në planin propogandistik, por pa i ditur rrjedhimet përkatëse dhe pa përfituar pothuajse asgjë. A nuk dalin prej të gjithë këtyre pyetjet: Përse ky mohim nihilist i maskuar? Kë kërkojnë të godasin dishepujt e komunizmit shqiptar? Mos vallë të kaluarën para 1945-sës për ta barazuar me epokën enveriste të diktaturës? Por për një gjë ata mbajtë përgjegjësi përpara popullit shqiptar: keqinfomimin e qëllimshëm që ata i kanë bërë popullit të tyre për 65 vjet pa pushim, duke përfshirë edhe të sotmen demokratike, pasi nuk kanë realizuar kritikën e informacionit të marrë dhe të trasmetuar. Po marr vetëm një shëmbëll për të kuptuar se çfarë kanë realizuar të Marrët e madhështisë shqiptare me të gjithë këtë material që i kanë servirur popullit shqiptar: thjeshte keqinfomimin e qëllimshëm që ata i kanë bërë popullit të tyre për 65 vjet pa pushim, duke përfshirë edhe të sotmen demokratike, pasi nuk kanë realizuar kritikën e informacionit të marrë dhe të trasmetuar.
Më 2006 studiuesi Mal Berisha ka botuar një libër me titull. Shqiptarët, lisa mbi truallin ilir (vlerësime të shtypit amerikan për Shqiptarët dhe Shqipërinë 1908-2003)ku në faqen 33

                                      tabela 5:Alfabeti etrusk sipas Zahari Majanit
në librin “Fundi i “misterit” etrusk”

                        tabela 6: Format e njohura të gërmave të alfabetit Etrusk
sipas A.F.Kocaqi në librin “Shqipja Pellazge”, f. 127

                                  tabela 7: Alfabete etruske sipas Niko Stylos
në librin “Fjalori i Marko Boçarit”, f. 69

                             tabela 8: Alfabeti arvanit i Voskopojës sipas Niko Stylos
në librin “Fjalori i Marko Boçarit”, f.89

                             tabela 9: Alfabeti i Glagolicës sipas Niko Stylos
në librin “Fjalori i Marko Boçarit”, f 111

jepet ideja se si është formuar emri Albania; për këtë citon revistën Albanian Struggle in the Old World and New’, Boston sipas së cilës ne The Writen Inc., 1939, faqe 3-4 shkruhet: ”Robert Guiscardi, kryetari norman që e pushtoi Shqipërinë Qëndrore në shekullin e njëmbëdhjetë, thuhet të jetë përgjegjës për emrin Albania; ai dhe pasuesit e tij e gjetën të vështirë që ta shqiptonin emrin e qytetit shqiptar Elbasan dhe e ndryshuan atë në Albania”. Kur ne shqiptarëve që në klasën e pestë fillore na kanë mësuar se më 1466, Sulltan Mehmeti II, ndërton kalanë si pikë mbështetje për trupat otomane, kala e tipin fushor ndër më të mëdhatë në Ballkan dhe e quajti Ilbasan – Elbasan (Enciklopedia e Elbasanit, f. 150; Marin Barleti thotë të njëjtën gjë veçse nën emrin e vjetër Valmar, “Histori e Skëndërbeut”, f. 461, bot. 1964; po kështu Kristo Frashëri në librin “Skëndërbeu”, f. 434; po kështu Kasem Biçoku në librat “Për Skëndërbeun”, f. 289, dhe “Skëndërbeu”, f. 193; po kështu Hysen Vogli në librin “Elbasani nga vitet 1800-1944”, f. 7). Por cfare ndodh? Ne librin Etruskishte-Toskerishte me autor Niko Stylos lexoj: “Ne fjalorin e Marko Bocarit gjejme se emri Kriteas ne arvanitase i thone Έλµπε (Elbe), dhe, prej tyre, mund te them se, atij i ka borxh emrin edhe qyteti i Elbasanit, qe gjendet ne kufijte veriore te Epirit apo Toskerise..” (f. 113-114). Ndersa ne funksion te emrit Albania kemi dhe nje informacion shtese nga Xhorxh F. Wiliams, sipas te cilit “Avlanon ishte nje pjese e vogel e kesaj toke, prej te ciles ata qe shkelen Shqiperine krijuan emrin Albania ne te XI shekull” (Shqiptaret, f. 18). Kurse një autor tjetër pretendon se emri kombëtar Albania ka ardhur prej fjalës “Albanoi”, një fis ilir që përmëndet nga gjeografi Ptoleme i Aleksandrisë rreth vitit 150 es. (Edwin Jacques, Shqiptarët, f. 42). Kujt duhet t’i besojmë? Lexuesi të jetë i sigurtë se të tilla akrobatllëqe shoqërojnë të gjithë punën e të Marrëve të madhështisë shqiptare.
Perfundimisht une shtroj pyetjen: perse sherbejne te gjitha keto ne planin perfitues, po t’i pranonim pa hezitim si te verteta absolute? Gjeja e pare qe duhet vënë në dukje eshte karakteri monogjenist e te gjitha teorive dhe shqiptaret e sotem po ecin ne gjurmet e nje teorie qe nuk ka dhene asnje frut prej mbi 2000 vjetesh dhe sot problemi shtrohet per zgjidhje ne nje forme tjeter, per aresye te tjera dhe shkaqe krejt te tjera sociale. Problemi eshte shtruar gabim per zgjidhje qe para 2500 vjeteve dhe shqiptaret e sotem nisen te thone fjalet e tyre  mbi kete gabim filozofik. Perpara se te teorizojne mbi keto tema duhet argumentuar parimi natyror i lindjes se njeriut ne Toke dhe ai i lindjes se kultures boterore. Pastaj duhet percaktuar si lind gjuha, faza rastesore e saj dhe kur ajo behet e domosdoshme. Duhet percaktuar ndarja e gjuhes se folur nga ajo e shkruar jo vetem ne planin filozofik kohor, por dhe te ate real hapsinor. Pas te gjitha ketyre do te shtronim pyetje: e pastaj se gjuha shqipe na qenkerka celsi i gjuhes se shkruar dhe te folur ne bote (gjë kjo krejtësisht e pamundur, pasi çelësi i zbërthimit të jetës sociale të njerëzimit nuk qëndron në të folurin e shkruar, por në gjëndjen reale shoqërore të njerëzimit ku diferencimi social i popujve dhe racave për shkaqe natyrore e shoqërore tregon se si duhet ecur në jetë), kur sot ata nuk dine abecene e jetes se tyre sociale e jo me te jene themeli i kultures boterore? Marrezia e madheshtise postenveriste vetem ne kete fushe tregon panoramen e vet gjenetike dhe cili ka qene qellimi i baballareve te tyre kur deklaronin se ishin te vetmit marksiste-leniniste ne bote. A nuk thone femijet e tyre qe paraardhesit e shqiptareve perbejne themelin e kultures boterore? A nuk thonë fëmijët e tyre që paraardhësit më të parë të shqiptarëve janë krijuesit e qytetërimit botëror? Ku eshte ndryshimi i deklaratave pompoze? A nuk perbejne nje unitet ne qellim? A u ka shkuar ndërmënd vallë këtyre të Marrëve të madhështisë njerëzore se ne shqiptarëve na vjen turp kur ndeshemi me botën e qytetëruar me të tilla pretendime? A e dinë vallë këta të Marrë të “madhështisë shqiptare” se botës i vjen turp kur njeh shqiptarët e sotëm sipas këtyre pretendimeve? A e dinë vallë këta të Marrë “të madhështisë shqiptare” se me këto pretendime tregojnë se ka pasur një qëllim politik, të përdorur nga baballarët e tyre, për të poshtëruar popullin shqiptar në favor të armiqve shekullorë të popullit shqiptar?
14-Mbi ndryshimin e literatures albanologjike
Eshte nje problem i lidhur me teper me moralin njerezor se sa me parametrat shkencor te studimeve shqiptare. Duke perjashtuar plagjaturen qe karakterizon veprat e te Marreve te madheshtise shqiptare, bie ne sy dhe ndryshimi i botimit të kahershëm të veprave të studiuesve erudit shqiptar dhe te perkthimeve te autoreve te huaj. Pa dyshim ata qe kane kryer kete heroizem perfshihen ne klubin e te Marreve te madheshtise shqiptare dhe jane redaktore, perkthyes, korektore e autore veprash qe pretendohet te lene gjurme ne mendimin albanologjik shqiptar. E bukura eshte se keta heronj i shtohen numurit te klubit  te te Marreve te madheshtise shqiptare qe ne i parapame ne kuadrin e mendimit kritik. Veprat e meposhtme ne i analizuam, ku vume ne dukje pikerisht tendencen e botimit dhe paralajmerimin qe redaksite botuese i kishin bere lexuesit. E kam fjalën për:
Luigj Iasinth Hekardit, Historia dhe përshkrimi i Shqipërisë së Epërme  ose Gegerisë
Theodor Ippen, Shqipëria e Vjetër
Louis Beonlew, Greqia përpara Grekëve
Zahari Majani, Fundi i “misterit” etrusk
Nikolaj Albertovic Kun, Mite dhe legjenda te Greqise se Lashte
N.A.Kun, Eposi i Greqisë së Lashte
Gerold Dommermuth–Gudrich, Mitet me te famshme te lashtesise
Vinçenc Dorsa, Shqiptarët misioni i tyre historik
At Shtjefën Gjeçovi, Trashëgime thrako-ilire
Spiro N. Konda, Shqiptarët dhe problemi pellazgjik
Dhimiter Pilika, Pellazget, origjina jone e mohuar
F. Cordiniano, Albania, vol. 1
Nuk mund të lë pa përmëndur dhe Iliada me përkthim të prof. Gjon Shllaku
Por rezulton nje veper e papare deri me tani dhe qe nuk beri ndonje jehone me publikimin e vet, por qe u perdor nga klubi i te Marreve te madheshtise shqiptare per te shtuar numurin e veprave argumentuese, gjithmone sipas tyre. Kjo veper e mesuesit patriot  dhe te ditur Perikli Ikonomi, mbi Tomorin dhe Dodonen Pellazgjike,  eshte shkrojtur e botuar me 1934 dhe ribotuar me 2008. Duhet thene qe figura poliedrike e Perikli Ikonomit ka mbetur e pa njohur per lexuesin shqiptar dhe ketu duhet kapur aresyeja perse vepren e tij e perdoren te Marret e madheshtise shqiptare duke ja devijuar nga thelbi per te cilet u shkrua.
Autori i librave mësimorë:
-Atdheshkronja praktike, 1929
-Atdheshkronja e plotë, për të tretën dhe të katërtën klasë të shkollave fillore dhe plotore të Shqipërisë, 1932
-Mineralogjia dhe mësime kimike, 1933 (te dhenat jane marre nga ribotimi, f. 72); me emertim, ne punimin origjinal, drejtor shkolle më 1934, ulet dhe shkruan për Dodonën Pellazgjike, duke krijuar nje paralelizëm me lidhjen e malit të Olimpit me historinë e Greqise së Vjetër dhe e emërton: “Historia e Tomorit, Dodona Pellazgjike dhe Tomor’ i Zotit te Pelazgeve, duke e konsideruar Dodonën si vëndin thelbësor për themelet më të para e më të vërteta për historinë pellazge, për rrenjët e historisë së racës shumë të vjetër iliro – pellazgo – ariane (ribotimi, f. 7; bot. 1934, f. V). Për të argumentuar vëndin e Dodonës Pellazgjike, autori u mbështet në shenimet historike të Herodotit, Hesiodit, Plinit, Pindarit, Plutarkut, Dionisit Perigjitiut, Athanas Stargjiritit, Didimosit, Eustathit dhe shënimet gjeografike të Strabonit, Skymnos Hiosit, të Meletiut e Barthelemit bashkësia e të cilëve e largon natyrshëm Dodonën nga Janina dhe e sjellin vetiu në veri të Toskërisë (ribotimi po aty, bot. 1934, f. VI).
Por çfarë ka ndodhur? Të Marrët e madhështisë shqiptare ja marrin veprën dhe ja përshtasin idesë së tyre duke i bashkangjitur zbërthimin që ata i bënë veprave të Dhimitër Pilikës, Aristidh Kolës, Autorëve antikë si Plutarku, Kostandin Kristoforidhit, Fjalorit të gjuhes së sotme shqipe. Dhe jo vetem kaq, por pergatiten nje paramaterial me shenimet e tyre (i cili nuk u shpërnda për lexuesin por qarkulloi brënda klubit të të Marrëve të madhështisë shqiptare) me pretendimin se ishte marre nga vepra e 1934 dhe pastaj e ribotuan me 2008 ne menyre krejt te perçudnuar. Këtë veprim  e mbuluan me shënimin e faqes 8, sipas të cilit: “Ndërmjet botimeve të reja për këtë çështje që janë shfrytëzuar dhe përmëndur prej meje (përkujdesësja dhe redaktorja Dr. Natasha Sotiri, GH) duke ndërfutur në tekstin e autorit të këtij libri citime të pajisura me shënimet përkatëse, spikatin: Dhimitër Pilika, Pellazgët – origjina jonë e mohuar, Tiranë, 2005; Aristidh Kola, Arvanitasit dhe prejardhja e grekëve (vështrim historik-folklorik-politik-gjuhësor), përkthyer shqip nga greqishtja, Tiranë 2002; Ilirët dhe Iliria te autorët antikë, botim i AshSh, Tiranë 2002. Këto citime janë shënuar me shkronja italike për t’u dalluar nga teksti i Perikli Ikonomit”. Shënim i cili shërben për të mbuluar qëllimin e botimit, por jo diskretitimin e të Marrëve të madhështisë shqiptare në fushën e mashtrimit intelektual. Si do të na përgjigjej përkujdesësja dhe redaktorja e veprës së Perikli Ikonomit kur lexuesi do ta pyesë: si shpjegohet që në vitin 1934 autori të ketë shkrojtur se “Habia është se, pas Luftës së Dyte Botërore, Tomorri u mbulua me heshtje si nga arkeologët ashtu edhe nga shkrimtarët, duke lënë kështu në harresë edhe të interesuarit e tij të mëparshëm të shekullit të XIX-të (f, 5)” (ne botimin origjinal kjo fraze eshte: “Habija eshte, se per Tomorin e Shqiperise se lire nuk eshte bere fjale as pak, le nga t’interesuarit e perparshem (te shekullit te 19te), por as nga arheologe te tanishem, as nga shkrimtare Shqiptare..” f. V)? Qëllimi i botimit të kësaj vepre e ka pikën e vet të rendesës pikërisht tek ideja kryesore e të Marrëve të madhështisë shqiptare, që ja kanë mveshur veprës së Perikli Ikonomit, sipas të cilit: “Dodona Pellazgjike e Toskërisë ka qenë rrënja e burimi i qytetërimit pellazgo – ilirian dhe greko-romak” (ribotimi, f. 8). Lexuesi duhet të jetë i sigurtë që kjo fjali është e autorit, por ideja e të Marrëve të madhështisë shqiptare, të cilët ja kanë bastardhuar veprën Mësuesit të nderuar Perikli Ikonomi për qëllimet e tyre antishqiptare, eshte tjeter per tjeter dhe per qellime te mbrapshta. Nga 33 referimet e bera nga autore te vjeter e te ri ne botimin e 1934, ne botimin e 2008 jane 35 duke i pasuruar me idete e redaktores.
Punimi i Mesuesit te Merituar te Popullit Shqiptar Perikli Ikonomi, i vitit 1934, perbehet nga kapitujt e meposhtem:
Parathënie
I – Dodona pellazgjike dhe Tomor’ i saj
II – Historishkronjes dhe gjeografe te vjeter e shenimet e tyre, me 33 referime
III – Mendimet e P. Aravantinoit
IV – Kundershtime mendimesh
V – Gjurmime vendesh dhe shenjash (vende dhe shenja me emra shembellenjes perqark malit Tomor te Shqiperise se Lire), me 18 referime.
VI – E verteta perkatese, me 16 referime.
VII – Kallzime, gojedhena, betime dhe vende me shembellime rreth Tomorit, me 28 referime.
VIII – Gojedhena e kallzime rreth Shpiragrit dhe Beratit, me 5 referime
IX – Tomorit plak dhe historike te Shqiperise se lire (Vjershë epilogjike vjetërsis historike të Tomirit, nga autori).
Në qoftë se do ta zhveshim veprën e autorit nga shënimet e të Marrëve të madhështisë shqiptare, per te marre nje material fitimprures, do të kishim këtë përmbledhje konkluzive (dmth kemi marre ne konsiderate punimin origjinal):
- “thone se me te paret e ketij vendi kane qene lopare (vuvote) “ si mbas skoliastiut Traqin. Sofokl. 1174 te Hesiodit “ dhe permendin, se Dodona qytet gjendet n’anet e tejme, larg ne kufijt e fundit t’Epirit (Toskerise), “d.m.th. nga an’ e ketejme”” (f. 8)
- “Plutarku, (ne jeten e Pirros) thote, se faltorja Dodone gjindet ne Mollosi (f. 9), ndersa te Marret e madheshtise shqiptare kane shtuar nga ana e tyre:
“…aty ne mes t’moloseve banuan Deukalioni dhe Pirrua, pasi ndertuan tempullin e Dodones”. “(ribotimi, f. 23).
- “Athanas Stagjiriti ne shenimet e tija, “f. 28” ku ben fjale per Dodonen e thote si te pacaktuare vendin e malit Tomor, permend, se te tjere kete mal e vene me larte e me tej nga veriu i Pindit. Thote me, se Molosinjet kane qene me te permendurit e me te fameshmit nga Haonet (Kaonet, GH), se kishin dhe tempullin e mburrur te Dodones ne krahinen e tyre” (f. 13).
- “Puqevili (lib. II, 8, 1, 4, V, 6) flet duke caktuar vendin e Dodones ne fushezen e janines. (Emrin Dodone e nxjerr nga fjala greqishte “kodhon” (kembane, -shenimi 1) gje per te cilen Aravantinoi e qesh dhe e quan shpotira mendimet e tija” (f. 13).
- “Pervec ketyre Aravantinoi nga shenimet e mbledhura thote, se Dodonen e ngriten Pelazget, andaj dhe Zeusi quhesh Zot’ i Pellazgeve. Dy shenojne pershkrimet e ketij se ishin Dodonat: njera e Molosise dhe tjetra e Thesalise (si mbas historishkronjesve te vjeter)” (f. 14).
- “Fjalet Tomure e Tomuri jane fjalet shqipe Te mirat e te miret, prej te cilavet ka marre emrin qe ne kohe stergjyshore Tomori, d.m.th. mal’ i te mirevet ose i te miravet a si Selija (froni) e perendivet te vjetra, qe zbrisnin mbi ‘te ne mest te revet a mjegulles per te biseduar mbi punerat e njerezvet e te botes. Prej ketyre fjaleve ka rrjedhur emri Tomuriase, qe tregon krahinen e malit Tomor, te quajtur Tomorice dhe vendasit e saj Tomoricare’ (f. 17).
- “Stradomi ose Sterdomi mbi Tomor, vend shume i ftohte edhe ne vere, ndodhet prane majes veriore te ketij mali (lart. 2510); ndoshta kejo fjale rrjedh nga fjalet latine (Saturnu – domi) d.m.th. banesa e Saturnit, ose e kronit, qe hante femijet e tij” (f. 22). Ne ribotimin e 2008 eshte transfomuar: “Ne shikojme nje lidhje gjuhesore te kesaj fjale me fjalet latine Saturnu-domi “banesa e Saturnit” ose e kronit, qe, sipas mitologjise, hante femijet e tij” (f. 51).
- “Prane vendit te Stradomit ndodhet dhe Cuk’ e peljes. Vecanerisht ky vend ka dhe emrin Cuk’ e Shen Iliut. Nden kete e prane Qytezes, ne nje shesh te bukur thuhet se ka qene kishe e krishtere me emrin “Metamorfosa” ose “Shen Sotiri” e cila kishe, tregon thenia, ka qene ngrehur mbi faltore pagane” (f. 22).
- “Tomori kallzohet si mali me plak i Shqiperise, me besim gojedhanor, se me perpara u be mal e pastaj te tjeret” (f. 26).
- “”Tomori mal’ i Zotit”. Kete e permendin banoret e rrethit, por edhe t’aneve te largta” (f. 27).
Ne faqen 31 ka disa shenime ku lexojme:
- “Kurbanet, qe behen ne Tomor me 12 dite te cdo Gushti me festim madheshtor, popullsia i a kushton te Mirit te ketij mali. “Ndoshta te jete i mbetur ky zakon qe lashtazi, se prej historianeve te vjeter kallezohet, qe ne Dodone kremtohej festa e Nalas1. (1) Festa Nala (nea) ne Dodone ka qene nje panagjir (kremtim) i permotshem qe behesh per nder te Zeusit, Zotit te Dodones, i cili quhesh edhe Nalos”
Nga kjo permbledhje e shkurter une arrij ne perfundim se autori, kur eshte ulur per te shkruar historine e Dodones, ka pasur dy qellime, ne adrese te bashkekombasve te vet te Jugut te Shqiperise:
1-T’u tregonte se populli shqiptar eshte nje popull me histori te lashte dhe epoka sociale te lidhura historikisht me njera – tjetren.
2-Dodona eshte nje simbol fetar pellazgjik dhe jo helen; selia e saj historike nuk eshte ne territorin grek, por ne Malin e Tomorit c’ka ka percaktuar dhe historine e atyre aneve.
Menyra se si eshte botuar vepra e mesuesit-studiues Perikli Ikonomi tregon se te Marret e madheshtise shqiptare kerkojne te parapergatisin lexuesin shqiptar me boten e tyre idealiste duke shtremberuar dhe ndryshuar shume vepra me tema mbi albanologjine dhe e gjithe kjo per te fshehur thelbin e veprimit te te pareve te tyre.
Lexuesi duhet të më falë, pasi për efekt kohe e kam të pamundur të analizoj të gjithë manipulimet e bëra mbi studimet e albanologëve shqiptarë dhe të huaj, por e paralajmëroj që kur të ulet dhe të lexojë diçka në këtë fushë duhet të ketë parasysh devijimin e mundëshëm që mund të jetë realizuar nga idetë e autorit. Te pakten perkthyesja Iliriana Angoni, redaktoret Natasha Sotiri, Arben Xoxa jane emrat e perfshire ne kete proces; por ky i fundit na ka bere dhe nje “zbulim” te jashtezakonshem qe asnje shqiptar nuk e di, por qe duhet ta mesoje dhe këtë ja ka bashkangjitur një autori të huaj, të cilin e ka redaktuar. Sipas Arben Xoxa-s vendndodhja e varrit te Skenderbeut eshte sipas variantit zyrtar ( i turqve dhe i venedikasve), nderkohe qe ka te dhena te tjera se ceremonia mortore u be vertet ne Lezhe, ndersa trupi i heroit, sic ishte tradita e lashte shqiptare, u varros ne nje vend te fshehte e te shenjte, te paarritshem nga dhunuesit e varreve (Sven Auren, Shqiperia, Orienti i Europes, f. 257).
VII – Si e zgjidh mendimi filozofik përmbajtjen e gjuhës shqipe
Problemi shtrohet shume thjeshte: a mund te kete ndonje fije te vertete midis lidhjes se pellazgeve hyjnore me iliret? Per te qene konkrete pergjigjja eshte: nuk ka asnje mundesi teorike dhe praktike qe te ekzistoje lidhja dhe vazhdimesia e pellazgeve hyjnore ne ilire sipas hapsirës shoqërore që ne njohim si pellazgëve ashtu dhe ilirëve, që bashkëshoqërojnë të gjithë këtë stduim. Fajtore per kete eshte faktori kohe, i cili nuk e lejon kete vazhdimesi. Cfare do te thote qe koha nuk e lejon kete lidhje dhe kete vazhdimesi sipas te njejtit bosht biologjik, dmth eshte e pamundur qe te kene karakter birerie iliret nga pellazget? Pergjigja eshte e thjeshte dhe e ka dhene me kohe Albert Ajnshtajni ne funksion te problemit te leves se Arkimedit kur ky i fundit postuloi: me jepni nje pike mbeshtetje dhe une e leviz Token! Do te kalonin 2300 vjet dhe ky problem mori goditjen e vetme dhe te fundit kur fizikanti relativist e kundershtoi: po, e jap une piken e mbeshtetjes dhe Arkimedi nuk e leviz Token as nje milimeter! Dhe e gjitha kjo me aresyetimin qe per te levizur Token vetem nje milimeter krahu i leves duhet te leviste me shpejtesine e drites per dhjete miliard vjet, gjate se ciles kohe Toka do te pushonte se ekzistuari. Edhe problemi i mundesisse se lidhjes, me karakter birerie, te pellazgeve me iliret  ka kete kendveshtrim: ata nuk kane asnje lidhje biologjike pasi kane shpejtesi ekstreme te zhvillimit social, dhe vetem per kete ata kane perfundime krejt te ndryshme nga bota e relacioneve te mundeshme, ku faktori kohe realizon paradoksin e vet. Në konteksin e lidhjes më të mundëshme të pellazgëve me ilirët mund të realizohet huazimi nga ana e ilirëve, shkrimi për shëmbëll, por kurrsesi pellazgët nuk mund të huazojnë nga ilirët. I njëjti përfundim arrihet kur vihen në raport helenët me pellazgët; është e pamundur që helenët të kenë huazuar nga pellazgët, kur e kundërta duhet të jetë prezente me përmasën më të plotë, vetëm në qoftë se i përkasin një boshti biologjik dhe bota helene rrjedh nga bota pellazge. Në këtë rast është e kuptueshme që gjithëshka pellazgjike është transmetuar tek helenët dhe baza e argumentit është feja me Zeusin politeist.
Por  cila do të ishte zgjidhja progresive e këtyre problemeve sipas kontinumit kohor-hapsinor dhe çfarë përfitimi do të kishim ne shqiptarët nga kjo zgjidhje?
Gjëja e parë që duhet zgjidhur është: si lind gjuha e folur dhe gjuha e shkruar? Cili është raporti i tyre historik e shoqëror? Ka pasur një herë e një kohë një tendencë zgjidhëse ky problem, atëhere kur Frederik Engelsi hodhi idenë se pas një lufte mijëravjeçare dora, më në fund, u diferencua nga këmba dhe njeriu filloi te ecë drejt, atëhere njeriu u veçua nga majmuni; dhe u hodh baza për zhvillimin e të folurit të artikulluar (Dialektika e natyrës, f. 21, Tiranë 1981). Edhe pse dialektiku Engels e deklaroi këtë proçes në kuadrin e proçesit të diferencimit natyror, ai nuk zgjidhi gjënë më kryesore të proçesit në fjalë në kuadrin e historisë së njerëzimit. Ai nuk zgjidhi proçesin e diferencimit social të racave dhe popujve brënda një race, problem ky i shtruar për zgjidhje përpara tij, mbi ç’bazë kishin lindur dhe lindën  një sërë metodikash idealiste dhe ireale duke filluar nga Zhan Zhak Rusoi e duke mbaruar tek Çarlz Darwini. Engelsi pat rënë viktimë e një gabimi 2400 vjeçar mbi mundësinë e lëvizjes mbi një bazë shkakësore edhe pse bota e relacioneve për të, përbënte esencën bazë të ekzistencës së botës njerëzore. Akoma më tej ai hodhi idenë se puna dhe të folurit e artikulluar kanë qënë dy stimujt më kryesorë nën ndikimin e të cilëve truri i majmunit u shndërua dalëngadalë në tru njeriu (po aty, f. 196), por harroi gjënë më kryesore se i gjithë ky proçes ishte i deferencuar në kohë aplikim dhe në kohë lindje. Nuk ishte i mjaftueshëm formulimi i nocionit nevojë edhe pse pranohej gjëja më kryesore e proçesit në fjalë: relacionet njeri-njeri (po aty, f. 195). Mangësitë në këtë analizë filozofike do të çonin në lindjen e ideve shtërpë mbi gjuhësinë dhe do të ishte e pamundur të ndërtohej një metodikë dhe teori unike për lindjen dhe evoluimin e gjuhëve. Gjëja e parë që duhej zgjidhur në planin filozofik ishte raporti kohor midis gjuhes së folur dhe gjuhes së shkruar, pasi nuk ishte e mjaftueshme për të ardhmen kufizimi i zgjidhjes vetëm në planin lindës të gjuhës biologjike.
Në Shqipëri në vënd që t’i zhvillonin idetë e Engelsit duke plotësuar mangësitë, produkti intelektual postenverist u hodh në sulm kundra materializmit (duke qenë përkrahësi më i madh i materializmit marksist bolshevik në të gjithë historinë e tij në mënyrë krejt formale dhe propogandistike) duke marrë nga e kaluara frymën filozofike idealiste dhe hodhën në tregun mediatik idenë që gjuha shqipe ishte baza e gjuhëve botërore dhe gjithëshka fillonte me shqipen dhe paraardhësen e saj. Për të zbërthyer këtë rebus me pesë të panjohura rikthehemi në pyetjet e fillimit, por tashme duke ja adresuar gjuhës shqipe.
1-Si dhe pse lindi gjuha shqipe?
Këtu ka një problem, i cili duhet konsideruar themelor në zhvillimin e shkencave sociale, të lidhur me parimin e lindjes së njeriut në Tokë, nga ku duhet të rrjedhë dhe menyra e lindjes së racave apo lindja e njeriut nëpër kontinente. Problemi i lindjes së gjuhës nuk mund të përjashtohet nga ky parim pasi baza teorike e poligjenezës është koha e diferencuar e lindjes së njeriut në Tokë ku pasojat duken edhe në botën e gjuhës së folur dhe të shkruar. Dinamika e këtyre të fundit në një farë mënyre sfumohet  në kompleksitetin vetiak, por ajo duhet konsideruar ndër më të thjeshtat në historinë e qënieve të gjalla me arësye pasi konsiderohet e lindur, si shkak themelor, bashkë me njeriun, të paktën gjuha e folur. Hapsirat vepruese në këtë fenomen tani për tani duhen konsideruar të panjohura dhe, rrjedhimisht, çdo teorizim në këtë fushë është pa asnjë domethënie, duke përjashtuar statistikën. Une për vete e quaj të papranueshme rolin e punës në të njëjtën përmasë me rolin e gjuhës së folur në shkakun e transformimit të antropomorfëve në njerëz. Është tjetër gjë  që gjuha e folur mund të jetë pasoja më e parë e marrëdhënieve qënie të gjalla-natyrë me emërues punën. Proçeset natyroro-biologjike për stadin e largët kohor të ndodhura e vështirësojnë zbulimin e tyre deri në pamundësi, duke përfshirë edhe raportin kohor-hapsinor që zgjidh, tani për tani, problemet e marrëdhënieve midis njerëzve. Dhe kjo ndodh pasi njihen shumë elementë natyrorë, biologjikë, shoqërorë dhe bota e tyre, kur për problemin e lidhjes së qënieve biologjike me natyrën fjalën e ka vetëm filozofia pasi edhe bota biologjike ka avancuar në raport me paraardhësen e vet,  njësoj si njeriu i sotëm.
Kështu që kur flasim për mënyrën e lindjes së gjuhës do të ishte më e mirë të përcaktohej  më përpara mosha e popujve për të përcaktuar shpejtësinë e zhvillimit social. Duke marrë për bazë këta popuj, duhet kërkuar strukturëzimi gjuhësor i tyre për të parë se si është gjuha e tyre sot dhe si ka ndryshuar përgjatë historisë paralele me ta tek popujt me shpejtësi më të madhe zhvillimi. Për rastet e ekzistencës së diferencimeve të mëdha të kësaj shpejtësie, roli i ndryshimit të kohës duhet të jetë shumë i lehtë për t’u konstatuar mbi ç’bazë duhet të bjerë ne sy ndryshimi i ndodhur për efekt të botës së relacioneve. Une pretendoj se populli shqiptar, dhe tipikisht vetëm ai, e ka këtë veti; prandaj dhe kërkimet gjuhësore mbi format fillestare të saj tek ky popull duhen kërkuar. Ky pretendim na lehtësohet edhe më shumë kur sot disponojmë një material voluminoz për problemet albanologjike sa i pasur aq dhe kontradiktor, jo vetëm i realizuar jashtë botës shqiptare, por dhe brënda tij ku përfundimet herë kanë karakter botëkuptimor, herë propogandistik, herë realist e herë antishqiptar. Por në përfundim asnjë teori nuk ka shërbyer si argument në progresin e popullit shqiptar dhe kjo nuk ka qenë një gjë e mirë. Kështu që nuk më mbetet gjë tjetër veçse të deklaroj që në fillim se të gjitha teoritë mbi lindjen e gjuhës shqipe nuk janë në përputhje me interesat kombëtare.
Ne dimë vetëm se një grusht njerëzish për 400 vjet u munduan me të gjitha mënyrat njerëzore për të konsoliduar gjuhën shqipe dhe ndërgjegjen kombëtare ndër shqiptarë, jashtë interesit të tyre social. Dhe zbulimi i të gjithë hapësirës së veprimit mbi gjuhën shqipe është e barabartë me zbulimin e veprimtarisë së këtij grushti njerëzish që me zhgunin e Klerit Katolik i dhanë shqiptarëve gjuhën shqipe, shtetin dhe kombin. E thënë më ndryshe, në ekuacionin e formimit të shoqërisë shqiptare asnjëherë nuk është kujtuar njeri për elementin që mungonte në të, prandaj dhe zgjidhja nuk ka qenë kurrë e plotë dhe e saktë. Ky element sot duhet konsideruar më i rëndësishmi pasi është përgjegjësi kryesor i konsolidimit edhe të vetë elementëve përbërës të një shoqërie. Të paktën prona, familja, juridiksioni, letërsia, shkenca mbajnë vulën e themelimit dhe te konsolidimit te tyre nga ana e Klerit Katolik Shqiptar, në bashkëveprim të plotë me simotrat e veta europiane. A nuk do të thotë kjo se janë vetë popujt e Europës ata që e kanë formatuar botën sociale të shqiptarëve të sotëm? A nuk do të thotë kjo se kombi shqiptar është produkti më karakteristik në racën e bardhë dhe i jetës historike të saj? A nuk është lindja, zhvillimi dhe tjetërsimi thelbi i historisë së njeriut në Tokë? Atëhere vetëm tek shqiptarët ne mund të gjejmë mënyrën praktike të lindjes së gjuhës së njerëzimit, si fillesa e gjuhës së folur në Tokë. Mund të duket e habitshme, por kur u ndesha me disa materiale të studiuesve shqiptarë (të cilat do t’i shohim në vazhdim), të cilët pretendonin se kishin zbuluar dinamikën e gjuhës shqipe dhe kodin e saj, vura re gabimin e tyre fatlum. Ata kishin ndërtuar dinamikën e gjuhës njerëzore në fazën më të parë të saj, ose, e thënë me gjuhën e tyre, kodin e gjuhës njerëzore dhe jo kodin e gjuhës shqipe. A e kishin bërë këtë nga modestia, a nga padija, a nga mungesa e kurajos civile nuk di të them, por unë pretendoj se bashkimi i artikujve të Çlirim Xhungës, studimi i Petro Zhejit mbi Shqipen dhe Sanskritishten si dhe libri i Ilir Matit mbi Stelën e Lemnos, ishin në gjëndje të shpjegonin mënyrën dhe praktikën e lindjes së gjuhës së folur ndër njerëzit më të parë të Globit vetëm se larg përfundimeve pretenduese të gjithseicilit. Bashkimi me studimet e Niko Stylos, Aristidh Kolës, Dhimitër Pilikës, Spiro Kondës dhe, sidomos, të Profesorit zëmadh Eqrem Çabej më çuan në përfundimin se studimi i gjenezes dhe dinamikes formuese te gjuhës shqipe kishte krijuar të gjitha mundësitë për t’u zgjidhur përfundimisht, larg spekullimeve të të Marrëve të madhështisë shqiptare. Vetëm se, në këtë kuadër, duheshin evidentuar disa përfundime të kaluara e harruara dhe modifikuar disa përfundime “të reja” për të eleminuar mungesën e disa premisave determinuese në atë proçes prehistorik e të stërlashtë.
Mënyra e lindjes të elementëve më të parë të gjuhës shqipe përkon me lindjen e po këtyre elementëve të gjuhës së folur nga njerëzimi në agimet më të para të tij. Ky është kushti i vetëm që na jep mundësinë për të zgjidhur problemin e shtruar për zgjidhje, në të kundërtën, ai nuk zgjidhet kurrë. Është kjo arësyeja përse duhet provuar kjo rrugë dhe çfarë përfaqëson ajo në realitetin shkencor shqiptar.
Nga studimi i materialit të publikuar në Shqipëri përgjatë këtyre 100 viteve kemi nxjerrë këto karakteristika të gjuhës shqipe:
-Vjetërsia e gjuhës shqipe, dhe ndikimet e gjuhëve europiane mbi të, nuk e kanë zhdukur premisen e kesaj vjetërsie. Por vjetërsia e kësaj gjuhe nuk e kalon kohën e rendit 3.000 vjeçar, të themi, edhe pse pretendimet ishin të rendit 10.000 vjeçar (fakti që Epi i Gilgameshit është i rendit 5.000 vjeçar (ndoshta 6.000, kërkon një argumentim më të plotë të pretendimit larg propogandës, pasi në këtë rast duhet kundërshtuar tradita shkencore e njerëzimit). Nga ana tjetër, kjo vjetërsi është tepër-tepër larg vjetërsisë biologjike të paraardhësve më të parë të shqiptarëve dhe kjo kërkon një thellim më të madh në drejtim të argumentave pasi ato nuk përfillin këtë vjetërsi përtej milionavjeçarëve. Cila është lidhja midis gjenezës milionavjeçare të popullit shqiptar dhe vjetërsisë së gjuhës së folur nga shqiptarët e sotëm? Kjo përbën arësyen e psesë të lindjes së gjuhës të folur ndër shqiptarë.
-Gjuha shqipe është një gjuhë muzeale e ruajtur saktë 2700 vjet (Stela e Lemnos; ose mbishkrimi i pabotuar i Shkodrës, rreth shek VII-V pa. Kri) me ndryshimet e lidhura me botën e relacioneve përgjatë historisë të bartësve të saj. Ngelet për të përcaktuar pasojën e këtyre relacioneve dhe mënyrën e ndikimeve gjuhësore të relatorëve mbi gjuhën shqipe.
-Gjuha shqipe ka karakter rrokor, ose, e thënë ndryshe, është gjuhë monosilabe, karakteristikë e gjuhëve të vjetra; por dhe më e pasura se gjuhët e popujve të përparuar, karakteristikë kjo e një populli të prapambetur (ideja e gjetur tek Zhan Zhak Rusoi).
Në të gjithë këtë përmbledhje konkluzive shfaqet, si rrufeja në të kthjellët, i ashtequajturi: kodi i gjuhës shqipe. Autori i saj me 17 janar 2009 botoi ne gazeten Republika prononcimin ndaj perpjekjes per te shtremberuar te verteten mbi autoresine e tij mbi Kodin e Gjuhës Shqipe ku ai pretendon se ishte “nje veprim i qellimshem, qe nga njera ane synonte t’i njihte Zhejit dicka qe s’i takon duke ngaterruar Kodin e Shqipes ne kontekstin e Algoritmit te tij, me te cilin Kodi yne s’ka asnje lidhje, ne perpjekje per ta mbytur keshtu Kodin e Shqipes..”. Ne kete gazete autori botoi artikullin: “Mbi plagjiaturen dhe shtremberimin e te vertetes” (në kuadrin e punimit me titull: “Shkrimet e para ne shtypin shqiptar mbi etimologjine e shqipes dhe të gjuhëve të tjera” ku nder te tjera thuhet:
“Zheji ka nje jete qe merret me Simbolet, me Shqipen dhe Sanskrishten (keshtu eshte e shkruajtur ne tekst, GH), por deri ne fund te vitit 2005 ai nuk arriti te beje nje senteze dhe nuk ka dhene nje paraqitje te rrenjeve te shqipes Yll, Ar dhe Jam ashtu sic i kam paraqitur une, dhe kurre s’ka pretenduar se ato jane Rrenje te nje Kodi te Shqipes qe eshte ne themel te leksikut te te gjithe gjuheve te botes. Gjithashtu, Zheji nuk eshte shprehur gjekundi se:
Fjalet yll, ar dhe jam te cojne qe ne fillim ne shprehjen jam nga ylli ar (nenvizimet e mia, GH).
Keto te gjitha jane pasazhe te marra nga zonja apo zonjusha Ndroqi nga tekstet e mia. Algoritmi i z. Zheji s’ka asnje lidhje me Kodin e Shqipes te zbuluara nga une, Zheji nuk ka zhvilluar asnjehere ne menyre te plote rrenjet e Kodit te Shqipes Yll dhe Ar, ai se ka identifikuar kurre foljen “jam” ne menyre te plote sic e kam identifikuar une, dhe nuk i ka identifikuar kurre rrenjet Yll, Ar, dhe Jam si rrenje te nje kodi mbi te cilat ngrihet Leksiku i te gjitha gjuheve te reja apo “te vjetra”, qe njeh sot mbare njerezimi.
Gjithashtu, askush para meje nuk eshte shprehur boterisht deri me 2007 (shenimi thote: saktesisht: 14-17 Shtator 2006, GH) se Dhjete jane Rrenjet e e Kodit te Shqipes, qe qendrojne ne themel te te gjithe Leksikut Boteror, dhe konkretisht:
Yll, At, Ar, Ai, Une, jam, them, therras, vij dhe bere
dhe se keto rrenje kane kuptim vetem ne gjuhen shqipe”
Por studiuesi Petro Zheji kete problem ne librin e tij te ribotuar me 2005, dhe te permiresuar (Shqipja dhe Sanskritishtja, pjesa e Pare, f. 163), e trajton dicka me ndryshe, qe duhet vene ne dukje pasi perben anen profesionale te problemit. Sipas tij:
Nje operator i liri, sipas perkufizimit, eshte nje njesi semantike minimale, e thjeshte, domethene, qe nuk mund te ndahet me si e tille ne sistemin gjuhesor te cilit i perket (operator i lire relativ) ose edhe ne cdo sistem tjeter (operator i lire absolut).
Operatore te lire, ne gjuhen shqipe jane per shembull:
da (ndaj, pjestoj…,            pa (shoh),
ra (bie, rrezohem),            tha (them),
la (laj),                sha (shaj),
za (ze, kap, pushtoj),        di (di),
ba (bej),                shi (shi),
ka (kam),                du (dua, dashuroj…).

Autori i dyte nuk e trajton problemin ne nivelin gjuhesor pergjithesues, por e ka postuluar vetem ne drejtim te gjuhes shqipe dhe kjo perben mangesine e teorise se tij. Autori i pare e ka kapercyer kete barriere dhe rrjedhimisht merita e zbulimit dhe evidentimit te ketij kodi (ne qofte se nuk e ka thene kush perpara) i takon atij. Une nuk marr persiper te luaj rolin e gjyqtarit, pasi te dy autoret me japin armen per te argumentuar vjetersine e gjuhes shqipe ne gjenezen me fillestare te saj dhe per kete duhen falenderuar qe te dy.
Duke njohur vetem pergjithesimin e botes se relacioneve universale ne jeten e perditshme historike te njerezimit, dmth anen filozofike te fenomenit, them se ky pretendim i autorit te pare ka nevoje te komentohet pak si me ndryshe, duke mos i ndryshuar asgje pervec pasojes se Kodit dhe adresimit specifik te tij ne planin aplikativ kohor. Kur them se duhet komentuar me ndryshe kam parasysh vetem shtate (7) notat e muzikes qe kane dhene nje infinit veprash muzikore dhe kerkush nuk ka thene se ato jane te huazuara nga njera-tjetra. A nuk jane keto shtate nota kodi i muzikes se njerezimit? Ndryshimi me kodin e gjuhes qendron se kete te fundit e ka formuar instikti i njeriut kur te parin e ka formuar me ndergjegje individi njeri. Ne kete drejtim Petro Zheji ka ecur me perpara se Clirim Xhunga pasi ka percaktuar se inkoshienti pjell koshientin (idete e psikoanalizes ne komentin 3 te pjeses se pare) dhe ne kete menyre i ka hapur rruge zbulimit te filleses se gjuhes se folur. Raporti kohor midis muzikes dhe gjuhes a nuk tregon se kemi te bejme me nje produkt kualitativ qe kerkon nje shkalle te caktuar ne zhvillimin e shoqerise njerezore? Atehere a nuk mbetet te analizohet dinamika e Kodit te Gjuhes nder popuj te ndryshem per te pare ndryshimin e mundeshem. Ne qofte se pranojme se keto dhjete rrenje, qe formojne Kodin e Gjuhes, kane kuptim vetem ne gjuhen shqipe arrihet ne tre perfundime:
1-Gjuha e folur ne historine e njerezimit cfaqet fillimisht me keto dhjete rrenje qe perbejne Kodin lindes te Gjuhes.
2-Kodi i Gjuhes eshte nje element qe transformohet ne vazhdimesine e kohes dhe ne perputhje ne rendet shoqerore. Ata popuj qe e kane ruajtur  Kodin fillestar te Gjuhes qendrojne ne te njejten hapsire, kundrejt rendit te pare te shoqerise njerezore. Prej ketej del perfundimi se shpejtesia e zhvillimit social te tyre eshte tej mases e avashte dhe ne perputhje te plote me pandryeshmerine e permbajtjes se Kodit te Gjuhes.
3-Kodi i Gjuhes nuk ndryshon me ndryshimin formal te rendit shoqeror (ndryshim i cili realizohet në sajë të tjetërsimit të shpejtësisë së zhvillimit, kohës dhe rrjedhimisht të hapësirës shoqërore) dhe per kete krijon mundesine e zbulimit te vjetersise se popujve.
Duke bere nje permbledhje te te gjithe materialit albanologjik te parapare me keto perfundime, pas pranimit te ekzistences se Kodit te Gjuhes, konkludoj se e vetmja gje qe shqiptaret trashegojne nga te paret e tyre me te lashte eshte pikerisht Kodi i Gjuhes dhe asgje tjeter. E shprehur me qarte Kodi i Gjuhes na tregon se si ka lindur gjuha shqipe ne formalizmin e vet specifik ne perputhje te plote me menyren e lindjes se gjuhes ne racen njerezore. Pra zanafilla e gjuhes shqipe eshte njekohesisht zanafilla e gjuhes se Njeriut ne Toke. Por kjo nuk do te thote se Kodi i Gjuhes shqipe eshte formuar nen diktatin e marredhenieve universale te paraardhesve te tij pergjate ketyre 10.000 vjeteve te fundit te jetes se shqiptareve. Pikerisht keto dhjete rrenje duhet te perbejne themelin e gjuhes shqipe qe nuk kane ndryshuar pergjate marredhenieve me pellazget hyjnore, helene, latinet, etj, etj. A duhen konsideruar keto dhjete rrenje formalisht te njejte me notat e mizikes? Ndryshimi i kodit pergjate dinamikes se popujve te zhvilluar duhet te tregoje qe krahasimi eshte vetem formal dhe nuk mund te pergjithesohet.
Por duhet pranuar qe vulen e ekzistences se kodit te gjuhes nuk mund ta jape vetem gjuha shqipe. Tipikisht ajo duhet te jete e vlefshme ne racen e bardhe pasi paraqitet e bartur nga popullata me e prapambetur e saj. Keshtu qe nje pranim te padiskutueshem  mund ta jape studimi i procesit ne fjale ne popujt e races se zeze pasi atje kemi dhe shumicen me te madhe te prapambetjes te organizuar ne komuna fisnore. Duhet pare a ekziston kodi ne ata popuj dhe cila eshte permasa hapsinore. Ne qofte se tek ata popuj ekziston ky kod, edhe ne qofte se nuk ekziston shkrimi, duhet pare raporti me kodin e gjuhes shqipe, pasi nje thjeshtim i tij ne ata popuj duhet te argumentoje kohen me te hershme te ekzistences se gjuhes se tyre dhe rrjedhimisht edhe te kohes se cfaqjes ne histori. Pra problemi nuk mund te konsiderohet i mbyllur plotesisht dhe gjuha shqipe bie nga peidestali kohor i kodit te saj, e bashke me te, edhe rastesia e races se bardhe.
2-Çfarë përfaqëson gjuha në Historinë e Popullit Shqiptar?
Ka nje problem me gjuhen shqipe qe eshte anashkaluar me nje qellim politik te caktuar, nga nje propogande e caktuar, ku roli i rendit enverist ka qene determinues jo vetem me Kongresin e Drejteshkrimit te gjuhes shqipe, por ne aresyet perse u realizua ai kongres e pastaj per te mbuluar perfaqesimin e gjuhes shqipe ne Historine e Popullit Shqiptar. Vetem zberthimi i ketij procesi do te na jape permasen reale dhe aresyet se cfare perfaqeson ne realitet gjuha shqipe per popullin shqiptar pasi aktoret dhe autoret e gjuhes shqipe jane Luftetaret e vertete per mevetesine politike te popullit shqiptar pergjati historise se Ballkanit, te pakten. Pikerisht per te mos pasqyruar kete Lufte dhe keta Luftetare ne historine e Popullit Shqiptar u mbajt Kongresi i Drejteshkrimit te Gjuhes Shqipe dhe pas kesaj komunistet enveriste mund te krenoheshin per autoresine e gjuhes moderne shqiptar dhe fillimin e ri te nje epoke te re ne historine e shqiptareve me mendimin se do te ishin te perjetshmem. Ne qofte se do te donim te pasqyronim ngjarjet reale te historise së Popullit Shqiptar për krahina të ndryshme të banuar nga shqiptarët do të shikojmë se disa ngjarje janë të shpikura pikërisht për të justifikuar mungesën e ngjarjeve historike në ato anë. Kështu, p.sh., u transformua veprimtaria e Haxhi Qamili nga nje bandit ordiner në një udhëheqës popullor deri në kryetar të kryengritjes fshatare me emrin e tij duke pasuruar historinë e Shqipërisë së Mesme (per kete mund te shohesh dy libra te Gazmend Shpuzes mbi Kryengritjen e fshataresise ne Shqiperine e Mesme). E meqenese veprimtaria intelektuale në Shqipërinë e Jugut nuk ishte shpalosur asnjehere, pasi nuk kishte të tilla, atëhere u shpik Kongresi i drejtëshkrimit të Gjuhës Shqipe e cila u bë një pikë referimi e mëvonshme për të gjithe popullin shqiptar dhe, shërbetorët e enverizmit, u bënë anëtarë të Akademisë së Shkencave. Shkenca shqiptare ishte lidhur për bukë të gojës dhe produkti i saj ishte një antishqiptarizëm tipik; asnjeri nuk guxoi të kundërshtojë dhe oponenca ishte inekzistente. Kongresi i drejtëshkrimit të Gjuhës Shqipe i vitit 1972 nuk duhet mohuar, ai duhet ribërë pasi do të na shërbejë për të mësuar nivelin intelektual të pjesmarrësve të tij. Në këtë mënyrë gjuha shqipe do të përfaqësojë pikërisht nivelin intelektual të studiuesve të saj, ose, në të kundërtën, masakruesit e saj dhe daljen e të Marrëve të madhështisë shqiptare në krye të inteligjencës shqiptare. Kjo do të thotë që gjuha e sotme shqipe nuk përfaqëson produktin inkoshient  dhe historik të popullit shqiptar, por produktin koshient, antihistorik dhe antishqiptar të enverizmit. Ja përse gjërat duhen trajtuar ndryshe dhe në përputhje me ligjet e shoqërisë njerëzore, por më përpara ato duhen zbuluar.
Kështu që ngelet për të zbuluar se çfarë përfaqëson Gjuha Shqipe në historinë e Popullit tonë dhe kjo përbën pikën më kryesore të dijes shqiptare për gjuhën tonë. Nga i gjithë materiali i paraparë, në kuadrin e mendimit albanologjik botëror dhe atij shqiptar u pa se gjuha shqipe ngjasonte me gjuhën pellazge e cila ishte e pranishme në të gjithë Europën Jugore në ato kohëra të hershme përpara se të aplikohej gjuha e shkruar nga bota helene ku duket se gjuha pellazge përbashkonte etruskët, helenët, ilirët, etj. Por thelbin e gjuhës shqipe nuk e përbënte gjuha pellazge, as gjuha etruske, as gjuha helene dhe asnjë gjuhë tjetër në Europë. Thelbi i gjuhës shqipe duhet konsideruar pikërisht ai kod i mësipërm dhe karakteri monosilabik i saj. A gjëndet ky thelb në popujt e tjerë? Të jeni të sigurtë, brënda botës europiane, sot asnjë gjuhë tjetër nuk e ka këtë karakter dhe këtë thelb. Atëhere arrihet në përfundimin qe gjuha shqipe përfaqëson lashtësinë biologjike të bartësve të saj, gjë të cilën une e kam realizuar në një rrugë tjetër, por që tani përforcohet me anë të një elementi pa asnjë lidhje me qelizat sociale që bashkëshoqërojnë popullin shqiptar në dinamikën e vet historike.
Por gjuha shqipe, duke pasur në brëndësi të vet fjalë me prejardhje helene, kelte, latine, bizantine, otomane, veneciane, gjermane, italiane e nga shume popuj të tjerë europianë e jo europianë tregon edhe një veçori tjetër, të lidhur me imponimin që këta popuj kanë realizuar mbi popullatën vëndase shumë më përpara se të filtrohej në gjëndjen shqiptare që është sot. Por në këtë drejtim problemi ka nevojë të saktësohet deri në absolutizëm pasi është pika ku të Marrët e madhështisë shqiptare janë mbështetur fort duke e devijuar të vërtetën dhe pikën e dytë të përfaqësimit të gjuhës shqipe. Për të kuptuar llojin specifik të përmbajtjes të fjalëve me prejardhje jashtë botës së sotme shqiptare duhet të rikujtojmë pikat rrjedhuese të raportit kohor-hapsinor të cilat do të na mësojnë se çfarë përfaqësojnë fjalët me prejardhje jo shqiptare në gjuhën shqipe.
Sipas këtij raporti kemi këto rrjedhime
1-Koha e lindjes së ngjarjes me shpejtësinë e zhvillimit të saj janë në raporte të zhdrejta. Nuk është shpejtësia ajo që përcakton kohën, por është koha e lindjes ajo që përcakton shpejtësinë. Dhe ky ligj rrëzon përfundimin e Ajnshtajnit mbi ndryshimin e kohës në tejzgjatje me realizimin e shpejtësive të mëdha. Kjo ka vlera për të përcaktuar vjetërsitë e popujve dhe ndikimet e ndërsjellta që ato realizojnë përgjatë të gjithë proçesit të marrëdhënieve universale ku bie në sy paradoksi i kohës; dmth ajo që Ajnshtajni kishte parashikuar për strukturat e thjeshta lëndore gjen zbatim në botën e njeriut dhe është pika ku të Marrët e madhështisë shqiptare tregohen të paditur.
2-Dy ngjarje, në kohë paralele, pa lidhje midis tyre, por me shkak hapsinor të njëjtë (psh rendi shoqëror), japin produkte të afërta me shpejtësi zhvillimi të përafërta, në pamje të parë  të njëjta; këtu përfshihet edhe gjuha
3-Dy ngjarje, në kohë të diferencuara, qoftë dhe milionavjeçare, por me shkak të njëjtë(psh rendi shoqëror), japin produkte të afërta me shpejtësi zhvillimi krejt të ndryshme dhe rrjedhimisht kohëekzistenca e tyre do të jetë e ndryshme; këtu përfshihet edhe dinamika e gjuhes së folur dhe të shkruar.
4-Në natyrë dy ngjarje pikë për pikë të barabarta nuk ka, por kur ato ndodhin në kohë paralele për shkaqe të njëjta (psh formimi i elementëve kimikë në natyrë) janë të ngjashme dhe kur i nënshtrohet botës së relacioneve formojnë një unitet. Uniteti nuk mund të jetë absolut, nga pikëpamja hapsinore, kur ngjarjet ndodhin në skaje hapsinore, por ai nënkuptohet i tillë vetëm në sajë të kohës duke formuar një unitet të tjetërsueshëm sipas të njëjtave ligjeve në vazhdën e kohës(kjo ka vlera sidomos për botën e njeriut). Kryesorja e unitetit të dy ngjarjeve paralele është e lidhur me shpjegimin se çfarë është rryma elektrike, pasi deri më tani është pranuar se ajo (rryma elektrike) është lëvizje e drejtuar e elektroneve që lind si rezultat i bashkëveprimit me fushat magnetike. Ka ardhur koha të ndryshohet ky përfytyrim pasi format më të ulta energjitike nuk mund të krijojnë forma më të larta energjitike pas formimit të lëndës. Dmth është e pamundur që kuantet manjetikë të vënë në lëvizje elektronet; kjo do të thotë se rryma elektrike është një shprehje tjetër e energjisë përtej elektronit.
5-Dy ngjarje të ndodhura në kohë të ndryshme, por me bazë hapsinore të përafërt, japin përfundime të përafërta (kjo ka vlera për botën e njeriut).
6-Dy hapësira, me ndryshueshmëri sasiore midis tyre, me kohë të tejskajshme kohore në lindjen e tyre, nuk mund të relatohen dot në mënyrë të barasvlefshme. Në këtë rast vihet re proçesi i paradoksit të kohës, por me përfundime të kundërta nga ato të relativitetit analitik, pasi në sajë të lëvizjes nuk kemi vetëm ndryshim të kohëekzistencës, por, mbi të gjitha, kemi tjetërsim të zhvillimit hapsinor dhe kjo nuk është kuptuar nga Ajnshtajni. Akoma më tej, nuk është kuptuar rezultantja kohore e ngjarjes. Është e pamundur që dikush të fitojë në kohë dhe kërkush të mos humbasë, dmth kur në një ngjarje koha përshpejtohet, në një tjetër koha ngadalësohet në sajë të botës së relacioneve, pasi është shpejtësia që përcakton dinamikën e ecurisë së kohës. Edhe në këtë pikë teoria e Ajshtajnit lë mjaft për të dëshiruar.
7-Dy ngjarje, me prejardhje të ndryshme hapsinore, nuk mund të jenë kurrë të barabarta, bile as të përafërta.
8-Një ngjarje e ndodhur në një kohë nuk mund të përsëritet kurrë në një kohë tjetër. Kjo ka vlera sidomos për botën e njeriut pasi atje ku pranohet ekzistenca e një revolucioni me dhunë për përmbysjen e rendit shoqëror, nuk mund të pranohet i njëjti proçes për ndërrimin e një rendi tjetër; pra një ngjarje ndodh vetëm një herë në të njëjtën hapësirë (teoria e Marksit për këtë problem ka nevojë të ndryshohet në thelbin e vet).
9-Në raportet kohore të ngjarjes kush lind i pari vdes i fundit pasi disponon shpejtësi më të vogël zhvillimi. Nga pikëpamja hapsinore ai që lind i pari merr pjesë domosdoshmërisht në të gjitha ngjarjet e mëvonshme, mjafton të jetë pjesë e hapësirës. Për sa kohë që bota e relacioneve nuk ka përmbledhur të gjithe Globin, kjo është evidente në historinë e njerëzimit, por në momentin qe realizohet uniteti njerëzor kjo pikë e humbet vlerës zbatuese në botën njerëzore (duhen përcaktuar saktë hapsirat pjesmarrëse pasi janë këto që përcaktojnë jetëgjatësinë e pasojës së botës së relacioneve)
10-Kur relatohen dy popuj me shpejtësi të ndryshme zhvillimi në parim popullata me shpejtësi më të vogël zhvillimi nuk ndikon domosdoshmërisht në popullatën me shpejtësi më të madhe, kur e kundërta është prezent me përmasa determinuese. Kjo bie në sy dukshëm kur relatohen dy popuj me shpejtësi ekstreme, psh popullata arbërore me atë osmane në shekujt XV-XVIII [për herë të parë ky material është publikuar në albanovaonline.com më 28 janar 2008, me 24 korrik 2008 në gazetën “Ndryshe” dhe ne tetor 2008 tek logoreci.com; është ripërsëritur pjesërisht ne artikullin “Triumfi arbëror i Gjergj Kastriotit” publikuar më 17 janar 2009 e me pas tek adresat e mësipërme ne internet]. Kjo ka vlera sidomos në funksion të gjuhës ku edhe mund të pranohet depërtimi i fjalëve nga gjuhët primitive në gjuhët moderne, por asnjëherë brënda kuadrit të domosdoshëm, kur e kundërta përbën ligjin bazë të marrëdhënieve ndërnjerëzore.
Sipas këtyre dhjetë pikave rezulton qe bota e relacioneve, si veprimtari me inisiativë në funksion të paraardhësve më të parë të shqiptarëve, nuk ka ekzistuar si mundësi e jo më te ketë qënë një realitet, siç e kemi hasur në brëndësi të teorisë të të Marrëve të madhështisë shqiptare. Kjo kuptohet po të kemi parasysh rrjedhimet e kësaj teorie ku paraqitet përmasa e mundësisë teorike. Sipas këtyre rrjedhimeve kemi:
1-Jeta në Tokë nuk mund të zhduket nga rrethana rastësore, siç trumbetohet nga përplasja me asteroidë apo vizitorët nga kozmosi. Vdekja në Tokë do të vijë si rezultat i zhvillimit maksimal të racës njerëzore, dmth për shkaqe shoqërore dhe aspak më ndryshe.
2-Jeta në Tokë nuk mund të zhduket as nga ftohja e Diellit, pasi ajo do të jetë zhdukur më përpara për shkaqe shoqërore dhe jo ndryshe. Kjo është një pikë ku spekullohet pa pushim duke e lidhur jetën e njeriut në Tokë me përjetshmërinë.
3-Jeta në Tokë nuk mund të stërzgjatet duke u spostuar në planetet e tjera, pasi atëhere njeriu do të ishte i përjetshëm në hapësirën kozmike. Rëndësi ka të kuptohet që jeta në Tokë do të varet nga shpejtësia e zhvillimit shoqëror të njeriut përgjatë rendeve shoqërore dhe këtu duhet të kapemi për të zbuluar se cili rend është ai që do të mbyllë jetën e njeriut në Tokë dhe çfarë raporti ka ky rend me rendin që po jetojmë. Çfarë detyre historike ka rendi i sotëm?
4-Paraardhësit e largët të ilirëve, ose dhe vfete iliret, janë krijuesit e Perëndive, pastaj Perëndia krijoi :…Njerëzimin. Ky postulat nuk ka vlera fomale, une konstatoj se shqiptaret e sotem jane i vetmi popull ne bote qe jeton ne zemer te civilizimit europian prej 3000 vjetesh duke qene bartesit e vetem te paganizmit fetar dhe, njekohesisht, populli me i prapambetur ne racen e bardhe. Dhe kjo e ka nje domethenie, te cilen te Marret e madheshtise shqiptare kerkojne ta parakalojne duke i ndryshuar permasen. Pikerisht tek kulti i gjarprit qendron fillesa e mendimit intelektual, vetem se kjo ne menyren e vet primitive. Te akuzosh paraardhesit e shqiptareve si krijuesit e politeizmit, nen emrin e Zeusit, do te thote t’i mohosh atyre autoktonine, gjenezen dhe dinamiken historike sipas realitetit dhe t’u imponosh nje strukturezim qe nuk i perket atyre dhe detyrimisht t’u mohosh te ardhmen sipas kontekstit natyror, dmth shqiptaret nuk dine te ecin ne jete sipas ligjeve qe na imponon Nena Jone Natyre. Ky eshte perfundimi llogjik i teorive te te Marreve te madheshtise shqiptare….., por le te mendojme per te ardhmen sipas teorise se tyre…..
Kjo është arësyeja përse ilirët dhe pasardhësit e tyre nuk mund të ndikojnë mbi asnjë popull dhe kjo është arësyeja që gjuha shqipe përfaqëson imponimin që paralelët kohorë kanë ndikuar mbi të. Nga gjëndja e gjuhës shqipe, në raport me gjuhët e tjera europiane e jo europiane mund të kuptojmë botën e imponimit social që është aplikuar mbi shqiptarët dhe paraardhësit e tij. Në qoftë se unë kam kujtuar se ky imponim fillon me botën helene, tani jam i detyruar ta shtyj këtë kohë përtej saj, pasi imponimi më i vjetër na paska qenë i botës pellazgjike (por në qoftë se pellazgët do t’i konsiderojmë si parahelenë, atëhere asgjë nuk ndryshon në imponimin që kemi pranuar mbi botën shqiptare dhe paraardhësen e saj).
Kjo do të thotë se gjuha shqipe përfaqëson botën imponuese mbi popullatën shqiptare dhe paraardhësen e saj historike në një hark kohor të rendit maksimal prej 10.000 vjetësh.
Gjëja më e rëndësishme në jetën sociale të shqiptarëve të sotëm është përcaktimi hapsinor i ndikimit specifik mbi popullin shqiptar dhe paraardhësit e tij, gjë e cila zbulohet me anë të gjuhës së tij dhe tek qelizat sociale qe ndertojne shoqerine njerezore ne pergjithesi dhe ate shqiptare ne vecanti.
E sotmja shqiptare paraqitet me të vërtetë e jashtëzakonshme në drejtim të përmbajtjes së qelizave sociale që ndërtojnë një shoqëri njerëzore. Ato jo rrallë janë kontradiktore me realitetin çka tregojnë mbi ekzistencën e një ndikimi madhor mbi ta. Përmasa e përcaktimit hapsinor të këtij ndikimi ka qenë një punë tej mase e vështirë dhe zgjidhjen përfundimtare na e dha përmbajtja e gjuhës shqipe. Ne kuadrin e kritikes se mendimit filozofik shqiptar ne fushen e historise dhe gjuhesise vume ne dukje pikerisht nje pjese te ketyre qelizave, por tani na duhet ta lidhim me fjalorin e gjuhes shqipe ku koha e cfaqjes se fjaleve, qe reflektohen nga keto qeliza, ne fjalorin e shqiptareve duhet te tregoje perfaqesimin e gjuhes shqipe tek shqiptaret ne permasen e fundit, por me te rendesishmen.
Lidhja e fjaleve te perdorura me kohen e cfaqjes se tyre duhet te na coje ne zbulimin fillestar te  formes se krijimit te alfabetit, por e gjitha kjo pasi te jene percaktuar permbajtja e qelizave, te cilat, gjate dinamikes se tyre, krijojne fjalet e reja.
Ne qofte se do te marrim ekuacionin bashkësi njerëzore – ndarje pune, jemi te detyruar te percaktojme me perpara llojshmerine e punes dhe mbi kete baze mund te nxjerrim fjalet e reja. Keshtu per shembull para shekullit te XIX-te fjalori i gjuhes shqipe nuk mund te permbante emertime te karakterit industrial pasi kjo lloj pune nuk njihej nga banoret vendas. Ne ate kohe mund te njihej terminologjia bujqesore dhe blegtorale; ne qofte se do te ecim sipas kesaj rruge mbrapsht ne kohe do te takojme pikerisht kohen kur fjalori bujqesor dhe ai blegtoral ka lindur per here te pare, me kusht qe gjuha e shkruar te ishte e barabarte me gjuhen e folur. Karamboli qe cfaqet ne kete rast, pasi gjuha e shkruar ka lindur shume me vone se te cfaqeshin keto profesione, mund te parakalohet duke kaluar direkt ne qelizat sociale qe shoqerojne zhvillimin e shoqerise parashqiptare pasi kjo eshte mundesia aktuale e shkences. E keqja qendron se ky proces do te kete shume perfundime qe duken si arbitrare dhe te paragjykuara. Fillesa e cdo analiza e ketij karakteri duhet te kosistoje ne ndarjen e pune dhe kur shqiptaret ne shekullin e XX-te e kane kete ndarje jashtezakonisht primitive te paralelizuar me nje ndarje perfekte te punes ne institucionet fetare katolike duhet te merret me mend se cfare ka ndodhur me shoqerine e tyre pergjate 2500 te dokumentuara dhe miliona viteve te padokumentuara…. Ne kete pike gjuha shqipe duhet te heshte pasi procesi i ndarjes se punes tek paraardhesit me te pare te tyre eshte e imponuar dhe ne kete drejtim ata kane bere kapercimin e pare social ne historine e tyre primitive ku gjuha nga pozicioni monosilabik ka kaluar ne shumerrokje. Koha kur ka ndodhur kjo duhet kerkuar tek kontakti qe vendasit e gadishullit Ilirik kane ndeshur me pellazget hyjnore. Ne kete kontakt duhet te qendroje dhe fillesa e gjuhes shqipe sipas formatimit qe kemi sot. Natyrisht mbetet shume pune per te bere per te pasur nje panorame komplete te atij procesi, por gjithsesi kryesorja qendron ne procesin e ndarjes se punes, te cilin proces paraardhesve te shqiptareve jane kane imponuar duke i pershpejtuar shpejtesine e zhvillimit social, mbi c’baze i njohen helenet (ky mund te jete nje variant, ne qofte se pranojme ekzistencen e pellazgeve hyjnore si parahelene, ne te kunderten lavdia mbetet e heleneve).
Por akti i ndarjes se pune duhet te jete me i mevonshem se akti i lindjes se ideve fetare; keshtu qe ekuacioni bashkësi njerëzore – ide fetare duhet te jete i pari ne kohe. Cudia qendron se vetem per kete ekuacion kemi te dhena te plote pasi njohim formen e pare fetare, forme e cila tek popujt europiane mungon  (perjashtim duhet te bejne basket). Ekzistenca e kesaj forme fetare ne con ne mospranimin e idese mbi huazimin qe helenet kane bere nga pellazget emrin e Zeusit dhe vete jane paraardhesit e ilireve. Kjo eshte nje pamundesi aplikimi dhe nje moskuptim i situates sociale te bashkesise njerezore. Keshtu qe kur flasim per fjalor politeist tek gjuha shqipe, ai duhet te mungoje totalisht. Ne qofte se gjendet diku, ai eshte rezultat i relacioneve te atyre aneve dhe nuk duhet pergjithesuar. Ekzistenca e monoteizmave sot ne Shqiperi duhet te tregoje se koha e futjes se tyre ne fjalorin e gjuhes shqipe eshte e lidhur me kohen kur romaket, bizantinet dhe otomanet ju imponuar banoreve vendas dhe futen ne fjalorin e gjuhes shqipe fjalet qe lidhen me ritet kristiane apo islame. Ky proces duhet te jete mjaft i qarte dhe i kompletuar duke qene nje shembull i sakte mbi mundesine e pergjithesimit. Une pretendoj se i gjithe procesi i formimit te fjalorit te gjuhes shqipe ka ndjekur kete rruge. Pra ne qofte se procesi i formimit te fjaleve ne vendet e zhvilluara europiane, te pakten, ka ndjekur rrugen e varesise se fjalorit nga qenia shoqerore, por popullin shqiptar procesi ka ndjekur rrugen e varesise se fjalorit nga bota e relacioneve te pavarura nga ai. Idete fetare na e japin kete mundesi argumentimi deri ne shekullin e XXI.
Ne vazhdim ne nuk do te ndjekim rradhen kohore te lindjes se ideve te ndryshme politiko-juridike na varesi nga rendi shoqeror, karakteristike kjo per vendet qe i kane kaluar keto rende ne menyre autoktone dhe ligjore.
Ekuacioni bashkësi njerëzore – lufte duhet te perbeje shkakun e pasurimit te fjalorit te parashqiptareve dhe e gjithe kjo nga aktet luftarake te pellazgeve, apo paraheleneve edhe pse vete shoqeria parashqiptare, te themi ilire, nuk e ka pasur kete zhvillim social qe te arrinte ne perplasjen e dy komunave apo grupkomunave per efekt te zgjerimit te hapesirave fitim prurese ne drejtim te sigurimit te ushqimit te perditshem. Flitet per pjesmarrje te fiseve ilire ne Luften e Trojes, por e gjitha kjo ne literaturen e publikuar pas 1991-shit. Sidoqofte ne luften 30 vjecare midis Athines dhe Spartes kaonet , sipas Tuqididit, kane marre pjese ne krahun athinas cka tregon se mjeshterine e luftes iliret e kane pasur te mesuar perpara shekullit te V-te pa. Kri. Dhe e gjitha kjo nga relacionet me parahelenet dhe helenet. Keshtu qe fjalori i tyre duhet te permbaje termat e luftimit dhe te skllaverise. Dmth ekuacioni bashkësi njerëzore – skllaveri duhet konsideruar paralel ne kohe me ekuacionin bashkësi njerëzore – lufte edhe pse ekuacioni bashkësi njerëzore – prone ka qene teper larg zhvillimit autokton. Une e konsideroj lindjen e marredhenieve te ilireve me pronen vetem pasi ata kane mesuar per ekzistencen e luftes dhe te skllaverise dhe e gjitha kjo jo ne te gjithe territorin e banuar nga fiset ilire, por vetem atje ku ishin shtrire kolonite e paraheleneve dhe heleneve.
Ekuacioni bashkësi njerëzore – prone, ne vend qe te lindete i pare, sipas materializmit filozofik, ne raport me luften dhe skllaverine, duhet te cfaqet mjaft me vonese dhe jo ne te gjithe permbajten e zhvillimit te prones private dhe kjo e ka nje aresye qe mund te gjendet e dokumentuar lehtesisht ne legjislacionin qe ka shoqeruar disa krahina apo qytete ilire, arberore apo shqiptare kur keto kane qene te lidhura me marredhenie shumepaleshe me të huajt. Vecojme: Durresin, Lezhen, Shkodren, Apollonine, Beratin, Butrintin, Bylisin, etj (rradhes kohore te lulezimit te pronave private ne keto qytete nuk po i japim rendesi), por duhet vene ne dukje qe ne brendesi te popullates shqiptare, deri ne shekullin e XX-te, ka vepruar forma fisnore e prones teper larg prones private, kur ne qytet e lartpermendura kjo e fundit ka qene e zhvilluar deri ne pronen feudale, por bartesit e saj nuk ishin te popullates vendase (te pakten deri ne mesin e shekulli te XIX, pasi me vone ne Shkoder cfaqet prona private mbi mjetet e prodhimit me pronare vendas). Ne realitet ka pasur tregetare shqiptare edhe me perpara, por ata nuk perbenin thelbin e zhvillimit te shoqerise shqiptare, prandaj dhe nuk duhen marre per baze. Fabrikat primitive te duhanit, cimentos, mendafshit, drurit me te vertet perbejne fillimin e nje epoke te re ne shoqerine shqiptare, por ato duhen lidhur me zhvillimin e nje pakice te popullates vendase ne relacionet e realizuara pergjate shtrirjes ekonomike te vendeve te zhvilluara europiane. Eshte ky ekuacion qe ben te mundur lindjen e ekuacionit bashkësi njerëzore – para, qe duhet konsideruar jo produkt vendas, por i imponuar nga bota e relacioneve proces i cili duhet te jete i kahershem, ndoshta qe ne shekullin e VII pa. Kri. kur helenet formuan kolonine e tyre ne Dyrrahum. Ekuacioni bashkesi njerezore – para ka ekzistuar vetem ne ato vende ku kane shtrire veprimtarite e tyre helenet apo latinet, me vone bizantinet apo venedikasit.  E bukura eshte qe ky ekuacion ka qene teper i pjesshem dhe i paralelizuar me dy ekuacione autoktone, por te pershpejtuara ne dinamiken e tyre dhe pikerisht me raportin ekuacional bashkesi njerezore – shkembimin mall/mall dhe bashkesi njerezore – prone fisnore. Te dy keto ekuacione u krijuan ne saje te ndikimit te relatoreve jashteshqiptare mbi popullaten vendase ku dhe gjuhesia nuk duhet te kete bere perjashtim duke u pasuruar me fjale te reja qe lidheshin me pronen private dhe parane. Prejardhja e fjaleve qe lidhen me pronen private dhe parane duhet te kene lidhje pikerisht me vendet qe krijuan relacione shumepalshe me shqiptaret dhe paraardhesit e tyre.
Por shqiptaret kane nje qelize qe eshte shume gjurmëlënëse dhe që ekziston prej afro 1300 vjetësh (kjo kohe percaktohet nga ekzistenca e prones e lidhur me institucionet fetare katoilike qe ne vitin 743 ne Drisht; – Statutet dhe urdheresat e kapitullit te Kishes Katedrale te Drishtit, f. 25) nëpërmjet formave dhe nënformave tepër-tepër kontadiktore me shkallen e pergjithshme te zhvillimit te shqiptareve dhe paraardhesve te tyre duke na krijuar mundesine per te argumentuar permasat e botes se imponimit mbi gjuhen shqipe. Fjala behet per ligjislacionin e aplikuar mbi popullaten vendase qe ne epoken ilire e arberore. Ekuacioni bashkësi njerëzore – juridiksion ka vlera krejt anormale per nje popullate te vetme, pasi format me te thjeshta gjenden rreth 1000 vjet mbrapa ne kohe se format me te zhvilluara dhe të shtrira në të gjithë territorin e banuar nga shqiptarët. Karamboli kohor tregon për imponimin mbi shoqërinë dhe gjuhën shqipe jashtë zhvillimit autokton të tyre duke realizuar një tjetërsim në zhvillimin e shqiptarëve dhe paraardhësve të tyre. Në territorin e banuar nga shqiptarët në shekullin e XV-të gjënden tre forma ligjore që përmbajnë tre grupe fjalësh pa asnjë lidhje me njëra-tjetrën, por të varura nga njëra-tjetra në planin kohor. Kështu gjejmë: 1- Statutet e qyteteve (Shkodër, Drisht, flitet edhe për statute në Durrës (këtë të dhënë e gjejmë ne parathënien e Kanunit të Lek Dukagjinit, mbledhe e kodifikuar nga Shtjefën Gjeçovi, me autor Padër Gjergj Fishta, O.F.M.) dhe kodiket e Beratit; – kater te tille); në qoftë se statutet e Shkodrës  karakterizohen nga modeli i ligjeve penale të qytet-shteteve të Europës Perëndimore (Statutet e Shkodrës, kapitulli: Disa perfundime kryesore nga Prof. Dr. Ismet Elezi), statutet dhe urdhëresat e Kapitullit të Kishës Katedrale të Drishtit janë diçka më ndryshe pasi në aktet juridike përfshihet edhe institucioni kishtar me brendinë e tyre (Statutet dhe urdheresat e Kapitullit të Kishës Katedrale të Drishtit, f. 11). Ky ndryshim na jep informacionin e dokumentuar se kush kanë qenë autorët e tyre dhe çfarë përfaqësonin ata në zhvillimin e shoqërisë shqiptare. 2- Kanunet  e Leke Dukagjinit (me variante te ndryshme në Puke e Mirditë) dhe të Skëndërbeut që datohen ne shekullin e XV-te, por është pranuar ekzistenca e tyre në folkorin shqiptar edhe më përpara. Shtrirja gjeografike e zbatimit të ketyre dy kanuneve tregon se nuk kemi të bëjmë me një të drejtë zakonore mbarë shqiptare. Në qoftë se i pari shtrihej kryesisht në Malsi të Madhe e Dukagjin (më vonë përfshiu dhe Pukën e Mirditën sipas varianteve përkatëse), i dyti shtrihej më në jug dhe në lindje duke u kufizuar me të parin në veri e në perëndim me kohë aplikim deri në shekullin XX-të. 3- Kanunet e Dibrës, Labërisë dhe Lurës (Kararet e Dheut) me kohë aplikim dhe ndryshim të përmbajtjes deri në shekullin e XX-të. Qëllimi i analizës të së drejtës zakonore shqiptare bëhet në funksion të gjuhës së përdorur në to ku vihet re dhe diferenca mbi ç’bazë arrihet në përfundimin qe fjalori i përdorur në to është i imponuar në funksion të rendit social të aplikuar dhe aspak si rezultat i zhvillimit autokton të banorëve. Keshtu ne fjalorin e gjuhes shqipe, para vitit 1912 nuk duhet te kete fjale te lidhura me pronen private dhe veprimtarine e saj. Te pakten ne te gjithe kanunet e lartpermendura ky nocion mungon (tek kanuni i Laberise ekziston termi “prona e mesme private”, “prona e madhe private” kur objektet e pronesise private jane vetem objektet e botes fshatare; apo nocioni “pronar toke” (Ismet Elezi, Kanuni i Laberise, f. 138, 174), por duke ditur se prona private mbi token, pergjate sundimit otoman, nuk ka ekzistuar, ngelet i dyshimte edhe ekzistenca e ketyre termave dhe e ketij nocioni tek kanuni i Laberise, cka me con ne perfundimin se ato jane te shpikura nga autori. Kjo behet edhe me e vlefshme po te kihet parasysh se eshte vete autori qe pranon se “keto norma u percollen ne traditen gojore gjate shekujve deri ne gjysmen e pare te shekullit te XX, gjithmone ne trajten e normave te sjelljeve te pashkruara, qe perben karakteristiken kryesore te se drejtes zakonore” (f. 14-15), por ato ekzistojne tek Statutet e Shkodres (dhe te Drishtit, e sidomos tek Kanunet e Lek Dukagjinit dhe te Skenderbeut te lidhura me institucionet fetare katolike (Shtjefen Gjecovi, Kanuni i Lek Dukagjinit, f. 1-2, ribot. 1993; Dom Frano Illia, Kanuni i Skenderbeut, f. 214-216, bot. 1993) duke na cuar ne perfundimin se veprimtaria e Klerit Katolik Shqiptar eshte primati i pasurimit te fjalorit te gjuhes shqipe, te pakten per problemin e lidhur me nocionet mbi pronen private dhe fjalet e lidhura me te.
Diferencat e fjaleve te perdorura nga kanunet shqiptare sipas disnivelit te permbajtjes se tyre (kanuni i Lek Dukagjinit dhe Skenderbeut, nga njera ane, kanuni i Dibres, Lures dhe Laberise nga ana tjeter; disniveli eshte edhe me i madh po te behet krahasimi me Statutet e qyteteve te parapare) vihet re edhe ne ekuacionin shoqeri njerezore – familje, ku baza gjuhesore permbledh fjalorin te mbeshtetur ne familjen patriarkale (Kanuni i Laberise, f. 73 – 77;  Xhafer Martini, Kanuni i Dibres, f. 37 – 46; Kanuni i Lek Dukagjinit, f. 13 – 18; Kanuni i Skenderbeut, f. 26 – 50). Krejt ndryshe eshte problemi me familjet qytetare, te pakten ne Drisht e ne Shkoder, ku fjalori i gjuhes shqipe eshte me i pasuruar me fjale te emertimeve te familjes monogame (Statuti i Shkodres, kreu 87, 117, 134, 158, 160 – 177, 182, 183, 200 – 202, 265)
Edhe pse shqiptaret dhe paraardhesit e tyre nuk i kane njohur klasat shoqerore dhe organizimin modern te shoqerise (shtetin) ata ne fjalorin e tyre i kane njohur termat qe imponojne ekuacionet shoqeri njerezore – klasa shoqerore dhe shoqeri njerezore – shtet per aresyen me te thjeshte fare: kane pase relacione me organizimet me te para shteterore ne kontinent; me qytet-shtetet helene (Athinen dhe Sparten), me perandorine me te madhe skllavopronare ne bote, ate Romake, me perandorite mesjetare Bizantine dhe Otomane prej nga muaren fjalet dhe pasuruan fjalorin e tyre me terma qe prodhon rendi shteteror ne te gjithe strukturat e veta cilesore. Ja perse populli shqiptar ka ne perberje te fjalorit te vet fjale te lidhura me shtetin klasor dhe klasat sociale.
Nga e gjithe kjo analize hapsinore e qelizave pjesmarrese ne shoqerine njerezore arrihet ne perfundimin se gjuha shqipe përfaqëson hapësirën që formoi popullin shqiptar, kombin shqiptar dhe shtetin shqiptar, e cila duket mirëfilli në dinamikën e saj. Nuk eshte gjuha ajo qe ka percaktuar qelizat dhe elemente sociale ne brendesi te popullit shqiptar, por jane qelizat dhe elementet sociale te imponuar ne zhvillimin e popullit shqiptar ato qe kane percaktuar gjuhen shqipe me nje bazament historik pertej asaj qe njeh njeriu per racen e bardhe. Ja përse është e nevojshme të dimë se si eshte dinamika e gjuhës shqipe. Dmth ate qe e kemi te veshtire ta zbulojme nepermjet elementeve sociale, pasi duhet zbuluar dinamika e gjithseicilit, e zbulojme lehtesisht me ane te gjuhes larg simbolikes idealiste qe imponon fantazia njerezore.
3-Cili është roli i botës së relacioneve në formimin e gjuhës së popullit shqiptar, e thënë më ndryshe: si lindi gjuha e sotme shqipe?
Problemi është i thjeshtë pasi më përpara kemi zbërthyer problemin e gjenezës së shqiptarëve të sotëm duke përcaktuar se ata janë fillesa rastësore e racës së bardhë për rrethana që nuk vareshin nga ata dhe detyrimisht supremacia nuk ka vënd përveç faktin që duke qënë të parët e racës së bardhë duhet të jenë dhe më të pazhvilluarit pasi dinamika shoqërore e zhvillimit të tyre është e varur kryekëput nga shpejtësia e zhvillimit shoqëror dhe, këtë, duke e pasur në raport të zhdrejtë me kohën e lindjes, formojnë fillesën dhe, njëkohësisht, më të avashtën e racës së bardhë ndër popujt e Europës. Krahas kësaj është e nevojshme të tregohet raporti, kohor të paktën, i gjuhës së folur me gjuhën e shkruar pasi këtu fillon dhe mbaron përmasa e gjuhës shqipe, na pëlqen apo jo ky rrjedhim. Një gjë është e saktë: gjuha e shkruar është produkti karakteristik i fazës fisnore të komunës primitive (i fazes me fundore te saj) dhe kjo është vepër e priftërinjve primitive të politeizmave kudo në botë në raporte të drejta me kohëlindjet përkatëse. Në qoftë se deri në momentin e pavarësisë së gjuhës së folur nga gjuha e shkruar problemi mund të trajtohet brënda botës së rastësisë, por në momentin që në skenën historike shpallet gjuha e shkruar në atë moment rastësia është kthyer në domosdoshmëri dhe problemi mund të trajtohet brënda ligjeve të shoqërisë dhe aspak si ligje të veçuara. Puna është të zbulohen këto ligje përpara se të japin finicione për gjuhët e shkruara, pasi për gjuhët e pashkruara harresa historike e ka thënë fjalën e saj përfundimisht. Fakti qe paraardhesit e shqiptareve te te gjitha koherave nuk kane pasur politeizmin si besim fetar e perligj me se miri mungesen e shkrimit tek ata keshtu qe ngelet per te zbuluar perse gjuha shqipe ngjason me shume gjuhe te botes dhe perse ekziston nje shkrim me i hershem se helenishtja ne trojet e tyre. Studimi i Petro Zhejit dhe Clirim Xhunges bashkojne pikerisht harresen historike me te sotmen dhe ringjallin shpresen per te zbuluar zanafillen praktike te lindjes se gjuhes se folur.
Te flasësh për fillesën e gjuhës së folur nga paraardhësit më të parë të shqiptarëve të sotëm unë pretendoj se është shumë e lehtë. Së pari duhet sqaruar se këta paraardhës janë gjëndur shumë-shumë milionavjeçar të vetmuar në gadishullin e tyre Ilirik dhe gjuha e parë e formuar nga ata është e pamundur që të ndiqet në dinamikë e saj. Por unë pretendoj se këtu ka një problem që duhet zgjidhur dhe kjo ne fushen filozofike. Gjuha nuk lind si rezultat i marredhenieve njeri-natyre, por si pasoje e tyre dhe pikerisht nga relacionet njeri-njeri. Ky eshte kushti i pare i mundesise se lindjes se gjuhes, por gjithmone kur kemi pranuar marredheniet njeri-natyre si shkakun themelor te transformimit te antropomorfeve ne njerez. Zanafilla njerezore sipas ketij parimi duhet pranuar me marreveshje edhe pse ajo merr neper kembe nje shkolle te tere 2000-3000 vjecare. Ketu e ka burimin fillesa e gjuhes dhe dinamika e metejshme e saj, e cila neper popuj duhet t’i nenshtrohet kontinumit kohor-hapsinor te seicilit dhe ne menyre absolute nuk mund te pranohet ne menyre abuzive marredheniet midis popujve si shkakun fillestar te lindjes se gjuhes se folur. Problemi i monogjenezes se gjuhes se shkruar dhe te folur ne keto 200 vitet e fundit eshte tjeter problem dhe nuk ka asnje lidhje me fillesen e tyre. Ne parim ka ndodhur i njejti fenomen, por pjesmarresit ne to dhe permbajtja e gjuhes ka pasur tjeter hapesire tjetersimi. Keshte qe paraardhesit me te pare te shqiptareve duhet te kene folur versione te ndryshme gjuhes, por me te njejten permbajtje tingujsh per shkak te kohes se njejte te cfaqjes se tyre ne historine e gadishullit Ilirik. Duhet te jemi te sigurte qe keta paraardhes perrallore nuk kane emertim historik per shkakun me te thjeshte fare: nuk i ka njohur kerkush dhe asnjehere. Per miliona vjet krijesat e para te kontinentit europian kane jetuar ne vetmine e tyre dhe çfaqen per here te pare ne histori me emrin ilir (primitivë) dhe pellazg (me civilizim-qyteterim-shkrim), emertime këto të huazuara nga letersia helene. Duke dashur te mos krijoj emra te rinj, une e kam pranuar kete prejardhje te larget te shqiptareve te sotem vetem me nje kusht: te mos perbashkohen me pellazget hyjnore, te cilet paskan pasur shkrimin dhe kulturen e tyre te zhvilluar dhe te cilen ia kane imponuar te tjereve. Kjo e fundit eshte e vlefshme vetem per paraardhesit me te afert te shqiptareve te sotem dhe duhet te jete kjo aresyeja perse keta paraardhes jane emertuar nga letersia helene si pellazge. Ketu nuk ka asgje te keqe, por do te jete me vlera konstatuese se paraardhesit me te pare te shqiptareve jane tjetersuar nga keta pellazge ne menyre rrenjesore duke u transformuar ne ilire, qe i njeh kalimthi historia pasi qendrimi i metejshem i tyre ne gadishull duhet te jete nderprere ne menyre perfundimtare nga pushtimet sllave. Ne qofte se ardhja e dakeve i spostoi iliret-dardane ne jug, invazioni sllav i zhduku fizikisht te gjithe iliret. Duhet te kene mbetur vetem fragmentet e ndikuara nga kultura helene ku tipikisht dallohen epirotet. Lidhja e pellazgeve me iliret duhet konsideruar e pavlefshme pasi ndikimi i tyre mbi ta eshte sfumuar nga relacionet e ilireve me helenet mbi ç’baze u formuan epirotet, ekzistenca e te cileve deri ne kohen e Tukudidit eshte e padiskutueshme qe e ka prejardhjen nga bota ilire.
Deri ne kete kohe gjuha vendase ka pasur ndikimet e veta ku pellazgjishtja paska pasur vendin e vet dhe nuk eshte mire qe ato fjale te konsiderohen si fjale me prejardhje autoktone, dmth ilire. Ne kete rast duhet zbuluar distanca qe ato kane me fjalet e vjetra, por me sa kam kuptuar kjo eshte e pamundur te realizohet ndonjehere. Relacionet e ilireve-arber-shqiptare me komshinjte e tyre historike: pellazget hyjnore, helenet, romaket, sllavet, bizantet, otomanet, venecianet, austriaket, italianet do te benin qe gjuha e sotme shqiptare te fitonte nje kolorit, proces i cili eshte nje fushe qe u takon gjuhetareve. Kjo bote relacionesh ka bere qe brenda gjuhes shqipe te formohen dialektet te cilat e kane burimin pikerisht tek permasa e botes se relacioneve dhe lloji i tyre, e aspak si nje zhvillim i panderprere autokton.
Në qoftë se deri më tani kemi hasur në dhjetra vënde përfundimin që thotë se me anë të gjuhës shqipe zbërthehen të gjithë gjuhët e botës, pas analizës filozofike që ne i bëmë proçesit “modern” studimor të gjuhës shqipe arrijmë në përfundimin se gjuha shqipe nuk mund të kuptohet pa botën e relacioneve me komshinjtë historikë, të paktën në këto 3000 vitet e fundit. I gjithë ky përfundim argumentohet me punën titanike të Profesorit të nderuar Eqrem Çabej dhe konkretisht në punimin e Tij voluminoz  “Studime etimologjike në fushë të shqipes” (Tiranë, 1976), ku ne muarëm për bazë bleun e II, gërma A. Sipas Profesorit të nderuar me gërmën A prejardhja etimologjike e 298 fjalëve dhe emrave të filluar me këtë gërmë ndahen si më poshtë:
Gjuha nga vjen                                             numuri i fjalëve

1-indoevropianishte + indishte e vjetër                                   11
2-kroatisht                                                                                 1
3-rumanisht                                                                               4
4-gjermanisht                                                                            5
5-latino-romane                                                                       32
6-sllavisht-serbokroatisht                                                        11
7-greqishte e vjetër dhe e re                                                  76
8-shqipe e Greqisë                                                                   1
9-shqip e arbëreshve                                                              21
(une nuk perjashtoj mundesine qe ketoi fjale te jene me prejardhje pellazgjike dhe duhet pare ngjashmeria me to)
10-frëngjisht                                                                              7
11-italisht                                                                                 31
12-turqisht                                                                              70
13-indisht-greqisht-latinisht-gjermanisht-armenisht, dmth të dyshimta
në prejardhjen e një nga gjuhët e mësipërme                       12
14 -nuk dihen                                                                          16
(ndoshta këto fjalë mund të jenë me prejardhje të lashtë, përtej
pellazgjishtes, por që gjithsesi përbëjnë një mister historik ne
fushen e gjuhesise)
A nuk do të thotë e gjitha kjo se nuk është gjuha shqipe ajo që zbërthen gjuhët e tjera, por është bota e relacioneve ajo që ka krijuar gjuhën shqipe dhe rrjedhimisht është gjuha më internacionale në kontinent. Proçesi i relacioneve te parashqiptareve te larget e te afert me komshinjte historike perben dhe vete procesin e formimit te gjuhes shqipe dhe i vetmi ligj shoqeror qe eshte imprenjuar ne gjuhen shqipe eshte ligji i relacioneve universale te popullit shqiptar dhe paraardhesve te tij dhe e gjitha kjo ne menyre krejt rastesore per ta. Pikerisht kjo e fundit duhet kuptuar perpara se te nisim argumentimin e gjenezes se popullit te sotem shqiptar.
4-Cila është dinamika e gjuhës së folur nga ana e popullit shqiptar?
Vjetersia e kesaj gjuhe eshte e perligjur, por e keqja qendron ne njohjen vetem te gjuhes se shkruar, e cila perputhet me gjuhen e folur vetem ne saje te kohes se kufizuar historike. Ne qofte se ne do te flasim per dinamiken e gjuhes se folur nga shqiptaret nga e sotmja (e shkruar me alfabet latin) ne te kaluaren do te kalojme mbi gjuhen arberore ( e shprehur me alfabet latin, sllav, helen dhe otoman), ate ilire (e shprehur nepermjet alfabeteve helene dhe latine), pellazge (e shprehur nepermjet alfabetit pellazgjik, etrusk etj) dhe ketu çdo gje hesht nje here e mire. Mbi kete baze, te konsideruar si historike, eshte ngritur hipoteza qe shqiptaret e sotem rrjedhin nga pellazget hyjnore edhe pse dinamika e gjuhes se paraardhesve te popullit shqiptar kalon mbi popujt e tjere europiane e jo europiane. Por analiza historike e zhvillimit social te popullit shqiptar, vetem pergjate shekullit XIX-XX, e tjeterson jo vetem dinamiken e gjuhes se sotme shqipe, por dhe paraardhjen e tij me te pare nga ku dalin te tjera perfundime nga ato qe na kane mesuar neper shkolla.
Per te zberthyer tema te tilla gjeja e pare qe duhet saktesuar eshte dinamika specifike e qelizave qe ndertojne strukturat shoqerore, gje e realizuar pjeserisht nga mendimi filozofik boteror, ku permblidhet vetem forma e familjes dhe format e shtetit. Ne qofte se do te merrnim per baze edhe vetem keto dy qeliza, apo struktura, dhe te ndertonim raportet perkatese me qelizat e tjera, edhe pse te pazberthyera, do te zbulonim harten dinamike per nje shoqeri te dhene ku ndryshimi midis tyre do te kosistonte vetem ne faktori koheekzistence te qelizave, strukturave apo shoqerie. Por ne kete panorame dinamike eshte e pamundur te kemi elemente primitive ne kembe dhe, krahas tyre, te ekzistojne elemente moderne. Eshte pika ku ndahet materializmi filozofik nga idealizmi, ku ndahet ligjesia shoqerore nga subjekti individual, ku ndahet ligjesia natyrore nga produktet shoqerore qe nuk jane te afta te permblidhen ne ligjesi pasi jane, per sa kohe qe ekzistojne, rastesira ekstreme. Keshte eshte e pamundur te kemi prona fisnore, besime fetare pagane (kultet e natyrës), te drejta zakonore te pashkruara, familje patriarkale dhe krahas te gjitha ketyre, aq me keq shume perpara tyre,  ekzistencen e shkrimit te shkruar, sic pretendohet per shkrimin pellazgjik. Eshte kjo aresyeja perse pellazget hyjnore nuk kane asnje lidhje birerie me iliret e larget apo epirotet e afert. Ekzistenca e fjaleve dhe alfabetit pellazgjik, pamvaresisht permases, ne brendesi te shoqerise shqiptare dhe parashqiptare eshte nje tregues i imponimit pellazgjik mbi popullaten vendase dhe transformimin e parailireve te sterlashte ne pellazge. Une e konsideroj te pamundur mungesen e gjuhes se folur tek parailiret e sterlashte, por e konsideroj krejtesisht te mundeshem huazimin e shkrimit dhe gjuhes pellazge nga ana e shtreses drejtuese te komunave te sterlashta parailire duke krijuar imazhin se iliret rrjedhin nga pellazget hyjnore. Po kjo gjë ka ndodhur edhe me shkrimin helen, atë latin apo me shkrimin otoman, të cilët kanë qënë në privilegjin e shtresës drejtuese të popullit parashqiptar dhe shqiptar. Kjo do te thote se eshte e pamundur te njihet gjuha e folur nga ana e vendasve perpara se ata te binin ne kontakt me pellazget, qe gjithsesi nuk mund te kete pasur karakter gjithperfshires. Fakti qe ne trojet e banuara nga iliret dhe epirotet gjenden gjurmet e alfabetit pellazgjik, helen, latin dhe otoman nuk duhet te tregoje prejardhje gjenetike, por bote relacionesh dhe pikerisht kete nuk kane marre parasysh studiuesit postkomuniste kur filluan te merren me problemin gjuhesor shqiptar. Gjuha shqipe duhet te jete, ndoshta, gjuha me internacionale ne Europe dhe kjo fale botes se relacioneve te cilat historikisht kane pasur kete dinamike, mbi ç’baze jane formuar dialektet e sotme. Fakti qe kjo bote relacionesh ka ekzistuar me permasa shume me te medha se relacionet midis krahinave shqiptare dhe parashqiptare duhet te jete argumenti me i pare i prejardhjes unike te shqiptareve neper milionavjecare dhe aspak nje bashkesi popujsh, racash dhe kombesh te perbashkuara rastesisht nga historia, siç ka ndodhur përgjithësisht me popujt e lashtë të Europës për shkak të shpejtësisë së afërt të zhvillimit shoqëror.
Kjo eshte pika e dyte me e rendesishme e dinamikes se gjuhes se folur nga ana e shqiptareve, ose e thene me ndryshe dinamika dhe prejardhja e dialekteve te shqipes se sotme. Problemi i prejardhjes së dialekteve në brëndësi të popullit shqiptar ka vetëm një shpjegim: rrjedhime të botës së relacioneve universale të popullit shqiptar. Shtrirja e këtyre dialekteve i nënshtrohet përmasave kohore dhe hapsinore të botës së relacioneve dhe këtu e ka burimin pamundësia e eleminimit të shqiptarëve nga historia përgjatë 3000 viteve të ndryshimeve vigane në kontinent. Vetëm fakti i ndryshimit të europianëve në këto 3000 vitet e fundit  dhe pandryshueshmëria e parashqiptarëve dhe shqiptarëve përgjatë të njëjtës kohë duhet të jetë argumenti më i saktë i përcaktimit të shpejtësisë së zhvillimit social të tyre, vjetërsisë historike dhe i ekzistencës së paradoksit të kohës që ka vepruar mbi ta.
Por na eshte dhene mundesia qe te bejme edhe nje mbipercaktim tjeter te lidhur me varferine e gjuhes shqipe ne kohera shume te vone dhe pasurimin tej mases se saj ne keto 300-400 vitet e fundit. Sipas nje burimi fjalori i Frang Bardhit (1635) kishte 2544 fjale shqipe perballe 4500 fjaleve latine; ndersa fjalori i Francesco Maria da Lecce, Italisht – Shqip, permban gjithsejt 12.921 zera ose artikuj dhe , duke hequr perseritjet e shumta, fjalori italisht perbehet nga 13.360 fjale dhe shprehje perballe 11.200 fjaleve dhe shprehjeve shqip (Francesco Maria da Lecce, Dittionario Italiano – Albanese (1702), f. 69, 70). Pra brenda me pak se 100 vjeteve fjalori i gjuhes shqipe eshte mbi katerfishuar duke qene i krahasueshem me fjaloret e fillim shekullit te XX-te, fjalorin e Kristoforidhit, qe simbas numerimit te Xhuvanit permban 11.675 fjale dhe fjalorin e Bashkimit qe kufizohet ne rreth 11.000 fjale (po aty). Ne qofte se do ta vazhdojme krahasimin me fjalorin e gjuhes shqipe te fund shekullit te XX-te do te kemi perseri afro katerfishim te tij brenda me pak se nje shekull (Fjalori i gjuhes Shqipe te sotme ka rreth 40.000 fjale). Nga e gjithe kjo panorame e permbajtjes se fjaloreve te gjuhes shqipe konstatojme se midis shekullit te XVII (1635) dhe fundit te shekullit te XX-te fjalori i gjuhes shqipe eshte afro 18 fishuar cka do te thote se gjuhe shqipe eshte bere nje gjuhe moderne ne sherbim te popullit te vet brenda ketij afro 400 vjecari dhe nuk na mbetet gje tjeter vecse te zbulojme dinamiken e ketij pasurimi dhe autoret e saj. Ne qofte se pranojme nje kategori njerezish se rilindas te gjuhes dhe kultures shqiptare ka ardhur koha te percaktojme se kush ishin lindesit e gjuhes dhe popullit shqiptar ne aspektin kulturor.
Para mbi dy vjetesh pata studiuar dinamiken e kultures shqiptare dhe shkollave te para te gjuhes shqipe ne territorin e banuar nga shqiptarët, duke përfshirë edhe arbëreshët e Italisë, publikuar ne albanovaonline.com, logoreci.com, www.genchoti.com dhe botuar ne gazeten 55 nga 22 deri 25 nendor 2008. Nuk e di se si e kuptoi lexuesi ate artikull te gjate, por sot e shoh te aresyeshme te rikthesoj qe fjala ishte per themeluesit e gjuhes dhe kultures se popullit shqiptar gje e cila na sherben per te percaktuar dinamiken e gjuhes se folur nga populli shqiptar, te pakten ne keto 455 vitet e fundit, kohë e cila përgatiti realisht gjuhën moderne shqiptare, gjuhën që flasin sot shqiptarët anë e kënd globit. Problemi i dinamikës së gjuhës shqipe është i lidhur pazgjidhshmerisht me problemin e shkollave shqipe në territorin e banuar nga shqiptaret, problem i cili pat qenë i keqinterpretuar nga regjimi i Enver Hoxhës për qëllimin e vetem antishqiptar: shqiptarët të mos e mësonin kurrë se kush ishin baballarët e vërtetë të tij dhe barijtë shpirtëror të gjuhës shqipe dhe kulturës europiane që qarkullonte prej 455 vjetësh në gjirin e popullit shqiptar. Shqiptarët e epokës enveriste nuk e muarën vesh asnjëherë se kush ishin lindësit e popullit shqiptar, ndërsa te ashtequajturit rilindasit u përcaktuan sipas oreksit të diktatorit duke përjashtuar nga përmbajtja e rilindjes pikërisht produktin me konsegunet të atyre që formuan gjuhën shqipe: anëtarët e Klerit Katolik Shqiptar, të vetmin Subjekt Kombëtar që kishte populli shqiptar në historinë e tij milionavjeçare.
Në sajë të punës të studiuesit Gëzim Gurga, sot kemi një panoramë më të plotë të luftës për mësimin dhe përhapjen e shkrimit të shqipes në shekullin XVIII (At Francesco Maria da Lecce O.F.M, DITTIONARIO Italiano – Albanese (1702) – Botim kritik me hyrje dhe fjalësin shqip përgatitur nga Gëzim Gurga, f. 21 – 27).
Në këto faqe kemi këtë material:
“Gjatë gjithë gjysmës së dytë të shek. XVII Kongregata nuk i kushtoi vëmendje çështjes së gjuhës shqipe, e cila, ndryshe nga arabishtja, konsiderohej si gjuhë e lehtë dhe për këtë arësye nuk parashihej asnjë lloj përgatitje paraprake gjuhësore për misionarët që dërgoheshin në Shqipëri (f. 21)…. Më 7 mars të vitit 1709 arqipeshkvi i Tivarit Vinçenc Zmajeviçi i shkruan Kongregatës një momerandum të gjatë dhe të hollësishëm mbi nevojën e futjes së shqipes në sistemin arsimor të Propogandës (f. 22)….Kërkesa e Zmajiviçit merret parasysh dhe më 23 mars të vitit 1711 dekretohet mësimdhënia e shqipes në Kolegjin S.Pietro in Montorio (f. 23)….Në mbledhjen e datës 20 prill 1711 dekretohet pikërisht da Desio si lektor i shqipes….Në vitin 1721 u propozua të hiqej mësimi i shqipes si i padobishëm, por kjo kërkesë nuk u miratua. Në vitin 1722 u shtua edhe lënda e moralit. Shtimi i lëndëve nga tre në katër u bë shkas që në vitin 1725 të përsëritej kërkesa për heqjen e shqipes, por as kësaj here kjo kërkese nuk u muar parasysh….Ndërkohë në vitin 1709 edhe kolegji S.Bartolomeo all’Isola kishte hapur mësimin e shqipes dhe kishte thirrur pikërisht da Lecce-n si lektor të saj. Përveç kolegjeve të Romës ku studionin kryesisht italianë që destinoheshin për t’u dërguar në Shqipëri, shkrimi i shqipes mësohej edhe në Shqipëri nga nxënësit shqiptarë. Kështu në shkollat e Kurbinit dhe të Lezhës që ishin hapur dhe mbaheshin nga Kongregata e Propogandës, përveç latinishtes dhe italishtes, nxënësve shqiptarë u mësohej, me gjasa, edhe shkrimi i shqipes. Në aktet e Kuvendit të Arbërit masave dhe këshillave për mbarëvajtjen e këtyre dy shkollave u kushtohej kreu i pestë i pjesës së katërt, ku veç të tjerash rekomandohet që mësuesit të mos lënë pas dore mësimin e shkrimit dhe të leximit….Veç këtyre dy shkollave të institucionalizuara nga Kongregata, edhe vetë kishat e kuvendet françeskane ishin vatra jo vetëm të përhapjes së fesë, por edhe të shkrimit të shqipes. Kështu, Zmajeviçi në relacionin mbi vizitën apostulike që kreu në vitet 1702 – 1703 na dëshmon se në fshatin Pllanë misionarët françeskanë brënda në manastir kishin hapur një shkollë që frekuentohej nga dhjetë nxënës të fshatit, ku veç të tjerash, mësohej edhe doktrina e krishtenë (f. 24-25)….Kemi përshtypjen se asokohe shkrimi i shqipes, sidomos në gjirin e klerit dhe të shtresave të larta të popullsisë katolike ishte shumë më i përhapur nga ç’besohet sot. Vërtet që përveç fjalorit të Bardhit dhe veprave të Budit e të Bogdanit, tekste të shtypura nuk kishte, por fakti që shqipja nuk shtypej nuk do të thotë se edhe nuk shkruhej. Budi na dëshmon se qysh në fillim të sheku. XVII njëfarë Pal Hasi jo vetëm që e shkruante shqipen, por thurte edhe poezi në këtë gjuhë: Në fillim të shek. XVIII Arqipeshkvi i Shkodrës Anton Babi kishte shkruar një doktrinë të krishterë në Shqip dhe kishte përkthyer nga latinishtja disa litani të shën Mërisë (f. 26).
Per arbereshet e Italise jepet nje panorane suplementare ne saje te punimit te libri i Ahmet Kondos: “Ceshtja kombetare ne faqe te shtypit te rilindjes” – Tiranë, 1982
faqe 37: Shumica e shqiptareve, sic dihet, ishin analfabete, por shkrimet e botuara neper faqet e kesaj reviste (behet fjale per Flamurin e Arberit, GH) ua lexonin ata te pake qe dinin shkrim e kendim. Keshtu veprohej jo vetem ne kolonite shqiptare te Egjiptit e te Rumanise, por edhe ne Shqiperi ne kushtet e sundimit te eger osman.
faqe 81: Me gjithe keto nderhyrje, me 1737, u hap kolegji, u krijua mundesia qe bijte arbereshe te mesojne ne kete shkolle, te cilen e kishin pritur shekuj me radhe.
Per popullaten me banim ne Mirdite autori i librit: Mirdita, vater e qendreses antiosmane (Tiranë, 1999) shkruan faqe 264-265: Në fund të shekullit XVII, rreth vitit 1692 është hapur në katundin Velë nje shkollë në të cilën mësimet jepeshin në gjuhën e vëndit. Por shkolla laike në gjuhën shqipe qe e mundur të hapeshin  vetëm në fund të shek. XIX nga shoqëria “Bashkimi”. Më 1899 u hap në Orosh e para shkollë shqipe në Mirditë me 14 nxënës. Në shkollë zhvilloheshin katër orë mësim në ditë: shkrim, aritmetikë dhe mësim besimi. Një vit më vonë, në 1900 shkolla e Oroshit kishte 30 nxënës. Nga viti 1902 deri më 1906 në këtë shkollë dha mësim mësuesi shkodran Cin Gurakuqi, ndërsa nga viti 1909 deri më 1912 Kolë Dema….Më 1902 u hapën shkolla edhe në Rrëshen e në Spaç, ndërsa më 1903 edhe në Kashnjet e Rubik. Në vitin shkollor 1903 – 1904 këto shkolla i ndiqnin gjithsejt 96 nxënës. Pasaktesia e dates te hapjes se shkolles ne Vele më ka cuar ne perfundimin se ky autor i ka paragjykuar ngjarjet ne drejtim te laicizmit te tyre. Ndoshta ka dicka qe duhej vene ne dukje me perpara, por ngjarjet duhet marrre sic kane ndodhur dhe jo si na pelqen ne te ndodhin.
Nuk eshte faji i shqiptareve te mesjetes europiane përse per ta mendoi Papa arberesh Klementi XI. Ne lidhje me kete personazh te Selise se Shenjte hapesira e shkollave shqipe ka kete hapesire, sipas librit te Engjell Sedaj: “Papa shqiptar Klementi XI – Albani, Kuvendi i Arberit” (Tiranë, 1998):
faqe 44: “Me inisiativën e tij (Papa Klementit XI, GH) u mblodh Kuvendi i ipeshkvijve katolikë të Ballkanit nën kryesinë e imzot Vinçenc Zmajeviqit. Kështu filloi rekrutimi i djelmoshave shqiptarë që mësuan për priftërinj në Kolegjin e Asisit. Kjo ishte një fitore e madhe për kombësinë dhe kulturën shqiptare, mbasi që klerikët katolikë ishin të parët që filluan të shkruanin në gjuhën amtare dhe të krijonin monumentet e para të letërsisë shqiptare”.
faqe 45:  “Në mbledhjen e Kongregatës së Propogandës. Më 3 tetor 1707, u rekomandoi (Papa Klementi XI, GH) disa organeve udhëheqëse të rendeve religjioze që të hapnin kolegje për misionarë, duke vënë në dukje si model të insituteve të këtilla Kolegjin Romak të Shën Pankracit që e udhëhiqnin karmelitanët dhe atë të françeskanëve në Shën Pjetër në Montoria, ku qe hapur edhe katedra e gjuhës shqipe….”në vitin 1708 Klementi XI, origjina e të cilit ishte nga Shqipëria, themeloi një fondacion prej katër mijë skudash për studimin e studentëve shqiptarë në Kolegjin Urban të Propogandës”.”
faqe 53: “Në historinë e popullit shqiptar, prej Kuvendit të Matit (1462), në materialet e të cilit është ruajtur Formula e Pagëzimit, dokumenti i parë i gjuhës shqipe, e deri në vitin 1912 janë mbajtur disa kuvënde të klerit katolik shqiptar, me qëllim që, në pajtueshmëri të plotë me parësinë e vëndit, të ruhet identiteti kombëtar, feja dhe zakonet e mira, të kulktivohet gjuha shqipe, të hapen shkolla dhe të botohen libra në gjuhën shqipe. S’do mënd se në këto kuvende mbi të gjitha qëllimet e tjera ishte arritja e pavarësisë dhe ruajtja e identitetit kombëtar, duke kultivuar rezistencën e vazhdueshme kundër okupatorit aziatik dhe bashkëpunëtorëve të tij”.
faqe 56: “Kuvendi i Arbënit është mbajtur në Kishën e Shën Gjonit, në Mërkinjë afër Lezhës, të dielën e dytë të Epifanisë, më 14 e 15 janar 1703, kurse materialet e këtij Kuvendi, qëndrimet dhe vendimet e aprovuara, në gjuhën latine dhe shqipe, u botuan tre vjet më vonë (1706) në Romë”.
faqe 61: “Një dekret për botimin e dytë (bëhet fjalë për materialet e Kuvendit të Arbënit, GH) është dhënë më 26 mars 1803. Miropë ky botim (i dyti) “për t’mir t’Arbnis” u realizua (shumë më vonë) në vitin 1868, pa ndryshima të mëdha nga botimi i parë, veçse me plotësime të atyre “emernameve qi ka qit shqip don Enjell Radoja Prift i dioçezit Shkodrs”, i cili nxorri edhe botimin e tretë, më 1872, në një përkthim të ri me titull: Koncilli i dheut Shqypnis, të plotësuar edhe me disa shtojca, e në të folmen e Shkodrës, që tanimë ishte bërë qëndra kishtare dhe kulturore e të gjithë shqiptarëve”.
faqe 63-64: ”Sh. Osmani thotë se “pas shkatërrimit të shkollës fillore të Pëshanës nga autoritetet osmane më 1648, persekutimi në gjuhën shqipe u ngrit në sistem” “.
faqe 65: “Sipas të gjitha gjasave, shkolla ku së pari filloi të mësohej gjuha shqipe në kohën e pontifikatit të Klementit XI qe Kuvendi i Shën Bartolemeut “all’Isola Tiberiane” (në ujdhesën Tiberiane) në Romë dhe aty jepte mësimin e shqipes, duke filluar nga viti 1705 e tutje, autori i njohur i Gramatikës së gjuhësshqipe, Françesko Maria da Leçe”.
faqe 66: “në kohën e papatit të këtij shqiptari të madh, hartohet “Prej Durrësit ditën e dymbëdhjetë prillit ndë njimi shtatë qint e dhietë”, “Gramatikë e parë e gjuhës shqipe”, siç e quan këtë gramatikë R. Ismajli. Më vonë botohet Gramatika e gjuhës shqipe (Vërejtje gramatikore në gjuhën shqipe, 1716) e autorit F.M. da Leçe, i cili kishte botuar edhe Fjalorin italisht-shqip, madje para (1702) mbajtjes së Kuvendit të Arbënit (1703), e i cili fjalor mendohet se qe madje më i pasur se ai i Frang Bardhit. Edhe në gramatikën e parë të gjuhës shqipe, që ndër studiuesit njihet si “Dorëshkrim i Grotaferratës”, apo mbase bëhet fjalë për ndonjë gramatikë tjetër, dokumentet e kohës në arkivat e Romës tregojnë se “Gramatika e përmëndur e shqipes qe shtypur më 1701 dhe nuk gjëndet më””.
faqe 67: “Në këtë aspekt (hapja e Seminarit Arbëresh në Palermo) duhet veçuar bashkëpunimi dhe miqësia e ngushtë qe kishte Klementi XI me Gjergj Guxetën (1682-1756), themeluesin e mëvonshëm të këtij seminari (më 30.11.1730), në të cilin do të shkollohen një varg arbëreshësh, intelektualë e shkrimtarë të shquar, e ku do të punojë nja 20 vjet Pjetër Andrea nga Himara, pastaj P.M.Parrino, Nikollë Keta etj”.
faqe 75: “ndër kërkesat themelore për mbajtjen e rendit kishtar dhe për forcimin e pozitës së fesë, barabar me to, radhiten edhe kërkesat që dalin nga nevoja e juajtjes së identitetit etnik të popullsisë. E këtillë është kërkesa që në kishë të flitet shqip, që të gjithë misionarët dhe krerët fetarë të dinë shqip, që materialet e Kuvendit të botohen në gjuhën shqipe, të vazhdojë veprimtaria e shkollave në gjuhën shqipe etj.”
Per personin tim, libri me i plote qe jep pothuajse te gjithe panoramen dhe dinamiken e kultures dhe shkollave shqipe ne Shqiperi, eshte libri i At Donat Kurtit dhe At Marin Sirdani: “Mbi kontributin e elementit katolik ne Shqiperi”, te botuar per here te pare me 1935 (botimi i dytë, Tiranë, 1999) i cili jep kete panorame hapsinore te dinamikes se kulturës dhe shkollave shqipe:
faqe 12……. “Ma te parat shkolla, mbas te bjerrunit t’autonomise ne Shqypni, kjene, per sa dime na, tri: shkolla e Pdhanes, e Blinishtit e e Shkodres”….
“Ne vj. 1638 P. Hiacinti a Sospitello  o OFM, italian ne fis, por shqyptar ne zemer, pat guximin me iu perveshe per te mire te vendit nji punes ne veshtrim te plote kulturale, tuj cile shkollen fillore ne Pdhane, asokohe vend mjaft i banuem…….Numuri i xansave te jashtem pat mrrijte deri ne 25. Dijm prej dokumentash, se pose uratve xeheshin edhe mesime letrare dmth mbahet deri diku nje shkolle e mjesme pa perjashtue gjuhen e vendit. Perparimi kje aq i madh, sa i terboi Turqit, te cillet mbas 9 vjetsh e rrenuan fare….Ne vjete 1697 kje cile rishtas. Se deri kur vijoi nuk dihet; dokumenti mbaron tuj thane per te, se “ka gjase se gjindet edhe sot” (1702?)”.
faqe 13 “Nji vjet mbas themelimit te shkolles se Pdhanes, dmth ne vj. 1639, kje cile prej fretenve te kuvendit te Troshanit nje tjeter shkolle ne Blinisht, drejtor i se ciles kje P. Karl Mirandulanus OFM. Me shka duket, kje nje shkolle mjaft e plotesueme. Ndiqej prej ma se 50 xanxash e pose   kndimit e shkrimit xeheshin edhe lande te tjera, posace gjuha latine prej atyre qi dojshin m’u bahej n’at shkolle; por anmiqte ishin te panumer e ne vj. 1640 drejtorin e ksaje shkolle e gjejm ne burg……”
“Ne vj. 1698 a aty pari gjejme se P. Filipi prej Shkodre OFM cili shi ne Shkoder nje shkolle private e mson fmite e tregtarve e pasanikve”.
faqe 14 -15 -16 -17-19 “Keta mesuesa qene, qe me 20 Prill 1711, te ndihmuar e te nxitun prej Papes shqyptar, Klementi XI, ngrehen ne Rome ne kuvend te S; Pietro Montorio nji kateder per’ gjuhen shqype, per me i ba gati misjonaret e huej me mujte ma letas me i vlejte vendit tone; e njatehere kur se mendote kush per gjuhen shqipe e per zhvillim te saje, keta jane qe perpilojne ma te parat gramatika, fjalore e perkthime”.
“Ne vj. 1644 P. Zef Iccaran OFM shkruen “Dizionario italiano – albanese” f. 120, doreshkrim i ruajtun ne biblioteke te Jezuiteve ne Shkoder; Ne vj. 1675 P. Bernardus a Quintiano OFM shtypi nji liber shqyp “Doktrina cristiane (epirotika)” –Venetiis 1675. P.Leo a Citadella OFM, qe diq ne vjete 1678, tuj pase kene Misjionar ne Shqypni, shkruen “Dictionarium epiroticum”. Nji gramatike te vogel shqyp, te shkrueme si duket prej ndonje Misjonari   ne vj. 1710 me nji shtojce ne gjuhen turqishte, ia dedikoi ne vj. 1805 kardinalit Prefekt te Propogandes nji Eksprefekt i Misionit te Shqypnis. Ne vj 1716 P. Francesk M. Da Lecce OFM shkruan e shtype ma te paren gramatike shqyp, qe ka rendesi edhe sot: “Osservazioni grammaticali nella lingua albanese” Roma, 1716 dalla tip. Della S. Cong. Di Propaganda. –Ma vone shkruan edhe nje fjalor per te cilin nuk dihet se si mbaroi. Ky fjalor qe pershkruar pjeserisht prej G;Camarda, i cili e lavderonte fort. Ne vitin 1722 edhe P. Didacus a Desio OFM perpiloi nje gramatike shqip qe nuk u pat botuar. Ne vitin 1752 P.Bonaventura Prucher OFM prej Castel Giovio la ne Rome nje doreshkrim gati per botim “Manuale Catechetico italiano-epirotico” e nje fjalor per sherbim te Misionareve te Shqiperise. Ne vitin 1848 P.Luka da Monte Giove OFM na ka lene nje fjalor shqip – italisht, qe ruhet si doreshkrim ne biblioteke te bashkise se Todit n’Itali me kete numer: “Cod. 224 format 8o fq. 328. Ne vitin 1858 P. Dario Bucciarelli OFM la nje doreshkrim “Grammatica della lingua albaneze” qe ka qene ruajtur ne Biblioteken Franceskane te Gjuhadolit ne Shkoder. Ne vitin 1862 P. Bonaventura da Francavilla  shkruan “Elementi grammaticali di lingua epirotica” ne format 8o fq 110 qe ruhej si doreshkrim tek franceskanet ne Gjuhadol. Ne vitin 1866 P. Francesko Rossi da Montalto OFM shtype “Regole grammaticali della lingua Albanese, compilate sulle tracce dei buoni grammatici e del P. Francesko M. Da Lecce” Roma 1866 –Stamperie della S. Cong. Di Propoganda for 8o fq 350. Po ne ate vit shtypet edhe “Vocabolario Italiano-Epirotico con tavola sinoptica ne format 8o, me 954 faqe. Ne vitin 1881 P. Leonardo de Martino OFM ka qene nder te paret qe punoi vjersha ne gjuhe shqip mbas metrikes moderne, duke botuar librin “L’Arpa” di un Italo-Albanese, Venezia 1881. Ky misionar qe i pari qe leshoi kushtrimin nder njerezit e medhenj te Europes mbare per indipendencen e popullit shqiptar”.
“Prej vitit 1800 e deri ne vitin 1861 hapen aty – ketu shkolla private me klasa fillore. Vetem ne Shkoder mbahen mend 12 shkolla fillestare: 8 per djem e 4 per vajza. E perkoheshmja “Perparimi” i rreshton emrat e mesuesve me te njohur me kete renditje: Gege Kodheli, Gjergj Benusi (1836), Gjon Shkrumi, Zef Kamsi, Jaku i Trushit te Mark Krtajes (Speci), Shor Markja, Don Pepini, D. Egjell Radoja, D.P.Babi”.
“Edhe jashte Shkodres hapen shkolla te tjera katolike ne gjuhen shqipe. Ne Prizren, ne Peje e ne Gjakove i gjejme shkollat e hapura per djem shume  me perpara vitit 1840, por per mungese te datave te sakta jemi te detyruar vetem t’i zejme ne goje”.
“Ne vitin 1861 franceskajt hapin ta paren shkolle fillestare publike ne Shkoder i ndihmuar nga Episkopati shqiptar. Do pase parasysh edhe fakti qe ne vitin 1882 franceskajt kan pase hape nje kolegje per me rrite e me mesuar te gjithe ata qe deshironin me u ba freten e prej vitit 1905 kjo shkolle ishte bere krejtesisht ne gjuhen shqipe”.
faqe 21-22 “Para vitit 1880 Shkupi dhe Zumbi, e pak ma vone Ferizoviqi e Stubla e kane shkollen e vet ne gjuhen shqipe per djelm. Ne vitin 1893 fillon shkolla e Shirokes, qe vijon edhe sot (1935). Ne vitin 1893 P. Joakim Serreqi OFM rregullon nje shkolle ne Selce me lokal per 50 nxensa. Po ate vit edhe P. Basil Chiaroni, OFM, hapi nje shkolle shqipe ne Hot (Traboin). Ne vitin 1897 P. Pjeter Gjadri OFM u jep mesim femijeve ne kuvend te Troshanit. Ne vitin 1898 D. Ndoc Mjedja hap nje shkolle ne Pdhane, te cilen ne vitin 1904 e mban P. Tome Bicaj OFM. Ne kete kohe edhe ne kuvend te fretenve te Rrbigut hapet nje shkolle katundi. Ne vitin 1901 edhe Biza ka shkollen e vet, ku mesimin e jepte P. Severin Lushaj OFM. Ne vitin 1907 P. Shtjefen Gjecovi OFM hap shkollen ne Gomsiqe. Ne vitin 1907 P. Gentil Biella OFM mban ne Iballe nje shkolle ne gjuhen shqipe. Ne vitin 1909 P. Engjell Vjeshta OFM panon femijte e Bazit e i meson me lexue dhe shkrue. Ne vitin 1900 e ndonje vit me mbrapa, me punen e shoqerise Bashkimi dhe Agimi hapen shkolla shqipe ne shume katunde. Kemi arritur te mesojme se ka pasur shkolla ne Rreshen, Orosh, Milot, Dajc, Kallmet, Pac, Kashnjet e Nenshat”.
faqe 23-24 “Qysh ne fillim te shek. XIX e deri sa nuk ishte hapur shkolla e Stigmatineve, vihet re nje nxitje per te hapur shkolla femerore. Kjo vihet re me mesimet private neper shtepija. Ishin pune 80 – 90 vjecare e ende mbahen mend emrat e mesueseve te hershem: Kush Micja, Tone Radoja, Tereze Berdicja e Tina e Nikes. Keto minishkolla private poqen mendimin per te themeluar nje shkolle publike femerore, e cila u ap me 1879 nga Motrat Stigmatike”…..
“Rreth vitit 1885 ne Prizren gjejme  shkolle fillore shqipe per vajza. Ne ate kohe themelohet edhe ajo e Shkupit. Ne vitin 1890-1903 Motrat Stigmatike shkojne ne Durres e aty mbajne per 13 vjet nje shkolle fillore per vajza e nje shkolle per pune dore. Ne vitin 1896 (?) gjejme ne Kallmet nje shkolle fillore per vajza e djem te drejtuar nga Motrat e Mshires (Vinçencianet). Ne vitin 1907 Shiroka ka shkollen e vet per vajza. Deri ne vitin 1911 Kleri Katolik Shqiptar kishte hapur neper kohe te ndryshme 47 shkolla shqipe, nder te cilat 10 per vajza”.
faqe 26: “Shtypshkronjat e para ne Shqiperi jane hapur shume me perpara se te hapeshin shkollat shqipe. Permenden ajo e Obotit ne vitin 1493 dhe ajo e Shkodres me 1563. Ne vitin 1871 Jezuitet sollen ne Shkoder  te paren shtypshkronje te atyre aneve. Ne vitin 1909 D. Ndoc Nikaj solli ne Shkoder shtypshkronjen ”Nikaj””.
faqe 27-28-29 : “Prej vitit 1555 deri ne vitin 1700 njohim 12 vepra e 9 autore nder te cilet Buzuku, Bardhi, Budi, Bogdani, Barleti, Tivarasi, etj. Prej vitit 1700 deri ne vitin 1800 kemi 11 vepra, 9 autore, e 6 doreshkrime. Permenden: P.Francesk M de Lecce OFM, Kuvendi i Arberit, D. Gjon Kazazi, etj. Prej vitit 1800 deri ne vitin 1900 kemi numeruar 81 vepra, 34 autore e 4 doreshkrime. Vecohen: P. Leonardo de Martino OFM, Zef Jubani (i Ndokillis), Pashko Vasa, D. Engjell Radoja, P. Pjeter Zarishti, P. Francesk Rossi da Montalto OFM. P. Jak Jungg S. J., D.Ndue Bytyci, P. Tome Marcozzi OFM, D. Pashko Junki, D. Pashko Babi e te tjere shkrimtare te rinj qe u del emri ne shekullin e XX-te. Prej vitit 1900 deri ne vitin 1912 gjejme 59 vepra e 16 autore. Vecojme: Gjergj Fishta OFM, Luigj Gurakuqi, D Ndoc Nikaj, P. Anton M. Xanoni S.J., P. Shtjefen Gjecovi OFM, P. Pashk Bardhi, Hile Mosi, Filip Shiroka, Mati Logoreci, Gasper Merturi, P. Anton Busetti S.J., Kole Thaci etj”.
faqe 31-32: “Prej gjithe ketij materiali shihet se para vitit 1800 gjuha e jone  nuk do te ishte shqipe po tu hiqeshin shkrimtaret katolike deri ne ate kohe, dmth: D. Gjon Buzuku 1555, D.Fran Bardhi 1635, D. Pjeter Budi 664, Emz. Pjeter Bogdani 1685, autoret franceskaj, qe permendem deri tani duke folur per shkollat e para shqipe, Kuvendi i Arberit 1706, Kazazi 1743 si dhe autoret jashte Shqiperise, dmth De Luke Matranga 1592, Nil Katalani 1694, Nikole Filia 1736, D. Jul Variboba 1762, Teodor Cavallioti 1770 te cilet, sa bashku, i ngrehen nje monument te pavdekshem gjuhes sone. Literatura shqipe nuk kishte per te pasur kete permase, per te mos thene nuk do te kishte ekzistuar, po tu hiqeshin 460 veprat e njohura deri me tani, pa marre parasysh te perkoheshmet, dhe 136 shkrimtaret katolike, prej te cileve ishin ata qe muaren pjese ne Kongresin e Manastirit e ne Komisionin letrar te vitit 1916”.
“Prej vitit 1555 deri ne vitin 1700 njohim 16 vepra e 14 autore nder te cilet jane Buzuku, Matranga, Bardhi, Budi, Bogdani, Tivarasi, Barleti, Dhimiter Frangu, Anonimet, Gjon Muzaka, etj. Prej vitit 1700 deri ne vitin 1800 kemi 15 vepra, 13 autore e 6 doreshkrime, nder keta P. Francesk da Lecce OFM, Zmajevic (Kuvendi i Arberit), D. Gjon Kazazi, Jul Variboba etj”.
“Prej vitit 1900 deri ne kohen e turqve te Ri gjejme 40 vepra e 10 autore. Vecohen: P.Gjergj Fishta, D. Ndoc Nikaj, D. Ndre Mjeda, P. Anton Xanoni S.J., P. Shtjefen Gjecovi OFM”.
A kemi të drejtë të themi se dinamika e gjuhës dhe kulturës shqipe për 455 vjet ka pasur si emërues të vet vetëm Klerin Katolik Shqiptar? A e kupton lexuesi shqiptar i mijëvjeçarit të tretë se e gjithë filozofia e mbrapsht mbi gjuhën në përgjithësi dhe atë shqipe në veçanti ka vetëm një qëllim antishqiptar: Të lërë në errësirë të plotë krijuesit e gjuhës dhe të kombit shqiptar për të ngritur lart lavdinë antishqiptare të Enver Hoxhës. Ja përse është e domosdoshme që nxënësit shqiptarë që në klasën e parë të shkollës duhet të mësojnë se kush janë në realitet baballarët e kombit tonë, mësuesit tanë historikë dhe ata që futen në rrembat tonë kulturën europiane.
5-Cili është roli i gjuhës në formimin e etnosit kombëtar shqiptar?
Në qoftë se shpejtësia e zhvillimit social të popullit shqiptar përbën një argument të vështirë, ne te kuptuarit e shkakut themelor të ekzistencës së tij, gjuha përbën elementin më të dukshëm historik për faktin më të thjeshtë fare: gjuha shqipe është rezultantja më e parë e botës së relacioneve dhe elementi më i përgjithshëm i unifikimit të shqiptarëve në fillim të shekullit të XX-të. Në qoftë se elementët socialë përshtaten me dinamikën e popullit shqiptar nëpër mijëravjeçarë duke sjellë në skenën historike paradoksin e kohës, gjuha nuk ka lidhje me këtë paradoks dhe me këtë kohë. Përvetësimi i saj përgjatë dinamikës shoqërore të popullit shqiptar në këto 3000 vitet e fundit përbën shkakun e vetëm të formimit të etnosit kombëtar mbi ç’bazë njihen sot shqiptarët.
Të flasësh sot për një gjuhë kombëtare, e cila të bashkojë elementët më pozitivë të dy dialekteve kryesorë duhej bërë një punë më kualitative shkencore përpara kongresit të drejtëshkrimit (1972) dhe jo të bëhej politikë me anëtarët e atij kongresi (shih: Enver Hoxha, Vepra 12, f. 314). Këtë nuk ja kanë thënë kurrë popullit shqiptar mbi presionin qe ju bë pjestarëve të atij kongresi dhe nuk ka qenë e rastit botimi i veprës së 12 në vigjilje të kongresit të drejtëshkrimit të gjuhës shqipe ku ju adresua Tuk Jakoves problemi i gjuhës zyrtare a thua se merrte vesh në këtë fushë ai dhe diktatori. Në qoftë se do t’i vëmë vizë të kaluarës, atëhere le të mblidhen shkencëtarët që pagëzuan gjuhën letrare shqipe në kongresin e drejtëshkrimit (1972) dhe të studiojnë si u formuan dialektet në vazhdimësinë e kohës pasi ky formim nuk ka më shumë se 500 vjet. Popullata shqiptare mbas shekullit të XV-të pësoi dy lëvizje të mëdha. Një pjesë (rreth 40%) u largua për në More, Itali e Zarë dhe këta ishin (rreth 300 000) kryesisht banorët autoktonë të Toskërisë dhe Labërisë (kjo përbën lëvizjen e parë). Lëvizja e dytë është e lidhur me rrëshqitjen e popullatës shqiptare për në Jug ku u popullua përsëri Toskëria dhe Labëria. Dmth toskët dhe lebërit e sotëm përgjithësisht janë veriorët e djeshëm të Arbërisë (Kurveleshi, Mallakastra, Skrapari, Labëria). Ekzistenca e kanunit te Laberise me shume pak ndryshime ne raport me kanunin e Dibres sherben si argumenti me kryesor i prejardhjes veriore te banoreve te saj. Në këtë drejtim vlen të krahasohet gjuha dialektikore shqiptare me gjuhën arbëreshe të Italisë për të parë evoluimin ligjor gjatë këtij gjysëm mijëvjeçari, pasi nga krahasimi i arberishtes me gegerishten dhe toskerishten e sotem do te nxjerre dhe menyren e formimit te dialekteve ne keto 500 vitet e fundit.
Edhe në qoftë se ne do të pranojmë ekzistencën e dialekteve përpara shekullit të XV-të, pas këtij shekulli përgjithësisht banorët e mbetur arbëreshe të Shqipërisë duhet të kenë pasur vetëm një dialekt, atë verior, përmbajtja e të cilit është e panjohur akoma. Gjatë pesëqind vjetëve relacionet e banorëve të Jugut me turqit, vllehët dhe grekët bëri që dialekti verior arbëresh i shekullit të XV-të të transformohet në toskërisht; kur relacionet e banorëve të veriut me turqit, sllavët dhe latinët bëri që dialekti verior arbëresh i shekullit të XV-të të transformohet në gegërisht. Në këtë mënyrë të dy dialektet kanë një shtrat të përbashkët paraardhës dhe disniveli i tyre përcaktohert nga bota e relacioneve, të cilat për gegët e ardhëshëm duhet të kenë qënë më të pakta me relatorët e jugut, por shumë më të pasura me relatorët perëndimore të Europës. Kështu që për të ndërtuar një gjuhë kombëtare letrare shqipe është e domosdoshme të çvishen dialektet fillimisht dhe pastaj të bëhet ribashkimi i tyre. Në qoftë se europianët e djeshëm 1000 vjeçarë nuk janë europianët e sotëm, shqiptarët arbëreshë të djeshëm janë plotësisht shqiptarët e sotëm dhe vetëm për këtë unifikimi i dialekteve është i lehtë.
VIII – Konkluzione
Kur nxjerrim konkluzione nga i tille material natyrisht që duhet matur mirë përpara se ta shprehësh mendimin, por ka një postulat i lashtë sa njerëzimi që thotë se: Nëna jonë Natyrë nuk gabon asnjëherë dhe kjo është absolute. Është e pamundur që shoqëria njerëzore të zhvillohet me hope dhe në mënyrë retrospektive. Është e pamundur që shoqëria njerëzore të bëjë prapaktheu në dinamikën e saj. Eshte e pamundur qe shoqeria njerezore te konservohet ne drejtim te zhvillimit, pasi ne kete rast duhet pranuar se koha ndalon ne vend. E vetmja gjë që mund të realizojë kjo shoqëri është ndryshimi i ecurisë së kohës dhe tjetërsimi i hapësirës produktive të saj, dhe e gjithë kjo në sajë të botës së relacioneve njeri-njeri. Të gjithë të tjerat janë llafe boshe të një botëkuptimi të paformuar. Pikërisht këtë kam pasur parasysh kur konkludova mbi të gjithë këtë material studimor të paraparë.
Pika e pare konkluzive qe del nga i gjithe ky material, me marreveshjen qe gjitheshka e shkojtur mbi te panjohuren pellazgjike eshte e sakte, duke e bashkuar me te gjitha konkluzionet mbi gjendjen e qelizave shoqerore qe shoqerojne boten ilire, arberore dhe shqiptare, edhe kete me marreveshjen qe gjitheshka e konstatuar dhe e shkruar mbi to jane te sakta, eshte se parailiret nuk jane pasardhesit e pellazgeve hyjniore nga pikepamja gjenetike, dmth nuk kane karakter birerie me to, por ata jane shume-shume me te vjeter se pellazget e këtij karakteri. Kjo do te thote se gjuha argumenton prejardhjen ilire te pellazgeve dhe jo ndryshe (Zahari Manjani, Fundi i “misterit” etrusk, f. 23). Lidhja e te pareve me keta te fundit eshte bere per aresyen me te thjeshte fare: jane njohur nga letersia helene ne te njejten kohe dhe nuk eshte realizuar asnjehere raporti i tyre mbi bazen e zhvillimit social. Kjo e fundit duke munguar ne te gjitha studimet e botes shkencore akademike shqiptare e jo shqiptare ka krijuar idene se iliret rrjedhin nga pellazget dhe kur u be njohja e botes pellazgjike, pas 1992, u krijua imazhi sikur bota ilire eshte pjesmarrese e civilizimit fillestar europian dhe me boten pellazgjike formojne nje unitet gjenetik e social. Vetem gjendja sociale e shqiptareve te sotem pergjate shekullit te XX-te, duke mos perjashtuar edhe boten arberore dhe ate ilire e parailire, tregon se sa larg botes pellazgjike, nga ana hapsinore, ishte bota parailire dhe ajo ilire. Ne kete pike mund te arrihet ne perfundimin se kontaktet midis botes pellazgjike dhe asaj parailire ka cuar ne formimin e shtratit gjuhesor te ilirishtes te trasheguar nga shqiptaret e sotem, por vetem kaq ama.
Zhvillimi i tjetersueshem i Jugut te Ilirise nga pjesa Qendrore e Veriore e saj tregon se impakti civilizues i botes ilire ka ardhur nga kontakti teper i gjate me boten parahelenike dhe helenike. Pikerisht kjo e fundit duhet te perbejë thelbin e historise se atyre viteve sidomos te periudhes shek. XV – shek IV Pa. Kri. Kjo do te thote se “sot nuk jemi ne gjendje te konstatojme se sa i madh ka qene ndikimi i heleneve para fillimit te kolonizimit te tyre me plan” (Milan Shuflai, Qytetet dhe keshtjellat e Shqiperise, kryesisht ne mesjete, f. 12) dhe te mos e pranojme tezen qe thote se mendimi qe banoret e Shqiperise se Jugut dhe i ashtequajturi Epir kane qene helenizuar ne lashtesi nuk ka gjetur mbeshtetje (Shaban Demiraj, Epiri, Pellazget, Etrusket dhe Shqiptaret, f. 158). Ketu problemi ka nje te fshehte te lidhur me vazhdimesine e botes se relacioneve, pasi ne momentin qe nderpreten keto relacione fillon dhe çhelenizimi i epiroteve mbi c’baze i njeh dhe akademiku yne, por qe gjurmat e ketij helenizimi jane evidente qofte dhe vetem ne shkallen e zhvillimit shoqeror.
Me kete sy duhet pare ngjashmeria e gjuhes shqipe me ate pellazgjike dhe gjuhet e tjera boterore perpara se te japin finicionet perkatese dhe, se dyti, gjuha nuk ka asnje mundesi qe te sherbeje per te zbuluar boten e gjenezes se nje populli, por ajo me se shumti sherben per te zbuluar boten e relacioneve qe ka realizuar bartesja e saj; gje te cilen mund te themi edhe per antropologjine. Megjitheate duke marre per baze, qofte edhe vetem gjuhen, mund te arrihet ne “konkluzionin e padiskutueshem se shqiptaret jane nje popull i sterlashte, dhe ne kuptimin relativ, jane populli me i vjeter i Gadishullit Ballkanik, nje popull paragrek, dhe konkretisht, pasardhes i pellazgeve” (Spiro N. Konda, Shqiptaret dhe problemi Pellazgjik, f. 360) me kusht qe pellazget te mos konsiderohen popull gjuhelindes, pasi ne te   kunderten ata nuk kane asnje lidhje birerie me iliret. Ne e konsiderojme gjuhen nje shkence me rregulla njerezore, por kurrsesi te barabarte me ligjet e natyres, pasi ne te kunderten ndergjegja shoqerore rezulton pjeserisht e barabarte me materian duke e suprimuar kete ne planin hapsinor dhe eshte e barabarte me te ne planin kohor. Eshte pika qe godet bazat botekuptimore te studiesve filologe me kerkesen per te vendosur ne plan te pare rregullat natyrore qe sundojne mbi njeriun dhe detyrimisht mbi gjuhen.
Se treti, duke qënë produkt i marrëdhënieve ndërindividuale, ndërfamiljare, ndërkomunare e ndërfisnore, ndërpopullore e shteterore, politike e ndërkombetare gjuha është produkt i një rastësie ekstreme, por e varur kryekëput nga koha e ekzistencës së prodhuesve të saj dhe hapësirat gjeografike ku jetojnë këta prodhues, ku këto të fundit përcaktojnë përmbajtjet e gjuhës në specifikën e vet. A nuk do të thotë kjo (njëri variant) se parahelenët duke u ndeshur me hapësirat gjeografike të  pellazgëve primitive dhe duke qënë po aq primitivë sa ata (shpejtësia e zhvillimit social akoma nuk ka dhënë rezultatin e vet determinues) kanë prodhuar një gjuhë të përafërt me vendasit, por pa u shkrirë me ta? Ose (varianti i dytë), duke rënë në kontakt me pellazgët hynore, në fillimet e erës së tyre, helenet u influencuan nga te paret në raporte të barabarta dhe, me qënë se shpejtësia e zhvillimit shoqëror ka qënë e afërt, shtrati i gjuhes së tyre mund të ketë qënë pellazgjik i cili duhet të ketë qenë prezent edhe në gjuhën e të parëve më të hershëm të shqiptarëve në formë imponuese (në këtë rast duhet pranuar qe pellazgët dhe helenët i përkasin një boshti të vetëm biologjik). Të gjitha këto tregojnë se gjuha nuk i nënshtrohet asnjë lloj ligjësie shoqërore apo natyrore, duke përjashtuar relacionet njeri-natyrë që përbëjnë bazën praktike të formës së gjuhës dhe njeri-njeri që përbëjnë bazën e përmbajtjes shoqërore të gjuhës, por ato çka thuhen për të janë thjeshtë fantazira për të justifikuar politikat e aplikuara ose për t’i kundërshtuar ato. Ishte koha kur mirëdashësit e shqiptarëve po mendonin për ta dhe kërkonin me çdo kusht të formonin ndërgjegjen kombëtare të tyre dhe unë pretendoj se pikërisht kjo është arësyeja e lulëzimit të këtyre ideve para nje-dy e me shume shekuj, në pamje të parë shkencore.
Se katerti, permbajtja e gjuhes  nuk tregon zhvillim ne menyre te drejteperdrejte, por ajo me se shumti tregon pjesmarrjen e te relatuarve ne zhvillimin social te bartesve te saj dhe vetem kaq. Tendenca per t’i mveshur gjuhes ligje te ndryshme nga ato shoqerore eshte thjeshte shprehje e idealizmit ne shkence dhe shprehje e Marrezise se madheshtise te formuluesve te saj, pasi në të kundërtën individi njeri do të ishte i aftë të prodhonte ligje të natyrës, kur në rastin më të mirë i zbulon ato. Nga ana tjeter permbajtja e gjuhes nuk eshte e varur nga shkalla autoktone e zhvillimit te shoqerive perkatese, por e varur nga bota e relacioneve me jashteshoqerine që imponon gjuhën sipas postulatit: popujt me shpejtësi të vogël zhvillimi huazojnë në fushën e gjuhësisë, kur e kundërta është për popujt me shpejtësi më të madhe zhvillimi të të relatuarve.
Se pesti, problemi i gjuhes se shkruar eshte nje problem historik i percaktuar sakte nga pikepamja e autoresise, por qe studiuesve shqiptare postkomuniste nuk u pelqen e verteta. Ne jemi te detyruar te ndertojme panoramen hapsinore te lindjes se gjuhes se shkruar dhe raportin kohor me rendin shoqeror. Duke postuluar se prodhuesit e shkrimit jane kleriket politeiste, këta të fundit duhen akuzuar dhe si autorët e shkollave të para ne historinë e njerëzimit (eshte momenti ku ndahet në thelb realisht puna mendore nga puna fizike dhe formohet themeli me i pare i deferencimit shoqeror te individit njeri brenda llojit jashte prones private)  dhe iliret nuk e kane arritur kurre kete shkalle zhvillimi shoqeror qe te kene besimet e tyre fetare te mbeshtetura ne subjektivizma perendish (iliret i kane pasur perendite e tyre krejtesisht reale: kultet e naryres), atehere afer mendsh ata nuk kane pasur kurre gjuhen te shprehur me ane te shkrimit dhe rrjedhimisht nuk kane se si te rrjedhin nga pellazget hyjnore. Ja perse Profesori i nderuar Eqrem Çabej ka pasur te drejte kur eshte shprehur se gjuha ilire nuk rrjedh nga gjuha pellazgjike ne menyre te drejteperdrejte dhe nuk ka karakter birerie me te. Ja perse zonja Falaski dhe pasuesit e saj e kane gabim kur i atribuojne ilireve paraardhje pellazgo-hyjnore. Ja perse studiuesit postkomuniste e kane gabim kur teorizojne mbi autoresine e civilizimit nga ana e botes pellazgo-ilire. Eshte e pamundur per te paret qe te kene pasur kete fat dhe kete detyre, se sa per te dytet eshte e sigurte se ata i perkasin botes shpellore dhe aspak botes qytetare. Ne kete pike dhe me keto pikepamje kontraktohen ligjet e natyres me rregullat e botes njerezore duke permbysur raportin materie-ndergjegje.
Se gjashti duke i konsideruar te sakta studimet e Krispit, Hannit, Zonjes Falaski, Zahari Majanit, Aristish Kolës, Niko Stylos, edhe pse janë të kundërt në konkluzionet e tyre, nga pikepamja hapsinore mbilidhjen e pellazgjishtes me ilirishten, etruskishten, mesapishten, etj nga pikepamja gjuhesore dhe duke i konsideruar shqiptaret pasardhesit me te paster te ilireve kemi argumentuar, sipas te njejtes pikepamje, parametrin shpejtesi zhvillimi teper te avashte te shqiptareve te trasheguar nga te paret e tyre ilire ne saje te kohes teper-teper te larget te formimit te tyre njerezor pasi eshte nje gjuhe me ndryshueshmeri teper te avashte. Ky eshte i vetmi perfitim qe ne kemi nga vepra e tyre, ne te kunderten ato janë e pavlefshme.
Se shtati pamja e shoqerise iliro – arberoro – shqiptare ka karakter dualist dhe kjo perben te veçante ne raport me te gjithe popujt europiane; nje pamje, ajo qe i pelqen propogandes shqiptare pa i ditur rrjedhimet në këtë rast dhe pa e kuptuar pasojën që sjell pranimi i këtyre ideve sipas kësaj platforme, eshte e lidhur me relacionet me boten jashteautoktone ku jane krijuar qelizat sociale me pamje internacionale dhe qe perbejne pakicen; si dhe nje pamje, ajo qe i pelqen politikes antishqiptare për të fshur krimin historik të realizuar mbi popullatën vëndase, te lidhur me zhvillimin autokton te popullates dhe qe perben shumicen dhe te izoluaren nga ambienti europian rrethues. Keshtu qe kur flasim per shqiptaret dhe paraardhesit e tyre sot duhet percaktuar me perpara se kë pamje do të marrim për bazë pasi raporti hapsinor i të dy pamjeve ka ndryshuar nga njëra epoke ne tjetren duke ngaterruar mes tyre te Marret e madheshtise shqiptare.
Së teti, rishikim i historise nuk do te thote te sajojme situata tjetersuese te ngjarjeve te kaluara, por te zbulojme krimet e komunizmit kur ato perfshihen ne periudhen 1943-1992. Ndersa persa i perket ta kaluares se larget rishikim i historise do te thote te zbulosh gjendjen reale shoqerore te se kaluares dhe mbi kete baze te nxjerresh mesimet perkatese se cfare kemi qene dhe cfare mund te bejme per veten tone dhe per te tjeret qe na kane ndihmuar historikisht duke na sjelle ne gjendjen sociale qe jemi sot. Shqiptaret e shekullit te XX-te jane ne kete pozicion shoqeror vetem ne saje te politikave 2500 vjecare qe relatoret kane realizuar mbi ta, proces ky rastesor per popujt e Europes, por qe sot eshte kthyer ne domosdoshmeri per popullin shqiptar. Pikerisht kete domosdoshmeri shkaterroi rendi komunist i Enver Hoxhes dhe pinjolleve te tij. Pendesë nuk do të thotë të sajosh të paqënën dhe imagjinaren, por pendesë do të thotë të pranosh fajin dhe mos ta fshehësh atë.
Pastaj, a ju ka shkuar ndërmënd vallë se gjuha pellazge mund të jetë rastësia e fillimit të civilizimit në racën e bardhë, por që nuk arriti dot në shkallën e domosdoshmerisë, të cilën gjë e realizoi dueti kulturor heleno – latin? Në qoftë se kultura helene u bë themeli i civilizimit dhe kulturës europiane, kultura latine u bë themeli i shtetit në nivel botëror. Çfarë ka këtu për të qënë xheloz  dhe përse duhet t’ja adresojmë këtë botës imagjinare pellazgo-ilire? Apo që të justifikohemi përpara botës për vazhdimësinë e epokës pellazgjike nën pamjen e diktaturës komuniste dhe pinjollëve të saj?
Studimi i problemit me këtë sy me ka çuar ne keto perfundime, që gjithsesi përbëjnë mashtrimin e madh të realizuar në Shqipëri në emër të shkencës.
Atëhere këto na çojnë në zbulimin e arësyes përse po lulëzojnë sot këto rryma filozofike në Shqipëri. Në pamundësi për të pasur një histori reale të vëndeve nga e kanë prejardhjen, këto segmente të inteligjencës postenveriste po shpikin një histori imagjinare të para 3000 vjetëve duke ja injektuar hapësirave krahinore që favorizuan vendosjen dhe zhvillimin e komunizmit në Shqipëri pas 1945 dhe këtë kërkojnë ta bashkojnë me veprimtarinë e tyre të sotme edhe pse e para përfshihet në krimin antishqiptar kur e dyta përfshihet në idealizmin filozofik; kur të dyja përfshihen në veprimtarinë antishkencore të segmenteve shtetërore që pretendojnë se merren me shkencë. Kështu për shëmbëll autori i ngritjes lart të botës pellazgjike, si krijuese e qytetërimit botëror, aludon se banorët e Labërisë disponojnë kulturën e hershme pellazgjike, të paktën në fushën e kalendarit (Ali Eltari (Lapi), Pellazgët, krijuesit e qytetërimit botëror, f. 208). Ose autorja e rolit te botës pellazgo-ilire në krijimin e kombeve dhe gjuhëve europiane pretendon se shqiptarët kanë tregues cephalik nga më të lartët në Europë dhe në këtë drejtim veçohet Shqipëria e Jugut (Elena Kocaqi, Roli Pellazgo-Ilir në krijimin e kombeve dhe gjuhëve evropiane, f. 90) duke nënkuptuar se të vetmit trashëgimtarë të asaj lavdie hipotetike janë pikërisht banorët e jugut të Shqipërisë edhe pse në realitet ajo pjesë e Shqipërisë është pjesa më e “ndotur” me njerez te racave dhe popujve të tjerë duke qënë një konglomerat racor, fisesh e komunash dhe, pasardhësit e tyre figurativë, bartësit e ndërgjegjes kriminale të komunizmit enverist. Akoma me keq lektorja e historise nuk u thote shqiptareve se bota e ka bere nje percaktim antropologjik perpara do kohe ku rezulton se “simbas tipit fizik, shqiptaret e Veriut, geget, sic i quajne, jane dolikocefale, shtatlarte; ata te Jugut, tosket, jane brekicefale, me shtat mesatar dhe i perkasin races dinarike, qe ka qene mjaft e perhapur ne keto vise qysh ne koherat parahistorike” (Zahari Majani, Fundi i “misterit” etrusk, f. 71) duke më çuar në përfundimin se shkenca e atropologjisë nuk mund të ralizojë argumentimin e gjenezës, por më së shumti botën e relacioneve duke formuar një unitet me gjuhën, e para në pasojën e kuptimit biologjik, ndërsa e dyta në pasojën e kuptimit shoqëror. Nuk mund te jete i rastit fakti qe Niko Stylos ne librin e tij, te botuar kohet e fundit, i ka shtuar nocionit etruskisht lidhjen toskerisht me tentativen per te formuar nje unitet gjuhesor me nje qellim te paditur akoma per zotin Stylos, por qe akademiku yne i vjeter e zberthen ne nje fare menyre kete qellim te fshehte. Sipas tij lebërit jane banore qe jetojne ne perendim te Vjoses, ndersa tosket jetojne ne lindje te tij. Me kalimin e kohes nocioni toske permblodhi te gjithe Shqiperine e Jugut (Shaban Demiraj, Epiri, Pellazget, Etrusket dhe Shqiptaret, f. 54) duke na treguar se qellimi nuk eshte per te pasur ndonje zbulim ne fushen e shkences gjuhesore, por per te evidentuar nje te paqene qe lidhet me lebërit dhe jo me te gjithe popullaten, por me pinjollet e komunizmit te cilet nuk kane qene te paket nga ajo krahine, sidomos ne fushat ushtarake dhe te krimit shqiptar. Por zoti Stylos duhet të jetë përgjegjës edhe per diçka tjetër, të cilin ai e ka vënë në dukje pak si përsëmbrapshti i shtyre nga ndergjegjja pikerisht e atyre qe kanë kryer krimin ndaj shqiptareve përgjate epokës enveriste. Në librin e tij ai shkruan (po e citoj fjalë për fjalë):
“Lufta shekullore kundër gjuhës së shqiptarëve kishte si përfundim, jo vetëm që shqiptarët të mos njohin ekzistencën e shkrimeve të lashta të tyre, por dhe albanologë me titullin e profesorit të universitetit, të konsiderojnë shkencërisht të dëshmuar këtë ekzistencë. Mosnjohja e teksteve të lashta shqipe dhe antigreqizmi fanatik i priftërinjve katolikë të Veriut të Shqipërisë, kishte si përfundim dëbimin nga leksiku i shqipes të fjalëve të pastra shqipe, vetëm e vetëm se i përdornin edhe grekët, duke vënë në vënd të tyre fjalët përkatëse latine” (Niko Stylos, Etruskishte – Toskërishte, f. 43-44).
Zoti Stylos nuk di shume gjëra nga historia dhe karakteri i shqiptarit të sotëm pasi në të kundërt nuk do të linte një shije të keqe, kur lexon librin e tij, me nënkuptimin e ketyre qe ka shkruar. Nuk është e vërtetë që kundër gjuhës së shqiptarëve është bërë një luftë shekullore, pasi po të pranosh të kundërtën duhet pranuar masa e domosdoshme e gjuhës së shqiptarëve në relatat me komshinjtë ku këta të fundit të kenë qënë promotorë të këtyre relatave, por gjithmonë shqiptarët dhe paraardhësit e tyre janë relatuar me të huajt jashtë dëshirës së tyre çka do të thotë se bota e relacioneve me botën jashtëshqiptare ka qenë krejt e rastit për shqiptarët dhe paraardhësit e tyre, duke përfshirë sidomos ilirët, që duhet të kenë marrë nga pellazgët (po t’i besojmë absolutisht të gjithë materialit mbi pellazgët) formën dhe tipin e gjuhës së folur dhe të shkruar. Vetëm pas kësaj fillon analiza gjuhësore sipas ideve të parapara në veprat e të gjithë studiuesve të mësipërm. Por kjo do të thotë se ilirët nuk kanë asnjë fije karakteri nga bota pellazge dhe duhet zbuluar se çfarë ndikimi konkret kanë pasur ata, pellazgët, mbi ilirët-shqiptarë, përveç gjuhës. Nga ana tjetër, nuk është e vërtetë që kundër shqiptarëve të ketë pasur ndonjë “komplot” me subjekt gjuhën e folur nga ata dhe aq më tepër që këta komplotistë të kenë qenë Etërit e Shenjtë Katolikë të Popullit Shqiptar, qoftë dhe anëtarët e nderuar të Selisë së Vatikanit. Veprimtaria  historike e Papatit nuk ka asnjë lidhje negative me popullin Shqiptar, por, përkundrazi, kanë qënë disa Papë epirotë, dalmatë dhe arbëreshë ata që kanë menduar për popullin ilir dhe shqiptar duke i shpëtuar nga zhdukja historike. Agresiviteti i studiuesve në këtë drejtim kërkon me çdo çmim te argumentoje “drejtësine” e veprimit komunist kur doli kundra institucioneve fetare dhe sidomos kundra Klerit Katolik Shqiptar. Lufta kundra këtyre të Fundit ishte një luftë reale kundra Historisë dhe Mirëbërësve të Popullit Shqiptar. Çfarë ka ndodhur në brëndësi të Selisë së Shenjtë, përgjatë 2000 vjetëve, nuk është punë që ka ndikuar mbi popullin shqiptar, por mbi Europën dhe politikën e saj. Nuk duhet harruar që periudha e lavdishme e Gjergj Kastriotit eshte e lidhur pikërisht me Selinë e Shenjtë dhe nuk na takon ne të japim mendim për Të në lidhje me Popullin Shqiptar, kështu që në këtë drejtim komunizmi dhe Enver Hoxha kanë paraqitur figurën më negative të racës njerëzore në Tokë. Nga i gjithë libri i fundit i Niko Stylos: Etruskishte-Toskërishte unë nxjerr përfundimet e mëposhtme:
Së pari, edhe pse akuzon profesorët e Universitetit (duhet me të madhe dhe jo më të vogël edhe pse mund të mos kesh respekt për ta) për mos njohje të ekzistencës së shkrimeve të lashta shqipe, devijon fajin real të tyre pasi mosnjohje nuk do të thotë faj dhe fshin veprimtarinë antishkencore të tyre përgjatë epokës enveriste, ndoshta jo për faj të tyre, duke ja thjeshtuar krimin antishqiptar. Profesoret e Universiteteve shqiptare, qe kane shkruar librat e studenteve per temat historike, duhen akuzuar per shtremberim te qellimshem te ngjarjeve historike dhe paraqitjen e tyre sipas interesave te politikes. Ky eshte faji i tyre dhe jo mos dija! Pastaj ka pasur midis tyre autorë dhe manipulatorë pikërisht te temës Suaj të cilët nuk kanë lënë gur mbi Tokë pa lëvizur vetën për ta denigruar dhe poshtëruar gegërishten. Për të të hequr çdo dyshim mbi paragjykimin e kësaj pike nga ana ime po botoj letrën që At  Viktor Volaj i pat dërguar Androkli Kostallarit pikërisht për këto probleme që shqiptarët e sotëm jo vetëm që nuk i dinë, por nuk kërkojnë as t’i mësojnë duke argumentuar paragjykimin antishqiptar që u serviret prej kohësh.
At Viktor Volaj i shkruen Kostallarit
Këtë letër, At Viktori, në vjetin 1967 ja ka dërgue Androkli Kostallarit, që nga gazetar si profesion, sistemi komunist e vuni në krye të institutit të studimeve dhe kërkimeve gjuhësore. Me këte letër At Volaj i ban nji kritikë Kostallarit për librin e tij mbi Kompozita në gjuhën shqipe, e krahas kësaj sjell shumë risi dhe shtjellime fjalësh të reja në gjuhën shqipe. Ndalet edhe në analizime dhe paraqet fakte për përdorimin e tepruem të fjalëve të hueja në leksikun e shqipes. Këtu gjejmë të dhana mbi komentin e Lahutës së Malsisë, si dhe mbi një fjalor që Volaj e kishte pergatit dhe do ta dërgonte në Akademinë e Shkencave brenda vjetit 1968, për të cilin nuk dimë ende se ku ndodhet. Ndoshta ky fjalor do të jetë i ndrym nëpër arkivat e Akademisë sikurse ishte edhe Gramatika e At Justinit.
Bizë (Rodon) 4/10/1963
Shoku Androkli,
Ka shumë kohë – gati një vjetë – që kishe në mend të ju shkruejshe në lidhje me studimin tuej mbi kompozitat: dëshirojshe t’u përgzojshe me Ju për këte studim të çmuem me të cilën po pasunohet gramatologjia shqipe. Ky ashtë një argument që ashtë trajtue vetëm për rrëshqit, së parit prej N. Jokl-it (1925) dhe ma vonë nga K. Cipo dhe A. Xhuvani. Me studimin Tuej trajtohet ex professo ky argument që pritte tash kohë dorën e një studiuesi kompetent.
Studimi i Juej ashtë i plotsuem nga çdo pikëpamje, pse nisë me një analizë të hollsishme të gjithë gramatologëvet të shqipes. Mandej merr në shqyrtim edhe shumë kompozitat që na dëshmohen nga onomastika dhe toponomastika e herëshme, si edhe disa prej atyne që ndeshen qyshë në shkrimtarët e vjetër. Në këte anë studimi përforcohet me provë të gjalla për pasuninë e kompozitavet në gjuhën shqipe. Ndoshta Hahn-i dhe Camarda sulmohen pakëz tepër, kur të keni parasyshë faktorin psikologjik që ka ndikue në gjykimin e tyne; këta të dy përfaqsojnë dý gjuhë që janë ndër ma të pasunat për kompozita të ndryshme: i pari gjerman dhe i dyti, megjithëse arbëresh me shpirt e me zemër, ka si gjuhë greqishten gjuhë liturgjike dhe kulturore, gjykimet e tyne duhet të gjykohen nen prizmin e në barasim me këto dy gjuhë që janë gjuhët par excellance të pasuna për pasuni kompozitash. Si e dini, disa koncepte të greqishtes së vjetër vetëm me anën e gjermanishtes mund të përkthehen: mot a mot. Do të kemi mandej para syshë se ata nuk e njihshin sa duhet (as nuk ishin në gjendje n’atë kohë) pasuninë e leksikut të shqipes.Në dallimin e kompozitavet ju përdoret termat klasikë të K . Brugmann-it kompozita ezoncentrike dhe ekzoncentrike. Ndoshta ashtë mirë të theksohet edhe termonologjia që përdorin sidomos Francezët dhe italjanët e të tjerë: kompozita sintaktike dhe ____(fjalë që nuk kuptohet – damtue fleta).
Një kritikë mbi trajtimin e fjalëve të reja, besoj, kishte për t’a plotsue argumentin nga çdo anë. Ndeshemi shpesh herë në neologjizma fjalë trajtimesh që nuk i përgjegjin plotësisht natyrës së shqipes.
Do të më lejoni, nëse do të ndalem mbi një fjalë të përbame, që shumë kush e mban si t’ishte një neologjizëm e rilindasvet. Kurse në të vërtetë ashtë fjalë thjeshtë e popullit. Por n’atë kuptim që e përdoret një pjesë e madhe ashtë një neologjizëm veshtrimi, që nuk i përgjegjë veç aspak natyrës së shqipes. E kam fjalën për kompozitën shpirtëmadh, shpirtëmadhe. Në veri shpirtëmadh do të thotë pashpirtë, zemërgur, i pamëshirëshëm. Këte kuptim unë e kam pasë rasën me vërtetue në popull edhe në jug (në Kurjan). Në kuptimin që duen t’a përdorin sot ashtë një calque i gjuhëve të hueja (krhs.lat. magnanimus nga magni-animus, magno-animus; gjerm. Grossmut, grossmütig etj.) Argumenti deçiziv asht krejt vargu i fjalëtrajtimevet emën mbiemni i madh, kur tregohen veti morale.
Kështu kemi;
mendemadh, e; njiri që i duket vetja i madh, që mbahet i madh;
fjalëmadh, e; ai që mburret me fjalë të mëdha, që nuk ashtë si ka fjalët;
pasëmadh, e; ai që mbahet se ka, por që në të vertetën nuk ashtë si do t’a tregoj veten. Ndëgjohet në Shkodër, sidomos prej plakash, kur duen të kritikojnë një njeri që ban shpenzime përmbi fuqi vetëm për t’u dukë para së tjerësh se ka;
punëmadh, e; ai që mburret kinse ban punë të mëdha;
hatërmadh, e; që i ngel hatri me njëherë, që preket shpejt.Përkundër ndër fjalë që tregojnë veti fizike kanë kuptimin e natyrshëm. Kështu kemi: shtatmadh (që ka shtatin e madh), kryemadh (me kokë të madhe), symadh (me sy të mëdhaj), kambëmadh, burrëmadh.
Për fjalën magnanimus shqip kemi zemërgjanë (zemërgjërë).
Çdo gjuhë ka natyrën e vetë, si e dini. Në greqishten e vjetër (flas për të vjetrën, pse nuk e njoh greqishten e ré) megalo-nous do të thotë mendemprehët (por fjalë për fjalë do të thotë mendemadh).
Shumë gjana janë tue hy hiri e pa hiri, pa pasun para sysh natyrën e gjuhës së popullit. Në këte pikëpamje rilindasit tanë kanë qenë ma të kujdesshëm në veshtrimin e gjuhës së popullit. Gjuha po ecë përpara dhe po ban përparime të mëdha, por ashtë friga se tue u studjue shkencorisht, po çveshet nga shumë karakteristika të shprehjevet popullore. Në gjuhën e shkrimevet tona po mbizotnon stili gazetaresk. Purizmi i gjuhës u flak. Nuk flas për fjalët e reja të tipit të Logorecit ase për kompozita ultrapuriste të shnatyrëshme të S. Rizës, por për shumë fjalë që i përdornë me shumë shije rilindasit dhe që u lanë mbas dore, jo për tjetër, por pse nuk njihet gjuha e shkrimtarvet.Vepra e A. Xhuvanit “Për pastërtinë e gjuhës shqipe” duhet të jetë një “Vademecum” e nxanësve të shkollavet të mesme tona.
Ç’nevojë kemi, p.sh. të përdorim foljen turqishte rastis, kurse kemi në gjuhën shqipe: ngjanë, ndollë, qëllon etj. përveç mënyravet të tjera perifrastike sot përgjithësisht përdorin fjalën rasë si term gramatikor që e ka fillimin te “Folëmarmja” e Bashkimit 1901, por kjo ashtë përdorë prej shkrimtarësh edhe për fjalën turqishte të sotshme rast. Gjuha italishte përdor fjlaën caso për të dyja kuptimet. Edhe gjermanishtja me ndryshimin e një parashtese përdorë: fall, zufall Pse të kthejmë te një turqizëm mbas sa kohësh që ashtë lanë mbas dore. Edhe pse ndoshta këtu kemi një kryqzim të fjalës shqipe me turken, kjo niset prej ranjës shqipe ram, rënë. Samiu si term gramatikuer përdorë rënjë (cas).
Turqizmat të përdorën aty ku nuk mund të zëvendsohen. Ashtë qenë harrue fjala zarzavate, dhe ashtë përdorë barishte si e ka populi në veri. Sot lexohet gjithëkund në tabela. Këtu ma përpara kemi pasë përdorë barna për ilaçe, dhe neologjizma barnatore ka pasë zëvendsue farmacinë.
Do të më falni në se do të kaloj te një pikë tjetër: te Fjalori i Gjuhës Shqipe. Me botimin e parë të fjalorit ashtë ba një punë shumë e mirë; kurrgja mos me qenë ashtë grumbullue një pjesë e mirë e materjalit të fjalorëvet të përparshëm së bashkut. Përmbi këte fjaluer ashtë shkrue disa herësh nga persona të ndryshme ku ma pak ma shumë, edhe me kompetencë. Due të theksoj vetëm një gja të vetme: ndër fjalorët e gjuhëvet moderne (flas për ato që njoh) që kanë tradita shekullore, edhe sot, mbas sa shekujsh, ndihet nevoja të vihen në beh lexuesët që mos të përdoret kjo ase ajo fjalë ase trajtë por të zëvendsohet me fjalë ase trajta ma të drejta. Kur gjuhët e punueme me tradita shekullore ndiejnë nevojën për vrejtje të tilla, pse mos të përdoret edhe ky kriter sot: në ata lexojmë: neologjizëm i papelqyeshëm. Barbarizëm për t’u zëvendsue me … Në fjalorin e gjuhës, për shembull, kemi: sergjen (sergji shk.), policë, lëpizë, shtreth-i (në Bizë përdorët trajta shtrethe-ja). Kjo e fundit ashtë krejt shqipe, pa dyshim, e para edhe e dyta të hueja (turqisht e slavisht) të cilat duhet me kohë të eliminohen dhe të zëvendsohen me fjalën shqipe. Prandej kishte për t’u dashtë në një botim të ri, jo me i vu ma verbëtas si përpara mbas të gjitha trajtat si sinonima, por të theksohet për ato, që asht e mundëshme që mund të bahet: turqizëm për t’u zëvendsue me. … slavizëm për t’u zëvendsue me … Kështu sidomos nëxanët edukohen dashtë e pa dashtë me shijen e gjuhës. Jo të gjithë janë në gjendje të dijnë të dallojnë egjrën prej grunit. Tash do kohë kam përfundue një monografi mbi famullinë e Bizës, ku kam përmbledhë gjithëçka. Përveç të tjerash kam shfrytue relacjonet e shek.XVII, sidomos ato të Marin Bizzi-t, i cili ka ndenjë në këto ana plot një muej. Kam mbërrijtë mbas sa përpjekjesh të indentifikoj disa vende të panjohuna, ndër të tjera ato dy fshate të zhdukuna që kishin ma se 60 shtëpi. Këto shenime i a kam dhanë Njac Zamputit, me gjithëse i ka vu, pa diftue se prej kuj janë qenë gjetë! Njëkohësisht këtij punimi i kam kushtue një kapitull mbi të folmen dhe një grumbull fjalësh të rralla ase me kuptime të tjera, disa fjalë që njihen për të tregue hapësinën e tyne, dhe që mund të mendohen se janë vetëm të zonavet të Veriut. Fjalori në këto ana nuk ashtë gjithëaq i pasun, por ashtë i pastër. Ja disa shembuj:
kashtoj: qes kashtë gjedhevet, (F. GJ, ka vetëm: rrethoj me kashtë)
vathoj: ngreh një vathë për gja të gjalla, (F. i GJ, ka: plehnoj arën duke vënë vathën e dhenvet në të.) Këto përdorin përgjithësisht, dhe jo vetëm me një kuptim të caktuem.
ferroj, ferrose: (folje denominative që nuk e ka fjalori): theri me ferra, therem në ferra. Nga folklori: “m’ferroi ferra kambën. Rashë e thera kambën”.
sodom: qes farë, shkatërroj në themel (fjalë që ndihet rrallë). Fjalori e ka vetëm si shprehje të Kanunit; e përdorë edhe Fishta.
rröhem (rryehem), përdoret vetëm në kuptim reflektiv, me aorist sigmatik: u rrösh (u rryhesh): përpiqem, mundohem etj.
rij, (pasuni): përtrij pusuni; përdoret vetëm si folje transitive; nuk ndihet këndej folje e përbame (përtrij) por vetëm e parmja.vapore: kam vapë të madhe. Fjalori i Gjuhës ka: kaloj vapën në një vend fresk. Nuk besoj të jetë ky kuptimi: kam frigë mos kemi ndonjë lapsus, pse kuptimin duhet t’a kishte shvapohem po të ekzitonte.
kalaroj: i bie për rreth një vendi, qarkoj rrethoj (fjalë e zakonshme në këto ana). F. i Gj. ka kacavirem (për bimë që qepen në një dru);Mbas sa kohësh kam ndëgjue fjalën pukë, të cilën, si e dini, e ka Frangu i Bardhë: udhë puukë (via publica) prej kah duhet të ketë origjinën toponimi i sotëm Pukë. Këtu ndihet por rrallë për diçka të dukëshme, p.sh: pukë e bardhë, e kuqe, e zezë, etj. një vend një diçka e dukëshme e bardhë, e kuqe etj.Ka do kohë që shtyp lexohet numur për numër. Një asimilim dialektor për numër si thuhet gati në mbarë Shqipninë. Edhe në Shkodër thonë: sugurisht, fugure (asimilime të ngjashme me këto) por duhet të mbesin trajta dialektore. Unë për vete shkruej përherë: sigurisht, figurë.Fjalori si thashë përgjithësisht ashtë i pastër. Ja për shembull pjesët e parmendës:
1; vigu (shtijza);
2. kalostra (pjesa e kthyeme e dorzës);
3. dorëza (pjesa e kthyeme bashkë me pjesën horizontale, krejt një cope);
4. qajka (kunji që mbërthehet për zgjedhë;
5. sqapthi (një bosht që lidhë dorëzën, vigun e verzat);
6. pylka e sqapthit (pykëla e sqapthit);
7. qajka (kunji që mbërthehet për zgjedhë);
8. thikëza (pjesa e drunit ku shtihet plori);
9. verzat (veshlat);
10. javaçi (guzhma);
11. zjedha (zgjedha);
12. kulari;
13. qerfulli (kunji që shtihet në kular).
Nuk po shkoj ma gjatë në numrimin e këtyne fjalëve: ju çeka vetëm disa sa për të pasë një ide: unë këte fjaluer do të u a dorëzoj kah fillimi i vjetit të ardhëshëm, si një kontribut të vogël për fjalorin e përgjithëshëm. Kam marrë vesht se në këte vjet ishte zhvillue një mbledhje e leksikografëvet: me andje do të kishe dëshirue të ishem n’atë mbledhje, për të marrë pjesë në diskutimet e zhvillueme. Me studimin e leksikut të shqipes jam marrë përherë. Rreth Lahutës së Malcis kam pasë ba në 1942 afër 6000 shenime.
Studimi i leksikut të krahinavet të ndryshme ashtë i interesantshëm nga çdo pikëpamje. Para gjashtë muejsh më ndodhi rasa të ndëgjojshe prej një fshatari nga Kodërlaçi fjalën dölltinë. Tashti duhet dijtë se në këte të folme y-ja tonike shqiptohet si një ö(ô) e shkodranishtes (vö, orë); pra dylltinë. U interesova për këte fjalë edhe më diftoi se thirret kështu një tokë ngjithëse si dölli (dylli). Dhe atëherë thashë me vete: eureka (e gjeta)! Këndej dalin të kota elukubracionet e glotologëvet për t’i gjetë ranjën fjalës deltinë prej daltinë etj,etj. Unë këte fjalë e kam studjue në shkollë, por nuk dijshe se ku përdoret. Për mue etimologjia e saj ashtë e zhvillueme njëherë e mirë. Kështu na del se këto ana kanë dy fjalë për argjilë: dylltinë (argjila e kuqe) dhe grill-i (argjila ngjyrë hini). E para ndëgjohet shumë rrallë, pse argjila e kuqe ashtë e rrallë: në këto ana toka asht formacjon shtufi. Do të më falni për mërzi që ju shkaktova në këte letër. Edhe një fjalë të vetme: pse përdoret vazhdimisht në shtypin e sotshëm akoma greqisht e rumanisht tue pasun shqip ende (ene, nene dialektoret); tani një greqizëm i kallepit tà nyn për tash, i tashëm.
Me kaq po përfundoj tue Ju kërkue ndjesë për merzi që mund të kemi shkaktue në këte letër, por të jini të sigurtë se nuk jemi nga kurrgja tjetër por nga dashunija për gjuhën kombëtare.
Me nderime të shqueme
A.Viktor Volaj
Ishëm–Bizë
Marre nga albanovaonline.com, dt 19.11.2010
Në të vërtetë këto probleme kanë përmasa shumë më të madhe pasi Korifejtë e Kombit dhe shkencës shqiptare e kanë furnizua Institutin e Shkencave me shumë materiale ku Androkli Kostallari mban përgjegjësi direkte për manipulimin e tyre pasi ishte personi mbi të cilin ishin bërë adresime. Kështu Dom Benedikt Dema i pat dërguar një fjalor shqip – shqip mbi prejardhjen shkencore të fjalëve në gjuhën shqipe, që gjëndet në Arkivin e Shtetit i daktilografuar (unë e kam parë dorëshkrim këtë material), por qe per Klerikun shkencetar sherbeu si shkak per kalvarin e vuajtjeve te pafundme deri ne vdekjen e shpejte.

Së dyti, nuk ka asnjë mundësi teorike (pasi praktikisht Ata kane konsoliduar ndërgjegjen kombëtare të Popullit Shqiptar, e kanë arsimuar atë me kulturën Europiane, e kanë njohur ne gjuhën e tyre, i kanë bërë alfabetin e gjuhës shqipe dhe i kanë ndërtuar shqiptarëve shtetin e tyre për herë të parë në historinë e Europës, pasi vetëm pas kësaj Europa pat një shtet shqiptar, edhe pse kjo gjë nuk u pëlqen pinjollëve të komunizmit që të kanë shtyrë të sajosh një mosqënie si ekzistencë) që Klerikët e Vjetër Katolike të Veriut të Shqipërisë (duke filluar nga shekulli XVI deri në të XX-tin) të mos njihnin shkrimet e lashta dhe të ishin fanatikë antigrekë. Keto dy karaktere janë iluzionet e Tua dhe nuk përbëjnë realitet. Në qoftë se në studimet e tyre Klerikët Katolikë Shqiptarë nuk i kanë përmëndur shkrimet e lashta shqipe, atëhere të jeni i sigurtë se ato nuk ekzistojnë realisht. Përkthyesi i vetëm i veprave të Homerit, helenisti i papërsëritshëm, Profesori i nderuar Gjon Shllaku, ka qënë nxënësi i Klerikëve Katolike Shqiptarë dhe, ata që të kanë shtyrë për të shkruar kundër Klerit Katolik Shqiptar, janë pikërisht ata që i shtrëmbëruan përkthimin e parë të helenistit të pakrahasuar duke realizuar edhe tre botime të tjera me përkthim të deformuar, të cilët produktet enveriste i marrin për bazë sot.
Së treti Kleri Katolik Shqiptar nuk ka bërë asnjë luftë të vetme për të zëvëndësuar fjalët me prejardhje greke me fjalë latine; – kjo është gënjeshtër e tipit komunist dhe me sa kuptoj Ju jeni viktimë e tyre. Në vazhdim Ju përmëndni fjalën  LAO, që grekët na i thokan laos, me pretendimin që është fjalë jonike ose arvanitase dhe e shihni etimologjinë e saj tek Apollodori (nuk habitem qe neser mund te pretendoni se banoret e Laosit i kane vënë emrin shtetit të tyre pasi kanë lexuar letërsinë joniane të para 3000 vjetëve). Por analiza Juaj ka dy gabime: 1-nuk jep varianti latin të fjalës LAO për të argumentuar pretendimin Tuaj mbi rolin e Klerit Katolik të Veriut të Shqipërisë në dëbimin e fjalëve greke dhe zëvëndësimin e tyre me fjalë latine 2- nuk jepni etimologjine  e fjalër gur, varianti shqip i fjalës LAO, e cila gjëndet tek studimi i Profesorit tonë të nderuar Eqrem Çabej mbi etimologjine në fushë të shqipes. Po Ju a citoj të plotë etimologjinë e kësaj fjale sipas Profesorit tonë:
-    Për etimologjinë e fjalës G. Meyeri 135 kufizohet të shënojë se duhet larguar nga sll. gora “mal”. Përkundrazi sot pranohet pothuajse njëzëri mendimi i Pedersenit (KZ 36, 318), i cili e çon gur-in te një bazë *gurri- dhe e afron me ind. e vj. giris “mal”..(Bleu IV, DH-J, f. 305).
Por kjo fjalë na paska një rëndësi të jashtëzakonshme për iluzionistët idealistë dhe eshte Petro Zheji ai qe i ka furnizuar me ide keta te Marre te madheshtise shqiptare dhe rolin qe luan etimologjia e fjales gur ne ndertesen e te Marreve te madheshtise shqiptare (per kete shih Petro Zheji Shqipja dhe Sanskritishtja, Pjesa e Pare, f. 57-62). Akoma me tej, gjej se fjala gur qenka e lidhur me nje problem profesional ne fushe te shqipes ku gjate lakimit emrat me zanore te gjate ne rasat e zhdrejta te njëjësit dhe në shumës e humbasin gjatësine duke marre si shëmbëll paradigmat e emreve gūr, kusār, meshtār, grūn (shih Francesko Maria da Lecce, Dittionario Italiano – Albanese (1702), f. 54).
Se katerti, eshte pak e dyshimte lidhja e etruskishtes vetem me toskerishten dhe une pretendoj se Ju nuk e keni argumentuar mjaftueshem dhe bindeshem kete lidhje pasi ka fjale etruskishte qe lidhen me gegerishten çka do te thote se lidhjet e ndersjellta jane shume-shume te vjetra ku dialektet nuk kane pasur keto permasa qe kane sot (toskerishtja e sotme ka me pak se 500 vjet qe eshte formatuar sipas fjaleve qe fliten sot dhe banoret e saj nuk jane autoktone ne ato troje qe nga koha e etruskeve te lashte (pas vdekjes se Gjergj Kastriotit ata jane te zbritur nga Veriu ne ato troje pasi banorët e parë u larguan drejt Morese dhe Kalabrisë në Itali), keshtu që lidhja e etruskishten me gjuhen shqipe duhet bere fillimisht mbi bazë gegerishte dhe kjo lidhje nuk duhet kërkuar në gegërishten e sotme, por në gjuhën ilirishte të kohës romake. Sepse ndryshimi i gjuhës shqipe nuk duhet kërkuar tek banorët vëndas, por tek të relatuarit me ilirët, që gjithmonë kanë qënë rastësi për këta të fundit. Keshtu per shembell, sipas Zahari Majanit, mbishkrimi mbi nje vazo etruske (Muzeu i qytetit Karlsruhe) ka (sipas Xhiuzepe Skiro)  “monumentin me te vjeter te gjuhes shqipe dhe i njellojte me shkrimet etruske….dhe ne shikimin e pare, menjehere me beri pershtypje te madhe analogjia midis fjales demponit te tekstit etrusk dhe shqipes dhembunit, “dhimbje” ne dialektin gegerisht, analogji mbi te cilen Skiro terheq vemendjen e lexuesve” (Zahari Majani, Fundi i “misterit” etrusk, f. 256). A nuk kerkon libri Juaj nje rishikim te perfundimeve sipas ideve te Zahari Majanit? Pastaj po të marrim për bazë gjuhën greke do të vëmë re “që karakteri gegë ekzistonte në Greqi që nga kohët më të lashta, me anë të këtyre mbishkrimeve, të cilat pranohen si mbishkrime të autoktonëve” (bëhet fjalë për mbishkrimet eteokretiane të Presos të botuara nga Thomopulos 1912, mbi ç’bazë autori arrin në përfundimin se dialekti gegë ka qenë dialekt pellazg; A.F.Kocaqi, Shqipja pellazge, f. 69,70).
Së pesti, në qoftë se qëllimi i Juaj ka qenë argumentimi i vjetërsisë së ilirëve në raport me helenët rruga e ndjekur nga Ju dhe e të Marrët të madhështisë shqiptare është më e gabuara pasi relacionet midis komunave, grupkomunave, fiseve, grupfiseve, qyteteve të lashta, shteteve të lashta, popujve të vjetër e të rinj, ndikimin e parë e kanë mbi gjuhën dhe rrjedhimisht kjo e fundit shërben për të zbuluar pikërisht këtë botë relacionesh që ka çuar në ndryshimin dhe pasurimin e gjuhës, por gjithmonë sipas parimit të suprimimit të shpejtësisë së madhe mbi shpejtësinë e vogël çka do të thotë se nuk është bota ilire që ka ndikur mbi botën helene, por e kundërta; pasi nuk është shpejtësia që ndikon mbi zhvillimin, por është koha e lindjes që përcakton shpejtësinë dhe vetëm pas kësaj kontinumi kohor-hapsinor vepron mbi relatorët duke i detyruar shpejtësitë e vogla t’i nënshtrohen shpejtësive të mëdha. Në këtë pikë qëndron uniteti i materies ku dhe shoqëria njerëzore nuk bën përjashtim. Në këtë pikë qëndron gabimi i vetëm i Rilindjes Europiane dhe ajo që nuk muarën parasysh, nga mendimi filozofik helen, autorët e asaj epoke të lavdishme (më hollësisht për këtë shih: “Triumbi arbëror i Gjergj Kastriotit”, albanovaonline.com, logoreci. com, www,genchoti.com). Pastaj, a Ju ka vajtur ndonjëherë ndërmënd fakti përse grekët e ruajtën alfabetin helenik, ndërsa shqiptarët e huazuan nga latinët? A nuk tregon ky fakt se alfabeti i grekëve është produkt i popullatës helene, ndërsa ilirët e huazuan atë nga pellazgët dhe ja deleguan shqiptarëve dhe këta përsëri nuk e ruajtën, por e huazuan? A nuk tregojnë të gjitha këto në mënyrën më të thjeshtë se gjuha e shqiptarëve është gjuha e relatorëve me botën jashtëshqiptare dhe e paraardhësve të tyre duke filluar nga pellazgët hyjnorë e duke mbaruar tek komshinjtë e mijëvjeçarit të dytë?
…………………………
Me të drejtë më lindin pyetjet: përse shërben lidhja etruskisht-toskërisht ( po të jetë e saktë), përse shërben lidhja pellazgo-ilire (po te jetë e saktë), përse shërbejnë institucionet e kësaj fushe (të cilët janë të saktë)? Mos vallë vetëm për të ngrënë bukën e gojës punonjësit e tyre? A nuk është kjo një grabitje moderne dhe ligjore që i bëhet popullit shqiptar që nuk ja ka parë produktin social në asnjë përmasë këtyre institucioneve? Pikërisht kjo e fundit është pasqyrimi real i zhvillimit ligjor ekonomik  të popullit shqiptar nga e kaluara drejt të ardhmes.
Është e vërtetë që historiografia enveriste për të 45 vitet e aplikimit të saj ja ka futur në tym në të gjitha temat e kësaj fushe, por është akoma edhe më e errët pranimi i teorive të parapara në të gjithë hapësirën e këtij studimi dhe paraqitja e situatës historike sikur shqiptarët rrjedhin nga ilirët dhe këta të fundit nga pellazgët hyjnorë pa përcaktuar më përpara se çfarë vetie sociale kanë shqiptarët e sotëm në raport me popujt e Europës dhe ku të çon ky kostatim. Nuk është politika që komandon historinë, por duhet të jetë shkenca e historisë ajo që  duhet  të  komandojë  politikën  dhe  këtu  qëndron  thelbi  i  ndryshimit  midis  idealistit dhe materialistit në këtë fushë.
Atehere nuk na mbetet gjë tjetër veçse t’i drejtojmë një pyetje të Marrëve të madhështisë shqiptare: çfarë duhet të kërkojë gjuhëtari, historiani apo filozofi, tek zanafilla e gjuhës shqipe? Është një përgjigje e vështirë për t’u pranuar, por përbën realitetin historik të parashqiptarëve ilirë. Nuk duhet kërkuar koha e lindjes së gjuhës shqipe, pasi kete nuk mund ta argumentoje dot kerkush, por kur dhe kush u imponoi paraardhësve më të shqiptarëve themelin fillestar të gjuhës së tyre përpara se ata të binin në kontakt me helenët dhe popujt e tjerë. Pikërisht kjo mund dhe duhet të zgjidhet dhe unë mendoj se zgjidhja qëndron tek Ilir Mati në librin e tij “Stela e Lemnos”, edhe pse ai vetë nuk e ka kuptuar zgjidhjen e problemit, por ka rënë viktimë e teorisë së të Marrëve të madhështisë shqiptare duke mos i dhënë përgjigje problemit themelor të gjuhës shqipe: nga e ka prejardhjen më të parë gjuha e popullit shqiptar?
Gjithsesi, kur analizojme boten shqiptare, arberore dhe ilire nuk ka asnje mundesi, qofte dhe teorike, qe te arrijme ne perfundime sikur bota paraardhese me e pare e shqiptareve te sotem ka ndikuar sadopak mbi cilindo popull te Europes, le pastaj mbi Botën. I vetmi ndikim i mundeshem i shqiptareve mbi popujt e Europes do te jete ai mbi kohen e zhvillimit duke e frenuar  ate per te mos lejuar avancimin e zhvillimit te races se bardhe mbi te tjerat pertej rendit te kapitalit boteror. Ne te kunderten racen e bardhe e pret nje lufte e re boterore midis racave dhe transformimin e te bardheve ne skllever modern te popujve te racave te tjera. Ne momentin qe ne racen e bardhe mjetet e luftes do te kthehen ne mjete pune, që në atë moment loja 3000 vjecare e politikes te races se bardhe, nën emrin e shtetit, merr fund dhe ngjarjet do te perseriten sipas nje ritmi tjeter. Pikerisht kete nuk do te lejoje bota e relacioneve te popujve te Europes se zhvilluar me popullin shqiptar. Prandaj dhe rendi i kapitalit ka dhe shumë punë për të bërë, përpara se të transformohet në një rend të ri boteror te konsoliduar. Eshte pika ku rastesia kthehet ne domosdoshmeri ne funksion te zhvillimit te races njerezore ne Toke; të paktën, për Racën e Bardhe, kjo është një zgjidhje aktuale që po vjen me shpejtësi.

Tirane 15 maj 2010 – 11 janar 2011

 Shënim
Ky artikull eshte rezultat i nje studimi te realizuar perpara 20-35 vjetesh (rreth viteve 1975-1990) me teme mbi parimin e lindjes se njeriut ne Toke dhe gjenezes se shqiptareve te sotem, te mbeshtetur mbi kete parim, ku argumentohet dhe vërtetohet, sipas raportit kohor-hapsinor të zhvillimit, që fillesa e racës së bardhë është realizuar në Gadishullin Ilirik dhe paraardhësit më të parë të shqiptarëve përbëjnë fillesën rastësore të popullimit të kontinentit dhe e gjithë kjo duke u nisur kryesisht nga e sotmja sociale e shqiptarëve; gjithashtu ky studim ka te bashkangjitur pothuajse te gjithe literaturen e epokes se diktatures per keto tema. Në fillim të qershorit 1990 ky punim ju dërgua Ramiz Alisë, në atë kohë Sekretar i Parë i KQ. të PPSh dhe President i Republikës, i cili më adresoi drejt një rruge propogandimi, por që nuk u muar përsipër të botohej nga Shtëpia botuese “8 Nëndori”, me drejtor z. Xhemal Dinin, edhe pse u realizua reçenca nga dy kritiket me me ze ne fushen e letersise dhe filozofise: zz. Rinush Idrizi dhe Fatri Sinani. Jam i detyruar t’i them te gjitha keto pasi disa nga anetaret e klubit te te Marreve te madheshtise shqiptare i kane pasur te afermit e tyre ne këtë institucion dhe ideja e lashtesise se shqiptareve sipas ketyre parametrave eshte e grabitur nga ai punim. Dyshimi me ke lindur vetem per aresyen e mos prekjes se gjuhes ne ate punim nga ana ime, pasi e kam konsideruar te pavlefshme. Gjuhën e kam konsideruar gjithmonë një rezultat të botës së relacioneve dhe aspak një faktor argumenti drejt gjenezës së shqiptarëve. Sidomos argumentimi i autoktonisë absolute të shqiptarëve e bënte gjuhën të pamundur t’i shërbente këtij qëllimi. Kështu që gjithëshka që shkruhet në këtë libër nuk ka lidhje direkte me punimin mbi gjenezën e shqiptarëve sipas parimit poligjenetik të lindjes së njeriut në Tokë. Bashkimi me botimet e pas 1991-shit me çuan në përfundimet e mësipërme dhe, në mënyrë të theksuar, sot shtoj se problemi themelor i shkencave politike është zbulimi i parimit te lindjes se njeriut ne Toke, dhe jo lidhjet e ndërsjellta të gjuhëve, prej nga do te rrjedhe tërësia e politikave qe duhen aplikuar në të gjithë botën për të realizuar nje zhvillim social me sa me pak dhimbje, pasi ajo qe konsiderohet si shkence e politikes ne realitet eshte shkencë e instiktit per mbijetesë. Unë pretendoj që kjo është pika fillestare e gjeopolitikave shkencore dhe aspak manovrat ekonomike. E para përcakton shkakun natyror, kur e dyta pasojën shoqërore. Marrja në konsideratë e veprimtarive thjeshtë ekonomike është suprimim i ndërgjegjes mbi qënien shoqërore dhe rrjedhimisht shoqërohet me dështim. Eshte pika ku teoria e Marksit mund te permbyset me lehtesi duke u konsideruar si teori me tendenca zgjidhese, por jo zgjidhëse Une pretendoj se literatura e përdorur, prej rreth 700 vëllimesh, është e mjaftueshme për të kapërcyer te gjithe te panjohurat dhe misteret qe rrethojne boten shqiptare, arberore, ilire dhe pellazge me kusht që të ndryshohen e permbysen metodikat e përdorura deri më sot, përfundimi i të cilave duhet të jenë fitimprurëse për racën njerëzore në Tokë. Keto studime jane te afta t’u tregojne shqiptareve se cfare karakteristikash kane ne raport me popujt e tjere europiane dhe per çfare ka nevoje Europa prej tyre.

53-Kush i planifikoi proceset demokratike ne Shqiperi?

Pervjetori i 21-te i levizjes studentore ne Shqiperi me shtyu te publikoj nje pjese te shenimeve te mia ne kuadrin e historise se PPSh. Politikes se sotme i pelqen t’ja adresoje te gjithe shkakun e fillimit te levizjes demokratike ne Shqiperi studenteve te Tiranes, gje jo vetem e pasakte dhe abuzive, por dhe poshteruese per popullin shqiptar. Kush e njeh sadopak historine e Popullit shqiptar pergjate periudhes 1912 – 1990 dhe zoteron nje informacion mbi mendimin filozofik ne fushen e zhvillimit shoqeror e kupton me lehtesi se ajo qe propogandohet eshte deshire individesh dhe jo nje realitet historik, eshte shprehje e propogandes politike dhe jo ngjarje historike. Eshte e pamundur qe nje shtrese e shoqerise, me prejardhje nga nje shtrese politike, e caktuar nga vete kjo politike, te permbyse vetveten. Pa asnje medyshje pranimi i propogandes politike duhet konsideruar si nje lajthitje e shkences se historise dhe pozicionin e dyshimte te saj. Pa dashur propoganda e sotme shqiptare i heq petet lakrorit dhe tregon konkretisht se si mund te fshihet thelbi i nje ngjarje dhe kush forca politike fshihen pas saj. Tendenca per te fshehur autoret  e vertete dhe madhoren te ketij procesi perben piken kulmore te te gjithe propogandes 21 vjecare qe i ka meshuar faktit sikur levizja studentore ishte faktori kryesor qe i hoqi friken shqiptareve. Kam rast t’u tregoj shqiptareve permasat e verteta te atij procesi historike te “larget” dhe kush ishin projektuesit reale, pasi zbatuesit ishim realisht ne shqiptaret. Pra ka qene dikush qe na mori per dore dhe na tregoi se si duhet te veprojme. Pikerisht kete tregim dua te zberthej ne kete artikull duke u kujtuar shqiptareve dinamiken e ngjarjeve te atyre viteve te aferta. Per baze mora periudhen 1988 – 1991 ku dallohet stanjacioni nga ndryshimi. Keto kater vjet jane te afta te zberthejne levozhgen e arres dhe te zbulojne se cfare ka brenda saj. Per nje gje duhet te jemi te sigurte: primare ne kohe nuk ka qene veprimi i politikes shqiptare (gje te cilen e kam analizuar hollesisht ne kuadrin e transformimit te PPSh ne poliparti), por politika europiane. Menyra se si kane ndodhur ngjarjet dhe cfare sollen ato perben objektin e ketij artikulli. Per te mos influencuar sadopak mbi mendimin e shqiptareve nuk do te bej asnje koment te lajmit apo ngjarjes ne kuadrin e marredhenieve nderkombetare.
Ne thelb te problemit une pretendoj se ka pasur nje veprimtari ndryshe te PPSh pergjate periudhes 1988 – 1991 ne raport me praktikat historike te saj dhe politikat e propoganduara te Enver Hoxhes. Fjala behet per lidhjet nderkombetare te partise dhe shtetit shqiptar te cilat jo rralle here rezultojne të jenë ta pavarura nga deshirat e saj. Analizen do ta bejme ne formen e nje ditari duke bere konkluzionet ballafaquese me politikat e brendeshme ne fund per te percaktuar defektin hapsinor te ngjarjes.
Me:
01 janar 1988 – Krijohet ne Tanzani shoqata e miqesise Tanzani – Shqiperi
25 shkurt 1988 – Hapet ne Beograd mbledhja e ministrave te puneve te jashtme te  Ballkanit ku merr pjese edhe Shqiperia. Ramiz Alia e pershendeti kete mbledhje me nje telegram te gjate. Fjalen e mori i pari ministri i jashtem shqiptar Reiz Malile, i cili e vuri theksin tek distanca qe superfuqite duhet te relizojne me Ballkanin, duke i dhene rendesi respektimit te te drejtave kombetare e demokratike, emancipimit ekonomik e kulturor te minoriteteve, bashkepunimit midis vendeve te ballkanike ku Shqiperia eshte per nje fqinjesi te mire, per zhvillimin e pavarur dhe stabilitetin e cdo vendi ballkanik.
1 prill 1988  – Me 31 mars 1988 mberriti ne Shqiperi zv/kryeministri Vietnamit Nguyen Van Chinh.
5 prill 1988  – Me 4 prill 1988 nenshkruhet protokolli per shkembimin e mallrave dhe pagesave midis Shqiperise dhe Vietnamit
8 prill 1988 – Me 7 prill pritet delegacioni  kuban i kryesuar nga ministri i Komitetit Shteteror te bashkepunimit ekonomik Ernesto Melendes . Po me 7 prill Turgut Ozal pret delegacionin qeveritar tregetar shqiptar te kryesuar nga ministrja e industries se lehte Vito Kapo. Ku po kete date nenshkruhet protokolli I shkembimeve tregetare midis Turqise dhe Shqiperise.(9 prill 1988).
13 prill 1988 – Ramiz Alia pret sekretarin e pare te partise komuniste kanadeze (M-L)
15 prill 1988 – Ministri i jashtem Reiz Malile viziton Greqine me ftese te kolegut te vet, ku pritet nga e gjithe piramida e shtetit grek.
18 prill 1988 – Ne sesionin e 43 te Komisionit ekonomik per Europen kryetari i delegacionit shqiptar Alfred Papuçiu deklaroi se Shqiperia ishte per zhvillimin e barabarte te marredhenieve ekonomike.
31 maj 1988 -  Me 30 maj niset per ne Republiken Federale te Gjermanise ministri prane Keshillit te Ministrave Farudin Hoxha, ku me 1 qershor nenshkruhet marreveshja per bashkepunim ekonomik, industrial e teknik midis Shqiperise dhe RFGj-se (2 qershor).
17 qershor 1988 – Me 15 qershor nenshkruhet ne Tirane dokumenti per shkembimin e mallrave midis Shqiperise dhe Belgjikes.
26 korrik 1988 – Me 25 korrik arriti ne Shqiperi nje delegacion parlamentar zviceran i kryesuar nga kryetari i keshillit kombetar te konfederates se Zvicres, Rudolf Reichling.
31 korrik 1988 – ben nje vizite jo zyrtare ministri i jashtem grek Karolos Papulias ku takohet me ministrin e jashtem shqiptar ne Sarande.
2 gusht 1988 – Arriti me 1 gusht ne Shqiperi ministri i jashtem turk Mesut Jillmaz dhe me 2 gusht neneshkruhet marreveshja per bashkepunim ekonomik, tregetar, industrial e teknik dhe marreveshja per transportin internacional midis Shaiperise dhe Turqise.
12 gusht 1988 – Nenshkruhat ne Hanoi te Vietnamit protokolli i bashkepunimit kulturor, arsimor e shkencor midis Shqiperise dhe Vietnamit.
18 gusht 1988 – Me 17 gusht mberriti ne Tirane zv/ministry I jashtem i Japonise Takujiro Hamada, ku me 18 gusht neneshkruhat marreveshja tregetare dhe e pagesave midis Shqiperise dhe Japonise
-Vendosen marredheniet diplomatike midis Shqiperise dhe Angoles
23 gusht 1988 -  me 22 gusht arrin ne vendin tone per nje vizite zyrtare e miqesore Dr; Hans Stercken, Kryetar u komisionit per punet e jashtme te parlamentit te RF te Gjermanise dhe kryetar i keshillit te bashkimit nderparlamentar.
14  shtator 1988 – Me 13 shtator niset per ne RF te Gjermanise ministri i jashtem  shqiptar Reis Malile, ku po kete dite neneshkruhet marreveshja per bashkepunim kulturor midis qeverive.
04  tetor 1988 – Me 3 tetor Ministria e jashtme e Hungarise ben komunikaten mbi pavlefshmerine e uljes se nivelit te marredhenieve diplomatike me Shqiperine
12 tetor 1988 – Ben nje vizite miqesore ne Shqiperi deputeti francez Xavier Daniau I cili takoi personalitetet drejtuese te politikes se jashtme, kultures dhe marredhenieve nderkombetare.
18 tetor 1988 – Me 17 tetor ben nje vizite ministri i Punes se Italise Rino Formika.
21 tetor 1988 – Me 20 tetor arriti ne Shqiperi sekretari i shtetit ne Ministrine Federale te bashkepunimit ekonomik te Gjermanise Sigfrid Lengl. Me 21 tetor nenshkruhet marreveshja per bashkepunim teknik midis Shqiperise dhe Gjermanise. Me 23 tetor sekretari largohet.
06 nendor 1988 – Niset per ne Kube nje delegacion qeveritar i kryesuar nga ministry I tregetise se jashtme Shane Korbeci, ku me 08 nendor nenshkruhet protokolli per shkembimin e mallrave dhe pagesave per vitin 1989.
15 nendor 1988 – beri nje vizite pune ne Greqi drejtori  i institutit te studimit te marredhenieve nderkombetare Sofokli Lazri ku me 14 nendor pritet nga ministri, i jashtem i Greqise Karolos Papulias.
16 nendor 1988 – Me 15 nendor niset per Beograd Ministri i transporteve Luan Babameto ku po kete date takon kryetarin e komitetit federativ per komunikacionin dhe nderlidhjen e Jugosllavise Dragi Danev.
06 dhjetor 1988 – Me 05 dhjetor mberriti ne Tirane sekretari parlamentar I shtetit ne Ministrine Federale te ekonomise te RF te Gjermanise. Me 06 dhjetor mbahet sesioni i pare i Komisionit te perbashket shqiptaro – gjerman per bashkepunimin ekonomik, industrial e teknik (07 dhjetor 1988). Me 07 dhjetor nenshkruhet ne Tirane protokolli I Komisionit te perbashket per bashkepunim ekonomik, industrial dhe teknik midis RPS te Shqiperise dhe RF te Gjermanise.
- Me 06 dhjetor Ramiz Alia priti delegacionin e PK te Punes Domenikane te kryesuar nga sekretari i pergjithshem i KQ te saj Rafael Caljub Mehia.
14 dhjetor 1988 – Me 14 dhjetor kryeministri i Rumanise Kostandeen Daskalesku priti ministrin e financave te Shqiperise Andrea Nako. Po kete dite neneshkruhet protokolli per shkembimin e mallrave midis Shqiperise dhe Rumanise per vitin 1989.
18 dhjetor 1988 – Me 17 dhjetor u nis per Beograd nje delegacion qeveritar – tregetar i kryesuar nge ministri i Tregetise se jashtme Shane Korbeci.
20 dhjetor 1988 – Me 19 dhjetor mberriti ne Tirane nje delegacion qeveritar i Republikes se Turqise I kryesuar nga ministri i shtetit i Turqise Mehmet Yazar. Po kete date u mbajt sesioni i pare i komisionit te perbashket shqiptaro – turk per bashkepunim ekonomik, tregetar, industrial dhe teknik. Me 20 dhjetor neneshkruhet protokolli i sesionit te pare te Komisionit te perbashket per bashkepunim ekonomik, tregetar, industrial e teknik(21 dhjetor 1988).
22 dhjetor 1988 – Me 21 dhjetor mberrin ne Tirane ministri i lidhjeve ekonomike me Jashte i Bullgarise Andrea Llukanov. Dhe me 22 dhjetor nenshkruhet marreveshja dhe protokolli mbi bashkepunimin ekonomik, industrial dhe teknik, si dhe protokolli per shkembimin e mallrave dhe pagesat per vitin 1989 midis Shqiperise dhe Bullgarise (23 dhjetor 1988).
31 dhjetor 1988 – Me 30 dhjetor niset per ne Kube nje delegacion e RPS te Shqiperise i kryesuar nga anetari i Presidiumit te Kuvendit Popullor Rahman Hanku. Me 12 janar delegacioni u kthye ne Shqiperi pasi mori pjese ne festimet e 30 vjetorit te revolucionit kubanaz
07 janar 1989 – Me 06 janar niset per Paris ministri i jashtem Reis Malile.
02 shkurt 1989 – Me 01 shkurt u nis per ne Turqi ministri i jashtem Reis Malile.
11 shkurt 1989- Me 10 shkurt arriti ne Shqiperi ministri i tregetise se jashtme te Cekosllovakise Jan Shqerba. Po kete date nenshkruhet protokolli per shkembimin e mallrave dhe pagesave pèr vitin 1989 midis Shqiperise dhe  Cekosllovakise.
17 shkurt  1989 – Me 16 shkurt ben nje vizite miqesore jo zyrtare ne Janine Ministri i jashtem i Shqiperise Reiz Malile
18 shkurt 1989 – Me 17 shkurt arriti ne Sarande per nje vizite miqesore jo zyrtare ministri grek Karolos Papulias
26 shkurt 1989 – U nis per Vietnam nje delegacion qeveritar tregetar i kryesuar nga ministri i Ndertimit Ismail Ahmeti. Me 05 mars gazeta njofton per nenshkrimin e protokollit per shkembimin e mallrave dhe pagesave per vitin 1989 midis Shqiperise dhe Vietnamit.
07 mars 1989 – Me 06 mars mberrin ne Shqiperi nje delegacion qeveritar francez i kryesuar nga drejtori per Europen ne Ministrine e Puneve te Jashtme Zhak Blot. Me 09 mars nenshkruhet protokolli I sesionit te pare te Komisionit te perbashket Shqiptaro – Francez.
09 mars 1989 – Me 08 mars niset per ne Rumani Kryetari I Komisionit te planin te shtetit Niko Gjyzari
10 mars 1989 – Me 09 mars nenshkruhet ne Vjene protokolli per shkembime tregetare per vitin 1989 midis Shqiperise dhe Austrise.
14 mars 1989 – Kryetari i Komisionit te Planint te Shtetit Niko Gjyzari largohet nga Rumania per ne Turqi. Po kete dite gazeta njofton per largimin e Shane Korbecit nga Austria per ne RD Gjermane .
17 mars 1989 – Me 16 mars mberriti ne vendin tone sekretari i Shtetit ne Ministrine Federale te Bashkepunimit ekonomik te RF te Gjermanise Segfrid Lengl. Gazeta e dates 21 mars jep njoftimin se u nenshkrua ne Tirane marreveshja dhe protokolli i bashkepunimit teknik dhe financiar midis RPS te Shqiperise dhe RF te Gjermanise.
22  mars 1989 – Nje delegacion shqiptar niset per ne Japoni i drejtuar nga zevendes ministri i jashtem Muhamet Kapllani. U bisedua per mundesine e bashkepunimit ekonomik, industrial dhe teknik midis dy vendeve
29 mars 1989 – Me 28 mars delegacioni shqiptar i kryesuar nga Muhamet Kapllani arriti ne Kine.
30 mars 1989 – Me 29 mars arriti ne Paris ministri i jashtem i Shqiperise Reis Malile per nje vizite zyrtare dhe miqesore. Ate dite neneshkruhet marreveshja per transportin ajror civil midis Shqiperise dhe Frances.
06 prill 1989 – Mberriti me 05 prill ne vendin tone zv/kryeministri I Rumanise Stefan Andrei
- Po  me 05 prill mberrin ne vendin tone nje delegacion i ministries se jashtme te Laosit I krfyesuar nga zv/ministri,i jashtem Soulivong Phrasithideth
- Po me 05 prill nenshkruhet protokolli per transportin rrugor nderkombetar te mallrave midis Shqiperise dhe Jugosllavise.
07 prill 1989 – Me 06 prill nenshkruhet marreveshja per bashkepunim ekenomil, industrial e teknik midis Shqiperise dhe Rumanise.
19 prill 1989 – Perurohet me 18 prill linja ajrore Frankfurt – Tirane – Frankfurt.
20 prill 1989 – Niset me ne Athine nje delegacion qeveritar i kryesuar nga kryetari I Komisionit te Planint  te Shtetit Niko Gjyzari.
22 prill 1989 – Mbahet sesioni i dyte i komisionit shqiptaro – grek per bashkepunim ekonomik, industrial, teknik dhe shkencor; Me 21 prill nenshkruhet protokolli I komisionit te perbashket.
09 maj 1989 –    Me 08 maj mberrin ne RF te Gjermanise per nje vizite zyrtare e miqesore kryetari I komisionit te perhershem te puneve te jashtme Foto Cami.
19 maj 1989 – Viziton RF te Gjermanise Drejtori i Institutit te studimeve te marredhenieve nderkombetare Sofokli Lazri i cili mbajti nje leksion me teme: Gjendja aktuale ne Ballkan dhe perspektivat e bashkepunimit ne kete zone.
23 maj 1989 – Me 22 maj mberriti ne Shqiperi sekretari I pergjithshem i Ministrise se Puneve te jashtme te Austrise Dr. Thomas Klestil.
- Ne Sofje krijohet shoqata e miqesise bullgaro – shqiptare.
31 maj 1989 – Me 30 maj mberriti ne Shqiperi per nje vizite miqesore nje delegacion italian i rajonit te Pulias i kryesuar nga presidenti i ketij rajoni Xhuzepe Kolosanto.
- Mberriti ne vendin tone, per nje vizite miqesore nje delegacion i Shoqates Kombetare te Partizaneve Italiane (ANPI), i kryesuar nga presidenti i kesaj shoqate senatori Arrigo Boldrini.
03 qershor 1989 – Me 02 qershor u nis per ne Bullgari nje delegacion qeveritar I kryesuar nga kryetari I Komisionit te Planit te Shtetit Niko Gjyzari. Me 03 qershor u nenshkrua Protokolli shtese per shkembimin e mallrave per vitin 1989 midis dy vendeve.
06 qershor 1989 – U  nis per ne Rumani ministri, prane Keshillit te Ministrave, Farudin Hoxha
08 qershor 1989 – Mberriti ne vendin tone ministri i jashtem i shtetit palestinez Faruk Kadum
- Me 07 qershor  pritet nga ministri i jashtem shqiptar senatori kanades Ernest Leo Golbert
- Niset per nje vizite zyrtare ne Oslo zv/ ministri i jashtem Sokrat Plaka.
13 qershor 1989 – Me 12 qershor mberriti ne Shqiperi nje delegacion parlamentar i Austrise i kryesuar nga bashkekryetari i Asamblese Kombetare Gerulf Stiks.
20 qershor 1989 – Me 19 qershor mberriti ne Tirane ministri i jashtem i RD te Gjermanise Oskar Fisher. Me 20 qershor nenshkruhet marreveshja per bashkepunim ekonomik, industrial dhe tekniko – shkencor, si dhe per bashkepunim ne fushen e shendetesise dhe te shkencave mjekesore midis Shqiperise dhe Gjermanise.
23 qershor 1989 – Me 22 qershor mberriti ne vendin tone zv/sekretari per Punet e Jashtme te Irakut Nazir Hamdun
07 korrik 1989 – Keto dite beri nje vizite ne vendin tone nje delegacion i Fondit te Kombeve te Bashkuara per Femijet i kryesuar nga drejtori rajonal  per Europen Dr Reinhard Y. Freiberg.
12 korrik 1989 – Me 11 korrik mberriti ne vendin tone drejtorja Ekzekutive e Fondit te OKB-se per Aktivitetin e Popullsise (UNFPA) Nafiz Sadik.
19 korrik 1989- Vizitoi vendin tone keto dite Zv/ministri i Komunikacionit dhe Turizmit i RD te Gjermanise Klaus Volf.
20 korrik 1989 – Nje delegacion shqiptar i kryesuar nga zv/ministri i puneve te jashtme Sokrat Plaka merr pjese ne festen e Nikaraguas.
25 korrik 1989 – Me 23 korrik u nis per ne RF te Gjermanise Ministri i Tregetise se jashtme Shane Korbeci.
15 gusht 1989 – Mberriti per nje vizite private ne Shqiperi Nene Tereza, mbajtese e cmimit Nobel te Paqes.
18 gusht 1989 – Largohet nga Shqiperia kryetari i Asamblese Popullore Kombetare te Algjerise, Rabah Bitat, i cili beri nje vizite miqesore ne vendin tone.
29 gusht 1989 – Me 28 gusht niset per nje vizite zyrtare e miqesore ne Zvicer Kryetari i Kryesise se Kuvendit Popullor Petro Dode.
05 shtator 1989 – Mberrin per nje vizite  miqesore prefekti i Kosturit Andrea Vitanioti dhe kryetari i bashkise Andrea Ikonomidhi.
10 shtator 1989 -  Me 08 shtator qeveria cekosllovake propozon normalizimin e plote te marredhenieve me Shqiperine. Me 14 shtator qeverite perkatese rane dakort qe midis dy vendeve te ngrihet niveli i perfaqesimit diplomatik ne rang ambasadoresh.
20 shtator 1989 – Vizitoi vendin tone nje delegacion i Dhomes zyrtare te tregetise, industrise dhe lundrimit te Barcelones i kryesuar nga presidenti i saj Hozef Maria Figeras.
26 shtator 1989 – Niset per nje vizite zyrtare e miqesore nje delegacion i Kuvendit Popullor i kryesuar nga sekretari i Presidiumit  te Kuvendit Popullor Sihet Tozaj.
27 shtator 1989 –    Me 26 shtator mberriti ne vendin tone minister shteti ne Ministrine e Jashtme te RF te Gjermanise Helmut Shefer
28 shtator 1989 – Me 27 shtator mberriti ne vendin tone ministri i Punes, Punesimit dhe i Pergatitjes Profesionale te Frances Zhan-Pier Suason
- Me 27 shtator u nis per ne Bullgari ministri i Tregetise se Jashtme Shane Korbeci.
01 tetor 1989 – Mberriti ne vendin tone sekretari i pergjithshem i Epirit Evgjenio Haritidhis.
03 tetor 1989 – U nis per ne Jugosllavi kryetari i Komitetit Ekzekutiv te KP te rrethit te Tiranes Llambi Gegprifti.
17 tetor 1989 – Mberriti ne vendin tone kryetari i Bashkise se Athines Nikolaos Jorgos Jatrakos.
- Me 15 tetor u nis per ne Rumani ministri i Industrise Ushqimore Jovan Bardhi.
18 tetor 1989 – Me 17 tetor zv/kryeministri Pali Miska priti delegacionin e Ministrise se Bujqesise te Rumanise te kryesuar nga Sekretari i Shtetit ne Ministrine e Bujqesise Kostika Leu.
20 tetor 1989 – Ne sesionin e pare te Komitetit te perbashket shqiptaro – jugosllav per bashkepunim ekonomik e tekniko – shkencor, qe po zhvillonte punimet ne Beograd, u takuan ministri prane Kryesise se Keshillit te Ministrave Farudin Hoxha dhe anetarit te Keshillit Ekzekutiv Federativ te Jugosllavise Nikolla Gashovski. Me 20 tetor neneshkruhet ne Beograd protokolli shqiptaro – jugosllav per bashkepunim ekonomik e tekniko – shkencor.
22 tetor 1989 – Keto dite beri nje vizite private ne Shqiperi zv/ministri i shkencave te Kanadase Roberto Gualtieri.
26 tetor 1989 – Me 25 tetor u nis per ne Itali nje delegacion i Komitetit Kombetar te Veteraneve te Luftes te Popullit Shqiptar i kryesuar nga sekretari i pergjithshem Myqerem Fuga.
29 tetor 1989 – Me 28 tetor nenshkruhet ne Tirane protokolli per shkembimin e mallrave dhe pagesave midis Shqiperise dhe RD te Gjermanise per vitin 1990
02 nendor 1989 – Me 01 nendor u nis per ne Spanje ministri i jashtem i Shqiperise Reis Malile.
07 nendor 1989 – Me 06 nendor mberiti ne vendin tone zv/kryetari i Keshillit te Ministrave Te RD te Gjermanise Horst Zele. Me 07 nendor nenshkruhet protokolli per bashkepunim ekonomik, industrial dhe tekniko – shkencor midis Shqiperise dhe RD te Gjermanise (08 nendor).
09 nendor 1989 – Me 08 nendor beri nje vizite ne vendin tone Ministri i Tregetise se Jashtme te Italise Renato Ruxhero.
- Me 08 nendor mberriti ne vendin tone ministri i puneve te jatshme te Kubes Isidore Malmierka.
11 nendor 1989 – Ne kuadrin e bisedimeve per zbatimin e protokollit te sesionit te pare te Komisionit te perbashket shqiptaro – bullgar vizitoi vendin tone nje delegacion i Industrise Ushqimore te Bullgarise i kryesuar nga zv/ministri i Ministrise se Bujqesise dhe Pyjeve Ivan Savov.
21 nendor 1989 – Me 20 nendor niset per Cekosllovaki nje delegacion qeveritar tregetar i kryesuar nga ministri Shane Korbeci. Me 22 nendor nenshkruhet protokolli per shkembimin e mallrave dhe pagesave per vitin 1990.
07 dhjetor 1989 – Me 06 dhjetor nenshkruhet Konventa Veterinare midis Shqiperise dhe Bullgarise, gjithashtu u nenshkrua edhe nje protokoll per bashkepunimin midis dy vendeve ne fushen e bujqesise per vitet 1990 – 1991. Nenshkrimet u realizuan nga sekretari i Pergjithshem i Ministrise se Bujqesise Sulejmen Pepa dhe per palen bullgare nga zv/ministri i bujqesise Nikolla Fotev.
08 dhjetor 1989 – Vizitoi vendin tone nje delegacion i Bashkimit te Dhomave te Tregetise dhe i Bursave te Mallrave i kryesuar nga presidenti i ketij Bashkimi, Ali Xhoshku. Me 08 dhjetor nenshkruhet programi perkates per vitet 1990-1991. Per palen shqiptare programi u nenshkrua nga drejtor drejtorie ne Ministrine e Jashtme Gudar Toto dhe per palet turke nga drejtori i pergjithshem i Lidhjeve ekonomike dy paleshe ne Ministrine e Puneve te Jashtme te Turqise Erdinc Erdun.
21 dhjetor 1989 – Me 20 dhjetor niset per ne Bullgari nje delegacion qeveritar tregetar i kryesuar nga ministri i Tregetise se Jashtme Shane Korbeci. Me 22 dhjetor nenshkruhet protokolli per shkembimin e mallrave e pagesave midis Shqiperise dhe Bullgarise per vitin 1990 (23 dhjetor).
22 dhjetor 1989 – U nis per ne Libi nje delegacion i Ministrise se Puneve te Jashtme i kryesuar nga zv/ministri Muhamet Kapllani.
17 janar 1990 – Kryeministri Adil Carcani priti drejtorin e pergjithshem te firmes franceze Cegelec duke e vleresuar per nenshkrimin e kontrates mbi levrimin e paisjeve te hidrocentralit te Banjes si dhe bashkepunimin e deritanishem te bere ne hidrocentralin e Komanit.
18 janar 1990 – Me 17 janar nenshkruhet ne Tirane protokolli mbi shkembimin e mallrave dhe pagesave per vitin 1990 midis Shqiperise dhe Rumanise. Per palen shqiptare protokolli ,u nenshkrua nga zv/ministri Ajet Ylli dhe per palen romune nga zv/ministri i tregetise se jashtme dhe kooperimit ekonomik nderkombetar Stefan Stanku.
- Largohet nga vendi yne senatori italian Xhulio Orlando.
19 janar 1990 – Nenshkruhet ne Tirane marreveshja per transportin nderkombetar rrugor midis Shqiperise dhe Polonise. Per palen shqiptare marreveshja u nenshkrua nga sekretari i pergjishmen i ministrise dhe per palen polake nga ambasadori i Polonise ne Shqiperi Vladislav Ciaston.
25 janar 1990 – Me 24 janar mberriti ne Ankara zv/ministri i Puneve te jashtme Muhamet Kapllani.
26 janar 1990 -  Me 25 janar niset per ne Greqi zv/ministri i Puneve te Jashtme Sokrat Plaka.
03 shkurt 1990 – Sot u nenshkrua ne Tirane marreveshja per shkembimin e mallrave midis Shqiperise dhe Egjiptit. Per palen shqiptare marreveshja u nenshkrua nga drejtore  drejtorie Alaksandra Collaku dhe per palen egjiptiane nga presidenti i firmes shteterore Misr Eksport – import, Mohamed Ezzeldin El Hariri.
06 shkurt 1990 – Me 05 shkurt mberriti ne Tirane sekretari i Shtetit per punet e jashtme te Finlandes, Ake  Wihtol.
08 shkurt 1990 – Kryeministri i Turqise priti me 07 shkurt ministren e Industrise se lehte Vito Kapo.
09 shkurt 1990 – Beri nje vizite ne vendin tone kryetari i shoqates se miqesise Greqi – Shqiperi Vaso Gjeorgjiu
16 shkurt 1990 – Me 15 shkurt mberriti ne vendin tone nje delegacion zyrtar parlamentar i dhomes se deputeteve te Brazilit.
23 shkurt 1990 – Kryeministri italian Xhulio Andreoti priti te derguarin e presidentit te Shqiperise, Sofokli Lazrin.
24 shkurt 1990 – Me 23 shkurt nenshkruhet ne Tirane protokolli per shkembimin e mallrave midis Shqiperise dhe Jugosllavise per vitin 1990. Per palen shqiptare protokolli u nenshkrua nga zv/ministri i Tregetise se jashtme Altin Ylli dhe per palen jugosllave nga zv/sekretari Federativ per Tregetine e Jashtme Xhorxhe haxhimihajllovic.
09 mars 1990 – Me 08 mars nenshkruhet ne Tirane protokolli per shkembimin e mallrave dhe pagesave midis Shqiperise dhe Vietnamit nga zv/ministrat perkates.
13 mars 1990 – Me 12 mars u nis per ne Bullgari Ministri i jashtem Reiz Malile. Me 13 mars nenshkruhet ne Sofje marreveshja qeveritare midis Shqiperise dhe Bullgarise per bashkepunim kulturor dhe shkencor. Nenshkriumi u be nga ministrat e jashtemperkates.
16 mars 1990 – Me 15 mars nenshkruhet ne Tirane protokolli per shkembimin e mallrave dhe pagesave midis Shqiperise dhe Hungarise per vitin 1990. Marreveshja u nenshkrua nga zv/ministrat e Tregetise se jashtme perkatese.
23 mars 1990 – Viziton Shqiperine drejtori i pergjithshem i gazetes algjeriane “El – Muxhahid”
25 mars 1990 – U nis per ne Egjipt zv/kryeministri dhe ministri i bujqesise Pali Miska. Me dt 30 mars kthehet ne Shqiperi (31 mars).
08 prill 1990 – Mberriti ne Tirane senatori italian Paolo Emilio Taviani
19 prill 1990 – U nis per ne Sofje nje delegacio qeveritar i kryesuar nga kryetari i Komisionit te Planit te Shtetit, Niko Gjyzari. U nenshkrua protokolli i bashkepunimit ekonomik, industrial e teknik midis qeverive perkatese nga Niko Gjyzari dhe ministrja e Tregetise se brendeshme Ekaterina Marinova (21 prill).
22 prill 1990 – Me 21 prill u nenshkrua ne Tirane protokolli per shkembimin e mallrave dhe pagesave midis qeverive; Protokolli u nenshkrua nga zv/ministri i Tregetise se jashtme Altin Ylli dhe zv/ministri i Marredhenieve  Ekonomike me Jashte Stanisllav Amanovic.
26 prill 1990 – Shqiperia aderon ne Konventen e Barcelones.
09 maj 1990 – Me 08 maj arriti ne Shqiperi zv/sekretari i Pergjithshem i OKB-se, Administrator i Programit te Kombeve te Bashkuara per zhvillimin, William H. Drejper.
12 maj 1990 – 11 maj mberriti ned vendin tone Sekretari i pergjithshem i OKB-se Havier Perez de Kuelar.
13 maj 1990 – Me 12 maj niset per ne Norvegji nje delegacion i vendit tone i kryesuar nga Farudin Hoxha.
18 maj 1990 – Nenshkruhet ne Paris, me 17 maj, protokolli shqiptaro – francez i mbledhjes  se sesionit te dyte; Protokolli u nenshkrua nga zv/ministri i Tregetise se Jashtme Kostandin Hoxha dhe per palen franceze nga ministri fuqiplote, drejtor per Europen ne Ministrine e Puneve te Jashtme, Zhak Plot.
20 maj 1990 – Me 19 maj mberriti ne vendin tone per nje vizite zyrtare e miqesore ministri i Puneve te Jashtme te Bullgarise Bojko Dimitrov. Po kete dite u nenshkrua marreveshja per lundrimin detar tregetar si dhe bashkepunimi midis ATSh dhe BTA-se midis Shqiperise dhe Bullgarise; Marreveshja u nenshkrua nga ministrat perkates te te dy vendeve ndersa bashkepunimi nga drejtori i ATSh Taqo Zoto dhe per palen bullgare nga zv/drejtori i BTA-se Ivo Indzhev.
24 maj 1990 – Keto dite beri nje vizite ne Algjeri kryetari i Bashkimit te gazetareve te Shqiperise dhe kryeredaktori i Zerit te Popullit, Marash Hajati.
26 maj 1990 – Nje delegacion i Ministrise se Bujqesise te Republikes Egjiptiane  vizitoi Shqiperine ku u bisedua mbi detyrat e porotokollit te bashkepunimit.
29 maj 1990 – Me 28 maj mberriti ne vendin tone nje delegacion i Komisionit per Punet e jashtme te Parlamentit italian i kryesuar nga Flaminio Pikoli.
- Me 28 maj mberriti ne vendin tone kongresisti amerikan Tom Lantosh.
- Mberriti ne vendin tone nje delegacion i veteraneve te Danimarkes i kryesuar nga presidenti i Shoqates se Invalideve te luftes per clirimin e Kopenhagenit Frede Klitgrad.
30 maj 1990 – Me  29 maj filloi ne Tirane mbledhja e Ministrave te Energjitikes te Shteteve te  Ballkanit.
06 qershor 1990 – Shqiperia mori pjese si vezhguese ne mbledhjen per ceshtjet humanitare te Konferences per Sigurimin dhe Bashkepunimin Europian, e cila u hap me 05 qershor.
07 qershor 1990 – Me 06 qershor arriti ne Shqiperi zv/sekretarja e Ministrise se Shendetesise te Italise.
12 qershor 1990 – Me 11 qershor u nis per nje vizite te shkurter pune ne France dhe RF te Gjermanise zv/ministri i Puneve te jashtme Muhamet Kapllani.
15 qershor 1990 -  Me 14 qershor mberriti ne vendin tone Sekretari i Shtetit ne Ministrine Federale te Bashkepunimit Ekonomik te RF te Gjermanise Sigfrid Lengl.
19 qershor 1990 – Viziton vendin tone kryetari i Bashkise se Janines Filippas Filios.
24 qershor 1990 – Me 22 qershor nenshkruhet ne Kajro programi i shkembimeve kulturore, shkencore e teknike midis Shqiperise dhe Egjiptit.
26 qershor 1990 – Me 25 qershor niset per ne Turqi Kryeministri i Shqiperise Adil Carcani.
29 qershor 1990 – Me 28 qershor mberriti ne vendin tone zv/sekretari i pergjithshem i OKB-se Gerald Hinteregger.
30 qershor 1990 – Me 29 qershor presidenti i Bullgarise Peter Mlladenov priti te derguarin e kryetarit te Presidiumit te Kuvendit Popullor, Sofokli Lazrin.
04 korrik 1990 – Me 03 korrik ministri i jashtem i Zvicres priti zv/ministrin e jashtem te Shqiperise  Muhamet Kapllanin i cili ndodhej ne Zvicer per nje vizite te shkurter pune.
06 korrik 1990 – Mberriti ne vendin tone senatori italian Franko Salvi.
10 korrik 1990 –Me 09 korrik arriti ne vendin tone i derguari i posacem i Sekretarit te Pergjithshem te OKB-se .
- Keto dite beri nje vizite ne vendin tone zv/drejtori i pergjithshem i ANEA ne Vjene Dr Noramly bin Muslim me bashkeshorten.
11 korrik 1990 – Shqiperia pranohet si vezhguese ne mbledhjen e komitetit pergatitor te takimit te nivelit te larte te KSBE.
18 korrik 1990 – Me 17 korrik nenshkruhet ne Pekin protokolli i bashkepunimit ekonomik midis Shqiperise dhe Kines.
31 korrik 1990 – Jepet deklarata e perbashket shqiptaro – sovietike dhe nenshkruhet protokolli i normalizimit te marredhenieve midis Shqiperise dhe Bashkimit Sovietik..
- Me 30 korrik ministri i Jashtem i Shqiperise priti zv/ministrin e jashtem te Bashkimit Sovietik Julij A. Kvicinski.
04 gusht 1990 – Shqiperia pranohet si vezhguese ne bisedimet e Vjenes per “Krijimin e masave te Sigurimit dhe Besimit” ne Europe.
16 gusht 1990 – Me 14 gusht 1990 nenshkruhet ne Havane marreveshja midis ATSH dhe agjensise se Lajmeve te Kubes “PRENSA LATINA”. Marreveshjet u firmosen nga drejtoret perkates.
21 gusht 1990 – Me 19 gusht arriti ne Tirane nje delegacion i Komisionit te Kongresit te SHBA per Sigurimin dhe Bashkepunimin ne Europe.
23 gusht 1990 – Me 22 gusht kryeministri shqiptar priti zv/valiun e Stambollit Erdogan Izgi, i cili ndodhej ne Shqiperi per nje vizite miqesore.
- Me 22 gusht mberriti ne Shqiperi zv/ministri i jashtem kinez Tian Zengpei.
30 gusht 1990 – Me 29 paradite delegacioni parlamentar finlandez u takua me sekretarin e Presidiumit te Kuvendit Popullor Sihat Tozaj dhe, ne vazhdim po ate dite, me ministrin e Jashtem Reiz Malile dhe Ministrin e Tregetise se Jashtme.
01 shtator 1990 – Me 31 gusht u nenshkrua ne Moske protokolli per shkembimin e mallrave midis Shqiperise dhe BRSS. Marreveshja u nenshkrua nga zv/ministrat e tregetive te jashtme perkatese Kostrandin  Hoxha dhe E. I. Osadcuk.
07 shtator 1990 – Me 06 shtator mberriti ne vendin tone nje delegacion i Senatit te Shteteve te bashkuara Meksikane i kryesuar nga senatori Alfredo Toski Fernandez de Lara.
08 shtator 1990 – Juan Eskalona Reguera, Kryetar i Asamblese Popullore te Republikes se Kubes priti priti kryetarin e delegacionit shqiptar, ministrin e Drejtesise Enver Halilin.
11 shtator 1990 – U kthye ne Atdhe delegacioni i Komitetit Ekzekutiv te KP te Rrethit te Tiranes i kryesuar nga Llambi Gegprifti i cili mori pjese ne takimin e kryetareve te bashkive te kryeqyteteve te Ballkanit ne Athine.
15 shtator 1990 – Nga 12 shtatori deri me 14 shtator zhvilloi punimen ne Bukuresht mbledhja e zv/ministrave te jashtem te shteteve ballkanike.
16 shtator 1990 – Jepet deklarata e Keshillit te Ministrave  per pjesmarrjen e Shqiperise ne KSBE.
- Me 14 shtator beri nje vizite ne Bukuresht zv/ministri i jashtem Muhamet Kapllani.
21 shtator 1990 – Me 20 shtator mberriti ne vendin tone nje delegacion i Komunitetit Europian i perbere nga drejtore politike te ministrive te puneve te jashtme te Italise, Irlandes, dhe Luksemburgut.
22 shtator 1990 – Beri nje vizite ne vendin tone nje delegacion kuban i Institutit per Miqesine me Popujt i kryesuar nga zv/presedentja e ketij instituti Eva Seaone
25 shtator 1990 – Me 24 shtator niset per ne Nju Jork Kryetari i Presidiumit te Kuvendit Popullor  Ramiz Alia.
- U nis per ne Sofje nje delegacion i Komitetit shqiptar per Mirekuptim dhe Bashkepunim ballkanik i kryesuar nga kryetari i ketij komiteti prof. Dhimiter Shyteriqi.
26 shtator 1990 – Keto dite beri nje vizite ne vendin tone nje delegacion i Institutit te Radiotelevizionit Kuban i, kryesuar nge zv/presidentja e ketij Instituti Josefa Bracero.
28 shtator 1990 – Nga 26 – 27 shtator Asambleja Parlamentare e Keshillit te Europes organizoi ne Stratsburg nje diskutim mbi problemet qe kane te bejne me Konferencen per Sigurimin dhe bashkepunimin ne Europe, ku me ftese te kesaj asambleje mori pjese si vezhguese edhe nje delegacion i Kuvendit Popullor i RPS te Shqiperise i kryesuar nga Aranit Cela, deputet.
29 shtator 1990 – Nga data  25 – 28 shtator  beri nje vizite ne vendin tone nje delegacion i Kryqit te Kuq te RF te Gjermanise i kryesuar nge sekretari i pergjithshem Johan Vilhelm Romer.
03 tetor 1990 – Mberrit ne vendin tone zv/ministri i jashtem i Italise senatori Ivo Butini.
16 tetor 1990 – U nis per ne RS te Vietnamit nje delegacion i Komitetit te Shkences dhe teknikes i kryesuar nga kryetari Ajet Ylli.
- Me 15 tetor mberriti ne vendin tone nje delegacion i ministrise se puneve te jashtme te Suedise i kryesuar nga nensekretari i shtetit per punet e jashtme Torsten Orn.
- Me 15 tetor mberrit ne vendin tone nje delegacion qeveritar jugosllav i kryesuar nga anetari i Keshillit Ekzekutiv te  RSF te Jugosllavise dhe kryetar i pales jugosllave ne komitetin e perbashket shqiptaro – jugosllav Nikolla Gashovski. Me 18 tetor nenshkruhet protokolli shqiptaro – jugosllav i sesionit te dyte. Protokolli u nenshkrua nga Farudin Hoxha dhe Nikolla Gashovski.
20 tetor 1990 – Me 19 tetor u nis per ne Kube nje delegacion qeveritar tregetar i kryesuar nga Shane Korbeci.
24 tetor 1990 – Me 23 tetor mberriten ne vendin tone delegacionet e ministrave te jashtme te Ballkanit.
25 tetor 1990 – Filloi mbledhja e ministrave te jashtem te vendeve te Ballkanit.
- Njoftohet se zv/kryeministri kubanez priti ministrin e Tregetise se jashtme te Shqiperise Shane Korbeci.
26 tetor 1990 – Botohet komunikata e perbashket e ministrave te jashtem te Ballkanit  dhe nje mesazh i mbledhjes se ministrave te jashtem te Ballkanit per takimin e Nivelit te larte te KSBE-se.
Kryetari i Shoqates Japoni – Shqiperi, Masao Nakaxhima, vizitoi vendin tone.
02 nendor 1990 – Me 01 nendor mberrit ne vendin tone sekretari i Shtetit te Departamentit te Jashtem te Zvicres Klaus Jakobi dhe me 02 nendor perfunduan bisedimet midis dy delegacioneve.
07 nendor 1990 – Mesohet se me dt. 05 dhe 06 nendor u zhvilluan ne Rome bisedimet midis delegacionit shqiptar, te kryesuar nga zv/ministri i jashtem Muhamet Kapllani, dhe delegacionit britanik, te kryesuar nga zv/sekretari i shtetit Majkell Tait.
- Me 06 nendor zv/ministri i jashtem Muhamet Kapllani takohet me zv/ministrin e jashtem italian Klaudio Vitalone.
10 nendor 1990 – U nis per ne Japoni ministri i jashtem Reis Malile per te marre pjese ne ceremonine e kurorezimit ne fron te perandorit te Japonise Akihito.
- Keto dite u nenshkrua ne Phenian protokolli i sesionit te 16-te te bashkepunimit tekniko – shkencor midis qeverise se RPS te Shqiperise dhe qeverise se RDP te Korese.
14 nendor 1990 – Me 13 nendor u nenshkrua ne Tirane marreveshja midis qeverise se RPS te Shqiperise dhe qeverise se RDP te Korese per shkembimin e mallrave dhe pagesave per vitet 1991 – 1995; Mareveshja dhe protokolli u nenshkruan nga zv/ministrat perkates te tregetise se jashtme.
17 nendor 1990 – Njoftohet se Shqiperia qderoi ne marreveshjen per bashkepunim ne fushen e turizmit ne rajonin e Ballkanit.
20 nendor 1990 – Ministri i Jashtem i Shqiperise Reis Malile u nis per ne Paris per ta marre pjese, me cilesine e vezhguesit, ne takimin, e nivelit te larte te shteteve pjesmarrese ne Konferencen mbi Sigurimin e Bashkepunimin  ne Europe, qe mbahet ne Paris nga 19-21 nendori.
21 nendor 1990 – Me 20 nendor u nis per ne Jugosllavi ministri i Tregetise se Brendeshme Pajtim Ajazi per te marre pjese ne Konferencen e 23-te Ballkanike te Turizmit, qe zhvillohet ne Beograd nga 21-25 nendori.
22 nendor 1990 – Me 21 nendor mberriti ne vendin tone ministri i Shendetesise i Republikes Turke Halil Sivgin.
23 nendor 1990 – Keto dite bene nje vizite ne vendin tone anetaret e Komisionit te Jashtem te parlamentit hungarez Jozsef Mosz dhe Sabor Roszik
- Me 22 nendor nenshkruhet ne Tirane protokolli per shkembimin e mallrave dhe pagesave per vitin 1991 midis Shqiperise dhe dhe Republikes Federative Ceke e Sllovake; nenshkrimi i be nga ministrat e Tregetise se Jashtme te vendeve perkatese.
24 nendor 1990 – Me 23 nendor mberriti ne vendin tone nje delegacion i Federates se Sindikatave te Vietnamit i kryesuar nga presidenti i kesaj federate Nguyen Van Tu.
- Nje grup gazetaresh shqiptare beri nje vizite ne Turqi.
28 nendor 1990 -  Me 27 nendor u nis per ne Itali nje delegacion qeveritar Ekonomik i kryesuar nga ministri i Tregetise se Jashtme Shane Korbeci. Me 28 nendor nenshkruhet protokolli midis Shqiperise dhe Italise per bashkepunim ekonomik, industrial e teknik. Nenshkrimi u be nga ministrat perkates te Tregetise se Jashtme, per palen italiane nga Renato Ruxhero.
02 dhjetor 1990 – Arriti ne vendin tone Nene Tereza.
04 dhjetor 1990 – Me 03 dhjetor mberriti ne vendin tone zv/ministri i Puneve te jashtme te Libise Husni Mohamed Shaban.
08 dhjetor 1990 –    Me 07 dhjetor u nenshkrua protokolli per zbatimin e marreveshjes per transportin rrugor nderkombetar me Turqine. Per palen shqiptare protokolli u nenshkrua nga sekretari i pergjithshem i Ministrise se Transporteve Ferdinand Trako, ndersa per palen turke nga ndihmes sekretari ne Ministrine e  Transporteve Muammer Isikoglu.
11 dhjetor 1990 – U nis per ne Kube ministri i jashtem, Reis Malile me ftesa te ministrit perkates kubanes Isidoro Malmierka.
12 dhjetor 1990 – Me daten 10 dhetor u zhvilluan, ne Havane, bisedime midis ministrave te Jashtem te Shqiperise dhe Kubes.
13 dhjetor 1990 Me 12 dhjetor mberriten ne Tirane delegacionet qe do te marrin pjese ne mbledhjen e zyrtareve te larte te Ministrive te Transporteve te shteteve te Ballkanit;
15 dhjetor 1990 – Me 13 dhjetor ministri i jashtem i Shqiperise u nis per nje vizite njeditore ne Shtet e Bashkuara te Meksikes.
- Me 13-14 dhjetor u zhvillua ne Tirane sesioni i pare i Komisionit te Perbashket shqiptaro – bullgar per bashkepunim tekniko – shkencor dhe u nenshkrua protokolli midis dy vendeve per vitet 1990 – 1991; Per palen shqiptare protokolli u nenshkrua nga sekretari i pergjithshem i Ministrise se ndertimit Leonard Nano, ndersa per palen bullgare nga drejtori i pergjithshem ne Ministrine e Industrise e te teknologjise, Bojko Georgiev.
- Me daten 12 dhjetor u nenshkrua ne Budapest marreveshja ndermjet Qeverise se RPS te Shqiperise dhe Qeverise se R. Hungareze; Per palen shqiptare protokolli u nenshkrua nga zv/ministri Altin Ylli dhe per palen hungareze nga zv/sekretari i shtetit te Ministrise se lidhjeve nekonomike nderkombetare, Berenyi Lajos.
16 dhjetor 1990 – Me 15 dhjetor ministri i jashtem shqiptar i dha fund vizites ne Meksike dhe u nis per ne Argjentine.
18  dhjetor 1990 – Nga 11 – 17 dhjetori beri nje vizite ne vendin tone nje delegacion i Parlamentit Europian i kryesuar nga anetari i Komisionit politik te ketij parlamenti Aleksander Langer.
- Keto dite beri nje vizite ne vendin tone nje delegacion i Komitetit Nderkombetar  te Kryqit te Kuq i kryesuar nga i deeleguari i pergjithshem i ketij komiteti per Europen dhe Ameriken e Veriut Tuierry Germond
- Me 17 dhjetor u nenshkrua ne Tirane protokolli per shkembimin e mallrave dhe pagesave midis Shqiperise dhe Kines. Per palen shqiptare protokolli u nenshkrua nga zv/ministri i Tregetise se Jashtme Kostandin Hoxha dhe  e organizatave e shoqatave politike me numer 7442 date 17.12.1990;
20 dhjetor 1990 – U zhvilluan bisedimet shqiptaro – britanike ne Gjeneve.
- Me 19 dhjetor u nis per ne Jugosllavi ministri i Tregetise se Jashtme Shane Korbeci.
- Me 19 dhjetor miratohet kerkesa per formimin e Partise Demokratike.
22 dhjetor 1990 – Me 21 dhjetor u nenshkrua ne Beograd Marreveshja ndermjet Shqiperise dhe Jugosllavise per periudhen 1991 – 1995. Protokolli per shkembimin e mallrave e sherbimeve per periudhen e 1991 si dhe marreveshja per shkembimet tregetare ne zonat kufitare. Dokumentat u nenshkruan nga ministrat perkates.
26 dhjetor 1990 – U nenshkrua keto dite dokumenti perkates per krijimin e bankes  se Perbashket Shqiptaro – Zvicerane Iliria bank.
27 dhjetor 1990 U nis per ne Rumani nje delegacion qeveritar tregetar i kryesuar nga Ministri i Tregetise se jashtme Shane Korbeci. Po kete date nenshkruhet marreveshja tregetare per shkembimin e mallrave dhe pagesave per periudhen 1991 – 1993 dhe protokolli i shkembimit te mallrave dhe pagesave per vitin 1991. Dokumentat u nenshkruan nga ministrat perkates.
05 janar 1991 – Mberriti ne vendin tone nje delegacion ekonomik sovjetik i perfaqesuar nga punonjes te ministrise se Lidhjeve Ekonomike me jashte dhe Komisionit te Planint te Shtetit te B.S.
08 janar 1991- U nis per ne Finlande zv/ministri i Puneve te Jashtme Sokrat Plaka.
- Me 07 janar mberriti ne vendin tone nje delegacion qeveritar turk i kryesuar nga ministri i Shtetit Ishin Celebi. Me 10 janar nenshkruhet protokolli midis qeverive nga ana e ministrave perkates (11janar).
11 janar 1991 – Mberriti ne vendin tone presidenti i kompanise gjermane “Rukert”
12 janar 1991 – Me 11 janar beri nje vizite pune ne Shqiperi zv/ministri i Ministrise se Lidhjeve Ekonomike me Jashte  te Bashkimit Sovietik. Me 12 janar nenshkruhet marreveshja e bashkepunimit midis dy vendeve si dhe protokolli per bashkepunim tregetaro – ekonomik per vitin 1991.
-Me 11 janar u nis per ne Hungari Sekretari i Pergjithshem i Keshillit te Ministrave Fatos Nano
13 janar 1991- Kerkohet anetaresimi i Bankes se Shtetit Shqiptar ne FMN dhe BB.
- Ramiz Alia priti presidentin e firmes italiane “Italtreit”, Rafaelo Fellah.
15 janar 1991 – Me 13-14 janar beri nje vizite zyrtare dhe miqesore ne Shqiperi Kryeministri i Greqise Kostandin Micotaqis. Gjate vizites u nenshkruan edhe marreveshja mbi lundrimin detar – tregetar dhe marreveshja per bashkepunimin ne fushen e turizmit.
23 janar 1991 – U nis per ne RP te Kines ministri i jashtem Reis Malile. Ne pekin nenshkruhet marreveshja mbi bashkepunimin ne fushen e kultures, arsimit e te shkences. Gjithashtu u nenshkrua dhe marreveshja per beshkepunimin midis RTv shqipatr dhe atij kinez.Marreveshjet u nenshkruan nga ministrat perkates(26 janar).
29 janar 1991 – Me 28 janar u takuan ne Berne ministri i jashtem Reis Malile dhe ministri i jashtem i Zvicres, dhe zv/president, Rene Felber.
31 janar 1991 – Me 30 janar mberriti ne vendin tone Sekretari i shtetit te MPJ te Rumanise, anetar i qeverise, Romulos Neagu.
02 shkurt 1991- Me 01 shkurt Presidenti i Republikes Turke priti zv/kryeministrin shqiptar Shkelqim Cani, i cili ndodhet per nje vizite pune ne Turqi.
- Me 01 shkurt mberriti ne Tirane nje delegacion i Ministrise se Puneve te Jashtme te Japonise i drejtuar nga zv/drejtori i pergjithshem politik ne Ministrine e Jashtme japoneze Yusha Takashima, etj.
03 shkurt – Zv/ministri i Puneve te Jashtme te B.S. priti perfaqesuesit e Ministrise se Puneve te Jashtme te Shqiperise te cilet bene nje vizite pune per pergatitjet e hapjes se ambasades shqiptare ne Moske.
07 shkurt 1991 – Me daten 05 shkurt u nenshkrua ne Kajro mareveshja  per shkembimin e mallrave per vitin 1991 ndermjet dy ministrive te tregetise se jashtme.
09 shkurt 1991 – Mberriti ne Tirane me 08 shkurt nje  delegacion i Ministrise se Jashtme te Italise.
12 shkurt 1991 – Nje delegacion i Bankes se Shtetit Shqaiptar u nis per ne Uashington, i kryesuar nge Drejtori i pergjithshem Niko Gjyzari.
17 shkurt 1991 –    Me 16 shkurt u nis per ne Bruksel nje delegacion i Ministrise se Punave te jashtme i kryesuar nga drejtori i drejtorise per bashkepunimin shumepalesh Petraq Pojani.
20 shkurt 1991 – Me 18 shkurt u zhvilluan bisedime midis delegacionit te MPJ te Shqiperise dhe Kumunitetit Europian.
22 shkurt 1991 – Me 21 shkurt mberriti ne vendin tone kryetari i Lidhjes Demokratike te Kosoves, Ibrahim Rugova.
01 mars 1991 – Shqiperia i propozon Komunitetit Europian perfundimin e nje marreveshjeje mbi tregetine dhe bashkepunimin duke i drejtuar ketij Komuniteti edhe nje kerkese per ndihme umanitare ushqimore.
03 mars 1991 – Presidenti i Turqise Turgut Ozal takohet me zv/kryeministrin Shkelqim Cani.
- Me 02 mars 1991 arriti ne Tirane kryetari i Sesionit te 45-te te Asamblese se Pergjithshme te OKB-se, Guido de Marko.
- Me 02 mars mberriti ne Tirane bamirësja  Nene Tereza.
05 mars 1991 – Me 04 mars  mberriti ne vendin tone nje delegacion i Parlamentit italian i kryesuar nga kryetari i Komisionit te Puneve te Jashtme te Dhomes se deputeteve te ketij parlamenti Flaminio Pikoli.
- Mberriti ne vendin tone nje mision pune i Fondit Monetar Nderkombetar.
08 mars 1991 – Me 07 mars mberriti ne vendin tone nje delegacion i Federates Nderkombetare te Helsinkit.
- Presidiumi i Kuvendit Popullor ka ftuar per te marre pjese ne zgjedhjet e 31 Marsit delegacione vezhguesish.
- Me 07 mars mberriti ne vendin tone ish kongresisti amerikan  Xhozef Dioguardi.
12 mars 1991 – Me 11 mars vizitoi vendin tone zv/kryetari i Keshillit te Ministrave te Italise Klaudio Marteli.
- 11 mars mberriti ne vendin tone nje delegacion i OKB-se i kryesuar nga Stefano De Mistura, i derguari i posacem i Sekretarit te Pergjithshem te OKB-se.
13 mars 1991 – Niset, me 12 mars, per ne Itali Ministri i Jashtem Muhamet Kapllani.
16 mars 1991 – Nenshkruhet me 15 mars ne Uashington memorandumi i mirekuptimit midis qeverise se RPS te Shqiperise dhe qeverise se SHBA lidhur mez rivendosjen e marredhenieve diplomatike.
17 mars 1991 –  Krijohet shoqata Shqiperi – Izrael.
20 mars 1991 – Me 19 mars mberriti ne vendin tone sekretari kombetar i Partise Republikane Xhorxhio La Malfa.
- Mberiten ne vendin tone, me 19 mars, funksionare te departamentit te Shtetit te SHBA, ne kuadrin e hapjes se ambasades amerikane ne Shqiperi.
- Me 19 mars mberriti ne Shqiperi zv/ministri i Jashtem i Vatikanit Klaudio Celi.
22 mars 1991 – Me 21 mars mberiti ne vendin tone per nje vizite zyrtare triditore zv/sekretari i shtetit te MPJ te Hungarise.
24 mars 1991 – Me 23 mars krijohet shoqata e miqesise Shqiperi – Gjermani.
28 mars 1991 – Keto dite vizitoi vendin tone nje delegacion i Komunitetit te San Egidios.
29 mars 1991 – Mberiten ne vendin tone delegacionet e huaja  per te asistuar ne zgjedhjet pluraliste te 31 marsit.
30 mars 1991 – Mberriten ne vendin tone delegacionet e huaja parlamentare per te marre pjese ne zgjedhjet pluraliste parlamentare te 31marsit.
- U nis per ne Antalia te Turqise Nje delegacion qeveritar i kryesuar nga kryetari i Komisionit te Planit te Shtetit, Leontiev Cuci.
06 prill 1991 – Mberiten ne vendin tone nje grup ekspertesh te zyres Amerikane per ndihmet Humanitare.
09 prill 1991 – U krijua shoqata e miqesise Shqiperi – SHBA.
14 prill 1991 – Kryetari i Keshillit te Ministrave Fatos Nano priti  delegacionin e Asamblese Parlamentare te Keshillit te Europes.
21 prill 1991 – Beri nje vizite ne vendin tone nje grup afaristesh italiane.
23 prill 1991 – Me 21 prill u nis per ne Itali nje delegacion qeveritar i kryesuar nga Sekretari i Pergjithshem i K.M. Aleks Luarasi.
- Me 21 prill mberriti ne vendin tone nje mision pune i Bankes Boterore i kryesuar nga Adil Kanan.
- Me 21 prill Ramiz Alia priti kryetarin e grupit te shoqerive Rexol, Ser Leon Taman. Këtu vlen të përmendet, sipas internetit, se shoqëritë Rexol merren me pastrimet kimike të sipërfaqeve te ndotura; me veprimtari në funksion të ruajtjes së ambientit.
26 prill 1991 – Me 25 prill nenshkruhet ne Pekin nje marreveshje kredie midis Shqiperise dhe Kines
30 prill 1991 – Nga data 18 – 28 prill nje grup specialistesh sovietike te ekonomise zhvilluan bisedime me specialistet shqiptar te kesaj fushe.
05 maj 1991 Krijohet shoqata e miqesise Shqiperi – Bashkimi Sovietik.
07 maj 1991 – U nis per ne Rumani nje delegacion parlamentar i kryesuar nga Xhelil Gjoni.
- Mberriti ne vendin tone misioni i dyte i fondit monetar Nderkombetar
08 maj 1991 – Shkembehen mesazhe midis ministrave te Jashtem te Shqiperise dhe Greqise.
09 maj 1991 – Mberriti ne vendin tone Kryetari i Komisionit te Keshillit te Europes “Demokracia nepermjet ligjit”, anetar i Parlamentit Europian Prof Antonio La Pergola..
 14 maj 1991 – U nis per ne Londer nje delegacion qeveritar i kryesuar nga kryeministri Fatos Nano. Ne perberje te delegacionit ishte dhe ministri i jashtem Muhamet Kapllani.
15 maj 1991 – Krijohet shoqata e miqesise Shqiperi – Greqi
16 maj 1991 – Delegacioni qeveritar shqiptar ndaloi ne Itali ku u takua me zyrtaret me te larte italiane.
26 maj 1991 – Ministri i kultures Moikom Zeqo, me 24 maj, pritet nga Presidenti Turk Turgut Ozal.
28 maj 1991 – Me 27 maj arriti ne Shqiperi misioni i dyte i Bankes Boterore i kryesuar nga Frank Lysy.
- Vendosen marredhenie diplomatike midis Shqiperise dhe Shtetit te pavarur te Papuas dhe Guinese se Re
29 maj 1991 – Me 28 maj u zhvilluan bisedime ne Ministrin e Puneve te Jashtme midis delegacioneve te Greqise, te kruesuar nga zv/sekretari i pergjithshem E. Megalokonomu, dhe delegacionit shqiptar, i kryesuar nga Bashkim Dino.
30 maj 1991 – Duke filluar nga data 29 maj rivendosen marredheniet diplomatike midis Shqiperise dhe Britanise se Madhe.
01 qershor 1991 – Me 31 maj mberriti ne Hungari ministri i Puneve te Jashtme Muhamet Kapllani.
- Me dt. 29 maj u nenshkrua ne Hanoi marreveshja 5 vjecare midis Shqiperise dhe Vietnamit si dhe protokolli i shkembimit te mallrave dhe pagesave.
02 qershor 1991 – Me 01 qershor, pas Hungarise, Ministri i jashtem Muhamet Kapllani vizitoi Kroacine.
04 qershor 1991 – Keto dite beri nje vizite ne Shqiperi nje delegacion maqedonas i arkivave
- U krijua shoqata e miqesise Shqiperi – Kine.
07 qershor 1991 – Me 06 mberriti ne vendin tone At Artur Liolin.
Krijohet shoqata e miqesise Shqiperi – Austri.
09 qershor 1991 – Me 07 qershor takohen nje Gjeneve delegacionet e ministrive te Puneve te jashtme te Shqiperise dhe Britanise se Madhe.
* 1-Datat e para dhe datat ne kllapa, me bold,  jane datat e publikimeve te gazetes “Zëri i Popullit”, gjithashtu i konsiderojme te gjitha lajmet e dhena nga kjo gazete si reale dhe jo te sajuara
2-Ne veprimtarine nderkombetare te PPSh dhe qeverise se saj nuk kemi permbledhur delegacionet artistike dhe ato te bashkimeve profesionale, ndersa vizitat e Nene Terezes i kemi grupuar ne marredheniet Vatikan – Shqiperi.
Mbi bazen e ketij materiali ndertojme tabelat grafike te meposhtme per te kater vitet e parapara dhe nxjerrim keto rezultate (nenvizimet tregojne vendet ish komuniste, ku kemi perfshirë edhe marrëdheniet ne Ballkan):
1988       1989      1990      1991(6 mujori pare)
1-Marredhenie gjithsej             30            58         107          68
2-Me vendet ish komuniste     10            20           38          16
3-Me vendet  kapitaliste          20(10)      38(17)    69(32)      52(34)
(Ne kllapa jane marredheniet me vendet e zhvilluara kapitaliste)
Nuk e besojme se ka veshtiresi ne te kuptuarin e ketij materiali permbledhes, qe gjithsesi nuk permban arbitraritet nga ana e jone. Permbledhja dhe specifikimi i marredhenieve te jashtme te qeverise dhe PPSh tregon se PPSh, gjate kesaj periudhe, nuk ka asnje lidhje te vecante me vendet ish komuniste. Ne kete menyre bie poshte ideja sikur Shqiperia ka qene nje vend komunist, qofte dhe i vecante, te pakten pergjate kesaj periudhe. Ndarja e marredhenieve ne funksion te vendeve me organizim shoqeror te pretenduar cilesor tregon se marredheniet me te zhvilluara kane qene me vendet kapitaliste. Dhe nje specifikim i metejshem i ketyre vendeve te fundit tregon se marredheniet me te ngushta te PPSh kane qene me vendet kapitaliste qe bejne ligjin ne bote dhe detyrimisht edhe ne Shqiperi. Me fjale te tjera kjo do te thote se vdekjen e PPSh dhe ndryshimin e rendit shoqeror ne Shqiperi e ka pergatitur pikerisht ajo qe formoi PKSh para 48 viteve. Te pakten marredheniet nderkombetare te PPSh gjate viteve 1988 – 1991 e vertetojne kete katerciperisht.
Nuk e besojme se ka veshtiresi ne te kuptuarin e ketij materiali permbledhes, qe gjithsesi nuk permban arbitraritet nga ana e jone. Permbledhja dhe specifikimi i marredhenieve te jashtme te qeverise dhe PPSh tregon se PPSh, gjate kesaj periudhe, nuk ka asnje lidhje te vecante me vendet ish komuniste. Ne kete menyre bie poshte ideja sikur Shqiperia ka qene nje vend komunist, qofte dhe i vecante. Ndarja e marredhenieve ne funksion te vendeve me organizim shoqeror te pretenduar cilesor tregon se marredheniet me te zhvilluara kane qene me vendet kapitaliste. Dhe nje specifikim i metejshem i ketyre vendeve te fundit tregon se marredheniet me te ngushta te PPSh kane qene me vendet kapitaliste qe bejne ligjin ne bote dhe detyrimisht edhe ne Shqiperi. Me fjale te tjera kjo do te thote se vdekjen e PPSh dhe ndryshimin e rendit shoqeror ne Shqiperi e ka pergatitur pikerisht ajo qe formoi PKSh para 48 viteve. Te pakten marredheniet nderkombetare te PPSh gjate viteve 1988 – 1991 e vertetojne kete katerciperisht.
Perputhja e dinamikes se marredhenieve nderkombetare me praktikat politike te zbatuara ne jeten shoqerore te shqiptareve duhet te sherbeje per te kuptuar menyren se si Bota ka ndikuar mbi popullin shqiptar pergjate periudhes 1988-1991. Natyrisht këtë nuk  mund ta di asnjë shqiptar përveç Ramiz Alisë dhe ekipit te tij i cili evidenton lidhjen e emrit të Enver Hoxhës me aktivitetin ndërkombëtar të Shqipërisë socialiste (Ramiz Alia, Fjalime e biseda 1985, vëll. 1, f. 14), por duke mos i thene kurre shqiptareve se per çfare kishte sherbyer politika e jashtme ne veprimtarine e komunizmit.
Politika më formale e PPSh-së, e cila ka shërbyer vetëm për konsum publik, ka qenë politika e jashtme, e cila vetëm për problemet ndërkombëtare nuk ka shërbyer. Asnjëherë populli shqiptar nuk  e pati marrë vesh se për çfarë ekzistonin ata dhjetra-qindra ambasadorë, punonjës të ambasadave. Asnjëherë nuk u pat thënë se për çfarë shërbenin anëtarët e kësaj armate. Cili ishte qëllimi i tyre? Çfarë pune bënin? Ndoshta, për herë të parë, kjo u tha nga Ramiz Alia dhe fill mbas vdekjes së diktatorit, a thua se sekretari i parë e kishte kuptuar formalizmin 40 vjeçar që endej nëpër botë pa i dhënë Shqipërisë asnjë favor ekonomik. Sipas Ramiz Alisë “Politika jonë e jashtme gjithmonë ka pasur dhe ka për qëllim mbrojtjen e luftërave revolucionare të popujve, të të gjithë atyre që janë kundër imperializmit, socialimperializmit dhe reaksionit ndërkombëtar” (Ramiz Alia, Fjalime e biseda, 1985, vëll. 1, f. 90)
Domethënë shqiptarët kishin sakrifikuar miliona dollarë nga puna e tyre për të mbajtur gjallë një ide pa domethënie. Përse Ramiz Alia përdor gjuhën e sinqeritetit në atë kohë, e cila nuk kishte asnjë ndryshim cilësor me të kaluarën? Mos vallë ai po merrte mëkatet e Enver Hoxhës mbi vete për t’i zgjatur jetën PPSh-së? Përse ai e ngriti figurën e diktatorit përtej superrelatives? Përse të gjitha krimet dhe mëkatet e PPSh-së janë të fshehura me një marifet pothuajse të pazbulueshme dhe përse vrima e vetme nga ku mund të depërtohet në ato krime është politika e jashtme e PPSh-së, të cilën Ramiz Alia e redukton në një hiç? Çfarë kërkon të fshehë Sekretari i Parë i PPSh-së? Apo mos vallë ai kërkonte t’i tjetërsonte këto krime dhe mëkate për t’i bërë të pazbulueshme përgjithmonë? Çfarë lidhje ka midis politikës së jashtme shqiptare dhe historisë së krijimit të PKSh-re, gjithmonë në se ka sipas pretendimit tonë?
Janë pyetje që nuk kanë marrë përgjigje asnjëherë, por veprimtaria në politikën e jashtme të PPSH-së hap dritaren e mundëshme nga ku ne mund të shohim perden që mbulon të kaluarën e turpshme të PKSh-re. Dhe kjo dritare nuk mungoi të hapej pikërisht në stadin më të keq të ekonomisë shqiptare, atëhere kur u kuptua mirëfilli se kështu nuk mund të ecej më. Dhe çfarë ndodhi? Sikur të ishte gjallë Enver Hoxha e gjithë Byroja Politike, Komiteti Qëndror, Qeveria, me kuç e me maç do të ishin pjekur të gjallë nga deklarata bombastike e Ramiz Alisë. Këtë deklaratë mori guximin dhe e tha në Kongresin e 10-të të Bashkimeve Profesionale të Shqipërisë a thua se ishte klasa punëtore ajo që e aprovonte këtë hap super gjigand. Të ushqyer me urrejtje ndaj popujve të Europës  në lindje e në perëndim shqiptarët më 1987 hapën veshët e shqyen sytë kur Ramiz Alia i lajmëroi: “Janë duke përfunduar bisedimet edhe për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Republikën Federale të Gjermanisë. Vështirësitë për arritjen deri këtu nuk kanë munguar, por për kapërcimin e tyre të dyja palët treguan vullnet të mirë e realizëm, pa hequr dorë nga të drejtat dhe pa bërë lëshime në parimet nga udhëhiqet seicila palë” (Ramiz Alia, Fjalime e biseda, 1987, vëll. 5, f. 167). Puna kishte arritur deri këtu sa PPSh-së i shtriu dorën të vetmit “armik” që kishte “luftuar” me armë në dorë e për të cilën krenohej historikisht pamvarësisht si kishte evoluar koha, ku kjo e fundit kishte vlera vetëm për PPSh-së pasi të tjerët nuk jetonin sipas kontinumit kohor-hapsinor. Se si arriti Ramiz Alia t’i mbushte mëndjen anëtarëve të tjerë të Byrosë Politike apo Komitetit Qëndror një zot e di, por me sa duket njerëzit, që aderonin në këto instrumenta të PPSh-së, paskan qënë vetëm kukulla dhe nuk i pyeste njeri. Njeriu që drejtoi dhe komandoi këtë punë u fsheh prapa Ramiz Alisë dhe këtë, të vërtetë të padiskutueshme, kërkush nuk mund ta dijë. Fakti që u tentua të lidhej fillimisht vetëm me Gjermaninë, kur me Francën dhe Italinë lidhjet ekzistonin në rang ambasadash prej kohësh, duhet të tregojë tendencën për të fshehur këmbët e gjarprit që sundonte Shqipërinë. Ky fakt ekziston hapur fare, por paraqitet si i parëndësishëm dhe në funksion të politikës së jashtme të PPSh-së. Vini re “parëndësinë” e këtij sygjerimi dhe putrën e gjarprit 50 vjeçar (prej këtej mund të dalë edhe kush e drejtonte realisht Ramiz Alinë): “Ne jemi për normalizimin e marrëdhënieve edhe me Anglinë. Në qoftë se në Londër do të çlirohen nga paragjykimet që nga lufta e ftohtë dhe do të nisen nga dëshira e vullneti i mirë për t’i zhbllokuar marrëdhëniet anglo-shqiptare, për gjëndjen e të cilave ne nuk kemi asnjë faj e asnjë përgjegjësi, në Shqipëri do të gjejnë gadishmëri për të biseduar e për të bashkëpunuar me frymë konstruktive” (po aty). Duke u kthyer tek statistika historike i kujtojmë lexuesit se anglezët ishin ata që formuan brigadat partizane nga ana ideore, praktike e materiale. Anglezët ishin ata që drejtuan realisht luftën nacional-çlirimtare dhe vunë në veprim UNRA-n për të ndihmuar Shqipërinë. Vendosja e bombave të Kanalin e Korfuzit dhe dëmtimi apo shkatërrimi i anijeve (kërkush nuk i di përmasat e dëmit realisht) i dha fund marrëdhënieve midis dy vëndeve.
Jeta politike e brendeshme e partise paraqet interes te vecante kur lidhet ne menyre varesore me konteksin e marredhenieve nderkombetare ku kemi kete hapesire:
Me 1 dhe 2 mars 1988 mbahet pleniumi i 5 i KQ te PPSh ku Foto Cami mbajti raportin e Byrose Politike “ Per nje perparim te gjitheanshem te kultures socialiste dhe rritjen e rolit te saj ne te gjithe jeten e vendit”. Ne mbyllje Ramiz Alia mbajti nje fjalim  me teme: « Kultura socialisten – force e madhe aktive per perparimin e atdheut » (Zeri i Popullit, dt. 03 mars 1988).
Me   22 mars 1988 mblidhet ne Vlore pleniumi i Komitetit te partise te rrethit ku merr pjese Ramiz Alia, i cili mbajti fjalimin : « Potenciali krijues dhe vlerat morale te kuadrove te vihen plotesisht ne funksion te shoqerise » (Zeri i Popullit, dt. 23 mars 1988).
Mblidhet   pleniumi i 6-te i KQ te partise i cili vuri theksin mbi forcimin dhe permiresimin e punes ne organet e tregetise se jashtme (Zeri i Popullit, dt. 25 shtator 1988).
- Fillon punimet kongresi i 6-te e kooperativave bujqesore, ku marrin pjese udheheqesit e parties dhe te shtetit (Zeri i Popullit, dt. 22 nendor 1988).
– Me 1-2 shkurt u mblodh plenumi i 7 i KQ te PPSh per problemet e bujqesise. Gjithashtu plenumi vendosi disa emerime te reja ne parti dhe qeveri (Zeri i Popullit    dt. 03 shkurt 1989):
1-Hekuran Isai zgjidhet sekretar i KQ te partise
2-Simon Stefani dhe Hajredin Celiku lirohen nga detyra e sekretarit te KQ
Kurse Presidiumi i Kuvendit Popullor nxorri dekretin :
1-Pali Miska emerohet zevendeskryetar i keshillit te ministrave dhe minister i    bujqesise
2-Manush Myftiu, zevendes kryetar i keshillit te ministrave emerohet njekohesisht edhe kryetar i Komisionit te Kontrollit te Shtetit.
3-SimonStefani emerohet zevendes kryetar i keshillit te Ministrave dhe minister i Puneve te Brendeshme
4-Hekuran Isai, lirohet nga funksioni i zevendeskryetarit te Keshillit te Ministrave dhe i ministrit te Puneve te Brendeshme
5-Vangjel Cerava lirohet nga funksionet e zevendes kryetarit te keshillit te ministrav.
6-Besnik Bekteshi lirohet nga funksioni i zevendeskryetarit te keshillit te ministrave dhe emerohet minister i Industrise dhe minierave dhe njekohesisht minister ad interim i Energjitikes.
7-Hajredin Celiku  emerohet minister e Transporteve
8-Enver Halili lirohet nga funksioni i kryetarit te Komisionit te Kontrollit te shtetit dhe emerohet minister, sekretar i pergjithshem i Keshillit te Ministrave
9-Llambi Gegeprifti, lirohet nge funksioni i ministrit te industrise dhe minierave, meqenese kalon ne nje detyre tjeter
10-Themie Thomai lirohet nge funksionet e ministres se bujqesise, meqenese kalon ne nje detyre tjeter
11-Luan Babameto, lirohet nga funksioni i ministrit te transportit, meqenese kalon ne nje detyre tjeter
12-Lavdosh Ahmetaj lirohet nga funksioni i ministrit te Energjitikes, meqenese kalon ne nje detyre tjeter.
Me 05 shkurt 1989 “Zeri i Popullit” botoi fjalen e Ramiz Alise ne pleniumin e 7-te ku vecojme :
1-Fitoret historike te bujqesise nuk erresohen ne se veme ne dukje disa dobesi te saj.
2-Kjo gjendje nuk ka te beje me sistemin shoqeror ne bujqesi, vitaliteti i te cilit, si strategji zhvillimi, eshte provuar katerciperisht.
3-Bujqesia eshte dega qe eshte goditur me shume se cdo dege tjeter nga faktoret natyrore.
4-Disa aspekte te marredhenieve ekonomike ne bujqesi gradualisht e kane ezauruar forcen e tyre shtytese dhe kane nevoje per persosje te metejshme
5-Kooperativizmi eshte dhe do te mbetet deri ne fund nje rend me perspektiv.
6-Ndryshimet qe propozohen jane te lidhura midis tyre.
7-Duhet te vendoset nje forme e re shperblimi, e cila synon te perjashtoje si perfitimet pa pune, ashtu dhe mbetjen borxh ndaj te perparuarve.
8- Barazitizmi eshte ne dobi te atyre qe kerkojne nga shoqeria me shume se sa i japin.
9- Shkalla e inisiatives percaktohet nga normat qe rregullojne marredheniet ne shoqeri.
10-Centralizimi demokratik kthehet ne centralizem burokratik po nuk u zgjerua paprere pjesmarrja e masava ne administrimin e pasurive shoqerore dhe ne qeverisjen e vendit.
11-Ne trajtimin e bujqesise me baze materiale duhet hequr dore nga disa koncepte te gabuara.
– Me   25-26 shtator mblidhet Pleniumi i 8-te i Komitetit Qendror te P.P.Sh. ku ne emer te Byrose Politike, Lenka Cuko, mbajti raportin: “Per forcimin e metejshem te partise dhe permiresimin e punes se saj ne perputhje me kerkesat e kohes” (Zeri i Popullit, dt. 27 shtator 1989).
– Me daten 22 dhe 23 janar 1990 u mblodh Pleniumi i 9-te i Komitetit Qendror te PPSh (Zeri i Popullit, dt. 24 janar 1990).
– Me datat 16-17 prill u mblodh Peniumi i 10 i K.Q. te PPSh, i cili iu kushtuan demokratizimit te metejshem te jetes ekonomiko – shoqerore (Zeri i Popullit, dt. 18 prill 1990).
– Filloi punimet  Pleniumi i 11-te i KQ te Partise (Zeri i Popullit, dt. 07 korrik 1990).
– Perfundoi Pleniumi i 11-te i KQ te PPSh (Zeri i Popullit, dt. 08 korrik 1990) i cili mori keto vendime:
1-Shoket Manush Myftiu, Prokop Murra dhe Rita Marko te lirohen nga detyra e anetarit te Byrose Politike te KQ te Partise per efekt te daljes ne pension.
2-Shoket Kico Mustaqi, Vangjel Cerrava dhe Xhelil Gjoni te zgjidhen anetare te Byrose Politike te KQ te PPSh
3-Shoket Xhemal Dymylja dhe Niko Gjyzari te zgjidhen kandidate te Byrose Politike te KQ te PPSh.
4-Shoku Abdyl Backa nga kandidat i Komitetit Qendror te Partise behet anetar i Komitetit Qendror te Partise.
5-Shoket Xhelil Gjoni dhe Abdyl Backa te zgjidhen sekretare te Komitetit Qendror te Partise.
6-Shoku Hekuran Isai te lirohet nga detyra e sekretarit te KQ te Partise dhe t’i propozohet kryetarit te Keshillit te Ministrave per t’ia rekomanduar Presidiumit te Kuvendit Popullor qe ta emeroje zevendeskryetar te Keshillit te Ministrave dhe minister te Puneve te Brendeshme.
7-Shoku Simon Stefani te lirohet nga detyra e zevendeskryetarit te Keshillit te Ministrave dhe Minister i Puneve te Brendeshme dhe t’i propozoje kryetarit te Keshillit te Ministrave per t’ia rekomanduar Presidiumit te Kuvendit Popullor emerimin e tij se kryetar te Komisionit te Kontrollit te Shtetit.
8-Shoqja Lenka Cuko te lirohet nga detyra e sekretares se KQ te Partise dhe t’i rekomandoje Pleniumit te Komitetit te Partise te rrethit te Fierit per ta zgjedhur sekretare te pare te tij.
Ishte koha kur ishin hapur dyert e ambasadave dhe revolta e popullit shqiptar kishte shperthyer si asnje here. Fakti qe procesi i shfrimit politik te popullit shqiptar u muar persiper nga shtetet me perfaqesi diplomatike duhet te fshehe dicka te panjohur dhe te re per politiken e PPSh, te pakten ne aspektin propogandistik. Aktet reale te formimit te PKSh ne e jep kete te drejte konstatuese dhe kostatimin qe bota europiane po e shpetonte PPSh nga vdekja me dhune.
Eleminimi i kesaj te fundit ka qene e gjithe dinamika e fshehte e kupoles se PPSh, e cila per te sfumuar revolten popullore nxorri dekretin per perjashtimin nga procedimi penal te shtetasve shqiptare qe kane hyre ne perfaqesite e huaja diplomatike (Zeri i Popullit, dt. 08 korrik 1990). Ne vazhdimin e politikave te brendeshme PPSh nderroi edhe njehere ekipin qeverises te Shqiperise. Keshtu me 10 korrik 1990  botohet dekreti mbi disa ndryshime ne perberjen e Keshillit te Ministrave, si me poshte vijon (Zeri i Popullit    dt. 10 korrik 1990):
1-Hekuran Isai emerohet zevendeskryetar i keshillit te Ministrave dhe minister i Puneve te Brendeshme.
2-Simon Stefani lirohet nga funksionet e zevendeskryetarit te Keshillit te Ministrave e te ministrit te Puneve te Brendeshme dh