93 – Interpretime materialiste ne fushen e Mendimit Fizik

          

                       (ose: Permbysja e asaj qe kujtojme se dime sakte)

 

Permbajtja

1-Zberthimi i termit Fizike

2-Koncepti i levizjes dhe format e saj – levizja fizike

3-Koncepti hapesire dhe format e saj – hapesira fizike

4-Koncepti i kohes dhe format e saj – koha fizike

5-Lidhja e levizjes – kohes – hapesires dhe formula baze e shpejtesise se zhvillimit  per te dy ekstremet

6-Si ndryshon levizja–koha–hapesira ne Historine e Natyres – ekuacioni konstant i  ndryshimit per te dy esktremet.

7-Perfundime                                                                      

 

Ne qofte se do te pranojme se Natyra eshte e ndertuar sipas nje Uniteti Ligjor, atehere gabimet e Shkencave Shoqerore duhen kerkuar shume larg jo vetem ne permbajtje, por dhe ne kohen kur ato jane formuluar per here te pare. Te pakten nje studim i percipte i problemeve fizike tregon se po ai gabim qe ekziston ne Shkencat Shoqerore (pamundesia e relacionit ne hapesire me perfitim te dyanshem, psh: – pellazget me iliret; – dhe pamundesia e ekzistences ne kohe, psh: – shteti tek shqiptaret) eshte prezent ne Shkencat Natyrore dhe pikerisht ketu duhet kerkuar zanafilla e Gabimit Njerezor (te pakten ky eshte problemi me manipulator ne politike, por edhe aresyeja perse Fridrih Hegel (1770-1831) e zbuloi dialektiken tri permasore ne boten Njerezore dhe jo ne Natyren jashtenjerezore; e kunderta e kesaj, e interpretuar nga Karl Marksi, e ka ulur dialektiken hegeliane tre shkalle me poshte duke e bere te pazbatueshme dhe te pa vlefshme). Nje sterhollim i problemeve filozofike mbi hapesiren dhe kohen na jep nje panorame analitike jo vetem te ndryshme nga ekzistuesja, por ajo e permbys ate ne thelbin e vet; dmth kontinumi kohor-hapsinor transformohet ne nje raport kohe-hapesire me vlere konkrete dhe absolute. Germimi ne fushen e Fizikes perben objektin e ketij artikulli duke marre per baze ate qe eshte trumbetuar prej me shume se 2500 (Platoni) – 2300 (Aristoteli) vjetesh si nje proces analitik fillestar me presupozim saktesie te perafert deri ne domosdoshmerine e vazhdimit nen emrin Shkence, kur ne realitet ka qene nje vazhdim analitik sipas imponimit qe te jep syri, si empirizem vizual qe jo rralle here eshte permbysur dhe teresisht. Prej me shume se 2500 vjetesh Njerezimi ka tentuar per t’i zgjidhur problemet, por asnjehere nuk ka tentuar per te zgjidhur pamundesine e zgjidhjes. Te pakten ne Shkencat Shoqerore kjo eshte gjeja me imediate qe duhet te marre pergjigje per te mos vazhduar me me spekullimet ne fushen e Historise dhe Politikes. P.sh. racizmi ka pretenduar se zhvillimi social eshte i lidhur me vjetersine e ekzistences; pikerisht kjo eshte e pamundur pasi eshte e varur ne menyre te drejtperdrejte nga shpejtesia e zhvillimit social dhe jo nga vjetersia kohore e ekzistences. Ky gabim e ka zanafillen tek problemet filozofike mbi fiziken dhe ne sot po tentojme t’i japin zgjidhje pikerisht pamundesise se ekzistences te fenomeneve sociale sipas gjurmeve qe le ne kujtesen historike levizja fizike. Ne vazhdim, ne Shqiperi ka lindur shkolla e gjuhesise me permasa krejtesisht antihistorike, sipas se ciles gjuha shqipe eshte nena e te gjitha gjuheve te Botes, problem ky absolutisht i pamundur duke u mbeshtetur edhe vetem ne kohen e sotme mbi gjendjen sociale te shqiptareve. Keta te fundit akoma nuk e kane marre vesh qe Gjuha Shqipe eshte gjuha me e re ne Europe dhe nuk i ka me shume se 380 vjet jete (eshte tjeter pune qe themeli i kesaj gjuhe mund te jete miliona vjecare, vecse ne kete rast ajo duhet cveshur nga ndikimi  5 000 – 10 000 (?) vjecar pellazgjik dhe te vihet dallimi midis nje gjuhe autoktone dhe nje gjuhe te imponuar; ne kete rast duhet zbuluar perse Gjuha Shqipe nuk mund t’i imponohet asnje gjuhe tjeter dhe perse Gjuha Shqipe e sotme eshte nje gjuhe e re dhe eshte e ndertuar nga bashkimi i gjuhes autoktone me gjuhet e relatoreve politike, te pakten nder keto 400 vjetet e fundit. Emermadhi Prof. Eqrem Cabej na e ka dhene kete mundesi argumentimi me punimin e tij monumetal: “Studime etimologjike ne fushe te shqipes”  ne shtate vellime, qe verteton pikerisht kete rregull qe ekziston ne fushe te shqipes, por qe ne nuk na pelqen si fakt dhe, ne vend qe te mesojme prej te vetmit gjuhetar profesionist qe ka pasur dhe ka Shqiperia, e perbuzim ate duke treguar jo vetem padituri, por mbi te gjitha poshtersi intelektuale. Shtysa per manipulimin modern te Gjuhes Shqipe pa dyshim qe e ka burimin tek politika, urrejtja e se ciles per baballaret e kesaj gjuhe nuk njeh kufij duke i dhene suport mbeshtetes pamundesise se prejardhjes se Gjuhes Shqipe nga autoktonia e sterlashte milionavjecare. Tre elementet me kryesore te Gjuhes se sotme Shqipe dhe nje nenelement konstatues teper-teper i fshehte: 1-karakteri monosilabik; 2-permbajtja e kulteve pagane ne te, qe Europa nuk i njeh ne asnje element historik; 3-Elementi njerezor qe e ka levruar ate prej 550 vjetesh, dhe qe i takon Kishes Katolike Shqiptare; 4-Perputhja e cuditshme e helenishtes me gegerishten [e gjeni kete ne punimin e ΙΑΚΩΒΟΥ ΘΩΜΟΠΟΥΛΟΥ – ΠΕΛΑΣΓΙΚΑ, ΗΤΟΙ ΠΕРΙ ΤΗΣ ΓΛΩΣΣΗΣ ΤΩΝ ΠΕΛΑΣΓΩΝ, 1912, rib. 1994] kur keta dy popuj nuk jane relatuar historikisht ne asnje rast, mundohen me te gjithe menyrat t’i fshijne nga Historia duke sajuar insinuata mbi karakterin internacional te Gjuhes Shqipe kur bartesit e saj jane popullata me e prapambetur dhe inferiore e kontinentit duke e pasur te pamundur te ndikojne mbi kedo popull europian). Cili eshte rregulli ligjor qe vepron ne kete rast dhe cfare lidhje ka ai me Fiziken? Perse i kerkojme ligjet sociale te pasardhura nga ligjet e Fizikes, duke harruar me dashje permasen e kesaj pasardhje? Si eshte bere ky kalim? Kjo eshte aresyeja perse Mendimi Fizik ka nevoje per nje riinterpretim me materialist dhe me fitimprures! Paraprakisht duhet vene ne dukje fakti qe historianet dhe interpretuesit e jetes njerezore ketu ne Toke jane kaq larg  realitetit te perjetuar nga Njerezimi, te pakten ne keto 3000 vitet e fundit, sa do te duhet nje permbysje teper e madhe ne shkencat teorike qe te mund  t’i afrohemi te vertetes te perjetuar. Te pakten nga pikepamja materialiste postulati marksist mbi varesine e ndergjegjes njerezore nga qenia shoqerore e kerkon nje riinterpretim ne momentin qe zbulojme dinamiken e lindjes se ideve fetare, te cilat lindin (forma e pare pagane) ne rendin e pare shoqeror (komuna e mirefillte primitive), por i sherbejne rendit pasardhes (rendit fisnor); vazhdojne me formen e dyte (politeizmin), i lindur ne rendin fisnor, por i sherbejne rendit skllavopronar; vazhdojne me formen e trete (monoteizmin) i lindur ne rendin skllavopronar, por i sherbejne rendit feudal; – duke argumentuar, ne kete menyre, qe ndergjegja shoqerore ka edhe ndikime te tjera, pervec qenies, qe percaktojne permasat e saj. Mos perputhja e ndergjegjes fetare me rendin, te cilit i sherbejne idete fetare, e hedh ne ere te gjithe filozofine e shek. te XIX-te te deklaruar si materialiste (gje e shpallur nga F. Engelsi ne letren drejtuar Meringut 14 korrik 1893; -shih K.Marks-F.Engels, Letra te zgjedhura, 1981, 674-680). Te pakten kjo leter eshte e afte t’i detyroje shqiptaret e epokes enveriste te rishikojne idete dhe botekuptimin e tyre shkollor pergjate viteve 1945-2016.

Gjeja me e dukshme sot ne arsimin boteror eshte: njeriu mbaron shkollen, futet ne jete, dhe nuk di akoma se ku fillon e ku mbaron njera forme e shkences nga tjetra nga pikepamja hapsinore (nuk po flas per menyrat e lindjes se ideve shkencore ne rrafshin kohor). E bukura eshte se per formen me te larte te organizimit te Lendes materiale, Njeriun individ, te gjithe e dime se fillon me lindjen dhe mbaron me vdekjen e tij, por per Njeriun Kolektiv (Shoqerine Njerezore) nuk dime se si lind e se si mbaron. Po per Fiziken, kur dhe ku lind, kur dhe ku mbaron? Kjo vlen per te gjithe objektet e Shkencave te Natyres dhe nuk di qe te kete marre pergjigje ndonjehere, qofte dhe formale. Dhe e gjitha kjo vetem per nje aresye: mendimi filozofik materialist eshte produkti me karakteristik i mendimit filozofik idealist; e ne kete kunderti dialektike vjen nje moment qe materializmi filozofik behet domosdoshmeri (ketu rastesia nuk ekziston si fenomen kalimtar), duke na fshehur kete pamundesi dhe paaftesi ne boten e njohjes; ne kete duet aplikativ subjektiv eshte e ndertuar e gjithe bota manipuluese ne shkencat sociale. Por ajo e ka nje themel paraardhes qe nuk i takon ne menyre te drejtperdrejte asaj duke krijuar mundesine e nje shtremberimi konkret ne fushen e Fizikes. Kjo eshte aresyeja perse sot problemi themelor i Fizikes (objekti i saj) eshte i shtruar per zgjidhje; dmth: kur dhe ku lind Fizika (e kam fjalen per objektin thelbesor me te cilin merret shkenca e Fizikes), si zhvillohet ai ne planin historik? Cili eshte objekti i Fizikes? I them te gjitha keto pasi Fizikes i kane injektuar procese natyrore qe jo vetem nuk i merr dot persiper, por ato as qe perputhen ndonjehere ne planin aplikativ (psh pranohet se: “Nje nga rrjedhimet e teorise speciale te relativitetit eshte shkurtimi i dukshem i nje trupi gjate levizjes relative ne lidhje me vrojtuesin” [Biografite e eurofizikaneve te shquar, pergatitur nga Pellumb Berberi, 2005, f. 34]. E gjej me te sterholluar kete fenomen ne librin e Prof. Rexhep Mejdanit: “Mbi hapesire-kohen”, f. 94, sipas te cilit “Gjatesia L e cdo objekti, ne nje sistem ne levizje, shfaqet e shkurtuar apo e kontraktuar ne drejtimin e levizjes. Madhesia e ketij kontraktimi llogaritet me ane te formulave te Lorencit….” [ky problem ndodhet i zgjidhur ne kete menyre edhe tek: L.D.Llandau,J.B.Rumer, C’eshte teoria e relativitetit, 1965, f. 77; apo tek Kenneth Krane, Fizika moderne, 2003, f. 38-39 dhe Paul A.Tipler, Kursi i Fizikes-Fizika moderne, 2001, f. 17]; dhe mbi te ndodh paradoksi i kohes [paradoksi i binjakeve], por pa percaktuar cilesine e trupit, qe ne pamje te pare eshte nje strukture kimike) dhe cili eshte ligji qe lidh dy cilesore lendore ne planin aplikativ te levizjes, gje qe nuk merret parasysh ne asnje rast (problemin e zgjatjes se kohes e gjej perseri tek libri i Prof. Rexhep Mejdanit: “Mbi hapesire-kohen”, f. 94; Kenneth Krane, Fizika moderne, 2003, f. 42-44; Paul A.Tipler, Kursi i Fizikes-Fizika moderne, 2001, f. 15, 26-28). D.m.th. perbeshkohen ne shpjegim strukturat kimike me procese mekanike dhe te dyja keto ja injektojne fizikes. Le pastaj per te kerkuar se cfare ndodh ne brendesi te struktures qe i nenshtrohet ketyre veprimeve hipotetike, apo permasat e paradoksit kohor nder cilesoret lendor (paradoksi i kohes ne Shoqerine Njerezore ndodh per rrethana hapsinore krejt te tjera me perfundime krejt te kunderta ku ne themel nuk qendron levizja, por nje parameter tjeter qe rrjedh nga levizja). Atehere: cfare permbledh mendimi Fizik nga pikepamja objektive dhe cila eshte Historia e ketij objekti? Kjo pyetje merr rendesi te posacme pasi con ne dyshimin se cfare perfaqeson Historia e Njerezimit ne planin aplikativ, pasi kemi te njejtin term per ngjarje krejt te ndryshme ne cilesi e sasi. Ne e pranojme qe historia e nje objekti material eshte ndryshimi i tij ne kohe sipas ligjeve rigorozisht te percaktuara nga nena jone Natyre, por per Shoqerine Njerezore perse nuk e pranojme, por si thelb te Historise se Njerezimit konkludojme ngjarje dhe data pa domethenie te metejshme (ne themel te historise teorike te Njerezimit sot vepron vetem statistika formale)? Paraprakisht duhet vene ne dukje qe mbi nje shekull me pare (1908) materializmi bolshevik ka kerkuar ta vere ne dukje si zgjidhje problemin themelor te Fizikes, e ne pamundesi te kesaj shpiku krizen ne Fizike (per kete shih: V.I.Lenin, Materializmi dhe empiriokriticizmi, kapitulli V: Revolucioni modern ne shkencat natyrore dhe idealizmi filozofik, f. 208-263). Ne fakt ajo kohe nuk coi ne krizen e fizikes, sic pretendohet, por ne krizen e Mendimit Filozofik, pasi per here te pare u tentua te shkeputej nje formacion natyror nga organizimi Lendor dhe kjo perbente hapin me te para ne Shkencat e Natyres nga pikepamja e saktesise te filozofise materialiste. Pikerisht analiza e atij procesi ne mendjen e Leninit perben edukimin shkollor ne fushen e mendimit fizik ketu ne Shqiperi sipas planit te filozofise boshevike. E gjithe kjo ndodhte vetem per nje fakt: nuk eshte zbuluar akoma raporti kohor midis idealizmit dhe materializmit filozofik, dhe prej nga e kane burimin keto dy forma filozofike. Ne realitet keto dy forma filozofie e kane nje detyre historike te lidhur direkt me zgjidhjen e problemit ne planin aplikativ. Ate qe idealizmi filozofik e shtron per zgjidhje, pra e evidenton, por pa mundur ta zgjidhe dot per efekt te natyres se vet, materializmi filozofik, si produkti i drejteperdrejte i idealizmit filozofik, jo vetem qe e zgjidh, por krijon premisat e vetme per progres shoqeror. Dallimi midis idealizmit dhe materializmit qendron pikerisht ne detyren qe zgjidh seicila ne planin aplikativ te zhvillimit te Shoqerise Njerezore dhe pikerisht kete dallim nuk kane marre parasysh asnjehere intelektualet e epokes komuniste ketu ne Shqiperi (ne kete pike e ka burimin dhe vete levizja laiciste ne Bote, – per kete shih artikullin: “Dante Alighieri, laicizmi dhe Kisha Katolike”, publikuar ne blogun tim).

Kur themi Fizike, a e nenkuptojme te lidhur me levizjen fizike, me hapesiren fizike dhe kohen fizike, apo jane terma pa asnje lidhje midis tyre dhe citimi i perdorur na con ne perfundimin se kemi te bejme me lodra fjalesh pa domethenie? Ku qendron uniteti midis termit, formes se levizjes, hapesires dhe kohes per rastin e Fizikes? A eshte ky nenkuptimi i lidhjes se ketyre elementeve te ekzistences, apo flasim per nje gje dhe nenkuptojme gje tjeter duke ja nenshtruar fantazise se simboleve? Nuk eshte e veshtire aspak te konstatosh se kjo metode fantastike e ka burimin tek Fizika prej nga e kane marre shkencat e mepastajme sociale. Eshte kjo aresyeja perse zberthimi i  Mendimit Fizik, sipas metodikes filozofike materialiste paraqet rendesi te posacme per avancimin e shkences drejt zgjidhjes se problemeve. Ne kerkojme perputhjen e formes se levizjes, me formen e cfaqjes, me thelbin e veprimit, por kur vjen puna ne zhvillimet sociale anashkalojme shkallen e zhvillimit social me perputhjen e rendit politik te imponuar apo autokton (cfare ndodh ne kete rast dhe cili eshte raporti midis dy rasteve?). Keshtu qe zberthimi i termit merr rendesi te vecante per shkencat sociale. Kjo eshte aresyeja qe korigjimi i vetvetes duhet te filloje nga Fizika ku shohim gabime thellesisht percaktuese ne zhvillimet e mevonshme, qofte edhe vetem ne kete fushe, por sidomos ne lidhjen e Fizikes me Mekaniken dhe Kimine. Por paraprakisht duhet rene dakort me postulatin filozofik qe pretendon se nje levizjeje te caktuar i takon nje hapesire dhe nje kohe rigorozisht te percaktuar. Levizja-Koha-Hapesira formojne nje unitet tri permasor absolut dhe te pandashem. Puna eshte te percaktohen permasat e levizjes, kohes dhe hapesires ne planin aplikativ dhe si ato ndikojne ne menyre te drejteperdrejte, apo terthore, mbi vetveten dhe tek te tjeret. Cfare i lidh dhe cfare i zgjidh keto forma ekzistence mbi njera-tjetren dhe kush i percakton permasat e tyre? Kjo e fundit perben thelbin e kerkimit filozofik ne kete fushe. Dmth ne duhet te pranojme qe levizjes fizike i korespondon hapesira fizike dhe koha fizike, por kjo, sic do ta shohim ne vazhdim, nuk eshte dhe fort e lehte pasi permbys shume shpjegime dhe perfytyrime qe Njerezimi ka mbi Natyren Fizike. Problemet jane te invertuara qe ne planin filozofik dhe fizikanet kane marre persiper nje pozicion qe nuk u takon per efekt aftesie dhe detyre historike. Kjo e fundit perben sakrilegjin ne fushen e progresit shkencor ketu ne Shqiperi dhe zbulimi i ketij defekti perben linjen gjitheperfshirese te permbysjes se materializmit bolshevin ketu tek ne.

Por pikesepari duhet vene ne dukje thelbi i krizes ne mendimin teorik fizik per te percaktuar distancen qe e ndan nga kriza hipotetike leniniste. Ne fund te fundit a eshte e vertete ekzistenca e kesaj krize dhe, ne qofte se po, midis kujt ka ndodhur perplasja teorike? Per te gjitha keto mendimi fizik ketu ne Shqiperi ka heshtur duke e konsideruar inekzistent dhe te paperfillshem. E bukura eshte se ky konflikt teorik qendron pikerisht ne gjenezen e praktikes fizike dhe kur nuk ke zgjidhur gjenezen mos prit te jete zgjidhur aktiviteti fizik ne historine e Natyres. Atehere problemi u zgjidh ne menyre arbitrare, por perseri fizikanet shqiptare heshten, pasi, pas 1991-shit, e kishin kaluar ylberin duke e ndryshuar boshtin e zhvillimit. Problemi qendron ne percaktimin e zanafilles fizike nga pikepamja kohore dhe ai ka pasur kete perqasje: Fillimisht u propozua nje pike singulariteti, sipas ekuacioneve te Fridmann-it, por qe e shembte dhe vete teorine e pergjithsme te relativitetit, atehere u pranua qe duhet hequr dore nga modelet dhe te pranohej se KOHA fillonte me big-bengun. Ne kete menyre dashur pa dashur u pranua nderhyrja hyjnore dhe fillesa ne KOHE. Pranohet se Kisha Katolike u kap tek modeli i big-bengut dhe ne vitin 1951, ne menyre zyrtare e deklaroi ate ne perputhje me Biblen (i gjej te gjitha keto ne librin e Stephen W. Hawking, Nje histori e shkurter e kohes – Nga Big Bengu tek Vrimat e Zeza, 1997, f. 46-47. Por me qene se dyshova ne perkthimin e vepres u detyrova ta gjej ne origjinal dhe gjuhe te tjera; ne kete menyre ajo gjendet: Stephen Hawking, A brief history of time – From Big Bang to Black Holes, introduction by Carl Sagan, illustrations by Ron Miller, 1988, 1990, f. 46-47; Stephen W. Hawking, Dal Big Bang ai Buchi Neri – Breve storia del tempo, 2008, f. 64-65). Por ne vazhdim autori eshte i detyruar te pranoje te pamunduren duke qendruar midis ZOTIT dhe perjetshmerise se gjithesise (termi gjithesi, ne kete rast, duhet nenkuptuar sipas asaj qe percakton astrofizika e sotme) duke dhene kete shpjegim: “Perendia duhet ta dije si ka filluar gjithesia, por ne nuk mund t’i japim asnje aresye te vecante per te menduar pse ai ka filluar ne nje menyre dhe jo ne nje menyre tjeter. Nga ana tjeter, teoria kuantike e gravitetit ka hapur nje rruge te re ku hapesire/koha duhet te mos kete asnje kufi dhe prandaj nuk duhet te kete nevoje qe te specifikohet sjellja ne nje kufi te tille. Nuk duhet te kete singularitet ku ligjet e shkences do te beheshin te pavlefshem dhe nuk duhet te kete kufi te hapesire kohes ku te kerkohet ndihma e Perendise ose e ligjeve te reja. Mund te thuhet: “Gjendja ne kufi te gjithesise eshte se ai nuk ka kufi”. Gjithesia duhet te jete krejtesisht e vetpermbajtshme dhe i pandikueshem nga asgje jashte vetvetes. Ajo nuk duhet as te krijohet as te zhdukret. Ai duhet vetem TE JETE. / Ishte ne konferencen e Vatikanit, te permendur me siper, ku une propozova per here te pare hipotezen se ndoshta koha dhe hapesira, formojne se bashku nje siperfaqe me madhesi te fundme, por pa kufi dhe pa ane. Artikulli im ishte me teper matematik, keshtu qe implikimet e tij mbi rolin e Perendise ne krijimin e gjithesise ne pergjithesi nuk qene pranuar ne ate kohe (kjo vlen edhe per mua)” (po aty, f. 136). Autori me dashje ka bere nje abstragim duke mos marre persiper zberthimin e levizjes mekanike ne procesin e zanafilles fizike dhe duke e konsideruar levizjen mekanike si epiqendren e zhvillimit te Natyres. Ne do ta shohim ne vazhdim se pikerisht ketu qendron dhe manipulimi qe perdoret rendom ne mendimin fizik. Por e keqja e kesaj pune qendron ne metodiken e perdorur ku shihet fare hapur se autori nuk e ka hallin tek e verteta absolute, por tek lidhja e kesaj te vertete me ZOTIN, e prej ketej tek lidhja me Institucionet Fetare qe jane marre me kete problem filozofik. Lidhja Fe – Shkence ka nje histori te perdorur prej mijera vjetesh nga Njerezimi , por ajo eshte grabitur ne menyre kriminale nga Politika duke i fshehur gjenezen aplikative dhe qellimin perse eshte perdorur per here te pare.

Ne fakt ketu duhet bere nje shtese te domosdoshme: zanafillen e cdo problemi madhor, qofte ne fushen  e shkencave natyrore e qofte sociale, nuk e percakton dot shkenca, ne cfare do lloj shkalle zhvillimi qe te jete, por kete e percakton Filozofia. E me qene se Filozofine e ka shpikur per here te pare institucioni i Fese, kjo mbetet pergjithmone detyre e kesaj te fundit. Por rendesia e ketij konstatimi qendron diku tjeter. Fizikanet nuk e shohin zgjidhjen tek gabimet e tyre, por mundohen ne te gjitha menyrat ta shohin te keqen dhe bllokimin e zgjidhjes se problemeve fizike ne interpretimin e mbrapsht te shkakut te lindjes se Fese, institucionit te saj dhe produktit intelektual te veprimtarise me te gjate ne historine e Njerezimit. Pikerisht kjo supremaci e KOHES, ku aplikohet Feja, nuk u ka sherbyer fizikaneve ne zgjidhjen e problemeve te tyre edhe pse ato perbejne zanafillen e kesaj qe perjetojme sot, por dhe te kunderten e plote te asaj perse jetojme si Njerez dhe cfare kemi si lidhje me Fiziken praktike. Cfare fshihet ketu? Kjo duhet te perbeje thelbin e mendimit Fizik ne shkencat natyrore.

Por Fizikes praktike i kane injektuar edhe nje vecori teorike; dhe eshte kjo vecori qe me detyroi te ulem e te shkruaj keto rreshta: sipas interpretimeve qe u behen fenomeneve fizike, sic do ta shohim, rezulton qe grimcat elementare konsiderohen me perberes te perjetshem nga pikepamja kohore duke me cuar ne perfundimin se mendimi fizik eshte “pushtuar” nga idealizmi filozofik duke mos sherbyer praktikisht per asnje zgjidhje te metejshme. Te pakten zanafilla e levizjes fizike, nga pikepamja teorike, ka pesuar kete fat dhe e gjitha kjo vetem per nje aresye te vjeter sa Njeriu ne Toke: paaftesia per te argumentuar shkencerisht mos ekzistencen e krijuesit, dmth te ZOTIT. Se cfare pune u prish fizikanteve ky rregull ligjor ne zhvillimin e Shoqerise Njerezore une nuk di ta shpjegoj, por paaftesia per t’u mbeshtetur ne faktet me te dukshme te zhvillimit te Natyres eshte shume me teper mizore dhe antinjerezore se sa te mbeshtetesh ne nje krijues, qofte dhe imagjinar, qe nuk e ka pare dhe njohur kurre. Ne rastin e pare, me ane te pseudoateizmit, genjejme Njerezimin; ndersa ne rastin e dyte, me ane te besimit, ndjekim rrugen ligjore te zhvillimit te Shoqerise Njerezore. Te vetequajturit ateiste per nje gje duhet te jene te sigurte: roli i Fese ne Historine e Njerezimit eshte i barabarte me vete Njerezimin (ne menyre absolute nuk ka asnje produkt social ne kete histori pa rolin e drejteperdrejte te ideve fetare), pune eshte te shpjegohet ky rol ne menyre shkencore materialiste, ku ky shpjegim fillon me Fiziken (kritika eshte edhe per ata persona qe predikojne ZOTIN pa treguar ne asnje rast pse ZOTI shoqeron Njerezimin dhe jo individin njeri).

Pikerisht kur analizojme kete shpjegim, shohim se Fizika kete fillese eshte e detyruar ta filloje me ZOTIN (te jeni te sigurte qe kjo rruge behet nga formimi botekuptimor dhe nuk ka asnje lidhje me filozofine materialiste) edhe pse jam i sigurte qe nuk i pelqen. Sipas nje fizikani, te deklaruat si ateist, procesi i formimit te gjithesise ka kete nuance filozofike: “Me sukseset qe kane arritur teorite shkencore ne pershkrimin e ngjarjeve, shume njerez kane formuar bindjen se Perendia e lejon gjithesine te zhvillohet sipas disa ligjeve dhe nuk nderhyn ne gjithesi qe t’i shkele keto ligje. Megjitheate, ligjet nuk na tregojne se c’pamje duhet te kete patur gjithesia ne fillim te saj – vetem Perendise i perkiste qe ta kurdiste zemrekun e ores dhe te vendoste si ta vinte ne levizje. Perderisa gjithesia ka patur nje fillim, ne mund te supozojme se ajo ka pasur nje krijues. Por ne qofte se gjithesia eshte me te vertete krejtesisht vete-permbledhese, pa kufi ose pa ane, ajo nuk duhet te kete as fillim dhe as funs: ajo thjeshte duhet te jete. Ne kete rast, a ka vend per nje krijues?” (po aty, f. 140-141). A nuk eshte ky rast nje tregues i paster mbi karakterin idealist qe ka pushtuar majat e mendimit fizik boteror? A nuk perben ky rast kerkesen per nje rishikim te bazave filozofike te Mendimit Fizik mbi nje baze me materialiste, per te mos thene mbi nje baze krejt te re, pasi ketu fillon dhe mbaron manipulimi i Historise se Njerezimit? 

1- Pra ne duhet te pranojme se me keto problem fillimisht merret Filozofia, si ndertesa e projektit teorik te Fizikes dhe krahasimi me ate qe zbulohet praktikisht tregon se sa larg realitetit eshte ky projekt teorik. Ne kete drejtim gjerat kane mbetur te shtangura qe nga koha e Aristotelit (384-322 Pa. Kri.) dhe empirizmi i tij eshte konsideruar si themeli kohor i mendimit fizik boteror. Permbysja e Aristotelit dhe anashkalimi i tij perbejne kushtin me te pare te nje progresi te kuptueshem nga ana e Njerezimit.

Kjo vihet re ne zberthimin e termit nga pikepamja gjuhesore ku nje percaktim i vitit 1954 ne Fjalor i Gjuhes Shqipe mund te konsiderohet si me i plote (hipoteze), por jo me i sakti (fakti). Ne kete fjalor shkruhet:

FIZÍK,-E 1. qe u perket trupave, qe ka te beje me lenden, me natyren: bota-e; qe ka te beje me fiziken: ligjёt – e;  trupor: fuqi -.e.

FIZIKË-A ef. Shkenca qe studion vetite e pergjithshme te trupave dhe ligjet, simbas se cilave gjendja dhe levizja e tyre ndryshohet pa u ndryshuar natyra e tyre.

Tek Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985) ky term eshte i zberthyer politikisht pa asnje domethenie shkencore. Ndersa tek Fjalori Enciklopedik Shqiptar (2008) termi ka kete permbajtje: FIZIKA. Shkenca qe studion levizjen me themelore e me te kahershme te materies, qe paraqitet ne trajte lendore dhe rrezatimi. Kjo levizje studiohet qe nga niveli mikroskopik (grimcat elementare) e deri ne shkalle  universi si i tere…(vazhdon duke analizuar veprimtaret ne kete fushe ne nivel boteror, shkollat shqiptare ne lidhje me kete lende dhe deri tek veprimtaria shkencore ne fushen e fizikes ne Shqiperi).

Por ne nje zberthim, sipas Enciklopedia e Pergjithshme e Oksfordit, termi ka nje percaktim krejt tjeter dhe shume me afer realitetit historik. Sipas kesaj enciklopedie termi fizike ka kete permbajtje:

fizika. Studimi i vetive dhe i nderveprimeve te lendes dhe energjise; ndryshon nga kimia sepse merret me pak me substancat e vecanta dhe me shume me lenden ne pergjithesi, megjithese ka zona ne te cilat mbulojne njera-tjetren si ne KIMINE FIZIKE. Fizika ne fillim ka qene studimi sistematik i gjithe natyres, si te gjalle ashtu edhe jo – te gjalle – : fizika tani quhet shkence, kurse me perpara quhej filozofi e natyres. Vetem ne shekujt XVII dhe XVIII ajo u kufizua, se pari, ne studimin e lendes jo te gjalle dhe pastaj, me zhvillimin me vete te kimise, ne fiziken e sotme klasike qe perfshin optiken, akustiken, mekaniken, termodinamiken dhe elektromagnetizmin. Ne shekullin XX ndihmesen me te gjithanshme e dhane TEORIA E KUANTEVE dhe RELATIVITETI, te cilat cuan ne njohjen e Gjithesise ne nivelin me te vogel (KUARKET) dhe ne nivelin me te madh (kozmologjia dhe “big bang” – u). Nder deget bashkekohore te kesaj disipline perfshihet fizika berthamore, fizika e grimcave, fizika e trupave te ngurte dhe astrofizika (pranimi pa kushte e kesaj analiza behet pak i veshtire ne lidhje me termin Gjithesi, i cili, ne kete rast, eshte i vlefshem vetem si nje organizim Natyror i fundem).

Krahasimi i zberthimit te tre fjaloreve e nxjerr fjalorin e gjuhes shqipe dhe ate enciklopedik shqiptar krejtesisht jashte fushes reale te fizikes duke mos dhene asnje zgjidhje ne drejtim te objektit qe merret fizika, qofte si shkence e qofte si realitet. Permendet rendon termi levizje, termi materie, termi kahershmeri, por pa dhene ne asnje rast nderlidhjet e ndersjellta dhe kufijte se ku fillon dhe mbaron levizja qe percakton termin FIZIKE. Ne asnje rast nuk eshte marre parasysh karakteri unifikues i Natyres dhe aresyeja perse deget e Shkences kane ligje Natyrore rigorozisht te percaktuara qe nuk mund te unifikohen dot per te gjitha deget e saj nga lart→poshte, kur e kunderta, dmth nga poshte→lart, eshte prezent. Dmth ligjet e FIZIKES sherbejne dhe duken ne Shoqerine Njerezore, kur ligjet e kesaj shoqerie nuk duken dhe nuk mund te sherbejne ne boten e FIZIKES. Ketu fillon gabimi me i pare ne Shkencat e Natyres, pasi vlera e tyre shumefishohet ne boten Kimike, Biologjike e Shoqerore.

Meqene se ky problem eshte i lidhur ne menyre te drejteperdrejte me teorine e Historise se Njerezimit e shoh te aresyeshme te ve ne pah gabimet filozofike qe shoqerojne sot shkencen e FIZIKES, prej nga rrjedhin me rradhe gabimet ne shkencat shoqerore; dmth zanafilla e gabimit te Races Njerezore ne Toke fillon me FIZIKEN, dhe prej ketej nuk eshte e veshtrire te kalohet ne gabimet e panumerta qe shoqerojne pergjithesisht te gjitha shkencat shoqerore.

Per te bere kete pune ka shume menyra (ne varesi te drejteperdrejte nga gabimet), por une zgjodha dy prej tyre:

1-Duke marre per baze mendimin fizik shqiptar dhe duke e krahasuar me mendimin filozofik materialist boteror te ketyre 200 vjeteve te fundit. Kjo rruge do te nxjerre ne dukje gabimin thelbesor te shkolles shqiptare dhe karakterin pseudomaterialist te saj, qofte edhe vetem ne fushen e FIZIKES.

2-Duke marre per baze mendimin filozofik boteror qe nga lindja deri me sot dhe duke e krahasuar me arritjet e mendimit FIZIK te shek. te XX-te. Kjo rruge do te nxjerre ne pah gabimin thelbesor te shkolles politike dhe ate qe Njerezimi e ka mesuar gabim qe ne bangat e shkolles vetem per nje aresye: te justifikoje ekzistencen e atyre qe kane gabuar dhe manipuluar Njerezimin (nuk eshte e veshtire te kuptohet qe fjala behet per Politiken e 700 vjeteve te fundit) dhe kete jane munduar t’ja adresojne Institucionit te Fese (ky eshte nje problem nderkombetar qe ekziston realisht ku dhe ndodh perplasja ne fushen e mendimit filozofik per fiziken).

Ne do t’i ndjekim te dy rruget paralel per te pare diferencen midis shkolles shqiptare dhe asaj boterore ne fushen e Fizikes. Fakti qe zberthimi enciklopedik i ketij termi ne menyre te diferencuar midis shkolles shqiptare dhe asaj boterore tregon fare qarte qe shkollat nuk jane njesoj, e faji duhet kerkuar tek ndertuesit politik te tyre.

Pranohet (sipas Fjalor Enciklopedik Shqiptar, 1, 2008) qe lenda e Fizikes filloi te studiohet per here te pare ne Shqiperi ne nivel universitar me 1946 me krijimin e Institutit Pedagogjik 2-vjeçar. Me krijimin e USHT ne Fakultetin e Shkencave Natyrore u hap edhe dega dhe katedra e Fizikes. Me formimin e deges shkencore te Fizikes (1966), me afat studimi 5-vjecar, filloi formimi i fizikanteve, qe do te merrnin persiper  kerkimin shkencor lidhur me zbatimet e saj ne fusha te ndryshme te veprimtarise shoqerore e mesimore. Permenden nje sere emrash akademikesh, profesoresh, studiuesish me kontribut ne fushat e ndryshme te Fizikes ketu ne Shqiperi, por une mora ne konsiderate, vecanerisht,  tre prej tyre, te cilet, ishin pjesmarres ne Konferencen kushtuar Albert Ajnshtajnit dhe 100 vjetorit te Teorise se Pergjishme te Relativitetit, me 2015 (organizuar nga Akademia e Shkencave te Shqiperise, ku pata fatin te jem i ftuar), dhe, me botimet qe kishin realizuar, me kane ndihmuar ne perceptimin real te asaj qe eshte mesuar ne shkollat shqiptare, prej nga eshte formuar botekuptimi i gjithe shqiptareve ne fushen e Mendimit Fizik. Permend me radhe autoret dhe veprat e tyre qe disponoj une:

Akademik Prof. Dr. Rexhep Mejdani

Mbi strukturen e materies ne fizike, 1979.

Determinizimi dhe mekanika kuantike, 1981.

Entropia, 1981.

Mbi levizjen fizike, 1985.

Hyrje ne Fiziken moderne (bashkautor me Agim Gorana), 1987.

Bazat teoriko-konceptuale te fizikes, 1997.

Te vertetat dhe te fshehtat e entropise, 2006

A eshte deterministe fizika kuantike (debat filozofiko-shkencor),  2007

Mbi hapesire-kohen, 2008

Ndikime filozofike te paradigmes ajnshtajniane, 2015.

Mbi ndertimin e Botes, 2016.

Pas mbarimit te presidences (1997-2002) botoi librat politike:

Politika, Morali dhe Shteti, 2003.

Kontratë me vetveten, 2004.

Prof. Dr. Halit Sykja

Elemente te teorise speciale te relativitetit, 1981.

Teoria e grupeve dhe zbatime te saj ne studimin e lendes (bashkautor me Kastriot Islamin), 1990.

Bazat e teorise se relativitetit, 2015.

Prof. Dr. Dritan Spahiu

Fizika e Laserave (ne bashkepunim me Jahja Kokaj), 2003.

Albert Ajnshtajni: Pikepamjet dhe mendimet e mia (pergatitur per botim ne bashkepunim me Prof. Zenun Mulaj), 2005.

Elektronika analoge, 2006.

Nga keto tituj librash nuk eshte veshtire te kuptohet qe Prof. Rexhep Mejdani  ka marre persiper mbulimin e botekuptimit shqiptar ne fushen e mendimit fizik. Ne kete rast puna eshte te analizohet dhe percaktohet distanca qe ndan botekuptimin fizik shqiptar nga materializmi filozofik ne kete fushe dhe cfare perfitimi do te kene shqiptaret nga ky proces arsimimi.

Ne te gjithe keto libra as qe eshte marre mundimi te percaktohet shkaku i lindjes se Levizjes Fizike dhe cili eshte elementi me i pare i kesaj levizje. Por studiuesit shqiptare, duke dashur te duken shkencetare, e kane dhjallosur kaq keq kete problem sa kane permbysur bazat me elementare te materializmit filozofik. Sipas tyre “Fizika studion format me te pergjithshme dhe me te thjeshta te levizjes se materies: levizjen mekanike, ate molekulare, elektromagnetike etj. dhe shnderrimet e tyre te ndersjellta” (Ilia Tili Fatos Klosi Niko Thomo, Manual i Fizikes, 1987, f. 9) pa treguar asnje rast se si levizja fizike mund te transformohet ne levizje mekanike te paster (ose anasjelltas) dhe kush mund te quhet objekt mekanik jashte hapsires fizike dhe kimike. Ne po kete pozicion gjendet edhe Prof. Rexhep Mejdani ne librin: Mbi levizjen fizike (f.5) apo ne librin: Determinizmimi dhe Mekanika Kuantike (f. 28-shenimi *). Mangesite ne kete rast tregojne distancen reale te botekuptimit shqiptar ne kete fushe nga materializmi i pretenduar.

Por ne nje artikull te mrekullueshem te kuptimit materialist dialektik te levizjes ne mekaniken fizike gjej jo vetem termin e sakte: mekanika fizike, por dhe shpjegimin me te pare te lidhjes se Mekanikes me Fiziken. Sipas autorit: “sic na meson Engelsi, levizja mekanike, si forme me e thjeshte e levizjs se materies, perfshihet ne trajte te nenshtruar ne te gjithe format e tjera me te larta te levizjes” (Aleksander Kocani, Disa aspekte te kuptimit materialist dialektik te levizjes ne mekaniken fizike, 1984, f. 6). Cfare ka te pasakte ketu Engelsi dhe cfare nuk kane kuptuar studiuesit shqiptare nga konceptet materialiste te filozofise? Gjeja me e sakte ne kete fjali eshte fakti qe levizja mekanike konsiderohet si levizja me e thjeshte ne Natyre dhe kjo forme levizje merr pjese ne te gjithe format e tjera te levizjes. Kjo eshte zgjidhja me e pare e domosdoshme e analizes ne shkencen e Fizikes, por ketu ka nje gabim (natyrisht gabimi eshte i Engelsit me kusht qe termi i perdorur, Materie, te jete perkthyer sakte tek vepra: “Dialektika e Natyres”, 1981): perdoret termi Materie si nje forme e kufizuar e organizimit te Natyres. Fizika nuk studion as Materien dhe as Natyren ne kompleksitetin e tyre te pafundem; Fizika studion nje nga format e panumerta te organizmit te Materies: Lenden, ne fazen e saj krijuese, pasi Lenda nuk eshte objekt i Fizikes, por i Kimise. Ndryshimi midis Lendes dhe Materies qendron ne koheshmerine e ekzistences; dmth Materia eshte e pafundme ne kohe dhe hapesire, kurse Lenda ka nje fillim dhe mbarim konkret ne kohe dhe hapesire. Per ta thene me sakte fare me Materien merret ZOTI, ndersa Njeriu merret me Lenden, duke qene pjese e saj dhe produkt i drejteperdrejte i zhvillimit te Lendes. Akoma me tej, duhen kuptuar disa probleme qe lidhen me kohe-hapsiren e pafundme te Materies dhe te fundme te Lendes e te Shoqerise Njerezore. Raporti midis te pafundmes dhe te fundmes perben dhe aresyen perse duhet besuar ne ZOT nga pikepamja materialiste e filozofise. Sterhollimi i ketyre problemeve perben bazen fillestare filozofike qe con ne percaktimin e kohe-hapsires se Fizikes ne planin analitik nga pikepamja teorike. Gjeja e pare qe duhet kuptuar eshte se Materia e pafundme nuk ka kufij qofte ne hapesire, qofte ne kohe, qofte ne organizim, qofte dhe ne shpejtesi. Kjo nuk eshte pune per Shkencen dhe cdo pretendim fizik mbi kete Materie eshte spekullim i paster. Por nga analiza filozofike e Materies nuk mund te kalohet tek analiza Fizike ne menyre te drejteperdrejte. E keqja eshte se historia e zhvillimit te Shkencave te Natyres realisht ka ndjekur pikerisht kete rruge, dmth pa saktesuar terminologjine dhe karakteristikat e Materies eshte kaluar tek fenomenet e Natyres si ngjarje te nenkuptuara Fizike. Ne do ta shohim ne vazhdim se pikerisht ky gabim i ka kushtuar shume Mendimit Fizik, pasi ka anashkaluar fenomene natyrore te konstatuara ne menyre te rendomte, por te tjetersuar ne menyre antimaterialiste. Nga ana tjeter ka edhe nje gabim suplementar: nuk thuhet dhe nuk pranohet qe levizja mekanike eshte e imprenjuar ne te gjitha format e mevonshme te Levizjes (Engelsi e ka perfytyruan ne kete menyre levizjen mekanike [tek Dialektika e Natyres] duke bere nje hap me perpara ne mendimin filozofik mbi Levizjen dhe kjo duhet konsideruar nje merite ne mendimin filozofik materialist jashte interesave te politikes) dhe cdo cfaqje e saj nuk eshte levizje mekanike e paster, pasi mungon sistemi autokton mekanik (ne kete rast termi sistem referimi nuk ka kuptim dhe eshte i padobishem). Koncepti pike referimi pa lidhur levizjen-hapsiren-kohen e ngjarjes nuk ka gjasa te konsiderohet i sakte. Ne kete pike fillon manipulimi i mendimit filozofik ne fushen e Fizikes.

Ne kete kuader, sipas interesit per te percaktuar permasen e termit FIZIKE, ngelet per te percaktuar saktesine e termit mbi levizjen mekanike dhe ate mbi levizjen fizike. Ne kete drejtim filozofia pseudomaterialiste ka bere nje abstragim ne parim duke thene nje gje, por duke nenkuptuar nje gje tjeter. Kjo ka cuar ne nje perbashkim te Mekanikes me Fiziken duke mos i dhene mundesi shkencave natyrore te avancojne me tej ne njohjen e natyres se Lendes, sidomos ne kufijte fundor te saj. Ne te vertete kjo eshte zbuluar ne menyre shteruese, por sistemimi filozofik i materialit le per te deshiruar ne drejtim te sistemimit dhe interpretimit specifik.

Ne nje liber pa autor (perkthim i shkurtuar nga Niko Thomo dhe Nelson Çabej, Ligjet e Fizikes, 1983) jepet perkufizimi i veprimtarise se Mekanikes. Sipas ketij libri: “Mekanika merret me levizjen e trupave dhe me forcat qe i ndryshojne keto levizje” (f. 3). Ne qofte se do te perbashkojme idene e Engelsit me kete perkufizim do te shikojme qe autoret e ligjeve te fizikes kane unifikuar Mekaniken me Fiziken dhe kete e kane bere nen personalitetin e Isak Njutonit (1642-1727), baza intelektuale e te cilit kane qene themeli fetar. Vete problemi i ndarjes se Mekanikes nga Fizika per Engelsin ka qene i pamundur dhe e gjitha kjo per efekt te botekuptimit, apo te mos kuptimit, qe ndan pafundesine e Materies nga fundi i Lendes. Ne fakt ne kete pike ka ndodhur me dashje nje mohim dhe nje loje fjalesh qe ne esence duhet te pranonin ekzistencen e ZOTIT jo si nje fakt real pamor, por si nje pamundesi absolute e argumentimit te mospranimit (F. Engelsi, Dialektika e Natyres, 1981, f. 327). Eshte pika ku ndahet Mekanike me Fiziken dhe qe Engelsi nuk ka qene i afte ta zbertheje. Duke cituar Engelsin, autori i kuptimit materialist dialektik te levizjes ne mekaniken fizike shkruan: «Mekanika, -nenvizon ai, – ne kuptimin me te gjere ose me te ngushte te fjales njeh vetem sasi, ajo ka te beje me shpejtesi dhe me masa dhe, e shumta, me vellime. Atje ku has ne cilesine e trupave, si, per shembull, ne hidrostatike dhe ne aerostatike, ajo nuk mund te beje pa marre parasysh gjendjet molekulare dhe levizjet molekulare…». Dhe me poshte vazhdon: «Levizja nuk eshte vetem nderrim vendi; ne sferat pertej mekanikes ajo eshte  edhe ndryshim cilesie»**(nenvizimet jane te miat – A.K.) (f. 8). Jam i detyruar t’i them te gjitha keto per t’i dhene te kuptuar lexuesit se fillesa praktike e termit Fizike eshte akoma e papercaktuar sakte e per rrjedhoje vazhdimesia e metejshme e shkences se Fizikes behet e pakuptimte dhe spekulative. Jo vetem ne kohen e Engelsit, por shume me perpara dhe me vone, nuk eshte dhene definicioni se ku fillon bota e mekanikes praktike dhe kush emertohet si strukture materiale ne brendesi te saj, dmth kush quhet objekt mekanik. Per rrjedhoje edhe bota e Fizikes ka mbetur jetim per efekt botekuptimi, pasi shekulli i XX-te i vuri pikat mbi i shume dukshem dhe shume sakte. Per efekt te nje gabimi shume te vjeter keto pika u mbuluan dhe karakteri materialist i Fizikes pesoi devijimin e panevojshem drejt idealizmit filozofik duke u tjetersuar ne ekstrem.

Dicka me ndryshe analizohet problemi ne shkollat jashte Shqiperise, por thelbi mbetet i njejte. Keshtu ne nje liber mbi Fiziken Moderne me autor Kenneth Krane, 2003, mekanika konsiderohet pjese e fizikes klasike (f. 3-7).

Ideja zgjidhese e ketij problemi, dmth e percaktimit kohor dhe hapsinor te objektit qe studion Fizika, eshte e dhene me kohe, por autori i saj (nuk ka rendesi rendi kohor) ka heshtur cuditerisht duke e asfiksuar problemin. E keqja e kesaj pune sot eshte papercaktushmeria e kufirit qe ndan materializmin nga idealizmi filozofik ne problemet e Shkencave te Natyres, per rastin tone te Fizikes. Eshte e pafalshme per fizikantin e shek. te XX-te te pranoje boten filozofike te meposhtme, sipas se ciles:

“Duke studiuar natyren, historine e njerezimit apo veprimtarine tone te perditshme ne analizen e kujdesshme te tyre, perpara nesh shfaqet fillimisht, ne nje tabllo te pergjithshme, nje pleksje e pafund lidhjesh dhe veprimesh reciproke, ku asgje nuk mbetet pa levizur dhe e pandryshuar, por cdo gje leviz, ndryshon, lind, zhvillohet dhe transformohet” (Rexhep Mejdani, Determinizimi dhe  Mekanika Kuantike, f. 8)

dhe te heshte per fillesen e levizjes fizike ne Natyre dhe te mbylle syte perpara idese per pandryshmerine absolute te perberesit te drites, dmth te vete drites, qe merret si nje postulat spekulativ nga Ajnshtajni. Akoma me keq ka heshtur per fenomenin e vdekjes, kur ka pranuar ate te lindjes. Shkolla shqiptare e epokes se diktutures, me pretendimin e te qenurit nje shkolla materialiste ne sensin filozofik, nuk ka qene e afte t’u imponoje shqiptareve perberesit e ekuacionit lindje-zhvillim-vdekje ne fushen e Fizikes duke mos e kaluar prakun e formalizmit shkollor ne kete drejtim.

Mbi kete baze analitike te deritanishme shtrojme pyetjet:

-Cila eshte paraardhja e objektit te Fizikes ne planin material?

-Cfare e shkakton lindjen e objektit te Fizikes?

-Cila eshte karakteristika kryesore e objektit te Fizikes?

-Cila eshte dinamika kryesore e objektit te Fizikes?

-Cila eshte pasoja e objektit te Fizikes?

-Cila eshte permasa e objektit te Fizikes?

Qe te mund t’i pergjigjes te gjithe ketyre pyetjeve pikesepari duhen percaktuar piketat analitike ne analizat filozofike te Natyres. Keto piketa kane te bejne me menyres se si e kuptojme ne Natyren si vezhgues dhe si studiues, pasi ato nuk jane te barabarta edhe si proces njohjeje edhe si proces perjetimi. Ne rastin e pare veme ne perdorim syrin, e cili jo pak here genjen, ndersa ne te dytin mendjen, e cila ne ndergjegjen e vet eshte ne rregull, e ne raport me te tjeret mashtron nga mengjesi deri nje darke. Njerezimi i sotem eshte i lidhur me pasojen e ketij akti, pasi shume fenomene natyrore, ne fushen e Fizikes, qe konsiderohen me zgjidhshmeri te sakte jane ne kundershtim flagrant me bazat filozofike te materializmit filozofik, pra jane zgjidhur gabim (psh procesi i formimit historik te elementeve kimike ka si pergjegjes boten fizike, por dinamika historike e procesit eshte akoma e panjohur ne ligjesite karakteristike. Ky proces ka ne thelb bashkeveprimin e tre formave te levizjes, mekanike-fizike-kimike, por qe ndikimi i tyre mbi procesin ne fjale nuk eshte i parasvlefshem dhe autentik). Studiuesit e sotem e konsiderojne formimin e botes kimike pothuajse te barabarte me ate fizike edhe pse karakteristikat fizike te botes kimike jane tmersisht te diferencuara ne palnin kohor dhe ate specifik hapsinor.

Puna eshte qe te gjenden elemente te perbashket ne te gjithe strukturat materiale qe njeh dhe nuk njeh Njeriu dhe mbi kete baze te ndertojme teorine e perbashkimit filozofik te tyre sipas sentences filozofike: Natyra eshte ne UNITET. Kjo do te thote qe, pamvaresisht nga cilesia qe disponojne segmentet e Materies, ato perbashkohen duke ju nenshtruar absolutisht te njejtave “formula” filozofike. Ne parim duhet te ekzistojne elemente, me baze objektive, qe jane te vlefshme per te gjitha strukturat Materiale te Natyres se pafundme kushdo qofshin ato.

Eshte pranuar qe keto elemente ekzistojne dhe jane te lidhur me format e ekzistences sipas KOHES dhe HAPESIRES duke u karakterizuar nga LEVIZJA. Atehere i bie qe te percaktohet termi dhe objekti i Fizikes duhen te percaktojme me perpara thelbin e kohes, hapesires dhe levizjes fizike. Paraprakisht dua te ve ne dukje se pikerisht keto percaktime lene per te deshiruar ne drejtim te saktesise dhe spekullimet ne fushat e Shkencave te Natyres fillojne pikerisht ketu duke na argumentuar se termi Fizike ka nevoje per saktesime te metejshme duke e cveshur fillimisht nga termi mekanike qe e shoqeron teorikisht prej afro 370 vjetesh.

2- Problemi i Levizjes nuk eshte kaq i thjeshte sa duket dhe Njerezimi ka pergjithesuar nje forme Levizjeje qe as e ka pare dhe as qe e ka argumentuar dot menyren e ekzistences se saj, edhe pse konsiderohet si forma me e pare dhe me e thjeshte se te gjithe formave e Levizjes qe njeh Njeriu (Levizja Mekanike). Akoma me tej filozofet (Platoni (427-347 Pa. Kri.) dhe Aristoteli (384-322 Pa. Kri.)) nuk e kane percaktuar sakte shkakun e filleses se Levizjes dhe mbi kete pasaktesi eshte ngritur e gjithe ndertesa e asaj qe konsiderohet se Shkenca e Njerezimit; pikerisht idete e tyre jane marre per baze ne kete drejtim. Ketu fillon gabimi i pare i fizikanteve, qofshin dhe jo shqiptare, e per rrjedhoje gabimi ka ndjekur rrugen zinxhir duke u tranferuar nga njera forme shkencore ne tjetren jo vetem pa u konstatuar, por duke thelluar gabimet e njepasnjeshme deri ne vendosjen e arbitraritetit me ane te termit konstant (konstantja eshte nje praktike natyrore qe ekziston vetem ne nje rast [rast i cili permbledh te gjithe procesin e zhvillimit te Natyres pa asnje kufizim] dhe qe perben thelbin lidhes te natyres se pafundme me natyren e fundme; Shkencat e Natyres nuk jane te afta ne asnje permase te lidhin Materien e pafundme me strukturat fundore te saj jashte kesaj konstanteje). Por Prof. Rexhep Mejdani ka meriten e dhenies se menyres te te kuptuarit aristotelian te ketij procesi. Sipas profesorit tone “Per Aristotelin, levizja shpreh ndryshimin e vendit te objektit perkates. Pra, mund te flitet per “nje objekt qe leviz me shpejt se nje tjeter”, duke krahasuar ndryshimin e lokalizimit te secilit prej tyre ne njefare intervali kohe. Po ashtu, per te, “te qenit ne qetesi” eshte gjendja natyrore e levizjes se cdo objekti. Kur nje objekt, sipas tij, eshte ne levizje, atehere duhet te ekzistoje njefare agjenti qe eshte pergjegjes per kete levizje. Kur ky agjent ndalon, levizja ndalon po ashtu. Por, ama, per Aristotelin, ekziston nje qenie e privilegjuar: Levizesi i pare. Ai eshte agjenti i pare, pergjegjes per levizjen e objekteve qe, nga ana e tyre, fusin ne levizje objekte te tjera. Levizesi i Pare duhet te jete ne Qetesi Absolute dhe te gjithe vrojtuesit duhet ta pranojne ne menyre universale kete gjendje qetesie” (Rexhep Mejdani, Mbi ndertimin e Botes, shenimi 218, f. 391). Tendenca e Aristotelit per te zbuluar shkakun e levizesit te pare eshte krejt formale, pasi, ne kete rast, duke mos kuptuar rolin e KOHES ne procesin e zhvillimit te dinamikes se Levizjes e ka futur problemin ne nje qorrsokak ku filozofia e Shkencave Natyrore ndodhet akoma edhe sot ne pozicion idealist, dmth te pazgjidhshem.

Zberthimi gjuhesor i termit levizje fillimisht nuk e ka kaluar permasen filozofike. Ne Fjalor i Gjuhes Shqipe (1954) termi ka kete shpjegim: 1.forme e ekzistences se materies, proces i panderprere i zhvillimit te botes materiale…2.veprimi i te levizurit, te luajturit nga vendi me nje drejtim te caktuar…3.veprimtari shoqerore me qellime te caktuara…Por ne Fjalor i Gjuhes se Sotme Shqipe (1980) termi ka nje zberthim pak me te gjere ku bie ne sy gabimi filozofik (kufizimi permasor i saj) mbi kete term. Sipas ketij fjalori fjala levizje ka kete permbajtje:

LEVIZJ/E, ~A f. sh. ~ E, ET. 1. Veprimi sipas kuptimeve te foljeve LEVIZ, LEVIZET. Levizje e vullnetshme ( e pa vullnetshme). Levizje e shpejte (e ngadalte). Levizja e trupave. Levizje e duarve (e kembeve), Ve ne levizje.

  1. fiz. Vetia e trupave, e sendeve ose e pjeseve te tyre, te cilat gjate qenies ne kohe e ndryshojne vendndodhjen ne hapesire; gjendja e trupave ose e sendeve, qe nuk jane ne qetesi; kund. qetesi. Levizje e njetrajtshme. Levizje e lakuar (rrotulluese, rrethore). Levizje valore. Eshte ne levizje.
  2. filoz. Vetia e pergjithshme e me e rendesishme e materies, forme e qenies se saj qe shprehet ne cdo lloj ndryshimi. Levizja eshte absolute, qetesia eshte relative. Nuk ka materie pa levizje, nuk ka levizje pa materie.
  3. Ecje e njerezve a e automjeteve neper rruge. Ne mbremje ka levizje te medha ne rruget kryesore.
  4. fig. Veprim i gjalle, kalim nga nje gjendje ne nje tjeter. Ne ate drame (film) nuk ka levizje. Levizja e ngjarjeve.
  5. Veprimtari e gjere shoqerore, qe behet per qellime te rendesishme. Levizje revolucionare (demokratike, perparimtare, reaksionare). Levizje politike (ideologjike, artistike, kulturore, sportive). Levizje Nacionalclirimtare. Levizje komuniste nderkombetare. Levizja patriotike e Rilindjes Kombetare Shqiptare.

Fjalori e ka pare problemin sipas dy kendveshtrimeve: nga pikepamja gjuhesore dhe nga ajo filozofike; duke nxjerre ne pah vetem dy forma levizje: levizjen mekanike (ne fakt kjo nuk eshte levizje mekanike e paster, por “jehona” e levizjes mekanike e imprenjuar ne levizjen fizike, kimike, biologjike e shoqerore) dhe ate shoqerore. Ne qofte se ne rastin e dyte fjalori e ka lidhur formen e levizjes me formen e organizimit lendor (njeriun), ne rastin e pare nuk ka qene ne gjendje ta beje kete, dhe kjo e ka nje kuptim; njeriu nuk eshte ne gjendje te percaktoje lidhjen e formes se levizjes mekanike me objektin qe bart kete forme te organizimit lendor nga pikepamja e objektivitetit material, dmth objekt mekanik njeriu nuk njeh ne Natyre, sic njeh objekt fizik (elektronin), objekt kimik (cdo element kimik apo substance), objekt biollogjik (bimet, kafshet) apo objekt shoqeror (njeriun). Kjo eshte pikepyetja me e pare e mendimit filozofik materialist kur analizon Levizjen.

Kur flasim per Levizjen gjeja e pare eshte percaktimi i shkakut te lindjes se saj, pasi prej ketej rrjedhin me rradhe Koha, Hapesira, por dhe dicka tjeter qe merr rendesi te vecante kur analizohet thelbi i problemit ne dinamiken e zhvillimit: shpejtesia e zhvillimit. Studiuesit e sotem mundohen te gjejne permasa shtese ne kete zhvillim dhe kane anashkaluar problemin me themelor te Levizjes: permasen e shkakut. Nga vlera e kesaj permase rrjedh problemi me kryesor ne mendimin filozofik: permasa e ndryshimit. Eshte e pamundur te percaktohen sakte format e Levizjes dhe ekuacionet perkatese ne qofte se nuk percaktohet sakte permasa e shkakut te Levizjes. Pikerisht kjo eshte e pazgjidhur ne mendimin filozofik materialist te Fizikes, pamvaresisht nga pretendimet formale, pasi ne kete rast eshte e pamundur te percaktohet zanafilla e lindjes se Levizjes Fizike ne planin real, kur ana teorike dhe praktike e ketij percaktimi (jane zbuluar prej kohesh, por sistemimi i materialit teorik per kete problem le per te deshiruar).

Te pakten fizikantet shqiptare e kane anashkaluar kete problem duke deklaruar nje gje e duke nenkuptuar nje gje tjeter dhe ne kete menyre kane avancuar ne pretendimet e Mendimit Fizik pa treguar ne asnje rast se si lind Levizja Fizike dhe kush eshte pergjegjese per kete. Kjo perben pikepyetjen e dyte ne mendimin filozofik kur analizon Levizjen Fizike.

Ne te vertete problemi ka ngecur ne nje pike ku nuk mund te kete prapaktheu. Zbulimi i shkakut te fillim levizjes specifike, pamvaresisht nga lloji i kesaj te fundit, duhet te coje ne percaktimin e forcave qe pergatisin terrenin per lindjen e nje forme te Materies se pafundme. Ky kuadrat filozofik eshte i vlefshem per te gjithe specifikat e mevonshem te Lendes dhe krijon mundesine te avancojme me tej per te zbuluar menyren se si lind levizja-koha-hapesira fizike. Ne parim kjo eshte e barasvlefshme me zbulimin e formules qe zbatohet ne te gjitha rastet ku kerkohet argumentimi i unitetit te Materies se pafundme.

Ne nje fare menyre ne pranojme nje marreveshje postulative qe nuk ka nevoje per postulate shtese, por qe shpjegon dhe gabimin e mendimit filozofik helen per problemin e zbulimit te shkakut te Levizjes. Konflikti teorik midis Platonit dhe Aristotelit nuk perben fushebetejen per te zgjedhur anen e fituesit, por teresine teorike per te zgjidhur parimin natyror te lindjes shkakesore te Levizjes ne planin real. Eshte rasti qe argumenton menyren se si filozofia materialiste ndihmon ne pergjithesimin teorik drejt zgjidhjes praktike. Ne kete menyre “konflikti” ne fushen e mendimit filozofik per problemin e Levizjes ka pasur ne qender te vemendjes dualitetin e ndikimit shkakesor ne lindjen e levizjes ne nje ngjarje: boten e brendeshme apo boten e jashtme rrethuese te ngjarjes. Ne ate kohe llojet e levizjes dhe pariteti kohor i tyre nuk merrej parasysh e per rrjedhoje as qe mund te behet fjale per ligjesine e ndikimit reciprok te tyre ne planin kohor dhe hapsinor. Fitorja e idese nuk ka qene e argumentuar ne asnje permase, por u perkrah instiktivisht ndikimi i botes se brendeshme te ngjarjes mbi shkakun e fillimit te levizjes ne ate ngjarje. Sot kjo kuptohet pse ka ndodhur keshtu: ishte me e lehte ne perceptim, me e thjeshte si zgjidhje dhe kerkonte me pak pune teorike per t’u zberthyer. Ne fakt kjo gje e ngurtesoi dinamiken e zhvillimit te Shkencave Natyrore dhe nuk lejoi zgjidhjen metodike te ndikimeve te formave te levizjes mbi njera-tjetren.

Ne kete pike postulati behet i nevojshem edhe vetem prej faktit te mos njohjes ne menyre direkte dhe te paster te formes se pare te Levizjes Lendore: levizjes mekanike. Atehere postulojme:

Shkaku i fillimit te Levizjes ne nje ngjarje (ne kete rast te lindjes se Lendes, si nje forme fundore e Materies se pafundme) eshte bashkeveprimi i levizjeve te brendeshme te ngjarjes, qe me vone reduktohet ne Levizje Fizike, me levizjet ne ambientin rrethues te ngjarjes, qe duhet konsideruar Levizje Mekanike e paster (praktikisht kjo nuk vertetohet kurre). Kjo do te thote qe format e Levizjes jashte botes Lendore jane te pafundme, por qe, ne kete rast, domosdoshmerisht jo me pak se dy prej tyre, marrin pjese ne formimin e asaj qe sot konsiderohet Lende. Sot ky proces eshte pranuar te quhet Big-Bang (sipas propozimit te George Gamoe-1946, – Kenneth Krane, Fizika Moderne), por permasat dhe dinamika e tij me teper jane hamendje filozofike sa sa realitet i argumentuar shkencerisht. Dhe aresyeja perse ndodh kjo eshte e lidhur me karakterin monist te shkakut te Levizjes fillestare qe perdoret rendom sot ne Fizike (mbi kete baze A. Ajnshtajni e redukton paradoksin e kohes vetem mbi objektin qe leviz duke anashkaluar ambientin ku ndodh levizja, e per rrjedhoje nuk merret parasysh ndryshimi i kohes ne kete ambient). Akoma nuk eshte kuptuar menyra e bashkeveprimit te Levizjes Mekanike me ate Fizike ne formimin e elementeve me te pare te paralendes se sotme, qe duhet te konsiderohet e barasvlefshme me fushat. Por kjo ben te domosdoshme percaktimin kohor dhe hapsinor te seiciles levizje pergjate procesit te formimit paralendor. Kjo eshte aresyeja perse praktika fillestare e Big-Bang-ut nuk mund te perseritet as sot dhe as kurre qe nga pasmomenti i shperthimit me te pare.

Per te kuptuar raportin midis levizjes mekanike me ate fizike me planin kohor dhe hapsinor, e lidhur ngushtesisht me Big-Bang-un, duhen percaktuar me se pari parametrat filozofike te Materies se pafundme cka con ne zbulimin e aresyes perse ishulli Lendor eshte krejt i rastit per Materien e pafundme dhe perse Levizja Mekanike nuk mund te njihet nga shkenca (Njeriu) ne menyre te paster, sic njihen format e tjera te Levizjes. Aresyetimi i perdorur per shkakun e lindjes se nje forme levizjeje, ne kete rast eshte i gabuar, pasi eshte i njeanshem ne dinamiken e vet duke mos marre parasysh dinamiken historike te ngjarjes. Aresyetimi i perdorur mbeshtetet vetem ne faktoret hapsinore duke lene pas dore ato kohore, e per rrjedhoje nuk e shkeput dot levizjen fizike nga ajo mekanike. Per kete teme shkruhet:

“kategorite e shkakut dhe te pasojes, pasqyrojne apo shprehin nje lidhje te tille midis dukurive, ne te cilat nje dukuri e quajtur shkak lind, provokon, prodhon ne menyre te pashmangshme nje dukuri tjeter, qe quhet pasoje. Kjo eshte lidhja shkakesore ose kauzale (nga lat. causa-shkak)2. Por shkaqet qe ekzistojne ne natyre dhe ne shoqeri nuk jane as te njejta, as te njevlershme. Ka shkaqe te brendeshme e themelore ose te jashtme e sekondare. Si rrjedhoje, edhe pasojat e provokuara prej tyre nuk kane te njejtin karakter. Per kete aresye, ne bote, ne ndeshemi me ngjarje thelbesore te domosdoshme ose me ngjarje jothelbesore, te rastit. Te parat nuk mund te shmangen, ndersa te dytat mund te ngjasin ose jo; ato mund mund te zhvillohen, por jo patjeter, jo ne menyre ta pashmangshme” (Rexhep Mejdani, A eshte deterministe teoria kuantike, debat filozofiko-shkencor, f. 5, i njejti percaktim cfaqet edhe ne f. 8 vetem se tani e ka analizuar perfundimin brenda kuadratit kohor).

E pare ne aspektin filozofik autori ka te drejte per sa kohe qe nuk e konsideron veten fizikant, por, ne momentin qe ai futet ne fushen fizike, i gjithe ky zberthim behet i pavlefshem mbi raportin shkak-pasoje, pasi ne asnje rast nuk tregohet rrugetimi i shkakut drejt pasojes brenda per brenda sasise dhe kalimi i shkakut ne pasoje brenda kohes. Jane keto elemente qe tregojne se kategoria shkak-pasoje ne fushen e fizikes eshte krejt formale dhe perdoret vetem per spekullim per te mbuluar paaftesine ne te zberthyerit e lidhjes mekanike dhe fizike persa i perket Levizjes.

Ne qofte se do te mendonim nje sfera gjigande, permasat e se ciles si zor te percaktohen me nivelin e njohurive te sotme, ajo do te karakterizohen nga dy bashkesi forcash dhe ngjarjesh: 1-dinamiken e brendeshme, dhe 2-ambientin rrethues. Historia e ketyre ngjarjeve do te mbetet e panjohur per Njerezimin jo vetem pse i perkasin nje organizimi material te panjohur, por koha dhe hapsira e tyre jane shume-shume larg asaj qe ne perjetojme sot. Me pak fjale ato dy ngjarje i perkasin infinitit pambarimisht te vogla dhe infinitit pambarimisht te medha. Njera prej ketyre dy ngjarjeve transformohet ne idhullin tone Lendor, qe permban realisht Levizjen Fizike, kurse ambienti rrethues permban si hipoteze Levizjen Mekanike. Pra Levizja Mekanike, qe pranon shkenca, nuk duhet konsideruar si nje levizje e paster dhe e shkeputur nga format e tjera te levizjes, kur teorikisht Levizja Mekanike duhej konsideruar e shkeputur prej tyre. Dmth Levizja Mekanike duhet konsideruar si levizja themelore e ishullit tone Lendor edhe pse nuk njihet ne shkakun lindes te saj. Akoma me tej, Levizja Mekanike e paster realisht nuk ndodhet ne brendesi te asaj sfere gjigande perpara se te ndodhe Big-Bang-u, por ajo eshte e imponuar nga jashte-brenda. Karakteri dualist i shkakut te Big-Bang-ut krijon mundesine e fillimit te Levizjes Fizike. Raportet e Levizjes Mekanike me ate Fizike, ne funksion te shkak-pasojes, nuk duhen konsideruar fikse apo homogjene  dhe kjo perben bazen elementare te formimit te cilesise se re, por me perpara ne duhet te pranojme qe Levizja Mekanike eshte nje force e jashtme, e para ne kohe dhe e pavarur nga Levizja Fizike. Deri ne momentin e fillimit te Big-Bang-ut shkaku duhet kerkuar tek kjo forme levizjeje, e cila praktikisht nuk mund te zbulohet ne cilesine e saj, por ne jemi te detyruar ta pranojme si Levizje Mekanike. Ne momentin qe ne brendesi te kesaj sfere gjigande ndodh procesi i shperthimit, fillon dhe rrugetimin e vet Levizja Fizike. Ne kete moment forma e jashtme e shkakut te levizjes behet inferiore ne forme nga forma e brendeshme e levizjes ne nje ngjarje dhe eshte kjo forme, e fundit, qe percakton cilesine, por gjithmone ne bashkeveprim me formen e jashtme te levizjes, prej se ciles ajo nuk ndahet kurre. Paraqitja grafike e vetme e ketij rasti eshte nje nga te dy format e meposhtme (a dhe b) c’ka tregon jo vetem ekzistencen e shkak-pasojes ne kete proces, por dhe rotacionin e elementeve te kategorise, dmth shkaku behet pasoje e pasoja shkak; akoma edhe me tej karakterin dualist te shkakut te fillimlevizjes:

                  

a                          b

Atehere lind pyetja: per cfare lloj mekanike u hodhen bazat nga Isak Njutoni (1642-1727) me 1666 (sipas librit: Biografite e eurofizikaneve te shquar, pergatitur nga Pellumb Berberi, 2005, f. 3) kur ajo nuk njihet? Ne kete pike eshte bere nje marreveshje e heshtur nga shkenca, ku thuhet nje gje e nenkuptohet nje gje tjeter; dmth per efekt te mos njohjes se levizjes se paster mekanike eshte konsideruar e tille pjesa e levizjes mekanike te imprenjuar ne levizjen kimike (pasi syri sheh direkt vetem kete forme levizje). Kete lloj levizje ka konsideruar si mekanike Isak Njutoni kur zhvilloi teorite e tij, e kjo perben nje empirizem ne fushen e Fizikes teorike; per ta thene hapur kjo forme levizjej, ne kete forme, as qe ka lidhje me Fiziken.

Duke kapercyer kohen e zhvillimit te ngjarjeve ne brendesi te kesaj sfere gjigande, vjen nje moment dhe ndeshemi me forma te tjera levizjeje ku shkak-pasoja eshte evidente, por jo ne varesi te domosdoshmerise. Ne kete rast duhet vene ne dukje procesi i rotacionit nga poshte-lart, por jo anasjelltas, qe do te thote se format me te ulta te levizjes jane domosdoshmerisht te nevojshme per format me te larta ne fazen e formimit te ketyre te fundit, por ato nuk influencojne te tilla pas formimit te cilesise se re. Pra format me te ulta te levizjes nuk ndikojne domosdoshmerisht mbi format me te larta dhe rendesia e ketij postulati filozofik do te duket mirefilli kur te marrim ne konsiderate shpejtesine e Levizjes, madhesia e se ciles nuk ka asnje lidhje me vete levizjen. Ne kete rast behet kalimi nga mendimi filozofik ne mendimin shkencor konkret dhe kjo nuk eshte bere ne asnje problem te shtruar per zgjidhje. Ne kete pike cdo forme levizjeje lidhet me faktorin Kohe, problem te cilin e zgjidh vetem materializmi filozofik.

Nga materialistet e pretenduar te shek. te XIX-te eshte pranuar se ne Natyre kemi 5 (pese) forma levizjeje (F. Engelsi tek Dialektika e Natyres), qe teorikisht u perkasin pese formacioneve te organizimit nderlendor, por qe akoma edhe sot Njerezimi njeh vetem 4 (kater) prej tyre. Ketyre pese formave te levizjes duhet t’u takojne 5 (pese) forma te organizimit hapesinor dhe 5 (pese) formave te ekzistences ne kohe; dmth perputhje midis formes se levizjes dhe formes se organizimit lendor kemi vetem ne 4 (kater) raste. Kjo “anarshi” ne Mendimin Fizik ka fshehur menyren materialiste te shpjegimit te lindjes se Levizjes Fizike, por dhe vazhdimesine e metejshme te saj. Kjo do te thote se Njerezimi njeh 4 (kater) forma levizje ne menyre te drejteperdrejt dhe 1 (nje) forme levizje te imprenjuar ne keto kater forma. Ne qofte se do te benim analizen e ketyre kater formave te levizjes nga lart-poshte do te konstatonim ekzistencen e 5 (pese) formave te levizjes vetem ne Levizjen Shoqerore dhe me uljen poshte te analizes pakesimin e formave te levizjes me shkallen e levizjes. Kur te arrijme tek Levizja Fizike do te konstatojme qe forma mekanike mbetet jetim ne perputhjen me hapesiren dhe kohen specifike. Analiza sipas kesaj metode ka rendesi vetem ne nje fakt: konstatimin e raporteve kohore te aplikimit te formave te levizjes ne formimin e cilesive te reja te Lendes. Ne kete pike shkenca e derisotshme ka ecur me hamendje duke mos marre per baze pikerisht keto raporte kohore e per rrjedhoje nuk ka qene e afte te shpjegoje dinamiken historike te formeve te organizimit te Lendes qe njohim (fizike-kimike-biologjike e shoqerore).

Ka ekzistuar nje kohe, perpara Big-Bang-ut, ku forcat “mekanike” te jashtme kane qene superiore ne madhesi kundrejt botes se brendeshme te Big-Bang-ut, cka perben nje faze ku levizja mekanike nenkuptohet e para ne kohe dhe shkaku primar i mosshperthimit te Big-Bang-ut. Ky moment, me shifra kohor te pallogaritshme, nuk e permban ne brendesi te vet Levizjen Fizike, e cila vazhdon te vegjetoje ne brendesi te asaj sfere gjigande duke u pergatitur per lindjen e saj historike. Levizja Fizike nuk duhet nenkuptuar si nje levizje e paster, dmth e izoluar, nga Levizja Mekanike dhe objekti i saj (per fatin e mire apo te keq te Njeriut ky objekt nuk mund te njihet kurre). Kjo e fundit eshte mamia materiale e Levizjes Fizike dhe objektit te saj duke e shoqeruar pergjithmone te gjithe produktin material fizik ne Natyre, qe ne e quajme Fushe Lende. Eshte kjo aresyeja perse Levizja Mekanike dhe Levizja Fizike jane absolutisht te pandashme ne praktike, por qe teorikisht kane nje histori me vete, ku e para eshte shkaku i lindjes te se dytes. Por ne kete pike ka dicka qe bie ne sy ne nje menyre tjeter. Dueti i mesiperm Fushe Lende nuk mund te paraqitet si nje shumatore elementesh, dmth Fushe + Lende, pasi ne kete rast ato duhen konsideruar pa lidhje midis tyre, ose si dy elemente te vecante me prejardhje te perbashket. Ne te vertete dueti fushelende ka nje vecori mbi te cilin bie e gjithe pergjegjesia e Levizjes Fizike, jashte se ciles ose kemi levizjen themeluese te levizjes fizike, dmth Levizjen Mekanike, ose pasojen e saj: Levizjen Kimike. Por ne qofte se ne rastin e pare Levizja Fizike nuk ekziston, ne rastin e dyte ajo eshte e imprenjuar ne brendesi te Levizjes Kimike duke krijuar pamjen e Universit Lendor qe admirojme sot. Deri ketu kjo perben thelbin e Lendes qe ekziston ne hapesiren kozmike.

Ka nje performance teorike ne kete drejtim te lidhur me konceptin e filleses se Universit (une nuk kam gjetur ne asnje rast shpjegimin e Universit si nje strukture fundore te lidhur me Natyren e pafundme. Universi konsiderohet nje strukture gjitheperfshirese me fund ne kohe dhe hapesire). Profesori yne edhe ne kete drejtim na jep zgjidhjen sipas asaj qe ka ndodhur, sipas te cilit: “Edhe Shen Augustini ka qene kunder pohimit te Aristotelit mbi pafundesine e kohes, sepse, per te universi kishte nje fillim te caktuar kohor, ne perputhje me Shkrimet Biblike. Sipas tyre, universi krijohet nga asgjeja – ex nihilo. Per te, ka qene Zoti, qe krijoi Universin ne nje moment te dhene fillestar, se bashku me ligjet e natyres, krahas kohes dhe hapesires. E thene ndryshe, nuk ka ekzistuar “koha” perpara krijimit te universit – pohim ky shume afer interpretimit mbi kohen ne teorine e Big Bang-ut” (Rexhep Mejdani, Mbi ndertimin e Botes, shenimi 221, f. 393). Ky aresyetim i Shen Augustit (354-430) fsheh jo vetem shkakun e filleses se Levizjes Fizike, por dhe ekzistencen e Levizjes Mekanike, si nje dukuri pertej Universit tone. Eshte tjeter pune qe ne kete rast Levizja Mekanike barazohet me ZOTIN, por Shen Augusti i eshte shmangur ketij interpretimi. Por midis filozofit teolog dhe fizikantit materialist ka nje perplasje indirekte, pasi pranimi i lindjes se universit nga asgjeja e kerkon medoemos krijimin e boshllekut fizik nga pikepamja hapsinore. Profesori yne ka bere kete sqarim, pa u konfrontuar me Shen Augustin: “Vete Ajnshtajni e riformuloi pohimin e Aristotelit mbi vendin dhe lidhjen e tij me trupin material. Edhe, sipas tij, nuk mund te imagjinohet vendi (pozicioni) pa nje objekt material, dhe perderisa pranohet nje koncept i tille per hapesiren, nuk mund te flitet apo behet e pamundur te flitet per hapesire boshe, ajo e fundit rezulton pa kuptim” (po aty f. 392). Ne fakt ketu kemi te bejme me nje interpretim filozofik qe nuk merr parasysh interpretimet e mevonshem fizike duke krijuar nje kontradikte midis Ajnshtajnit te propoganduar, Ajnshtajnit te interpretuar, por me shume gjasa dhe me vete Ajnshtajnin.

Dinamika historike e Levizjes vazhdon shume me tej, duke u komplikuar edhe me shume me zgjerimin e saj ne Kimike-Biologjike e Shoqerore. Me keto forma levizje dalim jashte temes sone, por rendesia qendron vetem ne nje pike: ato nuk mund te jetojne dot pa format me te ulta, kur keto te fundit nuk ndikojne domosdoshmerisht mbi te lartat.

Por Levizja Fizike duhet te kete kufijte e saj ne teresine e Botes Fizike, ku kjo e fundit paraqitet me nje llojshmeri te konsiderueshme. Kjo gje nuk merret parasysh ne asnje rast edhe pse disponojme te dhena mbi shumellojshmerite e kesaj Bote. Llojshmeria e Botes Fizike behet evidente per te percaktuar llojet e Levizjes Fizike ne brendesi te Botes Lendore dhe ne kete pike fillon realisht ajo qe ne e konsiderojme si Fizike te fushes apo trupave. Kjo gje ben te domosdoshme perjashtimin e idese qe problemet e Fushes jane te kufizuara me shpejtesine e perhapjes se Drites. Ne kete drejtim idete e hedhura nga A. Ajnshtajni (1879-1955) kane krijuar perfytyrimin mbi boten Fizike, por dhe kufizimet analitike te saj. Te gjitha keto jane te lidhura pazgjidhshmerisht me thelbin e Levizjes Fizike, e cila tashme nuk mund te konsiderohet me unike apo nje formeshe. Ne kete pike ideja e fizikantit mbeshtetet mbi nje postulat dhe dy rrjedhimeve te tij, qe nuk mund t’i qendrojne me kohes analitike. Sipas Ajnshtajnit dhe teorive te tij:

-shpejtesia e drites eshte konstante dhe nje madhesi limit qe nuk mund te kalohet. Por Ajshtajni nuk ka dhene asnje aresye perse shpejtesia e drites duhet konsideruar konstante dhe perse ajo nuk ka histori ne KOHE. Ajshtajni nuk ka dhene asnje aresye perse shpejtesia e drites duhet konsideruar limit dhe cfare ka dashur te perfitoje prej kesaj hipoteze. Ne fund te fundit kush e ka percaktuar kete limit dhe perse? Ne do te shohim ne vazhdim se ekziston nje aresye qe e percakton shpejtesine e drites, por ajo nuk eshte marre ne konsiderate asnjehere e per kete si zor qe te perputhet me perfundimin ajnshtajnian, dhe te jeni te sigurte qe nuk eshte ZOTI.

cdo energji i reziston ndryshimit te levizjes; cdo energji sillet si lende. Ne kete pike fizikanti ka perbashkuar fillesen dhe fundin e organizimit lendor pa ju pergjigjur konstatimit me te pare kur admirojme universin: rrotullimin e trupave kozmike rreth vetvetes, pamvaresisht nga permasa. Pranimi pa oponence i ketij perfundimi ajnshtajnian con ne perfundimin tjeter qe energjia eshte e kufizuar ne transformimin e saj dhe e perjetshme ne ekzistencen e vet. Sipas fizikanteve kjo loje midis energjise fizike dhe levizjes mekanike perben perjetshmerine e asaj qe konsiderohet si materie lendore, por pa e zgjidhur raportin kohor dhe hapsinor midis levizjes mekanike dhe asaj fizike ne planin organizativ specifik, d.m.th. kush konsiderohet objekt mekanik, levizje mekanike, kohe mekanike dhe cfare ndryshimi ka me objektin fizik, levizjen fizike, kohen fizike.

graviteti i reziston levizjes fizike qe disponon drita, por ne kete drejtim ka edhe pretendime te tjera, ku sipas njerit prej tyre “Në versionin valëzor, reaksioni i dritës ndaj gravitetit nuk është shumë i qartë”(Stephen W. Hawking, Nje histori e shkurter e kohes, f. 81). Por ne kete pike problemi ka doza te qarta arbitrariteti, pasi e trajton problemin ne kendveshtrimin mekanik duke e treguar qarte qellimin per te cilin eshte krijuar. Ne kete rast, po te fusim ne perdorim karakterin dualist te shkakut te levizjes, do te shikojme se rezistenca qe graviteti i ben drites eshte me permasa dualiste ne pasojen e vet, ku Ajnshtajni ka marre ne konsiderate vetem njeren dhe pikerisht ate qe ndikon mbi objektin qe leviz duke anashkaluar ambientin qe realizon rezistencen, dmth gravitetin. Sipas kesaj pikepamje graviteti rezulton i perjetshem.

per nje barazi te shpejtesise se levizjes te nje objekti me ate te drites koha tek objekti qe leviz ndalon e per rrjedhoje kjo shpejtesi nuk mund te kalohet. Ne kete rast Ajnshtajni ka heshtur per ate se cfare ndodh me driten pergjate kohes qe ajo ekziston, edhe pse ky perfundim postulativ e paraqet driten me permasa biblike, duke u dhene perjetshmeri (sipas rrjedhimeve nga postulati i Ajnshtajnit Drita barazohet me ZOTIN).

Sipas kesaj menyre analitike struktura materiale e drites eshte e patjetersueshme cka nenkupton perjetshmerine e Levizjes Fizike ne llojin e vet. Pikerisht te gjitha keto jane te pasakta nga pikepamja botekuptimore jashte dialektikes materialiste qe ne njohim prej 200 vjetesh, por brenda nje materializmi te transformuar nga kritika ndaj politikes. Ne qofte se Levizjen Fizike do ta analizojme sipas strukturave te botes se saj do te arrijme ne perfundimin se keto struktura (elemente) kane levizjet e tyre qe nuk mund te kene karakteristika te njellojta, aq me teper te barabarta. Keshtu pranohet qe ekzistojne: 1-fushat gravitacionale; 2-fushat elektromagnetike; 3-fusha e drites; 4-fusha jonike; 5-fusha elektrike, etj, etj, por qe te gjitha e kane shpejtesine e shperhapjes ose te barabarte me ate te driters, ose me te vogel edhe pse prodhuesit e tyre nuk jane te njejte. Por ne kete drejtim gjerat jane zgjeruar tej mases duke e pranuar kete shpejtesi jo vetem konstante, por gjitheperfshirese ne jeten e Natyres. Profesori yne ka bere kete interpretim per kete problem: “Po ashtu ne TSR, shpejtesia e drites ne boshllek eshte nje konstante fizike universale me vlere c=299,792,458 m/s. Ajo eshte dhe shpejtesia maksimale, me te cilen mund te perhapet ne univers energjia, materia e informacioni. Eshte kjo shpejtesi, qe nderlidh hapesiren me kohen (sipas tranformimeve te Lorencit) dhe energjine me masen sipas formules se Ajnshtajnit E=mc2. Ne vetvete, ajo eshte shpejtesia me te cilen levizin grimcat pa mase (qetesie) apo perhapen fushat shoqeruese (p.sh., rrezatimi elektromagnetik, perfshire edhe driten) ne vakuum137. Shenimi 137 thote: “Me 1926 Hajzenbergu propozoi parimin e tij te papercaktueshmerise, qe u be me vone dhe pikenisje per nje interpretim te ri te vakuumit absolut. Sipas ketij parimi, vakuumi nuk mund te jete teresisht bosh, d.m.th. duhet te ekzistoje nje aktivitet foni, qe e ben te mundur ekzistencen e tij. Nje vit me vone, Diraku u muar me kuantifikimin e fushes elektromagnetike, me krijimin dhe asgjesimin e cifteve te grimcave  vrituale (keshtu eshte ne tekst, GH) dhe energjine zero, madje duke postuluar, per here te pare, ekzistencen e nje “vakumi aktiv”. Ishte Kazimiri (H.G.B. Casimir), qe zbuloi, me 1948, nje forca terheqese midis dy pllakave percjellese shume afer njera-tjetres, te kundert me efektin elektrik shtytes midis dy pllakave. Se fundi, shpejtesia maksimale c ne vakuum vlen dhe per shpejtesine e perhapjes se gravitetit, valeve te gravitacionit ose gravitonit (nese ekziston), te parashikuar ne teorite e fundit” (Rexhep Mejdani, Mbi ndertimin e Botes, f. 234-235).

Qe ky eshte nje lapsus ne mendimin fizik as mos e diskutoni, por perse nuk diskutohet asnjehere cfare sjell pranimi i pandryshueshmerise se perberesit te Drites dhe konstantja postulative e perhapjes se saj?

Problemi i pranimit te kufijve te levizjes ne brendesi te Botes Fizike nuk duhet konsideruar problem thjeshte botekuptimor, por, kryesisht, eksperimental dhe ne kete drejtim mendimi fizik eshte i shterpezuar ne pranimin e nje parametri fizik ne menyre abuzive. Kjo gje ka lidhje me nje parameter tjeter te Levizjes Fizike: permasa e saj, ose e thene ndryshe shpejtesia e levizjes ne brendesi te botes fizike. Defekti fillon dhe mbaron ne mosndarjen e Levizjes Fizike nga Levizja Mekanike e per rrjedhoje nenkuptimi eshte abuziv. Jo rralle kalohet nga forma fizike e paster e levizjes, ne formen mekanike dhe mbi kete baze behen krahasimet spekulative duke mos marre parasysh per asnje rast pamundesine e matjes se fushave elektromagnetike me metoda te tjera. Eshte kjo aresyeja qe duhet gjetur nje metode tjeter analitike qe e ben kete percaktim jashte fushes se eksperimentit me metodat aktuale, pasi kjo e fundit paraqitet e shterpezuar.

Rendesia kryesore qendron ne pranimin e faktit filozofiko-fizik qe: shkaku i levizjes (pa asnje dallim cilesor e sasior) ekziston per efekt te relacioneve te hapsires ne kohe pa pasur asnje mundesi per te qene i vetem dhe i lindur nga hici.

Rendesi praktike ka qe studiuesi i kesaj fushe duhet te kuptoje disa probleme filozofike paraprake perpara se te avancoje ne thellesite e njohjes fizike:

  • Karakteri shkakesor dypermasor i levizjes fizike ne te gjitha nivelet e saj. Ne fazen lindese te levizjes fizike, levizja mekanike duhet konsideruar me burim te jashtem dhe levizja qe bashkepunon me te, karakteristike e botes se brendeshme te ngjarjes, levizje fizike.
  • dinamiken e brendeshme te kuantit (kuarkut) energjitik.
  • marredheniet e kuantit (kuarkut) me ambientin rrethues.
  • perberjen e grimcave elementare nga keto kuante (kuarke).
  • merredheniet e ketyre grimcave me ambientin kuantik.
  • marredheniet e ketyre grimcave midis tyre brenda nje orbite dhe midis orbitave (rasti i elektronit).
  • marredheniet e grimcave me berthamen dhe brenda saj (rasti i protonit).
  • marredheniet e grimcave cilesore midis tyre, brenda berthames (rasti i protonit dhe neutronit). Ne kete rast duhet diferencuar elementi hidrogjen nga elementet e tjere, qofte dhe vetem me heliumin.
  • marredheniet e grimcave cilesore midis tyre, pamvaresisht nga vendndodhja e tyre (rast i elektronit me protonin apo neutronin).

Por paraprakisht duhet vene ne dukje qe raporti kuark-kuant eshte analog me raportin njeri individ-shoqeri njerezore dhe eshte kjo pika ku ekstremet perputhen ne ligjesite filozofike, d.m.th. dialektike, qe imponon Natyra.

Thellimi i analizave ne procesin fizik natyrisht qe sjell komplikacione te tjera, cka e shton numrin e sygjerimeve me karakter filozofik. Keshtu p.sh. duhet pranuar pa hezitim qe Bota Njerezore i permban ne brendesi te vet te gjitha format e levizjes, por ne bashkeveprim me njera-tjetren; cka do te thote se Njeriu shoqeror perfaqeson perbashkimin e te gjitha formave te organizmit nderlendor dhe majen e zhvillimit cilesor te Lendes. Vetem ekzistenca e levizjes mekanike ne brendesi te Njeriut na con ne perfundimin se ajo dikur (levizja mekanike) ka ekzistuar e vetme, por e lidhur me nje objekt te panjohur. Te gjitha format e tjera te levizjes, qe ekzistojne ne brendesi te Botes Njerezore, e kane objektin te njohur dhe vendimtar ne formimin e Njeriut, por jo te barabarte me ate qe eshte sot. Ne kete drejtim behet e nevojshme te futet nje parameter ne perdorim, shume i njohur, por pa konsensus vendimtar ne zhvillimin e Natyres. Ky parameter, i lidhur pazgjidhshmerisht me Levizjen, eshte ai qe percakton permasat vendimtare te Hapesires dhe Kohes jo vetem te cilesoreve, por dhe brenda sasioreve duke perbere zgjidhjen e problemit midis dy shkaqeve te fillimlevizjes. Ky parameter (Shpejtesia e Zhvillimit) eshte marre me mend me teper se sa eshte perdorur; bile ajo qe percakton kete parameter (Koha e Lindjes) nuk eshte marre ne konsiderate seriozisht asnjehere. Shkenca e sotme akoma nuk e ka lidhur jeten ne Universin tone me shpejtesine e zhvillimit fizik, por e ka nenkuptuar ate sipas postulatit te Ajnshtajnit mbi Driten.

Fizika e sotme ndodhet perpara nje dileme qe nuk thuhet me ze te larte: te pranoje Levizjen Fizike te lidhur vetem me Driten, apo ta zgjeroje ate ne bashkeveprimet e grimcave elementare dhe atyre te panjohura. Ne rastin e pare duhet pranuar Ajnshtajni me dy postulatet e tij e, ne rastin tjeter, duhet anashkaluar teoria e relativitetit dy permasor.

3- Vime tek problemi filozofik i Hapesires, pranimi i se ciles eshte me probleme botekuptimore te theksuara. Hapesira eshte nje realitet objektiv dhe eshte e krijuar ne menyre subjektive nga mendja e Njeriut ne formen qe ne e shpjegojme. Kur pranohet qe Hapesira eshte e pafundme kjo eshte po aq e barabarte me mohimin e saj, dmth Hapesira nuk ekziston (ne kete rast kam parasysh hipotezen e hedhur ne nje punim te nje studiuesi shqiptar mbi karakterin kuantik te impulsit nervor: Stef Staku: Teoria kuantike (korpuskulare) e impulsit nervor, -perpjekjet per te pranuar Driten, Shkoder 2002). E gjitha kjo sepse Hapesira nuk eshte forme strukturore, por forme ekzistence; pra nuk eshte objekt, por forma ligjore e ekzistences se objektit (ne kete rast nenkuptimi ligjor nuk ka lidhje me fantazine e njeriut). Dhe kur pranojme barazine e Universit me Lenden kemi pranuar barazine e objektit me vete formen e ekzistences, e per rrjedhoje koncepti Hapesire nuk ka me vend i shkeputur nga vete objekti. Por kjo gje e mbyll pergjithmone pranimin e cfaredo lloj objekti lendor ne drejtim te zhvillimit, cka do te thote se Hapesira eshte nje nocion i lidhur me disa terma te tjera qe i japin tjeter pamje konfigurimit te Lendes jo vetem ne aspektin filozofik, por edhe ne ate Fizik. Keshtu qe kur pranojme qe Lenda zhvillohet ne Hapesire eshte e nevojshme te gjejme parametrin qe percakton permasen ne Hapesire te nje ngjarje (prandaj ekziston Shkenca, prandaj dhe duhet zberthyer termi Fizike). Por, nga ana tjeter, pranimi i termit Hapesire nuk duhet konsideruar si nje dukuri e kufizuar ekzistence; d.m.th. Hapesira eshte karakteristika kryesore e pafundesise dhe ne kete pike duket rolin real i saj, por dhe ajo qe nuk eshte kuptuar kurre sakte nga Mendimi Fizik.

Sipas kuptimit filozofik Fjalori i Gjuhes se sotme Shqipe (1980) ka bere kete zberthim: Nje nga format kryesore, te pergjithshme e objektive te qenies se materies ne levizje, e cila shpreh karakteristikat e objekteve materiale, si gjatesine, gjeresine, lartesine, formen, ndertimin e tyre dhe largesine ndermjet tyre. Koha dhe hapesira.

Ne fakt fjalori i Gjuhes Shqipe eshte munduar te jape variantin materialist te ketij termi, kur ne realitet ka dhene materialin e filozofise “materialiste” bolshevike (shih C. И. OЖЕГОВ, СЛОВАРЬ РУССКОГО ЯЗЫКА, МОСКВА – 1968, 1973, 1982) pa mundur dot te krijoje nenkuptime te metejshme ne drejtim te zberthimit. Pastaj kjo lloj permbajtje ka me teper kuptim euklidian dhe mekanicist se sa kuptimin e nje zberthimi  filozofik sipas levizjes shumeformeshe fizike. Per rastin e nje perbashkimi me Boten Fizike ky zberthim eshte i pavlefshem.

Ndersa zberthimi sipas Enciklopedise se Pergjithshme te Oksfordit, termi merr nje kuptim me dinamik, por pa e kapercyer mentalitetin formal shkollor. Sipas saj: hapesira Shtrirja tripermasore e Universit fizik. Per qellime shkencore, ky vellim i Universit lidhet me permasen e katert te kohes, duke krijuar nje HAPESIRE-KOHE me kater permasa. Termi hapesira i takon gjithashtu cfaredo rajoni ne Univers, qe eshte i zbrazet nga lenda, si hapesira nderplanetare, hapesira nderyjore ose hapesira ndergalaktike. Megjitheate keto rajone permbajne pluhur e gaz, ndenese me dendesi shume te vogel. / Kohet e fundit matematikanet e kane paraqitur hapesiren jo si nje mbajtjes ne kuptimin e Euklidit, por si nje sfere te fundme, konceptimet tona per te cilen varen nga zgjedhja e nje gjeometrie sipas se ciles interpretohen vezhgimet tona. Kjo pikepamje ka arritur kulmin ne vepren e ALBERT AJNSHTAJNIT, i cili ka treguar se hapesire-koha ka gjeometrine e vet, te cilen ai e perfshiu ne teorine e pergjithshme te RELATIVITETIT.

E keqja e ketij zberthimi qendron ne te kuptuarit e Botes Fizike si nje bote te vetme, te izoluar, jashte cdo bashkeveprimi me ambientin rrethues dhe, hapesiren, si nje objekt-subjekt qe nenkupton mungesen e Lendes si mase. Por kjo analize e ka nje te mire: ka tentuar ta paraqese hapesiren te copetuar ne cilesine e saj subjektive. Ne kete drejtim tendenca permbyset kur i bashkangjit hapesires kohen jo si nje duet te pandashem, por si nje permase qe e ploteson ate. Sipas kesaj enciklopedie termi hapesire-kohe perfytyron nje “Model katerpermasor i Universit, ne te cilin pozicioni i cdo grimce percaktohet nga kater numra, tre prej te cileve jane koordinatat hapesinore, ndersa i katerti eshte koha. Trajektorja e nje grimce te tille, e hedhur ne nje te ashtequajtur Univers bllok, eshte vija e saj ne bote, per cdo pike e se ciles ka nje pozicion hapesire-kohe. Hapesira dhe koha lidhen ne menyre te perpikte nepermjet teorive te pergjithshme te RELATIVITETIT; ne kete kontekst modeli trajtohet si nje koontinum hapesire-kohe dhe matjet e largesive e te kohes nuk jane me absolute si ne mekaniken klasike te Njutonit, por varen prej shpejtesise se veshguesit. Per me teper prania e lendes shkakton lakesa te llojeve te ndryshme ne hapesire-kohen dhe dendesia e nje lende te tille, nese eshte shume e larte, masje mund te perfitoje nje Univers hapesire-kohe te fundme te mbylluar.

E njejta situate shpjegohet edhe ne librin e Prof. Rexhep Mejdanit mbi hapesire-kohen ku pranohen tre permasa te hapesires, plus nje permase te kohes (f. 8). Ne fakt kur flasim per tre permasa te hapesires nuk kemi te bejme me hapesiren fizike, por me ate mekanike dhe kjo eshte e gjithe esenca e gjeometrise euklidiane. Keshtu qe duke perdorur kete gjeometri, formalisht te shkeputur nga mekanika, themi nje gje dhe nenkuptojme nje gje tjeter. Me sa kam kuptuar fizika e sotme akoma nuk ka shpetuar nga ky pozicion i dyshimte per te.

Ky zberthim e vendos kohen ne varesi te hapesires dhe e nenkupton unike brenda vetvetes, por relative kur bashkeshoqerohet me hapesiren. Kjo eshte lehtesisht e kuptueshme qe kemi te bejme me nje menyre metodike analitike te Natyres qe si zor t’i rezistoje zhvillimit te eksperimentit dhe praktikes Fizike. Pastaj kjo menyre e te arsyetuarit del jashte kornizave te materializmit filozofik duke ja nenshtruar kohen hapsires dhe nxjerr ne pah syrin perpara mendjes.

Gjeja me e rendesishme ne kete analize eshte pranimi i nje Hapesire specifike ne perputhje me kohen specifike te nje ngjarje apo te nje objekti. Nga ana tjeter duhet pranuar qe nje Hapesire te caktuar i takon vetem nje ngjarje dhe vetem nje. Mund te ndodhe qe ne nje hapesire te ndodhin dy ngjarje, por ne kete rast kemi te bejme me ndryshim te kohes se tyre dhe cilesi te ndryshme ekzistence. Pra nje ngjarje ndodh vetem nje here dhe vetem ne nje vend; kjo eshte esenca e ekzistences se Hapesires, si nje dukuri e shprehjes se Lendes.

Format e Hapesires jane ne perputhje me format e Levizjes dhe ky deduksion perben nje nder ato postulate qe ndan hipotezen nga fakti. Te pakten zberthimi i unitetit te formes se Levizjes me formen e ekzistences ne Hapesire e tregon fare qarte mundesine e ekzistences se duetit hipoteze-fakt, pasi na jepert mundesia te argumentojme perputhjen e formes se Levizjes me formen e ekzistences ne Hapesire vetem per kater rastet e  njojtura: fizike-kimike-biologjike-shoqerore, mbi cbaze mund te percaktojme dhe format e ekzistences specifike ne Hapesire (fakti); ndersa per formen me te pare te ekzistences ne Hapesire (hapesiren mekanike) kemi hipotezen e ekzistences ne pamundesi per te qene te sakte dhe absolut. Ne kete pike mund te pranohet perfundimi qe Hapesira Mekanike nuk ekziston saktesisht, por kjo e ben te pamundur mohimin e Hapesires si forme te ekzistences se formave te Lendes ne vazhdimesine kohore te tyre. Por ne kete pike ka ndodhur “dicka” jo shume e favorshme per mendimin fizik: eshte pranuar ne menyre abstraguese termi objekti mekanik; e meqene se kjo perben thembren e Akilit per problemin qe po trajtojme po e jap te plote shenimin per kete rast, sipas te cilit:

“Natyrisht ketu kemi te bejme me nje abstraksion, i cili afersisht pasqyron ate qe zhvillohet ne boten reale. Ne cdo objekt mekanik zhvillohet nje seri e nderlikuar procesesh te brendshme, cilesisht nga me te ndryshmet: levizje molekulash, atomesh, grimcash “elementare” etj., qe kerkojne per pasqyrimin e gjendjes se tyre nje numer te mash parametrash. Prandaj pohimi i mesiperm (percaktimi i gjendjes se pikes materiale ne hapesire, GH)  s’eshte nje pasqyrim i plote i gjendjes se objektit mekanik. Megjitheate, derisa kufizohemi te makrotrupat, ne ligjshmerite e levizjes se tyre mekanike, proceset e brendshme jane jo thelbesore, prandaj mund te abstragojme prej tyre” (Rexhep Mejdani: Determinizmi dhe mekanika kuantike, 1980, f. 28-shenimi).

Ne te vertete ketu nuk kemi te bejme me abstragim, por me nje veprim arbitrar duke zevendesuar termin real te nje objekti fizik ose kimik me termin imagjinar te atij mekanik (termi: “objekt mekanik” eshte pa kuptim real nga pikepamja e zhvillimit materialist te Gjithesise, por ne e imagjinojme si pararendes te atij fizik dhe ne kete pike bejme abstragimin e nevojshem).

Ne kete drejtim ngjarjet e ndodhura hedhin drite mbi zevendesimin e formave hapsinore te organizimit lendor duke kaluar nga nje forme me e ulet (Mekanike) ne me te larten (Njeriun). Pranimi e kesaj menyre aresyetimi hedh drite mbi dinamiken e Hapesires Lendore brenda formes kryesore te ekzistences se saj: Hapesira Fizike dhe format e saj te transformimit. Kjo forme ekzistence e Lendes nuk shihet me sy ne menyre te drejteperdrejte dhe perben sot te fshehten me te madhe te Universit Lendor. Keshtu qe shtrohet problemi per te percaktuar formen me te pare te materies lendore. E thene me konkretisht: ne cfare faze te zhvillimit ka qene kjo materie lendore ne piken shperhyese te Big-Bangu-t? Cfare hapesire bllokon kjo meteria lendore dhe ke zevendeson pergjate shperhapjes historike? Eshte pikerisht dualiteti shkakesor i ngjarjes qe na ndihmon ne zgjidhjen e problemit, te pakten nje planin hipotetik.

Eshte absolutisht e pamundur qe materia paralendore perpara Big-Bangu-t te jete po ajo qe eshte sot, pasi ne kete rast kjo materie do te konkludoje e perjetshme. Keshtu qe na mbetet te kerkojme elemente te rinj te lidhur me pamundesine e njohjes, por brenda nje realiteti objektiv, qe vjen nje dite dhe fiton te drejten te jete tulla me e pare e Lendes, nga pikepamja hapesinore. E gjitha kjo duhet te konsiderohet brenda Hapesires Fizike, dmth vete objekti qe studion Fizika.

Duke u mbeshtetur ne postulatin filozofik dialektik mbi perputhjen e ekstremeve (forma me e pare e paralendes dhe forma e larte e zhvillimit te Lendes – Bota e Njeriut), ne parim duhet te pranojme ekzistencen e tulles me te pare te paralendes dhe menyren e organizmit te saj. Kete formulim ne fushen e Fizikes ne duhet t’ja dedikojme Albert Ajnshtajnit, sipas te cilit:

“Fizika kuantike formulon ligje qe drejtojne tufa dhe jo individume. Nuk pershkruhen me veti, por probabilitete; ajo nuk formon me ligje qe zbulojne te ardhmen e sistemeve, por ligje qe drejtojne ndryshimet e probabiliteteve gjate kohes dhe qe u perkasin bashkesive te medha individumesh” (Evolucioni i Fizike, 2005, f. 211).

Ne kete menyre eshte pranuar ekzistenca e kuarkut, si tulla me e pare e Lendes, dhe kuanti, si forma me e pare e organizmit te kesaj tulle (te pakten energjia e atomit u kuantizua dhe mbi kete baze u ndertua modeli i Bohr-it, apo valet e elektronit ju nenshtuan teorive kuantike (sipas Paul A. Tipler, Kursi i Fizikes, Fizika Moderne, 3)). Por kjo nuk i ka ndihmuar filozofet e fizikes per te arritur ne perfundimin se Big-Bang-u eshte shkaku me i pare i formimit te tyre, duke e anashkaluar te gjithe kete problem dhe duke e filluar procesin fizik te lidhur me aktet e 100 sekondave me te pare ne formimin e kombinimeve te protonit me neutronin për të prodhuar bërthamat e atomeve të deuturiumit (hidrogjen i rëndë) që përmbajnë një proton  dhe një neutron ose te pranonin se “Vetëm disa orë mbas big – bengut prodhimi i heliumit dhe elementëve të tjerë duhet të ketë ndaluar. Dhe mbas kësaj, për miliona vite që pasuan ose diçka të përafërt gjithësia duhet të ketë vazhduar të zgjerohet, pa ndodhur gjë tjetër për tu shënuar. Së fundi, me rënien e temperaturës në disa mijëra gradë, dhe kur elektronet dhe bërthamat nuk kishin më energji të mjaftueshme për të përballuar tërheqjen elektromagnitike ndërmjet tyre, ata duhet të kenë filluar të kombinohen me njëri – tjetrin për të formuar atomet. Gjithësia në tërësi duhet të ketë vazhduar zgjerimin dhe ftohjen, por në zonat që kanë qënë pak më të dëndura se mesatarja, zgjerimi duhet të jetë ngadalësuar si pasojë e tërheqjes ekstragravitacionale” (Stephen W. Hawking, Nje histori e shkurter e kohes, f. 117-119). Ne kete menyre fizika u lidh me kimine qe ne fillimet me te para hipotetike, ndersa levizja mekanike nenkuptohej e perjeshtme ne specifiken e vet. E gjitha kjo solli shterpezimin e mendimit filozofik ne fushen e Fizikes, sidomos ne percaktimin e akteve me te para te lindjes se objektit fillestar fizik.

Por profesori yne kete problem e ka pare dicka me ndryshe (duke formuar dhe oponencen ndaj ideve te Stephen W. Hawking-ut) dhe ne menyre me konkrete ne nje shenim te tij, sipas te cilit: “Sipas Big Bang-ut, ne nje porcion shume te vogel te sekondes pas shperthimit, grimcat e shumta ne numer por dhe te barabarta ne sasi me antigrimcat e tyre, te ndodhura ne nje temperature teper te larte, ndesheshin me njera-tjetren, duke formuar supen primitive (primordiale). Pra, ne ate “furre” pergatitej “gjella” prej grimcash te ndryshme (por jo patjeter grimcat me te cilat jemi familjare sot, si kuarket e elektronet). Me zgjerimin e universit dhe ftohjen e tij, njefare mekanizmi perzgjedhjeje jo vetem favorizoi krijimin e kuarkeve dhe elektroneve mbi llojet e tjera, por dhe gjeneroi me shume grimca se antigrimca. Duke i mbijetuar asgjesimit, kjo teprice grimcash filloi te organizohej, gradualisht, ne struktura me komplekse, deri sa u formuan atomet (ne te shumten te hidrogjenit) kur universi kishte nje moshe afro 300,000 vjecare. Sidoqofte, mister mbetet ende fizika, qe e ka prodhuar kete njeanshmeri (epersi) te grimcave ndaj antigrimcave” (Rexhep Mejdani, Mbi ndertimin e Botes, shenimi 261, f. 424).  

Me dy fjale problemi shtrohet sipas dy kendveshtrimeve: 1-ne cfare faze te zhvillimit Fizik ka ndodhur Big Bang-u; ose 2-ne cfare faze te zhvillimit te Big-Bang-ut ka ndodhur lindja e Hapesires Fizike. Nje rastin e pare Hapesira Fizike rezulton e perjetshme, ndersa rasti i dyte e permbys perfytyrimin e derisotshem mbi fillimjeten e objektit te Fizikes.

Te dy kendveshtrimet nuk jane te barabarta, por fizikantet apo filozofet e mendimit fizik nuk e kane te qarte kete problem ne asnje permase. Sipas te gjitha gjasave fizikantet dhe filozofet e Fizikes se sotme anojne nga kendveshtrimi i pare pasi pranojne qe: “Përderisa eksperimenti nuk e vërtetoi zbërthimin spontan të protonit, mund të llogaritet se jetëgjatësia e përafërt e një protoni duhet të jetë më e madhe se dhjetë mijë miliard miliard miliard vjet (Stephen W. Hawking, Nje histori e shkurter e kohes, faqe 75). Sipas kesaj pikepamjeje grimcat elementare te atomit jane praktikisht te perjetshme dhe vetem kombinimi i tyre percakton dinamiken e ardhshme te Lendes Fizike. Nga ana tjeter pranohet qe masat e grimcave elementare jane madhesi konstante sipas vlerave te meposhtme:

Masa e elektronit me = 5.49 x 10-4 u = 0.511 Mev V/c2 (sipas Jovan Thereska-as ne Energjia berthamore dhe perdorimet e saj, 1982, f 10, masa e elektronit eshte me =  9,1 x 10-31 kg)

Masa e protonit    mp = 1.007276 u = 938.3 Mev V/c2 (sipas Jovan Thereska-as ne Energjia berthamore dhe perdorimet e saj, 1982, f 10, masa e protonit eshte mp =  1,67 x 10-27 kg)

Masa e neutronit mn = 1.008665 u = 939.6  Mev V/c2 (per te tre keto masa sipas Kenneth Krane, Fizika Moderne);

gje qe nenkupton pandryshueshmerine e tyre historike dhe pergjate historise se tyre zhvillohet procesi i Big-Bang-ut.

Kjo menyre e te aresyetuarit mbi karakteristikat e grimcave elementare i ka cuar fizikanet teorike ne perfundimin se hapesira paraqitet qofte homogjene e qofte izotrope (Kastriot Islami, Halil Sykja – Teoria e grupeve dhe zbatime te saj ne studimin e lendes, 1990, f. 113, 114) pa mundur dot te shpjegojne cilesite e reja te organizimit te metejshem te Lendes nga pikepamja fizike. Ne kete pike prodhimet e reja fizike ne historine e Lendes jane permbyllur nje here e mire pa mundur dot te shpjegohen ne drejtim te zanafilles se tyre specifike.

Qe kemi te bejme me nje shpjegim te karakterit idealist te kulluar jashte cdo realiteti as mos e vini ne diskutim, por me habit fakti i mos lidhjes se asaj qe ndodh ne Natyre me problemet e Fizikes se sotme teorike. Psh pranohet se: ekziston spini i elektronit; elementet radioaktive kane  periudha gjysem shtanesimit, i cili eshte i ndryshme nder elementet kimike radioaktive, qofshin edhe artificiale; te gjitha strukturat lendore, dmth kimike, rrotullohen rreth vetvetes; por nuk thuhet se cila eshte lidhja e tyre me problemet fizike te kahershme. Pastaj ne qofte se do te kerkohet rradha e kohelindjes se grimcave elementare te atomit apo kush i percakton masat e protonit, elektronit, neutronit Mendimi Fizik hesht per paaftesi absolute. Te gjitha keto perbejne ate qe duhet te konsiderohet si forma te ndertimit te objektit te Fizikes ne Hapesire. Me fjale te tjera, ne duhet te ndajme fillimin e objektit te Fizikes tek grimcat elementare (elektron, proton, neutron)  apo tek prodhuesit e drites, gravitetit, fushave elektromagnetike, etj, etj. Por nje element kimik nuk ka neutron ne berthame dhe, per fat te mire apo te keq nuk di te them, eshte elementi i pare i fillimit te levizjes kimike, cka do te thote se grimcat elementare te atomit nuk kane jetuar gjithmone bashke duke pasur nje histori te diferencuar ne planin kohor. A nuk eshte kjo nje pikepyetje e madhe pa pergjigje? Te gjithe keto e gjejne nje pergjigje vetem me nje kusht: te percaktohet sakte shkaku i fillimit te levizjes Fizike ne Natyre. E po te behet kjo mbetet mjaft i lehte vazhdimi i analizes se objektit te Fizikes ne planin lindes nga pikepamja hapsinore.

Ne kete drejtim behet pengese nje postulat i A. Ajnshtajnit mbi Driten (ne te vertete shkencat ekzakte nuk duhet te kene postulate, pasi kete te drejta duhet ta kete vetem filozofia mbi cbaze ngrihen hipotezat drejt zgjidhjes; praktikisht kjo nuk ka ndodhur asnjehere). Sipas ketij postulati Drita ka nje shpejtesi konstante. Termi konstant ka dy kuptime: sipas kohes apo sipas hapesires? Ne rastrin e pare i jepet prioritet historise se Drites, ndersa ne rastin e dyte vezhguesit. Keshtu qe fare lehte behet spekullimi mbi nje FAKT te padiskutueshem.  Sipas Stephen W. Hawkingnjë foton do të vazhdojë trajektoren e tij vertikale me shpejtësi konstante (Nje histori e shkurter e kohes, f. 82) dhe kjo perben anen faktike te konstantes se Drites, pamvaresisht nga koha kur e vrojtojme nje akt te tille. Por ne qofte se do te pranojme se vezhguesit e shohin levizjen e ketij fotoni qe te gjithe ne menyre te barabarte, atehere nuk kemi te bejme me konstante historike, por me nje akt ne hapesire ku vezhguesit e shohin pranine e konstantes se levizjes. Si duhet kuptuar kjo ngjarje dhe cfare lidhje ka me Hapesiren Fizike? Ketu duhet te filloje analiza e Hapesires Fizike, por pikerisht ketu nuk ka filluar dhe kjo e ka nje aresye te lidhur me pandryshueshmerine e pranuar ne forme postulative (ja perse duhet ndryshuar ky postulat, ose: perse nuk duhet marre parasysh).

Ne qofte se do t’i konsiderojme te sakte te gjitha eksperimentet fizike ne Toke dhe vezhgimet astrofizike te Universit Kozmik, do te ndodhemi perpara nje pamje te interpretuar jo sakte, gje qe lidhet me Hapesiren Fizike. Nga nje ane pranohet Big-Bang-u, qe si ngjarje datohet me mundesi rreth 14 miliard vjet me pare (sipas Rexhep Mejdani-t, Mbi ndertimin e Botes, f. 406), dhe, nga ana tjeter, pranohet qe jeta e protonit te jete disa dhjetra mijera miliarda vjecare me e vjeter se mosha e Big-Bang-ut. Atehere ose duhet te pranojme qe protoni perfshihet ne levizjen mekanike duke mos pasur lidhje filacioni me Fiziken e mevonshme, ose duhet pranuar qe Big-Bang-u nuk paraqet aktin e lindjes se Levizjes Fizike nga pikapamja hapsinore e per rrjedhoje Hapesira Fizike eshte shume me e madhe dhe me e vjeter se ajo qe pretendohet sot.

Ky problem nuk zgjidhet me metodiken ekzistuese te vrojtimit, jo vetem per efekt te distances hapsinore tmersisht te larget, por, kryesisht, per efekt te mos zberthimit sakte te fenomenit KOHE ne zhvillimin e Natyres, fenomen i cili realizon tjetersimin ne hapesire te Natyres dhe kjo ka mbetur akoma e panjohur. Ne kete menyre jemi te detyruar qe analizen e Hapesires Fizike ta fillojme pas Big-Bang-ut, duke i konsideruar proceset fizike te lindura pas shperthimit te madh (analiza e fenomenit KOHE tregon se shkenca e Njerezimit ecen akoma me paterica dhe zberthimi i fenomeneve Fizike eshte me teper mangesira deri ne shtremberim).

Puna ka mberritur vetem ne nje pike te shpjegimit: kush i ka “mbushur” me energji grimcat elementare dhe cfare perfaqeson, ne fund te fundit, procesi i ekzistences se energjise (graviteti, drita, rrotullimi i elektronit rreth vetes, fusha manjetike, radioaktiviteti, e shume cfaqje te tjera, personifikojne kete energji  qe perben esencen e Hapesires Fizike ne te gjitha planet historike dhe ne te gjithe ate qe njeh e do te njohe Njerezimi. Bashkesia e te gjithe ketyre cfaqjeve te energjise perben bashkesine kozmike nen emrin Univers, por qe ne fakt duhet te permbledhe vetem organizimin material te Natyres qe mban emrin Lende. Dmth Fizika dhe Hapesira Fizike disponojne dhe studiojne Energjine Lendore. Vete termi energji personifikon ekzistencen ne Kohe dhe Hapesire  te Lendes; puna eshte te zbulohet se si vepron kjo energji mbi shkallet me te larta te organizimit te Lendes dhe cfare perfitimi ka Njerezimi prej ketij percaktimi.

Pa dyshim sot kuptohet qe merita e lidhjes se energjise lendore me te gjitha format e organizimit lendor i perket Ajnshtajnit me formulimin e zgjidhjes pjesore e=mc2. Ky problem per fizikantin eshte konsideruar si problemi me urgjent i kohes se fillim shek. te XX-te (Albert Ajnshtajni: Pikepamjet dhe mendimet e mia, pergatitur per botim nga Prof. Dritan Spahiu dhe Prof. Zenun Mulaj, 2005, f. 222), por, nga ana tjeter, zgjidhja u konsiderua jo shume e sakte (fjale per fjale per kete problem shkruhet: “Ekuivalenca e mases me energjine eshte pranuar te shprehet (megjithese kjo nuk eshte shume e sakte) me formulen E = m.c2, ku c eshte shpejtesia e drites, qe ka vleren rreth 186 000 milje per sekonde, ndersa E eshte energjia qe permbahet ne trupin qe ndodhet ne qetesi dhe qe ka masen m” (po aty, f. 224). Paraqitja ne menyre kontradiktore e ketij problemi nga vete formuluesi i menyres se zgjidhjes se ketij problemi nuk mund te jete pa domethenie ne mendimin fizik, qofte dhe te kohes se sotme. Kjo menyre paraqitje, pamvaresisht nga saktesia, perben themelin e percaktimit hapsinor te vete Fizikes. Por problemi eshte paraqitur pak i ngaterruar (eshte perbashkuar hapesira fizike me ate kimike duke e paraqitur trinomin  analitik mekanik-fizik-kimik te pazberthyeshem edhe pse ato perfaqesohen ne tre hapesira cilesisht te ndryshem midis tyre me kohe aplikimi tmersisht te diferencuar qe i kalon caqet e Big-Bang-ut nga kjo ane). Ku qendron pasaktesia?

Fakti qe ky problem nuk eshte pare kurre me dyshim, duke u pranuar si absolut (permend me radhe:

Rexhep Mejdani, Mbi levizjen fizike, 1985, f. 145

Rexhep Mejdani, Mbi ndertimin e Botes, 2016, f. 234

Rexhep Mejdani, Mbi strukturen e materies ne fizike, 1979, f. 36 – shenimi 1

    Rexhep Mejdani, Agim Gorana, Hyrje ne fiziken moderne, 1987, f. 164. Por autoret ne kete liber kane shkruar: “Shprehja E = mc2, sipas teorise se relativitetit, eshte nje shprehje e pergjithshme, e cila lidh, ne cfaredo kushtesh, masen e trupit dhe energjine perkatese te tij. Me fjale te tjera, cdo forme te energjise E, i korrespondon masa, e percaktuar nga relacioni:

E

m =  

c2     

Dine Merja, Udhetim ne mikrobote, 1980, f. 34

Halit Sykja, Bazat e teorise se relativitetit, 2015, f. 43-44. Profesor Sykja e trajton kete problem pak si me ndryshe. Sipas tij formula e energjise se prehjes se trupit per trupin ne fjale eshte: εo = m c2. Sipas kesaj formule “ekziston nje lidhje e ngushte ndermjet dy aneve sasiore qe karakterizojne dy atributet e materies ne levizje: mases dhe energjise, te cilap perkatesisht i pergjigjen aftesise se trupave per te pasur inerci dhe asaj te kryerjes se punes. Ndryshimi i njeres nga keto ane shoqerohet me ndryshimin e anes tjeter ne kah te kundert sipas formules:                  Δε = (Δm)c2.

Halit Sykja, Elemente te teorise speciale te relativitetit, 1981, f. 120-121. Ne vazhdim autori ka shkruar: “Duke pasur parasysh edhe formulen per masen relativiste te nje grimce, mund te shkruajme formulen e energjise se saj ne trajten:

                (21)     E = mc2

Formula (21), duke cituar fjalet e Ajnshtajnit, perben kontrubutin me te rendesishem te teorise se relativitetit. Per shume te tjere ajo eshte ndoshta nje nder formulat me magjepse te fizikes”.

Robert Thomanikaj, Teoria e relativitetit ne kohe dhe hapesire, 2007, f. 65

Kenneth Krane, Fizika moderne, 2003, f. 48; autori ka sqaruar se: “energjia ne prehje Eo percaktohet si Eo = mc2. Energjia ne prehje eshte ne fakt energjia e pergjithshme relativiste e nje grimce e matur ne nje sistem referimi ne lidhje me te cilat grimca eshte ne prehje.

Paul A.Tipler, Kursi i Fizikes-Fizika moderne, 2001, f. 32)

tregon, ne pamje te pare, ose moskuptim te teorise se Ajnshtajnit, ose tjetersim te teorise se tij. Duke qene i paafte per t’i hyre thelle ketij problemi nga ana fizike, pasi une nuk jam fizikant, e kufizova ne konstatimin e gabimit nga pikepamja e pergjithesimit filozofik.

Problemi eshte i shtruar gabim qe ne fillim prej me shume se 2400 vjetesh dhe ka vazhduar me kete format pa vene ne dukje ne asnje rast qe problemi LEVIZJE mund te perdoret vetem ne nje rast dhe vetem nje here ne funksion te levizjes mekanike, pasi per me tej ai eshte i pavlefshem. Jo vetem ne kete rast, duhet perdorur termi ZHVILLIM dhe kjo permbys te gjithe dinamiken e parapare nen okelion Fizike. Dhe kur flitet per zhvillimin e ngjarjes, termi levizje behet i pakuptimte dhe pengese ne zhvillimin e situates fizike, pasi ne kete rast nuk duhet marre per baze shpejtesia e levizjes mekanike (qe eshte pjese e levizjes fizike, kimike, biologjike dhe shoqerore), por shpejtesia e zhvillimit specifik, d.m.th., ne kete rast, shpejtesia e zhvillimit fizik (me shume gjasa ketu qendron sekreti i marrjes ne konsiderate i drites si postulat nga ana e Ajnshtajnit, por ky interpretim kerkon nje zgjerim te problemit pertej pikepamjeve te fizikantit gjerman deri ne permbysjen e tij).

Akoma me tej, merret per baze energjia e trupit ne qetesi pa percaktuar ne asnje rast qe kjo energji perbehet nga shumatorja e tre energjive konform te tre formave te levizjes qe disponon trupi pamvaresisht pse konsiderohet ne qetesi dhe formula ne fjale nuk eshte e afte t’i diferencoje dot ne planin hapsinor. Ky problem nuk mund te trajtohet ne kuadrin e procesit te levizjes mekanike, pasi lidhet hapesira me levizjen vetem ne kuadrin e zhvillimit dhe kjo perben te rene ne mendimin fizik. Pra kerkohet ta percaktohet shpejtesia e znvillimit ne brendesi te hapesires fizike dhe kjo kerkon tjeter metodike analitike nga ajo e percaktuar nga Ajnshtajni. Eshte tjeter pune qe formula ne fjale i eshte afruar tej mases zgjidhjes se problemit dhe kjo me ka detyruar ta trajtoj problemin si tjetersim te formulimit ajnshtajnian dhe jo si permbysje te pikepamjes se tij.

E gjitha kjo kuptohet ne menyren se si njeriu e vrojton ngjarjen. Per sa kohe qe njeriu e konsideron veten si vezhgues te jashtem i ngjarjes, ai do te dalloje vetem cvendosjen ne hapesire te ambientit ku zhvillohet ngjarja (kjo eshte pjesa mekanike e levizjes), por ne qofte se njeriu do ta konsideroje veten pjese te ngjarjes, dmth do te jete ne brendesi te saj, nuk ka asnje mundesi, qofte dhe teorike, qe ai te konstatoje cvendopsjen ne hapersire; ne kete rast vrojtuesi do te konstatoje procesin e zhvillimit te ngjarjes e per rrjedhoje formula E=mc2 behet e pavlefshme. Raporti levizje-zhvillim behet i pakuptimte deri ne ate mase sa arrihet ne perfundimin qe: format me te thjeshta te levizjes nuk ndikojne domosdoshmerisht mbi format me te komplikuara. Por e gjitha kjo e permbys te gjithe ate qe ne kujktojme se dime sakte per levizjen ne Fizike. Ne kete rast nuk duhet thene Materia eshte ne levizje, por Materia eshte ne proces zhvillimi dhe ndryshimi teorik eshte tejet cilesor, pasi termi zhvillim i permbledh te gjithe elementet objektive dhe subjektive qe marrin pjese ne procesin fizik te zhvillimit te Materies.

Ky rast na jep mundesi te vrojtojme te gjithe pjesmarresit ne hapesiren fizike, bashkesia e te cilave ka formuar domosdoshmerine e levizjes kimike. Me kete njeriu futet ne brendesi te te gjithe elementeve te hapesires fizike, cka perben thelbin e kesaj shkence. Atehere pyetja shtrohet: per cfare e ka pasur fjalen Ajnshtajni kur u nis e perbashkoi energjine me masen dhe katrorin e shpejtesise se drites? Pa asnje dyshim kjo perben misterin e pa zgjidhur akoma te formules se tij dhe ajo mbi te cilen spekullohet pa fund. Rishikimi i ketij problemi behet evident kur kerkojme te percaktojme permasat e Hapesires Fizike ne ishullin tone lendor. Fakti qe Ajnshtajni e ka ndare energjine nga masa, duke e bashkuar me ane te shpejtesise se levizjes te Drites con ne perfundimin se ndryshimi midis Fizikes dhe Kimise eshte i karakterit sasior. D.m.th. misteri realisht rezulton te mos jete konkret, por botekuptimor duke e kufizuar boten e Njohjes drejt thjeshtimit te vet abuziv. Nuk eshte veshtire te kuptohet qe Fizika ka kerkuar te marre persiper atributet sasiore e cilesore te Materies se pafundme deuke e thjeshtuar problemin vetem brenda botes sasiore; pikerisht kjo perben anen idealiste te fizikes se sotme moderne.

Per te kuptuar kete mister behet e nevojshme analiza e konceptit KOHE ne zhvillimin e Natyres, per te cilin asnjehere nuk eshte thene ndonje gje e vecante, por qe menyra se si eshte zberthyer deri me sot faktori KOHE ne zhvillimin e Natyres tregon se pozicioni materialist i fizikanit eshte krejt formal duke e harruar se cfare do te thote materializem.

4- Problemi i KOHES duhet konsideruar si problemi me i erret dhe me i pa zgjidhur ne mendimin Fizik (ne fakt eshte problem per te gjithe hapesiren e shkences) te te gjitha koherave jo vetem ne ate se cfare ndodh me te, por, kryesisht, cfare percakton faktori Kohe ne zhvillimin fizik te Materies (termi Materie, ne kete rast, nuk ka asnje rendesi se si konsiderohet ne planin koheekzistence). Per KOHEN, pergjithesisht, jane thene gjera krejt te kota ne te gjithe hapesiren e konsideruar si shkence. Nuk ka asnje rast ku faktori KOHE te jete konsideruar vendimtar ne percaktimin e nje ngjarje. Arritja me e madhe e rolit te KOHES eshte evidentuar ne shkencat shoqerore dhe duhet konsideruar e tille ajo qe ka ndoshur në Angli, nga fundi i shekullit XVIII-fillimi i shek. XIX, ku ka ekzistuar një financier dhe ekonomist, David Rikardo  (1772-1823), teoricien e kapitalizmit liberal (sipas Petit Robert 2-1984, f 1526), i cili botoi në Londër më 1817 librin “Parime të ekonomisë politike dhe të tatimit” ku në të thuhet se “Vlera e çdo malli përcaktohet vetëm e vetëm nga sasia e punës që nevojitet për prodhimin e tij  (fjalët e Rikardos tek “Parimet”  1817)”. Këndvështrimi kohor i këtij problemi nxjerr në pah pikërisht atë që fizikanët kanë rideduktuar në fillim të shekullit tonë: relativitetin e kohës. Koha shoqërisht e domosdoshme për prodhimin e një malli, që përcakton vlerën e mallit, është analoge me kohën specifike të një dukurie fizike, psh kohëekzistenca e një grimce, apo fotoni, kuanti, etj. Rreth njëzet vjet mbas vdekjes së D. Rikardos  (1842),  apo tridhjetë vjet  (1850, 1851),  dolën në Gjermani punimet e Rodbertusit nën titujt “Rreth njohjes së rendit tonë ekonomik” dhe “Letra me karakter shoqëror drejtuar fon Kirhcnanit” ku pretendohej se ishte zbuluar varësia e vlerës së mallit nga kohëprodhimi dhe akuzohej Marksi për “grabitës” të materialeve të librit “Rreth njohjes…. ”. Më 1847 në Bruksel dhe Paris  (në fillim të korrikut)  u botua vepra e Marksit “Mjerimi i filozofisë” përgjigje dhënë “Filozofia e Mjerimit” të Prudonit ku thuhej se zbulimi i lidhjes së vlerës së mallit me KOHEN i takon Rikardos dhe kërkujt tjetër. Që nga viti 1821 nga tezat e Rikardos nxirreshin konkluzione socialiste në formë pamfleti, karakterizimin e të cilit e bëri Engelsi në parathënien e botimit të parë gjermanisht të vëllimit të dytë të “Kapitalit” (kete problem e kam trajtuar ne kete menyre ne artikullin Filozofia e KOHES dhe 11 marsi Japonez 2011 publikuar ne genchoti.com dhe albanovaonline.info). Pastaj vjen fusha biologjike ku Çarlz Darvini ne vepren e tij “Prejardhja e Llojeve”, Tirane 1982, ku ka nje deklarate te cuditshme per kete problem ne menyre tipike, ku sipas tij roli i kohes ne seleksionimin natyror eshte i paperfillshem. Fjale per fjale ne kete veper shkruhet: “Zgjatja e kohes ne vetvete nuk ben asgje per ose kunder seleksionit natyror. E theksoj kete sepse, ne menyre te pathemelte, eshte ngulur kembe se elementit te kohes i eshte dhene nga une nje rol zoterues ne modifikimin e llojeve, sikur te gjithe format e jetes i nenshtrohen detyrimist ndryshimeve ne sajte te ndonje ligji te lindur. Zgjatja e kohes eshte e rendesishme, dhe, nga kjo pikepamje, rendesia e saj eshte e madhe, sepse ajo rrit gjasat e lindjes se ndryshimeve te dobishme dhe sepse ajo rrit gjasat e lindjes se ndryshimeve te dobishme dhe sepse ben te mundur seleksionimin, grumbullimin dhe ngulitjen e tyre. Ajo ndihmon ne rritjen e veprimit te drejteperdrejte te kushteve fizike te jetes mbi ndertimin e cdo organizmi” (f, 133)). Shkencat e tjera nuk e kane qene te afta te lidhin zhvillimin e Natyres perkatese me KOHEN, nga pikepamja e ligjeve te zhvillimit, kur nga pikepamja filozofike ne fizike eshte pranuar ekzistenca e kontinumit kohe-hapsire, por pa asnje perfitim real.

Menyre se si eshte paraqitur KOHA, si forme e ekzistences se Materies, perpara lexuesit te thjeshte nuk eshte e njejte me ate te perdorur ne librat me permbajtje shkencore (te pakten ne Shqiperi kjo eshte keshtu). Por dua te theksoj faktin se me e sakte kjo paraqitje ka qene per lexuesin e thjeshte; e sa per permbajten shkencore te perdorimit KOHA eshte analizuar krejt formalisht pa asnje domethenie. Duke marre per baze interpretimet mbi KOHEN, ne funksion te thelbit te ceshtjes nga pikepamja shkencore, kam gjetur kete material pa i dhene rendesi kohes se publikimit:

Fillimisht gjeta trajtimin filozofik te KOHES tek fjaloret e meposhtem:

Sipas Fjalori i gjuhes se sotme shqipe, 1980.

Termi kohe per filozofine ka kete permbajtje:

  1. vet. nj. filoz. Formë objektive e ekzistencës së materies dhe kusht themelor i lëvizjes së saj, që shpreh se sa zgjatin sendet, dukuritë, ngjarjet ose proceset, se si vijnë këto njëra pas tjetrës. Koha dhe hapësira. Nuk ka asgjë jashtë kohës dhe hapësirës.

Sipas Enciklopedia e Pergjithshme e Oksfordit, 2006, f. 633, 1213:

koha Koncepti i kohezgjatjes ose periudha ndermjet ngjarjeve. Koha munmd te matet ne menyre astronomike duke iu referuar ose yjeve ose Diellit……Koha universale (UT) ose ORA MESATARE E GRINUICIT. Koha civile qe perdore ne vise te ndryshme te botes ne pergjithesi, ndryshon nha UT-ja me nje numer te perpikte oresh ose gjysmeoresh. Me 1952 hyri ne perdorim nje shkalle kohore e re e quajtur Kohe e Efemerides (ET). Kjo eshte nje shkalle kohore diellore e modifikuar, qe ndreq ndryshimet ne shpejtesine e rrotullimit te Tokes. Ajo percaktohet qe t’i korespondoje kohes se njetrajtshme qe duhet ne levizjen e sistemit Diellor dhe nuk varet nga rrotullimi i Tokes. ET-ja perdoret per te parashikuar pozicionet e Diellit, Henes dhe planeteve, por mund te percaktohet vetem me veshtiresi mbasi te jene analizuar vezhgimet e ketyre trupave. Perkundrazi, UT-ne mun ta kesh ne dore menjehere, sepse ajo lidhet drejtperdrejte me kohen siderale qe perftohet prej vezhgimeve te KALIMIT te yjeve. Tani ET-ja eshte 55 sekonda perpara UT-se. Parregullsite ne shpejtesine e rrotullimit te Tokes tani mund te maten drejtperdrejt duke kronometruar vezhgimet e kalimit ne oren atomike. Shkallet kohore atomike kane qene ne perdorim qysh prej vitit 1956 dhe Koha Nderkombetare Atomike (TAI) hyri ne zbatim me 1972. Kjo eshte shkalla kohore me saktesisht e percaktuar qe kemi sot. Ajo nuk eshte shkalle kohore astronomike, sepse njesia baze, sekonda SI, percaktohet nga proceset atomike, por ne menyre te tille qe te mos ndryshoje prej sekondes se efemerides. Merret me mend se nje shkalle kohore astronomike, si ET-ja, mund te mos jete e njetrajtshme po te krahasohet me nje shkalle kohore atomike. Kjo do te nenkuptonte se ka nje ndryshim ne konstantet gravitacionale dhe, deri tani, nje ndryshim i tille nuk eshte vertetuar. Per qellime praktike, dy shkallet kohore harmonizohen dhe ET=TAI+32,18 sekonda. Zhvillimet teorike (nenvizimi im, GH) te koheve te fundit ne fizike kane sjelle nje permbysje ne menyren tone te te menduarit per kohen. Me posacerisht, ndersa gjithmone eshte kujtuar se HAPESIRA dhe KOHA ishin permasa te ndara, shkenca moderne tani i nderthur ato ne nje kontinuum katerpermasor te vetem te hapesire-kohes. Pervec kesaj, ideja se nje interval kohe ka nje zgjatje te percaktuar, te njejte per te gjithe vrojtuesit, nuk pranohet ne teorine e relativitetit; intervalet duhen percaktuar lidhur edhe me HAPESIREN me qellim qe te vendosen saktesisht ne konrinumin hapesire-kohe. Shih, gjithashtu, SHTRIRJE NE KOHE.

Shtrirja e kohes (angl. time dilation) Parimi sipas te cilit intervalet e kohes nuk jane absolute por relative ne lidhje me levizjen e vrojtuesve. Koha, ne nje sistem ne levizje, nje vrojtuesi qe qendron ne qetesi i duket se kalon me ngadale sesa koha qe sistemin e vete vrojtuesit. Per shembull, ne qofte se dy ore identike sinkronizohen dhe njera vendoset ne nje anije kozmike qe largohet prej Tokes, atehere, kur anija kozmike te rikthehet ora udhetuese do te tregoje per nje vrojtues ne Toke se ka kaluar me pak  kohe sase ora e palevizshme. Ky eshte nje efekt real dhe eshte vertetuar eksperimentalisht ne shume menyra”

Sipas Fjalori filozofik, me autor Servet Pellumbi, 2011, f. 228-229:

Perdoret termi KOHE DHE HAPESIRE, forma kryesore objektive te ekzistences se materies ne levizje. Filozofise, para se gjithash, i intereson nesa koha dhe hapesira jane reale, apo thjeshte abstraksione qe ekzistojne vetem ne ndergjegjen e njeriut. Lidhur me kete ceshtje ka pasur dhe vazhdon te kete mendime te kunderta. Filozofet idealiste nuk jane per karakterin objektiv te kohes e hapesires dhe i trajtojne ato ne varesi te ndergjegjes individuale te njeriut (Xh. Berkli, D. Hjumi, E. Mahu), apo i shohin ato si forma a priori te soditjes shqisore (E. Kanti), ose si kategori te idese absolute (G. Hegeli). Filozofet materialiste, abstragojne nga menyra se si perceptohen koha dhe hapesira duke e vene theksin te karakteri objektiv i kohes dhe i hapesires, te trajtimi i tyre si veti te pandare te materies. Sipas ketij versioni hapesira shpreh rendin e vendosjes se gjesendeve, qe kane nje shtrirje te caktuar, forme, vend, vellim e largesi te caktuar nga njeri-tjetri. Kurse koha eshte te ndodhurit e ndryshimeve dhe proceseve njeri pas tjetrit. / Veti themelore e kohes se ajo s’kthehet prapa, d.m.th. cdo proces material zhvillohet nga e kaluara ne te tashmen drejt se ardhmes. Ne kete veshtrim e kaluara mbetet e kaluar dhe nuk mund te ndryshohet, kurse e ardhmja po. Madje nobelisti belgjian me prejardhje ruse, Ilia Prigozhin, nje nga themeluesit e sinergjitikes, flet per “rizbulim te kohes”, per kohe qe ka jo nje te ardhme, por shume te ardhme. Hapesira ka tri permasa: gjeresi, gjatesi, lartesi, kurse koha vetem nje: drejtimin e saj. Vetite e kohes dhe hapesires kane karakter relativ, qe do te thote se vecorite e hapesires e te kohes varen nga vecorite e materies ne levizje, nga sistemi i perllogaritjes. Ne varesi te ketij sistemi dhe ne nje mjedis ku zoteron rastesia, ndodh tehuajezimi i determinizimit klasik, rrudhosja e kohes dhe hapesires. (shih teoria e relativitetit).

Sipas Fjalor i Filozofise, me autor Ekrem Murtezai, 2007, f. 205-206:

KOHE, A (gr. hronos; lat. tempus; gjerm. Zeit; fr. Tempus; ang. time) – menyre, kusht dhe forme e gjithmbarshme e ekzistences se materies si realitet objektiv; atribut i materies. Nuk ka kohe pa hapesire dhe materie dhe e anasjellta; koha eshte rrjedha e pa fund e ndryshimeve dhe e levizjeve, te cilat “maten”, “numerohen” dhe keshtu caktohen pjeset e kohes, ora, dita, java, epoka, etj.). Koha ecen vetem perpara, duke lene pas vetes te kaluaren dhe permes te tashmes “shkon” kah e ardhmja. Meqe eshte e pakufishme dhe e pafund, koha kurre nuk arrin ne ndonje te ardhme definitive, te ardhshme, pas se ciles “nuk ka me”. Ne planin e gjithmbarshem kufijte midis te kaluares, te tashmes dhe te ardhmes jane relative. Ekzistojne dy koncepsione themelore per raportin midis te kaluares, te tashmes dhe te ardhmes; nje, koncepsion statik, sipas te cilit objektivisht dhe realisht ekzistojne si e tashmja, ashtu edhe e kaluara dhe e ardhmja, dhe dy koncepsione dinamike, sipas te cilit realisht ekziston vetem e tashmja, kurse e kaluara dhe e ardhmja nuk ekzistojne. P.sh. Augustini mendon se ekziston vetem “e tashmja e gjerave te kaluara, e tashmja e gjerave te ardhshme dhe e tashmja e gjerave te tashme”, perkatesisht mbamendja (kujtesa) e gjerave te kaluara, vrojtimi i gjerave te tashme dhe pritja e gjerave te ardhshme. Koha si menyre e ekzistences se materies, si mase e levizjes dhe e ndryshimeve, ka karakter te pakthyeshem: e kaluara kurrsesi nuk mund te kthehet dhe serish te behet e tashme. Koha e kaluar eshte “e humbur” pergjithmone. Pervec kohes objektive, kohes ashtu sic eshte ajo pavaresisht nga njeriu, ekziston edhe koha subjektive: koha ashtu sic e perjeton njeriu me njohurite, pervojen, shpresat, hallet, nevojat, etj. te tij. A. Augustini mendon se koha eshte kryekrejt subjektive, mentale, se jashte njeriut nuk ekziston koha. Kanti eshte i mendimit se koha, sikurse hapesira, eshte element a priori i sensualitetit, perkatesisht forme e domosdoshme e te verejturit, e cila si e tille, i paraprin ekzistences se cdo gjesendi apo dukurie. M. Hajdegeri, sikurse dhe Sartri, J. Folkelti, etj. mendon se koha nuk “gjendet” as ne subjektin, as ne objektin, as brenda, as jashte. Koha, sipas Hajdegerit, eshte dicka qe i paraprin cdo subjektiviteti dhe objektiviteti.”

Sipas Fjalor i Filozofise, te serise Larousse, me autor Didie Zhylia, 1994, f. 202:

kohe, mase e kohezgjatjes. Koha (interval objektiv i matur me ore) dallohet nga durata e jetuar (Bergsoni) ose nga temporaliteti, ose ndergjegjja e kohes (Huserli). Ndersa filozofiaz antike (greke) ia kundervinte boten e divenirit botes se te vertetes ne vetvete (e pandryshueshme, jo kohore), filozofia moderne, qysh me Kantin, perpiqet te kuptoje boten, qenien, vete Zotin duke u nisur nga ndergjegjjaq njerezore kohore(“qenia duke u nisur nga koha” thote Hajdegeri ne “Qenie dhe koha”). Kjo metode e re, kritike, synon te percaktoje kufijte ose “limitet” e universit te ndergjegjes sone dhe te kuptoje, duke u nisur nga koha e jetes sone, domethenien e ndergjegjes sone reale, te gjithe te dhenat e universit (ky eshte parimi i cdo filozofie refleksive, te praktikuar nga Kanti, Fihte, Hegeli ose Hajdegeri). [Shih Dyrate].

Gjuhetaret dhe filozofet e kane percaktuar KOHEN, ne te gjitha rastet, forme objektive apo subjektive te ekzistences se materies pa asnje rol konkret dhe eshte kjo e fundit qe me ka detyruar te ulem e te shkruaj keto rreshta, pasi roli i KOHES eshte shume me konkret dhe percaktues ne zhvillimin e te pafundmes (Materia) dhe te fundmes (Lenda).

Pastaj gjeta trajtimin specifik nga fizikantet dhe filozofet e shkencave natyrore, fillimisht tek ata shqiptare si me poshte:

Prof. Rexhep Mejdani, sipas te cilit: “Koha psikologjike, apo ndijimi i kohes nga njeriu eshte subjektiv, por a eshte vete kjo kohe, qe ndijohet, subjektive? A eshte ajo, pra, nje dukuri ne varesi te mendjes? Nuk ka dyshim se gjykimi kohor mbi nje muzike te bukur eshte subjektive, sic eshte vete shijimi i saj. Por renditjet ne kohe te ngjarjeve publike, p.sh., lindja, jeta dhe vdekja e nje njeriu, nuk mund te jene te tilla. Per kete aresye, vleresimi mbizoterues eshte ai te cilit koha fizike eshte nje fenomen objektiv, i pavarur nga subjekti. Po ashtu, koha fizike eshte shume me fundamentale se koha psikologjike, edhe pse kjo e fundit na shfaqet e para ne procesin biologjik te rritjes se individit. / Nje argument tjeter eshte dhe konsistenca kohore e proceseve, qe zhvillohen ne univers, duke filluar, p.sh., nga sinteza berthamore apo zberthimet radioaktive deri ne levizjen e planeteve (natyrisht pa asnje ndikim njerezor). Me fjale te tjera, ndersa koha fizike eshte me permbajtje objektive (te pavarur nga njeriu), koha psikologjike, ne thelbin e saj, konsiderohet subjektive. / Identifikimi apo mosdallimi midis tyre ka cuar deri ne shqyrtimin subjektiv, idealist te vete kohes fizike. Ne kete lloj perfundimi eshte arritur pa te drejte duke shfrytezuar dhe faktin relativist qe koha varet nga vrojtuesi, edhe pse vrojtuesi ne vetvete nuk ka pse te identifikohet me mendjen e njeriut. Ne rolin e tij mund te jete thjeshte dhe nje ore ne rakete, qe leviz ne hapesire” (Mbi Hapesire-Kohen, 2008, f. 134-135).

Profesori yne ne asnje rast nuk ka tentuar t’i gjeje hapesires kohen e vet nga pikepamja cilesore. E vetmja tentative eshte dallimi midis kohes fizike dhe asaj psikologjike, por pa e konsideruar kete te fundit si forme kohe me karakter shoqeror. Per ta thene me hapur profesori yne nuk ka qene ne gjendje te vere dallimin midis kohes mekanike dhe asaj fizike (qe duhet konsideruar gjeja me e thjeshte), por ka shfrytezuar dallimin cilesor midis asaj qe varet nga njeriu dhe asaj qe zhvillohet pa ndijimin e njeriut (ne kete rast ka harruar se e gjithe dinamika historike e hapesires fizike as qe do t’ja dije per njeriun, kur levizjes mekanike i ka borxh jeten e vet dhe vetem per kete eshte marre ne konsiderate nga Ajnshtajni). Pranimi i KOHES, si proces relativ, ne teorite e Ajnshtajnit eshte krejt formal dhe pa asnje konkretizim domethenes. Studiuesit shqiptare vetem e kane vene ne dukje pa kuptuar asgje nga procesi ne fjale dhe cfare fsheh ne realitet KOHA ne zhvillimin e Natyres. Vete Ajnshtajni (jo vetem fizikanti, por dhe shume studiues te tjere, p.sh. Carlz Darvin tek Prejardhja e llojeve, nuk e kane konsideruar KOHEN me rol ne zhvillimet specifike te Natyres) nuk i ka dhene KOHES asnje rol ne zhvillimin e Natyres dhe vendosja si permase e katert e hapesires, pas tre permasave euklidiane, eshte nje permbysje e filozofise materialiste dhe bllokim ne mendimin filozofik te Fizikes.

Duke mos vene ne pah diferencimet e procesit te zhvillimit fizik nga levizja e thjeshte mekanike nuk eshte arritur akoma te kuptohet se termi zhvillim bashkeshoqerohet me termin heterogjenitet. Nuk ka asnje mundesi, qofte dhe teorike, qe te kemi zhvillim homogjen ne historine e Natyres, por eshte faktori KOHE ai qe e krijon kete imazh ne kete proces historik. Dhe e gjitha kjo ka ndodhur, sepse fizikantet nuk kane marre parasysh ne asnje rast termin shpejtesi te zhvillimit fizik, por jane mjaftuar vetem me shpejtesine e drites pa e kuptuar domethenien e saj (kjo ka cuar ne nenshtrimin e procesit fizik ndaj proceseve mekanike duke e paraqitur kete te fundit si platformen konvencionale te zhvillimit te Natyres). Kjo gje ka cuar ne pranimin e nje termi interesant ne kuadrin e ligjit te ruajtjes se energjise, sipas te cilit: “Eksperimentet fizike kane treguar se koha eshte homogjene – me bold, shenimi im, GH (Kastriot Islami, Halit Sykja,  Teoria e grupeve dhe zbatime te saj ne studimin e lendes, 1990, f. 113). Se cfare do te thote homogjenitet i kohes eshte pak e veshtire te merret me mend, por ecuria e saj, sipas teorive te Ajnshtajnit eshte e varur nga shpejtesia e levizjes mekanike dhe ne kete pike kemi rrjedhime te njepasnjeshme qe e fusin ne kontradikte termin homogjenitet me bartesen e saj: KOHEN. Pra ne kete drejtim studiuesit shqiptare kane kopjuar nje ide dhe e kane paraqitur si nje te vertete absolute.

Por kjo na jep ne dore nje “arme” te forte kundra fizikanteve shqiptare, pasi sherben per te treguar se pikepamjet e tyre nuk jane jo vetem origjinale, por ato kerkojne me cdo kusht t’u imponojne shqiptareve te sotem rrymen e deshiruar filozofike ne fushen e mendimit fizik. Te pakten kjo duket tek nje filozof i fushes se fizikes, i cili nga nje pozicion materialist, deri me 1991, kalon ne ate idealist, pas 91-shit, duke u ngritur ne shkallen e intelektik akademik dhe duke u dhuruar shqiptareve nje panorame filozofike mbi mendimin fizik qe jo vetem nuk u hyn ne pune per asnje problem, por u permbys cdo gje pozitive te mesuar ne menyre autodidakte. Kjo gje kuptohet me lehtesi po te krahasosh dy punimet e autorit sipas koheve perkatese, ku perfshihet edhe problemi i KOHES. Behet fjale per autorin e artikullit: Disa aspekte te kuptimit materialist dialektik te levizjes ne mekaniken fizike, botuar me 1984 dhe punimit: Disa refleksione mbi referatin e famshem te Ajshtajnit: “Mbi elektrodinamiken e trupave ne levizje”,  botuar 2005, ku sipas te cilit, ne kete punim te fundit ne gjurmet e Albert Ajnshtajnit, roli i kohes duket ne dy pozicione aplikative objektivo-subjektiv. Se pari ne se duam te pershkruajme levizjen ne i shprehim vlerat e kordinatave ne funksion te kohes – f. 85 (d.m.th. sipas autorit KOHA sherben per te treguar levizjen dhe kjo pasqyrohet nga veprimtaria njerezore). Se dyti, perseri ne gjurmet e teorise se Ajnshtajnit, ecuria e kohes eshte relative (f. 31) pa e kuptuar ne asnje rast qe ky relativitet nuk ka te beje me zhvillimin, por thjeshte me nje cvendosje ne hapesire, teper larg sensit zhvillues te cdo ngjarje ne fushen e fizikes.

Njeriu qe u mbeshtet tek Ajnshtajni dhe e zhvilloi teorine mbi KOHEN ne menyre te posacme, dmth ne fushen e Fizikes, por pa treguar ne asnje rast ndikimin e KOHES mbi proceset fizike, pa dyshim qe eshte Stephen Hawking (1942) ne librin e tij: “Nje histori e shkurter e Kohes, nga Big Bengu tek Vrimat e Zeza”, Tirane 1997, sipas te cilit kemi kete situate ne Natyre te faktorit KOHE, por qe kjo situate ka nevoje per nje interpretim filozofik, pasi nuk kemi te bejme me faktin natyror, por me botekuptimin e autorit:

Autori ka kerkuar detyrimisht, ne gjurmet e teorise se relativitetit, qe te ndryshojme rrenjesisht mendimet tona mbi hapesiren dhe kohen. Sipas tij: “Ne duhet te pranojme se koha nuk eshte e ndare plotesisht dhe nuk eshte e pavarur nga hapesira, por eshte e gershetuar me te per te formuar nje objekt te quajtur hapesire-kohe” (shqip, f. 23; anglishtan object space-time –, f. 23; italishtun’entitá chiamata spazio-tempo –, f. 37).

Fizikanti filozof ka pranuar qe koha nuk eshte e ndare plotesisht, cka con ne perfundimin qe e panjohura eshte akoma prezent ne problemet e pjesmarjes ne levizjen fizike. Por fizikanti nuk thote se per cfare kohe behet fjale; pranimi i kesaj te fundit pa specifikimin e nevojshem te cilesise se levizjes duhet te sherbeje si argument qe problemi i kohes, nga pikpamja filozofike, eshte akoma i erret dhe termi relativ, qe i bashkangjitet KOHES, eshte krejt formal dhe pa asnje baze te metejshme konkretizimi. Ne kete pike problemet botekuptimore jane akoma te erreta dhe prania e nje pseudozgjidhje ne fushen e fizikes nen termin kohe-hapesire (e barabarte me hapesire-kohe) pa specifikuar llojin e kohes dhe te hapesires, tregon se permasa e gabimit nuk ka ndryshuar prej mbi 2300 vjetesh. Unifikimi i termit hapesire-kohe, qofte dhe vetem ne fushen e Fizikes, eshte pa asnje domethenie te metejshme cka e ka ngurtesuar zberthimin analitik te fenomeneve fizike. Kjo eshte pika udherrefyese qe eshte transmetuar ne mendimin filozofik shqiptar prej nga e ka burimin i gjithe formacioni edukativ ne fushen e Fizikes.

Te pakten vazhdimesia analitike e KOHES, sipas parametrave te meposhtem, tregon se sa larg perfitimit shkencor kane qene dhe jane fizikantet shqiptare (faji nuk eshte i tyre dhe kjo nuk ka lidhje me politiken konkrete, por kjo ka lidhje me nje politike te vjeter, teper te vjeter, ne kohen kur institucioni politeist nuk qe i afte t’i pergjigjej zgjidhjes se problemit mbi shkakun e levizjes dhe politika perfitoi nga kjo padije). Sipas filozofit fizikant: “Ne teorine e relativitetit nuk ka kohe absolute unike, por cdo njeri ka masen e vet personale te kohes qe varet nga vendi ku ndodhet dhe nga menyra e levizjes………Ashtu sikurse nuk mund te flitet mbi ngjarjet ne gjithesi pa nocionin e hapesires dhe te kohes, po ashtu ne relativitetin e pergjithshem eshte e palogjikshme te flitet rreth hapesires dhe kohes jashte kufijve te gjithesise” (shqip, f. 33; anglisht, f. 33, italisht, f. 49).

Autori, krejt pa dashur, ka nxjerre ne pah boshllekun qe ekziston ne mendimin fizik. Sipas tij masa personale e kohes varet nga vendi ku ndodhet dhe menyra e levizjes dhe kjo eshte ne funksion te individit njeri. Pra ne qofte se do te kemi dy njerez prane e prane, te cilet kryejne te njejtin proces social, qofte dhe ne menyre eksperimentale, koha per keta te dy individe duhet te konsiderohet ne mos e njejte, te pakten e perafert pa marre parasysh moshen kohore biologjike dhe vendin ku kane lindur. A nuk tregon ky rast qe parametri kohe ne mendimin fizik eshte jashtezakonisht larg realitetit fizik qe perjeton Njerezimi sot? A nuk tregon ky rast se faktori KOHE nuk ka luajtur asnje rol ne mendimin Fizik, por ai perdoret krejtesisht formalisht duke i dhene nje fare vendi ne kontinumin kohor-hapsinor?

Vete termi KOHE presupozon, qe ne aparence, proces historik, por cfare ndikimi ka KOHA ne kete histori? Pikerisht kjo ka mbetur akoma e panjohur ne mendimin Fizik dhe ketu e ka burimin i gjithe ai proces gjigand qe quhet Shkenca e Njerezimit. Duke pasur kete karakteristike te deritanishme filozofet e fizikes jane te detyruar ta kufizojne problemin e KOHES vetem ne permasat qe e pranon Fizika dhe kjo metode i ka dhene frutet e veta duke e konsideruar KOHEN vetem problem fizik, dhe kjo gje teper ne menyre pjesore. Filozofi fizikant per kete ka shkruar: “Per aq sa na perket, ngjarjet para bing-bengut mund te mos kene ndonje pasoje, keshtu qe ato nuk do mund te konsiderohen si pjese perberese e nje modeli shkencor mbi gjithesine. Keshtu qe ne duhet t’i heqim ato nga modeli dhe te themi se koha ka filluar me bing-bengun” (shqip, f. 46; anglisht, f. 46; italisht, f. 64). A mund te jete i sakte ky pretendim dhe, ne kete rast, a ka vlere postulati: mosdija nuk eshte argument?

Eshte pika ku fshihet zanafilla e levizjes mekanike e per rrjedhoje mungon lidhja e levizjes mekanike me ate fizike ne planin shkakesor (gje qe nuk ndodh ne lidhjen fizike-kimi, apo kimi-biologji dhe biologji-shoqeri njerezore). Eshte tjeter pune qe Njerezimi nuk mund t’i njohe proceset para bing-bengut, por mohimi i rolit te ngjarjeve para bing-bengut eleminon levizjen mekanike dhe zhvillimin diferencial ne hapesiren fizike. E keqja e kesaj pune qendron ne paraqitjen e situates fillestare te levizjes fizike me parametra qelizore fizike krejtesisht te formuar, qe perbejne thelbin e te gjithe levizjes fizike te sotme dhe e gjitha kjo JO per efekt te zbulimeve makrokozmike dhe mikrofizike, por per efekt te botekuptimit individual per te mos e pranuar dialektiken materialiste si celesin zgjidhes te problemit (kjo dialektike ka postuluar qe levizja mekanike perben fillesen me te pare te Ishullit tone Lendor. Kjo gje tek fiolozofi-fizikant duket teper hapur, ku duhet pranuar qe gjerat jane thene me teper sinqeritet. Pikerisht per keto probleme autori ka shkruar: “Rezultati perfundimtar ishte nje artikull i perbashket i firmosur nga Penrose dhe une ne vitin 1970, qe me ne fund vertetonte se duhet te kete pasur nje vecori te tipit big-beng, me kusht qe relativiteti i pergjithshem te ishte i sakte dhe se gjithesia te permbante aq materie sa ne shikojme. Punimi yne pati shume kundershtare, pjeserisht ruse per shkak te besimit te tyre marksist mbi determinizimin shkencor, dhe pjeserisht nga ata qe e ndjenin se e gjithe ideja e singularitetit ishte e neveritshme dhe e prishte bukurine e teorise se Einstein-it. Megjithate, ne te vertete, eshte e pamundur t’i kundervihesh nje teoreme matematikore. Keshtu qe punimi yne me se fundi u pranua nga te gjithe dhe sot pothuaj te gjithe e pranojne se gjithesia ka filluar me nje singularitet te tipit big-beng. Per ironi te fatit, meqe ndryshova mendim, une po mundohem te bind koleget e mi fizikante, se ne te vertete, sikurse do ta shohim me poshte, kjo (ky, GH) singularitet mund te zhduket duke u nisur nga momenti kur merren ne konsiderate efektet kuantike” (shqip, f. 50; anglisht, f. 50; italisht, f. 68-69).

Po ta shohesh holle-holle kete problem te fundit, d.m.th. efektet kuantike, kemi nje pretendim qe nuk thuhet me ze te larte: efekti kuantik eshte i perjetshem ne dinamiken e vet dhe e gjithe historia e Gjithesise rrotullohet rreth ketij efekti. Me sa kuptoj problemi kryesor ne Fizike eshte problemi i zanafilles se levizjes fizike dhe kjo ka mbetur e erret akoma edhe pse te dhenat e mbledhura tregojne se prejardhja e saj ka si shkak levizjen mekanike te paster jashte Gjithesise Lendore. Dhe kjo pike ka mbetur akoma e erret per efekt botekuptimi dhe aspak per efekt te nivelit te njohjes.

Kur vjen puna per te percaktuar kategorite qe bartin forcen energjitike fizikanti dallon diferencimin fizik te tyre pa mundur dot te nxjerre mesim ne funksion te kohes se formimit dhe te asaj te ekzistences. Te pakten fizikanti-filozof ka dalluar se: “Kategoria tjeter (behet fjale per kategorizimin e grimcave force-bartese, GH) perbehet nga forca elektromagnetike e cila bashkevepron me grimcat qe kane ngarkese elektrike si elektronet dhe kuarket, por jo me grimcat e pangarkuara sic jane gravitonet. Ajo eshte shume me e fuqishme se forca gravitacionale: Forca elektromagnetike ndermjet dy elektroneve eshte rreth nje milion miliard, miliard, miliard, miliard here (1 me dyzet e dy zero pas) me e madhe se forca gravitacionale” (shqip, f. 70; anglisht, f. 70; italisht, f. 89).

Ne qofte se do te bejme nje permbledhje te te gjithe kategorive force-bartese nuk eshte veshtire te dallosh diferencimin kolosal qe ato kane kundrejt njera-tjetres. Ato konstatohen ne planin hapsinor pa i shkuar ndermend se shkaku i kesaj diference eshte faktori KOHE, i cili eshte anashkaluar per efekt botekuptimi. Ka ardhur koha qe faktorit KOHE ne praktiken fizike t’i jepet vendi qe i takon si faktori vendimtar qe percakton madhesite e ketyre kategorive dhe jetegjatesine fizike te tyre, problem ky qe permbys shume praktika dhe analiza ne problemet fizike.

Ne perfundim te kesaj pike konkludojme qe KOHA Fizike eshte e lidhur nga fillimi deri ne fund me jeten e bashkesise se kuarkeve ku shpejtesia e zhvillimit jetesor te tyre duhet te perbeje te panjohuren e madhe te mendimit fizik, por dhe thebin fillestar te botes fizike, permbajtjen e se ciles e kane te gjitha format e organizimit nderlendor nga me e thjeshta (kuanti) deri tek me i komplikuari (njeriu).

5- Problemi me kryesor ne mendimin fizik te sotem eshte ndarja e konceptit levizje nga ai i zhvillimit. Aresyeja eshte shume e thjeshte: koncepti levizje perdoret rendom ne fizike kur ne kimi, biologji dhe shkencat shoqerore perdoret termi zhvillim. Ne fushen e fizikes kjo ndarje e domosdoshme e ka burimin tek nje lidhje qe i dedikohet Ajnshtajnit: tek formulimi i kontinumit kohor-hapsinor (ne fakt kontinumi kohor-hapsinor nuk eshte shprehje e levizjes fizike, por e zhvillimit fizik dhe cuditerisht nuk eshte marre per baze sipas variantit te fundit). Duke marre per baze gjithmone levizjen mekanike ne shpjegimin e fenomeneve fizike eshte e kuptueshme qe shkenca e sotme e fizikes vazhdon t’ja dedikoje ekzistencen e fenomeneve fizike procesit te levizjes (te dy teorite e relativitetit, TPR dhe TSR) mbeshteten mbi konceptin levizje duke e anashkaluar ate te zhvillimit, duke marre per baze levizjen mekanike te nje strukture fizike, sic eshte drita, ne bashkeveprim me produktin e zanafilles fizike, sic eshte energjia. Keshtu qe mbetet te shpjegojme dallimin midis ketyre dy koncepteve ne fushen e Fizikes perpara se te kalojme ne shpjegimin e ndryshimit te ketij kontinumi dypermasor, i cili eshte i shtremberuar ne menyre banale prej me shume se nje shekulli dhe prej te cilit Njerezimi kerkon te perfitoje.

Por analiza, qofte gjuhesore e qofte filozofike, e termit zhvillim paska qene me probleme te medha botekuptimore shume kohe perpara se te shembeshin qiejt ketu ne Shqiperi. Ne i gjejme keto probleme tek i njejti autor qe ka shpalosur dijet e tij ne kete fushe, i cili ka qene dhe nje nga drejtuesit e filozofise marksiste-leniniste ne vendin tone.

Fillimisht ne Gjuhes Shqipe, ne kuptimin filozofik, fjala zhvillim ka kete zberthim: ZHVILLIM, ~ 2. Filoz. Proces dialektik i kalimit te plote nga nje gjendje cilesore ne nje gjendje tjeter cilesore, nga me e thjeshta te me e nderlikuara, nga me e ulta te me e larta, nga me e vjetra te me e reja, qe kryhet nepermjet luftes se te kundertave dhe qe ka si karakteristike kryesore zhdukjen e se vjetres dhe fitoren e se rese. Levizja dhe zhvillimi. Lufta e te kundertave dhe dhe zhvillimi. Ligjet e zhvillimit dialektik (sipas Fjalor i Gjuhes se sotme Shqipe).

Ne Enciklopedia e pergjithshme, Oxford-it nuk jepet zberthimi i termit zhvillim, por eshte marre per baze termi zhvillimi njohes. Ndersa ne Fjalor i Filozofise, me autor Didie Zhylia, 1994, te serise Larousse, ky term nuk ekziston. Pak me ndryshe paraqitet situata ne КРАTКИЙ ΦИΛΟСΟΦСКИЙ СΛΟВАРЬ, 1954, per fjalen развйтие – zhvillim sipas Fjalor i shkurter shqip-rusisht, 1951, ku analiza politike bolshevike ecen ne gjurmen e F.Engelsit te marre nga AntiDyringu duke e lidhur termin zhvillim me rendin socialist sovietik.

Ndersa ne Fjalor i Filozofise (f. 349-350), dhe ketu fillon loja, me autor Servet Pellumbi dhe Fiqret Spahiu (1974) termi ka kete kuptim, te pa zbatuar asnjehere ne teorine historike, jo vetem shqiptare: Zhvillim, proces i levizjes nga me e ulta tek me e larta, nga me e thjeshta tek me e nderlikuara, nga me e vjetra tek me e reja. / Karakteristike kryesore e zhvillimit eshte zhdukja e se vjetres dhe fitorja e se rese (Shih: E re dhe e vjeter). Zhvillimi i botes inorganike, organike, i shoqerise njerezore dhe i njohjes behet sipas ligjeve te pergjithshme te dialektikes. Pranimi i zhvillimit dhe argumentimi shkencor i tij perben nje nga tiparet themelore te dialektikes materialiste “Dialektika eshte doktrina me e gjithanshme, me e thelle, me e pasur e zhvillimit” (V.I.Lenin). Cdo proces i vecante i zhvillimit ka fillim, dhe, sipas dialektikes materialiste, fillimi, si tendence, e permban ne embrion fundin e zhvillimit, ndersa mbarimi i nje cikli eshte fillimi i nje cikli te ri, etj. Ne kete kuptim, kalimi nga me e ulta tek me e larta behet pikerisht sepse e ulta permban embrione, tencenca qe e cojne ate drejt fazes me te larte, e cila s’eshte gje tjeter vecse zhvillim i fazes se ulet. Burimi i brendshem qe ben te mundur kryerjen e ketyre proceseve eshte kontradikta, lufta e te kumdertave. Ky eshte thelbi i kuptimit materialist dialektik te zhvillimit. / Metafizika e kupton zhvillimin thjesht si perseritje, si rritje ose si zvogelim sasior, dhe burimin e zhvillimit e kerkonh jashte natyres dhe shoqerise te zoti ose te subjekti. Prandaj koncepti metafizik i zhvillimit qe mohon rolin e kontradiktave si burim zhvillimi, eshte, sic thote V.I.Lenini, nje koncept “i vdekur, i zbete, i thate”. Praktika, thellimi i njohjes dhe zhvillimi i shkencave e hedhin poshte konceptin metafizik te zhvillimit dhe vertetojne se cdo send ose fenomen ne natyre, cdo situate ose ngjarje ne shoqeri mund te kuptohet dhe te shpjegohet drejt vetem duke u udhehequr nga koncepti materialist dialektik mbi zhvillimin”.

Por nje nga autoret e ketij fjalori, me 2011, botoi nje fjalor te tille i vetem, ku per termin ne fjale beri disa shtesa qe e permbysen ate qe kishte shkruar para 37 vjetesh. Sipas tij: “Modelet e zhvillimit mend te jene te karakterit ciklik apo progresiv, njelineare dhe jolineare, njevektoreshe apo shume vektoreshe, historiko-natyrore, rigorozisht te percaktuara apo me mundesi alternativash, evolucionare apo revolucionare, me nderprerje te gradualitetit. Ne menyre te vecante trajektorja e historise, sipas shprehjes figurative te shkrimtarit austriak Robert Musil (1880-1942), ngjan me levizjen e reve ose me ecejaket e nje endacaku ne rruge, qe ndryshon mendje: aty, nga ndonje hije, ketu nga ndonje grup kureshtar, dhe me pas nga nje kombinim i vecante fasadash, per te mberritur keshtu ne nje vend krejt te panjohur, te pasjelle me pare nder mend……Karakteristike per kulturologjine e sotme eshte perpunimi i disa aspekteve te konceptit te zhvillimit qe e kapercejne polarizimin: dialektike-metafizike ne kuptimin e derisotem te tyre dhe e vene theksin te ritmet e padegjuara te rrjedhjes se kohes, sidomos te asaj teknologjike dhe sociale, te karakterit polifonik dhe shumepermasor i zhvillimit, te tipat e ndryshem (nga ato te nje shoqerie tradicionale e te mbyllur) qe hasen ne nje bote probabiliteti si kjo e sotmja, ku me teper zoteron rastesia, gje qe e ben teper te veshtire rrokjen e zhvillimit nga aresyeja njerezore, qe per inerci vazhdon ende me permasa te ngurtesuara” (Sevet Pellumbi, Fjalor filozofik, f. 534).

Jam i sigurte qe autori pa dashur dhe nga padija ka anashkaluar thelbin e problemit te termit zhvillim, dhe kete nuk e gjej ne asnje fjalor tjeter filozofik. Materialisti, sic pretendon te jete autori, ketij termi duhet t’i kishte dhene permasa dhe karakteristika tipike. Duke mos e bere kete jam i detyruar te bej pyetjen: A duhet marre per baze ky deduksion linguistik? N.q.s per Boten kjo eshte e pavlefshme, per rastin shqiptar kjo eshte gjeja me e dukshme dhe ajo qe e permbys te gjithe perfytyrimin filozofik mbi materializmin evident. Populli shqiptar eshte i vetmi popull europian qe e ka zhvillimin historik, te ketyre 2000 vjeteve te fundit, ne kundershtim me kete deduksion linguistik. Pikerisht ky rast tregon se metodikat e perdorura rendom ne shkencat shoqerore pergjithesisht jane te pavlefshme dhe ato nuk zgjidhin pothuajse asnje problem social. Pikerisht nga kjo gjendje ne fushen e gjuhesise dhe filozofise per kete term eshte krijuar tabani i nevojshem per manipulimin e Historise dhe Shkencave sociale sipas urdherit te politikes.

Kjo te detyron t’i zgjerosh kerkimet per kete problem ku ne nje fjalor tjeter filozofik gjeta te shkruar nje analize tjeter dhe krejt ndryshe per kete term. Ne kete fjalor shkruhet: Zhvillim, I (gjerm. Entwicklund; fr. developpement; ang. development) – a) ndryshimi cilesor, qe manifestohet si shkalle e re, me e larte e funksionimit, e struktures dhe e te qenurit te ndonje gjesendi, qenieje te gjalle, individi, grupi shoqeror, veprimtarie, etj. Cdo zhvillim eshte nje ndryshim, por cdo ndryshim nuk eshte medoemos nje zhvillim; zhvillimi eshte ndryshimi qe i ploteson me mire, me lehte dhe ne menyre me efikase qellimet dhe shpresat e caktuara; se kendejmi, zhvillimi paraqitet si nje kategosi vlerore: se a eshte apo nuk eshte nje ndryshim njekohesisht edhe zhvillim varet nga sistemi i vlerave (ideologjike, fetare, politike, kombetare, etj) te individit, grupit apo te shoqerise se caktuar; i njejti ndryshim per dike eshte nje zhvillim, kurse per tjetrin eshte nje kthim prapa. “Zhvillimi eshte ndryshimi suksesiv i nje sistemi material-energjitik ne drejtim  te nje gjendjeje perfundimtare absolute apo relative” (H. Schmidt); b) here-here me zhvillim kuptojme rritjen apo zmadhimin, ndryshimin sasior te ndonje qenie apo veprimtarie. P.sh. themi “eshte zhvilluar prodhimtaria” dhe me kete nenpuptojme rritjen e vellimit te prodhimtarise, te numrit te punetoreve, teknikeve, inxhinjereve, etj., hapjes e reparteve te reja, etj; ose “Agroni po zhvillohet mire”, do te thote Agroni po rritet ashtu si duhet, po aftesohet ne ujdi me vitet, po shkollohet, etj.; c) nganjehere  fjala “zhvillim” perdoret ne te njejtin kuptim sikurse fjalet “zgjerim”, “rritje”, “perhapje” e ndryshimeve ne drejtim te padeshirueshem, ne drejtim te se keqes. (P.sh. “Fatkeqesisht semundja po zhvillohet”, d.m.th. semundja po zgjerohet, po perhapet dhe do te sjelle me te keqen); d) disa autore kundrojne se fjalet “zhvillim” dhe “evolucion” kane te njejtin kuptim. Nje ceshtje problematike eshte ceshtja e zhvillimit ne fushen e artit dhe te krijimtarise artistike, ne pergjithesi dhe te krijimtarise letrare ne vecanti. Per ndricimin e procesit te zhvillimit rendesi te madhe kane veprat e Byfonit (Georg Louis Leclerc, 1707-1788), te Lamarkut (Jean Bastie, 1744-1829), te Darvinit (Darwin, Charls, 1809-1882), etj. (ne fushen e botanikes, zoologjise, mineralogjise, antropologjise, etj.), pastaj te Kantit (Kant Imanuel, 1724-1804) ne fushen e koxmologjise, te Vikos (Vico, Giambattista, 1668-1774), te Herderit (Johan Gotfrid, 1744-1803), te Hegelit (Georg Vilhelm Fridrih, 1770-1831), te Marksit (Karl, 1818-1983), etj. (Ekrem Murtezai, Fjalor i Filozofise, 2007, f. 545-546).

Te gjitha keto analiza na cojne ne nje perfundim aktual: Ne sot flasim per zhvillim shoqeror, biologjik, kimik, por nuk flasim per zhvillim fizik me elementa konkrete apo brenda nje elementi te tille. Pergjithesisht ne Fizike perdoret termi levizje dhe ne kete pike ka ndodhur bllokimi dhe mos zgjidhja e problemeve fizike. Fakti qe elektroni e ka nje spin as qe duhet bere fjale thjeshte per levizje, qofte dhe veten ne fushen e fizikes. Levizja nuk eshte e afte te lidhe vetveten me kohen dhe hapesiren edhe pse shpejtesia e saj eshte nje raport hapesire-kohe; kete gje e ben vetem procesi i zhvillimit  dhe per rastin e fizikes kjo mungon. Kjo e ka nje aresye perse ka ndodhur keshtu: ndryshimet ne fushen  e fizikes jane teper-teper te avashta duke mos paraqitur interes aktual (zhvillimi specifik fizik bie ne sy dukshem ne pjesen fizike te Kimise, ku periudhat e gjysem shtanesimit te elementeve radioaktive kapin shifrat ditore-mujore dhe dhjetra-qindra-mijera-miliona vjecare, ndersa ato artificiale disa sekonda).

Ajo qe lidh levizjen-hapesiren-kohen ne nje ekuacion te vetem eshte procesi i zhvillimit fizik, por qe nuk eshte marre per baze asnjehere. Fakti i ekzistences se nje teorie te tere mbi transformimet e shpejtesive te levizjes kur kalohet nga nje sistem referimi tek tjetri sipas derivimeve te ekuacioneve te Lorencit (sipas Paul A. Tipler, Kursi i Fizikes, Fizika Moderne, 2001, f. 28-29) e perligj me se mire pretendimin qe ne Fizike nuk merret per baze procesi i zhvillimit, por pjesa mekanike e levizjes fizike dhe kjo eshte paraqitur si thelbi i vete shkences se Fizikes. Ka ardhur koha te behet nje hap me perpara, ose me ndryshe. Por me perpara duhen lare hesapet me procesin e ashtequajtur fizik.

Postulatet e Ajnshtajnit sherbejne per te lidhur levizjen mekanike me levizjen fizike (nuk marr persiper te argumentoj saktesine absolute te teorise se tij), por e gjitha kjo formalisht, pasi teoria nuk eshte e afte te argumentoje menyren se si lind procesi fizik, te pakten si procedure mekaniko-fizike. Ne thelb te tyre ato kane karakter fizik dhe vetem per kete nuk jane te afte te vertetojne vetveten. Nga ana tjeter, postulati i drites, ne lidhje me madhesine e shpejtesise se levizjes dhe formen e ekzistences si proces konstant, eshte abuziv pasi ne asnje rast dhe ne asnje menyre nuk argumentohen aresyet perse jane keto parametra. Te jeni te bindur se zbulimi i aresyes te ketyre parametrave nuk ka asnje lidhje me gjenezen e fizikes. Shkaku i permases se madhesise se perhapjes se drites ne hapesire eshte i barasvlefshem per te gjitha llojet e shpejtesive (sasiore e cilesore) ne Natyre, pamvaresisht nga lloji ku zbatohet teoria e konstatimit analitik. Ne Fiziken e sotme pranohet ekzistenca e shume fushave, por shpejtesia e tyre njehsohet me ate te Drites edhe pse burimi, apo struktura e tyre, nuk eshte e njejte. A eshte i drejte ky perfundim? Pamundesia per t’i argumentuar dhe vertetuar eksperimentalisht madhesite e perhapjes se tyre ka bere qe postulati i Ajnshtajnit mbi driten te pergjithesohet ne menyre absolute.

Por kalimi nga termi levizje ne ate zhvillim kerkon medoemos ndryshimin e postulatit te Drites ne dy drejtime: 1- ndryshimin e barasvleres se saj me ate te fushave te tjera; 2- ndryshimin e absulutizmit te vleres se saj ne KOHE. Une e kuptoj shume mire qe kjo do te kerkoje ndryshimin e permasave te shume teorive fizike, por per nje gje te jeni te sigurte Fizika ne brendesi te Shoqerise Njerezore ndryshon kryekeput nga Fizika ajnshtajniane, te pakten ne dy probleme themelore, njera prej te cilave konsiderohet kryesore ne teorite e Ajnshtajnit: Se pari, ne Shoqerine Njerezore levizja mekaniko-fizike nuk eshte paresore ne thelbin e ekzistences te se pares; ajo eshte nje derivat pa vlere matematikore rendesia e se ciles ka ekzistuar vetem nje here pas ndarjes se punes. Por ajo e ka nje vlere te lidhur me shkallen e zhvillimit social, ku popujt me histori ndikuese ne ate te Njerezimit e kane maksimale ne raport me popujt e prapambetur. Kjo gje ne Fizike nuk gjen konstatim. Se dyti, ne Shoqerine Njerezore ndryshimi i KOHES ndodh per shkaqe dhe me permasa krejt te tjera nga ai i pretenduar ne teorite e Ajnshtajnit. Eshte kjo e fundit qe vendos dyshime te medha mbi saktesimin e postulateve te tij.

Eshte mire qe ne Fizike te kalohet ne nje faze tjeter studimi dhe argumentimi matematikor. Te mos merret per baze levizja mekanike e objekteve fizike, por te kalohet ne sensin zhvilluas te dukurive Fizike. Ne kete rast te mos merret per baze shpejtesia e levizjes, por shpejtesia e zhvillimit fizik dhe kjo e kerkon nje sakrifice te vogel: te kalohet nga kontinumi hapesire-kohe ne raport kohor-hapsinor, ku roli i KOHES eshte paresor dhe percaktues. Kete gje e kam shprehur ne artikullin Raporti kohor – hapsinor ose teoria e absolutizmit, publikuar ne www.genchoti.com dhe albanovaonline.info, por per rastin konkret ja vlen te rishprehem edhe nje here se ky raport eshte thelbi i zhvillimit te Materies dhe per te nuk paraqet asnje interes sasia apo cilesia e ngjarjes. D.m.th., sipas ketij raporti, thelbi i zhvillimit te cdo ngjarje eshte konstantja e zhvillimit sipas nje raporti ne kohe dhe hapesire te barabarte me nje, prej nga rrjedhin dy perfundime te karakterit filozofik: Se pari, koha e lindjes dhe shpejtesia e zhvillimit te nje ngjarje jane ne raporte te zhdrejta kundrejt njera-tjetres; se dyti, koha e lindjes se ngjarjeve percakton shpejtesine e zhvillimit te tyre specifik. Kjo gje ja heq mundesine cdo postulati tjeter per te ngurtesuar shpejtesite e levizjeve ne cdo cilesi materiale ku perfshihet edhe Fizika.

Raporti kohor-hapsinor eshte per cdo kategori filozofike apo shkencore duke argumentuar se per te nuk mund te behet pengese pafundesia e kohes apo e hapesires ne rrafshin e Materies, apo fundi i kohes dhe hapesires ne rrafshin fizik.

Kjo gje e perjashton mundesine qe Drita, fusha elektromagnetike, apo cdo fushe tjeter, ta kete shpejtesine e perhapjes te barabarte dhe te kufizuar me ate te Drites. Eshte tjeter pune qe Drita mund te jete produkti i fundit i formimit Fizik, por ne kete rast do te ishte mire qe te percaktohej koha e lindjes se fenomeneve Fizike dhe produktet e tyre, pasi kjo gje mund ta ndryshoje kufizimin limit te shpejtesive. Kjo gje do te sherbente per te saktesuar te gjithe dinamiken e fenomeneve fizike ne historine e tyre dhe vete kete histori.

Nga ana tjeter, ne njohim dy ekstremet e zhvillimit nderlendor: zhvillimin fizik – forma me e thjeshte dhe zhvillimin shoqeror – forma me e komplikuar, ku midis tyre ndodhen forma e zhvillimit kimik dhe ajo biologjik, ku seicila prej tyre mbart nje shpejtesi specifike jo vetem te pjeses mekanike, por dhe rigorozisht personale; cka do te thote se shpejtesite e levizjeve perkatese nuk mund te jene inferiore karshi shpejtesise se Drites. Ne kete drejtim shkenca nuk e ka thene akoma fjalen e saj ne menyre rigoroze, por filozofia, qofte dhe vetem e Natyres, eshte shprehur me kohe qe format me te ulta te organizimit material nuk mund te disponojne parametra superiore ne raport me format me te larta te organizimit. Ne kete drejtim shkenca e Fizikes ka kohe qe po ecen ne tym dhe nuk eshte mire qe studiuesit shqiptare te ndjekin dhe t’i transmetojne brezave pasardhes nje rruge te deshtuar qe ne fazen filozofike.

Ne pamje te pare duket sikur parimet filozofike jane thjeshte subjektivizma qe nuk kane lidhje me realitetin. Ne rastin konkret trinomi levizje-kohe-hapesire presupozon thelbin e ekzistences, qe nuk eshte gje tjeter vecse panorama e zhvillimit specifik dhe ne kete trinom duhet kerkuar zgjidhja e vete problemeve fizike, si thelbi i zhvillimit fizik. Por cdo te thote zhvillim fizik?

Ne kete pike filozofia nuk e ka thene akoma fjalen e saj, ose me sakte fizikantet e sotem paraqiten si filozofe duke mos dhene asnje zgjidhje te problemit. Elementet zgjidhes te trajtuar nga mendimi fizik i derisotshem e kane pare problemin te palidhur me bazat materialiste te filozofise e per rrjedhoje perfundimet e arrira jo rralle kundershtojne njera-tjetren pa arritur ne asnje perfundim perfitues. Termi zhvillim fizik eshte me teper nje pasurues referatesh se sa nje argument zgjidhes. Te pakten ne Shqiperi kjo eshte keshtu dhe asnje studiues i mendimit fizik nuk e ka lidhur Shkencen e Fizike me zhvillimin praktik te asaj qe po ndodh sot ne Natyre. Studiuesit shqiptare vetem kane kopjuar nga mendimi fizik boteror dhe e kane paraqitur ate si nje arritje konkrete te mendimit fizik boteror duke krijuar botekuptimin shqiptar ne fushen e fizikes edhe pse levizja fizike me zhvillimin fizik  trajtohen si dukuri pa lidhje. Prej me shume se 100 vjet Fizika Moderne mbeshtetet mbi termin levizje, duke marre per baze levizjen e Drites dhe kete e paraqet si epiqendren shkakesore te gjendjes se sotme kozmologjike. Ky ngurtesim filozofik e ka burimin tek sentenca filozofike mbi shkakun e levizjes cka do te thote se eshte mendimi filozofik ai qe e ka futur Mendimin Fizik ne nje kurth prej nga ai nuk del dot. Pa kapercyer kete bllokim filozofik nuk mund te ecet me perpara. Trinomi levizje-kohe-hapesire nuk mund te kete perqasje zgjerimi ne qofte se nuk bashkeshoqerohet me dualitetin shkakesor te levizjes mbi c’baze arrihet ne perfundimin se levizje te paster dhe te izoluar ne Natyre nuk ka pasur kurre, duke perfshire edhe Big-Bang-un. Dmth dhe vete Drita, ne levizjen e saj specifike, nuk duhet te ndahet nga ambienti, me te cilin bashkevepron pergjate gjithe kohes se perhapjes. Pikerisht ne kete proces duhet kerkuar edhe panorama hapsinore e asaj qe duhet konsideruar si zhvillim fizik ne kohe dhe hapesire.

Ne thelb teorite e Ajnshtajnit perberjen reale te Drites e kane konsideruar si fillesen e levizjes fizike, mbi c’baze fillon dhe vete procesi fizik. Trinomi levizje-kohe-hapesire me emerues fizik perben te gjithe thelbin e Natyres qe na rrethon pa marre parasysh ne asnje rast zhvillimin fizik ne brendesi te perberesve te Drites dhe marredheniet qe keto perberes kane me ambientin rrethues. Eshte kjo aresyeja perse per Ajnshtajnin ka qene e domosdoshme, nga pikepamja teorike, perdorimi i termit konstant ne shpejtesine e perhapjes se Drites, duke  cuar ne perfundimin se i vetmi parameter qe ndikon mbi “zhvillimin” e Drites eshte shpejtesia e perhapjes se saj (ky eshte dhe vete thelbi i paradoksit te binjakeve). Kjo gje ka cuar ne shterpezimin e perdorimit te termit zhvillim fizik ne fenomenet e Natyres dhe perdorimin e termit vend e pa vend. Shkenca e Fizikes eshte e ngurtesuar ne kete pike dhe kjo e ka burimin pikerisht ne sentencat e gabuara te mendimit filozofik helen mbi shkakun e levizjes dhe mos zgjidhjen e konstantes se zhvillimit (cfare mbetet pa ndryshuar ne Natyre pergjate zhvillimit absolut te saj – ka qene pyetja pa pergjigje ne mendimin filozofik helen dhe kjo duhet konsideruar aresyeja perse Ajnshtajni e konsideroi Driten me parameter levizjeje konstant). Pranimi i trinomi levizje-kohe-hapesire me emerues fizik, si fakt real, e rrezon konstanten e perhapjes se Drites duke kerkuar ekzistencen e kesaj konstanteje diku tjeter.

Formulimi i raportit kohor-hapsinor, si nje madhesi konstante, revizionon te gjithe bazat e mendimit filozofik materialist (termat materiekohebrimat e zezakuant energjitikperjetshmeriperseritjeboshllekzero lende, e shume e shume te tjera, kane nevoje per nje rishikim permbyses), por, mbi te gjitha, ai sjell si domosdoshmeri teorike ne fushen e fizikes perdorimin e termit zhvillim. Ne fakt te dhenat mbi ekzistencen e ketij zhvillimi kane kohe qe jane zbuluar, por problemi qendron ne botekuptimin dhe interpretimin e fenomeneve te zbuluara. Raporti hapesinor dhe kohor midis Kuantit Energjitik dhe Brimave te Zeza perben te gjithe thelbin e Zhvillimit Fizik te natyres Lendore neper miliarda vjecare. Puna eshte te percaktohen  etapat e kalimit nga pozicioni energjitik ne Brimat e Zeza, por dhe zbulimi se cfare perfaqeson kuanti energjitik apo Brima e Zeze nuk do te ishte pa domethenie pasi, ne kete rast, do te kishim dy ekstremet e zhvillimit kohor te Lendes ne planin material. Kjo do te thote se trinomi levizje-kohe-hapesire per fiziken eshte i pavlefshem  dhe fillimisht ne kete fushe (fizike) kemi tendencen reale, dmth praktike, te marrjes ne konsiderate te ketij trinomi ne formen e nje bashkesie te pandashme qe nuk presupozon levizjen, si forme pjesmarrese ne ekuacion, por merr per baze zhvillimin, si e vetmja forme ekzistence; dhe kjo gje kerkon rishikimin e te gjitha bazave teorike te Fizikes. Per here te pare ne kete fushe Njerezimi shikon dhe konstaton bashkeveprimin e levizjes me kohen dhe hapersiren duke formuar thelbin e ekzistences se Lendes dhe produkteve te saja, qe emertohet me termin Zhvillim.

Por Zhvillimi, i cdo ngjarje apo bashkesi  ngjarjesh, e ka nje parameter dhe kjo duket tipikisht ne Racen Njerezore. Pikerisht ketu duhet te filloje analiza e Fizikes, por pikerisht ketu ajo nuk ka filluar dhe kjo perben domosdoshmerine me te pare te permbysjes se saj ne fushen teorike. Ky parameter eshte shpejtesia e zhvillimit dhe kjo eshte detyra e fizikantit te sotem ne kete fushe: percaktimi i permases se saj. Kjo gje do te kerkoje rishikimin e KOHES ne historine e zhvillimit te Shkences, pasi tani kjo KOHE merr rendesi te posacme ne lidhje me shpejtesine e zhvillimit. Te mos kujtoje njeri qe postulatet e Ajnshtajnit jane te vetmet qe formulojne bazat e Fizikes Moderne. Ne realitet keto baza, ne funksion te ketyre postulateve, kerkojne edhe shume postulate te tjera shtese te karakterit filozofik ne menyre qe t’i konsiderojme si bazat reale te kesaj fizike. Por problemi i marrjes ne konsiderate te termit shpejtesi zhvillimi e thjeshton teresine e mendimit fizik jashte mase duke e reduktuar vetem ne nje postulat, qe eshte i karakterit filozofik dhe qe sherben ne te gjitha format teorike e praktike te Shkences. Ne thelb te tij raporti kohor-hapsinor zgjidh problemin me imediat te Njerezimit: Zanafillen, ku perfshihet edhe ajo fizike me kusht qe konstantja e ketij raporti te njehsohet me konstanten e zhvillimit ne kohe dhe hapesire.

Zberthimi i ketij raporti, sipas pasojave qe imponon ai me konstanten e vet, con ne dy perfundime te vertetuara nga praktika historike e te gjithe elementeve natyrore nga me e thjeshta deri tek me e komplikuara dhe konkretisht:

  • Koha e lindjes se ngjarjes dhe shkalla e zhvillimit specifik te saj jane ne raporte te zhdrejta.
  • Faktori KOHE lindje percakton shpejtesine e zhvillimit specifik te ngjarjes dhe kjo i jep fund nje here e mire suprimimit te shpejtesise se Drites ne forme postulative. Ne kete drejtim duhet percaktuar me perpara radhen kohore te lindjes se formacioneve para lendore dhe ne kete pike mendimi fizik ka stopuar ne vend. Dmth padija eshte parakaluar dhe ne vend te saj eshte futur ne perdorim karakteri kuantik me kohe ekzistence te perjetshme. Kjo eshte aresyeja perse pika e sungularitetit te Big-Bang-ut tashme eshte parakaluar si inekzistente dhe ne vend te saj eshte pranuar perjetshmeria kuantike e Natyres (ka nje ide te tille Engelsi tek “Dialektika e Natyres” me kategorine debim-tkurrje duke e konsideruar alternativen e tyre te perjetshme, gje qe perben nje idealizem te kulluar ne materialitetin e Natyres).

Te dy keto perfundime jane te afta te argumentojne qe faktori KOHE ne historine e Shkences ka tjeter permase nga ai i perdorur deri me sot. Ky faktor ka tjeter peshe, dhe kjo e fundit duhet barazuar me faktorin Hapesire, ne rolin qe ato luajne ne cdo ngjarje te Natyres. Pozicioni hapsinor i ngjarjes eshte i pavlefshem pa percaktuar me perpara parametrat kohore te lindjes dhe zhvillimit te ngjarjes. Tashme koncepti levizje nuk i ofron Njohjes Njerezore asnje hap te metejshem ne drejtim te rritjes se saj.

6-Tashme kemi arritur ne piken me kritike te mendimit fizik, por edhe ne cdo fushe tjeter te shkences, sipas pyetjes: Si ndryshon trinomi levizje – kohe – hapesire ne Histori? Dhe ne vazhdim: Cili eshte ekuacioni i ndryshimit? Ne fakt te dy pyetjet kane te perbashket nje konstatim, qe me teper eshte marre me mend se sa eshte argumentuar, qofte dhe formalisht: a ndikojne format e zhvillimit nderlendor mbi njera-tjetren? Ne qofte se po: cila eshte permasa e ketij ndikimi?; e ne qofte se jo: cila eshte aresyeja? Kjo perben piken zgjidhese te shume problemeve te Mendimit Fizik, por sidomos te shume e shume problemeve ne Shoqerine Njerezore. Zgjidhja e sakte ne fushen e Fizikes eshte ne te njejten kohe dhe zgjidhje per Shoqerine Njerezore, pasi forma me e thjeshte merr pjese domosdoshmerisht ne formen me te larte, por pa qene zgjidhja perfundimtare.

Ne fushen e mendimit filozofik ndryshimi i ketij trinomi i nenshtrohet nje raporti, por qe nuk merr ne konsiderate te tre elementet e tij. Raporti kohor-hapsinor eshte thelbi i ketij ndryshimi, dhe duke qene nje madhesi konstante, e barabarte me 1 (nje), sherben per te gjitha format e levizjes, per te gjithe hapesiren dhe per te gjithe kohen, pamvaresisht nga shkalla e zhvillimit specifik, duke krijuar mundesine per te nxjerre nje sere perfundimesh shtese qe ndihmojne ne zberthimin e formave te tjera te mendimit.

Ne fushen e Mendimit Fizik njeriu qe ka konstatuar mundesine e ndryshimit te trinomit levizje-kohe-hapesire ka qene Albert Ajnshtajni me formulen:

e

                                             m =  

                                                        c2

Sot kjo formule, sic e pame, konsiderohet nje nder arritjet me te medha te mendimit fizik, por asnjeri deri me sot nuk ka arritur te argumentoje perse fizikanti formulues i saj e ka quajtur ate jo shume te sakte. Cfare fshihet ketu dhe perse nje gje jo shume e sakte konsiderohet si arritja me e madhe e mendimit fizik? Por kemi mundesi te ndjekim aresyetimin e fizikantit per kete problem sipas nje kendveshtrimi tjeter: sipas Ajnshtajnit: “cdo energji i reziston ndryshimit te levizjes; cdo energji sillet si lende” (A. Ajnshtajn, L. Infeld, Evolucioni i fizikës, 1977, f. 171; 2005, f. 142).  Fizikanti duhet ta kete ditur se energjia eshte produkt fizik me prejardhje nga bota mekanike, ndersa levizja eshte produkt mekanik me prejardhje te paditur. Atehere si mund te bashkohet nje e ditur me nje te paditur dhe mbi kete baze te ngreme nje ndertese gjigande me emrin Fizike? A nuk mund te jete ne kete pike enigma e pasaktesise ajnshtajniane?

Pasaktesia e interpretimit te kesaj formule duket edhe diku tjeter dhe pikerisht tek fenomeni hipotetik: paradoksi i kohes, ose i binjakeve. Sipas Ajnshtajnit procesi i levizjes (mungon percaktimi cilesor i saj, e per rrjedhoje duhet nenkuptuar levizja mekanike) afer c, dmth afer shpejtesise se perjapjes se drites, shoqerohet me ndryshimin e ecurise se kohes ne ngjarjen qe i nenshtrohet kesaj shpejtesie, duke perbere thelbin e kesaj pike. Ky proces konsiderohet si paradoksi i kohes, ose i binjakeve. Pikesepari shtrohen pyetjet: A eshte i sakte procesi dhe cfare perfaqeson ai objektivisht (ne kete rast nuk behet fjale per lidhjen e ecurise se kohes me procesin e levizjes, por cfare ndodh objektivisht me lenden qe i nenshtrohet kesaj shpejtesie)? Se dyti: Kush cilesi lendore perfshihet ne kete proces (dmth: me ke cilesi lendore lidhet levizja mekanike ne kete proces)?

Ajnshtajni nuk i eshte pergjigjur ne kete menyre ketij problemi, por komentuesit e vepres se tij, ketu ne Shqiperi, kane shkruar dhe prej ketej nuk eshte veshtire te arrihet ne perfundimin se cfare ka dashur te thote fizikanti dhe cfare kane kuptuar interpretuesit e vepres se tij:

Sipas nje autori: “oret qe jane ne “levizje”, mbeten mbrapa ne raport me oret qe jane ne “qetesi”. Pra, edhe ecuria e kohes po ashtu nga nje nocion absolut behet nje nocion relativ, qe do te thote nje nocion, perkufizimi i te cilit varet nga gjendja relative e qetesise ose e levizjes se vezhguesit me sistemin e referimit ku ndodh ngjarja te ciles i vazhgohet (apo me mire, i matet) zgjatja” (Prof. As. Dr. Aleksander Kocani, “Mbi elektrodinamiken e trupave ne levizje”, f. 31, 2005).

Autori nuk eshte i afte te kuptoje se ngjarjet ne boten fizike ndodhin jashte ndergjegjes se Njeriut dhe menyra se si i kupton Njeriu fenomenet fizike nuk kane asnje lidhje me realitetin fizik. Termi absolut nenkupton ligjin e natyres, ndersa termi relativ nenkupton menyren e te kuptuarit te zbatimit te ketij ligji, qe nuk do t’ja dije per ndergjegjen e Njeriut.

Ndersa nje autor tjeter kete problem e ka deklaruar ne menyre te drejteperdrejte duke lidhur te gjithe specifikat lendore me levizjen mekanike. Sipas tij: “Ne rast se te gjithe proceset biologjike te njeriut, pra dhe ritmi i plakjes se tij, i pergjigjen ritmir te ecjes se ores, e cila prehet ne lidhje me te, gje qe ka te ngjare te ndodhe me te vertete, atehere efekti i ndryshimit te moshave ekziston dhe mbetet per t’u verifikuar ne nje te ardhme jo te afert, meqenese efekti eshte i shenueshem vetem per shpejtesi te afert me ate te drites, shpejtesi sot per sot te parealizueshme praktikisht…..Kohet e fundit, nga eksperimentet e bera me grimcat elementare ne pershpejtuesit ciklike, ne te cilat grimcat vertiten sipas nje rrethi me shpejtesi kolosale (vc) ne lidhje me laboratorin, eshte konstatuar drejteperdrejte efekti i ngadalesimit te kohes se sistemit te lidhur me grimcat ne krahasim me ate te sistemit te laboratorit” (Halil Sykja, Elemente te teorise speciale te relativitetit, 1981, f. 94-95).

Shkolla shqiptare e filozofise pergjate gjithe kohes se ekzistences se vet (1945-2016) nuk u ka mesuar shqiptareve problemin me kryesor te mendimit  filozofik materialist: perputhjen e formave te organizimit nderlendor me kohen, hapesiren dhe levizjen perkatese. Ne kete menyre ka lene ne heshtje problemin me kryesore te Historise se Natyres: ndryshimin ne kohe dhe hapesire te fenomeneve Natyrore. Problem ky me ndikim te drejteperdrejte mbi jeten sociale te shqiptareve te sotem. Prej ketej rrjedhin me rradhe gabimet metodike ne te gjithe format  e shkences dhe ajo qe shqiptaret nuk kane kuptuar kurre nga Historia, jo vetem e Njeriut. E kerkoj kete tek shqiptaret pasi eshte i vetmi popull europian qe e ka zanafillen biologjike tej masas te sfazuar me zanafillen civilizuese pergjate gjithe kohes qe i njeh historia e shkruar, e per rrjedhoje vetem tek populli shqiptar i sotem mund te gjenden gjurmet me te plota te ndryshimeve thelbesore sociale jo per efekt te vetezhvillimit autokton, por per efekt te botes se relacioneve (kjo perben thelbin e zhvillimit social ne Token tone).

Per t’i shpetuar pozicionit te manipulatorit, te krijuar pergjate arsimimit te detyrueshem dhe atij politik, fizikanti shqiptar u mundua te pajtoje pamundesine e shpjegimit te fenomeneve fizike me indoktrinimin filozofik duke marre per baze faktorin kohe. A ja ka arritur qellimit nuk di te them, por te pakten si tendence kjo vihet re ne rreshtat  e meposhtem:

“Koha psikologjika, apo ndijimi i kohes nga njeriu eshte subjektiv, por a eshte vete kjo kohe, qe ndijohet subjektive? A eshte ajo, pra, nje dukuri ne vartesi te mendjes? Nuk ka dyshim se gjykimi kohor mbi nje mkuzike te bukur eshte subjektiv, sic eshte dhe vete shijimi i saj. Por renditjet ne kohe te ngjarjeve publike, p.sh., lindja, jeta dhe vdekja e nje njeriu nuk mund te jene te till. Per kete aresye, vleresimi mbizoterues eshte ai sipas te cilit koha fizike eshte nje fenomen objektiv, i pavarur nga subjekti. Po ashtu, koha fizike eshte shume me fondamentale se koha psokologjika, edhe pse kjo e fundit na shfaqet e para ne procesin biologjik te rritjes se individit. / Nje argument tjeter eshte dhe konsistenca kohore e proceseve, qe zhvillohen ne univers, duke filluar, p.sh., nga sinteza berthamore apo zberthimet radioaktive deri ne levizjen e planeteve (natyrisht pa asnje ndikim njerezor). Me fjale te tjera, ndersa koha fizike eshte me permbajtje objektive, (te pavarur nga njeriu), koha psikologjike, ne thelbin e saj, konsiderohet subjektive. / Identifikimi apo mosdallimi midis tyre ka cuar deri ne nje shqyrtim subjektiv, idealist te vete kohes fizike. Ne kete lloj perfundimi eshte arritur pa te drejte duke shfrytezuar dhe faktin relativist qe koha veret nga vrojtuesi, edhe pse vrojtuesi ne vetvete nuk ka pse te identifikohet me mendjen e njeriut. Ne rolin e tij mund te jete thjeshte edhe nje ore ne rakete, qe leviz ne hapesire” (Rexhep Mejdani, Mbi hapesire-kohen, 2008, f. 134-135).

Fizikanti ka tentuar te krijoje fushen e kritikes botekuptimore mbi KOHEN midis dy ekstremeve te aplikimit te saj, por ka harruar se kjo kritike eshte e vlefshme edhe per kohet ndermjetme. Kjo eshte e vlefshme qe ne momentin kur duam te percaktojme ndryshimet ne kohe dhe hapesire te strukturave nderlendore dhe cfaqen kohet biologjike apo kimike. Si eshte nderlidhja ne kete rast dhe a ka vlere kritike pikepamja e fizikantit shqiptar? Fakti qe ka presupozuar nje ore ne rakete (strukture kimike) pa percaktuar sensin cilesor te hapesires ku leviz kjo rakete, tregon se fizikanti shqiptar nuk e ka kuptuar akoma se kritika botekuptimore mbi KOHEN e permbledh edhe rastin hipotetik te tij duke e konsideruar te pavlefshem ne shpjegimin e fenomenit mbi ndryshimin e kohes ne saje te cvendosjes mekanike.

Problemi sot shtrohet: a ndryshojne strukturat nderlendore (njerezit, kafshet, bimet, substancat dhe elementet kimike, atomet, grimcat elementare qe ndertojne atomin) ne saje te levizjes specifike te tyre apo ne saje te cvendosjes mekanike? Ky rast do te tregoje se sa te sakta jane perfytyrimet kozmike dhe modelet e ndertuara nga filozofet e Fizikes.

“Paradoksi i Kohes” nuk duhet konsideruar fenomen gjitheperfshires ne Natyren Lendore, pasi, ne kete rast, termi zhvillim nuk do te kishte kuptim per universin Lendor. Por ndryshimi i kohe-ekzistences se fenomeneve ne Natyre ka kuptim dhe ekziston realisht vetem ne boten Njerezore, si nje dukuri, por dhe si nje detyre ligjore, te ekzistences se Njeriut ne Toke. Per te kuptuar kete fenomen eshte e nevojshme pikesepari te kuptohet karakteri dualist i shkakut te levizjes (nuk ka rendesi cilesia e saj); pastaj duhet kuptuar karakteri konstant i zhvillimit universal te ishullit tone Lendor dhe, se fundmi, menyra se si prishet ky zhvillim ku kohe-hapesira mbetet e njejte. Po te kuptohen keto tre pika, atehere eshte e lehte te kuptohet shkaku i ndryshimit te kohe-ekzistences se fenomeneve, te pakten shoqerore.

Fillimisht problemi duhet shtruar per boten fiziko-kimike; dmth a ndryshon kohe-ekzistenca e objekteve fizike dhe kimike ne saje te levizjes mekanike? Ekziston nje mundesi eksperimentale per vertetimin e kesaj hipoteze: kontrolli i periudhes se gjysemshtanesimit tek elementet radioaktive percakton mundesine e ndryshimit ne boten fizike dhe ne lidhjen e saj me boten kimike, por dhe ndikimin e mundshem mbi boten biologjike dhe ate shoqerore, qe sipas te gjitha gjasave duhet te jete e pamundur. Me sa duket eksperimenti rezulton i panevojshem, pasi zbulimi i perberesve te meteoreve apo kometave, ne perberjen e te cileve gjenden elemente radioaktive ku periudha e gjysemzberthimit eshte po ajo qe e disponojne elementet radioaktive tokesore, tregon se levizja me shpejtesi ne hapesiren kozmike nuk ndikon mbi vecorite fiziko-kimike te tyre.

Fizikanti e kerkon ndryshimin e gjendjes tek levizja, kurse filozofi e kerkon kete fakt tek bota e relacioneve. E meqenese fizikanti ka abstraguar ne drejtim te shkakut dualist te fillim levizjes, per te mbetet pa shpjegim fenomeni i ndryshimit te gjendjes fizike te hapesires dhe kohes ne ekzistencen e saj. Kjo gje eshte marre me mend nga Ajnshtajni, por nuk eshte shpjeguar dot ne dinamiken historike. Ndryshimi Fizik edhe sot eshte i paqarte ne esencen e vet dhe shpjegimet kane karakter manipulator te fakteve.

Menyra se si eshte ndertuar modeli i Universit Kozmik tregon se problemet jane kryesisht botekuptimore dhe aspak shkencore. Deri me sot kerkush nuk ka dhene nje shembull shkencor dhe aresyen perse i eshte dashur konstantja e perhapjes se Drites Ajnshtajnit dhe cfare derivati filozofik rrjedh prej saj. Asnjeri nuk ka kundershtuar perfundimet e te ashtequajtures Fizike Moderne mbi kuantin energjitik, akoma me tej nje permbledhje te te gjithe asaj qe duhet te studionte Shkenca e Fizikes krejt ndryshe nga kjo qe thuhet sot permblidhet ne rreshtat e meposhtem qe argumentojne mjaft bindshem se idealizmi filozofik e ka pushtuar me kohe majen e kesaj shkence dhe shekulli i XX-te eshte permbysja e materializmit filozofik, ne te gjithe permasat e veta te te ashtequajtures dialektike materialiste. Fizika shqiptare nuk ka rene akoma ne kete pozicion, por ajo nuk ka qene e afte t’i kundershtoje ato dhe te jape mendimin e saj (me sa duket kjo kerkon tjeter pergatitje dhe tjeter botekuptim). Ne keto rreshta shkruhet:

Baballaret e Big Bang-ut jane Fridman (Aleksander Friedman), Lemetre (Georges Lemaitre) dhe Gamov (George Gamov). Me 1922, Friedmani duke shfrytezuar ekuacionet e Ajnshtajnit, arriti te pershkruaje nje univers ne evolucion. Kurse me 1927, Lemetre i konsideroi vrojtimet e Habellit (Edwin Hubble), si prove te nje sjellje dinamike te universit. Ajnshtajni pas nje reagimi fillestar te ashper arriti po ne ate qendrim, me 1932. Nga ana tjeter, merita e Gamovit eshte bashkimi i fizikes berthamore me kozmologjine evolutive. Prej ketij interpretimi lindi dhe parashikimi mbi rrezatimin fosil. Vete termin Big Bang e futi Hojl (Fred Hoyle). Ai tentoi te rindertonte stabilitetin e universit. Ne teorine e tij (te gjendjes stacionare – steady state), ai pranon levizjen e kundrt te galaktikave, por, ama, e kompeson rrallimin e universit me hipotezen e krijimit, ne vazhdimesi, te materies. Pra, me gjithe zgjerimin, dendesia e kozmosit mbetet e pandryshuar. Rezultat i paster i tij eshte se universi eshte statik dhe perjetshem! (Rexhep Mejdani, Ndikime filozofike te paradigmes ajnshtajniane, 2015, f. 11).

Atehere mbetet te shpjegojme “paradoksin e kohes” ne Boten Njerezore duke shpjeguar realitetin material te ndryshimit te Kohes, por me bindjen qe ky shpjegim eshte i pavlefshme per cdo forme tjeter te organizimit nderlendor ne menyre tipike, por parimi duhet te mbetet i njejte (ky parim merr ne konsiderate ndryshimin e shpejtesise se zhvillimit dhe jo thjeshte ndryshimin e levizjes). Ekzistenca e “paradoksit te kohes”, dmth ndryshimi i permases se kohe-ekzistences, konstatohet lehtesisht ne Boten Njerezore. Por ky rast tregon se ky paradoks nuk mund te jete i njeanshem, dmth vetem ne ngjarjen qe marrim ne konsiderate; ai eshte prezent ne te dy krahet e relacionit.

Per te kuptuar kete paradoks pikesepari duhen kuptuar cfare ndodh me KOHEN dhe me cilen specifikisht. Se dyti duhet kuptuar menyra e lindjes se kesaj KOHE. Se treti duhet kuptuar se kush ndikon ne menyre te drejteperdrejte mbi kohe-ekzistencen e ngjarjes. Te tre keto parametra bashkeveprojne midis tyre dhe nxjerrin nje rezultante te “cuditshme” qe bie ne sy ne te dy krahet relatues: ajo qe duhej te jetonte ne menyre natyrore p.sh. 100 vjet ne njerin krah, jeton 80 vjet, dhe ajo qe duhej te jetonte p.sh. 60 vjet jeton 120 vjet ne krahun tjeter. Por ndodh dhe nje fenomen tjeter natyror (fizikantet kete fenomen nuk jane te afte ta vene ne dukje praktikisht e per rrjedhoje perfundimi i tyre eshte i pasakte): ndryshon struktura hapsinore e relatoreve ne favor te nje krahu dhe ne dem te krahut tjeter; – ndryshojne shpejtesite e zhvillimit ne te dy krahet (kjo perben esencen e “paradoksit te kohes”; ku, perseri, fizikantet nuk jane te sakte). Akoma me tej: ai relator qe fiton ne kohe i imponohet relatorit tjeter ne hapesire, ndersa relatori qe humbet ne kohe fiton ne hapesire. Kjo do te thote qe termi “paradoks i kohes” nuk eshte i plote dhe zhurma qe behet ne emer te tij nuk e justifikon pretendimin fizik te shpikur nga Ajnshtajni.

Konkretisht cfare ndodh ne Boten Njerezore pergjate aplikimit te ketij fenomeni, qe perben domosdoshmerine e ekzistences se Races Njerezore ne Toke, cka e ben te nevojshme analizen reale te fenomenit. Per baze nuk duhet marre individi njeri, por Bashkesia Njerezore si praktike e ekzistences se Shoqerise Njerezore ne Toke. Kjo bashkesi paraqitet ne Historine e Races Njerezore sipas nje organizimi ligjor te percaktuar nga Nena jone Natyre. Akti i pare qe i njihet kesaj bashkesie nuk eshte as puna dhe as te folurit e artikulluar, sic pretendon F. Engelsi tek “Dialektika e Natyres” (keto elemente mund te merren me mend, por ato nuk mund te vertetohen dot), por eshte besimi fetar (pikerisht kjo mund te vertetohet me lehtesi). Formes se pare te organizimit shoqeror (Komuna e mirefillte Primitive, – e quaj keshtu per ta dalluar nga faza fisnore qe zakonisht permblidhet brenda kesaj komune. Nevoja per te bere kete dallim lindi kur analizova dinamiken e ideve fetare ne Historine e Njerezimit dhe kostatova se rendi komunar tradicional kishte dy forma fetare: paganizmin klasik dhe politeizmin) i takon nje forme rigorozisht e caktuar e ideve fetare, qe eshte dhe forma e pare e ideve fetare: Paganizmi (vete paganizmi ka disa faza zhvillimi duke filluar nga ajo bimore – shtazore – kozmike). Pergjithesisht te gjithe popujt e Botes duhet ta kene kaluar kete faze te zhvillimit ne vetmine e tyre primitive pa pasur nevoje per zgjerim hapesinor. Pergjate kesaj faze zhvillimi “paradoksi i kohes” e ka te pamundur te aplikohet, e per rrjedhoje dinamika e komunave primitive ane e kend globit paraqitet e diferencuar ne planin kohor duke e bere te pamundur percaktimin e permbajtjes hapsinore te saj. Por kjo nuk e pengon percaktimin e diferencimit kohor te cfaqet ne Histori pikerisht me kete komune ne te gjithe permasen hapesinore te saj. Permasat kohore dhe hapesinore te kesaj komune eshte e pamundur te ndiqet qe ne gjeneze, por ne vetem mund t’i afrohemi gjithnje e me shume, te pakten deri ne konstatimin e formes fetare. Keshtu p.sh. ne momentin qe pellazget e ardhur ne gadishullin ballkanik konstatuan qe banoret autoktone kishin si forme fetare besimin pagan te gjarprit (sipas Fulvio Kordinianos tek “Shqiperia”, harta e pare), d.m.th. e kishin parakaluar besimin pagan te mbeshtetur tek bimet, nuk ka asnje mundesi, qofte dhe vetem teorike, qe keta banore autoktone te kishin aftesine per te ndertuar keshtjella apo te merreshin me pirateri, te shpiknin shkrimin dhe te ndertonin shkolla

Ne kete moment ne kemi mundesi te ndjekim dinamiken e zhvillimit te pellazgeve ne raport me banoret e lene ne vendndodhjen e meparshme te tyre (vendbanimi i shumereve) dhe te banoreve autoktone te gadishullit ballkanik. Cfare konstatohet? Pellazget humbasin ne dinamiken sociale te zhvillimit te tyre, ndersa vendasit e fitojne kete dinamike. Vonesa ne kohe e pellazgeve, ne raport me shumeret, eshte mbi 2000 vjet (krahasimi i Epit te Gilgameshit me Stelen e Lemnos; prej ketej eshte e pamundur te pranohet ideja qe shumeret rrjedhin prej pellazgeve dhe keta te fundit te jene banoret autoktone te gadishullit ballkanik; lidhja midis shqipes dhe sanskritishtes nuk tregon ne asnje rast filacion gjuhesor, por ne rastin me te mire huazim gjuhesor i paraardhesve te larget te shqiptareve nga pasardhesit e perdoruesve te gjuhes sanskritishte qe dikur jane relatuar midis tyre); ndersa fitorja ne zhvillimin social te vendasve autoktone eshte e tille sa njihen ne Histori me nje emer konkret dhe dalin perpara saj si nje organizim i vetem. Emrin Ilir banoret vendas e muaren nga pellazget e ardhur dhe ne kete pike fillon ngaterresa e historise me politiken deri ne ate mase sa shqiptaret e sotem nuk konsiderohen si pasardhes te ilireve. Jane keta pellazge qe shpikin Dodonen pellazgjike, mbi c’baze formohet politeizmi i pare ne Europe. Kete politeizem e paten te gjithe fiset parahelene qe rridhnin ne menyre te drejteperdrejte nga pellazget duke filluar, me se paku, nga Lufta e Trojes. Kjo periudhe perkon me ndarjen e popullates se gadishullit ne dy grupime te medha prej nga njera rridhte nga popullata autoktone e pershpejtuar ne zhvillimin e saj nga marredheniet rastesore me te ardhurit (fiset ilire dhe epirote) dhe tjetra e rrjedhur ne menyre te drejteperdrejte nga te ardhurit aziatike te diferencuar ne mes te tyre nga permasa e marredhenieve me vendasit autoktone (maqedonasit, traket, jonet, doret, dardanet e Troades). Permasa e voneses te shkrimit nder dy popullata, dikur te njejta, argumenton se pellazget jane te ardhur nga Azia dhe te larguar nga shumeret dhe jo e kunderta, sic pretendojne te Marret e Madheshtise Shqiptare.

Diferencimi i popullatave vendase nga ato te ardhurit nuk mund te behet mbi bazen e gjuhes se folur, sic veprojne te Marret e Madheshtise shqiptare, por mbi bazen e ideve fetare te kultivuara nder shekuj (edhe gjuha e shkruar mund ta realizoje kete detyre, me kusht qe te saktesohen autoret historike te formimit te saj). Ne kete pike ndahet shapi nga sheqeri dhe na krijohet mundesia te percaktojme dinamiken formuese te ekuacionit historik: popullate autoktone – ilir – epirote – arber – shqiptare, kur, nga ana tjeter, krijohet ekuacioni historik pellazge – fise parahelene te mesiperme – helene – greke. Midis ketyre dy ekuacioneve qendrojne nje mori ekuacionesh te tjera ku jane krijuar popullata hibride me ndikim dy permasor e me teper te cilat paten jete te shkurter ne Historine e gadishullit me ngjasim here pellazg, here ilir, here epirot e here helen pa qene asnjera prej tyre tipikisht e tille. “Paradoksi i kohes” ka vepruar ne menyre te diferencuar ne baze te permasave qe kane pasur marredheniet bilaterale e politerale nder popujt e gadishullit dhe te te ardhurve pergjate pese mijevjecareve te fundit. Jane keto marredhenie dhe keta te ardhur qe e kane fshehur gjenezen e popullates autoktone te gadishullit ku “paradoksi i kohes” qendron ne themel te ekzistences se shqiptareve te sotem.

Analiza historike e ketyre ekuacioneve, ne baze te produktit social, na con ne nje zbulim interesant me baze “paradoksin e kohes”, sipas te cilit: popullata qe fiton ne kohe, ne saje te marredhenieve bilaterale, e fiton ate perfundimisht duke humbur nga hapesira e zhvillimit social, ndersa popullata qe humb ne kohe, por fiton ne aspektin e zhvillimit social, e fiton kete zhvillim vetem per aq kohe sa vazhdojne marredheniet, pasi me nderprerjen e tyre shpejtesia e zhvillimit social rikthehet ne pozicionin fillestar me ngarkesa kohore te cunguara nga bota e relacioneve te dikurshme. Pikerisht ne kete pike dallohet “paradoksi i kohes” ne te dy anet e botes se relacioneve, por me perfundime krejt te tjera nga ato te parashikuara nga fizikantet. Pikerisht ne kete pike ne dallojme aresyet perse bota helene nuk rilindi ne formen greke dhe kush jane aktoret e ketij mohimi.

“Paradoksi i kohes” konstatohet edhe me tej ne jetes sociale te parashqiptareve, kur analizohen marredheniet bilaterale me otomanet, vetem se ai ka nje dallim ne raport me marredheniet me parahelenet dhe helenet: arberit dhe shqiptaret kane humbur kohen primitive te te jetuarit pa asnje ndikim praktik mbi otomanet. Aktet e fundit te ndikimit otoman mbi shoqerine shqiptare jane te shoqeruara me nje thjeshtim te akteve juridike qe vepronin mbi shqiptaret e atyre koherave (kalimi nga Statutet e qyteteve ne Kanunet e Lek Dukagjinit dhe Skenderbeut para epokes otomane, u shoqerua ne kalimet tek kanunet krahinore ne Diber, Lure, Tirane, Laberi, Lume pergjate epokes otomane) cka sherben per te argumentuar permasat e ndikimit politik otoman mbi popullaten shqipfolese me vlera pak te diskutueshme nga pretendimet e historiografise se sotme.

 

      Perfundime

  • Analiza e Mendimit Fizik shqiptar na con ne nje perfundim, qe duhet konsideruar universal per cdo produkt intelektual pergjate periudhes 1945 – 2016. Shkolla shqiptare nuk ka pergatitur dhe pergatit profesioniste ne fushat e shkences, por ajo ka pergatitur dhe pergatit njerez politike per te sunduar Popullin Shqiptar ne menyre antihistorike ne emer te nje Shkence me permasa realisht antishqiptare dhe antimaterialiste; cka do te thote se permbajtja e temave shkollore nuk kane karakter shkencor, por politik.
  • Ne qofte se diktatura enveriste ka tjetersuar historine e Kombit Shqiptar, diktatura e Shtetit, Politika, ka tjetersuar Shkencen e Njerezimit. Permbledhja e te gjitha gabimeve Njerezore ka pamjen e politikes. Politika eshte krijesa dhe jashteqitja e Fese (kjo fjale nuk eshte analoge me ate qe i adresohet Kadarese pergjate mitingut te gushtit 1990 ne Tirane). Politika eshte suprimimi i te keqes mbi te Miren, i erresiren mbi Driten, i luftes mbi Besimin. Ja perse idete fizike jane tjetersuar ne planin aplikativ duke e paraqitur Shkencen si kulmin e arritjeve Njerezore, kur ne realitet eshte arritja me e madhe e hipokrizise Njerezore.
  • Fizika duhet te jete shkenca qe studion menyren dhe gjendjen e zhvillimit te Lendes nga pikepamja paraatomike, pasi me formimin e atomit futemi ne boten e Kimise. Ekziston nje element kimik qe sherben per ndarjen e nivelit maksimal te organizimit fizik me nivelin minimal (fillestar) te organizimit Kimik (Hidrogjeni).
  • Ne qofte se Shkencat e Natyres nuk arrijne te ndihmojne Shkencat Shoqerore me perfundimet e tyre, atehere ato jane te formuluara me gabime dhe u mbetet shkencave sociale te percaktojne keto gabime.

 

                                            Tirane, Qershor – Tetor 2016