88 – Hitleri–Stalini dhe Lufta e Dyte Imperialiste

Ata qe nuk dine te kaluaren, nuk mund ta jetojne te ardhmen ndersa ata qe dine gabim te kaluaren, nuk mund ta jetojne as te tashmen.

 

Nuk eshte thjeshte problem vetem shqiptar, por eshte nje problem boteror ku mashtrimi historik ka bere vend ne te gjitha shkallet e edukimit shkollor ndershteteror, ku problemi me themelor i luftes se dyte imperialiste (shkaku i shperthimit te saj) i fshihet te vertetes historike edhe pse faktet dhe teoria e formave te luftes nuk e pranojne ate qe thuhet prej 74 vjetesh (edhe vete emertimi si lufte boterore eshte nje mashtrim i paster, pasi ne realitet lufta e viteve 1939-1945 duhet emertuar vetem lufte imperialiste midis bllokut te vjeter kapitalist dhe bllokut te ri, te fshehur pas emertimit socialisto-komunist, i cili ne realitet ka qene kapitalizem monopolist shteteror).

Te pakten ne Shqiperi ka disa qendrime here formale e here me adresim tipik sipas viteve ku ato jane shkruar. Keshtu, deri me 1992, eshte thene: “Sulmi i pabese i Gjermanise hitleriane kunder Bashkimit Sovietik, me 22 qershor 1941, pati nje jehone te thelle e te gjere ne jeten shoqerore e politike te Shqiperise…..Populli sovietik, i udhehequr nge Partia Boshevike me Stalinin ne krye, u ngrit si nje trup i vetem ne mbrojtje te lirise, te pavaresise dhe te fitoreve te medha te socializmit…” (Historia e Luftes Antifashiste Nacionalclirimtare te popullit shqiptar, vell. 1, Tirane 1984, f. 203. Me te njejten permbajtje eshte edhe ne Historia e Partise se Punes te Shqiperise, Tirane 1968, f. 66). Dhe kjo ka qene formula interpretative e fillimit te Luftes se dyte imperialiste neper te gjitha nivelet e arsimimit te detyrueshem shqiptar. Ndersa ne literaturen sovietike pranohen kater komponente te aresyes perse Gjermania Naziste kishte epersi ndaj Bashkimit Sovietik pergjate vitit 1941 (Historia e Partise Komuniste te Bashkimit Sovietik, Tirane 1959, f. 587-588 ). Pas vitit 1992 propoganda zyrtare shqiptare, per kete problem, ndryshoi qendrimin duke e thjeshtuar ate si me poshte: “Ne qershorin e v. 1941, Gjermania dhe aleatet e saj europiane, me perjashtim te Bullgarise, sulmuan Bashkimin Sovietik” (Fjalor Enciklopedik Shqiptar, 2008, shih artikullin: Lufta e Dyte Boterore (1939-1945)).

Por ne asnje rast ne literaturen historike shqiptare dhe ate sovietike nuk jane analizuar shkaqet mbi aresyen perse Hitleri sulmoi Bashkimin Sovietik pikerisht me 22 qershor 1941 (asnjehere nuk eshte thene se cfare do te ndodhte po te mos kishte sulmuar Hitleri Bashkimin Sovietik ate date dhe ketu qendron e fshehta e aresyes perse Hitleri sulmoi i pari), kur shqiptaret i kane pasur parasysh te gjitha format e dhunes dhe luftes staliniste (1921-1941) si akte te shtrirjes se revolucionit bolshevik (ketu kam parasysh librin e Michel Sayers dhe Albert E. Kahn: Konspiracioni i madh kunder Rusise, Tirane 1951). Interpretimi i ngjarjeve sipas interesave politike te komunizmit enverist perben esencen e aresyes perse shqiptaret kete problem e zoterojne sipas idiotizmit propogandistik dhe jo sipas realitetit historik.

Duhet panuar qe propoganda shqiptare eci ne gjurmet e propogandes sovietike, e cila pati deklaruar me kohe se Hitleri e sulmoi Bashkimin Sovietik ne befasi dhe se lufta e shperthyer nga hitlerianet filloi ne menyre te favorshme per Gjermanine fashiste (Kolonel M. Tolçionov, Falimentimi i strategjise hitleriane ne Lindje (Qershor 1941 – Qershor 1943), Tirane – TETOR 1945).

Ne studimin: Tjetersimi i historise ose “Ndergjegjja e Ngjarjes”, vell. 3, “Lufta dhe Njerezimi”, kam evidentuar format e luftes ne funksion te formave te shtetit, ku ne kapitullin e VI jepen format e luftës në një organizim pa pretendime antagoniste, – pikëpamje teorike (Bashkimi Sovietik në fazën e parë dhe të dytë, dmth para dhe pas 1953. Karakteri spekullues i socializmit sovietik dhe cfare ka qene ne realitet rendi shoqeror pas 1917-es ne Bashkimin Sovietik).

Sipas teorise dhe statistikes se formave te luftes nga viti 1917 – 1941 shteti sovietik i Stalinit ka aplikuar kete dhune dhe ka bere keto lloj luftrash:

1917-1921 – lufta civile ne Rusi

1921,1922 – kryengritjet gjeorgjiane antibolshevike. Pa frikë themi se primare dhe vendimtare në këtë epokë ngjarjesh është lufta civile dhe aspak intervecioni europian. Këtu qëndron gabimi themelor i autorëve të konspiracionit të madh kundra Rusisë, te cilet kane tentuar te shtremberojne thelbin historik te te ashtequajturit revolucion bolshevik.

dhjetor – 1922 formohet BRSS dhe Stalini behet diktatori i Bashkimit Sovietik.

1927 – përjashtohet nga Partia Trocki dhe Zinonievi, ku i pari në këtë vit organizoi një revoltë antibolshevike.

në fund 1927 – pushkatohet komisari i popullit për financën G.Sokolnikov, i cili atë vit (nëntor) u ngrit vendosmërisht kundër argumentimit të domosdoshmërisë për t’i dhënë pushtetin prioritar planit mbi pushtetin e parasë.

22 janar 1929 – Trocki dëbohet nga BRSS. Duhet pranuar që Trocki ka qënë armiku më i madh politik i Stalinit, por dhe konkurenti kryesor i zëvëndësimit të Leninit. Eleminimi i tij përcaktoi konsolidimin e figurës së Stalinit në rrafshin politik brënda vëndit.

13 mars 1930 – pushkatohet Çernovi, komisari i popullit për bujqësinë në BRSS.

dhjetor 1930 – përjashtohet nga detyra kryetari i këshillit të Komisarëve të popullit të BRSS A.I.Rikov, si dhe nga detyra e anëtarit të Byrosë politike. Rikovi qe kryetari i këtij këshilli pas vdekjes së Leninit.

1930 – 1931 zbulohen tre organizata të mëdha kundërrevolucionare: partia industriale, partia e fshatarësisë punonjëse dhe byroja federale e PPSDR. Të tre këto parti formojnë të ashtëquajturin konspiracion të Targpromit.

25 nëntor – 7 dhjetor 1930 – gjyqi i partisë industriale.

01 – 09 mars 1931 – gjyqi i menshevikëve të vjetër.

12 – 18 prill 1933 – gjyqi i inxhinjerëve të Vickersit.

                 Të tre këto gjyqe qenë një veprimtari që akuzoi lidhjen e forcave cariste me imperializmin anglo-francez. Me sa duket loja sapo kishte filluar, larja e hesapeve me kundërshtarët e Stalinit do të gjente gjithmonë justifikime në këtë lidhje.

në mesin e viteve 30-Stralini frymëzoi, ose nxiti, çështjen Sirçov-Llominaxe. I pari ishte kryetari i këshillit të Lartë për Ekonominë në RSFSR dhe kandidati i Byrosë Politike, i dyti anëtar i Komitetit Qëndror dhe Sekretar i parë i komitetit qëndror të Kaukazit. Ata nuk kishin formuar kurrfarë “blloku konspirativ”, por Llominaxe, duke analizuar pesëvjeçarët stalinianë e akuzoi regjimin për qëndrim prej zotërinjsh e feudalësh ndaj nevojave dhe interesave të punëtorëve e të fshatarëve, ndërsa Sirçovi i quajti veprat e para industriale staliniane “hedhëse hi syve” dhe “katunde potemkiane”. Mëndjemprehtësia dhe guximi për të thënë të vërtetën e paguan që të dy me jetën e tyre.

01 dhjetor 1934 – vritet Kirovi. Kjo krismë leningradase ishte krisma staliniste e “Aurorës”. Pushkatimi i Leonid Nikollajevit (atentatorit të Kirovit) shërbeu si sinjal për shkallëzimin e represioneve të përgjakshme politike. Domethënë kishim të bënim me reaksionin e pushtetit ndaj gjëndjes ekonomike të padurueshme të masave popullore. Në qoftë se autorët e konspiracionit

                           nuk na tregojnë arësyet e vrasjes së Kirovit, autori i arrestimit të rublës na e sqaron saktë këtë ngjarje. Sipas tij “kongresi XVIII i PK (b) të BS i ashtëquajturi “kongresi i fitimtarëve”, në çështjen e zgjedhjes së liderit të partisë, i dha përparësi siç e dimë tanimë, Stalinit e jo Kirovit (rezultatet e zgjedhjeve u falsifikuan, Kirovi po atë vit u vra)”.

maj 1934 – vritet Mezhinski, president i GPU.

janar 1935 – gjyqi i Kamenievit dhe Zinovievit

janar 1935 – vritet Kuibishevi

18 qershor 1936 – vritet shkrimtari Maksim Gorki.

Këto vrasje i atribuohen grupit të mjekëve nën drejtimin e Jagodës, ish zëvëndës i Mezhinskit dhe më vonë president i GPU. Interesant është fakti se edhe në Shqipëri ka ekzistuar një fakt i tillë i aluduar me ministrin e shëndetësisë Llambi Ziçishti (të pushkatuar më 1981).

1936 – pushkatohen Kamenievi dhe Zinonievi.

1936 – përjashtohen nga partia Radek, Bukharini, Tomski, Smirnovi.

19 – 23 gusht 1936 gjyqi i qëndrës terrosite trockiste – zinovieviste. Dënohen me pushkatim dhe burgime të rënda Piatakovi, Sokolnikovi, Shestovi, Muralovi dhe 12 bashkëpunëtorë të tjerë.

25-10-1936 anija sovjetike me 510 ton ar spanjoll u nis nga porti spanjoll i Kartagjenës për në Moskë….dhe ky ar nuk u kthye më kurrë. BRSS dërgoi në ndihmë të Republikës Spanjolle 2065 oficerë sovjetikë të rangjeve të ndryshme, 772 pilotë, 351 tankistë, 100 artilierë, 222 këshilltarë ushtarakë, 204 përkthyes dhe një numër oficerësh zbulimi e kundër-zbulimi, komisarësh, diplomatësh, etj.; gjithsejt ato qenë mbi 3000 sovjetikë. Ndonëse deti spanjoll ishte nën bllokadë, Stalini dërgoi në Spanjë 648 aeroplana, 347 tanke, 60 makina të blinduara, 1186 topa, 20’486 mitraloza dhe 497’813 pushkë; pa llogaritur municionet, ushqimet, materialet mjeksore, pajimet ushtarake, naftën e benzinën.

23 – 30 janar 1937 – gjyqi i qëndrës trockiste – antisovietike.

11 – 12 qershor 1937 – gjyqi kundër Tukaçevskit dhe 7 gjeneralëve të ushtrisë së kuqe.

1937 – pushkatohet komisari i popullit për shëndetësinë G.A. Kaminski.

02 – 08 mars 1938 – gjyqi i bllokut të së djathtës dhe të trockistëve.

1938 – pushkatohet Bukharini dhe Rikovi.

1939 – pushkatohet Radeku.

28 shtator 1939 Pakti i mossulmit Molotov – Ribentrop (diku thuhet me 23-08-1939 me viziten e Ribentropit ne Moske), nënshkruhet midis Gjermanisë dhe BRSS, Polonia pushtohet nga këto dy vende dhe kështu kufiri i BRSS shtyhet 200 km në drejtim të Perëndimit. Në vend që punimet e fuqizimet e linjave fortifikuese të vazhdonin, në Vjeshtë të vitit 1939 ndodhi e kundërta. Garnizonet e rajoneve të fortifikuara filluan të tkurren deri sa u zhdukën fare; materialet për ndërtim fortifkimesh pothuaj u ndërprenë; armatimet, muncionet, paisjet e vëzhgimit dhe ndërlidhjes u hoqën; një pjesë të godinave iu dha kooperativave bujqësore për magazinim prodhimi; fortifikime të tjera u mbuluan me dhe ose u shkatërruan me dinamit; industria ushtarake ndërpreu prodhimin e topave 76-mm që përdoreshin kundra-tankeve; pushkët kundra-tank u hoqën nga prodhimi, etj. Megjithatë, një linjë rajonesh të fortifikuara filloi të ndërtohej në Verë të vitit 1940 pikërisht në buzë të kufirit gjermano-sovjetik. Kjo linjë, e cila njihet me emrin Linja Molotov, kurrë nuk u mbarua dhe pati si qëllim që gjermanët ta shihnin atë si synim mbrojtës. Për nga materialet, organizimi, fuqia e zjarrit, minimet, thellësia dhe prapavija, taktika e luftimit, aftësia dhe shpejtësia e mbrojtjes Linja Molotov i ngjante një loje fëmijësh. E njëjta situatë ishte edhe për fortifikimet gjermane në kufirin (e vjetër) gjermano-polak dhe për fortifikimet e reja që ato filluan në Poloninë e pushtuar përballë Linjës Molotov.

30-11-1939 deri me 13-03-1940. Mësymja e Ushtrisë së Kuqe kundër Finlandës. Në mesin e Marsit 1940 Ushtria e Kuqe kishte bërë të pamundurën, ku tërë rajoni mbrojtës ishte kaluar dhe vija Mannerheim ishte thyer. Me traktatin e paqes të firmosur në Moskë, Finlanda humbi 11% të territorit dhe 30% të burimeve ekonomike. Humbjet e Ushtrisë së Kuqe ishin: 127 000 të vrarë, 189 000 të dalë jashtë luftimit (të plagosur, të gjymtuar, të ngrirë, të djegur), 5 500 të kapur, 3 543 tanke dhe mbi 260 avionët të shkatërruar. Humbjet e ushtrisë finlandeze ishin: 26 000 të vrarë, 46 000 të plagosur, 1000 të kapur, 25 tanke dhe 62 aeroplanë të shkatërruar.

qershor 1940 – sovietikët pushtojnë Letoninë, Estoninë dhe Lituaninë.

27 qershor 1940 – sovietikët pushtojnë Besarabinë dhe Bukovinën e Veriut.

20 gusht 1940 – vritet Trocki

22 qershor 1941 BRSS sulmohet nga Gjermania Naziste

25-08-1941 – BRSS dhe Britania, në marrëveshje të ngjashme me atë midis BRSS e Gjermanisë për pushtimin e ndarjen e Polonisë, sulmuan Iranin asnjanës dhe përfunduan pushtimin e tij më 17-09-1941. Kjo eshte nje ngjarje qe i eshte mbajtur e fshehte opinionit shqiptar

                                            

Ky material eshte marre nga librat e meposhtem, pasi termat e perdorur jane sipas autoreve te tyre:

Michel Sayers dhe Albert E. Kahn: Konspiracioni i madh kunder Rusise, Tirane 1951

Aleksej Çerniçenko, Arrestimi i rublës, Tirane 1992

Historia e Partise Komuniste (Bolshevike) te BRSS, Tirane 1949

Historia e Partise Komuniste të Bashkimit Sovietik, Tirane 1959

Svetllana Alilujeva, Vajza e Stalinit për Stalinin, Tirane 2006

Felix Tchouev, Biseda me Molotovin (140 intervista me ish krahun e djathta te Stalinit), Tirane 2005.

Artur Conte, Jalta dhe ndarja e Botes, Tirane 1994

Grup autoresh, Libri i zi i komunizmit (Krime, terror, dhune), Tirane 2000

Simon Sebag Montefiore, Stalini ne oborrin e Carit te kuq, Tirane 2010

V.G.Krivicki, Ne sherbimin e fshehte te Stalinit, Tirane pa vit botimi

История Великой Отечественной войны Советского Союза 1941-1945, в шести томах, Москва 1960

Lev Trocki, Stalin, Tirane 2010

Materiali i postuar ne internet me autor Saimir Lolja ne gjurmet e librit te Viktor Suvorov mbi shkaqet cilesore te fillimit te luftes se II imperialiste sipas kendveshtrimit ushtarak.

                                                        

Ndersa Gjermania e Hitlerit e fillon jeten e saj si rezultat te krizes politike gjermane ku me 28 janar 1933 lirohet nga detyra kancelari Franc fon Papen, qe qendroi ne kete detyre vetem 57 dite. Por duhet vene ne dukje fakti qe deri me 1992 ne asnje vend te literatures enveriste nuk behet fjale per menyren se si Adolf Hitleri e mori pushtetin ne Gjermani (1933) dhe cfare beri ai pergjate viteve deri me 1 shtator 1939. Perse ka heshtur literatura politike shqiptare per kete problem? Mos valle pse kane qene te barabarta midis tyre, qofte ne forme e qofte ne permbajtje? Vini re hapsiren e dhunes dhe te luftes pergjate periudhes 1933-1941 ne Gjermanine e Hitlerit dhe krahasojeni me ate te Stalinit, ne qofte se doni te kuptoni se cfare ka qene bolshevizmi sovietik e cfare ka qene nazismi gjerman jashte interpretimeve politike te historiografise enveriste.

30 janar 1933 lindi Rajhu i Trete, ku kancelar i saj behet Adolf Hitler (ne te dy rastet, qofte per Stalinin, qofte per Hitlerin, jeta e tyre private perpara vendosjes se diktaturave perkatese nuk paraq       et interes).

1933-1934 kryhet nazifikimi i Gjermanise.

27 shkurt 1933 digjet Rajhshtagu. “Ndoshta, nuk do te merret vesh kurre e gjithe e verteta lidhur me djegjen e Rajhshtagut. Thuajse te githe ata qe e dinin, sot (1960, GH) jane te vdekur, pjesa me e madhe e tyre te vrare nga Hitleri ne muajt qe pasuan. Madje, as ne Nuremberg, misteri nuk u ndricua dot plotesisht, megjithese ka mjaft prova per te pohuar gati me siguri se ishin nazistet qe e kishin pergatitur zjarrin dhe e kishin bere per qellime politike”. Van der Lybe u shpall fajtor dhe u ekzekutua, kurse lideri komunist gjerman ne parlamentin gjerman, Ernst Torgler, dhe tre bullgaret (midis te cileve edhe Gjergj Dimitrovi) muaren pafajesine.

28 shkurt 1933 Presidenti Hindenburg nenshkroi nje dekret “per mbrojtjen e popullit dhe te shtetit”, duke pezulluar shtate kapitujt e Kushtetutes qe garantonin lirite individuale dhe qytetare duke e paraqitur si “nje mase mbrojtese kunder akteve te dhunes komuniste, qe vene ne rrezik shtetin”.

05 mars 1933 behen zgjedhjet e fundit demokratike ne gjallje te Hitlerit. Nazistet fituan me 17.217.180 vota – dmth nje shtese prej 5.500.000 votash ne raport me zgjedhjet e meparshme, por qe perfaqesonin 44% te votave.

09 mars 1933 permbyset qeveria e Bavarise dhe vendoset regjimi nazist. Kjo shenoi fillimin e kapitullimit te institucioneve me te fuqishme te Gjermanise pa asnje kundershtim

22 mars 1933 ne Operan Krol, ku ishte mbledhur Rajshtagu dhe po shqyrtohej i ashtequajturi Akt i Aftesimit ligjor – “ligji per te lehtesuar fatkeqesite e Rajhut dhe te popullit” – (Gasec cur Behebung der Not fom Folk und Rajh), sic e quajten zyrtarisht; pese paragrafet e tij te shkurtra i hiqnin Parlamentit pushtetin legjislativ, duke perfshire kontrollin e buxhetit te Rajhut, miratimin e traktateve me shtetet e huaja dhe iniciativen e shtajcave kushtetuese, per t’ia dhene qeverise se Rajhut per nje periudhe katervjecare. Pervec kesaj, dekreti shprehte qarte se tekstet e ligjeve te shpallura nga qeveria duheshin hartuar nga kancelari “dhe mund te shmangeshin nga Kushtetuta”.

01 prill 1933 shpalli nje bojkotim kombetar te dyqaneve te cifuteve (sipas tekstit).

18 prill 1933 Gebelsi shkruan ne ditarin e tij: “ne do te lajme hesapet me Reaksionin. Revolucioni nuk duhet ndaluar ne mes te rruges”. Interesant eshte fakti se diktatura staliniste dhe ajo enveriste ne kete pike perputhen plotesisht me ate naziste te asaj kohe.

Ne fund te prillit 1933 qeveria e shpalli 1 majin 1933 dite Feste Kombetare duke e emeruar “Dita Kombetare e Punes”. Ne fjalimin qe mbajti perpara me shume se 100.000 punonjesve, ne Sheshin e Tempelhofit, Hitleri leshoi parrullen “Nder punes dhe respekt punonjesve!” dhe premtoi se 1 Maji do te kremtohej per nder te punes gjermane “gjate shekujve”.

2 maj 1933 pushtohen te gjitha selite e sindikatave ne te gjithe vendin, fondet e tyre u konfiskuan, organizatat u shperndane dhe udheheqesit u arrestuan.

10 maj 1933 ne Berlin ju vu zjarri afro 20 000 vellimeve libra duke i shpallur lufte te kaluares kulturore gjermane. Kjo date konsiderohet si fillimi i nazifikimit te kultures gjermane (ne gjurmet e kesaj date ne Shqiperi, me 06 shkurt te 1967, fillon komunistizimi dhe enverizimi i kultures shqiptare nen pamjen e realizmit socialist). Ne kater vjetet e pare te Rajhut te Trete numri i te perditshmeve ne te gjithe Gjermanine ra nga 3607 ne 2671 dhe Maks Amani, rreshter i Hitlerit gjate Luftes se Pare Boterore, u be diktatori financiar i shtypit gjerman

21 qershor 1933 policia dhe trupat e sulmit shtine ne dore te gjitha zyrat e Partise Kombetare Gjermane ane e kend Gjermanise.

29 qershor 1933 Hugenbergu, udheheqesi i zjarrte e partise, qe e kishte ndihmuar Hitlerin te merrte postin e kancelarit dha doreheqjen nga qeveria dhe zevendesit e tij “vullnetarisht” shperndane partine.

14 korrik 1933 dekretohet ligji, sipas te cilit “partia Nacional Socialiste e Punonjesve Gjermane perben te vetmen parti politike te Gjermanise”.

25 korrik 1933, pese dite pas ratifikimit te konkordatit me Seline e Shenjte, qeveria gjermane nxorri ligjin mbi sterilizimin, qe fyebte ne menyre te vecante Kishen Katolike. Pese dite me vone u muaren masa per te shperndare Lidhjen e Rinise Katolike. Erih Klausener, udheheqesi i Aksionit Katolik u vra gjate spastrimit te 30 qershorit 1934.

30 janar 1934 hyn ne fuqi ligji, sipas te cilit te gjitha “Asamblete popullore” te Shteteve lokale u zhduken. Fuqite sovrane te Shteteve iu kaluan Rajhut, te gjitha qeverite e Landeve u vendosen nen autoritetin e qeverise se Rajhut dhe guvernatoret e Shteteve vareshin tani e tutje nga administrata e ministrit te Brendshem te Rajhut.

30 qershor 1934 pastrimi i pergjakshem i Gjermanise (kjo eshte analoge me spastrimet e Stalinit pergjate viteve 1934-1939 dhe ato te Enver Hoxhes pergjate viteve 1973-1982).

02 gusht 1934 nderron jete presidenti gjerman Paul von Hindenburg. Ne kete rast u hoq roli i presidentit dhe Hitleri caktohet Fyhrer dhe Kancelar i Rajhut duke i kerkuar te gjithe oficereve dhe pjestareve te trupave nje betim bindjeje, jo Gjermanise, jo Kushtetutes, por atij vete.

01 tetor 1934 ushtria gjermane mori urdherin te trefishonte trupat nga 100.000 ne 300. 000 vete duke shkelur Traktatin e Versajes

16 mars 1935 u shpall ligji qe vendoste sherbimin e detyrueshem ushtarak dhe qe parashikonte ne kohe paqeje nje ushtri te perbere prej 12 korpusesh dhe 36 divizionesh, pra, rreth 500.000 vete

korrik 1935 avokati nazist Hans Kerrl caktohet minister i Ceshtjeve Kishetare

07 mars 1936 nje kolone e vogel simbolike e trupave gjermane kaloi ne rresht mbi urat e Rinit dhe depertoi ne zonen e cmilitarizuar dhe po ate dite Hitleri donencoi Paktin e Lokarnos duke pushtuar krahinen e Renanise.

30 janar 1937 Hitleri shpalli se Gjermania anullonte nenshkrimin e vene prej saj poshteTraktatit te Versajes, duke e bere ate te pavlefshem.

04 shkurt 1938 Hitleri merr persiper komanden e forcave te armatosura te Gjermanise duke krijuar Komanden e Larte te Forcave te Armatosura.

11-12 mars 1938 Hitleri pushton Austrine

29 shtator 1938 arrihet marreveshja midis kater fuqive duke nënshkruar nga përfaqësuesit e Francës (Daladier), Mbretëria e Bashkuar (Chamberlain), Itali (Musolini) dhe Gjermania (Hitleri) ne Mynih traktatin mbi Sudetet (ku banonte nje popullate gjermanishtfolese ne Bohemi) duke i hapur rruge pushtimit te Cekosllovakise.

7-12 nentor 1938 java e xhamave te thyer ku masakrohen dhe denohen hebrejte ne Gjermani.

15 mars 1939 trupat gjermane pushtojne Bohemine dhe Moravine. Me 16 mars shpallet protektorati i Gjermanise mbi Bohemine dhe Moravine.

15 mars 1939 trupat hungareze, me ndihmen e trupave gjermane depertuan fare thjeshte ne Ruteni ne oren gjashte te mengjesit dhe te nesermen territori u aneksua zyrtarisht nga Hungaria.

16 mars 1939 Hitleri merr nen mbrojtje Sllovakine.

18 mars 1939 Hitleri arrin ne Vjene per te ratifikuar “Traktatin e Proteksionit”, qe, i nenshkruar me 23 mars ne Berlin, nga Ribentropi dhe dokton Tuka, permbante nje protokoll te fshehte, qe i jepte Gjermanise disa te drejta ekskluzive per shfrytezimin e ekonomise sllovake.

22 maj 1939 nenshkruhet ne Berlin “Pakti i Çelikte” midis Çianos dhe Ribentropit, nje aleance ushtarake e karakterit agresiv.

15-21 gusht 1939 zhvillohen bisedimet Gjermano – Ruse.

01 shtator 1939 Hitleri sulmon Polonine. Kjo date konsiderohet si data e fillimit te Luftes se dyte Imperialiste.

03 shtator 1939 Ultimatumi i Qeverise Britanike mbi terheqjen e forcave gjermane nga Polonia. Vendosja e gjendjes se luftes midis midis Britanise se Madhe dhe Gjermanise. Po kete date nendetesja gjermane U-30 siluronte dhe mbyste vaporin britanik Athenia nja treqind kilometra ne perendim te Hibrideve duke shpallur fillimin e luftes se dyte imperialiste.

28 shtator 1939 nenshkruhet pakti i mossulmit midis Ribentropit dhe Molotovit.

09 prill 1940 Hitleri pushton Danimarken dhe sulmon Norvegjine, te cilen e pushtoi deri ne javen e pare te majit.

10 maj-25 qershor 1940 Hitleri sulmon dhe pushton Belgjiken, Hollanden dhe Francen.

15 gusht 1940 shperthen beteja ajrore gjermane kunder Anglise me operacionin “Shqiponja”.

23-28 gusht 1940 aviacioni anglez bombardon Berlinin.

shtator 1940 deshton pushtimi gjerman i Anglise.

06-17 prill 1941 Hitleri sulmon dhe pushton Jugosllavine.

27 prill 1941 pushtohet Athina dhe me 28 maj i gjithe territori grek.

10 maj 1941 arratiset nga Gjermania drejt Skocise Rudolf Hesi.

22 qershor 1941 – Hitleri sulmon Stalinin.

                                                        

Ky material eshte marre nga librat e meposhtem:

Traudl Junge, Deri ne oren e fundit (kujtimet e sekretares se fundit te Hitlerit), Tirane 2009

Joakim Von Ribentrop, Planet e Hitlerit per Ballkanin, BOTART, pa vit botimi

Vil Bertold, 42 atentate kunder Hitlerit, Tirane 2004

Pa autor, Gjyqi i Nurembergut, Berat 2002

Eduard F. Doland, Adolf Hitler, portreti i nje tirani, Elbasan 1997

William Joyce, Muzg mbi Angline, Shtepia Botuese “HELGA’S SEKRETS”, pa vit botimi

Adolf Hitler, Lufta ime, Tirane 2012

Adolf Hitler, Testamenti Politik (4 Shkurt – 29 Prill 1945), Tirane pa vit botimi

William B. Breuer, Mistere te pashpjeguara te Luftes II Boterore, Tirane 2007

William L. Shirer, Ngritja dhe renia e Rajhut te Trete (nje histori e Gjermanise Naziste), Tirane 2004

Richard Breiting, Vetem Hitler (intervista sekrete), Tirane 2003

William L. Shirer, RAIH-u i TRETE (shkelqimi dhe rrezimi), Tirane 1998

John Lukacs, Qershor 1941, Hitleri dhe Stalini, Tirane 2008

Richard Overy, Mbas hapjes se dosjeve sekrete te dy diktaturave, Tirane 2008

Zheliu Zhelev, Fashizmi dhe humbesit….(shteti totalitar), Tirane 2001

Julius Mader, Flasin Gjeneralet hitleriane te Spiunazhit, Tirane 2005

Henri Michel, Lufta e dyte Boterore, Tirane 2006

Pa autor, Procesi i Nurembergut, Tirane 2005 (perkthim nga rusishtja)

                                                        

Meqenese zbulimi analitik ka per qellim gjetjen e shkakut te fillimit te luftes, vazhdimesia e ngjarjeve te metejshme nuk paraqet interes.

Do te ndjekim kete aresyetim analitik: format e luftes jane rrjedhoja te formes se organizimit shoqeror dhe ne permasa percaktohen nga shkalla e zhvillimit ekonomik. Me qene se eshte pranuar formula e Klauzevicit (Lufta eshte vashdim i politikes me mjete te tjere, pikerisht me mjetet e dhunes – ka shtuar Lenini tek “Socializmi dhe Lufta”) nga te gjithe krahet, behet e kuptueshme qe format e saj fillestare nuk duhen konsideruar lufte (ne kete rast per kete forme lufte duhet pranuar formula: Lufta eshte instinkti i te jetuarit), por perleshje, dhe eshte e trasheguar nga bota paraardhese e Njeriut; tipikisht “Lufta e Trojes” (shek XV Para Kri.) nuk duhet konsideruar lufte (ne kete rast termi dhune eshte me i drejte). Dmth lufta eshte produkt i politikes, e per rrjedhoje, forma te barabarta lufte prodhohen nga politika te ngjashme ne forme e permbajtje. Kjo do te thote se lufta eshte e lidhur me formen shteterore te organizimit shoqeror dhe ka karakter rastesor pa u kthyer asnjehere ne domosdoshmeri. Ajo eshte e lidhur me nje faze te caktuar te zhvillimit shteteror, atehere kur shtetet realizojne zhvillimin perfundimtar te formes se tyre dhe ky zhvillim krijon barazine politike ne planin ekonomik. Analiza e formave te Luftes tregon se Populli Shqiptar eshte i vetmi popull ne Racen e Bardhe qe nuk e ka arritur shkallen e zhvillimit qe te imponon aplikimi i luftes (eshte kjo aresyeja qe per kete popull lufta ka gjithmone karakter rastesor dhe nuk ka luajtur asnje rol ne jeten e tij biologjiko-shoqerore. E ve ne dukje kete dukuri per te treguar se termi “Shqiperi e Madhe” eshte krjuar nga politika jashteshqiptare per te fshehur qellimet skllaveruese te shqiptareve).

I gjithe ky parafrazim filozofik na jep te drejten te nxjerrim format e luftes per popuj te ndryshem dhe krahasimi i tyre mund te na tregoje shkallen e zhvillimi social dhe menyren e organizimit politik te tyre jashte propogandes dhe mesimeve te arsimit te detyrueshem shkollor.

Analiza e te gjitha luftrave te kryera nga Njerezimi (natyrisht nje analize e percipte kohore) tregoi se, pamvaresisht nga shkalla e zhvillimit, cdo forme shteterore aplikon kryesisht tre forma lufte (ne popuj te ndryshem nenformat qe shoqerojne nje forme te caktuar jane te ndryshme duke mos treguar asnje rregull):

  • Luften civile
  • Luften pushtuese
  • Luften imperialiste

Asnje popull ne Bote nuk e ka filluar jeten e vet shtetore pa luften civile dhe asnje shtet ne Bote nuk e ka vazhduar jeten e vet politike pa luften pushtuese, e cila eshte kthyer ne lufte imperialiste per rrethana te percaktuara nga shkalla e zhvillimit ekonomik e pjesmarresve ne te.

Lufta pushtuese ndryshon nga lufta imperialiste ne qellimin per te cilen ato kryhen. Ne kete menyre lufta pushtuese ka per qellim te skllaveroje popujt, kur lufta imperialiste ka per qellim te ndaje kete skllaverim. Termat qe jane perdorur pergjate shekullit te XX-te si shtet imperialist, shtet proletar, shtet komunist, shtet kapitalist, shtet demokratik ndryshojne nga njeri-tjetri nga menyra se si e aplikojne dhe e fshehin ata thelbin e skllaverimit tek seicili popull ku eshte zbatuar.

Analiza historiko-statistikore i ketyre dy grup ngjarjesh ,sipas permbajtjes se tyre, tregon:

  • Ne Bashkimin Sovietik, pergjate viteve 1917-1941, jane aplikuar keto forma lufte:

a-lufta civile

b-lufta pushtuese

c-lufta imperialiste (ne pamje te pare kjo forme lufte tek Stalini duhet si e imponuar, por lufta me Iranin asnjanes me 1941 tregon se lufta e viteve 1941-1945 ka qene tipikisht lufte imperialiste ne te gjithe segmentin e vet kohor dhe Mbledhja e Jaltes eshte sanksionimi e ketij imperializmi te maskuar).

  • Ne Gjermanine e Hitlerit, pergjate viteve 1933-1941, jane aplikuar keto forma lufte:

a-lufta pushtuese

b-lufta imperialiste (tek Gjermania kjo forme lufte duke ne marredheniet e dhunshme me Bashkimin Sovietik dhe Britanine e Madhe).

Ndryshimi i numrit te formave te lufte midis Gjermanise dhe Bashkimi Sovietik eshte e lidhur me menyren se si jane formuar dy shtetet historikisht. Bashkimi Sovietik i Stalinit vinte nga permbysja qe i beri formes shteterore te Carit, duke aplikuar luften civile, kur shteti gjerman i Hitlerit vinte nga zgjedhja politike e vete shtetit pa pasur nevoje per luften civile.

Krahasimi i kesaj analize tregon pa paragjykim se Gjermania e Hitlerit dhe Bashkimi Sovietik i Stalinit ishin dy shtete me ndryshueshmeri sasiore brenda se njejtes cilesi te shtetit.

Atehere: cili nga te dy keto shtete eshte shkaktari i luftes se dyte imperialiste? Perse akuzohet vetem shteti i Hitlerit dhe anashkalohet ai i Stalinit?

–/–

Por sipas autoreve te disa librave, duke perfshire edhe librat e meposhtem, ekzistojne disa ngjarje te “fshehta” qe konfirmojne perfundimet e teorise se formave te luftes ne nje menyre krejtesisht pa lidhje me te.

Ne gjyqin e Nurembergut, gjeneralet hitleriane, dhe, me vone, bashkepunetoret e Stalinit dhe pasardhesit e tyre publikuan fakte te “cuditshme” te cilat nuk mund te anashkalohen me nje te rene te lapsit. Pata fatin e mire qe ne gusht 2015 te beja nje udhetim ne Itali ku ne qendren e qytetit te Komos ishte hapur nje ekpozite librash. Mora pikerisht dy librat e meposhtem prej nga nxorra materialin ne fjale:

Behet fjale per dy ushtri te perplasura dhe te organizuara ne menyre te profeksionuar per kohen. Nuk eshte e vertete qe ushtria gjermane sulmoi ne befasi dhe e gjeti ushtrine sovietike te pa pergatitur. Te pakten Shefi i Shtabit te Pergjithshem ushtarak Sovietik Marreshalli G.K.Zhukov ne kujtimet e tij tregon se ne gjashte muajt e pare te vitit 1941u be nje pune teper e madhe per organizimin e ushtrise sovietike per ta pritur armikun ne menyre dinjitoze. Dhe eshte ky marreshall qe deklaroi se “ne teresi aftesite prodhuese kolosale te krijuara gjate dy pesevjecareve te paraluftes dhe tre vjeteve te pesevjecarit te trete siguruan bazen e aftesise mbrojtese te vendit” (f. 331, vell. 1 i kujtimeve). Cfare perfitimi kishin sovietiket per te fshehur te verteten dhe perse nga njera ane propogandonin befasine hitleriane dhe, nga ana tjeter, trumbetonin aftesite mbrojtese dhe punen e madhe qe ishte bere per kete mbojtje? Eshte po ky Zhukov qe deklaron se arti operativo-strategjik i forcave te armatosura te Gjermanise ne fillim te luftes qendronte me lart se ai sovietik duke krijuar epersine nga viti 1941 deri ne veren e 1942-shit (f. 352, vell. 3 i kujtimeve).

Pergjigjen e kesaj pyetje na e jep nje ish ushtarak sovietik (Viktor Suvorov – 1947), funksionar i Sherbimit Sekret ushtarak sovietik dhe historian autodidakt, autor i disa librave mbi Luften e Dyte imperialiste ku perfshihet edhe libri: “Stalini, Hitleri dhe revolucioni boteror bolshevik”.

  • Ne diten e pare te sulmit ishin 3 milion ushtare gjermane perballe 5 milion ushtareve sovietike, vetem se te sfazuara ne hapsire dhe ne qellim.
  • Forcat sovietike ishin te perqendruara ne jug te frontit perendimor te tyre te gatshme per te prere linjat e furnizimit me karburant te Gjermanise qe vinin nga Rumania, kur gjermanet sulmuan ne veri-qender te frontit.
  • Gjeneralet hitleriane konstatuan se ushtria sovietike nuk kishte nje vije mbrojtese mbas shpines se vet.
  • Aeroportet ndodheshin vetem 8-10 km larg vijes se pare te frontit.
  • Sovietiket kishin 24 000 tanke kundrejt 3 000 tankeve gjermane.

Te gjitha keto i cuan gjeneralet hitleriane ne perfundimin se ushtria sovietike ishte e pergatitur per sulm dhe jo per mbrojtje. Sipas Viktor Suvorov-it ka ekzistuar nje plan i Zhukovit per sulmin sovietik kundra Gjermanise me date 15 maj 1941. Sulmi do te fillonte me 06 korrik 1941 nga ana e sovietikeve me operacionin Groza (fortuna, stuhia). Po sipas ketij autori ekziston dhe nje ngjarje tjeter qe e perforcon kete plan te pazbatuar. Me 22 qershon 1945 Stalini jep urdherin qe ne Moske me 24 qershor te mbahet Parada e Fitores mbi Gjermanine, por vete nuk mori pjese. Urdheri saktesonte qe paraden ta marre zevendesi i Stalinit Marreshalli i Bashkimit Sovietik G.K.Zhukov dhe ta komandoje Marreshalli i Bashkimit Sovietik K.K.Rokosovski (f. 376, vell. i 3 i kujtimeve). Per mungesen e Stalinit ne pareden e fitores jepen dy variante justifikuese: sipas Zhukovit Stalini nuk e pranoi marrjen e parades pasi ishte plagosur pergjate provave me kale (f. 375, vell. i 3 i kujtimeve), por sipas Viktor Suvorovit Stalini ishte i inatosur dhe nuk pranoi te marre pjese ne parade sepse, sipas tij, Bashkimi Sovietik nuk e kishte fituar luften, pasi nuk kishte pushtuar jo vetem Boten, por as Europen.

                                                        

Ky material eshte marre nga librat e meposhtem:

Viktor Suvorov, Stalin, Hitler la rivolucione bolscevica mondiale, Casa Editrice SPIRALI, 2000

Grup autoresh, I generali di Hitler, Novara 1973

G.K. Zhukov, Kujtime dhe Meditime, Tirane 1995, bot. I i Shtepise botuese te Ushtrise (ne dy vellime).

G.K. Zhukov, Kujtime dhe Meditime, Tirane 2009, bot. II i shtepise botuese Almera (ne tre vellime)

881

882

                                                         

Perfundimi:

Ne qofte se Hitleri nuk do te sulmonte Stalinin me 22 qershor 1941, atehere Stalini do te sulmonte Europen me 6 korrik 1941, duke argumentuar qe lufta ne fjale ishte 100% imperialiste nga te gjitha krahet pjesmarres dhe aspak e njeanshme dhe veper vetem e Hitlerit. Per te qene te sakte duhet pranuar se Lufta e dyte imperialiste qe kryesisht rrjedhoje e grykesise imperialiste te Bashkimit Sovietik dhe aspak rrjedhoje e pazgjidhjeve politike te Luftes se pare imperialiste, sic duan ta paraqesin (kam parasysh librin e Henri Michel, Lufta e dyte Boterore, Tirane 2006). Po te mos ishte Hitleri, Stalini do ta kishte pushtuar Europen dhe historia e shekullit te XX-te per Europen do te kishte qene tjeter per tjeter. Per kete mjafton te shihet ngjarjet pergjate viteve te para te mijevjecarit te trete per te kuptuar se cfare perfaqesonte shteti sovietik (1917-1987) ne historine e politikes europiane.

.

Shenim: Ky artikull lindi si rezultat i “perleshjeve” ne fb me temen mbi shkaktaret e luftes se dyte imperialiste. Me kete dua t’u tregoj shqiptareve se nuk kane sy per te pare aktet historike te pas vitit 1939 per faj te arsimimit te detyrueshem shkollor, pra deri me 1992, por qe vazhdon akoma edhe sot ne po te njejten permase edhe pse problemet jane shpalosur krejt me ndryshe. Te pakten librat qe shoqerojne kete artikull, tregojne se shqiptaret jane te keq arsimuar dhe nuk bejne asnje perpjekje per te sheruar infeksionin mendor te imponuar prej 70 vjetesh. Marrezia e madheshtise eshte semundja e re qe u ka rene per hise shqiptareve te mijevjecarit te ri.

Tirane, 09.09.2015