43- Raca e bardhë dhe popujt e Europës


 

Problemet racore në historinë e njerëzimit janë parë gjithmonë me një indiferencë artificiale dhe në më të shumtën e rasteve pa i ditur psenë. Ështe pretenduar se racat me ngjyrë nuk janë të njëjta me racën e bardhë (në fakt ndryshimi është kohor), por është harruar qe ngjyra e bardhë është rezultat i bashkimit të të gjithë ngjyrave dhe realisht raca e bardhë është racë me ngjyrë pasi të tjerat e kanë ngjyrën të përcaktuar. Aq më tepër që raca e bardhë e ka fillesën e civilizimit në sajë të imponimit të një përfaqësuesi që nuk i përket asaj.  Mëndjemadhësia ka mbizotëruar mbi  më të fuqishmin edhe madhështia sociale ka kapërcyer sa nga një majë racore në tjetrën duke mos ndaluar asnjëherë në racën superiore të njerëzimit, e cila me sa kam kuptuar ka ekzistuar realisht. Fjala superiore nuk duhet konsideruar si fjalë e perëndisë, por si nje realitet historik ku për të njëjtin rend shoqëror popujt japin produktet maksimale të ndryshme nga sasiorët paralelë apo të diferencuar në planin kohor. Në këtë drejtim raca e kuqe është mbretëresha e Tokës. Shkencat sociale asnjëherë nuk i kanë parë problemet sipas koncepteve dialektike për të zbërthyer ekzistencën e të mirës dhe të keqes në shkallë sipërore pikërisht tek raca superiore, por kanë pranuar vetëm njërën të reduktuar në mënyrë artificiale. Në qoftë se popujt e zhvilluar kanë shkallën e lartë të zhvillimit social, në sajë të shpejtësisë së madhe të zhvillimit, ata kanë njëkohësisht edhe të keqen me të madhe të shprehur me anë të vazhdimësisë së politikës me mjete  e dhunës dhe defekteve sociale në zhvillimin e brëndëshëm të tyre. Dmth duhet pranuar se qoftë e mira dhe qoftë e keqja janë në shkallë sipërore në popujt e zhvilluar. Panorama hapsinore e këtyre proçeseve duket  në racën e bardhë ku dallojmë mirëfilli të dy ekstremet e këtij karakteri, por dhe dy ekstremet e shkakut fillestar të pabarazisë sociale midis popujve.

Por ka një problem të “vogël”, i pranuar në heshtje duke nxjerrë përfundime të pavlefshme me sens racor, që tregon se si kanë ndikuar dikur popujt europianë mbi njëri-tjetrin dhe si po ndikojnë sot. Çfarë ndryshimesh kanë ndodhur në strukturën racore të kontinentit europian? Si kanë ndikuar racat mbi njëra-tjetrën? Cila do të jetë dinamika e ardhëshme e ndikimeve reciproke të popujve të racës së bardhë mbi njëri-tjetrin? Të gjitha këto, në zbërthimin e tyre thelbësor, tregojnë rrugën e ligjeve të natyrës të imprenjuara në racën njerëzore, e cila e ka një pikë prej nga mund të shpërthejë në drejtim të proçesit të njohjes. Pasi në fund të fundit më lind pyetja: çfarë vëndi zëmë ne shqiptarët në racën e bardhë? A ka qënë pjesa tjetër e kësaj race po aq miqësore sa ka qenë Nëna e Jonë Natyrë me ne?

Që të mund t’i përgjigjesh këtyre pyetje është e nevojshme të zbërthehen më përpara në planin filozofik problemet e mëposhtme:

1-Si kanë lindur racat njerëzore në Tokë?

2-Si ka lindur njeriu në Europë?

3-Si ka lindur pabarazia sociale midis popujve të Europës?

4-Si dhe pse janë kapërcyer rendet shoqërore nga popujt europianë?

5-Çfarë vëndi zëmë ne shqiptarët dhe paraardhësit tanë në zbërthimin e këtyre problemeve?

Në të vërtetë problemi nuk është thjeshtë botëkuptimor. Problemet e sotme sociale, në drejtim të zbatimit të politikave globaliste, po ndeshin gjithmonë e më shumë një pengesë të imponuar nga natyra ku njeriu, me gjithë deshirën për të ecur shpejt, është i detyruar të frenohet.

Përse natyra ekonomike i detyron shtetet e zhvilluara kapitaliste të frenojnë parametrat e zhvillimit ekonomik? Përse vetëm rendi i kapitalit e ka këtë karakteristikë? Përse veprimet bëhen në mënyrë artificiale dhe justifikohen formalisht? A nuk lind prej të gjitha këtyre pyetjeve kryepyetja: Çfarë detyre historike ka rendi i kapitalit dhe a mund të anashkalohet, apo kapërcehet ky rend nga popujt e prapambetur? Çfarë fshihet këtu? Unë pretendoj që këtu është pika e shëmbjes së një teorie që u konsiderua si më revolucionarja në historinë e njerëzimit dhe aspak praktikat politike të aplikuara. Shekulli i XX-të shënoi fillimin dhe mbarimin e zhvillimit ekonomik nëpërmjet planifikimit. A i ka shkuar ndonjëherë ndërmënd të vetëquajturve materialistë, të paktën këtu në Shqipëri, se ky lloj zhvillimi është suprimim i ndërgjegjes mbi qënien shoqërore dhe me këtë e kanë përmbysur të gjithë materializmin e pretenduar? Mos vallë ka ardhur koha të analizohen zhvillimet globaliste mbi bazën e shpejtësisë së zhvillimit social të popujve për të parë përplasjet e mundëshme të racave? Raca e bardhë ka tentuar prej kohësh të krijojë një unitet racor, por nuk e ka arritur qëllimin final. Kush e pengon? Përse pjesa unike e kësaj race nuk vazhdon rrugën e zgjedhur prej një shekulli për të krijuar qëllimin final, por tenton, me relacionet e reja, ta shtrijë këtë unitet edhe tek racat e tjera pa e kryer detyrën brënda saj (unë këtë e konsideroj një instinkt mbrojtës)? Çfarë do të ndodhte me shtrirjen e unitetit racor në Europë dhe a mund të realizohet kjo? Në fund të fundit, nga kush varet bota e relacioneve universale midis popujve dhe kombeve kur interesi ekonomik e ka përmbushur detyrën e vet?

Le t’i shohim të gjitha këto probleme përpara se të japin përfundimet e lidhjes së popullit shqiptar me Europën dhe kush do të jetë përfituesi i kësaj lidhjeje, gjithmone duke i pare problemet sipas rrjedhimeve te ligjeve te natyres te imprenjuara ne racen njerezore.

 

1-Si kanë lindur racat njerëzore në Tokë?

 

Sipas marksizmit te proletareve raca eshte rrjedhoje e faktoreve ekonomike (letra e Engelsit drejtuar V. Borgiusit, 23 janar 1894, Marks-Engels, Letra te zgjedhura, f. 687, Tiranë 1981). Të pranosh këtë duhet pranuar më përpara parimi monogjenetik i lindjes së racës njerëzore në Tokë dhe me sa kam kuptuar nga e gjithë literatura marksiste Marksi dhe Engelsi kanë qenë të këtij mendimi. Per mua kjo nuk është pa domethënie për interpretuesit e teorisë së tyre dhe e ben të pamundur lidhjen e teorisë marksiste me historinë e njerëzimit në planin aplikativ. Çdo teori filozofike, sociologjike e psikologjike duhet të fillojë në këtë pikë; pa u zgjidhur ky problem nuk mund të vazhdohet më tutje. Ndersa sipas rrjedhimeve te teorise se absolutizmit analitik racat jane rrjedhoje e kohes se lindjes, sipas parimit poligjenetik te lindjes se njeriut ne Toke duke mos e ndare nga hapesira gjeografike, sipas se ciles ne cfaredo kohe qe te linde njeriu ne Europe ai do te lindë gjithmone i bardhe dhe në çfarëdo kohe që të lindë në Afrikë ai do të jetë gjithmonë i zi me kusht që paraardhësit e tyre t’i përkasin të njëjtës racë. E thënë më ndryshe raca nuk ka lidhje me faktorët ekonomikë dhe në këtë pikë kemi pikërisht atë që nuk ka kuptuar Marksi me Engelsin. Nuk e di se çfare ndikimi ka faktori kohe ne ngjyren e syve dhe flokeve ne kete proces qe gjithsesi nuk duhet te jete pa domethenie. Domethënë faktorët gjeografiko-biologjikë duhet të përcaktojnë ngjyrën e lëkurës dhe jo më tutje. Por faktori kohë duhet të jetë i përcaktuar edhe në faktorët sasiorë të popullimit të globit ku raca njerëzore duhet ta ketë një paraardhës biologjik pa pasur nevojë për relacione midis sasiorëve dhe është ky faktor që çon në lindjen e njeriut në Europë dhe në çdo kontinent tjetër në kohëra të ndryshme. Per personin tim eshte e palejueshme teoria qe thote se popujt kane marre nga njeri-tjetri kulturen dhe menyren e prodhimit. Une e konsideroj kete pikepamje nje lajthitje botekuptimore pasi eshte e pamundur te shpjegohet diferencimi social vetem mbi baza klasore. Kjo e fundit ka lindur pikerisht nga paaftesia per te zgjidhur kete rebus me vetem nje pikepyetje. Problemi i lindjes së racave, duke u nisur nga gjëndja e diferencimit social të tyre jo sipas pretendimeve të Rusoit, duhet të ketë një zgjidhje tjetër për tjetër ku parimi poligjenetik i lindjes së njeriut në Tokë nuk mund të kontaktohet me teorizimet e racizmit.

Gjëndja e racave njerëzore në mijëvjeçarin e dytë anë e kënd Globit është e aftë ta përqafojë teorinë e re të mbështetur në parimin poligjenetik duke e anashkaluar pretendimin kryesor të racizmit mbi zhvillimin e madh të një populli mbi bazën e vjetërsisë. Raporti kohor-hapsunor e përjashton këtë ide duke e konsideruar si antihistorike dhe ireale. Menyra e popullimit te Europes i jep pergjigje edhe ketij problemi duke argumentuar se njeriu ka lindur ne vende te ndryshme dhe kohera te tilla ku popujt e vjetër janë, njëkohësisht, dhe popujt më të prapambetur nga pikëpamja e zhvillimit social. Është pikërisht kjo gjëndje që argumenton se raca superiore ekzistonte realisht, por ajo tashme është e eleminuar duke treguar se zhvillimi nuk vjen nga vjetërsia, por nga shpejtësia e zhvillimit social dhe kjo përbën esencën e kohëekzistencës së racës njerëzore në Tokë. Në këtë pikë gjërat duhen riparë nga fillimi dhe brënda kuadrit matematikor të raportit absolut kohor-hapsinor ku matematike shërben për të treguar realitetin objektiv material të gjithësisë dhe numuri një tregon se ne natyrë ka vetëm një fillesë të filluar në një kohë dhe jo shumë fillesa të filluar në shumë kohë, por në një vënd. Pikërisht këtu është ndryshimi midis monogjenezës dhe poligjenezës në proçesin e lindjes së njeriut në Tokë. Raporti kohor-hapsinor, duke qënë i barabartë me një, tregon se vetëm ai e ka këtë veti dhe nuk ka në natyrë asgjë tjetër të barabartë me një. Monogjeneza e përmbys këtë lloj përfytyrimi, prandaj për mua ajo është e pavlefshme dhe ireale. A nuk do të thotë kjo se në natyrë ka vetëm dy gjëra dhe ato duhen gjetur (po kështu numuri tre duhet të nënkuptojë ekzistencën e tre gjërave e me rradhë)? A nuk do të thotë kjo se në natyrë nuk ka asgjë kostante, përveç raportit kohor-hapsinor, dhe fenomenet e natyrës kanë nevojë të rishikohen sipas këtij kontinumi?

Kjo do të thotë se është e nevojshme ndërtimi i hartës së lindjes së njeriut në Tokë  jo duke u nisur nga zbulimet arkeologjike, por nga gjëndja e sotme shoqërore e popujve dhe racave. Kjo gjë çon në zbulimin e racës superiore dhe faktin që ajo racë ka pasur shpejtësinë e zhvillimit shoqëror më të madhen e Globit (tipikisht ajo është raca e kuqe e kontinentit amerikan) duke realizuar në një kohë shumë më të shpejtë dhe me një nivel hapsinor shoqëror më të lartë atë që racat e tjera e kanë realizuar për një kohë shumë më të gjatë dhe me një nivel hapsinor më të ulët. Kjo ka rëndësi të vihet në dukje pasi e kundërta e kësaj gjëndet në Europë duke argumentuar që rastësia e racës së bardhë çuditërisht ka mundur të mbijetojë përtej parashikimeve që ka bërë shkenca. Në qoftë se do të pranojmë moshat e njeriut të neandërtalit anë kënd kontinentit europian të jeni të sigurtë që paraardhësi më i parë i shqiptarëve të sotëm është dhjetë herë më i vjetër në mos më shumë.

Mënyra e popullimit të globit është shumë e thjeshtë dhe mënyra e shpjegimit të fenomenit nuk ka nevojë për teorinë darviniste prej të cilës trëmben të pafuqishmit; jo vetëm pse teoria ka mangësira, por kryesisht pse ajo nuk mbështetet në faktorin kohë të lindjeve dhe transformimit të qënieve të gjalla. Efektet e evolucionit kanë tjetër mbështetje teorike ku kohëekzistenca e mutacioneve mund të shërbejë për të argumentuar ligjësinë e relacioneve universale të qënieve të gjalla. Nuk ka qënë e mjaftueshme panorama hapsinore biologjike e konstatuar nga Bigëlli. Mungesa e metodikës teorike për zbërthimin e asaj të zbuluar nga Darvini ka çuar në shtrëmbërimin e deduksioneve të tij dhe sot teoria darviniste ndodhet ne prak të përmbysjes. Vetëm mos marrja në konsideratë e faktorit kohëlindje në proçeset e transformimeve evolucioniste ku përfshihet dhe bota e madhe e relacioneve midis qënieve të gjalla është e mjaftueshme për ta konsideruar teorinë darviniste me tendenca zgjidhëse, por jo përfundimtare. Të paktën bota e madhe e njeriut nuk ka gjetur zgjidhje në teorinë e Darvinit, të paktën për problemin e lindjes së njeriut në Tokë. Vetë Darvini ka qënë konfuz dhe gjërat më tepër i ka marrë me mënd në sajë të një euforie shkencore se sa është munduar t’ja nënshtrojë materializmit filozofik ku me sa kam kuptuar në këtë drejtim ka pasur mangësi serioze. Proçesi i paradoksit të kohës edhe në botën e qënieve të gjalla duhet të ketë qënë i pranishëm vetëm se me përfundime krejt të tjera nga ato të parashikuara nga fizika.

Përfundimisht unë e konsideroj parimin e poligjenezës si mënyrën e vetme të popullimit të Globit ku prania e racave njerëzore mbështetet në këtë parim natyror, i cili është shumë më i gjërë edhe në rafshe galaktike dhe metagalaktike duke na mësuar se kontaktimi me jashtëtokësorët është më tepër një fantazi dhe realisht do të jetë i pamundur të ndodhë ndonjëherë.

 

2-Si ka lindur njeriu në Europë?

 

Edhe vetë në Europë parimi i lindjes së njeriut duhet të mbështetet në parimin poligjenetik të lindjes së njeriut në Tokë dhe kjo duhet t’i përkasë parimit të lëvizjes së paraardhësit të njeriut. Pretendimi i ynë është i lidhur me diferencimet e popujve brënda racës së bardhë në çfarëdo kohe që ne i marrim në konsideratë ku ato paraqesin diferencime jo vetëm brënda një rendi shoqëror, por kryesisht midis vete rendeve dhe kjo nuk  mund të jetë rezultat i lindjes së njëkohëshme të njeriut në Europë. Problemet historike janë parë gjithmonë si kontekst të një zanafille të ndarë sipas epokave gjeologjike duke marrë për bazë strukturat biologjike dhe duke lënë pas dore produktin shoqëror nëpër mijëravjeçarë. Gjetjet antropologjike nëpër kontinent e kanë vështirësuar arësyetimin historik për faj të metodologjisë së ndjekur dhe kjo nuk ka qenë një gjë pozitive. Ekzistenca e nje modeli “njeriu i neandertalit” ku diku thuhet 150 000 vjet perpara (Zeri Yt), diku 200 000 vjet perpara (Rruzull.net) e diku 300 000 vjet perpara (Hermes News) krijojne ilaritet kur krahasohen me pretendimet e profesorit grek Aris Pulianos ne Kuvendin e Pare te studimeve ilire mbi gjetjen e veglave prej guri me moshe rreth 7 milion vjet perpara ne veri te territorit grek, kufi me Shqiperine. Gjithesesi kjo nuk paraqet dhe fort rendesi pervec faktit qe jeta ne Toke qenka shume me e shkurter po te merren per baze pretendimet e afishuara ne internet. Pa dyshim që këtu ka një keqinterpretim tendecioz pasi pasardhësit e neandërtalëve anë e kënd Europës nuk janë të të njëjtit bosht biologjik dhe nuk duhet të paraqesin karakter vëllazërimi. Problemi duhet të jetë shumë më kompleks dhe metodat krahasuese janë të pavlefshme.

Rendesi nuk paraqet vjetersia e gjetjeve arkeologjike, pasi zberthimi metodik i gjendjes se sotme shoqerore te europianeve tregon se ata jane te diferencuar ne kohet e lindjes, prej nga rrjedh gjendja e diferencuar e gjendjes se tyre shoqerore qofte dhe brenda nje popullate (kalabrezet me lombardet ne Itali, basket me katalonjasit ne Spanje, skocezet me anglezet ne Britanine e Madhe) te inkuadruar ne nje shtet. Ky fakt me ka cuar ne perfundimin qe popullimi i Europes eshte bere ne tre rruge kalime tokesore qe ne fazen antropomorfe paraardhese te njeriut ku dy prej tyre duhet te kene qene me kryesoret (rruga iberike dhe rruga ilirike) dhe me te vjetrat. Nuk perjashtohen mundesia e kalimit te fiseve njerezore nga Lindja drejt Perendimit Europian sipër Danubit ne analogji me fiset parahelene nga Azia e Vogel drejt ishujve te Mesdheut dhe gadishullit Ilirik. Ne kete pike problemi eshte me teper botekuptimor se sa shkencor pasi beteja midis Adamit e Eves dhe teorise darviniste nuk ka perfunduar akoma. Do te ishte me e drejte te gjendej defekti ne teorine e Darvinit se sa te mohohej e gjithe teoria e tij.

Ekzistenca e besimeve pagane, parapoliteiste – dmth kulti i natyres, ne territorin europian tipikisht ne dy pika ekstreme te kontinentit pa pasur lidhje me njeri – tjetrin (parabasket dhe parailiret) duhet te sherbeje si argument i ekzistenses se parimit poligjenetik te lindjes së races njerezore ne Europe dhe rrugekalimin absolut te shoqerise njerezore nga lindja e saj deri ne perqafimin e kulteve pagane te njeriut. Ekzistencen e ketyre kulteve tek basket i gjej tek nje studiuese sovietike (Ekaterina Andrejeva) kur ngre hipotezat mbi atlantet, por pa na dhene permbajtjen hapsinore dhe faktorin kohe ne ate proces. Ndersa tek parailiret ekzistenca e besimeve pagane nen pamjen e kultit te gjarprit i gjej tek nje harte te botuar nga Fulvio Cordiniane ne librin e tij ”Albania” me titull Illiricum ku dallohet “mbreteria” e banoreve te kultit te gjarprit qe duhet te datohet rreth mijevjecarit te dyte Para Krishtit. Nuk  paraqet shume rendesi koha e  kaluar se sa ekzistenca e ketyre kulteve jo vetem tek iliret, por edhe tek arberit e mesjetes europiane dhe shqiptaret e koherave moderne deri ne fillimet e shekullit te XX-te. Te pakten kete te fundit e gjejme ne punimet e Franc Nopçes ku ben fjale per banoret e Dukagjinit rreth viteve 1908. Të gjitha këto janë të afta të argumentojnë për ekzistencën e një parametri suplementar në zhvillimin ekonomik të popujve të pa marrë parasysh nga shkencat sociale, që gjithsesi unë e kam konsideruar më kryesorin në shkaqet dhe pasojat e zhvillimit ekonomik të popujve të racës së bardhë.

Por ekzistenca e kulteve pagane parapoliteiste ekziston edhe tek parahelenet e koherave heroike (Lufta e Trojes) ku ishulli i Diellit eshte shprehje e kalimit përfundimtar te kulteve pagane drejt politeizmit (te pakten kete e gjej tek poema e Homerit, Odiseja). Të gjitha këto janë të mjaftueshme për të ndërtuar dinamikën hapsinore të ideve fetare në racën njerëzore dhe faktin që ato fillimisht (kultet e natyrës dhe politeizmi) nuk janë huazuar nga njeri-tjetri. Kjo ka ndodhur për faktin më të thjeshtë fare: fiset dhe komunat nuk janë relatuar për shkak të lëvizjes mekanike, siç pretendohet rëndom, por ato janë relatuar për shkak të zhvillimit të njëanshëm duke u zgjeruar. Faza e zhvillimit të të relatuarve është e aftë të na argumentojë lindjen e luftës, por jo si vazhdim i politikës me mjetet e dhunës. Kështu parahelenët janë ndeshur midis tyre në distanca mijëra kilometra, pa u ndeshur me të relatuarit disa kilometra. Përkundrazi kanë bashkëjetuar në raporte mësimdhënie duke i zhvilluar vëndasit. Lufta e Trojes është një shëmbëll tipik i këtyre panoramave zhvillimi të racës njerëzore në kontinent, tipikisht në gadishullin ilirik, ku dhe duhet të ketë filluar jeta më së pari. Lufta e Trojes është dhe akti më i parë i marrëdhënieve ndërfisnore dhe ndërracore pa u realizuar formimi i popujve. Të paktën në Europë kjo ka qënë prezente që në mijëvjeçarin e II-të Pa. Kri. duke argumentuar që kontinenti ka qënë i banuar në fazë civilizimi fillestar.

Gadishulli Ilirik nuk duhet të ketë qënë shteg kalimi për fiset dhe komunat e mëvonshme aziatike apo afrikane drejt Europës, pasi pengesa kryesore duhet të ketë qënë bota parahelene dhe helene zhvillimi i të cilave përbënte një pengesë të pakapërcyeshme. Të paktën luftrat midis botës helene dhe mbretërve persë na argumenton këtë fakt. Ngjarjet e mëvonshme të ndodhura në gadishullin Ilirik midis shekujve VIII – XVI pas Kri. tregojnë se dinamika thelbësore e zhvillimit europian nuk ka qënë bota e Mesdheut. Kjo e fundit ka qënë e aftë të ndihmojë popujt e epokave skllavopronare, por jo më tutje. E gjitha kjo nuk ka ndodhur për efekt të zhvillimit të popujve bregdetarë, siç pretendohet, por për shkak të përputhjes së shpejtësisë së zhvillimit të këtyre popujve me rendin skllavopronar ku dueti botë helene – botë latine doli triumfues mbi popujt e paformuar të Europës. Të paktën ekzistenca e shoqërisë parailire dhe ilire, krahas botës heleno-romake, tregon se faktori det ka qënë rastësor në zhvillimin paraprak të njeriut dhe aspak një domosdoshmeri jetike duke mos dhënë asnjë suport të veçantë në këtë zhvillim.

Krejt ndryshe duhet të ketë ndodhur me gadishullin Iberik, prej ku paraardhësit e krijesave të para njerëzore duhet të kenë kaluar përtej Pirenejve duke populluar Apeninet, ishujt Britanike dhe Galinë. Une pretendoj se paraardhësit e baskëve duhet të kenë qënë banorët e dytë të kontinentit për nga vjetërsia, pas paraardhësve të ilirëve. Emërtimi si pellazgë i të dy grup popujve është një spekullim që i nënshtrohet parimit monogjenetik të lindjes së njeriut në Tokë dhe vetëm për këtë arësye ai nuk vlen.

Ndërsa grupi i tretë i popujve (Qëndra, Veriu dhe Lindja e Europës) mund ta ketë prejardhjen nga Lindja tokësore, psh keltët dhe vikingët, vetëm se kjo në pozicionin parakelt dhe paraviking që në fazën antropomorfe. Ky duhet të jetë një problem i lehtë për tu argumentuar vetëm se ai nuk duhet përgjithësuar për të gjithë popujt e Europës dhe për të gjithë kohërat.

Me fjalë të tjera unë e ndaj popullsinë europiane në tre grupe popujsh me shkallë të diferencuara kohore në lindjen përkatëse, por nuk përjashtoj dhe diferencimet kohore të lindjes dhe brënda grupeve, sidomos të grupit të tretë. Baza e kësaj hipoteze është gjëndja dhe dinamika historike e popujve europiane ku pika maksimale e zhvillimit ka lëvizur sa nga njëri pol i horizontit në tjetrin pa u fiksuar asnjëherë në një pikë për më tepër se njëmijë vjet (ose e thënë me terma filozofikë më tepër se një rend shoqëror).

 

3-Si ka lindur pabarazia sociale midis popujve të Europës?

 

Kur flas për pabarazi sociale nuk kam parasysh pabarazinë në brëndësi të një shoqërie me zhvillim shtetëror, pra i kemi pranuar klasat shoqërore, por fjalën e kam për pabarazi zhvillimi midis dhe vetë shteteve ku roli i klasave në këtë proçes është i papërfillshëm. Çfarë i ka detyruar këto shtete të ecin në të njëjtën rrugë, por zhvillimi i gjithseicilit ndryshon nga tjetri edhe në qoftë se ky zhvillim është aplikuar në të njëjtin territor gjeografik; gjë që duket e pamundur, por që realisht ka ndodhur të paktën në territorin e banuar nga shqiptarët e sotëm. Në këto troje kanë aplikuar politikat e tyre pothuajse të gjithë shtetet me të lavdishëm të globit (qytet-shtetet helene, Roma Perandorake, Kostandinopoja Bizantina, Stambolli Otoman, nuk po shtyhem më tutje pasi koha e aplikimit politik ka qënë e shkurtër në raport me të sipërmit; dmth kemi të bëjmë me katër shtetet me të fuqishme të racës njerëzore në Tokë), por asnjëri nuk ka realizuar atë që ndërtuan në vëndin e gjenezës përkatëse, kur pranohet që Roma Perandorake ka civilizuar, të paktën, Keltët, Galët, Britant, Iberikët, etj. Përse ka ekzistuar ky diferencim? Une pretendoj se faji i kësaj është pikërisht pabarazia sociale e formuar për shkaqe natyrore dhe aspak pabarazia e krijuar nga prona private, siç pretendonte Zhan Zhak Rusoi. Problemi është i paraparë me tendencë për të fshehur një shkak themelor dhe një krim racor. Ai nuk mund të jetë kaq i thjeshtë sa është paraqitur për afro tre shekuj duke ja ngjeshur fajin një qelize shoqërore, siç është prona private. Problemi është shumë – shumë më i koklavitur sa është paraqitur dhe fsheh një defekt në mendimin shkencor dhe filozofik botëror, të paktën në mendimin specifik të racës së bardhë. I gjithë sekreti qëndron në zbulimin e pabarazisë në zhvillimin e popujve të Europës përmasa e së cilës i kalon mijëvjeçarët fare lehtë.

Unë konstatoj se pabarazia sociale, në thelbin e vet natyror, qëndron mbi tre grupe popujsh europianë, të cilët përbëjnë dhe kohët e çfaqjes së tyre në histori. Analiza e këtyre grupeve tregon se ata kanë një diferencë tepër të madhe shoqërore ku përmblidhet, sidomos, koha e çfaqjes së gjithseicilit grup pikësht në atë që njeriu e ka cilësuar si shkencë të historisë. Në të vërtetë ajo nuk ka qënë kurrë e tillë, por është spekulluar me statistikën historike sipas kuptimit të Tuqididit duke e lënë shkencën e historisë në heshtje të plotë përsa i përket zhvillimit specifik. As Hegeli, as Marksi dhe as shumë e shumë të tjerë që kanë pretenduar se janë historianë nuk e kanë kapërcyer sipërfaqen e statistikës historike në nxjerrjen e konkluzioneve fitimprurëse për njeriun. Asnjëherë nuk është bërë pyetje se çfarë ka fituar njeriu prej historisë dhe unë këtë e kuptoj si pafuqi intelektuale për të realizuar atë që ka filluar 2500 më përpara nga mendimi filozofik helen. Atë që kam shprehur në “Triumfi arbëror i Kastriotit” mbi dy gabimet e mendimit filozofik helen (shih albanovaonline.com, hotig.info) e shoh të arësyeshme ta rivë përsëri në dukje pasi në atë pikë të mendimit filozofik helen qëndron defekti edhe i temës sonë.

Duke i analizuar grup-popujt europianë sipas kohës së çfaqjes së tyre në histori, që nënkupton dhe kohën e lindjes së paraardhësve të tyre më të parë, konstatoj se panorama e përmbajtjes së tyre është me të vërtetë diskretituese për politikën e sotme duke argumentuar paaftësinë e politikanëve për të drejtuar popujt përkatës brënda kuadrit shkencor të zhvillimit shoqëror dhe kufizimin e proçesit të zhvillimit vetëm brënda instinktit njerëzor (do të ishte me interes të zbulohej raporti midis instinktit shtazor dhe atij njerëzor për të parë distancën reale të njeriut nga kafsha).

Problemi i pabarazisë sociale të zhvillimit nuk është e nevojshme të shihet vetëm brënda kuadrit ekonomik jo vetëm pse kjo e fundit është pasoja fundore e këtij zhvillimi, por sepse, kryesisht, ajo fsheh shkaqet natyrore të kësaj pabarazie dhe me këtë përmbys të gjithë materializmin filozofik të zhvilluar prej 2500 vjetësh. Në këtë pikë qëndron i gjithë defekti i teorisë marksiste nga ku përfituan bolshevikët për ta përmbysur duke e keq interpretuar.

Kryesorja  në zbërthimin e kësaj pabarazie qëndron në zbulimin e qelizave materiale të shoqërisë për të parë përmasat e mospërputhjes së tyre nëpër popuj të ndryshëm dhe është kjo metodike që çon në zbulimin e shkaqeve të pabarazisë sociale midis popujve. Po të zbatojmë këtë metodike analitike do të kostatojmë se qelizat pjesmarrëse të shoqërisë parailire dhe parabaske janë të njëllojta me qelizat e popullatave përkatesë të mëvonshem anë e kënd botës dhe ato shoqërojnë edhe popujt e tjerë europianë, vetëm se këtë për një kohë shumë më të shkurtër dhe me shumë më pak llojshmëri. Në këtë pikë qëndron ligji themelor i zhvillimit të racës njerëzore në Tokë që mbështetet në katër kollonat kryesore të zhvillimit të materies dhe që përbëjnë thelbin e materializmit filozofik mbi të cilin nuk është bërë asnjë progres konkret edhe pse është pranuar ekzistenca e saj. Konkretisht baza e pabarazisë sociale, çka tregon dhe rrugë formimin e saj, konstatohet nga:

1-Koha e lindjes së grup njerëzve që i paraprinë formimit të fiseve, komunave, popujve dhe kombeve.

2-Shpejtësia e zhvillimit social, që përcaktohet rigorozisht nga koha e lindjes.

3-Hapësira e domosdoshme që përputh shpejtësinë e zhvillimit me kohën shoqërisht të domosdoshme të zhvillimit, gjë që përcaktohet rigorozisht nga shpejtësia e zhvillimit shoqëror.

4-Koha e domosdoshme që përputh shpejtësinë e zhvillimit me hapësirën shoqërisht të domosdoshme të zhvillimit, gjë që përcaktohet rigorozisht nga shpejtësia e zhvillimit shoqëror.

Kjo do të thotë se një shpejtësie të caktuar zhvillimi i përket një hapësirë rigorozisht e caktuar dhe një kohë po e tillë. Është e pamundur që në popujt me shpejtësi të vogël zhvillimi të kemi luftë klasash për efekt të ekzistencës së tyre. Prania e luftës së këta popuj është një imponim politik krejt i rastësishëm për ta dhe problemet shoqërore kanë tjetër suport analitik nga ai që kemi paraparë deri më tani në historinë e njerëzimit. Kjo do të thotë se ngjarjet e analizuara nga statistike historike janë të parapara me gjyslykë me numër tepër të madh.

Është kjo arësyeja përse raporti kohor – hapsinor është gjithmonë një madhësi konstante, pjesërisht të barabartë me një, qoftë në botën njerëzore, qoftë në botën biologjike, qoftë në botën komike, qoftë në botën fizike dhe qoftë në botën mekanike të ekzistencës së materies së pafundme. Është pikërisht kjo pjesërisht që vërteton mungesën e ZOTIT sipas kuptimit që i është dhënë prej 3000 vjetësh: NJË DHE I VETËM. Jo! Një dhe i vetëm është vetëm raporti kohor-hapsinor. Është ky raport që vërteton se ZOTI  ekziston në përjetshmërinë e materies dhe këtë përjetshmëri njeriu nuk mund ta zbulojë dot KURRË. Pikërisht në këtë PJESËRISHT , në këtë PËRJETSHMËRI  dhe në këtë KURRË  ekziston ajo që imagjinon njeriu prej miliona vjetësh edhe pse PERËNDIA është një realitet filozofik i pakundërshtueshëm. Është pika që argumenton se asnjeri nuk është dhe nuk do të jetë kurrë i aftë në historinë e njerëzimit të vërtetojë ekzistencën dhe mosekzistencën e ZOTIT. Është kjo arësyeja përse paraardhësit e largët të ilirëve janë krijuesit e Perëndisë dhe pastaj Perëndia krijoi njeriun. Është pika ku fillon dhe mbaron pabarazia sociale e popujve të Europës dhe e të gjithë racave njerëzore në Tokë jashtë konceptit të pronës private për faktin më të thjeshtë fare: ka lindur përpara se të lindë prona private në elementin më të parë të saj.

Mbi këtë bazë filozofike mund të përcaktojmë panoramën e pabarazisë sociale të popujve të Europës dhe atë që nuk kuptoi dot kurrë Zhan Zhak Rusoi (për këtë shih hotig.info dhe albanovaonline.com).

Kur Europa filloi të popullohej me njerëz, të themi para 10 milion vjetësh në qoftë se zbulimi i Prof. Aris Pulianos dhe deklarimi në Kuvendin e Parë të Studimeve Ilire nuk është një spekullim, filloi dhe dukja e pabarazisë sociale në kontinent pasi paraardhësit më të parë të ilirëve u diferencuan për shkaqe të panjohura nga shkenca e sotme nga pjesa tjetër antropomorfe me të cilën nuk kishte asnjë lidhje jo vetëm birërie, por as relacionesh biologjike të rastësishme, të cilat ndofta nuk ekzistonin akoma. Paraardhësit më të parë të ilirëve mund të kenë qënë krijesat e vetme të kontinentit për shkaqe krejt rastësore për një kohë shumë-shumë të gjatë dhe të lidhura me kushtet e favorshme në gadishullin Ilirik. Edhe kur janë shfaqur baskët në gadishullin Iberik, paraardhësit më të parë të ilirëve duhet të kenë vazhduar të vetëm jetën e tyre. Nuk përjashtohet mundësia që nëpërmjet ngushticave të Marmarasë, në shpinë të parailirëve, të kenë depërtuar tufa antropomorfe në kërkim të ushqimit të cilat janë shtyrë nga njerëzit e parë të gadishullit Ilirik përtej veriut të Danubit.

Ky proçes duhet të ketë ndodhur shumë-shumë më vonë se koha e çfaqjes së njeriut në Europë dhe duhet të përbëjë grup popujt e dytë të racës së bardhë, të cilët janë shfaqur në histori, të themi, para rreth një milion vjetësh. Në këtë grup popujsh unë fus grup-fiset mesape, japige, kalabrët dhe etruskët. Ndërsa fiset latine duhet ta kenë prejardhjen e largët nga rruga iberike. Rruga e fundit duhet të ketë qënë e vlefshme për paragalët dhe parabritanët që populluan përkatësisht Perëndimin ekstrem të Europës dhe ishujt Britanike.

Krahasimi i këtyre dy grup popujsh të mëvonshëm jo vetëm midis tyre, por edhe me grup popujt e parë, tregon se pabarazia e zhvillimit social ka qënë prezent që në lindjen e njeriut më të parë në Europë dhe kërkon zbulimin e shkakut natyror të lidhur me arësyet përse e ka krijuar natyra këtë proçes. Analiza e grup popujve të dytë në historinë e Europës tregon se edhe vetë ata janë të diferencuar midis tyre dhe rastësia ka përshpejtuar një pakicë në zhvillimin përkatës, kur në një shumicë kjo rastësi ka qënë ngadalësuese. Kjo do të thotë se në proçesin e paradoksit të kohës dikush fiton në kohë, por dikush humbet dhe kjo përbën esencën shkencore të proçesit në fjalë të cilën A.Ajnshtajni e parakaloi, ndoshta pa dashje.

Koha e çfaqjes së paraardhësve të grup popujve të tretë në historinë e Europës duhet të ketë ndodhur ngjitur me paraardhësit e grup popujve të dytë me një diferencë të vogël, të rendit rreth 2000 – 5000 vjetësh, të themi. Por në këtë grup popujsh të ardhëshëm bie në sy diferenca e zhvillimit për efekt të botës së relacioneve ku do të veçoja gjermanët dhe nordikët. Unë pretendoj se ata popuj duhet të kenë një bosht të përbashkët biologjik, por në sajë të përmasave të relacioneve me romakët ato u diferencuan midis tyre. Proçesi në fjalë nuk duhet të ketë shtrirje të madhe kohore, por ai ka qënë i mjaftueshëm për të realizuar ndryshimin real duke me çuar në përfundimin që popujt me shpejtësi zhvillimi të madh e ndryshojnë strukturëzimin social dukshëm në sajë të botës së relacioneve universale; proçes i cili tek popujt me shpejtësi të vogël zhvillimi është krejt i papërfillshëm. Këtë fakt kam rast ta evidentoj tek populli i sotëm shqiptar relacionet e të cilit me popujt me të zhvilluar të njerëzimit e kanë devijuar tepër pak nga rruga e vet autoktone duke na argumentuar se është fillesa më e parë e racës së bardhë në Europë.

Nuk përjashtohet mundësia e depërtimit në brëndësi të këtyre  parapopujve dhe elementë të tjerë njerëzorë të organizuar në grup fise të mëdhe që formuan popuj të tjerë dhe të ndryshëm nga tre grup popujt themelor të racës së bardhë, siç qenë hungarezët. Gjithsesi krahasimi i dinamikës së këtij populli me komshinjtë e vet tregon se koha e ardhjes së tyre nuk duhet të ketë ndonjë ndryshim të madh me popujt e tjerë të afërt.

Edhe pse ndodhemi ne mijevjecarin e katert, te pakten, te bashkejeteses prane e prane te popujve te races se bardhe ndjehet akoma edhe sot pabarazia sociale e zhvillimit te tyre rezultat ky i dy vektoreve veprues mbi ta:

1-I pabarazise kohore te lindjes se tyre

2-I pabarazise hapsinore te relacioneve universale, sidomos me boten greko-romake.

Pabarazia e zhvillimit per efekt te pabarazise kohore te lindjes eshte nje ligj natyror mbi te cilin veprimi eshte shume i avashte dhe gjurmelenes. Vetem ne saje te relacioneve me sasioret qe disponojne shpejtesi me te madhe zhvillimi mund te realizohet ndryshimi i kesaj shpejtesie, ne te kunderten raca njerezore do te ishte, per sa kohe qe ekziston, heterogjene ne bashkeekzistencen e vet. Pikerisht eshte paradoksi i kohes (për këtë shih hotig.info) ai qe rregullon shpejtesite e zhvillimit midis popujve te botes dhe realizon perbashkimin e tyre shoqeror duke qene nje ligj po aq objektiv dhe realist sa levizja, koha, hapesira dhe kontinumi kohor-hapsinor i zhvillimit.

Ndersa pabarazia hapsinore e relacioneve universale con ne nje nder problemet me kryesore te zhvillimit te races njerezore ne Toke: në kapërcimin e rendeve shoqërore, pikërisht ne ate qe teoria marksiste (K. Marks, Kapitali, parathënia për botimin e parë, f. 20) nuk e pranonte në esencë të zhvillimit te races njerezore, dhe në ndërtimin e një rendi të përbotshëm me një arenë të përbotëshme, por me pasoja për bashkësite njerezore gje e cila sot duket e papranueshme. Me kete kemi kaluar ne pergjigjen e pyetjes se meposhtme:

 

4-Si dhe pse janë kapërcyer rendet shoqërore nga popujt europianë?

 

Une pretendoj qe problemi nuk eshte kaq i thjeshte per sa shkruhet mbi ndikimin e kulturave dhe politikave nga popujt e zhvilluar mbi popujt e prapambetur apo shtetet e zhvilluara mbi shtetet e prapambetura. Ai me teper eshte banalizuar se sa eshte zberthyer brenda nje kuadri shkencor me perfitim konkret. Asnjeri nuk mund te thote se cila eshte permasa e ndikimit te popujve mbi njeri-tjetrin pasi fenomeni ne fjale me teper eshte nje hamendesi justifikuese se sa  nje realitet historik edhe pse e gjithe veprimtaria e shoqerise njerezore ne keto 3000 vjetet e fundit eshte mbeshtetur vetem ne relacionet universale te brendeshme dhe te jashtme. Keto te fundit kane zene vendin kryesor ne ndryshimin e popujve ne vazhdimesini e jetes se tyre historike, por realisht nuk eshte marre persiper nga mendimi filozofik helen per aresyet e tij, per faktin me elemetar: Aristoteli nuk  pranonte boten e jashtme si shkaktaren e levizjes. Ne në këtë nënkapitull do te merremi pikërisht me relacionet e jashtme te popujve si shkaktarin e vetëm të kapërcimit te rendeve shoqerore nga shumica e popujve te Europes, gjë të cilën marksizmi e ka anashkaluar duke realizuar një spekullim historik me shumë pasoja në fushën e teorisë.

Ne qofte se do te flasim per lidhjen e popujve te races se bardhe me rendet shoqerore do te hasim ne nje thjeshtezim te problemit pasi seicili grup popujsh ka karakteristikat e veta te lidhura me rendet shoqerore  dhe kjo eshte tipike ne popujt europiane. Çudia eshte se seicili grup popujsh eshte i lidhur rigorozisht me nje rend te caktuar shoqeror edhe pse ky i fundit eshte ne progres, çka do te thote se parakalimi i rendeve shoqerore nga keto grupe popujsh eshte real.

Proçesi vihet në pah kur analizohet bota e relacioneve universale e popullatës parahelene me atë parailire. Ishin këto relacione, të parat në sferën racore në kontinent, që aplikuan të parat kapërcimin e rendeve shoqërore në kontinentin europian. Vjetërsia e parailirëve është e tillë sa kur ata ranë në kontakt me parahelenët ju larguan atyre duke u spostuar në Veri deri në brigjet e Danubit të sotëm. Por kjo nuk vazhdoi gjatë pasi spostimi i fiseve parahelene nga Azia e Vogël drejt kontinentit europian ishte e detyruar nga agresiviteti i fiseve parapersiane proçes i cili ka vazhduar tepër gjatë. Kjo gjë bëri të nevojshme bashkëjetesën e fiseve parailire me ato parahelene, në territorin e banuar sot nga shqiptarët, mbi çbazë u formuan epirotët. Unë nuk përjashton mundësinë e depërtimit të fiseve mesape dhe japige në territorin e banuar nga fiset parailire dhe parahelene, por ndikimi i tyre duhet të ketë qënë thjeshtë vetëm informativ. Gjëndja shoqërore dhe shkalla e zhvillimit të fiseve apenine nuk duhet ta ketë lejuar botën e relacioneve jashtëfisnore të zhvillohet më tutje. E nxjerr këtë përfundim nga lufta që zhvilloi në atë kontinent udhëheqësi më i lavdishëm i Epirotëve prej të cilit akt unë arrij në përfundimin që në sajë të relacioneve të parailirëve me parahelenët ka ndodhur ndryshimi i shpejtësive përkatëse dhe bota e brëndëshme e seicilit grup fis ku helenët nuk shkuan më larg qe qytet – shteti ndërsa epirotët kopjuan përshpejtuesit e tyre deri sa u shkëputën përfundimisht prej tyre duke realizuar një kapërcim të rendit të tyre primitiv nga komuna shtazore në atë fisnore, mbi çbazë i njohin helenët duke na i trasmetuar ne si barbarë. Rëndësi ka të vihet në dukje që ndryshimi i ilirëve të pastër me epirotët e ndotur nga marrëdhëniet me helenët qëndron pikërisht në marrëdhëniet e shumëanshme krejt rastësore për ilirët, të realizuara nga domosdoshmëria e zhvillimit të botës helene. Në sajë të atyre marrëdhënieve bota ilire u përshpejtua deri në atë masë sa realizoi ndarjen e punës dhe futjen e shoqërisë së tyre në fazën më të parë të rendit fisnor, proçes i cili ka vazhduar deri në fillimet e shekullit të XX-të ku dhe i mbylli përfundimisht dyert. Ekzistenca e qelizave shoqërore të rendit fisnor në disa mikrorajone ( e pranoj këtë term në respekt të zbuluesit të tyre, Profesor Rrok Zojzit, pasi në realitet ky rend ka qënë gjithpërfshirës) të vëndit tonë më ka çuar në përfundimin se thelbi i zhvillimit të shoqërisë ilire, arbërore dhe, më vonë, shqiptare ka qënë bota fisnore e rendit komunar primitiv. Shoqëria shqiptare në fund të shekullit të XIX-të nuk kishte asnjë qelizë shtetërore autoktone, gjë e reflektuar në shoqërinë shqiptare të shekullit të XX-të ku shqiptarët u përballën me historinë të vetëm duke mbartur qelizat primitive të rendit të tyre autokton: idetë fetare të kultit të natyrës, pronën fisnore, familjen patriarkale, të drejtën zakonore të pashkruar të përmbledhura në organizimin fisnor të mirëfilltë (këtë përfundim e kam arritur në sajë të studimit universal të shoqërisë shqiptare deri tek shoqëria ilire, dhe anasjelltas, mbi çbazë u shkrua vëllimi i katërt i “Tjetërsimi i historisë, ose ndërgjegjja e ngjarjes” me titull: “Poligjenezë apo monogjenezë dhe mbi këtë parim natyror gjeneza dhe etnogjeneza e popullit më të vjetër të racës së bardhë”, midisthënie lidhëse universale për të gjithë specifikat e zhvillimit shoqëror me revolucionin social).

Kur flasim për civilizim të Europës gjithmonë kihet parasysh bota helene, por nuk thuhet që helenët nuk ishin përfaqësuesit e racës së bardhë dhe nuk bënin pjesë në të. Kjo mund të duket e çuditshme, por është pikërisht kështu dhe spekullimi ka filluar pasi bota helene është lidhur me borën romake duke formuar një unitet historik nën siglën epoka greko-romake (në të vërtetë duhesh thënë epoka heleno-romake). Nga pikëpamja e civilizimit këtë nuk e luan as topi, por nga pikëpamja racore kjo lidhje nuk ka vlera. Nëqoftë se do të krahasonim nivelin produktiv intelektual kulturor të botës helene me atë romake (fig.1) do të shihnim se bota helene qëndron më lart se bota romake, por ndikim të ndërsjelltë ato nuk kanë, pasi një shumatore e ideve politike, që nuk paraqiten në grafik, me idetë produktive intelektuale do ta nxirrnin shoqërisë romake në një nivel shumë më të lartë pasi populli romak konsiderohet si populli më luftarak në historinë e njerëzimit. Në kuadrin e analizës së formave të luftës rezulton se këto forma në botën romake janë shumë më gjurmëlënëse ne histori se format e luftës në shoqërinë helene, gjë e cila nuk është pa domethënie. Krahasimi i tyre tregon se rrugëzhvillimi i shoqërisë romake është bërë me tjetër tendencë dhe me tjetër hapësirë (fig. 2) duke treguar se në thelbin e problemit ndikimi i popujve mbi njërin-tjetrin nuk është thjeshtë e karakterit  hapsinor, por mbi të gjitha ajo është e karakterit të tjetërsimit të kontinumit kohor-hapsinor në zhvillimin e popujve duke sjellë në skenën e historisë paradoksin e kohës. Në realitet ai nuk është thjeshtë i tillë, pasi nuk ndikon thjeshtë vetëm mbi kohën; bota e relacioneve të jashtme ndikon mbi kontinumin kohor-hapsinor, pra ndikimi është dualist duke u diferencuar nga idetë e fizikantit, i cili i parashikoi në fushën e fizikës pa i vërtetuar dot.

Analiza e jetës së popujve përkatës tregon se ndikimi i botës helene mbi botën romake në fillimet e kësaj të fundit është zero dhe vetëm pasi realizohet pushtimi i qytet-shteteve helene nga ana e legjionarëve romake fillon dhe ndikimi i ndërsjelltë ku dallohet afrimi i vijës fundore të të dy popujve në një shekull edhe pse vijat e lindjes kanë një diferencë kohore prej 5 shekujsh. Veprimtaritë politike në këtë rast tregojnë se popullata helene është përshpejtuar në zhvillimin specifik shoqëror, kur ajo romake  është  ngadalësuar. Kjo do te thote se ne saje  te  atij  procesi jeta shoqerore e popullates romake eshte sterzgjatur pertej parametrave autoktone te zhvillimit kohor-hapsinor. Pikerisht kjo eshte pasoja e paradoksit te kohe mbi shoqerine njerezore në këtë rast. Analiza e kulturave helene dhe romake mbi këtë bazë metodike është bërë në kuadrin e vëllimit  të tretë të “Tjetërsimi i historisë, ose “ndërgjegjja” e ngjarjes” me titull: “Lufta dhe Njerëzimi” me qëllim për të zbuluar ligjësitë e formave të luftës, si vazhdimësi e politikës me mjetet e dhunës, në kuadrin e historisë së njerëzimit.

 

 

 

 

431

fig. 1

 

 

432

fig. 2

 

Interesant është fakti që vetëm këto dy popuj, sot europianë, e kanë kaluar fazën skllavopronare të zhvillimit të shtetit përkatës duke na argumentuar se rendet shoqërore nuk janë domosdoshmërisht të nevojshëm në histori, të paktën rendi skllavopronar deri tani. Arësyet, për mua  janë të thjeshta, pasi përputhet shpejtësia e zhvillimit shoqëror të romakëve me atë të barbarëve në sajë të ndryshimit të saj për të dy rastet: për rastin romak në zgjatjen e kohëekzistencës se rendit skllavopronar romak; dhe, për rastin e barbarëve, në kapërcimin e rendit shoqëror skllavopronar. Në këtë rast shpejtësitë e zhvillimi janë të sfumuara nga ndikimi i rendit shoqëror romak tek popujt barbarë të Europës. Problemi i ndikimit romak mbi popujt barbarë të Europës duhet të ketë qënë tepër i gjatë dhe bashkëshoqërues i rendit feudal. Vetëm kur popujt e Europës e braktisën trashëgiminë romake, dmth kur e kthyen shpejtësinë e zhvillimit të tyre shoqëror në pozitat autoktone ndodhi mrekullia e lindjes së kapitalizmit (proçes i cili duhet të ketë manifestimin e vet edhe në vazhdimin e sotëm të historisë së njerëzimit). Vetëm në këtë rend shoqëror dalin në pah shpejtësitë përkatëse të zhvillimit të popujve europianë jo se kjo është karakteristikë e rendit në fjalë, por me lindjen e marrëdhënieve kapitaliste të prodhim-shkëmbimit këta popuj u shkëputën përfundimisht nga ndikimi i produktit intelektual të botës heleno-romake. Është kjo arësyeja përse rendi feudal europian është kaq i ndryshëm nga rendet feudale në vëndet e racave të tjera.

Tipikisht ndikimi i shpejtësive të zhvillimit të popujve mbi sasiorët e vet bie në sy kur ato janë të përafërta, ndërsa për rastin shqiptar ato janë të dyshimta dhe tepër gjurmëlënëse. Ato, në këtë rast, janë dhe të pakuptueshme. Vetëm në qoftë se metodika analitike i nënshtrohet analizës së gjëndjes shoqërore mbi bazën e zbulimit të elementëve qelizorë që ndërtojnë shoqërinë mund të zbulohet përshpejtimi i realizuar. Tjetërsimi i shoqërisë epirote nga ai i komunës primitive të mirëfilltë në rendin fisnor është bërë në sajë të relacioneve të tyre me botën heleno-romake prej të cilëvë ata muarën vetëm ndarjen e punës, pasi qeliza paraardhëse e këtij proçesi ka qënë autoktone dhe e papërsëritëshme në historinë e njerëzimit: kulti i gjarpërit. Kjo do të thotë se dinamika e lindjes së ideve fetare është më e hershme se akti i ndarjes së punës. Ndikimi i botës heleno-romake mbi popullatën epirote vihet re dhe ne lindjen e krishterimit të hershëm dhe në ndërfutjen e tij në dinamikën e popullatës epirote, por që bashkëjetoi në harmoni me kultet pagane pa e zhdukur atë. A nuk është një tregues i saktë i mos ndryshimit të karakterit të popullatës vëndase nga ndikimi i popujve me shpejtësi të madhe, pasi ata mbartin nje shpejtësi shumë më të vogël zhvillimi?

Procesi i ndikimit të politikave përshpejtuese mbi popullatën parashqiptare dhe shqiptare zgjati plotë 2500 vjet duke imprenjuar në dinamikën e zhvillimit specifik shumë qeliza të reja shoqërore, por thelbi i tyre asnjëhere nuk e ka suprimuar shoqërinë vëndase mbi çbazë ato mbetën një popull primitiv i civilizuar në sajë të botës së relacioneve me komshinjtë. Në qoftë se bota heleno-romake përbën fillimin e ndryshimit tjetërsues të popullatës vëndase, bota otomane, së bashku me botën austro-hungareze, përbëjnë fundin e ndikimit tjetërsues të popujve me shpejtësi të madhe zhvillimi mbi popullin shqiptar. E tërë kjo dinamikë 2500 vjeçare përbën esencën shoqërore të transformimit të shoqërisë sonë nga lashtësia deri në kohët moderne me përmasa biblike, pasi në të kundërtën shqiptarët edhe sot do të ishin në rendin fisnor të prodhim-shkëmbimit. Kjo duhet të merret parasysh kur flasim për pavarësi kombëtare dhe si u realizua ajo në praktikë, por pikërisht kjo nuk merret parasysh dhe tirret një panoramë hapsinore mbi veprimtaritë e shoqërisë shqiptare në favor të pavarësisë, gjë që përbën një përrallë që nuk mund të besohet më.

E thënë me fjalë të tjera, në sajë të ndikimit shumëpërmasor 2500 vjeçar të popujve të civilizuar mbi popullatën parashqiptare dhe shqiptare është realizuar tjetërsimi i popullit tonë nga një popull europian primitiv në një popull europian modern me kusht që të bashkëjetojmë me popujt e tjerë europianë në një rend të vetëm shoqëror. Është kjo arësyeja përse rendi i kapitalit nuk mund të parakalohet dot, pasi është i pari rend i përbotshëm me një arenë të përbotëshme dhe detyrë të përbotshme. Këtë gjë shqiptarët e ndjejnë instiktivisht pa marrë parasysh pasojën. Kjo gjë sjell të nevojshme zbërthimin e pikëpyetjes tjetër:

 

5-Çfarë vëndi zëmë ne shqiptarët  dhe paraardhësit tanë, në zbërthimin e këtyre problemeve?

 

Kjo pikëpyetje merr në analizë ngjarjet duke i konsideruar ato gjithmonë fatale dhe duke ngritur hipotezën se ekzistenca e shqiptarëve dhe parashqiptarëve në historinë europiane ka përcaktuar të sotmen, na pëlqen apo jo kjo gjë (fjalën e kam për racistët europianë).

Kohët e fundit, në Shqipëri, ka filluar një luftë kundra teorisë darviniste me idenë se si e ndjejnë njerëzit shqiptarë prejardhjen nga majmuni (gjë që nuk është e saktë pasi Darvini nuk e ka thënë këtë gjë në këtë mënyrë). Por teoricienëve shqiptarë nuk u ka shkuar mëndja qe kjo pyetje është krejt e barabartë me pyetjen e drejtuar europianëve: si do ta ndjenin ata veten nëqoftë se shkaktarët e ekzistencës së tyre në këtë formë janë paraardhësit e largët të shqiptarëve. Studiuesit shqiptarë të djeshëm, por dhe të sotmit nuk bëjnë përjashtim, kanë një të keqe të madhe: marrin në konsideratë atë që u pëlqen dhe anashkalojnë shkaktarin thelbësor të proçesit pasi ai nuk është në guston e tyre. Ata harrojnë që gjërat duhen thënë si kanë ndodhur dhe jo si na pëlqen ne të ndodhë. Në këtë drejtim historiografia shqiptare ka mëkate të mëdhe dhe unë nuk e di se kur do të shpëtojmë prej saj.

Problemi i veprimit të parashqiptarëve në favor të popullatave europiane është okupimi i gadishullit Ilirik, krejt rastësor për këta të fundit, dhe mos lejimin e fiseve aziatike dhe afrikane drejt shtrirjes së tyre në gadishullin Ilirik e më tutje. Me sa kam kuptuar kjo duhet të ketë qënë dhe rruga më e shkurtër dhe më e sigurtë e grup fiseve paranjerëzore drejt sigurimit të ushqimit të përditshëm. Ata që u kontaktuan të parët me parailirët kanë qenë parahelenët, por proçesi në fjalë ka qënë shumë-shumë i sfazuar në kohë me kohën e lindjes së vëndasve çka të çon në përfundimin se parahelenët  i  janë imponuar vëndasve në mënyrë absolute duke u mësuar atyre aktin më të parë të veprimit të njeriut mbi natyrën: ndarjen e punës. Më këtë akt parailirët fillojnë jetën e tyre njerëzore duke qënë në prapavijën e botës së civilizuar parahelene dhe helene. Flitet qe fiset parailire kanë shkuar në ndihmë të trojanëve të rrethuar nga akejtë (thonë dardanët), por unë nuk e besoj këtë pasi këto fise kanë qënë kaq të prapambetura sa nuk mund të luanin ndonjë rol në përdorimin e armëve. Është krejt ndryshe me fiset epirote (kaonët) kur shkuan në ndihmë të athinasve në luftën 30 vjeçare kundra Spartës. Ato fise kishin vite që bashkëjetonin me parahelenët dhe helenët mbi çbazë dhe ishin tjetërsuar në epirotë duke pasur një zhvillim shumë më të dukshëm se paraardhësit e tyre gjenetikë. I them të gjitha këto për të treguar se deri në ato vite (shekulli IV Para Krish.) parailiret dhe ilirët nuk kishin treguar ndonjë rol të ndërgjegjshëm në favor të popullatave barbare të Europës. I vetmi ndikim i popullatës epirote mbi popullatën e Apenineve është inkursioni i Pirros së Epirit në shekullin e III-të Para Krish. kur ndihmoi tarentasit kundra romakëve. Pa dyshim që ka qënë një kometë e papërsëritëshme për afro 1750 vjet në trojet e banuara nga ilirët e tjetërsuar. Koha e gjatë e përsëritjes së një forme ngjarjeje tregon jo vetëm rastësinë ekstreme, por kryesisht shpejtësinë tepër të vogël të zhvillimit dhe inluencën rastësore mbi të.  Fjalën e kemi për epokën e Gjergj Kastriotit kur ai shkoi në ndihmë të Mbretërisë së Napolit duke përsëritur paraardhësin e tij të së njëjtës racë.

Ilirët e tjetërsuar edhe pse nga një popullatë me shpejtësi shumë më të madhe zhvillimi e kanë të pamundur të ndikojnë mbi popujt Europianë duke qënë jo vetëm periferia e tyre, por dhe pjesa më indiferente e proçesit të zhvillimit në popujt e racës së bardhë. Në mënyrë absolute popullata autoktone e gadishullit Ilirik nuk mund të ketë dhënë përqasje zhvillimi në këta popuj. E vetmja lëvizje që ata kanë realizuar mbi një pjesë të popujve të racës së bardhë është fenomeni i zhvillimit të këtyre të fundit në mënyrë të frenuar e realizuar për shkak të relacioneve që kanë pasur me vëndasit. Karakteri pushtues i të ardhurve në gadishullin Ilirik është shpërblyer me uljen e ritmeve të zhvillimit dhe ky ka qënë një “kurth” që vëndasit i kanë imponuar të ardhurve. Është treguesi i vetëm i autoktonisë absolute të shqiptarëve të sotëm dhe i ardhjes së popujve të tjerë në këtë gadishull. Proçeset e zhvillimit të popujve të Gadishullit Ilirik kanë kaluar nëpër këtë rrugë dhe faji i prapambetjes së tyre, në raport me popujt e të njëjtës gjenezë, duhet t’i dedikohet grykësisë së tyre historike dhe gabimit që ato kanë bërë para 1500-2500 vjetësh duke u relatuar me parailiret dhe iliret. Proçeset shoqërore gjithmonë zhvillohen jashtë ndërgjegjes së individit dhe ndikimi që ato kanë nga bota e relacioneve universale është e pakuptueshme nga këta individë, pasi pasoja duket pas shumë-shumë vitesh.

Rëndësi ka të vihet në dukje veprimi që populli i sotëm shqiptar mund të realizojë mbi popujt e tjerë europianë i cili kosiston në frenimin e zhvillimit shoqëror të politikave kur ato relatohen me politikat shqiptare. U ngelet europianëve të bëjnë llogaritë përpara se të fusin popullin shqiptar në vathën e tyre. Pasojë do të jetë e pakuptueshme për ta dhe do të duket vetëm në mundësinë e përplasjes me racat e tjera. Konfrontimi me mjete e dhunës në disfavor të racës së bardhë do të tregojë që raca e bardhë nuk e ka marrë parasysh botën e relacioneve me popullin shqiptar dhe, e kundërta, do të tregojë frenimin e zhvillimit social të europianëve dhe pamundësinë e racave të tjera për t’ju imponuar racës së bardhë me mjetet e dhunës. E thënë më ndryshe popujt e Europës nuk duhet të ecin shumë përpara dhe të shkëputen nga racat e tjera në zhvillimin e tyre social dhe për të realizuar këtë shërben bota e relacioneve me popullin shqiptar si popull dhe jo si individ; kjo ka rëndësi të kuptohet.

E gjitha kjo do të kuptohet po të mësohet roli historik i rendit të kapitalit, dmth cila është detyra historike e tij.

 

6-Çfarë detyre historike ka rendi i kapitalit dhe a mund të anashkalohet, apo kapërcehet, ky rend nga popujt e prapambetur?

 

Kur kemi folur për marksizmin e proletarëve kemi vënë në dukje faktin e mungesës së metodikes në zbërthimin e pikëpamjeve filozofike të interpretuesve të tij. E gjithë kjo rezultonte të ishte thelbi i një boshllëku serioz në filozofinë marksiste të lidhur me pamundësinë e zbërthimit të dinamikës së qelizave shoqërore që përbëjnë anën materiale të ndërtimit të shtetit dhe të shoqërisë. Për të qënë realistë duhet të pranojmë se në filozofinë marksiste ekzistojnë pasazhe të detyrës që kanë qelizat pjesmarrëse në jetën e përditëshme të njeriut, por e gjithë dinamika e tyre i nënshtrohet përfundimeve arbitrare dhe unë nuk jam i sigurtë në autorësinë e tyre. E keqja e madhe e kësaj pune është se ne e njohim marksizmin e proletarëve nëpërmjet shkollës bolshevike e cila tipikisht e ka transformuar marksizmin për interesat e veta politike. Kështu që kur flas për teorinë marksiste duhet pasur parasysh ky fakt.

I them të gjitha këto pasi nuk ka në mënyrë absolute asnjë teorizim shkencër mbi detyrën e rendeve shoqërore në historinë e njerëzimit dhe tipikisht të rendit ta kapitalit. Më tepër për këto proçese kanë folur librat e moralit kristian se sa mendimi filozofik materialist, i cili nuk ka bërë asnjë hap përpara në raport me mendimi helen. Në këtë drejtim nuk ka sjellë ndonjë gjë të re edhe vetë mendimi marksist, kur dihet që ai është mbajtur si kampioni i materializmit. Fakti vetëm i zbërthimit të kësaj teme tregon për të kundërtën.

Ekziston një libër që bën fjalë për këto elementë, por kur ndeshen me bazat e absolutizmit analitik ato jo rrallë përmbysen. Vini re se çfarë ndodh me mënyrën se si analizohet prona private në rendin e kapitalit dhe si parashikohet e ardhmja e saj sipas idesë marksiste dhe praktikës bolshevike (të dyja këto të fundit janë të kundërta midis tyre). Në librin e Engelsit, “Parimet e Komunizmit”, në pyetjen 16, thuhet:

 

 “A është e mundur zhdukja e pronës private me rrugë paqësore” (faqe 19)

 

Përgjigja jo vetëm që e mohon, por ajo nuk e argumenton dot përse prona private lidhet me jo paqen kur në vetë teorinë marksiste është pranuar që prona private lind dhunën (F.Engelsi, Anti-Dyring). Atëhere përse duhet pranuar që dhuna zhduk pronën private? Bazat e absolutizmit analitik nuk pranojnë mbijetim të asaj që është krijuar më vonë, vetëm në qoftë se bota e relacioneve e favorizon atë. Dmth në qoftë se prona private zhvillohet jo me anë të punës, por vetëm me anë të dhunës mund të pranohet ky deduksion i Engelsit. Pastaj përgjigja është spektakolare dhe nuk lidhet aspak me dinamikën e pronës private. Nuk dua të zgjatem me përmbajtjen e përgjigjes, pasi asaj i mungon thelbi materialist dhe lidhet vetëm me revolucionin duke më çuar në përfundimin se duhet të jetë një sajim i shkollës bolshevike. Përgjigja është në kundërshtim me parimet materialiste të përdorura ndër vepra të tjera kështu që ajo nuk mund të merret për bazë. Kjo bie në sy kur shohim pyetjen e 17 dhe përgjigjen e saj: Sipas Engelsit:

 

“A është e mundur të zhduket menjëherë prona private? (faqe 19)

 

Në të vërtetë përgjigjja është një diskretitim total i praktikave bolshevike jo vetëm në Rusinë Sovietike, por edhe në Shqipëri; duke të çuar në përfundimin qe ato revolucione kanë qënë revolucione hajdutësh e kriminelësh dhe jo revolucione njerëzish normalë që mendonin për progresin e shoqërisë. Vini re këtë përgjigje dhe krahasojeni me praktikat  bolshevike:

 

“Përgjigje: Jo, nuk është e mundur, po ashtu sikurse nuk është e mundur të shtohen menjëherë forcat prodhuese ekzistuese në masën që nevojitet për krijimin e ekonomisë shoqërore. Prandaj, revolucioni i prolateriatit, që sipas të gjitha shënjave po afrohet, do të mundohet vetëm gradualisht ta transformojë shoqërinë dhe do ta zhdukë pronën private vetëm atëhere, kur të jetë krijuar masa e mjeteve të prodhimit që nevojitet për këtë.” (faqe 19-20)

 

Edhe kjo përgjigje nuk ka argumentat e nevojshëm të vërtetimit, megjithëatë ajo është e vlefshme për të vërtetuar karakterin e hajdutërisë të atyre revolucioneve. Megjithëatë, në gjurmët e absolutizmit  analitik, kur pranojmë që prona private ka çuar në lindjen e shumë qelizave të tjera objektive dhe subjektive deri në formimin e shtetit, është e pamundur të pranohet eleminimi i saj pa u zhvilluar deri në fund në përmbajtjen e tyre pikërisht qelizat që kanë pasur karakter atësie pronën private duke përfshirë edhe shtetit. A nuk të çon kjo analizë në përfundimin që detyrat e rendit të kapitalit përmbledhin edhe zhvillimin e pronës private përtej hapësirave të deritanishme të aplikuara në Globin Tonë? Përse duhet t’ja atribuojmë një rendi tjetër këtë proçes kur atë e ka në dorë pikërisht rendi i kapitalit, i cili duke qënë një rend i përbotshëm me një arenë të përbotshme e shtrin zhvillimin e pronës private në të gjithë Globin, edhe atje ku ajo nuk ka qënë e zhvilluar për rrethana natyrore (psh në Shqipërinë e sotme). Ja përse të vetëquajturit rende komuniste nuk kanë qënë më shumë se vetëm rende kapitaliste monopoliste shtetërore dhe me këtë është spekulluar në emër të komunizmit.

Kjo do të thotë që përpara popujve të prapambetur, që në zhvillimin e tyre të deritanishëm nuk kanë shkuar më larg se prona fisnore, duke qënë popuj të stërlashtë, hapen dy rrugë:

1-Ose duhet të izolohen për mijëra-qindramijëra vjet duke i zhvilluar forcat e veta prodhuese në miniaturë në mënyrë që të mbajnë pozicionin formal të emërtimit.

2-Ose të shkrihen me vëndet e zhvilluara kapitaliste, duke e kapitalizuar jetën e tyre shoqërore, vetëm se në këtë rast do të humbasin emrin e tyre kombëtar dhe do të ndikojnë negativisht në shpejtësinë e zhvillimit shoqëror të relatorëve superiorë.

Kjo e fundit mund të jetë një detyrë historike natyrore për të mos lejuar konfrontimin e dhunshëm të racave në sajë të deferencimit kolosal të shpejtësisë së zhvillimit shoqëror që karakterizojnë të sotmen. Ajo që ka ndodhur me racën e kuqe duke u zhdukur nga historia në mënyrë të dhunshme nga ana e racës së bardhë nuk mund të ndodhë me racën aziatikojugore e jugperëndimore për arësyen më rë thjeshtë fare: kanë shpejtësitë e zhvillimit shumë të afërta, gjë e cila çon në një konfrontim  politik me mjetet e dhunës.

 

 

 

 

 

Tiranë, 19.04.2010