41-Mbi Politikën Islamike dhe pseudoIslamofobinë në Shqipëri

 

 

Në qoftë se para 1991 ishim populli më ateist në botë, pas këtij viti shqiptarët u dyndën në portat e gërmadhave të Xhamive dhe Kishave, të shkatërruara nga komunizmi, me përmasa gjithpërfshirëse si për t’i kërkuar falje (një falje hipokrite) njerëzimit për gabimin e 1945-sës dhe 1967-ës. Por kjo nuk vazhdoi gjatë dhe shqiptarët ju kthyen jetës dhe normalitetit historik duke ndjekur ritet fetare sipas ndjenjave private. Dhe sot shohim se populli ynë është kthyer në pozicionin e tij biologjik sipas urdhërimeve të ligjeve të Nënës sonë Natyrë ku besimi fetar është një aneks periferik i jetës së përditëshme të tij.

Por nuk ndodhi kështu ne sferat intelektuale. Përgjatë 20 viteve të një tranzicioni artificial produkti intelektual komunist ka tentuar dhe po tenton katër herë për të shpallur një luftë ndërfetare dhe për ta shtrirë këtë betejë në brëndësi të klasave dhe shtresave të tjera të popullsisë pa asnjë preteks, por me një përfitim të fshehtë të lidhur me ekzistencën private të këtij produkti. Fakti që kjo luftë u tentua disa herë: më 1991, kur u manipulua me zgjedhjet e 31 marsit të atij viti dhe komunistët nuk e dorëzuan pushtetin në rrugë parlamentare; u përsërit më 1997 ku komunistët realizuan një grusht shteti të maskuar duke manipuluar të gjithë popullin shqiptar me anë të të ashtëquajturave firma piramidale; u përsërit më 2005 kur u dorëzua pushteti pas një kasaphane në fushën e ekonomisë, në këtë rast çdo gjë u fsheh pas diskutimit Kadare – Qose; po përsëritet tani më 2009-2010 pas diskutimeve Bogdani – Komuniteti Musliman duke treguar se produkti komunist merr zemer nga bota e brëndëshme e vet dhe kundërshtari lufton me armët e tij; por këtë radhë vërteton se produkti tipik i epokës komuniste nuk mund të rrijë dot pa pushtet dhe ky i fundit na i shërbeka politikës për të grabitur popullin shqiptar me metoda dhe mjete krejt të maskuara e krejt të pakuptueshme për të. Interesant është fakti që populli shqiptar nuk ka rënë asnjëherë pre e këtyre provokimeve intelektuale për shumë e shumë arësye, përveç grabitjes se pasurive të tij, gjë që të çon në kërkesën për të zbuluar këto arësye, por dhe përmbajtjet e konflikteve intelektuale të cilat, në fund të fundit, nuk mund të jenë pa gjë për popullin tonë dhe duhet të fshehin disa nga ato mistere që shkenca nuk i ka zbuluar dot.

E shoh të arësyeshme të analizoj llojet e këtyre katër konflikteve kohore si një vazhdim të artikullit tim të shkruar më 1992 dhe të botuar në Gazeta 55 më 3 dhe 4 qershor 2008, në internet albanovaonline.com më 2 qershor 2008 dhe logoreci.com më 3 tetor 2008 me titull: Ateizëm shkencor apo antishkencë shqiptare me pretendimin që problemet fetare në brëndësi të popullit tonë nuk janë zbërthyer kurrë saktësisht dhe politika shqiptare ka bërë çdo gjë në kundërshtim me ligjet që drejtojnë shoqërinë njerëzore.

Artikulli në fjalë kishte dy përfundime për historinë shqiptare të gjysmës së dytë të shekullit XX-të:

Së pari: produkti intelektual i epokës komuniste, pamvarësisht se ku i kanë përfunduar studimet, ishte dhe është krejtësisht i paaftë për të marrë përsipër zbërthimin e temave të tilla. Atë e kanë detyruar të merret me atë proçes për të realizuar vazhdimin e mashtrimit politik të PPSh ndaj popullit shqiptar, ose, e thënë me fjalë të tjera, produkti intelektual komunist u krijua për të mashtruar dhe sunduar popullin shqiptar. Nuk është e rastit që i gjithë ky produkt është fillim e fund me prejardhje fshatare të afërt ose, një pakicë, me prejardhje qytetare nga shtresat më të ulta të saj, prandaj dhe kuptohet cilësia e kësaj inteligjence.

Së dyti: lufta filozofike kundra fesë as që ka ekzistuar ndonjëherë në Shqipëri, por ngjarjet e ndodhura në vitet 1945-1951 dhe 1967-1972 u realizuan vetëm për një qëllim final: të zhduknin subjektin krijues dhe edukues të popullit tonë, Klerin Katolik Shqiptar. Ishte kjo arësyeja përse veprimtaria politike e grupimit komunist shqiptar (1943-1992) konsiderohet si veprimtaria më antishqiptare e realizuar mbi popullin shqiptar në raport me të gjitha politikat e aplikuara në territorin e banuar nga ata të marra së bashku, përfshirë edhe periudhë otomane, ku veprimtarinë në favor të popullit shqiptar, edhe pse e rastësishme për të, kërkush nuk di ta argumentojë bindshëm.

Por konfliktet teorike e filozofike të aplikuara mbas 1991 kanë një veçori: ato kanë suporte të ndryshme gjeneze, por që në thelb kanë vetën një qëllim: të ndërsejnë klasat dhe shtresat e popullit shqiptar kundra njëri-tjetrit për të mbajtur stinën politike sa më të zjarrtë, për të përfituar një i tretë. Unë, duke qënë një studiues i jetës shoqërore, pra përfshihet edhe jeta fetare, të popullit shqiptar, jam i detyruar të analizoj pikërisht këto suporte për të zbuluar rrugët nëpër të cilat kalojnë pretendimet e pjesmarrësve dhe çfarë përfitimesh kanë ato nga e gjithë kjo zallamati artificiale.

Konform titullit duhet të pranojmë që problemi nuk është filozofik, por politik. Nga pikëpamja e moralit njerëzor, tjetrit nuk i shahet Feja  sido që të jetë ajo dhe në këtë pikë zonja Bogdani e ka të humbur luftën brënda moralit njerëzor dhe Komuniteti Musliman Shqiptar ka të drejtë. Nuk ka fe të keqe, por njerëz të këqinj. Në rast të kundërt shahet Nëna Histori duke treguar jo vetëm padije e poshtërsi, por shpirtligësi. Nga ana tjetër asnjëherë nuk duhen ngatërruar idetë fetare me institucionet fetare, dhe individët e këtyre institucioneve me vetë institucionet. Janë tre komponentë të ndryshëm që varen formalisht nga idetë fetare, pasi i përdorin ato, por ekzistojnë pamvarësisht prej njëri-tjetrit. Të paktën ne shqiptarët i kemi jetuar në këtë përmasë për 24 vjet (1967-1991) jo vetëm pa i kuptuar këto lidhje të ndërsjellta, por në sajë të edukacionit dhe arsimimit shtetëror nuk po i kuptojmë dot as sot duke mos arsyetuar saktë mbi rolin e ideve fetare, institucioneve fetare, individëve që punojnë në këto institucione dhe politikave që përdorin këto institucione për hesap të tyre dhe që ndikojnë domosdoshmërisht mbi popujt. Pikërisht këtë të fundit dua të zbërthej në këtë artikull duke marrë për bazë imponimin e fundit fetar mbi popullin shqiptar.

Hapja e Kishave dhe Xhamive më 1991 nuk ishte një veprim komunist i nisur nga bota e pendesës politike morale, por ai ishte një veprim politik i pastër i shtetit komunist për të justifikuar fillimin e erës së demokracisë nën tutelën e saj. Me këtë veprim partia në pushtet doli përpara popullit shqiptar si një alternativë progresiste me qënë se ishte ajo që lejoi pluralizmin politik dhe lëvrimin e ideve fetare pas asaj kasaphane 45 vjeçare, të barabartë në veprim me historinë 2500 vjeçare të Europës. Segmentet e propogandës komuniste ishin ato që villnin vrer mbi llojet e ideve fetare  ku mbizotëronte inti-Islamizmi dhe anti-Katoliçizmi, pa ja pasur haberin as ideve fetare në planin filozofik dhe as Islamizmit e as katoliçizmit. Ishte një politikë përçarëse në fushën e fesë ku kërkohej të futeshin në konflikt banorët katolikë me ata muslimanë dhe ortodoksia komuniste të bënte sehir duke u hequr si indiferente. Ishin pikërisht ata që e akuzonin Klerin Katolik Shqiptar si antishqiptar përgjatë epokës komuniste (1945-1991) dhe Islamizmin Otoman si shkaktarin e prapambetjes së shqiptarëve përgjatë 450 vjetëve nën politikën otomane duke ja adresuar veprimtarinë e shtetit Otoman institucioneve fetare Islame, dmth duke ngatërruar politikën me idetë fetare, edhe pse të dy përmbajtjet e propogandave ishin në kundërshtim me njëra-tjetrën (mund të pranohej njëra, por nuk mund të pranoheshin të dyja në të njëjtën kohë, pasi politikat e aplikuara në emër të Jezu Krishtit dhe Muhametit  mohonin njëra-tjetrën në luftën për ekzistencë në territorin e banuar nga shqiptarët). Këtë gjë shqiptarët e fund shekullit të kaluar nuk e kuptonin, por duke pasur një bosht biologjiko-shoqëror të prapambetur për efekt të kohëlindjes së stërlashtë të tyre, dispononin një instikt vetëmbrojtës, të fshehur pas paganizmit primitiv, që e anashkalonte botën e provokimeve fetare e politike. Në këtë mënyrë dështuan të gjitha përpjekjet për ta transformuar popullin shqiptar në një popull besimtar të thekur pas gjithë asaj lufte të përbindëshme kundra historisë së njerëzimit edhe pse u përdor një propogandë e fuqishme antikomuniste pas 1991-shit, e cila gjithsesi nuk qe kurrë e asaj përmase që të krahasohej me propogandën antifetare të epokës komuniste. Në thelb të problemit propoganda antikomuniste e aplikuar në Shqipëri ishte analoge me propogandën ateiste, por me kahe formalisht të kundërt. Por duhet pranuar që propoganduesit “ateistë” të epokës komuniste ishin po ata që trumbetonin antikomunizmin duke treguar, në këtë mënyrë, se e gjitha ishte një lojë politike për të fshehur një krim politik dhe aspak zgjidhja politike e kërkuar.

Karakteri anti-Katolik dhe anti-Islamik i propogandës së viteve 1991, e në vazhdim, është një tregues i nivelit intelektual të inteligjencës shqiptare që akoma nuk e ka kuptuar se bashkësia shqiptare është në kontradiksion me politikën e ndjekur prej saj edhe vetëm në fushën e fesë, ku ajo shpalos jo vetëm padijen, por dhe qëllimin final të saj për të dalë përpara popullit shqiptar si një klasë politike e pjekur dhe e pasur ekonomikisht.

Përsëritja e ngjarjeve të kësaj fushe më 1997 shpalosi përpara shqiptarëve formalizmin e kësaj loje duke treguar se fusha e fesë përdorej nga politika për hesap të saj, por qe Etërit e Shenjtë të Institucioneve Fetare Shqiptare nuk u konfrontuan dhe kjo përgjithësisht ka qënë një shënjë e mirë dhe fakti që kontradiktat në gjirin e shoqërisë shqiptare ishin artificiale e të sajuara në letër. Tentativa për të përdorur fenë në zgjidhjen e atij konflikti në atë vit dështoi edhe për faktin më të thjeshtë fare: përpara interesit ekonomik shqiptarët nuk vinin asgjë, duke treguar jo vetëm primitivizëm, por dhe mungesë pasioni, qëllimi e dëshire për progres. Shqiptarët e atij viti treguan se kishin frikë nga gjithëshka, por vetëm Zotit nuk ju trëmbën duke treguar jo vetëm paganizmin gjenetik të tyre, por dhe artificialitetin e klasës politike të formuar përgjatë regjimit komunist. Ngjarjet e 1997-ës  treguan jo vetëm mospëputhjen e politikës me dinamikën natyrore të popullit shqiptar, por dhe qëndrimin krejt periferik të institucioneve fetare dhe ideve të tyre. Këtë rast shpërdoroi propoganda ishkomuniste për të ringjallur një dëshirë të vjetër duke ringritur nga varri konfliktin hipotetik midis katolikëve dhe muslimanëve. Asnjëherë nuk u përdor termi i krishterë, por vetëm ju mëshua termit katolik duke treguar qëllimin përse ishte shpikur ky konflikt inekzistent përpara shumë kohe dhe përse po përdorej edhe sot. Ortodoksia komuniste gjithmonë e ka anashkaluar konfliktin historik midis paraardhësve të saj dhe luftëtarëve të çështjes shqiptare duke u fshehur shqiptarëve shumë ngjarje dhe duke i tjetërsuar shumë të tjera. Konflikti lëvizje vorioepirote-qeveri shqiptare përbën të gjithë thelbin e problemit në këtë fushë prej nga u kalua në konfliktin ortodoksi-muslimanizëm për të fshehur qëllimin e lëvizjes vorioepirote (eleminimin e qeverisë së Ismail Qemalit, gjë e realizuar), por që pas 1945 e tjetërsuan në formë duke e paraqitur ekzistent midis katolikëve dhe muslimanëve. Qëllimi i politikës kur shpiku kontradiksionin në fushën e fesë më 1997 ka qënë analog dhe krejt i barabartë me atë të 1913-1914: të detyronte qeverinë Meksi të jepte dorëheqjen, gjë e realizuar. Përputhja e ngjarjeve pikë për pikë, edhe pse ekzistonte një diferencim kohor prej 85 vjetësh, duhet t’i ketë shërbyer arkitektëve komunistë të propogandës shqiptare për të ndryshuar taktikat e luftimit duke e ngritur këtë luftë në shkallë sipërore, nga pikëpamja intelektuale.

Viti 2005 ishte viti ku u çfaq bindshën domosdoshmëria e ndërrimit politik gjë që u shoqërua me rilindjen e konflikteve në fushën e fesë edhe pse ato asnjëherë nuk kanë dhënë rezultatin e pritshëm. Bile mund të deklaroj se është e vetmja fushë ku propoganda komuniste dhe vazhduesve të saj ka dështuar gjithmonë në të gjithë përmasat. Dhe kjo duhet të kuptohet si një pamundësi për të përmbysur kohën e gjatë me anë të një kohe të shkurtër; nuk mund të përmbysen 50 000 vjet dinamikë fetare me anë dekretesh politike 20 apo 25 vjeçarë. Atëhere u përdor konflikti teorik në fushën e çështjes kombëtare ku u shpik konflikti Kadare – Qose. Fakti që Kadare vinte nga një vënd ku idetë fetare ishin nxjerrë në ankand dhe Qose nga një vënd ku ortodoksia politike kishte bërë namin kundra shqiptarëve për 1400 vjet pa pushim me tentativën për t’i zhdukur nga historia duhet të tregojë se konflikti ishte artificial dhe kishte tjetër qëllim nga aparenca propogandistike. Aq më tepër kur Kadare vinte nga një gjëndje kombëtare e lirë dhe Qose nga një pozicion kombëtar të skllavëruar dhe diskreminuar në ekstrem. Kjo më shtyu që në atë kohë (07.09.2006) të botoja një ekstrat të studimit tim mbi gjenezën e shqiptarëve në artikullin: “Çfarë nuk dinë shqiptarët e sotëm nga filozofia e historisë  dhe historia e prejardhjes milionavjeçare të popullit të tyre” të botuar në gazetën “Gazeta Shqiptare” dt. 17 shtator 2006, albanovaonline.com 27.11.2007 dhe logoreci.com 14.10.2008.

Në të vërtetë më pëlqenin diskutimet dhe kthesat e menjëhershme të Kadaresë në këtë fushë, por nuk mund të anashkaloja gjëndjen shpirtërore shpërthyese për çështjen kombëtare të Profesor Qoses. Më vinte me të vërtetë keq kur shihja se profesori i nderuar nuk ishte në gjëndje të mbronte rolin pozitiv, bile tepër pozitiv, të politikës otomane në trojet e banuara nga shqiptarët dhe përparimin gjigand që shqiptarët e atyre kohërave realizuan përgjatë 450 vjetëve të imponimit feudal otoman. As Kadare dhe as Qose nuk ishin në gjëndje të diferenconin përfitimin kombëtar nga ai individual dhe këtu qëndron sekreti i mbijetesës të kombit shqiptar nën influencën e politikës otomane me pamjen e Islamizmit (ky i fundit ka qënë çfaqja e imponimit politik, pasi thelbi është i lidhur me rritjen e shpejtisë së zhvillimit social ku shqiptarët e shekullit të XX-të e panë veten çuditërisht përpara faktit të kryer të mëvetësisë kombëtare; pasiviteti Otoman ka qënë një nga dy kushtet e mrekullisë së 28 nëndorit 1912. Shqiptarët e shekullit XX-të kanë bërë një kapërcim në hapësirë, në raport me arbërit e kohës së Gjergj Kastriotit, të barabartë me 2 milion vjet aq sa nuk është mosha absolute e popullatës turke, të themi,  dhe nëqoftë se nuk do të ishte politika Otomane 450 vjeçare ata do të ishin akoma duke tërhequr parmëndat sipas normave primitive). Pastaj populli i sotëm shqiptar i ka një borxh të madh politikës otomane, nën pamjen e Islamizmit. Në shekullin XV e në vazhdim ishin ushtritë e Sulltanëve të Mëdhenj të Perandorisë Otomane ato që shpëtuan popullatën arbërore nga zhdukja e tyre historike në sajë të krimeve serbe, gjë të cilën këta të fundit e kishin realizuar në botën ilire duke mos lënë as një të gjallë për be. Edhe pse institucionet katolike shqiptare luftuan gjithë jetën kundra sllavizmit politik ata nuk realizuan asnjë kundërveprim konkret deri në fundit e shekullit të XIX-të kur shpërtheu Lidhja e Prizrenit, ku ata kishin pjesën e vet të frymëzimit popullor antiserb. Apo e kanë harruar ardhjen masive 4 herë të ushtrive kriminale serbe në tokat e banuara nga paraardhësit e shqiptarëve përgjatë mijëvjeçarit të dytë? Kështu që diskutimi Kadare – Qose nuk kishte suport të barabartë reflektimi. Pozicionet e diskutantëve ishin krejt të kundërta dhe nuk mund të kishte një rezultante midis tyre.

Përsëri politika i dha rëndësi këtij diskursi për ta detyruar popullatën shqiptare të kanalizohej në dy llogore fetare, në pamje të parë të kundërta, paçka se me mijëra e dhjetra mijëra shqiptarë kishin lindur nga kryqëzimi i prindërve me fe të ndryshme. Harmonia familjare midis prindërve me fe të ndryshme ishte një tregues se fetë monoteiste nuk kishin asnjë ndikim të drejtëpërdrejtë mbi popullin shqiptar, por mbi këtë popull vepronte një forcë tjetër natyrore e kthyer në instinkt vetëmbrojtës. Shqiptarët kishin raportin ofertë – kërkesë shumë të vogël dhe i kapërcenin të gjitha krizat ekonomike të shkaktuara nga ndërrimi i politikave. Dhe kjo do të jetë një veçori e tyre për sa kohë që do të jetojnë të shkëputur politikisht nga Europa. Në momentin që shqiptarët do të futen në Europë do ta humbasin këtë instinkt, por ata do të kryejnë të vetmin  veprim ndikues në jetën e tyre milionavjeçare mbi kontinent: do të ndikojnë mbi kohën europiane, dmth mbi shpejtësinë e zhvillimit social të europianëve të sotëm, llogari të cilën politika e sotme nuk di ta bëjë.

Viti 2009 solli pikësynimin e trashëgimtarëve të komunizmit për të marrë pushtetin, por zgjedhjet e 28 qershorit nuk dhanë rezultatin e pritshëm. Veprimtaria e propogandës neokomuniste përsëri u vu në veprim duke pjellur konfliktin Bogdani – Komuniteti Musliman. Nuk dua të marr në mbrojtje asnjë nga pjesmarrësit e konfliktit, por dua të vë në dukje atë që nuk dinë ata dhe arësyet përse duan të ringrenë nga varri atë që është zhdukur disa herë edhe pse fantazmat janë fantazi e njeriut. Mos vallë kërkojnë t’i hedhin benzinë zjarrit të shuar dhe çdo gjë paraqitet me anë të replikave në shtypin e kohës si dëshirë për progres duke u fshehur pas harmonisë fetare?

Zoti Olsi Jazexhi mund të ketë shumë të drejtë në pretendimet e tij mbi islamofobinë në Shqipërinë e sotme, por ai gabon rëndë, dhe shumë rëndë bile, kur i fut të gjithë në një thes dhe e paraqet situatën politike përgjatë gjithë shekullit të XX-të të mbarsur me këtë fenomen. Problemet duhen diferencuar në aplikimet e lindjes, zhvillimit dhe shuarjes së tyre pasi në të kundërtën zoti Olsi bie në pozitat e Mirela Bogdanit në të njëjtën përmasë. Në qoftë se do të flasim për racizëm e ksenofobi të aplikuara në Shqipëri përgjatë shekullit të XX-të ai është prezent vetëm në vitet 1945-1992, por kurrsesi nga pozitat e serbëve dhe grekëve. Këta të fundit u ngritën kundra fesë së Islamit jo se nuk e pëlqenin, por donin të hakmerreshin për të 500 vjetët e shkuar ku Gjysëmhëna Perandorake Otomane nuk i la ta zhduknin popullin shqiptar nga historia dhe tokat e tyre t’i ndanin serbët me grekët. Nuk është e vërtetë që vetëm muslimanët shqiptarë kanë vuajtur nga racizmi, ksenofobia dhe darvinizmi social serb. Më duket se këtu z. Olsi kundërshton historinë statistikore dhe bën lojën e zonjës Bogadani nga një pozicion tjetër. Në qoftë se për politikën greke Islamizmi doktrinar ka qënë armiku kryesor dhe ndoshta i vetëm, por për politikën serbe doktrina e Allahut ka qënë gjysma e së keqes dhe ndoshta më e parëndësishmja. Kryesorja dhe armikja më e madhe e Serbisë ka qënë Perandoria e Danubit dhe në këtë pikë realizohet kthesa filozofike që flet kundra pretendimeve të z. Jazexhiu. Të paktën lufta e parë imperialiste e ka zanafillën pikërisht në këtë konflikt ku problemi musliman ka qënë një aneks dhe jo thelb.

Fillimi i shekullit të XX-të për popullin shqiptar nuk e ka pasur si bashkëudhëtar  as islamofobinë, as racizmin dhe as ksenofobinë. Në momentin që politika e re merr në dorë fatet e popullit shqiptar, në atë moment fillojnë të çfaqen këto fenomene dhe unë nuk i vë faj as Faik Konicës, as Koli Rodhës, as Kosta Kotës e as Gjon Marka Gjonit. Politika e re vinte mbas 450 vjet të sundimit të politikës otomane dhe afër mëndsh që veprimet politike duheshin justifikuar. Dhe në këtë rast i vetmi pozicion ishte antiIslamizmi, por kjo nuk do të thotë se populli shqiptar, apo politikanët e tij të asaj kohe, ishin antiIslamik, racist dhe ksenofob. A nuk ishte periudha mbretërore, në shek. XX-të, një hakmarrje ndaj ortodoksisë greke ku u bë një luftë e vërtetë kundra shkollave greke në Jugun e Shqipërisë të asaj kohe? Nuk u akuzua njeri për racizëm, ksenofobi e antiortodoksi. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për komunistët, kur muarën pushtetin më 1945, ata nuk ishin kundra fesë së Krishtit, por Kleri Katolik Shqiptar ishte armiku i vetëm i tyre në fushën e politikës, pasi veprimtaria 400 vjeçare e këtij Kleri në formimin e popullit dhe kombit shqiptar ishte në kundërshtim me politikën e re antishqiptare që ata kishin vendosur të aplikonin në Shqipëri. Është kjo arësyeja e vetme përse u asgjësuan krijuesit e kombit shqiptar përgjatë gjysmës së dytë të shekullit të XX-të. Pra problemi mbi të gjitha është politik dhe pastaj vinë karakteret e z. Olsi.

Zoti Olsi harron që në territorin e banuar nga shqiptarët sot kanë qënë konfliktuar interesat perandorake të shteteve europiane kundra Perandorisë Otomane dhe ky nuk ka qënë faji i shqiptarëve. Nuk u takon shqiptarëve të japin mendime për ato kohëra pasi jo vetëm që kanë qënë indiferentë dhe të kënaqur me situatën politike, por i shërbyen asaj periudhe në të dy krahët me ministra, kryeministra, ambasadorë të të gjitha feve, rrymave e politikave deri në atë masë sa jo vetëm që harruan popullin e tyre, pra panë vetëm interesin privat, por nuk dinin as emrin se nga binte Shqipëria, ku kjo e fundit u çfaq në shekullin e XIX-të edhe pse emri Shqipëri figuron që më 1640 i konsoliduar (të paktën këtë e gjej në një hartë të Fulvio Cordinianos në librin e tij “Albania”, vëll. 1). Kështu që kur intelektualët e sotëm flasim gjithë mllef kundra politikës Islame nuk e kanë me fenë e Allahut, pasi nuk janë të aftë as ta kundërshtojnë dhe as ta mbrojnë, por ata janë kundra politikave otomane të atyre kohërave për të justifikuar veprimet politike të sotme dhe për të vënë në jetë qëllimin për të cilin ata paguhen.

Zoti Olsi, me gjithë dëshirën e mirë për të vënë në pah të drejtat e tij fetare dhe të bashkësisë që ai mbron, dashur pa dashur bie në pozitat e zonjës Bogdani veprimet e së cilës nuk duhet të habisin njeri pasi ka kohë që qarkullojnë zërat se Enver Hoxha dhe rendi i tij komunist ka qënë vepër e britanikëve dhe gjithëshka është bërë për t’i grabitur popullit shqiptar të 300 tonët e floririt që diktatori shqiptar ja dhuroi Mbretërisë Britanike (mos e ngatërroni me floririn e gjermanëve të marrë me anë të gjyqit të Hagës pas provokimit në Kanalin e Korfuzit) dhe për të ndërruar klasën politike shqiptare të asaj kohe  nga progjermane në krahun e maskuar komunist. Çfarë pret z. Olsi që zonja Bogdani të ngrejë lart Komunitetin Musliman në Shqipëri dhe t’u kujtojë shqiptarëve të sotëm se shteti i tyre nuk është vepër kombëtare, por vepër e politikave europiane ku shteti i perënduar Otoman i la shqiptarët të lirë për të zgjedhur rrugën e tyre? Çfarë kërkon z. Olsi që zonja Bogdani të publikojë dokumentin e shtetin shqiptar të përcaktuar nga Komisioni Ndërkombëtar i Kontrollit (Konferenca e ambasadoreve ne Londer, me 13 korrik 1913), i pa botuar në asnjë studim shqiptar dhe i mbajtur në fshehtësi të plotë nga politika komuniste pasi do të dilte hapur fare që shteti i shqiptarëve ishte vepër e Austro-Hungarisë Perandorake në marrëveshje me shtetin Turk dhe shteti i ri shqiptar po ndërtohej sipas shëmbëlltyrës turke? Po kjo do të nxirrte në shesh që Islamizmi Politik na i paska shërbyer popullit shqiptar sipas mënyrës së tij dhe çështja kombëtare shqiptare na paska marrë pëlqimin pikërisht të asaj që ka vepruar për 450 vjet, e trajtuar nga historiografia komuniste si antishqiptare. Çfarë faji kanë shqiptarët e sotëm për zhvillime të tilla historike? Kush i ka pyetur ndonjëherë ata? Mos vallë do t’i pyesë Europa Moderne shqiptarët e sotëm për vazhdimin politik të tyre? Por zonja Bogdani kërkon të duket sikur luan ndonjë rol të dorës së parë në vazhdimin politik të shqiptarëve. Në qoftë se Mbretëria e Bashkuar Britanike e ka vendosur që popullata shqiptare të shkrihet me Europën populli shqiptar duhet ta dijë mirë që kjo bëhet për interes të Europës dhe jo të tyre. Shqiptarët gjithmonë do të jenë refleksion i politikave europiane dhe klasa e tyre politike është e paaftë të thotë edhe një fjalë të vetme duke pasur një instinkt rezonant shëmbëllor. Por i gjithë proçesi do të kalojë nëpërmjet një filtrimi gjenetik ku fjalën e parë do ta thotë feja. Zoti Olsi nuk duhet të habitet që rregjistrimi i popullit shqiptar mbi baza fetare nuk do të japë rezultatin real, por ai do ta nxjerrë popullin shqiptar me këto parametra: 15% katolikë, 25%  ortodoksë, 40% muslimanë (ku mund të ketë edhe nën-ndarje) dhe 20% pa besim (ata që nuk do ta publikojnë besimin fetar do të konsiderohen të tillë), dmth paganë çka do të tregojë se populli shqiptar nuk është popull me tendenca islame dhe feja e Allahut ka qënë një imponim politik 450 vjeçar, gjë të cilën unë personalisht e pranoj me shumë rezervë, pasi shumë banorë në Shqipëri (30%) që quhen shqiptarë dhe kanë fenë muslimane në gjenezë nuk janë shqiptarë, çka do të thotë se shumë pak shqiptarë e kanë ndërruar fenë për efekte ekonomike e politike.

Por z. Olsi duhet të ketë parasysh edhe diçka, të cilën me sa duket e ka anashkaluar. Zonja Bogdani është arsimuar fillimisht në Shqipëri dhe pastaj ka marrë suportin e kulturës europiane kështu që është edukuar për t’i bërë hyzmetin karrikes, dmth jetës private, dhe pastaj të mendojë për Shqipërinë. A nuk bënë kështu të ashtëquajturit rilindas shqiptarë në fund të shekullit të XIX-të: ata nën hijen e Perandorisë Otomane, zonja Bogdani nën hijen e Perandorisë Britanike? A e di vallë zoti Olsi se shumë shqiptarë që kanë vajtur në Angli, pas 1991-shit, dhe janë kthyer në atdhe nuk  kanë qënë thjeshtë emigrantë ekonomikë, por janë arsimuar për interesat e Mbretërisë së Bashkuar Britanike dhe i shërbejnë asaj. A nuk veproi kështu Enver Hoxha? Çfarë ka këtu për tu habitur, çdo njeri shikon punën e tij dhe mbrojtësi i lirisë fetare nuk ka të drejtë të revoltohet me atdhemohuesit.

Por zonja Bogdani, duke qënë shqiptare dhe duke i shërbyer politikës britanike, nuk ka mundësi të tregojë urrejtje për fenë Islame, nuk ka mundësi të ofendojë fenë e Islamit, nuk ka mundësi të jetë raciste, sepse ajo më së paku është njeri i paditur dhe me inteligjencë të dyshimtë. Unë jam katolik, bile nga familje katolike shkodrane që kanë sakrifikuar dhe jetën për Doktrinën e Krishtit (Dr. Dom Tom Laca (1897-1962), sekretar e Arqipeshkut Metropolitan të Shkodrës dhe primatit të Kishës Katolike Imzot Gasper Thaçit deri me 25 maj 1946,  arrestohet më 11 dhjetor 1946 dhe dënohet me burgim të përjetshëm nga regjimi komunist (i gjej të gjitha këto në veprën brilante të Dr. Pjetër Pepa: Tragjedia dhe lavdia e Klerit Katolik në Shqipëri, vol. I, Tiranë 2007) ka qënë vëllai i gjyshit tim Kolë Laca (1891-1970)) dhe që i kanë shërbyer Shqipërisë sipas dy formulave: për Fe dhe Atdhe  dhe Atdheu Urdhëron, por zonja Bogdani nuk di shumë gjëra nga historia e popullit shqiptar. Gjëja më kryesore që zonja Bogdani nuk di është mënyra se si është pritur pavarësia e Shqipërisë në qytetin e Shkodrës më 1913, kur u ngrit Flamuri në Kalanë Rozafat. Gjyshi im, nga nëna, Kolë Laca, mësuesi gjysëm shekullor i qytetit më ka mësuar gjënë më të bukur të asaj kohe: një popull i tërë u ngrit për të festuar festën e pavarësisë duke lidhur me një varg flamujsh Dy Minaret e Xhamisë në qëndër të Shkodra Loces me Kompanjelin e Kishës së Madhe të Serreq. Në qoftë se feja e Islamit do të kishte qënë armike e popullit shkodranë duhet të jeni të sigurtë që ai popull nuk do ta kishte bërë këtë. Lidhja e dy fevë në çështjen kombëtare ka qënë e vetmja lidhje që ka siguruar mëvetësinë politike të popullit shqiptar dhe një popull nuk gabon kurrë kushdo qoftë ai. A nuk bënë të njëjtën gjë ortodoksët dhe muslimanët e Gjirokastrës kundra politikave greke më 1916 kur u hoqën kryetarin e bashkisë Hysen Hoxhën dhe artikulli i avokat Dr. Vasil Dilo të botuar në gazetën “Ipirotiqi Amina”, nr 105, e ktheu mbrapsht? Atëhere lind pyetja: përse nuk gabon populli shqiptar duke e ruajtur unitetin e feve monoteiste edhe pse nuk janë asnjëra produkt i tij? Pikërisht këtë do t’i mësoj zonjës Bogdani për ç’qëllim dhe u shkrua ky artikull:

Unë jam i detyruar t’i shpjegoj zonjës Bogdani pikërisht përmasat e influencës së parapolitikave dhe politikave europiane mbi popullin tonë dhe kush janë ata që e përgatitën për 28 nëndorin 1912 pa pasur asnjë kompleks inferioriteti kombëtar.

Zanafilla e problemit është e barabartë me zanafillën e njeriut në Tokë, problem ky botëkuptimor pasi shërben për të treguar karakterit biologjik të shqiptarëve të sotëm pamvarësisht në e pranojnë diskutantët. Natyra ka një veçori: nuk njeh përsëritje të veprimeve të saj; dhe mbi këtë bazë duhet pranuar parimi poligjenetik i lindjes së njeriut në Tokë, dmth njeriu ka lindur në vënde të ndryshme dhe kohëra të ndryshme, postulat ky i kundërt me teorinë darviniste, me tendencë unifikimin e tij (këtu përmblidhet e gjithë përmbajtja e shkencës botërore nga pikëpamja praktike nga fillimi deri në fund). Mbi këtë bazë rruga historike e popujve të ardhëshëm do të jetë e ndryshme dhe në përputhje me shpejtësinë e zhvillimit social, parametër ky i përcaktuar nga nëna jonë Natyrë, na pëlqen apo jo kjo gjë. Duke bërë një përmbledhje të gjenezës së njeriut në Tokë, dhe veçanërisht të popullit shqiptar, kam arritur në përfundimin që paraardhësit më të parë të popullit shqiptar, ose banorët e Gadishullit Ilirik, janë qëniet e para rastësore të Globit Tonë që çuditërisht i kanë mbijetuar jetës biologjike në Gadishull (baza teorike e këtij argumenti është gjëndja shoqërore e sotme e popullit shqiptar), mbi çbazë unë ngre hipotezën se Gadishulli Ilirik në historinë e Tokës ka qënë shumë më pak armiqësor  kundra njeriut se çdo vënd tjetër i Globit. E thënë në mënyrë figurative: Gadishulli Ilirik ka qënë Parajsa e Tokës.

Që në këtë moment fjalën e merr shpejtësia e zhvillimit shoqëror të popujve, e cila është e paracaktuar nga koha e lindjes që do të thotë se me këto parametra paraardhësit më të parë të shqiptarëve duhet të ishin akoma, ndoshta, nëpër pemë. Pasionet duhen lënë menjëanë dhe gjërat duhet të merren sipas realitetit historik biologjik e shoqëror. Është tjetër gjë që këtë realitet ne e konceptojmë në mënyra të ndryshme dhe sipas ndërgjegjes sonë individuale. Realisht populli shqiptar dhe paraardhësit e tij nuk janë të barabartë me popujt e tjerë nga pikëpamja e zhvillimit social, por ama kjo jo mbi bazën e pikëpamjeve të Rusoit (për këtë shih: “Zhan Zhak Rusoi pabarazia sociale dhe teoria e Karl Marksit”, logoreci.com). Çfarë ka ndikuar mbi popullatës vëndase që në shekullin e XX-të paraqiten përpara njerëzimit si të barabartë me popujt e tjerë, të paktën të atyre ballkanikë? Këtu qëndron esenca e parapolitikave dhe politikave të aplikuar mbi popullin shqiptar, pasi çdo veprim social mbi të është bërë pa dëshirën e tij dhe ai vetëm ka përfituar prej proçeseve të ndodhura. Është mirë që shqiptarët e sotëm të jenë të sinqertë me veten e tyre dhe të mos paragjykojnë në mënyrë absolute asnjë proçes të ndodhur mbi ta. Ata kanë të drejtë vetëm të diferencojnë të mirën nga e keqja dhe po të bëjnë këtë do të arrijnë në një përfundim që e përmbys tërësinë e pikëpamjeve të zonjës Mirela Bogdani.

Retrospektiva mijëravjeçare e popullit shqiptar nuk mund të argumentohet me asnjë lloj prej metodikave ekzistuese të historisë jo vetëm pse kjo e fundit është pre e politikave, por parimet që ndërtojnë këto politika janë të mbrapshta pasi gjithmonë nisen nga justifikimi i së kaluara drejt të sotmes politike. Bëni provën të analizoni shoqërinë shqiptare të sotme në raport me dinamikën e qelizave materiale të shoqërisë (prona private, familja, produktet e ideve juridike, produktet e ideve fetare, shkallën e shfrytëzimit social, vazhdimin e politikës me mjetet e dhunës, etj) dhe do të kuptoni se ata realisht në shekullin e XX-të gjënden shumë më mbrapa se fiset e akejve që muarën pjesë në luftën e Trojës. Atëhere ngelet për të analizuar shkaqet që e kanë çuar përpara shoqërinë parashqiptare e shqiptare, të paktën në këto katër mijë vjetët e fundit. Këtu ka dhe një të keqe tjetër; shkencat shoqërore analizojnë dinamikat ekonomike në fraksione kohore shumë të shkurtëra pa i shkuar ndërmënd se me këtë metodë studimi lënë menjëanë faktorin kryesor të zhvillimit ekonomik të popujve që mund të konstatohet vetëm në popujt e prapambetur, ose në përmbledhjen e analizave të gjata kohore edhe brënda një rendi të vetëm ekonomiko-shoqëror, gjë që përbën një ndër tre faktorët materiale më kryesor të zhvillimit social të njerëzimit, pas kohës dhe hapësirës shoqërore: shpejtësinë e zhvillimit shoqëror.

Duke ndjekur këtë rrugë, e duke u mbështetur në gjenezën e shqiptarëve dhe tek bazat e absolutizmit analitik (për këtë shih “Raporti kohor-hapsinor ose teoria e absolutizmit analitik”, të publikuar tek gazeta “Ndryshe” dt. 24.07.2008,  logoreci.com, albanovaonline.com) konkludoj:

Gjëndja primitive e paraardhësve më të parë të shqiptarëve (pra rendi i komunës së mirëfilltë primitive), të njohur nga historianët e vjetër me emrin Ilirë, duhet të konsiderohet koha kur vëndasit u kontaktuan me fiset parahelene rreth shekullit 15 Pa. Kri. mbi çbazë ata u spostuan më në veri të gadishullit Ilirik duke jetuar ne perandorinë e tyre me shtrirje nga Danubi në Veri, nga deti Adriatik në perëndim, nga deti i Zi në lindje dhe duke lënë në jug një pjesë të tyre të transformuar në epirotë dhe thrakë. Me këtë veprim ilirët bënë kapërcimin e parë historik të tyre duke parakaluar proçese të tërë shoqërore të pajetuar duke kaluar në fazën fundore të rendit fisnor (gjysëm shteti komunar) pa i mbyllur hesapet me rendin komunar të mirëfilltë. Saktësia e këtyre përmasave hapsinore gjeografike nuk duhet të paraqesë ndonjë pengesë për të pranuar se këta banorë njihnin besimet fetare pagane nën kultin e gjarprit çka do të thotë se ata tashmë ndodheshin përpara fillimit të domosdoshmërisë të revolucionit të parë social në historinë e njerëzimit: ndarjes së punës, gjë e realizuar nga relacionet me parahelenët. E gjej të ilustruar këtë fakt (besimin pagan) në tre hartat të botuar në librin e Fulvio Cordinianos “Albania”, vëll. 1 (Romë, MCMXXX – XI). Nga ky revolucion domosdoshmerisht duhet të kenë përfituar epirotët, maqedonasit dhe thrakët, por që në gjenezë nuk duhet të kenë karakter vëllazërimi, të paktën kjo për epirotët dhe maqedonasit. Dmth ilirët e muarën proçesin e ndarjes së punës nga fiset parahelene që e kishin zbatuar prej kohësh mbi çbazë kishte ndodhur spostimi i tyre nga Azia e Vogël drejt ishujve të Mesdheut dhe gadishullit Ilirik. Fakti që në veprimtaritë përkatëse politike epirotët nuk shkuan më larg se Gadishulli Apenin dhe maqedonasit deri në Afganistanin e sotëm duhet të argumentojë bindshëm se ata nuk i përkasin një boshti të vetëm biologjik, por në sajë të botës së relacioneve dhe gjenezës përkatëse kanë realizuar bashkëjetesën në një hapësirë të përafërt duke qënë të hibridizuar në thelbin shoqëror të tyre. Me fjalë të tjera epirotët janë ilirë të helenizuar përkohësisht, përsa kohë kanë vazhduar relacionet midis tyre, kur maqedonasit janë helenë me huazim ilir dhe me tu prishur vazhdimësia e këtyre relacioneve ndodhi mrekullia me emrin Aleksandri i Madh i Maqedonisë. Interpretimi i ngjarjeve të atyre kohërave duhet bërë sipas nënkuptimeve që rrjedhin nga parimi i paradoksit të binjakëve, parim i cili sundon vetëm mbi botën njerëzore dhe jo më tutje. Ekzistenca e tij në botën biologjike duhet të ketë pasur karakter shumë të shkurtër kohor konstatues nga ana e njeriut (dinosaurët) dhe kjo për shkak të mos ekzistencës së njëkohëshme të fenomenit në fjalë në dy hapësira të ndryshme cilësore.

Të flasësh për ilirët e pa tjetërsuar nga relacionet  me jashtë shoqërisë së tyre është e pamundur  jo vetëm për shkak të moslënies të asnjë gjurme në histori, por dhe të faktit të eleminimit të tyre absolut mbi çbazë kanë lënë një farë gjurme që diktohet po të krahasojmë sllavët e jugut me ato nga e kanë gjenezën dhe do të shohim se sllavët e jugut kanë humbur nga dinamika e tyre gjenetike për shkak të relacioneve që krijuan me vëndasit ilirë, proçes i cili duhet të ketë ndodhur pas shekullit të VI-të Pas Kri.

Historia njeh vetëm ilirët e tjetërsuar të cilët e kanë pësuar këtë ndryshim edhe nga ardhjet veriore të etruskëve mbi çbazë duhet të jenë formuar paonët, liburnët, dalmatët, ardianët, mezët, etj. të cilët kanë lënë gjurmë të theksuare në gjuhën e tyre. Por ajo që bie në sy theksueshëm janë epirotët me shtrirje në të gjithë Shqipërinë e sotme ku mbizotërojnë ndërtimet arkitektonike të realizuar nga bashkëpunimi me fiset parahelene dhe helene duke filluar nga vëndbanimi në afërsi të Butrintit dhe vetë Butrinti, duke vazhduar me Orikumin, Bylisin, Klosin, Apolloninë, Epidamnin, Lisus etj, bile dhe kështjella e Rozafës duhet të jetë vepër e tyre dhe jo një vepër mirëfilli ilire pasi këta të fundit nuk kanë pasur asnjëherë shkallë zhvillimi shoqëror që të impon ngritja e mureve rrethues.

Me fillimin e luftës me persët fiset helene u larguan nga tokat e ilirëve të tjetërsuar duke i lënë ata në fatin e tyre historik. Është koha kur në veri të gadishullit Ilirik vepruan dakët duke e detyruar popullsinë e ilireve të veriut të ulet më në jug ku njihen nga historia (dardanët). Të gjitha fiset ilire që njeh historia i përkasin kësaj periudhe dhe ato lidhen me emrin e Demostenit (shek IV Pa. Kri.), sipas Fjalorit Enciklopedik Shqiptar, i cili i nënkupton si banorë të Ilirisë, në perëndim të Maqedonisë. Problemi i fiseve ilire nuk është zbërthyer asnjëherë saktë nga historiografia komuniste, por ajo i ka nënkuptuar si një shoqëri me zhvillim skllavopronar që po të merret për bazë i nxjerr shqiptarët e sotëm si jo ilirë. Në të tërë këtë analizë hapsinore të popullatës ilire vlen vetëm fakti që ata arritën shkallën e zhvillimit që i njeh historia në sajë të relacioneve me  parahelenët dhe helenët prej të cilëve ata muarën proçesin e ndarjes së punës, por edhe këtë me një sforcim historik tepër të theksuar gjurmët e të cilit ndjehen edhe sot tek shqiptarët e mijëvjeçarit të ri.

Largimi i helenëve historikë i la fiset ilire në mëshirë të fatit mbi çbazë u bënë pre e romakëve legjionare. Fakti që në jugun e Shqipërisë së Sotme romakët shkatërruan rreth 70 qytete (Paul Emili, viti 168 Para. Kri.), kur në qëndrën e Ballkanit nuk kishte një numër kaq të madh, duhet të tregojë se forca e vetme që i kishte përshpejtuar ilirët drejt gjëndjes ku i kishin gjetur romakët ishte bota e relacioneve me parahelenët e helenët dhe jo dinamika shoqërore autoktone e tyre. Kjo nuk është pranuar kurrë nga historiografia komuniste duke shtrëmbëruar gjenezën e ilirëve dhe dinamikën shoqërore të tyre, mbi çbazë sot shqiptarët nuk e dinë ekoma se pasardhës të kujt janë dhe çfarë përfitimi kanë prej kësaj.

Ardhja e romakëve në fakt nuk la hapësirë boshe kohore në zhvillimin e ilirëve të tjetërsuar dhe është kjo arësyeja përse albanologjia nuk njeh fazë në zhvillimin e ilirëve ku ndarja e punës nuk ekziston. E keqja e kësaj pune është se kjo albanologji nuk ka marrë për bazë asnjëherë zemrën e Ilirisë, por gjithmonë periferinë jugore të tjetërsuar të saj duke e paraqitur si Ilirinë historike, kur në fakt ka qënë pjesa më e parëndësishme e saj dhe duke fshehur në këtë mënyrë gjenezën e vërtetë të shqiptarëve të sotëm. Është tjetër punë që në këtë territor filtruan ilirët veriorë duke u shkrirë me ilirët-epirotë. Këtu e ka zanafillën dhe gjuha ilirishte që nuk njihet sot, por që është reflektuar tek gjuha e sotme shqipe me koloritin internacional të saj. Fakti që në gjuhën e sotme shqipe gjënden fjalë nga etruskishtja na e përligj këtë gjëndje (p.sh. fjala marangoz).

Romakët u mësuan ilirëve skllavërinë, profesionet, politikën vetëm se të gjitha këto jo brënda bashkësisë së tyre deri në ato shkallë sa disa ilirë-epirotë arritën deri në shkallën e Perandorit romak, akoma më tej, sollën dhe Qëndrën e Selisë së Shenjtë të Krishterë nga Jeruzalemi në Romë (Papa Shën-Eleuteri, 175-189). Ilirët-Epirotë mësuan nga bota heleno-romake dhe besimin monoteist të Jezu Krishtit (Shën Pali kaloi nëpër Iliri duke përhapur fenë e Krishtit përpara se të arrinte në Romën Perandorake) duke bërë kapërcimin e dytë në histori duke jetuar në brëndësi të rendit skllavopronar, pasi një pjesë e tyre kaluan nga besimin pagan primitiv, jo politeist, në monoteizëm pa i mbylluar hesapet, si bashkësi ilire, me rendin fisnor.

Ishin Perandorët romakë me origjinë ilire (Kostandini i Madh) ata që e ndanë perandorinë romake në dy pjesë dhe sollën në skenën historike të politikës romake botën bizantine. Është një errësirë e plotë koha e sundimit bizantin në territorin e banuar nga ilirët-epirotë dhe transformimin e tyre në një fazë më të lartë të organizimit shoqëror vetëm se kjo tepër artificialisht dhe jo në pozicion të domosdoshëm.

Duke marrë për bazë gjëndjen e ilirëve në kohën  e sundimit romak dhe duke i krahasuar me periudhën mesjetare europiane të kohës së Kastriotit kam arritur në përfundimin se bizantinët u mësuan ilirëve jetën familjare monogame duke i përshpejtuar format kalimtare të familjes nga fëlligështia në gjak në patriarkalitet mbi ç’bazë njihen akoma edhe sot. Vetëm evolucioni i familjes iliro-shqiptare është i aftë të vërtetojë lidhjen bilogjiko-shoqërore të tyre dhe faktin që shqiptarët janë pasardhësit e ilirëve dhe këta të fundit autoktonët e vetëm dhe absolutë të Gadishullit Ilirik. Ka shumë mundësi që nën drejtimin e politikës bizantine ilirët-epirotë ta kenë kaluar dinamikën e pronës në fazën fisnore të saj mbi çbazë njihet akoma deri në fillim të shekullit të XX-të. Në atë kohë ata u transformuan në fise epiroto-arbërore. Është koha kur në Gadishullin Ilirik u derdhën fiset sllave ku bota ilire e pa ndotur nga relacionet me të huajt u zhduk totalisht (pas shek. VI). Përgjatë periudhës bizantine ne territorin e banuar nga ilirët-arbër u ndërtuan shumë kisha paleokritiane e kristiane, ortodokse e katolike duke treguar se në pamje të parë popullsia vëndase ishte e krishterë. Ekzistenca e gjurmëve të theksuara të paganizmit tek populli shqiptar edhe në shekullin e XX-të tregon se pamja e atëhershme ka qënë e gënjeshtërt dhe prania e Kishave tregonte influencat e relacioneve Bizant – Krahinat iliro-arbërore dhe asgjë më shumë.

Përgjatë periudhës bizantine në territorin e banuar nga shqiptarët e sotëm  ndjehet edhe ardhja e piratëve dhe luftëtarëve të kryqëzatave të cilat lanë gjurmë të theksuara në zhvillimin biolgjiko-shoqëror të vëndasve, sidomos të dytët.

Piratët me ardhjen e tyre në shekujt  IX-X, në territorin jugor të Shqipërisë së sotme, u mësuan epirotëve profesionin e hajdutit prej nga ajo u përhap në të gjithë vëndndodhjen kodrinore e gjysëm malore të Ilirisë, gjë të cilën ata e kanë akoma trashëgim shoqëror. Tipike ky karakter u paraqit në kohën e pushtetit otoman ku dallohej zona e Tepelenës me përfaqësuesin e saj madhor Ali Pasha i Janinës (i quajtur në mënyrë abuzive Ali Pasha i Tepelenës) dhe e ngritur në art në kohën e komunizmit enverist: Në asnjë vënd të botës nuk ka ndodhur që populli të grabisë, me të drejtë, shtetin e vet si kundërveprim të vjedhjes që shteti i bëri popullit shqiptar për 47 vjet pa pushin në shkallë maksimale.

Kryqtarët realizuan ndotjen më të madhe bilogjike të epirotëve-arbër (shek XI – XIII) dhe u imponuan atyre pjesërisht feudalizmin politik. Në atë kohë epirotët-arbër bënë kapërcimin e tretë në histori duke u paraqitur pjesërisht si popullatë me rend feudal në sajë të mbeturinave kryqtare. Feudalët europianë nga Skocia, Anglia, Franca, Spanja, Vëndet Gjermane lanë shumë mbeturina në trojet e banuara nga epirotët – arbër duke formuar feudet e tyre paçka se popullata vëndase ishte shumë-shumë mbrapa këtij rendi shoqëror. Historiografia komuniste asnjëherë nuk e ka parë atë periudhë me këtë sy, por u imponoi shqiptarëve të mësonin një strukturëzim shoqëror feudal në atë epokë dhe e bëri Gjergj Kastriotin mbret të arbërve, dhe kryekomandant të bashkëkomandantëve të ushtrisë feudalë mesjetarë. Akoma me keq shqiptarët e shekullit të XX-të asnjëherë nuk e mësuan se paraardhësit e tyre më të afërt në ato shekujt kishin qënë në prak të eleminimit të tyre historik nga politika antinjerëzore e mbretërisë serbe. Konfliktet në atë kohë kanë qënë midis feudalëve vëndas me prejardhje perëndimore dhe invazioneve serbe. Pështjellimi politik i atyre kohërave krijoi një tension të tillë sa “pajtoi” feudet artificiale vëndase me pushtetin serb e bullgar që fshiheshin pas politikave bizantine. Në qoftë se do të bënim një përmbledhje të këtyre politikave në atë kohë do të shohim se ato përmbledhen në tre vektorë, por asnjëherë të tjetërsuan në një dhe ky duhet të ketë qënë “fati” i parë pozitiv i mbijetimit të vëndasve. Në këtë gjëndje i gjeti perandoria në zhvillim Otomane e cila e shtriu të gjithe pushtetin e vet në trojet e banuara nga epirotët-arbër  dhe kjo përbënte rastësinë e dytë në favor të mbijetimit historik të epirotëvearbër dhe atë që shqiptarët e kohës komuniste nuk e mësuan kurrë.

Otomanët realizuan kapërcimin e katërt në histori të epirotëve-arbër të cilët e humbën emërtimin e tyre historik dhe paraqiten përpara historisë me emrin shqiptarë të paktën nga shekulli e XVII e këtej. Aplikimi i politikës me mjetet e dhunës në fillimet e shtrirjes otomane të gadishullin Ilirik u shoqërua me një kundërveprim të palës epirotoarbërore mbi çbazë lindi epoka e lavdishme e Gjergj Kastriotit (1443-1468). Rëndësia e asaj epoke nuk qëndron në luftën kundra perandorisë Otomane, as në mbrotjen e Europës nga shtrirja otomane (kjo mund të jetë interesi i Europës për ta paraqitur kështu), por në mësimin e epirotëvearbër për të formuar një bashkësi politke vëndase dhe për t’ju kundërpërgjigjur politikave antiarbërore pamvarësisht nga pasoja. Dmth për herë të parë në historinë e tyre epirotët-arbërore u bashkuan për një qëllim dhe vetëm kjo është merita e Gjergj Kastriotit të mbiquajtur Skëndërbe. Interpretimi i asaj epoke nuk duhet bërë në funksion të interesave historike që nuk i takojnë popullit shqiptar, pasi ngjarjet kanë ndodhur në territorin e paraardhësve të tyre, por në varësi në mbiekzistencës historike të popullit shqiptar për të përcaktuar se çfarë ka ndodhur me të që u realizua mbijetimi historik. Unë pretendoj se kjo është më e rëndësishmja e të gjitha ngjarjeve historike në ndodhur në kurriz të popullit shqiptar dhe paraardhësve të tij. Pikërisht e parë me këtë sy prania rastësore e politikave otomane, nën pamjen e doktrinës së Muhametit, përbën shpëtimin historik të popullit të mëvonshëm shqiptar, na pëlqen apo jo ky fakt. Rëndësi ka të intepretohet ngjarja në funksion të interesit shqiptar dhe jo ndryshe.

Politikat otomane i mësuan shqiptarëve shumë-shumë gjëra duke i ua imprenjuar në dinamikën e zhvillimit të tyre shoqëror. Gjëja më e rëndësishme ka qënë ajo e pronës ku shqiptarët e konsoliduan pronën fisnore përtej asaj të zhvilluar në popujt e tjerë europianë. Kjo erdhi si rezultat i zhvillimit specifik që prona e tokës pati në Perandorinë Otomane ku kjo e fundit nuk e pati në shkallën e pronës private. Kam përpara studimin monografik të Dr. Av. Vasil K. Dilos me titull: “Studim mbi çifliqet” (dorëshkrimin) të botuar në fletoren “Konkordia – Omonia” në gjuhën greke Nr 208/55 dt 2/15 prill 1919  ku spikat pikërisht pozicioni i mësipërm mbi çbazë toka jepej në përdorim dhe jo në pronësi. Këtë gjë shqiptarët e mësuan pikërisht nga pushteti otoman mbi çbazë arrihet në përfundimin se pronarët e tokave në Shqipëri përgjatë shekullit të XX-të, të cilët nuk e kanë blerë atë dhe nuk ka asnjë mundësi juridike që ajo të blihet në këto kushte, janë grabitësit e pasurisë së Popullit Shqiptar  dhe këtë gjë na e mëson pikërisht ai pushtet që akuzohet që e ka lënë mbrapa popullit tonë. Ja përse shahet feja e Islamit dhe pushteti Otoman në trojet e banuara nga shqiptarët. Politikat e tyre diskretitojnë politikat e sotme të pronësisë dhe në këtë pikë zonja Bogdani mbron hajdutët. Por kjo do të thotë se vetë Komuniteti Musliman Shqiptar nuk ka asnjë lloj pronësie mbi tokën ku ndodhen pronat e paluajtëshme të Tij. Është pika ku gjërat duhen thënë në kompleks dhe pa paragjykime.

Politika otomane u mësoi shqiptarëve ekzistencën e shtetit dhe këtë në masën sipërore të tij.  Lidhja e pushtetit otoman me popullsinë arbërore, e më vonë shqiptare, përsëriti lidhjen e pushtetit romak me popullsinë epirote ku shumë shqiptare zunë vënde kryesore në pushtetin qëndror otoman pa dallim feje e krahine. Ishin këto lidhje të ndërsjellta që ndikuan domosdoshmërisht në zhvillimin e shqiptarëve të cilët edhe pse nuk kishin jetuar kurrë nën një bashkësi politike autoktone, për herë të parë u bashkuan nën politikën otomane dhe kjo përbën kredon e parë të ekzistencës së tyre kombëtare na pëlqen kjo apo jo, na intereson kjo si individë apo jo. Islamizmi politik ishte ai që përshpejtoi zhvillimin shoqëror të shqiptarëve duke i kaluar në dyert e shtetit edhe pse këta të fundit nuk i njihnin dhe aplikonin në thelb klasat shoqërore, pronën private, familjen monogame, etj. Por shqiptarët mësuan gjënë më kryesore në histori dhe këtë vetëm në shekujt XIX e XX-të: ekzistonin si komb. Pikërisht kjo ishte ajo që Otomanizmi Islamik u imponoi shqiptarëve përgjatë 450 vjetëve të sundimit të tij politik dhe kjo nuk mund të harrohet as për një shekull dhe as për disa breza. Ja përse të shash Islamizmin doktrinar, nga pikëpamja e interesit të popullit shqiptar, do të thotë të shash vetë popullin tonë për të kaluarën historike të tij dhe kjo përbën sakrilegjin më të madh kombëtar. Zonja Bogdani mund të marrë zemër nga politika që ajo i shërben, por do të ishte në interesin e saj të tregonte një kapacitet kulturor më dinamik në drejtim të moralit politik njerëzor duke zbatuar formulën ekonomike: jepi kusurin sipas çmimit.

Në kohën e pushtetit otoman në trojet e banuara nga shqiptarët u lejua edhe aplikimi i fesë katolike mbi çbazë në qytetin e Shkodrës ndërtohet Kisha Katedrale më 1858. Në të vërtetë popullata shqiptare në kohën e pushtetit otoman duhet të jetë konsideruar si një shoqëri periferike përderisa në territorin e banuar prej tyre ka punuar për shekujt e shekuj Kleri Katolik Shqiptar i ndihmuar nga Perandoria e Danubit. Kanë qënë këto dy elementë faktorialë që forcuan ndërgjegjen kombëtare të popullatës vëndase me anë të shkollave shqipe (shkolla e parë shqipe është hapur në Velë të Mirditës më 1632) dhe me lejimin e fillimit të teatrit (çfaqja e parë teatrore është dhënë në qytetin e Shkodrës me 20 shkurt 1879 nga nxënësit e Shkollës Saveriane pas një akademie poetiko-muzikore dhe pikërisht farsa “Mako” e Jul Qezarit). Veprimtaria shekullore e Klerit  Katolik Shqiptar mbi popullin shqiptar është bërë në kontradiksion të plotë me pushtetin otoman, kur veprimtaria e kishës ortodokse, me qëndër në Stamboll, në Jugun e Shqipërisë është bërë me lejen e pushtetit otoman. Ekzistenca e këtij kontradiksioni, ku në thelb ishte lufta midis Perandorisë së Danubit dhe Perandorisë së Bosforit, duhet të përbëjë shkakun përse historia e popullit shqiptar zhvillohet në Veri dhe përse ka si emërues Klerin Katolik Shqiptar. Fenomenet historike kërkojnë medoemos veprimtarinë e bashkësisë njerëzore dhe në këtë drejtim ngjarjet kanë ndodhur jashtë ndërgjegjes së individit, por kanë konsoliduar ndërgjegjen e kësaj bashkësie. Është kjo arësyeja përse ndërgjegja kombëtare e popullit shqiptar është formuar nga Kleri Katolik Shqiptar në “luftë” kundra pushtetit otoman.

Në qoftë se nuk do të ishte pushteti otoman nuk do të kishte kundërveprim katolik dhe rrjedhimisht nuk do të kishim tendencë mbi ndërgjegjen kombëtare të shqiptarëve. Me këtë sy duhet parë roli pozitiv i pushtetit otoman nën pamjen e doktrinës Islamike. Unë nuk e besoj se ka gjë më të thjeshtë për të kuptuar se çfarë ka ndodhur në ato kohëra dhe përse dueti politik Austro-Hungari – Turqi Otomane përbëjnë të gjithë faktorin politik të formimit të kombit shqiptar.

Rëndësi në analizat historike nuk ka roli i individit, por ndikimi i politikës mbi bashkësitë njerëzore pasi vetëm ky fenomen realizon përshpejtimin apo ngadalësimin e shpejtësisë së zhvillimit shoqëror dhe, në këtë drejtim, roli i politikës otomane mbi shqiptarët është absolut, na pëlqen apo jo kjo gjë, na intereson kjo gjë apo jo; të paktën këtë të fundit zonja Bogdani nuk di ta argumentojë.

Me interes gjurmëlënës në historinë e popullit shqiptar, duke ndikuar direkt, janë dhe relacionet e popullatës katolike me Perandorinë Austro-Hungareze, krahas pushtetit otoman. Ky ndikim me të vërtetë nuk ka qënë gjithpërfshirës në territorin e banuar nga shqiptarët, por ai ka vepruar në dy elementë kryesore të zhvillimit të popullsisë së Veriut: në besimin fetar dhe në arësim. Këto dy elementë kanë pasur një ndikim të pakrahasueshëm mbi popullin shqiptar dhe kanë përcaktuar të ardhmen e tij. E njejta gjë nuk ka ndodhur në Jugun e Shqipërisë pasi të dy këto elementë vareshin nga politika greke dhe veprimtaria specifike ka qënë kundër kombit shqiptar. Në fakt kontradiktat në shoqërinë shqiptare të asaj kohe kanë qënë reflektim i kontradiktave politike midis Austro-Hungarisë dhe Sulltanatit Otoman.

Këtu qëndron e fshehta e progresit shqiptar nëpër pesë shekujt e fundit të jetës së tyre dhe menyra se si ata paraqiten përpara popujve të Europës. Shumë shqiptarët, si individë, mund t’i përkasin botës islame dhe këtu nuk ka asgjë të keqe, por si bashkësi ata i përkasin vetëm botës europiane për faktin më të thjeshtë fare: janë themeluesit e racës së bardhë shumë-shumë më përpara se njeriu i Neandertalit. Analizat historike duhen bërë mbi bazën e gjëndjes shoqërore të sotme edhe pse kjo gjëndje është e ndryshuar në sajë të botës së relacioneve.

 

Tiranë, më 18 mars 2010