35-Çfare nuk di historiani Paskal Milo nga historia e fshehte e incidentit te Kanalit te Korfuzit?

 

 

Me daten 16 nendor 2009 ne Tv. Top Kanal u dha emisioni mbi kete teme me pjesmarrjen e nje specialisti te marines dhe nje historiani; harrova të shtoj edhe të një gazetareje politike. Thelbi i te gjithe emisionit ishte rivertetimi i pretendimit te Enver Hoxhes qe mbytja e anijes britanike nuk kishte ndodhur per faj te pales shqiptare dhe gjyqi i Hages kishte dhene nje verdikt te gabuar. Specialisti i marines shqiptare argumentoi shkencërisht qe mbytja e anijes britanike kishte ndodhur brenda ujrave territoriale te Shqiperise, kurse historiani Paskal Milo argumentoi, me ane te nje dokumenti qe botohej per here te pare, se ka pasur nje plan britanik per te realizuar provokacionin ne Kanalin e Korfuzit. Në të vërtetë të gjitha këto kanë qënë vetëm fjalë dhe letra fjalësh pasi në realitet ngjarja ka tjetër suport, tjetër qëllim aplikativ dhe tjetër pasojë nga ato të deklaruara nga pala shqiptare dhe pala britanike. Le ta themi që në fillim se fajtore totale e ngjarjes së 22 tetorit 1946 (data sipas Fjalorit Enciklopedik Shqiptar) është e palës shqiptare, personalisht e Enver Hoxhës, që kishte pranuar pazaret me britanikët duke qënë një kartë e fshehtë në lëvizjen komuniste ndërkombëtare në duart e Mbretërisë së Bashkuar. Pikërisht këtë nuk pranon historiografia e sotme shqiptare në përgjithësi dhe historiani Paskal Milo në veçanti, i specializuar në fushën e historisë së shekullit të XX-të.

Qe ajo ngjarje sot nuk paraqet asnje rendesi politike, apo ekonomike, nuk e besoj se vihet ne dyshim, por per historianin ajo paraqet rendesi te vecante pasi kjo ngjarje sherbeu si molle sherri midis Shqipërisë së re komuniste dhe vëndeve të Europës Perëndimore. Fakti që komunizmi shqiptar u prish fillimisht me ndihmësin e vet më kryesor të luftës, me ndihmësin që e organizoi si forcë politike, e cila shërbeu për të marrë pushtetin politik, dhe pastaj me ndihmësin që i bashkoi në një parti (gjithonë sipas Enver Hoxhës) nuk është pa domethënie dhe këtu fillon rrota e vërtetë e historisë së komunizmit shqiptar. Cila është kjo histori?

Në dy komplekse artikujsh mbi historinë e PKSh dhe të të ashtëquajturave “banda të diversantëve” (shih albanovaonline.com dhe www.genchoti.com) kam shpjeguar, nëpërmjet studimeve origjinale dhe bashkësish ngjarjesh kontradiktore, se në të dy këto probleme historikë fshihet një ndër misteret më të rëndësishme të shekullit të XX-të të historisë së njerëzimit: kush e realizoi, dhe përse, revolucionin e tetorit në Rusinë e Car Nikollës. Skema shqiptare e formimit të komunizmit të ri nën drejtimin e Enver Hoxhës përputhet 100% me skemën e formimit të bolshevizmit dhe revolucionit të Tetorit në shkaqet dhe pasojat e veta. Tmerret që shkaktoi ky komunizëm me egërsinë e vet sociale anë e mbanë botës tregon se ekziston një fajtor pa faj dhe një i pafajshëm i dënuar për afër një shekull. Në qoftë se fajtori është një mbretëri e bashkuar nën një shtet, të pafajshmit ishin një tërësi popujsh dhe racash që nuk kishin asnjë gisht në katrahurën e shekullit të XX-të. Ngjarjet në Shqipëri në ato vite çojnë në zbulimin e kësaj poshtërsie dhe të fajtorit të pafajshëm. Ajo fillon politikisht pikërisht me incidentin e Kanalit të Korfuzit, prandaj dhe ajo ngjarje ka rëndësi për historinë e njerëzimit dhe të komunizmit në përgjithësi dhe të asaj europiane në veçanti.

Nga pikëpamja specifike incidenti i Kanalit të Korfuzit, i vitit 1946, nuk ka asnjë rëndësi të drejtëpërdrejtë për popullit shqiptar; ai ka rëndësi për politikën e pas luftës së dytë imperialiste ku politika komuniste e Enver Hoxhës fiton kredon e të qënurit një politikë antiangleze, antiamerikane dhe antieuropianoperëndimore. Ai incident “bindi” bolshevikët se PKSh ishte e krahut të tyre dhe mund të pranohej në familjen e madhe komuniste triumfuese antinaziste. Stalini ka dyshuar, ndersa Hrushovi e dinta sakte raportin e Enver Hoxhes me britaniket (kjo eshte aresyeja e vertete perse diktatori shqiptar u ngrit kundra diktatorit komuniste sovietik me 1961-shin). Në këtë pikë fillon jetën e vet politike komunizmi shqiptar që për 45 vjet pa pushim do të paraqitej si vazhduesja e vetme në botë e teorisë leniniste mbi revolucionin socialist dhe e teorisë marksiste mbi revolucionin proletar edhe pse të dy teoritë binin në kundërshtim me njëra – tjetrën në thelbin e tyre aplikativ të pretenduar (e para në pamundësinë ekonomike për tu përballur me rendin e kapitalit dhe, e dyta, në pamundësinë e aplikimit në një vënd fshatar pa shkaktuar një reaksion zinxhir politik me vuajtje të përbindëshme; -kjo nuk u shpall asnjëherë edhe pse ka përbërë thelbin e veprimit politik të komunizmit botëror).

Incidenti i Kanalit të Korfuzit është e vetmja ngjarje historike së cilës mund t’i zbulohet thelbi i veprimit pa pasur nevojë për dokumentacione arshivore, përmbajtja e të cilave tenton, gjithmonë, të mbulojë të vërtetën dhe aspak për të zbuluar atë jo vetëm pas një gjysëm shekulli, apo një shekulli, por edhe pas 1000 vjetëve, pasi gjithmonë do të tentohet të mbulohet se autori i vërtetë i komunizmit teorik është një produkt i mendimit kapitalist dhe jo ndryshe. Dhe bomba e Kanalit të Korfuzit është e aftë ta kryejë këtë zbulim pa pasur nevojë të shpërthejë.

Së pari lexuesi shqiptar duhet të dijë një herë e mirë që autori i vërtetë i themelimit të PKSh është i lidhur me botën britanike dhe aspak një produkt i mirëfilltë shqiptar dhe kjo për shumë e shumë arësye, të cilat thjeshtohen në përfundimin se kjo parti u formua nga britanikët për të drejtuar politikën shqiptare të pas luftës së dytë imperialiste. Ky veprim binte ndesh me interesat e një shtrese të tërë shqiptarësh të lidhur historikisht me perandorinë britanike për interesat e tyre, por që kjo perandori nuk i besonte më dhe kishte vendosur t’i sakrifikonte një herë e mirë. Kush e vrau Mit’hat Frasherin? Kush i tradhetoi heronjte reale te popullit shqiptar perballe bandave te komunizmit? Kështu që në ato vite të dyshimta për politikën europiane nuk ishte e vështirë të shpikej një shkak që të vinte përballë njëra-tjetrës diplomacinë mijëravjeçare britanike dhe krijesën politike të tyre; dmth beteja e incidentiti te Korfuzit kishte vetëm një portë, vetëm një të akuzuar, vetëm një pretendues dhe vetëm një gjykatës: Mbretërinë e Bashkuar Britanike. Atëhere për çfarë dokumentash bën fjalë historiani, kur ato vinë nga zyrat e kësaj mbretërie? Mos vallë pinjolli i komunizmit mendon se metodikat dhe teoritë analitike janë pronë e tij dhe ai mund të vazhdojë të gënjejë popullin shqiptar? Mos vallë pinjolli i komunizmit mendon se mund t’i imponojë popullit shqiptar se ideja e Enver Hoxhës ka qënë e saktë, por politika imperialiste e Mbreterisë së Bashkuar ishte e pakontestueshme dhe shteti i ri shqiptar ishte i pafuqishëm përpara saj? Vetëm mënyra se si është formuar partia gjakatare shqiptare e luftës së dy imperialiste dhe si u vendos në pushtetin politik shqiptar është e aftë të argumentojë se bomba në Kanalin e Korfuzit ka qënë një bllof politik për t’i hedhur hi syve politikave antibritanike të asaj kohe dhe për t’i afruar Shqipërinë atyre si një kollonë të pestë.

Përpara se të kalojmë në pikën e dytë të bllofit politik që realizoi incidenti më Kanalin e Korfuzit informojmë lexuesin shqiptar që propoganda komuniste ka gënjyer popullin shqiptar për këtë incident edhe vetëm me faktin e mëposhtëm, sipas së cilës (po e citoj të plotë sipas Fjalorit Enciklopedik Shqiptar):

“Ngjarje që ndodhi më 22 tetori 1946, rreth orës 1300, në kanalin e Korfuzit, afër bregdetit shqiptar. Njëra nga katër luftanijet e flotës britanike që kalonin në formacion luftimi me topa të drejtuar nga bregdeti shqiptar, hasi në një minë dhe u dëmtua, të njëjtin fat pësoi edhe një luftanije tjetër që i shkoi në ndihmë. Në vëndin e ngjarjes u dërgua menjëherë një anije shqiptare për të dhënë ndihmë e për të marrë vesh ndodhinë, por anglezët nuk pranuan të jepnin asnjë shpjegim. Nga mesi i natës luftanijet e dëmtuara u rimorkiuan dhe flotilja u kthye në Korfuz”.

Nga emisioni televiziv marrim vesh që njëra nga luftanijet qënka mbytur dhe sot (2009) qënka zbuluar vëndodhja e skafit të saj brënda ujrave territoriale shqiptare. Atëhere dikush gënjen dhe haptaz fare. Sido që të jetë e vërteta ato që janë thënë dje, dhe thuhen sot, e kanë një qëllim, që mundohet ta mbulojë pikërisht këtë të vërtetë. Kur gënjehet për një problem, sado i parëndësishëm që të jetë, atëhere është e sigurtë që gënjeshtari është fajtor. Të paktën këtë gjë tashmë e kemi të argumentuar plotësisht.

Së dyti, lexuesi shqiptar duhet të dijë një herë e mirë që autori i vërtetë i shkatërrimit dhe vrasjes të atyre Burrave të fortë që zbarkonin nga deti dhe ajri për të luftuar rregjimin komunist dhe për të shpëtuar shqiptarët nuk ka qenë shqiptar dhe aq më tepër formacionet e Ministrisë së Brëndëshme shqiptare. Asgjësimi i Tyre është loja më e ndyrë e inteligjencës britanike dhe tradhëtia më e madhe që ju bë atyre Burrave të fortë, të denjë për të qënë të vetmit shqiptarë, trashëgimtarë direkt të herojve tanë kombëtarë që luftuan me armë në dorë kundra sllavizmit pushtues. Tradhëtia ndaj tyre u justifikua me lojën dyfishe të Kim Filbit edhe pse ajo nuk ka ekzistuar në asnjë përmasë të vetme. Inteligjenca britanike mashtroi të gjithë mërgatën shqiptare me incidentin e Kanalit të Korfuzit duke krijuar bindjen se qeveria shqiptare ishte armikja e saj e betuar. E vërteta është krejt tjetër për tjetër: qeveria komuniste shqiptare ka qënë shërbëtore dhe lavirja e fshehtë e qeverisë britanike dhe tradhëtarja shumëfishe e interesave tona kombëtare. Mos vallë këtë kërkonte të mbulonte historiani Paskal Milo në atë emision televiziv? Detyra e historianit nuk është zbulimi i dokumentave spekulativë, por zbulimi i pasojave që imponojnë shkaqet e fshehta të një ngjarjeje. Kategoria shkak-pasojë përbën kredon e thelbit të shkencës së historisë dhe jo dokumentacioni.

Duke ditur këto dy grup ngjarjesh nuk ka asnjë mundësi, qoftë dhe teorike, që bombat në Kanalin e Korfuzit të jenë vënë nga pala shqiptare dhe pa dijeninë e palës britanike. Ato janë vënë nga pala britanike me dijeninë e palës shqiptare ku këto të fundit kanë bërë të paditurin gjithmonë për hir të tradhëtisë që i bënë popullit shqiptar dhe lëvizjes komuniste ndërkombëtare, për çshkak dhe e formuan.

Pikërisht këto dy probleme historiani Paskal Milo nuk i di dhe detyrimisht nuk ka se si të dijë të vërtetën shkakësore mbi incidentit e Kanalit të Korfuzit të vitit 1946.

 

 

       Tiranë, më 22.11.2009