31 – Rreth kritikës së filozofisë shqiptare mbi materializmin dialektik dhe historik

(ne realitet filozofi politike bolshevike dhe antishqiptare)

 

 

Në qoftë se ka ndonjë fushë të teorisë ku studiuesit shqiptarë nuk kanë dhënë ndonjë ndihmesë, sado të vogël, por e kanë kopjuar atë nga shkolla bolshevike staliniste pikë për pikë pa i ndryshuar asnjë presje, është pikërisht mendimi filozofik nën pamjen e librit: Materializmi dialektik dhe historik; herë botuar në një vëllim (1971, 1974) e herë në dy vëllime (1981,1983), me autor një ekip profesorësh “filozofë”, “estetë”, “politologë” (përmënd: prof. Agim Popa, prof. Alfred Uçi, prof. Zija Xholi, doc. Kristaq Angjeli, doc. Servet Pëllumbi) të kryesuar nga një anëtar të byrosë politike të PPSH (prof. Foto Çami) duke treguar rëndësinë e jashtëzakonshme që ka pasur kjo fushë e teorisë për komunizmin shqiptar. Rëndësia kishte mbërritur deri në atë fazë sa ishte pjesë e tekstit mësimor kryesor në universitet dhe nuk mund të merrje dipllomën e shkollës së lartë dhe titullin doktor shkencash pa e dhënë në provim nga fillimi deri në fund këtë materializëm. Në artikullin mbi Protokollin e Korfuzit (shih albanovaonline.com dhe logoreci.com, 20.07.2009) akuzova arsimin komunist shqiptar për keqarsimim të shqiptarëve, përgjatë viteve 1945-1991, për interesa politike me libra të prodhuar për këtë qëllim. Literatura në fjalë i ka shërbyer pikërisht kësaj politike dhe është e vetmja literaturë ku lektorët shqiptarë të universiteve tona nuk kanë guxuar të thonë asnjë mendim të tyre në mënyrë absolute dhe çdo devijim nga tekstet sovietike i kushtonte deri dhe jetën (autorët kanë firmosur për mosreferim në veprat e filozofëve dhe ekonomistëve sovietikë). Jam shumë kurioz të dij: a kanë dyshuar ndonjëherë në ato që thonin, apo i kishin bindje private dhe këto bindje kërkonin me çdo çmim t’ja ngulitnin në kokë studentave? Unë pretendoj se është kjo e fundit dhe si shkak fillestar duhet të ketë qënë paformimi i tyre edukativ e arsimor per shkak të prejardhjes së tyre fshatare, e të disa jo shqiptare, dhe larg qëndrave kryesore të kulturës shqiptare. E keqja është se këtë paformim edukativ e arsimor ata ja kanë trasmetuar brezave të mëvonshëm me permasa absolute duke më çuar në përfundimin e mësipërm mbi shkollën shqiptare komuniste.

Në realitet libri mbi materializmin dialektik dhe historik shqiptar nuk ka qënë vepër e teoricienëve shqiptarë, por ata e patën kopjuar nga tekstet sovietike të shkruar dhe kopjuar nga veprat e Leninit, Stalinit dhe dishepujve të boshevizmit. Pa asnjë mëdyshje materializmi dialektik dhe historik shqiptar ka qënë tipikisht një libër i thurur në mënyrë të tillë që të fshihte karakterin antimarksist të të gjithë revolucionit bolshevik dhe veprimtarisë së PPSH duke e shtrëmbëruar marksizmin deri në atë masë sa të mos kishte asnjë lidhje, qoftë dhe të largët, me ato që kishte shkruar Marksi me Engelsin. Sot shqiptarët të arsimuar përgjatë viteve 1945-1991 nuk e dinë se filozofia që ata patën bërë në shkolla ka qënë një antimarksizëm i kulluar. Vetë Marksi me Engelsin nuk kanë qënë filozofë të komunizmit, siç i paraqiste shkolla bolshevike e Stalinit, por ata kanë qënë filozofët e parë të kapitalizmit globalist dhe projektuesit e parë të rendit të përbotshëm të kapitalit. Kjo sot mund të duket e çuditshme dhe ishte harruar, por, duke qënë pikërisht kështu dhe duke u kujtuar sot, në ndihmë na vjen autori i tekstit: Çështje të materializmit dialektik, Xhemil Frashëri, të botuar më 2009, i cili na freskon leksionet e viteve të largëta dhe provimet e kësaj lende që të kushtonin përjashtimin nga shkolla e lartë. Ka qenë një proçes i papërfytyrueshëm dhe larg çdo fantazie njerëzore: të detyronin të mësojë përmëndësh të pasaktën, iluzoren, gënjeshtrën, mashtrimin dhe në fund të konkludoje sipas interesit politik. Kjo do të thotë se shqiptarët e arsimuar ne shkollat e larta para vitit 1992 përpara se të ishin profesionistë ishin njerëz politikë dhe jo të çfarë do lloj politike, por të politikës antishqiptare të PPSh. Kjo përbën esencën e arsimimit komunist shqiptar dhe mashën kryesore kriminale të diktaturës komuniste e cila reflektohet në politikat e sotme të mijëvjeçarit të ri edhe pse shumë intelektualë pretendojnë se janë riarsimuar jashtë shtetit në vëndet europiano perëndimore. Akoma ata nuk e kanë kuptuar se e kanë ngritur në katror keqarsimimin e tyre dhe të popullit shqiptar në vazhdim.

Por në këtë rrumpallë intelektuale dallohet një akrobaci e vogël: autori i mësipërm e ka përjashtuar materializmin historik nga çështjet e kohës edhe pse gjatë leximit të librit zbulohet se ai merret më fort me temat historike të materializmit se sa me problemet e dialektikës, mbi ç’bazë është emërtuar libri i tij. Mos vallë kërkon të provokojë ndokënd dhe kë konkretisht? Apo mos vallë kërkon të mbulojë diçka të padalë në skenë dhe çfarë konretisht?

Unë i drejtohem autorit të librit të mësipërm: në qoftë se na keni gënjyer për 45 vjet me një teori pa domethënie, të paktën sot mos ja hiqni petët lakrorit dhe lërini gjërat siç kanë qënë se nuk do të kujtohet kush për to; duke i përmëndur ju nuk bëni gjë tjetër veçse i hidhni zjarrit benzinë duke u kujtuar shqiptarëve mashtrimin që keni përdorur për të realizuar diktaturën më të egër në historinë e këtij populli, diktaturë e cila i ka kushtuar plot 250 000 të vrarë dhe 750 000 të burgosur e internuar (këto shifra nuk janë fantazi e imja, por llogaritja matematikore e politikës kriminale të Enver Hoxhës dhe ekipit të tij nëpër dhjetëvjeçar në kuadrin e historisë së PPSh duke u treguar shqiptarëve të sotëm se Enver Hoxha ka qënë projektuesi i diktaturës dhe ekipi i tij gjigand zbatuesi antishqiptar dhe antiligjor i kësaj diktature). Populli shqiptar e ka kuptuar sot shumë-shumë saktë se marksizëm-leninizmi i juaj ka qënë filozofia më antishqiptarë që ka ekzistuar ndonjëherë pasi tentoi të shpërbëjë popullin shqiptar, për hir të politikës komuniste të ekzistencës, duke e ndarë atë në kosovarë, në çam dhe në shqiptarë; në katolikë, në ortodoks apo muslimanë edhe pse ata në thelb të problemit janë një të vetëm dhe rrjedhin nga epirotët e lavdishëm të historisë me besimin fetar pagan, i vetmi besim fetar autokton. Populli shqiptar është i sigurtë se masakra mbi popullsinë shqiptare në Çamëri dhe popullsinë shqiptare në Kosovë është vepra më e parë politike e komunizmit enverist, sado që të mundohen t’i fshehin. Ata që realizuan praktikisht masakrat në mesin e shekullit të XX-të tashmë i kanë shitur komunistët e Enver Hoxhës edhe pse ky i fundit i shërbeu me devotshmëri antishqiptarizmit. Të jeni i sigurtë që filozofia e juaj e mësipërme nuk është e aftë ta argumentojë këtë lidhje, këtë rrjedhim, këtë fe dhe masakrën mbi popullin shqiptar, bile ajo nuk është e aftë as të mbulojë dot këtë të fundit. Materializmi dialektik i juaji ka qënë antimaterializëm edhe për faktin tjetër: është kultivuar nga njerëz primitivë, kur këta të fundit kanë pasur si filozofi të tyre idealizmin shpirtëror. Pikërisht këtë keni dashur të fshihni për afro një shekulli, por është vepra e juaj ajo që ju diskretiton në sytë e njerëzimit dhe në sytë e shqiptarëve.

Meqënë se zoti Xhemil Frashëri ka kurajon civile të mbrojë marksizëm-leninizmin e boshevikëve, duke e paraqitur si filozofi të shqiptarëve, unë jam i detyruar të mbroj materializmin e Karl Marksit me pretendimin se marksizmi nuk është filozofi e konsoliduar materialiste, duke paraqitur pozitivitetin metodik dhe negativitetin praktik të tij në kuadrin e kritikës racionale të mendimit filozofik shqiptar; se marksizmi i proletarëve ka qënë një filozofi gjysmake e lënë në çerek të rrugës pa konkluzione përkatëse dhe gjithëshka që thuhet në emër të saj janë përfundime të një shkolle të tërë të ngritur në këmbë në emër të marksizmit edhe pse në realitet ka qënë shkolla më antimarksiste dhe antimaterialiste në historinë e njerëzimit. Shkolla bolshevike e Lenin – Stalinit është tipikisht e para shkollë antimaterialiste shtetërore në historinë e njerëzimit dhe shkolla që masakroi filozofinë e Karl Marksit. Ata që e detyruan pushtetin bolshevik të dilte në mënyrë të maskuar kundra marksizmit janë pikërisht ata që fabrikuan projektin e revolucionit të 1917-ës.

Sot zoti Xhemil Frashëri duhet ta kuptojë që problemet filozofike nuk janë ashtu si ka pretenduar ai dhe shokët e tij. Ato jo vetëm që janë krejt ndryshe, por dhe suporti i zgjidhjes së problemeve, që pretendonin të zgjidhnin shkollat përkatëse (unë nuk mund të ndaj shkollën bolshevike nga shkolla e partisë në Shqipëri; ato kanë të njëjtën përmbajtje dhe të njëjtin qëllim: të mashtrojnë popujt e tyre, të keqarsimojnë bijtë e tyre, kjo kuptohet edhe nga literatura që përdor autori ynë e cila është e botimit rus 1995 (f. 179 e librit të tij)), është me ngjyra krejt të tjera duke dhënë zgjidhje jo vetëm origjinale, por në kundërshtim flagrant me praktikat bolshevike të aplikuara duke treguar se populli shqiptar ka prodhuar me kohë filozofinë e tij kombëtare në përputhje me materializmit dialektik dhe ajo nuk është vepër e komunizmit enverist.

Kam pasur fatin ta studioj dy herë materializmin dialektiko-historik shqiptar përgjatë jetës sime shkollore dhe dy herë përgjatë kohës së punës duke arrirë në përfundimin se materializmi dialektiko-historik komunist shqiptar është munduar me të gjithë mënyrat të mos u mësojë shqiptarëve elementët e materializmit. Këtë e them me kaq siguri sa deklaroj se shqiptarët e sotëm nuk ja kanë haberin materializmit filozofik në asnjë element të tij dhe kjo në mënyrë absolute. Kjo do të thotë se marksizmi i proletarëve nuk është pikë për pikë materializmi filozofik. Kritika e librit të zotit Frashëri eshtë në të njëjtën kohë dhe kritika e librit Materializmi dialektik dhe historik në dy vëllime (bot. 1981 dhe 1983), si teksti kryesor i Universiteteve apo Instituteve të Larta shqiptare, e cila do të tregojë përmasën e kësaj padije dhe nivelin kulturor në fushën e filozofisë materialiste të klasës që ai përfaqëson. Këtu nuk kemi të bëjmë me botëkuptim, por me një qëllim politik dhe, në vazhdim, kërkoj nga zoti Xhemil të tregojë lidhjen e materializmit dialektiko-historik me politikën e PPSH, pasi unë do t’i tregoj shtresës së tij (nuk e di a e kupton zoti Frashëri përse në rastin e parë ai është pjesë e klasës dhe në rastin e dytë pjesë e shtresës; gjithsesi duhet ta dijë që këtu fshihet një ndër sekretet më të mëdha të mendimit filozofik botëror: kthimi mbrapsht i kohës ose ndalimi i saj) lidhjen e materializmit dialektiko-historik me politikën e popullit shqiptar brënda interesit të tij biologjiko-shoqëror, rrugë e nisur nga barinjtë shpirtëror të tij para 500 vjetëve, gjë të cilën ju ja keni mbajtur të fshehtë popullit shqiptar me qëllime të mbrapshta, pasi i keni suprimuar qënien e tij biologjiko-shoqërore me ndërgjegjen antishqiptare të materializmit dialektiko-historik bolshevik. Kjo është pika e parë e kritikës dhe problemi i parë që duhet të zbërthente zoti Frashëri përpara se të merrte guximin dhe të përmëndëte nocionin: filozofi dialektike. E vërteta është krejt tjetër për tjetër dhe filozofi ynë nuk bën gjë tjetër veçse tregon shkallën e arsimimit të shqiptarëve të sotëm dhe rolin që ka luajtur ai dhe shokët e tij përgjatë epokës komuniste së bashku me shtresën shoqërore që përfaqësonin.

Le të hidhemi në kritikën e materializmit dialektiko-historik komunist shqiptar duke pasur në qëndër të vëmëndjes dy vëllimet mbi materializmin dialektiko-historik me një grup autorësh dhe librin: Çështje të materializmit dialektik me autor Xhemil Frashërin.

Problemi i parë më i pasaktë dhe i qëllimshëm në zbërthimin antimaterialist dhe antihistorik është: Ç’është filozofia dhe si lind ajo, cilat janë format fillestare të saj dhe në ç’raporte kohor janë kundrejt njëra-tjetrës.

Ky problem nuk ka qënë i zgjidhur kurrë saktësisht për faktin më të thjeshtë fare: mendimi materialist filozofik nuk ka qënë kurrë në pozita saktësie, pasi ka qënë gjithmonë një intuitë materialiste pa arritur në fazën e filozofisë. Mendimi filozofik materialist ka qënë gjithmonë në pozita inferiore kundrejt mendimit filozofik idealist dhe shkaku i kësaj nuk është zbuluar kurrë. Ajo që i adresohet Marksit, duke e lidhur me materializmin filozofik, si kulmin e saj, është një sajesë e shkolles bolshevike. Asnjëherë kjo e fundit nuk e ka përcaktuar përmasën reale të marksizmit dhe çfarë zgjidhi ai në realitet. Është i papranueshëm pranimi i ndarjes së fesë nga filozofia dhe emërtimi i të parës si “një kuptim krejtësisht të shtrëmbër, fantastik e antishkencor” (Materializmi dialektik e historik, f. 8). Me këtë veprim shkolla shqiptare krijoi në mënyrë artificiale paritetin e filozofisë ndaj fesë në planin kohor duke mos i shkuar ndërmënd se me këtë përmbyste përfitimin praktik të njeriut nga filozofia, duke nxjerrë në plan të parë fenë dogmatike si përgjithësuesen e jetës së njeriut në Tokë. Ndarja e fesë nga filozofia përbën mëkatin e parë të filozofisë shqiptare dhe e gjithë kjo sepse autorët e mendimit filozofik, letrar dhe shkencor shqiptar kanë qënë dhe janë klerikët e nderuar të fesë katolike. Pikërisht këtë kanë dashur të mbulojnë masakruesit e historisë dhe mendimit filozofik materialist shqiptar me anë të dialektikës materialiste boshevike

I dokumentuar idealizmi ka lindur përpara materializmit dhe kjo për faktim më të thjeshtë fare: kur lindi shkrimi, për herë të parë, në gjirin e shoqërisë njerëzore vlonte idealizmi fetar dhe pamundësia e racës njerëzore për të rritur mirëqënien e vet sipas parimit të barazisë komunare. Është pika ku është spekulluar më tepër dhe ku materializmi filozofik ka heshtur për paaftësi të tij. E tërë koha midis lindjes së njeriut dhe vendosjes së marrëdhënieve feudale të prodhim-shkëmbimit është triumfi i idealizmit filozofik mbi materializmin, e cila e ka pikën e vet kulmore në lindjen e doktrinës monoteiste. Është momenti ku raca njerëzore kërkon të zgjidhë problemin kryesore të mendimit të vet filozofik, në pamje të parë të palidhur me praktikën njerëzore: kërkoi t’i përgjigjej pyetjes së mendimit filozofik helen, të shprehur nga Talesi i Miletit, mbi të pandryshueshmen dhe të përjetshmen, kur gjithëshka ndryshonte dhe ishte e përkohëshme. Monoteizmi arriti t’i përgjigjej i pari Talesit të Miletit, pamvarësisht se nuk e vërtetoi dot në praktikë: Po! ka diçka që nuk ndryshon gjatë historisë së natyrës, ai është ZOTI një i vetëm dhe i pavdekshëm. Në këtë pikë e ka burimin lindja e mendimit filozofik të krishterë (por edhe e monoteizmave të tjera), duke argumentuar se feja është forma e parë e mendimit filozofik të njerëzimit, akoma më tej: “Feja është filozofi e vërtetë” (Fojerbah). Ky përfundim nuk i ka levërdisur shkollës bolshevike, prandaj formuloi përfundimin se “Baza e lindjes së materializmit është praktika” (Xh. Frashëri, Rreth çështjeve të materializmit dialektik, f. 10). Pa dyshim që përfundimi bolshevik është arbitrar dhe i pa mbështetur në realitetin jetësor të njeriut, jo vetëm pse nuk ka vërtetuar akoma si lind dhe përse lind feja, por mbi të gjitha nuk i është përgjigjur pyetjes më të vjetër pa përgjigje të mendimit filozofik helen; dhe me këtë konkluzion kanë kërkuar t’i mbushin mëndjen njerëzimit se puna dhe materializmi janë në unitet. Prej këtej u kalua në përfundimin se idetë materialiste kanë ndihmuar në zhvillimin e shkencës (po aty, f. 11) pa na treguar se cila ide materialiste e ka realizuar këtë, pasi po të stërhollohej ky përfundim do të arrihej në konluzionin se lufta, e urdhëruar nga perënditë (pamvarësisht se ka qënë një ide politike), është ajo që ka çuar fillimisht në zhvillimin e teknikës. E vërteta është krejt tjetër për tjetër. Materializmi filozofik ka lindur si një domosdoshmëri teorike për t’ju kundërvënë idealizmit filozofik në kuadrin e depërtimit reciprok të të kundërtave dhe aspak si një domosdoshmëri jetësore. Të gjitha këto i shërbyen politikës bolshevike për të formuluar ndërtimin e dy kampeve në mendimin filozofik botëror duke anashkaluar rolin progresiv të monoteizmit në proçesin e kalimit të rendit skllavopronar në atë feudal. Paaftësia interpretative e dukurisë në fjalë çoi në një varg formulimesh shterpë, sikur feja jep një përgjigje të shtrëmbër të problemeve filozofike, e cila, në pohimet e saja, mbështetet në dogma, dallohet për mungesën e argumentimit logjik (po aty, f. 6). Përmbysja e të gjitha këtyre pikëpamjeve spekulative realizohet vetëm me ngjarjet e shekullit të XX-të ku mendimi “materialist filozofik bolshevik” çoi në masakrimin e qindra-miliona njerëzve me dy luftrat botërore imperialiste dhe rendin komunist të premtuar. Mos vallë këtë “mendim filozofik” duhet ta pranojmë si argumentim llogjik? Sipas kësaj të fundit mendimi filozofik bolshevik është mendim politik, së pari, dhe pastaj merreni si të doni.

Por materializmi dialektik bolshevik avancoi edhe më tej me përfundimet e tij duke realizuar një përplasje midis faktit real dhe ideve të tij, siç qe rasti i lidhjes së idealizmit filozofik me rrënjët e tij. Sipas kësaj filozofie “idealizmi, krahas rrënjëve gneosologjike, ka rrënjët e tij klasore” (po aty, f. 12) pa i shkuar ndërmënd se idealizmi filozofik ka lindur shumë-shumë më përpara se klasat shoqërore dhe në këtë mënyrë nuk ka se si të ketë rrënjë klasore, të paktën, dhe , në këtë mënyrë, nuk mund të pranohej dot. Në këtë pikë dy format kryesore të mendimit filozofik duhet t’i nënshtrohen statistikës historike, pasi në realitet arrihet në një përfundim me të vërtetë përfitues duke zgjidhur shkakun e lindjes së fesë, jetëgjatësinë e saj, raportin hapsinor që dy format kryesore të mendimit filozofik kanë me njëra-tjetrën, jetëgjatësinë kohore të gjithseicilës dhe përse shërbejnë ato përgjatë jetës së racës njerëzore në Tokë. Gjërat duhet parë në unitet dhe jo të ndara. Pikërisht kjo i ka munguar “mendimit filozofik materialisto-dialektik” shqiptar duke treguar se ai, në këtë rast, ka qënë antidialektik.

Problemi i dytë, më i pasaktë, më antirealist dhe më antimaterialist, i mendimit filozofik materialisto-dialektik komunist shqiptar ka qënë raporti i materies me ndërgjegjen. Këtë problem filozofët shqiptarë e huazuan pikë për pikë nga shkolla bolshevike, duke kopjuar nga vepra e Leninit thënien sikur ky problem është problemi kryesor në filozofi (po aty, f. 7) edhe pse këtë problem Lenini e kishte kopjuar nga Engelsi. Por Lenini nuk pati kurajon civile dhe shkencore (këtu duhet parë gjëndja e tij psikike) të deklaronte se ky problem, në mënyrën se si shtrohej, nuk kishte më shumë se 150 vjet (duke u nisur nga e sotmja e mijëvjeçarit të tretë) që kishte lindur dhe ishte rezultat i luftës se materializmit marksist kundra dialektikës hegeliane; dmth ishte rezultat i kundërtisë së pikëpamjeve individuale dhe aspak një problem shkencor. Ne do të shohim në vazhdim që raporti materie-ndërgjegje është një raport fantazie dhe nuk ka asnjë lidhje as me shkencën dhe as me progresin e njerëzimit, por ai shërbeu për të fshehur paaftësinë e materialistëve të shekullit të XIX-të për të shpjeguar pafundësinë e materies në kohë dhe hapësirë mbi ç’bazë mund të argumentohej ekzistenca e të përjetshmes dhe e të pandryshueshmes. Është një problem i anashkaluar me shumë marifet, por që i ka shkaktuar njerëzimit shumë-shumë dhimbje shoqërore. Le ta shohim këtë problem me syrin e kritikës materialiste shqiptare dhe antishqiptare:

Filozofët e parë shqiptarë, ata që projektuan karakterin europian të shqiptarëve, në fillim të shekullit të XX-të, atëhere kur u shtrua për herë të parë mëvetësia politike e shqiptarëve, rihodhën parrullën: Për fe dhe atdhe, duke shtuar se Feja e shqiptarit është shqiptaria. Në këtë rast raporti qënie-ndërgjegje është i mbihypur tek raporti materie-ndërgjegje dhe është parë në funksion të interesit politik të shqiptarëve duke treguar se qënia shqiptar qëndron mbi atdheun. Pikërisht këtu qëndron e fshehta e ekzistencës së popullit shqiptar dhe e formimit të shtetit të tyre më 1912. Në këtë rast parësore është marrë qënia shqiptar dhe pastaj Shqipëria për faktin më të thjeshtë fare: duheshin bindur europianët politikanë se shqiptarët ekzistonin si popull dhe ata duhet t’i krijonin hapësirat e tyre jetike përpara se grykësia sllave dhe greke ta linin popullin shqiptar me gisht në gojë. Kjo do të thotë që dialektikën materialiste ata klerikë e njihnin shumë më mirë se komunistët përderisa formuan popullin shqiptar me shtetin e tyre, kur këta të fundit shkatërruan qoftë popullin shqiptar, qoftë tokën e tyre.

Sipas filozofëve pseudomaterialistë shqiptarë të pas 1945-sës:

 

“Ndërgjegjen, filozofët materialistë e konsiderojnë rezultat të zhvillimit të materies, produkt të materies së organizuar në shkallën më të lartë; të trurit të njeriut. Ata mendojnë, se bota rregullohet në bazë të ligjeve dhe se ligjet kanë karakter objektiv, domethënë se ata nuk varen nga ndonjë fuqi e mbinatyrshme apo nga dëshirat që kemi ne” (po aty, f. 7)

 

I tërë ky formulin është tipikisht antimaterialist dhe filozofët shqiptarë, duke e huazuar nga shkolla bolshevike, janë ndodhur jo rrallë në rolin e majmunit duke kopjuar lëvizjet e një shkolle të tërë. Të paktën, duke e pranuar formalisht këtë përkufizim, përse e përjashtojnë mendimin filozofik fetar nga rregulli i ligjësive objektive? Që në këtë pikë ky formulim është kontradiktor me botën e materialistëve të shekullit të XX-të. Ndërsa në raport me filozofinë materialiste të shekullit të XIX-të ky formulim ka këtë gabim: duke e konsideruar ndërgjegjen si produkt të materies të organizuar në shkallën më të lartë të saj kanë realizuar përmbysjen e mendimit filozofik materialist sepse i kanë vënë kufizim materies së pafundme në kohë dhe hapsirë, kufizim i cili bie në sy me ndërgjegjen e njeriut. Sipas të vetëquajturve materialistë dialektikë “ndërgjegjja është produkt i materies së organizuar në shkallën më të lartë, i trurit të njeriut” (po aty, f. 203). Në këtë rast formulimi materialist i ndërgjegjes do të ishte:

 

Ndërgjegjja është produkti më i lartë i lëndës të organizuar në shkallën më të lartë të saj, që është truri i njeriut

 

Ndryshimi është jo vetëm cilësor, por ai mbi të gjitha kërkon ndryshimin e nocionit materie sipas përfufizimit të dhënë nga Lenini, të cilën do ta shohim në vazhdim, pasi përbën shkeljen e bazave teorike të materializmit filozofik. Nocioni materie është krejt i ndryshëm nga nocioni lëndë, të paktën në funksion të kohës dhe hapësirës; dhë këtë fillon ndryshimi midis materializmit shkencor dhe materializmit politik bolshevik, gjë të cilën shkolla shqiptare nuk e ka vënë ujin në zjarr për ta diskretituar edhe pse binte ndesh me bazat filozofike të Karl Marksit.

Duke i rikthyer tek raporti materie-ndërgjegje, sipas këtij këndvështrimi, kritika e ime është e lidhur me dy faktorë: së pari, raporti është ireal pasi ndërton një ekuacion me dy elementë krejt të kundërt që nuk mund të përbashkohen ndonjëherë. Edhe pranimi i raportin sipas elementëve lëndë-ndërgjegje e nxjerr fitimitar ndërgjegjen pasi përtej lëndës kërkush nuk mund të hedhë poshtë ekzistencën e një ndërgjegjeje në një formë krejt tjetër. Që të jemi të saktë “raporti themelor i filozofisë materialiste” të shekullit të XX-të është një raport antimaterialist që nuk shërben për të zgjidhur ndonjë problem sado i parëndësishëm që të jetë. Së dyti, raporti materie-ndërgjegje nuk është problemi themelor i filozofisë jo vetëm pse nuk kemi ndonjë përfitim, por, kryesisht, nuk ka ekzistuar ndënjëherë përpara shekullit të XIX-të, kur përpara 2700 vjetëve ka ekzistuar në mendimin filozofik helen një problem i pazgjidhur akoma deri në vitin 1977 kur u kostatua si zgjidhje, por i vërtetuar vetëm në vitin 1996 kur u ra në kontakt me veprën e Zhan Hersh: Habia filozofike dhe u pa që ekzistonte. Ky problem me një jetëgjetësi 2700 vjeçare, me zgjidhjet që jep, për mua ka qënë problemi kryesor i mendimit filozofik botëror jo vetëm pse ka ndryshuar shumë teori me famë (të Çarls Darvinit dhe A. Ajnshtajnit), por sepse ai zgjidhi problemin kryesor të teorisë së Karl Marksit në një mënyrë krejt tjetër për tjetër duke mohuar absolutizmin e luftës, si vazhdim i politikës me mjetet e dhunës, si zgjidhësen e kalimit nga njëri rend shoqëror në tjetrin. Në këtë pikë përpunimi i teorive të Ajnshtajnit dhe Darvinit çonte në zbulimin e ligjit dy permasor të ekzistencës: mungesën e përsëritjes në një kontinum kohor – hapsinor dhe pamundesine e nivelit me te ulet energjitik per t’ju imponuar nivelit me te larte jo vetem brenda karakterit cilesor, por dhe sasior. Le të shohim më hollësisht problemin kryesor të mendimit filozofik botëror, të paktën në racën e bardhë.

Përpara 2700 vjet, në agimet e mendimit filozofik helen u çfaq shkolla e Miletit, e cila që në fillimet e veta shtroi për zgjidhje një ndër problemet e konstatuara prej saj dhe konkretisht pyetja u shtrua:

 

“Cila është lënda që mbetet e pandryshuar gjatë ndryshimit?”         (Zhanë Hersh, Habia Filozofike, f.5)

 

Kësaj pyetjeje nuk ju përgjigj kërkush dhe ajo mbeti thjeshtë në letër si një problem teorik pa zgjidhje. Vetëm në shekullin e XVIII Fridrih Hegel tentoi t’i përgjigjej pyetjes në mënyrë të tërthortë duke zbuluar dialektikën, si formën absolute të zhvillimit të formës më të lartë të organizimit lëndor të natyrës, që ishte truri. Hegeli nuk tentoi të diferenconte format e zhvillimit të natyrës pasi u muar me problemin e dialektikës së mendimit njerëzor mbi ç’bazë zbuloi tre ligjet e dialektikës. Vetëm ky zbulim ishte i aftë që të përkufizohej si njeriu më i kulturuar i njerëzimit dhe puna e tij duhet përmbyllur në këtë aspekt.

Pa kaluar gjysëm shekulli, Karl Marksi, i të njëjtës shkollë, tentoi ta parakalojë mësuesin e tij duke e shtrirë zbulimin e Hegelit nga bota vetëm e njeriut tek nëna e jonë natyrë me pretendimin se dialektika materialiste ishte e vetmja panoramë ligjore e zhvillimit të saj. Pune jo e vogël e Marksit në fushën e ekonomisë politike anashkaloi një ndër problemet kryesore të racës njerëzore, gjë e cila ka çuar në një sërë përfundimesh të gabuara, të cilat ndofta nuk janë të Marksit, por që unë nuk marr përsipër t’i zbuloj në këtë artikull. Sipas Engelsit, bashkëpunëtorit kryesor të Marksit:

 

Përveç kësaj, është lënë jashtë edhe një pikë tjetër, e cila, ç’është e vërteta, zakonisht nuk është theksuar sa duhet si në veprat e Marksit, ashtu edhe në veprat e mia, dhe për këtë faji na bie njësoj ne të gjithëve. Dhe pikërisht-në fillim ne ngulmuam kryesisht, dhe duhej të ngulmonim, në nxjerrjen e ideve politike, juridike dhe të pikëpamjeve të tjera ideologjike e të veprimeve të kushtëzuara prej tyre nga faktet ekonomike që janë në themel të tyre. Këtu për shkak të përmbajtjes ne atëhere lamë pas dore çështjen e formës: Ç’rrugë ndjek formimi i këtyre ideve etj. (Engelsi –Meringut, 14 korrik 1893, “Letra të zgjedhura” të Marks-Engels, ne faqet 674-680)

 

Për rreth 35 vjet unë jam marrë pikërisht me këtë problem dhe konkretisht: si lind dhe cilat janë format e para të fesë, politikës, luftës, ideve juridike, klasave shoqërore, pronës, familjes, letërsisë, artit, shkencës, etj, duke arrirë në përfundimin që në qoftë se Marksi do të kishte bërë këtë punë nuk do të arrinte në idete e pretenduara mbi luftën e klasave dhe diktaturën e proletariatit. Problemi është tejet larg realitetit historik dhe unë dyshoj që përfundimet e teorisë marksiste të jenë një shpikje e shkollë bolshevike. Duke u rikthyer në temën tonë, Marksi tentoi të absolutizojë veprimtarinë ekonomike të racës njerëzore në Tokë duke u nisur nga nje kontinum kohor-hapësinor të një rendi në një popull të dhënë, siç ishte Anglia e shek. XIX-të (në realitet ky është një gabim i shkencës së historisë e cila i absolutizon epokat tek të gjithë popujt pa bërë diferencime kohore) me pretendimin se:

 

“Një shoqëri, edhe në qoftë se ka rënë në gjurmët e ligjit natyror të zhvillimit të sajë, -dhe qëllimi i fundit i veprës sime është zbulimi i ligjit ekonomik të lëvizjes së shoqërisë moderne, -nuk mundet as t’i kapërcejë, as t’i anullojë me dekrete fazat natyrore të zhvillimit. Por ajo mund t’i pakësojë dhe t’i zbutë dhimbjet e lindjes”(Kapitali, Libri I, vëll. I, f. 20).

 

Dmth, sipas Marksit, rruga që do të përshkojnë shoqëritë e ndryshme është absolute dhe me këtë tentoi t’i përgjigjej pyetjes pa përgjigje të mendimit filozofik helen.

Në këtë mënyrë Marksi përjashtoi dhe nuk mori parasysh shkallën e zhvillimit të diferencuar të popujve dhe kombeve në planin ekonomik duke mos konstatuar dot tjetërsimin e këtij zhvillimi në sajë të botës së relacioneve universale midis popujve, të paktën. Në të kundërtën do të kishte zbuluar se koha për disa popuj ndalon në vënd, për disa ecën mbrapsht dhe për disa përshpejtohet. Në këtë pikë bolshevikët e përmbysën atë duke paraqitur një Marks krejt tjetër nga vepra e tij teorike. Me fjalë të tjera Marksi tentoi të zbulojë pikërisht atë që zbuloi Hegeli vetëm se në një rrugë tjetër dhe për një hapësirë krejt tjetër. Kjo gjë çoi shumë shpejt në përmbysjen e tij dhe në tjetërsimin e teorisë së tij duke u bashkuar me leninizmin. Unë pretendoj se bashkimi i Marksit me Leninin përbën poshtërsinë më të madhe të mendimit filozofik të shekullit të XX-të dhe mohimin e marksizmit filozofik pasi ka lënë pa zbuluar shumë anë të zhvillimit të racës njerëzore në Tokë, të paktën nga ana filozofike dhe plotesimin me një metodikë materialiste, më fitimprurësja deri në atë kohë.

Pa kaluar as njëzet e pesë vjet nga vdekja e Karl Marksit, në po të njëjtën shkollë filozofike, Albert Ajnshtajni formuloi për herë të parë, ne menyre te drejteperdrejte përgjigjen e mendimit të shkollës së Miletit me përfundimin se shpejtësia e dritës ishte ajo që nuk ndryshonte në botën e pafundme të ndryshimit absolut të materies. Konstantja e dritës mori në qafë jo vetëm teorinë e Ajnshtajnit, por shumë figura të tjera madhore në fushën e shkencës së fizikës duke e futur këtë shkencë në një vorbull edhe më të thellë se sa kriza e fizikës së fundshekullit të XIX-të. Por Albert Ajnshtajni bëri një zbulim interpretativ të pakrahasueshëm deri atëhere: për herë të parë formuloi kohen vetiake të fenomeneve natyrore të ndryshme nga njëra-tjetra në unitet absolut me hapësirën nën termin kontonumi kohor-hapsinor. Pikëpamja e tij shkoi edhe tej duke formuluar idetë sikur koha mund të ndalohej në vënd apo të kthehej mbrapsht, pa i shkuar ndërmënd se ato gjenin zbatim vetëm në botën e njeriut dhe kishin karakter kalimtar, por absolut ne ekzistence. Sot kjo është e qartë si drita e diellit pasi mbi natyrën njeriu nuk mund të influencojë në mënyrë universale për t’i ndryshuar ligjet e saj, kur mbi veteveten ai vepron duke krijuar artificialitete që shkaktojnë dhëmbje shoqërore. Ky është argumenti kryesor i mosekzistencës së Zotit në mënyrën e paraparë deri më sot nga njerëzimi. Psh populli shqiptar është i vetmi popull europian që e ka provuar ndalimin e kohës dhe ecurinë mbrapsht të saj. Kjo e përmbysi të gjithë shkencën e atëhershme, sidomos bazat e sapoformuara të materializmit klasik gjerman, pasi kërkoi që fenomenet natyrore t’i nënshtroheshin tjetërsimit kohor në kuadrin e paradoksit të dy binjakëve. Dritarja gjigande e hapur nga Ajnshtajni shumë shpejt u mbyll nga interpretimi i gabuar i e=mc2 dhe fizika moderne shumë shpejt e pa veten në buzë të greminës. Asnjeri deri në sot nuk ka qënë i aftë ta përmbysë teorinë e Ajnshtajnit dhe kjo për faktin më të thjeshtë fare: asnjë filozof nuk ka kthyer kokën prapa për të parë gabimin e mendimit filozofik, të paktën, të racës së bardhë, dmth të mendimit filozofik helen (kam parasysh L.D.Landau dhe J.B.Rumer në librin Ç’është teoria e relativitetit, Stephen Hawking në librin: Një histori e shkurtër e kohës; apo ne Shqiperi librat e Halit Sykes: Elementë të teorisë speciale të relativitetit; Aleksandër Kocanit: Mbi elektrodinamikën e trupave në lëvizje; Robert Thomanikes, Teoria e relativitetit ne kohe dhe hapesire, mbi c’baze kane lindur nje sere gabimesh interpretative) edhe pse ata nuk përfaqësojnë në mënyrë të drejtëpërdrejtë këtë racë nga ana biologjike.

Në këtë mënyrë tre tentativat për t’ju përgjigjur pyetjes së shkollës së Miletit janë të shkollës gjermane filozofike, pa dyshim përfaqësuesja e vazhdimit më dinjitoz të shkollave filozofike helene, bashkimi i të cilave mund dhe duhet të na çojë në një zgjidhje krejt tjetër të problemit me kusht që të konsiderohet si problemi kryesor në filozofi. Vetëm pas kësaj mund të arrijmë në përfundimin qe mendimi filozofik materialist po e thotë fjalën e vet në mënyrë të bindëshme pasi është në gjurmët e zgjidhjes së saktë të Hegelit, të parimeve metodike materialiste të Marksit, dhe të absolutizmit relativ subjektiv të Ajnshtajnit. Çveshja e analizave përkatëse nga fryma idealiste e seicilës teori është e aftë të na çojë në një zgjidhje krejt tjetër për tjetër (për këtë shih: Raporti kohor-hapsinor ose teoria e absolutizmit analitik në albanovaonline.com ose logoreci.com) me përfundime krejt të tjera dhe të gatëshme të përleshet me çdo frymë idealiste të çfarëdo lloj ngjyre që të jetë.

Në mbyllje të kësaj pike, akuzoj mendimin filozofik shqiptar për paaftësi interpretimi të materializmit filozofik dhe të veprës së Karl Marksit me pretendimin që shkolla shqiptare e kohës së komunizmit ka qënë mirëfilli antimarksiste dhe antimaterialiste me fjalë dhe vepra.

Në kuadrin e objektit që studion dialektika materialiste, autori ynë ka arritur në përfundimin bolshevik, duke pasqyruar problemin e tretë, se:

 

Socializmin, Marksi dhe Engelsi e kthyen nga utopia në shkencë. Në këtë proçes, ata zbuluan rolin historik të proletariatit, pashmangshmërinë e rrëzimit të kapitalizmit dhe të fitores së socializmit dhe të vendosjes së diktaturës së proletariatit, dy fazat e shoqërisë komuniste. Në këtë drejtim, ata nuk u nisën nga pozita sentimentale, apo thjeshtë nga simpatia për klasën punëtore, por kaluan tërësisht në pozitat e saj për shkak të analizave rigorozisht shkencore të problemeve. (po aty, f. 26)

 

E cituam sa më të plotë idenë e autorit tonë për t’i treguar lexuesit të gjithë marifetet që ka përdorur shkolla bolshevike për ta tjetërsuar teorinë e Marksit nga një teori e kapitalizmit globalist në teori të kapitalizmit monopolist shtetëror, dmth nga një teori e progresit në një teori të së shkuarës, dmth të regresit.

I tërë ky përfundim është një paçavure e shkollës bolshevike, të cilën filozofët shqiptarë nuk kanë ditur ta interpretojnë. Kjo e fundit konstatohet me pyetjen më të thjeshtë fare: përse shoqëria komuniste na paska dy faza dhe çfarë përfaqësojnë ato? Përgjigjja e saj tregon shtrëmbërimin që i është bërë Marksit; dhe në qoftë se është tipikisht e atij, atëhere boshllëku analitik i marksizmit ka çuar në këtë konkluzion të pasaktë dhe spekulativ.

Së pari duhet thënë se socializmi nuk ka qënë kurrë shkencë, por ai ka qënë një tërësi idesh politike për të mashtruar popujt ku u zbatua, pasi socializmi është konsideruar si i lidhur me zhdukjen e klasave shoqërore proçes i cili është tejet larg përfytyrimeve marksiste të intepretuar nga shkolla leniniste e Stalinit. Problemi ka nevojë për një stërhollim teorik ku metodika marksiste ka nevojë të modifikohet sipas trekëndëshit Hegel-Marks-Ajnshjtajn. Ecuria e klasave shoqërore është bërë nga Marksi sipas gjëndjes klasore në Anglisë së shekullit të XVIII-XIX, gjë që përbënte fillimin e proçesit kapitalist. E meqënëse ky rend është konsideruar i përbotshëm me një arenë të përbotëshme nuk ka se si të quhet i eleminuar në një shtet apo popull të vetëm. Në këtë pikë është mashtruar pa pikë turpi. Metodika marksiste ka pasur një të mirë, midis të tjerave: i ka mësuar shkencës shoqërore të analizojë ngjarjet politike sipas elementëve shoqërore përbërës, duke e detyruar te ndertoje ekuacionet perkatese Dhe në këtë drejtim mashtrimi duket sheshit sidomos për pronën private dhe klasat shoqërore ku është deklaruar eleminimi i së parës, sidomos në Shqipëri, kur ajo në realitetin historik shqiptar për miliona vjet nuk ka arritur më larg se prona fisnore, çka tregon se rruga e pronës private nuk kishte filluar akoma në thelbin e vet këtu në Shqipëri. Pikërisht këtë lloj forme prone eleminoi diktatura e Enver Hoxhës duke deklaruar se kjo ishte një arritje e madhe e socializmit shqiptar. Por a e dinin komunistët shqiptarë se prona private ishte qeliza thelbësore e formimit të klasave shoqërore dhe vetëm një zhvillim fundor i saj mund të çojë ne eleminimin e klasave shoqërore, por pa u zhdukur vetë, dhe kurrsesi e kundërta. Dmth pronë ka, por klasa shoqërore jo dhe këtu qëndron domosdoshmëria e intepretimit të teorisë së Karl Marksit. Akoma më tej në Parimet e komunizmit (pyetja e 17) Frederik Engelsi kishte deklaruar se prona private nuk mund të zhdukej në mënyrë të menjëhershme, se ky proçes kërkonte një arenë të përbotëshme revolucionare. Në këtë pikë bolshevikët sovietikë dhe komunistët enveristë shqiptarë për të mbuluar vjedhjen që i bënë popujve përkatës sajuan teorinë e socializmit duke i shtuar prapashtesën shkencor për t’i mbushur mëndjen njerëzimit se kjo ishte arritja më e madhe e tyre. E thënë më troç revolucioni bolshevik i 1917 dhe revolucioni komunist shqiptar janë revolucione hajdutësh me efiçencën e vjedhjes më të madhe në historinë e njerëzimit.

Një problem tjetër i pa zgjidhur nga Marksi në këtë temë, është proletariati. Sipas interpretimeve bolshevike Marksi na kishte pretenduar se proletariati bëhet klasë politike më vete duke përmbysur klasën e borgjezëve meqënëse klasa e skllevërve kishte përmbysur klasën e skllavopronarëve, klasa e bujkrobërve – klasën e feudalëve. Dhe në këtë konteks përmbysjesh klasa e skllavopronarëve ishte transformuar në klasë të feudalëve dhe këta të fundit në borgjezë, kurse skllevërit na ishin transformuar në bujkrobër dhe pastaj në proletarë. Diferenca midis klasës punëtore dhe klasës së proletarëve akoma edhe sot është e pakuptuar dhe me sa duket mënyra e zbërthimit të mësipër ka rezultuar inefiçente. Fakti historik flet për të kundërtën. Të gjitha transformimet e mësipërme, po i marrim të mirëqëna, janë bërë në kuadrin e transformimit të një shoqërie ku relatat midis tyre kanë qënë të rastit dhe pa domethënie. Me rendin e kapitalit kemi të bëjmë me një rend të përbotshëm dhe në qoftë se këtë rend e konsiderojmë si rendin e fundit shtetëror, atëhere metodikat e përdorura kanë arsyetuar gabim pasi metoda dialektike e përdorur sipas kalimeve sasiore në cilësore dhe unitetit të të kundërtëve ka mangut kontinumin kohor – hapsionor të zhvillimit të seicilës qelizë pjesmarrëse në shoqërinë kapitaliste. Problemi është krejt tjetër për tjetër dhe ajo që thuhet për përmbajtjen e socializmit shkencor është një përrallë që u shpik për të justifikuar faktin që proletariati lind kur kalohet nga shkalla e zhvillimit fshatar në atë qytetar dhe në qoftë se për rendin e kapitalit të shekullit të XX-të kjo i përkiste të kaluarës, për rendin e ri socialist (ne realitet një rend kapitalist monopolist shtetëror) ky proçes i përkiste të ardhmes. Proletariati formohet kudo ku bota e kapitalit shtrihet drejt botës së fshatit duke krijuar varfërinë qytetare, fazë e cila pa tjetër që duhet konsideruar kalimtare. Kjo do të thotë që proletariati nuk realizon dot organizimin e vet klasor për faktin më të thjeshtë fare: i nënshtrohet parimit të interesit ekonomik, parim i cili dallon njeriun nga kafsha (kategoria domosdoshmëri-liri).

Proçesi i analizuar nga Marksi dhe Engelsi duhet të çonte në përfundimin se proletarizimi i klasës punëtore ishte një fazë kalimtare pa domethënie në zhvillimin e rendit të kapitalit. Por kjo nuk i levërdiste shkollës sovietike edhe pse ajo pranonte që “Idetë shoqërore janë pasqyrim i qënies shoqërore. Si të tilla ato janë siç është qënia shoqërore” (po aty, f. 22). Mbi këtë bazë ishte e ndaluar të bëhej pyetja: në qoftë se qënia shoqërore ishte kapitaliste, atëhere përse idetë marksiste na ishin komuniste? Për këtë problem çdo pyetje konsiderohej një lojë fjalësh dhe pranimi i marksizmit si filozofi e proletarëve që shërbente për të ndërtuar një rend cilësisht të ndryshëm nga ai i kapitalit u bë lejtmotivi i krimit ekonomik komunist kudo në botë ku ai u vendos.

Në të vërtetë ekzistenca e dy fazave në revolucionin e ardhëshëm social është i lidhur me dy probleme krejt të ndryshëm nga njëri-tjetri, por të zbërthyer gabim nga Zhan Zhak Rusoi në librin e tij: Origjina e pabarazisë mes njerëzve, libër të cilin Marksi e pati marrë për bazë. Është e nevojshme të realizohet kritika e lidhjes së dy autorëve të mësipër përpara se të argumentojmë zgjidhjen e problemit. Asnjeri deri më sot nuk ka marrë për bazë arësyet përse racat janë të diferencuara në planin kohor të zhvillimit. Në qoftë se pranojmë se përgjithësisht brënda racave faji i pabarazisë të njerëzve është shteti, për pabarazinë e racave faji është i natyrës meqënëse ato kanë lindur në kohëra të ndryshme dhe vënde të ndryshme. Për bazë duhet marrë parimi poligjenetik i lindjes së njeriut në Tokë dhe jo ai monogjenetik; është një pikë ku materializmi bolshevik ka folur në tym. Pikërisht për të përligjur këtë dualitet diferencimi, Marksi me Engelsin sajuan revolucionin e përbotshëm dhe duetin e revolucionit proletar me një paraardhje socialiste, por pa e zgjidhur definitisht atë mbi ç’bazë u bënë spekullime të pafundme. Revolucion të përbotshëm me një arenë të përbotëshme, i cili zhduk shtetin klasor, nuk ka për të pasur kurrë për faktin më të thjeshtë fare: shteti nuk është formuar në të gjithë botën në të njëjtën kohë dhe në të njëjtën mënyrë. Diferenca kohore e zhvillimit të popujve e kalon shifrën e disa milionavjeçarëve dhe kjo për disa arësye natyrore që Darvini nuk i pati marrë parasysh.

Për mua rëndësi ka që të bëhet e qartë se të gjitha këto janë përralla filozofike pa asnjë domethënie sipas mënyrës që trajtohen.

Hipokrizia e filozofëve shqiptarë arriti kulmin kur e ngritën Leninin në shkallën e Marksit edhe pse kjo nuk përfshihej në përmbajtjen e materializmit dialektik, akoma më tej formuluan idenë sikur Lenini na e paska zhvilluar më tej marksizmin (po aty, f. 49). Për të qënë të saktë duhet të themi që në fillim se marksizmi, si filozofi progresive, mori fund me t’u marë në dorë nga leninizmi dhe bolshevizmi. Teoria e Karl Marksit nuk është marksizëm-leninizmi i shekullit të XX-të dhe ajo që paraqitet si filozofi e klasës punëtore. Teoria e mësipërme është krejt tjetër për tjetër dhe nuk ka asnjë lidhje me katrahuren politike të shekullit të XX-të. Të paktën ato që kemi cituar nga Marksi janë të afta të argumentojnë arritjet e marksizmit dhe mangësitë e tij. Në këtë drejtim çfarë plotësoi Lenini dhe a mund të pranohet sikur “ai zhvilloi materializmin dialektik, duke trajtuar probleme të tilla; si problemi i materies dhe i lëvizjes; i hapësirës dhe i kohës; i lirisë dhe i domosdoshmërisë; karakterin dialektik të zhvillimit, teorisë së njohjes etj” (po aty, f. 49)? Ne realitet pikërisht këto nuk arriti të zbërthente Lenini, por e kopjoi Engelsin duke përsëritur idetë e tij dhe duke i lënë në vënd. Dmth teoricienët filozofë shqiptarë gënjejnë kur i atribuojnë Leninit të tilla heroizma. Aq më tepër shtohet doza e këtij lloj karakteri kur tentohet të bashkohet Lenini me Stalinin në proçesin e zhvillimit të veprave të të parit (po aty). Unë pretendoj se të bashkosh veprimtarinë e një diktatori kriminel, me idetë e një skicofreni dhe të gjitha këto me idetë e një shkolle gjenish do të thotë të tallesh me njerëzimin. Komunizmi i shekullit të XX-të, pa dyshim, ka qënë tallja më e madhe politike që është realizuar ndonjëherë në historinë e njerëzimit ku gisht nuk kanë pasur vetëm vëndet pjesmarrëse.

“Idetë gjeniale” të filozofëve shqiptarë arrijnë deri atje sa e akuzojnë PPSh si një parti që ka realizuar zhvillimin e mëtejshëm të marksizëm-leninizmit filozofik (po aty, f. 50). Për të qënë të saktë këta filozofë kujtojnë se populli shqiptar vazhdon të jetë i çmëndur dhe ata mund të flasin si t’u teket, se kërkush nuk mund t’i kundërshtojë dot. Këto ide kanë qënë tamam të Enver Hoxhës dhe filozofi ynë e kopjon atë pikë për pikë dhe e paraqet si një realitet historik të ndodhur. Ata duan me çdo çmim të fshehin karakterin e qënies së Enver Hoxhës dhe ekipit të tij përgjatë periudhës 1943-1991. Ajo çka thuhet në atë faqe të librit të autorit tonë është thjeshtë një mashtrim jo vetëm pse lektorët dhe profesorët e filozofisë shqiptare nuk ja kanë pasur haberin materializmit dialektik dhe marksizmit, por ata mbi të gjitha nuk ja kanë pasur haberin filozofisë njerëzore dhe historisë së popullit shqiptar. Në thelb të problemit ata nuk e kanë dashur popullin shqiptar, bile, akoma më tej, ata e kanë urryer popullin tonë edhe pse jetonin në brëndësi të tij. Pikërisht materializmi dialektik është ai që na e vërteton këtë saktë duke diskretituar veprimtarinë e PPSh.

Sipas autorit tonë veprimtaria e PPSh në fushën teorike dhe praktike ka pasur një rëndësi të madhe në forcimin e mëtejshëm të diktaturës së proletariatit (se ç’hyn këtu dialektika materialiste ec e merre vesh). Këtij qëllimi na e paskan shërbyer disa masa për eleminimin e defekteve që na qënkan konstatuar gjatë rrugës së këtij zhvillimi ku përmënden: dy uljet e kryera në pagat e larta, heqja e shpërblimeve të tepërta dhe e honorareve, zvogëlimi i oborreve kooperativiste (po aty, f. 50). Analiza e këtyre tre problemeve tregon mënyrën se si partia e vodhi popullin shqiptar me dialektikën e saj. Në qoftë se pranojmë se na qënkan ulur pagat e mëdha, lind pyetja: kush i rriti? Kur u rritën, kush përfitoi dhe, kur i ulën, kush humbi? Pastaj, nuk është njësoj të ulësh pagat në qytet dhe të zvogëlosh oborret kooperativiste: Proçesi në fjalë ka qene një mashtrim fund e krye, pasi në rastin e parë ke të bësh me njerëz të punësuar në sektorin industrial nga shteti, ndërsa në të dytin njerëz të vetëpunësuar ne sektorin e bujqësisë. Dallimi është cilësor dhe afirmon pjesën kryesore të popullit shqiptar ku është aplikuar vjedhja më e madhe produktive. Që në këtë pikë djallëzia komuniste ka luajtur me popullin shqiptar duke e “lidhur atë për bukën e gojës” (po citoj fjalët e Padër Anton Harapit në gjyqin e ekzekutimit të tij). Në qoftë se do ta shohim këtë proçes sipas dialektikës materialiste jo shqiptare do të kemi: një sasi të caktuar parimesh politike dhe, respektivisht, cilësi të caktuar të ndërgjegjes dhe moralit njerëzor të shqiptarëve të asaj kohe. Çdo njeri le ta nxjerrë vetë konkluzionin mbi këtë raport dhe pozicionin e tij në raport me të kaluarën dhe me atë çka u ka premtuar komunizmi me propogandën e tij.

Sipas autorit tonë, u muarën masa të rëndësishme në rrugën e ngushtimit të dallimeve midis qytetit dhe fshatit (po aty). Në qoftë se ka ndonjë problem të cilën dialektika e zbërthen dukshëm dhe bindëshëm është pikërisht raporti fshat – qytet; nga ana tjetër, në qoftë se ka ndonjë krim të përbindëshëm të kryer nga PPSh është pikërisht mënyra se si e trajtoi ajo këtë raport. Autorët shqiptarë as që ja kanë pasur haberin se çfarë do të thotë qytet dhe fshat në historinë e njerëzimit dhe sidomos në historinë e popullit shqiptar. Pa qyshim kjo padije është rezultat i keqarsimimit të tyre. Problemit i lindjes së fshatit dhe qytetit në historinë e njerëzimit është me mangësi interpretative, kurse ai shqiptar është fund e krye i pasaktë dhe i kundërt. Të flasësh për zhdukje të dallimeve fshat-qytet në shekullin e XX-të dhe sidomos në Shqipëri është njësoj si të flasësh për organizimin shoqëror të alienëve. Në këtë rast të dy problemet janë të barabarta dhe praktika flet për një propogandë mashtruese që ka pasur për qëllim të fshehë veprimet politike të kryera përgjatë periudhës komuniste të cilat argumentojnë bindshëm karakterin antidialektik të politikës së PPSh. Konkretisht me këtë përfundim autori ynë kërkon të mbulojë mënyrën se si u formua klasa politike, intelektuale dhe qytetare në kohën e komunizmit duke e konsideruar këtë mënyrë si zhdukje të dallimeve qytet – fshat. Në qoftë se për botën e zhvilluar kapitaliste ky proçes ka zgjatur për mbi 100-200 vjet në sajë të një revolucioni të stërmadh industrial, në Shqipëri është tentuar të zgjidhet për 30-40 vjet në sajë të një revolucioni të stërmadh kriminal ekonomik e politik. Në qoftë se marrjen e mijëra-qindramijërave fshatarë (nga viti 1945 deri në vitin 2000 rezulton të jenë afro 2 milion), arsimimin të tyre sipas parimeve bolshevike, punësimin e tyre nëpër miniera, fabrika, ndërmarje, shkolla, institucione shkencore, artistike, sportive dhe politike; apo organizimin e kujdesit shendetësor, arsimor e kulturor në fshat konsiderohet zhdukje e dallimit qytet – fshat, atëhere problemi nuk mund të interpetohet me dialektikën shqiptare, por me dialektikën materialiste ku ka këtë zgjidhje: Politika e PPSh e uli nivelin e jetës qytetare shqiptare të para 1945-sës në një masë të tillë, sa kur u realizua ngritja e nivelit të jetesës në fshatin shqiptar, rreth viteve 1980, u pa që ato ishin shumë-shumë afër. Kjo nuk do të thotë se është ngushtuar dallimi midis qytetit dhe fshatit, por do të thotë se niveli i jetës qytetare në Shqipëri ju afrua nivelit të jetës fshatare. Dhe ligji dialektik i kalimeve sasiore në cilësore argumenton se sasia e madhe e banorëve të rinj të qyteteve çoi në cilësinë fshatare të qyteteve shqiptare dhe me këtë ndodhi kthimi i kohës qytetare mbrapsht. Të paktën në tre qytetet më të zhvilluara shqiptare, nga pikëpamja e jetës qytetare: Gjirokastër, Korçë dhe Shkodër, kjo kuptohet me lehtësi dhe fjalën duhet ta thonë banorët e para 1945-sës dhe jo pinjollët e komunizmit.

Sipas autorit tonë PPSh na paska marrë masa për të ngushtuar dallimet midis punës mendore dhe punës fizike (po aty). I gjithë ky proçes u përligj me punën fizike që bënte inteligjenca një herë në vit në prodhimin e drejtëpërdrejtë, por pa u thënë asnjëherë që proçesi në fjalë ishte i lidhur në mënyrë të drejtëpërdrejtë me proçesin e ndarjes së punës, si akti më revolucionar që kishte bërë në historinë e vet njeriu. Asnjëherë shkolla bolshevike nuk e mori për bazë këtë proçes në mënyrë dialektike e historike dhe aq më tepër shkolla shqiptare e komunizmit. Pa dyshim që ishte, dhe është, problemi më i plotë historik për të cilin ekziston analiza e kompletuar teorike dhe praktike. Pikërisht këtu bolshevikët realizuan mashtrimin e tyre politiko-teorik duke përmbysur marksizmin e proletarëve dhe kontinumin kohor-hapsinor të popullit rus. Bolshevikët e tjetërsuan kohën natyrore të popullit rus në një masë të tillë sa ajo nuk mund të kthehet më në shinën e vet historike, edhe vetëm pse është frenuar. Ndërsa në funksion të popullit shqiptar ka qënë thjeshtë një propogandë për të justifikuar politikat ekonomike të zbatuara. Të flasësh për ngushtim të dallimeve të punës mendore nga ajo fizike pa ditur më përpara stadin në të cilin ndodhet popullata në lidhje me ndarjen e punës do të thotë të mos dish abecenë e problemit, sidomos për popullin shqiptar ky fakt është shumë-shumë domethënës.

Historikisht kjo në dinamikën e popullit shqiptar nuk është analizuar kurrë dhe për faktin më elementar: nuk ekziston metodika. Por duke e krahasuar me gjëndjen e elementëve shoqërore në brëndësi të popullatës arrihet në përfundimin se ndarja e punës tek parailirët e largët dhe iliret nuk ka qënë vepër e tyre. Ata e mësuan atë nga relatat me parahelenët dhe helenet mbi çbazë u formuan epirotët. Ka qënë një proçes i gjatë kohor duke filluar nga shekulli XIII pa. Kri. deri në të IV pa. Kri. ku bie në sy popullata me nivel zhvillimi më të madh se pjesa tjetër e paditur ilire. Të gjitha ndërtimet mbi territorin e banuar sot nga shqiptarët është rezultat i relacioneve të mësipërme dhe kurrsesi vepër autoktone e vëndasve. Prapambetja e theksuar e epirotëve, në raport me popujt komshinj, ka një shkak natyror të lidhur me kohën e lindjes së tyre dhe këtu qëndron domosdoshmëria e ndryshimit të metodikave analitike që duhen përdorur për këtë proçes, gjë e cila realizohet po të përbashkohet Hegeli me Marksin dhe Ajnshtajnin. Në funksion të problemit tonë proçesi i ndarjes së punës është i stërzgjatur dhe duhen miliona e miliona vjet që ai të përfundojë; të paktën për popullatën shqiptare këtë s’e luan as topi në qoftë se ai do të jetonte i ndarë nga bota, siç veproi komunizmi i Enver Hoxhës. Të vjen për të qeshur kur lexon qe PPSh na paska luftuar për të eleminuar dallimet e punës mendore nga ajo fizike, kur shqiptarët akoma nuk e kanë vënë në vijë proçesin e ndarjes së punës e jo më të luftojnë për ta thjeshtuar atë. Nuk e di a e ka kuptuar autori ynë këtë shpjegim, por gjithsesi ai në kohën e vet ka propoganduar një fenomen inekzistent, të cilit nuk i ka ditur as kuptimin. Kjo do të thotë se drejtuesit politikë dhe ekonomikë shqiptarë, përgjatë epokës komuniste, kanë punuar instiktivisht dhe nën diktaturë.

E sa për atë, sikur Enver Hoxha na i paska rekomanduar specialistëve të degëve të ndryshme të shkencave që të studiojnë dialektikën, ta përvetësojnë thellë atë dhe ta aplikojnë në të gjithë punën e tyre (po aty, f. 53), është e nevojshme të thuhet më përpara se për cilën dialektikë e ka pasur fjalën: për atë të kohës së helenëve, Hegelit, Marksit apo për dialektikën e bolshevikëve që gjithsesi nuk janë e njëjta gjë. Filtrimin e gjithseicilës nga pjesa shterpë ka qënë një punë që filozofët shqiptarë nuk kanë pasur guximin ta bëjnë as në planin teorik le pastaj ta vinin në jetë; kështu që fjalët e diktatorit kanë qënë thjeshtë për propogandë për t’i treguar shqiptarëve qe ajo ekziston ashtu siç donte ai dhe jo siç ishte në të vërtetë.

Në kuadrin e analizave të kategorive filozofike (sasi-cilësi) që shoqëron materializmin, autori ynë pati guximin në vitin 2009 të shkruante:

 

Ndryshimet cilësore i ndeshim edhe në shoqëri. Kështu, për shëmbull, shoqëria socialiste ndryshon nga ajo kapitaliste. Në bazën e sistemit socialist, fjala vjen, qëndron pronësia shoqërore mbi mjetet dhe veglat e prodhimit, kurse në bazën e sistemit kapitalist – pronësia private, kapitaliste mbi këto, të cilat përcaktojnë edhe një varg ndryshimesh rrënjësore midis tyre. (po aty, f. 57)

 

Në qoftë se këtë e pranonim para 1991, sepse nuk e dinim se si ishte bota, pas këtij viti është pak e vështirë të pranohet kjo; gjë që na ka detyruar t’i hynim një studimi për të parë se si është e vërteta e pronësisë mbi mjetet e prodhimit. Problemi është krejt tjetër për tjetër dhe, kështu siç e paraqet autori ynë, është një përmbledhje e ideve të Stalinit. Duhet thënë që në fillim se në këtë mënyrë si shtrohet ai është fund e krye një mashtrim që ka pasur për qëllim të fshehë vjedhjen gjigande që bolshevikët i bënë popullit rus, ose vjedhjen e paskrupullt që PPSh i bëri popullit shqiptar.

Mjetet dhe veglat e prodhimit nuk kanë qënë kurrë pronësi e shoqërisë shqiptare, por e shtetit komunist antishqiptar. E thënë me fjalë më pak të ashpra, rendi shoqëror në Shqipëri dhe kudo ku u pretendua vendosja e marrëdhënieve socialiste të prodhim – shkëmbimit ka qënë kapitalizëm monopolist shtetëror, rend i cili forcon shtetin kundra popullit (dmth diktaturë) dhe pikërisht kundra këtij lloj shteti ka qënë teoria e Karl Marksit, gjë të cilën e parakaluan me shumë sukses vëndet e zhvilluara të Botës. Në këtë formë kjo i është mbajtur e fshehtë popullit shqiptar, të paktën, por u spekullua me idenë se gjithëshka që u vodh nga viti 1943 deri në vitin 1956, dhe ajo që u krijua nga ky vit deri në vitin 1991 ishte pronë shoqërore, por se e kujt shoqërie akoma edhe sot nuk merret dot vesh. Por që kuptohet me lehtësi: mjafton të shikohet se në dorë të kujt ka rënë dhe si komandohet tërë ajo pasuri kolosale e krijuar nga një popull i skllavëruar deri në palcë për 45 vjet.

Duke u rikthyer në temën tonë, ndryshimet cilësore që vihen re midis vëndeve kapitaliste dhe atyre socialiste, flasim për atë kohë, janë inekzistente. Por arrihet të vihet re kohëzhvillimi shoqëror i gjithseicilit, sidomos kur rrënjët janë të barabarta (p.sh dy Gjermanitë, dy Koretë, dy Vietnamët, Kina me Taivanin, Austria me Hungarinë, etj). Ndryshimet cilësore flasin kundra politikave të vetëquajtura socialiste çka duhet të argumentojë për mashtrimin e përdorur. Që ta themi më troç, nuk ka ligje të dialektikës që mund të shpjegojnë dinamikën shoqërore të vëndeve të deklaruara si socialiste dhe krahasimin me vëndet e zhvilluara kapitaliste (është njësoj si të krahasosh një anormal me një normal).

Edhe për elementin tjetër të kategorisë sasi-cilësi, autori ynë jep shpjegimin e vet antidialektik duke kujtuar se mund të vazhdohet të mashtrohen shqiptarët e sotëm. Shëmbulli që merr autori ynë është tipikisht i analizueshëm nga historia me një gjatësi kohëre prej rreth 3000 vjetësh çka përmbys materializmin marksist edhe ne atë masë të gjëndjes së vet. Sipas tij:

 

Konceptin e sasisë ne e hasim jo vetëm në natyrë, por edhe në shoqëri. Në fushën e shoqërisë ai lidhet, për shëmbull, me masën dhe intensitetin e punës së edukimit, me nivelin e zhvillimit të forcave prodhuese, me ritmet e zhvillimit të këtyre, rendin etj. Kështu, për shëmbull, në shoqërinë tonë socialiste niveli i zhvillimit të forcave prodhuese ndryshon vazhdimisht. Në fund të pesëvjeçarit të dytë, fjala vjen, ishte rreth 25 herë më i madh se ai para luftës, kurse në vitin 1967 e kaloi atë nivel në 44 herë (po aty, f. 59).

 

Pikerisht kjo lloj analize sherben per te kuptuar jo vetem nivelin e mendimit filozofik dialektik shqiptar, por edhe procesin qe merr ne konsiderate autori yne, i cili duke ju nenshtruar dialektikes materialiste tregon se permasa e pretenduar dialektike eshte e kundert dhe mohuese mbi ato qe thote filozofia shqiptare.

Autori pranon se ne Shqiperi u rrit niveli i forcave prodhuese, ne raport me vitin 1944, por pa na thene se nga e kishin prejardhjen keto forca ne planin shoqeror dhe cfare dinin te benin ato ne raport me mjete e prodhimit. Nuk ka asnje rendesi se sa rritet niveli i forcave prodhuese, por cili eshte unitet i tyre me mjetet e prodhimit dhe ketu qendron lidhja me dialektiken. Dmth autori mundohet te fuse ne perdorim dialektiken ne nje proces te cilin ajo e zberthen me sens te kundert dhe konkluzione te tjera. Asnjëhere propoganda komuniste nuk ka tentuar te percaktoje nivelin cilesor te ketyre forcave prodhuese, por kenaqej me sasine e madhe te saj me pretendimin se kjo do te conte me siguri ne ate qe kerkohej, por ne realitet për të fshehur thelbin e problemit. Ne kete pike dialektika u pa persembrapshti, pasi zberthimi ne kete rast nuk mund te behet per nivelin cilesor te forcave prodhuese, por per shkallen e skllaverise te tyre. E perkthyer shqip problemi duhet trajtuar me kete sy dhe shifrat tregojne se shkalla e skllaverise te popullit shqiptar u rrit nga njeri pesevjecar ne tjetrin pikerisht me shifrat qe jep autori yne.

E sa per masen dhe intensitetin e punes se edukimit lexuesi duhet te kuptoje pozicionin real te atyre qe dhane leksionet e ketyre temave nen siglen e materializmit dialektik, pasi paaftesia e mosshpjegimit, ose mosdashja e shpegimit, sipas nenekuptimeve te materializmit dialektik conte ne perfundimin se e gjithe propoganda e PPSh ishte nje zbatim i frymes idealiste te Hegelit. Suprimimi i te gjithe jetes politike te shqiptareve nen praktikat e propogandes ndaj ligjeve ekonomike te zhvillimit te shoqerise ka perbere kredon e te gjithe jetes shoqerore te popullit shqiptar nen diktaturen e komunizmit. Eshte kjo aresyeja perse i eshte dhene rendesi “edukimit” komunist te popullit tone pergjate periudhes me antishqiptare ne historin e tij. Po te shihet problemi me syrin e interesit te zhvillimit kombetar, pa frike them se eshte periudha ku shqiptaret humben gjitheshka nga qenia e tyre historike ne nje mase te tille sa ata mallkuan veten qe ishin te tille. Ate qe nuk kishin realizuar te gjithe shkelesit dhe relatorët e tokes shqiptare per 2500 vjet se bashku e kishte realizuar diktatura komuniste per vetem 45 vjet. Cfare kishte ndodhur me kohen dhe a mund te zbulohet dot? Si mund të pranohet që 45 është më e madhe se 2500? A e kupton lexuesi se shifrat sasiore i nënshtrohen shifrave cilësore dhe këtu duhet ndalur për të kuptuar se çfarë ka ndodhur realisht? Cfare kishte ndodhur mbi hapesiren shqiptare dhe a mund ta zbuloje dialektika materialiste te gjithe kete proces shoqeror? Mos valle këtë ka kërkuar të mbulojë profesori i dialektikës antimaterialiste? Të paktën ngjarjet e 2 korrikut 1990 jane të afta t’i argumentojne këto proçese bindshëm dhe pa paragjykime.

Ky ligj i dialektikës duhet të ketë qënë problemi më i madh i komunizmit shqiptar pasi filozofët e tij kërkuan me të gjithë mënyrat ta përfshijnë ata nga pozicioni konstatues i Hegelit në dinamikën e zhvillimit të shoqërisë pa vënë dallimet e hapësirave zbatuese të vetë ligjit. E them këtë pasi në këtë ligj ka diçka të erret, i cili, në qoftë se tek Hegeli, nënkuptohet kur e zbërthen, tek shkolla shqiptare kjo errësirë shumëfishohet duke e bërë ligjin të pakuptueshëm. Pyetja shtrohet: në qoftë se rastësisht (kur them rastësisht kam parasysh botën e njeriut i cili artificialisht mund te realizojë rritjet sasiore) sasia arrin masën e kritikës, si është cilësia në funksion të jetës njerëzore? Dhe, anasjelltas, në qoftë se masa e kritikës realizohet brënda domosdoshmërisë, si është cilësia? Problemi ka nevojë të stërhollohet pak si më tepër nga ajo e dhënë nga Hegeli. Të paktën për botën e njeriut dhe përgjatë shekullit të XX-të statistika historike tregoi se gjërat nuk janë zbërthyer drejt dhe problemi sasi-cilësi kishte nevojë për një rishpjegim tjetër. Është e palejueshme për filozofin të citojë Hegelin dhe zbërthimin ta bëjë sipas Leninit. Janë dy shkallë cilësore ndryshimi, pasi njëri ishte zbuluesi dhe tjetri interpretuesi. Vini re se si interpretohet ky ligj nga filozofi shqiptar:

 

Ligji i kalimit të ndryshimeve sasiore në ndryshime cilësore është ligji në bazë të të cilit ndryshimet e vogla, sasiore, të padukshme në fillim, në proçesin e grumbullimit të tyre, në një shkallë të caktuar të këtij zhvillimi, prishin masën, shpie në ndryshimet cilësore, në vdekjen e cilësisë së vjetër dhe në lindjen e cilësisë së re. (po aty, f. 63)

 

Në momenti që filozofi fut në intepretim nocionin: e vjetër dhe e re, ka përfshirë në proçes faktorin kohë dhe këtu qëndron mashtrimi i shkollës bolshevike. Zbulimi i Hegelit edhe pse ka pasur si suport aplikimi botën e njjeriut, në realitet ai, pikë për pikë sipas Hegelit, është i kuptueshëm për botën mekanike të lëvizjes, pasi për më tej ai ka nevojë për një stërhollim, pasi është e pamundur të pranohet rritja sasiore jashtë kohës së zhvillimit të elementëve pjesmarrës në këtë rritje sasiore. Shkolla bolshevike nuk qe e aftë ta bënte këtë zbërthim edhe për një fakt tjetër: nuk e levërdiste të përcaktonte shkallën e zhvillimit të popullit rus në prak të ashtëquajturit revolucion socialist. Dialektika materialiste në këtë pikë është përmbysur me dashje dhe është pika ku Marksi përmbyset nga Lenini. Nuk mund të pranohet kalimi sasi-cilësi dhe anasjelltas pa faktorin kohë zhvillimi dhe gjithëshka është e lidhur me pamjaftueshmerinë e mendimit filozofik helen për t’ju përgjigjur pyetjes së pandryshueshmërisë së ndryshueshmes. Problemi kryesor i filozofisë ishte fshehur për 2700 vjet dhe këtu fillonte tragjedia e shekullit të XX-të. Nuk ka asnjë mundësi, qoftë dhe teorike, të realizohet përmbysja cilësore me anë të sasisë pa u realizuar më përpara kontinumi kohor-hapësinor i pjesmarrësve në proçesin e sasisë. Në funksion të popullit shqiptar: cila ishte shkalla e zhvillimit shoqëror të tij kur politika e fshehtë europiane vendosi të aplikojë komunizmin bolshevik në dinamikën e shqiptarëve? Pikërisht këtu ligji dialektik i Hegelit sasi-cilësi përmbyset duke na fshehur artificialitetin e proçesit dhe cilësinë antishqiptare të politikës së zbatuar. Është faktori kohë zhvillim ai që diskretiton veprimin e kryer duke argumentuar se gjithëshka e ndodhur ishte nje veprim njerëzor kundra ligjeve të natyrës; kështu që nuk ka asnjë mënyrë teorike për të argumentuar se thjeshtë sasia mund të kthehet në cilësi. Ky ligj shqiptar i dialektikës ka mangut kontinumin kohor-hapësinor të zhvillimit natyror pikërisht të elementëve sasiorë që marrin pjesë në proçes.

Une pretendoj qe ky lloj zberthimi eshte bere me qellim, pasi nga ajo ka dale edhe zberthimi i mbapsht i kategorise evolucion-revolucion, dmth i hopit. Është problemi që del hapur kundër materializmit filozofik për qëllime politike dhe justifikim të propogandës. Vini re se sa në mënyrë të maskuar është shpjeguar hopi në mendimin filozofik materialist shqiptar:

 

Hopi është forma e ndryshimit cilësor të realitetit. Si shëmbuj të tij ne mund të sjellim kalimin nga shoqëria kapitaliste në atë socialiste; lindjen nga bota jo e gjallë në botën e gjallë; kalimin nga majmuni antropomorf në njeri; sintezat kimike gjatë të cilave kalohet nga një element i caktuar në një element tjetër, me dallime në bazë të ngarkesave në bërthamat e tyre. (po aty, f. 64)

 

Së pari, proçesi i fundit, nuk është sintezë kimike, por fizike dhe aty mbaron lëvizja fizike dhe fillimi i lëvizjes kimike. Është një proçes natyror që ka zgjatur për miliarda vjet duke futur në kolaps mendimin filozofik modern dhe si zor që të konsiderohet si hop. Problemi ka disa komplikacione kohore pasi nuk mund të merret me mënd në është krijuar më përpara elementi i fundit kimik apo komponimet e thjeshta kimike midis elementëve të parë kimikë. Kështu që autori ynë kot kërkon të duket i ditur, pasi është një problem midis shkollave filozofike botërore dhe ai tipikisht duhet të ishte marrë me Stephen W. Hawking-un pretendimet e të cilit pranonin hopin disa orë të formimit të elementëve kimikë mbas bing-bengut (Stephen Hawking, Një histori e shkurtër e kohës, f. 118).

Së dyti, autori nuk ka të qartë aspak se hopet kalimtare nuk mund të ndodhin kurrsesi brënda kuadrin sasior të zhvillimit, por baza e hopit është zhvillimi i elementëve pjesmarrës në sasi dhe relacionet universale midis tyre. Është absolutisht e pamundur të merret në konsideratë vetëm njëra anë e lëvizjes sasiore dhe mbi këtë bazë të formulosh hopin. Këtu është realizuar një mashtrim mbi një bazë filozofike të stërvjetër me emrin Aristotel ku nuk merret për bazë dualiteti shkakësor i lëvizjes, por si shkak i lëvizjes merret veprimtaria e ambientit të brëndëshëm. Kështu për shëmbëll autori nuk arrin të shpjegojë se si rendi i kapitalit transformohet në rend socialist me anë të hopit. Po të ishte bërë kjo do të arrihej në përfundimin se në të gjithë ato vënde ku u pretendua vendosja e marrëdhënieve socialiste të prodhimit nuk ishte bërë gjë tjetër veçse ishte realizuar zëvëndësimi i klasës politike historike me një klasë politike antihistorike, dmth në mënyrë artificiale. Për çfarë hopi bëhet fjalë në këtë rast? Përse nuk është marrë parasysh shkalla e zhvillimit të elementëve pjesmarrës në “hop”? Po të ishte bërë kjo do të arrihej në përfundimin se tjetërsimi i rendit të kapitalit në kapitalizëm monopolist shtetëror përbën kredon e të gjithë revolucioneve socialiste kudo në botë. Përsëri hopi nuk ka vënd. Atëhere rezulton që përmbajtja e hopit të ketë mangut faktorin kohëzhvillim duke arrirë në përfundimin se hopi ndodh kur zhvillohet deri në fund nga pikëpamja kohore dhe hapsinore dukuria që analizohet.

E njëjta gjë duhet thënë edhe për rastin e kalimit të majmunëve antropomorfë në njerëz ku faktori kohë është i aftë të argumentojë përse proçesi nuk ndodh pambarimisht në kohë. Është kontinumi kohor-hapsinor i antopomorfëve ai që nuk e ka lejuar këtë proçes të ndodhë në një vënd të globit dhe në një kohë të vetme. Shumëllojshmëria e këtyre kontinumeve edhe brënda kontinenteve ka bërë që njeriu të transfomohet në vënde të ndryshme dhe kohëra të ndryshme duke krijuar heterogjenitetin shoqëror mbi çbazë duhet influenca e njeriut shoqëror mbi njeriun natyror. Dmth hopi ka nevojë të rishikohet duke u ridimensionuar mbi bazën e faktorit kohë. Sidomos kjo ka rëndësi për botën e njeriut, pasi nuk mund të pranohet asnjë lloj hopi pa u realizuar deri në fund përmbajtja e elementëve pjesmarrës në zhvillimin e shoqërisë. E thënë më troç nuk mund të pranohet asnjë lloj revolucioni shoqëror pa u zhvilluar deri në fund lloji i pronës private, lloji i klasave shoqërore dhe i të gjitha produkteve të tyre. E kundërta e kësaj është një lojë e njeriut kundra natyrës njerëzore me pasoja ne kohezhvillimin e tij. Eshte pika ku mund te zbulohet ngadalesimi i kohes, ndalja e saj dhe pershpejtimi çka tregon se vetëm shoqëria njerëzore i përmbledh idetë konkluzive e Ajnshtajnit dhe jo fusha e fizikës

Te gjitha keto u bene vetem per nje qellim propogandistik : te justifikohej karakteri ligjor i revolucioni bolshevik dhe te perfshihej ne hapesiren analitike te marksizmit duke u paraqitur si nje progres i shoqerise ruse. Por duhet pranuar që filozofi ynë ka tentuar të bëjë një trukaturë me këtë ngjarje duke mos e lidhur hopin me cilësinë. Vini re çfarë ka shkruar:

 

Kështu, për shëmbull, Revolucioni i Madh Socialist i Tetorit ndryshoi me një goditje të vetme natyrën e pushtetit politik më 25 tetor 1917 në Rusi (po aty, f. 68).

 

A e ka bërë me qëllim, apo i ka shpëtuar nuk po i japim rëndësi, por unë dua të theksoj se gjithmonë është pranuar që revolucioni i Tetorit ndryshoi rendin shoqëror. Si është e vërteta? Në kuadrin e studimit të ngjarjes në fjalë dhe filozofive të pretenduara (vëllimi: Marksizmi, leninizmi dhe revolucioni social, dorëshkrim) unë kam arritur në përfundimin se revolucioni bolshevik nuk ka realizuar asnjë ndryshim cilësor të rendit shoqëror në strukturën politike të Rusisë. Ai revolucion realisht zevendësoi klasën politike historike me një klasë tjetër pa prejardhje politike duke e ndaluar në vënd kohën e zhvillimit të klasave shoqërore sipas historisë së deriatëhershme. Në këtë mënyrë në Rusinë e asaj kohe filloi një kohë tjetër e formimit të klasave shoqërore (ky është kuptimi filozofik e ndalimit të kohës) pa asnjë dallim cilësor në raport me të kaluarën, duke perjashtuar shkallën e arsimimit dhe përvojën historike që gjithsesi mund dhe duhet të përmblidhen në proçese sasiore. Pastaj baza e ndryshimit cilësor në shoqërinë njerëzore, ku duhet pranuar hopi, është prona private. Çfarë ndodhi realisht me pronën private në Rusinë e Carëve më 1917? Kjo gjë nuk është shpjeguar kurrë me vërtetësi, por u shpik termi: pronë shoqërore. Realisht në të gjitha vëndet ku u pretendua zhdukja e pronës private nuk u bë gjë tjetër veçse u shndërua prona private nga individuale në pronë shtetërore, që do të thotë kapitalizëm monopolist shtetëror, të cilin term Lenini ja përshtati të ardhmes së kapitalizmit jashtë rus dhe ja largoi në propogandë vetvetes politike. Pa dyshim që ky ka qënë një mashtrim i bolshevizmit edhe për një arësye tjetër: U mbulua karakteri i vjedhjes së popullit rus nën emrin e revolucionit socialist edhe pse ajo gjë ishte absolutisht e pamundur pasi nuk mund të zhduket prona private përpara të gjitha qelizave objektive materiale të shoqërisë (dmth qeliza e fundit që zhduket përpara perëndimit të shtetit është prona private dhe kjo e ka një arësye historike e ligjore). Loja politike që u luajt në Rusinë e asaj kohe ka qënë tjetër për tjetër dhe arësyeja ishte vetëm një: të vidhej populli rus deri në palcën e kurrizit. Këtë gjë e realizoi revolucioni bolshevik i tetorit më 1917; kështu që ta emërtosh atë revolucion socialist duhet argumentuar më përpara qe socializmi dhe hajdutëria janë një të vetme në qëllim dhe aplikacion.

Por poshtërsia bolshevike vazhdoi edhe me larg në sferën filozofike duke e transformuar materializmin dialektik nga një filozofi për njeriun në një filozofi kundra njeriut. Unë mendoj se kulmi i kësaj poshtërsie ka qenë interpretimi tendecioz i ligjit të unitetit të të kundërtave të cilin ajo shkollë nuk e ka zbërthyer kurrë saktësisht. Akoma më tej ajo e përdori këtë ligj për të mbuluar antihistorizmin e vet dhe poshtërsinë kundra popullit rus. Teoria e të kundërtave ka qënë teoria kryesore e politikës bolshevike e cila asnjëherë nuk e pati kapur thelbin e problemit dhe kjo pasi tentoi të realizojë aplikimin e një hapësire të vjetër shoqërore për një kohë të re, dmth kërkoi të bashkojë hapësirën e pa zhvilluar me kohën e një hapësire të zhvilluar. Vini re se si e ka intepretuar shkolla shqiptare ligjin bolshevik të kontadiktave:

 

Ligjit të unitetit dhe të luftës së të kundërtave Lenini i kushtoi një vëmëndje të posaçme. Teorinë e kontradiktave ai e konsideronte bërthamën e dialektikës materialiste, kyçin për kuptimin e anëve dhe të momenteve të zhvillimit. (po aty, f. 69)

 

Unë pretendoj se, të paktën në Shqipëri, ky ligj është interpretuar në praktikë gabim. Në qoftë se pranojmë qe dy të kundërta bashkëjetojnë në një hapësirë të vetme, atëhere përse duhet aplikuar lufta midis tyre? Fakti që uniteti i të kundërtave (ligji dialektik mbi depërtimin reciprok të të kundërtave) u lidh me kontradiktat shoqërore tregon se ky ligj u shpalos në këtë mënyrë për të eleminuar kundërshtarët politikë, akoma më tej u përdor për të eleminuar kundërshtarët antipatikë, dmth subjektivë. Nuk ka asnjë mënyrë shpjegimi eleminimi fizik i klerikëve katolikë në kuadrin e kontradiktave dhe luftës së klasave. Nuk ka asnjë ligj dialektik që të përmbledhë kasaphanën mbi këtë kler përveç xhelozisë dhe antipatisë reciproke që gjithsesi nuk përmblidhen në ligjin e unitetit të të kundërtave. Atëhere përse u shpjegua kaq mbapsht ky ligj dhe si duhet të jetë e vërteta e intepretimit?

Filozofët shqiptarë kanë shumë mëkate ndaj popullit shqiptar pasi çdo gjë e ndodhur në aspektin politik përgjatë 45 vjetëve i është nënshtruar këtij ligji në propogandë edhe pse në realitet nuk kanë pasur asnjë lidhje konkrete. Edhe fëmija porsa lind i nënshtrohet këtij ligji, pasi qelizat e reja që formohen përgjatë proçesit të zhvillimit të tij bashkëshoqërohen me zhdukjen e qelizave parazitare. Dmth lindja dhe vdekja qelizore janë bashkëudhëtarë të të gjithë jetës biologjike të njeriut. Përgjithësisht njeriu nuk bën asnjë përpjekje për ta ndryshuar këtë raport dhe praktikisht ai nuk mund të bëjë asgjë, pasi në të kundërtën do të ishte i përjetshëm (përmirësimi është maksimalja që mund të realizojë njeriu). Faktori kohë është ai që e ndryshon raportin lindje-vdekje të qelizave në trupin e njeriut dhe proçesi është i pavarur nga ndërgjegjja e njeriut. Në këtë pikë materializmi argumenton se ky proçes është një ligj i natyrës mbi të cilin nuk mund të veprohet në thelb.

Në qoftë se këtë arësyetim ja përshtasim në mënyrë krahasuese jetës politike në Shqipëri, përgjatë periudhës 1945-1991, do të shikojmë se ato nuk përputhen në asnjë pikë, përkundrazi jeta politike veproi në kundërshtim me ligjin e unitetit të të kundërtave pasi realisht u zhdukën qelizat progresive të shoqërisë shqiptare dhe u formuan qeliza shoqërore veprimtaria shoqërore e të cilave rezultuan të jenë antishqiptare dhe jo vetëm kaq, por ato rezultuan antihistorike dhe antinatyrore duke e futur shoqërinë shqiptare në një kurth nga i cili ajo nuk ka dalë akoma. Kështu që mosnjohja e ligjit të të kundërtave dhe aplikimi i një ligji shtazor nën pamjen e ligjeve të kontradiktave përbëjnë të gjithë esencën e jetës politike shqiptare përgjatë 45 viteve të komunizmit enverist.

Dhe kjo e ka edhe një arësye më shumë, të lidhur me atë që filozofia helene formuloi gabim në adresë të shkakut të lëvizjes. Unë pretendoj se këtu e ka zanafillën gabimi rrënjësor i filozofisë dhe shkencës ku materializmi filozofik akoma nuk e ka thënë fjalën e vet. Është pika ku idealizmi filozofik e ka ndjerë gjithmonë veten triumfatore mbi materializmin dhe kjo për faj të të ashtëquajturve materialistë, të cilët më tepër janë munduar të spekullojnë me lëvizjen se sa ta riintepretojnë atë që mendimi filozofik helen interpretoi gabim. Pa dyshim që filozofët shqiptarë nuk bënë përjashtim në atë plejadë të të vetëquajturish materialistë. Unë pretendoj se këtu qëndron gabimi rrënjësor i materializmit filozofik të paraparë deri më tani, paçka se autorët e marksizmit bënë një punë të madhe për ta zgjidhur (kemi parasysh kapitullin e Engelsit tek Dialektika e Natyrës, f. 65-87: Format themelore të lëvizjes). Në qoftë se do ta shohim mendimin e Engelsit në mënyrë kritike nuk do të ishim të aftë për ta kundërshtuar, apo ridimensionuar tërësinë e mendimeve të tij, përveç një pike, që përbën dhe kundërtinë midis Platonit dhe Aristotelit (këtë gjë e kemi shpalosur në artikullin: Triumfi arbëror i Kastriotitalbanovaonline.com dhe logoreci.com, 17.01.2009); fjala bëhet për shkakun e fillimit të lëvizjes, prej nga e ka burimin karakteri kontradiktor i levizjes. Eshte pika nga rrjedhin gabimet, me dashje dhe pa dashje, te njepasnjeshme te materialisteve te shekullit te XX-te. Sipas autorit tone:

 

Kontradiktat e brëndëshme gjejnë pasqyrim në natyrën e lëvizjes. Trupi në lëvizje, në çdo moment të caktuar, gjëndet në një pikë të caktuar dhe, në të njëjtën kohë, nuk ndodhet në një pikë të caktuar në hapësirë. Sigurisht, në një moment, trupi që lëviz ndodhet në një vënd dhe në një moment tjetër në një vënd tjetër. por duke u ndodhur në një moment të caktuar në një vënd, si trup në lëvizje, ai, në të njëjtën kohë, nuk ndodhet në këtë vënd, domethënë ndodhet në lëvizje. Kjo tregon karakterin kontradiktor të lëvizjes. Këtë karakter kontradiktor të saj janë munduar ta hedhin poshtë kundërshtarë të ndryshëm të dialektikës. Këta kundërshtarë të lëvizjes absolutizojnë njërën anë të proçesit të lëvizjes, qënien e trupit që lëviz në një moment në një vëçd dhe në një moment tjetër në një vënd tjetër. (po aty, f. 74)

 

Autori ynë luan me fjalë brënda ideve të Aristotelit duke u munduar të shpjegojë karakterin kontradiktor të lëvizjes pa i shkuar ndërmënd se pretendimi i tij është një antimaterializëm i kulluar. Të paktën, po të kahasojmë këto ide me idenë që parashtron Engelsi do të dallojmë se ato nuk përputhen kërkund. Engelsi është munduar të shpjegojë këtë kontradiktë midis tërheqjes dhe dëbimit në lëvizjen fizike prej nga nuk është vështirë të kalohet në thelbin e kontradiktës së lëvizjes që realizohet midis dy shkaqeve thelbësore të fillimit të saj. Më konkretisht, në Shqipëri kontradikta e zhvillimit të shoqërisë shqiptare, dhe paraardhësve të tyre, ka qënë gjithmonë midis zhvillimit të brëndëshëm dhe imponimit që realizonte bota e relacioneve, rastësore për të. Kjo kontradiktë e lëvizjes shoqërore në Shqipëri është shkaktari i vetëm i përcaktimit të karakterit të popullit tonë dhe aspak rrjedhojë e zhvillimit të brëndëshëm. Akoma më tej unë pretendoj se shkaku i lëvizjes shoqërore në dinamikën e brëndëshme të popullit shqiptar historikisht është i papërfillshëm (gjëja më e veçantë për popujt e Europës, që duhet konsideruar si një përjashtim rastësor, por që ka brënda një hapësirë domosdoshmerie të lidhur me raportin mendim-realitet). Kështu që ideja e autorit tonë nuk ka bërë gjë tjetër veçse ka tentuar të imponojë karakterin kontradiktor të lëvizjes shoqërore në brëndësi të popullit shqiptar për shkaqe vetëm të brëndëshme kur realiteti historik bën fjalë jo vetëm për të kundërtën, por për pamundësinë absolute të ekzistencës së kontradiktës në zhvillimin e shoqërisë shqiptare brënda për brënda tij shkak ky i kohës së lindjes dhe shpejtësisë së zhvillimit shoqëror. Natyrisht unë nuk mund të fajësoj filozofët shqiptarë për paaftësinë interpretative të produktit të shkollës materialiste gjermane, por ato duhen kundërshtuar për pohimin tendecioz të dukurisë duke anashkaluar thelbin e problemit, pjesërisht të zgjidhur nga autorët e marksizmit, dhe propogandimin e anës idealiste të tij.

Problemi i zbulimit të shkakut të lëvizjes, pa dyshim, që është më kryesori në mendimin filozofik materialist dhe unë pretendoj se këtu e ka burimin gabimi absolut i materialistëve të të gjithë kohërave. Është kollaj të pretendosh për qënien materialist në rrymat e filozofisë, por është pak si e vështirë të kundërshtosh idealizmin për këtë problem dhe filozofët shqiptarë nuk kanë qënë të aftë ta parakalojnë këtë pozicion.

Shkaku i fillimit të lëvizjes (i të gjitha formave të saj) nuk mund të jetë kurrë një polar, por në planin përgjithësues duhej pranuar karakteri shkakësor i ambientit rrethues në po të njëjtën masë sa të ambientit të brëndëshëm. Këtu duhet ta ketë burimin konstantja absolute e dinamikës së materies dhe specifikave të saj që shpaloset me raportin kohor-hapsinor si një madhësi të pandryshueshme dhe konstante për materien e pafundme dhe botën e njeriut, por dhe të barabartë me një për madhësitë e fundme siç është lënda dhe produktet e saj. Dmth shkaku dypolar i fillimit të lëvizjes është karakteristika thelbësore e lëvizjes prej nga e kanë burimin të gjitha llojet e kontradiktave. Edhe në nënformat e lëndës kur realizohen kalimet sasiore në cilësore, hopet kalimtare, dualiteti i shkakut të lëvizjes duhet të jetë prezent me të njëjtat përmasa. Problemi nuk mund të jetë kaq i thjeshtë sa e paraqet mendimi filozofik shqiptar i epokës komuniste. Ai u thjeshtua për paaftësi interpretimi dhe interesa propogandistike për të fshehur krimin politik ndaj popullit shqiptar, pasi zbërthimi i shkakut thelbësor të lëvizjes do të çonte medoemos në zbulimin e influencës së politikave të fshehta europiane si aleatët e vetëm të komunizmit shqiptar. Pra ai nuk është vepër vetëm e Enver Hoxhës dhe jugosllavët nuk kanë qënë aleatët e tij thelbesore ne fillimet e kesaj politike antishqiptare.

Une pretendoj se ne kete fushe filozofet bolshevike dhe ata shqiptare me teper kane vepruar me instinkt se sa jane munduar te argumentojne kontradikten e levizjes. E themi kete sepse paaftesia per te vertetuar raportet klasore i ka cuar ne sajimin e nje kontradikte inekzistente dhe te pamundur te ekzistoje ndonjehere, qofte dhe ne menyre kalimtare. E gjitha kjo ka ndodhur per dy themele te gabuara te mendimit filozofik helen mbi c’baze gabimi ka ndjekur nje rruge te sterzgjatur ku bolsheviket kryhen kasaphanen e tyre ne mendimin filozofik marksist. Vini re se cfare kane shpikur keta filozofe:                                                                                                                                                       qiq.

 

Anët e kontradiktës në proçesin e zhvillimit, në kushte të caktuara kthehen në të kundërtën e tyre. Kështu, proletariati nga klasë e sunduar në kapitalizëm kthehet në klasë sunduese me vendosjen e diktaturës së proletariatit, kurse borgjezia, nga klasë sunduese, në këtë proçes kthehet në klasë të sunduar. (po aty, f. 75-76)

 

Si mund te flasesh per transformim klasash kur nuk di dinamiken e tyre dialektike dhe ekuacionin e formimit jo vetem te klasave shoqerore, por, kryesisht, te qelizave bashkeshoqeruese ne kete proces? A e kupton lexuesi se sa larg të vërtetës janë filozofët bolshevikë dhe ata shqiptarë për këtë problem. Nuk janë qelizat të varura nga kontradiktat, ku këto të fundit imponojnë zhvillimin, përkundrazi, janë qelizat ato që imponojnë kontadiktat dhe rrugën e tyre. Kthesa e kontradiktave ndodh vetëm atëhere kur ato e jetojnë të gjithë kontinumin e tyre kohor-hapsinor dhe vetëm pas kësaj janë kontradiktat që shprehin dy anët e kundërta të zhvillimit. Deri në atë moment ato nuk kuptohen pasi nuk kanë dalë në sipërfaqe. Kurse për problemin në fjalë bolshevikët pa e filluar mirë rrugën e tyre politike e shprehën hapur konradiktën e mësipërme edhe pse ajo ishte imagjinare dhe inekzistente. Si mund të kthehej proletariati rus në klasë sunduese kur ai akoma nuk ishte formuar si klasë shoqërore dhe borgjezia e re ruse akoma nuk kishte mbushur 15 vjet jetë? Është pikërisht kontinumi kohor-hapsinor ai që argumenton se sa artificiale kanë qënë ngjarjet në Rusinë e fillim shekullit të XX-të duke shtuar se aty fshihet nje sekret politik dhe aspak domosdoshmeria e një revolucioni. Pastaj, nderrimi i pozicionit të klasave politike kur ka ndodhur ndonjë herë në historinë e njerëzimit që të mund të pretendosh për një karambol të tillë? Problemi është parë në mënyrë metafizike duke mos pranuar zhvillimin historik të borgjezisë. Për herë të parë një klasë politike merr përsipër drejtimin e të gjithë njerëzimit dhe kjo është klasa e borgjezëve e cila për herë të parë në historinë e njerëzimit bëhet një klasë politike me arenë të përbotshme, veprimtari të përbotshme me detyrë të përbotëshme. Pikërisht ky është zbulimi i Marksit tek Manifesti Komunist dhe është absolutisht e pamundur që kjo borgjezi të eleminohet në një vënd të vetëm, qoftë dhe grup vendesh sado të zhvilluara të jenë. Relacionet universale midis popujve dhe kombeve e kanë bërë të pamundur tashme zhvillimin e izoluar të popujve kështu që ideja e bolshevikëve është antihistorike dhe irealiste (për të qënë të saktë kjo ka qënë reale që në vitin më të parë të shekullit të XX-të. çka do të thotë se revolucioni i tetorit jo vetëm që nuk ka qënë socialist, por ai ka qënë artificial dhe është kryer për të mbuluar një veprim politik të koncentruar të pa shpalluar akoma.

Dmth teoria e kontradiktave u shpik për të justifikuar pikërisht, si të domosdoshëm, revolucionin bolshevik dhe aspak si një domosdoshmeri absolute në fushën e zbulimit shkencor. Në këtë pikë është mashtruar në mënyrë universale.

Një ndër këto mashtrime është tërësia e ideve të quajtura si kontradiktore midis forcave politike ndërkombëtare, si për shëmbëll midis PPSh dhe partisë bolshevike sovietike. Sipas autorit tonë fusha e këtyre kontradiktave karakterizohet nga kontrasti, si shkallë e zhvillimit të këtyre kontradiktave dhe, në vazhdim:

 

Një shëmbull të tillë na japin, bie fjala, kontradiktat e PPSh me revizionistët hrushovianë. Në hapat e para të veprimtarisë së tyre, revizionistët hrushovianë shfaqën disa nga pikëpamjet e tyre revizioniste dhe këto –në një formë fillestare. Në këtë mënyrë, midis PPSh dhe partive revizioniste në përgjithësi, në mënyrë të veçantë me revizionistët hrushovianë, filluan të shfaqen dallime. (po aty, f. 77)

 

Sot situatat e atyre kohërave janë të qarta si drita e diellit, por duke i lejuar vetes kthimin në kohë shtrojmë pyetjet: Çfarë pikëpamjesh antimarksiste çfaqën poststalinistët, pasi problemi është i filluar nga Marksi dhe jo Lenini, apo Stalini? Që në këtë pikë dallohet loja me propogandën dhe mashtrimin që komunistët shqiptarë, me në krye Enver Hoxhën, i imponuan popullit shqiptarë. Hrushovi ishte një politikan realist dhe qe nga ata njerëz që e kishte kuptuar me kohë se me anë të diktaturës drejtoheshin kopetë dhe jo popujt, sidomos populli rus. Njerëzimi shumë shpejt ka për ta kuptuar se çfarë humbje kolosale ka pasur nga tjetërsimi i historisë së atij populli të lavdishëm dhe ndryshimi i rrugës historike që i imponoi banda e bolshevikëve. Shekulli i XX-të ka qënë një humbje për racën e bardhë dhe aspak një humbje e popullit rus. Koha do të tregojë se çfarë impakti zhvillimi do të kishin marrë popujt e Europës në qoftë se në vënd të luftës politike me mjete e dhunës do të ishin vendosur marrëdhënie politike me mjetet e prodhimit. Është rasti më tipik në historinë e përbotshme që argumenton se fjalën e fundit e thonë politikanët luftënxitës dhe jo popujt prodhues të të mirave materiale.

Atëhere për çfarë kontradiktash e ka pasur fjalën dialektika shqiptare kur mundohet të frymëzojë popullin shqiptar kundra Europës me anë të diktaturave fashiste dhe komuniste, që janë e njëjta gjë? Për çfarë zhvillimi mund të bëhet fjala në këtë rast, me qënë se dialektika shqiptare e ka pranuar botën e kontradiktave në themel të zhvillimit? A u zhvilluan populli shqiptar për 45 vjet sipas këtyre parimeve dhe në fund përfundoi në vetëvrasje? Çfarë roli kanë luajtur këtu kontradiktat formale midis ideve antishqiptare të PPSh dhe kujtdo qoftë tjetër që nuk ishte brënda Shqipërisë? A e kupton lexuesi se sa mbrapa botës njerëzore ka qënë bota e lektorëve komunistë dhe autori ynë mbi çështjet e dialektikës materialiste? Cili është thelbi i problemit që duhet kapur në këtë rast në mënyrë që të argumentojmë përmasën e zhvillimit të popullit shqiptar përgjatë 45 vjetëve të antihistorisë së tij?

Me keqardhje konstatoj se të gjitha këto janë thënë për të fshehur thelbin e problemeve politike dhe botën e mashtrimit të aplikuar në Shqipëri, për të fshehur karakterin antidialektik dhe antishqiptar të veprimtarisë së PPSh dhe drejtuesve të saj. Të paktën këto probleme kuptohen me lehtësi tek autori ynë edhe pse ai ka kohë që ka dalë jashtë kornizave të dialektikës materialiste duke tentuar të justifikojë veprimtarinë e udhëheqësve të tij me anë të pseudomaterializmit historik. Nuk ka pasur asnjë kontradiktë midis sovietikëve pas 1953 dhe shqiptarëve përveç faktit që Hrushovi kishte vendosur të zbuste diktaturën staliniste, kur Enver Hoxha kishte vendosur ta ashpërsonte atë edhe më shumë. Po, kjo kontradiktë ka ekzistuar, dhe nuk ka ndikuar aspak në zhvillimin pozitiv të popullit shqiptar, përkundrazi, ndikoi në ekstrem negativisht duke argumentuar se roli zgjidhës i kontradiktave në gjirin e shoqërisë njerëzore nuk është e thënë të jetë gjithmonë pozitiv siç ka pretenduar shkolla bolshevike. I tërë justifikimi mbi teorinë e kontradiktave është realizuar vetëm për një qëllim: të justifikojnë karakterin antihistorik të revolucionit bolshevik, duke e paraqitur atë si një hop thellësisht progresiv, kur në realitet ai ka qënë thellësisht regresiv për popullin rus duke e ndaluar në vënd kohën historike të shtetit rus. Është tjetër punë që e gjithë tërësia e ngjarjeve përgjatë shekullit të XX-të në brëndësi të perandorisë bolshevike ndikoi pozitivisht në dinamikën e popujve të Europës Perëndimore; problemi ka tjetër suport shpjegimi dhe këndvështrimi përmban hapësira të tjera analitike.

Duke u rikthyer tek problemi i kontadiktave në gjirin e shoqërisë njerëzore, midis pjesmarrësve, dallojmë një analizë tendencioze që e përjashton zhvillimin e këtyre pjesmarrësve përpara se ato të përfshihen në konflikt. Në teorinë e Marksit kjo nuk është zbërthyer kështu, por është nënkuptuar në një farë mënyre, pasi i tërë proçesi i zhvillimit të shoqërisë njerëzore, në kuadrin e shtetit, i nënshtrohet dinamikës së pronës private dhe është kjo e fundit që përcakton jo vetëm shkallën e zhvillimit të shtetit, por edhe të shoqërisë me një organizim jo shtetëror, por me tendencë drejt këtij të fundit. Në qoftë se për popujt e Europës kjo nuk ka rëndësi, pasi fazat e zhvillimit të pronës private e kanë kapërcyer me kohë këtë raport, për popullin shqiptar rëndësi ka faza paraprake e të gjithë proçesit që kanë parakaluar popujt e tjerë të Europës dhe në këtë pikë duhet të ishin kapur “shkencëtarët” shqiptarë përpara se të uleshin dhe të zbërthenin proçesin e kontradiktave. Është e papranueshme të flasësh për teorinë e kontradiktave kur nga njëra anë pranon:

 

Një shëmbëll të lindjes, të rritjes dhe të zgjidhjes së kontradiktave na jep edhe zhvillimi i kapitalizmit. Në kapitalizëm, që në lindjen e tij kemi kontradiktën midis proletariatit dhe borgjezisë (po aty, f. 78),

 

dhe nga ana tjetër nuk ke përcaktuar kohë zhvillimin e borgjezisë dhe proletariatit. Defekti nuk është e bolshevikëve, në këtë rast, por i vetë Marksit dhe është kjo e rrugë e ndjekur që e mori në qafë teorinë e tij. Së pari nuk është e vërtetë që kapitalizmi që në lindje ka pasur kontradiktën midis proletariatit dhe borgjezisë jo vetëm pse borgjezia kreu revolucionin borgjez me mjetet e dhunës duke kryer hopin më të rëndësishëm cilësor në jetën e njeriut në Tokë pas ndarjes së punës, por sepse proletariati, edhe në atë fazë të ekzistencës së vet, është produkti i borgjezisë. Realisht proletariati lind kudo ku shtrihet pushteti i kapitalit nga qyteti drejt fshatit dhe përfundon me eleminimin e mënyrën fshatare të të jetuarit, proçes i cili ka qënë tipik në shoqëritë e vetëshpallura si shoqëri drejt ndërtimit të fazës socialiste. Nuk e di a e kupton lexuesi se çfarë idiotizmi ka mbretëruar në ato shoqëri përgjatë shekullit të XX-të me të gjitha këto pretendime në fushën e filozofisë politike dhe sa e mbrapsht ka qënë jeta shoqërore përgjatë asaj epoke.

Pastaj fjala kontradiktë midis klasave shoqërore në organizimin shtetërore të prodhimit ka nevojë për një tjetër interpretim jo vetëm pse shtetit nuk i është përcaktuar saktë dinamika e tij, gjë që nuk mund të bëhej jo vetëm për atë kohë, por ndoshta edhe për shumë e shumë kohë të tjera pasi roli i kapitalizmit në historinë e njerëzimit akoma nuk ka përfunduar në Europë, që është kontinenti më e konsoliduar racor (edhe pse përmban dy ekstremet kohore të lindjes së njeriut në Tokë), dhe karakteri globalist i tij sa po ka filluar duke nxjerrë në pah kontradiktat midis racave (asnjeri deri më sot nuk ka qënë i aftë për të shpjeguar arësyet përse vëndet e Lindjes së Mesme dikur kanë qënë zotërit e Botës dhe sot janë katandisur kështu; – është pika ku Zhan Zhak Rusoi ka heshtur me kontratën e tij sociale, e cila nuk vihet në jetë kurdo dhe kudo) , proçes i cili nuk përfshihet në teorinë marksiste.

Boshllëqet e teorisë marksiste në fushën e kontradiktave çuan në interpretime skandaloze, nga ana e shkollës bolshevike shqiptare, duke e shtrirë problemin deri në prezencën e tyre edhe në fushën subjektive, bile akoma edhe më tej, duke i dhënë karakter vendimtar në zhvillimet e ardhëshme politike. Vini re se çfarë pretendon lektori i dialektikës shqiptare:

 

“kontradikta midis ideologjisë socialiste dhe ideologjise borgjeze nuk zgjidhet menjëherë me vendosjen e diktaturës së proletariatit. Kjo zgjidhje realizohet te ne, sikurse kudo gjetiu, në proçesin që shtrihet nga vendosja e pushtetit popullor si formë e diktaturës së proletariatit dhe deri në fazën e dytë të shoqërisë komuniste” (po aty, f. 79).]

 

Në qoftë se ka ndonjë përrallë të tjerrur kaq gjatë në kundërshtim me parimet e marksizmit është pikërisht kjo e sipërmja të cilën e gjejmë pothuajse në të gjithë referetet dhe punimet e lektorëve shqiptarë të këtyre temave (për këtë shih: A është e nevojshme alternativa socialiste e zhvillimit në Shqipëri, albanovaonline.com, logoreci.com). Përpara se të deklarohen të tilla ekstreme filozofike duhen përcaktuar përmasat e nocioneve dhe këtu fillon ndryshimi i marksizmit. Nocioni ideologji i përdorur nga lektorët shqiptarë është i ndryshëm nga ai i përdorur nga Marksi me Engelsin (për këtë shih: Stalini teorik dhe epoka e tij socialiste, albanovaonline.com, logoreci.com, gazeta “Ndryshe”, dt. 30,31.07.08 – 01.08.08) sipas të cilëve nuk mund të përplaset dot nën etiketimin socialiste dhe borgjeze. Aq më tepër që borgjezia përfaqëson një klasë progresiste të rendit kapitalist, kur socializmi është një tërësi pikëpamjesh irealiste për kohën.

Pastaj a ka ndonjë vepër të boshevizmit ku të përshkruhet përmbajta e diktaturës së proletariatit; e themi këtë sepse lektorët shqiptarë, në gjurmët e dishepullit të tyre primitiv, e kanë konsideruar nocionin pushtet popullor si formë të diktaturës së proletarëve. Analiza e të gjithë këtyre nocioneve, e lidhur me përmbajtjen e asaj që përfaqësojnë në realitet, tregon se ato kanë qënë vetëm nocione mashtruese që kanë realizuar fshehjen e qëllimit politik. I themi të gjitha këto sepse asnjëherë nuk është shpjeguar se si pushteti politik në Shqipëri na paska qënë popullor dhe aq më tepër formë e diktaturës së proletariatit kur në Shqipëri jo vetëm që nuk ka pasur proletarë, por as klasa politike të lidhura me interesat e Shqipërisë. Për sa kohë qe ekzistojnë banorët e Shqipërisë, brez pas brezi, asnjëherë nuk është menduar për këtë vënd dhe këtë popull. Klasa politike vëndase gjithmonë i është përshtatur relatorit pushtues edhe kur ky i fundit ka vepruar haptazi kundër Shqipërisë, psh në marrëdhëniet me Serbinë. Vetëm rastësia politike e ka ndihmuar këtë popull në lidhje me klasat politike, të cilat gjithmonë janë përfaqësuar si shtresa shoqërore në kontradiktë të plotë me forcën politike që sundonte popullin shqiptar dhe paraardhësin e tij. Atëhere si mund të pranohet që në Shqipëri na paska pasur diktaturë të proletariatit dhe pushtet popullor? Janë terma që po të zbërthehen saktësisht në përmbajtjen e tyre tregojnë që kanë qënë dy instrumentat kryesorë të diktaturës antishqiptare të aplikuara në Shqipëri, ku komunistët u paraqitën përpara popullit shqiptarë si përfaqësuesit e tij dhe përpara botës si përfaqësuesit e komunizmit bolsheviko-stalinist. Mos vallë komunizmi shqiptar ka qënë kollonë e pestë në gjirin e lëvizjes komuniste botërore për ta shpartalluar atë dhe për ta larguar nga qëndra bolshevike në Bashkimin Sovietik? Unë pretendoj se kjo e fundit duhet marrë në konsideratë seriozisht, por në këtë rast do të dalë se kush ka qënë padroni i vërtetë e komunizmit shqiptar dhe çfarë përfaqësonte në realitet filozofia bolshevike. Gjithsesi të jetë puna terësia e pikëpamjeve politike nuk mund të jetë kurrë në pozicionin e të kundërtave thelbësore. Në këtë rast ato duhet të kenë një diferencë kohore disa qindravjeçare kundrejt njëra-tjetrës që të mund të përfaqësojnë një kontradiksion material dhe të përfaqësohen nga idetë (psh: doktrina e krishterë kundrejt politikave skllavopronare) ku të duket përmasa e dialektikës treligjore në proçesin e përmbysjes. Është një pikë të cilën shkolla bolshevike e ka parë në mënyrë të njëanshme dhe vetëm me një pol.

Kjo gjë bie në sy kur përcaktohet polariteti i kontradiktës në lidhje me shkakun e zhvillimit. Është pika ku gabimi i mendimit filozofik helen, politikat bashkëkohore, filozofia e bolshevikëve, padija njerëzore u bashkuan në një pikë dhe dha si rezultante komunizmin e shekullit të XX-të. Këtë gjë relatori ynë mundohet ta paraqesë me ngjyra të tjera për të fshehur me çdo mënyrë njëri krah të zhvillimit dhe karakterin historik të dialektikës së tij. Sipas tij:

 

“Dialektika materialiste (sa herë që autori kërkon të fryjë ndonjë tullumbace përdor termin dialektika materialiste, GH), duke konsideruar kontradiktat e brëndëshme burim të zhvillimit, në të njëjtën kohë nuk injoron kontradiktat e jashtme dhe rolin e tyre në proçesin e zhvillimit (po aty, f. 82)”.

 

Tani autori duhet ta na argumentojë kontradiktat e brëndëshme 3000 vjeçare në brëndësi të popullatës vëndase (parailir, ilirë, epirotë, arbër, shqiptarë) që të mund të pajtojë zhvillimin e deritanishëm të subjekteve të mësipërme dhe t’i lidhë me kohën e sotme. Pastaj të filtrojë kontradiktat e jashtme me ndikim në këtë zhvillim autokton. Cila do të ishte rezultantja? Unë jam marrë me këtë problem, në kuadrin e argumentimit të autoktonisë absolute të popullit shqiptar dhe më ka rezultuar se në gjirin e popullatës vëndase nuk ka ekzistuar kurrë ndonjë kontradiktë e brëndëshme. Kaq e vërtetë është kjo sa rezulton që kjo popullatë, pa kontradikta të brëndëshme, ka shkuar në ndihmë të qytet-shteteve helene, anëtarët e tij të jenë bërë perandorë romakë, perandorë bizantinë, kryeministra otomanë dhe asnjëherë të vetme nuk kanë tentuar të bashkojnë popullatën vëndase nën një çati të vetme politike, me përjashtim të epokës së Kastriotit i cili është i vetmi personazh historik që ka tentuar të krijojë burimin e kontradiktave të brëndëshme të popullatës vëndase (është arësyeja kryesore përse Oliver Shmidi, me një ndërgjegje të tjetërsuar, ka tentuar ta ndajë popullatën arbërore nga udhëheqësi karizmatik i shekullit të XV-të). Ja përse ideja e mësipërme, tipikisht për popullin shqiptar, nuk mund të merret për bazë si një postulat filozofik në kuadrin e analizës së dialektikës materialiste. Për ta thënë më troç fare, analiza historike dhe filozofike e popullit shqiptar të çon në përfundimin se vetëm kontradiktat politike të shteteve europiane, dmth jashtëshqiptare, janë ato që çuan në formimin e shtetit shqiptar dhe konsolidimin e popullit tonë. Ky është postulati historik i mëvetësisë së popullit shqiptar sot, ku kontradiktat e brëndëshme nuk kanë ekzistuar asnjëherë; ato lindën ne permbajtje (ne forme ato u cfaqen qe ne kohen e epokes mbreterore) vetëm atëhere kur u vendos rendi antishqiptar i komunizmit. Ne fakt kontradiktat ne gjirin e shoqerise shqiptare ishin pasoja te perplasjes se primitivizmit aplikativ, karakteristika kryesore e jetes shoqerore ne Shqiperi, me jeten qytetare ne disa pika te shtetit te ri shqiptar dhe ato nuk cuan aspak ne zhvillimin e popullit shqiptar, sic pretendon lektori yne, por ato ne rastin me te mire e detyruan popullaten vendase te mesonte artin e fshehjes se vetvetes. Po, kjo ka qene e vetmja arritje e kontradiktave ne gjirin e shoqerise shqiptare ku individet e saj u bene mjeshtra te hipokrizise, servilizmit partiak, nenshtrimit burokratik duke ju larguar gjithmone e me shume karakteristikave pozitive qe kishte pasur populli yne.

Por autori yne nuk analizon permbajtjen e politikes se PPSh ne funksion te politikave te jashtme komuniste, te pakten. Ne kete rast do te zbulohej se e gjithe veprimtaria thelbesore e PPSh ishte e varur kryekeput nga kontradiktat e jashtem midis vendeve komuniste dhe, sidomos, midis dy boshteve kryesore te politikes boterore ne nje mase te tille sa duhet pranuar qe zhvillimi real i shoqerise shqiptare u realizua vetem nga pasojat e kontradiktave jashteshqiptare qe nuk vareshin aspak nga politika e PPSh. Dmth kjo e fundit ka vjelur therrimet e kontradiktave jashteshqiptare duke i paraqitur si suksese te saj. Nuk e besoj se do te kishte nevoje per shembuj pasi shqiptaret e atyre kohareve jane te gjalle dhe te shumte: lidhja dhe prishja me anglezet gjate luftes, lidhja dhe prishja me jugosllavet pergjate periudhes 1944-1948, lidhja dhe prishja me sovietiket ne periudhen 1946-1961, lidhja dhe prishja me kinezet pergjate periudhes 1961-1978, lidhja dhe prishja me veteizolimin ne periudhen 1978-1991 periudhe e cila coi ne vetevrasjen ekonomike te popullit shqiptar. Te gjitha keto tregojne se lektori shqiptar kot mundohet te perbashkoje ligjin e kontradiktave me shoqerine shqiptare duke percaktuar permbajtjen e tyre ne raportet midis llojeve. Eshte nje loje qe ka tjeter qellim duke treguar se ne realitet titulli i librit nuk eshte ne perputhje me permbajtjen e tij, sepse do te ishte me e sakte te thuhej: ceshtje te materializmit historik dhe perputhja me politiken komuniste te Enver Hoxhes. Ne qofte se do ta konsideronim te sakte kete titull dhe permbajtja e kritikes do te ishte me afer realitetit duke pasur nje sfond me konkret. Autori ka perdorur kete loje per ta kufizuar sa me shume kritiken kundra tij dhe sidomos kritiken kundra veprimtarise se PPSh pergjate epokes se saj. Jo vetëm kaq por formulimi i mësipërm ka shërbyer për të tjetërsuar realitetin historik shqiptar përgjatë 45 viteve të sundimit konomist duke e transformuar realitetin ekonomik, të realizuar vetëm nga ndihmat që i dhanë Shqipërisë fillimisht Jugosllavia, Bashkimi Sovietik dhe Kina, si vepër të punës së shqiptarëve, me përfundimin sikur:

 

“rolin vendimtar në ndërtimin e socializmit në Shqipëri e luan vetë puna dhe lufta e popullit tonë, kurse ndihma nga jashtë është një faktor që nuk luan rolin determinues” (po aty, f. 82).

 

Nuk e di a i ka vajtur ndërmënd autorit se ky lloj ndërtimi (nuk e kam fjalën për socializmin, pasi tashmë kuptohet se e gjithe propoganda mbi të ka qënë një përrallë pa asnjë lloj realiteti, por, të paktën, për një lloj rendi shoqëror çfarëdo) është një rast nëpër të cilin kanë kaluar të gjithë popujt e botës duke filluar nga fazat fisnore të zhvillimit të tyre kur relacionet universale midis të zhvilluarve dhe të pazhvilluarve ishin të varura nga shpejtësia e zhvillimit social dhe vetë kjo e fundit nga koha e çfaqjes së tyre në histori dhe me këtë të marrë fund një herë e mirë ndërtimi shoqëror mbi baza autoktone. Pas kësaj fillon bota e relacioneve universale midis fiseve, komunave, grup komunave, popujve dhe kombeve. Është e pamundur që popujt të zhvillohen të vetmuar dhe ky nuk është thjeshtë një ligj ekonomik apo politik: ai është ligj natyror dhe emërtohet bashkësi. Është tjetër pune përmasa e kësaj bashkësie dhe këtu ka vënd për diskutime për të parë se çfarë ndodh me bashkësinë kur relatohet. Autori ynë nuk ka se si ta dijë se të gjitha këto janë të përfshira në metodikën e re që ne kërkojmë t’i imponojmë të të vetëquajturve filozofë dhe historianë dhe është e pamundur të përsëriten ndonjëherë në histori. Aplikimi i tyre në Shqipëri përgjatë viteve 1978-1991 u bë me anë të një sforce politike, dmth diktature ekstreme, duke argumentuar se metoda e përdorur ishte një eksperiment ekonomik që tregoi se si koha e zhvillimit mund të ndalohej në vënd, gjë krejt e re për mendimin filozofik botëror. Analiza e historisë së njerëzimit nga lashtësia deri më sot bën që të vihet në pah se proçesi i ecurisë së kohës vetëm në botën jashtënjerëzore ecën përpara, drejt, pa prapsime dhe ndalime. Ndërsa për botën e njeriut rregullsia është e prishur që në momentin që ajo shkëputet nga bota e paraardhjes së saj. Është kjo arësyeja përse kontinumi kohor-hapsinor për botën e njeriut është një madhësi konstante që nuk mund të barazohet me një. Vetëm në fundin e tij, njeriu do të kuptojë se ky raport për botën e tij është numuri i parë i vargut ku zeroja nuk ka vënd. Të gjitha këto për filozofinë bolshevike janë të pakuptimta dhe të papranueshme, sepse bien në kundërshtim me realitetin historik të racës njerëzore në Tokë të cilën ajo shkollë nuk e ka marrë për bazë asnjëherë. Është treguesja kryesore që vërteton se shkollat filozofike shqiptare kanë qënë jehona të saj dhe shterpesia e tyre është e lidhur pikërisht me kontradiktën e të kundërtave që shfaqen në shpejtësitë e zhvillimit përkatës. Ja përse mendimi filozofik shqiptar nuk mund të prodhojë dhe të japë ndihme konkrete në mendimin filozofik botëror për sa kohë që mbështeten në shkollën bolshevike. Po të krahasojmë këtë lloj kontradikte nëpër periudhat e zhvillimit të popullit shqiptar dhe paraardhësve të tij, do të shohim se kjo shterpësi vetëm në kohën e epokës komuniste është në shkallë sipërore duke mos u krahasuar dot me epokat romake, bizantine apo otomane. Epokat e mësipërme tregojnë se edhe ai zhvillim i popullatës vëndase (fjala është gjithmonë për ilirët, arbërit, shqiptarët) nuk është rezultat i punës së drejtëpërdrejtëtë tyre, por i imponimit politik të dhënë nga relatorët historikë ku puna nuk formon dot asnjë argument.

Vetëm pas faqes 122 autori ynë futet në botën e dialektikës materialiste, sipas kuptimit boshevik, pasi deri më tani ai ka lëvruar vetëm dialektikën historike nën pamjet e dialektikës materialiste. Pas kësaj faqe fillojnë temat ku filozofët bolshevikë nuk kanë bërë asnjë hap përpara në raport me mendimin filozofik helen duke treguar se koha e mendimit filozofik materialist ka ngelur në vënd me ta marrë në pronësi dialektikën materialiste, pozicion të cilin bota e filozofisë boterore me sa duket e ka injoruar.

Problemet e dialektikes materialiste, sipas autorit tone, fillojne me procesin e njohjes ku ai bashkon komentet e tij me idete e Leninit dhe te Engelsit duke na dhene mundesi te realizojme nje kritike me reacionale dhe te plote. Sipas tij:

 

“Ne bazen e teorise se njohjes qendron kuptimi materialist i mundesise se njohjes se botes. Ne themel te kesaj teorie eshte teoria e pasqyrimit. Ne zhvillimin dhe ne argumentimin e kesaj teorie ka merita te medha Lenini. Kjo teori niset nga ekzistenca e botes objektivisht. Si pasqyrim, njohja pasqyron realitetin objektiv. Ne keto rrethana, ligjet e njohjes, te mendimit jane te lidhura me ligjet e qenies. Ne kete menyre, forma dhe permbajtja e qenies jane objektive. Ne lidhje me kete, Engelsi shkruante sa vijon ne vepren e tij “Anti-Dyring”: “Ligjet e mendimit dhe ligjet e natyres perputhen pa tjeter midis tyre ne qofte se jane njohur drejt”. Sipas kesaj teorie, njohja eshte nje proces dialektik, dmth nje proces ne zhvillim. Po keshtu, njohja eshte e pafundme. Kjo percaktohet nga pafundesia e botes, te cilen ajo e pasqyron. Per kete aresye Lenini e perkufizonte njohjen si afrim te perjetshem, te pafund, me objektin qe pasqyron” (po aty, f. 122).

 

Autori ne menyre abuzive perbashkon te kundertat aplikative te natyres dhe i paraqet sikur jane ne unitet. Kete gabim ka bere edhe Engelsi kur lidhi ligjet e mendimet me ligjet e natyres duke i konsideruar si absolute. Ne kohen e Engelsit natyre identifikohej me materien dhe kjo e fundit pranohej e specifikuar me maksimumin e zhvillimit. Tashme kjo nuk mund te pranohet dot me jo vetem pse eshte percaktuar kufiri i asaj qe ne e konsiderojme se nje forme te materies (lenda), por eshte ngritur dhe hipoteza se si ka filluar kjo lende (teoria e bing-bengut) pamvaresisht nga saktesia e vet relative per shkak te botekuptimit te autoreve te saj. Se pari ligjet e mendimit nuk mund te perputhen me te gjithe ligjet e natyres, por vetem me nje pjese te saj (bile me nje pjese qe perfshihet ne llogaritjen matematikore te emertuar pambarimisht e vogel) dhe kjo per shkak te karakterit te perkoheshem qe ka jo vetem mendimi, por dhe bartesi i tij, truri, dmth lenda. Materialistet e shekullit te XX-te i kane dhene njeriut nje rol hyjnor ne historine e materies se pafundme dhe kjo perben shkelje flagrante te bazave te materializmit. Kur flitet per njohje te natyres ne rrafshin filozofik nuk mund te perdoren finicione te tilla, filozofia i konsideron zhvillimet specifike ne parim dhe te lidhura me te pafundmet kohore dhe hapsinore. Keshte qe te flasesh per njohje te pafundmes duhet percaktuar me perpara permasat hapsinore dhe kohore te procesit, gje qe materialistet historike te njerezimit nuk e kane bere dot per efekt te botekuptimit. Njeriu mund ta njohe boten per sa kohe qe ne injorojme pafundesine kohore dhe hapsinore te materies. Por ne qofte se ne aludojme per kete pafundesi eshte pak si e pamundur te perbashkohet njeriu me te. Dmth arrihet ne perfundimin se njeriu nuk mund ta njohe materien ne menyre te pafundme. Konkretisht dhe format e levizjes, shpejtesia e saj, kufijte e hapesires dhe te kohes, nuk gjejne parametra fundore kur flitet per materien e pafundme ne kohe dhe hapesire. E kunderta e kesaj çon ne permbysjen e bazave te materializmit dhe duhet pranuar se keshtu eshte perfytyruar pergjate dy shekujve te fundit paçka se eshte aluduar per te kunderten.

Mundesia e njohjes se fenomeneve te fundme te dinamikes se materies duhet te perbeje nje problem per filozofine, por gjithsesi eshte e pamundur te argumentohet pamundesia e kesaj lloj njohje. Problemi veshtiresohet dhe behet i pamundur ne kufijte lendore, aty ku fillon shkaku real i lindjes se njeriut: formimi fizik i lendës. Dmth duhet të ekzistojë një lloj i ri lëvizje që çon në shpërthimin fillestar të bing-bengut, por që anashkalohet duke e përmbledhur në llojin e lëvizjes mekanike, që gjithsesi nuk duhet të jetë e saktë. Autori i bing-bengut nuk ka përcaktuar dot mundësinë e shpërthimit në pikën fillestare apo përgjatë segmentit të zgjerimit të paralëndës. Në këtë pikë qëndron pamundësia e njohjes së fenomenit nga ana e shkencës jo vetëm pse kjo përbën kohën fillestare të fillimit të lëndës, por distanca kohore me këtë proçes e bën të pamundur ballafaqimin pikërisht të asaj që pretendohet si pasqyrim. Në këtë pikë pikëpamjet e Ajnshtajnit kanë pasur diçka shume afër realitetit, por që “materializmi dialektik” shqiptar nuk e ka marrë parasysh dhe me këtë nuk i ka transmetuar shqiptarëve thelbin e ideve të tij. Ajo që për pseudofilozofët ishte e parëndësishme përbën kredon e të gjithë teorisë së tij, gjë që bien në kundërshtim me shumë pikëpamje interpretative të teorisë së relativitetit. Po të shohësh dy botimet e librit të A. Ajnshtajnit dhe L. Infeldit “Evolucioni i fizikës” (1977 dhe 2005) do të dallojmë se botimi i parë, i kohës së komunizmit, ka mangut nënkapitullin “Fizika dhe realiteti”, i cili është botuar për herë të parë më 2005. Ka qënë merita e padiskutueshme e përkthyesit Fatos Omari për t’i dhënë lexuesit shqiptar atë që komunizmi ja kishte suprimuar. A nuk është ky një shëmbull i keqarsimimit tonë për faj të shkollës së politizuar? Krahasimi i dy botimeve dhe sidomos i përmbajtjes së nënkapitullit të fundit, tregon se problemi i njohjes ka kaluan nëpër disa faza që dialektika materialiste e shekullit të XIX-XX nuk mund t’i përmbledhë dot dhe rrjedhimisht fusha e njohjes ka nevojë për një modifikim të “vogël”

Sipas Ajnshtajnit “Realiteti i krijuar nga fizika moderne është në fakt shumë larg nga realiteti i zanafillës së shkencës” (Evolucioni i fizikës, 2005, f. 211) mbi ç’bazë unë kërkoj rishikimin e teorisë së njohjes, sepse sipas gjeniut të mendimit fizik “Fizika kuantike formulon ligje që drejtojnë tufa dhe jo individume. Nuk përshkruhen më veti, por probabilitete; ajo nuk formulon më ligje që zbulojnë të ardhmen e sistemeve, por ligje që drejtojnë ndryshimet e probabiliteteve gjatë kohës dhe që i përkasin bashkësive të mëdha individumesh” (Evolucioni i fizikës, 2005, po aty). Jemi në pikën ku është keq informuar populli shqiptar për teorinë e njohjes ku instinkti antishqiptar i komunizmit ka dalë triumfues mbi të me pretendimin se ne, shqiptarët e sotëm, jemi të paditur në fushën e filozofisë, akoma më tej, lektorët e temave të filozofisë na kanë gënjyer me dashje. Vini re se si transformohet, sipas dialektikës materialiste dhe çfarë ka fshehur, ideja ajnshtajniane për problemin e njohjes.

Midis teorisë kuantike dhe teorisë së njeriut ka një pikë të përbashkët, ku mund të realizojmë një shtim të bagazhit të njohjes. Edhe bota e kuanteve, edhe bota e njeriut zhvillohen mbi bazën e bashkësive. Në qoftë se niveli i fizikës së sotme nuk mund të realizojë një depërtim të mëtejshëm në botën e kuateve, në botën e njeriut ështe krejt e kundërta deri në atë masë sa shkencat e natyrës nuk mund të arësyetojnë mbi bazën e individëve jo vetëm pse ky është një rastësi e papërsëritëshme, por sepse është reflektim i qënies dhe ambientit shoqëror. Pikërisht në këtë pikë teoria materialiste, e konsideruar e tillë, mbi njohjen përmbyset për paaftësi të saj. Ajo nuk ka qënë e aftë të përcaktojë metodikën e bashkësive dhe themelin e ekzistencës së tyre. Tani nuk bëjmë më fjalë për mundësinë e njohjes, por për cilësinë e saj. Dmth: çfarë na ka fshehur materializmi dialektik bolshevik me teorinë e tij të njohjes? Analiza e problemit tregon se kjo bashkësi (njerëzore) ka një dinamikë hapsinore dhe kohore që çon në copëtimin e saj ku shpaloset dialektika trepërmasore e Hegelit edhe afirmohet gjenialiteti i tij. Gjithashtu ajo na çon në rizbulimin e problemit kryesor të filozofisë.

Psh, kombet janë të tillë sot, por nuk kanë qënë të tillë; apo popujt janë sot të tillë, por nuk kanë qënë kështu dhe, në vazhdim, do të arrijmë në grup komunat apo grup fiset dhe prej këtej në komunat dhe fiset si qelizat e para të bashkësive. Përse janë bashkuar ato në vazhdën e historisë dhe në çfarë përmase? Në qoftë se prania e dy komunave pranë njëra-tjetrës çonte në lindjen e luftës (sipas Engelsit), kjo nuk duhet konsideruar absolute dhe këtu fshihet thelbi i të panjohurës. I them këto sepse ashtu si ekziston mundësia e konfrontimit të dy komunave, ekziston edhe mundësia e bashkimit të tyre. Atëhere cili është faktori që përcakton njërin rast apo tjetrin? Shkenca botërore ka një gabim të pafalshëm, sidomos ajo e sferës njerëzore: nuk ka qënë e aftë të bëjë dallimin thelbësor të popujve mbi çbazë duhet të ndërtohet teoria e drejtimit politik të tyre. A nuk do të thotë kjo se shkencat shoqërore kanë ecur më tepër brënda kuadrit instiktiv se sa brënda fushës shkencore dialektike materialiste? Ja përse ne themi që mendimi materialist filozofik akoma nuk e ka kapur veten në dorë që të mund të hidhet në sulm kundra idealizmit. Ne do t’i kthehemi këtij problemi në mënyrë zgjidhëse kur të analizojmë lëvizjen dhe format e saj, sipas dialektikës materialiste, për t’i treguar lexuesit se sa mbrapa botës kanë qënë të vetëquajturit materialistë të shkollës bolshevike. Por tani dua të konkludoj se fusha e njohjes është e kufizuar nga faktori kohë në varësi nga bota e bashkësisë njerëzore. Si shëmbull mund të marr pamundësinë e ndërtimit të një qyteti nga një njeri i vetëm , ose disa njerëz, jo për paaftësi intelektuale, por për paaftësi kohore. Dmth njeriu mund ta njohë nënën tonë natyrë, por sa kohë që ai ekziston si njeri, sepse materializmi dialektik nuk e pranon dot këtë njeri në mënyrë të përjetshme. Këtu qëndron kufizimi i botës së njohjes dhe jo tek mundësia shoqërore. Faktori kohë është ai që e determinon proçesin dhe në këtë aspekt materializmi dialektik bolshevik është treguar shtërp. Përse mos të pretendojmë se këtë ai e ka bërë me dashje për të mos zbuluar shkallën e zhvillimit të bashkësisë ruse përpara revolucionit të 1917, gjë që do të çonte në përmbysjen e të gjithë teorisë leniniste mbi njohjen dhe të vetë proçesit politik sovietik?

Por djallëzia bolshevike nuk e ka përdorur më kot këtë metodikë. Në kuadrin e teorisë së njohjes ajo u mbështet në bazat e logjikës formale të hedhura nga Aristoteli (sipas lektorit tonë), pa i shkuar ndërmënd se tek ky personazh qëndronte themeli më i parë gabim i mendimit filozofik helen, i lidhur me shkakun fillestar të lëvizjes. Të gjitha këto për të krijuar dozën e nevojshme të besueshmërisë së mendimit filozofik të shkollës sovietike, të cilën shkolla shqiptare e epokës së komunizmit e vuri në themel të saj edhe pse me fjalë ishte kundra saj. Të gjitha teorizimet mbi ligjet e të menduarit janë interpretuar sipas qejfit pa qënë të aftë për të nxjerrë ndonjë përfitim, përveç mundësisë së fshehjes së krimit politik shumëpërmasor. Sipas lektorit tonë:

 

“Ligji i kontradiksionit ndalon kontradiktat logjike në të menduarit. Kështu, sipas këtij ligji, kur ka dy gjykime të kundërta për të njëjtin send, në të njëjtën kohë nuk mund të jenë të dy të drejtë. Ligji i të tretës së përjashtuar pohon, se dy gjykime kontradiktore, që mohojnë njëri-tjetrin, nuk mund të jenë që të dy të gabuar. Ligji i argumentit të mjaftueshëm pohon, se çdo gjykim mund të konsiderohet i drejtë vetëm kur sillen argumente të mjaftueshme për vërtetësinë e tij” (po aty, f. 125).

 

Se ku dreqin i mësuan këto përralla është pak e vështirë t’i kuptoj ndonjëherë, por gjithsesi të jetë puna më jepet mundësia të argumentoj se këto të gjitha u krijuan për të fshehur thelbin e mashtrimit të përdorur qoftë nga klasa politike sovietike e të gjithë kohërave, qoftë nga klasa politike e kohës së komunizmit. Të gjitha këto unë i konsideroj ireale duke u mbështetur edhe vetëm në propogandën komuniste të kohës së Enverit.

Në qoftë se analizojmë gjykimin politik të partisë bolshevike përgjatë viteve 1952-1989 do të dallojmë se ato janë mohim i njëri-tjetrit dhe përbëjnë katër grupe specifike: gjykimi politik stalinist, hrushoviem, brezhnjevian dhe gorbaçovian. Kush nga këto ka qënë i gabuar dhe kush i drejtë? Aq më tepër vështirësohet përgjigjja kur fusim në valle gjykimin e PPSh, sipas së cilës gabim ishte qoftë Hrushovi, qoftë Brezhnjevi edhe pse këto të dy kanë qënë kundër gjykimit stalinist të drejtimit të shoqërisë sovietike, por edhe kundrejt njëri-tjetrit. Përse PPSh nuk u bashkua me një krah çfarëdo pasi sipas “ligjit” të mësipërm rezulton se njëri nga të dy duhet ta ketë pasur mirë? Realiteti shqiptar i epokës komuniste e rrëzon të gjithë arësyetimin e mësipërm duke treguar se gjithëshka ka qënë e lidhur me mendimin individual duke mos u kthyer dot në domosdoshmëri, por që ka shërbyer për ta tjetërsuar historinë e popullit rus. Une kam dyshime qe pikepamjet mbi llogjiken formale te jene te gjitha te sajuara per te justifikuar krimin politik dhe per t’i dhene ngjyra shkencore ne pamje te pare. Dhe kur shoh se ky proces ka marre nje perhapje te madhe dyshoj ne saktesine e shkollave ku aplikohet. Gjithsesi unë nuk i konsideroj tema të përfshira në dialektikën materialiste. Në këtë formë dhe me këtë përmbajtje këto tema na kujtojnë leksionet e Hegelit mbi arësyen e kulluar. Çdo tentativë për t’i imponuar botës së mendimeve ligje natyrore është suprimim i kohës fillestare mbi kohën fundore. Është e pamundur, në fazën që ndodhet sot njerëzimi, me këtë shkallë zhvillimi dhe me këtë heterogjenitet racor të krijohet teoria shkencore e mendimeve të racës njerëzore në Tokë. As llogjika dhe as argumenti nuk mund t’i afrohen dot kohës ligjore. Është tepër herët për njeriun të merret me këtë fushë; kjo do të thotë se tërësia e këtyre problemeve u shpik për të justifikuar veprimet politike të PPSh dhe për të formuar figurën e Enver Hoxhës sipas një nënteksti të paragjykuar, por dhe ireal.

Në vazhdim lektori ynë merret me shkallët e njohjes ku bie në sy shtrëmbërimi i metodikës marksiste dhe paaftësia për të bashkuar veprimin praktik të njerëzimit me politikat e sotme, gjë që indirekt vërteton se rendi shoqëror në Shqipëri, përgjatë epokës komuniste, nuk ka shkuar më larg se kapitalizmi monopoliste shtetëror.

Sipas këtij autori përmbajtja e njohjes i nënshtrohet një tërësie informacioni, duke treguar paaftësinë e tij në mos lidhjen e proçesit me praktikën historike të njerëzimit. Sipas tij:

 

“Në leksionet e mëparshme kemi thënë, se njohja ka tri shkallë: shkallën e parë – ose shkallën shqisore; shkallën e dytë – ose shkallën racionale, ose mendimin abstrakt, dhe shkallën e tretë – praktikën, si përfundim i momentit të njohjes” (po aty, f. 126).

 

Në të vërtetë i tërë ky arësyetim është jo vetëm shumë i diskutueshëm, por ai është rrjedhojë e një veprimi të stërzgjatur të shtetit mbi njeriun. I themi të gjitha këto vetëm për një fakt të thjeshtë: praktika historike e njerëzimit në fazën e parë dhe më të shumtë të jetës së tij nuk ka ndjekur këtë rrugë. Akoma më tej të gjitha këto nuk janë të lidhura me mënyrën e lindjes së njeriut në Tokë duke fshehur prejardhjen e tij biologjike. Tërësia e të gjitha këtyre ideve janë rrjedhoja të instiktit intelektual dhe aspak përmbajtje të filozofisë dialektiko-materialiste. Atë janë shumë larg realitetit historik të zhvillimit të racës njerëzore në Tokë, çka tregon se nuk janë të lidhura me krahun materialist të filozofisë.

Autori para së gjithash duhet të kishte zgjidhur problemin madhor të lindjes së njeriut në Tokë, pastaj prejardhjen e tij bilogjike dhe shkakun lidhës të dy dukurive. Në këtë pikë ai duhej të ishte lidhur me zbulimin gjenial të Engelsit mbi rolin e punës në transformimin e antropomorfit në njeri. Janë të gjitha këto që duhet ta çonin autorin në zbulimin e shkallëve të njohjes, por ai nuk e ka bërë këtë, natyrisht pa dashje, për të justifikuar një praktikë të gabuar 2600 vjeçare të njerëzimit (të paktën në Europë është kjo kohë) e cila vazhdon edhe sot në përmasa politike absolute pa ja ditur kuptimin real.

Metodika materialiste na ka krijuar mundësinë të arësyetojmë mbi bazën e raporteve hapsinore, që duke i shtuar edhe ato kohore, na çon në përfundimin se shkalla e parë e njohjes është e trashëguar nga bota e kafshëve (ajo shqisore) dhe nuk duhet marrë për argument. A nuk është ky një gabim foshnjarak? Por a e dini përse është marrë për bazë? Sepse në këtë rast do të plotësohej kuadri i gabuar sipas trinomit të shkallëve të mësipërme. Po të pranohej ideje e lektorit tonë do të arrihej në përfundimin se mendimi ka lindur përpara punës, shkolla përpara praktikës dhe duhet pranuar e gjithë praktika e sotme njerëzore e pa nënshtrueshme ndaj kritikës. Me keqardhje jam i detyruar t’i mësoj lektorit tonë se shkalla e dytë e njohjes është praktika dhe pastaj, shkalla e tretë e njohjes, mendimi abstrakt. Kjo vërtetohet në shumë mënyra ku po përmënd disa: 1-raporti kohor punë-mendim në shkakun fillestar të lindjes së njeriut në Tokë, prej nga e ka burimin bota e madhe e njohjes universale. 2-raportet kohore të hapësirave shoqërore të lëvruara nga njeriu brënda një rendi shoqëror ku analiza e fenomeneve do të çojë në zbulimin e raportit mendim-realitet si shkakun e çfaqjes së përmbysjes cilësore të vetë rendit. 3-Raportet hapsinore të veprimtarisë së njeriut brënda një rendi të cilat përcaktojnë shkakun e lindjes së fesë. Fakti që kjo e fundit ka lindur disa shekuj përpara përmbysjes se vetë rendit që e pjell duhet të tregojë se problemi i njohjes kalon nga praktika drejt fantazisë, dmth nga puna tek mendimi abstrakt. Feja lind në një rend shoqëror të perënduar, duke i shërbyer rendit pasardhës dhe duket sikur pershtat shkallët e njohjes, sipas relatorit tonë, me realitetin objektiv të rendeve shoqërore. A nuk do të thotë kjo se teoria e mësipërme mbi shkallët e njohjes është kryekëput idealizëm i pastër dhe nuk ka asnjë lidhje me materializmin dialektik? Ja përse çështjet e materializmit dialektik nuk mund të lëvrohen dot nga shkolla shqiptare e viteve 1945-1992. Pedagogët e kësaj shkolle, për këtë periudhë, janë që të gjithë të dështuar dhe përjashtim nuk ka.

Por autori ynë ka meritën e madhe të na japë autorin e këtyre ideve, që në një farë mënyre na lehtëson në nxjerrjen e përfundimeve. Pa dyshim që shkolla bolshevike, në kundërshtim me parimet e materializmit filozofik, është ajo që i ka tjerrur për së mbrapshti tezat e materializmit. Fakti që Engelsi nuk i ka trajtuar këto tema në librin e tij mbi dialektikën e natyrës duhet të argumentojë se ato kanë qënë të dyshimta për kohën dhe kërkonin një stimulim të mendimit filozofik të deriatëhershëm. Ai u kufizua vetëm në faktorin vendimtar që çoi në lindjen e njeriut ku dora e njeriut u konsiderua si shërbestare e trurit (Dialektika e natyrës, f. 193-194), çka do të thotë se aktivizimi njerëzor i trurit është bërë me anë të shqisave dhe detyrimisht puna ka çuar në lindjen e mendimit dhe jo e kundërta. Të paktën të gjitha këto i gjejmë tek Engelsi, por që Leninit nuk i levërdiste t’i pranonte në këtë formë pasi ishte reflektim i formimit të mbrapsht jo vetëm të tij, por i të gjithë bolshevikëve të marrë së bashku.

Autori ynë duke i përmbledhur mendimet e tij, rezultat i shkollës bolshevike, së bashku me idetë e Leninit, na jep konkluzionin definitiv të proçesit të njohjes, sipas të cilit:

 

“njohja realizohet nëpërmjet njohjes shqisore, mendimit abstrakt dhe në praktikë. Këtë Lenini, në “Fletoret filozofike” e karakterizon si vijon: “Nga goditja e gjallë, drejt të menduarit abstrakt dhe, prej tij, drejt praktikës – e tillë është rruga dialektike e njohjes të së vërtetës, e njohjes së realitetit objektiv”. Njohja është rezultat i bashkëveprimit të këtyre momenteve. (po aty, f. 133).

 

Me sa duket autori nuk i ka besuar vetvetes dhe kësaj që ka thënë Lenini deri në fund, atëhere ai ka shtuar:

 

Baza dhe momenti vendimtar i këtij proçesi është praktika. Të tre momentet e njohjes nuk vijnë medoemos radhazi, domethënë në krye soditja, pastaj mendimi abstrakt dhe , më në fund, praktika. Edhe në proçesin e mendimit, të krijimit të teorisë, të njohjes së thelbit e të fenomeneve mund të soditim; kurse gjatë soditjes merr pjesë të menduarit dhe, përsa i përket praktikës, atë e kemi gjatë gjithë proçesit të njohjes, që nga fillimi dhe deri në fund (po aty).

 

pa i shkuar ndërmënd se me këtë ai ka përmbysur gjithëshka që ka thënë për shkallët e njohjes dhe vetë Leninin. Atëhere kujt duhet t’i besojë lexuesi? Te gjitha qe thote ai jane te pavlefshme perdderisa ka shkruar se procesi i njohjes mbyllet me praktiken. Realiteti historik e njerezimit eshte tjeter per tjeter dhe relatori yne nuk e ka marre per baze.

Po të ishte kjo që thotë Lenini, dhe autori ynë, duhej që në fund të jetës së tyre njerëzit kudo në botë të punon dhe të mos dilnin në pension, kur realiteti tregon për të kundërtën. Me të dalë në pension njerëzit fillojnë e shkruajnë kujtimet e tyre, reflektim i njohjes së kaluar që ka kaluar nga puna tek mendimi abstrakt. Pikërisht pse ka menduar proçesin e pensionit, gjë që përputhet me realitetin personal të tij, lektori ynë tenton ta ndryshojë Lenini (kur ky i ka përcaktuar qartë shkallët e njohjes pa mëdyshje) duke pretenduar se është leninist. Ja se ku mbërriti, në fund të fundit, dialektika shqiptare e epokës së komunizmit që gjithsesi duhet konsideruar pa përmbajtje dhe pa bosht filozofik të qëndrueshëm. Kjo do te thote se teoria e njohjes duhet te perputhet me praktiken e formimit te njeriut ne Toke, ne te kunderten natyra nuk mund te jete ne unitet.

Por autori une nuk ka pasur parasysh edhe nje proces tjeter thelbesor te botes njerezore: ndarjen e punes. Po te ishte procesi i njohjes sipas shkalleve te tij, atehere nuk do te ndodhte ndarja e punes, por ajo e mendimit abstrakt. Te pakten kete proces autoret e materializmit dialektik te shekullit te XIX-te e kane analizuar ku Marksi ka shkruar: “Ndarja e punes behet nje ndarje reale kur ndahet puna fizike nga ajo mendore”. Atehere si ka mundesi qe ne boten e njohjes mendimi abstrakt te ndodhet perpara praktikes? A nuk kemi ketu nje antimarksizem tipik te Leninit?

Ne te vertete problemi i njohjes se realitetit objektiv eshte nje problem filozofik qe lidhet me aplikimin e arsimimit te njerezimit. E themi kete sepse teoria e njohjes, sipas leninizmit, eshte sajuar per te justifikuar pikerisht veprimin e politikes mbi menyren e arsimimit te njeriut nga ana e shtetit, i cili e ka mesuar kete menyre arsimimi nga ana e institucioneve fetare. Problemi nuk eshte kaq i thjeshte dhe e vetmja ndihmese e materializmit dialektik te shekullit te XIX-te eshte perseritja e formimit te lendes nga ana e lindjes dhe formimit te njeriut. Ne kete pike qendron nje nder gabimet shtese te njeriut ku filozofia materialiste ka heshtur dhe idealizmi fetar ka triumfuar mbi te, te pakten ne keto 1000 vitet e fundit. Praktikisht njerezit e sotem mesojne dhe pastaj fillojne te punojne, kur lindja dhe njohja njerezore ka vepruar në te kunderten: ne fillim eshte punuar dhe pastaj eshte realizuar perfundimi njohes bashkë me mësimin. Cfare pasoje ka kjo mosperputhje dhe si e interpretojne filozofet, sociologet dhe psikologet? Ja pra qe materializmi eshte i sfazuar me realitetin dhe pozicioni i sotem i tij ështe i dyshimtë. Të vetëquajturit materialistë kujtojnë se mendimet e individit përfaqësojnë thelbin e kësaj lloj filozofie duke e ngritur subjektin njerëzor në majë të veprimtarisë njerëzore, por dhe kulmin e veprimit politik. Kjo bie në sy kur analizohet kategoria thelb-shfaqje.

“Materialistët” shqiptarë duhet të kenë pasur probleme me mënyrën e zbërthimit të këtyre kategorive, gjë e lidhur me aftësinë profesionale të gjithëseicilit prej tyre ku nuk përjashtohet dhe interesi propogandistik. Kjo gjë bie në sy kur jepen shëmbujt analogë të të kuptuarit të këtyre kategorive ku lektori ynë tregon jo vetëm këtë paaftësi, por, kryesisht, tendencën përse kujtohet sot të vazhdojë mashtrimin e popullit shqiptar me këto tema. Fjala bëhet për kategorinë e mësipërme dhe, për të vazhduar mashtrimin propogandistik, e ndryshon në formë këtë kategori në fenomen-esencë duke e pasuruar me shëmbuj ireale, pjesë e mashtrimit 45 vjeçar komunist, pa i ditur jo vetëm kuptimin, por nuk di as se ku do të arrijë me këto shëmbuj a thua se shqiptarët nuk janë zgjuar akoma nga gjumi gjysëm shekullor. Sipas tij:

 

“Pushteti ynë në esencë ishte në kushtet e socializmit diktaturë e proletariatit. Esenca e tij si diktaturë e proletariatit gjente shprehje në format konkrete të organizimit shtetëror, në institucionet shtetërore të vëndit. Por karakterin e pushtetit nuk e përcaktojnë format e organizimit, e përcakton esenca” (po aty, f. 134)

 

Një gjë duhet bërë e qartë një herë e mirë: në Shqipëri nuk ka pasur kurrë diktaturë të proletariatit, jo vetëm pse nuk ka pasur kurrë proletarë sipas kuptimit marksist, por dhe sepse vetë Marksi me Engelsit këtë diktaturë nuk e kanë pasur të qartë edhe vetë duke mos i kuptuar dot thelbin. Unë jam marrë me studimin e këtij problemi, në kuadrin e trinomit: Marksizmi, leninizmi dhe revolucioni social, kapitulli: proletariati dhe socializmi (dorëshkrim) dhe rezulton se dueti proletariat-socializëm është i parealizueshëm në planin praktik për shumë arësye, por mjafton të përmënd që proletariati nuk është thjeshtë produkt i kapitalizmit si rend shoqëror. Ai formohet kudo ku aplikohet kapitalizmi monopolist shtetëror ku bota e kapitalit shtrin zhvillimin e vet drejt zonave fshatare dhe janë pikërisht këta fshatarë që trasformohen përkohësisht në proletarë, duke mos pasur pronësi mbi asgjë, por që në sajë të punës kthehen në pronare të mjeteve të prodhimit. Të paktën deri më sot natyra e kapitalizmit brënda për brënda tij, dmth një kombi, përshkruhet nga kjo veçori hapsinore. Është krejt ndryshe problemi midis racave ku sot konflikti duket sikur ka pamjen sipas teorisë marksiste. Koha do të tregojë në do të mundet klasa punëtore e vëndeve të botës së tretë ta kapërcejnë fazën proletare. Kjo do të varet nga forca ekonomike e botës së parë përmasat e së cilës ose do ta përmbysin teorinë e Marksit duke qënë e aftë ta komandojnë kapitalizimin e globit tokësor dhe kapërcyer atë fazë delikate, gjë që deri më sot ka treguar se është kështu, ose nuk do të mundin dot ta realizojnë këtë detyre dhe do të përmbyset si rezultat i zhvillimit të brëndshëm, nga prishja e ekuilibrit mendim-realitet, duke sjellë në skenën botërore një revolucion social të përbotshëm me arenë të përbotshme. Në këtë pikë fjala do të jetë e bashkësisë kapitaliste të botës së parë, të tjerat do të jenë rrjedhime të njëpasnjëshme ku pretendimi marksist do të jetë detyrë e rendit kapitalist botëror me të gjithë përmasat më të mundëshme në funksion të qelizave materiale të shoqërisë së deritanishme duke përfshirë, kryesisht, edhe luftën si vazhdim të politikës me mjetet e dhunës. Çdo gjë do të varet nga dinamika e këtyre qelizave dhe hapësirën që i ka caktuar nëna jonë natyrë. Problemi nuk duhet kapur në kontradiktën midis forcave prodhuese dhe marrëdhënieve në prodhim. Dinamika e zhvillimit të kapitalizmit ka treguar se kjo kontradiktë tashmë është tjetërsuar në sajë të botës universale të marrëdhënieve dhe fjalën e kanë pasojat e këtyre marrëdhënieve, proçes i cili nuk ka qënë i mundur të analizohet nga Marksi sipas kësaj përmase. Bota e relacioneve universale të Njerëzimit kërkon një metodikë të re analitike ku teoria marksiste mund të meret për bazë vetëm në parim, por kurrsesi sipas teorisë leniniste.

Pastaj esenca e diktaturës së proletariatit, po e marrim të mirëqënë, nuk mund të përcaktohet dot nga format konkrete të organizimit shtetëror, pasi në këtë rast të gjitha ndryshimet krahasuese midis shteteve janë të karakterit sasior dhe cilësia e tyre varet nga ndërgjegjja dhe morali i punonjësve në to, gjë kjo jashtëzakonisht e kuptueshme dhe pa domethënie. Në këtë rast fjalën e merr shkalla historike e zhvillimit ekonomik dhe ndryshimet që kanë ndodhur për efekt të botës së relacioneve tregojnë se pretendimi i lektorit tonë është i pavërtetë. Është kjo shkallë zhvillimi që na mëson se në këtë rast esenca nuk është e lidhur me emërtimin e diktaturës, por me shkallën e saj ku, në të gjitha vëndet e pretenduara si socialiste, kjo diktaturë ka qënë më afër botës shtazore dhe zbutja e saj do të kërkojë shumë e shumë kohë në varësi të shpejtësisë së zhvillimit shoqëror, karakteristika natyrore e popujve të globit. Pikërisht, kjo e fundit përcakton esencën e fazës së rendit shoqëror dhe aspak deklaratat se çfarë është dhe ç’përfaqëson diktatura e vëndosur. Në këtë rast fjalën e ka marrë ndërgjegjja e individit, e cila argumenton se çdo gjë e ndodhur është në kundërshtim me ligjet e natyrës njerëzore dhe raporti materie-ndërgjegje anon nga kjo e fundit dhe nga rezulton antihistorizmi i zhvillimit. Me fjalë të tjera esenca e problemit është një deduksion i ndërgjegjes së njeriut dhe aspak thelbi i tij. Relatori ynë në këtë rast tregohet idealist kokë e këmbë për të fshehur thelbin kriminal të rendit komunist të Enver Hoxhës. E gjithë kjo tregon se deri tashti autori ynë kërkon të fshehë gjurmët e antidialektikës historike shqiptare të aplikuara në Shqipëri përgjatë 45 viteve të regjimit komunist dhe mundohet të përdorë dialektikën materialiste si ngushëlluesen e mashtrimit propogandistik të përdorur.

Kjo e fundit kuptohet edhe në një problem tjetër, që është tipikisht fushë e materializmit dialektik, ku bie në pah plagjatura e autorit tonë dhe paaftësia e tij për të interpretuar atë që ka kopjuar nga Lenini duke e paraqitur si një ide të veten. Por kjo nuk është faji i tij, pasi vetë Lenini e ka lënë në gjysëm të rrugës këtë ide pa i dhënë zgjidhjen përfundimtare, por duke e paraqitur si postulat materialist çka më ka çuar në përfundimin se ai duhet ta ketë kopjuar nga dikush pa i ditur interpretimin. Po kështu ka vazhduar edhe filozofi ynë duke e kopjuar pa na dhënë autorësinë e idesë. Fjala bëhet për raportin e shqisave kundrejt botës së njohjes. Në këtë drejtim autori ynë ka shkruar:

 

“Shkallën shqisore të njohjes njeriu e realizon me ndihmën e organeve shqisore. Këto organe janë të mjaftueshme për të realizuar perceptimet, për të cilat ka nevojë ai. Zgjerimi i njohjes së tij nuk kondicionohet nga shtimi i organeve shqisore prej tij, ose nga perfeksionimi i atyre ekzistuese. Ai është i lidhur, parasëgjithash, me praktikën shqisore dhe të mendimit. Puna dhe mendimi kanë thelluar pa masë aftësinë e njohjes së njeriut” (po aty, f. 138)

 

Puna dhe mendimi, në këtë rast janë dytësore dhe nuk përcaktojnë domosdoshmërinë e shqisave kundrejt njohjes, sepse në këtë rast duhej pranuar që shqisat janë shkalla më e lartë e organizimit të lëndës; ose duhet pranuar që mendimi është primar në proçesin e njohjes. Kjo ndodh ngaqë problemi i raportit të trurit kundrejt materies është zgjidhur gabim dhe detyrimisht edhe varësia e shqisave, kundrejt shkallëve maksimale të zhvillimit, do të rezultojë i pamundur, sepse përsërit një maksimum të pranuar për trurin. Kjo do të thotë se të gjitha shqisat e njeriut janë të varura nga historia biologjike milionavjeçare e paraardhësve dhe kur truri arrin prodhimin e mjeteve të prodhimit merr në dorë fatin e njeriut dhe detyrimisht nuk ka se si të kërkojë shqisa të tjera përderisa ka arrirë maksimumin e vet. Ç’hynë këtu puna dhe mendimi? Ato në këtë rast janë dytësore dhe të varura domosdoshmërisht nga maksimumi i zhvillimit të shqisave të njeriut dhe sidomos të trurit. Pikërisht ky i fundit është vendimtari në panevojshmërinë e shqisave të tjera për të rritur aftësinë e njohjes.

E gjithë kjo oponencë, kundrejt ideve të shkollës shqiptare të materializmit, ka si qëllim të tregojë mungesën e origjinalitetit të mendimit shkencor shqiptar dhe paaftësinë e shkollës shqiptare për të prodhuar idetë e kësaj fushe të filozofisë në mënyrë origjinale. A nuk është ky një tregues i antimaterializmit të saj? Vazhdojmë më tej!

Autori ynë pothuajse të gjithë shëmbujt qe i sherbejne per te argumentuar dialektikën e tij materialiste i merr nga materializmi historik duke treguar jo vetëm qëllim të dyfisht (evidentimin fallso te karakterit dialektik të veprimtarisë së PPSh dhe Enver Hoxhës si dhe fshehjen e thelbit antishqiptar dhe antidialektik të kësaj veprimtarie te diktatorit shqiptar), por dhe mungesën e nje metodike materialiste (dmth fitimprurëse) në shtruarjen e problemeve dialektike në çështjet sociale, çka e rrëzon dhe vetë titullin e librit të tij. Kjo vlen sidomos per kategorite filozofike ku nderhyrja e shkolles bolshevike ka cuar ne mohimin absolut te tyre jo vetem ne te kuptuarit, por dhe ne mungesen e tyre ne lidhje me praktikat e jetes shoqerore. Shembujt e marre per kete qellim nuk jane perdorur per te realizuar lidhjen e deshiruar, por per te justifikuar veprimin politik te aplikuar packa se ai ishte ne kundershtim me keto kategori, me vete dialektiken dhe me realitetin historik. Per mua mori rendesi fusha e njohjes sipas kategorise deduksion-induksion ku autori yne mundohet me te gjitha menyrat, nje fjali pa domethenie te Enver Hoxhes, ta paraqese si nje “zbulim” ne fushen e filozofise dhe prej ketej te kaloje ne nje pergjithesimi tipik antimarksiste dhe tipik antimaterialist. Sipas tij:

 

“Induksioni është një formë arësyetimi me anën e së cilës kalojmë nga e përveçmja te e përgjithshmja. Le të marrim një shëmbull për të kuptuar më mirë këtë çështje: Vëndi ynë në proçesin e ndërtimit të shoqërisë socialiste kryen revolucionin ideologjik e kulturor. Revolucioni ideologjik e kulturor kryhet edhe në vëndet e tjera që ecin në këtë rrugë. Këtë rrugë, revizionistët modernë, pasi uzurpuan udhëheqjen e partive dhe të shteteve socialiste, e braktisën. Në bazë të këtij fenomeni, Enver Hoxha, në raportin e tij “Mbi gjëndjen ndërkombëtare dhe detyrat e Partisë”, mbajtur në Pleniumin e KQ të PPSH të shkurtit 1957, arriti në përfundimin, se revolucioni ideologjik e kulturor është një nga ligjet e përgjithshme të revolucionit socialist dhe të ndërtimit të shoqërisë socialiste. Këtë ligj e përmënd, sikurse dihet, edhe Deklarata e Moskës, e përfaqësuesve të Partive Komuniste e Punëtore të vëndeve socialiste e nëntorit të vitit 1957 si të tillë.” (po aty, f. 147)

 

Ku e ka gjetur lektori yne bashkegzistencen e nje revolucioni cfaredo me dinamiken e rendit shoqeror dhe perse pikerisht ne fushen e ideologjise dhe te kultures? A e di valle lektori yne se te dy keto “revolucione” jane fantazira antimaterialiste dhe marksizmi eshte marre vecanerisht me zberthimin e ketyre nocioneve sidomos me ideologjine. Perse filozofia shqiptare u pajtua me kete shtremberim te marksizmit nga ana e shkolles bolshevike ku nuk kishte as fitim dhe as humbje? Te pakten kete shtremberim e kam zberthyer njehere tek “Stalini teorik dhe epoka e tij socialiste” (shih albanovaonline.com ose logoreci,com, gazeta “Ndryshe”, dt. 30,31.07.08 – 01.08.08) dhe nuk eshte e veshtire te kuptohet jo vetem pasaktesia, por edhe tendenca. Ky është problemi më kryesor i shtrëmbërimit të marksizmit nga ana e shkollës sovietike: ndryshimi i nocioneve. Në këtë parafrazim gjithëshka është e sajuar për qëllime të mbrapshta dhe tipikisht është një përmbledhje e botës së mashtrimeve të përdorura nga PPSh. Po fillojmë nga thelbi:

Së pari, kush e thotë se në Shqipëri është kryer ndonjëherë proçesi i ndërtimit të shoqërisë socialiste? Kjo ka qënë një deklaratë e vetë pushtetit kriminal të Enver Hoxhës dhe dishepujve shërbëtorë të tij dhe aspak një realitet historik, dhe kjo për shumë arësye. Të paktën qelizat shoqërore, përbërëse të popullit shqiptar, janë tepër larg jo vetëm nga rendi kapitalist, por ato janë tepër-tepër larg çdo lloj rendi shtetëror të marrë së bashku dhe pikërisht në këtë strukturë shoqërore, më mbrapa se epoka e Homerit, ndoshta e afërt në planin kohor me atë të inkasve, por shumë mbrapa në planin hapsinor të tyre, pseudokomunistët shqiptarë të komanduar nga Enver Hosha shpallën ndërtimin e shoqërisë socialiste. Nuk është faji i lektorit Xhemil Frashërit pse ka ndodhur kjo, por është faji vetëm i tij, dhe i redaktorit të veprës së tij, kur kërkon t’i mbushë mëndjen popullit shqiptar mbi ekzistencën e një rendi të ndryshëm nga ai i botës dhe më i mirë se ky që po jetojmë sot (2009). Në qoftë se rendi i sotëm është brënda kuadrit historik dhe ligjor të zhvillimit të një shoqërie që rrotullohet rreth vetvetes pa e ditur pozicionin e vet real, rendi socialist i juaji ka qënë një rend antihistorik dhe antiligjor ku njerëzit e kishin të ndaluar të kthenin kokën mbrapsht, por duhet të shikonin vetëm diellin iluzor të propogandës së Enver Hoxhës. Që në këtë pikë induksioni i relatorit tonë shëmbet për mospërputhje me realitetin historik të popullit shqiptar.

Së dyti, kush tha se ky proçes (shoqëria socialiste) bashkëshoqërohet nga revolucioni ideologjik dhe kulturor? A mos vallë ishte një kopje e shkollës kineze mbi këtë revolucion? Relatori ynë akoma nuk ka ja idenë se çdo të thotë kulturë dhe kush janë bartësit e saj. Në Shqipëri shtresa e intelektualëve, dmth njerëzit që nuk dinin të bënin asnjë lloj pune, e konsideronin veten njerëz të kulturuar; atëhere për çfarë lloj revolucioni kulturor është bërë fjalë në Shqipëri? Kush ishin projektuesit, autorët dhe aktorët e tij? Nëqoftë se dembelizmi dhe mashtrimi, dy pozicionet më karakteristike të kësaj shtrese, që evoluoi rrufeshëm në shtresë politike pas 1991, përbëjnë thelbin e kulturës, atëhere jam i detyruar ta ndaj kulturën në shumë lloje ku në themel të saj të vë produktin intelektual të Enver Hoxhës dhe ekipin e tij mbi çbazë të aludoj mbi përbërjen njerëzore të revolucionit kulturor, të paktën, dhe ta ndaj nga kultura njerëzore e këtyre 2000 viteve të fundit. Kjo do të thotë se Xhemil Frashëri duhet t’i bëjë një shtesë librit të tij mbi çështjet e dialektikës materialiste ku të na sqarojë përmbajtjen e kulturës, bartësit e saj, aktorët dhe autorët e revolucionit kulturor në mënyrë që shqiptarët e mijëvjeçarit të ri të ndajnë shapin nga sheqeri dhe të diferencojnë politikanët e krimit nga ato të mashtrimit, dmth të djeshmit nga të sotmit.

Së treti, propoganda e Enver Hoxhës dhe vetë lektori ynë nuk na kanë zbërthyer kurrë konceptin se si mund të uzurpohet një pushtet kur je vetë në pushtet. Sido që të jetë puna kjo është një punë që i nënshtrohet një proçesi individual dhe aspak ligjor. Të gjitha rastet e këtij lloji në historinë 3000 vjeçare të racës së bardhë ka çuar në lindjen e diktaturave të njëpasnjëshme nga ku ka rrjedhur shprehja: me vdekjen e diktatorit vdes dhe diktatura. Është tjetër punjë që ky proçes në tokën e banuar nga shqiptarët po ndodhte për herë të parë në mënyrë autoktone, por e inicuar nga baballarët e diktaturës. Në qoftë se ky problem do të ishte studiuar në thelbin e tij do të vihet re se ai nuk përmblidhet në asnjë ligj të shoqërisë përveç njërit, që rezulton të jetë një ligj statistikor: çdo rend shoqëror e përfundon jetën e vet me anë të absolutizmit individual duke përjashtuar vetëm komunën e mirëfilltë primitive, përpara ndarjes së punës. E përkthyer shqip vendosja e diktaturës individuale në fillim të një epoka zhvillimi është e barabartë me vetë fundin e epokës çka do të thotë se gjithëshka është e lidhur me vetë individin. Ja përse proçesi i uzurpimit të pushtetit është vetëm një fantazi dhe një krijim i Enver Hoxhës për të krijuar alibira dhe për të mbrojtur pozicionin e vet politik. Në këtë rast marrim vesh dhe kush kanë qënë shërbëtorët e tij reale dhe bashkëpunëtorët e krimit politik në Shqipëri. Nuk ka pasur uzurpim pushteti në vëndet e vetëshpallura socialiste, por thjeshtë zëvëndësim të kastës politike të cilin proçes diktatori shqiptar e ka përdorur duke tjerrur një pushtet dhe duke sajuar ligje të paqëna.

Së katërti, si e argumenton Enver Hoxha ekzistencën ligjore të revolucioneve të mësipërme në brëndësi të revolucionit socialist, edhe në qoftë se do t’i merrnin të mirëqëna këto revolucione? E them këtë pasi qoftë proçesi ideologjik, qoftë kulturor, është i ngritur, sipas pikëpamjes shqiptare mbi bazën e individit dhe nuk mund të përbëjë dot një ligj shoqëror edhe sikur t’i konsiderojmë këta individë një bashkësi. Përmbledhja e rastësive në mënyrë matematikore nuk të çon dot në domosdoshmëri dhe rrjedhimisht përbën një lapsus në mendimin filozofik shqiptar. Atëhere lektori Xhemil Frashëri duhet të na shpjegojë çfarë ka dashur të vërë në dukje diktatori me këtë propogandë revolucionesh. Mos vallë ka dashur të shpalosë një inteligjencë me nivel kulturor? Ngjarjet e pas 1991-shit treguan pozicionin real të kësaj inteligjence dhe çfarë lloj kulture mbarte ajo përgjatë 19 viteve të parakaluara. Në këtë drejtim periudha në fjalë është diskretituesja e inteligjencës shqiptare, produkt i shkollës komuniste të Enver Hoxhës dhe lektori ynë po të ketë kurajon civile le të na afishojë këtë produkt intelektual, duke përjashtur Ismail Kadarenë, ekzistenca e të cilit nuk përfaqëson jo vetëm inteligjencën komuniste, por as atë shqiptare; pasi izolimi rastësor i tij në fushën e letrave nuk ka çuar në domosdoshmëri në raport me shumën absolute të popujve të Europës. Eksplozioni i intelektualëve përgjatë viteve 1991-2009, si një strukturë shoqërore me domethënie në zhvillimin e popullit shqiptar, është një fallsitet në këtë zhvillim dhe një harxhim kohe e potenciali ekonomik. Historia reale e komunizmit shqiptar na e jep këtë të drejtë përfundimi ku libri që po marrim në analizë është tipikisht peshorja e këtij niveli intelektual dhe pasqyra ku duhet të shihen çdo mëngjes baballarët e trurit të popullit tonë.

Me sa kemi kuptuar të vetëquajturit filozofë shqiptarë nuk kanë qënë në gjëndje të zbërthejnë kategoritë filozofike sipas shëmbujve shqiptarë edhe pse ato ekzistonin mirëfilli. Komunistet shqiptare nuk kane ditur ta perkthejne kete kategori per faktin me te thjeshte fare se ajo qe po benin nuk ishte dicka qe mund te sherbente per te kaluar nga e pervecmja ne te pergjithshmen, por ajo ishte nje gje qe mund te behej vetem ne boten bolshevike prandaj dhe mund te parashikohej. Unë do t’i tregoj lektorit tonë se si filozofët e vërtetë të popullit shqiptar kanë qënë të aftë, në vazhdim të jetës së tyre, të pasqyrojnë këtë kapacitet intelektual ku nga e përveçmja politike kanë ditur të përgjithësojnë aktet politike edhe në Shqipëri përpara 20 viteve. Kështu për shëmbull At Meshkalla në gjyqin e tij më 1946 pati deklaruar, në përballje me Mehmet Shehun, se komunistët në të ardhmen do t’i mbyllnin kishat dhe xhamitë, sepse kështu ishte vepruan në Bashkimin Sovietik të Stalinit dhe detyrimisht do të aplikohej edhe në Shqipëri. E kundërshtuan me pretendimin se donte të fuste në konflikt PKSh me Europën duke ja mbylluar gojën dhe dënuar me 15 vjet burgim; lirohet më 1960 me kusht. Por pas 21 vjetësh ishte At Pjetër Meshkalla ai që i shkroi një letër kryeministrit shqiptar duke i kujtuar arësyetimin e tij filozofik në vitin 1946 me shpjegimin se e përveçma sovietike ishte përgjithësuar edhe në Shqipëri në këtë rast. Ishte kjo letër që e çoi filozofin në dyert e burgut për të dytën herë, më 29 nëndor 1967, deri më 1978 (Pjetër Pepa, Tragjedia dhe lavdia e Klerit Katolik ne Shqipëri, f. 638-641). Ky shëmbull është tipik se si e përveçmja sovietike u bë e përgjithshme në të gjithë vëndet komuniste duke na treguar se të ashtuquajturit ligje të revolucionit ishin fantazi e antishqiptarëve duke mos pasur asnjë lidhje me natyrën. A kemi ne të drejtë, vetëm mbi bazën e zbërthimit të kësaj kategorie, të argumentojmë se shkolla shqiptare ka qënë një reflektim i shkollës bolshevike staliniste, ku kjo e fundit është përmbledhja e mashtrimit politik, filozofik e botëkuptimor për të gjithë kohërat e ekzistencës së njerëzimit?

Vini re se sa i saktë është përfundimi i mësipërm kur analizohet termi hipotezë dhe se si filozofët shqiptarë, që deri dje e hiqnin veten si marksistë të pastër, sot na bëjnë zbulimin më të madh sikur:

 

“Hipoteza: Si formë mendimi abstrakt, hipoteza është formë e zhvillimit të njohjes drejt të vërtetës objektive. Ajo hap rrugën e njohjes së ligjeve të zhvillimit të natyrës dhe të shoqërisë. Të nisur nga hipoteza, shkencëtarët vrojtojnë faktet e reja dhe bëjnë eksperimente. Vlerën e hipotezës e vërteton praktika. Mos vërtetimi e kthen hipotezën në një hipotezë pa bazë, kurse vërtetimi e kthen atë në një teori. Kështu, për shëmbull, Marksi, në bazë të studimit të luftës së klasave në kushtet e kapitalizmit arriti në përfundimin, se kjo shpie në diktaturën e proletariatit. Vetë praktika shoqërore e ktheu këtë në një teori shkencore. Ky është një shëmbull që tregon rëndësinë e hipotezës dhe karakterin e saj si rrugë drejt njohjes të së vërtetës objektive” (po aty, f. 148-149).

 

A e kupton lexuesi se nuk ka analizë më të qartë që tregon se si marksizmi u përmbys pikërisht për të realizuar atë që ndodhi në Rusinë e kohës së Carit më 1917-ën? Dhe për të mbrojtur atë poshtërsi politike u sajua termi hipotezë, si paraardhëse e teorisë. Ky është një përfytyrim i shtrëmbër, për qëllime të shtrëmbëra dhe pasoja po të tilla. Hipoteza është një ekstrem subjektiv që ngrihet nga njerëz të paaftë, ose si një figurë letrare. Ajo ngrihet në fund të çdo problemi pasi janë përdorur të gjitha format dhe nuk është dhënë zgjidhja. Kështu psh mund të argumentoj se shumë probleme në fushën e shkencës nuk kanë nevojë për hipotezë kur ato që në nisje mbështeten në kollona të gabuar analitike: Ajshtajni u mbështet në dy postulate të pasakta dhe rrjedhimisht nuk mund të pritej zgjidhja e problemit (flas gjithmonë sipas interpretimeve që i bën shkolla shqiptare); po ashtu Darvini nuk arriti të kuptojë rolin që luan koha në seleksionimin natyror dhe nuk ka pasur se si të arrijë në konkluzione të drejta; Marksi me Engelsin nuk i dhanë rëndësi formës së zhvillimit të qelizave që ndërtojnë shoqërisë njerëzore dhe detyrimisht nuk ka se çfarë të pritej prej kësaj. Të gjitha hipotezat e ngritura nga autorët në këtë rast kanë qënë të dështuara që në nisje, përderisa njeriu akoma nuk ka zgjidhur formulën e unitetit të materies. Hapësira analitike e mendimit filozofik të relatorit tonë është tepër e kufizuar, pasojë e shkollimit të tij, dhe nuk ka se si të dijë që hipoteza ngrihet vetëm atëhere kur nuk ka zgjidhje. Kalimi i saj në teori është një ëndër e pazgjidhëshme; pikërisht kjo është brëndia e ideve fetare dhe këtë nuk ka për ta zgjidhur asnjeri në historinë e njerëzimit duke përfshirë edhe fundin e njeriut në Tokë, kohë në të cilën njeriu do të ketë formuluar perëndinë e re dhe të fundit të tij.

Çfarë të reja na sjell autori ynë me këtë parafrazim mbi hipotezën:

Së pari, hipoteza, si formë e mendimit abstrakt nuk është formë e zhvillimit të njohjes dhe nuk hap asnjë rrugë në drejtim të njohjes së ligjeve të natyrës. Përkundrazi, ekzistenca e saj tregon për paaftësi zgjidhëse të problemeve dhe për një etapë kohore mashtruese mbi çbazë realizohen eksperimentet mbi shoqërinë njerëzore. Hipoteza nuk mund të kthehet kurrë në realitet, sepse në të kundërtën nuk do të kishim një pozicion të tillë. Ideja fillestare për zgjidhjen e një problemi quhet projekt dhe jo hipotezë.

Së dyti, kalimi i hipozezës në një hipotezë pa baza, ,ose në një teori, është një lojë fjalësh pasi një dukuri (hipoteza) nuk mund të gjëndet në dy pozicionie paraardhëse shkakësore mbi çbazë të kemi dy pasoja të ndryshme. Këtu termi hipotezë është sajuar për t’i paraprirë teorisë leniniste si një aplikim i drejtë dhe pozitiv, kur që në fillim ajo ishte e dështuar për shkak të pjesmarrësve në revolucionin bolshevik (sipas teorisë së Marksit). Ai revolucion nuk vërtetoi teorinë e marksit, siç na kanë shpjeguar nëpër shkolla, por teoria e Marksit argumenton se revolucioni e tipit bolshevik nuk të çon në zhdukjen e klasave shoqërore, por në zëvëndësimin e klasave politike në drejtimin e shtetit.

Së treti, autori pretendon se Marksi pat arritur në përfundimin se lufta e klasave çon medoemos në diktaturë të proletariatit. Unë pretendoj që kjo nuk është e vërtetë, bile akoma më tej, është një gënjeshtër politike për qëllime politike. Ishte Lenini ai që formuloi këtë postulat për qëllimet e tij dhe sot (2009) unë dyshoj në të gjitha përfundimet e teorisë marksiste. Atë që na kanë thënë nëpër shkolla janë përfundime të Leninit dhe aspak thelbi i teorisë marksiste. E them këtë sepse nuk ka asnjë mundësi të studiohet lufta e klasave pa u studiuar më përpara dinamika historike e klasave shoqërore dhe ajo e luftës, gjë të cilën Marksi dhe Engelsi nuk e kanë bërë (sipas letrës së Engelsit drejtuar Meringut më 1893). Studimi i tyre (gjë e realizuar në vëllimin “Njerëzimi dhe Lufra”, në kuadrin e “Tjetërsimi i historisë, ose ndërgjegjja e ngjarjes”, vëll. 3) dhe konkluzionet përkatëse nuk të çojnë kurrsesi në përfundmin e lartpërmëndur, përkundrazi ato të çojnë në përfundimin se proletariati lind gjatë rendit të kapitalit dhe zhduket vetëm brënda tij pa u realizuar si klasë shoqërore. E sa për luftën e klasave, ajo tashmë është një utopi, jo vetëm në mbështetje të teorisë së absolutizmit analitik që nuk lejon përsëritjen e një ngjarjeje në dy kohë të ndryshme në një hapësirë të vetme, për edhe për një fakt tjetër; heterogjeniteti i racës njerëzore nuk do të lejojë kurrsesi polarizimin e shoqërisë njerëzore në përmasat që ideoi shkolla bolshevike. Është absolutisht e pamundur të kemi një klasë “borgjeze” internacionale dhe një klasë skllevërish po të tillë në mënyrë që të realizohet konfrontimi midis tyre. Teoria e Marksit ka tjetër përmbajtje nga këto përralla mbi diktaturën e proletariatit.

Së katërti, kthimi i hipotezës bolshevike (sikur e ka thënë Marksi) në teori shkencore është një mashtrim që realizon autori ynë jo vetëm sot, por edhe atëhere kur jepte leksione nëpër auditorët e universiteteve shqiptare.

Përfundimisht hipoteza nuk ka asnjë rëndësi dhe asgjë konkrete. Ajo nuk ka përmbajtje dhe as zhvillim në vazhdimësinë e kohës: hipoteza mbetet hipotezë sepse është e tillë përgjithmonë.

Kalimin e hipotezes ne teori, bolsheviket e kane pasur te domosdoshme pasi ne baze te kesaj formule ata krijuan nje sere perfundimesh antihistorike dhe arbitrare duke ngritur ne te verteta absolute te pamunduren dhe kalimtaren. Ishte Lenini ai qe u muar pikerisht me kete situate duke treguar se marksizmi nuk kishte autor permbyses me te sakte dhe karizmatik. Teoria leniniste e permbysi marksizmin qe ne hapat e tij me te para (artikulli: Rreth Shteteve te Bashkuara te Europes, artikull i cili paralajmeroi ndryshimin thelbesor te marksizmit) dhe ne vazhdim e vulosi me broshuren: Imperializmi, si faza me e larte e zhvillimit kapitalist). Ishte fillimi dhe fundi i nje teorie, qe duke u kthyer ne praktike shkaktoi dhimbjet me te medha ne historine e njerezimit pergjate shekullit te XX-te, te barabarte me te gjitha tragjedite shoqerore ne historine e njerezimit te meparshme të marra së bashku. Dhe per te mbuluar kete kompleks tragjik, bolshevizmi akuzoi kapitalizmin se permbante nje faze e cila ishte shkalla me e larte e tragjedise njerezore. Eshte lektori yne qe na e trasmeton kete akuze ireale dhe fshehjen e krimit nga ana e bolshevikeve. Sipas tij:

 

“Vetë jeta dëshmon, se imperializmi nuk e dorëzon në mënyrë vullnetare pushtetin, se lufta është bashkëudhëtare e përherëshme e imperializmit dhe se ky është xhelat i popujve dhe shfrytëzues ndërkombëtar” ( po aty, f. 149).

 

Qe ne fjalen e pare autori mundohet te mashtroje lexuesin me ane te bllofit duke futur si konteks vertetues jeten shoqerore, gje qe eshte e pamundur kur nuk di dinamiken historike te imperializmit, dmth abc e tij. Autori yne nuk di cfare perfaqeson imperializmi ne historine e njerezimit dhe ne cfare rendesh shoqerore, apo ne cfare fazash te ketyre rendeve, ekziston. Me sa kam kuptuar as vete Lenini nuk i ka ditur keto gjera perderisa e konsideronte imperializmin si faze vetem te rendit kapitalist, pasi prej ketej ai formuloi tezen e tij te re mbi mundesine e shperthimit te revolucionit proletar.

Problemi sot eshte shume i qarte dhe eshte ky pozicion i kapitalizmit te sotem qe e ka rrezuar te gjithe tezen leniniste, por eshte mire t’u shpjegohet njerezve se cfare ka ndodhur ne fushen e teorise sociale dhe cfare ka ndodhur ne realitetin historik pergjate shekullit te XX-te. Perse e perdori Lenini kete teze dhe cfare perfaqeson ajo ne realitet?

Per t’ju pergjigjur kesaj pyetje une mendoj se eshte teper e lehte, por me perpara duhet kuptuar se cfare perfaqeson fjala imperializem ne shkencen e gjuhesise. Në fjalorin politik të Oxfordit jepet një panoramë mbi këtë fjalë përmbajtja e së cilës nuk më kënaq, akoma më tej autori i librit është munduar me të gjithë mënyrat ta plotësojë kuadrin analitik për t’ju afruar sa më shumë Leninit edhe pse ky i fundit i largohet pambarimisht Marksit. Sipas këtij fjalori (me autor Iain Mc Lean, Tiranë 2001): “Disa analistë thonë se ideja e imperializmit humb vlerën e vet kur ai njëhsohet me kapitalizmin ndërkombëtar, në të cilin pabarazitë e pushtetit e pushtetit ekonomik dhe integrimi janë të pashmangëshëm. Ata hedhin poshtë shpjegimet që nisen nga një shkak i vetëm dhe nënvizojnë se duhen përcaktuar saktësisht marrëdhëniet e sundimit dhe të nënshtrimit ekonomik para se të thuhet se imperializmi rrjedh nga ekzistenca e marrëdhënieve të pabarabarta ekonomike” (f. 204). Por fjalori nuk thotë se cili është niveli ekonomik e pjesmarrësve në këto marrëdhënie të pabarabarta. Unë nuk di ndonjë luftë imperialiste midis një superfuqie dhe një vëndi të prapambetur, përkundrazi di që lufta midis vëndeve të zhvilluara për rindarjen e influencës politike dhe ekonomike emërtohet luftë imperialiste (lufta e I-rë, 1914-1918 dhe e dytë, 1939-1945). Sipas fjalorit të mësipërm imperializmi është pjesë e pandarë e rendit të kapitalit dhe këtu kemi një përputhje me idetë e Leninit, të cilat ky fjalor i analizon. Une pretendoj se nocioni imperializëm nuk duhet të përputhet me kete hapësirë analitike, sepse në këtë rast ajo ngre një akuzë të paqënë dhe mbulon pozitivitetin e zhvillimit kapitalist mbi çbazë dalin një sërë përfundimesh krejt të tjera dhe rolin përfundimtar të luftës. Për të qënë më të saktë nocioni imperializëm, sipas kësaj forme, është në kundërshtim me idetë marksiste dhe me sa kuptoj fjalori kërkon të mbulojë mospajtimin e Marksit me Leninin në këtë temë. Imperializmi nuk duhet konsideruar fazë zhvillimi, por pozicion relatash midis të barabartëve në zhvillimin shoqëror. Dhe ky pozicion është i lashtë sa prania e dy komunave primitiva pranë njërë-tjetrës, të cilat kur janë të diferencuara në këtë zhvillim bashkohen dhe kur janë të barabartë konfliktuohen mbi çbazë ka lindur lufta për herë të parë. Për herë të parë në Europë pozicioni imperialist është midis qytet-shteteve helene (Athina dhe Sparta), vazhdon midis shteteve skllavopronare (Roma-Kartagjena). Përmasat e luftës midis Hanibalit dhe konsujve romakë ishte një luftë imperialiste, kur e njëjta gjë nuk mund të thuhet midis romakëve dhe Pirros së Epirit. Po ashtu lufta e fiseve gjermane me Perandorinë në përmbytje të Romës nuk mund të konsiderohet luftë imperialiste. Dmth ka një pozicion të përcaktuar saktë midis të konfliktuarve kur lufta emërtohet luftë imperialiste. Zhvillimi i pabarabartë ekonomik midis vëndeve dhe popujve është një ligj absolut i zhvillimit të nënës sonë natyrë dhe jo vetëm i rendit të kapitalit. Është kjo pabarazi që bën të domosdoshme kategorinë domosdoshmëri-liri në themel të së cilës qëndron ndarja e punës. Por kjo nuk mund të përgjithësohet për të gjithë njerëzimin si shkaku fillestar: Është pikërisht ky fenomen natyror që çon në zbulimin e parimit të lindjes së njeriut në Tokë dhe shkakun e zhvillimit të pabarabartë të vëndeve brënda një race dhe midis racave. Fjala bëhet për faktorin kohëlindje mbi çbazë është formuar heterogjeniteti social midis vëndeve. Deri më sot studiuesit nuk janë marrë me këtë problem dhe problemi ka ngelur në fantazitë e Leninit. Në qoftë se do të analizohet i gjithë proçesi do të shikohet se zhdukja e pabarazisë brënda një populli është një lojë fëmijësh në raport me zhdukjen e pabarazisë sociale midis racave dhje këtu qëndron e fshehta e nocionit imperializëm. Ku fillon dhe mbaron detyra e shtetit? Si ka lindur dhe si mund të vdesë? Kush është rendi i fundit shtetëror? A përputhet detyra historike e shtetit me pabarazinë e racave? Cili është funksioni i pozicionit imperialist me këto detyra? Ja që teoria leniniste i ka bërë çorap punët me teorinë mbi imperializmin. Në qoftë se do të pranojmë që shteti kapitalist është forma e fundit e shtetit, atëhere detyra e tij sapo ka filluar, për të mos thënë se nuk ka filluar akoma. Problemi nuk duhet shtruar për një popull dhe as për një grup popujsh dhe, për të qënë të saktë, as me një racë të vetme. Pastaj, pa paragjykime, diferencimi social brënda një race ka raste që është më i madh se midis racave dhe për fatin e mirë, apo të keq, këtë fenomen e disponon raca e bardhë që konsiderohet si raca më e zhvilluar kapitaliste sot në botë. Të eleminosh dallimet midis popujve të Europës dhe popullit shqiptar do të thotë të influencosh në mënyrë të drejtëpërdrejtë mbi nënën tonë Natyrë. Kështu që rendi kapitalist ka një detyrë shumë-shumë më të madhe se të gjithë rendet e tjerë shoqërore të paraparë dhe rendi që pozicionet imperialiste do t’i ketë kalimtarë disa herë gjatë jetës së vet. Deri më sot ne kemi hasur pozicionin imperialist midis shteteve të racës së bardhë dhe me pjesmarrjen e Japonisë (ShBA, Kanadanë dhe Australinë nuk mund të analizohen sipas këtij konteksi, përkundrazi ato shërbejnë për të argumentuar barazinë sociale midis racave në sajë të influencës së njeriut mbi njeriun). E thënë me fjalë të tjera pozicioni imperialist i shteteve përgjatë rendit të kapitalit do të jetë kalimtar dhe jo shkakësor i fundit të tij. Ky përfundim e përmbys teorinë leniniste në thelbin e saj.

Lenini e përdori këtë term për të justifikuar influencën e padiskutueshme të Europës mbi Rusinë dhe mbi vetë revolucionin bolshevik. Ajo i shërbeu bolshevikëve për të ngritur aparatin e ushtrisë, policisë, shërbimit të fshehtë sipas mësimeve dhe normave të botës së kapitalit mbi çbazë mashtroi një sërë popujsh me përrallat mbi revolucionin socialist, proletar, diktaturën e proletarëve pa shpjeguar më përpara hapësirën përmbledhëse të proletariatit, botës së kapitalit, vetë shtetit (broshura Shteti dhe Revolucioni është një punim me konkluzione të paplotësuara sipas qelizave pjesmarrëse të vetë shtetit dhe sidomos të pronës private. Në këtë vepër Lenini është tipikisht antimarksist) dhe dinamikës së ardhëshme të shoqërisë. Në këtë pikë ai nuk arriti të kuptojë ligjin bazë të dialektikës mbi pajtimin e ekstremeve, pasi nuk ka qënë i aftë të përcaktojë këto ekstreme. Raporti i imperializmit me fundet e llojeve të shteteve e rrëzon pretendimin e Leninit pasi rezulton se shteti kapitalist duhet të jetë i vetmi shtet i përbotshëm me arenë të përbotshme dhe detyrimisht në fundin e tij nuk mund të ketë fazë imperialiste siç ka ndodhur me të gjithë llojet e shteteve të parapara.

Autori ynë pretendon se lufta është bashkudhëtar i përhershëm e imperializmit, por duke mos nxjerrë përmasat hapsinore të shtetit, si shtet, dhe shtetit kapitalist, nuk ka arritur ta përfundojë deri në fund llogjikën e tij mbi lidhjen e luftës me imperializmin. Për të bërë këtë është e nevojshme të studiohen të gjitha luftrat e njerëzimit mbi çbazë do të dalin format elementare të saj: si lind lufta, si vashdon lufta, kush janë aktorët dhe autorët e saj (këtë gjë unë e kam bërë tek “Lufta dhe Njerëzimi”, vëll. III i “Tjetërsimi i historisë ose Ndërgjegjja e ngjarjes”). Do të dalin format e njëpasnjëshme të luftës, cila është forma e parë dhe cila është forma e fundit. Unë me sa di Lenini nuk është marrë me këtë problem dhe detyrimisht nuk ka pasur se si të nxjerrë një përfundim të saktë. Përfundimi i lidhjes së luftës me imperializmin është një përfundim politik dhe aspak shkencor. Paraprakisht pozicioni imperialist i luftës në Tokë ka marrë fund një herë e mirë dhe kjo për faktin më të thjeshtë fare: raca e bardhë është shkëputur një herë e mirë nga pozicioni imperialist brënda saj duke u zhvilluar në kundërshtim me dëshirën e Leninit tek broshura “Rreth shteteve të Bashkuara të Europës”, dhe duke marrë komandën e zhvillimit kapitalist të Globit. Gjithsesi të ndodhin ngjarjet kërkush nuk mund të parashikojë dot se si do të jetë fundi i rendit kapitalist. Por për një gjë jam i sigurtë: fundi i këtij rendi nuk do të realizohet me vazhdimin e politikës me mjetet e dhunës. Historia e natyrës ka një ligj: ajo nuk përsëritet në një vënd. Kjo do të thotë që shteti nuk ka lindur me luftë dhe nuk ka pse të vdesë me luftë. Lufta shërbeu për të përmbysur rendin feudal dhe kjo ka qënë detyra thelbësore e luftës në historinë e njerëzimit. Pastaj lufta ka lindur shumë më përpara shtetit (nga prania e dy komunave primitive pranë njëra-tjetrës – thotë Engelsi) dhe detyrimisht do të jetë e pranishme edhe pas vdekjes së shtetit kapitalist. Problemi nuk është siç ka pretenduar Lenini dhe shkolla bolshevike nuk ka qënë e aftë ta zbërthejë këtë problem në asnjë qelizë të vet. Kjo e fundit realizohet duke ndryshuar metodikën studimore të botës së njeriut dhe unë pretendoj se ajo ekziston po të bashkohet Hegeli me Marksin dhe Ajnshtajnin.

E sa për xhelatin e popujve dhe shfrytëzimin ndërkombëtar të jeni të sigurtë se bota e kapitalit dhe pozicioni imperialist i saj janë shumë – shumë herë më të dobët se bota e komunizmit tuaj, i nderuar lektor. Të paktën populli shqiptar është dëshmitari më i saktë i këtij përfundimi dhe e di mirë se kush është xhelat dhe shfrytëzues. Në këtë pikë ju kërkoni të realizoni një mashtrim të paskrupullt dhe nuk e di a ju vjen kush pas.

Megjithëatë unë pretendoj se ju e keni zgjeruar tej masës këtë mashtrim në punimin tuaj duke tentuat për të fshehur krimin politik, ekonomik dhe shoqëror të Enver Hoxhës dhe bashkëpunëtorëve të tij gjatë gjithë epokës 48 vjeçare. Në kuadrin e analizës së praktikës si bazë të njohjes dhe si kriter i së vërtetës ju keni arritur në përfundimin se:

 

“Kështu, në këtë proçes (bëhet fjalë për transformimin e objektit, të punës, ku subjekti trasnformon, në të njëjtën kohë, vetveten, GH) doli në plan të parë ndjenja e kolektivizimit socialist, nënshtrimi i interesit vetjak ndaj interesit kolektiv. Shëmbujt janë të shumtë. Fshatarët e Shqipërisë së Jugut dhanë pa shpërblim bagëti për kooperativat e reja të zonave malore, të cilat ishin të varfëra. Ata dërguan nga Tragjasi një brigadë për të ndihmuar disa kooperativa të tilla në Veri të vëndit. Në këtë mënyrë, ne shohim një qëndrim masiv, që nuk ishte parë kurrë ndaj pronës private. Kjo është një dëshmi, se revolucioni socialist eci në vëndin tonë në rrugë të paçara” (po aty, f. 153).

 

Nuk e besoj se mund të gënjehet më bukur, duke gënjyer më përpara vetveten. Të pretendosh se je materialist dhe të pranosh ekzistencën e ndjenjës kolektive socialiste jashtë rendit shoqëror do të thotë se: ose je në kohën e komunës primitive (dhe kështu është), ose je në epokën e komunizmit iluzor të bolshevikëve (kjo nuk ka mundësi të realizohet ndonjëherë tek populli shqiptar). Më përpara autori duhej të na thoshte se kur ka ndodhur kjo në planin kohor dhe të përqaste historinë milionavjeçare të popullit shqiptar me këto dukuri për të parë se a mund të përputhen; në qoftë se po me cilin rend shoqëror dhe me çfarë faze të këtij rendi. Po të kishte bërë këtë do të arrinte në të tjera përfundime dhe nuk do të kishte pasur nevojë të shkonte më larg se vitet 1943-1944, atëhere kur brigadat partizane asgjësonin kundërshtarët politikë në Jug; dhe vitet 1945-1452, atëhere kur brigadat e sigurimit të shtetit vidhnin pasuritë dhe vritnin kundërshtarët e vet politikë duke zhdukur fshatra të tërë në Veri. Duhet thënë më përpara kjo, pastaj të vimë tek ndjenja kolektive e socializmit dhe ndaj pronës private. Problemet nuk janë kaq të thjeshta sa me një të rënë të lapsit të zhdukësh faktet historike dhe të sajosh një ndërgjegje alienësh. Zoti lektor e temave filozofike, këto që thua janë pjesa më pikante e propogandës komuniste të Enver Hoxhës dhe ato nuk përbëjnë çështje të dialektikës materialiste, por krimin politik te realizuar nga komunizmi shqiptar. Le të shohim gjërat më avash dhe në përputhje me dinamikën historike të popullit shqiptar.

Se pari, ju pretendoni se gjate proceseve shoqerore ne Shqiperi ka ndodhur transformimi i ndergjegjes se shqiptareve dhe kjo ne Jugun e Shqiperise, pasi fshataret e Jugut na paskan ndihmuar ata te Veriut. Se cili eshte pozicioni i popullates se Jugut te Shqiperise ne lidhje me proceset e ndryshme shoqerore e muarem vesh nga analiza qe i bente kesaj popullata avokati i nderuar Vasil Dilo ne kuadrin e konkluzioneve mbi Protokollin e Korfuzit (shih albanovaonline.com ose logoreci.com). Por qe te paraqesesh si ndergjegje kolektive urdherin e Enver Hoxhes per te derguar ne Veri ate qe ishte vjedhur para 20 vjeteve eshte nje sencasion gazetaresk i pa vlere. Pastaj te thuash se kooperativat e Veriut ishin te varfëra ne raport me ato te Jugut do te thote jo vetem te genjesh, por te mashtrosh ne menyre te paskrupullt nje popull te tere. Sipas vjetareve statistikore te RP te Shqiperise dhe RPS te Shqiperise rezulton se vlerat me te medha ekonomike ne Shqiperi jane krijuar kryesisht ne Veri dhe kjo per faktin me te thjeshte fare pasurite minerale, ujrat dhe pyjet gjendeshin kryesisht ne vere, ndersa ne Jug ndodheshin vetem vendburimet e naftes dhe fushat bujqesore. Nga pikepamja blegtorale kopete gjigande (te para 1945) te deleve, lopeve, dhive dhe derrave ndodheshin perseri ne Veri dhe kjo fale karakterit blegtoral qe kishin zonat malore. Atehere per cfare varferie ben fjale lektori yne? A nuk do te ishte me e ndershme te thuhej qe politika e PPSh e varferoi popullaten e Veriut ne favor te Jugut pergjate viteve 1945-1970 deri ne ate mase sa kur u vendos kolektivizimi e fshatrave te Veriut u pa se ato ishin katandisur per buken e gojes. I nderuar lektor, kur flasim per ate kohe dhe per ate zone, nuk mund te behet fjale per varferi historike per rrethane ekonomike, por, kryesisht, per varferi ekonomike per rrethana politike te akorduara nga PPSh. Kjo nuk eshte thene asnjehere dhe jane perdorur te gjitha menyrat per t’i fshehur dhe per t’i tjetersuar ne konkluzion duke e akuzuar popullaten e Veriut si dembele, te trashe, antishqiptare, antikomuniste dhe antisocialiste, kur realiteti historik i 2000 viteve te fundit flet per te kunderten. Po, popullata e Veriut ka qene vetem antikomuniste dhe jo e cdo antikomunizmi, por e antikomunizmit enverist. Kjo eshte e vertete dhe e ka nje kuptim: pushteti i komunizmit enverist i vodhi per 48 vjet pa pashim ne menyre te paskrupullt duke i detyruar te punojne per buken e gojes, dmth i ktheu ne skllever, gje e parealizuar nga relatoret helene, romake, bizantine, otomane, fashiste e naziste te marre se bashku (per te kuptuar kete ben mire te lexosh: Populli shqiptar dhe pushtuesit antikombetar, botuar ne albanovaonline.com dhe logoreci.com). Atje do te gjeni i nderuar lektor se kush e ka varferuar ne realitet popullin shqiptar dhe kush kane qene pushtuesit e vertete te popullit shqiptar.

Se dyti, ju pretendoni se ne Shqiperi brenda 25 viteve u transformua ndjenja shqiptareve nga interesi privat ne interes kolektiv dhe e gjithe kjo ne saje te revolucionit socialist. Nuk e di a e keni me gjithe mend, apo me shaka kete perfundim, por gjithsesi duhet te argumentoni me perpara qenien ne nje faze socialiste te jetes shoqerore ne Shqiperi jo sipas propogandes, sepse ajo vetem ka genjyer, por sipas qelizave perberese te shoqerise, ku analiza e prones private tregon tjeter hapesire organizimi shoqeror te shqiptareve përpara 1945. Keshtu qe te mund te argumentosh pretendimin tend me perpara duhet te vertetosh parakalimin e te gjitha rendeve shteterore nga ana e shoqerise shqiptare gje qe kerkush nuk di ta beje ne Shqiperi. Eshte nje problem disi i veshtire, por i vetmi qe mund te zgjidhet sipas metodikes marksiste dhe qe ju nuk e keni bere kurre, sepse nuk ju ka leverdisur. Perkundrazi propoganda komuniste sajoi shtetet ilire, shtetin arber, shtetin e Skenderbeut, principatat feudale, kryengritjet antiromake, antibizantine, antiosmane, kryengritjet antifeudale, antizogiste, revolucionin proletar dhe, se fundi, revolucionin socialist. A e kuptoni i nderuar lektor se ngjarjet historike nuk mund te sajohen dhe rendi shoqeror i popullit shqiptar eshte rrjedhoje e ligjeve te natyres dhe jo e ligjeve te njeriut. Me paraardhesit e larget te shqiptareve ka ndodhur ajo qe nuk eshte perseritur ne asnje race tjeter: mbijetesa rastesore e filleses se races se bardhe para milionavjecareve, ne kundershtim me racat e tjera. Duke qene keshte shqiptaret i nenshtrohen te tjera ligjeve shoqerore, dhe keshtu ka ndodhur, te cilat as epoka e heleneve heroike nuk i permbante sepse ishte me e avancuar. Atehere mbi c’baze teorike ju i nderuar lektor merrni persiper injektimin tek shqiptaret te nje rendi qe mund te aplikohej (po e konsiderojme te sakte teorine e Marksit per kete problem) vetem pas disa milionavjecareve? Dialektika juaj materialiste nuk e njeh lidhjen e shpejtesise se zhvillimit me kohelindjen dhe detyrimisht nuk ka pase se si ta zgjidhe kete problem as ne fushen e teorise. Te gjitha keto tregojne se epoka e komunizmit shqiptar eshte veprimi antihistorik mbi nenen tone natyre dhe konkretisht mbi shqiptaret. Ja perse ajo epoke eshte epoka me antishqiptare dhe me antihistorike ne historine e popullit tone. Tani, duke u rikthyer tek ideja juaj mbi transformimin e ndergjegjes nga ana e revolucionit, si ka mundesi te ndodhe kjo kur shqiptaret ekzistencen e prones private e mesuan vetem ne shekullin e XX-te? Si ka mundesi qe shqiptaret e epokes komuniste na qenkan kujtuar per ndjenjen kolektive kundra ndjenjes personale kur deri me 1944 ekzistenca e saj ishte i vetmi promotor i moseleminimit te tyre nga historia? I nderuar lektor, ju keni marre antributet e popullit shqiptar duke i paraqitur si veper te komunizmit. Jam i detyruat t’ju them se kjo eshte nje genjeshter e shemtuar.

Se treti, dhe se fundmi, ju thoni se revolucioni socialist eci ne Shqiperi ne rruge te pacara. Ka ardhur koha t’u themi shqiptareve se termi revolucion socialist eshte perdorur per te fshehur gjurmet e diktatures antishqiptare te Enver Hoxhes duke mos pasur asnje lidhje, qofte dhe empirike, me teorine marksiste, jo vetem pse Marksi dhe Lenini jane krejt te kundert kundrejt njeri – tjetrit. Cdo gje e thene ne emer te filozofise marksiste ka qene, ne realitet, nje antimarksizem i kulluar dhe e gjitha kjo pasi populli shqiptar me zhvillimin e vet shoqeror nuk perbente nje zhvillim kapitalist me industri te zhvilluar dhe proletariat te organizuar ne klase shoqerore me vete. Ky fakt eshte i afte te argumentoje moslidhjen e marksizmit me praktikat e PPSh dhe detyrimisht nuk ka se cfare revolucioni te kete ndodhur ne Shqiperi dhe cfare rruge e paçare ka ekzistuar tek ne, pervec antishqiptarizmit primitiv.

Ne realitet ketu del ne pah pika ku Marksi ndryshon nga Lenini dhe ku ky i fundit e ndryshoi banalisht te parin. Pa dyshim qe kjo ka qene e domosdoshme te behej ne menyre qe te justifikohej revolucioni bolshevik. Per here te pare kjo eshte bere me 23 gusht 1915 ne gazeten “Social-Demokrat”, qe botohej ne Zyrih e financuar nga anglezet, ku Lenini botoi artikullin e tij “Rreth shteteve te bashkuara te Europes” dhe nuk është mirë të merren nga publikimet e artikujve te vepres se 35 (1912-1922), që nënkupton vitet e fundit te jetës së Leninit. Qe ketu fillon pasaktesia dhe kjo e gjitha në kuadrin e dialektikës materialiste kur thelbi i saj përfshihet ne dialektiken historike. A nuk përbën kjo nje shkelje te metodikes materialiste, por që autori e përdor shpesh e më shpesh; akoma më tej thellohet në këtë lloj arësyetimi pikerisht tek dialektika e të vërtetës të cilën ai e specifikon në relative dhe absolute pa i thënë lexuesit se termi e vërtetë relative është krijuar për të mbuluar mosnjohjen dhe mashtrimin e përdorur. E gjithë kjo në kuadrin e pikës ku Lenini e ndryshoi Marksin për interesat e tij. Sipas autorit tone:

 

“E vërteta nuk ka karakter abstrakt. Ajo është gjithmonë konkrete. Në lidhje me këtë, ajo duhet të shihet në kushtet e kohës dhe të vëndit. Kështu, për shëmbull, Marksi në epokën e kapitalizmit paramonopolist përpunoi teorinë e fitores së revolucionit socialist në të gjithë vëndet, ose në shumicën e vëndeve në të njëjtën kohë (pikërisht kjo nuk është e vërtetë; -gjeni një vënd të vetëm të lidhjes së termit revolucion socialist me kohëfitimin e revolucionit të shkruar nga Karl Marksi, GH), kurse Lenini përpunoi në kushtet e imperializmit teorinë e fitores së revolucionit socialist në një vënd të vetëm, ose në disa vënde të marrë veças. Në pamje të parë këto përjashtojnë njëra-tjetrën. Por po të studiohen thellë, del se janë të drejta që të dyja. Teoria e Marksit është e drejtë për fazën para imperialiste të kapitalizmit, kurse ajo e Leninit –për fazën imperialiste të zhvillimit kapitalist. Njëkohësisht, mosmbajtja parasysh e kushteve të ndryshuara shpie në gabime. Kështu, teoria e Marksit nuk i përgjigjet fazës imperialiste të zhvillimit të kapitalizmit; teoria e Leninit, e drejtë për fazën imperialiste të zhvillimit të këtij, nuk i përgjigjet fazës paraimperialiste të zhvillimit të këtij. Në bazë të karakterit konkret të së vërtetës, Lenini ka shkruar: “E gjithë fryma e marksizmit, i gjithë sistemi i tij kërkon që çdo tezë të shqyrtohet vetëm: a – historikisht (pikërisht këtë nuk bëri Marksi, GH); b – vetëm në lidhje me të tjerat (këtu qëndron defekti i shkencës botërore prej 2700 vjetësh dhe Marksi nuk e ka kapur dot, GH); c- vetëm në lidhje me eksperiencën konkrete të historisë (kjo është një shpikje e shkollës bolshevike, pasi është e pavlerë, GH)” (Lenini. Veprat, vëll. 35, f. 200)” (po aty, f. 164).

 

Kur flasim për të vërtetën parasysh kemi vetëm botën e njeriut dhe jo fantazinë e tij. Ndarja e të vërtetave në konkrete dhe të abstrakte është e lidhur pikërisht me këtë marrëdhënie, por që autori ynë nuk e kupton dot. Analiza e të pafundmëve në kohë dhe hapësirë përfshihet në të vërteta abstrakte dhe ato nuk mund të përfshihen dot në konkrete edhe pse njeriu në një farë mënyre e argumenton këtë fakt. Por duhet vënë në dukje kjo ndarje pasi është e vetmja mënyrë për të argumentuar Zotin, gjë që materialistët (i thënçin) nuk kanë ditur ta bëjnë. Në qoftë se do të nisemi për të zbuluar format e para fetare do të kostatojmë se perëndia e parë e njeriut ka qënë vetë natyra në besimin pagan dhe ky ka qënë një besim konkret pa çka se ato nuk ndikonin mbi jetën e njeriut, por që dikur-dikur ka përcaktuar llojin e njeriut. Ky është një problem, të cilin materialistët e shekullit të XIX-të e kanë mbyllur në mënyrë arbitrare, por ai hapi probleme më të mëdha duke e vënë këtë degë të filozofisë në pozita inferiore karshi të tjerave. Pastaj format e tjera të besimeve fetare kaluan gjithmonë e më shumë drejt abstraksionizmit, por që nuk kanë përfunduar akoma, pasi forma e fundit fetare do të jetë e lidhur me botën jashtëtokësore pa mundur dot të kontaktojë me të. Janë probleme të cilat materializmi e shekullit të XIX-të nuk ka mundur t’i parashikojë dot duke e futur filozofinë në një qorrsokak për faj të tij. Për të mbuluar shterpësinë e tij në këtë fushë Marksi goditi Hegelin duke shpikur problemin kryesor të filozofisë pa çka se ai ishte gjithmonë një abstraksion dhe që autorit tonë nuk ja mban për ta sulmuar për gjënë më të thjeshtë: nuk e kupton dot.

Tentativa për të shpëtuar pozicionin e dyshimtë të tij dhe të teorisë e shtyn autorin të përdorë pamjen në funksion të kohës dhe vëndit paçka se me këtë ai mohon thelbin e të vërtetës. Problemi duhet trajtuar krejt ndryshe dhe këtë nuk kanë ditur të bëjnë materialistët e shekullit të XX-të duke ja lënë fajin dhe përgjegjësitë Karl Marksit. Në momentin që të vërtetën iluzore kërkojmë t’ja nënshtrojmë kohës dhe hapësirës i jemi shkëputur të vërtetës dhe jemi futur në botën e absolutizmit duke tentuar për të zgjidhur atë që mendimi filozofik helen nuk e zgjidhi dot. Kjo do të thotë se kërkesën për një metodikë të re autori ynë e konsideron njohje drejt konkretes. Problemi është pak i pazgjidhshëm me metodat ekzistuese dhe materializmi veteran për këtë ka vujtur prej shekujsh. Dyshimi dhe moszgjidhja e konkretes në planin real përbëjnë lindjen e domosdoshme të teorizimeve të reja dhe këtë relatori ynë mundohet ta kapërcejë me teorizimet e shkollës bolshevike.

E thënë me fjalë të tjera Marksi nuk ka përpiluar teorinë e revolucionit socialist për etapën paramonopoliste të rendit kapitalist. Kjo është një gënjeshtër shumë e thjeshtë dhe tregon qëllimin e atij që e ka shpikur. Relatori ynë bie viktimë e shkollës së tij duke treguar jo vetëm paaftësi, por, kryesisht, edhe tendencën e punës së tij. Nuk i biet fyllit gjithmonë në një vrimë dhe këtë shkolla sovietike e ka pasur moto të punës së vet prej afro një shekulli. Marksizmi i proletarëve lindi si një domosdoshmëri teorike pë të shpjeguar shfrytëzimin shtazor që borgjezia kolonialiste angleze realizonte me shtetasit e saj. Ajo shërbeu për të argumentuar rrugën se drejt kujt po shkonte shoqëria angleze e mesit të shekullit të XIX-të dhe ku pikërisht duhej të devijonte. Kjo përbën të renë për lektorin tonë, por dhe për leninistët e shekullit të XX-të, pasi në të kundërtën teoria marksiste duhet konsideruar si teori e kapitalizmit globalist pa pasur asnjë lidhje me proletariatin (hollësisht me këtë jemi marrë në një studim të veçantë në kuadrin e marksizmit – leninizmit dhe revolucionit social, por përciptas autori ynë mund të gjejë idetë e reja për këtë fushë në artikullin: Stalini teorik dhe epoka e tij socialiste, të botuar në albanovaonline.com, logoreci.com dhe gazetën “Ndryshe” datë   30-31 korrik 2008 – 01 shtator 2008) jo se ai nuk ekziston, por sepse ai nuk mund të marrë përsipër të bëjë të kundërtën e asaj që njeriu ka bërë për mijëravjet në mënyrë të organizuar. Paaftësia e proletariatit, qoftë dhe në një vënd të vetëm, për t’u bërë klasë shoqërore shënon fundin e teorisë marksiste të interpretuar sipas shkollës sovietike.

Por kjo do të thotë se edhe Lenini nuk ka pasur asnjë mundësi teorike për të përpiluar ndonjë teori, sepse revolucioni bolshevik nuk ka qënë revolucion shoqëror që solli në skenën historike ndonjë oganizim shoqëror cilësisht të ndryshëm nga ai ekzistues. I gjithë interpretimi që i është bërë atij revolucioni është një mashtrim universal për qëllime krejt të tjera dhe nuk ka pasur lidhje të drejtëpërdrejtë me popullin rus. Në thelbin e tij revolucioni bolshevik ka qënë një grusht shteti i shoqëruar me luftë civile dhe një përsëritje e revolucionit borgjez rus të 1905-sës. Format e luftës që shoqëruan ngjarjet nga viti 1905 deri në vitin 1928 tregojnë se revolucioni bolshevik as që ka lidhje me teorinë e Marksit në mënyrë absolute. Po të analizohen këto forma do të shikohet që është vështirë të kapërcehet ligjësia natyrore që shoqëron botën e re sovietike në raport me botën ruse të kohës së Carit. Ndryshimi është thjeshtë sasior dhe cilësia bie në sy vetëm në klasën politike dhe asnjë hap më tej. Marksistët e shekullit të kaluar nuk kanë ditur rolin historik të shtetit, të atij kapitalist dhe cila është qeliza shoqërore që ndan shtetin nga jo shteti për të dy rastet ekstreme të tij (dmth kur lind dhe kur vdes). Në shekullin e XXI në popujt e zhvilluar të Europës kapitaliste po çfaqet tendenca e transformimit të shtetit borgjez në gjysëm shtet dhe kjo falë qelizës ushtri. Eleminimi i shërbimit të detyrueshëm ushtarak përbën hallkën e fundit të formimit të shtetit, por dhe hallkën më të parë të shpërbërjes dialektike të tij duke treguar se shteti e ka kryer detyrën e vet historike dhe po futet në një hapësirë të re dhe të paparë. Teoria e Marksit në këtë pikë ka nevojë të plotësohet, por jo të mohohet.

Kjo do të thotë se marksizmi nuk përjashtohet, në pamje të parë, nga leninizmi, por mohohet kryekëput nga ai dhe lektori ynë mundohet me fjalë të buta të mos e vërë në dukje në këtë formë. Në qoftë se teoria e Marksit nuk është një gjëndje të tregojë se si shuhet shteti nga pikëpamja materiale dhe ku qëndron thelbi i ekzistencës së tij, teoria leniniste është në gjëndje të na tregojë se si ndërtohet shteti, akoma më tej shteti i diktaturës partiake, dmth i sundimit të pakicës mbi shumicën dhe kthimin në skllevër të kësaj shumice. Nuk ka nevojë të shkojmë tek ligjet e Solonit apo të dymbëdhjetë tabelave, por mjafton të shikojmë ligjet leniniste mbi këtë shtet për të kuptuar se si lind shteti skllavopronar modern.

E keqja në teorinë marksite qëndron në mos mbështetjen tërësore të qelizave që ndërtojnë shtetin, por në njërën prej tyre: tek klasat shoqërore. Bile edhe kjo në mënyrë të pjesëshme duke mos përcaktuar rolin aplikativ që kishte klasa e punëtorëve në vazhdimësinë e shtetit klasor. Problemi ka qënë tepër i mangut dhe unë pretendoj për një tjetërsim të teorisë marksiste. E them këtë pasi përmbajta e veprës së tij bie ndesh me teorinë e luftës së klasave që paraqitet si vepra kryesore e Karl Marksit. Të flasësh për klasat shoqërore dhe t’i atribuosh atyre një luftë të përbotëshme, si vazhdim i politikës me mjetet e dhunës, do të thotë të mos kesh kuptuar historinë e klasave shoqërore në planin dialektik. Unë nuk kam gjetur tek asnjë vepër e Marksit dinamikën e këtyre klasave shoqërore dhe detyrën që ka seicila prej tyre. Nuk është i mjaftueshëm përcaktimi i proletariatit si klasë shoqërore që përmbys borgjezinë dhe e sundon atë. Kjo është një përrallë që nuk mund të besohet më, pasi nuk është e shoqëruar me elementët e tjerë shoqërore që i bashkangjiten dinamikës së klasave shoqërore. Janë pikërisht këta elementë të marrë së bashku që përcaktojnë dinamikën specifike të klasave shoqërore ku kuptimi leninist është me të vërtetë skandaloz. Marksi nuk përcaktoi dinamikën e klasës së borgjezisë përtej kohës së tij, që përputhej me globalizimin e saj. Në qoftë se klasa politike bëhet ndërkombëtare, po elementët e tjera çfarë rruge do të kenë? Si zhvillohen ato në kuadrin e globalizmit kapitalist. A është rendi kapitalist rendi i fundit shtetëror dhe rendi i parë botëror? Në qoftë se po, atëhere teoria e Marksit ka nevojë të modifikohet pasi ajo nuk përmbledh dinamikën e qelizave shoqërore që ndërtojnë shtetin e së drejtës në kuadrin e shtritshmërisë globaliste. Këtu problemi është krejt tjetër për tjetër nga ajo që na paraqet teoria e tij.

Në qoftë se ne do të marrim në konsideratë frymën marksiste do të shikojmë se ajo ka një tendencë pozitive, që duhet marrë në konsideratë, por jo në pozicionin interpretativ të shkollës bolshevike. Analiza e të tre pikave leniniste të kësaj fryme tregon se marksizmi pikërisht në këto tre pika është defektoz dhe Lenini e ka përdorur për ta përmbysur atë. Në qoftë se pranojmë se problemi duhet parë historikisht ai në radhë të parë i duhet përcaktuar dialektika, dmth lindje – zhvillim – vdekje. Dhe po të ishte bërë kjo, atëhere përfundimet marksiste bolshevike (unë nuk di të ketë përfundime të tjera dhe kjo përbën gabimin tim, pasi duhen parë punimet origjinale në gjermanisht dhe anglisht të kohës) duhen ndryshuar pothuajse tërësisht, pasi Marksi nuk është marrë me këtë punë (letra e Engelsit drejtuar Meringut më 1893 e përligj këtë pretendim). Në qoftë se pranojmë që problemi duhet parë në raport me të tjerët, atëhere shkenca botërore ka nevojë të përmbyset, pasi shkaku i lëvizjes është i parë vetëm sipas dinamikës së brëndëshme të objektit që lëviz dhe këtu fillon e mbaron një gabim prej mbi 2600 vjetësh që i ka shkaktuar njerëzimit shumë dhimbje. Është një problem i pa kapur nga Marksi jo vetëm atëhere, por dhe sot ky devijim është pak i vështirë të sulmohet kaq hapur dhe pa pasoja. Do t’i rikthehemi këtij problemi në kuadrin e lëvizjes në natyrë. Në qoftë se pranojmë që problemi duhet parë në lidhje me eksperiencën nuk ma merr mëndje se lektori ynë do të thotë më tepër, kur në realitet pranimi i eksperiencës në zhvillimet shoqërore është i lidhur me majat e filozofisë dhe të shkencës ku puna interpretative e Ajnshtajnit duhet marrë për bazë vetëm për botën e njeriut pa kaluar në botën e fizikës pasi ajo që ka ndodhur në Tokë për mijëra e mijëra vjet është e aftë të argumentojë se si ka ndryshuar ky njeri në bazë të botës së relacioneve universale ku paradoksi i binjakëve ka përmbysur shumë pikëpamje duke lënë në errësirë pasojat e dukurisë. Problemet nuk janë kaq të thjeshta që të mund të përmblidhen në fjalën eksperiencë. Kjo e fundit e humbet kuptimin kur kalohet tek një popull tjetër, komb tjetër apo racë tjetër. Kujtojmë fjalët e Hegelit mbi pamundësinë e mësimit të popujve nga njëri-tjetri. Problemi ka nevojë për një riinterpretim të dukurisë ku filozofia nuk e ka thënë akoma fjalë e saj. Unë pretendoj se raporti kohor-hapsinor e plotëson këtë kusht dhe këto parametra (shih albanovaonline.com, logoreci.com, gazetën “Ndryshe” dt. 24.07.2008).

Pasi na sorrollati nga njëri krah i dialektikës materialiste në krahun e dialektikës historike, më së fundi lektori ynë arriti në thelbin e dialektikës materialiste duke na paraqitur elementët më kryesore të tij. Si paraqiten me këtë dialektikë idetë e lektorit tonë? A përputhen me pozicionin materialist të filozofisë? Duke qënë produkt i shkollës bolshevike, në themel të së cilës ka qënë inproduktiviteti filozofik, është afër mëndsh se këto ide nuk mund t’i largohen pozicionit antimaterialist të tyre pa çka pretendimit edhe pse temat e kësaj fushe nuk prekin në mënyrë të drejtëpërdrejtë politikat sociale. E keqja është se ato kontraktohen me idetë e Leninit dhe këtu qëndron e keqja e autorit tonë, i cili duke dashur të mbrojë një të shtrëmbër pranon të jetë topall edhe pse ka dy këmbë duke mos i shërbyer popullit të vet. Po kujt i kanë shërbyer këta njerëz përgjatë gjithë kohës kur kanë mbajtur leksione nëpër auditorët shqiptarë?

Autori ynë merr përsipër të argumentojë saktësinë fallso të ideve leniniste paçka se ato bien në kundërshtim me bazat metodike të materializmit filozofik. Sipas tij:

 

“Të gjitha këto (fenoment e natyrës, GH) i kanë dhënë mundësi materializmit dialektik të përpunojë konceptin e materies. Materies iu ka dhënë përkufizim klasik Lenini në veprën e tij “Materializmi dhe empiriokriticizmi”. “Materia – ka shkruar ai në këtë vepër – është një kategori filozofike që shërben për të treguar realitetin objektiv që i jepet njeriut në ndijimet e tij, që kopjohet, fotografohet, pasqyrohet nga ndijimet tona, por që ekziston pavarësisht prej tyre” (Lenini: “Materializmi dhe empiriokriticizmi”,….f. 116).

Përkufizimi i Leninit përfaqëson përgjithësimin e karakteristikave esenciale, të përbashkëta, të të gjitha objekteve materiale, pa përjashtim. Ky koncept nuk mban parasysh atë që kanë të veçantë, karakteristike për llojin, objektet e veçanta (në këtë pikë autori ka bërë një operacion të vogël duke parashikuar rrëzimin e formulimit leninist për shkaqe të panjohura për të, por që është i pavlerë pasi gabimi është në thelbin e problemit dhe jo në anekset e tij, GH). Po cila është karakteristika e tyre e përbashkët? Karakteristika e përbashkët e tyre është të ekzistuarit objektivisht, pavarësisht nga ndërgjegjja jonë. “Nocioni i materies – shkruan Lenini – nga pikëpamja gnoseologjike nuk do të thotë asgjë tjetër, përveç kësaj: realitet objektiv që ekziston pavarësisht nga ndërgjegjja e njeriut dhe që pasqyrohet prej saj” (po aty, f. 166)”.

 

Kjo është e gjithë esenca e përkufizimit të nocionit materie sipas leninizmit, duke përfshirë edhe interpretimet e lektorit tonë, por duke shtuar edhe diçka tjetër që bëhet premisë për rrëzimin e teorizimit leninist. Sipas autorit tonë:

 

“koncepti i Leninit pranon mundësinë e njohjes së pakufishme të materies” (po aty, f. 168).

 

Pikërisht pretendimi i fundit bëhet shkaku i rrëzimit të ideve leniniste pasi mundohet të pajtojë dy të kundërta sipas konteksit kohor dhe hapsinor të ekzistencës.

Ne te vertete ne kete pike duhet te filloje rinovimi i filozofise materialiste, e cila ka vite qe hesht per paaftesi te theksuar produktive. Une pretendoj qe rishikimi i bazava elementare te kesaj filozofia do te conte ne nje bum interpretativ te themeleve te shkences. Pikerisht per te penguar kete ekziston formula leniniste mbi nocionin materie. Pretendohet se kjo formule eshte ne perputhje me zhvillimin e shkences dhe rivertetohet nga procesi i fundit. Kete gje na e ve ne dukje autori yne, i cili nuk perton dhe shkruan

 

“Koncepti leninist i materies jo vetëm që nuk bie poshtë, por gjen një vërtetim të ri në proçesin e zhvillimit të shkencave” (po aty, f. 169).

 

Une do t”i tregoj lektorit tone qe ky formulim qe ne nisje eshte gabim dhe nuk ka asnje aresye te vertetohet ne gabimin e vet. Ne qofte se kam pranuar qe problemi kryesor ne filozofi nuk eshte raporti midis materies dhe ndergjegjes duke u nisur nga karakteri kohor dhe hapsinor i seicilit element ne raport, i njejti problem qendron edhe ne perkufizimin leninist mbi materies. Ne qofte se pranojme se materia eshte e pafundme ne kohe dhe hapesire, si mundet te pasqyrohet, fotografohet dhe kopjohet nga njeriu kur njeriu eshte i fundem? Pastaj materia perben nje domosdoshmeri per ekzistencen e njeriut, kur njeriu eshte thjeshte nje rastesi pa asnje domethenie per materien. Mbi kete baze analitike si mundet valle t’i perbashkojme dy te kunderta ne nje elementte vetem? Qe te pranojme se ne kohon e Leninit nuk ishte zbuluar largimi i galaktikave nga njera – tjetra dhe kjo nuk mund te conte ne ndarjen e ishullit lendor nga materia, eshte e pa vlere, pasi materializmi i shekullit te XIX-te arbitrarisht kishte pranuar se materia eshte e pafundme ne kohe dhe hapesire duke e quajtur kete nje postulat. Gabimi eshte i njejte si per rastin e emertimit te nocionit ndergjegje, i cili nuk mund te lidhet me kategorine materie, por me lenden. Dmth perkufizimin e lendes Lenini e ka paraqitur per materies dhe ketu qendron themeli i gabimit. Kjo do te thote se teoria e leninizmit e ka hyjnezuar njeriun dhe e ka bere te pavdekshem me kete formulim. A ka idealizem dhe antimaterializem me te kulluar? Prej ketij gabimi rrjedhin me rradhe gabimi mbi mundesine e njohjes se materies, gabimi mbi ekzistencen e vete njeriut ne natyre, gabimi mbi mospërcaktimin e kohës dhe hapesirës së disponueshme të botes njerezore, gabimi mbi format e levizjes (me te cilat do te merremi ne vazhdim), gabimi mbi formen e pare te levizjes, gabimi mbi shkakun e levizjes dhe, gjeja me kryesore, ekzistenca e shkallëve të zhvillimit të qenieve biologjike dhe shoqërore ne hapesire. Problemet e shumta qe disponon shkenca e sotme i kane aneksuar drejt periferise keto gabime dhe kjo shkence ka mbi 2700 vjet qe ecen mbi nje gabim me pasoja per te. Perfundimi leninist mbi materien eshte rezultat e ketij gabimi. Cila do te ishte zgjidhja eventuale?

Gjëja e parë sot është ndarja e materies nga çdo specifikë e njohëshme dhe e panjohëshme në natyrë. Dmth materia është ajo kategori filozofike, pra rezulton të jetë abstrakte jashtë ndërgjegjes së njeriut dhe konkrete në kuadrin e ezistencës së ndërgjegjes së njeriut, që e ka kohën dhe hapësirën të pafundme. Si e tillë materia nuk ka kufizim në organizim, dmth është e pafundme, nuk ka limit shpejtësie, dmth shpejtësia e lëvizjes së materies është infinit – nuk ka vlerë, nuk mund të fotografohet, pasqyrohet dhe reflektohet nga kërkush. Në një farë mënyrë duhet pranuar që materia është ZOTI. Në qoftë se ne e pranojmë këtë marrëveshje, atëhere duhet ecur në gjurmët e monoteozmit filozofik për të zbuluar formulën e unitetit të materies dhe këtu qëndron sekreti. Çfarë formule disponon kjo kategori që të lidhet me specifikën e njohëshme, nga ana e njeriut, lëndën? Gjërat fillojnë e lidhen kur njeriu është në rrugë të drejtë, por në momentin që arësyetimi filozofik imponohet nga mendimi politik, atëhere ai e humb fillin dhe nuk mund të pajtohet me realitetin objektiv të ndarë nga ndërgjegjja. Lenini nuk ka qënë i aftë t’i shpëtojë këtij pozicioni, pamvarësisht nga pretendimi.

Nocioni mbi materien duhet t’i ishte adresuar lëndës dhe në këtë mënyrë do të pajtonte të panjohurën me realitetin objektiv. Kjo do të thotë se lënda është ajo kategori fizike, jo filozofike (dhe me këtë i jemi afruar konkretes përtej Leninit), që shërben për të treguar realitetin objektiv që i jepet njeriut në ndijimet e tij, që kopjohet, fotografohet, pasqyrohet nga ndijimet tona, por që ekziston pavarësisht prej tyre. Ndryshimi midis këtij formulimi dhe atij leninist unë mendoj se është thelbësor pasi jo vetëm që e kapërcen mendimin përgjithësues, nga filozofia tek fizika, por i atribuon njeriut mundësinë për ta njohur atë brënda kuadrin real të ekzistencës së tij. Ne do të shohim në vazhdim se si njeriu ka disa gjëra të lëndës që nuk mund t’i njohë dhe kjo falë kohës dhe hapësirës disponuese të tij. Për të qënë të saktë duhet pranuar se njeriu nuk mund ta njohë pozicionin e lëndës përpara formimit të tij. E kundërta e kësaj i mohon lëndës zhvillimin e pandërprerë dhe zinxhir të saj deri në përmasën që do ta lejojë koha e lindjes; i mohon karakterin organizues në mini dhe makro të lëndës. Me fjalë të tjera njeriu njeh aq sa i nevojitet dhe as sa ka mundësi. Unë nuk e di se si kanë arësyetuar agnostikët për këtë problem, por duhet të jetë dritëshkurtësi mohimi i njohjes së lëndës nga ana e njeriut. Mos vallë problemi ka qënë për materien e pafundme dhe është dikush që ja ka ndryshuar adresën? Problemi i nocioneve sot është bërë madhor dhe të vetëquajturit materialistë të shekullit XIX-XX mund t’ja kenë futur në tym.

Kjo do të thotë se edhe realiteti objektiv, që ekziston pamvarësisht nga ndërgjegjja e njeriut dhe që pasqyrohet prej saj, të mos konsiderohet pasojë e materies, por e lëndës. Gjithashtu ajo do të thotë se koncepti i Leninit mbi pranimin e mundësisë e njohjes së pakufishme të materies të jetë i gabuar dhe i pasaktë. E thënë më ndryshe: njeriu nuk mund ta njohë kurrë materien në pafundësinë e saj, bile për të qënë të sinqertë duhet pranuar se njeriu do të njohë pjesën më të parëndësishme të materies; sepse dhe raportet kohore dhe hapsinore të materies me lëndën qëndrojnë në këtë pozicion. Lenini i ka dhënë njeriut një pozicion përtej realitetit në raport me materien me mënyrën se si e ka përcaktuar nocionin e lartpërmëndur.

Kështu që në kuadrin e zhvillimit të mendimit filozofik, vetëm shqiptar, Lenini përmbyset me lehtësi si i panevojshëm dhe pengues i këtij zhvillimi me formulimin e mësipërm.

Sa më shumë që ne futemi në thellësi të librit të lektorit tonë, aq më shumë ndjejmë nevojën e ndryshimit të materializmit të tij nga një materializëm shterp dhe të tjetërsuar në një materializëm origjinal me tendencë zhvillimi. Pa pasur për qëllim ta ofendojmë lektorin tonë, vëmë re se ai e kapërcen realitetin historik të shqiptarëve për qëllime të pakuptimta, por që na çon ne në zbulimin përse ai pas 18 viteve merret përsëri me çështjet e materializmit historik duke u fshehur pas atij dialektik.

Problemi më i vështirë për politikën e komunizmit shqiptar ka qënë fshehja e realitetit shoqëror të shqiptarëve në prag të zëvëndësimit të klasës politike shqiptare nga ajo filo gjermane të hapur në angleze të fshehtë (1943-1945). Në qoftë se ky problem fillimisht u kapërcye nga padija, pasi nuk kishte asnjë vepër të publikuar të Marksit, çka do të thotë se komunistët shqiptarë u bënë edhe marksiste pas viteve 1960 kur u kthyen studentët nga Bashkimi Sovietik dhe filluan botimet e veprave të Marksit dhe Engelsit, më vonë ishin këto vepra që u shoqëruan me intepretime nga më ekstreme për të mbuluar prapambetjen e paimagjinueshme të popullit shqiptar jo vetëm në raport me komshinjtë, por sidomos në raport me atë që kërkonte teoria e Marksit. Ky mashtrim vazhdon edhe sot ku Akademia e Shkencave të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë ka luajtur rol të dorës së parë pasi u ka fshehur me qëllim shqiptarëve pozicionin real shoqëror të tyre në prag të krimit politik. E thëna me fjalë të tjera është kjo Akademi që e kthehu historinë e popullit shqiptar nga realiteti historik mijëravjeçar në antihistori. Relatori ynë nuk i ka shpëtuar këtij pozicioni po vazhdon punën e tij, si atëhere, jo vetëm pa e ditur të vërtetën, por shpalos tendencën e botimit të ideve dialektike antishqiptare edhe në vitin 2009.

Sipas tij:

 

“Zhvillimi i mendimit njerëzor realizohet në përputhje me nevojat e njohjes dhe të transformimit të botës. Shprehje e lëvizjes në fushën e mendimit është ndryshimi që vërtetohet në ndërgjegjen e njeriut. Kështu, në këtë proçes në Shqipëri u formua në kushtet e socializmit njeriu i ri, me tiparet e moralit komunist. Lëviz dhe zhvillohet edhe shoqëria njerëzore. Sikurse dihet, shoqëria njerëzore ka kaluar nëpër formacione të ndryshme shoqërore e ekonomike, në komunitetin primitiv, në sistemin skllavopronar, në sistemin feudal dhe atë kapitalist dhe po kalon edhe në shoqërinë komuniste” (po aty, f. 174)

 

Përmbajtja e këtyre rreshtave tregon pasaktësinë universale të autorit për këtë temë dhe shtrëmbërimin që ai i bën shoqërisë shqiptare përgjatë parakalimit të rendeve shoqërore ku këto të fundit i analizon me gjithë mënd gabim, rrjedhojë të shkollimit të tij. Problemi është krejt ndryshe dhe kërkon përmbysjen e shkollës leniniste mbi shtetin klasor dhe jo shtetin kalimtar drejt rendit të fundit. Lenini këto probleme i ka parë thellësisht gabim ku broshura, të paktën: Shteti dhe revolucioni është një përmbysje e realitetit historik të njerëzimit duke mos marrë për bazë faza të tëra të zhvillimit të shoqërisë njerëzore, temë e cila është trajtuar në kuadrin e vëll. të V-të: Marksizmi, leninizmi dhe revolucioni social ka pasqyrohet përmbysja që Lenini i ka bërë Marksit. Duke u rikthyer në temën tonë konstatoj se autori, me padijen e tij ka devijuar thelbin e problemit për të fshehur një të vërtetë dhe për të vënë në pah një mashtrim, si dukuri pozitive. Vini re gabimet interpretative të autorit tonë dhe se si ai shtrëmbëron Marksin për hir të Leninit.

-Ndryshimi në ndërgjegjen e njeriut nuk është shprehje e lëvizjes në fushën e mendimit, por ajo është pasojë e qënies shoqërore duke mos qënë e njëjta gjë, e cila nga ana e vet është shprehje e lëvizjes shoqërore. Autori këtu bën një kapërcim dhe i dedikon abstraktes parametra që i disponon konkretja. Nuk mund të vihet në dukje lëvizja e mendimit jashtë kësaj konkreteje. Kjo është një shprehje që i takon idealizmit filozofik. E keqja është se autori abstrakten ja mbihyp një abstraksioni tjetër (mendim – ndërgjegje) duke e paraqitur si diçka konkrete, gjë e pamundur, dhe mundohet me të gjitha mënyrat të argumentojë pozicionin e njeriut të ri shqiptar të viteve 80. Së pari autori ynë duhet të dijë se këtu fjalën e merr parametri shpejtësi zhvillimi për të cilin autori ynë nuk mund të thotë dot asnjë fjalë të vetme paçka se ai përbën zgjidhjen e problemit. Së dyti, pasoja e ndërgjegjes së njeriut nga rendi shoqëror nuk mund të mësohet kaq shpejt sa propogandon autori, pasi asnjeri deri më sot nuk ka argumentuar shpejtësinë e transformimit të ndërgjegjes nga rendi shoqëror. Pra kemi të bëjmë me një hamëndje dhe jo me një fakt. Së treti, autori kërkon t’i mbushë mëndjen lexuesit, me të njëjtën shkollë si atëhere kur shpaloste politikën e diktaturës për të treguar se produkti më i lartë i politikës së PPSh ishte pikërisht ky njeri. Të paktën sot, më 2009, të gjithë shqiptarët janë të aftë të argumentojnë se defekti kryesor i diktaturës komuniste ishte pikërisht njeriu, i cili përgjatë 19 viteve e braktisi vëndin e vet me urrejtje duke pasur frikë të deklarohet si shqiptar dhe kjo nuk është gjë e vogël. Të paktën në fillim të shekullit të XX-të malsorët e Veriut dhe kosovarët e kishin për krenari të deklaronin: Jam shqiptar dhe i përkas Shqipërisë (është analoge me postulatin: Feja e shqiptarit është shqiptaria)! Në këtë pikë i nderuar lektor duhet parë produkti i diktaturës dhe jo të mbështetemi në përrallat e filozofisë. Ta deklaroj pa frikë i nderuar lektor se sot të gjithë shqiptarët, pa përjashtim, janë më të këqinj se para 1945 (dmth, nipi më i keq se gjyshi në kompleks dhe jo vetëm në karakter) dhe ky është një fakt që tregon se çfarë i ka bërë komunizmi popullit shqiptar. Këtë duhet të mos e harrojmë të paktën përgjatë shekullit të XXI.

-Pastaj është dëshira e autorit për ta konsideruar rendin shoqëror socialist, edhe pse ai nuk e di se ku qëndron thelbi i socializmit, dhe detyrimisht “njeriu i ri” përsëri është një dëshirë dhe jo një fakt. Për të kuptuar transformimin e njeriut shqiptar dëshiroj të vë në dukje vetëm një fakt real: gjëndjen e banorëve të Mirditës dhe Labërisë para 1945 dhe mbas 1945 ku para këtij viti ata ishin kundërshtarët politik më të egjër të komunizmit enverist dhe pas atij viti ogurzi u bënë veglat kryesore të tij. Transformimi në këtë rast nuk ka të bëjë as me rendin shoqëror, as me lëvizjen shoqërore dhe as me lëvizjen e mendimit. Në këtë rast kemi të bëjmë me lidhjen e njeriut me domosdoshmërinë e bukës së gojës mbi çbaza u bë ky transformim. E kundërta e kësaj do shumë më tepër vite për t’u transformuar dhe kjo përbën thelbin e tragjedisë së popullit shqiptar. kjo është pikërisht ajo që nuk ju pëlqen ju pas 1992, vit në të cilin u dukën mirëfilli karakteristikat më negative të popullit shqiptar.

-Sa për moralin komunist, të paktën tek Marksi, unë gjej që morali nuk ka zhvillim, nuk ka përmbajtje, nuk ka thelb, nuk ka histori dhe rrjedhimisht nuk ka se çfarë të përfaqësojë. Ja përse unë them se ju keni qënë një klasë politike antimarksiste dhe antishqiptare edhe pse ato nuk kanë asnjë lidhje midis tyre. Në këtë pikë propoganda dhe realiteti përputhen çuditërisht saktë.

-Kalimi i shoqërisë njerëzore përgjatë formacioneve ekonomiko – shoqërore, të jeni të sigurtë për këtë, është analizuar gabim që në kohën e utopizmit socialist francez e anglez dhe detyrimisht nuk ka se çfarë gjë të saktë mund të pasqyrojë ai sot. Nuk është i saktë përbashkimi i formacioneve sipas ekuacionit që jep autori (“në komunitetin primitiv, në sistemin skllavopronar, në sistemin feudal dhe atë kapitalist dhe po kalon edhe në shoqërinë komuniste”), pasi në funksion të idesë së tij ai duhej të ishte fiksuar në përcaktimet e përmbajtjes së rendeve shoqërore, të cilët deri më sot janë vetëm dy: rendi primitiv me dy formacione thellësisht të ndryshëm në thelbin e tyre, por që ekonomistët e njëhsojnë me një, dhe rendin shtetëror me tre formacione thellësisht të ndryshëm kur analizohet në funksion të pronës private. Analiza historike e këtyre pesë formacioneve çon në përfundime krejt të tjera ku bie në sy edhe gabimi i Marksit, gjithmonë sipas përfundimeve të shkollës bolshevike për thelbin e teorisë së tij.

Megjithëse unë e kam trajtuar këtë temë me shumë hollësi në kuadrin e gjenezës së popullit shqiptar (Poligjenezë apo monogjenezë dhe mbi këtë parim gjeneza e popullit më të vjetër të racës së bardhë, në kuadrin e: Tjetërsimi i historisë ose “Ndërgjegjja e ngjarjes”, vëll. 4, dorëshkrim) jam i detyruar t’ju përsëris këtë hapësirë.

Nuk është e vërtetë që rendi komunar fillon me lindjen e njeriut në Tokë dhe mbaron me vendosjen e marrëdhënieve skllavopronare. Ky është një gabim me të vërtetë madhor dhe në kundërshtim me dialektikën materialiste. Komuna primitive fillon me lindjen e njeriut dhe mbaron me proçesin e ndarjes së punës, ku proçesi i fundit përbën pikën ku mohohet komuna primitive dhe fillon komuna fisnore. E vetmja gjë që kjo e fundit mori nga e para, dhe konstatohet, është tërësia e ideve fetare (kultet e natyrës, ose paganizmi primitiv) duke na argumentuar që komuna e mirëfilltë primitive e mbylli jetën e vet me idealizmin fetar ku paganizmi fetar përbën fillesën e mendimit filozofik botëror për të gjithë kohërat dhe për të gjithë vëndet e popujt e botës. Kjo do të thotë se bota e komunës së mirëfilltë primitive ishte e barabartë me botën e kafshës dhe vetëm pas ndarjes së punës bota njerëzore fillon e veçohet nga bota e kafshëve. Proçesi ka qënë, në disa vënde, tepër i gjatë dhe kjo e imponuar. Të paktën tek shqiptarët këtë se luan as topi dhe këtu fshihet vjetërsia fantastike e shqiptarëve të sotëm. Rendi komunar, në raport me rendin shtetëror, është tepër-tepër i gjatë. Bile dhe faza fisnore e kësaj komune është më e gjatë se të gjitha etapat kohore të tre formave shtetërore të marrë së bashku, gjë e cila nuk është pa domethënie dhe duhet të shërbejë për të përcaktuar hopet qelizore që ndajnë rendet nga njëri – tjetri, apo formacionet ekonomiko-shoqërore. Këtë gjë Marksi nuk e pat bërë dhe kjo i kushtoi përmbysjen e teorisë së tij. Deri tani ne kemi përcaktuar ekuacionin e mëposhtëm:

 

Komuna primitive ndarja e punës→ komuna primitive fisnore

idetë fetare

Faza fisnore e komunës primitive është përgjegjëse për lindjen e të gjitha qelizave materiale që shoqërojë lindjen e shtetit, me përjashtim të njërit, i cili bëhet shkaku i vetëm i transformimit të komunës fisnore në qytet – shtet (Athina, Sparta). Këto qeliza janë: prona private, e drejta zakonore e pashkruar, ushtria e popullit të armatosur, qyteti, kuvendet popullore, shtresat shoqërore të paktën mbi bazën e banimit fshat-qytet.

Në momentin që komuna fisnore, ose bashkësia e tyre, vendos shërbimin e detyrueshëm ushtarak, duke e transformuar ushtrinë nga ajo e popullit të armatosur në ushtri të pushtetit publik, në atë moment kemi lindjen e shtetit klasor ku prona private deklarohet si mishërimi material i zhvillimit ekonomik të këtij shteti duke filluar marshimin gjigand për rritjen e mirëqënies së njerëzimit. Ekuacioni i ketij procesi permban pothuajse te gjithe elementet shoqerore e shtetit te mevonshem duke argumentuar se ato do te jene te pranishme edhe pertej tij.

 

Komuna primitive fisnore idete juridike (ushtria) → shteti (skllavopronar)

idete fetare

 

Rendesia e ndarjes se komunes primitive ne dy etapa kohore, me permbajtje hapsinore krejt te ndryshme, pamvaresisht nga koheegzistenca e gjitheseiciles (qe mund te jete 1000 / 1 ne favor te etapes se pare) qendron ne percaktimin se si do te eleminohet shteti ne historine e njerezimit. Deri tani lufta nuk ka luajtur asnje rol te drejteperdrejte ne formimin e ketij shteti edhe pse ajo ka qene e lindur dhe deri tani ka ndihmuar ne rritjen e ekonomise se pjesmarresve ne kete shtet. Edhe ky percaktim eshte e nje rendesia te vecante pasi do te tregoje rolin e luftes pergjate zhvillimit te shtetit, por gjithsesi do te argumentoje se lufta nuk ka gisht ne formimin e shtetit dhe detyrimisht do te jete ne kete pozicion edhe ne zhdukjen e tij. Une pretendoj se menyra e zberthimit te ketij procesi eshte dhe menyre se si eshte konkluduar per vazhdimin e shtetit ne historine e njerezimit ku dialektika hegeliane nuk ka ndihmuar realisht per faj te perdoruesve te saj.

Ndarja e shtetit sipas formacioneve ekonomiko-shoqerore eshte bere ne baze te klasave shoqerore dhe formave te prones private duke u anashkaluar qelizat e tjera shoqerore te cilat ndihmojne per saktesimin e shkalles se zhvillimit te shtetit dhe ndikim i kujt eshte ky zhvillim. Shkolla bolshevike ka heshtur me dashje per keto probleme duke e futur njerezimin ne nje kolaps vdekjeprures. Te pakten sot, nuk ka asnje rendesi ne ekziston shteti apo jo, por si dhe kush e ka formuar ate nga pikepamja materiale qelizore dhe cila eshte shkalla e zhvillimit te qelizave pjesmarrese ne te. Eshte e palejueshme per nje materialist te pranoje shtetin, si nje strukture e organizimit te shoqerise, por ne brendesi te tij ekzistojne: prona fisnore, e drejta zakonore e pashkruar, besimi fetar pagan, familja patriarkale, shkembimi mall-mall. Ne kete rast, dhe ky eshte rasti shqiptar, shteti eshte i imponuar per rrethana historike nga bota e relacioneve universale me hir dhe pahir. E keqja qendron ne metodat e perdorura per zberthimin e dinamikes se shtetit ku gjithmone eshte marre per baze e brendeshmja e shtetit dhe mbi kete baze eshte tentuar te zberthehen ekstremet kohore te tij. Ja perse une pretendoj se duhet nje metodike teorike e re per te arrire ne perfundime te sakta.

Me shtetin skllavopronar te gjitha qelizat shoqerore marrin forme perfundimtare, pervec njeres (ideve fetare), dhe del ne pah themeli kryesor i shtetit (prona private). Per te pare shkallen e zhvillimit te shtetit mjafton te shikohet shkalla e zhvillimit te prones private, por njeriu akoma nuk mund te percaktoje te gjithe dinamiken hapsinore te saj. Eshte e rrezikshme nxjerrja e perfundimeve te zhvillimit te shoqerise mbi bazen e dinamikes se prones private deri tek e sotmja. Asnjeri nuk mund te parashikoje dot format evolutive te saj te themi brenda 100 apo 200 viteve te ardheshem. Pikerisht cungimi i kesaj dinamike percaktoi permasen e shkolles bolshevike dhe deshtimin e saj.

Themeli qelizor, i dyte per nga rendesia, eshte klasa shoqerore. Me shtetin klasat shoqerore dalin hapur perpara historise edhe pse ato ekzistojne ne embrion pergjate fazes fisnore te komunes primitive. Dinamika e tyre perfaqeson shume te fshehta per shkencat politike dhe procesi akoma nuk mund te quhet i perfunduar edhe per faktin me te thjeshte fare: kane lindur perpara shtetit. Ato vetem pergjate dinamikes se shtetit muaren pamjen dinamike te tyre, duke qene pasojat me direkte te prones private. Duhet pranuar se dinamika e klasave shoqerore eshte pare me tendence dhe ne menyre antimaterialiste, e mbeshtetur ne konfliktin antagonist te tyre duke u pergjithesuar per te gjithe njerezimin dhe per te gjithe koherat.

Me shtetin skllavopronar kemi formen e pare te shtetit klasor ku klasat shoqerore bien ne sy ne menyre te mprehte. Krahas tyre mori pamje te tille edhe lufta, ku ajo, per here te pare, tregoi qellimin perse ishte shpikur. Analiza e permbajtjes se luftes dhe percaktimi i dinamikes se formave te saj eshte e afte te na coje ne perfundimin se ajo e ka nje kulm zhvillimi. Vazhdimi i politikes me mjetet e dhunes ka lindur perpara shtetit klasor si forme embrionale dhe roli i saj ka qene anesor ne formimin e shtetit. Vetem ne brendesi te tij lufta merr kuptimin e vet dialektik duke e rritur hapesiren e vet nga shekulli ne shekull, nga formacioni shteteror fillestar ne formacionin vazhdues. Ne kete pike qendron gabimi thelbesor i marksisteve te shekullit te XIX-te dhe ky gabim u shfrytezua nga bolsheviket ne shekullin e XX-te. Shteti skllavopronar, pasi zhvillon deri ne fund qelizat e veta materiale (ketu futen: skllavi, prona privat materiale, institucionet juridike, institucioni i luftes) futet ne rrugen e pamundesise se zhvillimit te metejshem dhe per kete shkak i drejton syte nga e pafundmja. Ne kete pike shteti skllavopronar lejoi daljen e institucioneve fetare ne plan te pare (budizmi me Lindjen e Largme, krishterimi ne Europe, islamizmi ne lindjen e mesme), te cilat realizuan rrokaden midis feudalizmit dhe skllavopronarise. Procesi nuk eshte realizuar, ne zberthim, kurre plotesisht dhe eshte realizuar nje mashtrim historik duke e paraqitur luften si shkaktaren thelbesore ne nderrimit te formes se shtetit dhe duke i mohuar rolin real institucioneve fetare ne ate proces. Ngaterresa ka ndodhur edhe per nje shkak tjeter: ne bashkeudhetimin qe lufta i bente pa pushin dinamikes politike skllavopronare duke e ngaterruar te gjithe procesin historik te atyre koherave. Ekuacion i dinamikes se procesit ne kete rast ka nje ndryshim me paraardheset duke treguar majen e veprimit politik te institucioneve fetare ne historine e njerezimit dhe rolin perse u shpiken ne ate kohe.

 

Shteti skllavopronar institucionet fetare → shteti feudal

idete fetare

 

Klasat shoqerore ndenjen ne po ate pozicion dhe vetem ne kete formacion shteteror antagonizmi i tyre mprehet ne maksimum. Analiza a historise se klasave shoqerore nuk eshte nje problem i thjeshte dhe gjithmone problemi eshte pare ne menyre te paragjykuar dhe detyrimisht gabimet do te ishin te njepasnjeshme. Asnjehere nuk eshte thene qe formacione feudal i shtetit e ka pasur vazhdimesine e politikes me mjetet e dhunes ne permasa shume me te vogel se formacioni skllavopronar gje qe argumenton tendencen e qellimshme te analizave historike nga ana e studiuesve. Vetem se ne kete formacion cfaqen shtetet e panumerta feudale, ne raport me formacionin skllavopronar, por dhe ndikimi i shteteve mbi shtetet dhe i popujve mbi popujt duke e tjetersuar dinamiken historike te zhvillimit perkates. Formacioni feudal paraqet nje te vecante ne historine e njerezimit edhe pse eshte konsideruar periudha shtazore e tij. Mos perdorimi i vazhdimesise se politikes me mjete e dhunes ne menyre sistematike dhe per qellime te parapara nga formacioni skllavopronar do te conte ne nje antagonizem te cuditshem dhe per here te pare, dhe te fundit, ne historine e njjerezimit lufta do te behej zgjidhesja e problemit antagonist duke sjelle ne skenen e historise qeliza shoqerore te tjetersuara ne zhvillimin e tyre, por dhe duke treguar shterpezimin e ideve fetare ku keto te fundit per here te pare nuk shoqerojne ndryshimin e rendit apo formacionit. Te jete e rastit kjo gje apo e ka nje domethenie, kjo eshte nje gje qe nuk mund te shprehet ne nje artikull vetem se pretendoj se ketu fshihet thelbi i ndryshimit te ardheshem te shtetit kur kalon ne jo shtet, qe gjithsesi nuk do te behet sipas teorise marksiste dhe kjo per gabim te mendimit filozofik helen. Ekuacioni ne kete rast permban vetem nje element shkakesor veprues pa pasoja shoqeruese te tjera.

 

Shteti feudal vazhdimi i politikes me jetet e dhunes → shteti kapitalist

 

Me shtetin kapitalist klasat shoqerore duken sikur marrin forme te prere edhe pse dallimet midis fshatit dhe qytetit jane ende te dukshme dhe politikat kapitaliste e kishin fshatin ne qender te vemendjes.Ajo qe pretendoi te rregulloje Marksi coi ne nje perfundim te gabuar duke shpikur nje klase te re shoqerore me prejardhje nga klasa punetore pa percaktuar se ku qendronte ndryshimi midis klases se proletareve dhe klases punetore. Perseritja e procesit kapitalist nga ana e vendeve te vetequajtura socialiste coi ne zbulimin e hapesires vepruese te kohes se Marksit, vetem se tani ne shekullin e XX-te dhe me nje zhvillim kolosal te vendeve te dikurshme me kete proces mbi supe. Kjo do te thote se proletariati lind kudo ku bota e kapitalit vershon ne fshat duke krijuar papunesine, varferine, padijen, por qe ishte kalimtar. Ky proces nuk mund te kuptohet ne vendet e zhvilluara kapitaliste dhe as ne ato popuj qe e kane shpejtesine e zhvillimit shoqeror te konsiderueshme. Procesi ne fjale bie ne sy dukshem ne dinamiken e popullit shqiptar i cili tregon se proletariati nuk arrin te behet klase politike me vete dhe detyrimisht nuk ka se cfare roli te luaje ne historine e njerezimit. Ne kete pikë Marksi eshte treguar arbitrar, ngelet per t’u vertetuar pika internacionale e antagonizmit klasor, por gjithsesi une pretendoj se ajo eshte parakaluar me kohe duke mbetur nën kontrollin e vëndeve të G8. Problemi ka ngelur ne argumentimin se si do te transformohet shteti ne jo shtet ku teoria leniniste (Shteti dhe Revolucioni) e paraqet situaten ne menyre antihistorike dhe krejtesisht jashte realitetit njerezor.

Problemi i eleminimit të shtetit nga historia nuk mund të trajtohet sipas teorisë marksiste, leniniste jo që jo, dhe kjo për shumë e shumë arësye. Së pari praktikisht shteti nuk është një strukturë politike shoqërore e ndërtuar në një vënd dhe e importuar në të gjithë vëndet e Globit. Së dyti shteti, si i tillë, nuk ka lindur në të gjithë borën në të njëjtën kohë. Së treti shteti, si i tillë, është rezultat i botës së relacioneve dhe ecuria e tij, sipas hapësirave analitike të parathëna nga shkenca nuk ekziston në asnjë vënd të botës; dmth nuk ka asnjë vënd të botës që të ketë qytet-shtetin, evolucionin e tij në shtet skllavopronar, pastaj shtet feudal, pastaj shtet kapitalist. Ky ekuacion është analitik krahasues, por jo determinues. Dinamika e shteteve të sotme të zhvilluara kapitaliste nuk ka kaluar nëpër këtë rrugë historike dhe detyrimisht nuk mund të ngresh një teori mbi këtë bazë. Bota e relacioneve e ka komplikuar jashtë mase këtë proçes dhe përfundimi i saj kërkon një metodikë krejt tjetër analitike që të mund të nxjerrë pasojat e botës së relacioneve universale dhe ndikimet konkrete ae ato kanë pasur dhe kanë mbi shtetin klasor, dikur, dhe shtetin e së drejtës sot. Ky është një problem që i rri shkencës mbi kokë ku spekullimet janë të pafundme. Duhet një gjë e re në kundërshtim me të vjetrën ku për bazë duhet marrë e sakta fitimprurëse dhe jo propogandistike. Megjithëatë unë pretendoj se ekuacioni më i parë i transformimit të shtetit në jo shtet do të jetë:

 

Shteti kapitalist eleminimi i shërbimit të detyrueshëm ushtarak → jo shtet (gjysëm shtet)

 

Dinamika e mëtejshme e këtij gjysëm shteti do të jetë në përputhje absolute me internacionalizimin e tij dhe kjo do të përbëjë një huazim nga teoria e Marksit. Por duhet pranuar se internacionalizimi i këtij proçesi do të shoqërohet me dinamikat përfundimtare të qelizave ndërtuese të shtetit klasor, të cilat nuk kanë marrë formë përfundimtare me shtetin e së drejtës. Përmëndim pronën private, policinë, institucionet politiko-juridike, gjuhën, institucionet ekonomike dhe, mbi të gjitha, diferencimet racore të realizuara nga nëna e jonë natyrë; – renditjes nuk po i jap rëndësi. Të gjitha këto mund të analizohen duke studiuar më përpara jetën e gjithseicilës dhe pastaj duke i përbashkuar sipas një parimi të ri analitik. E gjitha kjo mund të përmbledhet në atë që marksistët e konsideronin fazë të parë, por që unë pretendoj se është detyra e shtetit të së drejtës kapitaliste për ta realizuar dhe aspak e shtetit iluzor bolshevik.

Eleminimi përfundimtar i gjysëm shtetit do të ketë në emërues pikërisht shkakun fillestar të diferencimit shoqëror të njeriut, që është ndarja e punës, proçes i cili vetëm mund të merret me mënd, por nuk mund të analizohet me shkallën e zhvillimit të njerëzimit të sotshëm. Por ne na lejohet të ndërtojmë ekuacionin e këtij proçesi, që mund të ndihmojë në afrimin drejt njohjes së tij:

 

gjysëm shteti internacional eleminimi i pasojave të ndarjes së punës → rendi i përbotshëm pa pronë

 

Përfundimisht analiza e autorit tonë të kësaj teme është jashtëzakonisht e mangët, tepër larg realitetit historik dhe detyrës që nëna e jonë Natyrë i ka caktuar njeriut. Kjo e fundit duhet të merret në konsideratë vetëm formalisht dhe nuk duhet kanalizuar në domosdoshmërinë e zhvillimit të racës njerëzore në Tokë jo vetëm për efekt të kohës tepër të shkurtër të ekzistencës së njerit në raport me strukturat kimike, por edhe të shpejtësisë tepër-tepër të madhe që mbart bota e njeriut në raport me strukturat jashtënjerëzore.

Nuk e di a do të jetë i kënaqur lektori ynë me këtë shpjegim, por gjithsesi ai sduhet konsideruar më i avancuar dhe i saktë se leksionet që ai ka marrë gjatë shkollimit të tij.

Kemi arritur në pikën më kritike të librit, mbi dialektikën materialiste shqiptare, të cilën autori ynë e analizon afër fundit kur duhej ta kishte bërë që në fillim, por me sa duket instikti i tij mbrojtës e ka mundur arësyetimin materialist të tij. Fjala bëhet për lëvizjen, si formë e ekzistencës së materies, por që autori ynë nuk ka ditur të japë përmasën komplekse të saj: format dialektike të lëvizjes (ka kopjuar thjeshtë Engelsin pa i shkuar ndërmënd se ai nuk e ka pasur të plotë idenë e tij), shkakun thelbësor të fillimit të saj specifik, trasformimet e njëpasnjëshme të formave të lëvizjes, raportet kohore të tyre, mundësinë ndikuese të formave të lëvizjes mbi njëra-tjetrën, kohëegzistencën e gjithseicilës dhe kush ndikon më shumë mbi botën e njeriut. Problemi i levizjes duhet konsideruar si problemi me kuc ne ecurine e shkences pasi eshte tulla me e pare e saj dhe analiza e pasakte e saj eshte shkaku kryesor i lindjes se te gjithe antimaterializmave ne historine e njerezimit. Qofte atehere, qofte sot, pasaktesia e shkakut te livizjes perben kredon e permbysjes se shkences ne histori dhe paaftesine e saj per te ndihmuar njeriun ne zhvillimin e tij. Ne menyre te plote kete e kemi shpalosur ne metodiken qe duhet perdorur kur flasim mbi Skenderbeun (shih “Triumfi arberor i Kastriotit”, ne albanovaonline.com dhe logoreci.com), por une mund t’i kujtoj autorit se moszbulimi i sakte i shkakut te levizjes e con shkencen ne gabime te njepasnjeshme dhe kjo kur behet gabim qe ne stadin filozofik te zberthimit te problemit duhet te merret me mend se cfare ndodh me realitetin shkencor te botes njerezore. Ne kete pozicion ka rene Friedman me ekuacionin e tij mbi piken e singularitetit te bing-bengut ku per baze jane marre vetem proceset dinamike brenda ishullit tone lendor dhe jane anashkaluar proceset fillestare te tij te lidhura me ambientin e jashtem. Kjo gje shpie ne dyshimin me te pare te atij procesi hipotetik: ai ka ndodhur ne te njejtin stad nisje me zgjerimin e paralendes apo pas saj. Nga bazat e absolutizmit analitik di qe dy ngjarje ne te njejtin vend dhe ne te njejten kohe nuk mund te ndodhe, keshte qe mbetet te pranojme qe pika kohore e bing-bengut te kete ndodhur pas fillimit te zgjerimit te paralendes dhe kjo te con domosdoshmerisht ne kerkesen per te zbuluar rolin e ambientit rrethues dhe ne mohimin e parimit debim-tkurrje si nje proces kohor te perjetshem (sipas Engelsit). Pranimi i te gjithe ketyre çon ne kerkesen e zbulimit te formes me te pare te levizjes, e cila arbitrarisht eshte pranuar si forma mekanike. Ajo nuk ka pike dhe kohe lindje kur te tjerat i disponojne keto parametra. Problemi nuk eshte kaq i thjeshte i nderuar lektor dhe une kerkoj te ndryshohen leksionet mbi keto tema, pasi ka nje te vertete e cila eshte tjeter per tjeter. Tani vime tek permbajtja e dialektikes shqiptare per kete teme dhe si i interpreton autori yne idete e Engelsit apo Leninit. Sipas autorit tone permbledhja e dinamikes se formave te levizjes mund te shprehet keshtu:

 

“Ne bazë të afërsisë me njëra-tjetrën (i nderuar lektor këto forma lëvizje renditen kështu jo sepse janë të afërta, por sepse ato kanë krijuar njëra-tjetrën në bazë të një rregulli empirik dhe kjo përbën shkallën e parë të unitetit të materies lëndore, GH), lëvizjet mund të përmblidhen në disa forma. Këto forma janë:

A-Lëvizja mekanike.

Kjo është forma më e thjeshtë e lëvizjes (sipas jush, por jo sipas materializmit dialektik, pasi, siç do të shohim, forma mekanike e lëvizjes fsheh një formë paraardhëse edhe më të thjeshtë, por që njeriu nuk mund ta njohë dot për efekt të zhvillimit të lëndës, GH). Në këtë formë hyn zhvendosja e trupave në hapësirë në raport me njëra-tjetrën (edhe këtu nuk keni të drejtë, sepse zhvendosja e trupave në hapësirë në raport me njëra-tjetrën është pjesa mekanike e lëvizjes kimike dhe këtu qëndron ana mekaniciste e problemit që keni injektuar prej 65 vjetësh në mëndjet e nxënësve dhe studentëve shqiptarë duke fshehur objektet që përshihen në lëvizjen mekanike, GH).

B-Lëvizja fizike.

Kjo formë përmbledh të gjitha lëvizjet që studion fizika (kjo është një shprehje e gabuar, pasi fizika studion të gjitha fenomenet që i nënshtrohen lëvizjes fizike. Nuk është subjekti material që përcakton lëvizjen, por është kjo e fundit që përcakton llojin e subjektit dhe në këtë rast është lëvizja fizike ajo që përcakton shkencën e fizikës, ku kjo e fundit studion të gjitha fenomenet natyrore që i nënshtrohen lëvizjes fizike, GH), si proçeset termike, elektro-manjetike, fenomenet optike, të gravitacionit, proçeset e shndërrimit të thërmijave brënda atomeve dhe në bërthamë.

C-Lëvizja kimike.

Në këtë hyjnë reaksionet e ndryshme kimike. Lëvizja kimike siguron kalimin nga trupa më të thjeshtë, në trupa më të komplikuar(me keqardhje i nderuar lektor nuk ke thënë asgjë për lëvizjen kimike që është shumë-shumë më e komplikuar se dy lëvizjet e parapara dhe fsheh një sërë të papriturash për mendimin filozofik jashtëmaterialist, GH).

D-Lëvizja biologjike.

Në këtë formë hyjnë proçeset jetësore të organizmave të gjalla. Në bazë të saj qëndron shkëmbimi i lëndëve midis organizmit dhe ambientit të jashtëm (I nderuar lektor, në kundërshtim me të gjithë metodikën e ndjekur deri më tani i jeni afruar një të vërtete të madhe, por nuk keni ditur ta shprehni në funksion të lëvizjes. Sipas konteksit pretendues lëvizja biologjike është përgjegjëse për bashkëveprimin e të tre formave të parapara të lëvizjes dhe në këtë pikë mund të argumentohet uniteti i materies në planin më filozofik të fjalës. Ky është një defekt botëkuptimor i shkollës suaj dhe jo i pazhvillimit të mendimit materialist filozofik, GH).

E-Lëvizja shoqërore.

Kjo është forma më e lartë e lëvizjes. Në këtë formë hyjnë proçeset e zhvillimit të shoqërisë. Karakteri i saj si forma më e lartë përcaktohet nga rëndësia e veçantë dhe nga kompleksiteti i veprimtarisë së njeriut si qënie shoqërore (nga pikëpamja materiale superioriteti i kësaj forme lëvizje nuk qëndron në rëndësinë, pasi kjo e fundit është një subjektivizëm i shprehur nga një subjekt, por, sepse, lëvizja shoqërore përmbledh të gjitha format e lëvizjes përgjatë zhvillimit të lëndës materiale gjë e parealizueshme nga format e tjera të lëvizjes. Gjërat duhen thënë siç janë dhe si na pëlqen ne të jenë, GH). (po aty, f. 175-176).

 

E gjithë kjo analizë është tepër-tepër empirike për mendimin filozofik materialist dhe sidomos për atë dialektik. Këtu mungojnë pothuajse të gjitha elementët e dialektikës së lëvizjes, të parathëna më lart, duke përfshirë gjënë më të rëndësishme: fillesën e lëvizjes së ishullit tonë lëndor në planin cilësor dhe kohor. Autori nuk ka ditur të kapë fillesën e problemit të lëvizjes, që është forma e parë dhe shkaku që e ka shtyrë këtë formë në planin kohor. Dmth autori ynë nuk ka qënë i aftë të na japë elementin e parë të dialektikës së lëvizjes, që është lindja e saj.

Në qoftë se pranojmë se lëvizja mekanike është forma më e thjeshtë e lëvizjes, më përpara duhet përcaktuar se e kujt dhe këtu duhet të ndahet mendimi progresist nga ai formalist. Deduksion i autorit tonë nuk mund të pranohet për materien, pasi në këtë rast duhet pranuar që materia fillon me lëvizjen mekanike gjë që nuk duhet t’i përgjigjet realitetit botëkuptimor materialist. Pafundësia kohore dhe hapsinore e materies na e jap këtë të drejtë konkluzive, pasi format e lëvizjes së materies janë të pafundme dhe pa fillim e mbarim. Detyrimisht nuk ka as formë më të thjeshtë e më të komplikuar të formave të lëvizjes së materies. Pra që në fillim lektori ynë duhet të kishte cilësuar se fjala bëhet për format e lëvizjes së ishullit tonë lëndor, duke përjashtuar lindjen e tij e cila detyrimisht duhet t’i nënshtrohet një forme tjetër nga ajo mekanike. Këtu duhet të fshihet një proçes natyror, që, nga pikëpamja botëkuptimore, duhet të merret me mënd dhe e gjithë kjo në qoftë se pranojmë bing-bengun si aktin më të parë të formimit të ishullit lëndor. Duke e konsideruar të saktë këtë proçes vëmë re se ajo ka një mangësi që fsheh dy përmasa të lidhura me lëvizjen; cila është forma e lëvizjes përpara bing-bengut dhe cili është shkaku i proçesit të tij? Të dy këto probleme, duke u zbërthyer na çojnë në konkluzionin se momenti i bing-bengut është paraprirë nga një formë lëvizje përpara se të çfaqet forma mekanike e tij (në thelb proçesi i bing-bengut është vetë lëvizja mekanike). Së dyti shkaku i shpërthimit të proçesit në fjalë nuk është rezultat vetëm i zhvillimit të botës së brëndëshme të tij, por edhe i ambientit rrethues, i cili deri dje e kishte detyruar këtë botë të tkurrej gati pambarim deri në kufijtë e lindjes se shkakut të dritës duke e detyruat të zgjerohej avash-avash deri në kufijtë e mundësisë së shpërthimit të dritës. Kontradikta në këtë rast duhet të shprehet qartë dhe duhet të përbëjë elementët më të parë të lindjes së lëvizjes mekanike. E thënë me fjalë të tjera bashkëveprimi i lëvizjes shkakësore të bing-bengut me lëvizjen mekanike të tij, çojnë medoemos në fillimin e lëvizjes fizike. Proçesi kohor dhe hapsinor në fjalë vetëm duhet të merret me mënd dhe të parashikohet, pasi realisht ai nuk mund të analizohet. Vetëm se ka mundësi të parashikohet edhe më tej tij, duke përcaktuar faktorët e lindjes së kuanteve, përgjegjësinë e formimit të të cilave duhet ta mbajë lëvizja mekanike. Deri këtu lëvizja mekanike duhet të ketë qënë e vetme në historinë e dinamikës së lëndës dhe për mua ai proçes duhet të konsiderohet më i gjati në historinë e lëndës (kam frikë se miliardi është shumë i vogël për të). Deri këtu e gjithë kjo analizë na shërben për të argumentuar se duhet të ketë ekzistuar një formë lëvizje, paraardhëse e lëvizjes mekanike

Po ky arësyetim duhet të shërbejë për të argumentuar ekzistencës e një formë të re lëvizje në momentet e eleminimit total të ishullit tonë lëndor, ku lëvizja mekanike nuk do të jetë më e aftë të mbajë në unitet pasojat përfundimtare të transformimit të kuanteve të energjisë lëndore. Është momenti që lëvizja mekanike dotëzohet duke hapur një dritare të re në zhvillimin e një forma të panjohur të materies, përtej formës lëndore të saj. Une pretendoj se mendimi filozofik materialist i shekullit të XIX-XX ka qënë shumë shterp në këtë drejtim duke i kufizuar format e lëvizjes mbi çbazë u hesht në gjetjen e formulës së unitetetit të materies.

Problemi nuk ka mbetur deri këtu. Në planin filozofik këtë shterpësi e ka ndihmuar zbërthimi i gabuar i shkakut fillestar të lëvizjes. Lufta midis Platonit dhe Aristotelit çoi në eleminimin e njërit, në vënd që të realizohej përbashkimi i tyre mbi ç’bazë do të arriheshin të tjera përfundime mbi shkakun e fillimit të lëvizjes. Gjëja më kryesore në këtë përfundim do të ishte fakti që materia nuk është vetëm në unitet, por ajo, mbi të gjitha, është në marrëdhënie të detyrueshme të dy e më shuma anëve të saj. Unë mendoj se këtu qëndron parimi i ekzistencës dhe interpretimi i kohës, gjëra që do të shihen në vazhdim. Por duhet pranuar se studiesit kanë ndërhyrë në fushat e njëri-tjetrit duke marrë për bazë lëvizjen dhe konkluduar për proçeset fizike kur në realitet ato i takojnë proçeseve shoqërore. Kështu, psh, dyshkaku i fillimit të lëvizjes është zbuluar në botën shoqërore dhe prej këtej u përgjithësua në të gjitha format e lëvizjes, kur për problemin e ndryshimit të ecurisë së kohës proçesi u parashikua në lëvizjen fizike, por u argumentua praktikisht vetëm në lëvizjen shoqërore, të paktën deri më sot.

Forma mekanike e lëvizjes është e para nga të gjitha format që mbart proçesi i zhvillimit historik të lëndës, dhe detyrimisht më i thjeshti. Por, në bazë të teorisë së absolutizmit analitik (shih Raporti Kohor-Hapsinor, ose teoria e absolutimit analitik) lëvizja mekanike duhet të jetë më jetëgjata në historinë e lëndës dhe me vlerën më të vogël në raport me pasardhësen, paçka se ndryshimi është cilësor. Levizja mekanike ka dhe një veçori tjetër: merr pjesë në të gjitha format e tjera të lëvizjes duke qënë shkakësore në formimin e tyre. Por ajo nuk ndikon domosdoshmërisht në lëvizjet e tjera, pas lindjes së tyre. Kjo ka rëndësi të vihet në dukje, sepse do të shërbejë për të ndërtuar ekuacionet e bashkëegzistencës gjatë proçesit të zhvillimit dhe menyrën se si ndikon në kohën e proçeseve fizike jo vetëm si vlerë, por kryesisht si mundësi. A është i saktë proçesi dhe a duhet marrë për bazë? Lëvizja mekanike duhet të përbëjë atë formë të lëvizjes që pajton jo vetëm lëndën me paralëndën, por dhe me formën e lëvizjes që çon në lindjen e saj. Kjo ka rëndësi të vihet në dukje si çfaqje e fenomeneve natyrore, pasi vlerat e tyre janë të pamundura të maten, bile akoma më tej edhe të diktohen. Në këtë pikë gjërat vetëm merren me mendë në sajë të dialektikës materialiste dhe brënda këndit filozofik duke mbetur përgjithmonë hipoteza.Ja përse përmbajtja e nocionit hipotezë nuk duhet kapërcyer; ka shumë fenomene natyrore që merren me mend pa u argumentuar kurrë.

Dinamika e strukturave materiale lëndore nën presionin e lëvizjes mekanike çojnë në domosdoshmërinë e strukturave fizike dhe të lëvizjes së tyre që duhen konsideruar të tilla kur arrijnë të krijohen grimcat elementare. Në mënyrë empirike përbashkimi i kuanteve në këto grimca duhet të jetë përgjegjësi e lëvizjes mekanike dhe këtu duhet të mbarojë detyra historike e saj. Duhet konsideruar një proçes tepër-tepër i gjatë dhe që përbën shumicën kohore të ishullit tonë lëndor, por që në fund të fundit përcakton fillimin e kohës fizike dhe të gjithë proçesit që studion sot shkenca e fizikës. Kalimet nga grimcat elementare, në lidhjet e tyre dhe mundësinë e organizimit në nivele më të larta energjitike duhet t’ja dedikojmë lëvizjes fizike në bashkëveprim me lëvizjen mekanike mbi ç’bazë krijohen atomet, grup atomet, molekulat dhe elementët kimikë. I gjithë proçesi gjigand i këtij formimi nuk mund të bëhet dot në mënyrë lineare jo vetëm nga pikëpamja hapsinore, por dhe kohore. Mosekzistenca e të gjithë elementëve kimikë në Tokë (mungon elementi teknec) më ka çuar në përfundimin se vetë ishulli lëndor e fillon rrugën e vet në sajë të një shpërthimi (bing-bengu) të realizuar nga bashkëveprimi i forcave të brëndëshme me ato të jashtme në një proçes asimetrik dhe të diferencuar në të gjitha planet. Eshtë e pamundur të pranohet simetria dhe barazia kohore dhe hapsinore e proçeseve që i nënshtrohen lëvizjes fizike. Kjo e fundit ekziston, si një domosdoshmëri, pikërisht për të krijuar ekuilibrin e pabarazisë që krijon lëvizja mekanike, por që nuk mund të vrojtohet dhe argumentohet nga njeriu për efekt të distancës së madhe kohore dhe ndryshimeve të njëpasnjëshme që kuantet e energjisë kanë pësuar përgjatë kësaj kohe. Vetëm se duhet pranuar që proçeset fizike në atë kohë i janë nënshtruar dy vektorëve të lëvizjes fizike: njëri i lidhur me konsolidimin e grimcave elementare dhe tjetri i lidhur me çlirimin e energjise nga këto grimca si rezultat i bashkëveprimit të lëvizjes mekanike me atë fizike edhe pse proçesi ka qënë i sapo filluar. Shkenca ndoshta e ka të pamundur të përcaktojë dhe të masë energjinë e asaj kohe të stërlargët, por gjithsesi ajo duhet të marrë me mënd që proçeset fizike dhe lëvizja e saj nuk mund të jenë lineare dhe e njëanshme, siç mund të paraqiten sot. Raportet e tyre duhet të përcaktojnë dinamikën e ardhëshme të ishullit tonë lëndor, mbi ç’bazë duhet të përcaktohen llojet e grimcave elementare jo vetëm në sasi dhe cilësi, por dhe në kohëekzistencë. Të gjitha këto duhet ta kenë burimin në diferencimin specifik që realizon lëvizja fizike me shkaqet dhe pasojat e saj. Proçeset fizike, që çojnë në formimin e grimcave elementare, duhet të jenë shumë më të shkurtëra në kohë se proçeset mekanike të konsolidimit të kuanteve të energjisë dhe, nga pikëpamja hapsinore, duhet të zënë shumë pak vënd në ishullin tonë lëndor se sa kujtojnë fizikantët dhe studiuesit. Duhet pranuar që proçesi i njohjes së natyrës së lëndës në këtë pikë ka mundësi të njihet, por gjithsesi gjithmonë në pasojën e saj, pasi shkaku është i fshehur pas individumeve që ndërtojnë bashkësinë kuantike dhe që pak duhet të merren me mënd.

Dinamika e proçeseve fizike, pasi kapërcen fazën e formimit të grimcave elementare, edhe pse në një pozicioni të pakonsoliduar, hap rrugën e formimit të elementëve kimikë dhe të fillimit të lëvizjes kimike ku bashkëveprimi i të tre formave të lëvizjes çojnë në domosdoshmërinë e formimit të elementëve kimikë. Në këtë pikë dialektika tri përmasore është e aftë të na çojë në një sërë përfundimesh të reja për shkencën, pasi tani kemi atë që vrojton syri i njeriut, edhe pse proceset nayrore jane me te veshtira dhe komplekse. Ni dinamiken e proceseve kimike ka rendesi te vihet ne dukje karakteri heterogjen i saj dhe zhvillimi i diferencuar ne shume pika te ishullit tone lendor. Duhet pranuar qe kjo dukuri fillimisht duket vetem ne levizjen kimike (pa dyshim qe ajo ekziston edhe ne proceset e fizikes jo vetem te fillimit, por dhe ne vazhdim), por qe nuk mund te konsiderohet pa pasoja ne vazhdimesine e metejshme te saj. Kjo ben qe dinamika e shperndarjes se elementeve kimike te percaktoje llojin e metejshem te pasurimit te formave lendore, pertej strukturave kimike. Une pretendoj qe ky duhet konsideruar procesi kryesor i formimit te levizjes bilogjike dhe ekuacionet qe ndertohen per kete qellim kane mangesira serioze ne kete drejtim. Dinamika e proceseve kimike ka shume-shume komplekse ne raport me ato fizike cka perben nje veshtiresi ne zbulimin e tyre, pasi tani nuk kemi te bejme vetem me elementet kimike, por dhe me kombinimin e tyre dhe akoma nuk eshte percaktuar se kush perben me te thjeshten dhe me te komplikuaren ne kete proces. Fakti qe sot elementet kimike ndodhen ne fazen e shperberjes se tyre (elementet radioaktive jane tregues te ketij procesi) duhet te tregoje se formimi i elememteve kimike ne ishullin tone lendor ndodhet drejt dekadences. Edhe ne qofte se ne ndonje skaj te ishullit tone lendor natyra mund te beje ndonje shaka te tille, ajo do te jete shume e perkoheshme ne ekzistence. Te pakten elementet kimike artificiale, te formuar neper reaktoret berthamore e kane kete fat. Eshte e pamundur qe njeriu te dale mbi natyren; kjo eshte rendesia e suprimimit te lendes mbi ndergjegjen dhe vetem per te kuptuar kete fakt duhet ky raport (prandaj pranimi i tij si problem kryesor ne filozofi me duket teper i sforcuar dhe fallso). Por ne kete proces gjigand ngelet per te percaktuar raportin kohor midis elementeve kimike dhe kombinimit te tyre, sidomos elementet e fundit te tabeles periodike. Mos valle problemi eshte i zgjidhur me spiralet e formimit te ketyre elementeve brenda nje periode dhe kjo krijon mundesine e kombinimit te elementeve kimike? Por kjo do te thote se uji nuk perben bazen e domosdoshme te fillimit te levizjes biologjike ose procesi i kombinimit eshte teper-teper i komplikuar ne raport me ate qe di sot njeriu. Ne kete pike studimet duhen konsideruar ne fazen fillestare dhe shkenca nuk e ka thene akoma fjalen e vet. Por perfundimisht duhet pranuar qe levizja kimike eshte ajo qe realizon per here te pare perbashkimin e te tre formave te njohura te levizjes dhe eshte e pamundur qe ajo te realizohet pa bashkeveprimin e dy te parave. Vazhdimesia e proceseve kimike, ne vazhden e kohes, duhet te coje ne nje shkalle maksimale te zhvillimit pertej te ciles ajo nuk ka c’te pasuroje më me komponime te reja.. Ne thelbin e vet levizja kimike permban nje permase hapsinore me te vogel se levizja fizike ne ishullin tone lendor dhe nuk duhet te jete e veshtire te percaktohen raportet hapsinore te strukturave perkatese. Akoma me tej, koha e egzistences se organizimeve kimike duhet te jete shume me e vogel se e strukturave fizike, por qe nuk mund te krijohen pa keto te fundit. Per kushte rastesore te zhvillimit, nepermjet shkalles organike te komponimeve kimike, me ane te bashkeveprimit te dy formave te parapara te levizjes, levizja kimike con ne formimin e levizjes biologjike.

Levizjen biologjike njerezimi e njeh vetem ne Toke dhe nga kjo une nuk di te kete nxjerre ndonje perfitim, pervec djegjes se njerezve ne turrat e druve ne Piaca del Fiore. Problemi nuk eshte kaq kompleks sa paraqitet dhe aresyeja e ekzistences se levizjes biologjike ne nje vend te vetem, te pakten brenda sistemit tone diellor, duhet te tregoje per ekstremet e kesaj rastesie. Gjithsesi te jete puna bashkeveprimi i te tre formave te levizjes nuk eshte i mjaftueshem per te provokuar lindjen e levizjes biologjike. Pastaj vete levizja biologjike ka disa shkalle zhvillimi dhe ne kete pike duhet te filloje komplikacioni hapsinore per te realizuar lidhjen e nevojshme midis cilesoreve ne levizjen biologjike. Te gjitha keto me cojne ne perfundimin se faktori kohe duhet te jete determinant ne kete proces teper-teper te veshtire per filozofine dhe shkencen. Ne kete menyre formula e Drejkut mbi propabilitetin e ekzistences se qenieve te gjalla ne univers duhet te jete jo shume e sakte, pasi ajo e merr kohen te njejte per te gjithe proceset natyrore qe cojne ne domosdoshmerine e lindjes se levizjes biologjike. Problemi duhet realizuar i diferencuar jo vetem per kohen e cdo fenomeni qe i bashkangjitet ekuacionit, por ai duhet diferencuar edhe brenda nje kohe specifike gje qe e pjeston me mbi njemiliard probabilitetin e gjendjes se levizjes biologjike ne univers dhe jo vetem kaq, por na krijon mundesine te argumentojme se levizja biologjike mund te ekzistoje edhe vetem per fazat e bimeve apo kafsheve pa shkuar me tej. Une pretendoj qe formula e Drejkut nuk e paraqet dot kete situate vendimtare per levizjen biologjike. Ekzistenca vetem ne nje planet, tani per tani, e levizjes biologjike tregon se permasa e shtritshmerise hapsinjore te saj te jete teper-teper e vogel ne raport me levizjen kimike. Po keshtu edhe permasa kohore duhet t’i nenshtrohet ketij rregulli, bile une pretendoj qe ne natyre duhet te ekzistojne fragmente te kohes biologjike edhe pa arritur ne fazen e njeqelizoreve te gjalle, dmth vetem ne fazen e bimeve. Natyra e lendes duhet te presupozohet qe i permban te gjitha shkallet e levizjes biologjike neper planete te vecante pa krijuar kontradikte me ambientin kimik. Zhvillimi diferencues neper shkalle kohore zhvillimi vihet re neper bime e kafshe kaq qarte sa eshte e pamundur te mos e pranosh kete deduksion ne kete menyre. Kjo është e domosdoshme të bëhet, të paktën në planin filozofik, pasi do të nxirrte në pah arësyet e mutacioneve të çfaqura në historinë e kësaj lëvizjeje në Tokë. Levizja biologjike eshte pergjegjese per bashkimin e kater formave te levizjes dhe shkaktarja themelore e fillimit te levizjes shoqerore. Ka një moment kohor (me gjatesi të konsiderueshme dhe të ndryshme) që lëvizja biologjike është në të njëjtin vektor me lëvizjen shoqërore dhe është kjo pikë që duhet marrë në konsideratë kur flasim për fillimet e lëvizjes shoqërore.

Kjo e fundit konsiderohet si forma me e larte e levizjes, vetem se duhet shtuar: ne ishullit tone lendor dhe jo me tutje; akoma më tej jo në nivelin më të lartë të saj. Problemi duhet parë më në kompleks dhe sipas diferencimit kohor e hapsinor të rastësive që kanë shoqëruar lindjen e lëvizjes biologjike e pastaj shoqërore në ishullin tonë lëndor. Pastaj ngelet për të parë edhe diçka tjetër: relacionet e pjesmarrësve në lëvizjen shoqërore pa lidhje bilogjike, pasi fantazia njerëzore ka ecur pak si tepër përpara. Analiza e lëvizjes shoqërore është e thjeshtë dhe e paktë dhe kjo në sajë të mungesës së ekzistencës së saj jashtë Tokës si realitet komunikues nga ana e tokësorëve. Por ekzistenca e lëvizjes shoqërore ne jep mundësi të vërtetojmë transformimet e lëvizjeve në historinë e lëndës pasi kemi mundësi ta vërtetojmë në praktikë. Në qoftë se format e lëvizjes kanë ndihmuar në formimin e pasardheses, atëhere kur ishulli lëndor ishte në krijimin e cilësoreve të vet ka një moment pas të cilit format më të ulta nuk ndikojnë më në mënyrë të drejtëpërdrejtë mbi hapësirat e lëvizjeve me nivel cilësor të ndryshëm nga bartësit e saj. Dmth sot format më të thjeshta të lëvizjes nuk ndikojnë mbi format më të komplikuara. Por kjo do të thotë se format më të larta të lëvizjes transformohen detyrimisht në forma më të ulta kur përmbushet kohëekzistenca ligjore e hapësirës. Pra lëvizja shoqërore transformohet në lëvizje biologjike dhe prej këtej në lëvizje kimike. Këtë proçes njeriu mund ta vrojtojë me sy të lirë kurdoherë (vdekja e njeriut është momenti që e transformon lëvizjen shoqërore në lëvizje biologjike dhe pas disa viteve, të themi, në lëvizje kimike) dhe kjo ka vlera për të argumentuar që me kalimin e viteve lëvizja kimike do t’i lërë vëndin vetëm lëvizjes fizike ku kjo e fundit, pas plotësimit të dinamikës së hapësirës fizike, do t’i lërë vëndin vetëm lëvizjes mekanike mbi çbazë do të marrë fund historia e ishullit tonë lëndor për të mos u çfaqur më kurrë në historinë pa mbarim të materies.

Analiza e formave të lëvizjes, sipas kësaj hapësire, na çon në një përfundim të lidhur me faktorin kohë lindje, kohë ekzistencë dhe shpejtësi lëvizje. Unë pretendoj se kjo ka nevojë të vihet në dukje pasi kërkon pikësëpari të ndryshojë një botëkuptim mbi kohën dhe lëvizjen. Bashkëveprimi i tyre kërkon ndarjen e kohës nga hapësira dhe vendosjen e kohës në të njëjtin nivel me hapësirën, gjë të cilën e realizon vetëm lëvizja. Kjo e fundit disponon raporte të sakta kohore midis formave të veta dhe detyrimisht kërkon një interpretim të ri të bartësit të vet, që është raporti hapësirë/kohë, dmth shpejtësia. Në këtë kuadër del e nevojshme analiza e raporteve kohore të formave të lëvizjes mbi ç’bazë lind një intepretim i ri i këtij raporti me pasojat e veta në kundërshtim me materializmin e shekullit të XIX-XX. Kjo gjë revizionon shumë përfundime në fushën e fizikës, kimisë, biologjisë dhe sidomos në shkencat shoqërore. Lëvizja është ajo që lidh jo vetëm hapësirën me kohën, por dhe shpejtësinë e zhvillimit të kontinumit kohor-hapsinor me kohen dhe hapsiren, duke nxjerrë përfundime krejt të tjera. Raportet kohore të formave të lëvizjes duhen kuptuar sipas pamjes së mëposhtme pa i dhënë rëndësi simetrisë në këtë rast dhe madhësisë së vektorit të jetëgjatësisë kohore.

 

format e lëvizjes                                    jetëgjatësia kohore    

        

lëvizja mekanike     →———————————————————————-I

lëvizja fizike                               →———————————————I

lëvizja kimike                                   →———————————-I

lëvizja biologjike                                           →————-I

lëvizja shoqërore                                               →—–I

 

Format e lëvizjeve kanë ndikim mbi njëra-tjetrën jo vetëm në planin historik të bartësve të tyre, por dhe në vazhdim. Në këtë rast në konsideratë duhen marrë format ngjitur me atë që analizojmë dhe sa më larg ndodhen ato kundrejt njëra-tjetrës aq më pak është ndikimi i domosdoshëm. Ky fakt nuk duhet anashkaluar, të paktën për tre format e para pasi do të pasuronin bagazhin e dijeve të njeriut, por në të njëjtin pozicion ndodhen dhe tre format e fundit ku rastësia ndikon në mënyrë të drejtëpërdrejtë mbi individin njeri dhe ky i fundit mbi vetë lëvizjen shoqërore. Dmth lëvizja kimike përmban thelbin e ishullit tonë lëndor me të gjithë komplekset e tij duke u konsideruar domosdoshmeria e vetë ishullit.

Pamja e mësipërme na jep mundësinë të analizojmë dhe kohën e egzistencës se çdo formë lëvizjeje në planin kohor të përgjithshëm te ishullit tone lendor dhe varësinë që hapësirat bartëse të tyre kanë nga njëra-tjetra. Nuk është vështirë të dallohet që kjo kohë është e ndryshme dhe jo e lidhur me të njëjtën kohëlindje. Me sa di unë ky proçes është anashkaluar pa u marrë në konsideratë, por qe behet pengese per zberthimin e kontinumit kohor-hapsinor te strukturave cilesore te lendes. Ne kete pike qendron nje nder raportet me te rendesishme te filozofise dhe te shkencave ekzakte. Une pretendoj se ky raport lidh filozofine me keto shkenca dhe sakteson trinomin dialektik: lindje – shpejtesi zhvillimi – koheekzistence. Problemi ka ne themel levizjen, kohen dhe hapsiren mbi c’baze mund te realizojme nje sere perfundimesh te nje rendesie te vecante jo vetem per filozofine. Konkretisht trinomi i mesiperm ka nje varesi absolute te elementeve pjesmarres nga levizja, ku koha e lindjes percakton permasen e shpejtesise dhe, kjo e fundit, koheekzistencen. Eshte nje varesi ligjore qe permbys shume perfytyrime ne shkencat e natyres. Konkretisht eshte e pamundur qe livizja fizike te jete me e madhe se ajo kimike, biologjike dhe shoqerore. Po marr kete shembull pasi shkenca ka mbetur ne kete vend duke pranuar pa hezitim qe drita ka shpejtesine me te madhe ne natyre. Une pretendoj per te kunderten per shume aresye. Raporti kohor-hapsinor (tani per tani po e marr si nje postulat) nuk mund te pranoje kurrsesi lindjen e levizjes fizike perpara se ajo kimike, etj, dhe te kete shpejtesine vetiake me te madhe se te gjithe pasardheset e veta. Per te qene me te sakte, drita e ka shpejtesine e levizjes me te vogel se te gjitha strukturat qe marrin pjese ne levizjen fizike pasi ajo konsiderohet si e para ne keto struktura. Kjo do te thote se ajo qe lind e para e ka shpejtesine e levizjen me te vogel se ato qe vine me mbrapa dhe me kete te marre fund percaktimi i shpejtesisese levizjes ne menyra arbitrare. Nga ana tjeter, ajo qe lind e para duhet ta kete dhe koheekzistencen me te gjate se ato qe i vine pas, qe do te thote se shpejtesia e levizjes dhe koheekzistenca jane ne raporte te zhdrejta. Ngelet per te percaktuar bashkeshoqeruesit ne kete sfide dhe te hiqet nga mendja qe njeriu do te jetoje me shume se kafshet apo bimet, se per te tjerat nuk eshte e veshtire te kostatohen. Ky eshte pikerisht suprimimi i lendes mbi njeriun, ose, sic shprehet sot, i materies mbi ndergjegjen.

Kemi mberritur ne piken e fundit te levizjes: kush forme e levizjes ndikon me shume mbi boten e njeriut. Ne varesi te lidhjes se levizjes me kohen dhe hapesiren nuk eshte e veshtire te behet ky percaktim dhe te arrihet ne perfundimin qe format me te ulta te levizjes nuk ndikojne domosdoshmerisht mbi format me te larta, por gjithsesi ato ndikojne me nje fare force mbi njeriun ku format me te ulta e kane kete force me te vogel se ato me te lartat. Ne menyre direkte levizja biologjike ndikon dukshem mbi njeriun dhe, me pas, levizja kimike. Me pak, deri aspak mbi njeriun ndikojne levizja fizike dhe ajo mekanike. Por ketu duhet patur parasysh dicka. Kur flasim per levizje mekanike nuk duhet pasur parasysh thjeshte levizja e objekteve karshi njeri-tjetrit pasi , kjo e fundit, eshte pjesa mekanike e levizjes kimike dhe jo thjeshte levizje mekanike, Sot per sot brenda ishullit tone lendor levizje mekanike jashte strukturave fizike dhe kimike si zor qe te kete, Ajo eshte e ndrydhur ne brendesi te strukturave te mesiperme dhe perben komplikacionin e influences se levizjeve te ndryshme mbi boten e njeriut. Kjo do te thote qe horoskopi te jete pjese e fantazise se njeriut dhe jo nje fakt konkret. Ne kete pike problemi duhet konsideruar botekuptimon dhe me marreveshje.

Nuk e di a do te jete i kenaqur lektori yne me kete zberthim qe une i bera levizjes, por gjithsesi ai duhet ta dije qe ketu fillon dialektika materialiste e verteta dhe ne kete pike shume gjera mund te jene thjeshte perfytyrime te gabuara te njeriut, por une pretendoj se keto perfytyrime nuk duhet te jene te gabuara kundrejt dialektikes materialiste dhe kjo duhet te argumentohet qe ne nisje. Pikerisht ketu qendron ndryshimi i materializmit dialektik shqiptar nga materializmi dialektik qe une kerkoj t’ju imponoj i nderuar lektor dhe une them qe kjo eshte shume me perpara se idete e shkolles bolshevike ku ju jeni mbeshtetur. Kjo kuptohet ne menyren se si ju i zbertheni aplikimet shkencore te shkolles se mesiperme, rendesia e te cilave eshte e jashtezakonshme duke realizuar permbysjen e materializmit dialektik bolshevik jo per seder, por per perfitim shkencor dhe kjo perben dallimin e dyte midis dy shkollave.

E keni nenvleresuar jashte mase shkollen mjaterialiste shqiptare te para 1945-ses dhe ndoshta nuk ka qene faji i juaj. Por ama i nderuar lektor eshte e papranueshme ta pranosh tezen tuaj, te huazuar nga fizika dhe te kundervene idealizmit filozofik; por qe nuk jep asnje zgjidhje, perkundrazi e ngaterron edhe me keq perfytyrimin mbi te panjohuren. Sipas jush:

 

“Perfytyrimin e shkences mbi shume dimensione filozofet idealiste perpiqen ta shfrytezojne ne menyre spekulative, kundra materializmit. Sipas tyre, thelbet shpirterore jane te vendosura ne dimensionin e katert te hapesires, apo ne nje dimension te paperceptueshem, ku nuk mund te hyje qenia. Ne lidhje me kete, ata pretendojne, se kjo iu jep mundesi atyre qe te drejtojne proceset materiale. Por ky dimension i katert i hapesires eshte nje dimension imagjinar. Dimensionet ne hapesire jane tre. Nje dimension i katert, sipas fizikes, eshte koha. Ky percaktim niset nga fakti i ekzistences se botes jo vetem ne hapesire, por dhe ne kohe (po aty, f. 190-191)”.

 

Ne qofte se ka idealizem te kulluar eshte pikerish pohimi i juaj mbi permasen e katert te hapesires, qe na qenkerka koha. A ju ka shkuar ndermend se po te ishte e vertete kjo, koha vendoset ne varesi te hapesires dhe mohohet mundesia e zhvillimit te ngjarjeve ne kohe dhe hapesire? Jo vetem kaq, por mohohen permasat e kohes duke e futur materializmin dialektik pikerisht aty ku deshiron idealizmi filozofik. E pame me lart se vete koha kishte tre permasa te vecanta: lindjen – ecurine – ekzistencen (moshen) dhe ajo qe lidh kohen me hapesiren eshte shpejtesia, atehere per cfare permase te katert behet fjala. Pranimi i kesaj teze eshte permbysja me reale e materializmit dialektik pasi koha dhe hapesira duhen konsideruar ne te njejtin rrafsh analitik, pasi jane realisht te vetmet kendveshtrime te zhvillimit te materies, lendes dhe njeriut. Ngelet per te lidhur kohen me hapesiren dhe jo vendosja e kohes ne varesi te hapsires. Ne kete kuader e shoh me te lehte te formuloj nje teori te re se sa te pranoj permasen e katert te hapesires. Keshte qe ngelet, me perpara, te hedhim poshte kete teori ne menyre qe t’i hapim rruge lidhjes se kohes me hapesiren sipas raportit te tyre, mbi c’baze formulohet lidhja e unitetit te materies edhe pse ajo eshte e pafundme dhe njeriu i fundem. Konstantja e ketij raporti perben ate qe Ajnshtajni e quante kontinum kohor-hapsinor dhe ketu duhet te jete keqperdorur teoria e tij per te kaluar nga materializmi dialektik ne idealizmin objektiv. Raporti kohor-hapsinor eshte i aftre t’i jape pergjigje te gjitha lidhjeve specifike qe disponon lenda dhe materia edhe pse jane te kunderta sipas kohe dhe hapsires. Raporti kohor-hapsinor i vendos ato ne unitet dhe cdo mosperputhje e rrjedhimeve analitike duhet te vertetoje gabimin e races njerezore pergjate procesit te njohjes (per kete shih Raporti kohor-hapsinor, ose Teoria e absolutizmit analitik, albanovaonline,com, logoreci,com ose ne gazeten “Ndryshe” dt. 24.07.2008).

Rrjedhimet e raportit kohor-hapsinor jane te shumta, por ato vecanerisht shpien ne zbulimin e disa fakteve interesante per boten e njeriut ku me kryesorja vecohet: predispoziteti natyror i popujve ne zhvillimin e tyre jashte koncepteve raciste (eshte kjo aresyeja perse revolucioni i ardheshem social duhet te kete dy faza dhe perse ato nuk kane asnje lidhje me diktaturen hipotetike te proletariatit). Ne kete pike ja vlen te zbulohet shenja dalluese e popujve nga njeri-tjetri jashte produkteve shoqerore. E them kete pasi njeriu perpara se te jete qenie shoqeror, eshte qenie natyrore dhe duhet zbuluar menyra se si nena jone natyre vepron mbi njeriun jo si individ, por si bashkesi. Raporti kohor-hapsinor na con ne zbulimin se shenja dalluese e popujve dhe racave eshte shpejtesia e zhvillimit shoqeror duke hedhur poshte pikepamjet e racisteve pasi inferioriteti hapsinor (ajo qe merret per baze nga shkollat raciste) shoqerohet me superioritetin kohor. Ja perse permasat e hapesires ndryshojne nga ato te kohes dhe ja perse koha nuk duhet vene ne varesi te hapesires. Analiza e shpejtesise se zhvillimit social na con ne nje sere perfundimesh te tjera, ku interesat shoqerore te popullit shqiptar gjejne zgjidhje krejt te reja dhe origjinale nga ato qe persorin politikanet e sotem. Me kryesorja ne keto zgjidhje eshte bota e relacioneve me shkaqet dhe pasojat e veta ku shqiptaret akoma edhe sot nuk e kane kuptuar se kujt i bejne mire e kujt i bejne keq edhe pse gjitheshka nuk varet pret tyre.

Por duhet pranuar se libri i autorit tone jo rralle i ka paragjykuar ngjarjet historike jashte realitetit dialektik duke u mveshur atyre procese te pamundura dhe duke fshehur thelbin e tyre. Ky fakt e ka bere librin shume te kritikueshem duke arrire ne perfundimin se ai eshte shkruar per te realizuar nje kundervenie se sa per te treguar thelbin e dialektikes materialist. Vini re kete tendence te autorit tone dhe lexuesi te konkludoje vete:

 

“Idete e Galileut i vazhdoi me tej filozofi dhe shkencetari Xhordano Bruno. Ky tregoi se ne hapesire ka bote te panumerta si bota jone. Keto ide i jepnin nje tjeter grusht pikepamjeve te idealizmit dhe te fese mbi boten qiellore. Per kete, feja, e cila ishte e plotfuqishme ne mesjete, perdori inkuizicionin per te ndaluar zhvillimin e shkences” (po aty, f. 198)”.

 

Lektori yne shume gjera nuk i thote sakte, akoma me tej i shtemberon dhe kete e ben me dashje. Neqofte se ai kujton se shqiptaret kane mbetur si para 1992-shit eshte puna e tij, por koha sot ka ardhur krejt ndryshe dhe une dua t’i kujtoj atij se veprimet e para 500 vjeteve ne Europen feudale jane krejt te barabarta me veprimet e Leninit, Stalinit, Enver Hoxhes (bile veprimet e tyre kane qene me ekstreme ne drejtim te krimit dhe te vraret e te pushkatuarit jane shume-shume me te shumte e me te sofistikuar) dhe vazhdojne edhe sot ne brendesi te klases politike shqiptare. A nuk eshte ne te njejtin pozicion partia socialiste shqiptare ne shtator te 2009-es? Atehere per cfare shkence na flet lektori yne? Pastaj ai duhet te jete kritik kundrejt ideve te Xhordano Brunos jo vetem pse ai nuk ka vertetuar gje, por thelbi i pretendimeve te tij kane qene krejt te tjera dhe jane probleme qe do te kerkojne mijera e mijera vjet per t’ju afruar te vertetes. Xhordano Bruno ishte viktime e vetevetes pasi koha e tij nuk u perputh me kohen e eterve te Kishes se Shenjte dhe idete e tij kishin me teper karakter reaksionar se sa progresist. Cdo gje qe nuk perputhej me politiken kriminale dhe antishqiptare te PKSh autori yne e konsideron pozitive, por harron thelbin e vete problemit. Xhordano Bruno, Galileo Galilei, Nikolla Koperniku perpara se te ishte shkencetar ishin klerike dhe kishin mbaruar shkollat e klerit katolik ne vendet perkates, gje te cilen ju nuk ja keni thene shqiptareve. Keshte qe te gjithe ata ishin te konfrontuar me veten e tyre dhe pastaj me vete klerin. Ju, lektoret shqiptare, nuk e dini se ajo koha ka pasur nje tjeter detyre per te zgjidhur dhe mos perputhja e interesave ka shpene ne ngjarjet e parapara.

Pikepamjet kryengritese te shkencetareve te mesiperm nuk i kane dhene asnje goditje idealizmit dhe fese per faktin me te thjeshte fare: te gjitha betejat ne fushen e teorise jane te fituara nga idealizmi dhe feja per paaftesine e materializmit filozofik dhe jo per merite te idealizmit. Ju nuk mund te kapeni pas kesaj fije kashte, sepse nuk ju takon ju per te kundershtuar nje pamundesi. Gjeni i nderuar lektor shkaqet e lindjes se fese, autorët e kësaj lindjeje, rendin shoqëror qe e detyron të lindë, domosdoshmerine e atehershme te ekzistences se institucioneve fetare katolike, dhe do te zbuloni pozicionin real te shkolles suaj dhe nivelin intelektual te produktit komunist. Nga qe nuk keni ditur t’i beni te gjitha keto filluat gjuetin e shtrigave me 1967 (nuk po ju akuzoj per krimet e 1945-1946 kundra Klerit Katolik Shqiptar pasi e di se nuk keni gisht, por per poshtersite e 1967 ju dhe shoket e juaj jeni pergjegjes direkt pasi keni mbuluar paaftesine tuaj, antimaterializmin dhe antishqiptarizmin komunist me akuzat kundra Klerit Katolik Shqiptar) duke asgjesuar materialistet filozofe shqiptare vetem pse keta kishin petkun e shenjte te franceskanit apo jezuitit. Nuk ka asnje grusht kundra idealizmit dhe fese te dhene ndodhehere nga ndonje studiues, duke perfshire edhe Marksin i cili eshte i vetmi qe postuloi se feja eshte opium per popullin, por nje opium i domosdoshem. Po, kjo eshte analize materialiste, por ju nuk e kuptoni dot per aresye te tjera. Pastaj ju keni nje te keqe te madhe, nuk kuptoni dhe nuk dalloni dot idete fetare nga institucionet e tilla; nuk ka qënë asnjëherë feja e plotfuqishme ne mesjetë ne Europë, por institucionet katolike të Selisë Shenjtë bënin ligjin ne Europën e asaj kohe. Po te kishit zbuluar kete do te arrinit ne perfundimin se institucionet katolike mesjetare kane qene para se gjithash institucione politike qe fshiheshin pas ideve fetare dhe eshte ky fakti qe e shpetoi Europen mesjetare nga tjetersimi i invazioneve arabe ne jugperendim dhe ai otoman ne juglindje. Proceset historike duhet marre si kane ndodhur dhe jo si ju pelqen ju te ndodhin. Lufta kundra tyre, e marre nga PPSh, nuk eshte lufte kundra fese, sic e keni publikuar ju, por kundra institucioneve me shkencore dhe shqiptare qe kane ekzistuar ndonjehere ne historine e banoreve te ketyre trevave dhe kete ju ja keni fshehur popullit shqiptar duke ngritur lart poshtersine tuaj kriminale si shpetimtare te popullit tone. Ketu do te jemi e do te shohim se si politika europiane do te luaje me popullin shqiptar pikerisht ne saje te asaj poshtersie qe gatuat ju me 1967-ën. Në tërësi duhet kuptuar që kryqëzatat dhe Inkuizicioni u aplikuan për të mos lejuar tjetërsimin e racës së bardhë nga racat e tjera, pasi proçesi ka qënë tepër i parakohshëm. Duhet kuptuar edhe diçka tjetër i nderuar lektor: shumë veprime politike të aplikuara në botë i nënshtrohen instiktit vetëmbrojtës edhe pse pasoja mund të jetë shumë e rëndë (zhdukja e racës së kuqe nga raca e bardhë; raca e kuqe është raca me shpejtësinë më të madhe të zhvillimit shoqëror në historine e njerëzimit dhe kapja e rendit kapitalist nga ana e saj do të çonte në një luftë të përbotshme të paparë, ndoshta sa shume e dy luftrave imperialiste te marra se bashku dhe te ngritura ne katror), prandaj dhe ekziston kategoria domosdoshmëri-liri.

Së fundi i nderuar lektor dua t’i bëj të qartë lexuesit të nderuar shqiptar, sidomos, se në natyrë ka vetëm të vërteta absolute, në të kundërtën ato nuk janë të vërteta. Por në këtë kuadër ka dhe të vërteta mashtruese, ku këto të fundit përmënden herë pas herë për t’ja ngulur në kokë lexuesit që janë ashtu pse duam ne. Në këtë kuadër ju keni pasur kurajon civile të paraqisni si të vërteta absolute mashtrimin gjigand që politika propogandistike e PPSh i ka injektuar popullit shqiptar për 45 vjet pa pushim. Sipas jush, dhe redaktorit tuaj karizmatik:

 

“E vërteta absolute është ajo e vërtetë, që nuk mund të hidhet poshtë sado që të zhvillohet dhe të pasurohet shkenca. Kështu, për shëmbull, roli udhëheqës i PKSH në Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare, në revolucionin socialist dhe në ndërtimin e shoqërisë socialiste në Shqipëri apo krijimi i kësaj Partie me 8 nëndor 1941 janë të vërteta absolute (po aty, f. 161-162).

 

Duke parë që pretendimi juaj filozofik bie ndesh me një sërë artikujsh të shkruar nga unë për këto probleme, jam i detyruar t’ju përgjigjem edhe pse thelbi i atakimit ekziston në artikullin përgjigje dhënë redaktorit të librit tuaj (shih. “Të nderuar historianë Peza është e nacionalistëve dhe jo e komunistëve”, përgjigje dhënë gazetës Peza, albanovaonline.com, logoreci.com).

Po filloj nga fundi pasi kjo shërben për të kuptuar edhe të vërtetat e tjera mashtuese, të paraqitura nga ana e juaj si të vërteta absolute.

-PKSh nuk është formuar me 8 nëndor 1941 në Tiranë në shtëpinë e Zylfie Canit dhe atë nuk e kanë formuar as shqiptarët dhe as jugosllavët, siç është pretenduar rëndom. Per kete ka dokumenta të firmosura nga Enver Hoxha dhe nga ata që e formuan realisht PKSh (për këtë shih “Mbi aktet e formimit të PKSh” publikuar në albanovaonline.com, logoreci.com dhe në gazetën 55, dt 18-19/11/2008). Si përmbledhje të asaj ngjarje mund të them qe PKSh është formuar rreth datës 22 mars 1943 në rrethin e Elbasanit dhe atë e formuan anglezet. Atëhere për çfarë lufte antifashiste bëhet fjala kur komunistët kanë luftuar vetëm 480 ditë dhe jo kundër gjermaneve? Për çfarë revolucioni socialist bëhet fjala kur në kritikën e librit tuaj kam argumentuar qe ai revolucion ka qënë thjeshtë një revolucion hajdutësh që ka pasur për qëllim të kthejë në skllevër banorët e Veriut për hesap të atyre të Jugut? Si mund të pranoni ekzistencën e një revolucioni socialist kur në territorin e banuar nga shqiptarët para më pak se një shekulli nuk ka ekzistuar prona private? A nuk bie vallë kjo ndesh me mësimet e Marksit? Apo, duke mos ju levërdisur kjo, nuk mbështeteni tek Marksi, por tek Lenini dhe nuk keni deklaruar asnjëherë që Lenini është i parë antimarksist në pushtet?

 

Përfundime

 

Pasi e lexon të gjithë librin dhe e krahason me kohën e sotme përfundimi i parë është: kë ka dashur të atakojë autori, ndoshta redaktori? Mos vallë autori e ka shkruar librin i shtyrë nga redaktori? Po të jetë kjo e fundit atëhere kuptohet me lehtësi pozicioni real i redaktorit dhe autori është thjeshtë një viktimë e të parit. Por sot kjo nuk më intereson, pasi përmbajtja e librit duhet të prekë sedrën e shqiptarëve të arsimuar nëpër shkollat e larta para 1992-shit. Fakti që PPSh e hoqi nga programi mësimor në vitin 1991 duhet të argumentojë se padronët e saj e kishin kuptuar të parët që temat e materializmit dialektik dhe historik ishin përralla dhe asgjë më shumë.

Sipas konteksit të librit, materializmi dialektik dhe historik shqiptar ka qënë një literaturë irealistë dhe tipikisht antimaterialiste dhe antishqiptare. Në po këtë pozicion ndodhen dhe autorët e saj, vetëm se duhet shtuar që ndërgjegjja e tyre është në të njëjtin plan me ndërgjegjen e të gjithë shqiptarëve të arsimuar në shkollat e larta të para 1991-shit. Është kjo arësyeja kryesore përse shqiptarët e sotëm janë të keqarsimuar dhe përse ata sot janë më të keqinj se baballarët e tyre dje dhe gjyshërit e tyre pardje. Është një problem që duhet marrë në konsideratë seriozisht pasi përcakton mirëfilli nivelin e klasës politike shqiptare edhe përgjatë gjithë shekullit të XXI-të edhe në qoftë se pjesmarrësit e saj nuk kanë lindur akoma. Lidhjen e qënies me mosqënien në këtë rast duhet ta krahasoni në pasojë me gjëndjen e popullit shqiptar para 400 vjetëve e këtej ku banorët e këtij vëndi pa u quajtur shqiptarë e ndjenë veten të tillë vetëm në sajë të edukimit të dhënë nga Kleri Katolik Shqiptar. Dmth ngelet për të krahasuar pasojën e dy shkollave të aplikuara në vëndin tonë ku e para për 400 vjet dha ndërgjegjen e shqiptarëve të gjysmës së parë te shekullit të XX-të, ndërsa e dyta për 45 vjet dha ndërgjegjen e antishqiptarëve të shekullit të XX-të. Mbi këtë bazë a nuk kemi të drejtë të themi se materializmi dialektik njihej me mirë para vitit 1945 dhe aspak pas këtij viti.

Ky është përfundimi i analizes kritike të librit tuaj i nderuar lektor. Uroj që ky libër të jetë produkt i ndërgjegjes suaj dhe jo i një shtyse nga jashtë, pasi në këtë rast do të arrinim në përfundimin se produktin intelektual të popullit shqiptar sot e drejtojnë forcat antishqiptare të ishsigurimit të shtetit të cilët nuk janë të paktë dhe janë tepër aktiv në krimet e tyre.

Tiranë, më 12 . 09. 2009