26-Çfare nuk dinë shqiptarët nga: Historia e shpalljes të Shtetit Shqiptar dhe e Flamurit tonë Kombëtar më 1912-ën

 

Jane dy probleme te ezauruara me gabime statistikore dhe të pa interpretuar saktë nga historiografia komuniste duke fshehur thelbin e problemit me përmasa kontradiktore. Pa dyshim qe jane dy problemet me kardinale te historiografise shqiptare te gjysmes se dyte te shekullit te XX-te ku eshte vepruar më me force per ta devijuar ate nga boshti i së vërtetës. Puna ka mberritur në atë pikë sa jane eleminuar në propagandë autorët e vërtetë të shpalljes së pavarësisë dhe të flamurit tonë kombëtar të ngritur ne Vlore me 28 nendor 1912 deri ne ate mase sa ne duhet ta konsiderojme atë datë si dite te mallkuar, pasi ndryshimi i autoresise se pavaresise dhe flamurit eshte i barabarte me ndryshimin e identitetit tone kombetar. Une jam i mendimit se ky ka qënë qëllimi i fallsifikatorëve të historisë, por duhen zbuluar arësyet përse nuk ja kanë arritur qëllimit dhe përse pas 1991 e forcuan këte mashtrim në shkallë sipërore duke botuar një sërë librash njëri më antirealist se tjetri, njëri më antishqiptar se tjetri. Nuk e kuptoj përse intelektualët e sotëm nuk e duan Shqipërinë dhe përse luftojnë kundër sajë. Nuk e kuptoj dot përse intelektuali i sotëm, produkt i shkollës komuniste, bëhet antimaterialist dhe antihistorian. Nuk e kuptoj dot se si mund të jetë kundër të kaluarës ky intelektual kur është i vetmi, në sferën njerëzore, që ka përfituar nga rendi i Enver Hoxhës. Nuk e kuptoj dot se si ky intelektual, shterp deri dje në fushën e prodhimtarisë intelektuale, sot ka dalë me flamurin e mohimit duke qënë ai thelbi i nihilizmit filozofik me një prodhimtari formale. Ketu mund te permend librin e Prof. Dr. Valentina Dukes, Historia e Shqiperise 1912-2000, librin e Pirro Mishes, Arratisja nga burgjet e historise, librin e Ismail Qemal bej Vlores, Shqiperia dhe Shqiptaret, qe shoqerohet me nje paralajmerim te Prof. Koli Xoxi-t e disa artikuj të tjerë pa autor të drejtëpërdrejtë, librin e Akademik Kristo Frashëri, Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë (28 Nëndor 1912), librin e Hajredin Isufit, Feja dhe Flamuri, Dom Nikollë Kaçorri dhe qe perbëjnë permbysjen e realitetit historik shqiptar te atyre koherave. Lexuesi duhet ta kete pak të vështirë të konkludojë me faktet propagandistike qe jane afishuar, duke perfshire edhe stendën mbi historikun e flamurit ne bulevardin “Dëshmoret e Kombit” me 28 nëndor 2008, apo “historikun” e flamurit shqiptar në sitet e internetit, prandaj jemi të detyruar ta ndihmojme me atë që “historianët” komunistë nuk kanë lënë gurë pa lëvizur për ta fshehur dhe për ta zhdukur.
Si është e vërteta e shpalljes se pavaresise dhe e flamurit tone kombetar te ngritur ne Vlore me 28 nendor 1912 kur dihet fare mire se: një nga drejtuesit e qeverise se Ismail Bej Qemal Vlorës ka qene i nderuari Dom Nikoll Kaçorri, në postin e zëvëndësit të Tij; anëtar i Këshillit të Naltë të shtetit shqiptar me 1920 ka qene i nderuari Imzot Luigj Bumçi, por që sipas Admirality War Staff – Intelligence Division, Albanie – Personnages, les clans et le peuple, Londër, 1916: “Imzot Bumçi pat qënë sekretar i arqipeshkvit të Shkodrës, Sereqit, të cilin shpreson ta pasojë. Ka pasur mjaft besim tek admirali Burney. Është pleksur në intrigat austriake ndaj dhe, me zemër nacionalist, mendon se pushtimi austriak është në të mirë të vëndit” (vepër e cituar nga P. Misha tek Arratisja nga burgjet e historisë, f. 363, por që duhet marrë me rezervë mohuese pasi i njëjti material e bën Esad Pashë Toptanin ministër të jashtëm në qeverinë e Ismail Qemalit, (po aty, faqe 364-365) kur në shumë botime rezulton që në atë post ka qënë vetë Ismail Qemali, psh Shqipëria e Ilustruar 1927, vëll. 2); regjent i shtetit shqiptar me 1943-1944 ka qene i nderuari Pader Anton Harapi (pra politika shqiptare ne pikat me kyce te tij ka pasur bashkezgjidhes anëtarët e nderuar të Klerit Katolik Shqiptar) dhe ai flamur, tashme, nuk ekziston (keshtu pretendon Prof. Dr. Valentina Duka ne librin e saj mbi historine e Shqiperise 1912-2000, kur, në të vërtetë, ai ka shumë vjet (i vëllai) që ndodhet në stendën e muzeumit historik të Shkodrës, por qorrat duhet të kenë katër palë sy për të parë lavdinë e kombit), ku ne stemen e Republikes (2008) kemi nje stilizim te shqiponjes te njejte me ate qe perdoren fashistet italiane kur invaduan Shqipërine me 07 prill 1939?
Pikëpyetjet mbi Aktin e Pavarësisë dhe historinë e Flamurit janë të pafundme kur dihet se pas dy vjeteve Konferenca e Ambasadoreve pati pretendime territoriale mbi shqiptaret duke i hequr atyre me shume se gjysmen e tokave te banuar nga ata dhe duke ja dhene invadoreve të Ballkanit të Jugut dhe Veriut. Cfare ka ndodhur ne realitet dhe perse tokat e banuara nga shqiptaret u bënë mollë sherri per shtetet imperialiste të Europës; përse Shqipëria nuk u përfshi në ndarjen e 1945-sës?
Per te qenë të sakte, duhet thënë që në fillim se interpretimet e bëra mbi Aktin e shpalljes se Pavarësisë dhe historinë e Flamurit nga historiografia shqiptare (1945-2008) jane ta pasakta, tendecioze, antihistorike dhe antishqiptare. Autoret e atyre ideve te jeni te sigurte qe jane antishqiptaret (me fjalën antishqiptar une kuptoj intelektualin (dmth antishqiptar jane vetëm intelektualët dhe asnje anëtar i ndonjë shtrese tjetër) që nuk di të bëj asnjë pune në favor të bashkësisë dhe e grabit atë me anë të ligjit në kundërshtim me idetë e atyre që formuan shtetin shqiptar, -ja përse është e nevojshme përcaktimi hapsinor i shpalljes së shtetit shqiptar) e mirefillte qe jetojne në brëndësi të popullit tonë të gatshëm për t’i futur thikën mbas shpine kur t’i jepet rasti, gjë te cilen e kane realizuar pergjate viteve 1945-1991 dhe 1997-ës.
Ka disa menyra per te percaktuar dinamiken e aktit te pavarësise, por gjithsesi menyra e përdorur nga historiografia shqiptare e kohes se komunizmit, apo e sotmja, nuk mund te perdoret më. Metoda materialiste ka ekzistuar prej shekujsh, por filozofia komuniste i ka qendruar larg si djalli nga temjani dhe ketu qendron poshtërsia e komunizmit te shekullit te XX-të (është paraqitur si perfaqesuesi i materializmit filozofik duke qene ne realitet perfaqesuesi me tipik i idealizmit filozofik per te gjithe kohen e ekzistences se races njerezore ne Toke). Une jam i mendimit se qe te mund te percaktosh te gjithe proceduren e Aktit te Madh te Pavaresise dhe formimit të Shtetit të Parë Shqiptar eshte e nevojshme te percaktohet me perpara:
1-Gjëndja ndërkombëtare e politikës në Europë dhe Ballkan në fillim të shekullit të XX-të duke pasur në qëndër të vëmëndjes edhe dy luftërat botërore.
Fakti që shpallja e pavarësisë më 1912 u kontestua nga Konferenca e ambasadorëve (1912-1913) me kryetar Eduard Grei-n, ministër i jashtëm i Britanisë së Madhe, ku shtetet europiano perëndimore u hëngrën si macja me miun, duhet të tregojë se pavarësia e shqiptarëve ishte një mollë sherri midis duetit Gjermani+Austro-Hungari dhe të Fuqive të tjera. Vendimet e Konferencës së Ambasadorëve nuk mund të kuptohen pa ngjarjet e mëvonshme në territorin e Shqiperisë ku Italia pati pretendime mbi zonën e Vlorës duke vertetuar se në atë Konferencë ajo kishte dalë kundra dyshes Gjermani+Austro-Hungari; dmth ajo Konferencë favorizoi Serbinë, Greqinë, Maqedoninë dhe Malin e Zi në dëm të popullatës shqiptare ku Italia e asaj kohe do të merrte një thelë jo të vogël strategjike në zonën e Vlorës, përfshirë edhe Sazanin. Konfliktet politike midis shteteve europiane, për problemin shqiptar, u dukën mirëfilli në luftën e parë botërore ku territorin e shqiptarëve e zaptuan të gjithë shtetet pjesmarrëse në atë konflikt dhe banorët vëndas nuk luajtën asnjë rol, me përjashtim të Malsorëve të Veriut që me gjakun dhe kockat e tyre e betonuan kufirin e Veriut kundra pushtuesit serb. Kjo ka rëndësi të vihet në dukje pasi tregon se vetë shpallja e pavarësisë ishte e dëshirueshme për një pjesë të shqiptarëve dhe e padëshirueshme për disa shtete të Europës dhe pjesën tjetër të shqiptarëve (raporti midis këtyre pjesëve është pak e vështirë të përcaktohet dhe këtu duhet të fshihet misteri i shpalljes së pavarësisë, por historiografia e re shqiptare është e aftë të përcaktojë pjesën që luftoi për pavarësinë e Shqipërisë). Është pikërisht ky raport që bëri të domosdoshme krijimin e Komisionit Ndërkombëtar të Kontrollit (organ i krijuar nga Konferenca e Ambasadorëve në Londër me vendimin e datës 29 korrik 1913) dhe komisionin e posaçëm (me vendimin e 11 gushtit 1913) të cilët caktuan kufijtë politikë të Shqipërisë me Protokollin e Firencës (1913) dhe atë të Korfuzit (1914), gjë që duhet të tregojë se jo të gjithë shqiptarët politikanë të asaj kohe kanë qënë dakort me pavarësinë e popullit shqiptar. Të gjitha këto propoganda komuniste i ndryshoi duke e paraqitur situatën sikur e gjithë bota europiane ishte kundra popullit shqiptar (shih Fjalorin Enciklopedik Shqiptar mbi Protokollin e Firencës dhe të Korfuzit) dhe ky i fundit kishte bërë namin kundra “armiqve” të tij. Ka një të vërtetë krejt tjetër për tjetër dhe kjo i duhet thënë popullit shqiptar përpara se të pretendojmë për tu futur në Europë (e vërteta është e lidhur me Kosovën dhe luftën për pavarësinë kombëtare).
Le ta themi qe ne fillim se populli shqiptar eshte i vetmi popull ne bote qe nuk e njeh luften per liri (duke përjashtuar epokën e Gjergj Kastriotit), pasi ne kohen kur ai u bashkua si popull, Europa e kishte bere punen e saj dhe ne krye te shqiptareve ishte mbreti Zogu i I-rë.
Gjënë me kryesore në diplomacine Europiane une kam konsideruar Protokollin e Korfuzit, pasi jo vetem qe kam siguruar dokumentin, por mbi te gjitha kam ne dispozicion shënimet e kohës te një dëshmitari me reputacion te madh ne fushen juridike e politike, dhe pikërisht të avokat Dr. Vasil Kostandin Dilos (1867-1958) shënimet e të Cilit kanë qënë për mua një udhërrëfim për të zbuluar se si dhe kush e realizoi Aktin e madh te Pavarësisë së shqiptarëve në fillim të shekullit të XX-të (të cilat janë realizuar në 18 fletore të vogla përgjatë periudhës 06.10.1956 deri më 02.03.1957). Shumë flitet për këtë protokoll, por asnjeri nuk ka marrë guximin ta publikojë dhe t’i thotë shqiptarëve se si është e vërteta e caktimit të kufijve të shtetit të tyre dhe përse pikërisht kjo përmasë gjeografike. Të paktën kjo është një gjë që bota e di, përveç ne shqiptarëve, pasi e vërteta e Protokollit të Korfuzit eshte tjeter për tjetër nga ajo që është propoganduar përgjatë periudhës së komunizmit, kur edhe e sotmja nuk bën përjashtim (kemi parasysh librin e Prof.dr Valentina Dukës: Histori e Shqipërisë 1912-2000, faqe 19-80, apo librin e Pirro Misha-s: Arratisja nga burgjet e historisë, f. 20-93 ). Për të hequr çdo dyshim mbi mundësinë e paragjykimeve të mia po citoj një pasazh antihistorik të Pirro Mishës për t’i treguar lexuesit mënyrën e të kuptuarit të historisë nga ana e produktit intelektual të komunizmit edhe pas 1991 ku ata pretendojnë se janë rinovuar, ndryshuar dhe tjetërsuar nga krahu pozitiv i zhvillimit. Të paktën ky pasazh argumenton për të kundërtën:

“Sidoqoftë, një ndër sfidat më të vështira të shqiptarëve për kultivimin e një identiteti të përbashkët kombëtar mbetej ajo e minimizimit të çarjeve dhe dallimeve të mëdha sociale, fetare, ekonomike, krahinore e kulturore që Shqipëria e pavarur kishte trashëguar nga e kaluara” (Arratisja nga burgjet….f. 86).

Nuk e di se sa e njeh Shqipërinë autori, por për një gjë mund t’i mësoj me siguri absolute që ai nuk e di aspak, të paktën unë mund të jem një nga shqiptarët e rrallë që e ka shëtitur Shqipërinë nga veriu në jug, nga lindja në perëndim pëllëmb për pëllëmb, mal më mal, kodër më kodër e fushë më fushë për 35 vjet dhe deklaroj se populli shqiptar është i vetmi popull në botë me unitet biologjik e shoqëror sa nuk ekziston asnjë e çarë apo dallim social, fetar, ekonomik, krahinor apo kulturor. Populli shqiptar mbart mbi vete një karakteristikë biologjiko-shoqërore, ndoshta të rrallë në historinë e njerëzimit: afron relatorët, ja përshtat vetvetes, mëson prej tyre dhe nuk i zhduk duke i bërë si vetvetja. Dhe kjo e ka një shpjegim teorik dhe shkencor: Populli shqiptar ka shpejtësinë më të vogël të zhvillimit shoqëror në historinë e zhvillimit të racës njerëzore në Tokë për të gjithë kohërat dhe këtu qëndron sekreti i shkencës së historisë dhe i popullit shqiptar. Popujt me shpejtësi të vogël zhvillimi, sidomos për rastin shqiptar, janë vështirësisht të ndryshueshëm në raport me popujt me shpejtësi të madhe dhe për rastin tonë kjo vështirësi arrin deri në pamundësi. Faktori kohë nuk e lejon popullin shqiptar të krijojë çarje ndërkrahinore edhe pse atë kanë jetuar në relacione me ndryshueshmëri cilësore. Kjo vihet re sidomos tek epirotët, të cilët edhe pse kanë bashkëjetuar pranë e pranë për mijëra vjet me helenët kanë mbetur sot shqiptarë sido të pretendojë politika greke. Qënia shqiptarë ka karakteristika krejt të tjera nga ato që pretendon i arratisuri nga burgu. Në fakt pretendimi i tij fsheh pikërisht tendencën kriminale të komunizmit përgjatë periudhës 1944-1991 ku ai i trajtoi krahinat e Shqipërisë në mënyrë të diferencuar dhe tipikisht krahinat e Jugut në dëm të Veriut duke realizuar një përçarje psikologjike kalimtare midis shqiptarëve. Të paktën ngjarjet e 1997 janë të afta ta vërtetojnë këtë mirëfilli.
2-Për të përcaktuar gjëndjen shoqërore të shqiptarëve në fillim të shekullit të XX-të është e nevojshme lidhja me gjenezën. Është e pamundur të flitet për shqiptarët e sotëm jashtë gjenezës së tyre dhe përrallat mbi prejardhjen e tyre nga veriu dhe përzierjen me popujt të tjerë tregon se sa larg të vërtetës është shkenca e sotme ne funksion të këtyre problemeve. Është kuptuar mirëfilli se politika e sotme europiane kërkon me çdo kusht të mbulojë poshtërsitë e veta të realizuara përgjatë shekujve të kaluar gjë të cilën gjeneza e popujve e çvesh nga misteri duke i dhuruar njerëzimit shtigjet nëpër të cilat duhet të kalojë ai me sa më pak dhimbje, gjë të cilën njerëzimi i sotëm akoma nuk e ka mësuar dhe padija, duke u kthyer në instinkt, po e komandon përparimin e njerëzimit.
Çdo popull në botë, gjatë zhvillimit të vet, nxjerr në dukje elementët dhe qelizat e mëposhtme sipas nje përmbajtje hapsinore rigorozisht të caktuar pa asnjë përjashtim, por të ndryshuar nga bota e relacioneve:

familje + fe + pronë + luftë + juridiksioni + skllavëri + lëvizje + qytet + klasë + shtet
(kështu e kemi paraqitur në studimin mbi Gjergj Kastriotin, -shih albanovaonline.info, 17.01.09)

Në pamje të parë duket sikur renditja nuk ka rëndësi, por ka rëndësi të vihet në dukje se ka elementë që janë emërues në këtë ekuacion dhe janë pasoja të gjenezës së popujve që marrim në analizë (psh lëvizja mekanike e fiseve dhe grup fiseve); kur nga ana tjetër ka elementë gati të barabartë me vetë njeriun (psh. familja) dhe elementë të varur rigorozisht nga elementë paraardhës apo shkalla e zhvillimit social ( psh kuarteti luftë + pronë + skllavëri + juridikson ) çka do të thotë se ekuacioni i mësipërm është real dhe duhet ndërtuar sipas kontinumit kohor-hapsinor:

(familje + fe) + (luftë (?) + pronë + skllaveri + juridiksion) + (qytet + klasa + shtet)
lëvizja e fiseve (është një fenomen rastësor që nuk është analizuar kurrë nga shkenca e historisë, por është spekulluar me fenomenin pa i ditur kuptimin në tërësinë e tij kohoro-hapsinore sipas kategorisë shkak – pasojë)

Analiza e elementëve të këtij ekuacioni, në thelbin e tyre, kërkon pa dyshim rishikimin e bazave teorike të shkencës së sotme, e cila nuk është pa domethënie për njerëzimin e sotëm, pasi ajo është e aftë të nënshtrojë politikën dhe produktet e saj. E thënë me fjalë të tjera në këtë lloj analize qëndron sekreti i shkencave shoqërore dhe pikërisht këtë nuk kanë zbuluar njerëzit pretendues të shkencës shqiptare. Por për temën tonë analiza në fjalë është e domosdoshme pasi është e aftë të na vërtetojë autorët e vërtetë të pavarësisë sonë kombëtare duke përjashtuar ato për të cilat propoganda komuniste ka ngritur një piramidë madhështie të rreme.
Në fillim të shekullit të XX-të në brëndësi të popullatës shqiptare ka ekzistuar familja patriarkale si forma determinuese e organizimit të saj. Paralel me të ka ekzistuar edhe familja monogame e cila ekziston bindshëm nëpër qytetet kryesore të Shqipërisë së asaj kohe. Krahasimi i këtyre dy formave të dinamikës së familjes tregon se ato janë të sfazuara në kohë dhe shkaku duhet kërkuar në botën e relacioneve universale të popullit shqiptar të cilat kanë realizuar tjetërsimin e zhvillimit shoqëror të tij pjesërisht dhe tipikisht në qytetet shqiptare. Dinamika e familjes shqiptare, edhe e vetme, është e aftë të na vërtetojë autoktoninë absolute të popullit tonë larg të gjitha paragjykimeve dhe interpretimeve tendencioze të një shtrese të tërë pseudointelektualësh brënda dhe jashtë kufijve shtetërore të Republikës sonë. Vetëm fakti i ekzistencës së patriarkalitetit familjar në brëndësi të shoqërisë shqiptare tregon për prapambetjen mijëravjeçare të tyre për shkaqe natyrore dhe ekzistencën e një parametri specifik që është i aftë të dallojë popullatën shqiptare nga pjesa tjetër e racës së bardhë. Pa dyshim që në këtë pikë qëndron e panjohura kryesor e shkencave shoqërore, sidomos të asaj politike, dhe fallsitetin e tyre në planin progresiv të shoqërisë njerëzore. Dhe kur kostatojmë që shoqëria shqiptare mbart edhe formën e familjes monogame duhet të merret me mënd se çfarë ka ndodhur me ketë shoqëri përgjatë shekujve dhe mijëravjeçarëve të kaluar (tipikisht nga mijëvjeçari i II-të para Krishtit e deri më sot). Analiza hapsinore e formave të familjes na çon në përfundimin se forma patriarkale e familjes është formë autoktone e zhvillimit të shoqërisë shqiptare, arbërore dhe ilire; ndërsa forma monogame është një imponim i realizuar nga ana e botës së relacioneve mbi shoqërinë parashqiptare të afërt dhe të largët ngjarje e cila duhet të datojë para shekullit të III para Krishtit me influencë rastësore në botën vëndase. Kalimi nga patriarkaliteti në monogami duhet t’i dedikohet luftës që ka bërë Kleri Katolik Shqiptar nëpër shekuj për të konsoliduar popullin dhe, më vonë, kombin shqiptar, gjë e cila i është mbajtur e fshehtë popullit shqiptar. Analiza e familjes shqiptare nëpër krahinat e Veriut përgjatë shekujve XV-XX tregon rolin që ka luajtur Kisha Katolike Shqiptare për konsolidimin e familjes monogame, e cila duhet konsideruar qeliza fillestare e popullit tonë. Alternimi i formave të familjes (kuptohet i duetit patrialkalitet-monogami) është analog me alternimin fshat-qytet i cili duke kaluar nëpër elementin sasior vetëm në shekullin e XX-të e sheh veten të eleminuar. Nëqoftë se morali kristian e filloi këtë proçes para 2000 vjetëve duke e shoqëruar përgjatë të gjitha ngjarjeve të popullit tonë deri në fillimet e epokës komuniste, është dhuna e kësaj epoke që e përmbylli këtë proçes në mënyrë të sforcuar dhe artificiale, pasojat e së cilës të jeni të sigurtë që do të ndjehen në vazhdimësinë e kohës. Ngjarja Pango ishte një shaka e politikës dhe maja e një mali të padukshëm, por në thelb ai është bërë fenomeni tipik i shoqërisë së sotme shqiptare ku dinjiteti seksual nuk ekziston në asnjë përmasë dhe është pothuajse i barabartë me atë të kafshëve. Në këtë drejtim populli shqiptar po lan një mëkat të komunizmit të cilin e kanë brënda shpirtit të tyre intelektualët e epokës së tij.
I vetmi element ekuacional (themi i vetmi pasi të gjithë elementët e tjerë janë të ndotur nga bota e relacioneve duke krijuar një pamje të gënjeshtërt të shoqërisë shqiptare) që shoqëron familjen shqiptaro-arbërore-ilire gjatë zhvillimit të vet autokton është besimi fetar. Ashtu si dhe familja në trojet tone kanë bashkëekzistuar vetëm dy forma fetare: njëra autoktone, besimet pagane, dhe tjetra monoteizmi tre formësh. Në qoftë se gjurmët e së parës humbasin në lashtësinë mijëravjeçare duke mos realizuar dot zbulimin e datëlindjes së saj, ekzistenca e së dytës është e lidhur jo vetëm me fillesën e krishterimit doktrinar, por ajo mbi të gjitha argumenton që popullata iliro-arbërore-shqiptare ka bërë një kapërcim serioz në hapësirën e zhvillimit shoqëror të vet duke kaluar nga besimi pagan në monoteizëm pa e përfshirë formën politeiste, e cila tek komshiu i vet (parahelenët dhe helenët) ka ekzistuar plot 1500 vjet përpara, ndërsa tek romakët më pak se 1000 vjet përpara(këtij fakti i duhet shtuar dhe parametri shpejtësi zhvillimi për të kuptuar përmasën e kapërcimit në hapësirë të popullit shqiptar, të paktën sot; kapërcimi është i barabartë me nje rend shoqëror, të paktën; pasi në realitet unë pretendoj se kapërcimi është i barabartë me të gjithë rendet shtetërorë të marrë së bashku).
Qeliza fetare, në dinamikën e popullatës së mësipërme, ka një domethënie shumë më të rëndësishme se të gjithë popujt europianë, duke përjashtuar baskët, për gjënë më të thjeshtë fare: jane e vetmja popullate ne Europe te cileve u njihet besimi pagan. Por popullates iliro-arberore-shqiptare ky besim u njihet pa nderprerje dhe i vetem. Ekzistenca e monoteizmit ne trojet ilire eshte rezultat i botes se relacioneve dhe i imponimit politik qe relatoret i kane imponuar popullates vendase ne nje mase te tille sa duket sikur ata jane bashkeudhëtarët e tyre. Kjo jo vetëm që nuk është e vërtetë, por tregon falsitetin e lidhjes së besimit fetar me popullatën vëndase. Institucionet fetare vendase nuk kane qene kurre autoktone, por te lidhura me institucione fetare jashteshqiptare. Në këtë prizëm ka një përjashtim të imponuar nga politika me ndikim te drejteperdrejte mbi popullin arberoro-shqiptar. Institucioni Katolik Shqiptar, edhe pse varej institucionalisht nga Selia e Shenjte, ka qene nen ndikmin Austro-Hungarez, sidomos ne dy shekujt e fundit, sepse anëtarët e nderuar të këtij Kleri kishin studiuar në shkollat austriake dhe gjermane Kjo nuk eshte marre kurre seriozisht nga historiografia komuniste, e më vonë, shqiptare duke u anashkaluar, por duke e akuzuar shtetin Austri-Hungarez dhe shkollat katolike si shkaktaret e frenimit ne zhvillimin e arësimit në Shqipëri (Sipas librit te Hysni Myzyrit: Shkollat e para kombetare shqipe (1887 – korrik 1908) –botim i dyte 1978, f. 35). Ështe një pikë që ka shtrembëruar realitetin historik duke tentuar te krijoje nje imazh tjeter per tjeter për këtë problem, por qe ka ndikuar negativisht në analizën historike të 1912-ës duke mos i treguar shqiptareve realitetin e shpalljes se pavaresise dhe menyren se si eshte formuar shteti i tyre (dmth: kush dhe si). Libri i Prof. Dr. Valentina Dukes: Histori e Shqipërisë 1912-2000 dhe i Pirro Mishës: Arratisja nga burgjet e historisë janë tipikisht të këtij rendi dhe shërbejnë për të treguar arësyet përse përdoret realisht historia sot në Shqipëri.
Problemi i fesë, për problemin e pavarësisë së Shqipërisë, nuk mund të anashkalohet dhe të shtrëmbërohet me kaq lehtësi, siç veprojnë autorët e mësipërm, jo vetëm pse ai është elementi më determinues në atë shpallje, por sepse ai është i aftë të na vërtetojë mënyrën se si Institucioni fetar mund dhe duhet t’i shërbejë një populli, për rastin konkret popullit shqiptar. Atë që nuk e ka bërë asnjë institucion në historinë e popullit shqiptar e ka bërë Institucioni Katolik Shqiptar në kundërshtim me parimet e institucioneve fetare ndërkombëtar për të gjithë kohërat e ekzistencës së tyre. Pikërisht kjo është arësyeja përse u asgjësua Kleri Katolik Shqiptar pas 1945 dhe kush (kjo është detyra e shkencës së historisë për të zbuluar, në të kundërtën ajo nuk mund të jetë shkencë, por politikë). Arësyeja e shpalljes së pavarësisë më 1912 dhe zhdukja e Klerit Katolik Shqiptar kanë një emërues të përbashkët, gjë që i është mbajtur e fshehtë popullit shqiptar, bile, akoma më tej, i është servirur një panoramë hapsinore tjetër për tjetër duke akuzuar politikës serbe si shkaktaren e masakrës mbi Klerin Katolik Shqiptar. Me jepet rasti të argumentoj të kundërtën, jo për të shpëtuar politikën serbë nga përgjegjësia antishqiptare prej një mijë vjetësh, por për t’i treguar popullit shqiptar se ajo ka qënë një shërbyese e devotshme e politikave të mëdha në Ballkan duke përfituar prej saj (është shëmbulli më tipik se si një shërbëtor mund të bëhet zotëri).
Gjithsesi dueti familje+fe është i aftë të argumentojë gjenezën e shqiptarëve të sotëm dhe lidhjen e tyre me arbërit e ilirët, por, pa dashur, dhe mënyrën e shpalljes së mëvetësisë së shqiptarëve në fillim të shekullit të XX-të. Kjo gjë nuk është bërë, sepse nuk i ka pëlqyer e vërteta historike atyre që masakruan popullin shqiptar përgjatë gjysmës së dyte të shekullit të XX-të dhe është kjo arësyeja përse historia e popullit shqiptar, pas 1944-ës, është një histori e sajuar dhe e realizuar vetëm në letër.
Një element pa rëndësi vendimtare, sepse ka qënë imponuar nga të relatuarit me popullatën vëndase, por që është e aftë të vërtetojë lidhjen ilir-arbër-shqiptar, është lufta, por jo si vazhdim i politikës me mjetet e dhunës (Klauzeviç). Unë jam i mendimit se kjo e fundit është vendimtare për të argumentuar përse mëvetësia e shqiptarëve në fillim të shekullit të XX-të nuk mund të ishte vepër e tyre. Të pranosh të kundërtën duhet të sajosh një sërë kryengritjesh anë e mbanë territorit të banuar nga shqiptarët, gjë e pandodhur (përjashtuar kryengritjet e malsorëve të Veriut kundra sllavëve më 1911-1912), dhe të sajosh të paqënën. Pikërisht këtë bënë komunistët me të marrë pushtetin gjë që na shërben sot për të zbuluar kush kanë qënë bashkëpunëtorët e tij përgjatë peridhës gjysëm shekullore larg dosjeve imagjinare të ministrisë së brëndëshme. Kjo do të thotë të marrësh për bazë veprën reale të bashkë punëtorëve të politikës së komunizmit dhe jo pasojën e tij.
Lufta nuk ka qënë element politik jo vetëm i ilirëve, por as i arbërve, përfshirë edhe periudhën e Gjergj Kastriotit. Fakti që vetëm fiseve jugore të Ilirisë (kaonëve, tesprotëve, molosëve, atintanëve dhe paranejve; të gjithë këta epirotë) u njihet një veprimtari e tillë në luftën midis Athinës dhe Spartës (sipas Tuqididit, Lufta e Peloponezit, bot. i parë, f. 96), lufta 27 vjeçare nga viti 431 para Krishtit – 404 para Krishtit, duhet të shërbejë si argument për të vërtetuar se këtë profesion ilirët e mësuan nga parahelenët. Ajo ka qënë një imponim i atyre që kanë dashur ta shfrytëzojnë popullatën vëndase duke e mbajtur atë përkohësisht nën diktatin e politikave skllavëpronare dhe feudale pa qëllim zhdukjen e tij. Vetëm kundra sllavëve serbë popullata vëndase e ka ndjerë të nevojshme të luftojë për t’i shpëtuar zhdukjes masive dhe, në këtë kuadër, lufta për vëndasit ka qënë e vetmja mënyrë për t’i shpëtuar zhdukjes së përjetshme (ja përse serbët janë armiqtë e përhershëm të popullit shqiptar) dhe duket sikur ajo përfshihet në politikë. Kur elementët e ekuacionit kundërshtojnë njëri-tjetrin, atëhere njëri prej tyre është artificial; –pikërisht kjo përfshihet në shkencën e historisë, e meqënë se kjo kundërshton atë që është shkruar për 50 vjet në Shqipëri duhet të merret me mënd se çfarë është ajo në realitet. Lufta, në funksion të popullatës vëndase, është pikërisht qeliza artificiale që ka krijuar një imazh të rremë për të. Në qoftë se shkenca shqiptare do të kishte studiuar fenomenin luftë, në funksion të historisë së njerëzimit, do të kishte zbuluar se populli shqiptar është i vetmi popull në botë që nuk e ka përdorur atë për qëllimet e veta, përfshirë edhe pavarësinë e tij nga perandoria e rrënuar otomane. Arësyeja duhet kërkuar jo vetëm në gjenezën e tij, por në atë që natyra i ka imponuar popullates iliro-arbëroro-shqiptare për të gjithë periudhën e ekzistencës së tyre. Dhe në qoftë se ky imponim nuk do të ishte i barabartë për të tre elementët e trinomit të mësipër, atëhere ata nuk rrjedhin nga njëri-tjetri dhe nuk kanë karakter birërie; -edhe kjo përfshihet në shkencën e re të historisë. Kjo do të thotë që populli shqiptar është i vetmi popull ekzistent që nuk i ka bërë keq komshinjve të vet dhe kërkujt në botë duke mbartur mbi vete qelizën e mirësisë, qelizë të cilën nuk e kemi hasur tek asnjë popull në botë.
Nga pikjëpamja e renditjes kohore lufta duhej të ndodhej pas pronës, është kjo arësyeja përse ajo ka një pikëpyetje në kllapa. Fakti që ilirët, gjatë gjithë jetës së tyre, nuk kanë pasur të fiksuar tokat e tyre dhe spostoheshin sa nga njëri horizont i Ballkanit në tjetrin, sidomos linja veri-jug, duhet të shërbejë si shëmbëll për të argumentuar se ata nuk e kanë njohur shkallën e zhvillimit shoqëror në përmasën e pronësisë. Ky problem krijon avantazhin e argumentimit të mos ekzistencës së pronës private krahas fiseve dhe grup fiseve, por dhe gjendjen tej masës të prapambetur të banorëve vëndas në Ballkanin perëndimor dhe jugperëndimor. Unë pretendoj se ilirët jo vetëm ekzistencën e pronës, por dhe ndarjen e punës e mësuan nga parahelenët, mbi çbazë u formuan epirotët. Kjo sot nuk ka më rëndësi, por ja vlen të merret në konsideratë për të konkluduar pasojën e botës së relacioneve universale –detyrë thelbësore kjo e shkencës se historisë, por që nuk është realizuar asnjëherë në planin politik. Kjo është arësyeja supreme përse shkenca e historisë duhet ta nënshtrojë politikën në planin praktik dhe kjo e fundit të mësojë nga e para.
Problemi i pronës (pa arritur në nivelin e pronës private) është evident edhe sot në shekullin e XXI-një pasi shqiptarët plotësisht e njohin atë në formën më të lartë të zhvillimit: prona fisnore; dhe pjesërisht e njohin në nivelin e pronës private dhe kjo tepër – tepër e pakët dhe e imponuar ku çfaqet rastësisht në Shkodër, Gjirokastër, Korçë apo Durrës përgjatë shekullit të XIX-të. Në shekullin e XX-të shqiptarët filluan të konsolidojnë pronën private mbi tokën, proçes të cilin politika e komunizmit shqiptar e tjetërsoi në fillimet e veta. Sot, në fillimet e mijëvjeçarit të ri, problemi i pronës private në dinamikën shoqërore të popullit shqiptar nuk përputhet me realitetin historik dhe ai është futur në një konflikt të sforcuar artificialisht. Dinamika historike e pronës private në trojet e banuara nga shqiptarët ka një alternim konfliktual midis dy imponimeve politike: nga njëra anë prona fisnore, e krijuar nga relacionet imponuese me parahelenë, helenët, romakët, bizantinët, sllavët dhe, nga ana tjetër, prona përdoruese mbi tokën e krijuar nga pushteti otoman përgjatë 500 vjetëve të politikës së tij. Zgjidhja e tij nuk mund të bëhet jashtë shkencës së historisë dhe këtë shqiptarët e sotëm nuk mund dhe nuk dinë ta bëjnë, sepse janë në kontradiktë me dinamikën historike të tyre.
Problemi më i fshehtë i dialektikës materialiste, në funksion të popullit shqiptar, është skllavëria. Une pretendoj se është i vetmi popull në Europë, të paktën, që nuk e ka njohur shkallën e skllavërisë në mënyrë të domosdoshme. E duke qënë i tillë ky popull nuk ka ditur kurrë të luftojë për pavarësinë e vet, sepse nuk ka luftuar kurrë për lirinë e vet. Të gjitha ngjarjet e ndodhura, në lidhje me këtë lloj lufte, nga ana e fiseve ilire, krahinave arbërore dhe shqiptare, duhen konsideruar si rastësira të realizuara nën shtytjen e relacioneve universale të cilat akoma nuk e kanë realizuar kalimin në domosdoshmeri, sepse më përpara duhet të formohen qelizat pronë dhe luftë. Problemi nuk mund të parakalohet me justifikime politike. Mungesa e skllavërisë tek trinomi ilir-arbër-shqiptar na çon në përfundimin se dialektikisht banorët e këtij trinomi nuk janë të aftë për beteja klasore. Ajo që për Marksin konsiderohej si forca e vetme e zhvillimit të shoqërisë, praktika vëndase, në territorin e banuar sot nga shqiptarët, e përjashton absolutizmin teorik të marksizmit të proletarëve, të paktën në funksion të luftës së klasave. Problemi në këtë fushë është jashtëzakonisht diskretitues për komunizmin e udhëhequr nga Enver Hoxha, sepse automatikisht akuza sikur në Shqipëri është zbatuar lufta e klasave, përgjatë diktaturës së tij, është e gënjeshtërt; në Shqipëri përgjatë asaj periudhe fshihet diçka krejt tjetër për tjetër, por gjithsesi luftë klasash kurrën e kurrës.
Gjëja më e dukshme në Shqipëri, dhe në përputhje me dialektikën shoqërore të zhvillimit në racën njerëzore, është juridiksioni vëndas, ku ekziston e drejta e pashkruar zakonore. Por përmbajtja e kësaj të drejte ka hapur shumë probleme, të cilat historiografia shqiptare e të gjitha kohërave i ka parakaluar, a thua se ato nuk ekzistojnë. Heshtja ndaj tyre është një akuzë për këtë historiografi, paaftësia e së cilës nuk është e lidhur me shkencën shqiptare, por me individët e saj. Janë këta të fundit që hulumtojnë në këtë drejtim jashtë realitetit pa qënë të aftë të japin konkluzionet përkatëse duke fshehur pasojat e influencës së nënës sonë natyrë mbi nënën tonë Shqipëri. Kështu nuk mund të vazhdohet!
E drejta zakonore e pashkruar në territorin e banuar nga shqiptarët është gjëndur në dy pozicione. Nga njëra anë kemi një të drejtë “demokratike” si Kanuni i Maleve në Dibër, Kanuni i Lurës (Kararet e Dheut) dhe Kanuni i Labërisë, ndërsa nga ana tjetër kemi dy kanune me pamje “klasore” si Kanuni i Lek Dukagjinit dhe Kanuni i Skëndërbeut (për autorin e Kanunit të Maleve të Dibrës, Xhafer Martini, Kanuni i Skëndërbeut është inekzistent). Përmbajtja e tyre na jep të drejtë të arrijmë në një sërë konkluzionesh, të cilat i shpalosëm në studimin mbi Gjergj Kastriotin (shih: Triumfi arbëror i Gjergj Kastriotit, botuar me 17 janar 2009 në albanovaonline.info dhe logoreci.com). Në funksion të temës tonë përmbajtja e tyre tregon se kanunet e para janë formuar për të mbrojtur popullatën vëndase nga kontradiktat e zhvillimit, kur të dytat për ta mbrojtur nga influenca e invadorëve të huaj. Ndryshimi është cilësor, por që shërben për të arrirë në përfundimin se në kohën e mesjetës europiane popullata vëndase u përgatit për rrugën drejt formimit të shtetit në mënyrë të sforcuar me forcat e veta duke fshehur elementin katalizator që e çoi në atë rrugë (nuk është e vështirë të zbulohet dhe duhet të jetë i lidhur me elementin individ në varësi të rastësive). Relatat imponuese të pushtetit otoman e devijuan popullatën vëndase nga ajo rrugë, por që e barazuan atë në drejtim të zhvillimit duke përmbysur diferencimet ndërkrahinore të realizuara nga bota e diferencuar e relacioneve mijëravjeçare me të huajt. Kanë qënë këta të fundit që i kanë dhënë një pamje të gënjeshtërt zhvillimit të shoqërisë shqiptare dhe rrjedhimisht kundërveprimi politik ka qënë i gabuar në të gjithë përmasat. Vetëm rastësia politike (kundërveprimi otoman ndaj veprimit serb është kjo rastësi) e ka shpëtuar popullatën vëndase nga zhdukja historike ku e drejta zakonore e pa shkruar është e aftë ta vërë në dukje mirëfilli. Këtu duhet parë roli insitucional i Klerit Katolik Shqiptar që është i vetmi që nuk e lejoi popullatën vëndase të shkëputej përfundimisht nga tabani i vet natyror për t’u tjetërsuar sipas politikave otomane. Në këtë drejtim fati kohor duhet të ketë qënë me popullin shqiptar përderisa mbijetesa e Klerit Katolik, nën hundën e invadimit otoman, ka mundur të ekzistojë krahas të drejtës zakonore të pashkruar të cilën Ai e ka zhvilluar duke futur edhe Institucionin Fetar në përmbajtjen e Kanunit të Skëndërbeut dhe të Lek Dukagjinit. Nuk është i rastit ndryshimi në përmbajtje i dy grup kanuneve të territorin e banuar nga shqiptarët. Këtu qëndron e fshehta e mbijetesës së një populli dhe fillesa e një race.
Në qoftë se dueti familje + fe në shoqërinë shqiptare është krejt autokton, duke treguar shkallën e zhvillimit të popullatës vëndase, kuarteti luftë + pronë + skllavëri + juridiksion është krejt artificial duke treguar masën e influencës së relatorëve të huaj mbi të dhe arësyet përse jemi sot një popull më vete.
Elementët e trinomit qytet + klasa shoqërore + shtet është i aftë të na japë zgjidhjen e problemit të mëvetësisë shqiptare në fillim të shekullit të XX-të dhe, ku konkretisht, e ndryshuan popullatën vëndase sipas hapësirës së relatorëve të huaj përgjatë tremijë viteve të fundit.
Me gjëndjen e vërtetë në të cilën ndodheshin shqiptarët në fillim të shekullit të XX-të është e pamundur të akuzohen ata si ndërtuesit e qyteteve të lavdishme të lashtësisë (kemi parasysh Butrintin, Orikumin, Dyrrahun. Apolloninë, Lisus, Bylis, Klos, Skutari etj). Ekzistenca e dikurshme e atyre qyteteve dhe e qelizave shoqërore të stërlashta në brëndësi të shoqërisë shqiptare në fillim të shekullit të XX-të tregon se ato qytete të lavdishme nuk janë vepër e ilirëve, ose në të kundërtën shqiptarët e sotëm nuk janë pasardhësit e të parëve. Pastaj nuk ka rëndësi dëshira politike e shkencës shqiptare; ligjet e natyrës janë më kokëforta se dëshirat e shekullit të XX-të. Mënyra antihistorike e kundërshtimit të realitetit historik në trojet e banuar nga shqiptarët nuk mund ta zhdukë prapambetjen natyrore të tyre, por ajo nuk mund të zhdukë as supremacinë kohore të popullit shqiptar në raport me popujt e tjerë europianë dhe këtë shqiptarët e sotëm nuk e kanë kuptuar duke mos qënë të aftë të përfitojnë prej saj. Përvetësimi i veprës së parahelenëve dhe helenëve nuk mund ta zhdukë dot këtë prapambetje sido të intepretohet e kaluara 2000 – 3000 vjeçare e popullit shqiptar. Faji nuk është i popullit, por i nënës sonë natyrë që i krijoi paraardhësit e stërlashtë të shqiptarëve të sotëm të parët në kontinent dhe të dytët shumë-shumë më vonë dhe tepër-tepër larg tyre (baskët). Pa dyshim që në këtë drejtim nëna jonë natyrë ka bërë një shaka biologjike, pasojat e së cilës po i heqim sot (natyra nuk shahet).
Në qoftë se qyteti nuk ka qënë vepër e vëndasve afër mëndsh që edhe ndarja klasore nuk ka qënë evidente në dinamikën e zhvillimit shoqëror të popullatës vëndase. Fakti i mungesës së tyre në përmbajtjen e kanuneve “demokratike” dhe i ekzistencës së shtresës së klerikëve në dy kanunet “klasore” duhet të argumentojë se klasat shoqërore kanë munguar domosdoshmërisht. Ato u çfaqën të tilla vetëm në kohën e perandorisë otomane dhe kjo duhet të tregojë kapërcimin gjigand që bëri shoqëria shqiptare nën sundim-drejtimin e politikave otomane. Ngelet për tu analizuar përmasa e këtij kapërcimi për të kuptuar se çfarë ka ndodhur me popullin tonë kur vendosi të deklarohet i pavarur nga pjesa tjetër otomane dhe përse i fundit. Për herë të parë klasat shoqërore u deklaruan të domosdoshme nën mbretërinë e Mbretit Zogu i I-rë dhe në kohën e Tij filloi rrugën e vet historike epoka klasore e shoqërisë shqiptare. Kjo gjë i është mbajtur e fshehtë popullit tonë dhe problemi është trajtuar në mënyrë me të vërtetë antihistorike duke deklaruar ekzistencën e klasave antagoniste deri në kapitaliste dhe proletarë, edhe pse nocioni i fundit është akoma i paqartë në rrafsh ndërkombëtar në planin hapsinor (formula e dhënë nga shpikësi i saj, Marksi, nuk është e saktë duke mos u përputhur me realitetin historik). Pas 1944 në Shqipëri filloi proçesi i formimit të klasave të reja shoqërore me një hapësirë krejt tjetër për tjetër duke ndryshuar natyrën e shqiptarit. E vetëquajtura epokë e komunizmit në realitet nuk ka qënë e tillë, ajo epokë ka realizuar atë që bota kishte bërë për 300-400 vjet pas një zhvillimi shtetëror feudal mbi një mijëvjeçar, në mënyrë të sforcuar dhe të tjetërsuar, dmth në mënyrë antihistorike. Krahasimi i etapave kohore, në funksion të hapësirave të pretenduara, duhet të tregojë realitetin e tragjedisë shqiptare përgjatë epokës së Enver Hoxhës; –aplikimi i diktaturës ka qënë gjëja më e parëndësishme e kësaj tragjedie, kur tjetërsimi dhe zhdukja e shtresave historike të popullatës përbën thelbin e tragjedisë së tij. Edhe këtë gjë shqiptarët e sotëm nuk e kanë kuptuar akoma dhe rrjedhimisht kundërveprim nuk ka.
Pas gjithë këtyre analizave që ne i bëmë qelizave të shoqërisë shqiptare, kemi arritur në pikën fundore të ekuacionit: shteti. Rendesia e ketij percaktimi qendron ne themelin e shkakut material te pavaresise se Shqiperise, pasi ajo çka thuhet mbi shtetin ilir apo arbër është një anekdode qe nuk mund te besohet më. Pa dyshim qe eshte problemi me i lehte per tu vertetuar, por dhe me i veshtiri per tu pranuar ne menyren se si natyra ja ka servirur popullit shqiptar organizimin e tij shoqeror.
Percaktimi hapsinor i te gjithe elementeve shoqerore, qe ne analizuam shkurtimisht, ne brendesi te shoqerise shqiptare eshte bere ne kuadrin e percaktimit te gjenezes se popullit tone dhe konkluzionet jane te mbeshtetura ne nje material shume te pasur analitik te realizuar nga studiuesit shqiptare te periudhes komuniste (ato jane konkluduar, por qe kontraktohen me vetveten, pasi keto elemente nuk perputhen, sipas kontinumit kohor-hapsinor, me permbajtjen e shtetit dhe perfundimet jane jo vetem artificiale, por mbi te gjitha jane te gabuara). Eshte e natyrshme qe karakteri i shqiptarit nuk i pranon gabimet e veta dhe kjo vjen nga padija qe mbizoteron ne intelektin tone. Kjo gje nuk kuptohet, ose me sakte nuk duam ta kuptojme edhe pse hahemi me vetveten. Pranimi i organizimit shtetëror të arbërve-shqiptarë përgjatë shekujve XI-XV është i barabartë me mohimin e autoktonisë absolute të tyre dhe pengesa më kryesore e të kuptuarit përse mëvetësia e shqiptarëve u realizua në fillimet e shekullit të XX-të dhe përse me rënien e perandorisë Otomane. Ngjarjet duhen pranuar si kane ndodhur dhe jo si na pëlqen ne të kenë ndodhur dhe në këtë pikë ndahet historia nga antihistoria.
3-Gjendja politike e shqiptareve ne fillim te shekullit te XX-te eshte inekzistente ne nje mase te tille sa ne duhet te pranojme qe shqiptaret nuk kane jetuar kurre politikisht si njesi me vete. Perpara 1912-es eshte shume e lehte per te argumentuar mos ekzistencën e shtetit te shqiptareve jo vetem pse ekzistonte nje perandori feudale shume-shume e fuqishme ne nivel boteror, e cila i sundonte shqiptaret politikisht (Perandoria Otomane), por sepse, kryesisht, dinamika shoqerore e tyre e perjashtonte mundesine e organizimit në stadin e shtetit. Na pëlqen, apo nuk na pëlqen, kjo ka qene rruga natyrore e popullit shqiptar nga lashtesia e deri me sot. Keshtu qe nuk mund te flitet per gjendje politike te tyre jashte Perandorise Otomane. Eshte tjeter pune qe kjo gjendje ka qene e kontraktuar nga pjese te vecanta te popullit shqiptar dhe kete duhet te zbuloje historiani perpara se te shkruaje menyren se si eshte formuar fillimisht shteti shqiptar dhe kush e formoi realisht. Gjendja politike e shqiptareve ne fillim te shekullit te XX-te eshte e afte te argumentoje se shpallja e shtetit te tyre nuk eshte veper e shqiptareve, ata vetem sa e kane ndihmuar kete shpallje. Mbetet per te percaktuar se kush ishin te rastit ne ate ngjarje dhe kush ishte domosdoshmeria baze e asaj ngjarje madhore te popullit shqiptar. Cfare kishte ndodhur pergjate 500 vjeteve histori te tyre dhe perse bota sllave pretendonte se shqiptaret nuk dine te bejne shtet? Eshte detyre e shkences se historise per te bere keto lloj analizash dhe me keqardhje kostatojme se njerezit qe pretendojne se levrojne kete shkence nuk dine ta bejne ate. Per te percaktuar aktin e shpalljes se mevetesise te shqiptareve duhet nje metodike e re analitika pasi te vjetres jo vetem qe i ka dale boja, por ajo mbi te gjitha ka qene e varur nga politika antishqiptare e komunizmit shqiptar. Permbysja e historise aktuale eshte e barasvlefshme me lirine dhe demokracine njerezore, eshte mohimi i fajit kolektiv dhe pohimi qe jemi te afte te qeverisim vetveten.
Ekzistenca e shqiptareve neper organizime te ndryshme politike pergjate 500 vjeteve, nen sundimin politik te otomaneve, vetem se nuk i ka lene ata te bashkohen nen nje organizim te vetem dhe kjo ka qene e keqja me e madhe e tij (ata kurre historikisht nuk kane jetuar te bashkuar nen nje cader politike). Kjo e keqe ka pasur nje pike te veçante ne Veri te tyre e cila nuk ka jetuar nen drejtimin politik otoman ne menyre te domosdoshme dhe eshte kjo pike e veçante qe ne nje moment te caktuar te historise realizon ate qe populli shqiptar nuk e kishte realizuar ndonjehere. Analiza e kesaj pike nuk eshte fort e lehte edhe pse eshte pranuar se ajo ekziston, te pakten ne fushen e arsimit. Fjala behet per politiken Austro-Hungareze te aplikuar ne zonat e Veriut të Shqipërisë ne unitete me veprimtarine kombetare te Klerit Katolik Shqiptar. Eshte nje histori mbi 450 vjecare e kundervene ndaj politikes otomane ne fushen e arsimit, por qe ne shekullin e XX-te e kreu detyren e saj ne menyre shembellore. Pikerisht kjo i është mbajtur e fshehtë popullit shqiptar duke e zhdukur jo vetem si fakt kryesor ne momentin e shpalljes se pavaresise, por dhe si politike gjysem mijevjecare e aplikuar ne Veri te Shqiperise. Ka qene alternativa kryesore ne politiken e aplikuar ne Shqiperi krahas politikes otomane dhe ketu duhen kapur lidhjet e fshehta te pashallareve kryengrites ndaj Dovletit ne shekujt XVIII-XIX. Jane vite ku popullata vendase po shkeputej perfundimisht nga primitivizmi milionavjecar duke u bere i ndergjegjshem se nuk mund te jetohej si me pare: duhej (pikerisht kete fakt evidentoi ekzistenca e Klerit Katolik Shqiptar pergjate 500 vjeteve te bashkeekzistences kohore me politiken otomane duke qene tipikisht pozitiviteti i nje veprimtarie gjysem mijevjecari, gje e parealizuar nga asnje subjekt politik, fetar apo privat ne trojet tona) nje organizim i ri. Dhe shembullin per kete e dhane dy pika ne territorin e banuar nga shqiptaret: Bushatllinjte ne Veri dhe Ali Pashe Tepelena ne Jug. Në këtë pikë ja vlen të vëmë në dukje mashtrimin që përdorin historianët e kohës së Enverit në planin kohor të proçesit në fjalë. Sipas njërit prej tyre:

Populli yne gjithmone eshte perpjekur per te pasur nje shtet te pavarur; Kèto perpjekje e kanè zanafillèn qè nè vitin 169 para Krishtit, kur mbreti ilir, Genci, u mposht dhe kryeqyteti i shtetit tè tij, Shkodra, ra ne duart e romakeve. Pèr kètè qèllim luftoi edhe Heroi ynè Kombètar Gjergj Kastrioti, Skèndèrbeu, vepra e tè cilit èshtè e njohur pèr ne. Me pas vjen Ali Pashè Tepelena me orvajtjet pèr shtetin e tij, Bushatllinjtè e me radhè. Pavarèsia e Shqipèrisè u shpall mè 28 Nèndor 1912, farkètari i saj qe Ismail Qemali, nè krye tè patriotève shqiptarè, i pèrkrahur nga miqtè mè tè mirè nè Europèn Perèndimore. (Ismail Qemali, Shqipëria dhe Shqiptarët, artikulli i Koli Xoxes, f. 11)

Çdo shqiptar e di që Bushatllinjtë janë të paktën gjysëm shekulli përpara Ali Pashë Tepelës, dhe janë të vetmit që formuan një dinasti afro një shekullore, gjë e parealizuar nga një burrë shteti në trojet e banuara nga shqiptarët ndonjëherë. Pranimi i shtetit tek ilirët është një përrallë që nuk mund të pranohet dhe u krijua nga Enver Hoxha për të kaluar pastaj tek principatat – shtet feudale shqiptare dhe ai kapitalist e prej këtij në revolucionin proletar. Përse historiani antirealist gënjen pa pikë turpi dhe i imponon shqiptarëve një gjë që nuk është e vërtetë? Të nderuar “historianë” të kohës së Enverit, të qoftë se jeni mësuar t’Ju gënjejnë dje, nuk keni të drejtë të na gënjeni sot dhe këtu qëndron ndryshimi i progresit të premtuar nga ju dhe të ideuar nga shkenca.
Jane dy pikat kohore dhe hapsinore ku mund te argumentohet fillesa e domosdoshmerise se shtetit shqiptar, por qe te dyja kane pasur nevoje per nje katalizator, rol te cilin e ka luajtur nje fuqi politike jashteshqiptare dhe jo otomane. Eshte nje proces i gjate ku relacionet universale mbi dhe nga ana e popullates vendase e kishin realizuar ate devijim zhvillimi autokton te pakten pergjate 2500 vjetesh, por qe metodika ekzistuese e te ashtequajtures shkence e historise nuk eshte e afte ta realizoje dot. Duhet nje metodike e re per te shpjeguar ate qe ka ndodhur me popullin shqiptar ne kete periudhe kohore teper te gjate per Europen, por teper te vogel per fillesen e races se bardhe; pasi gjendja reale shoqerore e popullit shqiptar e perjashtonte mundesine e nje revolte nga poshte per liri kombetare.
4- Gjendja shoqerore e shqiptareve dhe e politikes europiane te asaj kohe shtron pyetjen: kush mund ta ndihmonte popullin shqiptar ne ate fillim shekulli, qe perkonte me permbysjen e Perandorise feudale me te madhe ne historine e njerezimit? Eshte e kuptueshme qe vdekja e Perandorise Otomane do te merrte me vete edhe popullin shqiptar dhe kerkush nuk do te kujtohej per te kur dihet qe ne kufijte natyrore te tij qendronin nje lukuni ujqish (serbet) dhe nje tufe dhelprash (greket). Aq me teper kur dihej se politika europiane perendimore bente ligjin ne kontinent dhe fatin e Shqiperise e caktonin ato. Si mund te pretendohet qe shqiptaret e shpallen vete mevetesine e tyre, por kufijte ja caktuan te tjeret? Si mund te pretendohet qe Anglia dhe Rusia dhane ndihmesen e tyre, kur pikerisht keto dy shtete, sidomos e para, kerkuan rivendikimin e kufijve ne favor te satelitevet te tyre? Si mund te pretendohet qe Luigj Gurakuqi, Imzot Sereqi, etj, na paskan qene agjent te Austro-Hungarise kur Ismail Qemali luftonte haptas per te shpetuar Turqine e rrenuar nga vdekja natyrore e rendit qe e kishte ngritur ate ne nivelin me te larte te fuqise ekonomike kohore boterore, por qe tani i kishte ardhur koha te gjunjezohej dhe me qene se kete nuk mund ta realizonte dot kerkoi te shpetoje Shqiperine per hesap te forcave te brendeshme shqiptare, dhe ortodoksia e Jugut te Shqiperise haptaz kerkonte te bashkohej me Greqine ne dem te Shqiperise (kete do ta shohim me hollesi nga shenimet e Av. Vasil Dilos)? Kush jane ata qe ngrene keto akuza dhe cfare kerkojne nga spondet fetare te aplikuara ne vendin tone? Perse vihet dallimi ne perkatesine fetare kur dhe bufi e di se shqiptaret nuk jane aplikatoret e ndergjegjshem te monoteizmave te cfare do ngjyre te jene? Ne qofte se muslimanet e Jugut te Shqiperise vajtonin per baba Dovletin, muslimanet e Kosoves derdhnin gjakut per Shqiperine; në qoftë se ortodoksët e Jugut mendonin për Eladën, katolikët e Veriut betonuan kufirin me serbët me kockat e tyre dhe ketu qendron ndryshimi i thelbit te problemit dhe aspak tek feja. Cilat jane ngjyrat e ortodoksise shqiptare dhe perse luftojne ata (kemi parasysh librin e Pirro Mishes: Arratisja nga burgjet e historisë)? Une akuzoj manipulatoret e historise per vazhdimin e punes se tyre me mjete te tjera dhe metoda te vjetra ku autori i mesiperm nuk i ka lene gje mangut kasaphanes komuniste ne planin teorik. Mos valle kerkojne te mbulojne krimin e perbindshem te komunizmit shqiptar qe mban vulen e tyre? Perse kerkojne te gjejne defektin e popullit shqiptar tek feja, apo nga qe ishin ata qe ngriten permendoren e idiotizmit shqiptar me emrin ateizem dhe kete kerkojne ta mbulojne? Hesapet e historise se popullit shqiptar pergjate epokes komuniste nuk i bejne dot produktet intelektuale te atij rendi antishqiptar, por ata qe arsimuan popullin shqiptar, që krijuan kulturën e popullit shqiptar, që formuan shtetin shqiptar dhe i dhane popullit tone fytyren e Europes. Pikerisht autoret e ketij formimi kerkoj te evidentoj ne kete artikull te cilet propoganda komuniste dhe pinjollet e sotem te tij kerkojne me cdo çmim t’i mbuloje. Antikomunizmi nuk është tërësi lloqesh dhe llafe në erë, por antikomunizëm unë konsideroj përmbysjen ekonomiko-shoqërore në fushën praktike dhe intelektuale. Këtë të dytën shqiptarët as që e kanë filluar akoma, duke mos e vënë ujin në zjarr, dhe kjo duhet parë sepse.
Ne nuk do te zgjatemi me analiza, por shtrojme pyetjen: perse politika Austro-Hungareze dhe veprimtaria shekullore e Klerit Katolik Shqiptar ishin te vetmit qe mund ta ndihmonin popullin shqiptar ne ate epoke permbysëse? Dualiteti shkak-pasojë na e jep kete te drejte perfunduese duke shtuar se e vetmja politike europiane qe luftoi per mevetesine e popullit tone ka qene Perandoria Austro-Hungareze dhe produkti shekullor intelektual i saj, qe eshte pikerisht Kleri Katolik Shqiptar. Jane keto dy forca politiko-shoqerore qe luftuan per formimin e shtetit dhe te popullit shqiptar duke realizuar te sotmen ne finishin e vet. Une e kuptoj shume mire qe pranimi i kesaj te vertete eshte nje hale ne sy per manipulatoret e historise se popullit shqiptar, por ja vlen te zbulohet ajo qe ka ndodhur dhe cila ka qene pasoja e saj. Duke e krahasuar me pasojen intelektuale te epokes komuniste zbulohet me tej gjendja reale e popullit shqiptar jo vetem sot, por, kryesisht, karakteri i tij si popull dje. Pikerisht kjo eshte ajo qe une dua te evidentoj per t’i thene manipulatoreve dhe sherbetoreve te komunizmit qe shkaterruesit e popullit shqiptar jeni ju dhe ketu qendron defekti i asaj qe ka ndodhur pergjate 45 viteve.
Por propogandimi i gjendjes shoqerore te shqiptareve te asaj kohe ka nje defekt qe e shpalos gjithmone historiografia e sotme, e cila nuk eshte e afte te zbertheje raportin individ-bashkesi. Eshte pikerisht ky raport qe nuk i jep te drejte asnje historiani apo analisti shqiptar. Te pakten ky raport eshte i vlefshem per te percaktuar hapesiren shqiptare qe luftoi per pavaresine e popullit tone dhe cvesh manipulatorët aktorë të tij. Kjo ka rëndësi edhe per te sotmen politike ku nuk po kuptohet akoma se roli i individit eshte gjithmone rastësi dhe domosdoshmëria është lidhur vetem me popullin shqiptar. Këtë të fundit historiografia shqiptare nuk di ta bëjë për shkak të formimit të vet botëkuptimor dhe prejardhjes së dyshimtë të saj. Kjo është kaq e rëndësishme sa vetëm e vetme është e aftë të përcaktojë dy forcat absolute që çuan në formimin e mëvetësisë dhe në shpalljen e shtetit të shqiptarëve.
Çfarë ka ndodhur përgjatë viteve të fundit të robërisë politike dhe nga kush kemi qënë të rrezikuar? Është një pikë që nuk është zbërthyer kurrë në përmasën e vet reale duke mos kuptuar dot kurrë armikun kryesor të popullit shqiptar (në të vërtetë baballarët françeskanë të popullit tonë e kanë ditur me kohë këtë përmasë, prandaj dhe u masakruan pas 1944-ës). Nuk është e vërtetë që në Shqipëri është luftuar feja, siç pretendon Pirro Misha në librin mbi arratisjen nga burgjet e historisë, f. 74-75, por në Shqipëri është luftuar vetëm Kleri Katolik Shqiptar, si forca e vetme proshqiptare, e kundërta e politikës enveriste. Kleri Katolik shqiptar nuk ka qënë konkurrenti ideologjik i komunizmit, siç pretendon antihistoriani ynë. Asgjësimi i Tij është bërë me urdhër të armikut të popullit shqiptar dhe Enver Hoxha ka zbatuar vetëm një urdhër; ky ka qënë thelbi i komunizmit shqiptar; –ngelet për të përcaktuar se kush e ka dhënë këtë urdhër, por gjithsesi jugosllavët domosdoshmerisht nuk kanë qënë në lojë. Pa dyshim që kjo është e fshehta e madhe që duhet të zbulojë historiografia e re shqiptare. Por kjo e fshehtë nuk mund të zbulohet duke anashkaluar ngjarjet reale të ndodhura në territorin e banuar nga shqiptarët dhe duke sajuar dukuri e proçese artificiale të cilat kanë qënë jo vetëm sipërfaqësore, por nuk kanë pasur asnjë ndikim të drejtë përdrejtë mbi popullin tonë. Kritika është për produktin intelektual të shkollës komuniste e cila asnjëherë nuk e ka kuptuar për se populli shqiptar ka qënë realisht i vonuar dhe formalisht i izoluar. Sajesat që propogandohen, sikur penteti Dibër, Mat, Lumë, Gjakovë dhe Pejë “që prej 500 vjetësh vazhdojnë të jetojnë në një gjëndje të egër dhe të kredhur në injorancë (cehalet ve vashet)”7(P. Misha, Arratisja nga burgjet e historisë, f 28, vepër e cituar) nuk bëjnë gjë tjetër veçse mundohet të mbulojnë faktin më të thjeshtë fare: në trekëndëshin Mat – Mirditë – Dibër ka lindur kultura europiane shqiptare dhe autorët e kësaj kulture kanë qënë anëtarët e nderuat të Kishës Katolike Shqiptare (më hollësisht për dinamikën e lindjes së kësaj kulture shih artikullin “Populli shqiptar, kultura kombëtare dhe shkolla e parë shqipe” botuar në albanovaonline.info, 21.11.2008; logoreci.com, 22.11.2008; gazeta 55, dt 22,23,24,25.11.2008. Data 07 mars1887 është triumfi i arsimit antishqiptar mbi arsimin kombëtar shqiptar –këtë duhet të mos e harroni). Paraqitja e situatës ekonomiko-shoqërore të Shqipërisë, sipas këtij konteksti, ka për qëllim të devijojë të vërtetën dhe të krijojë një situatë krejt tjetër për tjetër që do t’i shërbejë antihistorisë për të shpikur krijesat e shpalljes së pavarësisë të popullit shqiptar. Pastaj roli real i Turqisë Otomane nuk është ajo që pretendohet prej një shekulli. Hapësira e pretenduar, sikur Turqia na ka lënë 500 vjet prapa, historikisht nuk është e vërtetë. Ajo mund të jetë politikisht e tillë, por në realitetin historik sundimi 500 vjeçar otoman e ka çuar përpara popullin shqiptar më tepër se mosha absolute e vetë otomanëve. Natyrisht ky është një fenomen natyror në kundërshtim me filozofinë e aplikuar në Shqipëri përgjatë epokës së komunizmit dhe nuk mund të kuptohet me lehtësi. Paradoksi i dy binjakëve mund të argumentohet vetëm me këtë rast historik dhe jo ashtu siç pretendon antimaterializmi historik. E sa për injorancën që na paska mbretëruar në Mirditë në prag të Luftës së Parë Botërore(P. Misha…f. 49) kjo është një gënjeshtër dhe tepër-tepër larg të vërtetës. Për kohën që flet autori në Orosh të Mirditës ka pasur një Abaci, një konvikt (Malet Tona) dhe një seminar ku kanë mësuar dhe studiuar krijuesit e nivelit më të lartë intelektual shqiptar për të gjithë kohërat. Në zemrën e Mirditës qëndron zemra e kulturës shqiptare dhe baza filozofike e shqiptarizmës. Këtë gjë shqiptarëve të sotëm ja kanë ndaluar ta dinë e ta kujtojnë sipas kësaj hapësire dhe kjo e ka një qëllim. Por kur marrim vesh se Mirdita na paska qënë mbretëria e injorancës dhe këtë nga goja e historianëve komuniste, nuk është e vështirë të kuptohet se çfarë kërkojnë të fshehin këta antihistorianë. Në Mirditë qëndron sekreti i ekzistencës së njeriut në Tokë, qëndron sekreti i ekzistencës së popullit shqiptar, qëndron sekreti i Kishës Katolike Shqiptare. Mirdita eshte e vetmja krahine shqiptare me histori te paster dhe te pandotur nga relacionet universale. Mirdita eshte e vetmja krahine me histori njerezore shqiptare dhe krahina ku ka lindur shkolla e parë shqipe (1632 në Velë) dhe arsimimi shqiptar i banorëve. Ato çka thuhen mbi shkollat shqipe dhe 7 marsin 1887 janë gënjeshtra të shpikura nga antihistoria shqiptare. Mirdita eshte e vetmja krahine shqiptare me shkolla shqipe pergjate shekullit te XVII-të – XIX-te, atehere kur Shqiperia nuk ishte Shqiperi. Mësuesi real i Kombit Shqiptar (pasi ka kryer këtë detyrë në të gjithë Shqipërinë e Veriut), miku i ngushtë Luigj Gurakuqit, Ndre Mjedës dhe Gjergj Fishtës, Kol Palok Laca (1891-1970), në periudhën që bën fjalë antishqiptari, ka qënë mësues i gjuhës shqipe pikërisht në Kashnjet të Mirditës(në Arkivin e shtetit shqiptar sot ka shumë dokumenta të lidhura me emrin e tij për çështjen dhe shkollën shqipe). Ne Mirditën e asaj kohe jetonin vetëm shqiptaret e vertete dhe pjesa me e paster e popullsise shqiptare. Është kjo arësyeja e vetme përse u zhduk popullata autoktone e Oroshit pas 1944 -gjë që nuk ekziston e propoganduar në krimet e komunizmit. Nga Mirdita ka dalë njeriu me i kulturuar i racës shqiptare për të gjithë kohërat, autori i shoqërisë Bashkimi dhe i alfabetit të gjuhes shqipe pikërisht në kohën që bën fjalë antihistoriani ynë: Imzot Prenkë Doçi, ose e thene ndryshe “kreshniku i Mirdites” organizatori i kryengritjes se Mirdites me 1877(sipas Dr. Pjeter Pepa: Tragjedia dhe lavdia e Klerit Katolik Shqiptar, vell. 1, f. 719), por për të cilit propoganda antishqiptare shkruan: Abat i Mirditës. Pretendon se rrjedh nga një familje hungareze. Udhëheqësi shpirtëror i Mirditës. Mban lidhje të drejtëpërdrejta me Vatikanin. Armik i arqipeshkvit të Shkodrës…Njeri inteligjent dhe i kulturuar, që flet anglisht, frengjisht, gjermanisht dhe italisht. Ka autoritet të plotë mbi Preng Bib Dodën. Ushqen simpati për austriakët dhe merr rregullisht subvencione nga Ballplatz (P. Misha, …..f. 374) . Ja përse mundohen me të gjithë mënyrat që ta fshehin dhe ta devijojnë. Pa dyshim qe eshte nje propogande tendencioze me qellime te mbapshta cka tregon sot mbi ekzistence e nje organizate antishqiptare ne politiken dhe jeten shoqerore te popullit shqiptar. Politika 45 vjeçare e Enver Hoxhes e ka vene popullin shqiptar ne gjume dhe ai sot nuk di te mbrohet nga armiku i tij shekullor. E keqja politike eshte afruar ne kufijte e vete ekzistences. O Shqiptare! Kete mos e nenvleftesoni; kerkohet eleminimi i juaj ne historine e njerezimit dhe kete e ka marre persiper ortodoksia komuniste (e sigurtë është që ortodoksia greke nuk ka gisht të drejtëpërdrejtë), e cila eshte organizuar kunder nesh. Në Shqiperi eshte instaluar terrorizmi intelektual ortodoks dhe ja vlen te percaktohet krahu i ketij ortodoksizmi. Mos valle autori yne ka pasur guximin dhe eshte instaluar ne kete organizate?
Në qoftë se e kemi të vështirë të zbulojmë arësyet e zbatimit të politikës Austro-Hungareze në favor të popullit shqiptar, e kemi mjaft të lehtë të zbulojmë praktikat aplikative të Klerit Katolik Shqiptar në favor të popullit shqiptar. Ata janë baballarët e vërtetë të popullit tonë dhe kërkush tjetër. Ja ku qëndrojnë dy forcat e vetme që e ndihmuan popullin shqiptar në mëvetësinë e tij. Ka ardhur koha të thuhet e vërteta historike dhe të anashkalohet mashtrimi politik që sundon në mëndjet e intelektualëve postkomunistë. Keta te fundit duhet te permbysen ne kuadrin e arsimimit te ri te popullit shqiptar neqofte se ne kemi vendosur te futemi ne Europe. Kontinenti europian dhe produkti kumunist intelektual jane dy hapesira diametralisht te kunderta dhe nuk mund te pajtohe dot sido te rreken mashtruesit e historise. Vdekja e tyre eshte liria e jone si njerez, si popull, si komb.
.
. .

Pas gjithë kësaj analize, kemi ardhur në momentin e argumentimit të rrugës së realizimit të aktit të shpalljes së Pavarësisë politike të popullit shqiptar dhe formimit të Shtetit shqiptar, për herë të parë në historinë e tij. Unë mendoj të kap tre momentet më kyçe të këtij akti me pretendimin të zbuloj shkaqet e kësaj mëvetësie dhe përse populli shqiptar duhej të drejtohej politikisht nga vetvetja:
A-Shpartallimi i Turqisë sipas dy forcave politike: 1) zhvillimit fundor të rendit feudal në shtetin otoman turk; 2) luftës imperialiste në brëndësi të shteteve kapitaliste europiane dhe presionit perandorak rus.
B-Politika europiane në favor dhe kundra shtetit të ri shqiptar.
C-Predispoziteti i intelektualëve shqiptarë dhe i krahinave për këtë mëvetësi.
A-Nuk mund te kuptohet mevetesia e shqiptareve ne fillim te shekullit te XX-te pa shpartallimin, ne kuptimin e mire te fjales, te Turqise Osmane ne nje mase te tille sa duhet pranuar qe domosdoshmeria e pare e kesaj mevetesie ka qene pikerisht eleminimi shoqeror nga arena historike boterore e Turqise Otomane. Ishte shteti feudal me i zhvilluar ne globin tokesor, krahas Rusise Perandorake, qe pa dyshin perbenin duetin me kontradiktor ne historine e deriatehershme te Europes dhe jashte races se bardhe perëndimore. Eleminimi nga historia i Turqise Otomane dhe Rusise Perandorake nuk ka ndjekur te njejten rruge, sidomos ne shekullin e XIX-te, dhe kjo per shkaqe qe vareshin vetem prej tyre, ku dhe duhen te konsiderohen te eleminuara plotesisht. Roli i Europes ne ate proces ka qene vetem anesor, te pakten deri ne fund te shekullit te XIX-te. Fundi i feudalizmit rus dhe otoman jane te diferencuara midis tyre dhe kjo diference ndjehet ne politikat ndikuese mbi mëvetësinë e shqiptarëve në fillim të shekullit të ri. Ne qofte se vdekja e feudalizmit otoman e ndihmoi indirekt mevetesine e shqiptareve, vdekja e feudalizmit rus e copetoi Shqiperine ne kete mevetesi ne menyre direkte dhe ketu kuptohet se kush eshte armik me dashje dhe kush mik pa dashje. Ka shume probleme ne kete fushe pavaresia e popullit shqiptar me 1912 dhe keto duam te zbulojme ne kete artikull. Gjerat asnjehere nuk jane thene hapur dhe e verteta do disa kohe te dale ne shesh. Asnjehere pavaresia e shqiptareve nuk eshte pare e lidhur me fundin e nje rendi shoqeror qe i ka drejtuar ata politikisht per afro 500 vjet dhe detyrimisht nuk eshte kapur problemi nga briret. Historiografia komuniste, me formalizmin e vet, e ka konsideruar fundin e feudalizmit otoman si fundin e feudalizmit shqiptar, gje jo vetem e pa sakte, por dhe abuzive duke eleminuar faktorin me kryesor ne kete pavaresi. Të paktën këtë problem, Ismail Qemali e ka parë me sy më realist se të gjithë “historianët” e kohës së komunizmit, ku sipas të cilit:

“Thonè, gabimisht, se Shqipèria èshtè njè vènd feudal. Nè tè vèrtetè feudalizmi èshtè i papajtueshèm me atè ndjenjè te nderit dhe tè pavarèsisè personale, qè èshtè tipar i çdo shqiptari, deri nè atè shkallè sa edhe mè thjeshti ndjehet i njèjtè, “man for man”, me mè tè rèndèsishmin. Bindja ndaj kryetarit èshtè vetèm njè formè e respektit, njè detyrè e fiksuar nè mèndjen e seicilit, qè nè foshnjèri (Ismal Qemali, Shqipëria dhe Shqiptarët, f. 23).

Problemi i fundit te rendit feudal ne Turqine Otomane eshte i lidhur pazgjidhshmerisht me pavaresine e popullit shqiptar dhe ketu duhet pare predispoziteti i kesaj pavaresie. Cfare ndikimi real ka pasur Turqia Otomane mbi popullaten shqiptare pergjate 500 vjeteve te sundimit politik te saj? Eshte pikerisht ky ndikim, nuk ka rendesi kahu i ndikimit, qe pergatiti domosdoshmerine e mevetesise te shqiptareve gje e pakuptuar nga politika europiane e asaj kohe. Beteja e grabitqareve ne pyll per nje kerme ishte analoge me betejen e politikes ne Ballkan per kufijte e shteteve pas renies se Turqise Otomane. Nuk ka analogji hapsiore grabitqare me tipike ne historine e njerezimit se sa pas vdekjes se feudalizmit otoman. Nuk ka rast me tipik ne politiken boterore se si gjeniu transformohet ne hajdut (populli helen) dhe krimineli ne politikan (popullata serbe). Analiza e vdekjes se feudalizmit otoman me ka cuar ne perfundimin se politika e atij feudalizmi ka qene me ndikim te drejteperdrejte mbi popujt e Ballkanit duke i ndryshuar ata ne thelbin e zhvillimit te tyre per here te dyte (hera e pare ka ndodhur nga relacionet e heleneve dhe sllaveve me vendasit ilire para 2500 vjeteve per te paret dhe 1200 vjet per te dytet). Te dy keta popuj duke pasur shpejtesi zhvillimi shume me te madhe se shqiptaret shkeputen te paret nga vdekja e feudalizmit otoman jo per merite te tyre. Shkaku i vdekjes, per palen otomane, behet shkaku i shkeputjes qofte per helenet, qofte per serbet dhe cdo gje ka ndodhur nga konfliktet qe imponon diferenca e shpejtesive ne zhvillimin shoqeror perkates. Ky proces, midis te konfliktuarve ballkanike ne ato vite, perkoi me fundin e feudalizmit, por pala shqiptare nuk mund te perfitonte dot ne menyre te drejteperdrejte. I gjithe procesi i shperberjes se Perandorise Otomane ka ndodhur perpara syve te shqiptareve, por ata nuk levizen as gishtin per te perfituar gje te cilen e realizoi Perendoria Ruse dhe satelitet e saj. E vetmja gje pozitive per popullaten shqiptare, ne ate konflikt, duhet pranuar kontradikta qe paten me ruset shtetet europianoperendimore gje e cila coi ne domosdoshmerine e formimit te shtetit te shqiptareve.
Pa dyshim kontradiktat midis shteteve europianoperendimore dhe Perandorise Ruse behen shpetimtaret e popullit shqiptar, sikunder kontradiktat midis shteteve europiane cojne ne cungimin e kufijve te shtetit te shqiptareve. Problemi i caktimit te hapesirave jetike te shtetit te ri shqiptar jo vetem qe nuk ka qene veper e shqiptareve, por keta te fundit as atehere dhe as sot nuk e kuptojne qe pa miratimin e Europes nuk mund te ekzistojne dot dhe kjo jo per merite te Europes, por per pafuqi politike te shqiptareve. E kur ne flasim per pafuqi politike te shqiptareve sot, po atehere, ne fillim te shekullit te XX-te, si ishin raportet e kesaj fuqie me Europen dinamike, me Rusine feudale te shtrire ne shtratin e vdekjes te cilen Europa e kishte lene ne rrugen e vet, apo me Turqine Otomane te mberthyer fort nga dueti vdekje-lindje e rendit shoqeror te vet te cilin Europa kishte vendosur ta kishte nen kontroll? Historiografia boterore asnjehere nuk e ka pare problemin ne funksion te perfitimit universal te popujve pjesmarres ne ate perandori me permasa trekontinentale, duke e anashkaluar problemin vetem sipas interesit kohor politik. E keqja, per ne shqiptaret, qendron ne mos kuptimin dhe perfitimin nga ky interes (faji per kete nuk eshte i kerkujt jashte shqiptareve). Nëqoftë se faktori kohë i ka krijuar shoqërisë shqiptare jetegjatesi nëpër rendet ekonomiko-politike, për problemin e formimit të shtetit kjo kohë ishte bere pengesë dhe pikërisht nga kjo vonesë kohore përfituan shtetet europiane për të bërë llogaritë e popullsisë shqiptare; e gjitha kjo për një tekë të natyrës, fati e donte që shqiptarët në mënyrë natyrale i ishin nënshtruar kohës së tyre biologjike duke e nënshtruar kohën shoqërore, të cilën ja kishin komanduar të tjerët.
Por shekullin i XX-të erdhi me të tjera parametra dhe politikanët shqiptarë të arsimuar nëpër shkolla të ndryshme të Europës e Azisë patën parametra të diferencuar dhe këtu filloi dallimi cilësor i tyre. Kush do ta ndihmonte popullin shqiptar në mëvetësinë e tij? Përse këta intelektualë të politizuar në Europë, Greqi dhe Turqi nuk u bashkuan për të realizuar pavarësinë e popullit të tyre? Cila ishte lidhja e tyre me popullatën vëndase dhe me kë u lidh populli shqiptar për këtë mëvetësi? Ja pra që problemi nuk është parë kurrë me këtë sy dhe kjo e kishte një arësye, të cilën na e ka zbuluar Av. Dr. Vasil K. Dilo.
B-Ndihmesa qe fundi i feudalizmit otoman i dha popullit shqiptar ishte lenia krejt i lire ne drejtimin politik te tij, gje qe e shfrytezoi Europa kapitaliste. Ishte kjo Europe, e mberthyer nga kontradiktat e brendeshme te pjeses Perendimore te saj, qe vendosin fatin e popullit shqiptar. Ne startin e gares u vendosen dueti Gjermani + Austro-Hungari dhe trinomi Mbreteri e Bashkuar Britanike, France dhe Itali. Kjo e fundit anonte sa nga njera ane ne tjetren me pretendimin e afersise gjeografike dhe te permbajtjes se nje pjese te popullates vendase ne trojet e tyre, pas shek. XV-te. Gjendja kontradiktore e politikes europianoperendimore ne ate fillim shekulli perben fatin e keq te popullit shqiptar dhe ndikimin kryesor negativ mbi kete pavaresi. Eshte nje dukuri qe Av. Vasil K. Dilo e paraqet mjaft qarte ne shenimet e tij. Sipas tij: Europa organizoi shtetin e ri të shqiptarëve në mënyrë të sforcuar edhe pse e dinin se ky shtet do të ishte “aguridhe”. E gjitha kjo sepse Ballkani ishte futur në një luftë per ndarjen e kufijve të shkaktuar nga vdekja e Turqisë Otomane dhe në kohën që shqiptarët po shpallnin pavarësinë e tyre lufta ballkanike po i afrohej fundit. Ishin Fuqite e Mëdhe te cilat për të evituar grindjet midis tyre, sidomos Italia dhe Austrohungaria, duke pasur dhe ndihmen morale të Gjermanisë, isistuan që të krijohet pa tjetër shteti shqiptar me Vorio-Epirin brënda duke i propozuar Greqisë që të preferonte njërën nga të dyja, dmth o Vorio-Epirin ose ishujt e Egjeut (nënvizimi i autorit), si Hios, Sanios, Mitilinë, Limnos etj të pushtuara nga Turqia. Greqia preferoi këto dhe pranoi të tërhiqej nga Vorio-Epiri dhe u tërhoq. Por vëndin e saj e zuri Qeveria e Autonomisë. Domethënë raportet e Greqisë me kufijtë e shtetit të ri shqiptar ishin të paracaktuara nga politika Europiane. Mos vallë sot (2009) ka ndryshuar situata? Si rezultat i kësaj lloj politike plasi lufta Vorio-Epirotase kundër shtetit shqiptar. Lëvizja Vorio-Epirotase në realitet ishte një kryengritje kundra Fuqive të mëdha për vendimin që dhanë për aneksimin e Vorio-Epirit në shtetin e ri shqiptar; por e dinin mirë që sido që të bënin, askurrë nuk do të mundnin t’i detyronin Fuqitë e mëdha që të revokonin vendimin e tyre. Shpallja u bë në ditë të Venezellosit dhe mbase ky ishte i sinqertë duke deklaruar se nuk ishte dakort, por nuk guxonte nga ruajalistët, që ta ndalonte; se këta ishin të sigurtë se luftën do ta fitonte Gjermania dhe atëhere Greqia do të shkonte deri në Tenuso (Shkumbin). Urtësia politike ndoshta lypte të kundërtën, se si thorë parrulla popullore: “Njeriu e puth atë dorë të cilën nuk e kafshon dot”. Në vënd që të luftonin aq keq formimin e shtetit shqiptar do të ishte më mirë të ndihmonin me ç’tu vinte në dorë dhe të mos i linin shqiptarët (muslimanë e të krishterë) në dispozicion të propogandës Italiane dhe Austriake, kurse ata kishin më të fortat aty se rivalët e saj.
Kjo ishte përgjithësisht dhe me pak fjalë gjëndja e Shqipërisë në mbarim të luftën ballkanike. Siç u tha dhe më sipër, ushtria greke s’kishte asnjë pengesë nga vëndasit që të pushtonte një pjesë të madhe të Shqipërisë –deri, së paku, në lumin Shkumbin. Por, siç e deklaroi dikur dhe vetë Venezellosi në Parlamentin grek, për tu mbrojtur kundra kritikës që i bëri opozita pse nuk vazhdoi deri sa të okuponte së paku edhe Vlora, e lajmëroi Italia se do të kishte të bënte me atë sikur të vinte më tej Salarisë (Av. Dr. Vasil Dilo, Protokolli i Korfuzit, flet. 1, dorëshkrim).
A nuk tregon kjo, gjithmonë sipas av. Dilos, se shqiptarët ishin pre e politikave europiane dhe as vetë nuk e kishin të qartë se çfarë kërkonin në realitet? Në vënd të bashkimit shqiptarët e fillim shekullit anonin sa nga njëra anë në tjetrën dhe lufta civile ishte në prag. Ai që mundohej t’i ndalonte këto ishin Fuqitë e Mëdha. Por për se vallë dhe këto nuk deshën të ndërhynin me kohë? Kësaj pyetje avokat Dilo nuk merr përsipër t’i përgjigjet, por në mënyrë të drejtëpërdrejtë thotë se si rezultat i kësaj gjëndje lind nevoja e Protokollit të Korfuzit dhe këtë gjë e realizoi Europa. Të gjitha këto shqiptarët e sotëm nuk i dinë dhe për të mbuluar këtë mos dije, sepse kështu u interesonte, historianët e komunizmit dhe të sotmit, akuzuan Europën për kufijtë shtetërorë. E vërteta është krejt ndryshe, faji është e një pjese të intelektualëve shqiptarë të politizuar për së mbrapshti.
C-Por cili ishte mendimi i këtyre intelektualëve-politikanë shqiptarë për këtë pavarësi politike të popullit shqiptar? Ja pra që kemi arritur në pikën më kritike të historisë së formimit të shtetit shqiptar dhe avokat Dilo i thotë gjërat fare hapur pa nënkuptime, pamvarësisht se janë të një poli gjeografik. Mendimet e tij nuk i nënshtrohen dallimeve fetare dhe urrejtjes krahinore dhe unë mendoj se kjo përbën meritën dhe seriozitetin e studimit të tij. Sipas tij:

“a- Patrioti i flaket sa dhe i shquar boterisht Faik Konica nga drejtor i fletores “Dielli”, qe ne bashkepunim me mikun e ngushte te tij Peshkopin fallso, plasi sa t’i percante shqiptaret e Amerikes dhe s’la gjiris pa kaluar me Ahmet Zogun ne goje, nuk druajti aspak qe te behej agjent i austriakeve dhe me vone te ndjente nostalgjine e flaket per Naltmadhnine, sulltanin zemer-gjere dhe shpirtmadh, deri sa që të uronte t’i paraqitej (ne origjinal fjale e pakuptuar, GH) të vinte në Stamboll dhe të vihej në shërbim të atij, ndënë zgjedhën shekullore të të cilit vuante Shqipëria, të cilën ai askurrë s’duhesh ta konsideronte atdheun e vet deri sa nuk ushqente sinqerisht ndjenja kombëtare; se –së paku- do të pengonin këto –pak a shumë– që të mos paraqitesh – si suxhuk i ngjyer nëpër gjirize tek Napoleon’ i gjirizave dhe i përulej ndyrësisht, t’i lypte përfaqësimin e shtetit, – formimin e seicilit askurr s’e besonte se do të behej realitet pranë qeverisë amerikane dhe ne sajë të kësaj xhubeje të vazhdonte orgjitë e tij midis shqiptarëve të atjeshëm, të cilët i terrorizonte.
b- Patriot’ i flakët Sami Bej Frashëri në veprën e tij “Shqipëria ç’ka qënë e çdo të jetë” uron haptazi që Shqipëria të bënet një Principatë ndënë proteksionin e Turqisë dhe pa dashur të kujtohet se Shqipëria nuk ishte e muslimanëve vetëm të mos përmëndë kurgja tjetër veçse klerin e të krishterëve si shkaktar të fatkeqësive të Shqipërisë, si me dasht të japë të kuptojë se lumturia e kësaj do të ishte e plotë dhe e sigurtë sikur dhe sa mbetnë kaurë –të gabuar nga kleri- të bëheshin muslimanë!
Por edhe faktin tjetër duhet të na shpjegojnë kundërshtarët, këtë që: pse ky patriot i flakët, si dhe çdo tjetër nga muslimanët, që donin të paraqiteshin si atdhetarë, nuk u ndanë askurrë nga buka e Dovletit !?
c- Si do të na e shpjegojnë kundërshtarët tekstin e prokurës zyrtare, që mernin nga populli përfaqësuesat e tij në kongresin që proklamonte çkëputjen e Shqipërisë nga Imperatoria Otomane, kur që ky tekst i përmëndur në kujtimet e së ndjerit Lef Nosi, fjalë për fjalë përmban dhe frazën të “sigurojmë triumfin e të ruajmë nderin e islamizmit e madhështinë e mbretërisë Otomane….””
“Ismail Qemali, te cilit i atribuhohet titulli i politikanit shpëtimtar të kombit dhe ai i krijuesit të shtetit shqiptar, kur kaloi nga Korfuzi për në Stamboll, me anë të të ndierit Jorgo Meksit, iu dërgoi gjirokastritëve këshillën që të mos lëvizin; se Qeveria Otomane ishte gati të na japë çdo gjë që kërkojmë. Por sapo mbërriti në Stamboll ndryshoi mendim dhe, në një kohë kur Europa ishte në tym e flakë, ai nëpërmjet Bullgarisë dhe Austrisë doli në Durrës prej andej në Vlorë duke ngritur flamurin e indipendencës së bashku me një kongres të ashtëquajtur kombëtar, të përbërë nga përfaqësues të popullit me porosinë e thjeshtë që të mbrojmë nderin e Islamizmit! (nenvizimet e autorit, GH)
Lëvizje kombëtare ishte kjo?”
“Ketyre pyetjeve le te pergjigjen ata qe s’duan te shkruajne historine e kesaj periudhe duke pasur ne dispozicion te tyre dhe arkivat e ndryshme dhe perkatese, te cilatdo te vije koha qe te mos mbeten me sekrete. Ç’ka bie ne sy dhe te çdo privati eshte kjo qe sferave i u pelqen si me e dobishme per ta mbjellja e dasise dhe ajo e urrejtjes reciproke nga ajo e dashurise dhe e paqes. Por vazhdimesine e ketij emulacioni e ndaluan Fuqite e Medha, te cilat perpiluan dhe iu a imponuan paleve Protokollin e Korfuzit, me ane te te cilit caktuan konditat e Paqes per aplikimin e seicilave dhe muaren persiper obligimin ta garantonin ato vete.”(Dr. Av. Vasil Dili, Protokolli i Korvuzit, flet. 1, & 2, dorëshkrim, 1957)

Krejt ndryshe ishte problemi ne Veri jo vetem pse fatet e Shqiperise i kishte marre ne dore Kleri Katolik Shqiptar, por sepse popullata e Veriut ishte i lidhur si mishi me thoin rreth barinjve te vet dhe ishin këta klerikë që drejtonin jetën shoqërore të malsorëve të Veriut. Kleri Katolik Shqiptar dhe Malsitë e Veriut përbënin një unitet me një histori mbi 500 vjeçare. Mbijetesa, përtej asimilimit dhe tjetërsimit të tyre, përbën pozitivitetin e asaj historie të cilin populli shqiptar, përgjatë viteve 1945-1991, e ka pasur të ndaluar ta mësojë. Formula “Për Fe dhe Atdhe” ishte lejtmotivi i asaj mbijetese, i atij uniteti dhe i asaj historie. Me t’u prishur ky unitet, pas 1967, Malsitë e Veriut pësuan tjetërsimin që po vuajnë sot. Populli shqiptar i Veriut, i prishur nga politika 45 vjeçare e antishqiptarisë, sot gjëndet përpara mohimit të vetvetes. Kthimi tek e kaluara historike përbën të vetmen alternativë për shpëtimin e tij dhe ngjarjet duhet të përsëriten njësoj si atëhere kur u shpall mëvetësia e popullit shqiptar.
Ishin këta: banorët e Malsisë së Hotit dhe të Grudës nën drejtimin e Ded Gjo Lulit, banorët e Malsisë së Madhe nën drejtimin e Mehmet Shpendit dhe Preng Calit, banorët e Kurbinit nën drejtimin e Dom Nikollë Kaçorrit, populli i Kosovës e Metohisë dhe komandantët legjendarë të tij: Isa Boletinin dhe Azem Galicën që shpëtuan jo vetëm tokat e Shqipërisë së Veriut nga armiku i përjetshëm i popullit shqiptar, por poqen kushtet shqiptare për mëvetësinë e shtetit të parë në historinë e këtyre tokave dhe njerëzve. A nuk mund të konsiderohen të vetmit heroj realë të popullit shqiptarë dhe larg herojve të komunizmit dhe luftës nacional-çlirimtare? Data 6 prill 1911 u bë data e ngritjes së flamurit shqiptar për herë të parë pas vdekjes së Kastriotit legjendar duke treguar, në këtë mënyrë, se ishin autorët e vetëm të luftës me armë në dorë kundra armiqve të popullit shqiptar. Në këtë pikë fillon edhe historia e Flamurit të ngritur në Vlorë më 1912, për të cilin do të flasim më poshtë. Dinamika historike e mëvetësisë së popullit shqiptar ka pamje të diferencuar kur krahasohet Veriu luftëtar nga Jugu i përçarë dhe llafoman. Pikërisht kjo e fundit i është mbajtur e fshehtë popullit shqiptarë dhe Pirro Misha, së bashku me Valentina Dukën, kërkojnë që ta fshehin përjetësisht duke e tjetërsuar historinë e pavarësisë të popullit shqiptar. Ngjarja reale është krejt tjetër për tjetër dhe përmban ngjarje krejt të tjera nga ato që na mësojnë këta pseudohistorianë. Në qoftë se komunizmi shqiptar na mësoi antihistorinë, fëmijët tanë këtë antihistori sot po e mësojnë të ngritur në katror duke mos mësuar në mënyrë absolute asgjë të vërtetë.
Por si ka ndodhur proçesi i shpalljes së shtetit shqiptar më 1912 dhe më pas (kjo ka rëndësi vendimtare për të kuptuar shkaqet e formimit të shtetit shqiptar dhe pasojën e tij dy përmasore, njërën prej të cilave historiografia shqiptare e të gjithë kohërave as që e ka vënë në dukje: përputhjen e shtetit me shkallën e zhvillimit shoqëror të shoqërisë shqiptare; akoma më tej të elementëve qelizorë, që ndërtojnë shtetin, me këtë shkallë zhvillimi. Janë pikat orientuese të shkencës së re të historisë)? Pikërisht këtë hapësirë historike kemi marrë nga avokat Vasil Dilo në mënyrë të plotë duke i qëndruar besnik jo vetëm origjinalit, por dhe vetëm atij; e kjo jo pa qëllim.
Gjeja me e rendesishme ne shenimet e avokatit eshte gjendja shpirterore e popullates se Jugut te Shqiperise dhe vecanerisht e klases politike te saj. Keshtu sipas tij:

“sic e kemi shpjeguar gjat e gjere ne nje broshure te posacme te kujtimeve tona, urrejtja kundra Greqise nuk rridhte drejtepersedrejti nga ajo vete; se relacionet me te ishin aq te rralla sa qe nuk behej hesap rreziku nga ana e saj. Shkaku u kesaj urrejtje te madhe ishte frika e Elementit musliman se ndaj pushtimit te Greqise, do te ngrinin krye rajat, te cilet kete e kishin vegla te jeteses se tyre deri sa cifliqet e tyre me ane te ketyre, si bujq proletare, i shfrytezonin. Prandaj preferonin cdo sundim tjeter pervec atij te Greqise; se ishin te bindur se i huaji do t’i favorizonte ato me shume, se sa te krishteret; se ato e formonin shumicen dhe ate do ta benin (ate) mik, kurse te krishteret, si nga besa dhe nga kultura, ishin –pothuajse- qe te gjithe pa perjashtim perkrahes te idealisteve –ishin grekomane. Nuk perjashtojme perkrahes as idealistat per aresye se edhe keta e dallonin me mire faktin se: ndjenjat kombetare te elementit musliman – fort – keqesisht qe te gjithe ishin akoma ne stratosfere(nenvizimet e autorit)… Mos vallë ishte shumë të gjëndesh midis këtyre, edhe një vetëm makari, i cili t’i thoshte elementit në fjalë:
Ç’është kjo parrullë “ngreu Prift të rrijë Hoxha?”
Ç’janë këta derhudexhitë musulmanë nëpër katundet kristiane, që t’i ruajnë nga muslimanët?
Ç’është ajo Hallvaja e muslimanëve si produkt i grithmave të kristianëve.
Ç’janë rushfetet në zbatim të detyrës të Nëpunësit dhe bile dhe t’atyre të Drejtësisë?
Ç’është urrejtja kontra të krishterit ndërsa dihet se stërgjyshërit kanë qënë të bashkët dhe natyra nuk dallon fare, por i ka që të gjithë Njerëzit një lloji?
Kërkush nuk u gjet që të bënte kësisoj përvështrime dhe kërkush nuk i propozoi kaurit bashkëpunim për shpëtim nga zgjedha e Turkut. Por për se tjetër veçse pse mungonte ndjenja kombëtare, si e pllakosur ndënë fanatizmin fetar, deri sa feja nuk lejonte dallim të besnikëve nga pikëpamja kombësije?
Por kurqë nga këto gjithë as elita e elementit musliman nuk ishte ende në gjëndje për të mbrojtur atdheun, ç’mbetesh për popullsinë e cila ishte lënë në errësirën më të dëndur të injorancës (nenvizimet e autorit)?
Për të gjitha këto themi se Shqiptari, në kohën që Imperatorisë Otomane i u mbarua sundimi në Ballkan, nuk ishte në gjëndje të formonte shtet indipendent, por as të organizonte, ndonëse të këtilla, prej të tjerëve (nenvizimi i imi, GH)”. (Av. Vasil Dilo, Protokolli i Korfuzit, flet. 1, & 2, doreshkrim, 1957).

Pa dyshim qe ketu fillon diferencimi, pasi avokati i nderuar nuk kishte informacion per ngjarjet e ndodhura ne Veri te Shqiperise (ky fenomen haset edhe tek Ismail Qemali, gje e shprehur nga vete ai – P. Misha…f. 368) edhe pse miku i tij, Pader Anton Harapi, ishte prej andej dhe rrjedhimisht nenkupton dijen. Dallimi qendron ne diferencen e botekuptimit te gjithseicilit i cili kuptohet nga nje takim privat dhe miqesor qe dy intelektualet e nderuar kane realizuar me 03 shkurt 1944 ne prani te profesor z. Gabriel Meksi, mbi te cilin avokati i nderuar ka shkruar promemorien e tij ne kete date (ne ate kohe kleriku patriot ishte anetar i Keshillit te larte te Regjences, te zgjedhur me 13 shtator 1943, se bashku me zotërinjtë: Lef Nosin, Mehdi Frasherin, e Fuat Dibren), e cila ndodhet ne doreshkrim ne nje fletore te vecante (të gjitha këto pronë e familjes Dilo). Avokati ynë pranon faktin e formimit të shtetit shqiptar nga fuqi të huaja për qëllimet e tyre pa na dhënë emrin dhe dinamikën. E dhëna nuk është e plotë, pasi mungon relatuesi i fuqisë së huaj dhe lidhja e këtij të fundit me pjesën luftarake të popullit shqiptar. Pikërisht trinomi: Fuqi e Huaj + relatori ndërlidhës + pjesa luftarake e popullit shqiptar përbëjnë atë forcë reale politike e shoqërore, që antihistoria komuniste ja ka fshehur popullit shqiptar, të aftë për të shpallur mëvetësinë e popullit shqiptar dhe shpalljen e shtetit të parë shqiptar në historinë e tij.
Këtë gjë na e jep një libër tjetër me shënime të vetë Ismail Qemalit, duke përmbledhur dhe kohën pas shpalljes së shtetit të parë shqiptar, gjë që na jep qoftë shkakun qoftë pasojën, por që bashkëshoqërohet me punime të shkollës komuniste dhe që jo rrallë e përmbys pozitivitetin e Ismail Qemalit për atë kohë para një shekullore. Fjala bëhet për librin Shqipëria dhe Shqiptarët të botuar në fund të 2008 sipas të cilit jepen një sërë të dhënash kontradiktore me historiografinë e kohës të komunizmit, por që po ata historianë mundohen t’i rregullojnë sipas interesave të ndërgjegjes së tyre të “penduar” duke ja bashkangjitur ngjarjeve reale të kohës. Në mënyrë të përmbledhur ne veçojmë:
Sipas stërnipit të Ismail Qemalit:

“Shqipèria, ndodhur mes shteteve ballkanike, qè gjithnjè kishin èndèruar ta coptonin territorin e saj, si dhe pa mbrojtjen e dy Fuqive tè Mèdha tè asaj kohe, Austro-Hungarisè dhe Italisè, rivaliteti i tè cilave kishte ndihmuar nè krijimin e shtetit shqiptar, por qè gjate Luftès u rreshtuan nè dy fronte armike, shumè shpejt do kthehej nè njè fushè-beteje midis forcave ndèrluftuese” (Parathènia e Darling Ismail Vlorès, Ismail Qemali, Shqipëria dhe Shqiptarët, f. 7).

A nuk të vjen të plasësh kur konstaton se johistoriani e njeh historinë më mirë se “historiani”. A e kupton lexuesi që shpirti i Plakut të Vlorës, imprenjuar tek stërnipi i tij, na jep pikërisht atë që shqiptarët e djeshëm dhe të sotëm nuk e dinë akoma dhe ja kanë ndaluar ta dinë e ta mësojnë. Autori ka kapur tamam thelbin e problemit duke na dhënë atë që historiografia komuniste u mundua me të gjithë mënyrat për ta fshehur dhe postkomunistët për ta tjetërsuar deri në mohimin absolut të së vërtetës. Austro-Hungaria dhe Italia, sipas autorit, ishin dy fuqitë e mëdha që shpëtuan popullin shqiptar nga gllabërimi serbo-grek dhe kjo nuk figuron në asnjë literaturë komuniste apo postkomuniste, sidomos në tekstet shkollore (klasat V-XII). Domethënë shqiptarët e sotëm nuk dinë shkaktarët përgjegjës të mëvetësisë së tyre, dmth nuk dinë mikun kryesor që luftoi për ta. Nuk e di a do të jetë dakort lexuesi me idenë time që në Shqipëri nuk mësohet e vërteta historike, por manipulimet e historiografisë komuniste.
Një gjë që i ka pëlqyer propogandës komuniste, tek idetë e Ismail Qemalit ka qënë lidhja e shqiptarëve me interesat kombëtare të popullit shqiptar. Por problemi nuk është zbërthyer kurrë në aspektin shkencor dhe ideja e Ismail Qemalit ka nevojë për një përpunim kohor-hapsinor. Sipas tij:

“Lidhja e shqiptarève me Perandorinè nuk duhet t’i atribuohet ndikimit tè fesè muslimane, qè èshtè pranuar nga pjesa mè e madhe e popullit, kur Shqipèria u pushtua nga Turqia. Arèsyeja e vèrtetè duhet kèrkuar nè njè shkak mè madhor interesash kombètare” (do ta marrim të mirëqënë këtë tekst sikur është e vërtetë, pasi, siç do të shohim në vazhdim, shumë dokumenta janë të ndryshuara dhe të sajuara)(Ismail Qemali, Shqipëria dhe Shqiptarët, f. 27).

Ndoshta kjo duket si pa vlerë dhe llafollogji lart e poshtë, por në realitet këtu kemi pasojën kryesore të drejtimit 500 vjeçar të shqiptarëve nga ana e Perandorisë Otomane. E thënë me gjuhën e filozofit kemi pasojën e influencës së njeriut mbi njeriun jo si individ, por si bashkësi dhe kjo nuk është kuptuar kurrë. Plaku i historisë së Pavarësisë, pamvarësisht çfarë flitet për të, ka konstatuar pikërisht dukurinë e mësipërme si politikan. E ka thënë këtë për justifikim, apo se kështu e ndjente (apo ndoshta nuk e ka thënë fare), për mua nuk ka rëndësi. Plaku i Vlorës ka vulosur kalimin e rastësisë (invazioni otoman) në domosdoshmëri (ndjenja kombëtare e shqiptarëve) dhe kjo përbën thelbin e formimit të shtetit shqiptar, për herë të parë në historinë e tij. Për të qënë të saktë duhet pranuar se domosdoshmëria e shtetit të shqiptarëve fillon me Ismail Qemalin dhe pastaj pasohet nga Mbreti Ahmet Zogu i Parë. Pa dyshim që në këtë pikë qëndron e fshehta e shkencës së historisë pasi na jepet mundësia të argumentojmë ndikimin e politikës mbi popujt e prapambetur. Është një temë të cilën njerëzimi e ka konstatuar instiktivisht duke e shfrytëzuar barbarisht.
Por Ismail Qemali na ka dhënë dinamikën e takimeve të tij diplomatike dhe shtetin kryesor që e ndihmoi për të realizuar Aktin e Madh të Pavarësisë së Shqiptarëve. Si pas tij:

“Nè Vjenè mora njè telegram nga njè mik prej Budapestit, i cili mè ftonte pèr tè shkuar atje, pèr t’u takuar me njè person me pozitè tè lartè. Njeriu i parè qè vizitova nè Budapest qe Konti Andrassy, nèpèrmjet tè cilit takova Kontin Hadik, mikun e tij tè vjetèr dhe ish nènsekretarin e tij tè Shtetit, i cili mè thotè se personi qè donte tè mè takonte ishte pikèrisht Konti Berchtold, me tè cilin u takova po atè mbrèmje, nè shtèpinè e Kontit Hadik. Shkèlqesia e Tij miratoi opinionet e mia pèr çèshtjen kombètare dhe u tregua i garshèm pèr tè plotèsuar kèrkesèn time tè vetme, duke mè vènè nè dispozicion njè anije, qè tè mè çonte nè portin e parè shqiptar, para se tè mbèrrinte ushtria Serbe” (Ismail Qemali, Shqipëria dhe Shqiptarët f. 35-36).

Në politikë nuk ka rëndësi ajo që mendon, apo si e mendon, apo si e shtjellon, apo si është më e mira për ty; në politikë ka rëndësi rezultati (V.I.Lenin) dhe në këtë drejtim ajo që bëri Ismail Qemali nuk ka nevojë për koment. Sipas rreshtave të mësipërm Plaku i Vlorës me ndihmën direkte të Austro-Hungarisë përgatiti 28 Nëndorin e 1912-ës dhe kjo nuk është thënë kurrë dhe nuk thuhet akoma. Që në këtë pikë dallohet historiani shqiptar nga “historiani” komunist. Une mendoj se interesat e Austro-Hungarise, ne drejtim te Shqiperise, nuk kane qene te rastit dhe te momentit. Keto interesa jane shume-shume te largeta dhe te lidhura vetem me Klerin Katolik Shqiptar. Ato shpalosen kur analizohet shkolla shqipe ne territorin e banuar nga shqiptaret, ku ndihmesa e Perandorise se Danubit ka qene determinuese dhe pergatitesja e vetme (roli i Italise ka qene me hope) e politikes nderkombetare ne favor te popullit shqiptar. Kete gje shqiptareve ja kane ndaluar ta dine dhe ta mesojne ne shkollat e tyre jo vetem atehere, para 1991-shit, por edhe sot (2009).
Libri “Shqipëria dhe Shqiptarët” ka brënda jo vetëm idenë e ekzistencës së forcës ndërkombëtare që luftoi për mëvetësinë e shqiptarëve, por dhe praktikën se si u realizua kjo ide dhe unë nuk e di se si u ka shpëtuar masakruesve të historisë ky fakt. Në këtë libër gjëndet gjëja më e vlerë që përcakton ekzistencën e dashamirësit të popullit shqiptar dhe shkaktarin më kryesor të pavarësisë së popullit tonë. Sipas këtij libri:

Në faqe 169 jepen tre fotografi te personaliteteve austro-hungareze dhe shenimi: Konti Berchtold, Konti Andrassy dhe Konti Hadik, tre personalitetet e larta austro-hungareze me te cilet Ismail Qemali u takua ne Budapest, ne nendor 1912. Pikerisht, pas ketij takimi, ku Ismail Qemali gjeti mbeshtetjen e duhur per te realizuar qellimin e tij mbi Shpalljen e Paveresise, dergoi ne Vlore, me 16 nendor 1912, telegramin ku theksonte se “Çështja jonë politike ështe siguruar përfundimish”.

A mund të thuhet më pastër se fjalën e fundit e ka thënë Austro-Hungaria? Përse historiografia post-komuniste nuk ka arritur ta shprehë këtë fakt në mënyrë bindëse? Çfarë poshtërsie fshehin historianët post-komuniste?
Vazhdojmë më tej!
Politika kembengulese e Austro-Hungarise ne favor te popullit shqiptar duket dhe ne ndertimin e Qeverise se Perkoheshme nga ana e Ismail Qemalit. Pretendohet sikur:

“Ne mbledhjen e katert (3 dhjetor), Ismail Qemali paraqiti ne Kuvend nje projekt-liste te kabinetit te tij, ne te cilin figuronin: Mehmet Pashe Derralla, Myfit bej Libohova, Aziz Pashe Vrioni, Myfti Vehbi Agolli, Abdi bej Toptani, dhe Mit’hat bej Frasheri. Duke qene se ne kete, projekt-liste, nuk figuronte asnje i krishtere, me te drejte pati kundershtime nga ana e delegateve dhe, per kete aresye, u vendos qe votimi te shtyhej per te nesermen2. Eshte diskutuar rreth shkaqeve qe e shtyne Kryetarin e Qeverise qe te dilte me nje propozim qe, persa i perket ceshtjes se besimit, “nuk pajtohej me frymen e unitetit kombetar”3 (Ismail Qemali, Shqipëria dhe Shqiptarët, f. 125).

Ne kete parafrazim kerkohet te pajtohet mendimi i Lef Nosit (2) (ka shumë mundësi të jetë dikush prapa këtij mendimi, por që autori i artikullit nuk e thotë) me mendimi e Kaliopi Naskes (3) dhe ketu qendron pasaktësia e ketij libri. Nuk e di se sa e sakte eshte kjo pjese dhe a ka lidhje me te vertete me Ismail Qemalin, por ne i dhame rendesi vetem faktit te idesë së ndertimit te Qeverise se Perkoheshme dhe ndryshimit të sajë më vonë. Kush e bëri këtë presion mbi kryeministrin e ri? Dmth nuk duhet të jetë e vërtetë fryma e unitetit kombëtar, siç pretendojnë historianët komunistë, ajo qe e ka ndryshuar përmbajtjen e Qeverisë së Përkohëshme, por diçka krejt tjetër për tjetër dhe kjo është e lidhur me atë që nuk dinë shqiptarët e sotëm. Politika e komunizmit enverist nuk i ka lejuar ta marrin vesh të vërtetën dhe për këtë kanë luftuar të gjithë “historianët” para dhe pas 1991. A nuk do të thotë kjo se historia e sotme është politikë dhe vetëm politikë? Kjo vihet re nga punimi i Akademik Kristo Frashëri i cili na jep një panoramë krejt tjetër për tjetër me personazhe të tjerë. Sipas tij:

Mbledhja e katërt
më 20/11-3/12
Mbledhja u hap në orën 2 p.m. nën kryesinë e Myfit Vehbi Efendiut………
Kryetari i Qeverisë së hëpërhëshme ngrihet dhe tregon konditat që duhet t’i mbushje ministri që të kënaqte Evropën me një anë dhe Stambollin me tjatrën anë: duhen të jenë emra të njohura ndë Shqipëri dhe jashtë Shqipërisë. Pas kësaj z. e tij nxjerr përpara një listë si projekt. Ndë këtë listë figurojnë këto emëra: Z.Z. Mehmet Pashë Tetova, Myfit Bej Gjirokastra, Aziz Pasha, Vehbi Efendiu, Abdi Bej Toptani, Midhat Bej Frashëri.
Z. Dud Karbunara ngrihet kundër faktit që ndër këtë listë s’gjëndet asnjë i krishterë. Në këtë mënyrë flasin edhe Z.Z. Pandeli Cali, D. Berati edhe Qemal Bej Elbasani. Lista s’votohet dhe mbetet që të mbarohet kjo punë të nesërmen. (Kristo Frashëri, Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë (28 Nëndor 1912), f. 168)

Që këtu dikush gënjen dhe sajon të paqënën, as mos e vini në dyshim, por për herë të parë pranohet që Qeveria e Ismail Qemalit duhet të kishte një përbërje që të kënaqte Europën dhe Stambollin; ndërsa fryma e unitetit këmbëtar duhet konsideruar një sajesë e historiografisë komuniste. Duke e konsideruar të mirëqënë këtë dokument dhe duke pasur përpara librin e Akademikut të nderuar, kostatoj se të nesërmen u zgjodh Qeveria e Përkohëshme e përbërë prej 10 anëtarësh: Kryeministri (Ismail Qemali), Nënkryeministri (Dom Nikollë Kaçorri, 1859-1917), dhe 8 ministra, një katolik (Luigj Gurakuqi), tre ortodoks (Petro Poga, Pandeli Cale dhe Lef Nosi) dhe katër muslimanë (Myfit Libohova, Abdi Toptani, Mit’hat Frashëri dhe Mehmet Dërralla).
Por këtu ka një problem të vogël historik të cilën historiogafia shqiptare nuk e ka sqaruar kurrë. I dyti në firmat e dokumentit të pavarësisë është Dom Nikollë Kaçori, figura e të cilit më së fundi u sqarua (ndoshta në mënyrë pak të dyshimtë dhe të papranueshme) nga Hajredin Isufi: Feja dhe Flamuri, Dom Nikollë Kaçorri. Dyshimi lind nga që autori është munduar, articifialisht, të kontraktojë politikën Austro-Hungareze me figurën e Dom Nikollë Kaçorrit (f. 278). Në fakt autori mundohet ta ndajë Dom Nikollë Kaçorrin nga Kleri Katolik Shqiptar duke e paraqitur si kryengritës ndaj Kishës. Është një situati e papranueshme dhe kjo duhet t’i ketë pëlqyer redaktorëve dhe mbështetesve të veprës. Është një pikë ku autori ka përmbysur vetveten dhe figurën e Dom Nikollë Kaçorrit. Dhe kjo kuptohet edhe nga një fakt tjetër që shpaloset në historiografinë shqiptare postkomuniste.
Në faqe 175-183 të librit të Ismail Qemalit jepen fotografite e anetareve te Qeverise se Perkoheshme te Vlores duke filluar nga Kryeministri, ministri i aresimit, ministri i brendeshem, ministri i luftes, ministri i puneve botore, ministri i financave, ministri i drejtesise, ministri i bujqesise, ministri i poste-telegrafeve.Vihet re mungesa e zv. Kryeministrit Dom Nikolle Kacorrit . E njëjta situatë publikuese ndodhet edhe në librin e Prof. Dr.Valentina Dukës: Historia e Shqipërisë 1912-2000, f. 24). Por meqënëse dihej që Qeveria e Përkohëshme e Ismail Qemalit kishte 10 anëtarë, atëhere profesoresha e nderuar kaloi nga numuri rendor 5 në 7 duke anashkaluar emrin e Dom Nikollë Kaçorrit. Përse ka ndodhur kjo? Por Akademiku jonë e nderuar nuk e lejon profesoreshën e historisë në lajthitjen e saj dhe e plotëson duke evidentuar fakte të tjera më bindëse (f. 98-99). Po përse e ka bërë këtë Kristo Frashëri? Mos vallë ndjeu peshën e pendimit për mashtrimin gjysëm shekullor të aplikuar nga komunizmi në fushën e historisë? Është një lojë e diskretituar me kohë dhe që e kemi shpalosur në studimin mbi jetën e Enver Hoxhës (shih në internet: albanovaonline. info, 2008, logoreci.com, 2008). Përsëritja mund të jetë nën e dijes, por për rastin tonë është dhe babai i mërzitjes. Është një frazë e “mallkuar” në punimin Tuaj i nderuar akademik (f. 95) që e rrëzon pretendimin dhe fjala është për praninë e Hysen Hoxhës në Kuvendin e Madh të Vlorës më 1912. Me keqardhje jam i detyruar t’Ju përsëris së Hysen Hoxha nuk ka qënë në Vlorë, por është spekulluar me emrin e Hysen Efendi Gjirokastritit dhe pikërisht kështu e ka libri i Teki Selenicës: Shqipëria më 1927 (Tiranë 1928) (f. 91-94 e librit të Kristo Frashërit). Nuk është e vërtetë se ai libër e ka emrin e Hysen Hoxhes, e kundërta do të ishte thënë me kohë nga Enver Hoxha, gjë që ai nuk e ka thënë asnjëherë, por ka gënjyer popullin shqiptar për qëllimet e tij të mbrapshta. Kostatoj i nderuar Akademik se Ju po vazhdoni mashtrimin e tij. E sa për frazën e ”mallkuar”, sikur telegrami i Hysen Hoshës thotë, midis të tjerash, “Enveri a është shëndoshë” atë e keni sajuar Ju dhe kjo përbën turpin e historiografisë shqiptare post komuniste. Kështu nuk mund të vazhdohet më; mbylleni jetën me nder i nderuar Akademik, mos merrni përsipër fajet e Mostrës!
Ekzistenca e Qeverisë së Vlorës përgjatë viteve 1912-1913 nuk ka qënë në harmoni me politikën europiane, sepse vetë kjo politikë ka qënë e përçarë për problemin shqiptar. Kështu që ngjarjet rrodhën në kundërshtim me dëshirat e atyre që formuan shtetin e parë shqiptar që u bashkëshoqërua me kryengritjen Vorio-Epirote kundra Qeverisë së Përkohëshme. Janë këto arësyet kryesore që e detyruan Qeverinë e Përkohëshme të jepte dorëheqjen dhe t’ja kalonte pushtetin Komisionit Ndërkombëtar të Kontrollit. Të paktën kjo publikohet për herë të parë, por pa na u thënë arësyet përse ndodhi kjo. Sipa librit të Ismail Qemalit:

“Sot, 22 janar 1914, Komisioni Ndèrkombètar i Kontrollit u mblodh nè prezencèn e Shkèlqesisè sè Tij Ismail Qemal Beut. Presidenti i Qeverisè sè Pèrkohshme, duke qene i bindur se, e vetmja mènyrè pèr t’u dhènè fund çrregullimeve dhe anarshisè nè vènd, èshtè krijimi i njè Qeverie tè vetme pèr tè gjithè Shqipèrinè dhe se, nè kushtet e tanishme, mund tè arrihet vetèm nèse Ai i kalon pushtetin Komisionit Ndèrkombètar tè Kontrollit, qè pèrfaqèson Fuqitè e Mèdha, pèrsèriti, nè prezencè tè ministrave, kèrkesèn qè i kishte paraqitur mè parè Komisionit Ndèrkombètar tè Kontrollit, pèr tè marrè pèrsipèr kètè detyrè dhe tè pranojè tè marrè nè dorè pushtetin. Komisioni Ndèrkombètar i Kontrollit nderon dhe ngre lart ndjenjat patriotike qè kanè diktuar veprimet e Shkèlqesisè sè Tij Ismail Qemal Beut, pranon kètè delegim tè pushtetit, rregullisht tè autorizuar nga Fuqitè e Mèdha, dhe merr pèrsipèr administrimin e Shqipèrisè nè emèr tè Qeverive qè pèrfaqèson.
Vlorè, 22 janar 1914
Firmosur:
Ismail Kemal, Nadolny, Petroviç, Krajewski, Harry Lamb,
Leoni, Petriaew. (Ismail Qemali, Shqipëria dhe Shqiptarët, f. 45-46)

Është pak e vështirë me këtë material të zbulohet arësyeja përse u tërhoq Qeveria e Përkohëshme e Vlorës nga detyra që kishte marrë përsipër, por nuk është vështirë të zbulohet që e detyruan ta bënte këtë. Dhe ata që e detyruan ishin ata që i dhanë lejen e formimit. Pikërisht mënyra e formimit dhe mënyra e dorëheqjes më kanë çuar në përfundimin se populli shqiptar në të dy rastet ka qënë dytësor dhe i varur nga parësori. Në lidhjen varësore i parë→i dytë qëndron ajo që nuk kanë ditur kurrë shqiptarët jo vetëm atëhere, por as sot: presioni i politikës mbi popullin shqiptar që ai të jetojë i përçarë sipas motos divid et impera; dhe kjo përbën negativitetin e politikës otomane përgjatë 450 viteve të sundimit të saj, por edhe të asaj komuniste dhe post komuniste ku masmedia ka marrë në dorë fatet e popullit shqiptar.
Për më tej në ndihmë më vjen punimi i Av. Dr, Vasil K. Dilos i cili analizon gjëndjen shoqëroro-politike të shqiptarëve në ato kohëra, e cila çoi në domosdoshmërinë e Protokollit të Korfuzit. Sipas tij:

Sa për popullsitë lokale, si për këto të Vorio-Epirit gjithashtu dhe për atë të Shqipërisë tjetër, s’ka se si të bëhej fjalë, në mënyrë serioze; se që të dyja nuk vepronin me inisiativën e vet. Kësaj i a donte buza aneksimin në Greqi, por nuk i linte hunda të luftonin vetë për të ose nuk ishin pjekur akoma. Se jo luftë, por as armë lufte s’kishin parë kurrë me sy. Por edhe ata të tjerët sapo dëgjonin se për karshi kishin djemtë e kakove bëheshin burrë; por ushtrinë greke që ata e dinin, që ishte pas këtyre, nuk i ua kishte anda për luftë. Qëtë dyja palët ndërluftuese shtyheshin nga të tjerët; por për se vallë që të dyja këto dashamirës t’i shtynin në vëllavrasie?
Ai që mundohej t’i ndalonte këto ishin Fuqitë e Mëdha. Por për se vallë dhe këto nuk deshën të ndërhynin me kohë?….
Keshtu lindi Protokolli i Korfuzit dhe ky ishte qellimi i tij.

& 3
A ishte i zbatueshem?
I perpiluar nga kompetenta njerez te Fuqive te Medha dhe me model turpin e administrimit te merhumes Turqi dhe ne armoni me statusin themeltar, me te cilin krijuesat e shtetit rezervoheshin te pajisnin kete ne menyre qe te sqaroheshin sa me mire vellazerine midis te tre elementave te popullsise, Protokolli ne fjale, me sa ishte njerezish e mundur, s’kishte se per te mos ishte dhe i pelqyer nga te gjithe dhe i zbatueshem.Se –per mbi te gjitha cilesite e tjera- formonte dhe nje model per te rregulluar po ashtu edhe pjesa tjeter e shtetit, qe keshtu te behej edhe ky nje fare Zvicre ne Ballkan.

&4
A u vu dot ne zbatim dhe nese jo, c’fare e ndaloi?

Protokolli ne fjale, i pranuar prej Qeverise Shqiptare si edhe prej Kongresit te Delvines (simbas rezerves qe pati bere Qeveria Autonome ne diskutimet e saj ne Korfuz para perfaqesuesve të (këtu fillon fletorja 2) Fuqive të Mëdha dhe të atij të Qeverisë shqiptare –siç deklaroi zyrtarisht kryetari i Qeverisë autonome para Kongresit të Delvinës) dhe i garantuar prej Fuqive të Mëdha, ishte gati për tu vënë në zbatim, në bashkëpunim me komisionin ndërkombëtar të kontrollit, tek i cili do të dorëzohej Vorio-Epiri.
Por fatkeqësisht, s’u mbarua dot kurgjë, për shkak se në atë kohë, edhe komisioni i kontrollit u shpartallua bashkë me organizimin tjetër shtetëror; mbreti u arratis dhe në Shqipëri plasi që anarshi dëshpëruese për vazhdimësinë e saj, pasi gjetën rast Austria ta okupojë deri në Vjosë, Vlorën me interland e zuri Italia dhe Qeverinë autonome e zëvëndësoi –me leje të Fuqive të mëdha- Qeveria greke, sa për të mbajtur në të qetësinë e duhur.
Kësisoj e shpartalluan Shqipërinë, me gjithë që ishte njëra nga të dy palët e kontrakturës së Protokollit në fjalë, i cili, në realitet, ishte akti zyrtar që e solli deri këtu, dmth që i dha fund luftës autonomike; por s’ish dhe më në gjëndje që të mbahesh përgjegjësia për mos zbatimin e atij Protokolli, përsa i takonte asaj.
Por edhe pala tjetër kontraktuese, dmth populli i Vorio-Epirit, nuk ishte në gjëndje më të mirë nga kjo pikënisje. Qeveria greke, sëicilës Vorio-Epiri i a dorëzuan provizorisht Fuqitë e Mëdha, kishte dhe mundësi, por dhe një farë detyre që për llogari të vëndit, që rikuperoi, të bënte diçka për aplikim të dispozitave përkatëse të Protokollit. Por ajo e gjeti për më mirë –për vete kryesisht- që të konsiderohesh si e pakënaqur nga ky Protokoll, deri sa ekzistenca e tij e pengonte realizimin e dëshirave vetiake.
Fuqitë e Mëdha mbeteshin siç ishin, dmth garantë për seicilën nga palët, kontra asaj, që do të donte të shkelte obligimet, që i rridhnin nga ai Protokoll, por sapo t’i u kërkohej respektimi i obligimit të tyre se s’kishin se si t’i shmangeshin kësaj detyre.
Kësisoj Protokolli u la mënjëanë, por si në gjumë dhe jo si i vdekur. Vdekjen e tij mund ta vendosnin palët kontraktuese, me hirin e tyre të bashkët, por jo me: “ashtu dua” të njërës nga palët; se atëhere palës tjetër i lindej e drejta e padis dhe e invokimit të garancive, të cilat, siç thamë dhe më sipër me asnjë mënyrë tjetër nuk mund të liroheshin nga obligimi që patnë marrë veçse me hirin e të dy palëve të çfaqur qartësisht dhe lirisht e posaçërisht.
Por një i tillë shkarikim, me anullimin e rregullt të Protokollit, askurrë nuk u bë. Pra dhe pretendimi i dikujt nga kundërshtarët tanë, se gjoja Protokollin –si shumë akte të tjera- i anulloi shoqëri e kombeve nuk qëndron ligjërisht; se shoqëria në fjalë as nga kontraktuesat nuk kishte asndonjë kompetencë të tillë. Provën e jep deklarata e saj që –me anë të përfaqësuesit të posaçëm, dmth të Fan Nolit, i komunikoi dhe parlamentit shqiptar me shënimin e veçantë se: “Deklarata e saj do të jetë më e fortë dhe nga dispozitat e statusit themeltar eventual të shtetit shqiptar”.
Faktin se Protokoll i Korfuzit nuk është i anulluar e vërteton solemnisht dhe vendimi i Gjykates Ndërkombëtare të Hajit (ndoshta i Hagës, GH), mbi ankimimin e minoritetit grek kontra qeverisë Shqiptare te periudhës dytë demokratike ose monarkike (se s’më kujtohet mirë) e cila pandehu se ishte e lirë t’i rregullonte siç do t’i interesonte atyre kulturën e grekofonëve.
Per keto te gjitha insistoj ne mendimin se ky protokoll ka rene ne gjume te rende, por nuk ka vdekur; se pavaresisht nga keto, permban te disa te drejta, te cilat ekzistenca e tyre nuk ja detyrojne trashegimit, keshte qe sapo t’i kete pase humbur krejt dekurajuesi, te mos kete c’te trashegoje trashegimtari i tij. Se keto lloj te drejtash i jane dhuruar individit prej natyres se vet dhe s’ka si t’i zhduke as kalimi i kohes as mos perdorimi i tyre. Keto revendikohen prej kujtdo dhe kundra kujtdo, qe guxon t’i mohoje ose t’i shkruaje.
`Prej nga cdo pikepamje qe te shikohet ky protokoll rezulton se eshte i gjalle per gjithe ata qe duan ta invokojne. Por cka eshte fakt i pakontestueshem, por dhe jo me pak i cuditshem eshte ky qe: as nje nga te dy palet kontraktuese nuk e don dhe qe as njeres dhe as tjetres nuk i pelqen qe ta vere ne zbatim. Kryengritesat Vorio-Epirote –sic e kallzojne mendimet e cfaqura ne bisedimin e posacem per pranimin ose mos pranimin e tij te te gjitheve, pervec te neneshkruarve- nuk u pelqen dhe e nenshkruan nga e keqja; se dhe Venizellosi vete, me ane te kryekatundarit te Sarandes, lajmeroi Kongresin e Delvines qe te pranonin Protokollin ne fjale; se per ndryshe nuk do te mbretej gur mbi gur ne qarkun e Vorio-Epirit. Me gjithe kete nga 30 anetare (pervec ministrave) vetem 14 u prezantuan diten e fundit dhe vetem keta e nenshkruan, por edhe keta nga e keqja e madhe (me gjithe polemiken qe i bene te nenshkruarit); se dhe kryetari i Qeverise, i ndieri Zografos, deklaroi se “ai nuk do te bente per here te dyte gabimin (qe te mos bindesh Qeverise kombetare (te Greqise)”.
Nuk na duket se mos politika greke ishte aq miope sa qe te mos cmonte deklarimet, qe i beheshin nga paudhesite e metropolise te Gjirokastres gjate okupacionit italian, kundra te ciles dhe me ane te shtypit lokal si dhe me ankese te posacme te drejtuar tek ajo si dhe Patrikana, te cilat u beheshin te ditura me ane te fletores. Nuk mund te pranohet se mos ishte e shurdher ose se nuk interesohej per bashkeatdhetaret, qe vuanin keq nga nje autoritet dhe bile spiritual, sa qe te deshperoheshin per cdo mundesi te ruajtjes se tyre nden pushtimin e Shqiperise muslimane. Kjo duket –ka qene dhe shkaku qe as qeveria revolucionare dhe as ajo e Greqise, ne periudhen e riokupacionit te ketij vendi, nuk donin qe te familjarizonin popullsine me aplikimin e Protokollit, duke treguar si shkaktare ekzistencen e nje pakice….tradhetare. Duket se grekerit ferkonin duart kur shqiptaret arriten sa te shpartallonin Kishen Ortodokse te Shqiperise me ane kongresesh si ai i Beratit dhe me organizimin revolucionar te saj kundra Patriarkanes dhe deri sa te burgosnin perfaqesuesin e Metropolitit, per shkak se nuk degjonte t’i bindej vendimeve te atij kongresi!
Por cudia deshperuese ishte kjo qe: si Shqiperia i ra cakut dhe ne vend qe te perfitonte nga rasti dhe te punonte per te bere per vete elementin ortodoks, duke treguar respekt te plote kundrejt konditave te cilat posacerisht i vendosen Fuqite e Medha, ajo s’la gje pa bere jo per afrim dhe vellazerim te elementave, sic e lypte interesi jetik i shtetit te ri, por per te thelluar sa me teper hendekun qe i ndante keto prej shekujsh dhe qe shtetit vete i a bente problematike jeten e tij!
Cfare demesh shihte Shqiperia nga zbatimi i Protokollit te Korfuzit, sa qe nuk donte as emrin t’ja degjonte me gjithe qe e kishte pranuar dhe nenshkruar?
Pervec dobive te pacmueshme asnje dem; por dhe kete te perfaqesuar nga shumica, qe ishte muslimane; e kishte trullosur fanatizmi fetar dhe urrejtja kundra te krishtereve, qe zevendesonin poziten e barbarise, ndonese ishin rajaja e djeshmem prej shekujsh, dhe kaq shume i pat trullosur sa qe te mos dallonin as dinakerine dhe miqte hipokrite, te cilet e keshillonin qe te mos e pranonin Protokollin, ndonese edhe ata vete e kishin pelqyer si te mire dhe bile e kishin nenshkruar dhe si garanta per zbatimin e tij!
Si nuk e benin hesap shqipot qe c’do tu mbetesh atyre sikur te zhdukej Protokolli?
Popullsia e krishtere e VorioEpirit –jo ajo grekofone, se ajo askurre nuk e deshironte sundimin e shqiptareve mbi veten e tyre edhe sikur te mos ishin liruar nga zgjedha e turkut- por shqiptarofonia kishte plotesisht te drejte te mos donte te aneksohej ne shtetin e ri shqiptar; se e dinin qe popullsia e saj perbehej ne shumicen dermuese nga muslimanet, te cileve c’t’i u kujtonin me pare nga vujajtjet, qe hoqne gjate kaq shekujve! Apo mos ishin aq te shtypur nga zgjedha, sa qe te mos kuptonin se nuk ishte askurren e kurres gje e mundur qe ata, te cilet i shtypne pa meshire, do te transformoheshin nga nje dite ne tjetren ne shoke e vellezer e jo me dhe si raja, por si ortake, ne gezim te Lirise, te cilen nuk ia detyronin ketyre (shqipove), por bashkekombetareve dhe bashkefetareve te tyre dhe –pjeserisht- dhe vetes se tyre; se s’ishte e mundur te mos gjendeshin midis ushtrise greke dhe shume nga viset e Vorio-Epirit, kurrqe nga Labova e jone rane deshmore dy veta, djemte e doktorit Qendro Nanes.
Gjithashtu e dinin mire se keto s’ishin gje per gje nga c’duhej per krijimin te nje shteti te ri, ai ishte ne gjendje kjo shumice te administronte shtetin, sic dinin qe edhe nga pikepamja e civilizimit dhe e kultures nuk gjendeshin ne te njejtin nivel; e pane qe Protokolli i Korfuzit i u a preu cdo shprese, jo per aneksim te tyre ne shtetin grek, por as per formim te nje kantoni brenda shtetit shqiptar; gjithashtu e pane me syte e veta se, ne vend qe te liroheshin nga nje zgjedhe roberie rane ne nje me te rende akoma, deri sa llogaritnin qe kundra sundimtareve te rinj s’kishin me as turkun, tek i cili te ankoheshin; e pane me sy se me Protokollin ne fjale, jo vetem i u bene firo te madhe privilegjeve, qe kishin ndene zgjedhen e Turkut, por –esencialisht- u transformuan ato ne flluska sapuni. E shihnin qe Fuqite e Medha, te interesuara me teper per paqen midis tyre, anonin skandalisht nga ana e shumices per hater te atyre nga shoqet e tyre, te cilat cirreshin e vriteshin per Shqiperine, kurse kesaj i kishin kurdisur pusi qe ta gllaberonin per vete.
Dhe ne kete lloj kritike nuk do te kete aspak te drejte kerkush te na akuzojne se mos cpikim gje ose bejme ekzagjerime ne ankime kundra Fuqive te Medha, pa le te dy miqerkat e kombit.
Dikush dhe nga ju pretendoi se kriteri i kombesise te nje njeriu eshte kryesisht gjuha, te cilen flet ky, te trasheguar nga prinderit e tij. Por deri sa Njeriu eshte i lire prej natyre, duhet te jete ashtu sic deshiron ai vete dhe jo sic e don nje tjeter; se nishana te jashtem vetem shtazve u vihet dhe jo Njerezve. Kete kriter fallso perdori dhe Europa kur pa nevoje t’i caktonte kufijte jugore te Shqiperise. Por, po ajo, me cdo rast tjeter perdor plebishtin, dmth cfaqjen e deshires te cdo njeriu me ane votimi te lire e te fshehte. Dhe prandaj eshte pranuar dhe vendosur principi, sipas te cilit cdo popull eshte i lire te vendose ai vete, per fatin e tij, princip ky qe vetem me votim te lire te atij, i cili pyetet se cfare kombesie preferon lirisht, qe te kete ai vete dhe t’i njihet boterisht, vetem me ate lloj votimi rregullohet. (Av. Dr. Vasil Dilo, Protokolli i Korfuzit, dorëshkrim i vitit 1957) (faktori kohë nuk më ka lejuar të vazhdoj zbërthimin e studimit të avokatit të nderuar, prandaj jam i detyruar ta ndërpres në këtë pikë me premtimin ta publikoj të gjithin së bashku me vetë Protokollin e Korfuzit))

Unë besoj se, pas kësaj analize kritike-filozofiko-historike, lexuesi duhet ta kuptojë që trinomi ekuacional:

Mbretëria Austro-Hungareze +
Kleri Katolik Shqiptar +
Malsorët kryengritës të Veriut, Kurbinit dhe Kosovës

janë autorët e vërtetë dhe të vetëm të pavarësisë së popullit shqiptar, të tjerat janë përralla pa asnjë vlerë, mashtrime dhe shpikje të shkollës komuniste.
Por ama duhet pranuar që pikërisht elementët e këtij trinomi ka goditur politika antishqiptare, politika serbe dhe politika komuniste përgjatë shekullit të XX-të., që gjithsesi nuk është i njëjti subjekt politik zbatues. Kjo përbën të fshehtën dhe detyrën e shkencës së Historisë: zbulimin e “ndërgjegjes” së ngjarjes dhe çfarë fsheh ajo.
Në artikullin tjetër do të kthehemi tek historia e Flamurit shqiptar dhe si është e vërteta, gjithmonë sipas meje.
Tiranë 29.03.2009