18-TË NDERUAR “HISTORIANË”! PEZA ËSHTË E NACIONALISTËVE DHE JO E KOMUNISTËVE

(përgjigje dhënë gazetës Peza)
Aristoteli ka nje sentencë, sipas së cilës:
“…..mos te hidhërohesh kur është nevoja, është çmënduri”

Revolta e historianëve të kësaj gazete është e paligjëshme pasi baltën mbi Pezen Historike e ka hedhur fillimisht PPSh që në vitin 1985, edhe shumë më përpara, kur botoi Fjalorin Enciklopedik Shqiptar ku thuhet se çeta partizane antifashiste e Pezës na qenkërka formuar që në vitin 1941 (me 21 gusht) mbi bazen e çetes patriotike te formuar që në vitin 1940. A mund ta përktheni pak këtë informacion? Përse nuk u revoltuat me këtë mashtrim atëhere, por heshtët?
Përse nuk u revoltuat që më 1968, kur doli per herë të parë historia e PPSh dhe nuk u tha se kush qe kryetari i Konferencës Historike te Pezës, por heshtët? Përse nuk u revoltuat me Enver Hoxhën kur shkroi (Kur u hodhen themelet e Shqiperise se re) se kryetari i kësaj Konference ka qene Ndoc Çoba, pra nacionalist dhe jo komunist, por Konferencën e Pezës na e kishin inicuar komunistët, por heshtët? A e kuptoni se këtu ka një mashtrim të “vogël”?
Përse nuk u revoltuat me 1991 kur e akuzuam për herë të parë Enver Hoxhen si manipulatorin e historise se popullit shqiptar, por heshtët (shih gazeten Republika, 12 maj 1991)?
Përse nuk u revoltuat me 1996 kur thame se numri i dëshmorëve te rënë nga ana e komunisteve përgjate luftës nacional-clirimtare ishte me pak se 2500 (sakte 2194 – më gjeni deshmorin e 2195) dhe nacionalistet i kishin dhene luftes 25500 heronj duke qene ata luftëtarët e vërtetë te asaj lufte (dmth e kemi pranuar se numëri i të rënëve ka qënë 28000 dëshmore per te mos nxjerre genjeshtare Historine e L.A.N.C. te popullit shqiptar; – e shikoni se une e di historinë e LANÇ-it më mirë se Ju), por heshtët? Përse nuk u revoltuat kur u tha atehere se numëri i partizanëve te organizuar nëpër brigadat partizane nuk i kalonte te 25000 vetët, me pak se numuri i dëshmoreve të reklamuar si të Tuajt, por heshtët? Përse nuk u revoltuat atëhere kur argumentuam se Enver Hoxha kishte qënë drejtuesi i ushtrisë komuniste vetëm 189 dite, == me 9% te luftes dhe brigadat partizane kishin luftuar vetem 470 dite, == 23% te luftes, (nuk po i japim rëndësi se kundër kujt kishin luftuar) kur lufta e nacionalisteve kishte zgjatur mbi 2063 dite, por heshtët? (per te gjitha keto shih Lajmi i dites, dt 26 janar 1996, dhe albanovaonline.com, 09.07.2007)
Perse nuk u revoltuat me 03 nendor 2005 kur vërtetuam se Shqipëria nuk ishte çliruar jo vetëm me 29 nëndor, por as me 28, dhe data e clirimit te Shqiperise realisht ishte 25 nëndori 1944, por heshtët? Perse nuk u revoltuat atehere kur i akuzuam komunistet per pazare me gjermanet pasi me largimin e tyre komunistet do te futeshin ne Shkoder pas kater diteve, por heshtët? Perse nuk u revoltuat atehere kur i akuzuam divizionet shqiptare si bandite dhe kriminele kur kaluan kufirin shtetëror dhe shkuan te nenshtrojne popullin trim kosovar duke pushkatuar ne kthim brënda territorit shqiptar 12 000 djem nenash kosovare dhe sajuat masakrën e Tivarit, në bashkëpunim me jugosllavët, per te justifikuar krimin, por heshtët? (shih gazeten Koha e Jone, dt 03 nendor 2005 dhe albanovaonline.com, 14.04.2008)? Europa kërkon zbardhjen e krimeve te komunisteve shqiptare dhe kjo është nje pike e pa zbardhur akoma ku hesapet nuk jane bere realisht jo vetem per autoret, por as per bijte e tyre pasi krimi ka përmasa dualiste biologjike.
Përse nuk u revoltuat atehere kur vertetuam se PKSh nuk ishte formuar me 08 nendor 1941 ne shtepine e Zylfie Canit, por ne Labinot, ose Shmil te Elbasanit, me 22 – 23 mars 1943 dhe autoret e atij formimi nuk ishin as shqiptaret dhe as jugosllavet, por anglezet, por heshtët? (emisioni Fokus, në Tv Koha, 08 nendor 2007 ora 21) Në këtë pikë faji është i imi pasi nuk kam botuar aktet e formimit te PKSh, te cilat mbajne firmen e Enver Hoxhës dhe jane botuar vetem nje here, por te jeni te bindur se kete faj do ta ndreq se shpejti. Dhe eshte kjo aresyeja kryesore perse komunistet nuk kane asnje lidhje me Pezen Historike, por gjitheshka e thene eshte vetem genjeshter duke perfshire edhe dokumentin “origjinal” te konferences se Pezes. Ne artikullin Tuaj keni harruar gjënë me kryesore ne historine e komunizmit enverist, pasi nuk keni treguar realisht se kush e prishi Mukjen dhe rolin e dy jugosllaveve jo vetem ne Mukje, por dhe ne historine e komunizmit enverist. Per dijeni Tuaj dy jugosllavet nuk erdhen per te formuar partine komuniste shqiptare, siç eshte pretenduar rëndom, por ata erdhen per te asgjesuar partine komuniste te Shkodres dhe deget e saja ne te gjithe Shqiperine, te cilet Ju i pervetesuat duke i quajtur grupe komuniste dhe duke i hapur rrugë formimit të PKSh enveriste. Ju kene pervetesuar edhe vete Pezën dhe është kjo aresyeja përse them se Peza nuk ka asnje lidhje me komunizmin ku ky i fundit ështe turpi me i madh i popullit shqiptar per te gjithe kohën e ekzistences se tij. Duke e ndarë Pezën nga komunizmi une e fisnikëroj atë krahinë dhe ata njerëz që jetojnë me kujtimet e të kaluarës së lavdishme, pamvarësisht se nuk u pëlqen disave, si pune e Juaj, kjo gjë apo jo. E vërteta duhet jetuar si ka ndodhur dhe jo si na pëlqen ne të ndodhë
Perse nuk u revoltuat atehere kur ju vertetova se Qemal Stafa nuk kishte qene ne gjyqin e komunisteve me 1939 dhe vdekja e tij me 05 maj 1942 ishte e dyshimte dhe shqiptaret per 62 vjet kane festuar pervjetorin e vdekjes se Napoleon Bonopartit si dita e dëshmorëve të popullit shqiptar, por heshtët? (shih gazeten 55, dt 8 -12 korrik 2008 dhe albanovaonline.com, 07.07.2008)
Perse nuk u revoltuan atehere kur ju vertetova se te ashtequajturat banda te diversanteve ishin pazare midis anglezeve dhe Enver Hoxhes dhe i ashtequajturi sigurim i shtetit ne realitet ka qene sigurim i krimit kundra shqiptarëve dhe Shqipërisë, por heshtët? (për këtë shih emisionin Fokus, në Tv Koha, pergjate vitit 2008 – 2 emisione). Loja me bandat e deversanteve çoi ne pushtimin e Shqiperise se Veriut dhe kthimin ne skllever te banoreve te saj per hesap te komunisteve te rinj; ajo ishte loja me e ndyre kundra nacionalizmit shqiptar dhe promotori i forcimit te shtetit diktatorial te Enver Hoxhes ku Ju keni qene instrumentat e ketij shteti. Madhështia e sigurimit të shtetit shqiptar është krejt e rreme dhe një turp i frikshëm për popullin shqiptar.
Përse nuk u revoltuat atëhere kur Ju vërtetova se teoria e leninizmit bolshevik ishte teoria e grushteve të shtetit dhe e krimit kundra popujve ku u zbatua, por heshtët? Përse nuk u revoltuat atëhere kur Ju argumentova se teoria leniniste mbi shtetin e diktatures se proletariatit është teoria e vjedhjeve kombetare, ndërsa revolucioni i Tetorit “të madh” ishte një revolucion hajdutësh që kishte pasur për qëllim vjedhjen e popullit rus, por heshtët? Përse nuk u revoltuat atëhere kur ju vërtetova se të gjitha revolucionet e aplikuara përgjate gjysmës së dytë të shekullit të XX-të nuk kishin asnjë lidhje me teorine e Marksit mbi revolucionin proletar dhe, veçanërisht, revolucioni shqiptar, ose siç e quani Ju lufta e lavdishme nacional – çlirimtare, u krye për të zëvëndësuar klasën politike shqiptare me sfond gjerman me klasën politike me sfond të hapur bosheviko – stalinist dhe sfond të fshehtë anglez, por heshtët? Përse nuk u revoltuat kur e konsiderova revolucionin Tuaj një revolucion që kishte pasur për qëllim të vetëm të vidhte vlerat ekonomike të popullit shqiptar, por heshtët? (për të gjitha këto shih “Stalini teorik dhe epoka e tij socialiste, albanovaonline.com, 21.07.2008, gazetën Ndryshe, dt 30, 31.07.2008, 01.08.2008).
Përse vallë heshtët për të gjitha këto, apo nuk kishit argumenta. Nuk e di a e dinë, por atje ku mungon argumenti fillon krimi dhe Ju e keni kryer këtë krim me dashje duke qënë instrumentat e diktaturës enveriste antishqiptare.
Le të kthehemi tek refleksioni Juaj dhe tek “nja tri ceshtje qe ja vlen te ndalemi”:
1-Ju nuk e paskeni kuptuar sekretin e tmershem te Mukjes, por faji nuk eshte i imi. Per kete pergjegjesi mban shkolla shqiptare komuniste qe sajoi nje histori mashtruese jashte çdo te vertete dhe realiteti duke indoktrinuar shqiptaret ne ate mase sa ata sot nuk dine abc-në e historise së popullit te tyre.
Së pari nuk ështe e vertete qe Fronti Nacionalclirimtar, ku nënkuptohet PKSh, ftoi Ballin Kombetar me 16 shtator 1942 per tu futur ne lufte kundra okupatorit. Kjo është një genjeshter elementare, pasi komunistet deri ne ate moment nuk kishin hedhur asnje plumb mbi okupatorin, sepse nuk ekzistonin, dhe luften kundra Italise fashiste e kishin bere vetem çetat nacionaliste te pa lidhura me komunizmin, por te lidhura pjeserisht me Ballin Kombetar. Kjo eshte nje e vertete qe i eshte fshehur popullit shqiptar dhe PKSh mori atributet e ketyre cetave qe i asgjesoi pergjate viteve 1943 – 1944 ne Jug dhe 1945 – 1948 ne Veri. Perkundrazi, kane qene politikanet driteshkurter te nacionalizmit shqiptar ata qe te inicuar nga anglezet i ftuan komunistet ne Mukje per te realizuar bashkimin e dy te kundertave në qëllim. E thënë më shqip në Mukje u kërkua te bashkohej politika kombetar, e perfaqesuar nga nacionalizmi shqiptar, dhe politika antikombetare, e perfaqesuar nga komunizmi enverist. Kjo e fundit ne ate kohe kishte dy degezime: njera e hapur e perfaqesuar nga Sejfulla Maleshova, Koco Tashko, etj te edukuar ne shkollat bolsheviko- staliniste dhe tjetra e fshehte e perfaqesuar nga Enver Hoxha, Mehmet Shehu, etj te pergatitur ne shkollat politike angleze. Kete gje shqiptareve ja kane ndaluar ta dine edhe per ca kohe pasi do te dale ne shesh se e gjithe tragjedia e gjysmes se dyte te shekullit te njezet eshte veper e politikave te vjetra të kurvës europiane qe i kane dashur te keqen popullit shqiptar, jo por faj te tij.
Se dyti Ju pretendoni se delegacioni i F. Nac-Cli. ishte kryesuar nga Ymer Dishnica gje qe nuk eshte e vertete, pasi ai delegacion eshte drejtuar nga nje dyshe ku perfshihej edhe Mustafa Gjinishi dhe vrasje e mevonshme e tij duhet te tregoje per pranine e intrigave politike qe lidhnin komunistet midis tyre dhe Myslim Pezes ku ky i fundit ka qene gjithmone viktime e tyre dhe nuk e pati kuptuar asnjëhere te vërtetën e asaj që po ndodhte. Ju thoni se “Enver Hoxha e grisi paçavuren e Mukjes” duke nënkuptuar ngjarje te gënjeshtërta, por e vërteta është krejt tjetër për tjetër. Gazeta “Bashkimi i Kombit” e dt 31 gusht 1944, qe kam cituar ne artikullin e dt, 05 gusht 2008 ne gazeten 55, thote ndryshe dhe autori i saj nuk ka pasur se si ta dije se si do te zhvilloheshin ngjarjet ne te ardhmen, kështu qe ngelet per t’i besuar asaj gazete dhe jo Ju. Kjo do te thote se në këtë pikë ka filluar lufta civile shqiptare dhe ajo qe fshehët Ju per 65 vjet.
2-Ju nuk e paskeni kuptuar enigmen e 16 shtatorit 1942 te Pezes dhe ngrini supet duke shpikur “alfën e idealeve te luftes kunder pushtuesve te huaj per clirimin e atdheut”. Ështe nje pikë ku politika propagandistike e PPSh ka ngritur nje piramide aureole ne funksion te shqiptareve sikur keta te fundit kane bërë namin në luftra kundra pushtuesit te huaj dhe lufta nac-çlir. përbën kulmin e saj. E ndjej per detyre ta sqaroj popullin shqiptar për këtë problem: populli shqiptar eshte i vetmi popull ne bote qe nuk e ka njohur lirine kombetare historikisht dhe nuk ka luftuar kurrë për këtë liri, me përjashtim të malsorëve të Veriut përgjatë shek. XIX-XX të udhëhequr nga Kleri Katolik Shqiptar, gjë të cilën Ju nuk e dini sa do libra të lexoni; e vetmja periudhe kohore me liri te vertete kombëtare ka qene periudha 1920, pas luftes heroike te Vlores te udhehequr nga frati franceskan Shtjefën Gjeçovi, deri me 7 prill 1939 ku permblidhet edhe periudha mbreterore. Shteti i mbretit Zog i I-rë ështe i vetmi qe nuk i ka grabitur popullit shqiptar asnje qindarke, kur shteti komunist shqiptar eshte i vetmi shtet ne bote qe e ka grabitur popullin e vet krejtesisht ne ate mase sa edhe truri biologjik i tyre nuk i takon Shqiperise.
Enigma e Pezes eshte shume e thjeshte: ne Peze nuk ka pasur asnje komunist per be; ekzistenca e tyre ne ate konference ka qene nje fantazi e Enver Hoxhes per interesa propagandistike mashtruese.
3- Ju pretendoni se une nuk e njoh historine dhe permendni data dhe ngjarje te cilat historia e shkruar nga mesuesit e Juaj i ka hedhur poshte duke i ndryshuar. Sipas Fjalorit Enciklopedik Shqiptar çeta antifashiste e Pezes ështe formuar me 21 gusht 1941 mbi bazen e çetes patriotike te Pezes kur ju thoni se me 28 qershor 1941 ne Grebllesh u takuan Enver Hoxha dhe Babe Myslimi me ceten e tij antifashiste. Kujt duhet t’i besojme Ju apo Fjalorit Enciklopedik? Qe Enver Hoxha ka marre lavdine e Myslim Pezes une kete e kuptoj shume mire, po pse Ju kerkoni të mbroni këtë vjedhje nuk arrij ta kuptoj dot dhe, pse Ju jeni kaq miope sa mos te kuptoni se Peza nuk ka asnje lidhje me komunizmin, te pakten deri ne vjeshten e 1943-shit. Historia duhet pranuar si ka ndodhur dhe jo si Ju pelqen Ju te ndodhe. Ne kete pike Ju vazhdoni rrugen e mashtrimit historik te filluar nga komunizmi shqiptar te cilin me sa duket kerkoni ta mbyllni pikerisht Ju. Mos merrni persiper fajet e te tjereve; murit nuk i bihet me koke. Historia e popullit shqiptar eshte krejt tjeter per tjeter.
Sa per ardhjen e Vasil Shantos ne çeten e Pezes ne vitin 1941, po te jete e vertete, gje qe une nuk e besoj, te jeni te sigurte se eshte nje veprim i Partise Komuniste te Shkodres dhe duhet te jete ky fakti perse e vrane ne Vrake me 1944. E sa për praninë e kryetarit të Ballir Kombëtar në atë mbledhje apo jo këtë Ju nuk mund ta thoni, sepse Jeni mësuar vetëm të gënjeni dhe pala tjetër nuk e ka thënë akoma fjalën e saj, pra mund të jetë edhe e kundërta.
Ju pretendoni se kerkush nuk ka thene se Peza i takon komunizmit, por nacionalizmit. E gjitha kjo pas 1992-shit ama, por nuk eshte e mjaftueshme. Duhet shtuar se Peza nuk i takon komunizmit dhe kjo eshte kryesorja ne ate ngjarje Historike, por pikerisht kete nuk pranoni Ju dhe une jam i detyruar t’Ju pergjigjem.
Ju pretendoni se unë e kam fjalën për veprimtarinë e Akademisë së Shkencave pas vitit 1992. Që është një provokim i shëmtuar këtë e kuptoj më së miri, por duke dashur ta sqaroj lexuesin e nderuar të gazetës Suaj i them se fjalën e kam për Akademinë e Shkencave të RPSSh para vitit 1992 që ka qënë instrumenti kryesor i Enver Hoxhës në mashtrimin e madh të popullit shqiptar. Për mua ajo akademi ka kryer krimin më të përbindëshëm ndaj popullit shqiptar duke edukuar breza të tërë me një edukatë dhe kulturë antishqiptare. Veprimtarisë së kësaj akademia i jam përgjigjur me artikullin “Ku gaboi Akademia e Shkencave e RPSSh” të botuar ne albanovaonline.com 12.06.2008 dhe Gazeta Ndryshe, 19.07.2008. Është faji i asaj akademie përse populli shqiptar ka këtë nivel kulturor dhe edukativ sot. Pa frikë Ju deklaroj se populli ynë shqiptar është populli më i keq arsimuar në botë dhe kjo për faj të komunizmit Tuaj dhe asaj akademie.
Kjo histori nuk është historia e popullit shqiptar dhe duhet ndryshuar për shumë arësye.
Së pari nuk është reale, dmth e pa vërtetë, dhe mbështetet mbi iluzione të shpikura nga nje rrjet i tërë shkollash dhe njerëzish dhe nuk habitem se këtu mund të keni gisht edhe Ju.
Së dyti duhet ndryshuar, sepse është antishqiptare.
Së treti duhet ndryshuar, sepse mbështetet mbi një bazë filozofike idealiste Metodika e zbërthimit të ngjarjeve që merr në analizë shkenca e historisë është tepër – tepër e vjetër, që në kohën e Tukididit. Sot ekziston një metodikë krejt tjetër për tjetër e mbështetur në materializmin filozofik të cilin Ju a kanë ndaluar ta dini me të ardhur në pushtet Enver Hoxha.
Së katërti duhet ndryshuar, sepse është antinjerëzore, sepse është antihistoria e popullit shqiptar. Presidenti i nderuar amerikan Mr. Abraham Linkoln ka nje fjalë të urtë që duhet t’i shërbejë njerëzimit përgjithmonë, por edhe politikanëve shqiptarë të mijëvjeçarit të ri:

“Mund të gënjesh një pjesë të popullit për një farë kohe, por nuk mund të gënjesh të gjithë popullin për të gjithë kohën”

Ju nuk u revoltuat per asnje nga keto probleme, por u prekët ne sedren Tuaj te tjetërsuar, dmth të sëmurë, kur Ju thashe se Peza nuk eshte komuniste, por nacionaliste. Nuk e keni hallin tek Peza, por tek mashtrimi gjigand qe keni realizuar per te gjithe kohen e ekzistences Suaj dhe eshte pikerisht Peza ajo qe i heq petët e lakrorit mashtrimit komunist. Ja perse une i kam dhene rendesi Konferences Historike te Pezes dhe poshtersise se realizuar ne Mukje. E para i perket nacionalizmit kur e dyta Ju perket Ju dhe baballareve Tuaj. Është për të qeshur, me të vërtete, kur shikon sot të djathtët të festojne Mukjen dhe te majtët Pezën, kur duhet te ishte e kunderta: te djathtet duhet te festojne lavdine historike, ndersa te majtët turpin komunist. Këtë kuptim reflektues ka titulli i artikullit te botuar në muajin gusht në gazetën Peza.
Kjo është e vërteta historike e popullit shqiptar përgjate periudhes 1939-1944. Ajo vonon, por nuk harron. Këtë duhet Të mos e harroni sa jeni gjallë.

27 gusht 2008.