Monthly Archives: July 2015

38-“Morali bolshevik” dhe ndikimi i tij mbi shqiptarët

 

 

Politika e drejton sot jetën shoqërore të shqiptarëve, por asnjë njeri nuk merr guximin të diferencojë instiktin nga ligjet e zhvillimit të shoqërisë njerëzore, në funksion të politikës. Në qoftë se kjo për botën e zhvilluar nuk paraqet rëndësi, pasi është kaluar faza e adoleshencës së saj, për shqiptarët problemi nuk është ashtu dhe kjo për shumë e shumë arësye biologjike e shoqërore të pavarura nga bota shqiptare. Por shqiptarët kanë një mundësi për të ndrequr vetveten duke mësuar nga të tjerët pasi rendi shoqëror autokton i tyre është më mbrapa, bile shumë më mbrapa, se rendi i sotëm kapitalist në botën e zhvilluar. Dukuritë analitike që shpalosen sot ne mediat shqiptare janë më tepër propogandë se sa një realitet historik dhe e gjithë kjo për të fshehur një realitet të maskuar nga politika prej më shumë se gjysëm shekulli. Fjala është për moralin komunist, që në realitet është tipikisht moral bolshevik, dhe mënyrën se si ai ka ndikuar mbi popullin shqiptar në mënyrë që të mund të realizohet kundërveprimi, si mënyra e vetme për të shpëtuar shoqërinë tonë nga bataku ku idetë bolshevike e futën pas 1944-ës. Mjafton të shikojmë shtrirjen e infeksionit shoqëror dhe do ta kuptojmë mirëfilli se ku ka ndikuar morali bolshevik në shoqërinë shqiptare.

Sot, në mijëvjeçarin e tretë, shikojmë se dy elementët më kryesorë të shoqërisë shqiptare ku ajo rrotullohet rreth vetvetes prej 20 vjetësh pa e kuptuar thelbin e problemit, është prona dhe familja. Shqiptarët e sotëm nuk e dinë, ose e kanë harruar, se mbrojtësja shekullore e këtyre dy qelizave ka qënë Kanuni i shqiptarëve, pamvarësisht specifikave që ato kanë pasur. Nuk është e rastit që kanunet u muarën në mbrojtje nga Klerikët shqiptarë pikërisht kur shqiptarëve i imponuan mëvetësinë e tyre kombëtare. Institucionet fetare dhe kanunet shqiptare kanë përbërë rregullatorin shoqëror të shqiptarëve, të paktën në 500 vitet e fundit të jetës së sotme dhe ato përbënin një unitet që u siguroi shqiptarëve mbijetimin e tyre shekullor. Dhe pikërisht këto katër institucione goditi më ashpër morali bolshevik i komunizmit shqiptar përgjatë 45 vjetëve të diktaturës duke i shumëzuar me zero, dmth duke e zhveshur shoqërinë shqiptare nga morali njerëzor. Ja përse shoqëria shqiptare, pas 1990, ndodhet në një udhëkryq pa dalje dhe e groposur nga vetvetja.

Analiza historike e këtyre katër institucioneve, para dhe pas 1945, është e aftë të na tregojë rrugën nëpër të cilën duhet të kalojë shoqëria jonë përpara se të zhduket nga historia në mënyrë të turpshme. Me fjalë të tjera, politika e sotme nuk është e aftë ta shpëtojë popullin shqiptar nga bataku ku e ka futur epoka bolshevike e Enver Hoxhës jo vetëm pse është produkt i saj, por, kryesisht, sepse është e paditur në thelbin e saj intelektual.

Këto katër qeliza shoqërore tek shqiptarët nuk kanë bashkëjetuar kurrë me politikën dhe vetëm në sajë të Klerit Katolik Shqiptar mundën të përbashkohen duke realizuar mbijetimin shekullor në mënyrë autoktone dhe të jashtëzakonshme me përmasa realisht paradoksale. Për këtë arësye lind nevoja e analizës së tyre dhe kërkesa metodike për të realizuar këtë analizë. Konkretisht këto katër qeliza tek shqiptarët nuk kanë lidhje varësore si tek popujt e tjerë europianë dhe zhvillimi specifik i gjithëseicilës është realizuar në funksion te relacioneve universale që kanë realizuar bartësit e tyre duke krijuar diferencimet në zhvillimin e gjithseicilit, por krejt të përkohëshëm dhe pa ndikim të domosdoshëm. Kjo gjë ka çuar në lindjen e qelizave dhe veprimtarive të tjera shoqërore që gjithsesi nuk kanë qënë determinuese dhe gjurmëlënëse në zhvillimin e shoqërisë shqiptare. Kjo ka rëndësi të vihet të dukje pasi do të dalë dhe gjurma goditëse që rendi antishqiptar i komunizmit realizoi mbi popullin shqiptar përgjatë 45 viteve të sundimit të tij. Pra:

                     1- Prona; 2- Familja; 3- Kanuni; 4- Feja

përbëjnë kuartetin shoqëror autokton të shqiptarëve dhe elementët e vetëm që e përbashkojnë me popujt e tjerë europianë vetëm se e gjitha kjo e sfazuar në kohë dhe e harruar nga Europa për efekt të mos dijes. Në qoftë se europianët e mesjetës nuk e dinin prejardhjen e tyre të lavdishme nga helenët dhe romakët, duke e mësuar këtë nga arabët, europianët e kohërave moderne nuk i dinë qelizat paraardhëse shoqërore të tyre, të themi para 5000 vjetëve, rezultat i shpejtësisë së madhe të zhvillimit që disponojnë dhe këtë, në qoftë se duan ta mësojnë, janë të detyruar të kthejnë sytë nga shqiptarët e sotëm.

Fillojmë pikërisht me atë që është strumbullari i politikës botërore, por që tek shqiptarët ka pasur tjetër suport, tjetër qëllim dhe tjetër bartës, të lidhura të gjitha këto me botën e madhe të relacioneve universale krejt të rastësishme për popullin shqiptar, por që në shekullin e XX-të u paraqitën si të domosdoshme për shkak të pjekurisë së tyre të parakohëshme.

1 – Prona

Problemi i pronës në brëndësi të popullatës shqiptare nuk është e të njëjtës hapësirë strukturore si ndër popujt e tjerë europianë edhe vetëm prej faktit të mbrojtjes së pronës së grupit dhe jo të individit. Dmth shqiptarët nuk e kanë njohur përgjithësisht pronën private jo vetëm si tërësi territoriale, por as pronë individuale. Shqiptarët në thelbin e tyre kanë njohur vetëm pronën fisnore si paraqitje të grupit shoqëror dhe e gjitha kjo deri në mesin e shekullit të XX-të. Marrëdhëniet e grupeve të ndryshme parashqiptare dhe shqiptare me botën jashtë tyre ka çuar në lindjen e nënqelizave të pronës çka krijon imazhin e rreme të ekzistencës së pronës private në brëndësi të popullit shiptar. Ky proçes, nga ana kohore, është tepër-tepër i gjatë dhe veçohet në katër pika të botës shqiptare: Kosovë, Shkodër, Voskopojë-Korçë dhe Gjirokastër. Prania e pronës private në pika të tjera të territorit të banuar nga shqiptarët duhet t’i dedikohet zgjerimit të relacionave jashtë këtyre territoreve, por me përkohëshmëri të dukshme.

Kështu për shëmbull popullata shqiptare e Kosovës e ka mësuar ekzistencën e pronës nga marrëdhëniet me sllavët dhe otomanët, kur ata të Shkodrës kryesisht nga marrëdhëniet me Venedikun Tregëtar (marrëdhëniet me romakët nuk krijuan vazhdimësinë e zhvillimit të pronës), ndërsa dueti Voskopojë – Korçë nga marrëdhëniet me mbeturinat e Perandorisë Bizantine dhe krahinat helene, dhe banorët e Gjirakastrës nga marrëdhëniet me krahinat helene e më vonë greke. Të gjitha këto marrëdhënie nuk kanë qënë të afta të krijojnë unitetin politik të racës shqiptare vetëm për faktin e mos unitetit dhe zhvillimit të pronës në të gjithë territorin e banuar nga shqiptarët pamvarësisht nga stuhitë politike.

Dinamika e pronës nëpër krahinat e ndryshme të Shqipërisë së Sotme ndër shekuj është e aftë të na çojë në këtë deduksion edhe pse diku ajo mori pamjen e mirëfilltë të pronës private me qëllim fitimi. Kjo pikë përbën esencën e zhvillimit të pronës tek shqiptarë duke arritur në përfundimin se: prona tek populli shqiptar ka qënë thjeshtë një mjet jetese deri në masën e ekzistencës dhe jo të lluksit. Ky përfundim, nga pikëpamja hapsinore, duhet të jetë elementi më i parë i pronës në historinë dinamike të saj nëpër të cilën duhet të kenë kaluar të gjithë popujt europianë, por që unë pretendoj se ata nuk duhet ta mbajnë mënd pasi kjo formë fillestare ka lindur shumë përpara shkrimit dhe, rrjedhimisht, nuk duhet të ketë dokumenta (gjërat, nga pikëpamja shkencore, duhet të jenë marrë me mënd duke realizuar krahasimet e rastit me popujt e prapambetur ndër racat e tjera, pra është përdorur metoda relativiste).

Vazhdimësia analitike e pronës ndër shqiptarët – arbër është e lidhur me institucionet fetare ku vlen të përmëndet qyteti i Drishtit dhe institucioni katolik i tij që në vitin 743 ( Statutet dhe urdhëresat e Kapitullit të Kishës Katedrale të Drishtit, f. 25). Problemi nuk duhet paragjykuar sipas përmbledhësve të punimit në fjalë, por ajo duhet kufizuar në rolin që kanë luajtur institucionet fetare në lindjen dhe zhvillimin e pronës ku edhe në vëndin e banuar nga arbërit – shqiptarë nuk kanë bërë përjashtim edhe pse kanë qënë reflektim nga vëndet e zhvilluara. Është kjo arësyeja përse institucioni i pronës në tokën e shqiptarëve ka qënë në dorë të klerikëve fillimisht dhe nuk ka pasur zhvillim të mëtejshëm përtej pronës së fisit (grupit në këtë rast). Është i papranueshëm pranimi i mesjetës ndër arbërit – shqiptarë dhe ekzistenca e pronës fisnore. Janë dy elementë shoqërore që teorikisht varen nga njëri- tjetri, por që në rastin konkret nuk përbëjnë dot një unitet historik. Atë përputhen vetëm nga ana kohore duke mos realizuar një zhvillim sipas dialektikës. Ja përse është e domosdoshme metodika e re për analizën e këtyre fenomeneve ku raporti kohor – hapsinor na mëson se shkaku i lindjes së fenomenit në fjalë nuk është i lidhur me zhvillimin specifik të pronës dhe ka karakter të përkohshëm.

Edhe vetëm mbi këtë bazë ne mund të aludojmë mbi prejardhjen autoktone të shqiptarëve të sotëm nga arbërit-epirotë ku bartësit e pronës fisnore nuk kanë arritur fazën e organizimit shtetëror të tyre dhe, rrjedhimisht, janë një popullatë vëndase miliona vjeçare. Në këtë rast nuk duhet marrë për bazë e veçanta imponuese, që shfaqet me Statutet e Drishtit, por specifika e lidhjes së pronës me institucionin fetar. Kjo ka rëndësi të vihet në dukje pasi vetëm tek shqiptarët dallohet jo vetëm kjo lidhje, por e gjithë jeta shoqërore e tyre përbën kredon e mbijetesës së lidhjes se institucionit fetar me jetën shoqërore.

E thënë me fjalë më të thjeshta prona tek shqiptarët ka lindur e lidhur me institucionet fetare prej nga ajo ka reflektuar në masën njerëzore të tyre duke u paraqitur specifikisht si pronë fisnore. Në këtë rast ekuacioni kohor tek shqiptarët duhet pranuar:

Institucion fetare pronë (prona fisnore)

Që do të thotë se imponimi i këtij institucioni ka përbërë kredon historike të lindjes së pronës ndër shqiptarë dhe jo zhvillimi specifik i tyre. Rëndësi ka të pranohet që në Shqipëri në shekullin e XX-të ka ekzistuar mirëfilli prona fisnore dhe jo prona private mbi tokën apo mbi mjetet e prodhimit ku këto të fundit kanë qënë dukuri tepër-tepër të rralla dhe pa ndikim të domosdoshëm mbi popullatën vëndase.

Pikërisht këtë lloj prone goditi rendi bolshevik i komunizmit shqiptar duke devijuar rrugëzhvillimin historik prej 2000 vjetësh. A nuk do të thotë kjo se ky rend goditi historinë reale të popullit shqiptar, duke e devijuar nga rruga e vet? A nuk do të thotë kjo se kohëzhvillimi i pronës stopoi në vënd, akoma më keq ajo u devijua në thelbin e saj?

2 – Familja

Analiza e kësaj qelize, me përfundimet e veta, është me e dhimshmja ndër shqiptarët. Jo vetëm pse është më e plota, por është qeliza e vetme autoktone e zhvilluar jashtë relacioneve universale edhe pse ka pasur ndikime anësore më një jetëgjatësi mbi njëmijëvjeçare. Shqiptarët e shekullit të XX-të, edhe pse të edukuar me materializmin dialektik e historik pas viteve .45, nuk e patën kuptuar asnjëherë qe familja e tyre ndodhej midis dy zjarreve edhe para se komunizmi të merrte frenat e zhvillimit shoqëror të tyre.

Mbi familjen shqiptare te asaj kohe vepronin dy forca te te njejtes hapesire, por te sfazuara per efekt te marredhenieve universale te pjesmarresve ne te. “Lufta” midis patriarkalizmit autokton dhe monoteizmit te imponuar nga marredheniet historike, jashte vullnetit te shqiptareve, perbejne konfliktin e zhvillimit te familjes shqiptare pergjate 1000 viteve te fundit. Ky fenomen vihej re ne marrëdhëniet qytet – fshat dhe justifikon numurin e pakët të qyteteve dhe të popullsive në to. Proçesi në fjalë i nënshtrohet parametrit shpejtësi zhvillimi mbi çbaze justifikohet gjëndja ekzistuese e popullit shqiptar nga pikëpamja shoqërore. Familja shqiptare në thelbin e saj ka qënë patriarkale që nënkupton organizimin fisnor si një organizim kalimtar që ndan komunën primitive klasike nga organizimi shtetëror. Në qoftë se shumë qeliza shoqërore jo autoktone mund dhe duhet të bashkëjetojnë me rendin shoqëror që nuk i ka pjellur duke përbërë pikën e nisjes sasiore drejt cilësisë së re, familja i ka shpëtuar këtij proçesi duke argumentuar se qelizat shoqërore kanë kohë-hapësirën vetiake dhe është e pamundur t’i imponohesh këtij proçesi në mënyrë artificiale. Karakteri shkencor i analizës së këtij proçesi ka shumë kohë që njihet, por ai nuk është marrë parasysh dhe shoqëria shqiptare ka ecur drejt të panjohurës në mënyrë tepër-tepër instiktive pa marrë parasysh pasojat.

Kjo vihet re sot kur kërkohet trajtimi i figurës së gruas në mënyrë të posaçme. Në qoftë se diferencimi gjinor ka mundësi të ndiqet nëpërmjet familjes në popujt e zhvilluar, tek populli shqiptar kjo është e pamundur pasi ky diferencim tek ata nuk është prezent. Loja që është luajtur për 45 vjet mbi këtë temë ka qënë thjeshtë një mashtrim politik dhe përfshihet në ndikimin e moralit bolshevik mbi popullin shqiptar, pasi proçesi në fjalë sapo kishte filluar dhe gruaja shqiptare akoma nuk e kishte ndjerë peshën e shfrytëzimit shoqëror brënda familjes dhe kjo atje ku mbizotëronte patriarkaliteti familjar. Është tjetër punë ajo çka është trumbetuar gjë që ka rënë ndesh me realitetin, sidomos në familjet qytetare të mirëfillta që e kishin kapërcyer këtë fazë në sajë të relacioneve me popujt e zhvilluar dhe pozicioni i gruas qëndronte krahas atij të burrit pa pasur kahe diferencimi.

Propoganda komuniste në këtë drejtim ka trumbetuar një mosqënie si realitet duke ulur figurën e gruas shqiptare në sytë e opinionit ndërkombëtar për të realizuar skllavërimin e saj politik. Problemi nuk ka qënë aspak ashtu siç është pretenduar dhe është poshtërsi politike të kërkosh sot pjesmarrje të gruas në përqindje dhe jo pjesmarrje mbi bazën e meritokracisë profesionale. Gjyshet dhe stërgjyshet tona nuk kanë qënë kurrë numra, por Nënat e prindërve tanë dhe shqiptarët këtë nuk e kanë kuptuar kurrë, por e pranuan uljen e figurës së gruas shqiptare për efekt ekzistence duke e kthyer familjen shqiptare në një strofull politike ku fshihej djalli dhe krimi. Diktatura komuniste e ka pasur folenë e krimit të saj pikërisht në brëndësi të familjes shqiptare dhe këtu është luajtur e gjithë ajo lojë politike që mbante emrin diktaturë e proletariatit: burrin spiunonte gruan dhe anasjelltas, babai spiunonte fëmijën dhe anasjelltas, por fatmirësisht nëna nuk i tradhëtoi fëmijët e saj (jo për meritë, por për ligjësi natyrore) dhe kjo përbënte pengesën e pakapërcyeshme të partisë-pushtet dhe larove të saj.

Thelbi i të gjithë krimit shoqëror të realizuar në brëndësi të popullit shqiptar, në sajë të shpërfytyrimit të familje shqiptare, përbën poshtërsinë e asaj faze kriminale të realizuar përgjatë gjysmës së dytë të shekullit të XX-të.

Nuk ka qënë e rastit bashkëekzistenca dhe bashkëjetesa e klerikëve shqiptare në brëndësi të familjes shqiptare dhe këtu qëndron mbojtja historike që Kleri Katolik Shqiptar i bëri familjes shqiptare monogame mbi çbazë ajo ekziston sot bindshëm dhe në mënyrë përfundimtare. Proçesi në fjalë ka një shtrirje kohore mbi 500 vjeçare dhe përbën aktin më të parë dhe kryesor të qëndresës së shqiptarëve nëpër shekuj. Bashkëjetesa e feve të tjera, krahas katoloçizmit institucional, ka qënë një refleksion pozitiv që ka ndihmuar në konsolidimin e familjes shqiptare pamvarësisht nga specifika e tyre pasi thelbi patriarkal i është nënshtruar rregullatorit shoqëror të shqiptarëve, i cili sot në mijëvjeçarin e tretë ka mbetur i pazbuluar.

3 – Kanuni

Analiza historike e kanunit tek shqiptarët është parë gjithmonë me përçmim, sidomos përgjatë shekullit të XX-të, paçka se ai ka qënë instrumenti më kryesor që i ka drejtuar shqiptarët nëpër shtigjet e panjohura të historisë. Sa herë që politika ka dashur të depërtojë në brëndësi të shoqërisë shqiptare ajo ka goditur së pari Kanunin pa e vrarë mëndjen se po ndeshej me instrumentin shpëtimtar e të vetëm të mbijetesës së shqiptarëve. Gjithmonë është parë me fodullëk kundërveprimi ndaj tij me tendencë poshtërimin dhe asgjësimin e të drejtës zakonore shqiptare pa e vrarë mëndjen për pasojën.

E keqja nuk qëndron vetëm në këtë aspekt, por unë pretendoj se e keqja më e madhe qëndron në mos nxjerrjen e mësimeve reale nga prania e Kanunit dhe analiza thelbësore e përmbajtjes së tij. Është e palejueshme për një Akademi Shkencash të mos diferencojë dot Kanunin e Lek Dukagjinit, apo të Skëndërbeut, nga Kanunet e Maleve të Dibrës, Lurës, apo Labërisë dhe t’i paraqesë në unitet, kur në realitet atë kanë tjetër suport lindës, tjetër qëllim formimi dhe tjetër hapësirë aplikative shoqërore. Në qoftë se për 45 vjet është heshtur nga frika e diktaturës, nuk ka asnjë argument për të sotmen dhe në mos nxjerrjen e mësimeve nga ekzistenca e kanuneve, prania e të cilave ka qënë shumë-shumë më pozitiv se sa politika e sotme. Vetëm krahasimi i Kodit Civil dhe Penal të sotëm me një nga Kanunet shqiptare mund të tregojë se çfarë ka përfaqësuar në të kaluarën bashkësia e kanuneve shqiptare dhe çfarë përfaqëson drejtësia shqiptare sot. Në qoftë se i pari ka tentuar t’u sigurojë shqiptarëve bashkëjetesën dhe mbijetesën historike, i dyti ka 65 vjet që e vret dhe grabit këtë popull pa mëshirë dhe në mënyrë sistematike. E keqja më e madhe qëndron në pasojën e drejtësisë shqiptare të epokës komuniste dhe në lidhjen që ajo ka me njerëzit e drejtësisë sot. Me fjalë të tjera grupimi njerëzor i drejtësisë komuniste është po ai i drejtësisë së demokracisë, të themi. E gjitha kjo është pasoja më kryesore e veprimit të moralit bolshevik mbi kanunet shqiptare anë e kënd vëndit.

Nuk është e rastit që këto kanune u muarën në mbrojtje nga klerikët tanë katolikë; e gjitha kjo jo vetëm si një instrument për të shpëtuar popullatën vëndase përgjatë shekujve nga relacionet me të huajt, por kryesisht për ta shpëtuar nga pasojat që impononte zhvillimi i popullit shqiptar kundrejt historisë. Pikërisht kjo nuk u pat kuptuar asnjëherë, por e trajtuan problemin me një sentimentalizëm hipokrit deri në krimin politik duke u imponuar shqiptarëve të shekullit të XX-të kushtetuta bolshevike që godisnin pronën, familjen, kanunet dhe fenë e shqiptarëve.

Problemi nuk është kaq i thjeshtë sa duket; nuk është fjala për të mbrojtur struktura shoqërore primitive, por kryesisht për të parë lidhjen e tyre me popullin shqiptar për të përcaktuar shkaqet e vonesës së unitetit të popullit shqiptar në vazhdën kohore historike të zhvillimit të tij dhe çfarë përfaqësojnë në realitet bashkësitë e të drejtës zakonore të pashkruara shqiptare të shekullit të XX-të. Sepse ato kanë ekzistuar bindshëm jashtë ndërgjegjes së shqiptarëve duke i nënshtruar ato. Përse kushtetuta e mijëvjeçarit të ri duket anakronike në raport me kanunet shqiptare? Dhe, në fund të fundit, përse rendi komunist i Enver Hoxhës i goditi dhe i asgjësoi politikisht ato, çfarë pengese i sillnin ato politikës së tij? Mos vallë pas kësaj fshihej mbrojtësi i kanuneve, armës së vetme të mbijetimit të shqiptarëve?

4 – Feja

Në qoftë se ka probleme të paqarta në planin filozofik e shoqëror në botën shkencore shqiptare është pikërisht tërësia e ideve fetare dhe e institucioneve të tyre deri në atë masë sa nuk janë kuptuar kurrë rolet që ato kanë luajtur nëpër shekuj dhe çfarë përfaqësojnë ato realisht. Pikësëpari duhet dalluar fakti që qoftë idetë fetare, qoftë institucionet e tyre, dallohen nga ato të botës europiane edhe vetëm për pasojat që ato kanë realizuar dashur pa dashur. Proçesi në fjalë përmbledh dukurinë më kryesore të shqiptarëve të sotëm: ekzistencën e tyre. Këtë gjë shqiptarëve të sotëm ja kanë ndaluar ta dinë dhe ta mësojnë duke mbetur gjysmakë në intelektin e tyre kombëtar. Nuk është vështirë të kuptohet se kush është shkaktari i të gjithë kësaj katrahure dhe kush është fajtori i mbijetimit të saj.

Shqiptarët e sotëm duhet të mësojnë njëherë e mirë rolin që ka luajtur feja dhe institucionet e saj përgjatë shekujve krejt ndryshe nga ai i realizuar në botën e qytetëruar. Të paktën pasoja është krejt tjetër për tjetër duke argumentuar se lufta e klasave nuk është forca e vetme e zhvillimit të shoqërisë. Në brëndësi të popullit shqiptar kanë vepruar forca të tjera në përputhje me ligjet që imponon natyra për rastet e shpejtësive të vogla të zhvillimit shoqëror, gjë që ka çuar në formimin e moralit të tyre specifik. Kjo nuk duhet harruar kur flitet për influencë të moralit komunist mbi popullatën shqiptare, sepse vetëm tani dallohet roli real i moralit shekullor të shqiptarëve dhe çfarë ndodhi kur ai u përplas me moralin bolshevik për 45 vjet në pozita inferiore për të.

Në qoftë se tek shqiptarët idetë fetare kanë bashkëjetuar konform lidhjes histori-antihistori duke mos luajtur asnjë rol konkret, për institucionet fetare nuk ka qënë kështu dhe bashkëjetesa e cilësorëve nëpër shekuj është një iluzion i politikës e jo real. Por kjo nuk paraqet rëndësi vendimtare pasi lufta midis tyre vetëm sa ka forcuar njërin krah në favor të ekzistencës së shqiptarëve duke lënë në heshtje krahët e tjerë në një masë të tillë sa kur erdhi koha e mëvetësisë kombëtare, këto të fundit, heshtën dhe e ngritën zërin vetëm kur erdhi epoka e komunizmit antishqiptar. Gjysma e parë e shekullit të XX-të nxorri në pah pikërisht këto proçese për të cilat propoganda komuniste vendosi barazinë e persekutimit duke fshehur atë që ka ndodhur në territorin e banuar nga shqiptarët në të kaluarën. Unë pretendoj se goditja kundër fesë pikërisht këtë ka pasur për qëllim të realizojë më 1967 dhe jo fenë si subjekt më vete. E gjithë kjo jo vetëm ngaqë ndërgjegja fetare nuk mund të goditet në asnjë mënyrë, por në pasojën që institucionet fetare pësuan pas atij viti në Shqipëri dhe kjo përbën esencën e veprimit të moralit komunist mbi moralin historik të shqiptarëve.

Duke ju rikthyer historisë së këtyre institucioneve vëmë re se proçesi i persekutimit të tyre pas 1945 nuk ka ndjekur atë rrugë përgjithësuese që u mundua të ngulitë në mëndjet e shqiptarëve morali komunist dhe këtu fillon loja e politikës komuniste pas atij viti. Në qoftë se pranojmë se populli shqiptar ka pasur ndonjëherë baballarë të kombit të vet, ata kanë qënë vetëm anëtarët e nderuat të Klerit Katolik Shqiptar ekzistenca 500 vjeçare e të cilëve ka përcaktuar jo vetëm ekzistencën e shqiptarëve të sotëm por dhe moralin e tyre njerëzor në përputhje me moralin botëror. Ishte morali komunist ai që devijoi moralin historik të shqiptarëve dhe kjo u realizua duke goditur fenë historike të shqiptarëve dhe institucionin krijues të tij. Pikërisht këtë të fundit nuk dinë shqiptarët e sotëm, por hallakaten pas ideve mbi bashkëjetimin harmonik të feve. Ja përse ka rëndësi bota e moralit dhe historia e saj. A nuk ishin klerikët katolikë ata që arsimuan popullin shqiptar përgjatë 400 viteve të fundit? A nuk ishin klerikët katolikë shqiptarë ata që mobilizuan një popull të tërë kundra armiqve shekullorë të tij për më shumë se 1000 vjet duke u treguar atyre se kush ishin armiqtë e përhershëm të popullit shqiptar? A nuk ishin klerikët katolikë shqiptarë ata që drejtuan pavarësinë kombëtare të shqiptarëve në fillim të shekullit të XX-të, në bashkëpunim me Perandorinë Austro-Hungareze pjellë e së cilës ajo ishte? A nuk ishin klerikët katolikë shqiptarë ata që drejtuan politikën e popullit shqiptarë në mesin e parë të shekullit të XX-të duke realizuar shtetin e tyre në sytë e Europës? A nuk ishin klerikët katolikë shqiptarë të vetmit njerëz që i dualën përballë murtajës komuniste duke e paralajmëruar popullin shqiptar për apokalipsin që po afrohej (kjo e fundit është e dokumentuar më 1944 në një bisedë midis Padër Anton Harapit, avokatit dr. Vasil Dilos dhe mësuesit shëmbëllor Gabriel Meksit; – merite kjo e avokatit te nderuar)?

Atëhere për çfarë morali komunist është bërë fjalë në Shqipëri përgjatë 45 viteve të ekzistencës së komunizmit; pasi ka një përplasje midis moralit historik të shqiptarëve dhe antimoralit komunist?

Përfundime

Sipas formules marksiste morali nuk ka zhvillim, nuk ka histori, nuk ka permbajtje. Keshte qe në thelb del i pakuptimte nocioni “moral komunist”. Ky nocion eshte nje shpikje e shkolles bolshjevike, por qe komunizmi shqiptar e pervetesoi pa i ditur kuptimin dhe autoresine dhe e gjithë kjo për ta vënë përballë moralit historik të shqiptarëve dhe krijuesit të tij.

Akti i parë i veprimit të moralit komunist mbi popullin shqiptar ishte lufta antishqiptare kundër monumentit karizmatik të popullit shqiptar: Klerit Katolik Shqiptar, të cilin e asgjësoi në dy faza (1944-1948 dhe 1967-1972). Arësyeja nuk ka qënë formale; nëqoftë se në vitet e para të vendosjes së diktaturës Kleri Katolik Shqiptar ishte armiku politik i moralit komunist, në vitet 1967 Kleri Katolik Shqiptar ishte mbrojtësi i vetëm i moralit historik të shqiptarëve që çfaqej me ekzistencën e kuartetit historik pronë + familje + kanun + fe. Duke dashur të asgjësonte këtë kuartet morali komunist asgjësoi pikësëpari krijuesin dhe mbrojtësin e tij, pikërisht Klerin Katolik Shqiptar. Dhe po në atë kohë u vodhi shqiptarëve pronat fisnore të tyre nën emrin e reformës agrare ku për 0,4 hektarë tokë e futi popullin shqiptar në luftë me vetveten. Vetëm pasi kësaj ju vërsul si një bishë antinjerëzore të drejtës zakonore të shqiptarëve duke e konsideruar një zakon prapanik dhe, duke shpalosur kushtetutën socialiste, u hoqi shqiptarëve themelin kryesor të ekzistencës. Pas kësaj propogandoi eleminimin e ideve fetare duke e lënë familjen shqiptare të çveshur nga çdo moral njerëzor. Morali komunist propogandoi me të madhe familjen e re socialiste si krijuesen e vet duke u fshehur shqiptarëve faktin që familja shqiptare ishte kthyer në një fole kriminale. Pa dyshim që ishte goditja më e madhe që mori shoqëria shqiptare pas 1945, por shqiptarët e sotëm e kanë harruar që kjo luftë filloi me asgjësimin e krijuesit dhe mbrojtësit të moralit historik të tyre: Klerit Katolik Shqiptar.

Kjo do të thotë qe e gjithë lufta politike në Shqipërinë komuniste është bërë midis Moralit historik të shqiptarëve, i vetmi që bashkonte shqiptarët me Europën, dhe moralit bolshevik të komunistëve të rinj të Enver Hoxhës e lakejve të tij ku këta të fundit nuk lanë gur pa lëvizur, krim pa kryer, për ta zhdukur nga historia. Koha do të tregojë në e ka realizuar këtë qëllim final morali bolshevik për të 45 vitet e ekzistencës së tij.

 

 

15 . 01 . 2010

 

37-Si e ndryshojnë historinë, posaçërisht , Ardian Klosi dhe të tjerët!

(vazhdim i asaj që shqiptarët e sotëm nuk e dinë nga manipulimet e historisë së djeshme

Pjesa e dytë
Nuk e di se si e priti lexuesi shqiptar pjesën e parë të këtij grupi artikujsh mbi manipulimin e historisë së popullit shqiptar, por tani do t’i tregoj për ekzistencën e një grupi desidentësh bash në zemrën e fashizmit në kohë dhe hapësirë. Krahasimi me brezin e sotëm intelektual tregon se çfarë Burrash ka pasur Shqipëria njëherë e një kohë dhe si i katandisi komunizmi pasardhësit e tyre përgjatë epokës së tij gjakatare. Këtu e ka burimin sentenca që thotë se: shqiptarët e sotëm, të brezit ’50, janë më të këqij se baballarët e tyre dhe shumë më të këqinj se gjyshërit e lavdishëm. Arësyeja e botimit të këtij materiali është e lidhur me botimin e veprës së Fulvio Kordinianos në dy vëllime “Shqipëria” nga ana e botimeve “Almera” me përkthyese Iliriana Angoni, me paralajmërimin e përkthimit nga origjinali. Por vëllimi i dytë ka një paralajmërim shtesë, pa tjetër të shtëpisë botuese, sipas së cilës:
“Historia nuk duhet kurrë të ngjallë frikë dhe as të bëhet e ligsht. “Fakti” është “fakt” dhe asnjë forcë nuk mund ta bëjë “jo-fakt”…..(f. 5)
Çfarë kërkon shtëpia botuese t’i mbushë mëndjen shqiptarëve se po i dhuron një vepër të mbushur me “fakte” të cilët kërkush nuk mund t’i kthejë në “jo-fakte”? E keqja e kësaj pune është se unë disponoj disa materiale krejt të tjetëra, të lidhura me këtë vepër, të cilën shtëpia botuese “Almera” dhe përkthyesja Iliriana Angoni ja kanë fshehur shqiptarëve duke treguar tendencën e botimit të kësaj vepre nga ana e tyre dhe kujt i shërbejnë ato me këtë veprim.
Së pari shtëpia botuese “Almera”, së bashku me përkthyesen Iliriana Angoni, i kanë përcjellë popullit shqiptar një vepër që nuk përputhet me origjinalin në vëndet më pikante të veprës duke e kthyer “faktin” në “jo-fakt” dhe këtë e kanë realizuar në vëllimin e parë të veprës “Shqipëria”. E thënë më ndryshe vëllimi i parë i veprës së Fulvio Kordinianos nuk është një përkthim pikë për pikë: ajo ka mangësira serioze në dokumenta, harta dhe fjalorin e treguesit të emrave e të frazave e fjalëve shqipe apo latine, apo treguesin e materialit më të rëndësishëm.
Konkretisht në librin e botuar nga botimet “Almera”, 2007, “Shqipëria” me autor Fulvio Kordiniano, vëll. 1, në raport me origjinalin, mungon i gjithë materiali nga faqja 419-451 të ndarë si më poshtë:

1-Dokumenti 1 drejtuar Dioqezës se Sapës në vitin 1632
2-Dokumenti 2 drejtuar kishes shqiptare në vitin 1632 (vini re ka ekzistuar qëndra e Klerit   Katolik Shqiptar me aplikim në Shqipëri në atë vit)
 

3-Treguesi i emrave të atyre gjeografikë e historikë të publikuara në Shqipëri
4-Treguesi i frazave dhe fjalëve shqip  ose latinisht
5-Treguesi i lëndës më të rëndësishme
6-Tre hartat (jashte numurit të faqes) përmbajtja e të cilave tenton të revizionojë të gjithë shtritshmërinë e ilirëve sipas pikëpamjes që ka shkenca e sotme shqiptare duke treguar evolucionin e shtritshmërisë së tyre.

 

 

 

 
Emri i hartës së parë është ILLIRICUM ku do të veçoja: deti që lag brigjet e Ilirisë quhet  “Mare D’Albania”, Dardania ndodhet buzë Danubit në rrjedhën e poshtme të tij shumë afër Pontus Euxinus (Detit të Zi). Ilirët janë zotërit e Ballkanit Qëndror e Perëndimorë kur në Jugun e tij janë fise të tjera të cilat autori i librit i diferencon nga ilirët pa e shpjeguar psenë.

 

 

 

Harta e dytë emërtohet “Graecia Sophiani” ku tani Dardania ka zbritur në Kosovën e sotme dhe në vëndin e mëpërparshëm të saj janë vendosur Dakët, deti që lag Ilirinë quhet Adriatik dhe deti që ndan Greqinë nga Azia e Vogël  Aegaeum Pelagus. Sipas kësaj harte ilirët janë tkurrur nga dyndjet dake, dalmate që gjithsesi nuk konsiderohen ilirë.
 

 

 

Harta e tretë emërtohet Macedonia, Epiro Livadia, Albania e Ianna ku çfaqen bullgarët, romunët, krahina Dalmate dhe Dukagjini ku ilirët janë zhdukur nga historia. Dmth në këto harta jepen transformimet politike në Ballkanin e asaj kohe. Unë i konsideroj këto tre harta, në qoftë se janë të sakta, si themelin analitik të përmbysjes së konkluzioneve të albanologjisë komuniste dhe mënyrën se ku janë formuar ilirët, si janë transformuar dhe tjetërsuar brënda llojit të tyre. Prej këtij fakti rezulton kërkesa e metodikës së re mbi shpjegimin e atij proçesi ku shkenca e historisë nuk e ka thënë akoma fjalën e saj për defekt të lëvruesve të saj jo vetëm këtu në Shqipëri.
Shtroj pyetjen: përse përkthyesja Iliriana Angoni dhe shtëpia botuese “Almera” botojnë një material të cunguar nga ai i autorit duke u hequr thelbin e pretendimit? Përse ato, së bashku, tentojnë ta mashtrojnë popullin shqiptar me anë të një vepre që duhet konsideruar e saktë për epokën e ilirëve, por e paaftë në intepretimin e lidhjeve të epokave politike jashtë Ilirisë dhe të pasardhësve të tyre. Nuk është vështirë të kuptohet që autori i kësaj vepre ka ecur mbi bazën e tregimeve që gjithsesi nuk përbëjnë as fakt dhe as dokument. E keqja qëndron në mos aplikimin e një metodike, qoftë dhe formale, që të shpjegojë ndryshimet e emërtimeve të fiseve dhe grupfiseve nga ana e historiografisë së vjetër dhe ecurinë përgjatë rendeve shoqërore. Pa dyshim që këtu kemi të bëjmë me defektin kryesor të shkencës së historisë ku dhe autori ynë i vjetër nuk bën përjashtim.
Por kjo nuk është kryesorja në botimin e kësaj vepre dy vëllimshme. Kjo vepër ka brënda një veçori të jashtëzakonshme për kohën kur është çfaqur për herë të parë në Shqipëri. Mbi këtë vepër ka lindur e para desidencë shqiptare në historinë e kombit tonë, për të cilën gjë përkthyesja dhe shtëpia botuese kanë mbajtur një heshtje të plotë duke treguar ose padije ose qëllim të ndërgjegjshëm mbi një ndërgjegje të lavdishme proshqiptare të cilët ato kërkojnë ta përvetësojnë dhe ta tjetërsojnë (unë pretendoj për këtë të fundit). Këtu fillon dhe mbaron ajo lojë politike e filluar më 1945: tjetërsimi i ndërgjegjes së shqiptarëve të shekullit të XX-të. A e kupton përkthyesja dhe shtëpia botuese poshtërsinë e kryer?
Le të shohim se çfarë ka ndodhur në vitet .50 të shekullit të kaluar kur Italia Fashiste kishte shkelur tokën shqiptare për arësyet e saja. Në mars të vitit 1941 prifti italian Fulvio Cordiniano botoi në “Revista d’Albania” artikullin: “L’Albania nella Storia e nella Vita ossia Visione panoramica di un piccolo mondo primitivo” (Shqipëria në histori e në jetë ose shikim panoramik i një bote të vogël primitive) baza teorike e të cilit ishte pikërisht vepra e botuar nga shtëpia botuese “Almera”. Artikullin e përshkruajnë dy linja: së pari, shqiptarët e sotëm janë një popullsi e ardhur në një gjëndje tepër primitive dhe të paciviluzuar; së dyti, shqiptarët e sotëm nuk janë pasardhës të shqiptarëve të kohës së Skënderbeut. Si rrjedhim ardhja e fashistëve në Shqipëri do të kishte dy të mira në këtë vënd: së pari do të qytetëronte këta banorë primitivë dhe, së dyti, do t’i kthente Shqipërinë banorëve të vet autoktonë, që ndodheshin në Itali qysh në kohën mbas vdekjes së Skëndërbeut. Nuk është e vështirë të kuptohet as sot që ky artikull ka qënë pjesë e propogandës fashiste për të justifikuar shkeljen e Shqipërisë  më 7 prillit 1939.
Si përgjigje të këtij artikulli lindi lëvizja intelektuale antikordiniano, që na është mbajtur e fshehtë deri më sot, si shumë e shumë ndodhi të tjera. Arësyeja e kësaj të fundit ishte e thjeshtë përse ndodhi kështu: në këtë lëvizje intelektuale merrte pjesë, përveç shtresës së mësonjësve patriotë edhe kleri katolik, i cili u akuzua pas 1944-ës si pjesa më antikombëtare e popullit tonë, që në fakt ka qënë qëndra kombëtare e lëvizjeve shoqërore për çlirim kombëtar në një masë të tillë sa duhet pranuar pa frikë se ekzistenca e gjuhës dhe e kombit tonë duhet t’i dedikohet maksimalisht vetëm këtij kleri (këtu nuk ka rëndësi forma fetare, por ekzistenca e elementit njeri). Fill mbas publikimit të artikullit të italianit u shkruan një sërë artikujsh kundra tij dhe përfundimisht inteligjenca shqiptare e atyre kohërave, nën hundën e shkelësit fashist, mori përsipër mbrojtjen e popullit shqiptar. Ne muarëm për bazë dy artikuj kryesorë të asaj kohe ku del në pah si dhe pse lindi desidenca shqiptare dhe përse ju kundërvunë artikullit të Fulvio Cordinianos.
I pari për nga rëndësia, pasi tregon si lindi desidenca, është artikulli i Nikë Barcolla-s, pas të cilit fshihej kleriku Patriot, me të madhe,  Dom Nikollë Mazreku. I ashpër në fillimin e tij, prifti shqiptar merr përsipër mbrojtjen e kombit tonë nën titullin “Skandali “Cordiniano” dhe mprojtja e kombit shqiptar” e cila fillon me sentencën aristoteliane: “…mos me u idhnue kur lupet, asht marri”; dhe përfundon me vargjet e të madhit Fishtë:
Jo po as desht djalli Shqipni
Jo po as desht hasmi shqiptarë
Qe pra sot po ka Shqipni
Qe pra sot po ka shqiptarë

Artikulli i dytë qe me një gamë më të gjërë pjesmarësish. Atë e nënshkruan njëzet (20) profesorët e liceut shtetëror të Shkodrës nën titullin “Cordiniano në gjyq përpara botës”. E filluar me vargjet e poetit tonë kombëtar, Gjergj Fishtës:

Ne jemi t’bijt e një fisi të përmëndun,
n’dorë, qi i ndriti si rrfeja çeliku,
qi e qestisë veç t’u dridhun anmiku,
qi t’tanë bota kah besa e nderon.

(këto vargje janë bërë promotori i ndryshimit të gjenezës së popullit shqiptar mbi një bazë të re filozofike).

artikulli përfundon me emrat e të nënshkruarve. Nuk i dhamë rëndësi përmbajtjes së artikullit, por pikërisht këtyre emrave, diferencimi i të cilëve tregoi përse lindi desidenca shqiptare.
Duke menduar se lexuesi nuk do të mërzitet, po japim emrat e këtyre profesorëve (ky nuk është titull profesioni, por titull kombëtar) që muarën mbi vete mbrojtjen e populli tonë nën hundën e shkelësit të tokës shqiptare. Ata janë:

Ismail Anamali                Kasem Bajrami
Zef Kurti                         Pashko Geci
Taib Shkodra                  Prenk Kaçinari
Kolë Margjini                  Mark Ndoja
Fadil Repishti                 Kolë Prela
Simon Rrota                  Injac Gj. Ndoja
Rexhep Neziri                Simon Dedej
Kel Ujka                        Zef Pali
Qazim Turdiu                 Filip Ndocaj
Gjergj Canco                 Gaspër Pali

Pas gjithë këtyre a nuk kemi ne të drejtë të themi se arësyeja pse lindi desidenca shqiptare është e lidhur me përcaktimet e parimeve që do të ndërtonin historinë e ardhëshme të popullit tonë. Dhe kur shohim se si u katandis shoqëria e jonë sot arrijmë në konkluzionin se rryma desidente e asaj kohe kishte plotësisht të drejtë, prandaj jemi të detyruar të ndjekim rrugën e tyre. A nuk do të thotë kjo se ka ardhur koha që të ndryshohet opinioni për ata intelektualë dhe t’i bëhet e qartë popullit tonë e vërteta mbi luftën e madhe që ka bërë shtresa më progresive e tij për çlirimin kombëtar dhe unitetin e tij? Përse shtresa e atëhershme intelektuale ndryshon si nata me ditën nga shtresa e sotme qoftë dhe vetëm në fushën e desidencës? Përse shtresa e sotme e intelektualëve shqiptarë vetëm mashtron një popull të tërë?
Atëhere, përse autorët e botimit shqip të veprës së Cordinianos manipulojnë veprën e italianit dhe nuk i tregojnë shqiptarëve të vërtetën e atyre viteve rreth kësaj vepre?

Tiranë 28.11.2009

botohet me rastin e 25 nëndorit, ditës së fitores mbi nazi-fashizmin nga ana e nacionalistëve shqiptarë

 

 

36- Si e ndryshojnë historine, posaçërisht, Ardian Klosi dhe të tjerët


                                   (vazhdim i asaj që shqiptarët e sotëm nuk e dinë nga manipulimet e historisë së djeshme)

Pjesa e parë

Në artikullin mbi triumfin Arbëror të Kastriotit akuzova përkthyesin e librit të Oliver Jens Schmitt si autorin e vërtetë të veprës mbi Gjergj Kastriotin dhe si shtytësin, së bashku me Fatos Lubonjën, e interpretimeve antishqiptare të asaj antivepre. Tani kemi rastin t’i tregojmë lexuesit tonë të nderuar se si e fallsifikojnë historinë Ardian Klosi në përkthim dhe interpretim, të paktën, në veprën e famshme të François Pouqueville: Histoire de la regeneration de la Grece (“Historia e ringjalljes të Greqisë”) mbi figurën e Ali Pashës së Janinës të botuar më 1825; apo Shtëpia botuese Almera, me përkthim të Ilirjana Angonit, në veprën L’Albania” (“Shqipëria”) të Fulvio Kordinjanos, origjinalin e të cilit (vëll. I) botim i vitit 1933, fatmirësisht e disponoj; apo historiani i artit Josif Papagjoni në historine e teatrit shqiptar e shumë e shumë të tjerë, të cilët ma sa kuptoj i kanë shpallur luftë të vërtetës shqiptare me pretendimin sikur çdo gjë fillon me epokën e komunizmit dhe ata janë ata kampionët e kësaj të vërtetë duke harruar se janë produkti më karakteristik i epokës komuniste me negativitetin dhe pozitivitetin e vet. Natyrisht nuk është fort e lehtë të përcaktohet se kush ka qënë pjesa negative e epokës së komunizmit enverist dhe kush pozitive. Por për një gjë duhet të jemi të gjithë shqiptarët të sigurtë: ka mundësi që kjo e fundit të mos ekzistojë.

Une nuk e disponoj origjinalin e librit të Pouqueville sipas botimit të atëhershëm, por kam përpara pikërisht botimin e vitit 2009 i cili nuk përputhet me origjinalin qoftë në titull, qoftë në emërtimin e emrit të Ali Pashës së Janinës nga ana e autorit dhe transformimin e tij në Ali Tepelena nga ana e përkthyesit, i cili i jep titullit të librit emrin e fëmijërisë (në qoftë se është e saktë). Dhe këtë e bën kaq hapur dhe kaq i sigurtë sa harron qe edukata qytetare kërkon në këtë rast t’i kërkohej falje lexuesit për këtë ndryshim manipulues. Kjo nuk do të kishte ndonjë rëndësi të madhe nëqoftë se përkthyesi nuk do të kishte pasur guximin t’i bashkangjiste një pasthënie të tij, përmbajtja e së cilës përbën tendencën e ndryshimit të historisë së atyre anëve dhe të atyre kohërave. Çfarë kërkon të thotë me ketë përkthyesi i veprës, që tepelenasit e sotëm janë vazhduesit e tepelenasve të kohës së Ali Pashës së Janinës dhe shqiptarët duhet të rrinë të durojnë kamzhikun e ishkomunizmit, njësoj si paraardhësit e tepelenasve të sotëm duronin kamzhikun e tiranit të Janinës? E themi këtë pasi Tepelena e sotme është veçanërisht produkti më karakteristik i komunizmit enverist me të mirat dhe të këqijat e veta; kështu që njerëzit duhet ta pranojnë ashtu siç është dhe jo ashtu siç mundohet të na e imponojë autori i Enciklopedisë mbi Tepelenën, konkluzionet e të cilit janë me të vërtetë skandaloze dhe ne rezonancë të plotë me përkthyesin e veprës së famshme të   Pukëvilit. Problemi është thelbësor dhe është i lidhur me problemin e mëvetësisë së shqiptarëve në shekullin e XX-të dhe në paaftësinë e tyre për të realizuar këtë qëndrim politik, sidomos pjesa jugore e Shqipërisë së sotme, por që autorët shqiptarë postkomunistë shpikin një ide për të përmbysur pasojën e ngjarjeve historike të atyre anëve dhe për t’ja injektuar Ali Pashës së Janinës dëshirën për të formuar shtetin shqiptar (për këtë problem do të flasim në vazhdim). Fantazia e këtyre studiuesve është për tu admiruar, por harrojnë se gjërat nuk është mirë të shpiken në kundërshtim me ligjet e natyrës njerëzore. Për këtë të fundit studiuesit shqiptarë me sa kam kuptuar nuk janë kanë haberin në mënyrë absolute, rezultat i keqarsimimit të tyre universal, por dhe i keqdashamirësisë që i karakterizon, karakteristikë e botës fshatare prej nga e kanë prejardhjen e afërt.

Së pari përkthyesi i ka ndryshuar emrin Ali Pashës së Janinës, duke e nënquajtur Ali Tepelena. Në origjinal është Ali Pasha i Janinës dhe këtë përkthyesi e di shumë mirë. Dmth këtu kemi një tendencë me dashje dhe një qëllim të fshehtë. Përse duhet ndryshuar origjinali dhe të sajohet një mosqënie për autorin? E thënë me fjalë të tjera përthyesi kërkon t’i krijojë histori zonës së parë operative meqënëse kjo zonë nuk ka të tillë, pasi kjo e fundit fillon dhe mbaron me epokën e komunizmit. Gjërat duhen thënë siç kanë ndodhur dhe jo si na pëlqen ne të ndodhin, dhe kjo përbën sakrilegjin e parë të autorit. Tepelena e sotme ka vetëm dy tërësi ngjarjesh për të cilat mund të krenohet, vetëm se njëra është e sajuar dhe nuk ka luajtur asnjë rol në zhvillimin e krahinës, përveç faktit që mban emrin e një prej pashallarëve më me zë të Perandorisë Otomane; akoma më tej, kjo e fundit, është përdorur si suport për të krijuar tërësinë e ngjarjeve dytësore (1939-1944) pas 1945-sës edhe pse une pretendoj se tërësia e ngjarjeve të viteve të sipërme janë të gjitha të sajuara në letër dhe aspak një realitet historik.

Të flasësh për Tepelënën nuk është fort e vështirë. Në qoftë se qyteti i sotëm e ka zanafillën (njëra hipotezë) tek Ali Pasha i Janinës, i quajtur fëmijë Ali Tepelena (Unë akoma nuk kam e gjetur identitetin e tij sipas ketij emertimi, duke përfshirë edhe Pukëvilin) deri në moshën 24 vjeçare ku u martua me të bijën e një pashai duke e transformuar në Ali Pasha i Tepelenës; emri i fundit u transformua në Ali Pasha i Janinës më 1788 kur u bë sundimtar i Janinës mbi çbazë njihet në të gjithë botën historike, por që titullin pasha e pati marrë që më 1784 kur u caktua me detyrë në Sofie (sipas Enciklopedise se Tepelenës mbi Ali Pashën e Tepelenës).

Ndërsa krahina e Tepelenës e ka zanafillën në kohën e fillimit të komunizmit kur u bë qëndër e një rrethi me këtë emër, të barabartë me Gjirokastrën. Po të bëjmë historikun politik të kësaj krahine komuniste do të kishim këtë panoramë:

Formohet nga Ali Pasha i Janinës, në kujtim të vëndlindjes së tij, në çerekun e fundit të shekullit të 18 dhe ka qënë gjithmonë (pas 1920) nënprefekturë e prefekturës së Gjirokastrës (ky është versioni që jep “Shqipëria e Ilustruar 1927”, ndërsa Enciklopedia e Tepelenës (2005), e krijuar nga pinjollët e komunizmit, jep versionin e prejardhjes së emrit të qytetit jashtë figurës të Ali Pashës së Janinës sipas katër varianteve ku varianti i katërt konsiderohet si më i qëndrueshme dhe që do të thotë “kodra e Helenës” sipas versionit të përkthyer nga turqishtja, por që nuk tregon në rrjedh emri i Ali Pashës nga Tepelena, apo emri i qytetit nga pashai i Janinës. E bukura është se kjo enciklopedi nuk u krijua në kohën e diktaturës, por në kohën e demokracisë. A nuk ka këtu një domethënie me pasoja?); ku kjo e fundit kishte këto dimensione sociale më 1927:

Gjinokastra (kështu e ka pasur emrin deri më 1945), prefektura, kishte 13 lagje, 1807 shtëpi dhe 9578 banorë. Ndërsa si rreth i qëndrës kishte 43 katunde, 5017 shtëpi me 25468 banorë. Si prefekturë Gjinokastra kishte 349 katunde, 23333 shtëpi me 145192 banorë të shpërndarë në nënprefekturat si më poshtë:

Përmetit, nënprefekturë, kishte 4 lagje, 604 shtëpi me 2718 banorë. Ndërsa si rreth i qëndrës kishte 49 katunde, 2578 shtëpi me 12574 banorë. Kjo nënprefekturë kishte në varësi dy krahina: atë të Këlcyrës me 31 katunde, 1335 shtëpi me 7257 banorë dhe krahinën e Frashërit me 25 katunde, 755 shtëpi me 3605 banorë. Totali i kësaj nënprefekture ishte: 105 katunde, 4668 shtëpi me 23436 banorë

Delvina, nënprefekturë, kishte 5 lagje, 356 shtëpi me 2526 banorë; ndërsa si rreth i qëndrës kishte 48 katunde, 3436 shtëpi me 16115 banorë. Në varësi në saj ishte dhe krahina e Sarandës me 18 katunde, 839 shtëpi me 4304 banorë. Totali i kësaj nënprefekture ishte 66 katunde, 839 shtëpi me 20419 banorë.

Libohova, nënprefekturë, kishte 12 lagje, 786 shtëpi me 2545 banorë; ndërsa si rreth i qëndrës kishte 28 katunde, 2477 shtëpi me 15824 banorë. Në varësi të saj ishte krahina e Poliçanit me 8 katunde, 1067 shtëpi me 3030 banorë.

Tepelena, nënprefekturë, kishte 2 lagje, 91 shtëpi dhe 275 banorë; ndërsa si rreth i qëndrës kishte 54 katunde, 3878 shtëpi me 18 223 banorë.

Nënprefektura e Kurveleshit, si rreth i qëndrës, kishte 14 katunde, 2261 shtëpi me 10665 banorë.

Nënprefektura e Çamërisë, si rreth i qëndrës kishte 31 katunde, 1921 shtëpi me

10485 banorë.

Në vitin 1927 jepet veprimtaria ekonomike e kësaj nënprefekture ku Tepelena kishte 5303 franga ari të ardhura, duke konsumuar 5233 të tilla. Nënprefektura e Tepelenës kishte një gjimnaz me 98 nxënësa meshkuj dhe 27 femra, 14 shkolla fillore me 495 nxënësa meshkuj dhe 130 femra ku numuri i nxënsave të detyruar për të vazhduar shkollën fillore ishte 2280. Në nënprefekturë kishte vetëm një mjek dhe asnjë dentist, mami apo farmaci. Kishte vetëm një zyre telegrafike, një postë, 5 makina, një telefon. Nënprefektura e Tepelenës kishte: 4000 hektar ara, 150 hektar vreshta dhe 350 hektar kopshte. Kishte 8000 hektar tokë të papunuar dhe 5000 hektar kullota. Ajo prodhonte: 1800 kuintal grurë, 17900 kuintal misër, 102 kuintal elb, 280 kuintal tërshërë, 140 kuintal okër, 70 kuintal duhan, 500 kuintal rrush, 200 kuintal vaj ulliri 30 kuintal fasule, 30 kuintal verë, 60 kuintal arra, 20 kuintal mjaltë, 80 kuintal patate, 10 kuintal lajthi, 7 kuintal bajame, 2 kuintal fshesa, 12 kuintal peshk. Kjo nënprefekturë kishte: 38667 krerë dhen, 30640 krerë dhi, 18000 krerë shqerra, 12000 krerë kecër, 3000 lopë, 500 viça, 2200 krerë qe, 3500 sqep, 1700 kuaj, 400 mushka 900 gomerë, 1200 pela. Prej këtyre bagëtive është marrë ky prodhim: 200 kuintal gjalp, 800 kuintal djath, 1386 kuintal lesh, 2500 uintal qumësht 40 kuintal kos, 500 kuintal mish 6000 kuintal lëkurë. Nënprefektura e Tepelenës kishte: 2600 rrënjë fiq, 860 rrënjë mollë, 2000 ullinj, 400 dardha, 300 ftonj, 1600 rrënjë shegë, 2000 mana, 6000 arra, 700 bajame, 100 lajthi, 6000 kumbulla. Kjo nënprefekturë kishte 49 mullinjsh dhe 49 punëtorë, 4 destila me 6 punëtorë, 1 fabrike rrasash me 3 punëtorë, 12 furra gëlqeresh me 18 punëtorë, 5 këpucari me 5 punëtorë, 3 rrobaqepësi me 3 punëtorë, 6 zdrukthtari me 6 punëtorë dhe 5 hekur punues me 5 punëtorë, 3 furra buke me 6 punëtorë, 4 kafene me 8 punonjës, 2 berberane me 3 punëtorë, 2 dyqane kasapësh me dy punonjës, 3 opingar me 3 punonjës, 2 dyqane nallbanësh me dy punëtorë, 5 dyqane qymyri me 5 punëtorë, 1 pijetore me 3 punëtorë, 2 hotele me 4 punonjës, 3 hane me 8 punonjës, 2 samarxhi me 2 punonjës, 6 dyqane bakalli me 10 punonjës, 4 dyqane kallajxhi me 8 punëtorë. Nga përmbajtja religjione nënprefektura e Tepelenës kishte 31 xhami, 39 teqe, 7 baballarë, 10 shehlerë, 30 dervishë, 30 kisha ortodokse me 6 priftërinj dhe 3 manastire. Nënprefektura e Tepelenës kishte 33 nënpunës të ndarë si më poshtë: 3 në administratë, 8 financë, 3 drejtësi, 15 arësim, 1 në zyrën botore dhe 3 në post-telegraf (të gjitha këto janë marrë nga Shqipëria e Ilustruar 1927).

Ndërsa kur doli Fjalori Enciklopedik shqiptar (1985) për Tepelenën thuhej se kishte 5092 banorë (sipas kësaj enciklopedie në shekullin e XVII Tepelena kishte 250 shtëpi; kjo duhet të jetë një shpikje) dhe ky qytet kishte qenë qëndër e rëndësishme e Luftës ANÇ. Sipas kësaj enciklopedia Tepelena deri më 1820 ishte rezidenca e dytë e Ali Pashës, pas Janinës (edhe kjo duhet të jetë një shpikje e shkollës komuniste). Ndërsa rrethi i Tepelenës kishte 46 100 banorë të shpërndarë në dy qytete, 66 fshatra të grupuara në 13 fshatra të bashkuara, popullsia në qytet 24,3% dhe në fshat 75,7%. Para çlirimit në Rr. e T. Kishte vetëm 13 shkolla fillore. Sot ka 11 shkolla të mesme, 74 shkolla 8-vjeçare, 59 kopshte. Ka 35 muze fshatrash, 4 shtëpi muze dhe muzeun historik të rrethit, 118 biblioteka. Zhvillojnë veprimtari 16 shtëpi kulture, 46 vatra kulturore, 2 kinema, 1 kinoklub. Ka 22 grupe teatrale (14 në fshat), 48 grupe estradash, 14 ansamble artistike, 186 grupe folklorike. Më 1938 kishte një mjek dhe një farmaci. Sot ka 6 spitale, 40 shtëpi lindjeje, 76 ambulunca, 16 klinika dentare, 9 farmaci, 1 laborator bakteriologjik (të gjitha këto sipas Fjalorit Enciklopedik Shqiptar, bot. 1985).

Ndërsa në vitin 1995 qyteti i Tepelenës kishte 2259 familje me 8765 banorë, 14 ndërmarje shtetërore, 1 kopësht fëmijësh, 16 ndërmarje të privatizuara, 17 firma private ndërtimi, 7 firma prodhimi, 1 firmë bujqësore, 1 firmë grumbullimi, 11 firma tragëtare, 352 aktivitete private ndër të cilat 100 në transport, 65 në shërbime, 48 të ushqimit social, 137 të tregëtisë dhe 2 në grumbullim. Ka një shkollë të mesme, 2 shkolla tetëvjeçare, 1 spital, 1 qëndër shërbimi epidemiologjik, 1 shtëpi kulture, 1 qëndër kulturore të fëmijëve, 1 muze historik, 1 poliklinikë, 4 klinika stomatologjike private, 4 farmaci private. Rrethi i Tepelenës më 1995 kishte 51 712 banorë, nga të cilët 17 599 në qytet dhe 34113 në fshat. Nga pikëpamja bujqësore rrethi i Tepelenës shtrihet në një sipërfaqe prej 81 734 ha., nga të cilat 13 055 ha. tokë bujqësore, 17 280ha. Pyje, 30 014ha kullota e livadhe dhe 21 417ha. sipërfaqe të tjera. Rrethi i Tepelenës në vitin 1998 kishte 11 879 ha. tokë bujqësore, 183 ha. pemëtore, 229ha. ullinj, 7ha. vreshta. Ndërsa nga pikëpamja blegtorale rrethi i Tepelenës më 1998 kishte: gjedhe gjithsejt 12 449 krerë ku nga këto 7 492 lopë, të leshta gjithsejt 112 469 krerë ku nga këto 77 810 dele, të dhirta gjithsejt 73 505 krerë ku nga këto 52 420 dhi pella, kishte 91 448 shpendë dhe 2 600 bletë (të gjitha këto janë marrë nga Enciklopedia e Tepelenës me autor Novruz Shehun, bot. i vitit 2005).

I tregova të gjitha këto për t’i krijuar lexuesit përmasën e zhvillimit shoqëroro- historik të kësaj krahine brënda 70 viteve, por brënda dy politikave diamentralisht të kundërta në qëllimin kombëtar. Përfundimisht, sipas këtyre të dhënave, raportet shoqërore të zhvillimit e nxjerrin epokën e komunizmit determinuese në planin sasior relativ dhe vetëm kaq. Ndërsa në planin absolut sasior (sipas raportit me individin) me keqardhje kostatoj se ky zhvillim, përgjatë epokës komuniste, ishte më i pakët se në kohën e Republikës Zogolliane edhe pse për bazë është marrë një etapë kohore prej katër vjetësh përtej epokës komuniste, por që autori i Enciklopedisë së Tepelenës nuk ka se si ta kuptojë këtë kur nuk ka marrë parasysh të dhënat e kaluara dhe nuk ka publikuar të dhënat e reja në raport me individin.

Rëndësia nuk qëndron këtu, por kryesisht në përparësinë që epoka e komunizmit i dha krahinës së Tepelenës duke e ngritur atë në rangun e Gjirokastrës, por e gjitha kjo brënda propogandës politike, pasi në kuadrin e zhvillimit historik ndjehet inferioriteti edhe pse autori i enciklopedisë ka tentuar t’i bashkangjisë Tepelenës produktin intelektual të Prefekturës së Gjirokastrës, siç është rasti i familjes së nderuar Dilo me prejardhje nga Labova ku veçohet Avokat Dr. Vasil Kostandin Dilo (1868-1959) veprimtaria e të cilit ishte e lidhur fillimisht me Çamërinë, Gjirokastrën dhe pastaj me Tiranën. Është kjo arësyeja përse kërkohet t’i krijohet histori kësaj krahine me anë të figurës së Ali Pashës së Janinës; pasi të gjithë zërat individualë fillojnë dhe mbarojnë pas Ali Pashës së Janinës.

Duke u rikthyer tek vepra e François Pouqueville “Historia e ringjalljes së Greqisë”, Tiranë 2009, marrim në analizë pasthënien e përkthyesit Ardian Klosi mbi figurën e Ali Pashës së Janinës, por duke nxjerrë më përpara, nga libri i mësipërm, dinamikën shoqërore të Ali Pashës së Janinës dhe paraardhësve të tij.

Shqiptarët e sotëm kujtojnë se duke mohuar një pohim mund të krijojnë një pohim të ri dhe të pranueshëm nga bota. Por harrojnë që bota flet vetëm një herë dhe ajo e ka thënë fjalën e saj për figurën e Ali Pashës së Janinës. Për të ndryshuar këtë imazh duhet ndryshuar bota dhe sidomos bota shqiptare të cilën produkti i komunizmit kërkon ta lërë në gjumë edhe për ca kohë të tjera. Vini re këmbënguljen e këtij produkti dhe si kërkojnë ta trajtojnë figurën e Ali Pashës së Janinës duke i ndryshuar historinë:

Sipas François Pouqueville shoqëria e atyre anëve në atë kohë ishte në një gjëndje barbarie ku mbretëronte njëfarë balance politike e mbajtur nga lidhje që i kaliste rastësia, të rregulluara nga forca e zakonit dhe të drejtuara nga një politikë instikti (f.19). Në këtë ambient lindi dhe u rrit heroi ynë, emri i të cilit ishte i lidhur me qytetin e Tepelenës (dmth Ali Pasha i Janinës nuk i ka dhënë emrin qytetit) i cili shpesh herë ishte objekt i vjedhjeve dhe grabitjeve të të jatit dhe xhaxhallarëve të tij (f. 14-15). Pas martesës së parë, filloi intrigat dhe vrasjet që i hapën rrugën drejt vendosjes së sundimit të vet në pjesën jugperëndimore ballkanike të Perandorisë Otomane. Pas vrasjes së kunatit të vet, duke parë që Porta e Lartë nuk po jepte ofiqet e tij, hyri në shërbim të Selim bej Kokës, pinjoll i njërit prej oxhaqeve më të larta të Japurisë. Edhe pse nuk i doli hesapi, emri i Ali Bej Tepelenës mori përditë e më shumë famë. Atentati që kreu, jo vetëm që nuk e damkosi me turp, por i dha popullaritet, në një vënd ku mbretëronte oklokracia (qeverimi i llumit) dhe ku krimet e bujshme i quajnë prova talenti; dhe diti t’i futej kaq bukur në zemër pashait të ri, saqë hynte e dilte në sarajet e tij si të ishte i biri, çka i dha në dorë mjetet për intrigat e reja (f. 28) duke u bërë bashkëpunëtor i pashait, i cili për dreq e për fat të keq në krah të vetin kishte njeriun me emrin Ali Tepelene, tradhëtar që vetëm gropën i dëshironte (f.29). Kështu shkruan për Pashain e Janinës njohësi më i afërt i tij.

Por çfarë ndodh? Mbas 170 vjetëve këto fjalë konsiderohen tendencioze dhe sipas autorit të Enciklopedisë së Tepelenës kurrsesi nuk mund të qëndrojnë versionet e studuesve të huaj për prejardhjen jo shqiptare të Ali Pashës dhe se karrierën e ka nisur si hajdut apo njeri i rëndomtë. Është një qëndrim qesharak, që mbahet zakonisht ndaj personaliteteve të mëdha të kombeve të vegjël (f. 657). Dmth sipas autorit tonë ne duhet të mos i besojmë njeriut që ka bashkëjetuar politikisht me Ali Pashën e Janinës, por një produkti komunist me një intelekt të dyshimtë kulturor. Ky dyshim lind ngaqë autori i enciklopedisë tepelenase i atribuan shqiptarëve një komb dhe e bën Ali Pashën e Janinës personalitet shqiptar kur ai jo vetëm që nuk i ka bërë mirë Shqipërisë në asnjë hallkë të zhvillimit të saj, por, përkundrazi, i ka bërë kaq keq sa kur erdhi puna për ndarjen e kufijve të Jugut të Shqipërisë për bazë u muar kufiri i nënndarjeve të vendosura nga Ali Pasha i Janinës (Protokolli i Firences, 17 dhjetor 1913).

Interesant është fakti se autori shqiptar nuk pranon vetëm keqemërtimin e figurës së Ali Pashës, por pranon veprimtarinë antishqiptare të këtij të fundit, të cilën me sa duket nuk e ka kuptuar dot. Sipas autorit francez pashai i Janinës sundoi për një kohë të gjatë në Greqi dhe e mbushi skenën deri në atë shkallë, saqë Greqia u përgatit për fatin e vet të lartë nën hijen e ambicjes së këtij tirani (f. 9), kur nga ana tjetër pranon që Greqia nuk u përzie asfare në shkundullimat që rrokën Turqinë e që morën fund me Traktatin e Eks-la-Shapelës (f. 11). Autori i Enciklopedisë së Tepelenës, për këtë problem, pranon se nga viti 1820-1822 për rreth dy vjet kryhet përballja e madhe e Aliut me Perandorinë. Paralelisht ndihmon lëvizjet çlirimtare të popujve të Ballkanit e veçanërisht kryengritjen e popullit grek (f. 658). Atëhere për çfarë personaliteti shqiptar bëni fjalë zoti Novruz Shehu? Akoma më keq, për çfarë pasaporte identiteti bëni fjalë i nderuar zotëri (f. 12 e Enciklopedisë së Tepelenës) kur bota e Tepelenës lidhet, nga ana Juaj, ose me botën e një krimineli shumëpërmasor, ose me krimin e një bote thellësisht antishqiptare, siç ishte bota e komunizmit që shumë tepelenas i kanë shërbyer pa ndërgjegje vetëm për bukën e gojës. Mos merrni përsipër justifikimin e krimit të një pakice tepelenase për t’i dhënë lavdi shumicës së paditur. Me sa kam kuptuar ky ka qenë qëllimi i botimit të kësaj enciklopedia që ka vetëm vlera politike, por aspak kulkturore. Keni vazhduar punën përçarëse të një grupi njerëzish që kanë punuar dikur në organet e krimit komunist dhe kjo nuk është gjë e mirë. Fakti që ideje Juaj përputhet në thelbin e saj me idenë e përkthyesit Ardian Klosi duhet të merret me mënd se çfarë përfaqësoni Ju me këtë veprimtari, të vetëquajtur Enciklopedi dhe kujt i shërbeni.

Pasthënia e përkthyesit është një mpleksje e pohimit me mohimin ku kjo e dyta jo vetëm që nuk del hapur asnjëherë, por ngelet detyrë e lexuesit për të zgjedhur atë që kërkon të imponojë Ardian Klosi brënda karakterit hipotetik. Dinakëria e përdorur nga përkthyesi ne këtë pasthënie ka vetëm një qëllim: të argumentojë personalitetin pozitiv të Ali Pashës së Janinës në ndihmë të krahinës së sotme të Tepelenës sipas mentalitetit të shqiptarëve të sotëm. Nënkuptimet mbi figurën e pashait otoman me origjinë shqiptare janë analoge me nënkuptimet e analizës së diktatorit shqiptar me origjinë otomane dhe në këtë pikë ato përputhen në shkaqe dhe pasoja me të vetmin ndryshim se i pari ishte shërbëtor i perandorisë më të madhe feudale në botë, kur i dyti shërbëtorë i perandorisë së parë kapitaliste në botë. Pikërisht këto të fundit përbëjnë thelbin e qënies së tyre të përgjithshme dhe të veçantë, pikën ku fillojnë vuajtjet e popullit shqiptar.

Kur lexon veprën e Pukëvilit mbi ringjalljen e Greqisë e kupton se sa fallso është pasthënia studimore e përkthyesit, pasi përmbajtja e gjithseicilës nuk përkojnë me idenë përse autori shqiptar merr përsipër të interpretojë një mospërputhje idesh, veprash, përfitimesh dhe t’i paraqesë ato si të varura nga vepra e autorit francez. Ç’lidhje kanë të gjitha këto me popullin shqiptar dhe përse duhet t’ja pasurojmë këndvështrimin mbi pashain që i bëri mirë të gjithë Ballkanit, përveç Shqipërisë dhe shqiptarëve? Kur lexon pastaj pasaçërisht pasthënien e përkthyesit e kupton lojën që kërkon të luajë manipulatori i historisë dhe përse ai ka shkruar një pasthënia pas perlës franceze. Nuk bëhet fjalë për një angazhim solidariteti të intelektit të autorit me përkthyesin, por bëhet fjalë për lidhjen e pashait të Janinës me vëndlindjen e tij a thua se akti i lindjes përbën kuintesencën e zhvillimit të racës njerëzore në Tokë. Në qoftë se thelbi i kësaj të fundit është e lidhur me faktorin kohëlindje përkthyesi shqiptar nuk di të përfitojë prej saj për shkak të formalizmit edukativ filozofik që mbart. Por kur pretendon se vepra e Pukëvilit është mirëpritur kudo, përveç se në vëndin e lindjes së protagonistit ku na qënka ngritur një historiografi e vetme mbi një diktaturë të vetme (f. 520) kuptohet që përkthyesi me dashje ka harruar se uniteti i kësaj historiografie me diktaturën ka pasur si pasojë pikërisht kallëpin e intelektualit të tij. Është e pamundur që ndërgjegjja e këtij kallëpi të pranojë përmbysjen e formuesit të kallëpit dhe këtu fillon loja e përkthyesit tonë. Ai kërkon të përmbysë një përfytyrim inekzistent dhe të paraqesë përfytyrimin komunist si të ri dhe në përputhje me idetë e Pukëvilit, ku thelbi i veprës së francezit është fund e krye një përputhje e politikave të Ali Pashës së Janinës me interesat e popullit grek.

Nga ana tjetër, tentativa e përkthyesit për të afruar produktin e pashait otoman me atë të diktatorit komunist duke e paraqitur Enver Hoxhën si simpatizant të Ali Pashës së Janinës (f. 531-535) na duket një tentativë reale për të zbutur botën e krimit komunist. Pasi lexon veprën e Pukëvilit bindesh që krimi komunist në Shqipëri është ngritur mbi bazën e skanimit politik që Enver Hoxha i bëri veprës së gjaksorit tepelenas në një masë të tillë sa ato duhet të përputhen në një masë absolute. Raportet politike dhe ekonomike që Pashai i Janinës kishte me Stambollin duhet të jenë krejt të barabarta me raportet komplekse po të tilla që Enver Hoxha kishte me Londrën. Kështu që nuk ka mundësi që figura e Ali Pashës së Janinës të ketë qënë e dyshimtë për diktatorin shqiptar, ajo ka qënë epiqëndra e tij politike në formë dhe përmbajtje, ne sasi dhe cilësi, në çfaqje dhe thelb, kategori të cilat përrkthyesi Klosi mundohet t’i anashkalojë.

Dua t’i kujtoj përkthyesit që figura e Ali Pashës së Janinës nuk mund të krahasohet kurrsesi me atë të Gjergj Kastriotit, të Bushatllinjve të Shkodrës ku këta të fundit i bënë popullit shqiptar dy të mira që përcaktuan të ardhmen europiane të popullit shqiptar: lejuan formimin e qëndrës institucionale katolike në qytetin e Shkodrës, duke e larguar nga trekëndëshi Mat – Mirditë – Dibër, dhe nuk lejuan transformimin e shqiptarëve në fenë e shkjaut, të Ismail Qemalit dhe të atyre burrave që morën përsipër shpalljen e mëvetësisë sonë kombëtare. Ali Pasha i Janinës nuk mund të përputhet me asnjë figurë kombëtare shqiptare, sepse nuk ka qënë i tillë as në shpirt dhe as në vepra. Nuk është e vërtetë që figura e tij u nënkuptua si një figurë e shquar e kombit (f. 520); ky nënkuptim ka qënë i shkollës komuniste dhe, personalisht Ju, këtë kërkoni të vendosni me këtë pasthënie. Analiza e figurës eë Ali Pashës së Janinës nga ana e Pukëvilit është e mjaftueshme për të vënë një vijë mospëputhëse midis karakterit të tij dhe popullit shqiptar. Ali Pasha i Janinës nuk ishte produkti i popullit shqiptar, por i perandorisë Otomane dhe kjo përbën thelbin e ekzistencës së tij historike, duke përfshirë edhe diktaturën komuniste me të cilën ajo përputhet.

E sa për mosbotimin e veprës së Pukëvilit pas 1991 nuk qëndron problemi në fortësinë e kafshatës, pasi thelbi i veprës së Pukëvilit është ditur në të gjithë përmasën e vet, por ajo nuk i ka pëlqyer pinjollëve të komunizmit, çka tregon se tërësia e botimeve shqiptare edhe sot është pronë e botës postkomuniste, e barabartë me paraardhësen e vet. Botimet e sotme tentojnë, gjithmonë e më shumë, të argumentojnë pozitivitetin e së shkuarës komuniste ku dualiteti i nënkuptimeve anon nga kjo e fundit paçka se pasoja ka qënë katastrofale për të gjithë shqiptarët pa përjashtim.

 

Tiranë 24.11.2009

 

35-Çfare nuk di historiani Paskal Milo nga historia e fshehte e incidentit te Kanalit te Korfuzit?

 

 

Me daten 16 nendor 2009 ne Tv. Top Kanal u dha emisioni mbi kete teme me pjesmarrjen e nje specialisti te marines dhe nje historiani; harrova të shtoj edhe të një gazetareje politike. Thelbi i te gjithe emisionit ishte rivertetimi i pretendimit te Enver Hoxhes qe mbytja e anijes britanike nuk kishte ndodhur per faj te pales shqiptare dhe gjyqi i Hages kishte dhene nje verdikt te gabuar. Specialisti i marines shqiptare argumentoi shkencërisht qe mbytja e anijes britanike kishte ndodhur brenda ujrave territoriale te Shqiperise, kurse historiani Paskal Milo argumentoi, me ane te nje dokumenti qe botohej per here te pare, se ka pasur nje plan britanik per te realizuar provokacionin ne Kanalin e Korfuzit. Në të vërtetë të gjitha këto kanë qënë vetëm fjalë dhe letra fjalësh pasi në realitet ngjarja ka tjetër suport, tjetër qëllim aplikativ dhe tjetër pasojë nga ato të deklaruara nga pala shqiptare dhe pala britanike. Le ta themi që në fillim se fajtore totale e ngjarjes së 22 tetorit 1946 (data sipas Fjalorit Enciklopedik Shqiptar) është e palës shqiptare, personalisht e Enver Hoxhës, që kishte pranuar pazaret me britanikët duke qënë një kartë e fshehtë në lëvizjen komuniste ndërkombëtare në duart e Mbretërisë së Bashkuar. Pikërisht këtë nuk pranon historiografia e sotme shqiptare në përgjithësi dhe historiani Paskal Milo në veçanti, i specializuar në fushën e historisë së shekullit të XX-të.

Qe ajo ngjarje sot nuk paraqet asnje rendesi politike, apo ekonomike, nuk e besoj se vihet ne dyshim, por per historianin ajo paraqet rendesi te vecante pasi kjo ngjarje sherbeu si molle sherri midis Shqipërisë së re komuniste dhe vëndeve të Europës Perëndimore. Fakti që komunizmi shqiptar u prish fillimisht me ndihmësin e vet më kryesor të luftës, me ndihmësin që e organizoi si forcë politike, e cila shërbeu për të marrë pushtetin politik, dhe pastaj me ndihmësin që i bashkoi në një parti (gjithonë sipas Enver Hoxhës) nuk është pa domethënie dhe këtu fillon rrota e vërtetë e historisë së komunizmit shqiptar. Cila është kjo histori?

Në dy komplekse artikujsh mbi historinë e PKSh dhe të të ashtëquajturave “banda të diversantëve” (shih albanovaonline.com dhe www.genchoti.com) kam shpjeguar, nëpërmjet studimeve origjinale dhe bashkësish ngjarjesh kontradiktore, se në të dy këto probleme historikë fshihet një ndër misteret më të rëndësishme të shekullit të XX-të të historisë së njerëzimit: kush e realizoi, dhe përse, revolucionin e tetorit në Rusinë e Car Nikollës. Skema shqiptare e formimit të komunizmit të ri nën drejtimin e Enver Hoxhës përputhet 100% me skemën e formimit të bolshevizmit dhe revolucionit të Tetorit në shkaqet dhe pasojat e veta. Tmerret që shkaktoi ky komunizëm me egërsinë e vet sociale anë e mbanë botës tregon se ekziston një fajtor pa faj dhe një i pafajshëm i dënuar për afër një shekull. Në qoftë se fajtori është një mbretëri e bashkuar nën një shtet, të pafajshmit ishin një tërësi popujsh dhe racash që nuk kishin asnjë gisht në katrahurën e shekullit të XX-të. Ngjarjet në Shqipëri në ato vite çojnë në zbulimin e kësaj poshtërsie dhe të fajtorit të pafajshëm. Ajo fillon politikisht pikërisht me incidentin e Kanalit të Korfuzit, prandaj dhe ajo ngjarje ka rëndësi për historinë e njerëzimit dhe të komunizmit në përgjithësi dhe të asaj europiane në veçanti.

Nga pikëpamja specifike incidenti i Kanalit të Korfuzit, i vitit 1946, nuk ka asnjë rëndësi të drejtëpërdrejtë për popullit shqiptar; ai ka rëndësi për politikën e pas luftës së dytë imperialiste ku politika komuniste e Enver Hoxhës fiton kredon e të qënurit një politikë antiangleze, antiamerikane dhe antieuropianoperëndimore. Ai incident “bindi” bolshevikët se PKSh ishte e krahut të tyre dhe mund të pranohej në familjen e madhe komuniste triumfuese antinaziste. Stalini ka dyshuar, ndersa Hrushovi e dinta sakte raportin e Enver Hoxhes me britaniket (kjo eshte aresyeja e vertete perse diktatori shqiptar u ngrit kundra diktatorit komuniste sovietik me 1961-shin). Në këtë pikë fillon jetën e vet politike komunizmi shqiptar që për 45 vjet pa pushim do të paraqitej si vazhduesja e vetme në botë e teorisë leniniste mbi revolucionin socialist dhe e teorisë marksiste mbi revolucionin proletar edhe pse të dy teoritë binin në kundërshtim me njëra – tjetrën në thelbin e tyre aplikativ të pretenduar (e para në pamundësinë ekonomike për tu përballur me rendin e kapitalit dhe, e dyta, në pamundësinë e aplikimit në një vënd fshatar pa shkaktuar një reaksion zinxhir politik me vuajtje të përbindëshme; -kjo nuk u shpall asnjëherë edhe pse ka përbërë thelbin e veprimit politik të komunizmit botëror).

Incidenti i Kanalit të Korfuzit është e vetmja ngjarje historike së cilës mund t’i zbulohet thelbi i veprimit pa pasur nevojë për dokumentacione arshivore, përmbajtja e të cilave tenton, gjithmonë, të mbulojë të vërtetën dhe aspak për të zbuluar atë jo vetëm pas një gjysëm shekulli, apo një shekulli, por edhe pas 1000 vjetëve, pasi gjithmonë do të tentohet të mbulohet se autori i vërtetë i komunizmit teorik është një produkt i mendimit kapitalist dhe jo ndryshe. Dhe bomba e Kanalit të Korfuzit është e aftë ta kryejë këtë zbulim pa pasur nevojë të shpërthejë.

Së pari lexuesi shqiptar duhet të dijë një herë e mirë që autori i vërtetë i themelimit të PKSh është i lidhur me botën britanike dhe aspak një produkt i mirëfilltë shqiptar dhe kjo për shumë e shumë arësye, të cilat thjeshtohen në përfundimin se kjo parti u formua nga britanikët për të drejtuar politikën shqiptare të pas luftës së dytë imperialiste. Ky veprim binte ndesh me interesat e një shtrese të tërë shqiptarësh të lidhur historikisht me perandorinë britanike për interesat e tyre, por që kjo perandori nuk i besonte më dhe kishte vendosur t’i sakrifikonte një herë e mirë. Kush e vrau Mit’hat Frasherin? Kush i tradhetoi heronjte reale te popullit shqiptar perballe bandave te komunizmit? Kështu që në ato vite të dyshimta për politikën europiane nuk ishte e vështirë të shpikej një shkak që të vinte përballë njëra-tjetrës diplomacinë mijëravjeçare britanike dhe krijesën politike të tyre; dmth beteja e incidentiti te Korfuzit kishte vetëm një portë, vetëm një të akuzuar, vetëm një pretendues dhe vetëm një gjykatës: Mbretërinë e Bashkuar Britanike. Atëhere për çfarë dokumentash bën fjalë historiani, kur ato vinë nga zyrat e kësaj mbretërie? Mos vallë pinjolli i komunizmit mendon se metodikat dhe teoritë analitike janë pronë e tij dhe ai mund të vazhdojë të gënjejë popullin shqiptar? Mos vallë pinjolli i komunizmit mendon se mund t’i imponojë popullit shqiptar se ideja e Enver Hoxhës ka qënë e saktë, por politika imperialiste e Mbreterisë së Bashkuar ishte e pakontestueshme dhe shteti i ri shqiptar ishte i pafuqishëm përpara saj? Vetëm mënyra se si është formuar partia gjakatare shqiptare e luftës së dy imperialiste dhe si u vendos në pushtetin politik shqiptar është e aftë të argumentojë se bomba në Kanalin e Korfuzit ka qënë një bllof politik për t’i hedhur hi syve politikave antibritanike të asaj kohe dhe për t’i afruar Shqipërinë atyre si një kollonë të pestë.

Përpara se të kalojmë në pikën e dytë të bllofit politik që realizoi incidenti më Kanalin e Korfuzit informojmë lexuesin shqiptar që propoganda komuniste ka gënjyer popullin shqiptar për këtë incident edhe vetëm me faktin e mëposhtëm, sipas së cilës (po e citoj të plotë sipas Fjalorit Enciklopedik Shqiptar):

“Ngjarje që ndodhi më 22 tetori 1946, rreth orës 1300, në kanalin e Korfuzit, afër bregdetit shqiptar. Njëra nga katër luftanijet e flotës britanike që kalonin në formacion luftimi me topa të drejtuar nga bregdeti shqiptar, hasi në një minë dhe u dëmtua, të njëjtin fat pësoi edhe një luftanije tjetër që i shkoi në ndihmë. Në vëndin e ngjarjes u dërgua menjëherë një anije shqiptare për të dhënë ndihmë e për të marrë vesh ndodhinë, por anglezët nuk pranuan të jepnin asnjë shpjegim. Nga mesi i natës luftanijet e dëmtuara u rimorkiuan dhe flotilja u kthye në Korfuz”.

Nga emisioni televiziv marrim vesh që njëra nga luftanijet qënka mbytur dhe sot (2009) qënka zbuluar vëndodhja e skafit të saj brënda ujrave territoriale shqiptare. Atëhere dikush gënjen dhe haptaz fare. Sido që të jetë e vërteta ato që janë thënë dje, dhe thuhen sot, e kanë një qëllim, që mundohet ta mbulojë pikërisht këtë të vërtetë. Kur gënjehet për një problem, sado i parëndësishëm që të jetë, atëhere është e sigurtë që gënjeshtari është fajtor. Të paktën këtë gjë tashmë e kemi të argumentuar plotësisht.

Së dyti, lexuesi shqiptar duhet të dijë një herë e mirë që autori i vërtetë i shkatërrimit dhe vrasjes të atyre Burrave të fortë që zbarkonin nga deti dhe ajri për të luftuar rregjimin komunist dhe për të shpëtuar shqiptarët nuk ka qenë shqiptar dhe aq më tepër formacionet e Ministrisë së Brëndëshme shqiptare. Asgjësimi i Tyre është loja më e ndyrë e inteligjencës britanike dhe tradhëtia më e madhe që ju bë atyre Burrave të fortë, të denjë për të qënë të vetmit shqiptarë, trashëgimtarë direkt të herojve tanë kombëtarë që luftuan me armë në dorë kundra sllavizmit pushtues. Tradhëtia ndaj tyre u justifikua me lojën dyfishe të Kim Filbit edhe pse ajo nuk ka ekzistuar në asnjë përmasë të vetme. Inteligjenca britanike mashtroi të gjithë mërgatën shqiptare me incidentin e Kanalit të Korfuzit duke krijuar bindjen se qeveria shqiptare ishte armikja e saj e betuar. E vërteta është krejt tjetër për tjetër: qeveria komuniste shqiptare ka qënë shërbëtore dhe lavirja e fshehtë e qeverisë britanike dhe tradhëtarja shumëfishe e interesave tona kombëtare. Mos vallë këtë kërkonte të mbulonte historiani Paskal Milo në atë emision televiziv? Detyra e historianit nuk është zbulimi i dokumentave spekulativë, por zbulimi i pasojave që imponojnë shkaqet e fshehta të një ngjarjeje. Kategoria shkak-pasojë përbën kredon e thelbit të shkencës së historisë dhe jo dokumentacioni.

Duke ditur këto dy grup ngjarjesh nuk ka asnjë mundësi, qoftë dhe teorike, që bombat në Kanalin e Korfuzit të jenë vënë nga pala shqiptare dhe pa dijeninë e palës britanike. Ato janë vënë nga pala britanike me dijeninë e palës shqiptare ku këto të fundit kanë bërë të paditurin gjithmonë për hir të tradhëtisë që i bënë popullit shqiptar dhe lëvizjes komuniste ndërkombëtare, për çshkak dhe e formuan.

Pikërisht këto dy probleme historiani Paskal Milo nuk i di dhe detyrimisht nuk ka se si të dijë të vërtetën shkakësore mbi incidentit e Kanalit të Korfuzit të vitit 1946.

 

 

       Tiranë, më 22.11.2009

 

 

34-Pse rrufetë bien mbi OLIMP?


 

Nuk është vështirë të kuptohet qe pas 1991-shit në Shqipëri ka filluar një luftë e maskuar midis trashëgimtarëve të kulturës dhe politikës së kaluar shqiptare, dmth para 1945, dhe pinjollëve të komunizmit. Përmbajtja e betejës së fshehtë konsiston në argumentimin se kush nga polet vertikale të Shqipërisë ka bërë më shumë për popullin shqiptar pa çka se njëri nga polet ka kryer krimin më të madh antishqiptar në të gjitha kohërat e ekzistencës së paraardhësve të largët e të afërt të marrë së bashku dhe kërkon me çdo kusht jo vetëm që ta fshehë, por dhe të dalë përpara popullit shqiptar si ajka e shqiptarizmit pa i shkuar ndërmënd që nga prejardhja banditeske, injoranca dhe keqdashja rrjedh krimi i hapur dhe antishqiptarizmi.

Por edhe për rastet e individëve ku paraqitet gjenialiteti i tyre, pamvarësisht se nga janë dhe i japin lavdi vëndit të lindjes, do të përdoren të gjitha mjetet për ta denigruar, për ta tjetëresuar, për ta poshtëruar vetëm pse nuk janë të produktit komunist, duke të kujtuar taktikat e sigurimit famëkeq të krimit shqiptar të epokës komuniste. Nën logon e gazetarit që merret me problemet e persekutimit të njerëzve intelektualë të kohës komuniste me datën 28 dhe 29 tetor 2009 në gazetën Panorama botohen dy artikuj mbi mënyrën se si Sigurimi i Shtetit ndiqte dhe përndiqte Profesorin zëmadh Eqrem Çabejin. Por artikujt kanë dy defekte kulmore: fshehin punën gjigande dhe thelbin e punës së Profesor Çabejit, mbi çbazë sot kanë dalë zëra se puna e gjuhëtarit gjeni është antishqiptare, së bashku me atë të profesor Gustav Majerit, dhe akuzohet nga plehu komunist me finicione që kurrsesi nuk janë të Profesorit të nderuar. Profesor Eqerem Çabej nuk mund të kishte mendim te zeruar për marksizmin dhe rastësor për atë të Leninit, siç pretendon artikullshkruesi me anë të deklaratave të agjentëve të sigurimit jo vetëm pse këta të fundit nuk ja kanë pasur haberin as njërit dhe as tjetrit duke qënë copa mishi me dy sy, por Profesori i nderuar kishte përfunduar studimet në Austri, pra i përkiste shkollës gjermanike, dhe nuk ka asnjë arësye, qoftë dhe teorike, të jepte një mendim për leninizmin. Kjo e gjitha është një sajesë shumë më e mëvonshem dhe dosja “Çabej” është e formuluar për qëllime krejt të tjera nga ajo që e publikon artikullshkruesi. Gazetari i Panoramës bën lojën e atyre që kanë formuluar dosjet e shkencëtarëve shqiptarë dhe jo diskretitimin e kupolës komuniste, siç mundohet të na mbushë mëndjen.

Aq më tepër shtohen dyshimet mbi qëllimin e botimit të këtyre artikujve kur përmënden emra shkencëtarësh të lidhur me pseudonime agjentësh. Sipas artikullit (i dt. 28 tetor) “Bashkëpunëtores “Drojtja” nëpërmjet Rrok Zojzit me të cilin lidhet t’i jepet detyrë që t’i afrohet profesor Çabejit”, duke na treguar se emri i shkruesit të planit nuk përputhet me dialektin geg të përdorur. Pastaj cila është lidhja midis “Drojtjes” dhe Profesorit të nderuar Rrok Zojzit; përse është futur emri i profesorit gjeni të etnografisë? Apo për të fshehur vjedhjet e panumërta që shumë e shumë intelektualë i kanë bërë veprave të Tij duke pasur dhe emër ne mediat e sotme shqiptare? Pastaj me artikullin e dt. 29 na thotë që Profesori i etnografisë na paska qënë anti-regjimit së bashku me Qazim Turdiun, Eqerem Çabej, Minella Karajanin. Akoma me keq artikulli i datës 28 tetor përmënd vetëm dy emrat më të lavdishëm të shkencës shqiptare, krahas shtatë pseudonimeve të agjentëve, atë të Profesor Eqerem Çabejit dhe atë të Profesor Rrok Zojzit. Për dijeni të lexuesit veprat e dy Profesorëve të mësipërm përbëjnë dy tullat më të rendësishme të shkencës së albanologjisë dhe bazën teorike të argumentimit e vërtetimit të autoktonisë absolute të shqiptarëve të sotëm. Unë marr përsipër t’u tregoj shqiptarëve të mijëvjeçarit të ri se cila është vlera reale e dy dishepujve të shkencës albanologjike shqiptare dhe përse krijohen insinuata mbi veprën e tyre? Përse përndiqet jeta e tyre private dhe heshtet për veprën e tyre shkencore? Cila është merita e këtyre të fundit dhe përse na shërbejnë sot?

Duke mbaruar shkollën universitare në Austri (thonë se edhe shkollën e mesme e ka mbaruar në Austri me një të drejtë të dhënë nga shteti mbretëror me propozim të Av. Dr. Vasil Dilo), detyrimisht Profesori i nderuar i përkiste shkollës monogjeniste dhe teorisë mbi indoeuropianizmin e ilirëve. Mbi këtë bazë Ai realizoi studimet etimologjike në fushë të shqipes duke shpjeguar prejardhjen e çdo fjale dhe nga kush ishte huazuar. Kjo e fundit përbënte sakrilegjin e profesorit pasi mohonte autoktoninë absolute të shqiptarëve-ilirë, duke rënë në kundërshtim me idetë antishkencore të Enver Hoxhës dhe dishepujve të komunizmit. Nga ana tjeter studimet etimologjike te Profesorit tone binin ndesh me qellimet e studiuesve te epokes komuniste dhe, rrjedhimisht, Ai nuk pëlqehej në qarqet akademike shqiptare. Atëhere profesori i nderuar bëri një lëshim në parim: ripranoi një mosqënie si realitet; pikërisht termin autoktoni relative. Ne e kemi hasur për herë të parë këtë term më 1982 kur u botua përmbledhja studimore “Shqiptarët dhe trojet e tyre” nga ana e Akademisë së Shkencave rë RPS të Shqipërisë, ku Profesori ynë kishte studimin “Problemi i autoktonisë së shqiptarëve në dritën e emravet të vëndeve” të botuar për herë të parë në Buletinin e Universitetit Shtetëror të Tiranës, seria e shkencave shoqërore, nr. 2, 1958, f. 54-62. Pikëpamja e Profesorit tonë nuk përbënte asnjë rrezik për temën që po trajtoja në atë kohë mbi gjenezën e shqiptarëve, pasi duke marrë për bazë parimin poligjenetik të lindjes së njeriut në Tokë, sipas raportit kohor-hapsinor të zhvillimit, e parakalova këtë pikë botëkuptimore dhe, përkundrazi, nga idetë e Tij unë nxorra mësimin e madh se gjuhët

“nuk janë madhësi që ekzistojnë në vetvete; ato janë të lidhura me njerëzit që i flasin, me popujt si bartësit e atyre gjuhëve,prandaj historia e gjuhëve në thelb është pasqyrë e historisë së popujve e të kulturave” (Referati i Eqerem Çabejit në Kuvendi i I-rë i Studimeve Ilire, vëll. 1, f. 7).

Mbi këtë bazë postulative unë formulova idenë që gjuhët nuk mund të shërbejnë për të argumentuar prejardhjen gjenetike të popujve, por ato në rastin më të mirë mund të shërbejnë për të vërtetuar botën historike të relacioneve universale. Akoma më tej, në gjurmët e absolutizmit analitik, vjetërsia e një gjuhe mund të argumentohet edhe mbi bazën e ngjashmërive që ka me gjuhët e tjera edhe pa pasur fare relacione midis bartërve të tyre me kusht që gjeneza të tyre të përcaktohet mbi bazën e gjëndjes shoqërore dhe jo ndryshe.

Puna titanike e Profesorit Eqerem Çabej me krijoi mundësinë për të argumentuar se gjuha shqipe e sotme ishte rezultat i botës së relacioneve që shqiptarët dhe paraardhësit e tyre kishin pasur, për rrethana rastësore për ta, me botën politike që i rrethonte prej 2500 vjetësh dhe kjo ishte arësyeja përse prejardhja e fjalëve të gjuhës shqipe ishte prej helenishtes, etruskishtes, latinishtes, sllavishtes, gjuhës otomane, rumanishtes, italishtes, ndërsa prejardhja nga ilirishtja ishte e pamundur të identifikohej për efekt të mosnjohjes së kësaj të fundit. Prej këtej do të ishte e lehtë të argumentohej që lëvizja mekanike e paraardhësve të shqiptarëve do të ishte tepër-tepër e shkurtër duke u përputhur me rrjedhimet e absolutizmit analitik (këtë të drejtë konkluzive na e jep bota e madhe e relacioneve universale, mbi ç’bazë është formuar gjuha shqipe).

Problemi ishte sinjifikativ dhe i një rëndësia të pakrahasueshme duke treguar se sa pak e njohin veprën e Profesor Eqerem Çabejit brezi i ri i studiuesve shqiptarë dhe sa larg realitetit historik gjëndet ky brez sot kur kerkon te argumentoje se gjuha e sotme shqipe sherben per te zberthyer gjuhet e tjera. Është një tentativë antishkencore, që për mua përbën anën më të turpshme të shkencës shqiptare, duke treguar se deri ku ka arritur produkti intelektual komunist. Më thjeshtë fare, shkenca e sotme shqiptare ka kaluar hapur në pozitat e idealizmit filozofik duke treguar, në këtë mënyrë, se nuk ka qënë kurrë në pozita materialiste. Pretendimi i kaluar për një pozicion të tillë ka qënë thjeshtë politik dhe irealist. Pikerisht per t’i ngritur lavdi vetvetes brezi i sotem i studiuesve shqiptare kerkon mohimin e veprës gjuhësore me te lavdishme te produktit shkencor shqiptar. Kjo eshte aresyeja perse botohen dosjet mbi dishepujt e shkencës shqiptare. Ulja e madhështisë shkencore të së kaluarës dhe ngritja e vetvetes, pa pasur asnjë lloj niveli krijues, përbën poshtërsinë e propogandës së sotme shqiptare dhe karakterin negativ të individëve të saj (kjo të mos merret në funksion të uljes së studiuesve komunistë, të cilët realisht nuk kanë pasur asnjë pozicion në shkencën shqiptare përveç atij politik).

Në qoftë se Profesor Çabej ishte produkt i shkollave europiane, ndoshta i shkollave më të mira të tyre, si rezultat i trashëgimisë së politikave mbretërore të Perandorisë Danubiane, Profesor Rroj Zojzi ishte produkti më i dallueshëm i shkollave katolike shqiptare të para 1945-sës dhe pa dyshim përbën rastin më të jashtëzakonshëm të këtij produkti. Tulla e dytë e themelit të albanologjisë shqiptare është vepra madhështore e Profesor Rrok Zojzit, trashëgimtarja më dinjitoze dhe autoktone e veprave të Etërve tanë Katolikë duke filluar me klerikët e epokës së Kastriotit, duke vazhduar me Etërit Katolikë të shekujve XVI-XIX e duke përfunduar me Shtjefën Gjeçovin, nxënës i të cilit Ai ishte me shpirt e vepra.

Të shkruash për veprën e Profesor Rrok Zojzit është pothuajse e pamundur, pasi ishte i vetmi shqiptar që njihte të gjithë Shqipërinë gjeografike dhe njerëzore. Ishte njohësi i vetëm i të gjitha familjeve shqiptare që përbën rastin e vetëm në botë për një popull. Pikërisht në këtë pikë fillon vepra e tij etnografike dhe shkencore mbi ç’bazë zbuloi ekzistencën e rendit fisnor në brëndësi të popullit shqiptar. Se deri kur shtyhet kohëformimi i shtresave në gjirin e organizimit fisnor pak rëndësi kishte për kohën e largët historike, kryesorja tek shkenca e historisë qëndron në gjetjen e gjurmave të këtij organizimi deri në fillim të këtij shekulli në disa mikrorajone të vëndit tonë (Kumtesa e Rrok Zojzit mbajtur në Konferencën Kombëtare të studimeve etnografike, 28-30 qershor 1976). Pa dyshim që ishte pika më e rëndësishme për të argumentuar autoktoninë e popullit shqiptar dhe pikën nga ku mund të fillonte argumentimi e fillesës së racës së bardhë në Europë.

Ishte Profesori i nderuar Rrok Zojzi që na tregoi se ka mundësi që të lidhen epokat midis tyre pasi

“për të gjurmuar lidhjet e popullit të sotshëm me një popull të lashtë zakonisht mbështetemi te karakteri etnik dhe nëpërmjet një krahasimi diakronik, përpiqemi të gjurmojmë pika takimi në mes tyre. Kjo është një metodikë e mirë pune, por nuk është e mjaftueshme dhe gjithnjë e sigurtë. Duke patur parasysh karakterin dinamik të traditave dhe kohën e gjatë në mes të dy epokave, duhet të pranojmë se ndryshimet janë aq të shumta dhe aq të thella sa me vështirësi të madhe mund të zbulohen lidhjet në mes tyre” (Kumtesa e Rrok Zojzit; Kuvendi i I-re i studimeve ilire, vëll. 1, f. 261).

Qe ky mësim shtytësja e parë për të formuluar një metodikë të re studimore për vertetimin e autoktonisë absolute të shqiptarëve të sotëm edhe pse kjo gjë binte ndesh me mendim shkencor të kohës

Ishte Profesori i nderuar Rrok Zojzi që zbuloi se Kanunet e Lek Dukagjinit dhe Skëndërbeut ishin më të avancuar se kanunet e Maleve të Dibrës, Labërisë dhe Lurës edhe pse këta të fundit ishin formuluar më vonë se dy të parët. Ishte ky zbulim që më çoi në përfundimin se Kanunet e Lek Dukagjinit dhe Skëndërbeut nuk ishin produkte të drejtëpërdrejta të popullit shqiptar dhe ishin krijuar për qëllime krejt të tjera nga tre kanunet e tjera. Ky dualitet qëllimi ishte i mjaftueshëm për të filluar argumentimin e gjenezës së popullit shqiptar mbi një bazë metodike krejt tjetër për tjetër dhe në zbulimin e pranisë së fenomenit të paradoksit të binjakëve në shoqërinë shqiptare me pretendimin qe pikëpamja e Ajnshtajnit ishte e drejtë vetëm për shoqërisë njerëzore dhe aspak për atë lëndore.

Ishte Profesori i nderuar Rrok Zojzi që zbuloi se forma patriarkale e familjes ishte forma e vetme autoktone në Shqipëri dhe këtu kishte shumë pune për të bërë për të zbuluar përse kjo formë e familjes vazhdonte prej 2000 vjetësh në trojet shqiptare dhe çfarë përfaqësonte në realitet kjo formë e familjes. Ishte ky fakt që më çoi në përfundimin se ketu duhet të kishte diçka të panjohur për shkencën e albanologjisë, gjë që më çoi në zbulimin e parametrit dallues të popujve nga njeri-tjetri jashtë metodikave ekzistuese. Shpejtësia e zhvillimit shoqëror ishte i vetmi parametër që mund të zbërthente rebusin e autoktonisë të shqiptarëve. Kur e diskutova me Profesorin këtë problem (1977) më dha një përgjigje që më shtyu ta vazhdoj punën pa pushim për 30 vjet: duhet ndryshuar metodika analitike e shkencës së albanologjisë dhe duhet të ndahet nga politika.

Ishte Profesori i nderuar Rrok Zojzi që zbuloi se forma fisnore e pronës ishte forma maksimale e zhvillimit të pronës private në territorin e banuar nga shqiptarët dhe kjo pikë ishte e mjaftueshme për të argumentuar se ata ishin të vetmit autokton në Ballkan. Në përputhje me shkallën e zhvillimit të pronës Profesori arriti në përfundimin se në Shqipëri ekziston mirëfilli organizimi fisnor i cili “përbënte një njësi politike dhe ushtarake. Forcën e tij luftarake e përbënte djelmnia. Në djelmninë e fisit merrnin pjesë burrë për shtëpi, pamvarësisht prej sa frymësh përbëhej, pse çdo shtëpi përfaqësonte një pjesë në pronën e përbashkët” (Rrok Zojzi, Mbeturina të rendit fisnor në disa mikrorajone të vëndit tonë; Konferenca kombëtare e studimeve etnografike, f. 175).

Ishte Profesori i nderuar Rrok Zojzi që zbuloi se lëvizja mekanike e fiseve ishte e lidhur me ndarjen e punës dhe pikërisht me ndarjen e blegtorisë nga bujqësia. Kjo na shërbeu për të ecur përpara edhe kur vjen puna për të bërë dallimet që rrjedhim nga ndarja e blegtorisë nga bujqësia dhe sidomos masën e lëvizjes së fiseve blektorale në raport me fiset që merreshin me bujqësi (Rrok Zojzi, Mbeturina të rendit fisnor në disa mikrorajone të vëndit tonë;Konferencakombëtare e studimeve etnografike, f. 161-180, konkretisht 169-171). Në këtë mënyrë u formulua teza që lëvizja mekanike e fiseve dhe popujve i nënshtoheshin një ligjësie ekonomike pa e prishur unitetin kohor të lindjes së tyre duke hedhur poshtë idenë monogjeniste të formimit të popujve.

Kam pasur fatin e madh ta kem njohur Profesorin e Etnografisë që në vogëlin time deri sa mbylli sytë në shtëpinë e rrugës Ali Demi mes librave dhe veprave të tij të panumërta. Për personin tim qe një humbje e madhe pasi sapo e kisha përfunduar redaktimin përfundimtar të studimit mbi gjenezën e popullit shqiptar duke arrirë në përfundimin se paraardhësit e largët të shqiptarëve përbënin fillesën e racës së bardhë në kontinentin europian dhe Ai kërkonte të dinte se si kisha arritur në këtë përfundim të papranueshëm për shkencën bashkëkohore shqiptare.

       .

                     .            .

Bashkësia e veprave të dy Profesorëve tanë të nderuar me gjëndjen shoqërore të paraardhësve shumë-shume të largët të shqiptarëve (ilireve me ndikim pellazgjik), me paraardhësit e largët të tyre(ilirët – epirotë) dhe me paraardhësit e afërt (arbërit) çon në dy përfundime të reja dhe përmbysëse për shkencën e sotme të albanologjisë.

Së pari, metodika historike mbi gjenezën e shqiptarëve nuk duhet të mbështetet mbi dokumentat e arshivave, siç pretendohet rëndom, por në gjëndjen reale shoqërore të popullit shqiptar (politika shkruhet me dokumenta dhe jo historia e njerëzimit). Mbi këtë bazë analitike duhen përmbysur të gjitha përfundimet a arritura me anë të gjuhësisë, arkeologjisë dhe historisë përsa i përket prejardhjes së popujve. Baza analitike duhet të jetë proçesi poligjenetik i lindjes së njeriut në Tokë dhe bota gjigande e relacioneve universale midis fiseve, popujve, kombeve dhe racave.

Së dyti, mbi deduksionin e fundit, vetëm gjëndja e sotme e racës shqiptare, mund të argumentojë se si, në sajë të relacioneve universale, zhduket prapambetja e zhvillimit shoqëror të një populli në sajë të kohëlindjes së kahershme. Rasti shqiptar tregon se si realizohet barazia e zhvillimit social brënda një race. Ndërsa rasti kontinental amerikan tregon se si realizohet barazia e zhvillimit social midis racave, duke përfshirë edhe kohët ekstreme të lindjes së tyre.

Të dy këto përfundime çojnë në zbulimin se epoka e revolucioneve merr fund me revolucionin borgjez dhe revolucioni i ardhëshëm social do të mbështetet mbi botën e madhe të relacioneve midis kombeve dhe racave. Specifika juridike e veprimtarisë së njerëzimit është ajo që do të komandojë proçesin gjigand të zhvillimit të mëtejshëm të racës njerëzore në Tokë njësoj si për rastin e ligjeve të Solonit në Athinë dhe ligjeve të dymbëdhjetë tabelave në Romë. Është kjo arësyeja përse vepra e Dy Profesorëve tanë më të nderuar nuk pëlqehej atëhere në kohën e komunizmit dhe sot nga pinjollët e këtij komunizmi.

 

09.11.2009

 

33- Arroganca e Ledi Shamkut dhe pafajesia dinake e Beqir Metes

 

 

I gjithe termeti formal mbi permbajtjen e librit Historia-12 pati dy protagoniste: nje grua, qe mori pamjen e Bonopartit perpara Borodinos, dhe nje burre, qe si nje Uria Hip, pretendoi se ky liber mbeshtet mbi fakte dhe dokumenta. Po mbushen afro 20 vjet qe eshte kerkuar (kjo është realizuar, pas 35 vjetësh, në qershor 1990, pasi per herë të parë i është kërkuar Enver Hoxhës, nga ana e av. Dr. Vasil Kostandin Dilos, më 1955, që të mos luhej me historinë e Shqipërisë) rishikimi i historise se popullit shqiptar dhe per here te pare eshte tentuar te realizohej permbysja e mashtrimit gjysem shekullor me këtë libër. Po perse autori dhe oponentja paraqiten si te kundert, kur ata sillen te kundert me vetveten? Kjo lloj sjellje me kujton taktikat e sigurimit te shtetit kur kërkonte të fuste në kurth njerëzit e kupolës komuniste (kështu e pësoi Tuk Jakova në lidhje me historinë e komunizmit shqiptar kur Enve Hoxha “hahej” me Mehmet Shehun për këtë problem (për këtë shih, Enver Hoxha, Fjala e mbylljes në Pleniumin XIII të KQ të PPSh, Vepra 12, f. 267-317). Ky eshte shkaku qe me detyroi te shikoj permbajtjen e ketij libri për të përcaktuar përmasën e rishkrimit të historisë. Mjafton të krahasohet ky libër me ato të mëparshmit, dmth përpara vitit 1992 për të parë progresin e arritur apo kopjimin e tij, duke arritur ne perfundimet e meposhtme:

Që ne fillim, me paragrafin “Objektivat”, autorët paralajmërojnë nxënësit maturantë gjimnazistë se duhet (po citoj të plotë pikën 6):

“Të krijojnë bindjen se Pavarësia Kombëtare ishte një arritje shumë e madhe e popullit shqiptar. Ndërkohë Lufta Ballkanike, figurat e ndritura të Ismail Qemalit, Luigj Gurakuqit, Isa Boletinit etj., janë në themelet e kombit tonë. Padrejtësitë që iu bënë popullit tonë me përgjysmimin e tokave shqiptare janë ngjarje që duhet nguliten mirë në kujtësen e çdo nxënësi. Sepse vetëm tani pas njëqind vjetësh duket se po merr fund pjesërisht kjo padrejtësi e jashtëzakonshme dhe aq tragjike” (f. 3).

Për një njeri që nuk ka lexuar kurrfarë dokumenti mbi ngjarjet e atyre viteve, edhe mund ta pranojë pa doreza duke e mësuar përmëndësh dhe të gënjejë pasardhësit e tij, por për një njeri që ka përpara syve ngjarjet e atyre viteve të pasqyruara nga një dëshmitarë okular, me moshë rreth 45 vjeçare, në rreth 4000 faqe a4 ku përshkruhen ngjarjet ne Jugun e Shqiperisë, është pak e vështirë të pranohet kaq thjeshtë pa i sqaruar fëmijët e tij se të gjitha këto nuk janë të sakta. Në çfarë dokumentash mbështet Beqir Meta dhe Muharrem Dezhgiu kur thonë se Lufta Ballkanike dhe tre burrat e fillim shekullit të XX-të janë në themelet e kombit tonë? Pikërisht kjo ka qënë dëshira historike e Enver Hoxhës dhe këtu fillon shtrëmbërimi i historisë së popullit shqiptar, të paktën për shekullin e XX-të. Së pari duhen sqaruar nxënësit se krijimi i shtetit shqiptar dhe mëvetësia e politike e shqiptarëve ishte rezultat i rastësive politike ku populli shqiptar nuk ka gisht të drejtëpërdrejtë. Ata Tre Burrat e Kombit Shqiptar nuk janë autorët e vërtetë të shpalljes së pavarësië; Ata u caktuan ta kryejnë atë rol, sepse i parë prej tyre, Ismail Qemal Vlora kishte kuptuar dy gjëra që përbëjnë sekretin e mëvetësisë së shqiptarëve. Ai, së pari, kishte kuptuar se shqiptarët nën drejtimin politik 500 vjeçar të osmanllinjve, më së fundi, ishin bindur se ekzistenca e tyre shoqërore nuk mund të realizohej pa shtet dhe, së dyti, Turqia Otomane ishte larguar përfundimisht nga Ballkani Perëndimor duke i lënë shqiptarët në mëshirën e fatit. Vetëm kaq është merita e shqiptarëve në atë proçes historik, pastaj fjalën e parë e thotë Europa e ndarë më dysh për problemin shqiptar, ku mirëdashësit e kombit tonë me anë të Klerit Katolik Shqiptar luftuan me të gjitha format për të mundur pjesën keqdashëse të kombit tonë, që luftonin me të gjithë format për ta zhdukur nga historia. Dueti Austro-Hungari – Kleri Katolik Shqiptar përbëjnë kredon lavdëruese shkakësore të mëvetësisë së popullit shqiptar sot. Akoma do të vazhdojmë të gënjejmë veten tonë se shqiptarët e kanë shpallur vetë pavarësinë e tyre?

Nuk ka asnjë padrejtësi të bërë në adresë të popullit shqiptar, pasi parimi politik i ndarjes së kufijve nga ana e popujve të Europës kishte mbi 2000 vjet që ekzistonte dhe fjalën e fundit e ka thënë vazhdimësia e politikës me mjetet e dhunës, gjë të cilën shqiptarët nuk kanë ditur ta thonë kurrë. Mos i mësoni nxënësit me urrejtje ndaj Europës të nderuar profesorë, nuk është faji i saj pse shqiptarët dhe paraardhësit e tyre kanë qënë të paaftë shoqërisht (mosha relative e tyre e ka krijuar këtë paaftësi, – faji është i nënës sonë natyrë dhe jo i Europës) dhe nuk kanë ditur të luftojnë për të drejtat e tyre në kuadrin e dëshirës për të jetuar bashkarisht politikisht. Kjo e fundit është një dëshirë e shekullit të XIX-XX, pasi u pa mbarimi i Turqisë Otomane, se sa një realitet historik. Ngelet për të zbuluar përse populli shqiptar ka qënë i vonuar në dëshirën e mëvetësisë politike dhe përse disa pjesë të tij (pjesa Jugore) kishin dëshira të tjera. Këto gjëra nuk ja keni thënë kurrë popullit shqiptar edhe pse ato përbëjnë sekretin e madh të gjenezës së tij historike milionavjeçare. Unë e kuptoj shumë mirë që autorët e librit janë viktima të shkollës së tyre dhe nuk mund ta shohin historinë e popullit shqiptar sipas ligjeve që imponon natyra.

Pastaj për çfarë padrejtësie bejnë fjalë autorë, që duket sikur po merr fund (fundi i tragjedisë është diçka tjetër), mos vallë ata kujtojnë se SHBA dhe Europa i luftuan serbët për hesap të shqiptarëve. Mos krijoni iluzione politike që nuk varen nga shqiptarët dhe mos i ushqeni nxënësit me fantazira politike të nderuar autorë. Politika e Europës nuk do të përputhet asnjëherë me dëshirat e fillim shekullit të XX-të të udhëheqësve të popullit shqiptar të atëhershëm, jo vetëm pse këta të fundit janë disa mijëra vjet pas të parëve, por sepse janë dhe nja dy milion vjet anash dhe këtu qëndron sekreti i mospërputhjes së interesave (çështja nacionale është një proçes i ezauruar nga shtetet europiane të përparuara dhe në plan të parë ka dalë globalizmi kontinental).

Përmbajta e librit “Historia e popullit shqiptar-12” fillon në mënyrë antishkencore pasi përpara se t’u tregosh nxënësve se kur fillon popullimi i truallit të banuar sot nga shqiptarët (f. 7) duhet t’u shpjegosh parimin e lindjes së njeriut në Tokë për të arrirë në dy probleme kardinale për historinë e popullit shqiptar: së pari a janë autoktonë shqiptarët e sotëm dhe çfarë të mire apo të keqe kanë prej kësaj; dhe, së dyti, sa të vjetër janë pasi të jeni të sigurtë që nuk janë 1,5 milion vjet në këtë troje. Ju merrni për bazë paleolitin europian për të shpjeguar çfaqjen biologjike të paraardhësve të largët të shqiptarëve dhe kjo nuk përputhet me realitetin. Të jeni i sigurtë që kjo shifër është, të paktën, 6 herë më e lartë dhe për bazë nuk duhet të merren punimet arkeologjike, por gjëndja e sotme shoqërore e shqiptarëve, të paktën deri në gjysmën e dytë të shekullit të XX-të. Të nderuar profesorë e keqja qëndron jo vetëm në botëkuptimin Tuaj, por, kryesisht, në metodikat që përdorni Ju për të arrirë në këtë përfundim, rezultat ky i shkollës komuniste. Problemi i pellazgëve nuk është i zbërthyer saktë jo vetëm nga Ju, por dhe shumë më përpara. Emërtimi i tyre është marrë nga letërsia helene dhe nuk duhet të përbëjë argument shkencor. Emërtimi i epokës pellazgjike duhet të bëhet me marrëveshje, pasi epoka e tyre duhet të ndryshojë cilësisht nga epoka ilire, që përsëri duhet realizuar me marrëveshje pasi kjo e fundit ka disa pamje, rezultat i botës së relacioneve universale te realizuara jashtë dëshirës së pellazgëve-ilirë. Që të bësh këtë duhen përcaktuar më përpara piketat nëpër të cilat ka kaluar shoqëria njerëzore në parim dhe kjo përbën detyrën e dytë të autorëve përpara se të shpjegojnë botën pellazgjidhe dhe lidhjen e saj me botën ilire. Me sa duket gabimi duhet te ekzistoje edhe ne historite e tjera qe zberthejne epokat primitive. Kjo mangësi do të çojë në një sërë gabimesh të njëpasnjëshme në zbërthimin e shoqërise ilire, arbërore dhe shqiptare që do t’i shohim më poshtë.

Harta që paraqet fiset ilire (f. 9) është një hartë e ndërtuar mbi bazën e informacionit që jep letërsia helene dhe shërben për të treguar përmasat e relacioneve të tyre me fiset ilire dhe jo shtrirjen e këtyre të fundit, si pasardhës të pellazgëve. Kjo gjë bie në kundërshtim me informacionin që jepni në faqen 9 mbi shtrirjen e pellazgëve nga Ballkani i Jugut deri në Azi të Vogël (japodët, liburnët, dalmatët dhe panonët nuk kanë qënë në Ballkanin e Jugut dhe atje ku shtrihen dakët kanë ekzistuar dikur parailirët, dmth pellazgët).

Kur flisni për autoktoni të ilirëve (f. 11) duhet t’u tregoni nxënësve fillimisht për çfarë autoktonie e keni fjalën, pasi në sferat e lartë të historiografisë shqiptare ka zëra që thonë se ilirët janë autoktonë relative, dmth janë të ardhur (rreth 5000 vjet përpara pretendon Emil Lafe). Po aty keni treguar një hartë ku në fiset ilire përfshini japigët dhe mesapët: Në qoftë se pranoni ekzistencën e shkrimit mesapik atëhere këta të fundit nuk janë ilirë. Nuk mund të diferencohen kaq shumë ilirët në produktin e tyre shoqëror dhe në shkallën e zhvillimit shoqëror ku disa të kenë shkrim e disa jo. Kjo është një pasaktësi metodike dhe jo formë botëkuptimi ku në këtë drejtim studiuesit shqiptarë lënë shumë për të dëshëruar. Duke mos i shpëtuar defektit metodik të përdorur autorët e librit akuzojnë ilirët që kanë pasë shtetet e tyre pa mundur dot të lidhin epokat e mëdha kohore të banorëve vëndas sipas këtij organizimi shoqëror. Ky problem është shumë sinjifikativ për vërtetimin e autoktonisë absolute të shqiptarëve të sotëm dhe çdo ngarkesë politike që t’u atribuoni paraardhësve të largët dhe të afërt të tyre shpie në mohimin e lidhjes varësore shoqërore dhe të autoktonisë absolute të shqiptarëve, si pasardhës të ilirëve epirotë dhe pellazgëve. Me keqardhje Ju them se problemi historik i prejardhjes së shqiptarëve të sotëm është parë sipas metodikave të imponuara nga Akademia e Shkencave të RPSSh dhe jo sipas metodikave materialiste duke u mësuar maturantëve shqiptarë një të vërtetë të gënjeshtërt. Nuk ka pasur në mënyrë absolute organizim shoqëror politik të ilirëve në asnjë hapësirë të Ilirisë gjigande dhe në asnjë etapë kohore të ekzistencës së tyre. Ju ngatërroni mbeturinat arkeologjike helene dhe parahelene si produkte shoqërore të botës ilire; kjo është një pamje e gënjeshtërt që na ka imponuar arkeologjia e cila ka nevojë të riinterpetohet sipas metodikave të reja duke anashkaluar parimin që për inat të sime vjerre do të fle me millonain, pasi e gjithe teoria e shteteve ilire ka lindur si një kundërveprim ndaj shkollës jugosllave që mohonte ekzistencën e organizimit shtetëror të ilirëve, gjë e cila është e saktë pasi vetëm pas kësaj është shumë e lehtë argumentimi dhe vërtetimi i autoktonisë absolute të shqiptarëve të sotëm dhe ilirëve të djeshëm.

Në qoftë se do të analizonim të gjithë botën ilire, të përfshirë në jugun e rrjedhës së Danubit në Veri të tyre, buzë Detit të Zi, në Lindje, buzë Detit Adriatiku, në Perëndim dhe buzë Detit Egje, në Jug, do të dallonim një veçori jo të parëndësishme: kemi dy lloj ilirësh në histori: ilirë të relatuar me parahelenët dhe më vonë me helenët, mbi ç’bazë lindën epirotët dhe thrakët e mëvonshëm dhe ilirë të parelatuar me këta të fundit, që janë të panjohur në mënyrë direkte nga historia. Pikërisht këtu fillon diferenca dhe ajo që studiuesit e kohës së komunizmit nuk muarën për bazë. Puna është të përcaktohen kufijtë përkatës pasi vetëm atëhere do të zbulojmë hallkën lidhëse të ilirëve me pallazgët dhe çfarë u ka ndodhur në histori ilirëve që përmënden si epirotë, por që shkenca komuniste i la shtatanikë duke diferencuar epirotët e Jugut nga pjesa tjetër e fiseve epirote në Veri, deri buzë lumit Drin, mbi ç’bazë ka lindur teoria greke e Vorioepirit. Me keqardhje të nderuar profesorë, por deri këtu ajo që keni shkruar për historinë e pellazgëve dhe ilirëve është antihistori, sepse që nga ky moment e keni të pamundur të lidhni ilirët me shqiptarët e sotëm.

Marrëdhëniet e ilirëve me parahelenët dhe helenët ka çuar në tjetërsimin e ilirëve dhe në ndryshimin shoqëror të tyre, proçes i cili është në themel të historisë së njerëzimit anë e kënd botës, por që nuk është mundur të shpjegohet shkencërisht edhe pse piketat për ndryshimin e metodikave studimore dhe shpjeguese tashmë kanë zënë vënd mirëfilli prej një shekulli e tutje dhe që shpjegohet nën logon: ndryshimi i njeriut prej njeriut. Pikërisht kjo përbën esencën e historisë së njeriut në Tokë dhe jo metodikat primitive prej 2300 vjetësh të përdorur rëndom nga historiografia komuniste shqiptare dhe pseudomaterialiste sovietike mbi ç’bazë mbështetet dhe libri që po analizojmë. Bota ilire është analizuar në funksion të botës helene dhe romake ku ndryshimet ndikuese mbi ilirët konsiderohen si thelbi i zhvillimit shoqëror të tyre gjë që bie poshtë kur analizohen popullatat e mëvonshme në trojet e banuara nga shqiptarët.

E njëjta metodikë analitike përdoret edhe kur kalohet tek bota arbërore ku çdo gjë bëhet sinonim i botës bizantine duke krijuar paralelizma të paqëna dhe të gënjeshtërta (kreu II, f. 34-61). Bota ilire dhe pas ilire ka një dinamikë të brëndëshme, rezultat i gjenezës së tyre, të cilën Ju dashur pa dashur ja keni mohuar duke krijuar situata shoqërore artificiale dhe të gënjeshtërta. Prej këtej keni kaluar në dyndjet sllave duke mos i treguar nxënësve ngjarjen më kryesore të atyre kohërave të largëta: pamundësinë shoqërore të sllavëve për tu relatuar me ilirët mbi ç’bazë këta të fundit u zhdukën tërësisht: Nuk është e vërtetë që avarët dhe sllavët zaptuan tokat e ilirëve të Veriut ku veçoni Slloveninë, Kroacinë, Serbinë, Bosnjë-Hercegovinën. Malin e Zi dhe Maqedoninë. Po Bullgarinë dhe Rumaninë ku i latë? Çfarë ka ndodhur me pellazgët e atjeshëm? Në qoftë se nuk keni informacion, atëhere studioni bullgarët e sotëm për të parë lidhjet e tyre me shqiptarët përgjatë shekujve XIX-XX dhe përse bullgarët e sotëm, e të gjithë sllavët e tjerë të Ballkanit, ndryshojnë dhe janë kaq mbrapa sllavëve të Veriut nga pikëpamja e zhvillimit shoqëror. Çfarë ka ndodhur me ta pas ardhjes në Ballkan dhe përse rezultantja e marrëdhënieve me vëndasit çoi në gjëndjen e sotme, të ndryshme nga ajo e sllavëve të Veriut? A nuk Ju shkon ndërmënd se këtu fshihet sekreti i madh i botës së relacioneve universale dhe ndryshimi i njeriut prej njeriut, njësoj si për rastin e ilirëve kur u relatuan me parahelenët dhe helenët? Ja pra që informacioni që tentoni t’i përcillni maturantëve nuk çon në zhvillimin dhe shtimin e arsenalit informativ, por në të mësuarit përmëndësh të një diçkaje të konsideruar si historike duke qënë në realitet e kundërta e saj.

Pasaktësia metodike e përdorur nga autorët çon në zhvillimin e marrëdhënieve feudale vëndase duke i fshehur nxënësve faktin se këto lloj marrëdhëniesh nuk ishin rezultat i zhvillimit autokton, por të imponimit politik të relatorëve të huaj me popullatën vëndase duke krijuar imazhin e zhvillimit politik të popullatës parashqiptare deri në marrëdhëniet feudale të prodhim-këmbimit. Në fakt të gjitha këto e kanë burimin në konfliktet politike të Perandorisë Bizantine dhe Kryqëzatat e organizuara nga vëndet europiane ku Perandoria Latine e Lindjes është ajo që la më shumë gjurmë në tjetërsimin e popullatës vëndase. Janë ato kohëra që çuan në lindjen e feudalëve arbërorë, gjë që përbën çfaqjen e zhvillimit të popullatës vëndase, por jo thelbin e tij. Prejardhja njerëzore e të ashtëquajturve feudalë arbërore të mesjetës është i lidhur pikërisht me mbetjet e këtyre perandorive dhe kryqëzatave. Në këtë kuadër është e pamundur ekzistenca e qelizave shoqërore primitive autoktone që mbizotërojnë në zhvillimin e popullatës vëndase, të cilat studiuesit shqiptarë të kohës së komunizmit i kanë anashkaluar me marifet edhe pse shume studiues i kane analizuar bindshëm duke paralajmëruar se pamja feudale e shoqërisë parashqiptare është e gënjeshtërt. Duhet përmëndur këtu emri i studiuesve Rrok Zojzit, Zef Mirditës, Mark Krasniqit të cilët kanë argumentuar se qelizat shoqërore primitive, që jetojnë bashkë me popullin shqiptar dhe parashqiptar përbëjnë thelbin e zhvillimit dhe të ndërtimit të shoqërisë së tyre. Këtu qëndron hallka e dytë e rëndësishme e lidhjes së shqiptarëve të sotëm me botën pellazgjike, por që autorët e librit nuk kanë qënë të aftë ta përdorin për të argumentuar lidhjen e mësipërme, defekt ky i shkollës së tyre.

Autorët kanë bërë dhe një gabim të pafalshëm kur kanë konkluduar mbi fundin e pushtimeve sllave të territoreve të banuara nga arbërit, ku në shekullin e XIV-XV koncepti politik arbër është i paqënë dhe vetë ata ishin në prag të asgjësimit total të tyre. Autorët me dashje kanë anashkaluar një pozicion historik me shumë domethënie për popullatën vëndase dhe janë kufizuar me një kapitull të dyshimtë si emërtim: “Pushtimet e huaja dhe qëndresa e shqiptarëve” (f. 54-58). Është momenti ku në territoret arbërore çfaqen në histori Osmanët dhe mbi popullatën vëndase çfaqen dy forca të kundërta për ta, por dhe të kundërta midis tyre: serbët dhe otomanët. Është kjo kontradiktë, e rastësishme për arbërit, por e domosdoshme për ekzistencën e arbërve-epirotë ku figura e jashtëzakonshme e Gjergj Kastriotit-Skëndërbe ka ngatërruar historinë botërore edhe sot me madhështinë e pakrahasueshme të tij. Është një paradoks mospërputhës ku rastësia arbëroro-epirote del triumfues mbi domosdoshmërinë kulmore sllave dhe otomane. Pikërisht këtë paradoks historik autorët kanë anashkaluar duke mos shpjeguar dot krimin sllav mbi popullatën arbërore dhe shpëtimin historik të tyre nga ana e rastësisë otomane. Proçesi në fjalë është determinues për popullatën vëndase dhe vetëm ajo ka përgatitur popullin shqiptar në fillim shekullin e XX-të për mëvetësinë e tyre politike për herë të parë të jetës së tyre. Është periudha në fjalë përgjegjëse për ekzistencën e popullit shqiptar dhe aspak qëndresa e shqiptarëve ndaj osmanëve, apo kryengritjet antiosmane (kreu III-VII, f. 61-124). Mënyra analitike e kësaj periudhe është tipikisht e kohës së komunizmit dhe autorët e kanë kopjuar atë nga librat e mëparshëm të kohës komuniste pa e interpretuar më ndryshe. Përse revoltohet zonja Shamku me kreun XXII-të kur 5 kapitujt e mësipër janë një analizë tipike antihistorike duke i fshehur popullit shqiptar realitetin historik të periudhës otomane? Gjërat duhen marrë si kanë ndodhur dhe jo si na pëlqen ne të ndodhë dhe defekti kryesor i librit qëndron pikërisht tek kapitujt III-të deri në të VII-tin. Autorët nuk kanë ditur të përshkruajnë forcat përshpejtuese në zhvillimin e popullit shqiptar, kur ai paraqitet i gatshëm përpara historisë, në shekullin e XX-të, të luajë për herë të parë në jetën e vet rolin e caktuar nga nëna jonë Natyrë. Heshtja ndaj proçeseve historike të ndodhura mbi popullin shqiptar në ato vite përbëjnë mashtrimin e madh që na kanë servirur autorët e librit mbi historinë e popullit shqiptar dhe aspak periudha postkomuniste, e cila si zor të zbulohet përpara vitit 2091.

Autorët duhet ta kishin përcaktuar periudhën e Kastriotit të rëndësishme për Europën Mesjetare, por aspak për Arbërinë e asaj kohe. Kometa Kastriot qe një rastësi pa domethënie për popullatën vëndase dhe vetëm në shekullin e XIX-të bëhet një frymëzim historik pasi dy forcat politike që përcaktuan ndërgjegjen kombëtare të shqiptarëve nuk kanë lidhje me epokën e Gjergj Kastriotit (Dueti Austro-Hungari + Kleri Katoli Shqiptar, njëra forcë, dhe vdekja e Perandorisë Otomane, forca tjetër). Këtu ka ndodhur ai proçes shoqëror që vetëm shkenca moderne e historisë mund ta analizojë, por që autorët e librit tonë nuk kanë ditur të përfitojnë prej saj. Në këtë drejtim ata janë akoma primitivë, si në kohën e Tuqididit, dmth thjeshtë statistikore dhe kjo me tendencë.

Në qoftë se deri në Kreun IX problemet historike janë defekte të metodikave analitike, më pas problemet historike në territorin e banuar nga shqiptarët janë problem i keqinformimit të shqiptarëve ku historiografia komuniste ka lënë gjurma, të cilat do të jenë shumë të vështira për t’u ndryshuar edhe pse dokumentat për këtë ndryshim ekzistojnë mirëfilli.

Kreu X dhe XI jane te mbushura me pasaktesira dhe jane nje kopjim fjale per fjale te historise se Shqiperise te kohes se komunzmit. Ju kerkoni te bashkerendoni te gjithe popullin Shqiptar kundra shtetit otoman edhe pse ai ishte i vdekur dhe nuk kishte asnje ndikim mbi shqiptaret. Lufta qe cfaqet ne ato vite eshte me teper nje lufte civile midis mbeturinave perkrahese te pushtetit otoman dhe perkrahesve te mevetesise se shqiptareve. Kjo lufte ka ndodhur ne Veri dhe aspak ne Jug. Problemi ne Jugun e Shqiperise ka pasur tjeter suport nga ai ne Veri dhe kete nuk kane diferencuar dot autoret e librit. Fakti qe ngjarjet historike gjurmelenese ne progresin politik te shqiptareve kane ndodhur ne Veri, duke filluar me Lidhjen e Prizrenit, Kongresin e Manastirit dhe kryengritjen e malsoreve te Kurbinit, Malesise se Madhe dhe Kosoves tregon se ne kete territor te banuar nga shqiptaret kishin vepruar forcat pro dhe kunder tyre. Ndikimi i Klerit katolik ne keto ane ishte determinues dhe ceshtja kombetare u shtrua per zgjidhje pikerisht ne trekendeshin Shkoder – Prizren – Manastir dhe aspak me tutje. Aresyeja kryesore e ekzistences se saj ka qene kryesisht politika kriminale sllave, pasi ishte kuptuar me se miri se braktisja e otomaneve ishte perfundimtare dhe shqiptaret duhet t”i dilnin zot vetes. Pamundesia per te mbrojtur territoret e banuara nga shqiptaret (nuk mund te akuzosh politiken otomane per kete disfate) coi ne sakrificen e Kosoves. Kjo e fundit ka qene monedha ne kembim te pavaresise se shqiptareve te tjere dhe kjo nuk eshte kuptuar kurre, por jane sajuar procese politike duke lartesuar shpirtin liridashes te shqiptareve, gje qe nuk eshte e vertete. Kjo per faktin me te thjeshte fare: shqiptaret nuk njohin asnje faze te skllaverise ne menyre autoktone, por njohin vetem krimin sllav, prandaj dhe u organizuan kunder tyre dhe e vazhduan luften edhe pas 1912-es. Problemi i pavaresise se shqiptareve ne fillim te shekullit te XX-te eshte me teper problem nderkombetar i zgjidhur nga Europa, se sa problem i tyre, Ata nuk e kane njohur asnjehere bashkesine politike te njehsuar nen emrin Shqiperi, prandaj dhe nuk mund te luftonin per nje gje qe nuk kishte ekzistuar kurre dhe nuk i dihej permasa. E gjitha kjo ne nje hapesire te tilla sa perligjet me mosnjohjen e Veriut nga ana e banoreve te Jugut te Shqiperise se sotme dhe anasjelltas. Te pakten te gjithe kete perkufizim e kam hasur ne nje bashkebisedim te Pader Anton Harapit me Av. Dr. Vasil Dilon dhe Gabriel Meksin me 1944.

Problemet historike dhe politke ne Jugun e Shqiperise jane krejt tjeter per tjeter dhe fatin e atyre aneve i vendosi Europa dhe shqiptaret heshten ne menyre absolute. Me ato ane eshte e lidhur doreheqja e Ismail Qemal Vlores, gje te cilet Ju nuk ja tregoni nxenesve maturante. Ju keni sajuar, ne gjurmet e historiografise komuniste, konfliktin politik midis Qeverise se Vlores dhe shtetit grek (1913-1914), faqe 180-182, apo midis kesaj Qeverie dhe Esat pashe Toptanit, faqe 173-175. Ne qofte se kjo e fundit ka nevoje per nje interpretim pasi mos mbrotja e ceshtjes kombetare nga ana e Esat Pashes eshte nje fantazi e Juaja per te cilen gje keni kopjuar historine e kohes komuniste. Perse kerkohet uniteti e gjeneralit me Qeverine e Vlores dhe nuk pranoni se ai ka pasur interesat e veta dhe te atyre qe e komandonin? Mos valle Enver Hoxha veproi ndryshe me pushtetin e tij politik? Ne qofte se Esat Pasha do te kishte dale fitues ne idete e tij, atehere historia e Shqiperise do te ishte ndryshe dhe do te shkruhej ndryshe; nuk ka rendesi se si, por nuk eshte mire qe ngjarjet te paragjykohen me mendesite e sotme. Figura e Esat Pashe Toptanit eshte keq trajtuar nga ana e historiografise komuniste vetem per nje qellim: te mos prekej figura e Avni Rustemit, vrasesit imagjinar te tij. Ne kete drejtim nuk i keni lene gje mangur historiografise komuniste. Duke u rikthyer tek problemi i ngjarjeve ne Jugun e Shqiperise libri i Juaj ka dy pasaktesira thelbesore: konflikti Greqi – Shqiperi (f. 178-182) nuk ka ate permase qe i jepni Ju. Ne kete pike Ju keni kupjuar historiografine komuniste e cila i fshehu popullit shqiptar ekzistencen e levizjes vorioepirote pa asnje lidhje me politiken greke, pasi kjo e fuindit e kishte kuptuar shume mire se nuk mund te merrte me shume se sa i percaktoi Protokolli i Firences pasi kishte marre si shperblim kater ishujt e Egjeut per te mos pretenduar per territoret e banuara nga shqiptaret. Levizja vorioepirote ka qene nje levizje, me spond, kunder shqiptareve jo se kishin alergji kundra tyre, por ajo u drejtua kunder KNK per aresyen me te thjeshte fare, nuk u pyeten per vazhdimesine politike te tyre dhe ajo u shpall ne kongresin e Delvines dhe jo ne ate te Gjirokastres (f. 181) dhe nuk ka pasur asnje lidhje varesore me shtetin grek edhe pse ministri i jashtem i Greqise merrte pjese dhe formuloi ate qe u quajt me vone Protokolli i Korfuzit, i cili ishte per te mire te shqiptareve, por qe nuk u zbatua kurre, sidomos nga ana e Greqise. Per fatin tuaj te keq dokumentacioni per kete problem ekziston e plote dhe eshte ezauruar nga nje pjesmarres ne te (shih Protokolli i Korfuzit, albanovaonline.com apo www.genchoti.com). E keqja qendron se Ju nuk keni lexuar tekstin origjinal te tij, por jeni kufizuar ne tekstin e ndryshuar nga ana e historiografise komuniste. Problemi i ngjarjeve te atyre viteve nuk eshte shpjeguar kurre saktesisht nga ana e historiografise komuniste dhe per fatin e keq te maturanteve te sotem, as nga ana e Juaj. Gjithsesi konfliktet ne gjirin e shoqerise shqiptare te atyre aneve perben thelbin e problemit dhe jo nderhyrjet greke apo te KNK.

Vazhdojme me tej:

Ju pretendoni se ne Shqiperine e Mesme ne vitet 1914-1915 (f. 185-186) ka ekzistuar nje kryengritje e udhehequr nga Haxhi Qamili. Ju nuk keni se si ta dini, por ne fillimet e regjimit komuniste ka pasur nje konflikt midis studiuesve shqiptar, Qamil Celes psh, dhe Enver Hoxhes per kete problem, por qe diktatorit i leverdiste ta emeronte levizja fshatare e Haxhi Qamilit per te plotesuar imazhin e shoqerise shqiptare si nje shoqeri te mbarsur me kontadikta antagoniste prej ku te kalohej ne kontradiktat midis proletariatit dhe borgjezise, shkurt fantazira historike. Nuk e di sa ne cfare pozicioni jeni Ju, por ngjarjet e atyre viteve nuk perfaqosojne ndonja hata te madhe pervec faktit qe populli shqiptar ishte akoma i pakonsoliduar politikisht dhe detyrimisht mevetesia e tij politike nuk mund te ishte veper e shqiptareve. Edhe luften per clirimin e Vlores me 1920 Ju nuk e analizoni me vertetesi (f. 199-201). Ka dokumenta qe vertetojne se Shtjefen Gjecovi ka qene ne krye te asaj lufte dhe ka dhene ndihmesen e vet duke argumentuar qe per ceshtjen kombetare Kleri Katolik Shqiptar vinte veton perpara cdo gjeje.

Cuditerisht ne librin Tuaj nuk behet fjale per grushtin e shtetit te Hasan Prishtines, ne dhjetor 1923, ngjarje e cila i parapriu grushtit te shtetit te 1924 nen udheheqjen e Fan Nolit. Ngjarjet e 1924 ishin te pergatitura me kohe, por ato deshtuan ne saje te vendosmerise se Ahmet Zogut, i cili ma sa duket ka qene ne nje konflikt politik me nje pjese te madhe te politikaneve te asaj kohe. Vrasja e Avni Rustemit ishte thjeshte preteksi shkakesor, pasi politika e asaj kohe ishte e konfliktuar nga interesat e kunderta te pjesmarresve te saj dhe ngjarjet e ndodhura jane analizuar me tendence nga ana e Juaj njesoj se ne kohen e komunizmit. Prandaj te nderuar autore historia e atyre viteve nuk mund te shkruhet ne kete menyre, Ju vetem sa keni ndryshuar pozicionin e kapitujve dhe te njerezve pjesmarres ne ato ngjarje.

Edhe per problemin e Vermoshit dhe te Shen Naumit Ju nuk thoni te verteten dhe i keni fshehur shqiptareve emrin e njeriut qe nuk lejoi Vermoshin t’i kalonte Jugosllavise. Kjo e fundit mos kujtoni se hoqi dore kaq lehte nga rrafshnalta e Vermoshit. Vendosmeria titanike e Preng Calit dhe luftetareve te tij ishte pergjigjja qe mori politika jugosllave e asaj kohe duke mos lejuar kalimin e saj ne duart e armiqve shekullor te popullit shqiptar, kur per problemin e Shen Naumit ka zera qe thone se eshte pyetur popullata fshatare e atyre aneve dhe ata kane pelqyer bashkejetesen me vellezerit e tyre sllave.

Kulmi i pasaktesise te librit realizohet ne kreun XV, faqe 257-283, ku flitet per luften nacional-clirimtare, formimin e PKSh-re dhe clirimin e Shqiperise. Jane probleme te zberthyera me kohe nepermjet nje dokumentacioni origjinal dhe te pasur, por qe autoret nuk i kane marre parasysh me dashje duke na treguar krahun e vertete politik te tyre dhe arësyet e botimit të kësaj historie. Po fillojme me rradhë duke dhënë konkluzionet e dokumentacioneve përkatëse edhe pse shumë gjëra jane dhënë në shtypin e kohës dhe internet, paçka qe ekzistojnë edhe ne libra të kohës së diktaturës.

Autorët e librit, si pa të keq informojnë maturantët e vitit 2009 mbi ekzistencën e disa grupeve komuniste (f. 260) edhe pse për këtë nuk kanë asnjë dokument, përkundrazi ekziston një dokument origjinal i shkurtit të vitit 1939 që vërteton se në Shqipëri atë vit ekzistonte një organizatë komuniste me qëndër në Shkodër me degët e saj në të gjithë vëndin. Mungesa e informacionit mbi PK të Shkodrës dhe tjetërsimin e saj në grupe komuniste përbën mashtrimin që realizoi Enver Hoxha dhe që autorët e librit tonë e kanë kopjuar pikë për pikë pa i ndyshuar as presjen. Pastaj autorët bëjnë fjalë për formimin e PK të Shqipërisë me 08 nëndor 1941 ku muarën pjesë dhe dy jugosllavë. Të gjitha këto janë mashtrimet e propogandës komuniste të 45 viteve të diktaturës, pasi e vërteta është tjetër për tjetër.

Së pari PKSh nuk është formuar me 08 nëndor 1941 në Tiranë në shtëpine e Zylfie Canit dhe nuk e formuan as shqiptarët dhe as jugosllavët. Këta të fundit nuk erdhën në Shqipëri për të formuar PKSh, siç pretendohet rëndom, por ata erdhën për të zhdukur PK të Shkodrës, prandaj dhe herojtë e parë të popullit shqiptar të akorduar nga diktatura kanë vdekur nga viti 1942 deri në gjashtëmujorin e parë të 1943-shit dhe i takonin kësaj partie, ose e thënë ndryshe grupit komunist të Shkodrës. Të nderuar autorë të historisë së popullit shqiptar, PKSh është formuar rreth datës 23 mars 1943 në rrethin e Elbasanit nga ana e britanikëve, të cilët organizuan dhe luftën antifashiste kundra okupatorit edhe pse shpesh herë ajo mori përmasat e luftës civile.

Në këtë mënyrë nuk ka si të ketë pasur komunistë në Pezë, kështu që Peza i takon forcave politike nacionaliste dhe pjesmarrja e komunistëve në të ka qënë një iluzion i Enver Hoxhës për qëllime propogandistike. Kjo kuptohet me lehtësi po të krahasohen dy proçes verbalet e Pezës me të Mukjes dhe do të kuptohet që ndryshimi është vetëm në pjesmarrjen e komunistëve në Mukje pasi pjesa tjetër është e njëjtë çka duhet të argumentojë se të dy mbledhjet janë vepër e nacionalizmit shqiptar ku komunistët nuk kanë gisht. Pjesmarrja e komunistëve në luftën nacional-clirimtare është vetëm 480 ditë, baraz me 23% të të gjithë luftës kur nacionalistët kanë luftuar plot 2063 ditë, baraz me 100% të luftës. Atehere përse krijoni situata kompromisi dhe keqinformoni maturantet e shkollave të mesme?

Problemi i luftës nacional-çlirimtare dhe lidhja e saj me Kosovën është shumë më kompleks se sa e paraqisni Ju në nënkapitujt 16.5 (f.281-283) dhe 16.6 (f.284-285). Janë ngjarje krejt të tjera, por që propoganda komuniste i tjetërsoi për qëllime politike dhe për fatin e keq të maturantëve të vitit 2009 Ju keni ndjekur këtë rrugë. Së pari, nuk është e vërtetë që Shqipëria u çlirua me 28 nëndor 1944, siç nuk është e vërtetë që midis forcave partizane dhe forcave gjermane janë zhvilluar luftime me datën 28 nëndor. Këtë datë e vendosi Pleniumi i II-të i Beratit me diskutimet e datës 25 nëndor 1944, ditë në të cilën i gjithë territori i Shqipërisë ishte pa forca nazifashiste. Ndërsa datën 29 nëndor, si ditë të çlirimit të Shqipërisë, e vendosi Asambleja Kushtetuese e 11 janarit 1946. Për fatin e keq Tuajin data e çlirimit të Shqipërisë është tjetër dhe e dhëna e saj vjen nga Zyra e Informacionit të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e cila në janar 1945 botonte revistën “Ngjarjet e Muajit”, sipas së cilës çlirimi i plotë i Shqipërisë takoi pak ditë para festës së flamurit, por shqiptarët vendosën ta festojnë me 28 nëndor. Kështu që për këtë problem kemi tre data nga të cilat vetëm njëra (25 nëndor) është reale, ndërsa të tjerat janë politike. Së dyti, nuk është e vërtetë që ushtria clirimtare e Shqipërisë realizoi mësymje në tokat e Jugosllavisë për të ndihmuar popujt e saj siç pretendoni Ju në hartën e faqes 283 dhe kjo për faktin më të thjeshtë fare: Kosova ka qënë e çliruar që me 24 nëndor 1944 kështu që partizanët shqiptarë kanë shkuar në Kosovë për arësye të tjera. Nuk është e drejtë të nderuar profesorë të shkencës së historisë të mashtroni maturantët e vitit 2009, siç nuk është e drejtë të vazhdoni rrugën e mashtrimit komunist për këto tema. Së treti, nuk është e vërtetë që krimin në Kosovë në vitin 1945 e kanë kryer vetëm forcat e UNÇJ. Ka një të vërtetë tjetër ku gishtin kryesor e ka pasur ushtria nacional-çlirimtare e Shqiperisë, e cila përgjatë kthimit nga Kosova, pasi ja dorëzoi Titos të çarmatosur, mori me vete 12 000 djem nënash kosovare, 15-25 vjeç, dhe i asgjësoi në territorin shqiptar (4000 në Qafë Mali, 4000 në afersi te Gomsiqes dhe 4000 në dalje të Shkodrës. Për të justifikuar dhe fshehur këtë krim u përdor ajo që quhet masakra e Tivarit. Historia e atyre viteve është krejt tjetër për tjetër dhe Ju nuk keni thënë asnjë të vërtetë në mënyrë absolute.

Duke u mbështetur në analizën që unë i bëra librit Tuaj konkludoj:

Kjo histori nuk është historia e Popullit Shqiptar dhe duhet ndryshuar për shumë arësye

Së pari, nuk është reale, sidomos të 2500 vitet e fundit të jetës së tij, dmth e pa vërtetë, dhe mbështetet mbi iluzione të shpikura nga një rrjet i tërë shkollash dhe njerëzish ku gisht kanë mësuesit e Juaj.

Së dyti, duhet ndryshuar se është antishqiptare.

Së treti, duhet ndryshuar, sepse mbështetet mbi një bazë filozofie idealiste pa domethënie Metodika e zbërthimit të ngjarjeve që merr në analizë shkenca e historisë është tepër – tepër e vjetër, që në kohën e Tukididit. Sot ekziston një metodikë krejt tjetër për tjetër e mbështetur në materializmin filozofik të cilin Ju a kanë ndaluar ta dini me të ardhur në pushtet Enver Hoxha.

Së katërti duhet ndryshuar, sepse është antinjerëzore, sepse është antihistoria e popullit shqiptar.

Me keqardhje Ju them se Ju keni ndjekur rrugën e mësuesve Tuaj të epokës komuniste.

Ja përse të nderuar profesorë Ju nuk mund ta kapërceni hendekun që ndan produktin intelektual të shkollës komuniste nga realiteti historik i popullit shqiptar. Nuk mundet kurrë në 374 faqe libri të përshkruhet historia e popullit më të vjetër të Europës dhe fillesa e racës njerëzore në Tokë, pasi iliret janë të tillë, por që Ju nuk dini ta argumentoni. Kjo e fundit vjen nga keqarsimimi i Juaj, viktime e te cilit eshte i gjithe populli shqiptar. Kjo do të thotë se Ju nuk mund të jeni autorët e historisë së vërtetë të Popullit Shqiptar.

Duke ju rikthyer titullit të kritikës e shoh me vënd të vë në dukje fallsitetin e kritikës së z. Shamku dhe reagimin po të tillë të profesor Metës.

 

     04.10.2009

 

 

32- Përse revoltohen ndjenjat kombëtare të shqiptarëve?

 

 

Si rrufeja ne të kthjellët më 17 shtator 2009 promovohet Enciklopedia Maqedonase dhe akademiku Bllazhe Ristovski deklaron se ajo paraqet fakte shkencore për shqiptarët; por pa kaluar java kjo akademi pranoi rishikimin e këtyre fakteve duke vënë në dyshim punën e bërë, vetëm në qoftë se e gjitha kjo është një krijesë e masmedias shqiptare. Duke e parë problemin sipas konteksit të një vëndi ballkanik, ku shkenca është një ilustracion politik, nuk na duket ndonjë hata e madhe, por kur thuhet që shqiptarët janë “njerëz mali” dhe “ardhacakë” në Maqedoni duhet ndalur pak dhe analizuar problemi pasi nocioni shkencë dhe raporti njerëz mali // ardhacakë nuk përputhen në planin e ekzistencës. Raporti i fundit nuk është shkencor dhe nuk përqaset kërkund me realitetin, sidomos për shqiptarët. Me sa duket akademikët maqedonas e quajnë veten të tillë jo se merren me shkencë, por me qënë se bota ka të tillë le të ketë dhe Maqedonia pasi ndoshta krijesa politike me një emër të tillë mundet të konkurojë në planin e mashtrimit politik dhe t’i hapë rrugë shkatërrimit të vetvetes. Kjo është përsa i përket anës empirike të krijuesve të kësaj enciklopedie, por problemi ka dhe anën tjetër të medaljes: revoltën formale të inteligjencës shqiptare brënda dhe jashtë Maqedonisë

Si është e vërteta e shqiptarëve të Maqedonisë dhe e vetë sllavëve të Maqedonisë? A mund të jetë e vërtetë që shqiptarët të kenë ushtruar dhunë mbi ta në shekullin e XVI-të dhe cili është realiteti? Kush e krijoi Maqedoninë dhe i dha një emër të lavdishëm që nuk përputhet kërkund me botën sllave? Përse maqedonasit e sotëm kërkojnë të hiqen si maqedonasit historikë të djeshëm dhe të huazojnë një emërtim politik me të cilin nuk kanë asnjë lidhje? Por më përpara se t’i përgjigjemi këtyre pyetjeve duhet parë revolta formale e inteligjencës shqiptare brënda dhe jashtë kufijve të Maqedonisë, pasi une pretendoj se i gjithë themeli i shtrëmbërimit të historisë së shqiptarëve, nga ana e maqedonasve, e ka burimin pikërisht tek kjo inteligjencë dhe tamam-tamam faji bie mbi Akademinë e RPS të Shqipërisë, e cila i ka krijuar të gjitha kushtet për lulëzimin e një shkence antishqiptare jo vetëm brënda kufijve tanë, por dhe te komshinjtë antishqiptarë. Problemi nuk është kaq formal sa duket dhe, në qoftë se do të flasim me gjuhën e shkencës, ai është tej i stërzgjatur dhe kërkon ndryshimin e metodikave që mbulojnë të tilla probleme.

Përse e ndjejnë veten të fyer sot nga Enciklopedia Maqedonase intelektualët shqiptarë kur para një viti Oliver Jens Schmitt e bëri Gjergj Kastriotin sllav? Si u përgjigjën këta intelektualë ne planin shkencor? Nuk është e mjaftueshme të thuash se Schmitt e kishte gabim, duhej një argument ne ate plan, ku të vërtetohej që Schmitt gënjente me dashje dhe ishte në rezonancë me mashtrimet e sotme të Akademisë Maqedonase të Shkencës dhe Arteve. A e kupton lexuesi shqiptar tashmë thelbin e pretendimit mbi figurën karizmatike të Gjergj Kastriotit të formatuar nga ky autor? Përse zhurma e ngritur nga shqiptarët në vitin 2009 kishte më tepër karakter popullor se sa shkencor? Përse nuk përputhet mendimi metodik i intelektualëve politik shqiptarë (përmënd ketu akademik Kristo Frashërin, Fatos Lubonjën, Ardian Klosin) me atë të studiuesve autodidaktë (përmënd këtu Qamil Alushin dhe Mexhit Demirin, Fatos Dacin, Sandër Lleshin, Ardian Ndrecën, etj.)? Çfarë fshihet këtu? Përse, më së fundi, nxorri kokë paaftësia shkencore e produktit komunist, e cila si një bllok i vetëm pretendon se Enciklopedia Maqedonase e ka gabim? Përse e ka gabim kjo enciklopedi, kur i tërë pretendimi i saj mbështetet mbi interpretimet e Akademisë së Shkencave të RPS të Shqipërisë dhe produktin intelektual të epokës komuniste? Çfarë kujtojnë këta intelektualë se u harrua e kaluara komuniste dhe bota antishqiptare do t’i mbyllë të dy sytë përpara mashtrimit te realizuar përgjatë 45 viteve të lulëzimit së saj? Në qoftë se këtë e keni realizuar në brëndësi të popullatës shqiptare, brënda shtetit të tyre, bota jashtëshqiptare nuk ka këtë mendim. Le të shohim intepretimet e kësaj akademie ne të 25 vitet e ekzistencës së saj, paçka se në një farë mënyre e kemi paralajmëruar lexuesin shqiptar për gabimet e kësaj akademie (për këtë shih Ku gaboi Akademia e Shkencave e RPSSh, botuar në gazetën “Ndryshe”, dt. 19.07.2008, albanovaonline.com, dt 12.06.2008, www.genchoti.com, tetor 2008) dhe nuk ka pasur asnjë revoltë të inteligjencës jo vetëm komuniste, por edhe post saj, dmth pas 1992. Kërkush nuk po kujtohet për atë që ka realizuar produkti intelektual komunist dhe po të mos ishte Akademia e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë gjërat do të flinin pikërisht sipas mashtrimit komunist.

Le ta them që në fillim se përgjegjësia e karakterit antishqiptar të Enciklopedisë Maqedonase të botuar më 17 shtatot 2009 është e palës shqiptare, këtu në Shqipëri, ku pseudoakademikët e të dy krahëve mundohen më të gjitha mënyrat të gënjejnë popujt e tyre, veçse pala shqiptare i shpëton përgjegjësisë pasi e ka bërë këtë në kohën e diktaturës. Por kjo të çon në përfundimin e karakterit politik të akademisë së sotme maqedonase, gjë që nuk është detyra ime për ta kostatuar. Vini re se çfarë ka ndodhur me studimet “shkencore” shqiptare që trajton problemet e gjenezës së shqiptarëve të sotëm (po ndjekim kronologjinë e përmbajtjes kohore të literaturës):

Më 1965 në Shqipëri u botua vepra madhore Iliada e Homerit. Nuk e di se sa janë ne dijeni akademikët shqiptarë, por Iliada e Homerit eshte vepra e vetme qe argumenton qe paraardhesit e helenëve nuk jane race e bardhe dhe vendbanimi i tyre, para 3500 viteve, ka qene edhe Azia e Vogel prej ku ata invaduan ishujt e Egjeut dhe tokat e fiseve ilire ne kontinent mbi të cilët ata ndikuan domosdoshmërisht, sipas interesave të vëndasve, duke e tjetërsuar një pjesë të botës ilire në epirotë. Te gjitha keto u mbuluan ne kuvendin e pare të studimeve ilire (1972), por u pa qe ekzistonin dhe nxirrnin tjeter problem per iliret, te cilin e kam evidentuar ne artikullin e botuar ne “Gazeta shqiptare”, dt. 17.09.2006, albanovaonline.com, dt. 27.11.2007, www.genchoti.com, dt. 04.10.2008: Cfare nuk dine shqiptaret e sotem nga filozofia e historise dhe gjeneza milionavjecare e popullit te tyre. Me sa kam kuptuar trinomi Akademi e shkencave – Kongresi i drejteshkrimit te gjuhes shqipe – Kuvendi i pare i studimeve ilire, përpara se te realizonin ndryshimin e historisë të popullit shqiptar, kane pasur si pengese kryesore pikerisht Iliaden e Homerit dhe ne kete menyre eshte kerkuar ribotimi i Iliades ne perputhje me kongresin e drejteshkrimit çka nenkupton ndryshimin e permbajtjes se vepres ne funksion me idete e atyre qe masakruan historin e popullit shqiptar ndër gjysmen e dytë të shekullin e fundit.

Po te krahasojme dy botimet e Iliades, te 1965 dhe te 1979, do te dallojme keto dy ndryshime kryesore:

Se pari eshte hequr në botimin e 1979 e gjithe superrelativa mbi perkthyesin (prof. Gjon Shllaku) e botuar në 1965-sën, qe (fillimisht une mendova se ishte nje prift, për këtë shih Iliada dhe Homeri në Shqipëri, albanovaonline.com-14.05.2008, www.genchoti.com 04.10.2008) eshte persekutuar dhe nuk e ka pyetur njeri per botimin e dyte. Pastaj fakti i mungeses se ekipit redaktues dhe heqja e vetelavderimit mbi punen e ketij ekipi (ne raport me punen kolosale te perkthyesit ka bere nje zero te madhe) ma ka perforcuar mendimin se botimi i dyte eshte bere pa lejen e perkthyesit.

Se dyti permbajtja e dy botimeve të atëhershme të Iliadës ndryshojne nga njera – tjetra pikerisht tek kenga e katert. Po te krahasohen vargjet 335 – 340 te botimit te 1965 me vargjet 328 – 332 te botimit te 1979 do te veme re se kane te njejten permbajtje formale, por numuri i vargut ndryshon. Perse? Si ka mundësi të përkthehet një vepër dhe t’i ndryshohen vargjet? Eshte zevendesuar emertimi i fisit te akejve me emertimin e fisit te danajve, kur dihet se akejte vinin nga ishujt e Egjeut dhe danajt nga veriu kontinental. Ne kete pike historiografia letrare shqiptare ka bere nje permbysje te realitetit duke mos evidentuar dot ndryshimet e fiseve te bashkuara nen drejtimin e Agamemnonit ne luften e Trojes. Dua t’i kujtoj lexuesit se kjo kenge eshte me kryesorja ne vepren e Homerit qe merret si argument mbi organizimin shoqeror te fiseve te atyre koherave heroike dhe te permendur rendom nga Hegeli, Fojerbahu, Marksi, Engelsi, Morgani etj. Ndryshimi i permbajtjes se kesaj kenge konform qelizave shoqerore qe kane ndertuar shoqerine parahelene te asaj kohe eshte shfrytezuar nga te vetequajturit studiues shqiptare per te ndertuar nje shoqeri paralele parailire me ate te parahelenëve te kohes se Iliades dhe per baze merret botimi i dyte i kesaj vepre, të ndryshuar me qëllim, por që kërkush nuk u revoltua në atë kohë. Kjo është arësyeja përse unë i kushtova një artikull më vete problemit të Homerit dhe Iliadës në Shqipëri (shih albanovaonline.com, dt 14.05.2008 dhe www.genchoti.com, dt 04.10.2008). Mbi këtë bazë teorike ireale kanë lindur një sërë idesh të pasqyruar nga historianë jo vetëm diletantë, por dhe tmersisht antimaterialist a thua se kjo e fundit përbën detyrën e tyre pasuniversitare. Mund të përmënd me rrallë, pa i dhënë rëndësi vitit të botimit dhe përmbajtjes specifike të punimeve, por që në thelbin e tyre bëhet fjalë për reflektim shoqëror tek popujt e Europës nga trungu pellazgo-ilir:

-Elena Kocaqin me punimin “Roli pellazgo-ilir në krijimin e kombeve dhe gjuhëve evropiane”, Tiranë 2007;

-Eva Brinja me punimin “Antikiteti, helenët janë ilirë të zbritur në Egje”, Tiranë 2005;

-A.F.Kocaqi, “Shqipja Pellazge”, Tiranë, 2009;

-Dr. Arsim Spahiun me punimin “Pellazgët dhe ilirët në Greqinë e vjetër”, Tiranë, 2006;

-Fiqiret Barbullushi me punimet: “Akili, Odiseja.. nuk ishin helenë”, Tiranë 2007 dhe “Akili dhe Agamemnonin”, Tiranë, 2009;

-Ali Eltarin (Lapi) me punimin “Pellazgët krijuesit e qytetërimit botëror”, Tiranë, 2008;

-Dr. Arsim Spahiu me punimet “Orakulli i Dodonës dhe epirotët (shek. XX-II para e.s.), mitollogjia dhe feja epirote”, vëll. I, Tiranë, 2008 dhe “Iliriciteti i maqedonasve dhe epirotëve”, Tiranë, 2006

-Myzafer Korkutin me punimin “Parailirët, Ilirët, Arbërit”, kapitulli Parailirët, Tiranë, 2003;

-Por që ekziston edhe një libër i botuar pikërisht në ato kohëra i Zahari Manjanit “Fundi i “misterit” Etrusk”, Tiranë, 1973, që lidh etruskët me ilirët pa çka se zhvillimi përkatës shoqëror ndryshon si nata me ditën.

Të gjithë këto libra studimorë nuk do të kishin asnjë të keqe me përfundimet e tyre në qoftë se nuk do të ishin në kundërshtim me ligjet e natyrës dhe me pamundësinë e pallazgëve për t’ju imponuar komshinjve sado pak. Duhet pranuar se rreth viteve 1970 – 1980 në Shqipëri literatura e këtyre problemeve nuk ka guxuar të analizojë brendinë e botës parailire (bota pellazge) dhe ta përgatisë këtë shoqëri të lidhur me botën ilire; autorët e kësaj literature, duke përfshirë edhe studiues të huaj, janë treguar shumë më të matur dhe konkretë duke e lënë në heshtje problemin e zhvillimit të botës pellazge pa çka se është tentuar të bashkohet pellazgjishtja me ilirishten edhe pse nuk njihet as pellazgjishtja dhe as ilirishtja (Kuvendi i Parë i studimeve ilire, Myzafer Korkuti, “Rreth formimit të etnosit ilir”, voll. I, f. 75). Mund të përmënd me rrallë:

-Mark Tirtja, “Elementë të kulteve ilire te shqiptarët”, Kuvendi i Parë i studimeve ilire, vëll. II, f.281-302;

-Zef Mirdita, “Studime Dardane”, f. 18;

-Karl Trajmer “Non coronabitur nisi legitime certaverit”, në “Studime për nder të Aleksandër Xhuvanit”, f. 539;

-Selim Islami-Hasan Ceka, “Të dhëna të reja mbi lashtësinë ilire në territorin e Shqipërisë”, në “Përmbledhje artikujsh arkeologjikë për historinë e lashtë të Shqipërisë” pj. I, disp. I, f. 10.

Në këtë rast këtu fshihet një ndër sekretet e shkencës së historisë së njerëzimit, që konstatohet nga pamundësia e shkences se sotme për të zbuluar shënjën dalluese të popujve nga popujt jashte karakterit racor, por brënda kuadrit shoqëror të zhvillimit dhe këtu qëndron anaidealiste e studimeve të sotme historike. Kjo pamundësi çoi në përfundimin e ekzistencës së një shoqërie ilire të organizuar sipas mënyrës shtetërore edhe pse pothuajse te gjithe studiuesit e huaj e kane konsideruar te pamundur. Kujtoj te gjithe referuesit e huaj ne Kuvendin e Pare dhe te Dyte te studimeve ilire e qe jane kundershtuar me force nga studiuesit shqiptare te epokes komuniste pa asnje lloj argumenti dhe ne kundershtim me filozofine materialiste, ku ata kane pase pretenduar ne ate kohe se mbeshteteshin.

Të ndërtosh një shoqëri ilire në mënyrë artificiale dhe t’i dedikosh shtetin ilir, paralel me qytet-shtetet greke, do të thotë të mos kesh kuptuar thelbin e shkencës së historisë të njeriut dhe përmasën më kryesore të saj, atë që shkencat e tjera e kanë të konsoliduar dhe mbi çbazë ekzistojnë bindëshëm: botën e relacioneve universale me pasojat dhe shkaqet e veta rastësore dhe të domosdoshme. Mund të përmënd me dhjetra studiues shqiptarë të viteve 1960-1990 që analizojnë shoqërinë ilire duke arritur në përfundimin mbi ekzistencën e shtetit ilir, por pa e argumentuar dot ne planin hapsinor shoqeror; si për shëmbull

– në Kuvendin e parë të Studimeve Ilire (1972): Aleks Budën, Stefanaq Pollon, Myzafer Korkutin, Selim Islamin, Neritan Cekën, Skënder Anamali, të cilët pretendonin se shoqëria ilire kishte arritur stadin e zhvillimit deri në vendosjen e marrëdhënieve skllavopronare të prodhim-shkëmbimit.

-Më pas paraqiten pjesmarrësit në Konferenca kombëtare e studimeve etnografike, f. 209, me kumtesen “Mbi disa tipare te se drejtes zakonore”.

– F. Drini në “Bibliografi e arkeologjisë dhe historisë së lashtë të Shqipërisë 1972-1983”, f. 37;

-Aleks Buda në “Shqiptarët dhe trojet e tyre”, f. 29;

-Aleks Buda në “Etnogjeneza e popullit shqiptar në dritën e historisë”, Konferenca kombëtare për formimin e popullit shqiptar të gjuhës dhe të kulturës së tij, f. 18, Tiranë, 1988.

-Neritan Ceka në “Apollonia e Ilirisë”, f. 65 dhe “Qyteti ilir pranë Selcës së Poshtme”, f. 6;

-Gjerak Karaiskaj, “Butrinti dhe fortifikimet e tij”, f. 25;

-Myzafer Korkuti, “Mbi disa probleme etnike të historisë së lashtë të Shqipërisë”, në Zëri i Popullit, dt 18 maj 1985;

-autorët e tekstit universitar: “Historia e shtetit dhe e së drejtës në Shqipëri”, kreu I-rë, f. 3-20; te cilet u kane mesuar studenteve shqiptare menyren se si permbyset historia e popullit shqiptar ne fushen e juridiksionit.

-Selim Islami me “Historia e Ilirëve”, Tiranë 2008;

-Kristo Frashëri me “Historia e Qytetërimit shqiptar”, Tiranë 2008;

-Arion Hysenbegas me “Ngadhënjim mbi mijëravjeçarët”, Tiranë 2009;

-“Historia e Popullit Shqiptar”, vëll. 1, botim i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, Instituti i Historisë, Tiranë 2002;

-“Himara në shekuj”, botim i Akademisë së Shkencave, Tiranë 2002;

-Neritan Ceka, Myzafer Korkuti me “Arkeologjia”, Tiranë, 1993;

-Moikom Zeqo me “Aspekte të mitologjisë ilire” ku pretendohet se këta të fundit kishin politeizmin e tyre, f. 38;

-Neritan Ceka me “Ilirët”, Tiranë, 2001;

-Mexhit Kokalari me “Epiri, kryeqëndra e qytetërimit antik në Europë”, Tiranë 2001;

-Kristo Frashëri me “Historia e Kosovës”, Tiranë, 2008.

Por të gjithë këto binin ndesh me pikëpamjet dinjitoze të shkencëtarëve shqiptarë të Kosovës, të cilët e njihnin proçesin e formimit të shtetit shumë më mirë se studiuesit shqiptarë në tokën mëmë duke mos pranuar kompremisin. Mund të përmënd:

-Zef Mirditën me punimin “Studimet Dardane”, Tirane 1982

-Ali Hidrin me “Historiografia jugosllave mbi shtetin ilir” në Kuvendi i Parë i sturimeve ilire, vëll. 1, f. 349-351,pjesa 1: Mendimi që mohon ekzistencën e shtetit ilir.

Më ka habitur pa masë kurajo shkencore e studiuesit Damian Komata, i cili punimin e tij “Qyteti iliro-arbëror i Kaninës” nuk e politizoi sipas pikëpamjeve të Enver Hoxhës duke heshtur në drejtim të organizimit shoqëror të banorëve të Kaninës së lashtë.

Metodika shtetërore e studimeve shqiptare u shtri edhe për periudhën mesjetare të Europës ku popullata arbërore na paska pasur principatat e veta feudalë dhe Gjergj Kastrioti shtetin e tij feudal. Nga njera ane kjo lidhte iliret me arberit, por krijonte pamundesine teorike te lidhjes se duetit te mesiperm me boten shqiptare. Pak a shume kemi keto studime, per këtë problem, me këtë përfundim (pa i dhënë rëndësi kohës së botimit):

-Kasem Biçoku, “Për Skëndërbeun”, f. 270-278, Tiranë, 2005

-Pëllumb Xhufi, “Nga Paleologët tek Muzakajt”, Tiranë, 2009

-Kristo Frashëri, “Skëndërbeu, Jeta dhe Vepra”, f. 176-208, Tiranë, 2002

-Kahreman Ulqini, “Bajraku në organizimin e vjetër shoqëror”, f. 130, Tiranë, 1991

-Pranvera Bogdani, “Prirjet drejt bashkimit shtetëror të trojeve shqiptare në gjysmën e dytë të shek. XIV dhe në fillim të shek. XV”, në Konferenca kombëtare për formimin e popullit shqiptar të gjuhës dhe të kulturës së tij (2-5 korrik, 1982), f. 121-131, Tiranë, 1988

-Selami Pulaha, “Pronësia feudale në tokat shqiptare (shek. XV-XVI)”, Tiranë, 1988.

-“Etnogjeneza e popullit shqiptar”, Tirane 1982, f. 82.

Permbledhja analitike e ketyre punimeve na çon ne ndertimin e ekuacionit dinamik te meposhtem, i cili eshte i afte te lidhe te tre fazat e pretenduara historike te banoreve te trojeve te banuar me vone nga shqiptaret, skllavopronarine + mesjeten e mesme + mesjeten e vone:

                   shteti ilir → shteti arber → shteti feudal i Skenderbeut

Por nga ana tjeter ky ekuacion, aq i lehte per t’u ndertuar, e hedh ne ere lidhjen e popullatave te mesiperme me popullaten shqiptare te shekullit te XX-te duke krijuar hendekun e pakapercyeshem te lidhjes se popullit shqiptar me ta, gjë të cilën do ta shohim më poshtë

Krahasimi i te gjitha ketyre studimeve me gjendjen reale shoqerore te popullit shqiptar ne fillim te shekullit te XX-te tregon se interpretimet e ketyre studiuesve nuk jane jo vetem reale, por ato, mbi te gjitha, e kane ndryshuar esencen e autoktonise se popullit shqiptar ne dem te tij duke arrire ne perfundimin se shqiptaret jane autoktone relative edhe pse ky nocion nuk mund te ekzistoje nga pikepamja gjuhesore, pasi jane dy fjale te kunderta qe nuk mund te perbashkohen dot (autokton do te thote jo i ardhur, vendas, dhe perbashkimi i saj me nocionin relativ eshte i pakuptimte). Mbi kete baze analitike nuk mund te arrihet ne perfundimin se shqiptaret jane te ardhur rreth shekullit te 30 pa. Kri. (kështu pretendon studiuesi Emil Lafe, sipas të cilit ilirët janë të ardhur 3000 vjet pa. Kri., vetëm se këtë e ka thënë në një intervistë televizive). Pasi ne kete rast ata nuk jane autoktone dhe kjo eshte ndihmesa e pare qe Akademia e Shkencave te RPSSh i ka dhene botes antishqiptare.

Fakti që në fillim te shekullit e XX-të shqiptarët kanë në brëndësi të organizimit të tyre social elemente shoqerore te mëposhtëm sipas nje dinamike rigorizisht ligjore dhe te barabartë me popujt e prapambetur kohorë jashte races se bardhe (psh inkasit dhe acteket i kane keto karakteristika me kete hapsesire në shekujt XIV-XV pas Kri.) duhet te sherbeje si nje argument bindes mbi ekzistencen e nje organizimi shoqeror larg shtetit klasor. Pikerisht ne kete pike qendron e fshehta e gjenezes se popullit shqiptar dhe pikerisht kete pike nuk ka mundur te evidentoje Akademia e shkencave te RPSSh. Panorama hapsinore e ketyre elementeve eshte analizuar si me poshte:

1-pronën fisnore;

-keshte pranohet qe ne mesjeten e vone europiane shqiptaret kishin pronen e perbashket, (“Konferenca kombetare e studimeve etnografike”, Tirane 1974, f. 171)

-pranohet ekzistenca e dy formave te pronesise: ajo e perbashket dhe prona private ku e para nepermjet nje procesi gradual kalon ne te dyten (Kumtesa e Rrok Zojzit “Mbeturina te rendit fisnor ne disa mikrorajone te vendit tone”, Konferenca kombetare e studimeve etnografike, Tirane, 1974, f. 169)

-pranohet bashkesia e pronave te vogla private, prona cifligare dhe prona e perbashket te trasheguar nga rendi i bashkesise primitive (“Konferenca kombetare e studimeve etnografike, Tirane, 1974, f. 220”).

2-të drejtën zakonore të pashkruar

Ne shekullin e XX-te kjo e drejte ekziston mirefilli ne permasa absolute kur deri me 1944 e suprimonte pushtetin qendror shteteror ne Tirane. Ekzistenca e saj nuk eshte analizuar kurre ne permasa mbarekombetare dhe rrjedhimisht asnjehere nuk eshte konstatuar diferenca midis tyre jo vetem ne permbajtje, por as ne planin kohor. Puna titanike e te vetmit studiues te kesaj fushe, profesorit te nderuar Rrok Zojzi (nje studim ne 6000 faqe a4, kam pasur fatin e mire ta shoh me syte e mi), u zhduk me vdekjen e tij. Puna e profesorit te nderuar u muar neper kembe mbi c’baze linden nje sere punimesh me pretendime pa domethenie. Keshte qe ngelen vetem punimet e At’ Shtjefen Gjecovit dhe Imzot Frano Ilias mbi “Kanuni i Lek Dukagjinit”, Tiranë 1933 (ribotuar i plote me 1993) dhe “Kanuni i Skenderbeut”, Milot, 1993. U cfaqen me vone “Kanuni i Lek Dukagjinit (varianti i Pukes)” me autor Xhemal Meçi, Tirane, pa vit botimi; “Kanuni i Dibres” me autor Xhafer Martinin, bot. I,Tirane, 2003 dhe bot. II, Tirane, 2007; “Kanuni i Labërisë” me autor Ismet Elezi me ndihmën e prof. Rrok Zojzit, Tiranë, 2006 që ishte vazhdimi i librit “E drejta zakonore e Labërisë” me botim ne vitin 1994 dhe 2002 të të njëjtit autor rëndësia e të cilit ishte e paçmueshme pasi plotësonte kuadrin gjeografik të të drejtës zakonore shqiptare anë e kend Shqipërisë duke treguar ekzistencës e një qelize në mënyrë determinuese në zhvillimin shoqëror të shqiptarëve përgjatë shekullit të XX-të; “Kanuni i Lures (kararet e dheut)”, botuar ne revisten lokale Dibra dhe Dibranët, Peshkopi, 1981; ndërsa më 2003 u botua “Statutet e Shkodrës”, nga ana e Komitetit të pajtimit kombëtar, me një hyrje të prof. Ismet Elezit, dhe më 2009 “Statutet dhe urdhëresat e Kapitullit të Kishës Katedrale të Drishtit”, me përkthyer dr. Musa Ahmeti dhe dr. Etleva Lala.

Por falë studimit të shumë autorëve të huaj dinjitozë janë realizuar intepretime që tregojnë se e drejta zakonore shqiptare ka qënë prezent mirëfilli edhe në shekullit e XX-të. përmënd me rrallë, pa i dhënë rëndësi kohës dhe përmbajtjes:

-M. E. Durham, “Për fiset, ligjet e zakonet e ballkanasve”, Tiranë 2009

-Margaret Hasluk, “Kanuni shqiptar (ligji i pashkruar shqiptar)”, Lisitan, 2005

-“E drejta zakonore, shoqëria, ligji” me grup autorësh ku komentohet kanuni i Lek Dukagjinit, por që i janë bashkangjitur studimet e dy autorëve shgqiptarë të cilët kërkojnë të argumentojnë shtetin mesjetar shqiptar në bashkëjetesë me këto kanune

-Tre punimet e At Giuzepe (Zef) Valentinit: “Statuti personal në Shqipëri në epokën e Skëndërbeut”, Tiranë 2007, “E drejta e komuniteteve në traditën juridike shqiptare”, Tiranë, 2007 dhe “Ligji i maleve shqiptare (nga relacionet e Misionit Shëtitës Jezuit në Shqipëri 1880-1932)”, Tiranë 2007.

Këto kanune dhe statute ndahen në tre grupe kryesore:

1-Statutet e qyteteve, ai i Drishtit datohet i shkruar në vitin 1468, por gjurmët e të cilit datohen që në vitin 1397, të paktën (f. 19); ndërsa ai i Shkodrës pranohet të ketë ekzistuar që në dhjetëvjeçarin e parë të shekullit të XIV dhe para vitit 1346, kur Stefan Dushani mori titullin perandor (car), (f. 1,2). Flitet për ekzistencën edhe të statuteve të Durrësit, Tivarit dhe Budvës (po aty).

2-Kanunet e kohes e mesjetës së vonë, Luk Dukagjinit dhe Skëndërbeut me shtrirje kohore deri në shek. e XX-të

3-Kanunet popullore si ai i Dibrës, Laberisë dhe Lurës me shtrirje kohore deri në shek. e XX-të.

Krahasimi i përmbajtjes sipas këtij grupimi nxjerr përfundimin se ekzistenca kohore e tyre eshte ne proporcion te zhdrejte me permbajtjen gje qe te con ne perfundime te tjera nga ato te pretenduara nga autoret, ku vlen të përmëndet se hartimi i tyre është bërë për qëllime krejt të tjera nga njëri grupim tek tjetri. Ne kete fushe ka shume pune per te bere vecse gjerat duhet t’i neneshtrohen nje metodike tjeter analitike, perfundimet e te ciles te cojne ne perfundimin qe aplikatoret e ketyre kanuneve jane njerezit me te vjeter te Europes dhe si te tille jane te vetmit autoktone “absolute” te kontinentit. Problemi i te drejtes zakonore shqiptare nuk eshte aspak ashtu sic shkruhet nga studiuesit shqiptare; ka ardhur koha te ndryshohen interpretimet mbi kete te drejte dhe t’i jepet vendi i merituar ne historine e popullit shqiptar, pasi eshte nje nder dy qelizat kryesore pergjegjese te mbijeteses se popullit shqiptar nder shekuj, sidomos pas shekullit te XV-te kur popullata arberore ka qene ne prag te zhdukjes totale. Kete gje shqiptaret e sotem nuk e dine dhe historiografia komuniste ka heshtur per kete fakt. Perjashto hapesiren Lezhe-Puke-Mat-Gramsh-Kavaje-Tirane-Kruje, sipas ndarjes se sotme administrative, e gjithe pjesa tjeter e territoreve te banuara nga arberit ka qene e pushtuar nga sllavet e Veriut dhe Lindjes së Ballkanit me tendencë eleminimin e te gjithe botës arbërore. Kjo eshte ndihmesa e dyte qe Akademia e Shkencave te RPSSh i ka dhene botes antishqiptare.

3-familjen patriarkale,

-vete ndertuesi i rendit komunist shqiptar ka pranuar se familja patriarkale dhe mbeturinat e rendit fisnor ekzistojne mirefilli ne Shqiperi (Enver Hoxha, Vepra 43, Tirane, 1984, f. 498 dhe Vepra 47, Tirane, 1985, f. 234,

-pranohet se ne prak te clirimit familja patriarkale ka qene nje tip mbizoterues ne qytet dhe fshat (Zana Alia, “Familja socialiste dhe struktura e saj”, Tirane, 1988, f.17

-pranohet qe familja patriarkale ishte monogami per gruan dhe poligami per burrin (Enver Hoxha, vepra 13, Tirane, 1980, f. 58)

-ky pozicion i familjes ka ekzistuar deri ne ditet tona kur me 1988 ne fshatin Sakat, te rrethit Puka, shtetasi S.H. kishte dy gra, njeren e kishte divorcuar (por e mbante ne shtepi si kryezonje) dhe tjetra ishte mbesa e te pares me te cilen kishte 27 vjet diference dhe 8 femije. Po keshte ne Gjinar te Elbasanit nje banor kishte dy gra, por nen presionin e fshatit e ndau njeren. Kjo gjendje e familjes ka qene prezent edhe ne fshatrat e rrethit te Dibres deri rreth viteve 80. Me studimin e ketij problemi jam marre personalisht per 36 vjet ne te gjithe territorin e Shqiperise dhe gjerat jane pak si anormale pasi patriarkaliteti familjar mund te quhet i eleminuar plotesisht vetem pas vitit 1992 dhe jo per merite te politikes komuniste, e cila e goditi patriarkalitetin familjar për të ndërtuar familjen socialiste, përmbajtja e së cilës nënkupton shumë më tepër parametra se sa ato të deklaruara.

4- mbetjen e besimeve pagane krahas besimeve monoteiste;

-pranohet konvertimi i paganizmit në krishterim (Skënder Muça në studimin “Krishterimi në shekujt V-VI dhe roli i tij në proçeset integruese në territoret e Ilirisë së Jugut”, Krishterimi ndër shqiptarë, f. 137, Shkodër 2000).

-pranohet qe tek banoret e kultures se Komanit ruheshin ende mbeturinat e kulteve pagane (“Etnogjeneza e popullit shqiptar”, Tirane, 1982, f. 77, 78)

-pranohet se nder shqiptaret e Jugut dhe te Veriut ekzistojne besime pagane te trasheguara nga bota ilire ( “Elemente te kulteve ilire te shqiptaret”, Kuvendi i pare i studimeve ilire, vell, II, f. 284

-pranohet se kultura popullore shqiptare e kishte te gershetuar monoteizmin e krishtere me elemente pagane te trasheguar nga epokat e meparshme (“Kultura popullore si shprehje e vecorive etnike dhe e formimit te kombit shqiptar”, Konferenca kombetare e studimeve etnografike, Tirane, 1974, f. 41)

5-klasat shoqerore,

-pranohet diferencimi ekonomik, por klasat antagoniste konsiderohen te paformuara (Koli Xoxe, “Marko Bocari”, Tirane, 1988, f. 8, 10)

-pranohet qe iliret njihnin ndarjen klasore te shoqerise se tyre (J. Adami, “Rruge dhe objekte arkeologjike ne Shqiperi”, f. 7)

-pranohet fillimi i grupimeve shoqerore te diferencuara deri ne periudhen e bronxit te mesem (B. Jubani, “Germime ne vorrezat tumolare ilire te Krumes (Rrethi Kukesit)”, Permbledhje artikujsh arkeologjike per historine e lashte te Shqiperise, disp. I, f. 151)

-pranohet organizimi fisnor ne disa mikrorajone te Shqiperise ne shek. XX-te (Kumtesa e Rrok Zojzit mbajtur ne Konferencen Kombetare te studimeve etnografike, 28-30 qershor 1976).

-pranohet pabarazia shoqerore tek disa grupe te vecenta te popullates ilire (B.Jubani, “Te dhena per kulturen tumulare”, Kuvendi i I-re i studimeve ilire, vell, I-re, f. 192.

-pranohet ekzistenca e aristokracise fisnore ilire (S.Anamali, “Qytetet Dyrrah e Apolloni dhe marredheniet e tyre me iliret”, Permbledhje artikujsh arkeologjike per historine e lashte te Shqiperise, disp. II-te, f. 362, 362-363)

-pranohet se shoqeria ilire ne shek. V-IV pa. Kri. kishte hyre ne rrugen e shoqerise me klasa. (M.Korkuti, “Vendbanimi prehistorik i Trenit”, Permbledhje artikujsh arkeologjike per historine e lashte te Shqiperise, disp. I-re, f. 82-83)

-pranohet se ne kohen e pushtimeve romake keta te fundit gjeten nje popullsi me marredhenie skllavopronare te konsoliduara. (S.Anamali, “Nga iliret tek Arberit”, Kuvendi i I-re i studimeve ilire, vell. II-te, f. 28).

-pranohet ekzistenca e aristokracise fisnore dhe kalimi i saj ne klase skllavopronare (grup autoresh, “Problemi ilir dhe i gjenezes se shqiptareve ne driten e kerkimeve arkeologjike shqiptare”, Permbledhje artikujsh arkeologjike per historine e lashte te Shqiperise, disp. I-re, f. 156-157)

-pranohet ekzistenca e aristokracise fisnore (po aty)

Per menyren dhe ekzistencen e klasave shoqerore studiuesit shqiptare kane qene te ndare ne dy grupime ku grupi i perkrahesve te klasave antagoniste nuk ka qene i afte per te argumentuar menyren e formimit te tyre.

Krahasimi i të gjithë punimeve studimore të intelektualëve shqiptarë me studimet mbi gjëndjen reale historike të popullit shqiptar nga shek. XVIII deri në fillim të shekullit të XX-të çon në përfundimin se studiuesit shqiptare jane te ndare ne dy pjese persa i perket qellimit te punimeve te tyre; pasi ne qofte se njera pale pretendon mbi ekzistencen e shtetit ilir,arber dhe te Skenderbeut pa i dhene rendesi perfundimeve qe dalin nga kjo ide antirealiste, nga punimet e pales tjeter rezulton se midis dy popullatave, dmth shqiptare dhe parashqiptare, nuk ka asnjë lidhje birërie dhe afiniteti. Shkenca shqiptare e sotme duhet te beje perzgjedhjen e materialit perpara se te akuzoje te tjeret per pasaktesi dhe te tentoje argumentimin e autoktonise te popullit shqiptar në një rrugë tjetër. Në qoftë se të gjithë materialisn e parafolur do ta konsiderojmë të saktë, atëhere popullata arberore konsiderohet vëndase, ndërsa popullata shqiptare duhet të konsiderohet e ardhur, por jo njerëz të malit. Kjo mospërputhje dhe pamundësia teorike për tu realizuar ndonjëherë u ka shpëtuar akademikëve maqedonas, çka të çon në përfundimin se kjo enciklopedi përpara se të jetë e tillë është politike me qëllime te mbrapshta politike.

A nuk do të thotë kjo se shqiptarët janë ardhacakë, pas ilirëve? Përse nuk u revoltua inteligjenca shqiptare e kohës së komunizmit me këtë mashtrim në atë kohë? Apo kështu i interesonte Enver Hoxhës për të realizuar praninë e shtetit kapitalist shqiptar si paraardhës të revolucionit socialist? A kam të drejtë të pretendoj se shtrati i antishqiptarizmit maqedonas është pikërisht Kuvendi i parë i Studimeve ilire dhe konferencat e ndryshme, të konsideruara shkencore, të mbajtura për të vërtetuar autoktoninë e popullit shqiptar?

Vazhdojmë më tej: si mund të vërtetohet autoktonia absolute e popullit shqiptar dhe përse ata nuk mund të jenë të ardhur? Vërtetimi i kësaj teze hedh të erë të gjithë historiografinë e sotme botërore pasi kërkon të ndryshohen dy gjëra thelbësore në të. Së pari: parimin e lindjes së njeriut në Tokë, baza teorike e të cilit ndryshon të gjithë metodikat e përdorura deri më sot. Kërkohet të kalohet nga parimi monogjenetik në atë poligjenetik ku thelbi i problemit përkufizohet: njeriu ka lindur në kohëra dhe vënde të ndryshme të globit sipas kategorisë rastësi-domosdoshmëri ku rastësia e racës së bardhë mrekullisht ka mundur të jetojë prej mbi 10 milion vjetësh (kjo është një temë krejt më vete që kërkon ndryshimin e botëkuptimit të studiuesve). Së dyti, asnjë fakt nuk mund të intepretohet sipas marrëdhënieve te brendeshme ku influenca e relacioneve universale e kanë tjetërsuar botën njerëzore duke krijuar hibridizime, analiza e të cilave i nënshtrohet minimumi dualitetit të këtyre marrëdhënieve, pasi ato janë më të shumta dhe ndikuese. Problemi qëndron në zbulimin e ligjeve te ndryshimit që realizon bota e relacioneve dhe kjo përbën thelbin e historisë së njerëzimit. Nuk mund të ecet më me metodikën ekzistuese; gjërat janë shumë më të thjeshta dhe të qarta sipas ndryshimit që kanë sjellë këto relacione. Gjëja më kryesore në këtë metodikë është tjetërsimi i ecurisë së kohës ku për botën njerëzore koha nuk ecën thjeshtë përpara nga e kaluara në të tashmen dhe të ardhmen, ajo jo vetëm që tjetërsohet (mbi bazën e paradoksit të dy binjakëve), por ajo ndalet në vënd dhe kthehet mbrapsht. Koha shoqërore nuk përputhet me kohën biologjike, karakteristikë kjo përpara ndarjes së punës, kimike e mëtej. Problemi nuk është thjeshtë vetëm botëkuptimor, këtu qëndron sekreti i influencës së njeriut mbi njeriun dhe bota ilire e ka pësuar në kurriz duke fshehur prejardhjen e saj milionavjeçare dhe faktin e themelueses së racës së bardhë. Bashkoni gjëndjen e sotme të shqiptarëve me shpejtësinë e zhvillimit shoqëror dhe do të keni përpara syve fillesën e njeriut në kontinent.

Për të realizuar këtë ndryshim botëkuptimor është e nevojshme të sillet në skenën teorike parametri dallues i popujve, që ne në shumë mënyra e kemi publikuar në disa gazeta (Gazeta Shqiptare, Ndryshe) dhe internet (shih albanovaonline.com dhe www.genchoti.com) ku mund të përmënd:

-Çfarë nuk dinë shqiptarët e sotëm nga filozofia e historisë dhe historia e prejardhjes milionavjeçare të popullit të tyre

-Raporti kohor-hapsinir ose Teoria e absolutizmit analitik (ndryshe: teoria e unitetit të materies

-Konspekti i një libri që pretendoi se avancoi mbi A. Ajnshtajnin, Stephen W.Havking:”Një histori e shkurtër e kohës”

-Çfarë donte të zgjidhte teoria e Ajnshtajnit?

-Rreth kritikës së filozofisë shqiptare mbi materializmin dialektik dhe historik.

Gjetja e këtij parametri të çon në lidhjen e tij me dinamikën specifike të çdo populli ku shpejtësia e zhvillimit shoqëror është në përpjestim të zhdrejtë me kohën e lindjes. Sa më i vjetër që të jetë një popull, aq më i prapambetur është ai në raport me të tjerët, aq më i pa mundëshëm është ai në ndikimin e tij mbi komshinjtë, aq me pak leviz ai ne planin mekanik te levizjes shoqerore (parimi ligjor mbi pamundesine e ndikimit te formave me te ulta te levizjes mbi format me te larta gjen zbatim vertetues pikerisht tek bota e njeriut dhe pikerisht tek shqiptaret e sotëm). Ne kete pike te fundit nuk eshte e veshtire te argumentohet pamundesia e shqiptareve per te qene “ardhacake” ne keto troje, dhe te kene ushtruar dhune mbi komshinjte e vet. Per te qene te sakte duhet pranuar qe kete zanat shqiptaret dhe paraardhesit e tyre e kane mesuar pikerisht nga keta komshinj dhe e kane aplikuar pikerisht kundra tyre. Dhuna e aplikuar kundra sllaveve bullgare nuk ka qene veper e shqiptareve, por e politikes dhe shqiptaret e kane arritur kete perfaqesim vetem ne shekullin e XX-te. Gjerat duhen thene sipas ligjeve te natyres dhe jo si na pelqen ne t’i intepretojme. Por, nga ana tjeter, ky parim con ne perfundimin se bota sllave nuk mund te relatohet kurrsesi me boten ilire dhe te pasardhesve te tyre. Realizimin e ketij relatimi mund te gjeje zbatim vetem po te zhduket bota pas ilire. Ja perse, duke filluar nga shek. VI, sllavet kane kryer nje krim kundra njerezimit, te cilin po e vazhdojne per mbi 1400 vjet pa pushim. Kjo eshte aresyeja kryesore perse sllavet jane te ardhur dhe iliret dhe pasardhesit e tyre jane autoktone absolute.

Shtrojme pyetjen: Cfare kerkon te fshehe Akademia e Shkences dhe Arteve te Maqedonisë me pretendimin e saj? Cfare ndihme i ka dhene kesaj akademie, akademia shqiptare e shkencave?

Shume flitet per krime kundra njerezimit, por asnjehere nuk eshte thene per krimin qe kryhen sllavet kur pushtuan Ballkanin nga shekulli i VI pas Kri. e ketej. Per te mbuluar kete krim (zhdukjen e te gjithe ilireve ne Ballkanin Verior, Qendror dhe Lindor) u perdor teoria e prejardhjes se shqiptareve nga iliret dhe qe popujt e Ballkanit kane gjithmone dicka nga iliret. Te dy keto pika mund te intepretohen si te duash, por teoria e absolutizmit analitik i perjashton ato, ne drejtim te saktesise, kur i krahason me zhvillimin e sotem te popujve perkates. Konkretisht popujt e Ballkanit, me perjashtim te shqiptareve, nuk kane asnje therrime nga trashegimia ilire per faktin me te thjeshte fare: popujt e Ballkanit, pasardhes te sllaveve, rrjedhin nga nje popull qe disponon shpejtesine me te madhe te zhvillimit shoqeror ne Europe dhe detyrimisht nuk mund te relatohen me iliret, kur keta te fundit kane shpejtesine me te vogel te zhvillimit ne bote dhe detyrimisht nuk mund t’i imponohen relatoreve rastesore ne asnje pike. Pastaj shqiptaret e sotem nuk rrjedhin ne menyre te drejteperdrejte nga iliret; eshte nje hallke ndermjetese midis tyre dhe ata jane epirotet. Keta te fundit rrjeshin nga iliret dhe jane te tille per sa kohe qe nuk krijuan relata me parahelenet. Ne momentin e fillimit te ketyre relatave iliret-epirote njihen ne histori dhe vetem keta njeh historia, kurse iliret e stervjeter, pasardhesit e vetem te lidhur me pellazget jane te panjohur nga ne per shkaqet e politikes kriminale te sllaveve te Jugut. Pikerisht kjo e vertete eshte fshehur nga Akademia e Shkencave te RPSSh me dashje. Ne te kunderten, pjestaret e saje kane qene dhe jane te paafte profesionalisht.

Ky eshte dualiteti shkakesor i aresyes perse Enciklopedia Maqedonase i etiketon shqiptaret si njerez te malit dhe ardhacake. Gjendja shoqerore e shqiptareve te sotem perputhet plotesisht me gjendjen e parashqiptareve te afert dhe te larget, por qe studiuesit e larte te akademise nuk u pelqen ky fakt dhe kane shpikur nje pozicion politik qe i largon shqiptaret nga paraardhesit e afert dhe te larget te tyre.

 

01.10.2009

 

 

31 – Rreth kritikës së filozofisë shqiptare mbi materializmin dialektik dhe historik

(ne realitet filozofi politike bolshevike dhe antishqiptare)

 

 

Në qoftë se ka ndonjë fushë të teorisë ku studiuesit shqiptarë nuk kanë dhënë ndonjë ndihmesë, sado të vogël, por e kanë kopjuar atë nga shkolla bolshevike staliniste pikë për pikë pa i ndryshuar asnjë presje, është pikërisht mendimi filozofik nën pamjen e librit: Materializmi dialektik dhe historik; herë botuar në një vëllim (1971, 1974) e herë në dy vëllime (1981,1983), me autor një ekip profesorësh “filozofë”, “estetë”, “politologë” (përmënd: prof. Agim Popa, prof. Alfred Uçi, prof. Zija Xholi, doc. Kristaq Angjeli, doc. Servet Pëllumbi) të kryesuar nga një anëtar të byrosë politike të PPSH (prof. Foto Çami) duke treguar rëndësinë e jashtëzakonshme që ka pasur kjo fushë e teorisë për komunizmin shqiptar. Rëndësia kishte mbërritur deri në atë fazë sa ishte pjesë e tekstit mësimor kryesor në universitet dhe nuk mund të merrje dipllomën e shkollës së lartë dhe titullin doktor shkencash pa e dhënë në provim nga fillimi deri në fund këtë materializëm. Në artikullin mbi Protokollin e Korfuzit (shih albanovaonline.com dhe logoreci.com, 20.07.2009) akuzova arsimin komunist shqiptar për keqarsimim të shqiptarëve, përgjatë viteve 1945-1991, për interesa politike me libra të prodhuar për këtë qëllim. Literatura në fjalë i ka shërbyer pikërisht kësaj politike dhe është e vetmja literaturë ku lektorët shqiptarë të universiteve tona nuk kanë guxuar të thonë asnjë mendim të tyre në mënyrë absolute dhe çdo devijim nga tekstet sovietike i kushtonte deri dhe jetën (autorët kanë firmosur për mosreferim në veprat e filozofëve dhe ekonomistëve sovietikë). Jam shumë kurioz të dij: a kanë dyshuar ndonjëherë në ato që thonin, apo i kishin bindje private dhe këto bindje kërkonin me çdo çmim t’ja ngulitnin në kokë studentave? Unë pretendoj se është kjo e fundit dhe si shkak fillestar duhet të ketë qënë paformimi i tyre edukativ e arsimor per shkak të prejardhjes së tyre fshatare, e të disa jo shqiptare, dhe larg qëndrave kryesore të kulturës shqiptare. E keqja është se këtë paformim edukativ e arsimor ata ja kanë trasmetuar brezave të mëvonshëm me permasa absolute duke më çuar në përfundimin e mësipërm mbi shkollën shqiptare komuniste.

Në realitet libri mbi materializmin dialektik dhe historik shqiptar nuk ka qënë vepër e teoricienëve shqiptarë, por ata e patën kopjuar nga tekstet sovietike të shkruar dhe kopjuar nga veprat e Leninit, Stalinit dhe dishepujve të boshevizmit. Pa asnjë mëdyshje materializmi dialektik dhe historik shqiptar ka qënë tipikisht një libër i thurur në mënyrë të tillë që të fshihte karakterin antimarksist të të gjithë revolucionit bolshevik dhe veprimtarisë së PPSH duke e shtrëmbëruar marksizmin deri në atë masë sa të mos kishte asnjë lidhje, qoftë dhe të largët, me ato që kishte shkruar Marksi me Engelsin. Sot shqiptarët të arsimuar përgjatë viteve 1945-1991 nuk e dinë se filozofia që ata patën bërë në shkolla ka qënë një antimarksizëm i kulluar. Vetë Marksi me Engelsin nuk kanë qënë filozofë të komunizmit, siç i paraqiste shkolla bolshevike e Stalinit, por ata kanë qënë filozofët e parë të kapitalizmit globalist dhe projektuesit e parë të rendit të përbotshëm të kapitalit. Kjo sot mund të duket e çuditshme dhe ishte harruar, por, duke qënë pikërisht kështu dhe duke u kujtuar sot, në ndihmë na vjen autori i tekstit: Çështje të materializmit dialektik, Xhemil Frashëri, të botuar më 2009, i cili na freskon leksionet e viteve të largëta dhe provimet e kësaj lende që të kushtonin përjashtimin nga shkolla e lartë. Ka qenë një proçes i papërfytyrueshëm dhe larg çdo fantazie njerëzore: të detyronin të mësojë përmëndësh të pasaktën, iluzoren, gënjeshtrën, mashtrimin dhe në fund të konkludoje sipas interesit politik. Kjo do të thotë se shqiptarët e arsimuar ne shkollat e larta para vitit 1992 përpara se të ishin profesionistë ishin njerëz politikë dhe jo të çfarë do lloj politike, por të politikës antishqiptare të PPSh. Kjo përbën esencën e arsimimit komunist shqiptar dhe mashën kryesore kriminale të diktaturës komuniste e cila reflektohet në politikat e sotme të mijëvjeçarit të ri edhe pse shumë intelektualë pretendojnë se janë riarsimuar jashtë shtetit në vëndet europiano perëndimore. Akoma ata nuk e kanë kuptuar se e kanë ngritur në katror keqarsimimin e tyre dhe të popullit shqiptar në vazhdim.

Por në këtë rrumpallë intelektuale dallohet një akrobaci e vogël: autori i mësipërm e ka përjashtuar materializmin historik nga çështjet e kohës edhe pse gjatë leximit të librit zbulohet se ai merret më fort me temat historike të materializmit se sa me problemet e dialektikës, mbi ç’bazë është emërtuar libri i tij. Mos vallë kërkon të provokojë ndokënd dhe kë konkretisht? Apo mos vallë kërkon të mbulojë diçka të padalë në skenë dhe çfarë konretisht?

Unë i drejtohem autorit të librit të mësipërm: në qoftë se na keni gënjyer për 45 vjet me një teori pa domethënie, të paktën sot mos ja hiqni petët lakrorit dhe lërini gjërat siç kanë qënë se nuk do të kujtohet kush për to; duke i përmëndur ju nuk bëni gjë tjetër veçse i hidhni zjarrit benzinë duke u kujtuar shqiptarëve mashtrimin që keni përdorur për të realizuar diktaturën më të egër në historinë e këtij populli, diktaturë e cila i ka kushtuar plot 250 000 të vrarë dhe 750 000 të burgosur e internuar (këto shifra nuk janë fantazi e imja, por llogaritja matematikore e politikës kriminale të Enver Hoxhës dhe ekipit të tij nëpër dhjetëvjeçar në kuadrin e historisë së PPSh duke u treguar shqiptarëve të sotëm se Enver Hoxha ka qënë projektuesi i diktaturës dhe ekipi i tij gjigand zbatuesi antishqiptar dhe antiligjor i kësaj diktature). Populli shqiptar e ka kuptuar sot shumë-shumë saktë se marksizëm-leninizmi i juaj ka qënë filozofia më antishqiptarë që ka ekzistuar ndonjëherë pasi tentoi të shpërbëjë popullin shqiptar, për hir të politikës komuniste të ekzistencës, duke e ndarë atë në kosovarë, në çam dhe në shqiptarë; në katolikë, në ortodoks apo muslimanë edhe pse ata në thelb të problemit janë një të vetëm dhe rrjedhin nga epirotët e lavdishëm të historisë me besimin fetar pagan, i vetmi besim fetar autokton. Populli shqiptar është i sigurtë se masakra mbi popullsinë shqiptare në Çamëri dhe popullsinë shqiptare në Kosovë është vepra më e parë politike e komunizmit enverist, sado që të mundohen t’i fshehin. Ata që realizuan praktikisht masakrat në mesin e shekullit të XX-të tashmë i kanë shitur komunistët e Enver Hoxhës edhe pse ky i fundit i shërbeu me devotshmëri antishqiptarizmit. Të jeni i sigurtë që filozofia e juaj e mësipërme nuk është e aftë ta argumentojë këtë lidhje, këtë rrjedhim, këtë fe dhe masakrën mbi popullin shqiptar, bile ajo nuk është e aftë as të mbulojë dot këtë të fundit. Materializmi dialektik i juaji ka qënë antimaterializëm edhe për faktin tjetër: është kultivuar nga njerëz primitivë, kur këta të fundit kanë pasur si filozofi të tyre idealizmin shpirtëror. Pikërisht këtë keni dashur të fshihni për afro një shekulli, por është vepra e juaj ajo që ju diskretiton në sytë e njerëzimit dhe në sytë e shqiptarëve.

Meqënë se zoti Xhemil Frashëri ka kurajon civile të mbrojë marksizëm-leninizmin e boshevikëve, duke e paraqitur si filozofi të shqiptarëve, unë jam i detyruar të mbroj materializmin e Karl Marksit me pretendimin se marksizmi nuk është filozofi e konsoliduar materialiste, duke paraqitur pozitivitetin metodik dhe negativitetin praktik të tij në kuadrin e kritikës racionale të mendimit filozofik shqiptar; se marksizmi i proletarëve ka qënë një filozofi gjysmake e lënë në çerek të rrugës pa konkluzione përkatëse dhe gjithëshka që thuhet në emër të saj janë përfundime të një shkolle të tërë të ngritur në këmbë në emër të marksizmit edhe pse në realitet ka qënë shkolla më antimarksiste dhe antimaterialiste në historinë e njerëzimit. Shkolla bolshevike e Lenin – Stalinit është tipikisht e para shkollë antimaterialiste shtetërore në historinë e njerëzimit dhe shkolla që masakroi filozofinë e Karl Marksit. Ata që e detyruan pushtetin bolshevik të dilte në mënyrë të maskuar kundra marksizmit janë pikërisht ata që fabrikuan projektin e revolucionit të 1917-ës.

Sot zoti Xhemil Frashëri duhet ta kuptojë që problemet filozofike nuk janë ashtu si ka pretenduar ai dhe shokët e tij. Ato jo vetëm që janë krejt ndryshe, por dhe suporti i zgjidhjes së problemeve, që pretendonin të zgjidhnin shkollat përkatëse (unë nuk mund të ndaj shkollën bolshevike nga shkolla e partisë në Shqipëri; ato kanë të njëjtën përmbajtje dhe të njëjtin qëllim: të mashtrojnë popujt e tyre, të keqarsimojnë bijtë e tyre, kjo kuptohet edhe nga literatura që përdor autori ynë e cila është e botimit rus 1995 (f. 179 e librit të tij)), është me ngjyra krejt të tjera duke dhënë zgjidhje jo vetëm origjinale, por në kundërshtim flagrant me praktikat bolshevike të aplikuara duke treguar se populli shqiptar ka prodhuar me kohë filozofinë e tij kombëtare në përputhje me materializmit dialektik dhe ajo nuk është vepër e komunizmit enverist.

Kam pasur fatin ta studioj dy herë materializmin dialektiko-historik shqiptar përgjatë jetës sime shkollore dhe dy herë përgjatë kohës së punës duke arrirë në përfundimin se materializmi dialektiko-historik komunist shqiptar është munduar me të gjithë mënyrat të mos u mësojë shqiptarëve elementët e materializmit. Këtë e them me kaq siguri sa deklaroj se shqiptarët e sotëm nuk ja kanë haberin materializmit filozofik në asnjë element të tij dhe kjo në mënyrë absolute. Kjo do të thotë se marksizmi i proletarëve nuk është pikë për pikë materializmi filozofik. Kritika e librit të zotit Frashëri eshtë në të njëjtën kohë dhe kritika e librit Materializmi dialektik dhe historik në dy vëllime (bot. 1981 dhe 1983), si teksti kryesor i Universiteteve apo Instituteve të Larta shqiptare, e cila do të tregojë përmasën e kësaj padije dhe nivelin kulturor në fushën e filozofisë materialiste të klasës që ai përfaqëson. Këtu nuk kemi të bëjmë me botëkuptim, por me një qëllim politik dhe, në vazhdim, kërkoj nga zoti Xhemil të tregojë lidhjen e materializmit dialektiko-historik me politikën e PPSH, pasi unë do t’i tregoj shtresës së tij (nuk e di a e kupton zoti Frashëri përse në rastin e parë ai është pjesë e klasës dhe në rastin e dytë pjesë e shtresës; gjithsesi duhet ta dijë që këtu fshihet një ndër sekretet më të mëdha të mendimit filozofik botëror: kthimi mbrapsht i kohës ose ndalimi i saj) lidhjen e materializmit dialektiko-historik me politikën e popullit shqiptar brënda interesit të tij biologjiko-shoqëror, rrugë e nisur nga barinjtë shpirtëror të tij para 500 vjetëve, gjë të cilën ju ja keni mbajtur të fshehtë popullit shqiptar me qëllime të mbrapshta, pasi i keni suprimuar qënien e tij biologjiko-shoqërore me ndërgjegjen antishqiptare të materializmit dialektiko-historik bolshevik. Kjo është pika e parë e kritikës dhe problemi i parë që duhet të zbërthente zoti Frashëri përpara se të merrte guximin dhe të përmëndëte nocionin: filozofi dialektike. E vërteta është krejt tjetër për tjetër dhe filozofi ynë nuk bën gjë tjetër veçse tregon shkallën e arsimimit të shqiptarëve të sotëm dhe rolin që ka luajtur ai dhe shokët e tij përgjatë epokës komuniste së bashku me shtresën shoqërore që përfaqësonin.

Le të hidhemi në kritikën e materializmit dialektiko-historik komunist shqiptar duke pasur në qëndër të vëmëndjes dy vëllimet mbi materializmin dialektiko-historik me një grup autorësh dhe librin: Çështje të materializmit dialektik me autor Xhemil Frashërin.

Problemi i parë më i pasaktë dhe i qëllimshëm në zbërthimin antimaterialist dhe antihistorik është: Ç’është filozofia dhe si lind ajo, cilat janë format fillestare të saj dhe në ç’raporte kohor janë kundrejt njëra-tjetrës.

Ky problem nuk ka qënë i zgjidhur kurrë saktësisht për faktin më të thjeshtë fare: mendimi materialist filozofik nuk ka qënë kurrë në pozita saktësie, pasi ka qënë gjithmonë një intuitë materialiste pa arritur në fazën e filozofisë. Mendimi filozofik materialist ka qënë gjithmonë në pozita inferiore kundrejt mendimit filozofik idealist dhe shkaku i kësaj nuk është zbuluar kurrë. Ajo që i adresohet Marksit, duke e lidhur me materializmin filozofik, si kulmin e saj, është një sajesë e shkolles bolshevike. Asnjëherë kjo e fundit nuk e ka përcaktuar përmasën reale të marksizmit dhe çfarë zgjidhi ai në realitet. Është i papranueshëm pranimi i ndarjes së fesë nga filozofia dhe emërtimi i të parës si “një kuptim krejtësisht të shtrëmbër, fantastik e antishkencor” (Materializmi dialektik e historik, f. 8). Me këtë veprim shkolla shqiptare krijoi në mënyrë artificiale paritetin e filozofisë ndaj fesë në planin kohor duke mos i shkuar ndërmënd se me këtë përmbyste përfitimin praktik të njeriut nga filozofia, duke nxjerrë në plan të parë fenë dogmatike si përgjithësuesen e jetës së njeriut në Tokë. Ndarja e fesë nga filozofia përbën mëkatin e parë të filozofisë shqiptare dhe e gjithë kjo sepse autorët e mendimit filozofik, letrar dhe shkencor shqiptar kanë qënë dhe janë klerikët e nderuar të fesë katolike. Pikërisht këtë kanë dashur të mbulojnë masakruesit e historisë dhe mendimit filozofik materialist shqiptar me anë të dialektikës materialiste boshevike

I dokumentuar idealizmi ka lindur përpara materializmit dhe kjo për faktim më të thjeshtë fare: kur lindi shkrimi, për herë të parë, në gjirin e shoqërisë njerëzore vlonte idealizmi fetar dhe pamundësia e racës njerëzore për të rritur mirëqënien e vet sipas parimit të barazisë komunare. Është pika ku është spekulluar më tepër dhe ku materializmi filozofik ka heshtur për paaftësi të tij. E tërë koha midis lindjes së njeriut dhe vendosjes së marrëdhënieve feudale të prodhim-shkëmbimit është triumfi i idealizmit filozofik mbi materializmin, e cila e ka pikën e vet kulmore në lindjen e doktrinës monoteiste. Është momenti ku raca njerëzore kërkon të zgjidhë problemin kryesore të mendimit të vet filozofik, në pamje të parë të palidhur me praktikën njerëzore: kërkoi t’i përgjigjej pyetjes së mendimit filozofik helen, të shprehur nga Talesi i Miletit, mbi të pandryshueshmen dhe të përjetshmen, kur gjithëshka ndryshonte dhe ishte e përkohëshme. Monoteizmi arriti t’i përgjigjej i pari Talesit të Miletit, pamvarësisht se nuk e vërtetoi dot në praktikë: Po! ka diçka që nuk ndryshon gjatë historisë së natyrës, ai është ZOTI një i vetëm dhe i pavdekshëm. Në këtë pikë e ka burimin lindja e mendimit filozofik të krishterë (por edhe e monoteizmave të tjera), duke argumentuar se feja është forma e parë e mendimit filozofik të njerëzimit, akoma më tej: “Feja është filozofi e vërtetë” (Fojerbah). Ky përfundim nuk i ka levërdisur shkollës bolshevike, prandaj formuloi përfundimin se “Baza e lindjes së materializmit është praktika” (Xh. Frashëri, Rreth çështjeve të materializmit dialektik, f. 10). Pa dyshim që përfundimi bolshevik është arbitrar dhe i pa mbështetur në realitetin jetësor të njeriut, jo vetëm pse nuk ka vërtetuar akoma si lind dhe përse lind feja, por mbi të gjitha nuk i është përgjigjur pyetjes më të vjetër pa përgjigje të mendimit filozofik helen; dhe me këtë konkluzion kanë kërkuar t’i mbushin mëndjen njerëzimit se puna dhe materializmi janë në unitet. Prej këtej u kalua në përfundimin se idetë materialiste kanë ndihmuar në zhvillimin e shkencës (po aty, f. 11) pa na treguar se cila ide materialiste e ka realizuar këtë, pasi po të stërhollohej ky përfundim do të arrihej në konluzionin se lufta, e urdhëruar nga perënditë (pamvarësisht se ka qënë një ide politike), është ajo që ka çuar fillimisht në zhvillimin e teknikës. E vërteta është krejt tjetër për tjetër. Materializmi filozofik ka lindur si një domosdoshmëri teorike për t’ju kundërvënë idealizmit filozofik në kuadrin e depërtimit reciprok të të kundërtave dhe aspak si një domosdoshmëri jetësore. Të gjitha këto i shërbyen politikës bolshevike për të formuluar ndërtimin e dy kampeve në mendimin filozofik botëror duke anashkaluar rolin progresiv të monoteizmit në proçesin e kalimit të rendit skllavopronar në atë feudal. Paaftësia interpretative e dukurisë në fjalë çoi në një varg formulimesh shterpë, sikur feja jep një përgjigje të shtrëmbër të problemeve filozofike, e cila, në pohimet e saja, mbështetet në dogma, dallohet për mungesën e argumentimit logjik (po aty, f. 6). Përmbysja e të gjitha këtyre pikëpamjeve spekulative realizohet vetëm me ngjarjet e shekullit të XX-të ku mendimi “materialist filozofik bolshevik” çoi në masakrimin e qindra-miliona njerëzve me dy luftrat botërore imperialiste dhe rendin komunist të premtuar. Mos vallë këtë “mendim filozofik” duhet ta pranojmë si argumentim llogjik? Sipas kësaj të fundit mendimi filozofik bolshevik është mendim politik, së pari, dhe pastaj merreni si të doni.

Por materializmi dialektik bolshevik avancoi edhe më tej me përfundimet e tij duke realizuar një përplasje midis faktit real dhe ideve të tij, siç qe rasti i lidhjes së idealizmit filozofik me rrënjët e tij. Sipas kësaj filozofie “idealizmi, krahas rrënjëve gneosologjike, ka rrënjët e tij klasore” (po aty, f. 12) pa i shkuar ndërmënd se idealizmi filozofik ka lindur shumë-shumë më përpara se klasat shoqërore dhe në këtë mënyrë nuk ka se si të ketë rrënjë klasore, të paktën, dhe , në këtë mënyrë, nuk mund të pranohej dot. Në këtë pikë dy format kryesore të mendimit filozofik duhet t’i nënshtrohen statistikës historike, pasi në realitet arrihet në një përfundim me të vërtetë përfitues duke zgjidhur shkakun e lindjes së fesë, jetëgjatësinë e saj, raportin hapsinor që dy format kryesore të mendimit filozofik kanë me njëra-tjetrën, jetëgjatësinë kohore të gjithseicilës dhe përse shërbejnë ato përgjatë jetës së racës njerëzore në Tokë. Gjërat duhet parë në unitet dhe jo të ndara. Pikërisht kjo i ka munguar “mendimit filozofik materialisto-dialektik” shqiptar duke treguar se ai, në këtë rast, ka qënë antidialektik.

Problemi i dytë, më i pasaktë, më antirealist dhe më antimaterialist, i mendimit filozofik materialisto-dialektik komunist shqiptar ka qënë raporti i materies me ndërgjegjen. Këtë problem filozofët shqiptarë e huazuan pikë për pikë nga shkolla bolshevike, duke kopjuar nga vepra e Leninit thënien sikur ky problem është problemi kryesor në filozofi (po aty, f. 7) edhe pse këtë problem Lenini e kishte kopjuar nga Engelsi. Por Lenini nuk pati kurajon civile dhe shkencore (këtu duhet parë gjëndja e tij psikike) të deklaronte se ky problem, në mënyrën se si shtrohej, nuk kishte më shumë se 150 vjet (duke u nisur nga e sotmja e mijëvjeçarit të tretë) që kishte lindur dhe ishte rezultat i luftës se materializmit marksist kundra dialektikës hegeliane; dmth ishte rezultat i kundërtisë së pikëpamjeve individuale dhe aspak një problem shkencor. Ne do të shohim në vazhdim që raporti materie-ndërgjegje është një raport fantazie dhe nuk ka asnjë lidhje as me shkencën dhe as me progresin e njerëzimit, por ai shërbeu për të fshehur paaftësinë e materialistëve të shekullit të XIX-të për të shpjeguar pafundësinë e materies në kohë dhe hapësirë mbi ç’bazë mund të argumentohej ekzistenca e të përjetshmes dhe e të pandryshueshmes. Është një problem i anashkaluar me shumë marifet, por që i ka shkaktuar njerëzimit shumë-shumë dhimbje shoqërore. Le ta shohim këtë problem me syrin e kritikës materialiste shqiptare dhe antishqiptare:

Filozofët e parë shqiptarë, ata që projektuan karakterin europian të shqiptarëve, në fillim të shekullit të XX-të, atëhere kur u shtrua për herë të parë mëvetësia politike e shqiptarëve, rihodhën parrullën: Për fe dhe atdhe, duke shtuar se Feja e shqiptarit është shqiptaria. Në këtë rast raporti qënie-ndërgjegje është i mbihypur tek raporti materie-ndërgjegje dhe është parë në funksion të interesit politik të shqiptarëve duke treguar se qënia shqiptar qëndron mbi atdheun. Pikërisht këtu qëndron e fshehta e ekzistencës së popullit shqiptar dhe e formimit të shtetit të tyre më 1912. Në këtë rast parësore është marrë qënia shqiptar dhe pastaj Shqipëria për faktin më të thjeshtë fare: duheshin bindur europianët politikanë se shqiptarët ekzistonin si popull dhe ata duhet t’i krijonin hapësirat e tyre jetike përpara se grykësia sllave dhe greke ta linin popullin shqiptar me gisht në gojë. Kjo do të thotë që dialektikën materialiste ata klerikë e njihnin shumë më mirë se komunistët përderisa formuan popullin shqiptar me shtetin e tyre, kur këta të fundit shkatërruan qoftë popullin shqiptar, qoftë tokën e tyre.

Sipas filozofëve pseudomaterialistë shqiptarë të pas 1945-sës:

 

“Ndërgjegjen, filozofët materialistë e konsiderojnë rezultat të zhvillimit të materies, produkt të materies së organizuar në shkallën më të lartë; të trurit të njeriut. Ata mendojnë, se bota rregullohet në bazë të ligjeve dhe se ligjet kanë karakter objektiv, domethënë se ata nuk varen nga ndonjë fuqi e mbinatyrshme apo nga dëshirat që kemi ne” (po aty, f. 7)

 

I tërë ky formulin është tipikisht antimaterialist dhe filozofët shqiptarë, duke e huazuar nga shkolla bolshevike, janë ndodhur jo rrallë në rolin e majmunit duke kopjuar lëvizjet e një shkolle të tërë. Të paktën, duke e pranuar formalisht këtë përkufizim, përse e përjashtojnë mendimin filozofik fetar nga rregulli i ligjësive objektive? Që në këtë pikë ky formulim është kontradiktor me botën e materialistëve të shekullit të XX-të. Ndërsa në raport me filozofinë materialiste të shekullit të XIX-të ky formulim ka këtë gabim: duke e konsideruar ndërgjegjen si produkt të materies të organizuar në shkallën më të lartë të saj kanë realizuar përmbysjen e mendimit filozofik materialist sepse i kanë vënë kufizim materies së pafundme në kohë dhe hapsirë, kufizim i cili bie në sy me ndërgjegjen e njeriut. Sipas të vetëquajturve materialistë dialektikë “ndërgjegjja është produkt i materies së organizuar në shkallën më të lartë, i trurit të njeriut” (po aty, f. 203). Në këtë rast formulimi materialist i ndërgjegjes do të ishte:

 

Ndërgjegjja është produkti më i lartë i lëndës të organizuar në shkallën më të lartë të saj, që është truri i njeriut

 

Ndryshimi është jo vetëm cilësor, por ai mbi të gjitha kërkon ndryshimin e nocionit materie sipas përfufizimit të dhënë nga Lenini, të cilën do ta shohim në vazhdim, pasi përbën shkeljen e bazave teorike të materializmit filozofik. Nocioni materie është krejt i ndryshëm nga nocioni lëndë, të paktën në funksion të kohës dhe hapësirës; dhë këtë fillon ndryshimi midis materializmit shkencor dhe materializmit politik bolshevik, gjë të cilën shkolla shqiptare nuk e ka vënë ujin në zjarr për ta diskretituar edhe pse binte ndesh me bazat filozofike të Karl Marksit.

Duke i rikthyer tek raporti materie-ndërgjegje, sipas këtij këndvështrimi, kritika e ime është e lidhur me dy faktorë: së pari, raporti është ireal pasi ndërton një ekuacion me dy elementë krejt të kundërt që nuk mund të përbashkohen ndonjëherë. Edhe pranimi i raportin sipas elementëve lëndë-ndërgjegje e nxjerr fitimitar ndërgjegjen pasi përtej lëndës kërkush nuk mund të hedhë poshtë ekzistencën e një ndërgjegjeje në një formë krejt tjetër. Që të jemi të saktë “raporti themelor i filozofisë materialiste” të shekullit të XX-të është një raport antimaterialist që nuk shërben për të zgjidhur ndonjë problem sado i parëndësishëm që të jetë. Së dyti, raporti materie-ndërgjegje nuk është problemi themelor i filozofisë jo vetëm pse nuk kemi ndonjë përfitim, por, kryesisht, nuk ka ekzistuar ndënjëherë përpara shekullit të XIX-të, kur përpara 2700 vjetëve ka ekzistuar në mendimin filozofik helen një problem i pazgjidhur akoma deri në vitin 1977 kur u kostatua si zgjidhje, por i vërtetuar vetëm në vitin 1996 kur u ra në kontakt me veprën e Zhan Hersh: Habia filozofike dhe u pa që ekzistonte. Ky problem me një jetëgjetësi 2700 vjeçare, me zgjidhjet që jep, për mua ka qënë problemi kryesor i mendimit filozofik botëror jo vetëm pse ka ndryshuar shumë teori me famë (të Çarls Darvinit dhe A. Ajnshtajnit), por sepse ai zgjidhi problemin kryesor të teorisë së Karl Marksit në një mënyrë krejt tjetër për tjetër duke mohuar absolutizmin e luftës, si vazhdim i politikës me mjetet e dhunës, si zgjidhësen e kalimit nga njëri rend shoqëror në tjetrin. Në këtë pikë përpunimi i teorive të Ajnshtajnit dhe Darvinit çonte në zbulimin e ligjit dy permasor të ekzistencës: mungesën e përsëritjes në një kontinum kohor – hapsinor dhe pamundesine e nivelit me te ulet energjitik per t’ju imponuar nivelit me te larte jo vetem brenda karakterit cilesor, por dhe sasior. Le të shohim më hollësisht problemin kryesor të mendimit filozofik botëror, të paktën në racën e bardhë.

Përpara 2700 vjet, në agimet e mendimit filozofik helen u çfaq shkolla e Miletit, e cila që në fillimet e veta shtroi për zgjidhje një ndër problemet e konstatuara prej saj dhe konkretisht pyetja u shtrua:

 

“Cila është lënda që mbetet e pandryshuar gjatë ndryshimit?”         (Zhanë Hersh, Habia Filozofike, f.5)

 

Kësaj pyetjeje nuk ju përgjigj kërkush dhe ajo mbeti thjeshtë në letër si një problem teorik pa zgjidhje. Vetëm në shekullin e XVIII Fridrih Hegel tentoi t’i përgjigjej pyetjes në mënyrë të tërthortë duke zbuluar dialektikën, si formën absolute të zhvillimit të formës më të lartë të organizimit lëndor të natyrës, që ishte truri. Hegeli nuk tentoi të diferenconte format e zhvillimit të natyrës pasi u muar me problemin e dialektikës së mendimit njerëzor mbi ç’bazë zbuloi tre ligjet e dialektikës. Vetëm ky zbulim ishte i aftë që të përkufizohej si njeriu më i kulturuar i njerëzimit dhe puna e tij duhet përmbyllur në këtë aspekt.

Pa kaluar gjysëm shekulli, Karl Marksi, i të njëjtës shkollë, tentoi ta parakalojë mësuesin e tij duke e shtrirë zbulimin e Hegelit nga bota vetëm e njeriut tek nëna e jonë natyrë me pretendimin se dialektika materialiste ishte e vetmja panoramë ligjore e zhvillimit të saj. Pune jo e vogël e Marksit në fushën e ekonomisë politike anashkaloi një ndër problemet kryesore të racës njerëzore, gjë e cila ka çuar në një sërë përfundimesh të gabuara, të cilat ndofta nuk janë të Marksit, por që unë nuk marr përsipër t’i zbuloj në këtë artikull. Sipas Engelsit, bashkëpunëtorit kryesor të Marksit:

 

Përveç kësaj, është lënë jashtë edhe një pikë tjetër, e cila, ç’është e vërteta, zakonisht nuk është theksuar sa duhet si në veprat e Marksit, ashtu edhe në veprat e mia, dhe për këtë faji na bie njësoj ne të gjithëve. Dhe pikërisht-në fillim ne ngulmuam kryesisht, dhe duhej të ngulmonim, në nxjerrjen e ideve politike, juridike dhe të pikëpamjeve të tjera ideologjike e të veprimeve të kushtëzuara prej tyre nga faktet ekonomike që janë në themel të tyre. Këtu për shkak të përmbajtjes ne atëhere lamë pas dore çështjen e formës: Ç’rrugë ndjek formimi i këtyre ideve etj. (Engelsi –Meringut, 14 korrik 1893, “Letra të zgjedhura” të Marks-Engels, ne faqet 674-680)

 

Për rreth 35 vjet unë jam marrë pikërisht me këtë problem dhe konkretisht: si lind dhe cilat janë format e para të fesë, politikës, luftës, ideve juridike, klasave shoqërore, pronës, familjes, letërsisë, artit, shkencës, etj, duke arrirë në përfundimin që në qoftë se Marksi do të kishte bërë këtë punë nuk do të arrinte në idete e pretenduara mbi luftën e klasave dhe diktaturën e proletariatit. Problemi është tejet larg realitetit historik dhe unë dyshoj që përfundimet e teorisë marksiste të jenë një shpikje e shkollë bolshevike. Duke u rikthyer në temën tonë, Marksi tentoi të absolutizojë veprimtarinë ekonomike të racës njerëzore në Tokë duke u nisur nga nje kontinum kohor-hapësinor të një rendi në një popull të dhënë, siç ishte Anglia e shek. XIX-të (në realitet ky është një gabim i shkencës së historisë e cila i absolutizon epokat tek të gjithë popujt pa bërë diferencime kohore) me pretendimin se:

 

“Një shoqëri, edhe në qoftë se ka rënë në gjurmët e ligjit natyror të zhvillimit të sajë, -dhe qëllimi i fundit i veprës sime është zbulimi i ligjit ekonomik të lëvizjes së shoqërisë moderne, -nuk mundet as t’i kapërcejë, as t’i anullojë me dekrete fazat natyrore të zhvillimit. Por ajo mund t’i pakësojë dhe t’i zbutë dhimbjet e lindjes”(Kapitali, Libri I, vëll. I, f. 20).

 

Dmth, sipas Marksit, rruga që do të përshkojnë shoqëritë e ndryshme është absolute dhe me këtë tentoi t’i përgjigjej pyetjes pa përgjigje të mendimit filozofik helen.

Në këtë mënyrë Marksi përjashtoi dhe nuk mori parasysh shkallën e zhvillimit të diferencuar të popujve dhe kombeve në planin ekonomik duke mos konstatuar dot tjetërsimin e këtij zhvillimi në sajë të botës së relacioneve universale midis popujve, të paktën. Në të kundërtën do të kishte zbuluar se koha për disa popuj ndalon në vënd, për disa ecën mbrapsht dhe për disa përshpejtohet. Në këtë pikë bolshevikët e përmbysën atë duke paraqitur një Marks krejt tjetër nga vepra e tij teorike. Me fjalë të tjera Marksi tentoi të zbulojë pikërisht atë që zbuloi Hegeli vetëm se në një rrugë tjetër dhe për një hapësirë krejt tjetër. Kjo gjë çoi shumë shpejt në përmbysjen e tij dhe në tjetërsimin e teorisë së tij duke u bashkuar me leninizmin. Unë pretendoj se bashkimi i Marksit me Leninin përbën poshtërsinë më të madhe të mendimit filozofik të shekullit të XX-të dhe mohimin e marksizmit filozofik pasi ka lënë pa zbuluar shumë anë të zhvillimit të racës njerëzore në Tokë, të paktën nga ana filozofike dhe plotesimin me një metodikë materialiste, më fitimprurësja deri në atë kohë.

Pa kaluar as njëzet e pesë vjet nga vdekja e Karl Marksit, në po të njëjtën shkollë filozofike, Albert Ajnshtajni formuloi për herë të parë, ne menyre te drejteperdrejte përgjigjen e mendimit të shkollës së Miletit me përfundimin se shpejtësia e dritës ishte ajo që nuk ndryshonte në botën e pafundme të ndryshimit absolut të materies. Konstantja e dritës mori në qafë jo vetëm teorinë e Ajnshtajnit, por shumë figura të tjera madhore në fushën e shkencës së fizikës duke e futur këtë shkencë në një vorbull edhe më të thellë se sa kriza e fizikës së fundshekullit të XIX-të. Por Albert Ajnshtajni bëri një zbulim interpretativ të pakrahasueshëm deri atëhere: për herë të parë formuloi kohen vetiake të fenomeneve natyrore të ndryshme nga njëra-tjetra në unitet absolut me hapësirën nën termin kontonumi kohor-hapsinor. Pikëpamja e tij shkoi edhe tej duke formuluar idetë sikur koha mund të ndalohej në vënd apo të kthehej mbrapsht, pa i shkuar ndërmënd se ato gjenin zbatim vetëm në botën e njeriut dhe kishin karakter kalimtar, por absolut ne ekzistence. Sot kjo është e qartë si drita e diellit pasi mbi natyrën njeriu nuk mund të influencojë në mënyrë universale për t’i ndryshuar ligjet e saj, kur mbi veteveten ai vepron duke krijuar artificialitete që shkaktojnë dhëmbje shoqërore. Ky është argumenti kryesor i mosekzistencës së Zotit në mënyrën e paraparë deri më sot nga njerëzimi. Psh populli shqiptar është i vetmi popull europian që e ka provuar ndalimin e kohës dhe ecurinë mbrapsht të saj. Kjo e përmbysi të gjithë shkencën e atëhershme, sidomos bazat e sapoformuara të materializmit klasik gjerman, pasi kërkoi që fenomenet natyrore t’i nënshtroheshin tjetërsimit kohor në kuadrin e paradoksit të dy binjakëve. Dritarja gjigande e hapur nga Ajnshtajni shumë shpejt u mbyll nga interpretimi i gabuar i e=mc2 dhe fizika moderne shumë shpejt e pa veten në buzë të greminës. Asnjeri deri në sot nuk ka qënë i aftë ta përmbysë teorinë e Ajnshtajnit dhe kjo për faktin më të thjeshtë fare: asnjë filozof nuk ka kthyer kokën prapa për të parë gabimin e mendimit filozofik, të paktën, të racës së bardhë, dmth të mendimit filozofik helen (kam parasysh L.D.Landau dhe J.B.Rumer në librin Ç’është teoria e relativitetit, Stephen Hawking në librin: Një histori e shkurtër e kohës; apo ne Shqiperi librat e Halit Sykes: Elementë të teorisë speciale të relativitetit; Aleksandër Kocanit: Mbi elektrodinamikën e trupave në lëvizje; Robert Thomanikes, Teoria e relativitetit ne kohe dhe hapesire, mbi c’baze kane lindur nje sere gabimesh interpretative) edhe pse ata nuk përfaqësojnë në mënyrë të drejtëpërdrejtë këtë racë nga ana biologjike.

Në këtë mënyrë tre tentativat për t’ju përgjigjur pyetjes së shkollës së Miletit janë të shkollës gjermane filozofike, pa dyshim përfaqësuesja e vazhdimit më dinjitoz të shkollave filozofike helene, bashkimi i të cilave mund dhe duhet të na çojë në një zgjidhje krejt tjetër të problemit me kusht që të konsiderohet si problemi kryesor në filozofi. Vetëm pas kësaj mund të arrijmë në përfundimin qe mendimi filozofik materialist po e thotë fjalën e vet në mënyrë të bindëshme pasi është në gjurmët e zgjidhjes së saktë të Hegelit, të parimeve metodike materialiste të Marksit, dhe të absolutizmit relativ subjektiv të Ajnshtajnit. Çveshja e analizave përkatëse nga fryma idealiste e seicilës teori është e aftë të na çojë në një zgjidhje krejt tjetër për tjetër (për këtë shih: Raporti kohor-hapsinor ose teoria e absolutizmit analitik në albanovaonline.com ose logoreci.com) me përfundime krejt të tjera dhe të gatëshme të përleshet me çdo frymë idealiste të çfarëdo lloj ngjyre që të jetë.

Në mbyllje të kësaj pike, akuzoj mendimin filozofik shqiptar për paaftësi interpretimi të materializmit filozofik dhe të veprës së Karl Marksit me pretendimin që shkolla shqiptare e kohës së komunizmit ka qënë mirëfilli antimarksiste dhe antimaterialiste me fjalë dhe vepra.

Në kuadrin e objektit që studion dialektika materialiste, autori ynë ka arritur në përfundimin bolshevik, duke pasqyruar problemin e tretë, se:

 

Socializmin, Marksi dhe Engelsi e kthyen nga utopia në shkencë. Në këtë proçes, ata zbuluan rolin historik të proletariatit, pashmangshmërinë e rrëzimit të kapitalizmit dhe të fitores së socializmit dhe të vendosjes së diktaturës së proletariatit, dy fazat e shoqërisë komuniste. Në këtë drejtim, ata nuk u nisën nga pozita sentimentale, apo thjeshtë nga simpatia për klasën punëtore, por kaluan tërësisht në pozitat e saj për shkak të analizave rigorozisht shkencore të problemeve. (po aty, f. 26)

 

E cituam sa më të plotë idenë e autorit tonë për t’i treguar lexuesit të gjithë marifetet që ka përdorur shkolla bolshevike për ta tjetërsuar teorinë e Marksit nga një teori e kapitalizmit globalist në teori të kapitalizmit monopolist shtetëror, dmth nga një teori e progresit në një teori të së shkuarës, dmth të regresit.

I tërë ky përfundim është një paçavure e shkollës bolshevike, të cilën filozofët shqiptarë nuk kanë ditur ta interpretojnë. Kjo e fundit konstatohet me pyetjen më të thjeshtë fare: përse shoqëria komuniste na paska dy faza dhe çfarë përfaqësojnë ato? Përgjigjja e saj tregon shtrëmbërimin që i është bërë Marksit; dhe në qoftë se është tipikisht e atij, atëhere boshllëku analitik i marksizmit ka çuar në këtë konkluzion të pasaktë dhe spekulativ.

Së pari duhet thënë se socializmi nuk ka qënë kurrë shkencë, por ai ka qënë një tërësi idesh politike për të mashtruar popujt ku u zbatua, pasi socializmi është konsideruar si i lidhur me zhdukjen e klasave shoqërore proçes i cili është tejet larg përfytyrimeve marksiste të intepretuar nga shkolla leniniste e Stalinit. Problemi ka nevojë për një stërhollim teorik ku metodika marksiste ka nevojë të modifikohet sipas trekëndëshit Hegel-Marks-Ajnshjtajn. Ecuria e klasave shoqërore është bërë nga Marksi sipas gjëndjes klasore në Anglisë së shekullit të XVIII-XIX, gjë që përbënte fillimin e proçesit kapitalist. E meqënëse ky rend është konsideruar i përbotshëm me një arenë të përbotëshme nuk ka se si të quhet i eleminuar në një shtet apo popull të vetëm. Në këtë pikë është mashtruar pa pikë turpi. Metodika marksiste ka pasur një të mirë, midis të tjerave: i ka mësuar shkencës shoqërore të analizojë ngjarjet politike sipas elementëve shoqërore përbërës, duke e detyruar te ndertoje ekuacionet perkatese Dhe në këtë drejtim mashtrimi duket sheshit sidomos për pronën private dhe klasat shoqërore ku është deklaruar eleminimi i së parës, sidomos në Shqipëri, kur ajo në realitetin historik shqiptar për miliona vjet nuk ka arritur më larg se prona fisnore, çka tregon se rruga e pronës private nuk kishte filluar akoma në thelbin e vet këtu në Shqipëri. Pikërisht këtë lloj forme prone eleminoi diktatura e Enver Hoxhës duke deklaruar se kjo ishte një arritje e madhe e socializmit shqiptar. Por a e dinin komunistët shqiptarë se prona private ishte qeliza thelbësore e formimit të klasave shoqërore dhe vetëm një zhvillim fundor i saj mund të çojë ne eleminimin e klasave shoqërore, por pa u zhdukur vetë, dhe kurrsesi e kundërta. Dmth pronë ka, por klasa shoqërore jo dhe këtu qëndron domosdoshmëria e intepretimit të teorisë së Karl Marksit. Akoma më tej në Parimet e komunizmit (pyetja e 17) Frederik Engelsi kishte deklaruar se prona private nuk mund të zhdukej në mënyrë të menjëhershme, se ky proçes kërkonte një arenë të përbotëshme revolucionare. Në këtë pikë bolshevikët sovietikë dhe komunistët enveristë shqiptarë për të mbuluar vjedhjen që i bënë popujve përkatës sajuan teorinë e socializmit duke i shtuar prapashtesën shkencor për t’i mbushur mëndjen njerëzimit se kjo ishte arritja më e madhe e tyre. E thënë më troç revolucioni bolshevik i 1917 dhe revolucioni komunist shqiptar janë revolucione hajdutësh me efiçencën e vjedhjes më të madhe në historinë e njerëzimit.

Një problem tjetër i pa zgjidhur nga Marksi në këtë temë, është proletariati. Sipas interpretimeve bolshevike Marksi na kishte pretenduar se proletariati bëhet klasë politike më vete duke përmbysur klasën e borgjezëve meqënëse klasa e skllevërve kishte përmbysur klasën e skllavopronarëve, klasa e bujkrobërve – klasën e feudalëve. Dhe në këtë konteks përmbysjesh klasa e skllavopronarëve ishte transformuar në klasë të feudalëve dhe këta të fundit në borgjezë, kurse skllevërit na ishin transformuar në bujkrobër dhe pastaj në proletarë. Diferenca midis klasës punëtore dhe klasës së proletarëve akoma edhe sot është e pakuptuar dhe me sa duket mënyra e zbërthimit të mësipër ka rezultuar inefiçente. Fakti historik flet për të kundërtën. Të gjitha transformimet e mësipërme, po i marrim të mirëqëna, janë bërë në kuadrin e transformimit të një shoqërie ku relatat midis tyre kanë qënë të rastit dhe pa domethënie. Me rendin e kapitalit kemi të bëjmë me një rend të përbotshëm dhe në qoftë se këtë rend e konsiderojmë si rendin e fundit shtetëror, atëhere metodikat e përdorura kanë arsyetuar gabim pasi metoda dialektike e përdorur sipas kalimeve sasiore në cilësore dhe unitetit të të kundërtëve ka mangut kontinumin kohor – hapsionor të zhvillimit të seicilës qelizë pjesmarrëse në shoqërinë kapitaliste. Problemi është krejt tjetër për tjetër dhe ajo që thuhet për përmbajtjen e socializmit shkencor është një përrallë që u shpik për të justifikuar faktin që proletariati lind kur kalohet nga shkalla e zhvillimit fshatar në atë qytetar dhe në qoftë se për rendin e kapitalit të shekullit të XX-të kjo i përkiste të kaluarës, për rendin e ri socialist (ne realitet një rend kapitalist monopolist shtetëror) ky proçes i përkiste të ardhmes. Proletariati formohet kudo ku bota e kapitalit shtrihet drejt botës së fshatit duke krijuar varfërinë qytetare, fazë e cila pa tjetër që duhet konsideruar kalimtare. Kjo do të thotë që proletariati nuk realizon dot organizimin e vet klasor për faktin më të thjeshtë fare: i nënshtrohet parimit të interesit ekonomik, parim i cili dallon njeriun nga kafsha (kategoria domosdoshmëri-liri).

Proçesi i analizuar nga Marksi dhe Engelsi duhet të çonte në përfundimin se proletarizimi i klasës punëtore ishte një fazë kalimtare pa domethënie në zhvillimin e rendit të kapitalit. Por kjo nuk i levërdiste shkollës sovietike edhe pse ajo pranonte që “Idetë shoqërore janë pasqyrim i qënies shoqërore. Si të tilla ato janë siç është qënia shoqërore” (po aty, f. 22). Mbi këtë bazë ishte e ndaluar të bëhej pyetja: në qoftë se qënia shoqërore ishte kapitaliste, atëhere përse idetë marksiste na ishin komuniste? Për këtë problem çdo pyetje konsiderohej një lojë fjalësh dhe pranimi i marksizmit si filozofi e proletarëve që shërbente për të ndërtuar një rend cilësisht të ndryshëm nga ai i kapitalit u bë lejtmotivi i krimit ekonomik komunist kudo në botë ku ai u vendos.

Në të vërtetë ekzistenca e dy fazave në revolucionin e ardhëshëm social është i lidhur me dy probleme krejt të ndryshëm nga njëri-tjetri, por të zbërthyer gabim nga Zhan Zhak Rusoi në librin e tij: Origjina e pabarazisë mes njerëzve, libër të cilin Marksi e pati marrë për bazë. Është e nevojshme të realizohet kritika e lidhjes së dy autorëve të mësipër përpara se të argumentojmë zgjidhjen e problemit. Asnjeri deri më sot nuk ka marrë për bazë arësyet përse racat janë të diferencuara në planin kohor të zhvillimit. Në qoftë se pranojmë se përgjithësisht brënda racave faji i pabarazisë të njerëzve është shteti, për pabarazinë e racave faji është i natyrës meqënëse ato kanë lindur në kohëra të ndryshme dhe vënde të ndryshme. Për bazë duhet marrë parimi poligjenetik i lindjes së njeriut në Tokë dhe jo ai monogjenetik; është një pikë ku materializmi bolshevik ka folur në tym. Pikërisht për të përligjur këtë dualitet diferencimi, Marksi me Engelsin sajuan revolucionin e përbotshëm dhe duetin e revolucionit proletar me një paraardhje socialiste, por pa e zgjidhur definitisht atë mbi ç’bazë u bënë spekullime të pafundme. Revolucion të përbotshëm me një arenë të përbotëshme, i cili zhduk shtetin klasor, nuk ka për të pasur kurrë për faktin më të thjeshtë fare: shteti nuk është formuar në të gjithë botën në të njëjtën kohë dhe në të njëjtën mënyrë. Diferenca kohore e zhvillimit të popujve e kalon shifrën e disa milionavjeçarëve dhe kjo për disa arësye natyrore që Darvini nuk i pati marrë parasysh.

Për mua rëndësi ka që të bëhet e qartë se të gjitha këto janë përralla filozofike pa asnjë domethënie sipas mënyrës që trajtohen.

Hipokrizia e filozofëve shqiptarë arriti kulmin kur e ngritën Leninin në shkallën e Marksit edhe pse kjo nuk përfshihej në përmbajtjen e materializmit dialektik, akoma më tej formuluan idenë sikur Lenini na e paska zhvilluar më tej marksizmin (po aty, f. 49). Për të qënë të saktë duhet të themi që në fillim se marksizmi, si filozofi progresive, mori fund me t’u marë në dorë nga leninizmi dhe bolshevizmi. Teoria e Karl Marksit nuk është marksizëm-leninizmi i shekullit të XX-të dhe ajo që paraqitet si filozofi e klasës punëtore. Teoria e mësipërme është krejt tjetër për tjetër dhe nuk ka asnjë lidhje me katrahuren politike të shekullit të XX-të. Të paktën ato që kemi cituar nga Marksi janë të afta të argumentojnë arritjet e marksizmit dhe mangësitë e tij. Në këtë drejtim çfarë plotësoi Lenini dhe a mund të pranohet sikur “ai zhvilloi materializmin dialektik, duke trajtuar probleme të tilla; si problemi i materies dhe i lëvizjes; i hapësirës dhe i kohës; i lirisë dhe i domosdoshmërisë; karakterin dialektik të zhvillimit, teorisë së njohjes etj” (po aty, f. 49)? Ne realitet pikërisht këto nuk arriti të zbërthente Lenini, por e kopjoi Engelsin duke përsëritur idetë e tij dhe duke i lënë në vënd. Dmth teoricienët filozofë shqiptarë gënjejnë kur i atribuojnë Leninit të tilla heroizma. Aq më tepër shtohet doza e këtij lloj karakteri kur tentohet të bashkohet Lenini me Stalinin në proçesin e zhvillimit të veprave të të parit (po aty). Unë pretendoj se të bashkosh veprimtarinë e një diktatori kriminel, me idetë e një skicofreni dhe të gjitha këto me idetë e një shkolle gjenish do të thotë të tallesh me njerëzimin. Komunizmi i shekullit të XX-të, pa dyshim, ka qënë tallja më e madhe politike që është realizuar ndonjëherë në historinë e njerëzimit ku gisht nuk kanë pasur vetëm vëndet pjesmarrëse.

“Idetë gjeniale” të filozofëve shqiptarë arrijnë deri atje sa e akuzojnë PPSh si një parti që ka realizuar zhvillimin e mëtejshëm të marksizëm-leninizmit filozofik (po aty, f. 50). Për të qënë të saktë këta filozofë kujtojnë se populli shqiptar vazhdon të jetë i çmëndur dhe ata mund të flasin si t’u teket, se kërkush nuk mund t’i kundërshtojë dot. Këto ide kanë qënë tamam të Enver Hoxhës dhe filozofi ynë e kopjon atë pikë për pikë dhe e paraqet si një realitet historik të ndodhur. Ata duan me çdo çmim të fshehin karakterin e qënies së Enver Hoxhës dhe ekipit të tij përgjatë periudhës 1943-1991. Ajo çka thuhet në atë faqe të librit të autorit tonë është thjeshtë një mashtrim jo vetëm pse lektorët dhe profesorët e filozofisë shqiptare nuk ja kanë pasur haberin materializmit dialektik dhe marksizmit, por ata mbi të gjitha nuk ja kanë pasur haberin filozofisë njerëzore dhe historisë së popullit shqiptar. Në thelb të problemit ata nuk e kanë dashur popullin shqiptar, bile, akoma më tej, ata e kanë urryer popullin tonë edhe pse jetonin në brëndësi të tij. Pikërisht materializmi dialektik është ai që na e vërteton këtë saktë duke diskretituar veprimtarinë e PPSh.

Sipas autorit tonë veprimtaria e PPSh në fushën teorike dhe praktike ka pasur një rëndësi të madhe në forcimin e mëtejshëm të diktaturës së proletariatit (se ç’hyn këtu dialektika materialiste ec e merre vesh). Këtij qëllimi na e paskan shërbyer disa masa për eleminimin e defekteve që na qënkan konstatuar gjatë rrugës së këtij zhvillimi ku përmënden: dy uljet e kryera në pagat e larta, heqja e shpërblimeve të tepërta dhe e honorareve, zvogëlimi i oborreve kooperativiste (po aty, f. 50). Analiza e këtyre tre problemeve tregon mënyrën se si partia e vodhi popullin shqiptar me dialektikën e saj. Në qoftë se pranojmë se na qënkan ulur pagat e mëdha, lind pyetja: kush i rriti? Kur u rritën, kush përfitoi dhe, kur i ulën, kush humbi? Pastaj, nuk është njësoj të ulësh pagat në qytet dhe të zvogëlosh oborret kooperativiste: Proçesi në fjalë ka qene një mashtrim fund e krye, pasi në rastin e parë ke të bësh me njerëz të punësuar në sektorin industrial nga shteti, ndërsa në të dytin njerëz të vetëpunësuar ne sektorin e bujqësisë. Dallimi është cilësor dhe afirmon pjesën kryesore të popullit shqiptar ku është aplikuar vjedhja më e madhe produktive. Që në këtë pikë djallëzia komuniste ka luajtur me popullin shqiptar duke e “lidhur atë për bukën e gojës” (po citoj fjalët e Padër Anton Harapit në gjyqin e ekzekutimit të tij). Në qoftë se do ta shohim këtë proçes sipas dialektikës materialiste jo shqiptare do të kemi: një sasi të caktuar parimesh politike dhe, respektivisht, cilësi të caktuar të ndërgjegjes dhe moralit njerëzor të shqiptarëve të asaj kohe. Çdo njeri le ta nxjerrë vetë konkluzionin mbi këtë raport dhe pozicionin e tij në raport me të kaluarën dhe me atë çka u ka premtuar komunizmi me propogandën e tij.

Sipas autorit tonë, u muarën masa të rëndësishme në rrugën e ngushtimit të dallimeve midis qytetit dhe fshatit (po aty). Në qoftë se ka ndonjë problem të cilën dialektika e zbërthen dukshëm dhe bindëshëm është pikërisht raporti fshat – qytet; nga ana tjetër, në qoftë se ka ndonjë krim të përbindëshëm të kryer nga PPSh është pikërisht mënyra se si e trajtoi ajo këtë raport. Autorët shqiptarë as që ja kanë pasur haberin se çfarë do të thotë qytet dhe fshat në historinë e njerëzimit dhe sidomos në historinë e popullit shqiptar. Pa qyshim kjo padije është rezultat i keqarsimimit të tyre. Problemit i lindjes së fshatit dhe qytetit në historinë e njerëzimit është me mangësi interpretative, kurse ai shqiptar është fund e krye i pasaktë dhe i kundërt. Të flasësh për zhdukje të dallimeve fshat-qytet në shekullin e XX-të dhe sidomos në Shqipëri është njësoj si të flasësh për organizimin shoqëror të alienëve. Në këtë rast të dy problemet janë të barabarta dhe praktika flet për një propogandë mashtruese që ka pasur për qëllim të fshehë veprimet politike të kryera përgjatë periudhës komuniste të cilat argumentojnë bindshëm karakterin antidialektik të politikës së PPSh. Konkretisht me këtë përfundim autori ynë kërkon të mbulojë mënyrën se si u formua klasa politike, intelektuale dhe qytetare në kohën e komunizmit duke e konsideruar këtë mënyrë si zhdukje të dallimeve qytet – fshat. Në qoftë se për botën e zhvilluar kapitaliste ky proçes ka zgjatur për mbi 100-200 vjet në sajë të një revolucioni të stërmadh industrial, në Shqipëri është tentuar të zgjidhet për 30-40 vjet në sajë të një revolucioni të stërmadh kriminal ekonomik e politik. Në qoftë se marrjen e mijëra-qindramijërave fshatarë (nga viti 1945 deri në vitin 2000 rezulton të jenë afro 2 milion), arsimimin të tyre sipas parimeve bolshevike, punësimin e tyre nëpër miniera, fabrika, ndërmarje, shkolla, institucione shkencore, artistike, sportive dhe politike; apo organizimin e kujdesit shendetësor, arsimor e kulturor në fshat konsiderohet zhdukje e dallimit qytet – fshat, atëhere problemi nuk mund të interpetohet me dialektikën shqiptare, por me dialektikën materialiste ku ka këtë zgjidhje: Politika e PPSh e uli nivelin e jetës qytetare shqiptare të para 1945-sës në një masë të tillë, sa kur u realizua ngritja e nivelit të jetesës në fshatin shqiptar, rreth viteve 1980, u pa që ato ishin shumë-shumë afër. Kjo nuk do të thotë se është ngushtuar dallimi midis qytetit dhe fshatit, por do të thotë se niveli i jetës qytetare në Shqipëri ju afrua nivelit të jetës fshatare. Dhe ligji dialektik i kalimeve sasiore në cilësore argumenton se sasia e madhe e banorëve të rinj të qyteteve çoi në cilësinë fshatare të qyteteve shqiptare dhe me këtë ndodhi kthimi i kohës qytetare mbrapsht. Të paktën në tre qytetet më të zhvilluara shqiptare, nga pikëpamja e jetës qytetare: Gjirokastër, Korçë dhe Shkodër, kjo kuptohet me lehtësi dhe fjalën duhet ta thonë banorët e para 1945-sës dhe jo pinjollët e komunizmit.

Sipas autorit tonë PPSh na paska marrë masa për të ngushtuar dallimet midis punës mendore dhe punës fizike (po aty). I gjithë ky proçes u përligj me punën fizike që bënte inteligjenca një herë në vit në prodhimin e drejtëpërdrejtë, por pa u thënë asnjëherë që proçesi në fjalë ishte i lidhur në mënyrë të drejtëpërdrejtë me proçesin e ndarjes së punës, si akti më revolucionar që kishte bërë në historinë e vet njeriu. Asnjëherë shkolla bolshevike nuk e mori për bazë këtë proçes në mënyrë dialektike e historike dhe aq më tepër shkolla shqiptare e komunizmit. Pa dyshim që ishte, dhe është, problemi më i plotë historik për të cilin ekziston analiza e kompletuar teorike dhe praktike. Pikërisht këtu bolshevikët realizuan mashtrimin e tyre politiko-teorik duke përmbysur marksizmin e proletarëve dhe kontinumin kohor-hapsinor të popullit rus. Bolshevikët e tjetërsuan kohën natyrore të popullit rus në një masë të tillë sa ajo nuk mund të kthehet më në shinën e vet historike, edhe vetëm pse është frenuar. Ndërsa në funksion të popullit shqiptar ka qënë thjeshtë një propogandë për të justifikuar politikat ekonomike të zbatuara. Të flasësh për ngushtim të dallimeve të punës mendore nga ajo fizike pa ditur më përpara stadin në të cilin ndodhet popullata në lidhje me ndarjen e punës do të thotë të mos dish abecenë e problemit, sidomos për popullin shqiptar ky fakt është shumë-shumë domethënës.

Historikisht kjo në dinamikën e popullit shqiptar nuk është analizuar kurrë dhe për faktin më elementar: nuk ekziston metodika. Por duke e krahasuar me gjëndjen e elementëve shoqërore në brëndësi të popullatës arrihet në përfundimin se ndarja e punës tek parailirët e largët dhe iliret nuk ka qënë vepër e tyre. Ata e mësuan atë nga relatat me parahelenët dhe helenet mbi çbazë u formuan epirotët. Ka qënë një proçes i gjatë kohor duke filluar nga shekulli XIII pa. Kri. deri në të IV pa. Kri. ku bie në sy popullata me nivel zhvillimi më të madh se pjesa tjetër e paditur ilire. Të gjitha ndërtimet mbi territorin e banuar sot nga shqiptarët është rezultat i relacioneve të mësipërme dhe kurrsesi vepër autoktone e vëndasve. Prapambetja e theksuar e epirotëve, në raport me popujt komshinj, ka një shkak natyror të lidhur me kohën e lindjes së tyre dhe këtu qëndron domosdoshmëria e ndryshimit të metodikave analitike që duhen përdorur për këtë proçes, gjë e cila realizohet po të përbashkohet Hegeli me Marksin dhe Ajnshtajnin. Në funksion të problemit tonë proçesi i ndarjes së punës është i stërzgjatur dhe duhen miliona e miliona vjet që ai të përfundojë; të paktën për popullatën shqiptare këtë s’e luan as topi në qoftë se ai do të jetonte i ndarë nga bota, siç veproi komunizmi i Enver Hoxhës. Të vjen për të qeshur kur lexon qe PPSh na paska luftuar për të eleminuar dallimet e punës mendore nga ajo fizike, kur shqiptarët akoma nuk e kanë vënë në vijë proçesin e ndarjes së punës e jo më të luftojnë për ta thjeshtuar atë. Nuk e di a e ka kuptuar autori ynë këtë shpjegim, por gjithsesi ai në kohën e vet ka propoganduar një fenomen inekzistent, të cilit nuk i ka ditur as kuptimin. Kjo do të thotë se drejtuesit politikë dhe ekonomikë shqiptarë, përgjatë epokës komuniste, kanë punuar instiktivisht dhe nën diktaturë.

E sa për atë, sikur Enver Hoxha na i paska rekomanduar specialistëve të degëve të ndryshme të shkencave që të studiojnë dialektikën, ta përvetësojnë thellë atë dhe ta aplikojnë në të gjithë punën e tyre (po aty, f. 53), është e nevojshme të thuhet më përpara se për cilën dialektikë e ka pasur fjalën: për atë të kohës së helenëve, Hegelit, Marksit apo për dialektikën e bolshevikëve që gjithsesi nuk janë e njëjta gjë. Filtrimin e gjithseicilës nga pjesa shterpë ka qënë një punë që filozofët shqiptarë nuk kanë pasur guximin ta bëjnë as në planin teorik le pastaj ta vinin në jetë; kështu që fjalët e diktatorit kanë qënë thjeshtë për propogandë për t’i treguar shqiptarëve qe ajo ekziston ashtu siç donte ai dhe jo siç ishte në të vërtetë.

Në kuadrin e analizave të kategorive filozofike (sasi-cilësi) që shoqëron materializmin, autori ynë pati guximin në vitin 2009 të shkruante:

 

Ndryshimet cilësore i ndeshim edhe në shoqëri. Kështu, për shëmbull, shoqëria socialiste ndryshon nga ajo kapitaliste. Në bazën e sistemit socialist, fjala vjen, qëndron pronësia shoqërore mbi mjetet dhe veglat e prodhimit, kurse në bazën e sistemit kapitalist – pronësia private, kapitaliste mbi këto, të cilat përcaktojnë edhe një varg ndryshimesh rrënjësore midis tyre. (po aty, f. 57)

 

Në qoftë se këtë e pranonim para 1991, sepse nuk e dinim se si ishte bota, pas këtij viti është pak e vështirë të pranohet kjo; gjë që na ka detyruar t’i hynim një studimi për të parë se si është e vërteta e pronësisë mbi mjetet e prodhimit. Problemi është krejt tjetër për tjetër dhe, kështu siç e paraqet autori ynë, është një përmbledhje e ideve të Stalinit. Duhet thënë që në fillim se në këtë mënyrë si shtrohet ai është fund e krye një mashtrim që ka pasur për qëllim të fshehë vjedhjen gjigande që bolshevikët i bënë popullit rus, ose vjedhjen e paskrupullt që PPSh i bëri popullit shqiptar.

Mjetet dhe veglat e prodhimit nuk kanë qënë kurrë pronësi e shoqërisë shqiptare, por e shtetit komunist antishqiptar. E thënë me fjalë më pak të ashpra, rendi shoqëror në Shqipëri dhe kudo ku u pretendua vendosja e marrëdhënieve socialiste të prodhim – shkëmbimit ka qënë kapitalizëm monopolist shtetëror, rend i cili forcon shtetin kundra popullit (dmth diktaturë) dhe pikërisht kundra këtij lloj shteti ka qënë teoria e Karl Marksit, gjë të cilën e parakaluan me shumë sukses vëndet e zhvilluara të Botës. Në këtë formë kjo i është mbajtur e fshehtë popullit shqiptar, të paktën, por u spekullua me idenë se gjithëshka që u vodh nga viti 1943 deri në vitin 1956, dhe ajo që u krijua nga ky vit deri në vitin 1991 ishte pronë shoqërore, por se e kujt shoqërie akoma edhe sot nuk merret dot vesh. Por që kuptohet me lehtësi: mjafton të shikohet se në dorë të kujt ka rënë dhe si komandohet tërë ajo pasuri kolosale e krijuar nga një popull i skllavëruar deri në palcë për 45 vjet.

Duke u rikthyer në temën tonë, ndryshimet cilësore që vihen re midis vëndeve kapitaliste dhe atyre socialiste, flasim për atë kohë, janë inekzistente. Por arrihet të vihet re kohëzhvillimi shoqëror i gjithseicilit, sidomos kur rrënjët janë të barabarta (p.sh dy Gjermanitë, dy Koretë, dy Vietnamët, Kina me Taivanin, Austria me Hungarinë, etj). Ndryshimet cilësore flasin kundra politikave të vetëquajtura socialiste çka duhet të argumentojë për mashtrimin e përdorur. Që ta themi më troç, nuk ka ligje të dialektikës që mund të shpjegojnë dinamikën shoqërore të vëndeve të deklaruara si socialiste dhe krahasimin me vëndet e zhvilluara kapitaliste (është njësoj si të krahasosh një anormal me një normal).

Edhe për elementin tjetër të kategorisë sasi-cilësi, autori ynë jep shpjegimin e vet antidialektik duke kujtuar se mund të vazhdohet të mashtrohen shqiptarët e sotëm. Shëmbulli që merr autori ynë është tipikisht i analizueshëm nga historia me një gjatësi kohëre prej rreth 3000 vjetësh çka përmbys materializmin marksist edhe ne atë masë të gjëndjes së vet. Sipas tij:

 

Konceptin e sasisë ne e hasim jo vetëm në natyrë, por edhe në shoqëri. Në fushën e shoqërisë ai lidhet, për shëmbull, me masën dhe intensitetin e punës së edukimit, me nivelin e zhvillimit të forcave prodhuese, me ritmet e zhvillimit të këtyre, rendin etj. Kështu, për shëmbull, në shoqërinë tonë socialiste niveli i zhvillimit të forcave prodhuese ndryshon vazhdimisht. Në fund të pesëvjeçarit të dytë, fjala vjen, ishte rreth 25 herë më i madh se ai para luftës, kurse në vitin 1967 e kaloi atë nivel në 44 herë (po aty, f. 59).

 

Pikerisht kjo lloj analize sherben per te kuptuar jo vetem nivelin e mendimit filozofik dialektik shqiptar, por edhe procesin qe merr ne konsiderate autori yne, i cili duke ju nenshtruar dialektikes materialiste tregon se permasa e pretenduar dialektike eshte e kundert dhe mohuese mbi ato qe thote filozofia shqiptare.

Autori pranon se ne Shqiperi u rrit niveli i forcave prodhuese, ne raport me vitin 1944, por pa na thene se nga e kishin prejardhjen keto forca ne planin shoqeror dhe cfare dinin te benin ato ne raport me mjete e prodhimit. Nuk ka asnje rendesi se sa rritet niveli i forcave prodhuese, por cili eshte unitet i tyre me mjetet e prodhimit dhe ketu qendron lidhja me dialektiken. Dmth autori mundohet te fuse ne perdorim dialektiken ne nje proces te cilin ajo e zberthen me sens te kundert dhe konkluzione te tjera. Asnjëhere propoganda komuniste nuk ka tentuar te percaktoje nivelin cilesor te ketyre forcave prodhuese, por kenaqej me sasine e madhe te saj me pretendimin se kjo do te conte me siguri ne ate qe kerkohej, por ne realitet për të fshehur thelbin e problemit. Ne kete pike dialektika u pa persembrapshti, pasi zberthimi ne kete rast nuk mund te behet per nivelin cilesor te forcave prodhuese, por per shkallen e skllaverise te tyre. E perkthyer shqip problemi duhet trajtuar me kete sy dhe shifrat tregojne se shkalla e skllaverise te popullit shqiptar u rrit nga njeri pesevjecar ne tjetrin pikerisht me shifrat qe jep autori yne.

E sa per masen dhe intensitetin e punes se edukimit lexuesi duhet te kuptoje pozicionin real te atyre qe dhane leksionet e ketyre temave nen siglen e materializmit dialektik, pasi paaftesia e mosshpjegimit, ose mosdashja e shpegimit, sipas nenekuptimeve te materializmit dialektik conte ne perfundimin se e gjithe propoganda e PPSh ishte nje zbatim i frymes idealiste te Hegelit. Suprimimi i te gjithe jetes politike te shqiptareve nen praktikat e propogandes ndaj ligjeve ekonomike te zhvillimit te shoqerise ka perbere kredon e te gjithe jetes shoqerore te popullit shqiptar nen diktaturen e komunizmit. Eshte kjo aresyeja perse i eshte dhene rendesi “edukimit” komunist te popullit tone pergjate periudhes me antishqiptare ne historin e tij. Po te shihet problemi me syrin e interesit te zhvillimit kombetar, pa frike them se eshte periudha ku shqiptaret humben gjitheshka nga qenia e tyre historike ne nje mase te tille sa ata mallkuan veten qe ishin te tille. Ate qe nuk kishin realizuar te gjithe shkelesit dhe relatorët e tokes shqiptare per 2500 vjet se bashku e kishte realizuar diktatura komuniste per vetem 45 vjet. Cfare kishte ndodhur me kohen dhe a mund te zbulohet dot? Si mund të pranohet që 45 është më e madhe se 2500? A e kupton lexuesi se shifrat sasiore i nënshtrohen shifrave cilësore dhe këtu duhet ndalur për të kuptuar se çfarë ka ndodhur realisht? Cfare kishte ndodhur mbi hapesiren shqiptare dhe a mund ta zbuloje dialektika materialiste te gjithe kete proces shoqeror? Mos valle këtë ka kërkuar të mbulojë profesori i dialektikës antimaterialiste? Të paktën ngjarjet e 2 korrikut 1990 jane të afta t’i argumentojne këto proçese bindshëm dhe pa paragjykime.

Ky ligj i dialektikës duhet të ketë qënë problemi më i madh i komunizmit shqiptar pasi filozofët e tij kërkuan me të gjithë mënyrat ta përfshijnë ata nga pozicioni konstatues i Hegelit në dinamikën e zhvillimit të shoqërisë pa vënë dallimet e hapësirave zbatuese të vetë ligjit. E them këtë pasi në këtë ligj ka diçka të erret, i cili, në qoftë se tek Hegeli, nënkuptohet kur e zbërthen, tek shkolla shqiptare kjo errësirë shumëfishohet duke e bërë ligjin të pakuptueshëm. Pyetja shtrohet: në qoftë se rastësisht (kur them rastësisht kam parasysh botën e njeriut i cili artificialisht mund te realizojë rritjet sasiore) sasia arrin masën e kritikës, si është cilësia në funksion të jetës njerëzore? Dhe, anasjelltas, në qoftë se masa e kritikës realizohet brënda domosdoshmërisë, si është cilësia? Problemi ka nevojë të stërhollohet pak si më tepër nga ajo e dhënë nga Hegeli. Të paktën për botën e njeriut dhe përgjatë shekullit të XX-të statistika historike tregoi se gjërat nuk janë zbërthyer drejt dhe problemi sasi-cilësi kishte nevojë për një rishpjegim tjetër. Është e palejueshme për filozofin të citojë Hegelin dhe zbërthimin ta bëjë sipas Leninit. Janë dy shkallë cilësore ndryshimi, pasi njëri ishte zbuluesi dhe tjetri interpretuesi. Vini re se si interpretohet ky ligj nga filozofi shqiptar:

 

Ligji i kalimit të ndryshimeve sasiore në ndryshime cilësore është ligji në bazë të të cilit ndryshimet e vogla, sasiore, të padukshme në fillim, në proçesin e grumbullimit të tyre, në një shkallë të caktuar të këtij zhvillimi, prishin masën, shpie në ndryshimet cilësore, në vdekjen e cilësisë së vjetër dhe në lindjen e cilësisë së re. (po aty, f. 63)

 

Në momenti që filozofi fut në intepretim nocionin: e vjetër dhe e re, ka përfshirë në proçes faktorin kohë dhe këtu qëndron mashtrimi i shkollës bolshevike. Zbulimi i Hegelit edhe pse ka pasur si suport aplikimi botën e njjeriut, në realitet ai, pikë për pikë sipas Hegelit, është i kuptueshëm për botën mekanike të lëvizjes, pasi për më tej ai ka nevojë për një stërhollim, pasi është e pamundur të pranohet rritja sasiore jashtë kohës së zhvillimit të elementëve pjesmarrës në këtë rritje sasiore. Shkolla bolshevike nuk qe e aftë ta bënte këtë zbërthim edhe për një fakt tjetër: nuk e levërdiste të përcaktonte shkallën e zhvillimit të popullit rus në prak të ashtëquajturit revolucion socialist. Dialektika materialiste në këtë pikë është përmbysur me dashje dhe është pika ku Marksi përmbyset nga Lenini. Nuk mund të pranohet kalimi sasi-cilësi dhe anasjelltas pa faktorin kohë zhvillimi dhe gjithëshka është e lidhur me pamjaftueshmerinë e mendimit filozofik helen për t’ju përgjigjur pyetjes së pandryshueshmërisë së ndryshueshmes. Problemi kryesor i filozofisë ishte fshehur për 2700 vjet dhe këtu fillonte tragjedia e shekullit të XX-të. Nuk ka asnjë mundësi, qoftë dhe teorike, të realizohet përmbysja cilësore me anë të sasisë pa u realizuar më përpara kontinumi kohor-hapësinor i pjesmarrësve në proçesin e sasisë. Në funksion të popullit shqiptar: cila ishte shkalla e zhvillimit shoqëror të tij kur politika e fshehtë europiane vendosi të aplikojë komunizmin bolshevik në dinamikën e shqiptarëve? Pikërisht këtu ligji dialektik i Hegelit sasi-cilësi përmbyset duke na fshehur artificialitetin e proçesit dhe cilësinë antishqiptare të politikës së zbatuar. Është faktori kohë zhvillim ai që diskretiton veprimin e kryer duke argumentuar se gjithëshka e ndodhur ishte nje veprim njerëzor kundra ligjeve të natyrës; kështu që nuk ka asnjë mënyrë teorike për të argumentuar se thjeshtë sasia mund të kthehet në cilësi. Ky ligj shqiptar i dialektikës ka mangut kontinumin kohor-hapësinor të zhvillimit natyror pikërisht të elementëve sasiorë që marrin pjesë në proçes.

Une pretendoj qe ky lloj zberthimi eshte bere me qellim, pasi nga ajo ka dale edhe zberthimi i mbapsht i kategorise evolucion-revolucion, dmth i hopit. Është problemi që del hapur kundër materializmit filozofik për qëllime politike dhe justifikim të propogandës. Vini re se sa në mënyrë të maskuar është shpjeguar hopi në mendimin filozofik materialist shqiptar:

 

Hopi është forma e ndryshimit cilësor të realitetit. Si shëmbuj të tij ne mund të sjellim kalimin nga shoqëria kapitaliste në atë socialiste; lindjen nga bota jo e gjallë në botën e gjallë; kalimin nga majmuni antropomorf në njeri; sintezat kimike gjatë të cilave kalohet nga një element i caktuar në një element tjetër, me dallime në bazë të ngarkesave në bërthamat e tyre. (po aty, f. 64)

 

Së pari, proçesi i fundit, nuk është sintezë kimike, por fizike dhe aty mbaron lëvizja fizike dhe fillimi i lëvizjes kimike. Është një proçes natyror që ka zgjatur për miliarda vjet duke futur në kolaps mendimin filozofik modern dhe si zor që të konsiderohet si hop. Problemi ka disa komplikacione kohore pasi nuk mund të merret me mënd në është krijuar më përpara elementi i fundit kimik apo komponimet e thjeshta kimike midis elementëve të parë kimikë. Kështu që autori ynë kot kërkon të duket i ditur, pasi është një problem midis shkollave filozofike botërore dhe ai tipikisht duhet të ishte marrë me Stephen W. Hawking-un pretendimet e të cilit pranonin hopin disa orë të formimit të elementëve kimikë mbas bing-bengut (Stephen Hawking, Një histori e shkurtër e kohës, f. 118).

Së dyti, autori nuk ka të qartë aspak se hopet kalimtare nuk mund të ndodhin kurrsesi brënda kuadrin sasior të zhvillimit, por baza e hopit është zhvillimi i elementëve pjesmarrës në sasi dhe relacionet universale midis tyre. Është absolutisht e pamundur të merret në konsideratë vetëm njëra anë e lëvizjes sasiore dhe mbi këtë bazë të formulosh hopin. Këtu është realizuar një mashtrim mbi një bazë filozofike të stërvjetër me emrin Aristotel ku nuk merret për bazë dualiteti shkakësor i lëvizjes, por si shkak i lëvizjes merret veprimtaria e ambientit të brëndëshëm. Kështu për shëmbëll autori nuk arrin të shpjegojë se si rendi i kapitalit transformohet në rend socialist me anë të hopit. Po të ishte bërë kjo do të arrihej në përfundimin se në të gjithë ato vënde ku u pretendua vendosja e marrëdhënieve socialiste të prodhimit nuk ishte bërë gjë tjetër veçse ishte realizuar zëvëndësimi i klasës politike historike me një klasë politike antihistorike, dmth në mënyrë artificiale. Për çfarë hopi bëhet fjalë në këtë rast? Përse nuk është marrë parasysh shkalla e zhvillimit të elementëve pjesmarrës në “hop”? Po të ishte bërë kjo do të arrihej në përfundimin se tjetërsimi i rendit të kapitalit në kapitalizëm monopolist shtetëror përbën kredon e të gjithë revolucioneve socialiste kudo në botë. Përsëri hopi nuk ka vënd. Atëhere rezulton që përmbajtja e hopit të ketë mangut faktorin kohëzhvillim duke arrirë në përfundimin se hopi ndodh kur zhvillohet deri në fund nga pikëpamja kohore dhe hapsinore dukuria që analizohet.

E njëjta gjë duhet thënë edhe për rastin e kalimit të majmunëve antropomorfë në njerëz ku faktori kohë është i aftë të argumentojë përse proçesi nuk ndodh pambarimisht në kohë. Është kontinumi kohor-hapsinor i antopomorfëve ai që nuk e ka lejuar këtë proçes të ndodhë në një vënd të globit dhe në një kohë të vetme. Shumëllojshmëria e këtyre kontinumeve edhe brënda kontinenteve ka bërë që njeriu të transfomohet në vënde të ndryshme dhe kohëra të ndryshme duke krijuar heterogjenitetin shoqëror mbi çbazë duhet influenca e njeriut shoqëror mbi njeriun natyror. Dmth hopi ka nevojë të rishikohet duke u ridimensionuar mbi bazën e faktorit kohë. Sidomos kjo ka rëndësi për botën e njeriut, pasi nuk mund të pranohet asnjë lloj hopi pa u realizuar deri në fund përmbajtja e elementëve pjesmarrës në zhvillimin e shoqërisë. E thënë më troç nuk mund të pranohet asnjë lloj revolucioni shoqëror pa u zhvilluar deri në fund lloji i pronës private, lloji i klasave shoqërore dhe i të gjitha produkteve të tyre. E kundërta e kësaj është një lojë e njeriut kundra natyrës njerëzore me pasoja ne kohezhvillimin e tij. Eshte pika ku mund te zbulohet ngadalesimi i kohes, ndalja e saj dhe pershpejtimi çka tregon se vetëm shoqëria njerëzore i përmbledh idetë konkluzive e Ajnshtajnit dhe jo fusha e fizikës

Te gjitha keto u bene vetem per nje qellim propogandistik : te justifikohej karakteri ligjor i revolucioni bolshevik dhe te perfshihej ne hapesiren analitike te marksizmit duke u paraqitur si nje progres i shoqerise ruse. Por duhet pranuar që filozofi ynë ka tentuar të bëjë një trukaturë me këtë ngjarje duke mos e lidhur hopin me cilësinë. Vini re çfarë ka shkruar:

 

Kështu, për shëmbull, Revolucioni i Madh Socialist i Tetorit ndryshoi me një goditje të vetme natyrën e pushtetit politik më 25 tetor 1917 në Rusi (po aty, f. 68).

 

A e ka bërë me qëllim, apo i ka shpëtuar nuk po i japim rëndësi, por unë dua të theksoj se gjithmonë është pranuar që revolucioni i Tetorit ndryshoi rendin shoqëror. Si është e vërteta? Në kuadrin e studimit të ngjarjes në fjalë dhe filozofive të pretenduara (vëllimi: Marksizmi, leninizmi dhe revolucioni social, dorëshkrim) unë kam arritur në përfundimin se revolucioni bolshevik nuk ka realizuar asnjë ndryshim cilësor të rendit shoqëror në strukturën politike të Rusisë. Ai revolucion realisht zevendësoi klasën politike historike me një klasë tjetër pa prejardhje politike duke e ndaluar në vënd kohën e zhvillimit të klasave shoqërore sipas historisë së deriatëhershme. Në këtë mënyrë në Rusinë e asaj kohe filloi një kohë tjetër e formimit të klasave shoqërore (ky është kuptimi filozofik e ndalimit të kohës) pa asnjë dallim cilësor në raport me të kaluarën, duke perjashtuar shkallën e arsimimit dhe përvojën historike që gjithsesi mund dhe duhet të përmblidhen në proçese sasiore. Pastaj baza e ndryshimit cilësor në shoqërinë njerëzore, ku duhet pranuar hopi, është prona private. Çfarë ndodhi realisht me pronën private në Rusinë e Carëve më 1917? Kjo gjë nuk është shpjeguar kurrë me vërtetësi, por u shpik termi: pronë shoqërore. Realisht në të gjitha vëndet ku u pretendua zhdukja e pronës private nuk u bë gjë tjetër veçse u shndërua prona private nga individuale në pronë shtetërore, që do të thotë kapitalizëm monopolist shtetëror, të cilin term Lenini ja përshtati të ardhmes së kapitalizmit jashtë rus dhe ja largoi në propogandë vetvetes politike. Pa dyshim që ky ka qënë një mashtrim i bolshevizmit edhe për një arësye tjetër: U mbulua karakteri i vjedhjes së popullit rus nën emrin e revolucionit socialist edhe pse ajo gjë ishte absolutisht e pamundur pasi nuk mund të zhduket prona private përpara të gjitha qelizave objektive materiale të shoqërisë (dmth qeliza e fundit që zhduket përpara perëndimit të shtetit është prona private dhe kjo e ka një arësye historike e ligjore). Loja politike që u luajt në Rusinë e asaj kohe ka qënë tjetër për tjetër dhe arësyeja ishte vetëm një: të vidhej populli rus deri në palcën e kurrizit. Këtë gjë e realizoi revolucioni bolshevik i tetorit më 1917; kështu që ta emërtosh atë revolucion socialist duhet argumentuar më përpara qe socializmi dhe hajdutëria janë një të vetme në qëllim dhe aplikacion.

Por poshtërsia bolshevike vazhdoi edhe me larg në sferën filozofike duke e transformuar materializmin dialektik nga një filozofi për njeriun në një filozofi kundra njeriut. Unë mendoj se kulmi i kësaj poshtërsie ka qenë interpretimi tendecioz i ligjit të unitetit të të kundërtave të cilin ajo shkollë nuk e ka zbërthyer kurrë saktësisht. Akoma më tej ajo e përdori këtë ligj për të mbuluar antihistorizmin e vet dhe poshtërsinë kundra popullit rus. Teoria e të kundërtave ka qënë teoria kryesore e politikës bolshevike e cila asnjëherë nuk e pati kapur thelbin e problemit dhe kjo pasi tentoi të realizojë aplikimin e një hapësire të vjetër shoqërore për një kohë të re, dmth kërkoi të bashkojë hapësirën e pa zhvilluar me kohën e një hapësire të zhvilluar. Vini re se si e ka intepretuar shkolla shqiptare ligjin bolshevik të kontadiktave:

 

Ligjit të unitetit dhe të luftës së të kundërtave Lenini i kushtoi një vëmëndje të posaçme. Teorinë e kontradiktave ai e konsideronte bërthamën e dialektikës materialiste, kyçin për kuptimin e anëve dhe të momenteve të zhvillimit. (po aty, f. 69)

 

Unë pretendoj se, të paktën në Shqipëri, ky ligj është interpretuar në praktikë gabim. Në qoftë se pranojmë qe dy të kundërta bashkëjetojnë në një hapësirë të vetme, atëhere përse duhet aplikuar lufta midis tyre? Fakti që uniteti i të kundërtave (ligji dialektik mbi depërtimin reciprok të të kundërtave) u lidh me kontradiktat shoqërore tregon se ky ligj u shpalos në këtë mënyrë për të eleminuar kundërshtarët politikë, akoma më tej u përdor për të eleminuar kundërshtarët antipatikë, dmth subjektivë. Nuk ka asnjë mënyrë shpjegimi eleminimi fizik i klerikëve katolikë në kuadrin e kontradiktave dhe luftës së klasave. Nuk ka asnjë ligj dialektik që të përmbledhë kasaphanën mbi këtë kler përveç xhelozisë dhe antipatisë reciproke që gjithsesi nuk përmblidhen në ligjin e unitetit të të kundërtave. Atëhere përse u shpjegua kaq mbapsht ky ligj dhe si duhet të jetë e vërteta e intepretimit?

Filozofët shqiptarë kanë shumë mëkate ndaj popullit shqiptar pasi çdo gjë e ndodhur në aspektin politik përgjatë 45 vjetëve i është nënshtruar këtij ligji në propogandë edhe pse në realitet nuk kanë pasur asnjë lidhje konkrete. Edhe fëmija porsa lind i nënshtrohet këtij ligji, pasi qelizat e reja që formohen përgjatë proçesit të zhvillimit të tij bashkëshoqërohen me zhdukjen e qelizave parazitare. Dmth lindja dhe vdekja qelizore janë bashkëudhëtarë të të gjithë jetës biologjike të njeriut. Përgjithësisht njeriu nuk bën asnjë përpjekje për ta ndryshuar këtë raport dhe praktikisht ai nuk mund të bëjë asgjë, pasi në të kundërtën do të ishte i përjetshëm (përmirësimi është maksimalja që mund të realizojë njeriu). Faktori kohë është ai që e ndryshon raportin lindje-vdekje të qelizave në trupin e njeriut dhe proçesi është i pavarur nga ndërgjegjja e njeriut. Në këtë pikë materializmi argumenton se ky proçes është një ligj i natyrës mbi të cilin nuk mund të veprohet në thelb.

Në qoftë se këtë arësyetim ja përshtasim në mënyrë krahasuese jetës politike në Shqipëri, përgjatë periudhës 1945-1991, do të shikojmë se ato nuk përputhen në asnjë pikë, përkundrazi jeta politike veproi në kundërshtim me ligjin e unitetit të të kundërtave pasi realisht u zhdukën qelizat progresive të shoqërisë shqiptare dhe u formuan qeliza shoqërore veprimtaria shoqërore e të cilave rezultuan të jenë antishqiptare dhe jo vetëm kaq, por ato rezultuan antihistorike dhe antinatyrore duke e futur shoqërinë shqiptare në një kurth nga i cili ajo nuk ka dalë akoma. Kështu që mosnjohja e ligjit të të kundërtave dhe aplikimi i një ligji shtazor nën pamjen e ligjeve të kontradiktave përbëjnë të gjithë esencën e jetës politike shqiptare përgjatë 45 viteve të komunizmit enverist.

Dhe kjo e ka edhe një arësye më shumë, të lidhur me atë që filozofia helene formuloi gabim në adresë të shkakut të lëvizjes. Unë pretendoj se këtu e ka zanafillën gabimi rrënjësor i filozofisë dhe shkencës ku materializmi filozofik akoma nuk e ka thënë fjalën e vet. Është pika ku idealizmi filozofik e ka ndjerë gjithmonë veten triumfatore mbi materializmin dhe kjo për faj të të ashtëquajturve materialistë, të cilët më tepër janë munduar të spekullojnë me lëvizjen se sa ta riintepretojnë atë që mendimi filozofik helen interpretoi gabim. Pa dyshim që filozofët shqiptarë nuk bënë përjashtim në atë plejadë të të vetëquajturish materialistë. Unë pretendoj se këtu qëndron gabimi rrënjësor i materializmit filozofik të paraparë deri më tani, paçka se autorët e marksizmit bënë një punë të madhe për ta zgjidhur (kemi parasysh kapitullin e Engelsit tek Dialektika e Natyrës, f. 65-87: Format themelore të lëvizjes). Në qoftë se do ta shohim mendimin e Engelsit në mënyrë kritike nuk do të ishim të aftë për ta kundërshtuar, apo ridimensionuar tërësinë e mendimeve të tij, përveç një pike, që përbën dhe kundërtinë midis Platonit dhe Aristotelit (këtë gjë e kemi shpalosur në artikullin: Triumfi arbëror i Kastriotitalbanovaonline.com dhe logoreci.com, 17.01.2009); fjala bëhet për shkakun e fillimit të lëvizjes, prej nga e ka burimin karakteri kontradiktor i levizjes. Eshte pika nga rrjedhin gabimet, me dashje dhe pa dashje, te njepasnjeshme te materialisteve te shekullit te XX-te. Sipas autorit tone:

 

Kontradiktat e brëndëshme gjejnë pasqyrim në natyrën e lëvizjes. Trupi në lëvizje, në çdo moment të caktuar, gjëndet në një pikë të caktuar dhe, në të njëjtën kohë, nuk ndodhet në një pikë të caktuar në hapësirë. Sigurisht, në një moment, trupi që lëviz ndodhet në një vënd dhe në një moment tjetër në një vënd tjetër. por duke u ndodhur në një moment të caktuar në një vënd, si trup në lëvizje, ai, në të njëjtën kohë, nuk ndodhet në këtë vënd, domethënë ndodhet në lëvizje. Kjo tregon karakterin kontradiktor të lëvizjes. Këtë karakter kontradiktor të saj janë munduar ta hedhin poshtë kundërshtarë të ndryshëm të dialektikës. Këta kundërshtarë të lëvizjes absolutizojnë njërën anë të proçesit të lëvizjes, qënien e trupit që lëviz në një moment në një vëçd dhe në një moment tjetër në një vënd tjetër. (po aty, f. 74)

 

Autori ynë luan me fjalë brënda ideve të Aristotelit duke u munduar të shpjegojë karakterin kontradiktor të lëvizjes pa i shkuar ndërmënd se pretendimi i tij është një antimaterializëm i kulluar. Të paktën, po të kahasojmë këto ide me idenë që parashtron Engelsi do të dallojmë se ato nuk përputhen kërkund. Engelsi është munduar të shpjegojë këtë kontradiktë midis tërheqjes dhe dëbimit në lëvizjen fizike prej nga nuk është vështirë të kalohet në thelbin e kontradiktës së lëvizjes që realizohet midis dy shkaqeve thelbësore të fillimit të saj. Më konkretisht, në Shqipëri kontradikta e zhvillimit të shoqërisë shqiptare, dhe paraardhësve të tyre, ka qënë gjithmonë midis zhvillimit të brëndëshëm dhe imponimit që realizonte bota e relacioneve, rastësore për të. Kjo kontradiktë e lëvizjes shoqërore në Shqipëri është shkaktari i vetëm i përcaktimit të karakterit të popullit tonë dhe aspak rrjedhojë e zhvillimit të brëndëshëm. Akoma më tej unë pretendoj se shkaku i lëvizjes shoqërore në dinamikën e brëndëshme të popullit shqiptar historikisht është i papërfillshëm (gjëja më e veçantë për popujt e Europës, që duhet konsideruar si një përjashtim rastësor, por që ka brënda një hapësirë domosdoshmerie të lidhur me raportin mendim-realitet). Kështu që ideja e autorit tonë nuk ka bërë gjë tjetër veçse ka tentuar të imponojë karakterin kontradiktor të lëvizjes shoqërore në brëndësi të popullit shqiptar për shkaqe vetëm të brëndëshme kur realiteti historik bën fjalë jo vetëm për të kundërtën, por për pamundësinë absolute të ekzistencës së kontradiktës në zhvillimin e shoqërisë shqiptare brënda për brënda tij shkak ky i kohës së lindjes dhe shpejtësisë së zhvillimit shoqëror. Natyrisht unë nuk mund të fajësoj filozofët shqiptarë për paaftësinë interpretative të produktit të shkollës materialiste gjermane, por ato duhen kundërshtuar për pohimin tendecioz të dukurisë duke anashkaluar thelbin e problemit, pjesërisht të zgjidhur nga autorët e marksizmit, dhe propogandimin e anës idealiste të tij.

Problemi i zbulimit të shkakut të lëvizjes, pa dyshim, që është më kryesori në mendimin filozofik materialist dhe unë pretendoj se këtu e ka burimin gabimi absolut i materialistëve të të gjithë kohërave. Është kollaj të pretendosh për qënien materialist në rrymat e filozofisë, por është pak si e vështirë të kundërshtosh idealizmin për këtë problem dhe filozofët shqiptarë nuk kanë qënë të aftë ta parakalojnë këtë pozicion.

Shkaku i fillimit të lëvizjes (i të gjitha formave të saj) nuk mund të jetë kurrë një polar, por në planin përgjithësues duhej pranuar karakteri shkakësor i ambientit rrethues në po të njëjtën masë sa të ambientit të brëndëshëm. Këtu duhet ta ketë burimin konstantja absolute e dinamikës së materies dhe specifikave të saj që shpaloset me raportin kohor-hapsinor si një madhësi të pandryshueshme dhe konstante për materien e pafundme dhe botën e njeriut, por dhe të barabartë me një për madhësitë e fundme siç është lënda dhe produktet e saj. Dmth shkaku dypolar i fillimit të lëvizjes është karakteristika thelbësore e lëvizjes prej nga e kanë burimin të gjitha llojet e kontradiktave. Edhe në nënformat e lëndës kur realizohen kalimet sasiore në cilësore, hopet kalimtare, dualiteti i shkakut të lëvizjes duhet të jetë prezent me të njëjtat përmasa. Problemi nuk mund të jetë kaq i thjeshtë sa e paraqet mendimi filozofik shqiptar i epokës komuniste. Ai u thjeshtua për paaftësi interpretimi dhe interesa propogandistike për të fshehur krimin politik ndaj popullit shqiptar, pasi zbërthimi i shkakut thelbësor të lëvizjes do të çonte medoemos në zbulimin e influencës së politikave të fshehta europiane si aleatët e vetëm të komunizmit shqiptar. Pra ai nuk është vepër vetëm e Enver Hoxhës dhe jugosllavët nuk kanë qënë aleatët e tij thelbesore ne fillimet e kesaj politike antishqiptare.

Une pretendoj se ne kete fushe filozofet bolshevike dhe ata shqiptare me teper kane vepruar me instinkt se sa jane munduar te argumentojne kontradikten e levizjes. E themi kete sepse paaftesia per te vertetuar raportet klasore i ka cuar ne sajimin e nje kontradikte inekzistente dhe te pamundur te ekzistoje ndonjehere, qofte dhe ne menyre kalimtare. E gjitha kjo ka ndodhur per dy themele te gabuara te mendimit filozofik helen mbi c’baze gabimi ka ndjekur nje rruge te sterzgjatur ku bolsheviket kryhen kasaphanen e tyre ne mendimin filozofik marksist. Vini re se cfare kane shpikur keta filozofe:                                                                                                                                                       qiq.

 

Anët e kontradiktës në proçesin e zhvillimit, në kushte të caktuara kthehen në të kundërtën e tyre. Kështu, proletariati nga klasë e sunduar në kapitalizëm kthehet në klasë sunduese me vendosjen e diktaturës së proletariatit, kurse borgjezia, nga klasë sunduese, në këtë proçes kthehet në klasë të sunduar. (po aty, f. 75-76)

 

Si mund te flasesh per transformim klasash kur nuk di dinamiken e tyre dialektike dhe ekuacionin e formimit jo vetem te klasave shoqerore, por, kryesisht, te qelizave bashkeshoqeruese ne kete proces? A e kupton lexuesi se sa larg të vërtetës janë filozofët bolshevikë dhe ata shqiptarë për këtë problem. Nuk janë qelizat të varura nga kontradiktat, ku këto të fundit imponojnë zhvillimin, përkundrazi, janë qelizat ato që imponojnë kontadiktat dhe rrugën e tyre. Kthesa e kontradiktave ndodh vetëm atëhere kur ato e jetojnë të gjithë kontinumin e tyre kohor-hapsinor dhe vetëm pas kësaj janë kontradiktat që shprehin dy anët e kundërta të zhvillimit. Deri në atë moment ato nuk kuptohen pasi nuk kanë dalë në sipërfaqe. Kurse për problemin në fjalë bolshevikët pa e filluar mirë rrugën e tyre politike e shprehën hapur konradiktën e mësipërme edhe pse ajo ishte imagjinare dhe inekzistente. Si mund të kthehej proletariati rus në klasë sunduese kur ai akoma nuk ishte formuar si klasë shoqërore dhe borgjezia e re ruse akoma nuk kishte mbushur 15 vjet jetë? Është pikërisht kontinumi kohor-hapsinor ai që argumenton se sa artificiale kanë qënë ngjarjet në Rusinë e fillim shekullit të XX-të duke shtuar se aty fshihet nje sekret politik dhe aspak domosdoshmeria e një revolucioni. Pastaj, nderrimi i pozicionit të klasave politike kur ka ndodhur ndonjë herë në historinë e njerëzimit që të mund të pretendosh për një karambol të tillë? Problemi është parë në mënyrë metafizike duke mos pranuar zhvillimin historik të borgjezisë. Për herë të parë një klasë politike merr përsipër drejtimin e të gjithë njerëzimit dhe kjo është klasa e borgjezëve e cila për herë të parë në historinë e njerëzimit bëhet një klasë politike me arenë të përbotshme, veprimtari të përbotshme me detyrë të përbotëshme. Pikërisht ky është zbulimi i Marksit tek Manifesti Komunist dhe është absolutisht e pamundur që kjo borgjezi të eleminohet në një vënd të vetëm, qoftë dhe grup vendesh sado të zhvilluara të jenë. Relacionet universale midis popujve dhe kombeve e kanë bërë të pamundur tashme zhvillimin e izoluar të popujve kështu që ideja e bolshevikëve është antihistorike dhe irealiste (për të qënë të saktë kjo ka qënë reale që në vitin më të parë të shekullit të XX-të. çka do të thotë se revolucioni i tetorit jo vetëm që nuk ka qënë socialist, por ai ka qënë artificial dhe është kryer për të mbuluar një veprim politik të koncentruar të pa shpalluar akoma.

Dmth teoria e kontradiktave u shpik për të justifikuar pikërisht, si të domosdoshëm, revolucionin bolshevik dhe aspak si një domosdoshmeri absolute në fushën e zbulimit shkencor. Në këtë pikë është mashtruar në mënyrë universale.

Një ndër këto mashtrime është tërësia e ideve të quajtura si kontradiktore midis forcave politike ndërkombëtare, si për shëmbëll midis PPSh dhe partisë bolshevike sovietike. Sipas autorit tonë fusha e këtyre kontradiktave karakterizohet nga kontrasti, si shkallë e zhvillimit të këtyre kontradiktave dhe, në vazhdim:

 

Një shëmbull të tillë na japin, bie fjala, kontradiktat e PPSh me revizionistët hrushovianë. Në hapat e para të veprimtarisë së tyre, revizionistët hrushovianë shfaqën disa nga pikëpamjet e tyre revizioniste dhe këto –në një formë fillestare. Në këtë mënyrë, midis PPSh dhe partive revizioniste në përgjithësi, në mënyrë të veçantë me revizionistët hrushovianë, filluan të shfaqen dallime. (po aty, f. 77)

 

Sot situatat e atyre kohërave janë të qarta si drita e diellit, por duke i lejuar vetes kthimin në kohë shtrojmë pyetjet: Çfarë pikëpamjesh antimarksiste çfaqën poststalinistët, pasi problemi është i filluar nga Marksi dhe jo Lenini, apo Stalini? Që në këtë pikë dallohet loja me propogandën dhe mashtrimin që komunistët shqiptarë, me në krye Enver Hoxhën, i imponuan popullit shqiptarë. Hrushovi ishte një politikan realist dhe qe nga ata njerëz që e kishte kuptuar me kohë se me anë të diktaturës drejtoheshin kopetë dhe jo popujt, sidomos populli rus. Njerëzimi shumë shpejt ka për ta kuptuar se çfarë humbje kolosale ka pasur nga tjetërsimi i historisë së atij populli të lavdishëm dhe ndryshimi i rrugës historike që i imponoi banda e bolshevikëve. Shekulli i XX-të ka qënë një humbje për racën e bardhë dhe aspak një humbje e popullit rus. Koha do të tregojë se çfarë impakti zhvillimi do të kishin marrë popujt e Europës në qoftë se në vënd të luftës politike me mjete e dhunës do të ishin vendosur marrëdhënie politike me mjetet e prodhimit. Është rasti më tipik në historinë e përbotshme që argumenton se fjalën e fundit e thonë politikanët luftënxitës dhe jo popujt prodhues të të mirave materiale.

Atëhere për çfarë kontradiktash e ka pasur fjalën dialektika shqiptare kur mundohet të frymëzojë popullin shqiptar kundra Europës me anë të diktaturave fashiste dhe komuniste, që janë e njëjta gjë? Për çfarë zhvillimi mund të bëhet fjala në këtë rast, me qënë se dialektika shqiptare e ka pranuar botën e kontradiktave në themel të zhvillimit? A u zhvilluan populli shqiptar për 45 vjet sipas këtyre parimeve dhe në fund përfundoi në vetëvrasje? Çfarë roli kanë luajtur këtu kontradiktat formale midis ideve antishqiptare të PPSh dhe kujtdo qoftë tjetër që nuk ishte brënda Shqipërisë? A e kupton lexuesi se sa mbrapa botës njerëzore ka qënë bota e lektorëve komunistë dhe autori ynë mbi çështjet e dialektikës materialiste? Cili është thelbi i problemit që duhet kapur në këtë rast në mënyrë që të argumentojmë përmasën e zhvillimit të popullit shqiptar përgjatë 45 vjetëve të antihistorisë së tij?

Me keqardhje konstatoj se të gjitha këto janë thënë për të fshehur thelbin e problemeve politike dhe botën e mashtrimit të aplikuar në Shqipëri, për të fshehur karakterin antidialektik dhe antishqiptar të veprimtarisë së PPSh dhe drejtuesve të saj. Të paktën këto probleme kuptohen me lehtësi tek autori ynë edhe pse ai ka kohë që ka dalë jashtë kornizave të dialektikës materialiste duke tentuar të justifikojë veprimtarinë e udhëheqësve të tij me anë të pseudomaterializmit historik. Nuk ka pasur asnjë kontradiktë midis sovietikëve pas 1953 dhe shqiptarëve përveç faktit që Hrushovi kishte vendosur të zbuste diktaturën staliniste, kur Enver Hoxha kishte vendosur ta ashpërsonte atë edhe më shumë. Po, kjo kontradiktë ka ekzistuar, dhe nuk ka ndikuar aspak në zhvillimin pozitiv të popullit shqiptar, përkundrazi, ndikoi në ekstrem negativisht duke argumentuar se roli zgjidhës i kontradiktave në gjirin e shoqërisë njerëzore nuk është e thënë të jetë gjithmonë pozitiv siç ka pretenduar shkolla bolshevike. I tërë justifikimi mbi teorinë e kontradiktave është realizuar vetëm për një qëllim: të justifikojnë karakterin antihistorik të revolucionit bolshevik, duke e paraqitur atë si një hop thellësisht progresiv, kur në realitet ai ka qënë thellësisht regresiv për popullin rus duke e ndaluar në vënd kohën historike të shtetit rus. Është tjetër punë që e gjithë tërësia e ngjarjeve përgjatë shekullit të XX-të në brëndësi të perandorisë bolshevike ndikoi pozitivisht në dinamikën e popujve të Europës Perëndimore; problemi ka tjetër suport shpjegimi dhe këndvështrimi përmban hapësira të tjera analitike.

Duke u rikthyer tek problemi i kontadiktave në gjirin e shoqërisë njerëzore, midis pjesmarrësve, dallojmë një analizë tendencioze që e përjashton zhvillimin e këtyre pjesmarrësve përpara se ato të përfshihen në konflikt. Në teorinë e Marksit kjo nuk është zbërthyer kështu, por është nënkuptuar në një farë mënyre, pasi i tërë proçesi i zhvillimit të shoqërisë njerëzore, në kuadrin e shtetit, i nënshtrohet dinamikës së pronës private dhe është kjo e fundit që përcakton jo vetëm shkallën e zhvillimit të shtetit, por edhe të shoqërisë me një organizim jo shtetëror, por me tendencë drejt këtij të fundit. Në qoftë se për popujt e Europës kjo nuk ka rëndësi, pasi fazat e zhvillimit të pronës private e kanë kapërcyer me kohë këtë raport, për popullin shqiptar rëndësi ka faza paraprake e të gjithë proçesit që kanë parakaluar popujt e tjerë të Europës dhe në këtë pikë duhet të ishin kapur “shkencëtarët” shqiptarë përpara se të uleshin dhe të zbërthenin proçesin e kontradiktave. Është e papranueshme të flasësh për teorinë e kontradiktave kur nga njëra anë pranon:

 

Një shëmbëll të lindjes, të rritjes dhe të zgjidhjes së kontradiktave na jep edhe zhvillimi i kapitalizmit. Në kapitalizëm, që në lindjen e tij kemi kontradiktën midis proletariatit dhe borgjezisë (po aty, f. 78),

 

dhe nga ana tjetër nuk ke përcaktuar kohë zhvillimin e borgjezisë dhe proletariatit. Defekti nuk është e bolshevikëve, në këtë rast, por i vetë Marksit dhe është kjo e rrugë e ndjekur që e mori në qafë teorinë e tij. Së pari nuk është e vërtetë që kapitalizmi që në lindje ka pasur kontradiktën midis proletariatit dhe borgjezisë jo vetëm pse borgjezia kreu revolucionin borgjez me mjetet e dhunës duke kryer hopin më të rëndësishëm cilësor në jetën e njeriut në Tokë pas ndarjes së punës, por sepse proletariati, edhe në atë fazë të ekzistencës së vet, është produkti i borgjezisë. Realisht proletariati lind kudo ku shtrihet pushteti i kapitalit nga qyteti drejt fshatit dhe përfundon me eleminimin e mënyrën fshatare të të jetuarit, proçes i cili ka qënë tipik në shoqëritë e vetëshpallura si shoqëri drejt ndërtimit të fazës socialiste. Nuk e di a e kupton lexuesi se çfarë idiotizmi ka mbretëruar në ato shoqëri përgjatë shekullit të XX-të me të gjitha këto pretendime në fushën e filozofisë politike dhe sa e mbrapsht ka qënë jeta shoqërore përgjatë asaj epoke.

Pastaj fjala kontradiktë midis klasave shoqërore në organizimin shtetërore të prodhimit ka nevojë për një tjetër interpretim jo vetëm pse shtetit nuk i është përcaktuar saktë dinamika e tij, gjë që nuk mund të bëhej jo vetëm për atë kohë, por ndoshta edhe për shumë e shumë kohë të tjera pasi roli i kapitalizmit në historinë e njerëzimit akoma nuk ka përfunduar në Europë, që është kontinenti më e konsoliduar racor (edhe pse përmban dy ekstremet kohore të lindjes së njeriut në Tokë), dhe karakteri globalist i tij sa po ka filluar duke nxjerrë në pah kontradiktat midis racave (asnjeri deri më sot nuk ka qënë i aftë për të shpjeguar arësyet përse vëndet e Lindjes së Mesme dikur kanë qënë zotërit e Botës dhe sot janë katandisur kështu; – është pika ku Zhan Zhak Rusoi ka heshtur me kontratën e tij sociale, e cila nuk vihet në jetë kurdo dhe kudo) , proçes i cili nuk përfshihet në teorinë marksiste.

Boshllëqet e teorisë marksiste në fushën e kontradiktave çuan në interpretime skandaloze, nga ana e shkollës bolshevike shqiptare, duke e shtrirë problemin deri në prezencën e tyre edhe në fushën subjektive, bile akoma edhe më tej, duke i dhënë karakter vendimtar në zhvillimet e ardhëshme politike. Vini re se çfarë pretendon lektori i dialektikës shqiptare:

 

“kontradikta midis ideologjisë socialiste dhe ideologjise borgjeze nuk zgjidhet menjëherë me vendosjen e diktaturës së proletariatit. Kjo zgjidhje realizohet te ne, sikurse kudo gjetiu, në proçesin që shtrihet nga vendosja e pushtetit popullor si formë e diktaturës së proletariatit dhe deri në fazën e dytë të shoqërisë komuniste” (po aty, f. 79).]

 

Në qoftë se ka ndonjë përrallë të tjerrur kaq gjatë në kundërshtim me parimet e marksizmit është pikërisht kjo e sipërmja të cilën e gjejmë pothuajse në të gjithë referetet dhe punimet e lektorëve shqiptarë të këtyre temave (për këtë shih: A është e nevojshme alternativa socialiste e zhvillimit në Shqipëri, albanovaonline.com, logoreci.com). Përpara se të deklarohen të tilla ekstreme filozofike duhen përcaktuar përmasat e nocioneve dhe këtu fillon ndryshimi i marksizmit. Nocioni ideologji i përdorur nga lektorët shqiptarë është i ndryshëm nga ai i përdorur nga Marksi me Engelsin (për këtë shih: Stalini teorik dhe epoka e tij socialiste, albanovaonline.com, logoreci.com, gazeta “Ndryshe”, dt. 30,31.07.08 – 01.08.08) sipas të cilëve nuk mund të përplaset dot nën etiketimin socialiste dhe borgjeze. Aq më tepër që borgjezia përfaqëson një klasë progresiste të rendit kapitalist, kur socializmi është një tërësi pikëpamjesh irealiste për kohën.

Pastaj a ka ndonjë vepër të boshevizmit ku të përshkruhet përmbajta e diktaturës së proletariatit; e themi këtë sepse lektorët shqiptarë, në gjurmët e dishepullit të tyre primitiv, e kanë konsideruar nocionin pushtet popullor si formë të diktaturës së proletarëve. Analiza e të gjithë këtyre nocioneve, e lidhur me përmbajtjen e asaj që përfaqësojnë në realitet, tregon se ato kanë qënë vetëm nocione mashtruese që kanë realizuar fshehjen e qëllimit politik. I themi të gjitha këto sepse asnjëherë nuk është shpjeguar se si pushteti politik në Shqipëri na paska qënë popullor dhe aq më tepër formë e diktaturës së proletariatit kur në Shqipëri jo vetëm që nuk ka pasur proletarë, por as klasa politike të lidhura me interesat e Shqipërisë. Për sa kohë qe ekzistojnë banorët e Shqipërisë, brez pas brezi, asnjëherë nuk është menduar për këtë vënd dhe këtë popull. Klasa politike vëndase gjithmonë i është përshtatur relatorit pushtues edhe kur ky i fundit ka vepruar haptazi kundër Shqipërisë, psh në marrëdhëniet me Serbinë. Vetëm rastësia politike e ka ndihmuar këtë popull në lidhje me klasat politike, të cilat gjithmonë janë përfaqësuar si shtresa shoqërore në kontradiktë të plotë me forcën politike që sundonte popullin shqiptar dhe paraardhësin e tij. Atëhere si mund të pranohet që në Shqipëri na paska pasur diktaturë të proletariatit dhe pushtet popullor? Janë terma që po të zbërthehen saktësisht në përmbajtjen e tyre tregojnë që kanë qënë dy instrumentat kryesorë të diktaturës antishqiptare të aplikuara në Shqipëri, ku komunistët u paraqitën përpara popullit shqiptarë si përfaqësuesit e tij dhe përpara botës si përfaqësuesit e komunizmit bolsheviko-stalinist. Mos vallë komunizmi shqiptar ka qënë kollonë e pestë në gjirin e lëvizjes komuniste botërore për ta shpartalluar atë dhe për ta larguar nga qëndra bolshevike në Bashkimin Sovietik? Unë pretendoj se kjo e fundit duhet marrë në konsideratë seriozisht, por në këtë rast do të dalë se kush ka qënë padroni i vërtetë e komunizmit shqiptar dhe çfarë përfaqësonte në realitet filozofia bolshevike. Gjithsesi të jetë puna terësia e pikëpamjeve politike nuk mund të jetë kurrë në pozicionin e të kundërtave thelbësore. Në këtë rast ato duhet të kenë një diferencë kohore disa qindravjeçare kundrejt njëra-tjetrës që të mund të përfaqësojnë një kontradiksion material dhe të përfaqësohen nga idetë (psh: doktrina e krishterë kundrejt politikave skllavopronare) ku të duket përmasa e dialektikës treligjore në proçesin e përmbysjes. Është një pikë të cilën shkolla bolshevike e ka parë në mënyrë të njëanshme dhe vetëm me një pol.

Kjo gjë bie në sy kur përcaktohet polariteti i kontradiktës në lidhje me shkakun e zhvillimit. Është pika ku gabimi i mendimit filozofik helen, politikat bashkëkohore, filozofia e bolshevikëve, padija njerëzore u bashkuan në një pikë dhe dha si rezultante komunizmin e shekullit të XX-të. Këtë gjë relatori ynë mundohet ta paraqesë me ngjyra të tjera për të fshehur me çdo mënyrë njëri krah të zhvillimit dhe karakterin historik të dialektikës së tij. Sipas tij:

 

“Dialektika materialiste (sa herë që autori kërkon të fryjë ndonjë tullumbace përdor termin dialektika materialiste, GH), duke konsideruar kontradiktat e brëndëshme burim të zhvillimit, në të njëjtën kohë nuk injoron kontradiktat e jashtme dhe rolin e tyre në proçesin e zhvillimit (po aty, f. 82)”.

 

Tani autori duhet ta na argumentojë kontradiktat e brëndëshme 3000 vjeçare në brëndësi të popullatës vëndase (parailir, ilirë, epirotë, arbër, shqiptarë) që të mund të pajtojë zhvillimin e deritanishëm të subjekteve të mësipërme dhe t’i lidhë me kohën e sotme. Pastaj të filtrojë kontradiktat e jashtme me ndikim në këtë zhvillim autokton. Cila do të ishte rezultantja? Unë jam marrë me këtë problem, në kuadrin e argumentimit të autoktonisë absolute të popullit shqiptar dhe më ka rezultuar se në gjirin e popullatës vëndase nuk ka ekzistuar kurrë ndonjë kontradiktë e brëndëshme. Kaq e vërtetë është kjo sa rezulton që kjo popullatë, pa kontradikta të brëndëshme, ka shkuar në ndihmë të qytet-shteteve helene, anëtarët e tij të jenë bërë perandorë romakë, perandorë bizantinë, kryeministra otomanë dhe asnjëherë të vetme nuk kanë tentuar të bashkojnë popullatën vëndase nën një çati të vetme politike, me përjashtim të epokës së Kastriotit i cili është i vetmi personazh historik që ka tentuar të krijojë burimin e kontradiktave të brëndëshme të popullatës vëndase (është arësyeja kryesore përse Oliver Shmidi, me një ndërgjegje të tjetërsuar, ka tentuar ta ndajë popullatën arbërore nga udhëheqësi karizmatik i shekullit të XV-të). Ja përse ideja e mësipërme, tipikisht për popullin shqiptar, nuk mund të merret për bazë si një postulat filozofik në kuadrin e analizës së dialektikës materialiste. Për ta thënë më troç fare, analiza historike dhe filozofike e popullit shqiptar të çon në përfundimin se vetëm kontradiktat politike të shteteve europiane, dmth jashtëshqiptare, janë ato që çuan në formimin e shtetit shqiptar dhe konsolidimin e popullit tonë. Ky është postulati historik i mëvetësisë së popullit shqiptar sot, ku kontradiktat e brëndëshme nuk kanë ekzistuar asnjëherë; ato lindën ne permbajtje (ne forme ato u cfaqen qe ne kohen e epokes mbreterore) vetëm atëhere kur u vendos rendi antishqiptar i komunizmit. Ne fakt kontradiktat ne gjirin e shoqerise shqiptare ishin pasoja te perplasjes se primitivizmit aplikativ, karakteristika kryesore e jetes shoqerore ne Shqiperi, me jeten qytetare ne disa pika te shtetit te ri shqiptar dhe ato nuk cuan aspak ne zhvillimin e popullit shqiptar, sic pretendon lektori yne, por ato ne rastin me te mire e detyruan popullaten vendase te mesonte artin e fshehjes se vetvetes. Po, kjo ka qene e vetmja arritje e kontradiktave ne gjirin e shoqerise shqiptare ku individet e saj u bene mjeshtra te hipokrizise, servilizmit partiak, nenshtrimit burokratik duke ju larguar gjithmone e me shume karakteristikave pozitive qe kishte pasur populli yne.

Por autori yne nuk analizon permbajtjen e politikes se PPSh ne funksion te politikave te jashtme komuniste, te pakten. Ne kete rast do te zbulohej se e gjithe veprimtaria thelbesore e PPSh ishte e varur kryekeput nga kontradiktat e jashtem midis vendeve komuniste dhe, sidomos, midis dy boshteve kryesore te politikes boterore ne nje mase te tille sa duhet pranuar qe zhvillimi real i shoqerise shqiptare u realizua vetem nga pasojat e kontradiktave jashteshqiptare qe nuk vareshin aspak nga politika e PPSh. Dmth kjo e fundit ka vjelur therrimet e kontradiktave jashteshqiptare duke i paraqitur si suksese te saj. Nuk e besoj se do te kishte nevoje per shembuj pasi shqiptaret e atyre kohareve jane te gjalle dhe te shumte: lidhja dhe prishja me anglezet gjate luftes, lidhja dhe prishja me jugosllavet pergjate periudhes 1944-1948, lidhja dhe prishja me sovietiket ne periudhen 1946-1961, lidhja dhe prishja me kinezet pergjate periudhes 1961-1978, lidhja dhe prishja me veteizolimin ne periudhen 1978-1991 periudhe e cila coi ne vetevrasjen ekonomike te popullit shqiptar. Te gjitha keto tregojne se lektori shqiptar kot mundohet te perbashkoje ligjin e kontradiktave me shoqerine shqiptare duke percaktuar permbajtjen e tyre ne raportet midis llojeve. Eshte nje loje qe ka tjeter qellim duke treguar se ne realitet titulli i librit nuk eshte ne perputhje me permbajtjen e tij, sepse do te ishte me e sakte te thuhej: ceshtje te materializmit historik dhe perputhja me politiken komuniste te Enver Hoxhes. Ne qofte se do ta konsideronim te sakte kete titull dhe permbajtja e kritikes do te ishte me afer realitetit duke pasur nje sfond me konkret. Autori ka perdorur kete loje per ta kufizuar sa me shume kritiken kundra tij dhe sidomos kritiken kundra veprimtarise se PPSh pergjate epokes se saj. Jo vetëm kaq por formulimi i mësipërm ka shërbyer për të tjetërsuar realitetin historik shqiptar përgjatë 45 viteve të sundimit konomist duke e transformuar realitetin ekonomik, të realizuar vetëm nga ndihmat që i dhanë Shqipërisë fillimisht Jugosllavia, Bashkimi Sovietik dhe Kina, si vepër të punës së shqiptarëve, me përfundimin sikur:

 

“rolin vendimtar në ndërtimin e socializmit në Shqipëri e luan vetë puna dhe lufta e popullit tonë, kurse ndihma nga jashtë është një faktor që nuk luan rolin determinues” (po aty, f. 82).

 

Nuk e di a i ka vajtur ndërmënd autorit se ky lloj ndërtimi (nuk e kam fjalën për socializmin, pasi tashmë kuptohet se e gjithe propoganda mbi të ka qënë një përrallë pa asnjë lloj realiteti, por, të paktën, për një lloj rendi shoqëror çfarëdo) është një rast nëpër të cilin kanë kaluar të gjithë popujt e botës duke filluar nga fazat fisnore të zhvillimit të tyre kur relacionet universale midis të zhvilluarve dhe të pazhvilluarve ishin të varura nga shpejtësia e zhvillimit social dhe vetë kjo e fundit nga koha e çfaqjes së tyre në histori dhe me këtë të marrë fund një herë e mirë ndërtimi shoqëror mbi baza autoktone. Pas kësaj fillon bota e relacioneve universale midis fiseve, komunave, grup komunave, popujve dhe kombeve. Është e pamundur që popujt të zhvillohen të vetmuar dhe ky nuk është thjeshtë një ligj ekonomik apo politik: ai është ligj natyror dhe emërtohet bashkësi. Është tjetër pune përmasa e kësaj bashkësie dhe këtu ka vënd për diskutime për të parë se çfarë ndodh me bashkësinë kur relatohet. Autori ynë nuk ka se si ta dijë se të gjitha këto janë të përfshira në metodikën e re që ne kërkojmë t’i imponojmë të të vetëquajturve filozofë dhe historianë dhe është e pamundur të përsëriten ndonjëherë në histori. Aplikimi i tyre në Shqipëri përgjatë viteve 1978-1991 u bë me anë të një sforce politike, dmth diktature ekstreme, duke argumentuar se metoda e përdorur ishte një eksperiment ekonomik që tregoi se si koha e zhvillimit mund të ndalohej në vënd, gjë krejt e re për mendimin filozofik botëror. Analiza e historisë së njerëzimit nga lashtësia deri më sot bën që të vihet në pah se proçesi i ecurisë së kohës vetëm në botën jashtënjerëzore ecën përpara, drejt, pa prapsime dhe ndalime. Ndërsa për botën e njeriut rregullsia është e prishur që në momentin që ajo shkëputet nga bota e paraardhjes së saj. Është kjo arësyeja përse kontinumi kohor-hapsinor për botën e njeriut është një madhësi konstante që nuk mund të barazohet me një. Vetëm në fundin e tij, njeriu do të kuptojë se ky raport për botën e tij është numuri i parë i vargut ku zeroja nuk ka vënd. Të gjitha këto për filozofinë bolshevike janë të pakuptimta dhe të papranueshme, sepse bien në kundërshtim me realitetin historik të racës njerëzore në Tokë të cilën ajo shkollë nuk e ka marrë për bazë asnjëherë. Është treguesja kryesore që vërteton se shkollat filozofike shqiptare kanë qënë jehona të saj dhe shterpesia e tyre është e lidhur pikërisht me kontradiktën e të kundërtave që shfaqen në shpejtësitë e zhvillimit përkatës. Ja përse mendimi filozofik shqiptar nuk mund të prodhojë dhe të japë ndihme konkrete në mendimin filozofik botëror për sa kohë që mbështeten në shkollën bolshevike. Po të krahasojmë këtë lloj kontradikte nëpër periudhat e zhvillimit të popullit shqiptar dhe paraardhësve të tij, do të shohim se kjo shterpësi vetëm në kohën e epokës komuniste është në shkallë sipërore duke mos u krahasuar dot me epokat romake, bizantine apo otomane. Epokat e mësipërme tregojnë se edhe ai zhvillim i popullatës vëndase (fjala është gjithmonë për ilirët, arbërit, shqiptarët) nuk është rezultat i punës së drejtëpërdrejtëtë tyre, por i imponimit politik të dhënë nga relatorët historikë ku puna nuk formon dot asnjë argument.

Vetëm pas faqes 122 autori ynë futet në botën e dialektikës materialiste, sipas kuptimit boshevik, pasi deri më tani ai ka lëvruar vetëm dialektikën historike nën pamjet e dialektikës materialiste. Pas kësaj faqe fillojnë temat ku filozofët bolshevikë nuk kanë bërë asnjë hap përpara në raport me mendimin filozofik helen duke treguar se koha e mendimit filozofik materialist ka ngelur në vënd me ta marrë në pronësi dialektikën materialiste, pozicion të cilin bota e filozofisë boterore me sa duket e ka injoruar.

Problemet e dialektikes materialiste, sipas autorit tone, fillojne me procesin e njohjes ku ai bashkon komentet e tij me idete e Leninit dhe te Engelsit duke na dhene mundesi te realizojme nje kritike me reacionale dhe te plote. Sipas tij:

 

“Ne bazen e teorise se njohjes qendron kuptimi materialist i mundesise se njohjes se botes. Ne themel te kesaj teorie eshte teoria e pasqyrimit. Ne zhvillimin dhe ne argumentimin e kesaj teorie ka merita te medha Lenini. Kjo teori niset nga ekzistenca e botes objektivisht. Si pasqyrim, njohja pasqyron realitetin objektiv. Ne keto rrethana, ligjet e njohjes, te mendimit jane te lidhura me ligjet e qenies. Ne kete menyre, forma dhe permbajtja e qenies jane objektive. Ne lidhje me kete, Engelsi shkruante sa vijon ne vepren e tij “Anti-Dyring”: “Ligjet e mendimit dhe ligjet e natyres perputhen pa tjeter midis tyre ne qofte se jane njohur drejt”. Sipas kesaj teorie, njohja eshte nje proces dialektik, dmth nje proces ne zhvillim. Po keshtu, njohja eshte e pafundme. Kjo percaktohet nga pafundesia e botes, te cilen ajo e pasqyron. Per kete aresye Lenini e perkufizonte njohjen si afrim te perjetshem, te pafund, me objektin qe pasqyron” (po aty, f. 122).

 

Autori ne menyre abuzive perbashkon te kundertat aplikative te natyres dhe i paraqet sikur jane ne unitet. Kete gabim ka bere edhe Engelsi kur lidhi ligjet e mendimet me ligjet e natyres duke i konsideruar si absolute. Ne kohen e Engelsit natyre identifikohej me materien dhe kjo e fundit pranohej e specifikuar me maksimumin e zhvillimit. Tashme kjo nuk mund te pranohet dot me jo vetem pse eshte percaktuar kufiri i asaj qe ne e konsiderojme se nje forme te materies (lenda), por eshte ngritur dhe hipoteza se si ka filluar kjo lende (teoria e bing-bengut) pamvaresisht nga saktesia e vet relative per shkak te botekuptimit te autoreve te saj. Se pari ligjet e mendimit nuk mund te perputhen me te gjithe ligjet e natyres, por vetem me nje pjese te saj (bile me nje pjese qe perfshihet ne llogaritjen matematikore te emertuar pambarimisht e vogel) dhe kjo per shkak te karakterit te perkoheshem qe ka jo vetem mendimi, por dhe bartesi i tij, truri, dmth lenda. Materialistet e shekullit te XX-te i kane dhene njeriut nje rol hyjnor ne historine e materies se pafundme dhe kjo perben shkelje flagrante te bazave te materializmit. Kur flitet per njohje te natyres ne rrafshin filozofik nuk mund te perdoren finicione te tilla, filozofia i konsideron zhvillimet specifike ne parim dhe te lidhura me te pafundmet kohore dhe hapsinore. Keshte qe te flasesh per njohje te pafundmes duhet percaktuar me perpara permasat hapsinore dhe kohore te procesit, gje qe materialistet historike te njerezimit nuk e kane bere dot per efekt te botekuptimit. Njeriu mund ta njohe boten per sa kohe qe ne injorojme pafundesine kohore dhe hapsinore te materies. Por ne qofte se ne aludojme per kete pafundesi eshte pak si e pamundur te perbashkohet njeriu me te. Dmth arrihet ne perfundimin se njeriu nuk mund ta njohe materien ne menyre te pafundme. Konkretisht dhe format e levizjes, shpejtesia e saj, kufijte e hapesires dhe te kohes, nuk gjejne parametra fundore kur flitet per materien e pafundme ne kohe dhe hapesire. E kunderta e kesaj çon ne permbysjen e bazave te materializmit dhe duhet pranuar se keshtu eshte perfytyruar pergjate dy shekujve te fundit paçka se eshte aluduar per te kunderten.

Mundesia e njohjes se fenomeneve te fundme te dinamikes se materies duhet te perbeje nje problem per filozofine, por gjithsesi eshte e pamundur te argumentohet pamundesia e kesaj lloj njohje. Problemi veshtiresohet dhe behet i pamundur ne kufijte lendore, aty ku fillon shkaku real i lindjes se njeriut: formimi fizik i lendës. Dmth duhet të ekzistojë një lloj i ri lëvizje që çon në shpërthimin fillestar të bing-bengut, por që anashkalohet duke e përmbledhur në llojin e lëvizjes mekanike, që gjithsesi nuk duhet të jetë e saktë. Autori i bing-bengut nuk ka përcaktuar dot mundësinë e shpërthimit në pikën fillestare apo përgjatë segmentit të zgjerimit të paralëndës. Në këtë pikë qëndron pamundësia e njohjes së fenomenit nga ana e shkencës jo vetëm pse kjo përbën kohën fillestare të fillimit të lëndës, por distanca kohore me këtë proçes e bën të pamundur ballafaqimin pikërisht të asaj që pretendohet si pasqyrim. Në këtë pikë pikëpamjet e Ajnshtajnit kanë pasur diçka shume afër realitetit, por që “materializmi dialektik” shqiptar nuk e ka marrë parasysh dhe me këtë nuk i ka transmetuar shqiptarëve thelbin e ideve të tij. Ajo që për pseudofilozofët ishte e parëndësishme përbën kredon e të gjithë teorisë së tij, gjë që bien në kundërshtim me shumë pikëpamje interpretative të teorisë së relativitetit. Po të shohësh dy botimet e librit të A. Ajnshtajnit dhe L. Infeldit “Evolucioni i fizikës” (1977 dhe 2005) do të dallojmë se botimi i parë, i kohës së komunizmit, ka mangut nënkapitullin “Fizika dhe realiteti”, i cili është botuar për herë të parë më 2005. Ka qënë merita e padiskutueshme e përkthyesit Fatos Omari për t’i dhënë lexuesit shqiptar atë që komunizmi ja kishte suprimuar. A nuk është ky një shëmbull i keqarsimimit tonë për faj të shkollës së politizuar? Krahasimi i dy botimeve dhe sidomos i përmbajtjes së nënkapitullit të fundit, tregon se problemi i njohjes ka kaluan nëpër disa faza që dialektika materialiste e shekullit të XIX-XX nuk mund t’i përmbledhë dot dhe rrjedhimisht fusha e njohjes ka nevojë për një modifikim të “vogël”

Sipas Ajnshtajnit “Realiteti i krijuar nga fizika moderne është në fakt shumë larg nga realiteti i zanafillës së shkencës” (Evolucioni i fizikës, 2005, f. 211) mbi ç’bazë unë kërkoj rishikimin e teorisë së njohjes, sepse sipas gjeniut të mendimit fizik “Fizika kuantike formulon ligje që drejtojnë tufa dhe jo individume. Nuk përshkruhen më veti, por probabilitete; ajo nuk formulon më ligje që zbulojnë të ardhmen e sistemeve, por ligje që drejtojnë ndryshimet e probabiliteteve gjatë kohës dhe që i përkasin bashkësive të mëdha individumesh” (Evolucioni i fizikës, 2005, po aty). Jemi në pikën ku është keq informuar populli shqiptar për teorinë e njohjes ku instinkti antishqiptar i komunizmit ka dalë triumfues mbi të me pretendimin se ne, shqiptarët e sotëm, jemi të paditur në fushën e filozofisë, akoma më tej, lektorët e temave të filozofisë na kanë gënjyer me dashje. Vini re se si transformohet, sipas dialektikës materialiste dhe çfarë ka fshehur, ideja ajnshtajniane për problemin e njohjes.

Midis teorisë kuantike dhe teorisë së njeriut ka një pikë të përbashkët, ku mund të realizojmë një shtim të bagazhit të njohjes. Edhe bota e kuanteve, edhe bota e njeriut zhvillohen mbi bazën e bashkësive. Në qoftë se niveli i fizikës së sotme nuk mund të realizojë një depërtim të mëtejshëm në botën e kuateve, në botën e njeriut ështe krejt e kundërta deri në atë masë sa shkencat e natyrës nuk mund të arësyetojnë mbi bazën e individëve jo vetëm pse ky është një rastësi e papërsëritëshme, por sepse është reflektim i qënies dhe ambientit shoqëror. Pikërisht në këtë pikë teoria materialiste, e konsideruar e tillë, mbi njohjen përmbyset për paaftësi të saj. Ajo nuk ka qënë e aftë të përcaktojë metodikën e bashkësive dhe themelin e ekzistencës së tyre. Tani nuk bëjmë më fjalë për mundësinë e njohjes, por për cilësinë e saj. Dmth: çfarë na ka fshehur materializmi dialektik bolshevik me teorinë e tij të njohjes? Analiza e problemit tregon se kjo bashkësi (njerëzore) ka një dinamikë hapsinore dhe kohore që çon në copëtimin e saj ku shpaloset dialektika trepërmasore e Hegelit edhe afirmohet gjenialiteti i tij. Gjithashtu ajo na çon në rizbulimin e problemit kryesor të filozofisë.

Psh, kombet janë të tillë sot, por nuk kanë qënë të tillë; apo popujt janë sot të tillë, por nuk kanë qënë kështu dhe, në vazhdim, do të arrijmë në grup komunat apo grup fiset dhe prej këtej në komunat dhe fiset si qelizat e para të bashkësive. Përse janë bashkuar ato në vazhdën e historisë dhe në çfarë përmase? Në qoftë se prania e dy komunave pranë njëra-tjetrës çonte në lindjen e luftës (sipas Engelsit), kjo nuk duhet konsideruar absolute dhe këtu fshihet thelbi i të panjohurës. I them këto sepse ashtu si ekziston mundësia e konfrontimit të dy komunave, ekziston edhe mundësia e bashkimit të tyre. Atëhere cili është faktori që përcakton njërin rast apo tjetrin? Shkenca botërore ka një gabim të pafalshëm, sidomos ajo e sferës njerëzore: nuk ka qënë e aftë të bëjë dallimin thelbësor të popujve mbi çbazë duhet të ndërtohet teoria e drejtimit politik të tyre. A nuk do të thotë kjo se shkencat shoqërore kanë ecur më tepër brënda kuadrit instiktiv se sa brënda fushës shkencore dialektike materialiste? Ja përse ne themi që mendimi materialist filozofik akoma nuk e ka kapur veten në dorë që të mund të hidhet në sulm kundra idealizmit. Ne do t’i kthehemi këtij problemi në mënyrë zgjidhëse kur të analizojmë lëvizjen dhe format e saj, sipas dialektikës materialiste, për t’i treguar lexuesit se sa mbrapa botës kanë qënë të vetëquajturit materialistë të shkollës bolshevike. Por tani dua të konkludoj se fusha e njohjes është e kufizuar nga faktori kohë në varësi nga bota e bashkësisë njerëzore. Si shëmbull mund të marr pamundësinë e ndërtimit të një qyteti nga një njeri i vetëm , ose disa njerëz, jo për paaftësi intelektuale, por për paaftësi kohore. Dmth njeriu mund ta njohë nënën tonë natyrë, por sa kohë që ai ekziston si njeri, sepse materializmi dialektik nuk e pranon dot këtë njeri në mënyrë të përjetshme. Këtu qëndron kufizimi i botës së njohjes dhe jo tek mundësia shoqërore. Faktori kohë është ai që e determinon proçesin dhe në këtë aspekt materializmi dialektik bolshevik është treguar shtërp. Përse mos të pretendojmë se këtë ai e ka bërë me dashje për të mos zbuluar shkallën e zhvillimit të bashkësisë ruse përpara revolucionit të 1917, gjë që do të çonte në përmbysjen e të gjithë teorisë leniniste mbi njohjen dhe të vetë proçesit politik sovietik?

Por djallëzia bolshevike nuk e ka përdorur më kot këtë metodikë. Në kuadrin e teorisë së njohjes ajo u mbështet në bazat e logjikës formale të hedhura nga Aristoteli (sipas lektorit tonë), pa i shkuar ndërmënd se tek ky personazh qëndronte themeli më i parë gabim i mendimit filozofik helen, i lidhur me shkakun fillestar të lëvizjes. Të gjitha këto për të krijuar dozën e nevojshme të besueshmërisë së mendimit filozofik të shkollës sovietike, të cilën shkolla shqiptare e epokës së komunizmit e vuri në themel të saj edhe pse me fjalë ishte kundra saj. Të gjitha teorizimet mbi ligjet e të menduarit janë interpretuar sipas qejfit pa qënë të aftë për të nxjerrë ndonjë përfitim, përveç mundësisë së fshehjes së krimit politik shumëpërmasor. Sipas lektorit tonë:

 

“Ligji i kontradiksionit ndalon kontradiktat logjike në të menduarit. Kështu, sipas këtij ligji, kur ka dy gjykime të kundërta për të njëjtin send, në të njëjtën kohë nuk mund të jenë të dy të drejtë. Ligji i të tretës së përjashtuar pohon, se dy gjykime kontradiktore, që mohojnë njëri-tjetrin, nuk mund të jenë që të dy të gabuar. Ligji i argumentit të mjaftueshëm pohon, se çdo gjykim mund të konsiderohet i drejtë vetëm kur sillen argumente të mjaftueshme për vërtetësinë e tij” (po aty, f. 125).

 

Se ku dreqin i mësuan këto përralla është pak e vështirë t’i kuptoj ndonjëherë, por gjithsesi të jetë puna më jepet mundësia të argumentoj se këto të gjitha u krijuan për të fshehur thelbin e mashtrimit të përdorur qoftë nga klasa politike sovietike e të gjithë kohërave, qoftë nga klasa politike e kohës së komunizmit. Të gjitha këto unë i konsideroj ireale duke u mbështetur edhe vetëm në propogandën komuniste të kohës së Enverit.

Në qoftë se analizojmë gjykimin politik të partisë bolshevike përgjatë viteve 1952-1989 do të dallojmë se ato janë mohim i njëri-tjetrit dhe përbëjnë katër grupe specifike: gjykimi politik stalinist, hrushoviem, brezhnjevian dhe gorbaçovian. Kush nga këto ka qënë i gabuar dhe kush i drejtë? Aq më tepër vështirësohet përgjigjja kur fusim në valle gjykimin e PPSh, sipas së cilës gabim ishte qoftë Hrushovi, qoftë Brezhnjevi edhe pse këto të dy kanë qënë kundër gjykimit stalinist të drejtimit të shoqërisë sovietike, por edhe kundrejt njëri-tjetrit. Përse PPSh nuk u bashkua me një krah çfarëdo pasi sipas “ligjit” të mësipërm rezulton se njëri nga të dy duhet ta ketë pasur mirë? Realiteti shqiptar i epokës komuniste e rrëzon të gjithë arësyetimin e mësipërm duke treguar se gjithëshka ka qënë e lidhur me mendimin individual duke mos u kthyer dot në domosdoshmëri, por që ka shërbyer për ta tjetërsuar historinë e popullit rus. Une kam dyshime qe pikepamjet mbi llogjiken formale te jene te gjitha te sajuara per te justifikuar krimin politik dhe per t’i dhene ngjyra shkencore ne pamje te pare. Dhe kur shoh se ky proces ka marre nje perhapje te madhe dyshoj ne saktesine e shkollave ku aplikohet. Gjithsesi unë nuk i konsideroj tema të përfshira në dialektikën materialiste. Në këtë formë dhe me këtë përmbajtje këto tema na kujtojnë leksionet e Hegelit mbi arësyen e kulluar. Çdo tentativë për t’i imponuar botës së mendimeve ligje natyrore është suprimim i kohës fillestare mbi kohën fundore. Është e pamundur, në fazën që ndodhet sot njerëzimi, me këtë shkallë zhvillimi dhe me këtë heterogjenitet racor të krijohet teoria shkencore e mendimeve të racës njerëzore në Tokë. As llogjika dhe as argumenti nuk mund t’i afrohen dot kohës ligjore. Është tepër herët për njeriun të merret me këtë fushë; kjo do të thotë se tërësia e këtyre problemeve u shpik për të justifikuar veprimet politike të PPSh dhe për të formuar figurën e Enver Hoxhës sipas një nënteksti të paragjykuar, por dhe ireal.

Në vazhdim lektori ynë merret me shkallët e njohjes ku bie në sy shtrëmbërimi i metodikës marksiste dhe paaftësia për të bashkuar veprimin praktik të njerëzimit me politikat e sotme, gjë që indirekt vërteton se rendi shoqëror në Shqipëri, përgjatë epokës komuniste, nuk ka shkuar më larg se kapitalizmi monopoliste shtetëror.

Sipas këtij autori përmbajtja e njohjes i nënshtrohet një tërësie informacioni, duke treguar paaftësinë e tij në mos lidhjen e proçesit me praktikën historike të njerëzimit. Sipas tij:

 

“Në leksionet e mëparshme kemi thënë, se njohja ka tri shkallë: shkallën e parë – ose shkallën shqisore; shkallën e dytë – ose shkallën racionale, ose mendimin abstrakt, dhe shkallën e tretë – praktikën, si përfundim i momentit të njohjes” (po aty, f. 126).

 

Në të vërtetë i tërë ky arësyetim është jo vetëm shumë i diskutueshëm, por ai është rrjedhojë e një veprimi të stërzgjatur të shtetit mbi njeriun. I themi të gjitha këto vetëm për një fakt të thjeshtë: praktika historike e njerëzimit në fazën e parë dhe më të shumtë të jetës së tij nuk ka ndjekur këtë rrugë. Akoma më tej të gjitha këto nuk janë të lidhura me mënyrën e lindjes së njeriut në Tokë duke fshehur prejardhjen e tij biologjike. Tërësia e të gjitha këtyre ideve janë rrjedhoja të instiktit intelektual dhe aspak përmbajtje të filozofisë dialektiko-materialiste. Atë janë shumë larg realitetit historik të zhvillimit të racës njerëzore në Tokë, çka tregon se nuk janë të lidhura me krahun materialist të filozofisë.

Autori para së gjithash duhet të kishte zgjidhur problemin madhor të lindjes së njeriut në Tokë, pastaj prejardhjen e tij bilogjike dhe shkakun lidhës të dy dukurive. Në këtë pikë ai duhej të ishte lidhur me zbulimin gjenial të Engelsit mbi rolin e punës në transformimin e antropomorfit në njeri. Janë të gjitha këto që duhet ta çonin autorin në zbulimin e shkallëve të njohjes, por ai nuk e ka bërë këtë, natyrisht pa dashje, për të justifikuar një praktikë të gabuar 2600 vjeçare të njerëzimit (të paktën në Europë është kjo kohë) e cila vazhdon edhe sot në përmasa politike absolute pa ja ditur kuptimin real.

Metodika materialiste na ka krijuar mundësinë të arësyetojmë mbi bazën e raporteve hapsinore, që duke i shtuar edhe ato kohore, na çon në përfundimin se shkalla e parë e njohjes është e trashëguar nga bota e kafshëve (ajo shqisore) dhe nuk duhet marrë për argument. A nuk është ky një gabim foshnjarak? Por a e dini përse është marrë për bazë? Sepse në këtë rast do të plotësohej kuadri i gabuar sipas trinomit të shkallëve të mësipërme. Po të pranohej ideje e lektorit tonë do të arrihej në përfundimin se mendimi ka lindur përpara punës, shkolla përpara praktikës dhe duhet pranuar e gjithë praktika e sotme njerëzore e pa nënshtrueshme ndaj kritikës. Me keqardhje jam i detyruar t’i mësoj lektorit tonë se shkalla e dytë e njohjes është praktika dhe pastaj, shkalla e tretë e njohjes, mendimi abstrakt. Kjo vërtetohet në shumë mënyra ku po përmënd disa: 1-raporti kohor punë-mendim në shkakun fillestar të lindjes së njeriut në Tokë, prej nga e ka burimin bota e madhe e njohjes universale. 2-raportet kohore të hapësirave shoqërore të lëvruara nga njeriu brënda një rendi shoqëror ku analiza e fenomeneve do të çojë në zbulimin e raportit mendim-realitet si shkakun e çfaqjes së përmbysjes cilësore të vetë rendit. 3-Raportet hapsinore të veprimtarisë së njeriut brënda një rendi të cilat përcaktojnë shkakun e lindjes së fesë. Fakti që kjo e fundit ka lindur disa shekuj përpara përmbysjes se vetë rendit që e pjell duhet të tregojë se problemi i njohjes kalon nga praktika drejt fantazisë, dmth nga puna tek mendimi abstrakt. Feja lind në një rend shoqëror të perënduar, duke i shërbyer rendit pasardhës dhe duket sikur pershtat shkallët e njohjes, sipas relatorit tonë, me realitetin objektiv të rendeve shoqërore. A nuk do të thotë kjo se teoria e mësipërme mbi shkallët e njohjes është kryekëput idealizëm i pastër dhe nuk ka asnjë lidhje me materializmin dialektik? Ja përse çështjet e materializmit dialektik nuk mund të lëvrohen dot nga shkolla shqiptare e viteve 1945-1992. Pedagogët e kësaj shkolle, për këtë periudhë, janë që të gjithë të dështuar dhe përjashtim nuk ka.

Por autori ynë ka meritën e madhe të na japë autorin e këtyre ideve, që në një farë mënyre na lehtëson në nxjerrjen e përfundimeve. Pa dyshim që shkolla bolshevike, në kundërshtim me parimet e materializmit filozofik, është ajo që i ka tjerrur për së mbrapshti tezat e materializmit. Fakti që Engelsi nuk i ka trajtuar këto tema në librin e tij mbi dialektikën e natyrës duhet të argumentojë se ato kanë qënë të dyshimta për kohën dhe kërkonin një stimulim të mendimit filozofik të deriatëhershëm. Ai u kufizua vetëm në faktorin vendimtar që çoi në lindjen e njeriut ku dora e njeriut u konsiderua si shërbestare e trurit (Dialektika e natyrës, f. 193-194), çka do të thotë se aktivizimi njerëzor i trurit është bërë me anë të shqisave dhe detyrimisht puna ka çuar në lindjen e mendimit dhe jo e kundërta. Të paktën të gjitha këto i gjejmë tek Engelsi, por që Leninit nuk i levërdiste t’i pranonte në këtë formë pasi ishte reflektim i formimit të mbrapsht jo vetëm të tij, por i të gjithë bolshevikëve të marrë së bashku.

Autori ynë duke i përmbledhur mendimet e tij, rezultat i shkollës bolshevike, së bashku me idetë e Leninit, na jep konkluzionin definitiv të proçesit të njohjes, sipas të cilit:

 

“njohja realizohet nëpërmjet njohjes shqisore, mendimit abstrakt dhe në praktikë. Këtë Lenini, në “Fletoret filozofike” e karakterizon si vijon: “Nga goditja e gjallë, drejt të menduarit abstrakt dhe, prej tij, drejt praktikës – e tillë është rruga dialektike e njohjes të së vërtetës, e njohjes së realitetit objektiv”. Njohja është rezultat i bashkëveprimit të këtyre momenteve. (po aty, f. 133).

 

Me sa duket autori nuk i ka besuar vetvetes dhe kësaj që ka thënë Lenini deri në fund, atëhere ai ka shtuar:

 

Baza dhe momenti vendimtar i këtij proçesi është praktika. Të tre momentet e njohjes nuk vijnë medoemos radhazi, domethënë në krye soditja, pastaj mendimi abstrakt dhe , më në fund, praktika. Edhe në proçesin e mendimit, të krijimit të teorisë, të njohjes së thelbit e të fenomeneve mund të soditim; kurse gjatë soditjes merr pjesë të menduarit dhe, përsa i përket praktikës, atë e kemi gjatë gjithë proçesit të njohjes, që nga fillimi dhe deri në fund (po aty).

 

pa i shkuar ndërmënd se me këtë ai ka përmbysur gjithëshka që ka thënë për shkallët e njohjes dhe vetë Leninin. Atëhere kujt duhet t’i besojë lexuesi? Te gjitha qe thote ai jane te pavlefshme perdderisa ka shkruar se procesi i njohjes mbyllet me praktiken. Realiteti historik e njerezimit eshte tjeter per tjeter dhe relatori yne nuk e ka marre per baze.

Po të ishte kjo që thotë Lenini, dhe autori ynë, duhej që në fund të jetës së tyre njerëzit kudo në botë të punon dhe të mos dilnin në pension, kur realiteti tregon për të kundërtën. Me të dalë në pension njerëzit fillojnë e shkruajnë kujtimet e tyre, reflektim i njohjes së kaluar që ka kaluar nga puna tek mendimi abstrakt. Pikërisht pse ka menduar proçesin e pensionit, gjë që përputhet me realitetin personal të tij, lektori ynë tenton ta ndryshojë Lenini (kur ky i ka përcaktuar qartë shkallët e njohjes pa mëdyshje) duke pretenduar se është leninist. Ja se ku mbërriti, në fund të fundit, dialektika shqiptare e epokës së komunizmit që gjithsesi duhet konsideruar pa përmbajtje dhe pa bosht filozofik të qëndrueshëm. Kjo do te thote se teoria e njohjes duhet te perputhet me praktiken e formimit te njeriut ne Toke, ne te kunderten natyra nuk mund te jete ne unitet.

Por autori une nuk ka pasur parasysh edhe nje proces tjeter thelbesor te botes njerezore: ndarjen e punes. Po te ishte procesi i njohjes sipas shkalleve te tij, atehere nuk do te ndodhte ndarja e punes, por ajo e mendimit abstrakt. Te pakten kete proces autoret e materializmit dialektik te shekullit te XIX-te e kane analizuar ku Marksi ka shkruar: “Ndarja e punes behet nje ndarje reale kur ndahet puna fizike nga ajo mendore”. Atehere si ka mundesi qe ne boten e njohjes mendimi abstrakt te ndodhet perpara praktikes? A nuk kemi ketu nje antimarksizem tipik te Leninit?

Ne te vertete problemi i njohjes se realitetit objektiv eshte nje problem filozofik qe lidhet me aplikimin e arsimimit te njerezimit. E themi kete sepse teoria e njohjes, sipas leninizmit, eshte sajuar per te justifikuar pikerisht veprimin e politikes mbi menyren e arsimimit te njeriut nga ana e shtetit, i cili e ka mesuar kete menyre arsimimi nga ana e institucioneve fetare. Problemi nuk eshte kaq i thjeshte dhe e vetmja ndihmese e materializmit dialektik te shekullit te XIX-te eshte perseritja e formimit te lendes nga ana e lindjes dhe formimit te njeriut. Ne kete pike qendron nje nder gabimet shtese te njeriut ku filozofia materialiste ka heshtur dhe idealizmi fetar ka triumfuar mbi te, te pakten ne keto 1000 vitet e fundit. Praktikisht njerezit e sotem mesojne dhe pastaj fillojne te punojne, kur lindja dhe njohja njerezore ka vepruar në te kunderten: ne fillim eshte punuar dhe pastaj eshte realizuar perfundimi njohes bashkë me mësimin. Cfare pasoje ka kjo mosperputhje dhe si e interpretojne filozofet, sociologet dhe psikologet? Ja pra qe materializmi eshte i sfazuar me realitetin dhe pozicioni i sotem i tij ështe i dyshimtë. Të vetëquajturit materialistë kujtojnë se mendimet e individit përfaqësojnë thelbin e kësaj lloj filozofie duke e ngritur subjektin njerëzor në majë të veprimtarisë njerëzore, por dhe kulmin e veprimit politik. Kjo bie në sy kur analizohet kategoria thelb-shfaqje.

“Materialistët” shqiptarë duhet të kenë pasur probleme me mënyrën e zbërthimit të këtyre kategorive, gjë e lidhur me aftësinë profesionale të gjithëseicilit prej tyre ku nuk përjashtohet dhe interesi propogandistik. Kjo gjë bie në sy kur jepen shëmbujt analogë të të kuptuarit të këtyre kategorive ku lektori ynë tregon jo vetëm këtë paaftësi, por, kryesisht, tendencën përse kujtohet sot të vazhdojë mashtrimin e popullit shqiptar me këto tema. Fjala bëhet për kategorinë e mësipërme dhe, për të vazhduar mashtrimin propogandistik, e ndryshon në formë këtë kategori në fenomen-esencë duke e pasuruar me shëmbuj ireale, pjesë e mashtrimit 45 vjeçar komunist, pa i ditur jo vetëm kuptimin, por nuk di as se ku do të arrijë me këto shëmbuj a thua se shqiptarët nuk janë zgjuar akoma nga gjumi gjysëm shekullor. Sipas tij:

 

“Pushteti ynë në esencë ishte në kushtet e socializmit diktaturë e proletariatit. Esenca e tij si diktaturë e proletariatit gjente shprehje në format konkrete të organizimit shtetëror, në institucionet shtetërore të vëndit. Por karakterin e pushtetit nuk e përcaktojnë format e organizimit, e përcakton esenca” (po aty, f. 134)

 

Një gjë duhet bërë e qartë një herë e mirë: në Shqipëri nuk ka pasur kurrë diktaturë të proletariatit, jo vetëm pse nuk ka pasur kurrë proletarë sipas kuptimit marksist, por dhe sepse vetë Marksi me Engelsit këtë diktaturë nuk e kanë pasur të qartë edhe vetë duke mos i kuptuar dot thelbin. Unë jam marrë me studimin e këtij problemi, në kuadrin e trinomit: Marksizmi, leninizmi dhe revolucioni social, kapitulli: proletariati dhe socializmi (dorëshkrim) dhe rezulton se dueti proletariat-socializëm është i parealizueshëm në planin praktik për shumë arësye, por mjafton të përmënd që proletariati nuk është thjeshtë produkt i kapitalizmit si rend shoqëror. Ai formohet kudo ku aplikohet kapitalizmi monopolist shtetëror ku bota e kapitalit shtrin zhvillimin e vet drejt zonave fshatare dhe janë pikërisht këta fshatarë që trasformohen përkohësisht në proletarë, duke mos pasur pronësi mbi asgjë, por që në sajë të punës kthehen në pronare të mjeteve të prodhimit. Të paktën deri më sot natyra e kapitalizmit brënda për brënda tij, dmth një kombi, përshkruhet nga kjo veçori hapsinore. Është krejt ndryshe problemi midis racave ku sot konflikti duket sikur ka pamjen sipas teorisë marksiste. Koha do të tregojë në do të mundet klasa punëtore e vëndeve të botës së tretë ta kapërcejnë fazën proletare. Kjo do të varet nga forca ekonomike e botës së parë përmasat e së cilës ose do ta përmbysin teorinë e Marksit duke qënë e aftë ta komandojnë kapitalizimin e globit tokësor dhe kapërcyer atë fazë delikate, gjë që deri më sot ka treguar se është kështu, ose nuk do të mundin dot ta realizojnë këtë detyre dhe do të përmbyset si rezultat i zhvillimit të brëndshëm, nga prishja e ekuilibrit mendim-realitet, duke sjellë në skenën botërore një revolucion social të përbotshëm me arenë të përbotshme. Në këtë pikë fjala do të jetë e bashkësisë kapitaliste të botës së parë, të tjerat do të jenë rrjedhime të njëpasnjëshme ku pretendimi marksist do të jetë detyrë e rendit kapitalist botëror me të gjithë përmasat më të mundëshme në funksion të qelizave materiale të shoqërisë së deritanishme duke përfshirë, kryesisht, edhe luftën si vazhdim të politikës me mjetet e dhunës. Çdo gjë do të varet nga dinamika e këtyre qelizave dhe hapësirën që i ka caktuar nëna jonë natyrë. Problemi nuk duhet kapur në kontradiktën midis forcave prodhuese dhe marrëdhënieve në prodhim. Dinamika e zhvillimit të kapitalizmit ka treguar se kjo kontradiktë tashmë është tjetërsuar në sajë të botës universale të marrëdhënieve dhe fjalën e kanë pasojat e këtyre marrëdhënieve, proçes i cili nuk ka qënë i mundur të analizohet nga Marksi sipas kësaj përmase. Bota e relacioneve universale të Njerëzimit kërkon një metodikë të re analitike ku teoria marksiste mund të meret për bazë vetëm në parim, por kurrsesi sipas teorisë leniniste.

Pastaj esenca e diktaturës së proletariatit, po e marrim të mirëqënë, nuk mund të përcaktohet dot nga format konkrete të organizimit shtetëror, pasi në këtë rast të gjitha ndryshimet krahasuese midis shteteve janë të karakterit sasior dhe cilësia e tyre varet nga ndërgjegjja dhe morali i punonjësve në to, gjë kjo jashtëzakonisht e kuptueshme dhe pa domethënie. Në këtë rast fjalën e merr shkalla historike e zhvillimit ekonomik dhe ndryshimet që kanë ndodhur për efekt të botës së relacioneve tregojnë se pretendimi i lektorit tonë është i pavërtetë. Është kjo shkallë zhvillimi që na mëson se në këtë rast esenca nuk është e lidhur me emërtimin e diktaturës, por me shkallën e saj ku, në të gjitha vëndet e pretenduara si socialiste, kjo diktaturë ka qënë më afër botës shtazore dhe zbutja e saj do të kërkojë shumë e shumë kohë në varësi të shpejtësisë së zhvillimit shoqëror, karakteristika natyrore e popujve të globit. Pikërisht, kjo e fundit përcakton esencën e fazës së rendit shoqëror dhe aspak deklaratat se çfarë është dhe ç’përfaqëson diktatura e vëndosur. Në këtë rast fjalën e ka marrë ndërgjegjja e individit, e cila argumenton se çdo gjë e ndodhur është në kundërshtim me ligjet e natyrës njerëzore dhe raporti materie-ndërgjegje anon nga kjo e fundit dhe nga rezulton antihistorizmi i zhvillimit. Me fjalë të tjera esenca e problemit është një deduksion i ndërgjegjes së njeriut dhe aspak thelbi i tij. Relatori ynë në këtë rast tregohet idealist kokë e këmbë për të fshehur thelbin kriminal të rendit komunist të Enver Hoxhës. E gjithë kjo tregon se deri tashti autori ynë kërkon të fshehë gjurmët e antidialektikës historike shqiptare të aplikuara në Shqipëri përgjatë 45 viteve të regjimit komunist dhe mundohet të përdorë dialektikën materialiste si ngushëlluesen e mashtrimit propogandistik të përdorur.

Kjo e fundit kuptohet edhe në një problem tjetër, që është tipikisht fushë e materializmit dialektik, ku bie në pah plagjatura e autorit tonë dhe paaftësia e tij për të interpretuar atë që ka kopjuar nga Lenini duke e paraqitur si një ide të veten. Por kjo nuk është faji i tij, pasi vetë Lenini e ka lënë në gjysëm të rrugës këtë ide pa i dhënë zgjidhjen përfundimtare, por duke e paraqitur si postulat materialist çka më ka çuar në përfundimin se ai duhet ta ketë kopjuar nga dikush pa i ditur interpretimin. Po kështu ka vazhduar edhe filozofi ynë duke e kopjuar pa na dhënë autorësinë e idesë. Fjala bëhet për raportin e shqisave kundrejt botës së njohjes. Në këtë drejtim autori ynë ka shkruar:

 

“Shkallën shqisore të njohjes njeriu e realizon me ndihmën e organeve shqisore. Këto organe janë të mjaftueshme për të realizuar perceptimet, për të cilat ka nevojë ai. Zgjerimi i njohjes së tij nuk kondicionohet nga shtimi i organeve shqisore prej tij, ose nga perfeksionimi i atyre ekzistuese. Ai është i lidhur, parasëgjithash, me praktikën shqisore dhe të mendimit. Puna dhe mendimi kanë thelluar pa masë aftësinë e njohjes së njeriut” (po aty, f. 138)

 

Puna dhe mendimi, në këtë rast janë dytësore dhe nuk përcaktojnë domosdoshmërinë e shqisave kundrejt njohjes, sepse në këtë rast duhej pranuar që shqisat janë shkalla më e lartë e organizimit të lëndës; ose duhet pranuar që mendimi është primar në proçesin e njohjes. Kjo ndodh ngaqë problemi i raportit të trurit kundrejt materies është zgjidhur gabim dhe detyrimisht edhe varësia e shqisave, kundrejt shkallëve maksimale të zhvillimit, do të rezultojë i pamundur, sepse përsërit një maksimum të pranuar për trurin. Kjo do të thotë se të gjitha shqisat e njeriut janë të varura nga historia biologjike milionavjeçare e paraardhësve dhe kur truri arrin prodhimin e mjeteve të prodhimit merr në dorë fatin e njeriut dhe detyrimisht nuk ka se si të kërkojë shqisa të tjera përderisa ka arrirë maksimumin e vet. Ç’hynë këtu puna dhe mendimi? Ato në këtë rast janë dytësore dhe të varura domosdoshmërisht nga maksimumi i zhvillimit të shqisave të njeriut dhe sidomos të trurit. Pikërisht ky i fundit është vendimtari në panevojshmërinë e shqisave të tjera për të rritur aftësinë e njohjes.

E gjithë kjo oponencë, kundrejt ideve të shkollës shqiptare të materializmit, ka si qëllim të tregojë mungesën e origjinalitetit të mendimit shkencor shqiptar dhe paaftësinë e shkollës shqiptare për të prodhuar idetë e kësaj fushe të filozofisë në mënyrë origjinale. A nuk është ky një tregues i antimaterializmit të saj? Vazhdojmë më tej!

Autori ynë pothuajse të gjithë shëmbujt qe i sherbejne per te argumentuar dialektikën e tij materialiste i merr nga materializmi historik duke treguar jo vetëm qëllim të dyfisht (evidentimin fallso te karakterit dialektik të veprimtarisë së PPSh dhe Enver Hoxhës si dhe fshehjen e thelbit antishqiptar dhe antidialektik të kësaj veprimtarie te diktatorit shqiptar), por dhe mungesën e nje metodike materialiste (dmth fitimprurëse) në shtruarjen e problemeve dialektike në çështjet sociale, çka e rrëzon dhe vetë titullin e librit të tij. Kjo vlen sidomos per kategorite filozofike ku nderhyrja e shkolles bolshevike ka cuar ne mohimin absolut te tyre jo vetem ne te kuptuarit, por dhe ne mungesen e tyre ne lidhje me praktikat e jetes shoqerore. Shembujt e marre per kete qellim nuk jane perdorur per te realizuar lidhjen e deshiruar, por per te justifikuar veprimin politik te aplikuar packa se ai ishte ne kundershtim me keto kategori, me vete dialektiken dhe me realitetin historik. Per mua mori rendesi fusha e njohjes sipas kategorise deduksion-induksion ku autori yne mundohet me te gjitha menyrat, nje fjali pa domethenie te Enver Hoxhes, ta paraqese si nje “zbulim” ne fushen e filozofise dhe prej ketej te kaloje ne nje pergjithesimi tipik antimarksiste dhe tipik antimaterialist. Sipas tij:

 

“Induksioni është një formë arësyetimi me anën e së cilës kalojmë nga e përveçmja te e përgjithshmja. Le të marrim një shëmbull për të kuptuar më mirë këtë çështje: Vëndi ynë në proçesin e ndërtimit të shoqërisë socialiste kryen revolucionin ideologjik e kulturor. Revolucioni ideologjik e kulturor kryhet edhe në vëndet e tjera që ecin në këtë rrugë. Këtë rrugë, revizionistët modernë, pasi uzurpuan udhëheqjen e partive dhe të shteteve socialiste, e braktisën. Në bazë të këtij fenomeni, Enver Hoxha, në raportin e tij “Mbi gjëndjen ndërkombëtare dhe detyrat e Partisë”, mbajtur në Pleniumin e KQ të PPSH të shkurtit 1957, arriti në përfundimin, se revolucioni ideologjik e kulturor është një nga ligjet e përgjithshme të revolucionit socialist dhe të ndërtimit të shoqërisë socialiste. Këtë ligj e përmënd, sikurse dihet, edhe Deklarata e Moskës, e përfaqësuesve të Partive Komuniste e Punëtore të vëndeve socialiste e nëntorit të vitit 1957 si të tillë.” (po aty, f. 147)

 

Ku e ka gjetur lektori yne bashkegzistencen e nje revolucioni cfaredo me dinamiken e rendit shoqeror dhe perse pikerisht ne fushen e ideologjise dhe te kultures? A e di valle lektori yne se te dy keto “revolucione” jane fantazira antimaterialiste dhe marksizmi eshte marre vecanerisht me zberthimin e ketyre nocioneve sidomos me ideologjine. Perse filozofia shqiptare u pajtua me kete shtremberim te marksizmit nga ana e shkolles bolshevike ku nuk kishte as fitim dhe as humbje? Te pakten kete shtremberim e kam zberthyer njehere tek “Stalini teorik dhe epoka e tij socialiste” (shih albanovaonline.com ose logoreci,com, gazeta “Ndryshe”, dt. 30,31.07.08 – 01.08.08) dhe nuk eshte e veshtire te kuptohet jo vetem pasaktesia, por edhe tendenca. Ky është problemi më kryesor i shtrëmbërimit të marksizmit nga ana e shkollës sovietike: ndryshimi i nocioneve. Në këtë parafrazim gjithëshka është e sajuar për qëllime të mbrapshta dhe tipikisht është një përmbledhje e botës së mashtrimeve të përdorura nga PPSh. Po fillojmë nga thelbi:

Së pari, kush e thotë se në Shqipëri është kryer ndonjëherë proçesi i ndërtimit të shoqërisë socialiste? Kjo ka qënë një deklaratë e vetë pushtetit kriminal të Enver Hoxhës dhe dishepujve shërbëtorë të tij dhe aspak një realitet historik, dhe kjo për shumë arësye. Të paktën qelizat shoqërore, përbërëse të popullit shqiptar, janë tepër larg jo vetëm nga rendi kapitalist, por ato janë tepër-tepër larg çdo lloj rendi shtetëror të marrë së bashku dhe pikërisht në këtë strukturë shoqërore, më mbrapa se epoka e Homerit, ndoshta e afërt në planin kohor me atë të inkasve, por shumë mbrapa në planin hapsinor të tyre, pseudokomunistët shqiptarë të komanduar nga Enver Hosha shpallën ndërtimin e shoqërisë socialiste. Nuk është faji i lektorit Xhemil Frashërit pse ka ndodhur kjo, por është faji vetëm i tij, dhe i redaktorit të veprës së tij, kur kërkon t’i mbushë mëndjen popullit shqiptar mbi ekzistencën e një rendi të ndryshëm nga ai i botës dhe më i mirë se ky që po jetojmë sot (2009). Në qoftë se rendi i sotëm është brënda kuadrit historik dhe ligjor të zhvillimit të një shoqërie që rrotullohet rreth vetvetes pa e ditur pozicionin e vet real, rendi socialist i juaji ka qënë një rend antihistorik dhe antiligjor ku njerëzit e kishin të ndaluar të kthenin kokën mbrapsht, por duhet të shikonin vetëm diellin iluzor të propogandës së Enver Hoxhës. Që në këtë pikë induksioni i relatorit tonë shëmbet për mospërputhje me realitetin historik të popullit shqiptar.

Së dyti, kush tha se ky proçes (shoqëria socialiste) bashkëshoqërohet nga revolucioni ideologjik dhe kulturor? A mos vallë ishte një kopje e shkollës kineze mbi këtë revolucion? Relatori ynë akoma nuk ka ja idenë se çdo të thotë kulturë dhe kush janë bartësit e saj. Në Shqipëri shtresa e intelektualëve, dmth njerëzit që nuk dinin të bënin asnjë lloj pune, e konsideronin veten njerëz të kulturuar; atëhere për çfarë lloj revolucioni kulturor është bërë fjalë në Shqipëri? Kush ishin projektuesit, autorët dhe aktorët e tij? Nëqoftë se dembelizmi dhe mashtrimi, dy pozicionet më karakteristike të kësaj shtrese, që evoluoi rrufeshëm në shtresë politike pas 1991, përbëjnë thelbin e kulturës, atëhere jam i detyruar ta ndaj kulturën në shumë lloje ku në themel të saj të vë produktin intelektual të Enver Hoxhës dhe ekipin e tij mbi çbazë të aludoj mbi përbërjen njerëzore të revolucionit kulturor, të paktën, dhe ta ndaj nga kultura njerëzore e këtyre 2000 viteve të fundit. Kjo do të thotë se Xhemil Frashëri duhet t’i bëjë një shtesë librit të tij mbi çështjet e dialektikës materialiste ku të na sqarojë përmbajtjen e kulturës, bartësit e saj, aktorët dhe autorët e revolucionit kulturor në mënyrë që shqiptarët e mijëvjeçarit të ri të ndajnë shapin nga sheqeri dhe të diferencojnë politikanët e krimit nga ato të mashtrimit, dmth të djeshmit nga të sotmit.

Së treti, propoganda e Enver Hoxhës dhe vetë lektori ynë nuk na kanë zbërthyer kurrë konceptin se si mund të uzurpohet një pushtet kur je vetë në pushtet. Sido që të jetë puna kjo është një punë që i nënshtrohet një proçesi individual dhe aspak ligjor. Të gjitha rastet e këtij lloji në historinë 3000 vjeçare të racës së bardhë ka çuar në lindjen e diktaturave të njëpasnjëshme nga ku ka rrjedhur shprehja: me vdekjen e diktatorit vdes dhe diktatura. Është tjetër punjë që ky proçes në tokën e banuar nga shqiptarët po ndodhte për herë të parë në mënyrë autoktone, por e inicuar nga baballarët e diktaturës. Në qoftë se ky problem do të ishte studiuar në thelbin e tij do të vihet re se ai nuk përmblidhet në asnjë ligj të shoqërisë përveç njërit, që rezulton të jetë një ligj statistikor: çdo rend shoqëror e përfundon jetën e vet me anë të absolutizmit individual duke përjashtuar vetëm komunën e mirëfilltë primitive, përpara ndarjes së punës. E përkthyer shqip vendosja e diktaturës individuale në fillim të një epoka zhvillimi është e barabartë me vetë fundin e epokës çka do të thotë se gjithëshka është e lidhur me vetë individin. Ja përse proçesi i uzurpimit të pushtetit është vetëm një fantazi dhe një krijim i Enver Hoxhës për të krijuar alibira dhe për të mbrojtur pozicionin e vet politik. Në këtë rast marrim vesh dhe kush kanë qënë shërbëtorët e tij reale dhe bashkëpunëtorët e krimit politik në Shqipëri. Nuk ka pasur uzurpim pushteti në vëndet e vetëshpallura socialiste, por thjeshtë zëvëndësim të kastës politike të cilin proçes diktatori shqiptar e ka përdorur duke tjerrur një pushtet dhe duke sajuar ligje të paqëna.

Së katërti, si e argumenton Enver Hoxha ekzistencën ligjore të revolucioneve të mësipërme në brëndësi të revolucionit socialist, edhe në qoftë se do t’i merrnin të mirëqëna këto revolucione? E them këtë pasi qoftë proçesi ideologjik, qoftë kulturor, është i ngritur, sipas pikëpamjes shqiptare mbi bazën e individit dhe nuk mund të përbëjë dot një ligj shoqëror edhe sikur t’i konsiderojmë këta individë një bashkësi. Përmbledhja e rastësive në mënyrë matematikore nuk të çon dot në domosdoshmëri dhe rrjedhimisht përbën një lapsus në mendimin filozofik shqiptar. Atëhere lektori Xhemil Frashëri duhet të na shpjegojë çfarë ka dashur të vërë në dukje diktatori me këtë propogandë revolucionesh. Mos vallë ka dashur të shpalosë një inteligjencë me nivel kulturor? Ngjarjet e pas 1991-shit treguan pozicionin real të kësaj inteligjence dhe çfarë lloj kulture mbarte ajo përgjatë 19 viteve të parakaluara. Në këtë drejtim periudha në fjalë është diskretituesja e inteligjencës shqiptare, produkt i shkollës komuniste të Enver Hoxhës dhe lektori ynë po të ketë kurajon civile le të na afishojë këtë produkt intelektual, duke përjashtur Ismail Kadarenë, ekzistenca e të cilit nuk përfaqëson jo vetëm inteligjencën komuniste, por as atë shqiptare; pasi izolimi rastësor i tij në fushën e letrave nuk ka çuar në domosdoshmëri në raport me shumën absolute të popujve të Europës. Eksplozioni i intelektualëve përgjatë viteve 1991-2009, si një strukturë shoqërore me domethënie në zhvillimin e popullit shqiptar, është një fallsitet në këtë zhvillim dhe një harxhim kohe e potenciali ekonomik. Historia reale e komunizmit shqiptar na e jep këtë të drejtë përfundimi ku libri që po marrim në analizë është tipikisht peshorja e këtij niveli intelektual dhe pasqyra ku duhet të shihen çdo mëngjes baballarët e trurit të popullit tonë.

Me sa kemi kuptuar të vetëquajturit filozofë shqiptarë nuk kanë qënë në gjëndje të zbërthejnë kategoritë filozofike sipas shëmbujve shqiptarë edhe pse ato ekzistonin mirëfilli. Komunistet shqiptare nuk kane ditur ta perkthejne kete kategori per faktin me te thjeshte fare se ajo qe po benin nuk ishte dicka qe mund te sherbente per te kaluar nga e pervecmja ne te pergjithshmen, por ajo ishte nje gje qe mund te behej vetem ne boten bolshevike prandaj dhe mund te parashikohej. Unë do t’i tregoj lektorit tonë se si filozofët e vërtetë të popullit shqiptar kanë qënë të aftë, në vazhdim të jetës së tyre, të pasqyrojnë këtë kapacitet intelektual ku nga e përveçmja politike kanë ditur të përgjithësojnë aktet politike edhe në Shqipëri përpara 20 viteve. Kështu për shëmbull At Meshkalla në gjyqin e tij më 1946 pati deklaruar, në përballje me Mehmet Shehun, se komunistët në të ardhmen do t’i mbyllnin kishat dhe xhamitë, sepse kështu ishte vepruan në Bashkimin Sovietik të Stalinit dhe detyrimisht do të aplikohej edhe në Shqipëri. E kundërshtuan me pretendimin se donte të fuste në konflikt PKSh me Europën duke ja mbylluar gojën dhe dënuar me 15 vjet burgim; lirohet më 1960 me kusht. Por pas 21 vjetësh ishte At Pjetër Meshkalla ai që i shkroi një letër kryeministrit shqiptar duke i kujtuar arësyetimin e tij filozofik në vitin 1946 me shpjegimin se e përveçma sovietike ishte përgjithësuar edhe në Shqipëri në këtë rast. Ishte kjo letër që e çoi filozofin në dyert e burgut për të dytën herë, më 29 nëndor 1967, deri më 1978 (Pjetër Pepa, Tragjedia dhe lavdia e Klerit Katolik ne Shqipëri, f. 638-641). Ky shëmbull është tipik se si e përveçmja sovietike u bë e përgjithshme në të gjithë vëndet komuniste duke na treguar se të ashtuquajturit ligje të revolucionit ishin fantazi e antishqiptarëve duke mos pasur asnjë lidhje me natyrën. A kemi ne të drejtë, vetëm mbi bazën e zbërthimit të kësaj kategorie, të argumentojmë se shkolla shqiptare ka qënë një reflektim i shkollës bolshevike staliniste, ku kjo e fundit është përmbledhja e mashtrimit politik, filozofik e botëkuptimor për të gjithë kohërat e ekzistencës së njerëzimit?

Vini re se sa i saktë është përfundimi i mësipërm kur analizohet termi hipotezë dhe se si filozofët shqiptarë, që deri dje e hiqnin veten si marksistë të pastër, sot na bëjnë zbulimin më të madh sikur:

 

“Hipoteza: Si formë mendimi abstrakt, hipoteza është formë e zhvillimit të njohjes drejt të vërtetës objektive. Ajo hap rrugën e njohjes së ligjeve të zhvillimit të natyrës dhe të shoqërisë. Të nisur nga hipoteza, shkencëtarët vrojtojnë faktet e reja dhe bëjnë eksperimente. Vlerën e hipotezës e vërteton praktika. Mos vërtetimi e kthen hipotezën në një hipotezë pa bazë, kurse vërtetimi e kthen atë në një teori. Kështu, për shëmbull, Marksi, në bazë të studimit të luftës së klasave në kushtet e kapitalizmit arriti në përfundimin, se kjo shpie në diktaturën e proletariatit. Vetë praktika shoqërore e ktheu këtë në një teori shkencore. Ky është një shëmbull që tregon rëndësinë e hipotezës dhe karakterin e saj si rrugë drejt njohjes të së vërtetës objektive” (po aty, f. 148-149).

 

A e kupton lexuesi se nuk ka analizë më të qartë që tregon se si marksizmi u përmbys pikërisht për të realizuar atë që ndodhi në Rusinë e kohës së Carit më 1917-ën? Dhe për të mbrojtur atë poshtërsi politike u sajua termi hipotezë, si paraardhëse e teorisë. Ky është një përfytyrim i shtrëmbër, për qëllime të shtrëmbëra dhe pasoja po të tilla. Hipoteza është një ekstrem subjektiv që ngrihet nga njerëz të paaftë, ose si një figurë letrare. Ajo ngrihet në fund të çdo problemi pasi janë përdorur të gjitha format dhe nuk është dhënë zgjidhja. Kështu psh mund të argumentoj se shumë probleme në fushën e shkencës nuk kanë nevojë për hipotezë kur ato që në nisje mbështeten në kollona të gabuar analitike: Ajshtajni u mbështet në dy postulate të pasakta dhe rrjedhimisht nuk mund të pritej zgjidhja e problemit (flas gjithmonë sipas interpretimeve që i bën shkolla shqiptare); po ashtu Darvini nuk arriti të kuptojë rolin që luan koha në seleksionimin natyror dhe nuk ka pasur se si të arrijë në konkluzione të drejta; Marksi me Engelsin nuk i dhanë rëndësi formës së zhvillimit të qelizave që ndërtojnë shoqërisë njerëzore dhe detyrimisht nuk ka se çfarë të pritej prej kësaj. Të gjitha hipotezat e ngritura nga autorët në këtë rast kanë qënë të dështuara që në nisje, përderisa njeriu akoma nuk ka zgjidhur formulën e unitetit të materies. Hapësira analitike e mendimit filozofik të relatorit tonë është tepër e kufizuar, pasojë e shkollimit të tij, dhe nuk ka se si të dijë që hipoteza ngrihet vetëm atëhere kur nuk ka zgjidhje. Kalimi i saj në teori është një ëndër e pazgjidhëshme; pikërisht kjo është brëndia e ideve fetare dhe këtë nuk ka për ta zgjidhur asnjeri në historinë e njerëzimit duke përfshirë edhe fundin e njeriut në Tokë, kohë në të cilën njeriu do të ketë formuluar perëndinë e re dhe të fundit të tij.

Çfarë të reja na sjell autori ynë me këtë parafrazim mbi hipotezën:

Së pari, hipoteza, si formë e mendimit abstrakt nuk është formë e zhvillimit të njohjes dhe nuk hap asnjë rrugë në drejtim të njohjes së ligjeve të natyrës. Përkundrazi, ekzistenca e saj tregon për paaftësi zgjidhëse të problemeve dhe për një etapë kohore mashtruese mbi çbazë realizohen eksperimentet mbi shoqërinë njerëzore. Hipoteza nuk mund të kthehet kurrë në realitet, sepse në të kundërtën nuk do të kishim një pozicion të tillë. Ideja fillestare për zgjidhjen e një problemi quhet projekt dhe jo hipotezë.

Së dyti, kalimi i hipozezës në një hipotezë pa baza, ,ose në një teori, është një lojë fjalësh pasi një dukuri (hipoteza) nuk mund të gjëndet në dy pozicionie paraardhëse shkakësore mbi çbazë të kemi dy pasoja të ndryshme. Këtu termi hipotezë është sajuar për t’i paraprirë teorisë leniniste si një aplikim i drejtë dhe pozitiv, kur që në fillim ajo ishte e dështuar për shkak të pjesmarrësve në revolucionin bolshevik (sipas teorisë së Marksit). Ai revolucion nuk vërtetoi teorinë e marksit, siç na kanë shpjeguar nëpër shkolla, por teoria e Marksit argumenton se revolucioni e tipit bolshevik nuk të çon në zhdukjen e klasave shoqërore, por në zëvëndësimin e klasave politike në drejtimin e shtetit.

Së treti, autori pretendon se Marksi pat arritur në përfundimin se lufta e klasave çon medoemos në diktaturë të proletariatit. Unë pretendoj që kjo nuk është e vërtetë, bile akoma më tej, është një gënjeshtër politike për qëllime politike. Ishte Lenini ai që formuloi këtë postulat për qëllimet e tij dhe sot (2009) unë dyshoj në të gjitha përfundimet e teorisë marksiste. Atë që na kanë thënë nëpër shkolla janë përfundime të Leninit dhe aspak thelbi i teorisë marksiste. E them këtë sepse nuk ka asnjë mundësi të studiohet lufta e klasave pa u studiuar më përpara dinamika historike e klasave shoqërore dhe ajo e luftës, gjë të cilën Marksi dhe Engelsi nuk e kanë bërë (sipas letrës së Engelsit drejtuar Meringut më 1893). Studimi i tyre (gjë e realizuar në vëllimin “Njerëzimi dhe Lufra”, në kuadrin e “Tjetërsimi i historisë, ose ndërgjegjja e ngjarjes”, vëll. 3) dhe konkluzionet përkatëse nuk të çojnë kurrsesi në përfundmin e lartpërmëndur, përkundrazi ato të çojnë në përfundimin se proletariati lind gjatë rendit të kapitalit dhe zhduket vetëm brënda tij pa u realizuar si klasë shoqërore. E sa për luftën e klasave, ajo tashmë është një utopi, jo vetëm në mbështetje të teorisë së absolutizmit analitik që nuk lejon përsëritjen e një ngjarjeje në dy kohë të ndryshme në një hapësirë të vetme, për edhe për një fakt tjetër; heterogjeniteti i racës njerëzore nuk do të lejojë kurrsesi polarizimin e shoqërisë njerëzore në përmasat që ideoi shkolla bolshevike. Është absolutisht e pamundur të kemi një klasë “borgjeze” internacionale dhe një klasë skllevërish po të tillë në mënyrë që të realizohet konfrontimi midis tyre. Teoria e Marksit ka tjetër përmbajtje nga këto përralla mbi diktaturën e proletariatit.

Së katërti, kthimi i hipotezës bolshevike (sikur e ka thënë Marksi) në teori shkencore është një mashtrim që realizon autori ynë jo vetëm sot, por edhe atëhere kur jepte leksione nëpër auditorët e universiteteve shqiptare.

Përfundimisht hipoteza nuk ka asnjë rëndësi dhe asgjë konkrete. Ajo nuk ka përmbajtje dhe as zhvillim në vazhdimësinë e kohës: hipoteza mbetet hipotezë sepse është e tillë përgjithmonë.

Kalimin e hipotezes ne teori, bolsheviket e kane pasur te domosdoshme pasi ne baze te kesaj formule ata krijuan nje sere perfundimesh antihistorike dhe arbitrare duke ngritur ne te verteta absolute te pamunduren dhe kalimtaren. Ishte Lenini ai qe u muar pikerisht me kete situate duke treguar se marksizmi nuk kishte autor permbyses me te sakte dhe karizmatik. Teoria leniniste e permbysi marksizmin qe ne hapat e tij me te para (artikulli: Rreth Shteteve te Bashkuara te Europes, artikull i cili paralajmeroi ndryshimin thelbesor te marksizmit) dhe ne vazhdim e vulosi me broshuren: Imperializmi, si faza me e larte e zhvillimit kapitalist). Ishte fillimi dhe fundi i nje teorie, qe duke u kthyer ne praktike shkaktoi dhimbjet me te medha ne historine e njerezimit pergjate shekullit te XX-te, te barabarte me te gjitha tragjedite shoqerore ne historine e njerezimit te meparshme të marra së bashku. Dhe per te mbuluar kete kompleks tragjik, bolshevizmi akuzoi kapitalizmin se permbante nje faze e cila ishte shkalla me e larte e tragjedise njerezore. Eshte lektori yne qe na e trasmeton kete akuze ireale dhe fshehjen e krimit nga ana e bolshevikeve. Sipas tij:

 

“Vetë jeta dëshmon, se imperializmi nuk e dorëzon në mënyrë vullnetare pushtetin, se lufta është bashkëudhëtare e përherëshme e imperializmit dhe se ky është xhelat i popujve dhe shfrytëzues ndërkombëtar” ( po aty, f. 149).

 

Qe ne fjalen e pare autori mundohet te mashtroje lexuesin me ane te bllofit duke futur si konteks vertetues jeten shoqerore, gje qe eshte e pamundur kur nuk di dinamiken historike te imperializmit, dmth abc e tij. Autori yne nuk di cfare perfaqeson imperializmi ne historine e njerezimit dhe ne cfare rendesh shoqerore, apo ne cfare fazash te ketyre rendeve, ekziston. Me sa kam kuptuar as vete Lenini nuk i ka ditur keto gjera perderisa e konsideronte imperializmin si faze vetem te rendit kapitalist, pasi prej ketej ai formuloi tezen e tij te re mbi mundesine e shperthimit te revolucionit proletar.

Problemi sot eshte shume i qarte dhe eshte ky pozicion i kapitalizmit te sotem qe e ka rrezuar te gjithe tezen leniniste, por eshte mire t’u shpjegohet njerezve se cfare ka ndodhur ne fushen e teorise sociale dhe cfare ka ndodhur ne realitetin historik pergjate shekullit te XX-te. Perse e perdori Lenini kete teze dhe cfare perfaqeson ajo ne realitet?

Per t’ju pergjigjur kesaj pyetje une mendoj se eshte teper e lehte, por me perpara duhet kuptuar se cfare perfaqeson fjala imperializem ne shkencen e gjuhesise. Në fjalorin politik të Oxfordit jepet një panoramë mbi këtë fjalë përmbajtja e së cilës nuk më kënaq, akoma më tej autori i librit është munduar me të gjithë mënyrat ta plotësojë kuadrin analitik për t’ju afruar sa më shumë Leninit edhe pse ky i fundit i largohet pambarimisht Marksit. Sipas këtij fjalori (me autor Iain Mc Lean, Tiranë 2001): “Disa analistë thonë se ideja e imperializmit humb vlerën e vet kur ai njëhsohet me kapitalizmin ndërkombëtar, në të cilin pabarazitë e pushtetit e pushtetit ekonomik dhe integrimi janë të pashmangëshëm. Ata hedhin poshtë shpjegimet që nisen nga një shkak i vetëm dhe nënvizojnë se duhen përcaktuar saktësisht marrëdhëniet e sundimit dhe të nënshtrimit ekonomik para se të thuhet se imperializmi rrjedh nga ekzistenca e marrëdhënieve të pabarabarta ekonomike” (f. 204). Por fjalori nuk thotë se cili është niveli ekonomik e pjesmarrësve në këto marrëdhënie të pabarabarta. Unë nuk di ndonjë luftë imperialiste midis një superfuqie dhe një vëndi të prapambetur, përkundrazi di që lufta midis vëndeve të zhvilluara për rindarjen e influencës politike dhe ekonomike emërtohet luftë imperialiste (lufta e I-rë, 1914-1918 dhe e dytë, 1939-1945). Sipas fjalorit të mësipërm imperializmi është pjesë e pandarë e rendit të kapitalit dhe këtu kemi një përputhje me idetë e Leninit, të cilat ky fjalor i analizon. Une pretendoj se nocioni imperializëm nuk duhet të përputhet me kete hapësirë analitike, sepse në këtë rast ajo ngre një akuzë të paqënë dhe mbulon pozitivitetin e zhvillimit kapitalist mbi çbazë dalin një sërë përfundimesh krejt të tjera dhe rolin përfundimtar të luftës. Për të qënë më të saktë nocioni imperializëm, sipas kësaj forme, është në kundërshtim me idetë marksiste dhe me sa kuptoj fjalori kërkon të mbulojë mospajtimin e Marksit me Leninin në këtë temë. Imperializmi nuk duhet konsideruar fazë zhvillimi, por pozicion relatash midis të barabartëve në zhvillimin shoqëror. Dhe ky pozicion është i lashtë sa prania e dy komunave primitiva pranë njërë-tjetrës, të cilat kur janë të diferencuara në këtë zhvillim bashkohen dhe kur janë të barabartë konfliktuohen mbi çbazë ka lindur lufta për herë të parë. Për herë të parë në Europë pozicioni imperialist është midis qytet-shteteve helene (Athina dhe Sparta), vazhdon midis shteteve skllavopronare (Roma-Kartagjena). Përmasat e luftës midis Hanibalit dhe konsujve romakë ishte një luftë imperialiste, kur e njëjta gjë nuk mund të thuhet midis romakëve dhe Pirros së Epirit. Po ashtu lufta e fiseve gjermane me Perandorinë në përmbytje të Romës nuk mund të konsiderohet luftë imperialiste. Dmth ka një pozicion të përcaktuar saktë midis të konfliktuarve kur lufta emërtohet luftë imperialiste. Zhvillimi i pabarabartë ekonomik midis vëndeve dhe popujve është një ligj absolut i zhvillimit të nënës sonë natyrë dhe jo vetëm i rendit të kapitalit. Është kjo pabarazi që bën të domosdoshme kategorinë domosdoshmëri-liri në themel të së cilës qëndron ndarja e punës. Por kjo nuk mund të përgjithësohet për të gjithë njerëzimin si shkaku fillestar: Është pikërisht ky fenomen natyror që çon në zbulimin e parimit të lindjes së njeriut në Tokë dhe shkakun e zhvillimit të pabarabartë të vëndeve brënda një race dhe midis racave. Fjala bëhet për faktorin kohëlindje mbi çbazë është formuar heterogjeniteti social midis vëndeve. Deri më sot studiuesit nuk janë marrë me këtë problem dhe problemi ka ngelur në fantazitë e Leninit. Në qoftë se do të analizohet i gjithë proçesi do të shikohet se zhdukja e pabarazisë brënda një populli është një lojë fëmijësh në raport me zhdukjen e pabarazisë sociale midis racave dhje këtu qëndron e fshehta e nocionit imperializëm. Ku fillon dhe mbaron detyra e shtetit? Si ka lindur dhe si mund të vdesë? Kush është rendi i fundit shtetëror? A përputhet detyra historike e shtetit me pabarazinë e racave? Cili është funksioni i pozicionit imperialist me këto detyra? Ja që teoria leniniste i ka bërë çorap punët me teorinë mbi imperializmin. Në qoftë se do të pranojmë që shteti kapitalist është forma e fundit e shtetit, atëhere detyra e tij sapo ka filluar, për të mos thënë se nuk ka filluar akoma. Problemi nuk duhet shtruar për një popull dhe as për një grup popujsh dhe, për të qënë të saktë, as me një racë të vetme. Pastaj, pa paragjykime, diferencimi social brënda një race ka raste që është më i madh se midis racave dhe për fatin e mirë, apo të keq, këtë fenomen e disponon raca e bardhë që konsiderohet si raca më e zhvilluar kapitaliste sot në botë. Të eleminosh dallimet midis popujve të Europës dhe popullit shqiptar do të thotë të influencosh në mënyrë të drejtëpërdrejtë mbi nënën tonë Natyrë. Kështu që rendi kapitalist ka një detyrë shumë-shumë më të madhe se të gjithë rendet e tjerë shoqërore të paraparë dhe rendi që pozicionet imperialiste do t’i ketë kalimtarë disa herë gjatë jetës së vet. Deri më sot ne kemi hasur pozicionin imperialist midis shteteve të racës së bardhë dhe me pjesmarrjen e Japonisë (ShBA, Kanadanë dhe Australinë nuk mund të analizohen sipas këtij konteksi, përkundrazi ato shërbejnë për të argumentuar barazinë sociale midis racave në sajë të influencës së njeriut mbi njeriun). E thënë me fjalë të tjera pozicioni imperialist i shteteve përgjatë rendit të kapitalit do të jetë kalimtar dhe jo shkakësor i fundit të tij. Ky përfundim e përmbys teorinë leniniste në thelbin e saj.

Lenini e përdori këtë term për të justifikuar influencën e padiskutueshme të Europës mbi Rusinë dhe mbi vetë revolucionin bolshevik. Ajo i shërbeu bolshevikëve për të ngritur aparatin e ushtrisë, policisë, shërbimit të fshehtë sipas mësimeve dhe normave të botës së kapitalit mbi çbazë mashtroi një sërë popujsh me përrallat mbi revolucionin socialist, proletar, diktaturën e proletarëve pa shpjeguar më përpara hapësirën përmbledhëse të proletariatit, botës së kapitalit, vetë shtetit (broshura Shteti dhe Revolucioni është një punim me konkluzione të paplotësuara sipas qelizave pjesmarrëse të vetë shtetit dhe sidomos të pronës private. Në këtë vepër Lenini është tipikisht antimarksist) dhe dinamikës së ardhëshme të shoqërisë. Në këtë pikë ai nuk arriti të kuptojë ligjin bazë të dialektikës mbi pajtimin e ekstremeve, pasi nuk ka qënë i aftë të përcaktojë këto ekstreme. Raporti i imperializmit me fundet e llojeve të shteteve e rrëzon pretendimin e Leninit pasi rezulton se shteti kapitalist duhet të jetë i vetmi shtet i përbotshëm me arenë të përbotshme dhe detyrimisht në fundin e tij nuk mund të ketë fazë imperialiste siç ka ndodhur me të gjithë llojet e shteteve të parapara.

Autori ynë pretendon se lufta është bashkudhëtar i përhershëm e imperializmit, por duke mos nxjerrë përmasat hapsinore të shtetit, si shtet, dhe shtetit kapitalist, nuk ka arritur ta përfundojë deri në fund llogjikën e tij mbi lidhjen e luftës me imperializmin. Për të bërë këtë është e nevojshme të studiohen të gjitha luftrat e njerëzimit mbi çbazë do të dalin format elementare të saj: si lind lufta, si vashdon lufta, kush janë aktorët dhe autorët e saj (këtë gjë unë e kam bërë tek “Lufta dhe Njerëzimi”, vëll. III i “Tjetërsimi i historisë ose Ndërgjegjja e ngjarjes”). Do të dalin format e njëpasnjëshme të luftës, cila është forma e parë dhe cila është forma e fundit. Unë me sa di Lenini nuk është marrë me këtë problem dhe detyrimisht nuk ka pasur se si të nxjerrë një përfundim të saktë. Përfundimi i lidhjes së luftës me imperializmin është një përfundim politik dhe aspak shkencor. Paraprakisht pozicioni imperialist i luftës në Tokë ka marrë fund një herë e mirë dhe kjo për faktin më të thjeshtë fare: raca e bardhë është shkëputur një herë e mirë nga pozicioni imperialist brënda saj duke u zhvilluar në kundërshtim me dëshirën e Leninit tek broshura “Rreth shteteve të Bashkuara të Europës”, dhe duke marrë komandën e zhvillimit kapitalist të Globit. Gjithsesi të ndodhin ngjarjet kërkush nuk mund të parashikojë dot se si do të jetë fundi i rendit kapitalist. Por për një gjë jam i sigurtë: fundi i këtij rendi nuk do të realizohet me vazhdimin e politikës me mjetet e dhunës. Historia e natyrës ka një ligj: ajo nuk përsëritet në një vënd. Kjo do të thotë që shteti nuk ka lindur me luftë dhe nuk ka pse të vdesë me luftë. Lufta shërbeu për të përmbysur rendin feudal dhe kjo ka qënë detyra thelbësore e luftës në historinë e njerëzimit. Pastaj lufta ka lindur shumë më përpara shtetit (nga prania e dy komunave primitive pranë njëra-tjetrës – thotë Engelsi) dhe detyrimisht do të jetë e pranishme edhe pas vdekjes së shtetit kapitalist. Problemi nuk është siç ka pretenduar Lenini dhe shkolla bolshevike nuk ka qënë e aftë ta zbërthejë këtë problem në asnjë qelizë të vet. Kjo e fundit realizohet duke ndryshuar metodikën studimore të botës së njeriut dhe unë pretendoj se ajo ekziston po të bashkohet Hegeli me Marksin dhe Ajnshtajnin.

E sa për xhelatin e popujve dhe shfrytëzimin ndërkombëtar të jeni të sigurtë se bota e kapitalit dhe pozicioni imperialist i saj janë shumë – shumë herë më të dobët se bota e komunizmit tuaj, i nderuar lektor. Të paktën populli shqiptar është dëshmitari më i saktë i këtij përfundimi dhe e di mirë se kush është xhelat dhe shfrytëzues. Në këtë pikë ju kërkoni të realizoni një mashtrim të paskrupullt dhe nuk e di a ju vjen kush pas.

Megjithëatë unë pretendoj se ju e keni zgjeruar tej masës këtë mashtrim në punimin tuaj duke tentuat për të fshehur krimin politik, ekonomik dhe shoqëror të Enver Hoxhës dhe bashkëpunëtorëve të tij gjatë gjithë epokës 48 vjeçare. Në kuadrin e analizës së praktikës si bazë të njohjes dhe si kriter i së vërtetës ju keni arritur në përfundimin se:

 

“Kështu, në këtë proçes (bëhet fjalë për transformimin e objektit, të punës, ku subjekti trasnformon, në të njëjtën kohë, vetveten, GH) doli në plan të parë ndjenja e kolektivizimit socialist, nënshtrimi i interesit vetjak ndaj interesit kolektiv. Shëmbujt janë të shumtë. Fshatarët e Shqipërisë së Jugut dhanë pa shpërblim bagëti për kooperativat e reja të zonave malore, të cilat ishin të varfëra. Ata dërguan nga Tragjasi një brigadë për të ndihmuar disa kooperativa të tilla në Veri të vëndit. Në këtë mënyrë, ne shohim një qëndrim masiv, që nuk ishte parë kurrë ndaj pronës private. Kjo është një dëshmi, se revolucioni socialist eci në vëndin tonë në rrugë të paçara” (po aty, f. 153).

 

Nuk e besoj se mund të gënjehet më bukur, duke gënjyer më përpara vetveten. Të pretendosh se je materialist dhe të pranosh ekzistencën e ndjenjës kolektive socialiste jashtë rendit shoqëror do të thotë se: ose je në kohën e komunës primitive (dhe kështu është), ose je në epokën e komunizmit iluzor të bolshevikëve (kjo nuk ka mundësi të realizohet ndonjëherë tek populli shqiptar). Më përpara autori duhej të na thoshte se kur ka ndodhur kjo në planin kohor dhe të përqaste historinë milionavjeçare të popullit shqiptar me këto dukuri për të parë se a mund të përputhen; në qoftë se po me cilin rend shoqëror dhe me çfarë faze të këtij rendi. Po të kishte bërë këtë do të arrinte në të tjera përfundime dhe nuk do të kishte pasur nevojë të shkonte më larg se vitet 1943-1944, atëhere kur brigadat partizane asgjësonin kundërshtarët politikë në Jug; dhe vitet 1945-1452, atëhere kur brigadat e sigurimit të shtetit vidhnin pasuritë dhe vritnin kundërshtarët e vet politikë duke zhdukur fshatra të tërë në Veri. Duhet thënë më përpara kjo, pastaj të vimë tek ndjenja kolektive e socializmit dhe ndaj pronës private. Problemet nuk janë kaq të thjeshta sa me një të rënë të lapsit të zhdukësh faktet historike dhe të sajosh një ndërgjegje alienësh. Zoti lektor e temave filozofike, këto që thua janë pjesa më pikante e propogandës komuniste të Enver Hoxhës dhe ato nuk përbëjnë çështje të dialektikës materialiste, por krimin politik te realizuar nga komunizmi shqiptar. Le të shohim gjërat më avash dhe në përputhje me dinamikën historike të popullit shqiptar.

Se pari, ju pretendoni se gjate proceseve shoqerore ne Shqiperi ka ndodhur transformimi i ndergjegjes se shqiptareve dhe kjo ne Jugun e Shqiperise, pasi fshataret e Jugut na paskan ndihmuar ata te Veriut. Se cili eshte pozicioni i popullates se Jugut te Shqiperise ne lidhje me proceset e ndryshme shoqerore e muarem vesh nga analiza qe i bente kesaj popullata avokati i nderuar Vasil Dilo ne kuadrin e konkluzioneve mbi Protokollin e Korfuzit (shih albanovaonline.com ose logoreci.com). Por qe te paraqesesh si ndergjegje kolektive urdherin e Enver Hoxhes per te derguar ne Veri ate qe ishte vjedhur para 20 vjeteve eshte nje sencasion gazetaresk i pa vlere. Pastaj te thuash se kooperativat e Veriut ishin te varfëra ne raport me ato te Jugut do te thote jo vetem te genjesh, por te mashtrosh ne menyre te paskrupullt nje popull te tere. Sipas vjetareve statistikore te RP te Shqiperise dhe RPS te Shqiperise rezulton se vlerat me te medha ekonomike ne Shqiperi jane krijuar kryesisht ne Veri dhe kjo per faktin me te thjeshte fare pasurite minerale, ujrat dhe pyjet gjendeshin kryesisht ne vere, ndersa ne Jug ndodheshin vetem vendburimet e naftes dhe fushat bujqesore. Nga pikepamja blegtorale kopete gjigande (te para 1945) te deleve, lopeve, dhive dhe derrave ndodheshin perseri ne Veri dhe kjo fale karakterit blegtoral qe kishin zonat malore. Atehere per cfare varferie ben fjale lektori yne? A nuk do te ishte me e ndershme te thuhej qe politika e PPSh e varferoi popullaten e Veriut ne favor te Jugut pergjate viteve 1945-1970 deri ne ate mase sa kur u vendos kolektivizimi e fshatrave te Veriut u pa se ato ishin katandisur per buken e gojes. I nderuar lektor, kur flasim per ate kohe dhe per ate zone, nuk mund te behet fjale per varferi historike per rrethane ekonomike, por, kryesisht, per varferi ekonomike per rrethana politike te akorduara nga PPSh. Kjo nuk eshte thene asnjehere dhe jane perdorur te gjitha menyrat per t’i fshehur dhe per t’i tjetersuar ne konkluzion duke e akuzuar popullaten e Veriut si dembele, te trashe, antishqiptare, antikomuniste dhe antisocialiste, kur realiteti historik i 2000 viteve te fundit flet per te kunderten. Po, popullata e Veriut ka qene vetem antikomuniste dhe jo e cdo antikomunizmi, por e antikomunizmit enverist. Kjo eshte e vertete dhe e ka nje kuptim: pushteti i komunizmit enverist i vodhi per 48 vjet pa pashim ne menyre te paskrupullt duke i detyruar te punojne per buken e gojes, dmth i ktheu ne skllever, gje e parealizuar nga relatoret helene, romake, bizantine, otomane, fashiste e naziste te marre se bashku (per te kuptuar kete ben mire te lexosh: Populli shqiptar dhe pushtuesit antikombetar, botuar ne albanovaonline.com dhe logoreci.com). Atje do te gjeni i nderuar lektor se kush e ka varferuar ne realitet popullin shqiptar dhe kush kane qene pushtuesit e vertete te popullit shqiptar.

Se dyti, ju pretendoni se ne Shqiperi brenda 25 viteve u transformua ndjenja shqiptareve nga interesi privat ne interes kolektiv dhe e gjithe kjo ne saje te revolucionit socialist. Nuk e di a e keni me gjithe mend, apo me shaka kete perfundim, por gjithsesi duhet te argumentoni me perpara qenien ne nje faze socialiste te jetes shoqerore ne Shqiperi jo sipas propogandes, sepse ajo vetem ka genjyer, por sipas qelizave perberese te shoqerise, ku analiza e prones private tregon tjeter hapesire organizimi shoqeror te shqiptareve përpara 1945. Keshtu qe te mund te argumentosh pretendimin tend me perpara duhet te vertetosh parakalimin e te gjitha rendeve shteterore nga ana e shoqerise shqiptare gje qe kerkush nuk di ta beje ne Shqiperi. Eshte nje problem disi i veshtire, por i vetmi qe mund te zgjidhet sipas metodikes marksiste dhe qe ju nuk e keni bere kurre, sepse nuk ju ka leverdisur. Perkundrazi propoganda komuniste sajoi shtetet ilire, shtetin arber, shtetin e Skenderbeut, principatat feudale, kryengritjet antiromake, antibizantine, antiosmane, kryengritjet antifeudale, antizogiste, revolucionin proletar dhe, se fundi, revolucionin socialist. A e kuptoni i nderuar lektor se ngjarjet historike nuk mund te sajohen dhe rendi shoqeror i popullit shqiptar eshte rrjedhoje e ligjeve te natyres dhe jo e ligjeve te njeriut. Me paraardhesit e larget te shqiptareve ka ndodhur ajo qe nuk eshte perseritur ne asnje race tjeter: mbijetesa rastesore e filleses se races se bardhe para milionavjecareve, ne kundershtim me racat e tjera. Duke qene keshte shqiptaret i nenshtrohen te tjera ligjeve shoqerore, dhe keshtu ka ndodhur, te cilat as epoka e heleneve heroike nuk i permbante sepse ishte me e avancuar. Atehere mbi c’baze teorike ju i nderuar lektor merrni persiper injektimin tek shqiptaret te nje rendi qe mund te aplikohej (po e konsiderojme te sakte teorine e Marksit per kete problem) vetem pas disa milionavjecareve? Dialektika juaj materialiste nuk e njeh lidhjen e shpejtesise se zhvillimit me kohelindjen dhe detyrimisht nuk ka pase se si ta zgjidhe kete problem as ne fushen e teorise. Te gjitha keto tregojne se epoka e komunizmit shqiptar eshte veprimi antihistorik mbi nenen tone natyre dhe konkretisht mbi shqiptaret. Ja perse ajo epoke eshte epoka me antishqiptare dhe me antihistorike ne historine e popullit tone. Tani, duke u rikthyer tek ideja juaj mbi transformimin e ndergjegjes nga ana e revolucionit, si ka mundesi te ndodhe kjo kur shqiptaret ekzistencen e prones private e mesuan vetem ne shekullin e XX-te? Si ka mundesi qe shqiptaret e epokes komuniste na qenkan kujtuar per ndjenjen kolektive kundra ndjenjes personale kur deri me 1944 ekzistenca e saj ishte i vetmi promotor i moseleminimit te tyre nga historia? I nderuar lektor, ju keni marre antributet e popullit shqiptar duke i paraqitur si veper te komunizmit. Jam i detyruat t’ju them se kjo eshte nje genjeshter e shemtuar.

Se treti, dhe se fundmi, ju thoni se revolucioni socialist eci ne Shqiperi ne rruge te pacara. Ka ardhur koha t’u themi shqiptareve se termi revolucion socialist eshte perdorur per te fshehur gjurmet e diktatures antishqiptare te Enver Hoxhes duke mos pasur asnje lidhje, qofte dhe empirike, me teorine marksiste, jo vetem pse Marksi dhe Lenini jane krejt te kundert kundrejt njeri – tjetrit. Cdo gje e thene ne emer te filozofise marksiste ka qene, ne realitet, nje antimarksizem i kulluar dhe e gjitha kjo pasi populli shqiptar me zhvillimin e vet shoqeror nuk perbente nje zhvillim kapitalist me industri te zhvilluar dhe proletariat te organizuar ne klase shoqerore me vete. Ky fakt eshte i afte te argumentoje moslidhjen e marksizmit me praktikat e PPSh dhe detyrimisht nuk ka se cfare revolucioni te kete ndodhur ne Shqiperi dhe cfare rruge e paçare ka ekzistuar tek ne, pervec antishqiptarizmit primitiv.

Ne realitet ketu del ne pah pika ku Marksi ndryshon nga Lenini dhe ku ky i fundit e ndryshoi banalisht te parin. Pa dyshim qe kjo ka qene e domosdoshme te behej ne menyre qe te justifikohej revolucioni bolshevik. Per here te pare kjo eshte bere me 23 gusht 1915 ne gazeten “Social-Demokrat”, qe botohej ne Zyrih e financuar nga anglezet, ku Lenini botoi artikullin e tij “Rreth shteteve te bashkuara te Europes” dhe nuk është mirë të merren nga publikimet e artikujve te vepres se 35 (1912-1922), që nënkupton vitet e fundit te jetës së Leninit. Qe ketu fillon pasaktesia dhe kjo e gjitha në kuadrin e dialektikës materialiste kur thelbi i saj përfshihet ne dialektiken historike. A nuk përbën kjo nje shkelje te metodikes materialiste, por që autori e përdor shpesh e më shpesh; akoma më tej thellohet në këtë lloj arësyetimi pikerisht tek dialektika e të vërtetës të cilën ai e specifikon në relative dhe absolute pa i thënë lexuesit se termi e vërtetë relative është krijuar për të mbuluar mosnjohjen dhe mashtrimin e përdorur. E gjithë kjo në kuadrin e pikës ku Lenini e ndryshoi Marksin për interesat e tij. Sipas autorit tone:

 

“E vërteta nuk ka karakter abstrakt. Ajo është gjithmonë konkrete. Në lidhje me këtë, ajo duhet të shihet në kushtet e kohës dhe të vëndit. Kështu, për shëmbull, Marksi në epokën e kapitalizmit paramonopolist përpunoi teorinë e fitores së revolucionit socialist në të gjithë vëndet, ose në shumicën e vëndeve në të njëjtën kohë (pikërisht kjo nuk është e vërtetë; -gjeni një vënd të vetëm të lidhjes së termit revolucion socialist me kohëfitimin e revolucionit të shkruar nga Karl Marksi, GH), kurse Lenini përpunoi në kushtet e imperializmit teorinë e fitores së revolucionit socialist në një vënd të vetëm, ose në disa vënde të marrë veças. Në pamje të parë këto përjashtojnë njëra-tjetrën. Por po të studiohen thellë, del se janë të drejta që të dyja. Teoria e Marksit është e drejtë për fazën para imperialiste të kapitalizmit, kurse ajo e Leninit –për fazën imperialiste të zhvillimit kapitalist. Njëkohësisht, mosmbajtja parasysh e kushteve të ndryshuara shpie në gabime. Kështu, teoria e Marksit nuk i përgjigjet fazës imperialiste të zhvillimit të kapitalizmit; teoria e Leninit, e drejtë për fazën imperialiste të zhvillimit të këtij, nuk i përgjigjet fazës paraimperialiste të zhvillimit të këtij. Në bazë të karakterit konkret të së vërtetës, Lenini ka shkruar: “E gjithë fryma e marksizmit, i gjithë sistemi i tij kërkon që çdo tezë të shqyrtohet vetëm: a – historikisht (pikërisht këtë nuk bëri Marksi, GH); b – vetëm në lidhje me të tjerat (këtu qëndron defekti i shkencës botërore prej 2700 vjetësh dhe Marksi nuk e ka kapur dot, GH); c- vetëm në lidhje me eksperiencën konkrete të historisë (kjo është një shpikje e shkollës bolshevike, pasi është e pavlerë, GH)” (Lenini. Veprat, vëll. 35, f. 200)” (po aty, f. 164).

 

Kur flasim për të vërtetën parasysh kemi vetëm botën e njeriut dhe jo fantazinë e tij. Ndarja e të vërtetave në konkrete dhe të abstrakte është e lidhur pikërisht me këtë marrëdhënie, por që autori ynë nuk e kupton dot. Analiza e të pafundmëve në kohë dhe hapësirë përfshihet në të vërteta abstrakte dhe ato nuk mund të përfshihen dot në konkrete edhe pse njeriu në një farë mënyre e argumenton këtë fakt. Por duhet vënë në dukje kjo ndarje pasi është e vetmja mënyrë për të argumentuar Zotin, gjë që materialistët (i thënçin) nuk kanë ditur ta bëjnë. Në qoftë se do të nisemi për të zbuluar format e para fetare do të kostatojmë se perëndia e parë e njeriut ka qënë vetë natyra në besimin pagan dhe ky ka qënë një besim konkret pa çka se ato nuk ndikonin mbi jetën e njeriut, por që dikur-dikur ka përcaktuar llojin e njeriut. Ky është një problem, të cilin materialistët e shekullit të XIX-të e kanë mbyllur në mënyrë arbitrare, por ai hapi probleme më të mëdha duke e vënë këtë degë të filozofisë në pozita inferiore karshi të tjerave. Pastaj format e tjera të besimeve fetare kaluan gjithmonë e më shumë drejt abstraksionizmit, por që nuk kanë përfunduar akoma, pasi forma e fundit fetare do të jetë e lidhur me botën jashtëtokësore pa mundur dot të kontaktojë me të. Janë probleme të cilat materializmi e shekullit të XIX-të nuk ka mundur t’i parashikojë dot duke e futur filozofinë në një qorrsokak për faj të tij. Për të mbuluar shterpësinë e tij në këtë fushë Marksi goditi Hegelin duke shpikur problemin kryesor të filozofisë pa çka se ai ishte gjithmonë një abstraksion dhe që autorit tonë nuk ja mban për ta sulmuar për gjënë më të thjeshtë: nuk e kupton dot.

Tentativa për të shpëtuar pozicionin e dyshimtë të tij dhe të teorisë e shtyn autorin të përdorë pamjen në funksion të kohës dhe vëndit paçka se me këtë ai mohon thelbin e të vërtetës. Problemi duhet trajtuar krejt ndryshe dhe këtë nuk kanë ditur të bëjnë materialistët e shekullit të XX-të duke ja lënë fajin dhe përgjegjësitë Karl Marksit. Në momentin që të vërtetën iluzore kërkojmë t’ja nënshtrojmë kohës dhe hapësirës i jemi shkëputur të vërtetës dhe jemi futur në botën e absolutizmit duke tentuar për të zgjidhur atë që mendimi filozofik helen nuk e zgjidhi dot. Kjo do të thotë se kërkesën për një metodikë të re autori ynë e konsideron njohje drejt konkretes. Problemi është pak i pazgjidhshëm me metodat ekzistuese dhe materializmi veteran për këtë ka vujtur prej shekujsh. Dyshimi dhe moszgjidhja e konkretes në planin real përbëjnë lindjen e domosdoshme të teorizimeve të reja dhe këtë relatori ynë mundohet ta kapërcejë me teorizimet e shkollës bolshevike.

E thënë me fjalë të tjera Marksi nuk ka përpiluar teorinë e revolucionit socialist për etapën paramonopoliste të rendit kapitalist. Kjo është një gënjeshtër shumë e thjeshtë dhe tregon qëllimin e atij që e ka shpikur. Relatori ynë bie viktimë e shkollës së tij duke treguar jo vetëm paaftësi, por, kryesisht, edhe tendencën e punës së tij. Nuk i biet fyllit gjithmonë në një vrimë dhe këtë shkolla sovietike e ka pasur moto të punës së vet prej afro një shekulli. Marksizmi i proletarëve lindi si një domosdoshmëri teorike pë të shpjeguar shfrytëzimin shtazor që borgjezia kolonialiste angleze realizonte me shtetasit e saj. Ajo shërbeu për të argumentuar rrugën se drejt kujt po shkonte shoqëria angleze e mesit të shekullit të XIX-të dhe ku pikërisht duhej të devijonte. Kjo përbën të renë për lektorin tonë, por dhe për leninistët e shekullit të XX-të, pasi në të kundërtën teoria marksiste duhet konsideruar si teori e kapitalizmit globalist pa pasur asnjë lidhje me proletariatin (hollësisht me këtë jemi marrë në një studim të veçantë në kuadrin e marksizmit – leninizmit dhe revolucionit social, por përciptas autori ynë mund të gjejë idetë e reja për këtë fushë në artikullin: Stalini teorik dhe epoka e tij socialiste, të botuar në albanovaonline.com, logoreci.com dhe gazetën “Ndryshe” datë   30-31 korrik 2008 – 01 shtator 2008) jo se ai nuk ekziston, por sepse ai nuk mund të marrë përsipër të bëjë të kundërtën e asaj që njeriu ka bërë për mijëravjet në mënyrë të organizuar. Paaftësia e proletariatit, qoftë dhe në një vënd të vetëm, për t’u bërë klasë shoqërore shënon fundin e teorisë marksiste të interpretuar sipas shkollës sovietike.

Por kjo do të thotë se edhe Lenini nuk ka pasur asnjë mundësi teorike për të përpiluar ndonjë teori, sepse revolucioni bolshevik nuk ka qënë revolucion shoqëror që solli në skenën historike ndonjë oganizim shoqëror cilësisht të ndryshëm nga ai ekzistues. I gjithë interpretimi që i është bërë atij revolucioni është një mashtrim universal për qëllime krejt të tjera dhe nuk ka pasur lidhje të drejtëpërdrejtë me popullin rus. Në thelbin e tij revolucioni bolshevik ka qënë një grusht shteti i shoqëruar me luftë civile dhe një përsëritje e revolucionit borgjez rus të 1905-sës. Format e luftës që shoqëruan ngjarjet nga viti 1905 deri në vitin 1928 tregojnë se revolucioni bolshevik as që ka lidhje me teorinë e Marksit në mënyrë absolute. Po të analizohen këto forma do të shikohet që është vështirë të kapërcehet ligjësia natyrore që shoqëron botën e re sovietike në raport me botën ruse të kohës së Carit. Ndryshimi është thjeshtë sasior dhe cilësia bie në sy vetëm në klasën politike dhe asnjë hap më tej. Marksistët e shekullit të kaluar nuk kanë ditur rolin historik të shtetit, të atij kapitalist dhe cila është qeliza shoqërore që ndan shtetin nga jo shteti për të dy rastet ekstreme të tij (dmth kur lind dhe kur vdes). Në shekullin e XXI në popujt e zhvilluar të Europës kapitaliste po çfaqet tendenca e transformimit të shtetit borgjez në gjysëm shtet dhe kjo falë qelizës ushtri. Eleminimi i shërbimit të detyrueshëm ushtarak përbën hallkën e fundit të formimit të shtetit, por dhe hallkën më të parë të shpërbërjes dialektike të tij duke treguar se shteti e ka kryer detyrën e vet historike dhe po futet në një hapësirë të re dhe të paparë. Teoria e Marksit në këtë pikë ka nevojë të plotësohet, por jo të mohohet.

Kjo do të thotë se marksizmi nuk përjashtohet, në pamje të parë, nga leninizmi, por mohohet kryekëput nga ai dhe lektori ynë mundohet me fjalë të buta të mos e vërë në dukje në këtë formë. Në qoftë se teoria e Marksit nuk është një gjëndje të tregojë se si shuhet shteti nga pikëpamja materiale dhe ku qëndron thelbi i ekzistencës së tij, teoria leniniste është në gjëndje të na tregojë se si ndërtohet shteti, akoma më tej shteti i diktaturës partiake, dmth i sundimit të pakicës mbi shumicën dhe kthimin në skllevër të kësaj shumice. Nuk ka nevojë të shkojmë tek ligjet e Solonit apo të dymbëdhjetë tabelave, por mjafton të shikojmë ligjet leniniste mbi këtë shtet për të kuptuar se si lind shteti skllavopronar modern.

E keqja në teorinë marksite qëndron në mos mbështetjen tërësore të qelizave që ndërtojnë shtetin, por në njërën prej tyre: tek klasat shoqërore. Bile edhe kjo në mënyrë të pjesëshme duke mos përcaktuar rolin aplikativ që kishte klasa e punëtorëve në vazhdimësinë e shtetit klasor. Problemi ka qënë tepër i mangut dhe unë pretendoj për një tjetërsim të teorisë marksiste. E them këtë pasi përmbajta e veprës së tij bie ndesh me teorinë e luftës së klasave që paraqitet si vepra kryesore e Karl Marksit. Të flasësh për klasat shoqërore dhe t’i atribuosh atyre një luftë të përbotëshme, si vazhdim i politikës me mjetet e dhunës, do të thotë të mos kesh kuptuar historinë e klasave shoqërore në planin dialektik. Unë nuk kam gjetur tek asnjë vepër e Marksit dinamikën e këtyre klasave shoqërore dhe detyrën që ka seicila prej tyre. Nuk është i mjaftueshëm përcaktimi i proletariatit si klasë shoqërore që përmbys borgjezinë dhe e sundon atë. Kjo është një përrallë që nuk mund të besohet më, pasi nuk është e shoqëruar me elementët e tjerë shoqërore që i bashkangjiten dinamikës së klasave shoqërore. Janë pikërisht këta elementë të marrë së bashku që përcaktojnë dinamikën specifike të klasave shoqërore ku kuptimi leninist është me të vërtetë skandaloz. Marksi nuk përcaktoi dinamikën e klasës së borgjezisë përtej kohës së tij, që përputhej me globalizimin e saj. Në qoftë se klasa politike bëhet ndërkombëtare, po elementët e tjera çfarë rruge do të kenë? Si zhvillohen ato në kuadrin e globalizmit kapitalist. A është rendi kapitalist rendi i fundit shtetëror dhe rendi i parë botëror? Në qoftë se po, atëhere teoria e Marksit ka nevojë të modifikohet pasi ajo nuk përmbledh dinamikën e qelizave shoqërore që ndërtojnë shtetin e së drejtës në kuadrin e shtritshmërisë globaliste. Këtu problemi është krejt tjetër për tjetër nga ajo që na paraqet teoria e tij.

Në qoftë se ne do të marrim në konsideratë frymën marksiste do të shikojmë se ajo ka një tendencë pozitive, që duhet marrë në konsideratë, por jo në pozicionin interpretativ të shkollës bolshevike. Analiza e të tre pikave leniniste të kësaj fryme tregon se marksizmi pikërisht në këto tre pika është defektoz dhe Lenini e ka përdorur për ta përmbysur atë. Në qoftë se pranojmë se problemi duhet parë historikisht ai në radhë të parë i duhet përcaktuar dialektika, dmth lindje – zhvillim – vdekje. Dhe po të ishte bërë kjo, atëhere përfundimet marksiste bolshevike (unë nuk di të ketë përfundime të tjera dhe kjo përbën gabimin tim, pasi duhen parë punimet origjinale në gjermanisht dhe anglisht të kohës) duhen ndryshuar pothuajse tërësisht, pasi Marksi nuk është marrë me këtë punë (letra e Engelsit drejtuar Meringut më 1893 e përligj këtë pretendim). Në qoftë se pranojmë që problemi duhet parë në raport me të tjerët, atëhere shkenca botërore ka nevojë të përmbyset, pasi shkaku i lëvizjes është i parë vetëm sipas dinamikës së brëndëshme të objektit që lëviz dhe këtu fillon e mbaron një gabim prej mbi 2600 vjetësh që i ka shkaktuar njerëzimit shumë dhimbje. Është një problem i pa kapur nga Marksi jo vetëm atëhere, por dhe sot ky devijim është pak i vështirë të sulmohet kaq hapur dhe pa pasoja. Do t’i rikthehemi këtij problemi në kuadrin e lëvizjes në natyrë. Në qoftë se pranojmë që problemi duhet parë në lidhje me eksperiencën nuk ma merr mëndje se lektori ynë do të thotë më tepër, kur në realitet pranimi i eksperiencës në zhvillimet shoqërore është i lidhur me majat e filozofisë dhe të shkencës ku puna interpretative e Ajnshtajnit duhet marrë për bazë vetëm për botën e njeriut pa kaluar në botën e fizikës pasi ajo që ka ndodhur në Tokë për mijëra e mijëra vjet është e aftë të argumentojë se si ka ndryshuar ky njeri në bazë të botës së relacioneve universale ku paradoksi i binjakëve ka përmbysur shumë pikëpamje duke lënë në errësirë pasojat e dukurisë. Problemet nuk janë kaq të thjeshta që të mund të përmblidhen në fjalën eksperiencë. Kjo e fundit e humbet kuptimin kur kalohet tek një popull tjetër, komb tjetër apo racë tjetër. Kujtojmë fjalët e Hegelit mbi pamundësinë e mësimit të popujve nga njëri-tjetri. Problemi ka nevojë për një riinterpretim të dukurisë ku filozofia nuk e ka thënë akoma fjalë e saj. Unë pretendoj se raporti kohor-hapsinor e plotëson këtë kusht dhe këto parametra (shih albanovaonline.com, logoreci.com, gazetën “Ndryshe” dt. 24.07.2008).

Pasi na sorrollati nga njëri krah i dialektikës materialiste në krahun e dialektikës historike, më së fundi lektori ynë arriti në thelbin e dialektikës materialiste duke na paraqitur elementët më kryesore të tij. Si paraqiten me këtë dialektikë idetë e lektorit tonë? A përputhen me pozicionin materialist të filozofisë? Duke qënë produkt i shkollës bolshevike, në themel të së cilës ka qënë inproduktiviteti filozofik, është afër mëndsh se këto ide nuk mund t’i largohen pozicionit antimaterialist të tyre pa çka pretendimit edhe pse temat e kësaj fushe nuk prekin në mënyrë të drejtëpërdrejtë politikat sociale. E keqja është se ato kontraktohen me idetë e Leninit dhe këtu qëndron e keqja e autorit tonë, i cili duke dashur të mbrojë një të shtrëmbër pranon të jetë topall edhe pse ka dy këmbë duke mos i shërbyer popullit të vet. Po kujt i kanë shërbyer këta njerëz përgjatë gjithë kohës kur kanë mbajtur leksione nëpër auditorët shqiptarë?

Autori ynë merr përsipër të argumentojë saktësinë fallso të ideve leniniste paçka se ato bien në kundërshtim me bazat metodike të materializmit filozofik. Sipas tij:

 

“Të gjitha këto (fenoment e natyrës, GH) i kanë dhënë mundësi materializmit dialektik të përpunojë konceptin e materies. Materies iu ka dhënë përkufizim klasik Lenini në veprën e tij “Materializmi dhe empiriokriticizmi”. “Materia – ka shkruar ai në këtë vepër – është një kategori filozofike që shërben për të treguar realitetin objektiv që i jepet njeriut në ndijimet e tij, që kopjohet, fotografohet, pasqyrohet nga ndijimet tona, por që ekziston pavarësisht prej tyre” (Lenini: “Materializmi dhe empiriokriticizmi”,….f. 116).

Përkufizimi i Leninit përfaqëson përgjithësimin e karakteristikave esenciale, të përbashkëta, të të gjitha objekteve materiale, pa përjashtim. Ky koncept nuk mban parasysh atë që kanë të veçantë, karakteristike për llojin, objektet e veçanta (në këtë pikë autori ka bërë një operacion të vogël duke parashikuar rrëzimin e formulimit leninist për shkaqe të panjohura për të, por që është i pavlerë pasi gabimi është në thelbin e problemit dhe jo në anekset e tij, GH). Po cila është karakteristika e tyre e përbashkët? Karakteristika e përbashkët e tyre është të ekzistuarit objektivisht, pavarësisht nga ndërgjegjja jonë. “Nocioni i materies – shkruan Lenini – nga pikëpamja gnoseologjike nuk do të thotë asgjë tjetër, përveç kësaj: realitet objektiv që ekziston pavarësisht nga ndërgjegjja e njeriut dhe që pasqyrohet prej saj” (po aty, f. 166)”.

 

Kjo është e gjithë esenca e përkufizimit të nocionit materie sipas leninizmit, duke përfshirë edhe interpretimet e lektorit tonë, por duke shtuar edhe diçka tjetër që bëhet premisë për rrëzimin e teorizimit leninist. Sipas autorit tonë:

 

“koncepti i Leninit pranon mundësinë e njohjes së pakufishme të materies” (po aty, f. 168).

 

Pikërisht pretendimi i fundit bëhet shkaku i rrëzimit të ideve leniniste pasi mundohet të pajtojë dy të kundërta sipas konteksit kohor dhe hapsinor të ekzistencës.

Ne te vertete ne kete pike duhet te filloje rinovimi i filozofise materialiste, e cila ka vite qe hesht per paaftesi te theksuar produktive. Une pretendoj qe rishikimi i bazava elementare te kesaj filozofia do te conte ne nje bum interpretativ te themeleve te shkences. Pikerisht per te penguar kete ekziston formula leniniste mbi nocionin materie. Pretendohet se kjo formule eshte ne perputhje me zhvillimin e shkences dhe rivertetohet nga procesi i fundit. Kete gje na e ve ne dukje autori yne, i cili nuk perton dhe shkruan

 

“Koncepti leninist i materies jo vetëm që nuk bie poshtë, por gjen një vërtetim të ri në proçesin e zhvillimit të shkencave” (po aty, f. 169).

 

Une do t”i tregoj lektorit tone qe ky formulim qe ne nisje eshte gabim dhe nuk ka asnje aresye te vertetohet ne gabimin e vet. Ne qofte se kam pranuar qe problemi kryesor ne filozofi nuk eshte raporti midis materies dhe ndergjegjes duke u nisur nga karakteri kohor dhe hapsinor i seicilit element ne raport, i njejti problem qendron edhe ne perkufizimin leninist mbi materies. Ne qofte se pranojme se materia eshte e pafundme ne kohe dhe hapesire, si mundet te pasqyrohet, fotografohet dhe kopjohet nga njeriu kur njeriu eshte i fundem? Pastaj materia perben nje domosdoshmeri per ekzistencen e njeriut, kur njeriu eshte thjeshte nje rastesi pa asnje domethenie per materien. Mbi kete baze analitike si mundet valle t’i perbashkojme dy te kunderta ne nje elementte vetem? Qe te pranojme se ne kohon e Leninit nuk ishte zbuluar largimi i galaktikave nga njera – tjetra dhe kjo nuk mund te conte ne ndarjen e ishullit lendor nga materia, eshte e pa vlere, pasi materializmi i shekullit te XIX-te arbitrarisht kishte pranuar se materia eshte e pafundme ne kohe dhe hapesire duke e quajtur kete nje postulat. Gabimi eshte i njejte si per rastin e emertimit te nocionit ndergjegje, i cili nuk mund te lidhet me kategorine materie, por me lenden. Dmth perkufizimin e lendes Lenini e ka paraqitur per materies dhe ketu qendron themeli i gabimit. Kjo do te thote se teoria e leninizmit e ka hyjnezuar njeriun dhe e ka bere te pavdekshem me kete formulim. A ka idealizem dhe antimaterializem me te kulluar? Prej ketij gabimi rrjedhin me rradhe gabimi mbi mundesine e njohjes se materies, gabimi mbi ekzistencen e vete njeriut ne natyre, gabimi mbi mospërcaktimin e kohës dhe hapesirës së disponueshme të botes njerezore, gabimi mbi format e levizjes (me te cilat do te merremi ne vazhdim), gabimi mbi formen e pare te levizjes, gabimi mbi shkakun e levizjes dhe, gjeja me kryesore, ekzistenca e shkallëve të zhvillimit të qenieve biologjike dhe shoqërore ne hapesire. Problemet e shumta qe disponon shkenca e sotme i kane aneksuar drejt periferise keto gabime dhe kjo shkence ka mbi 2700 vjet qe ecen mbi nje gabim me pasoja per te. Perfundimi leninist mbi materien eshte rezultat e ketij gabimi. Cila do te ishte zgjidhja eventuale?

Gjëja e parë sot është ndarja e materies nga çdo specifikë e njohëshme dhe e panjohëshme në natyrë. Dmth materia është ajo kategori filozofike, pra rezulton të jetë abstrakte jashtë ndërgjegjes së njeriut dhe konkrete në kuadrin e ezistencës së ndërgjegjes së njeriut, që e ka kohën dhe hapësirën të pafundme. Si e tillë materia nuk ka kufizim në organizim, dmth është e pafundme, nuk ka limit shpejtësie, dmth shpejtësia e lëvizjes së materies është infinit – nuk ka vlerë, nuk mund të fotografohet, pasqyrohet dhe reflektohet nga kërkush. Në një farë mënyrë duhet pranuar që materia është ZOTI. Në qoftë se ne e pranojmë këtë marrëveshje, atëhere duhet ecur në gjurmët e monoteozmit filozofik për të zbuluar formulën e unitetit të materies dhe këtu qëndron sekreti. Çfarë formule disponon kjo kategori që të lidhet me specifikën e njohëshme, nga ana e njeriut, lëndën? Gjërat fillojnë e lidhen kur njeriu është në rrugë të drejtë, por në momentin që arësyetimi filozofik imponohet nga mendimi politik, atëhere ai e humb fillin dhe nuk mund të pajtohet me realitetin objektiv të ndarë nga ndërgjegjja. Lenini nuk ka qënë i aftë t’i shpëtojë këtij pozicioni, pamvarësisht nga pretendimi.

Nocioni mbi materien duhet t’i ishte adresuar lëndës dhe në këtë mënyrë do të pajtonte të panjohurën me realitetin objektiv. Kjo do të thotë se lënda është ajo kategori fizike, jo filozofike (dhe me këtë i jemi afruar konkretes përtej Leninit), që shërben për të treguar realitetin objektiv që i jepet njeriut në ndijimet e tij, që kopjohet, fotografohet, pasqyrohet nga ndijimet tona, por që ekziston pavarësisht prej tyre. Ndryshimi midis këtij formulimi dhe atij leninist unë mendoj se është thelbësor pasi jo vetëm që e kapërcen mendimin përgjithësues, nga filozofia tek fizika, por i atribuon njeriut mundësinë për ta njohur atë brënda kuadrin real të ekzistencës së tij. Ne do të shohim në vazhdim se si njeriu ka disa gjëra të lëndës që nuk mund t’i njohë dhe kjo falë kohës dhe hapësirës disponuese të tij. Për të qënë të saktë duhet pranuar se njeriu nuk mund ta njohë pozicionin e lëndës përpara formimit të tij. E kundërta e kësaj i mohon lëndës zhvillimin e pandërprerë dhe zinxhir të saj deri në përmasën që do ta lejojë koha e lindjes; i mohon karakterin organizues në mini dhe makro të lëndës. Me fjalë të tjera njeriu njeh aq sa i nevojitet dhe as sa ka mundësi. Unë nuk e di se si kanë arësyetuar agnostikët për këtë problem, por duhet të jetë dritëshkurtësi mohimi i njohjes së lëndës nga ana e njeriut. Mos vallë problemi ka qënë për materien e pafundme dhe është dikush që ja ka ndryshuar adresën? Problemi i nocioneve sot është bërë madhor dhe të vetëquajturit materialistë të shekullit XIX-XX mund t’ja kenë futur në tym.

Kjo do të thotë se edhe realiteti objektiv, që ekziston pamvarësisht nga ndërgjegjja e njeriut dhe që pasqyrohet prej saj, të mos konsiderohet pasojë e materies, por e lëndës. Gjithashtu ajo do të thotë se koncepti i Leninit mbi pranimin e mundësisë e njohjes së pakufishme të materies të jetë i gabuar dhe i pasaktë. E thënë më ndryshe: njeriu nuk mund ta njohë kurrë materien në pafundësinë e saj, bile për të qënë të sinqertë duhet pranuar se njeriu do të njohë pjesën më të parëndësishme të materies; sepse dhe raportet kohore dhe hapsinore të materies me lëndën qëndrojnë në këtë pozicion. Lenini i ka dhënë njeriut një pozicion përtej realitetit në raport me materien me mënyrën se si e ka përcaktuar nocionin e lartpërmëndur.

Kështu që në kuadrin e zhvillimit të mendimit filozofik, vetëm shqiptar, Lenini përmbyset me lehtësi si i panevojshëm dhe pengues i këtij zhvillimi me formulimin e mësipërm.

Sa më shumë që ne futemi në thellësi të librit të lektorit tonë, aq më shumë ndjejmë nevojën e ndryshimit të materializmit të tij nga një materializëm shterp dhe të tjetërsuar në një materializëm origjinal me tendencë zhvillimi. Pa pasur për qëllim ta ofendojmë lektorin tonë, vëmë re se ai e kapërcen realitetin historik të shqiptarëve për qëllime të pakuptimta, por që na çon ne në zbulimin përse ai pas 18 viteve merret përsëri me çështjet e materializmit historik duke u fshehur pas atij dialektik.

Problemi më i vështirë për politikën e komunizmit shqiptar ka qënë fshehja e realitetit shoqëror të shqiptarëve në prag të zëvëndësimit të klasës politike shqiptare nga ajo filo gjermane të hapur në angleze të fshehtë (1943-1945). Në qoftë se ky problem fillimisht u kapërcye nga padija, pasi nuk kishte asnjë vepër të publikuar të Marksit, çka do të thotë se komunistët shqiptarë u bënë edhe marksiste pas viteve 1960 kur u kthyen studentët nga Bashkimi Sovietik dhe filluan botimet e veprave të Marksit dhe Engelsit, më vonë ishin këto vepra që u shoqëruan me intepretime nga më ekstreme për të mbuluar prapambetjen e paimagjinueshme të popullit shqiptar jo vetëm në raport me komshinjtë, por sidomos në raport me atë që kërkonte teoria e Marksit. Ky mashtrim vazhdon edhe sot ku Akademia e Shkencave të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë ka luajtur rol të dorës së parë pasi u ka fshehur me qëllim shqiptarëve pozicionin real shoqëror të tyre në prag të krimit politik. E thëna me fjalë të tjera është kjo Akademi që e kthehu historinë e popullit shqiptar nga realiteti historik mijëravjeçar në antihistori. Relatori ynë nuk i ka shpëtuar këtij pozicioni po vazhdon punën e tij, si atëhere, jo vetëm pa e ditur të vërtetën, por shpalos tendencën e botimit të ideve dialektike antishqiptare edhe në vitin 2009.

Sipas tij:

 

“Zhvillimi i mendimit njerëzor realizohet në përputhje me nevojat e njohjes dhe të transformimit të botës. Shprehje e lëvizjes në fushën e mendimit është ndryshimi që vërtetohet në ndërgjegjen e njeriut. Kështu, në këtë proçes në Shqipëri u formua në kushtet e socializmit njeriu i ri, me tiparet e moralit komunist. Lëviz dhe zhvillohet edhe shoqëria njerëzore. Sikurse dihet, shoqëria njerëzore ka kaluar nëpër formacione të ndryshme shoqërore e ekonomike, në komunitetin primitiv, në sistemin skllavopronar, në sistemin feudal dhe atë kapitalist dhe po kalon edhe në shoqërinë komuniste” (po aty, f. 174)

 

Përmbajtja e këtyre rreshtave tregon pasaktësinë universale të autorit për këtë temë dhe shtrëmbërimin që ai i bën shoqërisë shqiptare përgjatë parakalimit të rendeve shoqërore ku këto të fundit i analizon me gjithë mënd gabim, rrjedhojë të shkollimit të tij. Problemi është krejt ndryshe dhe kërkon përmbysjen e shkollës leniniste mbi shtetin klasor dhe jo shtetin kalimtar drejt rendit të fundit. Lenini këto probleme i ka parë thellësisht gabim ku broshura, të paktën: Shteti dhe revolucioni është një përmbysje e realitetit historik të njerëzimit duke mos marrë për bazë faza të tëra të zhvillimit të shoqërisë njerëzore, temë e cila është trajtuar në kuadrin e vëll. të V-të: Marksizmi, leninizmi dhe revolucioni social ka pasqyrohet përmbysja që Lenini i ka bërë Marksit. Duke u rikthyer në temën tonë konstatoj se autori, me padijen e tij ka devijuar thelbin e problemit për të fshehur një të vërtetë dhe për të vënë në pah një mashtrim, si dukuri pozitive. Vini re gabimet interpretative të autorit tonë dhe se si ai shtrëmbëron Marksin për hir të Leninit.

-Ndryshimi në ndërgjegjen e njeriut nuk është shprehje e lëvizjes në fushën e mendimit, por ajo është pasojë e qënies shoqërore duke mos qënë e njëjta gjë, e cila nga ana e vet është shprehje e lëvizjes shoqërore. Autori këtu bën një kapërcim dhe i dedikon abstraktes parametra që i disponon konkretja. Nuk mund të vihet në dukje lëvizja e mendimit jashtë kësaj konkreteje. Kjo është një shprehje që i takon idealizmit filozofik. E keqja është se autori abstrakten ja mbihyp një abstraksioni tjetër (mendim – ndërgjegje) duke e paraqitur si diçka konkrete, gjë e pamundur, dhe mundohet me të gjitha mënyrat të argumentojë pozicionin e njeriut të ri shqiptar të viteve 80. Së pari autori ynë duhet të dijë se këtu fjalën e merr parametri shpejtësi zhvillimi për të cilin autori ynë nuk mund të thotë dot asnjë fjalë të vetme paçka se ai përbën zgjidhjen e problemit. Së dyti, pasoja e ndërgjegjes së njeriut nga rendi shoqëror nuk mund të mësohet kaq shpejt sa propogandon autori, pasi asnjeri deri më sot nuk ka argumentuar shpejtësinë e transformimit të ndërgjegjes nga rendi shoqëror. Pra kemi të bëjmë me një hamëndje dhe jo me një fakt. Së treti, autori kërkon t’i mbushë mëndjen lexuesit, me të njëjtën shkollë si atëhere kur shpaloste politikën e diktaturës për të treguar se produkti më i lartë i politikës së PPSh ishte pikërisht ky njeri. Të paktën sot, më 2009, të gjithë shqiptarët janë të aftë të argumentojnë se defekti kryesor i diktaturës komuniste ishte pikërisht njeriu, i cili përgjatë 19 viteve e braktisi vëndin e vet me urrejtje duke pasur frikë të deklarohet si shqiptar dhe kjo nuk është gjë e vogël. Të paktën në fillim të shekullit të XX-të malsorët e Veriut dhe kosovarët e kishin për krenari të deklaronin: Jam shqiptar dhe i përkas Shqipërisë (është analoge me postulatin: Feja e shqiptarit është shqiptaria)! Në këtë pikë i nderuar lektor duhet parë produkti i diktaturës dhe jo të mbështetemi në përrallat e filozofisë. Ta deklaroj pa frikë i nderuar lektor se sot të gjithë shqiptarët, pa përjashtim, janë më të këqinj se para 1945 (dmth, nipi më i keq se gjyshi në kompleks dhe jo vetëm në karakter) dhe ky është një fakt që tregon se çfarë i ka bërë komunizmi popullit shqiptar. Këtë duhet të mos e harrojmë të paktën përgjatë shekullit të XXI.

-Pastaj është dëshira e autorit për ta konsideruar rendin shoqëror socialist, edhe pse ai nuk e di se ku qëndron thelbi i socializmit, dhe detyrimisht “njeriu i ri” përsëri është një dëshirë dhe jo një fakt. Për të kuptuar transformimin e njeriut shqiptar dëshiroj të vë në dukje vetëm një fakt real: gjëndjen e banorëve të Mirditës dhe Labërisë para 1945 dhe mbas 1945 ku para këtij viti ata ishin kundërshtarët politik më të egjër të komunizmit enverist dhe pas atij viti ogurzi u bënë veglat kryesore të tij. Transformimi në këtë rast nuk ka të bëjë as me rendin shoqëror, as me lëvizjen shoqërore dhe as me lëvizjen e mendimit. Në këtë rast kemi të bëjmë me lidhjen e njeriut me domosdoshmërinë e bukës së gojës mbi çbaza u bë ky transformim. E kundërta e kësaj do shumë më tepër vite për t’u transformuar dhe kjo përbën thelbin e tragjedisë së popullit shqiptar. kjo është pikërisht ajo që nuk ju pëlqen ju pas 1992, vit në të cilin u dukën mirëfilli karakteristikat më negative të popullit shqiptar.

-Sa për moralin komunist, të paktën tek Marksi, unë gjej që morali nuk ka zhvillim, nuk ka përmbajtje, nuk ka thelb, nuk ka histori dhe rrjedhimisht nuk ka se çfarë të përfaqësojë. Ja përse unë them se ju keni qënë një klasë politike antimarksiste dhe antishqiptare edhe pse ato nuk kanë asnjë lidhje midis tyre. Në këtë pikë propoganda dhe realiteti përputhen çuditërisht saktë.

-Kalimi i shoqërisë njerëzore përgjatë formacioneve ekonomiko – shoqërore, të jeni të sigurtë për këtë, është analizuar gabim që në kohën e utopizmit socialist francez e anglez dhe detyrimisht nuk ka se çfarë gjë të saktë mund të pasqyrojë ai sot. Nuk është i saktë përbashkimi i formacioneve sipas ekuacionit që jep autori (“në komunitetin primitiv, në sistemin skllavopronar, në sistemin feudal dhe atë kapitalist dhe po kalon edhe në shoqërinë komuniste”), pasi në funksion të idesë së tij ai duhej të ishte fiksuar në përcaktimet e përmbajtjes së rendeve shoqërore, të cilët deri më sot janë vetëm dy: rendi primitiv me dy formacione thellësisht të ndryshëm në thelbin e tyre, por që ekonomistët e njëhsojnë me një, dhe rendin shtetëror me tre formacione thellësisht të ndryshëm kur analizohet në funksion të pronës private. Analiza historike e këtyre pesë formacioneve çon në përfundime krejt të tjera ku bie në sy edhe gabimi i Marksit, gjithmonë sipas përfundimeve të shkollës bolshevike për thelbin e teorisë së tij.

Megjithëse unë e kam trajtuar këtë temë me shumë hollësi në kuadrin e gjenezës së popullit shqiptar (Poligjenezë apo monogjenezë dhe mbi këtë parim gjeneza e popullit më të vjetër të racës së bardhë, në kuadrin e: Tjetërsimi i historisë ose “Ndërgjegjja e ngjarjes”, vëll. 4, dorëshkrim) jam i detyruar t’ju përsëris këtë hapësirë.

Nuk është e vërtetë që rendi komunar fillon me lindjen e njeriut në Tokë dhe mbaron me vendosjen e marrëdhënieve skllavopronare. Ky është një gabim me të vërtetë madhor dhe në kundërshtim me dialektikën materialiste. Komuna primitive fillon me lindjen e njeriut dhe mbaron me proçesin e ndarjes së punës, ku proçesi i fundit përbën pikën ku mohohet komuna primitive dhe fillon komuna fisnore. E vetmja gjë që kjo e fundit mori nga e para, dhe konstatohet, është tërësia e ideve fetare (kultet e natyrës, ose paganizmi primitiv) duke na argumentuar që komuna e mirëfilltë primitive e mbylli jetën e vet me idealizmin fetar ku paganizmi fetar përbën fillesën e mendimit filozofik botëror për të gjithë kohërat dhe për të gjithë vëndet e popujt e botës. Kjo do të thotë se bota e komunës së mirëfilltë primitive ishte e barabartë me botën e kafshës dhe vetëm pas ndarjes së punës bota njerëzore fillon e veçohet nga bota e kafshëve. Proçesi ka qënë, në disa vënde, tepër i gjatë dhe kjo e imponuar. Të paktën tek shqiptarët këtë se luan as topi dhe këtu fshihet vjetërsia fantastike e shqiptarëve të sotëm. Rendi komunar, në raport me rendin shtetëror, është tepër-tepër i gjatë. Bile dhe faza fisnore e kësaj komune është më e gjatë se të gjitha etapat kohore të tre formave shtetërore të marrë së bashku, gjë e cila nuk është pa domethënie dhe duhet të shërbejë për të përcaktuar hopet qelizore që ndajnë rendet nga njëri – tjetri, apo formacionet ekonomiko-shoqërore. Këtë gjë Marksi nuk e pat bërë dhe kjo i kushtoi përmbysjen e teorisë së tij. Deri tani ne kemi përcaktuar ekuacionin e mëposhtëm:

 

Komuna primitive ndarja e punës→ komuna primitive fisnore

idetë fetare

Faza fisnore e komunës primitive është përgjegjëse për lindjen e të gjitha qelizave materiale që shoqërojë lindjen e shtetit, me përjashtim të njërit, i cili bëhet shkaku i vetëm i transformimit të komunës fisnore në qytet – shtet (Athina, Sparta). Këto qeliza janë: prona private, e drejta zakonore e pashkruar, ushtria e popullit të armatosur, qyteti, kuvendet popullore, shtresat shoqërore të paktën mbi bazën e banimit fshat-qytet.

Në momentin që komuna fisnore, ose bashkësia e tyre, vendos shërbimin e detyrueshëm ushtarak, duke e transformuar ushtrinë nga ajo e popullit të armatosur në ushtri të pushtetit publik, në atë moment kemi lindjen e shtetit klasor ku prona private deklarohet si mishërimi material i zhvillimit ekonomik të këtij shteti duke filluar marshimin gjigand për rritjen e mirëqënies së njerëzimit. Ekuacioni i ketij procesi permban pothuajse te gjithe elementet shoqerore e shtetit te mevonshem duke argumentuar se ato do te jene te pranishme edhe pertej tij.

 

Komuna primitive fisnore idete juridike (ushtria) → shteti (skllavopronar)

idete fetare

 

Rendesia e ndarjes se komunes primitive ne dy etapa kohore, me permbajtje hapsinore krejt te ndryshme, pamvaresisht nga koheegzistenca e gjitheseiciles (qe mund te jete 1000 / 1 ne favor te etapes se pare) qendron ne percaktimin se si do te eleminohet shteti ne historine e njerezimit. Deri tani lufta nuk ka luajtur asnje rol te drejteperdrejte ne formimin e ketij shteti edhe pse ajo ka qene e lindur dhe deri tani ka ndihmuar ne rritjen e ekonomise se pjesmarresve ne kete shtet. Edhe ky percaktim eshte e nje rendesia te vecante pasi do te tregoje rolin e luftes pergjate zhvillimit te shtetit, por gjithsesi do te argumentoje se lufta nuk ka gisht ne formimin e shtetit dhe detyrimisht do te jete ne kete pozicion edhe ne zhdukjen e tij. Une pretendoj se menyra e zberthimit te ketij procesi eshte dhe menyre se si eshte konkluduar per vazhdimin e shtetit ne historine e njerezimit ku dialektika hegeliane nuk ka ndihmuar realisht per faj te perdoruesve te saj.

Ndarja e shtetit sipas formacioneve ekonomiko-shoqerore eshte bere ne baze te klasave shoqerore dhe formave te prones private duke u anashkaluar qelizat e tjera shoqerore te cilat ndihmojne per saktesimin e shkalles se zhvillimit te shtetit dhe ndikim i kujt eshte ky zhvillim. Shkolla bolshevike ka heshtur me dashje per keto probleme duke e futur njerezimin ne nje kolaps vdekjeprures. Te pakten sot, nuk ka asnje rendesi ne ekziston shteti apo jo, por si dhe kush e ka formuar ate nga pikepamja materiale qelizore dhe cila eshte shkalla e zhvillimit te qelizave pjesmarrese ne te. Eshte e palejueshme per nje materialist te pranoje shtetin, si nje strukture e organizimit te shoqerise, por ne brendesi te tij ekzistojne: prona fisnore, e drejta zakonore e pashkruar, besimi fetar pagan, familja patriarkale, shkembimi mall-mall. Ne kete rast, dhe ky eshte rasti shqiptar, shteti eshte i imponuar per rrethana historike nga bota e relacioneve universale me hir dhe pahir. E keqja qendron ne metodat e perdorura per zberthimin e dinamikes se shtetit ku gjithmone eshte marre per baze e brendeshmja e shtetit dhe mbi kete baze eshte tentuar te zberthehen ekstremet kohore te tij. Ja perse une pretendoj se duhet nje metodike teorike e re per te arrire ne perfundime te sakta.

Me shtetin skllavopronar te gjitha qelizat shoqerore marrin forme perfundimtare, pervec njeres (ideve fetare), dhe del ne pah themeli kryesor i shtetit (prona private). Per te pare shkallen e zhvillimit te shtetit mjafton te shikohet shkalla e zhvillimit te prones private, por njeriu akoma nuk mund te percaktoje te gjithe dinamiken hapsinore te saj. Eshte e rrezikshme nxjerrja e perfundimeve te zhvillimit te shoqerise mbi bazen e dinamikes se prones private deri tek e sotmja. Asnjeri nuk mund te parashikoje dot format evolutive te saj te themi brenda 100 apo 200 viteve te ardheshem. Pikerisht cungimi i kesaj dinamike percaktoi permasen e shkolles bolshevike dhe deshtimin e saj.

Themeli qelizor, i dyte per nga rendesia, eshte klasa shoqerore. Me shtetin klasat shoqerore dalin hapur perpara historise edhe pse ato ekzistojne ne embrion pergjate fazes fisnore te komunes primitive. Dinamika e tyre perfaqeson shume te fshehta per shkencat politike dhe procesi akoma nuk mund te quhet i perfunduar edhe per faktin me te thjeshte fare: kane lindur perpara shtetit. Ato vetem pergjate dinamikes se shtetit muaren pamjen dinamike te tyre, duke qene pasojat me direkte te prones private. Duhet pranuar se dinamika e klasave shoqerore eshte pare me tendence dhe ne menyre antimaterialiste, e mbeshtetur ne konfliktin antagonist te tyre duke u pergjithesuar per te gjithe njerezimin dhe per te gjithe koherat.

Me shtetin skllavopronar kemi formen e pare te shtetit klasor ku klasat shoqerore bien ne sy ne menyre te mprehte. Krahas tyre mori pamje te tille edhe lufta, ku ajo, per here te pare, tregoi qellimin perse ishte shpikur. Analiza e permbajtjes se luftes dhe percaktimi i dinamikes se formave te saj eshte e afte te na coje ne perfundimin se ajo e ka nje kulm zhvillimi. Vazhdimi i politikes me mjetet e dhunes ka lindur perpara shtetit klasor si forme embrionale dhe roli i saj ka qene anesor ne formimin e shtetit. Vetem ne brendesi te tij lufta merr kuptimin e vet dialektik duke e rritur hapesiren e vet nga shekulli ne shekull, nga formacioni shteteror fillestar ne formacionin vazhdues. Ne kete pike qendron gabimi thelbesor i marksisteve te shekullit te XIX-te dhe ky gabim u shfrytezua nga bolsheviket ne shekullin e XX-te. Shteti skllavopronar, pasi zhvillon deri ne fund qelizat e veta materiale (ketu futen: skllavi, prona privat materiale, institucionet juridike, institucioni i luftes) futet ne rrugen e pamundesise se zhvillimit te metejshem dhe per kete shkak i drejton syte nga e pafundmja. Ne kete pike shteti skllavopronar lejoi daljen e institucioneve fetare ne plan te pare (budizmi me Lindjen e Largme, krishterimi ne Europe, islamizmi ne lindjen e mesme), te cilat realizuan rrokaden midis feudalizmit dhe skllavopronarise. Procesi nuk eshte realizuar, ne zberthim, kurre plotesisht dhe eshte realizuar nje mashtrim historik duke e paraqitur luften si shkaktaren thelbesore ne nderrimit te formes se shtetit dhe duke i mohuar rolin real institucioneve fetare ne ate proces. Ngaterresa ka ndodhur edhe per nje shkak tjeter: ne bashkeudhetimin qe lufta i bente pa pushin dinamikes politike skllavopronare duke e ngaterruar te gjithe procesin historik te atyre koherave. Ekuacion i dinamikes se procesit ne kete rast ka nje ndryshim me paraardheset duke treguar majen e veprimit politik te institucioneve fetare ne historine e njerezimit dhe rolin perse u shpiken ne ate kohe.

 

Shteti skllavopronar institucionet fetare → shteti feudal

idete fetare

 

Klasat shoqerore ndenjen ne po ate pozicion dhe vetem ne kete formacion shteteror antagonizmi i tyre mprehet ne maksimum. Analiza a historise se klasave shoqerore nuk eshte nje problem i thjeshte dhe gjithmone problemi eshte pare ne menyre te paragjykuar dhe detyrimisht gabimet do te ishin te njepasnjeshme. Asnjehere nuk eshte thene qe formacione feudal i shtetit e ka pasur vazhdimesine e politikes me mjetet e dhunes ne permasa shume me te vogel se formacioni skllavopronar gje qe argumenton tendencen e qellimshme te analizave historike nga ana e studiuesve. Vetem se ne kete formacion cfaqen shtetet e panumerta feudale, ne raport me formacionin skllavopronar, por dhe ndikimi i shteteve mbi shtetet dhe i popujve mbi popujt duke e tjetersuar dinamiken historike te zhvillimit perkates. Formacioni feudal paraqet nje te vecante ne historine e njerezimit edhe pse eshte konsideruar periudha shtazore e tij. Mos perdorimi i vazhdimesise se politikes me mjete e dhunes ne menyre sistematike dhe per qellime te parapara nga formacioni skllavopronar do te conte ne nje antagonizem te cuditshem dhe per here te pare, dhe te fundit, ne historine e njjerezimit lufta do te behej zgjidhesja e problemit antagonist duke sjelle ne skenen e historise qeliza shoqerore te tjetersuara ne zhvillimin e tyre, por dhe duke treguar shterpezimin e ideve fetare ku keto te fundit per here te pare nuk shoqerojne ndryshimin e rendit apo formacionit. Te jete e rastit kjo gje apo e ka nje domethenie, kjo eshte nje gje qe nuk mund te shprehet ne nje artikull vetem se pretendoj se ketu fshihet thelbi i ndryshimit te ardheshem te shtetit kur kalon ne jo shtet, qe gjithsesi nuk do te behet sipas teorise marksiste dhe kjo per gabim te mendimit filozofik helen. Ekuacioni ne kete rast permban vetem nje element shkakesor veprues pa pasoja shoqeruese te tjera.

 

Shteti feudal vazhdimi i politikes me jetet e dhunes → shteti kapitalist

 

Me shtetin kapitalist klasat shoqerore duken sikur marrin forme te prere edhe pse dallimet midis fshatit dhe qytetit jane ende te dukshme dhe politikat kapitaliste e kishin fshatin ne qender te vemendjes.Ajo qe pretendoi te rregulloje Marksi coi ne nje perfundim te gabuar duke shpikur nje klase te re shoqerore me prejardhje nga klasa punetore pa percaktuar se ku qendronte ndryshimi midis klases se proletareve dhe klases punetore. Perseritja e procesit kapitalist nga ana e vendeve te vetequajtura socialiste coi ne zbulimin e hapesires vepruese te kohes se Marksit, vetem se tani ne shekullin e XX-te dhe me nje zhvillim kolosal te vendeve te dikurshme me kete proces mbi supe. Kjo do te thote se proletariati lind kudo ku bota e kapitalit vershon ne fshat duke krijuar papunesine, varferine, padijen, por qe ishte kalimtar. Ky proces nuk mund te kuptohet ne vendet e zhvilluara kapitaliste dhe as ne ato popuj qe e kane shpejtesine e zhvillimit shoqeror te konsiderueshme. Procesi ne fjale bie ne sy dukshem ne dinamiken e popullit shqiptar i cili tregon se proletariati nuk arrin te behet klase politike me vete dhe detyrimisht nuk ka se cfare roli te luaje ne historine e njerezimit. Ne kete pikë Marksi eshte treguar arbitrar, ngelet per t’u vertetuar pika internacionale e antagonizmit klasor, por gjithsesi une pretendoj se ajo eshte parakaluar me kohe duke mbetur nën kontrollin e vëndeve të G8. Problemi ka ngelur ne argumentimin se si do te transformohet shteti ne jo shtet ku teoria leniniste (Shteti dhe Revolucioni) e paraqet situaten ne menyre antihistorike dhe krejtesisht jashte realitetit njerezor.

Problemi i eleminimit të shtetit nga historia nuk mund të trajtohet sipas teorisë marksiste, leniniste jo që jo, dhe kjo për shumë e shumë arësye. Së pari praktikisht shteti nuk është një strukturë politike shoqërore e ndërtuar në një vënd dhe e importuar në të gjithë vëndet e Globit. Së dyti shteti, si i tillë, nuk ka lindur në të gjithë borën në të njëjtën kohë. Së treti shteti, si i tillë, është rezultat i botës së relacioneve dhe ecuria e tij, sipas hapësirave analitike të parathëna nga shkenca nuk ekziston në asnjë vënd të botës; dmth nuk ka asnjë vënd të botës që të ketë qytet-shtetin, evolucionin e tij në shtet skllavopronar, pastaj shtet feudal, pastaj shtet kapitalist. Ky ekuacion është analitik krahasues, por jo determinues. Dinamika e shteteve të sotme të zhvilluara kapitaliste nuk ka kaluar nëpër këtë rrugë historike dhe detyrimisht nuk mund të ngresh një teori mbi këtë bazë. Bota e relacioneve e ka komplikuar jashtë mase këtë proçes dhe përfundimi i saj kërkon një metodikë krejt tjetër analitike që të mund të nxjerrë pasojat e botës së relacioneve universale dhe ndikimet konkrete ae ato kanë pasur dhe kanë mbi shtetin klasor, dikur, dhe shtetin e së drejtës sot. Ky është një problem që i rri shkencës mbi kokë ku spekullimet janë të pafundme. Duhet një gjë e re në kundërshtim me të vjetrën ku për bazë duhet marrë e sakta fitimprurëse dhe jo propogandistike. Megjithëatë unë pretendoj se ekuacioni më i parë i transformimit të shtetit në jo shtet do të jetë:

 

Shteti kapitalist eleminimi i shërbimit të detyrueshëm ushtarak → jo shtet (gjysëm shtet)

 

Dinamika e mëtejshme e këtij gjysëm shteti do të jetë në përputhje absolute me internacionalizimin e tij dhe kjo do të përbëjë një huazim nga teoria e Marksit. Por duhet pranuar se internacionalizimi i këtij proçesi do të shoqërohet me dinamikat përfundimtare të qelizave ndërtuese të shtetit klasor, të cilat nuk kanë marrë formë përfundimtare me shtetin e së drejtës. Përmëndim pronën private, policinë, institucionet politiko-juridike, gjuhën, institucionet ekonomike dhe, mbi të gjitha, diferencimet racore të realizuara nga nëna e jonë natyrë; – renditjes nuk po i jap rëndësi. Të gjitha këto mund të analizohen duke studiuar më përpara jetën e gjithseicilës dhe pastaj duke i përbashkuar sipas një parimi të ri analitik. E gjitha kjo mund të përmbledhet në atë që marksistët e konsideronin fazë të parë, por që unë pretendoj se është detyra e shtetit të së drejtës kapitaliste për ta realizuar dhe aspak e shtetit iluzor bolshevik.

Eleminimi përfundimtar i gjysëm shtetit do të ketë në emërues pikërisht shkakun fillestar të diferencimit shoqëror të njeriut, që është ndarja e punës, proçes i cili vetëm mund të merret me mënd, por nuk mund të analizohet me shkallën e zhvillimit të njerëzimit të sotshëm. Por ne na lejohet të ndërtojmë ekuacionin e këtij proçesi, që mund të ndihmojë në afrimin drejt njohjes së tij:

 

gjysëm shteti internacional eleminimi i pasojave të ndarjes së punës → rendi i përbotshëm pa pronë

 

Përfundimisht analiza e autorit tonë të kësaj teme është jashtëzakonisht e mangët, tepër larg realitetit historik dhe detyrës që nëna e jonë Natyrë i ka caktuar njeriut. Kjo e fundit duhet të merret në konsideratë vetëm formalisht dhe nuk duhet kanalizuar në domosdoshmërinë e zhvillimit të racës njerëzore në Tokë jo vetëm për efekt të kohës tepër të shkurtër të ekzistencës së njerit në raport me strukturat kimike, por edhe të shpejtësisë tepër-tepër të madhe që mbart bota e njeriut në raport me strukturat jashtënjerëzore.

Nuk e di a do të jetë i kënaqur lektori ynë me këtë shpjegim, por gjithsesi ai sduhet konsideruar më i avancuar dhe i saktë se leksionet që ai ka marrë gjatë shkollimit të tij.

Kemi arritur në pikën më kritike të librit, mbi dialektikën materialiste shqiptare, të cilën autori ynë e analizon afër fundit kur duhej ta kishte bërë që në fillim, por me sa duket instikti i tij mbrojtës e ka mundur arësyetimin materialist të tij. Fjala bëhet për lëvizjen, si formë e ekzistencës së materies, por që autori ynë nuk ka ditur të japë përmasën komplekse të saj: format dialektike të lëvizjes (ka kopjuar thjeshtë Engelsin pa i shkuar ndërmënd se ai nuk e ka pasur të plotë idenë e tij), shkakun thelbësor të fillimit të saj specifik, trasformimet e njëpasnjëshme të formave të lëvizjes, raportet kohore të tyre, mundësinë ndikuese të formave të lëvizjes mbi njëra-tjetrën, kohëegzistencën e gjithseicilës dhe kush ndikon më shumë mbi botën e njeriut. Problemi i levizjes duhet konsideruar si problemi me kuc ne ecurine e shkences pasi eshte tulla me e pare e saj dhe analiza e pasakte e saj eshte shkaku kryesor i lindjes se te gjithe antimaterializmave ne historine e njerezimit. Qofte atehere, qofte sot, pasaktesia e shkakut te livizjes perben kredon e permbysjes se shkences ne histori dhe paaftesine e saj per te ndihmuar njeriun ne zhvillimin e tij. Ne menyre te plote kete e kemi shpalosur ne metodiken qe duhet perdorur kur flasim mbi Skenderbeun (shih “Triumfi arberor i Kastriotit”, ne albanovaonline.com dhe logoreci.com), por une mund t’i kujtoj autorit se moszbulimi i sakte i shkakut te levizjes e con shkencen ne gabime te njepasnjeshme dhe kjo kur behet gabim qe ne stadin filozofik te zberthimit te problemit duhet te merret me mend se cfare ndodh me realitetin shkencor te botes njerezore. Ne kete pozicion ka rene Friedman me ekuacionin e tij mbi piken e singularitetit te bing-bengut ku per baze jane marre vetem proceset dinamike brenda ishullit tone lendor dhe jane anashkaluar proceset fillestare te tij te lidhura me ambientin e jashtem. Kjo gje shpie ne dyshimin me te pare te atij procesi hipotetik: ai ka ndodhur ne te njejtin stad nisje me zgjerimin e paralendes apo pas saj. Nga bazat e absolutizmit analitik di qe dy ngjarje ne te njejtin vend dhe ne te njejten kohe nuk mund te ndodhe, keshte qe mbetet te pranojme qe pika kohore e bing-bengut te kete ndodhur pas fillimit te zgjerimit te paralendes dhe kjo te con domosdoshmerisht ne kerkesen per te zbuluar rolin e ambientit rrethues dhe ne mohimin e parimit debim-tkurrje si nje proces kohor te perjetshem (sipas Engelsit). Pranimi i te gjithe ketyre çon ne kerkesen e zbulimit te formes me te pare te levizjes, e cila arbitrarisht eshte pranuar si forma mekanike. Ajo nuk ka pike dhe kohe lindje kur te tjerat i disponojne keto parametra. Problemi nuk eshte kaq i thjeshte i nderuar lektor dhe une kerkoj te ndryshohen leksionet mbi keto tema, pasi ka nje te vertete e cila eshte tjeter per tjeter. Tani vime tek permbajtja e dialektikes shqiptare per kete teme dhe si i interpreton autori yne idete e Engelsit apo Leninit. Sipas autorit tone permbledhja e dinamikes se formave te levizjes mund te shprehet keshtu:

 

“Ne bazë të afërsisë me njëra-tjetrën (i nderuar lektor këto forma lëvizje renditen kështu jo sepse janë të afërta, por sepse ato kanë krijuar njëra-tjetrën në bazë të një rregulli empirik dhe kjo përbën shkallën e parë të unitetit të materies lëndore, GH), lëvizjet mund të përmblidhen në disa forma. Këto forma janë:

A-Lëvizja mekanike.

Kjo është forma më e thjeshtë e lëvizjes (sipas jush, por jo sipas materializmit dialektik, pasi, siç do të shohim, forma mekanike e lëvizjes fsheh një formë paraardhëse edhe më të thjeshtë, por që njeriu nuk mund ta njohë dot për efekt të zhvillimit të lëndës, GH). Në këtë formë hyn zhvendosja e trupave në hapësirë në raport me njëra-tjetrën (edhe këtu nuk keni të drejtë, sepse zhvendosja e trupave në hapësirë në raport me njëra-tjetrën është pjesa mekanike e lëvizjes kimike dhe këtu qëndron ana mekaniciste e problemit që keni injektuar prej 65 vjetësh në mëndjet e nxënësve dhe studentëve shqiptarë duke fshehur objektet që përshihen në lëvizjen mekanike, GH).

B-Lëvizja fizike.

Kjo formë përmbledh të gjitha lëvizjet që studion fizika (kjo është një shprehje e gabuar, pasi fizika studion të gjitha fenomenet që i nënshtrohen lëvizjes fizike. Nuk është subjekti material që përcakton lëvizjen, por është kjo e fundit që përcakton llojin e subjektit dhe në këtë rast është lëvizja fizike ajo që përcakton shkencën e fizikës, ku kjo e fundit studion të gjitha fenomenet natyrore që i nënshtrohen lëvizjes fizike, GH), si proçeset termike, elektro-manjetike, fenomenet optike, të gravitacionit, proçeset e shndërrimit të thërmijave brënda atomeve dhe në bërthamë.

C-Lëvizja kimike.

Në këtë hyjnë reaksionet e ndryshme kimike. Lëvizja kimike siguron kalimin nga trupa më të thjeshtë, në trupa më të komplikuar(me keqardhje i nderuar lektor nuk ke thënë asgjë për lëvizjen kimike që është shumë-shumë më e komplikuar se dy lëvizjet e parapara dhe fsheh një sërë të papriturash për mendimin filozofik jashtëmaterialist, GH).

D-Lëvizja biologjike.

Në këtë formë hyjnë proçeset jetësore të organizmave të gjalla. Në bazë të saj qëndron shkëmbimi i lëndëve midis organizmit dhe ambientit të jashtëm (I nderuar lektor, në kundërshtim me të gjithë metodikën e ndjekur deri më tani i jeni afruar një të vërtete të madhe, por nuk keni ditur ta shprehni në funksion të lëvizjes. Sipas konteksit pretendues lëvizja biologjike është përgjegjëse për bashkëveprimin e të tre formave të parapara të lëvizjes dhe në këtë pikë mund të argumentohet uniteti i materies në planin më filozofik të fjalës. Ky është një defekt botëkuptimor i shkollës suaj dhe jo i pazhvillimit të mendimit materialist filozofik, GH).

E-Lëvizja shoqërore.

Kjo është forma më e lartë e lëvizjes. Në këtë formë hyjnë proçeset e zhvillimit të shoqërisë. Karakteri i saj si forma më e lartë përcaktohet nga rëndësia e veçantë dhe nga kompleksiteti i veprimtarisë së njeriut si qënie shoqërore (nga pikëpamja materiale superioriteti i kësaj forme lëvizje nuk qëndron në rëndësinë, pasi kjo e fundit është një subjektivizëm i shprehur nga një subjekt, por, sepse, lëvizja shoqërore përmbledh të gjitha format e lëvizjes përgjatë zhvillimit të lëndës materiale gjë e parealizueshme nga format e tjera të lëvizjes. Gjërat duhen thënë siç janë dhe si na pëlqen ne të jenë, GH). (po aty, f. 175-176).

 

E gjithë kjo analizë është tepër-tepër empirike për mendimin filozofik materialist dhe sidomos për atë dialektik. Këtu mungojnë pothuajse të gjitha elementët e dialektikës së lëvizjes, të parathëna më lart, duke përfshirë gjënë më të rëndësishme: fillesën e lëvizjes së ishullit tonë lëndor në planin cilësor dhe kohor. Autori nuk ka ditur të kapë fillesën e problemit të lëvizjes, që është forma e parë dhe shkaku që e ka shtyrë këtë formë në planin kohor. Dmth autori ynë nuk ka qënë i aftë të na japë elementin e parë të dialektikës së lëvizjes, që është lindja e saj.

Në qoftë se pranojmë se lëvizja mekanike është forma më e thjeshtë e lëvizjes, më përpara duhet përcaktuar se e kujt dhe këtu duhet të ndahet mendimi progresist nga ai formalist. Deduksion i autorit tonë nuk mund të pranohet për materien, pasi në këtë rast duhet pranuar që materia fillon me lëvizjen mekanike gjë që nuk duhet t’i përgjigjet realitetit botëkuptimor materialist. Pafundësia kohore dhe hapsinore e materies na e jap këtë të drejtë konkluzive, pasi format e lëvizjes së materies janë të pafundme dhe pa fillim e mbarim. Detyrimisht nuk ka as formë më të thjeshtë e më të komplikuar të formave të lëvizjes së materies. Pra që në fillim lektori ynë duhet të kishte cilësuar se fjala bëhet për format e lëvizjes së ishullit tonë lëndor, duke përjashtuar lindjen e tij e cila detyrimisht duhet t’i nënshtrohet një forme tjetër nga ajo mekanike. Këtu duhet të fshihet një proçes natyror, që, nga pikëpamja botëkuptimore, duhet të merret me mënd dhe e gjithë kjo në qoftë se pranojmë bing-bengun si aktin më të parë të formimit të ishullit lëndor. Duke e konsideruar të saktë këtë proçes vëmë re se ajo ka një mangësi që fsheh dy përmasa të lidhura me lëvizjen; cila është forma e lëvizjes përpara bing-bengut dhe cili është shkaku i proçesit të tij? Të dy këto probleme, duke u zbërthyer na çojnë në konkluzionin se momenti i bing-bengut është paraprirë nga një formë lëvizje përpara se të çfaqet forma mekanike e tij (në thelb proçesi i bing-bengut është vetë lëvizja mekanike). Së dyti shkaku i shpërthimit të proçesit në fjalë nuk është rezultat vetëm i zhvillimit të botës së brëndëshme të tij, por edhe i ambientit rrethues, i cili deri dje e kishte detyruar këtë botë të tkurrej gati pambarim deri në kufijtë e lindjes se shkakut të dritës duke e detyruat të zgjerohej avash-avash deri në kufijtë e mundësisë së shpërthimit të dritës. Kontradikta në këtë rast duhet të shprehet qartë dhe duhet të përbëjë elementët më të parë të lindjes së lëvizjes mekanike. E thënë me fjalë të tjera bashkëveprimi i lëvizjes shkakësore të bing-bengut me lëvizjen mekanike të tij, çojnë medoemos në fillimin e lëvizjes fizike. Proçesi kohor dhe hapsinor në fjalë vetëm duhet të merret me mënd dhe të parashikohet, pasi realisht ai nuk mund të analizohet. Vetëm se ka mundësi të parashikohet edhe më tej tij, duke përcaktuar faktorët e lindjes së kuanteve, përgjegjësinë e formimit të të cilave duhet ta mbajë lëvizja mekanike. Deri këtu lëvizja mekanike duhet të ketë qënë e vetme në historinë e dinamikës së lëndës dhe për mua ai proçes duhet të konsiderohet më i gjati në historinë e lëndës (kam frikë se miliardi është shumë i vogël për të). Deri këtu e gjithë kjo analizë na shërben për të argumentuar se duhet të ketë ekzistuar një formë lëvizje, paraardhëse e lëvizjes mekanike

Po ky arësyetim duhet të shërbejë për të argumentuar ekzistencës e një formë të re lëvizje në momentet e eleminimit total të ishullit tonë lëndor, ku lëvizja mekanike nuk do të jetë më e aftë të mbajë në unitet pasojat përfundimtare të transformimit të kuanteve të energjisë lëndore. Është momenti që lëvizja mekanike dotëzohet duke hapur një dritare të re në zhvillimin e një forma të panjohur të materies, përtej formës lëndore të saj. Une pretendoj se mendimi filozofik materialist i shekullit të XIX-XX ka qënë shumë shterp në këtë drejtim duke i kufizuar format e lëvizjes mbi çbazë u hesht në gjetjen e formulës së unitetetit të materies.

Problemi nuk ka mbetur deri këtu. Në planin filozofik këtë shterpësi e ka ndihmuar zbërthimi i gabuar i shkakut fillestar të lëvizjes. Lufta midis Platonit dhe Aristotelit çoi në eleminimin e njërit, në vënd që të realizohej përbashkimi i tyre mbi ç’bazë do të arriheshin të tjera përfundime mbi shkakun e fillimit të lëvizjes. Gjëja më kryesore në këtë përfundim do të ishte fakti që materia nuk është vetëm në unitet, por ajo, mbi të gjitha, është në marrëdhënie të detyrueshme të dy e më shuma anëve të saj. Unë mendoj se këtu qëndron parimi i ekzistencës dhe interpretimi i kohës, gjëra që do të shihen në vazhdim. Por duhet pranuar se studiesit kanë ndërhyrë në fushat e njëri-tjetrit duke marrë për bazë lëvizjen dhe konkluduar për proçeset fizike kur në realitet ato i takojnë proçeseve shoqërore. Kështu, psh, dyshkaku i fillimit të lëvizjes është zbuluar në botën shoqërore dhe prej këtej u përgjithësua në të gjitha format e lëvizjes, kur për problemin e ndryshimit të ecurisë së kohës proçesi u parashikua në lëvizjen fizike, por u argumentua praktikisht vetëm në lëvizjen shoqërore, të paktën deri më sot.

Forma mekanike e lëvizjes është e para nga të gjitha format që mbart proçesi i zhvillimit historik të lëndës, dhe detyrimisht më i thjeshti. Por, në bazë të teorisë së absolutizmit analitik (shih Raporti Kohor-Hapsinor, ose teoria e absolutimit analitik) lëvizja mekanike duhet të jetë më jetëgjata në historinë e lëndës dhe me vlerën më të vogël në raport me pasardhësen, paçka se ndryshimi është cilësor. Levizja mekanike ka dhe një veçori tjetër: merr pjesë në të gjitha format e tjera të lëvizjes duke qënë shkakësore në formimin e tyre. Por ajo nuk ndikon domosdoshmërisht në lëvizjet e tjera, pas lindjes së tyre. Kjo ka rëndësi të vihet në dukje, sepse do të shërbejë për të ndërtuar ekuacionet e bashkëegzistencës gjatë proçesit të zhvillimit dhe menyrën se si ndikon në kohën e proçeseve fizike jo vetëm si vlerë, por kryesisht si mundësi. A është i saktë proçesi dhe a duhet marrë për bazë? Lëvizja mekanike duhet të përbëjë atë formë të lëvizjes që pajton jo vetëm lëndën me paralëndën, por dhe me formën e lëvizjes që çon në lindjen e saj. Kjo ka rëndësi të vihet në dukje si çfaqje e fenomeneve natyrore, pasi vlerat e tyre janë të pamundura të maten, bile akoma më tej edhe të diktohen. Në këtë pikë gjërat vetëm merren me mendë në sajë të dialektikës materialiste dhe brënda këndit filozofik duke mbetur përgjithmonë hipoteza.Ja përse përmbajtja e nocionit hipotezë nuk duhet kapërcyer; ka shumë fenomene natyrore që merren me mend pa u argumentuar kurrë.

Dinamika e strukturave materiale lëndore nën presionin e lëvizjes mekanike çojnë në domosdoshmërinë e strukturave fizike dhe të lëvizjes së tyre që duhen konsideruar të tilla kur arrijnë të krijohen grimcat elementare. Në mënyrë empirike përbashkimi i kuanteve në këto grimca duhet të jetë përgjegjësi e lëvizjes mekanike dhe këtu duhet të mbarojë detyra historike e saj. Duhet konsideruar një proçes tepër-tepër i gjatë dhe që përbën shumicën kohore të ishullit tonë lëndor, por që në fund të fundit përcakton fillimin e kohës fizike dhe të gjithë proçesit që studion sot shkenca e fizikës. Kalimet nga grimcat elementare, në lidhjet e tyre dhe mundësinë e organizimit në nivele më të larta energjitike duhet t’ja dedikojmë lëvizjes fizike në bashkëveprim me lëvizjen mekanike mbi ç’bazë krijohen atomet, grup atomet, molekulat dhe elementët kimikë. I gjithë proçesi gjigand i këtij formimi nuk mund të bëhet dot në mënyrë lineare jo vetëm nga pikëpamja hapsinore, por dhe kohore. Mosekzistenca e të gjithë elementëve kimikë në Tokë (mungon elementi teknec) më ka çuar në përfundimin se vetë ishulli lëndor e fillon rrugën e vet në sajë të një shpërthimi (bing-bengu) të realizuar nga bashkëveprimi i forcave të brëndëshme me ato të jashtme në një proçes asimetrik dhe të diferencuar në të gjitha planet. Eshtë e pamundur të pranohet simetria dhe barazia kohore dhe hapsinore e proçeseve që i nënshtrohen lëvizjes fizike. Kjo e fundit ekziston, si një domosdoshmëri, pikërisht për të krijuar ekuilibrin e pabarazisë që krijon lëvizja mekanike, por që nuk mund të vrojtohet dhe argumentohet nga njeriu për efekt të distancës së madhe kohore dhe ndryshimeve të njëpasnjëshme që kuantet e energjisë kanë pësuar përgjatë kësaj kohe. Vetëm se duhet pranuar që proçeset fizike në atë kohë i janë nënshtruar dy vektorëve të lëvizjes fizike: njëri i lidhur me konsolidimin e grimcave elementare dhe tjetri i lidhur me çlirimin e energjise nga këto grimca si rezultat i bashkëveprimit të lëvizjes mekanike me atë fizike edhe pse proçesi ka qënë i sapo filluar. Shkenca ndoshta e ka të pamundur të përcaktojë dhe të masë energjinë e asaj kohe të stërlargët, por gjithsesi ajo duhet të marrë me mënd që proçeset fizike dhe lëvizja e saj nuk mund të jenë lineare dhe e njëanshme, siç mund të paraqiten sot. Raportet e tyre duhet të përcaktojnë dinamikën e ardhëshme të ishullit tonë lëndor, mbi ç’bazë duhet të përcaktohen llojet e grimcave elementare jo vetëm në sasi dhe cilësi, por dhe në kohëekzistencë. Të gjitha këto duhet ta kenë burimin në diferencimin specifik që realizon lëvizja fizike me shkaqet dhe pasojat e saj. Proçeset fizike, që çojnë në formimin e grimcave elementare, duhet të jenë shumë më të shkurtëra në kohë se proçeset mekanike të konsolidimit të kuanteve të energjisë dhe, nga pikëpamja hapsinore, duhet të zënë shumë pak vënd në ishullin tonë lëndor se sa kujtojnë fizikantët dhe studiuesit. Duhet pranuar që proçesi i njohjes së natyrës së lëndës në këtë pikë ka mundësi të njihet, por gjithsesi gjithmonë në pasojën e saj, pasi shkaku është i fshehur pas individumeve që ndërtojnë bashkësinë kuantike dhe që pak duhet të merren me mënd.

Dinamika e proçeseve fizike, pasi kapërcen fazën e formimit të grimcave elementare, edhe pse në një pozicioni të pakonsoliduar, hap rrugën e formimit të elementëve kimikë dhe të fillimit të lëvizjes kimike ku bashkëveprimi i të tre formave të lëvizjes çojnë në domosdoshmërinë e formimit të elementëve kimikë. Në këtë pikë dialektika tri përmasore është e aftë të na çojë në një sërë përfundimesh të reja për shkencën, pasi tani kemi atë që vrojton syri i njeriut, edhe pse proceset nayrore jane me te veshtira dhe komplekse. Ni dinamiken e proceseve kimike ka rendesi te vihet ne dukje karakteri heterogjen i saj dhe zhvillimi i diferencuar ne shume pika te ishullit tone lendor. Duhet pranuar qe kjo dukuri fillimisht duket vetem ne levizjen kimike (pa dyshim qe ajo ekziston edhe ne proceset e fizikes jo vetem te fillimit, por dhe ne vazhdim), por qe nuk mund te konsiderohet pa pasoja ne vazhdimesine e metejshme te saj. Kjo ben qe dinamika e shperndarjes se elementeve kimike te percaktoje llojin e metejshem te pasurimit te formave lendore, pertej strukturave kimike. Une pretendoj qe ky duhet konsideruar procesi kryesor i formimit te levizjes bilogjike dhe ekuacionet qe ndertohen per kete qellim kane mangesira serioze ne kete drejtim. Dinamika e proceseve kimike ka shume-shume komplekse ne raport me ato fizike cka perben nje veshtiresi ne zbulimin e tyre, pasi tani nuk kemi te bejme vetem me elementet kimike, por dhe me kombinimin e tyre dhe akoma nuk eshte percaktuar se kush perben me te thjeshten dhe me te komplikuaren ne kete proces. Fakti qe sot elementet kimike ndodhen ne fazen e shperberjes se tyre (elementet radioaktive jane tregues te ketij procesi) duhet te tregoje se formimi i elememteve kimike ne ishullin tone lendor ndodhet drejt dekadences. Edhe ne qofte se ne ndonje skaj te ishullit tone lendor natyra mund te beje ndonje shaka te tille, ajo do te jete shume e perkoheshme ne ekzistence. Te pakten elementet kimike artificiale, te formuar neper reaktoret berthamore e kane kete fat. Eshte e pamundur qe njeriu te dale mbi natyren; kjo eshte rendesia e suprimimit te lendes mbi ndergjegjen dhe vetem per te kuptuar kete fakt duhet ky raport (prandaj pranimi i tij si problem kryesor ne filozofi me duket teper i sforcuar dhe fallso). Por ne kete proces gjigand ngelet per te percaktuar raportin kohor midis elementeve kimike dhe kombinimit te tyre, sidomos elementet e fundit te tabeles periodike. Mos valle problemi eshte i zgjidhur me spiralet e formimit te ketyre elementeve brenda nje periode dhe kjo krijon mundesine e kombinimit te elementeve kimike? Por kjo do te thote se uji nuk perben bazen e domosdoshme te fillimit te levizjes biologjike ose procesi i kombinimit eshte teper-teper i komplikuar ne raport me ate qe di sot njeriu. Ne kete pike studimet duhen konsideruar ne fazen fillestare dhe shkenca nuk e ka thene akoma fjalen e vet. Por perfundimisht duhet pranuar qe levizja kimike eshte ajo qe realizon per here te pare perbashkimin e te tre formave te njohura te levizjes dhe eshte e pamundur qe ajo te realizohet pa bashkeveprimin e dy te parave. Vazhdimesia e proceseve kimike, ne vazhden e kohes, duhet te coje ne nje shkalle maksimale te zhvillimit pertej te ciles ajo nuk ka c’te pasuroje më me komponime te reja.. Ne thelbin e vet levizja kimike permban nje permase hapsinore me te vogel se levizja fizike ne ishullin tone lendor dhe nuk duhet te jete e veshtire te percaktohen raportet hapsinore te strukturave perkatese. Akoma me tej, koha e egzistences se organizimeve kimike duhet te jete shume me e vogel se e strukturave fizike, por qe nuk mund te krijohen pa keto te fundit. Per kushte rastesore te zhvillimit, nepermjet shkalles organike te komponimeve kimike, me ane te bashkeveprimit te dy formave te parapara te levizjes, levizja kimike con ne formimin e levizjes biologjike.

Levizjen biologjike njerezimi e njeh vetem ne Toke dhe nga kjo une nuk di te kete nxjerre ndonje perfitim, pervec djegjes se njerezve ne turrat e druve ne Piaca del Fiore. Problemi nuk eshte kaq kompleks sa paraqitet dhe aresyeja e ekzistences se levizjes biologjike ne nje vend te vetem, te pakten brenda sistemit tone diellor, duhet te tregoje per ekstremet e kesaj rastesie. Gjithsesi te jete puna bashkeveprimi i te tre formave te levizjes nuk eshte i mjaftueshem per te provokuar lindjen e levizjes biologjike. Pastaj vete levizja biologjike ka disa shkalle zhvillimi dhe ne kete pike duhet te filloje komplikacioni hapsinore per te realizuar lidhjen e nevojshme midis cilesoreve ne levizjen biologjike. Te gjitha keto me cojne ne perfundimin se faktori kohe duhet te jete determinant ne kete proces teper-teper te veshtire per filozofine dhe shkencen. Ne kete menyre formula e Drejkut mbi propabilitetin e ekzistences se qenieve te gjalla ne univers duhet te jete jo shume e sakte, pasi ajo e merr kohen te njejte per te gjithe proceset natyrore qe cojne ne domosdoshmerine e lindjes se levizjes biologjike. Problemi duhet realizuar i diferencuar jo vetem per kohen e cdo fenomeni qe i bashkangjitet ekuacionit, por ai duhet diferencuar edhe brenda nje kohe specifike gje qe e pjeston me mbi njemiliard probabilitetin e gjendjes se levizjes biologjike ne univers dhe jo vetem kaq, por na krijon mundesine te argumentojme se levizja biologjike mund te ekzistoje edhe vetem per fazat e bimeve apo kafsheve pa shkuar me tej. Une pretendoj qe formula e Drejkut nuk e paraqet dot kete situate vendimtare per levizjen biologjike. Ekzistenca vetem ne nje planet, tani per tani, e levizjes biologjike tregon se permasa e shtritshmerise hapsinjore te saj te jete teper-teper e vogel ne raport me levizjen kimike. Po keshtu edhe permasa kohore duhet t’i nenshtrohet ketij rregulli, bile une pretendoj qe ne natyre duhet te ekzistojne fragmente te kohes biologjike edhe pa arritur ne fazen e njeqelizoreve te gjalle, dmth vetem ne fazen e bimeve. Natyra e lendes duhet te presupozohet qe i permban te gjitha shkallet e levizjes biologjike neper planete te vecante pa krijuar kontradikte me ambientin kimik. Zhvillimi diferencues neper shkalle kohore zhvillimi vihet re neper bime e kafshe kaq qarte sa eshte e pamundur te mos e pranosh kete deduksion ne kete menyre. Kjo është e domosdoshme të bëhet, të paktën në planin filozofik, pasi do të nxirrte në pah arësyet e mutacioneve të çfaqura në historinë e kësaj lëvizjeje në Tokë. Levizja biologjike eshte pergjegjese per bashkimin e kater formave te levizjes dhe shkaktarja themelore e fillimit te levizjes shoqerore. Ka një moment kohor (me gjatesi të konsiderueshme dhe të ndryshme) që lëvizja biologjike është në të njëjtin vektor me lëvizjen shoqërore dhe është kjo pikë që duhet marrë në konsideratë kur flasim për fillimet e lëvizjes shoqërore.

Kjo e fundit konsiderohet si forma me e larte e levizjes, vetem se duhet shtuar: ne ishullit tone lendor dhe jo me tutje; akoma më tej jo në nivelin më të lartë të saj. Problemi duhet parë më në kompleks dhe sipas diferencimit kohor e hapsinor të rastësive që kanë shoqëruar lindjen e lëvizjes biologjike e pastaj shoqërore në ishullin tonë lëndor. Pastaj ngelet për të parë edhe diçka tjetër: relacionet e pjesmarrësve në lëvizjen shoqërore pa lidhje bilogjike, pasi fantazia njerëzore ka ecur pak si tepër përpara. Analiza e lëvizjes shoqërore është e thjeshtë dhe e paktë dhe kjo në sajë të mungesës së ekzistencës së saj jashtë Tokës si realitet komunikues nga ana e tokësorëve. Por ekzistenca e lëvizjes shoqërore ne jep mundësi të vërtetojmë transformimet e lëvizjeve në historinë e lëndës pasi kemi mundësi ta vërtetojmë në praktikë. Në qoftë se format e lëvizjes kanë ndihmuar në formimin e pasardheses, atëhere kur ishulli lëndor ishte në krijimin e cilësoreve të vet ka një moment pas të cilit format më të ulta nuk ndikojnë më në mënyrë të drejtëpërdrejtë mbi hapësirat e lëvizjeve me nivel cilësor të ndryshëm nga bartësit e saj. Dmth sot format më të thjeshta të lëvizjes nuk ndikojnë mbi format më të komplikuara. Por kjo do të thotë se format më të larta të lëvizjes transformohen detyrimisht në forma më të ulta kur përmbushet kohëekzistenca ligjore e hapësirës. Pra lëvizja shoqërore transformohet në lëvizje biologjike dhe prej këtej në lëvizje kimike. Këtë proçes njeriu mund ta vrojtojë me sy të lirë kurdoherë (vdekja e njeriut është momenti që e transformon lëvizjen shoqërore në lëvizje biologjike dhe pas disa viteve, të themi, në lëvizje kimike) dhe kjo ka vlera për të argumentuar që me kalimin e viteve lëvizja kimike do t’i lërë vëndin vetëm lëvizjes fizike ku kjo e fundit, pas plotësimit të dinamikës së hapësirës fizike, do t’i lërë vëndin vetëm lëvizjes mekanike mbi çbazë do të marrë fund historia e ishullit tonë lëndor për të mos u çfaqur më kurrë në historinë pa mbarim të materies.

Analiza e formave të lëvizjes, sipas kësaj hapësire, na çon në një përfundim të lidhur me faktorin kohë lindje, kohë ekzistencë dhe shpejtësi lëvizje. Unë pretendoj se kjo ka nevojë të vihet në dukje pasi kërkon pikësëpari të ndryshojë një botëkuptim mbi kohën dhe lëvizjen. Bashkëveprimi i tyre kërkon ndarjen e kohës nga hapësira dhe vendosjen e kohës në të njëjtin nivel me hapësirën, gjë të cilën e realizon vetëm lëvizja. Kjo e fundit disponon raporte të sakta kohore midis formave të veta dhe detyrimisht kërkon një interpretim të ri të bartësit të vet, që është raporti hapësirë/kohë, dmth shpejtësia. Në këtë kuadër del e nevojshme analiza e raporteve kohore të formave të lëvizjes mbi ç’bazë lind një intepretim i ri i këtij raporti me pasojat e veta në kundërshtim me materializmin e shekullit të XIX-XX. Kjo gjë revizionon shumë përfundime në fushën e fizikës, kimisë, biologjisë dhe sidomos në shkencat shoqërore. Lëvizja është ajo që lidh jo vetëm hapësirën me kohën, por dhe shpejtësinë e zhvillimit të kontinumit kohor-hapsinor me kohen dhe hapsiren, duke nxjerrë përfundime krejt të tjera. Raportet kohore të formave të lëvizjes duhen kuptuar sipas pamjes së mëposhtme pa i dhënë rëndësi simetrisë në këtë rast dhe madhësisë së vektorit të jetëgjatësisë kohore.

 

format e lëvizjes                                    jetëgjatësia kohore    

        

lëvizja mekanike     →———————————————————————-I

lëvizja fizike                               →———————————————I

lëvizja kimike                                   →———————————-I

lëvizja biologjike                                           →————-I

lëvizja shoqërore                                               →—–I

 

Format e lëvizjeve kanë ndikim mbi njëra-tjetrën jo vetëm në planin historik të bartësve të tyre, por dhe në vazhdim. Në këtë rast në konsideratë duhen marrë format ngjitur me atë që analizojmë dhe sa më larg ndodhen ato kundrejt njëra-tjetrës aq më pak është ndikimi i domosdoshëm. Ky fakt nuk duhet anashkaluar, të paktën për tre format e para pasi do të pasuronin bagazhin e dijeve të njeriut, por në të njëjtin pozicion ndodhen dhe tre format e fundit ku rastësia ndikon në mënyrë të drejtëpërdrejtë mbi individin njeri dhe ky i fundit mbi vetë lëvizjen shoqërore. Dmth lëvizja kimike përmban thelbin e ishullit tonë lëndor me të gjithë komplekset e tij duke u konsideruar domosdoshmeria e vetë ishullit.

Pamja e mësipërme na jep mundësinë të analizojmë dhe kohën e egzistencës se çdo formë lëvizjeje në planin kohor të përgjithshëm te ishullit tone lendor dhe varësinë që hapësirat bartëse të tyre kanë nga njëra-tjetra. Nuk është vështirë të dallohet që kjo kohë është e ndryshme dhe jo e lidhur me të njëjtën kohëlindje. Me sa di unë ky proçes është anashkaluar pa u marrë në konsideratë, por qe behet pengese per zberthimin e kontinumit kohor-hapsinor te strukturave cilesore te lendes. Ne kete pike qendron nje nder raportet me te rendesishme te filozofise dhe te shkencave ekzakte. Une pretendoj se ky raport lidh filozofine me keto shkenca dhe sakteson trinomin dialektik: lindje – shpejtesi zhvillimi – koheekzistence. Problemi ka ne themel levizjen, kohen dhe hapsiren mbi c’baze mund te realizojme nje sere perfundimesh te nje rendesie te vecante jo vetem per filozofine. Konkretisht trinomi i mesiperm ka nje varesi absolute te elementeve pjesmarres nga levizja, ku koha e lindjes percakton permasen e shpejtesise dhe, kjo e fundit, koheekzistencen. Eshte nje varesi ligjore qe permbys shume perfytyrime ne shkencat e natyres. Konkretisht eshte e pamundur qe livizja fizike te jete me e madhe se ajo kimike, biologjike dhe shoqerore. Po marr kete shembull pasi shkenca ka mbetur ne kete vend duke pranuar pa hezitim qe drita ka shpejtesine me te madhe ne natyre. Une pretendoj per te kunderten per shume aresye. Raporti kohor-hapsinor (tani per tani po e marr si nje postulat) nuk mund te pranoje kurrsesi lindjen e levizjes fizike perpara se ajo kimike, etj, dhe te kete shpejtesine vetiake me te madhe se te gjithe pasardheset e veta. Per te qene me te sakte, drita e ka shpejtesine e levizjes me te vogel se te gjitha strukturat qe marrin pjese ne levizjen fizike pasi ajo konsiderohet si e para ne keto struktura. Kjo do te thote se ajo qe lind e para e ka shpejtesine e levizjen me te vogel se ato qe vine me mbrapa dhe me kete te marre fund percaktimi i shpejtesisese levizjes ne menyra arbitrare. Nga ana tjeter, ajo qe lind e para duhet ta kete dhe koheekzistencen me te gjate se ato qe i vine pas, qe do te thote se shpejtesia e levizjes dhe koheekzistenca jane ne raporte te zhdrejta. Ngelet per te percaktuar bashkeshoqeruesit ne kete sfide dhe te hiqet nga mendja qe njeriu do te jetoje me shume se kafshet apo bimet, se per te tjerat nuk eshte e veshtire te kostatohen. Ky eshte pikerisht suprimimi i lendes mbi njeriun, ose, sic shprehet sot, i materies mbi ndergjegjen.

Kemi mberritur ne piken e fundit te levizjes: kush forme e levizjes ndikon me shume mbi boten e njeriut. Ne varesi te lidhjes se levizjes me kohen dhe hapesiren nuk eshte e veshtire te behet ky percaktim dhe te arrihet ne perfundimin qe format me te ulta te levizjes nuk ndikojne domosdoshmerisht mbi format me te larta, por gjithsesi ato ndikojne me nje fare force mbi njeriun ku format me te ulta e kane kete force me te vogel se ato me te lartat. Ne menyre direkte levizja biologjike ndikon dukshem mbi njeriun dhe, me pas, levizja kimike. Me pak, deri aspak mbi njeriun ndikojne levizja fizike dhe ajo mekanike. Por ketu duhet patur parasysh dicka. Kur flasim per levizje mekanike nuk duhet pasur parasysh thjeshte levizja e objekteve karshi njeri-tjetrit pasi , kjo e fundit, eshte pjesa mekanike e levizjes kimike dhe jo thjeshte levizje mekanike, Sot per sot brenda ishullit tone lendor levizje mekanike jashte strukturave fizike dhe kimike si zor qe te kete, Ajo eshte e ndrydhur ne brendesi te strukturave te mesiperme dhe perben komplikacionin e influences se levizjeve te ndryshme mbi boten e njeriut. Kjo do te thote qe horoskopi te jete pjese e fantazise se njeriut dhe jo nje fakt konkret. Ne kete pike problemi duhet konsideruar botekuptimon dhe me marreveshje.

Nuk e di a do te jete i kenaqur lektori yne me kete zberthim qe une i bera levizjes, por gjithsesi ai duhet ta dije qe ketu fillon dialektika materialiste e verteta dhe ne kete pike shume gjera mund te jene thjeshte perfytyrime te gabuara te njeriut, por une pretendoj se keto perfytyrime nuk duhet te jene te gabuara kundrejt dialektikes materialiste dhe kjo duhet te argumentohet qe ne nisje. Pikerisht ketu qendron ndryshimi i materializmit dialektik shqiptar nga materializmi dialektik qe une kerkoj t’ju imponoj i nderuar lektor dhe une them qe kjo eshte shume me perpara se idete e shkolles bolshevike ku ju jeni mbeshtetur. Kjo kuptohet ne menyren se si ju i zbertheni aplikimet shkencore te shkolles se mesiperme, rendesia e te cilave eshte e jashtezakonshme duke realizuar permbysjen e materializmit dialektik bolshevik jo per seder, por per perfitim shkencor dhe kjo perben dallimin e dyte midis dy shkollave.

E keni nenvleresuar jashte mase shkollen mjaterialiste shqiptare te para 1945-ses dhe ndoshta nuk ka qene faji i juaj. Por ama i nderuar lektor eshte e papranueshme ta pranosh tezen tuaj, te huazuar nga fizika dhe te kundervene idealizmit filozofik; por qe nuk jep asnje zgjidhje, perkundrazi e ngaterron edhe me keq perfytyrimin mbi te panjohuren. Sipas jush:

 

“Perfytyrimin e shkences mbi shume dimensione filozofet idealiste perpiqen ta shfrytezojne ne menyre spekulative, kundra materializmit. Sipas tyre, thelbet shpirterore jane te vendosura ne dimensionin e katert te hapesires, apo ne nje dimension te paperceptueshem, ku nuk mund te hyje qenia. Ne lidhje me kete, ata pretendojne, se kjo iu jep mundesi atyre qe te drejtojne proceset materiale. Por ky dimension i katert i hapesires eshte nje dimension imagjinar. Dimensionet ne hapesire jane tre. Nje dimension i katert, sipas fizikes, eshte koha. Ky percaktim niset nga fakti i ekzistences se botes jo vetem ne hapesire, por dhe ne kohe (po aty, f. 190-191)”.

 

Ne qofte se ka idealizem te kulluar eshte pikerish pohimi i juaj mbi permasen e katert te hapesires, qe na qenkerka koha. A ju ka shkuar ndermend se po te ishte e vertete kjo, koha vendoset ne varesi te hapesires dhe mohohet mundesia e zhvillimit te ngjarjeve ne kohe dhe hapesire? Jo vetem kaq, por mohohen permasat e kohes duke e futur materializmin dialektik pikerisht aty ku deshiron idealizmi filozofik. E pame me lart se vete koha kishte tre permasa te vecanta: lindjen – ecurine – ekzistencen (moshen) dhe ajo qe lidh kohen me hapesiren eshte shpejtesia, atehere per cfare permase te katert behet fjala. Pranimi i kesaj teze eshte permbysja me reale e materializmit dialektik pasi koha dhe hapesira duhen konsideruar ne te njejtin rrafsh analitik, pasi jane realisht te vetmet kendveshtrime te zhvillimit te materies, lendes dhe njeriut. Ngelet per te lidhur kohen me hapesiren dhe jo vendosja e kohes ne varesi te hapsires. Ne kete kuader e shoh me te lehte te formuloj nje teori te re se sa te pranoj permasen e katert te hapesires. Keshte qe ngelet, me perpara, te hedhim poshte kete teori ne menyre qe t’i hapim rruge lidhjes se kohes me hapesiren sipas raportit te tyre, mbi c’baze formulohet lidhja e unitetit te materies edhe pse ajo eshte e pafundme dhe njeriu i fundem. Konstantja e ketij raporti perben ate qe Ajnshtajni e quante kontinum kohor-hapsinor dhe ketu duhet te jete keqperdorur teoria e tij per te kaluar nga materializmi dialektik ne idealizmin objektiv. Raporti kohor-hapsinor eshte i aftre t’i jape pergjigje te gjitha lidhjeve specifike qe disponon lenda dhe materia edhe pse jane te kunderta sipas kohe dhe hapsires. Raporti kohor-hapsinor i vendos ato ne unitet dhe cdo mosperputhje e rrjedhimeve analitike duhet te vertetoje gabimin e races njerezore pergjate procesit te njohjes (per kete shih Raporti kohor-hapsinor, ose Teoria e absolutizmit analitik, albanovaonline,com, logoreci,com ose ne gazeten “Ndryshe” dt. 24.07.2008).

Rrjedhimet e raportit kohor-hapsinor jane te shumta, por ato vecanerisht shpien ne zbulimin e disa fakteve interesante per boten e njeriut ku me kryesorja vecohet: predispoziteti natyror i popujve ne zhvillimin e tyre jashte koncepteve raciste (eshte kjo aresyeja perse revolucioni i ardheshem social duhet te kete dy faza dhe perse ato nuk kane asnje lidhje me diktaturen hipotetike te proletariatit). Ne kete pike ja vlen te zbulohet shenja dalluese e popujve nga njeri-tjetri jashte produkteve shoqerore. E them kete pasi njeriu perpara se te jete qenie shoqeror, eshte qenie natyrore dhe duhet zbuluar menyra se si nena jone natyre vepron mbi njeriun jo si individ, por si bashkesi. Raporti kohor-hapsinor na con ne zbulimin se shenja dalluese e popujve dhe racave eshte shpejtesia e zhvillimit shoqeror duke hedhur poshte pikepamjet e racisteve pasi inferioriteti hapsinor (ajo qe merret per baze nga shkollat raciste) shoqerohet me superioritetin kohor. Ja perse permasat e hapesires ndryshojne nga ato te kohes dhe ja perse koha nuk duhet vene ne varesi te hapesires. Analiza e shpejtesise se zhvillimit social na con ne nje sere perfundimesh te tjera, ku interesat shoqerore te popullit shqiptar gjejne zgjidhje krejt te reja dhe origjinale nga ato qe persorin politikanet e sotem. Me kryesorja ne keto zgjidhje eshte bota e relacioneve me shkaqet dhe pasojat e veta ku shqiptaret akoma edhe sot nuk e kane kuptuar se kujt i bejne mire e kujt i bejne keq edhe pse gjitheshka nuk varet pret tyre.

Por duhet pranuar se libri i autorit tone jo rralle i ka paragjykuar ngjarjet historike jashte realitetit dialektik duke u mveshur atyre procese te pamundura dhe duke fshehur thelbin e tyre. Ky fakt e ka bere librin shume te kritikueshem duke arrire ne perfundimin se ai eshte shkruar per te realizuar nje kundervenie se sa per te treguar thelbin e dialektikes materialist. Vini re kete tendence te autorit tone dhe lexuesi te konkludoje vete:

 

“Idete e Galileut i vazhdoi me tej filozofi dhe shkencetari Xhordano Bruno. Ky tregoi se ne hapesire ka bote te panumerta si bota jone. Keto ide i jepnin nje tjeter grusht pikepamjeve te idealizmit dhe te fese mbi boten qiellore. Per kete, feja, e cila ishte e plotfuqishme ne mesjete, perdori inkuizicionin per te ndaluar zhvillimin e shkences” (po aty, f. 198)”.

 

Lektori yne shume gjera nuk i thote sakte, akoma me tej i shtemberon dhe kete e ben me dashje. Neqofte se ai kujton se shqiptaret kane mbetur si para 1992-shit eshte puna e tij, por koha sot ka ardhur krejt ndryshe dhe une dua t’i kujtoj atij se veprimet e para 500 vjeteve ne Europen feudale jane krejt te barabarta me veprimet e Leninit, Stalinit, Enver Hoxhes (bile veprimet e tyre kane qene me ekstreme ne drejtim te krimit dhe te vraret e te pushkatuarit jane shume-shume me te shumte e me te sofistikuar) dhe vazhdojne edhe sot ne brendesi te klases politike shqiptare. A nuk eshte ne te njejtin pozicion partia socialiste shqiptare ne shtator te 2009-es? Atehere per cfare shkence na flet lektori yne? Pastaj ai duhet te jete kritik kundrejt ideve te Xhordano Brunos jo vetem pse ai nuk ka vertetuar gje, por thelbi i pretendimeve te tij kane qene krejt te tjera dhe jane probleme qe do te kerkojne mijera e mijera vjet per t’ju afruar te vertetes. Xhordano Bruno ishte viktime e vetevetes pasi koha e tij nuk u perputh me kohen e eterve te Kishes se Shenjte dhe idete e tij kishin me teper karakter reaksionar se sa progresist. Cdo gje qe nuk perputhej me politiken kriminale dhe antishqiptare te PKSh autori yne e konsideron pozitive, por harron thelbin e vete problemit. Xhordano Bruno, Galileo Galilei, Nikolla Koperniku perpara se te ishte shkencetar ishin klerike dhe kishin mbaruar shkollat e klerit katolik ne vendet perkates, gje te cilen ju nuk ja keni thene shqiptareve. Keshte qe te gjithe ata ishin te konfrontuar me veten e tyre dhe pastaj me vete klerin. Ju, lektoret shqiptare, nuk e dini se ajo koha ka pasur nje tjeter detyre per te zgjidhur dhe mos perputhja e interesave ka shpene ne ngjarjet e parapara.

Pikepamjet kryengritese te shkencetareve te mesiperm nuk i kane dhene asnje goditje idealizmit dhe fese per faktin me te thjeshte fare: te gjitha betejat ne fushen e teorise jane te fituara nga idealizmi dhe feja per paaftesine e materializmit filozofik dhe jo per merite te idealizmit. Ju nuk mund te kapeni pas kesaj fije kashte, sepse nuk ju takon ju per te kundershtuar nje pamundesi. Gjeni i nderuar lektor shkaqet e lindjes se fese, autorët e kësaj lindjeje, rendin shoqëror qe e detyron të lindë, domosdoshmerine e atehershme te ekzistences se institucioneve fetare katolike, dhe do te zbuloni pozicionin real te shkolles suaj dhe nivelin intelektual te produktit komunist. Nga qe nuk keni ditur t’i beni te gjitha keto filluat gjuetin e shtrigave me 1967 (nuk po ju akuzoj per krimet e 1945-1946 kundra Klerit Katolik Shqiptar pasi e di se nuk keni gisht, por per poshtersite e 1967 ju dhe shoket e juaj jeni pergjegjes direkt pasi keni mbuluar paaftesine tuaj, antimaterializmin dhe antishqiptarizmin komunist me akuzat kundra Klerit Katolik Shqiptar) duke asgjesuar materialistet filozofe shqiptare vetem pse keta kishin petkun e shenjte te franceskanit apo jezuitit. Nuk ka asnje grusht kundra idealizmit dhe fese te dhene ndodhehere nga ndonje studiues, duke perfshire edhe Marksin i cili eshte i vetmi qe postuloi se feja eshte opium per popullin, por nje opium i domosdoshem. Po, kjo eshte analize materialiste, por ju nuk e kuptoni dot per aresye te tjera. Pastaj ju keni nje te keqe te madhe, nuk kuptoni dhe nuk dalloni dot idete fetare nga institucionet e tilla; nuk ka qënë asnjëherë feja e plotfuqishme ne mesjetë ne Europë, por institucionet katolike të Selisë Shenjtë bënin ligjin ne Europën e asaj kohe. Po te kishit zbuluar kete do te arrinit ne perfundimin se institucionet katolike mesjetare kane qene para se gjithash institucione politike qe fshiheshin pas ideve fetare dhe eshte ky fakti qe e shpetoi Europen mesjetare nga tjetersimi i invazioneve arabe ne jugperendim dhe ai otoman ne juglindje. Proceset historike duhet marre si kane ndodhur dhe jo si ju pelqen ju te ndodhin. Lufta kundra tyre, e marre nga PPSh, nuk eshte lufte kundra fese, sic e keni publikuar ju, por kundra institucioneve me shkencore dhe shqiptare qe kane ekzistuar ndonjehere ne historine e banoreve te ketyre trevave dhe kete ju ja keni fshehur popullit shqiptar duke ngritur lart poshtersine tuaj kriminale si shpetimtare te popullit tone. Ketu do te jemi e do te shohim se si politika europiane do te luaje me popullin shqiptar pikerisht ne saje te asaj poshtersie qe gatuat ju me 1967-ën. Në tërësi duhet kuptuar që kryqëzatat dhe Inkuizicioni u aplikuan për të mos lejuar tjetërsimin e racës së bardhë nga racat e tjera, pasi proçesi ka qënë tepër i parakohshëm. Duhet kuptuar edhe diçka tjetër i nderuar lektor: shumë veprime politike të aplikuara në botë i nënshtrohen instiktit vetëmbrojtës edhe pse pasoja mund të jetë shumë e rëndë (zhdukja e racës së kuqe nga raca e bardhë; raca e kuqe është raca me shpejtësinë më të madhe të zhvillimit shoqëror në historine e njerëzimit dhe kapja e rendit kapitalist nga ana e saj do të çonte në një luftë të përbotshme të paparë, ndoshta sa shume e dy luftrave imperialiste te marra se bashku dhe te ngritura ne katror), prandaj dhe ekziston kategoria domosdoshmëri-liri.

Së fundi i nderuar lektor dua t’i bëj të qartë lexuesit të nderuar shqiptar, sidomos, se në natyrë ka vetëm të vërteta absolute, në të kundërtën ato nuk janë të vërteta. Por në këtë kuadër ka dhe të vërteta mashtruese, ku këto të fundit përmënden herë pas herë për t’ja ngulur në kokë lexuesit që janë ashtu pse duam ne. Në këtë kuadër ju keni pasur kurajon civile të paraqisni si të vërteta absolute mashtrimin gjigand që politika propogandistike e PPSh i ka injektuar popullit shqiptar për 45 vjet pa pushim. Sipas jush, dhe redaktorit tuaj karizmatik:

 

“E vërteta absolute është ajo e vërtetë, që nuk mund të hidhet poshtë sado që të zhvillohet dhe të pasurohet shkenca. Kështu, për shëmbull, roli udhëheqës i PKSH në Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare, në revolucionin socialist dhe në ndërtimin e shoqërisë socialiste në Shqipëri apo krijimi i kësaj Partie me 8 nëndor 1941 janë të vërteta absolute (po aty, f. 161-162).

 

Duke parë që pretendimi juaj filozofik bie ndesh me një sërë artikujsh të shkruar nga unë për këto probleme, jam i detyruar t’ju përgjigjem edhe pse thelbi i atakimit ekziston në artikullin përgjigje dhënë redaktorit të librit tuaj (shih. “Të nderuar historianë Peza është e nacionalistëve dhe jo e komunistëve”, përgjigje dhënë gazetës Peza, albanovaonline.com, logoreci.com).

Po filloj nga fundi pasi kjo shërben për të kuptuar edhe të vërtetat e tjera mashtuese, të paraqitura nga ana e juaj si të vërteta absolute.

-PKSh nuk është formuar me 8 nëndor 1941 në Tiranë në shtëpinë e Zylfie Canit dhe atë nuk e kanë formuar as shqiptarët dhe as jugosllavët, siç është pretenduar rëndom. Per kete ka dokumenta të firmosura nga Enver Hoxha dhe nga ata që e formuan realisht PKSh (për këtë shih “Mbi aktet e formimit të PKSh” publikuar në albanovaonline.com, logoreci.com dhe në gazetën 55, dt 18-19/11/2008). Si përmbledhje të asaj ngjarje mund të them qe PKSh është formuar rreth datës 22 mars 1943 në rrethin e Elbasanit dhe atë e formuan anglezet. Atëhere për çfarë lufte antifashiste bëhet fjala kur komunistët kanë luftuar vetëm 480 ditë dhe jo kundër gjermaneve? Për çfarë revolucioni socialist bëhet fjala kur në kritikën e librit tuaj kam argumentuar qe ai revolucion ka qënë thjeshtë një revolucion hajdutësh që ka pasur për qëllim të kthejë në skllevër banorët e Veriut për hesap të atyre të Jugut? Si mund të pranoni ekzistencën e një revolucioni socialist kur në territorin e banuar nga shqiptarët para më pak se një shekulli nuk ka ekzistuar prona private? A nuk bie vallë kjo ndesh me mësimet e Marksit? Apo, duke mos ju levërdisur kjo, nuk mbështeteni tek Marksi, por tek Lenini dhe nuk keni deklaruar asnjëherë që Lenini është i parë antimarksist në pushtet?

 

Përfundime

 

Pasi e lexon të gjithë librin dhe e krahason me kohën e sotme përfundimi i parë është: kë ka dashur të atakojë autori, ndoshta redaktori? Mos vallë autori e ka shkruar librin i shtyrë nga redaktori? Po të jetë kjo e fundit atëhere kuptohet me lehtësi pozicioni real i redaktorit dhe autori është thjeshtë një viktimë e të parit. Por sot kjo nuk më intereson, pasi përmbajtja e librit duhet të prekë sedrën e shqiptarëve të arsimuar nëpër shkollat e larta para 1992-shit. Fakti që PPSh e hoqi nga programi mësimor në vitin 1991 duhet të argumentojë se padronët e saj e kishin kuptuar të parët që temat e materializmit dialektik dhe historik ishin përralla dhe asgjë më shumë.

Sipas konteksit të librit, materializmi dialektik dhe historik shqiptar ka qënë një literaturë irealistë dhe tipikisht antimaterialiste dhe antishqiptare. Në po këtë pozicion ndodhen dhe autorët e saj, vetëm se duhet shtuar që ndërgjegjja e tyre është në të njëjtin plan me ndërgjegjen e të gjithë shqiptarëve të arsimuar në shkollat e larta të para 1991-shit. Është kjo arësyeja kryesore përse shqiptarët e sotëm janë të keqarsimuar dhe përse ata sot janë më të keqinj se baballarët e tyre dje dhe gjyshërit e tyre pardje. Është një problem që duhet marrë në konsideratë seriozisht pasi përcakton mirëfilli nivelin e klasës politike shqiptare edhe përgjatë gjithë shekullit të XXI-të edhe në qoftë se pjesmarrësit e saj nuk kanë lindur akoma. Lidhjen e qënies me mosqënien në këtë rast duhet ta krahasoni në pasojë me gjëndjen e popullit shqiptar para 400 vjetëve e këtej ku banorët e këtij vëndi pa u quajtur shqiptarë e ndjenë veten të tillë vetëm në sajë të edukimit të dhënë nga Kleri Katolik Shqiptar. Dmth ngelet për të krahasuar pasojën e dy shkollave të aplikuara në vëndin tonë ku e para për 400 vjet dha ndërgjegjen e shqiptarëve të gjysmës së parë te shekullit të XX-të, ndërsa e dyta për 45 vjet dha ndërgjegjen e antishqiptarëve të shekullit të XX-të. Mbi këtë bazë a nuk kemi të drejtë të themi se materializmi dialektik njihej me mirë para vitit 1945 dhe aspak pas këtij viti.

Ky është përfundimi i analizes kritike të librit tuaj i nderuar lektor. Uroj që ky libër të jetë produkt i ndërgjegjes suaj dhe jo i një shtyse nga jashtë, pasi në këtë rast do të arrinim në përfundimin se produktin intelektual të popullit shqiptar sot e drejtojnë forcat antishqiptare të ishsigurimit të shtetit të cilët nuk janë të paktë dhe janë tepër aktiv në krimet e tyre.

Tiranë, më 12 . 09. 2009

87 – Pse nuk mund ta thote asnjehere te verteten

e parailireve, ilireve, paraepiroteve, epiroteve, arberve dhe shqiptareve shkenca e sotme e Historise, vecanerisht ajo enveriste?

                                       ( ose: Parimet Filozofike te Shkences se Historise)

 

Nuk them pse genjejne historianet shqiptare per dy aresye: se pari, jane produkt i nje shkolle qe u ka mesuar shqiptareve te genjejne dhe vetem te genjejne jo vetem ne kete fushe (nuk e di a ka ne Shqiperi ndonje profesion teorik ku genjeshtra nuk ekziston); se dyti, genjeshtra ka dy permasa te lidhur me vetedijen dhe me pavetedijen e rrjedhimisht nuk eshte e moralshme te akuzosh te paditurin per genjeshtar (ne kete rast mund te perdoret termi profan; – mbas 1954 ne Shqiperi kuptimi i ketij termi eshte ndryshuar cilesisht). Kjo do te thote se ne kete artikull do te merremi me ate pjese te genjeshtres qe lidhet me pavetedijen, dmth me ate qe eshte transmetuar prej shekujsh ne menyre te pasakte dhe sot konsiderohet si themeli i Historise (Herodoti, Tuqididi; –konsiderohen si babai i historise i pari, dhe si metodisti i historise i dyti), dmth do te merremi direkt me profesionin e historianit jashte botes shqiptare. Mbi kete baze do te ndertojme kritiken e asaj qe konsiderohet si Histori, por dhe Filozofine e Mendimit Historik mbi themele krejt te tjera, mbi bazen e se ciles do te tregojme perse historia e Popullit Shqiptar nuk mund te shkruhet ne menyren qe eshte shkruar deri me tani prej me shume se 500 vjet me pare e ketej, qofte edhe vetem prej shqiptareve apo parashqiptareve.

Une pretendoj se gjitheshka e shkruar mbi shqiptaret, arberit, epirotet, iliret eshte e trajtuar politikisht dhe fsheh thelbin e banoreve te pare te Europes dhe gadishullit ilirik. Gjitheshka e shpalosur prej me shume se 300 vjet ka pasur per qellim te egersoje popujt ballkanike kundra Perandorise Otomane per interesat politike te saj dhe kjo perben viktimizimin historik te shqiptareve te sotem. Krijimi i shtetit shqiptar me 1912 e gjeti te shkruar politikisht historine e popujve ballkanike nga perfituan dy ekstremet e te ardhurve ne gadishull: pasardhesit e heleneve, te ardhurit e pare para mijevjetesh, dhe sllavet, te ardhurit e fundit para 1400 vjetesh (per sllavet, shkenca e sotme e historise, nuk ka bere ndonje gabim te madh mbi ardhjen e tyre, por per parahelenet, jo vetem shkenca boterore e historise, gabimet jane trashanike dhe lidhen pikerisht me nje nder elementet me te rendesishem te mendimit shkencor boteror: levizjen mekanike te fiseve dhe grupfiseve pellazge. Ne kete drejtim, parimet filozofike qe ndertojne historine reale mungojne teresisht dhe kjo eshte aresyeja perse spekullohet pa fund (shqiptaret pas 1991 ne vend qe te perfitonin nga gabimet e kaluara te historise teorike e perforcuan edhe me shume budadallekun e historise duke arritur ne perfundime tmersisht te genjeshterta deri atje se e konsideruan boten paraardhese te larget shqiptare si themelin e civilizimit boteror. Kam rast, ne kete artikull, t’i tregoj se ku qendron gabimi elementar i kesaj pikepamje nga pikepamja filozofike e shkencore duke pasur parasysh faktin qe elementet e shkences nuk i percakton politika, por filozofia dhe, ne kete drejtim, shqiptaret pa perjashtim jane me defekte serioze.

Ne parim te gjitha shkencat marrin ne konsiderate relacionet sasiore brenda te njejtes cilesi dhe kete ja nenshtrojne nje aparati matematikor duke krijuar imazhin e zgjidhjes. Ne te gjitha rastet shkenca nuk e analizon problemin ne relacionet midis formave te levizjes, apo ne gjetjen e shkakut dualist te saj, edhe pse kjo eshte gjeja me e dukshme ne Boten Njerezore. Ajo qe fshihet pas levizjes shoqerore konsiderohet me e thjeshta pa i shkuar ndermend se kemi te bejme me komplikacionin me te madh te Natyres qe e rrethon Boten e Njeriut dhe brezat njerezore vetem prej kesaj mund te mesojne dhe jo ndryshe. Por problemi eshte komplikuar shume me teper drejt pazgjidhshmerise kur kater tullat me themelor te shkences (Hapesira LevizjaKoha – Konstantja e zhvillimit kohor-hapsinor) jane huazuar nga mendimi filozofik helen ne formen e gabuar te perceptimit te tyre qe ne fazen me te pare te formulimit nga Aristoteli e Co. Gjerat do te kishin mbetur ne pozicionin statik ne qofte se tre perfaqesues tipik te shkolles filozofike gjermane (Hegel – autori i dialektikes; Marks – autori i teorise se kapitalizmit globalist; Ajnshtajn – autori i lidhjes se gabuar te kohes me levizjen; – shume deduksione te ketyre filozofeve jane te keqinterpretuar dhe te tjetersuar) nuk do te kishin tentuar te shperthenin kufijte e padijes, por qe per fatin e tyre te keq kishin mbetur rober te mendimit filozofik helen (te pakten Marksi me Ajnshtajnin, pasi teoria hegeliane eshte pak si e veshtire te ndryshoje ndonjehere) pa mundur dot ta permbysnin ate; mendimi filozofik helen nuk mund te anashkalohet si inekzistent, por ai duhet t’i nenshtrohet kritikes fitimprurese te lidhur me jeten e perditshme.

Ne Shqiperi eshte me kollaj te sulmohet Hegeli, Marksi apo Ajnshtajni se sa mendimi historik i epokes komuniste edhe pse keto te fundit te gjithe se bashku formojne nje mish-mash pa fillim e pa vazhdim. Ne Shqiperi vetem jane mesuar emrat e autoreve te rrymave filozofike se sa thelbi i teorive te tyre (te pakten ne fb shoh shume miq te mi firtuale te permendin emra filozofesh, shkrimtaresh te lashtesise helene pa e mesuar ne asnje rast se cfare kane prodhuar ata dhe cfare kane transmetuar realisht) dhe eshte kjo aresyeja perse kundershtimi i tyre eshte teper i lehte, por eshte akoma me e lehte te sulmosh shkollen shqiptare te historise, e cila duke qene pa bosht filozofik dhe me pasqyre statistikore historike krejtesisht te pavertete, eshte nje pre e lehte per t’u asgjesuar e cfaredo niveli analitik qofte.

Tek shqiptaret autoktone kishte shume-shume kohe qe jeta e tyre sociale ne ballafaqim me menyren praktike te zhvillimit social te popujve europiane, nuk perputhej kerkund me teorite mbi zhvillimin e Races Njerezore ne Toke e duke mos e konstatuar dot ne asnje permase, por duke u admiruar ne heshtje, ishte anashkaluar si inekzistent. Nga kjo pike kishte perfituar nje diktator ekstrem, qe nga perbashkimi i padijes me gjendjen ekzistuese te popullates (me pjesen me te prapambetur te Popullit Shqiptar) kishte shpikur nje pseudo socializem qe nuk ngjasonte kerkund me teorite e Marksit, praktikat bolshevike diktatoriale te Lenin-Stalin dhe cdo praktike diktatoriale te parapare deri me ate kohe (Hitleri ishte adoleshent perpara Enver Hoxhes ne fushen e aplikimit te diktatures), por qe sherbeu mirefilli per te ndertuar nje kopesht zoologjik me permasa kombetare te izoluar nga i gjithe Njerezimi, duke shkaterruar nje komb te tere per 50 vjet, rregullimi i te cilit do te kerkoje shume-shume me teper kohe se koha e aplikimit te diktatures. Eshte teper e veshtire, per te mos thene e pamundur, qe nga brendesia e ketij populli te dale udheheqesi i duhur politik per vazhdimesine e jetes ne Shqiperi jo vetem ne analogji me popujt europiane, por edhe vetem sipas nje linje progresive (per te qene te sakte duhet pranuar qe politikanet dhe historianet shqiptare nuk e dine akoma se cfare do te thote progres shoqeror; ne praktike qelizat sociale te shqiptareve kane ecur ne menyre regresive nga paraardheset e tyre dhe kjo gje nuk thuhet asnjehere edhe pse fsheh gjenezen autoktone te tyre; ne Shqiperi raporti qenie shoqerore-ndergjegje, sipas teorise marksiste, nuk ka funksionuar asnjehere per sa kohe qe njihet si vendbanim i shqiptareve; akoma me tej, jeta shoqerore e shqiptareve dhe parashqiptareve te afert e te larget nuk ka qene asnjehere ne perputhje me praktikat e zhvillimit nder te gjithe popujt europiane dhe nga kjo nuk ka mesuar asgje e ashtequajtura shkence e historise).

I them te gjitha keto per te evidentuar mundesine e ekzistences se nje formalizmi te theksuar ne mendimin pedagogjik historik shqiptar, i cili mund te behet burim i nje zgjidhje te mundeshme dhe fitimprurese. Mund te duket e pabesueshme, por e kam kerkuar per shume e shume vjet kete formalizem te zberthyer dhe te cfaqur teorikisht ne produktin intelektual enverist dhe te shpalosur vetem me 2007 (ne kete rast kam parasysh autorin Prof. Dr. Qazim Xhelili ne vepren: “Didaktika e Historise”, Tirane 2007, por qe te jeni te bindur se ajo qe shpaloset ne kete punim eshte promotori i te gjithe mendimit pedagogjik dhe “shkencor” ne fushen e mendimit historik shqiptar dhe arritja me e madhe e ketij mendimi, edhe pse eshte absolutisht e pasakte, per te gjithe koherat per gjene me te thjeshte fare: nuk e kam gjetur kerkund mendimin kritik per kete teme dhe te zberthyer ne kete forme). Vini re se si e kane kuptuar dhe e kuptojne rolin e teorise se Historise ne zhvillimin e Popullit Shqiptar dhe se si nga ky formalizem teorik ka vazhduar idiotizmi shkencor ne fushen e historise, prej nga e ka burimin e gjithe historia teorike e Kombit Shqiptar dhe teresia e profesoratit akademik te shkolles shqiptare ne fushen e Historise:

“Ne kohen tone historia eshte bere objekt i rendesishem i refleksionit historiografik. Njohja e se kaluares ka nje rol te rendesishem per jetem tone, qe na vjen permes historiografise dhe shkencave te peraferta me historine. Ketej buron edhe interesimi i madh per te mesuarit e saj, i cili nxitet nga:

-kurioziteti ne lidhje me ate se cilet kane qene, si kane qene dhe cfare kane bere paraardhesit tane;

-aftesia per te nxitur imagjinaten tone permes evokimit te ngjarjeve te se kaluares;

-fakti se ajo na tregon se sa kane jetuar njerezit ne shoqeri dhe shtetet e ndryshme dhe, permes krahasimit, ndihmon qe te kujtojme problemet tona te perbashketa;

-forca qe ajo ka per rritjen e patriotizmit dhe te ndjenjes se identitetit kombetar.

-mundesia qe ka per te treguar origjinen ose shkaqet e gjendjes se ngjarjeve te koheve te fundit;

-mundesia qe ajo ka per te na bere me te hapur e me tolerante ne jetesen dhe bashkepunimin me komunitetet dhe popujt e tjere.

-kontributi qe jep historia ne edukimin global, i cili mbeshtetet ne shikimin e botes si nje sistem ne te cilin dukurite dhe ngjarjet jane ne lidhje dhe ndervaresi dinamike; e kaluara, e tashmja dhe perceptimi i se ardhmes vleresohen dhe marrin pjese ne forma e shkalle te ndryshme ne fatin e jetes sone te perditshme dhe ne ndertimin e se ardhmes (f. 15-16).

Cfare ka ne te gjithe kete thelb te kesaj vepre?

Se pari: mungojne referencat e termave; autori nuk ka pasur guximin te shpjegoje se cfare nenkupton me termin histori, historiografi dhe refleksion, nuk ka dhene asnje shembell te vetem te lidhjeve te mundeshme te tyre me jeten e Njeriut.

Se dyti: kur flet per njohje te se kaluares, ke njohje ka parasysh, ate te para 1945 apo ate pas ketij viti; sepse shqiptaret akoma nuk e kane marre vesh se kujt duhet t’i besojne me perpara: asaj qe nuk e njohin direkt, por qe ekziston jashte ndergjegjes se tyre, apo asaj qe u ka servirur arsimi i detyrueshem nga 1945 e ketej dhe qe ka formuar ndergjegjen formale te shqiptareve pa fillim dhe pa fund. Kujt duhet t’i besojne shqiptaret kur vjen puna per te percaktuar permbajtjen e botes se Njohjes dhe, ne fund te fundit, sa e sakte eshte ajo?

Se treti: kurioziteti eshte nje perralle pasi historia e Njerezimit dhe e kujtdo eshte pasoje dhe jo shkak. Paska harxhuar Njeriu mijera vjet per te shuar kuriozitetin, por per cfare? Cfare kurioziteti ka plotesuar autori nga nje ngjarje historike, kur shkenca e sotme akoma nuk ka percaktuar permasen e historise?

Se katerti: per te zbuluar se si kane jetuar njerezit ne shoqeri, eshte e domosdoshme te percaktohen me perpara ekuacionet e zhvillimit dhe eshte ky ekuacion qe ka percaktuar rrugen nga pikepamja e saktesise; pastaj si mund te behet krahasimi kur Njeriu nuk njeh rrugeformimin e ideve te ndryshme politiko-juridike, filozofike, fetare, letrare, shkencore, etj, etj.? A e di valle autori qe bashkesia e ketyre rrugeformimeve jo vetem qe eshte e panjohur ne te gjitha permasat, por gjetja e tyre e permbys te gjithe ate qe konsiderohet si Shkence e Njerezimit dhe e Historise se tij?

Se pesti: kur flitet per force te patriotizmit ke ka parasysh autori: ata qe e krijuan kombin shqiptar, apo ata qe e shkaterruan ate, te pakten shekulli i XX-te i permban te dy veprimet nga ana kohore. Eshte pika ku raporti qenie-ndergjegje per shqiptaret nuk gjen zgjidhje dhe nuk perputhet me realitetin. Per te qene te sakte problemi i patriotizmit nder shqiptare nuk ka lidhje te drejtperdrejte me ta ne asnje permase.

Se gjashti: si mund te flitet per mundesine qe paska historia per te treguar origjinen ose shkaqet e gjendjes se ngjarjeve te koheve te fundit, kur vete ajo nuk eshte e afte ne asnje element per ta zbuluar kete origjine, kur kjo e fundit eshte nje gje e paditur ne te gjithe permasen hapsinore?

Se shtati: si ka mundesi qe njohja e historise ka per te na bere me te hapur e me tolerante ne jetesen dhe bashkepunimin me komunitetet dhe popujt e tjere kur nuk di asnje permase te vetme te botes se relacioneve dhe ligjshmerine qe e shoqeron ne kete rast? A e di valle autori qe bota e relacioneve universale ka vlera absolute per shqiptaret, si asnje popull tjeter europian, dhe, e gjitha kjo, jo per merite te tyre?

Se teti: kontributi qe jep historia ne edukimin global, i cili mbeshtetet ne shikimin e botes si nje sistem ne te cilin dukurite dhe ngjarjet jane ne lidhje dhe ndervaresi dinamike do te ishte i vlefshem per sa kohe qe Njeriu do te dinte permasen e asaj qe realizon Historia dhe, mbi te gjitha, masen e nderlidhjes reciproke midis Njeriut dhe Natyres; e kaluara, e tashmja dhe perceptimi i se ardhmes vleresohen dhe marrin pjese ne forma e shkalle te ndryshme ne fatin e jetes sone te perditshme dhe ne ndertimin e se ardhmes jo si kuptim historik, por si pasoje e veprimit te historise mbi ne, cka do te thote se me perpara duhet percaktuar permasa e historise jo vetem si nocion, por dhe si bashkesi hapsinore; te gjitha keto pretendime formojne nje fantazi e cfrenuar te mesuesit dhe duhet te jete kopjuar nga nje burim jashteshqiptar. Te gjitha keto jane te pavlefshme kur nuk di ne realitet se cfare nenkuptojme ne me Histori.

Eshte pikerisht kjo menyre analize e autorit tone qe con ne perfundimin se historia e shqiptareve nuk eshte shkruar asnjehere sakte dhe plotesisht.

Nga i gjithe ky mish-mash idesh ne marrim kerkesen qe Shkenca e Historise ka nevoje per nje metodike te re analitike qe te jete e afte te analizoje te gjithe Historine e Njerezimit pa asnje perjashtim duke e paraqitur si nje dukuri harmonike te afte te nderlidhet me te gjitha format e saj ne nivelin maksimal te Natyres qe na rrethon. Dmth Historia e Natyres dhe Historia e Njerezimit duhet te kushtezojne njera-tjetren per sa kohe qe jeton Njeriu ne Toke duke i dhene primatin Historise se Natyres, por qe teresia ligjore e kesaj te fundit nuk mund te zbulohet jashte Botes se Njeriut dhe eshte tipikisht kjo ajo qe nuk eshte kuptuar asnjehere, te pakten ketu ne Shqiperi (Hegeli i Madh pikerisht kete kishte kuptuar dhe realizuar me Dialektiken e zbuluar ne raport me te gjithe filozofet paraardhes).

Atehere ngelet per te formuluar parimet teorike te Shkences se Historise nga nje kendveshtrim te ri, te ndryshem nga ai qe Njeriu ka realizuar deri me tani. E gjitha kjo ne keto 200 vitet e fundit eshte shpalosur ne disa menyra dhe ne disa piketa, por ato asnjehere nuk jane perbashkuar ne nje te vetme. Eshte kjo aresyeja perse Hegeli te con tek Marksi, Marksi te con tek Ajnshtajni, por asnjeri prej tyre nuk e zgjidh i vetem enigmen me emrin NATYRE, kur bashkesia e tyre i afrohet me shume se kurre zgjidhjes se kesaj enigme me mё me pak gabime ne raport me te kaluaren.

Problemi themelor i shqiptareve te sotem gjen zgjidhje duke i marre problemet me radhe sipas KOHES (jo sipas Hapesires, sic kane tentuar deri me sot) qe ato jane shpalosur ne Historine e Njerezimit, varesise reciproke nga kendveshtrimi hapsinor dhe eshte kjo KOHE qe tregon se ne mendimin filozofik helen gjerat nuk jane vaj dhe te zgjidhura saktesisht. Vlera e tyre qendron vetem ne nje aresye: u shpiken per here te pare; dhe, si cdo e pare, duhen konsideruar te gabuara.

Problemet analitike ne Boten e Njeriut kane ndjekur rrugen e shqisave: nga syri tek mendja. E perkthyer me thjeshte ato kane ndjekur rrugen nga analiza hapsinore ne ate kohore dhe vetem per kete kane kaluar nga empirizmi analitik drejt thelbit specifik, por pa e arritur kurre kete te fundit. Mire-keq kjo eshte rruga praktike e ndjekur deri me sot nga Njeriu drejt Njohjes se te panjohurave.

Ne qofte se do te ndryshojme rradhe, dmth te kalojme fillimisht nga analiza kohore, problemi veshtiresohet tej mases, por ajo ne te gjitha rastet do te arrije ne perfundime qe jane shume me afer te vertetave absolute edhe pse kjo e fundit nuk pranohet ne asnje rast. Fakti qe Njeriu akoma nuk ka zgjidhur problemin e lindjes se produktit me te pare teorik te tij, tregon fare qarte se rruga e ndjekur prej 2500 vjetesh (qe nga koha e mendimit filozofik helen) eshte e gabuar. Kjo me ka detyruar qe te ndjek pikerisht kete rruge te gabuar per te zbuluar gjurmet me te hershme te Fese ne lidhje me rendin shoqeror (vellimi i dyte i “Tjetersimi i Historise ose “Ndergjegjja” e ngjarjes”) dhe cfare rrjedh prej saj. Te jeni te sigurte se ajo qe eshte zbuluar nga kjo forme analize eshte e re per mendimin filozofik shqiptar, pervec nje pike (shkaku materialist i lindjes se ideve fetare, per mua, eshte zbuluar nga Sami Frasheri dhe nga asnje filozof tjeter europian, pamvaresisht nga karakteri rastesor i trajtimit. Ne kete rast kam parasysh: Emil Durkheim – Format elementare te jetes fetare; Leszek Kolakowski – Feja, nese nuk ka Zot; Henri Bergson – Burimet e Moralit dhe Fesa; Bertrand Russell – Perse nuk jam i krishtere; Joseph Ratzinger (Papa Benedikti XVI) – Krishterimi dhe kriza e kulturave; Jean Guitton – Zoti dhe shkenca; Peter L. Berger – Ceshtje besimi, nje afirmim skeptik i krishterimit; studiuesit shqiptare nuk po i permend pasi jane fallsifikatore te asaj qe kujtojne se dine sakte. Tek Marks-Engels e kam gjetur hapur fare qe ky problem nuk eshte zgjidhur nga ana e tyre ne asnje permase, ndersa tek Lenin – Stalin problemi eshte i bastardhuar krejtesisht). Jam i detyruar te ndjek kete rruge vetem prej faktit qe filozofia rrjedh nga idete fetare dhe keto te fundit kane nje rol ne Historine e Njerezimit, te cilin shqiptaret nuk e dine pasi nuk ja kane mesuar. Analiza kohore tregon qe idete fetare jane idete me te para qe ka levruar Njeriu ne jeten e tij si nje bashkesi shoqerore dhe kjo e ka nje domethenie ne drejtim te Njohjes (Feja ka lindur perpara vegles se punes).

Ne qofte se pranojme se Feja nuk lind me njeriun (eshte e vetmja pike ku idiotizmi ateist pa e kuptuar shtron per zgjidhje nje problem sakte), por krijohet nga ky i fundit, nga pikepamja kohore nuk kemi mohuar faktin qe ajo, qe ndan Boten Njerezore nga Bota e Kafsheve, eshte pikerisht BESIMI, por Mendimi Filozofik i perbotshem nuk i ka thene Njerezimit faktin se Besimi lind ne nje faze te caktuar te zhvillimit biologjik dhe i lindur me nje rend shoqeror tipik dhe per nje aresye tipike, te cilat ne teresine e tyre perbejne thelbin dallues te Botes Njerezore nga Bota e Kasheve (Engelsi kete dallim e shikonte ne shkaqet ekonomike: kafsha, ne rastin me te mire, mbledh, ndersa Njeriu prodhon – ishte formula e tij tek “Dialektika e Natyres”. Analiza kohore e procesit tregon se kjo nuk eshte e sakte, pasi edhe Bleta prodhon mjalte dhe mjalti eshte me i hershem se Njeriu, cka nga pikepamja kohore, sipas analizes tradicionale, duhet te conte ne suprimimin e Bletes kundrejt Njeriut). Sterhollimi i procesit te lindjes se BESIMIT, nga ana kohore, tregon se ai lind ne fund te rendit te pare shoqeror dhe ky rend eshte i barabarte cilesisht me rendin ku jetojne kafshet, te cilen ekonomistet e quajne rendi i komunes primitive. Ne kete pike cfaqet zbulueshem nje proces i ri ne veprimtarine e qenieve te gjalla: aresyeja e te menduarit – ky eshte thelbi i ekzistences se Fese; ky eshte dhe dallimi midis instiktit dhe procesit te te menduarit; – ja perse sherben feja ne pamjen me te pare te analizes se procesit dhe perse duhet lidhur me rendin shoqeror; dmth aresyeja e lindjes se Mendimit ne Racen Njerezore nuk duhet te lidhet me Punen, por me Fene. Por kur vjen puna per te percaktuar se ku fillon dhe mbaron ky rend gjerat jane shterpezuar ne ekstrem, pasi asnjehere nuk jane percaktuar qelizat shoqerore qe percaktojne fillimin dhe fundin e rendeve shoqerore (ne kete drejtim teoria e Marksit duhet te ishte shfrytezuar me teper ne menyre perfundimtare pasi koha e prones fisnore eshte shume-shume me e gjate se koha e prones private dhe mbi kete baze e permbys dhe vete marksizmin). Analiza kohore e ideve fetare ne Historine e Njerezimit tregon se, qofte edhe vetem keto ide, jane te afta te argumentojne me bindshem se kushdo gjenezen historike te racave dhe popujve (eshte kjo aresyeja perse iliret nuk rrjedhin nga pellazget dhe keta te fundit jane te ardhur ne gadishull, kur te paret jane te vetmit autoktone ne te). Por analiza kohore e ideve fetare tregon se format e saj lindin ne fund te cdo rendi shoqeror, por i sherbejne rendit pasardhes dhe kjo e permbys te gjithe materializmin e shek. XIX-XX qe kane mesuar shqiptaret neper shkolla (1945-1991), duke nxjerre konkluzione krejt te tjera jo vetem per idete fetare, por per te gjithe zhvillimin shoqeror te Njerezimit.

Vete analiza e formave fetare tregon se Historia e Njerezimit fillon me Fene dhe nga forma e ideve fetare mund te percaktojme shkallen e zhvillimit shoqeror te nje bashkesie njerezish, por mbi te gjitha gjenezen biologjike te tyre. Kjo gje nuk eshte marre parasysh asnjehere, sidomos ne Shqiperi, ku formula marksiste: “qenia percakton ndergjegjen” ka qene lejtmotivi i te gjithe mendimit filozofik shqiptar pas 1945 pa nxjerre ne menyre absolute asnje perfundim konkret dhe pa i sherbyer asnje forme argumentimi; eshte kjo aresyeja perse klasa intelektuale shqiptare e epokes enveriste duhet akuzuar per formalizem dhe paaftesi totale ne veprimtarine e saj gjysem shekullore, pamvaresisht se cfare lidhje kemi me te, apo raporte individuale. Lidhja e formes fetare me rendin shoqeror perben dhe hallken me te pare te zinxhirit gjenetik social te fiseve dhe popujve te mevonshem, pamvaresisht nga gjendja shoqerore e bartesve te tyre. Per te percaktuar lidhjen e ideve fetare me gjenezen e popujve eshte fillimisht e domosdoshme te argumentohet menyra se si lindin idete fetare ne historine e Njerezimit dhe si evoluojne ato nga brendia e tyre ne perputhje me rendet shoqerore ku ato lindin dhe aplikohen. Lexuesi te jete i bindur se kete nuk e ka bere kerkush deri me sot duke treguar se tulla me e pare e shkencave shoqerore nuk eshte e ngritur sakte.

Pas ideve fetare ne kohe renditen idete letrare dhe ato filozofike, por qe te dyja ne realitet jane produkti i drejteperdrejte i bartesve krijues te ideve fetare dhe lidhen midis tyre ne forme. Se cfare eshte filozofie dhe me se merret eshte nje problem i sterzgjatur prej mijeravjetesh ku spekullimet nuk duhen lene pas dore. Per temen qe po trajtoj filozofia duhet konsideruar si projekti teorik i zhvillimit te Races Njerezore ne Toke me hipoteza here te sakta e here te pasakta, por qe kurdohere ka sherbyer per zgjidhjen e problemeve (edhe ne kete rast nuk e besoj se do te me lere ne balte).

Pamvaresisht nga pretendimet e sterholluara, filozofia ndahet vetem ne dy forma: idealistematerialiste. E para e lidhur me mendimin e paster, ndersa e dyta e lidhur me objektet materiale (vendosja e raportit qenie-ndergjegje si elementi percaktues i ketyre dy formave filozofike nuk me duket i sakte edhe vetem prej faktit: njeriu nuk eshte i afte ne menyre fundore te vertetoje ekzistencen apo mosekzistencen e ZOTIT, dinamiken historike te MATERIES, ekzistencen e fundme apo te pafundme te ndergjegjes se qenieve me aresye). Por keto dy forma filozofie kane nje raport kohor te ekzistences se tyre qe con ne nje perfundim interesant per materialistet e shek. XIX: Ligjet e Natyres nuk mund te zbulohen jashte botes se Njeriut, edhe pse ekzistojne pamvaresisht prej tyre (te pakten Dialektika, apo dinamika e Gjinive (nga femra tek mashkulli) ne boten e qenieve te gjalla, jane te lidhura pazgjidhshmerisht me Boten Njerezore kur vjen puna per te argumentuar thelbin e tyre, problem ky qe as Bibla dhe as Kurani nuk e kane te zgjidhur sakte. Eshte kjo aresyeja perse tek Hegeli ndergjegja njerezore formon primatin analitik drejt zbulimit te dialektikes). Ne kete menyre idealizmi filozofik ka lindur i pari ne kohe, ndersa materializmi eshte produkti me i domosdoshem i te parit dhe ka karakter kompesues ne varesi te ligjeve te Dialektikes. Akoma me tej, idealizmi filozofik do ta ndjeke te gjithe jeten e Njeriut ne Toke, kur materializmi do te vije drejt prefeksionizmit pa e arritur kurre ate ne varesi te rendeve shoqerore qe e perdorin ate.

Filozofia materialiste (idealizmi filozofik nuk eshte i afte ta kryeje kete rol) ka meriten e percaktimit te elementeve perberes edhe te asaj qe konsiderohet si Shkenca e Njerezimit. Keto elemente, pamvaresisht nga sterhollimi qe u behet, jane vetem kater dhe te nderlidhura ne menyre ta pazgjidhshme midis tyre (hapsira – koha – levizja – konstatja e zhvillimit). Analiza e tyre ka ardhur drejt prefeksionizmit formal dhe asnjehere nuk jane perfshire ne menyre fitimprurese ne perberje te te gjithe Shkencave. Per te qene i sakte, une pretendoj se kot rreken shkencetaret per te ngritur punen e tyre ne rangun e Shkences se Njerezimit kur nuk jane te afte te lidhin pretendimet e tyre me keto kater elemente. Me e shumta qe ata kane bere pergjate ketyre 2500 vjeteve eshte perdorimi i elementit te pare si element absolut, ndersa te tre te tjeret jane anashkaluar qe ne fazen e formulimit helen te tyre, duke mos e vene ne dukje asnjehere gabimin e Aristotelit (shkaku i Levizjes, per kete shih Zhan Hersh: Habia Filozofike), boshllekun e Marksit (mos percaktimi i menyres se lindjes se ideve te ndryshme fetare, politike, juridike, shkencore, letrare etj, etj, – per kete shih letren e Engelsit drejtuar Meringut 14 korrik 1893), pasaktesine e Ajnshtajnit (lidhja e mases me energjine sipas formules E= mc2, por e vene ne dyshim nga vete fizikanti; meqenese kjo mund te konsiderohet nga lexuesi si nje lajthitje e imja po e jap referencen e sakte: shih Albert Ajnshtajn, Pikepamjet dhe mendimet e mia, f. 224, paragrafi i fundit, pergatitur per botim nga Prof. Dritan Spahiu, Prof. Zenun Mulaj, INFBOTUES – Tirane 2005).

Rendesia e ketyre elementeve qendron ne ate qe marrin pjese absolutisht ne te gjitha format e shkences (sidomos ne Histori) duke argumentuar problemin me themelor te Natyres: Unitetin e saj. Por ketu qendron edhe nje e fshehte qe eshte pranuar me gjysem zeri pergjate zberthimit te asaj qe ne Shqiperi, dhe ne te gjitha vendet komuniste, eshte konsideruar si materializmi dialektik (kjo lloj filozofia cdo gje mund te konsiderohej, por materializem kurrsesi). Kjo e fshehte formon bazat teoriko-konceptuale te Materializmit Filozofik, dmth edhe te Shkences, dhe eshte mire te perdoret domosdoshmerisht ne Shkencen e Historise, pasi tek shqiptaret formon domosdoshmerine e te shkruarit te historise se tyre. Kur flasim per Filozofine kam parasysh pikerisht keto kater elemente primar duke i konsideruar si te vetmit qe mund te bejne lidhjen e Filozofise me Shkencen (nuk ka rendesi forma e kesaj te fundit). Ne vazhdim do te merremi me lidhjen e ketyre kater elementeve me mendimin filozofik helen per te kuptuar se cfare ka realizuar ne realitet kjo lloj filozofie para 2500 vjetesh.

Duket sikur mendimi filozofik helen ka dhene devizen vendimtare te mendimit filozofik boteror dhe kjo “duket” gjen zbatim vetem tek Fridrih Hegel. Analiza e ketyre kater elementeve nuk ka qene e barasvlefshme per mendimin filozofik helen, pasi Hapesira dhe Koha u pranuan pa sterhollime pa e kuptuar ne asnje rast se cfare perfaqesonin ne vetvete. Por dy elementet e tjere (Levizja dhe Konstantja e zhvillimit) paten nje diskutim qe per ate kohe nuk ka sherbyer per asgje, por qe sot cojne ne nje zgjidhje krejt tjeter te problemeve. Ishte Hegeli ai qe e kapi thelbin e diskutimit midis mesuesit (Platonit) dhe nxenesit (Aristotelit) per problemin e shkakut te Levizjes, qe perben thelbin e cdo ngjarje. Ky diskutim nuk eshte sterholluar ne asnje rast dhe ai nuk ka pasur ne asnje rast kontestim, duke perfshire edhe Hegelin (per pasardhesit as qe behet fjala). Keshtu qe ky diskutim qe bejme ndodhet ne nje fushe beteje krejt te paster. Per Platonin shkaku i levizjes drejt nje ngjarje ishte ambienti rrethues i saj, por per Aristotelin ky shkak gjendej ne dinamiken e brendeshme te vete ngjarjes. Beteja teorike midis mesuesit dhe nxenesit per kete problem perfundoi me fitoren e nxenesit dhe, qe nga ajo kohe, thelbin e ngjarjes (ligjesite qe veprojne ne kete rast) Njeriu i ka kerkuar ne brendesi te saj pa e vrare mendjen se, ne pamje te pare, ishte levizja qe ndikonte mbi Hapsiren dhe Kohen (gje e konstatuar nga Ajnshtajni mbas rreth 2300 vjetesh, ja perse mendimi filozofik helen eshte me ndikim formal ne mendimin shkencor te Races Njerezore ne Toke) gje qe kerkonte ndryshimin cilesor te ketij shkaku.

Nje perbashkim i Hegelit me Marksin dhe Ajnshtajnin ben qe ky problem te formulohet ndryshe duke inspiruar zgjidhje ne problemet historike te Njerezimit dhe konkretisht:

Shkaku i levizjes drejt nje ngjarje shkenca duhet ta kerkoje ne bashkeveprimin e dinamikes se brendeshme te ngjarjes me ambientin rrethues. Dmth shkaku i levizjes ka karakter dualist (ne te vertete ky shkak eshte shume permasor, por ne thelb ai duhet kufizuar vetem ne termat jashte-brenda). Por kjo do te thote se te gjitha ngjarjet historike te analizuara deri me sot nuk kane qene kurre thelbesore, ato kane qene vetem thjeshte statistikore dhe te mangeta ne pasojen e tyre (ketu fillon disheza negative e mendimit filozofik helen ne permbajtjen e saj).

Por mendimi filozofik helen ka pasur dhe nje diskutim me shume vlera nga pikepamja e konstatimit, qe cuditerisht nuk gjendet as tek Hegeli dhe as tek pasuesit e tij materialiste (Marks-Engels). Ka qene nje pyetje pa pergjigje, por qe fsheh te gjithe thelbin e asaj qe kerkoi Marksi dhe nuk e gjeti (cuditerisht e gjej tek Zhan Hersh: Habia Filozofike) dhe kjo duhet te shenoje dishezen negative te materializmit te shek. te XIX-te. Para dy mijevjecareve e me teper eshte shtruar pyetja: Cfare mbetet pa ndryshuar pergjate procesit te ndryshimit? Tendenca per ta marre te gatshme kete pandryshueshmeri pa mundur te zbulohej thelbi i saj e ka shtyre shkencen te vendose ne shume raste termin costant (konstant) si bashkeshoqeruese neper formula edhe pse kjo nuk ka cuar ne asnje rast ne nje zgjidhje absolute, perkundrazi, ka fshehur dinamiken absolute te Materies dhe pamundesine e saj per te qene e tille. Te pakten tek Ajnshtajni kjo ekziston mirefilli kur shoqeron postulatin e drites (per fizikantin drita eshte nje dukuri natyrore qe e ka shpejtesine konstante). Por bashkimi i ketij postulati me dialektiken e Hegelit e rrezon konstanten e drites si inekzistente pasi ne kete rast drita rezulton e perjetshme duke e permbysur thelbin materialist te shkences. Cfare ka dashur te zgjidhe fizikanti gjerman? Kjo perben enigmen e Ajnshtajnit dhe aspak lidhja e mases me energjine. Kjo formule, me pasaktesine e konstatuar nga vete fizikanti, tregon se lidhja ka tjeter karakter dhe ne ate forme eshte e pamundur te ekzistoje sakte. Interpretimi i kundert, sipas asaj qe shpaloset ne te gjithe universitetet shqiptare, e coi fizikantin ne nje perfundim te gabuar dhe qe u shpalos me te ashtequajturin “Paradoksi i Kohes”, ose “Paradoksi i Binjakeve”, sipas te cilit shpejtesia e levizjes ndikon mbi koheekzistencen e ngjarjes. Ky rrjedhim i gabuar e ka zanafillen tek beteja midis Platonit dhe Aristotelit kur vinte puna per te saktesuar shkakun e levizjes. Ne qofte se do te pranojme modifikimin e ketij shkaku (dmth karakterin dualist te tij) do te arrijme ne perfundimin se nuk eshte shpejtesia e levizjes qe ndikon mbi Kohen, por eshte Koha e lindjes se ngjarjes qe percakton shpejtesine e zhvillimit te saj dhe kjo i permbys te gjitha variantet e parapara te shkences duke qene premisa numer nje drejt zgjidhjes se Unitetit te Natyres.

Nje perbashkim i materializmit te Marksit me Ajnshtajnin per kete teme con ne nje perfundim te ri per Shkencen e Njerezimit dhe, sidomos, per Historine e tij: mundesine e ekzistences se nje formule qe verteton Unitetin e Materies, rrjedhimet e se ciles sherbejne per argumentimin e gjenezes se popujve te mbare Globit.

Edhe pse Ajnshtajni e ka konsideruar formulen e = mc2 jo shume te sakte, ajo ka nje merite: te con ne lidhjen e hapesires me kohen sipas nje raporti konstant, rrjedhimet e se ciles formojne bazat filozofike te Shkences se Historise. Fakti qe Ajnshtajni e ka konsideruar kete formule jo shume te sakte, por ajo te con tek raporti kohor/hapesinor = kost. tregon se Ajnshtajni ose eshte e keqtrajtuar ne planin shkencor, ose nuk eshte kuptuar ne asnje permase.

Deri me sot historia e Njerezimit eshte konsideruar nje bashkesi ngjarjesh pa i dhene asnje rendesi ndryshimit dhe ndikimit hapesinor te tyre. Ekzistenca e te dhenave ne menyre te shkruar mbi kete ngjarje eshte konsideruar si gjeja me fitimprurese ne histori duke marre emrin dokument. Ne kete rast eshte mire te behet nje diferencim ne planin filozofik te problemit duke bere nje marreveshje: Historia nuk behet me dokumenta, keto te fundit tregojne ndikimin e politikes mbi historine, por Shkenca e Historise duhet te zberthet duke u nisur nga gjendja shoqerore e atyre qe marrin pjese ne ngjarje. Ne kete rast eshte mire te nxirren faktoret ndikues mbi zhvillimin dhe frenimin social te ndodhur dhe, esencialisht, kjo perben thelbin e Shkences se Historise, e cila eshte shprehur me termin: Tjetersim per aresye pse ngjarjet ndryshojne shpejt ne kohe.

Keshtu qe per te nxjerre kete esence dhe kete thelb duhet ndertuar metodika e historise. Eshte pretenduar se metodika me e mire eshte ajo e materializmit historik edhe pse ajo ne menyre absolute nuk ka zgjidhur asnje problem, perkundrazi ka shkaktuar terrorin ne Racen Njerezore pergjate shekullit te XX-te dhe e gjitha kjo per aresyen me te thjeshte fare: ka konsideruar si histori pjesen statistikore te saj, pjesen me te thjeshte te saj dhe kete e ka paraqitur si thelbin e Shkences se Historise. Te pakten kjo menyre e te menduari,t si mendim historik, ekziston qe nga koha e Tuqididit dhe nuk ka ndryshuar ne asnje forme tjeter. Edhe vete Hegeli ka qene i pajtuar me kete lloj mendimi duke hedhur idene se Njerezimi nuk ka mesuar kurre nga Historia. Sot une e kuptoj shume mire perse nuk mund te mesohet nga kjo lloj historie: nuk mund te perputhen ne asnje rast dy ngjarje te njejta ne forme, por ne kohe te ndryshme; e rrjedhimisht nuk mund te mesohet asgje nga kjo menyre analitike e Historise.

Por tashme kjo metodike nuk mbeshtetet vetem ne dy elementet e trajtuar ne menyre diskurse nga mendimi filozofik helen (Levizja dhe konstantja e zhvillimit); ne kryesisht do te marrim ne konsiderate edhe Kohen me Hapesiren shoqerore, per te ndertuar filozofine e Shkences se Historise, elemente keto te injoruar teresisht nga shkenca e sotme.

Ketu ne Shqiperi termi hapesire nenkupton nje permase filozofike qe permbledh gjitheshka qe njeh syri. Ne fakt ketu ka nje gabim interpretimi jo pse ajo qe sheh syri nuk eshte hapesire, por asnje here nuk thuhet se e cfare cilesie eshte kjo hapesire ne funksion te formave te levizjes; nuk eshte e barasvlefshme drita, uji, bima, kafsha, njeriu nga pikepamja hapesinore; sic nuk eshte e tille nje ndertese, nje forme fetare, nje forme prone, nje vendim gjykate. Te gjitha keto nuk mund te formojne nje bosht te vetem historik ne funksion te hapesires. Problemi ne planin filozofik te deritashem eshte gjitheperfshires dhe i pa specifikuar duke perbere defektin me te pare te mendimit historik te sotem. Duket sikur kjo gje nuk prish asnje pune, por kur vjen puna per t’ja nenshtruar konstantes se zhvillimit te cdo ngjarje, problemi ngaterrohet pasi hapesira respektive nuk perkon me kohen ne te cilen zhvillohet ngjarja (kjo eshte analoge sikur te thuash: sa bejne nje domate + nje spec + nje patelxhan + nje hurme + etj? – gje qe nuk ka asnje kuptim). Si duhet kuptuar e gjitha kjo? Per rastin shqiptar kjo eshte tipikisht keshtu; shoqeria e jone disponon hapesira shoqerore qe nuk perkojne me shkallen e zhvillimit te saj dhe kjo duket mirefilli tek e drejta juridike. Ne qofte se do ta studiojme kete te drejte ne funksion te kohe-hapesires se jeteses se banoreve autoktone ne bashkejetese me te drejten juridike do te dallojme pikerisht kete mosperputhje dhe anomaline e zhvillimit nga e komplikuara drejt se thjeshtes (Kanunet mesjetare te Qyteteve: Drisht, Berat, Korce, Durres, Shkoder – shek. VII-XIV Kanuni i Lek Dukagjinit dhe Skenderbeut me karakter klasor – shek XV kanunet e krahinave Lure, Diber, Lume, Laberi – shek XVI-XX – qe nuk njohin asnje rregull diferencimi social). Atehere kjo te con ne nje kerkese te re metodike per te pare se cfare e perputh shkallen e ulet te zhvillimit me nivelin e larte hapesinor te qelizave shoqerore dhe menyren se si ndikon kjo qelize ne kete zhvillim. Ne kete rast eshte e nevojshme te ndertohen ekuacionet respektive jo vetem te lindjes, por, kryesisht, te zhvillimit te ketyre qelizave ne perputhje me rendet shoqerore dhe te krahasohen me dinamiken e shoqerise shqiptare (problem ky i pretenduar nga diktaturat komuniste si i zgjidhur nga Marksi, por qe letra e Engelsit drejtuar Meringut – 14 korrik 1893 –, tregon se kjo nuk eshte e vertete dhe perben aresyen perse deshtoi marksizmi ne praktike pasi ne asnje rast nuk u perputh hapesira, e pretenduar si progresive, me shkallen e zhvillimit kohor te popujve ku u zbatua; njekohesisht kjo sherben per te argumentuar karakterin antimarksist te bolshevizmit ne planin historik).

E gjithe kjo tregon se cdo ngjarje qe ndodh ne Natyre ka hapesiren e vet specifike dhe eshte kjo aresyeja perse per hapesiren thuhet ka karakter relativ (ne fakt relativiteti hapesinor ka vlere kur krahasojme ngjarjet midis tyre, por kur merret ngjarja si dukuri ne vetvete relativiteti e humbet kuptimin dhe perpara studiuesit hapesira respektive ka karakter absolut). Por ky absolutizem nuk do te kishte kuptim ne qofte se do te anashkalohej koha e vete ngjarjes dhe ne kete pike historia e derisotshme e Njerezimit ka nevoje per paterica pasi nuk eshte e afte te shpjegoje asnje ngjarje ne shkak-pasojen e vet duke i fshehur Njerezimit dy dukuri: shpejtesine dhe konstanten e zhvillimit. Elementi i pare fsheh negativitetin e racizmit si dukuri ireale, por dhe shenjen dalluese te popujve brenda nje race dhe midis racave; ndersa i dyti fsheh rendesine e pazevendesueshme te te gjithe qelizave sociale qe zhvillohen ne nje shoqeri, qe per efekt te kohes ndjen mungesen e disa prej tyre duke futur ne kolaps zhvillimin social me politikat e zbatuara. Te pakten shoqeria shqiptare vuan prej kesaj dukuri per te gjithe kohen e ekzistences se vet kater shekullore.

Kjo do te thote se duhet te kete nje rregull ligjor qe i lidh te gjithe ekuacionet sociale midis tyre dhe kjo perben boshllekun kryesor, sot per sot, ne mendimin historik. Kjo gje u parakalua me formulimin e raportit kohor-hapsinor, por me perpara kerkohet te formulohet roli dhe permasa e kohes ne zhvillimin e Races Njerezore ne Toke, gje e parealizuar akoma.

Edhe pse perpara me shume se nje shekull u formulua termi kohe relative, ajo nuk pati asnje vlere ne planin historik analitik edhe pse ne boten njerezore kjo ishte gjeja me e dukshme. Ne qofte se paralelizmi hapsinor kuptohej ne nje fare menyre, ai kohor ishte krejt i pakuptueshem edhe pse Plutarku, para 1900 vjeteve, kishte perdorur termin “jete paralele”, duke nenkuptuar faktin qe Koha Njerezore perbehej nga kohe individuale paralele. Ky problem do te kishte mbetur ne erresire ne qofte se njeri prej perfaqesuesve mё me ze te ekonomisteve britanike (David Rikardo – 1772-1823) para 200 vjeteve nuk do ta kishte lidhur vleren e mallit me kohen shoqerisht te domosdoshme per prodhimin e tij, por qe perseri nuk u sherbeu historianeve per te zgjidhur problemet historike te Njerezimit nga pikepamja shkencore duke e lene Historine ne pozicionin e perrallave. Ky deduksion i Rikardos duhet te kishte shkaktuar nje termet te tmershen ne mendimin filozofik boteror qe ne ate kohe, por ai u parakalua pa u kuptuar duke treguar se Njerezimi nuk ishte pjekur akoma, nga pikepamja kohore, per te zgjidhur sakte ate qe pretendoi si te perfunduar K. Marksi pas 50 vjeteve. Duhet te kalonin edhe 50 vjet te tjera, tashme ne Gjermani, qe nje fizikant te lidhte kohen me fiziken duke e kaluar precedentin analitik nga forma me e larte (njeriu) ne ate me te ulten (kuantin energjitik), por qe perseri nuk sherbeu si shtytje per te zgjidhur ate qe kerkohej prej mbi 2000 me pare, duke e komplikuar drejt nje perfytyrimi te pakuptimte Shkencen e Njerezimit. U mjaftuan me lidhjen e Kohes me Hapesiren ne menyre te pandashme duke nenkuptuar nje zgjidhje te mundeshme edhe pse ne asnje rast nuk e nenkuptuan Kohen si permase te dyte ne zhvillimin e Materies (neper formula e vendosen si permase te katert te hapesires duke e njehsuar te njejte per te gjithe ngjarjet; – Formula e Drejkut per mundesine e Boteve te tjera me qenie te gjalla).

Ne fakt zgjidhja u dha me 1905 (Ajnshtajni), por e lidhur me ndergjegjen e Njeriut duke e djallosur lidhjen e Levizjes me Shpejtesine e zhvillimit dhe e gjitha kjo vetem per shkak te gabimit 2300 vjecar te Aristotelit. Ajnshtajni ne asnje rast nuk e kuptoi qe ndryshimi i kohes ka karakter dualist dhe te kundert, por e gjitha kjo brenda nje ngjarje te vetme; dmth, sipas fizikantit, ne qofte se gjate levizjeve me shpejtesi te madhe koha ne brendesi te objektit qe leviz ngadalesohet, duhej gjetur vendi dhe aresyeja ku koha pershpejtohej. Heshtja ne kete drejtim tregon se perfytyrimi i fizikantit ka qene i gabuar per kete problem (lidhja e shpejtesise se levizjes me ecurine e kohes).

Duke e quajtur te paqene hipotezen e lidhjes se shpejtesise se levizjes me koheekzistencen e ngjarjes, ne kemi mundesi ta trajtojme problemin krejt ndryshe, por pikesepari duke ndryshuar shkakun e levizjes sipas modelit aristotelian. Jemi pak a shume ne pozitat e Kopernikut kur kundershtoi modelin kozmik te Ptolemeut, por tashme ne shkallen fundore te te panjohures pasi duam te zgjidhim unitetin e Natyres drejt pafundesise se saj, gje qe mund te realizohet po te bashkohet Hegeli + Marksi + Ajnshtajni.

Rendesia e elementit Levizje ne mendimin filozofik materialist eshte konsideruar e barasvlefshme me Hapesiren dhe Kohen, por vetem kaq. Shterpezimi i problemit qe ne shek. e XIX-te tregon fare hapur qe materializmi i atij shekulli ka qene instiktiv dhe aspak llogjik. Kjo duket mirefilli tek qeliza Levizje, specifikimi i se ciles drejt pese formave ne menyre krejt rigoroze (Engels tek Dialektika e Natyres) eshte maksimumi i arritjes filozofike te problemit, por pa u thene ne asnje rast qe forma me e ulet e levizjes merr pjese ne format me te larta duke mos ndikuar domosdoshmerisht ne jeten e tyre. Kete gje Hegeli e kishte nenkuptuar me ligjin mbi depertimin reciptok te te kundertave, prej nga rrjedh ligji me kryesor i zhvillimit ne Natyres dhe te gjitha specifikave te saj: pabarazia e zhvillimit. E quaj te pamundur qe Marksi me Engelsin te mos ta kene kuptuar kete ligj sipas kesaj forme, sic e quaj krej te mundeshme qe kete problem shkolla bolshevike e ka ndryshuar ne thelbin e saj per interesa te veta dhe aspak per progres. Ky ka qene shkaku qe ne mendimin filozofik boteror u fsheh nje parameter i zhvillimit shoqeror: shpejtesia e zhvillimit. Kjo e fundit, duke mos pasur ne asnje rast vlera te njehsuara drejt barazise, do te conte ne zbulimin e rigorozitetit te dialektikes hegeliane dhe per kete e kanalizuan si nje filozofi idealiste me karakter objektiv (te pakten shqiptaret kete problem e zoterojne ne kete menyre ne saje te lendes Materializmit Historik, f. 23, Tirane 1981). Por, nga ana tjeter, ky fakt tregon se pikepamjet e Zhan Zhak Rusoit mbi pabarazine e zhvillimit ne Shoqerine Njerezore te kene qene flluska sapuni pasi binin ne kundershtim me ligjet e Natyres (ne kete rast francezi ka ngaterruar padrejtesine me pabarazine).

Kjo nuk na pengon ne kete rast te bejme nje specifikim te metejshem te procesit te levizjes ne Shoqerine Njerezore duke nxjerre ne pah bashkeekzistencen e te gjithe formave te levizjes ne Boten Njerezore me kerkesen per te zbuluar rregullsine ligjore te aplikimit te tyre, pasi pikerisht ne kete pike ngaterresat jane me permasa permbysese ne Historine e Njerezimit.

Gjeja me e dukshme ne formen e levizjes se Njeriut eshte ajo mekanike (cvendosja mekanike e individit njeri), por ne asnje rast nuk e kam gjetur qe kjo forme levizje nuk eshte levizje mekanike e kulluar, por ajo ne realitet eshte forma mekanike e levizjes shoqerore (cvendosja mekanike e insekteve, bimeve, kafsheve eshte forma mekanike e levizjes biologjike; ndersa levizja e trupave qiellore ne hapesiren kozmike eshte forma mekanike e levizje kimike dhe levizja e elektroneve rreth atomeve eshte forma mekanike e levizjes fizike). Une konsideroj te rendesishme pjesen mekanike te levizjes shoqerore dhe biologjike pasi mbi te eshte ngritur teoria e popullimit te Globit (ekziston nje permbledhje e teorive per kete problem ne studimin e Ani Bajramit: Antropologjia, Tirane 2015) permasat e se ciles e kane tejkaluar aktin historik drejt shtremberimit te ralitetit. Ne kete drejtim gabimi qendron ne moszbulimin e shkakut te levizjes dhe varesine qe ka nga kategoria rastesi-domosdoshmeri. Te pakten shkaku i levizjes ne dy formacionet e fundit te organizimit natyror (biologjike dhe shoqerore) nuk ka gjasa te perputhen qe ne momentin qe ne formacionet shoqerore cfaqen besimi fetar, pasi ne te kunderten elementet e besimit fetar me te pare nuk do te diferencoheshin ne kohe.

Keshtu qe ne duhet te marrin ne konsiderate vetem levizjen shoqerore kur vjen puna per te ndertuar historine fillestare te Njerezimit. Kjo do te thote qe levizje mekanike e Njeriut eshte e lidhur me nje faze me te mevonshme te zhvillimit te vet dhe pikerisht pas lindjes se ideve fetare. Ne kete rast ne kemi ne dore jo vetem qelizen me te pare shoqerore ne fushen e analizave historike, por ne kemi ne dore qelizen qe na con ne zbulimin e karakteristikes dalluese te fiseve, grupfiseve, popujve, kombeve dhe deri tek Racat. Per te realizuar kete zbulim eshte e nevojshme te filtrojme nga bashkeveprimi i kohes me hapesiren pasojen fillestar te procesit; dhe kjo pasoje eshte: shpejtesia e zhvillimit specifik, qe per rastin e Historise se Njerezimit eshte shpejtesia e zhvillimit shoqeror. Ne kete parameter duhet ndalur vecanerisht, pasi vetem ky parameter ben dallimin sasior te Races Njerezore brenda vetes pa mundur dot t’i diferencoje popujt e saj nga pikepamja cilesore. Ky parameter ka nje vecori per popujt historike te Njerezimit, qofshin keta edhe te zhdukur: eshte e vetmja shenje dalluese e tyre. Me fjale te tjera shpejtesia e zhvillimit shoqeror eshte e ndryshme nder popuj te ndryshem pa qene kurre e barabarte qofte dhe midis dy popuve ne cfaredo rrethanash biologjike apo shoqerore qofshin ato.

Por pranimi i ketij parametri ne shkencat e sotme shoqerore ka nje defekt: kerkon medoemos permbysjen e tyre duke na argumentuar faktin se keto shkenca jane te tilla per mode politike dhe aspak nje realitet fitimprures. Gjeja me e pare qe realizon shpejtesia e zhvillimit shoqeror ne shkencat shoqerore eshte pranimi i termit: pamundesi zhvillimi. Kjo do te thote se parimet filozofike te materializmit ne shek. e XIX kane qene instiktive dhe aspak udheheqese te mendimit shkencor te pretenduar. Ne te gjitha rastet hipotekore te deklaruara materializmi filozofik i atij shekulli nuk kuptoi se gjitheshka rrotullohej rreth ketij termi dhe, e vetmja gjurme qe ai la, duket ne brendesi te mendimit intelektual shqiptar te fundit te shek. XX-fillimi i shek. XXI, i cili, jashte cdo mendimi shkencor, ngriti hipotezen se populli shqiptar rrjedh nga pellazget hyjnore, ku keto te fundit jane inisiatoret e civilizimit boteror. Termi “pamundesi zhvillimi” e shpёlan idiotizmin shkencor shqiptar nga keto hipoteza ireale dhe formulon Historine e Kombit Shqiptar me themele krejt te tjera. Deduksionet qe lidhen me parametrin shpejtesi zhvillimi krijojne mundesine me te madhe te zgjidhjes se gjenezes se Kombit Shqiptar sipas nje rruge krejt tjeter per tjeter, por tashme te palidhur me politiken. Por paraprakisht duhet pranuar se ajo qe ka ndodhur me popujt europiane para mbi 3000 vjetesh (gje e panjohur teresisht), ka ndodhur me popullin shqiptar pergjate 450 vjeteve te fundit duke na argumentuar faktin qe thelbi i zhvillimit shoqeror nder popujt e Njerezimit eshte i barabarte (konstant), por me shpejtesi zhvillimi te ndryshem. Ja perse ky parameter merr rendesi te jashtezakonshme ne Shkencen e Historise dhe per kete kerkohet te filtrohen deduksionet udherrefyese perpara se te ulemi e ta shkruajme ate.

Se pari, shpejtesia e zhvillimit sherben per te percaktuar gjenezen kohore te popujve ku popujt me shpejtesi te vogel zhvillimi kane lindur perpara popujve me shpejtesi te madhe zhvillimi. Por relacionet midis popujve me shpejtesi te ndryshme zhvillimi behen evidente ne madhesi dhe forme vetem sipas rendeve shoqerore dhe jo jashte tyre, ne te kunderten kontakti behet i njeanshem gje qe con ne zhdukjen e njerit relator.

Se dyti, ngjarja me shpejtesi te vogel zhvillimi nuk ndikon domosdoshmerisht tek ngjarja me shpejtesi te madhe zhvillimi (ne kete rast popujt).

Se treti, ngjarja me shpejtesi te vogel zhvillimi kur relatohet me nje ngjarje me shpejtesi te madhe zhvillimi ka ndikim vetem mbi ecurine e kohes ne menyre te dyanshme (pershpejton te veten dhe frenon te relatorit duke pasuruar vetveten nga pikepamja hapsinore). Eshte kjo aresyeja perse helenet nuk kane rilindje ne formen greke dhe perse banoret autoktone vetem kane marre nga helenet nga pikepamja hapsinore.

Se katerti, shpejtesia e zhvillimit shoqeror eshte ne raport ne zhdrejte me kohen e lindjes ne histori dhe percaktohet rigorozisht nga kjo e fundit, por mbi bazen e analizes se rendeve shoqerore (analiza hapsinore) ne i kemi te gjitha mundesite per te shkruar historine e Popullit Shqiptar ne funksion te gjenezes se tij.

Ajo qe i jep devizen e perforcimit analitik shpejtesise se zhvillimit, zhvillimit ne kohe dhe hapesire te Races Njerezore ne Toke eshte Raporti kohor-hapsinor, dinamika e te cilit eshte nje madhesi konstante e barabarte me nje (1), rrjedhimet e te cilit i kemi shpalosur ne artikullin me te njejtin titull (shih, albanovaonline.info, www.genchoti.com dhe gazeten “Ndryshe”, dt. 24.07.2008)aH. Ky raport eshte i vetmi realitet i pandryshueshem ne Natyre, sado e komplikuar te jete ajo. Por e shoh te nevoshme t’i rikujtoj lexuesit disa perfundime qe lidhen me metodiken filozofike te Historise se Njerezimit. Ne lidhje me kete Histori ky raport ka keto lidhje imponuese:

1-Dy ngjarje, në kohë paralele, pa lidhje midis tyre, por me shkak hapsinor të njëjtë (psh rendi shoqëror), japin produkte të afërta me shpejtësi zhvillimi të përafërta, në pamje të parë të njëjta.

2-Dy ngjarje, në kohë të diferencuara, qoftë dhe mijeravjeçare, por me shkak të njëjtë (psh rendi shoqëror), japin produkte të afërta me shpejtësi zhvillimi krejt të ndryshme dhe rrjedhimisht kohëekzistenca e tyre do të jetë e ndryshme (ketu qendron thelbi i zhvillimit konstant te te gjithe popujve te Races Njerezore ne Histori, por me koheaplikimi te ndryshme).

3-Në natyrë dy ngjarje pikë për pikë të barabarta nuk ka, por kur ato ndodhin në kohë paralele për shkaqe të njëjta (idete fetare, juridike, politike, letrare, etj, etj) janë të ngjashme dhe kur i nënshtrohet botës së relacioneve formojnë një unitet. Uniteti nuk mund të jetë absolut, nga pikëpamja hapsinore, kur ngjarjet ndodhin në skaje hapsinore, por ai nënkuptohet i tillë vetëm në sajë të kohës duke formuar një unitet të tjetërsueshëm sipas të njëjtave ligjeve në vazhdën e kohës (kjo ka vlera sidomos për botën e njeriut). Kryesorja e unitetit të dy ngjarjeve paralele është e lidhur me shpjegimin se çfarë është rendi shoqeror dhe qelizat shoqerore qe marrin pjese ne te

4-Dy ngjarje të ndodhura në kohë të ndryshme, por me bazë hapsinore të përafërt, japin përfundime të përafërta (kjo ka vlera për botën e njeriut, pasi ne parim produkti social ne dy raca te ndryshme njerezore, edhe pse kane diferenca te medha kohore zhvillimi, jane pothuajse te njejte. Te pakten idete fetare ndodhen ne kete pozicion).

5-Dy hapësira, me ndryshueshmëri sasiore midis tyre, me kohë të tejskajshme kohore në lindjen e tyre, nuk mund të relatohen dot në mënyrë të barasvlefshme. Në këtë rast vihet re proçesi i paradoksit të kohës, por me përfundime të kundërta nga ato të relativitetit analitik, pasi në sajë të lëvizjes nuk kemi vetëm ndryshim të kohëekzistencës, por, mbi të gjitha, kemi tjetërsim të zhvillimit hapsinor dhe kjo nuk është kuptuar nga Ajnshtajni. Akoma më tej, nuk është kuptuar rezultantja kohore e ngjarjes. Është e pamundur që dikush të fitojë në kohë dhe kërkush të mos humbasë, dmth kur në një ngjarje koha përshpejtohet, në një tjetër koha ngadalësohet në sajë të botës së relacioneve, pasi është shpejtësia që përcakton dinamikën e ecurisë së kohës. Edhe në këtë pikë teoria e Ajshtajnit lë mjaft për të dëshiruar.

6-Dy ngjarje, me prejardhje të ndryshme hapsinore, nuk mund të jenë kurrë të barabarta, bile as të përafërta.

7-Një ngjarje e ndodhur në një kohë nuk mund të përsëritet kurrë në një kohë tjetër. Kjo ka vlera sidomos për botën e njeriut pasi atje ku pranohet ekzistenca e një revolucioni me dhunë për përmbysjen e rendit shoqëror, nuk mund të pranohet i njëjti proçes për ndërrimin e një rendi tjetër; pra një ngjarje ndodh vetëm një herë në të njëjtën hapësirë (teoria e Marksit për këtë problem ka nevojë të ndryshohet në thelbin e vet).

Mendimi filozofik ne Shkencen e Historise perben bazen fillestare me te domosdoshme te te shkruarit te saj. Une pretendoj se gjitheshka e shkruar per kete histori, por kedo dhe kurdo, ka nevoje te rishikohet me drejtim te pasojes dhe kjo perben thelbin e ekzistences se saj. Historia nuk eshte nje ngjarje me kendveshtrim hapsinor, as kohor dhe as statistikor. Historia eshte shkenca qe analizon procesin e ndryshimit te Njeriut prej Njeriut ne funksion te Ndryshimit te Njeriut prej Natyres dhe mund te ekzistojem veten ne kete menyre.

Duke ju pergjigjur titullit te artikullit konkludojme:

-Historianet shqiptare jane edukuar qe ne bark te Nenes vetem te genjejne. Te 12 vitet e para te shkolles (pasi te larten mund t’a kene mbaruar jashte shtetit duke e shtuar edhe me shume permasen e mashtrimit intelektual) kane qene vitet e pergatitjes se tyre individuale dhe per kete nuk munden te manifestojne dot asnje aspekt historik te mundeshem, qofte dhe vetem nga pikepamja teorike.

-Historianet shqiptare jane edukuar qe ne bark te Nenes te aresyetojne jashte mendimit filozofik te cfare do lloj ngjyre qe te jete. Sot ne shek. e XXI mendimit shkencore shqiptar i mungon boshti filozofik; dmth projekti teorik i zhvillimit social te tyre. Eshte kjo aresyeja perse progresi i shqiptareve nuk ka asnje lidhje me politikat aktuale qe zbatohen ne Shqiperi. Ne kete drejtim politikanet shqiptare ecin thjeshte me instinkt, dmth ne parim gabim duke huazuar nga politikat boterore anen me negative historike te tyre.

-Historia e Kombit Shqiptar nuk mund te shkruhet nga kerkush per sa kohe qe nuk eshte ndryshuar metodika analitike e ngjarjeve te perjetuara nga Njeriu ne Toke. Shqiptaret perbejne rastin e domosdoshem te nje race, por qe ndryshon teresisht nga te gjithe popujt e Races se Bardhe, pasi perben fillesen rastesore te saj (ka shume mundesi qe rastesite e racave te tjera te jene eleminuar biologjikisht perpara se te lindin aktualet).

 

Shenim: Ky artikulll eshte nje permbledhje e vellimit te pare dhe te katert te “Tjetersimi i Historise ose “ndergjegjja” e ngjarjes”(1977-1980,1980-1983) qe ka percaktuar bazat metodike te Historise analitike te Natyres e te Njerezimit mbi c’baze eshte percaktuar gjeneza historike e shqiptareve. U shkrua vetem per nje qellim: per t’i treguar shqiptareve te sotem qe historia e Popullit tone nuk ka ritmet e popujve te tjere europiane dhe per te percaktuar keto ritme duhen ndryshuar politikat aktuale ne thelbin e tyre. Per fatin e keq te te vetequajturve historiane ketu ne Shqiperi, Historia e Shqiptareve te sotem eshte e lidhur pazgjidhshmerisht me kete tjetersim, i cili kryesisht eshte Natyror, por qe per periudhen 1945-1992 ishte dhe njerezor; shqiptaret e sotem jane viktima te tjetersimit te dyte duke u bere te demshem per veten e tyre me mos njohjen e Historise se Vertete te Shqiptareve.

 

 

Tirane-Shengjin, 14 korrik 2015