Monthly Archives: May 2015

86 – A mund te jete identiteti europian i shqiptareve sipas ideve te Kadarese?

(analiza filozofiko-historike e veprave moderne te shkrimtarit Kadare, por edhe e te
gjithe mendimit letarar shqiptar postkomunist, i cili here merr pamjen e nje analize
filozofike, here shkencore e here letrare pa qene as veper filiozofike, as veper
shkencore e as veper letrare, prandaj, edhe per kete aresye, quhet sprove qe do
te thote asnjere prej termave te mesiperm; por atehere cfare eshte?)

Behet fjale per nje sprove te Kadarese te botuar me 2006 me titull: “IDENTITETI EVROPIAN I SHQIPTAREVE” (por edhe ne vitin 2009 ne kuadrin e botimit te vepres se plote te shkrimtarit nga ana e “Onufri”, vell. 20, f. 489-516), se ciles kritika shqiptare i ka ngritur nje aureole lavdie a thua se shkrimtari ka zgjidhur ate qe nuk ka zgjidhur asnjehere sakte filozofi apo shkencetari, por edhe pa e thene ne asnje rast qe puna shkencore e Akademise se Republikes Popullore Socialiste e Shqiperise ka qene nje vrime ne uje (me qene se e kundershton rezultatin e kesaj Akademie) dhe, aq me keq, qe sprova ne fjale nuk ka asnje pike referimi te termit ne fjale, duke me vene ne dyshim mbi permbajtjen e argumentit ne planin e saktesise. Shume me teper me rritet ky dyshim kur shtepia botuese “Onufri”, ne kapakun e pasem te librit (por edhe ne f. 20-21) ka vene thelbin e idese se shkrimtarit Kadare, sipas te cilit:
“Populli shqiptar nuk ka identitet gjysmak, te shtire apo te fshehur pas lajlelulesh mashtruese. Identiteti i tij eshte gjithashtu i qarte, pamvaresisht se dikush nuk deshiron ta shohe, e dikujt nuk i intereson ta shohe. Shqiptaret jane nder popujt me te vjeter te kontinentit evropian, popull themeltar ne rrafshin e tij (kete gje as sot Akademia e Shkencave nuk e pranon, GH), ashtu sic eshte pranuar gjuhe shqipe nga gjithe gjuhetaret e medhenj, si nje nder 10 a 12 gjuhet baze te kontinentit. Gjeografia (as kete nuk e ka pranuar dhe nuk e pranon akoma Akademia e jone e Shkencave, GH), gjeja me kokeforte ne bote, deshmon e para evropianitetin shqiptar. Zelli i atyre qe me cdo kusht duan ta zbehin disi edhe kete fakt kokeforte, arrin disa here te krijoje pershtypjen se Shqiperia eshte ne skaj te Evropes dhe fill pas saj nis Turqia, ose Azia. Nderkaq, kur hedh syte ne harte veren se gjer ne ate kufij shtrihen se paku tri shtete te tjera: Maqedonia, Greqia dhe Bullgaria. Per te mos e permendur ate qe quhet “Turqia evropiane”.
Problemi nuk shtrohet a eshte e sakte apo e sajuar kjo ide, por si argumentohet dhe cfare perfitimi, apo humbje, ka Populli Shqiptar nga qenia brenda identitetit europian, apo jashte tij, sipas ideve te Kadarese apo sipas nje te vertete tjeter. Qe ne kete kendveshtrim problemi eshte i pazgjidhshem dhe kjo te con ne perfundimin qe shkrimtari Kadare i sherben nje politike te caktuar, mbi c’baze eshte formuar ne Shqiperi Klubi i te Marreve te Madheshtise shqiptare, te cilet kane dy pretendime tmeresisht te pasakta, jashtezakonisht antihistorike dhe pafundesisht antishqiptare (sot shqiptaret kujtojne se duke rritur mendjen e tyre gjysmake rrisin bagazhin e tyre hipotetik intelektual me pretendimin e mund t’i afrohen popujve europane nga pikepamja e krijimtarise se civilizimit, por une pretendoj se keto dy pikepamje jane shume-shume me te thella se sa paraqiten: ato mundohen te fshehin krimin enverist nder shqiptare dhe, bartesit e tyre, jane bijte dhe nipat e atyre qe kryen kete krim):
1-Gjuha shqipe eshte baza e zhvillimit te gjuheve te Njerezimit duke permbajtur ne brendesi te saj kodin e zberthimit te tyre dhe intrigen madhore mesianike ne brendesi te shoqerise njerezore (per kete te fundit kam parasysh librin e Petro Zhejit: “Roli Mesianik i Shqipes”, Shembja e Kulles se Babelit, Tirane 2015). Mesia eshte i derguemi i Zotit qe pritet te vije ne Toke simbas monoteizmit ebraik (qe per te krishtenet asht realizue me ardhjen e Krishtit), kur shqiptaret dhe paraardhesit e tyre akoma nuk e kane prodhuar politeizmin, me ane te se ciles argumentojne se jane dy rende sociale prapa themeluesve te Krishterimit.
2-Pellazget jane themeluesit e qyteterimit boteror dhe shqiptaret e sotem rrjedhin ne menyre te drejteperdrejte prej tyre me pretendimin se jane krijuesit e civilizimit te sotem njerezor. Nje rrjedhim i kesaj pike, sipas autoreve, eshte ideja sikur Toskana e Italise e ka burimin njerezor nga tosket e Jugut te Shqiperise se Sotme. Me fjale te tjera civilizimi i sotem i Toskanes ne Itali e ka burimin nga tosket e Jugut te Shqiperise, edhe pse termi tosk ne Shqiperi eshte term mesjetar.
Por asnjeri nga pjesmarresit e Klubit te te Marreve te Madheshtise shqiptare nuk i pergjigjet pyetjes me te thjeshte fare: Çfare rrjedh prej ketyre dy pretendimeve dhe çfare perfitimi kane shqiptaret? Si ka ndikuar mbi zhvillimin e shqiptareve ky fakt, po te jete i vertete?
Jane keto dy pretendime teorike qe kane pushtuar mendjet gjysmake te shqiptareve prej me shume se 20 vjetesh dhe, cuditerisht, idete e Kadarese perputhen me to. Kjo eshte aresyeja qe jam i detyruar te marr ne konsiderate kete sprove te Kadarese per te pare se deri ku shkon permasa e perputhjes, por edhe permasa e pretendimit “shkencor” te Kadarese.
Shqiptaret, si lexues te pavemendeshem qe jane (shqiptaret kane nje pretendim mbi Librin, sipas tyre, pas 1991, vetem Libri paraqet Kulturen Njerezore), nuk jane te afte te kuptojne se tjeter eshte te jesh nder popujt me te vjeter te kontinentit evropian, tjeter eshte te jesh popull themeltar ne rrafshin e tij dhe tjeter populli me i zhvilluar i races (kjo e fundit ka karakter kohor specifik dhe kerkon nje metodike tjeter argumentimi), por cudia qendron ne mos nxjerrjen e asnje perfundimi per seicilin rast. Ne te dy rastet ka rrjedhime sociale, perfundimet e te cilave nuk perputhen kerkund midis tyre dhe rrjedhimisht ato nuk jane e njejta gje. Ose problemi i gjuhes, ne njohim historine e Europes prej 2500 vjetesh dhe ne keto 25 shekuj ekzistokan 10-12 gjuhe baze te kontinentit, kur pergjate kesaj kohe ka pasur nje bote relatash qe i kane perzier keto gjuhe pa pasur asnje mundesi per te diferencuar gjuhet fillestare dhe mundesine e ndikimit te tyre mbi njera-tjetren, por, duke lene nje shenje ne kete bote relatash, ka mundesi te percaktohet gjeneza e gjithseiciles, qe gjithsesi e kerkon medoemos nje pergjigje te pyetjes: cfare perfitojme prej ketij fakti, po te jete i vertete? Nuk kam pare akoma shpjegime teorike mbi permasat e ndikimit te nje gjuhe mbi nje tjeter, sic nuk kam pare akoma renditjen kohore te popujve europiane, te pakten sipas shkalleve te zhvillimit social. Teoria e Kadarese ka marre a priori te nenkuptuar parimin monogjenetik te lindjes se Njeriut ne Toke (ne kete rast ne Europe) e per pasoje problemi eshte krejt ne ajer pa e filluar mire leximin e sproves. Sipas kesaj teorie pika monogjenetike e Njeriut nuk qenka ne Azine Perendimore, apo Afriken Lindore, sic eshte thene here pas here, por ne gadishullin Ballkanik. Cfare rrjedh prej kesaj, po te jete e vertete?
Ne fakt identiteti i races, i kombit dhe i popullit, eshte nje pike ku ndahet Historia Shkencore nga historia politike, edhe pse shqiptaret kete nuk e kane kuptuar akoma. Mund te jete nje nder problemet me “misterioze” te historiografise moderne, e cila hesht per paaftesi profesionale. Qe ky nuk eshte nje problem shkrimtaresh as mos e vini ne dyshim, por dhe duhet dyshuar per kendveshtrim filozofik te realizuar nga shkrimtari Kadare, perderisa problemi themelor i ceshtjes eshte: si dhe nga se formohet identiteti i nje race, i nje kombi, i nje populli? Ne fund te fundit: cfare perfaqeson identiteti? Rasti shqiptar rezulton me i veshtiri ne kontinent perderisa shkenca europiane e ka parakaluar procesin e lindjes dhe te zhvillimit te popujve ne fazen parashteterore. Ne qofte se do te kerkojme kete proces, atehere rezulton qe rasti grek dhe ai spanjoll jane nje perjashtim dhe ne dy pika te kontinentit europian procesi eshte i fshehur historikisht (basket dhe iliret, ku eshte veshtire te diferencohen ne planin e vjetersise kohore me metodikat e derisotme).
Kurajoja civile dhe profesionale e shkrimtarit Kadare eshte per t’u admiruar per sa kohe qe lexuesi nuk dyshon per ate qe ka shkruar, por a ka mundesi praktike per ta realizuar kete identitet teorik ai? A mundet valle nje shkrimtar, aq me teper nje shkrimtar shqiptar, ta zbertheje dot kete rebus edhe ne qofte se do te binim dakort me termin (qe ne kete pike duket defekti i shkrimtarit)? Problemi nuk eshte thjeshte ne percaktimin e races europiane, pasi ngjyra e bardhe i jep prioritet lidhjes se tokes ku jetojne keta te bardhe me emertimin Europe, por problemi qendron ne KOHEN e cfaqjes se ketyre te bardheve ne historine e kontinentit, gje kjo krejt analoge me te gjithe racat e tjera, por dhe problemi me themelor ne shkencen e Historise, pasi lidhet me parimin natyror te lindjes se Njeriut ne Toke. Atehere: Cfare fshihet pas termit Identitet?
Termi identitet per Gjuhen Shqipe rezulton te jete jo fort i thjeshte; sipas Fjalor i Gjuhes se sotme Shqipe (Tirane 1980) konsiderohet: “1. Barazi a ngjashmeri e plote e nje sendi ose e nje dukurie me sende ose me dukuri te tjera, te qenit identik, njejtesi; perputhje e plote. Identitet i plote (absolut). 2. Te qenit i vecante nga te tjeret dhe i njejte vetem me vetveten ne disa vecori e tipare qe sherbejne per t’u njohur pa veshtiresi si i tille, te qenit po ai. Identiteti i njeriut (i personit). Dokument (leter, karte) identiteti dokument, ku jane shenuar tiparet dalluese te nje njeriu dhe qe sherben per te vertetuar se eshte ai vete. 3. logj., mat. Perputhje e plote e dy aneve te nje barazimi, pamvaresisht nga vlerat qe u japim elementeve te aneve te ketij barazimi. Identitet triogonometrik. Parimi i identitetit.
Por analiza filozofike, sipas botekuptimit, e ndryshon “pak” perfytyrimin mbi kete term edhe brenda per brenda gjuhes shqipe. Sipas Fjalor i filozofise me autor Servet Pellumbi dhe Fiqret Spahiu (Tirane 1974), apo Fjalor i Filozofise pergatitur nga Shkolla e Partise “V.I.Lenin” (Tirane 1982), apo Fjalor filozofik me autor Servet Pellumbi (Tirane 2011); – te tre keta fjalore jane krejt te barabarte midis tyre; – thuhet: Identitet (lat. Identitas – njejtesi, te qenit po ai, kategori qe tregon momentin kur nje send ose fenomen eshte i njejte, i barabarte me vetveten ose me sende e fenomene te tjera…. Megjitheate, perderisa realiteti objektiv ndryshon vazhdimisht, sende absolutisht identike (me vetveten ose me sende te tjera), bile edhe persa u perket cilesive te tyre themelore, nuk ka. Identiteti nuk eshte abstrakt, por konkret; ai permban dallime e kontradikta te brendshme. Identiteti eshte i lidhur ngushte me dallimin. Identiteti eshte i lidhur ngushte me dallimin. Vete identifikimi i sendeve kerkon dallimin e tyre paraprak. Vec kesaj, shpesh here, per nevojat e klasifikimit, quhen “identike” sende te ndryshme (duke marre per baze vetem disa nga tiparet e tyre me te pergjithshme). Kjo do te thote se identiteti eshte gjithmone relativ, i perkohshem, dhe zhvillimi i tyre eshte absolut.
Ne nje fjalor filozofie me autor Prof. dr. Ekrem Murtezai (Tirane 2007), problemi trajtohet me ndryshe. Sipas ketij fjalori identiteti nenkupton: -njejtesia; fakti i te qenit identik, i njejte i barabarte, i perputhjes, njesimit te ndonje gjesendi, procesi, personi, etj. me vetveten; ajo qe eshte konstante dhe identike me ndonje gjesend (cdo gje eshte identike me vetveten; cdo gje eshte ajo qe eshte), koncepti (koncepti i caktuar eshte ai qe eshte), personi (identiteti i personit), populli (identiteti kombetar), etj.; identiteti shprehet me fjalen “eshte”. Identiteti shprehet me shenjen “=” ose “a”. Identiteti abstrakt, i cili e perjashton ndryshimin, dallimin, eshte parimi fundamental i llogjikes formale, sipas se ciles “A eshte A” dhe Non-a eshte Non-a dhe nuk mund te jete A-ja Non –A dhe Non-A-ja A. Hegeli u ngrit kunder ketij identiteti formalo-logjik si parim qe eshte diskredituar nga aresyeja dhe mendja e shendoshe. Hegeli e formuloi parimin logjiko-dialektik te “identitetit te identitetit dhe te jo-identitetit (Identitat der Indentität und Nichtidentät). Logjika dialektike konkrete e kupton ne menyre dialektike raportin midis identitetit dhe ndryshimeve dhe pohon se “identiteti konkret” permban ne vete edhe ndryshime, dallime, etj (Shih: “A eshte A”).
Akoma me ndryshe trajtohet problemi ne nje fjalor filozofie, te serise Larousse, me autor Didie Zhylia (Tirane 1994), sipas te cilit termi identitet nenkupton: te qenit e nje sendi krejtesisht te ngjashem me nje tjeter. Ne pergjithesi identiteti qendron ne reduktimin (identifikimin) e nje njohje te re me dicka qe tashme e kemi te njohur. Nga kjo pikepamje identiteti eshte forma e cdo kuptimi. Mejersoni e shihte idealin e shkences ne sintezen e te gjithe njohjeve te universit, ne thjeshtimin e tyre te “identiteti”. Sipas tij, ai duhet te conte drejt nje formule te vetme (te paraqitur sot nga formula e relativitetit) nga ku mund te nxirren te gjitha ligjet e vecanta te shkences. Ky ideal duket me teper filozofik se sa shkencor, sepse perparimet e shkences shkojne me teper ne drejtim te nje shumellojshmerie pambarim te metodave te saj (specializimi) dhe qellimi i saj imediat eshte me shume te njohe objekte te reja se sa te njesoje metodat e saj (kjo metode njesuese eshte qellimi i refleksionit mbi shkencen ose i epistemologjise).
Interesant eshte fakti qe ne botimin sovietik te KPATKИЙ ФИЛOCOФCKИЙ СЛΟВΑΡЬ (Fjalor I vogel i Filozofise) – 1954, pa autor, por mbeshtetur ne botimin e 1952, ky term mungon. Kur ne botimin e C.H. OЖEГOB: СЛΟВΑΡЬ PYCCKOГO ЯЗЫKA (Fjalor i Gjuhes Ruse) (1973, 1982) ky term ka kete permbajtje fare shkurt: identiçnij (me germa cirilike), qe eshte nje, njesoj, identik, plotesisht analog.
Por ne nje fjalor te Sociologjise me autor Ali Pajaziti, termi Identitet njeh disa nenkuptime analitike si: Identitetet kulturore hibride, identiteti si ndjenje, identitet gjinor, identiteti i kokose, identiteti kolektiv, identiteti kulturor, identiteti shumenivelesh. Ndersa ne Fjalor Sociologjik te Oksfordit, pergatitur nga Gordon Marshall, termi Identitet konsiderohet me nje histori te gjate me prejardhje nga rrenje latine, cka nenkupton njejtesi dhe vazhdimesi, -perdorimi i tij mori perhapje jo me heret se sa shekulli XX.
Pasi beme gjithe kete percaktim terminologjik na krijohet mundesia te ecim me tej ne drejtim te konsolidimit te lidhjes se shqiptareve te sotem me Europen duke percaktuar permasen e identitetit dhe elementet qe perfshihen ne te.
Elementi me i pare i identitetit europian eshte bota biologjiko-racore.
Elementi i dyte eshte bota fetare.
Elementi i trete eshte niveli i zhvillimit social te popujve pjesmarres ne kete zhvillim.
Elementi i katert eshte ndikimi social mbi kete zhvillim.
Por ka edhe dy elemente te tjere qe e perforcojne kete identitet ne drejtim te aplikimit gjitheperfshires, gje qe nuk eshte marre parasysh nga kerkush per sa kohe qe ekziston Raca e Bardhe ne Europe (keto dy elemente perforcojne identitetin nga pikepamja biologjike); te pakten per kafshet dhe bimet tek Çarlz Darvini (i cili konkretisht e ka mohuar rolin e faktorit kohe ne seleksionimin natyror), “Prejardhja e llojeve”, dhe Eduard Strasburger, “Fiziologjia e bimeve”, kjo nuk ekziston. Behet fjale per kohen e cfaqjes se popujve ne histori dhe per shpejtesine e zhvillimit te gjithseicilit ne planin social. Eshte dinamika e zhvillimit ne kohe te seicilit popull ne Europe dhe ndryshimi i shpejtesise se zhvillimit social qe e ploteson kete identitet jashte konceptit te politikes. Per te qene te sakte, koha e cfaqjes dhe shpejtesia e zhvillimit te popujve ne histori jane dy elementet me te pare qe percaktojne identitetin e nje populli ne lidhje me kontinentin ku ai jeton. Dmth, kur flasim per identitet europian kemi parasysh Europen si kontinent gjeografik, ne kete rast identiteti eshte natyror, apo per Europen si Bashkesi Njerezore, ne kete rast identiteti eshte shoqeror. Kete pike Kadareja e ka perzier pa e ndare dot ne elementet perberes (une nuk marr persiper te them ne se e ka bere me dashje apo nga padia, pasi ne kete rast ka perzier identitetin natyror (gjeografine) me ate shoqeror (gjuhen) pa percaktuar ne asnje rast rrugeformimin e gjithseicilit). Ne fakt koha e lindjes dhe shpejtesia e zhvillimit te nje populli kane lidhje dhe jane trasheguar qe nga faza biologjike; ato duken sikur percaktojne identitetin nga pikepamja natyrore, por duke qene parametra variabel dhe jo te barabarte nder te gjithe popujt europiane, shoqerojne procesin e zhvillimit social dhe marrin pjese ne te gjithe etapat e formimit te identitetit duke argumentuar se permasa e identitetit europian nuk perbenhet nga elemente te vetem dhe solid ne kohe.
Le te shohim menyren se si shkrimtari Kadare e ka percaktuar kete identitet, perpara se te bejme percaktimin dhe analizen sociale te identitetit europian te shqiptareve sipas kohe/hapsires natyrore (kusht biologjik) dhe sipas asaj shoqerore (kusht social).
Kadareja i ka vene nje titull te tille librit sa nuk eshte veshtire te merret me mend se ai pretendon per nje zgjidhje eventuale, edhe pse emertohet si sprove. Kjo sprove duhet konsideruar perfundimtare meqenese autori ka shtuar: versioni i plote. Zgjidhja e problemit te identitetit europian te shqiptareve te sotem sipas idese se shkrimtarit Kadare mbeshtetet ne keto piketa (gjithmone sipas menyres sime analitike duke marre ne konsiderate rradhen e paraqitjes ne kete sprove):
Akti me i pare i ketij identiteti konsiderohet kerkesa shpirterore e shqiptareve per lidhje me Europen duke marre si pike referimi vitin 1990. Autori per kete ka shkruar:
“Disa vite me pare fjala “marreveshje” e perdorur per Europen, do te ishte fatale ne Shqiperi, madje aq fort, saqe do te conte ne burg ose pushkatim cilindo. Per Evropen ishte e pershtatshme vetem nje fjale, ajo e kunderta me marreveshjen, pra “mosmarreveshja”. Mosmarreveshje e plote, e palodhshme, e perjetshme.
Ky ishte urdhri numer nje i kohes. Programi i pandryshueshem komunist. Thene ndryshe verdikti kunder Shqiperise.
Ne dhjetor te vitit 1990, ky verdikt u shkel me kembe e u thye. Fjalet “e duam Shqiperine si Evropa”, ishin te para qe gjemuan ne trajten e nje himni, e nje programi te ri. E bashke me to, disa jave me pas, shtatorja e njeriut me antievropian qe kishte njohur ky vend, u thye e u zvarrit gjithashtu” (f. 7-8).
Ky “fakt” nuk eshte i vertete jo vetem si ngjarje kohore, por dhe as si ngjarje historike. Eshte tjeter pune pse keshtu i pelqen politikes se kohes se atehershme, por ndoshta dhe te sotmes, ta paraqese situaten e ndodhur sipas kesaj hapsire. Ka shume elemente te tjere historike, sociale e statistikore qe e perjashtojne kete hipoteze. Autori nuk merr ne kondsiderate mendimin intelektual te para 45-ses jo vetem ate politik, por dhe thjeshte mendimin kulturor. Akoma me tej, nga pikepamja statistikore, ka ndodhur nje ngjarje edhe me e madhe se ajo e dhjetorit 1990, ku shqiptaret thyen dyert e ambasadave Perendimore dhe ky eshte momenti qe ndan ngjarjen subjektive nga objektiviteti i ndodhur praktik. Shtrohet pyetja: Po 2 Korriku 1990 pse nuk merret ne konsiderate? Cfare fsheh ajo ngjarje ne lidhje me Europen? Po levizja e minatoreve te Valiasit, ne tetor 1990, pse nuk merret ne konsiderate?
Kerkesa shpirterore e shqiptareve per Evropen eshte shume-shume e vjeter. Te pakten te dokumentuar, duke perjashtuar epoken e Gjergj Kastriotit dhe instrumentin europian qe vepronte ne vendin ku jetonin shqiptaret prej me shume se 400 vjet (Klerin Katolik Shqiptar), ne e gjejme ne ditaret e Av. Vasil K. Dilo midis viteve 1914-1919 kur fliste per gjuhen qe duhet te mesonin shqiptaret per te qene nje komb i zhvilluar, – “te harrohet greqishtja e turqishtja dhe te mesohet italishtja” ishte mesimi i atyre viteve te largeta. Atehere perse duhet marre ne konsiderate vitit 1990 si viti ku shqiptaret i kthyen syte nga Europa? Apo qe te konsiderohet klasa politike e atyre viteve si inisiatore e europianizimit te shqiptareve? Duhej thene paraprakisht qe shqiptaret ishin te lidhur me Europen prej shume e shume kohe me perpara, por ishte komunizmi enverist ai qe i ndahu duke i nderprere rrugen e zhvillimit dhe, viti 1990, ishte nje rikthim ne rrugen historike. Shtremberimi i fakteve dhe paraqitja e tyre sipas deshires na con ne kerkesen per t’i pare ato ngjarje me sy kritik, duke bere pyetjen:
A mund te konsiderohe ndjenja proeuropiane si element i te qenurit identik me te per individet dhe grupindividet e nje popullate?
Ekziston edhe e kunderta, te pakten prej afro nje shekulli; kur politika detyron nje pjese te races se bardhe te shfryje kunder Europes (Bashkimi Sovietik), por nuk ka asnje mundesi, teorike e praktike, qe kjo antipati per Europen te behet shkak qe ruset te mos konsiderohen evropiane.
Asnje nga ata qindra-mijera emigrante qe kalojne Lampeduzen me anije nuk kane asnje fije identike me Europen e megjitheate sakrifikojne jeten drejt idhullit te vet iluzor. Dmth ndjenja proeuropiane, apo kundereuropiane, nuk eshte tregues per identitetin e nje populli.
Akti i dyte per qenien brenda identitetit europian konsiderohet mungesa e konfliktit te armatosur me ushtrite e NATO-s edhe pse kjo organizate ushtarake eshte nje perzierje politike SHBA/Kanada – Europe. Sipas Kadarese:
“Midis marrezise, populli shqiptar e beri se paku nje gje te mencur. Ne vendin ku mosprekja e kufirit prej cizmes se ushtarit te huaj, ishte kthyer ne mit, asnje arme, qofte edhe per zakon, nuk u shkreh kunder ushtrise euroatlantike. Ishte hera e pare qe ne historine shqiptare ndodhte nje gje e tille. Ajo ishte nje deshmi e madhe: deshmi prekese, se ate ushtri qe po zbarkonte nga deti dhe ajri, shqiptaret e quajten si te tyren.
Vetvetishem midis kaosit, pa retorike integruese, pa u shtyre prej askujt, shqiptaret treguan qarte se ndiheshin evropiane. Ata nenshkruan keshtu nje akt monumental: rigjetjen e Evropes se humbur” (f. 9-10).
E thene me qarte nuk ma merr mendja se mund te shprehet ideja se uniteti i elementeve qe perbejne identitetin europian eshte i lidhur me mos ngritjen dore kundra ushtrive europiane, gje jo vetem krejt fallso, por ne kete drejtim ky element ka me pak se nje shekull qe eshte vene ne pah per popujt europiane, te perleshur brenda vetes ne nje konflikt 2500 vjecar dhe te permbyllur vetem me 1945. Eshte abuzive ta paraqesesh paqen brenda kontinentit dhe ta vendosesh perpara nje populli qe nuk e ka njohur luften asnjehere si produkt te vet. Eshte nje problem teper i pazgjidhur dhe ata qe kane pretenduar se e kane zgjidhur jane orvatur me lloj-lloj formash te fshehin lidhjen e politikes me krimin duke e paraqitur luften si nje domosdoshmeri drejt lirise (eshte pika ku marksizmi i proletareve peson krisjen e katert ne permbajtjen e vet, pas mungeses se gjetjes se shkakut dualist te levizjes, konstantes se zhvillimit te popujve e kombeve dhe te menyres se lindjeve te ideve fetare).
Ne qofte se percaktimi i identitetit europian fillon pas vitit 1945, atehere Kadare ka te drejte, por ne kete rast duhet theksuar se ky element eshte thjeshte politik dhe i varur nga shkalla e zhvillimit te kesaj te fundit. Por ky rast eleminon te gjithe pasqyren historike 2500 vjecare te popujve te Europes duke i dhene prioritet nje rastesie me domethenie teper te fshehte, qe politikanet europiane akoma nuk e ka kuptuar se cfare perfitimi mund te kene nga populli shqiptar dhe, qe fare mire, nuk perben ndonje element te rendesishem per te mos thene qe nuk eshte fare element ne percaktimin e nje identiteti te dhene. Shume-shume mund te konsiderohet si nje akt edukativ ne funksion te Popullit Shqiptar per rastin qe ben fjale Kadareja.
Por shkrimtari Kadare duhet ta kete nuhatur qe te gjitha keto ishin limonate perpara te vertetes se ku fshihej identiteti europian i Popullit Shqiptar, atehere krijoi nje tumnaje mbi qenien europiane te shqiptareve duke e lidhur ate me politiken. Vetem ne kete drejtim duket mjeshteria e shkrimtarit dhe kete Kadare e ka vene ne funksion. Sipas tij:
“Ishin ca hamendje perhere e me shqetesuese, ca si medyshje kinse filozofike, kinse hamletiane: jemi apo s’jemi evropiane. Te jemi a te mos jemi te tille. Eshte Shqiperia Evrope, as s’eshte Evrope. Eshte Lindje a Perendim. Eshte me shume Perendim se Lindje. Eshte me shume muslimane se e krishtere. Eshte edhe ashtu edhe keshtu. S’eshte as ashtu, as keshtu etj., etj.
U duken si percarje komike ne fillim. U duken provokime joserioze, si ato te gazetareve te huaj kinse naive, qe pasi mahniteshin pas nostalgjise serbe per Betejen e Kosoves, e per “djepin” e famshem gjashteqindvjecar, kur vinte fjala te kujtimet historike shqiptare, prishnin buzet e pyesnin: ju shqiptaret ende jeni ne kerkim te identitetit apo jo? Ju keni nje identitet te ndare, ashtu sic keni edhe gjuhen, apo jo” (f. 13).
Ne fakt keto jane hamendsite e Kadarese per kete problem, qe nuk i ka te qarta ne asnje segment, dhe per t’i konkretizuar kerkon t’ja u imponoje shqiptareve si nje rebus qe ka nje fare zgjidhje. Ne do ta shohim ne vazhdim qe identiteti i nje populli, ne raport me shumicen, eshte nje problem me teper kohor se sa hapsinore te lidhur me elemente te caktuar, pasi eshte e pamundur qe zhvillimi i ketyre elementeve te konvergojne ne nje kohe te caktuar me te njejten shkalle zhvillimi.
Me sa kam kuptuar, Kadare ka kapur nje element historik, per te cilin Europa ka qene shume xheloze e per te cilen ajo ka luftuar per shume e shume shekuj qe ajo te mos ndryshoje dhe kete Kadareja nuk e thote hapur, por kerkon ta vere ne dukje si nje zbulim jo te tijin. Fakti qe ka lidhur betejen e Kosoves (1389) me identitetin europian te popujve te Ballkanit tregon se kjo xhelozi eshte e lidhur me tjetersimin social te ketyre popujve; por dhe kjo nuk perben nje element esencial. Ne kete drejtim Kadare eshte treguar paragjykues, sepse ka kerkuar te vere ne dukje kete element xheloz duke mos u mbeshtetur ne thelbin e problemit, por ne nje ngjarje pa asnje ndikim konkret, bile as formal. Nuk eshte beteja e Kosoves nje element qe mund te tregoje piken xheloze te Europes per popujt e saj, por jane kryqezatat – 17 te tilla (duke filluar nga kryqezata e Spanjes – shek. XI, nëntë kryqëzata kundra vëndeve të Lindjes (1096-1291), pesë kundra lëvizjes husite (1420-1431), dy kundra krahinës franceze të quajtur Albigeoeis (shek. XII-XIII). Ne kete pike duket roli i Kastriotit te Madh (1443-1468) per te cilin krenohet Europa historike dhe qe lidh vendin e shqiptareve te sotem me te nga pikapamja e identitetit) dhe ndertimi i Inkuizicionit (1478) ato qe tregojne qe xhelozia europiane historikisht eshte e lidhur me luften e madhe te beri ajo per shekujt te tere per te mos lejuar popujt e saj te tjetersoheshin nga pushtimi arab ne Spanje e France dhe ai otoman ne Ballkan.
Por kjo xhelozi e Europes ka qene shume fallso nga pikepamja historike per gjene me te thjeshte fare: identiteti i saj kulturor ne gjeneze eshte i lidhur me nje bote jo europiane (indoeuropiane ose pellazget, qe jane e njejta gje), sado qe eshte munduar ta mbuloje dhe ta fshehe nga pikepamja racore. Pas shek. XVII beteja midis perandorise Otomane dhe Europes Perendimore u cvendos vetem ne Ballkan dhe per kete u kerkua te mobilizoheshin te gjithe popujt ballkanike. Eshte kjo aresyeja perse u ringjallen historite e lashta dhe perse u vu ne pah lidhja heleno-romake, perse problemet gjuhesore ju nenshtruan idese indoeuropiane pa i shkuar ndermend se deshtimi i kesaj lloj politike do te linte nje gjurme qe do te ringjallej ne vigjilje te mijevjecarit te trete ne nje skaj te ketij gadishulli vetem per te mbuluar nje sterkrim qe kishte ndodhur kundra identitetit europian tek banoret e ketij skaji. Shqiptaret e sotem kujtojne se eshte e vertete lidhja e gjuhes se tyre njerrokshe me gjuhen pellazge pa i shkuar ndermend se gjitheshka behet per te mbuluar krimin ndaj identitetit europian te tyre qe fillimisht eshte goditur tek baballaret e Gjuhes Shqipe.
Kadareja e anashkalon kete thelb te identitetit dhe merr ne konsiderate nje replike shterpe me akademikun Rexhep Qosen duke kaluar ne nje stad tjeter te identitetit europian, ne aktin e trete historik te tij. Shkrimtari eshte munduar te fshehe elementin biologjik te identitetit dhe te vere ne dukje identitetin politik te perdorur rendom ne keto kater shekujt e fundit edhe pse ky lloj identiteti ka qene kundra Europes. Vini re se si i ka perbashkuar te gjithe keto kendveshtrime me dy paragrafe:
“I turbullt, i ceket dhe i pasakte, akademiku bie ne kundershtim me veten dhe shkrimet e tij te meparshme ku ai me te drejte ka qene ithtar i vendosur i tezes se atdheu eshte nje, e fete jane tri, pra, nuk jane fete ato qe kushtezojne identitetin por tjeter gje. E megjithate, kur vjen puna per te vertetuar europianizmin e munguar shqiptar, Qosja perdor pikerisht fjalet “islamik” dhe i “krishtere” thua se nje shqiptar i krishtere mund te jete evopian, por nje shqiptar mysliman, kurrsesi!
Argumentet se ky fat i shqiptareve qenkesh kushtezuar nga pushtimet e ndryshme, eshte fare pa vend. Shumica e vendeve te kontinentit nga Greqia te vendet baltike, kane qene shumicen e kohes te pushtuara, por ato nuk e kane pergjysmuar identitetin e vet. Argumenti tjeter se qenka skajimi gjeografik i Shqiperise eshte me teper se i pavend” (f. 15-16).
Fraza: nuk jane fete ato qe kushtezojne identitetin eshte veprimi i pare qe fsheh jo vetem identitetin europian te shqiptareve, por te gjithe identitetin kulturor e civilizues te Races Njerezore ne Toke. Ne kete drejtim Kadareja eshte treguar antihistorik dhe paragjykues ne metoden qe ndjek, faj ky i edukimit te tij shkollor. Eshte nje problem mijeravjecar i pazgjidhur saktesisht akoma mbi cbaze spekullohet pa fund duke manipuluar ngjarje dhe fshehur krime. Te pakten ne Shqiperi kjo eshte mbizoteruese dhe e lidhur tipikisht me identitetin europiane te shqiptareve, na pelqen apo nuk na pelqen ky fakt. Te mohosh fene si nje nder elementet me kryesor te identitetit te nje race, sidomos per Europen dhe Shqiperine, do te thote te genjesh fare hapur dhe te fshehesh ngjarje mijeravjecare te ndodhur nder parashqiptare, dmth te fshehesh historine. Ne Shqiperi me te vertete ka tre fe, por vetem institucioni i njeres prej tyre luftoi per shqiptaret dhe identitetin europian te tyre (Kisha Autoqefale Greke luftoi gjate ketij 400 vjecari qe shqiptaret te merrnin identitet grek, per te fshehur karakterin jo europian te races prej nga rridhnin dhe ta fshihnin ate pas shqiptareve te greqizuar; ndersa institucionet islame kane qene teper indiferente ne drejtim te identitet te shqiptareve persa kohe qe i nenshtroheshin politikes se Sulltanit), sidomos ne keto kater shekujt e fundit, dhe po mos te ishte kjo lufte shqiptaret nuk do te ishin europiane. Ne kete rast, Kadare, ne emer te zbulimit te identitetit te shqiptareve, tenton te zhduke si fakt instrumentin me ane te te cilit Europa veproi mbi shqiptaret qe ata te mos e harronin Token e tyre, djepin me te pare te Races se Bardhe. Une nuk e di ne ka rast tjeter ne Europe ku institucioni fetar te kete dhene ndihmese me te madhe ne emer te ketij identiteti kaq hapur, me kaq vlera dhe me kaq saktesi sa ne token e shqiptareve prej te pakten 1300 vjetesh.
Kadare pretendon te vere ne ballance procesin e pushtimit te lidhur me identitetin, por harron qe me perpara eshte e domosdoshme te percaktoje termin pushtim. Ne asnje rast popullate shqipfolese nuk ka qene e pushtuar prej se paku 2500 vjet qe e njeh historia me te gjithe paraardhesit e vet. Shqiptaret per here te pare dhe te vetme u pushtuan me 1945, dhe ishte ky pushtim qe i detyroi shqiptaret te harronin Fene dhe Atdhene, identitetin e tyre biologjiko-social dhe, bashke me te, edhe Europen. Keshtu qe pushtimi rezulton te jete element perberes dhe percaktues i identitetit specifik te nje popullate, po pse e anashkalon Kadareja, – ky eshte problemi real. Te pakten popullata greqishtfolese eshte perfshire ne identitetin europian ne saje te pushtimit romako-bizantin dhe nuk ka dale jashte ketij identiteti edhe pse jetoi politikisht me politiken otomane po aq sa popullata shqipfolese, se ciles i eshte vene dyshimi mbi kete identitet, gjithmone sipas Kadarese. Atehere pyetja shtrohet: perse per te njejtin veprim, me te njejtet pjesmarres, per te njejten gjatesi kohore, perfundimi i lidhjes se identitetit me popullatat pjesmarrese eshte i ndryshem? Akoma me tej, kjo pikepyetje ka brenda nje aspekt tjeter te identitetit: aresyen perse helenet e djeshem nuk kane rilindje dhe perse greket e sotem nuk jane rilindasit sociale te heleneve te djeshem. Te gjithe ketyre problemeve Kadareja i ben bisht duke tentuar ta thjeshtoje ate vetem brenda qelizave te cilat ai i mendon si triumfuese ne percaktimin e identietit europian te shqiptareve.
Por Kadreja ne kete drejtim mundohet t’i ndryshoje rrjedhen historise dhe kerkon te fshehe veprimet e dikurshme te Europes kundra identitetit europian te shqiptareve dhe e gjithe kjo, brenda me pak se nje shekull. Nga nje ane pranon se:
“Gjithe strategjia e Milloshevicit per te marre driten jeshile nga Evropa per zhberjen e se paku gjysmes se kombit shqiptar, atij “qe s’kishte identitet evropian”, domethene te shqiptareve me besim musliman, bazohej ne besimin e tij te verber se Evropa do te binte ne kete kurth gjenocidar.
Ne e dime c’ndodhi. Evropa dhe SHBA-ja nuk rane ne kurth dhe kjo eshte nje nder aktet me te ndritshme te qyteterimit perendimor” (f. 18).
Por nga ana tjeter “harron” se akti me i ndritshem i qyteterimit perendimor (1999) eshte pasoje e aktit me te turpshem te qyteterimit perendimor kundra Kombit Shqiptar (1913). Asnjehere nuk e kam marre vesh perse Europa e tradhetoi Kombin Shqiptar me 1913, por kur zbertheva aktet e revolucionit bolshevik (1917) kuptova qe me te djathten ekstremi me perendimor i Europes po pergatiste grabitjen e popullit rus dhe, paraprakisht, me te majten po i dhuronte pronat natyrore te shqiptareve sivellezerve te tyre te vegjel. Keshtu qe me 1999 vendosen ne vend padrejtesine e kryer para nje shekulli. Ajo qe ndodhi me 1999 ishte kompesimi i 1913, – Politika gjithmone kompeson Historine.
Kadare duhet te kete kuptuar dicka nga permasa e percaktimit te identitetit nga ana e dhunes, perderisa vendos dyshimin mbi ate cka dinin shqiptaret per veten e tyre. Por, si gjithmone, edhe ne kete drejtim ka tentuar t’i ndryshoje permasen dhe thelbin problemit. Ne kete rast perdor metoden e hamendesimit si nje mundesi per te dale tek e verteta, sipas tij.
“te shtrojme pyetjen se mos valle gjithe keto vite, madje disa shekuj me radhe, nuk e paskeshim ditur c’kemi qene? Ose e kemi ditur gabim. Mos na kane genjyer poetet, nga De Rada te Naim Frasheri, qe te kujtojme se jemi ata qe s’jemi? Ose te semure nga sedra e semure, nga servilizmi ndaj Evropes, nga mendjelehtesia apo mendjemadhesia, kemi dashur te genjejme veten dhe boten duke u shtire si evropiane, ne kohen qe s’kemi qene vecse gjysme te tille? Dhe mund te vazhdonim keshtu: mos na vjen turp nga identiteti yne gjysmak, qe gjer tani e kemi fshehur sic fshihet nje cen, e tani, me ndihmen e akademikeve si ky, po i del boja? Dhe prap mund te vazhdonim. Mos valle me 1990, kemi leshuar britmen e gabuar “E duam Shqiperine si Evropa”? Mos valle duhej te ishte: “E duam si Evropa, por e duam edhe si Azia”, ose “Hic me pak se Azia”? Shkurt mos jemi ata qe s’jemi? (f. 19).
Por Kadarese per nje gje nuk i ka vajtur ndermend: ekzistenca e nje materiali te pabotuar asnjehere, por qe analizon tipikisht kete problem te shqiptareve.
Ne fund te atij metri kub librash e shenimesh te Av. Vasil K. Dilo gjej, me se fundi, nje punim me te vertete te jashtezakonshem prej 234 faqesh, te ndare ne 11 fletore me titull: “Dipllomatia Shqiptare”, te shkrojtur mbi bazen e materialeve qe botonte gazeta e tij (1913-1925) me 1957. Materiali ben fjale per jeten politike te krahinave jugore te Shqiperise, ku vende vende i krahason me ato te veriut sipas gojedhanave, per jeten politike ne sferat e larta te shoqerise shqiptare pergjate viteve 1918-1921, por kryesisht gjej interpretimet e raporteve te shtresave te shoqerise shqiptare kundrejt politikave otomane, greke dhe europiane. Keshtu qe kemi nje material autentik te vene perballe hamendesive te shkrimtarit Kadare ku problemi i identitetit europian vihet fillimisht perballe identitetit shqiptar. Pra nuk eshte shtruar ndonjehere problemi i identitetit europian te shqiptareve, por eshte shtruar problemi i identitetit shqiptar te banoreve qe shtriheshin brenda kufijve shteterore. Ta kerkosh kete identitet kontinental perpara identitetit kombetar do te thote te kesh lare hesapet me historine e formimit te Kombit Shqiptar dhe kjo eshte e panjohura me e madhe qe po mundon shqiptaret prej me shume se 70 vjetesh, qe nga dita kur mohuan historine reale te formimit te identitetit kombetar dhe sajuan identitetit shteteror drejt komunizmit enverist. Ky eshte ekuacioni real qe kane parakaluar shqiptaret pergjate ketij trecerek shekulli, qe katakterizohet nga fshehja e elementeve kryesore qe ndertojne nje shoqeri te progresuar me sforco nga ana e Europes. E verteta historike e ketij problemi eshte krejt tjeter per tjeter dhe shkrimtari Kadare kete qellim ka pasur kur ka hamendesuar per identitetin europian te shqiptareve: ai ka dashur te fshehe autoret e vertete qe pergatiten Popullin Shqiptar per diten e pavaresise dhe autoret qe copetuar Kombin Shqiptar diten qe i percaktuan kufijte. Ceshtja kombetare dhe ceshtja europiane e shqiptareve, per fatin e keq te tyre, kane pasur pozicion diametralisht te kundert, por ato jane perbashkuar, dhe ketu qendron thelbi europian i shqiptareve, per faktore krejt rastesore per shqiptaret.
Duhet nje veper tjeter e Av. Vasil K. Dilos per te kuptuar kete kompleks rastesisht qe percaktoi identitetin europian te shqiptareve, nga pikepamja shkakesore. Ne qofte se ne Jugun e Shqiperise ceshtja kombetare ishte me probleme, ne Veriun e Shqiperise kjo ceshtje kishte te tjera permasa dhe te tjera konkluzione. Po citoj te plote ate pjese qe lidhet me kete problem: “Nuk e di se si kane pase qenur marredheniet e shumices me pakicen e kreshtere te Veriut. Por nga c’shifet sot, katolikeve nuk mund t’i vihesh ne dyshim ndjenja kombetare, per aresyen e forte se feja Katolike nuk ishte kombetare por permbikombetare. Keshtu qe s’kishte asnje interes per te bere propagande politiko-kembotare; perkundrazi, ajo vete qe t’i bente shqipetaret me vete, kishte c’do interese qe t’i u farketonte ndjenjat kombetare. Po ate interes kishnin edhe shtetet fqinje qe perpiqeshin me ane propagande t’i mirrnin ndene sundim te tyre shqipetaret, qe te gjithe, por vecanerisht te kreshteret, duke qenur dhe ata vete te kreshtere. Prandaja shifet fakti qe katoliket e krishtere kane qenur pararoja e idese kombetare, te cfaqur me ane te literatures, te cilen nuk i a luftonin as ata, qe i kishin vene syne Shqiperise.
S’ngjajti po ashtu dhe me te kreshteret e Jugut, qe ndothne ortodokse, te mvarur nga Patrikapa Ikumenike e Stambollit; kejo, duke pasur per gjuhe te sajne zyrtare, jo llatinishten e vdekur, por gerqishten, qe rronte ne Ungjill, nuk mund te shpetonte nga dyshimi i Racave te ndryshme, se nuk anonte ma shume nga ane e kombit grek” (Rol’ i Qishes Ortodokse ne Ceshtjen Shqipetare, f. 113, – doreshkrim).
Tendenca e Kadarese per te ndryshuar shkaktaret e percaktimit te identitetit europian te shqiptareve duket ne emrat e poeteve qe ai kerkon t’ua imponoje per kryerjen e kesaj pune. E thena me te beren jane dy gjera krejt te ndryshme. Edhe sikur De Rada dhe Naim Frasheri te kene thene dicka per gjenezen dhe identietin e shqiptareve (gje qe nuk eshte e vertete, pasi as sot nuk ka gjasa te konfirmohet saktesisht nga akademiket shqiptare), ato jane krejtesisht te pavlefshme per gjene me te thjeshte fare: me cfare permase kane influencuar mbi shqiptaret. Po te flasim sipas kesaj aresye rezulton qe fallsiteti eshte i tejskajshem, por qellimi i Kadarese eshte krejt tjeter per tjeter nga ai i pretenduar. Ka ekzistuar nje kohe qe shqiptaret nuk e dinin se kush ishin, sidomos jugu i Shqiperise. Jane probleme historike qe shkrimtari Kadare eshte munduar t’i shtremberoje dhe t’i paraqese sipas interesit te tij krahinor pa i shkuar ndermend se e gjithe kjo hamendesi e tij nuk ka lidhje me identitetin europiane te shqiptareve, por me karakterin antishqiptar te ambientit ku ai eshte rritur dhe edukuar. Nuk eshte akademiku Qosja qe po i nxjerr bojen ketij gjysem identiteti, por eshte shkrimtari Kadare qe kerkon te fshehe gjysem identitetin kombetar te shqiptareve te krijuar per rrethana rastesore, por qe gjendet ne krahinen te ciles i atribuon luften per identitet europian. Vetem pas vitit 1945 shqiptaret e muaren vesh qe ishin jo sipas asaj qe kishin perjetuar prej disa shekujsh, por tani duhet te perballeshin me nje barazi formale me te gjithe popujt europiane edhe pse kjo ishte tmersisht me ndryshe nga e gjitha ajo qe u kishte thene diktatori. Ne kete rast Kadareja eshte ne perputhje te plote me te.
Manipulimi i historise se Popullit Shqiptar ne kete sprove te Kadarese eshte me permasat me te plote dhe ne perputhje me ate qe diktatura u serviri shqiptareve, por shkrimtari e ka zgjeruar dicka me shume duke fshehur ndikimin pellazgjik mbi popujt europane. A e ka bere kete nga padija, a nga urrejtja, apo nga qe ka dashur te pajtoje historine me antihistorine nuk e di, por qe te marresh persiper te shtjellosh nje teme thelbi i se ciles mbeshtetet edhe ne problemet racore biologjike eshte me shume se nje manipulim i thjeshte: eshte imponim i mosdijes mbi dijen, eshte dhune kulturore. Vini re se cfare ka shkruar Kadare dhe percaktoni permasan e manipulimit historik:
“Popullsia shqiptare, ashtu si e gjithe kontinentit evropian, eshte e bardhe. Ashtu si gjuha, ajo quhet, ne rastin me te favorshem, pasardhese e ilireve, ne me te pafavorshmet e trako-ilireve. Historia e Shqiperise, ashtu si e gjithe gadishullit, gjer ne pushtimin otoman, eshte pjese e kronikes mesdhetare evropiane. Se paku tri qytete kryesore te saj, me jete te panderprere, Durresi, Shkodra dhe Berati, kane afersisht nje moshe me Romen. Lidhjet ekonomike e ushtarake, ligjet rregulluese (statutet) e qyteteve, te rrugeve e porteve detare jane te nje natyre me ato te kontinentit” (f. 21).
Se pari, e gjithe popullata e kontinetit europian nuk eshte e bardhe (te pakten romunet dhe greket nuk jane ne origjine race e bardhe, por race malaviane) dhe ky eshte problemi me i pare i identitetit europian te popujve te saj sipas kendveshtrimit biologjik. Sot romunet dhe greket mund te jete shume-shume me europian, nga pikepamja sociale, se populli shqiptar, por gjeneza e tyre biologjiko-racore as qe ka lidhje me racen e bardhe. Eshte tjeter pune qe ndikimi i kesaj race te ardhur ne Europe ka qene me permasa teper te dukshem, por gjithsesi ajo ka nevoje per nje riinterpretim metodik pasi problemet nuk duhet te jete ashtu sic pretendohet, qofte dhe vetem nga Kadare.
Se dyti, gjuha shqipe nuk rrjedh nga ilirishtja jo vetem pse nuk e njohim ilirishten ne asnje permase (te pakten kjo eshte pranuar ne Kuvendin e Pare te studimeve ilire me 1972, – Çabej, Kostallari, Domi), por njohim te vetmin dokument qe lidh gjuhen shqipe me paraardhesen e vet te drejteperdrejte: epirotishten; dhe ky dokument eshte fjalori i Frang Bardhit: Latinisht – Epirotisht, qe ka 2350 fjale te gjuhes epirote (ne fakt jane te kompleksit ballkanik gjuhesor), por me nje vecori qe nuk e ka asnje gjuhe europiane: karakterin monosilabik, i cili eshte i afte te argumentoje qe lidhja e gjuheve ekziston brenda kuadrit te ekzistences se shkrimit, por ekzistenca e gjuhes eshte tejet me e lashte, bile shume-shume me e lashte. Per te percaktuar lidhjen e ilireve me shqiptaret ekziston nje rruge shume e kundert, por gjithsesi lidhja e ilireve me traket eshte nje miopi ne fushen e historise dhe manipulim flagrant i fakteve historike. Te pakten ne fushen e fese traket kishin politeizmin pellazg kur jo vetem iliret dhe epirotet, por as shqiptaret nuk e kane arritur ate faze te zhvillimit qe imponon besimi ne shume zoter. Problemi eshte krejt tjeter per tjeter dhe nuk eshte mire te argumentosh me fakte te manipuluara. Menyra se si jane transformuar iliret dhe epirotet ne shqiptare perben thelbin e shkences se historise dhe eshte ky thelb qe percakton katerciperisht karakterin europian te shqiptareve te sotem, por qe Kadare nuk e ka percaktuar ne asnje element te vetem.
Se treti, pretendohet se historia e Shqiperise deri ne pushtimin otoman, eshte pjese e historise kronikane mesdhetare europiane. Tipikisht keshtu nuk eshte, rasti shqiptar nuk perben nje paralelel te historise europiane, por ndikimin e politikave europane mbi popullaten autoktone, cka do te thote se levizja sociale e banoreve vendas nuk eshte paralele ne kohe, por ajo eshte e tjetersuar, te pakten prej 2000 vjetesh histori dhe prej 700 vjetesh sipas materialit dokumentar. Autori pretendon per tre qytete me moshe te afert me Romen qe gjenden ne territorin ku sot banojne shqiptaret pa na thane se kush i ka ndertuar ato. Ne qofte se Durresi dhe Berati kane nje moshe2-3 shekullore me te re se Roma, Shkodra ka nje perjashtim: ajo nuk ka fillim. Eshte qyteti qe ndertuan pellazget kur zbriten ne jug te gadishullit dhe kjo nuk eshte merite e banoreve autoktone. Shqiptaret kujtojne se cdo gje qe gjendet mbi ose nen token ku banojne sot eshte produkt i paraardhesve te tyre. Problemi duhet interpretuar krejt ndryshe: duhet perputhur shkalla e zhvillimit social me produktin qe i korespondon ketij zhvillimi. Kur produkti nuk perputhet me shkallen, atehere produkti eshte i tjeterkujt dhe kur diferenca ne kohe behet e mateshme atehere kemi percaktuar vjetersine dhe nivelin e zhvillimit. Te pakten kjo metodike i nxjerr paraardhesit me te larget te shqiptareve si fillesa rastesore e races se bardhe, por dhe si pjesa me e prapambetur e kesaj race (ky kendveshtrim vlen edhe per gjuhen qe flasim sot).
Se katerti, autori pretendon se lidhjet ekonomike e ushtarake, ligjet rregulluese te qyteteve, rrugeve e porteve detare ne territorin ku banojne sot shqiptaret jane te se njejtes natyre me ato te kontinentit , por nuk eshte i afte te argumentoje ne se ato jane produkt vendas, apo nje imponim politik historik. E duke mos ditur kete nuk ka se si ta dije e te perfitoje prej faktit qe ato jane thjeshte pasojat e veprimit te Europes mbi shqiptaret, e vetem ky fakt do te ishte i mjaftueshem per te kopsitur sakte identitetin europian te shqiptareve.
Per ta thene me sakte dhe me hapur fare, pasi kjo nuk pelqehet, shqiptaret jane produkt social i Europes politike dhe jo rezultat i zhvillimit autokton te tyre. Analiza e te gjithe ketyre elementeve juridike, qe permend shkrimtari, tregon se ne territorin ku banojne shqiptaret rruga e tyre fillon nga me e komplikuara qe ne shek. e VII (statutet e qyteteve – imponimi europian) dhe perfundon me kanunet me te thjeshta sheki. XX (Laberia, Lura, Dibra – veprimi autokton), cka con ne perfundime krejt te tjera nga ato qe pretendon Kadareja.
Por shkrimtari Kadare duhet ta kete kuptuar qe rruga e ndjekur prej tij nuk ishte bulevard, gje qe do te conte ne konfrontime me kerkuesit e rrugeformimit te identitetit europian te shqiptareve; tentativa per te zberthyer identitetin europian te shqiptareve sipas elementeve te ndergjegjes se tij tregoi se keto rrugica ishin qorre. Atehere u mundua te krijonte rrugica paralele qe t’i afroheshin sadopak idese fillestarete tij dhe, per te care kete verberi metodike, vendosi te perbashkoje te drejten zakonore shqiptare me Eposin e Kreshnikeve dhe te krijoje nje raport me arealin epik europian duke e krahasuar kete lidhje me kenget epike te popujve europiane edhe pse kjo eshte krejtesisht e pamundur, pasi dinamika e te drejtes zakonore shqiptare tregon se kjo e drejte ndjek nje rruge krejt te kundert jo vetem me simotrat e veta kontinentale, por dhe me ligjet e zhvillimit te Shoqerise Njerezore. Dritarja ku Kadare tentoi te futet shume shpejt do te ngushtohej nga realiteti shqiptar dhe ideja e tij do te permbysej per nje paaftesi historike te shkences se etnografise: nuk eshte zbuluar akoma menyra se si lind e drejta zakonore juridike nder popujt europiane dhe se si ishte transformuar nder shqiptare prej shek. XV ne te XVII dhe perse shqiptaret filluan te perdornin produktin e tyre juridik duke lene pas dore Kanunet me prejardhje historike. Vini re kete metodike te Kadarese dhe krahasojeni me jeten e jetuar neper krahinat e te gjithe Shqiperise se sotme:
“Kodi zakonor shqiptar, kanuni, bashke me poezine epike gojore, e sidomos Eposin e Kreshnikeve, ben pjese natyrshem ne arealin epik evropian, midis Digenis Akritasit, Nibelungun, kenga e Rolandit, kengetimi i Sidit e Sagat nordike. Te “Saxo Grammaticus, vitit 1200, nje nder themeluesit e evropianizmit kulturor, pjese te tera, e sidomos dyzet faqet ku shtjellohet historia e gjakmarrjes se princit Hamlet (Amlethus), te kujtojne nyjet e ketij kodi” (f. 22-23).
Permbajtja e te Drejtes Zakonore Shqiptare dhe Eposit te Kreshnikeve nder shqiptare, sipas sipas analizes kohore pas shek. te XV-te, nuk kane asnje lidhje me koridorin qe ka percaktuatr identitetin europian te shqiptareve, por realisht ato kane nje lidhje te drejteperdrejte me luften e shqiptareve per te krijuar identitetin e tyre kombetar dhe aspak europian. Ne kete rast Kadare ka tentuar te devijoje thelbin e problemit per te rigjeneruar vetveten sipas realitetit historik ne raport me te kaluaren e vet si shkrimtar.
Qofte e Drejta Zakonore Shqiptare nder vite, qofte Eposi i Kreshnikeve, kane karakteristika teper te vecanta ne raport me simotrat e veta europiane qofte nga pikepamja kohore e ezistences, qofte nga menyra e aplikimit, por, kryesisht, qofte dhe nga pikepamja e zhvillimit te tyre specifik. Parimi i zhvillimit ne menyre drejtevizore nga me e thjeshta drejt me te komplikuares (kjo e fundit ka rendesi) tek e Drejta Zakonore Shqiptare nuk gjen zbatim. Te pakten per 1300 vjet kjo e drejte peson deformime duke kaluar nga me e komplikuara (Statutet e qyteteve ne Drisht, Berat, Shkoder, Korce, etj) paralelizohen me Kanunin e Lek Dukagjinit dhe te Skenderbeut qe permbledhin krahina te tera, por njeri prej tyre (i Skenderbeut) peson nje deformim ne kohe duke u zevendesuar me nje forme me te thjeshte pikerisht ne krahinat ku pushteti i kryeheroit ishte me i madh (Lure, Diber) dhe popullata qe e kishte aplikuar kete kanun ne shek. XV-te (Mirdite) e mori me vete duke e thjeshtuar (Kanuni i Laberise). Cudia qendron edhe ne thjeshtimin e Kanunit te Lek Dukagjinit ne krahinen e Lumes, ku cfaqet per here te pare me 1823, si norma te se drejtes dokesore te Maleve (Shefqet Hoxha, E drejta dokesore ne Lume, Kanuni i Lumes, f. 43-45). Kjo dinamike nuk ka asnje lidhje me asnje kod europian edhe pse forma me e pare e kesaj te drejte te pashkruar gjendet ne popujt gjermanike.
E sa per Eposin e Kreshnikeve, eshte i vetmi dokument qe flet per luften e shqiptareve kundra shkjaut, pasi tregon se ku kishin qene venbanimet e te pareve te shqiptareve para 1000 vjeteve. Keshtu qe problemi ne asnje rast nuk ka lidhje me perafrimin e identitetit te shqiptareve me ate europian. Por E drejta Zakonore Shqiptare dhe Eposi i Kreshnikeve kane lidhje me identitetin kombetar te shqiptareve dhe kjo eshte munduar te anashkalohet nga shkrimtari Kadare. E kjo e ka nje aresye: autoret qe mblodhen te drejten e pashkruar shqiptare dhe Eposin Shqiptar ishin anetaret e nderuar te Kishes Katolike Shqiptare dhe konkretisht shkrimtaret franceskane (At Shtjefen Gjecovi, OFM dhe Dom Frano Illia per kanunet; At Bernardin Palaj dhe At Donat Kurti per kenget e kreshnikeve dhe legjendave – Visaret e Kombit, vell. 1-5, Tirane, Shtypshkronja “Nikaj”, 1937; Shkoder, 2005). Te ushqyer me nje urrejtje patologjike per mireberesit e vet, shqiptaret ne asnje rast nuk e mesuan se ceshtja kombetare e tyre ishte e mbihypur mbi identitetin europian dhe rrugetimi 1300 vjecar i permbledhte qe te dyja ne nje rruge. Edhe kete fakt shkrimtari Kadare ka tentuar t’i beje bisht dhe ta ndryshoje ne thelbin e vet. Ne qender te gjithe atij procesi disa shekullor qendronte madheshtor figura e Klerikeve Katolike Shqiptare. Ja perse jane me shume vend fjalet e Av. Dr. Vasil K. Dilo kur thote se feja Katolike nuk ishte kombetare por permbikombetare dhe eshte kjo aresyeja e vetme perse ceshtja kombetare dhe identitetin europian i shqiptareve kane per autor Klerin Katolik Shqiptar. Por eshte edhe kjo aresyeja perse shkrimtari Kadare eshte tejet larg zbulimit te faktorit determinues qe percaktoi identitetin europian te shqiptareve.
Shkrimtari Kadare e ka ndjere qe eshte e pamundur te analizohej identiteti europian i shqiptareve jashte ideve letrare te levruara prej klerikeve katolike shqiptare, aq me teper qe termi rilindje ishte i lidhur ne menyre te drejteperdrejte me figurat me te larta te Klerit Katolik Shqiptar nder shekuj, atehere u detyrua t’i vere ne planin analitik, por duke u a hequr atyre thelbin e te qenurit klerike te Kishes Katolike Shqiptare. Une nuk e di se me cfare mendsh i ka hyre Kadare kesaj rruge, por te pakten kjo rruge tregon se ai ka tentuar te genjeje shqiptaret. Sipas tij:
“Letersia e hershme shqipe, letersia dygjuheshe, shqip dhe latinisht, si ne shumicen e vendeve evropiane, u zhvillua ne te njejtin nivel per gati tre shekuj. Emra te medhenj te saj, si Pjeter Budi, Frang Bardhi, Gjon Gazulli, Pjeter Bogdani i botonin veprat e tyre dygjuheshe ne kryeqendrat kulturore evropiane, por t’i sjelle fshehtazi ne Shqiperi, ku shkrimi dhe shtypshkronja shqip ishin te ndaluara” (f. 23).
Te permendesh emrat e Pjeter Budit, Frang Bardhit, Gjon Gazullit dhe Pjeter Bogdanit jashte titujve pronesore fetare do te thote te manipulosh fare hapur historine e shqiptareve dhe te Njerezimit. Te permendesh emrat e mesiperm dhe te lesh ne “harresi” Imzot Pal Engjellin (1417-1470), autorin e te pares fraze epirote qe njohim, te “harrosh” autorin e te pares histori te Gjergj Kastriotit, priftin Marin Barletin (1460-1512/13), eshte dicka me shume se thjeshte nje manipulim i historise se shqiptareve. Gjendja arsimore dhe informative e shqiptareve te sotem e ka burimin kryesisht tek kjo lloj letersie qe u eshte servirur pas 1968.
Pastaj nuk jane tre shekuj te zhvillimit te letersise se hershme shqipe, por plot pese shekuj dhe, c’eshte me e rendesishmja, jane te pandare nga njeri-tjetri duke perbere korpusin kryesor te arsimimit te shqiptareve nder shekuj pergjate 430 viteve te plote. Ne momentin qe shqiptaret u ndane nga kjo lloj letersie, ne ate moment ata u ndane nga Europa duke u frenuar ne pasurimin e moralit dhe te jetes te tyre me produkte te identitetit europian. Nuk eshte i mjaftueshem pranimi e elementeve ne identitetin europian te shqiptareve, por do te ishte me e arsyeshme pranimi i nje faze kohore tek shqiptaret pa identitet europian, gje qe nuk mund te fshihet duke evidentuar nje identitet pa autor. Vetem fakti qe keta autore te lavdishemi i kane botuar veprat e tyre ne dy gjuhe a nuk tregon se Populli Shqiptar e ka pasur identitetin europian tek dera e Shqiperise prej me shume se 400 vjet ne saje te Klerikeve Katolike dhe ishte diktatori komunist qe u a coi tek pusi duke jua futur thelle e me thelle.
Por ne kete parafrazim te Kadarese ka nje manipulim te vogel, qe eshte theksuar vazhdimisht prej me shume se 70 vjetesh. Nuk eshte aspak e vertete qe shkrimi dhe shtypshkronja shqip kane qene te ndaluara me ligj pergjate politikes otomane. Ky ka qene nje problem krejtesisht privat dhe eshte sajuar per te evidentuar lavdine e paqene ortodokse ne problemin e perhapjes se shkollave shqipe neper territorin e banuar nga shqiptaret ne fund te shek. te XIX-te, por edhe per nje aresye tjeter: per te fshehur rolin e Klerit katoliok Shqiptar ne edukimin e Kombit Shqiptar ne perballjen me politikat otomane qe aplikoheshin perpara 1912. Asnjehere studiuesit shqiptare nuk muaren mundin per te evidentuar keto politika dhe per te pare rrugen e tyre pro apo kunder interesave te kombit shqiptar, por i rane shkurt duke e konsideruar vitet 1478-1912 si vite te pushtimit otoman pa e ditur ne asnje permase se cfare ishte pushtuesi dhe cfare ishte politika. Edhe shkrimtari Kadare nuk e ka kapercyer kete shkurtesi, por si i gjithe produkti enverist shprehet me konkluzione qe nuk kane qene kurre realitet historik. Konfliktin Perandori Otomane / Perandori Austro-Hungareze e kane paraqitur si inekzistente dhe ceshtjen shqiptare ne plan te pare edhe pse kjo e fundit nuk ka ekzistuar kurre para 1878, kohe kur Arqipeshkvi i Shkodres e beri ceshtjen shqiptare te vecante ne planin ndereuropian. Vetem nje gje duhet te dine shqiptaret: ata dhjetra-qindra klerike katolike shkollat fillore i kane perfunduar ne fshatrat e qytetet e tyre te lindjes, perpara se te shkonin ne universitetet me me ze te Europes (te pakten kete gje e kemi mesuar nga vepra brilante e Dr. Pjeter Pepa: “Tragjedia dhe lavdia e Klerit Katolik Shqiptar”), dhe e gjitha kjo perpara vitit 1912. Atehere ku qendron ndalesa e shkrimit, shtypshkronjave dhe arsimit shqiptar ne kohen e politikes otomane? Nuk eshte mire te vazhdohet urrejtja sipas nje politike afatgjate ne te keq te shqiptareve. Historia duhet thene sic ka ndodhur dhe jo sipas preferencave te politikes.
Kjo e fundit vihet re ne vazhdim, ne kete sprove te Kadarese, duke treguar se shkrimtari i sherben politikes dhe jo edukimit te brezave te ardhshem te shqiptareve. Sipas shkrimtarit Kadare : “Nostalgjiket e sotem te perandorise otomane duket se e kane harruar c’ka ndodhur ne ate kohe. Edhe sikur shtypje e ploje te tmershme te mos kishte pasur, do te mjaftonte tragjedia e ndalimit te shkollave per disa shekuj rresht, per te kapur permasat e se keqes” (f. 26). A eshte e vertete kjo teresi ngjarjesh? Une e kuptoj shume mire se pas nje kasaphane edukative 70 vjecare krejtesisht ireale dhe te peshtire, shqiptaret e kane te veshtire te aresyetojne mbi bazen e kohes dhe te realitetit te ndodhur. E gjitha kjo ndodh pasi shqiptaret akoma nuk kane hequr dore nga 7 marsi 1887 dhe, mbi kete baze, vazhdojne t’i besojne propagandes enveriste. Pretendimi i Kadarese, ne keto rreshta, dhe 7 marsi 1887 perputhen plotesisht duke fshehur faktin qe problemi i arsimimit te popullit shqiptar mbeshtetet realisht ne dy kollona: njera biologjike e tjetra politike; njera per shkak te shkalles se zhvillimit social te popullates dhe tjetra per shkak te veprimit politik te Europes post feudale prej te pakten 430 vjetesh. Shkollat e hapura nga Selia e Shenjte prej vitit 1584 (ne Gjilan te Karadakut te Kosoves) deri me 1887 (ne te gjithe Veriun katolik shqiptar), me lejen e politikes otomane, tregojne mirefilli qe klasa politike shqiptare e fillimshekullit te XX-te eshte produkti vendimtar i politikes europiano-otomane qe drejtoi shtetin shqiptar prej 1912 deri me 1944 ne menyre shembellore dhe ne perputhje me keto politika. Vitet 1584-1887 jane vitet qe percaktuan ekzistencen e shqiptareve simbas shembelltyres historike europiane dhe ne keto vite fshihet i gjithe misteri i panjohur shqiptar. Pikerisht kete bashkesi faktesh shkrimtari Kadare tenton ta fshehe dhe ta tjetersoje per aresyet e tij personale duke i sherbyer antihistorise. Problemi i lidhje se shkollave shqipe me politikat otomane ka permbajtje krejt tjeter per tjeter dhe kete gje shqiptaret bejne mire ta mesojne jashte simpative politike dhe edukimit te detyrueshem enverist.
Por tjetersimi i historise se Kombit Shqiptar vazhdon edhe me tej dhe, me sa kuptoj, kjo ka qene detyra qe shkrimtari Kadare i ka vene vetes qe me gjalljen e diktatorit. Jane nje sere elementesh te vegjel, ne dukje te parendesishem, por, kur lidhen mes tyre, tregojne ndertesen gjigande te mashtrimit enverist te perdorur rendom ne literaturen e arsimimit te detyrueshem shkollor pas 1945-ses. Ismail Kadare nuk ka lene rast pa perdorur per te vene ne dukje keto elemente te vegjel per te arritur ne elementin me te madh te mashtrimit enverist. Loja e perdorur ne kete rast eshte jashtezakonisht e hapur, por shkrimtari ben sikur nuk e kupton duke evidentuar te fshehten, sipas tij, dhe duke fshehur ate qe ka ndikur dhe ka bere realisht historine e Kombit Shqiptar pergjate kater shekujve te fundit. Sipas Kadarese:
“Studimet tona historike apo etnografike nuk kane folur kurre per to (behet fjale per nje letersi formale te depertuar ne brendesi te shtresave te shoqerise shqiptare pergjate epokes se politikes otomane, GH), ngaqe, me sa duket, i kane gjetur tejet poshteruese per nje popull. Dhe ato jane vertete ashtu. Por fshehja s’ka bere gje tjeter vecse i ka ndihmuar te mbijetojne ne bejtet dhe kenget e zvargeta e molisese, kinse popullore………Kunder kesaj zgjyre qe s’dije c’emer t’i vije, u ngrit Rilindja Kombetare Shqiptare. Me programin e saj te qarte evropianist, me modelin zviceran te shtetit qe do te zevendosonte ate te kater vilajeteve, me idete dhe gjithe frymen e saj iluministe, ende pa u cliruar Shqiperia, ajo po perpiqej t’ia hiqte kultures dhe gjuhes se saj rreckat e roberise” (f. 29-31).
Te bashkosh ne nje fraze, ose bashkesi frazash, studimet e epokes enveriste me formalizmin kulturor mesjetar neper ambientet primitive shqiptare, me mashtrimet kulturore te epokes enveriste dhe me ate qe ndodhi realisht ne vigjilje te shekullit te XX-te me Kombin Shqiptar do te thote te tregosh pikerisht rrugen neper te cilen ka ecur manipulimi enverist i historise se Kombit Shqiptar dhe kete gje Kadare e ka pasqyruar krejtesisht pa dashje duke tentuar te beje nje ridimensionim ndryshe te historise, por brenda manipulimit enverist.
Gjeja e pare qe ka bere propaganda enveriste kur mori pushtetin ka qene krijimi i nje historie ku te permbledheshin krahinat nga kishin buruar formacionet luftarake qe realizuan marrjen e pushtetit me 1945. Per te qene te sakte thelbi i historise se Popullit Shqiptar, ate qe shqiptaret kujtojne se e kane te sakte, eshte e lidhur pikerisht me keto krahina dhe me keto formacione ushtarake.
Dikur, duke u marre me problemin e Rilindjes Europiane, kam qene i detyruar te nxjerr materialet per te ashtequajturit rilindas shqiptare (per kete shih artikullin: “A ka rilindas Populli Shqiptar”, publikuar ne albanovaonline.info dhe www.genchoti.com). Ne ate artikull kam shkruar:
Ne qofte se do te benim nje permbledhje te te gjithe individeve te perfshire nen logon e Rilindjes Kombetare, se bashku me ata te perfshire ne termin Rilindje Kombetare, do te kishim 51 persona qe perbejne armaten e Rilindjes Kombetare sipas Fjalorit Enciklopedik Shqiptar (1985), te shperndare sipas kesaj sasie dhe kesaj gjeografie:
nga Korca 12 rilindas
nga Shkodra 6 rilindas
nga Gjirokastra 6 rilindas
nga Kolonja 5 rilindas
nga shqiptaret e Kosoves 5 rilindas
nga shqiptaret e Maqedonise 5 rilindas
nga Permeti 3 rilindas
nga Berati 2 rilindas
nga Elbasani 2 rilindas
nga Saranda, Vlora, Mirdita, Tirana dhe Kurveleshi 1 rilindas
A nuk tregon kjo shperndarje qe termi rilindas eshte term politik dhe aspak historik? Le te na gjejne nje rast te vetem ne kete liste qe idete e tyre kane lidhje me te sotmen ne menyre qe te quhen rilindas dhe me ke subjekt shqiptar kane qene te lidhur me perpara.
E gjithe analiza e bere ne kete fjalor nxjerr nje material qe eshte fund e krye nje politizim i tejskajshem i statistikes historike duke sajuar ngjarje te paqena dhe duke mohuar ngjarjet reale historike. Duke perjashtuar Ismail Qemalin, Luigj Gurakuqin dhe Isa Boletinin asnje nga emrat e perfolur si rilindas (kur zberthehet termi, keto personalitete politike emertohen si rilindas, por kur flitet per jeten e gjithseicilit koncepti rilindje nuk u bashkangjitet) nuk kane lidhje me aktin e Pavaresine Kombetare as direkt dhe as indirekt. Pastaj ne kete liste emrash mungon drejtuesi i kryengritjes antiotomane te Kurbinit, nenkryetari i Qeverise se Vlores imzot Nikolle Kaçorri (prandaj dhe profesoresha e historise, Valentina Duka, ja fshiu emrin ne librin mbi Historine e Shqiperise 1912-2000, f. 24). Pastaj perse nuk flitet per Kongresin e Manastirit ne kuadrin e Rilindjes Kombetare, apo pse atje ishin Kleriket Katolike si drejtuesit me kryesore te atij kongresi. A e dine shqiptaret se ai kongres ka qene maja me e domosdoshme e zanafilles se popullit dhe shtetit te shqiptareve dhe cdo gje e ndodhur perpara atij kongresi duhet perfshire ne ngjarje te rastit, ose ne ndikimin qe Europa ka realizuar mbi shqiptaret? Eshte kjo aresyeja kryesore perse Fjalori Enciklopedik Shqiptar nuk e permend ne kuadrin e Rilindjes Kombetare. Ku jane emrat e Imzot Luigj Bumçit, Pader Gjergj Fishtes, Dom Ndre Mjedes, At Shtjefen Gjeçovit e shume e shume te tjereve qe shqiptaret e sotem nuk i njohin as me perafersi, si promotoret me kryesore te zanafilles se popullit dhe shtetit te shqiptareve sipas modelit europian?
Kjo lloj kulture (ajo qe Kadare merr ne konsiderate), me te vertete, duhet konsideruar rrecke e roberise, por nuk duhet harruar qe komunizmi enverist u veshi shqiptareve zhelet e skllaverise dhe kete Kadare nuk ka dashur ta diferencoje me dashje. Dhe keto zhele ishin tipike ne fushen e arsimimit dhe programit arsimor te detyrueshem, ku shqiptaret pas 1992 akoma nuk e kane marre vesh se ne cfare bataku kulturor kane jetuar prej 47 vjetesh.
Por Kadareja ka kryer nje sakrilegj kundra Kombit Shqiptar ne drejtim te percaktimit te identitetit te tyre europian: ka kerkuar t’i nderroje autoresine historike elementit qe percaktoi kete identitet nga pikepamja sociale. Dhe kete ka kerkuar ta beje me kaq marifet sa ka perputhur kerkesat e sotme te politikes europiane me idene e lidhjes se muslimanizmit me terrorizmin, kur problemi i identitetit europian te shqiptareve as qe ka lidhje as me muslimanizmin dhe as me terrorizmin deri ne ate mase sa qe eshte i vetmi popull te cilit i eshte dhuruar shtetformimi nga Europa dhe aspak nga vetezhvillimi autokton. Sipas Kadarese:
“Ndersa ne vendet e tjera feja zoteruese e krishtere ndihmonte per ndarjen nga tradita otomane, ne Shqiperi, ajo tradite mund te strehohej pikerisht pas fese zoteruese, muslimanizmit. (Parazite te shumte do t’i ngjiteshin kesaj feje, sidomos ne shekullin e njezet, duke perfshire edhe te fundit, ate me te rrezikshmin, terrorizmin.) Por jemi ende ne fillim te shekullit. Formula e ashper mesjetare, “Ku eshte shpata atje eshte feja”, ishte zevendesuar me devizen me te bute: “Feja e shqiptarit eshte shqiptaria”. Por kjo nuk mjaftonte.
Faik Konica, qysh pa u permbysur perandoria, u drejtoi nje thirrje “muhamedaneve shqiptare”. Thirrja ishte profetike: otomanet po rrezoheshin, c’do te benin muslimanet shqiptare?
Konica dhe gjithe mendjet e ndritura te kohes e kuptonin se ceshtja e muslimanizmit shqiptar, ishte ne te vertete ceshtja e ekzistences se Shqiperise. Vetem me te krishteret Shqiperia nuk mund te behej. Ndaj programi i nje Shqiperie evropiane, ishte i pandare nga ai i nje muslimanizmi kombetar e njeheresh evropian” (f. 33-34).
E keqja e kesaj pune nuk eshte thjeshte vetem e Kadarese; eshte nje arsenal i tere propagandistik mijeravjecar qe i ka fshehur Njerezimit rolin e institucioneve fetare ne Historine e Njerezimit duke i dhene te drejte shkrimtareve, filozofeve, sociologeve te perrallisin lloj e lloj teorish jo vetem pa bereqet, por, kryesisht, te genjeshterta e mashtruese. Ne qofte se ne vendet e tjera feja e krishtere ndihmonte per ndarjen nga tradita otomane (te jeni te sigurte qe eshte nje pretendim i shkrimtarit Kadare), ne Shqiperi institucioni i krishtere veproi ne dy rruge, sipas perkatesive te vete krishterimit. Ne zonat jugore ku banonin shqiptaret institucioni ortodoks luftonte me te gjitha menyrat per te mos i lejuar konvertimin e shqiptareve ortodokse ne muslimane, por duke i imponuar popullates autoktone qenien ortodoks baraz me grek dhe harresen e qenies shqiptare ne ate mase sa e gjithe historia pese shekullore e asaj popullate eshte e fshehur pas ortodoksise greke. Kjo kishte ndodhur sepse Sulltani i kishte dhene shume te drejta Kishes Ortodokse Greke pas pushtimit te Konstandinopojes (1453). Pozita e Kishes Ortodokse Greke ishte e barabarte me nje shtet brenda shtetit (e gjej te gjithe kete analize ne vepren brilante voluminoze te Av. Dr. Vasil K. Dilo: “Roli i Qishes Ortodokse ne Ceshtjen Shqiptare”, f. 4-9, doreshkrim). Kurse ne Veriun e Mesem ku banonin shqiptaret problemet u zhvilluan krejt ndryshe, pasi fatin e shqiptareve katolike e mori ne dore Kisha Katolike jo si nje aneks e katolicizmit italian, por si nje unitet kombetar se bashku me pjesen muslimane duke i pergatitur shqiptaret per diten e madhe te 28 Nentorit 1912. I gjithe procesi i perhapjes se shkollave shqipe (1584-1912) kesaj ideje i ka sherbyer pa dallim feje e krahine duke filluar nga Kosova deri ne Kurbin. Pikerisht kjo e fundit u eshte fshehur shqiptareve per 70 vjet dhe, me e keqja, duke paraqitur nje situate historike krejtesisht te genjeshtert per ta detyruar popullin shqiptar te urrente epoken otomane pa asnje shkak te drejteperdrejte, por te maskuar pas dashurise ndaj sllaveve. Djallezia e perdorur pergjate 70 vjeteve kishte vetem nje bosht: ta detyronte popullaten shqiptare te mos urrente politikat sllave.
Edhe problemin e formulave patriotike Kadare e trajton me pasaktesi te theksuar (jam i bindur se kete e ben nga padija). Ne cerekun e fundit te shek. te XIX-te dhe fillim te shekullit te XX-te ne Shkoder kishte filluar nje levizje kulturore nen kujdesin e Klerik Katolik Shqiptar me qender ne Shkoder. Duke anashkaluar llojin e ideve fetare anetaret e ketij kleri vune ne plan te pare ceshtjen kombetare dhe ne kete menyre u formua alternativa e vetme e kesaj ceshtje: feja e shqyptarit asht shqyptaria (dmth kjo alternative nuk vjen pas formules mesjetare te Kadarese: “Ku eshte shpata atje eshte feja”) por kjo nuk ishte e mjaftueshme sepse gjithkush e dinte qe ne themel te saj ishin Eterit e Shenjte te Klerit Katolik Shqiptar te cilet ishin pergjegjes per gjitheshka. Per te pergjithesuar ceshtjen kombetare larg influencave te institucioneve fetare dhe per te perfshire te gjithe popullin pa dallime fetare e krahinore u kalua ne ndarjen e saj nga Kisha dhe per kete u vendos postulati: Atdheu Urdheron (menyra se si eshte bere ky kalim duket ne historine e teatrit shqiptar te atyre viteve, ne qytetin e Shkodres (1879-1944), ja perse ka rendesi te pa zevendesueshme historia e ketij institucioni ne menyre reale dhe larg pasioneve personale, me hollesisht per kete shih: “Kritika e Historise se Teatrit Kombetar Shqiptar” ne adresat e internetit: albanovaonline.info dhe www.genchoti.com). Por Kadarese i ka leverdisur kjo padije, pasi mungesa e dijes e con ne mbeshtetjen formale tek Konica, dhe ky ka qene qellimi i shkrimtarit te epokes socialiste.
Thirrja e Faik Konices jo vetem qe nuk ishte profetike, por ajo ishte amorale (gjithmone ne qofte se e ka thene Konica). Ne kete pike fshihet ajo qe nuk kane kuptuar kurre intelektualet e epokes komuniste; problemi shtrohet: Po ne qofte se otomanet nuk do te rrezoheshin, cfare do te benin muslimanet shqiptare? Qe ne kete pike Kadare mundohet te fshehe anen e keqe te karakterit te shqiptarit: te jete gjithmone me fitimtarin! Kjo profeci e ka ndjekur shqiptarin dhe paraardhesin e tij te afert e te larget prej me shume se 4000 vjet duke harruar qe fitimtari do te vije nje dite dhe do te humbase. Vetem KOHA eshte fitimtare e perjetshme dhe pikerisht kete kohe u kane dhuruar relatoreve prej me shume se kater mijevjecaresh shqiptaret dhe paraardhesit e tyre. Kan ekzistuar ne Shqiperi nje kategori Burrash qe nuk kane pare asnjehere fitimtarin, por progresin e zhvillimit te shqiptareve nen pamjen e Europes.
Edhe pretendimi tjeter, sikur: “Vetem me te krishteret Shqiperia nuk mund te behej” ka brenda nje hile qe Kadare nuk ka dashur ta vere ne dukje. Sot me te vertete Shqiperia nuk mund te jetoje vetem me te krishteret, por Shqiperine e ka bere Europa me ane te nje instrumenti te krishtere dhe kjo eshte ajo qe Kadare kerkon ta fshehe dhe te tjetersoje. Le ta marrin vesh te gjithe shqiptaret kudo ku jane: Shqiperine dhe identitetin europiane te shqiptareve e kemi dhurate nga puna 400 vjecare e Klerit Katolik Shqiptar nen hijen otomane dhe jo ndryshe. Idete e Kadarese, ne kete rast, jane perralla pa asnje vlere historike. Ky eshte Fakti, kjo eshte Historia dhe nuk ka rendesi as lloji i fese, as lloji i politikes, por rendesi ka ajo kategori Burrash qe i mori per dore shqiptaret dhe i udhehoqi drejt Europes duke sakrifikuar jeten per Shqiperine dhe Shqiptaret. Kete shqiptaret bejne mire ta mesojne sa nuk eshte vone, pasi mesojne nje te vertete te padiskutueshme, nje te vertete qe eshte e vetmja qe i ben ata europiane pa asnje diskutim.
Shkrimtari Kadare ka perdorur nje dinakeri, tipike per krahinen nga e ka prejardhjen e afert: e ka paraqitur popullaten shqiptare te unifikuar perballe tre besimeve fetare. Kjo nuk eshte e vertete ne asnje permase. Ne fillim vini re djallezine e perdorur dhe pastaj vini ne funksion trurin per te diferencuar imponimin e shkrimtarit:
“Shqiptaret ishin familjarizuar nderkaq me idene se identiteti shqiptar, duke qene nje, qendronte vetvetiu mbi te tre besimet e tyre. Te tre ata ishin njelloj te ligjshem dhe cdo fryrje e njerit ne demtim te tjetrit, do ta prishte drejtpeshimin historik. Pra, do te kishim tre perberes te nje identiteti dhe jo nje identitet i ndare me tresh” (f. 34).
Ndoshta ky mund te jete problemi me kyc ne percaktimin e gjenezes se shqiptareve te sotem: aresyeja perse trinomi fetar monoteist nuk provokoi nje lufte ndermjet shqiptareve kur vete keto forma fetare, duke ju nenshtruar politikave perkatese, u konfliktuan pergjate 800 vjeteve (fillimisht katolike – muslimane, pastaj katolike – ortodokse dhe perseri katolike – muslimane; ama e gjitha kjo per Europen dhe jo per epiroto-shqiptaret). Por ne shoqerine shqiptare e vetmja gje qe nuk ka shkaktuar konflikt midis krahinave eshte besimi fetar. Ne kete pike fshihet edhe nje nder pikat kryesore te shtremberuara ne mendimin filozofik hegelian, por qe shqiptaret e mesuan gabim pasi e huazuan te shtremberuar nga shkolla bolshevike. Te gjithe shqiptaret, pa perjashtim, e mesuan neper shkollat e tyre (pergjate viteve 1945-1991) qe baza e zhvillimit te shoqerise njerezore eshte bota e kontradiktave, por ne asnje rast nuk u tha se kjo kontradikte shperthente vetem per nje aresye dhe kishte per baze barazine, sociale ne kete rast. E vetmja gje nder shqiptare qe mbante ekuilibrin social, dmth qe krijonte pabarazine, ishin idete fetare. Dhe jane keto ide qe nuk e kane detyruar shoqerine shqiptare te mos konfliktohej me vetveten edhe pse politikisht i eshte nenshtruar politikave jashte saj. Kjo do te thote qe identiteti europian i shqiptareve mbi baza fetare eshte inekzistent, por ketu fshihet nje dukuri qe Kadare nuk ka dashur ta vere ne dukje me qellim.
E gjitha kjo do te ishte e vlefshme me kusht qe krahinat shqiptare te perbenin nje unitet politik me vete, te pakten nje shekullor. Por Kadare nuk ka arritur te kuptoje qe ndarja fetare e shqiptareve, nga pikepamja politike, eshte realizuar nga otomanet vetem per nje qellim: te mos kontaktoheshin katoliket shqiptare me ortodokset shqiptare dhe vete katoliket shqiptare, apo ortodokset shqiptare, te mos kontaktoheshin me ortodokset sllave apo greke. Qofte katoliket shqiptare, qofte ortodokset shqiptare kane qene te rrethuar me enklava muslimanesh, shumica prej te cileve nuk kane qene me origjine vendase, por ne saje te martesave me vendaset femra e humben gjenezen dhe femijet e tyre u paraqiten me vone e shume me vone si shqiptare te mirefillte. Nga pikepamja gjenetike shume pak shqiptare katolike ose ortodokse jane konvertuar ne muslimane (kjo eshte tipike ne Lure dhe Gjirokaster). Kjo do te thote qe asnjehere shqiptare nuk kane bashkejetuar trifesh ne nje krahine te vetme, por gjithmone ata kane qene dyfesh dhe asnjehere te konfliktuar mes tyre per efekt te besimit fetar, dmth katolike-muslimane dhe ortodokse-muslimane.
Ekzistenca e konflikteve ne kete rast permblidhte vetem disa familje te lidhura me politikat perkatese. Keshtu per shembull gjej ne ditaret e familjes Dilo te dhena faktike mbi keto konflikte dhe jeten shoqerore ne qytetin e Gjirokastres, Vlores dhe ne Tirane per periudhat 1900-1925, 1944, duke permbledhur sferat me te larta te politikave te asaj periudhe. Ne kete menyre ekziston nje permbledhje kujtimesh te Av. Dr. Vasil K. Dilo, te mbeshtetura vetem ne gazetat e kohes te qyteteve te mesiperme, me titull: “Apollogjia e ime zyrtare kontra akuzave pa prova dhe denimit arbitrar nga a’n’ e Qeverise Konstitucionale te Shtetit te lire, perpara Popullit Shqiptar bres-pas-brezit” te perbere nga 750 faqe a4 dhe te shkruara midis periudhes 10.12.1952 dhe 7/VIII/1953 ku gjithshka mbyllet me shenimin: “Kejo apollogjie eshte perpilluar ndofta ne pjesen ma te madhe, edhe pas semundjes, qe pesova ne muajne Mars (te k.v.). Pra munt te kete perseritje merzitese. Lexhuesi duhet te jete ma i bute ne kritiken e tij, tue patur parasysh se sikur s’mjaftonte pleqeria erdhi dhe semundja, nga thojt’ e se ciles s’di si shpetova sa qe te plotesonja kete apollogjie eksllusivisht per…..Istorine……..”. Kjo apollogji do te vazhdohej nga i biri i Av. Vasil K. Dilos, Av. Koco Dilo, me 1975, ne 135 faqe a4 te daktilografuara, te shoqeruara me nje sere dokumentash origjinale te viteve 1921, 1924, 1944, te pabotuara, ku tregohet per shtremberimet e historise se atyre viteve nga ana e historiografise se epokes enveriste (permenden emrat e Veli Hashorves, Sotir Papulit) duke e mbyllur me shenimin me dore: “kjo eshte jeta dhe veprimtaria politike e shoqerore e dokumentuar e Vasil Dilos ne periudhen e stuhishme ne prak te themelimit te shtetit shqiptar, gjate periudhes se okupacionit grek e italian dhe ne vitet e para te konsolidimit te shtetit te lire dhe indepedent shqiptar…”. E gjej ekzistencen e konfliktit fetar midis familjeve te larta gjirokastrite edhe ne punimin e Vasil Dilos: “Dipllomatia Shqiptare” (f. 1-8, doreshkrim).
Por kur vjen puna per te percaktuar lidhjen e formes fetare me zhvillimin e shoqerise shqiptare, te pakten nder keto 400 vjetet e fundit, koncepti i fryrjes se nje forme fetare ne dem te nje forme tjeter rezulton ireale jo per efekt te prishjes se ekuilibrit historik, por per aresyen e ndikimit vendimtar te formes fetare mbi zhvillimin e shoqerise shqiptare. Pikerisht kjo e fundit iu eshte mbajtur e fshehte shqiptareve gje qe nuk ka shkaktuar asnje reaksion konkret domethenes, pervec faktit te barazise te procesit me mos njohjen e prinderve.
Kur vjen puna per te analizuar format fetare pergjate zhvillimit historik te popujve te Europes (mijevjecari II Para Kri. – mijevjecari II Pas Kri.) zbulohet me lehtesi permasa e lidhjes se identitetit te shqiptareve, dhe paraardhesve te afert e te larget te tyre, me popujt e tjere europiane, problem te cilin Kadare e ka anashkaluar per aresyet e tij botekuptimore, pa i shkuar ndermend se po zhdukte qelizen me kryesore dhe me themelore te identitetit europian te popujve te kontinentit. Eshte nje pike ku shkencat shoqerore nuk jane te afte te zgjidhin nje nder problemet me themelore te permbajtjes se tyre: menyren se si lindin dhe kushtezojne njera-tjetren idete fetare, politike, artistike, letrare, juridike, etj, etj. (renditja e tyre ne kete rast nuk paraqet rendesi)
Ne kete sprove une i atribuoj nje merite Kadarese: ka dashur te evidentoje nje ngjarje historike te fshehur prej afro nje shekull me pare, pamvaresisht ne e pranon ai kete apo jo. Sipas tij:
“Pas heqjes se ortodokseve dhe myslimaneve, trupit skeletik te kombit, nuk do t’i mbetej vecse pakica katolike, e vetmja per te cilen ndonje fqinj tjeter, ta zeme Italia, nuk po tregonte ndonje padurim gllaberime. Por pakices, sado rrenjese te ishte do t’i gjendej zgjidhja. E bashke me te do te perfundonte keshtu problemi shqiptar” (f. 41).
A eshte nje ide e Kadarese, apo nje plan faktik i parealizuar nga Europa me 1919, nuk di te them, por ne tregimet e gjyshit tim, mesuesit gjysem shekullor Kole Laca, marre nga i vellai kleriku Dom Tom Laca si dhe nga mesuesi e miku i tij i vjeter Pader Gjegj Fishta, ekziston nje informacion mbi ate ngjarje, gati te barabarte me idene e Kadarese te pa shpallur akoma nga historiografia europiane. Sipas kesaj ideje ka ekzistuar nje plan diplomatiko-politik, perpara se te mbahej Konferenca e Paqes ne Paris, qe popullate shqiptare me banim, ku sot shtrihet shteti i shqiptareve, te shperbehej sipas perkatesive fetare ku katoliket do te dergoheshin ne Argjentine, myslimanet ne Turqi dhe ortodokset ne Greqi. Dhe ne vendin ku ata jetonin deri atehere do te formohej shteti Izraelit. Bile per kete u realizuara edhe nje blerje tokash ne Shengjin nga ana e disa hebrejve te panjohur. Sado qe kam kerkuar pas 1991-shit per te gjetur ndonje fakt mbi kete blerje rezultati ka qene negativ, keshtu qe kete problem e kam konsideruar thjeshte nje ide diplomatike te parealizuar politikisht dhe qe duhet parakaluar pasi nuk ka asnje domethenie te metejshme.
Ne punimin e Av. Dr. Vasil K. Dilo: “Dipllomatia shqiptare” (doreshkrim), ekziston nje bashkebisedim konfliktual midis Mufit Bej Libohoves dhe Doktor Turtulli (marre nga e perkoheshmja “Leka”, f. 325) mbi udhetimin qe Imzot Bumçi, per nevojat e shqiptareve per te shpetuar Korcen dhe Gjirokastren, duhet te merrte drejt Italise per te takuar Papen Benedikti i XV-te (f. 9-82). Ne kete bashkebisedim behet fjale per “Protokollin er Korfuzit” dhe per nje vendim te vitit 1915 te marre nga paria ortodokse e Gjirokastres (f. 14-15) ne lidhje me ndertimin e shteti dhe te atdheut te shqiptareve, qe sipas autorit ato nuk kane ekzistuar ne asnje rast te vetem. Ngjarjet qe pershkruhen ne keto ditare, studime, permbledhje veprash jane jo vetem te panjohura per historiografine shqiptare, por ne shumicen e rasteve ato shpesh here jane te kunderta me ato qe ne kujtojme se dime sakte. Kam pershtypjen se ketu fshihet sekreti i asaj qe pretendon Kadareja ne menyre te maskuar dhe qe e fsheh historiografia europiane: dyshimin mbi mundesine e ekzistences se atdheut dhe shtetit te shqiptareve. Por ne kete rast do te dilte hapur qe mbrojtesi me i pare i Atdheut te shqiptareve, ne kundershtim me politikanet europiane te asaj kohe, te kene qene Imzot Luigj Bumçi, Papa Benedikti i XV dhe Presidenti Amerikan MC. Thomas Woodrow Wilson. Kjo nuk u duhej treguar kurre shqiptareve ne kete forme dhe kete fshehu historiografia enveriste.
Shkrimtari Kadare ka dhene nje performance per nje kategori banoresh shqiptare qe eshte mire te shihet me sy kritik pozitiv (ne fakt me ka habitur me kete qe ka shkruar): ka pranuar qe pakica katolike ka qene rrenjesore ne drejtimin e ekzistences se ceshtjes shqiptare.
Ne kete sprove Kadare jo pak here eshte treguar kontradiktor me vetveten ne planin historik, bile dicka me shume: i manget ne analizat e veta. Duke dashur te vere ne vend perceptimin e gabuar, qe dikur kishte pasur per krishterimin institucional, bashkoi popullaten shqiptare te Kosoves me historine e krishterimit nder shqiptare dhe kete e krahasoi me ate sllav duke harruar, ne kete rast, se po i krijonte permase historike kishes serbe ne Kosove. Per kete problem Kadareja ka shkruar:
“Nuk ishte e lehte per shqiptaret e Kosoves t’u shmangeshin ketyre kurtheve. Por ata ia dolen dhe kjo ishte nje merite e tyre e jashtezakonshme. Ata i treguan gjithe botes se luftonin ne radhe te pare per liri. Dhe prap per liri. Ata i treguan Evropes se s’kishin asgje kunder krishterimit serb, e aq me pak atij evropian, ngaqe krishterimi ishte gjithashtu besim i tyre, vellam i vjeter i myslimanizmit, madje krishterimi shqiptar ishte me i mocem se ai sllav” (f. 43-44).
Ketu ka nje problem historik te cilin, jo vetem Kadareja, nuk e kane besuar kurre se mund te ekzistonte ne kete menyre dhe qe historiografia enveriste e fshiu, ose u mundua te fshije perfundimisht, nga kujtesa e Kombit Shqiptar: Kosova ishte djepi i shqiptarizmit, duke i hapur rruge, ne kete rast, grykesise imperialiste Serbise. Ishte bashkeqytetari i Kadarese, autori i studimin mbi menyren se si serbet e kolonizuan Kosoven brenda shek. te XX-te (Hamit Kokalari, Kosova, djepi i shqiptarizmit, Tirane 1943). Jane kater harta te botuara nga autori qe tregojne menyren dhe kohen se si serbet, malazezet dhe maqedonasit e transformuan token shqiptare ne toke te tyre ne menyre kriminale. Kjo do te thote qe nuk eshte e vertete se populli shqiptar i Kosoves nuk ka asgje me krishterimin serb. Populli shqiptar i Kosoves ka shume pretendime mbi besimin e krishtere serb ne Kosove per tre aresye themelore:
1-Krishterimi ortodoks serb ne Kosove eshte ngritur mbi objektet fetare katolike (si ne Decan, foto 1; ne Prizren, ne oborrin e se ciles gjendej dikur ambasada ruse, foto 2; ne Gracanice, foto 3).
foto 1, Manastiri Katolik i Decanit i transformuar ne Manastir Ortodoks

861

foto 2, Kisha Katolike e Prizrenit kthyer ne Kishe Ortodokse

862

foto 3, Manastiri Katolik i Gracanices kthyer ne Manastir Ortodoks

863

2-Krishterimi ortodoks serb ne Kosove eshte ngritur pergjithesisht mbi pronat e popullsise shqiptare pergjate shekullit te XX-te duke realizuar nje teresi krimesh mbi te.
3-Krishterimi ortodoks serb ne Kosove eshte ngritur mbi pronat e objekteve fetare myslimane, si ne Ferizaj (foto 4; kam parasysh librin e mesuesit patriot Ibrahim Hyseni (Goga): “Ferizaj, 1873-1944 (Qe nga themelimi e deri ne mbarim te Luftes se Dyte boterore), f. 193-200). Mesues Ibrahim Hysenit i kam dedikuar artikullin: “Cfare mund te mesojne shqiptaret per nje ore ne Ferizaj”, gje kjo krejtesisht reale (publikuar ne blogun tim).
Kjo do te thote se eshte e drejta e popullsise shqiptare te Kosoves per t’i kthyer institucionet fetare sllave drejt origjines se tyre historike: ne Kisha Katolike dhe Xhamia, pasi institucionet fetare serbe ne Kosove nuk i sherbejne zhvillimit social te popullates autoktone, por skllaverimit te saj.

foto 4, Kisha Ortodokse e Ferizaj ne pronen e Xhamise

864

Dashur pa dashur Kadareja i ka krijuar permasa historike krishterimit ortodoks serb ne Kosove edhe pse kjo permase eshte e lidhur drejteperdrejte me krimin kunder popullates vendase, te pakten ne shek. e XX-te. Por ne kete drejtim ka edhe dicka tjeter qe Kadareja nuk e di (kam frike se kete pak vete e dine edhe ne Shqiperi). Katolicizmi i sotem ne Shqiperi e ka burimin njerezor gjenetik nga katolicizmi shqiptar ne Kosove, atehere kur popullata shqiptare e Kosoves u ul poshte ne Mirditen e sotme duke marre me vete edhe produktin njerezor (qe ne vitin 1054 popullata autoktone e Ballkanit u nda me dysh sipas perkatesive politiko-fetare: ne katolike – Kosove dhe ne ortodoks – Epir duke formuar vijen e Teodosit, e cila vetem pas shek. te XVII-te u ul brigjeve te Shkumbinit). Kjo eshte aresyeja perse shkolla e pare shqipe datohet ne vitin 1584 ne Kosove. Sipas Isak Ahmetit, Stubëll, “kjo traditë e shkollës shqipe, e filluar pra që në vitin 1584 (shek. 16), do të vazhdojë të përforcohet dhe të pasurohet veçanërisht në periudhën e Rilindjes Kombëtare Shqiptare, kur në disa qendra të njohura të Kosovës si në Prizren, Pejë, Gjakovë, Zym, Janjevë dhe Stubëll, pranë Kishave Katolike, do të hapen dhe rihapen Shkolla shqipe duke u bërë vatra të njëmendëta jo vetëm të arsimit dhe të edukimit, por edhe të lëvizjes sonë kombëtare” (11 maj 2004 / TN). Dhe prej ketej vazhduan ne Vele e Kurbin (1632), Pllane (1638), Shkoder (1640). Kete gje shqiptaret, ketu ne Shqiperi, nuk e dine akoma, jo vetem persa i perket shkollave te para shqipe, por dhe rolit te institucioneve fetare ne historine e Kombit Tone.
E sa per raportin midis krishterimit ne Shqiperi dhe atij sllav, Kadareja eshte teper larg te vertetes. Krishterimi ne trojet ku sot banojne shqiptaret eshte i barabarte me lindjen e krishterimit per here te pare ne Historine e Njerezimit, kurse krishterimi sllav rrjedh nga krishterimi bizantin dhe nuk ka asnje lidhje me ate shqiptar. Keshtu qe Kadare, duke dashur qe t’i vere vetullat e identitetit europian shqiptareve, i heq syte historike menyres se si eshte formuar ky identitet. Krishterimi sllav ka ndihmuar ne zhdukjen e popullates shqiptare nder keto kater shekujt e fundit, kur krishterimi shqiptare nder keto kater shekujt e fundit formatoi karakterin europian te Kombit Shqiptar dhe, ne kete rast, dallimi eshte cilesor, por ju, shkrimtaret e realizmit socialist, ja keni fshire kete akt historik te gjithe shkalleve te arsimimit shqiptar.
Problemit te asaj qe ndodhi ne Kosove, me 1999, nuk u duhet atribuar shqiptareve ne asnje permase, edhe pse kjo thuhet me ze te ulet. E gjitha kjo per aresyen me te thjeshte fare: shqiptaret nuk kane qene te afte asnjehere te mbrojne interesat e tyre sociale si bashkesi, pervec nje rasti te vetem kohor ne histori nen udheheqjen e Gjergj Kastriotit dhe Lek Dukagjinit (1444-1478). Analiza e ketij procesi, dmth paaftesia per te mbrojtur vetveten, con ne zbulimin e aresyes perse shqiptaret jane zanafilla e races se bardhe ne kontinent, por kjo con ne zbulimin e aresyes perse shqiptaret nuk mund t’i dhurojne asnje produkt social popujve europiane nga pikepamja hapsinore. Ajo qe Kadareja u atribuon shqiptareve te Kosoves eshte thjeshte shprehje e bukurise letrare dhe nuk ka asnje lidhje qofte me lirine e qofte me politiken. Lidhja e lirise me politiken per rastin e shqiptareve te Kosoves perben dallimin cilesor midis popullatave me te njejtin burim biologjik: shqiptaret e Kosoves kane qene te skllaveruar nga armiku i tyre biologjik deri me 1999, por sot jane te lire; ndersa shqiptaret e Shqiperise kane qene te skllaveruar nga sivellezerit e vet dhe sot vazhdojne te jene te skllaveruar nga vetvetja biologjike. Keshtu qe pretendimi i Kadarese eshte krejtesisht jashte realitetit te perjetuar ne lidhje me lirine.
Por Kadareja kerkon te mbuloje nje te kaluar politike per faj te Europes kur vjen puna per te percaktuar se kush qe shkaku i skllaverimit te shqiptareve te Kosoves. Nuk eshte kjo detyra e shkrimtarit dhe ne kete rast Kadareja, me kete punim, eshte treguar sherbetor i politikes, qe dikur ka qene antishqiptare edhe pse krejt formalisht per te. Shkrimtari kujton se duke perdorur nje gjuhe te bukur, ne thojza, dhe duke devijuar ngjarjen nga thelbi i saj, mund te realizoje manipulimin e popullates te lare me gjak prej gati nje shekulli. Nga njere ane mund te pranohet me rezerve se:
“Me kete lufte (behet fjale per luften e 1999, GH), qe ndiqej dite pas dite e ore pas ore nga mbare planeti tokesor, Evropa atlantike po emanciponte, vec te tjerash, vetveten” (f. 46)
Por, nga ana tjeter, duhet thene se dikur Poeti yne Kombetar ka shkruar:
“Uh Europe, ti kurva e motit,
Qe i re mohit beses se Zotit.
Po a ky a sheji i qyteterise
Me da tokat e Shqypnise
Per me ngi klyshet e Rusise?”
(Lahuta e Malsise)
duke na treguar se Europa e dikurshme eshte paraardhesja e Europes Atlantike vetem gjenetikisht. A ka valle pasterti me te madhe letrare dhe kundervenie politikes se kohes se keto rreshta poetik?
A nuk tregon ky krahasim se Kadare eshte shkrimtar politik dhe ceshtja kombetare per te perben nje molle te ndalume, te cilen ai nuk e ka prekur asnjehere? Perse Kadareja nuk u tregon shqiptareve se kush ja dha Kosoven Serbise? Perse Kadareja nuk u tregon shqiptareve se Kosoven Aleanca e Atlantikut ja ktheu banoreve autoktone pa i pyetur asnjehere, por vuri ne vend nje budadallek te ndyre te bere nga gjysherit e politikaneve te sotem? Eshte poet kombetar ai qe i thote popullit te vet te verteten ne kohe dhe ne sy, por eshte sherbetor i politikes ai qe e fsheh te verteten dhe nuk ja thote popullit te vet. Ja perse Pader Gjergj Fishta eshte i vetmi Poet Kombetar i Kombit Shqiptar dhe perse nuk ka nje te dyte ne trojet e banuara nga shqiptaret per te gjithe koherat, por kjo do te thote se ka nje nenkuptim te dyte per shkrimtarin e realizmit socialist.
Ne vazhdim Kadare mundohet te pajtoje anet e kunderta, ne pamje te pare, te politikes shqiptare te kohes ne lidhje me marredheniet shumedimensionale te politikes, por duke harruar se e gjithe politika shqiptare e sotmja ne menyre absolute eshte produkt i Europes me te mirat dhe te keqijat qe prodhon ajo, por ne kete pike ka dicka qe nuk eshte thene kurre hapur, pasi i perket te kaluares afro nje shekullore, dhe qe e gjej qofte ne shtypin katolik te kohes, qofte ne ditaret e avokat Dilos e qofte ne shtypin intelektual te atyre viteve kur po ndertohej shteti i shqiptareve. Eshte nje problem qe Kadareja e ka kapur si fakt, por qe nuk e interpreton dot per efekt te edukacionit politik qe eshte aplikuar ne Shqiperi ne vitet 1945-1991 dhe sado qe te mundohet te ndreqe vetveten e ka te pamundur. Sipas tij:
“Eshte folur shpesh per ate pjese te Shqiperise qe, ndonese s’guxon te dale haptas, eshte kunder Evropes. Eshte folur per mafian dhe krimin e organizuar, qe duke mos njohur komb e atdhe, s’kane si te cajne kryet per to. Eshte folur per politikane te korruptuar, qe, ashtu si mafia, tmerrohen nga ligjet e demokracise e nga standartet e Ballkanit evropian. Eshte folur per fjalimet antiamerikane ne parlamentin shqiptar, me 1997, qe kane shkaktuar, me siguri, lot nostalgjike, ne syte e stalinisteve shqiptare. Jane te njohura udhetimet gjysme te fshehta te politikaneve shqiptare te te dy kraheve, ne vende, disa hete te cilesuara si terroriste, me qeveri te dyshimta, qe s’i duan as popujt e vet, e me te cilat s’na lidh asgje.
Te gjitha keto dihen. E keqja eshte se kujtesa e politikes shqiptare eshte e shkurter dhe, vec kesaj, disa nga politikanet tane, dinakerine e tyre e kujtojne per zgjuarsi. Ata kujtojne se me dredhite e pazareve te pluhurosur te dikurshem, mund te hyjne ne Institucionet e demokracise kontinentale” (f. 47- 48).
Argumenti kryesor i ketij problemi eshte raporti midis shkalles se zhvillimit biologjik dhe atij social te bashkesise qe marrim ne konsiderate. Eshte nje problem teper i gjate ku intelektuali politik ka anashkaluar dualitetin permasor te bashkesise dhe eshte dicka qe nuk na pelqen ne shqiptareve edhe pse hendeku kryesor eshte kapercyer. Nuk mjafton te thuash se jemi ne rendin kapitalist; kjo nuk ka vlere perderisa nuk ke percaktuar se cila eshte shkalla e perputhjes midis rendit te imponuar politik dhe nivelit social te zhvillimit (kjo eshte detyra e Races Njerezore ne Toke dhe aresyeja perse ZOTI ka lindur Njeriun ne Toke). Ne qofte se kjo e fundit eshte shume e lehte te percaktohet, pasi piketat analitike jane hedhur me kohe, rendi politik eshte e pamundur te perputhet me realitetin historik te perjetuar neqofte se nuk zoteron metodiken e nevojshem; dhe ky eshte defekti me kryesor i te gjithe shqiptareve, persa i perket arsimimit te tyre.
Por ka edhe nje gje tjeter qe duhet diskutuar me seriozitet. Shkrimtari konstaton se kjo eshte gjendja, por nuk thote ne asnje rast se si u formuan keto grupe pro-kunder SHBA-se, pro-kunder Europes; dhe, keto shtresezime ne sferat e larta te politikes shqiptare, si suportohen ne shtresat e poshtme te saj. Eshte kollaj te konstatosh, por eshte veshtire te argumentosh prejardhjen e seicilit grup politik nga pikepamja historike e formimit te tyre.
Aresyeja e ketij pozicioni te shtresave shqiptare eshte krejt i barabarte me aresyen perse e perbuzin fene disa prej tyre (me hollesisht per kete argument shih artikullin: “Kush e perbuz Fene nder shqiptare?” publikuar ne albanovaonline.info dhe www.genchoti.com).
Mos valle konstatimi i Kadarese eshte thjesht per konsum publik?
Baza shkakesore mund te jete tipikisht gjendja ekonomike, por ka edhe nje pozicion tjeter social dhe qe lidhen me nivelin e ulet te zhvillimit te tij. Perse nuk thote Kadareja qe kjo ka qene edhe gjendja e popullates jugshqiptare para 100 vjeteve, ne kohen kur po formohej shteti shqiptar. Pak vete e njihnin Ameriken, por shqiptaret e asaj ane ishin te ndare me dysh: myslimanet donin Turqine dhe ortodokset Greqine. Shume pak vete nder ato ane e kishin kuptuar se as Turqia dhe as Greqia nuk e nxirrnin dot ne breg barken shqiptare dhe per kete i duhej drejtuar Europes. Kjo eshte pika e pare qe percakton identitetin europian nga pikepamja sociale dhe raportet sasiore tregojne qe ky identitet ishte tej larg asaj qe pretendon Kadare.
Per te qene i sinqerte Kadare nuk duhet ta hapte kete teme sipas ketij argumenti pasi ne territorin e banuar prej shqiptareve vetem nje subjekt ka punuar prej 400 vjetesh sipas identitetit europian me shqiptaret dhe kete subjekt asgjesoi politika gjysem shekullore qe formoi Kadarene qofte si njeri e qofte si shkrimtar. A nuk rezulton prej kesaj analize se shkrimtari eshte ne pozita krejtesisht formaliste dhe ai ka ndryshuar qendrim pas 1991-shit? Atehere per cfare duhet shkrimtari e realizmit socialist per kohen qe jetojme?
Pastaj, ka edhe nje gje qe Kadare nuk duhet ta fshehe! Politikanet shqiptare te asnje kohe nuk kane qene te pavarur ne mendimet e tyre antiamerikane apo antieuropiane. Ne te gjitha rastet ky antiamerikanizem apo antieuropianizem ka qene thjeshte vetem nje loje politke per te manipuluar Popullin Shqiptar. Por ekziston nje rast paralel, persa i perket termin “anti”, prej me shume se 100 vjet qe klasa politike ka qene ne unison pa pasur nevoje per keshilla europiane kur vinte puna per te vjelle vrer kundra Klerit Katolik Shqiptar. Te pakten kjo gje gjen argument tek vizita e Papes Francesku, ku fotografite e 40 martireve u hoqen nga bulevardi i Tiranes pa hypur mire Shenjteria e tij ne avion (me hollesisht per kete antikatolicezem te politikaneve shqiptare shih: Jozef Martini: “Pertej festes”, publikuar ne albanovaonlina.info, 24 Shtator 2014).
Keshtu qe problemi qe zberthen Kadare nuk ka permasat e nje realiteti historik te perjetuar nga shqiptaret dhe kjo ka vetem nje kuptim: te fajesoje shqiptaret per antieuropianizimin e politikes shqiptare. Por ky problem ka nje tjeter permase qe Kadare kerkon ta mbuloje: nuk eshte Kombi Shqiptar qe nuk e don Europen, por eshte Europa qe nuk e ka dashur Kombin Shqiptar historikisht duke perjashtuar dy segmentet me te lavdishme te historise se saj: Seline e Shenjte dhe Perandorine Austro-Hungareze. Aresyeja perse Europa ka nevoje per shqiptaret si subjekt njerezor kam frike se edhe vete Europa Moderne nuk e di. Permbysja e disa teorive shkencore dhe ekonomike (darwinizmi, marksizmi, relativiteti ajnshtajnian) pa nxjerre mesimet perkatese tregon se padija mbulohet politikisht per efekt te nje progresi instiktiv.
Shkrimtari Kadare duhet te kete kapur nje moment ekzaltimi te politikes europiane qe i perket te ardhmes dhe per te justifikuar vonesen e futjes se Shqiperise ne Europe fajeson shqiptaret per kete vonese, por tashme jashte kontekstit fetar. Sipas tij:
“Pengesat qe s’na lene, ose na duket se s’na lene, t’i afrohemi Evropes, perpara se t’i kerkojme jashte, duhet t’i kerkojme brenda nesh. Nuk eshte pengese asnjera nga fete, e sidomos nuk eshte myslimanizmi ndaj te cilit dyshimi ngjan me i lehte.
Eshte thene me te drejte se te tre besimet jane te barasligjshem ne Shqiperi. Duke mos qene pengese asnjeri, po aq mund te thuhet se asnjeri s’eshte lokomotive qe na terheq drejt Europes. E pengojne, ata pengojne te tre bashke, e’ ne terheqin, kete e bejne te tre njelloj.
Nje shqiptar mysliman, eshte po aq i natyrshem si shqiptar dhe si evropian, sa nje katolik, e po aq sa nje ortodoks” (f. 49-50).
Ky pretendim duhet konsideruar krejtesisht formal perderisa shkrimtari nuk eshte i afte te perceptoje aresyet perse shqiptari duhet konsideruar fajtor dhe i paafte per t’i perfshire brenda familjes europiane. A e di Kadare se aresyeja kryesore eshte natyrore dhe ky eshte rasti i vetem ne Europe? A e di valle Kadareja se kjo paaftesi eshte e lidhur pikerisht me pretendimin me kryesor qe ai ka vene ne dukje kur i ka konsideruar paraardhesit e shqiptareve popull themeltar apo nder me te vjetrit e kontinentit? Kemi rast te argumentojme menyren formaliste te analizes se shkrimtarit ne lidhje me problemet historike dhe aresyen perse ai nuk mund ta zgjidhe dot kete problem. Ky problem nuk ka lidhje me fene ne aspektin shkakesor, por ai ka lidhje ne asepktin analitik pasi me ane te fese ne zbulojme pikerisht shkallen e zhvillimit social te paraardhesve te larget dhe te afert te shqiptareve dhe karakteristiken vendimtare te tyre ne lidhje me identitetin europian. Ne qofte se ne do te bejme analizen e gjenezes historike te kater fazave kryesore te popullates autoktone te gadishullit (para ndikimit pellazgjik – ilir – arber – shqiptar) ku jetojme sot do te konstatojme se ato perputhen absolutisht vetem ne nje vecori sociale, qe eshte nje vecori natyrore, dhe qe nuk perputhemi kerkund me asnje popull te Europes: qofte shqiptaret, qofshin te gjithe paraardhesit e tyre te larget dhe te afert, e kane shpejtesine e zhvillimit shoqeror tmersisht te avashte ne raport me te gjithe popujt e tjere te Europes. Pikerisht kjo shpejtesi perben shkakun themelor perse shqiptaret jane kaq afer Europes prej 3000 vjetesh, nga pikepamja kohore, dhe perse jane 3000 vjet larg saj nga ana hapsinore e zhvillimit social; edhe pse kjo Europe, per shkaqe krejtesisht te veta, ka 400 vjet qe ndikon pa reshtur mbi ta ne te gjithe menyrat. Eshte tjeter pune perse shqiptaret e perbuzen ndihmen e Europes pas 1945 dhe ketu duhet te kapet analisti per te percaktuar te ardhmen e shqiptareve dhe rolin e Europes ne zhvillimin e shqiptareve.
Ne fakt problemet e sotme politike, qe levrohen ne brendesi te popullates shqiptare, e kane nje defekt serioz: ato nuk perputhen asnjehere, prej me shume se 100 vjetesh, me dinamiken reale historike dhe me dinamiken teorike me te mundeshme pozitive te zhvillimit social te shqiptareve. Kjo e fundit perben fajin dhe mekatin e politikes shqiptare te ketyre 100 vjeteve te shtetit shqiptar. Cfaredo qe te bejne politikanet shqiptare te sotem dhe te ardhshem, ata asnjehere nuk do te ndikojne pozitivisht ne zhvillimin e popullates qe udheheqin, neqofte se nuk perputhin veprimet politike me mangesite sociale te qelizave qe Europa i ka te plotesuara, por qe ne dinamiken e popullates shqipfolese mungojne historikisht, problem te cilin do ta shohim ne permbyllje te identitetit europiane te tyre.
Ekzistenca e tre formave fetare ne brendesi te dinamikes se zhvillimit shqiptar te sotem nuk tregon distancen ne funksion te identitetit me Europen, por menyren se si eshte tjetersuar populli shqiptar pergjate kohes se aplikimit te tyre dhe rrugen e kujt duhet ndjekur sot per te percaktuar llojin e identitetit drejt te cilit kerkojne te shkojne shqiptaret. Kjo eshte e nevojshme te vihej ne dukje per te percaktuar permasen e tjetersimit te shqiptareve, gje e cila mungon tek Kadareja, dhe ajo nuk mund te jete bere pa qellim. Te pakten ky eshte nje element qe e ka shoqeruar te gjithe zhvillimin e shoqerise shqiptare pas 1945 dhe sot shqiptaret prezumohen ne paditurine e tyre. Kjo do te thote qe pjesa me e rendesishme e identitetit europian te shqiptareve te konsiderohet akoma e fshehte dhe qe Kadare nuk ka dashur ta shpalose ate.
Shkrimtari eshte munduar t’i beje bisht kesaj paditurie, kesaj fshehje dhe diferencimit te tjetersimit ne brendesi te Popullit Shqiptar duke shpalosur nje detyre imagjinare dhe nje dinamike krejtesisht ireale, sidomos pas 1945. Kadare eshte munduar ta paraqese dinamiken shekullore te shtetit shqiptar si nje produkt unik te barasvlefshem me ate te popujve te tjere europiane. Interesant eshte fakti qe gjeja me e dukshme ne historine 400 vjecare te Popullit Shqiptar paraqitet si inekzistente. Fillimisht shohim kete akt fshehje dhe pastaj pretendimit i bashkeqytetareve te shkrimtarit para nje shekulli. Sipas Kadarese:
“Misioni i shqiptareve ne kete planet, fati apo e thenmja e tyre, eshte nje dhe i pandryshueshem: mbrojtja e interesave te vendit te tyre, qe quhet Shqiperi dhe i popullit te tyre qe mban emrin shqiptar.
Programi i cdo populli te qyteteruar eshte ky dhe vetem ky. Miqesite, aleancat, strategjite, kane lidhje me te dhe vetem me te. Ky nuk eshte etnoegoizem. Kur cdo popull ne menyre te natyrshme, njerezore e demokratike e kryen kete mision ndaj vetes, ai ka kryer ate ndaj gjithe njerezimit.
Ky eshte thelbi i idese evropiane, fundjaja mbi te cilen ngrihet Bashkimi Evropian, ai qe ndryshe quhet Evropa e Kombeve” (f. 58).
Por cili eshte interesi i shqiptareve dhe paraardhesve te tytre historike? Ku e ka mesuar valle Kadare kete interes dhe perse e perbashkon me termin mision? Nga ana tjeter, perse bashkon termin shqiptar me termin Shqiperi? A e di valle Kadareja qe termi shqip-shqiptar eshte i vitit 1638, ndersa termi Shqiperi, edhe pse gjendet qe ne vitin 1640 (ne nje harte te botuar ne librin e Fulvio Cordignano S.I.: L’Albania, deti Adriatik quhet Mare d’Albania dhe kancelari gjerman Otto Von Bismark e quan shprehje gjeografike) si shtet i shqiptareve eshte i vitit 1912 edhe pse nuk na pelqen si fakt, por ama ne fuksion te tezes se Kadarese ka nje te vertete te hidhur: shumica absolute e shqiptareve historikisht nuk kane luftuar dhe nuk e kane mbrotjur vendin e tyre deri ne ate mase sa vetem ne shekullin e XX-te e muaren vesh se deri ku e kishin gardhin, duke ja hequr gjysmen e prones natyrore. Akoma me keq, ne ate kohe Veriu nuk njihte Jugun e Jugu Veriun, e te dy bashke nuk njihnin Shqiperine e Mesme. Atehere per ke mision ben fjale Kadare dhe kur ka filluar ky ne planin historik? Kjo sajese ka vetem nje qellim: te zhduke te gjithe historine e realizuar deri ne ate kohe ku shqiptaret ishin thjeshte aktore pa ndikim konkret, akoma me keq, te paraqiteshin si regjizoret e te sotmes qe po jetojme. Ne qofte se fryrja psikologjike quhet mison, atehere Kadare nuk eshte gje tjeter vecse nje pompist letrar pa objekt konkret.
Per t’i rene shkurt shqiptaret, per sa kohe qe kane kete emer, kane pasur vetem nje mision: te jetojne. Por shqiptaret ne raport me te gjithe popujt europiane kane nje vecori: jetojne shume-shume me te avancuar se sa u takon nga pikepamja e moshes sociale dhe kjo jo per merite te tyre. Dmth misioni per te cilen jetojne shqiptaret eshte i paracaktuar nga bota e relacioneve dhe defekti i historiografise boterore eshte mungesa e percaktimit hapsinor te kesaj bote prej te pakten 3000 vjet. Ne funksion te kesaj bote shqiptaret dhe paraardhesit e tyre kane percaktuar permasat e zhvillimit te qelizave sociale qe disponojne sot dhe eshte shume me mire te percaktohen ato perpara se te aprovohen ligjet politike, pasi pikerisht ne kete pike ka mosperputhje dhe fshehje te misionit natyror te shqiptareve. Shqiptaret e sotem vazhdojne ta kene misionin e tyre vetem per te jetuar
Por kur flitet per mision, duhet folur dhe per udheheqje te tij dhe pikerisht kesaj shkrimtari i ka rreshqitur. Kjo rreshqitje i ka kushtuar shume shkrimtarit Kadare, pasi duke mos percaktuar kete udheheqje ka anashkaluar, dashur-pa dashur, thelbin e te qenurit europiane te Kombit Shqiptar (jam i bindur se Kadare e ka kapur kete thelb, por nuk i ka pelqyer e per kete ka qene i detyruar te beje hara-kiri). Lidhja e Gjergj Kastriotit me Krishterimin institucional ne shek. e XV-te dhe lidhje e Selise se Shenjte prej shek. XV-XX me Kombin Shqiptar kane percaktuar identitetin europian te shqiptareve te sotem duke mbartur nje mision qe tashme e ka kryer detyren e vet. Por kjo nuk perben misionin historik te shqiptareve dhe keta te fundit kane tjeter mision te paracaktuar nga Natyra, gje te cilen Kadare nuk di ta zbertheje. Por le te qendrojme tek udheheqja e misionit qe njohim dhe qe ka 400 vjet qe vepron nder shqiptare. Vetem dinamika e mendimit letrar shqiptar (1513-1944) dhe e shkollave shqipe nder shqiptare (1584-1928) perben misionin me te rendesishem qe ka udhehequr Selia e Shenjte ne funksion te shqiptareve. Por cili eshte roli i shqiptareve ne kete mision? Po te heqim Klerin Katolik Shqiptar nga skena historike ky lloj misioni nuk ka kuptim, sepse mungon instrumenti qe ka perbashkuar Seline e Shenjte, Europen, Kombin Shqiptar. Atehere a e kupton lexuesi qe shkrimtari Kadare pikerisht thelbin e ketij misioni nuk ka evidentuar me dashje?
Vazhdojme me tej; Kadare pretendon se: Programi i cdo populli te qyteteruar eshte ky dhe vetem ky. Miqesite, aleancat, strategjite, kane lidhje me te dhe vetem me te. Por nuk thote ne asnje rast nje te vertete qe e dine te gjithe shqiptaret kur flasin me vete: per hir te ekzistences biologjike shqiptaret i kane braktisur gjithmone aleancat, miqesite duke mos pasur asnjehere strategji deri ne ate mase sa nuk njohin akoma mireberesit e vet historike. Ne qofte se flasim per strategji instiktive eshte tjeter problem, por ne kete rast duhet te deklarohet se te gjitha leksionet e Zigmund Frojdit (1856 – 1939) mbi psikoanalizen, luften, vdekjen, harresen, friken, unin, rastesine dhe supersticionin jane te pavlefshme per rastin shqiptar, ato nuk kane vlere per rastin kolektiv dhe nuk transmetohen ne paralele kohore. Akoma me tej misioni ndaj vetes nuk ka asnje lidhje me misionin ndaj njerezimit.
Analiza e te gjithe procesit historik te popujve europiane tregon se: Bashkimi Europian eshte nje rezultat i nje pune 2300 vjecare dhe eshte formuar si nje bariere kundra tjetersimit social e rrjedhimisht populli shqiptar nuk ka gisht ne kete pune, por ai ka perfituar nga kjo pune dhe kete Kadare nuk e ka evidentuar perseri. Pastaj duhet thene qe themeli i ketij bashkimi eshte bota heleno-romake dhe cdo gabim i kesaj bote do te manifestohet ne te ardhmen, te pakten nga pikepamja teorike. Lexuesi te jete i sigurte qe ne qofte se deri me sot kultura europiane eshte konsideruar si vazhdimesi e botes heleno-romake, mbi cbaze eshte riformatuar koncepti rilindje, Shkenca e Njerezimit do te rilinde mbi bazen e permbysjes te kesaj rilindjeje propogandistike, me te cilen nuk ka asnje lidhje. Dhe natyrisht kete fenomen Kadare nuk e mirepret!
Procesi i zhvillimit te kultures europine ka ndjekur nje rruge plot zig-zake ku baza e zhvillimit ka qene bota e relacioneve universale dhe procesi i huazimit tullat e ketij themeli. Por Kadare nuk e ka nuhatur kete dualitet zhvillimi dhe kjo duket ne deshiren e tij per te mos e perqasur boten postotomane ne kete kulture edhe pse ajo ka qene pjestare e permasave ne zhvillimin shqiptar. A nuk del prej kesaj analize qe Kadare eshte bere promotor i politikave europiane per perfitime te castit? E them kete pasi kerkush deri me sot nuk ka qene i afte te nxjerre rezultatin e botes se relacioneve dhe ta perdore ate per perfitim konkret. Kadare duke mos qene fare ne kete linje merr persiper ta analizoje procesin ne fjale duke bere paralele te pamundura, duke konstatuar sekretin e shkences se historise pa nxjerre asnje perfitim konkret. Akoma me keq kerkon te perfshije edhe popujt e Ballkanit, duke nenkuptuar shqiptaret, pa vene ne dukje ne asnje rast defektin e tyre social. Eshte munduar me te gjitha format te perbashkoje te njohuren me te panjohuren, iluzoren me konkreten, fantazine me realitetin dhe te arrije ne perfundimin permbylles te vepres, sipas se ciles:
“Natyrisht qe Turqia nuk eshte robine, ne kuptimin e mirefillte. Natyrisht qe ajo po e kerkon vete, madje me kembengulje te pranohet ne Evrope. Natyrisht qe ajo, ndersa leshonte kercenime e mallkime kunder Evropes, fshehtazi joshej prej saj. Dhe ky ka qene ngadhenjimi i madh i Europes.
Ana e fshehte e historise, shfaqet ketu ne formen me tronditese. Pyetja: kush u thye prej kujt, ngrihet me gjithe peshen e saj.
Dy rrjedha te historise kane ecur paralelisht. Ne ate te jashtmen, perandoria osmane, godiste, fitonte roberonte. Por ne nje rrjedhe te brendeshme, te fshehte, ajo goditej, humbte, roberohej.
Popujt e Ballkanit bashkarisht ishin aktoret e kesaj lufte. Ishin ata qe, vit pas viti e shekull pas shekulli, bashke me energjine e tyre, bashke me zyrtaret e larte, gjeneralet, guvernatoret dhe aventurieret, qe ia dhane pa kursim, i ngjiten perandorise joshjen evropiane. Historia e pushtuesit te pushtuar, si ne rastin e Romes me Greqine, ne nje fare menyre u perserit.” (f. 60-61).
Duke lene menjeane pretendimet e shkrimtarit, kemi te bejme me pikepyetjen me te madhe te shkencave shoqerore, se ciles asnjeri nuk i ka dhene pergjigje deri me sot: Cfare ndodh kur relatohen dy struktura sociale? Ne fakt pyetja, per nje studiues te ketyre shkencave, duhet te ishte: Cila eshte dinamika dhe specifika e botes se relacioneve ne Shoqerine Njerezore? E keqja e kesaj pune eshte ne zgjerimin e botes analitike pertej asaj njerezore duke e zgjeruar pikepamjen tone drejt unitetit te Natyres, cka do te thote se pergjigja e pyetjeve te mesiperme gjen zgjidhje te plote dhe gjithperfshirese, kryesisht, vetem ne Boten Njerezore. Mendimi filozofik boteror akoma nuk e ka kuptuar qe Koha dhe Hapesira edhe pse jane ne unitet absolut dhe te pandashme ne shkakun e veprimit, ne pasojen e tyre, ato jane te kunderta. Ajo qe eshte e para ne Kohe, eshte e fundit ne Hapsire dhe kjo permbys si idealizmin e perjetshem filozofik ashtu dhe materializmin e shek. te XIX-XX. Aresyeja duhet kerkuar ne karakterin dualist te shkakut te levizjes dhe ne pasojen dualiste qe ajo shkakton. Ne thelb te problemit eshte e pamundur qe bota e relacioneve te jape kusur ne te njejtin plan analitik, dmth vetem sipas kohes ose vetem sipas hapsires. Ketu fillon permbysja e asaj qe shqiptaret kujtojne se e zoterojne sakte, kur ne fakt e dine gabim per efekt te materializmit te tyre boshevik qe iu kane imponuar qe ne bankat e shkolles. Eshte pika ku duhet futur nje term i ri ne analizat historike, por qe perben shenjen dalluese te popujve dhe kombeve. Vetem mbi kete baze mund te perfitojme nje unitet zhvillues nen pamjen e IDENTITETIT, qe thithsesi ka karakter te perkohshem brenda nje race te vetme. Pasojat e botes se relacioneve universale diku do te bien ne sy, por diku duhet te kesh nje mikroskop te fuqishem per t’i dalluar dhe bota shqiptare e sotme i nenshtrohet ketij rregulli. Ekziston nje raport kohor-hapsinor qe mund ta zevendesoje kete mikroskop, por me perpara duhet hequr dore nga shprehite formale ne mendimin filozofik qe mundohet te huazoje mendimi letrar.
Rregullsia ligjore qe shkakton fillesen e botes se relacioneve dhe pasojen e tyre tregon se dueti i relatave grek-arvanitas ndryshon tej mases nga dueti otoman-shqiptar, por ato kane vetem nje pike te perbashket: te perdorin shqiptaret per t’u pajtuar me Europen. Ne kete rast relatoret jashte shqiptare ne te gjitha rastet e ndodhura i kane bere dem vetes kur kane tentuar te bashkejetojne me shqiptaret dhe paraardhesit e tyre. Ku dem fillon me pellazget jeta sociale e te cileve u zgjat 2000-2500 vjet deri ne momentin e shpikjes se shkrimit. Aresyeja perse shkrimi tek pellazget nuk shkon me larg se 2700 vjet, kur gjeneza biologjike e tyre e kishte bere kete shpikje mbi 5000 vjet me pare, i duhet dedikuar banoreve autoktone te gadishullit te cilet moren nga pellazget vlerat sociale hapsinore dhe i dhuruan atyre kohen e sterzgjatur te rendit fisnor. Rastri i dyte i demit eshte mungesa e rilindjes tek helenet, te cilet nuk rilinden ne formen greke, sic ndodhi me latinet qe rilinden ne formen italiane. Demi i trete i botes se relatave kunder jashteshqiptareve kur relatohen me shqiptaret dhe paraardhesit e tyre eshte ne brendesi te botes italiane ku Jugu i Italise ndryshon ne zhvillim nga Veriu ne dem te tij pikerisht nga bota arbereshe parashqiptare qe invaduan Italine ne shekujt XIV-XVI. Edhe e sotmja do te kete te njejten permase ndikuese kudo ku shtrihen shqiptaret vetem per nje aresye: ne, shqiptaret, kemi raportin oferte-kerkese teper-teper te vogel ne raport me te gjithe popujt europiane dhe per kete aresye behemi pengese ne zhvillimin e tyre. Ne me te vertete marrin nga popujt e zhvilluar, por u ngadalesojme atyre shpejtesine e zhvillimit dhe kjo e fundit perben rolin e derisotshem te shqiptareve dhe paraardhesve te tyre ne marredheniet historike me relatoret tane.
Por krejt ndryshe ka ndodhur ne marredheniet me otomanet, sepse, keta te fundit, e kane pasur shpejtesine e zhvillimit shoqeror shume me te madhe se te gjithe relatoret historike te paraardhesve te shqiptareve e per kete japin tjeter konfigurim historik. Ajo prapambetje qe duket, duke e krahasuar me popujt e perparuar europiane (Austro-Hungaria), ne te vertete eshte nje perparim tipik pasi raporti ne kete rast behet me vetveten dhe jo me nje relator hipotetik, rezultanten e te cilit kerkush nuk mund ta percaktoje dot. Rasti i zgjedhjes se relatorit midis Perandorise Otomane apo Popujve Europiane eshte i pavlefshem edhe per aresyen e lindjes dhe zhvillimit te tyre ne menyre te pavarur nga njeri-tjetri. Ne kete rast ne duhet te marrim ne konsiderate pasojen vetiake te vete relatorit dhe jo pasojen hipotetike te bashkeveprimit me te, per gjene me te thjeshte fare: procesi dualist i relatave perben vetem nje rrjedhe me perfitim vetem ne hapsire per njerin relator dhe vetem ne kohe per relatorin tjeter.
Kjo hedh poshte si te pamundur ate qe pretendohet ne marredheniet bote helene – bote romake, sikur Roma Konsullore pushtoi Athinen ushtarakisht, por Athina pushtoi Romen nga pikepamja kulturore. Kjo eshte nje sajese gjysemhistorianesh, pasi ne realitet kultura helene ndodhet 3-4 shekuj me e hershme se ajo romake dhe kontaktimi i tyre eshte bere ne fazen perenduese te se pares ku ndikimi dhe ndryshimi politik eshte i kundert. E vetmja ngjashmeri e kulturave perkatese eshte forma dinamike e zhvillimit te tyre ku vdekja e njeres eshe lindja e tjetres duke na treguar pamundesine e pretendimit te Kadarese, por qe tipikisht nuk eshte e tij. Ajo u sajua pergjate shek. te XIX per ta detyruar popullaten greke per te prishur marreveshjen kater e gjysem (4,5) shekullore midis Perandorise Otomane dhe Kishes Patriarkane Greke te ekzistences se shtetit brenda shtetit (te pakten kete proces historik e gjej ne vepren e Av. Dr. Vasil K. Dilo: Rol’i Qishes Ortodokse ne Ceshtjen Shqipetare (doreshkrim, f. 1-8).
Analiza e kesaj sprove ka vetem nje perfundim: Ismail Kadare ka marre persiper te zgjidhe nje problem qe jo vetem nuk e zgjidh, por ai nuk u sherben shqiptareve per asgje dhe, akoma me keq, u fsheh gjenezen biologjike dhe shoqerore ne planin historik. Teoria e tij eshte nje loje politike qe ka sherbyer per te ndertuar teorine e te Marreve te Madheshtise shqiptare, e cila, nga ana saj, sherben per te ndersyer Kombin Shqiptar kundra popujve rreth e rrotull pa percaktuar ne asnje rast pasojen.
.
. .
Percaktimi i permases se identitetit te shqiptareve te sotem, ne lidhje me popujt europiane, ndjek nje rruge teper-teper te gjate, e cila per keta te fundit eshte absolutisht e pamundur te zbulohet ne fillimet e sterzgjatura te veta.
Elementi me i pare i identitetit europian eshte bota biologjiko-racore, prej nga rrjedhin te gjithe popujt europiane, me perjashtim te grekeve, romune e te ndonje tjetri (psh per hungarezet thuhet se kane ardhur nga krahina e Uralit, – Thoma Dardeli, Revolucioni antikomunist hungarez, f. 5). Fakti qe racat gjenden edhe tek kafshet (ariu, balena) tregon se raca njerezore eshte e paracaktuar nga prejardhja e tyre bilogjike, keshtu qe identiteti i popujve mbi kete baze nuk paraqet asnje rendesi. Por rendesia behet prezente ne qofte se marrim ne konsiderate kohen e cfaqjes se tyre ne Histori dhe ne kete moment fillon loja e racave njeresore. Ne fakt ajo sfumohet ne momentin qe konstatojme se diferencimi kohor i cfaqjes ne histori te racave eshte krejt i njejte me diferencimin brenda per brenda nje race dhe kjo i jep fund mundesise se supremacise se nje race mbi tjetren.
Mungesa e perfitimit nga roli i kohes dhe hapsires ne zhvillimin e Shoqerise Njerezore i ka hequr mundesine analistit te beje percaktime te sakta ne drejtim te identitetit te popujve. Te pakten gjendja sociale e shqiptareve pergjate 4 shekujve te fundit, edhe pse ka pasur ne krah popujt me dinamiken me te larte ne Historine e Njerezimit, duket si nje perjashtim biologjik. Por kur shikon ekzistencen e elementeve politike ne brendesi te tij dhe rrugen e thjeshtimit te tyre nga ana e popullates autoktone te gadishullit pergjate kesaj kohe arrin te kuptosh se faji eshte i teorise dhe metodikave te perdorura deri me sot dhe jo i rrugezhvillimit te Kombit Shqiptar. Te pakten futja e parametrave kohelindje dhe shpejtesi zhvillimi ne brendesi te jetes se perditshme tregon se nga pikepamja biologjike Populli Shqiptar perben fillimin e identitetit europian, te cilin e konsideroj rastesor pa asnje domethenie te metejshme. Kjo do te thote se koha e zhvillimit brenda nje cilesie te vetme shoqerore tek shqiptaret eshte ne perputhje me imponimin qe aplikon koha e lindjes se tyre nga pikepamja biologjike. Pra thjeshtimi i qelizave shoqerore nga ana e shqiptareve eshte ne perputhje me shpejtesine e zhvillimit dhe kjo ben qe diferencimi ne zhvillimin e popujve europiane te jete i pranishem dhe akoma aktual. Cfare rrjedh prej kesaj? Pergjigjja e kesaj pyetje eshte dhe aresyeja perse sot shqiptaret nuk jane ne Bashkesine Europiane.
Karakteri shumepermasor i termit identitet na jep te drejte te analizojme permbajten e identitetit sipas qelizave, por duke vene ne dukje me pare se vete keto qeliza kane nje rruge ekuacionale qe nuk perputhet me te sotmen duke kaluar neper nje rruge qe nuk mund te konsiderohet pa domethenie. Kjo eshte ajo qe u mungon shkencave sociale dhe qe shume autore e parakalojne si inekzistente; dmth si lindin idete e ndryshme fetare, juridike, politike, letrare, artistike, etj, etj. Pa zgjidhur kete pune nuk eshte e lehte percaktimi i ekuacioneve qe shoqerojne zhvillimin e shoqerise, por qe per rastin shqiptar ka peshen me te madhe te permbajtjes se termit identitet.
Elementi i dyte eshte bota fetare. Bota fetare teorikisht nuk eshte shkak i drejteperdrejte per zhvillimin e nje shoqerie edhe pse eshte produkti me karakteristik dhe i dukshem i ketij zhvillimi, por bota fetare na sherben per te zbuluar shkallen e zhvillimit social te bartesve te formes ne fjale dhe kjo per shqiptaret ka rendesi te posacme. Qe te perdoresh idete fetare ne percaktimin e permases se identitetit eshte e domosdoshme te percaktohet me perpara ekuacioni i zhvillimit te ideve fetare ne planin teorik, te pakten, pasi forma fetare qe ka shoqeruar te gjithe format monoteiste nder shqiptare ka qene produkt vendas dhe i nje rendi qe Europa nuk e ka njohur asnjehere realisht edhe pse gjurmet ekzistojne mirefilli te nje stadi shume te vone pagan (Stonhexh-i ne Britani – 5000 vjet me pare). Identiteti europian sipas ideve fetare eshte shume i vone dhe vetem ne kete pike shqiptaret e sotem perputhen saktesisht me te jo per merite te tyre. Analiza 400 vjecare e zhvillimit te shqiptareve tregon se ka qene Selia e Shenjte ajo qe ka luftuar me popullin tone per te ulur paralelin e ndarjes ballkanike midis Botes Katolike dhe asaj Ortodokse pas vdekjes se Heroit Kombetar (Vija e Teodosit). Por me perpara duhet pranuar qe baza fetare e popullates autoktone te Gadishullit Ballkanik ka qene teresia e Kulteve Pagane prezenca e se ciles ne asnje rast te vetem nuk formon nje identitet nderkontinental, pasi mungon elementi me i rendesishem e identitetit: marredheniet nderkomunare. Vetem nje fe kontinentale behet premise per krijimin e identitetit me baze fetare dhe kjo eshte realizuar per here te pare me lindjen e Doktrines se Krishtere. Ne kete rast rendesi merr bota e relacioneve midis popujve ne nivel kontinental qe vetem nen juridiksionin shteteror skllavopronar permbledh pothuajse te gjithe Europen. Por kjo na con ne nje zbulim, qe shoqeron procesin e formimit te identitetit ne nivel europian: bota e relacioneve midis popujve eshte e percaktuar rigorozisht nga shkalla e zhvillimit shoqeror te popujve qe marrin pjese ne keto relacione. Kjo gje e revizionon dhe e ndryshon te gjithe historine e popullates para shqiptare te afert dhe te larget duke mos e lejuar t’i afrohet kerkund nje identiteti te mundshem te banoreve autoktone te gadishullit ballkanik me pjesen tjeter te kontinentit. Te pakten shkallet e zhvillimit te ideve fetare nder shqiptare e perjashtojne popullaten autoktone nga rrugezhvillimi kompleks qe u ndoq nga popujt e tjere europiane.
Kjo gje na con ne percaktimin e elementit te trete qe merr pjese ne formimin e identitetit europian te popujve te kontinentit, qe rezulton te jete niveli i zhvillimit social te tyre. Ne historiografine shqiptare ky element nuk eshte marre asnjehere ne konsiderate seriozisht, por jane krijuar artificialisht paralele te zhvillimit social edhe pse elementet pjesmarres ne te jane kaq shume primitive sa popujt e Europes nuk ja u njohin as gjurmet me fundore, se sa per ato fillestare eshte absolutisht e pamundur. Primitivizmi i ketyre qelizave ne shoqerine ilire, epirote, arberore dhe shqiptare eshte i vetmi argument shkencor qe i lidh popujt e tyre ne nje bosht te vetem social duke vertetuar qe eshte i vetmi bosht biologjik autokton ne gadishull, por dhe teper larg identitetit te ardhshem europian. Disniveli ekonomik dhe shoqeror i shqiptareve te sotem me popujt e tjere europiane duhet konsideruar si pasoje e ligjeve sociale qe shoqerojne zhvillimin e popujve si dukuri Natyrore e procesit poligjenetik e lindjes dhe formimit te tyre, dhe jo thjeshte si rezultat i marredhenieve nderpolitike te mevonshme, sic u pelqen shqiptareve t’i konsiderojne sot (kjo vjen si rezultat e keqarsimimit te tyre ku teoria e Zhan Zhak Rusoit konsiderohet si pararendesja e marksizmit filozofik me te cilen shqiptaret jane ushqyer prej 45 vjetesh pa pasur asnje perfitim konkret). Eshte pika me e rendesishme qe ndihmon ose perjashton formimin e nje identiteti nga pikepmaja e zhvillimit social te popujve, por qe nuk eshte marre ne konsiderate asnjehere nga studiuesit shqiptare te te gjitha fushave shoqerore te shkences. Keshtu qe kur flasim per nivel te zhvillimit social te popullit shqiptar nuk duhet te kemi parasysh cfare konsumojme, as cfare prodhojme, por cfare krijojme dhe, ne funksion te identitetit europian, cfare perfitimi kane nga veprimtaria e Popullit Shqiptar popujt europiane. Pikerisht kjo e fundit sot perben hallken lidhese midis shqiptareve dhe banoreve te tjere te kontinentit, dmth thelbin e identitetit sipas nivelit te zhvillimit social te shqiptareve. Ne kete pike dhe sipas ketij koncepti shqiptaret jane teper larg identitetit europian te tyre.
Kjo e fundit merr rendesi te vecante pasi fsheh elementin e katert te identitetit: ndikimin social mbi zhvillimin e popullates europiane. Ne qofte se do te flasim per kete parameter eshte i vetmi rast ne Europe qe nje pune 1300 vjecare e shumices (per te mos thene te gjithe) se popujve europiane te kete ndikuar kaq hapur mbi nje popull per ta detyruar ate te bashkejetoje brenda parametrave te tyre. Ne qofte se do te flasim pa paragjykim dhe jashte interesave te propogandes politike, eshte i vetmi parameter ku dallohet identiteti europian i Kombit Shqiptar, si krijesa politike e te gjithe Europes.
Perfundime
1- Identiteti europian i Kombit Shqiptar eshte teper i veshtire te zberthehet me metodikat ekzistuese; bile, per te qene te sakte, keto metodika e fshehin dhe tentojne ta ndryshojne per efekt te shkalles se zhvillimit te shkences se Historise. Eshte kjo aresyeja perse e gjithe puna e shkrimtarit Kadare shkon dem ne disfavor te shqiptareve, per efekt te dialektikes.
2- Identiteti europian i shqiptareve ka nje vecori ne raport me te gjithe popujt e tjere europiane: i ka te gjithe elementet me te mundshem qe formojne identitetin europian te popujve ne kete kontinent, gje e cila nuk ndodh tek asnje popull tjeter europian (kjo te mos merret si merite kombetare dhe si ndihmese ne zhvillimin e popujve europiane; perkundrazi ne kete pike fshihet detyra e ardhshme e Kombit Shqiptar ne favor te popujve europiane).
3 – Thelbin e identitetit europiane te Kombit Shqiptar e ka percaktuar jo veprimtaria sociale, politike apo kulturore e tij, por puna shekullore e Klerit Katolik Shqiptar dhe kete gje Kadare kerkon ta tjetersoje me kete sprove te tij. Kadare nuk e ka kuptuar ne asnje permase qe shqiptaret jane te sfazuar ne Kohe me te gjithe europianet e tjere (ndoshta shume me pak me basket) dhe, nga pikepamja hapsinore, kane perfituar nga veprimtaria e popujve europiane mbi ta, kur e kunderta eshte absolutisht e pamundur. Popujt europiane duhet te fitojne nga popullata shqiptare vetem ne Kohe dhe kjo do te duket nga shpejtesia e zhvillimit te ekuacioneve qe permbledhin politiken e tyre ne raport me popujt e racave te tjera qe jane teper te afert me ta per te eleminuar barazine ne zhvillimin perkates dhe bashke me te instiktin e konfliktit me arme.

Tirane 15.04.2015

21-Populli shqiptar, kultura kombëtare dhe shkolla e pare shqipe

 

Edhe ne kete fushe mashtrimi eshte prezent dhe propaganda komuniste ka percaktuar 07 marsin 1887 ne qytetin e Korces, si dita e pare me shkolle shqipe ne territorin e banuar nga shqiptaret dhe, qytetin e serenatave, si qytetin lindes te arsimit shqiptar. Kjo nuk do te kishte asnje te keqe ne planin statistikor historik, por kur krahasohet me njerezit dhe vendin ku eshte luftuar per gjuhen dhe arsimin shqip kuptohet qe propoganda komuniste ka pasur dy qellime kur vendosi te ndryshoje historine e popullit shqiptar. Se pari ka realizuar mohimin e ngjarjeve reale per te justifikuar, sipas menyres se vet, krimin e realizuar mbi popullaten qe beri historine e popullit shqiptar. Se dyti ka realizuar nje histori te genjeshtërt, ireale, per te justifikuar favoret qe i beri popullates antihistorike te popullit shqiptar; ose, e thene me ndryshe, i krijoi histori nje popullate dhe nje vendi pa histori.
Ne kete drejtim populli shqiptar eshte shume konfuz dhe ne pretendojme t’i japim nje drejtim kesaj ceshtjeje te zberthyer prej kohesh sakte, por te tjetersuar nga propoganda mashtruese e atij rendi 55 vjecar. Edhe sot, me 2008, ky problem eshte mjaft i paqarte edhe pse problemet kane dale ne siperfaqe duke kerkuar te verteten historike.
Ka disa aresye per te hulumtuar mbi kete teme dhe per ta perjashtuar vitin 1887 si vitin e fillimit te aresimit shqiptar dhe autoret e shkolles të vitit 1887 ne Korce si promotore te gjuhes dhe aresimit ne Shqiperi. Jo vetem pse fjala behet per disa shekuj ndryshim kryesisht, por pse autoret e kulturës kombëtare dhe shkollave te para shqipe jane kryesisht autoret e luftes per liri dhe pavaresi kombetare duke mos pasur karakter pikësor.
Eshte mire te tregohet me perpara se si eshte realizuar mashtrimi i popullit shqiptar dhe perse sherbeu ai. Ne kete drejtim problemi eshte mjaft i qarte dhe nuk eshte veshtire te zbulohet autori i ketij mashtrimi. Ne muarem per baze dy punime: njeri shqiptar dhe tjetri nje gjerman me emrin Peter Bartl, te cilin Instituti i Dialogut & Komunikimit i ngre nje aureole lavdie duke e konsideruar si nje nder me te rendesishmit e albanologjise. Vini re se cfare shkruajne keta dy autore mbi shkollat shqipe dhe reflektoni mbi tendencen e botimit te veprave te tyre.
Sipas librit te Hysni Myzyrit: Shkollat e para kombetare shqipe (1887 – korrik 1908) –botim i dyte 1978 kemi kete panorame hapsinore per shkollat shqipe:
faqe 19: “Pengesa te medha i sollen ceshtjes se shkolles kombetare shqipe edhe shtetet e tjera fqinje e Fuqite e Medha imperialiste te interesuara per Shqiperine, vecanerisht Austro-Hungaria, Italia, Serbia, Mali i Zi e me vone Bullgaria, si dhe kleri katolik e misionaret jezuite e franceskane, qe ishin vene ne sherbim te tyre…..Duke pergjithesuar qendrimin armiqesor qe eshte mbajtur nga te huajt ndaj shkrimit shqip e shkolles shqipe, Sami Frasheri ka shkruar:”…u bashkuan te gjithe per te ndaluar te shkruarit e gjuhes shqipe. Tyrq, greker, shqeh e te tjere, sado qe jane armike ne mes te tyre, dhane doren njeri – tjetrit kuntre neve. Port’ e Larte…Patrikeri e Fenerit, qeveri e Athines etj. u bashkuan ne kete pune.” (S.Frasheri, Shqiperia c’ka qene, c’eshte e c’do te behet, f. 55, Tirane 1962).” Sipas fjaleve te Sami Frasherit nuk rezulton qe Austro-Hungaria dhe Kleri Katolik te kene gisht ne sabotimin e shkolles kombetare shqiptare dhe etiketimi i tyre nga ana e autorit ne kete proces tregon se ai genjen per nje qellim te caktuar politik. Pikerisht kjo perben mashtrimin e realizuar ne fushen e historise statistikore shqiptare per te gjithe periudhen 1945-1991.
faqe 35: ”Ne krahinat ku banonin popullsi shqiptare katolike, kleri i organizuar e i drejtuar nga Vatikani dhe i financuar nga Perandoria Austriake fitoi te drejten te cele shkolla ne gjuhen italiane. Qe me 1841, dy vjet pas shpalljes se dekretit te gjylhanese, Vatikani dergoi ne Shqiperi ekipin e pare te jezuiteve, i cili kishte per mision, pervec te tjerave, te organizonte edhe nje rrjet arsimor ne gjuhen italiane, ne dobi te kishes katolike dhe te politikes se Austrise. Edhe shkollat katolike, ndonese me te pakta ne numer, jo vetem bazoheshin ne gjuhen italiane, por pershkoheshin nga fryma fetare dhe e intolerances ndaj elementeve jo katolike”. Se nga e di kete ky autor mbetet nje enigme, por mbetet per te verifikuar fakti, po te jete i vertete, qofte edhe rolin qe kane luajtur katoliket ne kete proces.
“Perhapje te madhe mori vecanerisht shkolla greke. Ne qytetet e Shqiperise se Jugut filloi te shtohej numuri i shkollave te komuniteve ortodokse. Me gjithe programin e tyre laik, shkollat ishin nen mbikqyrjen e peshkopeve greke dhe pershkoheshin nga nje fryme intolerance fetare. Per kishen ortodokse, e cila ishte plotesisht ne duart e klerit te larte grek, jo vetem muslimanet (“turqit”), por as katoliket (“papistet”) shqiptare nuk kishin gje te perbashket me ortodokset ose “greket”, sic e quanin kleriket e Patriarkanes se Stambollit gjithe popullsine ortodokse te Ballkanit”. Perse autori nuk jep dinamiken e ketyre shkollave, te pakten per shekullin e XX-te, kur dihet me se miri kjo dinamike? Mos valle autori fsheh ndonje fakt te paditur?
faqe 36: “Intensifikimit te propogandes se “helenizimit” i sherbente edhe organizata e themeluar me 1867 ne Stamboll, nen hijen e Patriarkanes, me emrin “Vellazeria Qendrore Kulturale” dhe ne menyre te vecante “Sillogu (Klubi) Kultural Epirot” i themeluar me 1871. Me perkrahjen e tyre ne Shqiperine e Jugut u rrit mjaft numuri i shkollave greke. Sipas nje statistike te vitit 1878, vetem ne krahinat e Gjirokastres, Vlores dhe Beratit, numuri i shkollave greke arriti shifren 163…Ne keto rrethana, ne etapen e pare te Rilindjes, me gjithe nevojen e madhe dhe perpjekjet e bera, ne fushen e arsimit kombetar u arriten vetem rezultate te pjesshme”. A eshte i vertete ky fakt dhe perse autori e pergjitheson? Cfare kerkon te fshehe ai me kete nenvizim?
faqe 40 ne kete faqe jepet nje faksimile e statutit te shoqerise se te shtypurit shkronja shqip te Stambollit me alfabet latin, por vula eshte e alfabetit grek. A duhet marre ne konsiderate ky fakt ne drejtim te vertetesise?
faqe 52: “Aty nga viti 1885 Gjerasim Qiriazi kishte hapur ne Manastir nje shkolle private shqipe per djem dhe per vajza. Ne Shqiperine e Veriut dhe ne Kosove prane kishave ekzistonin disa shkolla ne te cilat mesohej edhe gjuha shqipe. Ne krahinat malore te Elbasanit, pothuajse ne cdo fshat, mesohej fshehurazi shkrimi shqip”. Cila eshte dinamika e shkollave shqipe ne Shqiperine e Veriut dhe Kosove, perse autori nuk e ve ne dukje? Ne qofte se ne Manastir ishin hapur shkolla shqipe per djem dhe vajza ne vitin 1885, atehete cfare do viti 1887 ne statistiken historike shqiptare?
faqe 55: “Ne vitet 80 te shek. XIX, qyteti i Korces kishte 3 shkolla ne gjuhen turke, 4 shkolla ne gjuhen greke, nder te cilat nje gjimnaz, nje shkolle fillore vlllehe (themeluar me 1885) dhe nje bullgare (themeluar me 1891)”. Ky fakt, po te jete i vertete, duhet te tregoje tendencen reale te themeluesve te shkollave shqipe ne rrethinat e Korces dhe kjo duhet te perbeje meriten e vertete te atyre njerezve dhe aspak primati i shkollave kombetare shqipe.
faqe 59: Jepet nje faksimile e disa librave te pare shkollore shqip me alfabet grek.
faqe 71: “Natyrisht shkolla e pare shqipe e Korces nuk mund dhe nuk duhet cilesuar si shkolla e pare ne gjuhen shqipe, sic ka ndodhur disa here ne literaturen perkujtimore apo edhe historike. Shkolla ku eshte mesuar gjuha shqipe, te hapura nga shqiptaret, ka pasur edhe para vitit 1887, bile shume kohe perpara. Megjitheate, celja e shkolles shqipe te Korces shenonte nje hap te madh perpara, nje ngritje cilesore ne zhvillimin e arsimit tone kombetare”. Qe ky autor eshte tendencioz me kete punim nuk vihet ne dyshim nga ana e jone, por me keto rreshta ai kerkon te mohoje nje te vertete dhe te imponoje nje genjeshter.
faqe 76: “Vetem pak dite pas celjes se shkolles se Korces, u cel ne Pogradec, me 14 mars 1887, nje shkolle tjeter shqiptare…Shkolla shqipe u celen gjithashtu ne Ohër, Rekë, Treskë dhe u bene pergatitje per te tilla ne Elbasan, Leskovik, Erseke e gjetke. Ne shume fshatra, si ne Polene, Luaras etj mesohej gjithashtu shkrimi e këndimi ne gjuhen shqipe”.
faqe 78: “Me inisiativen e tij (Petro Nini Luarasit, GH) u çel ne Erseke ne vitin 1887 nje shkolle private shqipe, e cila vazhdoi gati dy vjet”.
faqe 106: “Gjerasimi dhe Sevastia kthehen ne Manastir dhe, pas pergatitjeve te duhura, drejtohen per ne Korce, ku me 23 tetor te vitit 1891 u hapen dyert e shkolles se pare shqipe per vajza”. “Defekti eshte ne percaktimin e primatit te krahines ne raport me procesin: dmth shkolla e pare shqipe per rrethinat e Korces apo ne territorin ku banonin shqiptaret.
Per ne ky punim eshte nje liber qe fallsifikon haptas te vertetat mbi shkollat e para shqipe duke realizuar mashtrimin historik te veprimtarise se popullit shqiptar. Në qoftë se ka autorë shqiptarë që mundohen ta shtrëmbërojnë të vërtetën, ka edhe autorë të huaj, bile të kohës sonë, që mundohen ta anashkalojnë këtë të vërtetë duke mbuluar autorët e vërtetë të kulturës dhe arsimit shqip dhe duke evidentuar krejt të tjerë të inicuar nga propaganda komuniste 55 vjeçare. Ne pretendojme se libri i Peter Bartl-it (Shqiptaret, 2007) i takon kësaj hapësire, ose në të kundërtën faji duhet të bjerë mbi përkthyesin. Sot (2008) vëmë re se lufta politike zhvillohet në Shqipëri pikërisht në këtë fushë: një palë për të fshehur mashtrimin e realizuar për këto 55 vjet dhe një palë për të zbuluar këtë mashtrim dhe këtë të vërtetë: Me keqardhje kostatojmë se të gjitha betejat e kësaj lufte i ka fituar mashtrimi i shekullit të XX-të. Vini re statistiken e formimit te arsimit shqiptar sipas ketij autori:
faqe 97-98: “Gjatë shekullit të 18-të, por pjesërisht edhe më parë, ka pasur përpjekje për ta shkruar shqipen me shkronja greke dhe arabe (turke). Kështu është hartuar me shkronja greke njëra nga përmendoret më të hershme të gjuhës shqipe, një perikop 15 rreshtash nga Ungjilli sipas Mateut, që gjëndet në një dorëshkrim grek të Bibliotekës Ambroziana në Milano. Data e krijimit vlerësohet fundi i shekullit të 15-të / fillimi i shekullit të 16-të”. Autori nuk e thote troc, por nenkuptimi duhet te jete eleminimi i fomules se pagezimit te Pal Engjellit me 1462 si formula e pare ne gjuhen shqipe.
faqe 98: “Voskopoja (greqisht Moschopolis) ishte në atë kohë (1744, GH) qëndra e kulturës të Shqipërisë ortodokse; qyteti duhet të ketë pasur 40.000 banorë, më të shumtët arumunë, dhe 26 kisha, një shtyshkronjë greke dhe të ashtëquajturën akademi, ku mësohej jo vetëm teologji, por edhe filozofi, greqishte e vjetër, matematikë dhe fizikë….Përkthime të tjera në shqip nga greqishtja, në një abece në pjesën më të madhe të marrë nga greqishtja, gjënden edhe në të ashtëquajturin Kodeks të Beratit (aty nga 1798)”.
faqe 99: “Në shekullin e 18-të atje (në Shqipëri, GH) filloi të shkruhej shqip me shënja arabe. Lindi kështu një letërsi “Aljamiado” shqiptare (në krye term i përdorur për letërsinë spanjolle-portugeze në gjuhen arabe). Shëmbulli më i vjetër i kësaj letërsie është një vjershë për kafene, shkruar në vitin 1724 nga një farë MUÇIZADE”.
faqe 115: “Në vitet 80-të hapen shkollat e para shqipe në Shqipërinë e Jugut: në 1881 në fshatin Qestorat (rrethi i Gjirokastrës), nga Koto Hoxhi dhe në 1885 në Vakëf, nga Petro Nini Luarasi. Ky i fundit, me gjithë kundërshtimin e kishës greke-ortodokse, gjatë viteve 1885-1890 hapi shkolla shqipe në një sërë fshatrash në Shqipërinë e Jugut, me mbështetjen financiare të tregëtarëve shqiptarë në Rumani. Në vitin 1886 Naim Frashëri mundi të nxjerrë leje nga qeveria turke për të hapur të parën shkollë shqipe në Korçë. Në vitin 1891, po në Korçë, Gjerasim Qiriazi hap të parën shkollë shqip për vajza”.
faqe 123-124: “Ne Stamboll dhe ne shumicen e qyteteve me popullsi shqiptare linden shoqeri dhe klube kulturore shqiptare. Ne 10 muajt e pare te rregjimit kushtetues u ngriten 66 klube dhe shoqata kulturore shqiptare; u mbajten 4 “kongrese kombetare”, u hapen 24 shkolla mbremjeje dhe 34 shkolla fillore. Ne Elbasan ndertesen me te madhe te qytetit, burgun, e pershtaten per shkolle dhe ne diten e pare ajo priti 1500 nxenes. U ngriten shtypshkronja dhe u shtypen libra shqip, kryesisht libra shkollore”.
faqe 124: “Shtysa per hapjen e shkollave vinte nga klubet e ndryshme shqiptare, te cilat e tregonin qe ne emer qellimin e tyre perfundimtar: “Drita”, “Dituria”, “Arsimi” etj. Klubet qe heraher quheshin edhe shoqeri, sipas statutit te tyre, duhej t’i kushtoheshin vetem arsimit. Ne ceshtje politike nuk duhej te perziheshin, por ato natyrisht qe perziheshin.Deri ne nentor 1908 kishin nisur pune 12 klube shqiptare dhe pikerisht ne Manastir, Selanik, Janine, Korce, Elbasan, Gjirokaster, Berat, Vlore, Filat, Starove (Pogradec), Shkup dhe Stamboll. Bie ne sy qe ne Kosove dhe ne Shqiperine e Veriut nuk ka asnje klub, gje qe duhet shpjeguar me kundershtimin e klerit musliman, i cili e veshtronte kete ris si te papranueshem per ligjet fetare. Programet e klubeve te vecanta dalloheshin sipas kushteve te vendore”. Po te shohim informaten qe na jep “Shqiperia e Ilustruar 1937” per kete problem mund te arrijme ne perfundimin se autori nuk thote te verteten pasi libri Shqiperia e Ilustruar 1937, vell. 1 (1937) shkruan se ne Shkoder ishte formuar me 1899 shoqeria “Bashkimi” nga imzot Prenk Doci dhe, pas dy vjeteve, me 1901, shoqeria “Agimi” nga Dom Ndre Mjeda. (f.177-178). Pranohet se Kongresi i Manastirit bashkoi alfabetin e Stambollit, alfabetin e shoqerise “Bashkimi” dhe alfabetin e De Rades. E thene me shqip shoqeria “Bashkimi” ne Shkoder eshte promotori i trete, ne mos kryesori, i alfabetit latin te gjuhes shqipe (f. 178). A nuk mund te jete ky ballafaqim vertetuesi i karakterit te botimit te ketij libri?
faqe 125: “Ne te kaluaren shqiptaret kishin perdorur alfabetin grek dhe latin; ketij te fundit i kishin shtuar disa shenja te vecanta per te shprehur tingujt e shqipes. Qe nga shekulli i 18-te shqiptaret muslimane perdornin edhe alfabetin turk. Autoret ortodokse perdornin alfabete te vecanta te huazuara nga greqishtja….Ketu duhet shtuar se muslimanet e Shqiperise se Mesme dhe asaj te Jugut kishin qe nga 1879 alfabetin e tyre, te ashtequajturin “Alfabeti i Stambollit” te Sami Frasherit. Ai ishte nje alfabet latin, i plotesuar me disa shkronja te huazuara nga shkrimi grek dhe ai cirilik. Alfabeti i Stambollit ishte i perhapur gjeresisht; me te ishin shtypur gjithe librat shqip te botuar ne Stamboll, Bukuresht dhe Sofie. Por ai nuk ishte pranuar nga katoliket e Shkodres dhe nga disa organizata shqiptare ne Europen Perendimore. Per te arritur ne nje mendim te perbashket ne ceshtjen e koklavitur te alfabetit, gazeta “Liria” e botuar ne Selanik nga Mid’hat Frasheri beri thirrje te mblidhej nje kongres. Ai u organizua prej Klubit shqiptar te Manastirit dhe u mbajt nga data 14 deri 22 nendor 1908”.
faqe 127: “Gjate viteve 1909-1910 pati manifestime edhe kunder shkrimit shqip; mbi mesuesit dhe kleriket muslimane u ushtruan trysni nga ana e qeverise per t’i shtyre ata te dalin kunder alfabetit latin. Ne Stamboll u krijua nje shoqeri, e cila propogandonte alfabetin arab per te shkruar shqipen dhe shtypi madje edhe abetare me kete alfabet, te cilat ne Shqiperi, me nismen e rretheve me mendesi kombetare, u dogjen publikisht; keshtu ndodhi ne prill 1910 ne Berat”.
faqe 129: “U mendua qe pervjetori i pare i revolucionit te Turqve te Rinj te festohej ne Shqiperi nen shenjen e unitetit te te gjithe osmaneve. Per kete qellim me 23 korrik 1909 u thirr ne Diber (Debar ne Maqedoni) nje kongres i shqiptareve. Klubi shqiptar i Dibres, udheheqja e te cilit bashkepunonte me Turqit e Rinj dhe te vetequhej “Komisioni kushtetues osmano-shqiptar” (Osmanli arnaut mesrustiyet komision), ftoi te gjihte klubet shqiptare te merrnin pjese. Qe perpara fillimit te kongresit Turqit e Rinj u perpoqen te fitojne simpatine e shqiptareve, duke miratuar futjen e mesimit te gjuhes shqipe ne shkollen fillore dhe duke shpallur nje amnisti per te gjithe pjesmarresit e pucit te Turqve te Vjeter”.
faqe 130: “Kongresi i Elbasanit u mbajt nga 2 deri me 8 shtator 1909; ne te moren pjese 35 delegate nga Shqiperia e Mesme dhe ajo e Jugut. Ne qender te diskutimeve ishte serish ceshtja e shkolles dhe e gjuhes. Kongresi vendosi t’u kerkoje te gjithe shkrimtareve dhe gazetareve shqiptare qe ne te ardhmen ne shkrimet e tyre te perdornin vetem dialektin e Elbasanit….Nga 21 deri ne 23 mars 1910 ne Manastir u mbajt nje kongres i dyte, qe pati per objekt te punes pikerisht ceshtjen e alfabetit e cila besohej te ishte zgjidhur”.
Faqe 166:”De Rada u be nismetar i Kuvendit te pare gjuhesor shqiptar, mbajtur ne vitin 1896, nen drejtimin e tij ne Koriljano Kalabro. Ne vitin 1897 u mbajt nje tjeter kuvend ne Lungro, ku mori pjese edhe De Rada. Qellimi i ketyre kuvendeve ishte bashkerendimi i perpjekjeve kulturore dhe politike te arberesheve”.
Pas atakimit te ketyre dy veprave, duke realizuar nje ballafaqim me edukimin shkollor te realizuar ne Shqiperi pergjate periudhes 1961 – 1991, arrijme ne keto perfundime:
Se pari nuk eshte e vertete qe aresimi ne gjuhen shqipe ka filluar me 1887, ai ka filluar shume me perpara dhe jo ne qytetin e Korces. Bile edhe vete ne rrethinat e Korces shkolla e pare shqipe ka tjeter dinamike. Kemi parasysh punimin e Edwin E. Jacques Shqiptaret, vell 1, i cili tregon dinamiken e shkollave neper fshatrat e Korces duke filluar nga Lavdari i Oparit dhe Trebicka (me kete liber do te merremi vecas duke marre prej tij nje hapesire krejt tjeter per tjeter per shkollat shqipe).
Se dyti unifikimi i alfabeteve, qe shkruhej gjuha shqipe ne fillim te shekullit te XX – te (alfabeti latin ne Veri, alfabeti arab ne Shqiperine e Mesme dhe alfabeti grek ne ate te Jugut) eshte bere ne vitin 1908 ne Manastir dhe afer mendsh cdo shkolle shqipe para ketij viti nuk mund te konsiderohet si shkolla e pare shqipe ne rrafshin kombetar pamvaresisht nga alfabeti.
Keshtu Abaz Hoxha hap te paren shkolle shqipe ne fshatin Bllice me 1860 me alfabet arab (Xhafer Martini, Hoxha i Bllices, f. 51). Apo letra e anetareve te Komisionit te Alfabetit te Stambollit (05.03.1879) drejtuar bashkatdhetareve qe banonin ne Egjipt per te perdorur kete alfabet ( libri i Drejtorise se Pergjithshme te Arkivave te Shtetit mbi arsimin shqiptar, f.11). Ndersa ne Jugun e Shqiperise shkollat greke kishin kete dinamike sipas librit te Mehmet Kaso-s: Arsimi në Sarandë, Delvinë e Konispol 1920-1944 (2003)
faqe 22: Mësuesi z. Kosta Papavasili që mësonte vjet në këtë shkollë, i goditur nga pleviti, nuk mund, pas raportit të mjekut, të vazhdojë më në mësuesi….Mësuesi i ri që shënohet këtu z. Mihal Vasili, mbaroi vitin që shkoi shkollën qytetëse greke të Dhrovjanit
Faqe 24,25: jepet tabela statistikore e prefekturës Gjirokastër për gjëndjen e arsimit në vitet 1912-1932, ku për vitin 1913 kemi 8 shkolla djemsh dhe për vitin 1915 kemi 7 shkolla djemsh. Në vitin 1920-1921 në Gjirokastër kemi 7 shkolla greke djemsh dhe Delvinë 11 të tilla.
Faqe 28: Në vitin 1922, më 14 qershor, merret vendimi mbi mbylljen e shkollave private në fshatrat minoritare greke, ndërsa me 4 korrik merret vendimi mbi bashkimin e shkollave minoritare me ato muslimane në qytetin e Delvinës
Faqe 31: më 20 korrik 1922, prefektura e Gjirokastrës, kërkonte sqarime nëse duhen mbylluar të gjitha shkollat në fshatrat greke dhe me 2 gusht të atij viti këshilli i ministrave vendosi përjashtimin nga vendimi 795 datë 4.7.1922 të gjitha shkollat fillore private që ndodhen të hapura e që i nënshtrohen kontrollit të shtetit e veprojnë plotësisht me programet e pranuara prej Ministrisë së Arsimit.
Por dinamika e ketyre shkollave eshte e afte te na jape panoramen reale te luftes per pavaresi dhe autoret e vertete, te cilët pjesa me e madhe e popullit shqiptar nuk i di.
Se treti alfabeti qe eshte perdorur ne shkollen e vitit 1887 ne Korce (ne qofte se ka ekzistuar ne te vertete), per vitin qe ben fjale antihistoria shqipe e shekullit te XX-te, duhet te kete qene alfabet grek dhe cdo fakt i propoganduar si alfabet latin eshte i genjeshtert.
Se katerti qyteti i Korces nuk ka rrezatuar breza arsimtaresh qe te kene punuar ne te gjithe territorin e banuar nga shqiptaret, te pakten pergjate shekullit te XIX-te dhe kjo, duhet te kete qene aresyeja perse shkolla e pare shqipe eshte mohuar ne vendin e vet. Qellimi ka qene per te mos evidentuar luften qe bene luftëtarët e kombit shqiptar per liri e pavarësi, për kulturën kombëtare, per gjuhë e arësimin shqip dhe që kane pasur nje emerues te perbashket: Klerin Katolik Shqiptar. Ky fakt ka mbetur i fshehte dhe shqiptaret e sotem nuk e dine se autori i vertete e kultures, arsimit dhe alfabetit shqiptar eshte pikerisht ky Kler, i cili vecohet nga pjesa tjeter katolike nderkombetare per nje kusht specifik qe ka populli shqiptar.
Lexuesi duhet te kete parasysh faktin qe ky artikull botohet jo vetem me rastin e 100 vjetorit te Kongresit te Manastirit, por edhe per t’i treguar shqiptareve te sotem se ku e kane thembren e Akilit si popull. Kujtojme fjalet e nje studiuesi: populli shqiptar duhet te falenderoje vetedijen e qendreses, por edhe Kishen Katolike, ne qofte se sot eshte si popull i dalluar nga te tjeret, me nje kulture te lashte, te veten dhe autentike. Rojtaret e gjuhes, te tradites kombetare, te letersise shqipe jane te krishtere, Shqiperia Katolike, ose sic shkruen zemadhi Eqrem Cabej: “AUTORET E SHQIPERISE KATOLIKE”. Duke falenderuar vetedijen kombetare, te individeve te Kishes, populli shqiptar i ka pasur shkrimtaret kombetare te cilet me shkrimet e tyre e kane vulosur te verteten se shqiptari eshte nje, i ndryshem nga aziatiku. Mjafton te themi se Eterit e Popullit ishin te gjithe besnike te popullit te vet dhe te kishes e, nxenes te kolegjeve papnore, si psh: Buzuku, Frano Bardhi, Budi, Bogdanet, Pjeter Mazreku, Gjon Nikolle Kazazi, Leke Matranga, Mehill Suma, De Rada, Pal Dodemasei, Gasper Krasniqi, Mikel Tarabulluzi, Ndre Mjeda, Luigj Paliqi, Shtjefen Gjecovi, Gjon Bisaku, Luigj Gashi, Shtjefen Kurti, etj dhe librat te cilet dilnin nga pena e tyre pergjithesisht botoheshin me ndihma te Kongregates ose personaliteteve kishtare. Bijte e Kishes ishin edhe themeluesit e mbajtesit e shkollave ne gjuhen amtare, atehere kur ishte rreptesisht e ndaluar te mbaheshin shkolla te tilla. Une ketu po citoj ato qe ende s’jane te nxjerra ne drite, shkollat shqipe gjate shek. XIX, per cka flasin dokumentat e shumta qe ruhen ne arkivin e Dubrovnikut, Vjenes dhe te kongregates De Propaganda Fide (Gjergj Gashi: Martiret shqiptare gjate viteve 1846-1848 (1994), f.45).
Duhet te kete qene ky fakt qe i ka detyruar shume studiues te merren me problemin e arsimit dhe shkollave shqipe per te ndrequr ate mashtrim mbi gjysem shekullor te aplikuar mbi ndergjegjen e shqiptareve. Ne kete menyre me 1995 botohet libri i Edwin E. Jacques: Shqiptaret, vell. 1 (1995), i cili jep kete panorame hapsinore per aresimin shqiptar:
faqe 407…: Shkolla e pare, e dokumentuar, ne gjuhen shqipe u hap ne Velje te Mirdites me 1632. Te tjerat u hapen ne Pllane, nje fshat afer lumit Mat, me 1639 dhe ne vete qytetin e Shkodres me 1698. Si mesues ne to ishin Gjon Shqiptari, Filip Shkodrani dhe Dhimiter Dhermiu. Nje tjeter shkolle mjaft e hershme ishte hapur ne Kurbin me 1632. Pervec shkrimit dhe leximit, aty mesohej gramatika shqipe dhe perdoreshin librat e Bardhit, Budit e Bogdanit. Arsimi katolik mori vrull te madh ne Shkoder me 1855, kur freterit franceskane hapen ”Shkollen Franceskane”, te quajtur me vone Ilirikum….Seminari, i njohur si Kolegja Papnore Shqiptare, e me vone si Seminari Papnor Shqiptar, e filloi karrieren e tij te shquar me 1859. Gjithashtu, me 1861 franceskanet themeluan seminarin e tyre, ne te cilin mesohej edhe gjuha shqipe. Pastaj, me 1877, jezuitet themeluan ne Shkoder nje tjeter qender me influence per arsimin e larte, Kolegja e Shen Francesk Saverit, i cili pajiste me arsim teknik e tregetar rreth 400 studente. Nje risi shkencore ne Kolegjin e Savierit ishte Observatori Metereologjik, i themeluar aty me 1888, si i pari observator astronomik ne Ballkan. Ai vazhdoi sherbimet e tij te vlefshme deri me 1946, kur u konfiskua nga rregjimi komunist. Nje vit me pas (1878) motrat stigmatike themeluan Shkollen Femnore Franceskane per 200 vajza. Ne ato kohe njoftohej se kishte 21 shkolla te tjera fillore shqipe, qe zhvillonin vepramtarine e tyre ne Durres dhe ne qytetet veriore. Seicila prej tyre kishte rreth tridhjete nxenes, pervec asaj e Prizrenit e cila kishte tetedhjete. Franceskanet thuhet se kishin ngritur shtypshkronjen e pare ne Shkoder qe ne vitin 1593. “Shtypi i Zonjes Sone Te Paperlyeme” i franceskaneve, i themeluar me 1870, u be shume shpejt i njohur per librat mbi Doktrinen e Krishtere, gramatiken e At Jungut e me vone per periodike te tille si Leka, nje reviste e shquar letrare e kulturore, e filloi te botohej me 1929…………Keto shkolla katolike ne Shqiperine veriore mbaheshin kryesisht me fondet austriake. Italiane Benici shkruante se deri me 1901 austriaket kisin shpenzuar cdo vit nje milion forinta per qellime fetare…Pervec fshatrave perreth Shkodres, ai numeroi shkolla ne Durres, Vlore, Tirane, Prizren, Shkup, Ipek, Gjakove e shume zona te tjera te vogla. Te gjitha shkollat ndodheshin nen kujdesin e prifterinjve, murgjve dhe freterve.
faqe 410…: Kur ra Kostandinopoja ne duart e turqve me 1453, shume nga njerezit e ditur u larguan ne perendim. Nje numer i mad i tyre u vendosen ne Moskopoje, me vone Voskopoje, rreth 13 km ne perendim te Korces. Per 350 vjet qyteti u be i famshem per shtypshkronjen, te themeluar me 1720, e para ne Ballkan pas asaj te Kostandinopojes. Voskopoja u be qendra e arsimit dhe e kultures per shkak te “Akademise se Re” te shquar, qe u themelua ne vitin 1744. Ajo e vinte theksin te filozofia, logjika, matematika, fizika, pergatitja e ekonomisteve dhe e llogaritareve….. Peshkopi Neofit Gjirokastriti filloi sherbesen e tij 29vjecare ne peshkopaten e Korces. Sipas historianit korcar Qafezezi, ky ishte “i pari dhe i vetmi” peshkop, i cili ndihmoi ne perhapjen e gjuhes shqipe….mesimi ne gjuhen shqipe ishte zhvilluar qe ne vitin 1629 nga arbereshi Zef Skiroi, i cili e zhvilloi veprimtarine e tij pergjate bregdetit te Himares per 25 vjet. Ai u mesoi femijeve “Doktrinen e Krishtere” ne gjuhen shqipe. Me 1660 nje tjeter arberesh, Onufer Kostandini, hapi atje nje shkolle per tre vjet… Me 1852 mesuesi i shkolles ne fshatin Lavdar te Oparit, afer Korces, perdori abetaren e Veqilharxhit per te rrenjosur te nxenesit dashurine per atdheun dhe per gjuhen amtare. Nje tjeter mesues, Than Xheka ne Trebicke, me 1854 perdorte abetaren e Veqilharxhit per te mesuar gjuhen shqipe nxenesve te tij. Midis tyre ishte edhe Spiro Dine, i cili per 12 vjet me vone gjeti pune ne Egjipt. Atje hyri ne marredhenie me patriotin Thimi Mitko dhe se bashku mblodhen e botuan kenge, poezi, proverba dhe tradita shqiptare, te cilat u permblodhen ne vepren e vellimshme Valet e Detit.
faqe 413….: Arberesheve te Italise se Jugut u kushtohet gjetja (dhe humbja) e dokumentit me te lashte, te ardhur i paprekur nga thellesia e shekujve. Ai u zbulua me 1912 ne Manastirin mijeravjecar te Shen Merise se Grotaferrates, me prejardhje shqiptare, afer Romes. Pergamena eshte shkruar ne gjysmen e pare te shek. XIV ne gjuhen greke; mirepo, nje faqe e gjysem e Ungjillit ishte ne gjuhen shqipe. Murgu italo-shqiptar, Don Sofronio Gasizi, i njoftoi per kete gjetje, ia tregoi dokumentin nje vizitori, historianit romun, Nikolae Jorga. Ky i fundit beri nje vizite ne abaci me 1919 dhe njoftoi se Gasizi ia tregoi dokumentin, te cilin e “nxorri nga rafti ne te djathte, kur hyn tek dhoma e doreshkrimeve” (Dituria Ti, 1 prill 1927, 203-4.). Fatkeqesisht, Gasizi vdiq me 1922, para se te nxirrte ne drite studimin e premtuar per dokumentin. Por fati i keq nuk mbaroi me kaq, pasi me vone ky dokument i cmuar humbi pa lene gjurme.
faqe 415….Duke qene se qeveria turke mbajti nje qendrim mjaft armiqesor ndaj perhapjes se letersise ne gjuhen shqipe, eshte me se e kuptueshme qe angazhimi i pjestareve te komunitetit musliman ne kete fushe ka qene mjaft i vogel…Gjithashtu, nuk duhet harruar se pas debimit te tyre nga Turqia dervishet bektashinj duhet ta kene kuptuar se mbijetesa e urdherit te tyre ne Shqiperi mund te varej prej pavaresise se kesaj te fundit nga Perandoria Osmane. Rrjedhimisht, bektashinjte dolen vullnetarisht ne krye te shume kuvendeve patriotike. Disa prej tyre udhetuan neper Shqiperi nga fshati ne fshat, nga veriu ne jug, duke shperndare libra per rilindjen e Shqiperise. Teqet e tyre u bene shkolla kombetare….
faqe 418: Shkolla e Vajzave “Qiriazi” ne Korce (1891-1914)
Per arbereshet e Italise jepet nje panorane suplementare ne saje te punimit te libri i Ahmet Kondos: Ceshtja kombetare ne faqe te shtypit te rilindjes – 1982
faqe 37: Shumica e shqiptareve, sic dihet, ishin analfabete, por shkrimet e botuara neper faqet e kesaj reviste (behet fjale per Flamurin e Arberit, GH) ua lexonin ata te pake qe dinin shkrim e kendim. Keshtu veprohej jo vetem ne kolonite shqiptare te Egjiptit e te Rumanise, por edhe ne Shqiperi ne kushtet e sundimit te eger osman.
faqe 81: Me gjithe keto nderhyrje, me 1737, u hap kolegji, u krijua mundesia qe bijte arbereshe te mesojne ne kete shkolle, te cilen e kishin pritur shekuj me radhe.
Per popullaten me banim ne Mirdite autori i librit: Mirdita, vater e qendreses antiosmane (1999) shkruan faqe 264-265: Në fund të shekullit XVII, rreth vitit 1692 është hapur në katundin Velë nje shkollë në të cilën mësimet jepeshin në gjuhën e vëndit. Por shkolla laike në gjuhën shqipe qe e mundur të hapeshin vetëm në fund të shek. XIX nga shoqëria “Bashkimi”. Më 1899 u hap në Orosh e para shkollë shqipe në Mirditë me 14 nxënës. Në shkollë zhvilloheshin katër orë mësim në ditë: shkrim, aritmetikë dhe mësim besimi. Një vit më vonë, në 1900 shkolla e Oroshit kishte 30 nxënës. Nga viti 1902 deri më 1906 në këtë shkollë dha mësim mësuesi shkodran Cin Gurakuqi, ndërsa nga viti 1909 deri më 1912 Kolë Dema….Më 1902 u hapën shkolla edhe në Rrëshen e në Spaç, ndërsa më 1903 edhe në Kashnjet e Rubik. Në vitin shkollor 1903 – 1904 këto shkolla i ndiqnin gjithsejt 96 nxënës. Pasaktesia e dates te hapjes se shkolles ne Vele na ka cuar ne perfundimin se ky autor i ka paragjykuar ngjarjet ne drejtim te laicizmit te tyre. Ndoshta ka dicka qe duhej vene ne dukje me perpara, por ngjarjet duhet marrre sic kane ndodhur dhe jo si na pelqen ne te ndodhin.
Nuk eshte faji i shqiptareve te mesjetes europiane perse per ta mendoi Papa arberesh Klementi XI. Ne lidhje me kete personazh te Selise se Shenjte hapesira e shkollave shqipe ka kete hapesire, sipas librit te Engjell Sedaj: Papa shqiptar Klementi XI – Albani, Kuvendi i Arberit (1998):
faqe 44: “Me inisiativën e tij (Papa Klementit XI, GH) u mblodh Kuvendi i ipeshkvijve katolikë të Ballkanit nën kryesinë e imzot Vinçenc Zmajeviqit. Kështu filloi rekrutimi i djelmoshave shqiptarë që mësuan për priftërinj në Kolegjin e Asisit. Kjo ishte një fitore e madhe për kombësinë dhe kulturën shqiptare, mbasi që klerikët katolikë ishin të parët që filluan të shkruanin në gjuhën amtare dhe të krijonin monumentet e para të letërsisë shqiptare”.
faqe 45: “Në mbledhjen e Kongregatës së Porpogandës. Më 3 tetor 1707, u rekomandoi (Papa Klementi XI, GH) disa organeve udhëheqëse të rendeve religjioze që të hapnin kolegje për misionarë, duke vënë në dukje si model të insituteve të këtilla Kolegjin Romak të Shën Pankracit që e udhëhiqnin karmelitanët dhe atë të françeskanëve në Shën Pjetër në Montoria, ku qe hapur edhe katedra e gjuhës shqipe….”në vitin 1708 Klementi XI, origjina e të cilit ishte nga Shqipëria, themeloi një fondacion prej katër mijë skudash për studimin e studentëve shqiptarë në Kolegjin Urban të Propogandës”.”
faqe 53: “Në historinë e popullit shqiptar, prej Kuvendit të Matit (1462), në materialet e të cilit është ruajtur Formula e Pagëzimit, dokumenti i parë i gjuhës shqipe, e deri në vitin 1912 janë mbajtur disa kuvënde të klerit katolik shqiptar, me qëllim që, në pajtueshmëri të plotë me parësinë e vëndit, të ruhet identiteti kombëtar, feja dhe zakonet e mira, të kulktivohet gjuha shqipe, të hapen shkolla dhe të botohen libra në gjuhën shqipe. S’do mënd se në këto kuvende mbi të gjitha qëllimet e tjera ishte arritja e pavarësisë dhe ruajtja e identitetit kombëtar, duke kultivuar rezistencën e vazhdueshme kundër okupatorit aziatik dhe bashkëpunëtorëve të tij”.
faqe 56: “Kuvendi i Arbënit është mbajtur në Kishën e Shën Gjonit, në Mërkinjë afër Lezhës, të dielën e dytë të Epifanisë, më 14 e 15 janar 1703, kurse materialet e këtij Kuvendi, qëndrimet dhe vendimet e aprovuara, në gjuhën latine dhe shqipe, u botuan tre vjet më vonë (1706) në Romë”.
faqe 61: “Një dekret për botimin e dytë (bëhet fjalë për materialet e Kuvendit të Arbënit, GH) është dhënë më 26 mars 1803. Miropë ky botim (i dyti) “për t’mir t’Arbnis” u realizua (shumë më vonë) në vitin 1868, pa ndryshima të mëdha nga botimi i parë, veçse me plotësime të atyre “emernameve qi ka qit shqip don Enjell Radoja Prift i dioçezit Shkodrs”, i cili nxorri edhe botimin e tretë, më 1872, në një përkthim të ri me titull: Koncilli i dheut Shqypnis, të plotësuar edhe me disa shtojca, e në të folmen e Shkodrës, që tanimë ishte bërë qëndra kishtare dhe kulturore e të gjithë shqiptarëve”.
faqe 63-64: ”Sh. Osmani thotë se “pas shkatërrimit të shkollës fillore të Pëshanës nga autoritetet osmane më 1648, persekutimi në gjuhën shqipe u ngrit në sistem” “.
faqe 65: “Sipas të gjitha gjasave, shkolla ku së pari filloi të mësohej gjuha shqipe në kohën e pontifikatit të Klementit XI qe Kuvendi i Shën Bartolemeut “all’Isola Tiberiane” (në ujdhesën Tiberiane) në Romë dhe aty jepte mësimin e shqipes, duke filluar nga viti 1705 e tutje, autori i njohur i Gramatikës së gjuhësshqipe, Françesko Maria da Leçe”.
faqe 66: “në kohën e papatit të këtij shqiptari të madh, hartohet “Prej Durrësit ditën e dymbëdhjetë prillit ndë njimi shtatë qint e dhietë”, “Gramatikë e parë e gjuhës shqipe”, siç e quan këtë gramatikë R. Ismajli. Më vonë botohet Gramatika e gjuhës shqipe (Vërejtje gramatikore në gjuhën shqipe, 1716) e autorit F.M. da Leçe, i cili kishte botuar edhe Fjalorin italisht-shqip, madje para (1702) mbajtjes së Kuvendit të Arbënit (1703), e i cili fjalor mendohet se qe madje më i pasur se ai i Frang Bardhit. Edhe në gramatikën e parë të gjuhës shqipe, që ndër studiuesit njihet si “Dorëshkrim i Grotaferratës”, apo mbase bëhet fjalë për ndonjë gramatikë tjetër, dokumentet e kohës në arkivat e Romës tregojnë se “Gramatika e përmëndur e shqipes qe shtypur më 1701 dhe nuk gjëndet më””.
faqe 67: “Në këtë aspekt (hapja e Seminarit Arbëresh në Palermo) duhet veçuar bashkëpunimi dhe miqësia e ngushtë qe kishte Klementi XI me Gjergj Guxetën (1682-1756), themeluesin e mëvonshëm të këtij seminari (më 30.11.1730), në të cilin do të shkollohen një varg arbëreshësh, intelektualë e shkrimtarë të shquar, e ku do të punojë nja 20 vjet Pjetër Andrea nga Himara, pastaj P.M.Parrino, Nikollë Keta etj”.
faqe 75: “ndër kërkesat themelore për mbajtjen e rendit kishtar dhe për forcimin e pozitës së fesë, barabar me to, radhiten edhe kërkesat që dalin nga nevoja e juajtjes së identitetit etnik të popullsisë. E këtillë është kërkesa që në kishë të flitet shqip, që të gjithë misionarët dhe krerët fetarë të dinë shqip, që materialet e Kuvendit të botohen në gjuhën shqipe, të vazhdojë veprimtaria e shkollave në gjuhën shqipe etj.”
Per ne, libri me i plote qe jep pothuajse te gjithe panoramen e kultures dhe shkollave shqipe ne Shqiperi, eshte libri i At Donat Kurtit dhe At Marin Sirdani: Mbi kontributin e elementit katolik ne Shqiperi, te botuar per here te pare me 1935 (botimi i dytë, 1999) i cili jep kete panorame hapsinore te dinamikes se shkollave shqipe:
faqe 12……. “Ma te parat shkolla, mbas te bjerrunit t’autonomise ne Shqypni, kjene, per sa dime na, tri: shkolla e Pdhanes, e Blinishtit e e Shkodres”….
“Ne vj. 1638 P. Hiacinti a Sospitello o OFM, italian ne fis, por shqyptar ne zemer, pat guximin me iu perveshe per te mire te vendit nji punes ne veshtrim te plote kulturale, tuj cile shkollen fillore ne Pdhane, asokohe vend mjaft i banuem…….Numuri i xansave te jashtem pat mrrijte deri ne 25. Dijm prej dokumentash, se pose uratve xeheshin edhe mesime letrare dmth mbahet deri diku nje shkolle e mjesme pa perjashtue gjuhen e vendit. Perparimi kje aq i madh, sa i terboi Turqit, te cillet mbas 9 vjetsh e rrenuan fare….Ne vjete 1697 kje cile rishtas. Se deri kur vijoi nuk dihet; dokumenti mbaron tuj thane per te, se “ka gjase se gjindet edhe sot” (1702?)”.
faqe 13 “Nji vjet mbas themelimit te shkolles se Pdhanes, dmth ne vj. 1639, kje cile prej fretenve te kuvendit te Troshanit nje tjeter shkolle ne Blinisht, drejtor i se ciles kje P. Karl Mirandulanus OFM. Me shka duket, kje nje shkolle mjaft e plotesueme. Ndiqej prej ma se 50 xanxash e pose kndimit e shkrimit xeheshin edhe lande te tjera, posace gjuha latine prej atyre qi dojshin m’u bahej n’at shkolle; por anmiqte ishin te panumer e ne vj. 1640 drejtorin e ksaje shkolle e gjejm ne burg……”
“Ne vj. 1698 a aty pari gjejme se P. Filipi prej Shkodre OFM cili shi ne Shkoder nje shkolle private e mson fmite e tregtarve e pasanikve”.
faqe 14 -15 -16 -17-19 “Keta mesuesa qene, qe me 20 Prill 1711, te ndihmuar e te nxitun prej Papes shqyptar, Klementi XI, ngrehen ne Rome ne kuvend te S; Pietro Montorio nji kateder per’ gjuhen shqype, per me i ba gati misjonaret e huej me mujte ma letas me i vlejte vendit tone; e njatehere kur se mendote kush per gjuhen shqipe e per zhvillim te saje, keta jane qe perpilojne ma te parat gramatika, fjalore e perkthime”.
“Ne vj. 1644 P. Zef Iccaran OFM shkruen “Dizionario italiano – albanese” f. 120, doreshkrim i ruajtun ne biblioteke te Jezuiteve ne Shkoder; Ne vj. 1675 P. Bernardus a Quintiano OFM shtypi nji liber shqyp “Doktrina cristiane (epirotika)” –Venetiis 1675. P.Leo a Citadella OFM, qe diq ne vjete 1678, tuj pase kene Misjionar ne Shqypni, shkruen “Dictionarium epiroticum”. Nji gramatike te vogel shqyp, te shkrueme si duket prej ndonje Misjonari ne vj. 1710 me nji shtojce ne gjuhen turqishte, ia dedikoi ne vj. 1805 kardinalit Prefekt te Propogandes nji Eksprefekt i Misionit te Shqypnis. Ne vj 1716 P. Francesk M. Da Lecce OFM shkruan e shtype ma te paren gramatike shqyp, qe ka rendesi edhe sot: “Osservazioni grammaticali nella lingua albanese” Roma, 1716 dalla tip. Della S. Cong. Di Propaganda. –Ma vone shkruan edhe nje fjalor per te cilin nuk dihet se si mbaroi. Ky fjalor qe pershkruar pjeserisht prej G;Camarda, i cili e lavderonte fort. Ne vitin 1722 edhe P. Didacus a Desio OFM perpiloi nje gramatike shqip qe nuk u pat botuar. Ne vitin 1752 P.Bonaventura Prucher OFM prej Castel Giovio la ne Rome nje doreshkrim gati per botim “Manuale Catechetico italiano-epirotico” e nje fjalor per sherbim te Misionareve te Shqiperise. Ne vitin 1848 P.Luka da Monte Giove OFM na ka lene nje fjalor shqip – italisht, qe ruhet si doreshkrim ne biblioteke te bashkise se Todit n’Itali me kete numer: “Cod. 224 format 8o fq. 328. Ne vitin 1858 P. Dario Bucciarelli OFM la nje doreshkrim “Grammatica della lingua albaneze” qe ka qene ruajtur ne Biblioteken Franceskane te Gjuhadolit ne Shkoder. Ne vitin 1862 P. Bonaventura da Francavilla shkruan “Elementi grammaticali di lingua epirotica” ne format 8o fq 110 qe ruhej si doreshkrim tek franceskanet ne Gjuhadol. Ne vitin 1866 P. Francesko Rossi da Montalto OFM shtype “Regole grammaticali della lingua Albanese, compilate sulle tracce dei buoni grammatici e del P. Francesko M. Da Lecce” Roma 1866 –Stamperie della S. Cong. Di Propoganda for 8o fq 350. Po ne ate vit shtypet edhe “Vocabolario Italiano-Epirotico con tavola sinoptica ne format 8o, me 954 faqe. Ne vitin 1881 P. Leonardo de Martino OFM ka qene nder te paret qe punoi vjersha ne gjuhe shqip mbas metrikes moderne, duke botuar librin “L’Arpa” di un Italo-Albanese, Venezia 1881. Ky misionar qe i pari qe leshoi kushtrimin nder njerezit e medhenj te Europes mbare per indipendencen e popullit shqiptar”.
“Prej vitit 1800 e deri ne vitin 1861 hapen aty – ketu shkolla private me klasa fillore. Vetem ne Shkoder mbahen mend 12 shkolla fillestare: 8 per djem e 4 per vajza. E perkoheshmja “Perparimi” i rreshton emrat e mesuesve me te njohur me kete renditje: Gege Kodheli, Gjergj Benusi (1836), Gjon Shkrumi, Zef Kamsi, Jaku i Trushit te Mark Krtajes (Speci), Shor Markja, Don Pepini, D. Egjell Radoja, D.P.Babi”.
“Edhe jashte Shkodres hapen shkolla te tjera katolike ne gjuhen shqipe. Ne Prizren, ne Peje e ne Gjakove i gjejme shkollat e hapura per djem shume me perpara vitit 1840, por per mungese te datave te sakta jemi te detyruar vetem t’i zejme ne goje”.
“Ne vitin 1861 franceskajt hapin ta paren shkolle fillestare publike ne Shkoder i ndihmuar nga Episkopati shqiptar. Do pase parasysh edhe fakti qe ne vitin 1882 franceskajt kan pase hape nje kolegje per me rrite e me mesuar te gjithe ata qe deshironin me u ba freten e prej vitit 1905 kjo shkolle ishte bere krejtesisht ne gjuhen shqipe”.
faqe 21-22 “Para vitit 1880 Shkupi dhe Zumbi, e pak ma vone Ferizoviqi e Stubla e kane shkollen e vet ne gjuhen shqipe per djelm. Ne vitin 1893 fillon shkolla e Shirokes, qe vijon edhe sot (1935). Ne vitin 1893 P. Joakim Serreqi OFM rregullon nje shkolle ne Selce me lokal per 50 nxensa. Po ate vit edhe P. Basil Chiaroni, OFM, hapi nje shkolle shqipe ne Hot (Traboin). Ne vitin 1897 P. Pjeter Gjadri OFM u jep mesim femijeve ne kuvend te Troshanit. Ne vitin 1898 D. Ndoc Mjedja hap nje shkolle ne Pdhane, te cilen ne vitin 1904 e mban P. Tome Bicaj OFM. Ne kete kohe edhe ne kuvend te fretenve te Rrbigut hapet nje shkolle katundi. Ne vitin 1901 edhe Biza ka shkollen e vet, ku mesimin e jepte P. Severin Lushaj OFM. Ne vitin 1907 P. Shtjefen Gjecovi OFM hap shkollen ne Gomsiqe. Ne vitin 1907 P. Gentil Biella OFM mban ne Iballe nje shkolle ne gjuhen shqipe. Ne vitin 1909 P. Engjell Vjeshta OFM panon femijte e Bazit e i meson me lexue dhe shkrue. Ne vitin 1900 e ndonje vit me mbrapa, me punen e shoqerise Bashkimi dhe Agimi hapen shkolla shqipe ne shume katunde. Kemi arritur te mesojme se ka pasur shkolla ne Rreshen, Orosh, Milot, Dajc, Kallmet, Pac, Kashnjet e Nenshat”.
faqe 23-24 “Qysh ne fillim te shek. XIX e deri sa nuk ishte hapur shkolla e Stigmatineve, vihet re nje nxitje per te hapur shkolla femerore. Kjo vihet re me mesimet private neper shtepija. Ishin pune 80 – 90 vjecare e ende mbahen mend emrat e mesueseve te hershem: Kush Micja, Tone Radoja, Tereze Berdicja e Tina e Nikes. Keto minishkolla private poqen mendimin per te themeluar nje shkolle publike femerore, e cila u ap me 1879 nga Motrat Stigmatike”…..
“Rreth vitit 1885 ne Prizren gjejme shkolle fillore shqipe per vajza. Ne ate kohe themelohet edhe ajo e Shkupit. Ne vitin 1890-1903 Motrat Stigmatike shkojne ne Durres e aty mbajne per 13 vjet nje shkolle fillore per vajza e nje shkolle per pune dore. Ne vitin 1896 (?) gjejme ne Kallmet nje shkolle fillore per vajza e djem te drejtuar nga Motrat e Mshires (Vinçencianet). Ne vitin 1907 Shiroka ka shkollen e vet per vajza. Deri ne vitin 1911 Kleri Katolik Shqiptar kishte hapur neper kohe te ndryshme 47 shkolla shqipe, nder te cilat 10 per vajza”.
faqe 26: “Shtypshkronjat e para ne Shqiperi jane hapur shume me perpara se te hapeshin shkollat shqipe. Permenden ajo e Obotit ne vitin 1493 dhe ajo e Shkodres me 1563. Ne vitin 1871 Jezuitet sollen ne Shkoder te paren shtypshkronje te atyre aneve. Ne vitin 1909 D. Ndoc Nikaj solli ne Shkoder shtypshkronjen ”Nikaj””.
faqe 27-28-29 : “Prej vitit 1555 deri ne vitin 1700 njohim 12 vepra e 9 autore nder te cilet Buzuku, Bardhi, Budi, Bogdani, Barleti, Tivarasi, etj. Prej vitit 1700 deri ne vitin 1800 kemi 11 vepra, 9 autore, e 6 doreshkrime. Permenden: P.Francesk M de Lecce OFM, Kuvendi i Arberit, D. Gjon Kazazi, etj. Prej vitit 1800 deri ne vitin 1900 kemi numeruar 81 vepra, 34 autore e 4 doreshkrime. Vecohen: P. Leonardo de Martino OFM, Zef Jubani (i Ndokillis), Pashko Vasa, D. Engjell Radoja, P. Pjeter Zarishti, P. Francesk Rossi da Montalto OFM. P. Jak Jungg S. J., D.Ndue Bytyci, P. Tome Marcozzi OFM, D. Pashko Junki, D. Pashko Babi e te tjere shkrimtare te rinj qe u del emri ne shekullin e XX-te. Prej vitit 1900 deri ne vitin 1912 gjejme 59 vepra e 16 autore. Vecojme: Gjergj Fishta OFM, Luigj Gurakuqi, D Ndoc Nikaj, P. Anton M. Xanoni S.J., P. Shtjefen Gjecovi OFM, P. Pashk Bardhi, Hile Mosi, Filip Shiroka, Mati Logoreci, Gasper Merturi, P. Anton Busetti S.J., Kole Thaci etj”.
faqe 31-32: “Prej gjithe ketij materiali shihet se para vitit 1800 gjuha e jone nuk do te ishte shqipe po tu hiqeshin shkrimtaret katolike deri ne ate kohe, dmth: D. Gjon Buzuku 1555, D.Fran Bardhi 1635, D. Pjeter Budi 664, Emz. Pjeter Bogdani 1685, autoret franceskaj, qe permendem deri tani duke folur per shkollat e para shqipe, Kuvendi i Arberit 1706, Kazazi 1743 si dhe autoret jashte Shqiperise, dmth De Luke Matranga 1592, Nil Katalani 1694, Nikole Filia 1736, D. Jul Variboba 1762, Teodor Cavallioti 1770 te cilet, sa bashku, i ngrehen nje monument te pavdekshem gjuhes sone. Literatura shqipe nuk kishte per te pasur kete permase, per te mos thene nuk do te kishte ekzistuar, po tu hiqeshin 460 veprat e njohura deri me tani, pa marre parasysh te perkoheshmet, dhe 136 shkrimtaret katolike, prej te cileve ishin ata qe muaren pjese ne Kongresin e Manastirit e ne Komisionin letrar te vitit 1916”.
“Prej vitit 1555 deri ne vitin 1700 njohim 16 vepra e 14 autore nder te cilet jane Buzuku, Matranga, Bardhi, Budi, Bogdani, Tivarasi, Barleti, Dhimiter Frangu, Anonimet, Gjon Muzaka, etj. Prej vitit 1700 deri ne vitin 1800 kemi 15 vepra, 13 autore e 6 doreshkrime, nder keta P. Francesk da Lecce OFM, Zmajevic (Kuvendi i Arberit), D. Gjon Kazazi, Jul Variboba etj”.
“Prej vitit 1900 deri ne kohen e turqve te Ri gjejme 40 vepra e 10 autore. Vecohen: P.Gjergj Fishta, D. Ndoc Nikaj, D. Ndre Mjeda, P. Anton Xanoni S.J., P. Shtjefen Gjecovi OFM”.
A kemi ne te drejte te themi qe themeli i kultures shqiptare eshte i ndertuar nga Kleriket katolikë shqiptare dhe jo ndryshe?
A kemi ne te drejte te themi qe trekendeshi Mat – Mirdite – Diber (kemi parasysh ndarjen administrative te 2008) eshte djepi i kultures shqiptare dhe e gjithe kjo ne saje te Klerit Katolik Shqiptar. Dhe kur selia e ketij Kleri spostohet ne Shkoder, atehere spostohet edhe pika e levrimit te kultures dhe gjuhes shqipe. A mund te jene ndryshe keto te verteta dhe perse duhet te jemi xheloz per kete lloj kulture?

Tiranë, 18.11.2008
Botuar ne albanovaonlione.info 21.11.2008
Gazeta 55, dt. 22, 23, 24, 25.11.2008

20-Edhe një herë mbi simbolet e Flamurit tonë këmbëtar

 
Me ardhjen e demokracisë edhe flamuri ynë kombëtar u vu në diskutim të plotë. Polemika mbi flamurin, e zhvilluar në faqet e gazetave në fillim të vitit 1991, pati në qëndër të vëmëndjes problemin e yllit dhe gjithëshka u mbyll me nënkuptimin se krenaria kombëtare e popullatës më të vjetër të kontinentit europian kosistonte në heqjen e një cepi (kemi parasysh artikullin e botuar në “Drita” me 20 janar 1991) dhe me artikullin e z. Abdi Barlete mbi mos pasjen qartë të simboleve të flamurit tonë kombëtar nga ana e studiuesve. Pas 18 muajve vëmë re se përfundimi i z. Barleta është i saktë. Historianët dhe studiuesit shqiptarë asnjëherë nuk patën guximin ta shohin problemin në thelb; kurajoja e tyre civile u kufizua vetëm në përcaktimin e prejardhjes së flamurit dhe qënien e shqiponjës duke i fshehur popullit shqiptar (në këtë mënyrë) të vërtetën mbi flamurin, e cila kosistonte në stilizimin e shqiponjës dhe aspak në qënien e yllit. Me qënë se është vëndi duam të vëmë në dukje se ylli është vendosur pas çlirimit dhe aspak gjatë luftës. Aktet e Konferencës së Pezës e pasqyrojnë mjaft qartë këtë problem, të ezauruar me gabime.
E reja që sjellim ne në këtë artikull të shkurtër është e lidhur me faktin se jo vetëm ylli që nuk i përket traditës sonë kombëtare, por edhe stilizimi i shqiponjës në flamurin kombëtar gjatë 50 vjetëve nuk ka qënë i traditës shqiptare, por ai ka qënë i huazuar. Nga kush? Këtu qëndron poshtërsia e diktatorit shqiptar i cili krahas mohimit të të drejtave shoqërore mohoi edhe traditën kombëtar duke e shkatërruar atë në një masë të tillë sa ne e harruam të kaluarën tonë të lavdishme.
Duke u mbështetur në ngjarjet vendimtare të popullit tonë, ku flamuri ka pasur praninë e vet, dallojmë dy forma stilizimi kryesore:
-Forma e parë dhe më e vjetër, që i përket traditës kombëtare, është një shqiponjë dy krenore me dy flatra ku masa është unike. Ky flamur gjëndet tek arbëreshët e Italisë (Nasho Jorgaqi, Larg dhe Afër); u ngrit në Shkodër më 1913 (qëndisur nga e bija e të famshmit Kel Marubi, Bernardina Marubi); ka shumë mundësi që edhe më 1912 Ismail Qemali ngriti një flamur ku shqiponja kishte këtë formë. Flamuri i fundit u vizatua nga Dom Mark Vasa dhe Petro Fotografi duke u qëndisur nga Marigo Pozio mbi ç’baza At Vinçenç Prenushi (OFM) shkroi në “Gjethe e Lule” romancën e tij të pavdekshme: “Gruaja Shqiptare” (Përpjekja Shqiptare, Nr. 13-1938, f. 12) ku veçojmë:

“……………….
Merr pelhurën, qi pat enë
Bija e sajë; kishte pasë kenë
Kuq e zi e m’të qindisë
Gjen dashtnin qi e kisht’molis
N’krye të flamurit kisht’punua
Për rreth shqypje, m’dorë prarue,
Fjalët e hershme, fjalët e të Parve:
Se Shqypnia asht e Shqyptarëve;
E nder skaje fjalët “liri”
Me ket flamur kuq e zi
Merr nanë-shkreta e pshtiell at bi.
Qi, pat njofët tjetër dashtni,
Ishte shkri veç për Shqypni
……………………………………….
……………………………………….
Pse, po kje qi,si kjo bi,
Rriten vashat në Shqypni.
N’vend do shkojë-o fjala e t’Parëve,
Se Shqypnia asht e Shqyptarëve.
Lidhniu tok, si bajshin motit
Ato bijat e Kastriotit,
E broh’ritni n’gzim e n’vajë:
Rrnoftë Shqypnia e flam’ri i sajë.

-Forma e dytë është produkt i këtij shekulli dhe gjëndet në disa popuj europianë, ku shqiponja çfaqet me dy flatra, por të spikatura nga pendët. Ky flamur u ngrit për herë të parë pas 450 vjetëve në majën e Bratilës së Deçiçit më 6 prill 1911 gjatë kryengritjes së Malësisë së Madhe që udhëhoqi Ded Gjo Luli (gjatë luftimeve shqiptarët i zunë malazezëve flamurë me shqiponja me të njëjtën formë); u përdor gjërësisht më vonë nga qeveria e Ahmet Zogut duke u bërë flamuri i kombit shqiptar.
Por ndryshimi i përmasave, numuri i pendëve në krah dhe bisht përbën ndryshimet e stilizimeve të kësaj forme shqiponje. Dallimet janë të ndjeshme dhe duken sidomos tek monedhat e viteve 1927 – 1940. Në këtë kuadrë veçojmë shqiponjën e stilizuar në vitin 1927 që shoqëron monedhën 1 frang ar. Këtë stilizim, krejt të veçantë për kohën (se kush e ka bërë nuk e dimë) e muarën italianët fashistë dhe ja bashkangjitën monedhave të tyre (shih monedhën 2 lek më 1939 duke i shtuar sopatat e liktorit dhe vitin e pushtimit.
Pas vitit 1944 Enver Hoxha nga të gjitha stilizimet dhe format e flamurit zgjodhi pikërisht këtë të fundit (akti tregon ose injorancë, ose poshtërsi, pasi lidhet me një stilizim të përafërt malazez) duke i hequr sopatat e liktorit dhe duke vendosur kallëzat e grurit, i shtoi yllin dhe hoqi vitin 1939 duke vendosur datën 24 maj 1944.
Pas të gjithë kësaj analize arrijmë në përfundimin se flamuri dhe stema jonë kombëtar për 45 vjet patën si bashkëshoqërues yllin komunist (mund të konsiderohet edhe si simbol ushtarak) dhe shqiponjën fashiste. Dikush pretendon se edhe kallzat e grurit janë një huazim nga bota sllave. Atëhere ku qëndron tradita kombëtar në flamurin tonë dhe stema shtetërore? Le të na përgjigjen ata që e katranosën këtë traditë vetëm se duam t’i kujtojmë parlamentarëve të nderuar se stilizimet e shqiponjave që ata kanë pasur nëpër duar para dy – tre muajve nuk i takojnë traditës së lashtë të popullit shqiptar.
Tiranë, më 02.08.1992

19-Mbi aktet e formimit te PKSh

(fakte dhe dokumenta të botuara vetëm njëherë dhe të tjetërsuara shumë herë)

Më 08 nëndor të këtij viti mbushen plot 67 vjet nga formimi propogandistik i PKSh, sot PPSh, por asnjeri nuk është i aftë të argumentojë dhe të vërtetojë se kjo parti ka qënë pararojë e klasës punëtore e themeluar si e tillë dhe e udhëhequr nga ideologjia marksiste – leniniste (kështu ka pretenduar Enver Hoxha në librin e tij “Kur lindi Partia”, f. 212) aq më tepër kur pothuajse i gjithë elektorati punëtor votoi kundër saj në zgjedhjet e 31 marsit 1991. Rezultatet e këtyre zgjedhjeve u bënë shkaku për të rizbuluar edhe një herë aktet e lindjes së PKSh-re, pasi filozofia materialiste na mëson që pasoja dhe shkaku formojnë një kategori filozofike të pazgjidhshme.
Për të kuptuar se se lindi PKSh-re, kush e formoi, përse e formoi, kur e formoi, ku e formoi, përse mori këtë pamje dhe përse përfundoi kështu është e domosdoshme të analizohet dinamika e shoqërisë shqiptare të shek. XX-të dhe situata ndërkombëtare, në lidhje me Shqipërinë, për periudhën 1939 – 1941. Një analizë kritike e këtyre dy pikave çon në konkluzione krejt të tjera nga ato që janë publikuar deri më sot.
Në historinë e PPSh-së bëhet një analizë empirike e lëvizjes punëtore shqiptare ku thuhet se mbledhja e qershorit 1929 shënoi krijimin e grupit komunist të Korçës (f. 22) dhe Enver Hoxha shton, nga ana e tij, se ky grup ishte më i madh dhe më i rëndësishëm jo vetëm si numër (këtë nuk e di kërkush as sot), por sidomos për idetë të cilat ishin më të drejta se të grupeve të tjera (Kur lindi Partia, f. 21) edhe pse deri në vitin 1941 ai pranon se nuk dihej asgjë për grupet e tjera (po aty, f. 63).
Të gjitha këto pikëpamje të mbarsura me një vetëmburrje, pasi Enveri ka pretenduar se ka qënë pjesmarrës i grupit të Korçës, nuk duhet të jenë dhe fort të sakta dhe reale. Analiza kritike e shtron problemin nga dy këndvështrime: ose lëvizja komuniste në Korçë ka lindur thjeshtë si një lëvizje intelektualo – mikroborgjeze me karakter antizogist (aderimi i mëvonshëm i punëtorëve në të do të ishte pa domethënie në drejtimin proletar të lëvizjes); ose teoria e Marksit mbi lidhjen e ideve komuniste me klasën e proletarëve është një mashtrim (ne anojmë nga e para tani për tani). I themi këto pasi lëvizja punëtore në Korçë ishte me të vërtetë e varfër: 1 maji në Korçë është festuar për herë të parë vetëm më 1923 (shih Kristaq Misha, Lëvizja punëtore në Shqipëri, f. 93).
Kurse në Shkodër grupi komunist formohet më 1934 (Histori e PPSh-së,f. 35) shtritshmëria e të cilit ishte pothuajse në të gjithë qytetet kryesore të vëndit (mos vallë degët e partisë komuniste të Shkodrës nëpër Shqipëri janë quajtur më vonë grupe komuniste?). Lëvizja punëtore në Shkodër ishte shumë më e zhvilluar dhe më e vjetër se në Korçë (1 maji ka qënë festuar që më 1905, për herë të parë, dhe më 1917, 1918 si rrjedhojë e reflektimit të ideve të revolucionit të Tetorit; (Lëvizja punëtore në Shqipëri, f. 42, 79), por ka pasur dhe grevë te shegertëve këpucarë më 1905 (Gjurmë te historisë kombëtare në fototekën e Shkodrës, f. 74)) e megjithëatë propoganda komuniste në Shqipëri raportet midis dy grupeve e nxirrnin grupin e Korçës si më revolucionarin e më të zhvilluarin (se çfarë nënkuptohet me fjalën revolucionar e zhvillim për një grup njerëzish me pikëpamje të ndryshme politike nga ato qeveritare ec e merre vesh).
Megjithëatë në historiografinë tonë problemi është parë më ndryshe nga ato që na imponon Historia e PPSh-së dhe “kujtesa” e Enver Hoxhës.
Në librin e Kristaq Mishës “Lëvizja punëtore në Shqipëri” analiza është krejtësisht me konkluzione të tjera ku vlen të përmënden:
-Shqipëria doli e fundit nga feudalizmi në Europë (f. 7). Dhe po të mendosh se shkëputja ndodhi në shekull e XX-te, rreth viteve 1920, për shkaqe të pavarura nga dinamika e popullit tonë, kuptohet se sa fallco ka qënë lëvizja komuniste në Shqipëri jo vetëm në kohën e pretenduar te formimit të grupeve, por edhe më 1941.
-Shkodra ishte qëndra më e madhe ekonomike e vëndit (f. 12). E megjithëatë grupi komunist u formua më vonë se në Korçë edhe pse lëvizja punëtore ka qënë më e hershme.
-Nuk mund të thuhet se në Shkodër, e aq më pak në vise të tjera të Shqipërisë, kishin depërtuar idetë revolucionare socialdemokrate (f. 57). Kështu që del pa shpjegim lindja e lëvizjes komuniste (në thelb) në vëndin tonë kur nga pikëpamja autoktone gjithëshka duhej t’i takonte një të ardhme disa shekullore, në mos disa mijëravjeçare.
-Në pozita luftarake ndodheshin nëpunësit e PTT, pas arsimtarëve (f. 97). Dhe vetëm për këtë lëvizja komuniste në Shqipëri nuk ka pasur kurrë karakter proletar, kur pranohet që kjo klasë në Shqipëri nuk ka ekzistuar(f. 57).
Gjëndja ndërkombëtare, në lidhje me Shqipërinë, solli të re bashkimin e Kosovës (një pjese të saj) me Shqipërinë në sajë të pushtimit fashist. Pikërisht ky fakt duhet të ketë qënë vendimtar në mënyrën e propogandimit se si u formua PKSh “realisht”. Ky fakt duhet marrë në konsideratë duke pasur parasysh edhe pavarësinë e Shqipërisë më 1912-ën dhe reagimin e fuqive të mëdha ndaj kësaj pavarësie. Ata nuk mund t’ja falnin Shqipërisë mëvetësinë e saj pa lejen e tyre për të dytën herë.
Pas këtyre mendojmë se është shumë e lehtë përcaktimi i aktit të formimit të PKSh. Historia e PPSh-së fsheh faktin më kryesor në aktin e formimit të partisë; kur Enver Hoxha e thotë fare hapur, por duke fshehur tendencën dhe thelbin e problemit (gjë të cilën e ka ditur vetëm dhe vetëm ai; asnjeri nuk mund të thotë një fjalë të vetme për këtë problem). Në librin mbi partinë ai përmënd pothuajse në të gjitha ngjarjet praninë e një të huaji, roli i të cilit, sipas autorit të librit, nuk ka qënë vendimtar. Ky person, përgjegjësi real i gjëndjes së sotme shqiptare, ka qënë Miladin Popoviçi armiku numër një i popullit shqiptar, i cili mori pjesë në mbledhjen e formimit të PKSh-re dhe në të gjitha konferencat e partisë duke përfshirë mbledhjen për formimin e Shtabit, Brigadës së Parë, Kongresin e Përmetit. Ai u ndodh në Shqipëri nga vjeshta 1941 (ndoshta nga gushti) deri në shtator të 1944-ës. Lind pyetja: prania e tij ka qënë e rastit, apo përfshihet në ndonjë prapaskenë të paditur akoma, duke përjashtuar aktin final të formimit të PKSh-re. Me sa duket kjo do të mbesë mister për disa vite, por mënyra e trajtimit të problemit nga Fjalori Enciklopedik Shqiptar na vuri në dyshime të mëdha aq më tepër kur Enver Hoxha pranon se ai kishte deklaruar se jam urdhëruar nga PKJ-së për të ndihmuar në formimin e PKSh-re (Kur lindi Partia, f. 187) dhe Tito doli kundra rrymës staliniste. Unë mendoj se problemi duhet të jetë krejt tjetër për tjetër. Në pamje të parë duket sikur pushtimi i Jugosllavisë nga gjermanët, bashkimi i Shqipërisë me një pjesë të madhe të Kosovës, sulmi dhe mësymja e madhe gjermane në Lindje u krijoi përshtypjen udhëheqësve të luftës jugosllave se Kosova i lau duart një herë e mirë dhe, duke menduar për një të ardhme më të largët (Titua në këtë drejtim ka qënë me të vërtetë largpamës), influencuan në krijimin e PKSh-re, në sensin e këtij krijimi dhe tendencën e sajë në një masë të tillë sa shqiptarët duhet të pranojnë se PKSh-re është vepër origjinale e Miladin Popoviçit. Dhe në fakt propoganda komuniste gjatë gjithë jetës së saj 55 vjeçare u mundua me te gjitha mënyrat ta indroktinonte popullin shqiptar me dualitetin kritik se PKSh e kishin formuar ose jugosllavët për interesat e tyre, ose shqiptarët nga këmbëngulja largëpamëse e Enver Hoxhës. Populli shqiptar le të mendonte si të duante, por të vërtetën nuk duhet ta mësonte kurrë. Në pamje të parë duket sikur çmimi i formimit të PKSh-re dhe vendosja e Enver Hoxhës në postin e sekretarit të I-rë të PKSh-re dhe të kryeministrit të vëndit është pikërisht Kosova. Fakti që mbledhja e Jaltës nuk ja kaloi Shqipërinë asnjë krahu, por e la në ajër, në duart e vetë shqiptarëve për të zgjidhur rrugën e tyre duhet të argumentojë se problemi është tejet mase larg këtyre dy pamjeve të para dhe duhet të fshehë një ndër atë sekrete të tmershme të historisë së njerëzimit që ndryshojnë fatet e kombeve.
Justifikimi që Enver Hoxha i bën këtij fakti duke mos pranuar domosdoshmërinë e Miladin Popoviçit në formimin e PKSh-re është thjeshtë një tendencë për të fshehur diçka tjetër për tjetër duke krijuar tymnajën sikur malazezi ishte autori i vërtetë i të tërë prapaskenave dhe skenave politike të ndodhura gjatë luftës nacional – çlirimtare; sikur ai ka qënë i dërguari i Titos për të vënë nën kontroll të plotë lëvizjen nacional – çlirimtare shqiptare, por që në realitet duke u lidhur varësisht nga PKSh-re e humbi karakterin kombetar të çlirimit të ideuar nga udhëheqësit e çetave të para nacionale. Pikërisht kjo e fundit duhet të përbëjë shtysën më të parë për të zbuluar se kush e formoi në realitet PKSh-re.
Akti i formimit të PKSh-re ka një defekt të madh. Praktikisht gjëndja shoqërore e popullsisë shqiptare e përjashton një lëvizje komuniste reale sipas teorisë së Marksit, aq më tepër kur Enver Hoxha ka pretenduar se PKSh-re ka qënë një parti marksiste – leniniste që në krijimin e saj (shih Kur lindi Partia, f. 131). Historiografia shqiptare e trajtoi problemin fillimisht jashtë politikës duke nënvizuar mos pasjen e një klase proletare në aktet e lëvizjes komuniste, por ky fakt shpejt ra ndesh me teorizimet marksiste, që filluan të botoheshin me sasira titujsh pas 1978, të cilat nuk pranonin lëvizje komuniste pa klasë të proletarëve. Atëhere Enver Hoxha mori përsipër të ndryshojë historinë e popullit shqiptar duke shpikur shtetin ilir, shtetin feudal, fillimet kapitaliste dhe sidomos lëvizjet fshatare, si parakapitaliste, dhe e ngriti Haxhi Qamilin nga një bandit universal në një udhëheqës popullor (vetëm hero kombëtar nuk e bëri dot dhe kjo për faj të kujtesës së popullit). Pas kësaj historiografia shqiptare ndryshoi sensin analitik dhe konkluziv : formoi shtetin ilir (Kuvendi i Parë i studimeve ilire, 15-20 shtator 1972, botuar në dy vëllime), formoi principatat feudale shqiptare (Studime për epokën e Skëndërbeut, botuar në tre vëllime), revolucionarizoi banditizmin e Haxhi Qamilit deri në lëvizje shoqërore fshatare duke e lidhur me kryengritjen e fshatarëve të Shqipërisë së Mesme 1914-1915 (dy punimet e G. Shpuzës), sajoi një klasë punëtore të fuqishme dhe të aftë për të formuar PKSh-re (të gjithë punimet e Institutit të studimeve marksiste – leniniste për epokën 1939-1944, së fundi e vendosi Enver Hoxhën në krye të PKSh-re dhe themelues të saj.
Si është e vërteta? Ne u kapëm vetëm në faktin e fundit, pasi të parat kërkonin një shpalosje më voluminoz, duke mos lene pas dore kohen dhe vendin e formimit te PKSh. Autorët e Historisë së PPSh-së kanë pasur guximin të jenë hipokritë dhe gënjeshtarë duke shkruar:

“Për udhëheqjen e Partisë u zgjodh Komiteti Qëndror (i përkohëshëm) prej 7 vetësh. Për drejtimin e tij u ngarkua Enver Hoxha, ndonëse nuk u caktua asnjë sekretar” ( f. 65).

Por harruan dhe nuk donin ta pranonin se do të ishte vetë Enver Hoxha që do t’i tradhëtonte më vonë në librin e tij mbi partinë, ku sipas të cilit:

“Për të siguruar unitetin nuk pati zgjedhje për kryetar ose sekretar të Komitetit Qëndror” (f. 220).

dhe vetëm kaq (e vërteta eshte krejt tjeter per tjeter dhe ne i premtojmë lexuesit mbi zbulimin e akteve të vërteta të formimit të PKSh-re). Ky fakt tregon jo vetëm politizim të historiografisë shqiptare, por shumë diçka tjetër. Studimet e ardhëshme duhet të tregojnë pozicionin real të historiografisë shqiptare në vitet 1970-1990 dhe si ka qënë e vërteta (nihilizmi nuk ka asnjë vënd kur kundërshtohet gënjeshtra dhe mashtrimi).
Ka nje menyre analitike per te percaktuar trinomin (kush,kur dhe ku) e formimit te PKSh: duke u mbeshtetur edhe vetem ne veprat e Enver Hoxhes pasi dikur ai i ka shprehur gjerat krejt ndryshe. Përplasja e vetë veprave me njëra – tjetrën na con në zbulime interesante dhe perfundime krejt te tjera nga ato qe ka shprehur historiografia shqiptare prej gjysem shekulli. Sidomos perplasja e ketyre perfundimeve me ato te atyre qe formuan realisht PKSh çon ne zbulime shume te medha per historine boterore te fillim shekullit te XX-te pasi lidhet me autoresine reale te revolucionit bolshevik. Ta themi, nder thojza, autori i formimit te PKSh eshte autori i revolucionit bolshevik dhe ky paradoks kërkon argumentim.
Pa dyshim qe kryesorja e ketij trinomi eshte autoresia e formimit, por duke qene se ajo eshte tej mases e fshehte ne vendosem fillimisht te zgjidhim vendin dhe kohen e formimit te PKSh dhe prej ketyre ishte me e lehte zgjidhja e te fshehtës kryesore te saj, duke e ditur fare mire se pas 1992 dualen dy punime per problemin e komunizmit shqiptar (Kristo Frasheri, mbi levizjen e majtë në Shqipëri, dhe Agim Musta mbi komunizmin e zi shqiptar) te cilat nuk ndryshuan asgje ne pretendimet e Enver Hoxhes duke mos i dhene rendesi kohes dhe vendit te formimit te PKSh, por duke i mare te mirëqëna sipas ideve te Enverit. Faktet qe po paraqesim duhet te tregojne thelbin e botimit te atyre punimeve dhe seriozitetin.
Sipas Enver Hoxhes, ne kongresin e I-re te PKSh, partia ishte formuar tek Varrezat e Bamit (bot. 1950, f. 61). Kjo fraze “e mallkuar” eshte hequr nga veprat e plota (shih vepra 5, faqe 248) duke treguar se e gjithe panorama e atehershme dhe e sotme e vendit te formimit te PKSh eshte e genjeshtert. Kjo e fundit zmadhohet shume me teper po te kemi parasysh pretendimin e Enverit mbi pronesine e shtepise se themelimit te partise (emri i Zylfie Canit konsiderohet si emri i pronarit) dhe daljen ne drite, si nje e vertete e padiskutueshme, te emrit te Hasan Kurdarit si pronari i asaj shtepie nga studiuesja sovietike Nina Smirnova (Historia e Shqiperise përgjate shek. XX-te, f. 224). Fakti i fundit është i aftë të argumentojë se shumë punime të huaja mbi temat historike të Shqipërisë përgjatë shekullit të XX-të janë shkruan me porosinë e udhëheqësve të PPSh për të realizuar fshehjen e të vërtetës mbi themelimin e PKSh. Mbi keto baza dyshimesh ne arrijme ne perfundimin qe PKSh nuk është formuar në Tiranë, në shtëpinë që mban emrin si shtëpia e formimit te saj.
Sipas Enver Hoxhes, ne librin mbi partine, PKSh eshte formuar me 8 Nendor 1941 dhe kjo date nuk eshte diskutuar asnjehere nga kerkush. Mirepo ka nje te dhene, nga vete Enveri, qe e permbys kete date dhe na hap rrugen per te zbuluar kohen reale te formimit te PKSh.
Edhe koha e formimit të PKSh është propaganduar e gënjeshtërt dhe përsëri e dhëna vjen nga vetë Enver Hoxha. Lexuesi duhet të përqëndrohet pak pasi fjalët e thëna përmbajnë sekretin kohor të themelimit të PKSh. Sipas tij:

“Enver Hoxhën që nga formimi i saj (partisë, GH) dhe deri më sot Partia e ka zgjedhur sekretar të saj(nënvizimi i ynë)”(Vepra 12, f. 310).

Dmth sipas kësaj të dhëne Enver Hoxha ka qënë sekretar i PKSh që nga dita e themelimit të saj. Por si duhet kuptuar fraza e mëposhtme:

“Në rast se Enver Hoxha nuk u zgjodh atëhere sekretar i Partisë, kjo është thënë dhe dihet se ne atëhere ishim të rinj….” (po aty).

Për çfarë kohe e ka fjalën Enveri që nuk paska qënë sekretar i partisë dhe pse paska qënë i ri më 1941 vetëm 33 vjeç, dhe i vjetër më 1943 vetëm 34 e gjashtë muaj kur u zgjodh? Kuptohet se fjala është për fillimet kohore të pretenduara si të formimit të PKSh dhe këtu qëndron e fshehta e madhe e kohës së formimit të PKSh; kohë e cila nuk e ka pasur Enver Hoxhën sekretar, por as vetë partinë të qënë. Pra koha e trumbetuar për 50 vjet si koha e formimit të PKSh nuk është koha e themelimit të PKSh.
Promotor i lindjes të sajë duhet të ketë qënë polika angleze në Ballkan pasi janë pikërisht këta anglezë që mohojnë ndonjë parti komuniste në Shqipëri (Reginal Hibert, Fitorja e hidhur, f. 27). Përse mohohet prania e partisë komuniste të Shkodrës të paktën në vitin 1939 kur ka ndodhur një gjyq special për organizatorët e partisë? Me sa duke anglezët duhet të kenë qënë ata që organizuan operacionin e madh të krijimit të PKSh me anë të levës jugosllave duke kryer dy veprime: asgjësimin e partisë komuniste të Shkodrës në planin fizik individual dhe krijimin e një partie të re komuniste me elementë të rinj njerëzorë. Ne pretendojmë se këtu qëndron gjithë e fshehta e formimit të PKSh nën drejtimin e Enver Hoxhës.
Paaftësia për të organizuar një lëvizje të armatosur kundra fashizmit e bëri partinë komuniste të Shkodrës një forcë politike të panevojshme dhe duhet të ketë qënë ky fakt që e dënoi me vdekje përgjatë viteve 1941 – 1942 ku roli i Miladin Popoviçit duhet të ketë qënë vendimtar. Kujtojmë asgjësimin e qarkorit të Durrësit më 1942 me Telat Nogën me shokë dhe pesë heronjtë e Vigut me Ndoc Mazin me shokë. Vetëm pas asgjësimit të partisë komuniste të Shkodrës i hapet rruga formimit të PKSh me njerëz të tjerë dhe bosht politik krejt tjetër për tjetër nga partia e vjetër. Kaq e vërtetë është kjo sa e detyron anglezin, me pikëpamje të majta. Riginald Hibertin (The Times, Daily Register, 10.10.2002, Rubrika Court & Social), të pranojë se në mars 1943 në Labinot u mbajt konferenca themeluese e PKSh (Reginald Hibert, Fitorja e hidhur, f. 334).
Domethënë koha e formimit të PKSh nuk është 1941, por 1943; vëndi i formimit të PKSh nuk është shtëpia e Zylfie Canit, apo shtëpia tek Varrezat e Bamit, por Labinoti, ose Shmili, i Elbasanit. Partinë Komuniste Shqiptare nuk e formuan jugosllavët, as shqiptarët, por anglezët dhe këtë nuk e bënë se i kishte marrë malli për komunizmin, por sepse Enver Hoxha ishte njeriu i tyre.
Mbi këtë bazë përfundimi rrjedh se të gjitha ngjarjet historike që lidhjen me partinë para marsit të vitit 1943 të jetë të tjetërsuara në thelbin e tyre dhe sidomos Konferenca e Pezës duhet të ketë tjetër performancë historike nga ajo që na kanë mësuar nëpër shkolla dhe trumbetohet edhe sot. Me fjalë të tjera ka një të vërtetë krejt tjetër për tjetër për historinë e PKSh që lidhet me politikat europiane perëndimore kundra Gjermanisë. Pikërisht kjo e fundit ka përcaktuar fatin politik të popullit shqiptar përgjatë shekullit të XX-të. Kjo duhet pasur parasysh sot, më 2008, kur realizojmë politikat e jashtme të shtetit shqiptar duke mos harruar kë kemi pasur miq dhe armiq përgjatë shekullit të kaluar.
21.09.2008

Ky artikull është një përmbledhje e Historisë së PPSh e shkruar përgjate viteve 1985-1989, 1992-1996, 2004-2005, dhe e përfunduar më 2008

18-TË NDERUAR “HISTORIANË”! PEZA ËSHTË E NACIONALISTËVE DHE JO E KOMUNISTËVE

(përgjigje dhënë gazetës Peza)
Aristoteli ka nje sentencë, sipas së cilës:
“…..mos te hidhërohesh kur është nevoja, është çmënduri”

Revolta e historianëve të kësaj gazete është e paligjëshme pasi baltën mbi Pezen Historike e ka hedhur fillimisht PPSh që në vitin 1985, edhe shumë më përpara, kur botoi Fjalorin Enciklopedik Shqiptar ku thuhet se çeta partizane antifashiste e Pezës na qenkërka formuar që në vitin 1941 (me 21 gusht) mbi bazen e çetes patriotike te formuar që në vitin 1940. A mund ta përktheni pak këtë informacion? Përse nuk u revoltuat me këtë mashtrim atëhere, por heshtët?
Përse nuk u revoltuat që më 1968, kur doli per herë të parë historia e PPSh dhe nuk u tha se kush qe kryetari i Konferencës Historike te Pezës, por heshtët? Përse nuk u revoltuat me Enver Hoxhën kur shkroi (Kur u hodhen themelet e Shqiperise se re) se kryetari i kësaj Konference ka qene Ndoc Çoba, pra nacionalist dhe jo komunist, por Konferencën e Pezës na e kishin inicuar komunistët, por heshtët? A e kuptoni se këtu ka një mashtrim të “vogël”?
Përse nuk u revoltuat me 1991 kur e akuzuam për herë të parë Enver Hoxhen si manipulatorin e historise se popullit shqiptar, por heshtët (shih gazeten Republika, 12 maj 1991)?
Përse nuk u revoltuat me 1996 kur thame se numri i dëshmorëve te rënë nga ana e komunisteve përgjate luftës nacional-clirimtare ishte me pak se 2500 (sakte 2194 – më gjeni deshmorin e 2195) dhe nacionalistet i kishin dhene luftes 25500 heronj duke qene ata luftëtarët e vërtetë te asaj lufte (dmth e kemi pranuar se numëri i të rënëve ka qënë 28000 dëshmore per te mos nxjerre genjeshtare Historine e L.A.N.C. te popullit shqiptar; – e shikoni se une e di historinë e LANÇ-it më mirë se Ju), por heshtët? Përse nuk u revoltuat kur u tha atehere se numëri i partizanëve te organizuar nëpër brigadat partizane nuk i kalonte te 25000 vetët, me pak se numuri i dëshmoreve të reklamuar si të Tuajt, por heshtët? Përse nuk u revoltuat atëhere kur argumentuam se Enver Hoxha kishte qënë drejtuesi i ushtrisë komuniste vetëm 189 dite, == me 9% te luftes dhe brigadat partizane kishin luftuar vetem 470 dite, == 23% te luftes, (nuk po i japim rëndësi se kundër kujt kishin luftuar) kur lufta e nacionalisteve kishte zgjatur mbi 2063 dite, por heshtët? (per te gjitha keto shih Lajmi i dites, dt 26 janar 1996, dhe albanovaonline.com, 09.07.2007)
Perse nuk u revoltuat me 03 nendor 2005 kur vërtetuam se Shqipëria nuk ishte çliruar jo vetëm me 29 nëndor, por as me 28, dhe data e clirimit te Shqiperise realisht ishte 25 nëndori 1944, por heshtët? Perse nuk u revoltuat atehere kur i akuzuam komunistet per pazare me gjermanet pasi me largimin e tyre komunistet do te futeshin ne Shkoder pas kater diteve, por heshtët? Perse nuk u revoltuat atehere kur i akuzuam divizionet shqiptare si bandite dhe kriminele kur kaluan kufirin shtetëror dhe shkuan te nenshtrojne popullin trim kosovar duke pushkatuar ne kthim brënda territorit shqiptar 12 000 djem nenash kosovare dhe sajuat masakrën e Tivarit, në bashkëpunim me jugosllavët, per te justifikuar krimin, por heshtët? (shih gazeten Koha e Jone, dt 03 nendor 2005 dhe albanovaonline.com, 14.04.2008)? Europa kërkon zbardhjen e krimeve te komunisteve shqiptare dhe kjo është nje pike e pa zbardhur akoma ku hesapet nuk jane bere realisht jo vetem per autoret, por as per bijte e tyre pasi krimi ka përmasa dualiste biologjike.
Përse nuk u revoltuat atehere kur vertetuam se PKSh nuk ishte formuar me 08 nendor 1941 ne shtepine e Zylfie Canit, por ne Labinot, ose Shmil te Elbasanit, me 22 – 23 mars 1943 dhe autoret e atij formimi nuk ishin as shqiptaret dhe as jugosllavet, por anglezet, por heshtët? (emisioni Fokus, në Tv Koha, 08 nendor 2007 ora 21) Në këtë pikë faji është i imi pasi nuk kam botuar aktet e formimit te PKSh, te cilat mbajne firmen e Enver Hoxhës dhe jane botuar vetem nje here, por te jeni te bindur se kete faj do ta ndreq se shpejti. Dhe eshte kjo aresyeja kryesore perse komunistet nuk kane asnje lidhje me Pezen Historike, por gjitheshka e thene eshte vetem genjeshter duke perfshire edhe dokumentin “origjinal” te konferences se Pezes. Ne artikullin Tuaj keni harruar gjënë me kryesore ne historine e komunizmit enverist, pasi nuk keni treguar realisht se kush e prishi Mukjen dhe rolin e dy jugosllaveve jo vetem ne Mukje, por dhe ne historine e komunizmit enverist. Per dijeni Tuaj dy jugosllavet nuk erdhen per te formuar partine komuniste shqiptare, siç eshte pretenduar rëndom, por ata erdhen per te asgjesuar partine komuniste te Shkodres dhe deget e saja ne te gjithe Shqiperine, te cilet Ju i pervetesuat duke i quajtur grupe komuniste dhe duke i hapur rrugë formimit të PKSh enveriste. Ju kene pervetesuar edhe vete Pezën dhe është kjo aresyeja përse them se Peza nuk ka asnje lidhje me komunizmin ku ky i fundit ështe turpi me i madh i popullit shqiptar per te gjithe kohën e ekzistences se tij. Duke e ndarë Pezën nga komunizmi une e fisnikëroj atë krahinë dhe ata njerëz që jetojnë me kujtimet e të kaluarës së lavdishme, pamvarësisht se nuk u pëlqen disave, si pune e Juaj, kjo gjë apo jo. E vërteta duhet jetuar si ka ndodhur dhe jo si na pëlqen ne të ndodhë
Perse nuk u revoltuat atehere kur ju vertetova se Qemal Stafa nuk kishte qene ne gjyqin e komunisteve me 1939 dhe vdekja e tij me 05 maj 1942 ishte e dyshimte dhe shqiptaret per 62 vjet kane festuar pervjetorin e vdekjes se Napoleon Bonopartit si dita e dëshmorëve të popullit shqiptar, por heshtët? (shih gazeten 55, dt 8 -12 korrik 2008 dhe albanovaonline.com, 07.07.2008)
Perse nuk u revoltuan atehere kur ju vertetova se te ashtequajturat banda te diversanteve ishin pazare midis anglezeve dhe Enver Hoxhes dhe i ashtequajturi sigurim i shtetit ne realitet ka qene sigurim i krimit kundra shqiptarëve dhe Shqipërisë, por heshtët? (për këtë shih emisionin Fokus, në Tv Koha, pergjate vitit 2008 – 2 emisione). Loja me bandat e deversanteve çoi ne pushtimin e Shqiperise se Veriut dhe kthimin ne skllever te banoreve te saj per hesap te komunisteve te rinj; ajo ishte loja me e ndyre kundra nacionalizmit shqiptar dhe promotori i forcimit te shtetit diktatorial te Enver Hoxhes ku Ju keni qene instrumentat e ketij shteti. Madhështia e sigurimit të shtetit shqiptar është krejt e rreme dhe një turp i frikshëm për popullin shqiptar.
Përse nuk u revoltuat atëhere kur Ju vërtetova se teoria e leninizmit bolshevik ishte teoria e grushteve të shtetit dhe e krimit kundra popujve ku u zbatua, por heshtët? Përse nuk u revoltuat atëhere kur Ju argumentova se teoria leniniste mbi shtetin e diktatures se proletariatit është teoria e vjedhjeve kombetare, ndërsa revolucioni i Tetorit “të madh” ishte një revolucion hajdutësh që kishte pasur për qëllim vjedhjen e popullit rus, por heshtët? Përse nuk u revoltuat atëhere kur ju vërtetova se të gjitha revolucionet e aplikuara përgjate gjysmës së dytë të shekullit të XX-të nuk kishin asnjë lidhje me teorine e Marksit mbi revolucionin proletar dhe, veçanërisht, revolucioni shqiptar, ose siç e quani Ju lufta e lavdishme nacional – çlirimtare, u krye për të zëvëndësuar klasën politike shqiptare me sfond gjerman me klasën politike me sfond të hapur bosheviko – stalinist dhe sfond të fshehtë anglez, por heshtët? Përse nuk u revoltuat kur e konsiderova revolucionin Tuaj një revolucion që kishte pasur për qëllim të vetëm të vidhte vlerat ekonomike të popullit shqiptar, por heshtët? (për të gjitha këto shih “Stalini teorik dhe epoka e tij socialiste, albanovaonline.com, 21.07.2008, gazetën Ndryshe, dt 30, 31.07.2008, 01.08.2008).
Përse vallë heshtët për të gjitha këto, apo nuk kishit argumenta. Nuk e di a e dinë, por atje ku mungon argumenti fillon krimi dhe Ju e keni kryer këtë krim me dashje duke qënë instrumentat e diktaturës enveriste antishqiptare.
Le të kthehemi tek refleksioni Juaj dhe tek “nja tri ceshtje qe ja vlen te ndalemi”:
1-Ju nuk e paskeni kuptuar sekretin e tmershem te Mukjes, por faji nuk eshte i imi. Per kete pergjegjesi mban shkolla shqiptare komuniste qe sajoi nje histori mashtruese jashte çdo te vertete dhe realiteti duke indoktrinuar shqiptaret ne ate mase sa ata sot nuk dine abc-në e historise së popullit te tyre.
Së pari nuk ështe e vertete qe Fronti Nacionalclirimtar, ku nënkuptohet PKSh, ftoi Ballin Kombetar me 16 shtator 1942 per tu futur ne lufte kundra okupatorit. Kjo është një genjeshter elementare, pasi komunistet deri ne ate moment nuk kishin hedhur asnje plumb mbi okupatorin, sepse nuk ekzistonin, dhe luften kundra Italise fashiste e kishin bere vetem çetat nacionaliste te pa lidhura me komunizmin, por te lidhura pjeserisht me Ballin Kombetar. Kjo eshte nje e vertete qe i eshte fshehur popullit shqiptar dhe PKSh mori atributet e ketyre cetave qe i asgjesoi pergjate viteve 1943 – 1944 ne Jug dhe 1945 – 1948 ne Veri. Perkundrazi, kane qene politikanet driteshkurter te nacionalizmit shqiptar ata qe te inicuar nga anglezet i ftuan komunistet ne Mukje per te realizuar bashkimin e dy te kundertave në qëllim. E thënë më shqip në Mukje u kërkua te bashkohej politika kombetar, e perfaqesuar nga nacionalizmi shqiptar, dhe politika antikombetare, e perfaqesuar nga komunizmi enverist. Kjo e fundit ne ate kohe kishte dy degezime: njera e hapur e perfaqesuar nga Sejfulla Maleshova, Koco Tashko, etj te edukuar ne shkollat bolsheviko- staliniste dhe tjetra e fshehte e perfaqesuar nga Enver Hoxha, Mehmet Shehu, etj te pergatitur ne shkollat politike angleze. Kete gje shqiptareve ja kane ndaluar ta dine edhe per ca kohe pasi do te dale ne shesh se e gjithe tragjedia e gjysmes se dyte te shekullit te njezet eshte veper e politikave te vjetra të kurvës europiane qe i kane dashur te keqen popullit shqiptar, jo por faj te tij.
Se dyti Ju pretendoni se delegacioni i F. Nac-Cli. ishte kryesuar nga Ymer Dishnica gje qe nuk eshte e vertete, pasi ai delegacion eshte drejtuar nga nje dyshe ku perfshihej edhe Mustafa Gjinishi dhe vrasje e mevonshme e tij duhet te tregoje per pranine e intrigave politike qe lidhnin komunistet midis tyre dhe Myslim Pezes ku ky i fundit ka qene gjithmone viktime e tyre dhe nuk e pati kuptuar asnjëhere te vërtetën e asaj që po ndodhte. Ju thoni se “Enver Hoxha e grisi paçavuren e Mukjes” duke nënkuptuar ngjarje te gënjeshtërta, por e vërteta është krejt tjetër për tjetër. Gazeta “Bashkimi i Kombit” e dt 31 gusht 1944, qe kam cituar ne artikullin e dt, 05 gusht 2008 ne gazeten 55, thote ndryshe dhe autori i saj nuk ka pasur se si ta dije se si do te zhvilloheshin ngjarjet ne te ardhmen, kështu qe ngelet per t’i besuar asaj gazete dhe jo Ju. Kjo do te thote se në këtë pikë ka filluar lufta civile shqiptare dhe ajo qe fshehët Ju per 65 vjet.
2-Ju nuk e paskeni kuptuar enigmen e 16 shtatorit 1942 te Pezes dhe ngrini supet duke shpikur “alfën e idealeve te luftes kunder pushtuesve te huaj per clirimin e atdheut”. Ështe nje pikë ku politika propagandistike e PPSh ka ngritur nje piramide aureole ne funksion te shqiptareve sikur keta te fundit kane bërë namin në luftra kundra pushtuesit te huaj dhe lufta nac-çlir. përbën kulmin e saj. E ndjej per detyre ta sqaroj popullin shqiptar për këtë problem: populli shqiptar eshte i vetmi popull ne bote qe nuk e ka njohur lirine kombetare historikisht dhe nuk ka luftuar kurrë për këtë liri, me përjashtim të malsorëve të Veriut përgjatë shek. XIX-XX të udhëhequr nga Kleri Katolik Shqiptar, gjë të cilën Ju nuk e dini sa do libra të lexoni; e vetmja periudhe kohore me liri te vertete kombëtare ka qene periudha 1920, pas luftes heroike te Vlores te udhehequr nga frati franceskan Shtjefën Gjeçovi, deri me 7 prill 1939 ku permblidhet edhe periudha mbreterore. Shteti i mbretit Zog i I-rë ështe i vetmi qe nuk i ka grabitur popullit shqiptar asnje qindarke, kur shteti komunist shqiptar eshte i vetmi shtet ne bote qe e ka grabitur popullin e vet krejtesisht ne ate mase sa edhe truri biologjik i tyre nuk i takon Shqiperise.
Enigma e Pezes eshte shume e thjeshte: ne Peze nuk ka pasur asnje komunist per be; ekzistenca e tyre ne ate konference ka qene nje fantazi e Enver Hoxhes per interesa propagandistike mashtruese.
3- Ju pretendoni se une nuk e njoh historine dhe permendni data dhe ngjarje te cilat historia e shkruar nga mesuesit e Juaj i ka hedhur poshte duke i ndryshuar. Sipas Fjalorit Enciklopedik Shqiptar çeta antifashiste e Pezes ështe formuar me 21 gusht 1941 mbi bazen e çetes patriotike te Pezes kur ju thoni se me 28 qershor 1941 ne Grebllesh u takuan Enver Hoxha dhe Babe Myslimi me ceten e tij antifashiste. Kujt duhet t’i besojme Ju apo Fjalorit Enciklopedik? Qe Enver Hoxha ka marre lavdine e Myslim Pezes une kete e kuptoj shume mire, po pse Ju kerkoni të mbroni këtë vjedhje nuk arrij ta kuptoj dot dhe, pse Ju jeni kaq miope sa mos te kuptoni se Peza nuk ka asnje lidhje me komunizmin, te pakten deri ne vjeshten e 1943-shit. Historia duhet pranuar si ka ndodhur dhe jo si Ju pelqen Ju te ndodhe. Ne kete pike Ju vazhdoni rrugen e mashtrimit historik te filluar nga komunizmi shqiptar te cilin me sa duket kerkoni ta mbyllni pikerisht Ju. Mos merrni persiper fajet e te tjereve; murit nuk i bihet me koke. Historia e popullit shqiptar eshte krejt tjeter per tjeter.
Sa per ardhjen e Vasil Shantos ne çeten e Pezes ne vitin 1941, po te jete e vertete, gje qe une nuk e besoj, te jeni te sigurte se eshte nje veprim i Partise Komuniste te Shkodres dhe duhet te jete ky fakti perse e vrane ne Vrake me 1944. E sa për praninë e kryetarit të Ballir Kombëtar në atë mbledhje apo jo këtë Ju nuk mund ta thoni, sepse Jeni mësuar vetëm të gënjeni dhe pala tjetër nuk e ka thënë akoma fjalën e saj, pra mund të jetë edhe e kundërta.
Ju pretendoni se kerkush nuk ka thene se Peza i takon komunizmit, por nacionalizmit. E gjitha kjo pas 1992-shit ama, por nuk eshte e mjaftueshme. Duhet shtuar se Peza nuk i takon komunizmit dhe kjo eshte kryesorja ne ate ngjarje Historike, por pikerisht kete nuk pranoni Ju dhe une jam i detyruar t’Ju pergjigjem.
Ju pretendoni se unë e kam fjalën për veprimtarinë e Akademisë së Shkencave pas vitit 1992. Që është një provokim i shëmtuar këtë e kuptoj më së miri, por duke dashur ta sqaroj lexuesin e nderuar të gazetës Suaj i them se fjalën e kam për Akademinë e Shkencave të RPSSh para vitit 1992 që ka qënë instrumenti kryesor i Enver Hoxhës në mashtrimin e madh të popullit shqiptar. Për mua ajo akademi ka kryer krimin më të përbindëshëm ndaj popullit shqiptar duke edukuar breza të tërë me një edukatë dhe kulturë antishqiptare. Veprimtarisë së kësaj akademia i jam përgjigjur me artikullin “Ku gaboi Akademia e Shkencave e RPSSh” të botuar ne albanovaonline.com 12.06.2008 dhe Gazeta Ndryshe, 19.07.2008. Është faji i asaj akademie përse populli shqiptar ka këtë nivel kulturor dhe edukativ sot. Pa frikë Ju deklaroj se populli ynë shqiptar është populli më i keq arsimuar në botë dhe kjo për faj të komunizmit Tuaj dhe asaj akademie.
Kjo histori nuk është historia e popullit shqiptar dhe duhet ndryshuar për shumë arësye.
Së pari nuk është reale, dmth e pa vërtetë, dhe mbështetet mbi iluzione të shpikura nga nje rrjet i tërë shkollash dhe njerëzish dhe nuk habitem se këtu mund të keni gisht edhe Ju.
Së dyti duhet ndryshuar, sepse është antishqiptare.
Së treti duhet ndryshuar, sepse mbështetet mbi një bazë filozofike idealiste Metodika e zbërthimit të ngjarjeve që merr në analizë shkenca e historisë është tepër – tepër e vjetër, që në kohën e Tukididit. Sot ekziston një metodikë krejt tjetër për tjetër e mbështetur në materializmin filozofik të cilin Ju a kanë ndaluar ta dini me të ardhur në pushtet Enver Hoxha.
Së katërti duhet ndryshuar, sepse është antinjerëzore, sepse është antihistoria e popullit shqiptar. Presidenti i nderuar amerikan Mr. Abraham Linkoln ka nje fjalë të urtë që duhet t’i shërbejë njerëzimit përgjithmonë, por edhe politikanëve shqiptarë të mijëvjeçarit të ri:

“Mund të gënjesh një pjesë të popullit për një farë kohe, por nuk mund të gënjesh të gjithë popullin për të gjithë kohën”

Ju nuk u revoltuat per asnje nga keto probleme, por u prekët ne sedren Tuaj te tjetërsuar, dmth të sëmurë, kur Ju thashe se Peza nuk eshte komuniste, por nacionaliste. Nuk e keni hallin tek Peza, por tek mashtrimi gjigand qe keni realizuar per te gjithe kohen e ekzistences Suaj dhe eshte pikerisht Peza ajo qe i heq petët e lakrorit mashtrimit komunist. Ja perse une i kam dhene rendesi Konferences Historike te Pezes dhe poshtersise se realizuar ne Mukje. E para i perket nacionalizmit kur e dyta Ju perket Ju dhe baballareve Tuaj. Është për të qeshur, me të vërtete, kur shikon sot të djathtët të festojne Mukjen dhe te majtët Pezën, kur duhet te ishte e kunderta: te djathtet duhet te festojne lavdine historike, ndersa te majtët turpin komunist. Këtë kuptim reflektues ka titulli i artikullit te botuar në muajin gusht në gazetën Peza.
Kjo është e vërteta historike e popullit shqiptar përgjate periudhes 1939-1944. Ajo vonon, por nuk harron. Këtë duhet Të mos e harroni sa jeni gjallë.

27 gusht 2008.

17-Çfarë donte të zgjidhte teoria e Ajnshtajnit?

 

Pervjetoret lënë zakonisht nje kujtim fiks, por përvjetorë që lënë kujtime dualiste ku koeficienti i papërcaktueshmërisë është pothuajse infinit janë të lidhura vetëm me Ajnshtajnin dhe vetëm me teorinë e tij.
Nëqoftë se filozofët dhe studiuesit shqiptarë për të gjithë periudhën kohore midis viteve 1945 – 1992 pretenduan të jenë materialistë konseguentë, ata në mënyrë absolute nuk dhanë asnjë ide produktive në favor të materializmit filozofik, por e propaganduan atë pa i ditur thelbin dhe përse mund të shërbente ai. Në mënyrë absolute shkenca e kaluar shqiptare ka qënë promotor i idealizmit filozofik dhe shterpësia e saj është e lidhur me paaftësinë intelektuale të pjestarëve të saj të nderuar, por me sa duket ka ardhur koha që shkenca shqiptare ta thotë fjalën e saj në mënyrë origjinale duke u ndarë nga e kaluara idealiste. Pikërisht në këtë përvjetor të lindjes së Albert Ajnshtajnit ne kemi vendosur të sulmojmë shkencën idealiste shqiptare me pretendimin për të eleminuar pjesën shtërpe të saj, krimin shkencor që disa anëtarë të nderuar të Akademisë së Shkencave të RPSSH kanë kryer në të kaluarën. Transformimi i Akademisë së Shkencave pa treguar më përpara krimin që kanë kryer në të kaluarën disa anëtarë të saj na duket një orvajtje për të përsëritur të kaluarën formale në shkencën shqiptare. Urojmë për të kundërtën!
Te flasesh per Ajnshtajnin dhe teorine e tij ne menyre hipokrite eshte shume e lehte, por te analizosh thelbin e teorise së relativitetit dhe të nxjerresh përfundimet përkatëse une pretendoj se eshte pak e veshtire dhe e pamundur per shkak te metodes se arsimimit shteteror qe mbizoteron për mbi një shekull ne kontinentin tone europian.
Kryesorja që duhet vënë në dukje për këtë teori është karakteri politiko-filozofik qe e ka shoqeruar, pas publikimit te artikullit “Mbi elektrodinamikën e trupave në lëvizje” me 1905, nën siglen “kriza e fizikes”. Nuk mund te kuptohet negativiteti, apo poziviteti, i teorise se relativitetit ne mendimin filozofik boteror pa këtë shoqërim.
Autori i revolucionit bolshevik është në të njëjtën kohë autori i sulmit kundra marksizmit te proletareve dhe pastruesi i rruges idealiste te relativitetit analitik. V.I.Lenini është njeriu që i krijoi terren pozitiv teorisë me idealiste te shekullit të XX-të të paraqitur si teoria me materialiste (për këtë shih librin e tij Materializmi dhe empiriokriticizmi, f. 210-215, kapitulli: Kriza e fizikës së sotme). Është pikërisht ky fakt që na vuri në dyshim fillimisht për teorinë që mban emrin: teoria e relativitetit Eshte pikerisht ky dualitet filozofik qe bën të mundur vënien e pikëpyetjeve në teorinë të konsideruar si më revolucionare në historin e njerezimit të vënë në prak të përmbysjes totale së saj per shkak te paaftësisë të interpretuesve te vjeter e te rinj. 130 vjetori i lindjes se njeriut per te cilin mbahen sesione shkencor anë e mbanë botës na jep rast të vëmë ne dukje atë qe nuk zgjidhi Ajnshtajni dhe ate qe zgjidhi gabim. Në tërësi teoria e tij duhet konsideruar si nje teori me tendenca zgjidhese, por jo zgjidhese. Sot bota shkencore eshte e ndare ne dy pjese per problemin e relativitetit analitik: ne njerez qe dine gabim ate qe zgjidhi Ajnshtajni (këtu mund të përmëndim Stefan Hawking me librin e tij mbi historinë e shkurtër të kohës dhe ata sovietikë, si L.D.Landau me librin Ç’është teoria e relativitetit) dhe ne njerez qe nuk dinë atë që zgjidhi Ajnshtajni (këtu mund të përmëndim përgjithësisht gjithë fizikantët shqiptarë; fakti që prof. Rexhep Mejdani nuk i përmënd teoritë e Ajnshtajnit në librin e tij “Bazat teoriko – konceptuale të fizikës” (f. 518), duke e kufizuar përmëndjen e fizikantit më idealist të shekullit të kaluar vetëm në proçesin e shpërndarjes Boze – Ajnshtajn duhet ta përligjë pretendimin tonë). Për hir te përparimit dhe diskutimit ne jemi te detyruar t’i përgjigjemi këtij dualitetit.
Përgjigja dhënë Arkimedit mbi pamundësinë e lëvizjes së Tokës, edhe në qoftë se do ta mernim të mirëqënë pikën mbështetëse, për shkak të pamundësisë së ekzistencës kohore të Tokës, në arësyetim, është krejt e kundërt me arësyetimin mbi paradoksin e dy binjakëve. Në rastin e parë koha merret në të njëjtin rrafsh diskutues me hapësirën, kur në të dytin i nënshtrohet hapësirës dhe shpejtësisë. Pra problemi përpara se të konsiderohet fizik duhet konsideruar filozofik dhe botëkuptimor. Në këtë pikë faji është i shkencës materialiste që i ka humbur të gjitha betejat me idealizmin jo për meritë të kësaj të fundit, por për faj të vetvetes. Materializmi nuk mund të pranojë fitim në kohë nga hiçi, por ai e konsideron të mirëqënë fenomenin në kurriz të relatorit material dhe në këtë pikë teori e relativitetit i humb të gjitha betejat me materializmin filozofik. Paradoksi i dy binjakëve është një fenomen shoqëror që ndodh, të paktën, prej 2000 vjetësh në Europë, por me përfundime krejt të tjera nga ato të Ajnshtajnit.
Teoritë e Ajnshtajnit kanë disa defekte botëkuptimore ku më kryesoret përmëndim:

1-Konsiderimi i dritës si bartëse e shpejtësisë më të madhe në natyrë.
Ka një mënyrë që vërteton se drita ka shpejtësinë më të vogël, të paktën në raport me shpejtësitë e tjera fizike, si shpejtësia e fushave elektomagnetike. Shkenca duhet të jetë e kënaqur me përcaktimin vetëm si një shpejtësi limit të dritës. Mbipërcaktimet, si konstante e shpejtësisë së dritës, janë tendenca idealiste që çojnë në përmbysjen e materializmit dhe në emërtimin si teori përmbysëse të të dy teorive të Ajnshtajnit. Këtu fillon ajo që nuk zgjidhi dot A.Ajnshtajni dhe këtu fillon arësyeja pse Stefan Hawkingu arriti në përfundimin se:

“për një numër të madh, të mjaftueshëm grimcash materje, forcat gravitacionale nuk mund të dominojnë mbi gjithë forcat e tjera. Kjo është arësyeja pse graviteti përcakton evolucionin e gjithësisë (f 79 e librit mbi historinë e shkurtër të kohës)”.

Në këtë pikë kërkohet të ndryshohet thelbi i problemit dhe mohimi i teorive të Ajnshtajnit duke kaluar nga një problem me përfundime të dyshimta në një problem me përfundime të pasakta. Pranimi i karakterit konstant të dritës i jepte lëndës përjetshmëri kohore dhe këtu qëndron përmbysja e një teorie me tendenca zgjidhëse.

2-Një thellim mbi postulatin që bën fjalë për karakterin unifikues të ligjeve elektrodinamike në çdo sistem inercial referimi tregon se teoria e relativitetit, në të dy përmasat e saj, është kontradiktore me vetveten. Është ky fakt që e çoi Stefan Hawkingun në përmbysjen e këtij postulati duke pranuar se:

“ligjet e fizikës nuk janë të njëjtë për grimcat dhe për antigrimcat” (f 77 e librit mbi historinë e shkurtër të kohës)

përfundim i cili përmbys jo vetëm Ajnshtajnin, por dhe vetë autorin e atyre rreshtave. Ndryshimi i natyrës në vazhdën e kohës duhet t’i bënte ligjet elektrodinamike të paafta të zbatoheshin për të gjitha kohërat dhe në të gjitha sistemet, dhe pikërisht këtu qëndron kontradikta. Kush është ajo forcë natyrore që i detyron ligjet elektrodinamike të jetë të barabartë në të gjithë kohërat dhe në të gjithë sistemet inerciale të referimit? Pra kemi arritur në pikën që kërkohet të shpjegohet uniteti i materies jashtë relativitetit analitik pasi ekziston një forcë madhore që i detyron ligjet elektrodinamike t’i nënshtrohen konstantes absolute, pikërisht këtë ka dashur të zgjidhë Albert Ajnshtajni dhe pikërisht këtë nuk ka zgjidhur dot ai (në fakt këto ligje kanë karakter të përkohëshëm dhe nuk mund të shërbejnë për të shpjeguar unitetin e materies, ato kanë vlera vetëm për një fragment hapsinor të materies, siç është lënda; dhe mënyra e të konceptuarit të këtij problemi është një gabim që po bën sot shkenca botërore duke ju larguar pambarim materializmit filozofik).

3-Lidhja e masës me energjinë dhe shpejtësinë sipas formulës e=mc2.
Ka pasur një debat filozofiko-shkencor për këtë formulë nëpër revista shkencore të ndryshme pa arritur në asnjë përfundim konkret, përkundrazi në përfundime të gabuara. Në thelb kjo formulë nuk del as nga fizika klasike dhe as nga teoria e relativitetit, por ajo del nga filozofia materialiste dhe përbën problemin numër një kryesor në filozofi. Ne do ta shikojmë këtë formulë nga kater këndvështrime:

a – sipas raportit kohor-hapsinor,
b – sipas shpejtësisë dhe elementëve përbërës të formulës,
c – sipas kohës
d – sipas vete Ajnshtajnit.

a. Gjëja më e pabesueshme për fizikantin e sotëm modern është sulmi kundra formulës ajnshtajniane e=mc2. Bindja ime është se asnjeri nuk e di thelbin filozofik të kësaj formule fiziko-matematike (të paktën kështu është paraqitur deri më sot). Cilindo prej fizikantëve që të pyesësh mbi terminologjinë e elementëve të formulës, pamvarësisht nga kapaciteti i tij profesional, do të përgjigjej se fjala është për energjinë, masën dhe shpejtësinë e dritës, dhe vetëm kaq. Dëshira për një zbatim eksperimental të saj është kthyer prej kohësh në kërkesën drejt teorive të reja meqënëse eksperimentalisht është e pamundur zbërthimi i mëtejshëm i forcave të bashkëveprimit ndërlëndor. Kjo e fundit do të ishte e drejtë nëqoftëse ne do t’i konsideronim forcat me ndryshueshmëri të thellë cilësore dhe t’i analizonim sipas teorisë së relativitetit (por kjo gjë formon një kontrast praktik). Pikërisht në këtë pikë qëndron gabimi i të tërë fizikantëve të sotën e të djeshëm, përfshirë edhe hulumtuesit e relativitetit analitik, botëkuptimi i të cilëve ka pika mjaft të errëta, që po të mbështetemi në mënyrën se si zbërthehet përmasa e kohës pa frikë mund t’i emërtojmë fizikantë me botëkuptim idealist edhe pse në aparencë ata mbrojnë ekzistencën e materies jashtë dhe primarisht ndaj ndërgjegjes.
Raporti kohor-hapsinor duke u përbërë nga dy elementë absolutë përsa i përket ekzistencës së specifikave të materies në to, ka të drejtë të marrë në konsideratë çdo formulë dhe në qoftë se ajo reduktohet e barabartë me një, dmth me vetë raportin, atëhere ajo formulë është po aq absolute si vetë raporti në fjalë dhe mund të shërbejë për çdo specifikë të materies dhe për çdo formë të ekzistencës së kësaj specifike duke përfshirë edhe elementët përbërës të saj. Po të jetë kështu, dmth e=mc2 e ka këtë veti, preçedenca e fizikantit Nobël është krejt pa baza dhe tregon paaftësinë e shkencës së sotme për të zbërthyer teorinë ajnshtajniane sipas kuptimit materialist të saj, kur njëkohësisht tregon tendencën idealiste të fizikës së sotme moderne.
Që të pranosh reduktime të këtij karakteri është e nevojshme të futesh në marrëveshje për nocionin energji meqënëse masa dhe shpejtësia kanë një kuptim më përgjithësues dhe mundësia për një devijim nga nocioni është pak i vështirë të realizohet. Pikërisht nocioni energji (si një nga vetitë themelore të materies; masa e përgjithshme e formave të ndryshme të lëvizjes së materies) nuk mund të emërtohet thjeshtë hapsirë përderisa ajo është pjesë e kësaj të fundit dhe mbart mbi vete specifikën e materies dhe formave të saj. Në këtë mënyrë na jep të drejtën të emërtohet e barabartë me masën me ndryshueshmërinë e vetme se energjia është hapsirë dinamike kur masa përfaqëson hapsirën statike teorike në një çast të dhënë kohor. Me këtë marrëveshje formula ajnshtajniane mund të shprehet në funksion të kohës dhe hapsirës:

hapsirë2
hapsira dinamike = hapsirën statike x ————– (1)
kohë2

e cila nga ana e sajë mund dhe duhet të reduktohet sipas dy rasteve të dhëna nga raporti kohor-hapsinor dhe pikërisht:

k h k
——— = ——– ose —– = 1 = cost (2)
h k h

Kjo do të thotë se formula në fjalë është formulë universale për çdo specifikë të lëndës (elementët përbërës), por edhe të materies me kushtin e vetëm që me nocionin energji të nënkuptojmë dinamikën e hapsirës të një specifike të materies lëndore, për rastin e lëndës së fundme; dhe të specifikës së materies vetëm, për rastin e një kategorie të pafundme në kohë dhe hapsirë. Ndërsa përsa i përket masës fjala do të jetë për hapsirën e vetë specifikës që ne dëshirojmë ta marrim në analizë pamvarësisht nga mundësitë.
Duket sikur formula shërben edhe për botën e njeriut dhe nuk ka pse, empirisht, të mohohet meqënëse fjala është për reduktimin e formulës në funksion të kohës dhe hapsirës. Por duke qënë se energjia shoqërore është absolutisht e pamundur të përcaktohet, del konkluzioni i vetvetishëm që e=mc2 nuk ka asnjë vlerë për njeriun në formën që e përdor fizika. Ky konkluzion ja heq të drejtën njeriut t’i nënshtrohet ndryshueshmërisë së kohës për efekt të lëvizjes mekanike, gjë që do të shihet pak më poshtë me përfundime krejt të kundërta me këtë dhe me një pamje analitike krejt tjetër, ku origjinaliteti i domethënies është i tillë sa e rrëzon edhe vetë pikëpamjen e Ajnshtajnit nëqoftë se nuk bëjmë një marrëveshje për këtë formulë edhe pse praktikisht pretendohet që në sajë të lëvizjes mekanike ka ndodhur zgjatja e kohëekzistencës fizike (proçesi që ndodh nuk është analizuar kurrë, prandaj dhe ne themi që aty ka diçka shumë interesante).
b. Kur merret në konsideratë një formulë është bërë e zakonshme saktësimi deri në absolutizëm i elementëve përbërës të sajë. Të paktën për formulën që kemi në konsideratë kjo nuk është bërë (ja përse themi që filozofia materialiste nuk është marrë për bazë nga fizikantët dhe me sa duket as që ka ndërmënd ta bëjë ndonjëherë këtë gjë).
Pikërisht duke u mbështetur tek zbërzhimi i formulës së mësipërme në elementët e saj përbërës ne zbuluam se ato nuk mund të përputhen në asnjë mënyrë veçse sipas pikës së parë të kritikës dhe ja sepse:
1) Fizika njeh dy forma energjie: kinetike dhe potenciale; ndërsa energjia e plotë e një trupi është e barabartë me shumën e tyre plus energjinë e brëndëshme. Atëhere kë merr për bazë formula e Ajnshtajnit? Ne duke e zbërthyer teorinë e Tij me anë të raportit absolut e kemi mjaft të qartë se fjala është për energjinë vetiake që disponon një planet, një grimcë, një foton, etj, por mbetet për tu diferencuar energjia për rastin e lëvizjes për shkaqe të brëndëshme, nga ajo për rastin e lëvizjes nga shkaqe të jashtme; këtu qëndron reduktimi që Ajnshtajni i ka bërë materializmit filozofik, sepse pikërisht këtu qëndron ajo që nuk zgjidhi Ajnshtajni dhe ajo që donte të zgjidhte ai. Këtu qëndron një ndër të panjohurat më të mëdha të mendimit filozofik botëror.
2) Fizika njeh infinit forma masash duke filluar nga ato planetare, molekulare, bimore, shtazore, shoqërore, etj, etj. Atëhere për kë bëhet fjala, pasi ndryshimi midis këtyre formave është i karakterit cilësor? Edhe këtë pikë ne e kemi të qartë veçse kjo e kufizon veprimin hapsinor të formulës në funksion të formave të organizimit të lëndës.
3) Filozofia materialiste njeh pesë forma të lëvizjes, që seicila ka shpejtësinë e vet karakteristike (mekanike, fizike, kimike, biologjike, shoqërore). Atëhere kë merr për bazë formula e famshme e Ajnshtajnit? Kjo për ne është e qartë (pjesën mekanike të lëvizjes fizike dhe këtu qëndron gabimi), por, nga ana tjetër, edhe shpejtësia e kufizon zbatimin e formulës në të gjitha format e lëvizjes.
Por këtu del një problem që ka nevojë të vihet në dukje dhe duhet të përbëjë një ndër problemet e pazgjidhura të filozofisë materialiste, gjë që i ka hapur rrugë idealizmit filozofik ta hedhë vallen sipas qejfit. Dhe konkretish nuk është vënë në dukje asnjëherë shkaku fillestar i fillimit të një lëvizjeje çfarëdo. Po të ishte bërë kjo do të vihej re se çdo lloj lëvizje e një ngjarjeje ka si shkak fillestar dy forca vepruese: njëra rezultat i zhvillimit të brëndëshëm të saj dhe tjetra i zhvillimit të ambientit rrethues. Është e pamundur të lindë një lëvizje e re vetëm nga një forcë. Ky është një ndër deduksionet kryesore të materializmit filozofik mungesa e së cilës ka çuar në një sërë gabimesh teorike duke filluar nga Marksi deri tek Ajnshtajni. Vazhdimi i analizës duhet të çojë në lidhjen e këtij dediksioni me tre ligjet e dialektikës së Hegelit, pasi mohimi i lidhjes së kundërt të tyre duhet të çojë në një plotësim të dialektikës me një ligj të ri, , por kurrsesi sipas ideve të Bruno Fogelman-it në librin Realizmi i ri, f. 138-140, që duhet përkthyer në Konfuzioni i Ri. Gjithsesi marrja në konsideratë e këtij deduksioni duhet të rregullojë shumë gjëra në teoritë e Ajnshtajnit duke e kthyer atë nga relativisht absolute në absolutisht relative. Kthesa është rrënjësore për shkencën e fizikës pasi do të ndihmojë për të zgjidhur një ndër problemet më kryesore të saj: arësyen përse rrotullohen trupat kozmikë, elektronet etj. Kjo do te thote qe ekuacionet qe ndertohen per te shpjeguar fenomenet natyrore te mos jene te plota dhe matematika te konsiderohet si shkence plotesuese, por jo vendimtare. Me fjalë të tjera ekuacioni i Friedmann-it që përcakton pikën e singularitetit të Bing Bengut të mos jetë i saktë pasi nuk ka asnjë mundësi, qoftë dhe vetëm teorike, të përcaktohet forca tërheqëse e ambientit rrethues të organizimit material paralëndor.
Thuhet sikur në sajë të shpejtësisë së madhe V drejt C (=) trupi shkurtohet dhe akoma më tej nuk ka masë (1=0, por nuk zhduket). Tani ka ardhur koha të bëjmë një ndreqje: midis shpejtësisë që imponon temperatura –273,15oC (zeroja absolute, 0oK) dhe shpejtësisë C gjënden plot 6 (gjashtë) kufij shpejtësish dhe pikërisht: shpejtësia e lëndës inorganike, ajo e lëndës organike, ajo e bimëve, e kafshëve, e njeriut dhe e fushës. Ndryshimi midis tyre është i karakterit cilësor dhe këtu fillon diferencimi midis relativizmit analitik dhe absolutizmit analitik.
c. Thuhet sikur A. Ajnshtajni paska përkufizuar për herë të parë kohën si element relativ në historinë e fizikës. Për këtë të fundit kjo mund të jetë kështu, por për historinë e filozofisë kjo është bërë 80-90 vjet më përpara; dhe, nga ana tjetër, relativiteti i kohës në fizikë nuk duhet të jetë dhe krejt ashtu përderisa koha është quajtur nëpër formula një element absolut i saj me inicialin, këtu në Shqipëri, t.
Të thuash që koha është relative dhe ta nënkuptosh atë sipas variacioneve sasiore nuk do të thotë aspak se ajo është relative, por përkundrazi, do të thotë se ajo është absolute, por jo sipas kuptimit njutonian, dhe materia është pa asnjë specifikë. Kjo përbën gabimin e të gjithë teorive relativiste dhe bashkë me to edhe të gjithë fizikantëve e filozofëve të sotëm.
Raporti kohor-hapsinor, edhe pse ka si premisë absolutizmin, nuk e nënkupton kohën si të tillë. Ai duke e marrë për bazë një hapsirë të dhënë, pamvarësisht nga forma-lloji-specifika, etj, etj, formon kostanten me kohën vetiake të kësaj hapsire e cila në këtë drejtim është absolute dhe jo me kohën që jeton njeriu. Pra raporti absolut kohor-hapsinor niset nga elementë relative për të mbërritur në kostanten absolute kohoro-hapsinore.
Prej këtej rrjedh që formula e=mc2 nuk është formulë thjeshtë e një specifike që bashkon lëndën me fushën, por është një formulë universale që duke u reduktuar në:

Kohë Hapsirë
—————- = ——————- = cost = 1
Hapsirë Kohë

tregon se Ajnshtajni ka qënë shumë afër zbulimit të kësaj kostanteje. Fakti që njëri nga postulatet e tij ka dritën të nënshtruar ndaj kostantes (gjë që nuk duhet të jetë e vërtetë) duhet të nënkuptojë diçka që shkenca e sotme nuk e di akoma. Aq më tepër duhet pranuar kjo kur akuzohet autori i teorisë së relativitetit sikur paska dashur të ndërtojë një teori të vetme për të katër forcat e bashkëveprimit ndërlëndor dhe të cilën nobëlistët e sotëm e quajnë të pamundur. E para duhet të jetë e vërtetë, sepse fizikanti i madh në sajë të formulës absolute e=mc2 ka ilustruar dinamikën e një specifike materiale (lëndën) brënda kuadraturës relativiste. Dhe ashtu duhet të jetë kur koha, edhe pse konsiderohet relative, merret si një element absolut. Ja ku ka mbërritur shkenca e sotme e fizikës. Në qoftë se Ajnshtajni ka ecur sipas rrugës që na thonë studiuesit e sotëm, ai nuk ka pasur për ta zgjidhur kurrë problemin e dualitetit fushë-lëndë. Ai ka dashur të formulojë relativitetin absolut, kur në të vërtetë nuk ka shkuar më larg se absolutizmi relativ.
Kur themi se koha është relative fjala nuk duhet të jetë thjeshtë për kohën specifike që jeton një dukuri, por, kryesisht, për ecurinë e saj. Psh, koha e organizimit feudal është krejt e ndryshme nga ajo e organizimit kapitalist, por acuria e saj në të dy sistemet është relative ja pse në rastin e parë ajo duhet konsideruar absolute dhe në të dytin relative. Ose për rastin e ekzistencës së njëkohshme (ta themi ndër kllapa njëkohshmëria është arbitraritet, në fakt ngjarjet janë paralele në kohë; -shkenca njeh paralelizmin në hapsirë duke e lënë krejt në harresë paralelizmin kohor) të dy dukurive, psh koha e ekzistencës së bimëve është e ndryshme nga ajo e pranisë së kafshëve dhe akoma më tej krejt e ndryshme nga ajo e njerëzve, por ecuria e saj nëpër të tre format e lëndës konsiderohet relative (duhet thënë paralele). Ja përse koha ka dy madhësi; ecurinë dhe egzistencën që së bashku me atë të lindjes formojnë tri përmasat e saj. Nga ana tjetër koha si kategori filozofike me pafundësinë e saj, përbëhet nga një infinit madhësish kohore të fundme.
d- “Ekuivalenca e masës me energjinë ështe pranuar te shprehet (megjithëse kjo nuk është shumë e saktë) me formulën E = m.c2..”(A.Ajnshtajni, Pikëpamjet dhe mendimet e mia,, f. 224). Kjo është pika që përmbys vete Ajnshtajnin nga bota e tij e brëndëshme. Por në këtë pikë ka një problem të pazgjidhur akoma nga filozofia, le pastaj nga fizika. Mos vallë Ajnshtajni e kishte paralajmëruar shkencën e fizikës për ekzistencën e karakterit dualist të shkakut fillestar të lëvizjes? Po të jetë kjo, atëhere fizikanti më i madh i njerëzimit nuk është ai që na propogandohet prej mbi një gjysëm shekulli. Faji bie mbi interpretuesit e veprës së tij dhe në fakt ne tek këta të fundit kërkojmë mashtrimin e përdorur. Të gjithë ekuacionet matematikore që analizojnë proçeset fizike në natyrë nuk e kanë marrë për bazë shkakun ambiental të fillimit të lëvizjes dhe zhvillimit duke anashkaluar thelbin e problemit. Ja përse ne pretendojmë që teoria e Ajnshtajnit duhet përmirsuar në interpretim.
Përfundimisht formula ajnshtajniane e=mc2 nuk është formulë relativiste, por krejtësisht absolute që paraqet kostanten e zhvillimit në kohë dhe hapsirë të dualitetit fushë-lëndë dhe të fushës e lëndës të marrë veças. Pastaj që të jemi të plotë duhet pranuar se ka qënë vetë Ajnshtajni ai që ka vënë dyshime mbi saktësinë e kësaj formule. Dhe kjo falë analizës kohore, e cila argumenton se lidhja e energjisë me masën nuk ka kuptim fizik pasi janë dy dukuri të të njëjtit fenomen, por të sfazuara në kohë formim dhe njëra pasojë e tjetrës. Sot nëna jonë natyrë e ka të pamundur, brënda ishullit tonë lëndor, transformimin e fushave në masë kur të kundërtën e kemi prezent në çdo moment. Domethënë raporti kohor-hapsinor ja përshtat këtë formulë të gjithë specifikave të lëndës edhe pse fizika, në vetvete, nuk është e aftë ta bëjë dot. Pra raporti inverton specifikën shkencore në filozofi dhe anasjelltas pa futur në kontradiktë dy format e shkencës për këtë rast. Përfundimisht

”Sipas pikëpamjes sime”, -shkruan Ajnshtajni-, ”në këtë teori është parimisht i pakënaqshëm raporti ndaj asaj, që unë e konsideroj si qëllimin më të lartë të të gjithë fizikës, ndaj përshkrimit të plotë të gjëndjes reale të një sistemi çfarëdo (që ekziston pavarësisht nga akti i vrojtimit ose nga ekzistenca e vrojtuesit)”.(R. Mejdani, Deteminizimi dhe mekanika kuantike, f 106).

Pikërisht këtë gjë plotëson më së miri raporti absolut kohor-hapsinor meqënëse ai niset nga hapsira dhe koha vetiake duke i konsideruar ato absolute për çdo dukuri, dmth të papërsëritshme dhe krejtësisht të pavarura nga vrojtuesi. Edhe në këtë pikë teoritë e Ajnshtajnit lënë për të dëshiruar.

22.08.2008

16-Peza dhe Mukja

Sivjet kemi 65 vjetorin e marreveshjes se Mukjes dhe 66 vjetorin e Konferencës së Pezës, por asnje historian nuk ka arritur te zbuloje sekretin e Mukjes, nje sekret me te vertete i tmershem per historine e komunizmit propogandistik shqiptar. Ajo qe eshte mbajtur e fshehte, me nje diktature ekstreme, nuk eshte zbuluar akoma dhe asnje historian shqiptar nuk eshte i afte t’i pergjigjet pyetjes me te thjeshte fare: c’ndryshim ka Peze nga Mukja? Akoma nuk është kuptuar se Mukja është e pavleshme pa Pezën dhe Peza e pavlefshme pa nacionalistët atdhetarë.
Ne qofte se do t’i hedhim nje sy studimeve dhe fjaloreve enciplopedike (pas 1992) per keto dy ngjarje do te zbulojme se te dy mbledhjet kane te njejten performance propogandistike: organizimi i forcave politike kundra okupatorit. Atehere ku qendron ndryshimi dhe perse duheshin mbajtur dy mbledhje me te njejten permbajtje (ne fakt nuk jane te tilla ne thelb) brenda 10 muajve e gjysem? Cfare fshihet pas ketij fakti?
Zbulimi i akteve te formimit te PKSh, dmth data dhe vendi, çuan ne kerkesen per rishikimin e te gjithe te kaluares se ngjarjeve qe lidheshin me komunizmin shqiptar dhe konkretisht me Pezen historike. Cfare ka ndodhur ne Peze me 16 shtator 1942? Ka shume enigma qe duhen zgjidhur dhe perse u kerkua bashkimi i te gjithe forcave nacionale ne lufte kundra fashizmit. Ne fund te fundit: kush ishin keto forca, pasi ketu qendron edhe sekreti i Mukjes. Problemi ka nevoje per pak interpretim pasi shume gjera jane ndryshe nga ajo qe dine shqiptaret e shekullit te vjeter.
Konkretisht ne Shqiperi ne vjeshten e 1942 ekzistonin disa forca nacionaliste ne veri e ne jug pa asnje lidhje me njera – tjetren: Balli Kombetar ne Jug e Legaliteti ne Veri, por ekzistonin dhe forca nacionaliste pa bosht politik aktual, por qe perfshiheshin ne rrymat antizogiste si forcat e Myslim Pezes ne perendim te Tiranes, ato te Haxhi Lleshit ne Dibren e Vogel dhe forcat e Hysni Lepenicës në Labëri; dy të parat perfshiheshin në inteligjencën shqiptarë me nje edukacion europianoperëndimor që anonte nga shkollat gjermano-austriake, ndërsa tre te fundit përfshiheshin në forcat popullore jashte politikave shtetërore. Komunizmi shqiptar (behet fjale per partine komuniste te Shkodres) ne kete kohe ndodhej i mberthyer nga intrigat e dy jugosllaveve me tendence eleminimin total te tyre dhe ne vjeshten e 1942-shit ishte i çorganizuar totalisht. Në këto kushte kërkohet bashkimi i tyre pasi, siç po shihej, Italisë Fashiste po i vinte fundi. Fakti që mbledhja nuk u bë në Jug, ku ndodhej qëndra e Ballit Kombëtar (në thelb një lëvizje antizogiste) dhe as në Veri, ku ndodhej qëndra mbretërore duhet të tregojë se këto dy forca politike ishin diametralisht të kundëta në qëllimet e tyre. Por fakti që mbledhja u bë në Pezë duhet të tregoje se Babë Myslimi ishte, trashmë, një personazh antifashist i deklaruar dhe i palidhur me asnjë forcë politike të mësipërme, por me një menjanim nga krahu antizogist. Me sa kemi kuptuar të dy forcat politike kryesore ja kanë pasur nevojën udhëheqësit pezak pasi ato nuk mund të realizonin kurrë atë që bënte rebeli antizogist kundra fashizmit. Në këtë pikë gjërat duhen thënë siç janë dhe jo si na pëlqen. Në këtë fazë lidhja e Myslim Pezës me forcat komuniste ka qënë inekzistente dhe kjo përbën të panjohurën e parë për lexuesin shqiptar. Plaku i mëvonshëm i Pezës historike e pranoi pazarin me Enver Hoxhën dhe, sa ishte gjallë, asnjëherë nuk deklaroi se në atë kohë komunistët i takonin modës politike dhe nuk kishin asnjë lidhje me Pezën. Pikërisht kjo i është nevojitur diktatorit shqiptar dhe këtë e shfrytëzoi në mënyrë perfekte, prandaj dhe krijoi atë lidhje të ngushtë me Babë Myslimin dhe e nderoi sa ishte gjallë. Plaku i historisë ja mbajti besën autorit të antihistorisë dhe asnjeri nuk mori vesh në Shqipëri se Enver Hoxha nuk kishte lidhje me Pezën historike; kjo përbën të panjohurën e dytë për lexuesin shqiptar.
Në këtë mënyrë në Pezën antifashiste u formua aleanca nacionaliste kundra okupatorit fashist me pjesmarrjen e të gjitha forcave politike ku roli i Myslim Pezës duhet konsideruar ndër më kryesorët. Kjo duhet vënë në dukje pasi këtë pikë shfrytëzoi më vonë Enver Hoxha për të realizuar intrigën e vet historike dhe pikërisht kjo anashkalohet duke i fshehur shqiptarëve të vërtetat historike siç kanë ndodhur dhe jo si na pëlqejnë të kenë ndodhur. Në këtë pikë historiografia shqiptare, pas 1992-shit, në vënd që t’i bjerë gozhdës i ra patkoit me qëllimin e vetëm pse nuk di të intepretojë aktin e madhe të luajtur në Pezë më 1942. A nuk është kjo një pikë ku padija përzihet me politikën dhe është kjo e fundit që i fsheh popullit shqiptar realitetin historik të së kaluarës? Pikërisht në këtë pikë kemi rolin negativ të Akademisë së Shkencave të RPSSh e cila asnjëherë nuk e nxorri në dritë të vërtetën e Pezës Historike. Peza nuk i përket komunizmit, por nacionalizmit shqiptar dhe është pika ku populli shqiptar mund të krenohet njësoj si më 1912, 1878-1881, apo1444.
Pas shtatorit 1942 ne Shqiperi duhet te kete filluar lufta e organizuar kundra okupatorit fashist dhe kjo vetem per aresyen e deshtimit te operacioneve italiane kundra popullit grek për te cilin u pushtua Shqiperia me 1939 dhe jo me perpara. Spontaniteti i luftimeve antiitaliane duhet t’i dedikohet vetem çetes se Pezes dhe ndoshta Haxhi Lleshit në Dibër (ne te vertete nuk disponojme ndonjë të dhënë mbi kohën e antifashizmit dibran) e Hysni Lepenicës në Jug. Dinamika e antifashizmit shqiptar eshte teper e varfer dhe as qe ja vlen te permendet. Kete situate nuk mund ta pranonin forcat angleze, prandaj dhe organizuan komunizmin me te vetmin qellim per te vene ne krye te shtetit shqiptar njeriun e tyre, por qe ishte kunder interesave te nacionalizmit shqiptar.
Ky eshte momenti i krijimit te situates ne prag te Mukjes te cilin vetem komunistet e dinin, ndersa nacionalistet ishin vene ne gjume duke kujtuar se shtetin shqiptar kishin per ta drejtuar ata pas largimit të italianëve. Por këtu duhet pasur parasysh disa probleme, jo të vogla, jashtë paragjykimeve edukative që na ka dhënë shkolla shtetërore përpara 1992-shit Së pari duhet sqaruar që roli i forcave antifashiste nuk ishte i aftë të çlironte vëndin nga pushtimi fashist, të paktën me raportet e forcave ekzistuese. Së dyti roli i shtabit partizan ishte zero për kohën e shkurtër të ekzistencës, pasi në kohën e kapitullimit të Italisë fashiste forcat që komandonte ky shtab ishin partizanët e 62 çetave dhe 1 brigade me rreth 4000 partizanë të llogaritur për limitin maksimal. Por arësyeja që PKSh trumbetoi fitoren mbi fashizmin ishte marrja përsipër e fitoreve të çetave nacionaliste që ajo i asgjësoi më vonë përgjatë periudhës 1943-1944 në Jug dhe 1945-1948 në Veri. Kjo gjë pranohet me gjysëm zëri në një formë të maskuar edhe nga autori i historisë së krijimit të PKSh (për herë të parë) sipas të cilit është gabim të thuhet se lufta nacional-çlirimtare ishte thjeshtë luftë për dëbimin e okupatorit (Ndreçi Plasari, Krijimi i Partisë Komuniste të Shqipërisë (1939-1941), f. 39). Ishin pikërisht këto çeta që luftuan kundra fashizmit pushtues në kohën kur komunistët prisnin dadon angleze t’i merrte për dore dhe t’i tregonte platformën e re të luftës nga antizogizmi në antifashizëm. Paaftësia për tu organizuar si parti politike më vete bëri që komunistët shqiptarë të fshiheshin gjatë pushtimit fashist. Kaq e vërtetë është kjo sa e detyron anglezin, me pikëpamje të majta Riginald Hibertin, të pranojë se në mars 1943 në Labinot u mbajt konferenca themeluese e PKSh (Reginald Hebert, Fitorja e hidhur, f. 334). Sipas “Historia e luftës antifashiste nacional-çlirimtare të popullit shqiptar”, në fund të vitit 1942 kanë qënë 2000 luftëtarë në mbi 30 çeta partizane (Historia e luftës antifashiste nacional – çlirimtare të popullit shqiptar, V. 1, f. 148), të cilin numër Historia e PPSh, e zgjeron edhe në njësite guerile (Historia e PPSh, bot. 1, f. 97). Por ne kemi një të dhënë nga një burim krejt i kundërt, por më i besueshëm se të gjithë të tjerë. Sipas këtij burimi “Në të gjithë Shqipërinë veprojnë sot rreth 40 çeta rebelësh, me një forcë komplekse prej 6 000 veta, nga të cilët rreth 1.500 vetë janë në veprim të vazhdueshëm luftarak” (Piero Crociani, Shqiptarët në forcat e armatosura italiane 1939 – 1943, f. 291), por pa bërë asnjë specifikim të mëtejshëm (flitet gjithmone para kapitullimit të Italisë).
Në këto rrethana forcat nacionaliste, duke ditur formimin e PKSh dhe të shtabit komunist, i propozojnë kësaj të fundit bashkimin për idealin e vetëm të çlirimit të Shqipërisë nga fashizmi, të cilit i kishte ardhur ora e vdekjes dhe që politikanët nacionalistë e kishin kuptuar. Pikërisht në këtë pikë qëndron ndryshimi midis Pezës dhe Mukjes; dmth në Pezë nuk kishte komunistë, kur në Mukje komunistët u ftuan për të qënë anëtarë me të drejta të plota në aleancën e madhe antifashiste. Dihet se si përfundoi ajo konferencë, por nuk dihet dinamika e përmbysjes së saj nga komunistët. Pa kaluar dy javë nga marrëveshja e Mukjes komunistët u mblodhën në Vithkuq për të formuar brigadën e tyre të parë dhe të hidhnin poshtë atë marrëveshje duke treguar qëllimin e tyre real edhe pse ishin krejt të pafuqishëm përballë realitetit historik. A nuk tregon kjo se prapa komunistëve shqiptarë fshihej një forcë shumë herë më e fuqishme se ajo e jugosllavëve, kur këta të fundit ishin vetëm krahët e mashës historike. Çfarë ndodhi me 15 gusht 1943 në Vithkuq? Kjo përbën të renë për lexuesin shqiptar të shekullit të ri.
Rendesia e 15 gushtit 1943, per ne, nuk qendron ne mohimin e Mukjes apo formimin e brigades se pare. Ajo dite ka nje te dhene te vecante per Enver Hoxhen dhe për anetaret e delagacionit komunist ne Mukje duke nxjerrë ne drite se kush ishin ata qe e permbysen Mukjen. E dhena nuk ka goditje individuale dhe merita e saj qendron ne mosangazhimin e politikes kundra Enver Hoxhes pa e ditur se si do te vine ngjarjet pas nje viti. Vini re se cfare ka ndodhur ate dite ne Vithkuq sipas nje pjestari akular, dikur brenda vathes komuniste e pastaj kundra saj, dhe pozicionin e diktatorit të ardhëshëm kundrejt drejtuesve të PKSh të asaj kohe.
Në një artikull me titull “Kush e vrau Mustafa Gjinishin?” të botuar në gazetën “Bashkimi i Kombit” datë 31 gusht 1944, Nr 205, me autor Xhelal Staraveckën (ish komandant i batalionit të II-të të brigadës së I-rë dhe i larguar nga ai post për të njëjtat shkaqe si për rastin e Ndoc Çobës), jepet e gjithë panorama hapsinore e asaj që ka ndodhur midis 1 dhe 2 gushtit 1943 në Mukje dhe me 15 gusht në Vithkuq. Në atë artikull thuhet:

“ Partia rebele gjakatare, në vjetin e kaluem (1-2 gusht 1943, GH), e dërgoi Mustafa Gjinishin, që tani e vrau, bashkë me Dr. Ymer Dishnicën, që sigurisht do ta vrasë (ndoshta ky paralajmërim e shpëtoi doktorin e urtë nga vdekja e sigurtë, GH), në mbledhjen e Mukajt për tu bërë bashkimi i të gjithë shqiptarëve. Të dy delegatët, të udhëhequr nga ndjenjat e vëllazërimit, u bashkuan me rrymat dhe me organizatat nacionaliste të Shqipërisë. Dihet mirë si ç’asht shfaqun shpesh herë dhe me shkrime se sërbianët Dushani dhe Miladini, e thyen bashkimin e vendosur në Mukajt për të realizuar ëndrat e vllavrasjes, në të cilën ndodhemi sot. Kam ndodhur vetë, në vendimin e dënimit me vdekje të Mustafa Gjinishit dhe të Ymer Dishnicës, që aderuan në bashkimin e Mukajt. U dënuan, por nuk u ekzekutuan, pse Mustafa Gjinishi dhe Dr. Ymer Dishnica ishin popullarizuar në Shqipni dhe vrasja e tyre mund të krijonte përçarje të tmershme në Partinë rebele, pse, Partia nuk i kishte rrëmbyer akoma frenat e fuqisë në dorë. Përveç kësaj, vrasja e Mustafait, mundej të krijonte përçarje edhe ndërmjet Myslim Pezës dhe Partisë rebele, pse Myslimi e kishte dhandër Mustafa Gjinishin. Në vendimin e dënimit te Gjinishit dhe të Dishnicës me vdekje në Vithkuq, ku kam ndodhur edhe vetë, kanë marrë pjesë këta persona: në krye të mbledhjes Druzhe Miladini, në të djathtën e tij Sejfulla Malëshova; mbas tij Enver Hoxha; në krah të Enverit Spiro Moisiu; mbas Spiros Dushan Gogozhani (kemi përshtypjen se duhet të jetë Dushan Mugosha, GH); mbas këtij vinte i nënshkruemi, mbas të nënshkruemit Mehmet Shehu. Rrethi mbyllesh në krahun e majtë të Miladinit me Fiqret Sanxhaktarin, Jovana e dyte e Napolit…”

Këto rreshta, në funksion të temës sonë, nuk kanë nevojë për intepretim, pasi pozicioni e forcave nacionaliste kundrejt komunistave, dhe i këtyre të fundit kundrejt jugosllavëse, është mjaft i qartë, por ne na intereson dinamika e zhvillimit të PKSh në ato vite dhe i figurës së Enver Hoxhës në krye të partisë komuniste. Të gjitha këto tregojnë se Mukja shërbeu, sipas interesave të jugosllavëve, për të forcuar Partinë gjakatare dhe ngritur figurën e Enverit. Të dyja këto përbëjnë sekretin e madhe përse u prish marrëveshja e Mukjes dhe çfarë përfaqësojnë dueti Parti Komuniste – Enver Hoxha; çfarë përfaqëson dueti Britani e Madhe – Parti komuniste shqiptare
02. 08. 2008

Botuar në albanovaonline.com 04.08.08

Gazeta “55” datë 05.08.2008

Ketij artikulli gazeta Peza i beri nje refleksion me autor Dhimiter Shtembari me titull: Peza qe lavdia, ndersa Mukja qe turpi. Me poshte po japim permbajtjen e artikullit:
———–

Dhe thone, se ne tregun e sotem te publicistikes nuk u shitkan hedhurina historike!
Ne nje treg te madh, ku kishte lloj – lloj sendesh me vlere, dikush shiste ca hedhurina, te cilat mund t’i kishte gjetur mbase ne kazanat e e plehrave. –Cfare i ke keto? – e kishte pyetur dikush tregtarin e sendeve te cuditshme. Tjetri kishte vene buzen ne gaz dhe, sikur te mos e kishte kuptuar pyetjen, i ishte pergjigjur fare thjeshte: -Sende te nevojshme per popullin…..-Keto – per popullin?! –Po, po; pikerisht per popullin. Populli ka nevoje per sende luksi, por ka nevoje edhe per keto! Se po te mos kishte nevoje, nuk do te shikonim njerez duke germuar neper kazanat e plehrave….Ai qe e pat pyetur vazhdonte vazhdonte te degjonte disi i cuditur. Ne nje cast e kishte nderprere: Dhe ju mendoni se mund te fitoni dicka nga kjo tregti? Se sa fitoj, kjo varet, por pa nje lloj fitimi nuk dale, – ia kishte kthyer tregetari i cuditshem.
Keto mu kujtuan teksa lexova shkrimin “Peza dhe Mukja” te zotit Genc K. Hoti, botuar ne gazeten e perditshme 55 te dates 5 gusht 2008.
Po le te analizojme nja tri ceshtje, qe ja vlen te ndalemi:

1.
“….. asnje historian nuk ka arritur te zbuloje sekretin e Mukjes, nje sekret vertete i tmershem per historine e komunizmit propogandistik shqiptar” (?!) shkruan zoti Genc K. Hoti ne hyrje te shkrimit.
Nuk merret vesh, se per c’sekret e ha meraku artikullshkruesin.
Delegacioni i Frontit Nacionalclirimtar i kryesuar nga komunisti Ymer Dishnica me shoke kishin shkuar ne Mukje me nje detyre teper te thjeshte dhe plotesisht te qarte: Te ftohej Balli Kombetar qe te futej menjehere ne lufte kunder pushtuesve te huaj, sipas parrulles se hedhur qe ne konferencen e Pezes. Te distancohej Balli Kombetar nga kriminelet e shumte qe kishte ne rredhet e tij. Te ndalonte shkaterrimin e keshillave nacionalclirimtare neper qytete e fshatra.
Te deleguarit e Frontit nuk i qendruan besnik ketyre orientimeve; rane ne gracken e ngritur prej krereve te Ballit Kombetar, pranuan tezat e tyre dhe….kaq. Udheheqja e larte e Frontit Nacionalclirimtar, personalisht Enver Hoxha, e grisi pacavuren e Mukjes dhe u tha te deleguarve, qe, pak me pas, te shpjegoheshin ne Konferencen e Labinotit. Se cfare thane keta ne ate Konference, ju, zoti Genc, mund ta lexoni origjinalin e asaj konference dhe do te bindeni ne te vertetat e Mukjes. Dhe aty do te zbuloni nje pjese te atij “sekreti” qe ju mundon. Ymer Dishnica me shoke u vune nen presion ne Labinot, mund te hamendesoni ju, prandaj u detyruan qe te benin autokritike aq te thelle! Mirepo edhe ky aresyetim nuk mund te binde askend, sepse, mbas kesaj logjike, natyrshem shtrohet pyetja tjeter: Kur te deleguarit e Partise Komuniste Shqiptare na paskan “kuptuar” aty ne Mukje se pozicioni i shprehur prej krereve balliste na paskej qene me i mire se ai i Frontit Nacionalclirimtar, atehere perse nuk shkuan per t’u perfshire ne vathet e tyre? Kohe lufte ishte, keshtu qe nuk qe e veshtire te hidheshe nga njeri krah ne tjetrin. Madje, po te kalonin ne ate krah, do te ishte shume me mire, sepse s’do tu duhej te germiseshin maleve, ne balle te partizaneve, por do te vinin kollaro dhe do te hanin pinin me kuislinge te te gjithe kallepeve. Por ata nuk shkuan, sepse u pajtuan me logjiken e drejtuesve te Frontit Nacionalclirimtar.
Apo s’eshte keshtu, zoti Genci?

2.
Ne paragrafin e trete te artikullit shkruhet: “Cfare ka ndodhur ne Peze me 16 shtator 1942? Ka shume enigma qe duhen zgjidhur dhe perse u kerkua bashkimi i te gjithe forcave nacionale ne lufte kunder fashizmit. Ne fund te fundit; kush ishin keto forca, pasi ketu qendron edhe sekreti i Mukjes”.
Te kerkosh “enigma” te Konferenca e Pezes do te thote te mos pranosh alfen e idealeve te luftes kunder pushtuesve te huaj per clirimin e atdheut. Edhe per nje balliste katerqind karatesh nuk ekziston asnje “enigme” te Konferenca I Nacionalclirimtare, e mbajtur ne shtepine e nacionalistit atdhetar, MyslimPeza.
Ne Peze u ftuan te gjithe, pa dallim feje, krahine, pasurie dhe ideje. Nuk u pati faj askush, as Enver Hoxha dhe askush tjeter, qe ne kete Konference nuk erdhen per te marre pjese Mit’hat Frasheri me shoke. Mbase ata kane pas parazgjedhur me kohe rrugen qe do te ndiqnin, ate rruge qe i coi me pas ne gropen e zeze te krimit dhe te turpit.
Sipas paragrafit te cituar pak radhe me lart vihet e dyshim edhe qellimi i bashkimit te forcave politike e shoqerore, ceshtje e shtruar per diskutim e zgjidhje ne Konferencen e Pezes. Ky qellim ne ate Konference u vleresua thellesisht atdhetar. E shprehen kete jo vetem delegatet komuniste, por deri edhe Abaz Kupi. Shkurt, ne Peze nuk ka pasur dhe nuk ka asnje “enigme”, per te cilen behet fjale ne shkrimin e gazetes “55”.
Zoti Genc K. Hoti orvatet te gjeje “enigme” te Konferenca e Pezes per te dale te “enigmat” e tjera te Mukjes! Por eshte mundim i shkuar dem te orvatesh te gjesh “enigma”, kur te vertetat shkelqejne ne drite te diellit. Populli eshte shume i zgjuar; ai di se kujt i duhet shkuar prapa. Ne qofte se populli u shkoi mbas Nacionalclirimtares, qe frymezohej nga PKSh, kjo do te thote se ishin pikerisht keta ne rrugen e drejte. Ishte jashte cdo logjike ne ate kohe t’u shkoje mbas krereve te Ballit Kombetar, mjaft prej te cileve qendronin e hanin ne po ato sallone ku qendronin e hanin edhe autoritet pushtuese! Dhe arriten te beheshin deri edhe regjente e ministra ne qeverite kuislinge!

3.
“Plaku i historise (lexo:Myslim Peza. Dh. Sh.) ia mbajti besen autorit te antihistorise dhe asnjeri nuk e mori vesh ne Shqiperi, shkruhet ne paragrafin e katert te artikullit qe po analizojme, se Enver Hoxha nuk kishte lidhje me Pezen, kjo perben te panjohuren e dyte per lexuesin”!!!
Autori i shkrimit “Peza dhe Mukja”, jashte cdo modestie, kritikon hapur dhe, si te thuash, nxjerr jashte loje krejt veprimtarine e mbas vitit 1992 te Akademise se Shkencave! Megjitheate pune per te. Kjo perben nje teme me vete, se ciles s’kam asnje aresye t’i futem, perderisa nuk jam ne gjendje t’i pergjigjem. Por po ndalem te ceshtja qe ngre autori, se Enver Hoxha (me fjale te tjera, Fronti Nacionalclirimtar, qe frymezohej e udhehiqej nga PKSh), nuk paskej lidhje me Pezen historike dhe, sipas ketij autori, kjo na perbekej te “panjohuren e dyte”!!!
Nuk e dime se sa e njeh historine e LANC zoti Genc K.Hoti, por, pa dashur ta fyejme aspak, po i kujtojme, se Enver Hoxha dhe drejtues te tjere te larte te Frontit Nacionalclirimtar dhe te PKSh kishin njohje te hershme me Babe Myslimin. Ata siguruan lidhje te ngushta qe para se te themelohej PKSh. Sa per kujtese po shenojme ketu, se Enver Hoxha organizoi ne fshatin Grebllesh te krahines se Pezes nje takim me Babe Myslimin dhe Ceten e tij Antifashiste qe me 28 qershor te vitit 1941, domethene disa muaj para se te themelohej PKSh. A behet fjale ketu per ndonje “te panjohur” zoti Genc?!
Ne emer te komunisteve Enver Hoxha i dergoi Cetes Antifashiste te Pezes komisar shkodranin e lavdishem, komunistin Vasil Shanto qe para krijimit te PKSh. Pra, si nuk paska pasur lidhje me Pezen?! Ne Ceten Antifashiste te Pezes shkoi e militoi para krijimit te PKSh edhe komunisti Qemal Stafa.
Ne po kete Cete qe ne ato dite te para te krijimit te PKSh shkuan dhe luftuan bashke me trimat e lavdishem pezake komuniste te tille, si Mihal Duri, Pandi Nasho, Kristo Themelko e shume te tjere.
Keto e shume fakte te tjera, a nuk deshmojne lidhje me Pezen?
. .
Le te citojme edhe nje fragment tjeter “interesant” te shkrimit: “Peza nuk i perket komunizmit, por nacionalizmit shqiptar dhe eshte pika ku populli shqiptar mund te krenohej njesoj si me 1912, 1878-1881, apo 1444”.
Me mendimin e shprehur me lart lihet te kuptohet, se autori ka bere ndonje zbulim te madh shkencor ne fushe te historiografise. Ne fakt, askush nuk eshte shprehur, se Peza i perket komunizmit. E verteta eshte, se te gjithe jane shprehur, madje me ze te larte, se Peza perqafoi qe ne fillim rrugen e nacionalisteve te ndershem, e theksojme: te nacionalisteve te ndershem; ne radhe te pare te Myslim Pezes, pastaj edhe te Haxhi Lleshit, Baba Faja Martaneshit me shoke, rruge qe perkoi ne ato kohe vetem dhe vetem me ate qe orientonte dhe frymezonte PKSh. Rruga e Ballit Kombetar, me Mit’hat Frasherin me shoke, dhe ajo e legalisteve me Abaz Kupin me shoke qe rruga e krimit dhe e turpit kombetar.
Dhe thone, se ne tregun e sotem te publicistikes nuk u shitkan hedhurina historike!

Gazeta Peza, gusht Dhimiter Shtembari

Ketij artikulli ju pergjigja me artikullin: Te nderuar “historiane”! Peza eshte e nacionalisteve dhe jo e komunisteve, por qe gazeta “55” nuk e botoi.