Monthly Archives: February 2015

84 – Kush e perbuz Fene nder shqiptare?

 

Realisht nuk behet fjale tipikishit per urrejtje ndaj ideve fetare, por per urrejtje ndaj Klerit Katolik Shqiptar dhe kjo mbulohet me paraqitjen e nje pseudoateizmi nen termat: dogem, ideologji, inkuizicion, obskurantizem, indoktrinim, etj, etj pa ja kuptuar thelbin asnje termi. Kjo eshte e keqja e shkolles shqiptare te epokes enveriste: i ka mesuar popullit shqiptar nje bosht filozofik pa objekt, pa ligje, pa aparat shpjegimi dhe i ka imponuar paaftesine per te nxjerre perfundime. Keto pikepamje i kam shprehur para shume kohesh deri me sot (1992-2014) ne disa artikuj me tituj: “Ateizem shkencor apo shkence antishqiptare”, “Rreth kritikës së filozofisë shqiptare mbi materializmin dialektik dhe historik”, “Morali bolshevik” dhe ndikimi i tij mbi popullin shqiptar, “Zhan Zhak Ruso, pabarazia sociale dhe teoria e Karl Marksit”, “Shkenca e historise dhe keqarsimimi i shqiptareve”, “Bazat themelore te Materializmit Filozofik”, “Roli i Institucioneve Fetare ne Historine e Njerezimit”, “Teoria e alienteve dhe forma e re fetare”, “Pseudoateizmi komunist dhe pseudoantikomunizmi fetar”, “Mbi politikën Islamike dhe pseudoIslamofobinë në Shqipëri” publikuar ne albanovaonline.info dhe www.genchoti.com, por me sa duket antimaterializmi filozofik i perdorur perpara 1992 ka filluar te ngreje krye brenda simpative ndaj nje forme politike edhe duke mos pasur asnje lidhje me te. Emrat e filozofeve, studiuesve, interpretuesve, politikaneve te asaj kohe, permend me radhe: Foto Çami, Servet Pellumbi, Alfred Uci, Agim Popa, Kristaq Angjeli, Hulusi Hako, Fatos Tarifa, Artan Fuga, Viron Koka, etj jane po ato, por arsenali i tyre eshte shtuar me emra te “rinj” me kembengules ne antimaterializmin e tyre filozofik e politik, po permend, te pakten, Robert Thomanikaj, i cili si pa te keq kopjon librin e Em. Jerosllavskit: “Bibla per ata qe besojne dhe per ata qe nuk besojne” – Tirane 1966 – dhe ja paraqet lexuesit shqiptar si nje veper ateiste me titull: “A eshte Bibla dhe Kurani fjale e Zotit apo e njeriut”, Tirane 2013, pa e ditur ne asnje permase se cfare perfaqeson ZOTI, cfare eshte Bibla e Kurani dhe cili eshte raporti i te gjitha ketyre me Njerezimin. Sot po shihet qarte qe nuk kemi te bejme me forme botekuptimi, por me nje forme po aq te vjeter sa enverizmi, manipulimi dhe presioni ndaj materializmit (me materializem une nuk kuptoj nje forme te te menduarit me karakter filozofik, por praktiken e veprimit qe con drejt perfitimit me suport rritjen e mireqenies – ky eshte ligji i ekzistences se Races Njerezore ne Toke dhe ky eshte ligji shkakesor i aresyes perse lind Feja), per te mos lene zbulimin e mashtrimit te perdorur per 70 vjet ne adrese te Popullit Shqiptar me ane te Ideve antifetare dhe me ane te krimit kundra Institucioneve Fetare. Akoma me tej, prapa urrejtjes ndaj ideve fetare ndodhet nje permasa edhe me te madhe: urrejtja e njerezve te Jugut ndaj njerezve te Veriut (kur ndodhi permbytja ne Jugun e Shqiperise me 2015 perfaqesuesja e meteorologjise ushtarake e shpalosi hapur kete urrejtje ndaj Veriut kur deklaroi: “shyqyr Zotit shiu do te bjere ne Veri dhe jo ne Jug javen e ardhshme”) dhe, mbi te gjitha, urrejtja e disa segmenteve te popullates shqiptare ketu ne Shqiperi, pa dallim gjeografik, kundra popullates shqiptare te Kosoves. Por edhe mbjelljen e nje urrejtje tek disa shqiptare te Kosoves kundra shqiptareve te Shqiperise. Cudia qendron ne barazine njerezore te atyre qe perbuzin fene dhe te atyre qe urrejne popullaten shqiptare te Kosoves dhe Shqiperise pas asnje shkak. Pikerisht kjo barazi eshte ajo qe i jep suport zbulimit te asaj se cfare ka ndodhur dhe po ndodh me shqiptaret dje dhe sot.
Qe kjo urrejtje eshte e stimuluar nga politika 45 vjecare e enverizmit dhe titizmit doktrinar nuk diskutohet, por mbetet per te zbuluar cfare fsheh kjo urrejtje e servirur dhe per se eshte shpikur. Fakti qe kjo urrejtje paska tre permasa tregon mirefilli se ajo eshte artificiale, aq me teper kur ketu ne Shqiperi ekziston dhe antipodi i tyre ne planin njerezor: harmonia fetare, uniteti i Kombit Shqiptar ne rast fatkeqesish dhe dashuria e jashtezakonshme e shqiptareve te Kosoves per Shqiperine. Ndjenja kombetare e shqiptareve te Kosoves per Shqiperine eshte djepi historik i ekzistences se Kombit Shqiptar dhe kete djep ka luftuar prej 500 vjetesh Serbia dhe komunizmi enverist pas 1943-shit.
Dmth une kerkoj te zbuloj arsyet shkakesore perse ekziston ndjenja e perbuzjes ndaj ideve fetare nder shqiptare dhe cfare ka kerkuar te mbuloje ajo.
Kjo eshte nje teme me shume permasa, sidomos nderkombetare: permend me radhe Xhordano Brunon, Galileo Galilein, Volterin, Bertrand Rasell, etj., etj., qe pa asnje shkak Njerezor, por brenda interesit privat jane shprehur kundra ZOTIT, Ideve Fetare dhe Institucioneve Fetare pa dhene asnje shpjegim dhe aresye mbi permbajtjen e gjithseiciles. Nuk i lejohet nje studiuesi te Shkencave te Natyres te abuzoje me padijen e tij ne drejtim te produktit mijeravjecar te Njerezimit, pasi ne kete rast ai do te dilte kundra vetvetes duke fshehur qellimin per te cilin punon. Edhe ketu ekziston stimulimi politik i asaj cfare ka ndodhur dhe pse fshihet. Kur flitet per indianet e Dy Amerikave permendet gjithmone Pisarron dhe Katoliket spanjolle, por nuk thuhet se popullata jugamerikane autoktone ekziston dhe jeton e transformuar ne shtetet e sotme, kur ne Veri ato jane zhdukur nga kolonizatoret anglo-franceze dhe pakicat e tyre jetojne ne brendesi te SHBA-se dhe Kanadase. Edhe kur flitet per kryqezatat ne lindjes te Aferme nuk thuhet qe ne ate kohe arabet kishin pushtuar tokat e iberikeve dhe sapo ishin terhequr nga tokat e frankeve. Permendet Inkuizicioni por asnje shqiptar nuk e di se formimi i tij, me 1478, u be vetem per nje qellim: te detyronin popullaten evropiane te mos tjetersohej. Dmth interpretimi i ngjarjes behet ne funksion te POLITIKES pa e ditur se si ka lindur kjo lloj veprimtarie dhe kush eshte pergjegjes per te. Mire apo keq sot situata eshte kjo dhe kerkush nuk ka te drejte te gjykoje te kaluaren duke manifestuar urrejtje dhe perbuzje. Institucioni i FALJES eshte ai qe e thote fjalen e fundit me postulatin e Jezu Krishtit: Prindi nuk gjykohet. Por une kerkoj te zbuloj fenomenin e perbuzjes shqiptare per idete fetare pas 1945, pasi perpara kesaj date i vetmi reagim intelektual ndaj ideve fetare ne Shqiperi kane qene vargjet e Migjenit duke vene ne dyshim ekzistencen e ZOTIT pa e mohuar ate, sipas te cilit:
E njeriu nuk e di
A asht zoti pjellë e tij
Apo ai – vetë pjella e zotit?
Por e shef se asht kot së koti
Me mendue mbi një idhull
Që nuk përgjegj.
(Migjeni, Parathënie e Parathënieve, Vepra 1)
dhe kete dua te bej sipas dy rrugeve, meqenese shqiptaret ne kete drejtim jane te paditur dhe te indoktrinuar ne ekstrem:
1 – Sipas filozofise te Nene Terezes se Kalkutes e cila ne themel te saj ka postulatin:
Kur Njeriu braktis Zotin, Zoti nuk e braktis Njeriun
Por kur Njeriu braktis Njerezimin, atehere Zoti e braktis Njeriun.
Kjo do te thote se feja nuk ka karakter individual njerezor, por karakter kolektiv njerezor dhe, duke mos pasur respekt per fene e tjetrit, ne nuk kemi respekt per vete ate. Ose, duke perbuzur fene ne pergjithesi, ne nuk kemi respekt per Historine dhe per Popullaten, si bartese te kesaj historie. Na pelqen, apo nuk na pelqen, besimi fetar eshte monopol i ndergjegjes individuale te njeriut dhe kete ai e shpreh ne ambientin rrethues. Eshte bashkesia e ketij ambienti qe e pranon apo nuk e pranon kete forme besimi, por ne parim ekzistenca e besimit per jeten ka ne themel te vet besimin fetar. Kjo eshte aresyeja themelore qe ndan kafshen nga njeriu dhe ne kete moment cfaqet ne historine e Natyres struktura e re natyrore, qe ne e quajme Shoqeri Njerezore. Deshirat dhe pasionet individuale e humbasin dukurine e pavaresise per sa kohe qe njeriu individual jeton ne brendesi te bashkesise dhe besimi fetar eshte sinonim i besimit per jeten. Ekzistenca e Shoqerise Njerezore nuk eshte nje problem thjeshte botekuptimor, sepse ai lidhet me vete ekzistencen (vetevrasje ne kete rast nuk eshte antipodi i jetes dhe duhet konsideruar nje aksident pa pasoja) dhe ajo qe e ndan nga bota e kafsheve eshte pikerisht besimi fetar. Deri ketu ne jemi ne stadin filozofik te trajtimit te temes, por ekziston edhe FAKTI qe e perjashton dukurine e mendimit filozofik si te vetmen dukuri argumentuese per problemin e fese. Ky fakt eshte me te vertete interesant: Feja eshte produkti me i pare e Njerezimit qe njihet praktikisht, ajo ekziston edhe perpara veglave te punes (Hulusi Hako ne librin e tij mbi ateizmin shkencor ka genjyer lexuesin kur pranon qe Carlz Darwini paska thene se banoret ne Token e Zjarrte nuk dispononin asnje gjurme te besimit fetare, – f. 32). Keshtu qe kur vjen puna per te ndare nje bashkesi njerezore nga nje bashkesi zoologjike e vetmja menyre eshte trajtimi i problemit sipas faktit te ekzistences se ideve fetare. Primitivizmi i kohes ve shenjen e barazise midis ketyre dy bashkesive dhe detyrimisht nuk ka asnje argument qe realizon ndarjen e tyre po te mos kemi besimin fetar. Ne kete pike eshte spekulluar me raportet e formave te filozofise ku ne Shqiperi, ne gjurmet e bolshevizmit, idealizmi dhe idete fetare jane konsideruar si nena e gjithe te keqijave ne Toke pa i thene shqiptareve qe feja ishte forma me e pare e mendimit filozofik, qe forma materialiste rridhte ne menyre te drejteperdrejte nga idealizmi filozofik, qe idete fetare prodhoheshin nga njeriu ne fund te cdo rendi shoqeror dhe ky ishte nje rregull absolut qe kerkonte zbulimin e aparatit filozofik per ta shpjeguar. Paturpesia e shkolles bolshevike arrinte kulmin kur lexuesi zbulonte nga kjo shkolle se asnje rryme filozofike nuk e kishte zbuluar menyren e lindjes se ideve fetare, por punetoret e kesaj shkolle e mbanin veten si kampionet e ateizmit. Duke manipuluar te gjithe vepren e marksizmit filozofik, shkolla bolshevike e trajtoi bashkesine e ideve fetare si armiken e Njerezimit, edhe pse ishte produkti i kesaj te fundit e, rrjedhimisht, Njeriu nuk mund te prodhonte produkte pa perfitim, dmth sipas kesaj pikepamja vete ekzistenca e ideve fetare eshte materializmi me i kulluar i realizuar ndonjehere. Atehere ku qendron pozitiviteti i ideve fetare ne planin historik? Pergjigja e kesaj pyetje eshte e lidhur me aresyen perse ka lindur dhe jeton Njeriu ne Toke. Feja ka kryer revolucionin me te madhe ne Historine e NATYRES, jo te Njerezimit: Ka krijuar zbulueshem qellimin e ekzistences se Races Njerezore ne Toke qe lidhet me Besimin dhe Aresyen e te jetuarit ne menyre individuale dhe te Ekzistences se Njeriut ne menyre kolektive. Ketij problemi nuk i ka dhene pergjigje asnje forme e filozofise, e shkences dhe asnje individ per sa kohe qe Njeriu jeton ne Toke. Vetem Feja eshte ajo qe mund te shpjegoje kete besim, kete aresye dhe kete ekzistence. Eshte kjo aresyeja pse idete fetare formojne formen e pare te mendimit filozofik boteror dhe lindin ne fund te cdo rendi shoqeror si nje kerkese per rritjen e mireqenies. Njekohesisht kjo eshte dhe aresyeja perse ateizmi shkencor rezulton te jete nje manipulim i hapur ne emer te Materializmit Filozofik, qe perfshin ne vetvete pjeset me negative te Races Njerezore ne Toke. Ne Shqiperi ky ateizem rezulton te jete nje produkt politik me qellim per te fshehur nje krim te realizuar mbi Kombin Shqiptar me shume permasa, qe fshihet pergjate periudhes 1943-1991. Kjo e fundit eshte i vetmi tregues qe lidh krimin antishqiptar me perbuzjen ndaj ideve fetare, te cfare do lloj forme qofte. Pas 1991 shqiptaret mesuan per idealizmin filozofik ne permasa krijuese nga punimet e Riza Hoxhes: “Filozofia moderne dhe kritika e materializmit te Karl Marksit”, Tirane 2005, mbeshtetur ne idete e Kantit dhe nga punimet e Petro Zhejit: “Shqipja dhe Sanskrishtja”, pjesa e pare, Tirane 1996; “Shqipja dhe Sanskrishtja”, pjesa e pare dhe e dyte, Tirane 2005, 2006, mbeshtetur ne idete e Klubit te te Marreve te Madheshtise Shqiptare (ne fakt keto kane qene idete e diktatorit shqiptar per ta sorrollatur popullaten dhe per ta futur ne konflikt me te kaluaren historike) pa dhene asnje shpjegim mbi lidhjen e idealizmit me idete fetare dhe cfare perfaqesojne ato ne Historine e Njerezimit. Kjo e fundit perben nyjen gordiane te lidhjes se mendimit intelektual shqiptar te sotem me mendimin filozofik boteror duke anashkaluar problemin me te pare dhe te rendesishem te ekzistences se Njeriut ne Toke qe nuk e ka zgjidhur kjo e fundit.
2 – Menyra e dyte e zbulimit te aresyes se ekzistences se perbuzjes fetare nder shqiptare eshte e lidhur me rolin e Institucioneve Fetare ne Historine e Njerezimit dhe ne brendesi te Kombit Shqiptar, qe gjithsesi nuk jane jo vetem te barabarta, por ato jane te sfazuara ne kohe per me shume se 2800 vjet me perfundime krejt te kunderta. Eshte kjo kunderti qe sherben per te kuptuar se kush ka qene instrumenti evropian qe ka ndikuar mbi Popullin Shqiptar per 1300 vjet duke e detyruar qe me 1912 te krijonte shtetin e vet. Ekuacioni ZOTI → Feja → Institucioni Fetar perben te vetmen zgjidhje materialiste te problemit nga pikepamja filozofike, por dhe themelin se ku duhet te mbeshtetet Historia perpara se te zbertheje ate qe ka krijuar vete (pseudoateistet shqiptare te jene te sigurte qe kete ekuacion filozofet Religjoze te sotem nuk e pranojne ne kete menyre dhe me keto permasa, dmth barazine e ZOTIT me NATYREN. Ne kete pike ndahet idealizmi me materializmin dhe jo ne raportin ndergjegje – materie, sic na kane mesuar neper shkollat e arsimimit te detyrueshem).
Per te kuptuar kete rol duhet kuptuar me perpara se si ka lindur Lenda ne historine e Natyres. Eshte pika me kritike ne shkencat e natyres dhe ajo qe pranon dhe nuk pranon individi Njeri edhe pse shkenca nuk mund ta thote fjalen e saj as sot dhe as kurre per sa kohe te kete Njerez ne Toke. Gjitheshka i dedikohet Big-Bengut dhe levizjes mekanike mbi c’baze lind Lenda si forma e vetme e organizmit te Natyres qe lidhet me Njeriun Tokesor.
Ne kete faze te zhvillimit te materies Lendore dallohen cilesite specifike te organizimit te formave te Lendes dhe mundesite e zbulimit te tyre duke perfshire edhe me te komplikuarat. Kjo forme levizje (ajo mekanike) eshte forma me pergjithesuese e ishullit tone Lendor dhe forma ku ndahet ZOTI nga NJERIU. Eshte pika me e veshtire e shkencave te natyres pasi ne kete pike fillon nje forme e re e Historise se Natyres Lendore qe eshte edhe me e larta dhe e komplikuara, NJERIU. Por duhet pranuar paraprakisht qe forma mekanike e levizjes ose duhet konsideruar e perjetshme e barabarte me NATYREN (gje e pamundur) ose perpara formes mekanike te levizjes ekziston nje forme tjeter levizje te cilen Njeriu nuk mund ta njohe dot asnjehere. Dhe kjo perben fundin e njohjes se Shkences Njerezore sado kembengulese dhe jetegjate te jete ajo. I them te gjitha keto per te kuptuar se nuk ka asnje rendesi se si dhe kur ka lindur Njeriu, por si ka filluar njohja e Natyres dhe kush eshte pergjegjes per kete. Kjo eshte pika e pare qe duhet zgjidhur perpara se te kalohet ne zberthimin e elementeve te ekuacionit te mesiperm.
Per te mos e lodhur lexuesin po eleminoj te gjitha fazat e lindjes se Ideve Fetare, duke e kapercyer formen e pare (kultet pagane), dhe futem ne brendesi te Politeizmit Fetar ku tendenca e krijimit te civilizimit perben pergjegjesine me te madhe ne Historine e Njerezimit pas lindjes se Ideve Fetare, te pakten ne Racen e Bardhe. Mbas krijimit te Shoqerise Njerezore, Institucioni Fetar futet ne veprim ne menyre praktike, pamvaresisht ne e kane kuptuar apo jo se cfare po benin prifterinjte politeiste. Kjo gje i eshte mbajtur e fshehte Njerezimit dhe te vetequajturit ateiste nuk kane perfituar prej kesaj duke manifestuar padijen e tyre rrenjesore. Per me perpara duhet thene qe roli i prifterinjve politeiste ne Europe eshte analog me rolin e prifterinjve pagane tek banoret e Dy Amerikave edhe pse jane te sfazuar jo vetem ne kohe, por dhe ne rend shoqeror. Aresyeja duhet kerkuar tek shpejtesite e zhvillimit shoqeror qe argumenton se raporti qenie – ndergjegje, ne lidhje me produktin shoqeror, nuk eshte i barasvlefshem tek te gjithe popujt dhe racat nga pikepamja hapsinore. Kjo do te thote qe shenjen dalluese te tyre duhet ta kerkojme pikerisht tek kjo shpejtesi dhe jo ndryshe (ne kete pike pikepamja e Marksit ka nevoje per modifikim). Kjo do te thote qe shume produkte te Institucionit Fetar politeist te gjenden edhe nder popuj qe bartin kultet pagane dhe jane nje rend shoqeror prapa. Ne kete rast flas per popujt e kontinentit Amerikan, por per baze kam marre rastin e kontinentit Europian.
Aktet me te para prodhuese te Institucioneve Fetare jane ne fushen e Artit dhe te Letersise: muzike, valle, pikture, poezi prej nga jane huazuar prej mijeravjetesh dhe jane sjelle ne ditet tona. Kulmi cilesor i krijmtarise se prifterinjve politeiste eshte shpikja e shkrimit dhe ndertimi i shkollave. Prifterinjte politeste jane pergjegjes per formimin e alfabeteve dhe te akteve te para letrare. Keshtu qe kur themi dhe pranojme termin shkolla laike duhet ditur se kemi grabitur punen e tjetrit dhe perdorim produktin e tij. Shkollat, idete letrare, idete filozofike, idete juridike jane produkti me i pare i civilizimit boteror dhe kjo eshte veper e prifterinjve politeiste helene dhe latine per Racen e Bardhe. Jane prifterinjte politeiste qe shkepusin nga prona fisnore pronat e patundura dhe pronen e tokes duke u bere pronaret e pare private ne menyre primitive. Pikerisht ne kete pike lind POLITIKA dhe kjo eshte vepra fundore e Institutit Politeist ne Europe perpara se te grabitej nga Likurgu ne Sparte dhe Soloni ne Athine, apo konsujt ne Romen e Dymbedhjete tabelave. Themeli praktik i civilizimit dhe qyteterimit ne Sparte apo Athine, themeli i shtetit ne Romen Skllavopronare qendron pikerisht ne veprimtarite specifike te prifterinjve politeiste shume me perpara se ato te cfaqen ne Histori duke pasur si qelize me te pare SHKRIMIN. Ne racen e bardhe shkrimi dhe forma e drejtimit social (shteti) ndodhen shume afer ne kohe dhe kjo i duhet dedikuar ardhjes se nje rryme njerezore (pellazget) nga vendi ku ai u shpik per here te pare pa qene asnjehere ne permasa te domosdoshme. Ne kete rast ajo qe ka ndodhur ka ndikuar mbi kohen e aplikimit dhe eshte kjo e fundit qe argumenton se bota pellazgjike eshte nje bote e ardhur ne Europe dhe jo autoktone. Permasat e ndikimit te botes pellazgjike mbi popujt europiane eshte njera nder aresyet e diferencimit dhe dallimeve te popujve te sotem europiane midis tyre (iliret – latinet – frankosaksonet – popujt gjermanike – popujt skandinave; qe te gjithe keta popuj jane autoktone, por ne Histori cfaqen ne kohera te ndryshme konform kohe-hapsinires se disponueshme, dmth ne saj te shpejtesise se zhvillimit social).
Ne momentin qe formohet politika prifterinjte politeiste braktisin krijesen e vet dhe perfshihen vetem ne procesin e drejtimit shpirteror te popullates duke u shuar me lindjen e Monoteizmit. Ky eshte momenti qe i eshte fshehur Njerezimit dhe problemi i unitetit te klasave sunduese politike me kasten e prifterinjve paraqitet si nje bashkesi interesash. Pikerisht kjo nuk eshte e vertete dhe te vetequajturit ateiste genjejne pa pike turpi Njerezimin me pretendimet e tyre. Nuk eshte politika qe ka percaktuar Institutin Fetar, por eshte ky i fundit qe ka shpikur politiken dhe nuk mund te kerkosh nga politika qe te veproje mbi to (eshte njesoj si te kerkosh nga femija te vrase nenen e vet). Ne kete rast asgjesohet Historia dhe zhvillimi social performohet ne menyre kanceroze duke asgjesuar vetveten.
Ajo qe ka ndodhur me popujt europiane perpara rreth 3000 vjetesh nen trusnine e besimit fetar politeist, ka ndodhur me Popullin Shqiptar nen trusnine e politikave europiane me ane te instrumentit monoteist: Kishes se Krishtere nga shek. VII deri ne te XX-tin, ku vecohet Kleri Katolik Shqiptar nga shek. XVI deri ne te XX-tin. Nuk eshte merite e shqiptareve, as e besimtareve katolike ajo qe ka ndodhur me ata pergjate 400 vjeteve te fundit. Ashtu sic eshte fshehur per Njerezimin veprimtaria decizive e prifterinjve politeiste per 2000 vjet, ashtu eshte fshehur per shqiptaret veprimtaria decizive e Klerit Katolik Shqiptar per 70 vjet. Ne qofte se per Europen eshte e veshtire te zbulohet autoresia e veprimit, por Shqiperine kjo eshte teper e lehte duke na dhene lehtesi ne nxjerrjen e konkluzioneve.
Aktet me te para te institucioneve Fetare ne territorin ku banojne sot shqiptaret eshte e lidhur me ndertimin e objekteve fetare, qe jane dhe pronat e para private mbi token, por dhe ku ndertohen qytetet e ardhshme kryesore shqiptare: Durresi, Shkodra, Berati, Korca, Elbasani, Vlora. Te gjitha keto qytete kane si objekte te para historike ndertesat fetare dhe nga lloji i ndertesave percaktohet dhe koha e lindjes se tyre. Mungesa e objekteve fetare te vjetra neper disa qytet te Shqiperise tregon se ato kane qene garnizone ushtarake dhe mbi bazen e tyre lulezuan qytetet e ardhshme (p.sh. Tepelena). Por mungesa e veprimtarise institucionale fetare ne disa qytete te kaluara ka cuar ne eleminimin historik te tyre (psh. Drishti, Voskopoja).
Akti i dyte i veprimtarise se Institucioneve Fetare neper qytetet parashqiptare eshte e lidhur me Statutet e qyteteve ku vecojme Beratin, Durresin, Korcen, Drishtin, Shkodren. Me vone keto institucione realizojne Kanunet mbarevendore ku dallohen vetem ne dy pika: ne krahinen ku shtrihej veprimtaria e Lek Dukagjinit dhe ajo e Skenderbeut. Ekzistenca e ketyre kanuneve eshte e lidhur me pakesimin e veprimtarise se Institucioneve te krishtera dhe katolike neper qytetet e mesiperme. Shuarja e ketyre veprimtarive coi ne thjeshtimin e Kanunit te Lek Dukagjinit dhe te Skenderbeut me kanunin e Lures, Dibres, Vlores etj., por dhe transformimin ne disa variante te kanunit te Lek Dukagjinit si ne Puke, Mirdite, Krahina e Lumes.
Akti i trete i veprimtarise se Institucioneve Fetare ne territorin e banuar nga shqiptaret vazhdon kryesisht me Klerin Katolik Shqiptar dhe ketu fillon historia moderne e Popullit Shqiptar. Kjo veprimtari eshte e lidhur me lindjen e Letersise Shqipe (1512), hapjen e shkollave te para shqipe (1632), botimin e fjaloreve te pare te gjuheve europiane te lidhur me Gjuhen Shqipe (1635), lindjen e teatrit shqiptar (1879), vendosjen e alfabetit te Gjuhes Shqipe (1908) dhe deri tek formimi i shtetit te pare shqiptar me 1912 dhe rikrijimi i tij me 1920. Pas ketyre viteve deri me 1944 eshte e permendur krijmtaria gjithperfshirese e Klerit Katolik Shqiptar ku dallohet ajo kulturore dhe politike. Ishte kjo e fundit qe shpetoi hebrejte dhe pakesoi ne maksimum luften civile. Te gjitha keto ngjarje Kombi Shqiptar i di fare mire, por pikerisht keto ngjarje ka tjetersuar propogande enveristo-komuniste pergjate 70 vjeteve dhe i paraqet si inekzistente ose i paraqet te shtremberuara sipas manipulimit 70 vjecar.
Mbi bazen e te gjithe ketij manipulimi eshte ngritur dhe teoria e ateizmit shkencor shqiptar e cila ne themel te saj ka karakteristikat me negative te karakterit te Njeriut atehere shume larg per Europen dhe atehere shume afer per Shqiperine. Duke e krahasuar me raportet e kundert, ku ekziston perbuzja dhe urrejtja sipas ketyre ekuacioneve: vrasesi – per viktime, i padituri – per te diturin, dembeli – per punetorin, idioti – per normalin, pisanjosi – per te pastertin, hajduti – per te ndershmin, i pashkolluari – per te shkolluarin, e shemtuara – per te bukuren, i paedukuari – per te edukuarin; arrijme ne zbulimin e aresyes shkakesore te lindjes se urrejtjes ne brendesi te popullates shqiptare per Idete Fetare, por ajo nuk na jep permasen se cfare kerkon te fsheh kjo urrejtje dhe kjo perbuzje. Vazhdimi i analizes vetem ne fushen e Kultures dhe te Letrave con ne percaktimin se propoganda enveristo-komuniste kerkon te mbuloje pikerisht Krimin mbi Popullin Shqiptar te realizuar nga komunizmi enverist dhe bashkepunetoret e tij. Dhe jane keta te fundit sot qe shprehin urrejtjen ndaj Ideve Fetare dhe Klerit Katolik Shqiptar edhe pse ky i fundit eshte instrumenti i vetem i formimit te Kombit Shqiptar sipas parametrave europiane deri me 1945, vitin ku u permbys parimi europian i zhvillimit te tij.
Tirane , me 22.02.2015

15-Çfare nuk di avokat Ngjela nga historia e Klerit Katolik Shqiptar?

 

Me daten 21 korrik televizioni komunist (dmth antishqiptar) Top Channel dha nje program provokativ mbi kujtimin e Pader Zef Pllumit ku avokati i nderuar, si bashkevuajtes i fratit franceskan, analizoi permbajtjen e Klerit Katolik Shqiptar duke dhene konkluzionet e rreme mbi kete Kler. Sipas tij prifterinjte katolike kane dy jete: ate religjione dhe ate civile ku, me perjashtim te Pader Zefit, ne jeten civile kleriket qe ai kishte pasur ne burg nuk dalloheshin per ndonje veprimtari te vecante duke e pergjithesuar kete per te gjithe Klerin Katolik Shqiptar. Ndersa ne jeten religjione kleriket shqiptare kishin nje dallim te konsiderueshem nga pjesa tjeter. Nuk e di a e pati me gjithe mend apo me shaka avokati i nderuar kur u shpreh keshtu, por gjithsesi te kete qene puna kjo nuk eshte e vertete dhe fsheh jo vetem mashtrimin e perdoruar dhe qenien reale te shtreses se avokatit ne raport me popullin shqiptar, por mbi te gjitha ajo fsheh nje te vertete historike me permasa biblike te cilen avokati yne i nderuar nuk e di. E meqene se ai perfaqeson nivelin me te larte intelektual te botes se sotme shqiptare rezulton se dhe vete kjo bote nuk e di te verteten mbi Klerin Katolik Shqiptar, gje te cilen ne e ndjejme per detyre t’ja perkthejme.

Se pari duam ta sqarojme avokat Ngjelen se bashkevuajtesi i tij, Pader Zef Pllumi, beri dy gabime kur doli nga burgu. Se pari u lidh me shtetin ne menyre varesore kur formula e shqiptarise ka qene: Per fe e atdhe dhe jo per fe e shtet. Po te krahasohet me veprimet e Grigjes katolike me 1948 do te shikohet se Pader Zefi veproi ne kundershtim me veprimet e kesaj Grigje. Krejt ndryshe veproi Kjo e fundit ne ato vite, kur diktatori u kerkoi te ndaheshin nga Selia e Shenjte dhe te qendronin te izoluar prej Saj. Mbrojtja e dinjitetit te Selise se Shenjte dhe mos mohimi i Saj ishte akti me i larte i supremacise morale e dinjitoze te Klerit Katolik Shqiptar dhe vetem per kete Ai eshte i vetmi qe mund ta parfaqesoje popullin shqiptar perpara njerezimit me karakteristikat e NJERIUT. Anetaret e saj sakrifikuan jeten perpara betimit moral dhe kjo perben ndryshimin midis njerezve. Se dyti Pader Zef Pllumi u lidh me pinjollet e komunizmit jo sipas formules se Jezu Krishtit kur te bien ne nje faqe ktheji tjetren, por sipas formules se vetevrasjes dhe kete ju, pinjollet e komunistave, nuk mund ta kuptoni dot.

Se dyti duam te sqarojme avokat Ngjelen se ne nuk i njohim Klerit Katolik Shqiptar asnje veprimtari gjurmelenese ne fushen e religjionit (flasim per shek. XX-te) perkundrazi, Kleri Katolik Shqiptar eshte i vetmi ne historine dymijevjecare te krishterimit qe ndertoi atdheun e nje populli dhe vetem per kete, perfaqesuesit e tij, jane shenjtoret e popullit shqiptar per te gjithe kohen e ekzistences se tij. Gjeni vetem nje rast ne bote qe kleriket e krishtere te nje populli te kene ngritur ndertesen politike te tij ne perputhje me deshirat kombetare te popullit, pervec Klerit Katolik Shqiptar. Ja perse i nderuar avokat Ju nuk keni te drejte kur i atribuoni perfaqesuesve te ketij kleri superrelativa ne fushen fetare.

I nderuar avokat jam i detyruar t’Ju zberthej veprimtarine e Klerit Katolik Shqiptar, te pakten, per 500 vjetet e fundit per te kuptuar se ne, shqiptaret, sot ne mijevjecarin e III jemi nje popull me atdhe vetem ne saje te ketej Kleri me permasa pertej Shqiperise. Kjo e fundit ka rendesi te evidentohet pasi Kleri Katolik Shqiptar ka ndryshuar cilesisht nga Institucioni Katolik Qendror me qender ne Rome dhe ketu qendron aresyeja perse u pushkatua Kleri Katolik Shqiptar pas 1945-es.

a-periudha arbëreshe

Edhe gjatë kësaj periudhe veprimtaria e klerikëve vëndas është më e madhe dhe më gjurmëlënëse ne fushen e letrave dhe te gjuhes. Vlen të përmëndet fillimisht Arqipeshku i Durrësit Pal Ëngjëlli (1417 – 1470) i cili konsiderohet si autori i dokumentit më të moçëm i datuar i gjuhës shqipe dhe i shkrojtur me alfabetin latin (1462). Në këtë dokument na intereson fraza që është emërtuar si formula e pagëzimit me përmbajtje: “Vntẻ paghesont premenit Atit et birit et spertit senit” (unë të pagëzoj pr’emënit Atit e t’Birit e t’shpirtit shenjt).

Më pas vjen kleriku Dhimitër Frëngu, kushërirë i Pal Ëngjëllit, i cili pat qënë arkëtar i Skëndërbeut më 1466 duke e shoqëruar këtë të fundit në Romë.

Në shekullin e XVI përmëndet Gjon Buzuku, autori i parë i një libri të shkruar në gjuhën shqipe me titull “Meshari” dhe që mban datën 1555. Të dhëna mbi autorin nuk ka, por pretendohet se qi ka qënë klerik përderisa pranohet se autori është Dom Gjoni i biri i Dedë Buzukut.

Në shekullin e XVII përmëndet Pjetër Budi, një klerik tjetër që pati shkruar veprën “Dottrina christiane” në vitin 1618 dhe disa përkthime fetare në gjuhën shqipe rreth viteve 1619 – 1620. Po këtë shekull ka punuar arqipeshku shqiptar i Tivarit Pjetër Mazreku (vdekur më 23. 05. 1625 i cili la si dokument një shënim mbi një numër të vogël fjalësh shqipe, gjithsejt 32 emra, të cilat thotë se rrjedhin prej italishtes dhe i shkruan me alfabetin e Budit. Në këtë shekull është i përmëndur fjalori i klerikut Frang Bardhi (1635) i cili në 1637 pati bërë dhe dy përkthime fetare. I fundit në këtë shekull 1685 është edhe Pjetër Bogdani arqipeshku i Shkupit i cili pat shkruar veprën “Çeta e Profetëve”.

Shekulli i XVIII fillon me Xhanfrançesko Albani (1649 – 1721) i cili përmëndet si papa i 241 me emrin Klementi XI (1700 – 1721) për të cilin dihet se ka qënë arbëresh me banim në Itali. Paraardhësit e tij i përkisnin dyndjes së madhe të arbëreshëve me banim në Itali pas vdekjes së Skëndërbeut. Eshte i vetmi personalitet fetar per te cilin mund te themi se ka shkelqyer ne fushen e religjionit fetar. Po atë shekull përmënden një sërë peshkopësh arbëreshë si Xhuzepe Skiro (1690 – 1760), Nikolo Brankato (1675 – 1741) protopapë në fshatin e lindjes, Piana degli Albanesi. Ekzistojnë dhe klerikë me reputacion më të paktë, por që lanë gjurmë, me punën e tyre, në gjuhën shqipe si: Ikonom Kostandini, i cili mbajti një kodik të vogël në vitet 1764 – 1822, i quajtur më vonë dhe Kostandin Berati (1742 – 1822); Paulo Maria Parrino (1721 – 1765), Xhovani Kristostomo Guzzeta (1700 – 1770).

b-periudha shqiptare

Të dhënat mbi veprimtarinë e klerikëve shqiptarë në favor të çështjes shqiptare janë disi të plota vetëm gjatë shekullit të XX-të, dhe kjo është e kuptueshme pasi vetëm në këtë shekull shqiptarët e panë veten krejt të pavarur. Vlen të theksohet se veprimtaria e klerikëve shqiptarë është e lidhur kryesisht me luftën për gjuhën dhe pavarësinë politike. Aktet e kësaj lufte fillojnë që në shekullin XI-te për konsolidimin e alfabetit të gjuhës shqipe dhe të shkrojturin e saj sipas një alfabeti të përshtatshëm. Në shekullin e XX-të veprimtaria e klerikëve është në shkallë sipërore në një masë të tillë sa duhet të pranojmë se gjuha shqipe dhe alfabeti i saj në gjëndjen e sotme i dedikohet pikërisht përpjekjeve që bënë atdhetarët klerikë për vendosjen e alfabetit latin, akt i cili shpaloset me Kongresin e Manastirit (1908).

Veprimtaria e klerit katolik shqiptar është një pasqyrë reale e veprimtarisë kombëtare në favor të Shqipërisë.

I pari për nga koha veçohet Nikollë Kaçorri (1862 – 1917) atdhetar dhe veprimtar i dalluar në periudhën e fundit të rilindjes shqiptare (ky nocion është një shpikje e studiuesve të epokës komuniste dhe kërkon një vëmëndje më të madhe në drejtim të saktësisë). Shërbeu në famullinë katolike të Durrësit për 20 vjet. Drejtoi kryengritjen e armatosur antiosmane të Kurbinit më 1905 – 1907. Mori pjesë në Kongresin e Manastirit më 1908 dhe në atë të Elbasanit më 1909. U rreshtua përkrah kryengritësve në vitet 1910 – 1912 kundra sundimit osman. Përfaqësoi krahinën e Durrësit në Kuvendin Kombëtar të Vlorës që u mbajt në fillim të dhjetorit 1912. U zgjodh nënkryetar në qeverinë e Ismail Qemalit.

Më vonë u çfaq në arenën politike Imzot Luigj Bumçi (1872 – 1945), Ipeshkv i Lezhës e Administrator i Abacisë së Mirditës. Mori pjesë gjallërisht në lëvizjen kombëtare për çlirim kombëtar të popullit shqiptar nga zgjedha osmane. Drejtoi delegacionin shqiptar në Konferencën e Parisit (18 janar 1919 – mars 1920). Qe anëtar i këshillit të Naltë më 1921. Veprimtaria e mëtejshme e tij nuk dihet më.

Në lëmin shkencor historik, juridik, arkeologjik e letrar dallohet Shtjefën Gjeçovi (1873 – 1929), i konsideruar si etnografi dhe arkeologu i parë shqiptar. Kreu për herë të parë studimin e Shpellës së Gajtanit afër Shkodrës. Gjithashtu mori pjesë gjallërisht në kryengritjen e madhe të 1909 – 1912 si dhe në luftën e Vlorës më 1920. Shtjefën Gjeçovi qe edhe shkrimtar, ku shkroi dramën “Dashtunia e Atdheut” (1901). Por kryevepra e Shtjefën Gjeçovit konsiderohet përmbledhja e kanunit të Lekë Dukagjinit (botuar pas vdekjes në Shkodër më 1933).

Po në këtë kohë në Shqipëri ndjehet veprimtaria atdhetare, politike e letrare e Dom Ndre Mjedës (1866 – 1937). Pjesmarrës në Kongresin e Manastirit 1908, pjestar i parlamentit të parë shqiptar më 1921. Ndër veprat më të përmëndura veçojmë: “Vaji i bylbylit” (1887), vëllimin me vjersha “Juvenilia” (1917), poemen romantike “I tretuni” (1917), poemat “Lissus” që i përkasin periudhës mbas luftës së 1914 – 1918.

Më pas vjen Padër Anton Harapi (1888 – 1946) një tjetër letrar françeskan i njohur në radhë të parë si gojtar i përsosur. I përmëndur është fjalimi i mbajtur me 15 shtator 1936 në mitingun e përmotshëm të transportit të eshtrave të Çerçiz Topullit dhe Muço Qullit nga Shkodra. Të njohura janë ligjëratat e mbajtura mbi Shqipërinë, njëra prej të cilave e mbajti përpara ministrit të jashtëm italian në vitin 1939 dhe tjetra në teatrit “Kosova” më 1944, diskutimi mbi regjimin politik ne Shqiperi me Av. Dr. Vasil Dilo dhe Gabriel Meksin me 1944 (veper e pabotuar); padër Anton Harapi qe dhe një politikan i madh. Për të shuar kontradiktat në gjirin e shoqërisë shqiptare mbas futjes kalimtare të gjermanëve nëpër Shqipëri pranoi, me lejen e Papës, të bëhet anëtar i këshillit të Naltë më 1943.

Edhe pse duhej vënë më përpara, ne e lamë për në fund kokën më të dallueshme të klerit katolik shqiptar që i dha Shqipërisë shumë më tepër se të ashtëquajturit rilindas të shekullit të XIX-të. Ky qe Padër Gjergj Fishta (1871-1940). Të flasësh për At Gjergj Fishtën në kaq pak faqe është pak si turp. Është turp edhe për faktin tjetër që asnjë shqiptar i sotëm (përveç një pakice tepër – tepër të vogël) nuk e di që Padër Gjergj Fishta është autori i vendosjes së alfabetit të gjuhës së sotme shqipe të vendosur në Kongresin e Manastirit më 1908. Veprimtaria patriotike e Padër Gjergj fillon që në vitin 1898 kur protestoi për moskryerjen e riteve fetare në gjuhën shqipe. Duke filluar nga ajo kohë meshat dhe ritet e tjera fetare nëpër kishta katolike shqiptare mbahen vetëm në gjuhën shqipe. Më 1908 zgjidhet, së bashku me Luigj Gurakuqin, si anëtar të shoqërisë “Bashkimi” delegat në Kongresin e Manastirit ku nga 53 pjesmarrës me 49 vota u pat zgjedhur kryetar i Kongresit dhe më pas kryetar i komisionit për vendosjen e alfabetit të gjuhës shqipe (M.Frasheri ka qene kryetar nderi). Më vonë qe zgjedhur delegat në parlamentin e parë shqiptar. Më vonë u caktua drejtor i liceut “Illirikum” ku ndihmesa e tij qe e paçmuar. Por madhështia e Padër Gjergj Fishtës qëndron në karakterin poetik të qënies së tij. Konsiderohet si poeti epik më i madh shqiptar i të gjithë kohërave, dhe botëror i shekullit të XX-të. është përcaktuar se pararoja e letërsisë shqipe duke kryesuar brezat e vjetër e të rinj letrarë. Krahas Lasgush Poradecit, Ernest Koliqit dhe Asdrenit formoi letërsinë e re shqiptare duke e pastruar nga ndikimet sllave e turke. Drejtoi për një kohë të gjatë revistën “Hylli i Dritës”. Veprat kryesore të Padër Gjergj Fishtës janë: Mrizi i Zanave, Vallja e Parrizit, Anzat e Parnasit, Gomari i Babatasit dhe kryevepra e tij “Lahuta e Malcis”. Veprimtaria kombëtare dhe letrare e Padër Gjergj Fishtës pati kaluar kufijtë e Shqipërisë: Papa Piu XI i pati dërguar “Medaglia al Merito” 1925; Mbreti i Austro-Hungarisë e pati dekoruar me medaljen “Ritterkreuz” 1912; Sulltani i Turqisë medaljen “Mearif” të klasit II, 1012; Greqia i pati dërguar dekoratën “Phoenix” 1931 dhe së fundi Mbretëria Italiane e pati pranuar Akademik të sajë. Padër Gjergj Fishta vdiq më 30 dhjetor 1940 dhe u varros në një varr të përkohëshëm prej ku kaloi në morgun e Kishës së Fretënve, krahas mikut ti tij Ded Gjo Luli.

Përveç këtyre klerikëve të famshëm në fushën e politikës dhe të letrave shqiptare dallohen edhe një plejadë e tërë klerikësh letrarë, studiues folklori, gjuhëtarë, historianë, arkitekt etj, etj. Përmëndim disa prej tyre:

Justin Rrota, për jetën e tij nuk disponojmë asnje të dhënë, përveç faktit që qe një studiues i apasionuar dhe dha një ndihmesë të konsiderueshme në njohjen e Buzukut. Vepra e tij vidhet nga nje akademik i RPSSH.

Ndoc Nikaj (1864-1946), i pari romancier shqiptar dhe i pari studiues historian që shkroi një histori mbi Shqipërinë. Autori i romanit “Shkodra e rrethueme” dhe i mbi 400 veprave studimore.

Vinçenc Prenushi (1885 – 1949), Kryepeshkopi i Durrësit. Autori i librit me lirika poetike “Gjethe e lule”. Së bashku me mikun e vet Shtjefën Gjeçovin vuri bazat shkencore moderne të studimit të folklorit shqiptar. Ka qënë dhe një përkthyes i përmëndur në gjuhën shqipe i shumë veprave europiane. Ka nje kryeveper letrare Imzot Vinçenc Prenushi që si zor ta ketë realizuar ndonjë shkrimtar shqiptar per të gjithë koherat e ekzistencës së racës sonë dhe që eshte nje romance me titull: Gruaja Shqiptare. Po veçojme:

“……………….

Merr pelhurën, qi pat enë

Bija e sajë; kishte pasë kenë

Kuq e zi e m’të qindisë

Gjen dashtnin qi e kisht’molis

N’krye të flamurit kisht’punue

Për rreth shqypje, m’dorë prarue,

Fjalët e hershme, fjalët e të Parve:

Se Shqypnia asht e Shqyptarëve;

E nder skaje fjalët “liri”

Me ket flamur kuq e zi

Merr nanë-shkreta e pshtiell at bi.

Qi, pat njofët tjetër dashtni,

Ishte shkri veç për Shqypni

……………………………………….

Pse, po kje qi,si kjo bi,

Rriten vashat në Shqypni.

N’vend do shkojë-o fjala e t’Parëve,

Se Shqypnia asht e Shqyptarëve.

Lidhniu tok, si bajshin motit

Ato bijat e Kastriotit,

E broh’ritni n’gzim e n’vajë:

Rrnoftë Shqypnia e flam’ri i sajë.

(ne keto vargje i nderuar avokat qendron kodi i   fshehte i Klerit Katolik Shqiptar)

Më gjeni i nderuar avokat një poet në të gjithë letersinë botërore per të gjithë koherat e ekzistencës te racës njerëzore në Tokë që të ketë shkruar romancë më të bukur për popullin dhe për gruan e vet. Ç’lidhje ka kjo kryevepër letrare me religjionin dhe a e dinë shqiptarët e sotëm ekzistencën e sajë; a e mësojnë nëpër shkolla; çfarë mësojnë nxënësit shqiptarë sot në lëndën e letërsisë? A e kupton i nderuar avokat se sa mbrapa botës janë shqiptarët e sotëm vetëm me padijen e tyre në adresë të produktit intelektual të barinjve shpirtërorë të tyre, të të parëve të tyre.

Ndre Zadeja (1890 – 1945) nuk u përzie asnjëherë me politikën. Ja kushtoi jetën fesë dhe librave shqip. Vuri në themel të krijmtarisë së vet qëndresën e shqiptarëve kundra pushtuesit. Qe krijuesi i traditës melodramatike në letërsinë shqipe, themeluar mbi veprat e Padër Gjergj Fishtës.

Lazër Shantoja (1892 – 1945) ishte një letrar tepër i kulturuar dhe shkrimtar me shumë talent. Qe jo vetëm poet dhe autor i disa shkrimeve në formë kujtimesh, shënimesh e mbresash të ndryshme, por dhe një përkthyes ku shkëlqeu në shqipërimin e veprave të poetëve romantikë gjermanë.

Bernardin Palaj (1894 – 1947) ishte një shkrimtar dinamik që u muar kryesisht me mbledhjen e folklorit shqiptar. Qe njëri nga autorët e Visaret e Kombit (vol. IV). Vepra e tij u botua më 1937 duke kurorëzuar me sukses punën e tij sistematike në fushën e folklorit. Qe figura kryesore e grupit të shklrimtarëve që i ra ndesh penetrimit të huaj shpirtëror,i cili ndikonte negativisht, sipas tij, në nevojat shpirtërore dhe kulturore të popullit.

Benedikt Dema (1895 – 1972), është një ndër figurat më enigmatike të kësaj plejade dhe të shkencës shqiptare. Nën presionin persekutues të shtetit punoi në heshtje të plotë për një fjalor shqip – shqip me rreth 1600 faqe duke zbërthyer dhe përmbajtjen e çdo fjale përsa i përket karakterit shkencor të çdo fjale. Ja rrëmbejnë studimin e tij duke i shkurtuar edhe jetën. Hajduti i veprës së tij bëhet më vonë akademik i RPSSH.

Gjon Shllaku (1901 – 1946), drejtuesi i revistës “Hylli i Dritës” pas 1939. Një ndër figurat luftëtare më të vendosura kundra pushtimit fashist.

Donat Kurti (1903 – 1883), njëri nga autorët e “Visaret e Kombit” (vol. IV), studiues i folklorit shqiptar.

Nikollë Mazreku (1912 -1996), është i vetmi studiues klerik shqiptar që mbeti gjallë nga kasaphana enveriste në Shqipëri. Kundërshtar i vendosur i pushtimit fashist të Shqipërisë më 1939, edhe pas daljes nga burgu ishte luftëtar i vendosur kundra kryerjes së riteve fetare në gjuhën italiane. Është i përmëndur për etydin filozofik antiitalian drejtuar klerikut italian Kordiniano më 1940 me titull: “Skandali “Cordiniano” dhe mprojtja e kombit shqiptar” botuar nën pseudonimin Nikë Bërxolla.

Së fundi arrijmë në dy përfundime të reja për historiografinë e sotme shqiptare:

Së pari, merita primare për konsolidimin kulturor e gjuhësor të kombit shqiptar i takon asaj plejade njerëzish të cilët luftuan dhe udhëhoqën popullin shqiptar në luftën për pavarësinë e tij dhe kjo plejadë kishte petkun e Klerit Katolik.

Së dyti, varfëria letrare e popullit shqiptar është e lidhur me masakrimin që rregjimi antishqiptar i bëri pjesës më luftëtare për liri e dashuri kombëtare në vitet 1945 – 1948 dhe që i përkisnin Klerit Katolik Shqiptar. në këtë pikë u mohua tradita shqiptare e letrave.

A kemi ne te drejte, mbi kete baze informative, t’i akuzojme anetaret e nderuar te Klerit Katolok Shqiptar si te paafte ne jeten civile dhe te afte ne jeten religjione? Me keqardhje, i nderuar avokat, ju them se Jeni jehona (per mua nuk ka rendesi ndergjegjja Juaj) e nje propogande irreale qe ka per qellim te denigroje te vertetat absolute te popullit shqiptar dhe te fshije nga kujtesa e popullit veprimtarine e Klerit katolik Shqiptar. Ju i nderuar avokat jeni kunder komunizmit enverist jo pse ai i beri keq popullit shqiptar, por pse ju futi ne burg. Dhe ketu qendron ndryshimi midis Jush dhe anetareve te nderuar te Klerit Katolik Shqiptar te denuar bashke me Ju. Keta te fundit ishin kunder komunizmit enverist, sepse ai ishte kunder gjithe popullit shqiptar duke i bere keq POPULLIT dhe jo thjeshte kundra Klerit Katolik, sic e paraqet propoganda e sotme. Ndryshimi eshte cilesor dhe fsheh brenda nje nder sekretet e kodit njerezor te Klerit Katolik Shqiptar, te cilin Ju i nderuar avokat nuk mund ta dini edhe pse i ndjeri At Pjeter Meshkalla ju ka mbajtur 8 leksione ne kete fushe; Ai nuk Ju ka treguar pikerisht kete sekret, te cilin personalisht ma ka mesuar qe ne moshen 10 vjecare dhe qe eshte e lidhur me formulen: Jetojme per fe e atdhe, pasi feja e shqiptarit eshte shqiptaria. Kete Ju i nderuar avokat nuk mund ta kuptoni, sepse nuk e keni jetuar kurre as ne edukacion.

 

 

25 . 07 . 2008                      botuar albanovaonline.com 26.07.2008

Gazeta “55”, dt. 27.07.2008

14-Sekreti “Qemal Stafa”

Shtetasit shqiptarë te gjysmes se dyte te shekullit të XX-të e njohin emrin e tij kryesisht nën siglën e komunizmit. Rruge, shkolla, lagje, libra te shkruar per te, stadiume, tituj heroizmi dhe, se fundi, fondacione mbajne emrin e tij. Cfare ka bere ky personazh ne mesin e shekullit te XX-te që te kete nje fame te tille? Cili eshte heroizmi i tij qe te emerohet “Hero i Popullit” shqiptar?

Emri i Qemal Stafes njihet kryesisht i lidhur me gjyqin e komunisteve te partise komuniste te Shkodres ne fillim te vitit 1939 ku, sipas propogandes komuniste, pati mbajtur nje qendrim burreror: “Jam komunist, i bindur dhe deklaroj se vetëm komunizmi do ta shpëtojë masën e punëtorisë që sot ndodhet e shtypur…”(sipas librit të Nasho Jorgaqit mbi Qemal Stafën,f.225). Me vone pati luajtur nje rol kryesor,nen mesimet e Enver Hoxhes, ne formimin e partise komuniste shqiptare (8 nendor 1941) dhe me 23 nendor 1941 pat qene sekretar i pergjithshem i rinise komuniste (gjithmone sipas kesaj propogande). Thuhet se u pat vrare i tradhetuar nga shoket me 5 maj 1942 dhe kjo dite u pat bere dita e deshmoreve te popullit shqiptar, pa cka se kjo dite ishte dhe pervjetori i vdekjes se Napoleon Bonopartit.

Ne nje emision televiziv mbi aktet e formimit te PKSh (nendor 2007 – emisioni Fokus) patem argumentuar, me ane te disa dokumentave te firmosur edhe nga vete E.Hoxha, se PKSh nuk ishte formuar ne Tirane me 1941 as nga shqiptaret dhe as nga jugosllavet; bile keta te fundit kishin luajtur rolin kryesor ne asgjesimin e partise komuniste te Shkodres e cila kishte pasur dege ne te gjithe Shqiperine dhe keto dege ishin emeruar, me vone, si grupet komuniste shqiptare. Ne ate emision patem argumentuar se krijuesit e vertete te PKSh ishin anglezet dhe kete akt ata e kishin marre ne mars te 1943 ne Labinot te Elbasanit. Ne kete menyre mbi figuren e Qemal Stafes ra dyshimi mbi mos pjesmarrjen e tij ne aktin e themelimit te PKSh duke mos pranuar te gjithe hapesiren e formimit te PKSh sipas versionit te dhene nga Enver Hoxha. Fati e solli te me binin ne dore aktet e gjyqit te komunisteve te Shkodres dhe nje leterkembim i avokatit te mbrojtjes me nipin e tij ku kerkohej te evidentohej mbrojtja qe avokati Dr.Vasil K. Dilo i pati bere Qemal Stafes me shoke ne ate gjyq. Vete mbrotja dhe kerkesa e Lefter Dilos binin ndesh me njera – tjetren gje qe na detyroi t’i botonim te dyja duke ngritur versionin se figura e Qemal Stafes ishte e pompuar me nje hapesire krejt tjeter per tjeter duke fshehur nje sekret te paditur akoma nga kerkush.

Mbrotja e avokatit Dr. Vasil K. Dilo ne ate proces eshte pikerisht kjo qe po botojme duke pasur parasysh vete origjinalin, i cili ekziston në të vetmen kopje dhe nuk gjendet në Arkivin e Shtetit, siç është pretenduar:

.

                 .           .

 

                                       Mbrojtje

 

të pandehurvet : 1/ Zef Mala , 2/ Niko Pando Xoxi , 3/ Vasil Petush Shanto , 4/ Subhi Xhafer , 5/ Enver Beqir Pulliqi , 6/ Kristo Pando Isak , 7/ Riza Deliallishi

 

Përpara

 

Gjyqit Politik të Tiranës

  1. II. 1939

 

& 1   Ç’është akuza

 

  1. Kryetar :

 

Nga të përfaqësuarit e mi, të quajturit: Zef Mala, Niko Pando Xoxi dhe Vasil Petushi Shanto akuzohen se : kinse kanë organizuar – me disa shokë të tjerë – në tokën e Mbretërisë, një shoqatë, e cila ka pasë për qëllim të vendoet me forcë Didaktura e një klase shoqërore, për mbi të tjerat dhe të përmbyset me forcë rregulli ekonomik dhe shoqëror, që ekziston në shtet. Të tjerët d.m.th. të quajtu : Subhi Xhafer, Enver Pulliqi, Kristo Pando Isak dhe Riza Deliallisi, kanë marrë pjesë në këtë shoqatë dhe kanë përhapur teorira dhe idera komuniste dhe e Nd. Prokurori ka kërkuar dënimin e të parëve në bazë të N. 1 të ligjës mbi fajet kundra rregullit shoqëror dhe ekonomik me d. 23 prill 1937 dhe të dytët në bazë të N. 6 po të atij Ligji.

 

&2       Ç’kanë pohuar të pandehurit para Gjyqit

 

Por faji i të pandehurve, siç e pohuan vetë para Gjyqit, është siç pason:

1/ Zef Mala tha se proçes verbalet e mbajtura prej Xhandarmërisë nuk i përshtaten të vërtetës; se kjo qëndron kështu që: deshëm të njoftonim ç’është komunizmi, me qëllim që të propogandojmë për të përhapur iden Komuniste me broshurat e shkruara me makinë daktilografike dhe poligraf.

2/ Niko Pando Xoxi tha se me Zef Malën kam qënë shok: kemi biseduar për çështje komuniste, por jo për diktaturë klase. Kemi biseduar thjeshtësisht për çështjen e punëtorëve dhe se nga broshurat një e ka përkthyer ai nga greqishtja, atë me titullin “Zhvillimi ekonomik”.

3/ Vasil Petush Shanto tha se: isha në seminarin Ortodoks; më akuzonin se isha komunist dhe u interesova të mësoj se ç’është. Bisedova me shokë dhe filluam të përhapnin komunizmin pa ndonjë qëllim tjetër; se përfundimi është në dorë të turmës, dhe shtoi se: nga broshurat ka shpërndarë një pjesë.

4/ Subhi Xhafer Dedia tha se: i pandehuri Sami Begolli i dha një libër me titull “Zhvillimi Ekonimik”, pa e ditur se ishte komuniste dhe kur ju kërkua e dorëzoi pa e kënduar. Buletinin ja pat dhënë i pandehuri Memet Myzyri dhe, si i vogël nga mosha, nuk mori dot vesh se ishin komuniste.

5/ Enver Beqir Pulliqi tha gjithashtu se : Sami Begolli i dha një libër, por sa e pa se ishte komuniste e dogji dhe tjetër nuk mori dhe shtoi se Riza Tola nuk ka thënë të vërtetën për të.

6/ Kristo Pando Isak tha se: nuk jam komunist dhe se Niko Xoxin nuk e njoh dhe as kam biseduar me të për komunizmin.

7/ Riza Deliallisi tha gjithashtu se: as jam e as kam qënë kurrë komunist. Por kur u kap Abdyl Myzyri vajti ta pyeste se për se u kap dhe atje i dhanë një libër për ta fshehur, por se ky e kallzoi se e kishte dhe se e dorëzoi sa po ja kërkuan.

Këto janë faktet dhe veprat që pohuan vet të pandehurit që përfaqësojmë para se nd. Gjykatë.

 

& 3

 

Rëndësia e pohimit jashtëgjyqësor

 

Pretenca e së nd. Prokurori ndryshon nga pohimet e të pandehurve për sa i përket veprave në ndjekje. Ndryshimi i detyrohet faktit se : kjo bazohet më tepër në pohimet që përmajnë Proçesrvebalet e Xhandarmërive lokale të ndryshme se sa në ato para Gjyqit.

Por në këtë pikë lend pyetja se: Ç’rëndësi kanë pohimet jashtë-gjyqësore, si provë, në Gjykatat penale?

Përgjegjësia e shkencës së Drejtësisë Penale, si dhe ajo e Proçedurës penale në fuqi, është kundra mendimit të së nd. Prokurori. Dghe ja se për se:

Pohimi, i cili në Gjyqet Civile është një provë e plotë, në Gjyqet Penale nuk përmëndet të përdoret si bazë për vendim dënimi, sa që nuk forcohet nga prova të tjera. Proçedura Openale në fuqi nuk i zë kreit fille, si provë dhe shkaku është ky që: kërkush nuk mund të bëjë një pohim, i cili ka me shkaktuar dënimin e tij. Se instinkti i vet-ruajtjes është më i fortë nga detyra për me kallzuar të vërtetën. Nga ana tjetër pohimi shumë herë bëhet nga një solidaritet i jashtëzakonshëm për me mbuluar fajtorin e vërtetë, të cilin pohuesi e ka mik ose gjini të ngushtë, si për shëmbëll burri për gruan e vet ose i jati dhe e ëma për djalin e vet ose vëllai për motrën e tij.

Po përveç këtyre në çmim të pohimit jashtë –Gjyqësor dhe të atij që bëhet para Gjyqit duhet të merret parasysh shkaku që i shtyn një të pandehur për të pohuar fajin, i cili ka për të përfunduar me dënimin e tij. Dy gjëra mund ta shtyjnë një të pandehur për të pohuar fajin e vet, dmth o frika ndaj perëndisë, e cila e bën fajtorin të mos rrejë, por të kallxojë të vërtetën, që kështu të jetë në rregull kundrejt Asaj, për me evituar Sketërren, ose Frika e njeriut. Pra ne se një i pandehur ka pas bërë një pohim, për se ta revokojë këtë më vonë, ne se atë pohim e bëri për me qënë në rregull kundrejt ndërgjegjes së tij? Nëse pohimin e bëri nga frika e Perëndisë, kjo frikë nuk mund t’i hiqet as për një minutë. Duhet ta ketë dhe para Gjykatores, siç e pati dhe para Xhandarmërisë dhe atëhere nuk duhet të mohojë para Gjyqit çka pohoi para Xhandarmërisë.

Por nuk ngjet po ashtu dhe përsa i përket frikës tjetër. Se kjo çduket para Gjyqit. Se këtu pyetet botërisht, prej Gjyqit të përbërë nga shumë veta në prani të Prokurorit, i cili detyrë kryesore ka mbrojtjen e lirisë personale dhe në ndihmë të avokatit, të cilin – në rast se nuk është në gjëndje ta emërojë ai vetë ja emëron gjyqi, mbasi as Statuti Themeltar as Proçedura Penale nuk e përmënd që të gjykohet kush pa avokat mbrojtës, dhe në sy të gjithë Popullit, i cili është i lirë me pa dhe me dëgjuar, mbasi është absolutisht i ndaluar gjykimi me dyer të mbyllura. Këto garancira kundra frikës nuk i ka i pandehuri as në Xhardamëri, por as edhe në Pyetësi. Kur pra duhet të jetë më i besueshëm i pandehuri, para Gjykatores apo jashtë Gjyqit?

Nuk themi se frika në fjalë është ne domosdo objektive, ndonëse nuk mund të ekskludohet, qoftë dhe një për mijë. Por mjafton të jetë dhe subjektive; se përgënjeshtrimi ose modifikimi para Gjyqit, i një pohimi jashtëgjyqësor, i detyrohet një shkaku, i cili shkak e bën të dyshimtë njërin nga të dy pohimet. Por cili nga të dy duhet të preferohet?

Pa dyshim, ai që është i garantuar më tepër kundra frikës – qoftë kjo edhe fantastike – pra – pa pikë kontestimi – ai që bëhet para Gjykatores.

Këtë gjë e kanë pranuar, si princip Proçedurial themeltar, që të gjithë Proçedurat e Botës së Civilizuar. Këtë preferim e imponon pa tjetër dhe fakti se: kërkush nuk dënohet difinitivisht as me propçes verbalet e xhandarmërisë, as me vendimet e gjyqit hetues, para se të shkojë në Gjyqin kompetent dhe të akuzohet botërisht e të mbrohet solemnisht, me të gjitha mjetet që i akordon ligji. Se Drejtësia penale interesohet dhe detyrohet të dënojë fajtorin e vërtetë, atë dmth që ka për të kapur të tillë, mbasi të rezultojë botërisht se i pandehuri, – me gjithë lirinë e plotë që pati për mbrojtjen e vet nuk mundi me pranuar pafajësinë e tij.

Ky rregull nuk sundon vetëm për të pandehurit, por edhe për dëshmitarët e së Drejtës Botërore; dhe nga deponimet e këtyre më të preferueshme janë ato që bëhen para Gjyqit, në praninë e të pandehurit dhe nën kontrolluin e tij, nga ato që bëhen fshehtas para Xhandarmërisë ose Gjyqit Hetues.

Preferimin e pohimeve dhe atë të dëshmive gjyqësore nga ato jashtëgjyqësoret e imponon dhe fakti se: konditat dhe zhvillimi i fajit të pohuar para Gjyqit, nuk e paraqesin këtë faj në realitet aq të tmershëm siç e prezantuan hetimet e Xhandarmërisë dhe vendimet e pyetësisë mbi të cilat e bazua më tepër Pretenca e të nd. Prokurori. Se çdo vepër njerëzore me ngjyrë faji dënohet si të jetë çfaqur e jo si mund të ketë qenë e menduar. Se drejtësia njerëzore nuk ka kapacitetin e duhur që të futet edhe në tru të njeriut dhe të gjurmojë se çmendon ky dha ta dënojë për çka mendon. Ky gjyrmim i përket Perëndisë. Pra Drejtësia njerëzore është e shtrënguar të kufizohet me çmimin dhe dënimin çka çfaqet me vepra dhe çka realizohet inisiativisht ose plotësisht.

Përveç këtyre, proçesverbalet Gjyqësore i bën më të besueshme dhe fakti se: ata që redaktojnë dhe kompozojnë proçesverbalet jashtëgjyqësore, nga një anë ngjan të mos kenë kapacitetin e duhur nga pikëpamja kulturore dhe nga ana tjetër nuk kanë po atë interes që ka Gjyqtari. Se ky përpiqet të gjurmojë të vërtetën, kur që ata duan të tregojnë aktivitetin, duke ja lënë Gjyqtarit përgjegjësinë e vendimit për fajësinë ose pafajësinë të së pandehurit. Fakti se – po thuaj, që të gjithë të pandehurit protestuan kundra përmbajtjes të proçes verbaleve në fjalë dhe se dhe dëshmitari i vetëm që u pyet para Gjyqit e përgënjeshtroi me insistim proçesverbalin përkatës, për sa i përkiste pikës se as që e njeh fare të pandehurin Zef Mala për të cilin proçesverbali në fjalë e prezanton si kur kishte pas thënë të kundërtën dhe kishte deponuar kundra tij, këto fakte sigurisht e vënë së paku – në një dyshim harmoninë e përmbajtjes së tyre me objektivitetin e duhur.

Lëkundjen e besueshmërisë, si të pohimeve dhe të deponimit të dëshmitarit e ndjen dhe Autoriteti ndjekës duke observuar, si për pohimet e të pandehurit, se këto i bënë që të gjithë të pandehurit – me fare pak përjashtim.

Por dhe nga një tjetër pikëpamje janë më të besueshme pohimet e bëra para gjyqit, këto që shumica e tyre prapë se prapë bënë pohime; dmth se përgënjeshtrimet nuk i bënë për me shpëtuar veten, duke gënjyer, por para gjyqit – si i sëmuri trupërisht para Mjekut – hapën zemrën e tyre dhe treguan fajin e tyre të vërtetë.

Shumë bukur e me vënd mund të na bëhet përveshtrimi se: përgënjeshtrimet e pohimeve kanë për shkak e qëllim lehtësimin e të pandehurve, pra dhe pakësimin e dënimeve që cakton Ligji. Por Gjykatores nuk i intereson as pak kjo pikëpamje; Ajo don të dijë se si e ku qëndron e vërteta objektive, pamvarësisht se ç’mund të ngjajë rastësisht. Por dhe nga kjo pikëpamje preferimin e kanë pohimet gjyqësore. Se faktet, që formojnë fajin në gjykim, vetëm këto pohime i vërtetojnë.

Nga rrjedhimet e Gjyqit dhe nga provat e parashtruara prej së Nd. Autoritet ndjekës, ajo që rezultoi objektivisht, është kjo që: “të pandehurit Zef Mala, Niko Xoxi, dhe Vasil Shantua me disa shokë të tjerë, formuan një shoqatë, për me propaganduar idenë komuniste dhe blenë një makinë daktilografike dhe një shaptilografike dhe disa letër të bardhë dhe disa bojë dhe nxorrën disa broshura në 100 – 120 kopje dhe i shpërndanë nëpër anëtarët e shoqatës”. Përveç këtyre veprave nuk rezultoi se të pandehurit guxuan ndonjë vepër tjetër.

Pra si mund të jenë të besueshme pohimet që i u referuan fakteve fantastike? Të tilla pohime dhe sikur të përsëriten para gjyqit, nuk mund të merren si bazë dënimi. Gjyqtari Penal dënon atë që ka guxuar me bërë një faj dhe jo kur atë që pohon se ka bërë një faj, i cili nuk provohet se është guxuar me të vërtetë prej tij. Se atëhere do të ketë dënuar një të pa fajshëm në realitet, gjë të cilën këtij nuk i a ka pranuar ndërgjegjja, por Drejtësia.

Se dhe kjo nuk premton të dënohet një i çmendur ose një që lakmon të zëvëndësojë kriminelin e vërtetë.

 

&4

 

Cili Nen i Ligjit të Posaçëm është i Aplikueshëm?

 

Por tani lind pyetja se këto akte – si të tilla – në bazë të cilit Nen të Ligjit të posaçëm duhet të dënohen?

E nd. Prokurori, duke pretenduar se gjoja faji i të përfaqësuesve të mi: Zef Mala, Niko Xoxi dhe Vasil Shanto me disa shokë të tjerë, “përmbledh të gjitha konditat dhe ekstemet juridike të nenit I të Ligjit mbi fajet kundra rregullit shoqëror dhe ekonomik me dt. 23. 04. 1937, kërkoi që dënimi i seicilit prej këtyre të caktohet në bazë të dispozitave të këtij Neni dhe sa për të tjerat të aplikohet neni 6 i Ligjit në fjalë, “pa caktuar konkretisht dhe pa i u përshtatur konditave të fajit.

Pamvarësisht nga çështja Juridike “në se në caktim të dënimit duhet të shikohet vetëm fakti që formon fajin apo dhe fajtorin, çështje kjo për të cilën rezervohemi për të bërë fjalë më poshtë, themi se: faktet, siç thamë se rezultuan nga rrjedhimi i Gjyqit, nuk e justifikojnë pretencën e së nd. Prokurori.

Neni 1 i Ligjit në fjalë, thotë tekstualisht kështu: “kushdo që në tokën e Mbretërisë formon, organizon ose drejton shoqata, që kanë për qëllim të vendosin me forcë diktatura të një klase shoqërore për mbi të tjerat ose të zhdukë me forcë një klasë shoqërore ose përgjithësisht të përmbysë me forcë rregullin ekonomik ose shoqëror, që ekziston në shtet, ndëshkohet me burgim të rëndë nga 5 pesë deri në 12 dymbëdhjetë vjet, kur vepra e tij nuk formon një faj më të rëndë”.

“Kushdo që merr pjesë në ato shoqata ndëshkohet me burgim të rëndë nga një deri në tre vjet”.

Por Neni në fjalë, dënimin që cakton i vë konditë të domosdoshme – sine qua non- forcën dhe këtë fjalë e përdor 3 tre herë. Pra, që të aplikohet ky nen, siç kërkon e nd. Prokurori, duhet pa derman – që më parë, të jetë provuar qëllimi me forcë. Por ekzistenca e këtij qëllimi, për tu realizuar me forcë, nuk u provua me as një mënyrë; pra si mund të aplikohet një nen Ligji, që nuk i puthitet faktit, që formon fajin në ndjekje?

Të pandehurit, që përfaqësojmë s’kanë pohuar asnjëherë se: qëllimi i tyre ka qënë përdorimi i forcës, për të vendosur diktaturën e klasës ose për të zhdukur klasë ose përgjithësisht për me përmbysë rregullin ekonomik ose shoqëror, që ekziston; Këta thanë dhe përpara Gjyqit se: qëllimi i tyre ishte propaganda – akademike – në favor të komunizmit me anë broshurash dhe shpërndarje librash, pa përdorur forcë kundra kërkujt dhe pa u interesuar as pak se ç’kishte për të bërë populli mbasi të merrte dijeni mbi doktrinën dhe idenë komuniste, nëse dmth do ta pëlqente për aplikim ose do ta refuzonte.

Mungesën e forcës si element kryesor i fajit, që parashikon dhe dënon Neni 1 në fjalë, s’ka mundur ta mohojë as Autoriteti ndjekës që kur filloi ky proçes. Se po ta kishte dhe më të paktën provë, sigurisht që do ta parashtronte. Është e vërtetë se pretendoi tekstualisht se: “faji i të pandehurve në fjalë përmbledh të gjitha konditat dhe ekstremet juridike të nenit 1”. Por kondita kryesore dhe esenciale, ajo të cilin neni 1 e përsërit tre herë, duke dhënë të kuptohet se: vetëm nga ekzistenca e saj mvaret caktimi i dënimit nga 5 – 12 vjet burgim, është vetëm një dmth forca; pse vallë e nd. Prokurori nuk i vuri gishtin kësaj dhe t’i linte të gjithë të tjerat? Përgjigjja nuk do ndonjë filozofi të madhe; nuk e përmënd se: Nuk kishte se si ta provonte ekzistencën e saj.

Forcë do të thotë fuqi – violencë – shtërngatë, e tillë që objekti i sajë do të thotë ai mbi të cilin zbatohet kjo, të zhdukë lirinë e vet dhe të bëjë jo çfarë don vetë, por çfarë i imponon ai, i cili ja ka dredhur vullnetit të tij. Forca nuk bëhet me fjalë të thata: kërkon vegla të tilla që t’i përkasin objektit të saj, të tillë frikë sa të paralelizohet çdo rezistencë e tij ose të dërmojë me katastrofë çdo kundërshtim dhe pengim. Vendosja e një diktature me forcë ose zhdukja e një klase të shoqëruar me forcë dhe përgjithësisht përmbysja e një rregulli ekonomik ose shoqëror po me forcë, nuk bëhet me broshura poligrafi, por me armë më të shumta dhe më të forta se ato që ka në dispozicion shoqëria e atakuar; bëhet me revolucion të gjakosur. Por në çështjen konkrete, ku shihet dhe më e vogla shënjë force?

E nd. Prokurori në pretencën e saj elokuente dhe ndofta nga çdo tjetër pikëpamje të – paçfuqizueshme dhe e – paçvlersueshme -, pretendon se: që të gjitha provat e saj nuk janë gjëra të imagjinuara. Por në këtë pikë nuk na duket se mund të pretendohet po ashtu. Sa që nuk mundi të provojë ekzistencën e forcës, e cila është kondita kryesore dhe esenciale e dënimit, që ka kërkuar, nuk mund të evokuajë dhe të kërkojë të aplikohet në çështjen konkrete dispozita e nenit 1 në fjalë.

Pretendimi se fara që mbillet dhe atje mund të arrijë përmban aq seriozitet sa edhe ajo e atij i cili “për një ve kërkon një stan nga pula”.

Por duhet të shënohet me gjithë seriozitetin që karakterizon të nd. trupin Gjykues dhe Gjyqin vetë se: fjala forcë nuk është vënë as përsëritur tri herë kot na së koti në Nenin në fjalë; ka lidhje të ngushtë me qëllimin e përgjithshëm të Ligjit në fjalë, i cili është ndalimi i ngjitjes së sëmundjes të komunizmit dhe në popullin e Shtqtit tonë. Për të provuar për çfarë themi, lutemi të na lejohet të shpjegohemi me pak fjalë.

 

&5

Ç’është Komunizmi

 

Mbasi mbrojmë para Gjyqit njerëz të pandehur si komunista, vjen vetvetiu pyetja se: ç’është kjo gjë, për të cilën akuzohen këta dhe kërkohet dënimi i tyre?

Komunizmi – siç dihet (kanë kaluar 65 vjet nga data e mbajtjes së kësaj mbrojtjeje dhe ne pretendojmë se as sot nuk dihet thelbi real i kësaj filozofie, por gjithsesi autori i kësaj mbrojtjeje e njihte filozofinë komuniste shumë më mirë se anëtarët e byrosë politike të PPSh të viteve 80-të, GH.) – është një doktrinë dhe një sistem organizimi të shoqërisë njerëzore, që bazohet në bashkëpunimin të së gjithave të mirave (dmth të mjeteve dhe të produkteve), duke përjashtuar pasurin vetiake dhe individuale si dhe dallimin e njerëzve në klasa të ndryshme.

Kjo doktrinë nuk është e re; por përkundrazi është po aq e vjetër sa dhe njerëzit vetë, pysh prej kohës që mundi të kalojë nga egërsia dhe barbaria në organizimin shoqëror me bazë: “pronësinë idividuale”

Njerëzit nuk dualën nga duart e krijuesit të vet të mësuar si të jetojnë mbi Dhe. Por ai është përpjekur vetë që të gjente mënyrën më të sigurtë të lumturisë të tij. Kjo nevojë e shtrëngoi që të shpikë e të vërë në zbatim sisteme të ndryshme dhe t’i lërë njëra mbas tjetrës duke kërkuar gjithmonë më të mirën, gjë të cilën as nuk e ka goditur deri më tani e as që ka për ta goditur kurrën e kurrës, sa që sisteme supreme ose të mirën supreme, nuk e harrin as kur njeriu është me mendim të kufizuar.

Tre janë periudhat e zhvillimit të tij: 1/ e vjetra, që mbaron në kohërat e para të Krishterimit. 2/ e kohës së mesme dhe e 3/ fillon prej shekullit të 18.

Në periudhën e parë flamurin e mbajti më i madhi filozof i botës së vjetër, Platoni, i cili me gjithë zgjimin e tij mbërriti me veprën e tij “Politika” të imagjinojë një shtet ku gra e fëmijë të ishin bashkë; por kësaj doktrine të tij njerëzia, e cila e adhuronte atë vetë, i ktheu shpinën. Në shekujt e mesëm dualën plot mbrojtës duke imagjinuar seicili nga një shoqëri njerëzore as pak të realizueshme, të cilat i përmbledh fjala “Utopi”, dmth ëndra pa vënd.

Formë të rrezikshme mori kjo doktrinë që kur gjermani Marks e lidhi me relacionet e klasave të kapitalistëve dhe të punëtorëve. Me gjithë atë u mbajt si një dokttrinë ekonomiste dhe si fillim i një drejtimi të ri të shkencës “ekonomia politike”. Degjenerimim i kësaj doktrine, që ju dha emri “Marksizëm” e prunë Bolshevikët e Rusisë. Se këta deshën me imponuar jo me bindje por me forcë; dhe këta qenë ata që shkaktuan dallimin e komunizmit në dy: në Shkencorin dhe në Revolucionarin. Shkencori nuk është i rezikshëm, sa që nuk del jashtë qarkut të bisedimeve Shkencore dhe Akademike. I rezikshëm është ky i bolshevikëve: pse ky përdori forcën madhore dhe është duke mbruajtur Rusinë me atë. Këtë pra sistem të komunizmit ka para sysh dhe këtë dënon Neni 1 i Ligjit.

Komunizmi, simbas zhvillimit, që i dha Marksi është kurdoherë i rezikshëm, ndonëse përpiqet të imponojë jo me forcë por me bindje dhe me perkursione; se nuk është e mundur të vihet në aplikim, saqë njerëzimi të shkallmojë themelet e tij shekullore, dmth familjen – formën e martesës – Fenë – të drejtën e pronësisë vetiake.

Por kush gabohet dhe bëhet partizan i komunizmit të butë, nuk do të thotë se – domosdoshmërisht – ka për tu bërë dhe partizan i komunizmit të Reptë. Ligji i posaçëm në fuqi i parashikon që të dyja këto degë të komunizmit dhe për llojin e butë disponon nenin 6-të.

Veprat e të pandehurve në veten e tyre, nuk mund të klasifikohen gjetiu veçse në ato që përshkruan Neni 6 në fjalë, i cili tekstualisht thotë siç pason: “Kushdo që në tokën e mbretërisë, me gojë, me shkrim ose me çdp mënyrë tjetër, opër së drejti ose tërthotazi, zhvillon ose përhap teorira dhe idera komuniste ose sisteme shoqërore dhe ekonomike, në kundërshtim të hapur me regjimin shoqëror që është në fuqi në Mbretërinë Shqiptare, ndëshkohet me burgim nga 1 vjet deri dhjetë vjet dhe me ndalimin të përkohëshëm nga ofiqet Publike” dhe shton se: “ndëdhkimi nuk mund të jetë më pak se dy vjet, kur: a/ Përmbarimi i veprave të lartpërmëndura bëhet me anë të shtypit ose proklamash ose në vënde publike apo të hapura për publikun. – b/ Vepruesi ose bashkëvepruesi apo ndihmësi, është nënpunës ose shërbëtori i shtetit ose i një Bashkie, Komune ose një komuniteti Fetar dhe veçanërisht arsimtar, kleri ose Oficer apo nënoficer”.

Pra, kurqe, siç nuk kemi as më të paktin dyshim, e nd. Gjykatore e ka rregull të pa tundëdhëm, të mos lozi nga vija e detyrës së saj kundrejt miksionit të lart dhe ndërgjegjshëm së pastërtisë së saj, duhet – na duket – të lokalizojë karakterizimin e fajit si dhe dënimin e tij, brënda kufijve të qartë, që cakton Neni 6 në fjalë, si për vepruesa gjithashtu edhe për bashkëvepruesa edhe për ndihmësa, por ndihmësa krijim të fajit ekskluzivisht. Se, siç kemi për të shpjeguar hollësisht më poshtë, nuk është e drejtë që të karakterizohen si ndohmësa dhe se u gabuan me fshehë do sende të tëpandehurve, pa ditur krejt se ç’ishin këto.

 

&6

Shikimi i fajit subjektivisht

 

Sa thamë më lart i referohen shikimit të fajit objektivisht dmth në vetveten e tij. Por kjo nuk i mjafton gjyqtarit; pse kishte për ta prezantuar si një lloj vegle mekanike. Do të kishte për tja kufizuar detyrën në caktimin e dënimit simbas Nenit përkatës të K.P. Do të sillte në rolin, që lot në Mjekësi farmacisti, i cili gatuan barnat simbas recetës, që jep doktori: “ Ky pandehet se shkeli filan Nen të K.P.; caktojani pra Zotëria e Juaj dënimin që meriton simbas atij Neni”.

Por jo! Misioni i Gjyqtarit nuk kufizohet në këtë rol mekanik. Ky duhet ta shikojë dhe atë që i paraqitet si fajtor; por, që të gjurmojë shpirtin e këtij, gjëndjen e tij psikologjike, shkaqet determinuese me qëllimin e tij të vërtetë dmth dhelin ( ?,GH), i cili duhet të ekzistojë pa tjetër, që ta bëjë fajtor, më duket se duhet të jetë më i fortë se ata që gjurmojnë fundin e detit. E në këtë shërbim misioni i gjyqtarit Penal bëhet sa më i lartë aq dhe më i shenjtë. Në këtë gjurmim mvishet prej shtetit me një fuqi pa kufi e pa kontroll, për veç atij që e bën ndërgjegjja e ndritur dhe e pastër e tij. Kombinimi i fajit me fajtorin formon vështirësinë kolosale, që përballon Gjyqtari Penal në zbatim të detyeës së tij të shenjtë.

 

& 7

Misioni i Gjyqit Politik

 

Na duket, Z. Kryetar, sikur misioni i një Gjyqi Politik, ndryshon nga ai i Gjykatës Penale ordinere. Se qëllimi i këtij Gjyqi nuk është vetëm sadisfaksioni i Drejeësisë abstraksionisht. Ky Gjyq ka për detyrë, që t’i shërbejë dhe oportunitetit Politik. Ato faje, që i janë dhënë me i çmuar dhe me i gjykuar ky, nuk janë faje ordinere dhe nuk janë vetëm të shoqërisë njerëzore, por i interesojnë më tepër organizimit Shtetëror dhe prandaj karakterizohen veçanërisht dhe eksepsionalisht, si faje, dhe vepra njerëzore, të cilat në veteven e tyre nuk kanë as pak ngjyrat e fajit, por oportuniteti Politik e kërkon nga ndonjë herë që të karakterizohen si të tilla, kur përgjithësisht dhe në vetvete, si fillim shkence, dhe mund t’i përkrahë dhe mund t’i inkurajojë dhe shteti vetë. Pasi dhe doktrinat shkencore janë si dhe veglat mekanike ose kompozimet kimike, të cilat i zbulon mëndja njerëzore dhe janë, në vetë vete, katastrofale sa po të përdoren abuzivisht.

Nuk formon faj çdo vepër njerëzore; por merr formën e fajit çdo vepër, të cilën e ndalon shprehimisht Ligji. Por veprat e ndaluara i dallojmë në dy klasa:

a/ Në ato që janë në kundërshtim me Ligjet Morale, me ato dmth. Të cilat i ka mbjellë thellë në shpirt të njeriut krijuesi i atij vetë, ato që çfaqen me protestime të ndërgjegjes të çdo njeriu, qoftë ky dhe më krimineli i Botës mbarë.

b/ Në ato, të cilat në vetvete nuk janë të ndaluara, por përkundrazi, ndofta dhe të imponuara jo vetëm prej natyrës por dhe prej nevojës të Shoqërisë Njerëzore, për të cilat oportuniteti i kohës imponon ndalimin e tyre.

 

& 8

Ç’ndalon Ligji i Posaçëm në çështjen konkrete dhe cilat janë kufijtë e ndalimit?

 

Përgjigjen e kësaj pyetjeje e jep studimi dhe komentimi i Ligjit të Posaçëm dhe veçanërisht Neni 6 i tij.

Duhet të shënohet veçanërisht se ky Nen nuk përmënd të gjithë fjalën forcë të Nenit 1, fjalë e cila, dhe në atë Nene, – është vënë si konditë e domosdoshme dhe duke u përsëritur, – lë të nënkuptohet se nuk është e mundur që një Ligj i lindur nën hijen e një Statuti Themeltar nga më liberalët në Botë, do të ndalonte evolucionin fiziologjik të shoqërisë nujerëzore. Në Shqipërinë e lirë ndalohet forca, por jo dhe Drita. E tregojnë përparimet e kësaj të fundit brënda kësaj periudhe të shquar të jetës tonë shtetërore, siç e tregon dhe shdukja e asaj që sundonte me tërbim në kohën e Ilegalitetit.

Neni 6 ndalon dhe dënon zhvillimin ose përhapjen e teorive dhe ideve Komuniste ose sistemeve shoqërore dhe ekonomike që janë në kundërshtim të hapët me regjimin shoqëror të Shqipërisë Mbretërore, duke përdorur si mjet; gojën, shkrimin ose çdo mënyrë tjetër drejtë për së drejti ose tërthorazi. Dheli në këto vepra kosiston në qëllimin për të zëvëndësuar me të regjimin shoqëror që është në fuqi. Por nuk ndalon as dënon studimin e këtyre sistemeve ose dhe bisedimin Akademik mbi të. Ndalon dhe dënon përhapjen jashtë dmth në Popull, por jo dhe përmbledhjen e tyre në tru të njeriut. Se dhe këto janë një pjesë duiturie, të cilën njeriu e ndjek firi-firi; se ja don natyra spirituale, siç i kërkon dhe trupi ushqimin.

Ky dallim ka rëndësi të posaçme dhe tepër esencial në çmimin e veprave në gjykim. Gjykonani, – Z. Kryetar, me Ligj dhe prej një gjykatës Ligjorë dhe Legalë. Pra duhet të dënohet çka ndalont prej këtij Nenit dhe as gjë më tepër.

Autoritetet ndjekëse, në mos dhe nga zelli i tepërt, por ndofta pse shosha e sytë i janë besuar së nd. Gjykatore, kanë mbështjellë kashtë e koqe dhe ja kanë paraqitur kësaj në anenin gjenerik “ndihmesa”.

Neni 6 në fjalë dënon dhe ndihmesat me paragrafin e dytë të tij; por çkujton vallë me fjalën ndihmesa? E nd. Prokurori nuk e pa mbase të nevojshme ta shpjegonte; por ne skemi pikë dyshimi se i nd. Trupi Gjykues ka me kufizuar brënda kufijve të këtij Neni dhe ka me e konsideruar dhe deklaruar si ndihmesa vetëm ata, që kanë ndihmuar në zhvillimin dhe përhapjen e teorirave dhe iderave komuniste, po me ata vegla dhe mjete që cakton paragrafi i parë i Nenit në fjalë.

Cili thuhet ndihmës e cakton Kodi Penal, që formon trungun e Drejtësisë Penale, me Nenin 65 p. 3 me të cilin i vë ndihmës kufijt e duhur, nga pikëpamja e kohës. As premtimet nuk duhet të konsiderohen si ndihmës i ndëshkueshëm nga kushdo që bën një ndihmë pa pasur dhel dmth në qoftë se nuk ka pasur për qëllim faktin, që formon deliktin.

Dhe që të shpjegohemi konkretisht: Ç’farë ndihmësi mund të konsiderohet, psh, i përfaqësuari im djaloshi nxënës Riza Deliallisi, për shkakun e vetëm që shënon e nd. Prokurori në pretencën e saj se: “Ditën që u arrestua i quajturi Abdyl Mezyri, ky ka marrë dy copa prej broshurave të inkriminuara dhe i ka fshehë në banesën e tij të cilat më vonë janë zënë dhe gjetur prej Autoriteteve të Xhandarmërisë Lokale?

Por ky është dheli që lyp për konditë çdo delikt simbas nenit 46 të Kodit Penal? E si e provoi Autoriteti ndjekës kur qe dihet se dheli duhet të provohet dhe jo të prezumohet? E ku janë provat se këto broshura janë zënë dhe gjetur prej xhandarmërisë e nuk i janë dhënë asaj – qoftë dhe sa po i kërkoi?

Por një e tillë fshehtësie çfarë ndihme formon për zhvillim dhe përhapje të teorirave komuniste, në mënyrë që kërkon dhe Neni 6 i Ligjit posaçëm dhe Neni 65 i kp? “dhe këta (thotë pretenca e së nd. Prokurori dmth Riza Deliallisi me shok), kanë marrë pjesë në përhapjen dhe zhvillimin e iderave shkatërruese të komunizmit”; Por këto janë thjeshtësisht fjalë të thata. Me se u provua pjesmarja? Në provat që parashtrohen nuk figuron dhe ndonjë e tillë; mos vallë kujton se të tillë pohimin e përgënjeshtruam solemnisht para Gjyqit, së cilit pohim nuk i ngeli as një pikë fuqie prove?

Pra për ndihmesë të fajit, që dënon Neni 6 i Ligjit të posaçëm nuk mund – na duket – të bëhet fjalë, para së nd. Gjykatore. Sa edhe sikur të pranohet – për një minutë – se gjasme ekziston një farë fshehtësie, sa që nuk u provua që kjo ka lidhje të famshme (në tekst dolloroze, GH) me faj, që iu ngarkohet vepruesve, edhe sikur një e tillë fshehtësi të formojë ndonjë faj, ky mund të jetë një faj ordiner dhe gjykimi i tij na duket sikur është jashtë kompetencave të së nd. Gjykatore.

 

&9

Cilët janë të pandehurit

 

Simbas principit themeltar të së Drejtës Penale, për të cilin u bë fjalë dhe më lart se çdo faj duhet të kqyret në relacion me fajtorin, lutemi, Z. Kryetar, të na lejohet të bëjmë paj fjalë dhe mbi çështjen se: Cilët janë të pandehurit, të cilët përfaqësojmë. Nga këta: i quajturi Zef Mala është një djalosh, i cili, mbasi mbaroi Gjymnazin me notën “shumë mirë” (10), u dërgua me bursë të Qeverisë Kombëtare në Universitetin e Vjenës për me studiuar “Filozofinë”. Por pas një viti e gjysëm i u pre bursa dhe ngeli nëpër rrugë të Vjenës “si peshku pa ujë”! I varfër, siç është, lërmëni ta imagjinoj vet i nd. trupi Gjykues se si bëhesh. Njezet e pasë (25) vjeç djalë me një kulturë, si shtëpia pa çati, pa ndonjë mjeshtëri siguruese të bukës së gojës nuk është në pozita të bëjë asgjë dhe siç është e ditur “Vobektësia është kurdoherë e për këdo një këshilltar i keq”. Çfarë e shkaktoi prerjen e bursës nuk është ndonjë gjë e vështirë për tu imagjinuar. Si student i filozofisë ky natyrisht është marrë dhe me problemet e rënda sociologjike, nga të cilat, në radhë të para gjëndet në të gjithë Botën e civilizuar. Lufta e reptë që po bëhet midis sistemeve shekullore të organizimit të shoqërisë njerëzore dhe të artij të riut, që përbën komunizmi i ndarë në dy degë dmth në marksizëm, që simbolizon evolucionin paqësor dhe në leninizmin që ndjek aplikimin e diktrinës komuniste me revolucion dhe lufta gjakësore të klasave kundra njëra-tjetrës.

Leninizmi u bë tmeri i gjithë Botës; se arriti të vërë dorë mbi një Popull e një Shtet nga më të mëdhejtë dhe më të pasurit dhe ka në dorë gjithë mjetet e duhura për të bërë propogandë të rreptë kudo në botë. Rreziku prej tij e tregon shqetësimi që sundon në çdo shtet të civilizuar e konservator dhe lidhja që kanë bërë shumë shtete duke formuar njkë Grup kundra përhapjes së tij.

Por nga rrjedhimi i gjyqit u provua se: komunizmi në këtë formë nuk hyn dot në Shqipëri, kur as një nga shtetet e Ballkanit nuk mund të pretendojë se ka mbetur i pa prekur pak a shumë. Faktet që u parashtruan para së nd. Gjykatore zbuluan një padi dhe një imitacion qesharak të komunizmit. I pandehuri Zef Mala, si një nga organizatorët më të kulturuar, e kufizoi në një doktrinë thjeshtë Akademike pa të tregohet ndonjë aventurier jashtë qarkut të ideologjisë abstrakte.

I pandehuri tjetër Niko Pando Xoxe është çiltazi një viktimë e injorancës së tij, e cila ja mbushi plot tym kokën sa që, si ai që vete me tre zollot në dasmë, deshi ky të përkthente në Ashqipë nga një gjuhë e huaj, që nuk e di, një libër shkencor me objekt evolucionin ekonomik një çështje, dmth që ai nuk e ka parë as ëndër në gjumë.

I pandehuri Vasil Petush Shanto është një punëtor i thjeshtë, të cilin peripecitë e jetës e bënë viktimë të premtimeve të thata që jep doktrina komuniste.

Të pandehurit e tjerë: Subhi Dede djalosh i mitur dhe nxënëx shkolle, Enver Beqir Pulliqi një djalosh i cili mbasi mbaroi gjimnazin përballoi i dëshpëruar rreptësinë e përpjekjeve për jetesë dhe pandehu se do të zgjidhte problemin e mënyrës të sigurimit të letesës me ëndëra dhe Riza Deliallisi një djalosh gjithashtu i mitur dhe student, që të gjithë pa fuqinë mendore dalluese të konseguencave të këtyre lloj doktrinash, të cilat ndofta është shumë që një përmijë midis njerëzve të kulturuar t’i kapi dhe t’i kuptojë.

Të pandehurit e tjerë: Jorgji Pavli Shuteriqi dhe Kristo Isaku ndonëse mësuesa, por sa që karakterizohen si ndihmësa janë sigurisht viktima të ndonjë keqkuptimi nga ndonjë bisedim akademik mbi çështjen sociologe që shqetëson gjithë Botën.

 

&10

Cilat janë shkaqet determinuese dhe cili është qëllimi i tyre.

 

Mbasi s’ka gjë në botë që të bëhet pa shkak determinues e pa qëllim, na duket sikur ka për të lehtësuar çështjen e çmimit të fajeve që i u ngarkohen të pandehurve, që përfaqësojmë dhe shikimi i personave të tyre nga këto të dy pikëpamje. Nga rrjedhimi i gjyqit na duket sikur rezultoi aftësisht se: shkaku është varfëria e tyre dhe qëllimi mbi shpëtimin, që ëndërronin prej saj. Por për këto të dyja “shkak e qëllim” rezervohemi për të bërë fjalë më të goditura si më poshtë.

 

&11

A ekzistojnë shkaqe lehtësuese?

 

Z.Z. Gjykatës,

 

E nd. Prokurori kërkoi dënimin më të rreptë të të pandehurve pa pikë mëshire dhe pa ndonjë përjashtim dhe pa ndonjë shkak lehtësues për veç atij të moshës për disa prej këtyre.

Reptësia e saj është e justifikueshme nga kjo pikëpamje që: faji i të pandehurve e shikojnë në një mënyrë abstrakte, pa ndonjë lidhje me konditat dhe sirkostancat (?,GH), në të cilat u lind dhe u zhvillua.

Por mbrojtja është e mendimit se ekzistojnë për ta shkaqe lehtësuese dhe të shumta dhe serioze të cilat meritojnë mëshirën e së nd. Gjykatore, kaq më tepër se: siç patëm nderin të observojmë dhe më lart, Gjykatorja e z. Juaj nuk është ndonjë Gjykatore ordinere, por rregullon dhe oportunitetin Politik.

Të pandehurit janë që të gjithë djelmosha, dhe shumica, nxënësa shkolle. Pra nuk është as pak gjë jo e arësyeshme që t’i shikohet mosha. Kjo luan rol – siç e ka dalluar Kodi Penal – në faje ordinere, në faje që janë në vet-vete faje; se ngjaryn e fajit ju a jep Ligji Moral, të cilin e interpreton Ndërgjegjja e seicilit.

Në çështjen konkrete kemi parasysh një vepër, e cila nuk ka damkën e fajit, të dhënë prej Ligjit Moral. Doktrina në fjalë u deklarua si faj dhe u ndalua me Ligj të Posaçëm me d. 23 Prill 1937, i cili i zgjati të nd. Gjykatë kompetencën edhe mbi këtë. Para kësaj date nuk konsiderohesh faj dhe sikur të mos ekzistonte ky Ligjë, as e nd. Prokurori nuk do të ndiqte si një delikt Politik, as e nd. Gjykatë nuk do ta gjykonte. Është pra kjo doktrinë një faj i ri i daklaruar si faj për oportunitetin Politik, por jo pse dhe për këtë proteston Ligji Moral me anë të Ndërgjegjes. Nga ana tjetër mbasi këtë faj e formon një doktrinë siciologjike e re, njeriu i gatuar prej Natyrës që të dojë të mësoj çka i mungon dhe më tepër çka i ndalon, ky faj ka këtë të keqe të veçantë nga fajet ordinere, që e tërheq njeriun në vënd që ta largojë.

Nuk thotë kërkush pa të vrarë ose pa të vjedhur, të shoh se si vret ose si vjedh njeriu; por a thoni se do të vuante njerëzia, sikur Adamit të mos ishte ndaluar përdorimi i një peme të caktuar?

Nga ana tjetër ky faj konvencional ka dhe një tjetër të jeqe të veçantë, që tërheq – e ca më tepër Rininë – jo vetëm nga kurioziteti natyral i tij, por edhe nga lehtësia fantastike që premton. Cili i ri mashkull ose dhe femër – nuk elektrizohet duke ndëgjuar se në këtë sistem sociolog, dashuria ka për të qënë krejt e lirë dhe se zinxhirët e martesës kanë për tu zhdukur dhe se detyrimi atëror ose dhe amëtar ka me ju ngarkuar shtetit? E cili i varfër nuk fërkon duart prej gëzimit kur t’i thuash se në këtë sistem ke për t’ju bashkuar Shefqet Bej Verlacit ose kujt do tjetër milioneri Shqipëtar?

Komunizmi, Z. Kryetar i u shëmbëllen sirenave mitologjike të cilat besoheshin se ishin në bregun e detit të Italisë Jugore, tri vajza të bukura sa s’bëhesh më dhe me një zë të ëmbël pa shëmbull dhe me bukurin dhe zërin e tyre tërhiqnin detarët, që kalonin andej dhe pastaj e bënin të tyret. Kundra Sirenave tlë Komunizmit duhet dinakëria e Odiseutm (duke filluat që këtu materiali kalon në dorëshkrim) i cili për të shpëtuar shokët i lidhi prej anijes që të shihnin e të dëgjonin, por të mos mundnin t’i afroheshin. Por bëhet dot dhe sot kështu?

Tjetër avantazh për të shtuar partizanët e vet kjo doktrinë ka dhe këtë, kundra të cilit nuk para bën fuqia çmuese mendore, që anëtarët e saj nuk janë në pjekurinë e duhur që edhe premtimet e bukura t’i kontrollojnë dhe dëmet e mbledhura që ka për t’i shkaktuar sistemi i vjetër ekonomik t’i vlerësojnë. Nga ana tjetër propoganda që bëhet për të është e tmershme. Premton lirinë absolute në relacionet e sekseve duke e ngritur dhe femrën në nivelin e mashkullit dhe duke e bërë këtë të pavarur ekonomikisht. Siguron Njerëzinë se Perëndia nuk ekziston dhe se nuk ka ndonjë fuqi aupernjerëzore; predikon njëhsimin midis njerëzve dhe këshillon solidaritetin midis tyre që vuajnë duke u përdorur si objekt spekullimi nga të tjerët dhe e ndjek për vdekje këtë spekullim; mohon akuzën që i bën propoganda e kundërt, se ka për qëllim shkatërrimin e familjes; lufton ashpërsisht pronën private, si dhe të drejtën e trashëgimisë, me qëllim që të sjellë barasinë dhe të shdukë vobekësinë dhe jo që të paralelizojë aktivitetin individual, siç e akozon kapitalizmi; predikon se nuk ekzistojnë Ligjet Morale, absolutisht të imponuara prej Natyrës në respekt nga ana e Njeriut, por se Ligjet i vë vetë sipas nevojave që ndjen në zhvillimin e tezës së tij.

Kush do t’i çmojë siç duhet gjithë këto që kërkojnë moshë të pjekur dhe dituri të lartë?

S’ka gjë më të lehtë se kritika; por drejtësia kërkon që të merren para sysh dhe konditat, nëpër të cilat ngjan të shkasë njeriu në gabime dhe në faje.

Komunizmi konsiderohet prek kapitalizmit si armiku më i madh i tij, si organizmi spekullator i shoqërisë Njerëzore. Por urtësia imponon që të mos përbuzet, por të luftohet po me Diturinë.

Zbulimet e sotme, siç është veçanërisht Radioja, e sjellin Doktrinën dhe zhvillimin e tij natë e ditë; si mund të ndalohet propoganda që i bën vehtes ai vetë? (tani materiali kalon me makinë shkrimi).

 

& 11

Ambienti

 

Nëse nuk duhet të përbuzet armiku, gjithashtu nuk duhet të ekzagjerohet dhe fuqia e vetes. Sr duhet pranuar se edhe ambienti i ndihmon artij pa dashut; por i ndihmon.

Në shoqërinë njerëzore sundon egoizmi dhe është shumë i rallë solidariteti. Me shkollat na gjeti si barin e seicilit ja pështynë dhentë! Afetizma e shtetit u keqkuptua dhe ne lindi ateizmi; pikërisht ajo që don armiku i cili predikon se “feja është opium i popullit”.

Brënda në këtë ambient u qep mikrobi i komunizmit. Nëse e kanë këta fajin dhe në se me dënimin e këtyre sigurohet zhdukja e çdo rreziku, i dënoni pa mëshirë, siç kërkon e nd. Prokurori, por mos harroni principin: “Summum Jus Summa Injuria”. Mos harroni se dhe këta janë një pjesë e Djalërisë Shqiptare, mbi të cilën Kryetari i Shtetit Nalt Madhëria e Tij Mbreti ka varur gjithë shpresat e kombit dhe të Atdheut, nëse u gabuan nuk është faji i tyre vetëm; por sidoqoftë pësimi ka për t’ju bërë mësimi më i dobishëm. Shartohet hardhia, por pa ju prishur sythet. Mjafton për dënim pandehmëria e tyre. Ktheini në gjirin e Atdheut. I gaboi drita djegëse, si fluturat. Ndjesa – na duket – është ajo që lyp dhe interesi i shoqërisë njerëzore.

 

  1. Z. Gjykatës.

 

Në dorë e keni dhe mëshirën dhe reptësinë, por mos harroni se dhëmshuria amëtare i neutralizon helmet e familjes ndërsa rreptësia i tërbon në armiqësi kundra saj. Mos bëni zemrën e armikut, por jepjani Popullit dhe popullit përgjithësisht një mësim, duke mos e kufizuar përgjegjësinë në djemt e tij vetëm.

Përfundojmë duke kërkuar lehtësinë më të madhe.

 

Tiranë 09 shkurt 1939

Avokati Mbrojtës

Av. V. K. Dilo

Firma

(të gjitha nënvizimet janë të autorit)

.

.                       .

 

Nuk duam të vëmë në dukje nivelin e lartë profesional të avokatit në raport me punonjësit e drejtësisë shqiptarë të mijëvjeçarit të III-të edhe pse bëhet fjalë për 60 vjet më parë, as kurajon civile për t’i dalë ndesh mashtrimit të diktaturës me emrin Prokurori, as mënyrës së të kuptuarit të marksizmit brënda kornizës të interesit njerëzor, as nivelit njerëzor të vetëquajturve komunistë, por vetëm faktin që në atë gjyq nuk ka qënë Qemal Stafa dhe as 73 komunistë siç pretendon akademiku prof. Kristo Frashëri në librin e tij “Historia e lëvizjes së majtë në Shqipëri dhe e themelimit të PKSh-së 1878 – 1941, f.153 – 154; apo Nasho Jorgaqi në librin mbi Qemal Stafën, f. 222 – 233; apo Agim Musta në librin e tij “Libri i zi i komunizmit shqiptar”, f. 18, libër i cili vetëm të vërtetën mbi krimet e komunizmit shqiptar nuk thotë.

Kjo mbrojtje nuk do te kishte asnje vlere vertetesie në qofte se nuk do t’i jepnim lexuesit letren qe historiani Lefter Dilo i dergon gjyshit te tij mbi këtë gjyq me një adresim krejt tjeter per tjeter dhe qe mban daten 18.09.1951. Pretendimi se Qemal Stafën nuk e ka mbrojtur avokati i nderuar, por dikush tjetër, bie poshtë nga dokumenti i mëposhtëm:

 

I dashur Xha Silo,

 

Gëzohem të jeni gjithë mirë………………..

Në biografinë që do të më dërgoni riprodhoni edhe ndonjë passage nga mbrojtja që i bëtë Qemal Stafës me shokë më 1939.

Mbrojtjen e Vlorës e gjej nga gazeta “Besa……..

 

Me respekt e dashuri

 

Lefteri

 

A nuk tregon kjo letër (letra është dorëshkrim dhe është gjëndur në një zarf bashkë me mbrotjen e avokatit Dr. Vasil K. Dilo) se përrallat mbi PKSh kanë filluar të shkruhen pikërisht mbas viti 1951 dhe ato nuk kanë asgjë të vërtetë.

Që historia e popullit shqiptar është një katrahure që nuk e merr vesh i pari të dytin nuk e diskutojmë, por ne sot shtrojmë kërkesën për të zgjidhur: përse emri i Qemal Stafës i është bashkëngjitur komunizmit shqiptar dhe përse i është dhënë pompozitet me përmasa të tilla? Çfarë fsheh sekreti “Qemal Stafa” në historinë e popullit shqiptar?

 

 

Tiranë, më 03.07.2008

13-Ku gaboi Akademia e Shkencave e RPSSh

 

(kritika e shkences se kaluar shqiptare)

Më 10 tetor 1972 popullit shqiptar ju dha sihariqi mbi formimin e Akademisë së Shkencave të Republikës Popullore të Shqipërise. Po ate vit (shtator) u mbajt Kuvendi i Parë i studimeve ilire dhe (nëndor)Kongresi i Drejtëshkrimit te gjuhës shqipe. Trinomi: Akademi e Shkencave – Kuvendi i Parë i Studimeve Ilire – Kongresi i Drejtëshkrimit te gjuhës shqipe mbart mbi vete disa pretendime komplekse pa domethënie historike, por që përbashkohen vetëm ne sajë të vitit 1972.

Akademia e Shkencave te Republikes Popullore të Shqiperise u formua vetem per nje qëllim propogandistik:: të vërtetonte dhe argumentonte autoktoninë e popullit shqiptar edhe pse anëtaret e saj kishin pikëpamje te ndryshme për këtë problem, rrjedhojë e shkollave ku ata kishin përfunduar studimet e tyre. Veçohej Prof. Eqrem Çabej, polemika e të cilit me Enver Hoxhën çoi në formimin e nocionit autoktoni relative, ndërsa anëtarët e tjerë (të ardhëshem) të Akademisë, te fushës së kësaj teme, e pranuan kompromisin me diktatorin mbi ç’bazë u mbajt Kuvendi i Parë i Studimeve Ilirë, përmasat e të cilit e kaluan rrafshin kombëtar. Rëndësia e këtyre dy evenimenteve, me një hapësire të konsiderueshme propogandistike shumë vjeçare është konsideruar si themeli i shkences historike shqiptare edhe pse nuk ka shkuar më larg se faza statistikore e kësaj shkence. E thënë me fjalë të tjera produkti më i thellë shkencor i politikës shqiptare, në fushën e historisë, është kapitulli më i thjeshtë i matematikës: statistika.

Në të vërtete formimi i Akademisë së Shkencave është mbështetur mbi një gabim të rëndësishëm të shkencës botërore, që në një farë mënyre i nxjerr të pafajshëm anëtarët e nderuar të saj, gabim i cili e ka zanafillën për mbi 2 300 vjet më parë tek paaftesia e filozofise klasike greke për të zgjidhur problemin kryesor të filozofisë: raportin midis të ndryshueshmes relative dhe të pandryshueshmes absolute (pra problemi kryesor në filozofi nuk duhet konsideruar raporti midis materies dhe ndërgjegjes). Problemi ështe i tejskajshëm i vjetër dhe pikërisht këtu e ka zanafillën doktrina e krishtere dhe te gjitha doktrinave monoteiste ne botë. Këtë problem e kemi zberthyer në një farë mënyre tek raporti kohor – hapsinor (shif albanovaonline.com), por te habit guximi i akademistëve shqiptarë për të zgjidhur atë që nuk kishte zgjidhur kërkush deri atëhere, pa i shkuar ndërmënd se këtu do të fillonte gabimi i tyre në vecanti dhe i shkencës shqiptare në përgjithësi. Kjo do te thotë që Akademia e Shkencave të Republikes Popullore të Shqiperise u formua edhe per qëllime të tjera, ku veçojme atë politik, dhe këtu diferencohet gabimi me fajin, pasi këtu ka filluar imponimi në mëndjet e studiuesve shqiptarë të mëvonshëm.

Cfarë zgjidhi në realitet Akademia e Shkencave të RPSSh dhe deri ku shkoi me këtë zgjidhje? Kane kaluar mbi 35 vjet nga data e formimit te saj dhe sot e kemi të lehte t’i bëjmë këto përcaktime pa i hyrë në hak kërkujt duke evidentuar punën e të gjithë atyre që sakrifikuan edhe jetën për shkencën e historisë dhe per të tjerat që i shërbejnë kësaj të fundit, por duke kundershtuar interpretuesit e kësaj pune voluminoze, mbi ndërgjegjen e të cilëve bie faji i krimit real.

Shqiptarët e sotëm nuk e dinë, dhe ja kane ndaluar ta dinë, që Akademia e Shkencave te RPSSh nuk i ka shërbyer drejtëpërsëdrejti popullit shqiptar në asnjë aspekt, dhe kjo në mënyrë absolute. Ekzistenca e saj është e lidhur me delirin e madhështise të diktatorit në mënyrë të hapur dhe fshehtas ka tentuar t’i mbulojë popullit shqiptar supremacine kohore në gjenezën dinamike te racës së bardhë (pa dyshim këtu fshihet autoktonia absolute e popullit shqiptar dhe përmbysja e shkencës së historisë të njerezimit). Por Akademia e Shkencave të RPSSh ka kryer nje sakrilegj tjetër ndaj popullit shqiptar me paaftesinë e vet. Edhe pse mbajti tre kuvënde të studimeve ilire, dhjetra konferenca etnografike e arkeologjike, botoi me mijëra libra, kumtesa, referate e fjalime nuk qe e aftë të përcaktonte pozicionin e vërtetë të helenëve në funksion të racës së bardhë dhe të realizonte diferencimin kohor te ilirëve nga ta. A është bërë me qëllim, apo pa qëllim, kjo nuk ka rëndësi, vetëm se duhet konsideruar si e vetmja arritje e kësaj Akademia në fushën e teorisë.

Me kërkimet në terren kjo Akademi realizoi me qindra –mijëra zbulime interesante të cilat nuk i shërbyen teoricienëve të saj duke ngelur të heshtura në interpretimet e tyre (kësaj heshtje i jemi përgjigjur me artikullin: Cfarë nuk dine shqiptarët nga filozofia e historisë dhe gjeneza milionavjecare e popullit të tyre, botuar në Gazeta Shqiptare, shtator 2006 dhe albanovaonline.com.). Për një akademi shkencash heshtja e punës së saj duhet konsideruar krim dhe Akademia shqiptare e ka kryer këtë veprim me dashje. Ne e kemi konsideruar pikërisht këtë të fundit si arritjen më të madhe të saj edhe pse ajo fiks para 18 viteve e mori vesh saktë pozicionin e vet ne raport me të kaluarën.

Trinomi: Akademi e Shkencave – Kuvendi i Parë i Studimeve Ilire – Kongresi i Drejtëshkrimit te gjuhës shqipe është i afte të argumentojë trinomin tjetër veprues të së parës: mbulim – pohim – mohim; dhe pikerisht ky trinom përbën krimin real të Akademisë së Shkencave të RPSSh.

Se pari Akademia e Shkencave nuk i tregoi shqiptareve, të argumentuar, se nga e kanë prejardhjen e afert dhe të largët. Nuk i tregoi shqiptarëve se të gjitha ndërtimet e lashta, të famshme, nuk ishin vepër e paraardhësve të shqiptarëve-ilirë, por i nenkuptoi te tilla duke i fshehur shqiptarëve faktin se ato ishin ndërtime heleno – romake të realizuara gjate shtegtimeve historike; se helenët ishin nje popull levizes qe nuk i dihej gjeneza e saktë dhe nuk përfaqësonin racën e bardhë; se toka e banuar nga helenet kishte qene dikur e ilirëve dhe grekët e kishin invaduar me ane te krimit, sidomos pergjate shekujve XV-XX.

Se dyti Akademia e Shkencave nuk i tregoi shqiptareve se organizimi shoqëror i tyre ishte produkt i nje rastesie politike te imponuar nga politika europiane dhe ne saje te binomit Austri –Institucion Katolik shqiptar sot ishin me vete politikisht dhe Kleri Katolik shqiptar ishte pergjegjes per frymen europiane qe mbreteronte ne Shqiperine e viteve 40. Akademia e Shkencave te RPSSh nuk i tregoi shqiptareve se e gjithe e kaluara kulturore shqiptare dhe arberore kishte ne themel te saje punen titanike te eterve te Kishes Katolike dhe puna 500 vjecare e tyre kishte percaktuar karakterin europian te popullit shqiptar edhe pse ata nuk perbenin as 10% te popullates. Akademia e Shkencave nuk i tregoi popullit shqiptar se ne qofte se kufiri i Veriut te Shqiperise ishte ngritur mbi kockat dhe gjakun e malsoreve te veriut, ata ishin udhehequr nga kleriket e nderuar te Kishes Katolike Shqiptare (edhe lufta heroike e Vlores me 1920 ka pasur ne krye fratin e nderuar Shtjefen Gjeçovin). Akademia e Shkencave nuk i tregoi popullit shqiptar se Kongresi i drejteshkrimit te gjuhes shqipe nuk ishte i tille, por ai kongres, mbi te gjitha, u sajua per te ndryshuar autoresine e kultures shqiptare dhe vete kulturen boterore, siç qe rasti i vepres monumentale Iliada e Homerit (botimi i 1965 ndryshon në përmbajtje nga botimi i 1979; shih Iliada dhe Homeri ne Shqiperi, albanovaonline.com).

Se treti Akademija e Shkencave nuk i tregoi shqiptareve se ata ishin me te lashtet e kontinentit dhe paraardhesit e larget te tyre ishin fillesa e races se bardhe ne planin relativ dhe karakteri i biresise se fiseve dhe popujve ishte thjeshte nje fantazi prej miopesh. Duke dashur te kundershtonin racizmin, pa asnje lloj shkaku dhe argumenti, anetaret e kesaj akademia perkrahen parimin monogjenetik te lindjes se njeriut ne Toke edhe pse kjo teori ishte ne kundershtim me teorine darviniste dhe i binte ndesh komunizmit marksist duke u pohuar shqiptareve se ata ishin indievropiane edhe pse ishin larg popujve te tjere te Europes si nata me diten persa i perket organizimit shoqeror.

Se katerti Akademia e Shkencave u pohoi shqiptareve ekzistencen e shtetit ilir e arber. U pohoi atyre ekzistencen e nje sere rendesh te paqena shoqerore te cilat e futen gjenezen e popullit shqiptar ne nje kurth nga i cili nuk ka dale akoma edhe pse sot shume studiues po kerkojne te dalin jashte kornizave te atyre pohimeve antihistorike. Si e shpjegojne akademiket tane te nderuar pranine e shume qelizave primitive si: prona fisnore, e drejta zakonore e pashkruar, familja patriarkale, besimi pagan parapoliteist, shkembimin mall – mall ne shekullin e XX-te, dhe “ekzistencen” e shtetit ilir te kohes se Teutes, Bardhylit apo Gentit, dhe atij arber para 800 viteve? A e kuptojne keta akademike se ka nje mosperputhje abolute midis ketyre qelizave materiale te shoqerise dhe shtetit? A e kuptojne keta akademike se jane pikerisht keto qeliza qe duke u zhvilluar konform hapesires vetiake cojne domosdoshmerisht ne formimin e shtetit; dhe per fatin e mire apo te keq te shqiptareve gjitheshka varet nga shpejtesia e zhvillimit shoqeror, i vetmi parameter absolut dallues i popujve te mbare botes? A e kuptojnë vallë akademikët tanë të nderuar se pranimi i këtyre ideve të çon në përfundimin që shqiptarët e sotëm nuk rrjedhin nga arbërit dhe, aq më tepër, nga ilirët?

Se pesti Akademia e Shkencave, me veprimtarin e saj, mbuloi prapambetjen shoqerore te popullit shqiptar per shkak te vjetersise se sterlashte te tij dhe pamundesine e eksistences se rendeve shoqerore sipas praktikave ekzistuese te njerezimit. Kjo gje krijoi mundesine e shpikjes se rendit kapitalist shqiptar, klases punetore e proletariatit duke i dhene mundesi PKSh te argumentonte revolucionin proletar te Karl Marksit pa cka se cdo gje fliste kunder teorise marksiste mbi kete revolucion.

Se gjashti Akademia e Shkencave i mbuloi popullit shqiptar pamundesine e aplikimit te teorise marksiste mbi revolucionin proletar dhe mos pajtimin e dinamikes se zhvillimit te popullit shqiptar me kete filozofi. Ajo heshti kur konstatoi kete mospajtim dhe ndihmoi diktatorin per te shpikur situata te paqena, sic ishte e ashtequajtura kryengritja fshatare e Haxhi Qamilit.

Se shtati Akademia e Shkencave, me ane te Kongresit te Drejteshkrimit te gjuhes shqipe, nuk krijoi gjuhen letrare, sic pretendohet zakonisht, por mohoi gjuhen e atyre qe formuan gjuhen dhe kulturen shqiptare me sfond europian dhe evidentoi antikulturen shqiptare me sfond sllav. Kjo ndjehet ne Shkoder ne dy institucione, qe jane me kryesoret e popullit shqiptar: ne fototeken Marubi dhe ne veprat e Eterve franceskane, dhe pikërisht këto dy institucione goditi Akademia e Shkencave e RPSSh.

Perpara se te pranonin antaresimin ne Akademine e Shkencave, dmth qe ne fazen kur ishte Institut i Shkencave, akademiket tane duhet te kishin zgjidhur:

Se pari: parimin e lindjes së njeriut në Toke në mos me fakte konkrete, te pakten ne planin filozofik pergjithesues, meqenese kjo Akademi ka pretenduar gjithmone se i takon krahut materialist te filozofise. Le te dale nje akademik dhe te na tregoje produktin materialist te kesaj akademie per te gjithe kohen e ekzistences se vet. Ajo akademi ka qene akademi politike perpara se te ishte shkencore dhe ketu qendron poshtersia e atij qe e formoi. Ne menyre absolute Akademia e RPSSh nuk ka lidhje me filozofine materialiste dhe pjestaret e saj te nderuar kane qene me kete filozofi vetem me fjale. Produkti ideor i anetareve te kesaj akademie, flasim per fushen e historise dhe nenfushat qe kane lidhje me te, i takon krahut idealist te historise qe cfaqet me formalizmin teorik. Nuk mund te percaktohet gjeneza e nje populli pa u percaktuar me perpara menyra e lindjes se njeriut ne Toke dhe menyra e organizimit fillestar te tij. Kete gje akademiket tane te nderuar nuk kane mundur ta bejne dot per shume aresye dhe ketu qendron nje nder gabimet e tyre.

Se dyti: dinamiken e qelizave materiale te shoqerise njerezore, dmth si lindin – zhvillohen – vdesin (ky eshte thelbi i dialektikes materialiste, te tjerat jane perralla). Dhe po te kishin bere kete do te kishin zbuluar se shoqeria shqiptare rrjedh nga shoqeria ilire pikerisht pse perputhet dinamika e ketyre qelizave ne planin kohor dhe perjashtimi eshte nje dukuri e shpikur nga individet, pra nuk ekziston.

Se treti: cfare ndodh me boten e relacioneve universale dhe si e ndryshon organizimin e njeriut kjo bote? Si ndikojne mbi njeri – tjetrin te relatuarit dhe cila eshte masa e ketij ndikimi? Po te ishin bere keto zgjidhje, atehere Akademia e Shkencave te RPSSh do t’i kishte hapur syte anetareve te saj me faktin qe e ashtequajtura shkence e historise eshte e tille vetem me fjale pasi praktikisht ajo i eshte nenshtruar politikes dhe vazhdon te jete e tille ne rrafsh nderkombetare, duke mos bere perjashtim, edhe pse diktatori kishte deklaruar se ishte ndryshe nga bota.

Se katerti: si jane ne raport me te kaluaren shqiptaret e sotem dhe pse jane kaq afer Europes pa qene brenda saj? Perse Europa ndikon mbi shqiptaret, por keta te fundit nuk ndikojne mbi te? Po te ishte zgjidhur kjo, atehere Akademia jone e nderuar do te kishte zbuluar se shqiptaret e sotem jane te tjetersuar ne zhvillimin e tyre dhe kjo eshte veper e komunizmit shqiptar. Akoma edhe sot (2008) shqiptaret nuk e dine se pozicioni i tyre real, si popull, eshte tejet larg interesave europiane, pa cka se si individ mund edhe t’i parakalojne ata. Kjo e fundit duhet konsideruar nje rastesi pa ndikim te domosdoshem mbi kontinent. Vetem faktori kohe mund te argumentoje se roli i shqiptareve, ne dinamiken europiane, i takon se ardhmes dhe bashkimi me te do te frenoje zhvillimin teper te madhe te kontinentit ne raport me te tjeret per te mos lejuar nje lufte te trete boterore midis racave.

A mund t’i zgjidhte te gjitha keto kjo Akademi, qe ne fund te fundit do te vertetonin autoktonine absolute te popullit shqiptar, dhe cfare perfitimi do te kishim prej saj? Problemi pa dyshim qe nuk eshte i thjeshte dhe zberthimi i plote i tij do te tregonte gjene me te cuditeshme te politikes boterore te shekullit XX-te dhe ate qe nuk i pelqen politikaneve te shekullit te kaluar t’ja kujtojne. A i takonte kesaj Akademie ta zgjidhte kete problem? Ne pretendojme qe po, pasi nje akademie shkencash te nje populli, te pakten, problemet qe lidhen me zhvillimin shoqeror ku ajo punon dhe jeton jane detyre e saj. Ne qofte se kjo do te zbulonte aftesine apo paaftesine e akademikeve nuk eshte faji yne perse ata perkrahen nje filozofi pa domethenie dhe me elemente te kundert ne permbajtjen e vet. Marksizem – leninizmi nuk eshte filozofi reale, por ajo ka qene filozofi e shtypjes dhe shfrytezimit te popujve te prapambetur ne raport me rendin e kapitalit. Ajo u shpik nga shkolla bolshevike per te justifikuar krimin e vjedhjes ku dhe PPSh nuk beri perjashtim. I sqarojme akademiket tane te nderuar se marksizmi dhe leninizmi jane dy filozofi krejt te kunderta; njera filozofi e kapitalizmit globalist dhe tjetra e kapitalizmit monopolist shteteror. Te dy filozofite nuk kane asnje lidhje me proletariatin, sic eshte trumbetuar per mbi nje shekull, pasi ky i fundit nuk realizon dot organizimin e vet klasor duke pasur karakter kalimtar kohor. Keshtu qe te pretendosh per nje zgjidhje te problemeve shkencore pa ditur me perpara se cfare ka ndodhur ne te kaluaren e afert, dmth pa percaktuar me perpara gabimin historik, do te thote te besh nje gabim te dyte. Dhe fjala e urte thote: ai qe gabon nje here dhe mundohet ta mbuloje kete gabim me nje te dyte eshte i pandreqshem. Kjo do te thote se Akademia e Shkencave e RPSSh nuk mud te zgjidhte asnje problem realisht duke mos ndikuar ne asnje qelize te zhvillimit te shoqerise shqiptare, pervec atij ekonomik.

A mund t’i zgjidhe sot kjo Akademi detyrat qe i cakton politika? Ne pretendojme qe JO dhe aresyeja eshte e thjeshte: politika do te ndikoje negativisht mbi kete akademi sido qe ta parkrahe ate. Vullnetarizmi eshte i vetmi pozicion qe mund t’i jape zhvillim shkences se re shqiptare ne kundershtim me te gjithe hapesiren formuese te akademikeve tane te nderuar. Keqarsimimi i tyre, per shkak te shkollave ku ata kane perfunduar studimet, e ka kryer punen e saj perfundimisht, rezultat ky i perforcuar dhe nga diktatura komuniste e te dyzet e pese viteve te aplikimit te saj.

Nuk e ka për detyrë populli shqiptarë te paguajë për nivelin relativ te dijeve qe disponojnë individët e tij.

Nuk e ka për detyrë populli shqiptarë të paguajë për madhështinë formale të individëve të tij.

Nuk e ka për detyrë populli shqiptar të paguajë eksperimentet e popujve të tjerë dhe t’i kopjojë ata në kontradiktën midis mendimit dhe realitetit.

Ja ku ka gabuar Akademia e RPSSh; ndoshta Akademia e Republikës së Shqiperisë nuk do të bjerë në të njëjtin pozicion.

 

Tirane, 07 qershor 2008 

 

 

12-Konspekti i një libri që pretendoi se avancoi mbi Ajnshtajnin Stephen W.Hawking: “Një histori e shkurtër e kohës”

 

 

Duke qënë shqiptarë në thelbin biologjiko – shoqëror dhe duke pasur mbi kokë gjatë 40 vjetëve të parë të jetës një pushtet të mbështetur mbi antishqiptarizmin është e kuptueshme që në vazhdimin e kohës do të ndeshemi me të panjohura që bota intelektuale jashtëshqiptare ka shumë e shumë vite që i njeh. Padija e jonë e ka një shpjegim teoriko – praktik dhe faji është i yni, pasi populli e meriton qeverinë. Por çfarë mund të themi për njerëzimin që ka 2500 vjet që gënjen veten me teorira që tentojnë të zgjidhin të panjohurat, por që e thellojnë edhe më tepër këtë të panjohur. Fjala është për një teori të vjetër sa qytetërimi grek klasik i cili për herë të parë dhe të fundit përcaktoi rrugën e zhvillimit të shkencës botërore pa e kthyer asnjëherë kokën prapa për të parë ndonjë gabim të mundëshëm të kësaj rruge. Merita e filozofisë klasike greke ka pamjen e pakundërshtueshme të hapjes së syve të njerëzimit, por ajo mbart mbi vete edhe gabimin e pafalshëm të mos zgjidhjes së një problemi të “vockël” të shkencës nga i cili përfitoi doktrina e krishterimit të hershëm duke shpikur monoteizmin konform mënyrës së drejtimit politik të perandorisë më të madhe të njerëzimit. Prej 2500 vjetësh vazhdon beteja a pazgjidhur e sundimit të ndryshueshmes mbi kostanten natyrore dhe vetëm krishterimi doktrinar ka arritur ta thotë një fjalë edhe pse nuk ka arritur asnjëherë ta vërtetojë praktikisht pretendimin e tij. Por distanca kohore prej 2500 vjetësh përmban brënda betejën vigane të njerëzimit në fushën e filozofisë dhe të fizikës për të zbuluar të panjohurën thelbësore të natyrës. Veçohet Albert Ajnshtajni me dy teoritë e tij mbi relativitetin dhe interpretuesit e tij përgjatë shekullit të XX-të. Libri në fjalë i përket njërit prej tyre me pretendimin e parakalimit të ideve ajnshtajniane edhe pse Ne teorinë e relativitetit e kemi konsideruar një teori me ngjyra të dështuara. Le të shikojmë përmasën e interpretimit të teorisë së Ajshtajnit nga Stephen W. Hawking në librin: Një histori e shkurtër e kohës.

Konkluzionet mbi këtë libër nuk mund të jenë të sakta në qoftë se arsimimi yt është i të njëjtës shkollë. Forma e botëkuptimit është ajo që i jep formë edhe oponencës së këtij libri, që gjithsesi nuk mund të përfshihet në filozofinë materialiste, të cilët, filozofët, autori i konsideron si shkaktarët e dështimit të shkencës edhe pse vetë shpesh herë i merr gjërat brënda kuadrit filozofik. Në fakt kontradiksionet me pikëpamjet e autorit ne i shohim në funksion të dialektikës së natyrës sipas raportit kohor – hapsinor; kështu që ato duhet të konsiderohen të paragjykuara nga ky raport dhe nga kjo dialektikë. Ne muarëm nga ky libër pikërisht ato pika që kontraktohen me këtë raport dhe me dialektikën hegeliane:

Sipas autorit: 

1-       faqe 23 – Ne duhet ta pranojmë se koha nuk është e ndarë plotësisht dhe nuk është e pavarur nga hapësira, por është e gërshetuar me të për të formuar një objet të quajtur hapësirë – kohë.

Që këtu kemi të bëjmë me një mendim të kulluar filozofik as që duhet vënë në diskutim, por vështirësia qëndron në përcaktimin e llojit të filozofisë. Fakti që autori përdor nocionin: plotësisht në funksion të fjalës mohuese nuk për të krijuar lidhjen e kohës me hapësirën duhet të tregojë se ai nuk është konseguent në atë që thotë duke marrë me mënd për ekzistencën absolute të objektit nën okelion kohë – hapësirë (ky është idealizëm i kulluar, pasi kohë – hapësira nuk është objekt, por forma e ekzistencës së objektit). Pikëpamja është e vjetër, bile tepër e vjetër, pa na dhënë ndonjë zgjidhje të mundëshme. Çfarë është hapësirë – koha dhe çfarë përfaqëson ajo? Si e nënshtron ajo të përgjithshmen gjithësi dhe të veçantat e kësaj gjithësie? Problemi është tepër sinjifikativ dhe shkaktari më kryesor i lindjes së krishterimit doktrinar. Me qënë se filozofia materialiste nuk ka bërë asgjë në këtë drejtim nuk do të thotë aspak ta lëmë mënjëanë këtë problem, pasi për ne është problemi më kryesor në filozofi (dmth nuk është raporti materie – ndërgjegje problemi themelor në filozofi) dhe pika ku janë mbështetur të gjithë filozofët e njerëzimit duke filluar nga shekulli V pa. Krish. e deri më sot për të zgjidhur atë që nuk zgjidhi mendimi filozofik grek (konstanten e pandryshueshmërisë në kohë – hapësirë të objektit). Tre njerëz tentuan ta zgjidhin këtë konstante: Hegel, Marks, Ajnshtajn; dhe autori as që ka marrë mundimin të zbulojë se ku qëndron sekreti dhe gabimi i postulatit të Ajnshtajnit mbi karakteristikat e ekzistencës së dritës. Konstantja e dritës përbën anën filozofike të postulatit dhe atë që nuk ka zbuluar akoma fizika shkencore. Në qoftë se eksperimenti e Michelson – Morley ka “vërtetuar” se shpejtësia e dritës është konstante të jeni të sigurtë se ai eksperiment është një spekullim në shkencë. Fjala konstante do të thotë i pandryshueshëm duke nënkuptuar përjetshmërinë dhe pikërisht këtë muarën për bazë filozofët e doktrinës së krishterë kur shpikën monoteizmin e krishterë: Vetëm ZOTI është i përjetshëm, të tjerët janë pjellë e Tij! Atëhere ku qëndron sekreti i kostantes së dritës dhe përse i është dashur Ajnshtajnit ky parametër? Ja pra që filozofia është e pashmangëshme për shkencën e fizikës dhe ajo nuk mund të bëjë asnjë hap përpara pa të; zoti Hawking le të shpresojë për të kundërtën. Konstantja e ekzistencës në natyrë duhet të tregojë për mënyrën e lindjes së formacioneve nga makro në mikrokozmos duke realizuar shpjegimin e unitetit të materies, lidhjet e ndërsjellta të këtyre formacioneve, ndikimet që ato kanë mbi njëra – tjetrën, por mbi të gjitha kjo konstante duhet të tregojë radhë kohore të lindjes dhe shpejtësitë e lëvizjeve përkatëse. Të gjitha teoritë e parapara deri më sot nga shkenca lënë për të dëshiruar në këtë drejtim.

Sipas autorit:

2-faqe 33 – Në teorinë e relativitetit nuk ka kohë absolute unike, por çdo njeri ka masën e vet personale të kohës që varet nga vëndi ku ndodhet dhe nga mënyra e lëvizjes.

Kjo pikëpamje nuk tregon vetëm idenë e autorit, por mbi të gjitha dëshirën e Ajnshtajnit për të krijuar absoluten brënda relatives, kur në fakt duhet të jetë e kundërta. Ku qëndron diferenca? Pa asnjë dyshim këtu qëndron thembra e Akilit e kësaj teorie sa revolucionare për kohën aq antirevolucionare për shkencën.

Kur flet për kohën autori ka mohuar kohën absolute, por ka shtuar fjalën unike. Kjo nuk është e njëjtë me mohimin e kohës absolute. Shprehja që thotë se koha nuk është absolute është e pakuptimtë dhe, me të drejtë autori, ka specifikuar me termin unike duke nënkuptuar se gjithëshka ka kohën e vet. Vetëm në këtë drejtim koha nuk është absolute, por kjo ka nevojë për një specifikim të mëtejshëm pasi nuk është i mjaftueshëm pranimi i kësaj përmase të kohës. Në planin individual të kohës së një ngjarjeje, apo të një objekti material, kërkush nuk mund të krijojë kohë nga hiçi. Kjo duhet pranuar pa asnjë lloj hezitimi pasi fenomenet natyrore jetojnë në marrëdhënie dhe kushtëzim reciprok. Kjo do të thotë që teoria e dy binjakëve, po të jetë e saktë, ka për detyrë të argumentojë se kush e humbet kohën kur objekti që lëviz me shpejtësi afër asaj të dritës i zgjatet jeta (dmth i ngadalësohet ecuria e kohëekzistencës). Ky është një boshllëk serioz në teorinë e relativitetit dhe, akoma më tej, boshllëku zgjerohet po të analizohet ngjarja në funksion të kohë – hapësirës. Gjatë lëvizjes me shpejtësi të madhe, të themi V = 0,99 C, a ndryshon hapësira e objektit që lëviz jo vetëm në planin sasior, por edhe në atë cilësor? Të gjitha këto kërkojnë një përgjigje dhe teoria e relativitetit nuk i jep dot përgjigje në atë formë që e ka zbërthyer lidhjen e masës me energjinë.

Autori pranon që çdo njeri (në të vërtetë duhet thënë ngjarje ose objekt, pasi fut në ngatërresë botën e njeriut me shkencën e fizikës) ka kohën e vet personale. Por kjo nuk është relativizëm dhe këtu duhet të kapemi për të zbuluar se çfarë qëndron prapa relativitetit kohor të të gjitha ngjarjeve të gjithësisë. Mos vallë kemi mundësi të ndërtojmë një teori që mbështetet në tjetërsimin e relativitetit ajnshtajnian duke na dhuruar absolutizmin analitik? Fakti që çdo ngjarje ka kohën e vet personale (absolutizëm) jep shpresa për ndërtimin e kësaj teorie.

Sipas autorit koha varet nga vëndi, dmth hapësira, ku ndodh ngjarja (në fakt kjo ka nevojë për një interpretim suplementar pasi në këtë formë që e ka shprehur rezulton që koha është e varur nga hapësira gjë që bie në kundërshtim me materializmin dialektik që pranon se fenomenet natyrore jetojnë në kohë dhe hapësirë pa i dhënë prioritet asnjërës) dhe nga mënyra e lëvizjes. Kjo e fundit nuk ka nevojë për intepretim, por për një mohim absolut pasi duke pranuar se koha varet nga forma e lëvizjes rezulton që lëvizja realizohet në hapësirë, por jo në kohë. Me fjalë të tjera nuk është lëvizja që përcakton kohën, por është koha ajo që përcakton formën e lëvizjes dhe përmasën e saj të shpejtësisë. Kjo duhet të jetë pika kryesore, që kërkon të ndryshohet teoria e relativitetit nga ky pozicion në atë absolut. Kjo është pak e papranueshme për fizikantin e sotëm pasi kërkon të ndryshojë përkufizimet klasike të dhënë nga teoria e relativitetit, por ne jemi partizanë të ndryshimit të çdo formulimi klasik në qoftë se ai bie në kundërshtim me realitetin materialist dhe ne pretendojmë që shkenca botërore e sotme ka harruar diçka pa zbërthyer nga mendimi klasik filozofik grek të para 2300 vjetëve. Kjo është një pikë mjaft interesante që mbështetet në një pyetje fare të thjeshtë: gjithë kjo plejadë gjigande filozofësh, shkrimtarësh e shkencëtarësh për 2300 vjet a e kanë rrugën e saktë të formulimit progresiv në përputhje me zhvillimin e racës njerëzore në Tokë? Pikërisht në këtë pikë jemi kapur për të argumentuar se jo gjithëshka është në përputhje me këtë zhvillim. Kokat njerëzore inteligjente të racës njerëzore kanë bërë një gabim serioz: nuk kanë marrë parasysh nga mendimi filozofik grek formulën dyshuese, dhe të pazgjidhur, të pandryshueshmërisë; e cila kosiston në pyetjen e thjeshtë fare: Çfarë mbetet pa ndryshuare përgjatë ndryshimit absolut të çdo fenomeni natyror? Është pika ku ne pretendojmë se jo gjithëshka është ashtu siç propogandohet dhe teoria e Ajnshtajnit ka meritën e pakundërshtueshme të ringjalljes së problemit, e cila e ka zgjidhjen në kundërshtim me teorinë e tij.

Sipas autorit:

3-faqe 33 – Ashtu sikurse nuk mund të flitet mbi ngjarjet në gjithësi pa nocionin e hapësirës dhe të kohës, po ashtu në relativitetin e përgjithshëm është e palogjikshme të flitet rreth hapësirës jashtë kufijve të gjithësisë. 

Fraza është kontradiktore në formulim. Në qoftë se pranojmë se çdo ngjarje në gjithësi zhvillohet brënda kuadrit të kohës dhe hapësirës, atëhere përse relativiteti i përgjithshëm e përjashton hapësirën jashtë kësaj gjithësie. Pikërisht në këtë pikë qëndron gabimi i materialistëve të shekullit të XIX-të. Ata nuk muarën parasysh hapësirën formuluese të gjithësisë. Pastaj autori duhet të saktësojë përmasën e nocionit gjithësi. Çfarë kupton ai me këtë nocion? Mos vallë kupton ishullin tonë lëndor dhe këtë ishull e quan gjithësi? Në këtë pikë përgjegjësia duhet të bjerë mbi përkthimin dhe në atë që nuk ka kuptuar autori i përkthimit edhe pse ai është kryetari i Akademisë së Shkencave(deri më 2007). Fjala gjithësi, sipas kuptimit tonë në lidhje me librin e autorit të mësipër, duhet të nënkuptojë ishullin tonë lëndor me kufizim maksimal metagalaktikat që largohen ndaj njëra – tjetrës. Dhe po të jetë kështu, atëhere mbetet për tu zgjidhur problemi i formimit të hapësirës së këtij ishulli në momentin e big – bengut; sepse ky big – beng nuk ka si shkak fillestar hiçin, por një formë lëvizje të panjohur të lidhur me hapësirën jashtë lëndore proçes të cilin njeriu nuk ka për ta mësuar kurrë. Por e gjitha kjo nuk mund të na pengojë që në kuadrin filozofik të ngremë hipotezën teorike mbi ekzistencën e një force fillestare që ka çuar në lindjen e bing –bengut dhe vetëm kaq. Njerëzimit nuk mund t’i interersojë më tepër ky fakt, por ai duhet të bëhet promotori i zbulimit të panjohurës me të njohurën dhe lidhjen e tyre. Këtë gjë autori ynë nuk mund ta realizojë dot përderisa e përjashton mundësinë e lidhjes së teorisë së relativitetit të përgjithshëm me hapësirën jashtë lëndore për të realizuar përcaktimin e shkakut lindës të big – bengut. Gjëja më e parëndësishme në dukje dhe interes bëhet shkaku më i parë i zgjidhjes të asaj që nuk zgjidhi dot Ajnshtajni.

Raporti relativitet i përgjithshëm – gjithësi nuk ka kuptim real dhe nuk mund të pranohet si fakt në qoftë se ne gjithësinë e nënkuptojmë të pafundme në kohë dhe hapësirë, por në qoftë se ne me fjalën gjithësi nënkuptojmë ishullin tonë lëndor, atëhere ky raport duhet konsideruar konkret, pasi përtej gjithësisë kemi të panjohurën e përjetshme e cila gjithsesi është e lidhur me kohën dhe hapësirën sipas kushtit konstant. Është pika ku shkenca akoma nuk e ka thënë fjalën e saj dhe filozofia e ka futur atë në një qorrsokak prej 2500 vjetësh.

Sipas autorit:

4- faqe 46 – Meqënëse matematikanët me të vërtetë nuk mund të manipulojnë numrat infinitë, kjo do të thotë se teoria e përgjithshme e relativitetit (mbi të cilën mbështeten zgjidhjet e Friedmann-it) parashikon se në gjithësi ka një pikë ku teoria vetë shëmbet. Një pikë e tillë është një “singularitet” (pikë e posaçme).   

E keqja qëndron në manipulimin që matematikanët i bëjnë ekuacioneve me elementë të papajtueshëm në planin kohor. Nuk është i mjaftueshme përcaktimi i nocioneve në planin përgjithësues (psh fjala energji) dhe të bëhet lidhja me elementë që formojnë një familje transformuese. Kështë kur bëhet lidhja midis masës dhe energjisë duhet përcaktuar më përpara se për çfarë lloj energjie bëhet fjala pasi natyra disponon energji që nuk ka arritur dot të bëhet masë në një kohë kur energjia që çlirohet nga masa nuk arrin dot të jetë e njëjtë me energjinë e lirë. Në këtë rast mospërputhja mund të vërtetohet eksperimentalisht (në praktikë). Pastaj infiniti nuk është problem i shkencave ekzakte dhe në këtë pikë vetëm filozofia mund të thotë një fjalë.

Teoria sipas singularitetit duhet konsideruar e dështuar pasi e kufizon gjithësinë në një pikë dhe të posaçme. Është pika ku vetëm filozofia mund të flasë pasi në këtë rast ajo do të zgjidhte problemin e pikës fillestare (që nuk ekziston) dhe të posaçmes, që jo vetëm nuk ekziston por ajo mbart mbi vete rrezikshmërinë e shënjtërimit të racës njerëzore në funksion të gjithësisë. Dalëngadalë ne po futemi në problemin më kryesor të filozofisë, e cila nuk është zgjidhur prej 2500 vjetësh jo vetëm nga filozofia klasike greke, por as nga filozofia moderne materialiste dhe kjo përbën pikën ku materializmi filozofik ka dështuar seriozisht.

Sipas autorit:

5- faqe 46 – Për aq sa na përket, ngjarjet para bing-bengut mund të mos kenë ndonjë pasojë, kështu që ato nuk mund të konsiderohen si pjesë përbërëse e një modeli shkencor mbi gjithësinë. Kështu që ne duhet t’i heqim ato nga modeli dhe të themi se koha ka filluar me bing-bengun.

Përcaktimin se çfarë na përket nuk mund ta përcaktojë asnjë fizikant në historinë e njerëzimit për të gjithë kohën e ekzistencës së njeriut në Tokë. Është tjetër punë që materializmi filozofik ka dështuar në këtë drejtim, por të jeni të sigurtë që kjo nuk është e përjetshme. Idealizmi filozofik ndodhet vetëm një hap para materializmit, por ky hap ka mbi 2500 që ndodhet në këtë pozicion. Tendenca për ta shtrirë problemin kryesor të filozofisë vetëm në raportin materie – ndërgjegje është kurthi ku idealizmi e futi materializmin dhe kulmin e pati me Karl Marksin ekzistenca e të cilit argumentoi se nuk mund të vazhdohet më në atë rrugë.

Fakti që autori ynë kërkon të lidhë interesat shoqërore me pasojën e bing – bengut duhet të shërbejë si një argument për të vërtetuar se sa pak e kanë kuptuar domosdoshmërinë e materializmit filozofik në këtë fushë. Pasoja më e parë e problemit është mohimi i formës së parë të lëvizjes që ka çuar në aktin bing – beng. Është kjo formë lëvizjeje që ka përcaktuar heterogjenitetit e dinamikës së bing – bengut dhe relativitetin e zhvillimit të ishullit tonë lëndor. Kjo duhet t’i dedikohet pikërisht ngjarjeve para bing – bengut, të cilat nuk mund të njihen kurrë dhe, për këtë, nuk merren parasysh. Kjo nuk do të thotë që filozofia nuk duhet ta prek problemin, përkundrazi në këtë pikë duhet të fillojë zanafilla e formës së zhvillimit të ishullit tonë lëndor së bashku me të pesë format e lëvizjes. Filozofia është e aftë ta parakalojë të panjohurën pamvarësisht nga zgjidhja e problemit, kur shkenca ekzakte kërkon zbatimin eksperimental. Kjo nuk na pengon aspak të teorizojmë dhe të ndërtojmë modele të tjera nga ato që na ka servirur idealizmi shkencor. Shkenca e sotem duhet ta ndajë një herë e mirë të përgjithshmen nga e veçanta në funksion të materies dhe gjithësisë. Nga ana tjetër duhet saktësuar nocioni kohë në funksoni të kujt thuhet, pasi koha duke qënë e pafundme nuk mund të ketë as fillim dhe as fund, por në funksion të ishullit tonë lëndor koha e ka një fillim dhe mund të pranohet që kjo kohë ka filluar me bing – bengun; dmth koha specifike mund të merret në analizë. Në këtë pikë autori ynë ka abstraguar me qëllim spekulativ.

Sipas autorit

6- faqe 50 – Punimi ynë pati shumë kundërshtarë, pjesërisht rusë për shkak të besimit të tyre marksist mbi determinizimin shkencor, dhe pjesërisht nga ata që e ndjenin se e gjithë ideja e singularitetit ishte e neveritshme dhe e prishte bukurinë e teorisë së Einstein-it.

E gjitha kjo mvaret si kuptohet dhe sipas kategorive shkak – pasojë dhe rastësi – domosdoshmëri nuk ka asnjë gjë të jashtëzakonshme. Që pika e fillimit të bing – bengut duhet konsideruar si një rastësi pa asnjë domethënie për materien nuk e besojmë se ka kundërshtarë dhe shkolla sovietike nuk ka pasur pse të dilte në oponencë, por hilja duhet të qëndrojë diku tjetër dhe autori ynë mundohet ta mbulojë me shumë marifet. Singulariteti i komanduar nga një forcë madhore të çon në pranimin e krijuesit imagjinar dhe këtu qëndron mospranimi i punimit të autorit tonë. Pastaj teoria e Einstein-it mund të jetë e bukur për sytë e idealistit, por materialisti fitim prurës e shikon me dyshim këtë bukuri pasi gjëja më kryesore në teorinë e Einstein-it, që i shërben njerëzimit shumë shpejt (teoria e dy binjakëve), nuk ka atë përfundim që ka pretenduar fizikanti më i madh i shekullit të XX-të. Shkolla ruse nuk ka pasur besim marksist dhe ky është një bllof që përdor autori i ynë jo vetëm nga që Marksi nuk ja ka pasur haberin determinizimit shkencor ( ky është difekti i shkencës së sotme moderne), por kryesorja duhet të qëndrojë në frymën idealiste që përçon autori në librin e tij të cilin kërkon ta bëjë të besueshme me kritikën antimarksiste (kjo e fundit është bërë një modë në shkencën e sotme dhe për të marrë titullin shkencëtar duhet hedhur poshtë Marksi me të gjithë mënyrat).

Sipas autorit:

7- faqe 51 – Kështu, në fillim të viteve 1970, ne u detyruam të ndryshojmë drejtimin e kërkimeve tona, për një njohje të gjithësisë nga teoria jonë mbi “jashtëzakonisht të madhen” në teorinë tonë mbi “jashtëzakonisht të voglën”. Kjo teori e mekanikës kuantike, do të përshkruhet më tutje, përpara se t’u kthehemi përpjekjeve për të kombinuar të dy teoritë e pjesshme në një teori të vetme, në teorinë kuantike të gjithësisë.

Që autori ynë i ka marë gjërat me shpejtësi të madhe, nuk duhet vënë në dyshim, por avash – avash ne po arrijmë të kuptojmë se ku kërkon të arrijë ai në fund fare. Të ndërtohet një teori e vetme si për mikron ashtu dhe për makron e ishullit lëndor nuk ka asnjë mënyrë tjetër veçse të marrësh në konsideratë formën e ekzistencës së këtij ishulli dhe të pjesëve përbërëse të tij të cilët duke qënë të njëhsuar në këtë drejtim (koha dhe hapësira janë ato që realizojnë këtë njëhsim) me vlera relative midis tyre krijojnë mundësinë e ndërtimit të një teorie të re, por tepër larg asaj që pretendon autori ynë.

Pranimi i një teorie kuantike të gjithësisë (nocioni është i barasvlefshëm për ishullin tonë lëndor) do të kërkojë më përpara barazinë e kohë – hapësirës së këtyre kuanteve duke e hedhur tej përfundimisht materializmin filozofik për të nxjerrë fitimtar idealizmin. Kjo është thjeshtë një lojë letrash që nuk ka asgjë të përbashkët me realitetin; Hawkingu është përfaqësuesi tipik i një shkolle të përmbysur prej shumë shekujsh përpara (që nga koha e Kopernikut), por që tani kërkon të rilindë në fushën e fizikës për të përmbysur të gjithë shkencën materialiste.

Sipas autorit:

8- faqe 70 – Ajo (forca elektromagnetike, GH) është shumë më e fuqishme se forca gravitacionale: Forca elektromagnetike ndërmjet dy elektroneve është rreth një milion miliardë, miliardë, miliardë, miliardë herë (1 me dyzet e dy zero pas) më e madhe se forca gravitacionale. 

Ky është thjeshtë një kostatim shumë e vyer, por që shkencës nuk i ka mësuar akoma asgjë. Përcaktimi i kohë – hapësirës së gravitetit dhe asaj të forcës elektromagnetike do të tregojë se lënda nuk duhet të fillojë me gravitetin, por me elektromagnetizmin. Ky përfundim arrihet duke krahasuar dy forcat midis tyre ku diferencimi kolosal i tyre është i aftë të argumentojë se koha e lindjes së gjithseicilit është shumë e diferencuar në planin sasior. Nga ana tjetër, vetë graviteti duhet konsideruar analogu i vetë energjisë lëndore dhe këtu duhet të kapet shkenca për të përcaktuar tullën e ndërtimit të lëndës dhe prej këtej të kalohet në interpretimet e fakteve të zbuluara. Duhet të ekzistojnë formacione materiale, rreth e rrotull ishullit lëndor, që nuk e kanë arritur fazën elektromagnetike në organizimin e tyre dhe kjo për faj të kohës (dmth relativiteti i lindjes – zhvillimit – vdekjes të materies është karakteristikë e materies në pafundësinë e saj kohore dhe hapsinore). Kjo na shtyn të ndërtojmë një model më të pasur dhe më afër konkretes se ai që na propozon Hawkingu duke i dhënë prioritet diferencimit kohor – hapsinor edhe vetë kuanteve që ndërtojnë forcën energjitike lëndore. Të gjitha këto do të kenë vlerë atëhere kur të kërkohet të shpjegohet vazhdimësia e formave të lëvizjes që karakterizojnë ishullin tonë lëndor ku diferencohet edhe vetë cilësia e këtyre formave gjë të cilën modeli i Einstein – it dhe i Hawkingut nuk e realizon dot.

Sipas autorit:

9- faqe 75 – Përderisa eksperimenti nuk e vërtetoi zbërthimin spontan të protonit, mund të llogaritet se jetëgjatësia e përafërt e një protoni duhet të jetë më e madhe se dhjetë mijë miliard miliard miliard vjet.

Duke i konsideruar të sakta të gjitha këto, vërejmë se shkenca akoma nuk ka përfituar nga shkaku i kohëekzistencës së dukurive natyrore. Në qoftë se pranojmë se protoni paska një jetëgjatësi ekzistence kaq të madhe, duhet pranuar se ai ka edhe një jetëgjatësi formimi po kaq të madhe (vlera numerike nuk ka rëndësi) dhe këtu duhet të fillojë analiza e vazhdimësisë së ishullit tonë lëndor. E gjithë kjo të çon në idenë se përpara se ishulli ynë lëndor të marrë formën që ka sot, ai duhet të ketë pasur një pozicion parakuantik –kuantik dhe pastaj protonik, neutronik apo elektronik. Vetë organizimi i këtyre grimcave në atom përsëri ka kërkuar një kohë vigane dhe proçesi i pasurimit të cilësive të lëndës nuk ka qënë një proçes linear. Gjërat nuk duhet të kenë ecur të kanalizuara vetëm në një hapësirë dhe prej këtej të kenë kaluar në cilësira të reja në mënyrë absolute. Relativiteti ajnshtajnian, në një farë mënyre, duhet të tregojë se proçesi vigan i formimit të cilësive të lëndës duhet të ketë kaluar nëpër paralelizma cilësor dhe këtu duhet të qëndrojë sekreti i çformimit të ishullit tonë lëndor sipas parimeve që imponon raporti kohor – hapësinor (shih artikullin e fillimit të këtij vëllimi).

Vetëm se në këtë përfytyrim gjigand që ne i bëjmë natyrës lëndore analizën e bëjmë në funksion të kohës të matur me metodën vjetore, gjë që nuk duhet të jetë e saktë as me përafërsi pasi vetë sistemet kozmike janë formuar shumë – shumë më vonë se protoni apo neutroni dhe krahasimi është krejt formal; duhet gjetur një kohë tjetër analitike (viti është i lidhur me rrotullimin e Tokës rreth Diellit, kur koha e formimit të protonit nuk ka asnjë lidhje qoftë me Tokën qoftë me Diellin; – këto gjëra “të parëndësishme” janë shkaku i përmbysjes së shkencës materialiste sot dhe dje.

Sipas autorit:

10- faqe 76 – Nuk ka antiprotone ose antineutrone, të prodhuara nga antikuarket, me përjashtim të një sasie të vogël që e prodhojnë fizikantët në përshpejtuesit e grimcave të mëdha. Ne kemi prova nga rrezet kozmike, se e njëjta gjë vlen për të gjithë materien në galaktikën tonë; nuk ekzistojnë antiprotone ose antineutrone, me përjashtim të një numuri të vogël që prodhohen si çifte grimcë/antigrimcë gjatë përplasjeve në galaktikën tonë, ne do të duhej të përthithnim sasi të mëdha rrzatimi në kufijtë, ndërmjet zonave të materies dhe antimateries, ku shumë grimca do përplaseshin me antigrimcat e tyre, duke asgjësuar njëra- tjetrën dhe duke çliruar rrezatim me energji të lartë.

Autori në këtë pikë tregohet materialist konseguent duke eleminuar teorinë idealiste mbi antimaterien, por boshti i tij botëkuptimor nuk i shpëton dot idealizmit filozofik, pasi nuk është i aftë të diferencojë cilësinë e energjisë në funksion të hipotezës grimcë – antigrimcë. Këtu ka një problem për të cilin fizika nuk e ka thënë fjalën e saj në asnjë përmasë. Format e energjisë që çlirohen nga përplasjet e grimcave që marrin pjesë në atom nuk duhet të konsiderohen kurrsesi të njëjta dhe në këtë pikë duhet ta fillojë njeriu rrugën e njohjes së energjisë, e cila më tepër ka karakter intuitiv se sa të argumentojë sipas ligjësisë kohore të formimit dhe, detyrimisht, të përfitimit prej saj.

Sipas autorit:

11-faqe 77 – Në fillimin e gjithësisë të hershme, ka qënë një kohë kur temperatura ishte aq e lartë, saqë energjitë e grimcave do të kenë qënë aq të mëdha sa të lejonin këto transformime (shndërimet e kuarkeve në antielektrone dhe proçesi i kundërt që, antikuarket të kthehen në elektrone, dhe elektronet dhe antielektronet të kthehen në antikuarke dhe kuarke). Por në këtë rast pse janë formuar më shumë kuarke se antikuarke? Arësyeja është se ligjet e fizikës nuk janë të njëjtë për grimcat dhe për antigrimcat.

A është i saktë apo i pasaktë ky pretendim nuk ka asnjë rëndësi teorike, por autori ynë kërkon t’i krijojë vetes një predominim mbi Ajnshtanin pasi hedh poshtë postulatin mbi barazinë e ligjeve të fizikës në çdo sistem inercial referimi. Saktësia e këtij pretendimi qëndron në mundësinë e trajtimit të problemit në frymën e krijimit. Cila është lidhja midis grimcave apo antigrimcave me fushat elektromagnetike? Ka apo nuk ka lidhje; ka apo nuk ka varësi reciproke; ka unitet midis tyre? Për të gjitha këto autori ynë hesht duke e lidhur padijen me unifikimin absolut të mikros përtej grimcave elementare

Sipas autorit:

12 – faqe 79 – për një numër të madh, të mjaftueshëm grimcash materje, forcat gravitacionale nuk mund të dominojnë mbi gjithë forcat e tjera. Kjo është arësyeja pse graviteti përcakton evolucionin e gjithësisë.

Pa tjetër këtu duhet të ketë një gabim në përkthim pasi frazat janë të pakonceptueshme në lidhjen midis tyre. Në qoftë se pranojmë që forcat e gravitetit përcaktojnë evolucionin e gjithësisë (nocioni gjithësi këtu duhet nënkuptuar baraz me ishullin lëndor), ne i nënkuptojmë forcat gravitacionale si produkte të tullës më elementare që ndërtojnë ishullin tonë lëndor dhe për këtë ato duhet të marrin pjesë se s’bën në të gjitha fenomenet e mëvonshme natyrore që lidhen me dinamikën e mëtejshme të lëndës, akoma më tej, elementi fillestar i gravitetit nuk duhet të ndikojë drejtëpërsëdrejti mbi asnjë grimcë. Është tjetër punë bashkësia e forcave të gravitetit në fazën e sotme, në të kundërtën forca e gravitetit nuk është produkti i tullës fillestare të ishullit tonë lëndor, por pasoja maksimale e dinamikës formuese të lëndës dhe për këtë predominon mbi të gjitha forcat e tjera mikro dhe makro. Është detyrë e fizikantit për të përcaktuar raportin e gravitetit me lindjen e ishullit tonë lëndor, por të jenë të sigurtë që do të zbulohen dhe përcaktohen fakte tepër të habitshme përgjatë dinamikës historike të lëndës pas bing – bengut.

Sipas autorit:

13 – faqe 81 – Në versionin valëzor, reaksioni i dritës ndaj gravitetit nuk është shumë i qartë.

Interesant është fakti që studiuesit e shkencës së fizikës nuk kërkojnë të zbulojnë shkakun fillestar të grimcave elementare, por pasojat e relacioneve të tyre dhe pa dyshim kjo përbën një defekt në punën e tyre. Që të mundësh të zbulosh reaksionin e dritës mbi gravitetin, duhet zbuluar më përpara raporti kohor i lindjes së tyre. Në qoftë se do të përcaktohet që graviteti është parësor kundrejt kuanteve të dritës (Hawkingu pretendon se vetëm graviteti mund të përcaktojë evolucionin e lëndës), atëhere fizikantët janë futur në një rrugë të gabuar, që gjithsesi nuk ka për t’i nxjerrë dot në breg. Por kjo përbën një ndryshim rrënjësor të teorisë së Ajnshtajnit, thelbi i së cilës ka qënë drita dhe jo graviteti. Duke dashur ta kapërcejë këtë thelb (për arësye të panjohur, por që për ne ka vetëm një shpjegim: shkenca, më në fund, e ka zbuluar gabimin e postulimit të konstantes së dritës) autori i librit tonë hidhet nga dega në degë pa dhënë ndonjë shpjegim konkret mbi atë që e mundon shkencën e sotme të fizikës. Kjo do të thotë se kriza e fizikës nuk është zgjidhur akoma, por përkundrazi është thelluar edhe më tepër.

Sipas autorit:

14 – faqe 82 – Në të vërtetë nuk është shumë logjike ta trajtosh dritën njëlloj si gjylet e topit në teorinë e Newton-it të gravitetit, sepse shpejtësia e dritës është fikse (një gjyle topi e hedhur vertikalisht do të ngadalësohet nga graviteti; do të ndalojë dhe së fundi do të bjerë prapë në Tokë; ndërsa një foton do të vazhdojë trajektoren e tij vertikale me shpejtësi konstante. Atëhere, si mundet që drita të influencohet nga graviteti Newtonian?). Në lidhje me këtë problem, nuk doli asnjë teori e vlefshme përpara se Einstein-i të propozonte relativitetin e përgjithshëm në vitin 1915. Madje edhe atëhere u desh shumë kohë që të kuptoheshin implikimet e kësaj teorie mbi yjet masivë.

Këtu ka një mori pasaktësirash, të paktën njëra është e lidhur me botëkuptimin. Parafrazimi i mungesës së logjikës në trajtimin që duhet t’i bëhet dritës me gjylet e topit tregon se sa pak e kanë kuptuar materializmin filozofik mohuesit e filozofisë. Kemi të bëjmë me dy fenomene të ndryshme që i takojnë dy lëvizjeve me ndryshueshmeri cilësore midis tyre, gjë e pa vënë në dukje edhe nga vetë Njutoni. Është e palejueshme të krahasosh dy fenomene natyrore që i takojnë dy lëvizjeve të ndryshme në cilësinë e përbërësve të pjesmarrësve dhe prej këtej të kalosh në konkluzione. Pikërisht kjo përbën anën idealiste të problemin dhe përkatësinë botëkuptimore të autorit. Pastaj fotoni qoftë praktikisht, qoftë edhe teorikisht, nuk e ka lëvizjen me shpejtësi konstante në mënyrë absolute dhe këtu, përsëri, qëndron defekti në formën botëkuptimore të analizës. Konstantja i duhet autorit për gjë tjetër dhe pikërisht për të argumentuar homogjenitetin e natyrës lëndore, fenomen të cilin do ta analizojmë më poshtë.

Ne kemi frikë që teoria e Ajnshtajnit ka qënë një tendencë zgjidhjeje, por jo sipas hapësirës analitike që na dhurohet nga fizikantët e shekullit të XX-të. Në këtë formë që interpretohet ajo sot bëhet jo vetëm e pavlefshme, por frenuese në zhvillimin e mendimit fizik shkencor, dhe pikërisht pikëpamjet e autorit tonë i nënshtrohen kësaj dukurie 

Sipas autorit:

15 – faqe 117–118 – Rreth njëqind sekonda mbas bing – bengut, temperatura mund të ketë rënë në një miliard gradë që përbën temperaturën e brëndëshme të yjeve më të nxehtë. Në këtë temperaturë protonet dhe neutronet nuk duhet të kenë më energji të mjaftueshme për t’i shpëtuar tërheqjes së forcës të fuqishme bërthamore dhe mund të kenë filluar të kombinohen me njëri – tjetrin për të prodhuar bërthamat e atomeve të deuturiumit (hidrogjen i rëndë) që përmbajnë një proton dhe një neutron.

Me thënë të vërtetën na bën për të qeshur tërësia e këtyre ideve pasi gjërat janë me të vërtetë të pasakta dhe tepër-tepër iluzore. Le ta supozojmë se mbas 100 sekondave na paska ndodhur bing – bengu dhe temperatura na paska rënë në një miliard gradë, por protonet dhe neutronet kur na paskan qënë formuar në raport me bing – bengun dhe 100 sekondëshin e parë? Nëqoftë se fantazia shkencore na paska arritur në këtë shkallë, të jeni të sigurtë se bartësit e tyre i përkasin shkollës së gjeocentrizmit dhe idealizmit filozofik. Në mënyrë absolute të gjitha këto janë pallavra të njerëzve të sëmurë nga mend e kokës. Të jeni të sigurtë që gjëndja e paralëndës në momentin e bing – bengut ka qënë ajo drejt formimit të kuanteve mbi çbazë fillon jeta e dritës, gravitetit, fushave magnetike, elektro-magnetike, lidhjet e dobëta të atomit, lidhjet e forta dhe vetë atomi. Proçesi ka zgjatur me miliarda – miliarda vjet dhe i nënshtrohet dialektikë ligjore sipas tre ligjeve të saj. Në këtë pikë ka shumë gjëra për të thënë dhe autori ynë i ka mohuar me një të rënë të lapsit. Kjo është një pikë shumë – shumë e vjetër e filozofisë greke, ndoshta egjyptiane, dhe është e lidhur me teorinë e sferave, çka do të thotë se ora filozofit tonë ka mbetur 2500 vjet përpara se të lindëte ai; ka qënë koha kur u shtrua për zgjidhje problemi kryesor në filozofi (raporti midis të ndryshuesmes dhe të pandryshuesmes), gjë e pa zgjidhur akoma.

Sipas autorit:

16 – faqe 118–119 – Vetëm disa orë mbas big – bengut prodhimi i heliumit dhe elementëve të tjerë duhet të ketë ndaluar. Dhe mbas kësaj, për miliona vite që pasuan ose diçka të përafërt gjithësia duhet të ketë vazhduar të zgjerohet, pa ndodhur gjë tjetër për tu shënuar. Së fundi, me rënien e temperaturës në disa mijëra gradë, dhe kur elektronet dhe bërthamat nuk kishin më energji të mjaftueshme për të përballuar tërheqjen elektromagnitike ndërmjet tyre, ata duhet të kenë filluar të kombinohen me njëri – tjetrin për të formuar atomet. Gjithësia në tërësi duhet të ketë vazhduar zgjerimin dhe ftohjen, por në zonat që kanë qënë pak më të dëndura se mesatarja, zgjerimi duhet të jetë ngadalësuar si pasojë e tërheqjes ekstragravitacionale.

Që kjo është një përrallë pa sens edukativ as mos e vini në dyshim. Mjafton vetëm mungesa e argumentimit të këtij konkluzioni për të arritur në përfundimin e mësipërm. Meqënëse këtu kemi një përmbledhje botëkuptimore, dmth mendim i kulluar filozofik, le t’i marrim gjërat me radhë:

Së pari: autori pretendon se mbas disa orëve të bing – bengut prodhimi i heliumit dhe elementëve të tjerë duhet të ketë ndaluar. Dmth formimi i elementëve kimikë nuk ka ndjekur rrugën dialektike të formimit, akoma më tej, nuk nuk pranohet ndarja e lëvizjes fizike nga ajo kimike: ato paraqiten të njëhsuara në një duke pranuar këtë ide. Pastaj kemi tre fakte kokëforta në fushën e realitetit që e hedhin poshtë si të pa vërtetë këtë ide idealiste. Ekzistenca e elementit teknec në sisteme të tjera yjore, por jo në Tokë, argumenton faktin se elementët kimikë nuk janë formuar jo më për disa orë, por as për miliona e miliona vjet. Për të realizuar substratin kimik të lëndës natyrës i janë dashur disa miliarda vjet dhe është gjëja më kryesore e kryesoreve për të përcaktuar lëndën, si formë e ekzistencës së materies së pafundme. Pastaj disa elementë kimikë, radioaktivë, kanë periudhë gjysëm shtanësimi ku ato transformohen në elementë të tjerë më të thjeshtë kimikë, çka do të thotë se dinamika e elementëve kimikë ka një rrugë shumë – shumë më të komplikuar se ajo që e paraqet autori ynë dhe i nënshtrohet tre ligjeve të dialektikës hegeliane. Nuk ka asnjë mundësi, qoftë dhe teorike, që vdekja të jetë e ndarë nga lindja për strukturat jashtë biologjike. Pastaj sot shkenca ka realizuar, prej më se një shekulli, elementë artificialë dhe a e di njeriu se ai nuk mund të krijojë dhe fantazojë dukuri të paqëna? Është një pikë ku përplaset problemi kryesor i filozofisë me padijen njerëzore dhe me sa kemi kuptuar ka fituar kjo e fundit. Të pranosh formimin e elementëve përpara kombinimit të elektroneve me bërthamat drejt atomit ose është një lapsus i përkthimit, ose autori i këtyre rreshtave kërkon ta kthejë shkencën në kohën e Ptolemeut.

Krijimi i situatave kozmologjike të lidhura me ekstragravitetin janë thjeshtë iluzione pa asnjë domethënie. Atë mund të ekzistojnë në situata krejt të tjera, vetëm pasi është realizuar formimi përfundimtar i lëndës dhe në këtë pikë autori ynë është kokë e këmbë jashtë binarëve.

Sipas autorit:

17 – faqe 128 – Çdo parregullsi në gjithësi thjeshtë duhet të ketë qënë sheshuar nga zgjerimi, ashtu sikurse rrudhat e një balloni sheshohen kur ju e fryni atë. Kështu gjëndja e sotme homogjene dhe uniforme e gjithësisë mund të jetë zhvilluar nga disa gjëndje të ndryshme fillestare, jouniforme.

Për këtë problem autori kërkon të marrë flamurin e filozofit edhe pse ai nuk i honeps dot. Megjithëatë e tërë hapësira analitike e bing – bengut të tij është tepër larg ligjësive të natyrës dhe në kundërshtim të plotë me parimet e materializmit filozofik. Sipas idesë së mësipërme rezulton që natyra në fillim na paska krijuar të komplikuarën dhe pastaj na i paska thjeshtuar gjërat deri në atë masë sa ta kuptojë autori ynë dhe të na e servirë në formën e një postulati. Parregullsitë janë një fantazi e autorit tonë pasi ato përbëjnë rastësinë ku diku kthehen në të domosdoshme për të vazhduar dhe diku mbeten të tilla për të mos vazhduar më rrugën dinamike sipas dialektikës, dmth zhduken nga historia e zhvillimit të lëndës, por gjithsesi ato janë të afta të argumentojnë se fillimisht bing – bengu ka provokuar, në sajë të forcave të jashtme, organizimin më të thjeshtë material deri në kombinimet më të komplikuara, që përfundojnë me njeriun. Dhe përsëri e gjithë kjo rrugë, gjigande në kohë, fillon nga më e thjeshta në të koplikuarën duke mbetur përgjithmonë një rastësi në zhvillimin e materies lëndore. Pikën ku ajo kthehet në domosdoshmëri mund ta argumentojë vetëm ekzistenca e përjetshme e nënës sonë natyrë, të cilën ndaç quheni perëndi, ndaç zot e ndaç matrie. Ky është një problem që nuk ndikon në mënyrë absolute tek natyra, por vetëm tek njeriu dhe kjo në mënyrë kalimtare.

Pastaj gjithësia nuk mund të jetë kurrë uniforme në mikron e saj, vetëm në qoftë se ne e pranojmë në mënyrë postulative për të kapërcyer padijen tonë drejt dijes. Por unë mund të siguroj lexuesin se ekziston një mënyrë analitike, që bashkon filozofinë me shkencën ekzakte, e cila është e aftë të argumentojë lidhjen e mikros me makron jashtë çdo lloj paragjykimi të paraparë. 

Sipas autorit:

18 – faqe 129 – në teorinë kuantike, grimcat mund të krijohen nga energjia në formën e çifteve grimca/antigrimca. Por kjo menjëherë shtron pyetjen se nga ka ardhur energjia. Përgjigja është se energjia totale e gjithësisë është e barabartë me zero. 

Në fakt përgjigja duhet të ishte (pasi të kishim saktësuar se me fjalën gjithësi parakuptojmë ishullin tonë lëndor): energjia lëndore krijohet nga një energji jashtëlëndore (paralëndore) dhe ky është një proçes që i nënshtrohet lëvizjes mekanike me kusht që këtë formë lëvizjeje ta konsiderojmë të përjetshme dhe krijuesen e lëvizjeve të tjera specifike (fizike, kimike, biologjike e shoqërore).

Por ky fakt ka brënda dhe një diçka tjetër: autori ynë tani rezulton të jetë përfaqësuesi tipik i idealizmit “shkencor” dhe asgjë më shumë. Nuk mund të presësh nga të tillë kapacitete progres shkencor. Këta studiues vetëm sjellin rrëmujë në mendimin shkencor dhe ndikojnë negativisht, sidomos tek shqiptarët.

Sipas autorit:

19 – faqe 136 – Nuk duhet të ketë singularitet ku ligjet e shkencës do të bëheshin të pavlefshme dhe nuk duhet të ketë kufi të hapësirë kohës ku të kërkohet ndihma e Perëndisë ose e ligjeve të reja. Mund të thuhet: “Gjëndja në kufij të gjithësisë është se ajo nuk ka kufi”. Gjithësia duhet të jetë krejtësisht e vetpërmbajtshme dhe e pandikueshme nga asgjë jashtë vetvetes. Ajo nuk duhet as të krijohet as të zhduket. Ajo duhet vetëm TË JETË.

Problemi është tërësisht filozofik dhe botëkuptimor; këtu fizika nuk ka vënd dhe autori ynë nuk ka të drejtë të flasë për gjithësinë (jo për lëndën) me këtë shkallë zhvillimi që ka shoqëria e sotme dhe të arrijë në përfundime të tilla që gjithsesi reflektojë idealizmin e tij botëkuptimor. Fakti që këto probleme janë të lidhura me konferencën e Vatikanit (1951) ku u kërkua lidhja e ZOTIT me krijimin është e aftë të përligjë pozicionin botëkuptimor të autorit tonë dhe tendencën për të përshtatur idenë e tij me doktrinën e katoliçizmit.

Problemi nuk është i lidhur me ishullin tonë lëndor, por fjala bëhet për Gjithësinë me të cilin njeriu formon një kontradiktë sipas të gjitha teorive të parapara deri më sot. Ajo që e zhduk kontradiktën midis njeriut dhe Gjithësisë është raporti kohor – hapsinor, i cili duke u përcaktuar kostant për strukturën e pafundme dhe 1 për të fundmen tregon se njeriu është pjesë e kësaj të pafundme me të njëjtin përfundim. Trajtimi në mënyrë filozofike të gabuar të këtij problemi çon në përfundime të gabuara dhe me sa kemi kuptuar ky gabim ka filluar prej gati 2500 vjet përpara dhe ka vazhduar me të njëjtin ritëm. Tendenca për ta zgjidhur këtë problem, me sa duket, vetëm nën pamjen e dialektikës hegeliane ka gjetur rrugë të hapur se sa për Ajnshtajnin dhe pasuesit e tjerë ai ka mbetur akoma i errët. Ne jemi munduar të japin një zgjidhje sipas hapësirë – kohës dhe nuk e besojmë se mund të shkohet më tej. Gjithësia duke qënë e pafundme në kohë dhe hapësirë as nuk mund të merret në konsideratë nga njeriu sa do i fuqishëm të bëhet ai, pasi një ditë prej ditësh edhe ai do të zhduket nga skena e kësaj gjithësie për tu çfaqur rastësisht diku tjetër dhe në një kohë tjetër.

Sipas autorit:

20 – faqe 140–141 – Përderisa gjithësia ka pasur një fillim, ne mund të supozojmë se ajo ka pasur një krijues. Por në qoftë se gjithësia është me të vërtetë krejtësisht vetë-përmbledhëse, pa kufi ose pa anë, ajo nuk duhet të ketë as fillim dhe as fund: ajo thjeshtë duhet të jetë. Në këtë rast, a ka vënd për një krijues. 

Autori është treguar arbitrar dhe ngatërrohet me këmbët e veta. Nga një anë kërkon të lidhë krijuesin me fillimin, nga ana tjetër vë në diskutim vetë krijuesin. Kjo nuk është as shkencë dhe as filozofi. Që të mund të flasësh për gjithësinë e pafundme, dmth për nënën tonë natyrë, duhet pasur parasysh se ajo është kaq e pafundme sa nuk mund të ketë kurrë një krijues. Krijimi i perëndive ka ndjekur një rrugë larg njohjes njerëzore, kështu që nuk ja vlen të merremi me një problem që njeriu nuk ka për ta zgjidhur kurrë. Me fjalë të tjera njeriu është krijues i perëndisë, por ai është pjesmarrës tek perëndia. Autori nuk është konsegunt në mendimet e tij dhe kërkon të zgjidhë atë që duhet ta zgjidhë filozofia me hapësirën që merr në analizë shkenca e fizikës. Me keqardhje i themi që të gjitha këto janë lodra fjalësh pa asnjë përfundim konkret dhe shkenca e fizikës kot sorollatet nga dega në degë; asaj i ngelet të përcaktojë kufijtë e vet të lëvizjes, hapësirën që i ka dhuruar natyra dhe pastaj le të gjejë kohën që i korespondon kësaj lëvizjeje dhe në fund do të arrijë në përfundimin që raporti kohë – hapësirë është gjithmonë konstant dhe i pavarur nga njeriu dhe krijuesi imagjinar.

Sipas autorit:

21 – faqe 148 – Përse gjithësia gjatë gjithë kohës nuk ka qënë, është, në një gjëndje çrregullimi të plotë? Në fund të fundit, një gjë e tillë do të na dukej më e mundëshme. Dhe përse drejtimi i kohës në të cilin çrregullimi rritet është i njëjtë me atë në të cilin gjithësia zgjerohet?

Këtu ka shumë probleme për të diskutuar, por kryesorja duhet të qëndrojë në mënyrën e të kuptuarit të gjëndjes së gjithësisë, të cilin autori e quan çrregullim, kur në fakt ajo është brënda dinamikës së saj natyrore duke na dhënë shumëllojmërinë e organizimeve, që gjithsesi nuk mund të quhen çrregullime. Është një gjuhë shpjeguese shumë irrituese e cila nuk të çon kërkund tjetër veçse në mjegullime të situatës aktuale (që mund të ketë gabime të përkthime dhe papërgjegjshmëri në këtë proçes nuk e diskutojmë). Marrja në konsideratë e gjëndjes së ishullit tonë lëndor dhe paraqitja si e gjithësisë është arbitraritet dy përmasor. Së pari, ne nuk mund të barazojmë ishullin tonë lëndor me gjithësinë dhe, së dyti, informacioni i marrë për gjëndjen e ishullit tonë lëndor është bërë me anë të sinjaleve elektromagnetike dhe pamjeve teleskopike, përbërja e të cilave është e devijuar nga gravitetet nëpër të cilat ato kanë kaluar për miliarda e miliarda vjet dhe nuk paraqesin realitetin jo vetëm të sotëm për as të kohës kur ato kanë filluar. Shkenca e sotme nuk është e aftë t’i kthejë ato në pozicionin fillestar dhe spekullon mirëfilli.

Pastaj dinamika e asaj që autori i quan çrregullime nuk duhet të jetë dhe krejt ashtu jo vetëm si fakt, por edhe si interpretim. Përputhja e drejtimit të kohës të dinamikës së ishullit të lëndës me atë të zgjerimit të saj, është e natyrshme që duhet të jetë e njëjtë, por, duke përjashtuar influencat e jashtme mbi ishullin tonë lëndor, kjo përputhje nuk është e barabartë përgjatë gjithë kohës së ekzistencës së këtij ishulli dhe këtu qëndron sekreti botëkuptimor i asaj që nuk mund të zbërthejë autori ynë. Ka mundësi që ne të ndodhemi në proçesin e thjeshtimit të problemit, ose diku aty afër, dhe koha e mospërputhjes së pasurimit të llojshmërive të lëndës (për autorin janë çrregullime) me kohën e zgjerimit të ishullit tonë lëndor të marrë fund së shpejti, por të gjitha këto gjëra as që kanë rëndësi për jetën tonë këtu në Tokë dhe ky duhet të jetë këndvështrimi real i studimit të ishullit tonë lëndor.

Sipas autorit :

22 – faqe 149 – Por eziston një mënyrë më e shpejtë për të mësuar se çfarë do të ndodhë: të kërcesh në një vrimë të zezë. Tkurja e një ylli për të formuar një vrimë të zezë i përngjan stadeve të fundit të tkurjes të gjithësisë në tërësi.

Kemi mbëritur në pikën më interesante të filozofisë, që shpjegon dinamikën e një fenomeni natyror sipas trinomit absolut lindje – zhvillim – vdekje. Në funksion të idesë së autorit ngelet për tu saktësuar raporti kohor midis lindjes së ishullit tonë lëndor dhe Vrimave të Zeza. Por e gjithë kjo do të jetë e vlefshme në qoftë se ne do të hiqnim dorë nga ideja që jeta e gjithësisë, në parim, është vetëm tkurje – zgjerim (ky është një përfytyrim i gabuar i jetës principale të gjithësisë sipas filozofisë klasike greke dhe të huazuar nga materializmi i shekullit të XIX-të). Ne pretendojmë se kjo nuk duhet dhe nuk mund të jetë ashtu pasi organizimi i gjithësisë së pafundme në kohë dhe hapësirë është i pafundëm, por dueti zgjerim – tkurje është një fragment i saj dhe i papërsëriteshëm ndonjëherë në pafundësinë e gjithësisë.

Puna është të bëhet përcaktimi i mësipërm përpara se të arrihet në përfundime fikse, pasi mundësia e ekzistencës së Vrimave të Zeza duhet t’i dedikohet njërës nga të dy oset: 1-Vrimat e zeza lindin së bashku me ishullit tonë lëndor duke përcaktuar formën e vdekjes së ishullit nga njëshi, drejt pambarimisht të mëdha, deri në pushtimin e të gjithë ishullit tonë lëndor. 2-Vrimat e Zeza janë shkaktarët e lindjes së ishullit tonë lëndor duke ardhur nga pambarimisht të mëdha drejt zhdukjes së tyre. Ky është një problem që astrofizika duhet ta zgjidhë me lehtësi për të përcaktuar raportet kohore midis formave dhe gjëndjes së ishullit tonë lëndor.

Sipas autorit:

23 – faqe 152 – Për ta përmbledhur, ligjet e shkencës nuk bëjnë dallim ndërmjet drejtimeve të ardhshme dhe të shkuarës së kohës. Megjithëatë, të paktën ka tre shigjeta kohe që dallojnë të shkuarën nga e ardhmja. Këto janë shigjeta termodinamike, drejtimi i kohës në të cilën çrregullsia shtohet, shigjeta psikologjike drejtimi i kohës në të cilin ne kujtojmë të kaluarën dhe jo të ardhmen; dhe shigjeta kozmologjike, drejtimi i kohës në të cilën gjithësia zgjerohet në vënd që të tkuret. Unë tregova se shigjeta psikologjike esencialisht është identike me shigjetën termodinamike, kështu që të dyja gjithmonë synojnë në të njëjtin drejtim.

Me sa duket autorin e ka pushtuar shigjeta e dytë dhe sajon fantazira pa asnjë domethënie. Materialistët kanë pranuar që ligjet e shkencës nuk bëjnë dallim përgjatë ecurisë së kohës, por këtë nuk kanë ditur ta argumentojnë. Asnjeri deri më sot nuk ka qënë i aftë të vërtetojë, qoftë dhe brënda kuadrit filozofik, përse ligjet e natyrës mbesin konstante edhe pse ndryshon koha dhe hapësira përkatëse. Ky fakt, sinjifikativ për shkencës, është i lidhur me boshllëkun e mendimit filozofik klasik grek, me tentativën zgjidhëse të filozofisë klasike gjermane dhe me gabimet e njëpasnjëshme të relativistëve të mbarë botës ku përfshihet edhe autori ynë. Ndarja e shigjetës së kohës, për të vënë dallimin midis të shkuarës dhe të ardhmes, pa dyshim që është një shaka e autorit. Të realizosh një kufizim të tillë të dallimeve cilësore të strukturëzimeve lëndore është një idealizëm i kulluar dhe mohim i formave kryesore të lëvizjes. Fizikantët kanë filluar ta vlerësojnë pak si tepër veten e tyre duke nënvlerësuar gjithëshka para dhe pas lëvizjes fizike, por duke harruar që janë analizatorët e pjesës lëndore më pak të rëndësishme për interesat e njerëzimit. Kjo është pikërisht pika kryesore që duhet të zgjidhë mendimi filozofik botëror përpara se të lejojë mendimin fizik të thotë fjalën e tij. Fizikantët kërkojnë me çdo çmim të kapërcejnë krizën e identitetit të tyre duke pushtuar shkencën botëror me teorinë e kuanteve dhe këtë kërkojnë ta realizojnë me shigjetën e termodinamikës, por harrojnë se kjo është pasoja e djepit të ishullit tonë lëndor dhe ajo që nuk i intereson jetës së përditshme në Tokë.

Sipas autorit:

24 – faqe 155 – Sikurse u shpjegua në kapitullin e parë, do të ishte shumë e vështirë të ndërtohej një teori krejtësisht e njëhsuar dhe e vlefshme për çdo gjë në gjithësi. Por në vënd të kësaj ne kemi ecur përpara duke gjetur teori të veçanta që përshkruajnë një varg të kufizuar ngjarjesh duke lënë pas dore pasoja të tjera ose duke bërë përafrime (për shëmbëll kimia, na lejon të llogarisim ndërveprimet midis atomeve pa njohur asgjë nga struktura e brëndëshme e bërthamës së atomit). Në fund të fundit, megjithëatë, shpresohet të gjëndet një teori e plotë, logjike dhe e njëhsuar, që t’i përmbledhë të gjitha këto teori të veçanta si përafrime, teori që nuk ka nevojë të përshtatet për tu përputhur me faktet duke zgjedhur vlerat e disa numurave arbitrarë në teori.

Janë rreshtat e vetëm të të gjithë librit ku autori mundohet të vërë në pah një boshllëk në shkencë, por pa e evidentuar atë. Vështirësia për të ndërtuar një teori të njëhsuar dhe të vlefshme për çdo strukturë materiale në gjithësi paraprakisht është e lidhur me gabimin e mendimit filozofik grek (ata qenë të parët që vunë në dukje kërkesën për të zbuluar të pandryshueshmen në brëndësi të ndryshueshmes), me paaftësinë e mendimit filozofik klasik gjerman (ata qenë të parët që tentuan të zgjidhin atë që nuk zgjidhi mendimi filozofik grek me tre përfaqësuesit e shkollës së tyre: Hegel – Marks – Ajnshtajn) dhe me rrugën e gabuar që po ecën mendimi shkencor njerëzor prej 2500 vjetësh pa ja dalë në krye për asnjë problem ku filozofia të lidhet me specifikën shkencore.

Teoritë e veçanta me të vërtetë kanë arritur suksese, por sot është e nevojshme të përbashkohen në thelbin e tyre. Psh në qoftë se D.I.Mendelejevi (1834 – 1907) në Rusi zbuloi tabelën e renditjes së elementëve kimikë dhe H. G.J.Moseley (1887 – 1915) zbuloi barazinë e elektroneve të çdo elementi me renditjen në tabelën e Mendelejevit, asnjeri nuk arriti të nxjerrë prej këtyre zbulimeve dinamikën kohore të elementëve kimikë dhe prejardhjen prej njëri – tjetrit, nga më e thjeshta drejt të komplikuarës. Dinamika e elementëve kimikë është një tjetër barierë që duhet kaluar nga shkenca përpara se të ndërtohet teoria universale e shpjegimit të fenomeneve të natyrës, por që pikëpamjet e autorit tonë e pengojnë këtë proçes.

Të kërkosh këtë teori është e nevojshme të gjënden elementët e përbashkët të tyre ku koha dhe hapësira, në parim, duhet të na çojnë në përfundimin e kërkuar. Por lexuesi për një gjë duhet të jetë i sigurtë: do të përmbysen shumë tabu dhe do të shikohet se shumë – shumë shpjegime kanë qënë mashtrime të mirëfillta.

Sipas autorit:

25 – faqe 165 – 166 – Por a mund të ekzistojë realisht një teori e tillë e njëhsuar? Apo vetëm po ndjekim një mirazh? Duket se ekzistojnë tri mundësi:

1-Ekziston një teori krejtësisht e njëhsuar, të cilën ndonjë ditë do ta zbulojmë në qoftë se do të tregohemi mjaft të zgjuar.

2-Nuk ekziston një teori definitive e gjithësisë; por vetëm një varg i pafund teorish që përshkruajnë gjithësinë në mënyrë gjithmonë më të saktë.                                                                                                                                                              1-Ekziston një teori krejtësisht e njëhsuar, të cilën ndonjë ditë do ta zbulojmë në qoftë se do të tregohemi mjaft të zgjuar                                                                                                                                                              2-Nuk ekziston një teori difinitive gjithësisë; 3-Nuk 3-Nuk ekziston as një teori e gjithësisë; ngjarjet nuk mund të parashikohen përtej një shkalle të caktuar, por ndodhin në mënyrë të rastësishme dhe arbitrare.                                                                                                                                                              3-Nuk ekziston as një teori e gjithësisë; ngjarjet nuk mund të parashikohen përtej një shkalle të caktuar, por ndodhin në mënyrë të rastësishme dhe arbitr

Autori, pasi ka tentuar në të tërë librin të bëjë një bllof, më së fundi, e nxjerr kokën dhe qëllimin për të cilin e ka shkruar këtë libër. Por ne jemi të sigurtë se qëllimi i tij ka qënë thjeshtë instiktiv i pa mbështetur në asnjë argument faktik. Po të kishte ndjekur rrugën historike të zhvillimit të shkencës së fizikës autori do të kishte zbuluar se idetë e tij vetëm e thellojnë krizën në fizikë, kur kanë qënë të gjitha mundësitë për ta shkëputur atë nga pozicioni shterp.

Së pari shkenca nuk ndjek një mirazh, por kërkon gjithmonë e më shumë të futet në të fshehtat e natyrës lëndore dhe në këtë drejtim historia e shkencës botërore, së bashku me filozofinë, i janë afruar të vërtetës absolute: ka ngelur vetëm shpallja. Kështu që duhet pranuar pika e parë e autorit vetëm se të gjitha këto duke u ndarë nga idetë kryesore të tij, të cilat e përmbysin realitetin objektiv dhe absolutizmin analitik në thelbin e tij.

Së dyti nuk ka asnjë mundësi, qoftë dhe teorike, që dija njerëzore të udhëhiqet nga shumë rrugë dhe që të gjitha të konvergojnë me saktësinë absolute, në të kundërtën duhet të kishim shumë bing – benga dhe për të gjitha strukturat lëndore. Është pika ku problemi kryesor në filozofi nxjerr përfaqësuesin e vet ideor duke zgjidhur atë që mendimi filozofik grek dhe ai gjerman nuk e zgjidhën dot.

Së treti ekziston një teori e absolutizmit analitik dhe përsëri ngjarjet zhvillohen në mënyrë absolute, por të rastësishme për gjithësinë. Është tjetër puna që në funksion të njeriut këto ngjarje duhen konsiderohen të domosdoshme, të cilin njeriu e shkel me këmbën e tij duke qënë forma më e lartë cilësore e organizimit të kësaj natyre në nivelin e njeriut nga pikëpamja hapsinore.

Sipas autorit:

26 – faqe 173 – Në këtë libër unë jam përqëndruar në mënyrë të veçantë tek ligjet që drejtojnë gravitetin, sepse është graviteti ai që i jep formë strukturës në shkallë të gjërë të gjithësisë, edhe pse ai përbën forcën më të dobët nga të katër kategoritë e forcave. Ligjet e gravitetit ishin të papajtueshme me pikëpamjen që akoma pranohej deri para pak kohësh, se gjithësia nuk ndryshon me kohën: fakti që graviteti është gjithmonë tërheqës kërkon që gjithësia të jetë ose në zgjerim ose në tkurje.

Deri këtu çdo gjë është e qartë si drita e diellit (duke i konsideruar të sakta konstatimet e autorit mbi raportin e katër kategorive të forcave), por autori duhet të deklarojë:

1 – Ka avancuar përtej teorisë së relativitetit të A.Ajnshtajnit duke e ndryshuar atë në thelbin e vet. Nuk merr për bazë strukturën e dritës dhe vetë atë, por gravitetin pa i përcaktuar strukturëzimin material. Në këtë drejtim çdo gjë është unifikuar që në parim dhe kjo duhet të përbëjë pasaktësinë e tij pamvarësisht nga e vërteta.

2 – Autori nuk është i aftë të shpjegojë përse graviteti është forca më e dobët në raport me tre kategoritë e tjera të forcës. Por këtu duhet të ketë ndonjë pasaktësi interpretimi pasi graviteti e devijon rrezen e dritës dhe autori duhet të ketë marrë për bazë arbitrarisht nivelin e forcës së gravitetit. Problemi nuk duhet të jetë tamam kështu.

3 – Fakti që gjithësia ndryshon me kohën, por raportet hapsinore të kategorive të forcave nuk ndryshojnë kundrejt njëra – tjetrës fsheh pikërisht atë që kërkon të mbulojë autori me padijen e tij, rezultat i arsimimit shtetëror.

4 – Fraza e fundit tregon që autori nuk e ka kuptuar dialektikën (ndoshta nuk e pranon atë) dhe nuk arrin të kuptojë se vetë graviteti është sinonim i zgjerimit dhe ato nuk mund të ekzistojnë pa njëra – tjetrën.

Sipas fjalorit të termave që bashkëshoqëron librin:

27 – faqe 184 – Forcë e fortë: më e forta nga të katër forcat themelore, që ka edhe rreze veprimi më të vogël. Ajo mban së bashku kuarket brënda protoneve dhe të neutroneve dhe mban së bashku protonet dhe neutronet për të formuar atomet.

Nuk e cituam kot këtë fjalë të fjalorit që bashkëshoqëron këtë libër. Janë një sërë vetish që mund të përbashkohen sipas rrjedhimeve të teorisë së absolutizmit analitik. Fakti që forca themelore e atomit (themi kështu pasi ajo mban protonet dhe neutronet së bashku duke formuar atomin) është më e forta në raport me forcat e tjera duhet të tregojë:

1-Është forca e fundit e krijuar në kuadrin e lëvizjes fizike në natyrë dhe forca që përcakton lëvizjen kimike. E gjitha kjo në sajë të fortësisë specifike; ajo mban të ndrydhura të gjithë shpejtësitë fizike në natyrë dhe paskëtaj fillon shpejtësia kimike që duhet t’i mbivendoset të parave. Është kjo arësyeja që shpejtësitë fizike ne i konsiderojmë më të ultat në natyrë (shih artikullin hyrës të vëllimit) dhe të gjithë shpejtësitë e tjera të lëvizjeve, pas asaj fizike, të mbihypura mbi shpejtësinë e dritës. Problemi nuk duhet të jetë vetëm filozofik (dmth përgjithësues), ai duhet të shërbejë për të zbërthyer të fshehtat e strukturëzimit të ishullit tonël lëndor jashtë metodikave të përndjekura deri më sot.

2-Është forca e krijuar më shpejt në natyrë nga pikëpamja e gjatësisë kohore dhe rrjedhimisht do të ketë jetën më të shkurtër në natyrë. E gjitha kjo e hedh poshtë idenë e autorit mbi formimin e elementëve kimikë për 100 sekondat e parë të bing bengut. Kjo forcë duhet të jetë përgjegjëse për formimin e ishullit tonë lëndor dhe mbart sekretin e shumëllojshmërisë së thjeshtë, apo të përbërë, të strukturëzimit të kuanteve energjitikë.

 

   Konkluzione

Që libri është interesant dhe mbart ide të reja nuk diskutohet nga ana e jonë, por këto ide, duke qënë në kundërshtim me dialektikën hegeliane dhe raportin kohor – hapsinor bëhtë papranueshme nga ana e jonë. Ato na shërbejnë për të ndërtuar dinamikën e ishullit tonë lëndor sipas spondeve indirekte të ideve të autorit tonë. Mirë – keq kjo është një mënyrë analitike e ndjekur nga ana e jonë dhe ne pretendojmë se ajo mund të na japë diçka të re, në fund të fundit.

E reja kosiston në argumentimin e dinamikës së ishullit tonë lëndor sipas idesë së Bing – Bengut. Në gjurmët e dialektikës dhe raportit kohor – hapsinor kjo dinamikë është:

Bing – Bengu është pasojë e disa forcave natyrore të panjohura nga njeriu, që do të mbeten të tilla përgjithmonë. Në këtë drejtim ato nuk kanë pasojë të drejtëpërdrejtë mbi botën e njeriut dhe i nënshtohen lëvizjes mekanike. dmth bing – bengu nuk duhet konsideruar me shkak të brëndëshëm sipas parimit tkurje – zgjerim. Pafundësia e organizimit të materies na çon në përfundimin se kemi të bëjmë me një nga format e këtij organizimi dhe bing – bengu është një fragment e kësaj të pafundme. Strukturëzimi material i bing – bengut duhet të merret për bazë në fazën e krijimit të përbërësve të kuanteve, dmth porcioneve të energjisë, dhe konsiderimi i këtyre porcioneve si strukturëzime absolutisht të barabartë hedh poshtë dinamikën diferencuese të bing – bengut dhe mohimin e shumëllojshmërisë së produktit kryesor të tij, që është lënda. Shkencës, nga pamundësia për tu futur në thellësi të përbërësve të grimcave elementare, i lëverdis sot për sot t’i konsiderojë këto grimca të barabarta në llojin e vet. Diferencimi kimik i elementëve, përsa i përket fortësisë specifike, brënda një klase (psh alkalinet) nuk ka si shkak thjeshtë vetëm numurin e shtresave elektronike, por vetë elektronet e shtresës së jashtme të cilat duhet të kenë si shkak themelor dinamikën diferencuese të vetë bing – bengut. Për ne i gjithë ky problem duhet të shërbejë si një argument për të shpjeguar fenomenet shoqërore sipas parimit: ekstremet përputhen dhe asgjë më shumë (për shfrytëzim energjitik nuk e besojmë se mund të përdoret). Proçesi i lindjes së bing – bengut duhet t’i përkasë një kohe tepër – tepër të largët, e rendit 100 miliard vjet po themi. Kjo kohë duhet të ndahet veçanërisht për të katër forcat themelore që formojnë strukturën lëndore nga pikëpamja fizike dhe raportet e tyre duhet të jenë në funksion të rrezes së veprimit specifik. Koha e formimit të hapësirës fizike duhet konsideruar shumë më e madhe se koha e formimit të hapësirës kimike, biologjike dhe shoqërore të marra së bashku. Idetë e dhëna nga autori i këtij libri nuk kanë asnjë argument mbi këto madhësi dhe raportet kohore të formave lëndore, sipas ideve të autorit tonë, janë të disproporcion jashtëzakonisht të madh me realitetin hapsinor.

Pas kohës, që i korespondon hapësirës fizike dhe që përmbledh grimcat elementare të atomit, fillon koha kimike me elementin e parë hidrogjenin. Në këtë pikë duhet përcaktuar koha e fillimit të shtresave elektronike të atomit të raport me atomin e hidrogjenit dhe kjo pikë duhet të shërbejë si argument mbi mënyrën se si kanë lindur yjet e nivelit të Diellit. Lëvizja kimike është përgjegjëse për formimin e elementëve kimikë dhe komponentëve të tyre dhe këtu ka shumë punë për të bërë pasi formimit i elementëve fundorë të tabelës së D.I.Mendelejevit duhet të jetë paralelizuar me formimin e komponentëve nga elementët e parë të tabelës dhe e gjithë dinamika e formimit të elementëve kimikë duhet të jetë përgjegjëse e formimit të sistemeve yjore, galaktikave dhe metagalaktikave. Pra proçesi i formimit të substancave kimike është paralelizuar me formimin e strukturave kozmike ku largimi i nga njëri – tjetri ka filluar në të njëjtën kohë me bing bengun. Kjo do të thotë se proçeset fizike dhe kimike janë të diferencuara në planin kohor dhe rrjedhimisht edhe në atë hapsinor dhe nuk ka asnjë mundësi teorike, praktike jo që jo, që strukturat kimike të jetë të njëkohëshme me strukturat fizike. Koha e formimit të të parave është shumë herë më e madhe se koha e formimit të të dytave çka do të thotë se 100 sekondat e para të bing bengut, sipas ideve të autorit tonë, janë thjeshtë një fantazi jashtë realitetit. Shtritshmëria hapsinore e formave kimike është shumë – shumë më e vogël se ajo fizike sipas madhësive euklidiane, ndërsa sipas madhësive relativiste ato duhet të përbëjnë masën më të madhe të ishullit tonë lëndor (raportet hapsinore nuk duhet të paraqesin interes).

Tërësia e të tre formave të para të lëvizjes, me të gjithë hapësirat përkatëse, duhet konsideruar përgjegjëse, kush më shumë e kush më pak, për formimin e lëvizjes biologjike, e cila mbart mbi vete të gjitha format e parapara me përmasa maksimale në raport me të tjerat. Koha e formimit të lëvizjes biologjike duhet konsideruar tepër minore në raport me atë kimike dhe shtritshmëria hapsinore tepër e kufizuar. Rastësitë kimiko – fizike duhen konsideruar ekstreme përsa i përket mundësisë së lindjes të lëvizjes biologjike. Në vetvete lëvizja biologjike është një formë më e lartë se lëvizjet e tjera (mekanike, fizike dhe kimike) dhe duhet të përbëjë një rastësi ekstreme të dinamikës së ishullit tonë lëndor. Ne nuk përjashtojmë mundësinë e zhvillimit të lëvizjes biologjike vetëm deri tek bimët në disa planete, deri tek njëqelizorët tek disa të tjere, apo vetëm deri tek kafshët. Problemi i llojshmërisë së botës biologjike është i varur kryekëput nga dinamika e botës kimike, nga e ka prajardhjen direkte bota biologjike. Alternimi rastësore që lëvizja kimike bën me atë fizike për t’i dhënë mundësi botës biologjike për të lindur, e më vonë zhvilluar, duhet të përbëjë një rastësi ekstreme të dinamikës së ishullit tonë lëndor dhe një hop cilësor jashtë përmasave kimike dhe fizike. Kjo rastësi, duke u mbështetur në atë që ne njohim deri më sot, duhet konsideruar kaq e kufizuar sa ajo nuk mund të çojë në asnjë domosdoshmëri të mëtejshme. E vetmja domosdoshmëri që duhet t’i dedikohet lëvizjes biologjike është predospoziteti për të krijuar lëvizjen shoqërore, si një rastësi fundore pa asnjë domethënie për ishullin tonë lëndor, si forma më e lartë e organizimit të tij, pa asnjë ndikim konkret mbi jetën e këtij ishulli.

Lëvizja shoqërore duhet të konsiderohet si forma më e lartë, në të gjithë përmasat dhe vetitë që disponojnë format e lëvizjeve të tjera, që arrin kjo pjesë e materies që quhet lëndë. Në qoftë se për lëvizjen shoqërore ekzistenca e lëvizjeve të tjera është një domosdoshmëri jetike, e kundërta është thjeshtë një rastësi pa asnjë domethënie duke argumentuar se ekzistenca e njeriut në Tokë nuk ka asnjë pasojë në jetën e ishullit tonë lëndor. Studiuesit e shkencave, që konsiderohen të sakta, nuk janë të sinqertë në punën e tyre pasi indirekt çdo gjë që studiojnë dhe konkludojnë është në funksion të këtij njeriu dhe pa përcaktuar hapësirën dhe kohën konkrete nuk mund të thuhet se puna e bërë është e saktë. Në këtë drejtim shkenca botërore ka kohë që ka bërë kapërcime të palejueshme dhe si rrjedhojë realiteti material nuk po arrihet nga mendimi shkencor. Sot për sot lëvizja shoqërore i ngjan një mankthi instiktiv ku irealja po e suprimon realen në përmasa të përbindëshme dhe libri që muarëm në konsideratë i përket kësaj përmase.

 

 

Tiranë më 06.2007

 

 

11-Raporti kohor – hapsinor, ose Teoria e absolutizmit analitik

 

     (ndryshe: teoria e unitetit të materies)

Artikulli i botuar më 17 shtator 2006 në faqet e Gazetës Shqiptare, mbi identitetin europian të shqiptarëve, shtroi si kërkesë argumentimin e dy problemeve shoqërore:

1-Si argumentohet, brënda kuadrit filozofik, madhësia minore e shpejtësisë së dritës dhe cilat janë madhësitë e tjera të shpejtësive që njeh njeriu.

2-Si argumentohet lidhja e fesë me politikën e identitetin dhe pse pikërisht vetëm tek raca e bardhë.

Meqënëse materiali historik i lidhjes së ideve fetare me jetën intelektuale të njeriut dhe Selisë së Shenjtë me politikat europiane të mesjetës ishte tepër i gjatë për faqet e një gazete ne vendosëm të fillojmë me argumentimin e parë jo vetëm si rradhë, por kryesisht për nevojën tjetërsuese që ka shkenca e sotme shqiptare të cilës i mungon një shqisë. Bile duhet pranuar se është shqisa më kryesore e të qënurit progresiv dhe pikërisht i mungon shqisa e oponencës.

Është pranuar me gjysëm zëri se materia është në unitet, por se cila është lidhja e këtij uniteti me nevojat e racës njerëzore të Tokë është pak e vështirë të argumentohet me njohuritë që shpalos sot njeriu. Fridrih Hegel ju afrua më afër se të gjithë të tjerët këtij uniteti duke zbuluar dialektikën me të tre ligjet e saj (fakti që këtyre tre ligjeve i shtuan në mënyrë arbitrare dhe dy të tjera tregon se sa pak e kanë kuptuar këtë filozof farisejtë e botës së sotme), por duke e kufizuar vetëm tek bota e njeriut dhe pikërisht tek ndërgjegjja e tij. Në të vërtetë ideja e Hegelit kishte diçka brënda absolutes ideore përderisa pranohej që njeriut është shkalla më e lartë e materies (me fjalën materie kuptohej ambenti që rrethonte njeriun) dhe duke qënë se shkalla më e lartë dispononte këtë dialektikë, nënkuptohej se të gjitha format e tjera të ekzistencës e mbartnin këtë trinom ligjesh. Karl Marksi pranonte unitetin e materies, por pa dhënë ndonjë zgjidhje mbi varësinë apo lidhjen e formave të sajë. Ai u kufizua tek bota e njeriut, por argumentoi se dialektika hegeliane ishte thelbi i jetës së materies dhe jo vetëm i botës njerëzore. Tentoi ta kundërshtojë mësuesin e tij me raportin materie – ndërgjegje duke e konsideruar këtë raport si problemin më kyç të filozofisë. Albert Ajnshtajni tentoi të vërteto jë këtë unitet duke ju afruar më tepër konkretes me afrimin drejt elementëve më të parë të lëndës me dy teoritë që e bënë të famshëm në fillim të shekullit të XX-të edhe pse askush nuk e kuptoi. Ndërgjegjësimi i botës shkencore për saktësinë e teorisë së tij mbi bazën e dy postulateve çoi në lindjen e një zhurme pa bereqet pasi asnjeri nuk ishte i aftë ta kundërshtonte me argumenta zgjidhës. Kaluan 100 vjet, u festua përvjetori shekullor i referatit “Mbi elektrodinamikën e trupave në lëvizje” dhe asnjeri nuk e përmëndi ndryshimin e bërë mbi postulatin e dritës duke i hequr karakterin hipotetik të konstantes së saj (në të vërtetë në Shqipëri doli një guximtar dhe e rivendosi përsëri pa marrë parasysh pasojat në personalitetin e tij shkencor). Në fakt në këtë pikë duhet të qëndrojë shkaku fillestar i lindjes së krishterimit filozofik, çka do të thotë se ky postulat pikë për pikë sipas ideve të Ajnshtajnit duhet të formojë një kontradiksion me doktrinën e krishterimit. Sot vëmë re se pikërisht këtu qëndron sekreti i dështimit të asaj teorie dhe pamundësisë së saj për të shpjeguar unitetin e katër forcave të bashkëveprimit ndërlëndor sipas lidhjeve filozofike e matematikore. Por një thellim mbi postulatin që bën fjalë për karakterin unifikues të ligjeve elektrodinamike në çdo sistem inercial referimi tregon se teoria e relativitetit, në të dy përmasat e saj, është kontradiktore me vetveten. Ndryshimi i natyrës në vazhdën e kohës duhet t’i bënte ligjet elektrodinamike të paafta të zbatoheshin për të gjitha kohërat dhe në të gjitha sistemet, dhe pikërisht këtu qëndron kontradikta. Kush është ajo forcë natyrore që i detyron ligjet elektrodinamike të jetë të barabartë në të gjithë kohërat dhe në të gjithë sistemet inerciale të referimit? Pra kemi arritur në pikën që kërkohet të shpjegohet uniteti i materies jashtë relativitetit analitik pasi ekziston një forcë madhore që i detyron ligjet elektrodinamike t’i nënshtrohen konstantes absolute (në fakt këto ligje kanë karakter të përkohëshëm dhe nuk mund të shërbejnë për të shpjeguar unitetin e materies, ato kanë vlera vetëm për një fragment hapsinor të materies, siç është lënda). Pranimi i karakterit konstant të dritës i jepte lëndës përjetshmëri kohore dhe këtu qëndron përmbysja e një teorie me tendenca zgjidhëse.

Zgjidhja e unitetit të materies do të ishte e vlefshme për të gjitha specifikat e saj, por sidomos për botën njerëzore. Ne në këtë artikull nuk kemi ndërmënd të zbërthejmë të gjithë teorinë, por u kufizuam vetëm tek shpejtësia, pasi kjo e fundit kishte vlera për sistemet ekonomiko – shoqërore. Megjithëatë jemi të detyruar të zgjerohemi pak pasi lexuesi në artikullin mbi identitetin europian nuk mund të kuptonte dot lidhjen midis konstantes absolute dhe shpejtësisë së lëvizjes. Problemi është i vjetër sa njeriu dhe është i lidhur me të gjithë dinamikën e tij milionavjeçare në disa pika të globit.

Pranimi i raportit kohor – hapsinor një madhësi konstante, të barabartë me një, nuk është dhe fort i vështirë të argumentohet dhe pranohet. Vështirësia qëndron në pranimin e pasojave ligjore të kësaj konstanteje dhe sidomos në pranimin e raporteve të elementëve të absolutizmit analitik me shpejtësinë. Nuk mund të pranojmë shpejtësinë si shkaktare të ndryshimit të kohëekzistencës së trupave materiale përderisa pranohet koha dhe hapësira si të vetmet forma të ekzistencës. Dmth nuk është shpejtësia që paracakton kohëekzistencën, por është koha e lindjes ajo që duhet të paracaktojë shpejtësinë e lëvizjes dhe këtu qëndron themeli i botëkuptimit dhe problemit kryesor në filozofi.

Jemi mësuar të themi njëkohëshmëri, por ka ardhur koha të themi kohë paralele; nocion i përdorur që në kohën e Plutarkut, për ta njëhsuar me paralelizmat hapsinore të përdorura rëndom. Duke lidhur paralelizmat kohorë dhe hapsinorë me raportin kostant të kohës me hapësirën arrijmë në disa përfundime të reja për shkencën, ku më kryesoret veçojmë:

1-Koha e lindjes së ngjarjes me shpejtësinë e zhvillimit të saj janë në raporte të zhdrejta. Nuk është shpejtësia ajo që përcakton kohën, por është koha e lindjes ajo që përcakton shpejtësinë. Dhe ky ligj rrëzon përfundimin e Ajnshtajnit mbi ndryshimin e kohës në tejzgjatje me realizimin e shpejtësive të mëdha.

2-Dy ngjarje, në kohë paralele, pa lidhje midis tyre, por me shkak hapsinor të njëjtë(psh rendi shoqëror), japin produkte të afërta me shpejtësi zhvillimi të përafërta, në pamje të parë të njëjta.

3-Dy ngjarje, në kohë të diferencuara, qoftë dhe milionavjeçare, por me shkak të njëjtë(psh rendi shoqëror), japin produkte të afërta me shpejtësi zhvillimi krejt të ndryshme dhe rrjedhimisht kohëekzistenca e tyre do të jetë e ndryshme.

4-Në natyrë dy ngjarje pikë për pikë të barabarta nuk ka, por kur ato ndodhin në kohë paralele për shkaqe të njëjta (psh formimi i elementëve kimikë në natyrë) janë të ngjashme dhe kur i nënshtrohet botës së relacioneve formojnë një unitet. Uniteti nuk mund të jetë absolut, nga pikëpamja hapsinore, kur ngjarjet ndodhin në skaje hapsinore, por ai nënkuptohet i tillë vetëm në sajë të kohës duke formuar një unitet të tjetërsueshëm sipas të njëjtave ligjeve në vazhdën e kohës(kjo ka vlera sidomos për botën e njeriut). Kryesorja e unitetit të dy ngjarjeve paralele është e lidhur me shpjegimin se çfarë është rryma elektrike, pasi deri më tani është pranuar se ajo (rryma elektrike) është lëvizje e drejtuar e elektroneve që lind si rezultat i bashkëveprimit me fushat magnetike. Ka ardhur koha të ndryshohet ky përfytyrim pasi format më të ulta energjitike nuk mund të krijojnë forma më të larta energjitike pas formimit të lëndës. Dmth është e pamundur që kuantet manjetikë të vënë në lëvizje elektronet; kjo do të thotë se rryma elektrike është një shprehje tjetër e energjisë përtej elektronit.

5-Dy ngjarje të ndodhura në kohë të ndryshme, por me bazë hapsinore të përafërt, japin përfundime të përafërta (kjo ka vlera për botën e njeriut).

6-Dy hapësira, me ndryshueshmëri sasiore midis tyre, me kohë të tejskajshme kohore në lindjen e tyre, nuk mund të relatohen dot në mënyrë të barasvlefshme. Në këtë rast vihet re proçesi i paradoksit të kohës, por me përfundime të kundërta nga ato të relativitetit analitik, pasi në sajë të lëvizjes nuk kemi vetëm ndryshim të kohëekzistencës, por, mbi të gjitha, kemi tjetërsim të zhvillimit hapsinor dhe kjo nuk është kuptuar nga Ajnshtajni. Akoma më tej, nuk është kuptuar rezultantja kohore e ngjarjes. Është e pamundur që dikush të fitojë në kohë dhe kërkush të mos humbasë, dmth kur në një ngjarje koha përshpejtohet, në një tjetër koha ngadalësohet në sajë të botës së relacioneve, pasi është shpejtësia që përcakton dinamikën e ecurisë së kohës. Edhe në këtë pikë teoria e Ajshtajnit lë mjaft për të dëshiruar.

7-Dy ngjarje, me prejardhje të ndryshme hapsinore, nuk mund të jenë kurrë të barabarta, bile as të përafërta.

8-Një ngjarje e ndodhur në një kohë nuk mund të përsëritet kurrë në një kohë tjetër. Kjo ka vlera sidomos për botën e njeriut pasi atje ku pranohet ekzistenca e një revolucioni me dhunë për përmbysjen e rendit shoqëror, nuk mund të pranohet i njëjti proçes për ndërrimin e një rendi tjetër; pra një ngjarje ndodh vetëm një herë në të njëjtën hapësirë (teoria e Marksit për këtë problem ka nevojë të ndryshohet në thelbin e vet).

9-Në raportet kohore të ngjarjes kush lind i pari vdes i fundit pasi disponon shpejtësi më të vogël zhvillimi. Nga pikëpamja hapsinore ai që lind i pari merr pjesë domosdoshmërisht në të gjitha ngjarjet e mëvonshme, mjafton të jetë pjesë e hapësirës.

10-Kur relatohen dy popuj me shpejtësi të ndryshme zhvillimi në parim popullata me shpejtësi më të vogël zhvillimi nuk ndikon domosdoshmërisht në popullatën me shpejtësi më të madhe, kur e kundërta është prezent me përmasa determinuese. Kjo bie në sy dukshëm kur relatohen dy popuj me shpejtësi ekstreme, psh popullata arbërore me atë osmane në shekujt XV-XVIII.

Përfundimet e raportit kohor – hapsinor shtohen në qoftë se vihet në diskutim raporti i kësaj teorie me atë të relativitetit analitik apo me teoritë klasike. Por gjithsesi të jetë puna më e rëndësishmja në përfundimet e teorisë së absolutizmit analitik është përfytyrimi i ri që ne kërkojmë t’i japim lëvizjes dhe shpejtësisë së saj.

Pasi kemi bërë lidhjen e shpejtësisë me kohëlindjen dhe varësinë e të parës nga e dyta, kemi arritur në momentin më kritik të teorisë së absolutizmit analitik: interpretimi i ri i lëvizjes. Jemi të detyruar ta vëmë në dukje këtë dukuri të natyrës pasi lindja e teorisë së relativitetit e merr lëvizjen në natyrë të pa specifikuar në llojin e sajë duke e paraqitur atë relative vetëm në vlerën sasiore pa vënë dallimin cilësor të formave të lëvizjes. Në këtë mënyrë lind nevoja e një interpretimi të ri të pasojës së lëvizjes, që është shpejtësia e sajë.

Në qoftë se pranojmë se kemi pesë forma lëvizje të natyrës lëndore (formën e lëvizjes që çon në lindjen dhe vdekjen e lëndës nuk e kemi marrë pasasysh), të cilat ndikojnë domosdoshmërisht në formimin e gjithseicilës, duhet të pranojmë dhe shpejtësira përkatëse të cilat duhet të kenë hapsira vepruese përkatëse dhe ndikim kufitar në këto hapsira dhe në hapësirat cilësore me të cilat ato dikur kanë pasur raporte birërie. Pikërisht kjo nuk është kuptuar deri më sot duke krijuar një imazh të rremë të dinamikës së natyrës që rrethon botën e njeriut.

Siç e pamë edhe më lart (Bazat e absolutizmit analitik është një teori e përfunduar, vetëm se ajo pret dritën e botimit), është pranuar se shpejtësia e dritës është një shpejtësi limit dhe atë nuk mund ta kalojë asnjë strukturë lëndore në natyrë në sensin maksimal. Ka ardhur koha të themi se ky konkluzion është një spekullim në shkencën e fizikës. Duke u mbështetur në bazat e absolutizmit analitik (ajo që është krijuar e para ka shpejtësinë më të vogël se ajo që është krijuar pas sajë), rezulton se drita ka shpejtësinë më të vogël të natyrës lëndore (në kuadrin e lëvizjes fizike në natyrë) dhe këtë shpejtësi asnjë struktur lëndore nuk mund të realizojë, në të kundërtën ajo nuk ekziston . Ky përfundim teorik tani për tani, në të vërtetë është realiteti objektiv i natyrës lëndore.

Lëvizja mekanike duhet pranuar se nuk ka madhësi shpejtësie dhe nuk ka asnjë rëndësi praktike vlera e sajë, pasi atë njeriu nuk ka për ta mësuar kurrë në planin praktik.

Sekreti qëndron në lëvizjen fizike, pasi këtu ka filluar spekullimi. Shkenca e fizikës duhet të saktësojë pozicionin e sajë në lidhje me shpejtësinë që disponojnë strukturat e saj. Është pranuar se drita e ka shpejtësinë të barabartë me fushat elektromagnetike. Kjo nuk duhet të jetë e vërtetë dhe ja sepse: kuantet e dritës, për natyrën lëndore, janë pasojë dhe jo shkak formues. Në planin e kohëformimit të natyrës lëndore ato janë themeli i kësaj natyre dhe rrjedhimisht e kanë shpejtësinë më të vogël se të gjitha strukturat natyrore që çojnë në lindjen e kuanteve të mëvonshme, të cilat janë të ndrydhura në brëndësi të strukturave lëndore. Në këtë mënyrë fushat elektromagnetika duhet ta kenë shpejtësinë e lëvizjes së tyre më të madhe se kuantet e dritës pasi kanë lindur pas këtyre të fundit. Në qoftë se nuk është kështu, dmth kanë lindur para kuanteve të dritës, atëhere e kanë shpejtësinë më të vogël se të dritës. Barazia e lëvizjes së fushave elektromagnetike me atë të dritës është një përfytyrim i shtrëmbër e natyrës lëndore dhe shkaku përse lindi teoria e relativitetit, sipas ideve të Ajnshtajnit. Kështu që, brënda kuadrit të lëvizjes fizike, shpejtësia e dritës përbën fillimin e lëvizjes dhe rrjedhimisht është më e vogla në natyrë. Të gjitha strukturat fizike, që lindin pas kuanteve të dritës, e kanë shpejtësinë e lëvizjes më të madhe se ajo e dritës çka do të thotë se përfytyrimi i Ajnshtahnit mbi natyrën lëndore ka qënë i gabuarar1.

Me lëvizjen kimike ndodh përmbysja e përfytyrimeve të njeriut mbi realitetin objektiv, pasi ai çdo lëvizje të strukturave kimike i konsideron si lëvizje fizike të natyrës lëndore (psh lëvizja e planeteve rreth diellit konsiderohet si lëvizje fizike dhe krahasohet me atë të dritës pa çka se struktura e planeteve e përmban në vetvete tërësinë e kuanteve të dritës në përmasa vigane; domethënë krahasimi nuk mund të bëhet në asnjë rrethanë). Ky është një gabim në përfytyrimet që njeriu ka krijuar për natyrën që e rrethon. Në këtë rast shpejtësia e dritës është e imprenjuar në lëvizjen kimike dhe detyrimisht lëvizja kimike është më e madhe, si vektor, se lëvizja fizike pamvarësisht se e kupton njeriu këtë apo jo. Lëvizja e planeteve rreth diellit është pjesa e lëvizjes mekanike që përmban lëvizja kimike në brëndësi të sajë.

                      

 

Shënimi 1

 

E = mc2 (sipas Ajshtajnit kjo nuk është shumë e saktë1 dhe këtu duhet të kapet studiuesi për të parë mundësinë e reduktimit të mëposhtëm)

 

reduktohet në:

 

kohë           hapësirë

—————- = ————— = cost. = 1

hapësirë           kohë

                                             

           1prof. Dritan Spahiu, prof. Zenun Mulaj: Albert Ajnshtajni, pikëpamjet dhe mendimet e mia, faqe 224

                      

 

Domethënë lëvizja kimike e përmban në brëndësi të vet lëvizjen mekanike dhe atë fizike. Krahasimi i shpejtësive përkatëse në këtë rast nuk mund të bëhet pasi koha e gjithseicilës është e sfazuar në planin lindës dhe pikërisht këtu fillon ndryshimi. Mbas formimit të hapsirën kimike, koha fizike nuk duhet të ndikojë më në kohëekzistencën kimike. Domethënë lëvizjet më të ulta nuk duhet të ndikojnë mbi lëvizjet më të larta as reciprokisht dhe as domosdoshmërisht. Analiza e shpejtësive kimike në brëndësi të hapsirës kimike tani për tani nuk paraqet interes të mëtejshëm.

Me lëvizjen biologjike ne kemi dhe shpejtësira shumë herë më të mëdha se shpejtësia e dritës. Shikimi i kafshëve është pikërisht ajo që nuk besojnë fizikantët që ekziston apo që nuk kuptohet. Pa dyshim që shpejtësia e shikimit të kafshëve, nuk ka rëndësi aspak e kuptojnë ato këtë apo jo, është disa herë më e madhe se shpejtësia e dritës dhe me këtë përmbyset përfytyrimi perandorak i shpejtësive në natyrë në funksion të shpejtësisë së dritës. Por në këtë pikë ka diçka të re, që na lejon të kalojmë në përfytyrime të reja mbi shpejtësitë në natyrë. Kafshëve, me kalimin e kohës, u bie aftësia shikuese çka nënkupton zvogëlim të shpejtësisë së shikimit. Ky është një fakt i zbuluar me kohë dhe anologjikisht duhet të na çojë në përfundimin se edhe shpejtësia e dritës me kalimin e milionavjeçarëve duhet të ndryshojë vlerë drejt zvogëlimit të sajë (postulati i Ajnshtajnit, mbi kostanten e shpejtësisë së dritës, me këtë bie poshtë si i pavërtetë).

Me lëvizjen shoqërore shpejtësia e lëvizjen merr vlera maksimale për natyrën lëndore. Në qoftë se për lëvizjen biologjike shikimi përbën nivelin më të lartë të shpejtësisë së lëvizjes, për lëvizjen shoqërore mendimi përbën nivelin më të lartë të shpejtësisë së lëvizjes duke u afirmuar si lëvizja që ka shpejtësinë më të lartë në natyrën lëndore. Fakti që në shekullin e XX-të u zbuluan galaktika në distanca miliona vjet drite larg nesh tregon se mendimi shkencor e ka parakaluar me kohë shpejtësinë e dritës. Është tjetër punë që këtë shpejtësi mendimi e fiton pas një pune kolosale në fushën e njohjes. Edhe tek bota e njeriut çfaqet ulja e shpejtësisë së mendimit, që është pikërisht plakja e tij, por që kuptohet shumë më mirë se për rastin e shpejtësisë së dritës. Në këtë pikë dialektika e Hegelit është e aftë të na krijojë raportet e mundëshme midis maksimales dhe minimales të zhvillimit dhe rrjedhimisht edhe të shpejtësive të këtij zhvillimi.

Duhet pranuar që format më të larta të lëvizjes e kanë të imprenjuara brënda tyre format më të ulta duke disponuar të gjitha karakteristikat hapsinore të tyre. Kjo dallohet më së miri tek njeriu i cili përmban në vetvete të gjitha format e lëvizjes.

Përfundimisht ka ardhur koha të krijojmë një përfytyrimi të ri të dyetit lëvizje-shpejtësi për të kuptuar natyrën që e rrethon vetë njeriun. Kryesorja në këtë përfytyrim duhet të qëndrojë në paaftësinë e formave të ulta të lëvizjes të ndikojnë domosdoshmërisht në format më të larta. Në një mënyrë më të kuptueshme kjo mund të përkthehet kështu:

1-Jeta në Tokë nuk mund të zhduket nga rrethana rastësore, siç trumbetohet nga përplasja me asteroidë apo vizitorët nga kozmosi. Vdekja në Tokë do të vijë si rezultat i zhvillimit maksimal të racës njerëzore, dmth për shkaqe shoqërore dhe aspak më ndryshe.

2-Jeta në Tokë nuk mund të zhduket as nga ftohja e Diellit, pasi ajo do të jetë zhdukur më përpara për shkaqe shoqërore dhe jo ndryshe. Kjo është një pikë ku spekullohet pa pushim duke e lidhur jetën e njeriut në Tokë me përjetshmërinë.

3-Jeta në Tokë nuk mund të stërzgjatet duke u spostuar në planetet e tjera, pasi atëhere njeriu do të ishte i përjetshëm në hapësirën kozmike. Rëndësi ka të kuptohet që jeta në Tokë do të varet nga shpejtësia e zhvillimit shoqëror të njeriut përgjatë rendeve shoqërore dhe këtu duhet të kapemi për të zbuluar se cili rend është ai që do të mbyllë jetën e njeriut në Tokë dhe çfarë raporti ka ky rend me rendin që po jetojmë. Çfarë detyre historike ka rendi i sotëm?

4-Paraardhësit e largët të ilirëve janë krijuesit e Perëndive, pastaj Perëndia krijoi :…Njerëzimin. Kjo është arësyeja përse ilirët dhe pasardhësit e tyre nuk mund të ndikojnë mbi asnjë popull.

Të gjitha këto kanë nevojë për një shpjegim të ri nga ato që na kanë mësuar nëpër shkolla dhe kjo kërkon një përmbysje të botëkuptimit tonë. Mos vallë duhet të harrojmë se çfarë kemi mësuar nga shkolla shtetërore?

Teoria e absolutizmit analitik duhet të jetë një teori që shpjegon fenomenet shoqërore nga një këndvështrim i ri duke e paraqitur njeriun si formën më të lartë të organizimit të lëndës materiale, me detyrë të shpjegojë format se si lindin idetë e ndryshme politike, fetare, letrare, shkencore etj bashkësia e të cilave përcakton jetën e qelizave materialo – shoqërore që ndërtojnë një rend shoqëror.

Pretendimi që shkolla e lartë shqiptare nuk mund të jetë konkuruese në rrafshet europiane e më lart është disfatizëm në shkencë dhe nuk përputhet me realitetin. Shkollat shqiptare të para 1945-sës, sidomos ajo e Françeskanëve në Shkodër, Kolegji Saverien (shkolla e Jezuitëve), sot shkolla e Mesme Pjetër Meshkalla po në Shkodër, ajo Fullcit në Tiranë, Normalja e Elbasanit, gjimnazi i Tiranës, Shkolla Tregëtare në Vlorë, Gjimnazi i Korçës, i kanë dhënë ujë në bisht të lugës shkollave europiane të atyre viteve, dhe unë pretendoj të jem vazhdues i atyre shkollave realisht në edukimin tim kulturoro – profesional. Ja përse në artikullin mbi identitetin vura në pah ndryshimin e shqiptarëve të djeshëm me ata të sotmit pikërisht tek keq arsimimi i këtyre të fundit, pasi pretendimi i mësipërm është i produktit arsimor të pas 1945-sës.

 

Tiranë, më 24. 09.2006

 

10-Çfarë nuk dinë shqiptarët e sotëm nga filozofia e historisë dhe historia e prejardhjes miliona vjeçare të popullit tyre.

Identiteti i një populli ka dy përmasa: identitet biologjik (detyrë e filozofisë së historisë për ta zbuluar) dhe identitet kulturoro – politik (detyrë e historisë për ta kostatuar). Asnjë shkencëtar në botë deri më sot nuk ka qënë i aftë të vërtetojë identitetin biologjik të popullit të vet, duke përfshirë edhe Çarlz Darvinin, tendenca e të cilit dështoi për shkak të mos kuptimit të rolit që luan faktori kohë në seleksionimin natyror (nuk po përmëndim idetë raciste, përmbajtja e të cilave nuk i është afruar kërkund të vërtetës absolute). E sa për identitet kulturoro – politik të jenë të sigurtë që çdo rrugë “shkencore” e ndjekur ka qënë një arbitraritet politik për të fshehur krimin e kryer.

Ne marrim përsipër të vërtetojmë identitetin biologjik të shqiptarëve sipas një metode filozofike që shqiptarët nuk e dinë, por që përcakton më saktësisht se asnjëherë edhe identitetin kulturoro – politik të shqiptarëve të sotëm. Nuk duhet të shtrohet për diskutim identiteti europian i shqiptarëve të sotëm, por identiteti biologjik i europianëve të sotëm përpara se ata të marrin guximin të ndihmojnë popullin shqiptar të masakruar jo për faj të tyre. Puna ka mbërritur në zbulimin e shkakut fillestar të diferencimit të jetës shoqërore të popujve të Europës, harta e të cilëve i nënshtrohet një ligji natyror dhe pikërisht: parimit poligjenetik të lindjes së njeriut në Tokë parim i cili përcakton shënjën dalluese të popujve nga njëri – tjetri. Po të ndërtohet kjo hartë do të vihet re se filozofia e racizmit është e paaftë për të shpjeguar diferencimet shoqërore të popujve të Europës brënda 2000 vjetëve. E sa për miliona vjeçarë të jeni të sigurtë se paraardhësit më të parë të shqiptarëve punonin tokën dhe kullotnin bagëtitë kur paraardhësit më të parë të racistëve ishin akoma në fazën paraantropomorfe. Gjërat nuk mund të merren me inat dhe politikisht; ka të vërteta relative, por ka dhe të vërteta absolute ku fillesa e racës së bardhë është në zemrën e Ballkanit dhe daton mbi 10 milion vjet. Gjeneza e njerëzimit fsheh pikërisht këtë parim dhe raporti kohor – hapsinor është i aftë ta zbërthejë këtë rebus të panjohur. Dallimi i popujve apo grup popujve nga njëri tjetri ka një shënjë natyrore dhe kjo shënjë është shpejtësia e zhvillimit shoqëror e ndryshme në popuj të ndryshëm ku asnjë popull nuk e ka të barabartë. Pikërisht mbi këtë bazë ndërtohet identiteti biologjik i europianëve i devijuar nga bota e relacioneve universale, hapësira e të cilit fenomen është e varur nga koha e lindjes së fiseve, grup fiseve dhe popujve.

Përfundimi është i ndryshëm nga logjika e racistëve dhe e metodikave historike të filluara që në kohën e Tukididit. Sa më i lashtë që të jetë një popull aq më të avashtë e ka ai shpejtësinë e zhvillimit shoqëror; e kuptojnë apo nuk e kuptojnë këtë banorët e tij kjo nuk ka asnjë rëndësi dhe në këtë pikë fillon kontradikta midis individit dhe masës. Kjo është fillesa e të gjithë rrëmujës filozofike të filluara nga shkollat filozofike greke të lashtësisë nga ku e ka fillesën rastësore identiteti kulturor i europianëve të sotëm që kosistonte në pyetjen e thjeshtë fare: çfarë mbetet pa ndryshuar gjatë proçesit të ndryshimit absolut të materias? Ishte një pyetje pa përgjigje që në atë kohë deri më sot ku spikasin tre kolosë të mendimit filozofik botëror njëri më i madhe se tjetri të cilët tentuan ta zgjidhin këtë rebus me një të panjohur, por që gabuam njëri më shumë se tjetri, me pretendimin se e kishin zgjidhur kostanten e zhvillimit të natyrës. Ishte Hegeli me dialektikën e tij që e absolutizoi vetëm për produktin e ndërgjegjes së individit njeri duke e konsideruar si proçesin e përjetshëm të perëndisë njeri, pa dyshim që gaboi më pak se të tjerët. U pasua nga babai i filozofisë së proletarëve i cili vuri ligjin ekonomik në themel të gjithëshkafes me pretendimin se kërkesat ekonomike përbëjnë ligjin e zhvillimit absolut të formës më të lartë të organizimit të materies. Së fundi, në shekullin e XX-të u çfaq Albert Ajnshtajni që me kostanten e tij të dritës e vulosi absolutizmin e zhvillimit të materies me pretendimin se shpejtësia e dritës jo vetëm që ishte një madhësi kostante, por ajo ishte dhe shpejtësia më e madhe në natyrë (gaboi më shumë se Hegeli dhe Marksi). Për dijeni të simpatizantëve të relativitetit analitik shpejtësia e dritës është shpejtësia më e vogël në natyrë dhe këtë nuk mund ta kalojë kërkush, në të kundërtën ai e humbet kuptimin. Nuk ka asnjë rëndësi e kuptojnë ata këtë apo jo.

Metoda filozofike e re ka në qëndër të vëmëndjes raportin e kohës me hapësirën, madhësi e cila është gjithmonë kostante e barabartë me një (1). Përfundimi i këtij raporti është raporti i zhdrejtë midis kohës së lindjes dhe shpejtësisë së lëvizjes zhvilluese ku, në funksion të racës njerëzore, popujt e lindur më herët kanë shpejtësinë e zhvillimit shoqëror më të avashtë dhe detyrimisht rendet shoqërore parakalohen për një kohë relativisht të gjatë. Për racën e bardhë ky proçes bie në sy tek shqiptarët e sotëm prejardhja e stërlashtë e të cilëve u ka imponuar atyre një shpejtësi zhvillimi tepër – tepër të avashtë mbi çbazë i njohin ata akejtë e kohës së Homerit, grekët e kohës së Solonit, romakët e kohës së perandorëve, e në vazhdim bizantinët, otomanët dhe europianët panorama e të cilëve kosiston vetëm në një pikë: popull primitiv, pa e kuptuar që ky primitivizëm ishte vërtetimi më i saktë i vjetërsisë milionavjeçare të tyre dhe fillesa e racës së bardhë.

Por problemi ka një komplikacion të vogël të lidhur me botën e relacioneve universale midis popujve, madhësia e së cilës varet kryekëput nga shpejtësia e zhvillimit shoqëror, ku kjo e fundit varet nga koha e lindjes. Të gjitha fenomenet e natyrës e kanë në themel të tyre trinomin e mësipërm që kosiston në pasojën e veprimit sipas pyetjes: Çfarë rezultante arrihet kur relatohen dy popuj me shpejtësi të ndryshme zhvillimi? Përgjigja e kësaj pyetje ka qënë dhe fillesa e përmbysjes së relativitetit analitik pasi praktikisht rezulton që rritja e shpejtësisë së zhvillimit nuk zgjat kohëekzistencën, por zvogëlon kohëpraninë pas proçesit. Me këtë kostatim jemi futur në parimet e ekzistencës së racës njerëzore në Tokë dhe në këtë pika e ka burimin identiteti aktual ku ndikimi i popujve mbi popujt është i padiskutueshëm. Të gjitha ngjarjet e ndodhura konvergojnë në një pikë: ndryshojnë rrugëzhvillimin shoqëror të popujve ku bie në sy roli rastësor i individit. Lidhja masë – individ përbën kategorinë domosdoshmëri – rastësi dhe në këtë pikë mund të fillojmë analizën e identitetit kulturoro – politik të shqiptarëve të sotëm, individët rastësorë të të cilit kanë ndikuar domosdoshmërisht në identitetin e europianëve të sotëm pa lënë gjurma direkte të tilla tek shqiptarët dhe paraardhësit e tyre. Kjo përbën të fshehtën e identitetit europian, gjë të cilën shqiptarët e sotëm nuk e dinë.

Çdo identitet në botë fillon me duetin fe + politikë dhe në këtë pikë e ka zanafillën e vet e gjithë panorama e sotme politiko – ekonomike e globit tokësor. Ngjarjet e stërlashta dhe të lashta të ndodhura në histori duhen konsideruar rastësira që, në fund të fundit, çuan në unitetin e fesë me politikën dhe me këtë përcaktuan të ardhmen e popujve të njerëzimit; e kuptojnë apo nuk e kuptojnë ata këtë proçes ky është fakti historik i ndodhur në Tokë ka raca e bardhë ka në themel të proçesit të formimit të identitetit të vet lidhjen e krishterimit me politikën romake gjë e cila daton në fund të shekullit të II-të. Ishte Papa epirot Shën Eleuteri (175 – 189) ai që e krijoi këtë lidhje duke e spostuar kreun e kishës së krishterë nga Jeruzalemi, ku lindi krishterimi, në Romën perandorake ku zhvillohej politika e atëhershme e perandorisë më të madhe të njerëzimit duke e lidhur me të. Pra papa i parë në Romë është epiroti Shën Eleuteri dhe krijuesi i identitetit europian të sotëm. Identiteti i europianëve të sotëm ka disa pamje dhe kjo duhet t’i dedikohet prishjes së unitetit fe + politikë. Të parët që e prishën këtë unitet (1054) ishin ortodoksët duke formuar identitetin lindor të europianëve (ishte koha e papës Leoni IX). U pasuan nga gjermanët nën idetë luteriane ku më 1529 u veçuan protestantët (ishte koha e Papës Klementi VII) dhe në vitet 1547 – 1553 mbreti Anglisë Eduardi VI formoi kishën anglikane (ishte koha e papëve Pauli III dhe Juli III). Dmth lidhja fe + politikë është ajo që ka përcaktuar koloritin e identitetit të europianëve.

Çudia është se edhe vetë kultura e ka zanafillën tek feja dhe librat e parë janë të lidhur me fenë çka duhet të na çojë në kërkesën për të zbuluar arësyet përse njeriu lind pa fe, por vdes me fe; lind i paditur, por vdes i ditur; dhe, më së fundi, çfarë roli luan feja në konsolidimin e popujve dhe përcaktimin e identitetit të tyre. Në këtë pikë fillon diferencimi i racave dhe politikave të ardhëshme të njerëzimit, ku varësia e politikave nga institucionet fetare në mesjetë përcaktuan dinamikën e ardhëshme politiko – ekonomike proçes të cilin vetëm raca e bardhë e pati në këtë raport. Lidhja e fesë me politikën dhe e këtij dueti me kohëlindjen e popujve të racës së bardhë bëri që kjo racë të kapë e para fillesën e rendit politik të kapitalit dhe të drejtojë politikën botërore të njerëzimit sipas këtij parimi. Janë kushtëzimet e veprimit të natyrës mbi njeriun dhe të njeriut mbi natyrën njerëzore ato që kanë përcaktuar raportet e sotme politike ku identiteti i popujve fshihet në mes të këtij kushtëzimi.

Vimë në pyetjen: a kanë identitet europian shqiptarët e sotëm? Në funksion të popullatës shqiptare kjo përgjigje është e komplikuar me metodikat e sotme që shpjegojnë historinë dhe fatet e kombeve, por në funksion të raportit individ – masë kjo përgjigje është e lehtë. Elementët individë parashqiptarë janë ata që kanë ndikuar domosdoshmërisht në formimin e identitetit europian dhe në vazhdim e kanë ndihmuar këtë domosdoshmëri të mos devijohet nga rruga e saj konform rastësive politike që mund të ndryshonin fatin e të gjithë racës së bardhë (Skënderbeu shek. XV). Por këta elementë kanë qënë të pranishëm edhe në konsolidimin europian të kulturës parashqiptare e shqiptare ku puna e tyre identifikohet me fillimin e shkrimeve shqipe. Lidhni këtë proçes me pasojat e parimit të lindjes të njeriut në Tokë dhe do të kuptoni përse shqiptarët çfaqen në historinë europiane të shekullit të XX-të të konsoliduar si komb dhe kush është përgjegjës i ekzistencës së shqiptarëve sot në Europë, gjë të cilën shqiptarëve të sotëm ja kanë ndaluar ta dinë. Arësyeja përse shqiptarëve të sotëm u vihet në diskutim identiteti europian është e njëjtë me arësyen përse u vunë idetë komuniste në krye të politikës shqiptare dhe përse u shkatërruar kleri katolik në Shqipëri. Edhe këto gjëra shqiptarëve ja kanë ndaluar t’i dinë dhe kjo padije do të vazhdojë edhe për shumë kohë të tjera pasi shqiptarët e sotëm kanë një veçori në raport me shqiptarët e djeshëm: janë të keq arsimuar.

Nuk është faji i shqiptarëve pse ata kanë lindur të parët në racën e bardhë dhe shpejtësia e zhvillimit të tyre shoqëror është më e avashta se shpejtësia e europianëve të tjerë, por është faji i shqiptarëve të sotëm pse ata nuk dinë dispozicionin e tyre superior kohor në raport me popujt e tjerë të Europës dhe i lënë shtrigat t’i mohojnë identitetin e tyre europian, kur paraardhësit e tyre të afërt kanë qënë të aftë t’i bënin oponencën politikës europiane. Ishin këta shqiptarë që e kuptuan të parët se Europa ishte krijesë e tyre, por nuk kishin ditur ta mbanin. Ishin këta shqiptarë të parët që e kuptuan se lidhje atdhe + fe ishte promotori i lëvizjes për ekzistencë. Ishin këta shqiptarë që e kuptuan se mbështetja tek barinjtë e tyre shpirtëror do të ishte shpëtimi i Shqipërisë dhe i identitetit të tyre europian. Mohimi i lidhjes atdhe + fe dhe ndarja e shqiptarëve nga kleri përbënte tragjedinë më të madhe të shqiptarëve të pa mësuar me tradhëtira historike. Historia tregon se identiteti europian i shqiptarëve dhe pavarësia e tyre kombëtare ka në themel të veprimtarisë ekzistencën e Klerit Katolik shqiptar dhe politikën dashamirëse të Austro-Hungarisë perandorake. Mohimi i identitetit europian të shqiptarëve të sotëm ka për qëllim mohimin e rolit absolut të klerit katolik në mëvetësinë e shqiptarëve dhe formimin e kulturës shqiptare. Edhe këtë gjë shqiptarët e sotëm nuk e dinë dhe kjo vetëm për faj të tyre. Në qoftë se nuk ka qënë faji i shqiptarëve pse turqit osmanllinj invaduan vëndin e tyre dhe vonuan integrimin e tyre në Europë për 300 – 400 vjet, sot është faji i shqiptarëve pse lënë krijesat gjysmake t’i mohojnë identitetin e tyre europian dhe faktin pse paraardhësit e tyre të largët janë krijuesit e racës së bardhë.

Vimë tek faktet statistikore historike:

Si asnjë popull në botë shqiptarët e kanë të përcaktuar në një datë fikse lindjen e kulturës së tyre kombëtare dhe kjo i takon arkipeshkvit katolik të Durrësit Pal Engjëllit (1417 – 1470) në vitin 1462 me formulën e pagëzimit. Më pas vjen vepra e parë në gjuhën shqipe “Meshari” i klerikut katolik Gjon Buzuku botuar më 1555, pasohet nga doktrina e Krishterë (1592) e klerikut ortodoks Lekë Matranga (1567 – 1619) dhe katër veprat fetare (1618 – 1621) të priftit katolik Pjetër Budi (1566 – 1622). Më 1635 botohet e para vepër pa brendi fetare, fjalori latinisht – shqip nga peshkopi katolik Frang Bardhi (1606 – 1643) dhe, së fundi, më 1685 botohet nga peshkopi katolik Pjetër Bogdani (1630 – 1689) vepra e parë e rëndësishme në gjuhën shqipe: Çeta e profetëve. Dmth identiteti kulturor i shqiptarëve ka ndjekur rrugën ligjore si të të gjithë popujve të tjerë europianë duke pasur në djepin e tyre lindës pikërisht letërsinë fetare. Kjo nuk është një rastësi, në të gjithë botën fillesa e letërsisë i nënshtrohet brendësisë fetare duke filluar me Epin e Gilgameshit (libri i parë në botë rreth 6000 vjet përpara). Kjo është edhe arësyeja përse kultivimi i kulturës shqiptare pas shekullit të XVIII-të u quajt rilindje. Është pasur parasysh pikërisht tërësia fetare e krijmtarive më të para në gjuhën shqipe. Na pëlqen apo nuk na pëlqen ky është fakti historik. Vimë në ngjarjet politiko – historike:

Më 11 mars 1878 arkipeshkvi i Shkodrës i drejtoi një telegram qeverisë Austro-Hungareze ku ankohej kundra shkeljeve të tokave shqiptare nga sllavët (këtu e ka zanafillën politika e Lidhjes shqiptare të Prizrenit). Më 10 qershor 1878 bëhet mbledhja kombëtare e Lidhjes së Prizrenit ku përfaqësuesit e dy besimeve fetare (musliman e katolikë) qenë promotorët e krijimit të kësaj lidhje. Karakteri kombëtar, ose jo, i institucioneve fetare nuk ka të bëjë fare me konsolidimin kombëtar të shqiptarëve pasi veprimtaria e klerikëve, pamvarësisht nga lloji i besimit, ka qënë i shkëputur nga këto institucione. Veprimtaria e Lidhjes shqiptare të Prizrenit nxorri në pah defektin e parë të shqiptarëve. Edhe pse paraardhësit e tyre kishin krijuar elementët e parë të kulturës shqiptare në gjuhën latine, greke dhe arabe (akoma më larg ata kishin ndikuar domosdoshmërisht në konsolidimin e identiteteve të vëndeve ku kishin punuar, Emërshenjti i Ilirisë në Romë, Sami Frashëri në Turqi) vetëm në fillim të shekullit të XX-të u kuptua që pa një alfabet të unifikuar nuk mund të kishte komb shqiptar. Dhe më 1908 qenë klerikët e organizatës Bashkimi që në Manastir vendosën alfabetin latin në gjuhën shqipe duke i integruar shqiptarët domosdoshmërisht në Europë. E gjithë dinamika e krijimit të identitetit europian të shqiptarëve të sotëm ka në themel të vet veprimtarinë patriotike të Klerit Katolik shqiptar motua e të cilëve ishte “Për fe e atdhe”. Lidhje e fesë me atdheun ka qënë promotori i mbijetesës së klerit katolik dhe i identitetit europian të shqiptarëve ndër shekuj. Me tu prishur kjo lidhje shqiptarët ju larguan Europës në një masë të tilla sa sot vihet në dyshim identiteti europian i tyre. Por mosha absolute e shqiptarëve prej milionavjeçarë nuk mund të ndikohet domosdoshmërisht nga 55 vjet të diktaturës komuniste prania e së cilës stopoi në vënd këtë identitet, por pa e zhdukur dot.

Vimë në vitet 1920, 1921, 1923, 1924 ku prania e klerikëve shqiptarë nëpër parlamentet republikane përbënin ajkën intelektuale të politikës së asaj kohe. Fillimet e politikës shqiptare dhe pastaj politika mbretërore e Zogut të Parë u paralelizuan me dinastinë e tretë të kulturës shqiptare, që pa dyshim përbën kulmin e identitetit europian të shqiptarëve dhe vendosjen e tyre në boshtin europian të zhvillimit të kulturës. Emrat e Imzot Luigj Bumçit (1872 – 1945) pjesmarrës i gjallë në lëvizjen kombëtare për çlirimin nga zgjedha osmane, drejtues i delegacionit shqiptar në Konferencën e ambasadorëve në Paris (18 janar 1919 – mars 1920, anëtar i Këshillit të Lartë më 1921; At Shtjefën Gjeçovit(1873-1929) krijuesi i etnografisë dhe arkeologjisë shqiptare nën patronazhin e Urdhërit Françeskan në Shkodër, organizator dhe luftëtar në Luftën heroike të Vlorës më 1920; Imzot Gaspër Thaçit (1889 – 1946), kryepeshkopi i Kishës Katolike shqiptare, i famshëm për fjalimin e tij përpara varrit të Padër Gjergj Fishtës (më 02 janar 1941) që përshkohej nga nota të fuqishme antifashiste edhe pse mbahej në sy të tyre; Dom Ndoc Nikajt(1864-1946) krijuesit të romanit të parë shqiptar; Padër Gjergj Fishtës(1871-1940) krijuesit të etnosit shqiptar dhe drejtuesit për vendosjen e alfabetit të gjuhës shqipe në Manastir (1908); Dom Ndre Mjedës(1866-1937) poetit, gjuhëtarit dhe veprimtarit patriotik, oponentit të vetëm të alfabetit të gjuhës shqipe në Manastir; Dom Ndre Zadejës(1890-1945) krijuesit të traditës melodramatike në letërsinë shqipe; Dom Lazër Shantojës(1892-1945) poetit, autorit dhe përkthyesit të veprave poetike të poetëve romantikë gjermanë; Padër Anton Arapit(1888-1946) letrarit, oratorit dhe politikanit; Dom Gjon Shllakut(1901-1946) drejtuesit të revistës Hylli Dritës pas 1939; Padër Donat Kurtit(1903-1947) njëri nga autorët e Visareve të Kombit(vëll IV); Dom Bernardin Palajt(1894-1947)shkrimtarit dinamik që u muar kryesisht me mbledhjen e folklorit shqiptar, autorit të Visareve të Kombit(vëll. IV); Imzot Vinçenc Prenushit(1885-1949) kryepeshkopit të Durrësit, autorit të librit me lirika poetike Gjethe e Lule që së bashku me mikun e tij Shtjefën Gjeçovi vuri bazat shkencore moderne të studimit të folklorit shqiptar; Dom Benedikt Demës(1895-1972) krijuesit të të parit fjalor shqip-shqip me karakter shkencor të prejardhjes së fjalëve shqip; Dom Shtjefën Kurti (1903 – 1971) folkloristi i palodhur dhe njëri nga ideatorët e identitetit europian të shqiptarëve të sotëm; Dom Nikoll Mazrekut(1910-1998) kundërshtarit të vendosur të pushtimit fashist në Shqipëri i përmëndur për etydin filozofik antiitalien drejtuar klerikut italian Fulvio Cordiniano më 1940 me titull, “Skandali “Cordiniano” dhe mprojtja e kombit shqiptar” botuar me pseudonimin Nikë Bërxolla (këto emra shumë shqiptarë nuk i njohin prandaj ne evidentuam vetëm klerikët katolikë) përbëjnë themelin europian të kulturës shqiptare. Na pëlqen apo nuk na pëlqen këtë s’e luan as topi, janë pikërisht këta klerikë të famshëm të kulturës shqiptare që e përgatitën popullin shqiptarë për të tretën herë si kryeeuropianë.

 

 

Tiranë, më 07.09.2006    

 

9- Enver Hoxha

 

 

 

Përvjetorët e lënë zakonisht një kujtim të lidhur me ngjarje reale. Por përvjetorë që të lënë kujtime ngjarjesh ireale mund të ndodhë vetëm në një vënd të botës dhe vetëm për një njeri. Shqipëria dhe Enver Hoxha përbëjnë realen dhe irealen e kujtesës së shqiptarit të sotëm. Ardhja e demokracisë ka vënë në pikëpyetje të plotë ngjarjet më madhështi të rreme plot suksese të famshme historike me përmasa krejt fallso. Kur e vret mëndjen për këto gjëra dhe e kupton se padija e jonë e sotme është fitorja e përgjakshme e Enver Hoxhës mbi Historinë, Drejtësinë dhe Shpirtin e stërplakur të shqiptarit, të vjen të ulërish me sa ke në kokë për madhështinë e rreme të historisë së tij. Këtë nuk bën të mos e dish, për këtë nuk bën të mos interesohesh. Ai që nuk kërkon të dijë, ai që nuk interesohet, e lë Enverin fitimtar në histori. Të mos harrojmë sentencën:

Ju qorroftë një sy ai që kujton të kaluarën, por ju qorrofshin të dy sytë ai që harron të kaluarën.

Kryesorja që përfitoi enverizmi nga shqiptari ishte gadishmëria për të mohuar. Atë e arritën me torturat e pafundme në qelitë e burgjeve të famshme enveriste, atë e demostruan me proçeset gjyqësore shëmbëllore për të gjithë njerëzimin dhe për të gjithë kohërat. Enveri imponoi tek shqiptarët figurën e Uriah Hipit. Të mohosh nënën, të mohosh babanë, të mohosh gruan apo burrin, të mohosh fëmijët, të mohosh vëllanë dhe motrën, të mohosh ç’të shohin sytë e ballit e ç’të dëgjojnë veshët, të mohosh vetveten dhe kujtesën tënde; -ja kjo ishte deviza enveriste që ju imponua njeriut shqiptar të mesit të dytë të shekullit të XX-të. Lufta kundër tyre është dituria, është fitorja më e madhe mbi të kaluarën, është mohimi i krimit kolektiv.

Të flasësh saktësisht për figurën e Enver Hoxhës sot është plotësisht e pamundur pasi dokumentacioni shkrimor dhe dëshmitarët okularë janë asgjësuar plotësisht. Por ne kemi mundësi të argumentojmë dhe të vërtetojmë se si nuk ka qënë pamja historike e perëndisë shqiptare.

Mbas vdekjes së Enverit, në Shqipëri filluan thashethemet mbi figurën e tij dhe të Nexhmije Hoxhës (Xhuglinit). U shpikën të qëna e të paqëna, u thanë të turpshme e të paturpshme; dikush e bëri vagabond e qejfli femrash1, dikush homoseksual2, e pastaj me rradhë kriminel, diktator, tradhëtar i interesave kombëtare e shumë e shumë epitete të tjera. E duke qënë kontradiktore njëra me tjetrën këto epitete e bënë edhe më misterioze e të fshehtë figurën e sundimtarit shqiptar. Duke qënë bashkëkohor në 30 vjet të sundimit të tij dhe një studiues i veprave të plota (jo vetëm i serisë 71 vëllimshme) kemi arritur në përfundimin që përbaltja e figurës së Enver Hoxhës me paramendim dhe urrejtje (qoftë dhe e drejtë) nuk ka ulur Enverin, por popullin shqiptar që duroi një figurë kaq imorale. Sado negativ të jetë një individ, përqasja e shpirtit të tij me karakteristikat më negative të karakterit të njeriut nuk ul atë por ambientin që e rrethon. Në këtë mënyrë nuk ishte Enveri i keq, por populli shqiptar që polli një figurë të tillë dhe e duroi për 40 vjet me radhë pa i dalë asnjëherë ballë për ballë (përjashto dy raste: në pleniumin e dytë të Beratit (nëndor 1944) dhe në konferencën e partisë së Tiranës më 1956 – raste të cilat hëngrën koka njerëzish). Nuk mund të kapërcehet kaq lehtë figura e Enver Hoxhës kur flasim për historinë e gjysmës së dytë të shekullit të XX-të të Shqipërisë. Njeriu që rrotulloi rreth vetes 3 milion shqiptarë, që vodhi një popull të tërë për pesë vjet (1944-1949), që skllavëroi një popull të tërë për 47 vjet (1944-1991), që masakroi 1/3 e të gjithë shqiptarëve me banim në Shqipëri e Kosovë (250 000 të vrarë dhe 750 000 të burgosur dhe internuar); e pasi i bëri të gjitha këto bëri të vajtojë një popull të tërë me 15 prill 1985 kur trupi i tij po fundosej në tokën e mallkuar. Nuk është kaq e thjeshtë analiza e figurës së Enverit siç na përshkruhet në disa artikuj apo broshura. Mënyra se si veproi për 41 vjet me rradhë ishte shprehje e një gjenialiteti jo të zakonshëm dhe dukuri tepër-tepër e rrallë edhe për botën e qytetëruar. Kemi lexuar për diktatorë, vrasësa, kriminelë, njerëz të tmershëm, gjakpirësa e vampirë; por të gjithë këto e kishin një pikë të dobët dhe, në fund të fundit, e lanë një shënjë në historinë e njerëzimit. Kurse me Enver Hoxhën ndodhi krejt ndryshe. Duke qënë përmbledhje e të gjithë karakteristikave të mësipërme, vetëm se me duar krejt të pastra, ai la gjurmë vetëm tek populli shqiptar e me vdekjen e njerëzve të brezit 1930-1980 ai do të zhduket automatikisht. Atëhere historia nuk ka se ç’të thotë më për këtë figurë. Vallë kaq e thjeshtë paska qënë figura thelbësore e partisë që të ekzistojë vetëm afro një shekull? Pikërisht pse nuk është kështu, pse figura e Enver Hoxhës është më tepër komplekse se sa është shkruar deri më sot, pse ai e ka pasur një qëllim final të cilin nuk e realizoi dot pushtimi 500 vjeçar i turqve osmanllinj, ne kemi arritur në përfundimin se gjithëshka e shkruar është thënë për të fshehur të vërtetën e tmershme dhe jo për ta zbardhur atë. Koha do të tregojë se kush ka të drejtë!

Të flasësh se kush është Enver Hoxha është e nevojshme të thuhet se kush nuk ishte ai së pari e pastaj të kalohet tek figura e tij. Bile duhet pranuar se duhet shkruar më shumë për mos qënien se për qënien.

Thuhet se ka lindur më 16 tetor 1908 në Gjirokastër (edhe ditëlindja e Enver Hoxhës është pak me probleme edhe pse ajo nuk paraqet asgjë domethënëse me domosdoshmëri. Sipas Gazetës “Bashkimi” të datës 03 shtator 1946 rezulton se në këtë datë të vitit 1908 ka lindur Komandanti, kurse në një album të botuar me rastin e dy vjetorit të çlirimit thuhet se Enveri na paska lindur me 03 shkurt 1908. Por një kërkim i hollësishëm në arshivën e shtetit çon në një përfundim krejt tjetër. Sipas regjistrit të Gjirokastrës, Nr 6, f. 75, Lagja Teqe, rruga Koto Hoxhi shkruhet: Enver Hoxha, babai Halil, nëna Gjylo, datëlindja 12.05.19083) nga dhe rridhte familja e Hoxha-llarëve, prejardhja e së cilës është e paditur. Mbiemri Hoxha dhe të qënurit një familje tipike muslimane na çojnë në përfundimin se është mundësia të vërtetohet se kemi të bëjmë me familje të ngulura nga pushtimi osman dhe aspak me familje tipike shqiptare. Nuk e themi këtë për të ndarë Enverin nga popullata shqiptare, por ka mbetur akoma e pa argumentuar se çfarë është bërë me qindra-mijëra familje muslimanësh të sjella nga pushtuesit osmanllinj në trojet tona në intervalin kohor 1500-1900. Fakti që një vëlla i gjyshit të tij ka shërbyer si mulla në repartet osmanllinj ndëshkimore të ushtrisë4 duhet të bëjë lidhjen e të sotmes me të kaluarën jashtëshqiptare përsa i përket gjenezës së familjeve Hoxha në Shqipëri të cilët nuk kanë asnjë lidhje farefisnore midis tyre, por që janë në të gjithë territorin shqiptar.

Për ne nuk ka rëndësi aspak fëmijëria e Enverit, pasi ajo duhet të vërtetojë një pjesë të genit të tij dhe asgjë më shumë. Këtë të fundit e vërtetojmë saktësisht me anë të xhaxhait të tij Hysen Hoxhës. Enveri ka pretenduar se familja e tij ka qënë e implikuar në luftën e madhe që bëri populli shqiptar për pavarësi dhe pikërisht xhaxhai i tij Hyseni ka qënë në Vlorë5 kur u ngrit flamuri, u shpall pavarësia dhe u formua qeveria e parë6. Në faqet e atij libri7 botohet një fotografi të cilën Enveri na e paska kërkuar për disa dekada dhe e kishte gjetur vetëm me 28 nëndor 1972 në muzeun e pavarësisë. Gjithashtu Enveri pretendon se xhaxhai i tij më 1916 ka qënë kryetar bashkie i Gjirokastrës8 dhe grekët e hoqën nga ky post, por protesta popullore, muslimanë e të krishterë, bëri që ai të rivendosej përsëri9. Me këto pretendime Enveri kërkon t’i mbushë mëndjen popullit shqiptar se familja e tij ka menduar dhe luftuar për këtë popull se edhe ai, si bir i denjë, po bën të njëjtën gjë. Po si është e vërteta?

Në mënyrë të plotë të gjitha këto janë të rreme dhe ja sepse:

Së pari, Hysen Hoxha nuk ka qënë në Vlorë në kohën e ngritjes së flamurit (28 nëndor 1912) pasi firma e tij nuk gjëndet në aktin e madh të shpalljes së pavarësisë10. Përkundrazi si përfaqësues i Gjirokastrës ka qënë Elmaz Boca (firma e katërt në akt).

Së dyti, Hysen Hoxha nuk ka qënë as në Kuvendin e Vlorës, të mbajtur me 2 dhjetor 1912. Në librin “Shqipëria më 1927” thuhet se kuvendi i Vlorës kishte Ismail Qemalin me 47 delegatë dhe pasqyra në faqen XXI ka emrat e tyre, ku përsëri emri i Hysen Hoxhës nuk figuron11. Bile ky libër (vëllimi i ilustruar) ka dhe fotografinë e atij kuvendi që Enveri na e paskërka kërkuar. Në këtë rast padija duket sheshit e shoqëruar me mashtrimin pasi është spekulluar me emrin e Hysen Efendi Gjirokastritit.

Së treti, nuk është e vërtetë që ajo fotografi ka qënë e panjohur dhe e publikuar vetëm në muzeun e pavarësisë. Më 1962 është botuar një album me fotografitë e rilindasve tanë ku ndodhet pikërisht fotografia që Enver Hoxha na e kishte kërkuar për disa dekada dhe e kishte gjetur vetëm më 1972 duke qënë larg saj vetëm një dekadë. Autorët e librit mbi Enverin pretendojnë se ajo fotografi është një montazh ku është fotomontuar paturpësisht fotografia e Hysen Hoxhës12. Për hir të vërtetës duhet pranuar se fotografia e botuar në librin e Enverit është krejtësisht një fotokopje e origjinalit 13, por urrejtja nuk i ka lejuar autorët e nderuar të dallojnë se ajo fotografi nuk ka Hysen Hoxhën, por njërin nga këta tre patriotë: Dud Karbunarën, Sherif Efendiun ose Myfti Vehbiun. Domethënë shigjeta që tregon Hysen Hoxhën tek “Vitet e vegjëlisë” nuk është e saktë.

Së katërti, pretendimi i Enverit për xhaxhain e tij si kryetar bashkie dhe veprimin e grekëve më 1916 në lidhje më të është me të vërtetë i gënjeshtërt në mënyrë skrupuloze. Në ato vite në Gjirokastër inteligjenca vëndase formoi organizatën ilegale “Kandili” e cila luftoi për të eleminuar influencën greke në atë krahinë. Ishin këta intelektualë që botuan gazetën “Mbrojtja e Epirit” në gjuhën greke (intelektuali jurist Doktor Vasil K. Dilo ishte pronari) , dhe kur administrata greke hoqi Hysen Hoxhën nga posti i kryetarit të bashkisë, ishte artikulli i avokatit të nderuar Dr. Vasil Dilo-s në atë gazetë të datës 11. 02. 1916, me numër 105 që e ktheu mbrapsht urdhërin e parë dhe aspak revolta popullore, bile ajo gazete duke cituar gazeten “Proini” (mengjesi) jep lajmin e vdekjes se Hysen Hoxhes me 25 janar 1916 dhe jo me 1934 sic thote Fjalori Enciklopedik Shqiptar. Këtu ka një fakt shumë të rëndësishëm për figurën e Hysen Hoxhës, nga i cili përfitoi Enveri kur bëri shpikjet e tija. Edhe pse në Shqipëri ka ekzistuar konfrontimi formal midis të krishterëve dhe muslimanëve, për një rast kur vihet në diskutim çështja kombëtare, ortodoksia ngrihet në mbrojtje të kësaj çështjeje edhe pse ajo përfaqësohet nga një musliman dhe pushtuesit ishin ortodoksë. Veprimi i inteligjencës gjirokastrite ishte në mbrojtje të Hysen Hoxhës dhe duhet të tregojë se në fund të fundit ai ishte një figurë pozitive për atë qytet duke lënë mënjëanë interesat familjare. Nga pozicioni i Hysen Hoxhës me administratën mbretërore përfiton Enver Hoxha që merr një bursë për studime jashtë shtetit pasi kishte mbaruar leceun francez të Korçës. Nga të gjitha këto rezulton se familja Hoxha në Gjirokastër kishte personalitetin e vet pozitiv nga i cili përfitoi Enver Hoxha për tu shkolluar në Korçë e jashtë shtetit.

Problemi i të qënurit student jashtë shtetit i Enver Hoxhës nuk ka qënë kurrë i qartë aq më tepër kur qarkullonin zëra se ai nuk kishte marrë asnjë provim dhe duke mos marrë diplomë konsiderohej i pa arsimuar me shkollë të lartë. Duhet vënë në dukje se këto probleme nuk u sqaruan kurrë dhe gjithëshka ka mbetur e errët, por që dikush tentoi më 1976 ta zbardhë këtë problem hëngri plumbin kokës (bëhet fjalë për dy poetët e rinj në moshë Genc Leka dhe Vilson Blloshmin). Pas 1991-shit pati disa tentativa për të ndriçuar të vërtetën, por ato ranë në rezonancë me thashethemet e kaluara duke e shtuar edhe më tepër misterin. Duhet pranuar se problemi i arsimimit jashtë shtetit i Enver Hoxhës duhet të përbëjë nyjen gordiane të jetës së mëpastajme të tij. Ekzistojnë dritare tepër të vogla që të mund të ndriçojnë këtë të fshehtë, kështu që përfundimi do të ketë më tepër karakter hamëndor se sa dokumentar.

Për herë të parë e dokumentuar, pas 1944, qënia e Enver Hoxhës për studime është dhënë në Historinë e PPSh-së fare-fare shkurt. Sipas kësaj historie, në të dy botimet e saja, thuhet: “Ai shkoi në Francë për të vazhduar studimet e larta…Prerja e bursës e detyroi Enver Hoxhën të shkonte në Bruksel dhe njëkohësisht vazhdoi studimet14. Në të vërtetë është vetë Enveri që na jep një informacion më të plotë për këtë problem vetëm se kjo pas 1998. Sipas këtij informacioni Enverit ju dha një bursë për histori-gjeografi për në universitetin e Monpeljesë15, por pas disa manovrave të tij u regjistrua për në fakultetin e shkencave të natyrës16 Fakti i ndërprerjes së studimeve në Francë pa na dhënë asnjë hollësi të mëtejshme tregon se këtu fshihet jo mos mbarimi i shkollës, por çfarë studjoi ai në ato vite në Francë. Sipas një deputeti në parlamentin shqiptar pas 1992-shit ka ekzistuar një telegram i ministrit shqiptar të Arësimit dërguar ambasadës shqiptare në Paris me këtë përmbajtje: “Lutemi merrni shënim se në fund të muajit mars të vitit 1934 i pritet bursa përfundimisht studentit Enver Hoxha në Francë”17. Të gjithë këto të dhëna nuk tregojnë asgjë konkrete aq më tepër kur kanë karakter gojor të transmetuar prej brezash dhe nuk është çudi të jenë të sajuara.

Çudia më e madhe qëndron në Enciklopedinë franceze Petit Robert (1983) e cila nuk shkon më larg se sa hamëndjet e mësipërme pa e trajtuar problemin me hollësi. Sipas saj Enver Hoxha studioi në Belgjikë dhe Francë, porse çfarë studjoi ec e merre vesh (pozitiv është fakti se pranohet studimi në Belgjikë, – ekziston një personazh Blloshmi në Bruksel më 1934, një tjetër në Tiranë më 1944 ikur me ambasadorin anglez më 1945: piktorja Sara Blloshmi). Më të plotë këtë problem e sqaron Fjalori Enciklopedik Shqiptar, por që duhet nënkuptuar si një zgjidhje sipas interesave të diktatorit. Sipas këtij fjalori Enver Hoxha ishte student në Francë në Fakultetin e shkencave të natyrës të universitetit në Monpeljë (specialiteti i biologjisë).

 

91

fig. 1

Pastaj është trajtuar me bursë të ndërprerë në Paris duke vazhduar leksionet në Fakultetin e Drejtësisë në mënyrë të pavarur. Prej këtej kaloi në Bruksel kur më 1936 kthehet përfundimisht në atdhe. Domethënë sipas kësaj enciklopedie Enveri ka studiuar vetëm në Francë kur Historia e PPSh-së dhe Enciklopedia franceze e zgjerojnë edhe në Belgjikë. Kontradikta duket e pa rëndësishme, por që fsheh edhe më thellë të panjohurën. Rëndësi ka që Enciklopedia franceze kopjon historinë e PPSh-së duke mos dashur ta thotë të vërtetën. I vetmi dokument i kohës që bën fjalë për studimet e Enver Hoxhës është gazeta Demokratia e datës 1 gusht 1936 ku Enveri flet përpara varrit të Bajo Topullit si student në drejtësi. Meqënëse të gjithë bashkëmoshatarët e tij nuk bëjnë fjalë për këtë fakt, duke e ditur se ai ekziston i botuar, arrijmë në përfundimin se të dhënat mbi Enver Hoxhën në gazetën “Demokratia” janë dhënë nga vetë Enveri, çka përsëri fsheh më tepër sekretin e studimeve të tij.

Përfundimisht problemi mbyllet i pazgjidhur duke marrë në konsideratë një zë të fshehtë që thotë se Enver Hoxha ka përfunduar studimet universitare i përgatitur në shkencat politike për drejtim shteti i komanduar nga drejtuesit e shteteve me interesa politike në Ballkan. I zgjidhur në këtë mënyrë ky problem zgjidh të gjitha enigmat e mëvonshme të partisë komuniste shqiptare duke na dhënë figurën e vërtetë të diktatorit shqiptar. Por ka edhe një dritare tjetër më të madhe dhe të saktë që na çon në përfundimin e mësipërm duke e zgjeruar edhe më shumë pamjen e diktatorit shqiptar.

Ngjarjet e mëposhtme janë dhënë deri më sot gjithmonë sipas ideve të Enver Hoxhës ku është mashtruar pa pikë turpi për të fshehur karakterin diskretitues sipas psikologjisë së shqiptarëve.

Më 1986 doli në qarkullim një album me rastin e një vjetorit të vdekjes së Enver Hoxhës ku botohej një fotografi që jepte faksimilen e fjalës së Enverit mbajtur para varrit të Bajo Topullit dhe të botuar në gazetën “Demokratia” të datës 1 gusht 1936 ku fjala e Enverit është në faqen e parë dhe si kryeartikull i gazetës në fjalë (foto 1). Mashtrimi duket i parëndësishëm kur dihet që ekziston realisht një ngjarje e tillë. Por duhet thënë se si kryartikull në atë gazetë të datës 1 gusht 1936 (nr. 505) është artikulli “Populli dhe zyrtarët” (foto 2), ndërsa ceremonia e inagurimit të varrit të Bajo Topullit

92

fig. 2

përshkruhet në faqen 4 ku botohet dhe fjala e Enver Hoxhës. Ka një pretendim për këtë ngjarje: sikur fjalën nuk e ka mbajtur Enveri, por Eqrem Çabej18. Gazeta në fjalë, e gjetur në Bibliotekën Kombëtare, flet të kundërtën e pretendimit dhe duke ditur se libri i botuar më 1996 ka shumë pasaktësira ne i dhamë të drejtë gazetës “Demokratia” të gjëndur në Bibliotekën Kombëtare.

Por nuk është vetëm kjo. Sipas Enverit atij ju propozua mbajtja e fjalimit kryesor e të parë në ceremoni19, por gazeta në fjalë rrëfen për të kundërtën, sipas së cilës i pari foli Nikollaq Zoi, prefekti i Gjirokastrës, pastaj foli drejtori dhe pronari i gazetës Demokratia, Xhevat Kallajxhi dhe pastaj foli Enver Hoxha, student në drejtësi20 (foto 3).

Por ngjarja më diskretituese për figurën e Enver Hoxhës është ajo e ndodhur në Shkodër në një vit të paditur për të cilin Enveri nuk la gur pa lëvizur për ta fshehur nga historia. Por fototeka “Marubi” i çjerr maskën diktatorit duke na dhënë një pamje krejt tjetër për tjetër. Më 1945 e bija e fotografit patriot, Bernardina Marubi (Harapi), zbulon se udhëheqësi i ri i popullit shqiptar (foto 4) paska qënë në Shkodër dikur në të kaluarën dhe këtë fotografi i vëllai, Gegë Marubi,vendos në studion e tij. Ky veprim bëri që Enver Hoxha t’ja kërkonte paturpërisht fototekën e famshme dhe plaku i urtë u detyrua ta “dhuronte” më 1970.

Pas 1970-ës është pretenduar se Enver Hoxha ka qënë me delegacionin gjirokastrit në Shkodër për të marrë eshtrat e Çerçiz Topullit dhe Moço Qullit ku dhe ka mbajtur një fjalim përpara popullit të këtij qyteti nga ballkoni i Bashkisë. Dikush pretendon se këtë fjalim do ta mbante Hasan Dosti, por sëmundja e detyroi këtë të fundit t’ja kalonte Enver Hoxhës fjalimin e shkruar (kujtimet e Njazi Çarçanit21).

93

fig. 3

Dyshimi për saktësinë e këtij fakti lindi ngaqë ka qënë vetë Enver Hoxha ai që e ka publikuar këtë fakt pa e futur veten në përbërjen e delegacionit për këtë ngjarje22.

Më 1978 u botua një album me rastin e 70 vjetorit të Enverit ku, midis të tjerash, botoheshin dy fotografi me ngjarjen e Shkodrës. Sipas Albumit ngjarja ka ndodhur më 1937 dhe jepej delegacioni gjirokastrit prej 7 pjestarësh dhe një fëmijë ku Enveri ka kostum të zi (foto 4); gjithashtu jepej dhe Enveri duke folur i vetem nga ballkoni i Bashkisë së Shkodrës me shikim nga mitingu dhe kostum të hapur (foto 5) pa na dhënë datën e ngjarjes.

94

fig. 4

95

fig. 5

Fotografia e delegacionit gjirokastrit u publikua përsëri më 1982 në albumin me rastin e 75 vjetorit pa asnjë ndryshim nga publikimi i vitit 1978.

Por një album shumë interesant mbi historinë kombëtare prodhuar nga fototeka “Marubi”, botuar më 1982, nxjerr në dritë faktin se ngjarja ka ndodhur më 14 shtator 1936 dhe fotografia e parë e albumit është ajo e Enverit duke folur i vetëm nga ballkoni i Bashkisë së Shkodrës me sy të ulur (foto 6). Në faqen përbri jepet një pasazh i kujtimeve të Enverit për këtë ngjarje ku veçojmë dy fakte: së pari koha ka qënë e një stine që kërkonte pallto dhe, së dyti, kleri ka bëtë propogandë që populli të mos e priste mirë delegacionin dhe të mos kishte entuziazëm.

Një kërkim i mëtejshëm në Fjalorin Enciklopedik shqiptar (f.1104) e përmbys kohën e ngjarjes duke përcaktuar faktin se eshtrat e Çerçiz Topullit dhe Muço Qullit u transportuan nga Shkodra më 1937.

Pa kaluar një vit nga dalja e këtij fjalori, doli albumi i Enverit (botuar më 1986) ku u botuan dy fotografi për këtë ngjarje. Fotografia nr. 6 tregon Enverin duke folur nga ballkoni i Bashkisë (1936) (foto 7), por tashmë me një grup të tjerësh ku midis të cilëve dallohet kleriku Padër Anton Harapi, Ernest Koliqi dhe prefekti i Shkodrës Zenel Prodani. E veçanta e fotografisë është se ngjyra e kostumit qëndron midis ngjyrës së zezë dhe asaj të hapur (me sa duket e kuptuan difektin e mashtrimit, por ishte vonë). Fotografia Nr 4 jep delegacionin gjirokastrit (foto 4) pa asnjë ndryshim nga botimet e mëparshme. Pas të gjithë këtij materiali kontradiktor shtrojmë pyetjen: si është e vërteta e ngjarjeve të publikuara në ato fotografi dhe a ka qënë Enver Hoxha në mitingun e Shkodrës duke mbajtur dhe një fjalim?

Ngjarja e Shkodrës nuk është aspak ashtu siç është publikuar nga albumet dhe fjalori enciklopedik shqiptar.

Nga revista “Cirka” e datës 27 shtator 1936, nr 9, faqe 141-142, zbulojmë se delegacioni gjirokastrit arriti në Shkodër me 14 shtator 1936 dhe u mbajt mitingu në qëndër të qytetit, pranë PTT, pa e përmëndur bashkinë e qytetit. I pari foli profesor Ernest Koliqi (fjala e tij botohet në gazetën “Demokratia” e datës 10 tetor 1936). Kurse Padër Anton Harapi foli nga shkallët e PTT së vjetër, pa na dhënë datën se kur është organizuar mitingu në fjalë. Në fototekën “Marubi”, krahas fotografive të pretenduara, ekziston dhe një fotografi tjetër ku Padër Anton Harapi po i jep dorën Jonuz Topullit, të vëllait të heroit. Domethënë kleri katolik ka marrë pjesë në suksesin e mitingut me anë të oratorit të famshëm (fjala e klerikut patriot botohet me 3 tetor 1936 në gazetën “Demokratia”).

Por datën e mitingut e jep revista “Përpjekja shqiptare”, nr.1, tetor 1936, faqe 49; sipas së cilës me 15 shtator 1936 në Shkodër zbuloheshin dy varret e Çerçiz Topullit dhe Muço Qullit.

Ballafaqimi i këtij materiali me fotografitë e   publikuara nxjerr në pah faktin se Enver Hoxha nuk ka qenë në Shkodër për të marrë eshtrat e Çerçiz Topullit dhe Muço Qullit. Rrjedhimisht fotografia që e tregon atë duke folur nga ballkoni i Bashkisë së Shkodrës ose është një montazh, ose është një tjetërsim ngjarjesh pasi në të nuk gjëndet asnjë nga anëtarët e delagacionit gjirokastrit të dalë në fotografi së bashku me parinë e Shkodrës. Ekziston nje fotografi e delegacionit gjirokastrit (pronë e z. Qerim Vrioni) kur kalon nëpër Berat dhe ku ndodhet vetem z. Beso Gega dhe paria e Beratit. Mungesa e Enver Hoxhës ne kete fotografi duhet të argumentojë, në mënyrë suplementare, se ai nuk ka qënë në Shkodër me këtë rast.

96

fig. 6

Në fototekën “Marubi” gjënden dy fotografi të publikuara vetëm pas 1970-ës, njëra prej të cilave pronë e familjes Topulli, ku tregohet delegacioni gjirokastrit së bashku me këtë pari ku gjëndet edhe koka e Enverit; kuptohet se ajo është futur pas këtij viti (foto 8).

Pas këtij ballafaqimi del pyetja: përse i është dashur Enverit të gënjejë, në qoftë se ka qënë me të vërtetë në këtë ngjarje? Këtu del në dritë misteri i madh i jetës së tij, i cili nuk ka pse të mos lidhet me studimet në Francë.

Fotografia me Zenel Prodanin (prefekt i Shkodrës në ato vite) duhet të jetë reale dhe nuk lidhet me ngjarjen tonë. Pra qëllimi i mashtrimit nuk ka qënë i lidhur me ngjarjen e 1936, por për t’i fshehur popullit shqiptar një akt të Enver Hoxhës të ndodhur në Shkodër, ndoshta më 1937. Në këtë pikë qëndron sekreti i madh i jetës së tij i pa zbuluar akoma edhe pse gjurmët për tek ai janë zbuluar. Informata për këtë sekret është e lidhur me formimin e rinisë zogiste për qytetin e Shkodrës ku Musa Juka (ministër i brëndëshëm në atë kohë) dërgoi njeriun e tij të fshehtë, Enver Hoxhën, të shkolluar jashtë shtetit mjeshtërisht nga anglo-francezët. Është pikërisht kjo ngjarje që mori në qafë Padër Anton Harapin pas 10 vjetësh.

97

fig. 7

98

fig. 8

Problem tjetër për jetën e Enver Hoxhës ka qënë qyteti i Korçës ku ai ndënji si nxënës në Lice dhe pas 1936 dy-tre vjet si mësues në po këtë lice. Ndënja në Korçë i ka shërbyer Enverit për ta inkuadruar veten në grupin komunist të Koçës (në fakt ky grup ka qënë dega e Shkodrës) dhe pjestar në lëvizjen punëtore të këtij qyteti. Qoftë Historia e PPSh-së, qoftë Fjalori Enciklopedik shqiptar vënë në dukje faktin se Enver Hoxha ka qënë anëtar i grupit komunist të Korçës, pas 1936. Se sa e saktë është kjo mjafton t’i hidhet një sy fotografive që bëjnë fjalë për lëvizjen punëtore të Korçës. Në albumin e 1978-ës tregohet një grumbull të rinjsh dhe Enveri në rreshtin e parë në mes me diçiturën: “midis rinisë korçare(1938)” (foto 9). Fotografia në fjalë ka vetëm një veçori: personat ne te dy fotografite jane me te njejten mimike, por ne pozicione te ndryshme, ndoshta fotografia eshte kthyer mbrapsht.Zbulimi i ketij fakti u bë shkak i zbulimit të mashtrimit në atë fotografi. Në librin “Lëvizja punëtore në Shqipëri”, faqe 330, foto 10, jepet një fotografi me diçiturën: Shoku Enver Hoxha midis një grupi antarësh të shoqërisë “Puna” dhe të shoqërisë së punëtorëve rrobaqepës në Korçë, më 1938. Kjo fotografi e ka Enverin në mes, por krejt djathtas. Në qoftë se do të krahasojmë dy fotografitë do të dallojmë se janë po ato persona, me të njëjtën mimikë, por kordelja e bardhë mungon tek njëra. Nuk është e vështirë të kuptohet se Enveri është krejt fallso në këto dy fotografi; çka na ka çuar në përfundimin se ai nuk ka asnjë lidhje me lëvizjen komuniste në Korçë.

99

fig. 9

Ky përfundim gjen mbështetje nga dy burime të tjera, njëra prej të cilave nga qyteti i Korçës dhe tjetra kur analizohet përbërja e degës komuniste të Korçës. Një nga komunistët e viteve tridhjetë të atij qyteti tregonte se “Enver Hoxha sa ishte në Korçë nuk ka qënë kurrë antar i ndonjë celule komuniste”23. Gjithashtu duke ditur se dega e Korçës përbëhej vetëm nga ortodoksë, bëhet i pamundur pranimi i një muslimani midis tyre, aq më tepër kur korçarët kanë qënë në oponencë me njerëzit e qeverisë. Prej këtej duhet të dalë një përfundim tjetër: dërgimi i Enver Hoxhës, nga ana e qeverisë në Korçë, është bërë për arësye shtetërore politike dhe aspak si një rastësi pedagogjike.

910

Fig. 10

Largimi i Enver Hoxhës nga Korça për në Tiranë përsëri ka ndjekur rrugën e përfitimit politik nga ana e Ministrisë Brëndëshme. Janë vite tepër të errëta të jetës së tij për të cilat ai nuk foli kurrë njësoj. Megjithëatë ne mendojmë se ky qytet nuk ka luajtur ndonjë rol përfitues në adresë të Enver Hoxhës. Përkundrazi është qyteti i Korçës që përfitoi nga ndënja e tij në të, pasi politika 50 vjeçare e PPSh-së ka në themel të sajë individët ortodoksë korçarë. Nuk përjashtojmë mundësinë e një thurjeje intrigash për të lidhur Enver Hoxhën me këtë qytet nga ana e francezëve ku me një gur u vranë dy zogj: u krijua figura komuniste e Enver Hoxhës dhe korçarët francezë drejtua PPSh-së për 50 vjet.

Me ardhjen e fashistëve italianë, e pastaj nazistëve gjermanë, u krijua mundësia që mbi popullin shqiptar të bëhej një ekperiment nën pamjen e luftën kundër nazifashistëve: u ndërrua klasa politike në përbërjen individuale të sajë. Ky ndërrim u bë nën pamjen e komunizmit dhe për 45 vjet është thënë e stërthënë se këtë komunizëm e drejtoi Enver Hoxha. Është apo nuk është e vërtetë, shqiptarët e sotëm vazhdojnë ta besojnë se është kështu. Por ne pretendojmë se pikërisht kështu nuk është. Do të përsërisim diçka nga kapitulli i kaluar sidomos për problemin e formimit të PKSh-re, por tashmë gjithëshka në funksion të Enver Hoxhës sipas asaj që ka deklaruar ai vetë shumë përpara dhe shumë afër.

Nuk ka dokumenta, por është pranuar pa kundërshtim se Enver Hoxha në mos pastë qënë themeluesi i PKSh-re, ka marrë pjesë në themelimin e sajë. Ka ardhur koha të themi se të gjitha këto nuk janë të vërteta, sidomos në planin kohor. Sot nuk ka asnjë rëndësi se kush e formoi PKSh-re, pasi e vërteta është tepër larg asaj që dinë shqiptarët e sotëm, por kur dhe ku u formua. Pikërisht këtë nuk di populli shqiptar, pasi polemika në shtypin opozitar nuk i dha rëndësi këtij fakti.

Për këtë problem të fundit Enver Hoxha në kohë të ndryshme ka dhënë tre (3) versione të ndryshme me aplikacione kohore të ndryshme dhe versioni më i njohur karakterizohet nga shumë-shumë fakte të rreme dhe kontradiktore.

Versioni i parë është dhënë më 1948 në Kongresin e I-rë të PKSh-re sipas të cilit:

 

“Shokët komunistë shqiptarë…. në një shtëpi të varfër të Tiranës, në gjirin e popullatës së varfër të varrit të Bamit, për të cilët do të luftonte Partia jonë, mundën të krijonin Partinë dhe të zgjidhnin Komitetin Qëndror provizor të Partisë”24.

 

Por fraza e nënvizuar nga ne mungon në botimin e veprave të plota të Enverit25. A nuk të çon kjo në idenë se në atë kohë (1948) akoma nuk ishte piketuar shtëpia që do të quhej shtëpia e partisë?

Versioni i dytë është i njohur nga lexuesi nëpërmjet historisë së PPSh-së, por ne duam të vëmë në dukje se kjo histori ka qënë në kontradiktë të plotë me vetë Enverin. Sipas kësaj historie:

 

“Për udhëheqjen e Partisë u zgjodh Komiteti Qëndror (i përkohëshëm) prej 7 vetësh. Për drejtimin e tij u ngarkua Enver Hoxha, ndonëse nuk u caktua asnjë sekretar”26.

 

Ndërsa diktatori shqiptar në librin e tij mbi partinë do të shkruante:

 

“Për të siguruar unitetin nuk pati zgjedhje për kryetar ose sekretar të Komitetit Qëndror”27.

 

dhe vetëm kaq. Në qoftë se këto të shkrojtura do t’i konsideronim të sakta, si është e vërteta? Me sa do të dalë më poshtë, në atë kohë (1941) sekretar i kësaj biçim partie ka qenë Miladin Popoviçi dhe kjo parti nuk ka qenë akoma Partia Komuniste Shqiptare e propoganduar më vonë. Dhe pikërisht këtë ka fshehur Enver Hoxha që nga viti 1941, dhe pikërisht të kundërtën e sajë sajoi më vonë përgjatë gjithë jetës së vet

Tjetër! Enveri ka pranuar se në Komitetin Qëndror të përkohshëm u pranua që të mos zgjidheshin krerët e ish grupeve komuniste, të cilët sipas tij, merrnin pjesë në atë mbledhje28. Sipas kësaj të dhëne rezulton se Koço Tashko na paska qënë kryetari i grupit komunist të Korçës dhe aspak Miha Lako, siç është publikuar prej 45 vjetësh. Gjithashtu dihet saktësisht se Zef Mala në atë kohë ishte internuar në Itali qysh nga viti 1939 (pas 1942 u dënua me burgim nga italianët dhe një vit më vonë vjen në Shqipëri). Domethënë nga grupi i Shkodrës nuk ishte asnjë nga udhëheqësit e grupeve. Atëhere përse është futur kjo frazë në këtë ngjarje? Ajo ka vetëm një shpjgim: PKSh-re nuk është formuar më 1941 në atë shtëpi që pretendohet dhe autorët e vërtetë të formimit të sajë nuk janë ata për të cilët është pretenduar sipas të dy varianteve (as jugosllavët dhe as Enver Hoxha).

Versioni i tretë, që është versioni më i mundshëm, është publikuar me kohë, por me qënë se kërkush nuk guxonte të vinte në dukje lapsuset e perëndisë shqiptare ka mbetur i panjohur për lexuesin. Duhet ditur një gjë, që i gjithë versioni i njohur (i dyti) mbi formimin e partisë është ngritur në kuadrin e luftës së Enver Hoxhës kundër Tuk Jakovës dhe i pari ja vesh të dytit thelbin e versionit të propoganduar duke vënë në pah të vërtetën e vetme (sipas Enverit) mbi formimin e PKSh-re. Gjithëshka u sajua në Pleniumin e XIII-të (prill 1955), por që materialet e tij u botuan për herë të parë vetëm më 1972 kur Tuk Jakova kishte vdekur prej kohësh. Enver Hoxha sajoi një kontradiktë midis fjalëve të thëna nga Tuk Jakova, gjithmonë sipas Enverit, dhe “të vërtetës së madhe” të thënë nga Enveri. Ja kjo e “vërtetë”:

 

“Enver Hoxha që nga formimi i saj (PKSh-re, GH) dhe deri sot Partia e ka zgjedhur sekretar të sajë”29 dhe duke e lidhur me shtëpinë ku u formua partia thotë: “Në rast se Enver Hoxha nuk u zgjodh atëhere sekretar i Partisë, kjo është thënë dhe dihet se në atë kohë ishim të rinj”30.

 

Domethënë midis kohës së punëve të Miladin Popoviçit në atë shtëpi (po të jetë e vërtetë) dhe zgjedhjes së Enverit në postin e sekretarit të partisë ka ekzistuar një periudhë ndërmjetëse çka do të thotë se PKSh-re është formuar më 1943 në Labinot (ose Shmil) të Elbasanit dhe jo nga Miladin Popoviçi, siç është nënkuptuar nga shtypi opozitar, por nga një forcë politike jashtëshqiptare të përfaqësuar nga Bozhe Ivanoviç, i dërguari i Partisë Komuniste të Jugosllavisë në atë mbledhje, por që nuk dihet kë përfaqësonte realisht. Ishte pikërisht ky Bozhe që solli emrin e Enverit në atë mbledhje për ta vënë në krye të PKSh-re që do të formohej (bëhet fjalë për marsin e 1943-shit).

Me këtë ngjarje mbyllet në një farë mënyre cikli (në fakt ai zgjerohet edhe një hallkë) i trinomit të nevojshëm që fsheh thelbin e qënies së Enverit dhe sekretin e madh të jetës së tij. Bashkoni aktet e Enverit në Francë kur ishte student, ngjarjen reale të Shkodrës më 1937 (?) dhe emrin e sjellë nga Bozhe Ivanoviç, duke e vënë në krye të PKSh-re dhe shtetit shqiptar dhe do të kuptoni me lehtësi se çfarë përfaqëson sekreti i madh i Enver Hoxhës. Arësyeja përse është akuzuar Miladin Popçoviçi si shoqërues në formimin e PKSh-re është e lidhur me propogandën e PPSh-së për të shtyrë lëvizjen komuniste sa më larg ditës së çlirimit të Shqipërisë në mënyrë që të paraqiteshin komunistët si autorët e vetëm të çlirimit të Shqipërisë. Se sa e vërtetë është kjo mjafton të shikojmë pjesmarrjen e Enver Hoxhës në këtë luftë.

Të dhënat e lidhjes së Enverit me luftën nacional-çlirimtare i kemi botuar një herë në gazetën “Lajmi i Ditës”, më 26 janar 1996.

Edhe pse nuk është ashtu, për të përcaktuar përmasat e pjesmarjes së Enverit në këtë luftë do të pranojmë se PKSh-re u formua me 8 nëndor 1941 dhe Shqipëria u çlirua më 29 nëndor 1944.

Me rastin e 75 vjetorit të lindjes së Enver Hoxhës u botua një album fotografik ku, midis të tjerash, jepej një fotografi me diçiturën: “Shoku Enver Hoxha, organizator, mësues dhe udhëheqës i ushtrisë nacional-çlirimtare”. Pikërisht ky përcaktim u bë shkaku kryesor i nxjerrjes së raportit të Enver Hoxhës me luftën e mësipërme, pasi arithmetikisht dihet se nga 2063 ditë që zgjati pushtimi nazifashist, 946 ditë janë pa PKSh-re dhe 1117 ditë me të. Nga ana tjetër të paraqesësh si thelb të të gjithë luftës 2063 ditore 470 ditët e ekzistëncës së brigadave (15 gusht 1943 Brigada e parë) do të thotë të gënjesh popullin tënd duke i fshehur të vërtetën se kush ka qënë tehu kryesor i asaj lufte dhe cila është masa e pjesmarjes së Enver Hoxhës në këtë luftë.

Lindja e çetave të Myslim Pezës dhe Haxhi Lleshit (këta janë trajtuar si luftëtarë të komanduar nga PKSh-re) nuk kanë asnjë lidhje me PKSh-re dhe figurën e Enver Hoxhës; kështu që në etapat e para të dukjes së luftës (para 1941-shit) ne e përjashtojmë atë qoftë si organizator, qoftë si mësues, qoftë dhe si udhëheqës. Kjo situatë, jashtë politikës së PKSh-re, zgjati plot 946 ditë, ku populli shqiptar u ngrit në luftë dhe komunistët shqiptarë i përkisnin akoma modës politike. Me 16 shtator 1942 mbahet Konferenca e Pezës ku subjektet politike shqiptare vendosën të bashkojnë forcat kundrë fashizmit. Domethënë vetëm pas 1258 ditësh kemi tendencën kombëtare kundër pushtimit fashist dhe përsëri roli i Enver Hoxhës është zero. Bile në atë konferencë, sipas tij, ai qe personi që propozoi kryetarin e konferencës31 (në këtë detyrë ky qënë patrioti Ndoc Çoba, i cili nuk kaloi me Legalitetin, por u largua prej komunistëva shqiptarë, të cilët në atë kohë bënin totalisht lojën e jugosllavëve pa asnjë veprimtari konkrete antifashiste). Domethënë deri në shtator 1942 roli i Enver Hoxhës është zero edhe pse ne pretendojmë se komunistët nuk kanë qënë në atë mbledhje, në të kundërtën nuk kishte pse të mbahej Mukja.

Sipas historisë së PPSh-së numuri i partizanëve deri në fund të vitit 1942 ka qënë vetëm 2000 vetë, përveç njësiteve guerile dhe çetave të fshatrave32. Domethënë pas 1364 ditëve pushtimi përsëri roli i PKSh-re dhe i Enver Hoxhës është i papërfillshëm. Në këtë pikë historiografia shqiptare bën gabimin e madh duke e quajtur konferencën e Pezës si vepër të PKSh-re33 edhe pse në atë kohë vetë partia e komunistëve të rinj ishte e pa konsoliduar jo vetëm si forcë politike, por qoftë dhe si parti.

Me 10 korrik 1943 në Labinot formohet Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë komuniste ku përsëri Enver Hoxha nuk shkon më larg se propozuesi i drejtuesit të mbledhjes (Mustafa Xhani); ndërsa referatin e mban Ymer Dishnica34. Në atë mbledhje Spiro Moisiu caktohet komandant shtabi, ndërsa Enveri komisar, gjithmonë sipas këtij të fundit. Atëhere ku është roli organizues, mësues dhe udhëheqës i ushtrisë, të paktën deri më 10 korrik 1943 i Enver Hoxhës? Deri më tani ne kemi vërtetuar, me fjalët e tij, se ai ka qënë vetëm vegël në duart e dikujt përderisa në dy ngjarjet më të para, kryesore të luftës nacional-çlirimtare sipas komunistëve, është marrë me propozim “konkrete”.

Edhe viti 1943 mbyllet pa ndonjë bëmë në lëmin ushtarak të Enver Hoxhës. Por gushti i atij viti na jep një informacion të “çuditshëm” mbi figurën e këtij njeriu jo vetëm në sferën ushtarake por dhe në atë partiake. Në mesin e gushtit, vendimtar për PKSh-re, mbahet në Vithkuq një mbledhje (me sa duket formimi i brigadës së I-rë) ku bëhet dënimi i marrëveshjes së Mukjes (kjo e fundit 1-2 gusht 1943). Nuk na intereson dhe fort fakti i mbledhjes se sa renditja e personave në atë mbledhje (këtë fakt nuk e gjen në asnjë botim të propogandës së PPSh-së). Në një artikull me titull “Kush e vrau Mustafa Gjinishin?” të botuar në gazetën “Bashkimi i Kombit” datë 31 gusht 1944, Nr 205, me autor Xhelal Staraveckën (ish komandant i batalionit të II-të të brigadës së I-rë dhe i larguar nga ai post për të njëjtat shkaqe si për rastin e Ndoc Çobës), thuhet: “Në krye të mbledhjes Druzhe Miladini, në të djathtën e tij Sejfulla Malëshova; mbas tij Enver Hoxha; në krah të Enverit Spiro Moisiu; mbas Spiros Dushan Gogozhani (kemi përshtypjen se duhet të jetë Dushan Mugosha, GH)…”. Fakti që Enver Hoxha ndodhet i treti nga njëri krah i kryetarit të mbledhjes, pas Miladinit dhe Sejfulla Malëshovës, duhet të tregojë se reputacioni politik i tij akoma nuk e kishte atë hapësirë që do të merrte pas 1944-ës.

Viti 1944 është viti ku Enver Hoxha kalon nga kërkushi në gjithkushi dhe kjo jo vetëm për meritë të tij, por edhe për shkaqe krejt të tjera jashtë tij dhe të panjohura akoma, të cilat nuk janë dhe fort të vështira të zbulohen. Në revistën “Ngjarjet e muajit, vëll I, Nr 1 (botuar nga Zyra informative pranë Presidentit të Sh. B. Të Amerikës), Enver Hoxha del si komandant i ushtrisë me gradën gjeneral-kolonel, kur në Kongresin e Përmetit deri më 26 maj 1944 komandant ka qënë Spiro Moisiu35 I gjithë tërmeti politik në gjirin e PKSh-re ka ndodhur pikërisht në atë kongres ku Enver Hoxha u “zgjodh” kryetar i Komitetit Antifashist Nacional-Çlirimtar dhe i ngarkuar me punët e Luftës e të Mbrojtjes kombëtare. Domethënë e gjithë veprimtaria e Enver Hoxhës në lidhje me luftën nacional-çlirimtare është vetëm 187 ditë, baras me 9 përqind. A është e drejtë vallë që për këto 187 ditë ta quash Enver Hoxhën prijës legjendar, organizator e strateg të luftës nacional-çlirimtare?36. A është e drejtë vallë që për këto 187 ditë ta konsiderosh Enver Hoxhën si njeriun që realizoi “Lirinë e pavarësinë e atdheut”?37. Ja përse ne pretendojmë që kongresi i Përmetit ka qënë konkluzioni i fundit i skenave dhe prapaskenave politike për sundimin e Shqipërisë. Ai ka qënë fundi i vërtetë i thelbit të luftës nacional-çlirimtare.

Si përfundim të kësaj pike themi se Enver Hoxha ka luajtur rolin e vet politik në atë që quhet luftë nacional-çlirimtare vetëm 187 ditë kur dihen dy probleme më të koklavitura: pushtimi nazifashist në Europë ishte në dishezë të plotë dhe ai në Shqipëri (sipas pikëpamjes së deritanishme) zgjati plot 2063 ditë. Lexuesi le të konkludojë vetë mbi këtë fakt kuptimplotë.

Por kemi lënë pa përmëndur faktin deçiziv: kush qe ajo forcë ndërkombëtare politike që ndihmoi Enver Hoxhën dhe komunistët e rinj për të marrë pushtetin në ato vite lufte? Është kjo forcë politike që merr përsipër sekretin e madh të Enver Hoxhës e cila ka dy pamje krejt të kundërta, por që veprimtaria politike e Enver Hoxhës dhe PKSh-re i pajtoi plotësisht duke krijuar imazhe të kundërta. Zotërinjtë Sër Riginald Hibert, Dejvid Smajli me kujtimet dhe tregimet e tyre kanë dhënë të kuptojnë se kjo forcë ka ekzistuar realisht. Fjala është për anglezët të cilët furnizuan me armë, municion, florinj lëvizjen komuniste shqiptare në periudhën 1943-1944 nën pamjen e luftës kundër nazifashistëve duke treguar se ishin aleatë të komunistëve të rinj shqiptarë të udhëhequr nga Enver Hoxha dhe pastaj organizuan provokacionin e kanalit të Korfuzit për të krijuar ndarjen formale me Enver Hoxhën ku paskëtaj i lihej rrugë të lirë agjentit të tyre në lëvizjen komuniste ndërkombëtare. Domethënë pas 1945-sës PKSh-re dhe Enver Hoxha kanë qënë kollonë e pestë në lëvizjen komuniste ndërkombëtare dhe aspak pjesmarrës të denjë të kësaj lëvizjeje (Stalini ka dyshuar, kurse Hrushovi e dinte saktë këtë punë). Të paktën e parë sipas nënkuptimeve që dalin nga filozofia marksiste këtë se luan as topi: Enver Hoxha ka qënë njeri i anglo-francezëve për të sabotuar lëvizjen komuniste ndërkombëtare sipas pikëpamjes së anglezëve, të cilët ishin të paaftë të luftonin marksizëm-leninizmin me armët e kësaj të fundit, pasi gjysma e dytë e konceptit filozofik ishte krejt fallso. Puna ishte të luftohej oreksi imperialist i BRSS dhe jo filozofia që ajo mbarte.

Të gjitha këto argumentohen me elementin shqiptar ku ky i fundit argumentohet me lidhjen e luftës nacional-çlirimtare me kanalin e Korfuzit; kanal i cili e ndau Shqipërinë nga Europa pse kështu i interesonte Anglisë superfuqi.

Pas 1945 veprimtaria politike e Enver Hoxhës fillon dhe merr pamjen e një politike internacionaliste duke u lidhur me armikun shekullor të popullit shqiptar. Kjo ka qënë pamja më e parë e pushtetit popullor komunist në Shqipëri që zgjati vetëm 4 vjet duke u përmbysur tërësisht sipas propogandës të viteve 70. Nuk ka nevojë për dokumentacion për të pranuar për atë që është thënë mbi armiqësinë e tmershëm, në thojza, midis Enver Hoxhës dhe jugosllavëve të udhëhequr nga Josif Broz Tito. Një lumë gjaku ndan Enverin nga jugosllavët, sipas kësaj propogande dhe duhet të jetë një mrekulli të argumentosh të kundërtën. Por pikërisht dokumentacionin për këtë të kundërt disponojmë çka tregon se prishja me jugosllavët ka qënë një imponim politik i jashtëm dhe aspak një veprim i vullnetshëm. Pjesmarja e shumë jugosllavëve në ngjarjet shqiptare nga 1941 deri më 1948 si: Miladin Popoviçi, Dushan Mugosha, Bozhe Ivanoviç, Velimir Stioniç, Vukmanoviç Tempo me karakter autorësie vendimtar të pranuar nga PKSh-re dhe Enver Hoxha, por të dënuar më vonë që të gjithë, përveç Miladinit, tregojnë se trajtimi i jugosllavëve dhe politika e jashtme e Shqipërisë nga ana e Enver Hoxhës nuk janë aspak ashtu siç është propoganduar gjithmonë. Është pranuar se Enver Hoxha i shkoi në ndihmë Jugosllavisë me dy divizione dhe, kryesorja, barazoi lekun me dinarin duke ndihmuar ekonominë jugosllave në kurriz të asaj shqiptare, por është pranuar edhe se:

 

“Qëndrimet e prera parimore të Enver Hoxhës qenë me rëndësi historike, ato qenë vendimtare për shkatërrimin e planeve aneksioniste të udhëheqjes së PK Jugosllave dhe të shtetit jugosllav”38.

 

Lind pyetja: kujt duhet t’i besohet: faktit historik apo propogandës mashtruese që kërkon të fshehë këtë fakt?

Që jugosllavët kanë dashur ta hanë të gjallë Shqipërinë me gjithë kocka këtë e dimë shumë saktësisht, të paktën nga “Lahuta e Malsisë” të poetit tonë kombëtar At Gjergj Fishta, OFM. Por që Enver Hoxha t’i ketë luftuar këta jugosllavë në të mirë të Shqipërisë është pak si e pabesueshme dhe e papranueshme nga ne, të paktën deri më 1956. Kemi rast t’i tregojmë lexuesit se si e ka trajtuar Enveri politikën me jugosllavët në kongresin e III-te të PPSh-së, vetëm se e parapërgatisim për çudira të jashtëzakonshme mashtrimi.

Pikërisht për ngjarjet e atyre viteve Enveri pat deklaruar:

 

“Partia jonë u solidarizua me rezolucionin e Informbyrosë. Ne kemi njohur dhe njohim se u mashtruam sikundër që u mashtruan edhe partitë e tjera komuniste dhe punëtore nga provokacioni i bërë kundër Jugosllavisë nga agjenti i poshtër i imperializmit, Beria. Në ato rrethana të vështira që u krijuan, ana e jonë i lidhi të gjitha çështjet së bashku: gabimet dhe mosmarrëveshjet që ekzistonin në mes të Partisë komuniste shqiptare dhe Partisë Komuniste Jugosllave si dhe në mes të dy shteteve tona, fajet dhe krimet e Koçi Xoxes, të bëra kundër partisë dhe shtetit, për të cilat mori dënimin e merituar dhe provokacionin e madh të kurdisur nga agjenti Beria”39.

 

Sipas kësaj analize rezulton se Koçi Xoxe nuk ka qënë agjenti i jugosllavëve, por kundërshtar i Enver Hoxhës. Atëhere përse u pushkatua ai? Përse vrau veten Nako Spiru? Pranimi, ose bërja e një autokritike, i ngjarjeve të periudhës 1945-1948 nën okeljon e krimit kolektiv është i vetmi rast në jetën politike të Enver Hoxhës, pasi ai gjithmonë e ka ndarë veten nga masa udhëheqëse duke e bërë atë fajtore. Por deklarata më diskretituese për Enverin është aprovimi plotësisht i deklaratës së Beogradit, të nënshkruar në mes të udhëheqësve të shtetit sovietik dhe atyre të shtetit jugosllav në qershor të 1955, nga ana e PPSh-së. Sipas Enverit, e gjithë kjo ndodhi, sepse

 

“në ato rrethana ishte e zordhme për ne (udhëheqësit e PPSh-së, GH) të mos i lidhnim së bashku këto tri çështje, por t’i vlerësonim si duhej, veç e veç. Ky është një gabim nga ana e jonë. Më vonë llogjika e luftës kundër njëri-tjetrit na çoi në gabimet që të përdornim akuzat e pathemelta të kurdisura nga agjenti Beria kundër Partisë komuiniste Jugosllave dhe shtetit jugosllav, të akuzonim Jugosllavinë si një vënd armik dhe vegël të imperializmit, partinë komuniste Jugosllave si një parti fashiste dhe udhëheqësit jugosllavë si antimarksista. Këto akuza ishin të padrejta, ana e jonë ka gabuar për këto çështje (nënvizimi i yni,GH)”40.

 

A është i aftë lexuesi të përcaktojë mbi këto materiale cilësinë e marrëdhënieve të Enver Hoxhës me jugosllavët në planin formal?

Por ato në planin thelbësor shërbyen për të zgjidhur dy probleme urgjentisht kardinale për partinë komuniste shqiptare:

Së pari, për të justifikuar krimet e kryera deri më 1948 dhe që u justifikuan me vrasjet e “autorëve” të dënuar nga partia.

Së dyti, dhe këtu del detyra e caktuar nga krijuesi real i partisë për të ardhmen, u konsolidua pozita e partisë në klanin stalinist

Pikë tepër e rëndësishme për figurën e Enver Hoxhës është martesa me Nexhmije Xhuglinin. Duket sikur kemi të bëjmë me një variant politik të ngjashëm me atë të Skëndërbeut kur u martua me Donikën nga Jugu për të realizuar një bashkim të mundëshëm të kësaj zone të Shqipërisë me lëvizjen antiosmane të shpërthyer. Por një kërkim i mëtejshëm i veprimtarisë së Nexhmijes në vitet 1938-1941 na çoi në përfundime krejt të tjera. Figura e Nexhmijes është e lidhur me familjen e Musa Jukës, ku e bija e këtij të fundit rrëfen për shoqërinë e ngushtë që kishte me të, duke treguar se Nexhmija ishte gati vajzë e shtëpisë. Martesa e Enverit me Nexhmije Xhuglinin mund të deklarohet e kahershme, por fëmijët lindën vetëm pas 1948-ës, çka duhet të ketë një domethënie për kohën reale të lidhjes së tyre. E vërteta është se Enveri asnjëherë nuk ka folur saktësisht për këtë kohë (në fakt më 1998, kur Ilir Hoxha botoi kujtimet e të jatit, doli se Enveri e kishte takuar për herë të parë Nexhmijen në mbledhjen formuese të rinisë komuniste, 23 nëndor 194141; por duke ditur se të gjitha informatat mbi këto lindje janë të sajuara duhet të merret me mënd se edhe kjo e dhënë ka fatin e tyre), por e ka lidhur njohjen me luftën duke fshehur të vërtetën. Zonja Nexhmije, pas vdekjes së Enverit, botoi një libër në dy vëllime ku përmëndi edhe njohjen e parë sipas kësaj hapsire42 për t’i mbushur mëndjen popullit shqiptar për të kundërtën e dyshimit. Me këto pohime dhe mohime ne kemi arritur në përfundimin se shkesi i martesës së Enver Hoxhës me Nexhmije Xhuglinin ka qënë ministri i brëndëshëm i Mbretit Zog, Musa Juka. Në këtë mënyrë shpjegohet dhe urrejtja e Enverit për mbretin dhe luftën propogandistike që ai bëri sa kohë që qe gjallë. E gjithë puna qëndronte në fshehjen e pozicionit real të çiftit Hoxha kundrejt mbretërisë. Mos vallë kemi të bëjmë me martesë agjentësh dhe poliagjentësh? Fakti që ai i akuzoi të gjithë të dënuarit nga partia dhe vetë ai me të tilla epitete, duhet të fshehë diçka. Koha do të tregojë sekretin e tmershëm të çiftit Hoxha në planin martesor.

Në qoftë se për të ashtëquajturit shokë të tij të luftës, të rënë dëshmor tradhëtisht, si Qemal Stafa, Vasil Shanto, Vojo Kushi, etj, mund të ngrëmë versione sa të duash mbi saktësinë e faktit, për bashkëpunëtorët e tij pas 1945 ekziston një material propogandistik dhe faktik nga më kontradiktorët, kur e vërteta është krejt ndryshe.

Duhet pranuar se marrëdhëniet me jugosllavët kanë qënë ato që kanë përcaktuar edhe marrëdhëniet me shokët e tij, të paktën për periudhën 1944-1948. Sipas këtij konteksti Enveri ka pasur shokë dhe të shumtë bile. Por e parë me syrin moral të marrëdhënieve mes njerëzve ai nuk ka pasur kurrë shokë dhe të afërm pasi disa muaj pas nëndorit 1944 pushkatoi burrin e motrës, nacionalistin Bahri Omarin, ish deputetin e të parit parlament shqiptar. Enveri gjithmonë i ka përdorur njerëzit sipas interesave të tij dhe në këtë drejtim ka qënë një mjeshtër i paarritshëm. Në qoftë se do të analizojmë bashkëpunëtorët e tij politikë dhe rrugën e këtyre të fundit do të na formohej një varg i gjatë i mbushur me krime të panumërta.

Materiali që na dha gazeta “Bashkimi i Kombit” e datës 31 gusht 1944 tregon më së miri se asgjësimi politik i Sejfulla Malëshovës është i lidhur me pengesat që i sillte ky i fundit në rrugën e tij. Akuza si agjent i jugosllavëve tashmë nuk mund të pranohet më, por ka ardhur koha të themi se Sejfulla Malëshova ka qënë antijugosllav. PKSh në atë kohë ka pasur dy degëzime formimi: njëri i formuar në Rusinë Sovietike (Sejfulla Malëshova me Koço Tashkon) dhe tjetri i formuar nga shkolla e spiunazhit anglez (Enver Hoxha me Mehmet Shehun). Sejfullai qe i pari në vargun e gjatë të bashkëpunëtorëve të asgjësuar të Enverit. Pas një viti asgjësoi fizikisht Nako Spiron duke formuar alibinë e vetvrasjes. Ishte koha kur Enverit po i rrëshqiste toka nën këmbë dhe komunistët shqiptarë e kishin kuptuar se ai nuk bënte për atë punë. Pikërisht rolin e diskretituesit të Enverit pati marrë përsipër Nako Spiru dhe pikërisht për këtë u ndëshkua.

Mentaliteti i Enverit për bashkëpunëtorët e tij duket më së miri me Koçi Xoxen të cilin e bëri kryetar të Gjykatës së Lartë për krimet e luftës, e cila dënoi të ashtëquajturit kriminelë të luftës, dhe pastaj e pushkatoi më 194843. Krahas me Koçi Xoxen u pushkatua edhe Pandi Kristo veprimtaria e të cilit binte ndesh me interesat egoiste të Enverit.

Është për tu vënë në dukje se sa herë që Enveri ndërronte politikën e tij të jashtme ai ndërronte ekipin udhëheqës. Me këtë sy duhet parë edhe eleminimi politik e fizik i Tuk Jakovës, vetëm se kësaj duhet t’i shtohet plani i Enverit për të vendosur një kryeministër në vënd të tij dhe marrëdhëniet e Mehmet Shehut me Tuk Jakovën. E themi këtë pasi, sipas Enverit, gabimet e Tukut i ka pikasur Mehmeti i pari44; domethënë ky i fundit u përdor si mashë për të asgjësuar të parin.

Të gjithë individët e përmëndur më vonë janë akuzuar si agjentë jugosllavë, por ne duke ditur autokritikën e Enverit të bërë në kongresin e III-të të PPSh-së e dimë se kjo tashmë nuk është më e vërtetë.

Pas kongresit të I-rë (më 1950) vret anëtarin e Komitetit Qëndror, Njazi Islamin; kandidatin e Komitetit Qëndror Sali Ormenin duke formuar alibinë si në rastin e Nako Spiros për vetëvrasje. Para Kongresit të III-të asgjësoi fizikisht Tuk Jakovën dhe politikisht Bedri Spahiun, prokurorin famëkeq të gjyqit kundra “kriminelëve” të luftës, por të penduar pas 1991-shit dhe i vetmi që i kërkoi falje popullit shqiptar për tragjedinë që i kishte shkaktuar komunizmi enverist. Pas kongresit të III-të vret Liri Gegën, Dali Ndreun dhe Petro Bollatin. Shtypi opozitar antikomunist më 1992 nxorri në pah faktin interesant: Liri Gega kishte gisht në vrasjen e Mustafa Gjinishit. Më 1961 asgjësoi politikisht Liri Belishovën dhe po atë vit pushkaton Teme Sejkon duke i dhënë fund fazës së parë të krimit ndaj bashkëpunëtorëve të vet.

Ato rifillojnë vetëm pas sëmundjes deçizive të Enverit të vitit 1973. Është një problem që fsheh disa akte misterioze të partisë dhe devijimin rrënjësor të politikës me bashkëpunëtorët e vet. Këtë akt misterioz dhe këtë devijim e kemi mësuar nga Ramiz Alia i cili deklaron se “Enveri ka pasur infarkt diku në fund të vitit 1972”45 duke e spostuar kohën e sëmundjes së Enverit një vit, sepse sëmundja e Enverit në të vërtetë ka ndodhur në tetor 1973, gjë që e pamë në periudhën 1971-1976 dhe që e pranon edhe vetë Sulo Gradeci, adjutanti i tij kryesor46. Lind pyetja: përse Ramiz Alia e sposton kohën e sëmundjes një vit më përpara? Po të shohim luftën kundra shokëve të Enverit do të dallojmë se ajo fillon pikërisht në agimin e 1973-shit me dënimin e Fadil Paçramit dhe Todi Lubonjës i paraprirë nga festivali i 11-të i këngës në Radio Televizionin Shqiptar (1972). Domethënë luftën kundra shokëve të vet Enver Hoxha e projektoi para sëmundjes së vet dhe ajo fsheh një plan makabër me përmasa krejt të tjera nga ndodhitë e folura.

Duke ndërtuar ligje tepër evazive me nënkuptime shumëfishe, PPSh-së e bëri zbatimin e legjislacionit shqiptar pothuajse të pamundur në drejtim të rigorozitetit. Atëhere juristët shqiptarë ndërtuan akte nënligjore zbatimi i të cilave nuk i vinte për shtat PPSh-së. Nëqoftëse deri atëhere (para 1973) ishte luftuar përgjithësisht kundra elementëve të deklaruar armiq të përhershëm të partisë tani kishte ardhur koha të luftohej vetë produkti i PPSh-së. Kjo u kuptua kur filloi lufta kundër intelektualëve të fushës së letërsisë dhe arteve. Atëhere Enver Hoxha lëshoi direktivën që “aktet nënligjore të tepërta duhen shkurtuar, duke mbetur vetëm ato që janë të nevojshme”47. Me këtë akt PPSh-së i hapi rrugë ligjit mbi agjitacionin dhe propagandën duke mos lejuar specifikime dhe dalje nga ky ligj të asnjë kundërshtari të vet. Ajo i futi të gjithë në një thes dhe filloi gjuetinë e shtrigave me duar të pastra. Por i mbetej dhe diçka për të bërë pasi prokuroria dhe hetuesia ishin jashtë kontrollit trefish të sajë. (deri në atë kohë ato ishin të varura nga Kuvendi Popullor me një kontroll indirekt të Komitetit Qëndror të PPSh-së). Veprimi mban datën 21 dhjetor 1973, por veprat e Enverit nuk bëjnë fjalë për atë kohë dhe si zor të jetë bërë pa dijeninë e tij. Domethënë na del që një dorë tjetër ndodhej për krah Enverit, të sëmurë në atë kohë, dhe që vepronte në emër të tij. Fjala është për vendimin e Byrosë Politike për forcimin e rolit të Prokurorisë dhe përqëndrimin e hetuesisë në organet e Punëve të Brëndëshme48. Domethënë tani këto organe, sidomos ai i hetuesisë, kishin kontroll trefish ku ai i Ministrisë së Brëndëshme i suprimonte dy të tjerët. Ky vendim u muar në fund të dhjetorit 1973, atëhere kur u dënua Fadil Paçrami dhe Todi Lubonja, e u hoq më 8 qershor 1983, atëhere kur u pushkatua Kadri Hazbiu dhe Feçor Shehu.

Është pikërisht sëmundja e Enverit ajo që devijon këtë plan makabër duke e transformuar në një gjueti shtrigash kundra shokëve të vet. Përse? Sëmundja e Enverit nuk ishte thjeshtë vetëm një akt shëndetësor, por dhe një eleminim nga politika e PPSh-së. Pas kësaj sëmundjeje ai bëhet krejt i paaftë për të drejtuar partinë dhe fatet e kësaj të fundit i merr përsipër Nexhmije Hoxha bashkë me ekipin e vet tepër sekret. Mënyra e ndarjes së Kryetarit të Presidiumit të Kuvendit Popullor (Haxhi Lleshit) nga bashkëshortja e vet është treguesi më i saktë i ekzistencës së këtij ekipi dhe mënyrës se si udhëhiqej partia. Duke spiunuar të gjithë anëtarët e byrosë politike, qeverisë, deri në shtratin bashkëshortor Nexhmije Hoxha kupton se kë kishte kundërshtar real të familjes së sajë. Sëmundja e Enverit dhe spiunimi i anëtarëve të Byrosë Politike bëri që politika e brëndëshme e partisë të ndryshojë kursin e projektuar para 1973. E gjithë politika e brëndëshme e partisë nën udhëheqjen e Nexhmije Hoxhës pas 1973 kosiston në asgjësimin e kundërshtarëve të mundëshëm në rast se Enveri vdiste (ne nuk përjashtojmë mundësinë që sëmundja e Enverit të ketë qënë e sajuar për të realizuar planini e mësipërm). Me fjalë të tjera asgjësimi i bashkëpunëtorëve të Enver Hoxhës i është nënshtruar një plani parapërgatitës plan i cili duhet të ketë përmbledhur edhe periudhën pas 1991.

Për brezin tonë, trajtimi kriminal që Enveri u bëri bashkëpunëtorëve të tij është i dukshëm pas 1973-shit ku brënda 4 vjetëve asgjësoi disa politikisht e disa fizikisht: Fadil Paçramin dhe Todi Lubonjën; Beqir Ballukun, Petrit Dumen dhe Hito Çakon; Abdyl Këllezin, Koço Theollosin e Kiço Ngjelën, duke përfshirë edhe familjarët e tyre.

Kulmin e karakterit të vet kriminal Enver Hoxha dhe ekipi i tij e treguan në mesnatën e 17 dhjetorit, duke gdhirë 18 dhjetori, 1981 kur vranë pabesisht kryeministrin e atëhershëm Mehmet Shehun, bashkëpunëtorin e vet më të afërt të krimeve kundra popullit shqiptar në vitet 1943-1950, 1957-1961, 1967-1969. 1973-1976 dhe pastaj formoi alibinë e vetëvrasjes (një nga autorët e krimit, pikërisht ai që ktheu provat nga vrasja në vetvrasje dhe organizoi vrasjen e dy poetëve më 1977 në Librazhd, bile më vonë ekzekutoi edhe hetuesin e çështjes së mësipërme, vazhdon të jetojë në Tiranë dhe të shëtisë në mes të kryeqytetit pa i hyrë gjëmb në këmbë duke shkruar edhe libra për heroizmat e tij) pasi populli shqiptar kishte mbi 30 vjet që e kishte harruar. Më 1982 asgjësoi politikisht e fizikisht ministrin e jashtëm Nesti Nasen, ministrin e shëndetësisë Llambi Ziçishtin, ministrin e mbrojtjes Kadri Hazbiun, ministrin e punëve të brëndëshme Feçor Shehun dhe një sërë oficierësh e adjutantësh që shoqëronin të lartpërmëndurit. Mund të themi se viti 1982 ka qënë kasaphana më e madhe mbi ministrat kundërshtarë të Enverit.

Së fundi themi që ky Enver qe i pari në historinë e popullit shqiptar që gjeti dhe zbatoi formulën e bashkimit objektiv të propogandës kombëtare me përdorimin e metodave mafioze, gjë e paarrirë nga Hitleri dhe Stalini. “Falë kësaj formule të gjitha kategoritë morale dhe normat e pranuara si të zakonshme për sjelljen njerëzore iu nënshtruan një proçesi shndërrimi dialektik të përhershëm: vesi mundi të bëhej – virtut; çnderimi – nderim; detyra – një paragjykim dhe poshtërsia – një akt heroizmi ose anasjelltas”(Ismail Kadare). Dhe vetëm mbi këtë bazë u formua dhe u zhvillua njeriu i ri shqiptar i sotëm, i cili po bredh botën për të gjetur diellin e vet iluzor. A mund të ketë veprimtari më të madhe antikombëtare se kjo? Le të na gjykojnë brezat e ardhëshëm, vetëm se këtë ta bëjnë sipas sentencës biblike:

 

             Non coronabitur nisi legetime certeverit !

(Të mos i jepet kurora, po të mos ketë luftuar sipas rregullave)

 

Shënim: Jeta dhe vepra e Enver Hoxhës, sipas kësaj përmbajtjeje, është pjesë e një studimi të hollësishëm në kuadrin e historisë së PPSh, studim i cili ka përfunduar dhe pret të shpërndahet për lexuesin shqiptar.

 

Shënimet

 

1-A. Musta, M. Kokalari, Kush ishte Enver Hoxha, f. 8

2-Parathënie e Ismail Kadaresë tek “Vjeshta e ankthit”, f. 10

3-Gazeta Standart 15 maj 2006

4-A. Musta, M. Kokalari, Kush ishte Enver Hoxha, f. 3

5-Enver Hoxha, Vitet e vegjëlisë, f. 79

6-Enver Hoxha, Kujtime, f. 13

7- po aty,    f. 81

8-Enver Hoxha, Kujtime, f. 14

9- po aty,    f. 80-81

10-Përpjekja shqiptare, Nr. 13, f. 26-27

11-Shqipëria e ilustruar më 1927, vëll. I, f. 25

12-A. Musta, M. Kokalari, Kush ishte Enver Hoxha, f. 56

13-Shqipëria e ilustruar 1927, Albumi i Shqipërisë më 1927, f. 21

14-Historia e PPSh-së, f. 59, bot. I

Historia e PPSh-së, f. 54, bot. II

15-Enver Hoxha, Kujtime, f. 54

16-Enver Hoxha, Kujtime, f. 60

17-A. Musta, M. Kokalari, Kush ishte Enver Hoxha, f. 21

18- po aty, f. 56

19-Enver Hoxha, Kujtime, f. 81

20- Gazeta Demokratia e datës 1 gusht 1936

21-A. Musta, M. Kokalari, Kush ishte Enver Hoxha, f. 59

22-Enver Hoxha, Vepra 25, f. 484

23-A.Musta, M.Kokalari, Kush ishte Enver Hoxha, f. 22

24-Kongresi i I-rë i P. K. Të Shqipërisë, f. 61, bot 1950

25-Enver Hoxha, Vepra 5, f. 248

26-Historia e PPSh-së, f. 65

27-Enver Hoxha, Kur lindi Partia, f. 20

28- po aty, f. 217

29-Enver Hoxha, Vepra 12, f. 310

30- po aty

31-Enver Hoxha, Kur u hodhën themelet e Shqipërisë së re, f. 162

32-Historia e PPSh-së, f. 97

33- po aty, f. 92

34-Enver Hoxha, Kur u hodhën themelet e Shqipërisë së re, f. 263

35- po aty, f. 420

36-Sipas Fjalorit Enciklopedik Shqiptar, shih Enver Hoxha

37-Fjala e Ramiz Aliusë në mitingun e përmortshëm

38-Fjalori Enciklopedik Shqiptar, shih Enver Hoxhën

39-Enver Hoxha, Kongresi i III-të i PPSh-së, f. 36

40- po aty

41-Enver Hoxha, Kujtime, f. 100

42-Nexhmije Hoxha, Jeta ime me Enverin,në 2 vëllime

43-Për këtë shih numurin e posaçëm të gazetës “Bashkimi” mars-prill 1945

44-Enver Hoxha, Vepra 8, f. 145

45-Unë Ramiz Alia dëshmoj për historinë, f. 75

46-Sulo Gradeci, 30 vjet pranë shokut Enver, 379

47-Enver Hoxha, Vepra 53, f. 321

48-Enver Hoxha, Vepra 56, f. 207

 

 

 

Tiranë, më 12.2004

 

5 – Kush e masakroi historinë e popullit Shqiptar?

            

Edhe pse materialet për këtë artikull kishin kohë që flinin në bibliotekën tonë, ne nuk po gjenim dot krahasimin e mundëshëm midis asaj që po ndodhte në Shqipëri dhe një ngjarje analoge të ndodhur në botë, pasi çdo veprim i këtij karakteri ishte bërë me qëllim për të mbuluar negativitetin e veprimit dhe fshirësit e krimit e kishin bërë këtë me kaq talent sa as sot nuk po gjëndet e vërteta. Por ajo që po ndodhte tek ne ishte me përmasa fantastike në kuptimin më të saktë të fjalës, që duhet të jetë pikënisja e zbulimit përse u hapën ambasadat në korrik të 1990-ës.

E vetmja gjë që mund t’i afrohej mashtrimit shqiptar, sado pak, ishte biseda midis ministrit hitlerian të propogandës, Gëbelsit, dhe gazetarëve ushtarakë. Pyetjes se çfarë do të thoshte bota për të gjitha ato krime, Gëbelsi pati dhënë një përgjigje sipas idesë: në qoftë se fitojmë ne, atëhere historia do të shkruhet sipas dëshirës sonë; dhe në të kundërtën, sido që të veprojmë sot, armiqtë do të na shajnë nesër!

E bukura është se historia e Shqipëriaë është fallsifikuar, përveç pas 1939, edhe para prillit ogurzi; dhe ky fakt ka qënë vendimtar për të studiuar disi me hollësi këto veprimtari, të cilat populli ynë ose nuk i di ose i ka kaluar në heshtje. Ne do të analizojmë vetëm tre raste pasi disponojmë dokumentacionin më të plotë për to.

Më 1990 doli në shtyp një librë mbi rrugën e shkrimit shqip me titull. “Nëpër udhët e penës shqiptare” të autorit Ibrahim D. Hoxha, e cila kishte një veçori të rrallë jo vetëm në përmbyjtje dhe në materialin fotografik, por edhe diçka tjetër; dhe ky fakt qe ai që na shtyu ta marrim dhe ta lexojmë me një frymë këtë libër. Libri në fjalë ishte dorëzuar në shtyp më 1984, kishte dalë nga shtypshkronja më 1986 dhe ishte shitur vetëm më 1990. Në kapitullin mbi kongresin e Manastirit 1908 (f. 210) jepej një fotografi, e cila përveç zbehtësisë kishte dhe zhdukjen e disa personave (foto 1). Gjetën analogen e saj(fot. 2) dhe bëmë krahasimin, rezultoi se numuri 1, 2, 19 mungonin. Në kërkim të tyre zbuluam se numuri 2 në fotografi ishte kryetari i Kongresit të Manastirit, At Gjergj Fishta. Përpara nesh u shtrua pyetja: përse ishte zhdukur fotografia e tij dhe çfarë përfaqësonte ai për fallsifikatorët e historisë shqiptare? Artikulli i F. Çakullit rreth akrobatllëqeve në Enciklopedinë shqiptare vetëm sa e preku këtë fakt, por autori nuk na tregoi të gjithë biografinë e At Gjergj Fishtës në atë

51

 

foto 1

52

foto 2

 

kongres dhe ky duhet të ketë qënë shkaku përse ai nuk figuron në asnjë material për Kongresin e Manastirit. Nuk është i mjaftueshëm fakti i pranimit të At Gjergj Fishtës si kryetar i atij kongresi ( i zgjedhur në atë detyrë me 49 vota pro nga 53; -edhe në Kongresin e gjuhës shqipe votimi nuk ka qënë 100 % apo 99,99%); por ai ka qënë edhe më tepër dhe pikërisht kryetar i komisionit për vendosjen e alfabetit të gjuhës shqipe; -kjo ka qënë gjëja më kryesore e figurës së tij në atë kongres. Kur ne sot kostatojmë se gjuha e jonë shkruhet nga ai alfabet i vendosur nga At Gjergj Fishta e marrim me mënd se si e ndjejnë vehten fallasifikatorët e historisë dhe ata që nuk i deshën të mirën popullit tonë, prandaj dhe u munduan ta zhdukin një herë e mirë qoftë si atdhetar qoftë si poet e qoftë si shqiptar. Madhështia e tij universale ka qënë një halë në sy për kupolën e piramidës të popullit tonë, prandaj e luftuan me egërsi dhe injorancë duke ja fshehur popullit shqiptar autorin e vërtetë të alfabetit të[ gjuhës shqipe (a ka injorancë më të madhe kur nuk di autorin e alfabetit të gjuhës së nënës dhe të dish autorin e alfabetit sllav?).

Mirëpo të heqësh disa persona nga fotografitë nuk është fallsifikim, por fshehje do të thonin skeptikët e politikës këtu në Shqipëri. Dhe në fakt ashtu duhet të merret, përderisa të gjithë armiqtë (në thojza) e Shqipërisë nuk figurojnë nëpër enciklopedira, muzeume apo ngjarje memoriale. Por ja që edhe kjo nuk është e vërtetë pasi kemi gjetur (nuk jemi ne të parët) fallsifikime tipike të një fotografie, vlera e së cilës është e pakrahasueshme. Në një libër mbi Luigj Gurakuqin (Tiranë 1962), midis faqeve 304 – 305 botohet një fotografi (fot. 3)

53

 

foto 3

 

ku thuhet se L. Gurakuqi, I. Qemali e I. Boletini tue zbritë në Vlorë për të ngritur flamurin. Pikësëpari ajo nuk është një pamje drejt Vlorës, por drejtë Durrësit dhe, së dyti, sipas fotografisë dhe shënimit, rezulton që I. Boletini na paska qenë me I. Qemalin dhe jo i ardhur pas tre ditësh siç është trumbetuar nëpër filma e kumtesa (me 30 nëndor në mëngjes ai ka qënë në Vlorë me siguri). Por kjo nuk është kryesorja në këtë fotografi, pasi po të krahasohet me të njëjtën fotografi (fot. 4) botuar në revistën “Leka” 1937 (f. 41) me rastin e 25 vjetorit të shpalljes së pavarësisë, do të dallonim një ndryshim tek personi i dytë majtas nesh, ngjitur me L. Gurakuqin. Pra fotografia e botuar tek libri mbi L. Gurakuqin është e falsifikuar. Po kush është ky person i cili paska qënë kaq i domosdoshëm për t’u zhdukur nga historia e popullit shqiptar?

54

 

foto 4

Nuk e besojmë të gjëndet në Shqipëri ndonjë personazh më interesant se Mark Kakarriqi, i cili përmblidhte në personalitetin e tij atë çka duhet të ketë një njeri dhe atë çka nuk duhet ta ketë. Pjestar në lëvizjen kombëtare për shpalljen e pavarësisë (1912); tregëtar aventurier me një veprimtari afariste shumë të gjërë duke përfshirë edhe Rusinë, ku më 1918 ndihmon Leninin personalisht me furnizime gruri ku ndodhej i rrethuar në Petrograd, -gjatë asaj kohe siguron disa piktura me famë botërore, të cilat I. Erenburgu i rrëmbeu pas 1944 pjesërisht (shpëtoi vetëm “Çifuti shetitës” i Rembrandit); mashtron italianët për një fabrikë birre në Shkodër në vitin 40; bëhet kryetar i bashkisë së Shkodrës gjatë pushtimit fashist dhe pastaj zhduket nga historia e Shqipërisë. Me sa duket kjo e fundit e ka dënuar me vdekje për të dytën herë. Arësyeja përse pionierët e Enverit u ngritën kundra komitetit të partisë së rrethit më 02 prill duhet t’i dedikohet faktit se ata janë edukuar në shtëpinë e këtij “armiku” (shtëpia e pionierit në Shkodër ka qënë pronë e tij).

Pas këtyre dy rasteve shtrojmë pyetjen: kush ka qënë ai që ka kryer këto fallsifikime në historinë statistikore fotografike shqiptare? Për gjithkënd mund të mendojmë, por për autorët e librave të botuar pas 1944-ës nuk mundemi dot pasi kritika nuk do ta linte këtë rast t’i largohej nga dora, por duke ditur se në Shqipëri nuk ka pasur kurrë as kritikë e as origjinalitet shkencor ja vumë vizën kësaj hipoteze dhe ngritëm supet kundrejt pyetjes. Po si i bëhet halli?

Kjo punë do të mbetej shterpë nëqoftë se nuk do të kishim veprat madhore të Enver Hoxhës, i cili edhe në këtë rast na nxorri nga situata, meqënëse autori i falsifikimeve ishte vetë ai.

Lexuesi do të habitej me këtë akuzë, pasi nuk ja merr mëndja ndonjë shqiptari që udhëheqësi 40 vjeçar na qënka marrë edhe me fotografi, përveç brisqeve (këtë të fundit e dimë nga Shefqet Peçi). Por ja që qënka pikërisht kështu dhe ja se si:

Në veprën kujtimore “Vitet e vegjëlisë” në faqet 79-82 autori flet për xhaxhanë e tij, Hysen Hoxhën, i cili paska qenë një ndër ata që ngritën flamurin në Vlorë, ku në faqen 81 jepet dhe një fotografi e kuvendit të Vlorës më 28 nëndor 1912. Me një arësyetim të thjeshtë menduam se për të vërtetuar saktësinë e fotografisë dhe pretendimin e Enver Hoxhës duhej që firma e Hysen Hoxhës të ndodhej në aktin e madh të shpalljes së pavarësisë: Shfletuam me rradhë të gjithë literaturën historike pas 1944-ës dhe në asnjë vënd nuk gjetëm atë që kërkonim. Bile në një libër me dokumenta mbi Ismail Qemalin, të përgatitur nga nusja e djalit të tij, Teuta, ramë në gjurmët e aktit të pavarësisë, por vetëm koka e tij dhe firmat nënkuptoheshin në vazhdim (f. 231). Për të shkurtuar kohë muarëm me imtësi vitet jubilare të shpalljes së pavarësisë dhe rastësisht (më ndihmoi një shoqe, A.Kulla) ramë në disa gjurmë të pjesëshme, por që u bënë dhe zgjidhësja e problemit përfundimisht. Më 1962 ishte botuar një album me fotografi të rilindasve tanë ku ndodhej edhe akti i shpalljes së pavarësisë, veçse tepër i cunguar, por që përmbante edhe fotografinë që Enver Hoxha e kishte kërkuar, sipas pretendimit të tij, për disa dekada dhe e kishte gjetur vetëm më 1972. Ky fakt na vuri në dyshim të plotë mbi atë çka thuhej në librin e tij. U hodhëm në krahët e literaturës së para 1939-ës dhe me lehtësi gjetëm dy fakte të plota. Në revistën “Përpjekja shqiptare”, Nr 13-1938, ndodhej akti i shpalljes së Pavarësisë i plotë (fot. 5) në faqet 26-27. Duke u marrë  me  interpretimin krahasues të aktit të plotë dhe atij të pjesshëm

55

 

foto 5

kostatuam se i ploti kishte 38 firma e gishta, por që në albumin e 1962 ishte reduktuar jashtë mase. Spikat zhdukja e Mithat Frashërit dhe firma e tij, i cili është dhe numuri 1 në fotografinë e Kongresit të Manastirit (fot. 2). Duke parë raportet e firmave me personin e gjashtë nga e majta (botuar në librin e Enverit) themi se Hysen Hoxha nuk është personi që thuhet në atë libër dhe ne nuk gjejmë asnjë dokument mbi praninë e tij në aktin e madh të 1912. Bile që të mos zgjatemi ne gjetëm dokumentin që duhet të kishte emrin e Hysen Hoxhës po të kishte qënë me të vërtetë në atë kuvend. Në librin “Shqipëria e ilustruar” 1927 (f. 25) thuhet se Kuvendi i Vlorës kishte Ismail Qemalin me 47 delegatë dhe pasqyra a në faqe XXI ka emrat e tyre ku përsëri emri i Hysen Hoxhës nuk figuron; akoma më tej “Shqipëria e Ilustruar” 1927 ka edhe fotografinë e atij kuvendi e cila është po ajo e botuar në librin “Vitet e vegjëlisë” dhe gjëndet në këtë libër të fundit vetëm si një sajesë të autorit për të pasuruar biografinë e tij me bëma kombëtare ku, sipas tij, edhe ai ishte i tillë.

A kemi ne të drejtë të themi se ka qënë vetë Enver Hoxha ai që ka fallsifikuar dhe shtrëmbëruar historinë e popullit tonë vetëm e vetëm pse kështu i është dashur politikës së tij sunduese për të mos i dhënë asnjë krahine supremaci përveç familjes së tij?

Vetëm tani e kuptojmë ne përse u detyrua Gegë Marubi ta dorëzojë “vullnetarisht” fototekën e famshme “Marubi”, prania e sajë në gjirin e popullit do të diskretitonte politikën antikombëtare të PPSh në çdo çast dhe kurdoherë.

Por ama nuk e kuptojmë aspak përse kërkohet hapja apo mbyllja e arshivave. Bindja e jonë e plotë është se jashtë arshivave populli ynë do të jetë i aftë të vërtetojë çmimin e formimit të PKSh më 1941 dhe kush e formoi realisht, vrasjet e heronjve të popullit, vrasjet dhe burgosjet e intelektualëve shqiptarë, persekutimet dhe asgjësimin e klerit në përgjithësi e atij katolik në veçanti, hapjen e ambasadave më 02 korrik 1990 e deri tek fallsifikimi i historisë së tij. Le të betonohen arshivat, le të digjen dokumentat, është kujtesa e popullit shqiptar dokumenti më autentik i masakrimit dhe i vjedhjes së tij gjysëm shekullore.

 

Tiranë më 12 prill 1991

 

Botuar në:   gazetën Republika më 12 maj 1991

Numurat e fotografive janë sipas fotografive të dorëzuara në redaksinë e gazetës, por që ajo nuk i ka botuar. Është botuar varianti sipas dorëshkrimit tim dhe jo sipas gazetës.

 

-Ky artikull zë një vënd të posaçëm në krijmtarinë time jo vetëm si i pari i botuar, por ky artikull publikoi për herë të parë aktin e shpalljes së pavarësisë pas 1944-es. Ishte njëkohësisht dhe artikulli i parë kundra Enver Hoxhës pas ngjarjeve të 1990-1991 dhe vendosjes së demokracisë së brishtë. Ky artikull shërbeu për t’i hequr frikën ish pushtetarëve komunistë të persekutuar nga Enver Hoxha të cilët pas daljes së tij afruan kujtimet e tyre si Ymer Dishnica, Bedri Spahiu. Liri Belishova, Drita Kosturi, etj. Pas këtij artikulli kjo gazetë nuk pranoi më artikuj të mij për arësyet e saja.

 

83 – Dilema e pazbuluar e Historise: Puna , Prona Private, Paraja! Po shqiptaret?


Eshte nje nder ekuacionet sociale me te lehte per t’u konstatuar, por me i veshtiri per t’u pranuar rigorozisht sipas hapsires. Te pakten per shqiptare kjo sot eshte evidente dhe eshte ky ekuacion qe po e mbyt sot politiken shqiptare me burim nga vetvetja, dmth nga padija. Sa do te peshtillen politikanet shqiptare, sado t’i premtojne Popullit Shqiptar neper fushata elektorale, sado ligje dhe refoma te ndermarrin, sido dhe sado ta arsimojne kete populll, ata kurre nuk mund te realizojne progresin e shoqerise sone, konform progresit evropian, po nuk moren parasysh dinamiken e ketij ekuacioni (ky eshte nje ekuacion tipik evropian; – produkt i botes heleno-romake, prej nga e mori i gjithe Njerezimi, por prejardhja e tij embrionale eshte aziatike dhe i takon botes shumere). Dinamika e ketij ekuacioni eshte e afte te argumentoje me bindshem se cdo ekuacion tjeter gjenezen e Racave, Popujve dhe Kombeve te Njerezimit, por dhe rrugen sipas kujt hapsire sociale kane ecur.

Brezi mbi 45 vjec sot ne Shqiperi ka dijeni per kete ekuacion sipas filozofise bolshevike dhe e ka dhurate nga libri i Frederik Engelsit: “Origjina e familjes, prones private dhe e shtetit”, f. 161, Tirane 1970. Pa dyshim qe eshte nje nder kryeveprat e mendimit filozofik boteror te shek. te XIX, por qe mbeshtetet ne dy gabimet e mendimit filozofik helen e per rrjedhoje eshte i pavlefshem per rastin e dinamikes sociale te Popullit Shqiptar, per te mos thene qe eshte krejtesisht i pavlefshem per praktiken politike te globalizmit ekonomik. Pikerisht me zberthimin e elementeve te ketij ekuacioni do te merremi ne kete studim, por do te ishte me e drejte te zbulohej se si lind ky ekuacion ne Shoqerine Njerezore, dmth kush eshte zanafilla historike e tij. Rendesia e kesaj qendron thjeshte ne ekzistencen hapsinore te gjithseicilit element jo vetem ne raport me te tjeret, por, kryesisht, ne raport me rendin social qe i pjell ato. Ne kete menyre paraprakisht duhet te pranojme qe Puna nuk ka lidhje as me Pronen Private dhe as me Parane. Ekonomistet pranojne qe Puna eshte burimi i cdo te mire materiale qe disponon sot Njerezimi, por e kane te veshtire te pranojne qe Puna eshte dhe burimi i vetem i lindjes se Prones Private dhe Parase. Keto dy elementet e fundit perbejne te gjithe strumbullarin e jetes politike ne Globin Tokesor, te pakten sot per sot. Per shqiptaret nuk ka qene keshtu dhe vazhdon te mos jete pike per pike sipas rrjedhojave te zhvillimit te ekuacionit tone. Shqiptari eshte i vetmi popull ne Evrope qe nuk i eshte grabitur Puna shekullore. Cfare fsheh ky ekuacion ne planin filozofik dhe historik?

Problemi eshte trajtuar ne planin filozofik nga F. Engelsi tek “Dialektika e Natyres”, f. 191, Tirane 1981, ku shqiptaret e shek. te XX-te mesuan nga filozofi se puna dhe te folurit e artikulluar jane dy elementet kryesore qe realizuan kalimin e atropomorfeve ne njerez. E sakte apo jo deri ketu ky problem eshte marre me mend dhe nuk eshte sterholluar me gjate. Pastaj ishte kaluar ne nje shkalle me te larte te problemit te Punes dhe u arrit ne perfundimin qe ndarja e punes ishte nje nder sukseset e Races Njerezore ne Toke. Por nuk u tha asnjehere qe filozofet e shek. te XIX, te cilet shqiptaret i kishin aq shume per zemer, na kishin shkruar: Ndarja e punës bëhet një ndarje reale vetëm nga çasti kur lind ndarja e punës materiale dhe shpirtërore” dhe Marksi ka shënuar anash: “Me këtë përputhet tipi i parë i ideologëve, priftërinjtë” (nënvizimi i Marksit) – Marks-Engels, Ideologjia gjermane, f. 31. Dmth ndarja e punes (sipas Marksit) na kishte si bashkeudhetare qofte punen shpirterore qofte priftin. Por cfare rrjedh prej kesaj? Mos valle Marksi ne kete pike eshte shtremberuar dhe ne nuk e dime permasen e vertete te teorise se tij?

Problemi ishte trajtuar deri ketu (kjo ishte nje veper e materializmit bolshevik, tipikisht e V.I.Leninit) dhe kerkush nuk kishte guxuat ta sterhollonte ne drejtim te saktesise. Pastaj ishte kaluar ne drejtimin e lindjes se prones private pa mundur dot te lidhej Puna me Pronen (cili eshte ekuacioni lidhes midis Punes dhe Prones? – kjo eshte dilema kryesore e Historise). Por letra e Engelsit drejtuar Meringut me 14 korrik 1893 eshte treguesi me i sakte qe autoret e marksizmit nuk ishin marre me problemin e menyres se lindjes te ideve fetare, politike, juridike, artistike, letrare dhe rrjedhimeve qe lindnin prej tyre, e detyrimisht pritej nje spekullim me vepren qe ata kishin shpalosur prej gjysem shekulli; gje e cila u realizua me 1917 nga Lenini me ate qe konsiderohet si revolucioni i madh i Tetorit. Te pakten konstatimi i Molotovit, dhene nje gazetari mbi rolin e fshataresise ne revolucion eshte treguesi kryesor se si bolsheviket e ndryshuan Marksin per interesat e tyre politike (shih Felix Tchouev, “Biseda me Molotovin”, 140 intervista me ish krahun e djathte te Stalinit, f. 165, Tirane ). Kjo ide pasurohet dhe me konstatimin e Helene Carrère d’Encausse, e Akademise Franceze, sipas se ciles “terrori si menyre qeverisjeje nuk ishte nje cmenduri staliniane, por thelbi i leninizmit” (po aty, f. 10) cka tregon qe ai revolucion as qe kishte ndonje lidhje me marksizmin e proletareve dhe segmentet e shkencave sociale. Une do t’u sugjeroja filizofeve dhe studiusve shqiptare ta lexonin medoemos kete leter te Engelsit pasi do te kuptonin se permasa e pozitivitetit te teorise marksiste nuk qendron atje ku na e kane mesuar neper shkolla (tre pikat e sugjeruara nga Engelsi), por ne metodiken se si duhet studiuar dinamika sociale e Botes Njerezore.

Duke u marre pikerisht me kete problem, dmth menyren se si lindin idete fetare, juridike, politike, letrare, artistike, etj, etj, studiuesi zbulon nje panorame krejt tjeter per tjeter e cila nuk mund te anashkalohet me nje te rene te lapsit duke folur ne emer te materializmit filozofik. Shkolla shqiptare e mendimit filozofik kishte realizuar nje manipulim te popullsise ne shkalle siperore pergjate 70 vjeteve te ekzistences se vet duke u fshehur shqiptareve (kete e kishte bere ne gjurmet e mendimit filozofik boteror) nje nder aspektet me decizive ne zhvillimin e Shoqerise Njerezore: Rolin e Institucioneve Fetare ne Historine e Njerezimit. Per dinamiken e shoqerise shqiptare kjo mangesi ne planin teorik ka ndikuar ndjeshem ne pergatitjen intelektuale te te gjithe shqiptareve pa dallim profesioni, cka hedh dyshime serioze mbi pretendimet intelektualo-filozofike te klases se sotme politike shqiptare dhe te shtresave intelektuale qe merren me problemet e arsimimit te shqiptareve (te pakten ne fb gjej pikepamja pretenduese mbi ndjenjat ndaj Kombit dhe Fese pa e ditur cili eshte raporti midis tyre ne planin teorik dhe si eshte zbatuar per rastin shqiptar duke tentuar qe paditurine ta kthejne ne imponim). Ne te vertete shqiptaret e epokes komuniste e kishin bere nje shpikje reale ne fushen e mendimit politik: zevendesuan institucionin e mendimit historik me institucionin e mendimit bujqesoro-blegtoral; dhe me ane te kesaj shpikje i dhane suport zhvillimi shoqerise shqiptare. Sot, ne mijevjecarin e III Pas Lindjes se Krishtit, shqiptaret jane produkti me tipik i nje shoqerie te udhehequr nga mendimi enverist ne fushen e bujqesise dhe te blegtorise jashte konceptit te pronesise. Por shqiptaret nuk e njohin Pronen Private ne menyre autoktone dhe zhvilluese, ku dinamika sociale e tyre pergjate 500 vjeteve te fundit nuk ka ecur sipas ketij ekuacioni. Cfare ka ndodhur?

Nga pikepamja historike problemi sot shtrohet: Si i njohim ne fillimet me te para te Shoqerise Njerezore? Cili eshte rendi i pare shoqeror, kush e percakton kete rend, si “vdes” ky rend shoqeror? Cili eshte rendi i dyte shoqeror, kush e percakton kete rend, si “vdes” ky rend shoqeror. Nga pikepamja studimore keto probleme vetem merren me mend (detyrimisht qe nuk mund te jene te sakta) dhe nuk ka akoma deri me sot ndonje aparat filozofik t’i zbertheje ato sado pretendime qe ka pasur nga ana e autoreve te marksizmit filozofik. Ne thelb te problemit, shqiptaret duhet te deklarojne sot se jane absolutisht te paditur ne kete drejtim dhe e gjitha kjo per dy aresye:

1 – per shkak te permases se padijes qe mbizoteron ne teorine marksiste, me ane te se ciles jane ushqyer per 45 vjet te gjithe shqiptaret pa dallim moshe, profesioni apo shkalle intelekti.

2 – per shkak te nje GABIMI ne mendimin filozofik helen me ane te te cilit eshte ndertuar e gjithe struktura teorike e asaj qe konsiderohet si Shkenca e Njerezimit.

E kunderta e kesaj paditurie eshte kerkesa per te ndertuat nje metodike te re filozofiko-shkencore qe te mund te shpjegoje fenomenet dhe ligjet e Shoqerise Njerezore si nje variant zgjidhes ne Shkencat e Njerezimit (kjo formon ate qe eshte konsideruar nga materialistet e shek. te XIX-te si uniteti i materies pa dhene ndonje zgjidhje eventuale). Por kur i hyra kesaj pune, para rreth 40 vjeteve, vura re se mendimin filozofik helen kishte edhe nje problem tjeter, permasa e te cilit nuk ishte zgjidhur ne asnje forme. Gjetja ne menyre konkrete, dmth te shkruar, e ketij problemi (Zhane Hersh, “Habia filozofike”, Tirane ) me tregoi per rrugen e drejte kerkimore te asaj qe doja te zgjidhja. Kjo gje me coi ne perfundimin teorik se, PO, kishte “dicka” qe nuk ndryshonte ne te gjithe permasen absolute te ekzistences se Natyres dhe ky ishte nje raport qe e quajta Raporti Kohor-Hapsinor ose Teoria e Absolutizmit Analitik. Kjo me dha dore te arrija ne nje sere perfundimesh teorike qe vetem nje gje e vogel e ndante nga zgjidhja e problemit shqiptar. Dhe prej ketej zbulova aresyen perse Fridrih Hegel e kishte zbuluar Dialektiken ne boten e Njeriut dhe jo ne ate thjeshte materiale, dmth jashte saj. Kjo eshte e barabarte me zbulimin e aresyes te formimit te botes femerore nga vetvetja dhe te asaj mashkullores nga bota femnore duke kundershtuar qofte Biblen e qofte Kuranin ne kete drejtim. Fjala NENE rezultonte te ishte e barabarte, ne permbajtjen perfytyruese te njeriut, me ZOTIN; sepse fjala NENE nuk ishte fjale njerezore, – ajo ishte Hyjnore dhe ZOTI ishte cfaqur per here te pare ne Toke dhe perpara Njerezimit me qenien e NENES. Por kjo do te thote te permbyset kritika afetare dhe te kalohet nga kerkesa per te zbuluar raportin midis Njeriut dhe Fese (ne kete rast ky raport zhduket, pasi nuk mund te jete ekzistent më në nje raport analitik edhe realja edhe irealja) ne nje stad me te larte dhe konkret. Besoj se nuk ka gje me konkrete se procesi i lindjes dhe kritika afetare deri me sot pikerisht kete nuk ka zgjidhur sakte ne asnje element.

Dy ishin perfundimet kryesore te ketij raporti (nga dhjete te arritura):

AKoha e lindjes ishte ne raport te zhdrejte me shkallen e zhvillimit specifik te cdo produkti material-lendor-shoqeror; dmth Koha e Lindjes percaktonte shpejtesine e zhvillimit specifik dhe kjo kerkonte permbysjen e asaj qe ne kujtojme se dime sakte. A nuk do te thote kjo se ky raport eshte zgjidhesi i unitetit te Materies dhe materializmi filozofik i shek. te XIX ishte teper larg ketij formulimi?

B – Baza teorike e zhvillimit te cdo produkti material-lendor-shoqeror ishte Shpejtesia e Zhvillimit Specifik (vetem shpejtesia e lidh kohen me hapsiren) dhe mbi kete baze rezultonte qe strukturat materiale-lendore-shoqerore me shpejtesi te vogel nuk mund t’i imponoheshin dot atyre me shpejtesi me te madhe ne menyre te domosdoshme (e thene me ndryshe forma me e ulet nuk mund te ndikoje domosdoshmerisht mbi formen me te larte). Ne kete menyre cdo forme shpejtesie nuk mund te kishte ndikim te njeanshem mbi kohen dhe kjo kerkonte medoemos permbysjen e pretendimit ajnshtajnian mbi ndryshimin e kohes ne objektin qe leviz (kjo e fundit eshte thjeshte nje menyre e gabuar interpretimi e kuptimit aristotelian mbi shkakun e levizjes).

Pas kesaj e pashe qe e kisha teper te lehte te zbuloje gjenezen historike te shqiptareve te sotem jashte cdo influence politike, por me e rendesishmja ishte zgjidhja e pikepyetjeve te problemit historik dhe kjo ka vlera per temen tone (problemi do te trajtohet me pak shpejtesi per efekt te vendit). Te gjitha keto nuk do te ishin te vlefshme ne qofte se nuk do te beja nje marreveshje me ata qe merren me Shkencen e Historise (gjithmone sipas kuptimit te derisotshem). Ajo qe quhet sot shkence e historise nuk eshte e tille per sa kohe qe merret per baze dokumenti. Keto te fundit jane te vlefshme vetem ne aspektin politik dhe sherbejne per te justifikuar veprimin e politikes mbi Historine. Shkenca Materialiste e Historise ndryshonte kryekeput nga ajo qe konsiderohet shkence e historise edhe vetem per kete fakt, pasi baza teorike e argumentimit ishte gjendja shoqerore qe e permblidhte vetem per nje rast ndikimin e politikes mbi Historine. Kjo do te thoshte qe duheshin zbuluar nje pafundesi ekuacionesh mbi menyren se si kishin lindur idete fetare, juridike, politike, letrare, shkencore, artistike dhe kushtezimin qe ato kishin me gjendjen ekonomike te Shoqerise Njerezore (problemi eshte jashtezakonisht me i komplikuar se rasti i shkencave te Natyres jo Njerezore). Ne te vertete historianet e mbare Njerezimit bejne nje spekullim te vogel kur i atribuajne dokumentit superrelativa fundore. Ka dy aresye qe nuk mund te pranohet dokumenti si argument bindes dhe fundor, e kjo per shkak te moralit individual te perdoruesit. Se pari, per shkak te mosperdorimit te te gjithe arsenalit dokumentar (te pakten kete rast e kemi shume te fresket ketu ne Shqiperi ku autorja Belina Budini ne punimi e saj: “Tri kohe te Shqiperise ne Time 1923-2013”, Tirane 2014, merr ne konsiderate vetem ate material qe i leverdis asaj; se dyti, per shkak te interpretimit te dokumentit ne menyre individuale per shume e shume aresye (kam parasysh librin e Ana Lalaj: “Dosjet e luftes”, Tirane 2014).

E gjitha kjo qe do te zberthej ne vazhdim ka ne themel nje postulat: – Padija nuk eshte argument. Kjo nuk eshte e vlefshme per kete rast, sepse nuk do ta perdor ne asnje menyre te vetme, por per kritiket dhe perdoruesit e materializmit filozofik mbi te cilet bie akuza e manipulimit te FAKTEVE dhe paraqitja si te vlefshme per aktin e kryer (me kete rast kam parasysh librin e Prof. Dr. Hulusi Hako: “Feja ne sociologji”, Tirane 2014; liber i cili eshte tej mases larg realitetit historik te perjetuar nga shqiptaret, por dhe teper larg bazave te materializmit historik. Autori ka ecur ne gjurmet e materializmit bolshevik duke e paraqitur, kete te fundit, si nje te vertete absolute).

Eshte pranuar qe rendi e pare shoqeror ne Historine e Njerezimit eshte rendi i Komunes Primitive ku Njeriu dhe Kafsha jane te barabarte. Por nuk eshte percaktuar akoma se kur fillon e mbaron ky rend i pare dhe ketu fillon loja me mendimin filozofik materialist te shek. te XIX-te. Perdoret termi PUNE, por nuk eshte diferencuar veprimtaria e Bletes nga ajo e Krijeses Njerezore ne agimet me te para te tij. Mos valle Bleta e sotme ka qene me inteligjente se Njeriu i asaj kohe (termi prodhim qe e diferencon nga termi mbledh (teza e Engelsit tek Dialektika e Natyres) ne kete rast eshte i pavlefshem)? Atehere, cfare e diferencon Krijesen Njerezore ne agimin me te pare te tij nga Bleta? Eshte pika ku eshte spekulluar ne menyren me te ndyre e te poshter dhe shqiptaret e sotem jane viktima pikerisht te padijes. Shume shpejt shqiptaret do te kuptojne se jane te paditur ne raport me gjysherit e tyre jo per faj individual, por per efekt te atij arsimimi antishqiptar, qe i ngrene lavde te pamerituara, duke perjashtuar mendimin inxhinjero-teknik.

Problemi veshtiresohet dicka me teper po te kihet parasysh postulati marksist mbi percaktimin e ndergjegjes nga qenia shoqerore. Ky postulat fut ne ngaterrese boten ekonomike me ate historike pasi eshte konstatuar me kohe qe qenia shoqerore nen organizimin komunar rezulton te kete dy ndergjegje fetare: kultet pagane dhe politeizmin (ne fakt kam konstatuar se jane munduar t’i perbashkojne ne nje forme te vetme dhe prej ketej te nxjerrin pozitivitetin e fese; – psh: Emile Durkheim, “Format elementare te jetes fetare”, f. 54; Henri Bergson, “Burimet e moralit dhe fese”, f. 82-165). Ky interpretim me coi shume shpejt ne dyshimin se analiza e rendeve shoqerore pergjate gjithe shek. te XIX-te nuk duhet te ishte e sakte dhe e plote. Aresyeja e mos zbulimit te menyres se lindjes te ideve fetare shume shpejt do te behej aresyeja perse kishte deshtuar dhe keqintepretuar materializmi i shek. te XIX-te (kam parasysh edhe librin e Bertrand Rusell: “Perse nuk jam i krishtere”, Tirane 2008). Kjo gje me pat detyruar qe pas formulimit te Raportit Kohor-Hapsinor (1977) t’i hyja nje pune dhe te zbuloja aresyet perse kishin lindur Idete Fetare ne Historine e Njerezimit. Ne kete drejtim gjeja e pare qe vura re ishte mungesa e respektit qe karakterizonte intelektualin historik per veprimtarine e Njerezimit. Intelektuali dhe studiuesi mund ta urrenin Fene per aresye personale, por per cdo shqiptar Feja dhe Atdheu ishin Nje (shqiptaret nuk e kane kuptuar akoma perse ne kete duet Feja eshte e para dhe Atdheu i dyti) dhe ne kete menyre kerkohej zbulimi i asaj qe ishte fshehur prej se paku 2000 vjetesh dhe per aresye politike. Ne kete menyre lindi ekuacioni evolutiv:

ZOTI Idete Fetare Institucionet Fetare

pa pasur absolutisht asnje lidhje midis elementeve te tij (vetem fakti e ekzistences kohore te gjitheseicilit element pa nevojen e tjetrit eshte argumenti suplementar i mungeses se lidhjes midis tyre). Cfare tregonte kjo? ZOTI krijoi Njerezimin, por Njeriu krijoi Fene dhe me kete merr fund tendenca filozofike per te krijuar nje rryme te re filozofike nen emrin e ateizmit shkencor. Problemi eshte tej mases i thjeshte, por POLITIKA, duke futur hundet atje ku nuk i takonte, i ngaterroi problemet me qellim duke ndryshuar permasat. Kritika afetare nen emrin e ateizmit rezulton te jete nje perralle dhe nuk ekziston me. Analiza e te gjithe ketij procesi me coi ne zbulimet e meposhtme (te jeni te sigurte qe asnjeri nuk mund te argumentoje me FAKTE te kunderten e kesaj; ja perse eshte i domosdoshem postulati mbi padijen):

1 – ZOTI eshte krijuesi i Njeriut (edhe vetem fakti qe te kunderten e saj nuk mund ta zbuloje dot kerkush eshte, ndoshta, i dyti argument i pranimit edhe pse te kunderten e kesaj nuk mund ta vertetoje dot kerkush. Por ka nje pike dhe nje moment ku njohja njerezore hesht perfundimisht dhe eshte e detyruar te fuse ne perdorim termin pamundesi njohje duke i dhene fund cdo gjeje), por qe karakterizohet nga keto dukuri: I Panjohshem, I Pafundem, I Perjetshem, Krijuesi i gjithshkafes. Per rrjedhoje ZOTI nuk eshte as i Pare dhe as Nje, sepse ne te kundert duhej konsideruar numer. Per materialistin ZOTI dhe NATYRA jane e njejta gje. Materialisti e shtron problemin e ekzistences se ZOTIT vetem ne nje aspekt: A ndikon mbi Njerezimin si bashkesi, apo mbi Individin si Njeri? Ne kete pike ndahet materialiset nga idealisti; zgjidhja eshte kjo: per materialistin: ZOTI ndikon vetem mbi Njerezimin dhe jo mbi individin. Me fjale te tjera ZOTI eshte ligji i Nenes sone Natyre. Ja perse brenda ketij kuadri pranimi i ekzistences se ZOTIT nuk mund te konsiderohet padituri dhe te vetequajturit ateiste ishin thjeshte genjeshtare dhe manipulatore politike; ata kerkojne te pervetesojne punen e tjetrit, pikerisht ate qe kishin realizuar per mijera vjet idete fetare dhe institucionet e tyre. Ky eshte akti me i pare kriminal i Politikes edhe pse kjo e fundit eshte produkti me karakterstik i dy te parave.

2 – Feja eshte veprimtaria e Shoqerise Njerezore qe tenton t’i afrohet gjithmone e me shume iluzionit te vet shpirteror: ZOTIT, por pa e arritur kurre ATE (ne te kunderten Njerezimi do te ishte i barabarte me TE). Por Feja ka kryer revolucionin me te madhe me Historine e NATYRES, jo te Njerezimit: Ka krijuar zbulueshem qellimin e ekzistences se Races Njerezore ne Toke qe lidhet me Besimin dhe Aresyen e te jetuarit dhe te ekzistences, dmth Njerezimi konsiderohet i tille vetem pasi te kete formuar idete fetare, ne te kunderten ai nuk duhet konsideruar i tille. Raporti midis Njeriut dhe Fese eshte i pavlefshem, pasi formula materialiste e problemit fetar eshte: Njeriu lind pa Fe, por vdes me Fe. Dhe ky eshte FAKTI universal dhe absolut i te gjithe racave dhe popujve te Njerezimit, pamvaresisht nga vendi dhe koha kur cfaqen ne Histori. Ky fat nuk i takon njeriut si individ dhe eshte kjo aresyeja perse ZOTI nuk ndikon mbi njeriun si individ. Por ky FAKT eshte parakaluar si inekzistent vetem per nje aresye te thjeshte: Njerezimi deri me sot nuk ka qene i afte te argumentoje aresyen perse lind Feja dhe si progreson ajo ne planin historik. Dmth mos dija eshte i vetmi argument i ekzistences se kritikes afetare dhe per kete eshte e pavlefshme ne planin filozofik.

3 – Institucioni fetar eshte organizimi shoqeror i produktit njerezor qe tenton te afroje Njerezimin me ZOTIN, por pa e realizuar kurre ate. Institucioni fetar eshte pergjegjes per krijimin e Civilizimit Boteror (kam parasysh permbajtjen e tij) per te gjithe koherat dhe per te gjitha rastet, pamvaresisht nga forma e cfaqjes. Raca Njerezore ne Toke dikur ka pasur nje udheheqes qe e ka drejtuar drejt te sotme dhe kjo nuk mund te anashkalohet nga deshirat e individit apo te politikes. Per rastin shqiptar Kleri Katolik Shqiptar ka qene udheheqesi shpirteror dhe material i tyre drejt Evropes pa asnje lloj komplikacioni social. Shikoni rastin e zhvillimit te Popullit Shqiptar pergjate shekujve XVI-XX dhe duhet te kuptoni perse politika nuk eshte e afte ta udheheqe ate drejt diellit te vet iluzor, sic paten vepruar Eterit e Shenjte te Kishes Katolike. Ne kete pike me eshte cfaqur kurioziteti: po Kadareja si e kishte argumentuar identitetin evropian te shqiptareve? Por me perpara eshte e domosdoshme t’u tregohet njerezve se cili ka qene roli i Institucioneve Fetare ne trinomin titullmbajtes dhe, me e pakta: a ka lidhje progresive.

Por te gjitha keto tregojne se nuk eshte Puna dhe te Folurit e artikulluar shkaktare te transformimit te atropomorfeve ne Njerez. Ne kete rast na rezulton se Puna dhe Besimi Fetar te jene shkaktaret e atij tranformimi dhe, ne saje te formes se Besimit Fetar dhe shkalles se zhvillimit te tij, te kemi dhe parametrat e shkalles se civilizimit te objektit social qe po analizojme.

Perfundimet e studimit mbi idete fetare ishin te shumta, por ne lidhje me qenien shoqerore, dmth me rendin shoqeror, roli i ideve fetare ishte percaktuesi themelor i faktit se: cdo rend shoqeror do te mbyllte syte me idete fetare duke prodhuar diellin iluzor fetar ne perputhje te plote, dmth absolute, me menyren e drejtimit te Shoqerise. Ishte kjo aresyeja e vetme qe conte ne zbulimin qe idete fetare lindin kudo ku kerkohet rritja e mireqenies, pasi menyra e organizimit shoqeror aktual nuk mund ta plotesonte me kete kusht. Pra Feja lind nga paaftesia e menyres se organizimit social per rritjen e mireqenies dhe detyrimisht kalohet nga puna materiale ne punen shpirterore duke mos e zgjidhur realisht kerkesen e kohes, por duke i dhene nje suport zhvillimi Shoqerise Njerezore nga nje stad me i ulet ne nje me te larte. Kjo eshte ajo qe nuk eshte kuptuar kurre nga materialistet e shek. te XIX-XX-te, qofte edhe jo ne Shqiperi.

Ishin institucionet fetare ato qe conin ne formimin e ekuacionit themelor te Races Njerezore ne Toke: Puna Prona Private Paraja dhe ishin pikerisht keto intitucione qe kishin shpikur POLITIKEN. E gjitha kjo i ishte mbajtur e fshehte Njerezimit dhe ishte rasti shqiptar qe conte ne zbulimin e kesaj te “panjohure” ne menyre te domosdoshme. Ajo qe kishte ndodhur me Popullin Shqiptar pergjate shekujve XVI-XX ishte nje perseritje pike per pike i asaj qe i kishte ndodhur Races se Bardhe pergjate mijevjecarit te II-te dhe te I-re Perpara Krishtit. Ne qofte se per rastin e pare kishim nje imponim politik, per rastin e dyte kishim nje vetezhvillim dhe kjo ishte harruar me dashje duke i fshehur Njerezimit thelbin e ekzistences.

Vetem pas kesaj ne na jepet mundesia te analizojme ekuacionin e mesiperm nga pikepamja kohoro-hapsinore, por edhe te zbulojme rendin social te pare dhe te dyte te Shoqerise Njerezore, menyren se si lindin dhe se si u zhduken nga Historia.

Duhet pranuar qe rendi i pare shoqeror eshte pavetedija e ekzistences dhe barazia e botes se ardheshme njerezore me boten zoologjike ne te gjithe permasen e vet. Une nuk e di se si mund te kete qene bota e Bleteve perpara dhjete milion vjeteve, te themi, por fillesa e Races Njerezore ne Toke duhet te kete qene shume here me primitive dhe e crregullt se bota e Bleteve sot dhe nuk ka asnje aresye qe studiuesi te gjeje qofte edhe vetem nje shkak te diferencimit njeri-kafshe apo insekt per ate kohe te sterlashte. Ne qofte se pranojme qe puna dhe te folurit e artikulluar (Engelsi) jane dy faktoret kryesore te kalimit te antropomorfeve ne njerez ne kete e marrim me mend, por te dy keto faktore jane reale ne nje faze te mevonshme te zhvillimit te Races Njerezore ne Toke dhe aspak ne fazen kalimtare brenda rendit te pare shoqeror (ketu Engelsi ka abstraguar nga FAKTI). Barazia e njeriut me kafshen ne fazen me te pare te ekzistences se Races Njerezore ne Toke eshte i vetmi argument qe Njeriu rrjedh nga antropomorfet, ne te kunderten lidhja nuk ekziston. E vetmja pike kohore dhe hapsinore qe Njeriu diferencohet nga kafsha eshte momenti i besimit fetar, por dhe momenti kur krijesa e gjalle i imponon vetes besimin per te jetuar dhe qellimin perse jeton. Eshte ky moment, dhe ka nje sterzgjatje kohore qindra-mijera vjecare, qe percakton ekzistencen e qenies njerezore ne Toke, por dhe ekzistencen e nje rendi shoqeror te barabarte me rendin e kafsheve per sa kohe qe nuk ekzistojne idete fetare (ekzistenca e punes ne kete rast eshte krejt e njellojte si per njeriun ashtu dhe per kafshen dhe insektin, dmth kane ekzistuar marredheniet me Natyren per hir te ekzistences biologjike dhe aspak per ato shoqerore). Deri ketu problemet merren me mend ne analogji me boten e kafsheve dhe e vetmja pike ku mund te kapet studiuesi per te percaktuar vazhdimesine e jetes njerezore eshte forma fetare, e cila ne kete rast ka percaktuar fundin e rendit te pare te Races Njerezore ne Toke. Ky rend eshte konsideruar si rendi i Komunes Primitive, por pa i percaktuar ne asnje rast aktin fundor te tij dhe ketu ka filluar spekullimi filozofik i te gjitha rrymave. Gjetja e llojit te formes fetare (kultet pagane) ne aktin me te fundit te Komunes Primitive eshte gjetja ne te njejten kohe e gjendjes shoqerore te bartesve te saj. A eshte i sakte apo i pasakte ky perfundim, ne fund te fundit e kemi gjetur nje mbeshtetje qe nuk eshte kundershtuar akoma edhe pse nuk pajtohem ne asnje pike me te. Gjitheshka fillon me Luis H. Morgan (1818-1881) dhe librin e tij “Shoqeria e lashte” ku sistemi periodik ne parahistorine e njerezimit u nda ne tri epoka kryesore: egersia, barbaria dhe qyteterimi ku dy te parat i interesonin me teper dhe kalimi per ne te treten. Engelsi eci ne keto gjurma (tek “Origjina e familjes, prones private dhe e shtetit”, f. 29) pa marre parasysh ekzistencen e dy ndergjegjeve fetare brenda ketij trinomi, diferencimin social midis racave dhe brenda nje race. Vini re se cfare ka shkruar Engelsi per kete rast:

“Deri tani ne mund te studionim proçesin e zhvillimit në mënyrë të përgjithshme, si një gjë që ka vlerë për të gjithë popujt e një periudhe të caktuar, pamvarësisht nga vëndi ku rrojnë këta popuj. Por me kalimin ne barbari ne kemi ardhur ne nje shkalle te tille, kur fillon te duket rendesia e ndryshimeve ne kushtet natyrore te dy kontinenteve te medha” (F.Engels, Origjina e familjes, e pronës private dhe e shtetit, f. 32-33).

Me kete pikepamje Engelsi ka dashur t’i shpetoje pozicionit te te paaftit kur vjen puna per te argumentuar diferencimet midis popujve brenda nje race dhe midis racave. Kushtet natyrore ne te dy kontinentet as qe kane te bejne me boten njerezore ne menyre direkte pasi problemet kane qene te paracaktuara qe ne fazen paraantropomorfe dhe e vetmja gje qe percakton argumentueshem diferencimet sociale brenda nje race dhe midis racave eshte Koha e lindjes se gjithseicilit.

Eshte pika ku bie ne sy gabimi ne mendimin filozofik helen dhe, prej ketej, ky gabim zgjatet e zgjatet pa fund duke mos ju pergjigjur pyetjes me te thjeshte: cfare i detyron popujt te diferencohen ne shkallet e zhvillimit social? Perse popujt me nje te kaluar te lavdishme sot ose jane zhdukur (pellazget, atlantet, inkasit, majat), ose heshtin per paaftesi zhvillimi (babilonasit, egjiptianet, helenet), ose nuk jane te afte qe te kene rilindje (si per rastin latino-italian)? Ne kete kontekst filozofik te Engelsit ka dy gabime, te cilat ndjekin te gjithe linjen filozofike te marksizmit edhe pse parimet metodike te tij jane krejtesisht te pranueshme. Se pari, nuk merret per baze faktori kohe ne lindje dhe zhvillimin e shoqerise njerezore (ky eshte nje gabim qe ndjek te gjithe linjen e Shkencave te Natyres); se dyti, nuk merret per baze bota e relacioneve qysh ne ato kohera te sterlashta mbi cbaze ndodh Tjetersimi i Historise se Njerezimit (ne fakt ne “Parimet e Komunizmit” (F. Engels, Tirane 1972), kjo merret per baze (pyetja-pergjigje nr. 15) si ngjarje, por pa u pergjithesuar ne te gjithe kontekstin analitik duke mos nxjerre dot ne pah boten e relacioneve si te vetmen dukuri shoqerore qe ka percaktuar te sotmen sociale te Bote. Bota e relacioneve, me te gjithe ekuacionet prezente, eshte pergjegjese per gjitheshka te ndodhur ne Toke, persa i perket Botes Njerezore, qe ndodh aktualisht dhe do te ndodhe ne te ardhmen. Gjetja e ketyre ekuacioneve perben detyren e ardhshme te shkences se Njerezimit, por dhe te panjohuren e madhe qe shoqeron shkencat sociale).

Ne kete menyre ne vetem mund te marrim me mend se permasa e relacioneve Njeri – Natyre (Puna) percakton dinamiken e ardhshme te Njeriut ne Toke, por kjo do te thote qe Njeriu ka lindur ne kohera dhe vende te ndryshme me permasa qe variojne ne disa miliona vjet duke perfshire dinamiken edhe brenda nje race (ne fakt me kete menyre te te kuptuarit te Historise se Njerezimit ne kemi permbysur te gjithe perfytyrimin qe kemi pasur deri me sot per rrugezhvillimin e Shoqerise Njerezore ne nivel globalist). Pranimi i ketyre variacioneve tregon se detyra historike e Njeriut eshte shume me e madhe se sa e perfytyrojme deri me sot, por ajo na jep ne dore armen per te shpjeguar jo vetem aresyet e diferencimit te racave, popujve dhe kombeve, por dhe menyren historike se si jane perbashkuar pa krijuar konflikte ne te kaluaren dhe perse sot Njerezimi ndodhet perpara nje rruge konfliktuale. Kjo do te thote qe faktori PUNE eshte i varur si madhesi pikerisht nga koha dhe vendi ku jane formuar njerezit duke formuar pikerisht dinamiken e zhvillimit social te Njeriut ane e kend Globit dhe kete na e jep sakte pikerisht analiza e ideve fetare, qofte edhe ne nje vend te vetem te Globit. Ne pamje te pare duket si nje loder e rendomte midis Njeriut dhe Natyres, por ne fakt kemi zbuluar shenjen dalluese te Racave, Popuve dhe Kombeve te ardhshem jashte konceptit racor. Fjala behet per shpejtesine e zhvillimit social si i vetmi parameter dallues i subjekteve te mesiperme. Eshte kjo shpejtesi qe varet nga koha e lindjes dhe percakton masen e relacioneve te Njeriut me Natyren, dmth masen e Punes. Raporti kohor-hapsinor na meson se popujt e lindur me heret, pamvaresisht nga vendi, e kane kete shpejtesi me permase te vogel ne raport me ato popuj qe jane cfaqur ne Histori me vone, cka do te thote se relacionet me Natyren kane qene shume me te vogla tek popujt e lashte dhe shkakun perse jane te prapambetur edhe sot, ne qofte se kane qene te afte t’i mbijetojne stuhive sociale (shqiptaret).

Ne funksion te shqiptareve dhe paraardhesve te tyre dinamika e kesaj mbijetese fsheh nje nder deduksionet me te medha te raportit kohor-hapsinor: pamundesine per t’u relatuar kur shpejtesite e zhvillimit jane ne ekstrem. Keshtu qe merita nuk qendron ne menyre te drejteperdrejte tek banoret autoktone te gadishullit, por tek paaftesia e relatorit per te ndryshuar permasen e autoktonise. Vetem Pellazget kane pas mundesi te ndryshojne autoktonine, vetem se kjo u kushtoi atyre nje prapambetje 2000 vjecare ne raport me gjenezen e tyre (po te krahasohet Epi i Gilgameshit me Stelen e Lemnos). Ne saje te atij procesi gjigand te tjetersimit te historise, autoktonet e gadishullit kane parakaluar pjesen me rendesishme te rendit te dyte ne Historine e Njerezimit (rendi Fisnor) dhe paraqiten te vetedijshem perpara Historise ne rendin e trete shoqeror nen imponimin politik te Perandorise Romake. Eshte nje parakalim me pasoja teper te medha ne dinamiken sociale te vendasve deri ne ate mase sa duken here si shtet skllavopronar, here si principata feudale mesjetare te hershme, here si pashalleqe feudale te vona dhe here si nje shtet kapitalist, por kurdohere nuk u shkeputen dot nga tabani i tyre autokton duke e “ruajtur” shpejtesine e zhvillimit social si te vetmin dokument absolut te prejardhjes gjenetike nga nje bote e sterlashte qe Evropa e zhvilluar nuk e kishte njohur kurre, qofte dhe teorikisht.

Marrja ne konsiderate e Punes, si faktor kryesor ne diferencimin e ardhshem te Botes Njerezore, nuk do te kishte asnje vlere ne qofte se nuk do te pranonim faktorin Fe ne fundin e te gjithe procesit te zhvillimit te Njeriut perpara se te behej ndarja e punes. Eshte pika qe ndan dy rende shoqerore cilesisht nga njeri-tjetri jashte kontekstit shteteror, ku faktori Pune ka percaktuar dinamiken e vete rendit te dyte. Rendesia e ketij fakti qendron ne kohen e cfaqjes se Fese per here te pare nder popujt e lashte. Postulati: – paraardhesit me te pare te shqiptareve jane krijuesit e Perendive dhe pastaj Perendia krijoi Njerezimin; – nuk eshte pa domethenie pikerisht ne moshen e sterlashte te tyre, por dhe ne prapambetjen sociale me permasa te tejskajshme. Ekzistenca e Kulteve Pagane deri ne shek. e XX-te, krahas monoteizmave historike, pa pasur ne asnje rast politeizem, na jep ne dore nje arme shume te forte per te percaktuar moshen absolute te shqiptareve dhe arsyen e prapambetjes mitologjike te tyre sot. E njejta gje duhet thene per familjen autoktone patriarkale deri ne shek. e XX-te, te Drejten Zakonore te Pashkruar e pranishme deri ne mesin e shek. te XX-te, Pronen fisnore akoma mbizoteruese ne shoqerine shqiptare e shume e shume qeliza sociale primitive qe vazhdojne te vegjetojne ne brendesi te shoqerise shqiptare dhe, me e rendesishmja, tendenca per t’i ruajtur ato ne te gjithe kontekstin e tyre primitiv ne perputhje me shpejtesine e zhvillimit social. Te pakten ekuacioni historik sipas KOHES: Statutet e Qytetit Kanuni i Lek Dukagjinit grup kanunet Diber – Lure – Laberi   na e jep te drejten te akuzojme vendasit autoktone si bartes te nje shpejtesie zhvillimi social qe nuk e ka kapercyer asnjehere limitin qe i ka paracaktuar Nena jone Natyre. Deri kur? Eshte pikerisht bota e relacioneve qe e prish kete finicion duke realizuar ndikimin e Njeriut natyror mbi Natyren e njeriut. Por kur? Ne fakt ekuacioni i mesiperm me baze juridike nuk ka gjasa te kete ekzistuar ndonjehere ne Toke, por per rastin shqiptar ai eshte prezent duke treguar se ne boten parashqiptare dhe shqiptare ka ndodhur “dicka” qe ka perbashkuar gjenezen autoktone te shqiptareve dhe imponimin politik 2500 vjecar duke mesatarizuar zhvillimin social te tyre. Por ky FAKT e permbys te gjithe perfytyrimin qe kemi pasur mbi zhvillimin e Shoqerise Njerezore, te pakten ne keto 400 vjete e fundit. Mendimi Filozofik Boteror ne kete drejtim dhe ne kete fushe ka ecur ne menyre instiktive dhe te perafert pergjate gjithe kesaj kohe dhe krijimi i shkencave sociale eshte nje akt manipulimi qe nuk mund te perfshihet ne shkencat Njerezore (kjo gje coi ne shpikjen e termit: shkenca te sakta per ato te Natyres per te vecuar nga shkencat sociale, qe konsiderohen te peraferta).

Me pak fjale vendi ku jetojne sot shqiptaret duhet konsideruar si vendi me mikprites i Races Njerezore ne kontinentin Evropian dhe koha e cfaqjes se tyre duhet t’i kaloje vlerat milionavjecare. Lidhja e punes me idete fetare me te para ka vlera vetem per te percaktuar pozicionin e rendit te pare shoqeror dhe kohen kur u cfaq domosdoshmeria e ndarjes se punes, ku kjo e fundit ka ndodhur shume kohe pas lindjes se kulteve pagane. Ne menyre te permbledhur Puna dhe Feja perbejne dy kushtet me te rendesishme te evoluimit te Shoqerise Njerezore drejt rendit te dyte shoqeror, qe dallohet nga rendi i pare jo vetem pse permban ndarjen e punes, por, kryesisht, pse permban idete fetare dhe kjo perben esencen e ekzistences se Races Njerezore ne raport me kopete e qenieve te gjalla perpara se te behej ndarja e punes. Dhe kjo gje nuk eshte thene kurre, te pakten ne Shqiperi.

Rendi i dyte shoqeror pa asnje diskutim eshte rendi me i rendesishem i Races Njerezore ne Toke dhe percaktuesi i te ardhmes se Njerezimit. Pikerisht ky rend eshte anashkaluar dhe paraqitur si pjese e rendit te Komunes Primitive nen termat e barbarise (ekzistenca e dy formave fetare pergjate rendit komunar (nje ne fillim e njeri ne fund) na jep te drejten e ndarjes ne dy pjese ne funksion te cilesise se marredhenieve te njeriut me natyren). Ne funksion te kesaj ideje domosdoshmeria e rendeve shoqerore nuk qendron tek sasia e tyre (teza e Marksit                          tek Kapitali Libri I, vëll. I, f. 20, Tirane 1968), por pikerisht tek rendi i dyte ku spikat ekzistenca e ideve fetare dhe ndarja e punes. Pa dy keto veprimtari sociale duhet harruar progresi social ne Racen Njerezore ne Toke dhe vete ekzistenca e saj. Ne qofte se eshte pranuar Puna si faktor i tranformimit te antropomorfit ne njeri, kjo e fundit nuk mund te merret per baze jashte ndarjes se saj ku ekzistenca e Fese eshte e padiskutueshme. Ne kete rast nuk ka rendesi cfare mendoj apo se cfare me pelqen mua si individ; studiuesi ne kete rast gjendet perpara nje FAKTI qe nuk mund te anashkalohet per efekt te ndergjegjes se tij. Lidhja e Njeriut me Natyren, me ane te punes, merr vlera efektive vetem kur bashkeshoqerohet me idete fetare, pasi ne te kunderten ai eshte ose Milingone, ose Blete. Por duhet nenvizuar fakti qe ne kete rend te dyte shoqeror PUNA ne asnje rast nuk ka shkuar dem dhe kesaj i duhet dedikuar te gjitha ato mrekulli qe sot kerkojne t’ja faturojne enigmes. Nuk ka asgje te panjohur, por uniteti NJERI – PUNE – FE ndodhet ne fazen e vet me produktive dhe kete rend shoqeror kane fantazuar utopistet franceze dhe ekonomistet britanike kur nisen rrugen e analizave historike.

Deri ne kete faze te analizes se veprimtarise njerezore ne dallojme vetem dy veprimtari te qelizave sociale: Punen dhe Fene. Ekuacioni titullmbajtes sapo eshte formuar ne elementin me te pare te tij dhe asnjehere nuk eshte thene qe ajo, PUNA, nuk ekziston pa FENE. Spekullimi materialist pikerisht ne kete ekuacion dhe ne kete stad te zhvillimit te tij eshte nderfutur duke i fshehur Njerezimit thelbin e ekzistences se tij, dhe ne kete rast shpiku ateizmin (ky i fundit nuk eshte shprehje e asnje rryme filozofike, aq me teper nuk eshte as shkencor, por ateizmi eshte shprehja me e keqe e karakterit te njeriut kundra civilimit dhe vetvetes). Materializmi i shek. te XIX-te duke mos zgjidhur problemin e shkakut te lindjes se ideve fetare e humbi shansin per te zbuluar rendin me te rendesishem dhe te domosdoshem te Races Njerezore ne Toke, jetegjatesine materiale te tij dhe cfare detyre kishte rendi ne fjale (ai i dha rendesi nje faze te caktuar te shtetit ne nje pike te globit duke e pergjithesuar per te gjithe koherat dhe te gjitha vendet). Njeriu akoma nuk e ka marre vesh se cdo gje te mire apo te keqe qe disponon sot e ka dhurate pikerisht nga ai rend shoqeror dhe eshte ky rend pergjegjesi i lindjes se Civilizmit Boteror ne te gjitha shkallet e zhvillimit te tij. Por ky rend shoqeror ka pasur disa karakteristika, qe sot nuk ekzistojne, duke u trasnformuar nga forma me e thjeshte ne ato qe Ne i njohim sot. Dmth ekuacioni titullmbajtes vetem elementin e pare e ka te krijuar ne kete rend shoqeror, ndersa te tjeret ndodhen ne forma embrionale dhe te lindura ne kete rend shoqeror. Keshtu ne kete rend gjysemkomunar formohet prona e grupit deri ne formen e prones fisnore, qe me vone kalon ne prone private; per here te pare perdoret kembimi mall-mall, qe me vone kalon ne kembimin me para; per here te pare aplikohen format e konfrontimit me veglat e punes, qe me vone transformohen ne arme. Te gjitha keto qeliza perpara se te transformohen jane te paralelizuara me kultet fetare pagane dhe me mijera vjet kane pasur zhvillimin e vet sasior (format fetare pagane kalojne nga forma bimore ne ate animale duke e mbyllur me formen kozmike dhe prej kesaj faze kalojne ne politeizem). Por ky rend shoqeror njeh edhe nje vecori tjeter: kur riprodhimi biologjik e kalonte permasen e prones se grupit domosdoshmerisht, atehere fillonte cvendosja njerezore drejt hapsirave te reja pa pronare ose te banuara nga krijesa njerezore qe akoma nuk e kishin arritur ate shkalle zhvillimi qe te impononte krijimi i pronesise se grupit. Ky eshte rasti i perplasjes se banoreve autoktone te gadishullit Ballkanik me pellazget e ardhur (ne kete perplasje nuk ka pasur konfrontim luftarak per shkak te ndryshimit te madh te shpejtesive te zhvillimit dhe nivelit teper te ulet social te vendasve. Vendasit ndodheshin prane ndryshimeve cilesore te marredhenieve Njeri-Natyre, dmth akoma nuk e kishin realizuar ndarjen e punes, ndersa te ardhurit e kishin parakaluar me kohe kete ndarje dhe, shume kohe pas ardhjes ne gadishull, kerkuan formen e re fetare duke tentuar kalimin ne nje stad me te larte. Ne kete menyre kaluan nga Kultet Pagane ne Politeizmin klasik me qender ne Dodonen Pellazgjike (kjo kohe pak a shume perkon pak perpara Luftes se Trojes (disa shekuj) me qene se ne ate kohe, sipas Homerit tek “Odiseja”, mund te dallojme edhe gjurmet e Kulteve te Diellit Pellazgjik). Eshte pika e pare dhe me e rendesishme qe diferencon boten autoktone nga bota pellazgjike, por dhe aresyet perse gadishulli Ilirik perpara 3000-2000 vjeteve duket me zhvillim social potencial dhe te lavderueshem. Studiuesit e sotem kur i dedikojne ilireve krijimin e qytet-shteteve, keshtjellava, apo nje stad te larte zhvillimi, nuk e kuptojne se u grabisin pellazgeve lavdine historike te cilen iliret nuk mund ta kene pasur ne asnje rast dhe ne asnje kohe. Do te ishte mire qe studiuesit ne kete rast te zbulonin aresyet perse politeizmi pellazg nuk u muar nga vendasit autoktone, por ai u be qendra ardhshme e mendimit filozofik helen. Studiuesi Oliver Jens Schmitt pikerisht kete nuk ka kuptuar dot kur perjashton mendesine e prejardhjes ilire te shqiptareve te sotem. Madheshtia e botes ilire, sipas pretendimeve te tij, eshte e rreme; ajo nuk u takon ilireve , por pellazgeve dhe ketu qendron manipulimi i Historise.

Lindja e politeizmit fetar pellazg shenon fillimin e nje epoke qe do te linte pa mend Njerezimin me produktin e vet shoqeror, por qe gjithsesi nuk e kaperceu dot elementin e pare te ekuacionit titullmbajtes. Kesaj faze duhet t’i perkase dhe lindja e te drejtes zakonore te pashkruar nder qytete dhe krahina me shtritshmeri kohore disa shekullore. Eshte periudha me e afert dhe percaktuese e periudhes kur lindin shkrimet e para, shkollat, kultura teorike, filozofia e shkruar dhe i gjithe civilizimi i mevonshem helen. Nuk eshte e rastit qe Homeri gjendet shume me vone se Lufta e Trojes, por me perpara se te formoheshin qytet-shtetet helene. Ky rast na sherben per te zbuluar rregullin ligjor te lindjes te te gjithe elementeve te mesiperm dhe kjo u duhet dedikuar prifterinjve politeiste, dmth Institutit te Klerikeve Fetare. Dmth kemi ekzistencen e shkrimit, shkollave, kultures teorike, civilizimin, por prona private nuk ekziston ne thelbin e saj. Ne kete pike na cfaqet panorama e shtrember e asaj qe na kane mesuar neper shkollat tona duke e paraqitur pronen private si epiqendren e zhvillimit. Praktika e Njerezimit ben fjale per nje menyre tjeter zhvillimi qe i ka paraprire formimit dhe zhvillimit te prones private te mevonshme pa na e thene ne asnje rast se kush ishin autoret e lindjes se prones fisnore apo te grupit. Pikerisht kete gje ne e gjejme tek paraardhesit e shqiptareve para 1000 – 1300 vjet; ate qe banoret autoktone nuk e kishin krijuar ne menyre drejtevizore nga prifterinjte politeist, e krijuan me ane te prifterinjve monoteiste shume-shume me shpejt se sa u ja lejonte dinamika e tyre autoktone. Eshte kjo aresyeja perse forma me e pare e pronesise mbi token cfaqet ne objektet fetare monoteiste qe ne shek. e VII-te ne Kishat e Veriut dhe ne shek. X-te ne Kishat e Jugut (flas gjithmone sipas kufijve te sotem shteteror). Eshte e vetmja pronesi private e dokumentuar ne trojet shqiptare qe ne ato kohera duke na treguar bashkejetesen e formave te pronesise ne ekstremet e zhvillimit te vet (pronen fisnore dhe pronen private), por dhe menyren se si eshte formuar prona private mbi token ne trojet e banuara nga shqiptaret e sotem.

Problemi ka si argument vertetues dy degezime, qe plotesojne njera-tjetren: a) shtritshmerine e institucioneve fetare monoteiste; b) shtritshmerine dhe llojin e rendit etnojuridik. Jashte ketyre dy argumentave eshte e pamundur qe te gjejme gjurme te pronesise nder shqiptare, te pakten deri para 1468-es. Kjo te mos merret si nje arbitraritet imponues, pasi rasti shqiptar eshte i afte ta ridimensionoje teorine e lindjes se prones private ne nivel boteror per te gjitha koherat (ndryshimi qendron vetem ne llojin fillestar te institucioneve fetare).

Procesi i lindjes se prones private nder parashqiptare e shqiptare eshte i lidhur edhe me nje dukuri imponuese te pavarur nga banoret autoktone. “Nga fundi i shekullit te VI dhe fillimi i shekullit VII nga veriu depertuan fise te popujve sllave: bullgaret, serbet dhe kroatet, qe per nje kohe te shkurter pushtuan pothuaj tere Ilirine perkatesisht territoret ne mes Draves, Moraves dhe Vardarit duke dale deri ne brigjet e detit Adriatik56 (Ilirucum Sacrum, 10, Burime dhe Dokumenta, f. 40, Tirane 2007). Shtrirja e popujve sllave ne gadishull pat hasur perfundimin e fenomenit te kristianizimit te Ilirise nga pozicioni autokton pagan. Ky kristianizem “u nis padyshim nga dy qendra, te cilat njekohesisht ishin edhe dy kryeqendra te provincave Dalmaci dhe Epir qe ishin edhe pikenisje te rrugeve ushtarake nga Salona dhe Dyrrahioni. Pervec Dyrrahionit si seli ipeshkvore primare (deri ne vitin 602) ne Shqiperi duhet te konsiderohen edhe Doklea, Sarda, Skodra, Lissus, Skampa, Amantia, Apollonia, Bylis, Aulona dhe me sa duket edhe Ulcinium, ipeshkinjte e te cilave permenden shpeshhere gjate shek. III-V. Pushteti metropolitan ne mijevjecarin e pare shkoi pikerisht sipas spostimeve politike” (Dr. Milan fon Shuflai, Situata te Kishes ne Shqiperine paraturke, f. 28, Shkoder 2013). Kjo gje solli te domosdoshme formalizimin statutor juridik ne qytetet shqiptare te Adriatikut Lindor. Sipas te njejtit autor qe ne shek. VIII ne Dalmaci, ne Italine e Jugut dhe ne token e Durresit dobesohet autoriteti juridik i Bizantit. Autonomite qytetare krijonin nje formesim te ri shteteror duke i dhene fuqine paresore kryenepunesit te komunes qytetare (Rezana Konomi (Perolla), Nga Statutet tek Kanunet, f. 202, Tirane 2013). Ne kete menyre ne Veriun e sotem te Shqiperise ne gjejme pranine e pronave te tokes vetem nen juridiksionin Fetar dhe te atyre qytetare, bartes te Statuteve.

Kur analizojme shekujt e kaluar nder parashqiptare e shqiptare problemi veshtiresohet jashte mase pasi te gjithe komentet historik parakalojne gjendjen sociale te vendasve autoktone dhe marrin per baze imponimin politik mbi keta vendas dhe ne kete menyre fshehin gjendjen reale historike te tyre. Si pasoje shek. X-te, “duke bere realitet sjelljen ne kohe te se shkuares, nguliti, njekohesisht, edhe pozitat dhe funksionin e kesaj te shkuare ne arsimin e Bizantit. Eshte epoka e enciklopedizmit, qe lidhet me emrin e perandorit Konstandin te VII-te Porfirogjenetit (913-959)11, si frymezues dhe shprehes kryesor te humaizmit te hershem ne bizant, si dhe referuesit te enciklopedizmit12 (Katerungjilleshi i dekoruar i Korces, f. 17, Athine 2012), nuk tregon ne asnje rast shkallen e zhvillimit te banoreve vendas. Zhvillimi i Perandorise Bizantine as qe ka lidhje, qofte dhe vetem formale, me boten autoktone dhe ndikimi i saj eshte i padukshem po te mos kemi Kodiket e Korces si deshmitare te asaj qe ka ndodhur ne te kaluaren. “Kodiku me nr 93 qe ndodhet sot ne Arkivin Qendror Shteteror te Tiranes ne Shqiperi eshte nje nga 100 doreshkrimet bizantine dhe pasbizantine qe u rizbuluan nga mosdukja pas ndryshimit te regjimit ne kete vend. Behet fjale per kodikun e doreshkruar te shekullit X, me permasa 153 x 120 mm, shkruar ne 308 flete pergamene te holle me gnjyre te bardhe dhe qe permban tekstin e kater Ungjijve, shoqeruar nga po kaq miniatura” (po aty, f. 11).

Ne kete menyre ne gjejme nder parashqiptare ekzistencen e prones private mbi token, por qe eshte eleminuar me shkaterrimin e qyteteve statutmbajtes. Ky fakt na con ne nje kerkese pyetsore: a perputhet shkalla e zhvillimit te shqiptareve me imponimin politik te aplikuar? Kjo eshte pika me e erret ne historiografine e Kombit Shqiptar sot pasi mbulon pikerisht perputhjen e botes ilire me boten arberore dhe ate shqiptare. Tentativa per te anashkaluar kete pike te erret me ane te gjetjeve arkeologjike te epokes skllavopronare heleno-romake te tjetersuara si ilire dhe perbashkimin e tyre me gjetjet mesjetare te hershme (Koman) si nje vazhdimesi kulturore eshte deshtimi tipik i historiografise enveriste qe ka mundur te mbijetoje pertej 1991-shit. Ekuacioni thelbesor i zhvillimit te Shoqerise Njerezore: Puna Prona Private Paraja nuk gjen zbatim pikerisht ne kete lidhje te pretenduar si historike duke e rrezuar pretendimin qe kultura materiale e gjetur (shek IV Para Kri. – shek X Pas Kri.) eshte e afte te vertetoje unitetin e fazave historike (ilir-arber-shqiptar). Keto ne rastin me te mire argumentojne menyren e imponimit politik 1500 vjecat mbi kete trinom historik duke mos u perputhur dot me shkallen e zhvillimit social te tij.

E njejta dukuri eshte edhe per Parane, si forme te kompesimit te pronesise. Eshte e pamundur te kemi parane jashte pronesise private dhe brenda rendit fisnor. Gjithashtu eshte e pamundur te kemi parane dhe pas nje fare kohe, shoqeria bartese e saj, te permbaje elemente primitive te pronesise (pronen fisnore). Prona private dhe Paraja perbejne nje unitet hapsinor dhe koha e lindjes se tyre eshte e lidhur me formen e re te organizimit social qe formon dhe formen e trete te ketij organizimi ne historine e Njerezimit. Teorikisht Paraja duhet te jete e barasvlefshme me Pronen Private dhe, kjo e fundit, e barasvlefshme me shumen totale te Punes te kryer nga Njerezimi qe nga koha e lindjes se Shtetit. Ne te vertete ekuacioni titullmbajtes na e jep te drejten e ketij perfundimi, por kjo nuk perben nje vlere absolute dhe te sakte jo vetem per efekt te saktesise teper relative. Bota e relacioneve ndermjet popujve me shkalle te ndryshme zhvillimi e perjashton barasvleren ekuacionale duke sjelle ne skenen politike spekullimin ne fushen e ekonomise. Te pakten rasti shqiptar e justifikon te gjithe manipulimin qe behet ne emer te zhvillimit ekonomik te Kombit tone.

Ky manipulim, kryesisht, ka baze historike, pasi gjetjet e nje seri monedhash ne Durrahium, Lisus, Bylis, Orikum, Klos, Skutari e ne shume e shume vendbanime te vjetra eshte justifikuar si produkt autokton mbi cbaze eshte ngritur teoria e shteteve te vjetra ilire. Por asnjeri nga pretedentet e kesaj teorie nuk ka qene i afte te argumentoje menyren e pranise se qelizave primitive ne shoqerine pasilire te afert (arberit) dhe pasilire te larget (shqiptaret) te cilat jane rrjedhoja formuese te percaktimit hapsinor te parase. E thene me fjale te tjera shoqeria shqiptare deri ne shek. e XX-te permban qeliza shoqerore qe jane nena e Parase dhe shkaku i formimit te tyre. Atehere si shpjegohet kjo?

Ekuacioni titullmbajtes nuk gjen shpjegim ne shoqerine shqiptare dhe, rrjedhimisht, ose duhet te pranojme qe shqiptaret nuk rrjedhin nga iliret, ose duhet te pranojme qe ky ekuacion nuk eshte prezent ne shoqerine parashqiptare, por bota e relacioneve ka ndikuar ne zhvillimin e sforcuar te tij duke i dhene suport zhvillimi nje shoqerie qe nuk mund ta kishte nga pikepamja e zhvillimit autokton e vetme. Dmth shoqeria shqiptare e kishte nisur rrugezhvillimin ekuacional te vetvetes ne saje te botes se relacioneve ta pavullnetshme nga ana e saj dhe pikerisht kete rrugetim historik ndryshoi komunizmi enverist kur mori pushtetin me 1945. Eshte kjo aresyeja perse shkolla shqiptare pergjate epokes enveriste sajoi shtete ilire, shtetin arberor dhe shtetin kapitalist shqiptar; ne fakt kjo shkolle mbuloi krimin qe kishte realizuar mbi Popullin Shqiptar duke fsheur tjetersimin negativ te Historise se tij.

E thene me shkoqur format e parase te gjetura ne territorin ku banojne sot shqiptaret nuk jane produkte te drejteperdrejta te paraardhesve te tyre historike, por te relatoreve imponues te cilet i prodhuan per te grabitur Punen e vendasve autoktone pa ja arritur qellimit dhe per kete shkak u larguan nga ata. Kjo eshte aresyeja e vetme perse shqiptaret dhe paraardhesit e tyre i kane mbijetuar fortunave historike dhe sot paraqiten perpara Evropes me gjithe primitivizmin e tyre historik. Raportet e Punes me Pronen Private dhe Parane na e japin kete te drejte konstatuese dhe faktin qe shqiptaret e sotem duhet te kerkojne shume me teper nga relatat me Nenen tone Natyre perpara se te pretendojne nga Evropa.

Por nje analize e raportit te zhvillimit Evropian me zhvillimin imponues te Popullit Shqiptar sot tregon se popullata shqiptare eshte teper-teper larg Prones Private mbi mjetet e prodhimit (prona private kapitaliste) dhe e gjithe bashkejetesa midis Punes – Prones – Parase eshte vazhdimi historik i imponimit te politikave evropiane mbi popullaten shqiptare te tjetersuar prej me shume se 2500 vjetesh. Pikerisht ky ekuacion tripermasor duhet marre parasysh kur enderojme per Evropen e sotme, por dhe pamundesine socile per t’u perballur me te.

 

 

Tirane, 29 janar 2015