Monthly Archives: January 2015

82 – Perse u ribotua “Fitorja e hidhur”?


Produkti intelektual enverist akoma nuk e ka kuptuar se cdo prodhimtari ne fushen historike pas 1991-shit do t’i nenshtrohet sites kritike, pasi cdo veper perpara ketij viti ka qene, ne menyre absolute, pjese e manipulimit dhe indoktrinimit te Popullit Shqiptar. E me qene se pretendohet qe ne Shqiperi eshte nderruar rendi shoqeror me produktin intelektual enverist neper kembe dyshimi eshte ne shkallen me siperore per cdo krijmtari ne fushen e historise teorike e praktike. Por realisht kjo tregon se ne Shqiperi eshte kaluar nga forma me u larte e organizimit te shtetit klasor ne formen fillestare te tij. Pergjithesisht kjo mbahet e fshehte dhe nuk i tregohet Popullit Shqiptar. Vini se re cfare ka ndodhur e po ndodh me te dhenat statistikore te formimit te PKSh dhe si manipulohet historia ne kete rast.

Para njezet e me shume vjetesh pata marre nismen per te zbuluar autoret e vertete te partise komuniste shqiptare te drejtuar nga Enver Hoxha. Lexime e shumta ne kete drejtim per shume e shume vjet ma lehtesuan punen dhe brenda kater vjeteve (1992-1996) e mbarova. Une e konsideroj historine e PKSh si historine me te rendesishme pergjate shekullit te XX-te, por dhe ate qe shqiptaret nuk e dine pothuajse ne asnje element. Perfundimet ishin me te vertete shume sensacionale dhe pikepyetja me e pare qe me lindi ne ate kohe ishte: a e kishin lexuar me te vertete shqiptaret korpusin prej 71 vellimesh te Enver Hoxhes, apo thjeshte e kishin shfletuar? E them kete pasi ne kete korpus gjendet nje histori krejt tjeter per tjeter nga ajo qe kisha bere une dhe gjithe shqiptaret ne arsimin e detyrueshem (une e kam bere tre here kete liber ne tre shkalle te arsimimit).

Po t’i shtosh ketyre veprave dhe materialin paralel te gjendur ane e kend gjithe Shqiperise kisha zbuluar:

1 – Ne Shqiperi nuk kishin ekzistuar grupet komuniste, por kishte ekzistuar partia komuniste e Shkodres me dege ne te gjithe Shqiperine me kryetar Zef Malen. Por manipulatoret e historise se Kombit Shqiptar e kishin shtremberuar kete te vertete absolute (mund te permend me radhe Enver Hoxhen, Kristo Frasherin, Paskal Milon, Beqir Meten, Agim Musten dhe te gjithe ata qe u komanduan te shkruanin mbi historine e komunizmit shqiptar).

2 – Pergjate tre vjeteve (1942-1944) ishin asgjesuar pothuajse te gjithe anetaret e kesaj partie dhe kete akt e kishin kryer kryesisht dy jugosllavet: Miladin Popovic dhe Dushan Mogosha. Kjo eshte pika me e rendesishme dhe e pare qe duhet saktesuar per te kuptuar realisht permasen e luftes nacional-clirimtare.

3 – Pas asgjesimit te kesaj partie, ne mars 1943 ne Labinot te Elbasanit ishte formuar nje parti komuniste me sekretar te pergjithshem Enver Hoxhen. Dhe eshte kjo parti qe mori persiper te gjithe doktrinen e komunizmit historik shqiptar.

4 – Kete parti te fundit nuk e kishin formuar as jugosllavet dhe as shqiptaret. Por partine Komuniste Shqiptare te Enver Hoxhes na e kishin formuar britaniket.

Ne vepren teorike te Enver Hoxhes e kisha gjetur me kohe qe partia nuk ishte formuar me 8 nentor 1941 ne shtepine e Zylfie Canit (Vepra 12, f. 310; Kongresi i I-re i PKSh, f. 61, Tirane 1950). Por vepra qe ma vulosi vendin dhe daten e formimit te partise se Enver Hoxhes na ishte pikerisht libri i Reginald Hibbert-it “Fitorja e hidhur”, Tirane 1993. Libri ishte perkthyer nga Xhevat Lloshi dhe ne fund ka shenime per perkthimin ku, midis te tjerash, shkruhet: “Perkthimi i eshte permbajtur me besnikeri origjinalit. Meqe ky eshte nje punim historik, i mbeshtetur gjeresisht ne dokumente, gjate perkthimit jane bere perpjekje per t’u lehtesuar lexuesve e studiuesve punen” (f. 417). Jam i detyruar ta vendos kete shenim per te treguar punen serioze te shtepise botuese te Lidhjes se Shkrimtareve, e cila tashme nuk ekziston me.

Por ky liber kishte nje fraze te mallkuar deri ne vetmohimin e te gjithe kastes se historianeve shqiptare te epokes enveriste qe ishin marre me kete problem. Ata ose e kishin GENJYER te gjithe Popullin Shqiptar nga padija duke grabitur pa fund te gjithe rrogat e ekzistences se tyre, ose kishin GENJYER me dashje duke marre pjese ne manipulimin e Popullit Shqiptar. Per 48 vjet me rralle ne Shqiperi ishte festuar 8 Nentori 1941 si date e themelimit e partise kur ne realitet kjo date ishte nje fantazi e Enver Hoxhes per te mbuluar thelbin e nje lufte qe kishte pasur permasa krejt te tjera. Vini re se cfare shkruhet ne kete liber:

“Anetaret e Komitetit Qendror ishin ata qe ishin zgjedhur ne Konferencen themeluese te PKSH ne Labinot ne mars 1943” (nenvizimi i imi, f. 334)

821

Me 2004 pata perfunduar studimin mbi veprimtarine e Enver Hoxhes, qe e pata publikuar ne www.albanovaonline.com; ndersa me 08.11.2007, e ne vazhdim, ne TV KOHA pata dhene disa emisione (FOKUS) per keto tema me gazetarin Robert Papa, por nuk ma vuri veshin njeri edhe pse ato u perseriten pas nje viti (2008). Te vetequajturit historiane vazhdonin te shkruanin pa pergjegjesi duke e konsdideruar 8 nentorin 1941 si te vetmen date te sakte, edhe pse nuk paraqiste ndonje rendesi politike, duke mos u mbeshtetur ne asnje dokument konkret. Genjeshtra e Enver Hoxhes kishte bere kaq shume vend ne ndergjegjen e shkaterruar te shqiptareve sa zbulimi im jo vetem qe nuk kishte rene ne sy, por ai kishte sherbyer si shtytje per rishikimin e historise sipas te njejtes platforme (Kristo Frasheri, Historia e levizjes se majte ne Shqiperi dhe e themelimit te PKSH-se 1878-1941, Tirane 2006; Agim Musta, Libri i zi i Komunizmit shqiptar, Tirane 2007; Paskal Milo, Shqiptaret ne luften e dyte boterore, Vell. I, Tirane 2014).

Cdo gje do te kishte mbetur ne heshtje neqoftese nuk do te kishte ndodhur nje ngjarje qe me detyroi t’i rikthehem edhe nje here ketij problemi. Pashe ne lajme se ishte ribotuar libri i Reginald Hibbert-it “Fitorja e hidhur” dhe mendja me shkoi direkt tek fraza e mallkuar. E diskutova me Jozef Martinin dhe ngula kembe, pa ditur asgje konkrete, se duhet te kishin ndryshuar dicka te lidhur pikerisht me kohen dhe vendin e themelimit te PKSH. Gjetja e librit dhe leximi i tij cuan ne zbulimin e meposhtem, pikerisht ne ate vend qe kisha pretenduar. Edhe ne kete ribotim autori nuk kishte pertuar te rishkruante: “Perkthimi i eshte permbajtur me besnikeri origjinalit. Meqe ky eshte nje punim historik, i mbeshtetur gjeresisht ne dokumente, gjate perkthimit jane bere perpjekje per t’u lehtesuar lexuesve e studiuesve punen” (f. 437). Botimi konsiderohej i ri dhe i plotesuar, ndersa fraza historike kishte pesuar deformimin e meposhtem:

“Anetaret e Komitetit Qendror ishin ata qe ishin zgjedhur ne Konferencen themelore te PKSH ne Labinot ne mars 1943” (nenvizimi i imi, f. 376).

822

 

Ndryshimi qendronte vetem ne nje fjale: nga themeluese ishte transformuar ne themelore. Ne rastin e pare tregonte nje veprim konkret ne kohe, kur ne te dytin pasojen e ngjarjes. A mund te konsiderohet ky tranformim nje akt manipulues i historise se Popullit Shqiptar? A nuk ka qene valle kjo aresyeja perse u ribotua per te dyten here vepra e Reginald Hibbert-it? Lexuesi te jete i sigurte qe kjo pune nuk merr fund ketu. Une do te kerkoj ne disa gjuhe te botes kete botim dhe disa botime te tij per te pare permasen e manipulimit, per te percaktuar se manipulimin e historise se Popullit Shqipar intelektualet shqiptare e kane bere me urdher nga jashte apo me urdher nga brenda, pasi te dy rastet nuk jane te barabarte dhe nxjerrin perfundime te kunderta.

 

Tirane, me 03 janar 2015

8-Edhe një herë: Kur është çliruar Shqipëria?

 

 

 

Për pesëdhjetë vjet është thënë se vëndi ynë u çlirua nga nazifashistët me 29 Nëndor 1944, kurse qarkullonin zëra me kohë (të shtyrë nga PPSh-ja) që kjo datë ishte vendosur nga jugosllavët pasi Shqipëria në të vërtetë ishte çliruar me 28 Nëndor të atij viti. Ka ardhur koha që ky paragjykim historik t’i nënshtrohet kritikës dokumentare, aq më tepër sot kur dikush deklaroi në televizion që problemet historike kanë zënë shtratin e vet real. Ne i përgjigjemi se kjo nuk është e vërtetë me përmasa shumë-shumë të mëdha.

Fakti që festa kombëtare e Jugosllavisë së Titos ka qënë 29 Nëndori 1945 e hedh poshtë pretendimin e zërave të fshehtë; atëhere çfarë fshihet pas datës 29 nëndor, cila është rëndësia e sajë dhe kur është çliruar në të vërtetë Shqipëria?

Bota e dyshimeve kërkon të zbardhë tri probleme që zgjidhin misterin e datës 29 nëndor duke kërkuar dhe ndryshimin e historisë së Shqipërisë të atyre viteve:

1-Çfarë ka ndodhur në të vërtetë midis datës 17 nëndor dhe datës 29 nëndor 1944?

2-Përse shkuan dy divizionet komuniste në Kosovë e Mal të Zi mbas nëndorit 1944 dhe pse pikërisht në atë kohë?

3-Cili është raporti politik midis komandës komuniste të udhëhequr nga Enver Hoxha dhe asaj gjermano-hitleriane?

Nga ana tjetër zbardhja e këtyre tri problemeve zgjidh dhe pozicionin real në historinë e Shqipërisë të PKSh-re dhe pasuesve të sajë.

Sipas Historisë së luftës antifashiste nac-çli. të popullit shqiptar, vëll 4, pas çlirimit të Tiranës (17 nëndor, kjo datë nuk është diskutuar kurrë) u dha urdhëri për asgjësimin e garnizonit gjerman të Lezhës ku me 20 nëndor brigada e VII e çliroi përfundimisht atë. Të nesërmen forcat partizane u vendosën në Bushat duke formuar vijën Bogë-Vau Dejës-Bushat të gatshëm për të çliruar qytetin e Shkodrës (f 848). Dmth për katër ditë u kalua nga Tirana në dyert e Shkodrës (vetëm 15 km larg sajë). Deri këtu çdo gjë duket e saktë, por ajo përmyset kur më poshtë shkruhet se me 25-26 nëndor batalionet e Brigadës VI u vendosën në vijën Hot-Koplik-Lepurosh duke kryer rrethimin e jashtëm, të largët të formacioneve armike (f. 851). Akoma më tej, pranohet se lufta për çlirimin e Shkodrës filloi me 23 Nëndor dhe po atë ditë forcat e brigadave XXIII dhe XXIV u ndalën tek ura e Bahçallëkut (f. 852-853) të cilën e muarën vetëm me datën 28 Nëndor (f. 855). Kuptohet nga kushdo që ngadalësimi i ngjarjeve midis datës 23 dhe 28 është i paqënë, por gjithëshka është sajuar për të justifikuar datën 29 Nëndor. Këtu ka dy pasaktësira të pafalshme. Së pari është e papranueshme, nga ana ushtarake, të realizohet rrethimi i afërt përpara atij të largëtit; së dyti, ndalimi i luftimeve për pesë ditë buzë urës e pa shoqëruar me luftime tregon që ndalesa ka qënë artificiale e imponuar për shkaqe jashtë luftarake (të paktën ushtarakët e sotëm shqiptarë, pamvarësisht nga kultura e tyre profesionale, e kuptojnë këtë më mirë se kushdo).

Ekzistojnë një sërë përgënjeshtrimesh për ato kohëra. Fillimisht në ndihmë na vjen gjenerali Shefqet Peçi, i cili në librin e tij me kujtime dhe dokumenta nga lufta nac-çli. tregon se me 25 Nëndor 1944 ai e kishte gjetur popullin e Shkodrës në festë, dmth të çliruar. Nuk jemi ne, por shqiptaro-amerikani që kostaton se 4 ditë në kalendarin komunist nuk prish punë, e keqja vjen nga gënjeshtra (Lekë Harapi, 50 vjet kujtime, f. 46). Sinjali për datën 25 nëndor 1944, si ditë e çlirimit të Shqipërisë nuk e pranojnë dhe vetë shkodranët e sotëm në moshë relativisht të madhe (mbi 70 vjeç), por që materialet e botuara në ato kohëra tregojnë se kjo datë është e saktë dhe e vetmja (duhet dalluar kur kanë ikur gjemanët dhe kur janë futur partizanët në Shkodër,-këtu qëndron sekreti i datës).

Në janar të 1945-sës Kombet e Bashkuara kanë botuar një revistë në gjuhën shqipe me titull “Ngjarjet e Muejit” ku flitet dhe për Shqipërinë. Në këtë revistë çuditërisht jepet një përcaktim për ditën e çlirimit të sajë, por pa dhënë datën e saktë. Sipas sajë “Për çudi çlirimi i plotë i Shqipërisë takoi pak ditë para ditës së Flamurit” (nënvizimi i yni). Ky fakt hedh poshtë jo vetëm datën 29 nëndor, por edhe atë 28 nëndor si ditë të çlirimit. Datën e saktë e jep një libër tjetër që flet mbi pleniumin e 2 të KQ të PKSh-re në Berat, por që autorët e tij nuk e kanë kapur dot domethënien kryesore të atij pleniumi. Mbas faqes 98 kemi diskutimin e datës 25 nëndor dhe diskutimet e Nako Spiros (faqe 113-126) apo Sejfulla Malëshovës (faqe 126-133) dhe fjalën e Velimir Stojniçit (faqe 134-152) të cilat tregojnë se në këtë ditë është thënë: “Sot jemi në një Shqipëri të çliruar” (f. 125); “Sot jemi në çlirimin e krejt Shqipërisë” (f. 131); “Keni çliruar me luftë vëndin tuaj” (f. 134). Shihet qartë se data 25 Nëndor 1944 është dita e çlirimit të Shqipërisë. Në këtë mënyrë nuk shtrohet problemi më për intervalin kohor 17-29, por për atë 25-29 nëndor. Çfarë ka ndodhur? Përse u futun partizanët në qytetin verior me 29 nëndor në mëngjes? Në këtë interval kohor janë zhvilluar luftime midis forcave komuniste dhe atyre nacionaliste, pra aspekt i luftës civile, të cilat vazhduan për një kohë të gjatë, por që nuk janë thelbësore në vonësen historike. Gjithashtu në këtë interval kohor u përgatitën divizionet shqiptare për të kaluar në Kosovë dhe Mal të Zi sipas një kërkese speciale me qëllime të pashpallura akoma.

Të dhënën e fundit na e jep Todi Lubonja i cili thotë: “Në kohën e luftës, pasi i gjithë territori i Shqipërisë u çlirua nga forcat e ushtrisë Nacional-Çlirimtare, E.H. i u përgjigj kërkesës së Josif Broz Titos për të dërguar dy divizione që të luftonin krah për krah forcave partizane jugosllave” (Nën peshën e dhunës, f. 179). Dmth divizionet shqiptare nuk ikën në Kosovë dhe Mal të Zi për të ndjekur armikun, por sepse i thirri vetë shoku Tito dhe këtu qëndron themra e Akilit pasi vetë Kosova është çliruar me 24 nëndor 1944 (Shaban Braha, Gjenocidi serbomadh dhe qëndresa shqiptare 1844-1990, f. 418) dhe divizionet shqiptare u kthyen në atdhe vetëm në dhjetor 1945, pra një muaj pasi komunizmi kishte triumfuar në të gjithë Jugosllavinë, kur Berlini ishte dorëzuar që në maj 1945. Është tepër e thjeshtë të bëhet pyetja: Ç’deshën divizionet shqiptare mbas majit 1945 në tokat e Jugosllavisë?

E vërteta është krejt ndryshe: divizionet shqiptare shkuan në tokat e Jugosllavisë për të çarmatosur popullatën shqiptare dhe për t’ja dorëzuar të skllavëruar marreshallit Josif Broz Titos, prandaj dhe u vonuan mbi 6 muaj nga rënia e nazizmit (a nuk tregon kjo se komunizmi shqiptaro-jugosllav ka qënë më i egër se nazizmi?). Ata që nuk u nënshtruan formuan një kollonë prej 12 000 (dymbëdhjetëmijë) vetësh të moshave 16-26 vjeç dhe duke kaluar Qafë Morinën (Kukës) morën rrugën drejt perëndimit duke u masakruar tre herë nga 4 000 (katërmijë) vetë në Qafë Mali (Pukë), derdhje të Bunës në një anije të shkatërruar dhe në dalje të Shkodrës duke mos ngelur asnjë i gjallë. Ajo që quhet masakër e Tivarit është një minimasakër për të mbuluar krimin e përbindshëm të komunizmit shqiptar në Kosovë qysh në agimet e veta. Shaban Braha do të kishte bërë më mirë që librin e tij ta kishte shkruar në funksion të genocidit shqiptar pasi ka qënë ky i fundit që i ka paraprirë genocidit komunist serbomadh.

Problemi i tretë është pak i sfazuar nga dy të parët, por rëndësia e tij është më e madhe se e dy të parave në planin historik, pasi tregon se thelbi i ekzistencës së PKSh-re ka qënë vetëm marrja e pushtetit me çfarëdo lloj çmimi në emër të një politike antishqiptare. Fjala është për raportin politik midis PKSh-re dhe komandës gjermane. Gjithmonë është thënë se PKSh-së e rreshtoi Shqipërinë në frontin antihitlerian dhe vërtetimi i vetëm i kësaj ka qënë interpretimi i partisë kur në Jaltë vetë Stalini i pati vënë vizë të madhe Shqipërisë përsa i përket rolit që luajti ajo në luftë (Artur Konte, Jalta dhe ndarja e botës, f. 123). Pra nuk është e vërtetë që Shqipëria nuk u përmënd në Jaltë. Por ajo u përmënd për mos luajtje të asnjë roli në luftën e madhe. Ndoshta janë thënë dhe gjëra të tjera, por që mund të zbulohen vetëm po të zbërthehet saktë historia e PKSh-së. E themi këtë pasi vetë gjermanët kanë pretenduar se shqiptarët kanë qënë aleatë të tyre gjatë luftës pa vënë dallime politike midis forcave.

Pra ne ndodhemi përpara dy rrugëve ku njëra është e mbushur me gënjeshtra dhe tjetra e errët fare. Vetëm një emër e zbardh këtë sekret të tmershëm për shqiptarët e shekullit të XX-të. Të pa mësuar me tradhëtira historike ndërkombëtare që ndryshojnë fatet e kombeve qysh nga lufta e Dy Batove (viti 6-9 pas Kr.), shqiptarët edhe sot nuk do ta pranojnë këtë finicion të pa dokumentuar. Megjithëatë ne po e hedhim në diskutim pa pasur ndërmënd të bëjmë bllof.

Rreth 1-2 nëndorit 1944 në Tiranë është vrarë një njeri i cili ka qënë ndërlidhësi dhe përkthyesi i komunistëve të rinj shqiptarë me komandën hitleriane. Mbiemri i tij ishte Pekmezi (flitet se emrin e ka pasur Gjergj) dhe u vra pas krahëve nga vetë komunistët duke zhdukur dëshmitarin më të plotë në tradhëtinë komuniste. Por komunistët e asaj kohe bënë një gabim: e futën emrin e tij në listën e 84 vetëve të pushkatuar me 4 shkurt 1944 nga qeveria kuislinge. Pikërisht ky spostim datash e diskretiton propogandën 50 vjeçare të komunistëve të rinj duke zbardhur faktin se midis PKSh-re dhe komandës gjermane ka pasur një marrëveshje të fshehtë: me largimin e gjermanëve pushtetin do ta merrnin komunistët, por ata do të futeshin pas disa ditësh. Është qyteti i Shkodrës dhe data 29 nëndor ato që tregojnë se shifra e fjalës disa është katër (4). Partizanët ishin të detyruar ta zbatonin me rigorozitet absolut këtë kohë dhe pasi Shkodra u boshatis me 25 nëndor 1944 pritën plot katër ditë për tu futur në qytet dhe të formonin brigadën e 27 të tyre, dhe ta trumbetonin këtë datë si ditën e çlirimit të Shqipërisë, por e gjitha kjo vetëm pas 730 ditëve pasi fitorja e marrjes së pushtetit në nëndor 1945 është festuar me 28 Nëndor, kur u mbajt dhe një koncert festiv.

Si përfundim vendosja e datës 29 nëndor 1944, si ditë e çlirimit të Shqipërisë, fsheh tre probleme kardinale për historinë e Shqipërisë të intervalit kohor 1939-1944:

 

  • Ekzistencën e luftës civile dhe suprimimin e sajë ndaj luftës kundra okupatorit në planin kohor në një masë të tillë sa duhet pranuar se luftën për çlirimin e vëndit nuk e bënë komunistët, por populli shqiptar i ndihmuar nga rastësia politiko-historike.
  • Tradhëtinë e PKSh-së ndaj çështjes kosovare, jo se PKSh-së e shiti Kosovën (sepse në atë kohë dhe sot shqiptarët nuk janë të zot as të shesin dhe as të blejnë pronat e tyre milionavjeçare), por sepse ajo luftoi me armë në dorë kundër tempit nacionalist të kosovarëve në ato vite duke i nënshtuar politikisht.
  • Tradhëtinë e PKSh-së ndaj koalicionit antihitlerian botëror, por e gjithë kjo krejt rastësisht për të, pasi ishte e komanduar nga një pjesë e koalicionit.

 

====////===

 

Shënim: Lexuesi nuk duhet të alarmohet dhe shumë nga këto përfundime, pasi nëqoftëse redaksia e gazetës do ta botojë këtë artikull (e kemi kaluar në disa redaksi gazetash, por nuk kanë pranuar ta botojnë pasi redaktorët bisedonin me dikë në telefon) mbas disa kohësh ne do të hedhim për diskutim kohën, vëndin dhe kush e formoi në të vërtetë PKSh-re pasi të gjitha ato që janë thënë deri më tani nuk janë të sakta (duke përfshirë edhe pretendimet e disa oponentëve). Dokumentat mbajnë firmën e vetë Enver Hoxhës dhe disa janë botuar vetëm një herë më 1950 duke u fshirë nga veprat e plota.

 

Tiranë, më 11.12.1996

 

7-Iliada dhe Homeri në Shqipëri

 

 

 

Përkthimin në gjuhën shqipe të Iliadës së Homerit e ndeshim për herë të parë në vitin 1896, por vetëm këngën e parë. Autori i përkthimit ishte Naim Frashëri, i cili më 1886 e kishte botuar turqisht (shih Monografia mbi Naim Frashërin nga Dh. Shyteriqi).

Në vitin 1938 shtypshkronja françeskane në Shkodër nxorri në botim këngën e XXIII të Iliadës (Vrasja e Hektorit) të përkthyer prej prof. Frano Alkaj, i cili ishte i diplomuar në letërsinë klasike në universitetin e Bukureshtit. Botimi shoqërohej nga një panoramë mbi poezinë epike helene të shkrojtur po nga përkthyesi.

Përkthim i plotë i veprës së Homerit u realizua rreth viteve .60 dhe u botua më 1965 duke pasur si autor helenistin Gjon Shllakun. Ekipi redaktues përbëhej prej 6 vetësh midis të cilëve edhe Spiro Çomora i cili e shoqëroi botimin me studimin e tij: “Iliada dhe bota homerike”. Përkthimi i vitit 1965 karakterizohej nga dialekti gegërisht.

Pas futjes në burg të përkthyesit shtëpia botuese “Naim Frashëri” realizoi një botim të dytë i cili u theksua: i ripunuar. Ripunimi kosistonte në kalimin e gjuhës nga dialekti gegërisht në atë zyrtar të vendosur në kongresin e drejtëshkrimit më 1972. Botimi karakterizohej nga mungesa e ekipit redaktues, gjë e cila të çon në përfundimin se nuk ka pasur as ripunim dhe as ribotim me lejen e përkthyesit. Kjo duhet pasur parasysh kur krahasohen dy botimet e fundit të Iliadës.

Problemi i veprës së Homerit në Shqipëri nuk ka ngjallur diskurse pasi helenisti Gjon Shllaku ishte i paarritshëm në këtë fushë, por duke studiuar letrat shqipe vihet re një interpretim tendecioz i veprës së Homerit duke nxjerrë prej saj ngjarje të reja dhe tepër të diskutueshme. Pikërisht ky fenomen përbën të renë në fushën e homerizmit. Punimet diku karakterizohen si vepra letrare e diku shkencore pa qenë asnjëherë mirëfilli të tilla.

Tendenca e letrarëve shqiptarë është të lidhin luftën e Trojës dhe botën greke me paraardhësit e largët të shqiptarëve, ilirët. Kështu për shëmbëll shkrimtari arkeolog Moikom Zeqo në përmbledhjen me tregime për fëmijë “Kalorësit Dardanë” (Tiranë 1977) hedh dritën ideore se dardanët e Ilirisë kanë shkuar në ndihmë të trojanëve të rrethuar nga akejtë duke nënkuptuar lidhjen e emrit të ngushticës së Dardaneleve me emrin e tyre. Krejt i ndryshëm është pretendimi i shkrimtarit Ismail Kadare i cili në romanin “Dosja H” (Tiranë, 1990 ose Nëndori, 1982) hedh idenë se eposi homerik është analog me eposin shqiptar dhe këta të fundit janë të vetmit europianë që prodhojnë të tillë lëndë duke nënkuptuar edhe një lidhje në mos birërie të paktën afiniteti prodhues. Në faqen 106 paralelizon Iliadën me eposin shqiptar me anë të fjalës “mëni” duke nënkuptuar identitetin e prodhuesve të tyre. Ndoshta është merita e këtij shkrimtari përcaktimi hapsinor i shoqërisë shqiptare të shekullit të XX-të analog me atë të grekëve të eposit heroik (shek XII para. Kri.) i cili duhet konsideruar me nënkuptime më të thella. I tërë romani karakterizohet nga ky aludim.

Të gjitha këto nuk përbëjnë thelbin kritikues të pikëpamjeve të studiuesve shqiptarë. Ka kohë që qarkullojnë zëra se kultura greke zë fill nga një shtrat ilir ose parailir. Mbështetja primare është bërë fusha e fesë pasi pretendohet se grekët perëndinë e tyre të parë, Zeusin, e muarën nga ilirët, të cilët e quanin Zot (jemi bijtë e diellit). Por meqënëse Zeusi ishte shprehje e politeizmit, kurse ilirët nuk kishin shkuar më larg se kulti i natyrës, atëhere i injektuan botës ilire kryezortin Enjti. Kështu pretendon Jonuz Dini në romanin “Shpatë dhe dashuri” (Tiranë 1983) apo Mitrush Kuteli në përmbledhjen me novela “Në një cep të Ilirisë së poshtme” (Tiranë 1983).

Në planin shkencor historiografia shqiptare mban përgjegjësi për emërtimin e botës homerike si një botë të organizuar në stadin e shtetit. A është ky një pretendim origjinal apo i huazuar ne nuk e dimë, por dimë se ai bie ndesh me përmbajtjen e Iliadës. Kujtojmë këngën e II, vargjet 450 454, ku Nestori këshillon Agamemnonin. Është ky prtendim që më vonë shërbeu për të justifikuar idenë e shtetit ilir të hedhur që në kuvendin e parë të studimeve ilire (shtator 1972) dhe të përmbledhur gjithmonë e më shumë në punimet e mëpastajme si një fakt real. Është ideja e parë spekulative e hisoriografisë shqiptare e cila e ka futur gjenezën e shqiptarëve në një rreth të gabuar duke mos e zgjidhur saktë atë edhe pse Akademia e Shkencave të Republikës Popullore të Shqipërisë ishte krijuar për këtë qëllim.

Iliada dhe bota homerike i shërbyen letrave shqiptare për të pasuruar botën e varfër shpirtërore të ilirëve nga një stad parapatriarkal në një qytetërim të zhvilluar duke krijuar paralelizma të paqëna ose diferencuese me kohëra të ndryshme që kapin shifra mbi 3 000 vjet. Teoria e diferencimit të popujve europianë (Raporti kohë – hapësirë) është e aftë t’i japë vëndin e merituar si botës ilire ashtu dhe botës homerike duke e përcaktuar këtë të fundit si një stad shumë të mëvonshëm të ilirëve dhe pasardhësve të tyre edhe pse akejtë hasen në histori përpara ilirëve dhe pasardhësve të tyre. Pikërisht këtë gjë duhet të zgjidhë historiografia moderne në kuadrin e zhvillimit të racës njerëzore në Tokë.

Në qoftë se do t’i pranojmë të sakta idetë e studiuesve shqiptarë kemi këto rrjedhime kryesore:

-gjenetikisht grekët dhe ilirët i takojnë një race dhe duke ditur se grekët nuk janë racë e bardhë rezulton që edhe ilirët të mos jenë të tillë. Por në qoftë se pranojmë që shqiptarët e sotëm janë racë e bardhë, atëhere ata nuk janë pasardhësit e ilirëve.

-shoqërisht ilirët dhe grekët, edhe në qoftë se nuk i konsiderojmë me lidhje birërie, por afiniteti, kanë pasur një zhvillim të përafërt dhe grekët i kanë ndihmuar ilirët në organizimin e tyre. Çfaqja e elementëve shoqërore me vjetërsi arkaike si: patriarkaliteti familjar, kultet e natyrës para politeiste, shkëmbimi mall – mall, pronësia fisnore, e drejta zakonore e pashkruar tek shqiptarët përgjatë shekujve XV-XX tregojnë se shqiptarët nuk janë pasardhësit e ilirëve

Është kjo arësyeja kryesore që sjell në skenën e zhvillimit të mendimit shkencor shqiptar domosdoshmërinë e përmbysjes së metodikave ekzistuese dhe rindërtimin nga fillimi të këtij mendimi duke u mbështetur tek ata që hapën për herë të parë dyert e dijes tek shqiptarët e shekullit të XX-të

 

 

Tiranë, më 07.02.1995

 

 

6-Stalini teorik dhe epoka e tij “socialiste”


 

 

Tashmë është e kotë të flasësh për diferencim cilësor të propogandës ndaj figurës së Stalinit: në atë borgjeze dhe atë socialiste, apo proletare. Gjithëshka është unifikuar nën termin kriminel i figurës më të vështirë, ndoshta jo vetëm të shekullit tonë. Akuza nga më ekstremet shoqërojnë kujtimin e këtij njeriu, tani të eleminuar plotësisht në planin propogandistik, edhe pse mesi i shekullit tonë e ka pasur në qëndër të vëmëndjes.

Thuhet se ka qënë pjestar në lëvizjet revolucionare të fillimit të shekullit të XX-të, i burgosur politik në kohën e Carit, pjestar në revolucionin e Tetorit, sekretar i parë i partisë bolshevike qysh me gjalljen e Leninit (prill 1922), kryeministër i qeverisë së BRSS (maj 1941); Stalini drejtoi me dorë të hekurt zhvillimin e shoqërisë sovietike për rreth 30 vjet. Mirë, keq, deri më 1953 figura e tij u trajtua me një vëmëndje disi të konsiderueshme nga e gjithë bota, deri sa pas vdekjes qenë vetë rusët që e mohuan, -prej nga filloi fushata e papërmbajtur propogandistike antistaliniste. Të gjitha këto duhet konsideruar si pjesët e dukshme të qënies së tij dhe propoganda reale nuk ka se si të dijë të fshehtat e jetës së tij private politike dhe është pikërisht kjo që na intereson dhe duam të zbulojmë në këtë artikull.

Fitues në luftën e dytë imperialiste (fitues absolut), drejtuesi kryesor i ndarjes politike të Europës pas fitores mbi nazifashizmin, autori i vetëm i marrëmëndjes europiane duke i detyruar politikanët e Europës të flasin me vetveten; Stalini nuk bëri asgjë më shumë se Hitleri, Napoleoni i Madh, Papët e Vatikanit përgjatë shekujve XI-XV, sulltanët e Turqisë Osmane, perandorët e Romës, etj, etj për të formuar dhe forcuar kombësitë sovietike të sapodala nga feudalizmi në fillim të shekullit tonë. E megjithëatë asnjë figurë politike nuk është trajtuar me kaq imtësi në drejtim të krimeve të bëra. Nuk duam të bëjmë ndonjë paralelizëm vendimtar midis krimeve të kryera nga këta udhëheqës diktatorë, vetëm se dëshirojmë të hedhim dyshim për mënyrën e trajtimit të figurës së Stalinit me pretendimin se këtu fshihet diçka krejt tjetër për tjetër. E themi këtë duke u nisur edhe vetëm nga fakti i akuzave që shoqërojnë sundimin e tij: diktator, kriminel, uzurpator, Qezar, i sëmurë, etj, etj. E kujt do t’i interesonin këto akuza veçse politikanëve të dështuar për të bërë sensacion me fjalimet e tyre, ose romancierëve aventurierë për të zbukuruar letrat që u servirin publikut të cilat, në fund të fundit, krijojnë një përfytyrim individual për këtë figurë. Mos vallë për këtë punë ekziston bota e informacionit sot? Apo kjo është gjithëshka për këtë njeri, i cili personifikoi udhëheqjen e një rendi shoqëror që u konsiderua më i zhvilluari dhe më i përparuari në historinë e njerëzimit? Pikërisht në këtë pikë të fundit qëndron negativiteti real i diktatorit dhe aspak në shëmbujt e aplikimit të diktaturës. Pikërisht në këtë pikë qëndron ajo që duhet kritikuar tek Stalini dhe aspak terrori sovietik i atyre viteve. Por pikësëpari duhet vënë në dukje që rendi shoqëror në Bashkimin Sovietik nuk ka qënë kërkund me atë rend që është propoganduar përgjatë 30 vjetëve të sundimit stalinist jo vetëm nga që nuk përqasen kërkund hapësira sovietike me rendin iluzor marksist, por në realitet rendi bolshevik ka qënë kapitalizëm monopolist shtetëror dhe revolucioni i Tetorit një revolucion borgjez i vonuar.

E përse vallë nuk është parë me këtë këndvështrim figura e tij pas 1953-shit, por u nxituan të publikojnë krimet e kryera nga administrata staliniste (raportet hapsinore të veprimtarisë antistaliniste janë analoge me arësyet përse u pushkatua Çaushesku rrufeshëm)? Shkollat europiano – perëndimore kanë një sentencë disi të çuditshme për veshët e shqiptarit, por që duhet t’i kishte vënë kapak propogandës antistaliniste: fituesit nuk gjykohen! Atëhere përse propoganda botërore po merret me veprën e një triumfatori historik? A nuk ka vallë këtu një të fshehtë “të vogël”, e cila po të zbërthehet plotësisht do të zinte po aq vënd sa të tërë rendet shoqërore të Europës Lindore pas 1945-sës të marrë së bashku?

Që propoganda antistaliniste është një e keqe e vogël dhe nuk ka asnjë rëndësi jetike për individin, nuk vihet në dyshim nga ana e jonë; por që ajo fsheh një të keqe shumë – shumë të madhe dhe vendimtare për të ardhmen e njerëzimit duhet të jetë e re për lexuesin e këtij artikulli. E tërë propoganda është bërë dhe bëhet nga pozita politike të theksuara pa asnjë domethënie mëtejshmërie. Do të shtonim se thelbi i kësaj propogande ka qënë dhe mbetet tendencioz duke pasur për qëllim të devijojë rolin real të Stalinit në revolucionin e Tetorit dhe çfarë ka qënë ky revolucion në thelbin e tij. Përse kjo propogandë u kujtua në vitet 90 të këtij shekulli për figurën e Stalinit?

Lexuesi shqiptar njeh shumë libra të servirur nga autorë të huaj dhe sovietikë në vitet e para të jetës së rendit të pretenduar si të ri (mund të përmëndim: Dhjetë ditë që tronditën botën, Konspiracioni i madh kundër Rusisë, Prapa shpinës në luftës së dytë botërore, Kështu ka ndodhur) të cilat në një farë mënyre e justifikojnë veprimtarinë staliniste për të gjithë kohën e ekzistencës së tij në qoftë se kjo veprimtari do të analizohet sipas parimeve të historiografisë së deritanishme. Kjo duhet të ishte kërkesa e parë për ndryshimin e metodikave ekzistuese në shkencën e historisë dhe një ndryshim i këndvështrimit analitik do të tregonte se ku qëndronte gabimi kryesor i politikës bolshevike.

Në qoftë se librat e mësipërm do të akuzoheshin si të imponuar nga politika sovietik e atyre kohëve (gjë që nuk vihet fare në dyshim nga ana e jonë), e njëjta gjë mund të thuhet për librat që përmënden në gazetën Drita (23.12.1990) jo vetëm përsa i përket vërtetësisë së ngjarjes, por edhe zhurmës që bëhet rreth tyre.

Për shëmbëll në librin “Stalini” (Paris 1984) në pjesët “Skena dhe prapaskena” apo “Shpëtimtari i Leninit” (fragmentet e të cilëve i lexuam në gazetën e mësipërme) bëhet fjalë për “testamentin” politik të Leninit nën titullin “Letër Kongresit”, e cila i qënka bërë e njohur opinionit publik botëror qysh më 1924, por që lexuesi shqiptar e njeh qysh më 1958 nga veprat e zgjedhura të Leninit (vëll. II, f. 930-944). Duke kaluar nga pozitat e një lexuesi në atë të një studiuesi të filozofisë marksiste sygjerojmë se i ashtëquajturi testament politik i Leninit nuk përputhet aspak me veprën teorike të tij. Është absolutisht e pamundur që një teoricien i marksizmit të pranojë rolin vendimtar të partisë së punëtorëve dhe krahas saj të ekzistojë një Stalin apo dikush tjetër. Pikërisht mënyra e ndërtimit të Partisë bolshevike para 1917-ës dhe pas 1918-ës përbën pikën e parë dyshuese të revolucionit bolshevik si një revolucion i tipit proletar dhe gabimin e parë të revolucionit të Tetorit në qoftë se e vëmë në raport me idetë marksiste (është tjetër gjë se sa afër realitetit ishin ato ide) dhe këtë ne e gjejmë edhe tek ky “testament”. Atëhere shtrohet pyetja: si ka mundësi që i njëjti autor, dhe çfarë autori është pretenduar, të shkruajë dy gjëra të kundërta me karakter të theksuar kontradiktor? A nuk të shtyn kjo të besosh se përmbajtja e testamentit vënde – vënde nuk është vepër e Leninit (në qoftë se nuk është e gjitha)? Pikërisht letra e II-të e filluar më 24 dhjetor 1922 dhe përfunduar me 25 nuk duhet të jetë dora e Leninit.

Në të vërtetë botimet e sovietikëve nuk kanë qënë dhe shumë serioze në drejtim të saktësisë dhe kjo me dashje. Kështu shkruhet sikur materialet e diktuara nga Lenini në dhjetor 1922 – 1923 janë botuar për herë të parë më 1956 në revistën “Komunisti” (nr. 9), por që ne i gjejmë pjesërisht të publikuara që në vitin 1951 (shih J.V.Stalin, Vepra 12, f. 68) dhe që janë thënë që më 1929 në pleniumin e prillit. Meqënëse publikimi i vitit 1951 përmban botimin e 30 faqeve të pabotuara më 1929, ne muarëm për diskutim vitin 1951 si vitin e parë të publikimit të këtyre materialeve, gjë që përsëri është e ndryshme nga viti 1956. Fjala është për analizat që i janë bërë Buharinit dhe Pjatakovit nga ana e Leninit ku dhe data e stenografimit është dhënë gabim (1926). Ja përse ne themi që e gjithë polemika e mundëshme mbi testamentin politik të Leninit është e pavlefshme nga çdo pikëpamje.

Por ne na vjen çudi dhe pyesim veten si ka mundësi që përgatitësja e materialit në gazetën “Drita” nuk mori mundimin të interpretojë vazhdimin e atij testamenti dhe pikërisht atje ku bëhet fjalë për ndërtimin njerëzor të Komitetit Qëndror dhe ta krahasonte me veprimet e bëra që çuan në ndërtimin e Komitetit Qëndror të Partisë Bolshevike pas 1924-ës (për këtë shih V.I.Lenin, Vepra të zgjedhura, vëll. II, f. 934, Tiranë 1958)?

Në të vërtetë autorët e librit “Stalini” tregohen tej masës empirikë dhe të njëanshëm në punimet e tyre. Në kapitullin “Copëtimi i Europës” përmëndet Besarabia si një krahinë të gëlltitur nga Stalini më 1939-1940 (a thua se Stalini nuk përlau vëndet balltike, nuk përlau krahinën finlandeze të lindjes, nuk copëtoi Poloninë në bashkëpunim me Hitlerin e shumë grabitje në Lindjen e Largët), por harron se që në Kongresin e XVI-të të VKPB (27.06.1930) Stalini akuzonte shtetet perëndimore të Europës për grabitjen e Bessarabisë nga ana e bojarëve romunë (shih Raportin Politik të KQ mbajtur në atë kongres nga ana e Stalinit, f. 24, Tiranë 1951). Kështu që ky problem është i diskutueshëm dhe i pambarimtë duke mos mundur të zgjidhet me anë të letrës. Me sa shihet propoganda europiane i pranon gëlltitjet dhe grabitjet nga ana e politikës së saj (shqiptarët janë dëshmitarët më autentikë të kësaj politike 2500 vjeçare pa mundur të shpëtojnë prej saj), kurse atë të Stalinit i konsideron si krime politike, -për ne kjo është thjeshtë mashtrim dhe asgjë më shumë.

Ose atje ku bën fjalë për vitet e fundit të Stalinit aludohet mbi masakrën në Katin. Nuk duam ta justifikojmë këtë krim (Gorbaçovi, më së fundi e pranoi që ishte vepër e sovietikëve), por analizat e mënyrës së propogandimit të tij na çon në dy përfundime ekstreme. Ekziston një komunikatë e komisionit të posaçëm për kostatimin dhe hetimin e rrethanave të pushkatimit të oficierëve polakë, robër të luftës, në pyllin e Katinit nga pushtuesit nazistë gjermanë (sipas këtij komisioni), botuar në shtypin sovietik më 26.01.1944 dhe publikuar në gazetën “Zëri i Popullit” të datës 06.03.1952. Përse ju dashka besuar një dëshmitareje të paqënë dhe jo komunikatës së komisionit të pasaçëm (e vërteta nuk ka rëndësi, se sa mënyra e argumentimit të kësaj të vërtete)? Kështu që edhe në këtë rast problemi mbetet i hapur dhe i pazgjidhur deri në momentin e deklaratës së Gorbaçovit. Së dyti, të njëjtën gjë bëri edhe Napoleon Bonoparti me të 4000 robërit turq, shumica shqiptarë, gjatë fushatës së Sirisë (1799) në betejën e 4 marsit për marrjen e qytetit Jafë (shih “Napoleoni” të E.Tarlesë, f. 73); e megjithëatë ky i fundit konsiderohet si strategu më i madh i njerëzimit dhe aspak kriminel, Dashur pa dashur vihet dyshimi mbi konkluzionet e dhëna në librin “Stalini” edhe pse shumë gjëra mund të jenë të vërteta. Paralajmërimi i redaksisë së kësaj gazete mbi diferencimin që i duhet bërë informacionit të dhënë nga ato fragmente është i pavlefshëm pasi i ka mbyllur të gjitha shtigjet mbi kundërshtimin e tyre me paralajmërimin e dytë mbi botimin e materialeve të këtij karakteri.

Gjatë leximit të metarialeve sovietike vihet re një konfuzion i madh. Pse ndodh kjo ne nuk i dhamë rëndësi të madhe, por krijuam idenë se ky fakt duhet të ketë shërbyer si shtytje për propogandën antistaliniste, e cila tani është forcuar me dështimin e politikës centralizuese të saj, por që paraqitet si dështim i ideve të Marksit mbi socializmin dhe komunizmin. Studimi i teorisë marksiste na çoi në kërkesën e zbulimit të rolit real të Stalinit në zhvillimin e lëvizjes revolucionare ruse të viteve fillim shekullore. E parë sipas shkollës europianoperëndimore detyrimisht veprimtaria praktike e Stalinit do të futet në një rrugë polemike të pambarimtë pa u zgjidhur dot përfundimisht. Por e parë sipas një këndvështrimi të ri emri i Stalinit vuloset një herë e mirë, fillimisht, sipas interesave të klasës politike angleze dhe pastaj të klasës politike sovietike duke realizuar grabitjen private më të madhe në historinë e njerëzimit me metoda filozofike dhe formimin e fomacioneve shoqërore në mënyrë të përshpejtuar me anë të së cilës argumentohet prania e “paradoksit të dy binjakëve” në zhvillimin e shoqërisë njerëzore.

Në të vërtetë studimi i vëllimit të II-të të veprave të Leninit (Veprat e zgjedhura në dy vëllime, botuar më 1958) na ka detyruar prej kohësh t’i futemi një studimi të veprës teorike të këtij të fundit dhe ta krahasojmë me bëmat e Stalinit dhe filozofinë e Marksit. Gjithëshka ka përfunduar nën titullin “Marksizmi, Leninizmi dhe Revolucioni social”, por asgjë nuk rezulton sipas propogandës 150 vjeçare të të gjithë krahëve të propogandës dhe pritet vetëm publikimi. Pa pasur për qëllim t’i bëjmë jehonë këtij punimi, tashmë të përfunduar ku pritet botimi, duke e lidhur me rolin e Stalinit në revolucionin bolshevik dhe më tutje, japim vetëm konkluzionet mbi shkaqet e transformimit të revolucionit të Tetorit nga një revolucion i propoganduar si proletar në kundërrevolucion, dmth reaksionit të shtetit ndaj shoqërisë ruse, ku vepra e Stalinit dhe e gjithë rruga e shoqërisë sovietike nga viti 1922 deri më 1953 duhet konsideruar si një shëmbëll se si nuk duhet ndërtuar dhe drejtuar shoqëria njerëzore. Por në realitet ngjarjet e ambientit bolshevik i dhanë të kuptojë njerëzimit se vetëm forma shtetërore sovietike është e aftë të prodhojë individin proletar sipas përkufizimit marksist, fazë të cilën kapitalizmi europianoperëndimor tashmë e kishte kaluar me sukses.

“Mëkatet” e Stalinit në këtë drejtim janë universale, dmth absolute, por ne do të ndalemi vetëm në ato aspekte që shoqërojnë librat e Universitetit të Tiranës për problemet e filozofisë dhe të ekonomisë politike edhe pse me këtë mund të prekim direkt autorët e tyre. Renditja e teorive staliniste nuk do të bëhet sipas kohës së “shpikjeve” përkatëse, por sipas rrjedhimeve hapsinore të tyre.

E para, për nga rëndësia propogandistike, është nocioni marksizëm – leninizëm, i cili paraqitet prej 35 – 40 vjetësh si filozofi e proletarëve dhe e klasës punëtore. Kjo edhe mund të konsiderohet kështu vetëm se duhet pasur parasysh se tjetër është marksizmi dhe tjetër leninizmi. Dhe e shprehur saktë kjo do të thotë se ato janë të kundërta nga çdo pikëpamje; teoria marksiste merr për bazë dinamikën e shoqërisë drejt globalizmit ekonomik, kur ajo leniniste merr për bazë shoqërinë feudale drejt kapitalizmit monopoliste shtetëror. Për një materialist koseguent është e domosdoshme të përcaktohet qënia e gjithseicilit, përmbajtja dhe, më kryesorja, raporti i tyre prej nga ku do të dilte edhe masa e domosdoshme udhëheqëse e gjithëseicilit. Për ne shqiptarët është pikërisht kështu pasi duke u mbështetur tek Marksi zbulojmë se ka një mënyrë për të shpëtuar shoqërinë tonë nga pozicioni kontradiktor i zhvillimit ku ajo është futur pa dashje.

Ky nocion është formuluar pas vdekjes së Stalinit, tek i cili ne e gjejmë të ndarë, por me përdorim specifik kaq të theksuar sa lidhja e tyre duhet nënkuptuar. Për problemet thjeshtë ekonomike Stalini përdor termin marksizëm, kur për të gjitha problemet e tjera të organizimit shoqëror ai ja nënshtron ato kritikës leniniste, por edhe këto sipas mënyrës së tij. Nga ky fakt del se Stalini në të vërtetë e injoroi Marksin tek problemet më kryesore të organizimit të shoqërisë sovietike siç ishin ushtria, policia, feja dhe deri tek shteti. I paaftë, apo tendencioz (ne anojmë nga e para), Stalini nuk mori parasysh përmasat udhërrëfyese të marksizmit, por e paraqiti këtë filozofi si jo të plotë në drejtim të udhëheqjes së politikave bolshevike (për këtë shih referatin “Mbi devijacionin social – demokrat në partinë tonë”, Vepra 8; ose “Raport në kongresin e XVIII-të të Partisë, Vepra 14, f. 252). Sipas Stalinit plotësimi i marksizmit për këto probleme e kishte bërë Lenini prandaj dhe

 

“Leninizmi është marksizmi i epokës së imperializmit dhe të revolucionit proletar….Ja përse leninizmi është zhvillimi i mëtejshëm i marksizmit” (Vepra 6, f. 73).

 

Duke u nisur nga këto konsiderata akademikët sovietikë formuluan termin marksizëm – leninizmin ku i dyti e suprimonte të parin. Po a është e vërtetë kjo?

Pikërisht duke propoganduar antistalinizmin shkolla e sotme europiane mundohet të fshijë nga faqja e dheut atë që fshihet pas veprimtarisë antimarksiste dhe çfarë ndryshoi shkolla bolshevike tek marksizmi si dhe pozicionin real të këtij të fundit. Stalini harroi dy gjëra kryesore kur u nis dhe e ngriti leninizmin në rangun e marksizmit. Së pari harroi që marksizmi lindi si një domosdoshmëri e drejtimit të shtetit kapitalist drejt globalizmit ekonomik duke luftuar gabimet që ky shtet kishte bërë deri atëhere me drejtimin e pronës private (pra marksizmi është produkt i shoqërisë kapitaliste); kur leninizmi lindi si një nevojë e drejtimit të popullit rus për ndryshimin e marrëdhënieve të prodhimit, pasi revolucioni i 1905 doli jashtë kontrollit të klasës së re politike, nga rendi feudal në atë kapitalist (në të vërtetë i gjithë revolucioni bolshevik është ideuar dhe zbatuar vetëm për një qëllim: t’i këputet koka familjes së Carit dhe t’i grabitet thesari i derdhur në bankat e Londrës, mëtejshmëria politike e bolshevizmit ka qënë vepër e Stalinit dhe këtu duhet të kapet studiuesi për të lidhur shkaqet e shpërthimit të revolucionit bolshevik me mënyrat e drejtimit të shtetit bolshevik të cilat kanë një emërues të përbashkët: Grabitjen e popullit Rus. Skema e përdorur për rastin rus (1905 – 1918) është e njëjtë me skemën e përdorur në Shqipëri në vitet 1941 – 1956 dhe; duke u nisur nga rrjedhimi i teorisë së absolutizmit analitik që thotë se dy ngjarje, pa lidhje midis tyre, por me përfundime hapsinore të njëjtë (në Shqipëri u grabitën 300 ton flori), kanë të njëjtin shkak lindës; rezulton se ata njerëz që kanë projektuar revolucioni bolshevik në Rusi janë po ata që projektuan skëterrën komuniste në Shqipëri). Duke u nisur nga parimi ligjor materialist i përcaktimit të ndërgjegjes nga ana e qënies shoqërore del se marksizmi është përmbajtja teorike e zhvillimit të shoqërisë kapitaliste drejt internacionalizimit të saj, kur leninizmi është përmbajtja teorike e zhvillimit të shoqërisë feudale drejt rendit kapitalist me anë të formës së grushteve të shtetit. Dhe jo çfarëdo forme, por vetëm për rastet kur revolucioni shoqëror fillon në mënyrë rastësore si rezultat i marrëdhënieve universale kapialiste. Detyrimisht ideja sikur marksizmi ka lindur në epokën paramonopoliste, ndërsa leninizmi në epokën monopoliste, është i gabuar dhe fsheh arësyet përse u përdor leninizmi si përmbajtje teorike në të ashtëqujturin revolucion socialist i Tetorit.

Së dyti Stalini “harroi” se ato që kishte deklaruar për marksizmin tek “Bazat e leninizmit” i mohoi pavetëdije, pas 28 vjetësh duke deklaruar se teoria marksiste mbi riprodhimin mund të kishte fuqi edhe për prodhimin socialist (J.V.Stalin, Problemet ekonomike të socializmit në BRSS, f. 84, Tiranë 1952). Lind pyetja: si ka mundësi që një teori ekonomike qënka e vlefshme për kapitalizmin dhe socializmin, por autori i saj na qënka i epokës paramonopoliste, kur dihet dhe pranohet nga të gjithë se baza ekonomike është udhëheqësja e zhvillimit të shoqërisë? Kësaj i thonë ta pranosh marksizmin atje ku të intereson në mënyrë tendencioze dhe jo ta pranosh si udhëheqëse për ndërtimin e strukturave shtetërore.

Në të vërtetë qoftë marksizmi, qoftë leninizmi, u panë me një sy tepër nacionalist dhe ato shërbyen, duke u ndryshuar, sidomos i pari, për të forcuar shtetin sovietik në një masë të tillë sa atë që Europa e kishte bërë për 200 – 300 vjet, shoqëria sovietike e bëri për vetëm 50 vjet duke u paraqitur në vitet 80 si superfuqi imperialiste në botë. Mjafton vetëm ky fakt për të kuptuar qënien shoqërore të vërtetë në Bashkimin Sovietik dhe përmasat e përdorimit atje të marksizmit.

Duhet pranuar, pa hezitim, se e sotmja shoqërore politike e ka përjashtuar një herë e mirë teorinë leniniste mbi revolucionin shoqëror pasi politikat e sotme ndërkombëtare nuk lejojnë shpërthimet rastësore të lëvizjeve shoqërore sipas antagonizmit që provokon kontradikta midis forcave prodhuese dhe marrëdhënieve të prodhimit në vëndet me zhvillim të prapambetur. Rrjedhimisht mbetet për tu studiuar defekti i teorisë marksiste mbi revolucionin social përpara se ta konsiderojmë të pavlefshëm këtë filozofi pa çka se ajo është baza e kapitalizmit të sotëm internacional.

“Mëkati” i dytë i Stalinit kosiston në përdorimin e termave të marksizmit sipas oreksit të tij. E themi këtë pasi gjejmë në tekstet e filozofisë dhe të ekonomisë politike terma që janë në kundërshtim me marksizmin, por që përdoren akoma në adresë të tij. Zanafilla e tyre lidhet pikërisht me veprën dhe idetë e Stalinit, ku ky i fundit pati përdorur dhe kërkuar në fund të jetës së vet që shumë nocione të nxjerra nga Kapitali i Marksit të liheshin jashtë teksteve ekonomike të socializmit (shih Probleme ekonomike të socializmit në BRSS, f. 21). Në këtë mënyrë më vonë, të paktën për në Shqipëri flasim me siguri absolute, u hoq termi mbivlerë pasi në socializmin stalinist mbiprodukti i punëtorit u klasifikua i ndarë në dy pjesë: produkti për vete dhe produkti për shoqërinë edhe pse tek punëtorët e nëntokës raporti është akoma 1:100 (duke marrë për bazë edhe vleftën për prodhim dhe riprodhim të zgjeruar, -të paktën për minierat e kromit kjo është kështu dhe nuk e luan as topi (për problemin e ndarjes së produktit shih “Ekonomija politike (socializmi), f. 114, Tiranë 1981)). Kur erdhi puna për të justifikuar kontrollin mbi produktin shoqëror zgjidhja u gjet në sferën e shoqërisë duke ja adresuar atë interesit të përgjithshëm; edhe pse në BRSS nuk ka asnjë rast të vetëm të kontrollit nga poshtë të miliardave rubleve që shkonin për ushtrinë dhe armatimin. Në këtë mënyrë ndryshimi i terminologjisë marksiste i shkoi mjaft për shtat formimit të shtetit kapitalist monopolist më dinamik në historinë e njerëzimit.

Por kulmi i ndryshimit të terminologjisë marksiste duket në tre nocione shumë të përdorshme nga teoricienët e “marksizëm – leninizmit” të sotëm: ideologji, pronë private, ligj themelor i socializmit; ku roli i Stalinit ka qënë vendimtar pasi ka qënë edhe i pari që e ka bërë këtë heroizëm.

Po fillojmë me ligjin themelor të socializmit pasi ka lidhje direkte edhe me Shqipërinë sot kur kërkohet një përshpejtim të proçeseve demokratike të saj. Në fakt në këtë pikë nuk u ndryshua vetëm marksizmi, por edhe vetë leninizmi. Duke dashur të duket origjinal dhe kopetent Stalini formuloi ligjin themelor të socializmit, i cili duke u ballafaquar me shoqërinë sovietike i shkoi mjaft për shtat asaj që nuk i kishte harruar akoma tmerret e luftës së dytë imperialiste. Sipas Stalinit ligji themelor i socializmit formulohet afërsisht kështu:

 

“Sigurimi i plotësimit maksimal të nevojave materiale dhe kulturore gjithnjë më të mëdha të mbarë shoqërisë, me anë të rritjes dhe prefeksionimit të parreshtur të prodhimit kapitalist mbi bazën e teknikës më të lartë” (Problemet ekonomike të socializmit në BRSS, f. 43).

 

Autorët shqiptarë, duke e nuhatur fallsitetin e këtij ligji, i bashkangjitën filozofisë staliniste citime nga Marksi dhe Lenini me anë të të cilave shpëtuan nga përgjegjësia morale e propogandimit (shih Ekonomia politike (socializmi) f. 158), por pa mundur dot ta zgjidhin problemin. Megjithëatë ne mund të shtojmë se i ashtëquajturi ligj themelor ekonomik i socializmit i formuluar nga Stalini nuk është gjë tjetër veçse një ndër parimet kryesore, për të mos thënë kryesori, të ekzistencës në racës njerëzore, sipas filozofisë marksiste, dhe asgjë më shumë. Lexuesi për zgjerim njohurish për këtë problem le të lexojë letrën e Engelsit drejtuar P.L.Lavrovit më 12-17 nëndor 1875 (Shih Marks-Engels, Letra të zgjedhura, f. 449).

Por nga pikëpamja hapsinore ligji themelor i socializmit stalinist bie ndesh me pikëpamjen leniniste, i cili ka përmbledhur atë që Marksi, dhe shoku i tij Engelsi, kanë thënë në më shumë se dhjetra vënde duke tentuar për t’i ndryshuar metodikën marksizmit. Sipas Leninit:

 

“Socializëm do të thotë zhdukje klasash” (V.I.Lenin, Vepra 30, f. 109).

 

Në qoftë se do t’i konsideronim të sakta këto ide të leninizmin dhe marksizmit, duhet të merret me mënd se cilat janë përmasat e vërteta të rendit shoqëror në B. Sovietik, i cili ka pasur klasën sunduese politike më të kamufluar dhe të pasur në botë në fazën monopoliste të pronësisë, fazë e cila duhet konsideruar një përjashtim në dinamikën e pronës private. Nga deduksioni leninist rrjedh se periudha 1922 – 1953 nuk ka qënë aspak një periudhë për ndërtimin socialist, pra një revolucion socialist, sipas ideve leniniste, por ajo ka qënë një fazë kalimtare kundërrevolucionare tipike, dmth reaksion i shtetit ndaj shoqërisë, meqënëse ajo periudhë çoi në formimin e një klase sunduese politike në një rrugë krejt tjetër për tjetër nga ajo e paraparë nga historia duke proklamuar eleminimin e tyre. A nuk është kjo një e fshehtë e shkollës filozofike bolshevike? I ashtëquajturi ligj themelor ekonomik në socializëm, sipas Stalinit, është kaq shumë relativ dhe me përmasa të kundërta sa ai i largohet deri në ekstrem influencës së njeriut mbi njeriun pasi rritja e mirëqënies në mënyrë importuese, kur niveli i forcave prodhuese nuk i përgjigjet kësaj mirëqënie, është me pasoja tej masës negative (dmth ne e kemi fjalën për influencë pozitive) dhe kjo përbën pikën sekrete të problemit themelor të filozofisë dhe aspak raportin materie – ndërgjegje (kjo përbën dhe pikën e dytë sekrete të mbijetimit të shqiptarit – ilir nëpër mijëra – milionavjeçarë duke fshehur gjenezën e popullit më të vjetër të racës së bardhë). Është një pikë ku filozofia marksiste ka anashkaluar, qëllimi nuk ka rëndësi, problemin më jetik të racës njerëzore në tokë: pasojën e relacioneve universale midis njerëzve.

Një ndër aspektet më kryesore, ndoshta i vetmi, të asfiksisë së ekonomisë në vëndet Lindore të Europës është keqinterpretimi i nocionit pronë private. Në B.Sovietik çdo tentativë për të fituar me anë të punës vetiake jashtë veprimtarive shtetërore u konsiderua punë private në kuadrin e konsolidimit të pronës private. Prandaj atje dhe në të gjithë vëndet e Europës Lindore u ndalua puna jashtë veprimtarive shtetërore. Pikërisht kjo qe arësyeja që çoi në lindjen e dembelizmit, rushfeteve, paaftësive dhe në fund vdekjen e rendit ekzistues kur vetë mosha e klasës punëtore ishte tepër e re për t’ju përgjigjur rendit hipotetik. Ne kërkojmë të sqarojmë autorët e teksteve të ekonomisë politike këtu në Shqipëri për këtë problem me anë të dinamikës së pronës private prej nga ku do të dalë patjetër edhe tendenca staliniste e transformimit teoriko – praktik të pronës private deri në absolutizmin shtetëror (këtë gjë ne e kemi bërë hollësisht për pronën e shqiptarëve – arbër rruga e të cilës është krejt e kundërt me rastin sovietik jo si veprim i dëshirueshëm, por si histori reale). Përsa i përket formës së prodhim – shkëmbimit njerëzimi në thelb njeh dy forma pronësie të cilat diku janë paralele në kohë, por dikur njëra ka jetuar pa tjetrën. Dhe pikërisht njeriu njeh pronën komunare me të gjitha nënformat e saj deri në pronë vetike, të cilat kanë në themel lidhjen e punës së njeriut me të dhe fitimet që dalin nga kjo punë nuk shërbejnë për shfrytëzimin e njeriut. Kjo lloj prone nuk është në asnjë mënyrë pronë private që mbart mbi vete tendencën për fitim. Kjo lloj prone është jo vetëm e para në kohë, por ajo është dhe prona më jetëgjatësi më të madhe në historinë e njerëzimit e cila kërkon kusht internacional të zhvillimit të shoqërisë njerëzore për tu zhdukur (të paktën kjo tek Engelsi është kështu, shih “Parimet e Komunizmit”, faqe 19, pyetja 17). Pikëpamjet e Stalinit për këtë problem janë një shtrëmbërim flagrant i marksizmit dhe një grumbull gënjeshtrash euforike (më hollësisht shih “Fjala e mbylljes rreth referatit “Mbi devijacionin social – demokrat në partinë tonë”, Vepra 8,f. 305). Përkrahja që Stalini mund të ketë marrë gjatë fjalimit (zërat: “Ashtu është”, “shumë e drejtë”) tregon se ajo sallë ka qënë e mbushur me një grusht të paditurish dhe servilësh të ndyrë të cilët as sot nuk e dinë se të zhdukësh pronën private mbi mjete e prodhimit (forma më e lartë e pronë private dhe jo prona private monopoliste shtetërore) dhe pronarët nuk do të thotë aspak se ke zhdukur pronën private jo vetëm si të tillë, por as si pronë pasi veprimi i mësipër nuk bën gjë tjetër veçse e transformon pronën private mbi mjete e prodhimit nga një formë individuale apo korporative në një pronë shtetërore, e cila në realitet stopon zhvillimin e pronës private. Fakti që në vitet 90 shteti sovietik nuk qe i aftë të vepronte mbi pronën e tij, duke sjellë në skenën politike antagonizmin klasor (shuarjen e të cilit po tenton të realizojë M. Gorbaçovi) tregon se ideja e marksizmit duhet të ketë diçka të vërtetë, por që Stalinit nuk i pëlqeu pasi, sipas tij, uleshin ritmet e zhvillimit ndërshtetëror. Dhe ishte kjo arësyeja përse ai e ndryshoi filozofinë marksiste duke e ndaluar në mënyrë kategorike punën personale dhe bashkë me të edhe zhvillimin e njeriut sovietik.

Në mënyrë të thjeshtë dhe tipike figura filozofike e Stalinit (ana antimarksiste e tij) duke në një fjalë të thjeshtë: tek ideologjia. Është një nocion që shoqëron veprat e Marksit, Engelsit, Leninit, Stalinit dhe intelektualëve sovietikë, e pse jo edhe ata shqiptarë; por që ka kuptim të ndryshëm tek tre të parët nga të tjerët dhe ndryshimi ka karakter kontradiktor. Sipas Engelsit:

 

“Ideologjia është një proçes që e bën i ashtëquajturi mendimtar, megjithëse me ndërgjegje, por me një ndërgjegje të rreme. Forcat e vërteta lëvizëse që e shtyjnë atë për veprimtari, mbeten të panjohura për të, sepse në rast të kundërt nuk do të kishim një proçes ideologjik” (Marks – Engels, Letra të zgjedhura, f. 675).

 

Tek studiuesit shqiptarë dhe ata sovietikë ne gjejmë një kuptim të dytë dhe të kundërt me këtë të Engelsit. Tek këta të fundit nocioni ideologji shoqëron marksizëm – leninizmin, mesjetën, fenë, revizionizmin, etj, etj. Ndërsa tek Lenini nocioni ideologji ka dy kuptime në dy përdorime të ndryshme, me karakter kontradiktor nga ku ne gjetëm defektin më të mundëshëm të ndryshimit të këtij nocioni. Tek “Ç’janë miqtë e popullit” (shih Vepra 1, f. 159) nocioni i afrohet atij marksist kur tek Veprat e zgjedhura, vëll. II, f. 165 (Tiranë 1973) përdoret termi socialist i bashkangjitur nocionit ideologji (ideologji socialiste) që është krejt i ndryshëm nga i pari. Ndoshta kjo ka qënë shtytja më e parë për të përcaktuar përmasat e ndryshimit të marksizmit dhe autorin kryesor të tij. Pa dyshim drejtuesi i revolucionit të Tetorit dhe drejtuesi kryesor i zhvillimit të shoqërisë sovietike nga 1922-shi deri më 1953-in duhen akuzuar si autorët më të mundëshëm, pasi tek të gjithë veprat e tyre teorike nocioni ideologji është i kundërt me atë marksist dhe administrata shkencore sovietike është ajo që e ka paraqitur ideologjinë me dy fytyra tek veprat e Leninit. E keqja është se studiuesit gjuhëtarë shqiptarë ecën në gjurmët e akademizmit sovietik edhe për këtë problem pa pasur guximin ta kundërshtojnë këtë rrymë (të njëjtën gjë po bëjnë ata edhe sot duke i pranuar teoritë perëndimore si absolutisht të sakta edhe pse ato mund të kenë shumë pika kontraktimi me materializmin filozofik). Ky fakt duket më së miri në përcaktimin e kuptimit të nocionit tek fjalorët e gjuhës shqipe i cili përputhet në mënyrë absolute me fjalorët sovietikë edhe pse tek të gjithë (relativisht) fjalorët europianë është krejt ndryshe (sistem pikëpamjesh –thotë fjalori shqiptar, sistem vzgljadov –thotë ai sovietik).

Kjo na detyroi ta shohim problemin ndryshe për ta zgjidhur atë ashtu siç është dhe jo sipas oreksit të gjuhëtarëve. Duke u mbështetur tek fjalorët enciklopedikë francezë ne pamë se këtë nocion e kishte përdorur për herë të parë astronimi francez Laland (1732 – 1807) që më 1796. Dhe sipas këtij fjalori kuptimi i parë i është dhënë kuptimit engelsian. E bukura është se fjalori francez jep dhe adresën e ndryshimit të nocionit në vazhdimësinë e kohës ku akuzohen marksistë – leninistët, -gjë që nuk është plotësisht e saktë (Petit Robert 1 – 1969), vetëm nëqoftë se kanë pasur parasysh ata rusë. A nuk ka ardhur koha që fjalës t’i jepet vendi i merituar sipas kuptimit lindës të saj? Nuk ka asnjë arësye dhe asnjë kuptim të evoluojë fjala gjatë kohës sipas kuptimeve të ndryshme kur ekziston analogjia e plotë e shprehjes sistem pikëpamjesh (fjala botëkuptim është në këtë pozicion).

“Mëkati” i tretë i veprës teorike të Stalinit qëndron në mënyrën se sa e shpjegon ai ndarjen e shoqërisë sovietike në kasa, ç’ka përbën dhe mëkatin më të madh të veprimtarisë praktike të tij. Sipas Stalinit shoqëria socialiste na u ndankërka në dy klasa mike (punëtorë dhe fshtarë) dhe na u udhëhiqka nga një shtresë që rridhte nga këto dy klasa dhe që quhet inteligjencë. Për këtë të fundit Stalini kërkonte ndërtimin e një teorie të re dhe një ndryshim të qëndrimit ndaj saj (Raport në Kongresin e XVIII të Partisë, Veprat 14, f. 263). A është e saktë kjo? Në të vërtetë Stalini me këtë veprim përgatiti të gjithë terrenin për sundim klasor të inteligjencës së re sovietike, e cila nuk vonoi të merrte pushtetin dhe ta paraqiste atë si pronë të të gjithë popullit, duke e hedhur tej teorinë marksiste për këtë problem. Stalini akuzoi marksizmin si të pamjaftueshëm për teorinë e ndërtimit të shoqërisë socialiste (Vepra 14, f. 252) dhe rrjedhimisht kërkoi ndërtimin e një teorie të re. Kjo e fundit nuk ishte gjë tjetër veçse teoria marksiste mbi formimin e shtetit, por që Stalini e adaptoi në praktikë për 25 vjet atë që njerëzimi kishte bërë për qindra vjet (duke e paraqitur si teorinë më të mundëshme të ndërtimit socialist): ndërtoi shoqërinë kapitalisto – monopoliste shtetërore, e cila qe një hibridizim i rendit kapitalist europiano – perëndimor, por që i bëri punë klasës së re sunduese sovietike të veshur me petkun ushtarak mbas fitores mbi nazizmin. Të gjitha vëndet Lindore të Europës ndoqën gjurmët e Stalinit pas 1945-sës duke i paraqitur rendet shoqërore si forma socialiste më anë të të cilave mashtruan masat popullore. Duke qënë tepër të pazhvilluar nga pikëpamja hapsinore shoqërore, në raport me vëndet europiano – perëndimore (dmth në funksion të rendit kapitalist dhe pronës private mbi mjete e prodhimit) dhe duke u mbështetur në organizimin e ri, të paraqitur si rend të ri, por që nuk ishte dhe shumë larg nga rendi fashist, ato vënde e filluan jetën e re brënda varrit të ardhshëm dhe brënda 35 vjetëve kërkuan ndryshimin e rendit. A nuk është një shëmbëll ky që tregon se rruga staliniste mbi mënyrën e ndërtimit të shtetit ka qënë kryekëput e gabuar? Llogaritja e hesapeve në vitin 1990 tregoi se në ato vënde nuk kishte pasur dy klasa mike, por tre klasa ku ajo sunduese politike (e ndarë në dy grupe: sipas qytetit dhe sipas fshatit) ishte formuar si rezultat i parimeve që kishte imponuar rendi bolshevik. Është kjo arësyeja përse shkenca materialiste heshti në sferën e historisë kur erdhi puna për të shpjeguar format evolutive të formimit të luftrave, klasave shoqërore, shtetit, fesë, politikës, juridiksionit, familjes, shkencës, letërsisë, etj, etj; të cilat do ta kishin ndihmuar shoqërinë ruse dhe atë Lindore të Europës të mos futej në atë rrugë pa krye dhe me një fund tragjik tepër të shpejtë. Është dhe kjo arësyeja përse marksizmi u ndryshua në mënyrë totalitare duke u bërë i pavlefshëm ashtu siç publikohet ai sot për sot.

Por teoria dhe praktika staliniste nxorrën në dritë dy probleme të reja për shkencat shoqërore. Së pari ato treguan se ekzistonte mundësia që hapësira dhe koha shoqërore (hapësira monopoliste shtetërore me kohën post feudale) të kontraktoheshin midis tyre duke frenuar zhvillimin shoqëror (kjo ka qënë një gjë e mirë pasi karakteri imperialist rus ka qënë në shkallë sipërore). Së dyti ato treguan se formacioni shtetëror i ndërtuar prodhonte tipikisht proletariatin sipas përkufizimit të dhënë nga marksizmi dhe revolucioni proletar ishte i nevojshëm tamam në vëndin e sovietëve.

Duke u mbështetur në teorinë marksiste mbi rolin e ndarjes së punës arrijmë në përfundimin se ekzistenca e inteligjencës si shtresë është kulmi negativ i kësaj ndarje dhe vepra e Stalinit nuk bëri gjë tjetër veçse e përshpejtoi këtë proçes që kishte argumentuar Marksi; vetëm se këtë e realizoi nëpërmjet një përfundimi tepër negativ, pasi inteligjenca sovietike përfundoi në llumin e paaftësisë shoqërore për të drejtuar kombin sovietik drejt zhvillimit historik autokton. Gorbaçovit i duhet një punë kolosale për të përmbysur situatën dhe këtë nuk mundi ta bëjë pa kuptuar se përfundimi i rrugës staliniste është pengesa kryesore e tij. Kjo pengesë është e kushtëzuar me paaftësinë edhe të dy klasave kryesore sovietike. Kështu që perestrojka na duket sikur ka marrë mbi vete një kohë shumë të gjatë të cilën nuk mund ta përmbysë dot aq shpejt sa pretendon. Ne kemi frikë se gabimi teorik i Stalinit po përsëritet nga udhëheqësi i ri sovietik duke kërkuar përmbysjen e një kohe të gjatë me anë të një kohe të shkurtër.

Kulmi teorik i bëmave antimarksiste të Stalinit qëndron në teorinë mbi revolucionin proletar dhe atë socialist (në këtë artikull nuk ka asnjë rëndësi saktësia e tyre). Ekziston në Shqipëri një tekst mbi materializmni historik si tekst mësimor në Universitetin e Tiranës, por ne ngulim këmbë se asnjë student i atij universiteti (qofshin edhe ata që kanë mbaruar qysh me themelimin e tij (1956) nuk e di akoma se ajo çka shkruhet në Materializmin Historik është tërësia e ideve antimarksiste të Stalinit (shih Materializmi Hisorik, f. 229 – 230, Tiranë 1981). Prandaj ne revoltohemi kur mohohet Stalini dhe bashkë me të kërkohet të mohohet edhe teoria mbi socializmin dhe komunizmin e Karl Marksit, gabimi i të cilit qëndron në një vënd tjetër për tjetër dhe jo për faj të tij (le ta mësojnë sociologët e Italisë se socializmi filloi si ide sallonesh dhe vdiq si ide politike me mjetet e dhunës). Sociologët dhe filozofët e sotëm të Europës me këtë lojë nuk bëjnë gjë tjetër veçse tregojnë paditurinë e tyre dhe fytyrën e vërtetë prej mashtruesish. Ne do t’u tregojmë se si është e vërteta e këtij problemi.

Marksi duke u nisur nga kushtet e atëhershme të shfrytëzimit shoqëror, që sundonin në Europën e atëhershme dhe tipikisht në Angli, argumentoi mbi një bazë filozofike materialisto – idealiste (pranimi i proletariatit si klasë shoqërore është bërë në formë postulative dhe nuk është vërtetuar dot, -kjo përbën anën idealiste të problemit) se e vetmja rrugë për t’u çliruar nga ai sundim shtazor ishte rruga e revolucionit proletar dhe këtë mund ta realizonte vetëm klasa punëtore e proletarizuar. Kjo gjë u shpreh për herë të parë tek broshura “Parimet e Komunizmit” më 1847, pikat e së cilës shërbyen për ndërtimin e “Manifestit Komunist” (1848) ku midis të tjerash thuhej se:

 

“Në mos nga përmbajtja, nga forma lufta e proletariatit kundër borgjezisë në fillim është një luftë kombëtare. Proletariati i çdo vëndi duhet, sigurisht, më parë t’i qerojë hesapet me borgjezinë e vet” (Vepra të zgjedhura, v.I, f.32)

 

A ka mundësi që të nxjerrim konkluzione mbi veprimin internacional të revolucionit proletar? A ka mundësi , qoftë dhe teorike, të aplikohet lufta e klasave deri në zhdukjen e tyre kur dihet mirëfilli se klasat nuk kanë lindur nga lufta? A ka mundësi të realizohet proçesi në një vënd dhe prej këtej të përfshihet i gjithë njerëzimi? Si argumentohet fundi i rendit kapitalist dhe i shtetit të së drejtës borgjeze në një vënd të vetëm kur dihet që tendenca e racës njerëzore është drejt unifikimit të vet? Mos vallë internacionalizimin dhe unifikimin e rendit botëror e realizon bota e kapitalit? Mos vallë marksizmi është filozofi e këtij unifikimi? Të gjitha këto pyetje të çojnë në pyetjen përfundimtare: mos vallë revolucioni socialist (dmth zhdukja e klasave shoqërore) realizohet në një rrugë tjetër për tjetër dhe marksizmi është devijuar me qëllim?

Gjithëshka është e lidhur me Rusinë e atyre viteve dhe ne vetëm mund të marrim me mënd intrigat politike të thurura, por kemi në dorë pasojat e tyre dhe metodën pse dhe si u ndryshua marksizmi nga dinamika internacionale e racës njerëzore në dinamikën nacionale e popullit rus. Vini re se çfarë ka ndodhur në planin teorik.

Lenini, duke u nisur nga diskutimet e kohës mbi mundësinë e realizimit të socializmit në një vënd apo në të gjithë botën, shkroi artikullin : “Mbi parrullën e Shteteve të Bashkuara të Europës” (botuar në gazetën “Social Demokrat” Nr 44 të dt. 23 gusht 1915) ku thuhet:

 

“Pabarazia e zhvillimit ekonomik dhe politik është një ligj absolut i kapitalizmit. Së këtejmi del se fitorja e socializmit mund të arrihet në fillim në disa vënde kapitaliste, ose edhe në një vënd të vetëm, të marrë veçmas” (f.7, Tiranë 1976).

 

Për lexuesin shqiptar këto rreshta janë bërë promotori i formulës së dinamikës së revolucionit socialist dhe e shpërthimit të revolucionit të Tetorit dhe e gjitha kjo e imponuar nga Stalini dhe administrata e tij. Përse vallë në këtë kohë lindi nevoja e ndryshimit të marksizmit dhe pikërisht në vëndin e sapo dalë nga rendi feudal? Në këto rreshta të Leninit ka jo vetëm pasaktësi, por dhe një mashtrim historik, sepse pabarazia e zhvillimit ekonomik dhe politik fillimisht nuk ka pasur karakter shoqëror, por natyror dhe e varur nga koha e lindjes dhe zhvillimit të popujve. Pabarazia e zhvillimit ekonomik nuk ka asnjë lidhje me rendin e kapitalit dhe në këtë pikë Lenini ka mashtruar me qëllim për t’i hapur rrugë revolucionit të Tetorit, por që na shërben ne për të zbuluar se kush fshihet pas kësaj trukature të marksizmit. Lexuesi duhet ta kuptojë se i gjithë revolucioni i Tetorit ka pasur tjetër ideator dhe tjetër qëllim aplikimi, pastaj është futur në skenën e përfitimit dueti Lenini – Stalin.

Në vitet e para të sundimit të Stalinit në B.Sovietik kanë jetuar dy teoricienë të Revolucionit të Tetorit (veprimtaria teorike e të cilëve nuk na intereson tani për tani) Kamenievi dhe Zinonievi që u asgjësuan më 1936. Lufta kundër tyre filloi me devijacionin social – demokrat në partinë bolshevike ku Stalini filloi larjen e hesapeve me kundërshtarët e vet politikë (opozitën). Në këtë broshurë qëndron e gjithë rruga antimarksiste e tij dhe ç’është më kryesorja figura dhe karakteri i Stalinit. Në atë raport, pak vjet mbas vdekjes së Leninit, mbajtur më 1926, Stalini mori përsipër ndryshimin e marksizmit, deri në mohim, dhe shpjegimin tendencioz të leninizmit, deri në nacionalizëm. Ai i filloi vërejtjet paraprake duke marrë në konsideratë “Parimet e Komunizmit”, pyetjen 19-të ku thelbi i saj mbi revolucionin proletar u transformua pikërisht në revolucion socialist. Duke bërë këtë ndryshim Stalini filloi spekullimet duke e paraqitur situatën marksiste si produkt të viteve 40 – 50 të shek. XIX-të dhe jashtë karakterit monopolist të kapitalizmit, e cila ishte e vlefshme për atë shekull, por e pavlefshme për shekullin e XX-të (shih “Mbi devijacionin social – demokrat në partinë tonë, f. 22, broshurë). Me anë të kësaj ideja Stalini i fshehu popujve sovietikë faktin se pikërisht kjo situatë, që po instalohej në B.Sovietik, prodhonte proletariatin sipas ideve të Marksit dhe revolucioni proletar nuk kishte asnjë vlerë në vëndet e zhvilluara kapitaliste. Stalini pretendoi se Lenini na paska zbuluar ligjin e zhvillimit të pabarabartë nga ku filloi pikënisja e teorisë mbi fitoren e socializmit në vënde të veçanta (po aty). A ishte i saktë ky arësyetim i Stalinit? Edhe në qoftë se nuk do të marrim për bazë teorinë e Marksit dhe të Engelsit, përsëri arësyetimi është e gabuar, edhe në qoftë se mbështetemi vetëm tek Lenini, pasi ka qënë ky i fundit që e ka mohuar mundësinë e fitores përfundimtare të socializmit në një vënd të vetëm (Vepra 26, f. 526). Se çfarë qëndron pas të vërtetës është tjetër punë vetëm se lexuesi duhet ta ketë të qartë se përfundimi marksist është tjetër për tjetër nga përfundimi leninist dhe nuk kanë asnjë lidhje midis tyre dhe çdo pretendim mbi unitetin e tyre është thjeshtë një mashtrim filozofik e politik.

Stalini dhe e gjithë shkolla bolshevike nuk kishin si ta dinin se pabarazia e zhvillimit ekonomiko – shoqëror nuk është një ligj vetëm i rendit kapitalist (dmth shoqëror), por kjo pabarazi është një ligj absolut i zhvillimit të racës njerëzore të deritanishme dhe është ligj natyror. Një shtrydhje e marksizmit nga ana e historiografisë shqiptare për këtë problem (në fakt e gjithë kjo historiografi për të tërë periudhën e komunizmit ka qënë në pozita antimarksiste nga fillimi deri në fund) do të çonte në zbulimin e boshllëqeve të filozofisë marksiste dhe gabimet e konkluzioneve të saj. E gjitha kjo nga vetë bota e marksizmit. Ajo do të kishte zbuluar shumë qeliza materiale që ndërtojnë një shoqëri; ku shkurtimisht mund të themi se pabarazia e zhvillimit shoqëror përcaktohet në mënyrë absolute nga shpejtësia e zhvillimit shoqëror, e cila nga ana e saj varet nga koha e lindjes të seicilit popull. Prej këtej nuk do të ishte e vështirë aspak të vërtetohej vjetërsia e popujve ku konkretisht ajo e popullit shqiptar del me tetë (8) shifra dhe e para e racës së bardhë. Mohimi i marksizmit nga ana e shkencës shqiptare është njëkohësisht mohim i gjenezës autoktone absolute të shqiptarëve dhe i moshës 10-12 milion vjeçare të tij.

Në fakt marksizmi i shërbeu Stalinit si një shkak për t’ju vërsulur gjithë botës me anë të diktaturës së proletariatit edhe pse kjo diktaturë në B.Sovietik nuk ka ekzistuar as dhe një sekondë të vetme. A nuk deshte, a nuk e kuptoi, a kështu i dhanë detyrën, Stalini ju shmang marksizmit nga e majta ekstreme në të djathtën ekstreme të dhunës me anë të së cilës tmerroi botën duke e paraqitur marksizmin si filozofi të dhunës shoqërore dhe të urrejtshme për masat njerëzore të globit.

Kur ne sot ngremë zërin në mbrotje të marksizmit nuk kemi parasysh aspak dhunën proletare si kundërpërgjigje të dhunës politike, por ne kemi parasysh materializmin shoqëror dhe natyror të tij i cili i nevojitet me aq domosdoshmëri popullit shqiptar. Pikërisht tek fjalët e Marksit ne gjejmë atë që i duhet popullit shqiptar të rrëmbyer dhe skuqur nga flakët e demokracisë. Sipas tij:

 

“Një shoqëri, edhe në qoftë se ka rënë në gjurmët e ligjit natyror të zhvillimit të sajë, -dhe qëllimi i fundit i veprës sime është zbulimi i ligjit ekonomik të lëvizjes së shoqërisë moderne, -nuk mundet as t’i kapërcejë, as t’i anullojë me dekrete fazat natyrore të zhvillimit. Por ajo mund t’i pakësojë dhe t’i zbutë dhimbjet e lindjes”(Kapitali, Libri I, vëll. I, f. 20).

 

Nuk e dimë në se do të na ketë kuptuar lexuesi, por analiza e figurës dhe veprës së Stalinit duhet t’i shërbejë shoqërisë sonë demokratike si udhërrëfim se si nuk duhet ecur dhe se si duhet ecur përpara. A nuk është e domosdoshme të dimë se çfarë kemi qënë, ku jemi dhe çfarë mund të bëhemi, jo më nga pozitat e rilindasve për çlirim kombëtar, por nga pozitat e kërkuesve të një zhvillimi më të lartë e më të shpejtë? Le të shpresojmë tek proçeset demokratike, por për një gjë shqiptarët duhet të jenë të sigurtë: ata të vetëm nuk mund të bëjnë asgjë, sepse nuk dinë të bëjnë gjë; ky është fati që i ka dhënë nëna jonë natyrë popullit tonë: te themelojnë racën e bardhë dhe të bëjnë sehir dinamikën e popujve të saj.

 

 

                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                 

Tiranë 09.01.1991

 

4-Edhe një herë mbi simbolet e flamuri tonë kombëtar

 

 

Problemi i flamurit mund të trajtohet në disa mënyra: në mënyrë empirike, siç ishte analiza në gazetën Rilindja Demokratike para dy javëve; në mënyrë tendencioze duke fshehur një pjesë të së vërtetës, siç ishte analiza e botuar në gazetën Drita; në mënyrë jo të plotë për shkak të mungesës së materialit; dhe në mënyrë të saktë e përfundimtare.

Në të vërtetë polemika e mundëshme për përmbajtjen e flamurit tonë kombëtar është tepër fallso pasi çdo gjë ka qënë e sqaruar me kohë dhe, do të shtonim, mjaft e qartë pa pasur nevojë për diskurset e sotme. Kështu që ne nuk po bëjmë gjë tjetër veçse po biem në faqet e kësaj përmbledhje atë që është thënë para 450 vjetëve, publikuar para 55 vjetëve dhe shkruar 30 vjet më parë. Diskutimi polemik përmblidhet në idenë në ka pasur yll shqiponja dykrenore ose jo në flamurin tonë kombëtar para 1944 dhe deri para 550 vjetëve, dmth në kohën e Skëndërbeut. Botimi i një fotografie 63 vjeçare në gazetën Drita të datës 20 janar 1991 duket sikur i vuri kapak këtij diskutimi pasi shqiponja ka mbi krye një yll me 5 kulme. Por dhe më indiferenti do ta pikaste që ylli me 6 cepa në vulën e Skëndërbeut ndryshon si nata me ditën nga ylli i mësipërm jo vetëm në formë, por dhe në objektin përkatës që shoqëron. Kështu që përfundimi se simbolet e flamurit tonë kombëtar janë krenaria shqiptare (të kuptohemi drejt, kur përfundimi arrihet në rrugën që ka ndjekur autori i artikullit të Dritës) është tej masës larg të vërtetës pasi rezulton se krenaria e kombit më të vjetër europian kosiston në heqjen e një cepi.

Simbolet e flamurit do t’i analizojmë të bashkangjitura me 4 etapa historike dhe pikërisht:

1-epokën e Skëndërbeut

2-epokën e kryengritjeve të mëdha të viteve 1908 – 1913 duke përfshirë

edhe ngritjet e flamurëve anë e kënd Shqipërisë

3-epokën nga shpallja e pavarësisë deri më 1944

4-dhe nga kjo epokë deri më 1946, ditën ku vendoset juridikisht flamuri dhe stema e republikës sonë.

Studimet në këtë fushë nuk kanë munguar; mund të përmëndim artikullin e Aleks Budës “Pse flamuri ynë e ka shqiponjën me dy krerë” (botuar në gazetën “Mësuesi” 30 mars 1962), artikullin e Kristo Frashërit “Flamuri i Skëndërbeut” (botuar në gazetën Drita 31 dhjetor 1967), artikullin e Luan Maltezit “Rreth origjinës së flamurit të Skëndërbeut (botuar në “Studime historike 3/1987; -të tre këto artikuj janë ribotuar në “Studime për epokën e Skëndërbeut”, Tiranë 1989). Këto studime përmëndin vetëm shqiponjën dy krenare dhe vetëm autori i dytë përmënd shkarazi një yll me 6 cepa pa i dhënë asnjë rëndësi të mëtejshme këtij fakti, pasi anonimi italian (shek. XVI) krahas këtij ylli vendos dhe dy kurora mbretërore mbi kokat e shqiponjës.

Sipas Aleks Budës “Në Shqipëri shqipja dy krenare përdoret, me sa dimë, qysh nga shekulli XIV si shenjë e princërve feudalë shqiptarë. Kështu dimë se Muzakët mbanin në flamurin e tyre një shkabë dy krenare me një yll në mes” (vini re cilësohet ekzistenca e yllit). Po kështu e kanë pasur dhe Dukagjinët veçse me një shkabë të thjeshtë. E dhëna për flamurin e Skëndërbeut vjen nga Marin Barleti i cili duke folur për kthimin në Krujë më 1443 të Skëndërbeut shkruan se ky i fundit “mbante flamurë të kuq të qëndisur me shqiponja të zeza e dy krenare (ky ishte flamuri i fisit të tij)” (Histori e Skëndërbeut, f. 89, bot 1964). Në tekstin barletian nuk cilësohet fare prania e yllit, kur për Muzakajt ky cilësim ishte fare i qartë; atëhere mbi ç’bazë informacioni autori i artikullit të “Dritës” hedh poshtë identitetin e flamurit të 1912-ës me atë të Skëndërbeut? Në qoftë se fjala është për vulën dhe stemën heraldike të Kastriotëve, të cilët kishin mbi dykryet e shqiponjës një yll me 6 cepa, duhet ndalur diçka më shumë për të përcaktuar se çfarë përfaqëson ky yll kur dihet fare mirë se ai ndryshon nga ai me 5 cepa jo vetëm në formë, por dhe në përmbajtjen e përdorimit. Le ta dijë ky autor dhe lexuesi i kësaj gazete se yjet, nuk ka rëndësi numuri i cepave janë simbole fetare dhe lidhen me monoteizmin e hebrejve para 3000 vjetëve (kjo është gjurma më e vjetër e gjetur nga ana e jonë) duke përfaqësuar një mënyrë lidhjeje midis krijesave imagjinare dhe njerëzve (kujtojmë kartolinat katolike mbi lindjen e Krishtit, të cilat kanë në sfond një yll-kometë. Ndërsa ylli me 5 cepa me sa dimë na është i lidhur me lëvizjet proletare të shekullit të kaluar dhe gjithëshka është sinonim i Karl Marksit.

Shtrojmë pyetjen: ku qëndron tradita e simbolit të flamurit tonë kombëtar deri në shekullin e XIX-të tek populli ynë kur ky flamur nuk ka ekzistuar materialisht që nga shekulli i XV-të? Në këtë pikë autori i artikullit të “Dritës” është treguar arbitrar në kulm duke barazuar, pa të drejtë, stemën – vulën – flamurin e Skëndërbeut, kur për këtë të fundit e dhëna e Barletit është e një saktësie absolute, -vetëm në qoftë se ai ka shkruar me hamëndje.

Në qoftë se do të flasim për traditë të flamurit kombëtar ne na duket se gjithëshka fillon me lëvizjet kombëtare të shekullit tonë kur kemi dhe një çfaqje të konsiderueshme të flamurit tonë kombëtar. Përse duhet të flitet për flamurin e Ismail Qemalit, si pasardhës të atij të Skëndërbeut, kur dihet fare mirë se një vit e gjysëm më përpara shpalljes së pavarësisë u ngrit për herë të parë, pas epokës skëndërbejane, flamuri ynë kombëtar i cili për fatin e keq të autorit të “Dritës” ka qënë një flamur i kuq me një shqiponjë të madhe dy krenare pa yll në mes. Ky flamur u ngrit në majën e Bratilës së Deçiçit më 6 prill 1991 gjatë kryengritjes së Malësisë së Madhe që udhëheqi Dedë Gjo Luli (shih “Gjurmë të historisë kombëtare në Fototekën e Shkodrës”, f. 122). Po kështu edhe flamuri i qëndisur nga Bernardina Marubi (vajza e fotografit të famshëm), pjesmarrëse në kryengritjet e 1908-1910, është pa këtë yll të diskutueshëm sot për “fatin” e keq të autorit të artikullit të “Dritës”. Por edhe flamuri i ngritur në Vlorë nga patriotët tanë më 28 nëndor 1912, për hir të formimit të traditës, ka pasur vetëm shqiponjën; gjë që duket edhe në një libër të botuar më 1963 mbi qeverinë e përkohëshme të Vlorës.

Periudha 1912 – 1944 ka botime të ndryshme letrare e gazetash ku nuk mungon flamuri ynë kombëtar çka duhet konsideruar si një traditë për këtë problem dhe, përsëri, për fatin e kjeq të autorit të artikullit të “Dritës” këta flamuj janë pa yll në mes. Për këtë shih kapakun e revistës Leka, numurin përkujtimor me rastin e 25 vjetorit të pavarësisë; ose gazetën “Bashkimi Kombit” të datës 28 Nëndor 1943 e cila ka në faqen e parë një flamur të kuq me shkabën e zezë dykrenore pa yll në mes. Po të lidhim epokën 1908 – 1913 me atë të 1912 – 1944 midis tyre, duke pasur si pikë lidhëse flamurin kemi plotëssiht të drejtë të themi se tradita e popullit shqiptar nuk e përmban yllin në mes të kokave të shqiponjës.

Po ta shohim problemin për periudhën 1941 – 1944 edhe do të dallonim praninë e yllit në flamurin tonë kombëtar, partizan, dhe kjo është e kuptueshme pasi drejtimi i luftës, nga ana e PKSh-re, ishte e lidhur me idetë e komunizmit duke e justifikuar këtë përbashkim. Por edhe kjo epokë e ka një shprehje të traditës kombëtare duke e përjashtuar yllin nga shqiponja dykrenare. Kujtoni festimin e çlirimit të Tiranës më 28 nëndor 1944 ku tribuna përballë hotel “Dajtit” ka qënë e zbukuruar me një shqiponjë shumë të madhe pa yll në mes dhe dëshmitarët për këtë nuk duhet të mungojnë (shih revistën “Një parakalim fytyrash të Kombeve të Bashkuara; vëll. I, Nr 1).

Edhe nga pikëpamja numismatike problemi e ka një farë zgjidhje, të paktën në stemën që shoqëron monedhat dhe kartmonedhat. Po të shohësh kartmonedhat 20 frangëshe ari të shkurtit 1926, nëndor 1939; 5 frangëshe të gushtit 1939; si dhe monedhat e arit 100 frangëshe të 1928, 1929; apo 20 dhe 10 frangëshe të 1927; monedhat e argjëndit të 1935-ës (dy frangëshe), 1939 (10 lek), 1927 (1 frangëshe), 1939 (5 lek), 1939 (2 lek), monedhat e nikelit 1926 (1/2 lek), 1939 (0,20 lek); bronxit 1935; do të dallonim shqiponjat pa yje midis kokave të tyre çka, duke u përputhur me pamjet e flamurëve të atyre kohërave, na ka çuar në përfundimin se flamuri ynë kombëtar para 1946 nuk e ka pasur yllin në mes.

Kurse nga këndvështrimi filatelik problemi ndryshon rrënjësisht. Në revistën “Shqipnija e ilustrueme” (1928) e shtypshkronjës “Zoja e Papërlyema” (f. 127), jepet një emision pullash ku me vështirësi dallohet një yll në mes të kokave të shqiponjës. Kjo jep dhe zgjidhjen e pranisë së yllit në fotografinë e botuar në gazetën “Drita”. Duke shqyrtuar pozicionin e yllit në rastin e pullës dhe në fotografinë e sipërme vihet re se pozicioni i tij është i kundërt për të dy rastet prej nga ne nxjerrim përfundimin se vendosja e yllit mbi shqiponjën tonë simbolike ka qënë një dëshirë e autorëve të tyre dhe aspak pjesë e traditës sonë kombëtare; vetëm në qoftë se pranojmë se Zef Prenushi (tregëtari i pullave në Shkodër), Aqif Pashë Elbasani dhe Imzot Luigj Bumçi kanë qënë komunistët e parë shqiptarë.

Autori i artikullit të “Dritës” vuri theksin mbi ruajtjen e traditës në simbolet tona kombëtare. Duam t’i kujtojmë këtij autori dhe të gjithë atyre që pretendojnë për heqjen ose ruajtjen e yllit në flamurin tonë kombëtar se ka fakt nuk varet nga dëshirat e njërëzve, por nga parimet që do të ndërtojnë shoqërinë shqiptare pas 31 marsit 1991. Në qoftë se fjala është për komunizmin bolshevik ylli duhet në mes të kokave të shqiponjës, vetëm se kjo do të kërkonte shumë ndryshime thelbësore në zbatimet e teorisë së Karl Marksit; dhe në qoftë se fjala është për demokraci shumë partiake ylli nuk duhet në flamurin tonë kombëtar pasi formalisht PPSh merr prioritetin në drejtimin politik të vëndit. Kjo e fundit duhet të ketë qënë shkaku përse “Rilindja Demokratike” sinjalizoi për huazim të simboleve tona kombëtare.

Besojmë se përgjigja dhënë pretendentëve të ekzistencës ose jo të yllit në flamurin tonë kombëtar është e plotë dhe e qartë. Çdo publikim i mundëshëm i pamjeve me flamurin kombëtar ku ylli të ndodhet duhet të tregojë për praninë e internacionalizmit shoqëror si ide dhe aspak traditën e popullit tonë.

 

 

Tiranë, më 27 janar 1991

 

3-Përse lindi desidenca shqiptare?

 

 

 

Artikulli i Ardian Klosit (botuar në fillimet e Rilindjes Demokratike) vetëm sa hoqi petën e parë të lakrorit 45 vjeçar. Heqja e lirisë dhe ekzekutimi i folkloristëve dhe romancierëve më kombëtarë të popullit shqiptar treguan qysh në atë kohë se krahas të ardhmes “komuniste” PKSh do të kishte si bashkëudhëtare edhe të tashmen antikombëtare. Duket pak si paradoksale dhe i pamundur ky veprim, por ka qënë pikërisht kështu. Autori i parë mbi desidencën shqiptare përmëndi vetëm emrat e atyre që kishin punuar në lëmin e letërsisë kombëtare. Ne kemi mundësi t’i tregojmë lexuesit për raste shumë më flagrante ku del në pah si dhe pse lindi desidenca shqiptare në vitet e para të çlirimit, i cili mund të ketë qënë i tillë nga ana kombëtare (jo plotësisht), por aspak shoqërore.

Nuk duam të përcaktojmë kush ishin shkaktarët dhe përse e bënë këtë krim, por duam të tregojmë se kush ishin disa nga këta njerëz që muarën mbi vete mbrojtjen e popullit shqiptar dhe u sakrifikuan pikërisht për këtë mbrojtje.

Në mars të vitit 1941 prifti italisn Fulvio Cordiniano botoi në “Revista d’Albania” artikullin: “L’Albania nella Storia e nella Vita ossia Visione panoramica di un piccolo mondo primitivo” (Shqipëria në histori e në jetë ose shikim panoramik i një bote të vogël primitive). Artikullin e përshkruajnë dy linja: së pari, shqiptarët e sotëm janë një popullsi e ardhur në një gjëndje tepër primitive dhe të paciviluzuar; së dyti, shqiptarët e sotëm nuk janë pasardhës të shqiptarëve të kohës së Skëndërbeut. Si rrjedhim pushtimi fashist në Shqipëri do të kishte dy të mira në këtë vënd: së pari do të qytetëronte këta banorë primitivë dhe, së dyti, do t’i kthente Shqipërinë banorëve të vet autoktonë, që ndodheshin në Itali qysh në kohën mbas vdekjes së Skëndërbeut. Nuk është e vështirë të kuptohet as sot që ky artikull ka qënë pjesë e propogandës fashiste për të justifikuar pushtimin e 7 prillit 1939.

Si përgjigje të këtij artikulli lindi lëvizja intelektuale antikordiniano, që na është mbajtur e fshehtë deri më sot, si shumë e shumë ndodhi të tjera. Arësyeja e kësaj të fundit ishte e thjeshtë përse ndodhi kështu: në këtë lëvizje intelektuale merrte pjesë, përveç shtresës së mësonjësve patriotë edhe kleri katolik, i cili u akuzua pas 1944-ës si pjesa më antikombëtare e popullit tonë, që në fakt ka qënë qëndra kombëtare e lëvizjeve shoqërore për çlirim kombëtar në një masë të tillë sa duhet pranuar pa frikë se ekzistenca e gjuhës dhe e kombit tonë duhet t’i dedikohet maksimalisht edhe këtij kleri (këtu nuk ka rëndësi forma fetare, por ekzistenca e elementit njeri). Fill mbas publikimit të artikullit të italianit u shkruan një sërë artikujsh kundra tij dhe përfundimisht inteligjenca shqiptare e tyre kohërave, nën hundën e pushtuesit fashist, mori përsipër mbrojtjen e popullit shqiptar. Ne muarëm për bazë dy artikuj kryesorë të aska kohe ku del në pah si dhe pse lindi desidenca shqiptare.

I pari për nga rëndësia, pasi tregon si lindi desidenca, është artikulli i Nikë Barcolla-s, pas të cilit fshihej kleriku Dom Nikollë Mazreku. I ashpër në fillimin e tij, prifti shqiptar merr përsipër mbrojtjen e kombit tonë nën titullin “Skandali “Cordiniano” dhe mprojtja e kombit shqiptar” e cila fillon me sentencën aristoteliane: “…..mos me u idhnue kur lupet, asht marri”; dhe përfundon me vargjet e të madhit Fishtë:

 

Jo po as desht djalli Shqipni

Jo po as desht hasmi shqiptarë

Qe pra sot po ka Shqipni

Qe pra sot po ka shqiptarë

 

Po ku asht autori i kësaj mbrojtjeje, të cilën do ta kishte për nder ta bënte çdo intelektual dhe shqiptar i ndershëm në ndjenjat kombëtare? Pas 1944-ës prifti Dom Nikollë Mazreku arrestohet, akuzohet për agjitacion e propogandë, akuzohet për veprimtari antikombëtare dhe burgoset (u lirua vetëm më 1989). A nuk kemi ne të drejtë të themi se desidenca shqiptare lindi si rezultat i ndeshjes së rrymës antikombëtare me atë kombëtare ku fitoi e para? A nuk kemi ne të drejtë të themi se desidenca shqiptare lindi se rezultat i ndeshjes së rrymës progresive me atë feudale (Enver Hoxha është përfaqësuesi më tipik i feudalizmit shqiptar; historianët duhet t’i shohim më me vëmëndeje deklaratat e bëra mbi feudalizmin shqiptar në kohën e Skëndërbeut pasi gjërat nuk jenë dhe krejt ashtu për Shqipërinë) ku fitoi kjo e fundit? Le të dalë njeri dhe të pretendojë të kundërtën, pasi ne atëhere do të zgjerohemi në kritikën tonë deri në lidhjen e PKSh me sllavët dhe gjëndjen pasojale të kufijve të sotëm shqiptarë, të cilat mbajtnë vulën e të vetëquajturit themelues të PKSh.

Artikulli i dytë qe me një gamë më të gjërë pjesmarësish. Atë e nënshkruan njëzet (20) profesorët e liceut shtetëror të Shkodrës nën titullin “Cordiniano në gjyq përpara botës”. E filluar me vargjet e poetit tonë kombëtar, Gjergj Fishtës:

 

Ne jemi t’bijt e një fisi të përmëndun,

n’dorë, qi i ndriti si rrfeja çeliku,

qi e qestisë veç t’u dridhun anmiku,

qi t’tanë bota kah besa e nderon.

(këto vargje janë bërë promotori i ndryshimit të gjenezës së popullit shqiptar mbi një bazë të re filozofike).

 

artikulli përfundon me emrat e të nënshktuarve. Nuk i dhamë rëndësi përmbajtjes së artikullit, por pikërisht këtyre emrave, diferencimi i të cilëve tregoi përse lindi desidenca shqiptare.

Duke menduar se lexuesi nuk do të mërzitet, po japim emrat e këtyre profesorëve (ky nuk është titull profesioni, por titull kombëtar) që muarën mbi vete mbrojtjen e populli tonë nën hundën e fashizmit pushtues. Ata janë:

 

Ismail Anamali                                           Kasem Bajrami

Zef Kurti                                                      Pashko Geci

Taib Shkodra                                                         Prenk Kaçinari

Kolë Margjini                                                          Mark Ndoja

Fadil Repishti                                             Kolë Prela

Simon Rrota                                                           Injac Gj. Ndoja

Rexhap Neziri                                            Simon Dedej

Kel Ujka                                                       Zef Pali

Qazim Turdiu                                             Filip Ndocaj

Gjergj Canco                                                          Gaspër Pali

 

Disa prej tyre lexuesi i njeh mirë pasi kanë qënë mësonjësit tanë të nderuar në shkollat e mesme dhe të larta. Nga të njëzetët vetëm dy jetonin deri në vitin 1991, të cilët me heshtjen e tyre nuk e mbuluan dot psenë e lindjes së desidencës edhe pse vetë në shpirt kanë qënë, ose nuk kanë qënë, të tillë (Fadil Repishti, Injac Ndoja). Por tetëmbëdhjetë të tjerët nuk kanë vdekur në mënyrë “të nderuar” të gjithë njësoj. Katër prej tyre formojnë gardën e desidencës shqiptare (të katërt janë katolikë, gjë që duhet ta ketë një shkak, dhe me sa duket PKSh mori përsipër të zhdukë katolikët shqiptarë dhe jo të vendoste komunizmin e premtuar. Me sa kemi kuptuar ajo donte të barazonte historinë e krahinave shqiptare për të realizuar tendencën vepruese të saj) dhe ja sepse:

Prenk Kaçinari, akuzohet për demokrat liberal, futet në burg 5 vjet ku thuhet se vret vehten.

Mark Ndoja, komunist i orëve të para, deputet në legjislaturën e parë, sekretar i lidhjes së shkrimtarëve dhe artistëve të Shqipërisë, mbrojtës i flaktë i Fishtës dhe për këtë të fundit përjashtohet nga partia, lidhja e shkrimtarëve, hiqet si deputet dhe futet në burg. Ky i fundit e detyron të heshtë dhe vdes “pa nder” në Tiranë (në burg me personalitetin e tij është bërë një lojë e ndyrë, paraqitej si agjent i pushtetit komunist).

Kolë Prela, deputet, bashkohet me grupin e deputetëve të Riza Danit duke kërkuar që republika të mos quhet popullore, por thjeshtë republika e Shqipërisë dhe për këtë pushkatohet.

Simon Dedej, akuzohet për veprimtari antikombëtare, arrestohet, futet në burg ku dhe vdes.

Pas gjithë këtyre a nuk kemi ne të drejtë të themi se arësyeja pse lindi desidenca shqiptare është e lidhur me përcaktimet e parimeve që do të ndërtonin histroinë e ardhëshme të popullit tonë. Dhe kur shohim se si u katandis shoqëria e jonë sot arrijmë në konkluzionin se rryma desidente e asaj kohe kishte plotësisht të drejtë, prandaj jemi të detyruar të ndjekim rrugën e tyre. A nuk do të thotë kjo se ka ardhur koha që të ndryshohet opinioni për ata intelektualë dhe t’i bëhet e qartë popullit tonë e vërteta mbi luftën e madhe që ka bërë shtresa më progresive e tij për çlirimin kombëtar dhe unitetin e tij? Le të shpresojmë nga era e re e demokracisë!

 

 

Tiranë, më 16.04.1992