Monthly Archives: December 2014

81 – Meditim i sforcuar mbi nje veper te vjeter te Kadarese

 

Studimi i vepres gjysem shekullore te shkrimtarit Kadare nxjerr ne dukje nje veper pa shume buje, por me nje permbajtje qe ka sherbyer per edukimin masiv te shqiptareve pergjate viteve 70-80 (por, pasi ta lexoni vepren dhe ta krahasoni me kritiken e sotme historike, nuk duhet te thone qe shkrimtari Kadare nuk ka luajtur asnje rol ne edukimin komunist te shqiptareve pergjate epokes se diktatures enveriste; nuk duhet te thoni se ai ka qene nje desident i asaj diktature). Aresyeja perse e vecova kete pjese nga i gjithe studimi eshte e lidhur me nje artikull pseudoimformativ dhe krejt formal me autor Minella Aleksi (gazeta “Panorama”, dt 12 dhjetor 2014, f. 20), sipas te cilit na paskan ekzistuar sulme ndaj Kadarese per te penguar dhenien e cmimit “Nobel” (permendet Adrian Vehbiu dhe perkthyesi nga shqipja Aldo Doda) duke e mbyllur artikullin me nje postulat spekulativ: “letersia eshte sfere shpirterore e njeriut, pasion dhe fomim botekuptimor. Letersia e Kadarese eshte vlere shpirterore e nje populli te tere. Nuk perben biznes spekulantesh”. Keshtu q       e kam rast t’i tregoj se ne qofte se pranojme qe letersia na qenkerka pasion dhe formim botekuptimor, atehere Kadareja nuk eshte vlera shpirterore e Popullit Shqiptar, por vlera shpirterore e diktatures dhe vepra e tij nje biznes politik spekulativ qe ka sherbyer per te zmadhuar permasen e diktatures (shume te burgosur politike dhe te pushkatuar jane te lidhur me fjalen e lire dhe krijmtarine letrare. Te pakten ajka intelektuale e Kombit Shqiptar, Kleri Katolik Shqiptar, i eshte nenshtruar kesaj permase te diktatures ku Kadare ka gishtin e vet te drejteperdrejte). Nuk e di a e ka lexuar Minella Aleksi studimin e Kadarese: “Autobiografia e popullit ne vargje”, por gjithsesi per t’i hequr cdo forme dyshimi mbi budadallekun postulativ qe ka shkruar po i jap te zberthyer ate qe ai si kritik nuk e kupton dot per efekt te keqformimit tij edukativ dhe keqarsimimit politik qe i kane imponuar qe ne bark te nenes me pretendimin qe servilizmi dhe hipokrizia nuk jane karakteristike e kritikes serioze dhe bordi i dhenies se cmimit “Nobel” nuk merret me te tilla probleme qe kritiku Aleksi u afron shqiptareve ne menyre mashtruese. Ka nje te vertete krejt tjeter per tjeter dhe une po ja tregoj jashte cdo biznesi politik dhe ekonomik.

Viti 1971 ne vepren e Kadarese ka nje perzierje temash sa ne lemin poetik, sa ne romane, sa ne pershkrime udhetimesh e deri ne analiza filozofike. Ne kete vit botoi studimin mbi poezine popullore: “Autobiografia e popullit ne vargje” (per baze kam marre nje ribotim te vitit 1980) ku shpalosi te gjithe arsenalin e tij kulturor ne fushen e filozofise, historise dhe letersise. Per nje studiues te historise se Popullit Shqiptar te shek. XIX-XX eshte pak e veshtire te dalloje shpikjet ne kete fushe te bera nga historiografia enveriste, por ne fushen e letrave kjo eshte teper e lehte. Te pakten vepra e mesiperme e Kadarese eshte ne perputhje te plote me menyren se si enverizmi e sajoi historine e popullit tone: duke mohuar historine reale dhe duke shpikur historine ireale deri ne pamundesi. Vepra ne fjale ka pikerisht kete karakteristike, pasi ajo nuk ben fjale per vargun poetik te eposit shqiptar dhe te krijuesve te letersise shqipe, por per vargjet popullore te sajuara nder 1-2 shekujt e fundit (dhe kjo me shume dyshim) ku Kadareja dallon pagabueshmerine mjeshterore te popullit, i cili vendos ne raporte te drejta “midis elementeve realiste dhe mrekullore, midis bashkekohores dhe te perjetshmes, midis konkretes dhe abstraktes, midis materies dhe shpirterores” (f. 66). Ne realitet ne kete veper Kadareja tentoi te pajtoje mashtrimin bolshevik filozofik me piketat materialiste te hedhura pergjate shek. te XIX dhe te dyja keto kerkoi t’ja injektoje dinamikes sociale te shqiptareve pa i shkuar ndermend ne asnje permase mbi ekzistencen e nje pamundesie ne kete drejtim. Libri ne fjale ka nje tendence te theksuar devijacioni mbi te vertetat e poezise shqiptare nder shekuj duke i ngushtuar jo veten hapsiren, por kryesisht autoresine. Kete liber jam i detyruar ta analizoj hollesisht, pasi Kadareja na ka dhene mundesine t’i percaktojme edhe karakterin e veprave nder vitet e diktatures mbi cbaze dhe u krijua miti Kadare. Dhe ky mit e ka pikenisjen pikerisht me kete veper studimore me karakter teper empirik dhe teper larg perqasjes reale me vargun poetik qe edukoi breza te tere shqiptaresh perpara se Plaku i Vlores te ngrinte Flamurin e Pavaresise, por dhe gjate mbreterimit te Zogut te I-re.

Sipas Kadarese “shtrirja horizontale, qe ngerthen brendaperbrenda vetes poema popullore shqiptare, eshte me te vertete e pashembellt” (f. 46). Me qellim, apo pa qellim Kadareja i eshte shmangur rrugeformimit historik te poemes shqiptare. Defekti ne kete rast qendron ne mos percaktimin e ekuacioneve klasike te formimit te tyre dhe ne ndryshimet qe vargu poetik shqiptar ka me te. Kjo gje ben qe zberthimi i realizuar nga Kadareja te jete krejt formal dhe pa domethenie teorike ne fushen e letersise, por krejt i domosdoshem per politiken e diktatorit (kete gje Kadareja nuk ka qene i afte ta mbuloje, bile as qe ka tentuar ta beje ndonjehere). Ne kete rast Kadareja ka perdorur metoden e zmadhimit artificial te dukurise duke e mbyllur me pyetjen percaktuese: “Duke hapur atlasin e poemes popullore shqiptare, duke pare rrethinat, provincat, kolonite fantomatike te metropolit poetik shqiptar, vetvetiu bejme pyetjen : si mund te krijohet ky “comonwelth” i papare artistik dhe pse?” (f. 51). Gjeja e pare qe shtrohet ne kete pyetje eshte: a eshte e vertete kjo dukuri? Kadareja nuk ka se si ta dije, pasi ai nuk e njeh materializmin filozofik ne asnje element (shkolla bolshevike, ku ai ka perfunduar studimet universitare, eshte shembulli me tipik, ne historine e mendimit filozofik boteror te te gjithe koherave, ku eshte aplikuar antimaterializmi filozofik si filozofi perparimtare dhe materialiste), qe per boten shqiptare, kjo permase e nje forme letersie, eshte praktikisht e pamundur. Ne qofte se eshte e vertete ekzistenca e kesaj permase, atehere mendimi letrar shqiptar eshte zmadhuar artificialisht nga analistet dhe studiuesit e fushes letrare per aresye politike dhe kete kerkoj te zbuloj tek Kadareja. Pamundesia eshte e lidhur me ligjin e zhvillimit kohor-hapsinor te popujve, kur kemi pranuar qe paraardhesit e sterlashte te Popullit Shqiptar jane themeluesit kohor te Races se Bardhe dhe per kete permbajne shpejtesine me te vogel te zhvillimit social ne kontinent. Atehere si mund ta kene shqiptaret permasen e vargut poetik te perfshire ne tre kontinente? Kadare e ka kuptuar qe shqiptaret nuk do ta besonin, atehere beri shpikjen e radhes: ia injektoi kete zbulim kritikes letrare te viteve 30, sipas se ciles kjo kritike “e kerkoi ne levizjen e njeriut shqiptar brendaperbrenda Perandorise Otomane, si dhe jashte kufijve te saj. Natyrisht qe levizja e shqiptarit, prania fizike e tij neper ati vise, qe ai vit pas viti e shekull pas shekullit ia ka shtuar dalengadale truallit te tij poetik duke e rritur ate gjer ne permasat kolosale, eshte nje faktor i rendesishem per shpjegimin e fenomenit. Mirepo duke qene i rendesishem ai nuk eshte kurrsesi i mjaftueshem, madje ai nuk eshte as kryesori ne kete shpjegim” (f. 51). Duke perdorur lodra fjalesh Kadare i shmanget thelbit te problemit (pasi ai nuk na ka dhene asnje shembull konkret te kesaj kritike) dhe ne asnje rast nuk zbulon shkakun perse ne poezite shqiptare te shek. XIX-XX termat gjeografike kane kete shtrirje formale. Ne asnje rast Kadare nuk i thote lexuesit se cfare roli ka luajtur kjo lloj letersie ne zhvillimin e Popullit Shqiptar dhe kush eshte pergjegjes per kete. Eshte nje nder ato libra te rralle te letersine shqiptare ku fakti eshte pa domethenie dhe nuk lidhet ne asnje hallke me veprimtarine e prodhuesit te vargut. E kupton se dicka nuk vete ne kete rremuje idesh dhe shpik gjene me te pamundur, per te cilen do te sajonte shume me vone idene negative mbi rolin e Perandorise Otomane ne zhvillimin e Popullit Shqiptar, duke vene ne plan te pare levizjen mekanike te individit shqiptar pa dhene ne asnje rast se cfare rrjedh prej kesaj, por duke evidentuar halucinacionet e diktatorit si te verteta historike. Sipas tij “s’eshte thjeshte levizja ajo qe shpjegon kete buisje kengesh. Ndoshta do te benim nje hap me teper drejt se vertetes po te theksonim se shqiptari ka futur ne kenget e tij sidomos ato vise ku ai ka dershur gjak, pra ku ka lene jeten. Trojet e huaja, te njomura me gjakun e tij, ato kufij te larget te shtetit te madh turk, ato rrefshira gjysme te vdekura ku ushtaret kryenin sherbimin, frontet e lufterave te shumta brenda dhe jashte mbreterise, jane vendet me te populluara me kenget” (f. 53). Leximi i ketyre rreshtave dhe pranimi si te vertete i tyre, con ne perfundimin qe se paku aplikimi politik i Perandorise Otomane na paska cuar ne pasurimin e vargut poetik shqiptar me terma gjeografike te nivelit nderkontinental. Qofte per nje historian, qofte per nje filozof dhe qofte per nje analist ngjarjesh, teresia e ketyre veprimeve eshte e varur domosdoshmerisht nga politika otomane dhe perfitimi shqiptar eshte krejt i rastit dhe i varur nga ai ligj absolut i varesise se kohe-hapsires nga koha e lindjes, qe per rastin e relacioneve Perandori Otomane – popullsi shqiptar eshte ne favor te ketyre te fundit, por qe eshte teper veshtire te kuptohet nga shkolla e Kadarese (per ta thene hapur eshte problemi me kyc ne Shkencen e Historise ka prania e ekuacioneve te panumerta te zhvillimit e ben ate pjesen me te veshtire te vete Shkences). Ne kete pike Kadareja eshte kontradiktor me vetveten pasi nga njera ane pranon rolin e Perandorise Otomane ne zhvillimin e permases gjeografike te vargut poetik dhe nga ana tjeter pranon qe politika otomane eshe shkaktarja e prapambetjes se Popullit Shqiptar (polemika me Rexhep Qosen). Kjo gje, qe ka ndodhur per vargun poetik shqiptar nen Perandorine Otomane, nuk ka ndodhur me ashpersine e karakterit shqiptar pasi ne shqiptaret, sipas Kadarese, “kemi ashpersine europiane. Jo ate orentale, te Lindjes se Mesme, apo turke, por, e theksoj, ate europiane” (interviste ne radion publike polake. – gazeta “Panorama”, dt 27 qershor 2014, f. 21). Nuk eshte veshtire te kuptohet qe Kadareja luan me fjalet sipas interesit te castit pa ja kuptuar domethenien e asaj qe shpreh ne asnje rast. Dhe shqiptaret e kane ndjere “gjenialitetin” e Kadarese vetem ne ato raste kur ai u mvishte shqiptareve vecori te percaktimit superrelativ dhe kete e kane konsideruar dicka qe nuk mund ta bente kerkush dhe nuk e kishte bere asnjehere. Vini re nje rast te tille dhe lexuesi te konkludoje mbi permasen e mesiperme: “Interesimi i popullit tone per ate c’ka ndodh pertej kufijve eshte, vec te tjerash, eshte nje shenje mencurie te thelle nga ana e tij. Ne mungese te plote te institucioneve shteterore e kulturore, te diplomacise zyrtare, te botimeve, arkivave e shtypit, populli yne ka pasur nje nuhatje e pjekuri te tille, saqe te kuptonte se fati i vendit tone nuk ishte i shkeputur nga komplikimi i situatave nderkombetare. Populli yne ka ditur gjithmone te veshtroje pertej kokave te armiqve limitrofe. Ai e kishte kuptuar se jo gjithmone rreziku per vendin fillonte te guri i kufirit. Rreziku qellonte te lindte teper larg, diku ne Evropen Qendrore ose ne ftohtesine e stepave, madje akoma me larg, ne thellesite aziatike. Dhe qysh atje muza popullore me talent, zgjuarsi e diplomaci e kapte dhe jepte sinjalin per te” (f. 55). Shkrimtari mund te kete vecori te jashtezakonshme ne drejtim te fantazise dhe ai mund t’ja lejoje vetes te prodhoje edhe te pamunduren, por, ne fund te fundit, do te kerkohet sherbesa ndaj idese. Te gjitha keto “fakte” te paqena dhe tipikisht te pamundura ne ekzistence jane, kryesisht, edhe te pamundura ne perbashkim e jo me te jene karakteristika te nje popullate. Shqiptaret jane i vetmi popull ne kontinent qe nuk e kane njohur rrezikun dhe kjo jo per merite te tij. Eshte karakteristika me dalluese e tyre dhe qe i ben te ndryshem, ne kuptimin negativ, me popujt e tjere evropiane, por jo per faj te tyre; dhe kete gje shkrimtari Kadare nuk ka ditur ta vere ne dukje e jo me ta zhvilloje. Duhet te jesh historian (jo i epokes komuniste) dhe filozof (jo i epokes komuniste) qe te mundesh ta besh kete zbulim dhe kete trajtim te vecorive te Popullit Shqiptar qe kurrsesi nuk te cojne ne ekzistencen e atyre parametrave qe fantazon Kadareja. Shqiptaret nuk kane ditur asnjehere te orientohen drejt, por e kane lene veten e tyre gjithmone ne dallgen e politikave nderkombetare dhe rastesia i ka nxjerre gjithmone ne breg. Varferia letrare dhe pamundesia e levrimit te ideve te tyre, te pakten, na e lejon t’ja ulim hunden Kadarese. Kulmi i zhvillimit te ideve letrare nder shqiptare qendron nen catine e Klerit Katolik Shqiptar dhe shkrimtari i epokes socialiste kete kerkon te fshehe duke ja atribuar populizmit. Nuk ka krahasim vargu poetik i krijuesve franceskane e jezuite (Imzot Vincenc Prendushi, Pader Gjergj Fishta, Dom Ndre Mjeda, Dom Lazer Shantoja, Dom Ndre Zadeja e shume e shume te tjere) pergjate shek. te XX ne raport me te gjithe poetet dhe krijuesit shqiptare te te gjithe koherave. Eshte ndergjegja e tyre qe formon talentin, zgjuarsine dhe diplomacine e Kombit Shqiptar. Mos i kerkoni keto vecori ne asnje vend tjeter, pasi vetem Kleri Katolik Shqiptar perben ndergjegjen evropiane te Popullit Shqiptar nder 4-5 shekujt e fundit; eshte Kleri Katolik Shqiptar dhe vete krijuesi i Kombit dhe Shtetit te Shqiptareve pergjate 5 shekujve te fundit, te tjerat jane perralla dhe mashtrime qe shkrimtari Kadare i perdor per te shbere kete moral, kete ndergjegje dhe kete mbijetese te Kombit Shqiptar. Problemi nuk ka lidhje me idete letrare, por keto te fundit jane perdorur nga individet e Klerit Katolik Shqiptar nder shekuj per t’i krijuar diellin iluzor drejt te cilit duhej vrapuar dhe kete jo vetem shqiptaret e mijevjecarit te ri, por as shqiptaret e shekullit te kaluar nuk e dine. Eshte Kadareja qe e ka ndihmuar diktatorin ne kete mosnjohje; ja perse Populli Shqiptar eshte i keqarsimuar qe ne bark te nenes pas 1945.

Duke e kuptuar qe kjo pune studimore nuk do te jete kaq e lehte sa dukej, shkrimtari Kadare mundohet te kaperceje pengesat qe sjell mosnjohja e mendimit filozofik materialist. Per kete ai ka shpikur aresyet shkakesore, sipas tij, te levizjes se shqiptareve nder shekuj pa i shkuar ndermend qe kjo do te ishte nje nder piketat me te shtrembera te trashegimise helene dhe ate qe pat zberthyer gabim Aristoteli (kjo eshte tulla me e pare e Shkences se Njerezimit dhe ajo tashme eshte e rrezuar). Duke perbashkuar ate qe nuk ekzistonte me ate qe ishte trasheguar gabim nga lashtesia helene, shkrimtari Kadare do te shkruante ne kete studim:

“Persa i perket levizjeve, nuk eshte aspak i drejte shpjegimi i kritikes filozofike borgjeze te viteve ’30, sipas se ciles shkak per shtegtimet e shumta te njeriut shqiptar brenda dhe jashte Mbreterise Osmane, ka qene koncepti i tij individualist per lirine. Sipas ketij shpjegimi, shqiptari ne emer te lirise individuale e ka flijuar disa here lirine kolektive dhe keshtu e ka braktisur shpesh vendin e tij te roberuar per te qene individualisht i lire ne trojet e tjera. Ky eshte nje mendim kryekeput idealist, kunder te cilit flet gjithe historia e vendit tone” (f. 58).

Fakti qe Kadare nuk ne ka dhene asnje shembull te filozofise borgjeze per kete problem, rezulton qe ai e ka shpikur kete, per te ndertuar ate qe nuk mund te ekzistoje dot. Perzierja e termave mbi llojin e filozofise, kur keto te fundit jo vetem qe nuk e kane prekur kete problem per paaftesi totale, pasi gjithmone koncepti levizje eshte konsideruar nje zbukurim filozofik, tregon se kjo teme eshte nje problem filozofik qe Kadareja nuk e ka kaperdire dot ne asnje permase. Raporti midis individit dhe bashkesise ne kontinentin evropian eshte aktual akoma vetem tek shqiptaret, por nga ana tjeter nuk di ndonje filozof ta kete prekur ndonjehere kete teme pasi ky raport nuk ekziston ne asnje popull tjeter te kontinentit. Atehere perse e ka futur ne linje kete raport Kadareja? Pergjithesisht levizja eshte konsideruar nje koncept mekanik dhe akoma shkenca nuk i ka diferencuar permasat e saj ne sensin cilesor. Ne kete menyre eshte kaluar ne levizjet shoqerore, por qe per kete rast nuk kane vlere, pasi termi shtegtim nuk pajtohet me levizjen shoqerore dhe eshte nje problem qe akoma nuk i ka dhene frutet e veta. Akoma me keq Kadareja ka tentuar te hiperbolizoje konceptin liri tek shqiptaret, duke e vecuar nga bashkesia. A ka ekzistuar ky diskutim ne vitet ’30 nuk e di, por di qe asnje filozof nuk ka qene i afte te perbashkoje levizjen me lirine ne funksion te botes njerezore (ekziston raporti liri-domosdoshmeri dhe eshte pika ku fillon spekullimi materialist i shek. te XIX) dhe ta paraqese si nje problem per shqiptaret e shek. te XX-te.

Historikisht problemi i lirise per shqiptaret dhe paraardhesit e tyre nuk ka ekzistuar kurre, pasi shqiptaret nuk e njohin kurre konceptin e roberise shoqerore. Kompleksi historik iliro-arberoro-shqiptar nuk e ka arritur asnjehere shkallen e skllaverise shoqerore si rezultat i vetezhvillimit autokton; skllaveria tek ky komples ka qene gjithmone i imponuar nga politika dhe fillon tek relacionet me helenet. Prishja e ketyre relacioneve ka cuar gjithmone ne shterpezimin e skllaverise duke mos qene asnjehere qelize shoqerore, por eshte ringjallur sa here qe bota e relacioneve ka imponuar politiken e re. Ne thelb te problemit shqiptar levizja dhe skllaveria nuk mund te pajtohen dot cka tregon se problemi eshte i sajuar per qellime te tjera nga ato qe pretendon Kadareja. Ai nuk na ka dhene asnje shembull historik te mospajtimit te ketij raporti me shqiptaret dhe rrjedhimisht nuk ka pasur se cfare te analizoje ne kete rast. Mjafton vetem te analizojme raportet e permbajtes se Statuteve te qyteteve Shkoder Drisht, Korce me Kanunet e Lek Dukagjinit e Skenderbeut dhe te gjitha keto me Kanunet e Laberise, Dibres dhe Lures per te kuptuar se termi skllaveri ne trinomin historik ilir-arber-shqiptar eshte nje shpikje e antihistorizmit enverist dhe veper e manipulimit historik te komunizmit shqiptar.

Ndersa problemi i levizjes se shqiptareve nder shekuj eshte krejt tjeter per tjeter dhe nuk ka lidhje me boten otomane. Ne kete rast Kadareja ka ndryshuar adresen dhe shkakun e ngjarjes, pasi eshte mbeshtetur ne pasojen e larget te tyre ku vargu poetik nuk mund ta zbuloje dot kete shkak. Akoma me keq Kadareja nuk ka dashur ta thote, dhe ketu fillon devijimi i ngjarjes, qe shqiptaret nuk e kane komanduar kurre historine e tyre dhe cvendosja e tyre masive ka filluar vetem ne kontaktin me sllavet. Problemi i levizjes se shqiptareve dhe paraardhesve te tyre vetem ketu e ka burimin, pasi ne te kunderten ai nuk do te kishte ekzistuar (flasim gjithmone per mijevjecarin e dyte Pas Kri.). Dhe konkretisht kjo levizje ka ndodhur ne kohen e Perandorise Otomane, sepse shqiptaret kane jetuar politikisht nen kete perandori, por levizja e tyre nuk ka qene e kondicionuar vetem brenda saj. Shqiptaret nuk kane levizur kurre domosdoshmerisht. Ata kane qene te detyruar ta realizojne kete vetem per aresye qe nuk vareshin prej tyre, dmth krejt rastesisht dhe per aresye politike jashte tyre. Kjo do te thote se ata kane levizur edhe drejt perendimit dhe ketu duhej bere diferenca, duke perfshire edhe vargun poetik. Pikerisht kete u ka fshehur shqiptareve Kadareja ne kete pike, pasi ne te kunderten do te rezultonte ekzistenca e nje autobiografie ne vargje me permasa krejt te tjera dhe kjo nuk i ka pelqyer diktatorit. Une e kuptoj shume mire qe sot Kadare nuk eshte dakort me kete hapsire analitike, sepse e verteta eshte krejt ndryshe. Rastesia i ka detyruar shqiptaret te levizin drejt Perendimit dhe ne kete pike qendron thelbi i qenies shqiptar te tyre, por kjo ishte e ndaluar te pranohej ne ate kohe. Kaq e vertete eshte kjo sa shkrimtari Kadare e ka zhdukur kete veper nga seria e veprave te ribotuara dhe korpusi i vepres se plote te Kadarese, te botuar nga shtepia botuese Onufri – 2007, rezulton te mos jete i tille (ai eshte ribotuar vetem ne serine prej 12 vellimesh te shtepise botuese “Naim Frasheri”, Tirane 1981, vell. 12 – eshte kjo aresyeja perse e kam konsideruar kete veper te Kadarese te vjeter). Per te qene te sakte thelbi i vargut poetik ne letersine shqipe deri me 1944 (ai qe ka percaktuar ndergjegje kombetare te shqiptareve) eshte i paracaktuar pikerisht nga bota e marredhenieve (e levizjes) me Perendimin dhe instrumenti qe e ka realizuar kete ka emrin: Kleri Katolik Shqiptar; i cili per Kadarene eshte inekzistent ne kete studim, por, per fatin e keq te Kadarese, perfaqesuesi me me ze i Klerit Katolik Shqiptar eshte objekt i kritikes se tij ne fund te ketij libri dhe kjo vetem per t’i bere qejfin diktatorit.

Tendenca analitike e Kadarese ne kete studim vazhdon edhe me tej, tashme duke devijuar permbajtjen thelbesore te qenies shqiptar pergjate 400-500 vjeteve te fundit (ne fakt me kete konstatim Kadare ka dashur te mbuloje karakterin antishqiptar te letersise se realizmit socialist dhe eshte munduar te mbuloje esencen e aresyes perse Populli Shqiptar ishte nje popull evropian dhe ne saje te kujt). Akoma me tej, Kadare ka dashur te mbuloje qellimin per te cilin eshte krijuar vargu poetik shqiptar nder shekuj dhe kush eshte perfaqesuesi me me ze i ketij vargu nga pikepamja individuale. Vini re akrobacine qe perdor per te vene ne dukje ate qe nuk ekziston dhe te fshehe ate qe nuk dine shqiptaret e sotem:

“Hallet e njeriut shqiptar gjate jetes se tij te gjate kane qene te sferes ekonomike dhe shpirterore. Ato kane qene te pleksura dialektikisht ne artin e tij, ashtu si edhe ne jeten e tij. Ndarja metafizike e tyre ka cuar ne qendrime te skajshme dhe interpretime te gabuara te poezise se popullit. Perqendrimi i vemendjes vetem te elementeve mitologjike mrekullore (zanat, shtojzovallet, legjendat) etj. ne kurriz te elementeve realiste te prozes se perditshme eshte nje qendrim idealist, qe cungon dhe e varferon teper muzen popullore. Dhe anasjelltas, injorimi i elementeve mrekullore, gjoja ne emer te nje kendveshtrimi materialist te ceshtjes, rrezikon ta thaje nga nje drejtim tjeter gurren e popullit” (f. 66).

Duke u futur drejt e ne teme, Kadare as qe ja ka haberin se cili eshte raporti i njeriut shqiptar te sotem me shqiptarin historik autokton. E po te bejme kete krahasim (qe realizohet vetem mbi bazen e zhvillimit te qelizave sociale) do te dallojme qe shqiptari nuk ka pasur kurre halle, ato u krijuan vetem pas 1945. Por me perpara bashkesia me emrin shqiptar ka pasur nje problem historik, te cilin e kane fshehur me shume djallezi, dhe qe lidhet me mbijetesen historike te tyre. Bile termi shqiptar eshte i lindur pikerisht ne kapercyell te jeteses me mbijetesen (fillim te shek XVII- midis viteve 1635 – 1643) dhe kjo jo per shkak ta karakterit autokton te zhvillimit, por si rezultat te rastesive politike te varura nga grykesia sllave ne konflikt me Perandorine Otomane. Keshtu qe problemi i zhvillimit shqiptar ne ato kohera ndodhet ne nje koflikt rastesor te krijuar nga shkalla e zhvillimit autokton me imponimin politik te realizuar ne brendesi te asaj perandorie, qe ne kete rast ka qene shpetimi i ketij zhvillimi. Cfare hyn ketu sfera ekonomike dhe ajo shpirterore kur problemet nuk vareshin nga thelbi i zhvillimit shqiptar? Bile ky konflikt rastesor nxjerr ne pah superioritetin e jetes se shqiptareve ne raport me iluzionin jetesor po te kishin jetuar te vetmuar deri ne ate kohe. Ky eshte problemi themelor i Shkences se Historise se Njerezimit: Ndryshimi i Njerit prej Njeriut si rezultat i botes se relacioneve universale. Dhe i gjithe ky problem, per shqiptaret, perjashton si sferen ekonomike ashtu dhe ate shpirterore duke i konsdieruar me permasa imponuese dhe aspak thelbesore. Eshte nje proces qe con ne perfundimin se shqiptaret dhe paraardhsit e tyre historike kane jetuar shume me mire se sa u takonte po te kishin qene te vetem nen presionin e zhvillimit autokton. Dinamika e zhvillimit kohor-hapsinor te shqiptareve eshte e deformuar ne favor te tyre shume me perpara se ata te dilnin ne histori me emrin qe i njohim sot. Keshtu qe problemi qe trajton Kadare nuk ka lidhje te drejteperdrejte me ato faktore, por sfera ekonomike dhe ajo shpirterore i nevojiten shkrimtarit per te sajuar motivet e perhapura te poezise popullore shqiptar. Dhe ne keto motive qendron tjetersimi i Historise se Popullit Shqiptar sipas nje platforme qe i interesonte diktatorit. Pa e filluar analizen e ketyre dy motiveve, me permasa te Kadarese, kemi arritur ne nje perfundim qe mund te shprehet qe tani. Tjetersimi i Historise se Popullit Shqiptar eshte bere vetem per nje qellim: te justifikoje komunizmin enverist. Dhe per kete Kadare ka sajuar motivin dypermasor te vargut poetik shqiptar si me poshte:

“Lufta dhe dashuria jane dy motivet me te perhapura ne poezine popullore. Ne jete dashuria ishte ne pergjithesi nje drame. Kjo drame ishte shpesh me te shtira armesh dhe shpesh e brendshme. Dashuri donte te thoshte konflikt, konflikt me shoqerine, me familjen, me zakonet, me pronen, me gjithshka. Dashuria ishte nje rrebesh i paligjshem, por i tmershem. Ne jeten e tij populli, ne shumicen e rasteve nuk e ka pranuar dashurine, kurse ne artin e tij nuk e ka denuar kurre. Nuk ka asnje kenge dhe asnje varg kunder dashurise. Kontradikta eshte e cuditshme. Ajo tregon se morali patriarkal, ne mos i eshte imponuar krejtesisht, i eshte renduar popullit nga strukturat e prapambetura shoqerore dhe se populli ne thellesi te shpirtit te tij, ka qene ne konflikt me te” (f. 71-72).

Te gjithe keto jane thjeshte pikepamje per te juatifikuar veprimin politik te enverizmit mbi Popullin Shqiptar, pasi platforma politike e diktatorit ne dy pika e goditi psikologjine e Popullit Shqiptar: a) i mbushi mendjen se eshte populli me luftarak ne bote; b) i detyroi te luftonin kunder kanunit dhe patriarkalitetit familjar si trashegimi te prapambetjes sociale te tyre per efekt te shtypjes shoqerore te realizuar nga pushtuesit shekullore. Problemet nuk jane thjeshte historike qe mund te rroken nga shkrimtari me nje te rene te lapsit. Te pakten materializmi filozofik, me aq sa ka qene i zhvilluar, ka tentuar t’i preke perpara nje shekulli e gjysem. Si mund te jete lufta motiv poetik ne nje popull kur ai nuk e njeh pronen private? Qe ne kete pike Kadareja ka stimuluar me ane te historise dhe eshte munduar qe imponimin politik te jashtem ta paraqese si produkt te zhvillimit te brendshem te shqiptareve duke u futur ne transhene e diktatorit. Pa e kuptuar, shkrimtari ka perdorur si argument metodik ate qe ka munguar e deklaruar tek materialistet e shekullit te XIX-te: ekuacionin e formimit te ideve politike ku perfshihet edhe prona private edhe lufta. Eshte ky boshllek qe ben te domosdoshme rishikimin e pozitave te atij materializmi te shitur tek shqiptaret si i perkryer. Nuk eshte lufta nje motiv i perhapur ne poezine shqiptare, por eshte poezia shqiptare dhe parashqiptare nje motiv per te vene ne dukje ate qe po i imponohej shqiptareve jashte platformes autoktone te zhvillimit te tyre. Ne realitet problemi eshte diametralisht i kundert me te dhe Kadareja nuk ka qene i afte ta evidentoje sakte procesin ne fjale duke treguar qe shprehite e tij jane sinonim i politikes dhe jo nje kritike letrare e thjeshte.

Shume me diskretituese eshte problemi i moralit patriarkal. Shqiptaret deri ne mesin e shekullit te XX-te e kane pasur patriarkalitetin familjar si shtyllen e zhvillimit social te tyre dhe ka qene komunizmi enverist ai qe e nxorri jashte binareve per te keqen e tyre. Pergjate 3000 vjeteve te fundit, te pakten, ne trojet e banuara nga shqiptaret e sotem ka ekzistuar mirefilli dualizmi social i shprehur sipas dy linjave: atij autokton dhe atij te imponuar nga jashte shoqerise autoktone pa krijuar ne asnje rast kontradikte. Bile ky dualizem ka qene thelbi i zhvillimit te shoqerise autoktone ne Gadishullin Ballkanit ku vetem shoqeria vendase ka mundur te perfitoje nga pikepamja e veprimit hapsinor, ndersa nga pikpamja kohore relatoret imponues e kane humbur ate duke u frenuar ne zhvillimin e tyre. Kjo do te thote se eshte e pamundur qe patriarkaliteti familjar t’i jete imponuar shqiptareve nga jashte, por ai ka qene rregulli i zhvillimit social te tyre konform kohe-hapsires te percaktuar nga nena jone Natyre. Keto jane probleme filozofike te pazgjidhura akoma sakte dhe Kadareja eshte viktime e perplasjes se materializmit intuitiv (shek. XIX) me materializmin bolshevik (shek. XX). Por ajo qe kuptohet lehtesisht tek Kadareja eshte perkrahja qe ai si shkrimtar i ka dhene diktatorit ne kete drejtim, kur ky i fundit i shpalli lufte shqiptareve ne qelizen familjare. Lufta kunder patriarkalitetit ne Shqiperine e viteve 70 nuk eshte nje lufte kunder prapambetjes sociale, sic jane munduar ta paraqesin kurdohere, por ka qene nje lufte kundra boshtit historik te zhvillimit te shqiptareve duke e futur Popullin Shqiptar ne lufte kundra vetvetes.

Por Kadarese i eshte dashur ta paraqese ekzistencen e patriarkalitetit familjar si te perenduar ne Shqiperi per t’i dhene rendesi nje procesi tjeter familjar, i cili ka qene dhe eshte i perbotshem pa e diferencuar dot vendin tone ne kete drejtim. Fjala behet per dasmen per te cilen Kadare pretendon se “eshte spektakli kryesor qe populli yne ka krijuar gjate shekujve. Asnje ceremoni tjeter, pagane apo fetare, e hershme apo e permortshme, zbavitese apo heroike, nuk i afrohet asaj” (f. 76). Ne qofte se e kemi te veshtire te ndjekim dualitetin social te perjetuar nga vendasit autoktone pergjate procesit historik mijeravjecar, ne procesin e dasmes kjo eshte lehtesisht e konstatueshme, te pakten ne keto 500 vitet e fundit (me dasmen e Katriotit te Madh). Ekzistenca e dualiteti social nder shqiptare kuptohet mirefilli ne dinamiken e familjes ku per cudi konflikti nuk ka ekzistuar kurre, por gjithmone ka ndryshuar permasa e elementeve te ekuacionit, dmth e vete ketij dualiteti ne favor te familjes monogame. Eshte tjeter pune qe ky proces mori zhvillim pas 1945, por asnjeri nuk eshte i afte te argumentoje sensin negativ apo pozitiv te asaj qe ka ndodhur ne Shqiperi ne kete drejtim (nuk duan te flas per prostitucionin e fshehte qe polli ne kete rast procesi enverist). Keshtu qe Kadare, ne kete rast, eshte treguar jo vetem empirik dhe formalist, por dhe mbrojtjes i katrahures familjare qe ndodhi ne familjet shqiptare pas 1945. Ne kete rast nuk kemi te bejme me progres ne qelizen familjare te shqiptareve, por ne shkaterrimin e karakterit individual dhe kolektiv te tyre ku rezulton qe shkrimtari Kadare na ka dhene kontribut real.

Per ne kete liber kemi edhe nje rast te cuditshem te deformimit te informacionit ndikues mbi studiuesin, prej nga kane rrjedhur pikepamje hipotetike mbi madheshtine e rreme te shqiptareve dhe paraardhesve te tyre nder shekuj. Dhe kur mendoj se keto gjera jane thene ketu e mbi 40 vjet me perpara, arrij te kuptoj se deri ku shkon fantazia e Klubit i te Marreve te Madheshtise Shqiptare mbi rolin percaktues te botes iliro-shqiptare ne zhvillimin e Shoqerise Njerezore (nuk po i permend librat e pafund qe jane shkruar ne Shqiperi pas 1991 per kete problem). Vini re kete rast tek Kadareja.

“Duke vizituar ne Stokholm, “Skensen-in”, fshatin e pergjithesuar, ku tregohet si kane jetuar suedezet gjate shekujve, dhe duke menduar se si mund te behet nje katund i tille tek ne, mendja te shkon se asnje arkitekture, asnje kronike apo studim historik, nuk eshte ne gjendje te ndihmoje per nje gje te tille me mire se poezia popullore shqiptare. Do te gjesh aty gjithcka per kete katund hipotetik, duke u nisur nga urbanistika e tij e gjer ne marredheniet me delikate njerezore, nga mizanskena e nje dasme e gjer ne varrin e ftohte, prej te cilit cdo cast mund te ngrihet i vdekuri per te shaluar kalin nen driten e henes” (f. 85-86).

Qe shkrimtarit i lejohet te shkruaje se cfare i pjell mendja, une nuk e ve ne dyshim, por qe ai duhet t’i therrase mendjes kur shikon se cfare prodhon nga mendja shqiptari i edukuar me frymen e tij nuk besoj se mund te kapercehet kaq lehte dhe mbi kete baze te sterthuhet qe shkrimtari Kadare eshte shkrimtari me i madh i te gjitha koherave (pronari i shtepise botuese “Onufri”). Mendjelehtesia e te shkruajturit te ketyre rreshtave, tregon formen botekuptimore te shkrimtarit shqiptar nder keto 70 vitet e fundit. Kadarese nuk i ka vajtur mendja qe kjo eshte absolutisht e pamundur dhe nuk ka asnje mundesi, qofte dhe vetem teorike, te ndodhe. Jo vetem pse bota skandinave ka nje diferencim thelbesor ne menyren e zhvillimit, por diferenca kohore e formimit te gjithesicilit popull eshte ne vlera kolosale. Keshtu qe eshte e pamundur te gjejme pika kontakti ne aspektin shpjegues te botes skandinave me ane te botes shqiptare. Por edhe po te nisesh ta kopjosh menyren se si eshte ndertuar ai muzeum etnografik ne Suedi perseri rruga eshte pa krye, pasi muzeumi nuk duhet te tregoje gjendjen, por menyren e rruges historike te formimit dhe zhvillimit te objekteve per te cilin dhe eshte ndertuar. Ne kete pike cfaqet defekti i muzeumeve shqiptare te cilat ne asnje rast nuk tregojne kete rruge (bile autoret e muzeumeve shqiptare i jane shmangur me qellim kesaj menyre te te ndertuarit te tyre jo vetem per paaftesi, por ne asnje rast ata nuk kane dashur te tregojne se gjithshka e botes shqiptare ka ndikimi evropian dhe otoman pergjithsisht). Keshtu qe ideja e Kadarese nga cdo kendveshtrim qe te rreket nuk eshte e afte te jape nje zgjidhje fitimprurese ne aspektin etnografik, historik apo gjuhesor per kete problem.

Sa me thelle qe futesh ne boten shpjeguese te fenomeneve shqiptare sipas metodes se Kadarese, aq me e madhe eshte sforca filozofike qe e kundershton ate. Por tani kemi hasur ne nje analize ku loja e fjaleve mund te merret si nje veprim desident pa i shkuar ndermend se po merrej me nje gje qe kerkush nuk kishte guxuar t’i jape pegjigje per efekt te dinjitetit shkencor qe karakterizon studiuesit evropiane neper shekuj. Eshte problemi qe edhe tek vete filozofia sunduese shqiptare te atyre viteve nuk ka qene i zgjidhur (kujtoj letren e Engelsit drejtuar F. Meringut, – 14 korrik 1893, – mbi ate cfare nuk zgjidhi marksizmi; Marks-Engels, Letra te zgjedhura, f. 675). Per te qene i sakte duhet thene qe eshte problemi me i pa zgjidhur ne mendimin filozofik boteror te te gjitha koherave dhe pika ku ndahet Materializmi filozofik nga Idealizmi filozofik, por dhe pika qe percakton fundin e Mendimit filozofik boteror po u zgjidh sakte. Fjala eshte per dinamiken e Perendive Historike dhe lidhja e tyre me praktikat Njerezore. Sipas Kadarese:

“prirja per humanizimin e hyjnive ka shkuar edhe me larg ne malet tona. A nuk eshte shprehje e qarte e kesaj prirjeje perpjekja per ta shnderruar ne nje gjysmehyjni njeriun me te zakonshem, mjafton qe ai te te trokiste ne shtepi si mik? Qysh ne ate cast qe dera i hapej, udhetari pushonte se qeni njeri i zakonshem dhe ngrihej menjehere ne stadin e mikut, qe ishte per shqiptarin po aq i shenjte e i prekshem sa edhe hyjnite. / Dikujt mund t’i duket se ky shnderrim, kjo ulje permasash drejt permasave te njeriut e hyjnive shqiptare ne krahasim me hyjnite klasike greko-romake, eshte thjeshte nje degradim. Do ta pranonim kete aresyetim ne ate mase qe mund te pranohet qe thjeshtimi drejt trajtave njerezore i hyjnive greke ne krahasim me superhyjnite cnjerezore egjiptiane apo asyre, ka qene nje degradim” (f. 93)

T’i shkruaje keto rreshta pas 1967, dmth pas masakrimit te institucioneve fetare, sot pa dyshim qe duket si shprehje desidente per ate kohe. Por duke ditur gjendjen teorike te ideve fetare ne nivel boteror kuptohet qe pamja desidente e kesaj pjese eshte e genjeshtert. Nuk eshte e veshtire te kuptosh qe ne kete fushe Kadareja eshte krejtesisht i paditur duke krijuar situata historike krejtesisht te pamundura. Idete fetare asyriane dhe ato helene nuk kane asnje pike kontakti ne aspektin historik; ato jane thjeshte paralele ne hapsire persa i perket prodhuesve te tyre duke pasur nje barazi formale si ide politeiste. Por kjo gje ndryshon kryekeput me perendite iliro-shqiptare dhe koncepti i degradimit nuk mund te qendroje tek bota shqiptare. Lidhja e figures se mikut me hyjnite tek shqiptaret nuk ka vend, sepse shqiptaret, ne menyre autoktone, nuk e kane arritur ne asnje rast stadin e pranimit te hyut. Ai ka ekzistuar shume-shume me vone se perendite helene, ndersa perendite ilire jane shume-shume me te hershme se perendite helene duke fshehur nje sekret per historine e Evropes. Keshtu qe Hyu ne territorin e banuar nga iliro-shqiptaret ekziston vetem ne boten e krishtere dhe e gjejme te dokumentuar per here te pare tek Kanuni i Lek Dukagjinit sipas formules: “Shpija e Shqyptarit asht e Zotit e e mikut” (Krye i tetembedhjete – Ndera Shoqnore, Nye i nendedhetegjashte – Miku -, neni 602-639, At Shtjefen Gjecovi, OFM, “Kanuni i Leke Dukagjinit”, Botimet Franceskane, Shkoder, 2010, f. 66). Ne Kanunin e Dibres ky proces eshte krejt ndryshe persa i perket permbajtjes pasi lidhja e mikut me Zotin eshte ne funksion te te zotit e shtepise (Xhafet Martini, “Kanuni i Dibres”, Neni 1736, f. 393). Por permbajtja e Kanunit te Dibres nuk e ngre mikun ne poziten e Zotit te shtepise (po aty, Neni 1743, f. 394) duke e hedhur poshte pergjithesimin per formulen e Kadarese per te gjithe shqiptaret. E njejta situate paraqitet edhe ne Kanunin e Laberise (Kreu 5 – Miku, Mikpritja, – Neni 41-50. (Ismet Elezi, “Kanuni i Laberise”, f. 47-50). Atehere lind pyetja: cila zone e shqiptareve e permban emrin e mikut te lidhur me Zotin dhe perse i eshte dashur Kadarese ky pergjithesim? Nuk eshte e veshtire te kuptohet se ketu fillon loja e asaj qe Kadare ka dashur te ndryshoje ne karakterin e shqiptareve duke e transformuar nje imponim evropian ne nje karakteristike te brendeshme te shqiptareve. Me sa kam kuptuar kjo eshte nje dukuri mbareboterore e lidhur me nje faze te caktuar te zhvillimit te rendit te dikurshem boteror qe sot nuk ekziston me ne Evrope, por qe tek shqiptaret mbijeton per nje efekt natyror qe Kadare nuk ka ditur ta hulumtoje dot si duhet edhe pse e ka konstatuar ne nje rast. Kjo perkthehet ne faktin e qenies se prapambetur te shqiptareve dhe tentativa per t’i shpjeguar fenomenet shoqerore me ane thashe e themesh qe sillte miku ne shtepi. Kjo vjen si rezultat i panjohurive te tyre dhe imponimit qe Evropa realizoi per afro kater shekuj mbi ta. Gjeni se kush e ka kryer kete imponim dhe instrumentin e perdorur dhe do te keni autorin dhe aresyen perse Miku dhe ZOTI lidhen midis tyre tek shqiptaret, por kurrsesi ne permasen e Kadarese dhe sipas aresyetimeve qe jep shkrimtari. Por analiza ne praktiken hapsinore juridike tregon se Kadareja ka bere nje akrobaci te vogel. Nga njera ane analizon vargun poetik te misheruar ne popullaten jugshqiptare, ndersa nga ana tjeter merr virtytet historike te shqiptareve malsore te Veriut duke krijuar nje konglomerat social te parealizueshem ne planin praktik. Rruga historike e shqiptareve te Jugut ka avancuar me marredheniet paqesore me greket, kur e shqiptareve te Veriut ne luften shekullore kundra serbeve. Eshte nje nder shkaqet historike perse banoret e Jugut te Shqiperise nuk i kane njohur banoret e Veriut te Shqiperise deri ne vitet 20 te shek. te XX-te, por edhe aresyeja perse Miku dhe ZOTI ne Veri jane nje, kur ne Jug jane pa lidhje. Keshtu qe Kadareja pergjitheson nje virtyt te malcoreve pa vene ne dukje pamundesine e ekzistences ne pjesen tjeter te shqiptareve. Vini re se cfare ndodh ne ambientin e FB ku miqte e mi virtuale Cezar Ndreu dhe Bep Coba publikojne materialin e meposhtem pa i ditur pretendimet e mia, meqenese studimi nuk eshte bere i njohur akoma:

g1

 

Akrobacite e shkrimtarit te epokes enveriste shkojne edhe shume-shume me tej duke i evidentuar faktet shume te largeta ne kohe si evidente ne hapsire. Eshte nje nder problemet me kyce te shkencave shoqerore te aplikuara ne politike qe ze fill me teorizimet filozofike te Zhan-Zhak Rusoi (me hollesisht per kete problem lexo artikullin “Zhan Zhak Ruso, pabarazia sociale dhe teoria e Karl Marksit”, publikuar ne albanovaonline.info) mbi barazine sociale, por qe tek shqiptaret “cuditerisht” na paskan ekzistuar tradicionalisht qe nga lashtesia. Cfare ka dashur te evidentoje Kadareja: aplikimin e procesit nder shqiptare sipas varferise, apo qellimin e fshehte te diktatorit per te ushtruar dhunen kundra shqiptareve te varferuar me qellim? Shikoni me kujdes pretendimin e shkrimtarit duke mos harruar kohen qe keni jetuar midis viteve 1945-1992!

“Ajo (veshja, GH) ishte shprehje e qarte dhe e gjithkundshme e nje aspirate barazimi, aq tradicionale per shqiptaret, qysh nga koherat e lashta. Ajo shprehte gjithashtu nje individualitet te fuqishem te njeriut. Fakti qe veshja ishte normative tregon se bashkesia njerezore merrte masa per ruajtjen e dinjitetit te seicilit, duke mos lene askend te bjere nen nje nivel te caktuar paraqitjeje” (f. 99).

Nga i gjithe ky pretendim une mora ne konsiderate vetem lustracionin mbi aspiraten e barazise, si nje dukuri tradicionale nder shqiptare qysh nga kohet e lashta. Eshte nje problem filozofiko-ekonomik qe ka rrokur mendjet e njerezve per mijera e mijera vjet pa ja ditur shkakun, por, kryesisht, cfare perfaqeson termi barazi. Ne kete pike per afro 200 vjet eshte realizuar nje nder mashtrimet me te medha te mendimit filozofik boteror, atehere kur Fridrih Hegeli formuloi ligjin e dialektikes sipas te cilit te kundertat jetonin ne harmoni (depertimi reciprok i te kundertave eshte forma e te shprehurit), por qe mendimi filozofik bolshevik e tranformoi ne nje menyre te tille sa politika me emrin komunizem i vuri qellim vetes te zhdukte kontradiktat dhe te vendoste barazine. Per komunizmin praktik (politika e Lenin-Stalinit) nuk kishte rendesi niveli i zhvillimit ekonomiko-shoqeror ne nje popull, mjafton te vendosej “barazia” sociale dhe Njerezimi kishte gjetur parajsen e deshiruar pa i shkuar ndermend qe barazi do te thoshte fund. Natyra nuk njeh barazi! Tendenca drejt barazise eshte njekohesisht tendenca drejt konfliktit. Ne shoqerine Njerezore barazia formale lind me qeniet e gjalla si forme empirike e ekzistences brenda llojit. Por sa me thelle qe t’i futemi problemit do te shikohet qe ajo nuk ekziston. Keshtu qe kur flitet per barazi ne Shoqerine Njerezore kam gjithmone parasysh primitivizmin shoqeror te trasheguar nga bota e kafsheve. Sa te barabarta jane kafshet kundrejt Nenes sone Natyre, aq te barabarta jane krijesat e gjalla me emrin Njerez. Procesi i zhvillimit te ketyre te fundit ka nje pike qe e perjashton barazine si mundesi zhvillimi dhe kjo pike eshte ndarja e punes, ku marredheniet e njeriut me Natyren perbejne ate proces gjigand zhvillimi qe quhet Pune. Puna nuk mund te jete kurre e barabarte midis njerezve dhe rrjedhimisht e perjashton ekzistencen e barazise brenda Races Njerezore.

Por kjo nxjerr ne pah elementin e dyshimit te aresyes perse i eshte dashur evidentimi i kesaj barazie nder shqiptare nga ana e shkrimtarit Kadare. Ka vetem nje pergjigje: Kadareja kerkon te justifikoje politikat e enverizmit mbi Popullin Shqiptar dhe menyren e te kuptuarit te procesit te barazise qe vendosi diktatori. Kalimi nga barazia e fitimit mbi bazen e punes ne barazine e varferise perben te gjithe lejtmotivin e te ashtequajtures barazi sociale ne Shqiperi pergjate periudhes 1945-1992. Mos valle kete ka kerkuar te justifikoje shkrimtari Kadare me parafrazimin e mesiperm. Por kjo do te thote qe vepra ne fjale e Kadarese i ka sherbyer diktatorit per te justifikuar politikat e ndjekura ne dem te nje pjese te Popullit Shqiptar ne favor te nje pjese tjeter; e meqenese te demtuarit jane shume me teper se perfituesit rezulton qe rendi diktatorial i Enver Hoxhes te kete qene kapitalizem monopolist shteteror qe ka cuar ne formimin e klasave shoqerore e jo ne zhdukjen e tyre, sic pretendonte Lenini me termin socializem. Pikerisht ky eshte thelbi i mashtrimit politik qe diktatori shqiptar realizoi pergjate 45 vjeteve te dhunes se aplikuar mbi shqiptaret.

Pergjithesisht Ismail Kadare eshte pjelle tipike e produktit intelektual komunist te qenies enveriste te politikave te aplikuar ne Shqiperi pergjate viteve 1945-1991. Karakteristika kryesore intelektuale e asaj epoke eshte paaftesia per te zgjidhur problemin e relacioneve ndermjet popujve dhe pasojen kryesore te ketyre relacioneve. Pergjithesisht ky eshte defekti i te gjitha rendeve sociale boterore qe e mbuluan politiken e tyre pas teorise marksiste. Kjo teori e fundit duke mos pretenduar per zgjidhjen e ketij problemi, dmth ndryshimit te njeriut prej njeriut, e pati te pamundur te teorizonte ne kete drejtim, aq me teper kur nuk zoteroi ligjin e unitetit te Natyres dhe formulen e ketij uniteti nga ku do te ridhte ligjesia e botes se relacioneve. Por Kadare pa e ditur kete problem sajoi nga mendja e tij, me shtytjen e pa ditur, teorine e huazimit ne fushen e letersise fillestare duke e futur kete problem ne nje qorrsokak ku te Marret e Madheshtise Shqiptare perfituan per ta avancuar edhe me tej fantazine ireale te Kadarese deri ne nje marrezi te turpshme per Popullin Shqiptar (tosket e Shqiperise jane nje zgjatim gjuhesoro-kulturor i Toskanes se Italise, – eshte teza e fundit e ketyre te Marreve). Sipas Kadarese:

“Epika sllave, kroate dhe boshnjake, ben pjese me dinjitet te plote ne epiken ballkanike dhe pjesa e saj me e mire eshte pjelle e dramave kombetare, derteve dhe halleve te popujve sllave te Ballkanit, por kur vjen puna per te shpjeguar perkimet midis nje pjese te epikes sllave dhe epikes shqiptare (cikli i Kreshnikeve), ky pohim nuk eshte kurrsesi ne kunderthenie me mendimin se modeli fillestar i ketij cikli ka qene modeli shqiptar, si me i lashti dhe jo ai sllav. Kjo nuk i ul aspak meritat e muzes se popullit tjeter dhe aq me pak nuk eshte fyese. Ashtu si edhe ne rastet e dy legjendave te mocme te Fjales se Dhene dhe te Murimit, por ne kete rast ne nje shkalle akoma me te larte, fakti qe te muza e popullit tjeter u gjet nje gatishmeri per thithjen e motiveve shqiptare tregon afersi dhe jo largim, miqesi dhe jo armiqesi” (f. 128).

Realisht kjo pjese e cituar te detyron te besh nje meditim te sforcuar filozofik pasi une, si lexues i apasionuar prej gjysem shekulli pas vepres se Kadarese, bej kater pyetje:

1-A ka mundesi qe ne popuj te ndryshem te kete perkime ne krijmtarine letrare te tyre, kur ato nuk i perkasin te njejtit bosht biologjik edhe pse jetojne prane njeri-tjetrit?

2-A ka mundesi qe modeli shqiptar te jete me i lashti dhe, ne qofte se po, a ka mundesi te jete me i larti (shpikesi i kesaj teze duhet te shpjegoje me perpara se cfare do te thote shkalle me e larte e muzes)?

3-Cila eshte dinamika ligjore e thithjes se produkteve letrare nder popujt e Njerezimit, ne kete rast e popujve ballkanike?

4-Mos valle te gjitha keto perceptime kane karakter politik dhe nuk kane asnje lidhje me realitetin social te Ballkanit ne fushen e ideve letrare?

Problemi ka brenda te panjohuren me te madhe te Historise se Njerezimit: ndryshimin e Njeriut prej Njeriut, te cilin jo vetem qe nuk e ka zgjidhur kerkush deri me sot, por te gjitha teorite e parapara nga shkolla shqiptare e epokes enveriste ne kete pike jane permbysur dhe shqiptaret ndodhet sot ne meshire te fatit duke mos qene te afte te shpjegojne rolin e tyre ne Historine e Njerezimit. Per 45 vjet shkolla shqiptare e arsimit te detyrueshem pretendoi se udhehiqej nga materializmi filozofik, por ne asnje rast te vetem nuk zgjidhi ndonje problem, qofte dhe vetem shqiptar. Ne kete pozicion ndodhet edhe vete Kadareja, keshtu qe studimi i tij mbetet pa asnje refleksion deduktiv. Keshtu qe nuk na ngelet gje tjeter vecse, ne kuader te depertimit reciprok te te kundertave, ta zgjidhim kete problem ne gjurmet e raportit kohor-hapsinor.

Ne Historine e Njerezimit idete letrare ndodhen midis ideve fetare dhe te gjitha ideve te tjera qe kane shoqeruar Njerezimin pergjate dinamikes se kalimit nga njeri rend shoqeror ne tjetrin; dmth ato jane te dytat. Keshtu qe duke pare boten e huazimeve ne fushen fetare (deri ne fazen monoteiste ato nuk ekzistojne) dhe duke i krahasuar me huazimet ne fushat e tjera ideore (deri ne fazen shteterore ato nuk ekzistojne) rezulton qe procesi i huazimeve (sipas Kadarese konsiderohet “perthithje”) te epikave te jete jo i vertete. Nuk ka asnje mundesi, qofte edhe vetem teorike, qe nje forme e permbajtjes se epikes shqiptare dhe parashqiptare te ndodhet ne brendesi te epikave sllave, kroate apo boshnjake. Cdo perkim i mundshem i tyre, qofte edhe vetem ne nje pike, te jeni te sigurte qe nuk ka lidhje me fushen e huazimeve, por prodhuesit e tyre rrjedhin nga i njejti bosht biologjik dhe kane mundur te mbijetojne te brendesi te zhdukesve te tyre perkohesisht duke lene si gjurme ekzistencen e epikes letrare. Kete te fundit zhdukesit e fares shqiptare dhe parashqiptare nuk e kane perthithur, por ajo ekziston paralel me krijmtarite e tjera letrare ne popujt e tjere. I gjithe ky perfundim arrihet duke marre per baze shpejtesine e zhvillimit shoqeror sipas te cilit: popujt me shpejtesi te madhe zhvillimi nuk huazojne ne asnje permase nga popujt me shpejtesi me te vogel zhvillimi. Dhe Ballkani karakterizohet thelbesisht nga perplasja e ketyre shpejtesive, qe ne menyre me te thjeshte te te kuptuarit duhet thene karakterizohet nga perplasja e te ardhurve (sllavet, – me shpejtesi te madhe zhvillimi) me autoktonet (shqiptaret, – me shpejtesi te vogel zhvillimi) per rastin e epikes letrare.

Por kjo analize e Kadarese nxjerr ne pah dukurine kryesore te enverizmit politik, karakteristika me kryesore pergjate epokes 45 vjecare te ekzistences: nenshtrimin pa kushte ndaj politikes serbe. Mos valle Kadareja ka dashur ta blindoje perjetesisht kete nenshtrim? Une pretendoj se eshte pikerisht keshtu, dhe kjo duket ne qellimin perse eshte shkruar ky studim krejt formal, i cili rezulton te shpaloset ne fund te saj. Vini re se si eshte politizuar veprimtaria letrare e Kombit Shqiptar dhe roli i Kadarese ne kete drejtim:

“Perpjekja teper ambicioze e klerikut reaksionar Gjergj Fishta per te krijuar, ne baze te rapsodive dhe kengeve epike te Veriut, nje epos unikal jo vetem ne letersine shqipe, por ne ate ballkanike dhe evropiane, deshtoi per disa aresye. E para, sepse Fishta si shkrimtar reaksionar ishte krejtesisht i huaj per shpirtin dhe aspiratat e popullit. E dyta, i ashtequajturi epos i tij ishte i pershkruar nga kreu ne fund nga nje fryme shoviniste antisllave, krejt e huaj dhe e papranueshme nga muza shqiptare. E treta, pamvaresisht nga perdorimi i bollshem i formulave dhe grupeve te formulave te vjersherimit popullor, ne nenshtrat te eposit nuk ishte vecse nje fryme e ftohte e poezise klerikale dhe latine. Nga eposi i kreshnikeve ishte marre vetem forma e jashtme, veshja, kurse thelbi i tij ishte krejtesisht tjeter gje, keshtu qe eposi fishtian s’ishte gje tjeter vecse nje imitim i zbehte i jashtem i ciklit te rapsodive te Veriut, nje veper tipike folklorizante” (f. 169-170)

E keqja e kesaj pune eshte qe Kadareja eshte i vetmi shkrimtar i oborrit enverist qe nuk ka kaluar ne siten e kritikes letrare dhe une e kuptoj shume mire qe ai i ka mohuar me kohe keto shkrime te hershme te tij, por qe i dhane lavdine e shumefishuar nga tava e sahanlepiresve te kohes. Kadareja nuk ka se si ta dije qe mendimi letrar ne Historine e Njerezimit eshte nder produktet me te para te klerikeve te organizuar ne institucionin fetar politeist. E meqenese shqiptaret nuk e kane arritur ate shkalle zhvillimi social, kete rol e luajti Kleri Katolik Shqiptar nder kater shekujt e fundit. Kjo do te thote qe tentativa e Pader Gjergj Fishtes, kur shkroi “Lahuten e Malcise”, nuk ka qene krijimi i eposit unikal nderballkanik apo nderevropian, sic pretendon Kadareja (kjo eshte nje genjeshter me G te madhe), por edukimi i brezave te ardhshem te shqiptareve me frymen e atdhedashurise. Dhe “Lahuta e Malcise” eshte e vetmja veper kombetare qe i ka futur shqiptaret ne rrugen e lirise kombetare. Ja perse Pader Gjergj Fishta eshte i vetmi POET kombetar i Kombit Shqiptar te te gjithe koherave te ekzistences se ketij kombi.

Ne ndihme me vjen miku im ne FB, Bep Coba, qe ne nje diskutim te shkurter mbi kete teme dergon materialim e meposhtem me autor jezuitin Fulvio Cordiniano mbi vlerat e padiskutueshme te se vetmes veper monumentale qe ka Letersia Shqipe: “Lahuta e Malcise” (lexuesi te jete i sigurte qe une nuk ja kam kerkuar kete material dhe as te mesipermin, cka do te thote se ndergjegja e shqiptareve te sotem nuk eshte me ajo e para viteve 91-nji, por ajo tregon edhe nje problem tjeter: paska akoma shqiptare qe e lidhin te sotmen me te djeshmen e larget te para 45-ses duke e pasur si nje argument shtese mbi bemat e Ismail Kadarese).

 

Por nuk mjaftoi vetem kjo! Shkrimtari Kadare i kishte vene vetes qellimin per ta denigruar sa me shume figuren e Pader Gjergj Fishtes dhe vepren e Tij. Pas dhjete vjeteve, duke shtremberuar totalisht historine e Letersise Shqipe, do t’i turrej Pader Gjergjit me nje urrejtje tipike enveriste duke sajuar pozicione politike te pamundura dhe qe sot rezultojne te permbysura. Shkrimtari Kadare duke folut per vellezerit Frasheri, u ka atribuar atyre luften e madhe qe na paskan bere ata kunder perandorise osmane per hir te lirise se Shqiperise (nje perralle e vjeter sa vete shteti shqiptar) dhe sipas Kadarese: “Te tilla idole aspak te tejkaluara, por ende te nevojshme, ka tradita kulturore shqiptare”. Ne vazhdim Kadare shpreh nje urrejtje politike dhe personale per te vetmin Poet Kombetar qe ka Populli Shqiptar. Duke e lidhur me veprimtarine hipotetike te vellezerve Frasheri dhe duke injoruar te gjithe veprimtarine politiko-kulturore te Klerit Katolik Shqiptar nder shekuj, gjeniu i letersise enveriste do te shkruante: “Ka pasur perjashtim nga ky rregull? Ka pasur nje perjashtim, poetin reaksionar dhe shoven Gjergj Fishten. Dhe ishte pikerisht antiserbomalazes shoavinizmi i tij. Por c’beri kultura kultura shqiptare me kete poet? Ajo e quajti ate perhere mish te huaj te saj dhe me 1944 Shqiperia e re e ndaloi vepren e tij. Pas vitit 1948 shume here marredheniet me Jugosllavine u acaruan, por asnjehere kultura e jone nuk thirri ne sherbim shovinizmin antiserb te Gjergj Fishtes dhe as ka ndermend ta therrase kurre ate”. (Ismail Kadare: “Kultura shqiptare ne shenjester te shovinizmit serbomadh”, Zeri i Popullit, 29 Maj 1981).

Realiteti i sotem shqiptar ka folur kundra ketyre ideve te Kadarese. Te kete qene kaq pak largpames Kadare, apo ka dashur t’u injektoje shqiptareve idene qe Fishta i ka permasat poetike vetem brenda shovinizmit antiserb? Ne kete pike jane perfshire historiane e shkrimtare, politikane e analiste, studiues e sharlate dhe qellimi eshte vetem nje: T’i heqin mundesine At Gjergj Fishtes per te qene i vetmi Poet Kombetar i Kombi Shqiptar.

Shkolla e sotme shqiptare do te bente mire qe dy krijimet letrare te Klerikeve Katolike: “Gjuha shqipe” e Pader Gjergj Fishtes dhe romancen “Gruaja shqiptare” te Imzot Vincenc Prendushit t’i fuste ne programin e detyrueshem shkollor neqoftese kerkon qe shqiptaret ne te ardhmen mos ta braktisin Atdheun tone Shqiperi per interesa private.

Pasi jam munduar te bej sa me te plote analizen e kesaj vepre te Kadarese kam arritur ne nje perfundim dypermasor:

1 – ose shqiptaret nuk e kane lexuar Kadarene dhe flasin ne tym;

2 – ose shqiptaret nuk dine te lexojne, por vetem shfletojne librin per te thene qe lexova.

Une anoj nga e dyta, cka do te thote se miti i Kadarese eshte ngritur nga njerez te keqarsimuar dhe pa formim botekuptimor per te fshehur dhunen sociale te diktatorit mbi Shqiptaret e mesit te shekullit te XX-te, por dhe mundesine e trashegimit te saj pas vdekjes se diktatorit. Eshte kjo dukuri e fundit qe e detyron shkrimtarin Kadare qe te mos i afrohet kerkund cmimit qe marrin gjenite e Races Njerezore ne Toke duke mbetur nje gjeni i diktatures komuniste (ja perse termi gjeni duhet perdorur per Kadarene – pergjigje dhene nje miku ne FB).

 

Tirane 20 dhjetor 2014

2-Sa partizanë dhe dëshmorë janë?

Fjala është për dy pasoja të luftës së viteve 1939-1944 dhe sot kjo përgjigje është krejt e ndryshme nga ajo që është propoganduar. Nuk duam të akuzojmë asnjë individ, por, përkundrazi, të vëmë në pah meritën që kanë pasur disa studiues shqiptarë për të thënë të vërtetën e madhe, e cila sot na tregon mashtrimin që përdorën komunistët për të gënjyer popullin tonë.

“Ajo lindi dhe u rrit gjatë viteve të Luftës ANÇ (1941-1944), si ushtri popullore revolucionare…e aftë për të kryer misionin historik që i kishte ngarkuar PKSh, të çlironte atdheun nga pushtuesit e huaj dhe të siguronte vendosjen e pushtetit popullor” (Fjalori Enciklopedik Shqiptar-1985).

Ky deduksion ireal ka qënë baza e propogandës 45 vjeçare në Shqipëri dhe vazhdon të jetë edhe pse çdo gjë është vënë në pikëpyetje të plotë nga njerëzit. Në një artikull tjetër patëm rast të tregojmë se cili ka qënë roli dhe masa hapsinore e Enver Hoxhës në këtë luftë, por tani kemi rastin tjetër për t’i treguar popullit shqiptar se sa kanë qënë partizanët e udhëhequr nga PKSh-re dhe sa dëshmorë ranë për lirinë e atdheut, përpara të cilëve ne jemi të detyruar të përulemi me respekt edhe pse ata nuk ranë aspak për idealet e komunizmit, por vetëm për këtë taban, duke vazhduar traditën që e kishin harruar prej afro një shekulli e gjysëm.
Është pranuar dhe theksuar disa herë se ushtria nac-çli. kishte në gjirin e sajë rreth 70 mijë luftëtarë. Këtë shifër e gjejmë të publikuar më saktësisht në Historinë e PPSh (bot I) sipas së cilës në mbledhjen e Beratit (Pleniumi i II i KQ të PKSh, nëndor 1944) ushtria kishte pikërisht kaq luftëtarë të organizuar në brigada, divizione dhe korparmata (f.176). Ne sot nuk e kuptojmë aspak arësyen përse është publikuar kjo shifër më 1968 kur më 1985 ajo është përgënjeshtruar krejtësisht. Sipas “Historia e Luftës antifashiste nacional-çlirimtare të popullit shqiptar”, vëll I, në fund të vitit 1942 kanë qënë 2 000 luftëtarë në mbi 30 çeta partizane (f.148) të cilin numër Historia e PPSh, bot I (f.97) e zgjeron edhe në njësite guerile. Por e dhëna e historisë së luftës përgënjeshtrohet, në një farë mase, nga Fjalori Enciklopedik Shqiptar sipas të cilit kemi pasur 62 çeta nga të cilat 23 para 31 dhjetorit 1942 dhe 39 gjatë muajve janar-shtator 1943 (shih çetat partizane, f.157). E dhëna e historisë së PPSh-së ka brënda një njoftim të vlefshëm pasi na krijon mundësinë për të vërtetuar këtë shifër e cila falë punës së autorëve të fjalorit të sipërm rezulton se është më pak se gjysma e asaj të propoganduar. Fakti që ushtria gjatë luftës ishte e organizuar në brigada, divizione dhe korparmata na jep mundësinë të vërtetojmë numurin e saktë të ushtrisë në tre mënyra.
Sipas brigadave numuri është, duke përfshirë edhe datat e krijimit, të cilat tregojnë tendencën përse u krijuan këto brigada:

Brig. I 15.08.1943 fillon me 556 dhe më vonë plus 157 italianë
II 28.11.1943 fillon me 450 dhe u plotësua në prill 1944, pas shpartallimit, me efektiv tjetër.
III 09.10.1943 fillon me 379 dhe në fund të luftës arriti në 500 luftëtarë
IV 28.12.1943 kishte 550 luftëtarë.
V 20.01.1944 fillon me 960 dhe në fund arriti në 2000 luftëtarë
VI 26.01.1944 fillon me 912 dhe në fund arriti në 1700 luftëtarë.
VII 17.03.1944 fillon me 420 dhe në fund arriti në 1200 luftëtarë.
VIII 25.04.1944 fillon me 850 dhe në fund arriti në 1860 luftëtarë.
IX 16.10.1944 kishte 1498 luftëtarë.
X 06.11.1944 kishte 1225 luftëtarë.
XI 01.11.1944 kishte 1200 luftëtarë
XII 20.05.1944 filloi me 650 dhe në fund arriti në 1200 luftëtarë.
XIV 17.08.1944 kishte 559 luftëtarë
XV 29.06.1944 filloi me 750 dhe në fund arriti në 1200 luftëtarë.
XVI 20.08.1944 filloi me 465 dhe shumë shpejt u dyfishua, dmth 930 luftëtarë.
XVII 29.09.1944 kishte 700 luftëtarë.
XVIII 18.08.1944 nuk dihet.
XIX 30.08.1944 kishte 800 luftëtarë.
XX 09.09.1944 kishte 800 luftëtarë.
XXII 18.09.1944 kishte 1100 luftëtarë.
XXIII 21.09.1944 kishte 700 luftëtarë.
XXIV 04.10.1944 filloi me 560 dhe shumë shpejt arriti në 1000 luftëtarë.
XXV 06.10.1944 filloi me 700 duke u shtuar më vonë me 1250 luftëtarë nga Kosova
XXVII 29.11.1944 kishte 1200 luftëtarë.

Sipas të dhënave të Fjalorit Enciklopedik rezulton se kanë qënë 24178 luftëtarë, dhe duke i shtuar me hamëndje 812 të Brigadës XVIII, që nuk i dihet efektivi, bëhen plot 25 000 luftëtarë (që është më pak se 28 000 dëshmorët e propoganduar).

Sipas divizioneve numuri i luftëtarëve është si më poshtë vijon:

Divizioni I kishte 3000 luftëtarë
Divizioni II kishte 3100 luftëtarë
Divizioni V kishte 6500 luftëtarë
Divizioni VI kishte 4000 luftëtarë
Ndërsa të katër divizioneve të tjera numuri i efektivit nuk dihet. Duke realizuar një aritmetizim të thjeshtë rezulton se sipas divizioneve numuri i luftëtarëve të ushtrisë të komanduar nga neokomunistët të ketë qënë rreth 33 000 luftëtarë.

Ndërsa sipas korparmatave numuri del me vështirësi, sepse nga të tre të tilla vetëm njëra e ka numurin dhe pikërisht e Korparmata e I me efektiv 9500 luftëtarë. Duke e shumëzuar me tre dhe duke i shtuar numurin e divizioneve V dhe VI, që nuk janë futur në përbërje të tyre, rezulton një shifër prej 40 000 luftëtarësh, që gjithsesi është larg shifrës së propoganduar dhe të shpallur me aq bujë për 45 vjet.
Në qoftë se do të bënim një ballafaqim të shifrave sipas tre mënyrave analitike (25 000, 33 000, 40 000) do të arrinim në përfundimin se ato janë dhënë pa asnjë përgjegjësi dhe nuk kanë asnjë përputhje me realitetin, i cili me sa duket nuk do të merret vesh kurrë.
I njëjti defekt kostatohet kur vjen puna për të përcaktuar sukseset e kësaj ushtrie në asgjësimin e armikut. Të dhënat për numurin e pushtuesit dhe të të vrarëve nga radhët e tij në të vërtetë përputhen midis librave ku është propoganduar. Sipas historisë së luftës tokën shqiptare e shkelën afro 700 000 armiq, prej të cilëve rreth 70 000 u nxuarën jashtë luftimit (f.7, po kaq e jep dhe historia e PPSh, f. 184, bot.I). Ky numër për herë të parë është dhënë nga Enver Hoxha në Kongresin e I të PKSh sipas të cilit u vranë nga forcat tona 26 594, u plagosën 21 245 dhe u zunë rob 20 800 (bot. 1950, f. 110), që bëjnë gjithsejt 68 639 armiq.
Në qoftë se do të nxirrnim suksesin e luftëtarëve të ushtrisë së komanduar nga komunistët për një partizan do të kishim këtë panoramë: për rastin e brigadave 2,75 armiq të vrarë, për rastin e divizioneve 2.08 dhe për atë të korparmatave 1,71 armiq të vrarë.
Në fjalor enciklopedik kemi edhe një të dhënë tjetër mbi numurin e ushtrisë gjermane (57 000) i cili na çon në konkluzione të reja mbi përfundimin e luftës me Italinë fashiste në shtator 1943. Sipas numurit të dhënë rezulton se ushtria shqiptare e përbërë nga 62 çeta e një brigadë detyroi të kapitullojë një ushtri prej 643 000 ushtarësh fashistë, që duhet të përbëjë suksesin më të madh ushtarak në historinë 3000 vjeçare të njerëzimit, të cilin qoftë Aleksandri i Madh i Maqedonisë, qoftë Jul Qezari i Romës, qoftë Skëndërbeu i Arbërisë e qoftë gjeniu ushtarak i Francës, Napoleon Bonoparti do ta kishin pasur për nder. Historianët shqiptarë duhet të jenë më të kujdeshëm kur japin konkluzione për luftën nac-çli. Kapitullimi i Italisë fashiste në Shqipëri nuk erdhi aspak si rezultat i luftës partizane të udhëhequr nga PKSh (mund të krenohen pezakët e udhëhequr nga Babë Myslimi, dibranët e udhëhequr nga Haxhi Lleshi, lebërit e udhëhequr nga Hysni Lepenica, por kurrsesi komunistët e rinj të udhëhequr nga Enver Hoxha), por ajo erdhi si një rrjedhim i kapitullimit të rregjimit musolinian në verën e vitit 1943 me anë të një puçi pallati, i cili, nga ana e vet, nuk qe i aftë të mbante në këmbë politikën pushtuese të rregjimit fashist.
Së fundi, vimë në problemin e dëshmorëve të luftës që duhet të jetë një problem mjaft i dhimbëshëm pasi është luajtur me gjakun e të rënëve të luftës kaq shumë sa janë barazuar vdekjet me të vërtetë heroike të guerrilasve dhe të atyre që u përleshën me armikun, me vdekjet rastësore të masave njerëzore që ju nënshtruan bombardimit të aviacionit anglez, apo hakmarrjes masakruese të partizanëve, siç qe rasti në Martanesh nga ana e Mehmet Shehut, në Buzëmadhe të Kukësit nga ana e Shefqet Peçit. Në historinë e luftës, vëll I, f. 7 jepet shifra prej 7,3 % të vrarë dhe të gjymtuar nga okupatori; e cila për një popullatë prej një milionshe jep shumën prej 73 000 të vrarë dhe të gjymtuar. Kjo bën që shifra prej 28 000 dëshmorësh të jetë e lidhur vetëm me të rënët e luftës. Në të vërtetë të dy adresimet e këtyre shifrave janë të gabuara dhe të përcaktuara arbitrarisht pa asnjë përgjegjësi. Ka qënë vetë Enver Hoxha ai që ka dhënë vlera të saktësuara në drejtim të specifikës së vdekjes. Po e citojmë të plotë këtë të dhënë. Sipas tij:

“Populli ynë i vogël i dha luftës 28 000 dëshmorë ushtarakë dhe civilë, 4 000 individë qint për qint dhe 8 600 të tjerë 50%” (Kongresi i I, bot 1950, f. 109).

Totalisht të gjitha këto bëjnë plotë 40 600 dhe është tepër larg shiftës prej 7,3% të dhënë nga autorët e historisë së luftës, vetëm në qoftë se popullata e Shqipërisë gjatë luftës ka qënë 383 561 shqiptarë. Nga ana tjetër shifra prej 28 000 nuk është e lidhur vetëm me të rënët e luftës (sipas Enver Hoxhës), por me të gjithë popullin shqiptar gjatë periudhës 1939-1944 dhe nuk mund të dihet sa e saktë është.
Kurse për problemin e të rënëve gjatë luftimeve ushtarake problemi është tepër i qartë dhe i publikuar, por sharlatanët e historisë së luftës nuk duan t’i thonë të vërtetën popullit shqiptar duke i qëndruar besnik një mashtrimi të sajuar nga vetë ata.
Sipas fjalorit enciklopedik dëshmorët e rënë gjatë luftimeve të brigadave janë:

brig. I pati 370 dëshmorë shqiptarë dhe 15 italianë
II pati 41 dëshmorë
III pati 185 dëshmorë
IV pati 239 dëshmorë
V pati 350 dëshmorë
VI pati 203 dëshmorë
VII pati 232 dëshmorë
VIII pati 140 dëshmorë
IX pati 6 dëshmorë
X pati 6 dëshmorë
XI nuk i dihet ose nuk pati
XII pati 70 dëshmorë
XIV pati 12 dëshmorë
XV pati 50 dëshmorë
XVI pati 55 dëshmorë
XVII dhe e XVIII nuk dihet ose nuk kanë pasur dëshmorë
XIX pati 53 dëshmorë
XX pati 26 dëshmorë
XXII pati 112 dëshmorë
X, XIII dhe XXIV nuk duhet ose nuk kanë pasur dëshmorë
XXV pati 40 dëshmorë
XXVII nuk i dihet ose nuk ka pasur dëshmorë.

Të gjithë së bashku këta dëshmorë bëjnë plot 2190 të rënë gjatë periudhës 15 gusht 1943 deri në dhjetor 1945. Këtij numuri duhet t’i shtojmë të gjithë të rënët e çetave partizane gjatë periudhës 21.08.1041 deri në shtator 1943 si dhe heronjtë e njësiteve guerile e të qarkorëve të rretheve si Qemal Stafa, tre heronjtë e Shkodrës, tre herojtë e Kodrës së Kuqe, pesë herojtë e Vigut, Reshit Çollaku, qarkorin e rrethi të Durrësit të tradhëtuar dhe të masakruar në Mathauzen dhe që nuk figurojnë në fjalorin enciklopedik shqiptar e shumë e shumë të tjerë të cilët së bashku nuk e besojmë kurrë se e çojnë numurin e të vrarëve në përleshje me armikun në më shumë se 2500 dëshmorë. Kjo dhe vetëm kjo është sasia reale e dëshmorëve të luftës të rënë në përleshje me armikun okupator gjatë periudhës 1939-1945 (data e fundit është e lidhur me luftën që zhvilluan Div. V dhe VI në tokat shqiptare përtej kufijve shtetërorë). Por këtu do të na lejohet të bëjmë një saktësim historik: dëshmorët e rënë nëpër qytete apo prita në fakt janë të tradhëtuar nga komunistët e rinj ku këta të fundit eleminuar komunistët e vjetër për t’i hapur rrugë formimit të partisë së tyre komuniste dinamika krijuese e së cilës nuk është aspak ashtu siç është publikuar për 45 vjet.
Por ne do të na lejohet të bëjmë një interpretim matematikor. Në qoftë se pranojmë se numuri i të rënëve në luftë është 28 000 dëshmorë, do të ishte e ndershme që të përcaktonim numurin e të rënëve nga ana e forcave nacionaliste dhe, sipas llogjikës elementare të matematikës, rezulton se ky numër të jetë 25 500 dëshmorë. Atëhere përpara kujt duhet të përulen dafinat e fitoreve për luftën nacional-çlirimtare? Pikërisht në këtë pikë historia duhet ta thotë fjalën e sajë pasi çfarë është thënë për 45 vjet paska qënë vetëm gënjeshtër.

Tiranë, më 03.04.1992

1-Ateizëm shkencor apo antishkencë shqiptare?

Është e drejta e gjithkujt ta emërtojë veprimtarinë e një shtrese të shoqërisë, kur ajo nuk i shërben njeriut, “antishkencë”. Pikërisht i tillë ka qënë pozicioni i të vetëquajturve studiues këtu në Shqipëri. Fatkeqësia më e madhe e tyre ka qënë eleminimi i kritikës direkte të veprimtarisë shoqërore dhe lejimi i një kritike, pa domethënie, në adresë të veprimtarisë ndërkombëtare. Kulmin ky fenomen e pati në fushën e fesë, ku “ateistët” shqiptarë u treguan shumë pjellorë duke i dhuruar popullit  të tyre një panoramë sa të gënjeshtërt aq dhe antishqiptare. Zaten thelbi e të tërë veprimtarisë së tyre ka qënë kjo e fundit. Na jepet rasti të evidentojmë një pjesë të kësak veprimtarie me pretendimin se i japim popullit shqiptar një hapësirë të pa evidentuar kurrë në mënyrë kritike duke u munduar sadopak të rregullojmë ndërgjegjen e penduar të këtyre “shkencëtarëve”.
Më 1967-ën PPSh-së i shpalli luftë njerëzimit në një formë të paparë ndonjëherë: eleminoi institucionet fetare në shkallë vëndi me pretendimin se luftonte fenë në emër të ateizmit edhe pse komunistët shqiptarë nuk ja kishin dhe kanë haberin ateizmit,. Duke pasur parasysh këtë të fundit është enigmatike arësyeja përse u ndoq kjo rrugë kundra klerit në përgjithësi dhe atij katolik në veçanti. Por duke studiuar filozofinë e atyre që pollën antishkencën shqiptare zbuluam pikërisht enigmën e mësipërme.
Kur flitej për fenë në Shqipëri gjithmonë merrej për bazë materializmi dhe marksizmi e me anë të tyre spekullohej pa fund. Postulati marksist: “Feja është opium për popullin”, u bë lejmotivi i luftës kundra fesë pa e ditur aspak se ku ishte thënë dhe si ishte thënë kjo frazë. Të vetë quajturit studiues, të rrëmbyer nga euforia politike, servilizmi partiak dhe shtetëror, nga padija filozofike u hodhën në sulm sipas gjurmëve të dishepullit të tyre osman kundra ndërtesës fetare me pretendimin se mund të rrëzonin një kështjellë 50 000 vjeçare me një veprim politik 25 vjeçar (të gjitha këto lloj veprimesh duhen konsideruar antinjerëzore me vërtetim teoriko-praktik ku hapësira kontraktohet me kohën duke e hibridizuar shoqërinë negativisht).
Së pari duam të diskretitojmë në sytë e lexuesit shqiptar pretendimet e të vetëquajturve studiues sikur marksizmi ka qënë ai që e ka zgjidhur problemin e fesë në planin teorik (këtë nuk e ka zgjidhur kërkush deri më sot dhe në këtë pikë filozofia idealiste i ka fituar të gjitha betejat me filozofinë materialiste jo për meritë të së parës, por për paaftësi të së dytës). Sipas Engelsit, ai dhe Marksi, e kishin lënë pas dore rrugën e formimit të ideve politike, juridike dhe të pikëpamjeve të tjera ideologjike duke e konsideruar këtë një çështje forme (për këtë shih letrën e Engelsit drejtuar Meringut me 14 korrik 1893). Sipas këtij argumenti marksizmi nuk e ka cekur aspak problemin e lindjes së fesë. Kështu që të gjithë pretendimet e “ateistëve” shqiptarë kanë qënë fallso, dmth të gënjeshtërta. Ky fakt është i mjaftueshëm për të argumentuar moslidhjen e luftës kundra institucioneve fetare me fenë. Më shkoqur fare kleri katolik shqiptar nuk u luftua për shkaqe fetare, por për arësye të tjera dhe ne pretendojmë të zgjidhim këtë por.
Në qoftë se do t’i hidhim një sy antishkencës shqiptare për problemin e lindjes së fesë do të dallonim një veçori jo të parëndësishme. Lufta kundra institucioneve fetare u shpall më 1967, por në fushën e teorisë kjo luftë u zhvillua në vitet 1981-1989. Arësyeja duhet kërkuar tek Enver Hoxha i cili e lejoi këtë luftë vetëm pasi përgatiti armatën antishkencore shqiptare, njësoj si për rastin e luftës kundra gjuhës shqipe, të cilën e shpalli që në vitin 1955, por e kurorëzoi vetëm më 1972-shin. Veçoria tjetër është e lidhur me përmbajtjen e antishkencës shqiptare, që përbën thelbin e këtij artikulli. Brënda nëntë (9) viteve (1981 – 1989) në Shqipëri janë botuar gjashtë punime të ndryshme nga të vetëquajturit studiues ku preket edhe problemi i lindjes së fesë dhe asnjëra nuk është njësoj me tjetrën me pretendimin se gjithëkush ka thënë të vërtetën në mënyrë origjinale: për përsa i përket largësisë me këtë të vërtetë duhet të pranojmë se në këtë pikë ato janë të barabarta midis tyre dhe në kundërshtim të plotë me të. Asnjëra prej tyre nuk përputhet me realitetin historik dhe arësyetimin materialist  mbi lindjen e fesë.
Ne po fillojmë me punimin e autorit të “Ateizmi shkencor” meqënëse kjo është vepra më e plotë e botuar në Shqipëri (realisht ky studim është një kopjim i librit të Em. Jarosllavskit “Bibla për ata që besojnë dhe nuk besojnë”) për këtë problem edhe pse ne e konsiderojmë si një iluzion ateist shkencor të tërë dimensionin e pikëpamjes së tij mbi lindjen e fesë. Sipas tij:

“Feja ka lindur në një kohë shumë të largët (sa dhe sa larg lindjes së njeriut kjo është akoma një mister për këtë autor, GH) e primitive nga përfytyrimet më injorante të njerëzve mbi natyrën e tyre dhe mbi natyrën e jashtme që i rrethonte”. (Hulusi Hako, Ateizmi shkencor, f. 35)

Të vetëquajturit studiues nuk e kanë nxjerrë nga koka e tyre, në mënyrë absolute, origjinën e fesë nga injoranca. Ata për këtë “zbulim” kanë përdorur metodën e kundërtisë; dmth atje ku përfaqësuesi i fundit i filozofisë klasike gjermane, L. Fojerbahu, pohon të qënurit e fesë një kulturë primitive deri atje sa thotë “kultura është fe e vërtetë” dhe ngrihet kundra shpërdorimit të fjalës fe, “sepse me fjalën fe lidhen gjithnjë paragjykime dhe përfytyrime jo humanitare” (shih librin e L. Fojerbahut: “Leksione mbi thelbin e fesë”) këta të vetëquajtur studiues gjejnë origjinën e fesë. Sipas nënkuptimeve që dalin në këtë rast, mjafton të kthehet përsëmbrapshti parafrazimi i Fojerbahut dhe mund të shpiket një shkak falls për lindjen e fesë dhe kemi “zbuluar” pikërisht atë që nuk ditkërka njerëzimi mbi fenë. Ky zbulim nuk është bërë këtu në Shqipëri; autori i rreshtave të mësipërm fare, të cilat e përcaktojnë fenë si pasojë të injorancës, e ka huazuar këtë “zbulim” spekulativ nga shkolla shtetërore ku ai ka përfunduar studimet e larta. Paaftësia e filozofit për të nxjerrë shkakun aktiv të lindjes së fesë e çon atë në një vetëmohim përfundimtar, sepse injoranca duke u mbartur nga krijesa të pashkolluara, ose që i njohin fare cekët disa fenomene të natyrës dhe shoqërisë, nuk mund të jenë një shkak i mundëshëm i lindjes së fesë për faktin e thjeshtë fare sepse kanë lindur vetë pas fesë (ja përse shërben në këtë rast raporti kohor – hapsinor). Dhe më larg akoma feja është shkaku më aktiv për lindjen dhe lulëzimin e kulturës (ashtu si lufta që është shkaku themelor, sot për sot, për lulëzimin e teknikës) duke qëndruar në themel të saj në një masë të tillë sa duhet ta pranojmë që kultura e vërtetë fillon me fenë. Nga ana tjetër, po të pranojmë injorancën si shkak për lindjen e fesë, ne duhet të pranojmë edhe masën e nevojshme të kësaj injorance, meqënëse autori pretendon të jetë materialist, që të kundërshtonim ekuacionin kohor njeri = ide fetare, gjë kjo krejtësisht e pamundur pasi në të kundërtën feja duhej të kushte lindur në shumë variante në Shqipëri prej kohësh.
Këtë pamundësi autorët e materializmit historik e kanë kapur, por pa e zgjidhur dot duke mos kryer as kritikën e plotë ndaj pikëpamjes së lindjes së fesë nga injoranca. Sipas tyre:

“padija dhe mashtrimi nuk mund të quhen shkaku themelor i lindjes së fesë. Midis njerëzve ka pasur edhe të ditur që kanë besuar në ekzistencën e zotit, siç ka pasur e ka edhe të paditur që nuk kanë besuar (këto nuk janë argumenta për të hedhur poshtë shkakun e lindjes së fesë nga injoranca, GH). Lindja dhe përhapja e fesë ka shkaqe më të thella”. (Materializmi Historik, f, 470)

Në qoftë se themi se është pozitiv fakti i pranisë së polemikës mbi këtë problem, nuk mund të mos themi se është negativ fakti i mungesës së analizës mbi bazën e kohëekzistencës së injorancës. Me metodikat e sotme nuk ka asnjë mundësi teorike përcaktimi i nivelit të njohjes njerëzore në Komunën Primitive e cila, dhe për këtë të jenë të sigurtë, as që ka pasur fare nivel njohjeje në kuptimin që i japim ne sot dhe, rrjedhimisht, injoranca nuk mund të ketë vënd me praninë e saj. Komunari i lavdishëm i ka dhënë prioritet vetëm punës se sa ideve, lulëzimi i të cilave fillon vetëm pas ndarjes së punës ku feja ka qënë e lindur me kohë. Kështu që, përfundimisht, pranimi i injorancës si shkak për lindjen e fesë të çon në ekuacionin kohor fe = kulturë dhe vetëm për këtë shkak nuk duhej pranuar nga ana e tyre me gjithë dëshirën e mirë për të “ndihmuar” popullin shqiptar në këtë drejtim.
Pastaj ky autor duhet ta dijë se iluzioni fetar nuk mund të lindë si pasojë e botës së përfytyrimeve mbi natyrën pasi në këtë rast ndryshueshmëria e formave të fesë duhet të ishte, në mos infinit, e barabartë me numurin e njerëzve në globin tonë. Mos ekzistenca e këtij fakti e rrëzon poshtë tërësisht pikëpamjen e autorit tonë, ateist vetëm në moshë.
Mirëpo gjëndja e injorancës në botë dhe raporti kohor me të sotmen në vëndet e zhvilluara e çveshën fenë nga injoranca dhe detyrimisht lindi nevoja për një interpretim të ri të shkakut të lindjes së filozofisë më të vjetër, përsa i përket dokumentacionit, të njerëzimit. Dhe në vënd që t’i drejtoheshin kësaj filozofie për të kuptuar të vërtetën, të vetëquajturit studiues ju drejtuan imagjinatës së tyre duke bërë realitet atë që autori i “Ateizmit shkencor” thoshte për fenë. Mjafton të heqim fjalën fe si dhe frazën “kohën shumë të largët e primitive” dhe do të kemi pikërisht shkakun real të lindjes së pikëpamjeve mbi shkakun e lindjes së fesë. Duke dashur ta dënojnë këtë fe, sepse kështu ishte urdhëri i Keopsit shqiptar, këta autorë dënuan veten e tyre jo pse kryen një sakrilegj me këtë dëshirë, por sepse nuk realizuan kurrë atë qe pretendonin as me përafërsi dhe që u shërbeu për të marrë titujt shkencorë: doktorë, profesorë, akademik. Duke mos nxjerrë në pah zhvillimin shkakësor të vërtetë të lindjes së fesë dhe raportin dinamik të lidhjes me institucionet fetare, këta studiues e lanë pas dore dhe në heshtje masën e domosdoshmërisë së fesë në planin kohor dhe hapsinor, sidomos për popullin shqiptar, i cili është i vetmi popull në Europë pa institucione fetare autoktone, por jo pa besim fetar autokton. Populli shqiptar është një nga të dy popujt e vetëm të Europës bartës të kulteve fetare pagane para politeiste (bashkë me popullatën baske).
Në këtë mënyrë lindi forma tjetër botëkuptimore e shkakut të lindjes së fesë, e cila ndryshon me të parin vetëm nga pozicioni i gërmave. Duke dashur të duken origjinalë dhe si shpikës të një diçkaje të re në rangun kombëtar, këta autorë nuk u mbështetën në pikat udhërrëfyese të filozofisë materialiste, por krijuan një shkak krejtësisht falls e të gënjeshtërt.
Sipas njërit prej autorëve të “Materializmi-t Historik” thuhet se:

“Feja ka lindur në komunën primitive si shprehje e pafuqisë së njerëzimit përpara forcave shkatërruese të natyrës”.( f. 470 )

Megjithëse ishte po ky autor që vuri theksin mbi pamundësinë e padijes dhe injorancës për të qënë shkaqe thelbësore për lindjen e fesë, kjo nuk e pengon të shpikë pafuqinë e njerëzve për të shpjeguar fenomenet e ndryshme të natyrës si shkaqe të vetme që çuan njeriun e asaj kohe të gjejë “babain” e atyre fenomeneve duke e shpikur atë nga bota e vet shpirtërore, dmth subjektivizmi është rezultat i subjektit. Pastaj që të pranohet kjo tezë është e domosdoshme të vërtetohet më përpara mënyra dhe koha e formimit të fuqisë së njerëzimit përpara forcave shkatërruese të natyrës, kur një gjë e tillë është e pamundur jo vetëm në teori, por sa të jetë njeriu ai gjithmonë dhe kurdoherë do të jetë inferior përpara forcave të natyrës së përjetshme. Këtë nuk e thotë vetëm filozofia fetare, por edhe vetë materializmi pranon inferioritetin e njeriut përpara natyrës së përjetshme pavarëssiht nga shkalla e zhvillimit social.
Në të vërtetë të vetëquajturit studiues, për këtë problem, patën gjetur belanë pasi nuk po e bindnin dot klasën që ata “drejtonin”. Ata u munduan me të gjitha forcat të gjenin atë që nuk ekzistonte dhe të ndodheshin brënda asaj që i interesonte kësaj klase. Këtë gjë mundohet të bëjë autori i një libri mbi estetikën i cili kopjon nga Marksi disa nocione dhe i monton në një mënyrë të tillë që duket sikur japin pikërisht atë që autori ynë mendon se është e saktë, por duke harruar se edhe vetë Marksi nuk guxoi ta prekte këtë problem në mënyrë zgjidhëse deri në fund. Mënyra sovjetobolshevike e të shprehurit të problemit duke me të vërtetë bindshëm tek ky autor (zëvëndësimi i revolucionit me fraza për revolucionin përbën këtë shprehje). Sipas tij:

“Në botën e “pa shpirt” të shtrëmbër lindin edhe produkte ideologjike të shtrëmbëra, si feja, idealizmi, idetë revolucionare politike, morale, estetike etj”. (Alfred Uçi, Çështje teorike të estetikës, f. 18-19)

Së pari, në funksion të fesë, autori duhet të vërtetojë se ajo lind vetëm në një shoqëri të shtrëmbër (për ne është bota klasore) dhe nuk ka asnjë lidhje me komunën primitive. Por fakti historik është krejt i kundërt, pasi ne gjejmë gjurmët e fesë jo vetëm në gjirin e komunës primitive pas ndarjes së punës, por edhe para saj; – atëhere kur Komuna Primitive ishte mirëfilli e tillë dhe nuk ekzistonin pozicione të tilla të botës njerëzore.
Së dyti, autori duhet të vërtetojë se feja, të paktën njëra nga format e saj, lind vetëm në shoqërinë me klasa duke i shërbyer aktualisht këtyre të fundit tipikisht në formë (që të moskeqkuptohemi duhet që një formë fetare të ketë lindur nga një klasë e caktuar sunduese dhe t’i ketë shërbyer kësaj të fundit). Por edhe këtu fakti historik është krejt i kundërt pasi çdo formë fetare ka lindur më përpara se rendi shoqëror të cilit ajo i ka shërbyer. Dmth ajo mund të ketë lindur në një botë të shtrëmbër, por ama i ka shërbyer një rendi më të përparuar dhe në varësi nga paraardhësi i vet, ky rend nuk mund të jetë më i shtrëmbër dhe detyrimisht roli i fesë ka qënë dhe është progresiv.
Këtë tezë autori duhet ta ketë kopjuar nga Marksi ose tek materialet dotëshkrimore filozofike ose tek “Rreth kritikës së filozofisë hegeliane të së drejtës” (f. 7-8), por me sa duket nuk e ka kuptuar dot analizën e autorit. Nocioni “botë e shtrëmbër” tek Marksi është dhënë në funksion të shtetit dhe shoqërisë, të cilat pjellin fenë jo si ndërgjegje, por si formë aktuale që i shërben klasave sunduese. Autori duhet ta kishte zbërthyer të tërë proçesin e fesë në drejtim të lindjes për të kuptuar drejt pikëpamjen e Marksit për këtë problem; dhe po ta kishte bërë këtë do të arrtinte në përfundimin se shoqëria greko – romake, në fazën kur lindi krishterimi, ishte me të vërtetë e shtrëmbër, por JEZU KRISHTI për të rregulluar këtë shtrembësi erdhi në jetë.
Por ne kemi edhe një bindje tjetër për këtë autor pasi në shkrimet e tij qëndron edhe mosbesimi ndaj asaj që ka thënë dikur vetë. Realiteti historik njeh raste kur individë të ndryshëm kanë kaluar nga një pozitë cilësore botëkuptimore në një tjetër, por, në këtë kuadër kanë kryer një revolucion të vërtetë që ka ndikuar në zhvillimin e mëtejshëm të mendimit shkencor, tek autori ynë nuk ka një dukuri të tillë pasi kalon nga një pozitë pasaktësie në një tjetër ku gjithëshka përmblidhet vetëm brënda karakterit sasior të ndryshimit të pikëpamjeve. Meqënëse morali i tij i brëndëshëm nuk e ka lënë të qetë prej tre vjetësh mezi ka gjetur rastin të bënte një ndryshim, në pamje të parë thelbësor, të formalizmit filozofik nga bota subjektive e subjektit të Marksit në atë subjektive të subjektit të vet dhe shokëve të tij duke e ngritur paaftësinë perceptuese të njohjes indirekte në shkallën e një pseudomaterializmi me anë të së cilës gënjen veten dhe neve për problemin e lindjes së fesë sipas këndvështrimit filozofik. Duhet pranuar se edhe ky autor nuk ka shkuar më larg se ky këndvështrim gjë që tregon tendencën e pikëpamjeve të tij botëkuptimore dhe të shokëve të shtresës së vet. Nuk ka absolutisht asnjë bazë domosdoshmërie kalimi nga njëri subjekt në një subjekt tjetër, ashtu siç nuk ka asnjë rëndësi kalimi nga një rend shoqëror i plakur në një tjetër, por të prapambetur nga ana kohore kur relacionet me popujt e tjerë e suprimojnë këtë domosdoshmëri duke treguar paaftësinë e drejtuesve politikë të këtij populli.
Kjo pjesë, që po citojmë nga ky autor, nuk ka dhe shumë vlera vetiake, se sa kur krahasohet me atë që cituam më lart. Sipas tij:

“Pikëpamjet e para fetare nuk lindën thjeshtë nga ndonjë “kërshëri e thjeshtë teorike për t’u futur në brëndësinë e enigmave të qënies”, por atëhere kur njerëzit primitivë ndesheshin me diçka të jashtëzakonshme, frikësuese, kur kërcënoheshin nga forcat shkatërruese të natyrës (për ta të pakuptueshme), siç ishin shpërthimet e vullkanit, tërmetet, stuhitë, rrufeja, bubëllimat, eklipset e diellit, të hënës, epidemitë etj. Këto pikëpamje lindën nga kushtet e një jete materiale të pazhvilluar që bënin të mundur një pasqyrim të shtrëmbër, fantastik të natyrës. Feja dhe mitologjia fetare, besimi në shpirtërat e pavdekshëm dhe në një botë tjetër kanë lindur nga pafuqishmëria e njeriut para forcave të verbëra të natyrës në kushtet e një zhvillimi të ulët material të shoqërisë primitive (nënvizimet e autorit)”. (Alfred Uçi, Çështje teorike të estetikës, f. 18-19)

Duke dashur t’i shpëtojë pozicionit të dyshimtë të tij, ngaqë e analizon problemin jashtë qënies shoqërore, ky autor realizon lidhjen varësore të fesë me jetën materiale të pa zhvilluar pa i shkuar ndërmënd se po të kishte qenë kështu, atëhere format e besimit fetar duhet të kishin kaluar nga monoteizmi drejt kultit të natyrës. Pastaj nocioni jetë e pa zhvilluar ka kuptim po të krahasohet me të sotmen, por në raport me zhvillimin biologjik është i paqënë pasi konstantja kohoro – hapsinore për shoqërinë nuk mund të pranojë një jetë të ndryshme nga zhvillimi i trurit. Në këtë rast ato janë në unitet varësor, ku jeta përcakton zhvillimin e trurit i cili nuk e lind fenë pse jeton keq, por pse nevojat shoqërore çojnë domosdoshmërisht në plotësimin e produkteve të trurit me hapësira subjektive, meqënëse ato objektivet nuk mund të pasqyrohen më, nga që nuk ka më të reja. Pra mungesa e këtyre të fundit nuk lind nga jeta e keqe materiale (e pa zhvilluar), por nga pamundësia e kësaj jete për të plotësuar të gjithë hapësirën prodhuese të ndërgjegjes së njeriut. Po të ishte ashtu siç thotë autori ynë, atëhere sot kur ka një jetë të zhvilluar, sipas pikëpamjes së tij, nuk duhet të kishte fe dhe, akoma më tej, gjatë rendit feudal, duhet të kishim një formë të re fetare përtej monoteizmit; mungesa e së cilës na jep të drejtë jo vetëm të dyshojmë në saktësinë e kësaj analize, por edhe ta kundërshtojmë atë duke kaluar nga bota e kritikës në atë të zgjidhjes së problemit tonë.
Diferenca kohore midis të dy pikëpamjeve është plot tre (3) vjet dhe ne shtrojmë pyetjen: çfarë fenomeni ndodh me mendimin filozofik shiptar që ai ndryshon vetëm në sasi, dhe kjo vetëm brënda botës subjektive? Për t’i dhënë një përgjigje të saktë është e nevojshme të analizohet më përpara dinamika e qënies shoqërore shqiptare pasi vetë ky mendim, i vetëquajtur filozofik, varet nga qënia, pamvarësisht nga kushtëzimi reciprok midis tyre. Ky fakt duhet të na shërbejë si argument përse mendimi filozofik shqiptar merret me fetë njëzet (20) vjet mbas luftës politiko – ekonomike që mori PPSh-së kundër institucioneve fetare. Mos vallë këtu kemi një mospërputhje pikëpamjesh, apo një detyrë të pazbatuar dhe të pazgjidhur nga kërkush sipas interesave politike të partisë në pushtet? Apo mos vallë nga paaftësia intelektuale e të vetëquajturve studiues? Nuk është e vështirë të zgjidhet ky rebus me shumë pak të panjohura, të paktën sot.
Kjo paaftësi bie në sy kur analizohen menbdimtarët grekë të epokës klasike mbi çbazë lindi një formë e re e lindjes së ideve fetare sipas autorëve tanë. Sipas një autori mbi filozofinë e lashtë greko – romake njerëzit e komunitetit primitiv:

“më parë se t’i drejtoheshin arësyes”..”i janë drejtuar fantazisë, me anë të së cilës ato krijuan një tablo iluzore mbi botën dhe mbi vetë ekzistencën e tyre”(Fatos Tarifa, Filozofë materialistë të lashtësisë, f. 17).

Në këto rreshta gjëndet një e panjohur e madhe për këtë autor dhe për shumë – shumë të tjerë, i cili është tentuar për tu zgjidhur në favor të interesave propogandistike, por pa u zgjidhur dot as me përafërsi; dhe pikërisht raporti midis fesë dhe filozofisë në planin kohor dhe hapsinir; dmth kush ka lindur më përpara dhe kush ka jetë më të gjatë.
Së pari, historikisht feja ka lindur përpara çdo forme filozofie në atë masë sa ne duhet të pranojmë se feja është forma e parë e filozofisë.
Së dyti, zanafilla e mendimit filozofik mund të gjëndet në Komunën Primitive, por varet se e kujt faze të kësaj shoqërie. Autori duke i bashkangjitur kësaj komune faktin e sapodaljes nga “mbretëria e kafshëve” nuk e merr parasysh fare këtë fazë, por e nënkupton të njëhsuar me vetë komunën. Ne e sqarojmë këtë autor se vetë Komuna Primitive ka një masë shumë të madhe kohore pa ndarje pune dhe një masë “të vockël” me ndarje pune (raporti midis tyre duhet të jetë shumë më i madh se 1000 :1). Vetë mendimi filozofik, me të dy grupimet e tij kryesore, është i dokumentuar pas ndarjes së punës, bile pas formimit të shtetit ku më përpara kanë ekzistuar dy forma fetare primitive, njëra e perënduar dhe tjetra në këmbë. Atëhere ç’hyn këtu fantazia dhe tablotë iluzore?     PLËR TË
Së treti, njerëzit primitivë nuk kanë pasur nevojë të kishin ide në kokat e tyre, pasi ata kanë punuar bashkarisht dhe në mënyrë të barabartë (raportet njeri –natyrë kanë qënë të pa diferencuara), kështu që edhe mendimet e tyre, duke u varur nga këto raporte, kanë qënë të unifikuara. Domethënë para ndarjes së punës në kohërat e komunarëve të mirëfilltë nuk duhet të ketë pasur asnjë ide të karakterit inproduktiv, pra fentazia nuk ekziston. Në qoftë se autori ynë mund të ketë ndonjë sinjalizim të kundërt me këtë, atëhere duhet të jetë i sigurtë se gjithëshka është e ndodhur pas ndarjes së punës. Karakteri prodhues ose jo i ideve duhet të lidhet me duetin objekt – subjekt ku njeriu promitiv është marrë gjithmonë me të parin. Kështu që në ato kohëra të lavdishme duhet të ketë pasur, nga njëra anë punën dhe, nga ana tjetër, fenë (kultin e natyrës); dmth fantazia dhe tablotë iluzore kanë lindur më vonë.
Së katërti, njeëzit e komunës primitive nuk kanë pasur nevojë për të shpjeguar fenomenet e natyrës, të paktën para ndarjes së punës. Fenomeni i ndarjes së punës ka përcaktuar edhe fenomenin e shpjegimit të natyrës dhe në këtë kuadër mund të shpjegohet mënyra e lindjes së materializmit dhe idealizmit filozofik.
Me sa duket kjo formë e lindjes së fesë është konsideruar gjysmake pasi mbështetej në  një veçori subjektive të njeriut, atëhere studiuesit shqiptarë të vetëquajtur kritikë materialistë shpikën një formë tjetër për lindjen e fesë e cila mbështetej në një faktor ultraobjektiv, siç ishte prona private, që përbën dhe kulmin e antishkencës shqiptare duke treguar karakterin origjinal të saj. Sipas një kritiku:

“Prona private dhe pafuqishmëria e njeriut përpara forcave të verbëra të natyrës dhe të shoqërisë e ka lindur atë ( fenë, GH ) dhe e mban gjallë”. ( Artan Fuga, Ekzistencializmi i Sartrit filozofi e reaksionit imperialist, f. 73)

Nga pikëpamja kohoro – hapsinore kritikën kundra këtij autori e kemi shumë të lehtë. Sipas tij prona private ka lindur përpara fesë dhe me zhdukjen e pronës private do të zhduket edhe feja. Këtë gjë ky autor nuk e ka shpikur nga mëndja e vet, ai e kopjoi këtë nga dishepulli i vet, Enver Hoxha, i cili e sajoi këtë për të justifikuar vjedhjen e pronave që i bëri popullit shqiptar në përgjithësi dhe institucioneve fetare në veçanti (për këtë shih Vepra 52, f. 83).
Të thuash se prona private lind fenë dhe e mban atë duhet që feja të ketë lindur mbas pronës private dhe, sipas kontinumit kohor – hapsinor, të zhduket përpara saj. Historikisht kemi dy forma fetare përpara se të lindë prona private dhe një formë fetare përpara se të lindë prona fisnore, forma paraardhëse e pronës private; dmth autori ynë gabon kokë e këmbë për problemin e lindjes së fesë. Përsa i përket faktit se kush e mban fenë autori duhet të jetë i sigurtë që prona private mund të mbajë shumë – shumë institucionet fetare, por kurrsesi fenë. Jetëgjatësia e fesë është shumë përtej pronës private dhe e barabartë me jetën e njeriut në Tokë në një masë të tillë sa ne duhet të pranojmë, gjithmonë nga pozitat e materializmit filozofik, që akti i fundit ideor i shoqërisë njerëzore është bota e fesë. Dmth, sipas nënkuptimeve që dalin nga filozofia materialiste, njeriu lind pa fe, por vdes me fe; dhe këtë Ju, filozofë shqiptarë të shkollës së komunizmit, nuk dini ta bëni, sepse Ju nuk keni qënë kurrë materialistë, por njerëz të politikës së mbrapshtë, të një partie të mbrapsht, të udhëhequr nga një njeri i mbrapsht.
Së fundi, duke u rikthyer tek dy pyetjet tona të fillimit, ne i përgjigjemi faktit përse PPSh-së luftoi fenë dhe institucionet fetare mbas 1944-ës.
Lufta e vërtetë kundra institucioneve fetare nuk është bërë më 1967 dhe nuk është aspak e vërtetë që institucionet fetare u hoqën vetëm më 1967. Ai vit ka qënë thjeshtë një formalizëm për të barazuar, në drejtim të persekutimit, institucionet e të tre formave fetare në Shqipëri. Lufta kundra institucioneve fetare është kryer në periudhën 1945-1951 dhe përmblodhi vetëm klerin katolik në të gjithë hierarkinë e tij. Edhe sot lufta nuk bëhet kundra mureve të betonit, por kundra njerëzve kundërshtarë dhe në këtë drejtim kleri katolik shqiptar përbën antipodin e komunizmit shqiptar. Në këtë fushë u ndeshën dy grupe politike, njëri thellësisht kombëtar që krijoi dhe formoi kulturën e vërtetë kombëtare duke filluar që nga alfabeti, letërsia, jurisprudenca, piktura, politika; e tjetri thellësisht antikombëtar pasi shkatërroi me rradhë gjuhën shqipe, letërsinë, politikën, shkencën dhe kulturën kombëtare. Dmth në ato vite u ndeshën kombëtarja dhe antikombëtarja ku fitoi kjo e fundit e përkrahur nga të gjithë armiqtë shekullorë të popullit tonë.
Ndërsa lufta kundra ideve fetare në realitet është bërë në mënyrë “shkencore” jo më 1967. Në atë vit ajo u shpall vetëm formalisht për shkak të institucioneve fetare (kemi parasysh librin e Viron Kokës, Ideologjia reaksionare e klerit në vitet 30 të shekullit XX, botuar më 1969, me anë të të cilit ai filloi ngjitjen e karierës së tij shkencore); në përgjithësi lufta kundra fesë u zhvillua vetëm në vitet 80 – 90 ku paaftësia intelektuale shqiptare luftoi kundra mullinjve me erë dhe me vetveten. Tepër xhelozë për madhështinë e filozofisë botërore, të vetëquajturit filozofë shqiptarë, nga ndjenja e së keqes, ju kundërvunë fesë duke kujtuar se me këtë ata mund të kishin sado pak vënd, qoftë edhe në këmbë, në armatën e mendimit filozofik botëror.
Përfundimisht ateizmi shkencor shqiptar, ose antishkenca shqiptare, nuk është gjë tjetër veçse tërësia e ideve antishqiptare plus karakterin negativ të njeriut që lind nga cmira dhe xhelozia e të keqit për të mirin, e dembelit për punëtorin, e anormalit për normalin dhe e të varfërit për të pasurin.

Shënim Ky artikull është përmbledhje e një studimi mbi fenë në përgjithësi dhe atë shqiptare në veçanti të bërë shumë vjet më përpara (1976-1979, 1985-1989). Kështu që ezaurimi i problemit është bërë në mënyrë pak të përshpejtuar nga pikëpamja analitike.

Tiranë, më 23. 05. 1992

1/1-E vërteta vonon por nuk harron!

(në gjurmët e një krimi)

 

Ekziston nji roman, mbi të bamet e Sigurimit t’Enverit (shtetit) me titull: “Gjurmët të çojnë në qelë”. Kur sot, e gjithë e kaluemja e drejtsisë shqiptare ashtu vue në pikëpyetje të plotë, vetvetiu lind dëshira e verifikimit në planin e saktësisë, kjo më shtyu me shkue në Qelzën e Pukës, që asht vendi i ngjarjes. Për çudi, përmbajtja e romanit përputhej 99.99% me rrëfimet e katundarëve (përveç një pike), por me kahun e kundërt. Atje morëm vesht, se epilogu i ngjarjes i përket Shkodrës, me 12 nandor 1958 dhe ishte nji prej dy ngjarjeve kryesore, që sherben për dënimin e Klerit Katolik në Shqipni (K.K.Sh.), në fushën e krimit (tjetra ishte futja e armëve në Kishën e Fretenve (në rrugicën e Gjuhadolit), të cilën e denoncoi Pjerin Kçira, si vepër të bame nga ai vetë me urdhën të Sigurimit).

Romani, mbështetet në seancat gjyqsore të bame me 1958, veçse tepër-tepër larg të vërtetës, ku u akuzue bariu shpirtnor i banorve të katundit Qelzë Dom Engjëll Kovaçi (1920-1958); si vrasës, imoral, hajdut e politikan dhe u dënue me vdekje me vendimin #12 dt.13-XI-1958.

Dëshmitarët e kohës në burg, pohojnë, se Dom Engjëlli, pat lëshue nji brimë gjithë tmerrë, kur i komunikuen momentin e pushkatimit (ekzekutue me 10-XI-1958, simbas njoftimit të Kampit 315 të Shkodrës). Pikërisht, ky fakt më pat futë dyshimin prej kohësh, mbasi nuk kishte asnjë arsye nga ana e Dom Engjëllit, që ai t’i bante qejfin kriminelave në çastin e fundit, por atje duhet të kishte ndodhë diçka, që e kishte detyrue priftin, të mbante atë qendrim në gjyq, mbasi kur e pat pyet Prokurori, për marrdhanjet me të motrën (kjo e vetëm kjo u kujtohet të gjithëve, sesi i akuzuemi me gjysë zani, se nuk kishte ma shumë) e pat pohue, por motra jo vetëm trimneshë, por edhe me za shumë kundërshtoi me forcë, tue tregue se si Kryetari i Degës së Punëve të Brendshme të Shkodrës (D.P.B.Sh), si linçues i kishte futë grykën e revoles në gojë asaj, për të pranue dhe nënshkrue këtë ide të çmendun (dëshimtarët e gjyqit me 1958, janë gjallë e të shumtë, në mes të qytetit të lashtë).Besa e malsorit-tashma e shkatrrueme totalisht, prej politikës përçase të PPSh, kuptohet, dhunimi, tortura e masakrat e kishin ba të vetën mbi trupin e këtij bariu, por i premë në besë prej vetvedit, se kishte pranue çka as nuk i shkonte kujt nëpër mend, kur mërrijti për nji çast me kuptue se asht para pushkatimit, krejtësisht i pafajshëm, protestoi deri në çmendi. A mund të ketë fakt ma kuptimplot, për ata që dëshirojnë me dijtë të vertetën?

Çfarë ka ndodhur, simbas romanit dhe si asht e vërteta? (Pa dyshim, që kjo e fundit asht e re për lexuesit shqiptar në përgjithësi, mbasi në veçanti njohunitë për tragjedinë janë përafërsisht të plota).

Simbas auktorit të romanit, në afërsi të Kishës së katundit Qelzë, kryhet nji vrasje, mbasi viktima në fjalë, ishte operativi i Sigurimit të katundit. Vrasjen e kreu prifti i katundit Dom E.Kovaçi, i cili, e tërheq me anë të së motrës viktimën në pritë, e vret e mbasandej largohet, tue krijue alibinë, se nuk ka qenë atje kur asht krye krimi.Përmbajtja e romanit, përshkruhet prej nji gjuhe të besueshme për lexuesin, por për nji dëshmitarë, që ka asistue në gjyqin e Shkodrës me 1958, gjithçka asht e pavlefshme dhe gënjeshtër (e keqja e ne shqiptarëve asht se i shohim gjanat me njianshmeni dhe të izolum prej ambjentit rrethues dhe ndihmës të fakteve). Dëshmitari i saktë e i plotë i prapaskenës se gjyqit të zhvilluem me 1958, do të ishte Kryetari i D.P.B. Gen.Hilmi Seiti (i vdekun pak ma vonë me 1961, prej hemoragjisë celebrale në zyrën e Sekretarit të parë të PPSh të Shkodrës Sul Bahollit (gojët e “këqia”, thonë se e zhduku vetë Sigurimi i Shtetit (S.Sh.), për të humbë gjurmët e krimeve të përbindshme, që kishte ba ai në sigurim gjatë asaj periudhe në Shkodër), por për fatin e keq të kriminelave, ai nuk jetoi ma, dhe detyrimisht i vetmi dëshmitar i saktë janë banorët e katundit Qelzë, të cilët sot dëshmojnë për fakte jo vetëm të reja, por edhe të kundërta.

Ne po japim vetëm materialin e mbledhun në Qelzë, saktësia e së cilit asht e lidhun me gjyqin e Shkodrës të 1958. Hamendjet e perdoruna, nuk janë krejt ashtu, mbasi ato lidhen me ngjarje konkrete, dhe për të cilat ka edhe dëshmitarë, edhe pse kanë kalue plot 48vjet. Gjithçka, u përgatit në zyrat e S.Sh. dhe pat si promotor fillestar politikën përçarëse të PKSh-PPSh; e cila, u realizue me futjen e grindjeve midis familjeve të malcorëve me anë të disa vrasjeve. Me këto vrasje, Sigurimi, realizoi, jo vetëm faktin e sipërm, por provokoi nji mosbesueshmeni ndaj bariut shpirtëror të fshatarëve (sa mbërrijti kjo, u provue vetëm më 1990).
Politika e ndjekun n’atë kohë ishte krejt e panjoftun për popullin shqiptar, por që malcorët e kishin dëshifrue me kohë në dy kandvështrime:
Sëpari, Malcia e ka konsiderue Enver Hoxhën dhe komunizmin e tij si pushtuesa, të barabartë me malazezin e serbin (bile edhe sot thonë “kur kanë hi këta”);
Sëdyti, periudha që përkon me propaganden e luftës kundër diversantave (1946-1958), ka qenë periudha, që Enveri pushtoi Shqipnin e Veriut dhe e vuni atë nën skllavërinë e vet. Vetëm ky fakt dhe vetëm ky, ka qenë shkaku i tragjedisë së mavonshme dhe aspak prifti si subjekt në vedi. Kjo kuptohet edhe prej faktit, se Dom Engjëll Kovaçi, ka qenë i denuem edhe me 1954 (me vendim #33 dt. 16 qershor, por për moskallxim krimi kundër shtetit, simbas nenit #226) me 5 vjet burg, prej të cilave bani tre (del pyetja: Pse u lirue para kohe!?). Disa ditë përpara vrasjes, Dom Engjëlli, largohet nga Qelza për punët e tia, kurse forcat e sigurimit, pikërisht në këtë kohë kryejnë krimin n’afërsi të Kishës pa prift, tue vra operativin e zonës Markun. Ai ka shumë mundësi, që asht vra edhe në përpjekje me malcorët e malit, ndërsa Sigurimi e shfrytëzoi këtë rast për qëllimet e tija tue eliminue edhe Dom Engjëllin fizikisht. Domethanë, se nuk ishte se Dom Engjëlli, asht largue mbas vrasjes, por asht krye vrasja mbas largimit të priftit prej katundit, gja të cilën e tregojnë katundarët, pikërisht, kjo u fsheh në gjyq dhe u dëshmue e kundërta, tue e ngatërrue qëllimisht kronologjinë e ngjarjes, një diçka e njoftun ndër gjyqet komuniste, mbasi populli i Shkodrës, asht dëshmitarë mbas 48 vjetësh, për nji ngjarje analoge, ku u vra lulja e rinisë shkodrane dhe S.Sh., njofton kronologjinë si i intereson atij.

Sesi u ba puna me kufomen e viktimës dhe a u fut në Kishë, ajo nuk ka rëndësi, mbasi faktikisht prifti i katundit Qelzë, u arrestue për vrasjen e kryeme prej forcave të Sigurimit dhe si pasojë tjerat çështje që vijnë mbas, janë plotësisht të kjarta, mbasi Dom Engjëlli, atëherë ishte në hetuesi e për 7 muaj u realizue projekti.

Se çfarë ka ndodh aty, këtë nuk e dijmë. Asht fakt, se S.Sh. me K.K.Sh., ka përdorë të gjithë mjetet e metodat ma shnjerëzore, për t’i ba me pohue gjanat ma absurde. Kjo dihet botnisht. Por dihet edhe se kush prej torturës merrte përsipër faje të paqenuna, mbas gjyqit të “popullit” eleminohej fizikisht. Kështu edhe çështja mbyllej si donin ata.

Në këtë rast gjyqi “vertetoi” edhe se Don Engjëlli ishte një “vrasës ordiner”, edhe pse nuk kishte asnji lidhje me krimin. Organizatorët e vrasjes dhe të gjyqit (mbasi përveç Gjen.Hilmi Seitit, në sallën e gjyqit, kanë asistue edhe dy gjeneral të Ministrisë P.B.), donin me përgatitë nji terren sa ma të sa ma të dënueshëm prej popullit e, aq ma tepër të damshëm për priftin, gja e cila në dukje ecte siç dëshironte S.Sh. Por këtu i ngeci sharra në gozhdë. Njëna prej dy motrave të priftit, tue mos mujtë me mbajtë mbi vedi nji turp të tillë proteston me forcë, tue denoncue para popullit të terrorizuem të Shkodrës, se ai gjyq ishte nji akt mashtrimi i plotë dhe se asgja nuk ishte siç propagandohej. Të gjitha pohimet e paqenuna ishin mbërrijtë prej S.Sh., me tortura të papërshkrueme, gja e cila e detyroi trupin gjykues me mbyllë edhe seancen gjyqsore, për të vazhdue mbas dreke për qejfin e tyne. Trimnija e kurajoja e saj, u shpërblyen me 25 vjet burg, me vendimin Nr12, dt.13/XI/1958. Në nji farë mënyre, ky akt i kësaj burrneshe, solli deshtimin e suksesit të gjyqit në drejtim të besueshmenisë. Atëherë S.Sh., veproi në krahun tjetër, mbasi e kishte përgatitë edhe variantin tjetër, po të ndodhte ajo që ndodhi; arrestoi edhe Pader Leonard Shajakun, tue e akuzue për mosdenoncim krimit në rrëfim prej Dom Engjëllit (gja që nuk kishte si me qenë, përderisa nuk ishte as vrasje prej Dom Engjëllit), për vrasjen hipotetike dhe e dënon me heqje lirie, kur ai ishte ma shumë se 70 vjeç, fati i të cilit s’dihet as sot…
Me këtë krim, u mbyll procesi e mbas nji muaji u ekzekutue, ku menjiherë do të fillonte edhe propaganda e shthurun kundër klerit katolik, deri në mbylljen e kishave, tue i pasu me nji seri pafund gjyqesh fallco në veçanti kundër klerikëve katolik, tue i veshë çka i ka ardhë përdoresh S.Sh.

Mbas të gjithë këtij informacioni, a kemi të drejtë të pretentojmë mbi pamjaftueshmërinë e Vendimit të Kuvendit Popullor (sot Parlamentit), kur realizoi pafajsinë e të denuemve të ndërgjegjës? Asht në nderen e Parlamentit me ndreq gabimet e “drejtësisë” shqiptare, kur ata lidhen me veprimet e S.Sh.

Për njohuni të dy motrat e Dom Engjëllit janë në Shkodër e jetojnë thjeshtësisht. Ata nuk pranuen me ba asnji dëshmi, por kjo nuk do të thotë, se ato nuk duen drejtësi. Mbërrijta me kuptue, se ato jetojnë me hijen e zezë të Sigurimit komunist, që i ka ndjekë për vite me radhë, e sigurisht shkëputja asht e vështirë, mbasi e kanë pague tepër shtrenjtë. Të friksueme deri në palc nga politika shtypse e rregjimit të E.Hoxhës, ato mbajnë mbi vedi nji krim të paqenun si dhe të vërtetën e madhe të ngjarjes së Qelzës.

Bibla, thotë: “Non coronabitur nisi legitime certeverit! (Të mos i jepet kunora, po të mos ketë luftue simbas rregullave).

N’emen të katundarve të Qelzës së martirizueme, kërkojmë përsëritjen e gjyqit të të ndjerit Dom Engjëll Kovaçit, po jo vetëm në Shkodër, mbasi foleja shpirtnore, ka të drejtë të asistojë në seancat e gjyqit. Katundarët hjedhin në gjyq “drejtësinë” shqiptare për shpërdorimet e bame dhe kërkojnë drejtësi për bariun e tyne shpirnor të dikurshëm, qe u masakrue pa faj.

E drejta vonon, por nuk harron. “Mund të gënjesh nji pjesë të popullit për nji farë kohe, por nuk mund të gënjesh të tanë nji popull për të gjithë kohën”, ka thanë ish-Presidenti i ShBA-së Mr. Abraham Linkoln.

Tiranë, më 19 tetor 1991

Shenim: varianti gjuhesor i këtij artikulli është sipas botimit tek revista “Jeta Katolike” New York, Viti 40 – të i botimit, 3/2006.