38-Historia e fillimit te teatrit shqiptar

Historia e fillimit te teatrit shqiptar

Në këtë pjesë do të flasim për teatrin shqiptar duke i treguar lexuesit të nderuar se si eshte historia e këtij institucioni, si ka lindur, përse ka lindur dhe si është zhvilluar. Fjala është për historinë e fillimit të Teatrit Shqiptar, të kësaj gjinie që në vitet 1950-1980 ka pasur një shpërthim talentesh që si zor të përsëriten më, por që kanë pasur një themel që nuk i takon teatrit të sotëm shqiptar dhe aq më tepër teatrit të epokës komuniste, por që i takon luftës së madhe për mëvetësi kombëtare një Populli të tërë. Këtë gjë shqiptarëve të sotëm ja kanë ndaluar ta dinë edhe për pak kohë, pasi do të dilte në shesh fare hapur roli antikombëtar i një partie, i klasës së saj politike dhe, sidomos, i produktit intelektual të saj i cili, pas 1992, i ka shpallur luftë të hapur popullit shqiptar duke e luftuar më shumë se të gjithë armiqtë shekullorë të marrë së bashku. Nuk dua të flas për këta mjeshtra të teatrit shqiptar, por për fillimet e tij për t’i treguar lexuesit se ku e ka zanafillën gjinia e Teatrit Shqiptar pasi dy autorët e kësaj teme në vitin 2005 (Flori Slatina dhe Prof. Dr. Josif Papagjoni) na kanë dhënë një panoramë të tillë ku duket sikur teatri shqiptar ka zbritur nga qielli i zi komunist duke mos evidentuar punën pasionante të disa personazheve të panjohura në këtë fushë, por që gjithsesi hodhën themelet e një ndërtese që akoma i reziston shkatërrimit me kulmin që krijoi për mbi një shekull edhe pse manipulatorët e historisë kërkojnë me çdo çmim t’ja zvogëlojnë moshën, shpirtin dhe madhështinë.
Dy autorët e historisë së teatrit shqiptar e kanë e kanë shpalosur punën e tyre pas nocionit “Teatri Kombëtar” duke hedhur idenë që Teatri Shqiptar Kombëtar ka lindur në maj të 1944 në Përmetin e partizanëve (Josif Papagjoni, Teatri Kombëtar, f. 31; gjë që u kundërshtua nga një studiues tjetër i cili e hodhi poshtë datën 24 maj 1944 duke ngritur versionin që Teatri Kombëtar nuk ishte formuar në Përmetin partizan, por në Tiranën partizane më 29 prill 1945 (Flori Slatina, 60 vjet Teatri Kombëtar, f. 7,8). Kam rast t’i tregoj popullit shqiptar që këto nuk janë të sakta jo vetëm në rrafshin kombëtar, por as në atë specifik siç ishte termi “teatri partizan”, mbi çbazë u ngrit teatri i mëvonshëm popullor emërtimi i të cilit ishte fund e krye spekulativ për të krijuar një vijë demarkacioni midis teatrit realisht kombëtar dhe produktit të zi komunist; ku i pari i përkiste traditës shekullore kombëtare, kurse i dyti krimit antishqiptar të artit dhe kulturës.
Vini re se çfarë ndodh me studimet e kësaj fushe dhe si ndryshohet historia reale e Teatrit Kombëtar Shqiptar edhe pse pas 1992 ju ndryshua emri nga “Teatri Popullor” në “Teatri Kombëtar” mbi ç’bazë duhej ndryshuar dhe historia e tij  duke kaluar në një rrafsh më realist dhe më afër të vërtetës. Për t’i mbushur mëndjen shqiptarëve se jeta e teatrit shqiptar fillon pas 1944 dy autorët e mësipërm  “grinden”  midis tyre për të krijuar vërtetësinë e alibisë se 1945, si datë të fillimit të teatrit shqiptar.
Sipas Flori Slatinës në librin “60 vjet Teatri Kombëtar” panorama  e fillimit të teatrit shqiptar e ka zanafillën në shekullin e XIX, “te nisma e Koto Hoxhit, i cili, më 1874, me disa studentë, mundi të organizojë shfaqjen e parë teatrale publike në gjuhën shqipe” (f. 7) pa na treguar se ku e ka marrë këtë informacion edhe pse Fjalorët Enciklopedik Shqiptar (1985 dhe 2008) protendojnë se Koto Hoxhi ishte një nga themeluesit e teatrit shqiptar me pjesën “Dasma lunxhote” më 1874. Unë dyshoj në saktësinë e këtij informacioni (pretendoj që është i sajuar) edhe vetëm prej faktit që gjuha shqipe na qënka përdorur në atë çfaqje. Pastaj bëhet një kapërcim 34 vjeçar për të kaluar në teatrin e Gjirokastrës ku më 23 shtator 1909 u dha pjesa e parë teatrale “Besa” e Sami Frashërit, e cila u rishfaq pas tre ditëve, më 26 shtator. Të njëjtën mbrëmje e njëjta pjesë, shfaqet edhe në Janinë nga studentët libohovitë. Më pas vjen shfaqja teatrale në Delvinë, “Dashuri e Mëmëdheut” shkruar nga Namik Delvina (f. 7,8). Autori i librit mbi 60 vjetorin e Teatrit Kombëtar pretendon se gjatë gjithë kësaj kohe u shfaqën 50 pjesë teatrale me përmbajtje patriotike që anashkalonin profesionalizmin (f. 8). Sipas tij në vitin 1928 Mihal Popi krijon në Tiranë një grup amator të fuqishëm, sipas përvojës në Shkodër dhe Korçë. Në vitin 1932 ai e merr seriozisht këtë dëshirë dhe interpreton me shumë kolegë të tjerë pranë shoqërisë “Tirana” duke përbërë grupin teatral pranë kinoteatrit “Gloria” (përse nuk mund të merret kjo datë si datëlindja e teatrit shqiptar, psh). Por me të drejtë më lind pyetja: ku është analiza e përvojës së teatrit në Shkodër dhe Korçë në këtë 60 vjetor të teatrit shqiptar? Mos vallë ka një panoramë krejt tjetër, por që autori e fsheh me qëllim? Sipas këtij autori numurimi i kohës së Teatrit Popullor fillon me 29 prill 1945 me pjesën “Topazi”, e cila kohë konsiderohet si fillimi i teatrit profesionist shqiptar (f. 8). Unë kam rast t’i tregoj këtij autori që kjo nuk është e vërtetë jo vetëm në funksion të teatrit shqiptar, por as në funksion të profesionalizmit, bile, akoma më tej, as në funksion të Teatrit Popullor, i cili ka një panoramë më komlekse dhe krejt tjetër për tjetër. Fakti që aktori Mihal Popi ka qënë pjestar në grupet teatrore para 1945 dhe pas këtij viti, duke mos u përmëndur nga autori i librit të mësipërm për vitet pas 1945 (f. 8-10) dhe përmëndet kalimthi si yll në këtë teatër (f. 11) duhet të shërbejë si argumenti më i parë dhe i thjeshtë i manipulimit të historisë së Teatrit Shqiptar. Pastaj përmënden një seri pjesësh të huaja si Revizori, Otello, Orët e Kremlinit, Hamleti, Dhelpra dhe Rrushtë, Çështja Ruse, Zëri i Amerikës, etj (f. 10; përse nuk përmëndet “Martesa” e Gogolit?), por kush ishin përkthyesit e këtyre pjesëve teatrale dhe nga kush i kishin përkthyer? Kur flasim për histori të Teatrit Shqiptar dhe aq më tepër për një histori 60 vjeçare të tij mendoj (gjë e argumentuar nga studiuesit e vërtetë të Teatrit Kombëtar Shqiptar) se këto gjëra e plotësojnë imazhin profesional të Teatrit Shqiptar. Pas autorit të një drame, për nga rëndësia aplikative, në qoftë se është e huaj, radha i vjen përkthyesit, pastaj regjizorit dhe në fund aktorëve. A nuk tregojnë të gjitha këto për një analizë të përciptë të personaliteteve të Teatrit Shqiptar  dhe e gjitha kjo e qëllimtë? Çfarë kërkon të fshehë autori i librit mbi 60 vjetorin e Teatrit Kombëtar Shqiptar? Mos vallë kërkon të fshehë faktin që teatri shqiptar është 131 vjeçar dhe themeluesit e tij kanë qënë armiqtë e komunizmit shqiptar, por ai, si produkt i këtij komunizmi, kërkon me çdo çmim t’i mbushë mëndjen popullit shqiptar se çdo gjë pozitive fillon me komunizmin?

Vazhdojmë më tej!
Njeriu që konsiderohet si më kompetenti në këtë fushë me titull Profesor-Doktor dhe anëtar i Qëndrës së Studimeve të Arteve, duke i botuar punimet e tij nën logon e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, është Josif Papagjoni, i cili në vitin 2005 botoi studimin e tij mbi Teatrin Kombëtar dhe, në vitin 2009, punimin Enciklopedi (Teatri & Kinematografia Shqiptare). Vetëm fakti që në këto dy punime nuk gjëndet emri i aktorit të Teatrit Kombëtar dhe Kinematografisë Arben Imami duhet të tregojë për një tendencë të paragjykuar edhe pse, ndoshta, vetë z. Imami nuk ka dashur të prononcohet në veprimtarinë e arteve shqiptare pasi kishte kaluar në politikë (Presidenti i nderuar amerikan Mc. Ronald Regan nuk e fshehu për asnjë çast që kishte qënë aktor në disa filma (sipas Fjalorit Enciklopedik të Pasho Baku-t, Tiranë 2002)). Në të njëjtin pozicion gjëndet aktori dhe politikani Zef Bushati, por që gjëndet në Enciklopedinë e mësipërme. A nuk tregojnë të gjitha këto për fshehje të së vërtetën dhe, në fund të fundit, a janë të sakta dhe të plota analizat, mbi teatrin shqiptar, në këto dy punime të konsideruara si më të kompletuarit?
Vini re se si i analizon prof. Dr. Josif Papagjoni lindjen e ideve teatrore në Shqipëri, si janë formuar institucionet teatrore shqiptare dhe kujt nga këto institucione i atribuon fillimin e teatrit  të sotëm shqiptar (tek të gjithë studiuesit e artit në Shqipëri mungon arësyeja ligjore e lindjes së artit në vëndin tonë)!
Autori e fillon analizën me një ndjenjë sentimentale duke  “u shkrirë” për institucionin e teatrit kombëtar. Po të kujt teatri: të teatrit realisht kombëtar me një histori 131 vjeçare me autorë dhe aktorë luftëtarë të çështjes kombëtar, apo të teatrit politik me një subjekt antikombëtar që lulëzoi për 48 vjet duke mbuluar me diktaturën e vet të gjithë produktin shkencos dhe kulturor të popullit shqiptar? Pikërisht këtë nuk janë të aftë të diferencojnë studiuesit e artit në Shqipërii duke e paraqitur situatën historike të teatrit shqiptar jo vetëm të cunguar, dmth jo të plotë, por dhe të shtrëmbëruar, dmth ireale.
Sipas autorit tonë idetë teatrore ekzistojnë që në kohën e ilirëve pasi në Apolloni, Durrahium, Butrot, Bylis, Nikai (Klos), Foinike, Sofratikë gjënden rrënoja të teatrove dhe amfiteatrove antike dhe rrjedhimisht ato përbëjnë një institucion të rëndësishëm në jetën shoqërore dhe trashëgiminë kulturore të ilirëve (f.15). Kjo gjë edhe mund të jetë e vërtetë, por në këtë rast ne, shqiptarët, nuk jemi pasardhësit e ilirëve dhe këta të fundit janë vëllezërit e helenëve. Kjo nuk ka asgjë të keqe, por çfarë përfitimi kemi prej kësaj në fushën e teorisë dhe, në fund të fundit, a është e saktë? E sqaroj autorin e studimit mbi teatrin komunist, sepse në realitet  ai këtë lloj teatri ka marrë për bazë, se mbeturinat e teatrove dhe amfiteatrove në tokën e banuar sot nga shqiptarët nuk janë produkte të ilirëve kur pranojmë se shqiptarët rrjedhin prej tyre. Ato janë mbeturinat e shtritshmërisë së helenëve nëpër shekuj (shek IX-shek. III pa. Kri) dhe tregojnë mënyrën se si ka ndryshuar një pjesë e ilirëve në epirotë. Këtu qëndron sekreti i prejardhjes së shqiptarëve të sotëm, por që autori ynë merr përsipër të lidhë epokat e mëdha historike me anë të ideve teatrore edhe pse ato kundërshtojnë njëra-tjetrën në shkaqet  dhe pasojat e gjithseicilës. Shkalla e zhvillimit shoqëror të shqiptarëve të sotëm (shek. XX-të) na e jep këtë të drejtë konkluzive pasi nuk ka asnjë mundësi teorike ekzistenca e një retrospektive të tillë. Kjo nuk është pasur parasysh nga autori në të gjithë konteksin e përmbledhjes së tij edhe pse ka studiuar materializmin filozofik në shkollën e tij të lartë universitare.
Pastaj autori ynë kalon në epokën e rilindjes ku pretendon se “teatri shfaqet tashmë si një dukuri e mirënjohur, e dokumentuar dhe e shtrirë në gjithë trojet shqiptare” (f. 15), kur dhe më bufi e di sa shqiptarët në ato vite para mbi një shekullore nuk e njihnin unitetin kombëtar jo vetëm në atë shpirtëror, por as në rang shteti. Atëhere për çfarë trojesh shqiptare bën fjalë autori ynë. A nuk fillon këtu mashtrimi historik dhe tjetërsimi i realitetit shoqëror të popullit tonë?
Sipas tij “e para shfaqje teatrore e dokumentuar nga burimet arkivore është “Dasma e Lunxherisë” në vitin 1874 e Koto Hoxhit, me nxënësit e shkollës  normale “Ta zografia” të Qestoratit, Gjirokastër” (f. 16). Në këtë informacion ka shume pasaktësira që më kanë çuar në përfundimin se ato janë të sajuara. Së pari në fjalorët enciklopedikë shqiptar thuhet “Dasma  lunxhiote”, apo “Dasma ne Lunxhëri” (kur flet për Qestoratin) dhe jo “Dasma e Lunxherisë”; së dyti shkolla e Qestoratit në ato vite ka qënë shkollë greke dhe jo shqiptare (është njësoj sikur të thuhet se tynelin e Semeringut e kanë bërë shqiptarët meqënëse inxhinjeri zbatues ka qënë shqiptari Karl Gega); se treti, cili është burimi arkivor që e ka thënë këtë, pasi autori nuk citon burimin; flitet për teatrin e një kombi dhe jo për një tuf delesh. Që në këtë pikë duket serioziteti dhe qëllimi i botimit të këtyre veprave.
Autori vazhdon me autorë të tjerë (Sami Frashërin) më 1875, me Shkodrën 1879 në Kolegjin Saverian, arbëreshin Leonardo De Martino 1880 në Shkodër, vazhdon me përshtatjen e Pashk Babit më 1882 të pjesës “I biri çifutit”, pastaj konsideron të parën dramë shqiptare me strukturë të mirëfilltë “Emira” të arbëreshit Françesk Anton Santori e shkruar në 1885 dhe e botuar nga De Rada në gazetën “Flamuri i Arbërit” duke përmëndur një sërë autorësh të dramave shqiptare si Çajupin, Fishtën, Nolin, Gramenon, Floqin, Toskën, Gjeçovin, Delvinën etj. Më tej autori na përmënd Urdhërin e Jezuitëve të Kishës Katolike të Shkodrës si ndërtuesen e një salle për organizimin e shfaqjeve teatrore duke pranuar se ky është institucioni i parë teatror i ngritur me kontributin e kishës (f. 16; përse të mos merret si data e fillimit të teatrit shqiptar, psh?). Më pas autori pranon ekzistencën e një trupe shkollore në Korçë më 1899 (përse të mos merret në konsideratë kjo datë, psh) e cila dha çfaqjen “Otello” të Shekspirit si dhe shfaqjet e shumta në fillimin e shekullit të XX-të (1909-1912); kështu klubi “Labëria” i Vlorës jep çfaqjen “Vdekja e Pirros” (1908) të Mihal Gramenos dhe “Besa” (1909) të Sami Frashërit ; klubi “Drita” e Gjirokastrës jep shfaqjet “Besa”, “Agimi”; klubi “Bashkimi” i Delvinës jep shfaqjen “Dashuria e mëmëdheut” të Namik Delvinës; shoqëria e grave “Ylli i mëngjesit” jep dramën e Shilerit, “Vilhelm Telin”; Klubi “Dituria” në Korçë, Klubi “Afërdita” në Elbasan, shoqëria “Vllaznia” e Durrësit japin një sërë shfaqjesh teatrore; në Janinë më 1909, në kafen “Iskania” u luajt drama “Besa”; po kështu u luajtën shfaqje teatrore nga klube patriotike kulturore edhe në Stamboll, Bukuresht, Kostancë, Shkup, Uorçester (ShBA), etj (f.  17).
Prej kësaj analize autori kalon në dy pikat kryesore ku përqëndrohet zhvillimi i teatrit: në Shkodër dhe Korçë, dhe në vitet ’30 edhe në Tiranë (f. 17). Në planin përgjithësues shtrohet pyetja: si mund të përqëndrohet teatri shqiptar në dy pika kur lëvrimi na qënka bërë në të gjithë qytetet shqiptare dhe pothuajse në të gjitha qytetet ballkanike ku kishte shqiptarë? Përse e përdor këtë metodë analitike autori ynë kur e di shumë mirë që në qytetin e Shkodrës, të paktën, teatri artistik kishte 50 vjet që lëvrohej ( e bukura është që autori e pranon që qyteti i Shkodrës mbetej qëndra më e rëndësishme e zhvillimit të teatrit, f. 18)? Përse autori mohon një vëndlindje dhe një vënd-zhvillim të teatrit  shqiptar, apo që të nxjerrë në pah një vënd tjetër dhe njerëz të tjerë? Metoda e përdorur shumë shpejtë do të dalë kundra tij edhe kur të flasim për fillimet e teatrit shtetëror në Tiranë, mbi ç’bazë ai ngre hipotezën se ka lindur teatri shqiptar i sotëm.
Në dy faqe e gjysëm autori analizon zhvillimin e ideve  teatrore në qytetin e Shkodrës (f. 19-21) ku çuditërisht pranon (po citoj të plotë fjalinë e parë):

“Në vitin 1918-1919 u krijuan (në këtë qytet kishte 40 vjet që ekzistonte teatri mirëfilli në sajë të etërve jezuitë, GH) tri shoqëri të mëdha, të organizuara përpuqur rregullave, kritereve e kërkesave profesionale” (f. 19).

A nuk do të thotë kjo, sipas kësaj fraze, që teatri profesionist ekzistonte në Shkodër në fillimin e shekullit të XX-të? Atëhere si ka mundësi të pranohet 60 vjetori i Teatrit Kombëtar? Si ka mundësi që në dy faqe e gjysëm të pasqyrohet një zhvillim kulturor me jetëgjatësi 66 vjeçare që është themeli i 60 vjetëve të mëpastajmë? Por unë pretendoj se autori nuk e ka marrë me seropzitet zhvillimin e teatrit në qytetin e Shkodrës dhe këtë e ka bërë me qëllim paragjykues për të arrirë në një finish të dëshiruar. Vini re se si i referohet fakteve dokumentare mbi këtë zhvillim duke folur për dramat e suksesshme të luajtura në atë kohë:

Patën jehonë për kohën edhe shfaqjet: “Tre cubat”, “Shërbëtori i dy zotnive”, “Pata”, “Bylbyli”, “Vllaznia dhe shkarpa”, “Dy zotërinj pa pantallona”, “Kombi  e flamuri”, “Dy gungaçët”, “Sarafi”, “Moisi Golemi”, “Atdheu nuk mohohet”, “Kthimi i Skëndërbeut për liri në Shqipëri”, “Aventurat e Paçalinit”, “Metamotfoza shkodrane” etj.3 (f. 19)

Pika  .3  e referimit të burimeve nga është marrë ky material thotë:

3 Shih: Jakup Mato, Rrjedhave të artit paraprofesionist, Akademia e  Shkencave, Qëndra e Studimeve të Artit, 2004, f. 35-56; Buletini “Shkodra”, 1961, nr. 2, f. 212; “Posta e shqypnis”, 23.2.1913; “Zani i Shna Ndout, qershor 1919, f. 102; “Agimi”, 1919, nr.3, f. 5; “Vullneti i Popullit”, 4.12.1931; M.Prenushi, Mbi grupet diletante teatrale te Shkodrës, “Nëndor” 1964. nr. 3, f. 128; “Cirka”, 11 prill 1937.

Duke disponuar revistën “Cirka”,  te kësaj date dhe këtij viti, lexoj:

Grupi K.Th.Rozafat tfaqi me 29 të mojit të kaluem Dramin “Artaksersi” të punuem lirisht shqyp prej P.A.Fishtës mas shkrimtarit të përmëndur Metastasio (sipas revistës “Cirka”, v. II, dt. 11 prill 1937, f. 79).

Asnjë nga dramat e përmëndura nga autori i historisë së teatrit komunist nuk përkon me njoftimin e dhënë nga revista “Cirka”. Atëhere përse e ka përfshirë në referim këtë revistë, për të shtuat besimin, apo e ka shtuar për të rritur kapacitetin bibliografik?
Në një faqe e dy rreshta (f. 22-23) autori analizon zhvillimin e teatrit në qytetin e Korçës duke e paraqitur këtë qytet si qëndrën e dytë më të fuqishme në fushën e teatrit shqiptar deri në vitin 1945. Mënyra e ndërtimit të kësaj fraze tregon se autori i kë vënë qëllim vetes ta paragykojë historinë e teatrit shqiptar dhe të veçojë periudhën historike nga ajo antihistorike edhe pse personazhet kryesore të teatrit shqiptar marrin pjesë në të dy epokat, të paktën deri në vitet 60-70, duke e ngatërruar gjenezën e teatrit kombëtar shqiptar, por që në realitet fshehin një qëllim të ndërgjegjshëm të një kombi në formim e sipër.
Në pesë faqet e mëpastajmë (23-28) autori analizon dinamikën e zhvillimit të teatrit në qytetet e tjera shqiptare si Durrësi, Vlora, Elbasani, Gjirokastra, Saranda, akoma më tej deri në disa qytete të vogla të vëndit si Pogradeci, Delvina, Kavaja, Lushnja, Fieri. Pas bërjes kryeqytet të Tiranës ky qytet tenton të fitojë një statut të ri kulturor ku dhe ndërtohet një godinë kinoteatri.
Deri në faqen 28 mbaron analiza e dinamikës së teatrit shqiptar përpara epokës komuniste ku autori nuk ka qënë në gjëndje të argumentojë që kjo dinamikë përbën themelin e teatrit të ardhëshëm jo vetëm në planin ideor, por kryesisht në planin regjizorial dhe aktorial. Pikërisht këtë ka fshehur autori ynë i nderuar dhe pikërisht këtë dua të evidentoj, pjesërisht, në këtë artikull të gjatë.
Pas kësaj faqeje autori mundohet të parakalojë thelbin e teatrit shqiptar duke shpikur një teatër partizan dhe duke e etiketuar si lëvizja që na u njihte me emrin Teatri Partizan, 1941-1945 (28-30). Por ka harruar që në këtë rast duhet të argumentojë ekzistencën e lëvizjes partizane përgjatë kësaj periudhe (sidomos periudhën 1941-1942), gjë jo vetëm që nuk është e vërtetë, por, mbi të gjitha, ajo është e shpikur nga fillimi deri në fund gërmë për gërmë dhe datë për datë. Është pika ku autori sajon të paqënën dhe krijon themelin e teatrit të mëvonshëm shtetëror, duke e paraqitur si teatër kombëtar edhe pse të gjithë aktorët dhe regjizorët vinin nga shkollat europiane dhe nga dy shkollat e vetme të teatrit shqiptar me një jetëgjatësi mbi gjysëm shekullore (Shkodra dhe Korça). Pikërisht kjo është ajo që nuk mund të pranohet tek autorit ynë dhe ajo që nuk ka ekzistuar kurrë sipas kësaj hapërire.
Për të realizuar mashtrimin në fushën e historisë së teatrit shqiptar autori analizon fillimet e Teatrit Shtetëror Shqiptar në funksion të teatrit partizan edhe pse ai ka qënë vetëm teatri i Tiranës dhe jo ndryshe; akoma më tej, këtë analizë e realizon me mangësira të mëdha duke fshehur personazhet që i dhanë frymën e parë këtij lloj teatri në qytetin e Tiranës dhe nga e kishin prejardhjen kulturore dhe edukative.
Sipas tij, parë nga rrafshi historik e dokumentuar, qoftë dhe si dukuri (dmth çfarë ka thënë deri më tani nuk na paskan qënë të dokumentuara), data 24 maj 1944 njihet përnjimënd si themelimi i teatrit nismëtar të quajtur “profesionist”. Ai funksionoi si i tillë, vijëmisht, përgjatë një viti, deri më 25 maj 1945, kur, mbi bazën e tij u krijua, mëpastaj, për herë të parë në historinë e Shqipërisë, Teatri Profesionist i Shtetit (f. 31). I drejtohem autorit: mirë po i pranojmë të gjitha, por profesionalizmi si lindi tek kjo trupë, e ardhur nga mali, gjithmonë sipas jush? Sipas materialit që keni paraqitur në punimin tuaj teatri shqiptar nuk ka lindur më 1944 dhe as më 1945. Libri i juaj as historinë e teatrit të Tiranës nuk e paraqet saktë e jo më atë të Teatrit Kombëtar. E gjitha kjo duket qartë kur autori shfaq mënyrën se si u themelua teatri profesionist i shtetit shqiptar (dmth teatri i Tiranes) me 1945. Sipas tij:

Nga nje grup i posacem “kompetent” prej ketyre shfaqjeve u zgjodhen aktoret me te talentuar per te krijuar keshtu te parin teater profesionist ne Shqiperi. Nder ta ishin Mihal Popi, Fadil Shiroka, Mihal Stefa, Liza Vorfi, Behije Cela, Gjon Karma, Hasan Reci, Ndoc Meshkalla, Ndrek Shkjezi, Ndoc Deda etj ( i kujtoj autorit të këtyre rreshtave se: Gjon Karma, Ndoc Meshkalla, Ndrek Shkjezi, Ndoc Deda, Loro Kovaçi, Pjetër Gjoka i takojne Teatrit të Shkodrës, prej nga ata kaluan në Tiranë, GH) . Inagurimi dhe vënia e emrit “Teatri Profesionist i Shtetit” është bërë pikërisht me 24 maj 1945 në godinen ekzistuese te TK. Nen rregjine e Sokrat Mios, me aktoret probiste te Shkolles Dramatike me 30 maj 1945 u shfaq komedia “Topazi”, e shkrimtarit francez Marcel Pagnol, e perkthyer nga Nonda Bulka, dhe kjo u quajt si shfaqja themeluese e TK (këtë e quani ju pinjollët e komunizmit, por jo populli shqiptar, GH) (nenvizimet e autorit) (f. 35).

Me poshte autori vazhdon:

Nga viti 1945 gjer ne vjeshte te vitit 1947 teatri kishte vetem personelin artistik dhe vetem nje person qe kryente gjithe punet administrative. Me shfaqjen e drames “Invadimi” Teatri i Shtetit” merr emrin Teatri Popullor. (39)

Nuk eshte veshtire nga keto rreshta te kuptohet pasaktesia dhe tendenca e autorit per te tjetersuar historine e teatrit shqiptar. Ekzistenca e Sokrat Mihos, Mihal Popit, Gjon Karmes, etj (themi etj. pasi ne kete grup ka qene Naim Frasheri, Pjeter Gjoka, Loro Kovaçi, Kadri Roshi, Sandër Prosi dhe nje njeri qe mori persiper perkthimin e dramave të para te ketij teatri, që ja atribuan më vonë Kolë Jakovës si redaktim) eshte e mjaftueshme per te argumentuar se Teatri i Shtetit komunist ishte formuar nga bashkimi i pjestareve te dy teatrove historike te popullit shqiptar, pamvaresisht nga niveli profesionist i tyre, por qe ne kohen e formimit te teatrit shteteror te Tiranes qendronin shume me lart se ky i fundit. E thene me shkoqur teatri shteteror u formua pasi u shkaterruan me qëllim politik dy teatrot kryesore ne Shqiperine e asaj kohe, ai i Shkodres dhe ai i Korces duke marre prej tyre ajkën e aktoreve dhe regjizoreve. Kete gje autori i punimit mbi Teatrin Kombetar, edhe pse e di shume sakte, mundohet ta parakaloje duke e paraqitur si inekzistent. A nuk do te thote ky shtremberim i historise, te pakten te atij mbi Teatrin Kombetar? A nuk do të thotë kjo se teatri shtetëror shqiptar i epokës komuniste është rezultat i asgjësimit të teatrit kombëtar shqiptar dhe zëvëndësimin e tij me diktaturën kulturore. Imagjinoni sikur aktorët e viteve 1950-1980 të kishin luajtur vetëm pjesë klasike dhe moderne të botës kulturore në Perëndim; cili do të ishte niveli i tyre profesional dhe a do të mundeshin të krahasoheshin me Aleksandër Moisiun e Madh (unë them: PO-me të madhe)? Këtë gjë autori ynë nuk e merr dot me mënd, por kënaqet me ato që ka parë dhe kujton se ato pamje përbëjnë kulmin e teatrit shqiptar. Dua t’i kujtoj se ato pjesë teatrale që ka parë, përbëjnë kulmin artistik në epokën e diktaturës komuniste, por jo të artit teatror shqiptar.
Ne vazhdim autori analizon punen e Teatrit Popullor ne vitet e mëpastajmë, sidomos te viteve 1845-1953 (f. 85-86) duke na dhene dinamiken e shfaqjeve per keto vite. Sipas tij komedia klasike “Martesa” ne vitin 1946 kishte pasur 7 shfaqje me 6300 spektatore; ndersa komedia klasike “Revizori” ishte shfaqur per here te pare me 1947 duke pasur 4 shfaqje me 2200 spektatore; me 1948 kishte pasur 8 shfaqje me 4528 spektatore; me 1952 kishte pasur 18 shfaqje me 9790 spektatore (ka te perseritur 13 shfaqje me 14150 spektatore per vitin 1952); me 1953 kishte pasur 21 shfaqje me 11686 spektatore. Gjithe keto shfaqje dhe spektatore, perse nuk jepet emri i perkthyesit te dramave nga ana e autorit te punimit mbi Teatrin Kombetar? Përmënda këto dy komedi pasi pikërisht me këto fillon ndryshimi i historisë së Teatrit në Tiranë. Çfare fsheh kjo heshtje ne historine e teatrit shqiptar? Mos valle ketu qendron e fshehta e lindjes se teatrit ne Shqiperi, te cilen autori e fsheh me paragjykim? E them këtë të fundit pasi po ky autor në analizën që i ka bërë filmave shqiptarë të epokës komuniste (artikulli: “Veçori të interpetimit aktorial në film”) “ka harruar” të kujtojë  kryeveprën e kinematografisë komuniste shqiptare “Toka e Jonë” dhe aktoren brilante e të pazevëndësueshmen Artisten e Popullit  Marie Logoreci (1920-1988), Loken tonë (Nëndori, 11, 1984, f. 168-181). Edhe kjo të ketë qënë e rastit, apo e qëllimshme? Figura e prejardhjes qytetare të Artistes se Madhe është pikërisht një nga ato elementë subjektivë që lidh dy etapa të mëdhe dhe cilësore të historisë së Teatrit Kombëtar Shqiptar, pamvarësisht e kupton apo nuk e kupton këtë manipulatori i historisë së Teatrit. Rëndësia e këtij fakti qëndron në ekzistencën e disa lidhjeve të tilla dhe ato që krijojnë realisht teatrin pas 1945 duke marrë nga e kaluar ndërgjegjen dhe moralin kombëtar, të cilin ja trasmetuan teatrit të ri komunist mbi çbazë e njohin shqiptarët e sotëm. Këtu qëndron pikërisht ajo që nuk ka ditur të zbërthejë doktor – profesori i historisë së teatrit komunist.
E gjitha kjo te detyron te rishkruash shkurtimisht historine e Teatrit Kombëtar Shqiptar larg politizimeve dhe tendencave antihistorike te produktit intelektual te epokes komuniste duke marre per baze studimet dhe kujtimet e pjestareve te tij dhe jo te studiuesve paramendues.
Historia e vertete e Teatrit kombetar fillon ne qytetin e Shkodres jo per merite te drejtëpërdrejtë të banoreve vendas (pikerisht kete ka tentuar te fshehë autori yne edhe pse e permend si fakt kalimtar), por per merite te atyre qe formuan ndërgjegjen kombëtare të popullit shqiptar, ndergjegjen europiane te kombit shqiptareve, arsimimin e tyre dhe, se fundi, shtetin e tyre. Aplikimet shoqerore te zbatuara ne Shqiperi i nenshtrohen ligjeve te zhvillimit te shoqerise ku qenia shoqerore percakton ndergjegjen e tille dhe rrjedhimisht cdo produkt i kesaj ndergjegjeje e ka nje autor, i cili per fatin e mire te shqiptareve te sotem ka qene madhor dhe i gjithepushtetshem ne territorin e banuar nga shqiptaret. Ishte Kleri Katolik Shqiptar ai qe arsimoi popullin tone per 400 vjet me gjuhen shqipe dhe detyrimisht autori i vertete i teatrit shqiptar nuk ka se si te jete komunizmi i importuar dhe ipotent. Ketu qendron paragjykimi i prof.dr. Josif Papagjonit dhe shokëve të tij. Unë do t’i ritregoj, sepse kete e ka bere më perpara Artisti i Popullit Andrea Skanjeti dhe muzikologu Tonin Zadeja, me përmasa të plota, shqiptareve te sotem dinamiken e ketij teatri dhe rolin e Eterve Jezuite dhe Etërve Freanceskanë ne zhvillimin e tij, i cili qëndron ne themelin e Teatrit tone Kombëtar.
Shtypi i kohës (1879-1945), ditaret e shoqërive përkatëse dhe kujtimet e protagonistëve të ngjarjeve të atyre kohërave heroike, mbi historinë e lindjes dhe zhvillimit të Teatrit Kombëtar Shqiptar, janë pasqyruar në dy libra mbi këtë temë:  “100 vjet Teatër në Shkodër 1879-1979 (kujtime)” me autor regjizorin  e këtij teatri Artistin e Popullit Andrea Skanjeti (1906-1992) botuar më 2002 dhe “Jeta kulturore e Shkodrës, mesi i shek. XIX – XX”, të botuar në “MVSIKA ALBANIKA”, vëll. II (studime dhe dokumenta) me autor muzikologun Tonin Zadeja (1926), botuar më 2006, faqe 37 – 71, bashkësia e të cilëve jep një panoramë krejt tjetër për tjetër e cila në mos qoftë më e plota, të paktën, është më e shumta në raport me librat mbi 60 vjetorin e teatrit të Tiranës (na mungon dinamika e Teatrit në qytetin e Korçës).
Më e rëndësishmja në këtë histori është ekzistenca në qytetin e Shkodrës të shtatë teatrove, bashkangjitur shkollave dhe shoqërive (sot Tirane nuk ka shtatë teatro). Përmënd me rradhë:
1.Salloni i Kolegjit Saverian ndërtuar më 1890 me 450 vënde
2.Salloni i Shkollës Françeskane me 300 vënde
3.Salloni i Shkollës Stigmatike me 250 vënde (në librin e Tonin Zadejës jepet 300 vende, f. 37)
4.Salloni i Shkollës së Parrucës (ndërtuar për kinema-teatër nga ushtritë austro-  hungareze gjatë luftës së I-rë botërore) me 400 vënde
5.Kinoteatri “Rozafat” me 400 vënde (T.Z. 450 vënde, f. 37)
6.Salloni i shoqërisë “Bogdani” me 350 vënde (T.Z. 400 vënde, f. 37)
7.Salloni i shoqërisë “Vllaznia” me 400 vënde (T.Z. 450 vënde, f. 37)(libri i Andrea Skanjetit, f. 15)
Në këto sallone e kinoteatro për 66 vjet pa pushim u lëvrua Teatri Kombëtar Shqiptar duke u imponuar banorëve të qytetit ndërgjegjen kombëtare, krahas luftës për gjuhën dhe shkollën shqip. Fusha teatrore është e aftë të na argumentojë menyrën se si është luftuar për çështjen kombëtare shqiptare dhe kush kanë qënë autorët dhe aktorët e kësaj lufte. Dhe pikërisht: më 20 shkurt 1879 nga nxënësit e Shkollës Saveriane, pas një akademie poetiko-muzikore, u dha farsa “Mako” e Jul Qezarit, përkthyer shqip dhe përshtatur zakoneve shqiptare, duke u konsideruar shfaqja e parë në historinë e Populli Shqiptar (A.S.  f. 17, T.Z. f. 38). A nuk është kjo datë datëlindja e Teatrit Kombëtar Shqiptar, themeli i së cilës ishte kultura europiane? Pra koha e teatrit shqiptar nuk është viti ogurzi 1944, apo 1945, por viti 1879 dhe në këtë pikë kemi fillimin e tij kombëtar (përpara lidhjes së Prizrenit), kemi fillimin e luftes per ceshtjen kombetare, krejt ndryshe vazhdimësisë me mjetet e dhunës; duke argumentuar se dinamika e zhvillimit te shoqerise njerezore, konform perfundimeve te sotme, mund te jete edhe me sfond kulturor dhe jo politik. Praktika shqiptare, a tyre viteve, ka vertetuar veprimtarine ndryshe te pavaresise se popujve dhe kombeve jashte dinamikes se brendeshme politike. Populli shqiptar ka përsëritur historinë e popujve të Europës (vetëm se këtë pas 1900 vjetëve, ku me Kryqin e Jezu Krishtit hodhën tej skllavopronarinë romake) ama këtë e bënë me anë të teatrit dhe letërsisë kombëtare kundra feudalizmit otoman, me në krye Etërit e Shënjtë të Kishës Katolike Shqiptare. Ja përse Etërit e kësaj Kishe janë Herojtë Kombëtarë të Popullit Shqiptarë, krahas Kastriotit të Madh, i pëlqen apo jo produktit komunist. Kjo nuk eshte pa domethenie dhe kaq e thjeshte. Ja përse ka rëndësi të veçantë historia e Teatrit Kombëtar Shqiptar të treguar sipas realitetit  dhe jo sipas oreksit gastrologjik të manipulatorëve të historisë së Popullit Shqiptar.
Më 24 tetor 1880, nxënësit e Shkollës Françeskane shfaqën dramën “Nata e Kshndellave”, të shkruar nga poeti arbëresh, françeskani Leonardo De Martino, e cila është shfaqja e dyte (T.Z. f. 38) Po këtë vit kjo dramë është shfaqur edhe nga nxënësit e Shkollës Stigmatike (A.S.  f. 17).
Në shkurt të vitit 1882, në sallonin e ri të Kolegjit Saverian jepet drama “I biri i çifutit” përkthyer nga italishtja nga Pashko Babi(A.S. f. 18), e cila është shfaqja e tretë në historinë e teatrit kombëtar shqiptar (T.Z. f. 38).
Nga nxënësit e Shkollës Françeskane u shfaq më 1905, për herë të parë, komedia “I ligu për mend”, përshtatur nga poeti ynë kombëtar At Gjergj Fishta; me skenë të punuar nga Simon Rrota. Po këtë vit u shfaq tragjikomedia “Kushtrimi” ose “Marka Kuli kryeqitas” shkruar nga At Shtjefën Gjeçovi. (A.S. f. 18)
Thelbin e trupave teatrore në qytetin e Shkodrës e përbënin tre grupe kryesore të drejtuara nga Etërit Jezuitë. Përmënd:
1.Grupi i nxënësve të Kolegjit Saverian
2.Grupi i rrethit Sh. Jozefit
3.Grupi i Oratores se Zemrës së Krishtit (A.S. f. 26)
Më vonë u krijuan grupe të tjera, si ai i Kongregacionit të Zojës Nunciatë, i organizatës Don Bosko, Seminari Papnuer dhe shoqata “L.E.K.A.” (A.S. f. 26).

1/a – Veprimtaria teatrore e nxënësve të “Kolegji Saverian” paraqitet si më poshtë, duke pasur parasysh qe aktivitetin e tij Kolegji e ka nisur qe ne krijim, ne vitin shkollor 1877-1878 (A.S. f. 35):

Më 10 shkurt 1909 u shfaq pjesa gaztore “Mësuesi i katundit” ose “Shkolla e Katundit” shkruar nga Anton Xanoni.
Po në vitin 1909 shfaqet drama e Silvio Pelikos “Bardhi i Ferdinandit” me përkthim të Shuk Gurakuqit.
“Sh’Eustaku” me autor Kolë Thaçin dhe “Tre martirët e Casaresë” me përkthim të Kolë Thaçit dhe të shfaqura më 1911
Me 2 shkurt 1914 shfaqet drama e Lemoyene-it “Llogoret e mullinjve” të përkthyer nga A. Xanoni. Kjo dramë u rishfaq më 11.2.1914, 10.2.1915, 1920, 1921, 20.11.1925, 7.2.1932, 1935, 31.1.1937, me 7 dhe 14.2.1937
Me 24 shkurt 1914 shfaqet e para dramë mbi Heroin tonë Kombëtar në Shqipëri “Skëndërbeu”, me 5 akte, e punuar nga Anton Xanoni.
Po kjo dramë, por tashmë e përkthyer nga frëngjishtja nga Gjon Bazhdari, u vu në skenë më 27.11.1914, pas së cilës u luajt komedia e shkruar nga Anton Xanoni “Profesor Llapa”.
Më 10.2.1015 u shfaqë komedia “Lejleku në Shkodër” shkruar nga Anton Xanoni
Më 1916 jepet drama me 4 akte “Juli” e përkthyer nga Kolë Mirdita. Po këtë vit jepet drama me 5 akte “Vdekja e Skëndërbeut” me autor Helenau (Kolë Mirdita). Drama e fundit i rishfaq më 17 janar 1917 me rastin e 450 vjetorit të vdekjes së Skëndërbeut me regjizurë të vetë autorit.
Më 1917 u dha premierë komedia me 3 akte “Dy nipat e Kontit Kavur” ose “Dy savojardët” me përkthim Frano Lufin. Po këtë vit jepet drama “Moisi Golemi” në pesë akte shkruar nga Anton Xanoni me rregji të Gjon Pantalia.
Më 1919 u çfaq premiera “Fernando Kortez”, dramë historike me 4 akte shkruar sipas romanit me të njëjtin titull nga Ndoc Vasia.
Më 1920 shfaqet nga nxënësit  e Kolegjit Saverian, bashke me disa aktorë të shoqërisë “Bogdani” boceti dramatik “Ora e Shqypnis” e drejtuar nga Gjon Pantalia. Po kjo dramë u shfaq në Gjirokastër, Delvinë dhe Sarandë, nga studentë të Gjirokastrës.
Në vitin 1921 nxënësit e kolegjit shfaqën tri komedi të përkthyera nga italishtja dhe të adaptuara shqip: “Fluturoj dysheku” dhe “Batakçiu i rrejtun” punuar nga Ndoc Vasia si dhe “Kudo rrafsha mos u vrafsha”  të shkruar nga Zef M. Harapi. Po këtë vit, më 2 dhjetor u shfaq komedia në 4 akte “Shkolla e magjarëve”, të përkthyer nga Kolë Plani.
Gjatë vitit 1922-1924 nga kolegjialët saverianë u shfaqën edhe këto pjesë teatrore:
“Bilbili” komedi në dy akte e adaptuar nga italishjta me autor Ndoc Vasinë.
“Konte Kavalo”, drama mesjetare e përkthyer nga italishtja prej Cuk Simonit
“Dy gungaçat” komedi me tre akte e Molierit e adoptuar nga Ndoc Vasia.
“Gjoni nga Kale” dramë e përkthyer nga italishtja në 3 akte.
“Isaku” dramë e përkthyer nga italishtja në 3 akte.
“Shjor Puci” melodramë nga Zef Gianini, përkthyer në vargje nga Dom Lazër Shantoja.
“Ciko Pistolja”, komedi me 3 akte e adaptuar nga italishtja.
Gjatë vitit 1925-1928 nxënësit e Kolegjit Saverian dhanë këto shfaqje (të dokumentuara):
“Luigj Gonzaga”, melodramë në 3 akte të shkruar nga poeti ynë kombëtar At Gjergj Fishta.
“Shën Françesku”, dramë në 3 akte nga poeti ynë kombëtar At Gjergj Fishta, botuar me 1912 nga shtypshkronja Nikaj.
“Nje familje fatosash” drame e perkthyer nga italishtja me autor Ndoc Vasia
“Triumfi i kristianizmit”, drame ne tre akte e perkthyer nga italishtja.
“Kostandini i madh” drame historike e perkthyer nga italishtja.
“Eustaku” drame nga P.Metastazi, perkthyer lirisht ne vargje nga Kole Thaci
“Shpata e Skenderbeut” ose “Ballaban Pasha” drame ne tre akte shkruar nga Anton Xanoni. Drama pati sukses te jashtezakonshem dhe u vu ne skene disa here me aktore te ndryshem jo vetem me rastin e 15 vjetorit te pavaresise me 28 nendor 1927, por edhe me 1928, 1937, me 1938 dhe me 8.11.1942.
Nxenesit e Kolegjit Saverian per 50 vjet, nga viti 1878 dhe deri ne vitin 1928 kane shfaqur me se 100 pjese teatrore shqiptare dhe te huaja.
Nga viti 1929 deri me 1933, kur dhe u mbyll me urdherese te qeverise mbreterore, u shfaqen keto pjese:
“Leoni i madh”, drame ne tre akte e perkthyer
“Konti Retimos” drame mesjetare fiorentine ne tre akte e perkthyer nga Henrik Lacaj (1929).
“Skenderbeu dhe mbarimi i tradhetareve” drame historike  me 5 akte (1930) e perseritur edhe 3 here te tjera po ate vit.
“Konti i Drishtit” drame ne tre akte nga Kole Dema (15.2.1931)
“Ciko Pistolja” komedi e perpunuar nga Ndoc Vasija ne tre akte
“Hija e sir Gjergjit Gleutorn” drame e perkthyer dhe adaptuar shqip (1933)
“Fluturon dysheku” farse me nje akt e perkthyer dhe adaptuar shqip (1933)
Gjate kesaj periudhe jane shfaqur edhe komedite:
“Shkarpa e fellanxa”, “Telegrafi 1 prill”, “Veshet ne piru”, “Dy sherbetoret”, “Xhuxhmaxhuxhet”, “I shpejti dhe i ngadalshmi”.
Me pjesen humoristike “Kontekaciku” u mbyll veprimtaria e Kolegjit Saverian, i cili gjate 55 vjeteve te jetes se tij vuri ne skene 117 pjese teatrore (A.S. faqe 26-39; T.Z. f. 42-43) .

1/b – Veprimtaria teatrore e “Rrethi i Shen Jozefit” (krijuar rreth vitit 1909) paraqitet si me poshte:

Nga viti 1909 deri në vitin 1918 grupi diletant i Rrethit të Shën Jozefit shfaqi 13 pjesë, 10 drama të përkthyera  dhe 3 pjesë komike të adaptuara.
E para dramë qe “Bardhi i Ferdinandit” në pesë akte nga Silvio Peliko, përkthyer nga Pashko Gurakuqi në vitin 1909. U shfaq edhe në vitin 1910.
“Zefi i njohur” dramë nga P.Metastasi, e përkthyer në vargje 11 rrokshe nga Kolë Thaçi (ministri i ardhshëm i financave të Mbretit Zogu I-rë, GH), u dha premierë më 1910.
“Eustaku” dramë në 5 akte nga P. Metastasi përkthyer lirisht në vargje nga Kolë Thaçi; u dha premierë më 1910.
“Tre martirët e Çezaresë” dramë e përkthyer nga Kolë Thaçi (ministri i ardhëshëm i financave në Mbretërinë e Zogut të I-rë); u dha premierë më 1910.
“Ataksersi” dramë nga P.Metastasi, punuar  lirisht nga Poeti ynë Kombëtar At Gjergj Fishta; u dha premierë më 1912
“Kont Maria Viskonti” dramë mesjetare e përkthyer nga italishtja prej Anton Xanonit, u shfaq më 1915.
“I pafajshmi i paditur nga fajtori” dramë e përkthyer nga italishtja nga mësuesi Kolë Dema. U shfaq më 1915
“Çagjshijetari” (pastruesi i kaminave) dramë në 2 akte shkruar nga A. Xanoni, u vu në skenë së pari më 1911.
“Një natë në Firence” dramë në 3 akte e përkthyer nga Ndre Plani; u shfaq më 15, 18, 20.2.1912.
“Sofroni ose Robi i ikur” dramë në 5 akte e përkthyer nga italishtja,; u vu në skenë më 1918.
“Lugetnit” farsë me 1 akt e përkthyer nga italishtja; u shfaq më 1918.
“Kush punon gzon” komedi me 3 akte përkthyer nga italishtja nga Lin Luka; u shfaq më 1918.
“Krajli Çagjshijetari e çagjshijetari krajl” farsë me 1 akt përkthyer nga Lin Luka; u shfaq më 1918 (A.S. f. 40-41).

1/c – Veprimtaria e grupit Oratoria e Zemrës së Krishtit, i formuar në vitin 1914 pati këtë dinamikë:

E  zhvilloi veprimtarinë gjatë 6 viteve (1914-1919) duke shfaqur 5 pjesë midis të cilave:
“Profesor Llapa” komedi me dy akte, shkruar nga Anton Xanoni dhe e shfaqur më 1914.
“Një natë në Firence”, dramë në tre akte e përkthyer nga Kolë Laca (mësuesi historik i qytetit të Shkodrës, GH), u shfaq më 1916.
“Beomondi i Altemburgut”, dramë gjermane e përkthyer nga Ndre Plani, u shfaq më 1919 dhe 1920
“Jetimi i Zvicrës”, dramë në katër akte e përkthyer nga Tef Çefa, u shfaq më 1919 (A.S. f. 42).
Sipas muzikologut Tonin Zadeja veprimtaria e këtij grupi ka qenë më e gjërë dhe e gjatë, duke shfaqur edhe këto pjesë:
“Bardhi dhe Fernandi” të Silvio Pelikos, përkthim i Shuk Gurakuqit, shfaqur më 1909.
“Sh’Eustaku” të Kolë Thaçit, shfaqur më 1910.
“Zefi i njoftun” e P. Metastasio-s, përkthyer nga Kolë Thaçi, shfaqur më 1911.
“Ataksersi” e P. Metastisio-s, përkthyer nga Kolë Thaçi, shfaqur më 1912.
“I pafajshmi i paditur nga fajtori”, “Një natë në Firencë”, “Kumbonat e mbrëmjes” dhe “Profesor Llapa” të shfaqura më 1915.
“Jetimi i Zvicrës” shfaqur më 1919.
“Isaku” shfaqur më 1921
“Sejani” shfaqur më 1922
“Mihal Shliva u çu lugat”   shfaqur më 1924.
“Gjokë Pulaci”
“Dy shërbëtorët”
“Veshët në piru”
“Kshtjelli i skyfterëve”
“Vallja e mordes”
“Xhuxhimaxhuxhët”
“Parigjini i vogël”
“Britaniku”
“Treni fantazëm”
“Ati i Atdheut”, etj (T.Z. f. 43-44)

2-Veprimtaria e grupit të: Kongregacioni i “Zojës Nunciatë” i formuar në    vitin 1922 deri në vitin 1942

Gjatë jetës së vet ky grup vuri në skenë 21 pjesë teatrore, përmëndim me rradhë:

“Kështjella e skyfterëve”,
“Vallja e mordes”,
“Shkup e Shkodër”, ose “Beqir Qoshja”, komedi në tre akte të përkthyer e përshtatur nga Ndoc Vasia, shfaqur më 1924.
“Gjon Pulaci”, komedi
“Sejani”, dramë historike në 4 akte, përkthyer nga Ndoc Vasia, shfaqur më 1922.
“Mihal Shliva”, lomedi në 3 akte.
“Adalgjizi”, dramë në 4 akte e përkthyer nga Ndoc Vasia, shfaqur më 1925.
“Guiskardi i Piemontit”, dramë në 3 akte e përkthyer dhe e luajtur më 1926.
“Kont Maria Viskonti”
“Xhuxhmaxhuxhët”
“Parigjini i vogël”
“Britaniku”
“Treni Fantazëm”
“Mrekullia e dashurisë”
“Darka e mbrame”, kjo dramë u shfaq më 1936 dhe u rishfaq më 1942
“Ati i atdheut Kozimo dei Medici” dramë në tre akte e përkthyer nga Tom Gjyshja, u shfaq në salonin Saverian më 13.3.1927, më 1938 dhe 6.4.1942. me regji të vetë përkthyesit.
Gjatë vitit 1926 – 1935 grupi luajti dhe këto komedi:
“Dy shërbërorë”
“Uhaja në lesh merret shpesh”
“Veshët në piru”
“Lejleku”
“Çile për çile”  (A.S. f. 43 – 45)

3 – Shoqëria “Don Bosko”
Kjo shoqëri për një periudhë 5-6 vjeçare aktiviteti pati këtë veprimtari teatrore:

“Hajnia në Orient Ekspres” dramë e përkthyer në tre akte, u shfaq më 18 nëndor 1936.
“Kujtimet e djallit” dramë e përkthyer nga Pal Delia, u shfaq më 2 dhjetor 1934.
“Kështjella e skyfterëve”dramë mesjetare e përkthyer nga Injac Zamputi, u shfaq më 25.2.1935 dhe u rivu më 1938 me trupe tjetër të po kësaj shoqërie.
“Shërbëtori doktor” komedi në tre akte e përkthyer, u shfaq në shkurt 1938.
“Nipat e Pashko Tanuzit” komedi në tre akte e përkthyer dhe e shfaqur me 11 qershor 1938, me rastin e përvjetorit të shoqërisë.
“Britaniku” dramë moderne në tre akte e përkthyer nga Henrik Lacaj, u shfaq më 1939.
“Parigjini i vogël” dramë e përkthyer nga Henrik Lacaj, luajtur më 1940
“Jak Uja” farsë e adaptuar pas italishtes e shfaqur po atë ditë.
“Zjarrdhënësi i Vangirardit” e dramë mesjetare e shfaqur më 1942.
“Usta Pashkja” dramë e përkthyer dhe e adaptuar nga Tef Krroqi, u shfaq më 1943 (A.S. f. 46-48)

4- Trupa teatrore e “Seminari Papnuer”

“Seminari Papnuer” (pranë Jezuitëve) ka pasë një grup teatror me xhakojt e tij. Pati shfaqur këto drama:
“Piu i VII” dramë e përkthyer dhe vënë në skenë nga Pjetër Gruda.
“Padër pro”dramë me motive revolucionare meksikane e vitit 1927, përkthyer dhe vënë në skenë nga Pjetër Gruda.
“Tragjedia e madhe”dramë kundër komunizmit me autor Pjetër Gruda, u shfaq më 1944. (A.S. f. 49)

5- Trupa e shoqatës “L.E.K.A.”

Kjo trupe, me ish inxënësit e Kolegjit Saverian, për 4 vjet (1929-1933) shfaqi 16 drama, komedi dhe farsa të ndryshme të adaptuara si më poshtë:
“Bylbyli”, komedi në dy akte adaptuar shqip nga Ndoc Vasia, shfaqë në vitin 1929.
“Telegrafi 1 prill”, farsë me një akt me autor Ndoc Vasinë
“Trimnija në provë” nga  Ndoc Vasia.
“Lejleku në Shkodër” farsë me një akt e punuar nga Anton Xanoni, u shfaq më 1930.
“Magjistari prej grykësie” komedi me dy akte dhe “Shkuesi me rrena” farsë, u shfaqën me 18 janar 1931 në sallonin e Kolegjit Saverian.
“Ktheva prej Amerike”, farsë me një akt.
“Një familje me gungaça” farsë me poezi dhe këngë.
“Dita e emrit”, farsë me poezi dhe këngë.
“Kontekaciku” lojë gazi me këngë.
“Trimëria në provë” farsë me një akt, të gjithë këto farsa u shfaqën në sallonin e Kolegjit Saverian në shkurt 1931 për ndihmë të vëllezërve korçarë të mjeruar nga termeti.
“Shkodrani nuk rrehet” komedi në tre akte, u dha së pari më 31 janar 1932 bashkë me “Kapadaijtë” farsë me një akt.
“Trashëgimtari i kështjellës”, dramë e përkthyer nga italishtja nga Injac Zamputi dhe shfaqur në 1933.
“Lundërtari i mordes” dramë mesjetare  e Ch. Roy Villars përkthyer dhe vënë në skenë nga Henrik Lacaj. U dha premierë më 19 shkurt 1933 së bashku me farsën me një akt “A kam faj unë” të autorit G. Perio dhe të përkthyer nga Henrik Lacaj.
Të gjitha shfaqjet e grupeve të aktivizuara nga Jezuitët u drejtuan nga Gjon Marini e Gjon Pantalia dhe disa nga vetë autorët dhe përkthyesit e veprave. Dekoret u punuan, midis të tjerëve, edhe nga Kole Idromeno, 1860-1939 (Piktor i Popullit) (A.S. f.49-51).

6- Trupa e shoqërisë “Vaso Pasha”

Kjo shoqëri u themelua në vitin 1914 me kryetar Hil Mosin, i cili përktheu në mënyrë të lirë dy drama duke ja përshtatur vëndit: “Cubat” të Shilerit dhe “Filja” të F. Kornerit. Kjo trupe shfaqi dhe dramën “Besa” të Sami Frashërit dhe komedinë “Dredhitë e Patukut”. Pas këtyre shfaqjeve kjo shoqëri u shkri (A.S. f. 52).

7- Trupa e Klubit “Lidhja Kombëtare”

Ky klub u formua në vitin 1914 dhe trupa e tij shfaqi fillimisht dramën kombëtare “Besa” të S. Frashërit po atë vit. Ndërsa me datën 4 dhe 5 prill 1915 u shfaqen dy komeditë: “Dy shurdhana në perlimtare” me dy akte dhe “Shurdhanët” me një akt. Edhe ky klub pas këtyre shfaqjeve u shkri (A.S. f. 52).

8- Trupa e Shoqënis “Një tubë djelmni shkodrane”

Kjo shoqëri e nisi veprimtarinë e vet në vitin 1915 me kryetar Kel Marubin dhe kryetar nderi Luigj Gurakuqin. Aktiviteti i trupes së kësaj shoqënie fillon me dy dramat e përkthyera nga Hil Mosi “Cubat” dhe “Filja” të drejtuara nga vetë përkthyesi. Më vonë shfaqen komedia e Molierit “Mjek përdhuni” e adaptuar nga K. Gurakuqi dhe drama “Vetmitari i provincës” e përkthyer nga K. Gurakuqi. Nga kjo trupë më 1917 u luajt dhe drama “Moisi Golemi” shkruar nga Kole Mirdita. U shfaq edhe komedia e Molierit “Pulla orëzeza” (A.S. f. 53-54)

9- Trupa e Shoqënis “Vllaznia”

Shoqënia “Vllaznia” u formua më 16 shkurt 1919 nga bashkimi i shoqënisë “Vaso Pasha” dhe “Mustafa Pasha” me kryetar Hil Mosin duke pasur dhe një degë teatrore me kryetar Mati Logorecin dhe pas tij Kristo Floqi. Deri në tremujorin e parë të vitit 1922, kur dhe u shkri, trupa e shoqënis “Vllaznia” dha këto shfaqje teatrore:
“Shërbëtori i dy zotërinjve” komedi në tre akte e K. Goldonit adaptuar nga Hil Mosi, është pjesa e parë që shfaqi “Vllaznia” me 28 dhe 29  qershor 1919.
“Erminia e varfër” shkruar lirisht sipas filmit nga Kolë Gurakuqi, që u shfaq më 10 gusht 1919. Për herë të parë në rol luajti femra shqiptare dhe pikërisht Roza Kakarriqi (Shoshi), më vonë mësuese. Kjo shfaqje u përsërit më 14 dhjetor 1919.
“Dy shërbëtorët”, komedi e Goldonit.
“Karl Topia”, dramë me 5 akte nga Kristo Floqi u shfaq me 27 nëndor 1919. U rishfaq më 21 dhjetor 1919, së bashku me komedinë “Dy shërbetorët”.
“Pulla orëzezë”, komedi e Molierit u dha premierë më 1919.
“Filja”, dramë në tre akte e punuar lirisht nga Hil Mosi, sipas veprës së Teodor Kornerit. U shfaq me 19 mars 1920 me rastin e gjashtëvjetorit të ngritjes së flamurit në kështjellën Rozafat. Brënda vitit 1919 kjo trupë dha 12 shfaqje.
“Shqipnia” shkruar nga Kolë Gurakuqi, që u dha premierë me 5 prill 1920 bashkë me një komedi me një akt.
“Bija e bankierit” shkruar nga Kristo Floqi.
“Vllazni e interes” dhe “Do të vras veten” komedi me 1 akt të shfaqura me 6 qershor 1920.
“Fëmijët tanë” komedi me 1 akt nga Branislav Nushiq, përkthyer nga L: Kakarriqi.
“Nder e qytetari” dhe “Reklamë e blofe”, dy komedi nga 1 akt shkruar nga Kristo Floqi, u shfaqën në lulishten popullore.
“Pirro Neoptolemi”, dramë më 5 akte, punuar nga Kristo Floqi sipas tragjedisë së Rasinit “Andromaka”. U dha premierë në fund të vitit.
“Lufta e Silistrës”, ose “Atdheu” dramë e shkrimtarit turk Namik Qemal. U shfaq po atë vit.
“Mjek përdhuni”, komedi me tre akte punuar sipas Molierit nga Karl Gurakuqi, u shfaq më 26 dhjetor 1920. Po atë ditë u shfaq edhe farsa me një akt “Nusja dhe pela” e përkthyer nga italishtja prej Ejëll Ljarja-s.
“Kopraci”, komedi e K. Gordonit, përkthyer nga K. Gurakuqi e Shyqyri Borshi u shfaq me 6 shkurt 1921.
“Dhëndër përdhunë”  komedi me 1 akt nga Kristo Floqi
“Fe e kombësi” dramë në vjersha me 2 akte nga K.Floqi.
“A thua më do xhanëm” komedi me 1 akt.
“Jam rehat” komedi me 2 akte
“Urdhër me gërhatë” farsë me 1 akt.
“Dragomani” komedi me një 1 akt.
“Trimëria e frikacakut” monolog
”Mbi feminizmin” monolog.
“Do të vras veten” komedi,  të gjitha të luajtura më 1921.
U riformua më 1933 me regjizorët Sokrat Mio dhe Andrea Skanjeti duke dhënë këto shfaqje:
“Konti i Shën Gërmenit”, përkthyer nga N. Gazuli.
“Andrra e pesëqindvjetëve” e Andrea Skenjetit
“Ali Pashë Tepelena e Suljotët” punuar nga Andrea Skanjeti sipas motiveve të romanit të Cupperst-it.
“Dy të bugosurit” të Andrea Skanjetit.
“Atentati i princit Sramok” të Andrea Skanjetit.
“Zgjedhja e deputetit”
“Nata e shtajzovalleve”
Ne mes të aktorëve të kësaj trupe përmëndim: dramaturgun Kolë Jakova, kompozitorin Prenkë Jakova, aktorët e Teatrit të Shtetit Ndoc Meshkalla, Ndoc Deda, përkthyesi Teufik Gjyli(A.S. f. 57-66; T.Z. f. 51-61, 69).

10- Trupa e Gjimnazit Françeskan

E themeluar që në vitin 1861, pas 1902 kur në krye të këtij gjimnazi vihet poeti ynë kombëtar At Gjergj Fishta fillon dhe veprimtaria teatrore e trupës mësimore laike dhe e nxënësve të cilët shfaqën një sërë dramash, operetash e melodrama në gjuhën shqipe, origjinale e të përkthyera e përpunuara. Përmëndim me rradhë:
“Dashtnija për atdheun” (1902)
“Shqiptari ngadhnjyes” dhe “Princi i dy Dibrave” (1904)
“Kushtrimi” ose “Marka Kulli kryeqitës” (1905) e At Shtjefën Gjeçovit
“Gjokë Tarçuku” ose “Mjek përdhuni” të Molierit, të përshtatur sipas ambientit e zakoneve të vëndit nga Poeti Ynë Kombëtar At Gjergj Fishta, shfaqur më 1905.
“Atil Rregoli” dramë nga Metastasio përkthyer lirisht prej Shtjefën Gjeçovit dhe shfaqur disa herë në sallonin e shkollës më 1912.
“Shkolla e Muzikës” operetë me një akt dhe muzikë të G.Benini
“Darka në konvikt” operetë me një akt. Të dy këto opereta, të përkthyera nga poeti ynë kombëtar At Gjergj Fishta, u shfaqën më 1912.
“Pata” vodëvil me dy akte, adaptuar nga poeti ynë kombëtar At Gjergj Fishta u shfaq më 1914, 1917 dhe 1918, muzikuar nga Martin Gjoka.
“Vllaznia” melodramë origjinale punuar nga poeti ynë kombëtar At Gjergj Fishta u dha premierë më 1909 duke u përsëritur 3 herë rresht.
“Shqyptari i qytetnuem” melodramë në poezi nga poeti ynë kombëtar At Gjergj Fishta u dha premierë më 1911.
“Dredhitë e Patukut” komedi në tre akte e Molierit e përkthyer shqip dhe e adaptuar nga poeti ynë kombëtar At Gjergj Fishta.
“I ligu për mend” komedi me tre akte e Molierit edhe kjo e përpunuar nga poeti ynë kombëtar At Gjergj Fishta. Të dy këto komedi u shfaqën disa herë gjatë viteve 1912-1918.
“Tartufi” komedi e Molierit, përpunuar lirisht nga poeti ynë kombëtar At Gjergj Fishta u vu në skenë më 1914 duke u shfaqur disa herë deri më 1917.
“Juda Makabe” melodramë origjinale e poetit tonë kombëtar At Gjergj Fishta, u shfaq për herë të parë më 1916 e disa herë më vonë me muzikë të adaptuar nga Martin Gjoka.
“Jerina Mbretëresha e Luleve” melodramë nga poeti ynë kombëtar At Gjergj Fishta, me muzikë të adaptuar nga Martin Gjoka, u shfaq më 1914.
“Shën Aleksi” dramë fetare e poetit tonë kombëtar At Gjergj Fishta, u shfaq më 1914, 1920, dhe 1921.
Vepra të tjera të poetit tonë kombëtar, pak të njohura, por që mbajtën gjallë lëvizjen teatrore në Shkollën e Françeskanëve, janë:
“Gjuha e mësimit” shfaqë në sallonin e teatrit Françeskan më 1907 dhe botuar në “Mrizi i Zanave” më 1913.
“Nevoja e mësimit”, shfaqë më 1907 në sallonin e teatrit Françeskan dhe botuar në “Mrizi i Zanave” më 1913.
“Odisea” dramë në 1 akt, shfaqë dhe botuar në “Pika Voese” më 1909.
“Përpara derës së Parrizit” skeç i botuar më 1914 në “Hylli i Dritës” dhe më 1928 në “Anzat e Parnasit”.
“Një darkë në konvikt” farsë me një akt me muzikë të Karl Antonit shfaqë në sallonin e teatrit Françeskan dhe botuar më 1924 në “Mrizi i Zanave”.
Vepra të tjera teatrore të poetit tonë kombëtar At Gjergj Fishta, të shfaqura jo nga shkolla Françeskane, por nga shkolla të tjera, janë:
“Barinjtë e Betlehemit”, melodramë, shfaqë nga nxënësit e shkollës “Stigmatike” më 30 dhjetor 1917.
“Efigjenia në Aulidë”, tragjedi për institucionet femërore, shfaqë nga shkolla “Stigmatike” në 50 vjetorin e themelimit të saj.
“Shqiptarja e qytetnueme”, melodramë botuar më 1929 dhe shfaqë nga shkolla “Stigmatike”.
“Vllaznia” – Shën Françesku, dramë në tre akte botuar më 1912 dhe shfaqë nga “Kolegji Saverian”.
“Shën Luigj Gonzaga”, melodramë e botuar më 1927.
“Triumfi i virtyteve mbi veset” melodramë shfaqur më 1912.
“Mjek përdhuni” komedi adapruar sipas Molierit.
“Familja e antikuarit” e Goldonit shfaqë një fragment sipas komedisë së Molierit “Dredhitë e Patukut”.
Gjatë qëndrimit në gjimnazin françeskan autori i librit mbi 100 vjetorin e teatrit në Shkodër organizoi si aktor dhe regjizor:
“Shpirtrat e këqinj në kolegj”, komedi në 3 akte, përkthyer nga Ndoc Vasia.
“Mbas gjaksisë” dramë në 2 akte, e përkthyer nga italishtja.
“Rroftë kuleta e axhës Frano” komedi me një akt dhe e përpunuar nga Andrea Skanjeti.
“Rrugaçët e penduar” shkruar dhe drejtuar nga Lin Çurçia duke u shfaqur 4 herë (A.S. f. 85)
Çfaqja e fundit e përgatitur nga trupa e Gjimnazit Françeskan ka qënë komedia e Molierit “Borgjezi fisnik” më 1933, por nuk u çfaq me rastin e mbylljes së shkollave private (A.S. f. 69-76), (T.Z. f. 40 – 42).

11- Trupa e Shoqërisë Antoniane

Kjo shoqëri u formua më 1933 pas mbylljes së shkollave private, në gjirin e Etërve Françeskanëve, dhe gjatë një dekade dha këto shfaqje origjinale dhe të përkthyera:
“Një tragjedi në Teksas” dramë me tre akte, përkthyer dhe vënë në skenë nga At Frano Kiri në vitin 1933. U rishfaq më 1935,  1936, 1942.
“Shën Aleksi” dramë me tre akte u shfaq tri herë më 1934, me 1000 spektatorë, dhe disa herë pas këtij viti.
“Ivornik” dramë në tre akte e kohës së revolucionit francez e përkthyer nga italishtja dhe e shfaqur më 1933, por e pezulluar më vonë si jo e përshtatshme për kohën.
“Jakup Beqoqoshja” komedi në tre akte e adaptuar nga Ndoc Vasija, u shfaq më 22 dhjetor 1935 dhe disa herë të tjera më vonë. Kjo komedi disa vjet më parë u shfaq me titullin “Shkup e Shkodër”.
“Gopçi nën tavolinë” komedi me një akt, përkthyer nga italishtja e shfaqur më 1935.
“Gjyqi” komedi me një akt nga At Frano Kiri, shfaqja u dha më 16 prill 1936.
“Ded Gjo Luli” dramë në 5 akte shkruar nga Zef M. Harapi, premiera u dha në vitin 1937. U shfaq në kinema “Rozafat” disa herë.
“Furrtari i Venedikut” dramë e përkthyer nga Dom Donat Kurti. U dha si premierë më 18 prill 1938. U dha 3  herë me 1100 spektatorë në sallonin e shoqërisë.
“Tomas Moore” dramë e përkthyer, premierë më 1941. U shfaq 4 herë me 1200 spektatorë.
“Ngadhnjimi i drejtësisë” dramë në tre akte e përkthyer nga Prenk Jakova, luajtur më 19 mars 1943 me regji të Marian Skanjeti.
“Dredhitë e Patukut”, komedi e punuar e Molierit, u shfaq në vitet 1941-1942.
“Guri i fshehtë e fort i çmueshëm”, dramë në poezi dhënë premierë më 24 dhjetor 1941. Kjo dramë ka pasë nje variant me titull “Shën Aleksi” të vënë në skenë  më parë nga aktorë të tjerë.
“Dy belbacukët” farsë 1 akti nga Zef Harapi.
“Gopçi nën tavolinë” komedi me 1 akt.
“Shkarpa e Fëllanxa” komedi me 1 akt. Farsa e sipërme dhe dy komeditë u çfaqën se bashku më 20 shkurt 1942 duke u luajtur shumë herë në Shkodër.
“Ose Kuka” dramë në 5 akte nga Zef Harapi që i bëri dhe rregjinë duke u shfaqur më 14 shtator 1942 dhe disa herë të tjera dhe dy herë në Tiranë në kinema “Kosova”.
“Burri i gruas sime” komedi me 1 akt e shfaqur me pjesë të tjera me një akt.
“Gjin Bue Shpata” dramë në 5 akte e shkruar nga Filip Fishta me regji të Zef Harapit.
“Dy gungaçat” komedi në 4 akte punuar nga Ndoc Vasia sipas Goldonit, u shfaq në 1942 dhe përsëri 5 e 6 shkurt 1943.
“Sanço Panço” komedi në tre akte skenuar nga “Don Kishoti i Mançës” prej Lec Sekuj, premiera u dha më 1942.
“Zoti nuk vdes” dramë e përkthyer, premiera më 1942
“Skëndërbeu” dramë nga Aleks Baçli, premiera më 1943. Të dy herët që u shfaq u ndoq nga 1000 spektatorë.
“Kashata e Kopracit” komedi me 3 akte e Molierit e adaptuar nga Ndoc Vasia, u luajt më 26 prill 1943.
“Ataksersi” dramë e përkthyer nga Anton Fishta, e shfaqur më 1943.
“I ligu për mënd” komedi e Molierit e adaptuar vëndit, u shfaq disa herë me aktorë të ndryshëm më 1942-1943.
“Shën Aleksi” u vu në skenë përsëri me aktorë të tjerë duke u shfaqur 5 herë me 1500 spektatorë në vitin 1943.
“Ciko Pistolja” komedi e adaptuar nga Ndoc Vasia u luajt më 1943 7 herë me 2000 spektatorë.
“Mihal Shliva” komedi në 3 akte e adaptuar nga Ndoc Vasia, shfaqur më 1943. Këtu dy komeditë e fundit shënuan fundin e Shoqërisë Antoniane (A.S. f. 77 – 85).

12- Teatri i Shkollës Stigmatike dhe Murgeshave Servite

Shkolla e vajzave e mbajtur nga murgeshat Stigmatike u themelua në vitin 1878, ndërsa në vitin 1914 u krijua shoqata teatrore e tyre, e cila për  tre dekada dha këto shfaqje:
“Prej roberie në liri” shfaqur më 1914. Pjesë dramatike të shoqëruara me këngë e muzikë u shfaqën në salonin e Kolegjit Saverian për tri ditë në janarin e 1917-ës
“Barijtë e Betlehemit” melodramë në tre akte nga poeti ynë kombëtar At Gjergj Fishta u dha premierë në vitin 1915 në salonin e shkollës Françeskane. Kjo u përsërit dhe në dhjetor të 1917-ës.
“E tradhëtuemja” një dramë e përkthyer nga Imzot Vinçenc Prenushi me regji po të tijë, që pati një sukses të jashtëzakonshëm dhe e dhënë premierë më 1919 duke u përsëritur shumë herë.
“Motra për vëllanë” dramë e përkthyer dhe e shfaqur në salonin e teatrit të shkollës Stigamatike më 1920.
“E panjohura” dramë e përkthyer nga Imzot Vinçenc Prenushi u shfaq më 1921.
“Bisedë blegtoreshash” bocet i bukur u dha më 25 dhjetor 1924.
“E gabitura” dramë e përkthyer u dha premierë bashkë me këngë në vitin 1926.
“Shqyptarja e qytetnueme”, melodramë në vargje  e poetit tonë kombëtar At Gjergj Fishta.
“Kumbona e Kshndellave”, bocet, u vu në skenë bashkë me disa bocete të tjera në vitin 1929-1930 dhe gjatë viteve 1931-1935.
“Efigjenia në Aulidë”, tragjedi greke e përkthyer dhe e adaptuar nga poeti ynë kombëtar At Gjergj Fishta, u dha premierë më 1937.
“Emira”, dramë e përkthyer, u dha premierë më 13  shkurt  1938.
Deri në mbylljen e kuvendit dhe të shkollës u shfaqën shumë drama të përkthyera dhe adaptuar nga repertori botëror për femra. Përmëndim:
“Maria Stjuarda”
“Këngëtarja  fatose”
“Në kërkim të lumturisë”
“Fabiola”
“Bija e Tomas Moore”
“Maria Antonieta”
“Për nënën”
“Ëngjejt e Kshnellave”
“Fëmija i bardhë”, si dhe disa farsa e komedi me 1 akt të dhëna pas dramave
Trupa teatrore e Motrave Servite  nuk është paraqitur në shtypin e kohës mbi çbazë dhe nuk mund të flitet me gjithë punën e madhe të bërë nga regjizori Artisti i Popullit Andre Skanjeti. Kanë mbetur të dokumentuara ndermjet fotografive këto pjesë:
“Luftimi i veseve” shfaqur më 1 janar 1939
“Sh’Anja” shfaqur në vitin 1939 (A.S. f. 86 – 94; T.Z. f.45-46)

13- Trupa teatrore e shoqërisë “Rozafat”

Është konsideruar si shoqëria më e vjetër e qytetit të Shkodrës me jetëgjatësinë më të gjatë. U themelua më 13 shkurt 1918 dhe zgjati deri më 4 tetor 1939. Midis 10 themeluesve të saj dua të përmënd, veçanërisht, marangozët Cin e Nush Daija, rrobaqepësin Gjon Lacaj (1889-1968), i cili më vonë do të kalonte në Tiranë duke u bërë rrobaqepësi i Oborrit Mbretnor (foto 1).
Shfaqja e parë e saj qe një veprimtari muzikoro-letrare dhënë në  salonin e Shkollës Saveriane fillë mbas formimit. Ndërsa në fushën teatrore u shfaqën këto pjesë:
“Tre cubat” farsë me një akt e shfaqur më 5 tetor 1919.
“Pata” komedi muzikore në dy akte me përkthim të Cuk Simonit. Shfaqur më 1924 me rastin e 10 vjetorit të ngritjes së flamurit në Rozafat, u rishfaq dhe pesë herë të tjera.
“Bilbili” komedi në dy akte e adaptuar nga Ndoc Vasia, u shfaq më 15 dhjetor 1923 në bashkëpunim me grupin “Gjon Krajni me shokë”.


foto 1

“Dy zotëri pa pantallona” komedi me 1 akt përkthyer nga Ndoc Vasia, shfaqur më 1927.
“Kombi e Flamuri” bocet me 1 akt, shkruar nga Tef Gjoka.
“Nëna e bija shqiptare” recituar nga Aneta Shllaku
“Shikuesi me rrena” komedi me 1 akt, shkruar nga Loro Ashiku.
“Metamorfoza shkodrane” farsë me një akt shkruar nga Henrik Lacaj.
“Kthimi i Skëndërbeut në Krujë” përpunuar sipas dramës “Përpjekjet për liri të Skëndërbeut dhe të hymit e tij në Krujë”, punuar dhe vënë në skenë nga Henrik Lacaj. Kjo dramë u dha në bashkëpunim me grupin e Loro Kovaçit me të njëjtin emër në vitin 1937, me rastin e 25 Vjetorit të Pavarësisë. (A.S. f. 95 – 99; T.Z. f. 46-51)

14- Trupa teatrore e shoqëria “Bogdani”

Me nismën e një grupi rinie, punëtore, zejtare e disa intelektualë përparimtarë, shumica të inkuadruar më parë në shoqatën “Oratoria e Zemrës së Krishtit” u krijua shoqëria  “Bogdani” me datën 23 nëndor 1919  Megjithëse  nën  udhëheqjen  organizative  të  jezuitëve, shoqëria, në  bazë  të  programit  të saj, paraqitej e shkëputur nga influenca e praktika fetare. Pas një viti shoqëria u largua përgjithmonë nga varësia e jezuitëve. Figura më e shquar, në fushën e teatrit, e kësaj shoqërie qe Zef Mark Harapi. Ai qe ndër të parët që hodhi bazën e repertorit kombëtar në teatrin filodramatik të Shkodrës. Nga gjiri i kësaj trupe dualën Artistët e ardhëshëm të Popullit Shqiptar Loro Kovaçi e Pjetër Gjoka, Artisti i Merituar Gjon Karma. Gjatë 17 vjetëve të aktivitetit të saj dega teatrore e shoqërisë “Bogdani” (foto 2) dha rreth 55 pjesë teatrore si më poshtë:
“Ferdinand Kortez” drame ne tre akte e perpunuar sipas romanit me te njejtin titull nga Ndoc Vasia me regji te Gjon Pantalise. Qe drama inaguruese e fillimit te aktivitetit te deges teatrore te shoqerise “Bogdani” me 1919, u shfaq edhe më 1920.


foto 2

Anetaret e deges teatrore te shoqerise “Bogdani” (1930). I treti            djathtas ulur Kole Laca.

“Ora e Shqypnise” melodrame politike ne 2 pjese vene ne skene se bashku me nxenesit e Kolegjit Saverian ne vitin 1920 me regji te Gjon Pantalise. U perserit me 12 mars 1922 nga “Bogdani” per nder te Komisionit aleat per caktimin e kufijve.
“I jati i ruajtur ne burg nga i biri” drame mesjetare e perkthyer nga Ndoc Vasia e vene ne skene me 1920 ne salonin e Shkolles Franceskane, pas largimit nga jezuitet.
“Fotografisti i deshperuar” farse me nje akt, perkthyer nga Ndoc Vasia. Shfaqur pas drames se mesiperme.
“Hijet e zeza” melodrame nga N.Z. qe u shfaq me 1921
“Oso Kuka” drame ne 4 akte nga Zef Harapi, qe u shfaq me 28 nendor 1921 Kjo drame u vu ne skene edhe disa here te tjera.
“Gjindesat e Shqiperise” drame ne 3 akte shkruar nga Zef M. Harapi, u vu ne skene me 1921.
“Dy gyngacet” komedi ne 4 akte, punuar sipas Goldonit nga Ndoc Vasia. U luajt me 19 dhe 26 shkurt 1922 dhe 16 e 24 shkurt 1936.
“Makalushi ne Shkoder” komedi me dy akte perkthyer dhe adaptuar nga Zef M. Harapi qe u shfaq me 6,7,8 gusht 1922 dhe ne vitin 1923.
“Telegrafi 1 prill” farse e perkthyer nga Ndoc Vasia, u shfaq pas komedise se mësiperme ne vitin 1922 dhe 1923.
“Nganjdhimi i besnikeve” drame mesjetare e perkthyer nga italishtja prej Kole Demes. U shfaq me 10 dhe 16 tetor 1922.
“Dy shurdhana ne përlimtare” komedi me 1 akt e adaptuar pas italishtes dhe u shfaq me 1922
“Fluturoi dysheku” farsë e përkthyer dhe e adaptuar sipas vëndit nga Ndoc Vasia, u shfaq me me 10 dhe 16 tetor 1922 pas dramës “Ngadhnjimi i besnikëve”.
“Flamuri i Shqipnisë do të triumfojë” dramë me 1 prolog e 4 akte shkruar nga Zef M. Harapi, me ngjarje të viteve 1907-1914, ku pasqyrohet edhe momenti i ngritjes së flamurit kombëtar në Kalanë Rozafat. Premiera u dha më 27 e 28 nëndor 1922 me rastin e 10 vjetorit të Pavarësisë.
“I padituri për gjaksi” dramë në 4 akte e përkthyer nga Kolë Dema, shfaqur më 2 prill 1923.
“Një mësues modern” farsë me 1 akt e përkthyer nga Zef M. Harapi e shfaqur pas dramës së mësipërme.
“Mustafa Pasha” dramë në 5 akte nga Zef M. Harapi që u luajt më 2, 8 dhe 9 dhjetor 1923 si dhe me 28 nëndor 1931.
Më 6 shkurt 1924 inagurohet saloni i teatrit në Serreq, i cili u quajt i “Bogdanit”. Drama e parë e dhënë në teatrin e ri qe “Oso Koka” më 24 shkurt 1924. Kjo dramë u përsërit me 28 gusht 1927 sipas kërkesës për anëtarët e qeverisë e të parlamentit në salonin e shkollës së Parrucës.
Në mars të v. 1924, me ndihmën e amatorëve të shoqërisë “Bogdani” françeskanët dhanë melodramën “Juda Makabe”, e cila u dha me rastin e ardhjes në Shkodër të një delegacioni të Asamblesë për të konstatuar mundësinë e vendosjes së kryeqytetit në Shkodër.
“Trimi ngadhnjyes” dramë me 3 akte, mesjetare angleze e përkthyer nga Cin Çapeli dhe e dhënë premierë më 21 prill 1924, duke u përsëritur më 23 shkurt 1925 dhe me 23 e 30 janar 1927. U rivu në skenë përsëri me  25 dhjetor 1929 me trupë tjetër.
“Dy majmunët në një raft” farsë me një akt e përkthyer nga Cin Çapeli u shfaq gjithmonë pas dramës “Trimi ngadhnjyes” dhe pas dramës “Mallkimi i prindit”.
“Vetëurdhërimi i Ali Pashë Tepelenës” tragjedi me 5 akte nga Z.M.Harapi, u dha premierë më 27 nëndor 1924. U përsërit me 28 dhe 30 nëndor 1924 dhe disa herë më vonë.
“Mallkimi i prindit” dramë me 4 akte e përkthyer prej italishtes nga Zef M. Harapi. Premiera u dha më 20 tetor 1924. U përsërit me 28 dhe 30 tetor 1924.
“Kasheta e kopracit” komedi me 4 akte e Molierit adaptuar nga Ndoc Vasia. U dha premierë më 1925 dhe u luajt disa herë.
“Beomondi i Altemburgut” dramë gjermane mesjetare e përkthyer nga Cin Çapeli, shfaqë më 14 e 16 prill 1925.
“A jam a s’jam unë” farsë me 1 akt, e përkthyer nga italishtja dhe e shfaqur pas dramës së mësipërme. U vu në skenë përsëri me regji të re.
“Pjetër Mika” dramë me 4 akte e përkthyer nga italishtja prej Zef M. Harapit dhe e shfaqur më 14 e 16 shkurt 1926.
“Agimi i Krishterimit” dramë në 3 akte, e përkthyer prej Zef M. Harapit, vënë në skenë nga ai vetë në vitin 1925.
“Kushtrimi ose dreqi në dyshek” farsë e përkthyer nga Zef M. Harapi, u shfaq pas dramës “Pjetër Mika” me protagonist Rrok Zadejën.
“Rold ose gjaksori i penduar” dramë në 3 akte, premiera u dha më 5 prill duke u përsëritur edhe me 6 e më vonë.
“Shkodër-Gjenacan ose Zoja e Shkodrës” dramë me 1 prolog e 3 akte nga Zef M. Harapi, që u shfaq më 18 e 24 tetor 1926.
“Zoja e shtëpisë” farsë e përkthyer prej Z.M.Harapit u” shfaq pas dramës “Rold”.
“Atdheu” dramë në 3 akte shkruar nga Z.M.Harapi, kushtuar shkrimtarit dhe klerikut shqiptar Pjetër Bogdanit, premera u dha më 1927.
“Trimi ngadhnjyes” u përsërit bashkë me komedinë “Belbacukët” me 1 akt përkthyer nga Z.M.Harapi dhe e dhënë premierë me 21 janar 1927 , përsëritur me 23 dhe 30 janar të atij viti.
“Sundimtari i drejtë” dramë me 3 akte përkthyer nga italishtja prej Kolë Demës që u shfaq më 1927.
“Kostandini i Madh” dramë me 4 akte e përkthyer nga italishtja, u përgatit nga kolegjalët saverianë bashkë me disa anëtarë të shoqërisë “Bogdani”. U shfaq në sallonin e Kolegjit Saverian më 1927.
“Ferdinandi i Mediceive” dramë fiorentine me 4 akte e përkthyer nga Injac Zamputi, u shfaq më 12, 19 dhe 21 shkurt 1928 bashkë me farsën “Në sajë të dajës bën pallë” të përthyer po prej të njëjtit autor.
“I ligu per mend” komedi ne tre akte suipas Molierit e perpunuar nga poeti yne kombetar At Gjergj Fishta, u shfaq me 25 dhjetor 1927 dhe u perserit me 1930.
“Konti i Drishtit” drame me tre akte e shkruar dhe e vene ne skene nga Kole Dema. Premiera u dha me 1927 dhe u perserit me 1928.
“Ugonotet” drame e shek. XVI me 5 akte e perkthyer nga Injac Zamputi qe u shfaq me 9, 10 dhe 26 prill 1928 bashke me  farsen me 1 akt “Shtrydhni limonj se iu hiqet gunga” te perkthyer prej italishtes.
“Dredhite e Patukut” komedi ne 3 akte e Goldonit e adaptuar dhe e vene ne skene me 22 tetor 1928 dhe me 13,14 mars 1929. Komedia u shfaq edhe ne Tirane në kinema “Nacional” duke pasur një sukses të madh.
“Ngadhnjimi i dashurisë atërore” dramë e përkthyer nga italishtja, premiera u dha më 1929.
“Lorenco dei Medici” dramë me 3 akte e përkthyer nga italishtja dhe e dhënë premierë më 1929
“Atdheu urdhëron” dramë në 3 akte e përkthyer nga Zef M.Harapi u dha premierë më 1929.
Po këtë vit u rivunë në skenë, të cilat u shfaqën në Tiranë:
“Trimi ngadhnjyes”
“Dy majmunët në një raft”
“Ora e Shqypnis” melodramë
“Hijet e zeza” melodramë
“Kasollja e ungjit Tom” ose “Prej robnie në liri” dramë me 5 akte e dramatizuar sipas motiveve të romanit me të njëjtin titull nga Cin Çapeli. U dha premierë në Tiranë më 8 tetor 1930 në konkursin e Festivalit artistik ku mori çmimin e nderit. Në Shkodër u luajt me 28 nëndor 1930 dhe më 26 dhjetor 1930.
“Një  natë në Firence” dramë në 5 akte përkthyer nga italishtja prej Cin Çapelit, u shfaq më 21 dhe 22 prill 1930.
“Daja kërkon nipat” farsë e përkthyer, e cila bashkë me komedinë “Dy gungaçët” u rivunë në skenë përgjatë vitit 1930.
“Dedektivi ose Polici i vërtetë” dramë në 4 akte e përkthyer nga Ndoc Vasia. U dha premierë më 28 nëndor 1930, u përsërit më 7 dhjetor 1930 dhe 1 janar 1931.
“Hamza Kazazi” dramë kombëtare me 4 akte e shkruar nga Zef M. Harapi. Premiera u dha më 25 nëndor 1932 dhe u përërit më 1933.
“Themistokliu” dramë me 3 akte e përkthyer sipas Metastasit nga Silvestër Hila. U shfaq më 16 dhe 17 prill 1932.
“Shpata e Skëndërbeut” dramë e Anton Xanonit, u shfaq më 28 shtator 1933.
“Konti Retimos” dramë fiorentine me 4 akte e përkthyer nga Henrik Lacaj. U shfaq më 25, 26 dhjetor 1931 dhe u përsërit përgjatë vitit 1933.
“Ataksersi” dramë në 3 akte e përkthyer sipas Metastasit nga Anton Fishta, u shfaq më 4 mars 1935.
“Ruaju sherrit të gruas” farsë e përkthyer nga Zef M.Harapi e shfaqur pas dramës “Ataksersi”.
“Llogoret e mullinjve” u përsërit më 1935 me aktorët e “Bogdanit” e regji të re me protagonist Loro Kovaçin.
“Kumbonat e mbrëmjes” dramë në 5 akte përkthyer nga italishtja prej Kolë Lacës. Premiera u dha më 17 nëndor 1935 (foto 3) dhe u përsërit më 24 po të atij muaji. (A.S. f.100-117).
“Dy gungaçët” komedia u rivu në skenë  me aktorë e regjizorë të tjerë dhe u shfaq më 16 e 23 shkurt 1936 bashkë me farsën “Shtrydhni limoj se iu hiqet gunga”
“Laku i mallkuem” dramë në 5 akte, përkthyer nga Injac Baçli, u shfaq më 13 e 14 mars 1936.
“Atil Regoli” ose “Besë e trimëri” dramë në 3 akte e Metastasit përkthyer nga Anton Fishta, u shfaq më 28 nendër 1936.
“Zbatimi i udhërit”
“Shkuesi me rrena”
“Palla në thes nuk hyn”
“Dupat flasin vetë”
“Një mësues i drejtë”
“Me paditë nipin te daja”
“Fotografisti”
“Gopçi nën tavolinë”
“Në mos qofsh i marrë do të bëhesh” janë disa farsa e komedi të luajtura pas dramave të shënuara më sipër.
“Drejtësi cigane” dramë e përkthyer dhe e vënë në skenë nga Pjetër Gjoka e Kolë Çuni, u luajt më 28 shkurt 1937. Kjo qe shfaqja e fundit e kësaj shoqërie e cila qëndroi në këmbë për afro 20 vjet.


foto 3

Trupa e çfaqjes së dramës “Kumbonat e mbrëmjes” me përkthim të Kolë Lacës të realizuar nga dega teatrore e shoqërisë “Bogdani” më 17 nëndor 1935. Në këtë fotografi janë edhe Loro Kovaçi, Pjetër Gjoka, Gjon Karma, Kolë Laca. Kjo fotografi është pronë e z. Pjetër Logoreci kujdesi i familjes së të cilit ka bërë që të mos humbasë kujtesa historike mbi Teatrin Kombëtar Shqiptar dhe për këtë duhet falenderuar pa fund. Zoti Pjetër disponon shume fotografi mbi aktivitetin e shoqërisë “Bogdani” në fushën e teatrit për ato vite, çka e rrëzon të gjithë pretendimin mbi lindjen e teatrit shqiptar në vitet e komunizmit. Të paktën tre aktorët e parë kanë qënë anëtarët e ajkës së trupës së mëvonshme të Teatrit të ashtëquajtur Popullor.

Ndërsa Kole Laca (1891-1970), miku dhe bashkëpunëtori i Padër Gjergj Fishtës, Kel Marubit, Luigj Gurakuqit, Shtjefën Gjeçovit, Ndre Mjedës, Mikel Koliqit (Kardinali i ardhshëm shqiptar) dhe Artistëve të Mëdhenj sa më sipër, mësues i të cilëve ai ishte, ndoqi rrugën e arsimimit të popullit shqiptar nga viti 1909 deri në fund të 1951-shit, edhe pse ndihmonte me përkthime dramash trupat teatrore të Shkodrës, duke pasur në krah të vëllanë, rrobaqepësin e ardhëshëm të Mbretit Zogu I-rë, Gjon Lacën (një ndër themeluesit e shoqërisë “Rozafat”) dhe duke marrë pjesë në veprimtaritë politike të qytetarëve të Shkodrës, siç qe rasti i delegacionit shqiptar, të udhëhequr nga Kel Marubi, që shkoi për të përshëndetur Princin Karl të Austrisë në Vjenë (foto 4).

foto 4

Delegacioni shqiptar ne Vjene qe pershendeti Princin Karl, nen drejtimin e Kel Marubit (ne mes te rreshtit ulur); midis tyre Kolë Laca (i dyti, majtas, ne rreshtin ulur). Kjo fotografi është botuar në një nga gazetat e përditshmet pas 1992, por që më ka mbetur e prerë pa i ditur datën e botimit dhe titullin e gazetes.

Pa dyshim që është një nga personalitetet shkodrane që lidhi arsimimin e popullit shqiptar me politikën për mëvetësi kombëtare dhe kulturën tradicionale europiane të imponuar nga Kisha Katolike Shqiptare si kushti i vetëm për mbiekzistencën e të qënurit shqiptar të popullit Tonë në ato vite të turbullta dhe të vështira duke pasur në krah të tij Kancelarin e ardhëshëm të Kishes Katolike Shqiptare, të vëllanë Dom Tom Lacën (1897-1962). Në qoftë se Kleri Katolik Shqiptar u mësoi shqiptarëve si dhe pse duhet sakrifikuar jeta për Kombin Shqiptar sipas sentencës: “Atdheu Urdhëron”; ishte Patrioti, Mësuesi, Demokrati dhe Gjyshi ynë i Madh që na e trasmetoi këtë ndjenjë sublime, e cila bie në sy sot kur kontradiktat me subjektet antishqiptare janë mprehur thellësisht ne brëndësi të popullit tonë në sajë të politikës antishqiptare të rendit komunist.
Në fushën e arsimit Kole Laca dha një ndihmesë të çmuar në sajë të lidhjeve të vjetra familjare, kulturës, shkallës së lartë të civilizimit, edukatës, punës disa breza të familjes së tij, mbi çbazë ne, nipat e tij, e patëm rrugën dhe sytë të hapur me tu shpallur lëvizja antikomuniste më 1990. Duke disponuar një bibliotekë me libra mbi 300 vjeçarë ku përmblidhej veprimtaria e disa brezave të familjes Laca na dha mundësinë edukative të formimit të bibliotekave personale, njëra më e madhe se tjetra, ku përmblidhet historia e Shqipërisë, sidomos, në këto dy shekujt e fundit krejt ndryshe nga historia shkollore, duke filluar nga fillorja e deri në universitetet, duke qënë kjo porosia e fundit edukative. Pa dyshim që është arritja më e madhe imponuese edukative e mësimore e brezit të vjetër dhe të trasmetuar, jo rastësisht, tek brezi ynë i viteve post 50 gje prej të cilës ne krenohemi. Është pika ku ndahet ndërgjegja kombëtare nga ajo antishqiptare, ndahet trashëgimia qytetare nga trashëgimia fshatare dhe komuniste. Problemi nuk duhet parë me ndjenjën e unit dhe të politikës, por me ndjenjën e interesit të grupit gjë të cilën pinjollët e komunizmit nuk e kuptojnë dot.

Vepra pedagogjike e Kolë Lacës shtrihet në një hark kohor prej 42 vjetësh, nga viti 1909 deri më 1951, kur doli pension, me këtë dinamikë:
Emërohet më 1909 mësues në Kashnjet të Mirditës deri më 1914
1914 deri më 1916 mesues në Bushat të Shkodrës
1916 deri më 1917 mësues në Barbullush të Shkodrës
1917 deri më 1918 mësues në qytetin e Shkodrës
1918 deri më 1922 mësues në shkollën e Françeskanëve mbi të cilën jepet deklarata e mëposhtme (foto 5)

foto 5
Faksimile e deklarates se Imzot Vincenc Prenushi, drejtor i shkolle Françeskane  Shkoder, mbi qenien mesues te Kole Laces në vitet 1918-1922 ne ate shkolle.

Më 1922 transferohet në qytetin e Durrësit ku specializohet në fushën e pedagogjisë.
Në shtator 1922 rikthehet si mësues në qytetin e Shkodër deri në vitin 1926
Në vitet 1927-1928 përsëri në Durrës per nje specializim shtesë në fushën e arsimimit.
Pas 1928 mësues në Shkodër në shkolla të ndryshme shtetërore deri më 1940.
1940 – 1941 mësues në Kolegjin Saverian
1941 – 1944 drejtor në shkollën Vaso Pasha (ish shkolla Skëndërbeg)
1944 – 1945 pushohet nga puna nga regjimi komunist
1945 – 1946 mësues në Stajk të Shkodrës
1946 – 1951 mësues në shkollat e qytetit të Shkodrës ku dhe del në pension.
Për Të gazeta “Mësuesi” e datës 28 janar 1981 shkruan: “patriot me prirje të theksuara demokratike, të cilin e shohim më vonë (pas 1909, GH) si pjesmarrës në shoqëritë punëtore të Shkodrës”.

Vazhdojmë me veprimtarinë teatrore të shoqërisë “Bogdani”:
Shoqëria “Bogdani” ekzistoi edhe afro dy vjet të tjera deri më 4 tetor 1939, kur u shkri me urdhër të Prefekturës.
Zef M. Harapi desh ta ringjallë shoqërinë “Bogdani” në vitin 1944 dhe punoi sipas përrallave popullore komedinë “Nastradini i vogël” të cilin e vuri në skenë dhe e shfaqi me amatorët e vjetër të shoqërisë që i mblodhi pas aq vitesh.
“Zonja e shtëpisë me pantallona” qe farsa që u shfaq pas komedisë së sipërme.
Grupi i shkëputur nga shoqëria “Bogdani” (i quajtur nga populli “grupi i Loro Kovaçit”) për afro mbi 3 vjet shfaqi disa pjesë të përkthyera e të luajtura më parë nga shoqëritë e tjera dhe ndonjë pjesë të përpunuar nga Henrik Lacaj. Përmëndim:
“Kah rruga e humnerës” dramë në tre akte, përkthyer nga Henrik Lacaj u dha premierë më 2 dhjetor 1935. Kjo qe sdhfaqja e parë që dha ky grup në kinema “Rozafat”.
“Fanti i shpatës” dramë në 3 akte, përkthyer nga Injac Ndoja, u shfaq më 16 qershor 1936.
“Moisi Golemi” dramë në 5 akte. Premiera u dha më 20 nëndor 1936. U shfaq 4 herë në Shkodër në konima “Rozafat” dhe 2 herë në Tiranë.
“Dredhitë e Patukut” komedi në 3 akte e punuar sipas Molierit u vu në skenë  më 2 dhjetor 1936.
“Paçalini aventurier” farsë e përkthyer nga Henrik Lacaj u luajt nga Lin Gjonej.
“Kthimi i Skëndërbeut në Krujë” dramë në tre akte, thuhet e Kolë Mirditës (Helenaut), u përpunua nga Henrik Lacaj dhe u luajt, në bashëpunim me shoqërinë “Rozafat”, me rastin e 25 vjetorit të pavarësisë.
“I ligu për mënd” u vu në skenë më 19 shkurt 1938.
“Ataksersi” drama në 3 akte u shfaq më 29 mars 1937.
“Dy princa për një vashë” dramë në 3 akte shkruar dhe vënë në skenë nga Henrik Lacaj më 26 prill 1939.(A.S. f. 117 – 121; për të gjithë veprimtarinë teatrore të shoqërisë “Bogdani” edhe T.Z. f. 61-64)

15- “Teatri Shkodra”

Ky teatër u formua më 1923, nga shoqëria teatrore “Populli” të shpërndarë me urdhër të bashkisë së asaj kohe, me kryetar mekanikun Luigj Dajçi. Dha këto shfaqje premierë:
“Gjenovefa e Brabantit” dramë në 5 akte, nga Shmid, përkthyer nga Mark Gurakuqi e Luigj Naraçi, botuar libër më 1921. Qe drama e parë e shfaqur nga shoqëria teatrore “Shkodra” në vitin 1923.
”Bardhi e Ferdinandi” dramë e Silvio Pelikos e përkthyer e luajtur po në vitin 1923.
“Gjin Bue Shpata” dramë në tre akte shkruar nga Filip Fishta, që së bashku me dramën me një akt “Skëndërbeu dhe Kolë Malçi nga Skurraj”, u shfaqën më 1923 (sipas T.Z. më 1924)
“Robi i Shën Domingut”, dramë e përkthyer nga italishtja; kjo pjesë u luajt edhe në kështjellën Rozafat më 14 prill 1924.
“I Mërguemi” (1924)
“Nata e shtojzovalleve”, komedi (1924)
“Zgjedhja e një deputeti”, komedi (1925)
Tre pjesët e fundit u shfaqën edhe në Tiranë në sallën e teatrit të Konviktit “Naim Frashëri” dhe në Vlorë me rastin e 12 vjetorit të Pavarësisë.
Shoqëria u shpërnda nga fundi i vitit 1925 (ndërsa sipas A.S. më 1926, f. 122-126; T.Z. f.67).

16- Trupa e Shkollës Fillore “Skandërbeg”

Kjo shkollë ka qënë në lagjen e katolikëve me drejtor Pjetër Troshani dhe pas vdekjes së tij, drejtor u bë desidenti i ardhshëm antikomunist, Zef Pali. Në këtë shkollë ka qënë mësues edhe dramaturgu Kolë Jakova.  Dha këto shfaqje:
“Mbreti i xhuxhmaxhuxhëve” melodramë e përkthyer nga gjermanishtja dhe vënë në skenë nga mësuesi i kësaj shkolle Ndoc Vasia. U shfaq në vitin 1926. Kjo shfaqje, përsa mbahet mënd, është e para që jep një shkollë laike shteti.
“Dy binjokët” dhe “Karnavalet”, dy komedi me nga një akt të shkruara dhe të vëna në skenë nga mësuesi Kolë Jakova, u dhanë si shfaqje vite më vonë nga nxënësit e kësaj shkolle.
“Te kështjella e bardhë” melodramë e shkruar dhe e drejtuar nga drejtori i kësaj shkolle në vitin 1937, me rastin e 25 vjetorit të Pavarësisë, Zef Pali dhe drejtues muzike Kolë Jakova; (A.S. f. 127).
Ndërsa muzikologu Tonin Zadeja pretendon se muzika e melodramës së fundit ka qënë e Dom Zef Shestanit (T.Z. f. 70)

17- Trupa e Shkollës Plotore e Parrucës

Për vitet 1930 – 1939 shkolla Plotore e Parrucës ka qënë ndër shkollat më të mira të qytetit të Shkodrës me trupë mësimore të gjithë muslimanë. Zakonisht repertori ka qënë me pjesë teatrore të kartakterit kombëtar, përmëndim:
“Shqyptari i Qytetnuem” melodramë nga Poeti Ynë Kombëtar At Gjergj Fishta.
“Rrethimi i Shkodrës” melodramë nga Dom Ndre Zadeja.
“Ora e Shqypnisë” melodramë nga Dom Ndre Zadeja.
“Mustafa Pasha i Shkodrës” dramë historike nga Zef M. Harapi.
“Triumfi i lirisë” dramë nga Kristo Floqi.
“Gruaja Shqiptare” dramatizim nga Imzot Vinçenc Prenushi
“Skëndërbeu” tragjedi nga E. Haxhiademi
“Oso Kuka” dramatizimi
“Lidhja e Prizrenit” dramatizim, ndoshta nga ndonjë mësues  i kësaj shkolle sipas këngëve anonime të poemës epikë “Lahuta e Malsisë” (At Gjergj Fishta).
Sipas autorit të librit mbi 100 vjetorin e Teatrit të Shkodrës ka pasur edhe shfaqje teatrore të pjesshme apo fragmente nga veprat dramaturgjike të Hil Mosit, Pashko Gurakuqit, Karl Gurakuqit, Luigj Naraçit, Haki Stërmillit. Ernest Koliqit, Injac Zamputit. (A.S. f. 127 – 128; T.Z. f. 71)

18- Trupa e Shkollës Rus-Haslikej

Në këtë shkollë u vunë në skenë krijmtaria e mësuesit të saj Teofik Gjyli që kosistonte në gjininë e skeçit, si:
“Xhakajduri”
“Tabela e shumëzimit”
“Rreziku për vdekje”
“Rroftë Flamuri” (A.S. f. 129; T.Z. f. 70)

19- Trupa e Konviktit “Malet Tona”

Është konsideruar me rëndësi ngritja e grupeve teatrore nga nxënësit e shkollave të mesme, që patën dhe synime politike. Përmëndim:
“Armiku i Popullit” dramë e Ibsenit.
“Cubat” adaptim nga Hilë Mosi.
“Bardhi e Ferdinandi” dramë e përkthyer nga Silvio Peliko. Kjo dramë u shfaq 3 herë në sallën e teatrit të shkollës së Parrucës duke u ndihmuar nga aktorët e vjetër Ndoc Bazhdari, Gjergj Deli Çamuku, Ndoc Meshkalla. Për regji ndihmoi Mark Ndoja. (A.S. f. 129)

20- Trupa e “Gjimnazi i Shtetit”

Veprimtaria teatrore e këtij gjimnazi është bërë nën logon e shoqërisë “Besa Shqiptare” me kryetar Jakov Milaj, e cila zë një vënd të shquar në aktivitetin teatral të shkollave të mesme të shtetit në qytetin e Shkodrës. Kjo shoqëri u krijua më 27 nëndor 1928 duke dhënë këto shfaqje:
“Besa” dramë e Sami Frashërit, u shfaq më  1 mars 1931.
“I ligu për mënd” komedi e punuar sipas Molierit nga Poeti Ynë Kombëtar At Gjergj Fishta, shfaqur më 1932.
“Ministri kandidat” farsë e shfaqur po në atë vit duke u luajtur edhe në Tiranë e Durrës.
“Cubat” e adaptuar nga Hil Mosi, shfaqur në vitin 1933.
“Gopçi nën tavolinë” komedi e shfaqur më 1933.
“Karl Topia” dramë e Kristo Floqit, që u shfaq më 1934, qe edhe premiera më e sukseshme e kësaj trupe.
Drama “Liria” e Skënder Luarasit nuk u lejua të shfaqej.
“Fli për Atdhe” dramë e adaptuar sipas veprës së Sharl Roks Vilar
“Mozarti e Salierit” dramë e përkthyer.
“Shqipëria e shqiptarëve” dramë, të shfaqura të dyja më 1934.
“Shërbëtori u dy zotërinjve” e Goldonit, adaptuar nga Hil Mosi, u shfaq më 1935.
“Kalorësi dorështrënguar” përkthyer nga Milto Sotir Gurra, vepër e Pushkinit, u shfaq më 31 dhjetor 1935. Në këtë shfaqje u dallua Qemal Stafa në rolin e fajdexhiut.
Gjatë vitit 1936 u shfaqën:
“Hakmarrja”, dramë
“Aventurat e Palushit” komedi
“Spiuni” dramë e shkruar nga Xhemal Broja. Më 1937 u ndërpre çdo aktivitet teatral në gjimnaz. (A.S. f. 129 – 131; t.z. F. 68)

21- Trupa e Shoqërisë “Atmja e Lirë”

Ishte një shoqëri jashtëshkollore që drejtohej nga Omar Ruzhdia duke dhënë këto shfaqje:
“Lufta e Silistrës” dramë,
“Bardhi dhe Fernandi”  dramë,
Dramën “Filja” të adaptuar nga Hil Mosi sipas Shilerit në vitin 1935 pas të cilit kjo shoqëri u shkri. (A.S. f. 131; T.Z. f. 68)

22- Trupat e shkollave fillore të shtetit
Për trupat e këtyre shkollave ka shkruar dhe vënë në skenë mësuesi Gjush Sheldia këto pjesë:
“Atdheu mbi të gjitha” dramë kombëtare me 2 akte e 1 prolog.
“Bozaxhiu” komedi me një akt.
“Ka ba hana” komedi me një akt.
“Serrafi” komedi me një akt.
“Prindja e mësuesi” bocet me një akt.
“Fëmija në shtëpi të huaj” bocet me një akt.
“Fëmija i pastër” bocet me një akt.
“U pafshim në mehqeme” komedi në tre akte.
“Visari” komedi në tre akte.
“Zanat pa zanat”  farsë me një akt.
“N’inat të mydyrrit” farsë me një akt.
Në Shkodër ka ekzistuar një shkollë fillore për minorancën ortodokse e cila kishte krijuar shoqërinë “Gusla” (Lahuta) me 20 anëtarë, e cila më 1925 dha shfaqjen “Hasan Aganica”. Mund të ketë vazhduar deri më 1933.
Ekziston dhe një shfaqje e dhënë nga nxënësit e konviktit të Mirditës në Orosh më 1936 me titull “Shqiptari i qytetnuem” melodramë e Poetit tonë Kombëtar At Gjergj Fishta e drejtuar nga mësuesi Lin Çurçia. (A.S. f. 131 – 132; T.Z. f. 69)

23- Trupa teatrore “Gjon Krajni me shokë”

U krijua në vitin 1923 (sipas Tonin Zadejës më 1924) dhe dha këto shfaqje:
“I ligu për mënd”,
“Dy gungaçat”,
“Bylbyli”, (sipas Tonin Zadejës quhej “Bylbyli në Shkodër”)
“Mëndja e madhe e zeza e të zot” komedi,
“Dy zotni pa pantallona” farsë me një akt
“Birameli” farsë me një akt
“Shërbëtori i dy zotnive” komedi e adaptuar prej Molierit nga Ndoc Vasia
Më 1934 dhanë këto shfaqje:
“Njeriu prej majmuni” skeç me një akt,
“Kujdestari i zanatlijve” skeç të përpunuar nga Gjon Karma dhe të shfaqura me 14 shkurt të atij viti. Më vonë u shfaqën:
“Akshia i grabitur” komedi me 2 akte e adaptuar nga Injac Ndoja (profesori i ardhshëm i gjeologjisë, GH).
“Ç’dreqin të pruni në Stajka” farsë me një akt e përpunuar nga Injac Ndoja.
Më 27 qershor 1934 komiku Gjon Krajni ndahet nga jeta aksidentalisht. (A.S. f. 133-136, T.Z. f. 67).

24- Trupa e grupit “Komuniteti Musliman”

Ky grup u kryesua nga Zenel Broja duke pasur një aktivitet përgjatë viteve 1938 – 1939, dhe duke dhënë këto shfaqje:
“Për mbrojtjen e Ulqinit” dramë me tre akte shkruar nga Asim Lohja dhe dhënë më 1938.
“Ymer Agë Ulqini, dramë në tre akte nga Kristo Floqi.
“Lufta e Plavës dhe e Gucisë” dramë në tre akte nga Xhemal Broja shfaqë më 25 prill 1938. (A.S. f. 136-137; T.Z. f. 69)

25- Trupa e grupit “Scuola Cantorum”

Ky grup u formua më 1935 dhe u drejtua nga famullitari i Shkodrës Dom Mikel Koliqi (kardinali i ardhshëm dhe i parë shqiptar 1902-1997). Dha këto shfaqje melodramatike:
“Muzika” operetë me një akt.
“Visari i pyllit”, operetë me një akt
“Sa kërdi po bënte helmi” operetë me një akt; të trija të përkthyera nga italishtja dhe të shfaqura më 26 qershor 1935 në sallonin e Shoqërisë “Bogdani”
“Rozafa” melodramë në tre akte shkruar nga Dom Ndre Zadeja dhe e muzikuar nga Dom Mikel Koliqi. U dha premierë më 26 prill 1936.
“Ruba e kuqe” melodramë në tre akte, shkruar nga Dom Ndre Zadeja dhe e kompozuar nga Dom Mikel Koliqi. Premiera u dha më 19 dhjetor 1937.
“Një artist i madh” monolog përkthyer ngha Henrik Lacaj dhe interpretuar në mënyrë të shkëlqyer nga Lin Gjonej.
“Borëbardha dhe 7 xhuxhmaxhuxhët”  pjesë në tre akte e përkthyer dhe e vënë në skenë nga Dom Alfons Tracki.
“Ti” dramë teatrale e përkthyer nga Zef Staku.
“Dy cirka të arta” operetë për vajza e përkthyer nga italishtja dhe vënë në skenë nga Dom Mikel Koliqi.
“Kremtja e lilave” operetë e përkthyer nga Andrea Skanjeti dhe vënë në skenë nga Dom Mikel Koliqi. (A.S. f. 137-139)

Liceu femëror (26) me grupin e tij teatror dha një shfaqje teatrore me titull “Festim shkolluer”  më 11 dhe 12 qershor 1941 ku gërshetohej  kënga popullore dhe opereta.
“Drita” me libret të Silvio Doglia, përkthyer nga Henrik Lacaj dhe muzikë të drejtuar nga Antonio Muci dhe vënë në skenë nga “Grupi i fshtarëve” (27)
“Me lot do ta fitoj” ose “Kunora e tretun” dramë e përkthyer nga gjermanishtja prej Dom Alfons Trackit, vënë në skenë me nxënës të fillores (28). (A.S. f. 139 – 143)

*             *            *

Duke bërë një përmbledhje të të gjithë këtij aktiviteti teatror në qytetin e Shkodrës konkludojmë se kanë qenë gjithsejt 28 grupe teatrore nga të gjitha shtresat dhe moshat duke shfaqur rreth 465 premiera me mbi 1000 aktorë të të gjithë niveleve dhe e gjitha kjo për 66 vjet (1879 – 1944). Çfarë lloj organizimi kulturor duhet konsideruar kjo dhe a mund të quhet veprimtari teatrore që të mund ta emërtojmë veprimtarinë teatrore shqiptare 131 vjeçare? Duhet të kemi parasysh qe ky qytet më 1926 kishte 22 784 banorë (sipas Shqipëria e Ilustruar, 1927, f. 375) dhe rrjedhimisht i bie që të ketë pasur një aktivitet teatror shumë-shumë herë më të madh se Tirana e viteve 1990 e cila nga viti 1944 deri me 1989 ka dhëne vetëm 209 premiera (kur popullsia e saj të ketë qenë, më 1984, 206 100 banorë, sipas Fjalorit Enciklopedik Shqiptar, 1985) nga të cilat 121 me pjesë shqiptare dhe 88 të përkthyera (Josif Papagjoni,  Teatri Kombëtar, f. 85). Mbi këtë bazë a nuk mund të ngremë idenë që Teatri Kombëtar Shqiptar është themeluar më 1879 për të formuar ndërgjegjen kombëtare të popullsisë shqiptare? Dhe jo të të gjithë popullit, por të elitës intelektuale të tij, të atyre që do ta drejtonin atë deri më 1944-ën.  Cili është raporti i tij me Teatrin Popullor të epokës komuniste? Edhe vetëm raporti i premierave, në funksion të popullatave, e ka një domethënie që tregon thelbin e problemit.

*            *            *

Duke ju rikthyer historisë të Teatrit të Shtetit të epokës komuniste vë re se edhe fillimet e tij autori ynë i ka ndryshuar me qëllim paragjykues duke fshehur një thelb, shumë pasione dhe shumë personazhe, duke sajuar ngjarje të paqëna. Sipas tij  na paska qënë e njohjtur në vitet e luftës grupi teatror “Shkëndia” dhe grupi amator i Liceut të Tiranës që na paskan dhënë shfaqjen “5 Maji” dhe “Vilhelm Teli”; po nga teatrit partizan na paska ardhur dhe pjesa “Sabaudin Gabrani” që qënka shfaqur në verën e 1942-shit (f. 29). Natyrisht ai nuk ka qënë dëshmitar dhe i shpëton përgjegjësisë së mashtrimit të realizuar, por unë duke disponuar një dokumentacion më që plotë i them se që të gjitha këto janë të pasakta dhe kanë nevojë të ndreqen
Së pari që të pretendosh se na paska ekzistuar shfaqja “5 maji”, kushtuar vrasjes së Qemal Stafës, duhet vërtetuar më parë që ai është vrarë atë datë pasi unë disponoj një material i cili argumenton se 5 maji është përvjetori  i vdekjes së Perandorit të Madh francez Napoleon Bonoparti dhe shqiptarët vazhdojnë të gënjehen për këtë përvjetor duke festuar ditën e dëshmorëve të popullit shqiptar. Vdekja e Qemal Stafës mos vallë është 3 maji i 1942-shit, këtë bëni mirë ta vërtetoni dhe do të dalë gënjeshtra e realizuar përgjatë 65 vjetëve.
Së dyti nuk është e vërtetë që Liceu i Tiranës shfaqi dramën “Vilhelm Teli”. Babai im Kolë Hoti ka qënë në atë trupë dhe më ka treguar se shfaqja nuk u lejua të luhej nga drejtuesit e shkollës kështu që ajo ose është një gënjeshtër e sajuar nga ai që ju a ka treguar, ose e keni shpikur ju.
Së treti, problemi i pjesës me titull “Sabaudin Gabrani” shfaqur në verën e 1942-shit është një lajthitje së cilës i ka dalë boja me kohë. Emri i tij nuk gjëndet në Enciklopeditë Shqiptare dhe asnjeri nuk mund të na thotë diçka të saktë, por në shkollën që mban emrin e tij, në stendën kushtuar personit në fjalë, rezulton se ai ka lindur më 1925 dhe vrarë më 1943. Atëhere çfarë lidhje ka pjesa me të më 1942, apo është ndonjë personazh tjetër që nuk i dihet as nami dhe as nishani.
Personalisht më intereson thelbi i formimit të teatrit pas 1944, njerëzit dhe morali i tyre, prejardhja shpirtërore e gjithseicilit, për të arrirë në finishin 1945 ku teatri del për herë të parë përpara popullit shqiptar si institucion mbarëkombëtar, por me një prejardhje shumë sinjifiktive ku edukacioni i pjestarëve nuk ka qënë i moralit komunist dhe as politik. Pikërisht këtë ka fshehur autori i teatrit komunist duke mos realizuar bashkimin e qelizave shpirtërore që çuan në formimin e teatrit të shtetit. Ngjarja ka ndodhur jo sipas asaj që thotë autori ynë, por sipas kujtimeve të pjestarëve të atyre viteve ku do të veçoja Naim Frashërin dhe Kadri Roshin, Loro Kovaçin dhe Pjetër Gjokën, Gjon Karmën e Rrok Dabërdaku, Ndoc Meshkallën dhe Ndoc Dedën, Lazër Filipin etj. ( bëhet fjalë për vitet 1944 dhe 1945 që bashkohen nga këto personazhe jo për meritë të politikës, por për meritë të pasionit dhe talentit, për meritë të atdhedashurisë të trasmetuar nga etërit tanë kombëtar dhe pikërisht këtë nuk mund të kuptojnë dot produktet intelektuale të komunizmit).
Pastaj problemi historik e lëvrimit të teatrit në Licetë, grupin e Priskës dhe në atë të teatrit fillestar të shtetit është pak më i thjeshtë pasi janë të njëjtët persona që marrin pjesë në të tre grupimet duke u bashkuar në një komplet vetëm më 1945 duke pasur një lidhje njerëzore edhe me Korin partizan, pastaj Korin e Shtetit (fotot 6,7,8,9,10,11).

foto 6

grupi korit Priskë (30.10.1944), njëkohësisht dhe grupi teatror. I pari majtas ulur Naim Frashëri, sipër tij Donat Pali, i treti djathtas ulur Kolë Hoti, në qëndër lart Lazër Filipi.

foto 7

një pjesë e grupit të Priskës në Tiranë, në rreshtin e parë në këmbë i pari majtas Naim Frashëri, lart i dyti djathtas Kolë Hoti, pas tij Donat Pali në qëndër.

foto 8
një pjesë e grupit në Priskë më 17 nëndor 1944, i dyti djathtas Naim Frashëri, i dyti majtas Kolë Hoti.

foto 9
grupi artistik i Priskës në Tiranë, përpara hotel “Dajtit” më 28.12.1944, i pari djathtas Naim Frashëri, pas tij Kolë Hoti.

foto 10
një pjesë e grupit në Selitë më 27 maj 1945, në qëndër Naim Frashëri, i pari djathtas Kolë Hoti, pas tij Donat Pali.

foto 11
Grupi artistik i Priskës, në prakun e transformimit në grup teatror. Në këtë grup dallohen qartë Marie Kraja,  Naim Frashëri, Donika Burda, Kolë Hoti (1945).

Këtu  do të veçoja pikërisht atë që ka fshehur autori mbi 60 vjetorin e teatrit kombëtar,  përkthyesin e parë të dramava të vëna nga ky teatër më 1946-1947, duke qënë edhe pjesë e trupës në rolin e suflerit. Fjala bëhet për babain tim Kol Hotin (1923-1990) mbi shpatullat e të cilit ra puna e përkthimit të dramave të para. Kjo pune filloi më 1945 duke përkthyer nga italishtja  komedinë “Martesa” të Gogolit me pseudonimin Cukali (fotot 12, 13). Për këtë  proçes Artisti i Popullit Kadri Roshi do të shkruante:

“Një ditë i them një shokut tim maturant i cili zotëronte tre gjuhë të huaja shkëlqyeshëm Kolë Hoti nga Shkodra (në fakt babai kishte kohë që ishte instaluar në Tiranë familjarisht, GH) që të na përkthente ndonjë pjesë për ne që ishim në pikëpyetje në teatër si Naimi, Lazri, Beluli e tjerë. Në krye të javës më jep në dorë “Martesën” e Gogolit…” (gazeta “Intervista”-292, dt. 19-25.7.1999, f. 3)

Komedia u dha për herë të parë më 23 dhe 24 shkurt 1946 me rastin e përvjetorit të themelimit të Ushtrisë së Kuqe (foto 14) duke pasur si dy protagonistë kryesorë aktorët Donika Burda dhe Kadri Roshi (foto 15).
Ishte pikërisht Kol Hoti që plotësonte grupin e teatrit në Liceun e Tiranës më 1942 dhe grupin e korit në Priskë të Tiranës më 1943, së bashku me artistët e ardhëshëm të Popullit: Naim Frashërin, Sandër Prosin, Kadri Roshin, Lazër Filipin dhe duke u bashkuar me artistët e ardhur nga Shkodra: Loro Kovaçi, Pjetër Gjoka, Ndoc Meshkalla, Ndoc Deda, Rrok Dabërdakun, formuan bërthamën e ardhëshme të Teatrit të Shtetit mbi çbazë u bashkua ndërgjegja kombëtare me politikën duke i dhënë pamjen e asaj që kërkon të përvetësojnë autorët e historisë së teatrit kombëtar shqiptar.

foto 12
faksimile e kapakut te dorëshkrimit
të përkthimit (1945)
dhënë Teatrit të Shtetit

foto 13

faksimile e kapakut të materialit të
daktilografuar të përthimit (1945)

foto 14
faksimile e reklamës së komedisë “Martesa” që shoqëronte biletat (1946)

foto 15
Dy protagonistët kryesorë të komedisë “Martesa”
Donika Burda dhe Kadri Roshi, 1946 (fotografuar mbas çfaqjes).
Në Enciklopedinë e Josif Papagjonit jepet Marta Burda (1926-1995), ndërsa emri i aktores së mësipërme nuk figuron; nuk është e njëjta aktore pasi ekziston një variete e shfaqur në ato kohëra me pjesmarrjen e të dy aktoreve

Një vit më vonë përkthen po nga italishtja komedinë tjetër të Gogolit “Revizori” të shfaqur më 25 dhe 26 janar 1947 (foto16) përgjatë kohës që ishte student në Zagreb.

foto 16
Faksimile e reklames se komedise
“Revizori” te  shfaqur me 25-26 janar 1947.

Babai im, Kol Hoti, vinte nga shkollat teatrore të qytetit të Shkodrës duke pasur si mësues të parë, në fushën e teatrit,  pikërisht Dom Mikel Koliqin (foto 17) duke vazhduar rrugën arsimore të Loro Kovaçit, Pjetër Gjokës, Gjon karmës, Ndrek Shkjezit, Ndoc Meshkallës, etj duke qënë produkti i fundit të shkollës françeskane të teatrit. Lidhja e tij me kollosët e teatrit të mëvonshëm shtetëror shqiptar si Naim Frashëri, Loro Kovaçin, Pjetër Gjokën, Gjon Karmën, Lazër Filipin ka qënë shtytësja sekondare drejt pjesmarrjes së tij në veprimtaritë teatrore të mësipërme për të cilat ai krenohej. Sidomos lidhja e ngushtë me Naim Frashërin ka qënë ajo që e ka frymëzuar në kulmin e krijmtarisë së tij përkthyese.

foto 17
i pari majtas shtrirë 1932

Përfundime:

Dua të sqaroj dy autorët dhe të gjithë studentët e Akademisë së Arteve, dega aktrim-regjizurë që e kanë si tekst mësimi librin mbi Teatrin Kombëtar të Josif Papagjonit,  dhe atë mbi 60 vjetorin e teatrit kombëtar, se datat që japin ata nuk janë datat e Teatrit Kombëtar, por ato, në rastin më të mirë janë datat e fillimit të teatrit politik komunist duke mos pasur asnjë lidhje me përmbajtjen e Teatrit Tonë Kombëtar dhe detyrimisht nuk kanë asnjë vlerë vërtetësie dhe ndikimi mbi realitetin shqiptar. Në rastin më të mirë ato kanë vetëm një ndikim statistikor. Talentet e spikatur, që kanë punuar në atë teatër, janë të lindur përpara datës së vitit 1945 dhe të lidhur me Teatrin Kombëtar që ka ekzistuar mirëfilli përpara atij viti ogurzi për popullin shqiptar në qytetin e Shkodrës dhe të Korçës. Të paktën në këtë fushë qytetet  e Korçës dhe të Shkodrës kanë meritë të padiskutueshme si vëndet ku ka lindur teatri kombëtar shqiptar shumë më përpara se të lindëte teatri politik në Tiranë me emrin Teatri Popullor.
A e dinë vallë dy autorët tane se cila ka qënë detyra historike e Teatrit Kombëtar në territorin e banuar nga shqiptarët përpara 1912, e në vazhdim? A e kuptojnë vallë këta autorë se cungimi që ata i bëjnë historisë së Teatrit Tonë Kombëtar është cungimi kryesor i luftës që bënë Atdhetarët Tanë për pavarësinë politike të popullit shqiptar?
A e dinë vallë autorët tanë se autorët dhe aktorët që muarën pjesë në teatrot shkodrane përgjatë vitit 1879-1979 ishin nga familjet më të mira qytetare e malsore shkodrane dhe ata që drejtuan jetën politike,  kulturore e shoqërore të popullit shqiptar nga viti 1912 deri në vitin 1944 përpara se të pllakoste murtaja komuniste? Jehona e veprimtarësë së këtyre familjeve është ndjerë deri në ditët tona pasi Artistët e Parë të Merituar e të Popullit Shqiptarë, përmënd me rrallë: Andrea Skanjeti, Loro Kovaçi, Marie Logoreci, Pjetër Gjoka, Ndrek Luca, Tano Banushi, Gjon Karma, Ndrek Shkjezi, Tinka Kurti, Rikard Larja, Bep Shiroka, etj i përkasin  pikërisht këtyre familjeve duke përbërë ajkën qytetare të popullit shqiptar; pikërisht ajo që na mungon sot në përmasa determinuese.
Dinamika e ideve teatrore në qytetin e Shkodrës është e lidhur vetëm me kulturën europiane, me anë të Klerit Katolik Shqiptar, dhe kjo përbën thelbin e realitetit njerëzor në atë qytet. Kjo duhet pasur parasysh kur flitet për Teatrin Kombëtar Shqiptar dhe pikërisht këtë nuk kanë  marrë për bazë autorët mbi historinë 60 vjeçare të teatrit shqiptar. Ja përse them që gjyshërit tanë kanë qënë më të mirë se baballarët tanë dhe shumë më të mirë se ne (fjala është për brezat e pas viteve 50).
E ndjej per detyre te shtoj qe paragjykimi i historisë së Teatrit Tonë Kombëtar është një tregues i rolit që luan Akademia e Shkencave të Shqipërisë edhe sot në informimin e popullit shqiptar, anëtarët e së cilës kanë kurajon civile të botojnë një enciklopedi në tre vëllime me tendencat e epokës komuniste, krahas Enciklopedisë mbi Teatrin dhe Kinematografinë që qëndron në të njëjtën platformë. Dhe, nuk të vjen për të qeshur me “revoltën” e intelektualëve shqiptarë ndaj Enciklopedisë të Maqedonisë? Jemi ne, vetë shqiptarët, që e shtrëmbërojmë realitetin historik të popullit tonë duke e detyruar botën të ngërdheshet me ne; dhe këtë e realizojnë disa segmente të caktuara të produktit intelektual komunist.
Së fundi dua t’i drejtoj një pyetje autorit mbi historinë e Teatrit Kombëtar Shqiptar, si tekst mësimor në Akademinë e Arteve në degen aktrim: Kush mban përgjegjësi për informacionin e gënjeshtërt që Ju i trasmetoni brezit të studentëve të sotëm? Apo ky eshte nje problem historik per te cilin nuk mban pergjegjesi kerkush dhe o burra kush te genjeje me teper? Por per cfare qellimi valle? A e kuptoni i nderuar Doktor-Profesor se nuk mund të ecet  më me paragjykime dhe sajime sido që të vijnë problemet e politikës? E vërteta i nderuar Doktor-Profesor nuk ka ngjyra politike, por ajo është absolute në vetekzistencën intime kohore në kundërshtim me materializmin bolshevik që ke berë në shkollën Tënde universitare. Ja përse unë pretendoj që produkti intelektual i epokës komuniste është i keqarsimuar në thelbin e tij të ekzistencës dhe të trashëgimisë biologjike. Në qoftë se Historia 12 (e maturës) u konsiderua nga ana ime me gabime metodike (shih në albanovaonline.com dhe logoreci.com: Arroganca e Ledi Shamkut dhe pafajësia dinake e Beqir Metës), teksti mësimor mbi historinë e Teatrit Kombëtar në Akademinë e Arteve, dega aktrim – regjizurë, është me faje dhe gabime antikombëtare duke u fshehur studentëve qëllimin përse ka lindur dhe kujt i ka shërbyer teatri në Shqipëri. Kjo histori, e shkruar nga profesor-doktor Josif Papagjoni nuk eshte historia e vërtetë r Teatrit Kombëtar Shqiptar. Autori i saj ka paragjykuar të gjithë hapësirën mbi teatrin shqiptar dhe me përfundime të paramenduara. Ndryshe nuk mund te kuptohet historia e teatrit kombetar shqiptar e shkruar prej tij ku Akademia e Shkencave te Shqiperise duhet te mbaje pergjegjesi per manipulimin e realizuar, meqënëse është botuar nën logon e saj. Apo në Shqipëri është vendosur rendi i papërgjegjshmërisë morale e politike? Koha do të flasë për proçeset pas 1992-shit dhe kush është fajtori! Por për një gjë të jeni të sigurtë: interesi kombëtar shqiptar qëndron në lidhjen e sotmes me të kaluarën e largët para njëshekullore dhe aspak si një vazhdimësi nga rendi antishqiptar komunist.

Botohet me rastin e 131 vjetorit të Teatrit Tonë Kombëtar Shqiptar, si një nga shtyllat kryesore të luftës për mëvetësinë kombëtare duke ja kushtuar me respekt të thellë e përulje: autorëve, përkthyesve, regjizorëve e aktorëve që kanë luajtur në teatrot e qytetit të Shkodrës nga viti 1879 deri në vitin 1944 të cilët kanë qenë profesionistë të mirefilltë e jo rrogtarë (ky është ndryshimi aparent i vetëm që ata kanë pasur me autorët e aktorët e epokës komuniste, pasi në thelb ata kanë pasur një ndryshim kolosal të lidhur me moralin politik, gjë e cila i ka munguar teatrit të kohës së komunizmit)  dhe, sidomos, Klerit Katolik Shqiptar, të asaj kohe, përpara të cilit i gjithë populli i sotëm shqiptar është borxhli i përjetshëm.